njohuri mbi gjuhesine - kreu ii perkthim

39
2 Kufizimi sintagmatik i njësive leksikore 2.1 Hyrje Tashmë që kemi një qasje të përmbledhur ndaj studimit të kuptimit të fjalëve, ne mund fokusohemi në detyrën e dhënies së një karakterizimi më të saktë të njësive linguistike që do të përbëjnë objektet e studimit tonë. Fillimisht mund të thuhet se konceptimi i një njësie leksikore që do të bëhet këtu, nuk është shumë i ndryshëm nga ai i një leksikografi tradicional, megjithëse do të përpiqemi të jemi më të hapur sesa do të kishin qenë leksikografët. Një fjalor i zakonshëm karakterizon një element leksikor në tre mënyra të dallueshme megjithëse të lidhura ngushtë me njëra tjetrën: së pari, forma e tij (grafike dhe fonologjike); së dyti, funksioni i tij gramatikor; dhe së treti, kuptimi i tij. Përkatësisht, ne do të duhet të shqyrtojmë tre aspekte të kufizimit të një elementi leksikor. Para së gjithash, duhet të kufizojmë formën e një elementi leksikor nga pikëpamja sintagmatike; domethënë, duhet të jemi në gjendje të deklarojmë në një fjali ku ekzistojnë kufij midis elementëve leksikorë (supozojmë se një fjali e mirëformuar përbëhet nga një numër i plotë njësish të tilla). Së dyti, pas krijimit të njësive sintagmatike, do të vërejmë se shumë prej tyre duken të operojnë në një sërë elementesh gramatikore dhe do të duhet të reflektojmë nëse disa ndryshime të përdorimit gramatikor të një forme të caktuar nuk meritojnë njohjen si elementë të veçantë leksikorë. 1

Upload: alfred-caushi

Post on 22-Nov-2014

140 views

Category:

Documents


6 download

DESCRIPTION

2 Kufizimi sintagmatik i njësive leksikore 2.1 Hyrje Tashmë që kemi një qasje të përmbledhur ndaj studimit të kuptimit të fjalëve, ne mund fokusohemi në detyrën e dhënies së një karakterizimi më të saktë të njësive linguistike që do të përbëjnë objektet e studimit tonë. Fillimisht mund të thuhet se konceptimi i një njësie leksikore që do të bëhet këtu, nuk është shumë i ndryshëm nga ai i një leksikografi tradicional, megjithëse do të përpiqemi të jemi më të hapur sesa do të kishin qenë leksikogr

TRANSCRIPT

Page 1: Njohuri mbi Gjuhesine  - kreu II perkthim

2 Kufizimi sintagmatik i njësive leksikore

2.1 Hyrje

Tashmë që kemi një qasje të përmbledhur ndaj studimit të kuptimit të fjalëve, ne mund

fokusohemi në detyrën e dhënies së një karakterizimi më të saktë të njësive linguistike që do të

përbëjnë objektet e studimit tonë. Fillimisht mund të thuhet se konceptimi i një njësie leksikore

që do të bëhet këtu, nuk është shumë i ndryshëm nga ai i një leksikografi tradicional,

megjithëse do të përpiqemi të jemi më të hapur sesa do të kishin qenë leksikografët. Një fjalor i

zakonshëm karakterizon një element leksikor në tre mënyra të dallueshme megjithëse të

lidhura ngushtë me njëra tjetrën: së pari, forma e tij (grafike dhe fonologjike); së dyti, funksioni

i tij gramatikor; dhe së treti, kuptimi i tij. Përkatësisht, ne do të duhet të shqyrtojmë tre aspekte

të kufizimit të një elementi leksikor. Para së gjithash, duhet të kufizojmë formën e një elementi

leksikor nga pikëpamja sintagmatike; domethënë, duhet të jemi në gjendje të deklarojmë në një

fjali ku ekzistojnë kufij midis elementëve leksikorë (supozojmë se një fjali e mirëformuar

përbëhet nga një numër i plotë njësish të tilla). Së dyti, pas krijimit të njësive sintagmatike, do

të vërejmë se shumë prej tyre duken të operojnë në një sërë elementesh gramatikore dhe do të

duhet të reflektojmë nëse disa ndryshime të përdorimit gramatikor të një forme të caktuar nuk

meritojnë njohjen si elementë të veçantë leksikorë.

Së fundi, është e qartë se përveç pasjes së një sërë përdorimesh gramatikore, një formë fjale

mund të shfaqë edhe një personalitet të dallueshëm semantik brenda një kuadri të

qëndrueshëm gramatikor.

Natyrisht, ka një ndryshim thelbësor, pra, që në rastin e fundit opsionet e kuptimit

paralelizohen me ndryshime të formës dhe kështu është e lehtë të përcaktojmë dhe rendisim

elementët nga të cilët duhet të bëhet zgjedhja.

Problemet kryesore të këtij kapitulli janë kriteret për vendosjen e njësive leksikore nga

pikëpamja sintagmatike dhe tashmë do të fokusohemi tek to.

Njësitë leksikore kryesore sintagmatike të një fjalie përkufizohen si pjesët më të vogla që

plotësojnë dy kriteret e mëposhtme;

(i) Një njësi leksikore duhet të jetë të paktën një përbërës semantik1

Page 2: Njohuri mbi Gjuhesine  - kreu II perkthim

(ii) Një njësi leksikore duhet të jetë të paktën një fjalë.

Këto kritere kërkojnë përpunim të kujdesshëm por sa më poshtë do të shërbejë si një ilustrim

paraprak i pikave:

-në gjuhën angleze parashtesa dis e disobey nuk është njësi leksikore sepse, megjithëse është

përbërës semantik, është më e vogël se një fjalë.

Le të shqyrtojmë tashmë nocionin e përbërësit semantik.

2.2. Përbërësit semantikë

Kuptimi i një fjalie tipike në një gjuhë të papërpunuar është kompleks në faktin se ai rrjedh nga

kombinimi i kuptimeve që janë në njëfarë mënyre më të thjeshta (Fakti që kuptimet e fjalive

janë më të kapshme për intuitën sesa kuptimet e fjalëve nuk e ndryshon këtë). Këto kuptime

më të thjeshta (që nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht “i thjeshtë”) mbarten nga pjesë të

identifikueshme të fjalisë; dhe mënyra si ato duhet të kombinohen për të nxjerrë kuptimin e

përgjithshëm të fjalisë tregohet nga struktura sintaksore e fjalisë. Kështu, kuptimi i Macja u ul

mbi qilim është + “macja” + “ “ u ul”+ “mbi”+ “qilim” e kombinuar në mënyrat e treguara nga

struktura sintaksore që na tregon, për shembull se “ mbi” shkon me “ qilim” më tepër sesa me “

macen” e kështu me radhë. Struktura sintaksore përkufizon gjithashtu përbërjet e ndërmjetme,

si për shembull “ macja” dhe “ mbi qilim” që kur kombinohen siç duhet, nxjerrin kuptimin e

përgjithshëm të fjalisë por që vetë mund të shpërbëhen në pjesë më elementare. Çdo pjesë

përbërëse e një fjalie që mbart një kuptim i cili kombinohet me kuptimet e përbërësve të tjerë

për të dhënë kuptimin e përgjithshëm të fjalisë, përdoret me termin përbërës semantik. Një

përbërës semantik që nuk mund të copëzohet në njësi më elementare semantike përdoret me

termin përbërës minimal semantik. Kështu, mbi qilim është një përbërës semantik i macja u ul

mbi qilim por jo një përbërës minimal semantik pasi përfundimisht ndahet më tej në macja, mbi

dhe qilim. Nga ana tjetër, këto të fundit nuk janë të afta për nënndarje të mëtejshme dhe për

rrjedhojë janë përbërës minimalë semantikë. Vini re se termi përbërës semantik nuk përdoret

për t’iu referuar vetëm kuptimit por edhe një përbërjeje forme plus kuptimi, domethënë, një

përbërës semantik është një formë kuptimplotë (kuptimi i saktë i kuptimplotë i synuar këtu

qartësohet më poshtë) me një funksion të përcaktuar gramatikor.2

Page 3: Njohuri mbi Gjuhesine  - kreu II perkthim

Në shumicën e rasteve, është mjaft e qartë se çfarë janë përbërësit semantikë të një fjalie (ose

pjesë të tyre). Megjithatë, për të qenë të aftë të trajtojmë me siguri vijën ndarëse ose raste të

tjera problematike, na nevojitet një karakterizim më i qartë, i bazuar në gjykime më themelore

intuitive të një lloji të prezantuar në kapitullin e mëparshëm. Megjithatë, para se të vazhdojmë

të propozojmë një testim për përbërjen semantike, mund të ishte e dobishme të qartësonim

më tej nocionin në një mënyrë joformale. Një e dhënë e rëndësishme (megjithëse, siç do ta

shohim, jo e mjaftueshme) se pjesa e një fjalie është një përbërës semantik,është se kontributi i

saj semantik në fjali është i njëjtë si ai që jepet në fjali të tjera të ndryshme. Me fjalë të tjera, ajo

mbart çfarë është në njëfarë mënyre një kuptim i qëndrueshëm nga konteksti në kontekst.

