gazeta mirdita organ i shoqates mirdita realizoi saimir kola dhe albert vataj

16
GAZETË PERIODIKE, ORGAN I SHOQATËS KLUBI KULTUROR “MIRDITA”, ÇMIMI 30 LEKË, SHTATOR 2015; NR. 16 www.mirditanews.com SPONSOR Kjo gazetë u mundësua nga zoti Gjon Melyshi Mirë “Via Egnatia”, po “Udha e Madhe”, Shkodër-Orosh-Prizren?! “Mësonjëtorja e Korçës”, e para, apo shkolla e Velës dhe e Kurbinit? DEBATI FAQE 16 FAQE 8-9 Zef Shpani bën pjesë në plejadën e arsimtarëve të shquar Mirdita e 110 viteve më parë në fokusin e albanologut hungarez, Baronit Franc Nopça FAQE12-13 FAQE 2 FAQE 8-9 Edona, mirditorja e sfidave të kurajshme PERSONAZH Në zbatimin e detyrave të vëna nga shoqata “Mirdita e Bashkuar” Dialektika e natyrës tejkalon të perceptueshmen e thjeshtë, atë të sipërfaqsh- men. Ajo është gjuha e komunikimit të një procesi shekullor eroziv. Akulli, uji, era, dielli dhe koha në procesin e stuhishëm të bashkëveprimit kanë mundur të lënë të skalitur në shkëmbinjtë gëlqeror jo dhe aq një behje rastësore të përkimit të asaj që shohim dhe asaj që është, se sa një qasje komunikimi përmes shembujsh kaq unik. Ne jemi pjesë e procesit të transformimit dhe koha që ka skalitur në shkëmb këto dy fytyra të vrenjtura, duket se ka nevojë ta dëshmojë këtë, të na e thotë diçka me plas- tikën e tendosur të këtyre dy portreteve që ngjajnë kaq shumë me fytyrat që na ndërmenden t’i krahasojmë me njerëz që njohim dhe me ata që do të takohemi një ditë. Natyra ka pafund man- ifestime të këtilla, por për këtë merita i takon fotografit Xhovalin Z. Kaçorri, i cili sjell “Dy kaptinat”. FOTOLAJM “Bekimi me shëndet” i Kroit të Bardhë! REPORTAZH FAQE 4-5 800 -vjetori i Shtetit të Arbërit HISTORIKE FAQE 6-7 Në shekullin e XV kemi gjithnjë dy radhë paralele ipeshkvish katolikë në Arbëri e Krujë

Upload: albert-vataj

Post on 23-Jul-2016

253 views

Category:

Documents


4 download

DESCRIPTION

Gazeta Mirdita_Organ i Shoqates Mirdita_realizoi Saimir Kola dhe Albert Vataj-Korrik 2015

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta mirdita organ i shoqates mirdita realizoi saimir kola dhe albert vataj

GAZETË PERIODIKE, ORGAN I SHOQATËS KLUBI KULTUROR “MIRDITA”, ÇMIMI 30 LEKË, SHTATOR 2015; NR. 16 www.mirditanews.com

SP

ON

SO

R

Kjo gazetë u mundësua nga zoti Gjon Melyshi

Mirë “Via Egnatia”, po “Udha e Madhe”,

Shkodër-Orosh-Prizren?!

“Mësonjëtorja e Korçës”, e para, apo shkolla e Velës dhe e Kurbinit?

DEBATI

FAQE 16

FAQE 8-9

Zef Shpani bën pjesë në

plejadën e arsimtarëve

të shquar

Mirdita e 110 viteve më parë në fokusin

e albanologut hungarez, Baronit

Franc Nopça

FA

QE

12-1

3

FAQE 2

FAQE 8-9

Edona, mirditorja e sfidave të kurajshme

PERSONAZH

Në zbatimin e detyrave të vëna nga shoqata “Mirdita e Bashkuar”

Dialektika e natyrës tejkalon të perceptueshmen e thjeshtë, atë të sipërfaqsh-men. Ajo është gjuha e komunikimit të një procesi shekullor eroziv. Akulli, uji, era, dielli dhe koha në procesin e stuhishëm të bashkëveprimit kanë mundur të lënë të skalitur në shkëmbinjtë gëlqeror jo dhe aq një behje rastësore të përkimit të asaj që shohim dhe asaj që është, se sa një qasje komunikimi përmes shembujsh kaq unik. Ne jemi pjesë e procesit të transformimit dhe koha që ka skalitur në shkëmb këto dy fytyra të vrenjtura, duket se ka nevojë ta dëshmojë këtë, të na e thotë diçka me plas-tikën e tendosur të këtyre dy portreteve që ngjajnë kaq shumë me fytyrat që na ndërmenden t’i krahasojmë me njerëz që njohim dhe me ata që do të takohemi një ditë. Natyra ka pafund man-ifestime të këtilla, por për këtë merita i takon fotografi t Xhovalin Z. Kaçorri, i cili sjell “Dy kaptinat”.

FOTOLAJM

“Bekimi me shëndet” i Kroit të Bardhë!

REPORTAZH

FAQE 4-5

800 -vjetori i Shtetit të ArbëritHISTORIKE

FA

QE

6-7

Në shekullin e XV kemi gjithnjë dy radhë paralele

ipeshkvish katolikë në Arbëri e Krujë

Page 2: Gazeta mirdita organ i shoqates mirdita realizoi saimir kola dhe albert vataj

SHTATOR 2015 2

OR

GA

N I S

HO

QATË

S, K

LUB

I K

ULT

UR

OR

“M

IRD

ITA”

Duke marrë në analizë këtë traditë të vyer të katër shekujve më parë,

shkencërisht dhe pa paragjykim, siç i ka hije një historiografie moderne, a nuk është me vend që “datëlindjen” e shkollës shqipe ta shtyjmë më përpara, në gjysmën e parë të shekullit XVII, te një shkollë në Velë, Kurbin a diku tjetër? A nuk përkon kjo jo vetëm me një të vërtetë historike të padiskutueshme, por përafro-het natyrshëm në kohë dhe me fillimet e letërsisë shqipe dhe të shqipes së shkruar? A nuk ishin të një rangu, të një lartësia historike, të një frymëzimi, të një misioni kishtar e kombëtar, si ata që shkruan librat e parë shqip, si ata që hapen shkollat e para shqipe në dioqezat e tyre? Të gjithë humanistë-ipeshkvinj e meshtarë shqiptarë! A nuk është e udhës që një famulli malesh shqiptare, të shpallet në mënyrë simbolike si “akademia” e parë shqiptare të dijes? Le të jetë kjo në Tivar, Durrës, Tiranë, Vlorë, Mirditë, Shkodër, Elbasan, Ulqin, Karadak a Prizren. Duke shqyr-tuar veprat e Matrëngës, Budit, Bardhit, Bogdanit (35 vepra, krejt a pjesërisht shqipe, të dala prej Propagandës Fide të Romës nga shkrimtarë shqiptarë) studi-uesit kanë nënvizuar se kështu “ishte hedhur baza kulturore dhe ideore e një rilindjeje arbënore, e cila vërtet do të vononte të vinte, porse kishte të ardhme të sigurtë. (Artan Shkreli, Propaganda Fide dhe Shqipëria, “Shqip”, 17 shta-tor 2006.)Këto kohë ka patur zëra të shkruar e të pashkruar, për ta riparë datimin e së parës shkollë shqipe në vendin tonë, që sot për sot zyrtarisht e kemi në fundin e shekullit XIX, me Mësonjëtoren e Korçës të vitit 1887, natyrisht një gjurmë e shndritshme e veprës së Rilindasve tanë. Po a nuk janë rilindas dhe ata që i hapen ato shkolla dy shekuj e gjysmë para kësaj? A nuk na thotë i vyeri profesor Namik Resuli, studiuesi i njohur i letër-sisë shqiptare, se “për klerikët shqiptarë Rilindja Kombëtare kish zënë fi ll, ndonëse fshehu-razi, që nga dita kur Shqipëria u robërua përfundimisht nga turqit.” (S. Çapaliku, Prijës për gjeografinë dhe sociologjinë e letërsisë shqiptare”, Tiranë 1997, f. 35.) Ishte e kuptueshme që ki-sha katolike, i vetmi “institucion shqiptar i mbetur në këmbë”, në rend të parë të asaj rilindjeje, quaje po deshe dhe arbënore, të

kishte punët e diturisë, arsimit dhe edukimit. Ndaj sipas logjikës më të thjeshtë do të pyetej: si mundet ta pranosh gjuhën dhe letërsinë shqipe të asaj kohe për të parë, kurse shkollën e bërë po prej tyre të mos e marrësh si të parë? Pa u nisur thjeshtë nga aritmetika e shifrave, cili komb nuk do të ishte i lumtur po ta kishte shkollën e vet të parë të paktën 255 vjet më përpara asaj që e mban për të tillë, dmth jo në vitin 1887, por dy shekuj e gjysmë më parë, në vitin 1632! (Ndue Dedaj, “Toka e katedraleve”, Tiranë 2006.) Kështu, “shkolla e parë shqipe”, në thelb s’ka të bëjë dhe aq me emrin Korçë apo Shkodër, Kurbin apo Velë, Stubëll apo Dhërmi, por me një koncept historik, atë të një Rilindjeje Shqiptare që fi llon në shekullin XV dhe kulmon në shekullin XIX. Botimet dhe shkollat e para shqipe janë prirë e mbajtur gjallë nga ipeshkvinjtë shqiptarë: Pal Engjelli, Lazri i Arbënisë, Pali i Ndërfanës, Nikollë Mejkashi, Gjon Kolesi, Mark Skura, Frang Bardhi, Gjergj Bardhi, Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, Gjergj Uldanji, Nikollë Vladani, Sht-jefën Gaspri, si dhe mësuesit: Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani, Dhimitër Dhërmiu, Fra Kerubini, Pater Karli, Dom Prenga i Tro-shanit, Dom Martin Bushalla i

Durrësit, Dom Pjetër Perlati i Mirditës etj. Një traditë që vinte nga shekulli XV, me humanistët shqiptarë në Rilindjen Europi-ane, gjer profesorë në Universi-tetin e Padovas, si Gjon Gazulli etj. Por pavarësisht shkrimeve sporadike të karakterit historik të autorëve të ndryshëm, me sa dimë askush ndër studiuesit nuk është ngulur me themel në ndriçimin e kësaj maratone shqiptare për diturinë. Shkollat e para fuqizohen me Kuvendin e Arbënit që mbahet në Mërqi të Lezhës, në kishën e Shën Gjon Kryepremit, me 14-15 janar 1703, me bekimin e Papa Klementit XI, me origjinë shqiptare, përkundër asimilimit otoman. Deri në Lidhjen Shqip-tare të Prizrenit, nga Durrësi në Shkodër e Kosovë, kishte 21 shkolla fi llore me nga 30 nxënës e në Prishtinë deri në 80. Fakti që dokumentet e Kuvendit të Arbnit u botun si në latinisht si në shqip 300 vjet më parë dëshmon se ishin të shumtë ata njerëz që dinin të shkuanin e lexonin shqipen që e kishin mësuar në shkollat ku ata ishin shkolluar. (Mehmet Elezi, artikull i cituar.) Vetë Korça dëshmohet të ketë patur, 35 vjet më parë se Mësonjëtorja, një shkollë në Trebickë (në Kishën e Shën Mërisë) para vitit 1854, me mësues Thanas Xhekën, ku u përdor e para abetare shqipe

e hartuar nga Naum Veqilharxhi e ku kishte mësuar dhe Spiro Dine, siç kujtonte vetë fokloristi i përmbledhjes “Valët e detit”, që e botoi në Sofje të Bullgarisë me 1908. (Petrit Zeneli, Shkolla shqipe e Trebickës, “Panorama”, 5 korrik 2915.) Në këtë kontekst, Mësonjëtorja e Korçës nuk zbe-het aspak, si një shkollë shqipe historike, kombëtare, martire, qytetare, laike, përkundrazi ajo del më fort në pah si rithemeluese e një tradite arsimore shqiptare paraardhëse, e një etape të dytë të arsimit rilindas në Shqipëri, si dhe vetë shkrimtarët e shquar të Rilindjes ishin pasardhës të shkrimtarëve të letërsisë së vjetër, misionarë të fesë dhe të qytet-ërimit. Së fundi, a nuk ka ardhur koha që të ketë një qendrim tjetër zyrtar ndaj këtyre shkollave të Mesjetës, jo vetëm nga njerëzit e letrave dhe të historisë, por dhe nga institucionet e shtetit shqiptar, posaçërisht Ministria e Arsimit dhe e Sportit? Nëse kisha katolike themeloi nëpër Europë universitetet e para si në Bolonja, Padova etj., këtu mundësitë ishin shumë më të kufi zuara, por ama diçka e mirë ndodhi, një gjer-dan shkollash të ulëta e deri të mesme u hapen. Por rrallë kemi vënë ndonjë pllakë aty ku ato kanë qenë. Ende në kokë kemi mendësinë ateiste se ato ishin “shkolla fetare”, lokale dhe si të tilla nuk ishin kombëtare?! Po kush mund të thotë se çfarë e bën më kombëtare “Mësonjëtoren e Korçës” se ato para saj? Në kuptimin e mësipërm, të ngushtë, a nuk ishte dhe ajo një shkollë Korçe? Por kombi kështu është bërë, me visarin kulturor, arsimor të të gjitha trevave shqiptare. Anatema “shkolla fetare” është e pakuptimtë, ajo i përket regjimit komunist, siç nuk qëndron dhe ndonjë kinse tjetër argument se atëherë nuk kishte alfabet shqip, por vetëm latinisht (?) E dinë dhe shkollarët fi llestarë se alfabet shqip kishte të paktën qysh nga shekulli XV i Formulës së Pagëzimit.

