investo nË kËrÇovË - kercova.gov.mkkercova.gov.mk/dokumente/invest_in_kicevo_alb.pdf ·...

25
INVESTO NË KËRÇOVË REPUBLIKA E MAQEDONISË KLIMA E BIZNESIT DHE MUNDËSITË E INVESTIMIT NË KËRÇOVË, MAQEDONI

Upload: others

Post on 26-Sep-2019

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

INVESTO NË KËRÇOVË REPUBLIKA E MAQEDONISË

KLIMA E BIZNESIT DHE MUNDËSITË E INVESTIMIT NË KËRÇOVË, MAQEDONI

M A Q E D O N I A N Ë S H I K I M T Ë P A R Ë

Republika e Maqedonisë, gjendet në zemrën e Evropës Jugqëndrore. Kufiri në anën jugore e ndan me Greqinë, pastaj me Bullgarinë në lindje, Sërbinë dhe Kosovën në veri, dhe me Shqipërinë në perëndim.Në pikëpamje politike dhe makroekonomike, momentalisht është stabile dhe shpejt përparon në rrugën e reformave politike dhe ekonomike, drejt ndërtimit të shoqërisë demokratike dhe ekonomisë së hapur të tregut.

Flamuri

Emri zyrtar Republika e Maqedonisë Kryeqyteti Shkupi

Popullata

2.05 millionë mosha mesatare: 37 v. 41,5% nën 30 v. Jetëgjatësia e pritur gjatë lindjes: 74.2 v.

Sipërfaqja 25,713 km2

Sistemi politik

Demokraci parlamentare Ligjvënëse: kuvend njëdhomësh me 120 deputetë me mandat katërvjeçar; anëtarët zgjidhen me votim nga populli nga listat e partive politike në bazë të përqindjes nga numri i përgjithshëm i votave të partive, në secilën nga gjashtë njësitë zgjedhore. Ekzekutive: Kryetari zgjidhet me votim nga populli me mandat pesëvjeçar; kryeministrin dhe kabinetin e zgjedh Kuvendi pas zgjedhjeve parlamentare

Klima

Moderuar kontinentale në veri, Mediterane në Jug të ngrohtë, vera të thata dhe gjithashtu edhe në vjeshtë Relativisht dimra të ftohtë dhe me dëborë Temperatura mesatare: 12.6 C E larta mesatare: 17,75 C E ulëta mesatare: 5,5 C

Zona kohore GMT + 1 Fuqia

punëtore 906,199

Monedha Denari i Maqedonisë (MKD) €1 = MKD 61.3 (15 v. stabile)

Kodi shtetëror i tel.

+ 389

Kodi shtetëror i internetit

.mk

Performancat ekonomike të ekonomisë së Maqedonisë, janë të shprehura përmes rritjes stabile të PBB në rreth 3-4 përqind, shkalla e ulët e inflacionit 2-3 përqind në mesatare, disciplinë fiskale (vërtetuar nga ana e institucioneve financiare ndërkombëtare) dhe funksionim dhe koordinim të mirë midis politikës fiskale dhe monetare. Sipas organeve shtetërore, investimet direkte bruto të huaja në vend për vitin 2011, ishin rreth 303 milionë euro,në vitin 2010 ishin 159 milionë euro, për për tu përmbyllur në gjashtë vjetët e fundit, mbi një miliard euro.

Në vitet e fundit, brendet globale, siç janë Xhonson Kontrolls, EVN, Sosiete zheneral, Mobilkom Austria, Llukoill, Xhonson Meti, Viena Inshurens Grup, Hipo Alpe Adria, Telekom Sllovenia, Solway, Steiermärkische Bank und Sparkassen AG, IBC Izrael, Gazit Gllob Izrael, Porshe, Kromberg dhe Shubert, Dräxlmaier, Van Hull dhe Unika punojnë në Maqedoni.

Republika e Maqedonisë, si vend i vogël, ka një orientim drejt ekonomisë së hapur të

tregut dhe është e shpallur si reformatore më e mirë për tre vjetët e fundit në Evropën Juglindore. Maqedonia është e shpallur si reformatore e tretë më e suksesshme në botë, në raportin më të ri të Bankës Botërore „Doing business 2012“. Sipas raportit nga Banka Botërore „Doing Business 2013“, Maqedonia është e ranguar në vendin e pestë në botë për fillimin e biznesit.

Maqedonia, realizoi reforma të cilat e lehtësojnë marrjen e lejeve ndërtimore, regjistrimin e pronës, sigurimin e kreditit dhe zgjidhjen e jolikuiditetit. Maqedonia në raportin më të ri me titull "2012 – Zhvillimi i biznesit në botë më transparente", gjendet në vendin e shkëlqyer të njëzet e dytë.

Maqedonia është shtet shumë më lartë i ranguar në rajon, sipas rangimit global të magazinës Forbs, dhe ate, para Sllovenisë që është e 37-ta, pas së cilës vijojnë Mali i Zi në vendin e 56-të dhe Bullgaria në vendin e 59-të, Shqipëria e 82-ta, Serbia e 92-ta, Greqia e 101-ta, Kosova 117-ta, dhe B dhe H e 125-ta.