Merrni rastin e thasët në fjalinë e mëposhtme:

1. Thasët ishin varur për t’u tharë

2. Një grua po arnonte thasë.

3. Kudo kishte thasë plot me patate.

Të gjitha fjalitë 1, 2 dhe 3 përmbajnë kuptimin “ thasë”; elementi i vetëm formal që ata kanë të

përbashkët është sekuenca grafike thasë. Rrjedhimisht, ne mund të jemi mjaft të bindur në

identifikimin e thasë si mbartës të kuptimit “ thasë”. Megjithatë, kjo nuk është e mjaftueshme

për të garantuar përbërjen semantike.

Një test i rëndësishëm diagnostikues për përbërjen semantike dhe që shfrytëzon një prej

gjykimeve bazë intuitive të prezantuara në kapitullin e mëparshëm, është testi i kontrastit të

përsëritur semantik. Le të supozojmë se i referohemi fjalisë sonë të mëparshme Macja u ul mbi

qilim dhe të zëvendësojmë një prej pjesëve të saj përbërëse, macja, një element i ndryshëm por

element identik nga pikëpamja sintaksore si qeni. Rezultati i këtij zëvendësimi është natyrisht

ndryshimi në kuptimin e fjalisë. Tashmë ndodh që ne mund të bëjmë të njëjtin zëvendësim të

formave në një fjali tërësisht të ndryshme, duke arritur në një ndryshim pikërisht paralel të

kuptimit:

4. Macja (-u ul mbi qilim)= macja ( Ne blemë një -)

___ ___

qeni qeni

3

Page 4: Njohuri mbi Gjuhesine  - kreu II perkthim

Ky test identifikon pikërisht formën përgjegjëse për një kuptim të caktuar dhe njëkohësisht

garanton që roli i tij është ai i një përbërësi semantik. Për rrjedhojë, nga pika 6 mund të

nxjerrim përfundimin se macja është një përbërës semantik i Macja u ul mbi qilim.

Një pjesë X e një fjalie të mirëformuar gramatikisht dhe semantikisht normale S1 është një

përbërës semantik i S1 nëse

(i) X është ose e heqshme ose e zëvendësueshme me ndonjë element tjetër Y,

duke nxjerrë një fjali S2 të mirëformuar gramatikisht dhe normale semantikisht

që është identike nga pikëpamja sintaksore me S 1 por e dallueshme në kuptim

nga S1.

Dhe (ii) ekziston të paktën një fjali tjetër e mirëformuar gramatikisht dhe normale

semantikisht S 3, e cila përmban X por që nuk ka ndonjë element tjetër në pozicione paralele

sintaksore të përbashkët me S1, në të cilën X është në mënyrë të ngjashme e heqshme ose e

zëvendësueshme me Y, duke nxjerrë një fjali identike nga pikëpamja sintaksore por të

dallueshme semantikisht S4.

Dhe (iii) kontrasti semantik midis S1 dhe S2 është identik me atë midis S3 dhe S4.

Në kuptimin e ngushtë të fjalës, vetëm dy kontekste fjalimore kërkohen për të provuar

përbërjen semantike por natyrisht një përbërës i kufizuar vetëm në dy kontekste specifike do të

luante domosdoshmërisht rol të vogël në një gjuhë. Për një përbërës tipik semantik, ka një

numër të pakufizuar kuadrosh të mundshëm fjalimore.

Para se të vazhdojmë shqyrtimin e aspekteve më problematike të përbërjes semantike, le të

shohim disa shembuj të tjerë të testit të kontrastit të vazhdueshëm semantik në fjalë. Merrni

parafjalën në gjuhën angleze në inhale, inconspicuous dhe impertinent. Për inhale dhe

inconspicuous, përbërja semantike e in- krijohet lehtësisht megjithëse identiteti semantik i in-

është i ndryshëm në dy raste:

9. in- (John-haled)= im ( They - port textiles)

ex ex

(Këtu, in dhe im përfaqësojnë elementin e njëjtë gramatikor; parashtesa thjesht përshtatet

fonetikisht me bashkëtingëlloren fillestare të rrënjës)

10. in- ( The bulge in his pocket was - conspicuous)=4

Page 5: Njohuri mbi Gjuhesine  - kreu II perkthim

φ

in- (This disease is – curable)

φ

Duke iu kthyer tashmë impertinent, mund të vërejmë lehtësisht se megjithëse im- është e

zëvendësueshme me zero, ai nuk cilësohet si përbërës semantik:

11. im- ( His remarks were –pertinent) #

φ

Im- ( What you suggest is_possible)

φ

Nuk është e mundur madje të zbulojmë një kontekst tjetër fjalimor në të cilin alternimi im-/zero

mund të riprodhojë kontrastin që gjejmë me impertinent. Kjo nënkupton se nëse im- e

impertinent nuk mund të “shpëtohet” me ndonjë nga procedurat e përshkruara hollësisht në

seksionin e ardhshëm (dhe në fakt, do të zbulojmë që nuk ka mundur të shpëtojë), nuk arrin të

përmbushë kriteret për përbërjen semantike. Ata që zbulojmë një “ forcë emotive negative” në

parashtesën mohuese (të dukshme) jo vetëm të impertinent por edhe të impudent, indignant,

indifferent dhe ndoshta inane (në asnjë prej të cilave nuk është një përbërës i vërtetë semantik)

mund të hezitojnë të pranojnë këtë rezultat.

2.3 Përbërësit semantikë që nuk e kalojnë testin

Shumica dërrmuese e elementëve për të cilët ka një intuitë të fuqishme të kuptueshmërisë ose

moskuptueshmërisë reagon siç duhet ndaj testit të kontrastit të përsëritur semantik. Ne mund

të themi të bindur se përbërësi tipik semantik e kalon testin. Megjithatë, ka disa tipe dytësore

të përbërësit semantik që nuk mund t’i nënshtrohen drejtpërdrejt testit. Kjo mund të ndodhë

për shkak se ato ndodhin vetëm në lidhje me një element të caktuar, si për shembull, në gjuhën

angleze cran- e cranberry ose ngaqë ndodhin me një vlerë semantike të caktuar vetëm në

kontekstin e një elementi tjetër, për shembull –en e oxen, ab- e abnormal ose foot në foot the

bill. Në rastin e karakterit unik bisedimor të secilit prej këtyre tipeve, asnjë kontrast në të cilin

elementi unik merr pjesë nuk mund të testohet në një mjedis të dallueshëm linguistik ose një

përbërës semantik mund të jetë i patestueshëm ngaqë përcaktohet tërësisht nga pikëpamja 5

Page 6: Njohuri mbi Gjuhesine  - kreu II perkthim

sintaksore, si për shembull –ness në His kindness was overwhelming, dhe kështu nuk merr pjesë

në asnjë kontrast. Për disa prej këtyre elementëve- për shembull, foot në foot the bill- ka një

intuitë të fuqishme të kuptueshmërisë; për të tjera, si cran- intuita është më pak e sigurt.

Natyrisht, nevojitet një lloj vendimmarrjeje. Ka dy strategji kryesore për të vërtetuar që një

element unik nga pikëpamja bisedimore është një përbërës semantik. I pari përbëhet nga

demonstrimi se elementi në fjalë merr pjesë në të njëjtin kontrast semantik me një element të

tretë si një përbërës i provuar semantik. Për qëllim të këtij testi, një kontrast me zero është i

vlefshëm. Merrni për shembull –en të oxen: ky është në kontrast me vetë mungesën e tij

pikërisht si –s e cows, dhe me një efekt semantik paralel:

13. –en ( The ox- trudged past)= -s ( The cow_ grazed here)

φ φ

-s e cows mund të jetë një përbërës semantik nga testi normal:

14- - s ( The cow _grazed here)= -s ( Our dog- barked)

φ φ

Nga ky rast duket mjaft e arsyeshme të nxjerrim përfundimin se –en gjithashtu është një

përbërës semantik. Në mënyrë të ngjashme, 15 dhe 16 tregojnë se ab- në abnormal është një

përbërës semantik:

15. ab- (That’s -normal)= un-( He was -popular)

φ φ

16 un- ( He was-popular)=un- ( They looked -happy)

Një përqasje pak më indirekte ndaj përcaktimit nëse një element unik kontekstualisht është

përbërës semantik, është që të vërejmë nëse trajtimi i tij paralelisht me përbërësit e

padiskutueshëm semantikë, është normal në gjuhë. Në gjuhën angleze, tipi më i dukshëm i “

trajtimit paralel” është koordinimi: në përgjithësi, një jopërbërës nuk mund të koordinohet me

një përbërës pa origjinalitet:

19. ?Arthur kicked the detonator of the bomb, and consequently, the bucket.