Me shkurtime nga autori Ndue Dedaj

“Mësonjëtorja e Korçës”, e para, apo shkolla e Velës dhe e Kurbinit?

Page 3: Gazeta mirdita organ i shoqates mirdita realizoi saimir kola dhe albert vataj

SHTATOR 2015 3

OR

GA

N I S

HO

QATË

S, K

LUB

I K

ULT

UR

OR

“M

IRD

ITA”

Nje shpirt artisti, nuk para ka deshire te perzihet me politiken dhe aq me keq

ne situatat paradoksale dhe te “pa-analoge”, siç ndodh ne ven-din tone tash sa vite, me nje “lufte klasash” te paimagjinueshem ne demokraci, qofte dhe te brishta. Dhe per me teper kur atij i beso-het menaxhimi kulturor. Mirepo, edhe duarjashte nuk mund te rrije, sepse te keqen e politikes se mbrapshte, e ndjen me pare se askush tjeter, sic ngjet me “sizmologet natyrore” qe ndiejne termetet! Natyrisht, artistet duke qene shpirt i ndjeshem dhe avangarde e nje shoqerie, krijojne percep-timin e tyre, qe mbase shkon deri ne “idhulltari politike”, per menaxher pushteti. Jo se duan ta bejne, jo se ndihen mire, por dhe ata njerez jane, dhe mbijetesa ne nje “sistem ujqerish” eshte tejet e veshtire. Ketu pastaj, duhet te bejme dallimin ne mes dy kate-gorive; atyre qe mbahen pas xha-ketave te rendomta politike, per shkak te injorances ne art e kul-ture; por te tjere qe krijojne fort ne koken e tyre, sipas mendimit te tyre profi lin e nje menaxheri te mire ne nje rajon te caktuar, per te cilin ia vlen te deshmohesh dhe politikisht. Kjo nuk eshte me e mira gje, qe duhet te ndodhe me nje artist apo kulturolog, por ama ndodh, vecse nuk ka vend per t’i anatemuar brutalisht nga menaxheret politike!Nuk dua te shkruaj per raste konkrete, por ama ne nje pike nuk jam aspak dakort me poli-tiken idhnake dhe inatcare. Kur ajo, ne vend te merret me hallkat me te dobeta te menaxhimit, e keqja qe u vjen nga “zyrtare mejhanesh”, me se pari, ia nisin pikerisht me njerezit e kultures per t’i fl akur nga “kullat e me-naxhimit”!. Mund te ngjase, qe nje menaxher kulturor, dhe ta

kete tepruar me anesine politike apo idhulltarine, por kjo nuk do te thote qe “ndeshkimi politik” eshte gjeja e duhur, kur duhen ezauruar disa mjete te tjera, qe nis me keshillimin dhe eviden-timin e te metave, apo qofte dhe epjes per ta kthyer veten ne pa-terice te nje menaxheri qeverises, sado “dobesi” te kesh per te. Nje drejtues i mire pushteti, arrin t’ia c’faktorizoje kujtdo menaxheri kulturor te tille disa te meta, qe nuk eshte se prishin identitetin ne kulture, anet profesionale etj, qe kane te bejne me kete fushe. Nje drejtues i mire, arrin te beje bilancin ne mes “te mires dhe te keqes” per aksh menaxher kul-turor, per te konkluduar pastaj se cilat duhet te fshihen dhe cilat duhet te inspirohen pozitivisht.Askush nuk e beson sa e veshtire eshte te drejtosh kulturen me

efi kasitet dhe ti japesh identitet nje rajoni, sidomos ne ato me me pak peshe ekonomike dhe logjistike kulturore. Askush nuk e beson sa e veshtire eshte ta kthesh vemendjen e publikut mbarkombetar permes kultures ne rajonin tend, dhe t’i japesh asaj trend kombetar, kur ti nuk ke mundesi te ezaurosh qofte dhe pese cent nga buxheti lokal. Askush nuk e beson sa keq ndi-hesh si menaxher kulturor, kur te duhet me punu ne rrethana tejet te veshtira perceptuale, kur ti nuk ke te drejten me minimale te strukturosh nje institucion kul-turor permes burimeve njerezore te kualifi kuara. Askush nuk e be-son se ne jo pak raste, me i mbro-jtur dhe i paprekur politikisht mund te jete nje pastrues, sesa ti qe i jep emer me shume se ne gjithcka tjeter rajonit tend, dhe qe produkti yt menaxhues apo krijues, mund te jete bere pjese e ashtit kulturor kombetar. Askush

Artisti dhe sensiteti i tij politik

Artistet duke qene shpirt i ndjeshem dhe avangarde e nje shoqerie, krijojne perceptimin e tyre, qe mbase shkon deri ne “idhulltari politike”, per menaxher pushteti. Jo se duan ta bejne, jo se ndihen mire, por dhe ata njerez jane, dhe mbijetesa ne nje “sistem ujqerish” eshte tejet e veshtire. Ketu pastaj, duhet te bejme dallimin ne mes dy kategorive; atyre qe mbahen pas xhaketave te rendomta politike, per shkak te injorances ne art e kulture; por te tjere qe krijojne fort ne koken e tyre, sipas mendimit te tyre profilin e nje menaxheri te mire ne nje rajon te caktuar, per te cilin ia vlen te deshmohesh dhe politikisht

nuk e mendon se nuk ka ofendim me te madh per nje artist dhe menaxher kulturor, se thjeshte te perceptojne si “hamall te mire”, por askush nuk ulet ne tavoline per te te marre mendimin per fushen, te pakten dhe te marresh mbeshtetjen e duhur per gjerat e bukura dhe efi kase!Ne eksperiencen time si njeri i medias dhe kultures, jo vetem ne province, por dhe me tej, di dicka: edhe gratacelat me te medha te botes t’i besh ne qytet apo fshat, asgje nuk mbetet e shenjuar se sa opusi kulturor krahinar si kenga, vallja, melodia, kostumi i tradites, libri, piktura etj.!Arti, kultura, vete kulturologet, jane pak a shume lubrifi kuesit me te mire edhe te nje shoqerie ne depresion dhe pasuri e vyer e tyre. Ndaj duhen mirekuptuar dhe shfrytezuar per te miren qe i sjellin nje komuniteti, qofte dhe kur ndan mendime te ndryshme politike. Gj.M.

Page 4: Gazeta mirdita organ i shoqates mirdita realizoi saimir kola dhe albert vataj

SHTATOR 2015 4

OR

GA

N I S

HO

QATË

S, K

LUB

I K

ULT

UR

OR

“M

IRD

ITA”

“Kleo 5 vjecar, që jeton nëItali, prej kohësh eshte kthyer në shqetesim per familjen për shkak tëanoreksise. Ishte bere kocke e lekure, pikërisht se ishte e zorshme me i futushqim ne goje. Por ama tani, qe ka vec pese dite tek Kroi i Bardhe, gjithckaka ndryshu per te. Eshte bere llups i madh dhe ne nuk po ia dalim si duhet mete….”Jane prindërit e Kleos, qe nai kumtojnë mirësitë e Kroit të Bardhë, pikërisht me fëmijën e tyre, ndërsa e kundrojteksa po llufi t pjatën e dytë të makaronave. Ata kanë ardh që nga Italia për tëkaluar disa ditë për hatër të shëndetit të fëmijës së tyre dhe “profecia elegjendës”, u ka dalë. Tashmë Kleo, ka dalë nga “rrethi anorekesik” për të qenënjëlloj me bash-këmoshatarët në të ushqyer.Por dikush tjetër, na përcjelltë tjera mirësi. Dikënd e ka pastruar sëbrendsh-mi në rrugët e tretjes, dhetashmë ndihet shumë lehtë. Dikush është shëruar nga gurët në veshka dheinfeksionet, por dhe nga tiroidet që zor t’u gjesh derman në mënyra rë tjera.Një nënë na thotë, se fëmija i saj është pastuar nga mikrobet dhe sidomoslambia cfi litëse.Një dibran ka ardh nga Francaku emi-gron me gjithë familje dhe ndihet mirë me mushkëritë, por dhe aspakte tetjera të funksionomit fi ziologjik…Dhe kështu, të gjithë idetyrohen nga pak atij shëruesit magjik, “kroit të Bardhë”!Me Marinin për të “prekur” këto bamirësiMarin Mema më ka telefonuar një-javë më parë për të shtegtuar një të dielë atje për tek Kroi, dhe unë nuk i përtoi,edhe pse të nisesh nga Rrësheni për në Kunorë, është e vështirë, përmes njërrugë sfi litëse. Sidomos pjesa nga Livadhi i Turkut, kur të duhet të lësh udhëne asfaltë, nën përkundjen e gropave pafund. Por Marini dhe ekipi i tij, injohur si “sorkadhet e egra me-diatike”, nuk ua pertojne fare ketyre rrugeve parrugë, ndaj nuk e marrin aspak me bezdi kur u them se pjesa nga Mërkurthti nëKumbull për t’u ngjit termales është një “ferr udhëtues”. E megjithatë pamjetjoshëse m’atanë udhës, sikur e amortizojnë shijen e keqe të përkundjes therësebri e në bri.Që nga hyrja në “bajrakun eSelitës”, pamjet vijnë gjithnjë e më befasuese. Jemi ndal përkundruall Lëkundëse

Bardhaj të hijeshuar nga gjëlbërimi. Sidomos në pranverë me lulet e qer-shive,nuk ka të dytë, u them, ndërsa bëjmë më lart për t’u ndalur pak më poshte seLaku i Qerreve.Nëse duhet të them dy fjalë nësink-ron për Selitën e legjendës, patjetër më duhet të pyes në telefon Viktorin (Gjikolën), poetin e lindur të Val-morit, pikërisht atje ku e ka marrë muzënrishtare ai dhe poeti i madh Gjokë Beci për t’ua përcjellë më pas gjithëadresave shqiptare. E mua më tingëllon me bukur se kurrë para kameres, ndërsadjemtë e teknikës më lidhin “valorin”, kur artikulohem për mrekullitë selitaseqë lidhen me his-toritë, por dhe me panoramat që i kam pas shpine, KunorëValmorin, Mullin e Didhen. Është një sfond sa ekzotik aq dhe panoramik.Udhëtimin për ne destinacion,Marini don ta plotësojë, e përkëtë arsye, nuk na e len “anashkalimin tonë të hesh-tur”,Kurbneshin e pazëshëm! Më kap trishtimi teksa e shoh ashtu, të brakti-sur,sepsedikur gjallonte. Por nuk mund ta vajtojmë pafund, ashtu sikundër nuk po hedhrrjeshta dëshpëruese i nxit nga efekti pamor aspak i këndshëm. Në vetvete, mefanepset një tjetër qytet i të të ardhmes poshte Gurit Gjon sis fi nks, në mënyrëntjetër, një qytet që me patjetër do të marrë tiparin e tij turistik, sapo këndejtë kalojë udha e asfaltë për Lurë. Nuk ka klimë të dytë si aty. Ndaj, në mossot apo nesër, pasnesër do të ndodhë, jo pak njerëz do t’i kthehen