Maqedonia ka një politikë të jashtme liberale tregtare të lartë, të zhvilluar dhe ka të

nënshkruar marrëveshje të ndryshme bilaterale, që u mundësojnë prodhuesëve lokal, qasje të lirë drejt Unionit Evropian dhe tregjeve të tjera.

Maqedonia u kyç në Organizatën botërore tregtare (OBT), në vitin 2003. Ka të nënshkruar marrëveshje për mbrojtjen e investimeve, me mbi 27 vende dhe me rreth 33 vende ka të nënshkruar marrëveshje për shmangie të tatimimit të dyfishtë.

Maqedonia është nënshkruese e tri marrëveshjeve multilaterale për tregti të lirë: - PSA (Pakti për Stabilizim dhe Asocim) me vendet anëtare të UE-së; - EFTA (Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajn), dhe - CEFTA (Maqedonia, Shqipëria, Moldavia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe

Hercegovina dhe Kosova). Marrëveshjet bilaterale për tregti të lirë, janë të nënshkruara me Turqinë dhe Ukrainën.

Maqedonia është anëtare e AMGT – Agjencioni multilateral për garancë të investimeve. Anëtarësimi në Unionin Evropian është interesi më i madh strategjik dhe prioritet për

Qeverinë, qëllimi i përbashkët i shumicës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe të gjithë partive politike. Maqedonia është shteti i parë në Evropën juglindore, që e ka nlnshkruar Marrëveshjen për stabilizim dhe asocim me Unionin Evropian në vitin 2001, në Luksemburg. Duke e njohur përparimin, që Maqedonia e arriti me plotësimin e kriteriumeve të Kopenhagës, Unioni Evropian propozoi Maqedonisë dhënien e statusit kandidat për anëtarësim në UE.

Më 17-të dhjetor të vitit 2005, Këshilli i Evropës vendosi që t’i japë Republikës së Maqedonisë, statusin zyrtar të kandidatit për anëtarësim në UE.

Republika e Maqedonisë është vend-partner shpresë i Paktit Veriatlantik (NATO). Në deklaratën përfundimtare të Samitit të NATO-s në Riga në vitin 2006, Maqedonia ishte e kyçur në anëtarësimin e NATO-s plani akcionar (PAM). Organizata e pranoi rritjen e kontributit të Maqedonisë në operacionet ndërkombëtare paqësore dhe të sigurisë, si dhe përpjekjet e saj për përmirësimin e bashkëpunimit regjional.

PSE TË INVESTONI NË MAQEDONI

Qasje e lirë drejt 650 milionë konsumatorëve në treg. Maqedonia ka të ratifikuara tri marrëveshje multilaterale për tregti të lirë me Unionin Evropian (UE), Asociacioni Evropian për tregti të lirë (EFTA) dhe Pakti Qëndror Evropian për tregti të lirë (CEFTA) vendet, si dhe marrëveshjet bilaterale. Marrëveshja me UE-në në pikëpamje ekonomike, është më e rëndësishme. Përmes kësaj, Maqedonia ka qasje drejt 490 milionë konsumatorëve të tregut të dytë më të madh në botë. Kjo marrëveshje, është në bazë të Paktit për Stabilizim dhe Asocim, që realizohet nga viti 2004. Me marrëveshjen për tregti të lirë me UE-në, është e lejuar tregti e lirë e mallrave dhe shërbimeve.

Pakti me EFTA-në, mundëson liberalizim gjithëpërfshirës të eksportit maqedonas në vendet anëtare.

Këto marrëveshje për tregti të lirë, Maqedonisë i mundësuan qasje të lirë në drejtimin e më shumë se 650 milion konsumatorëve.

Maqedonia është në udhëkryqin e Evropës Juglindore, që e bën qendër distributive ideale tranzitore, të prodhimeve për tregun evropian. Me infrastrukturën e zhvilluar rrugore dhe hekurudhore, në kombinim me sipërfaqen e vogël të tokës, mundëson qasje drejt çdo vendbanimi në Maqedoni për më pak se 3 orë.

Ka 9205 km., infrastrukturë rrugore dhe 900 km., rrjet hekurudhor. Të planifikuar janë dy korridorë të mëdhenj panevropianë në Maqedoni – Korridori 8 (lindje-perëndim) dhe Korridori 10 (veri-jug), që është në mbindërtim.

Ekzistojnë dy aeroporte ndërkombëtare, në Shkup dhe Ohër, me lidhje direkte të rregullta me më shumë qendra evropiane transportuese.

Qyteti i Kërçovës gjendet në Maqedoninë perëndimore, në largesë rreth 110 km nga

kryeqyteti, Shkupi. Për shkak të vendpozitës qëndrore në pjesën perëndimore të Maqedonisë, Kërçova përfaqëson udhëkryq që çon në katër drejtime. Me Shkupin qyteti lidhet me rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivarë-Tetovë-Shkup. Drejtimi tjetër çon drejt rajonit turistik të Ohrit dhe-Strugës, drejtimi i tretë drejt Manastirit, dhe i katërti drejt Prilepit. Komuna e Kërçovës është në largësi 54 km., nga aeroporti Shën Apostol dhe Pavle në Ohër dhe 139 km., nga aeroporti Leka

Lokacioni dhe infrastruktura, të shkëlqyer

i Madh, në Shkup. Portet detare më të afërta nga Komuna e Kërçovës, janë në vetëm 222 km., nga Durrësi, në Shqipëri dhe porti detar në Selanik, në Greqi në largesë prej 272 km.