Normaliteti i fjalive të mëposhtme është për rrjedhojë dëshmia që elementët unikë nga

pikëpamja bisedimore gnash dhe purse janë përbërës semantikë të shprehjeve gnash the teeth

dhe purse the lips, përkatësisht:6

Page 7: Njohuri mbi Gjuhesine  - kreu II perkthim

20. He kept baring and gnashing his teeth.

21. Samantha was pursing, licking and bitig her lips.

Paralelizmi mund të jetë më pak transparent: në 22 foot dhe scrutinize kanë një marrëdhënie

paralele me bill dhe në 23 foot dhe add up kanë një marrëdhënie paralele me bill. Scrutinize dhe

add up janë përbërës të padiskutueshëm semantikë, kështu që paralelizmi është i mjaftueshëm

për të konceptuar edhe foot si një përbërës semantik:

22. Arthur agreed to foot the bill only after scrutinising it carefully first.

23. I’m expected not only to foot the bills but to add them up as well.

Disa elementë të caktuar gramatikorë të përcaktuar në mënyrë unike paraqesin probleme të

veçanta. Disa natyrisht nuk e kalojnë testin e kontrastit të përsëritur dhe me shumë të drejtë.

2.4 Treguesit, shënuesit dhe kategorizuesit

Ka disa lloj elementesh që dështojnë në versionin e drejtpërdrejtë të testit të kontrastit të

përsëritur dhe nuk mund të shpëtohen nga ndonjë prej strategjive të sugjeruara në seksionin e

mëparshëm por që në dallim nga –oss e moss nuk mund të hidhen poshtë sikur të mos kishin

asnjë rëndësi semantike. Një tip ilustrohet nga cran-, bil-, rasp-, goose- e cranberry, bilberry,

raspberry dhe gooseberry; bull- e bullfinch, missel e missel thrush dhe dor- e dormouse;

gjithashtu pad- e padlock dhe gang e gangway- dhe shumë të tjera. Në asnjë prej këtyre rasteve

elementi i parë ose i dytë nuk kualifikohet si përbërës semantik:

25 rasp- ( We ate some_berries) # rasp- ( Don’t forget the -)

___ ___

goose- goose-

Këto kontraste semantike janë të pamundura të duplikohen; për elementët e dytë të këtyre

fjalëve, zakonisht është e pamundur madje të gjejmë një rast të ri të kontrastit të formës. Kur

elementët janë dy fjalë të ndara, e para shpesh mund të bashkërendohet me elementë të tjerë:

Blue and hump-backed whales

missel and song thrushes

7

Page 8: Njohuri mbi Gjuhesine  - kreu II perkthim

Megjithatë, kjo nuk dëshmon përbërje semantike sepse bashkërendimi është normal vetëm me

elementë të tjerë të të njëjtit lloj- pra, elementë që në mënyrë të ngjashme nuk e kalojnë testin

e kontrastit të vazhdueshëm. Ato nuk bashkërendohen me përbërës normalë semantikë:

? blue and carnivorous whales

Shprehja herring and common gulls e ilustron mirë këtë pikë sepse është normale nëse

common supozohet të identifikojë një specie të caktuar pulëbardhe (në këtë rast nuk është një

përbërës semantik) por e pazakontë nëse supozohet të kuptojë “ jo e rrallë”. Mund të

argumentohet se procedura e testit në këtë mënyrë mund të jetë e gabuar, meqë në të gjitha

rastet e mësipërme elementi i parë mund të rezultojë të ketë një funksion të qartë semantik në

lidhje me elementin e dytë. Në fakt, ai tregon një nënlloj të kategorisë së përgjithshme të

treguar nga elementi i dytë.

Megjithatë, le të konsiderojmë për shembull cranberry më me kujdes. Meqë një cranberry

(boronicë e kuqe) është një lloj pemële (kokrre), çfarë do të thotë saktësisht cran-? Është një

fakt i çuditshëm se folësit vendas nuk janë të gatshëm të përpiqen madje dhe të gjejnë një

shpjegim të përafërt të kuptimit të cran-, megjithatë nuk ka asnjë hezitim të tillë me foot në

foot the bill. As cran- nuk duket të mbartë ndonjë kuptim në format e krijuara rishtazi: ne mund

të nxjerrim kuptim për shembull të billy-giraffe dhe nanny-giraffe në ngjashmëri me billy-goat

dhe nanny-goat dhe gjithashtu të foot the fees; por krijime si cranbeads dhe bilbeads nuk

transmetojnë asgjë, megjithëse mund të ishte pritur ndonjë interpretim si për shembull “ rruaza

të vogla të rrumbullakëta të kuqe” dhe “ rruaza të vogla të rrumbullakëta të purpurta”. Fakti

është se elementë si cran- dhe bil- nuk mbartin asnjë kuptim. Në kuptimin normal- ato thjesht

bëjnë dallim; ato janë të barazvlefshme me etiketat e numërtuara ose të shkronjëzuara: “

(berry) tipi A/tipi B/tipi C...” Ne do t’i quajmë këta elementë shënues semantikë dhe elementët

e tyre partnerë që tregojnë një kategori të përgjithshme do të quhen me termin kategorizues

semantikë. Një shënues semantik në kombinim me një kategorizues semantik përbën një

përbërës minimal semantik.

Të gjithë shënuesit semantikë që kemi shqyrtuar deri tani kanë qenë çfarë mund të quhej me

termin shënues të pastër, në kuptimin që ata nuk kanë asnjë lidhje të perceptueshme

semantike me ndonjë element tjetër në gjuhë. Megjithatë, ekzistojnë shumë shembuj të 8

Page 9: Njohuri mbi Gjuhesine  - kreu II perkthim

shënuesve semantikë që kanë një lidhje të qartë semantike me elementë normalë kuptimplotë,

pa qene vetë përbërës semantikë. Shembuj të kësaj kategorie janë black në blackbird, blue në

blue-tit dhe red në red wine (nuk duhet të mendohet se e kuqe këtu është thjesht një term

ngjyre: një verë e kuqe është një lloj vere ndërsa një fustan i kuq nuk është një lloj fustani). Ky

lloj shënuesi do të përshkruhet si i përzier.

Një term i përgjithshëm do të për elementët që nuk janë të mjaftueshëm për të qenë përbërës

por të cilat megjithatë, kanë një funksion semantik që lidhet me kuptimet që të njëjtat forma

mbartin kur janë përbërës semantikë. Ne do t’i quajmë këta tregues semantikë. Siç e kemi

përkufizuar tashmë, kategoria e treguesit semantik mbivendoset me atë të grupit semantik,

ndërsa grupe të përziera janë ato që janë njëkohësisht tregues (të plotë ose të pjesshëm). Ajo

përfshin atë të një kategorizuesi semantik- një kategorizues është domosdoshmërisht një

tregues i plotë. Ndoshta mund të përfshijmë në kategorinë e treguesit semantik raste të tilla si

dis- e dissappoint, disgust, dismay etj dhe im- të impertinent, imprudent etj, nëse këto të parat

duket të ketë lidhje me dis- e dislike dhe disapprove dhe këto të fundit me im- e impolite;

segmentet- appoint, -gust, -may, -pertinent dhe –pudent nuk kanë asnjë funksion të dallueshëm

semantik dhe nuk kanë nevojë për etiketim.

2.5 Deduktuesit fonetikë të tipareve semantike

Shumica dërrmuese e elementëve kuptimplotë në një gjuhë, qoftë nëse janë përbërës të plotë

ose kanë ndonjë status më të ulët, janë njëkohësisht elementë gramatikorë. Meqë funksioni

kryesor i gramatikës është të tregojë sesi duhet të kombinohen njësitë e kuptimit, nuk ka gjasa

të jetë befasuese. Megjithatë, ka disa sekuenca fonetike që duken të kenë njëfarë vlere

semantike, megjithatë ato nuk korrespondojnë me elementët gramatikorë: duket të ketë një

rrugë të drejtpërdrejtë nga tingulli tek kuptimi, duke anashkaluar gramatikën. Këta elementë i

përkasin dy llojeve. Së pari, ekzistojnë çfarë zakonisht quhen sekuenca fonetike onomatopeike:

me këto është shpesh e vështirë të përcaktojmë kufijtë e tyre të saktë. Sa më poshtë janë

shembuj të fjalëve që përmbajnë (dhe në disa raste ndoshta përbëhen nga) sekuenca

onomatopeike: hum, buzz, hiss, gong, splash, crack, whip, bump, clank, tinkle, hoot, coo,

miaow. Fjalët onomatopeike supozohet “t’i ngjasojnë “referentëve të tyre nga pikëpamja 9

Page 10: Njohuri mbi Gjuhesine  - kreu II perkthim

dëgjimore por shkalla e ngjashmërisë së objektivit mund të jetë shumë e ulët (ndoshta jo më e

ulët, megjithatë, sesa ngjashmëria e perceptuar vizuale midis përfaqësimit nga një karikaturist

të një figure politike dhe subjektit të tij).

