kreu i standartet ndËrkombËtare, universale tË

175
KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË MBROJTJES SHOQËRORE I. 1 Mbrojtja shoqërore 1 , përkufizimi, modelet dhe një vështrim historik i tyre. Kur përmendet mbrojtja shoqërore shumëkush e lidh atë me periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore, në fakt kësaj periudhe i takon përhapja, gjithëpërfshirja sepse origjina e sigurimeve shoqërore është më e hershme. Shembuj për origjinën më të hershme, janë aktet e Bismarkut, Raporti Beverixh, New Deal-i i Presidentit Rusvelt etj. Pra, planet që do të viheshin në jetë pas Luftës së Dytë Botërore, nuk do të ishin tjetër veçse zhvillim më tej i asaj çfarë ishte bërë në të kaluarën. Fillesat e mbrojtjes shoqërore lidhen me revolucionin industrial, me krijimin dhe rritjen e forcës së punës, organizimin e sigurimeve për t`u mbrojtur nga rrisqet e së ardhmes. Kështu, u krijuan fondet e sëmundjes, papunësisë, pensioneve dhe gradualisht u rrit legjitimiteti i ndërhyrjes së shtetit në shoqëri, krahas përgjegjësisë së tij në uljen e varfërisë, përgjegjësisë për shëndetin publik apo për ndërtimin e rrugëve, etj. Legjitimiteti i ndërhyrjes së shtetit në fushën e mbrojtjes së të ardhurave, shprehet me daljen e ligjeve të para në Gjermani, legjislacioni i Bismarkut në vitet 1883-1889, fillimisht doli ligji për sigurimin në rast sëmundjeje, i vitit 1883, më pas ligji për sigurimin në rast aksidenti në punë, i vitit 1884 dhe në vitin 1889 doli ligji i sigurimit për pleqëri dhe invaliditet. Pas revolucionit industrial, mbrojtja e të drejtave të njeriut mori përmasa të mëdha. U zgjerua ndjeshëm, si numri i subjekteve përfitues ashtu edhe numri i shërbimeve. Shërbimet e para që filluan të përfitoheshin ishin: pagesa për paaftësi si pasojë e dëmtimeve gjatë punës dhe pagesa për paaftësi si shkak i sëmundjes biologjike. 2 Për të zbuluar esencën e mbrojtjes shoqërore, për t`i përkufizuar ato duhet më parë të nisemi nga qëllimi që ajo ndjek. Qëllimi është zëvendësimi i të ardhurave në rastet e 1 Fjalor i mbrojtjes sociale botim i Këshillit të Evropës, në kuadrin e programit të përbashkët me Bashkimin Evropian “Mbështetje për Institucionet e Mbrojtjes Sociale”, faqe 20, web site, faqa zyrtare e Këshillit të Evropës www.coe.int 2 Prof. Asoc. Dr. Zhaklina Peto, “ E drejta e mbrojtjes shoqërore”, faqe 12 1

Upload: duongduong

Post on 30-Jan-2017

262 views

Category:

Documents


12 download

TRANSCRIPT

Page 1: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË MBROJTJES SHOQËRORE I. 1 Mbrojtja shoqërore1, përkufizimi, modelet dhe një vështrim historik i tyre. Kur përmendet mbrojtja shoqërore shumëkush e lidh atë me periudhën e pas Luftës së

Dytë Botërore, në fakt kësaj periudhe i takon përhapja, gjithëpërfshirja sepse origjina e

sigurimeve shoqërore është më e hershme. Shembuj për origjinën më të hershme, janë

aktet e Bismarkut, Raporti Beverixh, New Deal-i i Presidentit Rusvelt etj. Pra, planet që

do të viheshin në jetë pas Luftës së Dytë Botërore, nuk do të ishin tjetër veçse zhvillim

më tej i asaj çfarë ishte bërë në të kaluarën. Fillesat e mbrojtjes shoqërore lidhen me

revolucionin industrial, me krijimin dhe rritjen e forcës së punës, organizimin e

sigurimeve për t`u mbrojtur nga rrisqet e së ardhmes. Kështu, u krijuan fondet e

sëmundjes, papunësisë, pensioneve dhe gradualisht u rrit legjitimiteti i ndërhyrjes së

shtetit në shoqëri, krahas përgjegjësisë së tij në uljen e varfërisë, përgjegjësisë për

shëndetin publik apo për ndërtimin e rrugëve, etj. Legjitimiteti i ndërhyrjes së shtetit në

fushën e mbrojtjes së të ardhurave, shprehet me daljen e ligjeve të para në Gjermani,

legjislacioni i Bismarkut në vitet 1883-1889, fillimisht doli ligji për sigurimin në rast

sëmundjeje, i vitit 1883, më pas ligji për sigurimin në rast aksidenti në punë, i vitit 1884

dhe në vitin 1889 doli ligji i sigurimit për pleqëri dhe invaliditet.

Pas revolucionit industrial, mbrojtja e të drejtave të njeriut mori përmasa të mëdha. U

zgjerua ndjeshëm, si numri i subjekteve përfitues ashtu edhe numri i shërbimeve.

Shërbimet e para që filluan të përfitoheshin ishin: pagesa për paaftësi si pasojë e

dëmtimeve gjatë punës dhe pagesa për paaftësi si shkak i sëmundjes biologjike.2

Për të zbuluar esencën e mbrojtjes shoqërore, për t`i përkufizuar ato duhet më parë të

nisemi nga qëllimi që ajo ndjek. Qëllimi është zëvendësimi i të ardhurave në rastet e

1Fjalor i mbrojtjes sociale botim i Këshillit të Evropës, në kuadrin e programit të përbashkët me Bashkimin Evropian “Mbështetje për Institucionet e Mbrojtjes Sociale”, faqe 20, web site, faqa zyrtare e Këshillit të Evropës www.coe.int 2Prof. Asoc. Dr. Zhaklina Peto, “ E drejta e mbrojtjes shoqërore”, faqe 12

1

Page 2: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

sëmundjes, papunësisë, pleqërisë etj ose rimbursimi i kostos së shpenzimeve që bëhen për

kujdesin shëndetësor apo rritjen dhe edukimin e fëmijëve.

Prof. Jos Bergman i Universitetit të Leuven-it, Belgjikë në studimin të tij3, duke iu

referuar teknikave të realizimit të mbrojtjes sociale, që janë sigurimi për rrisqet e së

ardhmes apo asistenca sociale (pas testimit të ardhurave), jep tipat e skemave të ruajtjes

së të ardhurave (income maintance schemes).

Tabela 1.1 “Tipat e skemave të ruajtjes së të ardhurave”

Nevoja Risku social

Kontributet Sigurimet shoqërore

Fondet publike Asistenca sociale Demogrant

Tipat e skemave të ruajtjes së të ardhurave, në analizë të fundit nuk janë gjë tjetër veçse

modeli Bismark ose modeli Beverixh, ku i pari i referohet skemave profesionale të

popullsisë aktive dhe i dyti fokusohet në mbrojtjen e të ardhurave minimale.

Tipi i parë është asistenca sociale që është e kondicionuar me testimin e të ardhurave dhe

e financuar nga fondet publike.

Tipi i dytë, sigurimet konsistojnë në dhënien automatikisht të përfitimeve sapo vërtetohet

se ka ndodhur risku, rasti, ndërsa në tipin e parë dhënia e përfitimit bëhet pasi janë testuar

të ardhurat.

Tipi i tretë është një kombinim i sigurimeve me asistencën, sepse financohet nga fondet

publike sikundër asistenca sociale dhe dhënia e përfitimeve bëhet kur ka ndodhur rasti,

pavarësisht nga testimi i të ardhurave, siç kërkohet tek skema e asistencës. Ky tip i tretë si

një kombinim i veçantë synon ruajtjen e një niveli minimal të mbrojtjes sociale, është

“flat rate”- të ardhura dysheme dhe është për mbrojtjen e një kontigjence specifike si

p.sh. personat me aftësi të kufizuar, të moshuarit, ose fëmijët.

3Berghman, Jos, “The resurgence of poverty and the struggle against exclusion: A new challenge for social security”, Tilburg Institute for Social Security Research, Tilburg University, Netherlands, botim i “International Social Security Reviw”, volumi 50, nr.1/1997, faqe 5

2

Page 3: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Gjatë viteve `60, `70-`80, apo edhe gjatë viteve `90, zhvillimet apo krizat ekonomike

kanë shtruar herë pas here pyetjet bazë, themelore për politikat e mbrojtjes sociale4, si: a

janë ato instrumente kurative apo parandaluese, a janë skema solidariteti apo skema të

vetë përgjegjësisë individuale, skema kursimesh apo apo skema sigurimesh private, a

kanë ato tendenca drejt privatizimit apo skema të detyrueshme publike ? 5

Aktualisht, sot, kombinimi i tre faktorëve që vijojnë kondicion këto skema.

Faktorët janë socialë, fiskalë dhe profesionalë, faktorë të përmendur nga Timuss dhe

Sinfield, të cilët ndalen gjatë tek politikat e punësimit të plotë, si një mbështetje për

skema të qëndrueshme të mbrojtjes sociale.6

Asistenca e përgjithshme sociale e destinuar për të gjithë individët të cilët nuk kanë

mundësi të plotësojnë nevojat bazë për jetesë, duke marrë si pikë reference minimumin

jetik. Asistenca e përgjithshme sociale zakonisht përfshin ndihmën për të plotësuar

shpenzimet për ushqime, veshje, higjienë, strehim, ngrohje etj. Asistenca e përgjithshme

sociale shërben si një “rrjet sigurie” për njerëzit me të ardhura të ulta, ose pa të ardhura.

Politikat sociale dhe politikat e mirëqenies, të dyja përbëjnë një disiplinë akademike dhe

aktivitetin praktik të saj. Ato përfshijnë aktivitetet shtetërore për të financuar, rregulluar

dhe administruar ofrimin/furnizimin me përfitime e shërbime të personave dhe familjeve

në nevojë e të paqëndrueshme nga ana socialekonomike. Qëllimi i përgjithshëm i

politikave sociale është të realizojnë nevojat bazë për të gjithë qytetarët, për t`i ofruar

atyre shanse të barabarta, me qëllim që ata të përmirësojnë jetët e tyre dhe të fëmijëve të

tyre dhe të kujdesen për ata që nuk mund të ndihmojnë vetveten.

Elementët bazë të një politike sociale janë: sigurimet shoqërore, asistenca sociale,

përkujdesja shëndetësore dhe shërbimet sociale. Në një kuptim më të gjerë, termi politikë

4Shënim, termat “Mbrojtja sociale”, “Siguria sociale”, “Mbrojtja shoqërore”, kanë të njejtin kuptim Gjithashtu edhe termat “Sigurime shoqërore”, “Sigurime sociale”, kanë kuptim të njejtë 5Berghman, Jos, “The resurgence of poverty and the struggle against exclusion: A new challenge for social security”, Tilburg Institute for Social Security Research, Tilburg University, Netherlands, botim i “International Social Security Reviw”, volumi 50, nr.1/1997, faqe 11 6Berghman, Jos “The social security in European Perspective, present e future perspectives”, botim i “Social Protection and the European and Monetary Union”, Aldershot, Avebury, 1996, faqe 30

3

Page 4: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

sociale gjithashtu përfshin politikat mbi arsimin dhe strehimin, si dhe politikat e

punësimit dhe prokurimin e të gjitha burimeve të nevojshme.

Tabela 1. 2 “Lidhja midis politikave sociale dhe skemave të sigurimeve shoqërore”

Arsim, trajnim - futje në tregun e punës - të ardhura nga puna - pjesëmarrje në skemën e

sigurimeve shoqërore.

Sigurimet shoqërore veprojnë si një mekanizëm për ruajtjen e një niveli të ardhurash me

tendencë rifutje sërish në tregun e punës e për pasojë pjesëmarrjen sërish në skemën e

sigurimeve sociale duke punuar e paguar kontribute. Kjo politikë nuk bën gjë tjetër veçse

kombinon disa nga elementët e modeleve të shtetit të mirëqenies sociale. Kështu, modeli

skandinav (që ka në qendër rifutje të përfituesve në tregun e punës), modeli

kontinental/bismarkian (në të cilin përfitimet e dhëna janë të lidhura me të ardhurat e

realizuara nga puna, zëvendësimi i humbjes së të ardhurave) me modelin

atlantik/beverixhian (që synon të ruajë minimumin jetik).

Konceptet tradicionale të sigurimeve sociale i gjejmë tek tekstet e Konventës së

Organizatës Botërore të Punës, nr. 102, për standardet minimale të mbrojtjes sociale dhe

tek Rregullorja e BE-së 1408/71, për mbrojtjen sociale të punëtorëve emigrantë e cila

është zëvendësuar me Rregulloren 883/2004. Sigurimet sociale përcaktohen si një set

skemash për kompensimin e të ardhurave, të cilat pakësohen si pasojë e rrisqeve sociale

të tilla si pleqëria, sëmundja, papunësia etj.

Në fillimet e veta skemat e sigurimeve sociale ishin skema sigurimesh, po kështu edhe

pas Luftës së Dytë Botërore, kur pati një zhvillim më të madh të tyre, ato sërish u vijuan

si skema sigurimesh, të cilat janë shumë të ndryshme nga format e asistencës publike

sociale apo ndihmat (karitasi) që i kishin paraprirë atyre. Këto skema u lançuan së pari,

si ndihmë miqësore, reciproke, shoqërore dhe më vonë u subvencionuan dhe u bënë

obliguese statutore, sepse ato u fokusuan në mirë përcaktimin e rrisqeve me të cilat

punëtorët e sektorit të industrisë mund të përballeshin. Punëtorët mund të përballeshin me

4

Page 5: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

invaliditetin, pleqërinë, papunësinë, çka nënkuptonte humbjen e burimit të ardhurave, dhe

pikërisht kjo konstituoi bazën e skemave të sigurimeve shoqërore.7

Paraprakisht duhet sqaruar se përjashtimi social është një term i ri që zëvendësoi termin e

vjetër “varfëri”8, ky koncept fillimisht u fut në kontekstin e politikë-bërjes, por, më tej

përmes programesh e iniciativash të ndryshme, mori formë analiza dhe monitorimi i këtij

koncepti.

Në përfundim të programit të dytë të luftës kundër varfërisë të Komunitetit Evropian, në

vitin 1998, Komisioni Evropian publikoi një dokument në të cilin u bë referenca tek

“përjashtimi social”. Një vit më vonë koncepti u referua tek preambula e Kartës Sociale

të Komunitetit Evropian, ku thuhet se “në shpirtin e solidaritetit është e rëndësishme të

luftosh përjashtimin social”. Ndërsa në një rezolutë të posaçme të po këtij viti, mbi

“luftën kundër përjashtimit social”, Këshilli shkoi më tej duke i kërkuar vendeve anëtare

të luftonin përjashtimin social të qytetarëve, duke përmirësuar politikat e brendshme dhe

të raportonin për çfarë është bërë, e kështu vendosi një mënyrë observimi. Ndërkohë, u

lançua programi për të lidhur integrimin eknomik e social me grupet më pak të

privilegjuara, i ashtuquajturi “EC Poverty Programme 3”.

Puna është mekanizmi që njerëzit të dalin nga varfëria dhe gjithashtu puna është

parandaluese për rënien në varfëri. Këtu gjejmë lidhjen me origjinën tradicionale të

skemave të mbrojtjes sociale, që është mbrojtja e nivelit minimal (modeli atlantik-

beverixh). Mungesa e punës, e bën individin të bjerë në varfëri ndërsa, skema e

kompensimit nga sigurimet, parandalon rënien e individit në varfëri. Kështu, vijmë

natyrshëm tek një nga qëllimet që ndjekin sigurimet sociale, parandalimi i rënies në

varfëri. Ndaj në qendër të politikave sociale është integrimi i qytetarëve në tregun e

punës, përmes programeve të arsimit e trajnimit, me qëllim që ata të kenë të ardhura

primare nga puna, e më tej të jenë pjesëmarrës në shoqëri, të kenë përfshirje sociale.

7Berghman, Jos, “The resurgence of poverty and the struggle against exclusion: A new challenge for social security?, Tilburg Institute for Social Security Research, Tilburg University, Netherlands, botuar në “International Social Security Review”, volumi 50, nr. 1/1997, faqe 17 8Berghman, Jos, “The resurgence of poverty and the struggle against exclusion: A new challenge for social security?, faqe 36

5

Page 6: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Pikërisht këtu qëndron lidhja e politikave sociale, të arsimit, trajnimit, punësimit me

skemat e sigurimeve sociale dhe pikërisht, vetëm kështu shpjegohen ndryshimet që kanë

pësuar si rrjedhojë modelet tradicionale të sigurimeve sociale. Modeli skandinav i

fokusuar tek integrimi në tregun e punës, modeli kontinental/bismark i fokusuar tek

përfitimet e lidhura me të ardhurat që synojnë zëvendësimin e pagës së humbur dhe

modeli atlantik/beverixh i fokusuar në mbrojtjen e të ardhurave minimale, “flat rate”.

Skemat e sigurimeve shoqërore kanë karakter social, i cili shpjegohet me faktin se

shoqëria përpiqet ta mbrojë veten përmes skemave të detyrueshme kundër efekteve

ndërprerëse të ardhurave që mund t`u ndodhin disa qytetarëve të saj. Përtej përgjegjësisë

së tyre individuale, qytetarët janë të detyruar nga qeveria të sigurojnë vetveten ndaj një

numri rrisqesh sociale. Dhe kjo bëhet jo shumë për të mbrojtur situatën e tyre të

ardhurave, por për të parandaluar që ata të bëhen barrë për pjesën tjetër të shoqërisë. Kjo

reflekton mbi të tjerët e më gjerë mbi gjithë shoqërinë, kjo jep efekte tek motivimi dhe

mentaliteti, tek kultura e fëmijëve të papunëve e më tej tek mungesa e stabilitetit politik

dhe shoqëror. Ky është efekti zinxhir, efekti domino i problemeve sociale. Pikërisht, kjo

tregon aspektin social të skemave të detyrueshme të sigurimeve shoqërore. Për më

shumë, skemat e detyrueshme të sigurimeve janë duke i kondicionuar përfitimet me

përpjekjet për punësim, me dëshirën e vullnetin për punë të përfituesve. Këtë e gjejmë jo

vetëm në politikat e sigurimeve shoqërore, por edhe në mendimin, në doktrinën e

sigurimeve shoqërore, etika e punës, solidariteti, kohezioni social dhe stabiliteti janë në

qendër të skemave të sigurimeve shoqërore.

Si përfundim, sistemet e sigurimeve sociale evropiane luajnë një rol të rëndësishëm në

luftën kundër varfërisë dhe janë më efektive se sa sistemi amerikan i mbrojtjes sociale.

Ky është edhe thelbi i debatit të gjatë midis modelit evropian dhe modelit amerikan, e që

konsiston në atë se sa do të ndërhyjë shteti, sa do të mbajë përgjegjësi shteti e sa

individi.9

9Berghman, Jos “The social security in European Perspective, present e future perspectives”, botim i “Social Protection and the European and Monetary Union”, Aldershot, Avebury, 1996, faqe 26

6

Page 7: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

I. 2 Organizatat ndërkombëtare të OKB-së në fushën e mbrojtjes shoqërore dhe instrumentet e tyre ligjorë

Organizata Ndërkombëtare e Sigurimeve Sociale, ISSA10, (International Social Security

Association) është një organizatë ndërkombëtare e cila bashkon institucionet dhe bordet

drejtuese që merren me një ose më shumë aspekte të mbrojtjes sociale në vende të

ndryshme të botës dhe më saktësisht, shumicën e institucioneve që merren me sigurimin e

detyrueshëm.

ISSA11 u themelua në Bruksel më 04.10.1927, me nxitjen e ILO-s, për mbrojtjen

ekonomike dhe shëndetësore të punonjësve përmes skemave të sigurimeve shoqërore.

ISSA pati zhvillim të menjëhershëm në Evropë dhe më pas në botë. Momentet kyç i

ISSA-s pas luftës së dytë botërore, ishte viti 1944, kur Konferenca Ndërkombëtare e

Punës në Filadelfia doli me një koncept të ri për ISSA-n, që të promovohej një bazë

ndërkombëtare që drejton bashkëveprimin mes institucioneve të sigurimeve shoqërore.

Objektiv i ISSA-s është bashkëpunimi në nivel ndërkombëtar për promovimin dhe

zhvillimin e mbrojtjes sociale përmes përmirësimit teknik dhe administrativ.

Ky objektiv i përgjithshëm ka tre misione thelbësore të ISSA-s:

ISSA është pika kyçe për mendimet e ndryshme mbi mbrojtjen sociale në gjithë

globin si dhe një vend ku drejtuesit e programeve të vendeve të ndryshme mund të

shkëmbejnë eksperiencat e tyre dhe informacione mbi problemet që mund të kenë.

ISSA merret me publikimin e të gjitha risive që ndodhin në botën e mbrojtjes sociale si

dhe të rezultateve të dala nga studime të shumta, të bëra nëpër botë.

ISSA përbën urën lidhëse mes institucioneve të mbrojtjes sociale për shkëmbime të

asistencës sociale, trajnimeve të burimeve njerëzore.

Për të përmbushur këto Misione ISSA, kryen këto aktivitete:

10Organizata ndërkombëtare e Sigurimeve Sociale, në anglisht International Social Security Association ose shkurt me inicialet në anglisht ISSA 11 Me emrin fillestar “International Social Insurance Conference”, ISIC deri në vitin 1947

7

Page 8: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

*Organizimin e takimeve ndërkombëtare dhe rajonale dhe konferencave të ndryshme.

*Mbledhja dhe shpërndarja e informacionit mbi mbrojtjen sociale në botë, veçanërisht

duke krijuar një database ndërkombëtar dhe një program të publikimeve.

*Promovimin e pyetësorëve dhe studimeve mbi çështjet e sigurimeve shoqërore dhe

shpërndarjen e rezultateve.

*Organizimin e programeve të trajnimit për personelin e institucioneve të sigurimeve

shoqërore në rajone të ndryshme të botës dhe nxitjen e asistencës sociale mes anëtareve të

ISSA-s.

Aktualisht ISSA ka 354 anëtarë në 153 vende të botës.12

Organizata Ndërkombëtare e Punës (International Labour Organization - ILO), u krijua

në vitin 1919, me qëllim nxitjen e drejtësisë sociale. Në botën aktuale të globalizuar të

punës, ky qëllim nënkupton nxitjen (arritjen) e punës së përshtatshme për të gjithë, punë

që kryhet në kushtet e lirisë, barazisë, sigurisë dhe dinjitetit njerëzor. Organizata Botërore

e Punës po i kushton vëmendje të veçantë nxitjes dhe zbatimit në vazhdimësi, të

Deklaratës së ILO-s, për Parimet Themelore dhe të Drejtat në Punë, miratuar në vitin

1998.

Departamenti i Standardeve Ndërkombëtare të Punës dhe i të Drejtave të Njeriut në

Gjenevë u përgjigjet kërkesave për asistencë në lidhje me sistemin e raportimit për

Konventat si dhe për zgjidhjen e problemeve në aplikimin e standardeve ndërkombëtare

të punës. Kjo asistencë mund të jepet direkt nga zyra qendrore si dhe përmes ekipeve

këshillimore multidisiplinare të ILO-s, duke përfshirë specialistë të standardeve, të cilët

janë vendosur në të gjithë botën.

Anëtarësia dhe përkushtimi ndaj objektivave të një organizate ndërkombëtare, nisur edhe

nga teoria e së drejtës ndërkombëtare, shprehet duke u bërë palë në instrumentet e krijuar

prej tyre si konventat, karta etj duke i nënshkruar, ratifikuar, ose duke depozituar

instrumentin e aderimit, në varësi të llojit të instrumentit ligjor.

12International Social Security Review, 2003, vol 56, no. 1

8

Page 9: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Në Organizatën Botërore të Punës (ILO - International Labour Organization), Shqipëria

ka qenë anëtare që në vitin 1921, më pas është larguar në vitin 1960, duke u rikthyer në

vitin 1991.

Lidhur me sigurimet shoqërore të emigrantëve, në vitin 1925, kjo organizatë aprovoi

instrumentin e parë koordinues Konventa nr. 9 mbi Barazinë e Trajtimit (kompensimi në

rast aksidenti) e cila siguron trajtim të njëjtë për shtetasit e palëve kontraktuese në lidhje

me aksidentet industriale. Në këtë Konventë u adoptua edhe Konventa nr. 48 e vitit 1935

mbi Ruajtjen e të Drejtës së Pensionit për Emigrantët e cila siguron eksportimin e

pensioneve, bashkimin e periudhave, pagesat proporcionale.13

Objektivat sociale të ISSA-s, ILO-s i gjejmë midis të tjerash tek instrumentet

multilaterale për sigurimet shoqërore të këtyre organizmave. Instrumentet e përgatitura

nga këto organizata ndërkombëtare u vihen në dispozicion vendeve anëtarë për t`i

nënshkruar e ratifikuar.

Konventa e ILO-s, nr. 102, datë 28 Qershor 1952, e njohur si Konventa e Sigurimeve

Shoqërore mbi Standardet Minimale, e vitit 1952, është e ratifikuar nga Shqipëria, e

ligjin nr. 9442, date 16.11.2005 “Për ratifikimin e Konventës së ILO-s “Mbi standardet

Minimale të Sigurimeve Shoqërore”.14

Konventa e ILO-s për secilën degë përkufizon fushën e zbatimit, riskun e mbuluar,

personat e mbrojtur, nivelin e përfitimeve, kushtet kualifikuese për përfitim, periudhën e

përfitimit, periudhën pritëse deri në fillimin e përfitimit.

Në lidhje me personat e mbrojtur, me nivelin e mbulimit me sigurime, konventa lejon tre

mënyra raportimi, njërën nga të cilat zgjedh secili shtet që aderon, duke ju referuar ose

klasave të punësuarve, ose klasave të personave ekonomikisht aktive, ose rezidentëve.

13International Labour Review, 2003, vol 142, no. 4 14Teksti i plotë i Konventës nr. 102, viti 1952, i ILO-s gjendet tek Shtojca, Seksioni 1. 1 “Instrumente ndërkombëtare dhe evropiane për sigurimet shoqërore”

9

Page 10: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Lidhur me pagesat periodike nga degët e ndryshme të sigurimeve, niveli i tyre

kondicionohet nga niveli i pagave (të ardhurave) në çdo vend palë në konventë.

Konventa parashikon rastet e ndërprerjes së përfitimeve si dhe të së drejtës për apelim,

kur refuzohet përfitimi ose apelim për masën apo llojin e përfitimit.

Konventa ka dispozita që bëjnë fjalë për financimin e përfitimeve, duke e lenë fleksibël

për çdo shtet mënyrën e financimit, por, detyrimisht çdo shtet duhet të sigurojë

përballimin e kostos së përfitimeve si dhe të marrë përgjegjësitë për një administrim të

përshtatshëm nga institucionet, si dhe përgjegjësi për shërbimet që kryhen.

Gjithashtu, tek konventa ka dispozita për të drejtën e përfaqësimit në institucionet e

sigurimeve sociale, të përfaqësuesve të personave të mbrojtur (punëtorëve,

punëdhënësve, sindikatat).

Nga vështrimi krahasues i ligjit shqiptar të sigurimeve shoqërore me Konventën nr. 102

të ILO-s, arrihet në konkluzionin se në tërësi ligji është në linjë me këtë akt. Shqipëria ka

8 degë sigurimesh nga 9 që parashikon ky instrument. Nuk janë të organizuara në degë

sigurimi, përfitimet familjare, edhe pse në Shqipëri ofrohen përfitime familjare, dallimi

është se ato financohen nga buxheti i shtetit (nga taksat) dhe jo nga kontributet e

sigurimeve shoqërore.

Nga ana tjetër, sipas procedurave standarde të aderimit në këtë konventë, pranimi nga

ana e shtetit që do të aderojë, i tre prej nëntë pjesëve të konventës, është më se i

mjaftueshëm për ratifikim të Konventës, por me kusht që këto tre pjesë detyrimisht të

jenë: dega e sigurimit të papunësisë, dëmtimet në punë dhe pensionet (pleqëri, invaliditet,

familjar). Gjithashtu, neni 3 i konventës, parashikon përjashtime të përkohshme për ato

shtete që nuk kanë një ekonomi të zhvilluar.

Nisur nga standardet e konventës, në ligjin shqiptar të sigurimeve, janë të pasqyruara këto

parime:

10

Page 11: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Financimi i skemës bëhet nga kontributet e personave të punësuar, punëdhënësve

dhe të vetëpunësuarve, pra është një mënyrë financimi sipas parimit pay as you go

(PAYG), që garanton vazhdimësinë e skemës, pasi me kontributet e atyre që punojnë

paguhen përfitimet e personave që u ndërpriten të ardhurat për shkak sëmundje, pleqërie,

invaliditeti, papunësie, dëmtimesh në punë, barrëlindje, humbje të mbajtësit të familjes.

Skema administrohet nga një institucion i drejtuar nga një bord me përfaqësues të

punëdhënësve, punëmarrësve dhe shtetit (qeverisë).

Në ligj është e parashikuar shprehimisht e drejta për apel kundër vendimit të

dhënë nga organet e sigurimeve shoqërore.

Në ligjin shqiptar ka dispozita që parashikojnë ndërprerjen e përfitimeve, kur

personat sigurojnë të ardhura nga aktiviteti ekonomik, ose raste të tjera p.sh. ndërprerja e

pensionit të invaliditetit, kur personi refuzon të vizitohet te komisioni i mjekëve ekspertë,

apo refuzon terapitë që reduktojnë paaftësinë e tij për punë. Ka dispozitë që parashikon

rastet, ku përveç ndërprerjes, kthehen edhe përfitimet e marra në mënyra e me mjete të

padrejta.

Sipas ligjit shqiptar të sigurimeve fusha e zbatimit të degës së sëmundjes është paaftësia e

përkohshme në punë, si pasojë e një sëmundjeje të përgjithshme dhe jo aksidenti në punë

ose sëmundjeje profesionale. Kusht për të përfituar është të jesh i siguruar dhe të

vërtetohet me raport mjekësor paaftësia e përkohshme në punë si pasojë e sëmundjes së

përgjithshme. Periudha e pritjes është 15 ditë. Përfitimet janë cash, të ardhura për

sëmundje. Periudha e përfitimit zgjat jo më shumë se 6 muaj nga data e fillimit të

pagesës. Periudha e përfitimit mund të zgjasë deri në 3 muaj të tjerë, nëqoftëse komisioni

i mjekëve eksperte, provon se i siguruari do të shërohet në këtë periudhë dhe nuk do të

deklarohet invalid. Periudha e përfitimit për punonjësit sezonalë e të përkohshëm, kur

kanë qenë të punësuar minimumi 3 muaj në 12 muajt e fundit, është deri në 75 ditë.

Përfitim tjetër është kompensimi i të ardhurave kur ndryshon vendi i punës. Persona të

mbrojtur sipas ligjit shqiptar janë vetëm të punësuarit.

11

Page 12: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Në lidhje me fushën e zbatimit të kësaj dege sigurimi, nuk ka asnjë kontradiktë me

Konventën, ligji shqiptar përcakton se do të mbulohen nga kjo degë sigurimi rastet e

paaftësisë për punë shkaktuar nga sëmundje e përgjithshme.

Një tjetër standard, është periudha e pritjes para se të jepen përfitimet në para, kështu

Konventa parashikon dhënien e përfitimeve jo më parë se 3 ditë pas ndërprerjes së të

ardhurave për shkak të sëmundjes. Sipas ligjit shqiptar të sigurimeve, periudha pritëse

është 14 ditë, një gjë e tillë parashikohet edhe në Kodin e Punës, pra, për 14 ditët e para

është punëdhënësi që trajton me të ardhura të punësuarin, më pas ai merr pagesa

periodike nga sigurimet shoqërore.

Tek konventa kërkohet që çdo legjislacion vendas të parashikojë një periudhë

kualifikuese të nevojshme për të mënjanuar abuzimet, gjithashtu kërkohen kufizime në

lidhje me periudhën e përfitimit, Konventa parashikon 26 javë për çdo rast sëmundje,

ndërsa ka një nen, neni 3, sipas të cilit kur një vend palë në konventë ka një ekonomi në

një nivel jo të mjaftueshëm, atëherë ky vend mund të bashkëngjisë një deklaratë, dhe kur

ajo hyn në fuqi kohëzgjatja e përfitimeve mund të jetë e kufizuar, nëse numri total i

ditëve të përfitimit për sëmundje, nuk është më shumë se 10 fish i numrit mesatar të

personave të mbrojtur në atë vit ose 13 javë për çdo rast sëmundje.

Ligji shqiptar për degën e sigurimit të papunësisë parashikon kushtin, që personi të ketë

qenë i siguruar për jo më pak se 12 muaj, të vërtetohet nga zyra kompetente e punës se

është i papunë, se pranon të kualifikohet ose të rikualifikohet dhe të mos marrë përfitime

të tjera nga sigurimet shoqërore, me përjashtim të pensionit të pjesshëm të invaliditetit. E

ardhura nga papunësia është një shumë bazë15, që siguron të paktën një nivel jetese

minimale, e indeksuar çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave, në lidhje me indeksin

e çmimeve të mallrave të zgjedhura. Niveli bazë vendoset nga Këshilli i Ministrave.

Përfituesi me fëmijë në ngarkim deri në moshën 18 vjeç16 merr një shtesë familjare për

çdo fëmijë në masën 5 përqind të ardhurave nga papunësia, por jo më tepër se 30 përqind.

15“Flat Rate” - termi në anglisht, në shqip - shumë bazë, përfitim fiks 16Kur vazhdojnë studimet në shkollë të lartë, shtesa jepet deri në moshën 25 vjeç

12

Page 13: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Kur një nga prindërit është në marrëdhënie pune ose merr pension të plotë, shtesa

reduktohet në masën 50 përqind. Periudha e përfitimit është deri në 12 muaj.

Lidhur me përkufizimin e fushës së zbatimit të papunësisë, në raport me konventën, ligji

shqiptar është në linjë të plotë, merret në mbrojtje rasti i personit që mbetet pa punë, jo

për faj të tij.

Lidhur me personat e mbrojtur, sipas ligjit tonë mbrohen vetëm të punësuarit. Lidhur me

pagesën e papunësisë, aktualisht pagesa e papunësisë është një masë fikse mujore, ndërsa

duhet të jetë një pagesë, e cila të kondicionohet nga kontributet. Sipas ligjit shqiptar,

personi që plotëson kushtet kualifikuese merr pagesën që nga dita e parë e papunësisë,

dhe pagesa zgjat deri në 12 muaj, tek konventa periudha pritëse është prej 7 ditësh dhe

periudha e përfitimit është 13 javë brenda një periudhe 12 mujore.

Sipas ligjit shqiptar të sigurimeve për të përfituar të ardhura “cash”17 në rast barrëlindjeje,

duhet të jesh i siguruar minimumi 12 muaj. Ligji parashikon edhe kompensim të

ardhurash kur ndryshon vendi i punës. Periudha e pagesës së të ardhurës për barrëlindje

është 365 ditë kalendarike (minimumi 35 ditë para dhe 42 ditë pas lindjes së fëmijës). E

ardhura për barrëlindje për periudhën para dhe 150 ditë pas lindjes është 80 % e

mesatares ditore të bazës së vlerësueshme të vitit të fundit kalendarik dhe 50 % për

periudhën tjetër në vazhdim. Për gratë punëdhënëse dhe të vetëpunësuara, e ardhura

është e barabartë me nivelin bazë të pensionit të pleqërisë. Shpërblimi për çdo lindje

fëmije është 50 % e pagës minimale mujore në shkallë vendi18.

Fusha e zbatimit sipas konventës është kujdesi mjekësor për periudhën e shtatzënisë,

lindjes dhe paslindjes, kujdes nga mjekë e mami të kualifikuar, shtrim në spital kur është

e nevojshme, pra shërbim shëndetësor19. Përfitimet në para janë periodike, jepen kur

plotësohen kushtet kualifikuese të nevojshme për të eliminuar abuzimet, dhe periudha e

17 Të ardhura “cash” – të ardhura në para 18Niveli i pagës minimale në shkallë vendi deklarohet me VKM, detyrim i caktuar në Kodin e Punës 19Shërbimi shëndetësor për gratë shtatzëna dhe kujdesi shëndetësor për fëmijën, janë pjesë e shërbimit shëndetësor të përgjithshëm, që ofrohet në Shqipëri për çdo shtetas

13

Page 14: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

përfitimit sipas konventës mund të kufizohet në 12 javë, me kusht që një periudhë më e

gjatë mungese në punë të jetë e caktuar nga ligjet vendase.

Personat e siguruar që vuajnë nga aksident në punë apo sëmundje profesionale, përfitojnë

nga kjo degë sigurimi, pavarësisht nga vjetërsia në punë. Përfitimet janë kujdes mjekësor

shtesë dhe riaftësim, të ardhura në rast paaftësie, kompensim për dëme të arsyeshme dhe

të ardhura në rast vdekjeje.

Nëse nga aksidenti në punë apo sëmundja profesionale shkaktohet invaliditet i

përhershëm, atëherë personi merr 100 % të pagës mesatare ditore të 3 vjetëve të fundit,

për një periudhë deri në 12 muaj. Për invaliditet të pjesshëm të përhershëm, kur humbja e

aftësisë për punë është minimumi 67 %, pagesa është 80 përqind e pagës mesatare të 3

vjetëve të fundit të punës. E ardhura për paaftësi të përhershme në masë të vogël, që ka

shkaktuar të paktën humbjen e 33 përqind të aftësisë për punë, është e barabartë me një

pjesë të 80 përqindëshit të pagës mesatare të 3 vjetëve të fundit, në varësi nga shkalla e

humbjes së aftësisë për punë, por jo më pak se 50 përqind. E ardhura për paaftësi të

përhershme në masë të vogël në më pak se 33 përqind, por më shumë se 10 përqind,

është një shumë të hollash që jepet menjëherë.

Personi që paguan shpenzimet e vdekjes së një personi të siguruar, që vdes si pasojë e një

aksidenti në punë apo sëmundjeje profesionale, i ripaguhen ato plotësisht. Personat në

ngarkim të të ndjerit, që humbet jetën nga aksidenti në punë apo sëmundja profesionale, e

që kanë qenë në një familje me të, marrin pension familjar.

Konventa në pjesën e kujdesit mjekësor për një të aksidentuar në punë apo me sëmundje

profesionale, parashikon një trajtim të veçantë si: mjek të përgjithshëm e specialist, duke

përfshirë edhe vizitën në shtëpi, kujdesin e infermierëve në shtëpi ose institucione të tjera

mjekësore, mbajtja në spital, shtëpi pushimi, sanatorium etj, shërbim dentar, farmaceutik,

vizita tek okulisti, të gjitha këto synojnë ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit dhe

aftësisë për punë.

Institucionet që administrojnë këtë kujdesie duhet të bashkëpunojnë me shërbimin e

14

Page 15: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

përgjithshëm rehabilitues për përmirësimin e personave të paaftë për punë. Të gjitha këto

duhet të sigurohen pa pagesë nga personi.

Përfitimet shëndetësore për trajtimin e të aksidentuarit në punë synojnë rehabilitimin e

aftësisë së tij për punë.

Sipas ligjit shqiptar, kushtet për pension të plotë pleqërie janë mosha 65 vjeç për burrat

dhe 60 vjeç për gratë dhe plotësimi i periudhës prej 35 vitesh punë/sigurim. Pensioni i

pjesshëm i pleqërisë jepet kur personi ka vjetërsi më pak se 35 vjet dhe më shumë se 15

vjet dhe ka arritur moshën 65 vjeç burri e 60 vjeç gruaja. Ligji shqiptar njeh edhe

pensionet e pleqërisë të reduktuara, për ata që kanë plotësuar 35 vite, dhe kanë arritur

gratë - moshën 57 vjeç e burrat – moshën 62 vjeç, por me kusht që të jenë tërhequr nga

aktiviteti ekonomik.

Konventa përcakton si moshë për pension pleqërie moshën 65 vjeç, gjithashtu parashikon

se pensioni mund të ndërpritet nëse personi kryen aktivitet fitimprurës ose mund të

caktohet një shumë, me qëllim që pensioni plus të ardhurat të mos e kalojnë atë. Lidhur

me pensionin e pjesshëm të pleqërisë, përfitimi jepet pas 15 vjetësh kontribuim ose

punësim.

Pension invaliditeti i jepet një personi që bëhet i paaftë (sipas vendimit të komisionit të

mjekëve ekspertë), gjatë kohës që është i siguruar dhe kur ka plotësuar periudhën

minimale të sigurimit dhe shkak për dhënien e pensionit është çdo arsye tjetër përveç

aksidentit në punë ose sëmundjes profesionale. Ai e merr këtë pension kur bëhet i paaftë

për çdo veprimtari ekonomike, kur ka gjymtime të forta dhe dëmtime fizike (duke

përfshirë verbimin). Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa

gjysma e diferencës së moshës të personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe

moshës 20 vjeç.

Pensioni i pjesshëm i invaliditetit jepet kur personi ka plotësuar periudhën minimale të

sigurimit, siç u përshkrua më sipër, por dallimi nga pensioni i plotë i invaliditetit qëndron

në atë se, personi është i paaftë të kryejë punën e fundit, por mund të kryejë një punë

15

Page 16: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

tjetër ose të punojë në kushte të veçanta pune. Ky pension është sa 50 përqind e pensionit

të plotë të invaliditetit dhe llogaritet në të njëjtën mënyrë si pensioni i plotë i invaliditetit.

Kur përfituesi i një pensioni invaliditeti bëhet fizikisht ose psikikisht i paaftë dhe ka

nevojë për një kujdesie të vazhdueshme të një personi tjetër (sipas vendimit të komisionit

të mjekëve ekspertë), atij i jepet një pagesë shtesë prej 15 përqind të bazës së

vlerësueshme. Nëse invalidi ka fëmijë në ngarkim deri në moshën 18 vjeç20, merr një të

ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5 përqind të pensionit bazë, por jo më

shumë se 30 përqind.

Personi që përfiton pension invaliditeti, kur plotëson moshën, ka të drejtë të kërkojë

pension pleqërie, nëse ky pension është më i favorshëm për të, gjithashtu e drejta për t`u

rikthyer në pension invaliditeti njihet dhe maksimumi i zgjedhjeve midis pensionit të

pleqërisë dhe pensionit të invaliditetit është deri ne tre herë21.

Lidhur me pensionin e invaliditetit, tek konventa parashikohet dhënia e këtij pensioni, kur

personi i mbrojtur ka përmbushur një periudhë kualifikimi prej 15 vitesh. Ndërsa, për një

pension të pjesshëm invaliditeti caktohet një periudhë minimale prej 5 vitesh kontribuim.

Sipas ligjit shqiptar të sigurimeve, personat që janë në ngarkim të siguruarit që vdes,

brenda vitit kalendarik pas mbarimit të sigurimit, dhe që kishte kushtet për pension

invaliditeti ose pension pleqërie ose merrte pension, kanë të drejtë të marrin pension

familjar. Përfitues janë e veja, kur është mbajtëse e një fëmije që ishte në ngarkim të

vdekurit, deri në moshën 8 vjeç ose ajo është e paaftë për punë ose ka mbushur moshën

50 vjeç. Burri i ve, kur provohet se ai është mbajtës i një fëmije që ishte në ngarkim të

vdekurit, deri në 8 vjeç ose është i paaftë për punë ose ka mbushur moshën 60 vjeç.

Jetimi, kur provohet se ishte në ngarkim të atij që vdiq, dhe ka një moshë nën 18 vjeç,

20Kur vazhdojnë studimet në shkollë të lartë, shtesa jepet deri në moshën 25 vjeç 21Neni 62, pika 1, i ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, “Personat që kanë të drejtë për më shumë se 1 lloj pensioni, mund të zgjedhin vetëm një prej tyre, kjo e drejtë mund të ushtrohet jo më shumë se tri herë”

16

Page 17: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

ose deri në 25 vjeç, nëse studion ose është i paaftë për punë, para se të arrijë moshat e

mësipërme. Prindërit, kur kanë arritur moshën 65 vjeç ose janë të paaftë për punë,

prindërit e prindërve, njerku e njerka, kur nuk kanë persona që detyrohen t`i mbajnë, nëse

provohet se ata jetonin në të njëjtën familje me atë që vdiq jo më pak se një vit para

momentit të vdekjes dhe kanë arritur moshën 65 vjeç, ose janë të paaftë për punë. Nipërit

e mbesat, kur janë në ngarkim të atij që vdiq dhe bënin pjesë në të njëjtën familje me të.

Në një rast të tillë ata trajtohen si jetimë. E veja dhe personi i ve humbasin të drejtën për

pension familjar kur martohen. Pensioni familjar është pjesë e pensionit që kishte ose i

takonte të ndjerit, dhe jepet në masën 50 përqind për personin e ve dhe 25 përqind për

çdo jetim ose persona të tjerë që përfitojnë. Masa e pensionit është 50 përqind për jetimin

kur ai është ose mbetet vetëm pjesëtar në pension. Kur pjesëtarë në pension janë më

shumë se një jetim, masa e pensionit familjar për secilin prej tyre është 25 për qind.

Shuma e një pensioni familjar nuk e kalon masën e pensionit që merrte ose do të merrte

personi që vdes. Jetimi ka të drejtën e një pensioni familjar edhe nëqoftëse prindi që jeton

është i punësuar, është ekonomikisht aktiv ose merr një pension si të drejtë të tij. Në këtë

rast masa e pensionit për çdo jetim ose person tjetër që përfiton është 25 përqind e

pensionit që i takonte të ndjerit, por jo më tepër se 50 përqind e tij. Jetimi që humbet të

dy prindërit, merr një pension jetimi për secilin prej tyre.

Pagesa për vdekje i jepet një personi të siguruar ose një pensionisti në rast vdekjeje të një

anëtari të familjes që e ka në ngarkim, ose personit që u kujdes për të ndjerin dhe pagoi

shpenzimet e varrimit. Pagesa për vdekje është e barabartë me një muaj pension bazë

pleqërie.

Për pensionet familjare, konventa përcakton si persona të mundshëm përfitues, i/e veja,

jetimin. Në rastin i/e vesë e drejta për përfitim kushtëzohet nëse prezumohet se është i/e

paaftë për vetë mbështetje.

Periudha minimale kualifikuese për pension familjar, tek konventa kondicionohet nga

periudhat minimale që duhen për pension pleqërie dhe për pension invaliditeti.

17

Page 18: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Konventa nr. 183 e Rekomandimi nr.191, të ILO-s, viti 2000, "Për mbrojtjen e

amësisë".22

Standardet që vendos Konventa nr. 183, mbi mbrojtjen e amësisë gjejnë pasqyrim në

ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë",

posaçërisht në nenin 2, të tij, ku parashikohen sigurime të detyrueshme për të punësuarat,

punëdhënëset dhe të vetëpunësuarat, në rast barre dhe lindjeje të fëmijës. Gjithashtu,

gjen pasqyrim në Kodin e Punës, kapitulli X "Mbrojtja e veçantë për të miturit dhe

gratë", nenet 104, 108.

Sipas Konventës periudha e përfitimit të ardhurave në rast barëlindjeje23 është direkt e

zbatueshme dhe gjen shprehje në një nen të veçantë të legjislacionit shqiptar24, kështu,

periudha e përfitimit për gruan është 365 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum

prej 35 ditësh para dhe 42 ditësh pas lindjes së fëmijës.

Standardi i parashikuar në Konventë25, sipas të cilës nëse një grua është e sëmurë, ajo ka

të drejtë, kundrejt vërtetimit mjekësor, të trajtohet me pagesë për paaftësi në punë të

shkaktuar nga sëmundje, është i zbatueshëm, kështu ky standard parashikohet nga neni

21 i ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993.

Lidhur me nivelin e përfitimit, neni 6, pikat 1, 2, 3, 4, të Konventës, gjejnë zbatim direkt

në legjislacionin shqiptar. Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993, në nenin 27 përcakton se e

ardhura për barrëlindje për gruan e siguruar është 80 përqind e mesatares ditore të bazës

së vlerësueshme të vitit të fundit kalendarik, për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë

kalendarike pas lindjes, 50 përqind e mesatares ditore të bazës së vlerësueshme, të vitit të

fundit kalendarik, për periudhën tjetër në vazhdim. E ardhura për barrëlindje për gratë e

vetëpunësuara apo punëdhënëse është e barabartë me nivelin bazë të pensionit të

pleqërisë.

22Ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në datë 24.07.2004 23Neni 4 i konventës nr. 183/2000, të ILOs "Për mbrojtjen e amësisë" 24Neni 27 i ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar 25Neni 5 i konventës nr. 183/2000, të ILOs "Për mbrojtjen e amësisë"

18

Page 19: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Kujdesi për nënën dhe fëmijën26, është një tjetër kërkesë e konventës dhe për të cilën ka

një legjislacion për shëndetin publik, që bën fjalë për kujdesin mjekësor parësor, para dhe

pas lindjes për nënën dhe fëmijën si dhe kujdesin spitalor. Në raport me pikën 8 të nenit 6

të konventës, sipas akteve nënligjore shqiptare, pagesa “cash” e të ardhurave për gruan

gjatë barrës dhe pas lindjes së fëmijës, bëhet në të njëjtën qendër paguese, ku gruaja e

punësuar tërhiqte pagën, por fondet që përballojnë pagesën e këtyre të ardhurave janë

fonde të sigurimeve shoqërore, sigurisht kundrejt plotësimit të kritereve për përfitim të

barrëlindjes, si pagesa e kontributeve për minimumi 12 muaj, etj dhe paraqitjes së

dokumentacionit të përcaktuar për këtë qëllim.

Konventa në nenin 7, e konsideron të zhvilluar pamjaftueshmërish, një sistem sigurimesh

nëse të ardhurat për barrëlindje janë më të ulta, se të ardhurat për sëmundje. Nga

krahasimi i të ardhurave për barrëlindje dhe sëmundje që jepen sipas legjislacionit

shqiptar rezulton se për 6 muajt e parë të lejes së barrëlindjes, të ardhurat janë 80 %,

ndërsa për sëmundjen janë 70 %27 , pra të ardhurat për barrëlindje janë më të larta se për

sëmundje. Periudha e përfitimit në rast barrëlindje është 1 vit, ndërsa periudha e

përfitimit në rast sëmundje fillon në ditën e 15 të saj dhe zgjat jo më shumë se 6 muaj.

Kështu, për efekt krahasimi duhet të merret e njëjta kohëzgjatje, pra 6 muajt dhe në këtë

mënyrë, nga krahasimi i shumës së të ardhurave rezulton që të ardhurat për barrëlindje

janë më të larta se për sëmundje.

Për Rekomandimin nr. 191/2000, "Leja e barrëlindjes", sipas pikës 1 (1) e cila

parashikon që leja të zgjatet së paku 18 javë, kjo kërkesë është e zbatueshme direkt, sepse

ligji shqiptar parashikon 52 javë leje barrëlindje. Është direkt e zbatueshme28 edhe

kërkesa, në rastin kur në barrë janë më shumë se një fëmijë, sepse në legjislacionin

shqiptar parashikohet që për gruan që ka më shumë se një fëmijë në barrë kohëzgjatja e

lejes është 390 ditë, nga 365 ditë që është normalisht.

26Neni 6, pika 7 e konventës nr. 183/2000, e ILOs "Për mbrojtjen e amësisë" 27Neni 22 i ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar 28Rekomandimi nr. 191/2000 e ILOs “Leja e barrëlindjes”, pika 1 (2)

19

Page 20: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Financimi i të ardhurave29, është direkt i zbatueshëm, sepse sipas ligjit shqiptar, kontribut

për barrëlindje paguajnë pa dallim burra dhe gra. Përfitimin e merr vetëm gruaja, ligji

shqiptar ende nuk e njeh të drejtën e babait për të marrë pagesën e kujdesit për fëmijën,

kjo e drejtë i njihet vetëm nënës.

Në aspektin e sigurimeve shoqërore, periudha e barrëlindjes konsiderohet periudhë

sigurimi, për efekt pensionesh nga sigurimet shoqërore, kjo vjen në linjë me kërkesën e

pikës 6, të rekomandimit.

Rekomandimi nr. 191/2000, kërkon rregulla për kompensim page. Duke e krahasuar këtë

kërkesë të rekomandimit me ligjin e sigurimeve shoqërore, nr. 7703, datë 11.05.1993,

gjendet në nenin 28 të tij, i parashikuar rasti, kur gruaja sipas vendimit të komisionit

mjekësor kompetent duhet të ndryshojë vendin e punës për arsye shtatëzanie. Në këtë rast

ajo përfiton kompensim për pakësimin e të ardhurave, që pëson nga ndryshimi i vendit të

punës. Ky kompensim jepet në rast se është derdhur kontribut për një kohë jo më pak se

12 muaj. Shuma e të ardhurave që përfitohet për kompensim, është e barabartë me

diferencën ndërmjet pagës së vendit të mëparshëm të punës dhe pagës së vendit të

ndryshuar të punës. Kompensimi nuk mund të jetë më shumë se 50 përqind e mesatares

ditore të bazës së vlerësueshme të vitit të fundit kalendarik.

Sa i takon kapitullit "Llojet e lejeve të ngjashme", pikat 10 (1, 2, 3, 4) të rekomandimit

nr. 191/2000, ato në legjislacionin shqiptar, nuk janë të parashikuara.

Në rast birësimi të fëmijës, pika 10 (5) e rekomandimit në fjalë, kjo kërkesë është e

zbatueshme direkt. Kështu, ligji nr. 7703, datë 11.05.1993, në nenin 27, parashikon se

nëna që birëson fëmijën e moshës deri në 1 vjeç dhe që ka qenë e siguruar jo më pak se

12 muaj, ka të drejtë për leje pas lindjes, e cila fillon ditën e birësimit, por jo më parë se

pas ditës së 42-të, të lindjes së fëmijës, dhe vazhdon jo më shumë se 330 ditë nga dita e

lindjes së fëmijës. Minimumi i lejes për birësuesen është 28 ditë. Kur një fëmijë është

29Rekomandimi nr. 191/2000 e ILOs “Leja e barrëlindjes”, pika 5

20

Page 21: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

birësuar gjatë lejes së lindjes, nëna që ka lindur, do të ketë një periudhë përfitimi deri në

ditën e birësimit, por jo më pak se 42 ditë pas lindjes.

Për standardin e pikës 1 (3) të Rekomandimit, ka shumë raste kur gratë rikthehen në punë

pasi kanë mbaruar periudhën e detyruar të paslindjes, sipas kodit shqiptar të punës është e

ndaluar puna e grave shtatzëna ose pas lindjes. Në një nga amendamentet, që i janë bërë

kodit të punës, ka qenë edhe njohja e të drejtës së gruas për të zgjedhur nëse do të

punojnë apo do të marrë pagesë nga sigurimet shoqërore, për periudhën e kujdesit për

fëmijën pas 42 ditëve të lindjes. Kjo është një risi, sepse në shumë raste punëdhënësit nuk

i pranonin në punë, me arsyetimin se po trajtoheshin nga sigurimet shoqërore, ndërkohë

që është gruaja që zgjedh, pra është e një e drejtë dhe jo detyrim pagesa nga sigurimet

shoqërore, pas 42 ditësh të lindjes së fëmijës.

Lidhur me sigurimet shoqërore të emigrantëve30, në 1925, Organizata Botërore e Punës

aprovoi instrumentin e parë koordinues, Konventa nr. 9 mbi Barazinë e Trajtimit

(Kompensimi në rast aksidenti), e cila siguron trajtim të njëjtë për shtetasit e palëve

kontraktuese në lidhje me aksidentet industriale. Në këtë Konventë u adoptua edhe

Konventa nr. 48 e vitit 1935 mbi Ruajtjen e të Drejtës së Pensionit për Emigrantët, e cila

siguron eksportimin (transferimin) e pensioneve, bashkimin e periudhave, pagesat

proporcionale etj.31

Që nga koha e miratimit të instrumenteve të vitit 1949, për të drejtat e punëtorëve

emigrantë, instrumente të cilat synonin lehtësimin e lëvizjes së fuqisë së tepërt punëtore,

kishte ardhur koha të vendosej kontroll ndaj flukseve migratore, duke u përqendruar, në

eliminimin e migrimit të paligjshëm.

Kështu, Konventa mbi punëtorët emigrantë, dispozita shtesë, nr. 143, e vitit 1975, u

aprovua pikërisht në kontekstin e kërkesave për çrrënjosjen e aktiviteteve të

organizatorëve të lëvizjeve klandestine të emigrantëve.