këtij vendime mënyra të tjera bisnesi dhe jetese.Drejt shpellës së MërkurthitLugina e Mërkurthit e futur nëmes një honi malesh, të kujton Valbonën. Është e bukur ndërsa Uraka e kthjell-tëme bimësinë lazdruese, ta fl ladisin shtegtimin tënd, ndërsa mund të sjellë në vëmendjesa e sa mite që lidhen me këto anë. Derisa miti I gjallë I Shutrrisë, të kujtonse ka një lidhje interesante në mes uërave nëntokësore, që rr-jedhin përund këtyremaleve që nga liqenet e Lurës. Shpella e Mërkurthit (ajo me “derë të madhe”, tënjeh me vijëdrejtimin e ujit të nëndhesëm sapo ti futesh disa metra atje posh-të,ndërsa shpellën e Docit për arsye kohe nuk e vizitojmë dot, edhe pse ka formimefantastike të stlagmiteve dhe stalegtiteve në kate e nënkate. Nuk besoj të ketëvend më të pasur se kjo zonë për studime speleologjike përmes shpellave san ë këtërajon, që nga poshte dhe sipër në Kunorë apo Didhe me shpellën e borës, të

stërcokëve,të Fatmirave, etj etj deri tek shpellat e zonës së matit në këtë metrikëvargmalesh për të ardhë tek ajo që e quajmëkurora speleologjike e rajonit të Mirditës; kompleksi i Shpel-lave të Valit nëzonën e Kthellës. Përkufi me Shpellat e Valit është dhe Shpella e Nezirit që ipërket Matit.Nukkemi kohë të ndalemi gjatë sepse don vëmendje dhe specialistë të kual-ifi kuar,por ama kushedi, mund të kete një rikthim me themel për t’u marrë mepromocionin e këtyre shpellave, nga më të mëdhatë në Shqipëri.Nalt, tek “fushimi tradicional”Sapongjitesh lart, të shfaqet kampingu i pushuesve që vijnë tradicionalisht aty përkurim prej ujit të Kroit të Bardhë. Në qafë Kunorë na pret Nikolla, që ka bërëdisa bujtina, si ai si dhe vëllai i tij Zefi . Janë komode së paku për rrethan-atdhe njerëzit ndihen pak më ndryshe se herë të tjera. Mundohet më siguru së pakudritën, që e ka sajuar përmes një “mini HEC-I”, si specialist me ide novatore. Nuk ka ujin e nevojshëm këto ditë,por ama për dy muaj ka fur-nizuar edhe dhomëzat, edhe lokalin që ka aty, kuduket i vetmi televizor në atë fushim.Kemingrënë drekën aty në një klimë fantastike, e porositur nga kolegu im Aleksi.Mishi i qingjit të atyshëm nuk ka të dytë ndaj gjithcka shijon, por dhe rakiavendëse apo vera, dhe siodmos kur e gjithë dreka shoqërohet me ujin e Kroit, metë cilin nuk kemi të ngopur dhe duket sikur asgjë nuk ke futur në bark pas pakdekikave.Pastajia kemi krisur dhe muhabetit, herë me hoka por dhe serioze sa herë vjen puna përtë fol për të ardhmen. Interesimit të Marinit se c’do të bëhet këtu më tej, i përgjigjetkryebashkiaku i Mirditës, Ndrecë Dedaj, që ka ardhur enkas në një rast të tillë,e ku përparësi

“Bekimi me shëndet” i Kroit të Bardhë!

Page 5: Gazeta mirdita organ i shoqates mirdita realizoi saimir kola dhe albert vataj

SHTATOR 2015 5

OR

GA

N I S

HO

QATË

S, K

LUB

I K

ULT

UR

OR

“M

IRD

ITA”

është rruga, për të cilën, pse jo, ndih-mon dhe ky llojpromocioni mediatik që “djali i maleve shqiptare”, Marini e ka me aq epje epasion. Të tjerat do të vijnë me rradhë, pse jo, sipas kryebash-kiakut, edhe menjë studim të mirëfi lltë, që gjërat të mos bëhen kuturu dhe sezonaliteti të mosjetë për vetëm dy muajt e dimrit, por shumë më tepër.Mëpas kemi zbrit nëpër cadra dhe bujtinat e improvizuara. Marini nuk u ndahetbujtësve të atyshëm dhe im-presioneve të tyre, hallit që kanë pas për të ardh nënjë vend të vështirë, por tejet të bukur. Secili rrjeshton një hall të tijin,por dhe zgjidhjen që ka marrë pikërisht prej Kroit.Pastajtek Kroj, për të parë nga afër “ritualin” e pirjes dhe qëndrimit të heshtur,thua je në ndonjë tempull budist! Dikush pin dhe ripin. Dikush tjetër fut kokëndhe shtatin dhe lahet në pjesët e këmbëve, kokës, fytyrës etj.Eprovojmë dhe ne por vetëm të pirit! Dhe nuk na iket prej aty, sepse pas pak-minutash të duket se asnjë gllënjkë uji nuk e ke kaluar, edhe pse mund t’i kes-hfutur fytit jo më pak se një kilogram.Kroi i Bardhë përtej mistikësMistika nis me para 100 viteve me austriakët, ndonjë ofi cer iasaj kohe që kishte fushuar pikërisht aty, dhe me gjithë organizmin e tyre,kishin konstatuar ndryshim drastik. Pastaj u kryen studime dhe ristudime.Sipas nje profilimi turistik qe ka bere per zonen gazetari X.Marku, nga ristudimi i bërë në vitin 2004, rezultoi se, turisti që vizitonKroin e Bardhë, për një kohë prej 15 deri 20 ditë në vit dhe konsumon sasirat enevojshme të ujit nga ky burim, për tre vjet me radhë, fi ton një gjallërim

tëpërgjithshëm të organizmit të tij. Konsumimi në sasinë e rekomanduar i ujit tëfamshëm e çudibërës të Kroit të Bardhë, ndikon fuqishëm edhe në organet etretjes e të metabolizmit në përgjithësi, vepron me shumë efi kasitet ndajsëmundjeve të rrugëve urinare, në tretjen e lëndëve ngac-muese të indeve tëveshkave, shkrinë gurët në veshka, qofshin këta edhe të karakterit urat,fosfat, karbonat apo oksalat. Uji i Kroit të Bardhë ka dhënë efekt të dukshëmedhe në gjëndërrat e trupit, gjëndërrat mbiveshkore dhe ato embrionale, shëronsëmundjet e pielonefritit e të nefritit, normalizon treguesit e gjakut tek tësëmurët ane-mikë, rrit sasinë e hemoglobinës në gjak, etj. Ai shëron plotësishtsëmundjet e pagjumësisë e të dhimbjes së kokës, si dhe sëmundjet e tjera meorigjinë ner-vore. Uji i magjishëm i Kroit të Bardhë vepron ndaj mukozës sëzorrëve, duke bërë një pastrim të plotë të tyre dhe eliminon precipitimin ekripërave në faqet e enëve të gjakut, duke krijuar elasticitetin e nevojshëm tëtyre. Ai gjithashtu, shëron sëmundjen e trom-bophilebitit, spondylitisankylosans, sëmundjen e kyçeve, të poliartritit kro-nik e të kolonës vertebraledhe ndikon shumë në shërimin e sëmundjes së reumatizmit. Dhe jo vetëm kaq, poruji i Kroit të Bardhë, përmirëson edhe funksionimin e vezoreve, ndihmon nëshërimin e azmës bronkiale, etj. Edhe pse ky burim nuk përmban jod, ështëvërtetuar me analizat përkatëse, se ai shëron plotësisht strumën (gushën), ndikon shumë në normalizimin e rrah-jeve të zemrës dhe forcimin e punës së saj,si dhe në rritjen e qarkullimit të gjakut, etj. Vetitë kurative, ky ujë i

merrnga përmbajtja e Radonit, Fluo-rit, pH të theksuar bazik, etj, që janë elementëkimikë mjaft të rëndësishëm dhe me vlera të mëdha për kurimin e shumë llojësëmundjesh. Të vetmit probleme për këtë burim kurativ, janë sasia relativisht evogël e ujit, rreth 20 litra në minutë, si dhe pamundësia e konservimit të tij,pasi vetëm për njëzet minuta nga koha e mbushjes, ai i ruan vetitë e tijkuruese. Për këtë arsye, pirja e ujit rekomandohet të bëhet pranë burimit,sepse këtu pushuesi thith njëkohësisht edhe sasitë e nevojshme të gazit shëruestë quajtur Radon, që çlirohet nga burimi bashkë me ujin e mrekullueshëm tëbjeshkëve të Kunorës në Mirditë.Mbrëmja e “fshatit tëshkul”…Është si një lloj fshati që rivjen cdo vit, së paku nga dymuaj, ndaj ëmertimin më i saktë që të vjen në mendje është “fshati i shkul”, përta ritifuar të drejtën e tij cdo mesqershori të vitit. Kanë kaluar mbi 150familje këtë verë dhe po ashtu cdo verë tjetër.Duke u avitur në mbrëmjenjerëzit e atyshëm bëjnë dy gjëra; e para i ngjiten Didhes, ku natyra është vërtëtemahnitëse. Atje ecin nëpër livad-

he; shtrijnë shikimin e tyre që nga deti e derinë Malet e Epërme të Shqipërisë, të tjerë luajnë voleiboll, futboll,disa fo-tografojnë me celularët e tyre, por ama edhefl asin e komunkojnë në internet sepse është i vetmi vend me valë!E bëjmë këtë ritual dhe ne, ngjitemi pikërisht atje në Didhe.Dehemi nga bukuritë dhe flladi i atij vendi, e ndërkaq imagjinojmë dhe një rrugët-jetër ardhjeje për këtu, atë me teleferik nga Kurbneshi, Mbase jemi utopik,por kemi arsye të mendojmë se këto male, këto bjeshkë, duhen vizituar, duhen-shijuar, duhen shfrytëzuar në të mirë të shëndetit. Me bindje e them, Zvicranuk i ka të tilla!Na duhet të gjendemi sërish tek kroi, atje ku tashmë gjithëgjinja është dynd për “ritualin e darkës” të pirjes dhe larjes. Marini ështëtepër i vëmendshëm dhe shkeput plot detaje bisedash dhe pamjesh.Pastaj ngjitemi për tek kasollet, cadrat dhe bujtinat.Bisedat organizohen rreth një zjarri, që sjell kontrast rreth asaj që kemikaluar në qytetet ku banojmë, pikërisht këto ditë vere kur tempera-turat aviten tek40 gradë. E pra, ne, pos veshjes se xhupave, kemi deshire të qëndrojmë pranëzjarrit bubulak në këtë fresk malesh!Kështu për një orë deri nga ora 22.00 e darkës, kur Aleksi nafton për darkën e bollshme tek “konaku” i vet, një bujtinë me dërrasa që ua kadhënë me qera Zefi . Zonjat e “kullës” kanë përga-tit një darkë, për ta mbajturmend, me mish derri të skuqur dhe mish qingji furre, djath i marrë nga stanetaty afër, dhe plot gjëra të tjera! Ama gjithcka e shoqërojmë me ujin e Krojit,edhe pse rakia është ball kazani! Marini pin mirë e mirë. Ky djalë vetëm atocaste kur ka mbaruar punët, i kthehet sadopak qejfit. Vonë e kuptoj dhe njëshkak tjetër përse piu pak më tepër, sepse nuk pushoj gjithë udhën me hokat etij për ta mbajtur shoferin në pagjumësiNdërsa largohemi, kameramani, nuk mund të shkulet pa i marrëdhe castet e fundit të një nate gjumi këtij fushimi interesant, kur tashme pos “kako-fonisëmelodioze të qenve” të staneve, asgjë tjetër nuk pipëtin.Është “fshati i nevojës” që fl e i gjithi nën bekimin e ujit tëKroit të Bardhë.Ne kemi ikur tashmë. Dhe vetëm kur vij në Rrëshen, shoh seora ka shkuar plot 03.00 e natës.Plot 19 orë udhëtim e punë!

