gazeta nr. 38

16
E MËRKURË, 21 SHTATOR 2011 - VITI 3 I BOTIMIT - NR 1 (38) - ÇMIMI 20 LEKË E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1) Qeveria e Kosovës vë dorë mbi Kosovën për t’ia shitur asaj pasuritë, për t’ia keqpërdorur buxhetin dhe për t’ia falur territorin. Pra, në fakt, Qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga Kosova. Dorëheqja e Qeverisë së Kosovës do të ishte fundi i kësaj heqjeje dorë... Të ishte për ju Çmimi i qeverisë 05 opinion Flet Fiqiri Xibri, drejtues i sindikatës së minatorëve. “Sindikata e Minatorëve, që unë drejtoj, nuk quhet as «e pavarur» dhe as me emra të tjerë dallues si federate, union, bashkim, lidhje etj...” “Qeveria nuk na përfill aspak” 06 intervista “Në kushtet e Shqipërisë, në këto momente, nuk mendojmë se ka vend për përçarje dogmatike apo sektariste të majtës që po krijohet nga e para”... Shqipëri, koha e duhur për të majtën 04 intervista Ajo që merr përsipër Migjeni është defigurimi, zbulimi i tij: jo thjesht pasoja e urisë, por kushtëzimi njerëzor e qytetar nën velin e saj, ai kushtëzim në skenën e urisë. Si një autor që zhbiron seksin, Migjeni zhbiron me imtësi urinë Migjeni si vetëvendosës 14 arte 11 kosovë Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! BOTUES | ORGANIZATA POLITIKE | E-mail: [email protected] | GRAPHIC DESIGN: Henrik Lezi | Layout: Flori Nuhu GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA ORGANIZATA POLITIKE “ANTONIO GRAMSHI”, TIRANE Të ishte për ju të nderuar aleatë, fqinj e miq të Shqipërisë situata do të ishte e qetë, aq e qetë sa s’do të kishim as kurajon të qeshnim pak nën zë për ta thyer heshtjen që ju keni përzemër... DO TË RIKTHEHEMI! Pas 8 muajsh distancë nga ngjarja e 21 janarit, memoria e munguar duket sikur ka shkaqe të justifikueshme të jetë e tillë. Sjellja popullore ka kaluar në 5 shkallët e veta të natyrshme për të bërë më të bindur studiuesit e kësaj fushe që kanë të drejtë. Mohimi i situatës, duke bërë të besonim të gjithë që jetonim të rrethuar nga një popull që tanimë pranon gjithçka. Më pas tërbimi që pasoi krijoi klimën e frikës tek qeveritarët, të cilët nuk humbën rastin për ta treguar atë. Me ndërhyrjen e ndërkom- bëtarëve u kalua në fazën më të keqe, atë të pritjes së ujdisë midis partive të mëdha që në thelb nuk përfaqësojnë askënd. Shtatori ka sjellë bashkë me këtë vapë të pazakontë dëshpërimin që do të pasojë se sistemi është ky dhe nuk mund të bëjmë asgjë. Ministri që vret, nëse ka mbështetjen e një ambasadori, mund të fitojë zgjedhjet lokale që të merret më pas me vijëzimin e rrugës ku do kalojë tramvaji. Kjo fazë banaliteti në të treguar nuk do të arrijë të mbulojë që 21 janari ishte një moment revolte që tregoi se kur kalohet masa, popullit opozitar nuk i duhet ndihmë nga ndonjë kryeredaktor Tv-je që të jetë lajm i parë. Nuk i duhet as selia e një partie dhe as një kryetar. 21 janari tregoi që qeveria nuk e ka pro- blem të thyejë çdo kontratë socia- le vetëm që të ruajë pozicionin e vet në shitjen e vendit nën flamu- rin e privatizimeve. Ndoshta Gër- deci ishte aksidenti paralajmëru- ar nga korrupsioni, por 21 janari ishte vrasja në ditën me diell, ku dëshmitarë ishim të gjithë. Ven- dosja në dy kampe në pritje të analizës së videove nga ekspertë të huaj tregon se kontrata sociale është prishur. Përballë vrasjes nuk kemi të njëjtin qëndrim. Këtë pozicionim në anën e krimit për çfarëdo arsye nuk ka ekspert që e vë në vend. Kanë kaluar 8 muaj nga çasti kur para syve tanë u vranë katër njerëz që protestonin kundër vjedhjes dhe korrupsi- onit. Kanë kaluar 8 muaj vetëm për treguar se asnjë institucion drejtësie nuk funksionon. Kanë kaluar 8 muaj për të na treguar se gjendjen duhet ta rregulloj- më vetë. Mjetet e tjera si partia, prokuroria, kushtetuta, gjykatat do të vijnë nga pas. Kjo është detyra jonë sot. Ta bëjmë më të dhunshme dhunën që pësojmë çdo ditë për të kuptuar atë që na ndodh vërtetë, më të turpshme se vetë turpi, duke i bërë reklamën që meriton. Duhet t’i vëmë në dukje shoqërisë shqiptare duke e damkosur si turpin e turpeve atë që ka ndodhur dhe po ndodh çdo ditë. Duhet të thyhen këto raporte sociale të ndërtuara mbi ngrehina mashtrimi. I duhet mësuar vetes dhe popullit të tmerrohemi nga sjellja që pranon shtypjen në të përditshmen, që të mundet të kemi kurajë. Kjo do ishte përgji- gjja ndaj cinizmit të pushtetit që vrau në 21 janar. Kjo është detyra e të gjithëve ne. Editorial 21 Janari, memoria që nuk duhet të humbasim

Upload: organizata-politike

Post on 11-Mar-2016

273 views

Category:

Documents


10 download

DESCRIPTION

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! Me shume informacion tek http://www.opolitike.org

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Nr. 38

E MËRKURË, 21 SHTATOR 2011 - VITI 3 I BOTIMIT - NR 1 (38) - ÇMIMI 20 LEKË

E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1)

Qeveria e Kosovës vë dorë mbi Kosovën për t’ia shitur asaj pasuritë, për t’ia keqpërdorur buxhetin dhe për t’ia falur territorin. Pra, në fakt, Qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga Kosova. Dorëheqja e Qeverisë së Kosovës do të ishte fundi i kësaj heqjeje dorë...

Të ishte për ju

Çmimi i qeverisë

05opinion

Flet Fiqiri Xibri, drejtues i sindikatës së minatorëve.“Sindikata e Minatorëve, që unë drejtoj, nuk quhet as «e pavarur» dhe as me emra të tjerë dallues si federate, union, bashkim, lidhje etj...”

“Qeveria nuk na përfill aspak”

06intervista

“Në kushtet e Shqipërisë, në këto momente, nuk mendojmë se ka vend për përçarje dogmatike apo sektariste të të majtës që po krijohet nga e para”...

Shqipëri, koha e duhur për të majtën

04intervista

Ajo që merr përsipër Migjeni është defigurimi, zbulimi i tij: jo thjesht pasoja e urisë, por kushtëzimi njerëzor e qytetar nën velin e saj, ai kushtëzim në skenën e urisë. Si një autor që zhbiron seksin, Migjeni zhbiron me imtësi urinë

Migjeni si vetëvendosës

14arte

11kosovë

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut!

BOTUES | ORGANIZATA POLITIKE | E-mail: [email protected] | GRAPHIC DESIGN: Henrik Lezi | Layout: Flori Nuhu

GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA ORGANIZATA POLITIKE “ANTONIO GRAMSHI”, TIRANE

Të ishte për ju të nderuar aleatë, fqinj e miq të Shqipërisë situata do të ishte e qetë, aq e qetë sa s’do të kishim as kurajon të qeshnim pak nën zë për ta thyer heshtjen që ju keni përzemër...

DO TË RIKTHEHEMI!Pas 8 muajsh distancë nga

ngjarja e 21 janarit, memoria e munguar duket sikur ka shkaqe të justifikueshme të jetë e tillë. Sjellja popullore ka kaluar në 5 shkallët e veta të natyrshme për të bërë më të bindur studiuesit e kësaj fushe që kanë të drejtë. Mohimi i situatës, duke bërë të besonim të gjithë që jetonim të rrethuar nga një popull që tanimë pranon gjithçka. Më pas tërbimi që pasoi krijoi klimën e frikës tek qeveritarët, të cilët nuk humbën rastin për ta treguar atë. Me ndërhyrjen e ndërkom-bëtarëve u kalua në fazën më të keqe, atë të pritjes së ujdisë midis partive të mëdha që në thelb nuk përfaqësojnë askënd. Shtatori ka sjellë bashkë me këtë vapë të

pazakontë dëshpërimin që do të pasojë se sistemi është ky dhe nuk mund të bëjmë asgjë. Ministri që vret, nëse ka mbështetjen e një ambasadori, mund të fitojë zgjedhjet lokale që të merret më pas me vijëzimin e rrugës ku do kalojë tramvaji. Kjo fazë banaliteti në të treguar nuk do të arrijë të mbulojë që 21 janari ishte një moment revolte që tregoi se kur kalohet masa, popullit opozitar nuk i duhet ndihmë nga ndonjë kryeredaktor Tv-je që të jetë lajm i parë. Nuk i duhet as selia e një partie dhe as një kryetar. 21 janari tregoi që qeveria nuk e ka pro-blem të thyejë çdo kontratë socia-le vetëm që të ruajë pozicionin e vet në shitjen e vendit nën flamu-rin e privatizimeve. Ndoshta Gër-

deci ishte aksidenti paralajmëru-ar nga korrupsioni, por 21 janari ishte vrasja në ditën me diell, ku dëshmitarë ishim të gjithë. Ven-dosja në dy kampe në pritje të analizës së videove nga ekspertë të huaj tregon se kontrata sociale është prishur. Përballë vrasjes nuk kemi të njëjtin qëndrim. Këtë pozicionim në anën e krimit për çfarëdo arsye nuk ka ekspert që e vë në vend. Kanë kaluar 8 muaj nga çasti kur para syve tanë u vranë katër njerëz që protestonin kundër vjedhjes dhe korrupsi-onit. Kanë kaluar 8 muaj vetëm për treguar se asnjë institucion drejtësie nuk funksionon. Kanë kaluar 8 muaj për të na treguar se gjendjen duhet ta rregulloj-më vetë. Mjetet e tjera si partia,

prokuroria, kushtetuta, gjykatat do të vijnë nga pas. Kjo është detyra jonë sot. Ta bëjmë më të dhunshme dhunën që pësojmë çdo ditë për të kuptuar atë që na ndodh vërtetë, më të turpshme se vetë turpi, duke i bërë reklamën që meriton. Duhet t’i vëmë në dukje shoqërisë shqiptare duke e damkosur si turpin e turpeve atë që ka ndodhur dhe po ndodh çdo ditë. Duhet të thyhen këto raporte sociale të ndërtuara mbi ngrehina mashtrimi. I duhet mësuar vetes dhe popullit të tmerrohemi nga sjellja që pranon shtypjen në të përditshmen, që të mundet të kemi kurajë. Kjo do ishte përgji-gjja ndaj cinizmit të pushtetit që vrau në 21 janar. Kjo është detyra e të gjithëve ne.

Editorial 21 Janari, memoria që nuk duhet të humbasim

Page 2: Gazeta Nr. 38

E mërkurë, 21 Shtator 2011 2

U ngrit djalli nga fundi i dheut...Vetëm se atë të premte diçka ndodhi. Djalli doli nga fundi i dheut...Ngriti krye Satani miltonian, u mëkëmb Demoni i Lermontovit...

Arlind QoriBotuar më 28 janar 2011

Ironikisht Slavoj Zizek-u merr-te ngasje teorike nga “filozofi” i madh amerikan Donald Rumsfeld.

Ky i fundit, kur shpjegonte arsyet e ndërhyrjes amerikane në Irak, bazo-hej në raportin trekëndor midis rrezi-kut dhe dijes për të. Prandaj thoshte se rreth Irakut, për ne (amerikanët) ka te njohurat që i dimë (pra dimë ç’rrezik konkret vjen prej Irakut), të panjohurat që i dimë (pra dimë se ç’mund të fshehin) dhe më të rrezik-shmet akoma të panjohurat që nuk i dimë (pra gjëra që as na shkon në mendje tash për tash). Zizek-u vëren se Rumsfeld-i harron alternativën e katërt, atë që shpjegon më së shumti sundimin e ideologjisë, pra të njohu-rat që nuk i dimë, ato që pothuajse të gjithë i marrim me mend pa qenë të ndërgjegjshëm në përditësi që ek-zistojnë, pasi ngrehina ideologjike e shtyn skutave të pavëmendjes atë çka përndryshe do të ishte aty. Ato të vër-teta që megjithëse empirikisht i kemi përpara syve, zor se i vëmë re në kup-timin tërësor, por thjesht i marrim si bezdi lehtësisht të shpërfillshme, çka na e mundëson interpretimi rehatues ideologjik se ato janë eksternalite-te, ca të këqija të vogla, të pashman-gshme, por gjithsesi të durueshme.

E kështu, në një prej fotove më tron-ditëse të 21 janarit, një djalë i varfër përfaqëson të njohurat që ne nuk i dimë. Po ta shohësh me kujdes...ai është i varfër, është i ri, nuk rri nga blloku, nuk ka facebook, është i ve-shur me rroba që shkëlqejnë mjerim, por mbi të gjitha ka urrejtje...Ka mllef, por jo krenari. Ka zërin e çjerrë, lotët e rrahjes si taksën që duhet të pagu-ajë për të mbetur gjallë. Çdo pore e tij klith dëshpërimin e veçimit shoqëror, përjashtimit ekonomik, racizmit kra-hinor, tëhuajsimit politik. Ky është “barbari”, ama një lloj i ri barbari: Jo një i huaj që na kërcënon nga jashtë. Ai është brenda për sa i përket sun-dimit e shfrytëzimit, por i huaj rreth përfitimeve. E atë ditë u bë barbari që intelektokratët me bezdi e neveri e quajnë përgjegjës se u prishi rendin publik, qetësinë e llomotitjes së status quo-së, barbari që zonjëzave të kolme u zuri rrugën atë pasdite ndërsa ço-nin pinjollët e tyre në kursin e tenisit; është ai që dyqanxhiun e shqetësoi aq fort sa propozoi që prej asaj dite re-volta të mos derdhej më në rrugë, por të izolohet në ndonjë stadium ku si kafshë kopshti zoologjik ai e të tjerët si ai të çirren pa bezdisur veshët apo qepenat e askujt. Ai është terroristi që

Analizë

shteti i frigohet se mos ndonjë ditë me ulërimën e tij prish rendin. Ai është martiri i demokracisë për aristokra-cinë opozitare që me shpresë do ta ndihë për të ndryshuar aq pak sa të pamundësojë ndryshimin në vetvete. Pra të ndërrojë duart e zaptuesve pa i bërë zap këta të fundit si kategori sun-duese e jo thjesht si individë.

Po hap kllapat teorike për një çast e po citoj ‘Kritikën e dhunës’ së Walter Benjamin-it, i cili ia kundërvë dhunës mitike të stabilitetit, dhunën hyjnore të ndryshimit radikal: “Nëse dhuna mitike është ligjvënëse, dhuna hyjno-re është ligjshkatërruese; nëse e para vendos kufij, e dyta pakufishëm i sh-katërron ata; nëse dhuna mitike sjell me vete fajin dhe shpagimin, pushteti hyjnor vetëm shëlben...” Nën këtë dri-të, demonstruesi është ai që sa herë me dhunën e tij hyjnore të ripërkufi-zojë kufijtë e tolerancës elitare, do të riprovojë në kurriz dhunën mitike të gjendjes së pandryshueshme; është ai që kur nesër zaptuesit të ndërrojnë vendet, mbase nuk do të vritet, por me të do të krenohen në statistikat e luftës ndaj kriminalitetit. Do t’u thonë botës: ejani se imazhi ynë u rregullua. Ja, bërdungllat i rimbuluam me pu-drën e dhunës mitike, e shtymë mjeri-min në skajin e vet, jo për ta pakësuar,

por për ta ribërë të pazë. I përjash-tuari mbeti jashtë, ose aq brenda (në burg) sa më jashtë nuk bëhet.

Vetëm se atë të premte diçka ndod-hi. Djalli doli nga fundi i dheut...Ngri-ti krye Satani miltonian, u mëkëmb Demoni i Lermontovit për të klithur përjashtimin shoqëror, për të gjetur vesh e sy, për të marrë fatin e tij në dorë. Ajo çka na shqetësoi ne nuk është se ai theu apo dogji, as se u rrah apo u vra. Ajo që na kalli tmerr

është se për një ditë në 20 vite ai prishi qetësinë tonë të të njohurave që nuk i dimë, pasi i shndërroi ato në pak orë në të njohurat që dimë. Pas asaj dite ne e dimë se ku jetojmë, e shohim se ai nuk është më vetëm shitësi i cigareve që si instrument i heshtur na shërben për pak sekonda e as “katundari” që na ngjall qesëndi. Ai tashmë ngjalli tmerr, realen trau-matike. Ai shpërbëri mjegullën ideo-logjike të rendit publik e kushtetues

të themeluar mbi përjashtimin. Për të shteti, si gjendje e institucionalizu-ar e mbajtjes së rendit të themeluar mbi dhunën mitike përjashtuese, nuk ka arsye të ekzistojë. Ai na detyroi të zgjedhim përmes rrafshit të ri të fatit të përbashkët: ose shtet si gjendje politi-ke e përjashtimit të përjashtimit ose sh-tet për askënd. Ose zhvillimi i secilit si kusht i zhvillimit të të gjithëve ose tym e flakë për gjithkënd. Në fund të fundit, ç’ka për të humbur ai veç prangave?!

Z. Fiqiri Xibri ju jeni udhëheqës i sindikatës së minatorëve. A mund tëna shpjegoni shkurtimisht diçka rreth aktivitetit të sindikatës që udhëhiqni?

Sindikata e Minatorëve, që unë drejtoj, nuk quhet as «e pavarur» dhe as me emra të tjerë dallues si federa-te, union, bashkim, lidhje etj.

Këtë sindikatë ne e kemi krijuar ne vitin mars 2007, Kongresi i Parë qershor 2007.

Ne e kemi quajtur « Sindikata e Minatorëve Janar 1991 » Përcaktimin

Flet Fiqiri Xibri, drejtues i sindikatës së minatorëve

“Qeveria nuk na përfill aspak”« Janar 1991 » e kemi bërë për të treguar se :

1. Kjo sindikatë është krijuar thuajse nga po ata njerëz, qe kane krijuar sindikatën e parë në Shqipëri në janar 1991.

2. Kjo sindikatë është krijuar thu-ajse me të njëjtat ideale dhe qëllime, me të cilat që prej janarit 1991 e deri në vjeshtë 1991 u bashkuan rreth nesh shumica dërrmuese e puno-njësve shqiptarë.

Kishte në vitin 2007 (dhe janë ako-ma) 2 sindikata minatorësh...

(VIJON NË FAQET 6-7)

Page 3: Gazeta Nr. 38

E mërkurë, 21 Shtator 2011 3Analizë

Andi Kananaj

Tentativa për të përcaktuar bi-narët futuristë të një mode-li civil, ligjor dhe shpirtëror

dështoi. Ngashërimin fals, pasi themi se jemi një Demokraci në tentativë mund ta hiqni nga fytyrat; zëvendëso-jeni me fytyrën më të sinqertë, atë që e ka të shkruar në ballë “Demokraci-së maskë”. Show i ri ka filluar dhe për këtë fazë s’na duhen as leksione, se rregullat i dimë mirë. Janë ato të vje-trat dhe te sigurtat. Apo e kam kuptu-ar gabim? Gjasat janë që unë të kem të drejtë, paçka se nuk kam qenë i vëmendshëm sa duhet për të kuptuar se ç’po ndodhte rreth meje.

