gazeta nr. 50

16
E MËRKURË,14 DHJETOR 2011 - VITI 3 I BOTIMIT - NR 13 (50) - ÇMIMI 20 LEKË E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1) Ndoshta asgjë nuk e shpjegon më mirë gjendjen e tanishme në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, se anekdota e Luftës së Dytë Botërore, kur shtabi... Dhurata Qeveritare Fitorja e politikanëve 02 analize A ka diçka interesante që mund të thuhet në fund të vitit? A paraqet viti kalendarik (pra, 365 ditët kalendarike) material interesant për ... Viti 03 analize Me siguri që doktori ynë kaq i ngjashëm më doktor Frankenshtanjnin si për fantazi, si për guximin prej provinciali për të shkuar kundër natyrës, e ka një plan sesi ta gënjejë këtë të fundit. Në politikë doktori është i njohur për krijimin e krijesave që nuk kanë ... Mos prisni që Berisha të vdesë 05 opinion Dikush mes turmës vritet. Dhe ai s’ishte cilido. Ai ishte një idealist, një njeri i drejtë, luftëtar mëngëpërveshur që me pasion kërkonte paqen në botë. Policia e shtroi menjëherë ngjarjen si një aksident ... « Z »-JA 15 kinema 08 opinion E Vërteta është zhvillimi subjektiv i asaj që është njëkohësisht e re dhe universale Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA ORGANIZATA POLITIKE, TIRANE Shpërblime për këtë fundvit nuk do ketë sepse, siç tha dhe vetë Bode, ne kemi punuar shumë ... Ç farë do të thotë shqip me pasë vit të ri? Kaherë viti i ri s’nënkupton më shumë sesa ndryshimin e shifrës së fun- dit të numrit katër-shifror. Ndrys- him thelbësor apo jo?! Nga ato që ta kthejnë jetën përmbys për së mbari! E përsëri, magjishëm a pashpjegueshëm, shqiptarët mprehin armët e festës (të paktën ata që kanë ende ç’të ndryshojnë nga menyja e zakonshme mbije- tuese). Harrojnë ç’ka ndodhur e ç’kanë hequr gjatë vitit të shku- ar: harrojnë skamjen, mjerimin, poshtërimin, shfrytëzimin, qeve- rinë...ose më saktë nuk harroj- në, por se ç’kanë një shpresë të papërmbajtshme se i riu vit ka me qenë rrënjësisht i ndryshëm, pavarësisht se për çdo herë veç shifra e fundit ndryshon. Fatalizmi shqiptar kombinon gjatë të njëjtit vit terrin e shpre- sës së humbur me shkreptimën e ditëve të kapërcimit të viteve. Të pushtuar për çdo ditë fizikisht e intelektualisht, në vullnet e vetë- dije, fundi i vitit u shfaqet shqip- tarëve si hedhja e re e zareve të fa- tit. Nëse fati deri më tash ka qenë në të kundërt të tyre, kapërcimi vjetor krijon frymëmarrjen entuzi- aste se kësaj here monedha ka me rënë në faqen e duhur. Vit i ri, kë- smet i ri, apo jo?! Kushedi na sheh Zoti! Hë se boll u frynë qeveritarët, mbase mendojnë për popullin! Ja të na japë një dorë bota se ku merresh vesh me shqipot! Mbase sëmuret sërish Berisha, e pastaj shpëtuam përgjithnjë!...E pas di- tëve të ahengut shpresëplotë e orgazmor, nis të rikthehet për- jetësisht e njëjta gjë. Veçse bashkë me përjetësinë e mërzitshme të ahengut të vje- truar kthehet sërish edhe fantaz- ma e popullit jo si fakt mjeran i gjunjëzimit, por si mundësia e pashtershme e të resë së kriju- eshme prej vetorganizimit e për- pjekjes që rimëkëmb e tremb njëkohësisht. Jo e të resë si rënie zaresh në faqen e duhur, por e të resë si akt politik emancipues që e thyen situatën. Jo e të resë si lutje a lypje, por si vetëdijësim për fuqinë kuptimore e vepruese të popullit. Jo e të resë si përmirësim reformator e lehtësisht kurues i së vjetrës së kalbëzuar, por si ndërhyrje revolu- cionare shëlbuese në terrenin e të përbashkëtës deri me tash të heshtuar e të zbrazur. Jo e të resë që pritet, por e të resë që bëhet. Jo e të resë që kryqëzon gishtat me shpresën se Berishës i ka ardhur thirrja nga perëndia, por e të resë që Berishën, Berishajt, Berishët, e gjithçka tjetër që mishëron prakti- kisht e simbolikisht shfrytëzimin e shtypjen, e kryqëzon në shtyllën e turpit e të përkujtimit jo ndër ske- na perverse televizive, por ndër muzetë e poshtërsive. Editorial VITI... FATALIZMI DHE FANTAZMA E TË RESË Nëse doni një hapësirë mendi- mi dhe kritike ku s’ka vend për kolaboracionistët e regjimit, intimitetet seksuale të vipave apo reklamat nga brekët te diplomo- ret, ndihmoni ekzistencën finan- ciare të Gazetës në këtë numër llogarie: Qendra Antonio Gramshi: Euro: 1085931802 Usd: 1085931801 Njoftim I RI?

Upload: organizata-politike

Post on 07-Mar-2016

262 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! Me shume informacion tek http://www.opolitike.org

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Nr. 50

E mërkurë,14 dhjEtor 2011 - VItI 3 I BotImIt - Nr 13 (50) - ÇmImI 20 LEkë

E mErkurE 15 ShtAtor - GAZEtE E PErjAVShmE E PAVArur - VItI 1 I BotImIt - Nr 1 (1)

Ndoshta asgjë nuk e shpjegon më mirë gjendjen e tanishme në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, se anekdota e Luftës së Dytë Botërore, kur shtabi...

Dhurata Qeveritare

Fitorja e politikanëve

02analize

A ka diçka interesante që mund të thuhet në fund të vitit? A paraqet viti kalendarik (pra, 365 ditët kalendarike) material interesant për ...

Viti03analize

Me siguri që doktori ynë kaq i ngjashëm më doktor Frankenshtanjnin si për fantazi, si për guximin prej provinciali për të shkuar kundër natyrës, e ka një plan sesi ta gënjejë këtë të fundit. Në politikë doktori është i njohur për krijimin e krijesave që nuk kanë ...

Mos prisni që Berisha të vdesë

05opinion

Dikush mes turmës vritet. Dhe ai s’ishte cilido. Ai ishte një idealist, një njeri i drejtë, luftëtar mëngëpërveshur që me pasion kërkonte paqen në botë. Policia e shtroi menjëherë ngjarjen si një aksident ...

« Z »-jA

15kinema

08opinion

E Vërteta është zhvillimi subjektiv i asaj që është njëkohësisht e re dhe universale

Lexojeni, shpërndajani

miqve dhe mbi të gjitha,

dorëzojani armikut!

GAZEtE E PErjAVShmE - BotuAr NGA orGANIZAtA PoLItIkE, tIrANE

Shpërblime për këtë fundvit nuk do ketë sepse, siç tha dhe vetë Bode, ne kemi punuar shumë ...

Çfarë do të thotë shqip me pasë vit të ri? Kaherë viti i ri s’nënkupton më shumë

sesa ndryshimin e shifrës së fun-dit të numrit katër-shifror. Ndrys-him thelbësor apo jo?! Nga ato që ta kthejnë jetën përmbys për së mbari! E përsëri, magjishëm a pashpjegueshëm, shqiptarët mprehin armët e festës (të paktën ata që kanë ende ç’të ndryshojnë nga menyja e zakonshme mbije-tuese). Harrojnë ç’ka ndodhur e ç’kanë hequr gjatë vitit të shku-ar: harrojnë skamjen, mjerimin, poshtërimin, shfrytëzimin, qeve-rinë...ose më saktë nuk harroj-në, por se ç’kanë një shpresë të papërmbajtshme se i riu vit ka

me qenë rrënjësisht i ndryshëm, pavarësisht se për çdo herë veç shifra e fundit ndryshon.

Fatalizmi shqiptar kombinon gjatë të njëjtit vit terrin e shpre-sës së humbur me shkreptimën e ditëve të kapërcimit të viteve. Të pushtuar për çdo ditë fizikisht e intelektualisht, në vullnet e vetë-dije, fundi i vitit u shfaqet shqip-tarëve si hedhja e re e zareve të fa-tit. Nëse fati deri më tash ka qenë në të kundërt të tyre, kapërcimi vjetor krijon frymëmarrjen entuzi-aste se kësaj here monedha ka me rënë në faqen e duhur. Vit i ri, kë-smet i ri, apo jo?! Kushedi na sheh Zoti! Hë se boll u frynë qeveritarët, mbase mendojnë për popullin!

ja të na japë një dorë bota se ku merresh vesh me shqipot! Mbase sëmuret sërish Berisha, e pastaj shpëtuam përgjithnjë!...E pas di-tëve të ahengut shpresëplotë e orgazmor, nis të rikthehet për-jetësisht e njëjta gjë.

Veçse bashkë me përjetësinë e mërzitshme të ahengut të vje-truar kthehet sërish edhe fantaz-ma e popullit jo si fakt mjeran i gjunjëzimit, por si mundësia e pashtershme e të resë së kriju-eshme prej vetorganizimit e për-pjekjes që rimëkëmb e tremb njëkohësisht. jo e të resë si rënie zaresh në faqen e duhur, por e të resë si akt politik emancipues që e thyen situatën. jo e të resë si lutje a

lypje, por si vetëdijësim për fuqinë kuptimore e vepruese të popullit. jo e të resë si përmirësim reformator e lehtësisht kurues i së vjetrës së kalbëzuar, por si ndërhyrje revolu-cionare shëlbuese në terrenin e të përbashkëtës deri me tash të heshtuar e të zbrazur. jo e të resë që pritet, por e të resë që bëhet. jo e të resë që kryqëzon gishtat me shpresën se Berishës i ka ardhur thirrja nga perëndia, por e të resë që Berishën, Berishajt, Berishët, e gjithçka tjetër që mishëron prakti-kisht e simbolikisht shfrytëzimin e shtypjen, e kryqëzon në shtyllën e turpit e të përkujtimit jo ndër ske-na perverse televizive, por ndër muzetë e poshtërsive.

Editorial

VITI...

FATALIZMI DHE FANTAZMA E TË RESË

Nëse doni një hapësirë mendi-mi dhe kritike ku s’ka vend për

kolaboracionistët e regjimit, intimitetet seksuale të vipave apo reklamat nga brekët te diplomo-ret, ndihmoni ekzistencën finan-ciare të Gazetës në këtë numër

llogarie: Qendra Antonio

Gramshi:Euro: 1085931802Usd: 1085931801

Njoftim

I RI?

Page 2: Gazeta Nr. 50

E mërkurë,14 dhjetor 2011 2 Analize

Dhurata QeveritareLeart Kola

Shpërblime për këtë fundvit nuk do ketë sepse, siç tha dhe vetë Bode, ne kemi punuar shumë

për popullin gjatë vitit. Kështu që nuk ka nevojë populli për shpërblime në fund të vitit. Kjo është pak por e vër-tetë. Vitin që kaloi Saliu dhe banda e tij kanë bërë shumë dhurata për po-pullin.

Dhurata më e madhe e vitit që po lemë pas ishte 21 janari e vrasja e ka-tër qytetarëve që e nxori zbuluar, kur e mbuloi me gjak bulevardin, sistemin në të cilin jetojmë dhe kreun e këtij sistemi, Sali Berishën i cili i shoqëroi vrasjet me një moblizim fashist të poli-cisë që nën urdhrat e këtij tirani tortu-roi në bodrumet e komisariateve të Ti-ranës për ditë me radhë me dhjetëra protestues, larg syve të ndërkom-bëtarëve dhe organizatave të të drej-tave të njeriut. Me gjakun e mpiksur të protestuesve është e mbushur sot ndërgjegjja e këtyre të fundit meqe-nëse në bashkëpunim me regjimin ata refuzuan të mbushnin raportet me ngjyrën e të vërtetës.

Një tjetër dhuratë që morëm këtë fundviti nga qeveria është dhe sh-pallja publike e zhdukjes së drejtësi-së. Gjykatës e prokurorë të kastruar, militantë, të paaftë, që mbi vete pranu-an të merrnin damkën historike të ek-zekutimit të drejtësisë kur refuzuan të burgosnin ekzekutuesit e qytetarëve të pambrojtur që kishin dalë,për t’i kthyer dinjitetin një vendi të përdhu-nuar nga gjithë derrat që kanë pak pushtet, e në rastin konkret kryederri Ilir Meta. Ky i fundit duhet konsideruar si dhurata më pikante e kësaj qeverie për nënshtetasit e saj.

Në bashkëpunim me sistemin e drejtësisë e sidomos me dy talentet më të spikatura siç ishte Sashenka jonuzi dhe Tom Ndreca, me sfondin e mahnitshëm të kryetarit të KQZ Arben Ristani, u krye dhe një dhuratë tjetër e madhe: mohimi i votës së qytetarëve në drejtpërdrejtësi televizive. Ndrys-himi në tavolinë i demokracisë u krye si të ishte ndeshje e ekipit të Laçit e jo e ardhmja kolektive politike e një vendi që i pëlqen ta quajnë demokra-ci, por kurrfarë lidhjeje nuk ka me të.

Dhurata këtë fundviti, bashkë me ne, mori dhe Luli, kryebashkiaku lan-garaq i Tiranës, i cili pasi u bë hajdu-ti personal i Saliut e pasuroi CV-në e tij prej çuni me shkollë perëndimore edhe me ngritjen në detyrë si killer personal i Saliut në krye të Ministrisë së Brendshme. Për merita të posaçme në vrasjen e torturimin e shqiptarëve, ai u vendos në krye të bashkisë me vota të vjedhura si tregues i qartë se

cilat janë format e të bërit karrierë në Shqipërinë e 2011-s. Një vit i mbarë ish për të e për gjithë shefat e komi-sariatit më mizor të cilët në bazë të thellësisë së zhytjes së duarve në gjak e hematoma u ngritën në detyrë e pagë.

Nuk ka nevojë për shpërblimet e Bodes ajo masë e punëtorëve që u hoqën këtë vit nga puna nën sloganin e njohur “reformë” për të pësuar në trupin e tyre dhe të familjarëve pa-aftësinë e kësaj qeverie për të mbaj-tur njerëzit në punë, ashtu siç ndodhi edhe me ushtrinë e NATO-s. Duke qenë se duhet të blinin helikopterë për të blerë mbështetje politike, u detyruan të hedhin në rrugë këtë fun-dviti gjysmën e administratës profesi-onale të ushtrisë. Dhuratë e qeverisë ishte NATO-ja e kjo i bëri nëpërmjet qeverisë një dhuratë punonjësve të ushtrisë duke i hedhur në mëshirën e fatit të tregut të punës pa asnjë vend pune.

Ku ka dhuratë më të bukur për një milion shqiptarët që zgjohen çdo mëngjes me sigurinë absolute që nëse i bie një sëmundje sado e leh-të e kanë të pamundur të aksesojnë spitalet sepse janë jashtë çdo skeme punësimi që do u garantonte dhe

hospitalizimin eventual? Kjo është një dhuratë që “nuk ka të paguar”sepse s’ka asnjë lloj pagese për këta njerëz. Megjithëse me taksat e këtyre të fun-dit qeveria e devijon me kosto të lartë financiare dhe koston e shkatërrimit të pasurisë publike unazën e madhe për t’i bërë dhuratë Zamirit, një bi-znesmeni të Saliut, rrugën deri tek qendra e tij e madhe tregtare që si për ironi Saliu e quan dhuratën e tij e të Zamirit për Shqiptarët! Po për cilët shqiptarë? Për ata që nuk kanë para’ as për t’u shtruar në spital?!

A mund të rrimë sot pa i thënë fale-minderit qeverisë kur, pasi privatizoi shpërndarjen e KESH-it e na premtoi mrekullinë, kanë filluar kufizimet di-sa-orëshe të energjisë? E bashkë me kufizimet, qeveria nuk harron së na çudituri me shtatë-fishimin e ener-gjisë dhe ujit. jemi vendi i dytë pas Gjermanisë thotë Saliu, e ndoshta ka të drejtë sepse pagesat e shërbimeve dhe ushqimeve i kemi afërsisht njësoj me ta. Ku t’i gjejmë fjalët për të kërku-ar shpërblim qeverisë e paturpësinë për ta bërë një gjë të tillë kur parla-menti i vendit në këtë fundviti na bëri dhe dhuratën e madhe të importit të plehrave nga gjithë Europa. Kjo na sjell më afër saj, kur të kundërmojmë

me jashtëqitjen e saj, sepse do jemi jo vetëm afër, por gati-gati brenda saj, pra Europës, jo vetëm të dëshiruar, por dhe të dashuruar në ekstreme (ekskremente) patetike.

Ka të drejtë Bode: ne nuk i meritoj-më shpërblimet e fundvitit sepse qe-veria na ka bërë me dhjetëra dhurata të cilat ne nuk po i vlerësojmë sepse jemi të mbytur nga egoizmi ynë i sh-frenuar me dëshirën perverse për të jetuar të paktën në një varfëri dinji-toze. Disa syresh vazhdimisht kërkoj-në spitale, shkolla, kërkojnë së paku kufizim, jo ulje të analfabetizmit apo vdekjeve nga lindja nëpër fshatra si mungesë e ambulancave e mjekëve, vdekje këto që nuk ndodhnin që nga vitet ‘30. Ka nga ajo “raca e ndyrë” e akoma-marksistëve në Shqipëri që për të minuar qeverisjen e lavdishme demokratike deklarojnë se ka pa-punësi e korrupsion, çmime të larta që nuk përballohen nga pagat e vogla etj. Ka një tufë homoseksualësh majti-stë që janë për një rishpërndarje më të drejtë të pasurisë, që deklarojnë se nëse 95% e kapitalit është në duar të vetëm 5% të popullsisë, kjo na prod-hon një sistem fashizmi feudal i cili vazhdimisht pjell krim dhe dhunë.

Nuk ka shpërblime për këtë vit

sepse dhuratën më të madhe po ja bëjmë njëri tjetrit duke e mbajtur akoma këtë qeveri në pushtet, duke mbyllur sytë përpara padrejtësive e duke ulur kurrizin sa herë tirani ngre kamxhikun. Drejtësia nuk vendoset nga gjykatësit, por nga qëndresa e atyre që e deklarojnë të drejtën nga e gabuara, nga ata që nuk i ulin sytë përballë padrejtësive për të parë punën e vet siç kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve. Ne të gjithë u vramë në 21 janar sepse territori ynë politik dhe social u la me gjakun e katër të pafaj-shmëve; ne të gjithë u vodhëm nga Ilir Meta sepse u vodh pasuria jonë e përbashkët; ne të gjithë u gënjyem në zgjedhjet e fundit sepse u përdhos institucioni i vetëm i drejtësisë kolek-tive. Nuk ka shpërblim që e lan gjakun e 21 janarit. I vetmi shpërblim për ne është aksioni kolektiv për rivendosjen e drejtësisë, kthimin e institucioneve tek populli e ripërtëritja e shpresës që ditët që do të vinë do jenë më të mira. E më të mira padyshim do jenë sepse tirani i ka ditët e numëruara. Siç thotë edhe Bob Marley, “mund të gënjesh një pjesë të popullit për një pjesë kohe, por nuk mund të gënjesh gjithë popullin përgjatë gjithë kohës”. Ne nuk do të përkulemi.

Page 3: Gazeta Nr. 50

E mërkurë,14 dhjetor 2011 3Analize

VitiSead Zimeri &Agon Hamza

A ka diçka interesante që mund të thuhet në fund të vitit? A paraqet viti kalendarik (pra, 365 ditët kalendari-ke) material interesant për mendim, në kuptimin e mendimit të ngjarjeve që ndodhin përbrenda kësaj peri-udhe kohore? Më specifikisht, a ka ndodhë diçka interesante në Kosovë, e që ia vlen të përmendet?

Në nivelin global, viti 2011 do të mbahet mend në histori për dy gjëra, një Ngjarje dhe një

vazhdimësi e politikës reaksionare. Është fantazma e lëvizjeve dhe orga-nizimeve popullore ajo që vazhdon të sillet mbi botën arabe. Kjo lëvizje e fuqishme politike që shkatërroi push-tete reaksionare e antipopullore të kësaj pjese të botës, nuk po insiston vetëm të largojë nga pushteti edhe diktatorët e fundit të mbetur në këtë pjesë të botës. Për më tepër, këto lë-vizje, duke qenë thelbësisht politike, synojnë dhe kanë për qëllim ndrys-himin e të gjitha koordinatave politi-ke, ekonomike e sociale mbi të cilat fundamentohen ato shoqëri. Lëvizja në Siri, ndryshimet që po vazhdojnë të ndodhin ende në Bahrain, riaktivi-zimi i protestave masive në Sheshin Tahrir në Kajro – të gjitha këto seku-enca politike janë shenjë se situata post-Ngjarjeve është ende e hapur dhe asgjë ende nuk është vendosur. Kur egjiptianët kërkonin demokraci, ata nuk binin në grackën e liberalëve postmodern perëndimor. Për ta, de-mokracia nuk reduktohej në vlerat “liberal-parlamentare” të kushtetutës, tregut të lirë, lirive dhe të drejtave të njeriut. Ata i dhanë një dimension të ri demokracisë, ose më saktë, egjip-tianët ua dhanë perëndimorëve një leksion unik për demokracinë, duke e rikonfiguruar kuptimin e saj. Me demokraci, egjiptianët nënkuptonin lirinë, barazinë, dinjitetin, anti-impe-rializmin. Ky është dimensioni poli-tik, Ideja politike, të cilës egjiptianët i dhanë emrin demokraci. Ngjarja egjiptiane i tejkalon kufijtë e ngushtë (simbolikisht) të Egjiptit. Duke qenë sekuencë e politikës, ajo e vendosë shtetin në distancë, në distancën e ma-sës së tij; ajo e rikonfiguroi ‘gjendjen e situatës’, e ‘rregulloi’ fuqinë e Shtetit nëpërmjet rikonfigurimit të saj. Politi-ka emancipuese është emri i vërtetë i politikës dhe ngjarja egjiptiane ishte Ngjarje sepse ajo bëri çarjen e dispo-zitës së rendit të trupave përbrenda gjendjes së situatës (të simbolizuar me emrin e Mubarakut). Ishte Ngjar-je politike sepse ajo ndodhi në një procedurë jashtë gjendjes së situatës. Egjiptianët ishin politikë: ata i rimen-donin (dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë) koordinatat bazike të sistemit të tyre politik, ekonomik e ideologjik. Për ta,

sfida nuk ishte sfidë parlamentare, në nivelin e kalkulimeve të shumicës, pa-kicës, programeve, koalicioneve, etj. Ata nuk u interpeluan nga ideologjia zyrtare, por e sfiduan atë, duke e tran-sformuar vet shtetin. Me fjalë të tjera, ky është mendimi dhe praktika e re kolektive. Në anën tjetër, Ngjarja nuk ka përmbajtje, sepse ajo ka të vërteta. Subjekti i Ngjarjes, i konstituar (dhe pastaj, zhdukur) përgjatë revoluci-onit, vazhdon ta shfaqë besnikërinë e tij ndaj Ngjarjes. Demonstratat në Sheshin Tahrir janë dëshmi e kësaj hi-poteze. Së këndejmi, besnikëria ndaj Ngjarjes në Egjipt, e mbanë situatën ende të hapur dhe të paformalizuar.