Gjergj Marku

Page 6: Gazeta mirdita organ i shoqates mirdita realizoi saimir kola dhe albert vataj

SHTATOR 2015 6

OR

GA

N I S

HO

QATË

S, K

LUB

I K

ULT

UR

OR

“M

IRD

ITA”

Me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, Kosova mbeti nën sundimin

austro-hungarez dhe bullgar. Gjatë kësaj periudhe u hapën afër 50 shkolla në gjuhën shqipe, që kishte 100 mësues dhe 4000 nxënës. Pas luftës dytë botërore, pushtohet nga Jugosllavia dhe shkollat prap mbyllen. Nuk lejo-hej mësimi në gjuhën shqipe dhe në vend të tij përhapet mësimi në gjuhën serbe për kolonët serb që po shtoheshin dita-ditës. Ishin ditë të këqija për shqip-tarët, pasi kishte fi lluar proçesi i përzënies, shkombëtarizimit dhe asimilimit etnik. Kulmin kjo politikë e mbrapshtë e arriti në prag të pushtimit italian. Në vitin shkollor 1939 - 40 Kosova kishte 252 shkolla fillore në gjuhën serbe, me 37 885 nxënës, si dhe 13 shkolla të mesme, prej tyre 5 gjimnaze. Shqiptarët duhet të zgjidhnin midis vazh-dimit të këtyre shkollave dhe analfabetizmit masiv. Në fakt, gjendja arsimore ishte tejet e prapambetur me shkallën më

të lartë të analfabetizmit në Europë, me 98 përqind.Ernest Koliqi, Ministri i Arsimit në vjetët 1939- 1941, për t`u njo-hur më detajisht dhe realisht me nevojat arsimore dhe shkollore në Kosovë, qysh në fi llim të bash-kimit të Kosovës me Shqipërinë, dërgoi një mision shkollor të jashtëzakonshëm. Ky mision kishte për detyrë që ta studionte gjendjen e arsimit fi llor dhe të mesëm në Kosovë që dikasteri të përgatitej për fi llimin e kur-seve verore në gjuhën shqipe, për të mëdhenj dhe të vegjël; të përcaktonte numrin e nxënësve dhe mësimdhënësve në këto shkolla dhe gjendjen e ndërte-save shkollore. Pas shqyrtimit të gjendjes së përgjithshme arsimore të Kosovës, me urd-hëresë të posaçme të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë u dër-guan në Kosovë afërsisht 300 mësues nga Shqipëria, të cilët u pritën me entuziazëm dhe dëshirë të flakët në Kosovë. Pos mësimit të zakonshëm në to vepronin edhe kurse për të rritur dhe forma të tjera për përhapjen e shkrim-leximit shqip në popull. Përmes klubeve bëhej furnizimi i shkollave me tekste mësimore, siguroheshin mësuesit, etj. Shkolla shqipe në Kosovë u zhvillua shumë gjatë pushtimit italian dhe pastaj atij gjerman. Mësoheshin lëndët: gjuhë shqipe, mësim jete e njo-huri vendlindje, aritmetikë, histori, gjeografi , mësim natyror, vizatim dhe punëdore, këngë dhe gjimnastikë. Sistemi i ar-simit organizohej dhe fi nacohej nga shteti shqiptar dhe ishte i detyrue shëm.Me rëndësi të veçantë ishte zhvillimi i arsimit të mesëm, prej të cilit dolën gjeneratat e

para të mësuesve kosovarë. Një ndër shkollat e mesme është dhe gjimnazi “Sami Frashëri i Prishtinës, që konsiderohet shkolla e parë e mesme e plotë në gjuhën shqipe në Kosovë. Pasi u bënë përgatitjet e nevo-jshme, shkolla fi lloi punën më 17 dhjetor 1941. Parapërgatitjet (klasën programet, regjistri-min etj.) dhe punën e shkollës i udhëhoqi Lirak Dodbiba, nga Elbasani (me prejardhje nga Bi-bajt e Mirditës), deri në emërim-in e drejtorit të parë, Dr. Rexhep Krasniqi, i lindur në Gjakovë më 1906 dhe i doktoruar për histori në Vjenë.”Nuk kishte nji mësues, profesor, gjygjtar, avokat, doktor medicine, me nji fjalë nuk kishte asnji përson prej kombësisë shqiptare në profesjonin intelek-tual” - e përshkruan Kosovën e kësaj kohe Rexhep Krasniqi në një artikull që shkroi më vonë në revistën “Shêjzat”.Shkolla kishte degën e Nor-males dhe të Liceut. Në fi llim u përfshinë 300-350 nxënës, të cilët vinin nga vise të ndryshme: Prishtinë, Preshevë, Bujanovc, Medvexhë, Ohër, Strugë, Tetovë, Shkup, Gjilan, Podujevë, Mitro-vicë,Vushtrri, Pejë, Gjakovë,

Prizren, Plavë-Guci etj, për të arritur në vitet e mëvonshme në 800-1000 nxënës. Pas emërimit të Rexhep Krasniqit Ministër të Arsimit në Tiranë, në Qever-inë e Mehdi Frashërit në vitin 1943, shkollën përkohësisht e udhëhoqi Rauf Zajmi, pastaj drejtor u emërua Ahmet Gashi, i cili e udhëhoqi shkollën deri sa u ndërprenë mësimet për shkak të luftës. Gjatë kësaj kohe zëvendës drejtor ishte Rauf Za-jmi. Ndër profesorët e shkollës përmendet: Ahmet Gashi, Ymer Berisha, Kolë Parubi, Ibrahim Kelmendi, Zef Shpani, Adem Selimi (Gllavica), Vasil Andoni, Aqif Selfa, Feti Dizdari, Idriz Aje-ti, Zeqir Bajrami, Luan Gashi etj. Hapja e kësaj shkolle pati rëndë-si të madhe sepse, siç thotë njeri nga ish nxënësit, Hasan Mekuli: “Fara që u hodh në truallin ar-simdashës të Kosovës dha fryte të shkëlqyeshme, jo vetëm për kohën e Luftës së Dytë Botërore, por edhe për më vonë...”.Pionier i arsimit kombëtar Zef Ndue Shpani lindi me 30 gusht të vitit 1914 në fshatin Mamuras të Krujës. Familja e tij përbëhej nga babai Ndue, nëna Prenë, gjyshja Mari dhe vëllai Prengë.

Zef Shpani, në plejadën e arsimtarëve të shquar

Page 7: Gazeta mirdita organ i shoqates mirdita realizoi saimir kola dhe albert vataj

SHTATOR 2015 7

OR

GA

N I S

HO

QATË

S, K

LUB

I K

ULT

UR

OR

“M

IRD

ITA”

Për të siguruar jetesën u detyru-an të punojnë bujq në tokat e be-jlerëve. Në vitin 1920 i vdiq babai, duke e lënë Zefi n në moshën 6 vjeç. Mbas një viti prej vdekjes së tij, dajët ia morën nënën dhe vël-lain e vogël Prengën, fi llimishtë për disa kohë, por në të vërtetë asnjëherë nuk e kthyen. Pasi nëna u martua, vëllain e vogël e mori me vete dhe Zefi ngeli i vetëm me gjyshen plakë. Gjyshja Mari, duke e parë të pamundur jetesën, vendosi të shiste kaun e vetëm dhe e dërgoi Zefi n te fam-ulltari i fshati Laç, Bonaventura Nikaj OFM, ndersa vetë shkoi tek i vëllai ku dhe vdiq, duke e lënë jetimin të vetëm. Famull-tari e mbajti disa vjet dhe më pas e dërgoi në kolegjin Papnor në Shkodër. Gjatë viteve 1937- 1938 Zefi kreu fi lozofi në, duke dhënë herë pas here provimet para Imzot Pjetër Gjurës dhe asistentëve, At Pashko Gjadri dhe D. Anton Zogaj. Pasi përfundoi studimet e mesme, në tetor të vitit 1938, Zefi së bashku me Frano Ilian, Mark Gjanin dhe Mark Bibajn dërgohet me studime në kolegjin “ Brignole” në Xhenova për të vazhduat studimet e larta për klerik. U kthye në Shqipëri në vitin 1939 për pushime verore, me një mall të madh për të takuar vëllain e vetëm, Prengën dhe nënën që e braktisi. ( Ky ishte mendimi i tij, që nëna e kishte braktisur, por vite më vonë, gjithmonë e kishte justi-fi kuar para fëmijëve të tij. I pat dhënë të drejtë, se fundja ashtu ishin zakonet atëherë. Vajza duhet të kthehej te prindërit, kur i vdiste burri.Në pamundësi që të kthehet në Itali për shkak të luftës ose ndoshta edhe për mungesë dëshirë që të ndodhej atje në atë situate, vendosi të kërkonte punë për të mbijetuar. Në arkivin e tij gjendet një vërtetim, ku dëshmohet se “ka përfunduar një vit studime në degën te-ologji”..Në vitin 1942, mbas disa lutjeve në Ministrinë e Arsimit, iu dha mundësia të fillonte punë si arsimtar në gjimnazin e Tiranës, ku dha lëndën e latinishtes. Në janar të vitit 1942, me një shkresë të Inspektorisë së Arsimit Pejë, emërohet mësues në Vrellë. Me këtë rast ishte njoftuar dhe ko-muna e Vrellës, ku kërkohet dhe pajisja e shkollës me mjetet dhe orenditë e nevojëshme për fi llim-in e mësimit. Punoi pak atje, se në mars të atij viti e transferojnë në Pejë për hapjen e kursit të parë kundër analfabetizmit dhe një muaj më vonë emërohet

mësues në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në atë qytet. Si kuadër jashtë profesionit, dërgohet në Kursin Pedagogjik të Prishtinës, që e mbaroi me 30 shtator të vitit 1942 dhe fi toi “çertifi katë për mësuesi”. Pastaj kaloi me punë në shkollën normale të Prishtinës, ku dha latinisht-en, lëndën që kishte dhënë në Shqipëri. Qëndroi në gjimnazin e Prishtinës deri në vitin 1944. E vazhdoi veprimtarinë arsimore në atë gjimnaz deri sa veprimet luftarake e bënë të pamundur zhvillimin e mësimit. Sipas një vërtetimi të lëshuar nga Min-istria e Arsimit e Shqipërisë del se ka punuar në shkollat e Pejës prej datës 14 tetor të vitit 1942, deri me datën 30 prill të vitit 1943 dhe në shkollat e Prishtinës prej datës 1 maj të vitit 1943 e deri me 31 tetor të vitit 1944. Në qërshor të vitit 1945 emëro-het profesor në gjimnazin e Be-ratit. Por një dokument i Degës së Administratës së Ministrisë së Arsimit tregon se fi lloi punë në Shqipëri më përpara, që me 23 prill të atij viti, dhe ka shërbyer si profesor në shkollat e Beratit deri me 31 mars 1947, pa ndonjë ndërprerje. Nga 1 prilli i vitit 1947 është paguar nga Komiteti Ekzekutiv i Beratit, çka do të

thotë se ka punuar jashtë sek-torit të arsimit. Në Berat punoi në të dy shkollat e mesme: gjimnaz dhe pedagogjike. Ka të dhëna se në gusht të vitit 1946 emërohet në gjimnazin e Beratit, ku dha mësim lëndët e gjuhës shqipe dhe latine dhe një vit më vonë është mësues i shkollës pedagogjike të atij qyte-ti, prej nga duhet të ketë kaluar në atë detyrën tjetër. Gjatë kësaj periudhe rezulton të ketë dhënë mësim edhe në Prishtinë, për një periudhë të shkurtër disa mujore në vitin 1946. Në Prishtinë duhet të ketë shëbyer përkohësisht deri sa është gjetur një kuadër tjetër i përshtatshëm për mësues latinishtje. Zefi u martua me vajzën e Kostaq Bri-skut nga Berati, Evgjeni Brisku (Shpani), me të cilën pati tri vajza:Veneranda Shpani (Gjik-a),Fjorentina Shpani (Lluka) dhe Juljana Shpani (Prifti). Ai qëndroi me punë në Berat deri në fund të vitit1949.Në vitin 1950-1959 u transferua në qytetin e Krujës, ku punoi disa vite dhe pastaj shërbeu në shkollën e Mamurrasit. Si arsimtar në këtë rreth, është de-koruar nga Kuvendi Popullor me dekretin nr: 2722, datë 8 gusht 1958, ku i është dhënë Urdhëri i

Punës së klasit të dytë me moti-vacionin “ Për vjetërsi shërbimi dhe punë të pandërprerë mbi 15 vjet në sektorin e arsimit, duke kontribuar në mësimin dhe edukimin e brezit të ri”. Me 25 qershor të vitit 1959 transferohet për në qytetin e Tiranës dhe në shtator fi llon punë atje, ku shër-beu deri sa doli në pension, në vitin 1974-1975. Edhe në Tiranë u vlerësua për punë të mirë. Më 1970 nderohet me distiniktivin “Mësonjës i dalluar” nga Ministri i Arsimit, Thoma Deljana.Mbasi doli në pension, jetoi në Tiranë, i rrethuar nga dashuria dhe respekti i famijes, nipave, mbesave dhe shoqërisë. Zefi e ndihmoi edhe vëllain e tij, Prengën që të blinte shtëpi dhe të hidhte hapat e parë në jetë.Zef Shpani ishte ndër mësuesit e parë Mirditas pasardhës i derës princore Shpani, shërbeu në Kosovë e Shqipëri e mbeti në kujtesë si njeri i ditur dhe fi snik. Vdiq me 11 prill të vitit 1985.Fjala e tij e urtë dhe e mençur zinte vend në biseda me miq e shokë, si dhe me njerëzit që e rrethonin. Ai la pas kujtimin e njeriut të mirë që iu përkushtua Atdheut me devocion dhe me ndershmëri. Dr. Nikoll LOKA

