gazeta mirdita nr. 5[1]

8
SKULPTORI MIRDITOR PËRVJETORI SPORT Faqe 2 Qyteti i Rrëshenit mbush 65 vjeç, 15 prilli nuk është larg Rruga e re që ecën nëpër gjurmët e udhës së Zogut gazeta MIRDITA E PËRMUAJSHME SOCIALE DHE KULTURORE ÇMIMI 50 LEKË; 26 SHKURT 2014; NR: 5(55) Shkollat në Mirditë më 1939-1944, fashizmi nuk i ndali Mbretëria e Kangës mbeti pa Princin e Kunorës, Gjokë Beci ARSIMI NIKOLLË LOKA HOMAZH AGIM DOÇI Faqe 6 Organ i Shoqatës Klubi kulturor “Mirdita” Projekti për reformën e re territoriale e lë Mirditën vetëm me dy bashki Ndarja administrative, Mirdita duhet të marrë vendin që i takon Qendra e rajonit nuk është vendosur, vazhdojnë kontaktet Faqe 7 N ënprefektura e Mirditës në vitet e qeverisjes zogiste përfshinte pesë bajrakë: Orosh, Spaç, Kuzhnen, Fanë dhe Dibër, por menjëherë pas pushtimit fashist iu bash- kangjitën edhe tre bajrakët e Kthellës: Selita, Kthella dhe Rranza. Pas pushtimit, shkollat në Mirditë, përfshirë Internatin e Kosovës për pak kohë ndërprenë punën. Disa prej tyre u hapen brenda vitit, ndërsa të tjerat vitin e ardhshëm shkollor. H eu mo’Zo’ma keq! Përfundimisht Krijuesi – Zoti i Madh, nuk mbledh, por zgjedh! U shu Gjokë Beci, poeti mirdi- tas, që për nga madhështia dhe forca e pendës atdhetare vinte mbas At’ Gjergj Fishtës. Pse bre Gjokë zgjodhe Ditën e Shën Valentinit? Apo, se na ke dasht’ t’gjithëve e na të gjithë ta kthejmë “borxhin” me dashni?! Gjokë u njohëm herët bashkë, asokohe kur Ti i`u vune shqiptarëve kangën në... Hapja e shkollave në këtë trevë ku ka dhënë mësim nga Kolë Jakova e deri tek Prengë Filopati U shu poeti mirditas, që për nga madhështia dhe forca e pendës atdhetare vinte mbas At’ Gjergj Fishtës DEDË SHKURTI NJË VOLEJBOLLISTE MIRDITORE EPOKË ME “MINATORIN” Faqe 8 Faqe 4 Faqe 3 Qytetit që jeton ende “fëmijërinë” e vet, përvjetori duhet të shndërrohet në festë Së shpejti nga Rrësheni deri në Klos të Matit, vetëm për gjysëm ore me makinë Karriera e sportistes që u nda nga jeta, e parë me sytë e Valbonës, motrës volejbolliste BERNARD LEKGEGAJ ARTISTI I RI “DERDH” BRONX NËNË TEREZËN NË KANADA Skulptori i ri mirditas, që me artin e tij kapërceu kufijtë e Shqipërisë. Karriera e vështirë e artistit që ka mrekulluar të gjithë, nga dora e të cilit doli busti i Dom Nikollë Kaçorrit, Pjetër Budit, Ibrahim Dalliut, abat Prend Doçit, Leonik Tomeut, Mehmet Qyprilliut deri te mbreti Bardhyl e Orat dekorative për “Amadeu Palace” Faqe 5 GJERGJ MARKU REPORTAZH ARJANA ARAPI

Upload: gjonmlleshaj

Post on 29-Dec-2015

275 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

Lexoni gazetën "Mirdita" dhe bashkëpunoni me të.

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Mirdita Nr. 5[1]

SkulptoriMirditor

Përvjetori

SPort

Faqe 2

Qyteti i Rrëshenit mbush 65 vjeç, 15 prilli nuk është larg

Rruga e re që ecën nëpër gjurmëte udhës së Zogut

gazetamiRditaE përmuajshmE socialE dhE kulturorE Çmimi 50 lEkë; 26 shkurt 2014; Nr: 5(55)

Shkollat në Mirditëmë 1939-1944, fashizmi nuk i ndali

Mbretëria e Kangësmbeti pa Princin e Kunorës, Gjokë Beci

arsimiNikollë loka

homaZhagim doÇi

Faqe 6

Organ i Shoqatës Klubi kulturor “Mirdita”

projekti për reformën e re territoriale e lë mirditën vetëm me dy bashki

Ndarja administrative, Mirditaduhet të marrë vendin që i takonQendra e rajonit nuk është vendosur, vazhdojnë kontaktet

Faqe 7

Nënprefektura e Mirditës në vitet e qeverisjes zogiste përfshinte pesë bajrakë: Orosh, Spaç, Kuzhnen, Fanë dhe Dibër, por menjëherë pas pushtimit fashist iu bash-kangjitën edhe tre bajrakët e Kthellës: Selita, Kthella dhe Rranza. Pas pushtimit, shkollat në Mirditë, përfshirë

Internatin e Kosovës për pak kohë ndërprenë punën. Disa prej tyre u hapen brenda vitit, ndërsa të tjerat vitin e ardhshëm shkollor.

Heu mo’Zo’ma keq! Përfundimisht Krijuesi – Zoti i Madh, nuk mbledh, por zgjedh! U shu Gjokë Beci, poeti mirdi-tas, që për nga madhështia dhe forca e pendës atdhetare vinte mbas At’ Gjergj Fishtës. Pse bre Gjokë zgjodhe Ditën e Shën Valentinit? Apo, se na ke dasht’ t’gjithëve

e na të gjithë ta kthejmë “borxhin” me dashni?! Gjokë u njohëm herët bashkë, asokohe kur Ti i`u vune shqiptarëve kangën në...

Hapja e shkollave në këtë trevë ku ka dhënë mësim nga Kolë Jakova e deri tek Prengë Filopati

U shu poeti mirditas, që për nga madhështia dhe forca e pendës atdhetare vinte mbas At’ Gjergj Fishtës

DeDë Shkurti

një volejbolliste mirditoreepokë me “minatorin”

Faqe 8

Faqe 4

Faqe 3

Qytetit që jeton ende “fëmijërinë” e vet, përvjetori duhet të shndërrohet në festë

Së shpejti nga Rrësheni deri në Klos të Matit, vetëm për gjysëm ore me makinë

Karriera e sportistes që u nda nga jeta, e parë me sytë e Valbonës, motrës volejbolliste

bernard lekgegaj artisti i ri “derdh” në bronx nënë terezën në kanada

Skulptori i ri mirditas, që me artin e tij kapërceu kufijtë e Shqipërisë. Karriera e vështirë e artistit që ka mrekulluar të gjithë, nga dora e të cilit doli busti i dom Nikollë Kaçorrit, Pjetër Budit, ibrahim dalliut, abat Prend doçit, Leonik tomeut, mehmet Qyprilliut deri te mbreti Bardhyl e Orat dekorative për “amadeu Palace” Faqe 5

GjerGj Marku

rePortazh

arjana araPi

Page 2: Gazeta Mirdita Nr. 5[1]

2 26 shkurt 2014 mirditaOrgan i Shoqatës Klubi kulturor “Mirdita”

Herët, para kohe u nda nga jeta mësuesi i mirënjohur Mark Lazri. Me dhimbje, respekt e mirënjohje pa kufi u ndanë me

të për të fundit here, duke e përcjellë në banesën e përjetshme shumë, shumë njerëz. Disa qindra qenë ata, që nuk deshën të vinin, por mësuan lajmin. Erdhën jo vetëm bashkënxënës e kolegë, të afërm e të njohur të shumtë. Në asnjë rrethanë nuk do të mungonin pa shprehur nostalgjinë dhe respektin ndaj mësuesit të tyre edhe në lamtumirën e fundit, disa dhjetëra breza nxënësish, që ai priti dhe përcolli me dinjitet në auditorët e tempullit të dijes në afro gjysmëshekulli. Mark Lazri ishte mat-uranti shembullor i gjeneratës së parë të gjimnazit famëmadh që mbante emrin e një Burri të madh në Mirditë. Djalosh i ri, mësues në fillesën e mis-ionit fisnik, që ai në vitet ‘60 të shekullit që lamë pas, kur u ngjit në t a v -

olinën nga ku një jetë të tërë kumtoi e përcolli me shumë zell e përkushtim dije për brezat. Marku i përket asaj plejade mësuesish “Pishtarë”, që ndriçuan mendje e lanë gjurmë të pashlyera ndër vite me përkushtim gjer në sakrificë. Kujtoj vitet ‘80, kur punonim bashkë në shkollën 8-vjeçare “Lufaj”, në ekstremin juglindor të territorit të thyer të Mirditës. Udhëtonte katër a më shumë orë në këmbë vajtje-ardhje brenda ditës në va-pën përvëluese të verës e acar të dimrit në aso rrugë. Edhe pse i lodhur sa Falkoi në darën e kurthës, para nxënësve do të shfaqej intelektuali dhe mësuesi me kulturë qytetare, sikur të kishte

lëvizur me makinë luksoze në Metropol! Shumë korrekt, nuk abuzonte në punë.

Nuk reflektonte hatërmbetje në marrëd-hënie a komunikim me të tjerët, se qe intelektual i emancipuar. Ai pretend-onte ndaj vetes, më shumë se ndaj të tjerëve, për të dhënë më të mirën e mundshme për ata. Kësisoj, të gjithë nxënës e kolegë, prindër e mbarë komuniteti i kanë dhuruar pa stisur respekt e mirënjohje Mësuesit

Edukator. Mësuesi që dirigjonte me art orë mësimi “Premierë”, do

të menaxhonte me vizion drejtimin e shkollës në shumë vite. Në fjalorin

e tij nuk artikulohej fjala “Vjetërsi” apo togfjalëshi “Përvojë në punë”. Ai mësonte

e prodhonte vlera përditë dhe jo vetëm në artin e mësimdhënies, por edhe në të

gjithë dimensionet e shkollimit e fusha të tjera sociale. I tillë,

nuk mund të qe ndry-she veçse shembul-

lor për brezat e rinj të mësuesve,

jo vetëm në kolektivat pedagogjikë ku ai ka punuar e drejtuar. Dimensionet e mësuesit Mark Lazri nuk janë vetëm në hapësirën e klasës si or-ganizator i orës së mësimit apo në atë të shkollës si drejtues vizionar. Ai ka dhënë kontribut me vlera në shtypin pedagogjik. Me përkushtim ka pasqyruar përvoja pozitive për t’i bërë pronë masive në sistemin e shkollimit. Me kompetencë pedagogjike ka shprehur mendime të vyera për harmonizimin e traditës me kohoren në fushën e mësimdhënies. Me kurajo ka denoncuar jo pak burokraci, që “zinin frymën” në veprimtarinë mësimore. Sjellë në kujtesë qëndrimin “Revoltë” që ka shprehur për modele ditari të mësuesit, servirur si receta, të cilat veçse mbingarkesë artificiale e çoroditje prodhonin ato. Këto vlera të mësuesit, që tashmë nuk është midis nesh, janë dhe do të mbeten referenca për të gjithë ata që duan e dine të japin vlera, edhe pse nuk prodhojnë të tilla. Individualiteti i Mark Lazrit nuk mbetet në “Kornizën” e mësuesit me kulturë pedagogjike. Shumë, edhe…! Kur ngushëllova Vitoren (bashkëshortja), edhe se tejet e lodhur, fisnikërisht dha xhevap: “ Po, u mërzita. Humba shokun brilant të jetës. U ndava me kolegun dhe mësuesin tim në këto vite që bashkëjetuam”. Edukatori i fëmijëve tanë, fizikisht nuk është më me ne. Por, në vendin e tij ka kush të ngjitet! Burrërore më erdhi përgjigja. Vlerë e mishëruar e të ndjerit, mbase recesive në opinionin e atyre pak që nuk e njohën nga afër! Jeta e Mark Lazrit qe e shkurtër, por kuptimplotë dhe dinjitoze. Fundi i tij erdhi shpejt por krenar. Ma don zemra dhe shpirti e më thotë mendja se, i ndjeri do të pushojë në paqe të përjetshme, pasi mbi tokë qe njeriu, bashkëshorti, prindi, mësuesi dhe edukatori paqësor! Lamtumirë koleg i nderuar, shok i dashur!

av. Nikoll kolanë kujtim të mikut dhe Shokut tim mark Lazri

O shokë, miq e kalimtarë, Ndaluni pak për një kujtesë,

Hidhni sytë mbi këtë varr,Këtu është një fjalë, një besë!