Demokracia (sistem për të cilin kam qenë gjithmonë kurioz por asnjëherë s’më ka bindur) kur erdhi, aty rreth vi-teve 90 më gjeti duke marrë këshillat e adoleshencës nga një kushëri më pak romantik se unë. Më pa në sy dhe më pyeti nëse doja të mësoja si pihej fërneti.

Duhet të mësosh të pish-tha.Është momenti!!!Sigurisht që biseda jonë me karak-

ter verbal nuk pati pikëçuditëse të evidentuara, por fytyra e tij agresive ishte elementi i fundit që me ndau me diktaturën, dhe u bë ura e komu-nikimit me sistemin e ri të padefinuar ende(gjithnjë nëse nuk marrim për bazë fjalët e hedhura pa përgjegjësi lart e poshtë). Ndoshta për shkak të alkoolit herë herë në cilësi të ulët e në sasi të madhe sistemi më është dukur si situatë qesharake, ku të gjithë kis-hin të drejtë të argëtoheshin me çdo kusht pa parë vërdallë.

…Gjatë tentativës për të kuptuar si-

stemin post diktatorial shumë bash-këkombas duhet ta kenë kaluar kohë nën avujt e frutave të distiluara derisa bota e tyre është krejt i-reale. Simbo-let marrin papritur vlerë kaq të fortë sa kalojnë me disa herë thelbin të cilin dukët të përfaqësojnë. Kornizat bëhen shumë më të rëndësishme sesa Rem-brandët që janë brenda. Liria e fjalës vlen më pak se mërzitja e policisë nga sharjet që i bëhen Berishës. Duket si pa vend, po policët ndihen sikur në çdo moment po luftojnë që të shpëtoj-në nderin e bamirësit të tyre.

Konceptet e shtetit vetëm në ku-fijtë e dehjes kolektive mund të për-kufizohen natyrshëm siç edhe janë tani. Parlamenti, Qeveria, Gjykata, sa për të dhënë ca shembuj të tjerë si ai më sipër, janë ndërtesa ku ndodh diçka e rëndësishme si korrupsioni. Në thelb duket se këto ngrehina për fatin e tyre që me siguri u ka rënë nga

qielli, mund të lyhen me hidromat më shpesh se të tjerat. Pa asnjë shpjegim, kanë dhe ushtarë serioz të paguar me taksa (vlerë ekstra kjo nga korrupsi-oni), të cilët pa treguar se kanë dhe një rregullore për trotuarin mund të të vrasin.

Mirë që e dimë tani – thotë një miku im -, se kështu mund të ndërrojmë rrugë.

Në 20 vjet asnjë nga organizmat shtetëror nuk ka funksionuar as mi-nimalisht dhe kjo na justifikon në fakt injorancën për definimin e instituci-oneve. Ministrat vjedhin. Sekserët e tyre shëndoshen. Çmimet rriten, por duhet të qëndrojmë pa reaguar. Kemi imazhin e Shqipërisë për të ruajtur. Cilin imazh? Atë të vendit eksportues të prostitutave? Të vendit nga ku ka-

lon çdo eksitues ilegal, apo çdo mjet që mund të të hedhë në erë? Është e habitshme se si funksionon vetëhipnoti-zimi deri ne mohim të çdo realiteti.

Sistemi i klaneve, i vetmi i intere-suar për këtë gjendje, propagandon hiçin e përditshëm, për të mbajtur në këmbë një sistem të kalbur që në orët e para të funksionimit. Në asnjë nga shkallët e makinerisë shtet nuk gjen asnjë parametër për të shkuar me pas nga wikipedia dhe të gjesh me fjalë atë që ke parë më sy. Kjo situatë nuk na prek mesa duket, se ndryshe si sh-piegohet?

…Mbas lajmit për vdekjen e tre de-

monstrueseve, surprizë ishin indife-renca e disave dhe sulmi i disave pa asnjë moment reflektimi ndaj atyre që

u revoltuan.Nuk do çuditesha nga Kryeministri

i këtij vendi, i cili nuk njeh asnjë kufi njerëzor kur bëhet fjalë për të sulmu-ar kundërshtarët dhe familjet e tyre. Më tronditi shpërndarja si kolerë e propagandës së tij ofenduese për in-teligjencat normale. Propagandë për të devijuar përgjegjësinë kriminale, politike, ligjore apo sociale. Që në krye të herëve duket qartë përdori-mi i bërë, që po ndodh dhe asaj që do kryhet në të ardhmen i pushtetit. Dhunë ndaj çdo institucioni qe i del nga kontrolli (ju kujtohet Silvia Conti, tani sa për tu përditësuar është e das-hura e Edi Ramës), është horoskopi në vitet në vazhdim.

Justifikohet në çdo moment pushte-ti i dhunës pa kufij të përcaktueshëm.

Deformimin e pafalshëm të votës dhe shkelje flagrante të atij që ka fytyrë ta paraqesë si ligj çdo çudi që i kalon nëpër kokë, ai vetë, kryeshkelësi, i pari i të parëve.

U dashka t’i dalim dhe me lule për-para sipas kolegëve fejsbuksa.

…Ndarja pa kushte e miqve të mi

në fjesbuk në dy kampe lufte tregon se toleranca ishte një iluzion i pa ju-stifikuar në kohë. Kompromisi i quaj-tur shtet nuk ekziston në të vërtetë. Zgjedhjet janë një truk për të vjedhur pushtetin, e më pas për ta lënë vetëm nëse ndodh ndonjë hata. Vendosmëria për të mos diskutuar asnjëherë në pa-rametra logjik mbi atë që përfaqëson dhuna dhe vrasja në vetvete tregon qartë se për ku është nisur ky tren plot paranoja. Shpresat e liderëve në këtë situatë purgatori varen vetëm tek dobësia e kundërshtarit për t’i rezi-stuar presionit. Berisha nuk duket se ka lëvizur nga pozicioni që mbante dhe në 97 (ju kujtoj ai zgjidhej presi-dent ndërkohë që jashtë kishte plum-ba që fluturonin pa adresë).

Dita e sotme nuk premton për më shumë. Policia nuk zbatoi urdhër-arrestin e lëshuar nga prokuroria. De-putetët kërcënuan kryeprokuroren, e Tv Klan hapi lajmet duke treguar planin për eleminimin e kryeministrit. Njerëzit janë kuriozë të kuptojnë nëse viktimat u qëlluan nga afër apo nga larg. Nëse fishekët ishin 9 apo 14 mm. Nëse ajo pamje tregon viktimën e vër-tetë apo jo? Vuajeristë në kushtet kur duhet të mbajmë qëndrim civil ndaj një krimi politik. Bashkë me 3 vikti-mat u vra pafajësia jonë, u vra shan-si ynë për të qenë të qytetëruar. Me vrasjen e tre qytetarëve ndërkohë që protestonin u vra dhe liria e fjalës, që ishte pudra mbi fytyrën e diktaturës. Si skllevër të denjë për dhunën e pra-nuar, jam i sigurt që shumë shpejt do të ketë dijetarë që do të zbulojnë që drejtësia s’ka për të fituar kurrë. Do të ketë njerëz që do masturbojnë mbi ci-nizmin e tyre, për tu ndjerë inteligjentë dhe pjesë e elitës që shpesh fiton status se nuk lëviz as gishtin për t’i ndryshuar gjërat. I çmendur ai që nuk dorëzohet, i çmendur dhe ai që e beson.

Ka diçka që nuk shkon me ne si popull derisa i qëndrojmë të bara-slarguar të vërtetës sa herë duhet ta shikojmë në sy.

Qëndrojmë ashtu të përhumbur në pritje që politikanët të jenë më të mirë. Që ndërkombëtarët të mbajnë premtimet, që Berisha të vdesë. Dhe nëse s’keni një plan më të mirë…..

Duhet të mësosh të pish - thaKa ardhur momenti me tre pikëçu-

ditëse.

Në 20 vjet asnjë nga organizmat shtetëror nuk ka funksionuar as minimalisht dhe kjo na justifikon në fakt injorancën për definimin e institucioneve

Luftë civile në dyert e mendjes

Page 4: Gazeta Nr. 38

E mërkurë, 21 Shtator 2011 4

Koloreto Cukali

Botuar te “Shekulli”,E diel, 29 maj 2011

Ne jemi një popull aspak fami-ljar me protestën. Po ti kthehe-mi historisë sonë, do mund të

gjejmë princë që rebelohen kohë pas kohe dhe që tërheqin pas bajrakun e tyre në luftë, por jo protesta.

E thënë thatë: një sedërli që shkon në luftë dhe një tufë delesh të egër-suara që janë gati të vrasin për të. “Bashar, ne jemi gati të vdesim për ty” shkruanin nëpër muret e Hobsit mbështetësit e diktatorit të Sirisë.

Diku, prapa në histori, në vitin 1936 gjendet diçka e quajtur Demonstra-ta e Bukës (Korçë) - tepër pak për të përfaqësuar një shpirt kombëtar pro-testues. Për më tepër, me retushimin që i ka bërë historisë Partia e Punës nuk kemi garanci se në ç’përmasa është shtrirë vërtetë kjo demonstratë, sa ka qenë vërtet protestë civile e sa ka qenë thjesht klithma e stomaqeve që donin bukë.

Përjashto ndonjë rast si Demonstra-ta e Bukës ‘36, si Demonstratat e Dhje-torit ’90 dhe protestat e ’96-’97, në 100 vjetorin e pavarësisë ne shkojmë si një komb i varur për këmbësh nga ata që knaë pushtetin.

LLOGORETE kam dëgjuar shpesh shprehjen

“shqiptarët nuk sillen si elektorat por si tifozë”. Unë mendoj se është më keq se kaq. Ne jemi tifozë të armato-

Maj 1968sur. Ne jemi të armatosur me urrejtje, me injorancë e me flamuj. Madje dhe më keq akoma, jemi tifozë të armato-sur që futemi në fushë për të goditur lojtarët armiq.

Prandaj është vështirë të gjesh se ku fle ndër ne shpirti i protestës.

Pas majit tonë, ne po jetojmë në llo-gore. Komunikimet mes palëve janë ndërprerë. Logjika ka vdekur. Prijësit janë nisur për luftë. Fitoftë më i forti.

Politika jonë zhvillohet si asgjësim ndaj tjetrit. Kjo ka bërë që shpirti botëror i protestës tek ne të reduk-tohet vetëm në ekstremet. Ne njo-him vetëm 2 mënyra komunikimi me pushtetin: përmes lulesh ose përmes vdekjes. Ose do bërtasim “rroftë mbreti”, ose do të ulërijmë “në litar”.

Demonstrimi i vullnetit popullor në rrugë bëhet ose me lule, ose me armë. Nuk ka rrugë tjetër, ose do të vrasësh kujdestarin, ose kujdestari do të të vrasë ty. Si te Lulëkuqet mbi Mure.

LULËKUQET MBI MUREKomunizmi e asgjësoi përfundi-

misht atë çikëz shpirt proteste që vitet e pakta të pavarësisë kishin ndezur te shqiptarët. Madje, komunizmi realizoi një kryevepër të dhunës civile: shn-dërrimin e protestave “kundër” në protesta “pro”.

Nëse në tërë botën më 1 maj njerëzit protestonin, tek ne punëtorët detyroheshin të dilnin me buzëqeshje në fytyrë t’i hidhnin lule komandantit. Në mënyrë cinike, kjo praktikë ndiqet edhe sot.

Njerëzit e nxjerrë me dhunë në mi-

tingje, kanë prirjen të mos dalin kurrë më në rrugë për protestë.

Megjithatë, në kinemanë e realizmit socialist (ku dua të besoj se arritën të depërtojnë mesazhe edhe pse të pan-dërgjegjshme) protestat ekzistojnë.

Artistët u detyruan t’i zhvendosin protestat në një epokë tjetër të de-formuar realisht, artistikisht dhe poli-tikisht, ku njerëzit rebelohen kundër shtypjes.

Te Lulëkuqet Mbi Mure, pavarësisht dozave të larta të propagandës e pavërtetësisë (jetimoret e administru-ara nga italianët, nuk kanë qenë ashtu si në film) prapëseprapë mbizotëron shpirti adoleshent i rebelit. Nëse arti është një formë për të na treguar të vërtetën, diku brenda nesh duhet të gjendet dëshira njerëzore për të thënë “Jo” kur abuzohemi.

Pushteti korrupton. Pushteti abso-lut korrupton në mënyrë ABSOLUTE. Forma më njerëzore e kundërshtimit të pushtetit, është protesta, qoftë kjo me gurë apo me molotov. Nuk mund të ketë rini pa rebelim dhe shtet de-mokratik pa protesta.

Shihni Francën.

FRANCA 1968-20103 muaj para 21 Janarit tonë, në Fran-

cë dolën 700m vetë në protestë kun-dër reformës për pensionet. Bëhet fjalë për “pako gjë”: qeveria franceze vendosi të ngrejë me 2 vjet moshën e daljes në pension, dhe kjo mjaftoi për ta paralizuar Francën që nga gjimna-zet e deri te portet. Asnjë i vrarë, edhe pse protestues me maska hidhnin

bomba molotov.Më 2006-n, po ashtu protesta të

dhunshme për 1 nen të ligjit të punës, që u lehtësonte sipërmarrësve të punësonin e pushonin nga puna të ri-njtë. E tërë Franca në këmbë.

Gjithçka Franca është sot ia detyron vitit të largët 1968 në majin e të cilit shpërthyen protestat masive të milio-na njerëzve. Protestat ishin aq të forta, sa për pak Franca kaloi në luftë civile, disa trembeshin për revolucion, De Goli u arratis. Shoqëria franceze e so-tme u ngrit mbi hirin e të vjetrës. “E vjetra shembet...”

Shteti është si një pemë ku kum-bullat kalben prej korrupsionit e pa-përgjegjshmërisë. Dikush, duhet ta shkundë pemën.

Gjithçka që studentët e “mai 68” kërkonin ishte që strukturat shtetëro-re tu shërbenin njerëzve, jo njerëzit strukturave.

SMELLS LIKE TEEN SPIRITNë Shqipëri askujt nuk i shkon

mendja të protestojë për pensionistët – “le të dalin vetë po deshën”. As për tetraplegjikët – “unë nuk jam tetraple-gjik” le të shkojnë vetë në grevë urie.

Vendi ynë nuk është i përbërë nga qytetarë por nga hallexhinj ku secili sheh hallin e vet.

Ne nuk e dimë, që kemi TË DREJTË të protestojmë.

Ne kemi të drejtë të protestojmë kur një film është i shëmtuar, ne kemi të drejtë të protestojmë kur keqtrajto-hemi në burgje, ne kemi të drejtë të protestojmë kundër sistemit të maste-

Në Shqipëri askujt nuk i shkon mendja të protestojë për pensionistët – “le të dalin vetë po deshën”. As për tetraplegjikët – “unë nuk jam tetraplegjik” le të shkojnë vetë në grevë urie.Vendi ynë nuk është i përbërë nga qytetarë por nga hallexhinj ku secili sheh hallin e vet

Opinion

Page 5: Gazeta Nr. 38

E mërkurë, 21 Shtator 2011 5

Të ishte për ju

rave, ne kemi të drejtë të protestojmë që të ulet çmimi i sms-ve, ne kemi të drejtë të protestojmë kur Tiranën e viziton Fazlliç, ne kemi të drejtë të protestojmë kur autobusët ecin me 5 km në orë për të realizuar “pla-nin”, ne kemi të drejtë të protestoj-më kundër privatizimit të rrugës së Kombit, ne kemi të drejtë të protestoj-më kur kampionati i futbollit blihet, ne kemi të drejtë të protestojmë për Piramidën, ne kemi të drejtë të prote-stojmë për çdo gjë.

Por ne nuk protestojmë.I vetmi rast kur protestojmë, është

për të protestuar kundër dikujt që proteston.

Ky është turpi më i madh në një de-mokraci. Në fakt, kjo është vdekja e demokracisë. Vetëm në shoqëri të de-formuara si e jona, ka njerëz që ngri-hen për të protestuar ndaj të drejtës së dikujt tjetër për të protestuar.

Ne nuk duam dritë. Ne ndjehemi mirë, kur në errësirë është dhe ai tje-tri. Nuk duam bukë, mjafton të vdesë urie dhe ai tjetri. Nuk duam liri, mjaf-ton të vuajë dhe tjetri.

Vetëm këtu ka intelektualë që bëhen palë me shtetin kur vriten protestuesit. Vetëm këtu ka artistë që ngrihen kundër një greve urie.

Sigurisht, njeriu ka të drejtën të ketë një qëndrim të vetin. Njeriu mund ti bashkohet protestës ose të mos bjerë dakord me të. Mund edhe ta kontestojë fort ndërsa sheh lajmet në shtëpi.

Por, të dalësh në protestë kundër një proteste në stilin e anti-mitingjeve të 91-shit, është forma më e shëmtuar e mbytjes së lirisë së tjetrit.

Qytetarët kanë të drejtë të prote-stojnë, dhe ata që argumentojnë të kundërtën, janë shërbëtorë të push-tetit.

Nëse do të dish çfarë mbreti ke, shi-ko si flasin shërbëtorët e tij.

SHTETI KUNDËRSigurisht që si Sarkozi, si Lukas-

henko nuk i duan protestat. Protestat tregojnë që ka njerëz të palumtur dhe pushteti nuk ka qejf të shohë pa-sqyrën e paaftësisë së vet.

Prandaj shteti përdor të tëra mjetet për ta deligjitimuar protestën.

Hidhet baltë mbi organizatorët, mashtrohet me shifrat, bëhet turbulli-rë mbi motivet, premtohen qiqra në hell.

Gedafi, për shembull, nxjerr njerëz me flamuj që protestojnë “pro” tij. Madje nuk i nxjerr, ata dalin vetë, të shtyrë nga pasione tribale.

Në një popull që dëshiron të gënje-het, të tëra këto funksionojnë. Tifozët e armatosur duan vetëm një pilulë për të qetësuar ndërgjegjen. Qytetarët në llogore duan vetëm një gënjeshtër për ta besuar.

Dita e parë e Duçes në pushtet nuk ishte dita kur bëri betimin si Kryemi-nistër, por dita kur prej indiferencës ose prej frikës nuk kish mbetur ask-ush që të protestonte.

GREVAT E URISË NË VENDIN MË TË VARFËR TË EVROPËS

Po më thoshin që në Greqi, për të protestuar për gropën ku e futi vendin politika e korruptuar, ka dalë moda e kosit. Sa herë që grekët e thjeshtë shohin një politikan në një lokal duke ngrënë, duke ecur rrugës apo në çfarëdo vendi publik, dikush merr një kuti me kos dhe ia hedh fytyrës për protestë! Kjo ka bërë që për ca kohë politikanët të mos guxojnë të dalin në rrugë.

Në Spanjë, qytetarët ngritën ten-dat në mes të sheshit. Kurse ne dimë të bëjmë greva urie. Dmth, diçka e ngjashme në frymë me të largëtën Demonstratë të Bukës. Grevat e urisë, vijnë dhe për shkak të mungesës së besimit se me protestë fitohet e drej-ta. Prandaj kushdo që ka një problem, tenton zgjidhjen me formën më ekstre-me të protestës. Sakrifikim maksimal, me shpresën që shteti do të bëjë një lëshim minimal. Por, shteti ia ka marrë dorën grevave të urisë (në shumë prej

të cilave, thuhet se hahet, po me masë). Në një Shqipëri me 18.5% të popu-

llsisë që jeton në varfëri absolute dhe 3.5% në varfëri ekstreme, grevat e urisë duken më tepër si stërvitje.