Page 8: Gazeta mirdita organ i shoqates mirdita realizoi saimir kola dhe albert vataj

SHTATOR 2015 8

OR

GA

N I S

HO

QATË

S, K

LUB

I K

ULT

UR

OR

“M

IRD

ITA”

Një mesazh e tele fonatë nga gjeneral Sander Lleshi dhe

kryetari i shoqatës “Mirdita Bashkuar” Gjon Lleshaj, më njoftuan të merrja pjesë në një takim me ofi cerët Mirditorë që banojnë në Tiranë, me objek-tin : “Së bashku për Mirditën”. Ishte një takim me pjesmarrje e organizim shumë të mirë, jo vetëm që të takoheshim së bashku kuadrot ushtarak të Mirditas në Tiranë por takimi ishte mjaft i rendësishëm, për të zbatuar e realizuar nje sëri detyrash, për problemet e ushtarakëve në tërësi e për shkembimin e mendimeve në ndihmesë të Mirditës.Kolegu ynë dhe kryetari Sho-qatës, veterani i UÇK-së Gjon Lleshaj, bëri një ekspoze të poroblemeve të ushtarakëve tërësi, kërkesën për satusin, aktivitetet e shoqatës dhe ku kërkohet ndihmesa e ush-tarakëve në veqanti për vlerat, historinë, enciklopedinë e fi gurat Mirditore.Pa u ndalur në detajet e fjalës së gjeneral Sandër Lleshi, ku bëri një ekspoze të shkëlqyer

historike të Mirditës e dha drejtimet për të ardhmen e saj. Nje fjalim konkret, ku gjithçka ishte e kuptueshme dhe e qarte, diskutim i një gjenerali, kshilltar i sigurisë kombëtare pranë kryeministrit, një Mird-itasi të shquar e një kondidati për President të Republikes, siq ishte i propozuar në zgjed-hjet e fundit presidenciale. Ajo për të cilin do të ndalem në ketë shkrim, është diskutimi i oficerit Mark Marku për Mirditorin e shquar Prof. Dr. Anton Çetën.

Ju them të drejtën sapo e per-mendi këte emër, me kaluan shume histori e ngjarje për këtë fi gurë të madhe të Mird-ites, te Kosovese të Shqipërisë. Ndaj edhe kurë diskutova

historine e shqiptarizmës, në hotel Tirana ku kemi qëndruar në kafe e kemi biseduar, edhe jemi fi lmuar nga një shqiptar i Kosovës me banim në Suedi e një shok i tij që punonte në Komitetin Qendrot të Rinisë.Sipas një praktike pune të shoqatës, pas dy ditësh, jemi takuar e kemi diskutuar për këtë me kryetarin e Shoqatës “Mirdita Bashkuar” Gjon M. Lleshaj e ushtarakun Mark Z. Marku. Nga ky takim, ne morëm për-sipër të lobojmë e të siguroja fondin për të ndërtuar bustin.Me daten 21.06.2015, pasi zhvillohet mbledhja e kryesisë së shoqatës, krahas detyrave te tjera merret vendimi për të ju drejtuar me nje ftese bashkepunimi bisnesit e të

Në zbatimin e detyrave të vëna nga shoqata

“Mirdita e Bashkuar”

premtova tëe punojmë e ta bëjme realitet vendosjen e bustit të Prof. Dr. Anton Cetes në Rrëshen me rastin e 25 vjetorit të takimit madheshtor i faljes së 6000 gjaqeve njëher-asi edhe 20 vjetorin e ndarjes tij nga jeta.Përgjegjësia e detyrës, ngarke-sat emocionale edhe per faktin se në vitin 1991, jam takuar me Anton Çetën, në nje vjetorin e takimit madheshtor, ne

gjithëve për të siguruar fondin e nevojshëm për të bërë bustin e e Anton Cetes, e më pas ti kërkohet bashkisë Mirditë, të vendoset ky bust në Rrëshen. Në grupin e punes per te sig-uruar fondin përfshihen Ndue Dodaj, Mark Marku e Vlash Leka të cilët kan fi lluar men-jeherë zbatimi i kësaj detyre.Bashkë me Vlash Lekën u nisem për në Kosovë, pasi morëm të gjitha programet e

Page 9: Gazeta mirdita organ i shoqates mirdita realizoi saimir kola dhe albert vataj

SHTATOR 2015 9

OR

GA

N I S

HO

QATË

S, K

LUB

I K

ULT

UR

OR

“M

IRD

ITA”

planet që ishin të miratuara Kryetari i Shoqates “Mirdita e Bashkuar”e nga Shoqata e Invalideve te Luftës së UCK-së dega Tiranë Z Gjon Lleshaj.Sapo kaluam kufi rin Shqipta-ro-Shqiptar, fi llojm telefonatat me shokët e miqtë. Telefonaten e pare ja bëj sho-kut, mikut e villain tim, me vlera e kontribute te shquara atdhetare, luftetarit e koman-dantit të luftës e pas luftes së UÇK-se, bisnesmenit të suk-sesshëm Ismet Sylejmanin. Takimin e pare bashkë me kolegu Vlash Leka e bejmë me Ismet Sylejmanin në zyren e tijë tek Vatani. Si gjithnjë i jashtëzakonisht e mikëpritës e sapo e informojmë për qëllim-in e kësaj vizite, ai menjehere jo vetem që e perkrahu por edhe po ndihmon e kontribon me thjeshtesine e modestine qe e karakterizon duke marre persiper pjesen e luanit.Me pas bëmë nje vizite ne Prekazin legjendar, bëmë homazhe pranë varrit të Ko-mandantit Legjendar me pas vizituam kullat Keshtjelle te Jasharajve shoqëruar nga pergjegjesi i Kompleksit Ri-fat Bejta. Pastaj një vizitë ne shtepine e Rifat Bejtës, takojmë babain e tij 92 vjecar Bacin Bali Bejta. Nje pritje shume e ngrohte miqesore e vellazeroree aty baci Bali fi lloi te tregoje rreth kesaj historie te pajtimit te gjaqeve ne teresi e i vuri detyra të birit, Rifatit që të punojë e kontribuojë në ketë drejtim.Nje takim me kryetarin e Sho-qatës së Familjeve të Dësh-moreve te Kosoves Xhavit Jasharin e biseduam rreth qellimit te vizites, ku u tregua i gatshem qe te jepte ndihmen e na shtroi një drekë.Në rrugën e dytë me 26.07.2015 mbrrij në Prishtinë e kontaktoj me Raif Gashin një kuadër i

Ministrise së Brendshme, pasi i them per qellimin e vizites nisemi së bashku për në Gjilan. Ne Slivove të Gjilanit ndaloj e takoj femijet, djemte dhe vajzën, e një shoku Nazmi Veliu, fatkeqesisht ai nuk jeton, po e kam njohur në fi llimet e pasluftes, ishte nje burre atdhetarë e shquhej për shqiptarizëm.Nuk kisha ndërmend të bise-doja për qëllimin e vizitës, por në bisede e siper trego-

dhënë nga babaj Nazim Veliu, argëtuesi djali i tij, babai i tyre vazhdon të jetojë.Gjatë rrugës për Gjilan, Raifi i telefonon ish zv/ministrit te brendshëm Izmi Zeka dhe ai na ftoj për kafe tek Bujana. Aty erdhi dhe nje shoku e miku im Xhavit Qerimi se bashku me bashkëshorten. Raifi i tregon qellimin e vizites time, njoftojnë dhe nje bisnesmen i cili dha 100 Euro e Xhavit Qerimi 150 Euro.

va përse isha në Kosovë, djali thotë po të ishte babai gjallë do te kishte kontribuar, prandaj do të kontriboj une dhe futi doren ne xhep dhe nxori 100 Euro. Ne mandatin që preva, kam shkruar, janë

Pas Gjilanit, Prishtine e në Malisheve ku kontaktojmë me bisnesmenin Enver Kas-tratin i cili kontriboj me 200 Euro.Gjate rrugës per ne Prizren ndaluam në një lokal për të

pirë një kafe, pronarin i loka-lit Asllan Bytyqi me thote ka qenë student i Anton Cetës e ai kontriuboj me 50 Euro.Rugën e tretë me nje ofi cer, petagog në Akademine e Rendit, Defrim Ahmetaj, ndalesen e pare e bëmë tek Komandantit Legjendar ne Prekaz, nën shoqërine e Rifat Bejtes, takojme Zv/Kryetarin e Komunes se Skenderajve Fadil Nura i cili premtoi për dhënien e ndihmes tij. Me pas kemi vijuar takimet në Komunat e Kacanikut, Hanit te Elezit , Therande ku nga kryetari i bordit të bisneseve për Theranden morem premtime se do te ndihmojnë e do te kontribuo-jme per ndertimin e bustit te Anton Çetës.Në udhëtimin e katërt pasi kami levizur pothuajse në të gjithë Kosovën, duke bëre punë pergatitore, rikthehem

ne Therande dhe krejt ras-tesisht takohem me Fatmir Elshanin i cili punonte si urbanizues në Komunë, aty vjen dhe miqtë tanë Mu-hamet Elshani e Rilind Byty-qi në një moshë te thyer, një Luftëtar i Lirise e sot Veteran i UÇK-së.Fatmir Elshani tregon për Anton Cetën e për pajtimin e gjaqeve, ai para 25 viteve ka qenë nder të rrallet me mak-ine dhe e ka shoqëruar Anton Cetën në rrugëtimet e tija në Kosovë, ka marre pjese edhe në varrimin madhështor të tij. Ne fund te bisedës dore-zon si ndihme 500 Euro, Ril-indi kontriboi me 200 Euro, Muhameti me 100 Euro.. Ndue Dodaj

Page 10: Gazeta mirdita organ i shoqates mirdita realizoi saimir kola dhe albert vataj

SHTATOR 2015 10

OR

GA

N I S

HO

QATË

S, K

LUB

I K

ULT

UR

OR

“M

IRD

ITA”

Një padi e rrallë ka mbër ritur deri në dyert e

Gjykatës së Lartë dhe kërkon të vë para përgjegjësisë tetë kryeministra të cilët kanë udhëhequr Shqipërinë në periudhën postkomuniste.

I bën fora, padit gjithë kryeminstrat për

gjendjen në ShqipëriËshtë mirditori qe jeton ne Durrës Nikoll Prenga i cili ka kallëzuar krerët e qeverive shqiptare pas viteve 1990, përfshi edhe kryeministrin aktual Edi Rama. Për këtë qytetar, përgjegjësit kryesorë

për situatën e vështirë në të cilën është gjen-dur Shqipëria në këto vite janë ish-kryemin-istrat Sali Berisha, Fa-tos Nano, Aleksandër Meksi, Bashkim Fino, Pandeli majko, Ilir Meta, Ylli Bufi dhe udhëheqësi aktual i qeverisë Rama.Kallëzimi është bërë në vitin 2014 në Prokuror-inë e Përgjithshme or-

gan i cili ka kompetencat për hetimin e zyrtarëve të lartë. Por padia i kaloi më tej Prokurorisë së Durrësit e cila më 23 korrik të 2014-ës i pushoi hetimet për mos-kompetencë të tyre. Me një vendim të qershorit 2015 të Gjykatës së Lartë, Prokuroria e Përgjithshme është e “de-tyruar” të nisë hetimet për kallëzimin e qytetarit kundër tetë kryeministrave. Kjo

gjykatë ka dërguar sërish në Prokurorinë e Përgjithshme padinë e Nikoll Prengës.Në këto kushte, pritet që organi i akuzës të nisë he-timet ndaj krerëve të qeve-rive shqiptare nga 1990-2015 për mënyrën se si ata kanë qeverisur vendin, që për qytetarin Prenga janë përg-jegjësit e situatës së vështirë që ka kaluar Shqipëria në periudhën postkomuniste.

Mirë “Via Egnatia”, po “Udha e Madhe”, Shkodër-Orosh-Prizren?!

