gazeta nr. 13

16
E MERKURE 23 DHJETOR 2009 - VITI 1 I BOTIMIT - NR 13 (13) - ÇMIMI 20 LEKË E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1) Revolucionet janë gjithmonë produkt i fjalëve të menduara që më pas materializohen në ide e vihen në jetë logjistikisht nga masat të cilat tashmë e kanë përqafuar idenë që u përcoll nga fjala. Çdo sistem rri në këmbë për hir të saj, e gjithashtu shkatërrohet për hir të saj... Të mbathim këpucët për këmbë të ndjeshme e ta ngasim shtegun pas hijes së gjeniut, ndryshe mbetëm pas dhe do përhumbemi nëpër qorrsokak... Fjala Ninulla Celine 03 analiza Dy javët e aktivizimit për të drejtat e grave dhe kundër dhunës në familje mbaruan tashmë. Nëse do fokusoheshim vetëm tek termat gjuhësorë, ishin dy javë të mbushura me “gra”, “dhunë”, “vlerat e familjes”, “morali shqiptar”, “të drejtat e fëmijëve”.. Nën peshën e dy dhunave 04 sociale Të flasësh për ekonominë, pa çarë kokën fare për shoqërinë, mirëqenien dhe zhvillimin shoqëror, është kriminale.... Varfëria vjen prej vendimeve të tilla 05 kosovë 16 arte Dushku në të vërtetë është shtrembërim jo thjesht i vullnetit të elektoratit, por klanizim i pushtetitLexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! KONTRIBUTORE | arber zaimi, arlinda guma, belgzim kamberi, besnik pula, blendi salaj, darien levani, erion kristo, ermira danaj, esmeralda rustemi-hoxha, leart kola, krenar zejno, shpend bengu, visar ymeri GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA INSTITUTI “ANTONIO GRAMSHI”, TIRANE Gëzuar 14 studimi A është me të vërtetë bota ekonomike, siç do të na bindë diskursi dominant, një rend i pastër dhe perfekt, që shtjellon sistematikisht logjikën e pasojave të veta të parashikueshme dhe duke përndjekur me saktësi çdo devijim nga rregullat e veta... Neo-liberalizmi, utopia e shfrytëzimit të pakufijshëm VITIN E RI 201 0

Upload: organizata-politike

Post on 25-Mar-2016

330 views

Category:

Documents


18 download

DESCRIPTION

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! Me shume informacion tek http://www.opolitike.org

TRANSCRIPT

E MERKURE 23 dhjEtoR 2009 - VItI 1 I BotIMIt - NR 13 (13) - ÇMIMI 20 LEKë

E MERKURE 15 ShtAtoR - GAZEtE E PERjAVShME E PAVARUR - VItI 1 I BotIMIt - NR 1 (1)

Revolucionet janë gjithmonë produkt i fjalëve të menduara që më pas materializohen në ide e vihen në jetë logjistikisht nga masat të cilat tashmë e kanë përqafuar idenë që u përcoll nga fjala. Çdo sistem rri në këmbë për hir të saj, e gjithashtu shkatërrohet për hir të saj...

Të mbathim këpucët për këmbë të ndjeshme e ta ngasim shtegun pas hijes së gjeniut, ndryshe mbetëm pas dhe do përhumbemi nëpër qorrsokak...

Fjala

Ninulla Celine

03analiza

Dy javët e aktivizimit për të drejtat e grave dhe kundër dhunës në familje mbaruan tashmë. Nëse do fokusoheshim vetëm tek termat gjuhësorë, ishin dy javë të mbushura me “gra”, “dhunë”, “vlerat e familjes”, “morali shqiptar”, “të drejtat e fëmijëve”..

Nën peshën e dy dhunave

04sociale

Të flasësh për ekonominë, pa çarë kokën fare për shoqërinë, mirëqenien dhe zhvillimin shoqëror, është kriminale....

Varfëria vjen prej vendimeve të tilla

05kosovë

16arte

“Dushku në të vërtetë është shtrembërim jo thjesht i vullnetit të elektoratit, por klanizim i pushtetit”

Lexojeni, shpërndajani

miqve dhe mbi të gjitha,

dorëzojani armikut!

kontributore | arber zaimi, arlinda guma, belgzim kamberi, besnik pula, blendi salaj, darien levani, erion kristo, ermira danaj, esmeralda rustemi-hoxha, leart kola, krenar zejno, shpend bengu, visar ymeri

GAZEtE E PERjAVShME - BotUAR NGA INStItUtI “ANtoNIo GRAMShI”, tIRANE

Gëzuar

14studimi

A është me të vërtetë bota ekonomike, siç do të na bindë diskursi dominant, një rend i pastër dhe perfekt, që shtjellon sistematikisht logjikën e pasojave të veta të parashikueshme dhe duke përndjekur me saktësi çdo devijim nga rregullat e veta...

Neo-liberalizmi, utopia e shfrytëzimit të pakufijshëm

Vitin e ri2010

e mërkurë 23 | Dhjetor 2009 | 2

Pierre bourdieu*

A është me të vërtetë bota ekono-mike, siç do të na bindë diskursi do-minant, një rend i pastër dhe perfekt, që shtjellon sistematikisht logjikën e pasojave të veta të parashikueshme dhe duke përndjekur me saktësi çdo devijim nga rregullat e veta përmes ndëshkimeve që ajo ushtron, qoftë automatikisht, apo në raste të veçan-ta, përmes agjentit të vet të armatosur, FMN-së (Fondit Monetar Ndërkom-bëtar) dhe OECD-së (Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) dhe politikave drastike që ato impo-nojnë – zvogëlimin e çmimit të punës, reduktimi i shpenzimeve publike dhe një treg ‘fleksibël’ pune? Çka nëse kjo

do të ishte, në realitet, thjesht imple-mentim i një utopie, atë të neo-libe-ralizmit, të transformuar në program politik, por një utopi e cila, me ndi-hmën e teorisë ekonomike në të cilën ajo mbështetet, arrinë ta shoh vetën si përshkrim shkencor të realitetit?

Kjo teori kujdestare është një fiksi-on matematikor, i bazuar, qysh nga e para, në një abstraksion gjigand, i cili, në kundërshtim me mendimin e atyre ekonomistëve që mbrojnë të drejtën e

tyre për abstraksione të detyrueshme, nuk mund të reduktohet në efekt – atë që përbën çdo projekt shkencor – të konstruksionit të objekteve si një kuptim qëllimisht selektiv i realitetit. Ky abstraksion, i bërë në emër të një kuptimi strikt dhe të ngushtë të raci-onalitetit, i identifikuar me racionali-tetin individual, përbëhet nga kushtet ekonomike dhe shoqërore të dispo-zicioneve racionale (dhe në veçanti të atyre dispozicioneve racionale që aplikohen në çështje ekonomike, që

Neo-liberalizmi, utopia e shfrytëzimit të pakufijshëm

është baza e pikëpamjes neo-libe-rale) dhe të strukturave ekonomike dhe shoqërore që janë parakusht për ushtrimin e tyre, apo, më saktë, të prodhimit dhe riprodhimit të atyre dispozicioneve dhe strukturave. Që të vlerësohen përmasat e kësaj mangësie, duhet të merret si rast sistemi arsimor, i cili kurrë nuk merret parasysh si i tillë kur luan rol vendimtar në prodhimin e produkteve dhe shërbimeve...

(Vijon në faqet 14-15)

erion kristo

Ka një shprehje populli shqiptar që përdoret në rastet kur gënje-shtra fiton dhe gjërat marrin për kot: dushk për gogla. A e patën parasysh politikanët tanë këtë, kur më 2001 shpikën Dushkun e vo-gël, në 2005 Dushkun e madh, dhe në 2009 Dushkun e mesëm, është diçka e parëndësishme. Kjo vlen vetëm për filologët, sidomos për mbledhësit e trashëgimisë gojore. Ajo çka vlen të theksohet nuk është profecia e popullit, që e parashi-koi me saktësi se çfarë deformimi do të sillte përdorimi i dushkut në politikë, pra një politikë goglash: pjellje e një presidenti konsensual, të mallkuar nga ata që e pollën, një qeverisje e furgon-partive që sh-kaktuan katastrofa, dhe në fund një qeverisje e të dy krahëve politikë njëherazi, si eksperimenti më mo-dern i demokracisë shqiptare. Nga kjo e fundit nuk kemi përse të çudi-temi: le të kujtojmë ato ditët kur në qiell ka edhe hënë edhe diell. Ajo çka vërtet vlen të theksohet është se Dushku i ezauroi mundësitë e tij. Nuk mund të ketë më asnjë lloj Dushku tjetër. Por si te filmi “Rru-gicat që kërkonin diell”, ku per-sonazhi kryesor flet për qymyrin: “ka dushk dhe shkozë”... “po shqo-pë”... “është një copë”. Kjo do të thotë se çudirat e qymyr-politikës do të vazhdojnë, po në dimensione të tjera. Kjo e Dushkut mbaroi.

Po le ta marrim shtruar dhe ta fillojmë që nga 2001. Në komunën e Dushkut në Lushnje për shkak të raundit të dytë të zgjedhjeve, nga një zonë e vetme elektorale, dolën një dynja me deputetë virtualë, si dosa pjellore që e mbush vendin me gica, që bëhen derra. Partitë e vogla kaluan pragun elektoral dhe kështu u bënë pjesë e qeverisjes së vendit. Problemi nuk qëndron pse këto parti u bënë pjesë e mazho-rancës, sepse është e shëndetshme që në një demokraci të brishtë, punët të mos jenë vetëm në dorën e dy njerëzve, të cilët sado demokra-të, të fuqishëm e punëtorë të jenë, përsëri janë pak për fatet e vendit. Në këtë mes, prania e të vegjël-ve është një lloj amortizimi i vyer. Por ky amortizim duhej të vinte si rezultat i lojës politike, si rezultat i peshës elektorale, si rezultat i rre-gullave, dhe jo si rezultat i prapa-skenës politike, i pangopësisë per-sonale, dhe i lojërave të dyshimta me pushtetin, ku duhet patjetër t’i gjendet vendi njeriut dhe jo njeriu vendit. Në fund të kalkulimeve, që ishin të sakta për aq pak dëshira sa

Dushku në të vërtetë është shtrembërim jo thjesht i vullnetit të elektoratit, por klanizim i pushtetit

Dushku i mesëmçudirat e qymyr-politikës do të vazhdojnë, po në dimensione të tjera

kishin ata që kishin pushtetin, abu-zimi e çoi procesin në një drejtim të papandyer. U gjet dikush që mund të ishte në detyrë dhe që rroga të mos mbetej pa marrë. Këtij perso-ni iu dha një titull i madh: President konsensual. Sapo u vu, u shigjetua, ndërsa fjala më e saktë do të ishte: u kidnapua (shqiptarët e Kosovës e përdorin shumë si fjalë). Gjithë lufta paraprake e atyre që ishin shumicë iku dëm dhe gjithë lufta e atyre që ishin pakicë iku dëm. Nuk mund të themi me siguri nëse edhe produkti

i tyre gazmor iku dëm. Ka disa meri-ta që i njihen, madje marrin pamjen e virtytit. Por ata që bënë lojën, nuk e shpallën veten krenarë për lojën, madje kërkuan falje publike.

Ishin pikërisht të njëjtat orekse vigane të njerëzve të pushtetit që prodhuan të njëjtën skemë mani-pulimi për 2005. Tanimë politika nuk kishte më as nevojën për të pa-sur mbështetjen e elektoratit. Kjo mbështetje duhej manipuluar në thelb. Le ta bëjmë në shkallë glo-bale atë që bëmë në shkallë lokale,

pra le ta shtrijmë “jorganin sa kemi këmbët”. Dhe Çudia vazhdoi. Parti-të e vockla morën vota më shumë se sa partitë e mëdha, një pakuptimësi tjetër e demokracisë tonë, e bekuar nga të gjitha palët. Po edhe kësaj here llogaritë u bënë gabim. Për një keqkalkulim, e djathta me më pak vota mori më shumë deputetë. E majta kreu harakiri të pjesshëm, dhe e djathta erdhi në pushtet. A u shit pushteti? Është e qartë që pati diçka të paqartë në këtë mes, që u sqarua kur dy armiqtë më të mëdhenj poli-

tikë të tranzicionit, dolën në krah të njëri-tjetrit në 2007 dhe në zgjedhjen e Presidentit të ri. Atëherë u kuptua se përse e kishte fjalën lideri krye-sor i së majtës kur fliste për liderin kryesor të së djathtës si investimin e vet më të madh. A do të jetë inve-stimi i frytshëm? Kjo nuk dihet, dihet vetëm harxhimi. Dhe përsëri trium-foi ideja: pak vota-shumë pushtet. Të vegjlit përsëri bënë hatanë, hodhën në erë dynjanë.

Dhe mbërritëm te pjesa e fundit e triptikut, te ajo më interesantja. Manipulimi ishte më i bukur. Ai u bë përgjithësisht jashtë qendrave të vo-timit dhe pjesërisht në qendrat e vo-timit. Të mëdhenjtë hëngrën tagjinë e të vegjëlve, madje i prenë në besë. I lanë pa brekë fare. Dhe risia erdhi. Nga parlamenti ikën dragonjtë dhe erdhën langonjtë. Gjene mirë u bë, muzika mbeti po ajo. Dhe një çudi më e madhe se kjo ndodhi. U përzi-en verërat: verë e kuqe me verë të bardhë që solli në pushtet një çudi të re: të djathtamajtën. A mund të qu-het kjo një arritje e demokracisë apo një shtrembërim i saj, le ta gjykojë vetë gjithkush. Një gjë është e si-gurt, prapë llogaritë u bënë gabim, dhe prapë pati shtrembërim, pra Dushk. Dushku në të vërtetë është shtrembërim jo thjesht i vullnetit të elektoratit, por klanizim i pushtetit: një pushtet i pabazuar në votë, por në shitblerje të lirë të interesave të elektoratit. Dhe produkti i Dushkut të mesëm është edhe më interesant: 2.85 % e përfaqësuesve të popullit mbajnë 20 % të pushtetit, ose 5.4 % e mazhorancës gëzon 20% të push-tetit. A është vërtet kaq? Nuk e dimë me saktësi, askush nuk e di, askush nuk di asgjë. Shkurt, Dushk e çfarë Dushkut.

Leart kola

Për besimtarë e ateistë FJALA për-gjatë gjithë historisë që njeh njerëzimi është treguesi i akteve dhe veprime-ve, ashtu sikurse vetë idetë që mund të ndërtohen e trasmetohen ekskluzi-visht mes fjalëve.

Revolucionet janë gjithmonë pro-dukt i fjalëve të menduara që më pas materializohen në ide e vihen në jetë logjistikisht nga masat të ci-lat tashmë e kanë përqafuar idenë që u përcoll nga fjala. Çdo sistem rri në këmbë për hir të saj, e gjithashtu shkatërrohet për hir të saj, pra nëse do të donim të ndërtonim një sistem krejt tjetër atëherë fillesat do t’i kemi domosdoshmërisht aty ku nisin idetë pra nga FJALA.

Për ta futur në një kontekst me politikën, e sigurisht me historinë shqiptare, do të shohim rëndësinë që ajo ka pasur në zhvillimin tonë. Rilindasit e përdorën fjalën pikërisht për të ngritur mitin që do të mund t’i dërgonte shqiptarët drejt një lufte për liri. Nëpërmjet fjalës së tyre arritëm të kishim të përcaktuar një identitet të domosdoshëm për përkufizimin jo vetëm të territorit, por dhe të indi-vidëve brenda këtij territori, dhe për-caktimit të tyre si subjekte politike. Kjo ishte dhe arsyeja pse lufta e vër-tetë nuk ndodhte dosmodoshmërisht nëpër male, por pikërisht kishte të bënte me lëvrimin e gjuhës shqipe në fillim të shekullit të shkuar.

Më pas, me ardhjen e komunizmit në Shqipëri FJALA mori forcë ekzeku-tive. Fjalimet e Enverit ishin padyshim programe konkrete ekonomike, soci-ale, kulturore apo politike. Asgjë nuk ndodhte jashtë fjalës që proklamohej në kohëgjatësinë e një fjalimi. E ky sigurisht që nuk ishte një fenomen shqiptar, por mbarëbotëror. Nëse ka patur një kohë kur FJALA kishte formë ekzekutive ajo ka qenë koha e luftës së ftohtë. Pikërisht për këtë arsye është quajtur kështu.

Murin e Berlinit nuk e hodhi efekti domino i gurëve apo vareve të gjer-mano-lindorëve, por fjala e thënë vite më parë pikërisht aty ku ky mur po nëpërmjet FJALËS u themelua, pra në MOSKË.

Me rënien e murit të Berlinit dhe me vendosjen e një sistemi politik liberal shoqëruar ekonomikisht nga një si-stem kapitalist FJALA nisi të njohë in-flacionin e parë. Kjo sepse tashmë rre-gullat e lojës ishin të parapërcaktuara, pra nuk kishte më dy palë në debat, kështu që fjala s’kish ku të vazhdonte të kishte rëndësinë e saj. Kishte vetëm një sistem që monologonte, e sigurisht që monologu nëse e zhveshim nga as-pekti artistik i spektaklit, mbetet një formë boshe ose dëshpëruese duke qenë se i drejtohet vetes pavarësisht prezencës së publikut. Kjo është pak a shumë ajo që ndodh globalisht sot në politikë. Ata (pra politikanët) e shohin proçesin e votimit dhe gjithë proçeset politike si një pjesëmarrje e domos-doshme në një salle teatri ku vetë ata monologojnë brenda së njëjtës pikë-pamje të së njëjtës klasë, e për pasojë publikut i mbetet veç të duartrokasë.

Me mbarimin e luftës së ftohtë fak-

Shpend benguProfesor i Historisë së Artit dhe Komunikimit

Ndër epigonët më interesantë të futurizmit ishin avangarda ruse e Rax-hizmit dhe Konstruktivizmit, si dhe Vor-ticizmi i themeluar nga Ezra Paund.

100 vjet me parë më 20 shkurt 1909 (35 pas manifestit komunist). Filippo Tommaso Marinetti publikoi në «Figa-ro», Manifestin e Futurizmit.

Kanë kaluar disa muaj dhe asnjë aktivitet apo diskutim akademik nuk u mbajt për të kujtuar 100-vjetorin e Futurizmit avangardës kryesore jo

vetëm në artin modern, por edhe në jetën politiko-shoqërore të shek. XX.

I vetmi përkujtim ishin 3 artikuj në 2 gazeta të përditshme dhe një të për-javshme shqiptare. Kur lexon artikujt e Gazetave të krijohet përshtypja se Futurizmi edhe pse ka lindur në Itali, disa qindra kilometra larg Shqipëri-së, edhe pse pas lindjes së tij pushtoi gjithë botën, duket sikur nuk ka asnjë lloj influence në ishullin shqiptar gja-të këtyre 100 viteve. Megjithëse kanë kaluar disa muaj, askush nuk po kuj-tohet më, për të shkruar a bërë diçka më tepër për lëvizjen avangarde më

të rëndësishme në të gjithë historinë e njerëzimit, FUTURIZMIT.

Pasi lexova artikujt e gazetarëve prita më kot se mos ndonjë ish-anëtar byroje, ndonjë ish-piktor, kritik arti, analist, apo ndonjë akademik të sh-kruante diçka për këtë lëvizje prej të cilës kemi kaq shume varreza dhe la-pidare, kaq shumë kaos në trafik dhe në urbanistikë, kaq shumë ngjyra në Tiranën të cilës po i del boja, rrugë me shtylla në mes, armë të të gjitha llojeve, kërthiza dhe piercing...

100 vjet kulturë dhe politikë futuriste. Reaksion apo revolucion?

Realitete futuriste shqiptare

(Vijon në faqet 6-7)

tikisht nuk fitoi “e mira” kundër “të keqes” apo “liria” kundër “terrorit”, përkundrazi ajo luftë ishte garancia e një zgjedhjeje, garancia që ndrys-himi të ishte konkret e racional, e për këtë arsye FJALA kishte shumë peshë, se mund të kthente situatat përmbys. Fundi i asaj lufte (pavarësisht se kush do të fitonte) ishte vetëm fillimi i një utopie. Pra gjatë luftës së ftohtë nuk pati një utopi kundër një lirie, ishin dy sisteme të ndryshme në konkurim me njëri-tjetrin, me teknikat dhe politikat e tyre. Pra me gjuhën e sotme liberale do të quhej “pluralizem”, e pas kësaj beteje, na u garantua ajo që sot është utopia më e thellë që historia njerëzo-re ka njohur. Sot jetojmë utopinë eko-nomiko-politike të atij sistemi që fitoi. Për këtë arsye FJALA e humbi rënde-sën si pasojë e humbjes së pluralizmit dhe fillimit të utopisë post ‘90.

Në këto kushte politika filloi t’i jep-te fjalës ngjyrimin artistik që ka ne-vojë një monolog, duke e vendosur në qëndër të vëmendjes jo më ndrys-himet sociale-ekonomike dhe poli-tike tek individi, por vetëm aspektin

emocional të tij. Si në një sallë teatri, sondazhet dhe pyetësorët që organi-zohen në botën e “lirë” gati përditë nuk kanë asnjëherë pyetjen “në çfarë bote do të jetosh?” por vetëm pye-tjen “çfarë do të doje të ndryshoje në jetën/qytetin tënd?”.

KUJDES pra politika dhe ekonomia tashmë është përcaktuar. Ajo çka mbe-tet si liri është brenda kontekstit, pra brenda këtij teatri ku ne krijojmë ilu-zionin e zgjedhjes: ti nga këto dy gjëra që i ofroj po UNË, kë do të zgjidhje? Në këtë kontekst rëndësia e fjalës dhe përdorja e saj nga njerëzit për të shprehur mendimin politik është absolutisht inekzistente për sa kohë luajmë me fjalë tashmë të përdorura nga pushteti. Duke ia hequr rëndësinë fjalës, duke ia mohuar idenë, pushteti del i zhveshur nga subjektet politike që mund të vendosin për ndryshimin e “trupës së aktorëve”, dhe e katandis spektatorin që të zgjedhë mes atyre aktorëve që luajnë këtë teater nëse pëlqejnë njërin apo tjetrin.

Për këte aryse ajo që po ndodh sot në Shqipëri mes akuzash si MAFIA-

TERROR-KURVAR-HAJDUT etj. është qesharake sepse ndodh brenda një konteksti të paracaktuar. Këtu sigurisht ne ende kemi fatin e një lloj origjinaliteti provincial dhe vul-gar që “bota e lirë perëndimore” e ka zhdukur prej kohësh, e ndoshta është më i ndjeshëm (tamam si ai teatri i fshatit ku duke qenë se ak-torët janë amatorë dhe ndodh në një qymez, vëzhguesit i duket vetja më i përfshirë). Nga amatorizmi i politikës mendon se fare mirë mund të ishe dhe ti aty, në atë skenë, por KAQ, sepse më shumë se KAQ, nuk mundesh kurrsesi t’i faturosh këtij skenari të zbehtë.

Pale po të shohësh dhe inflancio-nimin tragjiko-provincial që në kufij-të e absurdit ndodh përditë në Shqi-përi. Imagjinoni që një hajdut futet në shtëpi, ju e kapni duke vjedhur, e pasi keni bërtitur “hajduti! Hajduti!” më pas keni idenë gjeniale që të negoci-oni me të. Çuditërisht këto ditë Rama e ka akuzuar për mafioz dhe hajdut Berishën, por përsëri kërkon po nga ky mafioz që të hapë kutitë. Ndërkaq

Berisha ka thënë për Ramën se është punisto-mafioz (edhe më e rëndë kjo), e më pas thotë që opozita (pra mafio-zët e punistët) të futen në parlament!!! Beketi do të ishte shkrirë me një situ-atë të tillë.