Përderisa bota Arabe është e për-fshirë në praktika kolektive politike, Bashkimi Europian vazhdon të de-gradohet tutje. Pakti Sarkozy-Merkel, tashmë ironikisht i njohur si “Merko-zy”, që është përpjekja e tyre për të shpëtuar euron nëpërmjet një trakti të ri, në esencë paraqet përpjekjen tjetër të radhës për krijimin e Pe-randorisë Europiane. Traktati i ri Eu-ropian nuk prodhon asgjë të re, por ajo riprodhon dominimin e kapitalit financiar. Çka do të thotë kjo? Me këtë traktat, ndarja ekzistuese qendër-pe-riferi, që në rastin e BE-së merr for-mën e ndarjes Veri-jug, do të bëhet edhe më e thellë. Tutje, ky traktat do të jetë edhe më efikas në përjashtimin nga “jeta publike” të klasës punëtore, emigrantëve, etj. Por, në anën tjetër, traktati Merkozy përgjigjet në pye-tjen e rëndësishme të Marksit rreth “akumulimit primitiv të kapitalit”. Akumulimi primitiv, ose akumulimi origjinal i kapitalit, nuk është vetëm çështje e shfaqjes së parë (histori-ke) të marrëdhënieve kapitaliste të prodhimit. Ky koncept na mundëson të kuptojmë se si gjatë krizave (të brendshme) aktuale të kapitalizmit, cikli kapitalist rifillon, e forcon ka-pitalin financiar në dëm të njerëzve (punëtorëve, emigrantëve) dhe peri-ferisë (p.sh., shkurtimet buxhetore). Në këtë kontekst, traktati Merkozy është dështim kolosal, dhe në asnjë nivel nuk do ta zgjidhë problemin e krizës financiare dhe atë të BE-së. Për cinikët duhet shtuar se kjo nuk është teori konspirative, ose paranojë e za-konshme marksiste (siç kanë dëshirë të thonë ata). Të gjithë mund të lexoj-në madje edhe “Financial Times” ku “ekonomistët” borgjez e japin të njëj-tën diagnozë: traktati Merkozy është një hap i madh mbrapa dhe dështim edhe më i madh në “rrugën përpara” të BE-së. Teknokratizimi i BE-së, shn-dërrimi i saj në një qendër perverse burokratike, të bazuar në ekspertë dhe ekspertizë, përfundimisht mohon potencialin emancipues që ka Europa (si kontinent). BE po shndërrohet në

qendrën më konservative politike e ideologjikë në tërë globin. Merkozy-izimi i Europës është emri tjetër i këtij traktati.

Mirëpo, ku gjendet Kosova këtu? Politikisht, askund. Sepse Kosova nuk ekziston (politikisht). Çka do të thotë kjo? Çka do të thotë të ekzistosh? Ekzistenca është multiplicitet, dhe në kontekstin e Kosovës, neve na intereson shfaqja e ekzistencës – shfaqja e kësaj ekzistence në një botë të caktuar. Një multiplicitet shfaqet në botë, dhe ele-mentet e dhëna të këtij multipliciteti që shfaqen bashkë me te (totaliteti i asaj që e konstituon) në po atë botë – gjithmonë ekziston një element në atë multiplicitet, shfaqja e së cilit është e matshme me shkallën më të ulët. Thënë ndryshe, një multiplicitet shfaqet në një botë të caktuar, dhe shkalla e shfaqjes së elementeve të multiplicitetit për-cakton shkallën e tyre të ekzistencës. Një element gjithmonë shfaqet me shkallën me të ulët të ekzistencës, dhe kështu ekzistenca e tij bëhet mi-nimale – ai element ka ekzistencë minimale. Të pasurit ekzistencë mi-

nimale në transcendentalen e botës është e barazvlefshme me mos-ekzi-stencën. Nga perspektiva e botës, ek-zistenca sa më e vogël e mundshme nënkupton mosekzistencën. Prandaj, ky elementi përshkruhet si ‘jo-ekzi-stent’. Në shoqëritë kapitaliste, siç na mëson Marksi, proletariati është elementi i vërtetë i mos-ekzistencës në multiplicitetin politik. Proletariati “nuk ekziston në botë”. Mirëpo, mos-ekzistenca në botë nuk do të thotë se ai element (në këtë rast, proletariati) nuk ka qenie. Marksi nuk e mendon këtë (dëshmi për këtë janë Kapital-i, Grundrisse, etj). Për Marksin, qenia ekonomike dhe sociale e proletariatit nuk vihet në dyshim. Mirëpo, ekzisten-ca politike e proletariatit është ajo që vihet në pikëpyetje: ai është hequr nga reprezentimi politik. Si i tillë, proletariati ka zero shkallë të ekzistencës në botë. Këtë e dëshmon edhe Internacionalja: ne jemi asgjë, do të bëhemi gjithçka”.

Në këtë kontekst, prej perspek-tivës së botës, ekzistenca politike e Kosovës është në shkallën minimale, pra në shkallën zero. Një element jo-

ekzistent nuk mund të karakterizohet ose shpjegohet në terme ontologjike, por vetëm në termet ekzistenciale: shkalla zero e shfaqjes në një botë të caktuar politike. Ne nuk po themi se Kosova nuk ka ekzistencë të caktuar fizike, por ekzistenca e saj politike në botë ka shkallë minimale. Dhe këtu është problemi i Kosovës. Kosova nuk do ta rrisë shkallën e saj të ekzistencës politike në botë (ose, botët politike) në kursin aktual të zhvillimit. Çështja e ek-zistencës politike nuk është çështje e qeverisjes së mirë, dhe as e përmb-ushjes së disa kritereve (shantazhu-ese) të BE-së. Kosova do ta shfaqë ekzistencën e saj politike për aq sa kolektiviteti i Kosovës, do të arrijë të shfaqë ekzistencën e vet jashtë gjendjes së situatës: jashtë kornizave Kushtetuese, dhe rrjedhimisht atyre parlamentare, qeverisëse, mediale, etj. Rritja e shkallës së ekzistencës nuk matet me gradët e saja, por me aftësinë dhe kapacitetin politik për të ridefinuar tërësisht hapësirën në të cilën ekzistenca e saj do të shfaqet politikisht.

Page 4: Gazeta Nr. 50

E mërkurë,14 dhjetor 2011 4 Analize

Për Republikën e Shqipërisë, Monarkinë Historike dhe përkrahësit e Pretendentëve “aktualë” të fronit

mbretëror. Ose, për kë bien këmbanat?Yllka Lamçe

Kohët e fundit është përcjellë në vëmendjen e lexuesit shqiptar vdekja e Leka Zogut I, shpe-

sh të përcaktuar nga mediat si “PRE-TENDENTI PËR FRON MBRETËROR”. Bëhet fjalë për të përditshmet e për-ditshme, por edhe për ato zyrtare-in-stitucionale, si në rastin e zyrës për shtyp të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të Presidentit të Republi-kës së Shqipërisë, të Këshillit të Mini-strave të Republikës së Shqipërisë, etj. në rend zbritës.

Tek lexoja lajmet dhe pozicionimet e përfaqësuesve më të lartë institucio-nalë lidhur me vdekjen e Leka Zogut I, më bëri përshtypje lehtësia e papër-ballueshme e lakimit të termave mo-narkikë, në gjuhën zyrtare të instituci-oneve të Republikës.

Për ta konkretizuar çështjen, Krye-tarja e Kuvendit të Republikës, ndër të tjera shprehet se: “Mbreti Ahmet Zogu dha një kontribut fondamen-tal në ndërtimin e shtetit shqiptar në rrethana të vështira, të komplikuara të asaj periudhe historike për kombin tonë. Kjo ceremoni u zhvillua jo vetëm në nderim të asaj pjese të historisë së Shqipërisë, por edhe si ndjesë për gji-thë urrejtjen që diktatura mbolli gjatë gjysmë shekulli, ndaj Mbretit Ahmet Zogu dhe familjes mbretërore ...”.

Në fjalët e përzgjedhura nga Krye-tari i Këshillit të Ministrave të Republi-kës, shkohet më tutje duke njoftuar se: “... në bazë të ligjit, përcjellja e Lekës së Parë do të bëhet me nderimet e atributet që i përkasin një Mbreti jo në detyrë” e të tjera hynere të llojit. Në të njëjtën faqe zyrtare bie në sy për-kujdesja, me këtë rast, për t’u strehuar në normën e ligjit për protokollin e Shtetit, ku, sipas redaktuesve të faqes “ ... përcaktohet detyrimi i përfshirjes në Protokollin Shtetëror të Familjes Mbretërore”.

Së fundi, por aspak e fundit në rën-dësi, kemi fjalën e Presidentit të Re-publikës, ku spikat një farë kujdesi në formulimin e mesazhit publik ku ndër të tjera veçoj: “Presidenti i Republi-kës, Prof. Dr. Bamir Topi u shpreh ng-ushëllimet më të sinqerta familjarëve të pretendentit të fronit mbretëror, Leka Zogu I, nëpërmjet një mesazhi të bërë publik: “Të dashur familjarë të Leka Zogu I, me hidhërim të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Leka Zogu I, trashëgimtarit të Mbretit Zog...”.

Duket se keqkuptimi im fillestar, mbi Republikën e përfaqësuar në in-

stitucionet e mësipërme, të përfshirë me gjithë ç’mban Kushtetuta, në ng-ushëllimin e “FAMILjES MBRETËRO-RE”, me rastin e largimit nga jeta të “PRETENDENTIT PËR FRON MBRETËROR”, ka lindur, ndër të tje-ra, nga detyrimi ligjor që rrjedh nga ligji për protokollin e shtetit, dhe jo nga ndonjë rreshtim personalo-poli-tik-institucional i rastit. Fatkeqësisht ende nuk arrij të gjej online, tekstin e ligjit ne fjalë, sa për t’i hedhur një sy. Por fatmirësisht gjeta ligjin tjetër, atë të 2003, nr. 9063, datë 8 maj 2003, miratuar nga Kuvendi i Republikës i atëhershëm, me titull “Mbi statusin e trashëgimtarëve të ish-familjes mbretërore”. Ligji, që për kë ka ku-riozitet, do ta gjejë bashkangjitur në fund të këtij artikulli, përbëhet gjit-hsej nga 6 nene, ku në thelb, përcak-tohet e drejta e trashëgimtarëve të ISH-FAMILjES MBRETËRORE, lidhur me disponimin dhe përdorimin e pronave të tyre, në respekt të ligje-ve në fuqi. Përcaktohet gjithashtu e drejta e trashëgimtarëve të ISH-FA-MILjES MBRETËRORE, për të mbaj-tur koleksione të ndryshme të konsi-deruara pronë private në përputhje me rregullat në fuqi.

Siç mund të vërehet lehtësisht, në trupin e thjeshtë e pa preten-dime të ligjit, është bërë një për-caktim shumë i kujdesshëm i su-bjekteve të përfshira në të, pra i “trashëgimtarëve” dhe i “ISH-FA-MILjES MBRETËRORE”. Natyrisht, ligjvënësit asokohe, nuk do të kishin dashur të krijonin ndonjë konflikt të mundshëm me Kushtetutën e mira-tuar vetëm pak vite më parë, që po-litikisht do të kish qenë lëvizje aspak e këshillueshme, ndërkohë që nga pikëpamja judiridiko-kushtetuese,

mund të kish sjellë deri në antik-ushtetueshmëri për kundërshtinë e hapur me formën republikane të sh-tetit, përcaktuar jo më larg se 5 vjet më parë në tekstin kushtetues, dhe nëpërmjet referendumit të ’97 që parapriu procesin kushtetutëbërës.

Dhe i rikthehemi të sotmes, 13 vjet pas miratimit të Kushtetutës, dhe 8 vjet nga rikthimi i ISH-FAMILjES MBRETËRORE ndër aktet normati-ve të Republikës së Shqipërisë, dhe disa ditë nga vdekja e ISH-PRETEN-DENTIT PËR FRON, Leka Zogut I, fakte tërësisht të injoruara nga përfaqësue-sit e sotëm të Republikës.

Veçanërisht më bën përshtypje reagimi i Presidentit të Republikës, megjithëse është dhe i vetmi i shkar-kuar nga përgjegjësitë eventuale në ushtrim të funksioneve të tij (sipas nenit 90 të Kushtetutës “Presiden-ti nuk mban përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij”). Ndoshta sepse është e njëjta figurë e cila renditet posaçërisht krahas të tjerave garancive kushte-tuese (Gjykata Kushtetuese, sa për të bërë një shembull), të cilës i be-sohet respektimi i aktit themelor. Theksoj “i Republikës së Shqipëri-së”, jo për ndonjë kapriço lingui-stike, por për të rikujtuar formën tonë aktuale të qeverisjes, të për-vijuar në nenin hapës të Kushtetu-tës shqiptare, nenin 1 ku pikërisht në pjesën “Parime themelore”, thuhet se “Shqipëria është Republikë parla-mentare”, parim që qëndron në the-mel të Kushtetutës aktualisht në fuqi dhe jo të ndonjë kushtetute historike ku figuron mbreti, apo republika po-pullore, apo ajo socialiste.

Nuk është rastësi që është zgjedhur kreu, apo hapja e Kushtetutës, dhe jo

ndonjë pjesë periferike e saj, apo pje-së për dispozita kalimtare (që dikur do të rreshtin së qeni në fuqi), apo mbyllëse të saj. Si të thuash, nuk u kuj-tuam rrugës që të shpalleshim Repu-blikë parlamentare, meqë andej na ra udha. U kujtuam që në krye të punës dhe ndërtuam një sërë dispozitash në funksion të këtij parimi udhërrëfyes, numër 1 të të gjithë parimeve.

Në të njëjtën mënyrë Kushtetuta u tregua e kujdesshme të përvijonte edhe një numër 1 të shtetit shqiptar, Kreun e tij, Presidentin e Republikës, i cili përfaqëson unitetin e popullit (neni 86 i Kushtetutës).

Neni 1 dhe neni 86 përvijojnë më së miri formën republikane të shte-tit shqiptar, qeverisjen parlamentare të kësaj republike dhe kreun e shte-tit, Presidentin e Republikës (dhe jo ndonjë mbret, princ, baron, apo tjetër pretendent për tituj të rënë nga fiku, e nga vafti).

Mirëkuptoj këdo që lodhet nga tekniciteti i shpjegimeve mbi nenet kushtetuese, ashtu siç nuk mund të mirëkuptoj kurrsesi shtrembërimet që këtyre neneve të qarta krista-line, u bëhen rregullisht nga për-faqësues të parlamentarizmit të Republikës, të qeverisjes aktuale të Republikës, dhe të vetë simbolit të unitetit të popullit të Republikës. I referohem apelimit të rregullt dhe të lirshëm që këta përfaqësues të lartë i bëjnë titujve monarkiko-anakroni-kë antikushtetues në një Republikë kushtetuese.

Ndoshta kritika e mësipërme, mund të tingëllojë si ndjeshmëri e tepërt konstitucionale e mënyrës se si Republika humb thelbin e saj në apelimet ndaj ISH-MONARKISË. Ndoshta, po aq sa ndjeshmëria që perceptohet në komentet e Ugo Rescigno, teksa kritikon mun-dësinë që Presidenti italian t’u lexojë personalisht Dhomave të Parlamentit italian, i pranishëm fizikisht në Parlament, mesazhet që përndryshe Kushtetuta italiane kërkon që ai t’ia dërgojë Dhomave. Rescigno pretendon një përkujde-sje të veçantë nga ana e Presidentit, që me veprimet, përveçse me fjalët që zgjedh, të mos ringjallë memorie të të ashtuquajturës Kurorë italiane, dhe të fjalimit që Mbreti italian mban-te përpara Dhomave, që do të nën-kuptonte një tjetërsim të ekuilibrave kushtetues të kërkuara nga Republika italiane e sotme.

Edhe gjatë procesit kushtetues shqiptar të 1998, teksa përvijohej

forma e organizimit të shtetit dhe e bashkëjetesës civile, përzgjidheshin me përkujdesje kirurgjikale terma si “ndarje” dhe “balancim” të “pushte-teve”, dhe sidomos “Republikë” dhe “parlamentare”, pikërisht në emër të një zgjedhjeje të qartë tashmë, të vullnetit të popullit shqiptar për t’u qeverisur në një Republikë, si dhe të një ekuilibri sa të domosdoshëm aq edhe të brishtë për t’u tjetërsuar, nga veprimet apo mosveprimet e organe-ve të larta kushtetuese.

Ose, për kë bien këmbanat.

Teksti i ligjit nr. 9063, date 8.5.2003 “PER STATUSIN E TRAS-HEGIMTAREVE TE ISH-FAMILJES MBRETERORE”

Ne mbështetje te neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputete-sh,

KUVENDI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:Neni 1Ne këtë ligj, me ish-Familje

Mbretërore kuptohet familja e trashë-gimtarëve te ish

Mbretit Zog I dhe ish-Mbretëreshës Geraldine, duke përfshirë edhe pa-sardhësit e tyre.

Neni 2Trashëgimtarët e ish-Familjes

Mbretërore kane te drejte te dispo-nojnë dhe te përdorin pronat e tyre, sipas ligjit “Për kthimin dhe kompen-simin e pronave ish-pronareve”, si dhe te ligjeve te tjera ne fuqi.

Neni 3Trashëgimtarët e familjes se ish-

Mbretit Zog I kane te drejte te mbaj-në koleksione te ndryshme, te kon-sideruara prone private, pasi ato te jene regjistruar me pare ne organet shtetërore përkatëse, ne përputhje me rregullat ligjore ne fuqi.

Neni 4Statusi dhe trajtimi protokollar

i trashëgimtarëve te ish-Familjes Mbretërore përcaktohet me ven-dim te Këshillit te Ministrave, sipas legjislacionit ne fuqi.

Neni 5Ngarkohet Këshilli i Ministrave

qe te nxjerre aktet nënligjore ne zbatim te neneve 1, 3 dhe 4 te këtij ligji.

Neni 6Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas bo-

timit ne Fletoren Zyrtare.Shpallur me dekret nr. 3829, date

2.6.2003 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Alfred Moisiu

Page 5: Gazeta Nr. 50

E mërkurë,14 dhjetor 2011 5

Mos prisni që Berisha të vdesë

Opinion

Andi Kananaj

Me siguri që doktori ynë kaq i ngjashëm më doktor Fran-kenshtanjnin si për fantazi,

si për guximin prej provinciali për të shkuar kundër natyrës, e ka një plan sesi ta gënjejë këtë të fundit. Në po-litikë doktori është i njohur për kri-jimin e krijesave që nuk kanë shpirt por vetëm mekanikë lëvizjeje fluidi-tet bindjeje, gati në stadin njeriut-çip. Këto krijesa i përkasin botës tonë, por aq pak sillen si njerëz normalë. Ata janë të gatshëm të zbatojnë çdo urdhër vetëm e vetëm se kjo është mënyra e vetme për t’i mbijetuar krijuesit të tyre. Luli si rasti perfekt i studimit. Ndonëse kokën dhe tru-pin i ka të bashkuar që nga lindja, duket si krijesë e stisur për t’u për-dorur si trup post mortem. Nëse do duhet në një të ardhme shpirti Be-rishës do kalojë në trupin e tij duke mos gjetur rezistencë. Basha është dhe ngelet një eksperiment bizar në duart e doktorit, për çdo fantazi bizar që atij i kalon në mendje. Po dhe nuk i ka dalë keq, do më thoshin zërat në rrugë. Në fakt këtë do ketë si justifikim Luli i famshëm sa herë del në TV si kavje eksperimentale. Doktori kërkon që të dijë emrat e kundërshtarëve dhe menjëherë fut në lojë krijesën e qepur bashkë me ndihmën e Fevziut. Ideja se Berisha po lodhet nga politika, e se me siguri do t’ia lërë dikujt vendin krijohet disa herë për disa arsye ndoshta edhe lo-gjike në vende logjike. Një herë duket

sikur me aprovimin e ligjit për impor-tin e plehrave, me përqindjet e fituara nga marrëveshja me Mafien Berisha pasurohet mjaftueshëm. Njerëzit që kanë këtë qëllim do ishin tërhequr pa bërë naze. Berisha me siguri jo. Ndoshta pasi të sigurojë paktin e mos sulmit me Ramën mendojnë të tjerë. Për këtë duhet të japë shenja që po kalon stafetën diku tjetër. Në sytë opozitës një Berishë honorifik do ishte më shumë i pranueshëm si pjesëtar paktesh. Apo mosha e thyer, mendojnë të tjerë. Nuk po mendojnë në jerm. Rregullisht një njeri normal mund dhe të qëndrojë në shtëpi duke i treguar mbesës që nuk e dëgjon, histori me kryemini-stër. Duket dhe normale nëse je njeri normal. Berisha nuk është i tillë. Luli e di. Luli është i vetmi që e ka të sigurt se Berisha nuk ka asnjë plan të largohet. Teknika e krijimit të situatës së besimit në publik është sa e thjeshtë aq dhe djallëzore. Berisha trajton si birin e tij Lulin një Krisht të shkretë (po-vero Cristo) me qëllimin aspak të shenjtë të kryqëzimit nga kundërsh-tarë që besojnë se meritojnë fronin me shumë se i përzgjedhuri i ardhur kaq vonë. Berisha mund ta trajtojë Lulëzimin si Krishtin. Për lindjen e tij Berisha nuk është investuar sek-sualisht. Ndjenjën e pasardhësit dhe një farë shenjtërie po e ndjejnë dhe rapsodët debilë dhe servilë të PD-së. Ata Lulit po i kalojnë pa takt var-gje që shpatullat e ngushta e rinore të këtij “ish Sami Frashërsi” nuk po

thjesht si një truk tjetër i Tropojanit për ta vënë në kushtet e besimit.

Berisha vdekjen e ka profesion. Ai ka pasur avantazhet veta. Me vdek-jen e Enverit fitoi. Me vdekjen e 4 të vrarëve te 2 prillit, me vdek-jen e Azemit, me vdekjen e Pas-hkos, me vdekjen e kushedi sa te tjerëve. Berisha çdo herë ka projektuar vdekjen e tij. E vet-mja mënyrë sesi të përfitosh vetë nga vdekja jote. Duket makabre, por sfida është aty. Dr Frankensh-tanji është Marksi i Doktorit tonë dhe vetëm ai duket se ja ka dalë. Spektakli i vdekjes së Berishës sot, shpresa se ai mund dhe hapë krahun është iluzion për të na ndalur qoftë dhe për pak.

Nuk besoj tek vdekja e Doktorit se kjo do na vriste neve përpara.

Gentian Bala

Në 2013-ën do të ndodhë ndryshimi i paevitueshëm. PD do të humbasë zgjedhjet

dhe do të ndodhë rotacioni i shumëpërfolur, sepse kështu ndodhi edhe me Nanon në 2005-ën. Ky pro-ces është i pakthyeshëm, kur një fi-gurë politike dhe partia që e mbësh-tet qëndrojnë për një kohë të gjatë në pushtet. Ky është pikërisht rasti i Berishës ashtu siç ishte rasti i Nanos disa vjet më parë”. Me këtë bindje flasin shqiptarët sot, si ata që e ndjej-në veten të lodhur nga qeverisja despotike e Berishës, ashtu edhe ata, të cilëve Berisha nuk iu duket edhe aq keq. Këta të fundit madje ndje-hen ngushtë përpara miqve të tyre të revoltuar dhe i ngushëllojnë me fërkime shpatullash dhe shprehje shabllon të tipit “nuk e lë Amerika

tre mandate në pushtet”.Këta jo vetëm nuk e dëgjojnë ve-

ten e tyre por as nuk e dinë se çfarë flasin. Bindjen mund ta kenë të for-të, që Berisha është politikan i she-kullit të shkuar, por kur të votojnë në 2013-ën sërish atij do ia japin votën.