Mik i mirë me mençuri,Shpresë dhe jetë njerëzve u fali,

Sikur të them veç një fjalë,Për ty babë krenohet djali!

Si mësues, drejtor në detyrë,Ndër dekada ke dhënë dije,

Asnjëherë s’të kanë harruar,Asnjëherë nuk bane hije!

Mirditor me vlera të mëdha,Mendjemprehtë e shpirt-thesar,

Penë e artë, krijues me vlerë,Librat tuja si ditar!

Brez pas brezi, e djalë pas djali,Do t’i vlejnë çdo mirditori,

Atje lart në përjetësi,Je si dritë meteori!

Sa të ketë diell edhe hënë,Jeta jote që shumë na fali,

Do të jetë në këngët tona,Qartë e bukur si kristali!

Tiranë, shkurt 2014

Do të mbetesh si kristali

mark lazri, u shua njeriu elitar i shkollimit në mirditëmbi tokë qe njeriu, bashkëshorti, prindi, mësuesi dhe edukatori paqësor

PaShk Lika

opiNioN

ndarja administrative, mirdita duhet të marrë vendin që i takonProjekti për reformën territoriale e lë Mirditën vetëm me dy bashki. Qendra e rajonit s’është vendosur

GjovaLin nDoja nDue tuSha

Një rindarje e re administrative e vendit sipas një kriteri të studiuar e të përcaktuar mirë siç është përfolur, do të ndikojë në konsolidimin dhe forcimin e mëtejshëm të pushtetit vendor dhe për rrjedhojë edhe të atij qëndror. Ajo rindarje vjen si domosdoshmëri refor-

mash për t’a bërë qeverisjen vendore më funksionale në përputhje me kërkesat e kohës dhe veçoritë e kushtet që realizojnë njësitë teritoriale kompakte në dobi të zhvillimit e të përparimit. Lëvizjet mekanike të popullsisë nga zona me pak tokë e terren të thyer në fushë, apo në drejtim të qyteteve është diçka e natyrshme, pavarsisht se ka sjellë zvoglim, apo boshatisjen e disa fshatrave, gjë që e bën më të domosdoshme rindarjen administrative. Numri i popullsisë, karakteristikat etnografike, historia dhe ndryshimet që bëhen në perspektivë, e bëjnë reformën komplekse dhe të vështirë. Ndoshta, Mirdita mbetet më preokupante në qëllimet e reformës në rajonet veriore. Kjo për arsye se në të kaluarën rindarja u bë në mënyrë të padrejtë, pa një kuptim të qartë. Mirdita historikisht ka krijuar një

njësim të madh, bazuar në tipare të përbashkëta etnografike me doke, zakone, traditë, gjuhë e kulturë, gjë që ka sjellë një kompa-ktësim krahinor e që është ruajtur. Me këto kushte e interesa të përbashkëta mirditorët kanë qenë të vetëdijshëm në organizimin e jetës shoqërore. Disa reforma që janë ndërmarrë këto vitet e fundit në strukturat administrative dhe të shërbimeve duke i centralizuar në Qarkun e Lezhës, nuk kanë sjellë ndonjë përmirësim. Komisari-ati i Policisë së Rrëshenit është kthyer në postë policie. Po atë fat duket se do të ketë edhe shërbimi shëndetësor apo spitalor. Strukja e Mirditës në Prefekturën e Lezhës nuk ishte e bazuar, nuk kishte kuptim, apo ishte qëllimi që Mirdita të mos ketë mundësi të tjerri perin historik dhe ekonomik të saj. Prandaj kanë gjetur rastin, që me gërshërë në dorë, pa asnjë studim të mirëfilltë t’a cungojnë hartën e kësaj krahine me emër të mirë. Mirdita duke qenë me një bazë të fuqishme burimesh minerale e turistike të pa shfrytëzuara, burime uji kurativ, zonë pyjore me perspektivë, pavarësisht nga prerjet pa kriter deri tani, meriton vëmendjen e shtetit për t’a vlerësuar si rajon ekonomik e jo siç është vlerësuar si “bisht “ i Lezhës. Emri i ndritur Mirditë, që siç dihet përmendet që përpara 450 vjetësh, po fshihet, dhe sot as në tabelat rrugore nuk figuron. Zonave të thella të Mirditës u janë krijuar shumë vështirësi për të zgjidhur hallet dhe nevojat

që kanë në institucionet e shërbimeve, që kur ato kanë shkuar në Lezhë. Mirditorët kanë ecur këmbëzbathur mbi flori. Shpresojmë se pas reformës, që presim, do të kenë mundësi të prekin pasuritë dhe të shesin punën dhe djersën e vet, siç kanë qenë mësuar përpara dy dekadash, ku punohej në të gjitha ato fronte pune. Deri në vitin 1949 Mirdita edhe si krahinë edhe si njësi administrative (me të njejtën shtrirje) ishte Nënprefekturë. Kishte një sipërfaqe 1715 km2 me 124 fshatra, por me rindarjen administrative u coptua në pesë rrethe (Pukë, Lezhë, Shkodër, Kukës dhe Mat) pa ndonjë kriter dhe as logjikë të shëndoshë. Kështu Mirdita administrative mbeti me një sipërfaqe 867 km2 dhe 49 fshatra, siç është edhe sot. Kjo është një lajthitje apo një veprim i pa menduar me qëllime t’errëta nga ata që e projektuan dhe e zbatuan këtë veprim…?! Një rajon apo njësi administrative me emrin “MIRDITË”, do të ishte nder për Kombin dhe ngushëllim për ata që i falin Atdheut shpirtin dhe jetën. Dashtë Zoti që hilet dhe xhelozitë të jenë në “prangat” e burrave të ndershëm, mëndjehapur e të drejtë. Dikujt i’a vret sytë Mirdita e bashkuar me një histori të pasur dhe jo pak lavdi. Shpresojmë e besojmë se me projektin e ri të ndarjes administra-tive do të korrigjohen lajthitjet dhe gabimet e së kaluarës duke i kontribuar drejtësisë dhe demokracisë së vërtetë.

rrethi Lezhë 3 baShkime një popullsi prej 104848 banorësh, ky rreth mund të pësojë një ndarje me tri njësi të mëdha vendore, ku përveç Bashkisë Lezhë mund të kemi dhe një bashki në zonën e Zejmenit dhe një njësi në zonën e Shëngjinit ose të Shënkollit, si njësitë me numër më të madh të popullsisë.

rrethi kurbin 1-2 baShkime një popullsi prej 72894 banorësh, ky rreth pritet të ketë dy njësi vendore të kategorisë së parë nga katër të tilla, që do të grupohen në Bashkinë e Laçit dhe atë të mamurrasit.

rrethi mirditë 1-2 baShkime një popullsi prej 37434 banorësh, Rrethi i mirditës do të ketë vetëm një ose dy njësi vendore në hartën e re administrative nga 6 të tilla që ka aktualisht. Nisur nga relievi i këtij rrethi, mund të kemi vetëm Bashkinë e Rrëshenit dhe atë Rubikut, ku këto njësi do të jenë bashki të kategorisë së parë.

Page 3: Gazeta Mirdita Nr. 5[1]

326 shkurt 2014mirdita Organ i Shoqatës Klubi kulturor “Mirdita”

ana Pertena

Bjeshkët e larta lëshojnë piskam Lumi Fan shkon tuj gjëmu Qofsh e zezë ti, moj Tiranë Për Gjok Becin çfar po thu ....?!

Nanë Mirditë mos e ul kokën Për djal tand që sot po ndahet Si ma i miri ta nderoi votrën Eshtë zambak që kurr nuk thahet.

Mblidhuni zana të shqiptarisë E n’traditë ligjërime l`shoni Për fishtjanin e poezisë Siç e don nderi i këtij kombi.

Jam ndodh larg këtu n’mërgim Krah prej shpendi jo nuk kam Por po shkruaj me mallëngjim Si kujtim Gjokës m’ia dhan .

Edhe n’qoftë se noj pikë loti Në këto vargje do shikosh Do më falësh se dhe ma i forti Kete mal dhimbje, nuk e mposht.

Ndue Përlala . 15 shkurt 2014. Athinë .

homaZh

mbretëria e kangës mbeti pa

princin e kunorës, gjokë beci

u shu poeti mirditas, që për nga madhështia dhe forca e pendës

atdhetare vinte mbas at’ gjergj Fishtës

aGiM Doçi

“Po ku ka si Ti, moj Shqipëria ime, Moj fisnikja përmbi gur. Rrjedh në kangë e ligjërime, Ballëlarta me flamur...” Heu mo’Zo’ma keq! Përfundimisht Krijuesi

– Zoti i Madh, nuk mbledh, por zgjedh! U shu Gjokë Beci, poeti mirditas, që për nga madhësh-tia dhe forca e pendës atdhetare vinte mbas At’ Gjergj Fishtës. Pse bre Gjokë zgjodhe Ditën e Shën Valentinit? Apo, se na ke dasht’ t’gjithëve e na të gjithë ta kthejmë “borxhin” me dashni?! Gjokë u njohëm herët bashkë, asokohe kur Ti i`u vune shqiptarëve kangën në buzë me korifejtë e muzikës shqiptare. Ndonëse nuk të dilte emni, autorësia në Festivalet e Gjinokastrës, të gjithë e dinim që ishte vargu Yt. Padyshim, Festivalet Kombëtare të muzikës së lehtë në RTSH s’kishin kuptim pa autorësinë tënde dhe vargun magjik. Ti more laureshën e bjeshkës e solle në skenat e Festivaleve. Së bashku me të paharruarin, Feim Ibrahimi (Artist i Merituar) dhe Vaçe Zelën (Nderi i Kombit) që ndërruan jetë para teje i dashtun poet atdhetar, e u shoqëruat me himnin, “Rrjedh në kangë e ligjërime”. Vargje të pavdekshme: “Po ku ka si Ti, moj Shqipëria ime, Moj fisnikja përmbi gur, Rrjedh në kangë e ligjërime, Ballëlarta me Flamur...” Ti e deshte flamurin. Ke ra n’gjunj vetëm para Tij dhe nanës tande. Madje, asht’ monumentale krijimtaria jote në vitin 1978, kur kalaja e Gjinokastrës ushtoi nga grupi i mrekullueshëm i Mirditës, fitues i flamurit të Festivalit me poezinë tande sa heroike, aq edhe zhvleftësuese e ekupatorit nazist: “Nanë m’i bjer bombat, T’ia djeg makinat, T’ia marr gomat, E t’i qep opingat...” Janë të pamata çmimet e tua në Festivalet e muzikës së lehtë në Radiotelevizionin shqiptar, s’po di çfarë të kujtoj më përpara. Nderi i Kombit, Vaçe Zela vetëm me ty Gjokë krenohej e kërkonte vargun tand. Madje as nuk të “kor-rigjonte”. Talentet e mrekullueshme si; Gaqo Çako (Artist i Popullit), Hysen Koçia, (Art-ist i Merituar), Mefarete Laze (Artiste e Merituar), Arif Vladi (Mjeshtër i Madh), Kastriot Tusha (Mjeshtër i Madh), Manjola Nallbani, Afërdita Zonja, Nertila Koka, David Tukiçi ndjeheshin të lumtur, sepse kur in-terpretonin vargjet e tua të shkrira në kangë, atyre u këndonte shpirti, që merrte cak nga shpirti yt poetik. Ishe nga një fshat që kish’ marrë emrin e lumit-Valmori. Ndoshta ai lum i kthjellët dhe ajo bjeshkë që mbi tokë e nëntokë mbante dhe flori, të kish’ rrit’ me dashurinë për tokën. Çfarë të kujtoj ma parë Gjokë?! Censurën, apo porositë që na jepte Partia, para e pas Festivaleve? Nuk ishte e lehtë. Ti e “doje” Partinë, aq sa të “donte” ajo Ty. Punove edhe si punëtor krahu e ndërtimi. Merditorët Gjokë nuk të braktisën edhe pse shave shokun Stalin. Sot të gjithë kanë ç’ka thonë, aq ma tepër që s’mundemi me t’thanë; Lamtumirë!…. Shpeshherë në studion e krijimtarisë muzikore poetike, kur shefat tanë që merrnin porosi nga KQPPSH-së na kërkonin poezitë dhe tekstet që do konkurronin në Festivale me klasë punëtore, ushtarë, djersë e kombinoshe,

ti Gjokë e nxore kangën nga bunkeri. Për ty nuk ishte e lehtë, se do i këndoje edhe kalldramit me “gëzhoja” / ku dy krahët i hap shqiponja / shkrin