30Ligji nr. 9703, datë 02.04.2007 “Për aderimin e Republikës së Shqipërsië në Konventën Ndërkombëtare “Për mbrotjen e të drejtave te te gjithë punëtorëve migrant dhe anëtarëve të familjeve të tyre” 31International Labour Review, 2003, vol 142, no. 4

21

Page 22: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Konventa nr. 143 përbëhet nga tre pjesë. Pjesa e parë është orvatja e parë nga ana e

komunitetit ndërkombëtar për trajtimin e problemeve, që lindin nga migrimi klandestin

dhe punësimi i paligjshëm i emigrantëve, çështje, që u bënë, veçanërisht të mprehta në

fillim të viteve 1970-të. Dispozitat e pjesës së dytë zgjerojnë, së tepërmi fushështrirjen e

barazisë, mes punëtorëve emigrantë (të rregullt) dhe punëtorëve vendas, veçanërisht duke

e shtrirë atë në barazinë e mundësive. Ndërsa, dispozitat e instrumenteve të vitit 1949

synojnë të ndalojnë pabarazitë e trajtimit, përfshirë ato, që lindin nga veprimtaria e

autoriteteve publike, pjesa e dytë e Konventës nr. 143 synon të promovojë barazinë e

mundësive dhe të trajtimit, si dhe eliminimin e diskriminimit në praktikë. Në

Konferencën e ILO-s, ku u bë miratimi i kësaj Konvente32, u vendos që eliminimi i

dispozitave dhe masave diskriminuese, nga legjislacioni dhe praktika kombëtare, në

vetvete nuk mjafton, meqë emigrantët vuajnë më shumë se sa të tjerët paragjykimet dhe

qëndrimet diskriminuese në punësim. Kjo është edhe arsyeja që, instrumentet e vitit 1975

shkojnë edhe më tej dhe mbështeten në dispozitat e Konventës mbi Diskriminimin (në

Punësim dhe Profesion), nr. 111/1958. Megjithatë, ato ndryshojnë në dy pika: së pari,

politika kombëtare nuk duhet, vetëm të promovojë, por të garantojë barazinë e shanseve

dhe të trajtimit në punësim dhe përzgjedhje profesionesh për punëtorët emigrantë dhe

pjesëtarët e familjeve të tyre, që qëndrojnë ligjërisht në territorin e vendit të punësimit.

Së dyti, kjo barazi shansesh dhe trajtimi, po kështu zbatohet për mbrojtjen shoqërore,

sindikatat, të drejtat kulturore dhe liritë individuale dhe kolektive (neni 10). Në pjesën e

tretë bëhet thirrje për miratimin e një sërë masash për të siguruar një mbrojtje minimale,

veçanërisht në rastet e ndërprerjes së punësimit, dëbimit dhe largimit nga vendi i punës.

Qëllimi i instrumenteve të ILO-s në fushën e migrimit, përvijohen, kryesisht nga mandati

i Organizatës për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të punëtorëve. Pikërisht, një nga të

drejtat themelore të lidhura me punësimin është edhe e drejta për sigurime sociale.

Sigurimi shoqëror për të huajt dhe shqiptarët jashtë vendit, sipas legjislacionit

shqiptar.

32Konventa hyri në fuqi më 9 dhjetor 1978

22

Page 23: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Dihet se ligjet e një shteti kanë fuqi brenda territorit të tij. Por, kjo nuk përjashton shtetin

nga detyrimi për t`u kujdesur për shtetasit e vet edhe kur ata jetojnë e banojnë jashtë tij.

Shprehje e qartë e këtij detyrimi kushtetues është ligji për emigracionin, e në vijim të

kësaj ideje vjen edhe legjislacioni në fuqi i sigurimeve shoqërore që u jep mbrojtje edhe

shtetasve shqiptarë që punojnë jashtë shtetit. (Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për

Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, neni i 7). Emigrantët shqiptarë që kanë

punuar ose janë duke punuar jashtë Shqipërisë mund të sigurohen vullnetarisht në skemën

shqiptare të sigurimeve shoqërore. Kur kthehen nga emigracioni në Shqipëri, ata kanë të

drejtë të paguajnë vullnetarisht kontributet për periudhën e kaluar. Por, kur janë duke

punuar jashtë Shqipërisë, nëpërmjet një personi të autorizuar me prokurë ata mund të

paguajnë kontribute në vazhdimësi. Kontributet, në të dy rastet janë të vlefshme për

përfitime nga skema shqiptare e sigurimeve shoqërore. Shtetasit shqiptarë që punojnë

jashtë Shqipërisë, përfaqësojnë një numër të konsiderueshëm, ku peshën më të madhe e

zënë ata që punojnë në Greqi dhe Itali. Kontributet që shqiptarët paguajnë në shtetin ku

punojnë, do të konsiderohen të vlefshme për efekt përfitimesh në atë shtet ose në

Shqipëri, vetëm nëqoftëse midis dy shteteve ka marrëveshje bilaterale ose shtetet janë

palë në konventat multilaterale të sigurimeve sociale.

Sipas Kushtetutës, Republika e Shqipërisë zbaton të drejtën ndërkombëtare të

detyrueshme për të, Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me

banim të përkohshëm ose të përhershëm, jashtë kufijve të vet. Të drejtat e liritë

themelore, si dhe detyrimet e parashikuara në Kushtetutë për shtetasit shqiptarë vlejnë

njëlloj edhe për të huajt e për personat pa shtetësi në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Prej këtej buron detyrimi për konkludimin e marrëveshjeve bi-multilaterale edhe në

fushën e sigurimeve shoqërore.

Kuadri ligjor shqiptar për të drejtat e emigrantëve.

Sipas nenit 8 të ligjit për emigracionin e shtetasve shqiptarë për qëllime punësimi, qeveria

shqiptare ndihmon dhe lehtëson integrimin e emigrantëve në vendet pritëse33, duke

33Strategjia Kombëtare e Migracionit, Këshilli i Ministrave, Tiranë, 2005

23

Page 24: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

zbatuar të drejtat dhe detyrimet që lindin nga konventat ndërkombëtare në të cilat

Republika e Shqipërisë është palë. Neni 12, parashikon se qeveria shqiptare kujdeset

gjithashtu për shtetasit dhe familjet e tyre që jetojnë dhe punojnë në vendet pritëse por

ende nuk e kanë marrë statusin e emigrantit. Neni 15 e angazhon qeverinë për të krijuar

rregullore të përshtatshme, lidhur me sigurimet shoqërore, duke thënë që “Sigurimet

shoqërore për emigrantët shqiptarë afatgjatë dhe afatshkurtër rregullohen sipas

legjislacionit shqiptar dhe atij të vendit pritës, për sigurimet shoqërore, me marrëveshjet

dypalëshe në këtë fushë dhe me konventat ndërkombëtare për sigurimet shoqërore në të

cilat Republika e Shqipërisë është shtet palë.”

Legjislacioni shqiptar në fushën e sigurimeve shoqërore mundëson trajtim të barabartë

midis shtetasve shqiptarë dhe të huajve.

Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, neni 16, pika 1 përcakton: “Të drejtat e liritë

themelore, si dhe detyrimet e parashikuara në Kushtetutë për shtetasit shqiptarë vlejnë

njëlloj edhe për të huajt edhe për personat pa shtetësi në territorin e Republikës së

Shqipërisë”.

Parimi i trajtimit të barabartë pasqyrohet edhe në ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 ”Për

sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, (i ndryshuar), ku në nenin 7

përcaktohet se sigurimet shoqërore u japin mbrojtje dhe shtetasve të huaj dhe personave

pa shtetësi, që punojnë në Shqipëri.

Me akt nënligjor34, përcaktohen disa rregulla dhe disa përjashtime, për sigurimin

shoqëror të shtetasve të huaj dhe konkretisht, shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi, të

punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar në subjekte të regjistruara për efekte fiskale në

Republikën e Shqipërisë, mbrohen dhe sigurohen, në mënyrë të detyrueshme. Nga

mbrojtja dhe sigurimi i detyrueshëm përjashtohen:

34VKM nr. 1114, datë 30.07.2008 “Për disa çështje në zbatim të ligjeve nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr. 9136, datë 11.09.2003 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të ndryshuar, ligjit nr. 7870, datë 13.10.1994 “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.”

24

Page 25: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

shtetasit e huaj që punojnë në subjekte të cilat në bazë të një marrëveshjeje nuk

kanë detyrimin për t’u regjistruar në organet tatimore shqiptare;

pjesëtarë të subjekteve të huaja, që nuk kanë detyrimin për t’u regjistruar në

organet tatimore shqiptare, të cilët vijnë në Shqipëri të punojnë në një punë apo

shërbim të caktuar, sipas një kontrate shërbimi, të lidhur me një subjekt të

regjistruar në organet tatimore shqiptare, i cili nuk është degë apo njësi e

subjektit kontraktues;

me rezidencë të përhershme, jashtë territorit të Shqipërisë, të cilët kanë

veprimtari të regjistruara në emrin e tyre në të dyja shtetet, do të jenë subjekt i

mbrojtjes dhe sigurimit të detyrueshëm në atë vend ku kanë rezidencën, vetëm

nëse shteti i tyre ka një marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore me shtetin

shqiptar;

që janë të përjashtuar nga pagimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore e

shëndetësore në Shqipëri, në bazë të një marrëveshjeje të lidhur me shtetin

shqiptar.

Konventa nr. 173, “Mbrojtja e kërkesave të punëtorëve nga falimentimi i punëdhënësit”,

e Organizatës Botërore të Punës, gjen pasqyrim në nenin 18, “Përparësia e kontributeve”,

i ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”,

ku sipas kësaj dispozite ligjore, pagesat e kontributeve gëzojnë përparësi në raport me

detyrimet fiskale dhe borxhet. Nëse punëdhënësi i falimentuar ka disa borxhe ndaj të

tretëve, pagesa e kontributeve për sigurimet shoqërore të punëtorëve, ka përparësi, pra,

detyrimi për të paguar kontributet e sigurimeve shoqërore është i pari, në radhën e

shlyerjes së borxheve.

25

Page 26: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

KREU II E DREJTA EVROPIANE E SIGURIMEVE SHOQËRORE II. 1 E drejta e sigurimeve shoqërore në kuadrin e instrumenteve të Këshillit të Evropës. Këshilli i Evropës u themelua në vitin 1949, pas Luftës së Dytë Botërore, për të

mbështetur dhe themeluar ndërtimin evropian mbi bazën e vlerave të respektimit të

qenies njerëzore dhe të demokracisë, mohimi ndaj të cilave e kishte hedhur Evropën në

barbari. Që prej vitit 1989, Këshilli i Evropës ndihmon në afrimin e vendeve të ndryshme

të Evropës. Synimi i tij është të krijojë një hapësirë demokratike e juridike të përbashkët,

organizuar rreth Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut35. Këshilli i Evropës

zhvillon një bashkëpunim të gjithanshëm për një numër të madh çështjesh si edukimi,

kohezioni shoqëror, mbrojtja e pakicave kombëtare, lufta kundër të gjitha formave të

intolerancës, lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, forcimi i demokracisë vendore

dhe ruajtja e vlerave të trashëgimisë kulturore.

Shqipëria është bërë anëtare e Këshillit të Evropës që në vitin 1995.

Instrumentet ligjore të Këshillit të Evropës, për të siguruar mbrojtjen e të drejtave

shoqërore dhe arritjen e kohezionit social, janë të shumtë dhe i përkasin si harmonizimit

ashtu edhe koordinimit të sistemeve të ndryshme të mbrojtjes sociale në vendet anëtare të

Këshillit të Evropës. Aderimi në instrumentet standard të Këshillit të Evropës në fushën

sociale, është shprehje e përsosjes së vazhdueshme të drejtave për mbrojtje shoqërore të

qytetarëve. Karta sociale evropiane është instrumenti i çelur për nënshkrim në Torino, në

vitin 1961 dhe ka hyrë në fuqi në vitin 1965. Karta mbron të drejtat shoqërore dhe

ekonomike, themelore dhe plotëson Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Karta

plotësohet nga tre protokolle, të viteve 1988, 1991 dhe 1995. Karta Sociale Evropiane e

rishikuar hyri në fuqi më 1 korrik 1999. Të drejtat e garantuara nga Karta janë të drejta

për kushtet e punësimit dhe për kohezionin social, si e drejta për mbrojtjen e shëndetit, e

35Konventë e miratuar më 1950, sipas të cilës shtetet anëtare të Këshillit të Evropës zotohen të respektojnë liritë dhe të drejtat e njeriut, të drejtat qytetare e politikë

26

Page 27: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

drejta për sigurimin shoqëror, e drejta për asistencë sociale e mjekësore, e drejta për të

përfituar shërbime shoqërore etj.36

Rritja e kohezionit Social në vendet e Evropës Juglindore, duke promovuar koordinimin

e skemave të mbrojtjes sociale në rajonin e Ballkanit Perëndimor është pjesë e integrimit

juridik, institucional dhe organizativ evropian. Konkluzionet e nxjerra nga këto programe

janë se, krahas nevojës për reformim të sektorit social, është e nevojshme të koordinohen

politikat sociale, të përmirësohen e të arrihen instrumente koordinues të mbrojtjes

shoqërore mes vendeve të rajonit. Krijimi i një kuadri të qartë ligjor e administrativ për

koordinimin e sistemeve të mbrojtjes shoqërore, në mbarë rajonin e Ballkanit

Perëndimor, do të ishte një përgatitje për integrim të ardhshëm në Bashkimin Evropian si

dhe bashkëpunim për t’u lehtësuar qytetarëve përfshirjen në të drejtat e mbrojtjes

shoqërore në rajon.37

Krahas nevojës për reformim të sektorit social, është e nevojshme të koordinohen

politikat sociale, të përmirësohen e të arrihen instrumente koordinues të mbrojtjes

shoqërore mes vendeve të rajonit.

Sa më sipër, janë në vijim edhe të Deklaratës së Selanikut miratuar gjatë Samitit të

Bashkimit Evropian dhe Vendeve të Ballkanit Perëndimor më 21 Qershor 2003, të

Deklaratës së Bukureshtit për Punësimin, miratuar në Konferencën Ministeriore të

Evropës Jug-lindore për Punësimin, më 30-31 Tetor 2003, si dhe Konkluzionet e Sofjes,

miratuar në Konferencën e Dytë Ministeriore të Evropës Jug-lindore për Punësimin, më

21 Tetor 2005, Marrëveshjen e Mbledhjes së Dubrovnikut lidhur me Popullatat në nevojë

dhe pa përkrahje të vendeve të Evropës Jug-lindore, nënshkruar më 2 Nëntor 2001, në

Forumin e parë Ministerior, Marrëveshjen e Shkupit, miratuar në Forumin e dytë të

Ministrave të Shëndetësisë, më 26 Nëntor 2005, si dhe Paktin e Stabilitetit nëpërmjet

nismës për kohezionin social.

36Karta Sociale Evropiane Manual, Botim i Këshillit të Evropës – Editions du Conseil de l`Europe dhe Fondacionit të të Drejtave të Njeriut – Fondation des Droits de l`Homme au Travail, ISBN 99927-834-0-0, Shtypshkronja Edlor, viti 2000, faqe 15 37Këtu referencë është faqa e internetit e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, lidhje e ofruar nga web-site i Këshillit të Evropës

27

Page 28: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Këshilli i Evropës në bashkëpunim me Bashkimin Evropian38 kanë ndërmarrë iniciativa

për mbështetjen e institucioneve të mbrojtjes sociale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në këto iniciativa është përfshirë dhe ka përfituar edhe Shqipëria.

Në fushën e mbrojtjes shoqërore, përpjekjet në vite kanë tentuar vendosjen ruajtjen dhe

rritjen e standardeve, përmes harmonizimit të legjislacionit në kuadër të instrumenteve

ligjore të Këshillit të Evropës, vendosjes së një sistemi të mbrojtjes sociale me standarde

për përfshirjen sociale dhe luftën ndaj diskriminimit, si edhe adaptimi i sistemit tё

sigurimeve shoqërore me kërkesat e reja ekonomike sociale, duke u bazuar nё Konventën

Evropiane për tё Drejtat e Njeriut, në Kartën Sociale Evropiane39 etj. Në fushën e të

drejtave sociale ndër instrumentet e Këshillit të Evropës vendin kryesor e zë Karta

Sociale Evropiane, Shqipëria ka ratifikuar Kartën Sociale Evropiane të Rishikuar .40

Në Kartën Sociale Evropiane e Rishikuar41, parashikohen të drejta në fushën e

sigurimeve shoqërore në nenet 12, 8, 24, 27. Krahasueshmëria me standardet e KSE®,

bëhet kryesisht me ligjin për sigurimin e detyrueshëm, (nr. 7703, datë 11.05.1993), por

edhe me aktet nënligjore, rregulloret për procedurat dhe dokumentacionin e kërkuar për

përfitimet afatgjata, përfitimet afatshkurtra, rregullorja për aksidentet në punë42, udhëzimi

për kriteret e caktimit të shkallës së invaliditetit43, rregullorja për caktimin, administrimin

dhe pagesën e pensioneve44, rregullore për paaftësinë e përkohshme në punë, e shkaktuar

nga sëmundje, barrëlindje.

38Këtu referencë është faqa e internetit e Këshillit të Evropës pjesa e Kohezionit Social –“Social Sohesion”, web site www.coe.int 39Karta u miratua më 1961, sipas të cilës shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, palë kontraktuese të Kartës, zotohen të respektojnë të drejtat shoqërore dhe ekonomike të njeriut 40Ligji nr. 8960, datë 24.10.2002 “Për ratifikimin e Kartës Sociale Evropiane, të ndryshuar” 41Karta Sociale Evropiane e Rishikuar - shkurt KSE ® 42Rregullore nr. 1, datë 24.09.1993 e Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore “Për caktimin e aksidenteve në punë dhe të lidhura me punën” dhe Rregullore nr. 7, datë 16.06.1994 e Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore “Për kujdes mjeksor shtesë dhe riaftësim, përfitim të vogël dhe zhdëmtime në masë të arësyeshme” 43Udhëzim nr. 1, datë 24.09.1993 i Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore “Për kriteret e caktimit të aftësisë për punë të invalidëve nga aksidentet në punë” 44Rregullore nr. 1, datë 21.10.2008 e Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore “Për caktimin, administrimin dhe pagesën e pensioneve”. Nga viti 1993 kanë dalë rregullore për pensionet të cilat janë shfuqizuar, aktualisht kjo është rregullorja në fuqi

28

Page 29: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Në nenin 8 të KSE ® pika 1, thuhet se çdo vend palë në këtë instrument duhet të sigurojë

për gratë në rast shtatëzanie dhe lindjeje, një pushim të paktën deri në 12 javë, ose me

leje me të drejtë page ose të drejtë pagese nga përfitimet e përshtatshme të sigurimeve

shoqërore ose nga fondet publike. Në ligjin shqiptar të sigurimeve nr. 7703, datë

11.05.1993, neni 27 “E ardhura për barrëlindje”, parashikon të drejtën për gruan e

siguruar së paku 12 muaj, që të fitojë pagesë në rast barrëlindje, për një periudhë prej 365

ditësh kalendarike. Dispozita shqiptare jo vetëm që vjen në linjë me Kartën, në këtë pikë,

por, siç shihet është edhe më i avancuar, sepse nga 12 javë që kërkon Karta, ajo

parashikon 1 vit leje të paguar nga sigurimet shoqërore, për gruan e siguruar, në rast

barrëlindje.

Neni 12 i KSE ®, parashikon se palët në kartë, angazhohen për krijimin dhe mbajtjen e

një sistemi sigurimesh shoqërore të paktën në një nivel të barabartë me atë të nevojshëm

për ratifikimin e Kodit Evropian të Mbrojtjes Shoqërore dhe për ngritjen e sistemit në një

nivel edhe më të lartë. Gjithashtu, ky nen parasheh detyrimin për përfundimin e

marrëveshjeve dy ose shumëpalëshe të përshtatshme, për të siguruar trajtim të barabartë

të shtetasve të tyre me shtetasit e tjerë palë të marrëveshjes, lidhur me të drejtat për

sigurim shoqëror, pavarësisht nga lëvizjet e tyre në shtetet palë dhe për të siguruar

ruajtjen e te drejtave mbi sigurimin shoqëror, përmes bashkimit të periudhave të sigurimit

ose punësimit sipas legjislacionit të secilës palë, në KSE ®.

Parë në aspektin e plotësimit të obligimeve të nenit 12 të Kartës Sociale Evropiane ®,

përgjithësisht legjislacioni i sigurimeve shoqërore të Shqipërisë, i miratuar në Maj të vitit

1993, i revizionuar edhe nga organizmat ndërkombëtare, si Banka Botërore, Këshilli i

Evropës, ISSA-s etj., plotëson kushtet e standardeve bashkëkohore evropiane.

“E drejta për sigurime shoqërore”, neni 12, pika 1 e KSE ®45 kërkon që çdo shtet palë në

Kartë, të ketë vendosur dhe të ruajë një sistem sigurimesh shoqërore. Në Shqipëri,

45Neni 12 i KSE ®, “E drejta për sigurim shoqëror”- është një nen ende i paratifikuar

29

Page 30: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

sigurimet shoqërore, janë të detyrueshme46, dhe mbrojnë me të ardhura të gjithë shtetasit

ekonomikisht aktivë, për pesë lloje sigurimesh (sëmundje, barrëlindje, papunësi,

aksidente në punë/sëmundje profesionale, pensione). Por, sistemi i sigurimeve shoqërore

në Shqipëri përbëhet edhe nga sigurimi vullnetar, sigurimi suplementar dhe pensionet e

posaçme shtetërore. Sigurimi vullnetar, i shtrin sigurimet edhe tek personat që për shkaqe

të arsyeshme nuk janë përkohësisht, në skemën e detyrueshme, p.sh. emigrantët,

studentët, etj, dhe që dëshirojnë ta vazhdojnë sigurimin, vullnetarisht. Sigurimi

suplementar jep përfitime shtesë për zyrtarët shtetërore, ushtarakët si dhe për personat që

sigurohen në institucionet private të sigurimeve shoqërore.

Në Shqipëri administrohen, konform parimeve bazë që përfshihen në instrumentet

standard ligjor të Këshillit të Evropës, këto degë të sigurimeve shoqërore:

- sigurimi për sëmundje;

- sigurimi për barrëlindje;

- sigurimi për pensione;

- sigurimi për aksidente në punë e sëmundje profesionale;

- sigurimi për papunësi.

Skema shqiptare e sigurimeve të detyrueshme shoqërore, siguron të paktën një standard

minimal jetese dhe parashikon indeksimin e përfitimeve në lidhje me indeksin e çmimeve

të disa mallrave të zgjedhura47, është një skemë jo fitimprurëse e garantuar në çdo rast

nga shteti48, ofron mbrojtjen e të drejtave në fushën e sigurimeve shoqërore, parashikuar

kjo në nenin 86 të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në

Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar”.

46Neni 6 i ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” 47Nenet 2, 32 të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” 48Neni 69 i ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”

30

Page 31: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Pika 2 e nenit 12, parashikon që çdo shtet të ruajë sistemin e sigurimeve shoqërore në një

nivel, së paku, të barabartë me atë që kërkohet për ratifikimin e Kodit Evropian të

Mbrojtjes Shoqërore.49

Sa i takon nenit 12 të Kartës Sociale të Rishikuar, të cilën Shqipëria e ka ratifikuar, në

dallim me Kartën Sociale Evropiane, krahasimi i nivelit të mbrojtjes shoqërore nuk bëhet

me Konventën e ILO-s nr. 102, por me Kodin Evropian të Mbrojtjes Shoqërore.

Një palë kontraktuese në Kartën Sociale Evropiane, konsiderohet në linjë me të nëqoftëse

niveli i përfitimeve arrin minimumin e kërkuar nga Konventa e ILO-s nr. 102/1952,

konventë të cilën Shqipëria e ka ratifikuar.

Qëllimi origjinal i atyre që përgatitën Kartën Sociale ishte të specifikonin nivelin e

kërkuar për zbatimin e këtij paragrafi. Niveli i kërkuar që ata përcaktuan ishte ai nivel që

kërkohej për ratifikimin e Kodit Evropian të Mbrojtjes Shoqërore, i cili u përgatit në të

njëjtën kohë me Kartën, por Kodi nuk u aprovua më 1961 në atë vit që u firmos Karta e

për këtë arsye u vendos referimi tek Konventa e ILO-s nr. 102/1952, e cila ishte në fuqi

në atë kohë dhe që ka një nivel më të ulët se niveli i Kodit. Meqenëse, kodi është i hapur

për nënshkrim, në Kartën e rishikuar është parashikuar ky amendament i cili vë, më në

fund, në vend qëllimin origjinal të hartuesve të Kartës. Si Kodi Evropian i Sigurimeve

Sociale dhe Konventa e ILO-s nr. 102, përmbajnë të njëjtat detyrime për shtetet palë

kontraktuese. Dallimi është që një shtet të ratifikojë Kodin duhet të marrë përsipër më

shumë detyrime se ato që duhen për të ratifikuar Konventën. Për të ratifikuar Konventën

e ILO-s nr. 102, duhet të pranohen 3 nga 9 pjesët e saj, ndërsa për të ratifikuar Kartën

duhet të pranohen së paku 6 nga po ato 9 pjesë të Konventës së ILO-s, që janë: kujdesi

mjekësor, përfitime për sëmundje, përfitime për papunësi, pensione pleqërie, përfitime

për aksidente në punë, përfitime familjare, përfitime për barrëlindje, pensione invaliditeti,

pensione familjare.50

49Shënim: Lidhur me pikën 2 të nenit 12 të KSE®, Republika e Shqipërisë, nuk e ka ratifikuar ende, Kodin Evropian të Mbrojtjes Shoqërore 50Shënim: Referimi i Kartës së Rishikuar tek Kodi Evropian si një nivel më i lartë se Konventa e ILO-s, konsiderohet si versioni evropian i Konventës Ndërkombëtare të Punës (Konventa 102/1952 e ILOs).

31

Page 32: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Standardi i tretë evropian i vendosur nga neni 12, për të drejtën e sigurimeve shoqërore,

është që shtetet palë në KSE ®, të rrisin në mënyrë progresive, sistemin e mbrojtjes

shoqërore, në një nivel gjithnjë edhe më të lartë. Në Shqipëri ndryshimet e përmirësimet

që i janë bërë legjislacionit të sigurimeve shoqërore51 kanë synuar midis të tjerash që të

zgjerohen llojet e përfitimeve, të merren në mbrojtje më shumë subjekte, me qëllim

afrimin, qasjen drejt standardeve evropiane bashkëkohore. Shembull tipik është ulja e

periudhës minimale të sigurimit për pension të pjesshëm nga 20 vjet në 15 vjet, kjo u bë

me ndryshimet ligjore të vitit 200552, ose parashikimi i një lloji të ri pensioni - pension i

reduktuar i pleqërisë, për ata që kishin plotësuar vjetërsinë prej 35 vitesh, por nuk kishin

arritur moshën për pension të plotë pleqërie 53.

Një tjetër standard i parashikuar nga neni 12 në fjalë, është që çdo shtet të bëjë hapa,

nëpërmjet konkludimit të marrëveshjeve bi-dhe multilaterale të përshtatshme, dhe të

detyruar nga këto marrëveshje të sigurojnë:

• trajtim të barabartë me shtetasit e vet, për shtetasit e shteteve të tjera palë

kontraktuese lidhur me të drejtat për sigurime sociale, duke përfshirë eksportimin

e përfitimeve pavarësisht nga legjislacioni i sigurimeve sociale dhe nga lëvizja e

personave të mbrojtur në territoret e palëve kontraktuese,

• dhënie, ruajtje dhe rifitim të të drejtave të sigurimeve shoqërore, me anën e

mbledhjes së periudhave të sigurimit ose punësimit, të konsideruara të tilla nga

legjislacionet e palëve kontraktuese.

Shqipëria ka marrëveshje bilaterale të vjetra, në fushën e sigurimeve shoqërore me

Bullgarinë datë 20.05.1952, me Rumaninë datë 03.05.1961 dhe marrëveshje të re me

Turqinë, e nënshkruar 1998 dhe e ratifikuar në 200354, duke realizuar kështu të drejtat e

51Kryesisht në vitin 2005, por edhe ndryshimet e vitit 1998, 2001 etj 52Ligji nr. 9377, datë 21.04.2005 53Ligji nr. 8889, datë 25.04.2002 54Ligji nr. 9066, datë 15.05.2003 “Për ratifikimin e marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, për mbrojtjen shoqërore”

32

Page 33: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

shtetasve shqiptarë dhe turq për sigurimet shoqërore. Kjo Marrëveshje ka hyrë në një

fazë të re, të zbatimit të saj me rritjen e numrit të punonjësve turq në Shqipëri, dhe

kryesisht p.sh. atyre që kanë punuar në firmat për ndërtimin e rrugëve etj.

Neni 13 i KSE ®, e drejta për asistencë sociale dhe mjeksore, ka të bëjë me të drejtën për

ndihmë sociale e mjekësore, pikërisht për ato raste kur individi nuk plotëson kriteret e

nenit 12, pasi nuk është i siguruar por si qenie humane duhet t`i ofrohet nga çdo shtet palë

në kartë mbështetje ekonomike dhe mjekësore. Nëse një person nuk ka kushte për të

përfituar nga sigurimet shoqërore (p.sh. pension pleqërie) dhe është i moshuar p.sh. 70

vjeç, kjo varet nga legjislacioni vendas, se sa e ka të caktuar moshën për asistencë

sociale, ose shembull tjetër, personi është i sëmurë dhe ka nevojë urgjente për ndihmë

mjekësore, etj.

Neni 23 i KSE ®, e drejta e të moshuarve për mbrojtje shoqërore. Mbrojtja shoqërore

është më e gjerë se sa sigurimet shoqërore. Nëse nga sigurimet shoqërore një i moshuar

merr pension (neni 12 i Kartës) ose nga asistenca sociale (neni 13) merr ndihmë

ekonomike, mbrojtja shoqërore (neni 23 në fjalë), presupozon më shumë të drejta nga

shërbimet sociale nga programet qeveritare, për t`u dhënë më shumë mundësi të

moshuarve për një jetë më të mirë shoqërore kulturore apo në rastin e të moshuarve të

vetmuar që jetojnë në azile.

Neni 24 i KSE ®, e drejta për mbrojtje në rast përfundimi të punësimit, legjislacioni

shqiptar i sigurimeve shoqërore ka dispozita për këtë të drejtë, kështu nëse një person

është i papunë (sipas vërtetimit të zyrës së punës) dhe ka kontribuar për 12 muaj, ai

përfiton pagesë papunësie. Kjo e drejtë si nga pikëpamja e kritereve për përfitim ashtu

edhe e kohëzgjatjes së përfitimit prej 1 viti, sipas legjislacionit shqiptar të sigurimeve

shoqërore vjen në linjë me Kartën.

Neni 27, “E drejta e punonjësve me detyrime familjare për mundësi të njëjtë dhe trajtim

të njëjtë”, germa “b”, parashikon se duhet të merren në konsideratë nevojat e tyre

(punonjës me përgjegjësi familjare), lidhur me kushtet e punësimit dhe të sigurimeve

33

Page 34: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

shoqërore. Në raport me këtë dispozitë të KSE ®, në ligjin shqiptar ka disa parashikime

të tilla, mbrojtje të veçantë që u ofrohet kategorisë së këtyre punonjësve. Kështu, tek ligji

nr. 7703, datë 11.05.1993, neni 25, përcakton detyrimin e punëdhënësit për t`i dhënë leje

të paguar punonjësit deri në 14 ditë për kohën që kujdeset për fëmijën në ngarkim kur

është sëmurë. Ndërsa neni 37, njeh të drejtën për shtesë pensioni për invalidin e

aksidentuar në punë që ka fëmijë në ngarkim deri në moshën 18 vjeç ose deri në moshën

25 vjeç, kur vazhdon shkollën e lartë. Në nenin 40 përcaktohet e drejta e pasjetuesit që të

fitojë pensionin familjar pavarësisht nga mosha, kur provohet se është mbajtës i një

fëmije deri në moshën 8 vjeç. Neni 54, parashikon shtesë të ardhurash, kur përfituesi i

pagesës së papunësisë ka fëmijë në ngarkim deri në moshën 18 vjeç ose deri në moshën

25 vjeç kur vazhdon shkollën e lartë. Neni 93 njeh një lloj pensioni të plotë pleqërie, me

kushte të veçanta, preferenciale sa i takon kushtit moshë dhe vjetërsi vetëm për nënat që

kanë lindur 6 ose më shumë fëmijë (mosha 50 vjeç, vjetërsia 30, ndërsa gratë e tjera dalin

në pension në moshën 60 vjeç dhe kur kanë plotësuar 35 vite punë/sigurim).

Neni 20 i Kartës Sociale Evropiane, bën fjalë për shanset dhe të drejtat e barabarta në

trajtimet gjinore në raport me punësimin dhe për rrjedhojë edhe në raport me sigurimet

dhe mbrojtjen shoqërore.

Në bazë të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e

Shqipërisë”, dhe ndryshimeve të bëra në këtë ligj, është ruajtur parimi i trajtimit të

barabartë dhe mosdiskriminimit të njerëzve nga ndryshimet që rrjedhin nga gjinia. Në

këtë ligj përcaktohen të njëjtat të drejta dhe detyrime për të dy gjinitë në raport me

sigurimet shoqërore. Kështu në nenin 2, përcaktohet se mbrohen me “Sigurim shoqëror të

detyrueshëm të punësuarit, punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit. Në nenin 6, theksohet se

sigurimet shoqërore mbrojnë në mënyre të detyrueshme gjithë shtetasit ekonomikisht

aktivë në Shqipëri, në rastin e pakësimit të ardhurave si pasojë e barrëlindjes, pleqërisë,

invaliditetit dhe humbjes së mbajtësit të familjes. Në nenet 26, 27, 28, 29 të ligjit nr.

7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” përcaktohen

përfitimet që i jepen gruas në rastin e barrëlindjes, kompensimin për shtatëzani dhe

shpërblim për lindje fëmije. Por, përveç shpërblimit për lindje të fëmijës qe i jepet ose

34

Page 35: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

nënës ose babait të fëmijës, pagesa për kujdesin ndaj fëmijës deri në një vit i jepet vetëm

nënës. Në ligjin e sigurimeve shoqërore ka diskriminim pozitiv të gruas, në fushën e

pensioneve të pleqërisë dhe pensioneve familjare, sa i takon kushtit moshë që duhet

plotësuar për t`i përfituar këto pensione. Gruaja del në pension të plotë pleqërie në

moshën 60 vjeç kurse burri në moshën 65 vjeç, pra 5 vjet më parë se burri, kushti vjetërsi

është unik 35 vite për të dy gjinitë.55 Pensioni familjar i jepet të vesë kur ka mbushur

moshën 50 vjeç, ndërsa burri i ve e merr pensionin familjar ku ka mbushur moshën 60

vjeç.56

Në vazhdim, si diskriminim pozitiv mund të shihet edhe neni 91, pika 4, ku përcaktohet

se periudha e kryerjes së studimeve në shkollën e lartë, me shkëputje nga puna për gruan,

duke filluar nga data 1 shtator 2000 e në vazhdim, pavarësisht nga vendi se ku janë kryer

studimet dhe për jo më shumë se 6 vjet, njihet periudhë sigurimi, për efekt pensioni

pleqërie. Në këtë rast kontributet i paguan buxheti i shtetit, në kohën kur, merret vendimi

për caktimin e pensionit të gruas që ka aplikuar për pension. Një hap përpara në

mbulimin e të gjithë të punësuarve me sigurim shoqëror duke pasur parasysh dhe

parametrin gjinor, përbën vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 1477, datë 12.11.2008 57,

sipas të cilit sigurohen edhe punonjësit e shtëpisë, me kohë të plotë dhe të pjesshme,

kujdestarët e fëmijëve, ndërkohë që këto grupe punonjësish janë pothuajse të gjitha

femra, e kështu realizohet një mbrojtje më e gjerë nga sigurimi shoqëror në përputhje me

nenin 20 të Kartës Sociale, mbi shanset e barabarta dhe mungesën e diskriminimit në

punë për shkak të gjinisë dhe të moshës.

55Neni 31 i ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” 56Neni 40 i ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” 57Për disa shtesa e ndryshime në VKM nr. 1114, datë 30.07.2008 “Për disa çështje në zbatim të ligjeve nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr. 9136, datë 11.09.2003 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të ndryshuar, ligjit nr. 7870, datë 13.10.1994 “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.”

35

Page 36: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

II. 2 E drejta e sigurimeve shoqërore në këndvështrimin e legjislacionit primar dhe sekondar të BE-së. Politikat e Bashkimit Evropian, synojnë mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve në

përgjithësi. Pikë së pari t’u sigurojnë shtetasve të vendeve të treta me qëndrim të ligjshëm

në vendet e Bashkimit Evropian, të drejta të barabarta me ato të shtetasve të BE-së siç

është pranuar nga përfundimet e takimit të Tamperës në tetor 1999. Synimi i dytë i

politikës është të mbrojë të drejtat e shtetasve të vendeve të treta, nëpërmjet parimit të

trajtimit të barabartë. Janë miratuar edhe dy instrumente ligjorë, direktiva e 29 Qershorit

2000, në zbatim të parimit të trajtimit të barabartë ndërmjet personave, pavarësisht nga

origjina racore dhe etnike dhe direktiva e 27 Nëntorit 2000, që përcakton një kuadër të

përgjithshëm për trajtimin e barabartë në punësim dhe profesion.

Shqipëria ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, në vitin 2006.

Për, sa i takon Bashkimit Evropian, kolonës së parë të bashkimit, dihet se që nga

momenti i anëtarësimit në BE, lind detyrimi për zbatimin e drejtpërdrejtë të legjislacionit

të BE-së, për më tej ky legjislacion ka supremaci ndaj atij vendas. Kjo vlen edhe për

fushën e sigurimeve shoqërore.

Është evidente se procesi i integrimit në BE, ndjek objektiva ekonomike, por, Robert

Lecourt një nga ish presidentët e GJED-së, i konsideroi objektivat sociale si arsyen më

themelore të ekzistencës së komunitetit.

Këshilli i Ministrave i kompozuar nga ministrat kompetentë, të vendeve anëtare përbën

trupin kryesor legjislativ të BE-së, pra vendet anëtare kanë një kontroll direkt mbi

legjislacionin evropian, e aq më tepër kur vendim-marrja është me unanimitet, megjithëse

vendim-marrja me shumicë të cilësuar, po merr përparësi gjithnjë e më shumë këto vite.

E drejta ndërkombëtare, si edhe e drejta evropiane e sigurimeve sociale, është zhvilluar

përmes dy teknikave të ndryshme, teknikës së koordinimit dhe harmonizimit.

36

Page 37: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Në objektivat e përgjithshme të BE-së, në nenin 2, të Traktatit58 të BE-së, thuhet se

Bashkimi promovon progres ekonomik, social dhe nivel të lartë punësimi. Bashkimi do të

arrijë zhvillim të balancuar dhe të qëndrueshëm përmes krijimit të zonave pa kufi, përmes

forcimit të kohezionit ekonomik dhe social, përmes krijimit të bashkimit ekonomik e

monetar, përfshirë një monedhë të vetme.

Në nenin 3 të Traktatit jepen kompetencat e komunitetit për të arritur objektivat e

caktuara në nenin 2 dhe këto objektiva janë :

koordinimi mes vendeve anëtare, i politikave të punësimit dhe arritjes së një strategjie

të koordinuar të punësimit;

krijimi i Fondit Social Evropian;

fuqizimi i kohezionit social dhe ekonomik;

nivel i lartë i mbrojtjes shëndetësore.

Si neni 2 dhe neni 3, janë argumenta për tezën se në qëllimet e komunitetit ka qenë edhe

harmonizimi i politikave sociale, përfshirë edhe ato për sigurimet shoqërore.

Traktati i Amsterdamit i vitit 1997, shtoi një numër objektivash të rinj sociale si në

traktatin e BE-së, ashtu edhe në Traktatin e Komunitetit Evropian. Në preambulën e

Traktatit të BE-së, u shtua ky paragraf “Duke konfirmuar bashkëngjitjen e të drejtave

sociale që parashikohen tek Karta Sociale Evropiane e vitit 1961 dhe tek Karta e

Komunitetit e të Drejtave Sociale Themelore të Punëtorëve, e vitit 1989”. Është e qartë se

këto kanë më tepër natyrë politike se sa konsekuenca ligjore. Neni 6 i Traktatit të BE-së,

parashikon se bashkimi bazohet në parimet e lirisë, demokracisë, respektimit të drejtave

dhe lirive themelore të njeriut, sundimit të ligjit, parime të cilat janë të njëjta, të

përbashkëta për të gjithë vendet anëtare.

GJED-ja ka kompetencën të rishikojë legjislacionin evropian nëse është kompatibël me të

drejtat dhe liritë themelore, kjo parashikohet në nenin 46 të Traktatit të BE-së. Traktati i

58EU Treaties, Official Journal of the European Communities, C 325

37

Page 38: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Nicës i vitit 2000 dhe Traktati i Amsterdamit i vitit 1997, shtuan disa objektiva të rinj

sociale tek Traktati i Komunitetit Ekonomik (KE) 59në kapitullin “Politikat e punësimit”

dhe tek kapitulli “Politikat sociale”. Lëvizja e lirë e punëtorëve dhe koordinimi i ligjit të

sigurimeve sociale e parashikuar në nenet 39 dhe 42 të Traktatit të Këshillit të Evropës,

për më shumë, neni 42 është klauzola e vetme që i jep komunitetit një kompetencë

legjislative në fushën e sigurimeve shoqërore. Kjo dispozitë i jep mandat Këshillit të

Ministrave që të nxjerrë një rregullore lidhur me koordinimin e skemave të sigurimeve

sociale. Me qëllim që të arrihet liria e lëvizjes së punëtorëve duhet të ndërmerren masa që

t`i sigurojnë punëtorëve emigrantë dhe personave në varësi të tyre njohjen e periudhave

të punësimit dhe eksportimin e përfitimeve. Pra, koordinimi i legjislacioneve të

sigurimeve sociale është kusht i nevojshëm për realizimin e lirisë së lëvizjes. Rregullorja

e koordinimit ka në themel katër parime, përcaktimi i legjislacionit të zbatueshëm,

ndalimin e diskriminimit për shkak shtetësie, bashkimin e periudhave dhe eksportimin e

përfitimeve. Rregullorja nuk ndërhyn në përmbajtjen e ligjeve nacionale të vendeve

anëtare, rregullorja kërkon unanimitet mes vendeve anëtare.

Koordinimi i sigurimeve shoqërore për punëtorët emigrantë, u realizua për herë të parë në

vitin 1959 me Rregulloret e Komunitetit Ekonomik Evropian nr. 3 dhe nr. 4. Në raste të

ndryshme këto rregullore janë amenduar dhe përfundimisht janë zëvendësuar nga

Rregullorja 1408/71 dhe 574/72. Aktualisht në fuqi është rregullorja 883/2004 e cila

zëvendësoi rregulloren 1408/71.

Tek titulli III, kapitulli I, “Politika sociale”, i traktatit gjenden dispozita të tjera që i

referohen direkt ose indirekt sigurimeve sociale. Ky kapitull ka qenë qysh në traktatin

origjinal të vitit 1957, por është amenduar në vitin 1997, me Traktatin e Amsterdamit, që

parashikonte marrëveshjen për politikën sociale e cila u përfshi në kapitullin e politikës

sociale të traktatit të Komunitetit Ekonomik, sipas të cilës shtetet ndërmarrin masa për

politikën sociale mes tyre, me shumicë të kualifikuar.

59Komuniteti Ekonomik këtu e në vijim, shkurt do të jetë, KE

38

Page 39: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Në nenin 136, të Traktatit të Komunitetit Ekonomik, gjendet përmes objektivave sociale,

promovimi i një mbrojtjeje të përshtatshme sociale dhe lufta kundër përjashtimit social.

Neni 137 i Traktatit të KE-së përcakton një numër çështjesh për të cilat këshilli mund të

ndërmarrë veprime, lidhur me sigurimet sociale. Komuniteti do të mbështesë dhe do të

plotësojë aktivitetet e vendeve anëtare në fushat që vijojnë:

sigurimet sociale dhe mbrojtja sociale për punëtorët;

integrimi i personave të përjashtuar nga tregu i punës;

lufta kundër përjashtimit social;

modernizimi i sistemeve të mbrojtjes sociale.

Dy janë rrugët që komuniteti të ndërmarrë veprime koordinimi përmes masave ligjore si

direktivat dhe kërkesat minimale për zbatim gradual. Për më tej, neni 137 i Traktatit të

KE-së konsiderohet si bazë për legjislacionin e komunitetit në fushën e politikës sociale,

pa referencë, në nevojën e tregut të përbashkët. Por, kjo do të arrihet vetëm përmes

procedurave koordinuese, këtu është fjala për luftën kundër përjashtimit social dhe

modernizimin e mbrojtjes sociale. Direktivat merren me shumicë të cilësuar duke

përdorur procedurën e kooperimit me Parlamentin Evropian. Ndërsa unanimiteti kërkohet

për koordinimin e mbrojtjes sociale e të sigurimeve sociale për punëtorët emigrantë. Këtu

vendet anëtare mendohet se humbin nga sovraniteti. Edhe pse kjo kompetencë është e

parashikuar, asnjë masë e vetme nuk është marrë.

Garantimi i trajtimit të barabartë midis burrave dhe grave, neni 141 i Traktatit të KE-së.

Neni 141, parashikon se çdo shtet anëtarë do të sigurojë parimin e pagës së barabartë për

punë të barabartë, midis burrit dhe gruas. Sipas GJED-së, neni 141, është pjesë e

parimeve të përgjithshme të ligjit komunitar dhe shpreh një parim ligjor detyrues për

vendet anëtare, në fakt ai nuk është një nen që lidhet me sigurimet shoqërore, por që ka

qenë e vetmja dispozitë e traktatit që ka prodhuar një lloj harmonizimi të ligjit të

sigurimeve shoqërore, për skemat profesionale. Kjo është pikërisht meritë e

jurisprudencës së GJED-së, e cila ka mbajtur parasysh parimin e zbatimit të drejtpërdrejtë

39

Page 40: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

të nenit 141, që detyron si vendet anëtare ashtu edhe individët. GJED-ja e ka interpretuar

gradualisht e në mënyrë të zgjeruar nocionin “pagesë”, “pagë”, në kuptimin që edhe

kontributet edhe përfitimet në një skemë jo të detyrueshme, por profesionale, janë

elementë të pagës dhe si të tilla kanë efekt tek tregu, parimet dhe rregullat e tij. Kështu,

parimi i trajtimit të barabartë ka sjellë në një farë mënyre harmonizimin e ligjit të

sigurimeve sociale në këtë drejtim, por kjo nuk është për skemat publike të sigurimeve

shoqërore, të cilat nuk mund të konsiderohen pagë, ndaj ky parim nuk aplikohet për

skemat publike.

Janë dy nene të tjera të traktatit të komunitetit të cilat lidhen me sigurimet shoqërore, neni

94 dhe 308. Neni 94 parashikon se Këshilli do të veprojë me unanimitet mbi bazën e një

propozimi të komisionit dhe pasi të jetë konsultuar me Parlamentin Evropian dhe me

Komitetin Ekonomik e Social, për të nxjerrë direktiva për përqasjen e ligjeve,

rregulloreve apo dispozitave administrative të tilla që afektojnë direkt ngritjen dhe

funksionimin e tregut të përbashkët. Ky nen është përdorur në kombinim me nenin 308,

në rastin e trajtimit të barabartë midis burrave dhe grave, për harmonizimin e ligjit të

sigurimeve sociale, ndërsa duhet theksuar se neni 94, kërkon unanimitet si mënyrë

vendim-marrje. Ndërsa neni 95 i traktatit lejon harmonizimin e legjislacioneve me

shumicë të cilësuar dhe parashikon nxjerrjen e direktiva për përqasjen e ligjeve,

rregulloreve apo dispozitave administrative të tilla që afektojnë direkt ngritjen dhe

funksionimin e tregut të brendshëm. Disa kompetenca ligjore në fushën e sigurimeve

sociale, janë bazuar tek neni 308, si kompetenca për luftën kundër përjashtimit social dhe

për modernizimin e mbrojtjes sociale. Pra, politikat evropiane sociale bëhen përmes

kooperimit të butë ndërqeveritar.

Dihet se shtetet anëtarë nuk duan të heqin dorë nga sovraniteti për çështje të mbrojtjes

sociale dhe nga ana tjetër, lind pyetja se metoda e hapur e koordinimit a mund të sjellë

rezultate konkrete për konvergjencat e politikave sociale ? Kjo gjë mbetet për t`u parë e

ky është një vështrim kritik i Prof.Paul Schoukens i Universitetit të Leuven-it, në lidhje

40

Page 41: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

me rolin e BE-së, për dy momente: në përdorimin e kompetencave në fuqi dhe me

pamundësinë faktike për ushtrimin e tyre.60

Në këtë stad të integrimit evropian, aksioni më i rëndësishëm komunitar në fushën e

sigurimeve sociale padyshim lidhet me koordinimin e sigurimeve shoqërore. Bazuar në

nenin 42 dhe 308 të Traktatit të KE-së, rregulloret 1408/71 dhe 574/72, parashikojnë një

set rregullash që garantojnë lëvizjen e lirë të punëtorëve dhe të të vetëpunësuarve brenda

komunitetit. Me përjashtim të direktivës së trajtimit të barabartë midis burrit dhe gruas në

fushën e sigurimeve shoqërore, komuniteti nuk është angazhuar në ndonjë harmonizim të

ligjit të sigurimeve shoqërore.

Mungesa e veprimit komunitar nuk është e lidhur me mungesën e kompetencave. Bazat

kryesore mbi të cilat mund të operohet, e që referojnë tek arritja e objektiva të ndryshme

të komunitetit janë :

● neni 42, i cili lejon komunitetin të ndërmarrë masa koordinuese lidhur me

parimin e lëvizjes së lirë të punëtorëve;

● neni 94, që lejon harmonizimin e ligjit të sigurimeve sociale, kurdoherë që është

e nevojshme me qëllim ngritjen dhe funksionimin e tregut të përbashkët;

● neni 308, që lejon çdo veprim në fushën e sigurimit social që gjykohet i

nevojshëm për të arritur objektivat e komunitetit;

● kapitulli i politikës sociale, që i jep kompetenca komunitetit të ndërmarrë masa

komplementare në fushën e sigurimeve sociale në kuadër të objektivave sociale;

● metoda e hapur e koordinimit, e parashikuar në kapitullin e politikës sociale,

mendohet se është mundësia e pestë për veprim nga komuniteti, e që është kooperim

ndërqeveritar, jo ligjor, një kooperim që traktati i Nicës e përgjithësoi, për çdo veprim në

lidhje me politikën sociale.

60Vansteenkiste Steven, Schoukens Paul “How the European Union keeps the social welfare debate on track”, A layer`s view of the EU instruments aimed at combating social exclusion”, European Journal of Social Security, 2002, volumi 4/2, faqe 44

41

Page 42: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Unanimiteti dhe jo shumica e cilësuar për vendimet në fushën e sigurimeve sociale është

një nga shkaqet e veprimeve të pakta dhe që flet për deficitin social të komunitetit

evropian. Sigurimet sociale janë skema që në një analizë të fundit reflektojnë diferencat e

mëdha në qëndrimet bazë dhe nga ana tjetër janë këto që kanë ndikuar në krijimin dhe

ruajtjen e këtyre sjelljeve, qëndrimeve. Është e qartë se sigurimet sociale janë në të

njëjtën kohë reflektim i ideve për qytetarinë dhe një instrument i rëndësishëm i nocionit

“komb - krijues”, “komb - formues”, e për rrjedhojë është evidente se vendet anëtarë nuk

duan ta humbasin këtë instrument, aq më tepër, që vendet kanë hequr dorë nga njëri prej

tyre, “monedha” dhe nga një instrument madhor makroekonomik, tendencë që duket se

është konfirmuar nga Traktati i Nicës, së fundi e që do të reduktojë deri diku kompetencat

ligjore në fushën e politikës së sigurimeve sociale.

Ekzistenca e vetos për çështjet e sigurimeve shoqërore nuk do të sjellë ndonjë progres

real për krijimin e bashkimit social, përkrah tregut të përbashkët, por një gjë të tillë do ta

bëjë vetëm përdorimi i procedurës së shumicës së cilësuar në vendim marrje.

Integrimi evropian është një proces dinamik që mund të përfshijë virtualisht çdo fushë të

politikës, sa kohë që legjislacioni evropian është i nevojshëm në perspektivën e arritjes së

objektivave të traktatit, por kjo s`mund të arrihet me unanimetit. Për shkak të kësaj, mund

të thuhet se komuniteti është duke u kërcënuar nga deficiti federal edhe në fushën e

sigurimeve shoqërore. Komuniteti është kompetent të ndërmarrë veprime në fushën e

sigurimeve shoqërore, kur duhet të mobilizojë konsensusin mes vendeve anëtare. Arsyeja

se përse deri tani aksionet kanë dështuar, është për faktin se çdo masë në fushën e

sigurimeve shoqërore kërkon unanimitet në këshill. Edhe vlerësimit të nevojës për

politikë të komunitetit, në fushën e sigurimeve sociale mbi bazën e parimit të

subsidiaritetit, e mundësia e vetos nga një prej vendeve anëtare, rrezikon që inaktiviteti i

komunitetit të vazhdojë për një kohë të gjatë. Nga ana tjetër dinamika e integrimit

evropian implikon riskun e një erozioni të plotë të kompetencave të shteteve anëtare edhe

në fushën e sigurimeve sociale. Kjo do të thotë se në një të ardhme do të bjerë autonomia

e vendeve anëtare dhe kështu karakteri federal i komunitetit, duket se do të rritet përmes

një dallimi të qartë të kompetencave në traktat. Ky stil i dallimit federal të kompetencave

42

Page 43: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

do të bëjë që nga njëra anë të bllokohet kërkesa për unanimitet dhe nga ana tjetër të

vendosen limite të qarta të kompetencave të komunitetit.

Në filozofinë moderne politike, esenca e demokracisë është e lidhur me nocionin kyç të

sovranitetit, kontratës sociale, sundimit të ligjit, barazisë së të drejtave për të gjithë

qytetarët. Filozofia politike e vendos sovranitetin e kombit në zemrën e demokracisë.

Sovraniteti i kombit bazohet në kontratën mes qytetarëve të cilët janë në mënyrë

themelore, të barabartë, në të drejta dhe dinjitet.61

Procesi i integrimit po krijon struktura të reja, të cilat vuajnë legjitimitetin demokratik me

shumë se sa institucionet aktuale evropiane. Ligji i komunitetit është duke krijuar direkt

një numër të madh detyrimesh dhe të drejtash për qytetarët e çdo vendi anëtar dhe nga

ana tjetër kontrolli parlamentar mbi legjislatorin evropian është i limituar. Në nivel

evropian, roli i parlamentit evropian, demokratikisht të zgjedhur, është duke u rritur. Por,

sërish parlamenti është në një pozitë mbrojtëse, jo realisht e aftë të udhëheqë procesin

legjislativ. I ashtuquajturi deficiti social i bashkimit mund të ndryshojë, nëse deficiti

federal dhe demokratik, pakësohen. Një politikë sociale evropiane mund të zhvillohet

vetëm nga një legjislator evropian demokratikisht i zgjedhur dhe që vepron në favor të

interesit evropian më shumë se sa vetëm në favor të interesit nacional. Ky legjislator

evropian nuk mund të jetë institucion qendror, i përqendruar në burokracinë evropiane,

por duhet të operojë në kuadër të një stili federal që njeh vlerat, diversitetet mes rajoneve

dhe popujve të Evropës dhe që garanton autonomi për shtetet anëtare.

Traktati i Nicës provoi se vendet anëtare nuk janë ende gati për këtë evolucion. Votimi

unanim mbetet për çështje të sigurimeve sociale. Metoda e hapur e koordinimit62 është

teknika kyçe, ku vihet theksi tek drejtimi e bashkëpunimi i butë në fushën e sigurimeve

shoqërore. Traktati i Nicës limitoi kompetencat e përgjithshme për marrje masash në

fushën e sigurimeve shoqërore, pavarësisht nga natyra e tyre “ligj i butë” ose “ligj i

fortë”. Metoda e hapur e koordinimit vë theksin në drejtimin ndërqeveritar, të zhvillimit

61Shënim: Është fjala për kontratën e famshme, sociale të Rusoit 62Shënim: Termi “metoda e hapur e koordinimit”, në anglisht “Open method of co-ordination” ose “soft co-operative aproach”

43

Page 44: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

të masave dhe e largon edhe më shumë Evropën e federalizuar, sa i takon fushës së

sigurimeve shoqërore. Mbetet për t`u parë nëse ky bashkëpunim mes shteteve do të çojë

në një bashkim efektiv të sistemeve të mbrojtjes sociale në bashkimin evropian.