Përveç infrastrukturës rrugore, në Kërçovë është i zhvilluar edhe rrjeti hekurudhor, i cili

realizohet përmes linjës hekurudhore Kërçovë-Gostivarë-Tetovë-Shkup.

Ekziston fuqi punëtore e arsimuar dhe e kualifikuar, që është prezente në bursën e punës në Maqedoni. Rroga mesatare mujore bruto, është 370 euro, nga të cilat 220 euro janë rrogë neto, ndërsa 150 euro të mbetura, janë për tatime rroge. Investitorët, mund të angazhojnë fuqi punëtore profesionale në nivel konkurent të rrogës. Standardet arsimore në fakultetet teknike në Maqedoni, janë me standard të ngjajshëm si edhe në botën e zhvilluar. Ekzistojnë 5 universitete publike dhe shumë univerzitete dhe kolegje private, qo jqnë të njohura si ndërkombëtare. Të hapura janë edhe univerzitete për bashkëpunim me kompani dhe me realizimin e programeve të veta, për trajnim në procesin arsimor. Gjimnazi ofron drejtime të ndryshme të arsimimit në lëminë e mjekësisë, ekonomisë, teknologjisë, drejtime makinerike, shoqërore, matematikore etj. Fakultetet ofrojnë studime të disperzuara të fakultetit tekniko-teknologjik, fakulteti juridik, ekonomi dhe menaxhment, informatikë, gjuhë angleze etj.

Maqedonia ka përqinjde të lartë të papunësisë në 32 përqind. Më se 45 përqind nga popullata e Maqedonisë, janë nën moshën 30 vjeçare që është vendi më i ri në Evropën lindore. Më se85 përqind e maturantëve, janë regjistruar në univerzitet.

Flitet gjuha angleze respektivisht, si dhe të gjitha gjuhët rajonale (gjuha shqipe, turqishte, serbe, kroate, bullgare dhe greke). Maqedonia mban vendin e liderit në rajon sa u takon aftësive linguistike. Eksperienca e deritanishme, tregon se me trajnim plotësues profesional për rikualifikim të fuqisë punëtore, shumë shpejt mund tu përgjigjet kërkesave specifike të punëdhënësve. Komuna e Kërçovës, është e përgaditur tu ndihmojë investitorëve në procesin e trajnimit të fuqisë punëtore, përmes përkrahjes së programeve të këtilla. Me qëllim që të përkrahen kompanitë dhe rritja e konkurencës së tyre, Qeveria i prezentoi reformat juridike të funksionimit në tregun e punëtorëve, që mundësojnë punësim më të lehtë dhe lëshim të fuqisë punëtore. Pasqyra e personave të evidentuar si të papunë në Kërçovë, përfundimisht me muajin mars të vitit 2012 Persona gjithësej të papunë në Kërçovë: 7297 Pasqyra e të papunëve, sipas moshës

15-19 20-24 25-29 30-34 35-39 40-44 45-49 50-54 55-59 над 60

Janë Femra Janë F Janë F Janë F Janë F Janë F Janë F Janë F Janë F Janë F

159 81 858 353 962 453 853 418 786 379 833 417 766 340 802 356 781 339 497 91

Fuqia punëtore

Pasqyra e të papunëve, sipas shkallës së arsimit

нкв пкв и нсо кв вкв ссо вишо високо магистри доктори

janë femra janë f janë f janë f janë f janë f janë f janë f janë f

3439 1524 457 147 953 333 0 0 1785 872 119 56 534 290 10 5 0 0

Pasqyra e të papunëve, sipas përkatësisë nacionale Maqedonas Shqiptar Turq Romë Sërb Vllahë Boshnjak Tjetër

janë femra janë f janë f janë f janë f janë f janë f janë f

3411 1714 2376 983 773 296 580 184 10 3 2 0 1 0 144 47

Në vitin 2012, zvogëlohen kontributet për sigurim pensional dhe invalidor, për sigurim shëndetësor dhe kontributi për punësim.

2008 2009 2010 2011 2012 Kontribut për

sigurim pensional dhe

invalidor 21,2% 19,0% 18% 18% 15%

Kontribut për Fondin për

sigurim shëndetësor

9,2% 7,5% 7,3% 7,3% 6%

Kontribut për punësim 1,6% 1,4% 1,2% 1,2% 1%

Komunikimet fikse – sistemi telefonik është modern dhe i digjitalizuar

Komunikimet mobile – shërbimet i sigurojnë tre operatorë

Internet –operatorë ofrues të shumtë të internetit që mundësojnë (ISP) normat dhe cilësi të shërbimeve që ndryshojnë në masë të madhe dhe ofrojnë wireless, dajll-ap, ISDN dhe ADSL si dhe lidhje optike të internetit

Kontribute sociale

Komunikimet

Metoda pagee ne forme elektronike - Bankat lokale, ofrojnë shërbime bankare online, shërbime të kartelave debitore, dhe forma të ndryshme të pagesës elektronike për shërbime komunale dhe shpenzime telefonike.