Fare mirë mund të jemi subjekte teatri apo koncerti, por kurrsesi nuk mund të klasifikohemi si subjekte politike, e aq më pak vendi kur rrimë nuk mund të quhet “qytet” sepse s’ka qytet që funksionon jashtë politikës pasi qyteti është prodhim i saj.

Sot jetojmë në një epokë ku do-mosdoshmërisht duhet të kërkojmë kthimin e të drejtës së rëndësisë të FJALES, të drejtën e NDRYSHIMIT, te drejtën e artikulimit të IDEVE. Jemi të marrë peng sepse vërtet kemi të drejtë fjale, por na e kanë zhvleftësuar FJALËN, e gjithçka fillon prej saj.

Fjalët e pa menduara, e të thëna pa deshirën për të ndryshuar diçka nuk çojnë kurrë në parajsë thote Shakespeare, e askush nuk mund t’ua mohojë njerëzve të drejtën për të ëndërruar më të mirën e për të shprehur idetë nëpërmjet fjalëve që duhet të trajtohen me kujdes, si të qenë gurë të çmuar. Askush nuk ka të drejtë të mbysë imagjinaten dhe des-hirat e askujt, lufta e vertetë është mes nesh këndej që duam të ndryshojmë të gjithë trupën e aktorëve në skenë, ndërkohë që ata na kërkojnë vetëm që të zgjedhim dikë mes aktorëve e të rishohim per të njëqindtën herë të njëjtën shfaqje.

Në këto kushte hapja, mbyllja apo djegia e kutive është vetëm një akt simbolik, një krizë menaxheriale e cila i ndodh diktaturës së kapitalizmit alla shqiptar. Një opozitë që e merr veten seriozisht nuk do t’i kërkonte një hajduti të tregonte xhepat, por do ta fuste hajdutin në burg. Çdo kërkesë tjetër ngjan me monologun e trishtë të një aktori që performon në sallën e zbrazur.

FJALA

3e mërkurë 23 | Dhjetor 2009 |

e mërkurë 23 | Dhjetor 2009 | 4Vërtet që kjo familje është ndryshe nga familja në shtetet e tjera perëndimore

Nën peshën e dy dhunave, të politikës dhe asaj mashkullore

ermira Danaj Dy javët e aktivizimit për të drejtat

e grave dhe kundër dhunës në familje mbaruan tashmë. Nëse do fokusohes-him vetëm tek termat gjuhësorë, ishin dy javë (e më shumë madje) të mb-ushura me “gra”, “dhunë”, “vlerat e fa-miljes”, “morali shqiptar”, “të drejtat e fëmijëve”, etj etj. Por, cili është thelbi? Termat e mësipërme, ne shumicën e rasteve, nuk u përdorën për të mbroj-tur vërtet të drejtat e grave, apo për të luftuar dhunën ndaj tyre apo për të ofruar këtë apo atë zgjidhje, qoftë në planin moral apo qoftë në atë institu-cional. Kjo tashmë më e pakta u legji-timua si një tjetër kalë beteje i luftës mediokre dhe të neveritshme politike në Shqipëri dhe më e shumta u shvlef-tësua deri aty ku tani askush nuk do e marrë më seriozisht këtë cështje. Prej gati një muaj ne dëgjuam se sa e pamoralshme është sjellja e këtij apo atij politikani dhe se sa gjoja i shenjtë është morali për ne shqiptarët, dhe se sa shumë e dënojmë ne dhunën ndaj grave dhe vajzave.

GRatë e politkës dhe GRatë e shqipëRisë Është thelbi i dy javëve që kaluan.

Ndarje cinike midis dhunës së ushtru-ar mbi gratë e politikës apo të politi-kanëve dhe dhunës reale që ushtro-het mbi gratë dhe vajzat e Shqipërisë. Pse? Dhunë në familje kishte edhe vjet, kishte edhe parvjet, kishte dhe më parë, kur burra shqiptarë kanë masakruar gratë apo vajzat e tyre. Nuk doli ndonjë nga këto figurat e sotme politike ta luftonte këtë dhunën tjetër. Dhunën reale mbi gratë dhe vajzat e Shqipërisë. Edhe të drejtat e fëmijëve prej kohësh shkelen në Shqipëri në forma nga më të ndryshmet që nga dhuna, tek shfrytëzimi, apo dhe tek nevoja për ti nxjerrë për të punuar për shkak të varfërisë së tejskajshme. Me sa duket këto gratë dhe këta fëmijët e tjerë nuk janë dhe aq të rëndësishëm përderisa nuk kanë ndonjë lidhje me kryetarin e opozitës, apo me ndonjë figurë tjetër politike (në rast se do kemi ndonjë ndryshim konteksti, ku i dihet!!)

MoRali i faMiljes dhe MediokRiteti i politikësZonja më e rëndësishme e pozitës

përdori para disa ditësh në një emi-sion televiziv shprehjen se “këtu nuk jemi në Amerikë, por në Shqipëri”. Ideja ishte që ne në Shqipëri nuk mund të pranojmë shthurje dhe de-gjenerime, shoqëria jonë nuk është e tillë që ti pranojë këto. E cuditshme kjo situatë. Kur duam të flasim për standarte të arritura, apo kur flasim se sa shumë përpara kemi bërë ne në Shqipëri në lidhje me barazinë gjino-re (meqenëse kjo temë më intereson pak më shumë”, ne duam të kraha-

Nese Ne kete hapesire Nuk do te shohesh reklameN e taci oil, agNa group, BmW, uet apo kujtdo kompaNie tjeter,ruaje kete territor te lire.

sohemi madje edhe krahasohemi me Amerikën e këdo shtet tjetër perën-dimor. Ndërsa aty ku nuk na pëlqen, Amerika është shumë lart në fakt, dhe “ne jemi në Shqipëri këtu”. Konteksti i bisedës kishte sërish të bënte gjoja me vlerat e forta të familjes shqiptare dhe me moralin tonë shqiptar që nuk i pranon sjelljet e “degjeneruara” të kryetarit të opozitës. Personalisht jam kundër cdo lloj dhune, keqtrajtimi apo abuzimi të ushtruar ndaj cdo gruaje, vajze, fëmije, burri etj., të kryer nga kushdo si nga ata që konsiderohen më të pushtetshmit e deri tek njeriu më i “thjeshtë” nëse mund të përdor këtë shprehje. Por nuk mund kurrsesi të pranoj që vec për arsye lufte po-litike të abuzohet dhe të keqpërdoret cështja e dhunës ndaj grave apo e të drejtave të fëmijëve, apo të flitet deri në neveri për vlerat e familjes shqip-tare që na qenkërkan më të fortat në botë. Kësisoj, dhuna ndaj grave dhe vajzave shndrrohet nga objekt i politi-kës për të evidentuar dhe parandalu-ar në objekt të përfitimit politik.

Vlerat e familjes shqiptare nuk mund të jenë aq të forta, e kjo jo për faj të vetë njerëzve, por sepse prej 20

vjetësh qytetarët e Shqipërisë janë jetimë, të lënë në mëshirë të fatit të zgjidhin hallet e tyre, përballë var-fërisë ekstreme, përballë një siste-mi arsimor të bërë lëmsh, përballë korrupsionit, përballë sëmundjes, përballë hallit, etj etj. Dhe për këtë arsye ne kemi në Shqipëri raste kur një baba vret djalin për 40 mijë lek të vjetra, sepse varfëria i ka shkuar më thellë se në palcë. Dhe për këtë arsye ne kemi në Shqipëri raste kur fëmijët e sëmurë mendorë familja është detyruar ti mbajë të lidhur me zinxhirë sepse është e vetme përballë tragjedisë, është jetime përballë një shteti më pak se minimalist. Kjo është familja shqiptare sot, e mbështetur vec tek vetja. Dhe vërtet që kjo familje është ndryshe nga familja në shtetet e tjera perëndimore, por jo sepse nuk është aq tolerante sic pretendon ndo-një zonjë apo zotëri i politikës sot, por sepse ka më shumë halle e drobitje, dhe përvec atyre që ka i shtohet edhe tallja apo mediokriteti i politikës.

MoRali ynë dhe MoRali juaj Zonjat e politikës pozitare dolën

me rradhë sa në konferenca për shtyp

e sa në konferenca të tjera dhe shanë e kërdisën kryetarin e opozitës për dhunën që paska ushtruar ndaj gra-ve të tij. Madje e bënë këtë dhe në ndonjë konferencë të financuar nga ndërkombëtarët duke cuditur dynja-në për cuarjen në ekstrem të një luf-te politike absolutisht të pavlerë për ne qytetarët, dhe duke zhvleftësuar pikërisht atë për të cilën pretendo-nin se kishin dalë të flsinin. Cfarë nuk thanë për individin që sot është krye-tar i opozitës, cfarë shprehjesh nuk përdorën në emër të mbrojtjes së të drejtave të grave. Në fakt ne të gjithë e dimë që kjo e fundit, dmth mbrojtja e të drejtave të grave ka qenë preoku-pimi i fundit në të gjithë këtë fushatë anti-Ramë, sepse qëllimi ishte lufta ndaj Ramës. Në fakt, kjo ka qenë situ-ata më pa kuptim e këtyre kohëve të fundit. Njëra palë fillon sulmin frontal ndaj kryetarit të opozitës. Pala tjetër me kulmin e papërgjegjëshmëri-së në vend që të mbrojë interesat e qytetarëve në emër të shtetit social që duhet ta kishte të vetin, duket që s’ka asnjë strategji serioze afatgja-të dhe merret vec me kutitë. Në fakt më shqetëson shumë pak kush është

në mes të luftës politike, apo kush ka të drejtë, madje do më ndihmonte shumë një shprehje popullore këtu, “kokën hëngshin”. Por megjithatë nuk e them dot këtë shprehjen sepse për fat të keq pasojat e këtyre politi-kanëve tanë nuk bien tek ata. Bien tek njerëzit e thjeshtë. Dhe pasi ia kishin dalë të talleshin dhe të shndërronin në qesharakë shumë cështje, ia dolën dhe me dhunën ndaj grave. Por, duke u kthyer pak tek zonjat e pozitës të ci-lat po shpalosin hartime të papara në mbrojtje të të drejtave të grave, pak muaj më parë, në rastin e ish ministrit Pango, nuk e kishin me kaq merak këtë cështje. Madje u përpoqën me cdo mënyrë të na e paraqesnin gaze-taren e Fiksit si më të madhen e kurva-ve në Shqipëri e cila e kish provokuar aq keq ish-ministrin sa ai i ziu nuk kish c’bënte dhe nuk kish si duronte para këtij provokimi. Madje u përdorën edhe shprehje ku justifikohet cdo gjë më faktin se “c’të bëjë një burrë kur e provokojnë, nuk ka faj i shkreti”. “Ajo” ishte shkatërruesja e moralit të fami-ljes, “ajo” ishte shkatërruesja e mora-lit tonë shqiptar, ndërsa ish-ministri ishte vec një viktimë mashkullore e shkretë. E dinin në fakt pikën e dobët të një pjese të shoqërisë shqiptare dhe e shfrytëzuan në mënyrën më të trashë, sic po bëjnë tani. Vec se rolet kanë ndërruar se individët meshkuj në fjalë janë njëri i palës “tonë” dhe tjetri i palës kundërshtare, kështu që njëri ishte “viktimë” ndërsa tjetri “përbindësh”. Personalisht, të dy in-dividët meshkuj të sipërpëmendur nuk kanë aspak rëndësi për mua për atë që përfaqësojnë politikisht apo mediatikisht. Ajo që më shqetëson është koncepti i mbrojtjes së të drej-tave të grave dhe vajzave në këto dy shembuj. Në njërin prej tyre, edhe pse evident, vajza jo vetëm që nuk u mbrojt nga këto/a “mbrojtësi/et” e të drejtave të grave, por dhe u etiketua në cdo lloj forme duke bërë madje të kundërtën e cdo lloj mbrojtjeje të këtyre të drejtave dhe c’është më e keqja duke legjitimu-ar ngacimin seksual. Ndërsa në rastin e dytë, vec për shkak të një polemike të neveritshme politike, po të njëjtat figu-ra politike të pozitës gjoja po mbrojnë të drejtat e grave dhe vajzave në Shqi-përi. E ndërkohë që na flasin për mo-ralin e shenjtë shqiptar, e vetmja gjë e vërtetë që na kanë treguar deri tani është se sa e pamoralshme është poli-tika në Shqipëri.

5e mërkurë 23 | Dhjetor 2009 |

Të jesh i majtë në Ballkan, mision i pamundshëm?

Si mund të jetë varfërimi i shoqërisë dhe shtetit vendim i qëlluar ekonomik?

Varfëria na vjen prej vendimeve të tilla

nga Jean-Arnault Dérens

Nocionet e së « majtës » dhe të së « djathtës » janë shpeshherë të paqarta në Ballkan. Mbase, nocionet përka-tëse janë diskredituar jo rrallë herë; si për shembull në Serbi, për shkak të regjimit të Millosheviqit. Megjithatë, Partia Socialiste e Serbisë (SPS) është « rehabilituar » së fundi. Si partner i një koalicioni të ndershëm dhe duke përfituar nga « kumbaria » me Partinë Demokratike (DS) të të ndjerit Zoran Gjingjiq, ajo është anëtarësuar në In-ternacionalen socialiste...Ky artikull është pjesë e një botimi të përbashkët

- të fondacionit « Gabriel Péri » dhe të « Courrier des Balkans » - i cili për-piqet ta analizoi gjendjen e tanishme të nocionit të majtë në Ballkan.

Konstatimi do të ishte i lehtë. Përpos disa nostalgjikëve që plaken, të cilët vazhdojnë ta ruajnë kujtimin për Ma-reshalin Tito ose Enver Hoxhën dhe ta kultivojnë ndoshta më tepër dhe para së gjithash nostalgjinë e rinisë së tyre,

krijohet përshtypja se në Ballkan, e « majta » përkufizohet në disa klube afaristësh të dyshimtë ose në rastin më të mirë, në disa burokratë jokom-petentë provincësh…

Ndonëse imazhi është i tërbuar, re-zultati mbetet i pikëllueshëm. Partitë që njihen si të « majta » nuk kanë dëshmu-ar aftësi për t’i kundërshtuar nacionaliz-mat luftarak që kanë trazuar rajonin. Aq

më keq, pikërisht duke u thirrur si parti e « majtë », Partia Socialiste e Serbisë (SPS) e Sllobodan Millosheviqit ka luaj-tur rolin e saj të njohur më se dramatik në shpërbërjen jugosllave.

fRaktuRa e Majtë/ e djathtë, një çështje tRashëGiMoRe

Të njohura si të « majta » janë gru-pimet që kanë dalur nga ish-partitë

komuniste, megjithëse jo të gjitha e menaxhojnë në të njëjtën mënyrë këtë trashëgimi, posaçërisht kur në të njëtin vend ekzistojnë disa grupime rivale të cilat e pretendojnë trashegi-minë e ish-partive unike. Për më tepër, në të gjitha ish-republikat jugosllave, si në Kroaci ose në Bosnje, disa nga ish-kuadrot komuniste iu bashkëngji-tën grupimeve nacionaliste që krijo-heshin në fillim të viteve të ’90-ta. Ata përqafuan madje me vrull dhe shumë zell format më ekstreme të kësaj ide-ologjie të re...

(Vijon në faqet 12-13)

Visar Ymeri

Të flasësh për ekonominë, pa çarë kokën fare për shoqërinë, mirëqenien dhe zhvillimin shoqëror, është krimi-nale. Për shkak se zhvillimi ekonomik i papërkthyer në përmirësim të pozi-tës së shoqërisë dhe secilit pjesëtar të shoqërisë, pra pa dimensionin e përfitimeve shoqërore nga ekonomia, është uzurpim i potencialit zhvillimor dhe pasurisë së përbashkët, për për-fitime personale të një pakice. E ky është krim.

Pikërisht kjo po ndodh në Kosovë. Dhe pikërisht kështu flasin Hashim Thaçi, kryemnistër i Kosovës, dhe Ahmet Shala, ministër i MInistrisë së Ekonomisë dhe Financave (mos t’i harrojmë asnjëherë mësuesit e tyre nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, ICO, ambasadat e huaja, këshilltarët e Barrents Group, ata që i kanë punësuar vetë ministri e kryeministri…). Kjo shihet në secilin vendim madhor politik që ata marrin. P.sh.: ndryshimet në normat tatimore të vitit të kaluar, kur i zbritën tatimet për të pasurit (tatimin në korporata) dhe ngritën koston e konsumit (TVSH) për të gjithë (pra ua shtrejtuan edhe më shumë jetën atyre që janë të var-fër); pastaj lejimin e vazhdueshëm të hyrjes së mallrave nga Serbia, të ci-lat i shkatërruan prodhuesit vendorë; tentimin për monopolizim të tregut të produkteve të mishit, duke i përjas-htuar tërësisht prodhuesit vendorë; zbatimin fanatik të privatizimit, i cili ia rrezikon seriozisht Rrafshit të Kosovës qasjen në rezervat e ujit (përveç Uj-manit i cili kontrollohet nga strukturat paralele të Zubin Potokut, edhe Liqe-ni i Badovcit do t’i jipet në menaxhim Graçanicës me t’u formuar kjo ko-munë e re sipas decentralizimit).

Por qasja e tyre moskokëçarëse për mirëqenien e përgjithshme shihet më së miri në privatizim. Pas PTK-së, tash e kanë ngutur privatizimin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Mirëpo, së pari po e shthurin atë. KEK-u është ndarë në disa ndërmarrje më të vogla të cilat kryejnë shërbime të veçanta përbrenda KEK-ut, shërbime këto të cilat bashkërisht e mundësojnë fur-nizimin me energji elektrike. Shthurja nënkupton dekorporatizimin e KEK-ut, pasi që nga korporata po formohen kompani të veçanta të cilat do të shi-ten ndarazi. Kjo i ngjan pak a shumë çmontimit të veturës së vjedhur, e cila nuk mund të shitet në treg si e tërë, por i shiten vetëm pjesët. Mirëpo kjo

shkon në kundërshtim me trendin global ekonomik, trend ky që është duke ecur drejt korporatizimit (inkor-poratizimit të kompanive më të vogla në të tilla më të mëdha). Në perëndim korporatat nuk shihen me sy të mirë, për shkak të ndikimit shkatërrues që ato kanë pasur në të mirën e përgjit-hshme (ndikimin e pamohueshëm të tyre në koncentrimin e pasurisë), pa-staj rritjen e eksploatimit të vendeve të treta, injorimin e tyre ndaj nevojave ekologjike të planetit etj. Korporatat e kanë arritur këtë me fuqinë e madhe ekonomike, fuqi kjo e cila ua kalon shumë shteteve të botës. Duke për-dorur këtë fuqi dhe ndikimin politik që ajo u ka sjellur, korporatat ia kanë përshtatur mjedisin dhe shoqërinë interesave të tyre ekonomike. Tash, marrë parasysh këto informata, de-korporatizimi i KEK-ut qenka një gjë shumë e mirë, madje progresive. Por a është vërtet kështu?

Shthurja e KEK-ut dhe shitja e pje-sëve të tij shkon në drejtim të një koncentrimi të pasurisë në duar të tjetërkujt. Pasuria kalon nga KEK-u në një korporatë tjetër e jashtme dhe pa kurrfarë lidhje me Kosovën. Kjo korporatë, meqenëse është e ti-llë, do ta ketë ndikimin e njëjtë në Kosovë siç e kanë pasur në vendet tjera. Ajo synim kryesor, natyrisht,

do ta ketë profitin dhe maksima-lizimin e tij. Komponenta e parë e KEK-ut të cilën po planifikojnë ta privatizojnë është ndërmarrja që merret me shpërndarjen e rrymës (ndërmjetësi nga prodhuesi te kon-sumatori). Me privatizimin e kësaj ndërmarrje shpërndarja e rrymës do të kalojë në pronësi private. Kjo kompani private obligohet që ta fur-nizojë konsumatorin me rrymë elek-trike. Dhe këtë e bën duke blerë rrymë nga kushdo që ka për të shi-tur rrymë. Dhe atë kush ka rrymë për të shitur me çmim më të lirë. Sa më lirë që e blen e sa më shtrenjtë që e shet, përfitimi është më i madh për komapninë. Kjo është logjikë e thjeshtë e tregut kapitalist. Ndërko-hë që kompania e cila e blen distri-bucionin e KEK-ut do ta ketë tregun e garantuar duke qenë i vetmi furni-zues i energjisë elektrike që do të mund të luajë me çmimet e rrymës elektrike sido që ia ka ënda. Për të, pozita socio-ekonomike e popullit të Kosovës nuk është fare brengosëse. Ata që do të kenë para do të kenë rrymë. Të tjerët jo.

Hashim Thaçi e Ahmet Shala de-klaruan se shitja e distribucionit do t’i sjellë përfitime të mëdha Ko-sovës. Këto përfitime ata i bazonin në pretendimin se buxheti i Kosovës

do të lirohet nga obligimi që e ka bartur deri tash - pagesën e grante-ve në KEK për importimin e rrymës elektrike. Kështu, ata presin që qyte-tarët e Kosovës t’i shikojnë Thaçin e Shalën sikur shpëtimtarët e xhepit të qytetarëve të Kosovës, duke i kur-syer buxhetit të vendit një shumë të madhe parash (deri në 80 mili-onë euro në vit). Ndoshta qytetarët individualë edhe do të mendojnë kështu, deri sa ta marrin faturën e parë të lëshuar nga kompania pri-vate e distribucionit. E kjo faturë do t’ua përkujtojë se sa gabim e paskan pasur kur kanë menduar ashtu. Për shkak se rrymën të cilën do të na e sjellë komapnia private e distribucio-nit, gjithsesi do të jetë rrymë që duhet paguar, për shkak se është blerë diku për t’u shitur te ne. Dhe këtë do ta pa-guajmë ne.

Shqipëria e ka privatizuar sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike tash dy vite. Këtë e kishte blerë kom-pania çeke CEZ (konkurrente krye-sore për ndërtimin e Termocentralit Kosova C, dhe njëkohësisht kompani 60% e së cilës është në pronësi të Mi-nistrisë së Financave të Republikës së Çekisë). CEZ tash së voni ia ka kërku-ar qeverisë së Shqipërisë një shumë prej 7.8 miliardë lekësh (afërsisht 63 milionë euro) për t’i mbuluar humbjet

që ata i kanë llogaritur të jenë pasojë e mosngritjes së çmimit të rrymës elekrtike. Ndërkohë që kanë para-lajmëruar se do ta ngrisin çmimin e energjisë elektrike për 44% gjatë dy viteve të ardhme (23% gjatë vitit 2010 dhe 21% gjatë vitit 2011). E njëjta gjë i ka ndodhur edhe Maqedonisë pas privatizimit të distribucionit, ku me çështjen janë duke u marrë gjykatat, për shkak të mospërputhjes mes po-litikave qeveritare për tarifat e ener-gjisë me ato të kompanisë private. Një gjë e tillë e rritjes enorme të çmimit të energjisë elektrike, sigurisht se do t’i ndodh edhe Kosovës. Konfindustria e Shqipërisë ka paralajmëruar se rri-tja çmimit të energjisë elektrike prej 44% do t’i falimentojë bizneset në Shqipëri. Ndërkohë që një rritje e tillë e çmimit në Kosovë, përveç biznese-ve, do t’i falimentojë edhe amvisëri-të, e veçanërisht ata që nxehen me rrymë. Pra, për çfarë përfitimesh po flasin Thaçi e Shala?