Tipi i dytë i sekuencës “ kuptimplotë” fonetike ilustrohet nga grupet fillestare të

bashkëtingëlloreve në

(i) Slimy, sleazy, slut, slouch, slovenly, slob, slattern, slither, slink etj.

(ii) Glow, glimmer, gleam, glisten, glitter, glare etj

dhe ndoshta zanoret në

(iii) Coon, goofy, goon, loony, fool, drool, moon (around), noodle ( fig) etj.

Ky fenomen është i dallueshëm nga onomatopea- ndonjëherë quhet simbolizmi i tingullit: nuk

ka çështje të ngjashmërisë dëgjimore.

Megjithëse jo të gjitha fjalët që përmbajnë këta tinguj manifestojnë ( zakonisht disi të

papërcaktuar) kuptimin, është i mundur transferimi në krijime të reja. Për shembull, një ushqim

i ri për mëngjes i tregtuar sipas emrit të markës SLUB do të kishte pak shanse për sukses; nga

ana tjetër, në beacon flashing i quajtur GLEEPER (në analogji me bleeper) mund të kishte

shanse për sukses. Simbolizmi i tingullit nuk është thjesht çështje e një numri të caktuar fjalësh

që përmbajnë disa tinguj që gjithashtu mund të hyjnë brenda të njëjtës fushë semantike. Asnjë

kuptim nuk i bashkëngjitet, për shembull, zanores /ei/ në plate, plane, plain, pane, blade, table

etj, të cilat përmbajnë tiparin semantik “ flat”.

Sekuencat fonetike të përfshira në simbolizmin e onomatopeisë ose tingullit natyrisht nuk

duhet të konsiderohen përbërës semantikë. Është përgjithësisht e vështirë të gjejmë kontraste

të përsëritura të formës në të cilat ato marrin pjesë, pa përmendur kontrastet semantike të

përsëritura- dhe ato nuk reagojnë ndaj ndonjërës prej strategjive të shpëtimit. Ne do t’i quajmë

ata deduktues fonetikë të tipareve semantike.

2.6 Fjalët

Diskutimi ynë i përbërjes semantike nuk ka marrë parasysh nëse elementët nën shqyrtim janë

pjesë të fjalëve, fjalë apo sekuenca fjalësh. Megjithatë, kriteri i dytë për një njësi leksikore ishte

se ajo duhet të jetë “ të paktën një fjalë”. Rrjedhimisht, tashmë duhet të shqyrtojmë se çfarë 10

Page 11: Njohuri mbi Gjuhesine  - kreu II perkthim

përfshin kjo. Një pjesë e madhe e diskutimit akademik është përqendruar në statusin linguistik

të fjalës. Nuk do të ishte e përshtatshme ta rishikonim atë hollësisht këtu. Për qëllimet tona, do

të jetë e mjaftueshme të tërheqim vëmendjen në dy karakteristika mjaft të përgjithshme dhe

konstante të fjalëve në një grup të gjerë gjuhësh. E para është se një fjalë është zakonisht

elementi më i vogël i një fjalie që ka lëvizshmëri pozicionesh- domethënë, elementi më i vogël

që mund të zhvendoset pa prishur strukturën gramatikore të fjalisë ( duke injoruar çdo efekt

semantik):

Xhon pa Billin

Billi pa Xhonin

BIllin Xhoni e pa.

Në asnjë rast nuk ndodh që të gjitha fjalët janë njëlloj të lëvizshme në këtë kuptim, por me

shumë pak përjashtime, njësitë më të vogla të lëvizshme janë fjalët. Morfemat që përbëjnë një

fjalë të vetme kanë një rend mjaft të përcaktuar fjalish: ne hasim unwillingly por jo lywillingun

ose unlywilling etj. Karakteristika e dytë e fjalëve është se ato zakonisht janë njësitë më të

mëdha që i rezistojnë “ndërprerjes” me anë të futjes së materialit të ri midis pjesëve të tyre

përbërëse. Merrni rastin e fjalisë së mëposhtme dhe vëreni ku mund të futet materiali shtesë:

In the face of danger

great quite

↓ ↓

His coolness was unbelievable.

↑ ↑ ↑

φ φ

Pikat e mundshme të përfshirjes natyrisht përfaqësojnë kufijtë e fjalëve. Në një gjuhë si

turqishtja, në të cilën fjalët e përbëra prej një numri relativisht të madh të njësive bazë

gramatikore (morfema) janë të zakonshme, kjo karakteristikë e fjalëve mund të duket më pak e

rëndësishme. (Turqishtja papritur tregon edhe një shkallë shumë të ulët të zgjedhshmërisë në

rendin e morfemave brenda një fjale). Merrni, për shembull, fjalën öl- dü ( morfemat e fjalës

janë të ndara për ilustrim). Kjo nënkupton “ ai/ajo vdiq”, - dü fundore që tregon vetën e tretë 11

Page 12: Njohuri mbi Gjuhesine  - kreu II perkthim

njëjës, koha e shkuar. Shumë elementë mund të futen midis rrënjës öl - dhe elementit të kohës

së shkuar, siç tregon fjala e mëposhtme:

öl- dür -ülr-e-mi-yecek-ti

(Kjo mund të përkthehet si “ Ai nuk do të kishte qenë në gjendje të vritej”: fundorja –ti

përfaqëson të njëjtën morfemë si –dü). Megjithatë, ka një ndryshim të dukshëm në shkallën e

ndërprerjes midis fjalëve dhe frazave. Në shembullin turk, megjithëse disa elementë

gramatikorë mund të futen brenda fjalës, janë rreptësisht të përcaktuara në numër dhe

identitet; ndërsa midis fjalëve, nëse dikush merr në konsideratë bashkërenditjet dhe kllapat,

mundësitë janë të pafund. Kjo mund të ilustrohet nga anglishtja: turqishtja nuk është e

ndryshme në parim:

HIS great courage and imperturbable COOLNESS in the face of what must at times have seemed

to him to be insuperable odds WAS, I must confess- although I do not really like him- quite

UNBELIEVABLE.

Ne nuk do ta trajtojmë çështjen më tej këtu. Këtej e tutje do të supozohet se njësia tipike e

leksikologjisë është fjala (kjo deklaratë është aq e qartë sa të ketë një frymë tautologjie).

Megjithatë, ekzistojnë dhe jo aq rrallë sa të injorohen , përbërësit minimalë semantikë që

përbëhen nga më shumë se një fjalë. Ne do ta trajtojmë tani këtë çështje.

2.7 Idiomat

Për një kohë të gjatë është pranuar se shprehjet si pull someone’s leg, to have a bee in one’s

bonnet, to kick the bucket, to cook someone’s goose, to be off one’s rocker, round the bend, up

the creek etj, janë semantikisht të veçanta. Ato zakonisht përshkruhen si idioma. Një përkufizim

tradicional i idiomës është afërsisht si më poshtë: një idiomë është një shprehje kuptimi i të

cilës nuk mund të tregohet nga kuptimet e pjesëve të tyre. Megjithëse në pamje të parë të

drejtpërdrejta, ka një element të çuditshëm të karakterit qarkullues në këtë përkufizim. A

tregon ai se kuptimi i një idiome nuk mund të shkaktohet nga (ose më saktësisht, nuk mund të

shpjegohet si funksion kompozicional) kuptimet që pjesët mbartin në ATË SHPREHJE? Natyrisht

që jo- kështu që duhet të jetë çështje e kuptimeve të tyre në shprehje të tjera. Megjithatë, po

aq natyrshëm, këto “ shprehje të tjera” duhet të zgjidhen me kujdes: për shembull në 12

Page 13: Njohuri mbi Gjuhesine  - kreu II perkthim

shqyrtimin e to pull someone’s leg, ka pak kuptim në referencën ndaj pull në to pull a fast one

ose leg në He hasn’t a leg to stand on. Përkufizimi duhet të kuptohet si deklarim që një idiomë

është një shprehje kuptimi i të cilës nuk mund të shpjegohet si funksion kompozicional i

kuptimeve që pjesët e tij kanë kur ato nuk janë pjesë të idiomave. Karakteri qarkullues është

tashmë i qartë: për të aplikuar përkufizimin tashmë duhet të jemi të aftë të dallojmë shprehjet

idiomatike nga ato joidiomatike. Fatmirësisht, është e mundur të përkufizojmë një idiomë

saktësisht dhe jo në mënyrë qarkulluese, duke përdorur nocionin e një përbërësi semantik. Ne

do të kërkojmë dy elementë të një idiome: së pari, që të jetë kompleks nga pikëpamja

leksikore- domethënë ai duhet të përbëhet nga më shumë se një përbërës leksikor; së dyti, që

duhet të jetë një përbërës i vetëm minimal semantik. Referojuni pikës 26:

26. This will cook Athur’s goose

Testi i kontrastit semantik të përsëritur tregon se this, will dhe Arthur janë përbërës të rregullt

semantikë; megjithatë, pjesa e mbetur, domethënë cook-‘s goose, përbën një përbërës minimal

semantik që në tërësi është në kontrast në mënyrë të përsëritur me, le të themi, help ose

destroy. Rrjedhimisht, cook-s goose është një idiomë. Një idiomë mund të karakterizohet

shkurtimisht si një përbërje leksikore që është semantikisht njëpjesëshe. Ne do të konsiderojmë

si joidiomatike (ose semantikisht transparente) çdo shprehje që është e ndashme në përbërës

semantikë, edhe nëse një ose më shumë prej tyre rezultojnë në analizë të mëtejshme të jenë

idioma. Shumica e idiomave janë homofone me shprehje transparente të mirëformuara nga

pikëpamja gramatikore. Disa nuk janë në këtë kuptim të mirëformuara, megjithëse një

strukturë gramatikore është normalisht e dallueshme. Këto raste, nga të cilat by and large dhe

far and away janë shembuj, shpesh quhen idioma asintaktike.

Nga pikëpamja jonë, të gjitha idiomat janë njësi elementare leksikore. Është një fakt interesant

se megjithëse idiomat përbëhen nga më shumë se një fjalë, ato shfaqin në një farë niveli llojin e

kohezionit të brendshëm që ne presim nga fjalët e vetme. Për shembull, ato zakonisht i

rezistojnë ndërprerjes dhe rirenditjes së pjesëve. Disa prej kufizimeve të potencialit sintaksor të

idiomave është natyrisht i motivuar semantikisht. Për shembull, arsyeja që to pull someone’s

left leg dhe to kick the large bucket nuk kanë interpretime normale idiomatike është se leg dhe

bucket nuk mbartin asnjë kuptim në idiomë, pra nuk ka asnjë element për left dhe large që të 13

Page 14: Njohuri mbi Gjuhesine  - kreu II perkthim

përmbushin funksionet e tyre modifikuese (në përgjithësi një rrethanor kërkon një përbërës

semantik për të modifikuar). Megjithatë, idiomat gjithashtu kanë prirjen t’i rezistojnë

ndërprerjes nga materiali që, për sa kohë që mbetet “jashtë” idiomës, është semantikisht i

përputhshëm:

27a. Arthur apparently has a chip on his shoulder.

b.? Arthur has a chip, apparently, on his shoulder.

28a. After a shaky start, we took them to the cleaners.

b.? We took them, after a shaky start, to the cleaners.

Kjo vlen edhe për rirenditjen. Shumë procese gramatikore që përfshijnë rirenditjen e

përbërësve përjashtohen për arsye semantike, veçanërisht ato funksioni semantik i të cilave

është që të theksojnë një përbërës specifik semantik: kështu, What John pulled was his sister’s

leg nuk ka asnjë interpretim idiomatik ndërsa What John did was pull his sister’s leg që e lë

idiomën fizikisht të paprekur, ka interpretim idiomatik. Megjithatë, rirenditjet semantikisht të

parrezikshme janë në njëfarë mënyre të kundërshtuara:

29a. John has a bee in his bonnet about it.

b. ? John has a bee about it in his bonnet.

2.8 Shkallët e paqartësisë

Një shprehje semantikisht jotransparente mund të përshkruhet si semantikisht e paqartë.

Është e rëndësishme të theksojmë se siç e kemi përkufizuar tashmë, transparenca është pika

fundore e një vazhdimësie të shkallëve të paqartësisë , në mënyrë të ngjashme si “ pastërtia”

është pika fundore e një vazhdimësie të “ shkallëve të ndotjes” (shihni kapitullin 9). Ne e kemi

pozicionuar ndarjen vendimtare në karakterin semantik midis “tërësisht transparent” dhe “ disi

të paqartë” më tepër sesa midis “ tërësisht e paqartë” dhe “ jo tërësisht e paqartë” pasi ky

grupon në nivel më të pranueshëm elementë me karakteristika mjaft të ngjashme. Ideja e

shprehjeve gjysmë të paqarta tashmë është e nënkuptuar në nocionin e prezantuar më parë të

“ treguesit semantik”: një shprehje gjysmë e paqartë duhet të përmbajë të paktën një tregues

semantik. Ne tashmë duhet të jemi disi më precizë në lidhje me konceptin e “nivelit të

14

Page 15: Njohuri mbi Gjuhesine  - kreu II perkthim

paqartësisë”. Duket të ketë dy komponentë për këtë nocion. I pari është shkalla në të cilën

përbërësit e shprehjeve të paqarta janë tregues “të plotë” semantikë.

Faktori tjetër që ndikon në nivelin e paqartësisë është mospërputhja midis kontributit të

kombinuar të treguesve, qoftë të plotë ose të pjesshëm dhe kuptimi i përgjithshëm i idiomës.

Natyrisht, është e vështirë të matet kjo mospërputhje objektivisht por duket se për shembull

disa prej të ashtuquajturave “ binome të pakthyeshme” si për shembull fish and chips janë më

pak të paqarta sesa për shembull blackbird, megjithëse të dyja përmbajnë vetëm tregues të

plotë semantikë.

Ndërsa niveli i paqartësisë ulet, ne trajtojmë zonën disi të papërcaktuar të përkohshme midis

paqartësisë dhe transparencës. Në të vërtetë disa prej binomeve të pakthyeshme janë të

vështira të kategorizohen individualisht: salt and vineager (in chip-shop parlance), soap and

water etj. Në parim, të gjitha sekuencat e paqarta janë njësi leksikore minimale dhe

rrjedhimisht duhet të renditen veçmas në një fjalor ideal. Megjithatë, një leksikograf praktik

ndoshta do të nënvizonte një element të ndryshëm nga yni: ai mund të argumentonte se fraza

si për shembull fish and chips, bread and butter etj, ndërsa padyshim paksa të paqarta në

aspektin teknik, paraqesin disa probleme të interpretimit për folësit e familjarizuar me kuptimet

e përbërësve normalë të pjesëve dhe kështu nuk ia vlen të renditen.

2.9 Idiomat dhe kolokacionet

Termi kolokacion do të përdoret për t’iu referuar sekuencave të elementëve leksikorë që

zakonisht ndodhin së bashku por që megjithatë janë plotësisht transparentë në kuptimin që

përbërësi leksikor është edhe përbërës semantik. Këto shprehje si (për të marrë rastësisht një

fushë semantike) fine weather, torrential rain, light drizzle, high winds janë shembuj të

kolokacioneve. Natyrisht, ato janë të lehta për t’u dalluar nga idiomat; megjithatë, ato kanë një

lloj kohezioni semantik- elementët përbërës janë, në shkallë të ndryshme, reciprokisht

përzgjedhëse. Integriteti semantik ose kohezioni i një kolokacioni është më i dallueshëm nëse

kuptimi i mbartur nga një (ose më shumë) prej elementëve të tij përbërës është mjaft i kufizuar

kontekstualisht dhe i ndryshëm nga kuptimi i tij në kontekste më neutrale.

15

Page 16: Njohuri mbi Gjuhesine  - kreu II perkthim

2.10 Idioma dhe metafora “e vdekur”

Ka një lloj shprehjeje që përfshihet shpesh në kategorinë e idiomave por që, siç do të

argumentohet, duhet të vazhdojë të jetë e dallueshme, dhe që ndonjëherë quhet metaforë “ e

ngrirë” ose “ e vdekur”. Tema e metaforës është mjaft e gjerë për t’u trajtuar hollësisht këtu; le

të themi thjesht që një metaforë ndikon tek dëgjuesi (ose lexuesi) që të shohë një gjë, situatë

ose çfarëdolloj gjëje, sikur është si diçka tjetër, duke aplikuar shprehjet e mëparshme linguistike

që përdoren më normalisht në referencat ndaj këtyre të fundit.

Strategjia metaforike e interpretimit ka më shumë të ngjarë të shkaktohet nga një perceptim i

mospërputhshmërisë ose mospërshtatshmërisë në fjali kur interpretohet fjalë për fjalë.

Megjithatë, nëse një metaforë përdoret në nivel të mjaftueshëm shpesh me një kuptim të

veçantë, ajo e humbet shijen e saj karakteristike ose tërheqjen, kapacitetin e saj për të befasuar

dhe dëgjuesit e kodojnë kuptimin metaforik si një prej kuptimeve standarde të shprehjes.