çeliku e lulzon molla / gjithë shqiptarët

janë Mic Sokola. Ishte poezi që sillte heronjtë e Kosovës në Festival, të cilën ti e doje aq fort. A mund të harrohen himnet e tua, që interpretonin Arif Vladi i Nëntë maleve të Dibrës, Ilir Shaqiri

i Drenicës, Manjola Nallbani, Ledina Çelo, në atë koncert-homazh, “Kosova-Djep Lirie”, ku përshkuam njëzetedy shtete të Europës dhe u kënduan tetëdhjetëetre koncerte. Asnjë shqiptar i Kosovës nuk harron vargjet e tua, me muzikën e Edmond Zhulalit. Klithma jote poetike, “mallku qofsh ti moj Evropë / kam Drenicën gropë mbi gropë”. Kur njëzetmijë prizrenas duartrokisnin kangët e tua për dëshmorët e Kosovës, djemtë çlirimtarë të UÇK-së të thonin;- “Baca Gjokë, me kangët e tua na janë vra shokët, në fushë-betejë”-. I gjithë Prizreni atë mbrëmje të 12 shtatorit 1999, kur Kosova ishte e çliruar, këndonte himnet e Tua. Madje gëzimi i madh i grupit tonë ishte atë ditë të bekueme, kur shoqata e Dëshmorëve të Kosovës-Dega Prizren ju akordoi Medaljen, “Mirënjohje e UÇK-së”. Ndoshta nuk gaboj i dashtuni dhe i paharruemi Gjokë Beci, askujt nuk do i vinte çudi, nëse Ty të akordohej titulli, “Nderi i Kombit”. Nuk e di, ndoshta, po ngutem! Kjo nuk do të thotë Gjokë, që vlerat e Tua, apo të Dritëroit, Xhevahir Spahiut, Hysni Milloshit, Zhuljana Jorganxhiut, Arben Dukës, Llazar Siliqit, apo të Paulin Shtjefnit, detyroheshin nga fasada e realizmit socialist. Ju ishit edhe mbeteni poetë të popullit, dhe nuk asht’ çudi që Ty Gjokë t’u ndal zemra. T’u ndal, sepse jeta jote ishte vua-jtja e një poeti të madh, që jo më kot rreshtohesh mbas At’ Gjergj Fishtës. Por, i madhi Fishta nuk ka vorr. Ti do kesh. Banesa jote e fundit do të jetë monument i nderimit të vuajtjeve jetësore të Tua, të emnit tand të madh. Ti nuk ishte peng as i politikës, as i frikës. Në vëllimin tand të fundit, “Thuaji vetes, ec!”, kushdo që e lexon i përlotun merr forcë, kurajo, dritë nga vargu yt diellor e qiellor. Sa ishe gjallë Gjokë, këto fjalë t’i thoshte shpirti, dashamirësit e poezisë tande nuk t’i thanë kurrë, sepse ndodh që një i madh si Ti me modestinë tande nuk i kërkoje. Madje, as unë, që si mirditas krenohesha me Ty nuk t’i thashë kurrë sa ishe gjallë, ndonëse Ti më mësove të thur poezi e mora cak nga vargu yt frymëzues. Ja pra që vdekja jote e parakohshme na ligështoi të gjithëve e padyshim ma randë e ma keqas vetë kangën. Edhe mu. Sepse Ti ishe trashëgimni e Fishtës, Koliqit, Mjedës e Prenushit, që fatbard-hësisht ishin merditas. Arti i thurjes së poezisë tek Ti, ishte mishëru në çdo hap tandin. Hap e varg kishe o Gjokë!. Krijuesit, shkrimtarët e veçanërisht poetët nuk harrohen kurrë. E Ti si Princ i Kunorës së Mbretërisë së Kangës, në kujtesën e brezave që do të vijnë do të mbetesh i paharrum, si Naimi, Çajupi, Fan Noli e rilindasit e vërtetë, Filip Shiroka, Pashko Vasa dhe Kristo Floqi. Nuk do jetë e lehtë për shokët me të cilët bashkëpunove një jetë të tanë, të mbajnë mbi supe arkëmortin Tand o Gjokë. Familjarët e Tu, Ansambli “Mirdita” që Ti i dhe emën, i dhe famë, i dhe prush dhe e bane të njohur në të gjithë trevat shqiptare do të përcjellin ashtu si Ti e meriton. Gjithashtu edhe ata që t’i dinin e t’i njihnin vlerat. Sa muaj i randë, i humbjeve të mëdha paskish pas’ ken’ ky shkurt i brishtë e trishtë. U nda Vaçe Zela-Nderi i Kombit prej nesh, artistët e mëdhenj të popullit tonë, Agron Alia, Laver Bariu, Ibrahim Madhi, Skënder Sallaku dhe tash’ edhe TI... Gjokë! Ndaj në Parriz së bashku, Aty ku prehen të mirët e Kombit, do të përndriteni me engjëjt në gjirin e Zotit. Nuk u nguta kur në krye shkrova: “Zoti zgjedh, nuk mbledh”. Le të prehet shpirti Yt në Paqe, pranë njerëzve që të deshtën dhe i doje me shpirt. Lamtumirë Gjokë!

-për gjok Becin -Elegji nga mërgimi

Me 14 shkurt u nda nga jeta edhe një ikonë tjetër e shquar e artit shqiptar, poeti i madh Gjokë Beci. Ai është krijues i këngës së re mirditore dhe

Mjeshtër i Madh i këngës mbarëshqiptare. Gjokë Beci mund të konsiderohet si një ndër emrat më përfaqësues të poezisë dhe muzikës sh-qiptare, ku për më shumë se 40 vjet tekstet e tij të shumta kanë krijuar profil të veçantë poetik e artistik. Qindra tekste këngësh dhe poezi e krijime në prozë me autor Gjokë Becin kanë bërë që të jetë një emër shumë i dashur jo vetëm për këngëtarët e njohur shqiptarë por për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, ku kënga e tij ka qenë bashkëudhëtare e jetës së përditëshme. Karriera e Gjokë Becit fillon në Mirditë, vendlindjen e tij, ku kënga e tij “Xhamadani i trimërisë” me gjithë poemën e magjishme të këtij grupi folklorik mori

çmimin e parë në festivalin e Gjirokastrës në vitin 1978. Të shumta janë këngët e Gjokë Becit që dëgjohen çdo ditë dhe kanë mbetur në mendjen e shqiptarëve. Në kujtesen e secilit prej nesh mbetet teksti i këngës “Rrjedh në këngë e ligjërime” kënduar nga e madhja Vaçe Zela. Autori i kësaj

kënge Gjokë Beci dhe këngëtarja e madhe Vaçe Zela brenda një jave u ndanë nga ne, por kënga e tyre do të vazhdojë të dëgjohet nga të gjithë me mall dhe si pjesë e jetës sonë. Gjokë Beci ka bashkëpunuar me artistë të shquar shqiptarë brenda dhe jashtë trojeve shqiptare, si Kastriot Tusha, Shkurte Fejza, Artiola Toska, Gëzim Nika, Manjola Nallbani, Arif Vladi,

Mark Gjoka, Ismet Rexhepi, e shumë, shumë të tjerë. Gjok Beci konsiderohet si ndër të paktët poetë shqiptarë, që ka ditur që suksesin e tij t`a arrijë duke kontribuar si në muzikën e lehtë ashtu edhe në atë folklorike.

14 shkurt, ndahet nga jeta poeti gjokë beci gjokë Beci është edhe autor i dhjetë libraveKrijimet më të zgjedhuara të poetit tashmë janë të përmbledhura në një libër të titulluar “antologjia e Shpirtit”. Në vitin 2009, Gjokë Beci për kontributin e tij të veçantë në folkun shqiptar u dekorua nga Presidenti i Republikës me çmimin “mjeshtër i madh i Punës”. Lamtumirë poet i madh shqiptar!

shqipëria nderon poetin gjok BeciLamtumira e fundit, poetit të madh Gjokë Beci iu dha përmes homazheve madhështore, organizuar në hollin e Radio televizionit Publik Shqiptar ku qindra qytetarë nga tirana, mirdita, Lezha, durrësi, Vlora, Çamëria, Prizreni e rajone të tjera të Shqipërisë e Kosovës, artistë, politikanë e personalitete të artit e kulturës, familjarë e të afërm të të ndjerit, e nderuan atë me dashuri e dhimbje të thellë. U vendosën kurora me lule si dhe u bënë shënime në librin-“Kujtesë për Poetin e madh”, i cili u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë e të gjatë. Pos të tjerëve, dy kurora me lule u dedikuan për poetin nga ansambli “mirdita” drejtuar nga Gjergj marku, dhe Shoqata Klubi Kulturor “mirdita” drejtuar nga Gjon Lleshi. Homazhe bënë edhe zv.ministri i kulturës Zef Çuni, kryetari i bashkisë tiranë Lulzim Basha, këshilltari i kryeministrit Sandër Lleshi, deputeti Gjovalin Kadeli, prefekti i Lezhës Ndrecë dedaj, kryetari i bashkisë Rrëshen Ndue Gega, i Rubikut Gjokë Vuka etj; zv.drejtori i RtSH, martin Leka, muzikanti i njohur Zhani Ciko, drejtori i QKVF Esat Ruka, poetët Xhevahir Spahiu e Preç Zogaj, këngëtarët Kastriot tusha, ilir Shaqiri, artistë të ansamblit të Shtetit, muzikanti Edmond Zhulali, kompozitori mik i veçantë i poetit, Kolë Susaj, bashkëpunëtori ndër vite mark Gjoka, e plot artistë të tjerë. Shqipëria si rrallëherë e nderoi birin e vet, për atë që ai bëri një jetë të tërë në shërbim të atdheut e Kombit si rrallë personalitet i artit e kulturës në këtë vend.

Page 4: Gazeta Mirdita Nr. 5[1]

4 26 shkurt 2014 mirditaOrgan i Shoqatës Klubi kulturor “Mirdita”

rEportaZh

rruga e re që ecën nëpërgjurmët e udhës së zogutsë shpejti nga rrësheni deri në klos të matit, vetëm për gjysëm ore me makinë

GjerGj Marku

“Janë shira dhe tashmë punimet kanë ndalur”, më thotë Zefi, inxhinieri i FZHSH-së, axhension kreativ dhe ndër më të besueshmit e donatorëve ndërkombëtarë dhe qeverisë shqiptare për zhvillimet infrastrukturore, që e menaxhon këtë aks rrugor nga më interesantët

në Shqipëri. Por insistoj ta shoh gjendjen e saj, kur në fakt diçka kam hedhur në shënimet e këtu e një vit më parë me mbarimin e lotit të parë Rrëshen-Prosek-Përlat-Urakë, tek afro 18 km e gjatë. Mbase ai nuk e kupton këtë epjen time, që ta kandvështroj edhe si “udhë me vlera historike”, pasi ajo kalon bash mbi shtatin e udhës së vjetër, siç quhej Udha e Zogut. Nuk ka si mos ta kundrosh në retro- historikë, Shqipërinë e pak viteve pas Shpalljes së Pavarësisë. Nuk mund të ketë patur vend në Europë e Botë, me rrjet rrugor më primitiv se vendi ynë asokohe. Me disa ndërhyrje në kohën e austriakëve, por që determi-noheshin dhe nga prishjet e atyre veprave rrugore që ngriheshin si të ishte një shesh lufte, pikërisht në një vend pa qeverim të fortë të vetin. Është koha e mbretit Zog, kur do të fillojë një kapitull i ri mbarësie për rrjetin rrugor shqiptar. Dhe fati shqiptar i rrugëve, e kishte emrin Musa Juka, ministër i Botores!