Ta lirosh buxhetin e shtetit nga obli-gimet duke ua ngarkuar këto qyte-tarëve, nuk është kurrfarë zgjidhje. Kjo është ikje e shtetit nga përgje-gjësia. Përderisa sot rryma elektrike e importuar financohet nga paratë e buxhetit të Kosovës, para këto të cilat janë të qytetarëve, nesër ky import do të financohet drejtpërdrejt nga buxhe-ti vetanak i familjeve të Kosovës. Mirë-po, në tërë këtë transformim të pronës dhe formës së financiamit të energji-së, diçka e madhe përvidhet: përde-risa kur ndërmarrja publike merret me furnizim të ekonomisë me energji elektrike, elementi i profitit nuk duhet të jetë primar, kur ky furnizim bëhet nga kompania private, profit është i vetmi element i rëndësishëm. Pra kur shteti e blen rrymën, ai duhet ta shes këtë me çmimin e blerjes. Kur kom-pania private e blen rrymën, ai do ta shes këtë me çmimin më të lartë të mundshëm. Kështu, në formën e dytë të furnizimit me energji elektrike – atë të bazuar në kompani private – hum-bim më shumë para. Shembulli i Shqi-përisë na tregon më së miri: CEZ-i atje e ka vënë qeverinë para dy alternati-vave: ose më lejo ta shtrejtoj rrymën (që ta realizoj profitin nga qytetarët), ose ma kompenso mosshtrejtimin (që ta realizoj profitin nga paratë e qyte-tarëve të paguara në formë tatimesh). Në secilin rast qytetarët e shtetit var-fërohen e kompania pasurohet. E si mund të jetë varfërimi i shoqërisë dhe shtetit vendim i qëlluar ekonomik? Varfërimi i qëllimshëm është krim.

e mërkurë 23 | Dhjetor 2009 | 6

Shpend benguProfesor i Historisë së Artit dhe Komunikimit

...gjithandej, pemë të reja nën kon-troll dhe kanabis pa hesap por edhe Autostrada për komunikim e navigim real dhe virtual, makina të shtrenjta, të reja dhe të vjetra, tunele të të gjitha llo-jeve, aeroplanë dhe anije-hotele prej betoni, por mbi të gjitha ende shumë bunkerë: reale dhe virtuale, dhe për fat një popullsi nga më të rejat ne Eu-ropë, në Shqipërine “neofuturiste” të shk XXI.

Programi i Futurizmit i hartuar nga Tommaso Marinetti në Manifestin Futu-rist të 1909 -ës, fillimisht mblodhi rreth vetes artistë dhe intelektualë të shumtë evropianë me prerje të ndryshme ide-ologjike, të gjithë kishin të përbashkët mohimin e traditave, nga një ngarkesë e madhe anti-borgjeze dhe nga lidhja me mitin e teknologjisë. Në një kohë të shkurtër kjo përkrahje, mori ngjyrime nacionaliste dhe tepër antidemokrati-ke, duke u identifikuar me ideologjinë fashiste në të cilën Marineti u përfshi me entuziazëm të madh.

Ja se çfarë shkruhej në manifestin e Parë Futurist të botuar në “Figaro” 100 vjet me parë.

“Le Figarò” 20 shkurt 1909

1- Ne duam t’i këndojmë dashurisë për rrezikun, zakonit të energjisë së guximit të çmendur.

2- Kurajo, guximi, rebelimi, do të jenë elementet themelore të poezisë tonë.

3- Letërsia ekzaltoi deri më sot palë-vizshmërinë e lodhshme, ekstazën dhe përgjumjen. Ne duam të ekzaltojmë lëvizjen agresive, pagjumësinë e et-hshme, hapin e ecjes, salto mortalen, shpullën dhe grushtin.

4- Ne shpallim që madhështia e botës është pasuruar me një bukuri të re, me bukurinë e shpejtësisë.

5- Ne dëshirojmë të himnizojmë nje-riun që mban timonin, shtiza e të cilit e lëshuar në ecjen e saj përshkon Tokën në rrethin e orbitës së saj.

6- Duhet që poeti të shkapërdridhet me zell, me madhështi e bujari, për të rritur entuziazmin e zjarrtë të elemen-tëve parak (të zanafillës).

7- Nuk ka bukuri më të madhe se sa ajo që gjendet tek lufta. Asnjë vepër që nuk ka një karakter agresiv nuk mund të jetë një kryevepër.

8- Ne jemi mbi trashëgiminë ek-streme të shekujve!, pasi kemi krijuar shpejtësinë e përjetshme të kudogjen-dur.

9- Ne duam të glorifikojmë luftën-hi-gjienën e vetme të botës-,militarizmin, patriotizmin, dhe gjestin shkatërrues.

10- Ne duam t’i shkatërrojmë mu-zetë bibliotekat, akademitë e çdo lloji

(Vijon nga faqe 3)

në emër të ndryshimit të të menduarit ata kërkuan dhe ndryshimet e këndvështrimeve

realitete futuriste shqiptare100 vjet kulturë dhe politikë futuriste. Reaksion apo revolucion?

dhe të luftojmë kundër moralizmit, fe-minizmit dhe kundër çdo lloj poshtër-sie oportuniste dhe utilitare.

11- Ne do t’i këndojmë lokomoti-vave me gjoks të gjerë dhe fluturimit rrëshqitës të aeroplanëve. Dhe është Italia nga ku lëshojmë këtë manifest të dhunës së papërmbajtur dhe të zjarr-të me të cilën themelojmë sot Futuriz-min.

Këto janë fjalët me të cilat Filippo Tommaso Marinetti themeloi në shkurt 1909 në Paris, Manifestin Futurist.

Në një shkrim të tijin, Marineti për-shkruan se si duhet të jetë një artist futurist:

«-Kush mendon dhe shprehet me origjinalitet, forcë, gjallëri, entuziazëm, qartësi thjeshtësi shkathtësi dhe sinte-zë.

-Kush urren gërmadhat, muzetë varrezat, bibliotekat, kulturalizmin, profesorizmin, akademizmin, imitimin e të shkuarës, purizmin, stërhollimet dhe vogëlsirat.

-Kush do të çmplaket, të rinohet, dhe të gëzojë artin italian, duke e çliruar atë nga imitimet e të shkuarës, tradici-onalizmi, dhe akademizmi dhe të inku-rajojë të gjtha krijimet e guximshme të të rinjve».

Futurizmi ishte lëvizja që i hapi rru-gën shumicës së -izmave që lindën prej saj. E meqë jemi te –izmat, duhet të kuj-tojmë se Futurizmi i shek XX, u përkrah dhe u përdor si nga fashizmi (e djath-ta), ashtu dhe nga komunizmi (e majta), ideologjitë më të poshtra të shekullit të kaluar, natyrisht sipas kontekstit ku u zhvilluan. Dykuptimshmëria e Futu-rizmit e bën të vështirë përcaktimin e aksioneve të tij konkrete, në revolu-cionare apo reaksionare gjatë këtyre 100 viteve. Është ndoshta kjo karakte-ristikë e veçantë e lëvizjes Futuriste e cila e shtyu kantautorin italian Giorgio

Gaber të këndojë me ironi “chi é di destra chi é di sinistra” Pra kush është me të djathtën e kush është me të maj-tën. Dilemë mjaft aktuale për realitetin elektoral shqiptar, në vitin e 100-vjeto-rit te futurizmit.

Ashtu si Futurizmi i Marinetit dhe artistëve të tjerë në Perëndim që iu bashkua ideologjisë fashiste duke u shndërruar në një instrument perfekt propagandistik të kësaj ideologjie, të shumtë ishin artistët e majtë në Lindje të cilët jo vetëm u ndikuan nga futuriz-mi por tentuan ta vendosnin atë në bi-narët e komunizmit, pra të ideologjisë marksiste – leniniste. Nëse themeluesi dhe autori i Manifestit te Futurizmit, Marineti ishte një fashist i devotshëm, po aq komunist i devotshëm ishte dhe Majakovski, themeluesi i Futurizmit rus. (Më duhet të përmend që edhe Dadaizmi që ishte një rrymë që i për-kiste të majtës pati lidhje jo të pakta me Futurizmin).

Të dy sistemet diktatoriale ideo-logjike, fashizmi dhe komunizmi në emër të progresit dhe të ardhmes (fu-turo) e përdorën futurizmin për të for-cuar pozitat e një kaste banditësh mbi shumicën, duke shfrytëzuar Manifestin e Futurizmit veçanërisht në një pikë. Në atë të nxjerrjes së vrullit të masave në sheshet e qyteteve si dhe në justifi-kimin e luftës së klasave.

Duhet sqaruar se në këtë pikë, në manipulimin e masave, futuristët janë mbështetur dhe tek idetë e Gustav Le Bonit ‘Mbi manipulimin e masave” si dhe tek Manifesti i Partisë Komuniste.

Futurizmi dhe Manifestet e tij nuk ishin vetëm një rrymë artistike, por edhe një formë e re e të menduarit ai lidhet me valën e revolucionit teknolo-gjik të viteve të para të viteve 900 dhe të “la Belle époque”, duke ekzaltuar besimin e pamatë në progresin dhe

duke shpallur dhunshëm fundin e ide-ologjive të vjetra (passatizmit). Kështu, p.sh. Marinetti ekzaltonte dinamizmin, shpejtësinë, industrinë, ndërsa luftën e kuptonte si “higjienë të botës”. Por futuristët nuk u mjaftuan me kaq. Ata eksploruan çdo teknikë shprehëse, nga piktura tek skulptura, në letërsi poezinë dhe teatrin, futuristët nuk lanë mënjanë as muzikën, arkitekturën, ba-letin, fotografinë, kinemanë e sapolin-dur e deri dhe gastronominë.

Si rezultat i estetikës së shpejtësisë, në veprat futuriste mbisundon ele-menti dinamik dhe lëvizja përfshin objektin dhe hapësirën ku ky objekt lëviz. Është pikërisht lëvizja ajo që fu-turistët e gjenin tek aeroplanët (Aero-piktura), motorët, automobilët, masat shumëngjyrëshe dhe polifonike si dhe veprimet e përditshme.

Ja dhe konkluzionet e prera të Mani-festit të Aereopikturës Futuriste:

1- Të shkatërrojmë kultin e të shku-arës, obsesionin e antikes, pedantizmin dhe formalizmin akademik

2- Të përçmojmë thellësisht çdo lloj forme të imitimit.

3- Të ekzaltojmë çdo lloj forme të origjinalitetit qoftë ajo e frikshme apo e dhunshme.

4- Të përftojmë kurajo dhe krenari nga linja e kollajtë e çmendurisë me të cilën fshikullohen dhe pengohen novatorët.

5- Të konsiderojmë kritikët e artit si të panevojshëm dhe të dëmshëm.

6- Të rebelohemi kundër tiranisë së fjalëve: HARMONI dhe SHIJE E MIRË, shprehje shumë elastike.

7- Të fshijmë nga fusha ideale e artit të gjitha motivet, të gjitha subjektet tas-hmë të shfrytëzuara. më parë.

8- Të mbivlerësojmë jetën e për-ditshme, të pandalshme dhe të zhurmshme të transformuar nga sh-

kenca fitimtare. Le të varrosim të vde-kurit në thellësitë e errëta të tokës! Le të spastrohet nga mumjet rruga e të ardhmes! Le ti hapim rrugë të rinjve te dhunshëm dhe të frikshëm!

Futurizmi shprehu menjëherë një pasion të madh politik modernizues në aksiomat e tij: “Mohimi i idesë së artistit puro, soditës dhe riprodhues i të bukurës”, “Akti shkatërrues i liber-tarëve”, “masat që viheshin në lëvizje vetëm nga puna dhe nga revolta”, lufta “e vetmja higjienë e botës”, “idetë e bukura për të cilat ja vlen të vdesësh”, “përbuzja ndaj gruas, por edhe eman-cipimi i saj”.

Në emër të ndryshimit të të men-duarit ata kërkuan dhe ndryshimet e këndvështrimeve. Por futuristët e Figa-rosë nuk u mjaftuan me kaq. Pasi shtinë në dorë kontrollin e artit, kulturës dhe propagandës, pasi zbatuan parimin e shpullës dhe të grushtit ndaj akade-mizmave dhe tradicionalizmave, ata filluan të kërkojnë dhe kontrollin në jetën politike dhe shoqërore.

Absurdi arriti kulmin kur në vitin 1916 u themelua dhe Partia Futuriste, e cila predikonte dhe Demokracinë ose më mirë të themi Utopinë Futuriste:

“Kaosi mbi gjithçka”, “Rrumpallë në Maksimum”,- shkruante Marineti tek “Manifesti Teknik i Letërsisë Futuriste”

Partia Politike Futuriste u themelua nga vetë Filippo Tommaso Marinetti në 1918, me qëllim që të ndërthurte në luftën politike idealet e lëvizjes fu-turiste. Disa nga idetë dhe propozimet politike të futuristëve të shprehura në Romën Futuriste, Marineti i përmblod-hi në volumin e Demokracisë Futuriste (1919) ku ai rreket midis utopisë dhe propozimeve konkrete.

Pas solidarizimit me Musolinin, “ha-labaku” Marineti u bë njeri i push-tetit, avangardisti që dëshironte të

7e mërkurë 23 | Dhjetor 2009 |

mbyllte Muzetë dhe Akademitë, veshi këmishën e zezë të “akademikut” të Italisë.

Futuristët e Figarosë u shfaqën fillimisht si një grup fëmijësh të pa-fajshëm” aq të pafajshëm sa që në antivlerat e predikuara prej tyre nuk ekzistonte mëshira dhe mirësia, për-kundrazi, dhuna shkatërruese dhe iko-noklaste konsiderohej si e para ndër virtytet.

Në këndvështrimin futurist, duket se Shqipëria është një ndër vendet ku as-htu si parimet e marksizmit, parimet e Futurizmit u aplikuan më me zell se në vendet ku ato lindën. Por nëse në ven-det e tjera Futurizmi e përshkoi trajek-toren e tij (përjashto gastronominë), në Shqipëri ai është në kulmin e tij.

Në Shqipëri, historia dhe metamor-foza e liderëve avangardistë futuristë është pothuajse e njëjtë. Pas viteve 1990, edhe ata, veshën kemishë të zezë, ku në ndyshim nga ajo e Marine-tit shkruhej GRR, GRR, GRR...si për të treguar se parimet e tyre shkonin për-tej parimeve Futuriste të Marinetit dhe Majakovskit, duke u kthyer kështu në Avangrrdistë.

Nga viti 1944 e deri me 1984, lufta e klasave, asgjësimi i kundërshtarëve, lufta kundër religjionit, revolucioni iko-noklast, militarizimi ne palcë i shoqëri-së, planet 5-vjeçare për industrializi-min, aksionet e rinisë, hekurudhat, lufta kundër intelektualizmit, shtetëzimi i pronës private, vrulli i masave, fryma e masave, zëri i masave, shamitë e kuqe, dekorimet me SS, fletërrufetë, “aksio-net vullnetare” martesa në bashki, kri-jimi i njeriut të ri socialist (që në thelb duhej të ishte futurist) e të tjera si këto, duken si manifeste futuriste të arnuara Lindore.

Një ndër arsyet e aplikimit të pari-meve futuriste në realitetin shqiptar mund të jenë dhe eksperiencat jo të këndshme të liderëve socialistë shqip-tarë në vendin e Figarosë.

Këta avangrrdistë për të realizuar utopinë e tyre socialiste, dje shfrytë-zuan marksizëm leninizmin, ndërsa sot kërkojnë që nëpërmjet futurizmit (meqenëse marksizëm -leninizmit i ka dalë boja). t’u premtojnë utopinë fu-turiste socialiste masave pasatiste, që nuk e kuptojnë ndryshimin e kohës, nëpërmjet praktikave dhe teorive futu-riste të shekullit të kaluar.

Pas vdekjes së avangrrdistit Maja-kovskian me 1984, avangardistët e 41-shit ishin kthyer në dekadentë pa-satistë, pra që i përkisnin të kaluarës. Kasta drejtuese krepuskulare e viteve ’80, pati kohë të mendonte për një brez të ri avangrrdistësh të ardhshëm, të ci-lët për të kuptuar se si funksiononte formula e Futurizmit dhe për të vënë nën kontroll vrullin e masave në she-she, duhej të kalonin disa eksperienca në vendin e Figarosë.

Thelbi i kësaj strategjie ishte që në dukje, ndryshimit, t’i jepnin një ka-rakter futurist perëndimor, ndërsa në thelb të ruanin statuskuonë pasatiste, duke i çuar dëm energjitë e shesheve (eksodi 1991) në mënyrë që të dëmto-nin sa më shumë karakterin revolucio-nar të futurizmit.

Në emër të ndryshimit, edhe në Shqi-përi u kërkua që ndryshimi i sistemit

të bëhej në dukje, gjoja sipas eksperi-encave të futurizmit perëndimor. Nuk ishte e rastësishme që avangrrdistët e rinj shqiptarë zgjodhën Akademinë e Arteve për të filluar “revolucionin” e tyre “pseudofuturist” të cilit, që në fillim i dhanë një karakter reaksionar. Turmave të fillimit të viteve 90, që nuk e kishin idenë se ç’ishte futurizmi, nga avangrrdistët e rinj shqiptarë iu servir si futuriste muzika e Michael Jacksonit dhe jo poezitë apo muzika futuristë perëndimore, të cilat në fillimet e tyre kishin tipare revolucionare.

Për të kapur politikën, avangrr-distët e ’90-tës, organizuan për herë të parë në Shqipëri, Mbrëmjet Futuri-ste. Mbrëmjet Futuriste ishin shfaqje provokuese të organizuara për herë të parë në Teatrin Chiarella në Torino më 8 mars 1909 nga një grup futuristësh. Organizatori dhe dirigjenti i mbrëmje-ve futuriste ishte vetë Filippo Tomma-so Marinetti, që i mbante mbërthyer spektatorët duke iu lexuar Manifeste e poezi futuriste ose duke dhënë shfaqje muzikore. Qëllimi kryesor i mbrëmje-ve ishte që ta mbante publikun, duke e provokuar me “Fjalët në liri”, por në të njëjtën kohë të përhapnin dhe idetë futuriste. Shpesh provokimet bëheshin

qëllimisht me dashje, duke u lënë ven-det e para personave të rrëmujshëm, ose duke i shënuar të njëjtin vend disa personave. Në përgjithësi, këto mbrëmje mbylleshin me ndërhyrjen e policisë e cila zbrazte teatrin dhe arre-stonte organizatorët.

Në Shqipëri, mbrëmjet futuriste u munduan të kopjohen në “Refleksio-net pseudofuturiste” të avangarrdës shqiptare të cilat u organizuan në Akademinë e Arteve të Tiranës në vitin 1991, rreth 100 vjet më vonë se mbrëmjet e Marinetit. Nëse organizi-min e këtyre mbrëmjeve pseudofutu-riste do ta shikojmë të lidhur me fak-torin kohë, kuptojmë se këto mbrëmje nuk projektoheshin në të ardhmen, por në të shkuarën. Duke u projektuar në të shkuarën, ato merrnin karakter pasatist dhe si të tilla nuk mund të qu-heshin revolucionare. Në Shqipëri “re-fleksionet futuriste” bëheshin brenda një akademie, gjë që do të thoshte se ndryshimi ishte kryer prej kohësh dhe se masat pasatiste duhet të reflekto-nin dhe të pranonin, se tashmë kishte

ardhur koha që të udhëhiqeshin prej “halabakëve” që pretendonin të bëhe-shin akademikë nëpërmjet “fjalëve në liri”. Masat pasatiste duhet të pranonin me çdo kusht udhëheqësit e rinj të avangrrdës futuriste shqiptare që tas-hmë ia kishte bërë gropën akademiz-mit dhe trashëgimisë. Konteksti ku ato zhvilloheshin, të bën të dyshosh se ata ishin pjesë e kontrollit të pushtetit që po vuante nga pasatizmi, krepuskuliz-mi dhe dekadenca.

Nuk është rastësi që pikërisht në kohën që avangrrda mori në dorë in-stitucionet e kulturës në emër të luftës kundër antivlerave nxori në pah dhe virtytin e saj të parë, ku nuk ekziston-te mëshira dhe mirësia, përkundrazi, dhuna shkatërruese dhe ikonoklaste. Erërat e komunizmit në Shqipëri ashtu si ato të fashizmit në Itali fshinë përfun-dimisht të vërtetat më elementare të kësaj lëvizjeje me fillime revoluciona-re, duke i lënë shteg një pseudokulture reaksionare të molepsur nga një lloj justifikimi i një kompleksi inferioriteti për të qarë hallin. Nëse në pikëpamjen estetike, krijuese dhe gjuhësore, Futu-rizmi mund të shikohet si revolucion, në pikëpamjen e përuljes dhe nën-shtrimit ndaj propagandaës fashiste

apo komuniste ai u shfaq si reaksion.Arsyeja që gazetarët në artikujt e

tyre nuk arrijnë ta perceptojnë Futuriz-min në Shqipëri është se fatkeqësisht teoritë futuriste ne Shqipëri për 50 vjet ishin të ndaluara me ligj, ashtu si dhe çdo lloj teorie tjetër përveç të as-htuquajturës “marksizëm-leninizmit alla-shqiptar”. Fatkeqësia tjetër është se edhe gjatë viteve të tranzicionit nuk u bë asgjë për të futur në siste-min arsimor njohjen dhe studimin e teorive dhe praktikave futuriste. Nëse shqiptarët do t’i kishin studiuar sado pak këto teori dhe praktika, futurizmi i shekullit të kaluar do ta kishte mbyllur trajektoren e tij edhe në Shqipëri (për-sëris, përveç gastronomisë).

Duke qenë një lëvizje që si idhull kishte ndryshimin e kohës, shpejtësinë dhe teknologjinë, futurizmi fetishizoi makinat e shpejta, aeroplanët dhe shpejtësinë me të cilën ato dhe drejtu-esit e tyre zhvendoseshin në hapësirë. Tashmë dihet botërisht se cili është raporti i futuristëve me kohën dhe me shpejtësinë.

Për Marinetin, edhe pse ishte aksi-dentuar disa herë, një automobil që ecte shpejt, ishte me i bukur se Nikja e Samatrakës.

Por cili është qëndrimi futurist i shqiptarëve me automobilin? Mjafton të shikoni rrugët e Shqipërisë, numrin e Mercedesëve lluksoze, për të kuptu-ar se sa të dashuruar janë shqiptarët me këtë lloj mjeti të cilin fatkeqësisht ende nuk kanë mësuar ta drejtojnë ashtu siç duhet. Një qëndrim tjetër fu-turist i shqiptarëve është ai në lidhje me shpejtësinë dhe kohën. Mjafton të hapet drita e semaforit dhe korri i bu-rive të makinave fillon të buçasë. Duke qenë futuristë të thekur, shqiptarët dehen kollaj me shpejtësinë edhe pse aksidentet sa vijnë e rriten. Në vendet fqinje, në të cilat si rezultat i përmirësi-mit të infrastrukturës, rritjes së nivelit të jetesës si dhe arritjeve teknologji-ke, roli i futurizmit të shek XX, tashmë është zbehur.