Duke i thënë vetes që Berisha do të largohet në fund të këtij manda-ti ne bëjmë paqe me vetveten, me bashkëkombësit dhe me fqinjët, me të cilët na vjen rëndë të ballafaqo-hemi. Pas kësaj mund të flemë gju-min e të pafajshmit, sepse gjërat do të ndreqen vetë e ditë më të mira do të vijnë. Ka edhe nga ata që gjumin e bëjnë pa brengë, sepse më keq nuk ka ku të shkojë, e pra veç më mirë mund të bëhet. Por ka edhe naivë të tjerë. Ka nga ata që janë anëtarë të partisë më të madhe opo-zitare, madje drejtues të saj, madje kam filluar të dyshoj edhe tek krye-

tari i opozitës, naivë këta të fundit që vërtetë besojnë se në zgjedhjet e ardhshme gjërat do të ndryshojnë. Pas kaq e kaq vitesh Berishizëm?! Pa pritur e pa kujtuar?! Por realiteti është një tjetër. Berisha, me promovime librash dhe mesazhe Twitteri, nuk largohet! Me votë nuk ka shanse! E madje, as me opozitë bojkotuese tashmë nuk mund të luftohet. Beris-ha thjeshtë nuk ikën më. Kjo kam-banë bie për ata që kanë veshë për të dëgjuar, se të tjerët qetësisht do të vazhdojnë përgjumjen e tyre të çdokohshme. Me këtë nuk dua të them që ndërrimi i kryeministrit në pushtet është një detyrë, një mision, një domosdoshmëri. Me këtë dua të them që kush e ka këtë për detyrë, kush e ndjen si mision e kush e sheh si domosdoshmëri, sot i ka futur një

sy gjumë. Por ajo çka është edhe më shqetësuese, vërehet në fakt në të gjithë shoqërinë shqiptare. Berishiz-mi. Njëzet vjet Berishizëm kanë lënë pasoja të pandreqshme te shqip-tarët. Kjo po që është e vështirë për t’u çrrënjosur. Këtë e vërej çdo ditë te të gjitha grupmoshat, te shqiptari i mesëm, te shqiptari i pasur dhe te ai i varfër. Këtë e shoh te analfabeti por akoma më keq te intelektuali. E shoh te gazetari, te shkrimtari, te pedago-gët, te studentët, te minatorët, te ko-munistët dhe te familja mbretërore. Berishizmin e shoh tek vetja dhe te artikulli që po shkruaj. Është pasojë e viteve të tëra indiferentizëm, i cili do të lerë pasojë Berishizmin edhe te shumë breza pasardhës. Dikush mund ta quajë ves e dikush mund t’i vendosë një emër tjetër, dikush

Nikotinë dhe Berishizëm

Lulin nuk ka fituar asgjë. Berisha nuk do dorëzohet. Ai vetëm po nxjerr nga pozicioni kundërshtarët bren-da partisë. Luli është kosovari i veshur si ushtar serb. jozefina është thjesht e hutuara e radhës. Vetëm nëse jozefina do të duket si bionde që doktorit t’i krijohet ideja se ajo është e bija e “gafës”

Bamiri që tani qëndron i izoluar në Presidencë po humb gati çdo lëvizje. Dhe tentativat për të de-kretuar kundërshtarë potencialë të Berishës për kryetar të KLSH-së duket se u kuptuan. PD-ja u urdhërua të votojë labin Leskaj. Kjo i dha fund krijimit të frontit me të refuzuarit e Kryeministrit. Topi nuk i beson më fatit, por për fat të keq as veprimeve te veta. Nuk i be-son më as kohës që kalon. I duket

dihet apo ja mbajnë. Po e venë të paktën me fjalë në një fushë betejë me Mujin e Berishën kundër Ser-bëve e Malazezeve, ndërkohë që vetë këta Homerë bejtexhinj s’janë të sigurt as se ai do dijë t’i rezistojë sulmit të një gruaje si jozefina (jo Ajkuna). Rapsodë që sa herë hapin Top Channel-in shohin heroin krah më krah me Fazlliçin - nuk është bash’ djalë Tropoje. S’ka më marre’ se kur rapsodët s’janë të verbër fizi-kisht, po pa sy për realitetin.

...Më kujtohet historia e një mikut

tim, që ish’ ushtar në UÇK në aksi-onet e viteve 97-98. Ishin 150 dhe u vramë 148 më tregoi. Zgjati vetëm pak, kur përpara nesh dolën tre ush-tarë serbë. Ne dolëm nga pozicioni pa urdhër dhe qëlluam pa komandë. Serbët na panë pozicionet dhe na vranë më murtajë. Nuk pashë më serbë. U vramë të gjithë. Dhe unë i vdekur jam. Duke u kthyer si fan-tazmë e vetës time, kuptova që dhe ushtarët e parë që vramë ishin koso-varë të marrë peng. Të veshur me uniformën që i kish “vrarë” përpa-ra se ne të mbërrinim realisht.

Në politikën shqiptare murtajën e mban Berisha. Sillet sikur të kishte topuz të rëndë dhe të pinte qumësht Zanash, por jo. Ka strategji në çdo moment të ditës.

jozefinës me sa duket eksperien-ca nuk i vlen shumë në krahasim me Doktorin. Asaj nuk i rihet pa sulmu-ar njeriun e vetëm të cilin nuk ka as pse ta sulmojë. Ajo dhe po të fitojë me

mund të ndërgjegjësohet sot e dik-ush kurrë...

Berishizmi është një plagë e cila ka kultivuar instinktet më të këqia te njerëzit. Edhe pas largimit të Berishës do të duhen dekada për të riedukuar brezat e rinj. E megjithatë sot kemi ne-vojë për një hap të parë. Ashtu si me duhanin nga i cili vështirë të heqësh dorë, pasi nikotina ka vite që të ka hyrë në gjak, edhe Berishizmi do me-todë dhe dedikim për t’u çrrënjosur. Por hapi i parë dhe më i rëndësishmi është ndërgjegjësimi që ai të dëmton dhe prej tij duhet hequr dorë.

Rëndësi ka që sot të flitet, rëndësi ka të hidhet hapi i ndërgjegjësimit dhe këtë mund ta bëjë vetëm pjesa e shëndoshë e shoqërisë, ajo që nuk duhet të qëndrojë asnjëherë indife-rente...

Page 6: Gazeta Nr. 50

E mërkurë,14 dhjetor 2011 6 Analize

(VIJON NGA FAQE 2)

DËNIMI ME VDEKJE OSE KRIMI I LIGJERUAROltion Spiro

Muret e sallës ishin të mbulu-ara me pllaka të bardha, të pastra dhe ishte tërësisht e

izoluar. I ngjante më shumë një labo-ratori sesa një qelie për të burgosur. Një njeri ishte i ulur në mes të saj, i ri, i lidhur pas një karrigeje. Përgja-të një faqeje muri, një xham lejonte që të shikohej gjithçka ndodhte aty brenda nga një sallë ngjitur ku qën-dronin njerëz të mbledhur për të so-ditur spektaklin makabër. Në 12.30, kokrrat e cianurit u hodhën në një provëz të mbushur me një përzierje acidi sulfurik dhe uji, të vendosur nën karrigen e të dënuarit. Brenda një çasti shumë të shkurtër, gazi i helma-tisur filloi të përhapej nëpër qeli. I dënuari u kollit, më pas filloi t’i merrej fryma. Pas disa çastesh, koka e tij u përkul, u kollit sërish, më fort, ngriti kokën njëherë të fundit dhe më pas ra përfundimisht. Në 12.30, mjeku që mbikëqyrte instrumentet e “vënies në vend të drejtësisë”, deklaroi vdekjen e të dënuarit Walter LaGrands...

Ishte 37 vjeç. Kishte lindur në Gjer-mani, ashtu si dhe vëllai i tij Karl. E ëma e tyre ishte martuar me një ush-tar amerikan dhe më pas kishte ikur në Amerikë së bashku me dy djemtë e saj. Në 1982, gjatë një vjedhjeje me armë në një bankë, vëllezërit vrasin një punonjës të saj dhe plagosin një tjetër. Vrasësit në atë periudhë ishin 18 dhe 17 vjeç. Të dy u dënuan me dënimin kapital. 16 vjet të jetës së tyre i kaluan në korridoret e vdekjes. Pasi rekursi i tyre final u hodh poshtë, Karli, me kërkesën e tij u ekzekutua me një injektim vdekjeprurës. Walter-i refuzoi. Ishte një sfidë përfundimtare që ky, shtetas gjerman, i bënte drej-tësisë amerikane. Ndoshta ai ushqen-te shpresë deri në momentin e fundit. Por gjithçka rezultoi e kotë, pasi më 3 mars ai u përcoll në dhomën e gazit. Fati i tij nuk pati një jehonë të veçantë në SHBA. Çështja qëndronte te fakti se vëllezërit LaGrands kishin ruajtur shtetësinë e tyre gjermane. Dhe sipas legjislacionit penal në Republikën Fe-derale Gjermane, dënimi me vdekje ishte shfuqizuar. Dënimi i një gjerma-ni me vdekje në një dhomë me gaz u perceptua në Gjermani si një përulje e turpshme.

juristët ngritën shqetësimin se SHBA-të, në këtë çështje, kishin shke-lur Konventën e Vjenës, e cila u sigu-ron të arrestuarve ndihmën e vendit të tyre të origjinës. Dhe në fakt, am-basada gjermane ishte njoftuar vetëm

dhjetë vjet pas arrestimit të tyre. Au-toritetet e Arizonës u ishin përgjigjur autoriteteve gjermane se të dënuarit kishin përfituar nga të gjitha të drejtat që u njiheshin qytetarëve amerikanë. Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë dërgoi një kërkesë urgjente qeverisë amerikane pak orë para dënimit me anë të të cilës i lypej “të përdorte çdo mjet të nevojshëm për të paran-daluar ekzekutimin”. Por, për sytë autoriteteve amerikane, pak rën-dësi kanë instrumentet ndërkom-bëtarë kur bëhet fjalë për dënimin me vdekje… Kjo çështje, si shumë të tjera, paraqesin situatën e përgji-thshme të sistemit të drejtësisë në Amerikë. Në fillim të çdo çështje-je qëndron një krim i cili është në juridiksionin e një shteti të caktu-ar. Sipas rregullave të procedurës

amerikane, kryesisht akuzatore, i takon policisë të ndjekë hetimin dhe të mbledhë provat. Çdo person, që nga momenti që është i dyshuar, mund të thërrasë një avokat. Kështu, parimi i barazisë midis akuzës dhe të akuzuarit duket se respektohet.

Por në fakt, prokurori ka në dispo-zicion të tij shërbime të fuqishme po-licore të organizuara për të kërkuar prova, dëshmi dhe të kryejë analizat e të dhënave. Ndërkohë, i akuzuari ka mjete të mbrojtjes shumë të kufi-zuara. Shumica e atyre që dënohen me vdekje janë individë të cilët janë të margjinalizuar dhe që janë pjesë e komuniteteve më të varfra. Çështjet që lidhen me dënimin me vdekje kërkojnë javë të tëra përgatitjeje, në një kohë kur pagesat e avokatëve të caktuar nga shteti janë të ulëta për të

mos thënë në disa raste qesharake. Nga ana e akuzës, përveç ndihmës së organeve policore, shtohet dhe dës-hira e autoriteteve për të dënuar të akuzuarin me dënimin maksimal. Të mos harrojmë se personat që drej-tojnë këto autoritete zgjidhen nga populli: ai që i jep votën, kërkon re-zultate dhe ai ua jep. Çdo kokë që ata presin asimilohet me numrin e avionëve armiq që rrëzohen në një betejë. Pabarazia e konsiderue-shme nënvizohet akoma më fort në çastin e përzgjedhjes së jurisë: si-pas ligjit amerikan, kualifikohen për të marrë pjesë në juri personat që janë në gjendje të vlerësojnë se sa i bazuar është dënimi me vdekje. Kjo nënkupton se nga shumë juri përjas-htohen persona që janë ose shprehen kundër këtij dënimi kapital. Rezultati

i procedurave të tilla është i tmerr-shëm. Që nga viti 1972, më shumë se 72 persona të dënuar me vdekje për krime që nuk i kanë kryer, janë liru-ar, shpesh herë disa ditë para datës së ekzekutimit. Sipas një studimi të bërë në universitetin e Çikagos në vitet 1999, në 450 dënime, pafajësia e 1 të dënuari në 7 është provuar pas ekzekutimit. Rezultati i politikave të tilla e rendisin Amerikën në krye të vendeve me më shumë dënime me vdekje. Demokracia më e vjetër, fuqia ekonomike dhe ushtarake që ajo përfaqëson ndodhet në këtë re-kord të trishtë në krah të Kinës dhe Iranit. Shoqëria po përfshihet nga një marramendje dhune dhe vdekje, por ajo nuk po lirohet dot nga krimi. Ajo vetëm sa i shton karriges elektrike edhe dhomën e gazit…

Page 7: Gazeta Nr. 50

E mërkurë,14 dhjetor 2011 7Ligjerate

EKZILI – VETËVENDOSJA EMANCIPIMIIdlir AZIZI

Kjo ligjëratë e ka origjinën te një prezantim i librit tim më të fundit me titullin “Don Kanuni, ose nga-

dalë gjaksi fillon dremit në pritë”.Ky libër filloi të krijohej më shumë si një

reagim shakator lidhur me përqendrimin e energjive kinematografike te ne drejt temës së kanunit, një temë e shndërruar jo vetëm në një ekzotizëm të palezetshëm, por sidomos në një ndryrje që i bëhet shpesh subjektit shqiptar brenda një ka-nonizmi herë brutalisht turistik, e gjysma aktiv në kohën ku jetojmë.

Pa u rrekur shumë, më erdhi si një qar-tësi pak gaztore, që për të sajuar një li-bër të ri mbi këtë subjekt, ndoshta duhej ballafaquar kanuni me një realitet jo fort të konsumuar në të: realiteti i luhatjes gjinore.

Në vija shumë të trasha bëhet fjalë për një autor, i cili orvatet të bëjë një film (na-tyrisht!) mbi Kanunin, i cili has në një per-sonazh, që ka vrarë një grua; personazhi fi-llon të dënohet nga kanuni për këtë marre derisa ekspertiza mjekësore ligjore zbu-lon se në fakt bëhet fjalë për një mashkull.

Pra nisin dyzimet në mënyrën sesi ka-nuni duhet të dënojë sipas neneve të veta, që janë krejt ndryshe në rastin e vrasjes së gruas; e në mungesë të kooperimit të sh-tetit, për të gjetur zgjidhje, kanuni detyro-het të ftojë në Shqipëri, një specialiste të këtyre punëve, si filozofja judith Butler, e cila vjen, por ngec në aeroportin Nënë Te-reza. Mendoj se kaq përmbledhje i mjaf-ton anës donkishoteske të këtij rrëfimi, të cilin edhe po të dua s’arrij dot ta shpall se deri ku mbaron. Por një trazim tjetër pa-ralel me këtë shaka filloi të konturohej, të qendërzohej vërtetë si me ngadalë bren-da vërtitjes në këtë botë të gjakmarrjes: një paralele e largët me një mit gjakatar e hakmarrës filloi të zinte vend, madje me një hije më të shtrirë. Në shkrim e sipër më doli imediat një lexim i ri i mitit të Medeas, gruas së kobshme që sakrifikon fëmijët e vet. Ky tipar i saj, i vrasjes, po kalonte në rang të dytë në këtë lexim kur ekzaltimi i mendimit rreth saj filloi të lidhej me qën-drimin e Medeas para Ekzilit. Para ekzilit si gjendje, si rrethanë, si përjetim, si nocion, si skandal, por skandal të emancipimit.

Vihet re në tekstin e lashtë rëndësia e fortë që kjo figurë, kjo personazhe, je-ton lidhur me ekzilin! Mesa duket edhe shkurtimi e koncentrimi i varianteve të tragjedisë lidhet me këtë: e reduktuar në numër personazhesh, nga Euripidi te Se-neka, tragjedia e Medeas trajtohet njëherë nga një tragjendian grek që njihej për një vështrim më të butë të grave, deri te teoricieni i stoicizmit, një para-deleuzian mund të themi. Lëvizja e Medeas, nga një ekzil në tjetrin, por këmbëngulja e saj që jasoni, burri, të kuptojë arsyet e ekzilit më të fundit ku do të hyjë, jo thjesht epokën e tyre të trazicionit, kjo e nxjerr atë në një rang që flet më shumë sesa shpirtzia apo krimi tashmë njollë. Për më tepër që stisja e formalizmi i tragjedisë klasike duket që

(VIJON Në FAQE 11)

E kotë ta themi: na e kanë bërë rrëfimin të tjerët, edhe të tjerët brenda vetes. Po mun-dohen ende sot që narracioni ynë të jetë vetëm një fiksion ligjor i meritokratëve dhe i teknokratëve. Vetëvendosësi është ndoshta narratori jo-autor që e përdor in-formacionin e historisë vetëm si një agre-gat të përmirësimit të vështrimit, dhe jo si një kontabël me halle. Një kuadër, vendi i jetesës së syrit-kamera, por të kameras demos. E bashkë me këtë përpjekje ndër-tohet – si zakonisht aq lehtë – abuzimi e kitchëzimi i vështrimit shqipfolës në të gjitha trojet; që nga historitë llafazane me zhurmues në Tiranë – si mund t’i quante besoj jacques Rancière – te butaforizimi total i imazhit të Halil Budakovës, vështri-mi shqipfolës po mbetet pra në rangun e një Medea që do vriste fëmijë por vetëm t’u martuar me ambasadorin amerikan të vendit të saj. Ky lloj vështrimi shqipfolës, ai që pengon njeriun shqiptar vetëvendosës kudoqoftë, është i parashikuar, në një farë “mënyre paralele”, nga trishtimi që Henry jamesi ndjen për kritikun letrar në novelë, i cili gjithë jetën fatkeqësisht s’kishte di-tur si ta përdorte kodin që i ndodhej para syve. Ky është vërtetë dëmtimi i imazhit tonë në vitet tranzitive: ekzistenca e gje-tjes dhe e humbjes njëkohësisht të këtij imazhi, mosleximi i tij ndërkohë që ai rici-klohet çdo ditë, duke pjellë te ne realitete fantazmash. Në vend të punës vetëven-dosëse në dhomën e errët të gjuhëve e gjinive, na ofrohen kopulimet shtetare në tunele që kanë nisur me timokraci e dalin në pah plot oligarki. Personi vetëvendo-sës hyn në këtë fushë të ekzaminimit të vështrimit tonë shoqëror e politik. Si Me-dea, ndoshta ai fillon jeton me peshën e rëndë të ekzilit si vete, e të vetvetes si një ekzil mu brenda vendit, i formuar e njëko-hësisht i margjinalizuar me seks të lindur, por me identitetin si pjesë e një procesi Shndërrimi, një Devenir. Gjithë duke in-sistuar ta dojë të vetën, por me futjen e të vetës në dhomën e errët të zhvillimit, ashtu sikundër Ingmar Bergmani përcak-tonte postulatin : “Kill your darlings!” për të realizuar një film të hajrit. Të gjithë ne, shqipfolës e më tej, gjithë sa në ka mbetur nga lashtësitë e nga mitet, janë vetëm disa letra në forma të ndryshme, por që janë në dispozicion për t’u lexuar në veprim e si-për. Heshtja e tyre dhe memecëria e atyre teksteve, janë ndarja e fushave të operimit të subjekteve të ndryshëm: atyre që prod-hojnë e eksportojnë nga Tirana në Ko-sovë qelbëzimin e shkarthjen e narratorit shqiptar të epokës së sotme; dhe nga ana tjetër, njeriu i mundshëm vetëvendosës, që normalisht është gjenerator i mungesa-ve të mëdha, pra i hapjes së parcelave të mundshme për popull, brenda të ashtuqu-ajturës hapësirë e madhe publike, që fas-hizmin e ka pasur përherë krushqi. Populli si rezistencë flet atëherë heshtjen sublime sajë emancipimit të vështrimit, gjë që – na duhet ta pranojmë – është lufta më tmerr-shme përtej klasave. Populli i mirëfillë e vetëvendosës, dhe jo ai me emër biopo-

ka ekzaltuar artin e ekzagjerimit, ligjëri-mor e skenik, duke na avancuar figura e postulate që ne i kemi përpirë a priori si tipare të pakontestueshme të racës njerë-zore. Atëherë, përtej kësaj apriorie, e me një gjinekologji konceptuale – nëse na le-johet –, Medea jonë e ka bërë këtë çarje në stof, mizore vërtet, por me një akt që ndoshta kërkon të zhdukë stabilitetin kla-sik të identitetit gjinor; bezdia e saj lidhet mbase me “faktin” që e kanë lënë në aktin e riprodhimit shtazor. Ndoshta një mizo-ri krimi, por që përballet me një histori koercive, si e thonë filozofët, te të futurit në një identitet gjinor të përjetshëm e të përsëritur në kohë. Nuk do të na bënte ndoshta përshtypje ky lexim, as do të ish-te për t’u mbrojtur sadopak, pa kalimin e Medeas te vetvetja si ekzil. Vështirësia e re, dufi i ri, vuajtja dhe shqyarja e ekzilit ku e kanë lënë, por dhe ku ajo vet-kërkohet.

Vetvetja si ekzili është ndoshta vështi-rësia. Pjesa ku e Brendshmja dhe e jas-htmja fillojnë e thyejnë linjën e hollë, atë cipën diafane që vjen pas shkatërrimit në logjikën binare aristoteliane, sipas së cilës je o vetëm mashkull burrë, o vetëm femër për nënë; o vetëm shqiptar njëherë e mirë, o vetëm serb fund e krye, o i mirë ose thjesht i keq, ose nënë me fëmijë, ose fëmijë harram etj. Ekzili i vështirësisë për të vetëvendosur.

I vështirësisë për t’u menduar!Vështirësia për t’u parë nga vetja, por

për të arritur te tjetri. Dhe jo te Tjetri i shumëdashur i epokës sonë aq konsen-suale dhe i politically correct, por te akti i rindërtimit, perceptimit e konstituimit të tjetrit te vetja.

Mjafton kjo për një përjetim të tmerr-shëm, e për një binom egërsie dhe dhem-bshurie.

Para se të ngecim përjetësisht te kri-mi mitologjik i Medeas, mbase arrijmë ta shohim paralel me krimin e saj edhe sh-

kundjen e thërrimeve të fundit të kënde-lljes së gjatë antropologjike.

Duket sikur lind në këtë horizont një barazh ndaj dëshirës së fabrikuar për lumturi, ndaj nocionit të shkarthët të një lumturie pa funksionin, të një lumturie me baza fetare brenda një materializmi kapitalist të njohur qysh nga mjeshtërit e kontablitetit biblik të trinisë së shenjtë, pra kundër lumturive eulexiane apo kon-dicionerë të tjerë të kësaj bote.

Ajo, Medea, del ndoshta kundër kësaj apriorie kaq të zgjatur që njeriu përveç se ngre shpirtin te zoti me art, e troshit edhe mendjen në një lumturi patetike. Aprio-ri kjo që është ndoshta shpikje e njeriut, pra është shpikje e kohëve të fundit – si e denoncon me gazmend të hidhur Michel Foucault e njëkohësisht një a priori që du-het të shuhet pikërisht me njeriun e fundit, me fundin e tij. La mort de la femme, sepse ka la mort de l’homme, përderisa brenda banderolave të barazisë janë kërkuar që të drejtat nëpër shkresa të jenë – pse jo – Les droits de l’homme Dhe de la femme.