“teknoLogjia moderne” e ndërtimit në kohën e mbretit

Rruga e vjetër, që vinte nga Miloti ndërtuar në kohën e Mbretit Zog, i ka gjurmët e dukshme dhe sot. Por jo thjesht për trupin e rrugës, por sidomos veprat e artit. Janë interesante për mënyrën e ndërtimit për kohën. Nga shtypi i kohës bëhet e ditur se gjatë vitit 1924, në Shqipëri, pati një organizim të një grupi personalitetesh me vullnet të fortë që po mendonin për rimëkëmbjen e vendit, i cili sapo kishte fituar pavarësinë dhe lirinë e tij nga zgjedha e huej. Ahmet Zogu e përfaqësoi këtë grup si kryetar. Musa Juka u emrue Ministër i Punëve Botore, njeri me fuqi vullneti jashtëzakonisht të madh e me ide të qarta, me inteligjencë të rrallë e idealizëm të pashoq, për atë që duhej bërë në Shqipërinë e paurbanizuar. Në shenimet e ing. Erëin Schnitter, thuhet “Unë, si inxhinier i ri zvicerian, tue pasë krye shkollën Politeknike të Zurich-ut e tue pasë marrë pjesë në ndërtimin e disa urave e digave në vendin t’em, pata fatin me ndjekë - gjatë disa vjetësh - fillimin e këtyne realizimeve të Ministrit të Punëve Botore, Zotni Musa Juka. ”Nuk kam njoftë njeri ma të aftë, ma të përkushtuem e të nder-shëm se kët ministër”. Është koha dhe janë vitet kur kemi disa ndëryrje impresionuese në rrjetin rrugor sh-qiptar dhe në portin e rëndësishëm të Durrësit. Për tre vite punoi dhe inxhinieri zvicerian krahas ministrit shqiptar. I diplomuar prej shkollës Politeknike të Zurich -ut si inxhinier gjeometër, ka drejtuar punime të rëndësishme jo vetem në Zvicër, por dhe në shumë vende të botës. Disa prej ndërtimeve të tija që meritojnë të përmendën posaçërisht janë dy tunele nën ujë, njeri në Holandë e tjetri në Irlandë; porti i Dunkerqne-ut në Francë; qendra hidraulike e battage (dam) në Portugali (Castelo do Bode e Cabril) e n’Alsakë, Francë etj. Ai ka bërë pjesë në ndërtimin e metropolitan-it (sabëay) te Torontos e ka lënë gjithashtu plane për ndërtimin e një sistemi metropolitan për qytetin e Zurich-ut. Veprat e artit dhe sot vazhdo-jnë të jenë prezente gjatë gjithë udhës. Ndërsa Ura me Harqe mbi lumit Mat, evidentohet si vepër monument, e rrallë e plot hijeshi. Kujt nuk i ka bërë përshtypje ura aq e bukur ndërtuar mbi lumin Mat, inaguruar me 26/5/1927, projektuar nga ing. zviceran atëhere në moshën 30 vjecare Erëin Schnitter. E ndërtuar me 6 (gjashtë) harqe, gjithsecila nga 54 m. e gjatë. Ajo është ndërtuar me çimento dhe hekur në një sistem nga më modernit për ndërtime urash (për atë kohë), edhe sot e kësaj kohe, nuk e ka humbur bukurinë dhe vlerën. Sipas gazetës “SHQIPNIJA” me Drejtor Dr. Leonidha Naci - (Tiranë, e martë 24/5/1927), në inagurimin e saj morën pjesë deputetë, senatorë si dhe autoritete të Shkodrës e Lezhës. Është një inagurim solemn i më të parës vepër te madhe për dobi pub-like që Ministria e Punëve Botore (nën drejtimin e të palodhurit ministër Musa Juka), kreu me iniciativën e vet plot energji….“Sa për punimin artistik të kësaj ure, e për hijeshinë e saj nuk mund të zhvillohet si duhet një përshkrim e vetëm kush ka rastin me e pa, mbetet i impresionuem për nji vepër artit kolosale.…. Sipërmarja e kësaj nga Ing. Mazorana & Co. e përfaqësume prej inxhinierit të vet

ekzekutues z. Erëin Schnitter, me nji zell e zotsi të çmueme mbrenda nji vjeti punimi e kreu pikrisht në bazë të kontratës, tue fitue në kët mënyre admirimin e simpatinë e gjith atyne qi kanë pasë rasin me e njoh kët shoqni ndërtimi në punë e sipër”.

udha e re mban zonat të PoPuLLuaraDuke nisur nga Rrësheni e më tej për Prosek, vihet re se nuk

ka shtëpi të pa tym! Mungesa e tymit në oxhaqe është shenja e zbrasjes së trojeve në fshatra të tjerë, por qëkur erdhi kjo rrugë, askund përgjatë saj nuk sheh oxhak pa tym. Këtë na e thonë banorët e Prosekut që takojmë, kur rruga ua ka sjellë Rrëshenin thuajse në derë. E kështu më lart për Përlat, për të vijuar për Urakë. Shkurtuar në kohë është dhe rruga për Selitë e Lurë, së paku me 18 kilometra. Dhe natyrisht ka hap oreksin e një aksi të ri që do e donin banorët e atyre zonave. Benet Beci, ekonomist, drejtues energjik i FZHSH, na rrëfen se pas 18 kilometrash që thuajse i ka vënë për vijë që nga Rrësheni-Përlat e deri në Urakë, këtë vit do të përfundojë edhe loti i dytë nga Uraka deri tek ura në Shoshaj të Matit, duke e quajtur si nyje lidhëse në mes dy arterieve kryesore të udhnajave moderne shqiptare, Rrugës së Kombit dhe Rrugës së Arbrit, njëra e përfun-duar tashmë dhe tjetra në punim e sipër. Pos mbajtjes së banorëve të lidhur me trojet e tyre të vjetra, e me plot resurse jetese, duken dhe shenja të rigjallërimit të biznesit gjithandej “trupit” të udhës, dikund lokale, karburante, pika shërbimi, magazina etj etj. Njëri prej tyre ështe dhe Ermali në dalje të Prosekut.

ermaLi dhe “Sofra e ktheLLëS”Nuk është ndonjë Robin Hud, edhe pse pamjen ta jep, teksa i

pëlqen të duket thuajse si ai! Eshtë një bashkëbisedues i këndshëm, djalë energjik që ka lënë emigrimin për t’iu kushtuar punës në vendin e lindjes, në Perlatin e tij të bukur sapo ka vënë re ardhjen e kësaj rruge. Ka ngritur një lokal që “fshihet” në një minipyllnajë pishash në të hyrë të Përlatit, ku shkruhet “Sofra e Kthellës”. Eshtë një grishje mikpritëse jo thjesht prej emërtimit, por gjithçkaje të bërë deri më tash, lokali me pjesën e brendëshme, oxhak, tavolinat e një miniholli me derrasë e në pjesën e jashtme rrethuar me pisha, ku gjithçka është harmonizuar me natyrën, për të bashkëjetuar natyrshëm me të. Ermali, një djalosh i hedhur dhe elegant nis na rrëfen për bisnesin e saponisur. Gjithë energji dhe ide, ai na kalon gjithandej, ku mendohet të krijohet një mjedis shërbimi shumë i veçantë dhe në përshtatje me etnokulturën vendase. “Te ruash traditën”, është një moto, që nuk ka përse të mos joshë klientë të shumtë në të ardhmen, ndaj jo shumë larg në kohe, këtu

do shikoni tavolina rrotull nëpër pyll në stilin e hershëm mirditas; një mulli si eksperiencë italiane që vihet në punë me fare pak ujë, e pak më tutje vend i pjekjes së rakisë. Por ama gjithkund do të ketë tavolina origjinale të punuara me stil vendas, ku duket se e moçmja e shërbimit do të sillet origjinal aty në natyrë, dmth, edhe një mulli, një mik a shok vinte të kalonte kohën me mul-licakun me një gotë raki dhe pak meze, kësisoj në ditët e sotme, do te duket si një “lodër-shërbimi ekzotike” por tejet

efikase! Pak më tej, me rrëfen se do të marrë udhë një “galeri miniere”, nje palë shina, një vagon, dhe aty brenda natyrisht “minatorët-klientë” do mund të gostiten me shërbimin tradicional! E natyrisht, përgjatë rrugës ide dhe fantazi të reja po marrin udhë.

fShati i ç’izoLuar dhe tragjedia Urakasit, janë ankuar vazhdimisht për rrugën që nuk e kishin.

Si një fshat i mbetur jetim, as me Matin e as me Mirditën, e kanë shprehur protestën e vet në mënyrë unike, me mosvotim! Të majtë e të djathtë nuk kanë pranuar të votojnë tri palë zgjedhje, pikërisht për shkak të izolimit. Madje para bojkotit të parë 2005, në po këtë fshat u shënua dhe një tragjedi mbi urën e gjatë pasarelë mbi liqenin e Ulzës, kur banorë të kësaj zone, duke ardhur nga një mort, ranë në liqen, duke pësuar disa vdekje e plagosje të rënda. Atëherë u quajt Otranto e Dytë shqiptare. Si kujtim i asaj kohe ka mbetur ura pasarelë e varur mbi tela dhe varret në dalje të fshatit. Por ajo kohë tashmë ka ikur për urakasit dhe sot duken krejt ndryshe, teksa i pyet nëse do votojnë kësaj radhë apo jo! “Ne jemi ç’liruar për herë të dytë që nga viti 1957 kur tokat na i zuri liqeni” - thotë kryeplaku i fshatit. Ata vazhdojnë ende t’ia dinë për nder Ahmet Zogut, hyzmeqarë të të cilit kishin qenë të parët e tyre, më të shumtit e këtij fshati, ndërsa mbreti ishte treguar i mirë me ta, pasi u la tokat dhe u çoi dhe rrugën që për fat kalonte pikërisht nga nahijet e Burgajetit të tij. Por dhe Mirditës duket se ia kishte borxh (nga amaneti i nënës së tij), ngase qe i vetmi rast që një

mysliman do të fshihej nën petkun e një xhakoni katolik pikërisht tek Kuvendi Françeskan i Rubikut, që të mos arrestohej. “Këtë urë, ku kanë humbur jetën 10 njerëz të fshatit dhe të këtyre zonave, do e mbajme si urë kujtese”, na thotë Feriti, ndërsa përbri saj naltohet ura e re moderne e betontë, e cila i ka këmbët e thella mbi liqen. Ky djalë që bën xhiro mbi urë, të kujton sakrificën sublime shumëvjeçare të moshatarëve të tij që kalonin urën e gjatë pasarelë, nën kërcënimin e vdekjes së përminutshme. Tamam, ura pasarelë është vetë historia e dhimbshme e urakasve, dhe duhet ruajtur me kujdes.

udha e re na zbuLon “maternitetin e PeShkut”Sapo kalon Urakën përmes urës së re me një harkore fantastike

që shkon bregut të liqenit dhe futesh më tej në mes pyllit dushkor, përballë të shfaqen fshatrat e tjerë tej liqenit, Rrethe e Baz,e më pas lagje të tërë që kanë mbiemra fisesh, si Gjetanaj e më rradhë. Askush nuk i ka parë këto mrekulli, pos banorëve të izoluar të këtyre zonave, por ama tash udha e re të sajdis pamje magjepsëse. Banorët e këtyre anëve, e kanë zakon peshkimin, por është dhe si një bazë të fortë jetese. Por tashmë e bjerrur pak a shumë si traditë, sepse dhe vetë peshku është pak më i rralluar.