Rrjeti i distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike, e bën Maqedoninë destinim të dëshiruar për investim për secilën pjesë nga rajoni i saj. Shumica e prodhimit të energjisë elektrike në Republikën e Maqedonisë, rreth 8o përqind, bazohet në termocentralet. Më e vogla me termo kapacitete, në kuadër të sistemit elektroenergjetik, është Kompleksi i fuqishëm mineralogjik “Osllomej” në Kërçovë, me njësi të instaluar nga 125 MW dhe prodhim neto rreth 700 GWh / në vit. TEC “Oslomej” filloi prodhimtarinë në vitin 1980 . Osllomeja, furnizon mbi 10 përqind nga prodhimtaria e përgjitshme e energjisë elektrike në Maqedoni. Ky termocentral,

përdor thëngjillin si lëndë djegëse me kalori mesatar në 7600 kJ / kg, ndërsa harxhimi i thëngjillit është 1,5 kg / kWh, kurse harxhimi i naftës së ngurtë është 2,16 gr / Wh.

PASQYRIMI I PUNIMEVE

Gazpërcjellësi i ri nga Shkupi drejt Kërçovës •

Tipi

Naftëpërcjellës nëntokësor

• Gjatësia 100km • Diametri 500mm • Shtypja nominale 54bar • Numri i njësive 1(2)

Turbinat e reja të gazit •Kapaciteti 250MW

Turbina e re e gazit 375 MW në kombinim me qendrën, duhet të jetë e instaluar dhe të kompensojë mungesën e energjisë elektrike në periudhën e dimrit në Maqedoni.

Me përdorimin e gazit natyror, që është energji e pastër në krahasim me thëngjillin, Projekti do të jetë i drejtuar në mënyrë shoqërore, drejt mjedisit jetësor dhe do të shënojë përmirësime të mëdha në efikasitetin dhe efektivitetitin në shfrytëzimin e gazit natyror. Rekonstruimi dhe revitalizimi i pajisjes aktuale në TEC “Osllomej”, veçanërisht HRSG dhe qeveria si dhe sistemi rregullator, do të jenë gjithashtu shumë me rëndësi dhe do të merren për tu llogaritur si investim.

Në komunën e Kërçovës, është i ndërtuar hidrocentral i vogël. Destinimi është për furnizimin me ujë të më shumë se 160.000 banorëve dhe është e planifikuar që të prodhojë 2,5 GWh energji elektrike në vit.

Energjia dhe furnizimi me gaz

Maqedonia qysh më herët u bë xhenet tatimor në Evropë. Vendosëm tatim fiks për

koorporatat dhe tatimin personal, ndërsa për tatimin koorporativ të fitimit riinvestiv është e vendosur në 0 përqind.

Maqedonia ka një pako më atraktive të tatimeve në Evropë. Ekzistojnë lehtësime të veçanta tatimore në zonat zhvillimore teknologjiko-industriale (ZZhTI).

Sistemi i tatimeve fikse, mundëson procedurë administrative transparente dhe efikase. Ndërsa sistemi tatimor me tatim të vetëm fiks, mundëson llogaritje të thjeshtë dhe plotësim të lehtë të formave tatimore. Drejtoria e të hyrave publike, ka të vendosur sekcion të veçantë për obligues të mëdhej tatimorë.

Me qëllim të shmangies së tatimimit të dyfishtë të kompanive të jashtme, që gjenden në Republikën e Maqedonisë, 32 marrëveshje për tatimim të dyfishtë, janë të lidhura në bazë bilaterale.

Tatim më i ulët fiks i fitimit 10%

Tatim më i ulët i të hyrave në 10%

Tatim i fitimit riinvestiv 0%

Regjistrimi më i shpejtë i kompanive për 4 orë Tregu i punës konkurent 370 €/në muaj – rroga bruto mesatare

Qasje e lirë drejt tregut më të madh me 650 milionë shfrytëzues

Fuqia punëtore me kualifikim të lartë dhe një nga harxhimet më konkurente për

fuqinë punëtore në Evropë

Infrastrukturë të shkëlqyer 100% rrjet telekomunikativ digjital, qasje kualitative në internet

UE dhe NATO – shtet kandidat

ÇFARË OFROJMË

Përparësi tatimore

Maqedonia vendosi sistem me njësportel që u mundëson investitorëve që t’i realizojnë

bizniset e tyre në afat prej 4 orëve. Firma mund të regjistrohet me vizitën e një zyre dhe marrjen e informatave në një vend. Regjistrimi i firmave është në dispozicion onlajn. Ky funksion i ri, u mundëson shfrytëzuesve t’i kryejnë të gjitha llojet e regjistrimit dhe aktivitete 24/7, pa obligim për prezencë personale në regjistrin qëndror.