Duke parë eksperiencat e mëparshme të zhvillimit të politikave sociale që janë arritur në

nivel evropian, ekziston rreziku që i gjithë debati të përfundojë me formulimin e

praktikave më të mira, pa i aplikuar ato realisht, shkëmbim informacioni, pa i bërë

realisht të përdorshme njohuritë. Formulimi i praktikave më të mira është gjë e mirë, por

a është Evropa duke u përpjekur t`i nxisë këto praktika më të mira ? Çfarë duhet bërë kur

shtetet anëtare nuk kanë mjete financiare për t`i zbatuar ato ? A janë shtetet anëtare, gati

të gjenerojnë solidaritet ? Është shumë e mundshme, që teknikat e kooperimit të

përfundojnë në kritere fleksibël, që vendet anëtare, i plotësojnë sot me sistemet e tyre

aktuale të mbrojtjes sociale. Mbetet pikëpyetje, nëse në fund të ditës qytetarët në Evropë

do të jenë më mirë, nga një veprim real apo nga një shkëmbim informacioni.63

Legjislacioni dytësor, sekondar për sigurimet shoqërore, vështrim i përgjithshëm

Një nga objektivat madhorë të BE-së është nxitja e lëvizjes së lirë të personave

ekonomikisht aktive. Por, pa një instrument të përshtatshëm koordinimi, lëvizja e lirë

është e rrezikuar. Për këtë qëllim, dolën rregulloret e para të Komunitetit Ekonomik

Evropian, që lidhen vetëm me çështje të sigurimeve shoqërore për punëtorët emigrantë, e

konkretisht rregullorja nr. 3, datë 25 Shtator 1958 dhe nr. 4, për zbatimin e rregullores nr.

3 e datës 16 Dhjetor 1958. Këto rregullore u zëvendësuan nga rregullorja 1408/71 dhe

574/72.

Rregulloret e më sipërme janë direkt të zbatueshme dhe në çdo rast ato interpretohen nën

dritën e parimit të lëvizjes së lirë të personave aktive. Këtu qëndron edhe dallimi me

konventat, marrëveshjet bi-multilaterale të cilat janë të kufizuara vetëm në zgjidhjen e

konflikteve ligjore për shkak të ndryshimeve në sistemet e sigurimeve shoqërore, pa

pasur si qëllim final promovimin e lëvizjes së lirë.

63Vansteenkiste Steven, Schoukens Paul “How the European Union keeps the social welfare debate on track”, A layer`s view of the EU instruments aimed at combating social exclusion” European Journal of Social Security, 2002, volumi 4/2, faqe 68

44

Page 45: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Së dyti, rregulloret e BE-së nuk synojnë të harmonizojnë sistemet, por vetëm t`i

koordinojnë ato, ndërkohë nuk duhet harruar se është fjala për koordinimin e sistemeve jo

më të dy apo pak vendeve, por të gjithë vendeve anëtare të BE-së. Së fundi, duhet

evidentuar fakti se rregullorja është një instrument tepër i komplikuar, çka ishte arsyeja

që në vitin 1992, të fillonte një proces thjeshtëzimi, pikërisht në Takimin e Edinburgut, e

që përfundoi me miratimin e një rregulloreje të re për koordinimin, rregullorja 883/2004,

teknikat e koordinimit u thjeshtëzuan.

Rregullorja nr. 1408 është akti material dhe rregullorja nr. 574 përmban dispozitat

administrative. Rregullorja nr. 1408 e iniciuar nga BE-ja në vitin 1971, është një nga

instrumentet më të rëndësishëm evropian, të sigurimeve shoqërore.

E drejta evropiane e sigurimeve shoqërore është zhvilluar përmes dy teknikave, të

koordinimit dhe harmonizimit. Koordinimi është teknika që lejon të zgjidhen çështjet

ndërshtetërore, si në rastin e konfliktit negativ të ligjeve ashtu edhe në rastin e konfliktit

pozitiv, pra si në rastin kur për shkak të konfliktit negativ, personi mbetet pa asnjë

përfitim ashtu edhe në rastin kur personi për shkak të konfliktit pozitiv, edhe pse i lindin

të drejta për dy përfitime do të marrë vetëm një. Dhe së dyti, koordinimi është teknika që

garanton të drejtat e emigrantëve dhe familjeve të tyre kur lëvizin nga një vend në tjetrin.

Elementët që shkaktojnë konfliktin negativ ose pozitiv të ligjit janë kryesisht shtetësia,

rezidenca, periudhat pritëse.

Harmonizimi është një grup teknikash të cilat sjellin ndryshime në legjislacionin vendas

me qëllim që t`i sjellin këto legjislacione afër njëra tjetrës. Ky harmonizim mund të marrë

forma të ndryshme në rastin ekstrem, harmonizimi çon në unifikim, ndërsa në një rast

tjetër më pak drastik, harmonizimi merr formën e vendosjes së standardeve minimale të

mbrojtjes sociale ose futjes së parimeve të përgjithshme ligjore në legjislacionin vendas.

Shembull tipik i harmonizimit është ligji kundër diskriminimit gjinor në nivel evropian.

E drejta evropiane ka dy kategori burimesh, legjislacionin primar dhe sekondar.

45

Page 46: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Në legjislacionin primar janë nenet e traktatit të BE-së që lidhen me lëvizjen e lirë të

personave profesionalisht aktivë, këto nene janë 18, 39, 43, dhe 49 të Traktatitit të BE-së

dhe koordinimin, që parashikohet nga neni 42 i traktatit te BE-së.

Nenet 39, 43, 49 garantojnë lëvizjen e lirë të punëtorëve dhe të të vetëpunësuarve. Këto

liri lejojnë qytetarët evropiane të kërkojnë punë në çdo vend anëtar të BE-së, të udhëtojnë

për këtë qëllim në çdo vend të BE-së, të bëhen rezidentë në çdo vend, e të qëndrojnë edhe

pas përfundimit të punës. Neni 18, të referon tek lëvizja e lirë e qytetarëve në territorin e

vendeve anëtare.

Neni 42, përmban detyrimin e këshillit të krijojë një sistem të koordinimit të sigurimeve

shoqërore përmes një rregulloreje. Kjo është e nevojshme me qëllim që ta bëjë lëvizjen e

personave të lehtë, sepse kur një punëtor lëviz nga një vend tek tjetri ndryshon

legjislacioni që do të zbatohet si për marrëdhëniet e punës ashtu edhe për sigurimet

shoqërore. Ky ndryshim mund të shkaktojë disavantazhe, sepse disa vende p.sh. e kanë të

caktuar që në ligj se nuk i paguajnë pensionet jashtë vendit, ose kanë periudha pritëse

shumë më të gjata, deri sa të paguhet përfitimi. Por, siç është thënë edhe më lart,

emigrimi nuk mund të shkaktojë humbjen e të drejtave të sigurimeve shoqërore, dhe nga

ana e vet që në origjinë, neni 42 synonte lëvizjen e lirë të punëtorëve. Problem tjetër,

është se me zhvillimin e legjislacionit të mbrojtjes sociale të të vetëpunësuarve, në vendet

anëtare të BE-së, lindi nevoja për koordinim edhe për këto skema. Mungesa e

instrumenteve koordinuese, rrezikonte lëvizjen e lirë të të vetëpunësuarve, nga e cila si

pasojë, vihej në rrezik një lëvizje e lidhur ngushtë me të, që është lëvizja e lirë e

shërbimeve, shërbimet e ofruara nga të vetëpunësuarit. Gradualisht, në fushën e

personave të mbrojtur nga rregullorja, u përfshinë edhe studentët, kur ata nuk ishin direkt

ose indirekt të mbuluar, si anëtarë të familjes së emigrantit. Kjo shtesë u bë me

rregulloren 307/90, dhe një grup tjetër që u përfshi, ishte grupi i shtetasve të vendeve jo

anëtare të BE-së, kur ata ishin rezidente të ligjshëm në vendet anëtare të BE-së, kjo shtesë

u bë me rregulloren 859/2003, ndërsa nëpunësit e shtetit, si kategori u shtuan me

rregulloren 1606/98.

46

Page 47: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Gjykata Evropiane e Drejtësisë në raste të ndryshme ka theksuar se lëvizja e lirë është

objektivi kryesor i rregullores dhe si e tillë kushti kryesor i kuadrit interpretues të saj, kjo

u theksua në disa çështje si Van der Veen 110/63, çështja Petroni 24/75, Laterza 733/79,

Pinna I 41/84, Pina II 359/87. Kështu në vijimësi nëpërmjet kësaj jurisprudence u

legjitimua “diskriminimi pozitiv” i punëtorëve emigrantë, i njohur ndryshe si parimi i më

të favorshmes, ose parimi Petroni, parim i cili ka marrë emrin e çështjes Petroni.

II. 3 Harmonizimi dhe koordinimi i sistemeve të sigurimeve shoqërore, në nivel evropian Instrumentet harmonizues i detyrojnë shtetet që të ndryshojnë thelbin e ligjit të tyre të

sigurimeve shoqërore. Instrumentet koordinuese kanë të bëjnë vetëm me emigrantët. Ato

nuk synojnë ndryshimin e ligjit të brendshëm, por synojnë që emigrantët të trajtohen

njësoj dhe të mos disavantazhohen kur lëvizin nga një vend në tjetrin. Harmonizimi mund

të jetë në formën e “unifikimit” ose të “harmonizimit minimal”. Unifikimi, që ndryshe

quhet edhe “standardizim”,64 kërkon që të gjithë sistemet kombëtare të kenë të njëjtat

rregulla. Ndërsa harmonizimi minimal arrihet duke vendosur standardet minimale dhe

ndërkohë, shtetet janë të lirë të sigurojnë nivel edhe më të lartë, nëse dëshirojnë. Kështu,

si rezultat i aplikimit të instrumenteve harmonizues ku shtetet aderojnë, shtetet

ndryshojnë kohëzgjatjen e periudhës kualifikuese që një person duhet të përmbushë para

se t’i paguhet një përfitim p.sh., pensioni i plotë i pleqërisë nga 25 vite periudhë sigurimi

ose periudhë pune, të ndryshojë në 35 vite, dhe shembuj të tjerë, të tillë, janë të shumtë.

Instrument harmonizues i sistemeve të sigurimeve shoqërore, në rang ndërkombëtar

është Konventa nr. 102/1952 e ILO-s, ratifikuar edhe nga Shqipëria, me ligjin nr. 9442,

datë 16.11.2005 “Për ratifikimin e Konventës së ILO-s “Mbi standardet Minimale të

Sigurimeve Shoqërore”.

64Schoukens Paul “Introduction to social security co-ordination in the EU”, Instituut Socaal Recht, Leuven, 2004, faqe 61

47

Page 48: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Instrument harmonizues i sistemeve të sigurimeve shoqërore në nivel evropian janë Kodi

Evropian i Sigurimeve Shoqërore65, e Protokolli i tij si edhe Kodi Evropian i Sigurimeve

Sociale i Rishikuar. Kodi e ka origjinën në sesionin e parë të Asamblesë Konsultative të

Këshillit të Evropës të mbajtur në vjeshtë të vitit 1949. Dy vjet pasi kishte filluar puna

për draft Kodin Evropian të Sigurimeve Sociale, Organizata Botërore e Punës (OBP)66,

nxori Konventën nr. 102, Standardet Minimale të Sigurimeve Sociale, në kuadër të

standardeve të punës dhe sigurisë sociale në rajon dhe më gjerë në botë. Konventa 10267,

përfaqësonte konsolidimin në një dokument të vetëm ligjor të konventave të ndryshme të

paraluftës, që OBP-ja kishte nxjerrë për sigurimet shoqërore. Konventa u pa si model për

kodin, megjithëse dukshëm, standardet në kod janë më të larta se sa në konventë. Kodi u

miratua nga Komiteti i Ministrave në 11 Mars 1964 dhe së bashku me protokollin që e

shoqëronte, u hapën për nënshkrim në 16 Prill 1964 dhe hynë në fuqi më 17 Mars 1968.

Kodi dhe protokolli i tij kanë shërbyer në përcaktimin e standardeve evropiane të

ngjashme të mbrojtjes shoqërore dhe kanë qenë orientuese në progresin e reformave të

shumë vendeve evropiane, veçanërisht në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Ideja

që nënvizojnë këto dy instrumente është promovimi i modelit të mbrojtjes shoqërore të

bazuar në drejtësinë sociale. Çdo shtet duhet të jetë përgjegjës për vendosjen dhe ruajtjen

e një sistemi të mbrojtjes shoqërore që të jetë stabël nga ana financiare dhe sociale. Ata

që nuk mund të marrin të ardhurat sepse nuk mund të punojnë për shkak sëmundje,

barrëlindje, papunësie, pleqërie, aksidenti në punë etj, apo ata që duhet të kujdesen për

fëmijët, duhet të ndihmohen nga shoqëria.68

Kodi Evropian i Mbrojtjes Shoqërore i Rishikuar69, është i vitit 1990, është një

instrumenti aktual, që reflekton zhvillimet në filozofinë e sigurimeve shoqërore dhe ka

lënë pas disa koncepte themelore të Kodit të vitit 1964 dhe protokollit të tij.

65European Code of Social Security, European Treaty Series/48 66Organizata Botërore e Punës, këtu e në vijim, shkurt OBP ose ILO-International Labour Organization 67Shqipëria me ligjin nr. 9442, datë 16.11.2005 ka ratifikuar Konventën e ILOs “Mbi standardet Minimale të Sigurimeve Shoqërore” nr. 102” 68Jason Nickless, European Code of Social Security, Short Guide, Council of Europe Publishing, F-67075 Stasbourg Cedex, ISBN 92-871-4885-6, Council of Europe, Mars 2003, faqe 5 69European Code of Social Security- në shqip Kodi Evropian i Sigurimeve Shoqërore, Kodi Evropian i Mbrojtjes Shoqërore

48

Page 49: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Këto instrumente të mbrojtjes shoqërore përbëjnë komponentin themelor të mbrojtjes së

të drejtave të njeriut nga Këshilli i Evropës.

E drejta për sigurime sociale është një nga të drejtat themelore bazë të njeriut, të cilat

specifikohen në Kartën Sociale Evropiane, neni 12. Shtetet e Këshillit të Evropës të cilët

kanë pranuar nenin 12 të Kartës Evropiane Sociale të Rishikuar, janë të detyruar ta

mbajnë sistemin e mbrojtjes shoqërore në një nivel të kënaqshëm e të njëjtë së paku me

Kodin Evropian të Mbrojtjes Sociale. Ndaj edhe promovimi i Kodit Evropian shihet si një

detyrë e rëndësishme e Këshillit të Evropës me qëllim arritjen e vlerave të ngjashme në

fushën e kohezionit social të vendeve anëtare të saj.

Por, lidhur me standardet e Këshillit të Evropës në fushën e mbrojtjes shoqërore, siç është

përmendur ato janë ngushtësisht të lidhura me konventën nr. 102, të ILO-s, e vitit 1952, e

që kanë shërbyer si model për të elaboruar Kodin Evropian të Mbrojtjes Sociale.70

Kodi përfaqëson një set standardesh minimale. Kodi nuk kërkon as standardizim as

unifikim të sistemeve nacionale të sigurimeve sociale, por harmonizim të tyre, duke

vendosur standarde minimale për garantimin e një niveli minimal të mbrojtjes sociale,

sigurisht, shtetet janë të lira të ofrojnë më shumë standarde. Kodi respekton diversitetin

dhe individualitetin e sistemeve nacionale të sigurisë sociale, të cilat janë produkt i

traditave sociale, politike dhe ekonomike të çdo shteti. Kodi është dizenjuar në një

mënyrë të tillë që të mund të zbatohet nga të gjitha tipat e sistemeve të sigurisë sociale.

Kodi Evropian i Mbrojtjes Shoqërore ndahet në 14 pjesë, të cilat janë të sistemuara në 5

seksione. Seksioni i parë përshkruan dispozitat e përgjithshme, seksioni i dytë, ku

përfshihen nga pjesa 2 deri në pjesën 10, jepen rrisqet, degët e sigurimeve –nëntë degë71

duke filluar me kujdesin shëndetësor, sëmundjet, papunësinë, pensionet e pleqërisë,

aksidentet në punë, sëmundjet profesionale, përfitimet familjare, barrëlindjen, pensionet e

70Gabriella Battaini-Dragoni-Director General of Social Cohesion, April 2002, European Code of Social Security, Short Guide, Council of Europe Publishing, F-67075 Stasbourg Cedex, ISBN 92-871-4885-6, Council of Europe, Mars 2003, faqe 6 71Përmbledhja e standarteve minimale të mbrojtjes sociale, fillimisht është bërë tek Konventa e ILO-s nr. 102/1952 dhe me pas edhe tek Karta Sociale Evropiane e Rishikuar, neni 12, tek pjesa 2

49

Page 50: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

invaliditetit, dhe pensionet familjare. Seksioni 3, bën fjalë për llogaritjen e përfitimeve,

seksioni 4, është për dispozitat e përbashkëta dhe seksioni 5, seksioni i i fundit, bën fjalë

për dispozitat e përziera, të ndryshme e dispozitat e tjera.

Rregullat për zbatimin e Kodit, dhe veçanërisht sistemi i raportimit të çdo shteti palë në

kod, janë shumë të rëndësishme, lidhur me monitorimin e përputhshmërisë së

legjislacioneve nacionale me kodin. Kodi Evropian i Rishikuar e ka revizionuar

mekanizmin e supervizimit të zbatimit të kodit nga vendet anëtare.72

Instrumentet e koordinimit73 të sigurimeve shoqërore që bëjnë koordinimin e skemave të

sigurimeve shoqërore, përmes ligjit ndërkombëtar, i cili mund të jetë marrëveshje, traktat,

konventë etj, janë si vijon:

Marrëveshje bilaterale dhe multilaterale. Këto janë marrëveshje të nënshkruara nga dy

apo më shumë shtete, dhe në to gjenden të mishëruara parimet e koordinimit për të cilat u

fol më lart, (një, dy ose të gjitha), me qëllim koordinimin e skemave për një ose më

shumë rrisqe sociale si pleqëria, invaliditeti, sëmundja, barrëlindja, kujdesi shëndetësor,

etj. Marrëveshjet bilaterale për mbrojtjen me sigurime, të emigrantëve janë të hershme në

Evropë. Kështu, marrëveshja e parë është e vitit 1827, midis Francës dhe Dukatit të

Parmës, sipas të cilës garantohej pagesa e pensioneve të emigrantëve nga vendet pritëse.

Por, marrëveshjet e para, traktatet e para për mbrojtjen e punëtorëve emigrantë, kanë qenë

për garantimin e mbrojtjes në rast aksidenti në punë.

Marrëveshjet multilaterale, konventat. Këto përmbajnë një ose më shumë nga parimet

e koordinimit të sigurimeve shoqërore, të përmendura më sipër. Këto instrumente

përgatiten nga organizata ndërkombëtare, janë instrumente të hapura për nënshkrim nga

shtetet anëtare në organizatë. Instrumentet multilaterale synojnë përshtatjen e tipave të

72Në Seksionin 1. 2 “Instrumente ndërkombëtare dhe evropiane për sigurimet shoqërore”, të Shtojcës gjendet teksti i plotë në shqip i Kodit Evropian të Mbrojtjes Shoqërore, i Rishikuar 73Shënim: Më shumë detaje jepen për instrumentat që Shqipëria ka nënshkruar e ratifikuar, të cilat janë: Konventa e ILO-s nr. 102/1952, Karta Sociale Evropiane e Rishikuar, Marrëveshja Shqipëri-Turqi e Mbrojtjes Shoqërore

50

Page 51: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

ndryshme të sistemeve të sigurimeve shoqërore, për rrjedhojë janë më pak të detajuara se

sa marrëveshjet bilaterale mes shtetesh.

Ligji mbinacional. Ligji mbinacional hartohet nga organizma supernacionale dhe i

imponohet të gjithë vendeve anëtare. Kur një shtet futet në një organizatë supernacionale,

ai efektivisht bie dakord për të zbatuar legjislacionin parësor dhe dytësor të atij

organizmi. Vendeve anëtare nuk i ofrohet mundësia e zgjedhjes për të ratifikuar një

instrument apo jo. Në rast të një konflikti të legjislacionit primar apo sekondar me

legjislacionin vendas, atëherë ky i fundit nuk merret parasysh. Ligji i organizmave

mbikombëtarë është mbi ligjin nacional. Ligji mbikombëtarë mund të përfshijë një ose

më shumë, nga katër parimet e koordinimit të sigurimeve shoqërore.

Hierarkia e instrumenteve ndërkombëtare

Kur një emigrant sigurohet nga më shumë se një marrëveshje, hierarkia e mëposhtme

përdoret për të përcaktuar instrumentin që duhet zbatuar :

Ligji mbikombëtarë

Konventat multilaterale

Marrëveshjet bilaterale ose multilaterale

Marrëveshjet bilaterale. Marrëveshjet bilaterale janë të ndryshme dhe synojnë

koordinimin e sistemeve të ndryshme të sigurimeve shoqërore të dy shteteve. Ndryshimet

në marrëveshjet bilaterale konsistojnë në disa drejtime. Personat e mbrojtur p.sh. disa

fokusohen vetëm tek shtetasit e palëve kontraktuese, disa të tjera edhe më gjerë tek të

gjithë rezidentët pavarësisht nga kombësia. Dallime ka edhe sa i takon fushave të

mbulimit, disa janë të kufizuara në disa rrisqe sociale apo vetëm në skemat kontributive,

e marrëveshje të tjera mund të mbulojnë të gjitha rrisqet si dhe skemat jokontributive.

51

Page 52: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Marrëveshja e Përkohshme Evropiane mbi Skemat e Sigurimeve Shoqërore në lidhje

me Pleqërinë, Invaliditetin dhe të Mbijetuarit, (Këshilli i Evropës).74Ky instrument hyri

në fuqi në vitin 1954, me qëllim koordinimin e sigurimeve shoqërore mes vendeve

anëtare të Këshillit të Evropës. Fushat e mbuluara nga kjo marrëveshje janë pleqëria,

invaliditeti dhe të mbijetuarit. Parimi i trajtimit të barabartë është i parashikuar në

marrëveshje dhe sipas këtij parimi, kur qytetari i një prej vendeve kontraktuese lëviz në

territorin e një pale tjetër kontraktuese përfiton të njëjtat përfitime, me të njëjtat kushte, si

të ishte shtetas i vendit pritës.

Marrëveshja e Përkohshme mbi Sigurimet Shoqërore, përveç Skemave të Pleqërisë,

Invaliditetit dhe të Mbijetuarve, (Këshilli i Evropës).75 Ky instrument ka hyrë në fuqi në

vitin 1954 dhe trajton skemat e tjera si kujdesi shëndetësor, përfitimet “cash”- në para, në

rast sëmundje, barrëlindje, papunësie, pagesa në rast vdekje, aksidentet në punë dhe

përfitimet familjare. Pra, është një vijim i marrëveshjes për skemat e pleqërisë,

invaliditetit dhe të mbijetuarve.

Konventa Evropiane mbi Asistencën Mjekësore dhe Sociale (Këshilli i Evropës)76 që

është një instrument, i cili gjithashtu ka hyrë në fuqi në vitin 1954. Konventa është

plotësim i hapësirave që kanë lënë dy marrëveshjet e përkohshme të përmendura më lart.

Konventa mbulon skemat e përfitimeve në rast nevoje për asistencë mjekësore dhe

përfitime në rast mungese të ardhurave të mjaftueshme. Konventa parashikon trajtim të

barabartë të shtetasve të vendeve palë kontraktuese dhe mbi të gjitha zgjidh gjendjet e

emigrantëve, të cilët kërkojnë të rikthehen për shkak të nevojës për asistence sociale,

sigurisht pa përjashtuar rastet sipas të cilave riatdhesimi është i domosdoshëm.

Konventa Evropiane mbi Sigurimet Shoqërore (Këshilli i Evropës)77, është

instrumenti që hyri në fuqi në vitin 1977, dhe është më gjithëpërfshirës sesa Marrëveshjet

74European Interim Agreement on Social Security Schemes realting to Old Age, Invalidity and Survivors, European Treaty Series/12 75European Interim Agreement on Social Security Schemes other than Old Age, Invalidity and Survivors, European Treaty Series/13 76European Convention on Social Security, European Treaty Series/78. 77European Convention on Social and Medical Assistance, Euopean Treaty Series/79

52

Page 53: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

e Përkohshme. Konventa Evropiane mbi Sigurimet Shoqërore zgjeron koordinimin e

sistemeve të sigurimeve shoqërore, përveç parimit të trajtimit të barabartë edhe me

parimin e përcaktimit të legjislacionit të aplikueshëm, parimin e ruajtjes së të drejtave të

siguruarasi edhe me parimin e eksportimit të përfitimeve. Konventa Evropiane nuk

ndahet në legjislacione të veçanta për përfitime afatgjata dhe afatshkurtra, por mbulon të

gjitha skemat si : përfitimet e raportit mjekësor dhe lejes së lindjes, përfitimet e

invaliditetit, pensionet e pleqërisë, pensionet familjare, përfitimet për dëmtime në punë

dhe sëmundjet profesionale, ndihmë financiare në rast vdekje, përfitime të papunësisë e

përfitimet familjare. Konventa Evropiane me një gamë të gjerë ka për qëllim të

zëvendësojë Marrëveshjet e Përkohshme duke zhvilluar një mekanizëm koordinimi më

gjithëpërfshirës. Duhet theksuar se dispozitat e Konventës ndahen në dispozita që kanë

ndikim të menjëhershëm, duke filluar që nga momenti që shteti ratifikon Konventën dhe

në dispozita të cilat nuk hyjnë në fuqi, derisa të konkludohen masat për zbatim, mes

palëve kontraktuese. Në rastin e fundit ndonëse shteti e ka ratifikuar konventën ai nuk

është i kufizuar nga këto dispozita, derisa të arrihet një marrëveshje bilaterale me një

tjetër palë kontraktuese për zbatimin e saj. Këto dispozita nuk kanë fuqi vepruese të

menjëhershme.78

Ligjet mbinacionale, mbikombëtarë. Këto janë instrumente të krijuara nga organizma

mbikombëtare. Këto instrumente janë detyruese për të gjithë vendet anëtare, shtetet nuk

kanë mundësi zgjedhjeje, nëse duhet t’i ratifikojnë këto marrëveshje apo jo. Një

instrument mbikombëtar nuk është i detyrueshëm vetëm për këto shtete anëtare, por ai

qëndron mbi legjislacionet kombëtare që merren më të njëjtat çështje. Me fjalë të tjera,

nëse një ligj kombëtar bie ndesh me ligjin mbikombëtar, atëherë ky i fundit qëndron mbi

ato dhe duhet të zbatohet. Ky organizëm mbikombëtar në Evropë është Bashkimi

Evropian. Ishte e qartë që në fillim se lëvizja e lirë e punëtorëve mundësohet nëse

mbrohen sigurimet shoqërore të emigrantit. Njerëzit nuk do të lëviznin nëse do humbnin

të drejtat e fituara për pension ose nuk do mund të kërkonin përfitim papunësie nëse do

78Shënim: Këtu qëndron një nga dallimet mes instrumentave të BE-së dhe të Këshillit të Evropës

53

Page 54: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

humbnin punën pas lëvizjes së tyre në një vend anëtarë. Koordinimi i sigurimeve

shoqërore brenda Bashkimit Evropian bëhet nga Rregullorja 1408/71.

Shqipëria ka marrëveshje për koordinimin e sigurimeve shoqërore me Turqinë.

Marrëveshja është nënshkruar në vitin 1998 dhe është ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë

më ligjin nr. 9066, datë 15.05.2003 “Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë

së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, për mbrojtjen

shoqërore”.79

Lidhur me parimin e legjislacionit të zbatueshëm, për Republikën e Turqisë është ligji i

sigurimeve shoqërore që mbulon punëtorët, ligji që mbulon punonjësit shtetërorë, ligji

për tregtarët, artizanët dhe të vetëpunësuarit e tjerë, si dhe ligji i sigurimeve shoqërore për

personat e vetëpunësuar në bujqësi. Legjislacioni që zbatohet në lidhje me Republikën e

Shqipërisë është legjislacioni i sigurimeve shoqërore që mbulon personat e punësuar, si

dhe personat e tjerë ekonomikisht aktivë (punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit), si dhe

legjislacioni për sigurimin e kujdesin shëndetësor. Fushat e mbuluara janë: sëmundja,

barrëlindja, aksidenti në punë/sëmundja profesionale, pensionet e pleqërisë, invaliditetit e

familjar.

Marrëveshja parashikon parimin e trajtimit të barabartë, për sa i përket të drejtave dhe

detyrimeve sipas legjislacionit të secilës pale, si edhe parimin e transferimit të

përfitimeve, të cilat paguhen në territorin e njërës nga dy palët Shqipëri ose Turqi, kudo

që personi që ka fituar pension, sipas kësaj marrëveshje, vendos të jetojë.

Në këtë marrëveshje gjithashtu parashikohet parimi i bashkimit të periudhave të

sigurimit, kështu në nenin 7, thuhet se kur njohja, ruajtja apo dhënia më pas e së drejtës

për përfitim sipas legjislacionit të një prej Palëve Kontraktuese është subjekt i plotësimit

të periudhës së sigurimit, institucioni kompetent i Palës Kontraktuese merr në konsideratë

periudhat e sigurimit sikur ato të ishin plotësuar në bazë të legjislacionit të tyre, për aq sa

79Shpallur me dekret nr. 3838, datë 17.06.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë

54

Page 55: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

këto periudha nuk përputhen. Për më tepër, njihen dhe i bashkohen periudhave të punës

në dy vendet Shqipëri dhe Turqi edhe periudhat e punës të realizuara, në një vend të

tretë, nëse të dy vendet kanë arritur me këtë shtet të tretë një marrëveshje për sigurimet

shoqërore, lidhur me bashkimin e periudhave të sigurimit.

Sipas nenit 20 të marrëveshjes, kur personat e konsideruar nga legjislacioni i një pale si të

papërshtatshëm për punë për shkak të invaliditetit, aksidentit në punë apo sëmundjes

profesionale, janë rezidentë në territorin e palës tjetër, kontrollet administrative dhe

mjekësore që zbulojnë shkallën e invaliditetit të tyre në mënyrë që të mundësohet

vazhdimësia e së drejtës për sigurim shoqëror, do të kryhen nga institucioni kompetent i

palës së fundit me kërkesë të institucionit të palës së parë. Shpenzimet e riekzaminimit

paguhen nga institucioni që i kërkon. Megjithatë institucioni kompetent i palës së parë ka

të drejtën e rikontrollit të personit nga një specialist ose në vendin ku personi është

rezident, ose në vendin e vet. Në rastin e fundit, shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit

mbulohen nga institucioni që kërkon riekzaminimin.

Lidhur me zbatimin e përditshëm në praktikë të marrëveshjes, sipas nenit 22,

parashikohet shkëmbim informacioni dhe asistencë reciproke. Çdo informacion për një

individ, i komunikuar në përputhje me Marrëveshjen është konfidencial dhe përdoret

vetëm për qëllime të zbatimit të Marrëveshjes.

Sipas nenit 23, të gjitha dokumentet formale që kërkohen për qëllim aplikimi të

Marrëveshjes përjashtohen nga autenticiteti i autoriteteve diplomatike dhe konsullore.

Për efekt të aplikimit të Marrëveshjes, autoritetet dhe institucionet kompetente

komunikojnë direkt në gjuhën zyrtare të secilës palë. 80 Institucioni që bën përllogaritjen

dhe detyrohet të paguajë pjesën respektive të pensionit, mund të zgjedhë që ta paguajë

80Neni 24, i ligjit nr. 9066, datë 15.05.2003 “Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për mbrojtjen shoqërore”

55

Page 56: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

përfitimin (pensionin) në monedhën e palës së dytë.81 Lidhur me procedurën e zgjidhjes

së mosmarrëveshjeve, palët delegojnë një person arbitër, brenda një muaji nga marrja e

njoftimit për zgjidhjen e mosmarrëveshjes nga arbitrazhi. Të dy personat e ngarkuar për

arbitrazh delegojnë një arbitër të tretë, që nuk duhet të jetë bashkëkombës i palëve,

brenda dy muajve nga data kur pala që ka caktuar më vonë arbitrin e vet ka njoftuar palën

tjetër për këtë takim. Kur secila nga Palët Kontraktuese nuk arrin të caktojë arbitrin e vet

brenda periudhës së përcaktuar, pala tjetër mund t’i kërkojë Presidentit të Gjykatës

Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të realizojë takimin e kërkuar. Një procedurë e njëjtë

mund të ndiqet, nëse të dy arbitrat nuk bien dakord për caktimin e arbitrit të tretë. Nëse

Presidenti i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është bashkëkombës i një prej

Palëve Kontraktuese, detyrat që i atribuohen atij, i kalohen Zëvendëspresidentit të

Gjykatës ose anëtarit më të lartë të kësaj gjykate, i cili nuk është bashkëkombës i asnjërës

prej palëve. Gjykata e arbitrazhit jep verdiktin e vet, me shumicë votash. Vendimi i

arbitrazhit është i detyrueshëm për të dyja Palët Kontraktuese. Secila Palë Kontraktuese

paguan shpenzimet për arbitrin që cakton. Pjesa tjetër e shpenzimeve përballohet në

mënyrë të barabartë nga të dyja Palët Kontraktuese.

Teoria e Harmonizimit. Parimet bazë të koordinimit82

Teoria e harmonizimit ka në themel referimin tek një set standardesh minimale që

sistemet nacionale të sigurimeve shoqërore, të vendeve anëtare të organizatave që i kanë

vendosur këto standarde, t`u referohen. Nuk kërkohet as standardizim, as unifikim i

sistemeve nacionale të sigurimeve sociale, por harmonizim i tyre duke vendosur

standarde minimale, për garantimin e një niveli minimal të mbrojtjes sociale, por

sigurisht, shtetet janë të lira të ofrojnë më shumë standarde.

81Neni 26, 24, i ligjit nr. 9066, datë 15.05.2003 “Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për mbrojtjen shoqërore” 82Teoria e koordinimit të skemave të sigurimeve shoqërore me qëllim ruajtjen, mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve, në rradhë të parë, por edhe më gjerë të individëve që lëvizin nga një vend në tjetrin. Koordinimi dhe parimet e tij jepen përmes shpjegimit të instrumentit koordinues të BE-së, që është rregullorja 883/2004 e cila ka zëvendësuar rregulloren 1408/71

56

Page 57: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Teoria e harmonizimit respekton diversitetin dhe individualitetin e sistemeve nacionale të

sigurisë sociale, të cilat janë produkt i traditave sociale, politike dhe ekonomike të çdo

shteti. Instrumentet harmonizues p.sh. Konventa 102 e ILO-s, Kodi Evropian i

Sigurimeve Sociale janë dizenjuar në një mënyrë të tillë që mund të zbatohet nga të gjitha

tipat e sistemeve të sigurisë sociale.

Përfitimet nga sigurimet shoqërore, kriteret, periudhat pritëse, periudhat e përfitimit etj,

caktohen nga ligji i çdo vendi, skemat e sigurimeve administrohen nga institucione

vendase, veprimtaria e të cilëve përcaktohet me akte përkatëse. Konfliktet për masën e

përfitimit, llojet, kriteret etj, zgjidhen nga gjykata. Pra, fusha e veprimit të skemave të

sigurimeve shoqërore është përqendruar brenda territorit të një shteti të caktuar. Në këtë

kuadër çdo shtet mund të nxjerrë rregulla të tilla si “vetëm shtetasit kanë të drejtë për

përfitime, ose pagesa e përfitimeve bëhet vetëm brenda kufinjëve gjeografike të shtetit”

etj. Shtohen këtu edhe faktorët që ndikojnë tek skemat nacionale që janë faktorë të lidhur

me historinë, ekonominë, politikën, kulturën e çdo vendi, duke vënë dukje edhe ndikimet

e një vendi tek tjetri, por sido që të jetë nuk mund të ndodhë që dy sisteme të sigurimeve

shoqërore të jenë të njëjta.

Dy elementët e analizuar, veprimi i ligjit brenda një territori dhe ndryshimet në

legjislacionin e sigurimeve shoqërore, mund të shkaktojnë probleme për ata që migrojnë

nga një shtet në tjetrin.

Emigrantët, pra janë të rrezikuar nga trajtimi i ndryshëm nga shtetasit e tjerë të atij shteti

në të cilin shkojnë. Ata humbasin disa nga të drejtat e përfituara në shtetin e tyre, atyre

nuk u merren parasysh nga ligji i shtetit pritës, periudhat e rezidencës, periudhat e

sigurimit, periudhat e punësimit që kishin realizuar në vendin e origjinës etj. Migrimi

krijon gjithashtu probleme edhe për vetë sistemet e sigurimeve shoqërore. Ndryshimet

mes shteteve për sa i takon ligjit për taksat apo kontributet e sigurimeve shoqërore bën që

njerëzit të zgjedhin një sistem, ku i shmangen detyrimeve që kanë.

57

Page 58: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Nga sa më lart, është e qartë se sigurimet shoqërore kanë natyrë kombëtare, por ato mund

të ndikohen nga ligji ndërkombëtar, përmes dy lloje instrumentesh, instrumenteve

harmonizuese dhe instrumenteve koordinuese.

Trajtimi i njëjtë

Ky parim i ndalon shtetet që t’i trajtojnë shtetasit e huaj ndryshe nga vendasit.

Diskriminimi mund të jetë direkt ose indirekt. Diskriminimi direkt është kur një normë e

brendshme i trajton ndryshe shtetasit e huaj në krahasim me ata vendas, për shembull në

një skemë të veçantë sigurimesh shoqërore të një vendi, kanë të drejtë të përfshihen

vetëm vendasit e këtij vendi.

Diskriminimi indirekt është kur norma kombëtare në vështrimin e parë duket si neutrale,

por, në fakt sjell efekte të ndryshme mbi shtetasit e huaj krahasuar me ata vendas. Për

shembull, kërkesa sipas të cilës përfitimet familjare nga sigurimet shoqërore u jepen

vetëm fëmijëve të cilët lindin brenda territorit të atij shteti. Kjo do të thotë se nëqoftëse

një shtetas i atij shteti ka një fëmijë të lindur në një shtet tjetër ai ose ajo, nuk marrin

përfitim, ndaj ky rregull duket sikur zbatohet njëlloj për vendasit dhe të huajt. Në fakt, në

realitet një shtetas i huaj ka më shumë të ngjarë, të ketë një fëmijë të lindur jashtë shtetit

dhe kështu pasojat e këtij ligji, bien më shumë mbi shtetasit e huaj se sa mbi vendasit, e

duke e bërë ketë normë diskriminuese, në mënyrë indirekte.

Përcaktimi i legjislacionit të zbatuar

Problemet që shkaktojnë konfliktet pozitive ose negative të ligjit, mund të shmangen

duke përcaktuar ligjin që do të zbatohet në çdo kohë. Në momentin që përcaktohet ligji i

zbatueshëm emigrantët, do të paguajnë kontribute dhe do të marrin përfitime nga

sigurimet shoqërore, sipas atij ligji. Ligji i zbatueshëm mund të përcaktohet në disa

mënyra. Mënyra e zakonshme është ajo e zbatimit të ligjit të shtetit ku emigranti është i

punësuar (lex loci laboris), megjithatë mund të zbatohet dhe ligji i shtetit ku emigranti

është rezident.

58

Page 59: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Rregulla të veçanta ka për të punësuarit në sektorin e transportit, për ata që punojnë në

disa shtete, në këtë rast, ligji që aplikohet është ligji i atij shteti në të cilën kompania ka

qendrën. Marinarët shpesh mbulohen nga ligji i flamurit. Rregulla të veçanta kërkohen

gjithashtu edhe kur dikush punon në më shumë se një shtet ose është i vetëpunësuar në

një shtet dhe i punësuar në një shtet tjetër.

Rregullat për të përcaktuar zbatimin e legjislacionit mund të variojnë nga një tip përfitimi

në një tjetër, por në përgjithësi vetëm një legjislacion mund të zbatohet për të njëjtin

punësim apo të njëjtin aktivitet ekonomik.

Ruajtja e të drejtave të fituara

Parimi bazë i ruajtjes së të drejtave të fituara parashikon se periudhat e vendbanimit,

periudhat e punësimit dhe periudhat e aktiviteteve të tjera ekonomike, të kryera në një

shtet, duhet të njihen nga shteti tjetër. Për shembull, shteti A kërkon 20 vjet rezidencë

përpara se të paguhet pensioni i pleqërisë, ndërsa shteti B kërkon 15 vjet punësim dhe

shteti C kërkon 10 vjet aktivitet ekonomik. Nëse dikush ka jetuar dhe punuar në shtetin A

për 10 vjet, në shtetin B për 8 vjet dhe në shtetin C për 3 vjet, nuk përfiton të drejtën e

pensionit në asnjë nga këto shtete. Megjithatë, nëse zbatohet parimi i mbledhjes, i

bashkimit të periudhave, ruajtjes së të drejtave të fituara, personi ka në total 21 vjet

punësim/rezidencë, të cilat janë të mjaftueshme për të plotësuar rregullat e çdo shteti. Ky

parim është i rëndësishëm jo vetëm për caktimin e të drejtës por edhe për masën e

përfitimit.

Sistemet e sigurimeve shoqërore paguajnë përfitime me kontributet e grumbulluara. Nëse

do të aplikohej ky parim direkt në llogaritje, do të krijonte probleme të vogla për

përfitimet afat-shkurtra, por mund të kthehet në një problem shumë serioz për përfitime

afatgjata siç janë pensioni i pleqërisë dhe pensioni i invaliditetit. Ndaj kjo shmanget me

zbatimin e “rregullit të proporcionalitetit”, që do të thotë se çdo shtet jep pension në bazë

të periudhës, për të cilën personi ka paguar kontribute/taksa në atë shtet. Kështu, në

shembullin më lart, shteti A do të paguante një pension i cili reflekton 15 vjet rezidencë

59

Page 60: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

dhe shteti B një pension që reflekton 10 vite punësim. Në këtë mënyrë, personi do të

merrte dy pensione, një nga njëri shtet dhe një nga shteti tjetër.

Eksportimi i përfitimeve

Ky parim bën të mundur që edhe pse, personi ndryshon vendbanim, përfitimi (pensioni)

të vazhdojë të paguhet nga shteti i vjetër. Masa e përfitimit nuk do të reduktohet si

rezultat i kësaj lëvizje. Parimi i eksportimit të përfitimeve mund të aplikohet edhe për

përfitime afatshkurtra si përfitimi i papunësisë me anë të së cilës personat që kërkojnë

punë në një shtet tjetër, do të vazhdojnë të marrin përfitimin nga shteti i tyre i origjinës.

Edhe përfitimet në natyrë mund të eksportohen. Për shembull, kujdesi shëndetësor mund

të sigurohet në një shtet tjetër me të njëjtën kosto si të shtetit të origjinës së pacientit. Kjo

mund të ndodhë, kur një person sëmuret ndërkohë që është me pushime, por mund të

aplikohet edhe kur dikush kërkon një operacion të veçantë, i cili nuk mund të kryhet në

vendin e origjinës.

Parimet e koordinimit jepen përmes instrumentit koordinues të BE-së, që është

Rregullorja 883/2004 e cila ka zëvendësuar Rregulloren 1408/71 dhe që përbëjnë

legjislacionin sekondar për sigurimet shoqërore.

Dispozitat e përgjithshme, në rregulloren 1408/7183, janë nenet 1-12, që parashikojnë

rrethin e personave të mbrojtur si dhe fushat e sigurimit. Në seksionin e parë të

rregullores jepen përkufizimet e termave e koncepteve-neni 1, përcaktohen personat e

mbrojtur-neni 2, ndalohet diskriminimi mbi bazë shtetësie-neni 3, përcaktohen fushat e

mbuluara nga rregullorja-neni 4, përcaktohet se përfitimet ”cash”- në para, do të

eksportohen-neni 10 dhe rregullat në rast mbivendosjeje të përfitimeve që burojnë nga

legjislacionet e ndryshme nacionale-neni 12.

Duhet nënvizuar se rregullorja mbulon, jo vetëm vendet anëtare të BE-së, por edhe

vendet e EFTA-s (Norvegji, Islandë, Lihtenshtein) dhe Zvicrën, me të cilët vendet e BE-

83EUR-Lex – 31971R1408 –EN, Regulation no. 1408/71, Official Journal L 149, 5/7/1971

60

Page 61: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

së kanë marrëveshje për lëvizjen e lirë të personave. P.sh. Marrëveshja midis Komunitetit

Evropian dhe shteteve anëtare nga një anë dhe Konfederatës Zviceriane nga ana tjetër për

lëvizjen e lirë të personave, e datës 30 Prill 2002.

Persona të mbrojtur janë të punësuarit, të vetëpunësuarit dhe pjesëtarët e familjeve të

tyre. Sipas nenit 2, të rregullores, nëse legjislacionet nacionale nuk kanë rregulla të qarta

lidhur me përcaktimin e të punësuarit apo të vetëpunësuarit, rregullorja jep kritere shtesë,

të cilat në analizë të fundit, lidhen me faktin se të vetëpunësuarit paguajnë kontribute

fikse, ndërsa të punësuarit paguajnë kontribute si përqindje mbi pagën, ky është një

element dallues. Përcaktimet nacionale kane ndryshuar ose janë amenduar nga ligji

evropian, nga rregullorja e koordinimit. Shembull për këtë është çështja Van Roosmalen,

ku edhe u zhvillua koncepti i personit të vetëpunësuar, që i referohet një personi që

zhvillon aktivitet pa kontratë pune dhe që realizon të ardhura për të mbuluar shpenzimet

për nevojat e tij. Këtu, ka debate të mëdha se deri ku shtrihet ky koncept, a përfshihen

profesionet tradicionale, sipas kuptimit që ligjet nacionale u japin atyre, e kështu me

radhë. Atëherë, legjislacioni evropian evoluoi duke përcaktuar definicionin e të

vetëpunësuarit për efekt të sigurimeve shoqërore. Kështu, u korrektuan konceptet edhe të

legjislacioneve nacionale dhe kjo u konsiderua legjitime, në dritën e ruajtjes së principit

të lëvizjes së lirë të të vetëpunësuarve.

Lidhur me anëtarët e familjes, rregullorja referon tek koncepti që kanë legjislacionet

nacionale. Rregullorja mbron edhe nëpunësit civile, më parë kjo kategori nuk ishte e

përfshirë. Kështu, në nenin 4, të saj thuhej se rregullat e koordinimit nuk aplikohen për

skemat speciale të nëpunësve civile. Por, në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, pati shumë

çështje, dhe kjo gjykatë i interpretoi ato mbi bazën e nenit 42, të traktatit. Me rregulloren

1606/98 skemat specifike të nëpunësve civile u inkorporuan në rregullore. Për efekt të

rregullores nëpunësit civile trajtohen si të punësuar.

Studentët, që nga viti 1999, u shtuan në listën e personave të mbrojtur nga rregullorja, kjo

u theksua edhe më lart. Më parë, nëse ata ishin anëtarë të familjes së personave të

punësuar ose të vetëpunësuar ata përfitonin mbrojtje nga rregullorja. Por, pas vitit 1999,

61

Page 62: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

studentët u konsideruan persona të mbrojtur për fusha të limituara si kujdesi shëndetësor

dhe përfitimet familjare, të parashikuara këto në nenin 34/a, 34/b dhe 76 të rregullores

1408/71. Nga viti 2003, rregullorja u bë e zbatueshme edhe për shtetasit e vendeve jo

anëtare të BE-së, kur ata ishin rezidentë të ligjshëm në BE dhe të siguruar në të njëjtën

kohë në një nga vendet e BE-së, pavarësisht se nuk kanë shtetësinë e një prej vendeve të

BE-së. Kjo u sanksionua në rregulloren 859/2003. Më parë ata ishin të mbrojtur vetëm

nëse ishin refugjatë apo persona pa shtetësi.

Rregullorja e re e koordinimit 883/20004, e zgjeroi rrethin e personave të mbrojtur. Sipas

rregullores së re, të mbrojtur janë të gjithë rezidentet në një nga vendet anëtare të BE-së

si edhe anëtaret e familjeve të tyre apo pasjetuesit, nëse provohet se kanë qenë subjekte të

legjislacionit nacional të sigurimeve shoqërore, të një ose më shumë shteteve anëtare të

BE-së. Pra, siç shihet rregullorja është shtrirë edhe mbi personat jo aktive, ndaj nuk është

më e nevojshme të jepen përkufizimet e termave se kush konsiderohet i punësuar, i

vetëpunësuar etj., andaj thuhet se rregullorja e re është thjeshtëzuar. Ka rregulla se cili do

të jetë shteti kompetent, legjislacioni i zbatueshëm, për të trajtuar rastin, të cilat janë të

ndryshme, në varësi të kategorisë së personit që merret në mbrojtje. Të vetëpunësuarit

dhe të punësuarit janë të siguruar nga legjislacioni i atij vendi ku ata po kryejnë

veprimtarinë profesionale. Kur ka punësim dhe vetëpunësim, ligji i zbatueshëm është ligji

i vendit ku është duke u kryer puna si i punësuar. Nuk përfshihen në rregulloren e re

shtetasit e vendeve të treta dhe duhet një propozim i Komisionit që të përfshihen edhe ata

në rregulloren e re.

Fushat e mbuluara janë rrisqet tradicionale të sigurimeve shoqërore, parashikuar në nenin

4, rrisku i pleqërisë, invaliditetit, mbijetesës, aksidentet në punë/sëmundjet profesionale,

sëmundjet e përgjithshme, papunësia dhe përfitimet familjare. Ka pasur çështje në GJED-

në, për sa i takon përfshirjes ose jo në kuadrin e rregullores të përfitimeve, të cilat nuk

janë rrisqe tradicionale, por kanë lidhje me to. Kështu, gjykata vendosi që përfitimet për

kujdesje nuk mund të jenë pjesë e degës së sigurimit për sëmundje dhe për pasojë nuk

mbulohen nga rregullorja, kjo u vendos në çështjen Molenaar 160/96. Gjithashtu, rasti i

pensionit të parakohshëm që lidhet me papunësinë dhe me pensionin e pleqërisë, nuk u

62

Page 63: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

përfshi në fushën e rregullores, e këtë e gjejmë në çështjen Hoeckx 249/83, ku emigrantët

pasi e kishin përfituar këtë përfitim, dëshironin të ktheheshin në vendin e origjinës dhe

t`u eksportohej ky përfitim nga vendi i rezidencës.

Rregulloret koordinuese aplikohen vetëm mbi skemat e sigurimeve shoqërore të ndërtuar

mbi bazën e ligjit, statututit, rregullores e jo mbi bazën e marrëveshjeve kolektive. Në

vitin 1998, Bashkimi Evropian për skemat jo statutore nxori një direktivë që realizon

hapin e parë të koordinimit të këtyre skemave jo statutore. Në fushën e këtyre skemave

shtetet anëtare duhet të ruajnë disa parime të përgjithshme të cilat nuk duhet të ndikojnë,

nuk duhet të dëmtojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe kapitaleve. Direktiva 98/49 “Mbi

mbrojtjen e të drejtave të pensioneve suplementare, të të punësuarve dhe vetëpunësuarve

që lëvizin në komunitet.”

Rregullorja koordinuese në parim zbatohet për skemat statusore, pavarësisht se ato janë të

përgjithshme apo të veçanta, financohen ose jo nga kontributet. Por, mënyra e financimit

të skemave jep efekt, kur është fjala për eksportimin e përfitimeve si dhe për rregullat që

përcaktojnë sistemin kompetent të sigurimeve sociale.

Siç u përmend, rregullorja e koordinimit është një instrument multilateral i krijuar për të

bërë të mundur lëvizjen e lirë në territorin evropian. Për pasojë, ky instrument zëvendësoi

traktatet e sigurimeve shoqërore ekzistuese që shtetet kishin me njeri tjetrin. Për shkak të

natyrës bilaterale të tyre, këto instrumente nuk garantonin zbatimin e shpejtë të parimit të

lëvizjes së lirë në BE. Për këtë arsye neni 6, i rregullores 1408/71, parashikon se kjo

rregullore zëvendëson çdo dispozitë të çdo konvente që lidh dy ose më shumë shtete.

GJED-ja në çështjen Ronfeldt arsyetoi se kur një person ushtron të drejtën e lëvizjes së

lirë dhe traktati bilateral ofron një mbrojtje më të mirë se sa rregullorja koordinuese do të

ketë përparësi traktati bilateral. Arsyeja ishte se emigrantët duke zbatuar rregulloren nuk

konfrontohen me një situatë më të pafavorshme sesa ajo e parashikuar nga marrëveshja

dypalëshe, gjykata shtoi se zëvendësimi i konventave nga rregullorja është e detyrueshme

në natyrën e vet. Kështu edhe në çështjen Petroni, ku sërish u theksua se rregullorja nuk

mund sjellë situata më të përkeqësuara për emigrantin, ndaj administratat e sigurimeve

63

Page 64: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

shoqërore duhet të krahasojnë në mënyre të vazhdueshme pasojat e traktateve që kanë

lidhur, me çka parashikohet në rregulloren 1408/71. Më vonë GJED-ja tha se vetëm kur

lëvizja e punëtorëve ka prioritet në gjithë trajtimin e çështjes, atëherë do të zbatohet

rregullorja, çka e bëri çështjen Ronfeldt, rast shumë të limituar.

Rregullorja e re 883/2004, i referohet rrisqeve tradicionale të sigurimit, por disa skema të

reja u përfshinë si rasti i barrëlindjes që e merr edhe babai, apo rasti i pensionit të

parakohshëm, për shkak se këto reflektojnë logjikën e skemave të sigurimit. Ka një

klauzolë sipas të cilës çdo vend duhet të vërtetojë në mënyrë eksplicite, në një aneks nëse

kapitulli i pensionit të parakohshëm apo papunësia e hershme do të përfshihen në fushat

që do koordinohen. Nëse këto fusha përjashtohen atëherë do të zbatohen vetëm parimet e

përgjithshme, si bashkimi i periudhave të sigurimit. Arsyeja e përjashtimit është se në

skemat statusore, pensionet e parakohshme janë të limituara në pak vende të BE-së.

Lidhur me përfitimet jo kontributive në aneksin X, të rregullores listohen përfitimet

konkrete të çdo vendi, për të cilat zbatohet rregullorja, por që kërkon aprovim.

Një nga parimet e rregullores është trajtimi i barabartë. Punëtorët emigrantë nuk mund të

diskriminohen mbi bazë shtetësie p.sh. kusht për akses në skemë sigurimesh apo kusht

për lindjen e të drejtës apo për pagesën e përfitimeve. Është e qartë se parimi themelor i

Komunitetit është ndalimi i diskriminimit mbi bazë shtetësie, e kjo parashikohet në nenin

3, të rregullores 1408/71, që parashikon se personat rezidentë në territorin e një prej

vendeve anëtare për të cilat dispozitat e rregullores aplikohen, janë subjekte të njëjtave

detyrime e gëzojnë të njëjtat përfitime sipas legjislacionit të tij, si edhe shtetasit e vet

shtetit.

Parim tjetër është ndalimi i diskriminimit direkt dhe indirekt e në këtë drejtim

jurisprudenca e GJED-së ka bërë shumë. Interpretimi i gjerë i këtij parimi, sipas të cilit

ndalohet jo vetëm diskriminimi mbi bazë nacionaliteti, por edhe për shkak kriteresh të

tjera dalluese, të cilat japin të njëjtin rezultat. Kështu çështja Pinna, është shembulli tipik

i ndalimit të të gjitha formave të diskriminimit direkt ose indirekt, në të cilin lejohet

64

Page 65: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

eksportimi i përfitimit familjar, por në një masë më të vogël, për anëtarin e familjes së

personit të huaj. Pra, edhe pse janë zbatuar të njëjtat rregulla në përfundim, efekti është i

ndryshëm, diskriminimi është indirekt.

Ligjvënësi evropian, ritheksoi edhe një herë tek rregullorja e re, parimin e trajtimit të

njëjtë.

Për sa i takon përcaktimit të legjislacionit të zbatueshëm, rregulli i përgjithshëm është

“Lex Loci Laboris”84, këtë rregull e gjejmë si tek rregullorja e vjetër, 1408/71 ashtu edhe

tek rregullorja e re 883/2004. Dispozita të veçanta ekzistojnë për të punësuarit në

misionet diplomatike, personelin e transportit ndërkombëtar dhe personelin e komunitetit

evropian. Rregullat mbi përcaktueshmërinë e legjislacionit të zbatueshëm, garantojnë që

të mos ketë as mbrojtje të dyfishtë dhe as mungesë mbrojtjeje. Por, parimi i lex loci

laboris, njeh shumë përjashtime, ndër të cilët “të dërguarit”85 janë më tipikët. Si të

punësuarit ashtu edhe të vetëpunësuarit mund të dërgohen me punë në një shtet tjetër, por

ata mbeten të siguruar nga sistemi i sigurimeve shoqërore i vendit të origjinës. Sipas

nenit 14, paragrafi 1, germa “a”, e rregullores 1408/71, periudha për të cilën dërgohen

nuk duhet të jetë më shumë se 12 muaj, si dhe nuk mund të dërgohet një person tjetër i

cili ka qenë dërguar më parë. Kur janë rrethanat dhe kur vendi ku është dërguar personi

është dakord, atëherë nuk fillon menjëherë sigurimi tek ky vend, por zgjatet edhe për 12

muaj të tjerë, pra ndryshe nga dërgimi i parë, dërgimi i dytë ka nevojë për pëlqimin e

vendit pritës.