“Del nga ferrat dhe pluhuri i harresës Via Egnatia, një nga 10 rrugët antike të cilësuara si më te rëndësishmet në botë, e cila lidhte Perëndimin me Orientin përmes Durrësit e Konstandi-nopojës. Duke ndjekur mod-elet europiane të itinerareve historike si “Via Frangigena” apo itineraret e “Santiago de Compostela”, “Via Egantia” do të transformohet në një arterie të jashtëzakonshme turisitike me një impakt të madh në ekonominë dhe mirëqenien e zonave rurale të cilat i përsh-kon. Këto foto sjellin pamje nga turi i parë njohës i studentëve dhe profesorëve të Univer-sitetit të Venecias me këtë trashëgimi të çmuar tonën.” E. RAMA“Udha Shkodër-Orosh kishte qenë e hershme, mesjetare, por ajo do zgjerohej e sht-

rohej me kalldrëm gjatë Luftës së Parë Botërore nga austro-hungarezët. Kishte dy “delta”, njërën në Lezhë, që prekte detin e Nimfeut (Shëngjin) dhe tjetrën në Shko-dër, kryeqendrën kulturore të shqiptarëve. Njëri krah rruge, pasi kalonte Kallmetin, merrte

së përpjetës malore të Kreshtës, duke “kulmuar” në majë të saj, pastaj ulej teposhtë për në Rrasin e Butë, Fregën e Ungrej; kurse tjetri pasi kalonte Drinin në Vaun e Dejës, futej nëpër Mnelë e Vig dhe bashkohej me simotrën lezhjane në Qafën e Pazarit, në Ungrej. Kjo rrugë me

dy këmbët e saj fushore, qytet-ëse, shkonte paralel me rrugën e njohur të karvanëve Shkodër - Pukë - Kukës - Prizren, se nuk kishte asokohe rrugë që ndalej në Morinë, apo Qafën e Prushit, po të gjitha rrugët e këndejme mbërrinin në Kosovë”. N. DEDAJ

Page 11: Gazeta mirdita organ i shoqates mirdita realizoi saimir kola dhe albert vataj

SHTATOR 2015 11

OR

GA

N I S

HO

QATË

S, K

LUB

I K

ULT

UR

OR

“M

IRD

ITA”

Ka një mal të lartë me burime arkivore, me dokumenta, me vepra artistike në prozë dhe

poezi dhe libra të mirëfi lltë historie, që kanë për objekt familjen princore të Kastriotëve, origjinën e saj legjendare dhe jetën e luftërat e Gjergj Kastrio-tit-Skënderbeut. Dhe është vështirë t’i ngjitet në majë këtij mali historiani a dashamirësi i historisë. Megjithatë, duke u përpjekur për të përshkuar ndonjë shteg në shpatin e këtij mali, shqiptari ndjen dëshirën të thotë diçka për fi gurën e Gjergj Kastriotit, që e ka përshkuar si meteor i ndritshëm qiel-lin e historisë kombit shqiptar, duke e bërë atë me dritë edhe në vitet më të errta të robërisë turke.Duke e soditur një copëz të këtij qielli të përfl akur, historiani apo dasham-irësi i historisë e ndjen se edhe ai duhet ta ndezë një dritë në shtigjet e pafundme të malit të historisë. Se, ndoshta, edhe kjo dritë e zbehtë u ndihmon udhëtarëve të tjerë për t’u ngjitur më lart në shtigjet e thepisur të këtij mali. Është kjo arsyeja që u ndala në fi llim të një shtegu që është konsideruar si një shteg i errët, ku është vështirë të kalohet. Edhe pse Fan S. Noli sjell në veprën e tij mendimin e historianit austriak Jakob F. Falmerajer, se “Të gjesh origjinën e një kreu fi si shqiptar, është një mundim sa i kotë, aq edhe i padobishëm” 1), ai, përsëri, në të gjitha variantet e veprës për Heroin Kombëtar Gjergj Kastriotin, u referohet të dhënave të historianëve të ndryshëm mbi origjinën e fisit të Kastriotëve, mbi vendorigjinën e tyre të lashtë. Kështu ai përmend një dokument të Fermenxhin, sipas të cilit “Kastriotët quheshin kështu sepse ishin nga një katund i quajtur Kastrat në malësinë e Hasit”. 2) Më tej, po ky historian, përmend P.Lukarin, që kishte pohuar se familja e Gjon Kas-triotit “doli nga fshati i Kastratit nën juridiksionin e Asit (Hasit- shënimi im.) jo shumë larg lumit Drin”. 3)Sipas të dhënave të Gjon Muzakës, që ishte bashkëluftërar i Gjergj Kastriotit dhe njohës i mirë i fi snikëve shqiptarë të kohës, “gjyshi i Skëndërbeut- Pal Kastrioti, kishte në zotërimin e vet feudal vetëm 2 fshatra: Sinjën dhe Gardhin e Poshtëm”. 4) Nisur prej këtij pohimi të Gjon Muzakës, si dhe nga emri i fshatit Kastriot të rrethit të Dibrës, ka gjetur një përkrahje të gjërë edhe teza që e kërkon vendorigjinën e Kastriotëve pikërisht në këtë fshat. Këtë e shtroi si ide edhe Fan S. Noli, pavarësisht se nuk e mbrojti, por gjeti një mbështetje të fortë në gjysmën e dytë të shekullit XX. Në ditët tona këtë tezë e mbron historiani Kristo Frashëri e ndonjë tjetër.Teza e tretë për vendorigjinën e Kastri-otëve lidhet me pohimet e historianit të madh të Skëndërbeut, Marin Barleti,

Mirdita, vendorigjina e Kastriotëvei cili, në veprën kushtuar jetës dhe bëmave të Gjergj Kastriotit, thekson se Kastriotët ishin nga një familje e vjetër prej Matit. Duke mbajtur para-sysh këtë, Fan Noli sjell në veprën e tij edhe pohimin e Dhimitër Frëngut, sipas të cilit “z. Gjon Kastrioti qe ai që sundoi atë pjesë të Shqipërisë, e cila quhet edhe sot Mati a Vumenish-ti”. 5) Megjithatë, Fan Noli, duke i përmendur të gjitha këto teza, në variantin e vitit 1949 të veprës së tij mbi heroin tonë kombëtar, shkruan: “Me këto dëshmime parasysh mund të konkludojmë se çështja e llagapit të Kastriotëve mund të quhet e shkoqitur në një mënyrë mjaft të kënaqshme”. 6)Rreth këtyre tre tezave kanë polem-izuar historianët shqiptarë gjatë gjithë shekullit XX e deri në ditët tona, në agimet e shekullit XXI. Në grupin e historianëve që mbronin tezën se ven-dorigjina e Kastriotëve duhet kërkuar në Has të Kukësit, hynte edhe më i madhi i gjysmës së dytë të shekullit XX- Aleks Buda, edhe pse, me ndonjë parashtrim të tij, e kundërshton këtë.Grup tjetër përbëjnë ata historianë që e kërkojnë vendorigjinën e Kastriotëve në fshatin Kastriot të Dibrës, ku hyn në ditët tona Kristo Frashëri e të tjerë. Dhe janë më të paktë ata historianë që mbështesin tezën e Marin Barletit, i cili e kërkonte origjinën e Kastriotëve në Mat, shkruar në trajtën “Aemathia”.Duke gjykuar mbi tezat kontradiktore për vendorigjinën e familjes princore të Kastriotëve, historiani serioz, por edhe dashamirësi i historisë ka të drejtë të pyesë: Vallë, i kanë analizuar këta historianë të gjitha parashtrimet e gjersotme për vendorigjinën e Kas-triotëve?Dhe përgjigja vjen e menjëhershme: Jo! Janë parashtruar dhe diskutuar vetëm tre teza që janë konsideruar si më të rëndësishmet rreth kësaj çësht-jeje dhe janë lënë jashtë vëmendjes teza, që mund të argumentohen me më shumë të dhëna nga historiografi a shqiptare dhe nga përsonalitete të shquara në fusha të ndryshme të dijes. E tillë është teza e Athanas Gegës, i cili e vlerëson Kastrin në Vig të Mirditës si vëndorigjinën më të mundshmë të Kastriotëve.Për të arritur në Kastër të Mirditës

etnografi ke, do të na duhet të bëjmë një rrugë të gjatë nëpër dokumente të ndryshme, duke sjellë përsëri teza e antiteza mbi vendorigjinën e familjes princore të Kastriotëve. Dhe le ta nisim shtegtimin tonë për në Kastër me po-himin e historianit Kasem Biçoku, i cili ka theksuar se “Ky lumë (Mati-shënimi im) shërbente si kufi ndarjeje me një tjetër njësi administrative, të ndarë në vilajete, të përfshirë në një regjistër të veçantë të emëruar “Defteri i emrit të Gjonit”. (Gjon Kastrotit), ku gjendesh-in të shënuara edhe fshatrat e vilajetit të Dhimitër Jonimës, që shtriheshin nga Lezha në Rubik”. 7)Ky pohim sikur na thotë prerë se tokat midis rrjedhës së mesme dhe të poshtme të lumit Mat dhe Drin ishin territore të dy fi seve legjendare, disi rivalë midis tyre: Kastriotëve dhe Dukagjinëve. Kësaj ideje i vjen në ndihmë edhe pohimi i historianit Selami Pulaha, i cili kumton se “në vitin 1431 u vunë për herë të parë nën zotërimin e timarit krahinat e përfshira në zotërimet e Gjon Kastriotit e të Gjergj Aranitit në vilajetin e Dhimitër Jonimës (krahina mes Rrëshenit e Lezhës).” 8) Dhe, pas këtij pohimi, ai shton: “Ka mundësi që rregjistrimi të jetë shtrirë në veri, në krahinat e Tanush Dukagjinit, deri në Danjë”. 9), që është cepi veripërëndimor i Mirditës etnografi ke.Që në territoret e shtetit të Arbërit, va-tra e të cilit ishte Mirdita, banonte edhe fi si i Kastriotëve, na dëshmon edhe akademiku Dhimitër Shuteriqi, kur na sjell një dokumet të përcjellë edhe prej Fan Nolit. Sipas këtij dokumenti Gjon Kastrioti “më 1407 pretendon të ketë kisha të cilat ….. ishin pjesë e pe-shkopatës së Arbërit. Midis tyre është edhe Shën Mëria e Ndërfanës. Ai thotë se, që prej 800 vjetësh, peshkopata e Arbërit vendosej në tokat e sunduara … prej tij”.10). Duket, pra, se edhe të parët e Gjon Kastriotit ishin nga këto treva, ndryshe nuk do të kujtohej të përmendte një kohë prej 800 vjetësh!Po le të sjellim edhe një pohim të historianit më të shquar të shekullit XX, Aleks Budës! Ai, duke iu referuar J. Radoniq, pohon qartë: “Sipas të dhënave të një marrveshjeje tregtare me qytetin e Dubrovnikut (1420),

tokat që iu përkisnin zotërimeve të Gjon Kastriotit nisnin (vini re: nisnin!) në perëndim në bregdet, në rrethinat e qytetit të Lezhës dhe arrinin deri në rrethinat e Prizrenit, dmth, përfshinin trevën në jug të lumit Drin: Mirditën e Lumën”.11)Këto ide i gjejmë të shprehura qartë edhe tek historiani Selman Riza në librin “Kosova gjatë shekujve XV-XVII”, kur shkruan: “Sipas burimeve osmane, Kastriotët ishin pronarë të tokave në mes të Shkodrës dhe të Lezhës. Në kohën e Balshajve, sëbashku me Dukagjinët, Kastriotët u shpronësuan, kurse pas vdekjes së Balshës së dytë (1385), u bënë përsëri zotërues të tokave të veta…”. 12) Dhe pas këtyre pohimve lapidare që përbëjnë edhe dokumenta të mirfi lltë, nuk ka si të mos besojmë se vendorigjina e Kas-triotëve, ashtu si edhe e Dukagjinëve, duhet kërkuar në trevat e Mirditës etnografi ke!Për të shkuar drejt Kastrit në Vig të Mir-ditës, si vendorigjina më e mundshme e familjes princore të Kastriotëve dhe si vëndlindja e Gjergj Kastriotit, na duhet të kujtojmë edhe një tezë që hedh historiani Kasem Biçoku, kur kundërshton që Kastrioti i Dibrës të jetë vatra e hershme e Kastriotëve. Dhe, për ta argumentuar tezën e tij kundërshtuese, shkruan: “Nevojat e drejtimit të principatës (të Kastriotëve) kërkonin që Gjon Kastri-oti dhe familja e tij të mos banonin në viset ekstreme lindore, siç ishin ato të Dibrës, por në një nga qëndrat kryesore të saj, prej nga Gjoni mund të drejtonte e administronte princi-patën e tij, siç u bë Kruja në kohën e Skëndërbeut”.13)Kështu, për atë që e njeh sado pak gjeografinë e viseve të Shqipërisë veriore, rezulton se ky historian nuk kundërshton vetëm tezën e Kristo Frashërit, që i bën Kastriotët me orig-jinë prej fshatit me të njëjtin emër në rrethin e Dibrës, por edhe tezën e tij, sipas të cilës vendorigjina e Kastriotëve duhet kërkuar në Kastrat të Hasit. Sepse edhe Hasi, që asokohe nuk kishte as emër, ishte një krahinë po aq e thellë, sa dhe Kastrioti i Dibrës. Sipas kësaj logjike, duket se “qëndra kryesore” nga Gjon Kastrioti mund të drejtonte dhe administronte principatën e tij, ishte Kastri në Vig të Mirditës. Gjurmët për në Kastër na çojnë edhe në dritën e të dhënave që sjellin dy historianët më në zë që janë marrë me origjinën e Kastriotëve: Fan Noli në variantin e vitit 1921 të Historisë së Skëndërbeut dhe Athanas Gega në veprën “Arbëria, Gjergj Kasrtrioti-Skëndërbeu”. Për në Kastër na çojnë edhe parashtrimet e historianit Selami Pulaha me të dhënat që sjell për territoret ku shtriheshin, sipas tij, Kastriotët. (Pjesë nga studimi i Preng Cub Lleshit)