Investitorët janë të liruar nga pagesa e kontributeve për leje për ndërtim. Gjithashtu, Drejtoria për TIDZs i kryen të gjitha procedurat për marrjen e kësaj lejeje. Ligji për ndërtim, rregullon çështjet në lidhje me ndërtimin, rekonstruimin, adaptimin, përkujdesjen për ndërtimin, punë përgatitore, punë preliminare, ndërtimin e sajt-it dhe kushte themelore për ndërtim (stabilitet, mbrojtje nga zjarri, dhe përkujdesje për mjedisin jetësor, mbrojtje nga zhurma, siguri etj.).

Ligji i kategorizon ndërtesa në pesë grupe: 1. Ndërtesa banimi, përdhesë e objekteve komerciale, si dhe objekte para- furbished;

2. Objekte banimi dhe pune deri më tre kate, ndërtesa për tregti të vogël, trafostacione deri më

10 KV e tjera;

3. Shkolla, objekte sporti, qendra mjekësore, objekte shërbimdhënëse, objekte veprimtarie dhe

ndërtimi, rrugë lokale, hidrocentrale deri më 2 mgv/h, sisteme për ujësjellje, deponi komunale ;

4. Objekte të qeverisjes, rrugë regjionale, hidrocentrale në mes 2 dhe 10 KW/h, largpërçues

elektrik deri më 110 kV ; dhe

5. Objekte nukleare, elektrocentrale me avull, sisteme telekomunikative, naftëpërcjellës,

autostradë, hidrocentrale me fuqi mbi 10 MW / h, shtylla të gjata elektrike mbi 110 KB .

Për tri kategoritë e para, leja jepet nga ana e Kryetarit të komunës adekuate, ndërsa për dy kategoritë e tjera leje jepen nga ana e organeve kompetente nga agjencia e qeverisë.

Regjistrimi i firmave

Leje për ndërtim

FILLIMI I BIZNESIT

Qytetarët e vendeve anëtare të UE dhe qytetarët e vendeve nënshkruese të Marrëveshjes Shengen, mund të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë me letërnjoftim valid, të lëshuar nga organet kompetente. Shtetas të huaj mund që të punësohen lehtë në Republikën e Maqedonisë, pas marrjes së vizës adekuate ose lejes nga Ministria për punë të jashtme, gjegjësisht përfaqësitë diplomate-konzulare në diasporë. Lloje të vizave: vizë hyrëse, vizë biznesi, vizë pune. Jepen viza vetëm ambasadave kompetente territoriale ose konzulatave të Republikës së Maqedonisë në diasporë. Në rastin kur Republika e Maqedonisë, nuk ka përfaqësi diplomatike-konzulare në vendin e banimit ose qëndrimit të shtetasit të huaj, kërkesa për vizë parashtrohet në përfaqësinë diplomatike-konzulare të Republikës së Maqedonisë, në shtetin më të afërt. Afati i dokumentit të udhëtimit të parashtruesit të kërkesës, duhet të jetë minimum 3 (tre) muaj më i gjatë nga qëndrimi i planifikuar i shtetasit të huaj në Republikën e Maqedonisë. Lloje të lejeve: leje për punë dhe leje për qëndrim.

Përmes zhvillimit të principeve të transparencës, publicitetit dhe qasjes, Qeveria

mundëson që subjektet ekonomike, të kenë qasje drekte të të dhënave cilësore dhe të sakta të biznes-partnerëve potencial. Regjistri qëndror ka bazë me qasje të lirë të dhënash për kompanitë. Informata të tërësishme për verifikim të dhënash për partnerë potencial dhe furnizues, mund të merren këtu, si dhe të partnerëve potencialë evropian, përmes regjistrave të tyre shtëpiak (Biznes-regjistri evropian). Identifikimi i qartë i ndërmarrjeve, është i siguruar nga ana e dhënies së: » Numri i vetëm regjistrues i personave të regjistruar, » Kod dhe titull të veprimtarisë përkatëse të regjistruar me klasifikimin nacional të veprimtarive, » Kod i formës organizative të subjektit të regjistruar, » Sigurimi i numrit të vetëm amzë, dhe » Hyrje në llogari bankare të zgjedhur nga ana e personave të regjistruar.

Trajtim nacional dhe status të kombit më të favorizuar – sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë

Mbrojtja e investimeve - Republika e Maqedonisë është nënshkruese e 27 marrëveshjeve bilaterale për mbrojtje reciproke dhe inicim të investimeve të huaja. Vendi është gjithashtu palë kontraktuese e Konventës për zgjidhje të mosmarrëveshjeve investive mes shteteve ose shtetasve të shteteve tjera.

Stimulim i investitorëve E drejta ndërkombëtare private

Viza pune / leje

Qasje drejt informatave për partnerë potencial dhe furnizues

Mbrojtje dhe avancim i investimeve

ZONA TË LIRA EKONOMIKE DHE TEKNOLOGJIKE

Nga shkurti i vitit 2007, u vendosën rregulla të reja për zonat zhvillimore tekniko-industriale (ZZhTI) me qëllim të stimulohet vendosja e qendrave, ku do jenë të koncentruara aktivitete të larta produktive dhe teknologji të reja. Në Maqedoni, ofrohet ylber i shkëlqyeshëm i stimulimeve për projekte të zhvilluara në ZZhTI. Qeveria vëmendje të veçantë u përkushton aktiviteteve prodhuese, aktivitete nga lëmia e ZZhTI (krijimi softverike, montazhit hardver, inçizim digjital, çipa kompjuterik dhe të tjerë), veprimtari edukativo-hulumtuese dhe teknologji të reja, me standarde të reja ekologjike, me çka janë të parapara beneficione shtesë në kuadër të ZZhTI. Investirorë në ZZhTI që i kryejnë këto aktivitete, janë të liruar nga obligimi për dorëzimin e garancionit si sigurim për gjitha obligimet doganore. Lehtësime për investim në zona të lira ekonomike dhe teknologjike