Ajo shënjon pra vështirësinë e ekzilit te vetja, të vetvetes si ekzil, të vetes si kërkim fundor sepse një unifikim i tillë, në gjeolo-gjinë e mendjes e të shpirtit, thjesht duket i pamundur.

Atëherë të vetëvendosurit si një sport ekzili fillon e merr prioritet në lexim. Për-krah krimit, infanticidit, akte të tmerrshme këto, por që janë mbase pararendës, sta-cione të pashmangshme të athësisë së emancipimit pa kthim.

Në natën e stërgjatë të emancipimit njerëzor vetëvendosës: ai konceptual, estetik e politik, lumturia e induktuar është gjëja jashtë kohe. Në këtë natë të bartur mbi shpinë nga shkenca të gëzuara, ku disa nga ne jetojnë mbase buzëqeshjen e re, habinë e hidhur lidhur me javashllëkun në ekuacionin gjithsesi irreversibël të emancipimit. Atëherë një akt vetëvendo-

sjeje bëhet ekzil, një lloj më se i veçantë dhe i paparë ekzilit, e që ka vështirësi për t’u jetuar. I papranuar natyrisht si nga ata që e kundërshtojnë prej përtesës, me tollumbacet e elitizmit, por dhe kur mili-tantizmi i fortë njeh herë-herë vrimave të zeza të kurajës.

Gjëja më e vështirë ndoshta akti i të vetëvendosurit, me vetveten si ekzil të po-saçëm, jetesa brenda udhës emancipuese.

Por është ajo çka garanton anën mish-tore të një lëvizjeje!

E në lëvizje, ky lloj emancipimi, - krejt ndryshe nga ai i ideologjive unigjinore - na kërkon t’i lexojmë ndryshe dy fëmijët e Medeas, pra dy letrat e grisura që ajo le pas, ndoshta sepse Mashkulli i vet nuk di t’i lexojë ende ose që jasoni, argonaut e lundërimtar i shquar, e shtyn leximin e tyre në pafundësi, me gjithë praninë e atyre letrave aty mu poshtë syve.

Është tek e fundit ballafaqimi ynë vetëvendosës me paternalistë e kërku-es të tjerë kredencialesh të çdo lloji, me agnostikët përtacë nga farefisi te media, nga babai i hutuar politikisht te glaukoma e starit televiziv.

Njeriu vetëvendosës është ndoshta një i trishtë revolucionar, një melankolik reak-tiv. Është ndoshta njeriu që nuk numëron hallkat e zinxhirit që duhet t’i kishte hum-bur gjithsesi, por që përjeton aktivisht në proletarizimin e kohës së të gjithëve.

Përkundër utopisë së fadromëzimit të borgjezisë, që është gjëja më përditë e riciklueshme, si e tregojnë veçanërisht shoqëritë tona të lindjes.

Në marramendjen ku mund të lerë kjo futje në mozaikun e atyre dy letrave të gri-sura, sikur del në pah vendi më i vështirë, por më funksional për të dalë përballë Imazhit. Njeriu vetëvendosës e ka të mun-dur të mendojë se nuk është e vërtetë që vendet shqiptare e kanë imazhin e keq në botë. Porse vendet shqipfolëse nuk kanë ende imazh, sepse nuk kanë ende një Vështrim të emancipuar të tyre ndaj botës, e detyrimisht edhe ndaj vetes.

Ai lloj vështrimi që merret me pistat paralele të mundshme të njohjes. Sikun-dër “Imazhi mbi qilim”, novela e njohur e Henry james-it duket sikur sugjeron fare paqëm një hamendje - e sikur gjithë Odi-seja e aventurat e tij, të mos ishin tjetër gjë, veçse filmi i xhiruar me penjët e tezgja-hut të Penelopës? Sikur të gjitha endjet e burrit lundërimtar të ishin vetëm plan-se-kuenca që ajo i punon pa fund në sallën e saj të montazhit, anash mtonjësve fallo-centrikë! Njeriu vetëvendosës fillon jeton këtë lloj ekzili interesant: transgjininë e leximit; Unin multipël të aksionit. Dhe kjo pikërisht shkon me atë që po e quajmë proletarizim të përgjithshëm të kohës: çasti kur ne, subjektet e dala në skenat e tranzicionit postkomunist, postkolon të Serbisë etj, ballafaqohemi me rolin e të qenit për herë të parë narratorë mirëfilli në histori. Megjithë tymnajën e origjinave tona epike e lengjendare, ne vetëm së fun-dmi kemi mbërritur në çastin e Narratorit.

Page 8: Gazeta Nr. 50

E mërkurë,14 dhjetor 2011 8 Opinion

Sidoqoftë, për rezultat më të madh, politikanët nuk e patën pasurimin e tyre korruptiv dhe klanik, meqë nuk bëhet vërtetë fjalë për pasuri marramendëse, por bindshmërinë e mosbesimit të të tjerëve ndaj ndryshimit

Belgzim Kamberi

Ndoshta asgjë nuk e shpjegon më mirë gjendjen e tanishme në Preshevë, Bujanoc dhe

Medvegjë, se anekdota e Luftës së Dytë Botërore, kur shtabi gjerman i dërgon telegram shtabit austriak duke i thënë se « gjendja është seri-oze, por jo katastrofike », ndërsa Vje-na përgjigjet : « te ne, gjendja është katastrofike, por jo serioze ».

Në rastin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës; problemi është që duket se askush nga përgjegjësit politik, nuk ka sot ide konkrete, se si mund të dilet nga kjo gjendje se-rioze dhe katastrofike. Përderisa çdo ditë e më tepër thellohet mjerimi ekonomik dhe social, çdo ditë e më tepër thellohet heshtja dhe dorëzi-mi. Politikanët që teorikisht trumbe-tuan me vite se po angazhohen për përmirësimin e jetës së qytetarëve, praktikisht arritën ta shndërrojnë optimizmin në pesimizëm, shpresën në zhgënjim dhe dinamizmin në fa-talizëm. ju deshën vetëm pak vjet politikëbërësve për ta përmbytur idealin e djeshëm. Në këtë pikë tre-guan edhe më shumë sukses, se në

pasurimin e tyre dhe në punësimin e rrethit të tyre familjar dhe partiak.

Paaftësia dhe abuzimi sistematik i politikanëve që veprojnë për Pre-shevën, Bujanocin dhe Medvegjën e degraduan edhe më shumë politikën si koncept, duke ndikuar që ajo të perceptohet tanimë, si një profesion me të cilin merren realisht maskare-njtë, gënjeshtarët, mashtruesit, për-fituesit, por edhe nevojtarët e pas-hpresë. E këtu kanë të drejtë. Sepse si ushtrohet politika, ajo është bërë vërtetë një ndërmarrje dobiprurëse e mashtruesve të vjetër dhe të rinj, që nuk e zgjodhën atë për profesi-on për t’i shërbyer njerëzve ose për nga dëshira për ta përmirësuar të përgjithshmen, por, para së gjithash, për t’i shërbyer vetvetes, apo për t’i zgjidhur problemet e tyre personale. Siç e dëshmon edhe botëkuptimi i militantëve të tyre më të zëshëm, që militantizmin e tyre nuk e shprehin me mendim politik, por e kanë rezul-tat të zgjidhjes së problemeve të tyre private, apo sepse janë në pritje të realizimit të premtimit për zgjidhjen e tyre.

Sidoqoftë, për rezultat më të madh, politikanët nuk e patën pasurimin

e tyre korruptiv dhe klanik, meqë nuk bëhet vërtetë fjalë për pasuri marramendëse, por bindshmërinë e mosbesimit të të tjerëve ndaj ndrys-himit. Vazhdojnë të deklarojnë se vullneti jonë realizohet nëpërmjet suksesit të tyre, por që në të vër-tetë është suksesi jonë që realizo-het nëpërmjet vullnetit të tyre. Sepse duke mos pasur aftësi dhe fuqi për kundërshtarët e saj të deklaruar, ata përmbytën aftësinë dhe fuqinë e të deklaruarëve të saj për ta kundërshtu-ar atë. Kësisoj e përmbytën vullnetin. Shpresën. Alternativën. E bënë të vër-tetën fiktive. Përmbytën mendimin e ndryshimit. Në rastin më të mirë, na thonë se ndryshimi është i pamun-dur, sepse mundësia është e pan-dryshueshme. Apo se janë të tjerët ata që duhen ndryshuar.

Përderisa dekredibilizuan vu-llnetin kolektiv duke na e bërë ta mendojmë vetëdijshëm si të parea-lizueshëm dhe të pamundshëm, po-litikanët kredibilizuan nevojat dhe interesat personale duke na bërë ta mendojmë pavetëdijshëm se po e realizojnë dhe se po e bëjnë të mun-dshëm atë. Dekredibilizuan politi-kën si rrugëzgjidhje për realizimin

e vullnetit dhe interesit kolektiv, si dhe kredibilizuan pushtetarin si rru-gëzgjidhje për realizimin e vullnetit dhe interesit personal. Na bindën se zgjidhja e problemeve tona nuk mund të vjen nga politika, por nga politikanët. E realisht, zgjidhja rezul-toi të jetë zgjidhja e problemeve të tyre. Prandaj edhe vetë fitorja e tyre politike është disfata jonë qytetare. jo për shkak se i votuam si të tillë, por sepse i rivotuam. Sepse edhe sot, nuk frymëzohemi nga gjendja e pashpre-së kolektive, por nga gjendja e poli-tikanëve shpresëdhënës. Sepse me-gjithë pakënaqësinë për gjendjen e sotme, përkufizohemi ende vetëm në konstatimin dhe në komentimin e saj.

Prandaj është e kotë që të ëndërro-het ndryshimi i politikës pa përfshirjen dhe mobilizimin e qytetarëve. Qyteta-rin duhet politizuar për ta depersona-lizuar politikën dhe për t’ia rikthyer publikut. Sot, kur pothuajse të gjithë pajtohen se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kanë nevojë për më shumë vlera, ide dhe aktivizëm; politika ka nevojë më shumë se kurrë për cilësi, pjesëmarrje dhe lëvizshmëri. Ajo du-het pasuruar doemos. Nga poshtë, se atje lartë, po vepron vetë politikani.

Fitorja e politikanëve

Page 9: Gazeta Nr. 50

E mërkurë,14 dhjetor 2011 9Filozofi

(VIJON Në FAQE 13)

METAFIZIKA E TRANZICIONIT DHE DEMOKRACIA SI

REVOLUCION PERMANENTARLIND QORI

Onto-teologjia e tranzicionit

Prej Martin Heidegger-it metafizika rëndom cilësohet si onto-teologji, pra si një doktrinë të qeni që ka nevojë

për lëvizësin e palëvizshëm hyjnor, ose më saktë për një truall ekzistenca objektive e të cilit garantohet nga ajo që Hilary Putnam-i e quan “këndvështrimi i syrit të Zotit”, Lacan-i “Tjetri i madh” etj. Cilësi e qasjes metafizike është që nëpërmjet reduktimit të të qenit në prani, pra si qenie me karak-teristika të dhëna “para-sysh”, ta reduktojë botën në ob-jekte (të shtrira përkundruall) me identitete të palëvizshme e të vetëmjaf-tueshme. E në të njëjtën frymë, ta reduktojë kategorinë e marrëdhënies si marrje (sh-kak) e dhënie (pasojë) instrumentale ndër-mjet qenieve (entiteteve) të ngurtësuara. Ajo çka e karakterizon konceptin e tranzici-onit është pikërisht reduktimi metafizik i pi-kënisjes, pikëmbërritjes dhe rrugëtimit në njësi të paracaktuara, të vetëmjaftueshme, të domosdoshme e të pandryshueshme. Afërmendsh, tranzicioni nënkupton kalim, lëvizje apo zhvendosje nga pika A drejt pi-kës B. I domethënur politikisht, tranzicioni mishëron kalimin cilësor nga pikënisja fat-keqe drejt pikëmbërritjes fatlume.

Në ligjërimin politik shqiptar tranzi-cioni shënjon rrugëtimin e njëkahshëm, të pandalshëm e të sigurt nga pikënisja ngurtësisht identitare e fillim-viteve 90 (e emërtuar rëndom si komunizëm, por edhe kulturalisht si orientalizëm, islamizëm, barbarizëm, antiperëndimorizëm, antie-vropianizëm etj) kah e ardhmja e ndritur horizontuese (demokratike, qytetëruese, evropiane, kapitaliste...). Dikotomia qe-nësore shpërfaqet jo vetëm në diametra-lizimin e cilësive thelbësore të dy stadeve, por edhe në epërsinë totale morale të pi-këmbërritjes ndaj pikënisjes. Kështu që nëse komunizmi ishte oriental, barbar, kri-minal, individ-mbytës etj, pikëmbërritja demokratike pritet të jetë perëndimore, e qytetëruar, tolerante, individ-pohuese etj. Po ashtu, si e shkuara, ashtu edhe e ar-dhmja kanë cilësi faktikisht të dëftueshme dhe ekzistencë të pavarur nga tjetra, çka mund të përkthehet në plotësi identitare. E vetmja gjë që e lidh të parën me të dytën është mohimi total. E para është gjithçka që e dyta nuk është dhe anasjelltas. Meqenëse pikënisja dhe pikëmbërritja janë të para-caktuara dhe tërësisht të veçuara, tranzici-oni nënkupton se ka vetëm një rrugë kah vetaktualizimi apo emancipimi politik e shoqëror, ose më saktë ka vetëm një rrugë më të shkurtër, sa kohë të menduarit në të njëjtin rrafsh dikotomik parakupton vijën e drejtë si rrugën me të shkurtër që shënon kalimin nga një pikë tek tjetra. Po cila është kjo rrugë? Ose më saktë, cili është entiteti politik që ka tagrin e përkufizimit të rru-gës së vetme? Përderisa pikëmbërritja e tranzicionit shqiptar nënkupton parime, vlera dhe qëndrime politike e kulturore që mishërohen nga institucione politiko-eko-nomike rëndom perëndimore, atëherë janë

këto institucione që shërbejnë jo vetëm si model imitimi, por edhe si dëftuese të rru-gës së të shkuarit apo të bërit si to. Kështu që në fushën institucionale është Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo ekonomikisht FMN-ja, Banka Botërore, etj që përcaktojnë modelin dhe rrugëti-min pikëmbërritës. Në rastin e tranzicionit shqiptar, dikotomia zhvillimore e morale përthyhet në hierarkinë midis mësuesit dhe nxënësit. Kjo marrëdhënie kuptohet në mënyrë iluministe, ku mësuesi jo vetëm e di ç’është e mirë për nxënësin (pra ta bëjë si veten), por edhe ka vullnetin e mirë t’i tre-gojë rrugën e të përkujdeset (qoftë edhe nëpërmjet vesh-shkuljes) që të mbërrijë sa më parë. Diametralisht, nxënësi shënjon entitetin politik foshnjor që do, por nuk di. Nëse thelbi politik i pikënisjes (komunizmi etj) mishëron entitetin djallëzor që as do, e as di, tranzicioni mishëron ndërmjetësinë që do, por ende s’di, çka do të shtronte do-mosdoshmërinë e ekzistencës së mësuesit të ndritur i cili edhe do, edhe di. Një kon-ceptim i tillë i politikës, e redukton këtë të fundit në administrim, ose siç e quan jacques Rancière-i, polici. (Konceptimin administrativ të politikës e trajton edhe Foucault-ja, për të cilin në mendimin e her-shëm politiko-policor (H.j.G. von justi), kjo e fundit nuk shënjon reduktueshëm vetëm ruajtjen e rendit, por më gjerë akoma, ad-ministrimin dhe përkujdesjen shtetërore.) Karakteristikë e administrim-policisë është që në hapësirën politike nuk ka vend për papërcaktueshmërinë, pjesëmarrjen ma-sive, krijimtarinë, imagjinatën etj. Në fund të fundit, sa kohë dihet nga nisemi (për të mos u kthyer kurrë më), dimë se ku duhet dhe do të arrijmë dhe po ashtu se cila është rruga, atëherë vendimmarrja politike mba-het në kufijtë e të përcaktuarës apo të atyre që konsiderohen rëndom si “përmbushje standardesh”. Kështu që gara politike, de-bati ideor etj ngushtohen, madje as edhe në gjetjen e rrugës më të shkurtër pasi ajo është e vendosur tashmë, por në shpalosjen e mikrodetajeve administrative në rastin vendimmarrës ose zotimin e udhëheqësve për devotshmëri ndaj plotësimit të standar-deve. Devotshmëria është pikërisht cilësi e policores e cila në kuptimin më të përgji-thshëm të fjalës nënkupton përkujdesjen apo miradministrimin e gjërave (p.sh. po-lici bashkiak të shoqëron nga njëri trotuar në tjetrin), ndërkohë që specifikisht kër-kon zbatimin e përpiktë të një rregulli të përtejcaktuar. Adiminstrim-policia nxit të lejuarën (atë çka ndihmon në kapërcimin e tranzicionit) dhe kontrollon-ndëshkon të ndaluarën (atë çka pengon rrugën, duke e pastruar atë). Nëse i referohemi Rancière-it, ngushtimi adimistrativo-policor i hapësirës politike mbart përcaktimin e një sfondi, përtej të cilit asgjë nuk mund të mendohet: “Policia...është sjellja ndër mend e faktit se diçka po ndodh, apo më mirë akoma se diçka nuk po ndodh: ‘Qarkulloni! Nuk ka asgjë për të parë’.” Kështu që ajo çka pri-tet prej administrim-policores tranzicionale është që jo vetëm ngushtojë fushëpamjen

përtej “së vetmes rrugë”, por njëkohësisht priret të kontrollojë-disiplinojë çdo tenta-tivë rrugëikëse.

Tipari i pashmangshmërisë administra-tivo-policore e gjen shtratin e vet edhe te konceptimi ideologjik i politikës. Karakte-ristikat e ideologjisë janë të shumta, veçse me rëndësi parësore në rastin tranzicional është përdorimi i Kryeshënjuesit (Master-Signifier), pra pikëmbërritjes (Perëndim, Evropë, kapitalizëm etj), jo vetëm si gji-thëshpjegues, por njëkohësisht edhe si qëllim që ngop apo kënaq pritshmëritë e Tjetrit të madh. Më shqip, sipas filozofisë lakaniane, Kryeshënjuesi mban në këmbë krejt ngrehinën kuptimore, çka në rastin në fjalë nënkupton që pikëmbërritja tranzicio-nale rëndom përdoret për të fshikulluar të kundërtën e vet, për të kuptuar sa larg jemi nga ajo (pozicionin në rrugëtim) apo për të justifikuar veten. Veçse në rastin ideologjik Kryeshënjuesi përcakton një figurë ekzi-stenca e të cilës garanton rendin kuptimor dhe i heq subjektit mundësinë e të marrit të përgjegjësisë për vendimet e veta. Kështu që tranzicioni drejt pikëmbërritjes justifiko-het jo si zgjedhje tërësisht e lirë e subjekte-ve politike shqiptare, por si plotësim i një amaneti, pra ngopje apo kënaqje e vullnetit të Dikujt të cilit i kemi borxh domethënien e ekzistencës sonë shoqërore. Në ligjërimin ideologjik shqiptar, Tjetri i madh janë para-ardhësit, amanetet e të cilëve na detyrojnë të çojmë deri në fund tranzicionin. P.sh. në hyrjen e Ministrisë së Integrimit Evropian shpalosen vargjet e Naim Frashërit “jak’ o dit’ e uruar, Që lint nga perëndon”, të ci-lat justifikojnë “subjektin” shqiptar duke i hequr përgjegjësinë e zgjedhjes së rrugës: pra duke e konsideruar integrimin si poro-si moszbatimi i të cilës nga ngarkon me faj historik ndaj Tjetrit të madh (Skënderbeut, rilindësve, dëshmorëve etj). Njëkohësisht karakteri ideologjik i kuptimit tranzicional të politikës dëftohet edhe në raportin me mosprekjen në kohë të pikëmbërritjes. Ideologjikisht, fatlumësia (Perëndim-Evro-pë-kapitalizëm i suksesshëm etj) është sa e dëshirueshme, aq edhe e mundshme. Veçse njëkohësisht diçka e shtyn gjith-një për më vonë, çka shkakton padurue-shmërinë e mbërritjes, e njëkohësisht jas-htëson përgjegjësinë apo fajin për vonesën tranzicionale. Nëse i referohemi sërish in-terpretimeve lakaniane, Realja nuk përbën gjë tjetër veçse pamundësinë e plotësisë së Simbolikes. Thënë ndryshe, Realja për-shkruan zbrazëtinë e pashmangshme, që megjithë tentativat e vazhdueshme për ta mbushur (dhënë kuptim përfundimtar) nga Simbolikja, asnjëherë nuk plotësohet. Rea-gimi ideologjik në këtë rast ndodh kur “...Realja-e pamundur kthehet në një objekt të ndalimit simbolik. Paradoksi (dhe mba-se pikërisht funksioni i ndalimit si të tillë) konsiston në fakti se, me t’u perceptuar si e ndaluar, realja-e pamundur kthehet në diçka të mundshme, pra, në diçka që nuk mund të arrihet jo për shkak të pamundësi-së së brendshme, por thjesht për shkak se arritja e saj pengohet nga barrierat e jas-

htme të ndalimit.” Në këtë kontekst, meqe-nëse plotësia identitare e pikëmbërritjes tranzicionale përbën tentativën për ta mbushur plotësisht zbrazëtinë (papërcak-tueshmërinë) e Reales, dështimi i arritjes së rezultatit të dëshiruar shndërrohet ide-ologjikisht nga pamundësi e brendshme e botëkuptimit tranzicional në pamundësi të shkaktuar nga agjentë patogjenë (ko-munistë, islamikë, antiperëndimorë etj), çka njëkohësisht ringjall shpresën e pi-këmbërritjes pasi ndaj të tillë agjentëve ekziston mundësia e përhershme e neu-tralizimit, duke shtruar si alternativë për të ardhmen formimin e trupave të veçanta RENEA [Reparte të Eleminimit dhe Neutra-lizimit të Elementeve Anti-(perëndimore, evropiane, kapitaliste etj)]. (Me vend do të ishte citimi nga Zizek-u i propozimit iro-nik të G.K. Chesterton-it mbi krijimin e një trupe policore disiplinuese të mendimit ku policët të ishin edhe filozofë: “Detyra e policit filozofik [...] është edhe më e rrezik-shme, edhe më delikate se ajo e detektivit të zakonshëm. Detektivi i zakonshëm shkon nëpër mejhane për të ndaluar hajdutët; ne shkojmë nëpër festa çaji artistike për të zbuluar pesimistët. Detektivi i zakonshëm zbulon nga librat e llogarive apo ditarët se një krim është kryer. Ne zbulojmë nga një libër sonetesh se një krim do të kryhet...”)