Një tipar tjetër që tregon për për-katësinë futuriste të shqiptarëve në zbatimin e parimit te mësipërm, është qëndrimi i tyre ndaj monumenteve të antikitetit të cilave i preu kokat pas 1991. Aq urrejtje treguan avangrrdistët shqiptare ndaj këtyre “kokave të anti-

kitetitet”, sa shumicën e tyre i degdi-sen jashtë kufijve shqiptarë.

Jo pa arsye, Arkitekturën Futuriste e lashë të fundit. Në fillim të vitit 1914 ar-kitekti Antonio Sant’Elia, publikon Ma-nifestin e Arkitekturës Futuriste në të cilin ai shpalos principet e kësaj rryme. Në qendër të vëmendjes për arkitektët futuristë është qyteti, i parë si simbol i dinamizmit dhe modernitetit.

Të gjitha projektet e krijuara i refe-roheshin qyteteve të së ardhmes me një vëmendje të caktuar mbi shpikjet e reja, si materialet e reja në ndërtim, automobilët, metrotë, transporti etj.

Sipas futuristëve të shekullit të ka-luar, përdorimi i linjave eliptike dhe të përkulura simbolizonte refuzimin e statikes dhe i jepte një lëvizje më të madhe projekteve futuriste, të privu-ara nga simetria klasike. Futurizmi i parapriu temave të mëdha dhe vizio-neve të arkitekturës dhe të qytetit që do të ishin pikërisht vizionet e Lëvizjes Moderne në arkitekturë në shek e XX. Utopia futuriste, është një qytet në ndryshim të vazhdueshëm, i lëvizshëm

në çdo pjesë të tij, një kantier vazhdi-misht në ndërtim, ku LËVIZJA është pjesë organike e tij. Në kundërshtim me arkitekturën klasike e parë si sta-tike dhe monumentale, qytetet e ide-alizuara nga arkitektët futuristë kishin si karakteristikë themelore LËVIZJEN dhe transportet. Futuristët, faktikisht e kuptuan menjëherë rolin qendror që transportet do të merrnin më vonë në jetën e qyteteve. Në projektet e kësaj periudhe kërkohen qëllime dhe zhvi-llime që lidhen me këtë risi.

Çuditërisht edhe pse pas gati 100 vjetësh, kjo risi që i përkiste shekullit të kaluar, nuk u morr parasysh në pla-net arkitektonike të qyteteve shqiptare e sidomos Tiranës duke i projektu-ar këto qytete jo në ardhmen por në të shkuarën. Në përgjithësi, qytetet shqiptare e sidomos Tirana, edhe pse fasadat i kanë “futuriste”, në thelb janë qytete që i përkasin pasatizmit. Nëse një qyteti si Tirana, i mungon LËVI-ZJA, zhdërvjelltësia e zhvendosjes, ku shpejtësia e automobilit shpesh herë është më e vogël se ajo e hapit të ka-limtarit, atëherë ai qytet i përket të shkuarës dhe jo të tashmes apo të ar-dhmes. Ai qytet kthehet në makth dhe burg për qytetarët të cilët janë të das-huruar me LËVIZJEN, më shpejtësinë dhe zhdërvjelltësinë e zhvendosjes. Kjo ndoshta për faktin se ata të cilët vendosën për këto plane nuk e njohin ende shpejtësinë nga fobia që kanë lidhur me drejtimin e automobilit, ata urrejnë shpejtësinë, automobilin dhe ata që ngasin automobilat.

Nëse e shohim në raportin e tij me kohën, nga dhjetori 1991 e deri i më sot Futurizmi jo vetëm që triumfoi, por është në kulmin e tij ku tipari i tij i dyfishtë është tepër i dukshëm. Duke qenë në kulmin e tij ai është dhe në pra-gun e metamorfozës së tij. Shqiptarët sot duhet të zgjedhin midis futurizmit të shekullit të kaluar dhe neofuturizmit të shekullit të XXI. Në këtë kohë fusha-tash elektorale futuriste shqiptare, me fjalime, këngë dhe manifeste Maja-kovskiane, shumë shqiptarë tashmë e kanë kuptuar se nga futurizmat e she-kullit të kaluar nuk duhet marrë çdo gjë seriozisht. Shqiptarët tashmë e kanë kuptuar se futuriste për ta nuk mund të jenë rrugët me shtylla në mes, por auto-stradat neofuturiste ku ata mund të ecin njëlloj si evropianët e tjerë edhe pse do tu duhet ende kohë të mësojnë rregullat dhe normat e shpejtësisë në këto auto-strada neofuturiste të shek XXI. E sa për ata ish avangrrdistë pseudofuturistë të shekullit të kaluar që për 18 vjet reci-tuan e recitojnë GRRR, GRR, GRR, dhe që ende nuk e kanë mësuar drejtimin e automobilit, bëjnë mirë të ndjekin disa kurse nëse duan të jenë pjesë e shpejtësisë dhe kohës evropiane.

Çdo kush që i ka kuptuar me të vër-tetë mesazhet e futurizmit të shek. XX, çdokush që e do me të vërtetë Futu-rizmin e shek të XX, sot duhet ta vrase atë. Të aplikosh parimet e Futurizmit të shek të XX ne shek e XXI, do të thotë qe je kthyer në pasatist.

Për të qenë futurist apo neofuturist i shek XXI do të thotë të vraposh me shpejtësinë e zhvillimit të teknologjisë së lartë të shek. XXI.

e mërkurë 23 | Dhjetor 2009 | 8

tekat foshnjore

festivali

Shfaqja falas e “Muajve të Mjaltit” të Paskaljevic-it, e “Vështrimit të Uliksit” dhe “Peisazhit në Mjegull” të Angelopoulosit, e

“Marisë Hirplotë” të Joshua Marston, e “inglorious Basterds” të Tarantinos, apo filma të tjerë përshëndetës nuk duhej humbur

Arbër Zaimi

Tashmë në vitin e shtatë të organi-zimit, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë (TIFF) duhet të qe kolauduar mirë e duhet t’i kish kaluar vështirësitë që aktivitete të këtij lloji hasin në vitet e para (kryesisht vështirësi organizimi strukturor, logjistik e mediatik). Por nuk ndodhi kështu. Ato tre katër herë që e vizitova këtë eveniment madhor të jetës artistike në Tiranë, vura re që gjithçka ishte një improvizim i madh, një hap i lëkundur drejt një megashfaqjeje nga e cila do të kisha pritur më tepër rafinim, elegancë e seriozitet. Por që të mos bëj kritikun e përgjithshëm, vendosa të sh-kruaj e t’i shkoj në detaj disa elemente-ve që ma bënë të sikletshëm shijimin e artit të servirur tek TIFF 2009.

MelanGe e aRtit kineMato-GRafik

Duhet thënë se TIFF, që kur është krijuar, është konceptuar së pari si një festival i filmit me metrazh të shkurtër. Mirëpo ka të paktën dy vjet që kjo tra-ditë po zëvendësohet me një tjetër, dhe po zgjerohet gama e filmave që prano-hen në TIFF edhe me filma të metrazhit të gjatë (feature-length movies). Këtu, për mendimin tim qëndron problemi më kryesor i këtij festivali, edhe pse ndoshta ai më i padukshmi.

Filmat me metrazh të shkurtër siç di-het janë një genre i stabilizuar tashmë në artin e kinemasë, edhe pse natyrisht jo aq komercialë sa filmat e gjatë. Këta filma gjithsesi përbëjnë një atraksion për adhuruesit e kinemasë, pasi janë të fokusuar në një linjë veprimi dhe nuk i ka ato gërshetime aksionesh e situatash që të hutojnë e të bëjnë të mos ndjekësh dot mendimin e autorit, siç ndodh në filmat e gjatë. Shumë ki-nematografë preferojnë metrazhin e shkurtër pasi aty kanë mundësi të jenë më të sinqertë, më shprehës dhe më të lirë, pasi vetë lloji i artit është më poetik, publiku është më i zgjedhur dhe më i sofistikuar.

Mirëpo a ka shanse të arrijë tek pu-bliku (qoftë dhe tek ai i apasionuari) filmi me metrazh të shkurtër nëse pra-në tij vendosen orare transmetimi për filma të gjatë të autorëve të famshëm në kulturën pop? Analogjikisht, a do të kishte shans një violinist sado virtuoz të garonte i vetëm përballë një orkestre gjigande filharmonike? Natyrisht që jo. Filmi i shkurtër nuk mund të konkurojë me filmin e gjatë për sa i përket tër-heqjes që kanë ndaj publikut, dihet që ky i fundit përbën një investim të stu-diuar mirë nga të gjitha anët artistike, por kryesisht ato të marketingut, ndërsa metrazhi i shkurtër është më tepër një finesë për publik të zgjedhur. Për këtë arsye këto dy genres të artit nuk para vendosen bashkë. Përkundrazi, ekspe-riencat e aktiviteteve të ngjashme (që kanë për synim servirjen e artit ndaj publikut dhe promovimin e tij më tepër se sa vlerësimin apo çmimin), gjithnjë e më tepër po shkojnë drejt profilizi-mit. Është e kuptueshme, nuk mund të qëndrojnë pranë e pranë metrazhet e shkurtra me filmat e gjatë pa u eklipsu-ar ashtu siç ndodhi në Tiranë në fillim të dhjetorit, ku shumë të interesuar shkuan në mbrëmje për të parë filmat përshën-

detës të Angelopoulos-it, ose të Taran-tino-s, ose të Paskaljevic-it (që mund t’i shihje në kinema e në internet), ndërsa animacionet, dokumentarët e filmat ek-sperimentalë (që përbënin një shfaqje vërtet të rrallë) nuk shkoi t’i shohë kush me përjashtim të miqve të ngushtë të pjesëmarrësve.

Si përfundim servirja e kësaj melan-ge-je nuk la ndonjë shije specifike tek publiku tiranas që arriti të vizitojë festi-valin e filmit. Si shumë aktivitete të tjera artistike në vendin tonë fjalën e fundit e tha nepsi i organizatorëve për të patur sa më shumë pjesëmarrje, dhe sa më “prestigjioze” (ende s’e kam kuptuar pse me “prestigjioze” ne barazojmë gjithnjë komerçialen...). Sipas Bertolt Brecht-it të famshëm, arti ka për mision kryesor e parësor gdhendjen e shpirtit të publikut, e jo englendisjen e tij. Në këtë sens mund të quhet një tentativë e dësh-tuar për të latuar shijet e një publiku që ka nevojë për orientim e jo për përzierje në këto momente delikate (sa i përket formi-mit kulturor) që po kalon Shqipëria.

festivali i Gjuhës së ReKur mora në dorë revistën prezantue-

se të TIFF-it gjëja e parë që më ra në sy ishte përkthimi. Nga anglishtja në shqip prezantimet e filmave duket sikur ishin bërë me përkthyes automatik nga ai që mund të shkarkohet falas në internet. Gjuha ishte e pakuptimtë, një tollovi e errët, aq sa vendosa t’i lexoj më mirë në anglisht pavarësisht aureolës atdhe-dashëse që impononin festat e nënto-rit. Mirëpo as me anglishten nuk rashë dot rehat, pasi prezantimet e filmave shqiptarë (që duhet të ishin përkthyer nga shqipja në anglisht) ishin gjithashtu skandal. Po ashtu fjalimet e organiza-torëve apo anëtarëve të jurisë, si dhe prezantimet e CV-ve të tyre. Gjithçka ishte qesharake, e megjithatë kjo nuk mu duk ndonjë problem i madh, fundja thashë, po e përdor për fresk gjatë sh-faqjes së filmave. Por doli që nuk kishte nevojë as për fresk në sallën e ftohtë të Teatrit Kombëtar.

Sikur të mos mjaftonte përballja me revistën prezantuese, shock-un përfun-dimtar ma dha përkthimi i filmave, do-methënë titrat në shqip që shoqëronin filmat. Skandalet vijonin njëra pas tje-trës, dhe të them të drejtën, treçereku i filmave më shkoi duke komentuar me

miqtë e mi gafat që vinin me breshëri. Fjalë të përkthyera gabim, sintaksë e trashë, gjithçka dukej qesharake. Ma-dje mbaj mend nga një film se si “the German Reich” ishte perkthyer “gjer-mani Reich” (në vend të “Perandoria Gjermane”), ndërsa në një tjetër “we want to be happy and gay” ishte shqi-përuar “ne duam të jemi të lumtur e pederastë” (në vend të “ne duam të jemi të lumtur e të gëzuar”). Hilariteti i shkaktuar nga këto “incidente” për-kthimesh nuk i shkonte asaj salle të rëndë e serioze, madje nuk i shkonte as natyrës së filmave, që jo rrallë qëllo-nin të ishin tragjikë apo epikë. Bashkë me miqtë e mi lamë një përshtypje jo fort të mirë me të qeshurat tona, e gjithë kjo falë punës së palodhshme të për-kthyesve!

Këshilla për organizatorët, në rast se e lexojnë këtë artikull, do të qe të kuj-deseshin më tepër për përkthimin, që është një element kyç në përcjelljen e mesazhit narrativ të filmit, sidomos kur vetë filmi është prodhuar në një gjuhë që publiku nuk e njeh. Më kuptoni, nuk kam hallin e publikut, kam hallin tim, pasi në disa raste u detyrova që të bëj

përkthyesin apo shpjeguesin në mo-mentet më kyç të filmave në frëngjisht, spanjisht apo anglisht, duke humbur fillin e filmit më pas. Të gjithë e dinë se sa ndjenjë e papëlqyeshme është të të pyesin në mes të një filmi intere-sant. Edhe pse duhet ta pranoj që u hakmorra ndaj këtij fati të keq duke i kërkuar shpjegime të tjerëve në rastin e filmave në gjuhë greke, ruse apo gjer-mane...

fishekzjaRRe apo flluska sapuni?Për Grand Finale-n e këtij edicioni

dukej se gjërat do të shkonin më mbarë, dhe ky festival që solli pranë publikut fil-ma vërtet të bukur dhe autorë me vlera, edhe pse gjatë gjithë kohës kishte çalu-ar në organizim, do të qe në gjendje të ofronte një mbyllje galante. Tapeti i kuq premtonte shumë, vendosja e ekraneve të mëdhenj në hyrje, ftesat e njerëzve të zgjedhur në këtë eveniment, madje edhe përzgjedhja e një prezantuesi të nivelit të lartë, gjithçka dukej se po sh-konte drejt një mbrëmje mbyllëse Gala, të denjë për një event ndërkombëtar të një arti që bashkon finesën me populla-

9e mërkurë 23 | Dhjetor 2009 |

ritetin, siç është kinemaja.Por veshjet e të ftuarve qenë gjëja

e parë që më konfirmoi të kundërtën. Mbrëmje të tilla gjetiu kanë një kod veshje, që në një farë mënyre dëshmon respektimin e ftesës së marrë (sepse ishin të gjithë të ftuar). Ndërsa në këtë mbrëmjen e festivalit tonë shumë të rralla ishin xhaketat e kravatat, ndër-kohë që zonjat e zonjushat edhe pse nuk ishin pa sharm, duket që nuk ishin përqendruar shumë në veshje. Dikush mund të mendojë – e ç’lidhje ka veshja me një festival filmi – por të mos harroj-më që bëhet fjalë për natën finale, atë moment kur shpërndahen dafinat. Dhe dafinat simbolizojnë lavdi, e kërkojnë respekt, madje dhe në pamje. Është pi-kërisht pamja ajo që ndan evente të tilla nga argëtimet më pak të sofistikuara, si vajtja në stadium apo në night clubs fjala vjen.

Nejse, veshja qe një element që edhe mund të mos përmendej fare në rast se gjithçka tjetër do të kish shkuar mirë. Por jo. Organizimi i mbrëmjes kulmo-re rezultoi po aq spontan sa gjithë ko-hëzgjatja e festivalit. Në skenë mungu-an rregullisht fituesit e çmimeve, duke i dhënë një nuancë prej teatri absurd hyrjes e daljes të vazhdueshme të vaj-zës që sillte statuetat me formën e ku-kuvajkës (që nuk simbolizonte perën-deshën Athena, por kinokamerën me dy bobinat e saj të ngjashme me sytë e zogut natësor). Përveç fituesve, jo rrallë munguan dhe të ftuarit, të cilët edhe kur ishin ngatërroheshin me njëri tjetrin, a thua se nuk e ndiqnin aspak moderimin e Adi Krastës (thuajse i vetmi që u pa-raqit seriozisht – nga veshja e deri tek impenjimi) që bëri çmos të ruante një lloj niveli për mbrëmjen. Hilariteti nuk mungoi as këtu, ambasadorë ngjiteshin në skenë në vend të kinematografëve, e më pas regjizorë që proklamohes-hin argatë apo bujq, apo kritikë arti të nervozuar, që ngatërronin çmimet gjatë kohës që lexonin. Duhet thënë që po të mos qe për prezantuesin i cili nuk e kur-seu ironinë e sarkazmën, kjo mbrëmje do të kish qenë një mërzi e vërtetë.

Çfarë mund ta ketë penguar organi-zatorin e mbrëmjes që të fliste më parë me të ftuarit e pranishëm e t’u shpje-gonte rendin e ngjitjes në skenë? Çfarë barrierash mund të ketë hasur koordi-nimi me fituesit e çmimeve? Këto janë mistere që nuk kam për t’i marrë vesh kurrë, por një këshillë të vogël mund ta jap, herën tjetër le të vendoset tek ftesa kriteri i veshjes së mbrëmjes, dhe le të përfshihen më shumë elemente artisti-ke në mbrëmje, këngë, projeksione të pjesëve të filmave më të mirë, apo edhe balet e humor. Këto grimca spektakli do ta bënin më të paraqitshme e më galante natën finale të TIFF, meqenëse fituesit e çmimeve qëllokërkan gjithnjë të sëmurë me grip, ose të përfshirë në projekte më të rëndësishme gjetiu.

çfaRë nuk duhej huMbuRPër të mos bërë vetëm kritika, duhet

thënë se në këtë edicion të TIFF arti ish-te prezent me dimensionet e tij të plota. Nuk mund të mos përmendet prania e kryejuristit Thomas Logoreci, apo ajo e të ftuarit më special të këtij edicioni, Theo Angelopoulos-it. Kuptohet që ky i fundit është një emër tepër i madh në

kinemanë botërore, por megjithatë jo më pak mund të mburremi me kinea-stin shqiptaroamerikan Thomas Logo-reci. Shfaqja falas e “Muajve të Mjaltit” të Paskaljevic-it, e “Vështrimit të Uliksit” dhe “Peisazhit në Mjegull” të Angelo-poulosit, e “Marisë Hirplotë” të Joshua Marston, e “Inglorious Basterds” të Tarantinos, apo filma të tjerë përshën-detës nuk duhej humbur përshembull. Po ashtu duhej parë ekspozeja e arkivit të filmit, ku një nga pjesët më interesan-te ishte shfaqja e “Betejës së Algjerit” të Pontecorvos gjigand. Nuk munguan filmat përshëndetës shqiptarë, si dhe homazhi ndaj Viktor Gjikës.

Por pjesa më interesante dhe e pa-përsëritshme për amatorët e kinema-së do të duhet të qe shfaqja e filmave konkurues. Mes tyre më ra në sy në sy “Shpirtrat e ftohtë” të Sophie Barthes, një histori në stilin e realizmit histerik që është bërë i famshëm në libra të Salman Rushdie, Thomas Pynchon apo Haruki Murakami. I bukur dhe gjithë ritëm, në një lloj stili të romantizmit vetëironizues (autokton shqiptar ky stil) erdhi dhe “Lindje – Perëndim – Lindje” i Gjergj Xhuvanit, film që mori dhe çmim në konkurim. “Akademia e Platonit” e Filippos Tsitsos ishte gjithashtu një film që nuk duhej humbur, një histori tipike

e Ballkanit, me identitetet e gërshetuara etnike, e me kufijtë e mjegullt kulturorë. Craig Baldwin zgjedh të përfaqësohet me “Mock on Mu”, filmin e tij të çu-ditshëm për sa i përket realizimit dhe sarkastik për sa i përket përmbajtjes, një lloj tallje me kotësinë e zbrazëtinë shqetësuese të metropoleve hollywoo-diane. Dhe patjetër që nuk duhej hum-bur “Gruaja pa piano” e Javier Rebollos, filmi më i çmuar që konkuroi në festival, kjo histori që merr fillim në rutinën e shtresës së mesme, kaq e uritur për aventurë, e gjithsesi kaq e dëshpëruar nga shtypja e monotonisë së kudogjen-dur e të plotfuqishme.

Do të kisha dashur të përfshija tek momentet që nuk duheshin humbur edhe filmat me metrazh të shkurtër, që siç shkruajta më parë, janë të rrallë për t’u gjetur e të bukur për t’u parë. Por orari i rezervuar për këta filma nuk qe i përshtatshëm për publikun, kështu që nuk munda t’i ndjek. Shpresa e fun-dit për mua është që t’i gjurmoj online regjizorët pjesëmarrës në konkurimin e filmave të shkurtër. Vetëm atëherë ndoshta do të mund të shkruaj diçka për ta, pasi TIFF, edhe pse lindi si një festival që do të servirte këtë genre kaq interesant, tashmë ka zgjedhur të përqendrohet tek “gjëra më serioze”...

Arlinda Guma

Duhet të kenë qenë Krishtlindjet e shtatë viteve më parë.

Ato kohë ishte bërë e modës që nëpër gazeta e revista të fli-tej dendurazi për të dashurën e re të kryeministrit të athershëm. Gazetat shkruanin me një zell të ethshëm për hollësira nga më të habitshmet, ato përshkruanin me imtësi ngjyrën e flokëve, modelin e fustanit, madje edhe perimetrin e pulpës së saj.

Ato kohë ishte bërë gjithashtu i modës, festimi i Krishtlindjeve “me aheng” prej disa të ashtuquajtura-ve “elita” të kryeqytetit… ndonjë zhvillohej pikërisht me zërin e Al-tin Shirës në sfond, ky i fundit, në gjithë atë përndezje elektrizuese, dukej më politikisht korrekti me festën, pasi qe i vetmi që mban-te në trup një veshje në ngjyrë të kuqe siç e kërkon tradita ( më saktë këmishë sintetike, të kuqe, së cilës i ishte nxjerrë jaka sipër xhaketës së zezë ).

Duhet të ketë qenë ora nëntë e mbrëmjes ose diçka më shumë se aq, e diku, në një ekran të madh qe duke u transmetuar live urimi i presidentit.

Ishte një natë e kthjellët me një të ftohtë therës nga ai që të shkon deri në kocka. Ishte dhe një hënë rrezëllitëse atje lart… që shndri-ste me një bukuri të çmendur, e që në netë të ftohta si ajo, nuk di pse e urrej e nuk dua ta sodis, pasi sa më e bukur bëhet, aq shumë ftohet ajri përreth teje….

Golfi im ishte ngjitur deri lart tek buzët, e mëngët ishin tërhequr mbi kurrizin e duarve të cilat ishin bërë akull të ftohta e gati-gati nuk i ndieja.

Neonët… dhe ata kontribonin në atë miksim perfekt elementësh dimërorë, ndriçimi snob i tyre, ajo drita e largët, fekëse, sikur më ngjante me nga ato ofertat e llojit: “merr tre e paguaj vetëm një”.

Teksa përshpejtoja hapat në trotuarin pranë ish-piramidës, kë-puca ime u pengua diku. Ula sytë menjëherë dhe pash një karton të shtruar përtokë, mbi të clin qenë shtrirë dy fëmijë. I madhi kish-te mbështjellë të voglin në një mënyrë të tillë sikur të donte ta ngrohte. Pa dyshim qenë vëllezër.

Flinin.