Page 12: Gazeta mirdita organ i shoqates mirdita realizoi saimir kola dhe albert vataj

SHTATOR 2015 12

OR

GA

N I S

HO

QATË

S, K

LUB

I K

ULT

UR

OR

“M

IRD

ITA”

Mirdita e 110 viteve më parë në fokusin e Baronit Franc Nopça

Albanologu hungarez, Franc Nopça shkruan:“Raporti mbi një udhëtim është në të vërtetë gjëja më e rrezikshme. Sepse çdo gjykim i papërshtat-shëm jo vetëm që u bie në vesh malësorëve por edhe e keqkuptojnë jashtë çdo mase”

Prenk Bibe Doda, me peshkopin mirditor te Sapes dhe me eter e prifterinje tjere-1905

Page 13: Gazeta mirdita organ i shoqates mirdita realizoi saimir kola dhe albert vataj

SHTATOR 2015 13

OR

GA

N I S

HO

QATË

S, K

LUB

I K

ULT

UR

OR

“M

IRD

ITA”

Malet e Munelles apo Maja e Rrasave ne Mirdite-1905

Gjahetare te Kthelles ne rrethin e Mirdites-1905

Familja e Bajraktarit te rrethit te Mirdites-1905 Perseri, burra nga Blinishti rrethi i Lezhes-1905

Kisha e Shën Lleshit në Orosh të Mirditës, 1905 Malet e Munellës në Mirditë

Burra të Mirditës

Malet e Munellës në Mirditë

Page 14: Gazeta mirdita organ i shoqates mirdita realizoi saimir kola dhe albert vataj

SHTATOR 2015 14

OR

GA

N I S

HO

QATË

S, K

LUB

I K

ULT

UR

OR

“M

IRD

ITA”

Dëshminë e parë për këtë ipeshkvi e kemi nga viti 1166, në aktin e shu-

gurimit të kishës së Shën Trifonit në Kotor, ku, krahas Lazarit, “... Lazaro albanenst” dhe “Lazarus episcopus Arbanensis”, i cili shuguron altarin në të majtë të kryesorit, marrin pjesë ndër të tjerë dhe “Andreas prior Ai-banensis” e “Georgio abbate sancti Salvatoris Arbanensis” (i Rubikut). Kjo ipeshkvi dhe principata e Arbërit që lidhet me të, mbetën objekt kërkimesh të shumta shkencore që kanë synuar të ndriçojnë aspekte në të historisë së tyre, shpeshherë dhe me rezultate të ndryshme. Një vit më vonë, 1167, papa Alek-sandri III i drejtohet “Lazarum episcopum de Arbania” duke e lavdëruar që dëshiron të mo-hojë ritin ortodoks: ke vullnet t’i shmangesh në shumë raste, kur të paraqitet mundësia, ritit grek. Por në të njëjtën ditë, në një letër tjetër, në të cilën Papa i konfi rmon shufraganët arqipe-shkvisë së Raguzës, mungon kjo ipeshkvi, e cila nuk dëshmohet si e tillë edhe në mjaft bula të tjera papnore të mëparshme që për-mendin shufraganët e Raguzës. Në rrethana të tilla mendojmë se, kemi të bëjmë me një ipe-shkvi të krijuar jo prej shumë kohësh, në një territor të mi-tropolisë ortodokse te Durrësit, pra nën sundimin bizantin, që për të afi rmuar qenien e vet apo dhe për bindjet fetare, lidhet me arqipeshkvinë e Raguzës (pak më vonë e Tn/arit-Antiba-rense). Krijimi i një peshkopate të re në kushtet e mesjetës, duke i’u shkëputur strukturave të mëparshme kishtare me një traditë të gjatë, nuk mund të kuptohet pa përkrahjen e një fuqie shtetërore ose të një feuda-li, në zotërimet e të cilit ndodhej. Nga burimet dhe dokumenta-cioni historik nuk dëshmohet ndonjë pushtim i këtyre trevave nga sundimtarët e Zetës apo të Rashës, ashtu siç mendojmë që prapa këtij veprimi nuk mund të jetë pushteti bizantin me qendër në Durrës, megjithëqë në kohën kur zhvillohet ceremonia në fjalë, në Kotor, nën pushtetin bizantin ishte dhe bregdeti Dalmat çka kuptohet dhe nga akti i sipërpër-mendur. Kemi parasysh në këtë

të fundit dëshirën e sunduesve dhe prelatëve të krahinës që të lidhen me kishën latine, arqipe-shkvinë e Tivarit. Veç të tjerave, për një veprim të tillë veç pre-sionit të kishës katolike në këto territore të Durrësit, duket se do të kenë luajtur rol dhe abacia e Shën Aleksandrit në Mal të Shenjtit, dikur një manastir ort-odoks nga vjen dhe emri i vendit Orosh (agjios oros=mali i shen-jtit), e lidhur me benediktinët ashtu dhe abaci të tjera katolike në atë krahinë si ajo e Rubikut, kisha e së cilës dëshmon qartë për lidhje arkitekturore me botën katolike të bregdetit dal-matin. Çështja tjetër që duhet të përcaktojmë, për aq sa është e mundur, lidhet me kohën në të cilën është krijuar kjo ipeshkvi. Nga sa thamë më sipër; kuptohet se kjo ka ndodhur në rrethana të veçanta politike, në një periudhë dobësimi, qoftë dhe relativ, të pushtetit bizantin. Po ashtu, ishte dhe mundësinë për aleanca që duhej të përftonin këtë akt “rebelimf’ nga ana e një feudali vendas, arhondi apo zotit të një krahine, i cili arriti të sigurojë nga kleri i vetzgjedhjen e një ipeshkvi në personin e Lazarit, pranimi i të cilit mund të bëhej vetëm nga kisha katolike, në këtë rast arqipeshkvia e Raguzës.

Rrethanat e veçanta të viteve 60 të këtij shekulli, XII, kur kemi një afrim ndërmjet dy kishave dhe marrëdhënie të shumta, deri në miqësore, ndërmjet perandorit Manuel Komneni dhe papës, Aleksandri i III, e mundësuan një gjë të tillë. Duke studiuar ndodhitë historike shohim se koha nga fushatat ngadhënjim-tare të vitit 1149 të perandorit Manuel Komneni në Korfuz, i cili nëpër Shqipëri kaloi në Veri, e deri në vitet 70, është një periud-hë ku kemi afi rmimin e pushtetit bizantin. Në rrethana të tilla synimet e zotëve të kësaj krahine dhe te ipeshkvise se krijuar prej tyre nuk duhet të kene pasur mundësi të shumta afirmimi. Me vdekjen e perandorit ne vitin 1180 kemi përpjekje të reja për pavarësi nga Stefan Nemanja edhe nga sundimtarë të tjerë në ven të Arbanonit, çka për pasojë hapi mundësi të reja për zotët e krahinës ku ishte ipeshkvia arbanense. Për këtë na bind një noticie e Kuriës romane e vitit 1188 në të cilën, ipeshkvia arban-ense përmendet për herë të parë ndër shufraganët e Raguzës, që tregon se ajo arrin të afi rmohet plotësisht dëshmuar për një pozitë më të fortë të zotëve të kësaj krahine dhe të klerit të lidhur me Romën. Të njëjtën

gjë tregon dhe pjesëmarrja e kryepriftit të Arbërit në vitin 1199 në një koncil të mbajtur në Tivar. Që nga kjo kohë nuk mun-gon, përgjatë gjithë mesjetës së mesme, përmendja e ipeshkvisë apo ipeshkve të dioqezës arban-ense në vartësi të arqipeshkvisë së Tivarit. Kemi folur herë tjetër se ka dy probleme për të cilat studiuesit po debatojnë: së pari a është e drejtë te njësohet ipesh-kvia e Krujës me atë Arbanense ? Së dyti. cili është territori dhe ku ndodhej selia e kësaj ipeshkvie? Me mendimin se ipeshkvia e Krujës është e njëjtë me atë të Arbanense janë shprehur fund të M.S.Drinov, M.Shufl ay, Salavije në studimin e tij për epitafi n e Konstantin Meles arqidiak i Arbanonit, A. Dyselie dhe K.Fra-shëri, i cili thotë se Kruja ishte qendra e Dioqezës së Arbanonit’ dhe kur ipeshkvitë e Lisit dhe Stefaniakës kaluan në vartësi të Romës, ato u përfshinë në atë të Arbërisë.’ Ne kundershtim me ta Dh. Shuteriqi i veçon këto ipe-shkvi deri në fund të shekullit te XIV. Një dëshmi e tërthortë për shtrirjen e kësaj ipeshkvie është dhe grindja ndërmjet ipeshkvisë arbanense dhe asaj katohke të Lezhës, nga mezi i shekullit të XlV-të, që dëshmohet në letër-këmbimet e tyre me arqipeshkvit madje edhe letra të Kurias me fi rmën e papës si ajo e vitit 1407 ku bëhet fjalë për 17 kisha në 16 fshatra.’ Duke u nisur nga mungesa e noticieve të patri-kanës së Konstantinopojës të fundshekullit të XII dhe gjysmës së parë të shekullit XIII një tezë e tillë paraqitet me lehtësi por, prezenca e një peshkopate ort-odokse në Krujë, pas përfshirjes së këtyre territoreve nën sun-dimtarët e Epirit, dëshmohet me saktësi në vitin 1216. Duke fi lluar nga ipeshkvi i Krujës, Roman Crohensi në vitin 1279, e deri në shekullin e XV kemi gjithnjë dy radhë paralele ipeshkvish katolikë në Arbëri e Krujë. Por, ndërsa e para, si pamë më lart varej nga arqipeshkvia e Tivarit, ipeshkvia katolike e Krujës varet nga arqipeshkvia e Durresit.Më shprehëseMë shprehëse për mendimin që ipeshkvia e Krujës është e ndryshme nga ajo e Arbërisë, siç vëren dhe Shuteriqi janë letra e Papës Joani i XXII drejtuar Mi-halit të Arbanenses dhe Andreas së Krujës më 6 qershor 1318 si dhe ajo e Papës Kaliksti i III e vitit 1457, në të cilën dallohet kisha e Shën Mërisë se Tra-fandinës në dioqezë të Arbërit nga Shën Veneranda e Kurbinit në dioqezë të Krujës. Duhet

Prof. Aleksandër Meksi: Ipeshkvia Arbanense dhe Principata e Arbërit

800 -vjetori i Shtetit të

Arbërit

Në shekullin e XV kemi gjithnjë dy radhë paralele ipeshkvish katolikë në Arbëri e Krujë

Page 15: Gazeta mirdita organ i shoqates mirdita realizoi saimir kola dhe albert vataj