Demokracia, pra revolucioni permanent!Koncepti i revolucionit permanent, i

bërë i njohur botërisht nga shkrimet e Leon Trockit, e ka burimin te ligjërimi politik i Marksit dhe Engelsit. Megjithëse Trocki e shndërron në temë qendrore të qasjes së tij, që tek Marksi revolucioni permanent shënjon konkretisht mosbesimin e klasës punëtore të vetorganizuar në koherencën dhe çuarjen deri në fund të revolucioneve borgjeze, çka i shtynte të parët kah vijimi i tentativës revolucionare deri në përm-bysjen përfundimtare komuniste. Nëse shoqëria komuniste do të kuptohet meta-fizikisht si pikëmbërritja fatlume që pa-raprihet nga stade tranzicionale, atëherë edhe koncepti i revolucionit permanent do të binte në të njëjtin administrim-polici të teorisë së mësipërme (çka mjaft skajshëm ndodhi gjatë krejt shekullit XX nëpër ven-

det e ashtuquajtura të socializmit real). Gji-thsesi, potenciali kritik i teorisë marksiste ofron një përkufizim jo-metafizik të komu-nizmit, çka mund t’i shkonte për shtat mjaft termi “revolucion permanent” (megjithëse si te Marksi dhe Engelsi, ashtu edhe te Trocki, një emërtim i tillë shënjon diçka të ndryshme). Gjithsesi nëse zëvendësojmë termin “komunizëm” me “revolucion per-manent” citimi i mëposhtëm merr kuptim të plotë kritik, çka hap edhe dimensionet e politikes joadministrativo-policore: “Komu-nizmi për ne nuk është një gjendje që du-het krijuar, nuk është një ideal të cilit duhet t’i përshtatet realiteti. Ne quajmë komuni-zëm lëvizjen reale, që i jep fund gjendjes së tanishme. Kushtet e kësaj lëvizjeje rrjedhin nga premisa që ekziston tani.” Sipas kësaj qasjeje, revolucioni permanent do të shë-njonte tentativën e përhershme emancipu-ese që bazohet në një kuptim jodeterminist dhe të papërcaktuar të politikes.

Kështu, në rast se karakteristikat e meta-fizikës së tranzicionit janë identiteti i ngurtë dhe i vetëmjaftueshëm, renditja njëka-hëshe e historisë, përcaktueshmëria e së ardhmes së rrugës së vetme etj, koncep-timi i politikes si revolucion permanent do të mbështetej mbi identitetet relacionale, shumëpërmasinë e lëvizjeve historike, pa-përcaktueshmërinë e së ardhmes etj. Poli-tikja si e tillë mbështetet në konceptimin e Reales si zbrazëti, e cila në njërën anë fton çdo tentativë simbolike për ta mbushur atë me kuptim, por nga ana tjetër shënjon edhe pamundësinë e simbolikes për ta mbushur tërësisht zbrazëtinë, çka do t’i jepte fund historisë. Në këtë kuptim, kemi politikë dhe jo polici atëherë kur kushti ontologjik i shumëllojshmërisë së projekteve apo botëkuptimeve politike nuk zihet asnjëherë tërësisht nga ontikja e secilës prej alterna-tivave. Po ashtu, pamatshmëria apo mosre-duktimi i alternativave në të njëjtin rend matës, mëton që alternativat të jenë radika-lisht të ndryshme prej njëra-tjetrës, çka do të thotë se ndryshimet kanë karakteristikat e thyerjes apo përmbysjes së vazhdue-shme: pra, të revolucionit permanent.

Megjithatë trualli i lëvizshëm i politikes nuk tregon ndonjë farë baraspeshe aristo-

Page 10: Gazeta Nr. 50

E mërkurë,14 dhjetor 2011 10Analize

Struktura e re gjuhësore e mosbindjes civile të “Zapto-së”

Bernard Harcourt Marrë nga The Guardian

Dëbimet policore me forcë të pro-testuesve “Zapto” (Occupy), nga sheshet e New York-ut, Chicagos,

Oaklandit, Montrealit, Torontos, Berlinit dhe kudotjetër ngrenë pyetje kritike në adresë të ligjëratës aktuale politike - pye-tje këto që nxjerrin në pah shumë prej shqetësimeve tona në lidhje me diskur-sin publik që ka shoqëruar këtë lëvizje qëndrese pa udhëheqës. Dëbimet me forcë ngrenë si fillim një shqetësim lidhur me fjalën e lirë: mohimi i të drejtës për të zaptuar hapësirat publike qëllimisht krijon një efekt frikësues në mënyrën e shprehjes publike të mosbindjes. Kjo është dyfish problematike kur hapësira publike në fjalë, siç është “Grant Park” në Chicago, përdoret për të tjera organizime politike si ai i mbajtjes së fjalimit elektoral i Presidentit Obama në vitin 2008

Është realisht cinike të mendosh që presidenti i zgjedhur mbante fjalimin e tij të fitores nën një tendë në “Grant Park”- vendin ku më pas, shefi i stafit të tij e më vonë kryebashkiaku i Chicagos, Rahm Emanuel, do të dërgonte departamentin e policisë së Chicagos për arrestimin e protestuesve të “Occupy” - prangosjen e 175 protestuesve nën akuza pothuaj kri-minale, mbajtjen, arkivimin në qelitë e burgjeve dhe më pas ndjekjen agresive të rasteve në gjykatat penale.

Megjithatë, dëbimet dhe format e tyre ngrenë shqetësime të mëdha gjuhësore për sa i përket retorikës sonë mbi Lëvi-zjen “Zapto” – madje edhe në forumet e limituara “të fjalës së lirë”. Tek “New York Times” kam diskutuar idenë se një lëvi-zje qytetare zaptuese pa udhëheqës –ajo çka ne quajmë “mosbindje civile” – për-faqëson një paradigmë të re politike e cila sjell domosdoshmërinë e një fjalori të ri politik. E në fakt do të sugjeroja nevojën e një gramatike/gjuhësie krejtësisht të re. Dukshëm sintaksa e përdorur deri tani prej kritikëve dhe ekspertëve nuk po funksionon. Qëndrime dhe fjalime të tilla si “Zaptimi i Wall Street-it” duhet të kenë një plan pune, ose siç u shpreh Ga-zeta “Wall Street” me përbuzje – mjaft u angazhuat “në ditët e zemërimit të kotë” – nuk kanë më asnjë kuptim. Qartazi këto formulime gjuhësore nuk tingëllojnë në një linjë logjike me paradigmën e një lë-vizje të re qëndrese pa udhëheqës.

Kjo vlen edhe për mbështetës të vetë lëvizjes. Kështu p.sh., kur filozofi Peter Hallward shprehet tek “The Guardian” se: “Polemikat e sloganit të ri, <jemi 99%-i>, ne duhet t’i kthejmë në pikëpamje ko-manduese politike”, duket sikur diçka nuk funksionon në sintaksën e tij: është e paqartë kush përkufizohet si “ne” apo kujt po i drejtohet Peter Hallward-i. “Ne” të

me. Ky duket të jetë një mesazh thelbësor i lëvizjes Zapto; janë pikërisht ekspertët e supozuar ata që na sollën në këtë situatë që shumë njerëz e perceptojnë si të pato-lerueshme – një situatë ku rritet në mënyrë të vazhdueshme pabarazia, ku sot “400 amerikanët më të pasur kanë një pa-suri neto më të madhe se 150 milionë amerikanët më të varfër”. Këtë, unë e quaj si shpirtin drejtues jakobin të kësaj forme politike mosbindjeje, por pa udhëheqjen jakobine. Dhe është pi-kërisht mungesa e udhëheqjes që nxjerr në pah sfidat e reja sintaksore: ata që po mundohen të “drejtojnë” Zapto Wall Street-in në “drejtimin e duhur” – me vull-net të mirë apo të keq, kanë dështuar krejtësisht dhe si pasojë në deklaratat e tyre nuk ka gramatikë autoriale. Ky rregu-ll i ri sintaksor – dhe aparatura shoqërue-se e takimeve, mikrofonëve njerëzorë dhe sinjaleve me dore – ka implikime radika-le. I pari është eliminimi i udhëheqjes ka-rizmatike. Ky është produkt jo vetëm i mungesës së udhëheqjes, por edhe i “mi-krofonit njerëzor” si një formë shprehjeje, komunikimi dhe apmplifikimi. “Mikrofoni njerëzor” e shkëput konceptin e kariz-mës. Është si përkthimi live: folësi mund të thotë 5 deri në 8 fjalë përpara se të pus-hojë, ndërkohë që masa përsërit. Efekti është të zbusë momentin oratorik. Gjit-hashtu, kjo i detyron masat e grumbullua-ra të thonë fjalë dhe argumente për të ci-lat mund të mos jenë dakord – çka sjell edhe efektin e duhur të neutralizimit të momentumit politik. E dyta, struktura e re gramatikore e zgjeron hapësirën politike të zaptimit me zëra të shtuar, pikëpamje dhe opinione – me një shumëllojshmëri që lëvizja e quan “bindje politike”. Për shembull, dikush nga lëvizja mund të thotë që është pro-sindikalist, edhe pa qenë e gjithë lëvizja pro-sindikaliste. Të tjerë mund të kundërshtojnë dhe argu-mentojnë se sindikatat janë institucione hierarkike që riprodhojnë ose kristalizoj-në forma të reja tiranie. Në këtë kuptim, dikush mund të imagjinojë të dëgjojë një grup protestuesish të “Zapto” që diskutoj-në për fitimet e sindikatave në Wisconsin, por njëkohësisht nuk do të kishte kuptim për asnjë qëndrimi se “Zapto Wall Street-in” është pro-sindikaliste. Struktura gra-matikore e kësaj fjalie nuk shkon. Forma e re sintaksore jep mundësinë e shkrirjes së pikëpamjeve të shumta dhe përput-hjen ndonjëherë të ideve të veçanta pa qenë nevoja për mekanizma përjashtues. Mund të qëndrojnë bashkë protestues pro-qeveritarë dhe anti-qeveritarë pa qenë nevoja arbitruese e vetë lëvizjes. Të gjitha këto pohime legjitimohen për aq kohë sa autorët e tyre janë fizikisht pre-zentë, zaptues, vetë-identifikues dhe të zëshëm nën termin “ne”. Një lëvizje pa drejtues sigurisht që nuk imponon dot

asnjë prej këtyre formacioneve të reja sin-taksore, por ky nuk mbetet shqetësim. Gramatika funksionon nga ajo çka dëgjo-het apo “bën kuptim” e më pak nga mje-tet kontrolluese/imponuese (përjashtim bën logjika e gramatikës në shkollë) Struktura e gjuhës, më së shumti, vepron nëpërmjet skualifikimit dëgjimor dhe fil-trimit. Koncepti qendror i “Lëvizjes Zap-to”, “paudhëheqësia” ose “mungesa e udhëheqjes” është natyrisht njëra prej as-pekteve më të debatuara të saj dhe sigu-risht burim kritikash edhe në mes miqsh dhe përkrahësish globalë të vetë lëvizjes. Kritika më e zakonshme lidhet me parali-zimin e aksionit politik. Slavoj Zizek-u, duke folur rreth rezistencës greke, u shpreh në lidhje me këto kritika: “Në Greqi, lëvizja protestuese, tregon kufijtë e vetë-organizmit: protestuesit vendosen brenda një hapësire të barabartë lirie pa nevojën e një autoriteti rregullues, pra brenda një hapësire publike ku të gjithë kanë të njëjtën kohë për të folur etj. Kur protestuesit filluan debatet mbi atë çka do ishte hapi i radhës, konsensusi i shumicës nuk ishte zgjedhja e një partie politike apo përpjekja e drejtpërdrejtë për marr-jen e pushtetit, por ekzistenca e një lëvizje qëllimi i së cilës duhet të jetë ushtrimi pre-sionit ndaj partive politike ekzistuese. Kjo sigurisht nuk është e mjaftueshme për të detyruar riorganizimin e jetës shoqërore. Për këtë qëllim duhet një trup i fortë dhe i aftë për të marrë vendime të shpejta e për t’i zbatuar ato me gjithë vrazhdësinë e ne-vojshme.” Thirrja e Zizek-ut për një “trup të fortë” me gjithë “ashpërsinë e nevoj-shme” është pikërisht antiteza e një lëvi-zje rezistence pa udhëheqës - është më tepër formë pararojë e një partie lenini-ste. Por për ata që interesohen rreth këtij modeli është e vlefshme të theksohet se koncepti i “mungesës së udhëheqësit” mund të shpalosë realisht mundësi radi-kale. E në fakt e ka arritur. Shtetet e Bash-kuara janë minimalisht duke u përfshirë në diskurse politike e debate të cilat

vetëm tre muaj më parë ishin inekzistente. Unë sugjerova më parë se kjo paradigmë “e mosbindjes civile” mund të për-faqësojë një formë të re rezistence ndaj mënyrës sonë të qeverisjes. Do shtoja gji-thashtu se kjo formë e mosbindjes mund të hapë në të vërtetë mundësi të reja, duke shmangur format e vjetra partiake dhe debatet e shkuara ideologjike. Ajo mund të shërbejë për t’u bërë ballë for-mave të ngurta hierarkike apo dominimit, të cilat janë shpesh të ngulitura thellë në alternativat, zgjidhjet apo ideologjitë ek-zistuese.

Në këtë kontekst, do të ishte me vlerë rikthimi i disa shkrimeve teorike që sollën ngritjen e studentëve në Maj të 1968-ës. David Showalter, një student i diplomuar, gjatë seminareve të mia më drejtoi tek një pasazh i një prej intervistave të Michel Foucault-së nga mesi i viteve ’70. I pyetur nëse ka një moment apo fazë ku ne mund të propozojmë, Foucault-ja përgjigjet:

“Nuk varet nga ne propozimi. Për aq kohë sa dikush ‘propozon’ – do të thotë që ai propozon një fjalor, ideologji, e cila mund të ketë vetëm efekt dominimi… Këto efekte dominimi do rikthehen me të njëjtat forma e ne do kemi ideologji të reja, por që funksionojnë në të njëjtën mënyrë. Vetëm brenda dhe nëpërmjet luftës prodhohen kushte të reja pozitive.”

Vetëm përmes kontestimit të hapur dhe përpjekjeve të vazhdueshme, mun-det, sipas Foucault-së, të hapen mundësi të reja. Dukshëm këto mundësi kanë ardhur. Ky diskurs që po mbahet në Sh-tetet e Bashkuara është i padëgjuar më parë. Dhe, unë besoj se është pikërisht paradigma e kësaj lëvizje zaptuese pa udhëheqje. Ky është gjithashtu efekti i një strukture të re gjuhësore, e zhvilluar prej një grupi mahnitës e të mirarsimu-ar burrash e grash, shprehës të ideve të tyre brenda një ligjërate të re politike. Sigurisht, mbetet virtyt mbajtja e hapur e kontestimit.

Përktheu: Eniana Koçiaj

mbledhurit jemi protestues në internet, lexues të “The Guardian”-it, udhëheqës të lëvizjes apo thjesht kritikë? Ndjesia ime është se kjo formë shprehjeje është e pa-kuptimtë e nuk përcjell asgjë. Ky problem është së pari, hapësinor/territorial. De-klaratat normative apo pohimet mbi atë çka “Zapto Wall Street-in” duhet të bëjë nuk kanë funksion gramatikor dëgjimor normal, përveçse në rastin kur folësi është fizikisht duke zaptuar një hapësirë tashmë të zaptuar. Peter Hallward nuk mund t’i flasë kërkujt kur thotë se çfarë duhet të bëjë “Zaptimi i Wall Street” – asnjë grimcë më shumë se Gazeta “Wall Street”, përveçse kur Hallward-i “zapton” fizikisht një territor “të zaptuar”. Dhe s’mund kurrsesi të zaptosh diçka ndërko-hë që punon me kompjuter apo publikon një shkrim. Nuk mund të zaptosh në dis-tancë prej një faqeje virtuale tashmë të zënë. Problemi, së dyti dhe në vazhdi-mësi, është rizomik. Meqenëse lëvizja është pa udhëheqës, atëherë askush s’mund të flasë për të me përjashtim të vetë protestuesve; ashtu sikurse nuk ka mënyrë tjetër për t’iu drejtuar protestue-sve përveçse kur folësi vetidentifikohet si pjesëtar i qëndresës. Pra askush jashtë saj s’mund të flasë në emër të “Zapto Wall Street-in”. Si pasojë e kësaj paradigme të re politike, qëndresa qytetare merr zë vetëm prej territorit të zaptuar dhe vetëm atëherë merr kuptim diskursi i tyre i për-bashkët dhe konsensusi i mundshëm. Por përtej kësaj, deklaratat normative për “Zaptimin e Wall Street-it” mund të thuhen vetëm prej pjesëmarrësve fizikë të “zapti-mit”. Dhe me këtë nuk kuptoj thjesht pre-zencën fizike të tyre, por zaptimin e hapësirës duke e imagjinuar veten si pje-së të rezistencës. Ajo çka duhet për “zap-tim”, në kuptimin e parë të fjalës, nuk kër-kon domosdmoshmërisht një tendë, një shtrojë gjumi apo qoftë edhe një poster (megjithëse kjo sigurisht që ndihmon), por kërkon perceptim pjesëmarrjeje në protestë. As prania fizike nuk mjafton. Ga-zetari, turisti i rastësishëm, polici patrullu-es në park apo edhe politikani i ndërgje-gjshëm ndaj kërkesave të protestuesve nuk mund të jenë pjesë e “zaptimit”, deri atëherë kur të vetëperceptohen si pjesë e rezistencës. Ka një dimension të tretë të problemit dhe ky është autorësia. Struktu-ra konvencionale e fjalisë së tipit “Njerëzit duhet të bëjnë x apo y gjë” nuk për-faqëson asgjë. Kjo është si të thuash që format e dijes dhe të njohurisë të pranua-ra me kohën nuk janë të afta të prodhojnë nga ana gjuhësore pohime të sakta. Pre-tendimet e një ekonomisti, politikani, ek-sperti apo gazetari të cilët japin opinione mbi atë çka “Zaptimi i Wall Street-it” du-het të ndjekë për të pasur sukses, duket se s’kanë kuptim si fjali sepse autorët e vetë fjalive kanë dështuar në këto pohi-

Page 11: Gazeta Nr. 50

E mërkurë,14 dhjetor 2011 11Analize

Biopolitika shtetërore përmes lëvizjeve “Occupy”

Lulzim Hoxha

Ekzistenca e biopolitikës si një superstrukturë e pushte-tit politik perëndimor shfaqet

për herë të parë si term në mesin e shekullit të XX. Fillimisht ky koncept është trajtuar nga Hannah Arendt në veprën e saj “Gjendja njerëzore”, e më pas Michel Foucault i ka dhënë një kuadër më të gjerë studior “biopoliti-kës” si një strukturë pushteti përmes së cilës politika arrin të integrojë brenda vetes elementet natyrore/sh-tazore të qenies njerëzore.

Në fakt dilema e inkuadrimit në një strukturë të vetme të dy elementëve të papajtueshëm të njeriut (natyra sh-tazore dhe ajo politike) ka qenë një problem i gjeneruar rreth 24 shekuj më parë në veprën e Aristotelit “Po-litika”. Për të shpjeguar antagonizmin primordial mes tyre, Aristoteli shkru-ante se synimi i ekzistencës njerëzore është që ta tejkalojë jetën natyrore për t’u zhvendosur në atë që ai quan-te “jeta e mirë”. Nga kjo pikënisje ai formuloi shprehjen e tij të famshme “zoon politicon” (kafshë politike), në të cilën nuk mohohej jeta natyrore dhe instiktive e njeriut por përkun-drazi ajo duhej integruar brenda polisit. Me pak fjalë, inkuadrimi i instikteve natyrore brenda dimensi-onit politik është një shqetësim që shfaqet qysh në gjenezën e qytetëri-nit perëndimor. Duke u realizuar ky bashkim (ose “totalitet” sipas filozofit Giorgio Agamben) sistemi politik ka arritur të frenojë daljen e tepricave (ekseseve) subversive që herë pas here formohen në brendësinë e tij. Sistemi modern demokratiko-kapi-talist veçanërisht ka arritur t’u japë zgjidhje këtyre tendencave subver-sive nëpërmjet dogmave të tilla si “kapitalizmi nuk është sistemi më i mirë i mundshëm, por për një qenie jo-perfekte si njeriu ai është sistemi i

duhur”, apo “konkurrenca gjendet në vetë natyrën njerëzore”.

Në këtë drejtim, është e rën-dësishme të theksohet se përpara konstituimit të një regjimi të ri politik, fillimisht duhen “shpikur” instrumen-tet legjitimuese që do ta mbajnë të in-tegruar tërësinë e shoqërisë brenda këtij regjimi. Kështu për shembull për regjimet liberale të shekullit të XX ky legjitimim shfaqej brenda kuadrit të hedonizmit “jeto i lumtur !”, ndërkaq jo shumë të ndryshëm në këtë pikë na shfaqen regjimet e ashtuquajtura “totalitare”. Thelbi i legjitimimit për komunizmin ishte “arritja e lirisë” (gjë që personifikohej me krijimin e një shoqërie pa klasa), teksa për nazizmin ishte asgjë më shumë se sa “mbajtja e rendit natyror të gjërave”, domet-hënë dominimi racor i arjanëve. Pra, përgjatë shekullit të shkuar kemi të bëjmë ekskluzivisht me regjime që në thelb synoninnjë marrëdhënie të caktuar pushteti me trupin (biosin) e qytetarit. Mirëpo çdo sistem që parashikon legjitimimin e vetvetes, ngjashmërisht i duhet të përcaktojë ekseset subversive që kërcënojnë konservimin e ekzistueses. Kësisoj të treja këto regjime përmbanin një shembull specifik për “tepricat” e pabindura që provokojnë ndërhyrjet e mekanizmave ndëshkuese të ligjit: në rastin e liberalizmit, çdo subjekt që nuk i bindet dëshirës për lumturi është i detyruar të jetojë i palumtur (ndryshe e thënë: i mbyllur në burg), në rastin e komunizmit mekanizmat ndëshkues e dërgojnë individin në një mjedis ku nuk ka asnjë shans të jetë më “i lirë” (në internim), kurse në rastin e nazizmit individi është i detyruar të jetojë si një racë inferiore në një kamp përqendrimi krejtësisht i privuar nga elementi njerëzor.

Pas rënies së regjimeve diktato-riale, me kalimin e viteve u duk se ideologjia kapitaliste arriti të zhdukë

vetë idenë e ekzistencës së ideolo-gjisë. Fundja, ç’kuptim ka ekzistenca e ideologjive alternative përderisa tanimë jemi jo vetëm “të lumtur” por njëkohësisht edhe “të lirë” dhe për më tepër “brenda rendit natyror të gjërave”? Mirëpo koha po tregon se përbrendësimi i idealeve të regji-meve të ashtuquajtura totalitare e ka vënë në vështirësi vetë ekzistencën e demokracisë si koncept ashtu sikurse edhe antagonizmin midis trupit bio-logjik dhe atij politik njerëzor. Imple-mentimi i masave anti-krizë në Greqi dhe vendet e tjera të P.I.I.G.S po kër-cënon ndjeshëm vetë themelet nga ku u ngrit ideologjia liberale. Sikurse shkruan Agamben “Në momentet kur vetë religjioni qytetar (ideologjia) është në krizë, biosi i shpëton polisit duke u kthyer në një masë desktruk-tiviteti dhe kaosi në gjithë territorin e veprimit të ideologjisë dominante.” Lëvizjet “Occupy” apo “los Indigna-dos” pasqyrojnë saktësisht këtë valë kaotike krejtësisht të privuar nga një qëndrim afirmativ. Këto lëvizje nuk pasqyrojnë ndonjë shkallë subversi-oni kundër sistemit por përkundra-zi: aktiviteti i tyre tregon se sa thellë janë të inkorporuar në sistem kjo turmë qytetarësh protestues. Lëvizjet “Occupy” janë përjashtimi që vërte-ton natyrën e gjërave dhe veprimta-rinë e biopolitikës shtetërore (Ndosh-ta këtu e kishte fjalën Slavoj Zizek kur u bënte thirrje turmës së lëvizjes “Occupy”: Don’t fall in love with yo-urselves). Protestat e këtyre lëvizjeve janë pjesë e biopolitikës demokratike të “lirisë së grumbullimeve, tubimeve apo organizimeve qytetare”. Vetë mo-himi i këtyre tubimeve është një mo-himi integruar brenda vetë sistemit demokratiko-kapitalist kundër të cilit ato protestojnë. Ashtu sikurse nga ana tjetër inkorporimi i biosit brenda poli-tikes formon një totalitet solid që e fs-hin antagonizmin primordial mes tyre.