Një shoqëri e shëndetshme ka for-mat e veta të protestës.

Një shfaqje të shëmtuar, fishkëllehet. Makinat e parkuara në mënyrë abu-

zive, gërvishten me çelës.Nëse Sarkozi bën ligje të këqija,

fluturojnë molotovët. Muret mbushen me graffiti!

PROTESTA IMEProtesta ime e parë është kundër

vetes sime. Unë duhet të luftoj diktato-rin që kam brenda.

“Të tërë kemi pak Berishë e pak Ramë brenda vetes” shkruan diku Lu-bonja.

Graffitti - parullat nëpër mure – is-hin një nga “armët” e Majit francez të ’68-s. Një prej tyre shkruante: “Një polic fle brenda secilit prej nesh. Ne duhet ta vrasim atë. Nxirre policin nga koka jote!”

Gentian Bala*

Të ishte për ju të nderuar ale-atë, fqinj e miq të Shqipërisë situata do të ishte e qetë, aq

e qetë sa s’do të kishim as kurajon të qeshnim pak nën zë për ta thyer heshtjen që ju keni përzemër. Mba-se sot do të numëronim plot 19 vjet të qeta pa asnjë ndryshim politik ashtu si në Tunizi, për të kujtuar një vend shumë të lakuar kohët e fun-dit, me aspiratën tonë perëndimore, me trupat tona në Irak, Afganistan dhe Çad. Presidenti ynë nuk do të quhej Ben Ali as Hosni Mubarak, por një emër në mendje më vjen menjëherë. Ju nuk e quani heshtje, as nënshtrim, ju me gjuhën tuaj di-plomatike e quani ndryshe; e quani stabilitet.

Ndonjëherë më lind pyetja: a do të kishte rënë ndonjëherë diktatura hoxhiste në Shqipëri po t’i varnim shpresat te ju?! Me siguri që po! Megjithëse ndryshimi erdhi nga revolta mbarë popullore, nga stu-dentët, zemra dhe shkëndija e çdo ndryshimi, së paku asokohe mbaj mend që ju ishit në krah të lëvizjes. Ndërsa sot jo! Sot jeni diplomatikë në qëndrime, të dyfishtë në dekla-rata dhe hipokritë në predikime. Sot jeni të vonuar me dashje në reagime ashtu sikur ishit të vonuar në 1996-ën me pasojat që të gjithë i dimë pasi të gjithë i përjetuam. Kuj-toj që Evropa, drejt së cilës aspiroj-më, dhe Shtetet e Bashkuara, mbroj-tësit dhe aleatët tanë madhorë, qenë dramatikisht të vonuar edhe në Bosnje-Hercegovinë, me gjithë pasojat që mbarti ajo vonesë. Natyrisht nuk dua të heq një parale-le midis ngjarjeve të ndryshme historike të vendit tim dhe konfliktit në Bosnje-Herzegovinë. Por një emërues të përbashkët e gjej fare thjeshtë. Në Shqipërinë e Berishës së Parë, në Bosnjen e Jugosllavisë në shpërbërje, në Tunizinë e Ben Aliut, popujt ndëshkohen sepse i kanë sytë nga

ju dhe ju rigorozisht vononi, hezito-ni, gaboni dhe më pas korrigjoni... por më pas është tepër vonë.

Po t’iu dëgjojmë ju të premten në 28 Janar nuk duhet të dalim në shesh për të nderuar tre dëshmorët e 21 Janarit, nuk duhet të ngremë zërin për të bërtitur gjithë zemëri-min tonë që Shqipëria e shekullit XXI, anëtare e NATO-s dhe gati pjesëtare e familjes evropiane, numëron ende viktima nga plum-bat e shtetit. Të ishte për ju nuk duhet të dilnim në shesh as në 21 Janar, për hir të stabilitetit, për hir të përtacisë tuaj për t’u angazhuar me një vend të vogël në cepin jug-lindor të Evropës. Makina e rëndë burokratike e Evropës nuk lëviz as kur ka viktima. Po të varej prej jush, një diktator i vogël që ju vjen pas oreksit e nuk ju thotë kurrë jo do të ishte më i dobishëm se një lider i zgjedhur me votë dhe liberal. Vitalitetin dhe ekzigjencat e një populli si ky i joni, një dorë e hekurt i mban të mbyllura me kapak dhe ju dihet, jeni për moskokëçarje. Por kujdes se një “diktator i vogël” mund të bëhet telash i madh për ju në momentin që nuk ka më forcën të përmbajë revoltën popullore.

Vendi ndodhet përpara një krize

të gjithanshme: politike, institucio-nale, ekonomike dhe morale. Kriza politike është ajo që ka më pak ne-vojë për komente pasi është përpa-ra syve tanë me të gjithë repertorin e saj, duke filluar që nga mungesa në Parlament e opozitës dhe zbritja e saj nëpër sheshe e deri tek gjuha tejet e ngjyrosur e Kryeministrit në foltoren e Parlamentit, duke vajtur kështu në një përballje që njeh pre-cedent vetëm Shqipërinë e ’97-ës. Institucione të pavarura nuk ka më, ose më saktë ka vetëm një, insti-tucioni Berisha! Ekonomia mbahet gjallë falë serumit që vetë ju e keni identifikuar te krimi i organizuar, i drejtuar apo i lidhur me njerëz të veshur me pushtet. Ndërsa kriza morale është ajo që më gjatë do ta mundojë shoqërinë shqiptare duke qenë se është më e vështirë për t’u çrrënjosur se diktaturat dhe tiranët që kanë drejtuar Shqipërinë.

Por të gjitha këto janë të papërfi-llshme për ju. Ndërsa ne po bëhemi kurban për Stabilitetin që nuk është feja jonë por e juaja!

Sot Shqipëria dërgon 45 trupa të freskëta në Afganistan, na kujton zoti ambasador i Shteteve të Bash-kuara, ndërkohë që ka problemet e veta që nuk po i ndreq prej vite-

sh dhe vendi ynë nuk mjaftohet vetëm me kaq të nderuar miq e aleatë perëndimorë. Shqipëria ka investuar për shkolla në Afgani-stan ndërsa ka mungesë shkollash edhe në periferi të metropolit Tiranë, edhe në fshatra të thella ku fëmijët nuk kanë prekur me dorë libra e nuk kanë parë me sy mësu-es. Për ju Shqipëria është një votë më shumë në asamblenë e OKB-së, një aleat (edhe pse me pak peshë) në arenën ndërkombëtare, për ne është vendi ku lindëm e ku duam të jetojmë me dinjitet dhe të lirë.

Integrimin në Evropë ne shqip-tarët nuk duam ta shohim më me romantizmin e fillim-viteve ’90, por me besimin e një pikësynimi. Duam ta shohim si një qëllim i asaj që duhet të arrijmë në aspek-tin e reformave, demokratizimit, liberalizimit dhe emancipimit të shoqërisë, jo si lëmoshë të cilën e meritojnë vetëm ata që rrinë urtë, butë e nuk bëzajnë. Të ishte për ju edhe udhëheqja e vjetër do të ishte e pranueshme mjafton të ndryshon-te emërtim e kah politik.

Por meqenëse në këtë vend do të jetojmë ne dhe jo ju, edhe ndrys-himin s’duhet ta presim nga jashtë, si një dhuratë që vjen nga perën-dia. Lirinë duhet ta fitojmë dhe ta meritojmë. “Lavdi Perëndisë gjërat varen nga ne!”

*26 Janar 2011

Page 6: Gazeta Nr. 38

E mërkurë, 21 Shtator 2011 6 Intervista

...gjoja të mëdha dhe 2 sindikata të tjera minatorësh të vogla. Arsyeja pse ne krijuam një sindikate të re mina-torësh dhe nuk iu bashkëngjitëm të tjerave, është se ato nuk funksiononin realisht.

Minatorë dhe ish minatorë nga të katra anët e vendit trokisnin ne dyert e sindikatave për të trajtuar problemet e tyre. Por dyert nuk u hapeshin.

Jo vetëm sindikatat e minatorëve, por në përgjithësi sindikalizmi shqiptar ish-te i falimentuar.

Ne i vumë vetes detyra primare:1. Të trajtojmë dhe vëmë në rrugën

e zgjidhjes problemet e minatorëve, zgjidhja e të cilave varet nga shteti dhe jo nga punëdhënësit. Këto janë rroga minimale, siguria në punë, garantimi i kontratës së punës, pensioni minimal, mosha e pensionit etj.

2. Të trajtojmë paralelisht edhe pro-bleme me karakter të përgjithshëm so-cial-ekonomik.

3. Të bashkojmë në një sindikatë të vetme të gjithë punonjësit e profesione-ve të vështira ose jo, të degëve minie-ra, metalurgji, çimento, kimi, naftë dhe energji .

4. Të synojmë dhe arrijmë brenda një periudhe 5-7 vjeçare bashkimin e të gjitha sindikatave shqiptare në një konfederatë të vetme, ku anëtarësimi të mos varet nga bindjet politike, por nga interesat social-ekonomike.

Disa muaj me radhë ndoqëm rrugën institucionale.

Ju drejtuam disa herë secilit nga in-stitucionet përkatëse me shkresa ku pa-rashtronim kërkesat dhe argumentimin e tyre.

Nuk morëm as edhe një përgjigje të vetme, nga asnjëri institucion. (Insti-tuti i Sigurimeve, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, Ministria e Ekonomi-së Minierave Energjitikës, Ministria e Financave, Kryeministria, Grupet Parla-mentare, Komisioni Parlamentar i Punës dhe Çështjeve Sociale, Presidenti).

Më pas, për muaj me radhë, para-lelisht me përpjekjet institucionale, fi-lluam me protesta para institucioneve përkatëse.

Përsëri pa asnjë përgjigje.Qershor – Korrik 2008 kaluam në

grevë urie në disa qytete njëkohësisht.Grevën në Tirane e përshkallëzuam

për dy ditë edhe në grevë etjeje para selisë së Presidentit.

Përsëri asnjë lloj përgjigjeje.Kaluam në protesta të njëkohshme

në të gjitha degët tona (Tirane, Durrës, Memaliaj, Selenicë, Korçë, Pogradec, Përrenjas, Bulqizë, Krastë, Klos, Burrel, Lezhë, Vau i Dejës, Rrëshen, Fushë Arrëz, Tropojë dhe Kukës.

Përsëri asnjë lloj përgjigje.Që nga fillimi i nëntorit 2009 e deri

në fund të majit 2010 kemi zhvilluar disa protesta, gjatë të cilave jemi përpjekur të hyjmë me forcë në Kryeministri dhe Kryesinë e Parlamentit. Si pasojë e për-plasjeve me policinë në këto protesta,

unë si organizator dhe drejtues i prote-stave jam paditur 6 herë penalisht nga policia.

Nga këto, 3 herë nuk është pranuar padia, 2 herë jam dënuar me gjobë dhe 1 herë jam dënuar me 18 muaj burg me kusht. Kushti është mosmarrja pjesë në protesta të paligjshme.

Përsëri asnjë përgjigje nga instituci-onet ne lidhje me kërkesat tona.

Pse morët pjesë në demonstratën

masive të 21 janarit kundër qeverisë Berisha?

Siç shpjegova më sipër, kjo është gjendja.

Jemi në kushtet e një arrogance dhe

arbitrariteti ekstrem të institucioneve, të cilat shkelin çdo normë kushtetue-se dhe ligjore, çdo normë morale dhe njerëzore, çdo normë të sjelljes, etikës dhe detyrimeve politike dhe demokra-tike.

E gjitha kjo, për ne do të thotë as më shumë e as më pak, thjesht mungesë të plotë demokracie dhe sundim i një klike bandash që kanë uzurpuar push-tetin.

Në këto kushte, i vetmi mjet që neve si sindikate dhe grup interesi nuk e kemi ezauruar akoma është revolucio-ni. Për këtë jemi të bindur, por e keqja është se nuk jemi në gjendje ta bëjmë sepse nuk kemi arritur të organizohe-mi akoma. Maksimumi jonë gjatë për-shkallëzimit të protestave ka qenë kur kemi arritur në rreth 1200 vetë.

Këtë përfundim tonin ja kemi bërë me dije edhe Pranisë së BE-së dhe asaj të OSBE-së.

Meqenëse nuk kemi fuqi që ta për-zemë vetë nga pushteti këtë klikë ban-ditësh, jemi gëzuar që Partia Socialiste është pozicionuar parimisht, moralisht dhe praktikisht kundër kësaj

klike uzurpatoresh.Prandaj e kemi mbështetur dhe do

mbështesim fuqimisht çdo lloj forme të

protestës që opozita apo cilido tjetër do të zhvillojë për shporrjen e këtyre ban-ditëve nga pushteti.

Si e vlerësoni atmosferën gjate 21

janarit ne Tirane, si e vlerësoni men-dimin e analistëve të ndryshëm se një grup i vogël kriminal ka tentuar që të futet në kryeministri?

Ata që flasin për një grup të vogël kriminal që ka tentuar të futet në krye-ministri apo ca më keq, që kanë tentuar puç apo grusht shteti, nuk janë tjetër veçse sahanlëpirës të pushtetit. Ata janë pjesë e rëndësishme e fajit se pse jemi katandisur sot kështu, që në vend që të qeverisemi, sundohemi nga bandat.

Ata duan ta bëjnë të bardhën të zezë dhe vrasësin viktimë. Demonstruesit u provokuan në bazë të një skenari të zi të bandave qeveritare. As unë e as kolegët e mi minatorë, as demonstruesit e tjerë nuk ishim aty për të sulmuar kryemini-strinë, por për t’i treguar gjakpirësve se ne nuk pranojmë të sundohemi dhe

jemi gati të sakrifikojmë edhe jetën për dinjitetin tonë social dhe qytetar.

Unë flas duke u nisur nga ato që kam parë më 21 Janar sepse jam dëshmitar i drejtperdrejtë dhe pjesëmarrës aktiv.

Madje në momentet e acarimit të parë, pas efektit të gazit lotsjellës, u kam kër-kuar demonstruesve të mos qëllojnë me gurë, por t’i tregojmë policisë dhe opinionit qytetar që ne jemi të gatshëm ta japim jetën tonë për lirinë, por në të njëjten kohë pa kërkuar jetën e askujt që nevoja ose ideali e detyron të mbajë uniformën e policit.

Si reagoi policia dhe pse ju arre-stuan?

Pati momente kur policia reagoi po-zitivisht. Por gjithçka nisi nga provokimi që policia (ose segmente okulte) i bënë demonstruesve. Vrasjet ishin të para-menduara për terror.

Në vazhdim të terrorit më arrestuan edhe mua në momentet e fundit të pro-testës.

Një grup i madh policësh me mburo-ja dhe skafandra u derdhën në momen-tet e fundit, kur kish mbetur vetëm një grup i vogël të rinjsh që ende gjuanin me gurë.

Por fillimisht grupi i policëve nuk ju drejtua këtij grupi. Çuditërisht ata u drejtuan fillimisht nga ne të tjerët që ishim larg skenës ku gjuhej me gurë, në trotuarin përballë kryeministrisë, në anën tjetër të rrugës.

Nuk durova dot kur pashë se si 3 policë kishin vënë në mes një grua të moshuar dhe po e rrihnin me shkopinj gome.

Vrapova për t’ua shkëputur nga duart.Dy prej tyre më njohën dhe e lëshu-

an atë grua të pafajshme, kurse i treti ndonëse më njohu më goditi në kokë.

Reagova duke i emërtuar kriminelë dhe duke u kërkuar të më vrisnin mua nëse donin, por jo gra të moshuara.

Në këtë moment edhe më arrestuan dhe më goditën sa mundën.

Sa kohë qëndruat në burg, cila është akuza që ju është ngritur dhesi reaguan anëtaret e sindikatës që e udhëhiqni me rastin e arrestimit tuaj?

Akuza që mu ngrit është krejtësisht e

Flet Fiqiri Xibri, drejtues i sindikatës së minatorëve

“Qeveria nuk na përfill aspak”(VIJON NGA FAQE 2)

E gjitha kjo, për ne do të thotë as më shumë e as më pak, thjesht mungesë të plotë demokracie dhe sundim i një klike bandash që kanë uzurpuar pushtetin

Page 7: Gazeta Nr. 38

E mërkurë, 21 Shtator 2011 7

paqenë. Akuzohem për dëmtim të mje-teve policore dhe të kryeministrisë.

Qëndrova tre ditë i arrestuar. Jo në burg, por në spital, pasi kisha dëmtime të shumta në kokë dhe gjithë trupin, të shkaktuara gjatë arrestimit dhe dërgi-mit në polici.

Në spital mbahesha i lidhur me pran-ga pas krevatit dhe ruhesha nga dy po-licë.

Kryesia e sindikatës vendosi që të organizonte një protestë para policisë kundër arrestimit tim të paligjshëm.

Por unë vetë nuk i lejova, me arsye-timin se:

1. situata ishte shumë e ndezur2. protesta mund të shfrytëzohej nga

segmentet okulte të policisë për vazh-dimin e terrorit

3. çështjen do ta ndiqja në rrugë li-gjore

Si e parashikoni luftën e punëtorëve për barazi sociale në të ardhmen në Shqipëri?

Me degradimin e sindikatave ka ndodhur hap pas hapi edhe një rritje ekstreme e zhgënjimit të punonjësve nga sindikatat dhe humbjes së besimit tek aftësia për të riorganizuar me efek-tivitet luftën sindikale.

Kjo është arsyeja kryesore, që me-gjithë luftën pa kompromis, me vendo-smëri, trimëri dhe sakrifica që sindikata jonë po zhvillon që prej katër vjetësh, punëtorët janë më së shumti vëzhgues, që priren nga dyshimi dhe nevoja për prova sa më bindëse.

Megjithatë vërejmë me gëzim se:1. Këmbëngulja jonë e gjatë për

trajtimin e problemeve të minatorëve dhe të disa problemeve me karakter të përgjithshëm socia-ekonomik kanë tërhequr vëmendjen dhe miratimin e gjithnjë e më shumë njerëzve.

2. Protestat e fundit të sindikatës sonë, ku ndonëse jo të shumtë në numur, mina-torët janë përplasur vendosmërisht me policinë, ka bindur shumë punonjës se për të zgjidhur problemet duhet një an-gazhim dhe pjesëmarrje e gjerë, duhet bashkëpunim dhe bashkim.

3. Shembulli ynë dhe përkrahja mo-rale që punëtorët dhe opinioni në për-gjithësi po na japin gjithnjë e me tepër po detyron edhe sindikatat e degradu-ara që të përpiqen edhe ato të lëvizin.

4. Opozita aktuale është e gatshme të japë kontributin e nevojshëm për ndryshime të domosdoshme ligjore që mundësojnë më shumë hapësira për funksionimin e sindikatave.

Jemi të bindur që me rënien e kësaj qeverie do ndryshojnë qoftë marrëdhëniet sindikatë-qeverisje, qof-të marrëdhëniet qytetar-politikë. Nga ana tjetër, edhe ne kemi vizione dhe plane të reja për ringritjen e sindikalizmit, por gjithashtu shpresojmë se do të kemi më shumë mjete dhe ambiente pune dhe ajo që ka më shumë rëndësi, do të kemi një ndryshim të madh të mentalitetit qytetar për organizimin e oponencës.

Më konkretisht, ne besojmë se bren-da 2 vjetësh do të kemi arritur shumë nga synimet tona.