SHTATOR 2015 15

OR

GA

N I S

HO

QATË

S, K

LUB

I K

ULT

UR

OR

“M

IRD

ITA”

të vërejmë gjithashtu se kur ndodh konvertimi në katolike të ipeshkvive të Shqipërisë së Mesme, arqipeshkvia e Durrësit kishte po ato qe kishte pasur më parë mitropolia ortodokse e Durrësit, pra, katër; d.m.th. që Kruja nuk u zëvendësua asn-jëherë nga Arbëria. Kuptohet, që duke pranuar se ipeshkvia e Arbanense nuk është e njëjtë me atë të Krujës kemi veçuar dhe territoret e tyre. Për përcak-timin e territorit të ipeshkvisë së Arbanense na ndihmon vend-ndodhja e tre kishave të cilat, sipas dokumentacionit, janë nën juridiksionin e kësaj ipeshkvie Në vitin 1166, ne aktin e shugurimit të Shën Trifonit në Kotor për-mendet abati i manastirit të Shelbuemit në Rubik (Sancti Salvatori Arbanensisy, manastiri i Shën Llezhdrit në Orosh apo në Malin e Shenitë (San Alexandri Maior de Albani) dhe kisha e Gëziqit që, me të drejtë, është njësuar me “Sancta Maria di Trafandina in diocesis de Alba-nia”.Të tre këto ndërtime, siç ka treguar Shuteriqi për rastin e Gëziqit, e përcaktojmë qartë shtrirjen e ipeshkvise katolike Arbanense në krahinën e Mird-itës, duke e kufi zuar ne perëndim me Malësinë e Lezhes. d.m.th me Peshkopatën e Lezhës në Veri me krahinën e Pultit dhe ipesh-kvinë omonime në Jug e Lindje me territoret e peshkopatës së Stefaniakës dhe asaj të Krujës. Përsa i përket selisë së saj duke u nisur nga rëndësia e abacisë së Oroshit në këtë trevë dhe nga fakti që ajo disa shekuj më vonë përmendet si abaci mitrale ne mendojmë se ajo duhet kërkuar pikërisht në Shën Aleksandrin e Malit të Shenjte . Ipeshkvia e Arbanense duhet të jetë krijuar me territore e kisha të peshko-patës së Lezhës dhe gjasisht dhe asaj të Stefaniakës. Në këtë fakt duhet kërkuar rrënjët e grindjes ndërmjet ipeshkvisë së Arbërisë dhe asaj të Lezhës për 17 kishat. Studimet mbi princi-patën e Arbërit, peshkopatën Arbanense dhe marrëdhëniet e tyre me botën kanë treguar se personazhet e përmendur në mbishkrim e Gëziqit njihen historikisht në dokumente të tjera Kështu, Gjergj është sundimtari i Zentës në fi llim të shek XIII, ashtu si dhe Dhimitri i Arbërit (1208- 1215) përmen-det në vitin 1209 në një letër të papës Inocent i III (1199-1211) si iudicem albanorum (arhond). Njihet gjithashtu vëllai i tij, Gji-ni, (1199-1207) e që të dy janë djemtë e Progonit që sundoi në vitet 1190-1199, ndërsa pas

tyre, vitet 1216 e tutje, sundon Progoni i ll-të, djali i Dhimitrit. Më vonë, 1281 njohim një stër-nip të tyre, Gjinin, Dukë -ducem Ginum Tanuschum Albanen-sem, ai që me mjaft gjasë i dha emrin dinastisë së tyre Duca-gjin-Dukagjin emër që e mori dhe territori ku familja sundoi në shekuj prej aty e u shtri jo vetëm në Mirditën e sotme por dhe në malësinë e Pultit dhe deri në rrafshin e Dukagjinit në Kosovë, duke ju dhënë kra-hinave emrin, e duke mbajtur thuajse të njëjtën stemë, atë të sundimtarëve të krahinës të gjetur në Gëziq. Shekujt XV, XVI, XVII janë shekuj të vështirë për vendin e shqip-tarëve ashtu dhe për kishën e tyre. Luftërat për pushtimin e vendit nga osmanët si dhe ven-dosje e administrates së tyre e shoqëruar me islamizimin e një pjesë të popullsisë së krishterë, me braktisjen dhe rrënimin e ndërtesave të kultit, e bëjnë të vështirë ndjekjen e vazhdimë-sisë së ipeshkvive si dhe çdo strukturë tjetër kishtare ashtu dhe zhvendosjen e selive të tyre në brendësi të vendit, për shkak të dokumentacionit të pakët dhe rastësor. Kjo edhe për lidhjet përherë e më të vështira me Selinë e Shenjtë, madje edhe me Arqipeshkvinë e Durrësit, që mesa duket, menjëherë pas pushtimit në vitin 1501, largohet nga qyteti i Durrësit dhe rrethi-nat e tij. Janë të shumta rastet,

gjatë shekujve të parë të push-timit, që dhe ata që emërohen si ipeshkëv nuk arrijnë të shkojnë në selitë e tyre, që cilësohen në tokën të pafeve, dhe kështu, me konvertimin në fenë islame të shumicës së banorëve, ato humbin e nuk përmenden më. Megjithë këtë studimi i Listave të ipeshkve për këtë territor na fl et për qenien e tyre gjatë shekujve XVI-XVII, dhe kohën kur secila prej tyre pushon së ekzistuari.Duhet të pranojmëDuhet të pranojmë se edhe gjatë shekullit të XV-të , kur krahina të veçanta pushtohesh-in, të dhënat për organizimin kishtar dhe hierarkinë nuk janë të plota. Një situatë e tilië paqa-rtësie edhe në vetë dokumenta-cionin kishtar ka krijuar mjaft pështjellime ndër studiuesit. Ajo çka bie menjëherë në sy nga studimi i dokumentacionit të ruajtur, është fakti që luftërat dhe shkatërrimet e shekujve XV, XVI, zvogëlimi i numrit të krishterëve si rezultat i is-lamizimit dhe largimit jashtë vendit, shkatërrimi apo rrënimi i kishave dhe manastireve, pa-kësimi në numër i priftërinjve dhe murgjve, dhuna ndaj tyre dhe vështirësitë ekonomike kanë bërë ndryshime përmbys-ëse në organizimin kishtar, në shtrirjen e dioqezave, d.m.th. vazhdimësinë apo ndërprerjen në kohë të qenies së tyre, në aktivitetin real të titullarëve

të tyre në seli dhe territor apo ndodhen gjetkë, me lidhjet e tyre me arqipeshkvinë përkatëse dhe Selinë e Shenjtë, madje dhe në emërtimin e tyre. Kështu, pas mesit të shekullit të XVII-të, në këto rrethana, disa prej tyre zhduken, qoftë dhe në planin for-mal, ndërto dhe ajo arbanense, ndërsa ato që mbeten vendosen në brendësi të vendit Kemi një fazë të re të riorganizimit të kishës katolike në këto kushte të vështira, ku një rol të rëndë-sishëm lozin edhe Misionet e Urdhrave të vendosura në këto territore. Treva e Mirditës, e marr më shtrirjen e saj historike paraqet interes për studimin e historisë sonë mesjetare studi-uesit dhe institucionet kërki-more duhet të shtrijnë vëmend-jen e tyre për të evidentuar gjurmë të kulturës materiale që nëntoka ruan Po kështu duhet të mblidhet më mirë mikroto-ponimia për të bërë një balla-faqim më të plotë më çka ruhet në dokumentacionin historik, duke e vënë këtë trashëgimi në shërbim të studiuesve. Do ta quaja të arsyeshme dhe të nevojshme kryerjen e gërmimeve arkeologjike në vendet që do të gjykohen me interes parësor ku Kisha e Gëziqit do të ishte një nga ato, si dhe konservimin e mbetjeve historike Orientimi pra i studimeve dhe ajo që po trego-het sot këtu do të binin rezultate të dobishme për historiografi në e mesjetës shqiptare.

Page 16: Gazeta mirdita organ i shoqates mirdita realizoi saimir kola dhe albert vataj

SHTATOR 2015 16

OR

GA

N I S

HO

QATË

S, K

LUB

I K

ULT

UR

OR

“M

IRD

ITA”

PRINTIMI I GAZETES

U REALIZUA NE SHTYPSHKRONJEN

“MIRGEERALB”

NR. I LLOGARISË I SHOQATËS SË KLUBIT KULTUROR “MIRDITA”:

Banka Kombëtare Tregtare Tiranë.

Nr. Llog. 401210371. Iban (Lek) AL37 2051 1014 2103 71CL

TJCL ALLA. Iban (Euro) AL04 2051 1014 2103 71CL TJCF.

REDAKSIA

KRYEREDAKTORSaimir Kola

ZV.KRYEREDAKTORËGjergj MARKU

Violeta SHQALSI

KORREKTORE LETRA-RE

Ana PËRTENA

KOLEGJIUMI I REDAKSISËMark TIRTA

Gjon LLESHAJLuigj GJOKA

Gjovalin NDOJAAnton BOÇI

SPONSORGjon MELYSHI

MANAXHERViktor PJETRI

MARKETINGXhelal MARKU

PUNIMI GRAFIKAlsiva Art Designers

Ka lindur në qytetin e Rreshenit, shprehjet se është shumë krena-

re për këtë fakt, edhe pse aty ka jetuar vetëm pak vite. Familja e saj ka lëvizuar nga Rrësheni në Laç kur ajo ishte pesë vjeçe. Në këtë qytet qëndroi vetëm dy vjet dhe më pas do të shpërngulej për në Tiranë ku edhe nisi klasën e parë. Në Tiranë ajo spikati si nxënësja shumë e shkathët dhe me arritje të shkëlqyra. Nëntëvjeçaren ajo e ka kryer me nota të shkëlqyera. Më pas ajo përfundoi me sukses gjimnazin e përgjithshëm tek shkolla ‘Myslym Keta’, dhe të lartën e vazhdoi për Informatikë Ekonomike, në Fakultetin e Ekonomisë, Uni-versiteti i Tiranës. Studimet i ka përfunduar këtë vit dhe është në pritje të fi llimit të masterit. Gjatë tre viteve të fundit ka marrë pjesë në shumë konferenca, trajnime dhe konkurse, kryesisht për ide biznesi. Gjithashtu ka kryer një praktikë 3-mujore në Qendrën Protik dhe një praktikë 1-mujore në Bankën NGB. Kam punuar editore në portale informative. Në fund sigurisht që ia vlen ti thuash edhe emrin. Edona Daçi.Po pse Edona është per-sonazhi ynë në këtë numër të gazetës Miridta. Edonën e kam njohur në redaksinë e një media online, punonte me kohë të zgjatur ku mbluonte disa sektorë, siç është bërë traditë vitetet e fundit në vendin tonë. Është një vajzë që kalon një kohë shumë të madhe në internet, vendos kontakte me njerëzit dhe kohët e fundit me një idenë e saj po ndihmon shumë prej tyre. Edona kishte ideuar prej kohësh një faqe në internet që sipas saj do të ishte si një zyrë pune, e me sa duket doli të jetë më e sukseshme se sa zyrat e vërtetë të punës për të cilat shteti shqiptar paguan

staf e qera mujore të realizuar ndërmjetësime apo punë-sime. Emri i ëebfaqes është mundësi.al. ky është një por-tal informativ për trajnime, bursa, punësime, praktika, konku rse, konferenca etj. Ajo shpr ehet se ideja erdhi nisur nga nevoja që kanë të rinjtë shqiptarë, dhe jo vetëm, për informacione në shqip rreth këtyre kategorive dhe orjen-timi i tyre për të zgjedhur mundësitë më të mira që ofron kryesisht jashtë vendit. Projekti është pëlqyer nga studentë, të rinj, pedagogë dhe intelektualë.Edhe pse në fi llime, faqja ka prekur nga afër suksesin. Bëhet fjalë për disa të rinj që pasi morën informacion në faqe lidhur me një projekt, ata aplikuan dhe fi tuan. Është një projekt ambicioz dhe afat-gjatë, me synim zg-jerim të stafi t dhe në një të ardhme jo shumë të largët, krijimin e një aplikacioni në

pëputhje me faqen Munde si.al . Këtë gjë bën kjo vajzë nga Rrësheni, ndaj edhe është personazhi ynë. Ajo po jep një kontribut të madhe në një vend me pak mundësi, me pak përkrahje dhe me të ardhme të turbullt. Por ja që janë disa që mundohen të ecin në këtë mjegullShënim redaksionalKrenoheni shpesh për per-onazhe të tillë. Bravo vajza apo djali i filanit. Eci, bëri, tha. Bravo. Po mirë a nuk do të ishte më mirë që edhe ne pjesa tjetër që kemi një gjë në dorë të japim kontributin tonë që ajo vazja apo djali i fi lanit të ecë edhe më shumë përpara? A nuk duhet të men-dojmë ne që kemi një mundë-si, një profesor, një biznesmen, një punonjës administrate, gazetar, redaktor nga Mirdita të bëjë diçka për këta fëmijë? Kjo është ajo pjesa që duhet të na skuqet pak fytyra pasi të themi bravo.

Edona, mirditorja e sfidave të kurajshme