Me konstituimin e neo-liberalizmit dhe qeverisjes së teknokratëve të Brukselit vetë kriza ashtu edhe kon-flikti në tërësi janë kthyer në të me-naxhueshme, çka nënkupton se ato tashmë janë të integruara në brendësi të sistemit me mijëra të punësuar ku si fushë ekspertize kanë menaxhimin e konflikteve duke i trajtuar këto të fun-dit si pjesë të natyrës njerëzore. Kjo është arsyeja që edhe pse nën presi-onin e një varfërimi të vazhdueshëm, perëndimi ende nuk ka njohur ndo-një revolucion të mirëfilltë qysh prej fillimit të krizës ekonomike. Edhe ato pak trazira të shkaktuara në Angli, Ita-li apo Greqi më tepër kanë ardhur si pasojë të shfryrjes së dhunës subver-sive (dhunës libidinale do ta quante Zizek) pa asnjë synim afirmativ në or-ganizimin e tyre. Ndryshe ka ndodhur në vendet e lindjes ku veprimtaria e biopolitikës shtetërore ka një impakt thuajse të papërfillshëm në shoqëri dhe ku protestat dhe tubimet ende

nuk ishin inkorporuar në brendësi të sistemit. Në këtë kontekst duket se vendi ynë është i detyruar ta zgjasë më tej këtë periudhë të gjatë stanja-cioni duke kaluar nga një tranzicion në tjetrin. Me qëndrimin përkrah sh-teteve perëndimore Shqipëria për të disatën herë arrin të gjejë aleatin e duhur që është në gjendje t’ia legji-timojë status-quo-në. Kthimi i 8 Dhje-torit në festë zyrtare duke se do të na persekutojë edhe për shumë kohë nëse nuk arrijmë të ndërgjegjësohe-mi për dështimin e radhës që kjo datë shënon në historinë e shqiptarëve. Megjithatë duket se në fund të fundit idealet e 8 Dhjetorit u realizuan. Kjo datë sot na mëson se për sa kohë që e drejta për të protestuar ka si kusht paraprak konsensusin me atë kundër të cilit do të protestosh, ndoshta e ar-dhmja jonë drejt kësaj Europe nuk qenka dhe aq e largët: më së fundmi mund të themi se po bëhemi edhe ne si gjithë Europa !

litik që denonconte Agamben. Dhe asgjë idealiste nuk ka në këtë mes. Arritja e vështrimit të emancipimit është një materializëm i pastër, madje i qashtër dhe kjo e ngatërron renegatin me das-hje, për të hequr qafe një emancipim vetëvendosës, duke i atribuar lëvizjes individualizma të kollajtë post-histo-rikë apo të paqenësishëm. Emancipi-mi i vështrimit është ndërhyrja akute në materialitetin e botës, në rendin e gjërave. Syri kamera i shndërrimit është magazinimi konkret i një peliku-

le, dhe jo ajo Macja e Lizës në botën e çudirave, apo buzëqeshjet debile pa gojë të parlamenteve tona të derita-nishme.Në të vetmen dramë të tij, me titull Ekzilantët, james joyce paraqet nje personazh fort autobiografik, që e vendos dyshimin konstant, pra mo-torin e lëvizjes, në qendër të rishiki-mit konstant të vetes, në një mënjanim konstruktiv. Po e citoj:

“Për ty kam plagosur shpirtin.Një plagë e thellë që s’mund të

shërohet-

Por s’dua t’ia dij-Unë nuk të lyp në terrin e besimit por në dyshimin e vijueshëm pla-

gues!S’kam ndërmend të të ve pranga,

qoftë edhe ato të dashurisë”.

Në këtë akt ende pak të absorbuar të emancipimit njerëzor, çiftor e tepër politik, besoj qëndron buzëqeshja herë-herë e trishtë e vetëvendosësit që pulson aktivisht, megjithë bindjen për vonesat e botës për t’u menduar

nga poshtë lart.Është ndoshta ai leximi që Beckett

i bënte afirimimit të njohur “Po” në fund të Uliksit të joyce: ndërkohë që krejt bota shihte te ky monolog mad-hor i gruas – por nga dora e një poeti anatomik – inaugurimin që i bën max-horanca matriarkatit, ai e përmblidhte me një:

He was saying yes to an atrocious kind of life, që do mund ta përkthe-nim si jetën e vështirë vetëvendosëse brenda cikleve historikë, por si navi-

gatorë të emancipimit.

jashtë qarqeve të shoqërisë gjoja të hapur, por në fushën e barazisë së inteli-gjencave. Ndryshe ai mbetet i vendosur, por jo i vetëvendosur.

Shënim: Termi vetëvendosje këtu lidhet me një koncept aktiv dhe tejkalon çdo parti apo përfaqësi

politike parlamentare

Prishtinë, 14 nëntor 2011

(VIJON NGA FAQE 7)

Page 12: Gazeta Nr. 50

E mërkurë,14 dhjetor 2011 12 Sprove

Trashëgimtarë të Anarko-Komunizmit

Klodi Leka

Kur këta konsumeristat e mëdhenj të politikës më pye-sin se cilës ide a kah politik, ci-

les alternativë partiake a besim fetar i përket, u them Anarko-Komunist dhe Ateist-Ekzistencialist, dhe menjëherë shtrembërohen disi diskriminues, ni-sur nga nocioni i keqinterpretuar i Komunizmit dhe padijes së Anarkiz-mit. Kur nis dhe u propagandon Pas-htetin, nuk e kapërdijnë dot faktin se dhe mund të jetohet pa të, se mund të organizohemi pa të, se stërgjyshërit tanë ishin të organizuar në komunite-te të mëdha gjinore dhe barazisë na-tyrore të pronës së përbashkët, nuk e kam fjalën për stërgjyshërit tanë të para dymijë vjetëve, por të para sh-tatëdhjetë a tetëdhjetë vjetëve, për stërgjyshërit tanë te barabartë mes sojit, të lidhur dhe ekzistuar së bash-ku në saj të një humanizmi të përbas-hkët.

Pse nuk mundemi ne atëherë, në një kohë kur dhe teorikisht kemi karakter rebel karshi çdo instituci-oni shtypës?

Pse na duhet të jemi Anarko-Ko-munist nisur nga arsyeja njerëzore dhe si krijesë njerëzore?

Për një njerëzim pa shtet dhe sh-tetësi. Shtetësia dhe vetë shteti si esencë u kane shërbyer klasës sun-duese si institucione shtypëse, u kane shërbyer si makinacione për të sun-duar e shfrytëzuar klasat e shumicës së nënshtruar, u kanë shërbyer si leva për të përsosur rendin shfrytëzues dhe po të analizosh lindjen e shtetit dhe shtetësisë si institucion, është trashëgimi e lënë me dhunë nga diktatura e kohërave Post-justiniane, kur ResPublica Universale Romake si organizatë njerëzish për të mirën e përgjithshme dha shpirt për herë të fundit, dhe u kultivua një rend e një formacion ekonomiko-shoqëror i shfrytëzimit sistematik të njeriut mbi njeriun. Shteti si institucion nisi në Romë, kur barazia natyrore e komu-niteteve primitive u shemb nga një kancer vdekjeprurës dhe gjenerues i të gjitha masakrave e pabarazive njerëzore : Prona private, ose siç e përmend Robespieri në Revolucionin e madh francez, krijimi i shtetit erdh kur: një katil mori disa hunj dhe rret-hoi një tokë, e tha : Kjo është prona ime, dhe gjeti aq budallenj sa i duhe-shin për ta besuar.

Ndërkohë, në të gjitha teoritë e mundshme mbi shtetin ai shihet me një këndvështrim shfrytëzues dhe si krijesë e ngjizur padrejtësisht.

Për shembull, në teorinë patrimo-niale shteti është pronë dhe e drejtë e kahmotshme e princërve dhe pro-narëve të mëdhenj të tokave, ku mar-dhënia e tyre me njerëzit konsidero-het si një marrëdhënie e rëndomtë midis sunduesve dhe të nënshtruarve të tyre.

Në teorinë marksiste si makina-cion i klasës sunduese të sundimit ekonomiko-politik mbi klasat e tjera, sundim i garantuar nga prona private, dhe të gjitha këto këndvështrime e qasje kritike, analizën e tyre e nisin në Romën e lashtë, kur komunitetet dhe demokracia e drejtpërdrejtë u shka-tërruan e mbi themelet e tyre u ngrit një rend skllavopronar.

Ndërsa Roma e tribuve, normat za-konore të tyre, u shndërruan në rend juridik në shërbim të sunduesve të rinj dhe shteti në një makinacion i këtyre klasave me tendenca imperi-aliste.

Ndërsa shtetësia erdh në një kohë kur me vdekjen e perandorit justini-an, sunduesit e rinj, për të nënshtru-ar horizontalisht njerëzit, u dhanë të gjithëve statusin e shtetasve, madje dhe skllevërve që rëndom i shihnin si objekte shkëmbimi dhe ‘’instrumente vokalë’’.

Pra, Anarko-Komunizmi na shër-ben si modul për të dalë njëherë e përgjithmonë nga zinxhirët e vjetër të skllavërisë së kahmotshme por në forma dhe kushte moderne, për ti dhënë fund shfrytëzimit të kastës së re Kapitaliste mbi mundin dhe djer-sën tonë e për të hedhur tej shtetësinë sepse vetëm në këtë mënyrë, duke na shndërruar në ishuj e individualistë, nisën ta ndanin njeriun nga një tërësi dhe komunitet i madh njerëzor, në raca e shtetas të ndryshëm.

Për Liri individuale brenda kolek-tivit.

Kooperativizimi i skajshëm i njerë-zimit dështoi në autokracitë lindore dhe nga komunizmi tejësisht i defor-muar si teori dhe si nocion praktik.

Nuk mund të gjesh dhe as nuk mund të gjenden dy njerëz në të gjit-hë botën të njëjtë, sepse natyra njerë-zore dhe larmishmëria e saj gjenero-het nga ndryshimi ynë, nga ndryshimi midis njëri tjetrit.

Anarko-Komunizmi nuk del kundër parimit ‘’Të gjithë sipas mundësive për të gjithë sipas nevojës’’ përkun-drazi, aty strukturohet nisur nga for-macioni ekonomik, por del kundër absurditetit dhe kërdisë së kultivuar nga diktatorët dhe sistemet e tyre despotike të shekullit te njëzetë, ku

marria e tyre desh një njeri ‘’njerë-zim’’, një njeri i zhveshur nga natyra dhe karakteri instiktivist, sepse në atë mënyrë dhe me anë të dogmatikes së propaganduar, mund të sundonin më lehtë me anë të Kultit të Individit.

Pra, Anarko-Komunizmi është një ide dhe është një univers ku te ndryshmit do kontribuojnë me meri-tat dhe vlerat individuale për tërësine dhe kolektivin, ku liria individuale është virtyti më i lartë në shërbim të komunitetit.

Për pronë publike mbi mjetet e prodhimit.

Prodhimi është koncepti bazë i një shoqërie ndërsa formacioni eko-nomiko-shoqërore superstruktura e saj, dhe për kastat sunduese prona private është moduli dhe mënyra ku ndërmerret dhe kultivohet shtypja, ku njeriu është skllav dhe mbivlera e nxjerrë padrejtësisht nga ai, është përfitimi i madh i skllavopronarit.

Ky rend duhet të marrë fund menjëherë, ky rend padronësh e shtypësish është kalbësira e tëhuajë-zimit të njeriut, është shndërrimi i tij në një makineri të rëndomtë dhe kri-jesë që me anë të punës kafshërore nuk përfiton asgjë pos ekzistencës së mjerë dhe shlyerjes së monedhave të fundme të mbetura nga forcat e tjera borgjeze.

Konvertimi i pronës private dhe mjeteve të prodhimit në pronë publike të tërësisë komunitare është mënyra më e shëndetshme për tu kultivuar barazia natyrore dhe dhënies fund njëherë e përgjithmonë kafshërisë së shfrytëzimit të njeriut mbi njeriun, për të shembur piramidën e neveritshme klasore të 95% të shfrytëzuar e 5% sh-frytëzues.

Këtu merr fund dhe Shteti, krijesa e strukturuar mbi konflikte klasore dhe kontradiktat sistematike të tyre, këtu merr fund dhe rendi i Elitave kapitaliste, e nis një kohe e re, koha e demokracisë së drejtpërdrejtë, koha e komuniteteve të barazisë natyrore dhe pronës së përbashkët, koha kur njeriu ishte njeri.

Të gjithë sipas mundësive për të gjithë sipas nevojës dhe konfederatat e komuniteteve vetëadministruese.

Mënyra sesi njeriu sot merr frytet e punës shfrytëzuese është krejtësisht e padrejtë, sepse mbi të nxirren kosto, kuota monetare, mbivlera dhe përfiti-me të majme të kapitalistit, ndërsa ai, nuk merr gjë tjetër veçse një kothere bukë për tu mjaftuar me ekzistencën e tij. Ndërsa në Anarko-Komunizëm, ndarja e punës dhe mënyra sesi nje-

riu do korrë frytet e djersës së tij, nuk ngrihet mbi shfrytëzim por në një përpjesëtim të drejtë e të barabartë, në një përpjesëtim humanist dhe mbi baza të solidaritetit njerëzor, ku të mi-rat materiale do shpërndahen sipas nevojës ndërsa ndarja e punës sipas mundësive.

Puna dhe frytet nuk do strukturo-hen mbi atë 8-orëshin e shfrytëzimit kapitalist por mbi vullnetarizma dhe mundësi, ku kush do marrë më pak se nevojtarët do shpërblehet në të as-htuquajturën Tepricë Komunare, me një qasje të lirë e të bollshme.

Shumëkush ngre hipoteza sesi do organizohemi nëse nuk do të ketë shtet?! Një pyetje sa naive dhe sa e dëmshme për të penetruar në analizimin e drejtë të gjendjes para’anarkiste.

Po sot, për çfarë na shërben shteti dhe nënshtrimi i tij ekonomik me anë të sistemit taksor, nënshtrimit dhunu-es me anë të normave shtrënguese, nënshtrimit të tij gjenerues nga mo-nopoli absolut mbi dhunën?

Për çfarë na shërben shteti kur ai nuk është gjë tjetër veçse një dife-rencim nga nevojat shoqërore, hon që ‘’përmbushet’’ rëndomtë nga një shërbim burokratik, por që vihet i tëri nën sundimin e klasës kapitaliste?

Për asgjë. Ne njerëzit duhet të shn-dërrohemi në qenie ekzistenciali-ste, me një besim të madh mbi vetit

tona krijuese dhe humanizmit tonë të përbashkët, si krijesa solidare e jo si kafshë egoiste e të egra që duhen të mbahen nën dhunë, siç na analizoj-në qasjet konservative të kapitalizmit dhe kastës së tij udhëheqëse.

Ne jemi të aftë të vetadministrohe-mi, ne mundemi që të ardhmen tonë ta formësojmë me vendime të drej-tpërdrejta dhe demokraci radikale.

Ne mund të organizohemi në ko-munitete vetadministruese, pa asnjë institucion dhunues dhe pa asnjë formë shfrytëzuese shteti, dhe siç perceptohet në teorinë biologjike të shtetit, ne jemi një organizëm i gjallë, ne jemi qelizat e organizmit të madh, ku nuk mund të ekzistojnë në qoftë se nuk lidhen me njëra tjetrën, ashtu siç njeriu nuk mund të rezistojë i vetëm karshi botës.

Nisur nga ky koncept, dhe komuni-tetet vetadministruese mund të ndi-hmojnë njëra tjetrën me anë të ndi-hmesës reciproke, siç thotë dhe poeti i parë komunist : ‘’askush nuk mund të jetë ishull në vete, por të gjithë pje-së e së tërës.’’

Anarko-Komunizmi nuk do vijë me anë të dhunës dhe as me anë të ekzi-stencës së ndonjë shteti në shërbim të masës. Përkundrazi, shteti i çdo forme a çdo interesi është shtypës në vetve-te sepse vetëm ekzistenca e tij shtyp lirinë tonë, por do vijë me anë të një rebelimi universal të njerëzimit.

Page 13: Gazeta Nr. 50

E mërkurë,14 dhjetor 2011 13

tës së grave, dhe që e përforcon akoma dhe më shumë raportin e pushteteve mes burrit dhe gruas (meqë në këtë shkrim po i referohem vetëm këtyre dy kategorive, që në të vërtetë ndihmoj-në në përforcimin e pabarazisë). Në radhë të parë të flasësh për barazinë gjinore nuk do të thotë që po flitet për transformimin fizik të grave si burra apo e kundërta (meqë ky është një shqetësim shumë i madh i disa mamave në Tiranë). Fatmirësisht të luftosh për të drejtat e barabarta dhe kundër seksiz-mit nuk do të thotë të mos jesh e bukur dhe tërheqëse, meqenëse është krijuar ky lloj miti që siç do kategorizimi tjetër është i gabuar dhe paragjykues. Barazia gjinore nuk ka të bëjë me ndonjë bara-zim në pamje mes burrit dhe gruas, dhe kështu që nuk ka nevojë që shumë gra të shqetësohen për të justifikuar se dhe nëse “kërkojnë barazi gjinore” nuk do bëhen në burra. E gjithë kjo mënyrë të foluri është e gjitha e bërë nga pozitat e viktimës, që gjatë gjithë kohës përpiqet të justifikojë ato që kërkon, duke i thënë shtypësit të vet se do ti përshtatet atij, si ta dojë ai, dhe ç’është më kryesorja duke e lënë shtypësin të pandryshuar. E kjo nuk është as kërkesë për bara-zi, as ka ndonjë shenjë emancipuese brenda, as ndonjë luftë ndaj seksizmit, për sa kohë shtypësi dhe viktima mbe-ten po në të njëjtat raporte dominimi. Të luftosh kundër diskriminimit që iu bëhet grave dhe vajzave, do të thotë në radhë të parë të mos pranosh rolet ekzistuese që i ruajnë të paprekura raportet e dominimit, dhe s’ka të bëjë as me humbje feminiliteti e as me rre-zikun e humbjes së “maços”, por ka të bëjë me faktin që një grua, madje dhe

Opinion

Çfarë duan gratë?Ermira Danaj

Është e qartë se ky shkrim nuk ka për qëllim ti përgjigjet një titulli të tillë që në fakt është më tepër

titull filmi sesa analize. Por kjo pyetje më vinte ndër mend pothuajse në çdo emi-sion për gratë të organizuar gjatë këtyre dy javëve të fundit. Në datë 10 dhjetor, ditën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, u përmbyll edhe dyjavëshi i aktivizimit kundër dhunës ndaj grave. Dhe kuptohet, që sikur çdo herë u orga-nizuan një sërë takimesh e emisionesh për gratë, dhunën ndaj tyre, marshime e protesta simbolike etj. Po gjatë këtyre dy javëve ka pasur ndërkohë dhe emi-sione të tjera jo specifikisht me temën e dhunës ndaj grave por emisione për gratë sepse mesa duket në disa orare të ditës gratë janë ato që shohin më shumë televizor. E në një nga këto emisione disa gra ishin mbledhur bashkë e dis-kutonin mbi mashkulloren e femëroren, për aq sa mund të flitet për këto tema në një emision. Kuptohet që kryesisht dis-kutimi bëhej mbi barazinë gjinore, po ndërkohë përzihej dhe me pak “të qenit femëror” apo “mashkullor”, “feminilite-ti” (fjalë e vështirë kjo dhe për tu shqip-tuar e shkruar madje!!!!) etj. Madje u fol në këtë emision edhe për faktin që gji-thsesi ne gratë (kur them “ne gratë” po përpiqem të përmbledh disa nga disku-timet e grave në studio, por jo të identi-fikohem me to, sidomos në perceptimin që kanë ato për gratë dhe burrat!!) vër-tet ne dashkërkemi barazi etj, por ama nuk mund të heqim dorë nga “femëror-ja” jonë, që sipas panelisteve (por jo vetëm, sepse ka dhe shumë gra të tjera që mendojnë kështu) është duke u vënë

në rrezik. Dhe në fakt rreziku qëndron në faktin se “s’është dhe aq e bukur të shohësh një burrë duke gatuar, apo duke bërë punët, apo duke u kujdesur për fëmijët”. Ndoshta jo sipas këtij ren-di, por ideja kryesore e diskutimit të këtyre grave ishte pak a shumë kjo. Pra që ne si gra duhet ta ruajmë femëroren tonë, duhet të ruajmë brishtësinë tonë, të qenit femër etj, etj. Dhe në të njëjtën kohë duhet të kultivojmë dhe mashku-lloren tek burrat tanë apo djemtë tanë, që s’mund të bëhen si “femra”, “larg qoftë pastaj se duke gatuar bëhen dhe homoseksualë”.