Ermira Danaj

Tashmë në vitin 2011, më shumë afër fundit të vitit, përsëri flitet për situatën politike, për

kursin e ri nga një anë, për fundin e bojkotit, e për mundësitë e shtuara për rrugën drejt integrimit evropian, për gjuetinë e shtrigave brenda dy partive të mëdha, për wikileaksin, e për patriotizmin, etj etj. Të paktën kjo është panorama që na vjen nga me-diat e shkruara e vizive, duke i shtuar kësaj panorame edhe pasigurinë, vrasjet brenda familjes, ekzekutimet, etj. Dhe në gjithë këtë panoramë, shtetasit (duke mos dashur të përdor fjalën qytetarët) në Shqipëri në fakt jetojnë më keq, janë më të pasigurt, janë më të varfër, dhe vazhdojnë të kenë po të njëjtat shërbime publike katastrofike, po të njëjtat shërbime private rrjepëse, e kështu me radhë. Por me sa duket është shumë më e rëndësishme të flitet për gjëra shumë më sharmante se sa varfëria, apo sesa fakti që në ndonjë spital në Shqipëri nuk ka ujë të rrjedhshëm. Ajo që është më interesante, në plot kuptimin e fjalës, është se të njëjtat shqetësime për shtetasit shqiptarë vazhdojnë prej vitesh tashmë, dhe po të njëjtat shqetësime, unë, apo shoqe e shokë të mitë kemi ca kohë që i diskutojmë me njeri-tjetrin apo shkruajmë e flasim për to. Por për-sëri, gjendja përkeqësohet, dhe kjo gjendje që përkeqësohet nuk përbën shqetësimin e opinionistëve, anali-stëve apo çfarëdo emri paçin. Sepse të flasësh për shqetësimet e njerëzve është kaq demode, kaq kot, kot pa lidhje, ndërkohë që mund të flasësh sesi X u grind me Y, se si u takuan, se si njeri do shkojë nga njëra parti tek tjetra, etj etj. Dhe kjo është taktika më e mirë që politika zyrtare në Shqipëri ka përdorur për ta dhunuar popullin e vet, në shumicën e këtyre 20 viteve pretendim demokracie. Në njëfarë mënyre, nuk kanë pasur shumë nevojë ta dhunojnë fizikisht popullin shqiptar, pavarësisht që dhe këtë e kanë bërë, por në një masë më të vogël se sa dhuna e përditshme e ushtruar në mënyrë shumë konstante dhe të padukshme. Dhe kjo dhunë e përditshme në këtë mënyrën më të padukshme por më të rrezikshme është mungesa e debatit për çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin e ven-dit. Në Shqipëri nuk ka debat idesh, dhe ky debat idesh në radhë të parë nuk bëhet nga politika zyrtare. Sepse që të bësh debat do të thotë të kesh ide, dhe do të thotë të kesh strate-gji, dhe do të thotë të debatosh mbi programe, dhe do të thotë të deba-tosh mbi parime. Këto duken shumë të bukura për të qenë të vërteta në Shqipëri. Sepse hapësira mbulohet vetëm nga polemikë e rëndomtë

Lufta për pushtet dhe dhuna politike

dhe vulgarë njerëzish që luftojnë për pushtet, dhe që iu përshtatet shumë mirë, si njërës dhe tjetrës palë që askush mos te debatojë. Sepse kësh-tu do të prisheshin ekuilibrat e luftës politike të ndyrë shqiptare, dhe do të rrezikoheshin shumica e politikanë aktualë. Të paktën ndonjëri që ka guxuar të shtrojë ndonjë parim apo të kërkojë ndonjë debat mbi ide shumë shpejt ka dalë nga rrethi i ngurtë i politikës zyrtare që bazohet vetëm tek polemika e përditshme e bareve të qendrës së Tiranës. Dhe ky është aspekti tjetrës i dhunës politike të ushtruar ndaj popullit shqiptar, ndarja që politikanët zyrtarë kanë bërë mes qendrës dhe periferisë, mes thashethemeve të shpifura të bareve luksoze në Tiranë, dhe sakri-ficave të tmerrshme që bëjnë përditë shumica e shqiptarëve për të mbije-tuar në një shtet që vetëm siguri nuk ofron. Dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me kush është në qeveri apo jo, sepse kjo po ndodh kushdo qoftë në qeveri, dhe kjo po ndodh nga të gjitha palët, dhe nga ata që për cudi marrin guximin dhe e quajnë veten të majtë dhe ndodhen në opozitë, dhe nga ata që për momentin thuhet se janë të djathtë dhe janë për momentin në qeveri. Politikanë zyrtarë shqip-tarë e përdorin periferinë (duke përfshirë në periferi gjithçka është jashtë këtyre bareve mondane) vetëm për ndonjë ilustrim argëtues në parlament, apo se kështu i ka këshilluar këshilltari i komunikimit

politik para se të dalin në debat. Madje, në këtë të fundit, shpe-sh janë dhe të sajuara shembujt, sepse aq e madhe është varfëria dhe pasiguria në Shqipëri sa mund

të shpikësh cdo lloj ilustrimi,dhe ai përsëri duket si i vërtetë. Dhe sjellja e këtyre shembujve iu duket sikur mjafton për të përligjur faktin që mbajnë pozicionet e tyre drejtuese apo dhe përfaqësues të popullit. Ndërkohë që në fakt nuk ka shumë nevojë të sjellin shembuj prekës, duke kujtuar se po i bëjnë vend shtetasit shqiptar në politikë. Sepse në fakt shtetasi shqiptar do të ishte i përfaqësuar në qoftë se këta politikanë do të mund të ndërtonin ndonjë strategji (pavarësisht se kjo fjalë në Shqipëri është komplet e delegjitimuar) zhvillimi për vendin, do të ndërtonin programe të cilat do

të mundësonin që shtetasit shqiptarë të jetonin më mirë, të jetonin më të sigurt, të merrnin shërbime publike të denja, që qytetari të mund të gjen-te një punë të denjë e me kontratë të rregullt pa u shfrytëzuar, e që fshatari shqiptar të mund të punonte tokën e tij e të prodhonte. Kjo do e prishte ndarjen qendër periferi. Por që kjo të ndodhë, do të duhej që politikanët zyrtarë të hiqnin dorë nga elitizmi i tyre i pajustifikuar (dhe çuditërisht kryesisht politikanët e vetëquajtur të majtë) dhe nga përçmimi që kanë për popullin, nga interesi vetjak, nga përfitimi pa kufi, etj. E pak gjasa ka që kjo të ndodhë me këtë klasë politike zyrtare që ka aktualisht në Shqipëri,sepse thjesht e shkurt që kjo të ndodhte, kjo klasë politike nuk duhet të ishte me aty, ose të mos ishte kjo që është.

Për këtë klasë politike zyrtare është shumë më e thjeshtë që të sha-het njeri-tjetri gjë të cilën ata/ato nuk e kanë aspak shqetësim, sepse e dinë se cfarëdo që të thonë për njëri-tje-tri/ën në fund të ditës asgjë nuk do të ndodhë. Sepse shqetësimi nuk është zhvillimi i shtetit, por vetëm pushteti. E vetmja luftë që bëhet në Shqipëri është ardhja ose ruajtja e pushtetit, por jo zhvillimi i shtetit. Dhe lufta rreth pushtetit kërkon dhe ushtrimin e dhunës ndaj popullit, gjë që është bërë dhe nëpërmjet dhunës fizike kur ka qenë nevoja, e kur populli ka guxuar të kërkojë ndonjë të drejtë. Por kjo bëhet shumë më mirë duke ushtruar dhunën politike të paduk-shme, atë më të thjeshtën, duke mos përdorur asnjë argument dhe duke mos bërë asnjë debat analizues, por vetëm duke u sharë, ose duke për-dorur një të folur komplet të sheshtë, që sipas Hannah Arend-it është një nga format e dhunës politike. Nuk është shumë e vështirë për të kup-tuar se si kjo po ndodh në Shqipëri, aspak fare. Mjafton të shohim çfarë ka ndodhur nga 2009 e këtej, që të mos lodhemi me shumë retrospek-tivë, ku kemi pasur vetëm diskutime shterpë, pa asnjë lloj vizioni, që përmbajnë nga njëra anë hapjen e kutive apo transparencën e votës, nga ana tjetër arroret dhe shegët, nga njëra denoncimet për korrupsion që zgjasin vetëm një javë dhe nga ana tjetër rritjen e moshës së pensionit mundësisht në 100 vjeç, nga njëra ana dajakun ndaj minatorëve me kërkesa minimale, dhe nga ana tjetër reflektimin për kursin e ri opozitar që do bëjë hatanë në Shqipëri (e kështu me radhë pafundësisht),e nga të dyja palët aspiratën e Shqipërisë evropi-ane. E në gjithë këtë të folur “pasio-nante” por pa asnjë përmbajtje, ajo që ka munguar ka qenë Shqipëria e zhvilluar dhe qytetarët e fshatarët e kësaj Shqipërie.

Lufta rreth pushtetit kërkon dhe ushtrimin e dhunës ndaj popullit, gjë që është bërë dhe nëpërmjet dhunës fizike kur ka qenë nevoja, e kur populli ka guxuar

Page 8: Gazeta Nr. 38

E mërkurë, 21 Shtator 2011 8

Leart Kola

Sot bëhen 8 muaj, që nga dita e 21 Janarit. Muaj këta të rën-dësishëm procedurialisht për

administratën partiake, vpor sigu-risht të parëndësishëm në kuptimin e politizimit të politikës. Që nga dita ku katër Shqiptare u vranë brutalisht nga Berisha në bashkëpunim me Lul Bashën, në bulevardin “Dëshmorët e kombit”, Shqipëria kaloi disa faza idioteske të ekzistencës së saj.

Menjëherë më pas, pra pas 21 janarit, ambasadori amerikan, pa ndonjë arsye të mirë, vendosi të mbështeste policinë! Madje këtë akt e bëri pa ja kërkuar as policia. Kjo mbështetje ndaj forcave të rendit nga ambasadori i një vendi gjasme demokratik, siç është USA, erdhi ta-mam në momentin kur kryeministri i një tjetër vendi gjasme demokratik, siç është Shqipëria, e etiketonte çdo gjë që nuk i përngjiste si organizatë kriminale që do të hedhë rendin de-mokratik!

Shkurt muhabeti, atë ditë “të lar-gët” të 22 Janarit, të vitit 2011, Shqi-përia u zgjua me një diktator të çmen-dur që kishte në dispozicion edhe forcat e armatosura. Për herë të dytë në historinë e këtij vendi të vogël, e po ashtu si herën e parë kishte një amba-sador të një vendi shumë të madh që e mbështeste. (Për detaje shtesë për të kuptuar këtë sjellje të ambasadorit të vendit gjasme demokratik, mjafton të googlloni historinë e disa shteteve të Amerikës Qendrore).

Ambasadori i vendit gjasme de-mokratik që është jo vetëm eksportu-esi më i madh Coca-Colës, por edhe i ideologjisë gjasme demokratike në vendet e botës së tretë. E mori aq me qejf këtë punën e depolitizimit dhe debilizimit të Shqiptarëve, sa dy ditë pasi në bulevardin e dëshmorëve të kombit ishin shtuar dhe katër emra të tjerë, deklaroi kërkesën për anuli-min e protestës së Opozitës!!! Madje jo vetëm kaq, por zëvendësimin e protestës me një aheng festiv të orga-nizuar nga qeveria. Ndërkohë që ato ditë pas 21 Janarit diktatori plak ishte çmendur përfundimisht, i vetmi që e mbante në këmbë ishte ambasado-ri. Ministrat, të dehur dilnin nëpër televizionet e vendit të vogël gjasme demokratik e kërcënonin popullin me vrasje, madje ministri i mbrojtjes, dmth ai që na mbron ne, doli e tha që ata mijëra shqiptarë që dolën në rrugë janë të gjithë homoseksualë! Me një deduksion logjik, protestuesit janë të gjithë homoseksualë e homoseksualët pushkatohen në shesh!!

Ndërkaq pa u bërë java, sebepçiu i protestës së 21 Janarit, Ilir Meta, doli e tha që protestuesit janë kokëpalarë (në Skrapar thonë që kur Meta mallën-gjehet në festat për Baba Tomorin derdh pjata tasqebapi në kokën e tij). Po atë ditë, kryetarja e shoqatës që mbron të drejtat e njeriut u rreshtua me gardën e republikës duke i përgë-

zuar për ekzekutimin e katër njerëzve në bulevard.

Një javë më pas me gjithë kërcëni-met jo vetëm të politikës vendore, por dhe asaj ndërkombëtare shqiptaret dolën në shesh me opozitën, por mbi të gjitha me njëri-tjetrin e për njëri- tjetrin. Popull i vullnetshëm që nuk u thye, edhe pse i kërcënuar me jetë nga bandat në pushtet. Dukej sikur Opo-zita e kishte marrë ato ditë seriozisht popullin e ai po e merrte seriozisht opozitën. Kryetari i opozitës refuzoi të fliste për zgjedhje, por deklarativisht hodhi në treg zgjidhjen. Vazhdimin e protestave deri në shporrjen përfun-dimtare të bandave në pushtet. Ishte akoma 28 janar.

Bandat në pushtet ndërkohë për-dorën gjithë makinerinë mediatike kundër këtij vullneti popullor. Kish-te ato ditë individë që ankoheshin nga faqet e shtypit të shkruar për djegien e palmës përballë kryemi-nistrisë! Spote kundra dhunës, si-gurisht dhunës së të pafuqishmëve dhe heroizim i burrave që gjuajtën me snajpera bashkëqytetarët e tyre. Shqiptarët e “ndershëm” u qerasën me laptope, ndërkohë ata që masa-kruan njerëzit në komisariate policie, u ngritën në detyrë. Vendi gjasme demokratik e la ato ditë me vetëdije t’i ikte treni i demokracisë, për t’i hi-pur kësisoj blindave te fashizmit.

Kaluan disa muaj e gjërat ndryshu-an. Opozita vendosi të merrte pje-së në zgjedhje, përkundër atyre që kishte thënë. Ambasadori i vendit të madh gjasme demokratik e zbuti to-nin me kryetarin e opozitës. Ky i fun-dit u gëzua shumë nga kjo e vendosi të bëhej sërish “çun europian”, gati-gati i vinte zor që në protestë njerëzit gjuajtën me gurë. Sigurisht është më

nice të drekosh e darkosh me ndër-kombëtarë që mbajnë erë të mirë e flasin rrjedhshëm për demokracinë sesa të udhëtosh në fshatra e të fla-sësh me shqiptare të djersitur për emancipimin që përmban vullneti i tyre dhe për organizimin politik si domosdoshmëri në hedhjen e Be-rishës. Ata që u rrahën u harruan; ata që u plagosën e u invalidizuan përjetë nga plumbat e gardës, u fshehën gra-dualisht e nuk u panë më në tribunat e opozitës; për ata që vdiqën, u mbajtën disa “qoka” të herëpashershme dhe pa pritur e pa kujtuar, fjalimet, prem-timet mbetën vetëm disa momente të bukura të kohës kur opozita ishte bërë një me popullin e populli e kish përqafuar opozitën. Zgjidhja u la për të favorizuar zgjedhjet.

Nuk ka dyshim që diktatori plak tashmë e kishte më të lehtë të pa-rashikonte fatin e zgjedhjeve. Për-ballë Ramës ai vuri Lulin, ministrin e policëve që vranë Faikun, Ziverin, Hekuranin e Aleksin. Lulit iu bash-këngjitën shumë intelektualë nga ata që quhen “ndërgjegjia” e kombit. Kontributin e tyre publik në pastri-min e figurës së Lulit e konvertuan menjëherë në përfitim privat. Dikush mori një shkollë, dikush u bë zv. mi-nistër e dikush tjetër mori doktora-turën për universitetin e tij. Askush s’mbeti pa gjë. Ndoshta Luli për këta qytetare e kishte fjalën kur në slogan vendosi që qytetarët janë të parët. Kishte dhe nga ata intelektualë që tejkaluan çdo pritshmëri të Lulit në servilizëm. Kujtim Çashku për shem-bull, regjisori, ai që para disa kohësh thërriste për solidaritet në rezisten-cë kundra policisë së Lulit, që rrihte studentë e pedagogë, përfshi edhe Çashkun, deklaroi që Luli, atë kohë

nuk dinte gjë, policët bënin me ko-kën e tyre!!! (E mbani mend besoj kur thuhej që Enveri s’di gjë, popu-llin e vret Mehmeti me kokën e tij. Çashku ka qenë regjisor i privilegju-ar në atë kohë e vazhdon të jetë dhe në këtë kohë)

Megjithatë, zgjedhjet u bënë, pa-varësisht kërcënimeve të bandave të pushtetit, Shqiptarët dolën në zgjedhje, fitoi Rama, pra opozita. Para zgjedhjeve Rama iu ankua ambasa-dorit amerikan e ai i premtoi që do i ruante fizikisht votat. Ai ishte aty kur doli rezultati zyrtar, aty ishte dhe Rama; po ashtu qartësisht e pa i gji-thë populli. E megjithatë në fund fi-toi Luli. Ambasadori i vendit gjasme demokratik bëri një gjasme dekla-ratë ku thuhej që zgjedhjet shkuan si shkuan, por për një vend gjasme demokratik si ky i yni mirë ishin. Ne nuk meritojmë që të na numërohen votat se pastaj ka mundësi që na kap qejfi me demokracinë e kushedi se çfarë kërkojmë pastaj. Rama thonë u mërzit goxha, por nuk bëri asgjë.

Sot bëhen 8 muaj nga vrasja e ka-tër shqiptarëve, nga armët e gardës së Berishës. Protesta ishte kundër korrupsionit qeveritar që kishte dalë në një video, për të cilën dha dorëheqjen ministri Meta. Sot videon duan ta nxjerrin të pavlefshme. Pra ne e pamë ashtu si dhe votat, por në fakt nuk ishte ashtu. E kundërta e të vërtetës është e vërteta sipas Saliut. Me këtë parim sondazhet na nxjerrin si një nga popujt më të lumtur në botë e si vendi me zhvillim ekonomik të krahasuar me Gjermaninë. Këto informacione dëgjohen dhe nga ata 40% të shqiptarëve që jetojnë me dy dollarë në ditë.

Sot bëhen 8 muaj nga 21 Janari e

kur shoh kronologjinë e ngjarjeve duket sikur kanë kaluar 800 vjet. Sot opozita është në parlament; Patozi i shkruan Ruçit e së shpejti do fillojë debati për kodin zgjedhor. Opozita deklaron që do të votojë çdo gjë që na integron. Më rrënqethet mishi kur mendoj që katër njerëz u vranë që vendi të kthehej sërish në pikënisje. Po aq i mllefosur jam kur e mendoj krono-logjinë e ngjarjeve që nga ajo ditë deri më sot. Ajo që Çurçilli ka thënë nuk është e vërtetë. Ballkani nuk prodhon më shumë histori se ç’ka mundësi të konsumojë; përkundrazi ne e luftojmë aktin politik e historik deri sa të mos mbetet asgjë prej tij e ne më në fund të HARROJMË. Diferenca mes kafshëve dhe njerëzve është që këta të fun-dit kanë vetëdije historike dhe per-spektivë të së ardhmes, ndërkohë që kafsha jeton vetëm momentin e konsumon gjithçka që ka në atë mo-ment. Për fat të keq, ne duket sikur jemi kafshë me portofol, të destinuar të jetojmë vetëm ditën pa vetëdijen nga vijmë e ku duhet të shkojmë.