Le të shpresojmë që këtë fund-vit, të paktën për atë natë, të mos ketë fëmijë të braktisur

Requiem për një natë…

I vogli duhej të ishte jo më shumë se gjashtë vjeç, ndërsa i madhi aty tek tetë.

Nuk kishin hedhur asgjë përsipër, asnjë mbulesë, asgjë prej gjëje.

Flinin të përqafuar nën qiell. Kishin në trup ca rroba të vjetra

dhe këpucë të shtrembëruara.Njerëzit kalonin me nxitim, ndo-

një shpejtonte për të blerë dhuratat e fundit, ndonjë tjetër për të shkuar “në aheng”…

Askush nuk ua hidhte sytë…Qëndrova disa çaste, pa lëvizur,

në këmbë përpara tyre, sikur të kis-ha frikë mos i zgjoja, ndërsa një ado-leshent me kufje në vesh që u shfaq befas përbri meje, e gjuajti me kë-pucë shtrojën e tyre prej kartoni…

Ata nuk u zgjuan. Vazhduan të fli-nin, ashtu; njëri-tjetrin, mbështjellë fort.

Qe një pamje që të shkulte kraha-rorin.

Por skena nuk mbaroi aty, diku më tej pash të ndalonte një makinë. Një grua e veshur bukur e qe e spërkati rrugën, të gjithën me parfum, zbriti vrulltaz prej andej dhe drejtoi hapat drejt hyrjes së televizionit Top Cha-nnel.

Ajo më kishte rënë në sy edhe më parë, nëpër emisione, ku tregon-

te me pathos rreth bamirësive që kryente fondacioni të cilin ajo drej-tonte.

Edhe pse thonë se nuk është mirë t’i shohësh fëmijët kur flenë, i hodha edhe njëherë sytë mbi fytyrat e tyre. Ata vazhdonin të flinin… dhe qenë pranë…fare pranë rrugicës ku du-hej të kalonte ajo; “zonja mediatike”, e cila u ecjak hijerendë me gjithë pe-llushin e saj, të ngrohtë e të shtrenjtë, pa e kthyer kokën nga fëmijët që flinin përtokë (një zot e di se si ata arrinin të flinin në atë të ftohtë …) dhe një derë që u hap e u mbyll menjëherë, e gëll-titi “zonjëzën”brenda.

Vazhdova të ecja... duke e për-fytyruar ndërsa hiqte pellushin ( poshtë tij pa dyshim duhej të kishte veshur ndonjë fustan prerë te stilistja, enkas për atë ditë ) e duke folur me të njëjtin pathos përpara kamerave mbi aktet e bamirësisë...

Ca orë më vonë banorët, besimtarë të kryeqytetit do të mbushnin rrugët ,në mesnatë, në ritualin e tyre të shku-arjes në kishë…

Por unë nuk e mësova dot nëse ndo-një prej tyre i drejtoi sytë mbi fëmijët fatkeqë, apo ndonjë tjetër i qëlloi me këpucë…

Nuk mësova dot më asgjë mbi fa-tin e tyre…

Di vetëm të them që atë natë si-kur më rëndonte diçka në kraharor, ndoshta qe pengu që nuk munda të bëja asgjë...

Di vetëm të them gjithashtu që të nesërmen, e kapa veten duke lëvizur nëpër duar, me nervozizëm teleko-mandën, ndërsa dëgjoja ri-transme-timin e urimit të presidentit, e gishtat u drodhën të tronditur, kur folësja u ndal tek lajmet e kronikës së zezë...

Ca vjet kanë kaluar që atherë... Çdo herë që afrohen Krishtlindjet,

mua më del përpara syve përqafimi i atyre fëmijëve, si një logo sarkasti-ke që të mbrrin befas prej nënvetë-dijes për të tejçuar një kumt e për të të shqetësuar të përditshmen…

Le të shpresojmë që këtë fund-vit, të paktën për atë natë, të mos ketë fëmijë të braktisur që flenë trotu-arëve...

Le të shpresojmë që këtë fund-vit, të paktën për atë natë, “zonjëzat me-diatike” të mos kenë asnjë fustan për të reklamuar…

Le të shpresojmë…

e mërkurë 23 | Dhjetor 2009 | 10

I huaj mes të huajve jam dyfish i huaj mes gomerëve ngarkuar me Dolce&Gabbana, Louis Vitton e marka të tjera

Është krishtlindje, jam vonë për një takim dhe mendoj mbi proletariatin

nga Darien Levani

Qyteti është mbushur plot me drita të vogla, ndoshta sepse është Krish-tlindje. Dyqanet kanë nxjerrë në vi-trinë mallrat më të çuditshme për të habitur turistët që paguajnë shuma të mëdhaja për gjëra të vogla, por nuk janë të mërzitur sepse janë të rinj, sepse janë turist e sepse është Krishtlindje. Nesër do marrin aviona e autobuza e do provojnë ekzistencën e tyre me foto e me fatura dyqanesh të shtrenjta por s’ka rëndësi sepse është Krishtlindje. Marokinet insistojnë tek mundohen të më shesin hashash dhe më premtojnë edhe ulje, ndoshta sep-se qyteti është plot me drita, sepse ndoshta edhe ata besojnë se Krishti do i shpëtojë e sepse në fund të fun-dit është Krishtlindje. I huaj mes të huajve jam dyfish i huaj mes gomerve ngarkuar me Dolce&Gabbana, Louis Vitton e marka të tjera. Mbajnë tra-ste të mëdhaja në të cilat emri i mar-kës është shkruar me ngjyra floriri. Qytetërimi evropian premton shumë e mban shumë nëse je i aftë. Shumë qese kanë edhe një kurorë mbretëro-re apo, siç po thoja, shkrime në ar. Janë shumë dinak, me këto stema në mënyre indirekte u thonë klientëve që edhe këta janë mbretër apo mund të kenë luksin. Quhet marketing, janë shumë të zgjuar. Mundohem te iden-tifikoj motorin qe i lëviz, qe i bën te marrin autobuza e te mbyllen për ore ne ketë çmenduri ku blen dhurata. Be-soj se është K.L e nuk ka nevoje për justifikime te tjera. Duhet të ketë diçka që nuk shkon tek mua sepse rreth e rrotull të gjithë janë te gëzuar e, sikur të mund ta gjeja atë mrrokullun që në kokën time bën që unë të mos dua K.L do e hiqja me forcë e do e hidhja diku në Senë. Ndonjëherë kur eci i ndjej tek lëvizin e shkunden brenda kafkës si copa që janë shkëputur brënda një radioje të vjetër, e sikur ta sh-kundesh e dëgjon qartë që plasen sa andej këtej. Sikur të mund ti hiqja atëherë do ishte perfekte, atëherë dritat s’do më trishton më e do shi-koja kudo vetëm Shpresë Mirësi Të Ardhem e Ndritshme Gëzimin. Por nuk besoj se funksionon kështu. K.L është një feste pagane e më kujton që mbas Urdhërit të Konstantinit e kthyen në datë zyrtare ( Dhurata e Konstantinit në fakt ishte falsifikuar, i gjithë dominimi i territorit nga feja e krishterë bazohet në një gënjeshter ). Pune feje. Perandori mendoi se ja futi Papës e Papa mendoi se ja futi Perandorit por nuk kishin llogaritur kapitalizmin që e hodhi fenë e tyre mbi shtylla elektriku e në vetrina të pastra xham. Kështu pra nxënës të dashur kjo ishte pjesa e shkrimit në

të cilën zbuluam hipokrizinë tredi-mensionale.

Një pemë Viti te Ri kushton 50 euro. Topat e rrumbullaket ( me ngjyra të ndryshme ) kushtojnë nja një euro një, por tek kinezi i gjen me më pak. Pema është një përdo-rimshme dhe nuk mund ta bëjmë konfeksion dhurate.

Më kalojnë anash, krahësh, para, mbrapa, më rrethojnë si osmane të etur. Bëni edhe konfeksion për dhurata ju lutem? Po patjetër zonjë/zonjushë/zotëri, në bëjmë gjithçka, përgjigjen punonjësit e sjellshëm. Nuk i pashë në sy tek bënin dhuratat. Klientët mendojnë se dyqanxhinjtë janë të edukuar, dyqanxhinjtë men-dojnë që klientët janë trapa. Vë bast që po ti shikosh në sy do vesh re që i urrejnë. Edhe kamerieret na urrejnë. Kanë një pushtet të mahnitshëm por janë në dorën tone. Kamerierët kur kthehen në planetin nga i cili vijnë kamerierët janë të aftë të formuloj-në vetëm dy mendime ; seks dhe grushta. Seks për femrat e bukura ( ose meshkujt në rastin e femrave, ose për femrat lesbike, ose mesh-kuj për kamerierët gay, ose për të dy nga kamerierët biseksual, ose edhe seks&dhunë nga kamerierët bi+sadomas, ose ose ose shumë va-riante të tjera ) e dhune kundër të gjithë të tjerëve. Kthehen e shajnë e bëjnë seks e na rrahin në mendjen e tyre pastaj na sjellin bukën. Me

edukatë. Edhe ata që paketojnë janë të ti-

llë. Nëse i pyet do të thonë që janë shkrimtarë, poetë, fotografë, rregji-zorë etj. Ndërkohe presin letrën, e mbështjellin, me mjeshtëri bëjnë fjongo duke përdorur gërshërët mbi lidhësit e ua dorëzojnë buzëqeshur. Por i urrejnë me një urrejtje aq të gjatë saqë tani nuk ka më as arsye e as taban, një urrejtje që qëndron në këmbë thjesht sepse është urrejtje. Urrejtja e tyre ( dhe e imja ) nuk është më e lidhur me ndonjë ideal apo ën-dërr socialiste, ngatërrohet midis zi-lise dhe orarit të zgjatur. Janë njerëz që bëjnë me qindra pako, diçka du-het të mendosh për të mos çmendur. Prodhojnë bisha post-moderne* gjysëm njerëz e gjysëm kuti. Është dhjetor 2009, është demokraci baby. E qeshin, qeshin të gjithë. As klasa as proletariat as nenproletariati**** nuk gjejnë më vend për tu fshehur, ndaj takohen e qeshin e urrehen.

Shumë prej tyre as nuk besoj-në fare të Z-ti a të biri i tij por s’ka rëndësi sepse është Krishtlindje, e shprehin besimin që nuk kanë duke mbushur kuti me kuti të tjera. Unë jam vonë sepse me sa duket diku nëpër mushkëritë e metrosë dys-hojnë për ndonjë atentat e jemi të bllokuar këtu me gëzimin tonë për lajmin e mirë, por të gjithë janë të kënaqur që po presin e nuk shajnë as shtetin e as terroristët sepse është

Krishtlindje. Kur arrij policia ka rret-huar lokalin sepse është Krishtlin-dje dhe ndërsa miqtë më kërkojnë shpjegim për vonesën u tregoj dritat : është Krishtlindje, mbylleni gojën.

Do ishte koincidence e madhe si-kur lindja e Z-tit të përkonte me fe-sten për të, por askush nuk mendon për këto gjera të vogla sepse ai na ka shpëtuar të gjithëve e na e kujton duke na vënë drita nën kokë e tokë nën këmbë e dyqane përballë e kar-ta në portofol. Këto kartat percaktoj-në pozicionin tonë në botë dhe sa më shumë karta të kesh aq më i për-paruar është pozicioni jot dhe aq më shumë shërbime apo dhurata mund të blesh. Tregojmë dashurinë duke hapur portofolin por askush s’e men-don mirë a askush s’më shpjegon që e mendon mirë sepse unë s’i pyes e, edhe sikur t’a bënin besoj se s’do ua var shumë sepse jam i gëzuar sepse është Krishtlindje e, të paktën edhe për ca ditë të tjera, është edhe 2009.

* është hera e parë në krijimta-rinë time që po përdor këtë fjalë pa kuptim ndaj dhe Ju kërkoj të ma falni. Tashmë është një fjalë e rrallë, për-doret gjithmonë e më pak. Deri para disa vitesh intelektualevë të majta u pëlqente shumë, para çdo dileme ( fabrika që mbyllin, protesta në Kili, ) - ngrinin supet e të përgjigjeshin Është periudha postmoderne lal** e të shi-konin me shikimin Duhet ta kuptosh

vete atë që unë di mirë po s’ta them sepse s’mundem. Tani s’e përdorin më aq shumë. Ndoshta kjo është pro-va më e mirë që periudha që jetojmë është vërtet postmoderne.

** është hera e dytë në krijimta-rinë time që po përdor këtë fjalë pa kuptim ndaj dhe Ju kërkoj të ma falni. Tashmë është një fjalë e rrallë, për-doret gjithmonë e më pak. Deri para disa vitesh intelektualevë të majta u pëlqente shumë, para çdo dileme ( fabrika që mbyllin, protesta në Kili, ) - ngrinin supet e të përgjigjeshin Është periudha postmoderne lal** e të shi-konin me shikimin Duhet ta kuptosh vete atë që unë di mirë po s’ta them sepse s’mundem. Tani s’e përdorin më aq shumë. Ndoshta kjo është pro-va më e mirë që periudha që jetojmë është vërtet postmoderne.

*** është hera e trete në krijimta-rinë time ... e kështu me radhe deri në pafundësi.

**** fjalë pjesërisht e pasakte sot. Në të kaluarën me n.p. ( 1 ) përsh-kruhej ajo masë e turbullt e cila nga momenti në moment mund të pësonte një shndërrim social me atë të të ci-lit furnizonte proletariatin me forca të reja. Ajo që London përshkruan mje-shtërisht të The people of the abyss, për të qënë më të qartë. Me një këm-bë në parti, me tjetrën në burg. Komu-nikimi pra mes n.p e proletariatit ishte

11e mërkurë 23 | Dhjetor 2009 |

esmeralda rrustemi Hoxha

E keni parë një tip skeçi diku nëpër tv shqiptare që nxjerr në pah dy edukatore që gjoja ndryshojnë si dita me natën?!?!? Sa herë që e shi-koj unë qesh hidhur…Para pak ko-hësh po kërkoja një kopësht për time bijë. Është hapi i parë për ta socializu-ar në shoqëri dhe për ti dhënë të kup-tojë që në këtë botë nuk jemi vetëm ne , por që gjithsecili ka vëndin e tij.

Vrapi i parë – kopështi shtetëror pse jo, e kam afër shtëpisë, kostoja është shumë e mirë dhe komshiet më kishin thënë që është një ndër kopshtet më të mira ketej pari.

Ta shihje nga jashtë (kurrë mos u gënjeni nga pamja e parë) të merrte në qafë; i lyer, vizatuar dhe i rrethuar , i vendosur në një lagje me rrugë të shtruara (duhet theksuar edhe kjo se të pakta janë lagjet që i kanë rru-gët me asfalt). Sapo hodha këmbën brënda derës kryesore, mu kujtua ajo aroma karakteristike kur unë kam qënë në kopësht, gjellë e përzier me ajër të rënduar dhe me erëza lagështi-re. Muret me bojë të zverdhur, pllakat e shtruara që para tre dekadash vën-de vënde të thyera dhe tavane me ngjyre…se mora vesh dot ngjyren.

Dikur…ajri ishte i freskët dhe aro-mën e lagështirës nuk e njihja, rea-lisht kanë qënë kohët më të arta të fëmijërisë time ato vite të kaluara në kopësht me përparësen e bardhë dhe me emrin tim të qëndisur sipër.

Sot…. fëmijët kalonin me zhur-më përpara meje, disa edhe po me zhbironin me ato syçkat e mbushur plot me kuriozitet duke u fshehur cepave të korridorit, por ata nuk kishin përparëse si dikur , rrobat i kishin plot me lyrë gjelle dhe duart të ngjyrosura nga dheu i oborrit deri në brryla dhe ajo që më goditi më shumë ishin dy djem si dy pika uji me flokët e qethura zero (se di pse ky kopësht po më kujtonte filmin “Lulëkuqë përmbi mure”)

Me një buzëqëshje të sforcuar po dëgjoja përshkrimin nga ana e punonjësve, ishte i saktë dhe pa gabime, mëngjesi dreka dhe zemra ju servireshin fëmijëve sipas dietës së miratuar nga drejtoria , gjumi - gjumë por me një problem të vogël ( ajo nuk e konsideronte të tillë) . Fëmijët flenë përdhe… tek dhoma e lojrave në kohën e drekës shtro-heshin dysheqe sfungjeri nga ata të hollët dhe fëmijët ngjisheshin pranë njëri tjetrit për të përmbushur edhe këtë “detyrim” që ju vë kopështi.

Vura duart në kokë, duke lënë më-njanë që jemi në dimër dhe i ftohti sa vjen e thellohet, por po mendoja me buzën në gaz (këtë herë nga halli që

Dita më shkoi sa në një kopësht shtetëror në tjetrin , diku s’kishte krevat, diku kishte fëmijë mbi kapacitetin

Çerdhja dhe kopështi, hapat e parë të formimit të fëmijës

mos të shpërtheja) “Hajde punë që do kem pasi të kthehet vajza nga ko-pështi – parazitë (janë fëmijë prekin gjithcka me duar dhe pastaj prekin flokët) viruse, zgjebë e larg qoftë ndonjë sëmundje lëkure”.

Duke e falenderuar drejtuesen e kopështit, u mundova ti shpjego-ja arsyet e mia, por ajo as donte të dëgjonte. “ Ua goce – me tha, të gjit-ha kopështet shtetërore kështu janë, mos kërko kot… pastaj me atë kosto që paguani ju doni dhe luks!!!!

Ika, realisht ika pasi e falende-rova me gjysëm zëri – u ndjeva në faj sepse po kërkoja një krevat për time bijë në kopësht, por… vrapin tim e ndaloi mu në prag të portës kryesore një makinë që gati gati më preu gishtat e këmbës. Ju tregova më sipër që rrugët në atë lagje janë të shtruara?!?! Epo kjo i ka pozitivet dhe negativet e veta…

Dita më shkoi sa në një kopësht shtetëror në tjetrin , diku s’kishte krevat, diku kishte fëmijë mbi ka-pacitetin, diku i rrihnin fëmijët dhe i vinin në gjumë pa ngrënë ( thashet-hem nga një shitëse afër kopshtit) që më thirri kastile kur unë po prisja që dikush të më hapte portën.

” O tu bëftë nëna, këto këtu nuk ju japin fëmijëve as ujë sepse pastaj ata urinojnë dhe duhet ti cojnë në banjo”. Këtë më tha ajo ndër të tjera ,që më bëri të ktheja thembrat nga majat dhe të mbaja vrapin në një ko-pësht privat aty afër.

Rrugës po mendoja për çerdhet…. Nëse qënka kaq e vështirë të kënaqesh me edukimin e fëmijës në një kopësht shtetëror dhe me kush-tet që ai ofron, sa e vështirë është për fëmijët e çerdhes të cilët nuk kanë as gojë të ankohen?!? Sa të vështirë e kanë prindrit me më shumë se një fëmijë?! Sa e vështirë është që të

punosh dhe të rritësh fëmijë duke qënë e ndërgjegjshme që po e çon në një vënd që s’plotëson as kushtet minimale të rritjes së tij?!?

Kurioze jam të di nëse drejtuesit e këtyre institucioneve i çojnë fëmijët e tyre në këto kopshte. A e dinë këta drejtues që çdo ditë ambulancat janë plot me fëmijë të moshës nën 6 vjeç të ftohur dhe me viruse , a e dinë këta drejtues që e ashtuquaj-tura dietë e tyre ( i kanë kaloritë e përcaktuara që mos të shëndoshen fëmijët shumë) jo rrallë herë përgjy-smohet sepse duhet të hanë edhe edukatoret?! A e dinë këta drejtues që kur kthehet fëmija nga kopështi i ka brekët plot m… sepse në ko-pësht shpesh nuk ka as ujë dhe as letër për tu pastruar?! A e dinë këta drejtues që kanë vënë për të eduku-ar një brez, edukatorë me nerva të dobësuara që s’dinë të ndajnë hallet e shtëpisë me punën dhe nervat jua shkarkojnë fëmijëve të botës?!?!

Hë dhe ti – më tha një mikja ime ,se mos ajo jotja ( e kishte fjalën për time bijë) është ndryshe nga tanët?! Do mësohet edhe ajo, do i stërvitet organizmi dhe nuk do të të sëmuret kur të shkojë në shkollë sepse do i ketë kaluar të gjitha viruset dhe sëmundjet e mundshme në kopësht.

Por - vazhdoi ajo - do të të jap vetëm një këshillë: “Mos i mëso edu-katoret me dhurata e kafe se po filluan ato, të shkoi viti 365 ditë feste për edu-katoret”- dhe ja plasi një të qeshure cinike. Nese kopështi shtetëror është kthyer pothuajse në pronë private të edukatorëve, them pronë private sep-se përvec se duhet të jesh në rregull me dokumentacionin përkatës duhet edhe të njohësh dikë aty brënda që të ta rregjistrojë , kjo sepse ,sipas tyre ka një mbipopullim fëmijësh nëpër grupe.Edhe pasi ta kesh rregjistruar

duhet ta mbash mirë, por mirë ama me edukatoret se për ndryshe fëmi-ja yt do filojë të “dhunohet” psikolo-gjikisht – ka pasë raste edhe për një pako kafe , po po një pako të qelbur kafeje…..

Shumë prindër miklohen nga ide-ja e pagesës relativisht të ulët dhe e lëshojnë vrapin nëpër këto kopësh-te por shpesh kthehen me zemër të lënduar sepse vëndet janë të zëna dhe detyrohen o të kthejnë sytë nga kopshtet private ose dadove në shtëpi. Por këtu fillon çalon puna; Nëse në një kopësht shtetëror tari-fa është pothuajse e perballueshme në një tjetër kopësht por këtë herë privat tarifat variojnë nga 4 – 6 herë më shumë përqindja më e madhe e prindërve në Shqipëri nuk mund ta përballojë një pagesë të tillë.

Pasojat: Femijë të rritur nëpër komshie, me gjyshen ose edhe vetëm në shtëpi nën kujdestarinë e motrave apo vëllezërve pak më të rritur. Të hipnotizuar përpara televi-zorit me Ëinxa dhe heronjë japonezë, fëmijë që duhet ti thërrasësh dhjetë herë që të të kthejnë përgjigje një herë, fëmijë që krijojnë botën e tyre të izoluar dhe mbi të gjitha fëmijë që rriten vetëm.

***Pashë ç’pashë dhe e lashë te

gjyshja vajzën edhe pak ditë deri sa gjeta një kopësht të ashtuquajtur privat i cili plotëson kushte të shën-detshme për rritjen e një fëmije. Rri e rri dhe mendoj , nese deri nesër do ngelem pa punë ( një zot e di me këtë treg pune që kemi ne) do vazhdoj ta çoj në të njëjtin kopësht apo do mbyll një sy dhe një vesh dhe do e çoj tek shtetërori dhe do i “korruptoj” edukatoret që ta kenë më shumë kujdes fëmijët tim?!

një gjë normale, të rinj plus ideale hidheshin në p., të vjetër minus ideale hidheshin në n.p.

Me rënien e proletariatit bje edhe n.p. Kjo është edhe arsyeja për të ci-lën n.p. shikon blerësit e luksit jo më me ndonjë ideal barazie – i hedhim poshtë, u marrim pasurinë, e shpërn-dajmë në mënyre të barabartë e je-tojmë të gjithë më mirë – por me një Zili të thjeshtë e banale. N.p, ashtu si proletariati, nuk dëshiron më të eli-minojë borgjezinë e re, do vetëm ta zëvendësojë.