Shumë shpesh lidhja me metaforën fillestare “ të gjallë” dhe pra me kuptimet fjalë për fjalë të

pjesëve nuk ka humbur plotësisht. Metaforat e vdekura për të cilat kjo është e vërtetë mund të

“ gjallërohen” duke zëvendësuar një ose më shumë prej elementëve të pjesëve të tyre

përbërëse që (në përdorimet e tyre fjalë për fjalë) janë të afërta me sinonimet ose perifrazime.

Referojuni çifteve të mëposhtme të fjalive:

33.a They tried to sweeten the pill.

b. They tried to sugar the medicine.

34.a You must have taken leave of your senses.

b. You must have left your senses behind.

35.a We shall leave no stone unturned in our search for the culprit

b. We shall look under every stone in sour search for the culprit.

Fjalia e parë në secilin çiftëzim përmban një metaforë të vdekur; në fjalinë e dytë metafora

gjallërohet nga zëvendësimi i një sinonimi të përafërt ose perifrazimi.

Diçka e ngjashme ndodh në përkthim. Një interpretim i saktë i një idiome ndodh shumë rrallë

të shërbejë edhe si përkthim i përafërt. Më shumë të ngjarë ka të jetë ose i painterpretueshëm,

ose pa lidhje me kuptimin në shprehjen origjinale. Merrni si shembull idiomat në gjuhën frënge

faire des gorges chaudes de quelque chose dhe donner sa langue au chat. Një përkthim fjalë për 16

Page 17: Njohuri mbi Gjuhesine  - kreu II perkthim

fjalë i idiomës së parë zor se mund të interpretohet: to make warm throats of something: i dyti

përkthehet në diçka që është më e lehtë për t’u interpretuar: to give one’s tongue to the cat.

Gjithsesi, asnjë prej këtyre përkthimeve nuk jep as të dhënën më të vogël për kuptimin

idiomatik të shprehjes origjinale në gjuhën frënge: i pari nënkupton “ to laugh loudly and

maliciously at something” dhe i dyti do të thotë “ to give up” (për shembull kur kërkohet një

rebus). (Nuk është aspak e pazakontë për një idiomë në një gjuhë që të jetë të paktën afërsisht

e barazvlefshme me një idiomë pa lidhje nga pikëpamja leksikore në një gjuhë tjetër: në gjuhën

frënge monter un bateau a quelqu’un është mjaft e afërt me pull someone’s leg ose to have

someone on. Megjithatë, fakti nëse idiomat që nuk kanë lidhje nga pikëpamja leksikore mund të

konsiderohen si ekuivalentë të saktë përkthimi , është një çështje e debatueshme). Përkthimi

fjalë për fjalë është shumë herë më i mirë sesa metaforat e vdekura; rezultatet zakonisht janë

pak të çuditshme por megjithatë të interpretueshme në mënyrën e metaforave të gjalla. Në sa

më poshtë, fjalitë (a) janë metafora të vdekura dhe në fjalitë (b) janë përkthime fjalë për fjalë

39a. Why keep a dog and bark yourself?

b. Pourquoi avoir un chien et aboyer soi-meme?

40a. You are barking up the wrong tree.

b. Ce n’est pas à cet arbre la que vous devez aboyer.

41a. Il a change son cheval borgne por un aveugle.

b. He has changed his one-eyed horse for a blind one.

42a. It etait pret à allèr decrocher la lune por elle.

b. He was ready to go and unhook the moon for her.

Është një fakt interesant se një pjesë e madhe e metaforave të vdekura kanë ekuivalentë

metaforash të vdekura ( megjithëse jo shpesh identike):

43a. To put the cat among the pigeons.

b. Mettre le loup dans la bergerie.

44a. A cat may look at a queen.

b. Un chien peut bien regarder un eveque.

45a. Let sleeping dogs lie.

b. Ne pas reveiller le chat qui dort.17

Page 18: Njohuri mbi Gjuhesine  - kreu II perkthim

46a. To call a spade a spade.

b. Appeler un chat un chat.

47a. It’s enough to make a cat laugh.

b. Cela ferait rire les pierres.

Këta ekuivalentë të përafërt midis metaforave të vdekura mund ta vënë përkthyesin para një

dileme (nga të shumtat). Nëse ai përkthen fjalë për fjalë, ai do të arrijë një besnikëri më të

madhe në një drejtim (mettre le chat parmi les pigeons, për shembull, jep të njëjtën ide si put

the cat among the pigeons por në dëm të besnikërisë në një aspekt tjetër ( faire cela, c’est

metter le chat parmi les pigeons është një metaforë e gjallë ndërsa faire cela, c’est mettre le llup

fans la bergerie nuk është). Megjithatë, nëse ai i kushton më tepër rëndësi besnikërisë së tipit

të fundit, atëherë ai duhet të sakrifikojë këtë të parën. Nuk është çudi që si rregull, metaforat e

vdekura paraqesin më pak probleme për të huajt që mësojnë një gjuhë sesa vetë idiomat.

Megjithatë, interpretueshmëria e tyre nuk duhet të ekzagjerohet. Kuptimet e tyre nuk janë

domosdoshmërisht tërësisht të parashikueshme që në shfaqjen e parë. Në të vërtetë, disa

mund të vlerësohen vetëm si metafora me vizion, si të thuash ndodhin vetëm kur kuptimi

figurativ theksohet sesa kur rruga nga kuptimi fjalë për fjalë në atë metaforik bëhet e

gjurmueshme. Ndërsa duhet të bëhet një dallim midis idiomave dhe metaforave të vdekura,

duhet të pranohet se ato kanë disa karakteristika të përbashkëta ( është e mundur që shumica

e idiomave e kanë filluar jetën e tyre si metafora; dhe sinkronikisht, rastet e përkohshme që

janë idioma për disa dhe metafora për të tjerët, nuk janë të pazakonta. Metaforat e vdekura

kanë të përbashkët me idiomat se elementët e tyre përbërës, në kuptimin e drejtpërdrejtë, nuk

sjellin kontraste të përsëritura semantike. Merrni për shembull rastin e kontrastit stone/knob

në We shall leave no –unturned. Rrjedhimisht, ato nuk janë semantikisht transparente. Nga ana

tjetër, ndikimi i zëvendësimit sinonimik dhe rëndësia e vazhdueshme e kuptimeve të tyre fjalë

për fjalë nuk janë të mjaftueshme për t’i quajtur “të paqarta”. Rrjedhimisht, do t’i përshkruajmë

ato si “transparente” (duhet të vërehet se transparenca nuk është e njëjtë si gjysmë-paqartësia,

për shembull te fish and chips). Metaforat e vdekura gjithashtu kanë njëfarë ngurtësie

sintaksore; cilësia e të qënurit “ i vdekur” është e lidhur ngushtë me një formë të caktuar

18

Page 19: Njohuri mbi Gjuhesine  - kreu II perkthim

sintaksore dhe me ndonjë modifikim metafora merr jetë: krahasoni He has one foot in the grave

dhe One of his feet is in the grave.

Edhe nëse transparenca dhe paqartësia mund të dallohen qartë, nuk ndodh domosdoshmërisht

që një shprehje e caktuar mund të karakterizohet hapur si një shprehje apo një tjetër. Kjo

ndodh sepse dy cilësitë mund të bashkëjetojnë në një shprehje të vetme. Merrni rastin e She

gave him a piece of her mind. Një pjesë e mirë e kuptimit të kësaj shprehjeje është e kapshme

nëpërmjet interpretimit normal metaforik- mund të tregohet se mund të komunikohet i njëjti

opinion. Megjithatë, një element kyç i kuptimit nuk mund të interpretohet në këtë mënyrë, pra,

aspekti negativ, qortues. Për shkak të kësaj, shprehja to give someone’s a piece of one’s mind

duhet të konsiderohet gjysmë e paqartë- dhe nga i njëjti shembull, vetëm gjysmë transparente.

Për shkak të mostransparencës dhe ngrirjes së tyre sintaksore, ne do t’i konsiderojmë

metaforat e vdekura si njësi minimale leksikore.