21 Janari është e duhet të mbetet në memorien e çdo shqiptari si dita ku jo vetëm nga populli u tejkalua burokracia proceduriale e partisë, duke politizuar veten, por edhe u prish raporti meskin privat nën mo-ton (ça del ndonjë gjë për mua) me parimin e vendosjes të së mirës publi-ke në plan të parë. 21 Janari është nga të paktat ditë që më bëjnë krenar që jam shqiptar, kur individi u bë popull e populli u bë politik. Populli duhet dhe do të rikthehet për të transformuar Shqipërinë nga një territor gjeografik që grabitet për çdo ditë nga bandat në pushtet, në një komb politik të emanci-puar e me vetëdijen e plotë të çfarë ishte e ku duhet të shkojë.

Mbi & pas 21 janarit

NgjarjaNgjarja

Page 9: Gazeta Nr. 38

E mërkurë, 21 Shtator 2011 9

Lufta e re për BallkaninÇelësi për Kosovën është jo që të anojë nga njëra apo tjetra fuqi, por që të përfitojë nga rivalitetet e tyre

Rajon

Besnik Pula

Kriza globale financiare e vitit 2008 vuri në lëvizje ndrys-hime gjeopolitike që, sipas

parashikimit të shumë vëzhguesve, do të shkojnë duke u thelluar dhe intensifikuar në vitet që do të vijnë. Në këto ndryshime nuk po luan rol vetëm ndikimi i shtuar kinez në Azinë juglindore dhe si garant i stabilitetit të ekonomisë globale në përgjithësi, por edhe shprehjet e ndikimit të fuqi-ve të reja regjionale si India, Brazili, Rusia dhe Turqia. Këto dy të fundit po i ndjejmë veçanërisht në Ballkan, i cili duket se po shndërrohen në një are-në të re ndikimi politik dhe ekonomik të këtyre dy shteteve dhe Gjermani-së, sidomos me rolin gjithnjë e më të zbehur të SHBA-ve në këtë regjion.

SHBA-të tradicionalisht nuk kanë pasë interes të veçantë në Ballkan, veçanërisht nëse e krahasojmë këtë me rolin dhe ndikimin histo-rik të SHBA-ve në regjionet si Lindja e Mesme, Amerika latine apo Azia juglindore. Edhe gjatë viteve 1990, kur Ballkani u kaplua nga luftërat e përgjakshme dhe spastrimet etnike, SHBA-të hezituan të ndërhyjnë deri vonë, duke preferuar që me proble-met e Ballkanit të merren evropia-nët. Ishte vetëm dështimi i vazhdue-shëm evropian që t’i ndalë konfliktet, veçanërisht atë në Bosnjë, që bëri që SHBA-ja të marrë përsipër përm-bylljen e konfliktit në Bosnjë dhe udhëheqjen e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Që nga kjo periudhë SHBA-të kanë synuar një tërheqje graduale ushtarake dhe diplomatike nga Ball-kani. Pas vitit 2001, kur presidenti Bush shpalli të ashtuquajturën “luftë kundër terrorizmit”, dhe nisi luftërat në Afganistan dhe Irak, interesi stra-tegjik amerikan në Ballkan pak a shumë kishte marrë fund dhe regjioni iu la nën menaxhim BE-së. Po kësh-tu, interesi i firmave amerikane në Ballkan ishte dhe mbetët i vogël, në krahasim sidomos me vendet e Azi-së juglindore dhe Indisë ku ato kanë çuar pjesën më të madhe të investi-meve të tyre të jashtme, apo në Lin-dje të Mesme ku vazhdon interesimi për burimet e naftës. Interesi politik dhe ai ekonomik nganjëherë ecën paralelisht, nganjëherë jo. Përderisa interesi politik i SHBA-ve në Ballkan ka shkuar drejt tërheqjes, interesi i akterëve ekonomik amerikan në Ball-kan ka qenë gjithmonë i vogël, gjë që shihet edhe nga niveli relativisht i ulët i investimeve dhe eksporteve të firmave amerikane në Ballkan. Kjo ka ndodhur përkundër programeve të

vendet e e të ashtuquajturit Ballkan perëndimor që të disiplinohen në përpjekjet e tyre për anëtarësim në BE, por në anën tjetër një mesazh i qartë se Ballkani (dhe sidomos Ser-bia), është pjesë e sferës së interesit gjerman. Ndikimi gjerman realizohet si drejtpërdrejtë (përmes ndihmave ekonomike direkte), ashtu edhe tërt-horazi, përmes investimeve të firmave gjermane që prej kohësh synojnë ta shtrijnë ndikimin e tyre në Evropën qëndrore. Instrumenti kryesor politik gjerman është BE-ja, meqë pikëpa-mja gjermane ka qenë gjithmonë se BE-ja përbën një arkitekturë politike, ekonomike dhe të sigurisë që është e favorshme për interesat afatgjata gjermane. Rivali i Gjermanisë në këtë proces është padyshim Rusia. Rusia jo vetëm që ka synuar prej kohësh rolin e “protektorit” ndërkombëtar të Ser-bisë, por ka synuar të avancojë në Serbi interesat ekonomike, sidomos ato në fushën energjisë, strategji kjo që i ka mundësuar prej kohësh Rusi-së që të mbaj nën kthetrat e saj po-litike republikat ish-sovjetike. Ngjas-hëm, përpjekja ruse për ringjalljen e projektit sovjetik nga vitet 1980 për ndërtimin e një elektrane bërthamo-re 2000 megavatëshe në Bullgari ka krijuar një konflikt të thellë politik midis Moskës dhe Sofjës, por është shenjë e përpjekjeve ruse për të ru-ajtur interesat dhe ndikimin edhe në një vend anëtar të BE-së si Bullgaria. “Lufta” për Serbinë duket se nuk qe e suksesshme, meqë Gjermania në vitet e fundit arriti të shndërrohet në partnerin kryesor tregtar të Serbisë dhe një nga investitorët më të mëdhëj në ekonominë e Serbisë. Rusia megji-thatë nuk ka heqë dorë nga tenden-ca për të shtrirë ndikimin në Ballkan, çka dëshmon edhe nisma e re ruse për “luftën kundër trafikimit të dro-gës” që Rusia nënshkroi më Serbinë dhe Maqedoninë, ndërsa propozon ta nënshkruaj edhe me Malin e Zi dhe Shqipërinë, për të parandaluar qar-kullimin e heroinës afgane që, sipas autoriteteve ruse, arrin në Evropë përmes Kosovës.

Fuqia tjetër regjionale që po synon të zgjerojë ndikimin në Ballkan është Turqia. Koncepti i ministrit të Jashtëm turk Ahmet Davutoglu për të ash-tuquajturin “neo-otomanizëm” dhe shtrirje të ndikimit turk në zonat e ish-perandorisë është tashmë i njohur për shumë kosovarë. Paradoksalisht, përderisa rivaliteti gjermano-rus lidhet kryesisht me Serbinë (si vend me rëndësi strategjike për Ballkanin), Turqia ka gjetë aleatin kryesor te Ko-sova. (Shqipëria është tepër shumë nën sferën e ndikimit italian që të krijojë lidhje të ngushta politike dhe

ekonomike me Turqinë.) Për arsye të ndryshme politike dhe historike, Turqia ka pak shansa që të krijojë ndonjë ndikim në Serbi, megjithëse realitetet ekonomike të botës së so-tme nuk lënë asnjë mundësi për t’u përjashtuar a priori. Por një situatë e tillë po e krijon një situatë të pafavor-shme, sidomos për Kosovën.

Serbia është në avantazh pikërisht sepse është jashtë BE-së. Ajo është gjithashtu në avantazh sepse mbetët shtet strategjik në regjion, si në kup-timin ushtarak, ashtu dhe politik dhe ekonomik. Kjo e bën Serbinë të rën-dësishme, dhe po aq sa Serbia mund t’i nënshtrohet presionit gjerman, ajo po aq mund t’i kundërvihet këtij pre-sioni përmes shfrytëzimit të interesa-ve ruse. Faktori që është vendimtar në këtë moment është që elita aktu-ale politike në Serbi megjithatë sheh të ardhmen e Serbisë në BE, dhe do ta shihte si çmim tepër të lartë heqjen dorë nga anëtarësimi në BE për ndo-një afrim të ri me Rusinë.

Kosova gjendet në një situatë tjetër. Interesi evropian, në formën e ICO-së, EULEX-it dhe mekaniz-mave të tjerë multilateral, nuk është përkthyer asnjëherë në një interes të veçantë ekonomik dhe politik. Shtetet evropiane janë kryesisht të interesuara që Kosova të mos degje-nerojë, duke u shndërruar në vatër të krimit transnacional, terrorizmit, korrupsionit dhe emigracionit. Edhe përfshirja eventuale e Kosovës në BE shihet dhe justifikohet pothuajse krejtësisht në këta terma. Thirrja ruse për organizim të policive ballkanike kundër tregtimit të heroinës përmes Kosovës në Evropë (duke përjashtuar nga kjo marrëveshje vetë autoritetet e Kosovës) mund të jetë pjesë e për-pjekjeve për një përafrim me BE-në duke prekur një pikë të ndjeshme të sigurisë evropiane – tek e fundit, pse i dhemb Rusisë për heroinën që po tregtohet në Evropë? Në këtë rrafsh, në kontekstin e një BE-je të dobët dhe një Rusie që synon shtrirje të ndikimit në rajon, forcimi i lidhjeve politike me Turqinë dhe thirrja ritualistike në miqësinë me SHBA-të, që tashmë ka marrë përmasa më shumë simbolike se sa reale (përjashtuar këtu ndikimin personal të ambasadorit Christopher Dell tek qeveria aktuale), në dëm të përafrimit sidomos me interesat gjer-mane, mund të jetë i rrezikshëm dhe i dëmshëm për interesat afatgjata të Kosovës. Në këtë ristrukturim mul-tipolar të globit, çelësi për Kosovën është jo që të anojë nga njëra apo tjetra fuqi, por që të përfitojë nga riva-litetet e tyre. Kjo ka qenë historikisht gjithmonë formula shpëtimtare e sh-teteve të vogla.

shtetit amerikan, siç është dhënia e granancave për investime nga Banka amerikane (shtetërore) e Eksport-Im-porteve, që kanë synuar nxitjen e in-vestimeve amerikane në regjion.

Humbja e interesit amerikan në Ballkan vetëm se do të intensifikohet me rënien e ndikimit amerikan në botë si pasojë e krizës ekonomike. Sistemi botëror efektivisht ka hyrë në procesin që para disa viteve so-ciologu Giovanni Arrighi e kishte quajtur “bifurkim” – një ndarje midis fuqisë botërore ushtarake që mbetet e përqëndruar në SHBA, dhe fuqisë fi-nanciare që tani po zhvendoset krye-sisht në Azinë juglindore. Një proces i tillë vetëm sa është intensifikuar gjatë krizës së katër viteve të fundit, gjatë së cilave ekonomitë e vendeve në zhvillim kanë vazhduar të rriten përdërisa ekonomia amerikane dhe ajo evropiane lënguan dhe vazhdoj-në të lëngojnë nga probleme të thella strukturore.

Kjo situatë i ka kontribuar energji-së dhe hapësirës së re që shtetet në zhvillim, sidomos fuqitë regjionale, kanë gjetë për të shtrirë apo përfor-cuar më tej influencën në rrethinat e tyre gjeografike. Ballkani duket se po bëhet pre e një konkurrence të tillë të re regjionale, si pasojë jo vetëm e tërheqjes së interesimit amerikan, por edhe e mundësive të reja që

këto shtete të përdorin fuqitë e tyre të reja për të shtrirë ndikimin në këtë zonë. Është e dukshme se në sistemin botëror kapitalist, fuqia financiare po bëhet gjithnjë e më përcaktuese e prestigjit dhe ndikimit të një shteti se sa fuqia ushtarake.

Sot, përpjekja kryesore gjeopo-litike për Ballkanin po bëhet nga Gjermania, e cila synon që shtetet e

Ballkanit t’i fusë apo mbajë në sferën evropiane të ndikimit, veçanërisht përmes përfshirjes së tyre në BE. Ky rol i Gjermanisë mundësohet sot nga fuqia financiare e këtij vendi, e cila po e mban në jetë euron përkundër krizës së thellë fiskale që ka përfshi-rë periferinë e Eurozonës. Turneu i kancelarës gjermane Angela Merkel dhe sidomos vizita e saj në Serbi, ish-te pjesërisht përçim i mesazhit për

Koncepti i ministrit të Jashtëm turk Davutoglu për të ashtuquajturin “neo-otomanizëm” dhe shtrirje të ndikimit turk është i njohur për shumë kosovarë

Page 10: Gazeta Nr. 38

E mërkurë, 21 Shtator 2011 10

Antikapitalizmi radikalNga zeroja në leksikëArtan Sadiku

Eksploatimi i skajshëm i të men-duarit dhe gjuhës si operaci-one themelore të diskursit që

ofron mundësi perfekte për propozi-me praktike politike dhe përafrim të vazhdueshëm përfaqësues mes idesë dhe objektit paraqitet si shprehje e fetishit ndaj korrelacionit të të men-duarit filozofik në lidhje me kapita-lizmin në terma politikë. Ky model i diskursivitetit është gjithnjë veçmë në pajtueshmëri me rregullsinë e formi-mit diskursiv fukoian dhe në koheren-cë me vitalitetin teorik bergsonian. Diskursi antikapitalist ndërtohet mbi aksiomën badiouane për idenë e për-jetshme të barazisë dhe ndërton rea-litetin paralel me çka teza është bërë vetë objekti i saj. Duke ngadalësuar kapitalizmin, materia brenda tij nge-let e pasfiduar. Sfidimi i diskursit an-tikapitalist ndaj botës është simbolik, ai i përgjigjet tendencës auto-refe-ruese dhe auto-legjitimizuese të tij, duke e zëvendësuar nihilizmin e pas-hmangëshëm kapitalist me egoizmin antikapitalist. Diskursi antikapitalist vuan nga dëshira antimarksiste për rregullsinë materiale. Ai dështon të kuptojë primacinë e procesit prodhu-es që shkaktohet nga vetë prodhimi, nga prodhimi i prodhimit të cilin Nick Land e quan përbërës themelor të materialitetit. Materia është procesi primar, ndërsa përfaqësimi koncep-tual mes idesë dhe objektit është gji-thnjë veçmë dytësor, prandaj edhe çështja e agjentit shoqëror në raport me kapitalizmin është dytësore. Është ky materialitet intensiv ai që duhet të jetë pikënisja e diskursit antikapita-list, nëse në përgjithësi mund të ketë një të tillë. Prodhimi maqinik përtej-son çdo ndërmarrje antikapitaliste që ndjek logjikën e proletarianizmit. Ndërhyrja me masa partizano-prole-tare është ndërhyrje vetëm në njërën nga mijëra platotë së cilës sipas logji-kës rizomatike deluziane nuk mund ti përshkruhet një dalje, një rezultat an-tikapitalist.

Operacioni i shpëtimit të marksiz-mit nga marksistët duhet bazuar në konceptet radikale marksiste. Ope-racion që nuk e fetishizon nevojën imediate politike e cila më pas kthe-het për ta shantazhuar vet teorinë. Një operacion i tillë nuk e ndërton veten në pavarësi të praktikës politike, por ai në fund të fundit është një diskurs minimalist që manifestohet si prakti-kë e pastër. Dogmatizmit të diskursit antikapitalist në mënyrë të vazhdue-

shme i largohet pika e shkatërrimin të kapitalizmit, sepse ai nuk e kupton hipermaterialitetin marksist të botës, ai e zhvillon betejën në nivelin gjith-një veçmë dytësor, atë të organizimit përmes politikave parizane, luftës së klasave dhe proletariatit. Rrjedhi-misht antikapitalizmi radikal është ai që kapitalizmit nuk i qaset me betejë, por me dashuri skizofrenike për ta sh-katërruar atë përmes përshpejtimit të asaj që është më se realja e kapitaliz-mit. Kapitalizmi është gjithnjë veçmë tekno-kapitalizëm, sistem i prodhimit të prodhimit në të cilin hipermate-rialiteti përcakton dinamikat e veta pavarësisht dhe si një sistem i tillë i mbyllur nga ndikimet e jashtme, ai është i nënshtruar entropisë clausiu-siane. Entorpia sistematike kapitaliste landiane akumulohet në të duke rri-tur nivelin e çrregullimit, kapitalizmi është i aftë të devijojë vdekjen vetëm për shkak se ai edhe e propagon atë dhe propagimi i çrregullsisë është gjitnjë më i suksesshëm se devijimi.

I gjithë angazhimi politik që rrjedh nga diskursi antikapitalist i jep azil vetë kapitalizmit nga shtytja frojdi-ane për vdekje të cilën kapitalizmi e ka të përbrendësuar në vete. Fakti që Harvey e identifikon krizën si një përbërës inherent të kapitalizmit për-

gënjeshtrohet nga Zizek-u në preten-dimin e tij që kapitalizmi po i afrohet krizës së tij terminale. Krizat sa më të shpeshta dhe sa më të thella, si forma të propagimit të vdekjes, vetëm se e vitalizojnë kapitalizmin, shtytja drejt vdekjes inherente për kapitalizmin manifestohet përmes krizave, nga ikja nga të cilat kapitalizmi e mundëson veten. Krizat e kalitin kapitalizmin dhe prandaj si të tilla ato asnjëherë nuk mund të jenë terminale. Terminale për kapitalizmin është vetë dëshira e tij, dhe kjo prandaj duhet të përshpej-tohet.

Diskursi dominant antikapita-list në trasferimin e tij në lokusin politik ndërhyn në rirregullimin e marrëdhënieve të kapitalizmit. Lufta e proletariatit për pronësi mbi mjetet e prodhimit, lufta për pronësi publi-ke mbi kapitalin, lufta për marrjen e fuqisë politike për rishpërndarjen e pasurisë, janë të gjitha lufta të fetis-hit. Kapitali në termat e diskursit të sotëm antikapitalist mbetet objekt që i nënshtrohet pronësimit, akumulimit, qoftë privat, qoftë kolektiv, ai do të vazhdojë të manifestohet si prodhim i prodhimit. Pyetja themelore idio-tike politike është: kush e ka push-tetin?, përderisa revolucioni mbetet diçka që qëndron plotësisht jashtë

çdo nocioni shoqëror. Zizek-u duke pohuar që ndonjëherë të mos bësh asgjë është akti më subversiv i mun-dshëm për situatën e dhënë, vërteton aneminë e diskursit antikapitalist, që manifestohet si shëmbëlltyra e lidhur për vetë kapitalizmin, për vetë situa-tën, që tenton të përjetojë veten si një alternativë konkurrente dhe në garë me kapitalizimin, po e cila e ndjek atë, dhe që vepron në varshmëri nga situ-ata, të cilën gjithmonë veçmë e dikton kapitalizmi. Diskursi antikapitalist nën konditat e primacisë së kapitalizmit angazhohet me të si në argumenti-min filozofik, ashtu edhe në betejën politike, pa e kuptuar që kapitalizmi nuk ka një fytyrë, por i njëjti krijon të gjitha fytyrat, si ato korporativiste, as-htu edha ato proletare. Dileri i koka-inizuar i Nick Land-it që kalon pranë një të dehuri në rrugët e Manhatanit e përkthen dendësinë e dallimit klasor në një intensitet imanent të gjurmuar në një sipërfaqe të lëmuar të zhdukjes sociale. Kapitali preferon zeron socia-le.

Përmes difuzitetit të tij, kapitalizmi rrënjoset në diskursin antikapitalist përmes akomodimit të vetë kapitalit si një e dhënë e cila duhet të rirre-gullohet, të shpërndahet, të menax-hohet sipas idesë së përjetshme të

barazisë. Telos-i antikapitalist nuk ka kapacitetin e entropisë që nuk është qëllim por ligj sistemor, prandaj efek-tuimi i diskursit antikapitalist e lë të paprekur entropinë që është gjithnjë veçmë e përbrendësuar në prodhi-min e prodhimit, materialitet intenziv që është primar dhe i pavarur. Diskur-si antikapitalist duke tentuar alternati-vant e kapitalizmit jeton kapitalizmin alternativ.