1- (Meqë këto shënimet në fund janë të mërzitshëm e me siguri s’do i lexoje njeri po vazhdoj)

Mund të duhet e çuditshme se si nuk ekziston një shprehje si “nën-bor-gjezia” që mund ti korrespondonte kuptimin të n.p. në anën tjetër të llo-gores. Ish p.+ideale do ju thoshin që kjo është një shenjë e qartë e faktit që klasa borgjeze është e mbyllur në ve-tvete, pak hyjnë e pak dalin ( Monte-Cristo, por është thjesht një libër për fëmije) e pak dalin ( Feltrinelli, por është një përjashtim.) Nuk i besoj aq shumë këtij versioni. Besoj se në disa momente historia ishte e tillë

n.p. ----> proletariat ----> nënbor-gjezi (?) ---> borgjezi

pra sikur ajo që ndodh sot ( shiko sipër Zilia ) në fund të fundit nuk është asgjë e re në thelb meqë qëllimi e procesi është i njëjti, por ama është i re në mënyrën se si ndodh. Ajo që ka rënë, mbas rënies së Murit, nuk është aq shumë klasa e as ndarja e saj, por forma me të cilën në përcaktonim ecjen sociale në Shekullin e vjetër. Është i njëjti proces i cili bën që prol. – ideale të thonë shpeshherë që “ Demokracia është diktatura me ca forma të tjera.” Dhe në fakt është pak për të të ardhur keq sepse i bje që i gjithë shekulli i kaluar na ka shërbyer vetëm për të arritur ndonjë përparim teknologjik e pak përpa-rime sociale. Klasa borgjeze ishte e tille sepse kishte një fare mirëqenje ekonomike, por jo vetëm. Të qenurit borgjez, ashtu si të qenurit proletar ishte një mirëqënje ekonomike po aq sa edhe një gjendje psikologjike që shprehej pastaj me ide konserva-tore, edukate, një fare qëndrimi ndaj femrave etj. Është kjo e fundit që i mungon klasës se sotme. Pasuria nuk të bën borgjez ashtu si tesera a P.P.Sh nuk të bënte detyrimisht komunist. Pa-suria të bën thjesht të pasur. Mënyra e trajtimit të femrës p.sh, nga Borgjezi & nga i Pasuri është shenja më e duk-shme e këtij ndryshimi, por tani përtoj ta shpjegoj më gjate

( kush e gjen i pari kontradiktën në këtë mendimi fiton një arush sfun-gjeri veshur si pilot aviacioni. Arushi në fjalë është fituar nga i nënshkruari, mbas shumë tentativash, në një nga ato makina të cilat të marrin monedha e të japin arusha, nëse je shumë me fat. Me ndërrimin e shtëpisë arushi ka dale tepër e në fakt unë e kapa gabi-misht ndërsa mundohesha të kapja Stiwie Griffin. )

e mërkurë 23 | Dhjetor 2009 | 12

(Vijon nga faqe 5)

nga Jean-Arnault Dérens

...Një batutë e njohur boshnjake rezymon shkëlqyeshëm këtë gjendje. Një imam fillon predikimin : « vëllezër që jeni në fund të sallës iu përshëndes me ‘aleikoum salam’, besimtarët që jeni në mes iu përshëndes me ‘mirëdi-ta zotërinj’, ndërsa ju që jeni në rendin e parë : ‘përshëndetje shokë’ ! »….

Është fakt se Partia e Aksionit De-mokratik (Stranka demokratske akcije, SDA) e Bosnje dhe Herzegovinës ose Bashkësia Demokrate Kroate (Hrvat-ska demokratska zajednica, HDZ) kanë rimarrë kuadrot, strukturat dhe me-todat e pushtetit, si dhe të organizimit të ish-Lidhjes Komuniste. Themeluesi i HDZ-së, Franjo Tugjmani (1922-1999), « babai i pavarësisë kroate » ishte vet një partizan i Luftës së Dytë Botërore, një gjeneral i ushtrisë jugosllave dhe një militant komunist i « konvertuar » në nacionalist. Në anën tjetër, themelu-esi i SDA-së, Alija Izetbegoviqi (1925-2003) ishte një nga udhëheqësit e rrallë pasjugosllav që nuk kishte qenë kurrë anëtar i partisë : tërë kariera e tij ideologjike dhe politike ishte zhvilluar në një botë intelektuale të dominuar nga islami.

Në Kroaci, si në Bosnje dhe Herze-govinë, partitë social-demokrate (SDP) janë trashëguese të drejtpërdrejt të ish-Lidhjes Komuniste. Ivica Raçani, drejtuesi i SDP-së kroate, kryeministër i vendit më 2000-2003 ka qenë një nga protagonistët kryesor të Kongresit të XIV të Lidhjes së Komunistëve Jugo-sllavë në janar të vitit 1990, që ishte edhe kongresi i saj i fundit.

Më pas, e rëndësishme është të ri-kujtohet se kjo Lidhje e Komunistëve Jugosllavë ishte e ndarë në disa Lidhje të Republikave Federative, përfshirë edhe në dy krahinat e atëhershme au-tonome të Vojvodinës dhe Kosovës, të cilat kishin gjithashtu organizatat e tyre të veçanta. Gjatë viteve 1980, federata jugosllave u shndërrua kësisoj në një « federatë të burokracive komuniste re-publikane », që i mbronte veçmas inte-resat e republikave përkatëse, gjë që nuk zhvillohej pa tensione dhe përpla-sje. Lidhja e Komunistëve luajti një rol parësor në pavarësimin e Sllovenisë.

Pra, SDP-të e viteve të 90’ta paraqi-teshin me të drejtë si grupime « naci-onale », edhe pse partitë nacionaliste ia adresonin shpeshherë akuzën e perceptuar si poshtëruese, si « ju-gonostalgjikë ». Gjatë zgjedhjeve të para shumëpartiake kroate, në pran-verën e vitit 1990, SDP-ja promovonte një program që supozonte më shumë një reformë radikale të institucioneve jugosllave se një shkëputje nga kua-dri federal, gjë që i mundësoi edhe përfitimin e një numri të madh votash serbe.

Në kontekstin e luftërave të viteve të ’90-ta, SDP-të nga Kroacia dhe Bosnje e Herzegovina patën vështirësi të mëd-ha për ta promovuar një zë të veçantë. Fitorja e SDP-së kroate në zgjedhjet e 3 janarit 2000 ishte më shumë rezultat i vdekjes së Franjo Tugjmanit, por edhe e ripushtimit të tërë territorit kroat

(1995) dhe reintegrimit të plotë të zo-nave serbe (1998).

Në Bosnje dhe Herzegovinë, SDP-ja do të merrë pjesë në qeveritë e luf-tës së Sarajevës, gjë që e përkufizoi vëmendjen e saj në rajonet e kontro-lluara nga kjo qeveri, që ishin kryesisht në mesin e komunitetit boshnjako-mysliman. Edhe sot, SDP-ja paraqitet sikur një parti « unitariste », në favor të përforcimit të shtetit të centralizuar dhe kundër kompetencave të zgjeruara të të dy « entiteve », Republikën Sërp-ska dhe Federatën kroato-boshnjake të Bosnje dhe Herzegovinës, të cilat e përbëjnë shtetin që nga marrëveshja e paqës në Dejton (1995). SDP-ja synon një elektorat « qytetar », që i kundër-shton ndarjet etnike, por pjesëmarrja e saj në qeveri (2000-2002) nuk ka lënë kujtime shumë të mira.

Trashëgimia e ish-Lidhjeve është kontestuar gjithashtu nga grupimet e tjera, shpeshherë të dalura struk-turalisht nga organizatat e ndryshme të periudhës socialiste (organizatat e të rinjve, frontet e masave etj). Këto organizata kanë pasur përgjithësisht një audiencë mjaft të kufizuar. Më pas, kryeministri i fundit i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, reformatori kroat Ante Markoviq, nxiti themelimin e lëvizjeve reformatore, që patën shkurtëgjatësi, por që kanë mundur të transformohen nganjëherë në parti me inspirim social-demokrat. Kështu që në Bosnje, rryma social-de-mokrate është e ndarë në funksion të dy rrymave të saj: SDP buron drejtpër-drejt nga ish-Lidhja e komunistëve, ndërsa Unioni i Socialdemokratëve boshnjako-herzegovas - që drejtohet me vite të tëra nga kryetari i Tuzllës Selim Besllagiqi - mbetet trashëgimta-ri i lëvizjes reformatore. Ndonëse këto dy grupe janë bashkuar formalisht, ato vazhdojnë të kenë kundërshtime të

fuqishme personale. Kësisoj, shënuesi kryesor që e mun-

dëson identifikimin e partive politike në të majtën e skemës politike mbeten më shumë prejardhjet e tyre se pro-gramet ose përzgjedhjet e tyre politi-ke. Rastet e Serbisë dhe Malit të zi pa-raqesin megjithatë veçori të thella.

Rasti seRb Është në Serbi ku nocioni i së « maj-

tës » është ndoshta më i zhvlerësuar, ngase ai mbetet i ndërlidhur me regji-min e Sllobodan Millosheviqit dhe të partisë së tij, Partia Socialiste e Serbisë (SPS), trashëgimtarja e drejtpërdrejt e Lidhjes së Komunistëve të Serbisë (Sa-vez Komunista Srbije, SKS).

Në strategjinë e tij për ta marrë pushtetin, Sllobodan Miloseviqi ka fillu-ar njëherë ta merr kontrollin mbi SKS-në, para se ta shtrijë atë në organizatat e partisë nëpër krahinat autonome të Vojvodinës dhe të Kosovës, si edhe në Republikën e Malit të zi. Kësisoj, ai kontrollonte katër burokracitë republi-kane, që ia mundësonin katër nga tetë votat në instancat federative.

Politikisht, ngritja e Millosheviqit është shënuar në dinamikën e një di-alektike të menaxhuar mjaft mirë: me njërën dorë, shefi i Beogradit rehabili-tonte dhe eksitonte nacionalizmin i cili ishte goditur nga një ndalesë të gjatë nën Titon dhe me dorën tjetër, ai pa-raqitej sikur mbrojtësi i Jugosllavisë federative dhe socialiste përballë « secesionistëve » sllovenë, kroatë ose shqiptarë të Kosovës. Kjo politikë ia ka sjellur mbështetjen përfundimtare të Armatës Popullore të Jugosllavisë (Jugoslovenska Narodna Armija, JNA), e cila kishte strukturat e saj komuniste dhe gëzonte de fakto statusin e një en-titeti federativ autonom. Pas Kongresit të XIV në janar të vitit 1990, drejtuesit e JNA-së, nën impulsionin e gjeneralit

Veljko Kadijeviq qenë joshur nga op-sioni puçist për « shpëtimin e federa-tës », mirëpo ky projekt nuk u realizua kurrë.

Përkundrazi, në fund, ata iu bashkën-gjitën projektit politik të Millosheviqit i cili në ndërkohë e përfitoi sërish një pjesë të rëndësishme të opozitës naci-onaliste. Njëherësh, më vitin 1990, kjo opozitë e perceptonte Millosheviqin si një trashëgimtar të sistemit përbuzës komunist. « Gjenialiteti » i Millosheviqit ishte që të grumbulloi rreth vetes gru-pet e ndryshme që krijoheshin, si dhe t’i dërgoi grupet e tyre të armatosura - që buronin shpeshherë nga tifozët e klubeve të futbollit - në vijat e para të frontit në Kroaci.

Vojisllav Shesheli, që mori drejtimin e Partisë Radikale Serbe (Srpska ra-dikalna stranka, SRS) ishte njeriu që e mundësoi këtë rikuperim politik, deri-sa një bandit i madh, që kontrollohej nga policia sekrete, Zheljko Razhnatoviqi, më i njohur nga nofka e tij si komandant Arkani, mori për detyrë themelimin e grupeve të para paramilitare. I dalur nga theka e njëjtë nacionaliste dhe monarki-ste, Vuk Drashkoviqi ishte i vetmi që kup-toj manipulimin dhe që bashkoi rrymat e atëhershme opozitare.

Gjatë tërë vitet e ‘90-ta, skena politi-ke serbe mbeti ngushtë e kontrolluar nga Sllobodan Millosheviqi, nga Partia e tij Socialiste të Serbisë (Socialisticka Partija Srbije, SPS) dhe « satelitët » e saj : SRS-ja, e cila duhej të zotëronte fushën politike të së djathtës dhe Lëvizjen Jugo-sllave (JUL), të udhëhequr nga bashkës-hortja e shefit të Beogradit, e cila duhej ta zotëonte fushën politike të së majtës.

Kjo dikotomi pikëtakohej edhe në republikat e tjera jugosllave të përça-ra nga luftërat. Derisa partitë serbe të Kroacisë dhe Bosnjes, themelimi i së cilave ishte nxitur nga Millosheviqi, referoheshin në një nacionalizëm ro-

mantik, në monarkinë dhe në Kishën ortodokse, ato gëzonin mbështetjen e ish-kuadrove të JNA-së të krijuara në shkollën komuniste. I tillë ishte rasti i shefit ushtarak të Serbëve të Bosnjes, Ratko Mladiqit, që qe i « obliguar » të kompozoj me folklorin çetnik megjit-hëse prindërit e tij, partizanë komunist, ishin ekzekutuar nga çetnikët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përballë këtij sistemi mbizotëru-es, opozita ishte e pafuqishme. De-risa referencat ideologjike e shumë udhëheqësve të kësaj opozite i klasifi-konin në të majtë – siç ishte rasti i Zo-ran Gjingjiqit (1952-2003) –, ata duhej të denonconin të « majtën në pushtet », e cila përfaqësohej nga çifti Milloshe-viq-Markoviq. Jashtë kërkesave demo-kratike, kjo opozitë nuk mund të for-mulonte asnjë program të vërtetë. Ajo ndahej edhe në çështjet thelbësore, si në marrëdhëniet me nacionalistët ser-bë të Bosnje dhe Herzegovinës, të cilët vet Zoran Gjingjiqi i mbështeti në vitin 1994 - para së gjithash me një oportu-nizëm politik të pamenduar mirë - pasi që Millosheviqi qe distancuar nga ta,

në Mal të zi, paRtia nuk vdes kuRRë!

Mali i zi është një shembull ekstrem dhe unik i paparë askund në Evropë, përkatësisht të mbetjes në pushtet të ish-partisë komuniste pa asnjë ndër-prerje kohore. E riemëruar Parti De-mokratike e Socialistëve (Demokrat-ska Partija Socialista, DPS), ish-Lidhja Komuniste e Malit të zi (SKCG) nuk i ka humbur asnjëherë zgjedhjet që nga fillimi i sistemit shumëpartiak. Vërtetë, partia ka pësuar disa fraksione. Më vi-tin 1988, « revolucioni antiburokratik » i famshëm, që ishte kurdisur nga Beo-gradi, mundësoi eliminimin e gardës së vjetër të partisë malazeze, e cila u zëvëndësua nga kuadro të reja, atëbotë besnike të Sllobodan Millosheviqit. Ata quheshin Momir Bulatoviq, Millo Gjukanoviq, Filip Vujanoviq, Svetozar Maroviq… Ishin këta që e menaxhu-an transformimin e SKCG-së në DPS, duke i qëndruar besnik Beogradit deri në mesin e viteve të ’90-ta.

Në atë moment, grupi i udhëhequr nga Millo Gjukanoviqi filloi që të dis-tancohet nga Beogradi, duke i bërë laj-ka perëndimit dhe duke i rimarrë për llogari të tij tezat e pavarësisë, që deri atëherë promovoheshin vetëm nga Aleanca Liberale e Malit të zi (LSCG), të krijuar më vitin 1990 nga ish-ku-adrotë e rinisë komuniste, si Sllavko Peroviqi. Ky zhvillim ekonomik i DPS-it e provokoi ndarjen e elementeve be-snike të Beogradit, të cilat e themeluan Partinë Socialiste Popullore (SNP), nën udhëheqjen e Momir Bulatoviqit. Pas vitit 2000, kjo parti afrohet me rrymat

Dilemat që i sjellin, si dhe energjia shoqërore që nxisin OJQ-të janë faktorë thelbësor të vitalitetit demokratik

të jesh i majtë në ballkan, mision i pamundshëm?

13e mërkurë 23 | Dhjetor 2009 |

ADMIRAL GËRVENI MENDON SE ËSHTË VIP

TIRANË - Sipas dëshmive të ndryshme të

grumbulluara në shtyp mësojmë se Admiral

Gërveni mendon se është bërë person VIP. Si-

pas mediave të shkruara Admiral Gërveni men-

don “Se është alamet kingu.” dhe se ‘Uniforma

i shkon jashtëzakonisht, se tregon një bukuri të

jashtëzakonshme mashkullore. Të papërballu-

eshme për audiencën femër.. Sipas raportit

Admirali Gërvenji mendon: “Dukem tamam si

aktor hollivudi, si Denzel Uashingtoni po të ishte

i bardhë. Plus që dal në televizor, dhe jo dosido

por tek lajmet. Dhe kam pushtet, se Admiral jo

shaka. Hahahahahaaaa!!!” Por mjekët psikologë

pohojnë se mendime të tilla tregojnë se Admiral

Gërvenji është bërë pishman që i hyri kësaj pune

me negociatat e ujrave kombëtarë, dhe se në nën-

dërgjegje mallkon ditën që u bë Admiral.

BIXHOZXHIU I 21 DHJETORIT SOT NDIHET ME FAT

21 DHJETORI - TIRANË - Bixhozxhiu ordiner

i lagjes së 21 Dhjetorit në kryeqytet, 49 vjeçari

Luan Peskaçi, bëri të ditur me anë të një njoftimi

për shtyp se sot ndihet me fat. Z. Perskaçi sqaron

se ka humbur rreth 12 milionë lekë të vjetra në

bixhoz gjatë vitit 2009, por se me fatin që ndjen

se i ka ardhur Z. Perkaçi është i bindur se do t’i

fitojë të gjitha paratë e humbura 5 fish gjatë di-

tës së sotme.”Sot është dita ime me fat, e ndjej

zemra, e ndjej. Nesër në kët orë pa 60 miljonë

lekë në xhep nuk më shef rrugës. Mësohet se Z.

Luan Peskaçi ka bërë dje porosinë për një auto-

veturë të re për të cilën do të paguajë me paratë

që me siguri do të fitojë nesër në bixhoz.

20 VJEçARJA, ARROGANTE

ME PËRDORIMIN E SHKALLËS

TIRANË - Në ditën e dytë të lyerjes së shtë-

pisë, 20 vjeçarja nga Tirana, Makarena Shala ka

arritur një nivel të lartë arrogance me mënyrën

sesi përdor shkallën e aluminit me dy këmbë.

“Kur nisi të lyente apartamentin dje hipte në

shkallë me hapa të lehtë dhe mbahej fort kur

e ngjiste, kurse tani hypën nga ana e gabuar e

shkallës, me dy kova bojë njëherë. I thyen rre-

gullat e sigurisë se i duket vetja që nuk mund të

bjerë. “ na tregon komshiu i Makarenës, Përgjim

Buzi, “- Unë e di ç’flas. Se e kam vëzhguar vajzën

gjithë kohën. “Dje jam skandalizuar kur njërën

këmbë e mbate në shkallë, tjetrën në parvaz të

dritares. Ky veprim i thyen gjithë rregullat e si-

gurisë. Unë vetëm shpresoj të mos bjerë nga sh-

kalla, sepse ajo është një vajzë e bukur... e bukur.

Ke qejf ta vëzhgosh gjithë ditën.”

MISS ALBANIA NUDO HUMBET KURORËN

PASI SHFAQET E VESHUR NË PUBLIK

DURRËS - Miss Albania Nudo 2009, Brikena Pa-

cipa u detyrua ditën e martë të dorëzojë kurorën

e Missit Nudo pasi shtypi botoi disa fotografi në

seksionin e paparazzit ku zonjusha pacipa shihet

e shfaqur në publik plotësisht e veshur. “Zonjus-

ha Brikena Pacipa është sjellë në një mënyrë të

turpshme dhe të papranueshme. Ka lënduar ën-

drrat e vajzave të vogla që marrin shembull prej

saj,” - thotë Mentor Babagunga, organizator i even-

tit Miss Albania Nudo. “Ne jemi një organizim non-

profit që fitimet i përdor për inkurajimin e nudiz-

mit në brezin e ri, prandaj nuk mund ta pranojmë

vendimin e Brikena Pacipës për tu veshur.

BREZI I NJËZETËECAVJEçARËVE MBUSH 35 VJEç

TIRANË - Opinioni publik ka mbetur i shoku-

ar nga lajmet e fundit që vijnë nga Ministria e

Brendshme në lidhje me përbërjen e populla-

tës. Brezi i njëzetë vjeçarëve ka mbushur tashmë

35 vjetorin. Sipas raporteve të regjistrit dixhital

të popullatës njëzetëecavjeçarët nuk janë më 20

deri në 29 vjeçarë që veshin këpucë me majë

dhe xhinse të ngushta dhe e gdhijnë tek blloku.

Shumica e tyre tashmë janë martuar dhe rreth

35% kanë të paktën një fëmijë. “Pleqërisë nuk

i shpëtuan dot studentët e dhjetorit që ishin he-

ronj, e jo më brezi ynë që më shumë ka parë

kofshët e Ambrës në “Non e La Rai” sesa ka

lexuar historinë e popullit shqiptar,” - na thotë

me sinqeritet të veçantë Sinqeritet Veçani, një

njëzetëecavjeçar që në marsin e ardhshëm mb-

ush 36 vjeç.

PASAGJERI I AUTOBUZIT ZHYTET

NË LEXIMIN E LIBRIT TË PASAGJERES PËRBRI

NDROQ - Pasagjeri i linjës interurba-

ne Ndroq Tiranë, çlirim Lloshi, e gjeti veten

shumë të tërhequr në leximin e librit të infer-

mjerisë së studentes së vitit të dytë Reçipeta

Dardha e cila ishte ulur pranë tij në autobuz të

hënën në mëngjes. “Pacientëve që vuajnë nga

ulçrat në pulpat dhe këmbët mund tu vendo-

set një çizme Unna në rast se ulçrat janë të pa-

infektuara dhe nuk kanë hyrë në fazën nekro-

tike”, lexoi çlirim Lloshi me bisht të syrit dhe

kaq mjaftoi që të ndizte brenda tij zjarrin

e kërshërisë për të mësuar më shumë mbi

çizmen Unna dhe dëshirën për tu bëri in-

fermjer.

LOKALI QË MË PARË ISHTE INTERESANT,

TASHMË ËSHTË BËRË I MËRZITSHËM

Qyteti Studenti - 23 Vjeçarja Mimoza Kër-

kuçka, studente e fakultetit juridik në universi-

tetin e Tiranës është njëra prej dëshmitëve që

konfirmojnë se lokali në qendër të qytetit stu-

denti që vitin e kaluar ishte vendi i preferuar

për orët e gjata të kafesë, këtë vit ka marrë fund

si ambient. “Kur u futa në shkollë para një viti,

ky ishte lokali më i lezeçëm në qytet studenti.

Kurse këtë vit është mbushur me këta që kanë

ardhur në vit të parë. S’e kuptoj çfarë i ndodhi

si lokal, po për mua ka vdekur si ambient. Vjet

kanë pasur edhe muzikë shumë të mirë, ka pas

këngë që ishin në majat e hit paradës atëhere,

kurse tani luajnë vetëm muzikën e fundit. S’ka

fare ndonjë këngë nga vjet dmth. Prandaj s’më

pëlqen.”

lajmetnga blendi salaj

nacionaliste serbe të Malit të zi, duke u përpjekur që t’i referohet Sllobodan Millosheviqit. Kjo krijoi edhe një ndarje të re : Momir Bulatoviqi i mbeti besnik mentorit të tij duke e themeluar partinë minore - Partinë Kombëtare Socialiste (NSS) dhe duke ia lënë kontrollin e SNP-së, Predrag Bullatoviqit (këta dy të fundit nuk kanë lidhje direkte familjare).