Nuk përfshinë tatim korporativ për 10 vjet, 10% pastaj

5% tatim personal të të ardhurave për 5 vjet, 10% pastaj

Nuk përfshin TVSh dhe doganë

Lidhje të lirë drejt gazëpërcjellësit natyral, energjisë elektrike, ujit dhe kanalizimit

Qasje drejt aeroportit ndërkombëtar kryesor, linjës hekurudhore dhe korridoreve rrugore me rëndësi vitale

Nxitje të veçanta për ndërmarrje udhëheqëse multinacionale për tu kyçur harxhimet për

trajnim dhe deri më 500,000 € drejt ndërtimit të harxhimeve

Dhënia e tokës në shfrytëzim deri më 75 vjet, sipas normave atraktive të koncesionit

Nuk ka çmim për leje ndërtimi

Pakoja për investime të pranueshëme, do të jetë e miratuar në afat prej 10 ditëve punuese.

Kjo zonë përbëhet nga dy pjesë të veçanta, të lidhura, që funksionojnë si një tërësi.

Janë të parapara sipërfaqet vijuese: - Sipërfaqe për prodhimtari, distribuim dhe shërbime - Zonë për institucione shtetërore – terminal doganor - Sipërfaqe për gjelbërim të mbrojtur - Sipërfaqe nën rrugë dhe rrugica - Sipërfaqe për infrastrukturë komunale Përfshirja e 1-rë është e përbërë nga 3 blloqe në sipërfaqe prej 135.000 m 2

Blloku i 1-rë – 18592 m2 Një parcelë ndërtimore 9000 m2

Blloku i 2-të – 20174 m2 Dy parcela ndërtimore në sipërfaqe prej 11600 m2

Blloku i 3-të – 96210 m2 Gjashtë parcela ndërtimore në sipërfaqe prej 62175 m2

ZZHTI KËRÇOVË

Përfshirja e 2-të është e përbërë nga katër blloqe në sipërfaqe prej 160.600 m2 Blloku i 1-rë – 16464 m2 Dy parcela ndërtimore në sipërfaqe prej 10000 m2 Blloku i 2 -të – 28761 m2 Një parcelë ndërtimore prej 12365 m2 Blloku i 3 –të – 57979 m2 Dy parcela ndërtimore në sipërfaqe prej 37300 m2 Blloku i 4 –të – 36496 m2 Dy parcela ndërtimore në sipërfaqe prej 36495 m2

Komuna e Kërçovës hapi zonë industriale “Ivani Doll 2”, për investitorë shtëpiak dhe nxiti

interes të madh te biznesmenët. Ndërtohen rreth njëzet objekte afariste, mes të cilave janë edhe objektet e investitorëve “Tim Inzhenering” SHPKNJP, “Euro-Fiks” SHPKNJP, “Nora Kompani”, “Dar Hris” SHPSHTH etj. Me kushtet e volitshme, të ofruara, për blerje të tokës, nga ana e komunës, ishte i ngjallur interesim i madh te investitorët, për të cilën gjë, në të ardhmen planifikohet zgjerim i zonës industriale.

Nxitja e zhvillimit ekonomik lokal, transferi i teknologjive dhe aftësitë e fuqisë punëtore, rritja e konkurencës së ndërmarrjeve lokale dhe eksport i zmadhuar nga shteti, janë pjesë e efekteve që priten nga zona e re zhvillimore teknologjike-industriale. MUNDËSI PËR INVESTIME

Ekzistojnë sektorë të ndryshëm, me mundësi të shkëlqyeshme për investim në Komunën e

Kërçovës. Disa nga ata janë të shënuara më poshtë.

Rajoni i Kërçovës është i pasur me resurse natyrore, që paraqesin bazë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik: pyje, kullota, ujë (burimi Studençica), si dhe hidro-potenciali i lumenjve në rajon, pasuri mineralesh (hekur, lignit, mangan dhe mermer).

Pasuria e resurseve natyrore, paraqet bazë për zhvillim të degëve adekuate afariste, si psh. Bujqësia dhe industria e ushqimit, industria e drurit, mineralogjia, përpunimi i fshesave etj.

Lugina e Kërçovës posedon 12251 ha sipërfaqe, tokë pjellore dhe fusha 6923 ha, tokë me

pemë 78 ha, vreshta 10 ha, livadhe 4540 ha, kullota 15151 ha. Bujqësia me kyçjen e blegtorisë, peshkatarisë, gjuetisë, bletarisë dhe pylltarisë, është

sektori i tretë, për nga madhësia, me pjesëmarrje në PBB-së, sa u takon shërbimeve dhe industrisë.