Proponentët kryesorë të diskursit antikapitalist e injektojnë pamun-dësinë inherente të kalimit nga filo-zofia në politikë në tërë këtë diskurs mu sepse kjo praktikë shoqërore fi-lozofiko-praktike gjithnjë dështon në raport me tekno-dinamikën primare kapitaliste. Angazhimi për revolucio-narizëm maoist është në kundërshtim me renditjen e revolucionin në ka-tegorinë e ngjarjes badiouane e cila është gjithnjë e paparashikueshme, e pandikuar dhe e papritur. Loytard-i me të drejtë është skeptik për mun-dësinë e një diskursi revolucionar. Ftesa “Vjedhës të shitoreve bashko-huni” që u drejtohet atyre që shkaktu-an trazirat në Londër, efektivisht bën ftesën e njëjtë si ajo që i bashkoi kor-porativistët në Organizatën Botërore të Tregtisë. Vjedhja e shitoreve kapi-taliste nuk është masë antikapitaliste

DiskutimOperacioni i shpëtimit të marksizmit nga marksistët duhet bazuar në konceptet radikale marksiste

Page 11: Gazeta Nr. 38

E mërkurë, 21 Shtator 2011 11

Çmimi i qeverisë

sepse ajo e ndjek logjikën e arritjes së vlerës më të volitshme të këmbi-mit, të njëjtën gjë që korporatat tran-snacionale e bëjnë duke vjedhur re-surset përmes eksploatimit me çmim të volitshëm përmes korruptimit të qeverive. Çdo tentim për ta dëmtuar kapitalizmin nga jashtë, siç ishte edhe propozimi naiv i Samir Amin-it për tërheqjen e vendeve të botës së tretë nga OBT, vetëm e evidenton shtytjen drejt vdekjes së kapitalizmit me çka e shtyn atë drejt vitalitetit. Shkatërrimi i kapitalizmit qëndron në destrukti-vitetin inherent për të dhe çdo kun-dërshtim nga jashtë tij paraqet kun-dërshtim ndaj shkatërrimit të tij të përbrendësuar.

Pretendimi për marrjen e pushtetit të shtetit që mbyt lëvizjet revoluciona-re është i mundur vetëm përmes tota-lizimit të dhunës në shtet, e cila e dalë nga çfarëdolloj kontrolli e relativizon shtetin si organizatë me monopol ndaj dhunës. Organizatë e cila historikisht ka ndërruar rolet jo për t’iu përshtatur nevojave të kapitalizmit, por t’i përsh-tatur nevojat e veta ndaj kapitalizmit. Në fillim duke u përshtatur ndaj aku-mulimit nacional të kapitalit përmes fuqizimit të ligjeve dhe sot duke iu përshtatur akumulimit transnacional të kapitalit përmes desovranizimit

dhe deregullimit. Antikapitalizmi du-het të jetë indiferent ndaj shtetit sep-se kapitalizmi është indiferent ndaj tij. Vetëm përmes përshpejtimit të logjikës së tregut të lirë të nënshtruar ndaj dës-hirës maqinike kapitaliste mund të për-shpejtohet kjo dëshirë që përmes lirisë së shfrenuar të manifestuar si çrregu-llim, kapitalizmi i afrohet vdekjes dhe i pamundësohet devijimi nga vdekja.

Vetë fetishi i komoditetit nuk mund të lidhet me përkatësinë në një klasë të caktuar shoqërore e as me çështjen e emancipimit, sepse duke qenë i lidhur me procesin e akumulimit që është i përbrendësuar në sistemin e hipermaterialitetit kapitalist, ai qën-dron i pavarur nga strukturat shoqëro-re dhe nga dëshirat subjektive. Çfarë

ndryshimi në komoditet paraqet ten-denca e një pronari korporativist për dyfishimin e pasurisë së tij 10 miliar-dëshe?! Primacia e dëshirës maqini-ke që prodhon prodhimin e zhven-dos diskursin antikapitalist nga çdo lidhje me individin si agjent primar shoqëror. Individi në diskursin radi-kal antikapitalist është në proces të vazhdueshëm të zombifikimit deri në zhdukjen e tij, të kthimin e tij në gjen-djen inorganike. Ndërmarrja radikale antikapitaliste është antihumaniste, mu sepse humanizmi paraqet histo-rinë e patriarkisë kapitaliste dhe si i tillë nga perspektiva humaniste është një nihilizëm virulent.

Në fund, kapitalizmi radikal ofron mundësinë e shkatërrimit të kapita-lizmit përmes përshpejtimit, shka-tërrim për të cilin njeriu është gjithnjë veçmë dytësor ndaj procesit primar të prodhimit të materies. Çështja është se a mund të arrijmë në një dis-kurs antikapitalist që është relevant për njeriun?! Duke u rikujtuar që dis-kursi radikal antikapitalist nënkupton hyrjen brenda logjikës së kapitalizmit dhe përshpejtimin e kësaj logjike me çka përshpejtohet edhe destruktivi-teti i tij dhe me çka pamundësohen krizat e kapitalizmit dhe si pasojë, nga mungesa e prezencës së shtytjes drejt

Diskursi dominant antikapitalist në trasferimin e tij në lokusin politik ndërhyn në rirregullimin e marrëdhënieve të kapitalizmit.

Qeveria e Kosovës vë dorë mbi Kosovën për t’ia shitur asaj pasuritë, për t’ia keqpërdorur buxhetin dhe për t’ia falur territorin. Pra, në fakt, Qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga Kosova. Dorëheqja e Qeverisë së Kosovës do të ishte fundi i kësaj heqjeje dorë. Nuk mund të jetë edhe Qeveria e Kosovës edhe Kosova e Qeverisë

Albin Kurti

Nga privatizimi po përfitojnë ata që po shesin (qeveri-tarët) dhe ata që po blejnë

(korporatat), në kurriz të shoqëri-së dhe popullit të Kosovës. Nga bisedimet me Serbinë po përfitoj-në ata që po e japin atë që s’është e tyre (kryeministri i Kosovës) dhe ata që po e fitojnë atë që s’është e tyre (Serbia), në kurriz të integri-tetit të territorit dhe funksionali-tetit të shtetit të Kosovës. Qeveria e Kosovës është bërë vula e shpronësimit politik dhe ekonomik të qytetarëve të Kosovës.

Nëpërmjet buxhetit të Kosovës, kjo Qeveri më shumë i ka marrur Kosovës sesa që i ka dhënë asaj. Ngjashëm, privatizimi i egër dhe bisedimet me Serbinë nuk po zhvillohen për t’i dhënë Kosovës,

por për t’i marrur asaj. Sovraniteti i Kosovës dhe pushteti në Kosovë janë bërë dy gjëra kundërthënëse. Sot, kemi pushtet të fuqishëm pse s’kemi sovranitet.

Duke synuar ekonominë e tregut dhe jo tregun e ekonomisë, kemi përfunduar në treg pa ekonomi. Duke synuar shpalljen e pavarësi-së dhe jo pavarësinë që edhe shpallet, kemi përfunduar te varësi të pashpallura.

Formalisht, demokracia është diktaturë e shumicës. Në Kosovë nuk e kemi as këtë minimum të demokracisë. Sepse në Kosovë kemi diktaturë të pakicës. Koa-licioni aktual qeverisës i ka mbi 40.000 vota më pak sesa opozita. Dhe, numrat në Kuvend të kësaj Qeverie janë siguruar prej ulëseve të rezervuara që janë thelbësisht jodemokratike.

Parimisht, demokracia është demokraci prej poshtë. Në Kosovë nuk e kemi as këtë parakusht të demokracisë. Sepse në Kosovë demokracia është demokraci prej lart, që do të thotë se nuk është demokraci. Vendimet nuk kanë bazë të gjerë diskutimi dhe as pjesëmarrjeje. Institucionet për-faqësuese shihen si mekanizma ku bëhet aprovimi teknik i vendimeve dhe jo organe ku zhvillohet debati politik për ato vendime.

Këta qeveritarë nuk mund të ndërrojnë. Ata duhet t’i ndërroj-më. Nëse duam të shpëtojmë e të fitojmë. Aq thellë ata janë kredhur në keqqeverisjen aktuale saqë s’dalin dot prej andejpari. Disa nuk kanë vullnet për këtë, disa nuk kanë interes kurse disa qeveritarë të tjerë nuk kanë as aftësi. Faktorët ndërkombëtarë në Kosovë mbase

mund të na ndihmojnë duke mos na ndihmuar (përderisa protekto-rati i tyre po funksionon si mbrojtje e Qeverisë nga Kosova e jo mbroj-tje e Kosovës nga Qeveria).

Kosova me këta pushtetarë është sikur treni që ka stacione të pandryshueshme përpara. Krejt çfarë mund të bëhet është të shtohet apo zvogëlohet pak shpejtësia e lokomotivës. Mund të vjedhin ca më pak e që sërish është tepër shumë por nuk mund të vjedhin aspak. Mund t’ia vonojnë koncesionet Serbisë por nuk mund t’ia ndalin plotësisht ato. Sepse, siç thotë po-pulli ynë, kur je nisur për Pejë nuk mund të mbërrish në Gjilan.

Zhvillimi dhe shteti ligjor nuk bëhen përmes privatizimit e individualizmit të skajshëm por pikërisht duke dalur nga sfera e privates në atë publike, shoqëro-

re e institucionale. Zhvillimi i një vendi është gjithsesi një çështje kolektive. Dhe, kur kemi ligjin e shansit individual nuk mund ta kemi shansin për ligj kolektiv.

Po, asfalti njëmend është i mirë por ama nuk hahet. Qytetarët duan bukë dhe punë, arsim dhe shëndetësi. E për këtë arsye na nevojiten edhe fabrika prodhimi, e jo vetëm asfalt i nxehtë. Njerëzit duhet të kenë mirëqenie edhe në shtëpi, shkolla e spitale dhe jo vetëm derisa janë në veturë.

Pa ndërrim të këtyre pushte-tarëve nuk ka shansë për ndrys-him të gjendjes në Kosovë. Pa ndërrim të kësaj kulture politike nuk ka qëndrueshmëri të ndrys-himit. Sigurisht që nuk do të jetë lehtë. Mirëpo, nuk duhet ta duam atë që mundemi, por duhet të mundemi për atë që duam.

vdekjes, ai arrin pamundësinë e tij, zeron. Ky diskurs, pra nuk nënkupton propozimin e një sistemi pozitiv të zhvilluar teorik si alternativë e kapi-talizmit, në formë të komunizmit apo anarkisë, por ai paraqet një lëvizje radikale pragmatike që funksionon si katalizues i funksionit primar prodhu-es, i përshpejtimit të matrialitetit deri në shkatërrim, ku njeriu si formë or-ganike nuk ekziston.

Ajo që mund të bëjmë në këtë mo-ment është të spekulojmë për mun-dësinë e një diskursi antikapitalist që jodoemos përfundon në nihilizëm vi-rulent inorganik, në zero. Ky spekulim fshihet në vetë operacionin e diskur-sit. Kapitalizmi ekziston edhe si rrjed-hojë e ekzistimit të vetë diskursit, ose e ekzistimit të konceptit të kapitalit që përmes diskursivitetit, që është i ve-tmi privilegj në dispozicion të njeriut për konceptualizmin e botës, e mun-dëson edhe ekzistimin e kapitalizmit. Vetë mendimi i kapitalit si koncept është një proces prodhimi që më pas e prodhon konceptin e materialitetit në botën diskursive. E gjithë kjo, me kusht që diskursiviteti të mbetet i ku-fizuar në botën kapitaliste jashtë koz-mologjisë hegjemonike deluziane. Duke e mundësuar skizoanalizën ri-zomatike të Deluze-it dhe Guattari-t të

veprojë brenda vetë sistemit të pava-rur hipermaterial kapitalist që e për-cakton dëshirën e pavetëdijëshme libidinale të individëve dhe grupeve që janë dytësore ndaj tij, të shkëputur nga investimi i çfarëdolloji përkatësie ose interesi klasor, ne mund të sfi-dojmë enigmën e kapitalit në nivelin diskursiv. Kjo sfidë qëndron në prak-tikën kreative badiouane të emërimit kreativ, atë të zbrazjes së fjalëve nga kuptimi në të cilin ato referojnë dhe plotësimin e tyre më një kuptim të ri, vërtetësia e të cilit do të mund të veri-fikohet vetëm në të ardhmen, kur ai të referojë në diçka tjetër, në diçka të re. Një sfidë e tillë antikapitaliste është ndryshimi i asaj se në çka referon vetë fjala kapital në mënyrën perfek-te lakaniane përmes së cilës subjekti gjithnjë deklaron një kuptim në të ar-dhmen pararendëse. Një e ardhme e tillë e sfidon antikapitalizmin radikal në antihumanizmin dhe nihilizmin vi-rulent të tij, por ajo gjithashtu paraqet sfidë për vetë diskursivitetin si të tillë. Antikapitalizmi në fund të fundit mund të jetë një sfidë leksikore, përmes së ci-lës mund të fitohet beteja në botën gji-thnjë veçmë diskursive kapitaliste. Kjo mundësi antikapitaliste gjithnjë veçmë është spekulative duke pasur para-sysh primacinë e hipermateriales.

Kosovë

Page 12: Gazeta Nr. 38

E mërkurë, 21 Shtator 2011 12

Antagonizëmdhe hegjemoniPërktheu: Dilfirus Vrioni

Elke Wagner : Vepra ‘Hege-mony and socialist Strategy’ të cilën ju e keni bashkësh-

kruar me Ernesto Laclau-n, është përkthyer në një numër të madh shtetesh dhe ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në teoritë e New Social Movements [Lëvizjet e reja sociale]. Në këtë libër ju tento-ni të riformuloni teorinë marksiste për ta risjellë në diskutimet bash-këkohore mbi natyrën e politikës. Mund të na thoni pak më shumë për gjenezën e kësaj vepre dhe mbi idetë kryesore të saj? E, në veçanti, cili është roli i nocionit të hegjemo-nisë në subjektin tuaj?

Chantal Mouffe : Ne ndjekim dy objektiva qendrore në Hegemony and Socialit Strategy, publikuar nga Verso në 1985. I pari ishte politik, i dyti teorik. Nga ana politike ka të bëjë me riformulimin e një projekti socialist dhe të jepte një përgjigje për krizën e mendimit të së majtës, njëkohësisht edhe versioneve komuniste dhe so-cial-demokrate. Për ne kjo krizë ish-te pjesërisht shkaktuar nga rëndësia gjithnjë në rritje e lëvizjeve të reja sociale që filluan të shfaqen prej vi-teve 1960, e pra as marksizmi, as so-cial-demokracia nuk qenë të afta t’i përshtatnin këto lëvizje në mënyrën e duhur. Nga ana teorike konsiston në propozimin e një qasjeje që të lejon të kuptosh specifisitetin e lëvizjeve të cilat nuk vinë nga strukturat e klasave, dhe rrjedhimisht nuk mund të kupto-hen sipas skemave klasike të përjas-htimit ekonomik. Në këto kushte, ne ishim të bindur që ishte mundësia e teorizimit politik, e kështu ngritëm një teori duke bashkuar dy qasje teorike të ndryshme : kritikën e esencializmit të cilën e gjejmë në mendimin post-strukturalist, te Derrida-ja, Lacan-i, Foucault-ja (por gjithashtu edhe te Wittgenstein-i dhe te pragmatistëve amerikan), dhe duke bashkuar ele-mentët qendror të konceptit grams-hian për hegjemoninë. Kjo qasje teorike, që është cilësuar edhe si postmarksiste është njëkohësisht e njohur nën emrin discours theory, [diskursi teorik].

E.W. Cilat janë aspektet kryesore të kësaj qasjeje?

CH.M .: Në qasjen tonë, dy kate-

Intervista Intervistë me Chantal Mouffe, nga Elke Wagner. Demokracia radikale përballë konsensusit neoliberal

Nga pikëpamja jonë, problemi i shoqërive demokratike moderne nuk janë principet e tyre etiko-politike të lirisë dhe barazisë, por më së shumti fakti që këto principe nuk janë vënë në punë. Gjithashtu, në këto shoqëri, strategjia e së majtës duhet të konsistojë në insistimin e aplikimit të këtyre principeve – që s’është tamam një ndarje radikale por më tepër ajo që Gramshi quan “lufta e pozicioneve” dhe që çon në krijimin e një hegjemonie të re

goritë kryesore janë, nga njëra anë, koncepti i « antagonizmit » dhe nga tjetra ai i « hegjemonisë ». Koncepti i antagonizmit është absolutisht i rën-dësishëm për ne, në kuptimin që ai pohon që të kundërtat janë ndërtue-se, thelbësore dhe të pashmangshme. Ideja e antagonizmit ngre barazimisht ekzistencën e konflikteve për të ci-lat zgjidhja racionale nuk ekziston. Kjo n’a çon në kuptim e pluralizmit, dhe dallimin e tij nga qasja liberale. Në një pluralizëm që ndryshe nga ai i Nietzsche-s apo i Weber-it, e merr nismën nga pamundësia për t’i bërë bashkë të gjithë pikëvështrimet. Më vonë, në Democratic Paradox, unë kam hedhur mendimin ta thërrasim këtë dimension të pandashëm të an-tagonizmit, “politiken” [the political], dhe ta dallojmë nga “politika” [politi-cs] që na shpjenë në mënyra veprimi të ndryshme të organizimit të bashkë ekzistencës njerëzore. Koncepti i dytë thelbësor është ai i hegjemonisë. Për ne këta dy koncepte, ai i antagonizmit dhe ai i hegjemonisë janë të pash-mangshëm në elaborimin e një teorie politike. Ata janë të lidhur me njërin - tjetrin në mënyrë të tillë: të mendosh politikën me idenë se aty gjenden antagonizmat, nevojshmëria për të sa-krifikuar principe të fundme dhe për rrjedhim rinjohja e dimensionit të lë-vizshmërisë dhe të ndodhisë prezente në gjithë ndërtimin social. Të flasësh për hegjemoninë implikon që secili rend social s’është gjë tjetër veç ar-tikulimit të marrëdhënieve të pushte-teve të veçanta dhe kështu nuk mund të flasim për parime racionale të fun-dme. Shoqëria është atëherë produkti i një serie praktikash që janë vënë në punë me qëllimin për të tentuar kriji-min të një farë rregulli nën kontekstin e ndodhive. Janë tamam këto praktika që ne i quajmë praktika hegjemoni-ke. Gjithnjë ka vend që gjërat të jenë ndryshe. I gjithë rendi është themelu-ar në përjashtimin e rendeve të tjerë të mundshëm, dhe mund të gjendet gjithnjë një konfigurim i ri midis ra-porteve të pushtetit. Në këtë kuptim, i gjithë rendi është politik dhe askush nuk mund të ekzistoj në mungesë të marrëdhënieve të pushtetit të cilat e formësojnë. Ky element teorik ka edhe implikime politike thelbësore. Shpesh dëgjojmë të thuhet në ditët tona që globalizimi neoliberal është produkt i fatit dhe ne s’kemi ç’t’i bëj-më tjetër veçse ta pranojmë. Ju kujto-

het se sa herë Margaret Thatcher-i ka deklaruar :“S’ka alternativë tjetër”. Fatkeqësisht një numër i madh soci-al-demokratësh e kanë pranuar këtë ide duke menduar se gjëja e vetme që mund të bënin ishte të ndihmo-nin, le të themi ta bënin më natyral e njerëzor, procesin e pashmangshëm të globalizimit. Përkundrazi, sipas pi-këvështrimit tonë, është e qartë se gji-thë ky rend është pikë së pari politik, çështje e një konfigurimi hegjemonik që ofron dhe jepet nga marrëdhëniet e pushtetit. Gjendja me të cilën na pa-raqitet tani Globalizmi, nuk ka asnjë pikë të përbashkët me të qenit “na-tyrale”, ajo është pastër rezultat i një hegjemonie neoliberale dhe është strukturuar nga marrëdhënie spe-cifike të pushtetit. Kjo nënkupton që është e mundur që alternativa të tje-ra mund të ekzistojnë. Siç edhe mund të vërehet konfigurimi i konceptit të hegjemonisë është thelbësor për të orientuar aksionin publik. Ai ngre faktin që është gjithmonë e munduar për t’i ndryshuar gjërat politikisht, të ndërhysh në marrëdhëniet e pushtetit e më pas t’i transformosh.