SNP-ja përpiqej që t’i përbashkonte referencat « jugosllave », përkujdesjen sociale dhe angazhimin « unionist » në dobi të ruajtjes së lidhjeve në mes Serbisë dhe Malit të zi. Megjithatë, be-teja unioniste bëri që ai të lidhet me grupimet nacionaliste serbomëdha, si grupet që bashkohen sot rreth Listës serbe të Andrija Mandiqit.

Nga ana e tij, DPS-i është para së gji-thash një klub biznesi dhe pushteti, që e ka sjellur Malin e zi në një kupë që i shërben pasurimit marramendës të drejtuesve të tij, të cilët vazhdojnë që t’i monopolizojnë të gjitha funksionet publike. Megjithatë, DPS-i qeveris ven-din në partneritet me Partinë minore Social-Demokrate (SDP), një grup po-litik që ka qenë më shumë indepen-

dentist dhe që ka ditur gjithashtu të udhëheq beteja shumë të nevojshme për Malin e zi (të drejtat e minoritete-ve, feminizmin etj). Këto vitet e fundit, duke e ruajtur një sociologji të veçantë (partia numëron shumë anëtarë nga pakicat kombëtare), SDP-ja ka brakti-sur shumicën e veçorive të saj ideolo-gjike për të marrë pjesë në mënyrë të drejtpërdrejt në sistemin e pushtetit të vendosur nga Millo Gjukanoviqi. Drej-tuesi i partisë, Ranko Krivokapiq, krye-tar i Kuvendit, është njeriu i tretë i shte-tit dhe i « sistemit » të Gjukanoviqit.

dalliMe ideoloGjike ?Në Maqedoni është sot e vështirë të

gjinden dallime thelbësore programo-re midis Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë (Socijaldemokratski Soj-uz na Make donija, SDSM) dhe VMRO-DPMNE, emri i së cilës (Organizata e Brendshme Revolucionare e Maqedo-nisë – Lëvizja Demokratike e Bashkimit Kombëtar Maqedone) rikujton « folklo-rin » patriotik maqedon gjatë fillimit të shekullit XX. Të dy partitë kanë pak a shumë orientime të njëjta, të drejtuara

rreth mbrojtjes së shtetit maqedonas dhe të identitetit kombëtar. Synimet e tyre janë gjithashtu të përbashkëta : vazhdimi i privatizimit dhe tranzicionit drejt ekonomisë së tregut, integrimi euro-atlantik, etj – siç janë edhe me-todat e tyre të pushtetit, që shënohen përmes një klientelizmi të rëndë.

Mbase, shumica e këtyre synimeve shënojnë një konsensus të gjerë në të gjitha shtetet e rajonit, ku pyetja the-melore e integrimit evropian nuk është kurrë objekt i një debati të vërtetë politik. Realisht, polemikat ndërtohen vetëm në mënyrën e afrimit të syni-mit evropian, pa i parashtruar fare çështjet përmbajtësore politike dhe sociale të integrimit.

ojq, «shoqëRi civile»: paRadiGMa të Reja Mirëpo , disa tema të rëndësishme

politike barten nga disa aktorë të tjerë shoqërorë, të cilët e mbulojnë hapësirën e krijuar nga heshtja e partive, qoftë kjo mbrojtja e mjedisit, të drejtat e grave dhe lufta kundër modeleve patriarkale të acaruara

nga vitet e luftës dhe kultin e dhunës, politike ose mafioze, apo qoftë edhe të drejtat shoqërore.

OJQ-të janë akuzuar shpeshherë si bartëse të vlerave ideologjike perën-dimore, të « braktisura » mbi realitete ekzogjene. Është e vërtetë se këto OJQ gëzojnë shpeshherë financime të huaja (Bashkimit Evropian, SHBA-ve, fondacione private etj), e që kanë mundur të jenë objekt manipulimi politik (sipas skemës famoze, shumë shpejtë e demantuar, e « revolucioneve kolorite », modeli i së cilës ishte rënia e Millosheviqit në Serbi). Megjithatë, çdo qasje negative për këto OJQ do të ishte e gabuar, pavarësisht imazhit karika-tural të « demokratëve profesionist » që paguhen mirë, domosdoshmërisht anglofon, e që kanë mundur të vetësh-pallen si zëdhënës të një « shoqërie civile » shpeshherë e vështirë për t’u identifikuar…

Dilemat që i sjellin, si dhe energjia shoqërore që nxisin këto OJQ janë në fakt faktorë thelbësor të vitalitetit de-mokratik.

Në mesin e këtyre OJQ-ve, galaksia

feministe është ndoshta më aktivja. Feministët e ish-Jugosllavisë, siç janë « Femrat në të zeza » të Beogradit, nuk e kanë pasur asnjëherë të vështirë që të ruajnë midis tyre lidhje aktive solida-rizimi ndërkufitar, duke e përfaqësuar kështu një alternativë shumë politike kundrejt nacionalizmave të ndryshëm.

Njëlloj, disa rrjete, si Iniciativa Qyte-tare (Gradjanske Inicijative) ka arritur që të federalizoj një numër të madh shoqatash lokale. Në këtë aspekt, mo-bilizimet mjedisore përfaqësojnë një fenomen të ri dhe mjaft premtues. Mo-bilizimet e viteve të fundit kundër pro-jekteve të barrikaduara me pasoja të rënda mjedisore, si në Bosnje-Herze-govinë ose në Mal të zi, kanë mundësu-ar hapjen e debatit të ri mbi modelin e zhvillimit ekonomik të propozuar në shtetet e rajonit, mbi konfuzionin në mes interesave politike, ekonomike dhe mafioze…

(Shqipëroi nga frengjishtja : Belgzim Kamberi)

(Vijon numrin e ardhshëm)

e mërkurë 23 | Dhjetor 2009 | 14

e shfrytëzimit të pakufijshëm

(Vijon nga faqe 2)

...dhe në prodhimin e prodhuesve. Nga kjo mangësi thelbësore, i gjetur në mitin Walrasian të ‘teorisë së pa-stër’, rrjedhin të gjitha mangësitë dhe mungesat e disiplinës së ekonomisë, dhe të kokëfortësisë me të cilën ajo ruan kundërshtitë arbitrare që vetë i shkakton, me vetë ekzistencën e vet, midis logjikës specifikisht ekonomi-ke – të mbështetur në konkurrencën dhe në ngritjen e efiçiencës – dhe të logjikës shoqërore, që i nënshtrohet parimit të ekuitetit.

Pavarësisht nga kjo, kjo ‘teori’ e de-socializuar dhe e dehistorifikuar ka, tani më shumë se kurrë më parë, mje-tet për ta bërë vetën të vërtetë, empi-rikisht të falsifikueshme. Kjo për ar-syen se diskursi neo-liberal nuk është diskurs si çdo tjetër. Sikur diskursi psikiatrik në azilin për të çmendur, të tillë siç e përshkruan Erving Goffman, ai është ‘diskurs i fortë’, i cili është aq i fortë dhe i vështirë për t’u luftuar sep-se i ka mbrapa vetës të gjitha fuqitë e një bote të relacioneve të fuqisë, që i ndihmojnë asaj të jetë ashtu siç është, veçanërisht duke orientuar vendimet ekonomike të atyre që dominojnë marrëdhëniet ekonomike dhe kështu duke ia shtuar forcën e vet, specifi-kisht simbolike po atyre marrëdhëni-eve të fuqisë. Në emër të një programi shkencor të dijes, po ndiqet një ope-racion enorm politik (i mohuar, sepse bëhet tërësisht në negativ), që synon të krijojë kushtet për realizimin dhe operacionalizimin e ‘teorisë’; një pro-grami metodik për shkatërrimin e ko-lektiviteteve (ekonomia neo-klasike njeh vetëm individët, qoftë kur ka pa-rasysh firmat, sindikatat apo familjet).

Kjo lëvizje drejt një utopie neo-libe-rale të një tregu të pastër dhe perfekt, e mundësuar nga politika e derregu-llacionit financiar, ndodh përmes tran-sformimit dhe, duhet të thuhet, aksio-nit shkatërrimtar të të gjitha masave politike (rasti më i fundit është MAI, Marrëveshja Multilaterale për Inve-stime, që mbron kompanitë e huaja nga qeveritë nacionale) që synojnë kontestimin e të gjitha strukturave ko-lektive që mund të jenë pengesë për logjikën e tregut të pastër: fillimisht shtetit, të cilit hapësira për manevrim dalëngadalë shkon drejt ngushtimit; punës kolektive, si për shembull duke individualizuar rrogat dhe karrierat në bazë të performancës individua-le dhe të atomizimit të punëtorëve; kolektiveve që mbrojnë të drejtat e punëtorëve – sindikatave, shoqatave dhe kooperativave; madje edhe fami-ljes që, përmes segmentimit të tregut në grupe moshore, humb kontrollin e vet mbi konsumin. Duke nxjerr for-cën e vet shoqërore nga forca politike dhe ekonomike e atyre, interesat e të cilave ajo i mbron – aksionarëve, ope-ratorëve financiarë, industrialistëve, politikanëve konservatorë apo social demokratëve të konvertuar përmes një kapitulimi të ngrohtë ndaj laissez-faire, zyrtarëve të lartë të ministrive të financave, që janë tepër të vendosur në imponomin e një politike që nën-

kupton vetë vetën e tyre si tepricë të panevojshme sepse, në dallim prej ekzekutivëve të sektorit privat, ata nuk ndjejë riskun e pasojave të vendimeve të tyre – programi neo-liberal në për-gjithësi favorizon separacionin midis ekonomisë dhe realiteteve sociale dhe kështu konstrukton, në realitet, një si-stem ekonomik që përkon me përsh-krimet teorike, me fjalë tjera një makinë logjike, që paraqitet të funksionojë si një varg pengesash për akterët ekonomik.

Globalizimi i tregjeve financiare, në kombinacion me progresin e teknolo-gjisë informative, siguron një mobili-tet të paprecendent të kapitalit dhe i jep investitorëve (apo aksionarëve) të preokupuar me interesat e tyre imediate, me fjalë tjera profitabilite-tin afatshkurtër të investimeve të tyre, mundësinë e krahasimit të vazhdue-shëm të profitabilitetit të kompanive më të mëdha dhe të dënimit të dështi-meve të tyre relative. Vetë kompanitë, të nënshtruara ndaj një kërcënimi të tillë permanent, duhet t’i përshtaten gjithnjë e më shpejt kërkesave të tre-gut, nga frika e ‘humbjes së besimit në treg’ dhe me të besimin e aksio-narëve që, me sytë e drejtuar kah pro-fitabiliteti afatshkurtër, janë gjithnjë e më shumë në gjendje t’ia imponojnë vullnetin e tyre menaxherëve, të pa-

rashtrojnë korniza të punës përmes departamenteve financiare, dhe t’i for-mësojnë politikat e tyre të rekrutimit, punësimit dhe shkallës së rrogave. Kjo çon në sundimin absolut të flek-sibilitetit, me rekrutimin në bazë të kontratave afatshkurtëra apo në baza të përkohshme dhe të reduktimeve të përhershme në personel (down-sizing), si dhe të krijimit, përbrenda vetë kompanive, të konkurrencës midis qendrave autonome të profi-tit, midis ekipeve, që detyrohen t’i kryejnë të gjitha shërbimet e veta të nevojshme, dhe përmes individuali-zimit të marrëdhënies së rrogës. Kjo bëhet përmes caktimit të objektivave indviduale; intervistave individuale të vlerësimit; bonuseve dhe nxitjeve personale të bazuara në punën indi-viduale; individualizimit të karrierës; strategjive të ‘përgjegjësimit’ që si-gurojnë vetë-eksploatimin e disa menaxherëve që, përderisa mbesin të punësuar me rrogë të nënshtruar ndaj një hierarkie të fuqishme auto-riteti, megjithatë mbahen përgjegjës për shitjen e vet, për produktet e veta, për degën e vet, shitorën etj., sikur të ishin ndërmarrës ‘të pavarur’; kërkesa për ‘vetë-vlerësim’ që zgjeron ‘pjesë-marrjen’ e punonjësve, sipas teknika-ve të ‘menaxhimit participues’, përtej

nivelit ekzekutiv – të gjitha metodat e kontrollit racional që, megjithëse im-ponojnë një tej-investim në punë, dhe atë jo vetëm në postet me përgjegjësi, dhe të punës nën presionet e urgjen-cës, kombinohen për t’i dobësuar apo shkatërruar referencat kolektive dhe të solidaritetit.

Instituimi praktik i një bote darvi-niane në të cilën fryt i përkushtimit ndaj vendit të punës janë pasiguria, vuajtja dhe stresi padyshim nuk do të kishte sukses kaq sistematik sikur të mos përfitonte nga kolaborimi i një habitusi të destabilizuar, të prodhuar nga pasiguria dhe nga ekzistenca – në nivelet e hierarkive, edhe më të larta ekzekutive – të një armate rezervë të punëtorëve të bërë docil nga pa-siguria e punës dhe nga kërcënimi permanent i papunësisë. Baza theme-lore e këtij rendi ekonomik të vendo-sur nën slloganin e lirisë individuale është në të vërtetë dhuna strukturale e papunësisë, të punës së pasigurt dhe të frikës së provokuar nga frika e humbjes së vendit të punës. Kushtet për funksionimin ‘harmonik’ të mode-lit individualist mikro-ekonomik dhe të parimit të ‘motivacionit’ individual në punë varen, përfundimisht, nga ek-zistenca e një dukurie shoqërore, nga

ekzistenca e armatës rezervë të të pa-punëve – edhe pse termi ‘armatë’ është i papërshtatshëm, sepse papunësia izo-lon, atomizon, individualizon, demobili-zon dhe zvetënon solidaritetin.

Dhuna strukturale po ashtu vlen edhe për atë që quhet kontratë pune (qëllimisht të racionalizuar dhe dere-alizuar në ‘teorinë e kontratave’ [në disiplinën e ekonomisë neoklasike]). Diskursi i korporatave nuk ka folur kurrë më shumë se tani për mirëbe-simin, bashkëpunimin, lojalitetin dhe kulturës së korporatës, tani kur për-kushtimi i të punësuarit përfitohet me heqjen e të gjitha garancave kohore (tri të katërtat e të punësuarve të ri-një [në Francë] hyjnë në marrëdhënie pune me kontrata afatshkurtëra, pro-porcioni i punëve të pasigurta është në rritje, kufizimet mbi tepricat in-dividuale hiqen). Përkushtimi është, për më tepër, domosdo i pasigurt dhe ambiguoz, pasi që kazualizimi i punës [puna në baza të përkohshme dhe pa garanca kohore], frika nga shndërrimi në tepricë dhe nga reduktimi i perso-nelit, sikur papunësia, po ashtu nxisin ankth, demoralizim apo konformizëm (probleme që literatura menaxheriale identifikon dhe sheh si të dëmshme). Në këtë botë pa inercion, pa një pa-

15e mërkurë 23 | Dhjetor 2009 |

rim imanent të kontinuitetit, ata në ran-gun e fundit të shkallës sociale janë si-kur krijesa në një univers kartezian: ata mbesin të varur nga një fuqi të përgje-gjshme për ‘krijimin e vazhdueshëm’ të ekzistencës së tyre – siç shihet dhe kon-firmohet nga kërcënimet për mbylljen e fabrikave, disinvestimit dhe bartjes së mjeteve prodhuese në vende tjera.

Karakteri i veçantë i ndjenjës së thellë të pasigurisë mbi vetën dhe të ardhmen e vet që afekton të gjithë të punësuarit të nënshtruar ndaj ka-zualizimit rrjedh nga fakti se parimi i ndarjes midis atyre që i bashkohen rangut të armatës rezervë dhe atyre që mbahen në punë është kompe-tenca e garantuar akademikisht, e cila është po ashtu baza e ndarjes, përbrenda kompanisë ‘teknikisht të avancuar’, midis ekzekutivëve dhe ‘te-knikëve’ dhe të punëtorëve të uzinës, të dëbuarit e rinjë të shoqërisë indu-striale. Gjeneralizimi i elektronikës, TI-së dhe standardeve të cilësisë, që kërkohen të mësohen nga të gjithë të punësuarit dhe ushtron brenda ndër-marrjes atë që është ekuivalente me provimin shkollor, ka tendencë që ta afirmojë ndjenjën e pasigurisë me atë të pavlefshmërisë së vetëvetës, që kultivohet qëllimisht nga hierarkia. Bota e profesioneve, dhe rrjedhimisht tërë universi shoqëror, duket të jetë e bazuar në një renditje në bazë të ‘kompetencës’ apo, edhe më keq, në bazë të ‘inteligjencës’. Më shumë se manipulimi teknik i marrëdhënieve të punës dhe të strategjive posaçërisht të dezajnuara për përfitimin e nënshtri-mit dhe dëgjueshmërisë që janë në fokus të vëmendjës konstante dhe të inovacionit të përhershëm, më shumë se investimi në staf, kohë, hulumtime dhe në punën që presupozohet nga rishpikja konstante e formave të reja të menaxhimit të ‘resurseve humane’, është besimi në hierarkinë e kompe-tencave të garantuara akademikisht që ngërthen rendin dhe disiplinën në kompanitë private dhe po ashtu, gjithnjë e më shumë, në sektorin pu-blik. Punëtorët manual – të dënuar me pasiguri të punës dhe të kërcënuar me kthim në rendin jodinjitoz të të papunëve, të detyruar që vetëvetën ta definojnë në relacion me shtresën bu-jare të dalur nga shkollat e rangut më të lartë dhe të destinuar për komandi-min e posteve, dhe të bujarisë më të vogël të nëpunësve dhe teknikëve, të cilëve u jepen detyrat e implementi-mit dhe nga të cilët vazhdimisht kër-kohet që ta dëshmojnë vetën – mund ta formojnë vetëm një imazh çma-gjepsës të vetëvetës dhe grupit të tyre. Dikur objekt krenarie, që kishte rrënjë në traditë dhe të kultivuar nga një trashëgimi e tërë teknike dhe po-litike, punëtorët manual si grup – nëse vërtetë më ekzistojnë si të tillë – tani i janë lënë demoralizimit, zhvleftësimit dhe zhgënjimit politik, që shfaqet në krizën e aktivizmit apo, edhe më keq, në ndjekjen e dëshpëruar të vlerave të një ekstremizmi kuazi-fashist.

(Vijon numrin e ardhshëm)

Përktheu nga anglishtja BeSniK PuLa

Romani “Thertorja Pesë”, i autorit amerikan Kurt Vonegut, e thënë varfër, na rrëfen historinë e Bill Pelegrinit. Histo-ria nis nga pjesa e fundit e Luftës së Dytë Botërore, ku Pelegrini zihet rob diku mi-dis Luksemburgut dhe Gjermanisë. Nëse ndjekim rrjedhën logjike, por jo kronolo-gjike të romanit, në të përfshihet periud-ha në të cilën Pelegrini transportohet nga vendkapja e deri në qytetin e Drezdenit, mrekullisë arkitekturore të asokohshme të Gjermanisë. Më pas, gjithnjë në rrjedhë logjike, kemi bombardimin e qytetit të Drezdenit nga Forcat Aleate, ku Pelegrini shpëton për mrekulli, i strehuar në një dhomë-frigorifer të nëndheshme. Pastaj kemi fundin e luftës, kthimin në shtëpi, jetën pas lufte, deri në vdekjen e persona-zhit. Kronologjikisht, ngjarja është disi më ndryshe. Në të vërtetë, në rrjedhën krono-logjike të personazhit kryesor ka ndodhur një çrregullim. Siç thuhet në rreshtin e parë të kapitullit të parë të rrëfimit:

“Bill Pelegrini është shqitur nga koha. Billi ra të flinte teksa ishte një i ve i

shkarë dhe u zgjua në ditën e dasmës. Eci përmes një dere në vitin 1955 dhe doli nga një tjetër në 1941-shin. U kthye pas nga ajo derë, për ta gjetur veten në 1963-shin. Ka parë lindjen dhe vdekjen e tij disa herë, thotë ai, dhe i bën vizita të rastësishme gjithë ngjarjeve të tjera midis këtyre të dyjave.

Thotë ai.”Voneguti, përmes Pelegrinit të tij, na

jep një ndodhi të ngarkuar rëndë me ele-mente autobiografike. Nëpërmjet një loje stilistike që karakterizon gjithë krijimta-rinë e tij, distanca mes autorit dhe perso-nazhit kryesor të romanit shpesh herë zh-duket e shpesh herë bëhet e dallueshme. Ngjarjet e Bill Pelegrinit përkojnë shpesh me jetën e autorit. Që të dy janë dëshmi-tarë të tmerrit të luftës. Që të dy janë të pranishëm në shkatërrimin e Drezdenit, masakrës më të madhe të Luftës së Dytë. Që të dy kanë një dëshirë - latente për personazhin, të shprehur dhe të tentuar për autorin - për vetëvrasje. Që të dy, në një moment të caktuar të jetës, përfun-dojnë në një spital psikiatrik. Madje, në këtë pikë personazhi e paraprin autorin, i cili në spital përfundon përnjëmend, por vetëm pas përfundimit dhe botimit të këtij libri.

Sidoqoftë, zgjedhja autoriale për të krijuar një personazh që herë është vetë autori, herë është një trill i fantazisë së tij, nuk përbën, sipas nesh, çelësin më të rën-dësishëm për leximin e kësaj vepre.

Në gjykimin tonë, rëndësia parësore e saj qëndron në sintetizimin e mrekullue-shëm që autori i bën njeriut të kohës sonë. Është mënyra e zgjedhur prej Vonegutit për të shprehur pështjellimin e tij të madh rreth ekzistencës në këtë kohë dhe këtë

“Thertorja Pesë” në shqiphapësirë, që përbën vlerën e veprës. Co-pëzimi i përjetimeve të personazhit kryesor, ngjarjet e palidhura njëra me tjetrën, gjen-dja e alarmit dhe ankthit në të cilën gjen-det personazhi, meqë nuk e di se ç’pjesë të jetës së tij do t’i duhet të jetojë pas një çasti, është një zgjedhje me gjasë e qëllimshme për të na përshkruar gjendjen e rrëmujës në të cilën ndodhet njeriu i kohës sonë.

Voneguti na jep fushëpamjen e një bote bashkëkohore ku ka humbur përmasa ver-tikale, autoriteti, hierarkia e domosdoshme që mundëson kuptimin e ekzistencës së botës. Në thelb, çka është edhe e kuptue-shme, prej kësaj situate përftojmë një njeri që nuk arrin ta kuptojë rrethanën në të ci-lën ndodhet, një njeri që nuk arrin të shpje-gojë se çfarë nuk shkon, ndonëse është fare i dukshëm fakti që ka diçka thelbësisht të gabuar me botën. Kemi një personazh i cili llogarit “pse”-në e ekzistencës së tij dhe llogaria nuk i del. Aty ku kjo përsiatje për kuptim merr natyrë gati religjioze, autori na përshkruan, sipas mënyrës së tij, pështje-llimin e mesazhit religjioz në botën bash-këkohore:

“Billi nuk ishte katolik, edhe pse ishte rri-tur me një kryq të frikshëm në mur. I ati i tij nuk kishte fe. E ëma ishte një zëvendësorga-niste për disa kisha nëpër qytet. [...] Thoshte se do t’i bashkohej një kishe sapo të ven-doste se cila qe ajo e duhura. Nuk vendosi kurrë. [...] Si shumë amerikanë, ajo përpiqej të ndërtonte një jetë me kuptim nga gjëra që blihen në dyqanet e dhuratave.”