Këtë na e thonë dhe vëllezërit Gjini, shtëpitë e të cilëve janë bri trasesë së shtruar me kalldrëm. Na bën përshtypje një zonë e tërë prej dhjetra hektarësh, me tip gropash katërkëndëshe, si ujëmbledhësa malesh të thata. Janë tip vaskash, ku rritej rasati, por që prej 22 vitesh nuk funksionojnë më. Zefi ka punuar aty. Ai mezi flet, ndaj i duhet të shtypë mekanizmin e vënë nga një operacion i vështirë në fyt nga mjekë francezë, por vitet e punës i kujton me nostalgji. Erdha nga miniera e Batrës për të punuar këtu, tek ky rezervat peshku, që u hap në vitin 1987. Janë 45 vaska të stërmëdha, ku hidhej rasati pasi përpunohej tek “materniteti i peshkut”. Ai na rrëfen gjithë proçedurën që kryehej asokohe, me peshkun ballgjan, i njohur për rritjen e tij të shpejtë dhe shijen. Merrej dhe hidhej në një vaskë betoni, aty i bëheshin dhe vaksinat dhe në verë hidhte vezët. Ato kalonin në maternitet, ku bëhej kujdes i veçantë për të prodhuar rasat të shëndoshë dhe rezistent, e më pas ai hidhej në vaska, ku dhe rritej deri në një madhësi të përcaktuar. Pastaj si ballgjani, krapi apo mëlyshi e lloje të tjera, merreshin dhe hidheshin në liqenin e Ulzës apo Shkopetit, por gjtihandej nëpër liqene apo rezervuare. Kishte një sistem të tërë uji që kalonte nëntokë dhe siguronte rrjedhjen e ujit të vaskave dhe pastërtinë e tyre. Të vetmen gjë që ata kanë mundur të ruajnë është pikërisht stacioni i pompimit që u shërben edhe sot në ato dynymë tokë të punueshme e me të cilat mbijetojnë, pak metra tutje “maternitetit shqiptar të peshkut”, ku ata kanë shtëpitë e tyre.

Page 5: Gazeta Mirdita Nr. 5[1]

526 shkurt 2014mirdita Organ i Shoqatës Klubi kulturor “Mirdita”

ePiSodekryetari i kooperativës dhe kryetari i këshillit shkuan si mysafirë te Gj. sh. i zoti i shtëpisë i priti si s’ka më mirë. të nesërmen gj.sh. u çue herët dhe po përgatiste kafen, duke menduar se të shqetësuar për hallet e kooperativës edhe mysafirët do të çohen herët, por nuk ndodhi ashtu. ata u çuen avash- avash. pasi lanë sytë, zunë vend n’anë të votrës.i zoti i shtëpisë i pyeti:a fjetët?po kemi fjet mirë.me të vërtetë keni fjet mirë?po, po, kemi fjet rehat.heu, i`a bani i zoti i shtëpisë! mua disa herë në natë më prishet gjumi nga meraku i punëve të shtëpisë, se kam 20 veta në ngarkim si kryefamiljar, kurse ju me 5 katunde që keni në ngrakim nuk ua prishka gjumin meraku, ju lumtë!?!?pinë kafe dhe mbasi duelën, kryetari i këshillit i thotë, atij të kooperativës : Na e hodhi me atë punën e merakut për punën!

Në një katund u vendos që plaku i katundit të caktohej me rradhë për çdo zot shtëpie dhe kështu vazhdoi rradha.por njërin që ishte pak si i trashë nga mëndja, e kaluen. mirëpo ky u ankue te i pari i vendit për padrejtësinë dhe ankesa i`u muer parasysh dhe e futën në rradhë. mbas pak kohësh një i vjetër u sëmur rëndë dhe para se me vdek i kërkoi të parit të fisit me e thirr kryeplakun e katundit, që t’a pyeste për punët e katundit, a kanë ecur përpara apo kanë bërë hapa mbrapa, se do më pyesin n` atë jetë e të di çfarë t’ju them.Plaku i fisit iu përgjigj: - nuk ka nevojë me e thirr kryeplakun, veç kallzoju se kush është kryeplak, se e kuptojnë vetë gjëndjen e katundit.

Në një kuvend odash njërit iu drejtue një pyetje:kur ke ra më ngushtë?kur më ka gjet miku pa bukë.Një tjetër jep këtë përgjigje: unë kam ra ngushtë kur më ka drejtue psikopati.

Për drejtëPeShim:prehe kunjin si nga unë dhe nga vetja.jo i mirë sa të të lëpijnë, e jo i keq sa të të pështyjnë.E mira s’ka tavan, e liga s’ka taban.mëndjemadhi niset në kalë e kthehet në këmbë.E shara, arma e të dobtit.

mirditasit dhe kultura e kuvendeve, episode

art

artisti i ri mirditor “derdh” në bronx

nënë terezën në kanadaskulptori i ri mirditas, Benard lekgegaj

që me artin e tij i kapërceu kufijtë e Shqipërisë

Benard Lekgegaj. Një djalë i thjeshtë në dukje, por që në momentin e parë që e sheh, të lind dëshira të prezantohesh me të, sepse reflekton qytetari. Ka lindur më 3.10.1985 në Përlat - Epër, Mirditë. Shkollimin fillor dhe 8-vjeçar i kreu në fshatin e lindjes. Ndërkohë semestrin e dytë

të klasës së 8-të u transferua në shkollën 8- vjeçare në fshatin Velë, ku filloi dhe një kurs intensiv për pik-turën, me mësues Gjovalin Ndojin, një mësues shumë pasionant i cili bëri të mundur falë eksperiencës dhe këmbënguljes të dërgojë nëpër shkolla të ndryshme pikture shumë nxënës të tjerë. Me mbarimin e klasës së 8-të, Benardi konkuroi në shkollën artistike “Prekë Jakova” Shkodër në degën e pikturës. Nga ky konkurs rezultoi fitues dhe kështu nisi rrugën “kalvari” i tij artistik. Pas mbarimit të vitit të parë të përgjithshëm pikturë –skulpturë, Benardi transferohet në Liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe zgjodhi drejtimin e skulpturës. Në liceun artistik kreu pjesën e mbetur të arsimit të mesëm ku më pas do të konkuronte për tre herë radhazi pasi dy të parat nuk arriti të ishte fitues, në Akademinë e Arteve po për skulpturë. Me fitimin e të drejtës së studimit në 2006 nis një histori tjetër, me të tjera vrulle rinore dhe me ide e koncepte konkrete për të bërë përpara në fushën e artit të skulpturës. Projekti i parë konkret i`u ofrua si formë bashkëpunimi mes atelierit të skulpturës së ma-terialeve të përziera të udhëhequr nga prof. Fatos Kola dhe Muzeut Historik Kombëtar të udhëhequr nga prof. Beqir Meta. Projekti konsistonte në zhanrin e bustit të qeverisë së parë të Vlorës dhe disa personaliteteve të tjera të shquara shtetformuese të asaj kohe. Në këtë ekspozitë të inaguruar më 27.11.2007 Benardi realizoi bustin e dom Nikollë Kaçorrit. Pas këtij projekti të tjerë do të pasonin. Në nëntor 2009 së bashku me grupin e tij artistiko- shoqëror do realizonin 25 statuetat prej flete metalike të Tirana Internacional Film Festival TIFF. që u zhvillua në Tiranë. Në mars 2010 merr pjesë në ëorkshopin e organizuar nga fondacioni Romualdo del Bianco në Firence. Me mbarimin e viteve studimore Benardi së bashku me grupin, të udhëhequr nga prof. Fatos Kola u organizuan në një moto “ Fytyrëzimin e qytetërimit shqiptar në mi-

jëvjeçarin e Ri” të cilin do e kishin si temë për mbrojtje diplome, arritën që të organizonin në rrethet Mat, Mirditë, Durrës dhe Berat, 4 ekspozita në skulpturë në zhanret e statujës, ekuestros dhe bustit, kushtuar disa prej personaliteteve më të zëshëm të historisë së këtyre trevave dhe t`ia dhuronin konkretisht muzeut Burrel, Muzeut Rrëshen, Bashkisë Durrës dhe qendrës kulturore Berat. Benardi konkretisht realizoi bustet e Pjetër Budit dhe Ibrahim Dalliut në muzeun e Burrelit, statujën e abat Prend Doçit dhe bustin e Nënë Terezës në Muzeun e Rëshenit, bustin e Leonik Tomeut në bashkinë Durrës dhe bustin e Mehmet Qyprilliut në Berat. Pas diplomimit ai fillon jetën aktive krijuese duke punuar herë pas here porositë e ndryshme skulpturore. Në 2011 realizon shtatoret e shenjtorëve Pali e Pjetri në katedralen katolike të Bajzë – Kastratit. Po në 2011 fillon së bashku me grupin, realizimin në skulpturë të ansamblit të Orave dekorative për llogari të “Amadeu Palace” në Kashar. 2012-ta do të ishte viti më produktiv i skulptorit, ku arriti të bëjë të mundur realizimin e dy monumenteve. Monumentin e mbreti Bardhyl , sërish me porosi të Amadeus Palace. Monumenti i lartë 4.5 metra u ekspozua me ras-

tin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në qendër të Tira-nës në ballinën e muzeut historik kombëtar dhe më vonë u vendos në ballkonet e jashtme të godinës luksoze që po ndërtohet në Kashar, gjithashtu arriti të fitonte konkursin e shpal-lur nga “Bashkësia Shqiptare e Kebe-kut” në Montreal për realizimin e monumentit të Nënë Terezës.

Monumenti i Nënë Terezës 1.75 metra i lartë në bronz u inagurua në kuadrin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në sheshin e metrosë Monk në Mon-treal Kanada. Aktualisht Benard Lekgegaj punon në krijimtari të lirë në studion e tij private.

ana Pertena

Page 6: Gazeta Mirdita Nr. 5[1]

6 26 shkurt 2014 mirditaOrgan i Shoqatës Klubi kulturor “Mirdita”

arsimi në mirditë gjatë viteve 1939-1944,

fashizmi nuk e ndalishkollat në këtë trevë ku ka dhënë mësim nga kolë jakova e deri tek prengë Filopati

nikoLLë Loka

Nënprefektura e Mirditës në vitet e qeverisjes zo-giste përfshinte pesë ba-jrakë: Orosh, Spaç, Ku-zhnen, Fanë dhe Dibër,

por menjëherë pas pushtimit fashist iu bashkangjitën edhe tre bajrakët e Kthellës: Selita, Kthella dhe Rranza. Pas pushtimit, shkollat në Mirditë, përfshirë Internatin e Kosovës për pak kohë ndërprenë punën. Disa prej tyre u hapen brenda vitit, ndërsa të tjerat vitin e ardhshëm shkollor.

Shteti shqiptar nën pushtim kaloi në proçesin e riorganizimit. Këtij proçesi iu nënshtua edhe shkolla. Ajo nuk duhet të shërbente më tutje si vatër e edukimit atdhetar dhe ishte projektuar si institucion që do të mbështeste fashistizimin e vendit. Prandaj dokumentacioni shkollor ka-loi në proçes rishikimi. Riorganizimi përfshiu programet dhe tekstet mësi-more. Italianët i imponuan shkollës shqiptare plane, programe dhe tekste që do t’i shërbenin politikës italiane në Shqipëri. Kështu, në shkollën fil-lore, lënda “Mësim jete dhe vendi” u mbush me frymë italiane, nëpërmjet temave që jepnin njohuri për jetën politike dhe shoqërore të Italisë. Ndryshime të rëndësishme u bënë dhe në histori, ku u fut historia e Ital-isë. Edhe në shkollë u bënë përpjekje për ta trajtuar pushtimin si shprehje të vullnetit të shqiptarëve për të shpë-tuar nga “regjimi despotik dhe feudal” i mbretit Zog. Por, edhe në ato kushte, mësuesit nuk e ndalën punën për pajisjen e nxënësve me frymë kom-bëtare, madje pati prej tyre që dolën hapur kundër pushtimit, siç ishte rasti i Kolë Jakovës, (atëherë mësues në Mirditë), dhe i të vëllait, Franit, ndaj të cilëve më 2 maj 1942 u morën masa policore dhe pezullim nga detyra për një kohë të pacaktuar. Disa muaj më vonë, ata iu bashkuan Luftën Anti-fashiste Nacionalçlirimtare.

Me bashkimin e “tokave të li-rueme”, siç thuhej atëherë për Kos-ovën dhe trojet shqiptare në Malin e Zi, u dërguan atje shumë mësues nga Shqipëria. Kërkohej që ata të ishin beqarë dhe mos të kishin probleme ekonomike në familje. Në rradhët e këtyre mësuesve bënë pjesë edhe mirditorët Kolë Margjini, Ndrecë Ndue Gjoka, Prengë Ndue Prenga, Zef Nekaj, etj. Për të plotësuar nevojat me kuadro, në Prishtinë u organizua një kurs i shpejtë dymujor për gjuhë shqipe nga kontigjentet e mësuesve të rinj që kishin patur rezultate në punë. Atyre u paguheshin dietat e udhëtimit dhe shpenzimet e kursit. Synohej që me ritme të përshpejtuara të krijoheshin kontigjente vendëse, aq të nevojshme për shkollat e hapura në trojet që i`u bashkangjitën Sh-qipërisë.