Dikush dhe mund të bjerë dakord me pjesën e sipërpërmendur, madje jo dikush, por pikërisht se është rënë dakord me pjesën e sipërpërmendur sot e kësaj dite ne kemi burrat që kon-siderohen qenie superiore e gratë që bëjnë për ca punë po jo për të gjitha, por sidomos bëjnë për supet e brish-ta, dhembshurinë, dashurinë, kujdesin etj, se një burrë s’mund ti bëjë këto se i duhet të ruajë “mashkulloritetin e tyre”. Por duke u kthyer te diskuti-mi i mësipërm, shqetësimi im është se disa gra të cilat janë dakord me rolin e tyre aktual, i cili është pikërisht ky i brishtësisë, bukurisë, dhembshurisë, etj etj, marrin guximin të flasin për ba-razinë gjinore apo emancipimin, që në fakt nuk ka gjasë të përparojë nëse nuk vihen në pikëpyetje rolet e mësipërme. Dhe pikërisht këto gra (flas vetëm për gra meqenëse ndër burrat që dalin në televizor nuk ka ndonjë që të flasë për këtë temë) bëjnë një lëmsh shumë të madh, që s’bën asgjë tjetër përveç se nuk kontribuon aspak, përkundrazi, në emancipimin dhe përmirësimin e situa-

të grave duke harruar që një ditë mund të jenë vetë pre e kësaj dhune apo dis-kriminimi; një pjesë ndoshta nuk kanë kohë të mendojnë shumë gjatë se çfarë duan sepse iu duhet të mbijetojnë, një pjesë e madhe ndoshta janë të qarta se çfarë duan po nuk kanë mundësi ku të shprehen, dhe një pjesë tjetër vazhdojnë të luftojnë kundër diskriminimit, disa në mënyrë modeste e disa më fort, disa me protesta e disa me institucione, po megjit-hatë duke vazhduar; etj. Megjithatë, ky sh-krim s’do i përgjigjet kësaj pyetje, se sa ka për qëllim të theksojë se çfarë nuk do të duhej të bëhej, duke filluar nga ironizimi i çështjeve të tilla si dhuna ndaj grave, duke shkuar më tej me frikën mondane të disa grave në Tiranë se mos prekin “burrërinë” e burrave të tyre duke kër-kuar “barazi gjinore” e duke vazhduar me ndërprerjen e luftës kundër seksiz-mit sapo një grua apo një grup grash institucionalizohen në ato struktura të dominuara nga burrat. Kjo e fundit është përgjigjja më dëshpëruese që mund t’i jepej pyetjes së këtij shkrimi.

ndonjë nga këto gratë që dalin e flasin për mashkulloren e femëroren, të mos shqepet në dru nga bashkëshorti i saj, ka të bëjë me faktin që një vajzë mos pengohet të shkojë në shkollë vetëm pse është vajzë, ka të bëjë me faktin që një grua të mos privohet nga punësimi apo nga zhvillimi i saj profesional sepse nuk e lënë punët e shtëpisë, etj. Nga ana tjetër, po gjatë këtyre dy javëve, duke parë kronikën e një prej protestave simbolike që u bënë në Tiranë kundër dhunës në familje, një ndër gratë që po shikonte kronikën bëri pyetjen “E çfarë duan këto gratë tani, të mos i rrahin më burrat?” Dhe duke dëgjuar këtë pye-tje, vërtet mund të pyesësh çfarë duan gratë, sepse një pjesë dashkan “barazi gjinore”, por ama dashkan ta bëjnë këtë duke mos ndryshuar asgjë dhe sidomos duke e ruajtur sa më shumë “burrërinë” e burrave dhe djemve të tyre e duke forcuar kështu pozicionin e tyre prej të shtypure; një pjesë tjetër ironizojnë me protestat kundër dhunës, apo për çfarëdo kërkese kundër diskriminimit

teliane midis alternativave. Ky truall “njo-lloset” nga përpjekjet e secilit botëkuptim politik për të ushtruar hegjemoninë e vet, ose e thënë në termat e Laclau-Mouffe-s, për të dominuar fushën e ligjërimësisë. Kështu, çdo alternativë politike synon që nga veça-nësia e vet të shndërrohet në universalitet (pra në mos ta pushtojë Realen, të shn-dërrohet në Kryeshënjues botëkuptimor të saj). E lidhur me konceptin e politikes si papërcaktueshmëri, tentativa hegjemo-nizuese e një alternative të veçantë, duke tentuar ta pushtojë (pa ja arritur) Realen, vendos në mënyrë prapavepruese edhe domosdoshmërinë si paraprirëse të vet. Shqipëruar, ontologjia e politikes mbart pamundësinë e të mos vendosurit lirisht (aktit të çmendur, të pambështetur e të pabazuar “realisht” kërkund). Veçse pas vendimit të parë, gjithçka që pason prej tij nis e ndërtohet konceptualisht si domos-doshmëri që vjen nga e shkuara. Kështu, edhe konceptimi tranzicionalist-integrues i Shqipërisë, lind në truallin e lëvizshëm të çastit të parë. Më pas, pasi ngjiz paso-jat e para, nis dhe e sheh aktin themelues jo më si vendim “çmendurisht të lirë”, por si diçka të kushtëzuar nga rrethana objektive, aspirata të përjetshme, porosi madhore, pashmangshmëri strukturore etj. Kësisoj, problematika e qasjes tranziciona-liste nuk qëndron në përmbajtësinë e asaj

që pohon, por në vetësigurinë se ajo që pohon përbën të vetmen rrugë dhe është e mbështetur në themele të forta që i ga-rantojnë vërtetësi dhe shëlbim. Në të kun-dërt të kësaj qasjeje, politikja si revolucion permanent e kupton domosdoshmërinë e pretenduar jo si të prejardhur prej së sh-kuarës, por si ndërtim prapaveprues të alternativës momentalisht fituese për të legjitimuar veten. Kështu, tranzicionaliz-mi përbën braktisje të politikes në emër të ideologjikes dhe administrativo-poli-cores pikërisht sepse “e merr seriozisht” domosdoshmërinë zanafillore të tij, duke heshtuar pashmangshmërinë e lirisë së pakushtëzuar

Gjithsesi, deri më tash politikja si re-volucion permanent është trajtuar vetëm në aspektet e veta negative (mohuese), pra të asaj çka nuk duhet të jetë. Gjithse-si zbrazëtia ontologjike e Reales nuk do të thotë se Realja nuk është, por se ajo si e zbrazët “është” dhe si e tillë jo vetëm që ndikon strukturalisht hapësirën politi-ke, por njëkohësisht gjen përfaqësues të vet jo ndër grupe apo individë që trupë-zojnë diçka, por pikërisht ndër ata trupa apo pjesë që si të tillë nuk përfaqësojnë asgjë, ose më saktë përfaqësojnë asgjënë: emërtisht, pjesa-e pa pjesë sikundër i quan Rancière-i ose proletariat sipas Mar-ksit. Ajo që ka rëndësi në këtë pikë është

se pjesa-e pa pjesë përbën të vetmen të veçantë që mishëron në zbrazëtinë e vet Realen politike. Më shqip, universaliteti politik i Reales për të vetmen herë gjen mishërim simbolik, veçse ky mishërim nuk i përket asnjë grupi me karakteristika të caktuara (si p.sh. racore, etnike, kulturo-re, pasurore etj), por pikërisht atyre gru-peve që duke qenë krejtësisht të përjash-tuara nga hapësira politike nuk i përkasin asgjëje, ose më saktë i përkasin asgjësë. Pjesën-e pa pjesë Rancière-i e quan edhe demos e prej tij e përkufizon demokracinë jo si formën institucionale të vendimmarr-jes së shumicës, por si hapësirën politike në të cilën gjithkush, pavarësisht nga çdo karakteristikë shoqërore, pra edhe “të pa-pjesët” vendosin: “Përpara se të jetë emër i bashkësisë, demosi është emri i një pjese të bashkësisë: të varfërve. Veçse pikërisht “të varfrit” nuk shënjojnë pjesën e pafavo-rizuar ekonomikisht të shoqërisë. Ata shë-njojnë fare thjesht ata njerëz që nuk kanë rëndësi, ata që nuk zotërojnë ndonjë titull për ushtrimin e fuqisë së arkhè-s.” Në këtë kuptim, demokracia përbën mishërimin e politikes pasi e sheh ontologjiken e kësaj të fundit të shënjuar nga kushti i panego-ciueshëm i barazisë. Politikja si truall i lë-vizshëm i papërcaktueshmërisë mund të lindë nga hierarkia shoqërore (administra-tivo-policore) vetëm nëse askush nuk për-

jashtohet, pra të gjithë janë të barabartë si bashkëvendosës.

Nëse si kusht demokracia shënjon bara-zinë si pjesëmarrje, mbi të gjitha të të për-jashtuarve si pjesa-e pa pjesë, ajo mund të projektohet edhe si pikëmbërritje e shtyrë në kohë. Në këtë pikë të sekuencës demokratike vepron teorikisht jacques Derrida-ja, për të cilin demokracia shë-njon mishërimin e shtyrë gjithnjë në kohë të drejtësisë, si të vetmit parim të padekon-struktueshëm që mikpret Tjetrin. Sidoqof-të, megjithëse mikpritja e Tjetrit përbën imperativ të panegociueshëm, forma insti-tucionale e pritjes (përfshirjes së tij) mbe-tet përgjithmonë e hapur duke e shtyrë gjithnjë vijën e horizontit. Prandaj Derri-da-së i nevojitet konceptimi i demokra-cisë në një kohë që në shqipe do duhej krijuar, e ardhmja e pakryer, ose më saktë akoma e ardhmja e pakryeshme. Derrida-ja përdor termin demokraci në të ardhur (democratie a venir) duke nën-kuptuar se... “koncepti i demokracisë si koncept i premtimit mund të ngrihet vetëm në një diastema të tillë (dështim, papërsh-tatshmëri, shpërbërje, çrregullim, të qenët “i shqitur”). Prandaj propozojmë që të flitet për demokracinë në të ardhur dhe jo për demokracinë e ardhshme në të tashmen e së ardhmes, e as për idenë rregulluese në kuptimin kantian apo për ndonjë utopi

– të paktën në masën që paarritshmëria e tyre do të përmbante ende formën koho-re të së tashmes në të ardhmen.” Në këtë kuptim, dallimi midis utopizmit e realizmit tranzicionalist (pra si ata që dëshpëro-hen duke thënë se kurrë s’kemi për t’ia arritur ditës së uruar, ashtu edhe ata që presin me kronometër në dorë çastin fi-nal) dhe demokracisë në të ardhur është se kjo e fundit të ardhmen nuk e sheh si të tashmen e së ardhmes, pra si një mo-del politik në të cilin historia merr fund, por si të ardhmen e çdo të ardhmeje, të ardhmen e pakryeshme, e papërmb-ushshme që Tjetrin e mikpret sot, por që marrëdhëniet me të i shtyn për më vonë, për të vonuarën që gjithnjë është një hap përpara çfarëdo të sotmeje. Kështu që demokracia në të ardhur nuk do të shënjonte asgjë tjetër veçse vetë revolu-cionin permanent, pra kuptimin e politikës si papërcaktueshmëri në kushtin e barazi-së. Apo e thënë me gjuhën e Derrida-së, kushtin e drejtësisë: “Ekziston një avenir i drejtësisë dhe mund të flitet për drejtësinë vetëm në masën që është e mundshme ndonjë ngjarje e cila, si ngjarje, i tejkalon përllogaritjen, rregullat, programet, paras-hikimet etj. Drejtësia si përvojë e tjetërsi-së absolute është e papërfaqësueshme. Veçse ajo përbën mundësinë e ngjarjes dhe kushtin e historisë.”

(VIJON NGA FAQE 9)

Page 14: Gazeta Nr. 50

E mërkurë,14 dhjetor 2011 14 Analize

Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Studentit

Sara Radovicka

Po qe se bie fjala tek fjala, dhe meqë bie fjala gjithnjë te fjala, le të për-piqemi të përfshijmë në të një lloj

qëllimësie shprehimore. Ku në të? Te fjala pra! A mos po kërkojmë të tejkalojmë diçka si komunikimi shterp? Diçka si një lloj gjëje që nuk të shtyn të flasësh më tej, dmth, të thuash fjalë të tjera? Të bëjmë sikur caqet nuk përcaktohen as nga bërja rutinore e fjalës, as nga rutina fjalore pa bërje? Por fjalët vijnë dhe na formojnë pohime. Le të përpiqemi pikërisht aty, ku për të pohuar, nuk shërben vetë pohimi, por mungesa e tij. Mungesa e pohimit është vendi ku vetë pohimi të bën për të qeshur. E meqë ra fjala, po propozoj shpjegimet përkatëse të disa fjalëve sipas fjalorit të gjuhës shqipe. Kemi zgjedhur jo rastësisht kuptime, që ndosh-ta jo edhe të parët në listën e paraqitur në fjalor, kanë një orientim tepër të njohur për publikun. Propozim,~ I m. Sh. ~ E, ~ ET. 3. bised. Kërkesa që zakonisht një djalë i bën një vajze për t’u fejuar dhe për t’u martuar me të. I bëri propozim. E pranoi propozimin. Gjithëpërfshirës/ Gjithë- fjalëform. 1. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që tregojnë se tipari i shënuar nga pjesa e dytë shfaqet plotësisht, përfshin plotësisht një tërësi të caktuar ose tërë sendet, qeniet a dukuritë e njëjta që përbëjnë një shumicë; p.sh. gjit-hëkombëtar, gjithëshqiptar. Përfshi/j kal., ~ VA, ~ RË. 3. Pushtoj një vend me forcë dhe në mënyrë të shpejtë. Për. I. Parafj. 14. Nje-riun a sendin, për të cilin betohet dikush. Për besë! Për nder! Për atë bukë! Pr këtë zjarr! Për këtë flamur! Për kokën e djalit (e babait) ! Marrëveshj/E, ~A f.sh. ~E, ~ET. 1. Pajtim mendimesh ose pranimi i një qën-drimi të caktuar që arrihet ndërmjet dy a më shumë vetave, palëve etj. Për të rregu-lluar një çështje, për të kryer një punë etj. Statut, ~ I, m. Sh. ~E, ~ ET 2. vjet. Rregullorja që drejtonte jetën dhe veprimtarinë e një esnafi zanatçinjsh; kanunore. Statuti i esna-fit të tabakëve. Student, ~I m. Sh. ~Ë, ~ ËT. Ai që ndjek studimet në një shkollë të lar-të. Student i shkëlqyer (i rregullt). Student me korrespondencë. Studentët e ditës (e mbrëmjes). Studentët e Universitetit (e In-stitutit Bujqësor). Shtëpia e studentit. Qyteti i studentëve. Shoqata shkencore e studen-tëve. Student /E,~jA f.sh. ~E, ~ET. Fem. e Student,~I. Studente e dalluar. Studente në mjekësi. Studentor, ~E mb. Që ka të bëjë me studentët, që lidhet me jetën e me tërë veprimtarinë e studentëve ose me kohën kur dikush ka qenë student; që përbëhet nga studentët; i studentëve. jeta studentore. Vetëm për këtë artikull të fundit po shtojmë dhe përkufizimin sipas Larousse që po e përkthejmë në shqip: Student/E Em. Person që ndjek studimet e larta. Mb. E lidhur me studentët; përbërë prej studentëve. Sindi-kalizmi student. Sa për termin “propozim”:

Tani që e zotërojmë një dije prej fjalori, pra akademike, mund të kuptojmë sesi funk-sionojnë fjalët brenda citimit që zgjedhim. Kemi të bëjmë me propozim “zakonisht” në ato raste kur një djalë i bën kërkesë një vaj-ze, dhe pafundësisht rrallë e anasjellta, për t’u fejuar a martuar me të. Djali i bën pra vajzës një propozim gjithëpërfshirës për

marrëveshjen për statusin e virgjëreshës. Gjë që do të thotë se kushtetuta e ardhshme e virgjëreshës do të pëfshijë, mirëpo nuk do të jetë e kufizuar në parimet dhe elementët në vijim. Gjë që do të thotë se ajo mund të çvirgjërohet sa herë të dojë në parim dhe në të gjithë elementët e saj. Sekreti i mar-tesës është se e mban virgjëreshën edhe pas humbjes së virgjërisë të ndershme, të dlirë. Kuptohet se, pa ndërhyrjen e djalit, vajza nuk mund të pësojë këtë lëshim në shfrytëzimin e parimeve të saj. Ashtu sikur-se shpjegohet më lart, nisur prej fjalorit të gjuhës shqipe, fejesa ose martesa mund të ndodhë vetëm në ato raste kur djali e bën propozimin dhe jo vajza. Këtë shpjegim me siguri duhet të kenë pasur ndërmend hartuesit e Propozimit Gjithëpërfshirës Për Marrëveshjen Për Statusin e Kosovës. Të paktën, si një vajzë e rritur dhe e prefur t’i hyjë gjërave të martesës, nuk e di pse më therri direkt në zemër fjala propozim. M’u duk një fjalë premtuese për një intimitet të gjatë, domethënë pa kufi, dhe dashuri pa cak. Ky Propozim, në aneksin e tij të parë, nis me Dispozitat Kushtetuese. Mbi të gji-tha aty shkruhet në bold, duke i tërhequr vëmendjen lexuesit se mos për ndonjë arsye e kalon pa e vënë re këtë artikulim garantues, se “Kushtetuta e ardhshme e Ko-sovës do të përfshijë, mirëpo nuk do të jetë e kufizuar, në parimet dhe elementet në vi-jim”. Më tej nis të thuhet, por kësaj here jo më në bold, ndoshta duke shpresuar se pas tërheqjes së parë të vëmendjes të gjithë u siguruan se ky propozim gjithëpërfshirës ka për qëllim veçse orientimin e plotë drejt lirisë të popullit kosovar dhe jo kufizimin e saj, se “Kushtetuta e Kosovës do të jetë në të gjitha dispozitat e saj në pajtim me këtë Marrëveshje dhe do të interpretohet në pajtim me këtë Marrëveshje; në rast të mospërputhjeve mes dispozitave të kushte-tutës dhe dispozitave të kësaj Marrëveshje-je, do të mbizotërojnë këto të fundit”. Nisur nga ky citim i këtij fragmenti të Propozimit Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Sta-tusin e Kosovës, ç’do të ndodhte në rast se kushtetuta e Kosovës do të donte të hiqte dorë nga parimet dhe elementet e saj? Si-pas analogjisë didaktike që kemi zgjedhur, ç’do të ndodhte, pra, nëse vajza do të kër-konte divorcin duke qenë se ajo ka pranuar propozimin në fillim, gjë që dhe i ka garan-tuar kësisoj të mos jetë e kufizuar në asnjë parim dhe element të saj (pra të shfrytëzojë trupin duke mbetur megjithatë e dlirë)? Në momentin që kërkon të ndahet, siç mund ta kuptojnë lehtë të gjithë, ajo nuk mund të jetë më e vigjër. Por, asaj nuk i mbetet më as edhe një mundësi që të jetë e dlirë, sepse këtë dlirësi e kishte fituar ngaqë Propozimi Gjithëpërfshirës i djalit (mashkullit) kushtë-zonte ose garantonte se kushtetuta e saj do të ishte pa cak në parimet dhe elementët e saj. Për rrjedhojë nderi i saj na qenka i varur prej martesës. Prishja e martesës e kthen atë në çast në një femër të përdalë.

Për analogji, nëse Kosova ndonjë ditë do të divorcohej nga Propozimi Gjithëpërfshi-rës, ndryshe i njohur prej çunave të lagjes si Pakoja e Ahtisaarit (emër të forti dhe vikin-gu), do të ishte një e përdalë. Kuptojmë pra se Europa në këtë rast ka bërë një hap tipik

tribal shqiptar. E dimë nga përvoja jonë e gjatë se në shoqërinë tonë klanore, patriar-kale, të prapambetur, apo quajeni si të doni, një grua kur ndahej nga burri konsiderohej si kurvë. Prej ku edhe një përfundim i dorës së dytë – që mund t’i shërbejë studiuesve të disiplinave të tjera – : vikingët kanë ori-gjinë shqiptare. Siç mund ta kuptojmë nuk kemi të bëjmë me propozim, por me gra-bitje nderi dhe jete. Dhe kur i ndanë rolet, mes kushtetutës dhe Pakos, po prapë këtë domethënien e fjalorit të gjuhës shqipe duhet të kenë lexuar. Ndryshe nuk ka si të shpjegohet se si Pakoja e Ahtisaarit na qen-ka në rolin e djalit dhe kushtetuta e Kosovës në atë të vajzës. Por për fat të keq në shqip edhe fjala pako është në gjininë femërore. Me siguri në fjalor është harruar të shëno-het se edhe në rast lezbizmi duhet të ketë pajtjetër një femër të mashkullarizuar që propozon. Sa për termin “marrëveshje”:

Siç e dimë të gjithë, fjala kushtetutë sh-kruhet me germë të madhe vetëm në fillim të fjalisë dhe në mes apo fund të saj nëse shoqërohet nga një emër i përveçëm si për shembull Kushtetuta e Kosovës. Kjo gjë bëhet në përputhje me rregullat e drejtsh-krimit, ndërkohë që fjala marrëveshje qoftë në fillim, mes apo fund të fjalisë shkruhet me germë të madhe. Meqë Kushtetuta e Kosovës nëse nuk citohet e Kosovës shkru-het me germë të vogël, dhe Marrëveshja, citohet apo jo për çfarë është, u shkruaka gjithnjë me të madhe, unë që këtej e tutje kushtetutën e Kosovës do ta shkruaj me të vogël. Në kushtin tim të të qenit femër do të jetë pak e vështirë të gëlltis faktin se qen-kemi në prani të dy sekseve: M (Mashkull) dhe f (femër). Mos ndoshta edhe këtu, ky gabim i rastit shërben si një tjetër tërheqje-je vëmendjeje, por me më pak dhunë, këtu vizuale, pasi thelbi i asaj çka thuhet është qartazi aq shumë i rëndësishëm sa nuk ka nevojë për nënvizime të mëtejshme grafi-ke. Apo ndoshta (shekujt prapë me ne po tallen?) fjala Marrëveshje ilustron dukshëm supremacinë e saj juridike në raport me kushtetutën?! A ju duket gabim logjik ky i dy citimeve kundërthënëse, të shkruara njëra pas tjetrës, apo lojë vizuale që e drej-ton vëmendjen aty për nga ku “ziejnë gja-krat”?! Meqë ne i marrin me mend gjërat, dhe jo me vesh, mund të deduktojmë fare thjesht se nuk bëhet fjalë për gabim logjik mirëpo për një tepri logjike, çka do të thotë se artikulimi i gjoja dy të kundërtave njëra pas tjetrës nuk është kundërthënës mirëpo plotës i padefinuar. Në aktualitet ky kapër-cim do të ishte pikërisht vazhdimësia që mori Pakoja e Ahtisaarit duke u rikonfigu-ruar si Negociatë. Pohimet e mësipërme, i pari që shfaqet në një formë propozuese, dhe i dyti që imponon pa asnjë shtysë tjetër, që të dy pra të hedhin në konsultimin e me-njëhershëm të Kushtetutës së Kosovës. Sep-se, për një kërkues apo studiues shkencash sociale, drejtësie, apo qoftë dhe gjuhësie, përbën problem fakti i shprishjes së njësisë së vullnetit mbi të cilin shpallet një kushte-tutë. Dy vullnete janë dy subjekte, apo dhe shprehje të dy subjekteve, dhe si të tillë janë të tepërt për të deklaruar një akt kush-tetues. Sa për termin “gjithëpërfshirës”:

Këtë po e nisim me një citim, neni 16,

pika 1 e kushtetutës: “Kushtetuta e Kosovës është akti më i lartë juridik i Republikës së Kosovës. Ligjet dhe aktet e tjera juridike du-het të jenë në pajtim me këtë Kushtetutë”.

Sikur të mos isha në dijeni të situatës po-litike në Kosovë, pas leximit të këtij neni do të mendoja se institucionet e Kosovës duhet të jenë në kundërthënie dhe kundërvënie me Pakon e Ahtisaarit dhe me ata ndërkom-bëtarë që e kanë legjitimuar atë. Ndaj men-doj se gjëja e parë që na duhet të bëjmë është konfrontimi i kushtetutës dhe legjisla-cionit të Kosovës me Pakon për të kuptuar se deri në ç’pikë ka shkuar për-puthja e tyre (shih artikullin propozim më sipër).