Kësisoj, në këtë riorganizim hierarkik të ekzistencës, në këtë përmasë të re të varfëruar, Pelegrini kërkon të gjejë kup-tim, duke e kërkuar kuptimin në të gjitha mënyrat, në të gjitha vendet. E meqë këtë kuptim nuk e gjen, ai priret drejt braktisjes së këtij realiteti.

Autori e përshkruan në mënyrë lakoni-ke marrëdhënien e prishur të njeriut me veten dhe me botën. Ai na jep një njeri të cilit situata e vet i duket e pashpjegueshme. Nëse për të përcaktuar lumturinë e njeriut përdoren vetë kriteret e botës ku jetojmë, dëshira e personazhit për ta braktisur këtë realitet do të duket, në fakt, e pajustifikue-shme. Tashmë lufta ka vite që ka mbaruar. Personazhi kryesor është pasuruar duke arritur siguri materiale të cilat nuk i kishte imagjinuar më parë. Ka një familje të mirë dhe miq që e respektojnë, pra edhe sh-pirtërisht nuk ka arsye pse të mos ndihet i kënaqur. Mirëpo, në atë që është klisheja e një jete ideale për bashkëkohësit e tij, ai prapë se prapë nuk është i kënaqur. Por kjo pakënaqësi nuk i vjen në mënyrë të vetëdij-shme, të logjikshme. Përkundrazi, ai ka disa shpërthime të natyrshme, të cilat nuk arrin as t’i kontrollojë, as t’i shpjegojë:

“Shumë shpesh, pa ndonjë arsye të duk-shme, Billi e gjente veten duke qarë.”

E veçanta e Bill Pelegrinit është se ai nuk e kundërshton, as përpiqet ta ndryshojë gjendjen absurde të botës. Ai karakteri-zohet nga një butësi e natyrshme, dhe au-tori e përsërit vazhdimisht në libër se Billi “është në rregull me çdo gjë”, dhe se për të “çdo gjë është në rregull”. Për shkak të kësaj butësie, në luftë ai është një ushtar pa armë, gazi i bashkëluftëtarëve të tjerë. Jeta e tij rrezikohet vazhdimisht dhe në skenën e luftës ai i ngjan më shumë se kurrë një per-sonazh jashtë kohës dhe jashtë kontekstit; sërish, Billi nuk bën asnjë përpjekje për ta shpëtuar veten. Ai hidhet sa andej-këndej nga rrjedha e ngjarjeve pa i bërë asnjë re-zistencë fatit të tij.

Duke i bashkëngjitur humbjes së hierar-kisë nevojën për kuptim, Voneguti shqyrton kotësinë e motiveve që njeriu vetë ka shpi-kur për të jetuar apo për të vdekur. Në këtë kontekst, Roland Ueri, një bashkëluftëtar i Billit, i cili kërkon që luftës dhe përpjekjeve për të shpëtuar lëkurën t’i veshë motive he-roike, duke evokuar Tre Musketjerët roman-tikë, duket qesharak. Na rrëfehet, si ilustrim i kësaj kotësie në motive, për një personazh që vdes atëherë kur Luftës së Dytë Botërore i kanë mbetur edhe pak javë, në përleshjet e fundit me japonezët në ishujt e Paqësorit, ku personazhi i fjalosur bie dëshmor në dyluftimet për marrjen e një vendi që nuk ka as edhe një emër konvencional apo të kuptimtë: Kodra 875, afër Daktosë.

Nga ana tjetër, në ndërrimet e vazhdue-shme të vendndodhjes dhe kontekstit, auto-ri gjen kohën të merret edhe me kotësinë e të mirave me të cilat njeriu e ka rrethu-ar veten. Na jepen kësisoj referenca të shumta emrash, vendesh dhe sendesh që, përballë kësaj përpjekjeje thelbësore për domethënie, ngjajnë gjithaq qesharakë dhe absurdë. Në momente kur personazhi krye-sor e përjeton në mënyrë të thellë krizën e tij, ai përballet me biseda bashkëshortore ku i duhet të zgjedhë kombinimin e ngjyra-ve për dekorimin e shtëpisë, e zgjedhja bie midis “Danezit Mbretëror”, “Trëndafilit Bredharak” apo “Dritë-hënës koloniale”. Na ofrohet një element fort i përhapur i kulturës bashkëkohore: ndërrimi i emrit për të qenë më tërheqës në aktivitetin tregtar. Kështu, personazhi që në të vërtetë quhet Uilliam, bindet nga i vjehrri, njeri me nuhatje të for-të për tregti, që të prezantohet tek të gjithë si Billi, pasi kjo do ta bëjë atë menjëherë fa-miljar tek klientët dhe kolegët e tij.

Kësisoj, pas shumë përpjekjesh, kur ajo që kërkohet nuk gjendet dhe kur bota është shndërruar në një makth pa shkak apo pasojë, njeriu, që nuk kupton se ç’po i ndodh, përfundon i çmendur. Ai është pre

i kontradiktës së krijuar nga pamundësia që të ekzistojë dhe pamundësia që të mos ekzistojë. Këtu i rikthehemi dëshirës për braktisje të këtij realiteti kontradiktor, e për rrjedhojë absurd. Në spital, Billi është dëshmitar i kësaj ngjarjeje:

“Një tjetër herë Billi dëgjoi Rouzuotërin t’i thoshte një psikiatri: “Ma do mendja se ju djema duhet të gjeni shumë më tepër gënjeshtra të reja, përndryshe njerëzit thjesht nuk do të duan më të vazhdojnë të jetojnë”.

Një ndjesi që Billi e ka përjetuar edhe vetë gjatë luftimit:

“Bill Pelegrini, atje në shtratin e përro-it, mendoi se ai vetë, Bill Pelegrini, pa dhimbje po shndërrohej në avull. Nëse të gjithë e linin rehat veç për pak, mendon-te, ai nuk do t’i sillte më telashe askujt. Do të kthehej në avull e do të pluskonte mes majave të pemëve.”

Vijmë në një pikë në roman, që nuk është, në fakt, një pikë e mirëpërcaktuar, megjithëqë është qartazi e pranishme, ku kësaj situate i nevojitet një zgjidhje. Në këtë pikë imagjinare autori shpik një mjet letrar simbolik tejet mjeshtëror, duke ndërfutur në këtë fushëpamje të zymtë jas-htëtokësorët. Ata vijnë si një deus ex mac-hina i përsosur për qëllimet e shkrimtarit. Ata në roman ekzistojnë përnjëmend e nuk janë trillim apo fantazi të ndonjë per-sonazhi, duke i ofruar njeriut në kërkim të gjitha përgjigjet. Edhe autori, këtë prani nuk e justifikon aspak me çmendurinë e personazhit kryesor: jashtëtokësorët janë të vërtetë, nuk janë të fantazuar. Këtu rrë-fimi kapërcen shpesh nga absurdja, tek komikja e tek serioziteti. Jashtëtokësorët i japin Bill Pelegrinit të gjitha përgjigjet. Ata i shpjegojnë se si funksionin koha, se pse çdo gjë ekziston dhe se pse ekzi-ston pikërisht në këtë mënyrë. Ata e dinë fundin e botës, si dhe arsyen pse ky fund ndodh ashtu siç ndodh. Në këtë mënyrë ndodh diçka që mund të ndodhë vetëm brenda letërsisë. Jashtëtokësorët janë mënyra e vetme që autori gjen për t’iu përgjigjur pyetjeve që kërkojnë përgjigje në mënyrë urgjente. Për të, ata janë riven-dosja e hierarkisë, e elementit vertikal të ekzistencës.

Por në këtë pikë nevojitet kujdes. Ne kemi bindjen që lexuesi nuk është naiv. Ai është i ndërgjegjshëm se autori e përdor trillin e jashtëtokësorëve për të dhënë një variant komik, por koherent të gjithësisë. Vlera e veprës letrare qëndron pikërisht tek kjo koherencë, e assesi tek përgjigjet që dalin nga kjo botë imagjinare. Është ky unitet ideal, që na ngazëllen, që na ar-gëton në lexim, që na bën ta dashurojmë këtë vepër në veçanti dhe mrekullinë e artit të letërsisë në përgjithësi, si përpjek-jen më të sinqertë për të gjetur një përgji-gje për kuptimin e jetës.

A.K.

KAFE-LIBRARIA E7E, me rastin e takimit të përjavshëm kinema-tografik, njofton se të enjten, më datë 24 Dhjetor, në ora 19.00, tek ne shfaqet filmi “Fantazma e lirisë” (Le Fantôme de la liberté) (1974), i regjisorit meksikan Luis Buñuel.

>>

>>

Titulli i librit: THERTORJA PESËAutori: Kurt Vonnegut276 faqe, çmimi: 700 LekëBotues: “pika pa sipërfaqe”

Libraria e7e lajmëron gjithë dashamirësit e letërsisë së mirë, se që prej datës 18 Dhjetor 2009, në librarinë tonë, si dhe në libraritë kryesore të tiranës, do të gjeni botimin e parë në shqip të autorit amerikan Kurt Vonnegut, romanin “thertorja Pesë”

e mërkurë 23 | Dhjetor 2009 | 16

krenar Zejno

(vijon prej numrit të kaluar)

Ani mora rrugën...

Të mbathim këpucët për këmbë të ndje-shme e ta ngasim shtegun pas hijes së gje-niut, ndryshe mbetëm pas dhe do përhum-bemi nëpër qorrsokak.

Ku do vallë të mbërrijë e të na shpjerë i paudhi Celine, kësaj udhe mbi thëngjij të ndezur, me stacione vdekjeje drejt fundna-tës?

Qysh në nisje dorëzon përgjegjësinë e tij për çka mbart udhërrëfimi pa shpallur pafajësinë e dëlirë (nuk i do aktet e kullua-ra), por fajësinë e përbotshme.

“Kështu zuri fill kjo punë. Të qe për mua, unë s’kisha thënë kurrgjë. Hiç. Ishte A... shoku im, që më bëri të flas {...} ngjau pas darkës. Ai diç do të më flasë. Unë e dëgjoj {...} ç’të rrimë jashtë {...} edhe unë tok me të brënda{...} ende këmbë njeriu në rrugë{ ...} pisku i vapës, as makina, gjë prej gjëje”.

Fjala – Koha – Njeriu! Trinia e Metaforës Selineane. Trikëndësh metafizik, në të cilin gjeniu ka ngjeshur simbole, për ta shpërt-hyer prej zanafillës drejt një vizioni apoka-liptik. Triptik natësor zhytur në errësirën primordiale si tharmi i çdo materie dhe thelbi në pahun e territ zanafillor. Pjesët natësore të gjërave, vëren Ciorani, janë më thelbësore se ato të ditës. Celine e di ç’kërkon, e di që vetëm ai ka të drejtë, dhe na e thotë: nuk do më të vijojë të vdesë. “Ndoshta vëtëm këtë kërkojmë në jetë, asgjë tjetër veç dhimbjes për t’u bërë ve-tvetja para se të vdesim”.

Rrugëtimi i tij nuk mund të mbetej vetëm si rrëfim ku del në shesh dhe njihet e liga.

“Të vrisnin e të vriteshin dëshironin, me gjithfarë mjetesh, dhimbje të vjetra, mizerje të reja, urrejtje pa emër, për sa nuk kishin luftën mizore që përshpejton gjërat”.

Kjo do të ishte shumë pak. Po të ishte për kaq, Celine as nuk do të paralajmëronte që po i dorëzonte njerëzimit një nga dosjet madhore, ku i padituri është po ai të cilit i drejtohet për të shqyrtuar akuzën dhe për përmasat e së cilës ishte i vetëdijshëm pa-raprakisht.

Për ta kryer këtë mision, do kishte mjaf-tuar e vetme, retorika e stërgjatur e Volterit një shekull përpara: “A besoni ju që njerë-zit janë vrarë e janë prerë gjithmonë me njëri-tjetrin siç bëjnë edhe sot, që kanë qënë kurdoherë gënjeshtarë, dinak, të pa-besë, mosmirënjohës, kusarë, të dobët, të lëkundshëm, të poshtër, ziliqarë, grykës, pijanecë, kopracë, ambiciozë, gjakatarë, shpifës, të hurit e të litarit, hipokritë dhe budallenj?”

Për Celinin ‘udhëtimi është njohja e hiçasgjësë’. Kryhet si udhëtim imagjinar. Nuk është thjesht eksperienca e tij jetësore, por kërkimi kah një gërmëzimi tjetër, gju-hëzimit të përditshëm, modernitetit. Pran-daj, e urta gjuha jonë, më e para skriptum, fjalës eksperiencë i thotë përvojë. Kështu na e kthjellon kuptimin se si përvojtje ajo s’mund të mëtohet nga jashtë në eskursi-on, si eksperiencë ekstra e zgjedhur nga udhëtari, por si përvojë–përvuajtje dhe pre e shtyrjes në udhën pa krye. Po ashtu, rrafs-hi kuptimor i udhëtarit të gjuhës shqipe, që prej baladave e gjer sot e kësaj dite, na e përcjell drejt e në lëkurë ndjesinë e lidhur me detyrimin për të marrë udhët nga e keqja apo me të shtyrë, e jo si voyage i dës-hiruar apo soditës. Ekzistencializmit të Sar-trit i është dashur ta shprehë: “Vetë na bëni të bëjmë atë ç’ka nuk do të donim, pastaj na detyroni të përgjigjemi për atë që bëjmë ”

Rrallë zhargoni dhe format idiomatike e mahisin brumin gjuhësor sa në letërsinë selineane, për t’i shpëtuar skematizimit të

mendimit duke shfaqur non-sensin e gjithë çka ekziston, disfatën ekzistenciale. Shumë rrallë teknikat e shkrimit mund t’ia mbërri-jnë të prodhojnë një aritmi të tillë të thek-shme brenda ritmit tensionues, sa t’i japin narracionit kaq spazma trallisëse. Plazmimi stilistik unikal, siç i ka hije mjeshtrit të madh të stilit, vjen drejtpërdrejt me goditje akute, i çartikuluar por solid, me ngarkesa tepër të forta emocionale të ndjenjës së tragjikes dhe ndjesisë së groteskut, e me tempori-tëm që e ruan të njëjtin tonus përgjatë gjit-hë udhërrëfimit. Tejzgjahu i shkrimit punon mbi tre shtresa kuptimore, njëkohësisht. Në tre pista leximi shkrirë në njëra-tjetrën. 3 x 1. Thurur në një kompozim triptik.

Kështu shtresa e parë e endjes, më në pah, është veçse baza për të hedhur dy të tjerat.

Ndërsa e dyta do të qëndiset përmes një implikimi metaforik të parreshtur, duke ngarkuar me peshë simboli edhe aktet që rrjedhin prej veseve të shndërruara në natyrë njerëzore, pothuaj të pavetëdij-shme, madje të paevitueshme, ndaj edhe të shoqëruara hap pas hapi me gromësima, teshtima, vjellje, përmjerje, e shkarkime fi-ziologjike gjithësojshe.

Në të tretën shtresë, edhe pse krejtësisht

transhendentale, qesëndiset përqiellja e to-kës dhe e ardhmja që gris të tashmen.

Askurrë, faqet e mureve prefabrikat që gatit betonierja e teorizmave nuk janë tran-dur e krisur, gërmuar e gërmëzuar, sa nga matrapiku i sintaksës së markës “Celine”.

Stili Celine! I përsosur, i papërsëritshëm! As nuk e kemi atë aftësi për ta përshkruar. Aq më tepër që për stilin e tij, me ç’dëgjohet, nuk është se mungojnë referatet. Kështu, pikërisht, fashitet thelbi i asaj çka shpall gjeniu, për t’i mëshuar gjatë, vetëm latimit të formës. Por krijimi përbind i Celinit nuk mund të fshihet duke u marrë vetëm se me ç’lloj stili është kryer akti i mbarrsjes së kësaj pjelle unikale. Sepse do të ishte sikur, me të kuptuar diç nga bota, të na varnin sh-palljen funerale:

MOS VRISNI MENDJEN KU SHKON ME QEFININ NEN SQETULL I PAUDHI CE-LINE, PO SHPEJTONI TE CUDITENI ME STILIN SE SI KRIMBI I MENDAFSHIT E KA ENDUR MENDAFSHIN MORTOR PER QEFIN!!

Vallja apokaliptike e vdekjes (njeriut ndër vdekje) është aq vitale sa ndjehet si

zave. Nata - moti - fuqitë natyrore! Meteo-

rologjia metaforike që Celine e përdor përsosur për të tensionuar vizionin e tij të universit, dhe për t’i theksuar pulsionet irra-cionale dhe bazike të njeriut. Edhe romani i sapopërmendur çelet nën një stuhi aq të fortë sa tregimtari Celine lutej ta shkulte e ta zhdukte edhe shtëpinë. A nuk e patën rënduar sinoptikën edhe baballarët e stilit modern? Melvili në gjuetinë e metaforës me dimensionet më të mëdha alegorike –balenës “Moby Dick” apo Conradi tek nis Marloun dhe heronjtë e vet për te “Zemra e errësirës”, nën retë që mbulojnë qiellin, në përballje me forcat okulte të natyrës që sikur duan të ndërpresin çdo projekt njerë-zor e t’i dalin përkundër njeriut për të anu-lluar çdo sens drejt arritjes. A thua se njeriut nuk i mjafton vetja për një gjë të tillë!

Tejshkrimin e natës celiniane brënda natës së madhe, si raport i pjesës me të tërën, do ta shquajmë pikërisht përmes ele-mentëve si errësira, moti i acartë, verbëria, varrezat, portjerët dhe postoblokët, trikën-dëshat, shishet e verës, deri te ‘qirinjte e ve-gjël që rregëtijnë gjithë jetën në një univers të frikshëm’; soba e zjarrit që nuk ngroh, në kulm të çdo shtëpie rrethuar nga ata, vetëm prej të cilëve duhet patur frikë, njerëzit!

Ku është mirësjellja, mirënjohja!? “Nuk duhet kërkuar. Nuk janë. Sapo shfaqen ndëshkohen pamëshirshëm, egërsisht. Njerëzit hakmerren për shërbimin që u kryen!”.

Është për t’u çuditur që ky përcaktim, në pikun e epërm të së keqes, bëhet njësh me një kategorizim gati në formë ligjore të Pro-ustit, që në të njëjtën gjuhë shprehet:

“Varfëria e largon egërsisht altruizmin dhe mirësjellja ndëshkohet pamëshir-shëm”.

Shih! A nuk ngjajnë si dy pika uji?! Pikë e zezë! Ndoshta, kush e di, në një cak të tillë si prej fundi mesianik të historisë, letërsia nuk të gjegjet dot më, dhe hordhitë e ima-gjinatës gjeniale mbërrijnë e trazohen në të njëjtën pikë ku më s’mban, dhe nisin të fjalosin njësoj! E meqë fraza na shkau drejt humnerës, udhës së Celinit, le ta ndriçojmë me ca dritë nga e të ngjashmit të tij, Camus: “Veprat e disa shkrimtarëve formojnë një të tërë ku secilës i jep dritë e tëra dhe të gjitha shikojnë njëra-tjetrën”. Sidoqoftë, me durim edhe pak, në shkrimin tonë duhet t’i mbetemi në besë ashpërsisë së Celinit, që iluminizmin e tij ka zgjedhur të na e përçojë përmes errësirës, duke përshkruar pa dri-të biseda epidemike: “fjalë që vuajnë nga sëmundje; epidemitë rreshtin kur mikrobet nuk i duan më toksinat. Është më e ndërli-kuar dhe më e mundimshme se jashtëqitja përpjekja jonë mekanike e bisedës”.

Vijon në numrin e ardhshëm_______________________________*Ese në vend të parathënies mbi krye-

veprën “Udhëtim në fund të natës” e Luis Ferdinand Celine, Botim Zenit.

një organizëm i gjallë, në një natë pus ku ritmi aritmik i zemrës së sëmurë përndjek krejt leximin. “Kjo është jeta. Një bisht drite që fundoset ndaj nate. E brenda saj njerëzit që herë-herë dalin nga errësira e zënë të flasin, por nuk u duhet besuar. Pastaj i për-pin sërish nata. Nata që përpin zërat, pastaj hiçi”.

A nuk duket se Nata ushqehet me zërat që sikur i kafshon e mbyt, i tret në copëra zhurmash dhe qit heshtjen, asgjënë?

Rruga e natës selineane do të ishte si një urë lidhëse midis modeleve të udhëtimit pi-karesk në autorët e romanit klasik dhe atij të udhëtimit në errësirën e qenies, rrotull ve-tes e brenda saj, në letërsinë moderne. Një version për trion magjike të kësaj letërsie do ta shihnim të ndërtuar prej romaneve:

Në kërkim të kohës së humbur - Uliksi – Udhëtim në fund të natës.

Proust - Joyce - Celine.I pari - me një udhëtim të vërtetë zbulimi,

duke na e ngarë udhën jo drejt kërkimit të vendeve të reja, por... syve të rinj.

I dyti - duke stërholluar e shtrirë petat e mendimit në hapësirë e kohë si askush tjetër, përmes eposit të përditjes së Uliksit të tij, brenda një qyteti çfarëdo dhe një dite të vetme dosido.

Celine - me një mërgatë të pashpresë veçse për t’i ikur vendodhjes, duke u endur nga një natë në tjetrën, nëpër copëra errësi-re që edhe kur grisen e shqyhen, mbeten si zhele terri në skaj të Natës së Madhe.

Kur gjenitë e dhimbjes e ngrenë këtë gjer në kupë të qiellit dhe, sidoqë e tillë, e çpojnë me satirën e mprehtë që t’i dalë e keqja, ata afrohen mes tyre në luftë ndaj luf-tës, mizerjes, kolonializmit, heroizmit vëlla-vrajës si Kaini me Abelin.

A nuk e hedhin bashkë edhe Vallen e Vdekjes Varrezave, duke i vozitur tejenda-në?

“Duhet t’i biesh qark vetë natës, aq kohë e këmbë duhen për t’i ardhur rrotull varre-zës”. Me sa duket pëshpërima e të vdekur-ve u thotë atë çka ajo e të gjallëve gjithmonë e fsheh. Diç duan ende të mëtojnë gjenitë prej mortit të errët ndër varre:

Joyce e fundon rrëfimin “Të vdekurit” në një pllajë varresh, ku as bora nuk e zbardh dot terrin; Becketti sodit epitafet në varre-zën e “Dashurisë së parë”; Stainbeck, në varrezat e “Lagjes Tortila”, ku banorët nën uturimat e sirenave humben në errësirë, secili më vete; Faulkner, me shpurrën që përcjell arkën e vdekjes për në banesën e fundit duke rrëfyer, secili në vetën e parë, njeriun “Ndërsa vdes”. Conradi përpara tyre, po me sirenat e kobshme të anijeve, i jepte fund novelës emblematike “Zemra e errësirës”. Celine e mbaron udhëtimin e terrtë nën fishkëllimën e rimorkjatorit që zvarris vdekjen. Për të na e sjellë në titullin e veprës që do pasojë “Vdekje me kredi” dhe duke e mbjellë sërish qysh në rreshtat e parë. E më pas, Camus apo Cioran, do t’i dorëzoheshin po ashtu errësirës së varre-

ninullaceline*