Ka një dokument E-101, që provon se personi është i siguruar në vendin e origjinës dhe

është duke punuar përkohësisht në vendin pritës, ky dokument paraqitet sa herë kërkohet

nga organi kompetent. Në çështjen Fitz William 202/97, GJED-ja arsyetoi se nëse

autoriteti kompetent, ka kontestime për dokumentin, nuk duhet menjëherë të zbatohet

legjislacioni i këtij shteti mbi punëtorin e dërguar, por duhet kontaktuar me institucionin

ku ai është i siguruar, vetëm nëse vërtetohet e kundërta atëherë veprimet legjitimohen. Sa

herë mund të dërgohet një punonjës dhe sa kohë diferencë mund të ketë nga një dërgim

84Shënim: Termi latinisht “Lex Loci Laboris”, do të thotë, ligji i vendit ku po kryhet puna 85Shënim: Termi “të dërguarit” ose në anglisht “posted”, nënkupton punonjësit që dërgohen me shërbim, kjo ka sens edhe për të vetëpunësuarit

65

Page 66: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

në tjetrin, por duhet të ketë një lidhje organike midis të punësuarit dhe punëdhënësit të tij

dhe kjo duke verifikuar rrethanat faktike të punës.

Punëdhënësit për t`iu shmangur kostos së lartë të punës dhe të sigurimeve shoqërore,

mund të përdorin këto klauzola, ndaj ka disa kritere për ta kontrolluar një gjë të tillë.

Kriteret janë, vendi ku po kryhet puna, numri i stafit administrativ, numri i punonjësve,

numri i të dërguarve, numri i punonjësve të dërguar të rekrutuar dhe ku është shumica e

kontratave të konkluduara me klientët, ligji i zbatueshëm për kontratat e punës që

kompania ka konkuduar me stafin e vet nga njëra anë dhe me klientët nga ana tjetër. Këto

janë disa nga kriteret që përdor gjykata, por edhe të tjera sipas rasteve çka është në

diskrecionin e çdo vendi anëtar për të shtuar kritere.

Edhe të vetëpunësuarit e dërgojnë veten jashtë vendit, për të kryer një punë përkohësisht

në një shtet tjetër, për të cilët është e njëjta periudhë maksimale 1 vit dhe e njëjta shtyrje

maksimumi 1 vit. Por, ndodh që kjo të përdoret për t`iu shmangur ligjit të punës dhe të

sigurimeve sociale të vendit ku njerëzit ofrojnë përkohësisht shërbimet e veta. Kështu

GJED-ja në çështjet që iu paraqitën, arsyetoi se për të vetëpunësuarin duhet të ketë një

lidhje organike midis vendit ku shkon, me infrastrukturën me të cilën ai organizon

aktivitetet. Ruajtja e kësaj infrastrukture të shtetit të origjinës përfshin p.sh. përdorimin e

zyrave, pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore, pagesën e taksave, lejen e punës,

numrin e TVSH-së, regjistrimi në dhomën e tregtisë apo në organizatat profesionale.

Këto i gjejmë në çështjen gjyqësore BANKS, ku gjykata interpretimin e “ruajtjes,

mbajtjes së infrastrukturës në shtetin nga i cili vjen i vetëpunësuari”, ia la autoriteteve

kompetente. I vetëpunësuari ndryshe nga i punësuari nuk mund të dërgohet në vendin

tjetër, pa kryer me parë punë në vendin e origjinës, por një pyetje që mund të ngrihet

është se për sa kohë, e këtu çdo vend përdor kritere të ndryshme.

Për punonjësit që kryejnë punë në disa vende, ligji i zbatueshëm do të jetë ligji i vendit të

rezidencës. Por, nëse punonjësi nuk punon në vendin e rezidencës, atëherë ligji i

zbatueshëm do të jetë ligji i vendit ku ka selinë punëdhënësi, ku është regjistruar, ku ka

66

Page 67: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

biznesin, dhe kur punëmarrësi punon për më shumë se një punëdhënës, ligji i shtetit ku ka

rezidencën, është sërish ligji i zbatueshëm.

Për të vetëpunësuarit, kur kryejnë aktivitet në disa vende, ligj i zbatueshëm, do të jetë

ligji i shtetit ku është duke u kryer aktiviteti kryesor.

Personat që kryejnë punë në vende të ndryshme, por të natyrave të ndryshme, p.sh.

punëmarrës, i vetëpunësuar dhe nëpunës civil ose i punësuar dhe i vetëpunësuar, në të

gjitha këto raste, ligji që do zbatohet është ligji i vendit ku është i punësuar. Kur një

person është i punësuar, i vetëpunësuar dhe nëpunës civil, ligji i zbatueshëm është ligji i

vendit ku punon si nëpunës civil, kur nëpunësi civil punon për disa shtete, do të jetë i

siguruar në vendin që ka skemë speciale për nëpunësit civilë.

Por, si do të zgjidhet rasti kur personin e punësuar, shteti tjetër e konsideron si të

vetëpunësuar. GJED-ja në çështjen Banks tha se koncepti punë mbulon si të punësuarin

ashtu edhe të vetëpunësuarin.

Koordinimi i sigurimeve shoqërore nuk u kushton shumë vëmendje anës së financimit,

nëse është përcaktuar ligji i zbatueshëm është në varësi të tij se çfarë detyrimesh ka

personi dhe në rast taksimi të dyfishtë, zbatohen traktatet për eliminimin e taksimit të

dyfishtë.

Rregullorja 883/2004, lidhur me përcaktimin e legjislacionit të zbatueshëm është

thjeshtuar. Lidhur me afatin prej 12 muajsh të dërgimit, ky rregull ka rënë dhe

maksimumi i afatit është 2 vjet. Nëse një kompani do të dërgojë një person me punë në

një vend tjetër duhet të ketë aktivitet sinjifikativ në vendin nga ku dërgohen punëtorët.

Ndërsa për të vetëpunësuarit lejohet të kryejnë aktivitet në vendin tjetër, por me kusht që

aktivitetet të jenë të njëjta. Lidhur me kryerjen e disa lloj punësh, sërish aktiviteti kryesor

do jetë përcaktues, do të jetë shteti i rezidencës. Kur nuk ka aktivitet kryesor, do të shihet

se ku është qendra e interesit të aktivitetit të personit, për nëpunësit civil mbetet i njëjti

rregull, ligji i vendit për të cilin punon si nëpunës civil.

67

Page 68: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Parimi i eksportimit të përfitimeve. Këshilli për shkak të rolit të tij të rëndësishëm

legjislativ, u detyrua sipas nenit 42, të Traktatit të KE-së, të vendoste një kuadër ligjor të

koordinimit të sistemeve të sigurimeve shoqërore të vendeve anëtare. Ky kuadër

supozohej të siguronte mes të tjerash eksportimin e përfitimeve të sigurimeve shoqërore.

Neni 10, paragrafi 1, i rregullores 1408/71, bën fjalë vetëm për eksportimin e përfitimeve

afatgjata në para – cash. Pa eksportimin e përfitimeve një punonjës që lëviz nga një vend

anëtar në tjetrin, mund të humbë të drejtat e fituara më parë. GJED-ja nënvizoi se parimi i

eksportimit të përfitimeve cash u sigurohet të gjithë përfituesve, e për të gjitha përfitimet

që njeh legjislacioni i një vendi anëtar, i ndryshëm nga vendi që është përgjegjës për

pagesën. Qëllimi i kësaj dispozite është të garantohet e drejta e përfitimit dhe pagesës

edhe pas ndryshimit të rezidencës në një vend tjetër anëtar nga vendi i origjinës. Kjo u

konfirmua edhe gjatë shqyrtimit të çështjes Smieja 51/73, ku GJED-ja, theksoi se qëllimi

i eksportimit të pakufizuar të përfitimeve është të promovojë lëvizjen e lirë të punonjësve

përmes parandalimit të pasojave të dëmshme që mund të rezultojnë nga ndryshimi i

rezidencës nga një vend në tjetrin, e njëjta gjë u theksua edhe në çështjen 92/82

Caracciolo.

Neni 10 i rregullores, flet vetëm për eksportimin e përfitimeve cash afatgjata, ndërsa

kujdesi shëndetësor dhe përfitimet familjare u bënë të eksportueshme pas ndryshimeve që

iu bënë rregullores. Kur është fjala për kujdesin shëndetësor, parimi i eksportimit ka disa

probleme specifike. Së pari, sistemi i sigurimeve shoqërore nuk jep shërbim shëndetësor,

ai garanton të drejtën e kujdesit shëndetësor ose kompenson koston e kujdesit

shëndetësor. Dhënësit e shërbimit shëndetësor përcaktohen nga institucioni kompetent,

pra, kur flitet për eksportim është fjala për garantimin e të drejtës për kompensim të

kostos së përfitimeve të kujdesit shëndetësor.

Në rastin e përfitimeve familjare, parimi i eksportimit arrihet duke eliminuar kushtin

rezidencë, kjo parashikohet në nenin 73, të rregullores 1408/71. Një person i punësuar

ose i vetëpunësuar subjekt i legjislacionit të një shteti anëtar, ka të drejtë që për anëtarët e

68

Page 69: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

tij të familjes, rezidentë në një shtet tjetër, të marrë përfitime familjare sipas legjislacionit

të shtetit kompetent nëqoftëse, ata ishin duke qëndruar në atë shtet.

Eksportimi i pagesës së papunësisë ka disa kufizime, personi i papunë duhet të qëndrojë

në dispozicion të zyrës së shërbimeve të punësimit të shtetit kompetent së paku për 4

javë, pasi është bërë i papunë, më pas ai është i lejuar të lërë vendin dhe të kërkojë punë

në një vend tjetër, me kusht që të jetë i regjistruar në zyrat e shërbimit të punësimit të

këtij vendi. Vetëm kështu atij mund t`i eksportohet pagesa e papunësisë maksimumi për 3

muaj, neni 69, paragrafi 1, i rregullores 1408/71. Nëqoftesë kthehet në vendin e shtetit

kompetent brenda tre muajve atij do t`i vazhdojë pagesa e papunësisë, ndryshe nëse

kthehet pas tre muajve, pagesa i ndërpritet. Kufizimet në eksportimin e këtij përfitimi

kushtëzohen nga frika e abuzimit të personave që në vendet ku përfitimi është i mirë,

shkojnë për të kërkuar punë, kur dihet se nuk ka shans për të gjetur punë, për shkak të

zhvillimit të ulët të ndërmjetësimit për punë, kontrollit të shërbimit, gjuhës dhe barrierave

kulturore si edhe për shkak të numrit të lartë të papunësisë.

Rregullorja 883/2004, rregullorja e re, ritheksoi parimin e eksportimit duke lejuar

eksportimin e çdo përfitimi cash. Institucioni i vendit që kryen pagesën, nuk do të zbresë,

ndryshojë, ndërpresë përfitimin, për shkak se përfituesi apo anëtari i familjes së tij është

rezident në një vend tjetër. Por, sërish ky parim ka kufizime për pagesën e papunësisë dhe

për përfitimet jo kontributive, për këtë të fundit duhet të ketë një listë strikte, të

përcaktuar nga çdo shtet dhe të cilat nuk eksportohen. Komisioni Evropian për të pasur

një listë të strukturuar e krahasuese, përcaktoi disa kritere kryesore.

Parimi i bashkimit të periudhave. Ky parim parashikon mbledhjen e periudhave të

sigurimit, të punësimit, të rezidencës, të plotësuara sipas legjislacionit të vendeve anëtare.

Këto periudha merren në konsideratë kur është e nevojshme arritja e të drejtës për

përfitim sipas legjislacionit të një vendi tjetër nga ai ku janë realizuar këto periudha. Për

shembull, një punonjës që aplikon për pension pleqërie pasi ka punuar në Spanjë për 14

vjet dhe në Gjermani për 4 vjet, nuk plotëson as kushtet e legjislacionit spanjoll as

69

Page 70: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

kushtet e legjislacionit gjerman, për pension, sepse i pari kërkon minimumi 15 vjet dhe i

dyti 5 vjet, për këtë rregullorja parashikon mbledhjen e periudhave.

Rregullorja 1408/71, parashikon këtë parim për të gjitha përfitimet, neni 18, sëmundja

dhe barrëlindja, neni 38 - invaliditeti, neni 45 - pensionet e pleqërisë dhe familjare, neni

67 - përfitimet e papunësisë dhe neni 72, përfitimet familjare. Në këtë mënyrë rregullorja

garanton ruajtjen e të drejtave.

Llogaritja përpjesëtimore (pro-rata) dhe parimi Petroni. Kur periudhat e sigurimit,

punësimit, rezidencës janë realizuar në vende të ndryshme, llogaritja e përfitimit bëhet

me metodën e përpjesëtimit. Secili vend paguan në përpjesëtim me kohën që personi ka

realizuar në vendin e vet, pra paguan një pjesë të përfitimit, kjo është teknika pro-rata.

Çështja Petroni 24/75, ose parimi Petroni parashikon se nga koordinimi nuk mund të

rezultojë një situatë më e disfavorshme për përfituesin se sa situata që rezulton nga

zbatimi i legjislacionit nacional. Si pasojë e zbatimit të këtij parimi, llogaritja e shumës së

pensionit në vende të ndryshme ku personi ka punuar, komplikohet. Duhet bërë krahasim

midis rezultatit të zbatimit të ligjit nacional nga njëra anë dhe rezultatit të zbatimit të

rregullave të llogaritjes përpjesëtimore, metodës pro-rata. Personi ka të drejtë për shumën

më të madhe nga të dy llogaritjet.

Por, së pari, në këndvështrimin e zhvillimit të sistemit të përgjithshëm të koordinimit, a

ka sens parimi i më të favorshmes e aq më tepër, po të mbahet parasysh lëvizja e lirë e

personave dhe shërbimeve ? Së dyti, nga këndvështrimi i llogaritjeve, duhet nënvizuar e

konsideruar fakti se gjithnjë nga llogaritjet e bëra me ligjin nacional shumat janë me më

shumë euro. Ndaj duhet parë mekanizmi i koordinimit në tërësi. Së treti, nëse parimi i më

të favorshmes është kaq i rëndësishëm, përse nuk aplikohet për përfitimet e tjera si p.sh

pagesa e papunësisë ?

Rregullorja 883/2004, nuk ka shumë ndryshime me të vjetrën. Sërish, parimi i totalizimit

është i parashikuar në rregullore, në kapitullin e parë, neni 6, rregulli i përgjithshëm i

zbatueshëm për të gjithë brisqet, përveç pensionit të parakohshëm të pleqërisë.

70

Page 71: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Sëmundja. Rregulli kryesor është se vetëm shteti kompetent paguan përfitimet në rast

sëmundje, duke i eksportuar ato tek shteti, ku personat janë rezidentë ose po qëndrojnë

përkohësisht.

Invaliditeti. Lidhur me invaliditetin ka dy sisteme, njëri sipas të cilit në masën e përfitimit

nuk ndikon periudha e sigurimit dhe kjo do të thotë se invaliditeti është vazhdimi logjik i

sëmundjes dhe sistemi tjetër në të cilin masa e përfitimit varet nga periudha e sigurimit,

sa më e gjatë kjo periudhe aq më i lartë përfitimi. Nëse duhet të koordinohen sistemet e

dy vendeve ku që të dyja e kanë invaliditetin të varur nga periudha e sigurimit, atëherë

sipas rregullores 1408/71, metoda e koordinimit është metoda pro-rata. Ndërsa, kur dy

sistemet janë të tipit vazhdimësi e sëmundjes, atëherë përdoret një teknike tjetër

koordinimi, personi merr një përfitim nga vendi ku së fundi ishte i siguruar, në moment

sëmundja kthehet në përfitim invaliditeti. Kur dy sistemet janë mikse, atëherë përdoret

teknika pro-rata.

Rregullorja 883/2004, parashikon metodën përpjesëtimore, për çdo tip - skeme

invaliditeti. Por, megjithatë vendet mund të kërkojnë kalkulimin përmes linjës së

koordinimit të përfitimeve të sëmundjes. Vendi i fundit i punësimit paguan shumën e

plotë të invaliditetit, vetëm nëse për këtë qëllim, skema listohet në aneksin e rregullores

koordinuese.

Pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe pensionet familjare. Në rast pensionesh pleqërie,

invaliditeti e familjar, tipar dominues i koordinimit është mbledhja e krediteve të arritura

sipas skemave të vendeve të ndryshme. Mbledhja nënkupton që shteti kompetent duhet të

konsiderojë periudhat e mbrojtjes sikur të ishin arritur në përputhje me ligjin e vendeve të

tjera anëtare. Për caktimin e masës së përfitimit megjithatë llogaritja kufizohet tek

periudhat e mbulimit dhe të ardhurat e realizuara sipas sistemit të shtetit kompetent. Për

shembull, një person ka punuar si kuzhinier për 12 vjet në Itali, 12 vjet në Francë dhe 21

vite në Holandë, sipas legjislacioneve të të tre vendeve ai ka të drejtë të marrë tre

pensione në secilin vend, nga një pension që do të paguhet nga administratat e sigurimeve

71

Page 72: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

shoqërore të Italisë, Francës dhe Holandës. Çdo administratë duhet të llogarisë përfitimet

përpjesëtimisht në raport me kohën e kaluar në secilin vend, kjo sipas nenit 46, paragrafi

2, i rregullores 1408/71. Për këtë arsye fillimisht, administratat bëjnë llogaritjen teorike,

pra, 12 + 12 + 21 = 45, atëherë Italia llogarit 12/45, Franca 2/45 dhe Holanda 12/21.

Bëhet një llogaritje e dytë, sipas parimit të më të favorshmes, e parashikuar kjo nga

rregullorja 1408/71, neni 46, paragrafi 1, pa zbatuar rregullin e koordinimit të

pensioneve. Administrata duhet të llogarisë cilën masë pensioni do të marrë personi i

siguruar sipas legjislacionit nacional më vete. Krahasohen dy metodat dhe personi gëzon

masën më të lartë të pensionit.

Rregullorja 883/2004, parashikon se në fushat e mbrojtura përfshihet edhe pensioni i

parakohshëm i pleqërisë, por nuk ka rregulla specifike të koordinimit të përcaktuara për

këto përfitime. Shtetet duhet të tregojnë për cilin risk, pleqëri apo papunësi lidhet

përfitimi i pensionit te parakohshëm. Nëse përfitimi nuk karakteristika të qarta, të

pleqërisë ose papunësisë, atëherë do të zbatohen parimet e përgjithshme të koordinimit të

titullit I dhe II. Por, duhet të ketë një rezervë eksplicite në nenin 66, të rregullores së re të

koordinimit që të parashikojë zbatimin e parimit të totalizimit të periudhave të sigurimit

në përfitimet e pensioneve të parakohshme.

Papunësia. Për sigurimin e papunësisë mbledhja e periudhave të sigurimit, parashikohet

gjithashtu sipas rregullores 1408/71. Përcaktimi i shumës së përfitimit referon në mënyrë

strikte tek të ardhurat që personi i papunë fiton në shtetin ku përfituesi kishte punuar para

se të mbetej papunë. Shteti i punësimit të fundit është në parim, shteti kompetent për

pagesën e përfitimit të papunësisë. Përfitimet e papunësisë do të eksportohen nëse një

person i papunë është i gatshëm në shërbimet e punësimit të shtetit tjetër. Eksportimi i

përfitimit gjithsesi do të reduktohet në një periudhë maksimumi tre muaj, kjo sipas nenit

69, të rregullores 1408/71.

Rregullorja 883/2004, parashikon ndryshime për koordinimin e përfitimeve të

papunësisë, të cilat mund të përmblidhen në këtë mënyrë. Së pari, kapitulli i koordinimit

72

Page 73: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

bëhet i zbatueshëm për të vetëpunësuarit, sepse me futjen e skemës së papunësisë edhe

për të vetëpunësuarit, lindi nevoja e koordinimit edhe për ta. Personat e papunë mund të

kërkojnë punë në një vend tjetër dhe të marrin me vete edhe përfitimin, ndërsa rregullorja

1408 parashikon maksimumi 3 muaj dhe ka kufizime për parimin e eksportimit. Shtetet

mund, por nuk janë të detyruar, ta shtyjnë këtë periudhë më shumë se 6 muaj, sipas

kushteve përkatëse.

Tashmë është më se e qartë se rregullat evropiane të koordinimit të legjislacioneve të

sigurimeve shoqërore janë domosdoshmëri për realizimin si të objektivit ekonomik të

Bashkimit Evropian, lëvizjes së lirë, po ashtu edhe të objektivit social, luftës kundër

përjashtimit social. Në studimin e tij Prof.Danny Pieters, i Universitetit të Leuven-it,

Belgjikë,86 duke folur për kompleksitetin e rregullave koordinuese, i rikthehet qëllimit

për të cilat ato dolën dhe shtron pyetjen se ky kompleksitet nxit apo pengon lëvizjen e

lirë ?

Së pari, alternativa e zgjidhjes së problemit është thjeshtëzimi i rregullave në fuqi, por

tepër radikale dhe shumë interesante duket ideja e krijimit të sistemit evropian të

sigurimeve shoqërore, një skenar gati ideal, ku është përvijuar gjithçka që ka lidhje me

një skemë sigurimesh, kontributet që do të paguhen, përfitimet që do të jepen, rregullat e

funksionimit etj.

Për t`iu rikthyer alternativës së parë, paraqitet në studim mundësia e zëvendësimit të

Rregullores 1408/71 dhe 574/72 me qëllim thjeshtëzimin e koordinimit të skemave të

sigurimeve shoqërore të Komunitetit Evropian. Për më tepër, vetë studimi u ndërmor me

qëllim që të shihej se si mund të zëvendësoheshin rregullat e koordinimit në një mënyrë

të tillë që të mund të realizonin më mirë, liritë bazë të lëvizjes së lirë, pra një thjeshtëzim

tërësor të rregullave duke mbajtur parasysh interesin legjitim të punëtorëve emigrantë.

Një tjetër qëllim i studimit ishte që përmes alternativave të dhëna, të vijonte më tej një

86Pieters Danny, “Towards a radical simplification of the social security co-ordination” Një përmbledhje e këtij studimi është prezantuar në Konferencën Europiane të Sigurimeve Shoqërore me rastin e 25 vjetorit të Rregullores 1408/71, në Suedi, Qershor 1996

73

Page 74: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

debat më i gjerë publik. E së fundi, studimi ishte një reagim, një përgjigje për apelin e

Këshillit të Edinburgut, samitit të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të 12 Dhjetorit

1992, për një thjeshtëzim radikal të sistemit koordinues, në fuqi.

Kur ngrihet çështja e thjeshtëzimit, menjëherë lind pyetja si mund të realizohet një gjë e

tillë, kur bëhet fjalë për sisteme sigurimesh ekstremisht komplekse. Nga njëra anë, vendet

anëtare të BE-së, kanë diversitet sistemesh sigurimesh, nga ana tjetër, kompleksiteti në

nivel nacional vjen gjithnjë në rritje. Duhet nënvizuar se në kohën që është bërë studimi

ishte fjala për koordinim të legjislacioneve të 15 vendeve. Vetëm në këto vende bëhej

fjalë për qindra skema sigurimesh shoqërore që duheshin koordinuar. Po të kthehemi në

kohën kur doli Rregullorja 1408/71, ishin vetëm 6, vendet origjinale të komunitetit,

skemat e sigurimeve të të cilëve ishin afërsisht të modelit Bismark.

Duhet nënvizuar gjithashtu, se vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë si dhe

ndryshimet që ka pësuar rregullorja, nuk kanë kontribuar për thjeshtëzimin e rregullores

koordinuese. Për më tej, nga jurisprudenca e kësaj gjykate, janë vendosur rregulla

specifike për kategori specifike si punëtoret sezonale, punëtorët në kufi, ose përjashtime

nga mekanizmat bazë të koordinimit, si rrjedhojë e parimit të më të favorshmes.

Karakteri dinamik i sistemeve të sigurimeve shoqërore ka kondicionuar, amendimin

periodik të rregullores në fuqi. E së fundi, duhet thënë se kompleksiteti dhe natyra

teknike e dispozitave të Rregullores 1408/71 dhe 574/72, lidhur me llogaritjen dhe

pagesën e pensioneve paraqet vështirësi edhe për specialistët e fushës. Pra, koordinimi i

shumë sistemeve, të ndryshme, të sigurimeve shoqërore nga një rregullore e cila vetë

është komplekse është më e komplikuar se sa nevojitet të jetë. Për të arritur tek pyetja më

shqetësuese, e përmendur më lart, kompleksiteti i rregullores e pengon apo e nxit lëvizjen

e lirë, çka ishte qëllimi për të cilën ajo doli. 87

87Pieters Danny, “Towards a radical simplification of the social security co-ordination” Një përmbledhje e këtij studimi është prezantuar në Konferencën Europiane të Sigurimeve Shoqërore me rastin e 25 vjetorit të Rregullores 1408/71, në Suedi, Qershor 1996, faqe 178

74

Page 75: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Le të kthehemi tek alternativa e dytë, alternativë radikale, e cila e kapërcen fare

rregulloren e koordinimit, kështu, propozohet një sistem evropian sigurimesh shoqërore.

Autori beson ende tek ky propozim, edhe pse e di që kjo është e pamundur, pasi ideja e tij

ka shumë pak suport politik.88

Ndryshe sistemi evropian i sigurimeve shoqërore quhet sistemi i shtetit të 13-të89, dhe

ndjek tre qëllime:

Së pari, kjo zgjidhje është një alternativë për Rregulloren 1408/71, së dyti, krijon një

sistem evropian të sigurimeve shoqërore me tendencë harmonizimin e sistemeve

nacionale të sigurimeve sociale dhe së treti, është një mundësi koordinimi për skemat

profesionale, private të sigurimeve, duke ofruar alternativën e rritjes së trendit të

privatizimit dhe uljes së solidaritetit që shoqëron këtë evolucion.

Emigrantët e kanë shumë të vështirë të kuptojnë Rregulloren 1408/71, për shkak të

mungesës së informacionit, emigranti i ardhshëm gjithnjë do të ketë një ndjenjë pasigurie,

që është e qartë se çfarë ndikimi jep tek mobiliteti i punëtorëve. Lidhur me

kompleksitetin e rregullores, vendet anëtare të BE-së kanë pak eksperiencë në zbatimin e

saj, me korrektësi dhe efiçiensë. Administratat nacionale pak dinë për sistemet e

ndryshme të sigurimeve shoqërore të vendeve të tjera. Alternativa e shtetit të 13-të nuk ka

problemet e mungesës së informacionit apo vështirësitë e të kuptuarit të një duzine

sistemesh sigurimesh shoqërore. Emigranti i ardhshëm në vend që të njihet e të përfshihet

në rregulloren koordinuese do t`i ofrohet mundësia e futjes në sistemin evropian të

sigurimeve shoqërore.

Objektivi i dytë i skenarit të shtetit të 13-të, është të inkurajojë harmonizimin e sistemeve

të ndryshme të sigurimeve shoqërore. Ky mund të bëhet model dhe target në të njëjtën

88Pieters D dhe Vansteenkiste S, “The thirteenth State. Towards a European Community Social Insurance Scheme for Intra-Community Migrants, Leuven, Acco, 1993 89Pieters D dhe Vansteenkiste S, “The thirteenth State. Towards a European Community Social Insurance Scheme for Intra-Community Migrants, Leuven, Acco, 1993, faqe 218

75

Page 76: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

kohë për secilin vend lidhur me cilësinë dhe sasinë e përfitimeve që ofrohen si edhe

efiçiensën e administrimit e të menaxhimit në tërësi.

Krijimi i sistemit të shtetit të 13-të synon të bëhet sistemi më i favorshëm nacional i

sigurimeve shoqërore, është fjala për një sistem unik vetëm për kategorinë e emigrantëve,

sistem i cili mund të shërbejë si model për evolucionin e sistemeve nacionale dhe si pikë

reference për harmonizimin e ardhshëm të sistemeve të sigurimeve shoqërore edhe për

kategoritë e tjera.

Sistemi i shtetit të 13-të krijon një sistem sigurimesh përkrah sistemeve nacionale të

sigurimeve shoqërore Skenari i shtetit të 13-të nuk është skenari i një harmonizimi

direkt, por është i fokusuar tek koordinimi i skemave vetëm për emigrantët. Më

interesantja është se sistemi i koordinimit përmes rregullores do të ekzistojë por, personat

e siguruar sipas sistemit të shtetit të 13-të mund të zgjedhin midis rregullores koordinuese

dhe sistemit të shtetit të 13-të. Kështu, arrihet në deduksionin se sistemi i shtetit të 13-të

duke u zhvilluar në të njëjtën kohë do të ofrojë një nivel më të lartë mbrojtjeje se sa

sistemet nacionale të sigurimeve shoqërore. Duhet bërë krahasimi midis përfitimeve që

ofron sistemi i shtetit të 13-të dhe atyre që ofrohen nga sistemet nacionale si dhe

krahasimi me nivelin e kontributeve. Parimi i trajtimit të njëjtë është një parim bazë,

kontributet, pjesa e punëdhënësit dhe punëmarrësit si dhe masa e përfitimeve do të jenë të

njëjtë, për të gjithë personat e siguruar. Me qëllim që të realizohet lëvizja e lirë e

punëtorëve, zgjedhja midis punëtorit nacional dhe punëtorit evropian do të jetë plotësisht

neutrale për punëdhënësin. Pjesa e kontributit që punëdhënësi paguan në sistemin e

shtetit të 13-të do të jetë identike me pjesën që paguhet në vendet anëtare, pjesa e

kontributit të punëtorëve do të jetë e diversifikuar dhe kjo është një tjetër arsye për të

eliminuar shkallën e lartë të diversifikimit. Financimi i sistemit të shtetit të 13-të, do të

bëhet plotësisht nga kontributet e të punësuarve dhe punëdhënësve.

II. 4 Nevoja për integrim, në nivel evropian, e sistemeve të sigurimeve shoqërore, nevoja për reformimin e tyre

76

Page 77: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Një shtet anëtar i BE-së, me qëllim që të ruajë e të përmirësojë pozicionin konkurrues në

tregun e vetëm e të hapur, duhet të përmirësojë kërkesën për punë, duhet të ulë koston e

punës, por, kjo nga ana e vet sjell një nivel të ulët të kontributeve, e më tej, një nivel të

ulët të buxhetit të mbrojtjes sociale, dhe kështu duhet të bëjnë të gjitha vendet anëtare të

BE-së. Por, përmirësimi i kërkesës për punë, nuk mund të bëhet pa pasoja për mbrojtjen

sociale dhe duke mbajtur parasysh faktorin treg i vetëm, kjo duhet të jetë e koordinuar

brenda kuadrit evropian. Një alternativë e uljes së kostos së punës, është ulja e financimit

të sigurimeve shoqërore nga kontributet e punëmarrësve dhe të punëdhënësve.

Përmirësimi i kërkesës së punës do të ishte i suksesshëm nëse njerëzit do të vazhdojnë të

motivohen në përpjekjet e tyre për të mbetur shoqërisht të integruar. Etika e punës mbetet

vlera më themelore e shoqërisë, kërkohet shprehje vullneti për integrim, përfshirje në

skemat e ritrajnimit ose të punëve vullnetare.

Më lart, u fol për rolin e politikave sociale si trajnimi, ritrajnimi etj, për parandalimin e

rënies në varfëri, nga ana tjetër është e qartë se këto politika mbeten kompetencë

nacionale, kompetencë e çdo vendi, por a është e nevojshme që këto politika të jenë të

integruara në nivel evropian dhe nëse po, çfarë roli luajnë politikat e integruara, cili është

efekti i tyre ? Problemi është se ofertat për punë janë gjithnjë të limituara, çka shton

numrin e përfituesve në skemat e sigurimeve sociale. Kjo bën që të rritet kërkesa për më

shumë buxhet që duhet të financohet nga taksat ose nga kontributet dhe kjo e fundit nga

ana e vet bën që të rritet kostoja e punës e kështu gjenerohet një tjetër kërcënim, ai i

kufizimit të kërkesës për punë. Atëherë lind pyetja çfarë duhet bërë ? Pjesëmarrja në punë

mund të përmirësohet duke ulur koston e punës me qëllim që të gjenerohet kërkesë më e

lartë pune ose duke rishpërndarë kërkesën ekzistuese për punë.

Është fakt se në krahasim me modelin amerikan, modeli evropian karakterizohet nga një

kosto më e lartë pune, por njëkohësisht me produktivitet më të lartë, e papunësi më të

lartë, çka ndikon në sistemet e mbrojtjes sociale. Modeli amerikan fokusohet në koston e

ulët të punës, që reflekton nivel të ulët papunësie dhe produktiviteti dhe gjithashtu nivel

të ulët të mbrojtjes sociale, që së bashku me pagat e ulta, gjeneron situata të

77

Page 78: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

përjashtimeve sociale. Këtej lind pyetja se a do të jetë në gjendje Evropa, shoqërisht,

politikisht dhe ndergjegjësisht të bëjë një implantim amerikan në modelin e saj ? 90

Si konkluzion, mund të thuhet se problemet me të cilat përballen buxhetet e sigurimeve

shoqërore mund të adresohen vetëm në kontekstin evropian. Politikat që u cituan më lart

për të përmirësuar kërkesën e punës, pa efekte sociale dhe njëkohësisht me gjetjen e

burimeve të reja të financimit të sigurimeve sociale, kanë nevojë për një politikë kuadër,

në nivel evropian. Kjo nuk do të thotë se është i nevojshëm një sistem i vetëm evropian i

mbrojtjes sociale, përkundrazi kjo tregon nevojën për skema të politikave sociale që i

përshtaten rrethanave lokale e nacionale.

Por, për objektivat, për drejtimet bazë, duhet të bihet dakord në nivel evropian. Kthehemi

kështu edhe njëherë tek karakteri social i sigurimeve shoqërore. Funksioni final i

sigurimeve, edhe në nivel evropian, është të mbrojë shoqërinë, për sa kohë Bashkimi

Evropian është i kërcënuar nga disbalancat sociale, që tregu i vetëm dhe Bashkimi

Monetar Evropian, kanë tendencë të krijojnë. Merita e veçantë e ekonomive evropiane

sociale të tregut ose e shteteve të mirëqenies sociale ka qenë parandalimi i tensionit midis

individit dhe shoqërisë, midis shtetit dhe shtetasve, grupeve respektive sociale dhe të

parandalojë që ky tension të kthehet në një individualizëm flagrant të ashpër (ekstremi

amerikan) ose në kolektivizëm të ashpër, flagrant (ekstremi sovjetik). Frika e çdo vendi

anëtar i BE-së, është se humbja e autonomisë ekonomike, buxhetore, fiskale e sociale, për

shkak të tregut të përbashkët nuk kompensohet me sovranitete të reja, të ndara, të këtyre

shteteve në nivel evropian. Në demokraci kontrolli i balancës presupozon që partitë e

përfshira të kontrollojnë njëra tjetrën. Në nivel evropian, zëri i shoqërisë përfaqësohet

përmes Këshillit, pra nga interesat nacionale që përfaqësohen atje. Në fushën e politikave

sociale ka edhe disa probleme të tjera, veçanërisht në vendet skandinave ku politikat

sociale bazohen në kontratën sociale midis partnereve sociale e jo midis shtetit e

shtetasve. Kështu, në kushtet e papunësisë, një numër i konsiderueshëm personash nuk

janë të përfaqësuar nga sindikatat, e ata janë në kërkim të zëdhënësve të tyre. Kjo e

90Berghman, Jos “The social security in European Perspective, present e future perspectives”, botim i “Social Protection and the European and Monetary Union”, Aldershot, Avebury, 1996, faqe 38

78

Page 79: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

komplikon politikë - bërjen dhe e vështirëson kontrollin e balancës, aq të nevojshme, për

vendet dhe shoqëritë evropiane. Në këtë proces të varfrit janë duke u organizuar në

NGO91, por që është shumë e vështirë të ushtrojnë influencë në vendimet për

shpërndarjen e burimeve, pagave, transfertave sociale etj. Tradicionalisht është

argumentuar se prova e humanizmit të një shoqërie është kujdesi që tregohet ndaj të

varfërve. Në të ardhmen matës do të jetë kujdesi që tregon shoqëria ndaj përjashtimit

social, që është edhe më e vështirë akoma. Përjashtimi social është një sulm ndaj

sigurimeve sociale që është hallka e fundit e pjesëmarrjes sociale, e cila bëhet shumë e

vështirë për t`u ruajtur, për t`u mbrojtur. Historia tregon se shoqëritë e marrin këtë hallkë

të fundit, seriozisht, jo për ta matur, por nga nevoja për të garantuar nivelin e kërkuar, të

kohezionit social që i kërcënon ata.

Bashkimi Monetar Evropian (BME)92 sjell probleme në fushat sociale për vendet anëtare

të BE-së, ndaj këto vende kanë arsye për t`i përshtatur politikat sociale në një drejtim të

përbashkët, edhe pse zbatimi i tyre mbetet në nivel kombëtar. Nga mesi i viteve `90, u

ndërmorën hapa në drejtim të integrimit të politikave sociale në BE. Në linjën e evoluimit

të integrimit të politikave sociale, vjen vendimi i marrë nga liderët e Këshillit Evropian,

të mbajtur në Dhjetor 2000, në Nicë për të iniciuar plane të reja nacionale për përfshirjen

sociale dhe vlerësimin për to. Lëvizja e Evropës drejt bashkimit ekonomik dhe monetar

do të vazhdojë të ketë impakt në perspektivën dhe dimensionin social të integrimit

evropian. Ndaj shumë çështje ngrihen për mbrojtjen sociale në Evropë dhe një kërkesë

imediate për të reformuar shtetet e mirëqenies sociale.

Me globalizimin dhe me ekonomitë neoliberale që kanë gjithashtu një impakt të madh,

lehtësisht arrihet në konkluzionin se modeli social evropian është përballë sfidash të

mëdha. Mbrojtja sociale në vendet evropiane shkon tek 28 % i GDP-së93, modeli

evropian social ka merita të mëdha, por duhet pranuar se ka dhe një kosto mbi publikun.

Ndaj krahas të mirave, meritave të modelit, nevojiten ndryshime, nevojitet evoluim i tij,

nevojitet vlerësim i efektivitetit të tyre lidhur me përjashtimin social dhe në fund të

91NGO - janë inicialet në anglisht të termit “Organizatë Jofitimprurëse” 92Bashkimi Monetar Europian, këtu e në vijim shkurt do të jetë BME 93GDP janë inicialet në anglisht të termit “Prodhimi i Përgjithshëm Bruto”

79

Page 80: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

fundit, nevojitet të shihet se cila është e ardhmja e modelit social. Në këto rrethana, bëhet

më i rëndësishëm, më i nevojshëm roli i nivelit evropian në politikat sociale.

Politikat e BE-së për bashkimin doganor çuan tek tregu i vetëm dhe tek bashkimi

monetar, por logjika e neofunksionalizmit nuk është e mjaftueshme për integrimin e

politikave sociale, sepse mbrojtja sociale është politikisht sensitive edhe për faktin se ajo

përfaqëson marrëveshjen nacionale e cila është ndërtuar me kujdes përmes gjeneratash.

Ndërkohë, dihet se integrimi ekonomik në Evropë ka pasur pasoja sociale, të cilat

shtohen edhe më shumë me konsolidimin e bashkimit monetar, ndaj kjo është arsyeja

përse kërkohet përgjigje në nivel evropian. Dallimet thelbësore midis vendeve të

Bashkimit Evropian në çështjet sociale, po eliminohen, pra po ndodh integrimi i

politikave sociale, duke përdorur metodën e hapur të koordinimit, mjet që synon arritjen e

një politike sociale evropiane, më të integruar, pa kompromentuar interesat nacionale.

Modeli social evropian, pavarësisht meritave, ka nevojë urgjente për reformim. Me rritjen

e jetëgjatësisë së popullsisë, edhe më shumë vihet theksi tek riintegrimi i përfituesve në

tregun e punës, arsimimi dhe trajnimi, të mësuarit gjatë gjithë jetës, si investim në

kapacitetet njerëzore, fokusimi tek aftësitë, pra shteti e tregu duhet të promovojnë

zhvillimin e aftësive për punë të çdo personi në kontekstin e vlerave të gjithë secilit. Këtu

duhen mbajtur parasysh zhvillimet ekonomike e sociale të vendeve të ndryshme

evropiane, traditat në politikë - bërjen, rolin e grupeve të interesit, e shoqërisë së

organizuar, shoqërisë civile, marrëveshjen mes partnerëve sociale, shembull është tradita

e vendeve nordike, që kërkon një konsensus të gjerë në ndërmarrjen e reformave në

sistemin e mbrojtjes sociale, edhe pse kjo sjell vështirësi në reformimin e sistemit.

Me një politikë të përbashkët monetare dhe me kufizimet në politikën fiskale,

instrumentet e tjerë të politikës makroekonomike duhet të zgjidhin problemet e shokut

ekonomik që ndjehet më shumë në disa rajone e grupe sociale se sa tek disa të tjerë, pra

BE-ja ballafaqohet me probleme sociale. Ndaj, nuk ka më dyshim se sa e rëndësishme

është lidhja midis politikave të punësimit, politikave të luftës për përjashtimin social me

përfitimet që jepen nga mbrojtja sociale.

80

Page 81: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Nga ana tjetër, problemet sociale shtohen edhe për shkak të zgjerimit me shtete të reja

anëtare të BE-së, vende me kosto pune më të ulët, me impakte lokale e sektoriale që

shkaktojnë më shumë papunësi, për rrjedhojë me risk më të intensifikuar të përjashtimit

social. Po të mbahet parasysh edhe faktori demografik, plakja e popullsisë, edhe më

shumë shtohen pasojat negative sociale, sepse rritet numri i grupeve vulnerabël dhe ulet

numri i taksapaguesve e kontributpaguesve.

Nga njëra anë Evropa, me ketë panoramë dhe nga ana tjetër SHBA-ja, dhe fenomeni i

ekonomisë së re që vazhdon të riformojë proceset produktive. Si konkluzion, mund të

thuhet se BME-ja dhe pakti i Stabilitetit e i Rritjes agravojnë përjashtimin social, ndaj

BE-ja, ka ndërmarrë strategjinë evropiane të punësimit dhe veprime për reforma

strukturore që përfshijnë edhe sistemet e mbrojtjes sociale. Pra, efektet makroekonomike

të BME-së, ushtrojnë presion për më shumë reforma. Por, cili është roli i nivelit

evropian ? Pse duhet aksion në nivel evropian ? Një argument, është se koordinimi

ekonomik nuk mund të injorojë dimensionin social, edhe pse ka progres, si p.sh.

strategjia evropiane e punësimit, ende ka aspekte të dimensionit social, që kanë nevojë

për koordinim.

Tre kanë qenë drejtimet për të arritur politikën evropiane sociale, të koordinuar në nivel

evropian:

1. Ka pasur një debat lidhur me të ardhmen e mbrojtjes sociale duke përfshirë unifikimin

e mbrojtjes sociale në një sistem të vetëm evropian, propozimi i Pieters dhe

Vansteenkiste94 në vitin 1993. Megjithëse masat aktuale të marra janë shumë të limituara,

teksteve të vitit 1992 mbi minimumin e mbrojtjes sociale iu dha statusi i Rekomandimeve

të Këshillit, Protokolli Social i Traktatit të Maastricht u pranua formalisht nga të gjithë

vendet anëtare, 6 vjet më vonë në Traktatin e Amsterdamit, gjithsesi lufta kundër

përjashtimit social ka ecur para dhe po promovohet si një nga synimet e BE-së.

94Pieters D. dhe Vansteenkiste S “The thirteenth State. Towards a European Community Social Insurance Scheme for Intra-Community Migrants, Leuven, Acco, 1993

81

Page 82: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

2. Ndikim të madh kanë dhënë vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED)95,

çështjet Kohll dhe Decker si dhe Smits e Vanbraekel, janë tregues se si legjislacioni

ekonomik i BE-së, mbi konkurrencën e lirë merr përparësi ndaj legjislacionit social

nacional. Konkluzioni është se objektivat ekonomikë të BE-së, konstituojnë një

kërcënim për politikat sociale, të cilat kërkojnë ndërhyrje në nivel evropian. Rregullat e

GJED-së në çështjen Brentjens treguan se progresi social është duke u bërë një nga

objektivat bazë të BE-së. Kjo hapi rrugën për më shumë inspirim social të rasteve ligjore

dhe indirekt për më shumë presion mbi aktorët politikë në komision e në këshill, për të

ndërmarrë iniciativa më tej.

3. Përfshirja më e fuqishme e rolit të BE-së në mbrojtjen sociale është e lidhur me të

ashtuquajturën koordinim të mbrojtjes sociale për punëtorët emigrantë, përmes

rregulloreve, si dhe nevojës për rishikim thelbësor të Rregullores 1408/71 të BE-së.

Kufizimet buxhetore për shkak të kritereve, kërkesave që duhen për t`u bërë pjesë e

Bashkimit Monetar kanë bllokuar zhvillimet në disa vende, për disa skema. Boshllëku i

krijuar mund të mbushet me skemat profesionale dhe individuale të sigurimit, tregu i

sigurimeve është hapur qysh në vitin 1994, por është fakt se sigurimi privat mund të

funksionojë në një mënyrë jo të zakonshme sociale, kështu që ata që janë jashtë tregut të

punës, mbeten sërish jashtë përfshirjes nga mbrojtja komplementare.

Siç u trajtua edhe më lart roli i nivelit evropian është të ndreqë pasojat negative që

shkakton tregu. Kjo bëhet edhe më e nevojshme, kur për shkak të disniveleve të shteteve

të mirëqenies sociale, në një hapësirë ekonomike do të kemi shtete që aplikojnë taksa më

të ulëta dhe kjo mund të atraktojë taksapaguesit e pasur dhe përfituesit e mirëqenies

sociale, pra mund të kthehen në insentiva për të lëvizur drejt juridiksioneve, shteteve më

gjeneroze. Nga ana tjetër, nevoja për rolin e nivelit të BE-së, është pikërisht për rastet e

problemeve sociale, në kufijtë mes vendeve të BE-së, ndaj kjo bën që BE-ja të luajë rolin

e vet udhëheqës.

95Gjykata Europiane e Drejtësisë, këtu e në vijim, shkurt do të jetë GJED

82

Page 83: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Është e qartë se shtetet e mirëqenies sociale duhet të adoptohen në situatat e reja

makroekonomike, të cilat bashkimi monetar evropian i bën edhe më të rëndësishme.

BME-ja dhe zgjerimi drejt lindjes, shoku asimetrik periferik nuk do të jenë të lehta për

t`u trajtuar, në kushtet e kompetencave të limituara për çështjet sociale. Duhet një politikë

e re për instrumentet fiskale dhe monetare. Metoda e hapur e koordinimit mbetet

instrumenti që do të bëjë integrimin e politikave sociale në Evropë pa kërcënuar interesat

nacionale. Kjo, ndoshta mund ta ndihmojë Modelin Social Evropian të mbijetojë. 96

Problemet e çdo sistemi të sigurisë sociale janë situata demografike, papunësia, raporti

midis popullsisë aktive dhe përfituesve, në veçanti pensionistëve, kufizimi gjithnjë e më

shumë i solidaritetit, situata jo e mirë ekonomike, inflacioni, shmangia nga pagesa e

kontributeve, ekonomia gri dhe ekonomia e zezë. Kërkesa për trajtim të barabarte midis

burrit e gruas në skemat e sigurimeve si edhe plotësimi i kritereve të konvergjencës të

vendosura nga BE-ja për t`u futur në zonën euro, i bën vendet që të ndjekin politika

buxhetore strikte sipas të ashtuquajturit - Pakt i Stabilitetit. Shoku asimetrik që prek disa

vende i konfronton ato me vështirësitë, ndaj këto vende duhet të reduktojnë borxhin

publik, me qëllim që të ruajnë në të njëjtën kohë, sistemin e sigurisë sociale.

Zgjidhjet nacionale në kontekstin e vështirësive ekonomike do të ishin masat kundër

mashtrimit, përmirësim i procedurave të kontrollit, si më shumë informacion nga

aplikantët, procedura më të mira për vlerësimin e aftësisë për punë, kontroll i të dhënave,

si edhe fushatë për të denoncuar ata që mashtrojnë. Më shumë kompetenca t`i jepen

rajoneve dhe autoriteteve lokale më shumë përgjegjësi financiare t`i jepen atyre. Ndoshta,

në këtë drejtim, do të ishte edhe ideja e konkurrencës midis administratave që merren me

sigurimet shoqërore. Parimet e konkurrencës së lirë e të ndershme, si principe bazë të BE-

së, i detyrojnë më shumë sistemet e sigurisë sociale t`i respektojnë ato, siç janë lëvizja e

lirë e shërbimeve dhe mallrave, ndalimi i monopoleve, etj

96Ode Arend “Integration requirements and integration policy”, Regioplan, Netherlands, EISS Coference 2007 “Immigration from outside the EU and Social Security”, referat i mbajtur në Konferencën Vjetore, të Institutit Europian të Sigurimeve Shoqërore, Sevilje, Spanjë 2007

83

Page 84: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Këtu rol të madh luan intensifikimi i interesimit të Komisionit Evropian dhe GJED-së,

në zbatimin e lirive ekonomike në zonën e skemave vendase të sigurimeve sociale.

Përmirësimi i funksionimit të administratës së sigurimeve sociale, përmes futjes së

informatikës në menaxhimin e sigurimeve sociale, reduktimi i lëvizjes së letrave, “paper

flow”, lufta kundër mashtrimit, përdorimi i internetit, me qëllim që t`u ofrohet shërbim

më i mirë klientëve, me një kosto më të ulët.

Rekomandimet për zgjidhje do të ishin:97

►Krijimi i institucioneve të reja, është më mirë se sa zvogëlimi i tyre ose heqja e disa

prej tyre.

►Harmonizimi ose integrimi i sistemeve të ndryshme të sigurisë sociale, që të

bashkëjetojnë në një vend.

►Më shumë përgjegjësi në drejtim të rehabilitimit, rifutjes në tregun e punës të

personave të aftë për punë.

►Kalim përgjegjësish nga institucionet e sigurimeve sociale, tek punëdhënësit siç është

rasti i përfitimeve për paaftësi në punë, tek sindikatat me qëllim që ata të kenë

bashkëpërgjegjësi si për mbrojtjen sociale ashtu si edhe për punësimin.

►Dallime të thjeshta dhe strikte midis skemave kontributive dhe jokontributive të

financuara nga taksat.

►Privatizimi i sigurimeve, kontrolli mbi fondet e pensioneve, me qëllim që të shmanget

keq administrimi dhe pasojat e problemeve sociale, si për pensionistët aktuale dhe ata të

së ardhmes. Më shumë sjellje të orientuar drejt tregut, të orientuar drejt sistemeve të

sigurisë sociale, tradicionale, drejt institucioneve që paraqesin konkurrencë reale midis

tyre, institucioneve jo fitimprurëse.

►Financimi i skemave jo përmes rritjes së kontributeve të punëdhënësve. Ulja e

kontributit të punëdhënësve përmes lidhjes me punësimin të personave që është e vështirë

të punësohen ose krijimin e vendeve të reja të punës, e kombinuar me rritjen e pjesës së

kontributit të të punësuarit.

97Pieters, Danny “Recent Trends in Social Security in Europe, difficulties and answers, Instituut Sociaal Recht, Leuven, 2005, faqe 20

84

Page 85: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

►Ndarje më strikte e buxheteve të ndryshme të skemave për të promovuar fleksibilitet

në financimin e sigurimeve sociale.

►Ulja e subvencioneve shtetërore për skemat e sigurimeve.

►Stimulimi i sigurimeve komplementare.

►Mbledhje më e mirë e kontributeve.

► Menaxhim më i mirë financiar i fondeve.

►Mekanizmi i indeksimit, me qëllim rillogaritjen e përfitimeve, jo lidhur me pagat por

me çmimet e mallrave dhe shërbimeve.

►Parimi i proporcionalitetit karakteri progresiv i sigurimeve sociale, për një lidhje të

ngushtë midis kontributeve dhe përfitimeve që do të merren nesër.

Problemet për përfitimet janë :

●Limitimi i dhënies së përfitimeve të ndryshme, për të njëjtin përfitues.

●Individualizimi i përfitimeve.

●Politika pro - aktive të tregut të punës, për të parandaluar ndodhjen e riskut të

papunësisë, paaftësisë për punë etj. Parandalimin e daljes së parakohshme në pension,

duke rritur moshën për pension. Kontroll i paaftësisë për punë të jetë më i fortë me strikt,

për përfituesit e papunësisë të bëhen trajnime për t`u rifutur në punë si kusht për marrjen

e përfitimit.

Rekomandime të posaçme për sektorin e pensioneve janë: 98

◙Ndërhyrje në rrethin e personave përfitues ose në llojin e përfitimeve, duke futur

formula të reja të llogaritjes së pensioneve.

◙Heqja e privilegjeve në skemën e pensioneve, pensione më të favorshme për kategori

personash, duke vendosur një lidhje më të ngushtë midis kontributeve dhe pensionit, duke

rritur periudhën e pjesëmarrjes në skemë para se të jepet përfitimi.

◙Mundësia për pension të parakohshëm të kufizohet.

◙Krijimi kolonave të dyta dhe të treta të pensioneve.

98Pieters, Danny “Recent Trends in Social Security in Europe, difficulties and answers, Instituut Sociaal Recht, Leuven, 2005, faqe 34

85

Page 86: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

◙Lidhje më e mirë midis masës së pensionit me situatën ekonomike dhe/ose

demografike.

◙Masa e pensionit të jetë e varur nga jetëgjatësia mesatare, në momentin e arritjes së

moshës për pension.

◙Pensionet familjare të jenë të fokusuar vetëm për gjeneratën e re.

◙Për pensionin e invaliditetit, më shumë kontroll mbi paaftësinë afatgjatë.

◙Gjithëpërfshirja, si dikur në origjinën e skemave të sigurimeve sociale, përfshirja e

punëdhënësve - sindikatave dhe shtetit, rëndësia e përgjegjësisë sociale.

Parimet e lëvizjes së lirë të punëtorëve, mallrave, shërbimeve, kapitalit, konkurrenca e

ndershme, po kërkojnë gjithnjë e më shumë zbatimin e tyre gjithashtu edhe në ambientin

e sigurimeve sociale. Trendi më aktual, për reformat nacionale është ulja e kontributeve

të sigurimeve sociale, që shteti paguan si subvencion për grupe ndërmarrjesh apo grupe

personash, sepse kjo është shkelje e parimit të konkurrencës së ndershme në BE.

Dihet se shtetet janë sovrane vetëm në letër, për t`i krijuar sistemet e tyre të sigurimeve

sociale, sipas preferencave që kanë, në fakt ata detyrohen t`i bëjnë ato të kondicionuar

nga principet e integrimit ekonomik. Evropa, sot ka nevojë të reflektojë më shumë rreth

opsioneve bazë të së ardhmes dhe në këtë refleksion, mbrojtjes sociale duhet t`i jepet

vendi që i takon, as më lart e as më poshtë rolit, që i jepet zhvillimit ekonomik, sepse

vetëm kështu së bashku ato do të shkojnë përpara.

Pensionet dhe kriza

Asnjë vend dhe asnjë skemë pensionesh nuk është imune ndaj krizës. Prodhimi ekonomik

në rënie, e papunësia në rritje, bëjnë presion dhe mbi financat e skemave të pensioneve

publike. Si mund të dalin nga kjo stuhi sistemet e pensioneve të vendeve të OECD ? 99

99Studim i kryer për vendet e OECD në 2010. OECD - Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, krijuar më 1961 dhe ka në përbërje 34 vende: Australia, Austria, Belgika, Kanada, Kili, Republika Çeke, Denimarkë, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermani, Greqi, Hungari, Islanda, Irlanda, Izrael, Itali, Japoni, Koreja e Jugut, Luksemburg, Meksika, Hollanda, Zelanda e re, Norvegjia, Polania, PortugalI, Sllovaki, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Turqi, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara

86

Page 87: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Fitimet janë nën presion nga shkurtimet e pagave dhe orëve të shkurtuara të punës. Kjo

zvogëlon të ardhurat nga kontributet për pension dhe rrit kërkesën për pagesën e

papunësisë si përfitim dhe pagesën e përfitimeve të tjera. Deficitet buxhetore në vendet e

OECD-së arritën gati 9 % të të ardhurave kombëtare, në 2010-tën. Këto zhvillime

tregojnë që të dy skemat publike dhe private të pensioneve janë prekur negativisht nga

kriza.