Shkolla shqipe nën pushtim pati edhe ndonjë element pozitiv. Me ligj u fut detyrimi shkollor për vajzat, që në disa treva të Shqipërisë dha rezultate, duke krijuar mundësi për shkollimin e femrave, ndërsa në Mirditë, për vetë mentalitetin që mbizotëronte, ky detyrim pothuajse nuk u zbatua. Duhet theksuar se mirditorët nuk ishin kundër shkollimit të vajzave, por që të realizohej kjo, për mentalitetin e kohës shkollat për vajza duhet të ishin të veçanta. Edhe kapidanët e Mirditës i çonin vajzat në shkolla femërore. Në vitin shkollor 1942-1943 në shkollën elementare italiane për femra të Shkodrës figurojnë edhe emrat e Marie, Ana dhe Angjelina Gjonmarkaj. Vlen për t’u theksuar se në të gjithë Mirditën vazhdoi mësimin në shkolla të përziera vetëm një vajzë nga Fushë Arrëzi.

Fillimisht, gjatë regjimit fashist u

rihapën shkollat që kishin funksionu-ar më parë: në Qafë Mali, Redi, Gojani i Epër, Kryezi, Rubik, etj. Gjatë vitit shkollor 1939-1940 Mirdita kishte 7 shkolla me 11 mësues dhe 363 nxënës. Në atë vit Shan Zadrima dhe Kolë Jakova ishin mësues në Shpal, Preng Ndue Prenga në Fan, Lec Sekuj në Gëziq, Nikollë Suma në Fushë Plor, Sitki Rusi në Fushë Arrëz, (në prit-mëri); Zef Nekaj në Gojanin e Epër, Gaspër Harusha në Redi e Epër dhe Nikollë Prenga në Qafë të Malit. Një vit më vonë u hap edhe shkolla e Kon-viktit të Oroshit. Kjo del nga organika që ka kjo shkollë, ku janë të shënuar: Kryemësues Lazër Kakarriqi, mësues Zef Tarnaku, Ndoc Kujxhia, Sandër Kraja. Funksionimi i shkollave edhe në zonat e tjera, tregon se ajo shkollë shërbente kryesisht për Oroshin dhe për fshatrat, fëmijët e të cilëve e kishin larg shkollën në zonën e tyre. Në bazë të doku-menteve del se në vitin shkollor 1940-1941 në Mirditë jepnin mësim: Mikel Bytyqi në Fanë, Ndoc Laca në Gëziq-Ndërfanë, Filip Lacuku në Kryezi, Nikollë Su-maj në Gojan-Fushë Plori dhe Idriz Çanga në Fushë Arrës. Edhe këtë vit, numri i shkollave mbeti po ai që kishte qenë një vit më parë. Vitin tjetër u shtuan shkollat e Qafë Malit me mësues Nikollë Preka dhe Kryezi me mësues Hajrullah Koliqi. Në këtë vit funksiononte edhe shkolla dimërore e Gëziqit me mësues Lec Sekuj, si dhe shkollat verore Shpal me mësues Shan Zadrimën, Fanë me mësues Prengë Ndue Prengën dhe Gojan i Epër me mësues Zef Nekajn.

Në vitin 1942 Mirdita kishte fil-limisht katër shkolla, përkatësisht në Shpal, Fanë, Fushë Plor dhe Redi, ndërsa një vit më vonë u hap shkollë dhe në Rrëshen. Këtë vit Drejtoria e

Arsimit e Prefekturës së Shkodrës bëri një inspektim. Në Fanë u gjetën 22 nxënës, në Fushë Plor 20 nxënës dhe Redi vetëm 10 nxënës. Për Shpalin nuk ishin mbajtur të dhëna. Në Shpal jepte mësim Shan Zadrima, në Fanë Prengë Ndue Prenga, në Fushë Plori Nikollë Sumaj dhe në Redi Nikollë Harusha. Në vitin 1943, në shkollën Kryezi nuk qe emëruar mësues, por u ngarkua famullitari, Dom Nikollë Mazrreku që të hapte kursin kundër analfabetizmit, ndërsa vitin tjetër funksionoi shkolla me mësues Pau-lin Çapalikun. Gjatë kësaj periudhe kishte problem të kuadrit, pasi peri-udha e luftës ishte e papërshtatëshme për djemtë shkodranë që të shkonin në Mirditë. Në ato kushte shkollat hapen e mbyllen, sa që në vitin 1943 kishte vetëm 5 shkolla me 5 mësues,

ndërkohë që Lezha kishte 8 shkolla me 13 mësues, dhe Puka 7 shkolla me 8 mësues.

Nga statistikat e plotësuara për kontigjentet në shkollat e Mirditës për vitin 1942 jepen të dhëna të rëndësishme për numrin e nxënësve, frekuentimin dhe përparimin e tyre.

Në shkollën e Shpalit ishin rreg-jistruar 29 nxënës, vijonin rregullisht mësimet 28 prej tyre dhe kaluan klasën 22. Shkolla ishte rihapur, pas një ndërprerje vetëm në vitin 1942

dhe kishte vetëm një klasë. Në shkollën e Fanit në klasën e

parë ishin rregjistruar 33 nxënës, vi-jonin mësimet 22 prej tyre dhe kaluan klasën 15 nxënës. Në klasën e dytë: të regjistruar 5 nxënës, vazhdonin rregullisht mësimet 5 prej tyre dhe kaluan të gjithë. Shkolla ishte hapur një vit më parë dhe kishte dy klasa.

Në shkollën e Fushë Arrëzit, në klasën e parë ishin rregjistruar 11 nxënës, vijonin mësimet 9, nga të cilët një vajzë. Kaluan klasën 3 nxënës, një ndër të cilët dhe vajza. Në klasën e dytë ishin rregjistruar 8 nxënës, vijonin rregullisht 7 prej tyre, por asnjëri nuk e kaloi. Në klasën e tretë ishin rreg-jistruar 4 nxënës, vijuan mësimet të gjithë dhe kaluan 3 prej tyre. Në klasën e katërt ishin rregjistruar 11 nxënës, vijuan mësimet të gjithë dhe kaluan

5 prej tyre. Në klasën e pestë ishin rregjistruar 7 nxënës, vijuan rregull-isht dhe kaluan të gjithë. Kjo shkollë kishte vijuar rregullisht ndër vite, por problem mbeti ndër vite numri i paktë i nxënësve.

Shkolla e Kryeziut kishte të rregjistruar në klasën e parë 26 nxënës, vijonin mësimet 20 dhe kaluan klasën 10 prej tyre. Në klasën e dytë ishin të rregjistruar 7 nxë-nës, shkuan në shkollë rregullisht vetëm 4 nxë-nës dhe kaluan 2 prej tyre. Në klasën e tretë

ishin rregjistruar 4 nxënës, vijuan 3 nxënës dhe kaluan vetëm 2. Në klasën e katërt ishin rregjistruar 6 nxënës, vi-juan 5 dhe kaluan 3 nxënës. Në klasën e pestë ishin rregjistruar dhe vijuan 7 nxënës, të cilët kaluan të gjithë. Edhe shkolla e Kryeziut nuk e kishte ndër-prerë punën. Përveç klasës së parë që kishte shumë nxënës, në klasat e tjera ishin rregjistruar pak, çfarë tregon se shumë familje nuk preferonin t’i dër-gonin fëmijët në shkollë.

Shkolla e Gëziqit në klasën e parë

kishte të rregjistruar 12 nxënës, vijuan 10; në klasën e dytë, të rregjistruar ishin 5 dhe vijuan 4 nxënës; në klasën e tretë ishin të rregjistruar dhe vijuan 2 nxënës; në klasën e katërt ishin rregjistruar 10 nxënës dhe vijuan 9; ndërsa në klasën e pestë ishin rreg-jistruar 9 dhe vazhduan mësimet 7 prej tyre. Numri i nxënësve të kësaj shkolle ishte i vogël.

Në shkollën e Rrëshenit në klasën e parë ishin rregjistruar dhe vijonin rregullisht 27 nxënës; në klasën e dytë ishin rregjistruar dhe vazhdonin 8 nxënës, në klasën e tretë ishin rregjis-truar dhe vijonin 10 nxënës, në klasën e katërt ishin rregjistruar dhe vijonin 12 nxënës dhe në klasën e pestë ishin rregjistruar dhe vazhdonin mësimet 6 nxënës. Në ndryshim nga shkollat e tjera, në atë të Rreshenit të gjithë nxënësit që ishin rregjistruar i vazh-duan mësimet deri në fund të vitit shkollor. Në të gjithë Mirditën, tërheq vëmendjen fakti se kishte vazhduar shkollën vetëm një vajzë nga Fushë Arrësi, megjithëse ekzistonte një ligj për detyrimin shkollor. Shumë më mirë paraqitej gjendja në krahinën e Lumës, ku vajzat ndiqnin pa shumë pengesa shkollimin së bashku me djemtë. Më 4 shtator të vitit 1942, u inspektuan nga Ministria e Arsimit shkollat Shpal, Fanë, Fushë Plori dhe Redi. Në Fanë u gjetën në klasë 22 nxënës, në Fushë Plor 20, ndërsa në Redi vetëm 10 nxënës. Duhet thënë se kushtet e punës në shkolla ishin më të mira se në kohën e para pushtimit. Nxënësit nuk vuanin për lapsa dhe fletore si më përpara. U bënë ripa-rime të shkollave ekzistuese, duke plotësuar më mirë kushtet për mësim. Kushte më të mira pati dhe për mësuesit. Në një dokument të Arkivit të Shtetit jepet e dhëna se Ministria e Arsimit, me 14 korrik 1943 dërgoi mësuesin Zef Përjaku në shkollën e Fushë Arrësit, duke i paguar përveç rrogës, shpenzimet për vajtje-ardhje të udhtimit dhe dietat për kohën e qëndrimit në atë shkollë.

Në vitin 1944 shkollat e Mirditës u ballafaquan me problemin e mungesës së kuadrit. Në shkollën Shpal punonte mësuesi Gjergj Kolçaj, në Kryezi Paulin Çapaliku, në Fushë Arrës Lazër Kabashi, në Selitë Mark Legisi, në Gomsiqe At Pal Dodaj (kurs), në Gëziq Dom Nikollë Sahatçi-ja, në Rrëshen Prengë Filopati. Ndër-kohë, shkolla e Oroshit ishte mbyllë dhe Gjetë Tirtja e Gjokë Ndoj ishin caktuar roje të Konviktit, gjithashtu shkollat Fanë, Fushë Plor, Redi, Go-jan i Epër ishin mbyllë për mungesë kuadri. Edhe gjatë vitit 1944, deri në fillimin e luftimeve nëpër Mirditë shkolla vijoi normalisht. Në një do-kument që mban datën 6 qershor të vitit 1944 del se Gjergj Kolçaj ishte mësues në Shpal; Paulin Çapaliku në Kryezi; Lazër Kabashi në Fushë Arrëz; Mark Legisi në Selitë, ndërsa Konvikti i Oroshit ishte mbyllë dhe ruhej nga shërbëtorët Gjetë Tirtja dhe Gjokë Ndoj, që punonin si roje.

Me 16 qershor të vitit 1944, Minis-tria e Punëve të Brendëshme tërhoqi vëmendjen për problemin e vazhdimit të mësimit. Megjithë përpjekjet e au-toriteteve shtetërore për normalizimin e punës në shkolla, intensifikimi i luftimeve në gusht-tetor të vitit 1944 bëri që shumë shkolla të ndërpresin mësimet dhe në muajt që pasuan shkollat u mbyllën njëra pas tjetrës. Nga ana tjetër, meqenëse Mirdita u çlirua vetëm me 26 tetor të vitit 1944, këshillat nacionalçlirimtare u krijuan gjatë muajit nëntor dhe me 13 dhjetor 1944 në mbledhjen e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Nën-prefekturës së Mirditës u muar vendimi për hapjen e shkollave në çdo fshat ku ekzistonte një mundësi e tillë dhe filloi proçesi i masivizimit të arsimit.