3 Kufizimi paradigmatik dhe sintagmatik i njësive leksikore

3.1 Hyrje

Në kapitullin paraardhës u morën një sërë vendimesh të rëndësishme që na japin mundësinë të

identifikojmë pozicionin e elementëve leksikorë brenda fjalive, domethënë, t’i kufizojmë ato

sintagmatikisht. Tashmë duhet të përballemi me probleme më të mprehta të dallimit të njësive

leksikore nga pikëpamja paradigmatike. Do të jetë e nevojshme të prezantojmë një dallim që

deri tani nuk ka qenë i nevojshëm, midis dy llojeve të elementëve në lidhje me semantikën

leksikore. Dy llojet do të quhen njësi leksikore dhe leksema. Në këtë libër, shqetësimi ynë

kryesor, megjithëse jo ekskluziv, përqendrohet te njësitë leksikore. Njësitë leksikore janë ato

përbërje të formës-kuptimit me cilësi (relativisht) të qëndrueshme dhe të veçanta semantike që

qëndrojnë në marrëdhëniet e kuptimit si antonime (për shembull i gjatë: i shkurtër) dhe

hiponime (për shembull qen: kafshë) dhe që ndërveprojnë sintagmatikisht me kontekste në

mënyra të ndryshme për të krijuar, për shembull, lloje të ndryshme të anomalisë së diskutuar

në kapitullin 1. Një njësi e veçantë leksikore natyrisht shpreh identitetin e saj semantik

nëpërmjet këtyre marrëdhënieve por thelbi i saj nuk mund të karakterizohet në mënyrë 19

Page 20: Njohuri mbi Gjuhesine  - kreu II perkthim

shteruese në lidhje me ndonjë grup të caktuar të këtyre marrëdhënieve. Aspekti i kuptimit të

një njësie leksikore do të quhet me termin kuptim. Nga ana tjetër, leksemat janë elementët e

renditur në fjalor ose “ fjalorin ideal” të një gjuhe; këto do të diskutohen në 3.10.

Mund të reflektohet përse është e nevojshme ose madje e dobishme të kemi dy lloj njësish për

semantikën leksikore. Arsyeja është se ato kanë funksione të ndryshme që vendosin kufizime të

ndryshme në natyrën e tyre. Kuptimet duhet të përfaqësojnë “pjesët” unike të kuptimit por nuk

duhet të jenë të caktuara në numër. Nuk ka asgjë në nocionin e kundërshtisë, për shembull, që

dikton se duhet të ketë domosdoshmërisht vetëm një numër të caktuar çiftesh të kundërta në

një gjuhë. Një leksemë, nga ana tjetër, mund të shoqërohet me një numër të pafund

kuptimesh, por grupi i leksemave duhet të jetë i caktuar në numër. Me anë të ilustrimit, merrni

shembullin e topless. Ne mund të flasim për (a) a topless dress ose (b) a topless dancer. Secili

prej tyre është i dallueshëm nga pikëpamja leksikore në kuptimin që ka, për shembull,

kontraste tipike të ndryshme (për shembull long –sleeved për (a) dhe nude (për (b) dhe të dy

interpretimet përdoren nga lloje të ndryshme të kontekstit. Ato janë gjithashtu relativisht të

qëndrueshme në kontekste: për shembull a topless swim-suit do të dukej të tregonte të njëjtin

kuptim të topless si (a) dhe a topless barmaid të njëjtin kuptim si (b). Përse atëherë nuk mund

të themi thjesht se topless (a) dhe topless (b) janë leksema të ndryshme (megjithëse ndoshta të

lidhura)? Një arsye e rëndësishme është se numri i përdorimeve të mundshme të dallueshme të

topless duket të jetë, në parim, i hapur; pra çdo përpjekje për të hartuar një listë të izoluar të

caktuar do të ishte me vlerë të dyshimtë. Krijimtaria e lindur në gramatikën e një gjuhe është

theksuar shpesh: një numër i pakufizuar fjalish mund të krijohet nga një grup i caktuar

elementesh së bashku me rregullat për kombinimin e tyre. Krijimtaria leksikore është ndoshta e

një rendi të ngjashëm dhe, si krijimtaria sintaksore, duhet të ketë një aspekt të caktuar. Në këtë

libër do të supozohet se një grup (relativisht) i izoluar i njësive leksikore është ruajtur në fjalorin

mendor, së bashku me rregullat ose parimet e ndonjë lloji që lejon krijimin e një numri ndoshta

të pakufizuar të njësive të reja ( pra, jo specifikisht të ruajtura).

3.2. Përzgjedhja dhe modulimi i kuptimeve

20

Page 21: Njohuri mbi Gjuhesine  - kreu II perkthim

Një prej problemeve kryesore të semantikës leksikore është numri i shumtë i përdorimeve

semantike të një forme të vetme fjale (pa ndryshim gramatikor). Ka të ngjarë që ky ndryshim të

jetë rregull më tepër sesa përjashtim: kuptimi i ndonjë forme fjale është në njëfarë mënyre i

ndryshëm në çdo kontekst të dallueshëm në të cilin ndodh. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se “

forma e fjalës në kontekst” është njësia e përshtatshme për qëllime leksikore. Ka dy tipe të

dallueshme ndryshimesh në kontributin semantik që një formë fjale bën për fjali të ndryshme-

ose, për ta parë atë nga një pikëpamje e ndryshme,dy mënyra në të cilën konteksti fjalimor i një

forme fjale mund të cenojë kontributin e saj semantik në fjali. Do të argumentohet se një prej

llojeve të ndryshimit përfshin përzgjedhjen nga konteksti, të njësive të ndryshme të kuptimit

ndërsa lloji tjetër është çështje e modifikimit kontekstual të një kuptimi të vetëm. Ndryshimi

midis dy ndikimeve kontekstuale mund të përqaset duke shqyrtuar fillimisht dy mënyra

korresponduese në të cilat një formë fjale, në një kontekst të vetëm, mund të jetë e hapur ndaj

më shumë se një interpretimi.

Le të shqyrtojmë tashmë më hollësisht mënyrat e ndryshme në të cilat kontekstet ushtrojnë një

ndikim kufizues në kuptimet e shoqëruara me format e fjalëve që ndodhin brenda tyre. Ka dy

mënyra kryesore në të cilat kontributi efektiv semantik i një forme fjale mund të ndryshojë nën

ndikimin e konteksteve të ndryshme. Së pari, një kuptim i vetëm mund të ndryshohet në një

numër të pakufizuar mënyrash nga kontekste të ndryshme, çdo kontekst që thekson disa tipare

semantike dhe fsheh ose shtyp të tjera: ashtu si një xham i ndotur dritareje do të lejojë disa

pjesë të pamjes përtej saj të shihen qartë dhe pjesërisht ose plotësisht do të fshehë pjesë të

tjera- dhe një xham i ndryshëm do të cenojë të njëjtën pamje në një mënyrë tjetër. Ky ndikim i

një konteksti në një njësi të përfshirë leksikore do të quhet me termin modulim; ndryshimi

brenda një kuptimi të shkaktuar nga modulimi është kryesisht i vazhdueshëm dhe i

paqëndrueshëm në natyrën e vet. Mënyra e dytë e ndryshimit semantik ka lidhje me aktivizimin

nga kontekste të ndryshme të kuptimeve të ndryshme të shoqëruara me forma të paqarta

fjalësh. Ky do të quhet me termin përzgjedhje kontekstuale (e kuptimeve); në natyrën e

gjërave, ky lloj ndryshimi procedon në kapërcime të shkëputura më tepër sesa në mënyrë të

vazhdueshme. Dy llojet e variablit janë normalisht operative së bashku; domethënë, një kuptim

i përzgjedhur i nënshtrohet gjithashtu modulimit nga konteksti që ka çuar në përzgjedhjen e tij. 21

Page 22: Njohuri mbi Gjuhesine  - kreu II perkthim

Një efekt tjetër i modulimit kontekstual mbi kuptimin e një njësie leksikore përfshin theksimin

ose kualifikimin relativ të tipareve semantike. Lloje të ndryshme tiparesh mund të cenohen në

këtë mënyrë. Dy shembuj do të mjaftojnë. Së pari, një pjesë e një objekti (ose procesi etj) mund

të lehtësohet në lidhje me pjesë të tjera. Për shembull, Makina ka nevojë për shërbim dhe

Makina ka nevojë për larje theksojnë pjesë të ndryshme të makinës ( Kjo nuk do të thotë që

makina i referohet diçkaje të ndryshme në secilën prej këtyre fjalive- në të dyja rastet është e

gjithë makina të cilës i referohemi). Së dyti, zakonisht ndodh që çfarë theksohet ose kualifikohet

është një atribut ose grup atributesh të të gjithë subjektit të referuar.

Deri tani kemi folur për ndikimet e kontekstit mbi kuptimin e një njësie të vetme leksikore.

Megjithatë, një kontekst normalisht vepron edhe në mënyrë të tillë që të shkaktojë një kuptim

të vetëm, nga të cilët ata të shoqëruar me një formë të paqartë fjale, për t’u bërë operacionalë.

Kur shqiptohet një fjali, shqiptuesi rrallë ka synimin që ajo duhet të interpretohet në dy ( ose

më shumë) mënyra të ndryshme njëkohësisht. Është e mundur që të folurit e qëllimshëm me dy

kuptime në lidhje me kuptimin e synuar të formave të fjalës është gjithmonë disi i çuditshëm.

Kjo do të thotë që për shumicën dërrmuese të shqiptimeve, dëgjuesit pritet të identifikojnë

kuptime specifike të synuara për çdo formë të paqartë fjale që ata përmbajnë. Procesi i

përzgjedhjes së kuptimit është natyrisht mjaft i ndërlikuar, me shumë faktorë ndërveprues.