Pensionet private janë një pjesë e rëndësishme e skemave të pensioneve që ju ofrohet

punëtorëve aktuale në vendet e OECD-së. Disa nga këto vende tani kanë pensione të

detyrueshme private. Për punëtorët e rinj të sotëm, pensionet private pritet të sigurojnë

rreth një të tretën e të ardhurave të daljes në pension në Hungari, gjysma në Poloni, 60%

në Republikën Sllovake dhe tre të katërtat në Meksikë. Edhe pse ndikimi i krizës aktuale

në këto vende do të jetë relativisht i vogël, ajo thekson nevojën për elasticitetit në

investimin e fondeve të pensioneve.

Cilat janë pasojat për të ardhurat e të moshuarve në vitet e ardhshme ? Çfarë mund të

bëjnë Qeveritë për të zbutur impaktin? Cilave politika duhet t`i shmangemi ? Çfarë do t`i

ndihmojë sistemet e pensioneve për përballjen me krizat e ardhshme ?

Fondet private të pensioneve, si rezultat i krizës financiare, kaluan një vit të keq, në vitin

2008. Humbja më e madhe prej 37.5 % ishte në Irlandë. Investimet humbën më shumë se

¼-tën e vlerës së tyre edhe në Australi e Shtetet e Bashkuara, humbjet kanë qenë pak mbi

10 % në Republikën Sllovake dhe ende më e ulët në Republikën Çeke, Gjermani dhe

Meksikë. Vlera e fondeve të pensioneve në Shtetet e Bashkuara dominon në vendet e

OECD-së, kështu që rënia e përgjithshme në vendet e OECD-së ishte 23 %.

Të gjitha tregjet e aksioneve (letrave me vlerë) në vendet e OECD-së, në 2008, ranë me

rreth 45 %. Fondet e pensioneve investohen kryesisht në depozita bankare, prona dhe

obligacione qeveritare, (bono thesari, të cilat nga viti 2008, kanë kaluar mbi 7 %). Fondet

rezervë përbënin shumicën e portofolave, në fondet e pensioneve në vendet anglishtfolëse

përpara krizës. Si pjesë e kapitalit, rreth dy të tretat, humbjet e investimeve ishin më të

87

Page 88: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

mëdha në Irlandë. Më shumë se gjysma e portofoleve në Australi, Kanada, Mbretërinë e

Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu në aksione. Në të kundërt, aksionet

përbëjnë vetëm rreth 10% të portofolit në Republikat Çeke, Sllovake dhe Meksikë.

Fondet e pensioneve, në këto tre vende, kanë humbjen më të vogël të investimeve në

2008.

Grupi i vendeve, ku fondet e pensioneve mbajnë rreth një të tretën e pasurive të tyre në

aksione, humbjen për vitin 2008, në kthimin e investimeve, e kishte të përafërt me

mesataren e vendeve të OECD-së - 17.4 %.100

Vendet ndryshojnë në rëndësinë që i japin pensioneve private në paketën e të ardhurave

për daljen në pension, si dhe në mënyrën se si i investojnë fondet e pensioneve.

Për pensionistët e tanishëm, burimet private financiare përbëjnë më shumë se 40 % të të

ardhurave të daljes në pension, në pesë vendet e OECD-së : Australi, Kanada, Holandë,

Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Në të kundërt, ato përbëjnë më pak se 5 %

të të ardhurave, në pesë vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore si : Austria, Republikat

Çeke dhe Sllovake, Hungaria dhe Polonia. Mesatarisht, ato përbëjnë një të pestën e të

ardhurave të daljes në pension.

Shumica e punëtorëve të rinj janë prekur shumë pak nga kriza financiare, sepse kursimet

e tyre për pension janë të vogla. Edhe pse ata mund të vuajnë nga efektet e krizës

ekonomike në tregun e punës, ata kanë 30 vjet ose më shumë kohë, për të kompensuar

humbjet e përkohshme të investimeve dhe efektin e boshllëqeve, në të dhënat e tyre të

kontributeve për pension.101

Ndikimi i krizës ekonomike në tregjet e punës, vendet e punës dhe të ardhurat është pa

rëndësi të drejtpërdrejtë, për pensionistët. Shumica e pensionistëve janë të mbrojtur edhe

100Shënim: Është e rëndësishme që të kihet parasysh se, historikisht, aksionet kanë patur të ardhura më shumë se obligacionet 101Shënim: Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, bilancet e llogarive për 25 - 34 vjeçarët dhe 35 - 44 vjeçarët ranë me rreth 15 %. Rënia për 45 - 54 vjeçarët ishte rreth 18 %. Megjithatë, për moshën e parë të punëtorëve ende kanë mjaft kohë për të rikuperuar vlerat e aseteve

88

Page 89: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

kundër efekteve të krizës financiare për pensionet private, madje edhe në vendet ku këto

janë një burim i rëndësishëm i të ardhurave në pleqëri, për shkak të aktivëve që planet

profesionale dhe ofruesit e pensioneve, i mbajnë në nivele të tilla që të realizojnë

premtimet për pensionet e caktuara. Megjithatë, ka dy raste që pensionistët u prekën nga

kriza. Së pari, pensionistët në skemat e pensioneve private, të njohura si “defined

contribution”102. Këto skema sigurojnë mbështetje të daljes në pension nga akumulimi i

kontributeve për pension dhe kthimit të investimeve. Shumë pensionistë janë të mbrojtur

nga kriza, sepse ata blenë një pension duke mbyllur fitimet e investimeve të hershme dhe

përfitojnë nga pagesat e pensioneve gjatë jetës. Por, shumë të tjerë nuk e kanë blerë një

pension, si shume fikse për daljen në pension. Disa, veçanërisht në Australi dhe Shtetet e

Bashkuara, kishin një shumë të aksioneve në portofolet e tyre dhe kështu humbjet e tyre

kanë qenë të mëdha. Pra, në të gjitha vendet, ku u zhvilluan aktivet financiare jashtë

planeve të pensionit, njerëzit mund të kenë humbur shuma të konsiderueshme për shkak

të krizës. Disa investuan edhe në strehim për të siguruar moshën e vjetër dhe çmimet e

shtëpive ranë në shumë vende. Rasti i dytë, janë pensionistët e atyre vendeve, që të

prekur nga kriza, bënë rregullime financiare të skemave të pensioneve.

Punëtorët më të vjetër, ata që janë pranë daljes në pension, janë grupet më të prekura nga

dy krizat ekonomike dhe financiare. Ata janë shpesh ndër të parët që humbasin punët e

tyre dhe, në mesatare, më të rrezikuarit nga papunësia afatgjatë. Dalja në pension të

parakohshëm për shkak të krizës ekonomike, pakëson të ardhurat e moshës së vjetër, për

shkak të një historiku jo të plotë kontributiv.

Duke ju kthyer krizës financiare, në dallim nga punëtorët e rinj, njerëzit në këtë grup

moshe nuk kanë kohë të presin që humbjet e pensioneve private dhe kursimet e tjera të

kompensohen me shërimin e tregjeve financiare. Shtyrja e daljes në pension mund të

lejojë që ata të kompensojnë një pjesë të humbjeve të tyre.

102Shënim: Skema pensionesh private “defined contribution”, janë ato skema ku përcaktohet në kontratë kontributi që do të paguhet

89

Page 90: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Shkalla e ndikimit të krizës financiare mbi të ardhurat e daljes në pension varet nga

mënyra se si janë investuar pasuritë. Kur afrohet mosha e daljes në pension, disa punëtorë

të vjetër, tentojnë drejt mjeteve të investimit, më pak të rrezikshme, por shumica jo. Në

Shtetet e Bashkuara, për shembull, rreth 45 % e 55 - 65 vjeçarëve i kanë mbajtur në

aksione, më shumë se 70 % të investimeve të pensioneve private, ata të moshës nën 55

vjeç i kanë mbajtur në aksione nën 50 %. Në Australi, më shumë se 60 % e njerëzve rrinë

me mundësinë e investimeve, në mungesë të planit të tyre privat dhe të aksioneve, të cilat

zakonisht përbëjnë rreth 60 % të këtij portofoli.

Kriza financiare ka një ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhurat e daljes në pension për

personat me “defined contribution plan”. Në Islandë, Holandë dhe Zvicër, pensionet

private janë “defined benefit”103, edhe në Kanada, Irlandë, Suedi, Mbretërinë e Bashkuar

dhe Shtetet e Bashkuara pensionet private janë tradicionalisht të përcaktuara si “defined

benefit”.

Ka pasur kalim drejt planeve “defined contribution” në të gjitha këto vende (edhe pse me

ritme të ndryshme), megjithatë, pjesa më e madhe e punëtorëve më të vjetër në këto

vende, do të marrë shumën e përcaktuar të pensionit nga skema “defined benefit”.

Në teori, pensionet në këto skema janë përcaktuar me një sërë rregullash dhe duhet të

paguhen pavarësisht nga ecuria e investimeve të fondit të pensioneve, edhe pse humbjet e

investimeve i kanë goditur fort këto fonde, për shkak të raportit të financimit të skemës

me detyrimet aktuale dhe të ardhshme, për t`u paguar.

Në Irlandë, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara treguesit e financimit për skemat

“defined benefit”, kanë rënë nga 110-120 % në rreth 75 %. Raportet kanë rënë edhe në

Belgjikë, Finlandë dhe Zvicër, por qëndrojnë mbi 100 %.

103Shënim: Skema pensionesh private “defined benefit”, janë ato skema ku vlera e pensionit varet nga të ardhurat individuale dhe numri i viteve të mbuluara nga skema

90

Page 91: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Në Holandë, skemat “defined benefit” kanë kaluar në perfitime, të cilat indeksohen në

përgjithësi. Efekti i këtyre politikave ndikon në mënyrë të barabartë përfitimet e

pensionistëve dhe të drejtat e përllogaritura për pension të punëtorëve. Diku tjetër, kriza

po përshpejton kalimin nga skemat “defined benefit” në ato “defined contribution”. Për

shembull, në disa skema në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, tashmë të

mbyllura për anëtarë të rinj, janë ndaluar përllogaritjet e tjera, për anëtarët ekzistues.

Gjithashtu, në skemat “defined contribution”, një serë punëdhënësish kanë njoftuar

pezullimin e përkohshëm të pagesave të tyre në llogaritë e daljes në pension të kursimeve

të individëve.

Pensionet janë investime afatgjata, treguesit për të ardhmen nuk duhet të mbështeten

në të dhënat e krizës së fundit, ku tregu i aksioneve humbi gati gjysmën e vlerës së

tyre. Ndërsa tregu i obligacioneve qeveritare tregoi kthime pozitive menjëherë pas

krizës. Bazuar në të dhënat e një çerek shekulli në investimin në aksione dhe

obligacione, OECD-ja ka parashikuar kthimin e investimit real të kursimeve të

pensionit në kufij 45 - vjeçare.

Për një portofol të balancuar, gjysma në aksione dhe obligacione, kthimi mesatar

është 7.3 %, mbi inflacionin. Ajo është më e lartë për një portofol të aksioneve (8.9

%) dhe më e ulët për bonot (5.2 %).

Aksionet japin një kthim më të lartë, por kanë rrezik më të madh. Ka një strategji që

mund të zvogëlojë rrezikun dhe që janë investimet e "ciklit të jetës", pra nga

aktivitete me risk si aksionet, tek ato me më pak risk, afër daljes në pension, si asetet,

depozitat dhe obligacionet e qeverisë. Qeveritë duhet të paktën, të inkurajojnë njerëzit

që të zgjedhin këtë strategji. Meksika dhe Republika Sllovake kanë zgjedhur

investimet në pensionet e detyrueshme private, me opsion, me risk, për punëtorët e

moshuar. Por, për momentin, edhe “fondet-risk” kanë tendencë të mbajnë më pak se

20 % të aseteve në aksione.

Krizë financiare nënkupton rrezik investimesh si në mendjet e publikut dhe në

91

Page 92: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

mendjet e politikë - bërësve. Rreziku nuk mund të eliminohet, por mund të reduktohet

vetëm me diversifikimin e të ardhurave të sigurimit, të daljes në pension.

OECD-ja ka argumentuar se diversiteti ka shumë avantazhe. Për realizimin e

prosperitetit të një shoqërie me rritje moshe dhe një balancë më të mirë të ndarjes së

barrës midis gjeneratave, duhet theksuar se secili prej elementeve të sistemit ka anët e

forta dhe dobësitë e veta. Një ekuilibër fleksibël midis tyre do të diversifikonte

riskun. Ka pasiguri ekonomike, demografike, financiare dhe sociale në sistemet e

pensioneve. Qasja më e mirë për individët dhe qeveritë është që të përdorin një

përzierje të mënyrave të sigurimit, të të ardhurave të daljes në pension.

Diversiteti i ofrimit të pensioneve është mënyra më e mirë për të dhënë sigurinë në

pleqëri, kriza aktuale e përforcon këtë mesazh.

Lidhur me ndikimin e krizës tek pensionet, si shembull për t`u veçuar, është rasti në vijim

i Hungarisë 104.

Fondet e pensioneve private, përbëjnë shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Thelbi i

sistemit të pensioneve të financuara në mënyrë të përzier është: personi i siguruar paguan

kontribute të detyrueshme për pension në masën e përcaktuar në ligjin përkatës, pjesërisht

në Fondin e Pensioneve, i cili siguron pensione të sigurimeve shoqërore, dhe pjesërisht në

fondin privat të pensioneve, në formën e tarifës së anëtarësimit. Bazuar në këtë, pas

moshës së daljes në pension, personi i siguruar merr një pension të sigurimeve shoqërore

nga Fondi i Pensioneve dhe një pension privat që rezulton nga anëtarësimi në fondin e

pensioneve private.

Në rast të aftësisë së kufizuar, pala e siguruar ka të drejtë të kalojë përsëri në sistemin

sigurimeve shoqërore për pension, për shkak se sistemi i pensioneve private nuk mbulon

rrezikun e aftësisë së kufizuar. Në rast kthimi, shuma e mbajtur në llogarinë individuale

të fondit të pensioneve private, transferohet në Fondin e Pensioneve dhe individi në fjalë

104Informacion për “Rregullat kryesore për përfitimet dhe strukturën organizative të sistemit të sigurimeve për pension në Hungari”, 2009, publikuar nga Central Administration of National Pension Insurance Hungary, Budapest

92

Page 93: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

ka të drejtë të marrë një pension të plotë nga skema e sigurimeve shoqërore. Kjo vlen

edhe për të mbijetuarit në rast se personi i siguruar vdes gjatë kohës së punës.

Nëse ata e kërkojnë këtë kur aplikojnë për pension pleqërie, deri më 31 dhjetor 2012

personat e siguruar që dalin në pension deri në këtë datë, gjithashtu kanë mundësinë të

kalojnë përsëri nga sistemi i pensioneve me financim të përzier në skemën e sigurimeve

shoqërore, me kusht që të kenë jo më shumë se 120 muaj kohë anëtarësimi dhe që

përfitimi i llogaritur në bazë të kapitalit të akumuluar të mos arrijë 25 % të pensionit, që

do të marrin nga sigurimet shoqërore.

Anëtarësimi në sistemin e pensioneve me financim të përzier është i detyrueshëm vetëm

për ata që janë në fillim të karrierës së tyre. Ata që ishin të siguruar në skemat e

sigurimeve shoqërore, patën mundësinë e zgjedhjes për të kaluar në sistemin e përzier në

vitet 1998 - 1999. Pensioni i një personi të siguruar, në sistemin me financim të përzier

përbëhet nga dy elementë. Së pari, ka një pension të sigurimeve shoqërore, të llogaritur

sipas rregullave të sigurimeve shoqërore dhe që përfaqëson 75 % të pensionit dhe së dyti,

ka përfitime të llogaritura në bazë të shumës së mbledhur dhe të investuar të llogarisë

individuale, të mbajtur nga fondi i pensioneve private, i rritur nga të ardhurat.

Funksionimi i sistemit të pensioneve private kontrollohet nga një organ mbikëqyrës

shtetëror. Fondet e pensioneve private mund të ngrihen nga punëdhënësit, dhomat

profesionale, federatat e biznesit që përfaqësojnë punëdhënësit dhe punonjësit ose nga

qeveritë lokale në kryeqytet dhe qarqe. Përveç kësaj, edhe fondet vullnetare mund të

kryejnë aktivitete me fonde private.

Fondet më të mëdha mbështeten nga bankat tregtare dhe kompanitë private të sigurimit.

Fondet janë organizata jo-fitimprurëse në pronësi të anëtarëve. Sipas ligjit, kontrolli

realizohet nga asambleja e përgjithshme, mbledhja e të deleguarve, në përputhje me

parimet operative të qeverisjes vendore, në bazë të legjislacionit përkatës dhe rregullave

organizative dhe operacionale që ata kanë miratuar vetë.

93

Page 94: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

KREU III E DREJTA E SIGURIMEVE SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË III. 1 Kuptimi i të drejtës së sigurimeve shoqërore, si një e drejtë themelore kushtetuese

E drejta për sigurime shoqërore është e drejta e individit për mbrojtje në pleqëri, është e

drejta e individit për kompensim të ardhurash, që ndërpriten për shkak paaftësie për punë

si pasojë e rrisqeve të tilla të së ardhmes, si sëmundja, aksidenti në punë, invaliditeti etj.

Është e natyrshme që kur flitet për sigurimet shoqërore, të sillet në vëmendje lidhja e saj

me të drejtën kushtetuese, pasi, në radhë të parë e mbi të gjitha, të drejtat në këtë fushë

janë të drejta të sanksionuara nga Kushtetuta105. Kështu në nenin 52, të Kushtetutës,

parashikohet e drejta për sigurime shoqërore, ku shprehimisht thuhet se :

“1. Kushdo ka të drejtën e sigurimeve shoqërore në pleqëri, ose kur është i paaftë për

punë, sipas një sistemi të caktuar me ligj.

2. Kushdo, kur mbetet pa punë, për shkaqe të pavarura nga vullneti i tij dhe kur nuk ka

mjete të tjera jetese, ka të drejtën e ndihmës në kushtet e parashikuara me ligj.”

Ashtu siç u përmend më lart Kushtetuta, ka njohur të drejtën për sigurime shoqërore, por

në plotësim të kushteve dhe sipas një sistemi të caktuar me ligj.106 Kjo do të thotë se nuk

mund të kërkosh p.sh. të drejtën për pension, bazuar në këtë dispozitë të Kushtetutës, pa

plotësuar kushtet për këtë përfitim afatgjatë, dhe që janë mosha e vjetërsia në punë.

Pikërisht, nevoja për të përcaktuar kushtet e përfitimit, nevoja për të përcaktuar kriteret,

normat e kontributeve, rregullat e organizimit dhe funksionimit të degëve të sigurimit, e

shumë të tjera, janë arsye që shpjegojnë dhe legjitimojnë këtë rezervë ligjore, këtë

kufizim kushtetues. Kushtetuta referon tek ligji i Kuvendit dhe këtu jemi para rezervës

ligjore107. Kështu, në bazë e për zbatim të nenit 52, të Kushtetues, ka dalë ligji i

105Kushtetuta, pjesa e dytë, “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”, Kreu IV, “Liritë dhe të drejtat ekonomike sociale dhe kulturore”, nenet 49 - 59 106Kufizimi kushtetues i së drejtës së sigurimeve shoqërore, rezerva ligjore 107Prof. Dr. Aurela Anastasi “E drejta kushtetuese”, Tiranë, 2004, shtypshkronja “Pegi”, ISBN 99927-941-1-9, faqe 67

94

Page 95: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

sigurimeve shoqërore që përcakton personat e detyruar për t`u siguruar, personat e

mbrojtur për çdo degë sigurimi, masën e kontributit për t`u paguar, mënyra e llogaritjes

së përfitimeve, nivelin bazë e maksimal të tyre, përcakton se kur lind e drejta, kur

parashkruhet ajo, përcakton kriteret, procedurën që duhet të realizojë e plotësojë një

individ për të fituar të drejtën për sigurime shoqërore, si një e drejtë kushtetuese.

Aktualisht, sigurimi i detyrueshëm shoqëror rregullohet me ligjin nr.7703, datë

11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar). Parimi

bazë i funksionimit të skemës së sigurimit të detyrueshëm shoqëror është parimi i

solidaritetit108, sipas të cilit ai që punon si i punësuar, i vetëpunësuar apo punëdhënës,

paguan kontribute dhe me kontributet e grumbulluara paguhen përfitimet e atyre që janë

të paaftë për punë, për shkak moshe, sëmundje etj.

Sigurimet shoqërore janë mbrojtje e individit nga rrisqe, ngjarje të ndryshme sociale.

Ngjarjet sociale nuk janë gjë tjetër, veçse të gjitha ato ngjarje si shkak i të cilave individi

nuk mund të sigurojë dot më të ardhurat për të jetuar si pasojë e humbjes së aftësive të tij

fizike, të cilat e pengojnë atë të punojë.109

E drejta për sigurime shoqërore, është pjesë e korpusit të të drejtave të individit, kështu

pikësëpari, kur flitet për të drejtën për sigurime sociale si edhe për çdo të drejtë tjetër,

mbahen parasysh dy kuptime. Kuptimi i parë “E drejtë objektive”, do të thotë tërësi

rregullash, normash juridike që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore dhe kuptimi i dytë “E

drejtë subjektive”, e që është tagri që gëzon subjekti, shtetari. Kjo ndarje është tashmë e

pranuar nga shkenca juridike, por megjithatë ka karakter relativ, sepse në fund të fundit të

drejtat subjektive, njerëzit i gëzojnë sepse ato u njihen nga normat juridike d.m.th., nga e

drejta objektive. Çështja e së drejtës subjektive është në radhë të parë çështje e së drejtës

kushtetuese si edhe e disiplinave të tjera të posaçme juridike. Pra, e drejta është një

grumbull normash juridike që vendosen ose sanksionohen nga shteti. 110

108Tomes, Igor “E drejta e sigurimit social”, Tiranë 1998 109 Prof. Asoc. Dr. Zhaklina Peto “E drejta e mbrojtjes shoqërore”, faqe18 110Prof. Luan Omari “E drejta Publike”

95

Page 96: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

E drejta për sigurime shoqërore është një e drejtë kushtetuese,111 e rregulluar me ligj të

veçantë, pra përfaqëson një grup normash juridike të vendosura, të sanksionuara nga

shteti. E drejta për sigurime sociale është e drejta për të fituar, kundrejt kontributeve të

paguara, përfitime në rast paaftësie të përkohshme në punë, barrëlindje, sëmundje

profesionale, aksident në punë, papunësi, në rast pleqërie, invaliditeti etj

Burimet e së drejtës së sigurimeve sociale, ashtu si edhe për të drejtat e tjera janë

Kushtetuta, aktet ndërkombëtare të ratifikuara, ligjet, vendimet, urdhëresat, zakonet,

marrëveshjet, precedentët gjyqësor etj. Lindja e së drejtës është e kushtëzuar nga disa

fenomene të caktuara të jetës shoqërore, këto fenomene që në tërësinë e tyre përbëjnë

shkakun e lindjes së normave të së drejtës quhen burime të së drejtës. Burim i së drejtës

janë kushtet materiale të jetës së shoqërisë. Mbi të drejtën ushtrojnë ndikim ideologjik

edhe institucionet politike të një shoqërie. Në këndvështrimin e shkencës juridike ose

jurisprudencës, burimet e së drejtës kanë edhe një kuptim të posaçëm juridik, që është

forma e posaçme me të cilën vishet norma e së drejtës. 112

Në renditjen e akteve normative me fuqi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë,

menjëherë pas Kushtetutës vijnë marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara113. Sipas

piramidës së normave të së drejtës, të të famshmit Kelzen, normat e të drejtës

ndërkombëtare janë para ligjeve, pra kanë fuqi mbi to. Normat e të drejtës ndërkombëtare

të njohura dhe të pranuara përgjithësisht, në shumicën e rasteve gjenden të fiksuara në

marrëveshjet ndërkombëtare ose të përfshira në të drejtën e brendshme.114 Çdo akt

ndërkombëtar i ratifikuar bëhet pjesë e sistemit të brendshëm juridik.

Lidhja që ekziston midis Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe akteve

ndërkombëtare është pasqyrim i procesit të pranimit të standardeve ndërkombëtare, është

shprehje e vullnetit për integrim të Shqipërisë, në komunitetin ndërkombëtar dhe rajonal.

111Neni 52, i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë 112Prof. Luan Omari “E drejta Publike” 113Kushtetuta, neni 116 114Revista juridike shkencore “Jeta Juridike”, nr. 2/2005, faqe 4, artikull i Prof. As. Dr. Xh. Zaganjori

96

Page 97: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Rritja e peshës dhe rolit të së drejtës ndërkombëtare, proceset integruese dhe

globalizuese, prioriteti dhe dimensioni i ri ndërkombëtar që kanë marrë mbrojtja e të

drejtave të njeriut dhe lirive themelore në kohën e sotme, kanë shtruar natyrshëm edhe në

planin kombëtar problemin e njohjes dhe zbatimit sa më të drejtë e efektiv në jetën e

përditshme të normave të së drejtës ndërkombëtare. 115

Aktet ndërkombëtare, në fillimet e veta, por edhe sot, kanë synuar dhe synojnë zgjidhjen

paqësisht të konflikteve midis shteteve, si anëtare të komunitetit ndërkombëtar. E drejta

ndërkombëtare është prezent në pothuajse të gjitha kushtetutat. Kushtetuta jonë 116 me

rolin që i ka dhënë akteve ndërkombëtare, në fakt i ka hapur rrugë procesit të integrimit të

Shqipërisë.

Më tej në aspektin praktik të akteve ndërkombëtare, rëndësi të jashtëzakonshme në

zbatimin e tyre ka veprimtaria e përditshme e organeve të brendshme të një shteti dhe në

veçanti e gjykatave, të cilat bëjnë që të realizohet qëllimi i vetë normës ndërkombëtare,

arritja e standardeve në dobi të individëve të një shoqërie. E duke u ndalur tek dobia

akteve ndërkombëtare ndaj individëve të një shoqërie, në rastin e akteve në fushën sociale

ndër to veçohen, aktet që kanë funksion koordinimin e legjislacioneve nacionale, me

qëllim garantimin e të drejtave të emigrantëve dhe familjeve të tyre kur lëvizin nga një

vend në tjetrin. Qëllimi i aktit koordinues është arritur kur e drejta është njohur, por ka

edhe raste mosmarrëveshjesh, të cilat së pari, zgjidhen me negociata mes palëve, dhe kur

nuk jepet rezultat, ndiqet rruga gjyqësore. Pra, rol jo pak të rëndësishëm kanë gjykatat, të

cilat i japin jetë normave të së drejtës ndërkombëtare, sepse ndryshe ato do të mbeteshin

thjesht në letër. Edhe për gjyqtarët ka mjaft probleme të cilat vijojnë për shkak të mos

njohjes së jurisprudencës së gjykatave ndërkombëtare, pasigurisë për t`iu referuar direkt

aktit ndërkombëtar, mosnjohjes së teknikave të interpretimit të kësaj të drejte, etj. 117

Nuk është e lehtë, në çdo rast, të adaptosh një normë ndërkombëtare në legjislacionin

vendas, dhe ka raste kur nuk mjafton vetëm vullneti i një shteti për të bërë të zbatueshëm

115Revista juridike shkencore “Jeta Juridike”, nr. 2/2004, faqe 26, artikull i Prof. As. Dr. Xh. Zaganjori. 116Kushtetuta, neni 5 117Revista juridike shkencore “Jeta Juridike”, nr. 2/2004, faqe 26, artikull i Prof. As. Dr. Xh. Zaganjori

97

Page 98: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

një normë ndërkombëtare, duhet edhe vullneti i shteteve të tjera. Kështu, sërish lidhur me

aktet në fushën sociale, shembulli që mund të sillet është trajtimi i privilegjuar ose

ndryshe diskriminimi pozitiv për gruan lidhur me moshën për përfitim pensioni, ç`ka vjen

jo në linjë me normat ndërkombëtare të barazisë gjinore, por lind pyetja a janë gati shtetet

të heqin dorë nga një trajtim i tillë ? Një shembull tjetër është neni 12 i Kartës Sociale

Evropiane ®, i cili kërkon përfundimin e marrëveshjeve dy ose shumëpalëshe me qëllim

bashkimin e periudhave të sigurimit ose punësimit për fitimin nga ana e emigrantit të së

drejtës për pension. Praktikisht, ky nen bëhet i zbatueshëm, vetëm kur ka vullnet dhe

arrihen marrëveshje dy paleshe, pra nuk mjafton vullneti i vetëm një shteti duhet edhe

vullneti i shteteve të tjera, në mënyrë respektive e reciproke.

Duke ju rikthyer edhe njëherë Kartës Sociale Evropiane®,118 të cilën Shqipëria e ka

nënshkruar në vitin 1998 dhe e ka ratifikuar në vitin 2002,119 konstatohet se në

Kushtetutë objektivat sociale (neni 59), janë po ato që parashikon Karta Sociale. Duhet

theksuar se Karta Sociale është instrument i Këshillit të Evropës, me shumë rëndësi për të

matur shkallën e respektimit të të drejtave social-ekonomike të një vendi. Kështu, në

Kushtetutë thuhet se shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon,

si dhe në plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon punësimin në kushte të

përshtatshme të të gjithë personave të aftë për punë; plotësimin e nevojave të shtetasve

për strehim; standardin më të lartë shëndetësor, fizik e mendor, të mundshëm; arsimimin

dhe kualifikimin sipas aftësive, përkujdesjen dhe ndihmën për të moshuarit, jetimët dhe

invalidët. ...Vijmë, kështu në një moment tjetër edhe më interesant, në atë të rolit që ka

dhe duhet të ketë shteti. Shteti përvijohet si një shtet social aktiv.120 Po, në kushtetutë,

thuhet se përmbushja e objektivave socialë nuk mund të kërkohet drejtpërdrejt në gjykatë.

Ligji përcakton kushtet dhe masën në të cilat mund të kërkohet realizimi i këtyre

objektivave.

Nga sa më sipër, mund të arrihet në konkluzionin se masa e zbatimit të normave

ndërkombëtare në praktikë varet edhe nga mundësitë ekonomike të çdo vendi. Kështu,

118European Social Charter, European Treaty Series, No. 163, Nancy, 1998 119Ligji nr. 8960, datë 24.10.2002 “Për ratifikimin e Kartës Sociale Europiane, e ndryshuar”, Fletore Zyrtare nr. 75, viti 2002 120E drejta kushtetuese, Krenar Loloci, Tiranë, 1997, faqe 171

98

Page 99: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

mundësitë, për realizimin e një norme ndërkombëtare, duhen konsideruar në kuadrin e

pengesave objektive.

E drejta për t`ju drejtuar gjykatës, si një e drejtë themelore dhe barazia formale e të

gjithëve për t`ju drejtuar gjykatës njihen, por, çështja që shtrohet është se a mjafton kjo, a

rrezikon kjo të jetë abstrakte, nëse nuk do të integrohej me barazinë thelbësore ?121 E më

tej a mund të jetë p.sh. gjuha një pengesë për realizimin e të drejtës për t`u ankuar ?

Referuar për shembull procedurave të Gjykatës Evropiane, gjuha është element i

procedurës. Në këtë kuadër duhet konsideruar e shmangur çdo pengesë, si në ndjekjen e

rregullave rutinë ashtu edhe në realizmin efektiv të së drejtës për një proces të rregullt

ligjor. Ndaj natyrshëm evidentohet konkluzioni i rolit të gjuhës ligjore në sistemin e

drejtësisë. Më poshtë do të flitet më gjerë për të drejtën e ankimit në gjykatë dhe

jurisprudencën e gjykatave.

Vështrim historik i të drejtës së sigurimeve shoqërore, në aspektin kushtetues

Duke filluar që nga viti 1912, krijimi i shtetit shqiptar, në aktet kushtetuese që kanë dalë

në Shqipëri122, (akti themelor i një shteti), aty ku parashikon të drejtat themelore,

përfshihet edhe e drejta për sigurime shoqërore, dhe në bazë e për zbatim, të këtyre

akteve kushtetuese kanë dalë aktet ligjore në fushën e sigurimeve shoqërore123.

121E drejta kushtetuese, Prof. Dr. Aurela Anastasi, Tiranë, 2004, shtypshkronja “Pegi”, ISBN 99927-941-1-9, faqe 66 122 Aktet Kushtetuese në Shqipëri 1912 - 1913 “Statuti organik i Shqipërisë” (10.04.1914) 1914 - Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (sipas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve, Princ Vidi) 1920 - “Bazat e Kanunores së Këshillës së Naltë” – Statuti i Lushnjes Kushtetutë me 9 nene 1922 - “Statuti i Zgjeruar i Lushnjes” 1925 - “Statuti Themeltar i Republikës së Shqipërisë” 1928 - “Statuti Themeltar i Mbretërisë Shqiptare” 1946 - “Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë” 1976 - “Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” 1991 - “Për dispozitat Kryesore Kushtetuese”, 1992 - Ligji “Për organizimin e Drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese”, 1993 - Ligji “Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit lokal”, 1993 - Ligji “Për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut” 1998 - Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë 123 Aktet në fushën e sigurimeve shoqërore në Shqipëri Ligji i datës 15.02.1923 “Për dorëheqje dhe pension për ushtri e gjindarmëri” Ligji nr. 129, datë 28.10.1927 “Për pensionet civile” Ligji i “Pensioneve civile dhe ushtarake”, datë 20.06.1934 Ligji nr. 327, datë 04.09.1946, Dekreti nr.341, datë 28.10.1946

99

Page 100: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Përderisa sigurimet shoqërore veprojnë si një mekanizëm për ruajtjen e një niveli të

ardhurash, si mjet për të mos rënë në varfëri, historiku i së drejtës së sigurimeve

shoqërore është i lidhur ngushtësisht dhe historikisht me rolin e shtetit, në drejtim të

realizimit të kësaj të drejte kushtetuese, çka përbën edhe lidhjen e sigurimeve shoqërore

me konceptin e shtetit social. Zhvillimet historike, kronologjike të së drejtës së

sigurimeve sociale në Shqipëri, kanë ndjekur të njetin rend historik e kronologjik të

zhvillimeve kushtetuese.

Sigurimet shoqërore nga njëra anë veprojnë si një mekanizëm për ruajtjen e një niveli të

ardhurash, si mjet për të mos rënë në varfëri (këtu është roli i shtetit pasi këto skema janë

të detyrueshme dhe të monitoruara, këtu qëndron edhe lidhja me konceptin e shtetit

social). Nga ana tjetër sigurimet shoqërore kanë tendencë rifutje sërish në tregun e punës

e për pasojë pjesëmarrjen sërish në skemën e sigurimeve sociale, duke punuar e paguar

kontribute, pra duke marrë vetëpërgjegjësi individi për rrisqet e së ardhmes sepse përmes

punës, të ardhurave që siguron nga puna, një pjesë i heq mënjanë për të siguruar veten për

rreziqet e së nesërmes.

E drejta për sigurime shoqërore është një e drejtë e individit për mbrojtje në rast pleqërie,

sëmundje e të tjera ndodhi të së ardhmes, ajo është një e drejtë kushtetuese dhe bën

pjesë në grupin e të drejtave ekonomike dhe sociale të Kushtetutës së Republikës së

Shqipërisë, çka u shpjegua edhe më lart, ndërsa në vijim do të trajtohet një aspekt tjetër i

sigurimeve shoqërore, si të drejta që burojnë nga marrëdhënia e punës.

Ligji nr. 528, datë 25.08.1947 “Mbi sigurimet shoqërore të nënpunësve dhe funksionarëve” Dekreti nr. 2213, datë 06.02.1956 - Procedurat e pensioneve kryhen nga seksionet e financave të komiteteve ekzekutive Ligji nr. 2803, datë 04.12.1958 - Komisionet e pensioneve pranë këshillit të bashkimeve profesionale të rretheve Ligji nr. 2813, datë 10.03.1959 - Pensionet e ushtarakëve të shërbimit aktiv të UP dhe MPB caktohen nga vetë këto organe. Ligji nr. 4171, datë 13.09.1966 - Për pensionet e qytetit Ligji nr. 4976, datë 26.03.1972 - Për pensionet e kooperativave bujqësore Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” VKM nr. 249, datë 05.06.1992 - Krijimi i Institutit të Sigurimeve Shoqërore

100

Page 101: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Marrëdhëniet e së drejtës së sigurimeve shoqërore me të drejtën e punës si një e drejtë

tjetër kushtetuese me të cilën ka lidhje

Sigurimet shoqërore përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të korpusit të të drejtave dhe

detyrimeve që lindin nga marrëdhënia e punës. Në Kodin e Punës së Republikës së

Shqipërisë ka shumë nene,124 për të drejtat në fushën e sigurimeve shoqërore. Këto të

drejta lidhen me aksidentet në punë e sëmundjet profesionale, më të drejtat e grave gjatë

shtatëzanisë dhe pas lindjes së fëmijës etj.125 Më poshtë do të bëhet një trajtim i së drejtës

për sigurime si e një e drejtë që buron nga marrëdhëniet e punës, si një e drejtë në punë, e

cila është gjithashtu një e drejtë kushtetuese.

Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore janë të detyrueshme për të gjithë personat që

realizojnë të ardhura nga aktiviteti ekonomik si të punësuar, vetëpunësuar apo

punëdhënës. Pra, të punësuarit janë një nga kategoritë e personave që detyrohen të

sigurohen, sipas ligjeve që u përmendën më lart. Sa i takon, të punësuarve në sektorin

privat, marrëdhëniet e punës të të cilëve rregullohen me kodin e punës, ka disa dispozita

në këtë kod që parashikojnë, pikërisht të drejtat dhe detyrimet për sigurime. Më

konkretisht, neni 130 dhe neni 131, parashikojnë trajtimin financiar të punëmarrësit, kur

ai nuk mund të punojë për shkak të paaftësi për punë, shkaktuar nga sëmundje e

përgjithshme apo nga aksident në punë. Kur punëmarrësi nuk mund të punojë për shkak

të sëmundjes, punëdhënësi i jep atij jo më pak se 80 për qind të pagës, për një periudhë

prej 14 ditësh, të pambuluara nga sigurimet shoqërore, parashikuar kjo nga neni 23, pika

1 dhe neni 25 i ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e

Shqipërisë”. Kur punëmarrësi nuk ka mundësi të punojë për shkak të një aksidenti në

punë ose të një sëmundjeje profesionale, ai përfiton kompensimet nga sigurimet

shoqërore.

124Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë nenet 39, 101, 104, 105, 105/a, 106, 107, 117, 123/2, 130, 131, 147, 197/8, ligji nr. 7961, datë 12.07.1995 – Fletore Zyrtare nr. 16/1995, ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.03.1996 – Fletore Zyrtare nr. 6/1996; ligjin nr. 9125, datë 29.07.2003- Fletore Zyrtare nr. 72/2003; ligjin nr. 10053, datë 29.12.2008 – Fletore Zyrtare nr. 205/2008 – Qëndra e Publikimeve Zyrtare e Republikës së Shqipërisë, web site www.qpz.gov.al 125Prof. Kudret Çela “E drejta e punës”, Tiranë, 2003, shtypshkronja “Ilar”, ISBN 99927-855-3-5, faqe 208

101

Page 102: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Për periudhën që gruaja nuk punon sepse punësimi është i ndaluar, si dhe për periudhën

që ajo edhe pse është e lejuar të punojë, vendos të kujdeset për fëmijën, trajtohet jo me

pagë nga punëdhënësi, por, me pagesë nga sigurimet shoqërore. Lidhur me pagesën,

kushtet, masën, procedurën e tjera detaje, duhet të bëhet në çdo rast referenca tek aktet

ligjore e nënligjore në fuqi lidhur me ketë pagesë. Aktualisht e drejta për pagesë nga

sigurimet shoqërore për kujdesin ndaj fëmijës së lindur, është deri në një vit, ku

përfshihet edhe periudha 35 ditë para dhe 42 ditë, pas lindjes së fëmijës. Masa e pagesës

është në varësi të kontributeve të sigurimeve shoqërore të paguara, kusht për ta përfituar

atë është pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore për 12 muaj. Pagesa bëhet në të

njëjtin vend ku merret paga, ndërsa fondet janë të sigurimeve shoqërore, të cilët i

dërgojnë paratë tek llogaria e punëdhënësit për kryerjen e pagesës mujore të

punëmarrëses me leje lindje.

Në rast birësimi të një fëmije të porsalindur, gruaja ka të drejtën e lejes së parashikuar

nga ligji mbi sigurimet shoqërore. Gjatë kësaj periudhe, punëdhënësi nuk mund ta

detyrojë të punojë gruan që ka birësuar fëmijë. Të gjitha të drejtat që ka një grua që ka

lindur fëmijë, vlejnë edhe për gruan që ka birësuar fëmijë, por gjithnjë interpretimi i tyre

duhet lidhur ngushtë, me specifikën e birësimit.

Sigurimi në rast aksidenti në punë dhe sëmundjeje profesionale është ngushtësisht i lidhur

me sigurinë e jetës dhe shëndetit në punë, si detyrime të punëdhënësit që burojnë nga

kodi i punës dhe ligji për sigurinë e jetës e shëndetit në punë. Kështu, në kodin e punës

për kushtet e punës, të sigurta për jetën dhe shëndetin e punëmarrësve, ka një kapitull,

ndërkohë vjen një ligj i ri për sigurinë dhe shëndetin në punë, i cili është komplementar

në raport me kodin e punës. Parandalimi i rreziqeve në punë, garantimi i sigurisë e

shëndetit në punë, mbrojtja e shoqërisë dhe e mjedisit nga efektet e pafavorshme të

punës, që parashikohen e rregulloren nga ky ligj 126, plotësojnë bazën ligjore në këtë

fushë.

III. 2 E drejta e sigurimeve shoqërore në Shqipëri, evoluimi i saj

126Ligji nr. 10237, datë 18.02.2010 “Për sigurinë e jetës dhe shëndetit në punë”

102

Page 103: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

“Kur kancelari gjerman Bismark, në fund të shekullit të XIX, vendosi sistemin e

sigurimeve shoqërore PAYG, qeveritë e vendeve të tjera evropiane përfituan nga ajo

përvojë për ngritjen e sistemeve të tilla në vendet e tyre. Edhe Shqipëria, pas themelimit

të shtetit të pavarur, nën monarkinë e Mbretit Zog, ka ndjekur të njëjtin drejtim duke

vendosur skemat e pensioneve kontributive shtetërore, për nëpunësit civilë dhe për forcat

e armatosura”127.

Papunësia ose puna sezonale prej 10 - 14 e 18 orë në ditë, me pagë shumë të ulët që

paguanin punëdhënësit vendas ose të huaj, mungesa e masave ligjore, për sigurimin dhe

trajtimin e punëtorëve në punë e rëndonin gjendjen ekonomike sociale të punëtorëve. Në

raportin e mjekut sanitar shtetëror të Pukës, datë 1 Maj 1934 njoftohej se: “Në minierën e

bakrit Kabash punojnë 11 - 12 orë në ditë sipas turneve. Mbas mbarimit të turneve nuk

mund të lahesh se nuk ka ujë. Në galeri ka vetëm dy ventilator, por ato nuk funksionojnë.

Vazhdimisht pikon ujë, por, asnjë punëtor nuk ka mushama. Shërbimi mjekësor nuk është

organizuar. Shumica e punëtorëve janë të mitur 13 - 15 vjeç”. Ky ishte një nga rastet jo

përjashtim që karakterizonte kushtet e rënda të punës së punëtorëve në atë kohë.

Pensionet ishin privilegj vetëm për nëpunësit, ndërsa punëtorët nuk ishin të siguruar nga

asnjë ligj për paaftësi dhe pensione.

Sipas ligjit nr. 129, datë 28.10.1927128, për pensionet civile, nëpunësit pensionoheshin

detyrimisht kur kishin shërbyer 35 vjet ose kishin arritur moshën 60 vjeç (artikulli 4), por

mund ta kërkonin pensionin edhe nëse kishin plotësuar 25 vjet në administratë. “E drejta

e pensionit për të gjithë nëpunësit civil të Republikës Shqiptare fillon mbas datës 28

Nandor 19912”, thuhej në artikullin 7 të këtij ligji. Në nenin 31, parashikohej themelimi i

Arkës së Përgjithshme të Pensioneve për Nënpunësat Civilë. “Kjo arkë formon nji institut

të veçantë dhe funksionon pranë Ministrisë së Financavet, nën autoritetin e Ministrisë së

Financave dhe lehet nën drejtimin e administrimin e nji këshille administruese, e përbame

127Prof. Asoc. Dr. Merita (Vaso) Xhumari “Trajektoret e Pensioneve në Ballkanin Perëndimor”, faqe 33 128Ligj me 60 nene dhe i botuar në Fletoren Zyrtare 08.11.1927, nr. 91

103

Page 104: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

prej nji Senatori, nji Deputeti, nji antari të Diktimit, nji antari të Këshillit Kontrollues,

dhe prej nga nji funksionarit të naltë të ç`do Ministrije”129

Para vitit 1929, kur doli për herë të parë Kodi Civil, lejohej martesa e një burri me dy ose

më shumë gra. Në rastet kur një person kishte vdekur dhe kishte lënë dy bashkëshortet, të

cilat plotësonin kushtet për të marrë pension, pensioni familjar caktohej me dy anëtarë.

Nëqoftëse nuk bashkëjetonin, pensioni do të ndahej midis tyre në pjesë të barabarta.130

“Pas Luftës së Dytë Botërore, sistemi i sigurimeve shoqërore që u vendos ndoqi modelin

rus. Ky sistem mbulonte ata që punonin në sektorin shtetëror, e dukej se kishte një

diskriminim për shumicën e popullsisë që jetonte në zonat rurale. Pensionet e fermerëve

u vendosën për herë të parë vetëm në vitin 1972.”131

Fillimisht u morën masa për zgjidhjen e problemeve të ngutshme të sigurimeve

shoqërore. Në fillim iu dha zgjidhje provizore problemit të ndihmës në të holla për

sëmundje dhe maternitet. Ju dha pension invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve të

LANÇ-it si dhe patriotëve të Rilindjes Kombëtare dhe familjeve të tyre, neni 21 i Ligjës

nr. 82, datë 09.07.1945 dhe ligja nr. 109, datë 29.08.1945.

Në vitin 1947, u krijua një sistem unik i sigurimeve shoqërore që përfshinte sigurimin për

sëmundje, për maternitet, pensionin e pleqërisë, invaliditetit etj., Ligja nr. 528, datë

26.08.1947. Në këtë periudhë nuk paguheshin 3 ditët e para të paaftësisë. Mosha e

pensionit të pleqërisë ishte 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë. Bashkëshortja

pasjetuese quhej e paaftë për punë në moshën 40 vjeç. Në dhënien e pensionit të pleqërisë

nuk bëhej dallim për punët shumë të rënda. “Shkalla e njohjes tonë ishte e kufizuar, ne

nuk kishim trashëguar ndonjë traditë nga e kaluara ………”, janë këto fjalë të shkëputura

129Neni 31, paragrafi 2, i ligjit nr. 129, datë 28.10.1927 130Nesim Canko, Skënder Barhani “Mbi sqarimin e disa çështjeve që dalin lidhur me zbatimin e ligjës së sigurimeve shoqërore”, Buletin i sigurimeve shoqërore, viti 1969, faqe 18 131Prof. Asoc .Dr. Merita (Vaso) Xhumari “Trajektoret e Pensioneve në Ballkanin Perëndimor”, faqe 33

104

Page 105: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

nga një referimi ekspertësh, mbajtur në sesionin shkencor të Ministrisë së Financave të

vitit 1969132.

Me Dekret Ligjën nr. 734 dhe 735, datë 21.09.1949, u hoq kufizimi për mos pagimin e 3

ditëve të para të sëmundjes duke u dhënë që nga dita e parë. U përcaktuan kritere për

dhënien e pensioneve duke u marrë për bazë vjetërsia dhe vështirësia e punës, gjinia dhe

mosha. Kështu mosha për gratë u ul nga 60 vjeç në 55 vjeç dhe nga 65 në 60 për burrat

etj. U njoh e vlefshme për pension, koha e punës e kryer që nga shpallja e pavarësisë së

vendit 28 nëntor 1912 , Dekret Ligja 123, datë 05.03.1951.

Në vitin 1958 u bënë ndryshime të tjera në ligjin e sigurimeve shoqërore shtetërore. U

hoq kufizimi sipas të cilit punonjësit që nuk ishin anëtarë të Bashkimeve Profesionalë në

rast sëmundje merrnin 50 % më pak se anëtarët e Bashkimeve Profesionale. U ul mosha

dhe vjetërsia në punë për gratë që lindin 6 fëmijë e lart në moshë deri në 8 vjeç. U

vendosën pensionet e pjesshme, në përpjesëtim me vjetërsinë e punës. U vendos që

pensioni i pleqërisë mund të llogaritej, jo vetëm mbi pagën e vitit të fundit, por edhe mbi

pagën e tre vjetëve me radhë gjatë 10 vjetëve të fundit, e të tjera.

Në kuadrin e rishikimit të legjislacionit në fuqi u bë unifikimi i dispozitave të sigurimeve

shoqërore të punonjësve civilë dhe ushtarakë. U hoq kriteri i dhënies së sigurimit për

paaftësi, barrëlindje dhe shtesat për pensionin në bazë të punës së pandërprerë. U hoqën

shkallëzimet e shumta në dhënien e sigurimeve dhe u rrit shpërblimi mesatar ditor. U

rritën minimalet e pensioneve të pleqërisë 6.06 %, invaliditetit 17.7 % dhe 14.28 %

pensionet familjare. U hoqën shkallëzimet në caktimin e pensionit dhe u vendos një

përqindje e vetme për të gjitha pagat (70 %) – pensioni t`i përgjigjet punës së kryer.

Parimi i të drejtës së fituar dhe parimi i të drejtës më të favorshme mbeti edhe pas

rishqyrtimit me ligjin e ri.133 Kështu, me Dekret ligjin nr. 165, datë 05.03.1963, si edhe

132F.Sinoimeri, V.Mitrushi, N.Canko “Lindja dhe zhvillimi i sigurimeve shoqërore”, Temë e referuar më 25.09.1969 në sesionin shkencor të Ministrisë së Financave, botuar në buletin e sigurimeve shoqërore, faqe 4 133Neni 150, i dekretit nr. 165, datë 05.03.1963, dhe neni 163 i ligjit nr. 2803, datë 04.12.1958

105

Page 106: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

me ligjën nr. 2803, datë 04.12.1958, parashikohej se kriteret e caktuara për fitimin e

pensionit dhe sasinë e tij do të zbatohen edhe për pensionet e lidhura para hyrjes në fuqi

të dekretit ose të ligjës, duke mos prekur pensionet më të favorshme të caktuara më parë.

Ligji nr. 4171, datë 13.9.1966,134 mbi sigurimet shoqërore shtetërore, parashikonte

“...mbështetje me mjete materiale për jetesë në rast paaftësie për punë dhe në pleqëri”. 135

Kushtet për pension pleqërie variojnë në raport me kategorinë e vështirë, të punëve.

Kategoria e parë, mosha për burrat - 50 vjeç e me 20 vjet punë, mosha për gratë - 45 vjeç

e me 15 vite punë. Kategoria e dytë, për burrat kushtet ishin, mosha - 55 vjeç dhe me 25

vite punë, për gruan mosha - 50 vjeç dhe vjetërsia 20. Kategoria e tretë – burrat 60 vjeç

me 25 vite punë, gratë 55 vjeç dhe vjetërsi 20.

Gruaja, që sipas nenit 8, të ligjit nr. 4171, datë 13.09.1966, merr lejen e barrës (35 ose 45

ditë), por edhe pas kalimit të këtij afati nuk lind, duhet që deri sa të lindë, të qëndrojë me

leje pa të drejtë page 136. Para vitit 1929, kur doli për herë të parë Kodi Civil, lejohej

martesa e një burri me dy ose më shumë gra. Në këto raste kur një punonjës ka vdekur

dhe ka lënë dy bashkëshortet, të cilat plotësojnë kushtet për të marrë pension, pensioni

familjar caktohet me dy anëtarë. Nëqoftëse këto nuk bashkëjetojnë, pensioni do të ndahet

midis tyre në pjesë të barabarta.137

Për zbatim të nenit 52, duke filluar nga data 01.01.1967, për avokatët nuk do të

pranoheshin paga më të larta se 1 100 lekë - për ish avokatët e grupit të parë, 1 000 lekë -

për ish avokatët e grupit të dytë dhe 800 lekë për grupin e tretë. Kur personat e mësipërm,

paraqitnin dokumentet për pension dhe kërkonin që t`u merrej parasysh paga për kohën

që kishin qenë avokatë, në këtë rast duhej të paraqitnin vërtetim zyrtar për efekt të

kategorizimit të mësipërm. Ky kufizim bëhej për shkak se të ardhurat e ish avokatëve nuk

përputheshin me punën efektive të tyre. Kategorizimi i mësipërm u bë me rregulloren

134Ky ligj ka pësuar ndryshime me dekretet nr. 4684/1970, nr. 4980/1972, nr. 5220/1974, nr. 5314/1975, nr. 5357/1975, nr. 5414/1976, nr. 6076/1976, nr. 6343/1981, nr. 6725/1983 135Neni 1, i ligjit nr. 4171, datë 13.09.1966 136Nesim Canko, Skënder Barhani “Mbi sqarimin e disa çështjeve që dalin lidhur me zbatimin e ligjës së sigurimeve shoqërore”, Buletin i sigurimeve shoqërore, viti 1969, faqe 15. 137Nesim Canko, Skënder Barhani “Mbi sqarimin e disa çështjeve që dalin lidhur me zbatimin e ligjës së sigurimeve shoqërore”, Buletin i sigurimeve shoqërore, viti 1969, faqe 18

106

Page 107: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

“Mbi mënyrën e dhënies së ndihmës juridike dhe shpërblimit të avokatëve”, nga Këshilli

Mbikëqyrës i ish avokatisë.138

Pensionet e patërhequra pas vdekjes së pensionistit merreshin nga trashëgimtarët e tij,

sipas rregullave të vendosura edhe për depozitat e kursimeve. 139

Në praktikën e ekspertizës mjekësore të punës, ndodhte shpesh që në vendimet, pak

kujdes i jepej rekomandimeve për punën që duhet të kryente invalidi. Mjaft vendime

rekomandonin punë “të lehtë”, punë “pa lagështirë”, “punë ulur’ etj, të cilat vinin në një

pozitë të vështirë ndërmarrjet për t`i vënë në jetë, për arsye se siç kuptohet, terma të tilla

steriotipë ishin shumë relativë. Punë e lehtë mund të jetë centralist, për një person me

frakturë në këmbë, por, shumë e vështirë apo e pamundur për një invalid, me pakësim të

të dëgjuarit. Për një të sëmurë mendor, mund të jetë shumë e vështirë, puna ulur si

orëndreqës dhe përkundrazi e rekomanduar puna fizike, qoftë kjo edhe me intensitet të

madh etj, etj.140

Ndryshimi i marrëdhënieve të punës në fshat, bëri të nevojshëm vendosjen e sigurimeve

shoqërore në kooperativa. Në nenin 13, të Statutit tip të kooperativave bujqësore thuhej :

“ Kooperativa bujqësore ka për detyrë të ndihmojë anëtarët që humbasin aftësitë për punë

përkohësisht ose përgjithmonë, të sëmurë, pleqtë, fëmijët jetimë, si edhe familjet

nevojtare.”, cakton punë të lehta për gratë me barrë dhe ato me fëmijë, ndërsa 5 javë para

dhe 7 javë pas lindjes, i lejon të mos marrin pjesë në punë, duke u shënuar për këtë kohë

çdo muaj gjer në 80 % të ditëve të punës që ato kanë kryer mesatarisht gjatë 12 muajve të

fundit.