Vijon numrin e ardhshëm

Page 7: Gazeta Mirdita Nr. 5[1]

726 shkurt 2014mirdita Organ i Shoqatës Klubi kulturor “Mirdita”

Qyteti i rrëshenit mbush 65 vjeç, 15 prilli nuk është larg

Qytetit që jeton ende “fëmijërinë” e vet, përvjetori duhet të shndërrohet në festë

DeDë Shkurti

Me 15 prill 2014 qyteti i Rrëshenit bëhet 65 vjeç. Po të ishte burrë, do të përjetonte vitin e fundit të punës aktive,

e megjithatë është qytet dhe jeton ende “fëmijërinë” e vet. Unë, si të gjithë bashkëkohasit mirditas kemi shumë arsye të ndjehemi të lumtur; kemi Kryeqendrën tonë. Djemtë dhe vajzat mirditase nuk kanë arsye ta “braktisin” më djepin e tyre për pak shkollim e dije, për duk’ e personalitet, për karrierë e grada në Shkodër, Tiranë, Prizren, Shkup, e Podgoricë. Në këtë ditë, e cila duhet të shndërrohet në festë të të gjithë mirditasve, kujtimi e nderimi na shkon tek të gjithë brezat, që nga hedhësit e themelit të ndërtesës së parë e deri tek ndërtuesit e sotëm të 10-12 katësheve, që nga ndërtuesit e burgut, degës së vjetër ushtarake e deri tek konstruktorët e Pallatit të Sportit, që nga shkolla 7- jeçare e deri tek Katedralja e rezidenca e Ipeshkëvisë. Kujtoj me respekt Sali Meturën e Kol Gjinin, Pal M. Dedën, Bardhok Gjikolën e Ali Osmanin, Bujar Ferrën, Ndërtim Myftiun dhe Inxhinierin-legjendë, mirditasin e ndritur Gjon Arapi. Dy gjëra më duken shumë domethënëse për qytetin tonë: Me 15 prill 1979,

kur Rrësheni ishtë veçse tridhjetë vjeç, Zoti i çoi një tërmet 8 ballësh, për t’u kujtuar mirditasve se tashmë, “Rozafat” duhet të përllogariten mirë dhe të ndërtohen pa flijime njerëzore. Rrësheni ynë eshtë qyteti unikal në planet që vetëm 114 ditë pasi ka hedhur gurin e parë të themelit, ka hapur varrezën e vet, duke varrosur themeluesin e saj Bardhok Bibën, udhëheqësin politik të Mirditës, njëri nga meshkujt e Dinastisë Gjonmarkaj, njëra ndër tre dinastitë më të vjetra të Europës. Qoftë edhe vetëm për këtë fakt ai meriton nderim e respekt që ne mirditasit e zgjuar dimë ta japim. Në vigjilje të kësaj dite të rëdësishme e domethënëse do të nxisja Kryetarin aktual të Bashkisë së Rrëshenit, shokun tim të vjetër Ndue Geg Bardhokun, këtë Fush’- Lumthas dinjitoz, pinjoll i

një familjeje të mirënjohur, mësues i ditur historie, të ndërmarrë së bashku me mendjet dhe vullnetet e paqëtuara mirditase, nismën historike të dekomu-

nistizimit të komunitetit mirditor, për t’i hapur rrugën një pajtimi real, mbi bazën e një hierakie të gjithëpranuar të vlerave historike e aktuale. Heronjtë

dhe Martirët nuk mund të kenë ngjyra, as të kuqe e as blu. Ata janë përjetësisht të ndritur, të praruar, të bardhë…. (e bardha nuk është ngjyrë). Në këtë kontekst, sa më parë të jetë e mundur, mbi bazën e një mirëkuptimi sa më të gjërë, në Varrezat e Dëshmorëve të prehen me nderim e dinjitet, duke fil-luar nga Mark Gj. Markaj e deri tek 14 të masakruarit e Qafës së Valmerit. Ad-ministratorët, pushtetet e pushtetarët, politikat dhe politikanët e çdo niveli janë të përkohshëm. Ndoshta vetëm pas njëzet vjetësh, (dy dekada), pjesa dërrmuese e mirditasve nuk e kujton e as nuk do t’ia dijë se kush ka qenë kryetari i parë i Bashkisë së Rrëshenit, se kush qe Kabinetari i parë mirditas në pluralizëm, por atë Mendje të vull-netshme e vizionare që do të kapërcejë mbi një mentalitet shtatëdhjetë vjeçar të ngulitur dhunshëm, për ta zbuar komunizmin nga shpirtrat e trazuar, Mirdita dhe mirditorët do ta kujtojnë e nderojnë brez pas brezi.

Të dashur bashkëtrevas, Sikur nga një gisht të vemë në këtë “makinë që nuk ndizet ende”, sikur nga një minutë të mendojmë ta shëndoshim e çlirojmë shoqërinë tonë nga Demonët e së kalu-arës së afërt, paralel me Autostradën e materializuar të Kombit do t’i hapim vetes dhe Mirditës, Autostradën më të sigurtë, atë të Qytetërimit Europian.

mirditorët e durrësit, ku dha meshë dom nikollë kaçorri,

shembull për t’u ndjekurFatjon Beci

Në Durrës ka shumë vite, sidomos pas ndryshimeve të mëdha politike, ekonomike e sho-

qërore, janë vendosur mirditorë nga të gjitha pjesët e saj. Shkaqet e migrimit të tyre janë nga më të ndryshmet. Një ndër to, janë shkaqet ekonomike, pasi jeta në vendlindjen e tyre u bë e vështirë e niveli i jetesës u ul dukshëm, duke i detyruar t’i lënë trojet e të parëve dhe të migrojnë në Dur-rës. Pjesa më e madhe e tyre janë vendosur në zonën e ish-Kënetës, si në Spitallë, Porto Romano e Shna Vlash. Aty janë grumbulluar shumë familje dhe nuk është aspak çudi që kanë arritur shumë shpejt të ambientohen. Me kalimin e viteve, mirditorët kanë treguar se dinë të përshtaten mjaft mirë me klimën por edhe me popullsinë tjetër heterogjene të ardhur nga katër anët e vendit. Ata kanë treguar se janë njerëz të zotë, pu-nëtorë, mikpritës dhe përkrahës të familjes. Mirditorët me fanatizëm i kanë ruajtur zakonet e Mirditës. Një shkak tjetër që solli migrimin e mirditorëve në Durrës është edhe mungesa e shkollave dhe qendrave të tjera që i shërbejnë komunitetit. E ndërsa fuqia in-telektuale rritej dita ditës, arritën të spikasin edhe shumë studentë nga Mirdita të cilët me rezultatet e shkëlqyera u radhitën në elitën e universiteteve. Ata sot kanë zënë vend në disa institucione publike dhe private ku ofrojnë shërbimet e duhura ndaj komunitetit duke mbetur njerëz të respektueshëm,

bashkëpunues, zbatues të ligjit e korrektësisë në të gjitha fushat. Ata janë bërë pjesë e administratës shtetërore ku punojnë me kor-rektësi, duke dalë ballëlart dhe të ndershëm, pa e harruar asnjëherë prejardhjen e tyre. Mirditorët e Durrësit kanë treguar se janë tepër bashkëpunues me njëri–tjetrin dhe me të tjerët. Kjo duket tek vizitat në raste festash, dasmash, vdekjesh. Kjo është vërtetë një cilësi që mirditorët e kanë pasur dhe ruajtur. Kur i pyet ata për vendlindjen e tyre e përjeton dhe vetë dashurinë dhe pasionin në fjalët që ato shprehin. Sa bukur flasin për zakonet, gojëdhënat, këngët. Duket sikur zemra i`u lëshon zjarr e flakë. Disa thonë që emri “ Mirditë” është emri më i bukur në botë. Është provuar gjithashtu që edhe presidenti i SHBA të paktën një herë në ditë e përmend fjalën Mirditë ashtu sikur ne. Të shohësh pasurinë et-nografike të Mirditës me të vërtetë mrekullohesh. Kur shikon djemtë me xhamadanët e tirqtë dhe vajzat me kostumin tradicional nuk ke se si të mos ndjesh krenari. Mund të them se komuniteti mirditor në Durrës është ndër komunitetet më të varfëra e ndër më të diskriminu-arit, por gjithsesi ata kanë treguar, maturi, vetëpërmbajtje në zgjid-hen e mosmarrëveshjeve. Fëmijët e mirditorëve po tregojnë gjithnjë e më tepër dëshirë për të mësuar dhe kjo duket në disa fusha si në matematikë, pikturë dhe poezi madje dhe në gjuhët e huaja. Fëmi-jët e Mirditorëve janë kthyer në promotorë të kulturës mirditase. Ata me një dashuri të mbrujtur në zemër flasin dhe ruajnë krenarinë e të qënurit mirditorë. Ata dinë si

të shijojnë bukurinë e vendit ku jetojnë dhe e krahasojnë me atë të vendlindjes. Një ndër personazhet më të shquar që ka qenë delegat i Mirditës, nënkryetar i qeverisë post pavarësisë, në qeverinë e kri-juar nga Ismail Qemali, ishte dhe Dom Nikollë Kaçorri i cili me pu-nën e tij arriti të fitonte respektin jo vetëm të mirditorëve por edhe të banorëve vendas. Të rritur në fllad Valmori, ujë kroi, vendosmëri kapidani dhe dashuri për vatanin, thjesht janë një krenari më vete e komuniteteve më me vlera të qytetit të Durrësit. Disa prej tyre i kanë hyrë dhe rrugës së biznesit duke operuar me sukses përpara dhe duke qenë një vlerë me bizne-set e tyre. Kanë hapur bare dhe restorante, klinika, farmaci etj. Të marrë së bashku mirditorët e Dur-rësit janë një shembull dhe një gur i çmuar në të gjithë Shqipërinë.

gjin doda, 35 vite në shërbim mjekësor për banorët mirditas

Fjalë zemre nga djali i mjekut: Faleminderit doktor pjetri dhe personeli spitalor

eDMonD Gjin DoDa

Rreth mesit të dhjetorit 2013 një ftesë e veçantë i erdhi familjes tonë nga Drejtori i Spitalit të Rrëshenit Dr. Pjetër Ndoj me rastin e 55 vjetorit të krijimit të shërbimit

spitalor në rrethin e Mirditës. Kjo ftesë ishte një vlerësim për familjen tonë, por mbi të gji-tha për kontributin 35 vjeçar që kishte dhënë babai ynë Gjin Doda në mbrojtje të shëndetit të njerëzve në zonat e Kukësit dhe të Mirditës. Ai (babai ynë) me perpjekjet e tij arriti të sfi-donte disa padrejtësi të kohës që sic shkruan Msc.Nikoll Loka në një shkrim të tij: “… pa u zemëruar me fatin e tij të keq dhe duke luftuar përditë për të qenë njeri i vlefshëm në shoqëri dhe një punonjës shembullor në profesionin e tij. Kaq mundi të bënte ai në atë betejë jetësore, për të qenë intelektual dhe misionar”. Në këtë takim mori pjesë personeli mjeksor që kishte kontribuar apo ende kontribuon në shërbi-min mjeksor të Mirditës, apo edhe familjarë të atyre qe nuk jetojnë më. Për ne takimi me ish-kolegë dhe ish-kolege të babait, që ne i njihnim, por edhe ata që i njohëm aty ishte shumë emocionues. Ata ndanë me ne kujtime nga puna e tyre e përbashkët, apo rrethanat në të cilat ishin njohur me babain tonë. Të tilla ishin edhe takimet me doktor Zef Prenga, doktor Gjon Preçi, doktor Pal Doda, me infer-miere Marie Pjetri, infermiere Marie Mena, etj, të cilat na bënë të ndiheshim akoma e më shumë krenarë për punën e babait tonë. Ndër këto takime dhe biseda mund të përmend fjalën e doktor Sandër Kola, i cili u shpreh se: “Sot detyra e mjekut është e lehtë në krahasim me atë kohë ku vështirësitë ishin të mëdha, mungonte infrastruktura shëndetësore që është sot, mungonte infrastruktura rrugore,

personeli mjekësor ecte ditë natë për t’i dhënë ndihmën e parë të sëmurit, ishin të keq trajtuar financiarisht, por kishin një dashuri të jashtëzakonshme për profesionin, me de-tyrimin moral për të shpëtuar jetë njerëzore, etj, etj.” Këto fjalë të këtij mjeku modest janë një shembull për të gjithë bluzat e bardha që të përçojnë edhe më tej këto vlera të vyera. Ne fëmijët e Gjin Dodës, ndonëse në ato vite ishim të vegjël në moshë, e kujtojmë shumë mirë kur në shtëpinë tonë trokitej orar e pa orar, kur njerëz të sëmurë nga fshatra të ndryshme vinin dhe kërkonin ndihmë mjeksore, apo në varësi të gjendjes shëndetësore të të sëmurit kërkohej që babai-ndihmësmjek të shkonte në çdo fshat e lagje të Fanit natën apo ditën, në shi e në borë, të bënte kilometra të tërë për të qenë pranë të sëmurit.