Resurse natyrore

Industria agrare dhe sipërfaqet

Ekzistojnë kushte natyrore të volitshme për zhvillim, në regjionin e Kërçovës, blegtoria është degë dominante e bujqësisë. Pasuria e kullotave dhe livadheve, si dhe kualiteti i tyre janë parakusht i rëndësishëm për zhvillim të blegtorisë dhe llojeve tjera të prodhimeve bylmetore.

Qendra prodhuese dhe distributive

Kushte të volitshme për kultivimin e pemëve dhe perimeve, në kombinim me klimën kontinentale dhe mediteranike, si dhe qasje e afërme drejt regjioneve të tregut evropian.

Në rajon ka resurse të pasura të xeheve të metalit. Pjesa më e madhe gjenden në fshatin Tajmishte, ku ka xeherore për eksploatim. TEC “Osllomej” i eksploaton resurset e lignitit më shumë në atarin e fshatit Osllome. Mali Stogovë është i pasur me mangan, ndërsa mermeri është më së shumti i përfaqësuar në lokalitetin e fshatit Cer, Miokaz, Bigor dolencë.

Pasuri mineralogjike

Nga aspekti i turizmit, qyteti i Kërçovës është mjaft atraktiv, sepse i ka disa përparësi natyrore:

Lartësi të volitshme mbidetare Rreth i shëndetshme dhe e pastër ekologjike Infrastrukturë të ndërtuar dhe objekte Ekzistimi i simboleve etnologjike dhe monumenteve kulturore Lidhshmëria e rajonit me rrugë magjistrale dhe lidhje ajrore etj.

Në rrethin e Kërçovës ka përmendore me vlerë, nga kultura materiale, që përkujtojnë në

të kaluarën dhe krijojnë kushte për rritjen e ofertës turistike, në nivel më të lartë. Nga ato mund të veçojmë: Kalajanë pitorekse, e cila është lokalitet arkeologjik, Tempulli

“Shën Petri dhe Pavle”, manastiri “Shën Mëria e Virgjër”, që daton nga viti 1316 dhe është tempull për të gjithë besimtarët, manastiri “Shën Gjorgjija”, ekzistojnë më shumë objekte fetare muslimane – teqe dhe xhamia të rrethinës së Kërçovës, muzeu i Maqedonisë perëndimore dhe manifestime të tjera kulturore,si festivale ndërkombëtare, koncerte, koloni të artit, shfaqe teatrale etj. Në fshatin Vraneshnicë gjendet lloi i dheut glina dhe është një nga fshatrat më të njohur në vend, për përpunimin e poçeve (enëve prej dheu) nga glina. Atje më shumë se 1000 vjet, bëhen poçe nga glina, për të cilën banorët e fshatit thonë se e ka në begati.

Rajoni i Kërçovës gjendet në lartësi mbidetare prej 620-1200 m. Në Komunën e Kërçovës ekzistojnë kapacitete hotelierike, që ofrojnë mundësi për investim të aktiviteteve turistike.

Turizmi

Industria e tekstilit është një nga industritë më të përhapura në Komunë. Kjo industri është

e specializuar për prodhimin e konfekcionit të lehtë, të mesëm dhe të rëndë. Ka kuadro pune me cilësi të lartë. Për shkak të traditës së gjatë, si dhe pranimit të prodhimeve në rajon më të gjërë, përfaqësuesit më të rëndësishëm të industrisë ushqimore, janë nga industria e bukëpjekësve.

Sipërfaqja e pyjeve është 51346 ha dhe

është rajoni më i pasur në Maqedoni. Kjo është një parakusht i zhvillimit të madh të pylltarisë dhe industrisë së drurit, si dhe parakusht i madh për zhvillim të gjuetisë në rrethinën e Kërçovës, si dhe industrisë së bletarisë.

Mbi pesëdhjetë prodhues të mjaltit, prodhojnë paletë të pasur të produkteve nga bletët dhe produkte në bazë nga mjalti.

Rrethi i Kërçovës është relativisht i pasur me ujë dhe rrjedha të shumta lumenjësh si: Treska,

Studençica, Lumi i Belicës, i Tuinit, i Eklloecit, i Cerit, i Rabetinit, i Baçishtit, i Tajmishtit dhe Lumi i Greshnicës.

Industria metalo-përpunuese paraqet një nga veprimtaritë më të përfaqësuara në afarizmin Kërçovar.

Fuqia punëtore me kualfikim të lartë dhe të trajnuar Prodhimtaria në këtë sektor është e destinuar pothuajse tërësisht në treg, për

eksport dhe është burim i rëndësishëm i të ardhurave të huaja. Për licencë për prodhimtari në sektorin metalurgjik, kërkesa duhet që të bëhet në

Sektorin për mjedis jetësor të Maqedonisë.

Industria e tekstilit dhe ushqimit

Pylltaria, bletaria dhe peshkataria

Metalet dhe prodhimet nga metali

Gazifikimi i Komunës së Kërçovës – Përfitim i madh për mundësi për gazifikim të TEC “Osllomej” dhe ndotje më e ulët e ajrit dhe kulturave në qytet.