138Nesim Canko, Skënder Barhani “Mbi sqarimin e disa çështjeve që dalin lidhur me zbatimin e ligjës së sigurimeve shoqërore”, Buletin i sigurimeve shoqërore, viti 1969, faqe 26 139Nesim Canko, Skënder Barhani “Mbi sqarimin e disa çështjeve që dalin lidhur me zbatimin e ligjës së sigurimeve shoqërore”, Buletin i sigurimeve shoqërore, viti 1969, faqe 30 Shënim: Pensionet dhe arka e sigurimeve ishin bashkë, nga pikëpamja administrative 140Dr. Raif Hasani “Përcaktimi dhe klasifikimi i faktorëve profesionalë, në ekspertizën mjeksore të punës, tek të sëmurët me sëmundje të brendshme, Buletin i sigurimeve shoqërore, viti 1969, faqe 35

107

Page 108: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Statuti tip i KB-ve141 kishte parasysh krijimin e sigurimeve shoqërore, dhe fondet e

nevojshme për këto parashikoheshin në nenin 27, në masën jo më shumë se 4 % e të

ardhurave në të holla vjetore. Mjaft KB, kishin krijuar sisteme të plota të sigurimeve

shoqërore, p.sh. në vitin 1966, KB - Lumalasi Korçë, vendosi këtë sistem sigurimesh

shoqërore: 50 % e të ardhurave mesatare ditore të nxjerra nga të ardhurat e muajit

respektiv të vitit të kaluar. Pensioni i pleqërisë jepej kur burri mbush moshën 65 vjeç dhe

gruaja 55 vjeç, me kusht që të ketë mbi 10 vjet punë pa shkëputje nga kooperativa. Masa

e pensionit – 50 deri 70 % e të ardhurave. Në këtë masë jepej edhe pensioni i invaliditetit.

Pensioni familjar jepej në masën 70 % të të ardhurave, derisa anëtarët e familjes të

bëheshin të aftë për punë. Pensioni për persona pa ndihmë jepej sipas gjendjes ekonomike

në masën 70 lekë, 100 lekë dhe 150 lekë. Kooperativa në fjalë, sipas kushteve të saj

kishte vendosur në fakt afërsisht, një sistem sigurimesh shoqërore. Po kështu vepruan

kooperativat bujqësore të qendrës Korçë, Himarë etj

Në vitin 1972, me ligjin nr. 4976, u vendos një sistem sigurimesh për anëtarët e

kooperativave bujqësore, duke u parashikuar dhënie pensionesh pleqërie, invaliditeti,

familjar dhe sigurime për lejen e barrës dhe të lindjes.142 Kushtet për pension sipas këtij

ligji ishin, për burrin, mosha - 65 vjeç me 25 vite punë, për gruan mosha - 55 vjeç dhe me

20 vjet vjetërsi në punë.

Organizimi i strukturës së organeve të sigurimeve shoqërore.

Sigurimet shoqërore shtetërore që nga krijimi kanë pasur organizime dhe riorganizime të

vazhdueshme. Në fillim, u krijuan si institut më vete në vartësi të Drejtorisë së Punës, më

vonë u ndanë sigurimet për paaftësi e ndihmat në Bashkimet Profesionale, pensionet në

Drejtorinë e Kujdesit Social dhe më vonë në Ministrinë e Financave. Në vitin 1958 edhe

pensionet i kaluan Bashkimeve Profesionale dhe në tetor të vitit 1965, i gjithë sistemi i

sigurimeve shoqërore i kaloi Ministrisë së Financave dhe më tej, një nga funksionet e

rëndësishme të sigurimeve shoqërore, funksioni i “ekspertizës mjekësore”, i kaloi

141KB - shkurtim i Kooperativës Bujqësore 142Ligji nr. 4976, datë 29.06.1972 “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore”, ka pësuar disa ndryshime me dekretet nr. 5032/1973, nr. 5221/1974, nr. 5415/1976, nr. 5730/1978, nr. 6343/1981, nr. 6726/1983

108

Page 109: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Ministrisë së Shëndetësisë. Kujdesi social për personat pa kujdestar, ndihma për nënat me

shumë fëmijë, azilet e pleqve, shtëpitë dhe kampet e pushimit, të cilat përballoheshin nga

fondet e sigurimeve shoqërore, ndodheshin të shpërndarë në institucione të ndryshme nga

pikëpamja e administrimit të përditshëm.

Sigurimet shoqërore nuk janë vetëm një institucion që u siguron punonjësve mjete

materiale në rast paaftësie për punë, por, njëkohësisht edhe një mjet me rëndësi për

mbrojtjen e shëndetit të punonjësve. Në këtë vështrim detyra e sigurimeve shoqërore nuk

është vetëm të paguajnë drejt dhe shpejt të ardhurat, pensionet, por është një sinjal për

organet përkatëse për marrjen e masave për mënjanimin e sëmundjeve dhe aksidenteve

dhe ky është një aspekt me rëndësi i sigurimeve shoqërore, ato kanë rol parandalues në

drejtim të kushteve të punës, parandaluese të sëmundjeve, të uljes së paaftësisë për

punë.143

Përmirësimi i kushteve të punës dhe të jetesës, sigurimi teknik e mbrojtja në punë ishin

ngushtësisht të lidhura me sigurimet shoqërore. Ishte hedhur ideja (në vitin 1969) e

riorganizimit të sigurimeve shoqërore në një institucion më vete, ku të përmblidheshin

ekspertiza mjekësore e punës, inspektorati shtetëror i sigurimit teknik dhe i mbrojtjes në

punë, shtëpitë e pleqve dhe shtëpitë e pushimit.144

Në fillim të viteve `90, ndryshimi i sistemit politik, ekonomik dhe i marrëdhënieve

shoqërore bëri të domosdoshëm rimodelimin e sistemit të mbrojtjes shoqërore sipas

skemave bashkëkohore. Reformimi i sistemit të sigurimeve shoqërore është realizuar

duke vendosur në themel të tij parimet e drejtësisë sociale.145 Vendosja e parimit

kontributiv nënkupton që për kontribute të barabarta, të sigurohen përfitime të barabarta.

Kriteret e përfitimit janë unike për të gjithë pjesëmarrësit në skemën e sigurimeve, kështu

143Firdes Sinoimeri “Roli i organeve tona në zgjidhjen e problemeve të Sigurimeve Shoqërore, Buletin i sigurimeve shoqërore, viti 1969, faqe 2 144F.Sinoimeri, V.Mitrushi, N.Canko “Lindja dhe zhvillimi i sigurimeve shoqërore”, Temë e referuar më 25.09.1969 në sesionin shkencor të Ministrisë së Financave, botuar në buletin e sigurimeve shoqërore, faqe 25 145Për më shumë informacion shih Pjesa II “Sistemi Social Shqiptar ne vitet e tranzicionit”, Xhumari (Vaso) Merita “Procesi dhe Institucionet e Politikës sociale”, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë 2003

109

Page 110: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

p.sh. mosha e daljes në pension është 60 vjeç për gratë dhe 65 vjeç për burrat dhe

periudha e sigurimit është 35 vite, për të dy gjinitë. Masa e pensionit të pleqërisë përbëhet

nga një nivel bazë përfitimesh për të gjithë shtetasit, e që duhet të sigurojë minimumin

jetik të domosdoshëm, dhe një shtesë që përcaktohet në lidhje me kontributet individuale.

Sistemi aktual i sigurimeve shoqërore në Shqipëri filloi në vitin 1993, 146 me hyrjen në

fuqi të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e

Shqipërisë”. Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e

Shqipërisë”, ka pësuar disa ndryshime në vite.147

Në vitin 1995, u bënë ndryshimet e para në ligjin e sigurimeve shoqërore. Këto

ndryshime konsistonin në:

Forcimin e kompetencave të inspektorëve të kontributeve duke iu dhënë e drejta e

kontrollit tek personat juridikë e fizikë, të masës së kontributit të derdhur, fondit

të pagave dhe listëpagesave.

Sanksionet, për mospagesë të kontributeve, u ndanë veç kamatëvonesat dhe më

vete gjobat, si edhe ndryshoi masa e gjobës.

U zgjat nga 1 muaj në një vit, periudha brenda të cilës personi edhe pse kishte

ndërprerë punën, konsiderohej i siguruar për efekt pensioni familjar.

U parashikua në ligj se për periudhën e tranzicionit pensionistët e punësuar ose të

vetëpunësuar në sektorin privat mund të marrin edhe pensionin krahas të

ardhurave nga puna.

Në vitin 1998, ndryshimet në ligj konsistuan:

• Në fushën e kontributeve, akt detyrimi për kontributet e papaguara konsiderohet

146Hyrja në fuqi e ligjit daton më 1 Tetor 1993 147Ligjet me të cilat është ndryshuar ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 janë: nr. 7932, datë 17.05.1995, nr. 8286, datë 16.02.1998, nr. 8392, datë 02.09.1998, nr. 8575, datë 03.02.2000, nr. 8776, datë 26.04.2001, nr. 8852, datë 27.12.2001, nr. 8889, datë 25.04.2002, nr. 9058, datë 20.03.2003, nr. 9114, datë 24.07.2003, nr. 9377, datë 21.04.2005, nr. 9498, datë 03.04.2006, nr. 9600, datë 27.07.2006, nr. 9708, datë 05.04.2007, nr. 9768, datë 09.07.2007, nr. 10070, datë 05.02.2009, nr. 10447, datë 14.07.2011

110

Page 111: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

titull ekzekutiv.

• Në fushën e përfitimeve, e drejta e marrjes së kësteve të patërhequra, shtyhet nga

1 vit deri në 3 vjet.

• Në një skemë të re pensioni për fermerët. Nëse brenda një afati të caktuar

fermerët, paguajnë kontribute për periudha të kaluara, atëherë ju falen

kamatëvonesat. Dhe nëse gjysmën e periudhës së sigurimit të kërkuar, në vitin

përkatës e kanë pagesë kontributesh sipas ligjit të ri, plus periudhë pune në ish

kooperativën bujqësore, atëherë ata përfitojnë pension qyteti.

Në vitin 2001, amendamentet në ligj, kishin të bënin me aspektin e kontributeve.

Riformulohen nenet për detyrimet e punëdhënësit, procedurat e regjistrimit në sigurimet

shoqërore. Tek sanksionet (gjoba e kamatëvonesa) për shkelje nga ana e subjekteve bëhet

diferencim midis subjekteve që regjistrohen në organet e sigurimeve shoqërore me ato

subjekte që konstatohen të tillë gjatë kontrolleve, masat e gjobave ndryshojnë dhe

detajohen, edhe më shumë, llojet e shkeljeve që mund të bëjnë punëdhënësit apo shkeljet

që mund të bëjnë të vetëpunësuarit, si p.sh. kur punëdhënësi mban nga paga e të

punësuarit kontributet dhe nuk i paguan ato, etj. Në fushën e përfitimeve, përcaktohet se

kur punësohesh dhe ndërpret pensionin, në rastin e rikthimit në pension, do të përfitohet

një shtesë pensioni. Për pensionin familjar, kur pjesëtar është vetëm jetimi, masa e

pensionit nga 25 %, bëhet 50 % .

Si rezultat i bashkëpunimit mes partnereve socialë shtet, punëmarrës e punëdhënës u

ndërmor një studim,148 me prognozime afatgjata, nga ku doli se ndryshimet kryesore

parametrike, që i duheshin bërë sistemit të sigurimeve shoqërore ishin:

reforma për rritjen e moshës së daljes në pension pleqërie;

ulja graduale e ngarkesës kontributive që paguajnë punëdhënësit dhe

punëmarrësit, për sigurimet shoqërore;

afrimi gradual, me objektiv final, njehsimin e skemës së pensioneve të fshatit me

pensionet e qytetit;

148Strategjia e zhvillimit të sigurimeve shoqërore deri në vitin 2020

111

Page 112: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

rritja e madhësisë së pagës minimale dhe e diapazonit midis saj dhe pagës

maksimale të tatueshme, për efekt të llogaritjes së kontributeve për sigurime

shoqërore;

zhvillimi i skemave të sigurimit suplementar dhe krijimin e mundësive për

funksionimin e skemave private të pensioneve.

Në vitin 2002, u realizuan këto ndryshime në legjislacion:

Së pari, u rrit raporti midis pagës minimale dhe pagës maksimale, për efekt të llogaritjes

së kontributeve për sigurime shoqërore, nga 1/3 në 1/5.

Së dyti, u ul në masën 4 %, kontributi për sigurimet shoqërore.

Së treti, u rritën në mënyrë graduale, moshat e daljes në pension pleqërie, për burrat dhe

gratë.

Në vitin 2003, ndodhën këto ndryshime në ligj:

U bënë amendimet përkatëse që pasqyronin transferimin e shërbimit të mbledhjes së

kontributeve, nga organet e sigurimeve shoqërore tek organet e tatim taksave.

U bënë ndryshimet përkatëse në ligjin për pensionet suplementare private, për futjen

e fondeve profesionale të pensioneve.

Ne vitin 2005, amendamentet në ligjin e sigurimeve shoqërore, synonin :

Përqasje të legjislacionit shqiptar me standardet e Evropiane, Kodin Evropian të

Sigurimeve Sociale dhe Konventën e ILO-s për sigurimet shoqërore.

Për sa i takon periudhës minimale për përftim të pensionit të pjesshëm të pleqërisë (nga

20 vjet, u bë 15 vjet) dhe pensionit të invaliditetit (kur nuk plotësohet periudha e kërkuar

për pension invaliditeti të plotë ose të pjesshëm, të merret një pension i cili është në

raport me periudhën e sigurimit, që ka personi).

Trajtimi reciprok për të huajt, sa i takon sigurimeve shoqërore. Kështu, nëse të huajt

punojnë në Shqipëri, detyrohen të sigurohen në skemën shqiptare të sigurimeve, më parë

kishin të drejtë të zgjidhnin mbrojtjen më të favorshme, pra të zgjidhnin skemën e

sigurimeve të vendit të tyre ose skemën shqiptare të sigurimeve. Pra, për të huajt, u hoq

favorizimi për zgjedhjen e legjislacionit më të favorshëm të sigurimeve, kur ata punojnë

në Shqipëri, do të sigurohen në mënyrë të detyrueshme në Shqipëri.

112

Page 113: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Përfshihen në rrethin e personave të mbrojtur në skemën shqiptare të sigurimeve edhe

personat pa shtetësi, detyrim që buron nga konventat dhe nga Kushtetuta. Ofrohet

mbrojtje nga skema shqiptare e sigurimeve edhe për personat që punojnë jashtë shtetit,

personat që janë pa shtetësi, por kanë pasur shtetësi shqiptare.

E drejta për informim, sanksionohet me ligj.

Futet një lloj i ri pensioni invaliditeti, i quajtur “pension invaliditeti i reduktuar”. Ky

pension jepet ata persona që, nga ana shëndetësore, janë plotësisht të paaftë për punën që

po kryenin kur u sëmurën si edhe për çfarëdo pune tjetër, dhe nga ana tjetër nuk

plotësojnë periudhën minimale që u duhet për pension të plotë invaliditeti. Masa e

pensionit është në raport me kohën e sigurimit që kanë realizuar.

Për përfitimin e pagesës së papunësisë, shtohen kushte të tilla si: të jenë të gatshëm të

punësohen, kur i ofrohet një punë e paguar, punë e përshtatshme, në kuadër të

përkufizimeve të konventave ndërkombëtare, në këtë fushë.

Në vitin 2006, u bë reduktimi i mëtejshëm i normës së kontributit, e cila vazhdonte të

mbetej e lartë. Instituti i Sigurimeve Shoqërore që nga ky vit e aktualisht, është

institucion që ka si Ministri të linjës, Ministrinë e Financave, më parë Ministri e linjës

ishte Ministria Punës dhe e Çështjeve Sociale.

Në vitin 2007, u përcaktua shuma që duhet të kthejë personi, kur ai ka përfituar të ardhura

në mënyrë të paligjshme. Kështu, ai detyrohet ta kthejë të gjithë shumën e marrë tepër,

duke ju mbajtur çdo muaj, 50 % e këstit mujor të përftimit. Gjithashtu, dënohet me gjobë

në masën katërfish të dëmit të shkaktuar, pavarësisht nga dënimi i parashikuar në

dispozitën përkatëse të kodit penal.

Në vitin 2009, u bë reduktimi i mëtejshëm i normës së kontributit, pjesa e punëdhënësit.

Në vitin 2011, duke marrë shkas nga çështja “Dauti kundër Shqipërisë”, në Gjykatën

Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në Strasburg, u ndryshua ligji i sigurimeve shoqërore,

113

Page 114: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

lidhur me mënyrën e konstituimit të KMCAP-ve, me qëllim sigurimin e pavarësisë në

vendim marrje, të Komisioneve Eprore të Caktimit të Aftësisë për Punë.

Sistemi aktual i sigurimeve shoqërore, në Shqipëri

Sistemi aktual i sigurimeve shoqërore në Shqipëri, filloi në vitin 1993,149 me hyrjen në

fuqi të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e

Shqipërisë”. Skema aktuale e sigurimeve të detyrueshme shoqërore, në Shqipëri është një

skemë jo fitim prurëse, që mbron me të ardhura personat e punësuar në rast sëmundje,

papunësie, barrëlindje, aksidenti në punë/sëmundje profesionale, pleqërie, invaliditeti apo

humbje të mbajtësit të familjes dhe personat e tjerë ekonomikisht aktivë, (të

vetëpunësuarit dhe punëdhënësit) në rast barrëlindje, pleqërie, invaliditeti dhe humbje të

mbajtësit të familjes. Skema e sigurimeve të detyrueshme shoqërore, në Shqipëri është

një skemë e bazuar në parimin “pay-as-you go”, në parimin e përgjegjësisë individuale

për rrisqet sociale të së ardhmes dhe në parimin e solidaritetit midis brezave. Kjo është

një skemë e financuar nga kontributet e punëdhënësve, të punësuarve dhe të

vetëpunësuarve. Pagesat e përfitimeve garantohen në një shumë, që mbulon së paku

standardin minimal të jetesës, të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave. Mbulimi fillon

ditën që personi fillon ligjërisht aktivitetin ekonomik dhe mbaron ditën që përfundon ky

aktivitet. Kontributet mblidhen nga organet e tatim taksave.150 Përfitimet paguhen nga

zyrat postare dhe nga bankat.

Për administrimin e skemës së detyrueshme të sigurimeve shoqërore, në Qershor të vitit

1992, me Vendim të Këshillit të Ministrave u krijua Instituti i Sigurimeve Shoqërore,151 i

149Hyrja në fuqi e ligjit daton më 1 Tetor 1993 150International Labour Office, Collection of Pension Contributions: Trends, Issues, and Problems in Central and Eastern Europe, Budapest, 2004, ISBN 92-2-116262-1 (print), ISBN 92-2-116263-X (web pdf) www.ilo.org/publns, faqe 6 151VKM nr. 249, datë 05.06.1992 “Për krijimin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore” , Përmbledhëse e legjislacionit të sigurimeve shoqërore, Qëndra e Publikimeve Zyrtare e Republikës së Shqipërisë, Tiranë 2010, ISBN 978-9928-01-006-3, web site www.qpz.gov.al, faqe 212

114

Page 115: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

drejtuar nga një Këshill Administrativ trepalësh, me përfaqësues të qeverisë, të

punëmarrësve dhe punëdhënësve.152

Ndryshimi i marrëdhënieve ekonomike, solli si pasojë edhe ndryshimin e strukturës

sociale të shoqërisë sonë. Sistemi i ri i sigurimeve shoqërore reflektoi këto ndryshime

duke parashikuar skema të panjohura më parë, si sigurimi vullnetar, suplementar apo

krijimin e instituteve private të pensioneve.

Ekzistenca e skemës vullnetare lidhet me rastet objektive që një person mund të mos jetë

në skemën e detyrueshme dhe për këtë shkak, mund të lejohet pagesa vullnetare e

kontributeve, të vlefshme për përfitime nga skema e detyrueshme e sigurimeve

shoqërore.

U vendos sigurimi suplementar me synim përfitimin e pensioneve, në një masë më të

madhe ose më parë, se sa ofron skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror. Baza ligjore

e skemave suplementare të sigurimit është neni 4, i ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për

sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. Mbështetur në këtë nen dolën tre ligje

që trajtojnë skemat suplementare, për tre subjekte të veçanta, për nëpunësit civile e

personat që kryejnë funksione kushtetuese, për ushtarakët dhe për privatët. Konkretisht,

ligji nr. 7943, datë 01.06.1995 “Për Pensionet Suplementare dhe Institutet private të

pensioneve”, ligji nr. 8087, datë 13.03.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të

ushtarakëve të forcave të armatosura, të Republikës së Shqipërisë, ligji nr. 8097, datë

21.03.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare, të personave që kryejnë funksione

kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”.

Sistemi i përgjithshëm, aktual i sigurimeve shoqërore përbëhet nga sigurimi i

detyrueshëm, vullnetar, suplementar dhe nga pensionet shtetërore të posaçme.

152International Labour Office, Social Security Governance: A practical Guide for Board Members of Social Security Institutions in Central and Eastern Europe, Budapest 2005, ISBN 92-2-117857-9 (print), ISBN 92-2-117858-7 (web pdf) www.ilo.org/publns, faqe 14

115

Page 116: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Sigurimi i detyrueshëm shoqëror

Baza ligjore për skemën e sigurimit të detyrueshëm shoqëror është ligji nr. 7703, datë

11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.

Parimi bazë i funksionimit të skemës së sigurimit të detyrueshëm shoqëror është parimi i

solidaritetit, sipas të cilit ai që punon si i punësuar, i vetëpunësuar apo punëdhënës,

paguan kontribute dhe me kontributet e grumbulluara paguhen përfitimet e atyre që janë

të paaftë për punë për shkak moshe, sëmundje etj.

Financimi i skemës bëhet nga kontributet për sigurime shoqërore.

Personat e detyruar të sigurohen. Kushdo që është duke realizuar të ardhura nga

veprimtaria ekonomike si i punësuar, punëdhënës ose i vetëpunësuar, është i detyruar të

sigurohet për sigurime shoqërore. Të punësuarit janë të detyruar të sigurohen për:

*sëmundje;

*barrëlindje;

*pleqërinë, invaliditetin dhe humbjen e mbajtësit të familjes;

*aksidentin në punë dhe sëmundjen profesionale;

*papunësinë;

Punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit janë të detyruar të sigurohen për:

*barrëlindjen;

*pensione pleqërie, pensione invaliditeti e pensione familjare.

Përfitimet nga skema e sigurimeve shoqërore janë në rast sëmundje, barrëlindje, pleqërie,

invaliditeti, në rast aksidenti në punë e sëmundje profesionale, në rast papunësie, në rast

humbje të mbajtësit të familjes.

Administrimi i sigurimeve të detyrueshme shoqërore behët nga Instituti i Sigurimeve

Shoqërore.153

153Instituti i Sigurimeve Shoqërore, shkurt ISSH

116

Page 117: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

E drejta e pensionit nuk parashkruhet.154 Nëse personi e kërkon pensionin pas një viti

nga data që i ka lindur e drejta, ai do ta marrë pensionin nga data e kërkesës dhe jo nga

data e lindjes së të drejtës. Personat që kanë të drejtë për më shumë se një lloj pensioni,

mund të zgjedhin vetëm një prej tyre, kjo e drejtë mund të ushtrohet jo më shumë se tre

herë.

Pensionet e njohura, por të patërhequra merren në çdo kohë, por jo më shumë se për 3

vjet. Pra, nëse pensioni nuk është tërhequr prej 5 vitesh, merren vetëm këstet e pensionit

të tre viteve. Pensionet e caktuara, por, të paguara më pak, jepen në çdo kohë, por jo më

shumë se për 3 vjet. Për shembull, nëse konstatohet se për 4 vite, një person ka marrë

pension të llogaritur gabimisht më pak, ai do të marrë shumat e munguara vetëm për 3

vite.

E drejta për të ardhurat e tjera parashkruhet me kalimin e një viti nga data e fillimit të së

drejtës për përfitimin e tyre.

Në vijim është një rast i jurisprudencës administrative, të Komisionit Qendror të

Ankimimit,155 të ISSH-së. DRSSH X ka refuzuar dhënien e pagesës për barrëlindje me

arsyetimin se është parashkruar e drejta, pasi kërkesa është paraqitur një vit pas lindjes të

së drejtës për përfitim (pagesë barrëlindje). Ky vendim është lënë në fuqi nga Komisioni

Rajonal i Ankimimit i kësaj DRSSH-je , por është rrëzuar nga Komisioni Qendror i

Ankimimit i ISSH-së. Rasti në fjalë është si vijon:

Znj.S.K. ka qenë e siguruar si e vetëpunësuar në bujqësi për periudhën 01.01.1998

- 10.08.2010, duke paguar rregullisht kontributet për secilin vit korrent në vitin

respektiv, (Vërtetim i DRSSH X, datë 28.08.2010). Periudhën 01.01.2010 -

10.08.2010, e ka siguruar duke paguar kontributin në datë 04.06.2010.

Lindja e fëmijës është në datë 13.09.2010, (Certifikata e gjendjes civile).

154Neni 62, i ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” 155Neni 86, i ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, parashikon ankimin administrativ me dy nivele, fillimisht në KRA - Komisionin Rajonal të DRSSH-Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore dhe më pas në KQA - Komisionin Qëndror të Ankimimit të ISSH-së

117

Page 118: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Lindja e të drejtës për përfitim në rast barrëlindje është në datë 08.08.2010, ( 35

ditë para lindjes së fëmijës).

Kërkesa për përfitim afat shkurtër është ushtruar në datë 14.09.2011.

Në rrethanat e mësipërme, referuar datës së lindjes të së drejtës dhe datës së ushtrimit të

së drejtës për përfitim që është data e kërkesës, do të parashkruhet vetëm kësti i muajit të

parë të përfitimit afatshkurtër për barrëlindje dhe jo të 12 këstet mujore. Pra, parashkrimi

i të drejtës për të ardhurat mujore të barrëlindjes, llogaritet për secilin këst mujor

individualisht.

E drejta për të kërkuar shumat e marra, tepër gjatë një viti, ushtrohet jo më vonë se 3 vjet

nga marrja e tyre, por jo më vonë se 6 muaj nga data e konstatimit dhe masa e ndalesës

për çdo muaj është 20 për qind e këstit mujor të pensionit. Personi, që ka përfituar

pension ose të ardhura të tjera nga sigurimet shoqërore, me mënyra e mjete në

kundërshtim me ligjin, do t`i kthejë të gjitha shumat tepër, duke iu mbajtur çdo muaj 50

për qind e këstit mujor të përfitimit. Gjithashtu, personi dënohet me gjobë në masën

katërfish të dëmit të shkaktuar, pavarësisht nga dënimi i parashikuar në dispozitën

përkatëse të Kodit Penal.

Pensioni i invaliditetit ndërpritet për periudhat që pensionisti refuzon të vizitohet te

komisioni i mjekëve ekspertë kompetentë. Gjithashtu, pensioni i invaliditetit ndërpritet

edhe për periudhat kur ai refuzon të marrë pjesë në kurset e kualifikimit e të

rikualifikimit, në ripërtëritjen mjekësore dhe në trajtimin kundër alkoolit e drogës, që

synojnë të reduktojnë paaftësinë e tij për punë.

E drejta për informim,156 personi i siguruar ka të drejtë të informohet për kontributet

dhe/ose përfitimet nga sigurimet shoqërore. Procedura dhe periudhat për informim

caktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

156Neni 62/1, i ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, shtuar me ligjin nr. 9377, datë 21.04.2005 “Për disa shtesa e ndryshime në ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”

118

Page 119: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Kërkesat për përfitime nga sigurimet shoqërore, bëhen në organet e sigurimeve shoqërore

të vendit të punës, për personat e punësuar dhe të vendit të banimit, për të gjithë personat

e tjerët. Kërkesat për përfitimin e papunësisë bëhen në zyrat e punës, sipas qendrës së

punës ose vendbanimit.

Ankimi kundër vendimit të përfitimit bëhet në dy nivele, së pari, tek organi që ka nxjerrë

vendimin e më pas, ankimi bëhet tek organi epror, përfundimisht ankimi bëhet në

gjykatë, nga e cila çështja zgjidhet përfundimisht.157 Në mbështetje të kësaj dispozite

ligjore, Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka përcaktuar

strukturën, përbërjen, numrin dhe procedurën e funksionimit si të komisionit të ankimit,

pranë drejtorive rajonale ashtu edhe të komisionit qendror të ankimit, pranë Drejtorisë së

Përgjithshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.158

Niveli i parë i ankimit, është ankimi në Komisionin Rajonal të Ankimit,159 të Drejtorisë

Rajonale të Sigurimeve Shoqërore.160 Komisionet Rajonale të Ankimit pranojnë kërkesat

ankimore. Kërkesa regjistrohet në një regjistër të veçantë dhe brenda ditës së nesërme të

punës, kërkohet dosja me dokumentet përkatëse për t`u shqyrtuar në mbledhjen e

komisionit.

Komisionet Rajonale të Ankimit mblidhen jo më pak se 1 herë në muaj. Ditën e

mbledhjes kërkesat ankimore dhe dosjet përkatëse të shqyrtuara më parë, relatohen nga

anëtarët, respektivisht sipas shpërndarjes së dosjeve. Komisioni shqyrton çështjen, brenda

1 muaji nga data e regjistrimit të ankesës. Komisioni merr vendim përfundimtar për : a)

pranimin e kërkesës dhe shfuqizimin e vendimit të DRSSH-së, b) rrëzimin e kërkesës dhe

lënien në fuqi të vendimit të DRSSH-së, c) mospranimin për shqyrtim të kërkesës, për

mungesë të kompetencës ligjore apo të kompetencës territoriale të komisionit. Në rastet

kur rrëzohet kërkesa ankimore, në vendim informohet ankuesi për procedurën e

157Neni 86, i ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” 158Rregullore nr. 6, datë 25.05.2009 “Për strukturën, përbërjen, numrin dhe proçedurën e funksionimit të Komisioneve të Ankimit pranë Drejtorive Rajonale dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore” 159Komisioni Rajonal i Ankimit - KRA 160Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore - DRSSH

119

Page 120: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

mëtejshme të ankimit administrativ, në Komisionin e Ankimit pranë Drejtorisë së

Përgjithshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Niveli i dytë i ankimit është në Komisionin Qendror të Ankimit të Institutit të Sigurimeve

Shoqërore. Ankimi kundër vendimeve të Komisionit të Ankimit të Drejtorisë Rajonale të

Sigurimeve Shoqërore bëhet në Komisionin e Ankimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme

të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Komisioni shqyrton çështjen dhe merr vendim për :

a) pranimin e kërkesës dhe shfuqizimin e vendimit të DRSSH-së dhe të KRA-së, b)

rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të vendimit të DRSSH-së dhe të KRA-së, c)

mospranimin për shqyrtim të kërkesës për mungesë të kompetencës ligjore të komisionit,

e) kthimin për rishqyrtim me detyra për DRSSH-në dhe detyrimin e DRSSH-së për të

marrë vendim pas rishqyrtimit, vendim i cili i komunikohet ankuesit.

Ankimet e zgjidhura në mënyrë të pafavorshme bëhen në gjykatë, vendimi i së cilës është

përfundimtar.

Kryetari dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Ankimit emërohen dhe shkarkohen nga

Këshilli Administrativ161 i ISSH-së me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit

të Sigurimeve Shoqërore. Kryetari dhe anëtaret e Komisionit Rajonal të Ankimit

emërohen dhe shkarkohen nga Drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së, me propozim të

Drejtorit të DRSSH-së.

Sigurimi shoqëror suplementar

Për personat që ushtrojnë funksione ose detyra të veçanta kushtetuese, për punonjësit e

shtetit, për ushtarakët që shërbejnë në strukturat e Forcave të Armatosura të Republikës

së Shqipërisë, për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe ato të Shërbimit Informativ të

Shtetit, sigurimi shoqëror suplementar, bëhet sipas kritereve të caktuara me ligje të

veçanta. Ndërsa, për sigurimin suplementar të punonjësve në sektorin privat, organi i

161Këshilli Administrativ është organi më i lartë drejtues i ISSH-së, ka 12 anëtarë, 6 përfaqësojnë nga Qeverinë, 3 Sindikatat dhe 3 Punëdhënësit

120

Page 121: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

ngarkuar nga Këshilli i Ministrave, ka të drejtë të autorizojë çdo person juridik, për të

dhënë pension suplementar në kushtet e caktuara me ligj të veçantë.

Skema e sigurimit vullnetar

Baza ligjore për sigurimin vullnetar është neni 3, neni 11 dhe neni 12 i ligjit nr. 7703,

datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar).

Sigurimi vullnetar, bëhet në kushtet e përcaktuara nga rregullorja e Institutit te

Sigurimeve Shoqërore. Sigurimi vullnetar është sigurimi i realizuar në bazë të

marrëveshjes midis ISSH-së dhe personit që aplikon për sigurim vullnetar ose personit të

tretë, i autorizuar me prokurë prej tij.

Parimet e skemës së sigurimit vullnetar:

Ψ Personi i siguruar në mënyrë të detyrueshme, kur për një kohe dhe shkaqe të

arsyeshme nuk mund të sigurohet detyrimisht, ka të drejtën e vazhdimit të sigurimit sipas

sistemit vullnetar.

Ψ Kanë të drejtë për sigurim vullnetar shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18

vjeç deri në arritjen e moshës për pension sipas nenit 92, të ligjit nr. 7703, datë

11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore ne Republikën e Shqipërisë”.

Ψ Nuk lejohet sigurimi vullnetar pas lindjes të së drejtës për përfitim nga skema e

sigurimit të detyruar.

Ψ Periudha e sigurimit vullnetar përcaktohet në marrëveshje midis personit që aplikon

dhe ISSH-së.

Ψ Të vetëpunësuarit në bujqësi që përfitojnë nga mbështetja nëpërmjet buxhetit të shtetit,

që subvencionon pagesat e kontributeve të tyre, nuk kanë të drejtë të sigurohen

vullnetarisht.

Ψ Kur personi i interesuar ka lënë shtetësinë shqiptare, mund të bëjë sigurim vullnetar

vetëm për periudhën nga 01.01.1994 deri në datën që ka lënë shtetësinë shqiptare.

Ψ Periudhat e sigurimit vullnetar janë të vlefshme për përfitime nga skema e sigurimit

shoqëror të detyrueshëm sipas kushteve dhe rregullave të përcaktuara në Ligjin nr. 7703,

datë 11.05.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

121

Page 122: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Kushtet për sigurimin vullnetar, sipas fushave të sigurimit të zgjedhura në marrëveshje.

Sigurim vullnetar për vitin korrent, kanë të drejtë të bëjnë personat e interesuar të cilët

nuk bëjnë pjesë në sigurimin e detyrueshëm shoqëror dhe nëpërmjet marrëveshjes për

këtë fushë sigurimi, vendosin të sigurohen për vitin korrent. Nëse këta persona rikthehen

në veprimtarinë ekonomike, ata ndërpresin vazhdimin vullnetar të sigurimit dhe rikthehen

në sigurimin e detyrueshëm.

Mbulim vullnetar të periudhave të kaluara kanë të drejtë të bëjnë personat e interesuar të

cilët paguajnë kontribute vullnetare për periudhat e kaluara. Kontributi është në masën e

kontributit minimal në kohën e pagesës së tyre, por për llogaritjen e përfitimeve do t’i

korrespondojnë pagës për efekt kontributi të vitit që mbulohet me sigurim vullnetar.

Sigurim shoqëror për më shumë të ardhura, kanë të drejtë të bëjnë të vetëpunësuarit, të

punësuarit dhe punëdhënësit privatë duke paguar kontribute vetëm për vitin korrent, deri

në nivelin maksimal, për të përfituar deri në nivelin maksimal të pensionit të pleqërisë,

invaliditetit dhe atij familjar. Sigurimi shoqëror në këtë fushë bëhet vetëm për vitin

korrent dhe jo për periudha të mëparshme. Edhe në këtë rast, personat e interesuar, kanë

të drejtë të zgjedhin një pagë mbi të cilën bëhen llogaritjet përkatëse nga inspektori i

sigurimit vullnetar në DRSSH, në momentin e sigurimit, për të arritur në nivelet

maksimale të përfitimit për pension. Duke ju referuar kësaj page të zgjedhur dhe mbi

bazën e përqindjes së kontributeve në fuqi, përcaktohen edhe masat e kontributit vullnetar

si shumëfish i kontributit minimal.

Sigurim vullnetar për degë të tjera sigurimi, mund të bëjnë të vetëpunësuarit, për degë të

tjera që nuk mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm për këtë kategori, si për shembull për

degën e sëmundjes, papunësisë, aksidentit në punë e sëmundjes profesionale.

Përfitimet. Në marrëveshjen që nënshkruhet midis personit të interesuar dhe Instituti të

Sigurimeve Shoqërore, përcaktohet edhe dega e sigurimit, për të cilën bëhet pagesa e

kontributeve vullnetare. Kushtet për përfitim, dokumentacioni, procedurat për caktimin e

përfitimit, dhe gjithçka tjetër që lidhet me të drejtën për përfitim janë të përcaktuara në

122

Page 123: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993, të ndryshuar “Për sigurimet shoqërore në Republikën e

Shqipërisë”, në Rregulloren e pensioneve dhe në akte të tjera nënligjore.

Pensionet shtetërore të posaçme

Baza ligjore për pensionet e posaçme shtetërore është neni 5, i ligjit nr. 7703, datë

11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar). Kushtet

e përfitimit, shuma dhe procedura për dhënien e pensioneve të posaçme shtetërore dhe të

shtesave të pensioneve të posaçme shtetërore përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.162

Pension të posaçëm shtetëror ose shtesë pensioni të posaçëm shtetëror përfitojnë

personat, që :

Ψ kanë marrë pjesë në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, në lëvizjet popullore, në luftën

kundër pushtuesve nazifashistë brenda dhe jashtë Shqipërisë, në mbrojtjen e kufirit e

ruajtjen e integritetit territorial të Shqipërisë dhe në lëvizjen demokratike dhe që kanë

merita të veçanta;

Ψ kanë arritur rezultate të dallueshme në fushën e shkencës, kulturës, arteve, ekonomisë

dhe politikës;

Ψ kanë vuajtur nga persekutimi politik në regjimin komunist.

Mosha dhe vjetërsia në punë për përfitimin e pensionit të posaçëm shtetëror përcaktohen

në ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993. Personave të cilësuar të paaftë për punë, me vendim

të KMCAP-it, mund t’u jepet pension i posaçëm shtetëror ose shtesë pensioni i posaçëm

shtetëror edhe nën kufijtë e moshave të përcaktuara në nenin 92, të ligjit nr. 7703, datë

11.05.1993, me ndryshimet përkatëse.

Kërkesa për përfitimin e pensionit të posaçëm shtetëror ose shtesës së pensionit të

posaçëm shtetëror bëhet nga i interesuari ose nga organizatat a shoqatat, nëpërmjet

këshillit të qarkut të vendbanimit të personit, të propozuar, ministrave përkatës,

Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit ose Presidentit.

162Aktualisht në fuqi është VKM nr. 429, datë 12.09.2002

123

Page 124: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Propozimi, që paraqitet në Këshillin e Ministrave, për përfitimin e pensionit të posaçëm

shtetëror ose shtesë pensioni të posaçëm shtetëror, shoqërohet me kërkesën e të

interesuarit, të shoqatës a të organizatës, vendimin e institucionit propozues, të shoqëruar

me relacionin, i cili argumenton arsyet e propozimit dhe paraqet procedurën e ndjekur,

certifikatën e gjendjes civile, vërtetimin nga organet e sigurimeve shoqërore nëse merr

pension dhe, nëse merr pensionin, vërtetimin për masën e pensionit, vërtetimin nga

KMCAP-i163 për personat e paaftë për punë, kopjet e noterizuara të dokumenteve, që

vërtetojnë meritat e veçanta të personit, për të cilin bëhet propozimi, si titujt, medaljet,

urdhrat etj.

Pensioni i posaçëm shtetëror nuk mund të jetë, më i ulët se pensioni bazë dhe as më i

lartë, se dyfishi i pensionit maksimal.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore administron pensionet e posaçme shtetërore dhe shtesat e

pensioneve të posaçme shtetërore. Në buxhetin e sigurimeve shoqërore, çdo vit,

parashikohen fonde për 10 - 15 pensione të posaçme shtetërore ose shtesa pensionesh të

posaçme shtetërore.

Shpenzimet për administrimin dhe pagesën e këtyre pensioneve të përballohen nga

Buxheti i Shtetit.

Sigurimi shoqëror për të huajt dhe shqiptarët jashtë vendit

Dihet se ligjet e një shteti kanë fuqi brenda territorit të tij. Por, kjo nuk përjashton shtetin

nga detyrimi për t`u kujdesur për shtetasit e vet edhe kur ata jetojnë e banojnë jashtë tij.

Sipas Kushtetutës, Republika e Shqipërisë zbaton të drejtën ndërkombëtare të

detyrueshme për të. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me

banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet. Shprehje e qartë e këtij

detyrimi kushtetues është ligji për emigracionin, e në vijim të kësaj ideje vjen edhe

legjislacioni në fuqi i sigurimeve shoqërore që u jep mbrojtje edhe shtetasve shqiptarë

që punojnë jashtë shtetit. Emigrantët shqiptarë mund të sigurohen vullnetarisht në skemën

shqiptare të sigurimeve shoqërore.

163KMCAP - Komisioni Mjeksor i Caktimit të Aftësisë për Punë

124

Page 125: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Ndërsa, kontributet që shqiptarët paguajnë në shtetin ku punojnë, do të konsiderohen të

vlefshme për efekt përfitimesh në atë shtet ose në Shqipëri, sipas marrëveshjeve

bilaterale.

Në Organizatën Botërore të Punës - OBP, (ILO - International Labour Organization),

Shqipëria ka qenë anëtare, që në vitin 1921, më pas është larguar në vitin 1960, duke u

rikthyer në vitin 1991.

Shqipëria është bërë anëtare e Këshillit të Evropës që në vitin 1995.

Shqipëria ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, në vitin

2006.164 Më 12 Qershor 2006, në Luksemburg, u nënshkrua teksti i plotë i marrëveshjes

për 135 nenet, 5 anekset dhe 6 protokollet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe i

Marrëveshjes së Përkohshme ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian

për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar. Kuadri i përgjithshëm i Marrëveshjes së

Stabilizim Asociimit përbëhet nga katër shtylla: dialogu politik dhe bashkëpunimi

rajonal, dispozitat tregtare lidhur me liberalizimin progresiv, të këmbimeve deri në

vendosjen e një zone tregtie të lirë midis palëve, liritë komunitare, dhe së fundi

bashkëpunimi në fushat prioritare sidomos në fushën e drejtësisë dhe çështjeve të

brendshme.

Për, sa i takon Bashkimit Evropian, kolonës së parë të bashkimit, dihet se që nga

momenti i anëtarësimit në BE, lind detyrimi për zbatimin e drejtpërdrejtë të legjislacionit

të BE-së, për më tej ky legjislacion, ka supremaci ndaj atij vendas. Kjo vlen edhe për

fushën e sigurimeve shoqërore. Tek MSA-ja, në kapitullin 2, flitet për koordinimin e

skemave të sigurimeve shoqërore.

Degët e sigurimit të detyrueshëm shoqëror

164Ekstrakt i MSA-së (Marrëveshja e Stabilizim Asociimit të Shqipërisë me BE-në), i neneve për sigurimet shoqërore, gjendet tek Seksioni 2, i Shtojcës

125

Page 126: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Barrëlindja.165 Kushtet për përfitim, gruaja e siguruar, të ketë 12 muaj sigurim. Periudha

e përfitimit është 12 muaj. Masa e përfitimit për gruan e punësuar është 80 përqind e

mesatares ditore të bazës së vlerësueshme, të vitit të fundit kalendarik, për 6 muajt e parë

dhe 50 përqind, për 6 mujorin e dytë. Baza e vlerësuar vjetore për llogaritjen e pagesës

për barrëlindje është totali i pagës vjetore, në bazë të të cilave janë paguar kontributet.

Masa e përfitimit për gruan e vetëpunësuar ose punëdhënëse është e barabartë me nivelin

bazë të pensionit të pleqërisë. Shpërblimi për lindje fëmije është i barabartë me 50

përqind të pagës minimale mujore.

Pensione pleqërie.166Pensioni i plotë i pleqërisë, kërkon arritjen e dy kushteve njëherësh,

mbushjen e moshës dhe plotësimin e vjetërsisë në punë/sigurim,167 mosha 65 vjeç për

burrat e 60 vjeç për gratë, dhe 35 vite punë/sigurim. Pension pleqërie i reduktuar, jepet

kur arrihet mosha 62 vjeç për burrat e 57 vjeç për gratë dhe pasi të jenë plotësuar 35 vite

sigurim. Pensioni i pjesshëm i pleqërisë, kërkon arritjen e moshës 65 vjeç për burrat e 60

vjeç për gratë dhe periudhë sigurimi, në kufijtë më shumë se 15 vjet dhe më pak se 35

vjet sigurimi. Masa e pensionit mujor të pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga

një shtesë. Shuma bazë përcaktohet çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave. Shtesa

është 1 % për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar. Baza e

vlerësuar për periudhën para vitit 1994, llogaritet mbi pagat referuese, të caktuara me

vendim të Këshillit të Ministrave, për periudhën pas vitit 1994, llogaritet me pagat për të

cilat janë paguar kontributet, deri në vitin e fundit të lënies së punës. Shuma e

përgjithshme e pensionit, është jo më shumë se dyfishi i shumës bazë, ose 75 % e pagës

neto mesatare të 3 vjetëve rresht, të 10 vjetëve të fundit të punës, të personit të siguruar,

cila të jetë më e vogël.

Në vijim, nga jurisprudenca administrative e Komisionit Qendror të Ankimit pranë ISSH-

së, paraqitet një rast konkret lidhur me momentin e lindjes së të drejtës për pension.

165Kreu II, nenet 26 - 29 të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, të sigurimeve shoqërore 166Kreu III, nenet 31 - 34 të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, të sigurimeve shoqërore 167Shënim vitet për efekt pensioni janë edhe vite pune edhe vite sigurimi, sepse legjislacioni para 1993 njihet vjetërsinë në punë si kusht për pension, ndërsa legjislacioni pas 1993 njeh vitet e sigurimit, pagesës së kontributeve për efekt pensioni

126

Page 127: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore X, me një vendim të saj, të lënë në fuqi edhe

nga Komisioni Rajonal i Ankimit i kësaj DRSSH-je, ka vendosur të llogarisë në pension,

vitet e punës të realizuara, deri kur personi ka mbushur moshën për pension, pra kjo

drejtori nuk ka përfshirë në pension, vitet e punës pas plotësimit të moshës. Është fjala

për një grua D.J. e cila moshën për pension e ka mbushur në datë 20.04.2005, por ka

vazhduar të punojë pranë një subjekti juridik publik, deri në datë 01.02.2008. DRSSH X

vjetërsinë e punës e ka llogaritur deri kur ka mbushur moshën për pension, pra deri në

20.04.2005. Sipas ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 «Për sigurimet shoqërore në

Republikën e Shqipërisë», përfshirë ndryshimet, e drejta për pension pleqërie lind kur

plotësohen dy kushte njëherësh, arritja e moshës dhe plotësimi i periudhës së sigurimit.

Në momentin kur të dy kushtet janë të realizuara, në këtë moment, konsiderohet se ka

lindur e drejta për pension pleqërie. Kjo parashikohet si në nenin 31, e drejta për pension

të plotë pleqërie ashtu edhe në nenin 34, e drejta për pension të pjesshëm pleqërie, të ligjit

nr. 7703, datë 11.05.1993 «Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë».

Pensione invaliditeti.168Pension i plotë i invaliditetit, kërkon plotësimin e periudhës

minimale të sigurimit, e cila është sa gjysma e diferencës së moshës së personit të

siguruar, në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç. Për përfitimin e tij, kërkohet

përcaktimi me vendim të komisionit mjekësor të caktimit të aftësisë për punë, i shkakut të

invaliditetit, kohës së fillimit të tij, si dhe shkallës së humbjes së aftësisë për punë. Shuma

e plotë e pensionit të invaliditetit, përbëhet nga pensioni bazë dhe nga një shtesë pensioni

që llogaritet si pensioni i pleqërisë. Pension i pjesshëm i invaliditetit, jepet kur personi

është i paaftë të kryejë punën e fundit, por mund të punojë në kushte të veçanta pune.

Pensioni i invaliditetit të pjesshëm, është sa 50 përqind e pensionit të plotë të invaliditetit.

Ai llogaritet në të njëjtën mënyrë si pensioni i plote i invaliditetit. Pension invaliditeti i

reduktuar, jepet në rastet kur personi është në kushtet e invaliditetit të plotë, por, nuk

plotëson periudhën minimale të sigurimit. Masa e pensionit të invaliditetit të reduktuar,

është ajo që rezulton nga raporti, i periudhës së tij të sigurimit, me periudhën e duhur për

pension të plotë invaliditeti.

168Kreu III, nenet 35 - 39 të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, të sigurimeve shoqërore

127

Page 128: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Invaliditeti vlerësohet nga KMCAP-et, Rajonale dhe më pas në rast ankimi nga KMCAP-

et Eprore. Vendimi i KMCAP-it Epror është i formës së prerë dhe nuk mund të

ankimohet në gjykatë, për sa i takon ekspertizës mjekësore.169

Duke marrë shkas nga çështja “Dauti kundër Shqipërisë” në GJED Strasburg,170filloi

nisma për të ndryshuar ligjin e sigurimeve shoqërore. Kështu, me ligjin nr. 10447, datë

14.07.2011,171 u bënë shtesat dhe ndryshimet në ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për

Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. Ndryshimet në themel, synuan që

përmes procedurës së re, të konstituimit të KMCAP-eve Eprore, mënyrës së re të

zgjedhjes së anëtarëve dhe kryetarëve të KMCAP-eve Eprore, të sigurohet pavarësia e

tyre, në vendim marrje në respektim të vendimit të Strasburgut. Kriteret për t`u emëruar

anëtar i Komisionit Epror janë: *grada shkencore “Profesor”, “Profesor i asociuar” ose

“Doktor shkencash”; *përvoja profesionale, prej jo më pak se 10 vjet punë, në fushën

përkatëse të ekspertizës; *të mos jetë dënuar penalisht dhe të ketë figurë të pastër morale.

Mandati i anëtarit të Komisionit Epror është 4-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje. Mandati i

anëtarit të Komisionit Epror mbaron para kohe kur: *dënohet nga gjykata me vendim të

formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale; *nuk paraqitet, pa arsye, në detyrë për

më shumë se dy mbledhje radhazi;* jep dorëheqjen; *deklarohet i paaftë me vendim

gjykate, të formës së prerë. Përpara fillimit të detyrës, anëtari i Komisionit Epror kryen

betimin në një ceremoni publike.

Pensione familjare 172 përfitojnë, e veja/burri i ve, kur kujdesen për fëmijën që ishte në

ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç, ose është i/e paaftë për punë ose ka

mbushur moshën 50 vjeç gruaja e 60 vjeç burri. Përfitues është edhe jetimi nën 18 vjeç,

ose deri në 25 vjeç, nëse studion ose është i paaftë për punë, para se të arrijë moshat e

mësipërme. Gjithashtu, përfitojnë prindërit, kur kanë arritur moshën 65 vjeç ose janë të

paaftë për punë, prindërit e prindërve, njerku e njerka, kur nuk kanë persona që detyrohen

169Shënim: Kështu parashikohej në ligj, para ndryshimit të tij për shkak të çështjes “Dauti kundër Shqipërisë” 170Teksti i vendimit të Gjykatës së Straburgut për çështjen “Dauti kundër Shqipërisë”, gjendet në Seksionin 3. 3, të Shtojcës 171Teksti i këtij ligji, gjendet i plotë, në Seksionin 3. 2, të Shtojcës 172Kreu III, nenet 40 – 41, të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, të sigurimeve shoqërore

128

Page 129: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

t`i mbajnë, nëse provohet se ata jetonin në të njëjtën familje, me atë që vdiq, jo më pak se

një vit para momentit të vdekjes dhe kanë arritur moshën 65 vjeç, ose janë të paaftë për

punë. Nipërit e mbesat, kur janë në ngarkim të atij që vdiq dhe bënin pjesë në të njëjtën

familje me të, përfitojnë pension familjar dhe në një rast të tillë ata trajtohen si jetimë. E

veja dhe personi i ve humbasin të drejtën për pension familjar kur martohen. Pensioni

familjar është 50 përqind për personin e ve dhe 25 përqind për çdo jetim, ose persona të

tjerë, të lart cituar. Pagesa për vdekje, është e barabartë me një muaj pension bazë

pleqërie.

Aksident në punë, sëmundje profesionale173. I siguruari, që për shkak të aksidentit në

punë ose sëmundjes profesionale, humbet aftësinë për punë, përfiton të ardhura për

invaliditet të përhershëm në punë, kur humbja e aftësisë për punë është të paktën 67 %, e

vërtetuar nga një komision mjekësor i caktimit të aftësisë për punë (KMCAP). Masa e

përfitimit është 80 % e pagës mesatare, të 3 viteve të fundit të punës. Të ardhura për

invaliditet të pjesshëm të përhershëm në punë, jepen kur humbja e aftësisë për punë është

të paktën, 33 %, e vërtetuar nga KMCAP-i. Masa e përfitimit është e barabartë me një

pjesë të 80 % të pagës mesatare, të 3 viteve të fundit të punës. Të ardhura për paaftësi të

përhershme, në masë të vogël, jepen kur humbja e aftësisë për punë është në kufijtë më

shumë se 10 % e më pak se 33 %, e vërtetuar nga KMCAP-i. Masa e përfitimit është një

shumë të hollash që jepet menjëherë. Personeli mjekësor dhe anëtarët e komisionit

mjekësor ose të KMCAP-it, që në veprimtarinë e tyre veprojnë në kundërshtim me

normat e caktuara dhe dëmtojnë fondet e sigurimeve shoqërore, dënohen me gjobë.

Papunësia.174 Për të përfituar pagesë papunësie, duhen plotësuar këto kushte:

*të jenë paguar 12 muaj kontribute për sigurim shoqëror,

*të vërtetohet nga zyra e punës se personi është i papunë dhe pranon të kualifikohet ose të

rikualifikohet.

Masa e përfitimit është një shumë bazë e caktuar me vendim të Këshillit të Ministrave. E

ardhura e papunësisë paguhet deri në 12 muaj.

173Kreu IV, nenet 43 – 52, të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, të sigurimeve shoqërore 174Kreu V, nenet 53 – 55, të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, të sigurimeve shoqërore

129

Page 130: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Sëmundja.175 Të ardhurat për sëmundje, jepen kur vërtetohet me raport mjekësor se

personi i siguruar është përkohësisht i paaftë për të punuar dhe kjo paaftësi, nuk është

pasojë e një aksidenti në punë ose e një sëmundjeje profesionale. Të ardhurat për

sëmundje, janë në masën 70 përqind të mesatares ditore, të bazës së vlerësueshme, të vitit

të fundit kalendarik, kur i siguruari ka deri 10 vjet sigurim dhe 80 përqind kur i siguruari

ka mbi 10 vjet sigurim. Për periudhën që përfituesi është shtruar në spital, kur nuk ka

njeri në ngarkim, të ardhurat për sëmundje janë 50 përqind, e mesatares ditore, të bazës së

vlerësueshme, të vitit të fundit kalendarik. Periudha e përfitimit, për paaftësi të

përkohshme, fillon në ditën e 15 të raportit mjekësor dhe zgjat jo më shumë se 6 muaj

nga data e fillimit të pagesës. Komisioni mjekësor, në bazë të rekomandimit të mjekut, ku

ka kartelën personale i siguruari, ka të drejtë të lëshojë raport mjekësor për paaftësi të

përkohshme në punë, kur ka plotësuar 14 ditë.

Periudha e përfitimit, mund të zgjatet përjashtimisht deri në 3 muaj të tjerë, në rast se

komisioni i mjekëve ekspertë (KMCAP) provon që personi i siguruar, do të shërohet në

këtë periudhë dhe nuk do të deklarohet invalid. Periudha e përfitimit, të paaftësisë së

përkohshme nga sëmundja, për ata që marrin pension invaliditeti të pjesshëm, është deri

në 3 muaj nga data e fillimit të pagesës. Periudha e përfitimit për punonjësit sezonale dhe

të përkohshëm, të cilët kanë qenë të punësuar të paktën 3 muaj në 12 muajt e fundit, është

deri në 75 ditë.

III. 3 Jurisprudenca e gjykatave, për të drejtën e sigurimeve shoqërore

Gjykata është organi kompetent për gjykimin e mosmarrëveshjeve në fushën e

sigurimeve shoqërore. Konfliktet për të drejtën e sigurimeve shoqërore, që paraqiten për

gjykim, janë pjesë e juridiksionit civil të gjykatës. Kështu, ndërsa nga njëra anë realizohet

e drejta e secilit, për t`iu drejtuar gjykatës, nga ana tjetër, sigurohet ruajtja e paqes sociale

nëpërmjet zgjidhjes me gjyq, të mosmarrëveshjeve.