Nuk është e vështirë të biesh mbi krite-re sasiorë që shpërbëjnë vetë asamblenë popullore që ka miratuar këtë kushtetutë. Mbetem në një shtangie, le ta quajmë teori-ke (po prapë në aneksin 1 pika 3.2 të pakos), aty ku thuhet se 10 ulëse në parlamentin e Kosovës do t’i ndahen partive, koalicioneve, iniciativave qytetare dhe kandidatëve të pavarur që janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin serb të Kosovës, dhe 10 ulëse të tjera do t’i ndahen komuniteteve të tje-ra si në vijim”. Vazhdoj lexoj nenin 3.7 të po këtij aneksi: “miratimi, ndryshimi apo shfuqizimi i ligjeve të paraqitura si në vi-jim do të kërkojnë shumicën e anëtarëve të pranishëm të Kuvendit, gjithashtu dhe shumicën e anëtarëve të Kuvendit, të cilët mbajnë ulëse të rezervuara apo garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë në shumicë”. Ajo që më shkon ndër-mend, madje edhe bindem tek e mendoj më gjatë, është se në kushtetutën apo legji-slacionin e Kosovës do të gjej me siguri ar-tikulime që përkufizojnë qartë sovranitetin e popullit dhe legjitimojnë pa kushte aktin më të lart juridik. Mirëpo, pas një hulumtimi më të gjerë, jo vetëm që zhgënjehem lidhur me këtë, por kuptoj se kushtetuta e Kosovës nuk është gjë tjetër veçse një kopje e Pakos së Ahtisaarit. Këtë mund ta ilustroj me disa shembuj që i gjeni në shënimet në fund të faqes[1]. Përveç kësaj shoh se pikërisht nëpërmjet këtyre neneve legjitimohet pra-nia e strukturave që operojnë paralelisht në territorin e Republikës së Kosovës. Gjë që do të thotë se deri më tani as që bëhet fjalë për funksionim demokratik të institucione-ve dhe as për pavarësi institucionale për aq kohë sa Ahtisaari ka epërsi mbi kushte-tutën dhe për aq kohë sa legjislacioni nuk garanton mëvetësi funksionale. Por edhe për aq kohë sa fjalori i gjuhës shqipe do të japë si një prej shpjegimeve të fjalës për-

fshijë, pushtimin e një vendi me forcë dhe në mënyrë të shpejtë. Por edhe për aq kohë sa fjalori ta shëmbëllejë parafjalën për me forma të tilla si për besë!, për nder!, për bukë!. Pra për besë as që bëhet fjalë për funksionim! Nisur dhe nga anatomia që na shpjegoka gjithçka, po nis të mendoj sesi duhet ta kuptojë këtë farë femre që u quaka kushtetutë. Në fakt ajo femra që u propozo-ka prej Mashkullit, paska pjesë trupore me rëndësi të variueshme. Ato dhjetë ulëset e para, pastaj ato dhjetë ulëset e dyta, edhe për vetë emrin tepër prapanicë që bartin, nuk qenkan aq të lëna pas dore. Madje tani besoj se kam për ta Marrëvesh, ja tani sapo, se ato mbeten të dlira dhe në rast divorci. Më falni t’ua them hapur mendimin tim prej frike: pjesa e femrës kushtetutë që mbet-ka e dlirë pas divorcit qenka ulësja e saj e cituar, jo ato të pacituarat që janë njëqind. Qenka pra një bythë e përzgjedhur. Edhe njëherë, më falni për këmbë-nguljen në këtë pikë: femra në kokën dhe zemrën e saj paska dalë për ose përdalë për besë për dere nga institucioni i saj i dlirë, vetëm nga një gjest Mashkullor pushtues. Eh sa gjëra humbet femra nëpër fjalore dhe Marrëve-shje. Të gjitha ato që besonte se i fitonte në një Propozim. Sa për termin “student”: E meqë ky shkrim mban titullin Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Sta-tusin e Studentit e mendoj të arsyeshme të mos flasë gjatë për këtë por ama kam për të thënë vetëm kaq: ju lutem t’i referohemi shembullit te Larousse për studentin dhe ta mbajmë atë shembull si parametër të gjykimit tonë. Do të kuptoni se për sa kohë që kemi për student diçka që ndjek studi-met e larta, nuk do të kemi sindikalizëm student. E pra pa pasur sindikalizëm të tillë asnjë student nuk do të ndjente nevojën të kuptonte statusin e Kosovës duke aplikuar Marrëveshjen për Statusin e Kosovës mbi statusin e tij vetë. Do ta Merrte Vesh mirë se çdo të thotë të kesh edhe kuota të caktuara për minoritete, për komunitete, koalicione, e të tjera e të tjerra. Ai studenti vetë do të ndjehej tepër i lënë mbas dore. Sigurisht që do të shkonte e do të ndërtonte sindikatë.

***[1] Shih Ligjin për Vetëqeverisjen Lo-

kale në Kosovë dhe Aneksin 3, neni 4, të Pakos së Ahtisaarit; Ligjin për Kufijtë Ad-ministrativë të Komunave dhe nenin 10 të Pakos së Ahtisaarit; Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal dhe nenin 8 të Pakos së Ahti-saarit; nenin 123 dhe 124 të kushtetutës së Kosovës.

Page 15: Gazeta Nr. 50

E mërkurë,14 dhjetor 2011 15Kinema

« Z »-jaClaude Veillot

(« Z » -ja është filmi i parë i madh

politik francez)

Dikush mes turmës vritet. Dhe ai s’ishte cilido. Ai ishte një idealist, një njeri i drejtë, luf-

tëtar mëngëpërveshur që me pasion kërkonte paqen në botë. Policia e shtroi menjëherë ngjarjen si një aksi-dent, por një tjetërkush, në errësirë dhe i fshehur do të kërkojë me durim deri në fund të vërtetën. Ajo që ai zbu-lon – gjykatësi (nëpunës i administra-tës) – do të qartësojë krimin por do të tregojë edhe komplotin politik që do të çojë në arrestimin e funksionarëve të lartë publik. I ndërtuar si një triller, i organizuar si një tregim alla Hitchcock « Z »-ja është filmi i parë i madh politik francez që prezantohet në të njëjtën kohë si vepër që i drejtohet gjithë pu-blikut. Efikasitet pa keqardhje, de-monstrim pa treguar mëshirë për çka shohim është ekuilibri i rrallë që gjen-det në një film opinioni dhe aksioni, film i kinemasë së ideve dhe kinema-së së spektaklit . Kjo vepër fisnike është një vepër që na duhet. « Z »-ja është një film që zgjon. Ai zgjoi komi-sionin francez të censurës, anëtarët e së cilit duartrokitën gjatë shfaqjes së tij. Filmi u lejua të shfaqet pa asnjë prerje apo ndërhyrje. Kush është « Z »-ja? Pse s’mund të kuptojmë asnjëherë saktësisht ku zhvillohen skenat? « Të gjitha ngjashmëritë që dalin në film, faktet e vërteta apo me personat që kanë jetuar nuk janë ra-stësore. Të gjitha janë të qëllimshme, të gjitha janë të menduara dhe të vër-teta » proklamojnë fort ingranazhet e filmit të Costa-Gavras. Për të ditur kush është « Z » që në greqisht shqip-tohet « Zi » dhe do të thotë “Ai është i gjallë” duhet të kemi pak kujtesë. Në 22 maj 1963, në Salonique, gjatë mbaj-tjes së një manifestimi paqësor, depu-teti liberal Grégorios Lambrakis, 45 vjeç, profesor i mjekësisë në Athinë u plagos për vdekje nga dikush mbi një triçikël. Miku i tij Georges Tsaroukas u rrah në mënyrë shtazore. Ndërkohë që në Athinë, 300 000 persona ndiqnin funeralin e Lambrakis, gjykatësi ynë, Christos Sartzetakis gërmonte nga-dalë në gjithë atë që kishtE ndodhur. Ky nëpunës diskret i cili ishte me bin-dje të djathta por për të cilin fjala ‘e drejtë’ kishte vetëm një kuptim, arriti t’i merrte dëshminë shoferit të triçiklit dhe pasagjerit. Ata dëshmuan se gjit-hë aksioni i vrasjes ishte organizuar nga një drejtues i vjetër i së djathtës ekstreme dhe hetimet arrijnë në për-fundimin se pushteti është tërësisht i përfshirë në gjithë atë që ndodhi dhe përfundon duke përfshirë në faj edhe

gjeneralin Constantin Mitsou, inspek-tor i përgjithshëm i xhandarmërisë, kolonelin Kamoutsis, drejtor i policisë së Selanikut, oficerë të tjerë të lartë dhe funksionarë të administratës. Në tetor 1966, hapet procesi për zbar-dhjes e vrasjes së Lambrakis. Gjashtë muaj më vonë u bë grushti i shtetit nga ushtarakët. Kolonelët në pushtet mbanin për kryeministër ish-prokuro-rin Constantin Kollias, edhe pse ky i fundit kishte ushtruar mbi gjykatësin hetues presionet më të egra. Sot, pjesa më e madhe e dëshmitarëve të kësaj ngjarje, kanë vdekur në mënyrë të mistershme, të tjerë u çuan të jetonin në ishuj, kurse oficerët që u akuzuan zunë sërish vendet që kishin dhe vazhdojnë funksionet. Kurse gjyka-tësit tonë, atij që hetoi gjithë ngjarjen, i është hequr e drejta për ushtrimin e profesionit. Ndërkohë që ai ende luf-tonte, në fillim të viteve 1967 publiko-het libri i shkrimtarit grek në azil Va-ssili Vasilikos që bëri lidhjen e çështjes « Z » dhe regjizorit francez 35 vjeç, me origjinë greke Constantin Costa-Gavras, që ka realizuar, « Com-partiment tueurs » dhe « Un homme de trop ». Vassili Vasilikos ishte kaq i afërt me çështjen sa e kishte planifi-kuar një lloj ekranizimi të thjeshtë me jorge Semprun përpara se të gjente promotorët. « Ne e kishim qëllim të bënim një film popullor, film i hapur për gjithë publikun shpjegon jorge Semprun. Për këtë më shërbeu shumë eksperienca ime me filmin « La gu-erre est finie ». Film i Alain Resnais ishte një tentativë për të sjellë një ngjarje personale. Ky film fliste për sklerozën e militantëve të ekstremit të majtë dhe përfshinte vetëm ata. Kurse te « Z »-ja të gjithë janë të përfshirë, përfshi edhe ata që nuk bëjnë politi-kë. » Sapo panë skenarin komisioni i ngarkuar me dhënien e buxhetit i bëri kalimin e 400 000 frangave ndihmë por as prodhuesit francez, as kompa-nitë amerikane nuk u shqetësuan të jepnin dy lekë për filmin që sipas gjykimit të tyre ‘e hapte shume gojën’.« E dija veten të çmendur, por fatmirësisht rashë me më të çmendur se vetja – thotë Costa Gavras. jacques Perrin, aktor i ri dhe i talentuar, që gjer në atë kohë kishte një karrierë të ngjeshur (në moshën 27 vjeçar kishte luajtur në më shumë se 20 filma) u vu në krye në rolin e producentit. Asoko-he ai kishte një kantier të tërë prodhi-mesh dhe marrëveshjesh me Algje-rinë. Por kur Costa-Gavras, i cili kishte qenë regjisori në filmin ku Perrin kishte luajtur « Un homme de trop » i foli për « Z » - në ai e pëlqeu aq shumë projektin, sa u angazhua me gjithë mjetet ekonomike dhe logjistike që kishte, ra dakord me Zyrën e Kom-

bëtare të Kinemasë Algjeriane që këta të fundit t’i ndihmonin me shërbi-me gjatë rrugës. Ndihmoi për të fillu-ar sipërmarrjen me 900 000 franga edhe Hercule Muccheli i Valoria-Films distributori i « La grande Vadrouille ».Gjatë xhirimeve jacques Perrin iu desh të shkonte në Greqi për të pro-vuar të merrte, gjithë çka Costa - Ga-vras kishte nevojë të merrte nga atje : një muzikë të Mikis Théodorakis, kompozitorit të madh popullor grek, autorit të arieve të « Zorba »- s i cili ishte në një rezidencë nën survejim në Peloponez.« Policia nuk mi ndante sytë rrëfen Perrin. Vetura të zeza ndiqnin makinën time, si në një roman të tmerrshëm policier. Me ndihmën e një njohje të fshehtë arritëm të lidhes-him dhe të flisnim me Théo-dorakis. Ai n’a tregoi për qe-nien e tij nën vëzhgim madje edhe për temat e orientuara që ai detyrohej të këndonte.Bernard Gérard ishte ai që bëri rregullimet e fundit, por të gjithë iu vumë punës aso-kohe për të kompletuar ban-dën e Théodhorakis,dhe në skenën e filmit ku zëri kën-don jashtë bistrosë së portit kur gazetari i merr intervistën kokë me kokë punëtorit të portit është vetë zëri i të mad-hit Théodorakis. »Për grekët në azil, por jo vetëm për grekët, ky zë poeti të burgo-sur është mëshirimi i simbolit të « Z »-së. Ai është i gjallë. Është zëri i lirisë që ngrihet edhe pse është nën një presi-on të qëndrueshëm e solid.« Ajo çka është e trishtueshme - thotë Costa-Gavras - është kur me këtë gjëndje mësohe-mi ». Filmi i tij është ndërtuar saktësisht për të bërë apel që s’duhet të mësohemi. Është aty autopsia e një komploti, përshkrimi klinik të një vrasje politike, efikasitet për t’i shpërthyer dremitjet dhe për-gjumjet.Në Greqi, dihej nga të gjithë që çështja Lambrakis ishte subjekti i « Z »-së; pse nuk është thënë kjo qartë në film? Pse janë ndryshuar emrat e personave dhe të vendeve? « Për ndershmëri intelektuale shpjegon Costa-Gavras sepse ne xhiruam në vende të tjera dhe mblodhëm vetëm faktet kryesore. Dhe si-gurisht për të evituar proble-met e panevojshme diploma-tike. E së fundmi për ta qartësuar mirë subjektin e « Z »-së , ai është Lambrakis, por ai është gjithashtu edhe john

Kennedy, Martin Luther King, Robert Kennedy, Humberto Delgado, Patrice Lumumba… « Z » - ja është njeriu i ndershëm, i shqetësuar, i cili vritet në klimën shtypëse të hipokrizisë zyrta-re. Është dënimi me vdekje i drejtësi-së. » Por për çdo njeri të ndershëm që bie, të tjerë si ai lindin. Ky është ligj i historisë.Filmat e angazhuar të vende-ve socialiste nuk emocionojnë veç ata të cilët janë tashmë të bindur. Filmat e angazhuar amerikanë bëjnë politikën e dënimit të individit por duke përfs-hirë në këtë çështje edhe shoqërinë duke i dhënë edhe asaj pjesën e saj të fajit. Vetëm disa filma italianë si « Sal-vatore Giuliano » i Franco Rosi thurrin në mënyrë perfekte dhe të pazgjidhshme fatin individual me atë

kolektiv. Pas shembullit Italian, ky film franko-alegjero-grek jep tonet e kli-mës së një qytetërimi. E palodhur, nëna jonë Mesdhetare me fëmijë tra-gjedish. Gjatë shekujve, mes shtëpive të bardha, gurëve të thatë, nën për-zhëlitjen e të njëjtit diell, na ndjek dia-logu i Antigonës dhe Kreonit, i shka-kut të jetës dhe shkakut të shtetit, i revoltës dhe i përuljes. Është mosbe-simi ndaj Qytetit, e më përpara ako-ma, zbulimi i kufomave të komploteve nën hi. Sot, kufoma e Lambakis është nën dhé, por miqtë e tij ecin nën hun-dën e vrasësve duke shqiptuar: “Z”.

Ai është i gjallë. (3 mars 1969, Les cahiers de

l’express)Përktheu: Dilfirus Vrioni

Page 16: Gazeta Nr. 50

E mërkurë,14 dhjetor 2011 16 Arte

Krenar Zejno (vijon nga numri paraardhës)mes formës dhe formësimitPrometé – Proté - Pigmalion

Kryevepra shtrihet në një topos letrar mitologjik me shpirt pro-metean. Dhe, megjithë mundin,

vijimisht i rrezikuar si i tillë përsa s’ke mbërritur t’i shtiesh veç një copëz të shpirtit veprës tënde të shtrenjtë. Flakadani i Prometeut të është shu-ar jo më se një herë ndër duar dhe shumë detaje të tablosë tënde nuk janë prekur nga flaka qiellore. Sakaq, e gjitha paraqitet në trajtë multifor-me dhe formësimi të rrëshqitshëm, proteid; si dhe, nën një rrekje gjall-mimi alla Pigmalion. Forma është një Proté, shumë më e pakapshme dhe më e zonja për të të shkarë nga ajo e përrallës. Vetëm pas betejash të gja-ta mund ta detyrosh të të shfaqet në shëmbëlltyrën e saj të vërtetë. Fondit mitik ku është vendosur Kryevepra e panjohur do t’i shtohej në sfond edhe një mit i ri - miti i të pashprehëshmes. Filozofia bashkëkohore ka konkludu-ar se “mitet moderne janë edhe më pak të kuptuara se mitet e hershme”

Autori e ka përgatitur telajon ku do të ngjizet kryevepra prej një amalga-me të përzierjes së këtyre miteve:

Prometeu - vullnet mbinjerëzor i ndëshkueshëm për idealin dhe ve-prën plangprishëse që pat ndërmarrë me thyerjen e rregullave; Proteu - që zhbëhet e ribëhet duke ndryshuar trajtën në një betejë me barrierat e formës dhe materies; Pigmalioni – i cili shpërfaq vullnetin e kalljes në ve-për të principit të jetës dhe të një sh-pirti fryme si dhe lëvizjes; gjithashtu, edhe mundin mbinjerëzor prometean drejt të parrokshmes së bukurisë.

Sikur të mos mjaftonin interferen-cat në vetë karakterin e tyre, tabloja e kryeveprës ka në fondin e bezes këtë lëndë të mpiksur edhe prej për-zierjes së mëtejshme e të posaçme të kësi mitesh bazalë. Përfytyroni një centrifugë që ngjiz këtë përzi-erje mitike brenda vorbullimit me një shpejtësi maramendëse. Ndosh-ta ravijëzohet një vegim i mugullt i profilit të Frenhoferit. Ndiqni shpër-hedhjet centrifugale prej amalga-mës së ngjyrave dhe do t’ju pahet diku shenja e konceptit të tij për ta-blonë. Ose për tablonë që do donte të realizonte. Mirëpo, me të përf-tuar shtresën bazë të tablosë loja komplikohet. Frenhoferi, që di të hyjë e të veçojë njërin mit nga tje-tri edhe brenda lëndës ku janë tre-tur, di dhe të veçohet e distancohet vetë ai, duke u pozicionuar shpesh në anën e kundërt. Si Orfeu do të zbres në ferrin e artit për ta sjellë jetën mbi dhé!Nga njëra anë thirrja e Frenhofe-rit për ta ngjitur artin në tokë evokon përsëdrejti një inkursion prometean, duke theksuar kështu edhe timbrin autobiografik si ekzigjencë personale e Balzakut. Nga ana tjetër, duke evo-kuar modelin poetik të klithmës së Orfeut “në ferr do të zbres, të shndrij

për të vdekurit!”, ky inkursion duket se shkon në kundërsens e drejt një destinacioni të përkundërt me Pro-meteun. Estetika orfeane dhe sfuma-turat e shprehura në mendimin letrar e filozofik në vijim (nga Nietzsche te Blake, nga Valery te Camy) vetëmse e përforcojnë këtë kundërshti. Nga një këndvështrim i zakonshëm, Fre-nhoferi që avitet te Miti i Pigmalionit është më se i dukshëm, meqënëse i përngjan atij si artisti që joshet nga shëmbëllesa femërore të cilën ai vetë e pat gdhendur në fildish… dhe e ndjen nën gishta sesi, ajo, si-përfaqja e fildishtë, do shndërrohet në mish e do të mishërohet. Pigma-lioni, përderisa dëshiron ta kthejë veprën nga arti t’i përkasë jetës, bëhet gjithashtu simbol i kalimit nga bukuria pa interes si emërtesë arti, tek lumturia si fuqizim i vlerave vi-tale dhe artistit të interesuar për të ngjizur e krijuar një shpirt.

Kryevepra e panjohur, ashtu si çdo veprë arti, pra edhe si totalite-ti i një forme estetike që e përfshin botën brenda kuptimit mitiko - sim-bolik, do të kuptohej e përqasur dhe reflektuar në karakterin organik që ajo duhet të zotërojë. Mirëpo duhet zgjidhur se nga cila qasje do t’ishte e udhës të konsiderohej ky karakter organik i Kryeveprës: Shndërrimi i të bukurës së tablosë në një shpirt,

apo transpozimi i shpirtit të gruas në bukuri arti? Apo dy shpirtra që bëjnë për rrjedhojë një karakter organik të dubluar dhe kompetitiv? Frenhoferi që shtyhet drejt destina-cioneve të përkundërta, herë drejt Katerinës së tablosë herë drejt Kate-rinës së jetës ( Zhiletës), a nuk shkon kështu prej një estetike të krijimit tek e kundërta, pra kundër estetikës së kreacionit? Domethënë, kundër estetikës së Pigmalionit… duke u shtyrë kështu edhe drejt filozofisë së Niçes. Te mitet, që shpjegojnë gjithçka, ka vend për gjithçka.

Terreni në të cilin po shkelim tani është aty ku arti dhe filozofia, të ci-lat sipas kësaj të fundit metafizika i thërret të mbivendosen, në fakt jeta «fizike» i veçon. Por, përpara se të veçonim që në fillim drejt dallimit si koncept, që do të ndihmonte gjit-hashtu drejt identifikimit të objektit të tablosë, qëndrojmë fillimisht në të përbashktat si tipare. A nuk e kërkon edhe Frenhoferi atë pjesë që shpall filozofia e Niçes me vizionin se “arti është veprimtari metafizike, por që rr-jedh prej vetë jetës”? Pra, edhe “vetë-njohjen si shpëtim”, këtu edhe si veri-fikim e vërtetim se sa i përputhshëm është krijimi i tij, poetik dhe jetësor, ballafaquar me jetën dhe të vërtetën: femrën reale si matrica e gjallë e bu-kurisë apo/ose imazhin e tablosë si

sublimim i realitetit të saj. Frenhoferi është një Pigmalion që nuk reziston të mbetet i tillë. Pse, si njeri, referuar si njeriu i Niçes, edhe atij i soset durimi, shto pastaj dhe atë kundërshti me ve-ten prej të qenit pasunar, pastaj men-djemadhësinë kryeneçe, dhe gjer te vetë “çmenduria e dyshimit”. Po të ishte për ne, do të na intereson-te kjo ide. Konceptimi niçean i artit si tragjik dhe stimulues i vullnetit për fuqi, cytës dhe eksitant i das-hjes, mund të na e lehtësonte punën drejt një përytyrimi të Frenhoferit dhe tablosë së tij. Po ku ta gjejmë këtë siguri qysh tani, veç të tjerash kur ai ende e dashka tablonë e vet edhe grua dhe poezi?! Tabloja ime nuk është thjesht pikturë, është ndje-një, pasion! Poezia dhe gratë u jepen lakuriq vetëm dashnorëve. Pikturë, ama jo thjesht pikturë. Është pikturë, po nuk është thjesht e tillë. Është e dukshme, po nuk është thjesht e duk-shme. Nuk është vetëm e dukshme, pse është edhe e padukshme. Është e dukshme teksa është e paduk-shme. E dukshme që qëndron tek e padukshmja e saj. E padukshmja që banon të dukshmen. E për të bujtur te të cilat duhet dëshmuar një cilësi, një status, apo siguruar fjalëkalimi përkatës. Si? Ku? Kemi mbërritur gjer tani në kodet prej njohjes që na ofron tregimi dhe kodifikimi nga mitet. Në

kodet e dukshme të së padukshmes së fantazisë letrare dhe mitologjisë. Problemi është se gjendemi në një tekst ku personazhet janë edhe mi-tik, kurse mitet janë kthyer në role personazhesh. Gjithashtu, përpos miteve antikë, edhe vetë persona-zhet realë, qoftë piktorët e referu-ar, qoftë aktorë të tregimit si Mabu-se, Porbus, Poussen, janë gjithashtu mite të historisë dhe artit të botës. Ndërkaq, Frenhoferi, Zhileta, e Bu-kura Sherrete, tashmë kanë hyrë te mitet e rinj me origjinë prej letër-sie. Dhe, gjithsesi, gjendemi ende para tablosë ku shohim gjer tani veçse shtresën bazë të saj. Por ak-sioni që kemi ndërmarë është të kërkojmë e të gjejmë, në tablonë që nuk është thjesht pikturë pra, të Bu-kurën. Në kohën e pakohë të së cilës rrezikojmë të endemi pa voli. Na du-het një mbështetje reale. Ndonëse në mitet, që shpjegojnë gjithçka, ka vend për gjithsçka, prapëseprapë kërko-het fjalëkalimi. Një çelës imazh për të hyrë në kodet e dukshme të së paduk-shmes. E që, në fakt, i bie të fshihet tek kodet e padukshme të së dukshmes. Vendosur në kthinat e fshehta të një bote konkrete, apo lidhur me një gjendje bote dhe kulturën e reales së saj.

(vijon në numrin e ardhshëm)

e tëpanjohurësKëmba