Potencial për ndërtim të hidro-centraleve të vogla Potencial për matje të erës (në lokacionet më të larta vendosja e rrotulluesve të erës Potenciali solar – karakteristika klimatike – klimë kontinentale me vera të ngrohta dhe të

thata dhe intenzitet të lartë të radioaktivitetit solar

Ndërtimtarinë, si degë industriale në Komunën e Kërçovës, e përbëjnë numër i madh i subjektëve afaristë.

Fuqi punëtore me kualifikim të lartë dhe të trajnuar

Qendra mjekësore në Kërçovë është institucion shëndetësor me traditë prej mbi 50 vjetëve, e cila zhvillohet në etapa, në organizatë mjekësore moderne, duke synuar që të arrijë nivelin e asaj që do të thotë kualitet i lartë i shërbimeve dhe shëndetësi të orientuar evropiane.

Mundësi për zhvillim të prodhimeve shëndetësore (barëra mjekësore dhe ndihmëse) Industri ekzistuese farmaceutike me mundësi për eksport mbi 30 shtete rreth botës Kuadro me kualifikim të lartë dhe qasje punuese Lokacione disponuese në zonat e lira ekonomike-teknologjike Traditë prodhimtarie

Institucioni Publik Qendra ndërkomunale për punë sociale – Kërçovë është institucion

social, i formuar më vitin 1979, që siguron shërbime dhe masa në sigurimin social dhe punën socale, si dhe punë nga lëmia e legjislacionit familjar.

Sektori energjetik

Ndërtimtaria

Shëndetësia dhe sigurimi social

Arsimi i popullatës, në Komunën e Kërçovës, është një faktorë shumë i rëndësishëm, që ndikon në zhvillimin e tërësishëm të afarizmit. Nga kjo, edukimi i popullatës përmes programeve të veçanta dhe projekteve për realizim të aktiviteteve të caktuara afariste, është e domosdoshme, në funksion të zhvillimit të afarizmit në rajon.

Angazhim i fuqisë punëtore Kuadro të kualifikuara në të gjitha lëmitë (teknologji, inzhinjering, mjekësi, ekonomi,

teknikë të makinerisë etj.) Të folurit i më shumë gjuhëve (maqedonisht, shqip, turqisht, anglisht, gjermanisht etj.)

Lokacion i volitshëm Angazhim i fuqisë punëtore Shpenzime operative dhe tatime Marrëveshje për tregti të lirë 1 deri më 2 ditë dërgesë drejt Evropës Qëndrore dhe Lindore dhe Ballkanit

Perëndimor Traditë në inzhinjerim dhe prodhimtari

Zhvillim më i shpejtë në regjionin e Adriatikut Kuadro me kualifikim të lartë Shpenzime operative konkurente Bazë TIK të shkëlqyeshme TIK oda, qendra hulumtuese dhe shoqata Anëtarësi në organizata ndërkombëtare

Arsimi

Pjesë automobilistike

Teknologji informative komunikative (TIK)

Shërbime të Invest Maqedonisë Invest Maqedonia është institucion primar qeveritar, për përkrahje të investimeve të huaja në Republikën e Maqedonisë. Misioni është që të fitohen projekte të reja investive në Maqedoni, si dhe përkrahje të zgjerimit të bazave ekzistuese të ndërmarrjeve të huaja në vend. Mesazhi ynë për investitorët e huaj: - Ndihmë për zgjidhjen e të gjithë pyetjeve, të cilat janë të rëndësishme për ne dhe për suksesin e projektit tuaj. - Ndihmë gjatë procedurave te organet shtetërore nacionale dhe lokale, për t’i përshpejtuar lejet, ku është e nevojshme, që të mundësohet fillim i shpejtë i operacioneve tuaja. - Ndihmë gjatë gjetjes së partnerëve adekuat, në kuadër të vendit, me të cilin mund të hapni dialog hulmues. - Shërbim efikas dhe profesional - Besim i shkallës së lartë. Informata të ndjeshme komerciale, në lidhje me ndërmarrjen tuaj dhe projekti, do të trajtohen nga ana e të punësuarve tonë, me besueshmëri më të madhe në të gjitha kohërat. www.investinmacedonia.com Shërbime të Komunës së Kërçovës - Ndihmë për zgjidhjen e të gjitha pyetjeve, të cilat janë të rëndësishme për Ju dhe për suksesin e projektit Tuaj. - Ndihmë gjatë procedurave, te institucionet shtetërore nacionale dhe lokale, të përshpejtohen lejet, ku është e nevojshme, për tu mundësuar fillim i shpejtë i operacioneve tuaja. - Në rast se është e nevojshme ndihmë gjatë gjetjes së partnerëve adekuat, në regjionin e Kërçovës, me të cilin mund të hapni dialog hulumtues. - Organizim dhe realizim i trajnimeve për rikualifikim dhe mbikualifikim të kuadrove.

INVESTO NË KËRÇOVË PUBLIKON: KOMUNA E KËRÇOVËS PËRPUNIM DHE DIZAJN: Dejan Ilioski Sekcioni për zhvillim ekonomik lokal e-mail: [email protected] Tel. +38945 223 001 web: www.kicevo.gov.mk Adresa: rr. Boris Kidriç 1, Kërçovë