E. W.: Si do ta gjejë mundësinë të artikulohet me alternativa kjo qasje duke pasur parasysh pushtetin he-gjemonik aktual?

CH.M.: Si fillim duhet të marrim parasysh edhe idenë e një rendi na-tyror, rrjedhojë e veprimit të forcave objektive, qoftë ato të prodhimit, ligjet e historisë, apo edhe vetë zhvillimi i brendshëm i njeriut. Për të rimarrë sloganin e lëvizjeve mbarëbotërore, ne mbështesim thirrjen se një botë tjetër është e mundur ! Në fakt, si-pas nesh, botë të tjera janë gjithnjë të mundura, dhe njerëzit s’duhet t’i nënshtrohen kurrë idesë që gjërat s’mund të ndryshojnë. Kanë ekzi-stuar gjithmonë ide, për të eleminu-ar hegjemonitë dominante, të cilat mund të aktualizohen. Është ekzak-tësisht kjo ajo që teoria e hegjemo-nisë na lejon më mirë të kuptojmë. I gjithë rendi hegjemonik ekzistues mund të vihet në vëmendje duke provokuar praktika kundra-hegje-monike, që do të tentojnë mosar-tikulimin ose vendosjen e një for-me tjetër të hegjemonisë. Siç edhe mund ta kuptoni, një tezë e tille sjell

implikime shumë të rëndësishme mbi mënyrën sesi ne duam t’i ja-pim pamje politikave emancipuese. Nëse lufta politike konsiston gjit-hmonë në konfrontimin e praktikave të ndryshme hegjemonike dhe pro-jekteve të ndryshme hegjemonike, kjo implikon që në asnjë moment askush s’mund të thotë që ky kon-frontim duhet të marrë fund sepse një demokraci perfekte na qenka cenuar. Kjo është arsyeja për të cilën ne riformulojmë projektin e së majtës në Hegemony and Socialist Strategy në termat e “demokraci radikale dhe pluraliste” dhe insistojmë në faktin që ky proces është i pafundëm. Ajo për të cilën ne bëjmë thirrje është radika-lizimi i institucioneve demokratike ek-zistuese deri në atë pikë sa nocionet e lirisë dhe barazisë të bëhen efektive në marrëdhëniet shoqërore dhe ky numër të vijë gjithnjë në rritje. Qëlli-mi ynë, siç e nënvizova edhe më parë, ishte t’ia vinim veshin dhe të integro-nim kërkesat e lëvizjeve të reja socia-le. Për ne, sfida për të majtën është të gjejë mjetet për të artikuluar kërkesat e reja të sjella nga lëvizjet feministe,

Page 13: Gazeta Nr. 38

E mërkurë, 21 Shtator 2011 13

antiraciste, homoseksuale apo edhe ekologjiste dhe duke i kanalizuar ato nën shpalljet e termave të ndarjes së klasave. Në këtë prespektivë, një koncept tjetër i rëndësishëm i Hege-mony and Socialist Strategy është ai i “lidhjeve ekuivalente”. Në kundër-shtim të ndarjes totale mes lëvizjeve, siç ka qenë shtruar nga disa filozofë postmodernë, në kemi postuluar që është me rëndësi për të majtën të shtrojë lidhje bashkërenduese midis të gjitha ‘luftërave’, siç janë; punëtorët p.sh., plus kërkesave e tyre duhet të marrin parasysh edhe kërkesat e njerëzve me ngjyrë, të emigrantëve dhe feministeve. E për këtë kuptohet që edhe feministet kur definojnë kër-kesat e tyre mos t’i bëjnë thjesht dhe vetëm në terma gjinor por të marrin gjithashtu parasysh ato të grupeve të tjera, deri sa të krijohet një lidhje ekuivalente midis të gjitha luftërave demokratike. Sipas nesh objektivi i së majtës duhet të jetë të vërë në vend një vullnet kolektiv të të gjitha forcave demokratike deri sa të çojë në radika-lizimin e demokracisë dhe të instalojë një hegjemoni të re.

Gjithashtu doja të theksoja edhe një tjetër dimension të rëndësishëm të kësaj demokracie radikale. Ai ka të bëjë me idenë që duhet të ndahemi njëherë e përgjithmonë ideja se për të arritur një shoqëri më të drejtë du-het të ecim nën gjurmët e demokraci-ve te zhvilluara perëndimore, në fakt është e nevojshme të shkatërrojmë rendin liberal dhe të nisim një rend të ri duke filluar nga zero. Këtu kritikoj-më modelin revolucionar tradicional Leninist dhe pohojmë që, në kuadrin e një demokracie pluraliste moder-ne, demokracitë mund të realizohen vetëm duke u nisur nga një kritikë thelbësore për institucioneve tashmë ekzistente. Nga pikëpamja jonë, pro-blemi i shoqërive demokratike mo-derne nuk janë principet e tyre etiko-politike të lirisë dhe barazisë, por më së shumti fakti që këto principe nuk janë vënë në punë. Gjithashtu, në këto shoqëri, strategjia e së majtës duhet të konsistojë në insistimin e apliki-mit të këtyre principeve – që s’është tamam një ndarje radikale por më te-për ajo që Gramshi quan “lufta e pozi-cioneve” dhe që çon në krijimin e një hegjemonie të re.

E.W.: Si mund të vihet në funksio-nim në ditët tona kjo lloj lidhje ekui-valante? Dhe cili do të ishte në këtë rast roli i sindikatave dhe i partive politike?

CH.M.: Në atë që ka të bëjë me mundësinë për të radikalizuar de-mokracinë, situata fatkeqësisht është dukshëm më pak favorizuese sesa ka qënë tridhjetë vite më parë, koha që ne kemi shkruar këtë libër. Ne-vojshmëria për të vënë në jetë këtë lidhje ekuivalente vjen parësore për projektin e së majtës, por terre-ni është transformuar që në themel nga neoliberalizmi. Në fillim të vi-teve 1980, kuptimi social-demokrat

i së përbashkëtës ishte ende mjaft i shtrirë. Ne kritikonim në atë kohë limitet social-demokrate dhe pro-pozonim radikalizimin e demokra-cisë, por askush nuk e imagjinonte atëherë se përparimet që u dukën se u bënë nga social-demokracia do të ishin faktuar kaq të brishta. Qysh prej atyre viteve gjërat ndryshuan në mënyrë drastike. Me politikat e udhëhequra nga Reagan-i dhe That-cher-i neoliberalizmi e forcoi hapin triumfues dhe kori beteja të fitua-ra në botë. Në Britaninë e Madhe, theçerizmi solli zëvendësimin e hegjemonisë social-demokrate dhe instaloi një hegjemoni te re li-berale që është ende në fuqi sot e kësaj dite. Në gjendjen që ndodhe-mi jemi të detyruar të mbrojmë institucionet, për të siguruar bazën e shtetit-social – por ama janë po këto institucione që kritikohen nga ne për defiçit demokracie. Edhe liritë individuale me elementare, që janë në themel të rendit politik, kanë filluar së fundmi të rishiko-hen për shkakun, le të themi “luftë kundër terrorizmit”. Në vend që të

jemi duke luftuar për radikalizimin e demokracisë, jemi reduktuar duke kontribuar në zhveshjen e institucio-neve nga tiparet e tyre demokratike themelore. Çfarë duhet të bëjmë në këtë situatë? Sipas meje, duhet ten-tuar të vihet në vend një front i për-bashkët i të gjitha forcave progresi-ste, i të gjitha lëvizjeve të shoqërisë civile, të mblidhen rreth Attac-ut apo Forumit Social Botëror, duke punuar paralel me partitë politike progresiste dhe gjithashtu edhe me sindikatat. Kjo ndërlidhje e cila duhet të ketë shtrirje

do të jetë e nevojshme deri sa të ketë një mediatizim, i pashmangshëm për vënien në veprim të një hegjemonie të re. Unë jam e shqetësuar, përderisa, ka rezistencë për mosbashkëpunim me institucionet politike që janë tas-hmë në veprim, nga ana e shumë lëvi-zjeve sociale. Unë vetë jam përfshirë në shume lëvizje mbarëkombëtare, dhe fraksione të gjëra në përbërje të këtyre lëvizjeve kanë një qëndrim ek-stremisht negativ përkundrejt institu-cioneve që operojnë. Këto lëvizje janë influencuar nga Hardt-i dhe Negri, të cilët në librin e tyre Empire and Mul-titude shkruanin se lëvizjet shoqërore të cilat e kanë gjenezën në shoqërinë civile duhet ta evitojnë bashkëpuni-min me institucionet politike. Ata i qu-ajnë institucione “molare” (ku marrim referencë fjalorin e Deleuze-it dhe Guattari-t) si “makina të shtrëngimit” duke pohuar se betejat kryesore e kanë shtratin më së shumti në nivelin “molekular”, mikropolitikat. Në këtë këndvështrim, kontradiktat e bren-dshme të Perandorisë (Negri) do ta çojnë në rënien e saj dhe do të sjellin në fitoren e bashkësisë. Por në fakt ata

nuk bëjnë gjë tjetër veç riprodhojnë, me një fjalor të ndryshëm, determi-nizmin marksist të Internacionales së Dytë, sipas së cilës, vetë kontradikta të çon te forcat e prodhimit, dhe vetë ato shpien në rënien e kapitalizmit dhe fitimin e socializmit. Dhe s’mbetet gjë tjetër veç të pritet rënia e kapita-lizmit. Këndvështrimi i Perandorisë është e ngjashme – sigurisht e përsh-tatur në kushte të reja: tashmë është puna jomateriale që luan rol kryesor dhe s’është më proletariati por bas-hkësia që shërben si vektor revoluci-

onar- dhe ja ku jemi në po të njëjtën qasje deterministe.

Është tjetërkund arsyeja për të ci-lën ata s’pranuan idenë sipas së cilës është e nevojshme të krijohet unitet politik midis lëvizjeve të ndryshme. Dhe ajo që për mua është pyetja po-litike më e rëndësishme, të cilën ata nuk e shtrojnë kurrë : si bashkësia, e përbashkëta (si lëvizje) do të shn-dërrohet në subjekt politik ? Ata e njohin faktin që lëvizjet kanë objektiva të ndryshëm, por, për ta, artikulimi dhe diferencat në to nuk është një problem në vetvete. Në fakt nga këndvështrimi i tyre, është pikërisht se luftërat nuk kon-vergjojnë prandaj janë edhe më radikale, secila nga ato përcjell di-rekt grushtet e saj virtual në qendrën virtuale të Perandorisë. Unë mendoj se një qasje e tillë ka ndikuar ne-gativisht në disa sektor të lëvizjeve ndërkombëtare, që ka mbështetur anashkalimin e disa problemeve esencialisht politike: si duhet të or-ganizohemi, duke marrë parasysh njohjen e sfondit të diferencave, për harmonizimin e ndërlidhjeve midis

luftërave të ndryshme ?E.W. : Duke ardhur te kritika juaj

për qasjen ndaj Hardt-it dhe Negri-t, në punët tuaja të më të reja ju keni provuar të forconi qëndrimin tuaj nëpërmjet studimit kritik të teorive politike të rëndësishme, të propozu-ara këto nga teoricienë e sociologë. Cili është qëllimi i kësaj ndërmarr-je?

CH.M.: Pasi shkrova Hegemony and Socialist Strategy , dhe pasi thek-sova limitet e marksizmit në mendi-min e politikës, dëshirova të tregoj që

zgjidhja s’mund të gjendet në zemër të së përditshmes liberale, e cila për më tepër nuk ka teori politike. Kjo është arsyeja pse fillova të marr në diskutim modele të ndryshëm liberal dhe në veçanti ai që ishte asokohe më i rëndësishmi: modeli që vihet në pah në veprën e John Rawls-it. Për mua ka dy arsye që bëjnë që liberalizmi s’mundet ta kapë natyrën e politikës: si fillim racionalizmi i tij dhe më pas individualizmi i tij. Racionalizmi dhe besimi në mundësinë e një zgjedhje-je final, falë zotimit për njohjen e mun-dësisë, gjithnjë prezente të antagoniz-mit dhe individualizmit i cili nuk lejon krijimin e identiteteve politike të cilat janë gjithnjë identitete kolektive, të ngritura ne binomin ne/ata. Për më tepër ky racionalizëm dhe individu-alizëm, dominant në teorinë liberale, nuk i lejon një rol tjetër thelbësor në lojën politike, atë që unë e quaj « pa-sionet »: dimensionin afektiv që rifor-mëson identitete politike. Merrni, për shembull, çështjen e nacionalizmit. Është evidente që ne nuk mund t’i jepnim shpjegim nacionalizmit, nëse nuk do të merrnim në konsideratë

thirrjet dhe dëshirat e identiteteve kolektive, që ndikojnë në formimin e tij. Kjo është arsyeja pse mendimi li-beral ka gjithnjë probleme në inkor-porimin e manifesteve të ndryshme të nacionalizmit. Për liberalët, gjithçka që përfshin një dimension kolektiv prezantohet si arkaike, si diçka irra-cionale e cila s’duhet të ekzistojë më në shoqëritë moderne. Dhe me të ti-lla premisa teorike kuptohet verbëria politike e liberalëve kundrejt dinami-kave politike.

(VIJON NUMRIN E ARDHSHEM)

Page 14: Gazeta Nr. 38

E mërkurë, 21 Shtator 2011 14

Migjeni si vetëvendosës

I pari vetëvendosës në letrat shqipe,Migjeni është autori që ka synuar në radhë të parë Zërin

Idlir Azizi

Disa muaj para Vitit “Migjeni” në Shqipëri, në 100 vjetorin e lindjes së tij më 2011, kam

përshtypjen se po dëgjojmë, qysh tani, uturimat e kritikës shqiptare migjeni-ane. Dashamire (natyrisht), por disi e cofur: nga profesori që shpall se këto “emra të ndaluar” i paska theksuar qysh në “ atë kohë” para 90-ës, e deri te gazetarja, që do të gjejë sërish e sërish imazhet e mjerimit migjenian nëpër rrugët e Tiranës.

Në këtë vit të dekadës së re të 2000ës, mbase do na duhet të shohim disi ndryshe portretin e Migjenit, duke reflektuar mirë mbi mungesën që ne i kemi lënë atij. Mungesë e madhe, në fakt e Migjenit, i cili s’ ka qenë kurrë një fantazmë, as në letrat e as në men-djet shqipe.

Si mungesa e tij nga faqet e mreku-llueshme të albumeve të Marubit me përfshirjen e jetës fshatare, civile e kul-turore të Shkodrës dikur. Përfshirjen, them, jo thjesht pasqyrimin vulgar.

Them “dikur”, pasi s’ka më sot, mesa shohim, as fotograf, as autor, që të na japë me po ato dritë-hije një qytet e një epokë vetëm në disa fytyra tek-tuk. E kam fjalën për fytyra të “po-pullit”, dhe jo për kitche dasmash, apo mbledhjesh të partive të pozitë-opozi-tës.

Mungesë e Migjenit edhe sepse sot është më e lehtë të thuash që s’ka fare Shqipëri mirëfilli. Ose, për të qenë më pak drastik: mungesë, sepse, në këtë vend, gjoja të sotëm, maxhoranca e autorëve duket se shkruajnë si në një vend që mund të jetë (ishte?) bahçe me lule. Ose, pjesa tjetër, thua se Shqi-përia është veç vazhduese e tokave të

Kanaanit e të kazanit mistiko-religjioz të botës perëndimore. Autorët e sotëm shqiptarë, “anakronikisht bashkëko-horë”, do mund të thoshte Jacques Rancière.

E natyrisht e gjitha s’mund ta ketë bazën tjetërkund sesa të qëndrimi au-torial e autoritar intelektual ndaj Popu-llit. Ndaj popullit si nocion e si fushë të

ndarjes së Të ndjeshmes, dhe i së ar-dhmes; si domen i vërtetë i energjisë e i prodhimit e shkëmbimit të densite-teve poetike, dramaturgjike, artistike e arkitektuore.

Sa për “vlerat” – meraku i madh i prindërve tanë – ka se kush merret me to! (Ende mbetet e habitshme kjo ndjesia e prindërve tanë vatikano-

amerikanë).Në këtë vit të Migjenit, mbase do

mund të bëjmë vërtetë një Evokim poetiko-politik të mirëfilltë të tij; dhe jo një vit xhenaze kritiko-televizive.

Sepse duket nga poezitë e nga skicat e tij, që preokupimi migjenian lidhur me “popullin”, është i paprecedent në letërsinë shqipe para tij, e mbetet disi i tillë edhe sot e kësaj dite.

Autori që na hapi për herë të parë skenën e sociales, që u bë i pari sh-krues-depistues socio-poetik, në një vend e në një letërsi ku mbizotëronin vestizhet epiko-legjendare, wagneriz-mi i tepruar fishtian dhe Rilindja më e vonuar në Europë.

Nëpër “ letrën e zhubravitur” që la pas Rozafa e muruar e legjendës (në një letër sa memece, aq dhe llafazane, do mund të thoshte sërish Rancière), Migjeni arriti të na nxjerrë në dritë fuqinë e detajit aktual; dhe më tepër, preokupimin me atë që është tashmë vërtet e popullit: një palë këpucë nxënësi, dy duar pas kurrizit të të pa-punit, një vrimë interesante në parke-tin e një dhomës së prostitutës …

Askush tjetër para tij në Shqipëri nuk kishte dalë para “ popullit”, dhe me një mungesë të atillë apriorish, saqë është përshtypjelënëse edhe sot. Sot e kësaj dite pikërisht, në hordhinë e gjestualitetit të elitizmave, qoftë edhe të majtë, nga mendimbërësit në Tira-në, veçanërisht.

Ndoshta ka ardhur koha, që këtë njëqindvjetor të mos e kemi më pro-blem Migjenin si poet edhe melan-kolik, edhe revolucionar. Ndoshta tejkalohet edhe ai logjikimi rreth tij si gjoja poet i ish komunizmit tonë dhe si këngëtar sublim i mjerimit feudal. Nga mungesa që kemi sot, ne autorët veçanërisht e letrarët, nga mungesa

e madhe e raportit socio-poetik me popullin (dhe jo me folklorin e me po-pulizmin!), është për t’u vënë në dukje tashmë një forcë e Migjenit, edhe aty ku ne kemi menduar për vite e vite se kemi të bëjmë vetëm me një prakti-kant të të pafuqishmit ndaj injorancës dhe mjerimit.