175Kreu I, nenet 20 – 25, të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, të sigurimeve shoqërore

130

Page 131: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

E drejta për t`iu drejtuar gjykatës, është një e drejtë universale, themelore e njeriut. Këtu

ia vlen të përmendet se krahas së drejtës për t`iu drejtuar gjykatës, po aq e rëndësishme

është edhe drejta për një proces të rregullt, e cila edhe kjo është një e drejtë dhe garanci

kushtetuese. Proces i rregullt, do të thotë që gjykata, të respektojë procedurat ligjore

gjyqësore, gjykimi të jetë i drejtë e brenda një afati të arsyeshëm, gjykata të jetë e pavarur

dhe e paanshme. Procesi të jetë publik, sepse interesat e palëve janë edhe interesa të

publikut, kjo është edhe një garanci për palët. T`u sigurohen mundësi të dy palëve për të

sqaruar çështjen, jo favorizime, jo diskriminime, të dy palët të barabartë. 176

E drejta për t`iu drejtuar gjykatës dhe parimi i procesit të rregullt ligjor cenohen edhe kur

vendimi gjyqësor i formës së prerë, nuk ekzekutohet. Kështu, në një rast të tillë, Gjykata

Kushtetuese, në vendimin 6/2006, arsyeton se parimi i sigurisë juridike, kërkon që

vendimet gjyqësore të formës së prerë të gjykatave të mos vihen në diskutim për t`u

zbatuar. Ekzekutimi i vendimit përbën një element thelbësor të konceptit të shtetit ligjor e

të vetë nocionit të gjykimit të drejtë... Kërkesa e kërkuesit me objekt konstatimin e

cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, si rezultat i moszbatimit

të vendimit gjyqësor të formës së prerë, brenda një afati të arsyeshëm, duhet pranuar edhe

për një shkak tjetër, sepse moszbatimi i një vendimi të tillë, cenon të drejtën e individit

për t`iu drejtuar gjykatës.177

Në vijim, vjen një “case law”, për sigurimet shoqërore, parë në këndvështrimin e

mekanizmave mbrojtës, të të drejtave të individëve, në kuadër të procesit të rregull ligjor.

Ky rast, i jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut, ka të bëjë me të drejtën për akses në

gjykatë, në kuadër të së drejtës kushtetuese, për një proces të rregullt ligjor.

Në parantezë, për përfitimin e pensionit të invaliditetit, përveç periudhës së sigurimit,

duhet që KMCAP-i, Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë, të ketë

përcaktuar shkallën e humbjes së aftësisë për punë. Nëqoftëse individi, nuk është dakord

me shkallën e paaftësisë, së përcaktuar me vendim të KMCAP-it, rajonal mund të

ankohet në KMCAP-in epror, pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, vendimi i të cilit

176E Drejta Kushtetuese, Prof. Dr. Aurela Anastasi, Tiranë, 2004, faqe 106 177 Vendim i Gjykatës Kushtetuese nr. 6, datë 31.03.2006, Fletore Zyrtare nr. 26/2006, faqe 873

131

Page 132: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

për sa i përket caktimit të aftësisë për punë “është i formës së prerë”. Pra, praktikisht

vendimi i KMCAP-it nuk ankimohej në gjykatë, pasi sipas, nenit 35 të ligjit nr. 7703,

datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, vendimi ishte i

formës së prerë.178

Vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, datë 03.02.2009, për çështjen

“Dauti kundër Shqipërisë”, specifikoi se vendimi i KMCAP-it Epror, Komisioni

Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë të invalidëve, është i ankimueshëm si për

çështje fakti ashtu edhe për çështje ligji, pasi vendimet e organeve administrative, që nuk

përmbushin kërkesat e nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duhet t`i

nënshtrohen kontrollit pasues, të një organi gjyqësor që ka juridiksion të plotë.

Duke marrë shkas nga ky vendim i GJEDNJ, ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për

sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, u amendua nga ligji nr. 10447, datë

14.07.2011, në të cilin u parashikua një mënyrë e re e konstituivit, të Komisioneve Eprore

Mjekësore të Caktimit të Aftësisë për Punë, të të sëmurëve dhe invalidëve, për të siguruar

pavarësinë nga organet administrative, të këtyre komisioneve, në procesin e vendim

marrjes.

Lidhur me ndikimin e vendimeve gjyqësore, në legjislacion e më tej në politikat për

sigurimet sociale, sillet si shembull, edhe ndikimi i madh që kanë dhënë vendimet e

Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED).

Konkretisht, çështjet “Kohll dhe Decker” si dhe “Smits e Vanbraekel”, të cilat janë

tregues, se si legjislacioni ekonomik i BE-së, mbi konkurrencën e lirë merr përparësi

ndaj legjislacionit, social, nacional. Konkluzioni është se, objektivat ekonomikë të BE-

së, konstituojnë një kërcënim për politikat sociale, të cilat kërkojnë ndërhyrje në nivel

evropian.

178Neni 35, parashikon si kushtet për pension invaliditeti ashtu dhe proçedurën që duhet ndjekur për përfitimin e tij. Gjithashtu, në këtë dispozitë është edhe procedura e ankimit në rast se personi nuk është dakort me vendimin përkatës

132

Page 133: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Rregullat e GJED-së, në çështjen “Brentjens”, treguan se progresi social është duke u

bërë një nga objektivat bazë të BE-së, çka hapi rrugën për më shumë inspirim social të

rasteve ligjore dhe indirekt për më shumë presion, mbi aktorët politikë, në komision e në

këshill, për të ndërmarrë iniciativa më tej.

Në vijim, trajtohet jurisprudenca shqiptare, e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë

dhe e gjykatave të zakonshme, duke evidentuar, atë se çfarë kanë shënuar, vendimet e

gjykatave, për kuptimin e të drejtes së sigurimeve shoqërore.

Jurisprudencë e Gjykatës Kushtetuese, në fushën e sigurimeve shoqërore

Si rregull, një nga kriteret për të përfituar pension krahas moshës dhe vjetërsisë në

punë, është tërheqja nga veprimtaria ekonomike e pensionistit, ose e thënë ndryshe nëse

një pensionist punësohet, atij i ndërpriten të ardhurat nga sigurimet shoqërore, meqenëse

ai siguron të ardhura nga puna. Por, duke marrë shkas nga vendimi i Gjykatës

Kushtetuese nr. 8, datë 25.07.1995 “Për deklarimin antikushtetues të shkronjës “b”, të

nenit 31, të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e

Shqipërisë”, mori jetë dhe u konkretizua me një amendament në ligjin e sigurimeve

shoqërore, klauzola përjashtuese nga rregulli i mësipërm, por vetëm për një periudhë

tranzitore. Sipas kësaj klauzole, kur pensionisti punësohet ose vetëpunësohet në sektorin

privat, do të lejohet të marrë edhe pensionin edhe të ardhurat nga punësimi apo nga

vetëpunësimi. Amendamenti në fjalë, u shtua me ligjin nr. 7932, datë 17.05.1995, dhe

konkretisht parashikohet në nenin 98, paragrafi i dytë i ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993

“Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.

Një tjetër vendim i dhënë nga Gjykata Kushtetuese179 është vendimi lidhur me

kërkesën e 53 mijë zgjedhësve të cilët kërkonin zhvillimin e një referendumi për të

shfuqizuar ato nene të ligjit të sigurimeve shoqërore, të cilat parashikonin rritjen e

179 Vendimi nr. 31 datë 19.11.2003 i Gjykatës Kushtetuese, akses në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese www.gjk.gov.al

133

Page 134: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

moshës së pensionit, për gratë nga 55 në 60 vjeç dhe për burrat nga 60 në 65 vjeç.

Gjykata Kushtetuese, lidhur me kushtetutshmërinë e kërkesës për referendum, meqenëse

ky ligj përfshihej në atë kategori ligjesh, për të cilat Kushtetuta nuk lejon organizimin e

referendumeve, në vendimin e saj theksoi se në Kushtetutë, çështjet të cilat kanë të bëjnë

me buxhetin, taksat dhe detyrimet financiare të shtetit, nuk mund të jenë objekt i

kërkesave për referendum. Meqenëse nuk ka një përcaktim të saktë se cilat ligje do të

përfshihen në këtë kategori, Gjykata u ndal në përcaktimin e disa karakteristikave të ligjit

për sigurimet shoqërore. Për natyrën e tij, sistemi i sigurimeve shoqërore është një sistem

“i hapur”, gjë që nënkupton se ndryshimet në të janë, jo vetëm të pranueshme, por edhe të

pashmangshme. Për pasojë, iniciativa e ligjvënësit në këtë fushë mbetet veçanërisht e

gjerë. Faktorët që i nxisin këto ndryshime mund të jenë çështje me interes publik, si:

përpjekja për ta bërë sa më të drejtë sistemin për të dy palët, përfitues dhe kontribuues,

situata financiare e buxhetit, si dhe faktorë socialë. Pra, ndërhyrja në sistemin e

sigurimeve shoqërore është kompetencë ekskluzive e ligjvënësit, por duke iu përmbajtur

kufijve të Kushtetutës për respektimin e të drejtave themelore të shtetasve. Dispozitat e

ligjit për sigurimet shoqërore dhe atij për hartimin e zbatimin e Buxhetit të Shtetit kanë

një lidhje të ngushtë mes tyre, kështu shfuqizimi i dispozitave të kundërshtuara do të

prishte ekuilibrat financiare të sistemit të përgjithshëm të sigurimeve shoqërore dhe do të

prekte drejtpërdrejt Buxhetin e Shtetit. Qëllimi kryesor i ligjvënësit që çoi në ndryshimin

e ligjit ekzistues, ishte të përpunonte një skemë të re të sigurimeve shoqërore, në themel

të së cilës, kryesisht, është ulja e masës së kontributeve, si dhe rritja e numrit të

kontribuesve, nëpërmjet rritjes së moshës së pensionit. Prandaj, në rast shfuqizimi me

referendum të dispozitave që kanë të bëjnë me rritjen e moshës, funksionimi i kësaj

skeme do të bëhej i pamundur, gjë që do të thotë se pjesa e mbetur e ligjit nuk është e

vetëmjaftueshme. Me anë të këtij arsyetimi, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se kërkesa për

referendum për shfuqizimin e rregullimeve të reja të sigurimeve shoqërore duhet të

vlerësohet jo kushtetuese.

Invalidët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, janë një nga grupet e

134

Page 135: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

përfituesve nga skemat e mbrojtjes sociale që ofron shteti, statusi i të cilëve, parashikohet

me ligje të veçanta.180I tillë është edhe ligji nr. 7663, datë 20.01.1993 “Për Statusin e

invalidit të luftës kundër pushtuesve nazifashiste të popullit shqiptar”(i ndryshuar). Në

bazë e për zbatim të tij, ka dalë vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 326, datë 21.06.1993

“Për kriteret e trajtimit të invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit

shqiptar”. Me kërkesë të Gjykatës së rrethit Tiranë, Gjykata Kushtetuese me Vendimin

nr. 1, datë 10.01.1994, vendosi lënien pa fuqi të pikës 1, shkronja “c”, të VKM nr. 326,

datë 21.06.1993 “Për kriteret e trajtimit të invalidëve të luftës kundër pushtuesve

nazifashistë të popullit shqiptar”, si të papajtueshëm me nenet 155 e vijues të Kodit të

Procedurës Civile. Plagosja në luftë është kriteri kryesor për përfitim. Të provuarit e këtij

fakti nuk lejohej me rrugë gjyqësore, këtë e parashikonte pika 1, shkronja “c” e VKM-së

në fjalë, ndaj Gjykata Kushtetuese duke e lënë pa fuqi këtë pikë të VKM-së, në themel

hapi rrugën për njohjen në rrugë gjyqësore, të faktit të plagosjes në luftë, për efekt

përfitimi, të statusit të invalidit të luftës.

Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 9650, datë 27.11.2006 bëri disa ndryshime e

shtesa në ligjin nr. 8607, datë 27.04.2000 “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”. Me shtesat e

ndryshimet e bëra midis të tjerash u kufizua edhe numri i subjekteve që përfitojnë

shpërblimin simbolik.

Organizata Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ-it dhe dëshmorët e tjerë të atdheut

parashtroi një kërkesë para Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit objekt kërkese

180Ligji nr. 7514, datë 30.09.1991 “Për pafajësin, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politike" (i ndryshuar) Ligji nr. 7874, datë 17.11.1994 “Për Statusin e veteranit të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit Shqiptar" ", (i ndryshuar) Ligji nr. 7889, datë 14.12.1994 “Për Statusin e Invalidit”, (i ndryshuar) Ligji nr. 8455, date 04.02.1999 "Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve që humbasin jetën në përmbushje të detyrës gjatë fluturimit" (i ndryshuar) Ligji nr. 8626, datë 22.06.2000 "Për statusin e invalidit paraplegjik e tetraplegjik"(i ndryshuar) Ligji nr. 8607, datë 27.04.2000 "Për statusin e Dëshmorit të Atdheut",(i ndryshuar) Ligji nr. 8685, datë 09.11.2000 "Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntoke" ( i ndryshuar) Ligji nr. 9128, datë 29.07.2003 “Për një trajtim të veçantë financiar të piloteve fluturues, në pension” (i ndryshuar) Ligji nr. 9179, datë 29.01.2004 “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrise ushtarake” (i ndryshuar)

135

Page 136: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

duke e mbështetur me disa shkaqe, ku midis të tjerash edhe me parimin e cenuar, të

sigurisë juridike dhe të të drejtave të fituara.

Sipas prapësimeve të subjekteve të interesuara, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave, ligji

bën përcaktimin korrekt të pjesëtarëve të familjes për efekt të shpërblimit, pagesa ka

efekte simbolike, ajo është e pakushtëzuar dhe nuk destinohet për përdorim në një drejtim

të caktuar.

Gjykata Kushtetuese181 arriti në përfundimin se bërja e këtij ndryshimi, ndonëse mund të

cenojë një të drejtë të mëparshme, nuk përbën cenim të parimeve, të të drejtave të fituara

e të besimit të qytetarëve tek sistemi juridik, që të gëzojnë mbrojtje kushtetuese.

Ligjvënësi ka detyrimin të rregullojë në mënyrë më të hollësishme të drejtat e

parashikuara në Kushtetutë. Në kuadrin e këtij rregullimi ai nuk mund të prekë ato të

drejta, kufijtë e të cilave në Kushtetutë, janë parashikuar shprehimisht si të

pakapërcyeshme ose të kufizueshme vetëm në raste specifike. Të drejtat e tjera

kushtetuese ai mund t`i kufizojë vetëm në kushtet e nenit 17, të Kushtetutës, pra për një

interes publik, për të mbrojtur të drejtat e të tjerëve me mënyra dhe forma qe të jenë në

përpjesëtim me gjendjen që ka diktuar ndryshimin dhe pa prekur thelbin e të drejtës. Për

sa i përket masave të tjera që merr ligjvënësi, qofshin edhe ato me efekte negative për

subjektet e ligjit, nuk mund të pranohet se kufizimi i tyre sjell në çdo rast cenimin e

parimit kushtetues të mbrojtjes së të drejtave të fituara.

E drejta për shpërblim financiar mujor të familjeve të dëshmorit nuk është një e drejtë

themelore e parashikuar nga Kushtetuta apo Konventat Ndërkombëtare dhe as një e drejtë

që rrjedh nga ligje që janë zbatim i të drejtave themelore të qytetarëve. Ajo nuk rrjedh as

nga e drejta e sigurimeve shoqërore dhe rrjedhimisht kushtet e dhënies e të ndryshimit të

saj nuk mund të barazohen me të drejtën e përfitimit të pensioneve si një e drejtë

themelore, parashikuar në nenin 52 të Kushtetutës. Shpërblimi financiar mujor i familjeve

të dëshmorit, ka karakter simbolik dhe është pjesë e nderimit dhe e respektit që shteti bën

181Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 41, datë 16.11.2007, akses në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese www.gjk.gov.al

136

Page 137: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

për veprën e dëshmorit, prandaj masa e tij si dhe rrethi i subjekteve që përfitojnë

vlerësohen nga ligjvënësi.

Në këtë vendim ka pasur një debat lidhur me faktin nëse përfitimi i vlerës monetare si

pasojë e gëzimit të statusit të dëshmorit të atdheut është apo jo një e drejtë subjektive.

Vlerësimi i formave, mjeteve dhe procedurave që zgjedh ligjvënësi për të respektuar

dëshmorët e vendit nuk mund të bëhen nga këndvështrimi i së drejtës kushtetuese, i të

drejtave themelore të cilat gëzojnë një rang më të lartë për shkak të parashikimit në

Kushtetutë. Ndryshe ndodh me shpërblimet që nuk rrjedhin nga të drejta social

ekonomike. Për këtë arsye, nuk mund të pretendohet për cenim të sigurisë juridike, e cila

nuk shtrihet ndaj përfitimeve të natyrave të tjera jo subjektive.182

Jurisprudencë e Gjykatës së Lartë, me objekt njohjen e së drejtës për sigurime

shoqërore si e drejtë që buron nga marrëdhëniet e punës.

Llogaritja dhe pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore, është detyrim i

punëdhënësit.183

Pagesa e kontributeve gëzon përparësi, para të gjitha detyrimeve që ka punëdhënësi, në

raport me detyrimet fiskale dhe borxhet.184

Më tej, në Kodin Penal parashikohet se mos sigurimi i punëtorëve, apo punësimi pa

regjistrim në organet kompetente, pa garantuar sigurimin e të punësuarit sipas rregullave,

kur është dhënë më pare masë administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me

gjobë deri në 10 mijë lekë për çdo rast, ose me burgim deri në 1 vit. Moskryerja me

dashje ose mbulimi i shkeljeve lidhur me punësimin dhe sigurimin social nga persona të

182Prof. Dr. Xhezair Zaganjori - Dr. Arta Vorpsi - MA. Denar Biba “Parime kushtetuese dhe të drejta themelore në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese”, Botim i Konrad Adenauer Siftung, Tiranë 2012, faqe 179 183Nenet 13, 15, 79, të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar Ligji nr. 9136, datë 11.09.2003 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar 184Neni 18, “Përparësia e kontributeve”, i ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, shtuar me ligjin nr. 8392, datë 02.09.1998, ndryshuar me ligjin nr. 8776, datë 26.04.2001

137

Page 138: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

ngarkuar me zbatimin dhe kontrollin e dispozitave përkatëse, përbën kundërvajtje penale

dhe dënohet me gjobë deri në 100 mijë lekë ose me burgim deri në 2 vjet.185

Por, për të pretenduar të drejta nga sigurimet shoqërore, më parë duhet provuar se

ekziston marrëdhënia e punës, prej së cilës burojnë këto të drejta.

Mospërmbushja e detyrimit kontraktor nga ana e shoqërisë “X” sh. p. k., lidhur me

pagimin e kontributit të sigurimeve shoqërore të detyrueshme, për secilin të punësuar, për

periudhën nga data 01.01.2002 deri më datë 01.08.2002, është bërë shkak për ngritjen e

padisë, shqyrtimin dhe zgjidhjen gjyqësish të konfliktit.186 Gjykata e Lartë në vendimin e

saj nr. 1286, datë 22.05.2001, për çështjen me objekt padie, detyrimin e anës së paditur të

paguajë kontributin e sigurimeve shoqërore, vëren se: “Kontributi për sigurimin shoqëror

e shëndetësor të punëmarrësit është një detyrim që ka punëdhënësi dhe që buron nga

kontrata e punës. Me këtë rast së pari, paditëset duhet të provojnë qenien e marrëdhënies

në punë me të paditurin dhe pastaj të kërkojnë plotësimin e saj, d.m.th. ekzekutimin e

detyrimeve që i takojnë punëdhënësit nga qenia në fuqi e marrëdhënies së punës. Është

një vendim gjyqësor i Gjykatës së Lartë, Kolegji Administrativ, me nr. 514, datë 20.

04.2000, sipas të cilit paditëseve i është rrëzuar padia e paraqitur prej tyre me objekt

rikthim në punë dhe shpërblim dëmi kundër anës së paditur si e pambështetur në ligj. Ky

vendim është i formës së prerë dhe vërteton se pjesëmarrësit në proces, nuk kanë lidhur

ndonjë marrëdhënie juridike të punës, nga e cila të burojnë edhe të drejta dhe detyrime

për palët.

Ndërsa në rastin që vijon, edhe pse paditësi ka provuar ekzistencën e

marrëdhënieve të punës, duke paraqitur kontratën e punës, gjykata ka rrëzuar padinë e tij

me objekt detyrimin e punëdhënësit t`i paguajë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe

detyrimin t`i paguajë raportet e paaftësisë së përkohshme në punë, me argumentin se në

borderotë e paraqitur, nga punëdhënësi emri i paditësit nuk është, edhe pse borderotë e

185Neni 170/a i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, shtuar me ligjin nr. 8279, datë 15.01.1998, dhe ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.01.2001 186Vendim nr. 400, datë 16.10.2008 i Gjykatës së Lartë, faqa zyrtare e Gjykatës së Lartë, www.gjykataelarte.gov.al

138

Page 139: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

paraqitura nga pala e paditur kanë karakter të njëanshëm në përpilimin e dorëzimin e

tyre.187

Njohja në rrugë gjyqësore e aksidentit në punë mund të kërkohet, pa u kushtëzuar

kjo me daljen apo jo në KEMP.188

Njohja në rrugë gjyqësore e aksidentit në punë, është e vetmja mundësi në mungesë të

procesverbalit të aksidentit në punë, sepse mbajtja e procesverbalit është përgjegjësi e

punëdhënësit, dhe për papërgjegjshmërinë e punëdhënësit, nuk ka përse penalizohet

punëmarrësi.

KEMP-i shqyrton shkallën e humbjes së aftësisë për punë, si në rastin kur humbja e

aftësisë për punë është shkaktuar nga aksident në punë ashtu edhe kur është shkaktuar

nga sëmundje e përgjithshme.

Në çështjen gjyqësore mes paditës S.B., të paditur Shoqëria Tregtare “S B” (ish

Ndërmarrja e Material Ndërtimit në Tiranë, shndërruar më pas në Shoqërinë "S B"

ShPK),189objekt i padisë është pagimi nga punëdhënësi i diferencës ndërmjet dëmit të

shkaktuar dhe shpërblimit të marrë nga sigurimet shoqërore, për shkak të aksidentit në

punë si dhe shpenzimet e bëra për mjekim. Padia është rrëzuar edhe për shkak të

mungesës së provave, se dëmtimi i aftësisë për punë ka qenë rrjedhojë e aksidentit në

punë. Paditësja S.B., ka vuajtur dhe është ankuar për dhimbje në regjionin lumbar,

spondeleartroze, etj. edhe para datës 02.10.1995, datë në të cilën pretendon se ka ndodhur

aksidenti, e provuar me kartelën personale shëndetësore nr. 42. Paditësja nuk rezulton të

ketë paraqitur prova për vizitën e saj tek mjeku në datën 02.10.1995, apo që edhe të ketë

ndodhur aksident në punë që të ketë implikuar parregullsi apo fajësi të rendë të

187 Vendim nr. 546, datë 11.03.2003 i Gjykatës së Lartë, faqa zyrtare e Gjykatës së Lartë, www.gjykataelarte.gov.al 188 KEMP – është emërtimi i vjetër i përdorur nga ligji i shfuqizuar i sigurimeve shoqërore i vitit 1966, sot ky komision me ligjin e ri emërtohet KMCAP, është fjala për komisionin e mjekëve që caktojnë shkallën e humbjes së aftësisë për punë 189Vendim nr. 895, datë 24.05.2005 i Gjykatës së Lartë, faqa zyrtare e Gjykatës së Lartë, www.gjykataelarte.gov.al

139

Page 140: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

punëdhënësit. Nuk ka një procesverbal të mbajtur në vend. Raportet mjekësore të

paditëses, i përket periudhës l998 - 2002 dhe saktëson se bëhet fjalë për sëmundje të

përgjithshme. Por, janë dy fakte që lidhen me sigurimet shoqërore të cilat janë përdorur si

argument për të hedhur poshtë padinë, të cilat nuk qëndrojnë, edhe pse provat e

përmendura më lart, që të gjitha vërtetojnë se paditësja nuk është aksidentuar në punë.

Njëri fakt, citohet nga vendimi, “meqenëse paditësja nuk ka kaluar në KEMP, kjo

konfirmon gjithashtu se nuk kemi të bëjmë me aksident në punë”, por, kjo nuk qëndron,

sepse aplikimi për të dalë në KEMP, nuk është një detyrim, por, e drejtë e individit,

sigurisht është detyrim nëse kërkohet më tej të përfitohet pension invaliditeti, për të cilën

duhet të ketë vendim të KEMP-it, ku të përcaktohet shkalla e invalidizimit (humbjes së

aftësisë për punë), shkaku (aksident në punë apo sëmundje e përgjithshme), si edhe data e

fillimit të invaliditetit.

Fakti tjetër, citohet nga vendimi, “për shkak të mos daljes në KEMP, duke mos gjetur

hapësirë tjetër, paditësja ka kërkuar dhe realizuar ndodhjen e aksidentit me vërtetim

gjyqësor fakti”, nuk qëndron (më lart u dha argumenti).

Punësimi i invalidëve të punës, në kuadër të statusit të tyre të veçantë, është një

detyrim i punëdhënësve që për çdo 25 punonjës të personelit të tij, të punësojë një person

me aftësi të kufizuar. Edhe largimi nga puna për shkak të aftësive të kufizuara, pra për

shkak të të qenit invalid, është diskriminim. Në këtë rast zgjidhja e kontratës së punës

konsiderohet zgjidhje për motive abuzive, për motive që kanë lidhje me cilësitë personale

të të punësuarit dhe jo me mospërmbushjen e detyrimeve kontraktore.

Por, në çështjen gjyqësore,190 që vijon, pas hetimit gjyqësor ka rezultuar se padia për

kthimin në punë të invalidit nuk ka qenë e bazuar në prova e fakte dhe se nga ana e

punëdhënësit janë respektuar detyrimet ligjore që ai ka ndaj invalidëve. Paditësja Xh.J.,

invalide e grupit të katërt ka punuar pranë Ndërmarrjes Komunale Banesa si punëtore në

190Vendim nr. 537, datë 24.06.1999 i Gjykatës së Lartë, faqa zyrtare e Gjykatës së Lartë, www.gjykataelarte.gov.al

140

Page 141: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

sektorin e gjelbërimit. Meqenëse ky sektor do t’i nënshtrohej privatizimit, është

organizuar testimi i punonjësve, më parë se të kryhej tenderi përkatës dhe privatizimi nga

SHPK “N”. Është vërtetuar se në këtë testim i është treguar kujdes punonjësve me

invaliditet, por, megjithëkëtë, paditësja nuk është kualifikuar dhe më datë 01.03.1998

është larguar nga puna, duke u nxjerr në asistencë. Pretendimi i paditëses se si invalidë

ajo duhej të rikthehej në punën e mëparshme, me të drejtë është konsideruar nga gjykatat

si e pabazuar në ligj, pasi invaliditeti është mbajtur parasysh, është vlerësuar nga pala e

paditur dhe se në punë janë marrë vetëm 12 punonjës. Neni 15 i ligjit nr. 7995, datë

20.9.1995, detyron punëdhënësin të punësojë një person me aftësi të kufizuar, për çdo 25

punonjës të personelit të tij, kur punëson më tepër se 24 punonjës.

E drejta e ankimit në gjykatë për vendime të organeve të administratës së sigurimeve

shoqërore, mund të ushtrohet vetëm pasi është rezauruar ankimi, ose rekursi

administrativ, bazuar kjo, në Kodin e Procedurave Administrative dhe posaçërisht në

ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, në

nenin 86 të tij. Në rast përgjigje negative ose moskthimit të përgjigjes për ankesën dhe

me kalimin e afatit 30 ditor, çdo individ ka të drejtën e ankimit në gjykatë.

Përmes vendimeve gjyqësore të zgjedhura,191 shihet se si janë zbatuar në praktikën

gjyqësore dispozitat ligjore të sigurimeve shoqërore, se si ka evoluar e drejta për sigurime

shoqërore, se si gjykata me vendimet e saj i ka dhënë jetë legjislacionit të sigurimeve

shoqërore. Problematikat e konstatuara, janë në drejtim të :

Kualifikimit të drejtë të konfliktit gjyqësor, jo si mosmarrëveshje civile, por, si

mosmarrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore.

Rezaurimit më parë të ankimit administrativ dhe jo direkt shqyrtim gjyqësor.

191Është konsultuar jurisprudenca e Gjykatës së Lartë, nga viti 1999 deri në vitin 2011, në fushën e sigurimeve shoqërore Faqja zyrtare e e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë web site www.gjykataelarte.gov.al

141

Page 142: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Meqenëse, të drejtat për sigurime shoqërore konsiderohen të drejta në punë,

atëherë, edhe për këto çështje të drejtën e zgjedhjes mes më shumë se një gjykate,

e ka paditësi.

Vetëm pas ezaurimit të kërkesave dhe ankesave në rrugë administrative, çështja

mund t`i drejtohet gjykatës në rrugën e kundërshtimit të akteve administrative. Në këto

raste shqyrtimi gjyqësor i mosmarrëveshjeve të natyrës administrative kufizohet brenda

caqeve që përcaktojnë dispozitat e ligjeve të veçanta që mbulojnë fushën përkatëse dhe

procedurat e gjykimit administrativ.192 Në çështjen me palë paditëse V.S. dhe të paditur

DRSSH 193Fier, me objekt detyrimin për njohje invaliditeti të grupit të dytë nga sëmundje

profesionale dhe pagesën e diferencës së pensionit, Gjykata e Lartë shprehet se nuk është

përcaktuar marrëdhënia juridike mbi bazën e së cilës ka lindur mosmarrëveshja midis

palëve, si dhe natyra e kësaj marrëdhënie, për rrjedhojë ka vendosur prishjen e të dy

vendimeve gjyqësore dhe pushimin e gjykimit të çështjes. Gjykata e shkallës së parë që

në seancë përgatitore nuk duhej të kishte pranuar kërkesë padinë, referimi në nenin 450 të

Kodit Civil është në mënyrë evidente i gabuar, sepse nuk është fjala për një marrëdhënie

juridiko-civile, por për një marrëdhënie që lidhet me fushën e sigurimeve sociale, duke iu

referuar ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e

Shqipërisë”. Paditësja në të dy shkallet e gjykimit ka ngritur pretendime për shkaqet e

invaliditetit, kohën e fillimit të tij dhe masën e pensionit. Në lidhje me këto kërkime ajo

nuk mund t`i drejtohet direkt gjykatës. Për sa më sipër ajo duhej t`i drejtohej në rrugë

administrative, Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (K.M.C.A.P.) të

rrethit, vendimi i të cilit mund të apelohet në K.M.C.A.P epror, pranë Institutit të

Sigurimeve Shoqërore.

Për zgjidhjen e konfliktit me objekt detyrimin për lidhje pensioni, paditësja është e

detyruar të respektojë dhe ezaurojë paraprakisht rrugën administrative të parashikuar në

nenet 84 - 86 të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 dhe vetëm nëse zgjidhjet e pranuara në këto

192Vendim nr. 900, datë 23.09.1999 i Gjykatës së Lartë, faqa zyrtare e Gjykatës së Lartë, www.gjykataelarte.gov.al 193DRSSH - Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore

142

Page 143: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

raste janë të disfavorshme për të dhe ka pretendime lidhur me to, mund t’i drejtohet gjykatës

për zgjidhjen e konfliktit.194 Paditësja ka paraqitur pranë Degës së Sigurimeve Shoqërore

Durrës, dokumentacionin për lidhjen e pensionit si nënë me shumë fëmijë. Ky

dokumentacion është gjetur i paplotë dhe me të meta dhe i është kthyer paditëses më datë

15.12.2001, për të bërë plotësimet e nevojshme, por nga kjo datë e deri në momentin e

ngritjes së padisë për zgjidhjen e konfliktit në rrugë gjyqësore, gjykata ka konstatuar se

paditësja nuk ka bërë asnjë ankesë dhe përpjekje për zgjidhjen e konfliktit në rrugë

administrative. Nenet 84 - 86 të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 "Për Sigurimet Shoqërore në

Republikën e Shqipërisë", parashikojnë radhën e apeleve, fillimisht në Zyrat Rajonale dhe

më pas në Zyrën Qendrore të ISSH-së. Sipas këtyre dispozitave apelet e zgjidhura në

mënyrë të pa favorshme, bëhen në gjykatë dhe gjykata zgjidh përfundimisht çështjen.

Paditësja nuk ka paraqitur asnjë lloj ankese, nuk ka konsumuar këtë rrugë ligjore të

detyrueshme, konflikti midis palëve pjesëmarrëse në proces, nuk mund të bëhej objekt i

shqyrtimit gjyqësor, prandaj me të drejtë gjykata ka nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit

gjyqësor. Gjykata nuk mund të detyrojë palën e paditur të nxjerrë aktin administrativ për

paditësen kur ajo e fundit nuk ka paraqitur asnjë ankesë. Gjykata mund të detyrojë palën e

paditur apo organet më të larta të nxjerrin aktin administrativ, pra t’i japin përgjigje

paditëses dhe të plotësojnë detyrimin ligjor, kur ato refuzojnë të kryejnë një veprim të tillë,

por kur pranë tyre paditësja nuk ka paraqitur ankesë konform dispozitave ligjore, ato nuk

kanë çfarë të shqyrtojnë dhe të marrin vendimin përkatës.

Shtetasi ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës brenda afatit 30 ditor edhe pse nuk i

është dhënë përgjigje për kërkesën ose ankesën e parashtruar. Kur organi administrativ

më i lartë nuk ka shqyrtuar ankimin në afatin e caktuar me ligj, ose kur organi kompetent

administrativ nuk ka shqyrtuar kërkesën e shtetasit në afatin e caktuar me ligj dhe kundër

aktit të tij, parashikohet ankim i drejtpërdrejtë në gjykatë, sipas nenit 86, të ligjit nr. 7703,

datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, ankuesit i lind e

drejta që për apelet e zgjidhura në mënyrë të pafavorshme, t’i drejtohet gjykatës, e cila

vendos përfundimisht. Gjykata e Lartë në vendimin nr. 1123, datë 17.06.2003, për

194Vendim nr. 878, datë 29.04.2004 i Gjykatës së Lartë, web site e Gjykatës së Lartë, www.gjykataelarte.gov.al

143

Page 144: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

çështjen me palë paditës S.Sh. dhe të paditur DRSSH Dibër, me objekt rillogaritje

pensioni, konstaton se nuk është rasti i mos nxjerrjes së aktit administrativ, por organi

epror i ngarkuar për shqyrtimin e ankimit nuk ka njoftuar ankuesin nëse ka ose jo të

drejtë.

Gjykata do ta konsiderojë të ezauruar rrugën e ankimit administrativ për arsye se

një mjet i tillë nuk ekziston, pavarësisht se ligji i posaçëm nuk e thotë shprehimisht se

ankimi bëhet drejtpërdrejt në gjykatë. Në vendimin nr. 338, datë 22.10.2009, Gjykata e

Lartë arsyeton se edhe pse është konflikt në fushën e sigurimeve shoqërore, fakti që në

ligjin e posaçëm nuk është e përcaktuar rruga e ankimit administrativ, ka vendosur që

çështja të jetë në juridiksionin gjyqësor. Ligji i posaçëm nr. 8685, datë 09.11.2000 “Për

një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, nuk ka

parashikuar rrugën administrative të ankimit. Në kushtet kur në ligjin e posaçëm, nuk

është parashikuar shprehimisht procedura dhe organi, pranë të cilit mund të ushtrohet e

drejta e ankimit administrativ, nuk mund të ngarkohet subjekti i interesuar për të

përcaktuar ai vetë procedurën dhe organin përgjegjës për shqyrtimin e këtij ankimi, kur

një gjë të tillë, nuk e ka bërë vetë ligji specifik.

E drejta e sigurimeve shoqërore është e drejtë që buron nga marrëdhëniet e

punës, ndaj paditë për sigurime shoqërore janë trajtuar nga gjykata si paditë për të drejtat

në punë. E drejta e ngritjes së padisë si në gjykatën e vendit ku ka banimin i padituri

ashtu dhe në gjykatën e vendit ku ka banimin paditësi195 dhe e drejta e zgjedhjes, i takon

paditësit, kur padia mund të ngrihet në dy gjykata.196

E drejta e pensionit nuk parashkruhet, neni 84 i ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993,

parashikon se personi i siguruar ka të drejtë të kërkojë përfitime sa herë që mendon se i

plotëson kushtet për përfitimin e tyre. Vendimet e të dy gjykatave të faktit kanë

195Vendimi nr. 1064, datë 25.05.2004, i Gjykatës së Lartë, faqa zyrtare e Gjykatës së Lartë www.gjykataelarte.gov.al 196Vendimi nr. 227, datë 05.02.2002 dhe vendimi nr. 1231, datë 15.06.2004 i Gjykatës së Lartë, web site i Gjykatës së Lartë www.gjykataelarte.gov.al

144

Page 145: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

interpretuar dhe zbatuar gabim ligjin,197 që i bën ato të cenueshme. Rrëzimi i padisë është

bërë nisur nga kalimi i afatit të parashkrimit të padisë.

Por, ligji specifik198 në nenin 62 të tij ka përcaktuar se e drejta për pension nuk

parashkruhet dhe ka caktuar afate për paraqitjen e kërkesës për pension, por edhe me

kalimin e këtij afati nuk i heq të drejtën personit të interesuar të kërkojë lidhjen e

pensionit, por përcakton se me kalimin e afatit për kërkimin fillestar për pensionit, ky i

fundit lidhet në momentin e kërkimit, atëherë qëllimi i ligjvënësit ka qenë që dhe çdo

kërkim tjetër, në lidhje me këtë të drejtë vetjake, siç është e drejta për pension, të mos i

caktojë afat për kërkimin. Vetë organi administrativ, në cilësinë e palës së paditur nuk e

ka pretenduar parashkrimin e padisë, sikundër gjatë trajtimit të pretendimeve në rrugë

administrative ka shqyrtuar themelin e kërkimeve të palës paditëse, pa u shprehur në

asnjë rast për parashkrim të së drejtës për kërkimin e përfitimit. Konstatohet qartë se

ligjvënësi të drejtën e personit, që është subjekt i këtij ligji, për të paraqitur kërkesa në

lidhje me masën e përfitimit nuk e ka kushtëzuar me asnjë afat. Nisur nga fakti që këto

kërkesa, subjekti përkatës ia drejton hierarkisë përkatëse administrative, e cila shprehet

me vendim dhe ky i fundit goditet gjyqësisht, e drejta e padisë në rastin konkret nuk

parashkruhet. Në nenin 62, të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, përcaktohet qartë se e

drejta për pension nuk parashkruhet. Kjo dispozitë përcakton se pensioni, jepet që nga

dita që bëhet kërkesa.

Vendimi i caktimit apo i refuzimit të përfitimit nga organet e sigurimeve

shoqërore është akt administrativ, ndaj afatet e ngritjes së padisë për kundërshtimin e

këtyre vendimeve janë të njëjta si për aktet administrative. Në çështjen gjyqësore199 ka

rezultuar e provuar se vendimi i KQA-së200 i është komunikuar paditësit Sh.B. në muajin

nëntor 2003. Paditësi ka refuzuar të nënshkruajë në protokollin e institucionit marrjen

197Vendimi nr. 280, datë 26.05.2011, i Gjykatës së Lartë, faqa zyrtare e Gjykatës së Lartë www.gjykataelarte.gov.al 198Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar 199Vendimi nr. 1245, datë 09.11.2006, i Gjykatës së Lartë, web site e Gjykatës së Lartë www.gjykataelarte.gov.al 200KQA-Komisioni Qëndror i Ankimimit që shqyrton ankesat kundër vendimeve të KRA-Komisioneve Rajonale të Ankimit, që shqyrton ankesat kundër vendimeve të organeve të sigurimeve shoqërore, neni 86 i ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në RSH”

145

Page 146: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

dijeni për këtë vendim. Në këto kushte, organi administrativ, nuk ka qenë i detyruar të

kryente njoftimin sipas parashikimeve të nenit 60 të K.Pr.A., për sa kohë, akti

administrativ është komunikuar gojarisht, në prani të palës së interesuar, në bazë të nenit

57/a të Kodit të Procedurave Administrative. Fakti se ky i fundit ka refuzuar të firmosë

marrjen në dijeni, nuk nënkupton moskryerjen e njoftimit të aktit administrativ, nga ana e

administratës.

Në kushtet kur akti administrativ i është njoftuar palës paditëse në nëntor të vitit 2003 dhe

padia është paraqitur në gjykatë më datë 14.07.2004, rezulton se padia është ngritur jashtë

afateve të parashikuara nga neni 328/1 te Kodit të Procedurës Civile, ku përcaktohen

afatet e ngritjes së padisë për kundërshtimin e akteve administrative.

Libreza e punës, regjistri themeltar punonjësve, borderotë etj janë dokumente që

provojnë qenien në marrëdhënie punë, kohën e punës, vjetërsinë në punë për efekt përfitimi

të pensionit. Kur asnjë prej këtyre dokumenteve nuk ekziston, sepse janë zhdukur, dëmtuar

dhe nuk mund të merren më me asnjë mënyrë tjetër, atëherë mund të kërkohet gjyqësish

vërtetimi i faktit juridik të qenies në marrëdhënie pune. Por, jo në çdo rast veprohet kështu,

ka shumë shembuj201, si edhe shembulli në vijim202, që tregon se është vërtetuar fakti

juridik ndërkohë që ka dokumente të vjetërsisë në punë, edhe pse këto dokumente kanë

pasaktësi të pjesshme, të cilat duhet të saktësohen gjyqësish. Kështu, në rastin në fjalë,

libreza e punës e paraqitur nga D.N. nuk është e rregullt, ka korrigjime dhe shënimet e saj

nuk përputhen me ato të regjistrit themeltar të punonjësve. Në regjistër nuk është shënuar

data e largimit nga puna për paditësen, kurse në librezën e punës është shënuar. Gjykata203

ka vendosur në kundërshtim me kërkesat e paragrafit të fundit, të nenit 388 të K.Pr.Civile,

duke vërtetuar faktin juridik të qenies në punë të kërkueses, për periudhën 01.11.1960 deri

më 01.08.1992. Gjykata duhej t'u jepte zgjidhje si pretendimeve te palës paditëse lidhur me

201Vendimet e Gjykatës së Lartë nr. 70, datë 16.02.1999; nr. 384, datë 11.03.1999; nr. 10, datë 17.01.2002; nr. 271, datë 20.03.2002; nr. 431, datë 17.04.2002; nr. 557, datë 07.04.2005; nr. 364, datë 10.11.2009 202Vendimi nr. 1013, datë 13.05.2004, i Gjykatës së Lartë, akses në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë www.gjykataelarte.gov.al 203 Shënim: Kjo pjesë është shkëputur nga vendimi në fjalë i Gjykatës së Lartë

146

Page 147: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

faktet që përmban libreza e saj e punës, ashtu dhe prapësimeve që bën pala e paditur se ajo

është jo e rregullt dhe, nëqoftëse pranohen këto të fundit të bëjë korrigjimin e saj.

147

Page 148: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

KREU IV PËRFUNDIME Ky kre i kushtohet përfundimeve të arritura për çështjet e trajtuara në tre kapitujt e

mësipërm.

Çfarë janë sigurimet shoqërore ?

Sigurimet shoqërore janë mbështetje për individët që për shkak të moshës së avancuar

nuk mund të punojnë më, apo për shkak të sëmundjeve, aksidenteve në punë nuk mund të

punojnë përkohësisht ose përgjithmonë, dhe sistemet e sigurimeve kompensojnë të

ardhurat që nuk mund të merren nga puna, për këto shkaqe sociale. Në varësi të llojit të

nevojave të anëtarëve të shoqërisë, ekzistojnë disa kategori pagesash të sigurimeve

shoqërore, si p.sh. pagesa për invaliditetin, pensionin familjar nga bashkëshorti i/e ndjerë

e që ishte mbajtës i familjes, pensionin e pleqërisë etj.

Sigurimet sociale përcaktohen si një set skemash për kompensimin e të ardhurave

të cilat pakësohen si pasojë e rrisqeve sociale si pleqëria, sëmundja, papunësia etj.

Çfarë është pensioni i pleqërisë ?

Është përfitimi afatgjatë më i rëndësishëm i sigurimeve shoqërore. Pensioni është një

ardhur e përhershme, të cilën shteti ose entet e tjera të sigurimeve shoqërore ia akordojnë

individit, në bazë të një periudhe të caktuar të veprimtarisë së punës, pra, është gëzimi në

pleqëri i fryteve të kontributeve, të paguara gjatë historikut të punës, gjatë moshës së

punës.

Pse dhe si lindën sistemet e sigurimeve shoqërore ?

Përvoja evropiane për mbrojtjen shoqërore, sjell shembullin e Gjermanisë, ku në fund të

viteve 1800, kur mbretëronte Gulielmi I, kancelari Otto Bismark, nisi një reformë që

synonte kalimin e mbrojtjes sociale të shtetasve, tek pushteti shtetëror. Me këtë reformë,

Bismarku, i dha rrugë modelit të shtetit të mirëqenies sociale,204 i cili duke u përhapur

edhe në një pjesë të Evropës Qendrore identifikohet sot si Modeli, Sistemi Bismark. Po

204Welfare State

148

Page 149: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

ashtu, një frymëzim për ligjvënësit evropianë, ishte edhe Karta e Atlantikut që në

programin e saj shprehte nevojën që të gjithë shtetasve, t`u sigurohej nga shteti i tyre

mbrojtja nga gjendja e nevojës. E tillë, ishte reforma e sistemit të sigurisë sociale angleze

e vitit 1948, nga Lordi Beveridge, fjalimi, raporti i tij i famshëm në Parlamentin anglez,

për rolin parësor të shtetit në procesin e ngadaltë, por gradual të shtrirjes së mbrojtjes

sociale.

Instrumenti i sigurimeve, logjika e sigurimeve e eksperimentuar në shoqëritë e ndihmës

reciproke, nënkupton vendosjen e detyrimit ekonomik,205 në ngarkim të kategorive të

cilat trajtohen me pension, ndërkohë edhe shteti me ndërhyrjet e veta financon shumë

shërbime, për të cilat ka nevojë shoqëria, pra kështu formohen rrjetat e mbrojtjes sociale

të përbërë nga pensionet, asistenca sociale, ndihma ekonomike, kujdesi shëndetësor etj,

që mbrojnë çdo individ të shoqërisë nga gjendja e nevojës, si edhe sipas statusit që ka, i

papunë, i moshuar, i sëmurë, etj. Ka përfitime që vijojnë, si rrjedhojë e kontributeve të

paguara nga paga dhe që jepen pasi janë plotësuar kriteret, p.sh. pensionet jepen kur është

arritur mosha dhe janë plotësuar vitet e kontribuimit në skemë. Ka edhe përfitime që

jepen pasi vlerësohet gjendja e nevojës, dhe mbulohen, financohen nga buxheti i shtetit,

nga të ardhurat e përgjithshme, nga taksat. Mbrojtja e gjendjes së nevojës, çlirimi nga

situata e nevojës, ky princip u bë udhërrëfyesi për legjislatorët, në përcaktimin me ligj, të

modelit juridik më të përshtatshëm, për garantimin e mbrojtjes sa më të gjerë e të

qëndrueshme sociale, e ky është modeli i sigurimeve shoqërore, kështu lindën sigurimet

shoqërore.

Origjina e sigurimeve shoqërore është shumë më e hershme, fillimet janë tek

lindja e marrëdhënieve industriale të punës, tek lindja e rrisqeve të tilla si

aksidentet në punë, invaliditeti. Provë për këtë janë ligjet e Bismarkut në

Gjermani, apo raporti Beverixh në Angli, që datojnë shumë kohë më parë se sa

sigurimet të bëheshin gjithëpërfshirëse.

Sigurimet shoqërore u shndërruan në skema masive, me detyrimin për sigurim të

gjithë shoqërisë dhe me marrjen e përgjegjegjësisë edhe të shtetit për to, pas

205Pagesës së kontributeve, ndalesat nga të ardhurat nga puna, paga

149

Page 150: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Luftës së Dytë Botërore. Arsyeja është se këto skema u panë si instrumente për

mirëqenien socialë, të të mbijetuarve nga lufta.

Cila është lidhja mes sigurimeve shoqërore dhe shtetit social ?

Përderisa sigurimet shoqërore veprojnë si një mekanizëm për ruajtjen e një niveli të

ardhurash, si mjet për të mos rënë në varfëri, historiku i së drejtës së sigurimeve

shoqërore analizohet ngushtësisht dhe historikisht i lidhur me rolin e shtetit, çka përbën

edhe lidhjen e sigurimeve shoqërore me konceptin e shtetit social.

Ka një lidhje mes sigurimeve shoqërore dhe politikave sociale të luftës kundër

përjashtimit social, varfërisë. Sigurimet shoqërore janë skema që parandalojnë rënien në

varfëri, sepse ato sipas modeleve beverixh apo bismark, zëvendësojnë ose kompensojnë

humbjen e të ardhurave që duhet të vinin nga puna, por të ardhura që ndërpriten për

shkaqe si sëmundja, papunësia, pleqëria etj.

Kur analizohet përjashtimi social rezulton se ai është një sulm ndaj sigurimeve sociale, që

është hallka e fundit e pjesëmarrjes sociale, e që bëhet shumë e vështirë për t`u ruajtur

dhe mbrojtur. Historia tregon se shoqëritë e marrin këtë hallkë të fundit seriozisht, jo për

ta matur, por nga nevoja për të garantuar nivelin e kërkuar të kohezionit social që i

kërcënon ata.

Përderisa sigurimet shoqërore veprojnë si një mekanizëm për ruajtjen e një niveli

të ardhurash, si mjet për të mos rënë në varfëri, këtu është edhe roli i shtetit, në

drejtim të skemave të detyrueshme dhe të monitoruara prej tij, çka përbën edhe

lidhjen e sigurimeve shoqërore me konceptin e shtetit social.

Politikat sociale mund të vihen në vështirësi për realizimin e tyre, ndaj taktika fluide në

varësi të ndryshimeve sociale dhe nevojave të shoqërisë, është më e udhës, se sa

ngurtësimi i marzhave të ndërhyrjeve për ekzekutivin. Nevojat dhe raportet shoqërore

ndryshojnë, kapacitetet ekonomike ndryshojnë, situatat ekonomike e financiare në një

vend apo rajon apo edhe me gjerë në botë ndryshojnë, çdo vend, çdo qeveri duhet të

150

Page 151: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

marrë masat e duhura në mënyrë që të parasigurohet, duke u kujdesur për kontrollin e

shpenzimeve buxhetore dhe përdorimin e tyre në mënyrë sa më racionale, për të

garantuar parimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ruajtjen e tyre.

Pra, programet, skemat, sistemet objektivat sociale nga vetë natyra e tyre nuk mund të

jenë të përhershme dhe të pandryshueshme, ato janë të ndryshueshme, në raport me

ekuilibrat shoqërore mes grupeve sociale përbërëse në një shoqëri. Zhvillimet e

brendshme në një vend, dukuritë rajonale e globale, mundësitë ekonomike nga njëra anë,

kërkesat dhe nevojat sociale nga ana tjetër, bëjnë që parashikimi dhe mbajtja e skemave

sociale, të mos jenë të ngurtë apo të pandryshueshëm, me qëllim që të mos krijohen

situata avantazhi apo disavantazhi për grupe të ndryshme sociale të shoqërisë, duke

thelluar apo stigmatizuar, pjesë të tjera, të ndryshme, të shoqërisë. Ndryshon një ekuilibër

shoqëror, lind një nevojë e re, një raport i ri me një grup tjetër dhe kjo kërkon një vendim

marrje të shpejtë, që duhet t`i përshtatet interesave publike, të jetë në përputhje me

zhvillimin e qëndrueshëm të sistemit ekonomik, dhe me koston e nivelin e jetesës, duke

marrë në konsideratë të gjithë interesat publikë, të të gjithë grupeve sociale, të

interesuara.

Duke filluar që nga viti 1912, krijimi i shtetit shqiptar, krahas akteve kushtetuese që kanë

dalë në Shqipëri, (akti themelor i një shteti dhe që parashikon të drejtat themelore, ku

përfshihet edhe e drejta për sigurime shoqërore), paralelisht në kohë me këto akte

kushtetuese, kanë dalë akte ligjore në fushën e sigurimeve shoqërore, sipas një rendi që

ka ndjekur zhvillimet historike të sigurimeve shoqërore në Shqipëri.

Sigurimet shoqërore në Shqipëri kanë një historik të vetin, vështrimi kronologjik

mbi historikun e sigurimeve shoqërore, bëhet paralelisht me zhvillimet

kushtetuese të Shtetit Shqiptar.

A janë sigurimet shoqërore vetëm përgjegjësi e shtetit ndaj shtetasve të vet apo

edhe vetëpërgjegjësi e çdo individi për t`u siguruar për rrisqet e së ardhmes ?

Sa do të ndërhyjë shteti, sa do të mbajë përgjegjësi individi, cili është raporti ?

151

Page 152: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Detyrimi me ligj i pagesës së kontributeve për sigurimet shoqërore nga personat që

realizojnë të ardhura nga puna, synon nga njëra anë që individi të marrë vetëpërgjegjësi

për rrisqet e së ardhmes, pasi një pjesë të të ardhurave nga puna, i heq mënjanë për t`u

siguruar, në rast sëmundje, papunësie, invaliditeti, pleqërie, aksidenti në punë. Por, në të

njëjtën kohë, nga ana tjetër, realizohet e të drejta e individit për mbrojtje shoqërore, si një

e drejtë kushtetuese. Sa më sipër, nuk përjashton, por kushtëzon dhënien e përfitimeve

me vetëpërgjegjësinë e individit për t`u siguruar për të ardhmen, për të hequr mënjanë

sot, një pjesë të të ardhurave nga puna, në formën e kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Ky është edhe thelbi i sistemit, i quajtur sistemi “pay as you go”. Garantimi i pagesës së

përfitimeve nga buxheti i shtetit, është një argument tjetër, që tregon nga një aspekt tjetër,

rolin e shtetit në drejtim të përgjegjësisë së tij për t`i ofruar mbrojtje shtetasve të vet.

Edhe në rastin e Shqipërisë, ashtu si edhe në të gjitha modelet bismark, të sigurimeve

shoqërore, ku sigurimet janë të bazuara tek puna, dhe shteti ka një rol, pikërisht roli i

shtetit shihet në disa drejtime, së pari ngritja e agjencive, enteve publike206 për

administrimin e sigurimeve, me pjesëmarrje në vendimmarrje, edhe të partnerëve socialë

- sindikata e punëdhënës, që janë përfaqësues të kontributpaguesve (punëdhënësit dhe

punësuarit). Ligje për detyrimin e pagesës e të mbledhjes së kontributeve si edhe për

monitorimin e menaxhimit të sigurimeve. E në fund vjen detyrimi i shtetit për të

garantuar pagesat, sigurisht pasi janë bërë të gjitha përpjekjet për mbledhjen e të

ardhurave, kontributeve, pasi skemat janë mirë menaxhuar por, shpenzimet, pagesat e

përfitimeve i tejkalojnë të ardhurat, atëherë balancimin, subvencionimin e bën shteti nga

buxheti i tij.207

Këtu është vendi, për të nënvizuar dallimin midis të drejtës për sigurime shoqërore e cila

është e sanksionuar dhe e garantuar nga Kushtetuta, dhe të drejtës p.sh. për pensione

suplementare, të cilat janë të parashikuara me ligj, por që Kushtetuta nuk i garanton ato

shprehimisht. Përfitimet suplementare, janë mbrojtje sociale e limituar, e pranueshme dhe

206VKM nr. 249, date 05.06.1992 “Për krijimin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore”, 207Neni 69, “Garantimi nga falimentimi i fondit për Sigurimet Shoqërore”, ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”

152

Page 153: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

në koherencë, me zhvillimet ekonomike sepse financohen nga të hyrat e përgjithshme të

buxheti të shtetit dhe që zbatohen në përputhje e në raport me interesat e tjera publike e

shtetërore. Ose e thënë ndryshe, kur Kushtetuta ka pasur si qëllim që të ofrojë garanci për

mos cenim të përfitimeve e ka parashikuar atë në mënyrë eksplicite, p.sh., neni 138 i

Kushtetutës për pagat dhe përfitimet e tjera të gjyqtarëve, që nuk mund të ulen.

Përfundimi është se sigurimet shoqërore kanë dy aspekte, si dy anët e një

medaljoni, njëra anë, është se sigurimet shoqërore janë pjesë e mbrojtjes sociale të

çdo shteti në kuadër të sanksionimit dhe garantimit të drejtave te njeriut, kjo është

edhe arsyeja përse, e drejta për sigurime shoqërore është një e drejtë kushtetuese

dhe ana tjetër, sigurimet shoqërore si vetëpërgjegjësi e çdo individi për t`u

siguruar për rrisqet e së ardhmes, duke hequr mënjanë sot, një pjesë të të

ardhurave që individi realizon nga puna.208 Pikërisht, kjo e fundit, është arsyeja

përse e drejta e sigurime shoqërore është një nga të drejtat në punë, është një e

drejtë që buron nga marrëdhëniet e punës.