Ai gjithë jetën e tij vijioi kualifikimet e për t’u përshtatur përherë me zhvillimet mjekësore të kohës. Babai ynë i shtrenjtë punoi dhe sakrifikoi të gjithë jetën për komu-nitetin. Ai iku para kohe për shkak të pasojave që la në shëndetin e tij puna mes pajisjeve radiologjike të amortizuara dhe mungesës së kushteve të sigurisë në punë. Ndonëse sa ishte gjallë fizikisht ai nuk e ndjeu vlerësimin e shtetit, e rëndësishme për të ka qënë gjith-monë respekti dhe mirënjohja e thellë që kanë demostruar gjithmonë njerëzit të cilët ai I ka shërbyer me pasion dhe dashuri. Gjithësesi në vitin 2012 me propozim të Shoqatës Kulturore “Mirdita”, Presidenti i Republikës të RSH, zoti Bamir Topi e dekoroi babain tonë me Urdhërin “Nënë Tereza” (pas vdekjes) me motivacion “Për kontributin e çmuar, për humanizmin dhe përkushtimin e treguar në shërbim të rua-jtjes të shëndetit të njerëzve në zonën e Fanit të Mirditës dhe rrethinat e Kukësit”. Duke falenderuar edhe njëherë personelin e spitalit të Rreshenit dhe Drejtorin e këtij spitali për aktivitetin, urojmë që takime të tilla të zhvillo-hen edhe herë të tjera. Me konsideratë të lartë.

Fatjon Beci

Page 8: Gazeta Mirdita Nr. 5[1]

8 26 shkurt 2014 mirditaOrgan i Shoqatës Klubi kulturor “Mirdita”

Redaksia

kRyeRedaktoR

■ Jakin maRENa

Zv.kRyeRedaktoRë

■ Violeta SHQaLSi ■ Gjergj maRKU

koRRektoR letRaR

■ ana PëRtENa

kolegjiumi i Redaksisë

■ mark tiRta ■ Gjon m.LLESHi ■ Gjokë BECi ■ Gjon JaKU ■ agim dOÇi ■ anton BOÇi ■ dedë SHKURti ■ albert GJOKa ■ Gjovalin NdOJa

NR. i llogaRisë i shoqatës së klubit kultuRoR “miRdita”:

Banka kombëtare tregtare tiranë. Nr. Llog. 401210371. iban (Lek) aL37 2051 1014 2103 71CL tJCL aLLa. iban (Euro) aL04 2051 1014 2103 71CL tJCF.

shtypur dhe sponsor “mirgEEralB”

miRdita

organ i shoqatës klubi kulturor

“mirdita”

sport

arjana arapi volejbollistja mirditoreqë bëri epokë me ekipin “minatori”Karriera e një sportisteje që tashmë nuk jeton më, e parë me sytë e Valbonës, motrës volejbolliste

Janë të rralla rastet kur një familje e tërë është e përkush-tuar ndaj sportit. Kjo është familja Arapi, ku ati Dodë Arapi ishte futbollist dhe

trajner, motrat Arjana, Valbona dhe Alma Arapi që bënë historinë në ekipin e volejbollit të femrave në Mirditë në radhët e ekipit të “Mi-natorit” por dhe Iliri, vëllai i tyre që është marrë me sportin. Dhe si për të përmbyllur ciklin e një ekipi sporti nëna Fatmirë që bënte infermierinë e “ekipit”. Ndërsa Arjana nuk jeton më, për t’u përjetësuar pikërisht në Pallatin e Sportit të Rrëshenit që mban emrin e saj, motra e saj Valbona rrëfen jo pa dhimbje si nisi karriera e saj dhe e gjithë familjes me ekipin “Minatori”. “Karriera e Arjanës si volejbolliste fillon në vitin 1976-1977 me trajner Haki Halilin. Kjo ishte e para skuadër e krijuar në Mirditë. Në të njëjtën kohë për herë të parë hapet klasa sportive në shkollën 8 vjeçare “Bardhok Biba”, dhe unë kam pasur fatin të filloj në këtë klasë sportive. Në këtë klasë filloj edhe unë hapat e para të Volejbollit me mësues Jorgo Koculi ndërsa djemtë në futboll me Prof. Ndue Ruçi”, kujton atë kohë Valbona. Ajo shtyhet më tej në kujtime, teksa kujton dhe ekipin e parë të volejbollit ku militonte dhe motra e saj Arjana. “Ekipin e vole-jbollit e drejtonte trajneri Haki Halili, i cili e krijoj këtë ekip. Më kujtohen lojtaret e para të ekipit, Cezarina Maca, Terezina,Vitore Gjoni,Vitore Tusha, Lena Vokrri, Marte Reçi, Lumturie Nika, Drane Deda, Arjana Arapi, Gjys-tina Përbasha, Lula Vladi dhe Donika Ndrea. Në maj të vitit 1978 zhvillohet kampionati i kategorisë së dytë për të reja në Rrëshen. Finalja Minatori-Lokomotiva e Durrësit fitohet nga minatori 3-2 dhe kjo shënon hyrjen në kategorinë e parë për të reja të volejbollit mirditor. Unë isha thjesht një shikuese e kësaj ndeshje dhe e mo-trës time Arjana”, thotë Valbona. E cila më pas thotë se bëhet bashkëlojtare e motrës së saj, duke u integruar në ekip. “Në nëntor të vitit ‘78 trajneri Halili më thërret në skuadër për stërvitje, por akoma nuk mund të luaja në kampi-onat pasi duheshin dhënë normat për kategorinë e parë. Në janar jap normat dhe i fitoj. Bëhem pjestare e skuadrës në janar të 1979, në fazën e dytë. Edhe pse isha rezervë isha nga më të aktivi-zuarat në ndërrime. Ne kampionatin e vitit 1979-1980 bëhem titullare në skuadër në kategorinë e parë sëbashku me motrën time Arjana”, thotë ajo.

“Gjithmonë sëbashku me motrën time. Në kampionatin 1982-1983 Rrësheni kishte dy skuadra në ket-egorinë e parë: të rejat dhe të rriturat. Unë fillova kampionatin me të rejat ku trajner ishte Presor Jorgo, ndërsa Arjana ishte me të rriturat me trajner Hakiun. Isha vetëm 16 vjeç kur mbas 2 ndeshjeve me të rejat prof. Hakiu më merr në ekipin e të rriturave. Isha më e vogla e skuadrës. Duruam vetëm një vit për të rritura në kategorinë e parë. Megjithatë në vitin 1983-1984 vazhdonim në kategorinë e parë për të reja”, thotë Valbona. Ajo e quan fat që ka luajtur dhe me sportistet e vjetra si Vitore Tusha, Drane Deda, Marte Reçi etj por dhe më të rejat Zyra Hoti, Ma-jlinda Hysa dhe Liri Kurti. “Kur dëgjoj sot që vajzat e Vitore Tushës janë volejbollistet më të mira në Shqipëri ndjehem e lumtur sepse në një farë mënyre i ndjej jo vetëm si vajzat e një shoqes time, po sikur janë të familjes time. Edhe për Esmeralda Tucin vajza e Marte Reçit. Është kënaqësi e madhe kur shikoj që kanë vazhduar sportin e mamasë së tyre. Shpesh komunikoj dhe ju bëj komplimente të sinqerta”, thotë Valbona. E cila rrëfen se në vitet

1984-1987 vetë luajti me skuadrën e Studentit. Këtu fillon dhe dhimbja e saj. “Kjo periudhë për motrën time Arjana ishte ajo më e keqja mbasi semundja filloi të mbizotërojë tek ajo. E detyruar që të largohet nga sporti për shkakun shëndetësor, Arjana na ndiqte si sportdashëse. Për familjen tonë sporti do të thoshte ajër, oksigjen. Mbas studimeve kthehem në Rrëshen dhe vazhdoj karrierën time sportive me ‘Minatorin’ ku trajner ishte Pashk Biba. Një njeri me të vërtetë i lartë dhe human. Por ne nuk kishim vetëm trajnerin, edhe përgjegjësin e skuadrës si profesor Ndue Gega një periudhë dhe më tutje Nikoll Gega”, kujton jo pa dhimbje Valbona. Ajo thotë se kur udhëtonin në trasfertë skuadra e kalonte me humor, kaq mirë kalonim me njëra tjetrën, ku me njerëz si Pashk Biba dhe Nikoll Gega ishte e pamundur të ndjejë lodhjen e rrugës. “Nuk e di po e kam ndjerë veten gjithmonë me fat për këtë jetë të pasur sportive. Edhe sot i mbaj lidhjet me shoqet e mija të volejbollit si me të Minatorit ashtu edhe me të Studentit. Unë kam luajtur me breza të ndryshëm volejbollistesh dhe kjo nuk më ka penguar të kem raporte miqësie me të gjitha. Ashtu siç jam shoqe me Marten, Gjylen, Vitoren jam me Don-ikën, Marjanën, Majlindën, Linditën, Dalinën, Shpresën e të gjitha të tjerat. Nuk harroj kurrë edhe shoqen tonë të shtrenjtë Pranvera Luca. Energjike, e qeshur dhe me një humor të paparë”, kujton Valbona Arapi. Sipas saj, një meritë të madhe për sportin mirditor ka edhe ish kryetari i komitetit Sportiv Prengë Bardhoku. “Prenga ishte edhe shok i babit tim. Aq sa kujtime të bukura kemi aq edhe hidhërime për njerëzit që kemi kaluar periudhën me të bukur të jetës tonë. Nuk mendoja kurrë që një dite do ta lija volejbollin. Ndeshja e fundit për mua ka qënë ajo e qëndrimit në kategorinë e parë. Finale Minatori-Vllaznia në pallatin e sportit Tiranë në maj. Fitore e Minatorit 3-1. Mbas kësaj ndeshje me 13 qershor ditën e Shna Noit nisem për në Itali dhe mbyllet karriera ime sportive. Megjithatë jam e lumtur njëlloj dhe nuk ndryshoj asgjë nga jeta ime spor-tive. Nuk harrohen ato ditë të bukura dhe sportdashësit mirditor. Unë i jam mirditorëve mirënjohëse gjithmonë për respektin e tyre në momentin më të vështirë”, përfundon rrëfimin Val-bona Arapi, volejbollistja e mirënjohur mirditore, e cila kontribuoi në tërë rininë e saj për këtë sport aq të dashur për mirditorët.

Për të cilën kur dilnin ditën e dielë për ndeshje nuk kishte kënaqësi më të madhe, sepse nga i njëjti pallat dilnin katër volejbolliste: Gjystina Përbasha, Drane Deda, Arjana Arapi dhe Valbona Arapi. “Pallati ynë quhej pallati i sportistëve pasi përveç nesh ishte dhe babai im trajner futbolli, por njëkohësisht luanin futboll Gëzim Përbasha, Arben Sinani dhe Shkëlqim Çerpja. Me motrën time kemi ndarë vitet më të bukura sepse ishim edhe shoqe. Një jetë sëbashku. Kampionat mbas kampionati në vitin 1981-82 dalim kampionë të kategorisë së parë për të reja. Gjë e paparë. Më kujtohet ndeshja kundër Traktorit në Krutje. Akoma nuk kishte ekip që të fitonte aty. Një ndeshje e gjatë 2 orë e 30 minuta përfundimisht fitore e jona 3-2”, kujton me nostalgji Valbona, pjesë e këtij suksesi, pse jo dhe famil-jar me ekipin e volejbollit të femrave mirditore. Aj trgon se në të njëjtin vit, më 1982 zhvillohet në Rrëshen kampionati i kategorisë së dytë për të rritura në maj dhe kjo shënon një tjetër sukses për volejbollin mirditor, pasi fitojnë këtë kampionat dhe hyjnë në kategorinë e parë për të rritura.

arjana dhe valbona arapi

arjana arapi