Megjithatë, në përgjithësi, mund të thuhet se një dëgjues përzgjedh atë kombinim të

interpretimeve leksikore që çon në shqiptimin e mundshëm më normal- në - kontekst. Me fjalë

të tjera, një dëgjues përgjithësisht do të supozojë se prodhuesi i një shqiptimi dëshiron të

komunikojë diçka dhe ka zgjedhur kontekstin linguistik të shqiptimit të tij, me synim realizimin e

qëllimit të tij. Në kuptimin e gjerë të fjalës, ne mund të identifikojmë dy lloje normaliteti-

Normaliteti i brendshëm në fjali dhe normaliteti kontekstual (ndodh ndoshta që ky i fundit të

jetë përcaktues më i fuqishëm i përzgjedhjes së kuptimit). Shumë shpesh një fjali përmban më

shumë se një formë të paqartë fjale; në këto raste do të ndodhë një lloj negocimi i ndërsjellë

midis opsioneve të ndryshme në mënyrë që të arrihet kombinimi më normal.

Deri tani kemi marrë për të mirëqenë se dallimi midis ambiguitetit dhe përgjithësimit është

intuitivisht i qartë. Në disa raste është por në raste të tjera jo. Ky gjykim natyrisht nuk figuron

midis grupit bazë të gjykimeve intuitive mbi të cilat ne bazojmë analizën tonë. Rrjedhimisht, 22

Page 23: Njohuri mbi Gjuhesine  - kreu II perkthim

tashmë duhet të shqyrtojmë hollësisht çështjen e testeve të hapura diagnostikuese për

ambiguitet dhe përgjithësim.

3.3. Testet “indirekte” për ambiguitet

Një qasje ndaj zbulimit të ambiguitetit mbështetet në identifikimin, për dy raste të një forme

fjale, të marrëdhënieve të ndryshme të kuptimit me elementë të tjerë. Këto marrëdhënie mund

të jenë të një lloji paradigmatik (për shembull antonimia, sinonimia etj) ose mund të jenë të një

lloji të ashtuquajtur paronimik ( domethënë, që përfshijnë identitetin e rrënjës por ndryshimin

e kategorisë sintaksore, si për shembull, me act: actor, race: racy. Ne do të përshkruajmë të

dhëna të këtij tipi si “ indirekte”; do të parashtrohen argumente se të dhëna indirekte kanë

probleme serioze si një metodë e zbulimit të ambiguitetit. Tre “testet” e mëposhtme për

ambiguitet do të shërbejnë për ilustrimin e qasjes.

I. Nëse ekziston një sinonim i një rasti të një forme fjale që nuk është sinonim i rastit të

dytë, identik nga pikëpamja sintaksore të të njëjtës formë fjale në një kontekst të

ndryshëm, atëherë ajo formë fjale është e paqartë dhe dy rastet tregojnë kuptime të

ndryshme. Kështu, për shembull lucifer mund të sugjerohet si një sinonim për match

në 8 (por jo në 9) dhe contest si sinonim në 9 ( por jo në 8):

8. Guy struck the match

9. The match was a draw.

Nga kjo, parimi i shprehur në pikën I do të na lejonte të nxirrnim përfundimin (pikërisht në këtë

rast) se matsh ishte e paqartë dhe në 8 dhe 9) përfaqësonte kuptime të ndryshme.

II. Nëse ekziston një fjalë ose shprehje që qëndron në një marrëdhënie antonimike ndaj

rastit të një forme fjale që nuk qëndron në të njëjtën marrëdhënie me rastin e dytë,

identik nga pikëpamja sintaksore të të njëjtës formë fjale në një kontekst të

ndryshëm, atëherë forma e fjalës është e paqartë dhe dy rastet tregojnë kuptime të

ndryshme.

Në 10, për shembull, dark ( por jo heavy) qëndron në një marrëdhënie antonimike ndaj light

ndërsa në 11 heavy është një antonim i pranueshëm por dark nuk është:

10. The room was painted in light colours.23

Page 24: Njohuri mbi Gjuhesine  - kreu II perkthim

11. Arthur has rather a light teaching load.

Rrjedhimisht, light sipas testit, është një formë e paqartë leksikore dhe 10 dhe 11 manifestojnë

kuptime të ndryshme.

III. Nëse ekziston një fjalë që qëndron në një marrëdhënie paronimike ndaj një rasti të

një forme fjale por nuk qëndron në të njëjtën marrëdhënie me rastin e dytë, identik

nga pikëpamja sintaksore të të njëjtës formë fjale në një kontekst të ndryshëm,

atëherë ajo fjalë është e paqartë dhe dy rastet tregojnë kuptime të ndryshme.

Merrni rastin e race në 12 dhe 13:

12. The race was won by Arkle.

13. They are a war-like race.

Folja to race dhe emri racing janë paronimikisht të lidhur me rastin e race në 12 por jo me atë

në 13. Nga ana tjetër, racial dhe racist janë të lidhur me race në 13 por jo në 12. Kështu, race,

sipas testit, është një formë e paqartë leksikore dhe 12 dhe 13 manifestojnë kuptime të

ndryshme. Sërish, diagnoza duket intuitivisht e saktë. Teste të tjera të të njëjtit lloj të

përgjithshëm mund të propozohen por asnjë nuk sjell ndonjë tip rrënjësisht të ri për

përshkrimin. Ato të gjitha vuajnë nga një dobësi kryesore që është se për çdo rast në të cilin një

formë fjale zotëron sinonime të ndryshme, antonime, derivate morfologjike ose çfarëdoqoftë

në kontekste të ndryshme, ka disa shpjegime të mundshme, vetëm një prej të cilëve përfshin

ambiguitetin e formës së fjalës. Pra, dëshmi të mëtejshme të një lloji të ndryshëm kërkohen për

të përcaktuar se cili shpjegim është i saktë në një rast të caktuar. Supozojmë se ekziston një

formë fjale W që në kontekstin C (I) qëndron në një marrëdhënie kuptimi të veçantë me një

element tjetër A (I) por në kontekstin C (2) qëndron në të njëjtën marrëdhënie kuptimi jo me A

(I) por me A (2):

Ka të paktën tre arsye të mundshme përse W duhet të ketë partnerë relacionalë të ndryshëm

në C (I) dhe C (2). Njëra është natyrisht se W është i paqartë dhe C (1) dhe C (2) përzgjedh

kuptime të ndryshme. Kjo prezumohet të ndodhë në rastet e light, match dhe race të

diskutuara më lart. Një mundësi tjetër është se C (1) dhe C (2) modulojnë një kuptim të vetëm

të W në mënyra reciprokisht ekskluzive. Kështu, monarch në 14 ka queen por jo king si sinonim

ndërsa në 15 ka king por jo queen:24

Page 25: Njohuri mbi Gjuhesine  - kreu II perkthim

14. The Ruritanian monarch is expecting her second baby.

15. The child’s father is the reigning monarch.

Në këtë rast nuk do të kishte të dhëna ambiguiteti. Një mundësi e tretë është që A (1) dhe A (2)

të jenë sensitive ndaj ndryshimeve midis C (1) dhe C (2) ndaj të cilave W është indiferent.

Shqyrtoni rastin e mëposhtëm të thin dhe antonimet e tij:

thin

a thin woman a thin tree-trunk

fat thick

Gjithashtu, nuk është e mjaftueshme të themi se thin është e paqartë ose që këto kontekste

kufizojnë kuptimin e saj në mënyra reciprokisht ekskluzive. Është e qartë se asgjë nuk mund të

tregohet në mënyrë të besueshme nga fakti i thjeshtë se një formë fjale ka marrëdhënie të

ndryshme kuptimi në kontekste të ndryshme dhe kërkohen të dhëna të pavarura në lidhje me

ambiguitetin ose përgjithësimin. Gjithsesi, nëse këto të dhëna do të ishin të disponueshme,

atëherë është e tepërt t’i drejtohemi marrëdhënieve diferenciale.

Testet indirekte mund të përdoren në një mënyrë tjetër që në disa raste mund të duken më të

besueshme. Në vend që të kërkojmë marrëdhënie të ndryshme në kontekste të ndryshme për

të provuar ambiguitetin, mund të citojmë të njëjtat marrëdhënie si dëshmi të përgjithësimit.

Kështu, fakti se thin në të dyja kontekstet e ilustruara më lart ka slender si sinonim, mund të

citohej si dëshmi që ajo nuk është aspak e paqartë. Megjithatë, përdorimi i kritereve indirekte

në këtë mënyrë nuk është më e besueshme: thjesht bie në një kurth të ndryshëm sepse

elementi që qëndron në të “ njëjtën “ marrëdhënie kuptimi në kontekste të ndryshme ndaj

formës leksikore që po testohet mund të jetë vetë i paqartë. Ka një shembull intuitivisht të

qartë të kësaj që përfshin thin:

thin

a thin soup a thin tree-trunk

thick thick

25