A janë sigurimet shoqërore e drejtë apo detyrim, apo të dyja së bashku ?

Sistemi i sigurimeve shoqërore është një sistem kontributiv, ku çdo individ ka llogarinë e

tij personale, në të cilën derdh kontributet. E parë në këtë prizëm, sigurimet shoqërore

janë një e drejtë që ka individi për sigurime, e drejta që ka mbi kontributet, mbi llogarinë

e tij personale, e cila në një këndvështrim është një pronësi personale e tij. Por, nga ana

tjetër individi që të përfitojë duhet të përmbushë kriteret e caktuara nga ligji, duhet të

paguajë kontributet nga paga, nga të ardhurat që realizon nga aktiviteti ekonomik si i

vetëpunësuar apo punëdhënës, dhe më pas vjen dhe e drejta e tij, ajo e përfitimit. Ai do

të përfitojë në momentin, që nuk do të ketë më mundësi t`i fitojë vetë të ardhurat e tij, për

shkaqe sociale si: prekja nga ndonjë sëmundje, plakja, pamundësia fizike për t`i siguruar

vetë të ardhurat, fatkeqësia familjare, apo raste të tjera të përcaktuara shprehimisht nga

ligji.

208Tomes, Igor “E drejta e sigurimit social”, Tiranë 1998 Prof. Ju. Dr. Igor Tomes, Këshilltar i Qeverisë Shqiptare, Ekspert i Bankës Botërore në Projektin “Zhvillimi i Skemave të Mbrojtjes Sociale”, që filloi në vitin 1992

153

Page 154: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Sigurimet shoqërore janë nga njëra anë detyrim, për individin dhe nga ana tjetër

edhe një e drejtë, pra për individin janë në të njëjtën kohë e drejtë dhe detyrim.

A është e drejta e sigurimeve shoqërore, një e drejtë kushtetuese ?

E drejta e individit për mbrojtje sociale në pleqëri, apo për mbrojtje nga rrisqe të tilla të

së ardhmes, si aksidenti në punë, sëmundja, etj, është një e drejtë kushtetuese.

Skemat e sigurimeve shoqërore kanë karakter social, i cili shpjegohet me faktin se

shoqëria përpiqet ta mbrojë veten përmes skemave të detyrueshme kundër efekteve

ndërprerës të të ardhurave që mund t`u ndodhin disa qytetarëve të saj, përtej përgjegjësisë

së tyre individuale.

Është e natyrshme, që kur flitet për sigurimet shoqërore, sillet në vëmendje lidhja e saj

me të drejtën kushtetuese, pasi, në radhë të parë e mbi të gjitha të drejtat në këtë fushë

janë të drejta të sanksionuara nga Kushtetuta, në nenin 52 të saj.

E drejta për sigurime shoqërore është një e drejtë e njohur nga Kushtetuta e

Republikës së Shqipërisë, por në plotësim të kushteve dhe sipas një sistemi të

caktuar me ligj.

Aktualisht sigurimi i detyrueshëm shoqëror rregullohet me ligjin nr. 7703, datë

11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar). Sipas

këtij ligji, ai që punon si i punësuar, i vetëpunësuar apo punëdhënës, paguan kontribute

dhe me kontributet e grumbulluara paguhen përfitimet e atyre që janë të paaftë për punë

për shkak moshe, sëmundje etj.

Si argumentohet rezerva ligjore, kufizimi kushtetues ?

Neni 52, i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dispozita kushtetuese për sigurimet

shoqërore, sanksionon të drejtën e çdo personi për sigurime në pleqëri ose kur bëhet i

paaftë për punë, por sipas një sistemi të caktuar me ligj. Ky detyrim kushtetues është

154

Page 155: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

përmbushur nga Kuvendi i Shqipërisë, me miratimin e ligjit nr. 7703, të vitit 1993, i cili

parashikon sistemin e sigurimeve, sistemin e pensioneve. Pra, sistemi i sigurimeve

shoqërore është një kusht ligjor i detyrueshëm të cilin e shikojmë të pasqyruar si në

Kushtetutë209 ashtu edhe në ligjin “Për sigurimet shoqërore në Republikën e

Shqipërisë”.210

Ligjvënësi duhet të qëndrojë brenda parimeve kushtetuese dhe kufijve të Kushtetutës, pra

brenda hapësirave për zgjedhje, që i janë lënë ligjvënësit, dhe konkretisht neni 52, i

Kushtetutës lë në diskrecionin e Kuvendit rregullimin me ligj të sistemit të sigurimeve

shoqërore.

E drejta për sigurime është e rregulluar me ligj të veçantë, çka do të thotë se nuk mund të

pretendohet kjo e drejtë nëse nuk plotësohen kriteret ligjore. Kështu, p.sh. në rast

pensioni të plotë pleqërie, personi nuk mund të pretendojë këtë të drejtë nëse nuk provon

se ka plotësuar 35 vite punë dhe ka arritur moshën për pension, e cila është 65 vjeç për

burrat dhe 60 vjeç për gratë. Shembull tjetër, që mund të sillet është e drejta për të

ardhura në rast aksidenti në punë, për këtë duhet të provohet se personi i aksidentuar ka

qenë i siguruar, ndërkohë që sigurimet mbulojnë më të ardhura, personin e aksidentuar në

punë edhe sikur aksidenti të ketë ndodhur ditën e parë të punës.

E drejta për pensione është një e drejtë që përfshihet në grupin e të drejtave ekonomiko -

sociale, që për nga natyra është një e drejtë kushtetuese pozitive. Edhe Gjykata

Kushtetuese është shprehur se e drejta për pension është një e drejtë që përfshihet në

grupin e të drejtave ekonomiko - sociale që për nga natyra janë të drejta pozitive. Si e

tillë, përmbajtja e saj duhet interpretuar në lidhje të ngushtë me detyrimin e shtetit për të

qenë aktiv e për t`u garantuar shtetasve sigurimin e mjeteve të përshtatshme për nevoja

jetësore në rastet e fatkeqësive, sëmundjeve, invaliditetit, pleqërisë dhe papunësisë së

padëshiruar sipas kapaciteteve ekonomike që shteti disponon realisht.211

209Neni 52 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë 210Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” 211Vendim i Gjykatës Kushtetuese nr. 9, i vitit 2007 dhe nr. 33, i vitit 2010, akses në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese www.gjk.gov.al

155

Page 156: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Neni 59 i Kushtetutës, në pikën 1 parashikon në mënyrë të shprehur kushtin e realizimit

të objektivave sociale në masën dhe brenda mjeteve që shteti disponon. Sipas pikës 2, të

po këtij neni të Kushtetutës, përmbushja e këtyre dispozitave nuk mund të kërkohet

drejtpërsëdrejti në gjykatë. Kjo dispozitë kushtetuese, parashikon një rezervë ligjore dhe

një hapësirë ligjore në favor të Kuvendit, si dhe të Këshillit të Ministrave për të

implementuar dhe administruar në varësi të kushteve dhe mjeteve të disponueshme

politikat sociale të nevojshme dhe të qenësishme, të shoqërisë dhe shtetit. Masat dhe

efektet e përfitimit të mbrojtjes sociale lihen në nivel ligjor e nënligjor, për të qenë më

fleksibël e më elastike, me qëllim që të plotësohen nevojat, por edhe në varësi të

mundësive që ka çdo shtet.

Si ndërtohet marrëdhënia midis të drejtës së sigurimeve shoqërore dhe të drejtës

për punë ?

Ndërsa nga njëra anë e drejta për sigurime shoqërore, si e drejtë e individit për mbrojtje

në rast pleqërie, sëmundje etj., është një e drejtë kushtetuese dhe bën pjesë në grupin e të

drejtave ekonomike dhe sociale të Kushtetutës, nga ana tjetër e drejta për sigurime

shoqërore është pjesë e rëndësishme e të drejtave që burojnë nga marrëdhënia e punës,

krahas kushteve të sigurisë së jetës dhe shëndetit në punë, mos diskriminimit, respektimit

të dinjitetit, etj.

Një aspekt tjetër, i së drejtës për sigurime shoqërore është aspekti i saj, si pjesë e

rëndësishme e korpusit të të drejtave dhe detyrimeve që lindin nga marrëdhënia e punës.

Sigurimet shoqërore duke qenë të detyrueshme për të gjithë personat që realizojnë të

ardhura nga aktiviteti ekonomik si të vetëpunësuar, punëdhënës apo të punësuar, janë

ngushtësisht të lidhura me të drejtat në punë.

Nga ana tjetër, vetë skemat e detyrueshme të sigurimeve, gjithnjë e më tepër, po i

kondicionojnë përfitimet me përpjekjet për punësim, me vullnetin për punë, të përfituesve

me qëllim që përfituesit të mos mbeten barrë e skemave të sigurimeve shoqërore, pra që

përfituesit të mos jenë përfitues pasivë, por përmes politikave pro aktive, të integrohen në

156

Page 157: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

tregun e punës. Ky, është një tjetër aspekt, i lidhjes së sigurimeve shoqërore me

punësimin, me trajnimin dhe integrimin në tregun e punës.212 Lidhja është edhe më e

ngushtë për ato vende që e kanë punësimin dhe sigurimin në qendër të mbrojtjes

sociale.213

Ky sistem ekziston, për vetë faktin se, individi që është subjekt i saj është në një

marrëdhënie pune. Nga këtu rrjedhin disa tipare të saj. Së pari, ekziston për shkak se

kemi një kontratë pune dhe së dyti, pagesa që kryhet për sigurimin shoqëror rëndon mbi

pagën e punës dhe më pas sjell përfitime personale, për individin.

E drejta për sigurime shoqërore është pjesë e rëndësishme e korpusit të të drejtave

që burojnë nga marrëdhënia e punës. Kështu, duke punuar e paguar kontribute,

individi merr vetëpërgjegjësi për rrisqet e së ardhmes, pasi një pjesë të të

ardhurave nga puna i heq mënjanë për t`u siguruar.

Si janë vendosur dhe zhvilluar standardet universale dhe rajonale, të sigurimeve

shoqërore ?

Standardet ndërkombëtare dhe evropiane të sigurimeve shoqërore janë zhvilluar përmes

dy teknikave, të koordinimit dhe harmonizimit. Harmonizimi është një grup teknikash të

cilat sjellin ndryshime në legjislacionin vendas, me qëllim që t`i sjellin këto legjislacione

më afër njëra tjetrës. Ky harmonizim mund të marrë forma të ndryshme, në rastin ekstrem

harmonizimi çon në unifikim, ndërsa në një rast tjetër më pak drastik harmonizimi merr

formën e vendosjes së standardeve minimale ose futjes së parimeve të përgjithshme

ligjore në legjislacionin vendas. Shembull tipik, i harmonizimit është ligji kundër

diskriminimit gjinor në nivel evropian. Koordinimi është teknika që garanton të drejtat e

emigrantëve dhe familjeve të tyre kur lëvizin nga një vend në tjetrin. Elementët që

212Berghman, Jos, “The resurgence of poverty and the struggle against exclusion. A neë challenge for social security, Tilburg Institute for Social Security Research, Tilburg University, Netherlands, botuar në “International Social Security Revieë”, volumi 50, nr. 1/1997, faqe 17 213Benedicte Zimmermann- Ecole des hautes etudes en sciences sociales, Paris, “Changes in ëork and social protection: France, Germany and Europe”, artikull në Revistën e Organizatës Botërore të Sigurisë Sociale (ISSA-International Social Security Association), faqe 29, vol. 59, no. 4/2006, ISSN 0020-87 IX, web www.blackwell-synergy.com

157

Page 158: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

shkaktojnë konfliktin negativ ose pozitiv të ligjit, janë kryesisht shtetësia, rezidenca,

periudhat pritëse.

Duke iu referuar kontekstit global e rajonal, rezulton se ka ndryshime domethënëse midis

sistemeve të sigurimeve shoqërore në shtete të ndryshme. P.sh., në vendet e Bashkimit

Evropian, legjislacionet janë të ndryshme lidhur me individët e detyruar të sigurohen, me

kushtet e përfitimit dhe shërbimet e përfitimet e ofruara etj. Harmonizimi ligjor i

sistemeve të brendshme të shteteve anëtare të BE-së, nuk është objektiv i komunitetit,

rregullimi i sistemit të sigurimeve, pensioneve, është kompetencë e brendshme e çdo

vendi dhe aderimi në BE, nuk kërkon ndryshimin e sistemit të pensioneve, por, shtetet

anëtare kanë detyrimin të koordinojnë masat, me qëllim eliminimin e disavantazheve që

rrjedhin nga diferencat në të drejtat dhe detyrimet në fushën e sigurimeve.

Standardet universale, të kombeve të bashkuara për sigurimet shoqërore, gjenden tek

Konventa 102/1955 e ILO-s për standardet minimale të sigurisë sociale. Standardet e

Këshillit të Evropës, i gjejmë tek Kodi Evropian i Sigurisë Sociale dhe standardet e

Bashkimit Evropian i gjejmë si tek legjislacioni primar komunitar ashtu edhe ai sekondar.

Instrumentet më të rëndësishme që kanë prodhuar standarde, janë Rregullorja

1408/71 e zëvendësuar me Rregulloren 883/2004, kjo sa i takon koordinimit të

legjislacioneve të sigurimeve shoqërore, si rruga e parë që krijon standarde. Këto

rregullore, direktiva e BE-së për trajtim të barabartë midis burrit dhe gruas në

fushën e sigurimeve shoqërore dhe jurisprudenca e Gjykatës Evropiane të

Drejtësisë, janë rastet që komuniteti është angazhuar plotësisht.

A është harmonizimi një teknikë, për t`i përqasur legjislacionet nacionale me

standardet ndërkombëtare ?

Sistemet e sigurimeve sociale evropiane luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër

varfërisë. Pavarësisht, nga meritat e sistemeve evropiane, nga të gjithë studiuesit bihet

dakord, për nevojën për reformim të tyre, që kushtëzohet nga tregu i përbashkët,

bashkimi monetar, zgjerimi i BE-së me shtete të reja, disnivelet e shteteve të mirëqenies

sociale etj. Hapësira ekonomike ku aplikohen taksa më të ulëta, mund të atraktojë

158

Page 159: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

taksapaguesit e pasur dhe përfituesit e mirëqenies sociale, të lëvizin drejt juridiksioneve,

shteteve më gjeneroze, kështu, është e qartë se shtetet e mirëqenies sociale duhet të

adoptohen në situatat e reja makroekonomike, duhet një politikë e re fiskale e monetare,

të cilat në të njëjtën kohë janë kërcënim për Modelin Social Evropian. Po të shtohen këtu

edhe faktorët demografikë, papunësia, raporti midis popullsisë aktive dhe përfituesve, në

veçanti pensionistëve, kufizimi gjithnjë e më shumë i solidaritetit, situata jo e mirë

ekonomike, inflacioni, kërkesa e direktivës së BE-së, për trajtim të barabartë midis burrit

e gruas, në skemat e sigurimeve, aq më tepër i bën shtetet, që të ndjekin politika

buxhetore strikte, të reduktojnë borxhin publik, me qëllim që të ruajnë, në të njërën kohë

sistemin e sigurisë sociale. Rrugët e reformimit janë të ndryshme, zgjidhjet janë

nacionale dhe në kontekstin e vështirësive ekonomike të çdo vendi e të traditave

kombëtare, njëkohësisht.

Ritmi i konsolidimit dhe i rritjes së nivelit të standardeve evropiane të sigurimeve

shoqërore, është i ngadaltë, shkaqet janë si tek natyra shumë e komplikuar e

instrumenteve koordinu ese të BE-së, ashtu edhe tek natyra e vendim marrjes së

institucioneve të BE–së, për çështjet sociale, vendim marrje me unanimitet, kur dihet se

shtetet anëtarë, nuk duan të heqin dorë nga sovraniteti për këto çështje.

Ndërkohë që gjithnjë e më shumë ligjet evropiane ekonomike kanë treguar impaktin e

tyre në zona të caktuara të sistemeve të sigurimeve sociale nacionale dhe problemet me të

cilat përballen buxhetet e sigurimeve shoqërore duhet të adresohen vetëm në kontekstin

evropian. Shumë pak është bërë në këtë drejtim, edhe pse, legjislacioni komunitar u njeh

kompetenca institucioneve të BE-së. Kompetencat janë: neni 42, i cili lejon komunitetin

të ndërmarrë masa koordinuese lidhur me parimin e lëvizjes së lirë të punëtorëve; neni

94, që lejon harmonizimin e ligjit të sigurimeve sociale, kurdoherë që është e nevojshme

me qëllim ngritjen dhe funksionimin e tregut të përbashkët; neni 308, që lejon çdo veprim

në fushën e sigurimit social, që gjykohet i nevojshëm për të arritur objektivat e

komunitetit; kapitulli i politikës sociale që i jep kompetenca komunitetit të ndërmarrë

masa komplementare në fushën e sigurimeve sociale në kuadër të objektivave sociale;

metoda e hapur e koordinimit e parashikuar në kapitullin e politikës sociale, që është

159

Page 160: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

kooperim ndërqeveritar, jo ligjor, një kooperim që traktati i Nicës e përgjithësoi, për çdo

veprim në lidhje me politikën sociale.

Mungesa e veprimeve të tjera për harmonizim, që është rruga tjetër e krijimit të

standardeve, nuk është e lidhur me mungesën e kompetencave të institucioneve të BE-së,

sepse ato ekzistojnë, por lidhet me natyrën e vendim marrjes. Politikat evropiane sociale

përmes kooperimit të butë ndërqeveritar, ose ndryshe përmes metodës së hapur të

koordinimit, nuk mund të sjellin rezultate konkrete.

Përse duhet bërë më shumë për harmonizim?

Rritja e nivelit të standardeve të BE-së për sigurimet shoqërore e për rrjedhojë

reformimi i sistemeve evropiane të sigurimeve shoqërore nevojiten së pari, që

ekonomia e Bashkimit Evropian të jetë më konkurruese dhe së dyti, duke u ndalur

tek objektivi social, qëllimi është që çdo qytetar evropian, të ndjehet i përfshirë

dhe jo i përjashtuar nga ana sociale, pra nevoja qëndron tek arritja, paralelisht e të

dy objektivave ekonomike dhe sociale.

A është koordinimi një teknikë për harmonizim ?

Legjislacionet e përafruara ndihmojnë dhe bëjnë të mundur edhe koordinimin.

Koordinimi promovon lëvizjen e lirë, mbron të drejtat e emigrantëve kur ata lëvizin nga

një vend në tjetrin.

Emigracioni dhe emigrantët janë arsyeja kryesore e nevojës për koordinim të

legjislacioneve, që në analizë të fundit, sërish të çon tek eliminimi i çdo pengese

për realizimin e qëllimeve ekonomike, realizimin e lirisë së lëvizjes së personave

dhe shërbimeve.

Instrumentet koordinues të sigurimeve sociale duke qenë shumë të ndërlikuar, i largohen

gjithnjë e më shumë arsyes së krijimit ?

Prof. Danny Pieters i Universitetit të Leuven-it, Belgjikë, mbështet alternativën e

thjeshtëzimit të rregullores koordinuese, por është me shumë interes e deri diku idealiste,

160

Page 161: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

alternativa e dytë që ai jep për sistemin evropian të sigurimeve sociale, që siç thotë edhe

vetë, nuk ka suport politik, ndaj dhe mbetet një ide e brishtë. Sigurimet sociale janë

reflektim i ideve për qytetarinë dhe një instrument i rëndësishëm i nocionit “komb -

krijues”, “komb - formues”, e për rrjedhojë është evidente se vendet anëtarë, nuk duan ta

humbasin këtë instrument, aq më tepër, kur vendet sapo kanë hequr dorë nga njëri prej

tyre, “monedha”, një instrument madhor makroekonomik.

Objektivat ekonomikë të BE-së, konstituojnë një kërcënim për politikat sociale, të cilat

kërkojnë ndërhyrje në nivel evropian.

Ndikim të madh kanë dhënë vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, çështjet Kohll

dhe Decker si dhe Smits e Vanbraekel, të cilët janë tregues se si legjislacioni ekonomik i

BE-së mbi konkurrencën e lirë merr përparësi ndaj legjislacionit social nacional.

Cili është ritmi konsolidimit dhe i rritjes së nivelit të standardeve evropiane të sigurimeve

shoqërore, është një nga pyetjet që ngrihet, a është shumë e komplikuar natyra e

instrumenteve koordinues të BE-së ?

Realizimi i objektivave ekonomikë të BE-së, shkakton efekte sociale edhe tek skemat e

sigurimeve shoqërore, këtu qëndron lidhja mes politikave ekonomike dhe sociale të BE-

së, e mbi të gjitha nevoja për koordinim të politikave sociale, në nivel evropian. Kjo

bëhet edhe më e nevojshme, kur për shkak të disniveleve, të shteteve të mirëqenies

sociale, në një hapësirë ekonomike, ka shtete që aplikojnë taksa më të ulëta dhe kjo mund

të atraktojë taksapaguesit e pasur dhe përfituesit e mirëqenies sociale, pra mund të

kthehen në insentiva, për të lëvizur drejt juridiksioneve, shteteve më gjeneroze. Por, edhe

pse, legjislacioni komunitar u njeh kompetenca institucioneve të BE-së, unanimiteti dhe

jo shumica e cilësuar, për vendimet në fushën e sigurimeve sociale, është një nga shkaqet

e veprimeve të pakta dhe që flet për deficitin social, të komunitetit evropian.

A janë të mjaftueshme teknikat e koordinimit për të arritur qëllimet e BE-së ?

161

Page 162: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Duke parë eksperiencat e mëparshme të zhvillimit të politikave sociale që janë arritur në

nivel evropian, rreziku ekziston që i gjithë debati të përfundojë me formulimin e

praktikave më të mira, pa i aplikuar realisht ato, shkëmbim informacioni pa i bërë realisht

të përdorshme njohuritë. Formulimi i praktikave më të mira është gjë e mirë, por a është

Evropa duke u përpjekur t`i nxisë këto praktika më të mira ? Çfarë duhet bërë kur shtetet

anëtare nuk kanë mjete financiare, për t`i zbatuar ato ? A janë shtetet anëtare gati të

gjenerojnë solidaritet ? Është shumë e mundshme, që teknikat e kooperimit të

përfundojnë në kritere fleksible që vendet anëtare i plotësojnë sot, me sistemet e tyre

aktuale të mbrojtjes sociale. Mbetet pikëpyetje, nëse në fund të ditës qytetarët në Evropë

do të jenë më mirë, nga një veprim real apo nga një shkëmbim informacioni.214

A janë të vështira koordinimet dhe pse?

Instrumentet koordinues janë të komplikuar dhe duhen thjeshtëzuar, kjo jo vetëm

për administratat që i zbatojnë, por edhe për emigrantet mbi të cilët, ndër të parët,

bie veprimi i tyre. Qëllimi është që ata, kur lëvizin nga një vend në tjetrin, të dinë

të drejtat e tyre, dhe të jenë të sigurt se të drejtat e krijuara, do t`i ruhen. Kjo nuk

bën gjë tjetër veçse i shërben pikënisjes dhe qëllimit njëkohësisht, që është liria e

lëvizjes së personave e shërbimeve, etj. Kjo ishte arsyeja që rregullorja e

koordinimit 1408/71 u thjeshtëzua, e u zëvendësua nga rregullorja 883/2004.

Cila është lidhja mes emigrimit, emigrantëve dhe sigurimeve shoqërore ?

Në të kaluarën, marrja e statusit ligjor nga emigranti, konsiderohej integrim i sigurt i tij.

Ndërsa sot, gjithnjë e më shumë vihet theksi tek dimensioni social i integrimit, që do të

thotë pjesëmarrje e emigrantëve në shoqëritë pritëse, pjesëmarrje në sistemin arsimor dhe

në tregun e punës. Të gjitha rezultatet e integrimit, të marra së bashku (social, kulturor

etj), janë në interes edhe të vendeve pritëse, sepse në këtë mënyrë këto vende kanë më

tepër stabilitet social.

214Vansteenkiste Steven, Schoukens Paul “How the European Union keeps the social welfare debate on track”, A layer`s view of the EU instruments aimed at combating social exclusion” European Journal of Social Security, 2002, volumi 4/2, faqe 68

162

Page 163: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Kërkesat integruese janë instrumente për t`i bërë emigrantët të marrin pjesë aktive në të

gjithë aspektet e jetës. Në themel të këtyre kërkesave është ideja se emigrantët më të

arsimuar dhe më të trajnuar kanë më shumë mundësi të integrohen suksesshëm në tregun

e punës në krahasim me emigrantët e pakualifikuar. Kështu, njohja e gjuhës dhe e

kulturës së shoqërive pritëse janë mundësi për arsimim, kualifikim, janë mundësi për

punësim. Më tej duke qenë të punësuar, ata përfshihen edhe në skemat e sigurimeve

shoqërore. Në përfundim, mund të thuhet se lidhja e sigurimeve shoqërore me integrimin,

qëndron në atë se sigurimet shoqërore shihen si instrument për të rritur integrimin duke

ndihmuar emigrantet të fitojnë të njëjtin status social ekonomik si popullsia vendase.

Shtetet përpiqen të ushtrojnë kontroll mbi lëvizjet e emigracionit, por kontrolli nuk është

gjithnjë efektiv, shumë prej tyre futen në shoqëritë evropiane ilegalisht. Këta emigrantë,

nuk kanë akses të plotë, në sistemet e sigurimeve shoqërore të shteteve pritëse. Aksesi në

sigurimet shoqërore është i ndryshëm, në varësi të pozicionit të punëtorit legal, emigrant

prej një kohe të gjatë, në krahasim me azil kërkuesin.

Sigurimet shoqërore japin mbrojtje njerëzve mbi bazën e aktivitetit profesional. Pra, çdo

person që është i punësuar ose i vetëpunësuar, është i siguruar, dhe nuk ka rëndësi

shtetësia. Akses në sigurimet shoqërore kanë edhe emigrantët, por ka pengesa p.sh.

periudha kualifikuese për lindjen e të drejtës për përfitim nga sigurimet shoqërore, një

emigrant historikun e punës dhe për rrjedhojë të sigurimit e ka pjesërisht në vendin e

origjinës dhe pjesërisht në vendin pritës, kështu nëse ai aplikon për pension (minimumi

duhen 15 vjet sigurime), ai do të mund të përfitojë vetëm nëse këto periudha kualifikuese

bashkohen, gjë për të cilën shërbejnë marrëveshjet dypalëshe me vendet jo anëtare të BE-

së, dhe për vendet anëtare të BE-së aplikohet legjislacioni komunitar.

Lidhja midis emigrimit dhe sigurimeve shoqërore qëndron në atë se emigrantët

janë nevojitur për të kompensuar plakjen e popullsisë së vendeve të perëndimit,

ndërsa nga ana tjetër, kjo përbën kërcënim për strukturat e sigurimeve shoqërore

ekzistuese, në këto vende. Limitimi i aksesit të emigrantëve në dhënien e

sigurimeve shoqërore, aksesi i kufizuar është mjet, për të ulur emigracionin.

163

Page 164: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Lidhja e sigurimeve shoqërore me integrimin, qëndron në atë se, sigurimet

shoqërore shihen si instrument për të rritur integrimin duke ndihmuar emigrantët

të fitojnë të njëjtin status social ekonomik, si popullsia vendase.

A është e nevojshme të zhvillohen standarde ndërkombëtare për mbrojtjen sociale,

sigurimet sociale, të emigrantëve jo legale ?

Dispozitat e mirëqenies sociale janë një mjet për qeveritë për të ndërtuar e zhvilluar

sisteme të sofistikuara, të diferencuara për emigrantët.215 Më të privilegjuarit janë

punëtorët emigrantë, në krahasim me emigrantët azilantë. Punëtorët pa dokumente kanë

një pozitë edhe më të pafavorshme, ata nuk gëzojnë ndonjë mbrojtje sociale përveç disa

shërbimeve bazë, të përgjithshme. Në mes të këtyre ekstremeve ka kategori të tjera si

punëtorët sezonale, emigrantët e përkohshëm. Këta të fundit gëzojnë disa të drejta lidhur

me kushtet e punës, trajtimin e njëjtë, por nuk përfitojnë pagesa në rast papunësie etj.

Emigrantëve jo të rregullt ose ilegalë, pa dokumente, që janë rezidentë jo të ligjshëm, që

punojnë jo ligjërisht, duhet t`u ofrohet asistencë mjekësore në rast emergjence, asistencë

shëndetësore publike, në rastet e sëmundjeve ngjitëse, infektive, asistencë sociale për të

verbrit dhe personat me aftësi të kufizuar, përfitime në rast aksidenti në punë. P.sh., në

Belgjikë i jepet kompensim emigrantit, që vuan nga një aksident në punë që ka ndodhur

ndërkohë, që ai ishte duke punuar pa qenë i autorizuar/urdhëruar ta bënte atë. Qendrat

publike të shtetit të mirëqenies sociale kanë detyrim ligjor të japin mbështetje urgjente

mjekësore emigrantëve që janë rezidentë të paligjshëm, ndihma e trajtimi janë

parandaluese dhe kurative. Në rast sëmundjesh infektive, pas kujdesit është e nevojshme

për shëndetin publik, të jepet ky shërbim. Qendrat publike të mirëqenies sociale japin

asistencë jo cash, jo në para, që është e domosdoshme për zhvillimin e fëmijëve dhe

adoleshentëve deri në moshën 18 vjeç, që jetojnë së bashku me prindërit të cilët janë jo

legalë në Belgjikë. Asistenca si strehimi, ushqimi, ndihma sociale e shëndetësore, arsimi

u jepen fëmijëve për të cilët prindërit, nuk plotësojnë detyrimet për t`i mbështetur.

215Arend Ode`, 2007,“Politikat bashkëkohore integruese në Europë, programet e integrimit civil dhe pozicioni ligjor, social dhe kulturor i të huajve”

164

Page 165: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Emigrantet duhet të kenë të drejta sociale.

Emigrimi nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, në BE-së është një shans apo një sfidë

për sigurimet shoqërore të BE-së ?

Lidhur me këtë dilemë, me shumë interes është studimi që Prof. Wifried Schmal i

Universitetit të Bremenit, Gjermani, paraqiti në Konferencën vjetore (Spanjë, 2007), të

Institutit Evropian të Sigurimeve Shoqërore.216 Sipas studimit të bërë, në Gjermani në

vitin 2000, emigracioni nga Polonia përbënte 11.4 % të emigrantëve, ndërsa në 2004,

20.8 %, emigrantët nga Turqia në vitin 2000, përbënin 7.6 %, ndërsa në 2004, 7.1 % 217.

Shifrat e mësipërme tregojnë për efektet e migracionit, mbi skemat e sigurimeve

shoqërore, mbi buxhetet e tyre.

Pra, duke marrë shkas nga këto fakte, konkluzioni që del është se emigrimi,

emigrantët, emigracioni janë sfidë dhe shans për sigurimet shoqërore, të vendeve

të BE-së, por, nga anon më shumë peshorja kjo mbetet për t`u studiuar më tej.

Cili është roli i dobishëm kundrejt individëve të një shoqërie, i akteve

ndërkombëtare, harmonizuese ose koordinuese ?

Masa e zbatimit të normave ndërkombëtare në praktikë, varet edhe nga mundësitë

ekonomike të çdo vendi. Kështu, mundësitë, për realizimin e një norme ndërkombëtare,

duhen konsideruar në kuadrin e pengesave objektive.

Dobia e akteve ndërkombëtare ndaj individëve të një shoqërie, konkretisht e akteve në

fushën sociale e ndër to, akteve që kanë funksion koordinimin e legjislacioneve

nacionale, qëndron tek qëllimi i tyre, që është garantimi i të drejtave të emigrantëve dhe

familjeve të tyre, kur lëvizin nga një vend në tjetrin.

Qëllimi i aktit koordinues është arritur, kur e drejta është njohur, por ka edhe raste

mosmarrëveshjesh, të cilat, së pari, zgjidhen me negociata mes palëve, dhe kur nuk jepet

216Winfried Schmahl, 2007, “Immigration from outside Europe: chance or challenge for social security ? 217Burimi i të dhënave OECD - viti 2006

165

Page 166: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

rezultat ndiqet rruga gjyqësore. Pra, rol jo pak të rëndësishëm kanë gjykatat, të cilat i

japin jetë normave të së drejtës ndërkombëtare, sepse ndryshe ato do të mbeteshin thjesht

në letër. Edhe për gjyqtarët ka mjaft probleme, të cilat vijojnë për shkak të mos njohjes së

jurisprudencës së gjykatave ndërkombëtare, pasigurisë për t`iu referuar direkt aktit

ndërkombëtar, mosnjohjes së teknikave të interpretimit të kësaj të drejte, etj.

Në aspektin praktik të akteve ndërkombëtare, rëndësi të jashtëzakonshme në

zbatimin e tyre ka veprimtaria e përditshme e organeve të brendshme të një shteti

(administratës) dhe në veçanti e gjykatave, të cilat bëjnë që të realizohet qëllimi i

vetë normës ndërkombëtare, arritja e standardeve, në dobi të individëve të një

shoqërie.

Për t`u kthyer tek aktet koordinuese, së pari, ato bëjnë koordinimin e legjislacioneve,

zgjidhin çështjet ndërshtetërore, si në rastin e konfliktit negativ të ligjeve ashtu edhe në

rastin e konfliktit pozitiv, pra si në rastin kur për shkak të konfliktit negativ personi

mbetet pa asnjë përfitim ashtu edhe në rastin kur personit, për shkak të konfliktit pozitiv,

i lindin të drejta për dy përfitime, dhe ai do të marrë vetëm një. Së dyti, koordinimi është

teknika që garanton të drejtat e emigrantëve dhe familjeve të tyre kur lëvizin nga një vend

në tjetrin, e tillë është Konventa Evropiane e Sigurimeve Sociale, një instrument ligjor

koordinues i Këshillit të Evropës, në fushën sociale. Në nenin 71,218 konventa

parashikohen zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, e cila pas një procedure, të referon tek

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

E drejta për t`ju drejtuar gjykatës, si një e drejtë themelore dhe barazia formale e të

gjithëve për t`ju drejtuar gjykatës njihen, por çështja që shtrohet është se a mjafton kjo, a

rrezikon kjo të jetë abstrakte, nëse nuk do të integrohej me barazinë thelbësore ?219 E më

tej a mund të jetë p.sh. gjuha një pengesë për realizimin e së drejtës për t`u ankuar ?

Referuar procedurave të Gjykatës Evropiane, përmendur më lart, gjuha është element i

procedurës.

218Seria e traktateve evropiane nr. 78, Konventa Evropiane e Sigurimeve Shoqërore, Paris 14.12.1972 219E drejta kushtetuese, Prof. Dr. Aurela Anastasi, Tiranë, 2004, faqe 66

166

Page 167: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Në këtë kuadër, duhet konsideruar e shmangur çdo pengesë si në ndjekjen e

rregullave rutinë ashtu edhe në realizmin efektiv të së drejtës për një proces të

rregullt ligjor, ndaj natyrshëm evidentohet konkluzioni i rolit të gjuhës ligjore në

sistemin e drejtësisë.

A kanë nevojë sigurimet shoqërore të reformohen, cilat janë shkaqet ?

Të gjitha vendet evropiane sot janë duke u përballur me sfida të përbashkëta, plakja e

popullsisë, rritja e pabarazive dhe përjashtimit, ndryshime në tregun e punës, problemi i

e financimit të mbrojtjes sociale për shkak të shpenzimeve në rritje, etj etj. Kështu, të

gjitha vendet duhet të përshtatin sistemin e tyre të mbrojtjes sociale, me ndryshimet në

ambientin social – ekonomik, të fillim shekullit të 21-të. Reformat e tyre janë të njëjta,

objektivat e tyre kanë për qëllim, të gjitha, pak a shumë, racionalizimin e sistemeve,

shpesh duke kontrolluar shpenzimet, ndryshim në mënyrën e financimit duke rritur

kontributet publike. Çdo vend, megjithatë, është duke u përpjekur që të përshtatë

reformat me traditat e veta politike, ekonomike dhe sociale.

Gjatë viteve `60, `70 - `80, apo edhe gjatë viteve `90, zhvillimet apo krizat ekonomike

kanë shtruar, herë pas here, pyetjen bazë, themelore për politikat e mbrojtjes sociale,220

instrumente kurative apo instrumente parandaluese, skema solidariteti apo përgjegjësi

individuale, kursime apo sigurime private, tendenca drejt privatizimit apo skema të

detyrueshme publike.221

Skemat e sigurimeve shoqërore kanë nevojë të reformohen, për shkaqe si situata

demografike, papunësia, raporti midis popullsisë aktive dhe përfituesve,

inflacioni, ekonomia gri dhe e zezë, plotësimi i kritereve të konvergjencës të

vendosura nga BE-ja, tregu i vetëm, bashkimi monetar, zgjerimi i BE-së me

vende të reja etj.

220Shënim: Termat “Mbrojtja sociale”, “Siguria sociale”, “Mbrojtja shoqërore”, kanë të njejtin kuptim. Gjithashtu edhe termat “Sigurime shoqërore”, “Sigurime sociale”, kanë kuptim të njejtë 221Berghman, Jos, “The resurgence of poverty and the struggle against exclusion: A new challenge for social security”, Tilburg Institute for Social Security Research, Tilburg University, Netherlands, botim i “International Social Security Review”, volumi 50, nr. 1/1997, faqe 11

167

Page 168: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Sistemet e sigurimeve shoqërore, kudo në botë, përballen me sfida të ngjashme, ndaj merr

rëndësi identifikimi i politikave, i zgjidhjeve, ndarja e eksperiencave dhe mësimeve të

nxjerra, si edhe i praktikave më të mira.222

Rekomandimet për zgjidhje janë të shumta, si më shumë përgjegjësi në drejtim të

rifutjes në tregun e punës, të personave të aftë për punë, kalim përgjegjësish nga

institucionet e sigurimeve sociale tek punëdhënësit, dallime të thjeshta dhe strikte

midis skemave kontributive dhe jo kontributive, privatizimi i sigurimeve, ulja e

subvencioneve shtetërore për skemat e sigurimeve, stimulim i sigurimeve

komplementare, individualizimi i përfitimeve, ndërhyrje në rrethin e personave

përfitues ose në llojin e përfitimeve duke futur formula të reja të llogaritjes së

pensioneve, krijimi kolonave të dyta e të treta të pensioneve, gjithëpërfshirja, si

dikur në origjinën e skemave të sigurimeve sociale, përfshirja e punëdhënësve -

sindikatave dhe shtetit.

Në shtetet sociale, në shtetet e mirëqenies sociale, jetëgjatësia e personave është rritur,

ndaj edhe koha e gëzimit të pensionit është shtuar. Ngarkesa ekonomike është rritur dhe

numri i atyre që kontribuojnë në skemë është më i vogël, se sa numri i atyre që përfitojnë

nga sigurimet shoqërore. Kjo bën që barra ekonomike e bilanceve të shteteve, të shtohet

me ritme shumë të shpejta dhe kjo është një nga shkaqet dhe arsyet e nevojës për

reformim të skemës së pensioneve e të sigurimeve në tërësi, për të rritur qëndrueshmërinë

financiare, pra me kontributet e mbledhura nga ata që punojnë, të paguhen përfitimet, të

paguhen pensionet, për pensionistët. Me këtë, midis të tjerash, shpjegohet nevoja për

vlerësimin periodik e të vazhdueshëm të situatës,223 me qëllim administrimin, në

përputhje me zhvillimin e ekonomisë, të shoqërisë dhe të vetë shtetit social.

Rishikimi i referohet kushteve konkrete sociale demografike, si për shembull faktori rritje

e jetëgjatësisë mesatare të popullsisë, kushtet ekonomike, kriza ekonomike, kuadri

kombëtar, rajonal e universal, global. Reformimi mund të jetë rishikim i kritereve për

përfitim, kritereve të llogaritjes së përfitimeve, mënyrës së menaxhimit sa më efecient të

222“Social security and the challenge of demographic change”, “International Social Security Review”, volume 63, no. 3-4/2010, faqe 15, web www.wileyonlinelibrary.com 223Il diritto Enciclopedia giuridica, vol 11, Pensione - Pietro Pozzaglia faqe 95 - 111

168

Page 169: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

sistemit. Në çdo rast, qëllimi është rritja e qëndrueshmërisë financiare të skemës, dhe ulja

e barrës ekonomike të shoqërisë për këto skema.

Nevoja e diktuar nga situatat rajonale, p.sh. kriza më e fundit ekonomike, për mirë

administrimin e financave të shtetit, ka bërë që shumë shtete të ndërmarrin masa drastike

për disiplinimin rigoroz, të financave të tyre. Sistemi për përcaktimin e kushteve

thelbësore lidhur me përfitimet financiare shoqërore, ndryshon në varësi të kohës dhe

nevojave të shoqërisë. Në lidhje me ndryshimet në legjislacion, të ndërmarra nga shkaqe

të justifikuara, e që sjellin si pasojë uljen e masës së përfitimit të pagesave sociale, në

rastin C.Goudswaard-van der Lans k.Holandës,224 GJEDNJ-ja vërejti se në rastin e një

uljeje të masës së pensionit në 69 %, nuk ekziston ndonjë bazë ligjore për të konkluduar

se e drejta për të mos pasur një ulje të masës së pensionit është e parashikuar në praktikën

gjyqësore të saj. Gjykata Evropiane në praktikën e saj ka pranuar uljen e masës së

përfitimeve të sigurimeve shoqërore, në disa rrethana të caktuara. Gjykata konkludoi

duke konsideruar se ankuesja nuk ka pësuar një barrë individuale, tejet të tepërt dhe

deklaroi papranueshmërinë e ankimit.

Konventa e ILO-s (OBP) nr. 102, e vitit 1955 “Mbi standardet minimale të Sigurisë

Sociale”, parashikon një hapësirë vlerësimi dhe një fleksibilitet të shteteve palë, të cilat

duhet të vlerësojnë herë pas here qëndrueshmërinë e skemës së sigurimeve shoqërore.225

Ky instrument ndërkombëtar parashikon, në mënyrë të shprehur se shtetet kanë për detyrë

të jenë fleksibël në zbatimin e këtyre standardeve në përputhje me aftësitë ekonomiko -

sociale të secilit vend.226 Edhe Kodi Evropian i Sigurimeve Sociale, i vitit 1964,

parashikon një gjë të tillë, të dy këto instrumente njëri në plan global dhe tjetri në plan

rajonal evropian, janë instrumente të natyrës harmonizuese, pra më synimin e vendosjes

së standardeve, standarde, të cilat duhen plotësuar në harmoni me mundësitë e çdo vendi

palë në këto instrumente.

224GJEDNJ C.Goudswaard-van der Lans k.Holandës, 22.09.2005 225International Labour Office – Organizata Ndërkombëtare Punës - Zyra nën-Rajnale për Europën Qëndrore dhe Lindore - Budapest “Drejtimi i Sigurimeve Shoqërore”, Udhëzues Praktik për anëtarët e Këshillit Drejtues të Institucioneve të Sigurimeve Shoqërore në Europën Qëndrore dhe Lindore, faqe 142 226 Neni 71 Konventa 102/1955 “Mbi standartet minimale të Sigurimeve Sociale”

169

Page 170: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

Çdo vend ka nevojë të reformojë sistemet e mbrojtjes sociale, duke ia përshtatur

zhvillimeve ekonomike e sociale në këndvështrimin edhe të shkaqeve dhe

pasojave të krizës ekonomike globale.

Kriza financiare nënkupton rrezik investimesh si në mendjet e publikut edhe të

politikë - bërësve. Rreziku nuk mund të eliminohet, por mund të reduktohet vetëm me

diversifikimin e të ardhurave të sigurimit të daljes në pension. OECD-ja ka

argumentuar se diversiteti ka shumë avantazhe. Për realizimin e prosperitetit të një

shoqërie me rritje moshe dhe një balance më të mirë të ndarjes së barrës në mes të

gjeneratave duhet theksuar, se secili prej elementeve të sistemit ka anët e forta dhe

dobësitë e veta. Një ekuilibër fleksibël midis tyre do të diversifikonte riskun. Ka

pasiguri ekonomike, demografike, financiare dhe sociale në sistemet e pensioneve.

Qasja më e mirë për individët dhe qeveritë është që të përdorin një përzierje të

mënyrave të sigurimit të të ardhurave të daljes në pension.

Diversiteti i ofrimit të pensioneve është mënyra më e mirë për të dhënë siguri

në pleqëri. Kriza aktuale e përforcon këtë mesazh.

Skemat e sigurimeve shoqërore kanë nevojë të reformohen vazhdimisht, reformat janë

parametrike ose sistematike. Reforma parametrike nuk e ndryshon sistemin, p.sh. skema

është pay as you go, por rritet mosha për pension, ose rritet masa e kontributit për t`u

paguar nga individitët. Reforma sistematike e ndryshon sistemin, p.sh. futja e sistemit

shumë kolonësh, por në këtë rast, çështjet të tilla si pjesëmarrja, struktura e tregut dhe

performanca e fondeve të pensioneve private, shtrohen për diskutim dhe p.sh. rasti i

Hungarisë dhe Polonisë, në Evropën Qendrore e Lindore, kanë qenë në fokus të analizës

së zyrës rajonalë të Organizatës Botërore të Punës, ILO, Budapest .227

Reformim i sistemit të sigurimeve shoqërore, për të cilën çdo vend pa përjashtim

ka nevojë, pra edhe Shqipëria, do të thotë diversifikim i sistemit të sigurimeve,

227International Labour Office, Central and Eastern European Team, Budapest, “Pension Reform in Central and eastern Europe, volume 1, Restructuring with privatization: case studies of Hungary and Poland”, Budapest, 2002, ISBN 92-2-112980-2, web www.ilo.org/publns, faqe 18

170

Page 171: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

futja e sistemit shumë kolonësh, ku një pjesë e kontributit të detyrueshëm,

menaxhohet me rregullat e ekonomisë së tregut, sigurisht kundrejt monitorimit

nga autoritetet shtetërore dhe sipas dispozitave ligjore. Sistemi shumë kolonësh

do të lehtësojë funksionimin e skemës bazë të detyrueshme, e cila nuk do të ketë

më presion për ulje të moshës së daljes në pension, presion për kritere të tjera, më

favorizuese të daljes, më herët në pension, të personave që kryejnë punë të

vështira etj, etj.

Thelbi i sistemit të pensioneve, të financuara në mënyrë të përzier është, personi i

siguruar paguan kontribute të detyrueshme për pension në masën e përcaktuar në ligjin

përkatës, pjesërisht në Fondin e Pensioneve, i cili siguron pensione të sigurimeve

shoqërore, dhe pjesërisht në fondin privat të pensioneve, në formën e tarifës së

anëtarësimit. Bazuar në këtë, pas moshës së daljes në pension, personi i siguruar merr një

pension të sigurimeve shoqërore nga Fondi i Pensioneve dhe një pension privat që

rezulton nga anëtarësimi në fondin e pensioneve private.

Fondet e pensioneve private, përbëjnë shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve,

krahas shtyllës së parë PAY AS YOU GO.

Ç`farë vendi zënë normat ndërkombëtare, në hierarkinë e akteve në Shqipëri ?

Raporti i normave të së drejtës ndërkombëtare, me ato të brendshme, vendi që aktet

ndërkombëtare kanë në Kushtetutën tonë, si debat padyshim ka shumë rëndësi, por, kjo

merr vlerë konkrete, kur ligji i brendshëm e rregullon një marrëdhënie shoqërore, ose

parashikon një rregullim që bie ndesh me një marrëveshje ndërkombëtare (të ratifikuar

me ligj), atëherë marrëveshja ndërkombëtare, ka epërsi mbi ligjin e brendshëm, që nuk

pajtohet me të.

Veprimtaria e përditshme e organeve të brendshme të një shteti dhe në veçanti e

gjykatave për zbatimin e normave ndërkombëtare, është e një rëndësie të

jashtëzakonshme dhe kjo përben aspektin praktik e në fund të fundit qëllimin e vetë

171

Page 172: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

normës ndërkombëtare, që është arritja e standardeve, në dobi të individëve të një

shoqërie.

Në shumë këndvështrime, po të shihet çështja e pengesave në zbatimin e akteve

ndërkombëtare, konstatohen herë mungesë ligjesh që do të bënin të zbatueshëm aktin,

herë mungesë e strukturave administrative, që do ta zbatojnë ose kontrollojnë atë, herë

mungesë vullneti e herë mosnjohje apo mungesë aftësie për interpretim e tyre,

drejtpërsëdrejti.

Ndonjëherë, ndodh që ratifikimi i një akti, të bëhet thjesht si angazhim politik e nuk

shihet si normë me karakter detyrues. Mangësitë mund të vijnë edhe nga mungesa e

botimit jo sistematik në Fletoren Zyrtare të marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara.

Por, pengesë për zbatimin e aktit ndërkombëtar është edhe rasti kur normat e të drejtës

ndërkombëtare janë transformuar në të drejtën e brendshme, e ky transformim mund të

mos jetë krejtësisht në përputhje me kuptimin apo zbatimin e tyre origjinal.

Republika e Shqipërisë, ka bërë përparimet e saj në këtë fushë duke bërë të mundur

përmirësimin e kuadrit ligjor në funksion të përafrimit me atë të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu kemi pasur ratifikimin e dy instrumenteve tepër të rëndësishëm si: Karta

Sociale Evropiane dhe Konventa nr. 102 e ILO-s për standardet minimale të sigurisë

sociale dhe gjithashtu përfundimin e Marrëveshjes për mbrojtjen shoqërore me Turqinë.

Për sa i takon Bashkimit Evropian, kolonës së parë të bashkimit, dihet se që nga momenti

i anëtarësimit në BE, lind detyrimi për zbatimin e drejtpërdrejtë të legjislacionit të BE-së,

për më tej ky legjislacion ka supremaci ndaj atij vendas. Kjo vlen edhe për fushën e

sigurimeve shoqërore.

Shqipëria dhe standardet ndërkombëtare e evropiane të sigurimeve shoqërore.

Sa afër dhe sa larg ?

Në Shqipëri, sistemi i mbrojtjes sociale përbëhet nga sigurimet shoqërore dhe sigurimet

shëndetësore, asistenca sociale dhe shërbimet sociale. Dallimi midis dy programeve

172

Page 173: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

qëndron në faktin se programi i sigurimeve shoqërore e shëndetësore është kontributiv,

ndërsa programi i asistencës sociale, financohet nga buxheti i shtetit. Asistenca sociale

përfshin programet e ndihmës ekonomike për familjet e varfra dhe pagesa në para dhe

përfitime në natyrë, për grupe të veçanta, të personave me aftësi të kufizuar, si të verbrit,

para e tetraplegjikët, të paaftët e lindur ose të bërë të tillë gjatë jetës, invalidët e punës.

Ndihma ekonomike jepet mbi bazën e vlerësimit, të gjendjes social - ekonomike të

familjes, ndërsa përfitimet për të paaftët mbi bazën e vlerësimit nga komisionet

mjekësore të vlerësimit të paaftësisë.

Sistemi i mbrojtjes shoqërore në Shqipëri përbëhet nga skema e ndihmës dhe

përkujdesit social, skema e sigurimeve dhe kujdesit shëndetësor dhe skemat e

sigurimeve shoqërore.

Kur krahasojmë kërkesat që ka BE-ja për sigurimet sociale rezulton se, së pari, duhet një

sistem sigurimesh që të jetë kompatibël me zhvillimet ekonomike të çdo vendi, tregues

matës i sistemit është “norma e varësisë” (raporti kontribues/përfitues), që do të thotë se

duhet të këtë më shumë persona që paguajnë se sa persona që përfitojnë, me qëllim që

skema të jetë e qëndrueshme, financiarisht dhe t`i përgjigjet zhvillimit ekonomik të një

vendi. Së dyti, është “shkalla e zëvendësimit”, që do të thotë se sa është raporti midis të

ardhurave nga punësimi/vetëpunësimi me të ardhurat/përfitimet nga sigurimet shoqërore,

që është edhe shprehje e nivelit të përfitimeve, që ofrohen nga skema.

Referuar legjislacionit shqiptar, të sigurimeve shoqërore, ai është relativisht i ri, i iniciuar

nga ligji nr. 7703, datë 11.05.1993, është një legjislacion bashkëkohor, i cili është thuajse

i njëjtë me vendet evropiane pasi skema dhe principet që parashikon janë të njëjta, në

themel është parimi PAYGO, parimi kontributiv, i vetëpërgjegjësisë së individit për

rrisqet e së ardhmes. Por, nga ana tjetër, vendosja me ligj e detyrimit për të paguar

kontribute, për ata që realizojnë të ardhura nga punësimi dhe vetëpunësimi, tregon për

rolin e shtetit, për të siguruar mbrojtjen sociale, të shtetasve. Fondet e sigurimeve të

detyrueshme janë të garantuara nga buxheti i shtetit. Ekziston parimi i solidaritetit të

brezave, parimi i pjesëmarrjes në vendim marrje, të partnerëve socialë, si sindikatat dhe

173

Page 174: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

organizatat e punëdhënësve, Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore

përbëhet nga tre palë, me përfaqësues të qeverisë – sindikatave - punëdhënësve.

Në legjislacionin shqiptar ka dallime gjinore, p.sh. një aspekt, një rast është pensioni i

pleqërisë, ku sa i takon moshës, femrat dalin në pension 5 vjet më herët, më parë, ose

vetëm për femrat njihen periudhë sigurimi për efekt pensioni, 6 vitet e shkollës së lartë.

Këto, reflektojnë fenomenet që kanë mbetur nga e kaluara, pra janë trashëgimi shqiptare.

Shembull tjetër, është e drejta për pagesë nga fondi i sigurimeve shoqërore, për periudhën

e kujdesit për fëmijën e lindur, deri në 365 ditë, që nuk i njihet babait, por, vetëm nënës

së fëmijës, ndërkohë që legjislacionet bashkëkohore kanë evoluar në këtë drejtim, kjo

është një e drejtë e barabartë, si për nënën dhe babain e fëmijës.

Cilat janë detyrimet aktuale për Shqipërinë, në kuadër të zbatimit të MSA-së ?

Shqipëria ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) me BE-në, në vitin

2006, kjo marrëveshje është në fuqi nga 1 Prill 2009. Me Vendim të Këshillit të

Ministrave është miratuar Plani Kombëtar për Zbatimin e MSA-së. Nenet 48 dhe 99 të

MSA-së, përcaktojnë detyrime për sigurimet shoqërore. Në tetor të vitit 2012, Komisioni

Evropian vendosi të propozojë për Shqipërinë, marrjen e statusit të vendit kandidat në

BE. Angazhimi i Shqipërisë për t`u bërë pjesë e BE-së, në termat e sigurimeve shoqërore,

do të thotë:

Zhvillimi bashkëkohor i skemës së sigurimeve shoqërore të detyrueshme dhe

qëndrueshmëria financiare e saj, që do të arrihet nëpërmjet përmbushjes së këtyre

objektivave:

Garantimi i mbulimit sa më të plotë të popullsisë së vendit me elemente të

sigurimeve shoqërore të detyrueshme, të mbajtura në nivele të pranueshme,

nëpërmjet politikës së rritjes së masës së përfitimeve nga sigurimet shoqërore.

Intensifikimi i përpjekjeve për forcimin e mëtejshëm të qëndrueshmërisë

financiare, të skemës së sigurimeve shoqërore, duke synuar rritjen graduale, por,

174

Page 175: KREU I STANDARTET NDËRKOMBËTARE, UNIVERSALE TË

më të shpejtë, të kontributeve në krahasim me rritjen e përfitimeve, si dhe duke

minimizuar subvencionet buxhetore.

Përgatitja e sistemit për të kaluar drejt një sistemi shumë kolonësh, nëpërmjet

forcimit dhe reformimit të skemës aktuale si dhe nxitjes dhe zhvillimit të fondeve

private, si kolona të treta të sistemit të përgjithshëm të sigurimeve shoqërore për

të siguruar një mbrojtje sociale sa më efikase për moshat e treta.

Koordinimi i skemave të sigurimeve shoqërore, që do të thotë sa dhe si ruhen të drejtat e

krijuara nga punësimi e vetëpunësimi nga një vend në tjetrin, sa dhe si realizohet liria e

lëvizjes së lirë, të individëve në hapësirën evropiane. Në këtë drejtim, rëndësi kanë

marrëveshjet bi-multilaterale të sigurimeve shoqërore, konkludimi i marrëveshjeve

bilaterale dhe aderimi në marrëveshjet evropiane e më gjerë në fushën e sigurimeve

shoqërore, si edhe infrastruktura që e mbështet atë, pra koordinimi në praktikë i skemave

të sigurimeve shoqërore.

175