Migjeni është autori që ka ndërfutur më së pari Aktualen në letrat shqipe. Ai arriti të shohë, mes historisë së ngar-kuar e mes analfabetizmit të atëher-shëm, poezinë e vështirë të aktuales dhe emancipimin e zorshëm me anë të saj. Për herë të parë ne kemi pasur një poet, i cili ka ndjerë, mesa duket, se shkruan e sheh në një periudhë ku gji-thkund po ndodhte “ fuzionimi, shkrir-ja ekonomiko-shtetërore”. A ishte vallë edhe lexues i Marx-it sa dhe Hugo-së? Prej tij ne kemi tashmë të regjistruar në shqip përsiatjet mbi nocionin e punës, autori që filloi ta gradojë vështrimin në hyrje të epokës kapitaliste europiane. Në këtë aliazh të modernes, zanat dhe kapidanët rrijnë veç memecë e njëko-hësisht me prani llafazane, në cepin e skenës socio-politike të vendit. Migje-ni ka hapur një “ vrimë interesante”, ose vrima në realitet, nga ato që zor s’ e mbyllen më, ku roli i poetit mbetet të vuajë thellë e më thellë, pikërisht ngaqë arrin të shohë thellë e më thellë.

Dy tre pista poetike e konceptuale do na dilnin për të evokuar forcën e studimit të heshtur e të brishtë të Mi-gjenit, ku ai duket që e ka tërhequr vështrimin nga vija e horizontit për ta përshpejtuar mes sistemit dhe gjërave.

Autori ka sajuar një shpend melan-kolik, një zog vetvrasës, është i pari që ka lënë pas imazhet e një vullneti për fuqi. Metamorfoza e habitshme e Trumcakut, që shndërrohet në melan-kolik, e që rrëzohet mandej me dashje

tepër me atë të Zotit në barcaletën e vjetër bolshevike e cila bën fjalë për një propagandist komunist i cili pas vdekjes e gjen veten ne ferr, ku shumë shpejt arrin të bindë rojën i cili e lejon të kalojë në parajsë. Kur djalli vë re mungesën e tij, i shkon për vizitë Zotit dhe i kërkon që ta dërgojë të arratisurin mbrapsht pasi ai i takon Djallit. Megjithatë, sapo ai i drejtohet Zotit si “Imzot”, Zoti e ndërpret atë: “Pikë së pari, unë nuk jam zotëri, por shok; së dyti, i çmendur je që llafo-sesh me krijesa përrallash?, Unë nuk ekzistoj!! Dhe së treti, bjeri shkurt se

kam mbledhje partie!”Pikërisht, ky është lloji i Zotit auten-

tik që i nevojitet të majtës politike sot: një Zot që u kthye plotësisht në njeri – një shok mes nesh, i kryqëzuar së bashku me dy kokëpalarë, fundërri-na të shoqërisë – që jo vetëm “nuk ekziston” por që është i vetëdijshëm për mosekzistencën e tij, duke e pra-nuar këtë fshirje e duke u shkrirë në dashurinë, lidhjen vëllazërore që lidh anëtarët e Shpirtit te Shenjtë (Komu-niteti i besimtarëve, partia, kolektivi i emancipuar). Katolicizmi është konsideruar shpesh si një kompromis

ndërmjet Kristianizmit të “pastër” dhe paganizmit – por atëherë, çfarë është Kristianizmi në nivelin e kësaj ideje? Protestantizëm? Këtu vendosmërisht duhet bërë një hap më përpara: i vetmi Kristianizëm në nivelin e kësaj ideje që vjen si rrjedhë logjike e ngjarjes vendimtare biblike – vdekja e Krishtit/Zotit – është ateizmi. Anar-kisti spanjoll Buenaventura Durutti thotë: “E vetmja kishë që ndriçon është ajo që digjet në flakë.” Ai kishte të drejtë, megjithëse jo në kuptimin anti-klerikal që synonte të kishte shprehja e tij. Ne kuptimin që besimi

fetar arrin tek e vërteta e tij vetëm nëpërmjet vetëflijimit.

Te “Bisha intelektuale është e rrezikshme” Brehti pohon: “Një bishë është një qenie e fortë, e llahtarshme, shkatërruese; fjala emeton një tingull barbar.” Por për habi, ai shkruan: “ Pyetja kyçe në fakt është kjo, - si bëhet e mundur që ne të shndërro-hemi në bisha, bisha në kuptimin që dominimit të se cilave, fashistët do t’i tremben?” Kjo pyetje është e qartë për Brehtin. Ai formulon një detyrë të shtruar për zgjidhje dhe jo ankime të rëndomta në lidhje me mënyrën se si

Arte

“Shpirti i Partisë: Shën Pali e kishte mirë; besimi fetar shërben si mjet për të shembur themelet e autoritetit”

Slavoj Zizek flet edhe mbi besimin fetarPërktheu: Silvia Batalli-Deliallisi

Pse teologjia vazhdon të dalë si një pikë reference për politikat radikale? Ridel jo për të nego-

ciuar një pozicion diviniteti apo të ga-rantojë një sukses final të përpjekjeve tona, por, përkundrazi , si monedhë e radikalitetit të lirisë së fituar, e pane-vojshmërisë së figurës së Zotit (si ga-rantues) për t’u mbështetur. Dostojev-ski p.sh., ishte i vetëdijshëm se si Zoti ne na ofron njëkohësisht liri dhe për-gjegjësi – sipas tij, Zoti nuk është një padron mirëdashës që na udhëheq drejt sigurisë, por dikush që na kujton herë pas here që ne jemi vetëm në fa-tet tona.

Figura e Zotit që na paraqitet nëpër këto referenca ngjason më

Page 15: Gazeta Nr. 38

E mërkurë, 21 Shtator 2011 15

vertikalisht drejt një vdekjeje që duket se lë vend për imanencë, e që bëhet një përrallë nga e ardhmja. Ironia e ethshme e Migjenit, që “preokupohet” për lexuesin, se mund t’i duket kjo pa-rabolë trill e ilogjike, shenja e parë e vullnetit për fuqi, dhe jo e dëshirës për pushtet, nga autori mësues thatim, nga të rrallët që s’pati kurrë lidhje me qe-veritë e me kastat e shtetit.

Migjeni mbetet i pari që ka futur në shqip një raport kundra pushtetar: ndërfutja e vetëvrasjes, një akt “jashtë-mjekësor”, ku mjekësisë nuk i mbetet fjalë për të thënë, e kështu as pushtet për të ushtruar. Një parabolë po aq me grricje të ligjërimit fetar e autoritetit bi-blik: trumcaku i imët para historisë stër-madhe të Gjenezës (hocus pocus!). Ash-tu si dërdëllitjet e artit dhe politikës sonë të sotme, në Shqipëri e Kosovë, historitë stër-mëdha të asoc-integrimit tonë, duke margjinalizuar përherë e më tej jetën e imët të “ popullit” .

Një rënie e zogut-subjekt, e shpendit që i kthehet historisë së njeriut pikërisht nga kjo metamorfozë e gjendjes, në ri-tmin e marshit funebër të Chopin-it (një tjetër krijues që punonte mes valsit të brishtë dhe etydit revolucionar).

Ky trumcaku që operon me “ fuqi të trishta” (Deleuze) është personazhi fantastik i një letërise realiste shqipe, asaj të Migjenit, ku na tregohet në nën-tekst të largët se Zoti ka qenë i vetmi performer pa publik; ai që s’ka pasur kurrë spektatorë, por që vdes për për-faqësues.

Po aq mbase gjejmë fuqi vitin tjetër ta anashkalojmë atë xokullën e ndryshkur të “aplikimit” të mjerimit migjenian. Atë mjerimin gjoja aktual, ose kinse aktualitetin e sotëm të Mi-gjenit. Mjerimi, që për Migjenin është një fushë studimi, një “ sensibël” , një raport i vërtet i asaj sensibiles rance-riane, pikërisht se nuk është vetëm produkt i kushteve të këqija, jo vetëm nënprodukt i politikës së shtetit, por edhe mënjanim i letërsisë nga jeta e vërtetë, nga bota si e tillë, sajë ezote-rizmit poetik e politik te ne, që e pat trajtuar dhe e trajton popullin ende si një të pabarabartë të padiskutueshëm; si një injorancë e varfëri sui generis; si

një meritues të qeverive që i bien mbi kokë.

Mjerimi: duket më shumë hyrje në mjekësinë e poetikes shqipe, për herë të parë; është mbase Letra lutherane e Migjenit, që ne e kemi anashkaluar, nëpër komentet moraliste të ish komu-nizmit dhe në revanshin e religjiozitetit të kapitalizmit tonë të sotëm e të pa-diskutueshëm.

Migjeni flet në vend të të uriturve, në vend të të mjerëve. Ai që nuk ka po atë mungesë buke e duke qenë për-faqësues i shtresës së mesme rrogëta-re. Por është naive të mendojmë se ai preokuptohet për disa kile mish më tepër. Ajo që merr përsipër Migjeni është defigurimi, zbulimi i tij: jo thjesht pasoja e urisë, por kushtëzimi njerëzor e qytetar nën velin e saj, ai kushtëzim në skenën e urisë. Si një autor që zhbi-ron seksin, Migjeni zhbiron me imtësi urinë.

Mes lugjeve të verdha të Logos-it, ai fillon të ndërtojë poetiken e aktua-les dhe të rizbulojë popullin real, aty ku ai ka qenë i balcamosur, ose si llaç i legjendares. Poet i vërtet i imazhit, ai arrin të gjejë, përtej rrogave, për-tej dallimeve në mënyrën e jetesës, sëmundjen e vërtetë. Dhe është fakti se Imazhi e ka tani sëmundjen, dhe që e bën jetën më të zorshme. Imazhi, dëmtimi i tij, e deri te mungesa e tij e mirëfilli. Problemi më aktual i Shqi-përisë dhe Kosovës së sotme, lidhur me reflektimin e vet para botës, e ca më rëndë, para vetvetes.

Mjerimi, uria, etj janë zonat politike e mendore të vendit, ku Migjeni tuber-kular ka arritur gjithsesi të injektojë vrullin e ri, pa precedent te ne, të lëvi-zjes njerëzore në varg e narracion.

Aktualja e tij dhe vështrimi i ri, me të cilën ai duket i jep një energeia, të afërt me Aristotelin, por ndoshta më pranë Nietzsche-s. Më në fund në poe-zinë tonë dikush shpiku sy, përshpejtoi vështrimin. Ai i ka parë urinë e mjeri-min si dispozitiva të punës së vet poeti-ke e konceptuale.

Pse Migjeni na duket aktual sot? Është mungesa e theksuar e aktua-les së mirëfillë, mungesa e aktuales sot, moskuptimi i energjisë aktuale

shoqërore e mendore te ne nga ana e letrarëve dhe mendimbërësve, në sh-krimin e sotëm shqip. Kjo e bën në fakt aktual Migjenin te ne. Kjo mungesë e moduleve të ngjashme, edhe të tran-sformuara në kohë qysh nga koha kur pat shkruar Migjeni, kjo mungesa e punës së mirëfilltë letrare me dispoziti-vat, kjo e ri-aktualizon figurën e Migje-nit sot te ne. Dhe nuk është aspak pre-okupimi, tashmë prej shoqatash, ajo që e sjell si mëse aktuale rolin e Migjenit.

I pari vetëvendosës në letrat shqi-pe, Migjeni është autori që ka synuar në radhë të parë Zërin. Koncerti recital solo i malësorit para malit gjeografik e legjendar, ka futur në shqip një dra-maturgji, që as poetika e as filozofia shqipe nuk e kanë trajtuar në mënyrë të denjë, kurrë. Migjeni është autori i një “ qeshjeje” , ajo grimasa me të ci-lën njeriu fillon Bërjen (Devenir). Një qeshje, as histerike, as pronë-fituese e malësorit; është intervali që ai na e ka lënë, pa dashje mbase, nga ditirambi niçean për te flladi foucauldian …

“ Programi” vetëvendosës i malëso-rit ka ardhur pikërisht me përcaktimin e synimit për një grusht të paligjshëm.

Që në këtë rast është përballja me atë që ligji gjen rastin ta justifikojë, nën shumë emra, atë që pushteti e ngjesh kundër popullit, e ca më keq, edhe në emër të vetë popullit. Por në emër të po-pullit legjendar e të “ idhujve pâ krena” nën serumin e imazheve të televizualizu-ara. Jo të atij populli që i është nënshtru-ar një Nomos-i,vargut me emra e terma që e mbajnë të vithisur e nën hyqmin e përfaqësuesve të tij. Të jashtë-ligjshëm, domethënë nën ligje të tjera…

Me atë grusht ku malësori synon zemrën e malit, ose zërin e koaguluar mes kimerave, zëri minerar, xeheror i minoritares, i malësorit minoritar, akti i atij që ka nisur mbase pa dashje të vetëvendosë, përmes emrave të histo-risë që “privatizonte” me furi Nietzs-che dikur.

Vendosja antologjike e Migjenit në letërsinë shqipe, por triumfi afatshkur-tër i aktuales së mirëfillë të poezisë së tij, na tregojnë sot raportin krejt shter-pë mes krijuesit dhe “popullit”. Nuk është tashmë çudi gjithë një letërsi e

burokratizuar shqipe. Një mungesë e theksuar e leximit e të rishqyrtimit të dramaturgjisë e të konceptuales së po-ezisë shqipe, jo vetëm të ndonjë meta-fore me vlerë mbarëshqiptare. Në le-trat tona të sotme, ndihet, fatkeqësisht, ndikimi i politikës gjoja pluraliste, ajo që me mekanizmin e harresës së të djeshmes, ka infiltruar, në popull, vetëkënaqësinë e të tashmes absolu-te dhe dhunën e mirë-mbajtur të për-faqësimit.

E kësisoj një letërsi shqipe, një men-dim shqip letrar e poetik e politik, ku, dashje pa dashje, vetëm sa asitojmë në kopulimin e flligshtë mes të dhunu-arit e vetë dhunës. Sepse po aq naive duket tani, pas disa vitesh me Shqi-përi-si-shoqëri (jo si atdhe), pas disa ndërhyrjesh qoftë dhe të pakta politike e konceptuale nën qiellin konservë të post-perestrojkës e të diktaturës tele-vizive, se Migjeni ka qenë denoncues thjesht i një regjimi apo i një mbretërie. Naive po aq dhe gumëzhitja e gjatë se poezia e tij thjesht ka paraprirë komu-nizmin tonë cung shqiptar, komunizëm që vetëm sa mori disa lugë çaji ideo-logjike prej emancipimit pa kufij të Migjenit (vetëm në atë komunizëm që melankolia s’ kishte vend; sikundër po aq tmerr e ka sot atë lloj melankolie kapitalizmi i sotëm planetar performa-tivo-sportiv).

Duke dekonstruktuar ikonën, me poezinë tij Migjeni ka arritur të shohë popullin e vërtetë.

Poeti i ekstazës. Më tej se preokupi-mi i Trakl-it mbi shpirtin si gjëja që ek-ziston më çuditshëm mbi dhé, nën këtë ekstazë të Migjenit, ne mund të arrijmë të shohim se në fakt Populli është gjëja më masive që anashkalohet mbi dhé. Emri vetëvendosës i popullit të mirëfi-lltë qarkon skicat e poezitë e Migjenit, ai që madhërisht na flet për një popull të “lotit” :

… rrokulliset nga ftyra, bie në tokë e thërrmijet,

E ndër thërrmija të vogla të lotit një njeri lindet.

Të paktën pra një shumëfishim me kthjelltësi; një difraskion i mundshëm i origjinës; dhe një “përfaqësim” i vetë njerëzve duke soditur brendinë e vet.

gjermanët, ky popull kaq i kulturuar, mundën të ktheheshin ne bisha nazi-ste. “Ne duhet të kuptojmë që edhe e mira duhet të ketë forcë goditëse në mënyrë që të dëmtojë – të dëmtojë brutalitetin, të egrën”.

Vetëm duke pasur parasysh këtë logjikë, ne mund të formulojmë dis-tancën që ndan mençurinë orientale (budizmin, hinduizmin, konfucio-nizmin, taoizmin, etj) nga elementi emancipues i Kristianizmit. Filozofia orientale pranon boshllëkun origjinal ose kaosin si realitetin më të fundëm dhe në mënyrë paradoksale, për këtë arsye, preferon një rend shoqëror “organik” ku secili element zë vendin e caktuar në bazë dhe në funksion të hierarkisë së krijuar. Në thelb të Kristianizmit qëndron një projekt

katërcipërisht i ndryshëm, - ai i një negativiteti shkatërrues i cili nuk përfundon në boshllëk kaotik, por rikthehet dhe riorganizon veten në një rend të ri shoqëror, duke e impo-nuar atë në realitet.

Për këtë arsye, Kristianizmi është e kundërta e mençurisë/urtësisë: me-nçuria na thotë që të gjitha përpjekjet tona janë të kota, që çdo gjë përfun-don në kaos, ndërsa Kristianizmi fare çmendurisht insiston në të pamun-durën. Dashuria, veçanërisht ajo kri-stiane, është absolutisht jo e urtë. Për këtë arsye Shën Pali thotë: “Unë do ta shkatërroj mençurinë e të urtëve,” (“Sapientiam sapientum perdam”). Termin “mençuri” duhet ta lexojmë në mënyrën më literale të mundshme këtu: është mençuria në kuptimiin e

pranimit të kushteve të realitetit/fatit, mënyra se si rrethanat jetësore na paraqiten që Shën Pali sfidon, jo dijen.

Për sa i përket rendit social, tradita autentike kristiane e refuzon urtësinë qe na thotë se rendi hierarkik është fati ynë dhe që të gjitha përpjekjet tona për t’iu kundërvënë dhe për të krijuar një rend tjetër me baza ega-litariane do të përfundojnë në tmerr shkatërrimtar. Agape (nga greqishtja) si një dashuri në kuptimin politik nën-kupton dashuri vëllazërore, pa kushte, egalitariane për fqinjin dhe shërben si themel i këtij rendi te ri.

Forma e dukshme e kësaj dashurie është ajo që mund ta quajmë ideja e komunizmit: një shtysë e brendshme për të realizuar një rend social të bazuar në barazi dhe solidaritet.

Dashuria është fuqia këtij zinxhiri universal qe në një kolektiv te eman-cipuar i lidh individët në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke injoruar pozicio-net e gjithsecilit në hierarkinë sociale. Dostojevski, në këtë rast, ka pasur më se të drejtë kur shkruante: “Një socialist që është gjithashtu kristian është më i frikshëm sesa një socialist që është ateist” – po, më i frikshëm, për armiqtë e tij.

Ishte pikërisht Shën Pali ai që çu-ditërisht na ofron përkufizimin më të saktë në lidhje me përpjekjen eman-cipuese: “Pasi lufta jonë nuk është një luftë kundër mishit dhe gjakut, por kundër prijësave, kundër autorite-teve, kundër padronëve të botës e të kësaj errësire, kundër ligësisë shpirtërore në qiej” (Efesianët 6:12).

Ose e përkthyer ne gjuhen e sotme: “Lufta jonë nuk është kundër ndoca individëve konkretë të korruptuar, por kundër pushtetit në përgjithësi, kundër politikave të dominimit, kundër rendit te ri global që kërkon të vendo-set mbi këto baza dhe çdo mistifikimi ideologjik që e mbështet atë.”

Në këto kohë kritike, ne duhet në mënyrë absolute ta refuzojmë ideologjinë liberale të viktimizimit, e cila e redukton politikën në një mjet kompromisi për të mënjanuar më të keqen e mundshme, që dorëzon çdo projekt pozitiv dhe zgjedh opsionin më pak të keq të mundshëm. Siç e ka shprehur hidhur edhe shkrimtari vje-nez, Arthur Feldmann, “çmimi që ne paguajmë për të siguruar mbijetesën është vetë jeta jonë.”

Migjeni flet në vend të të uriturve, në vend të të mjerëve. Ai që nuk ka po atë mungesë buke e duke qenë përfaqësues i shtresës së mesme rrogëtare. Por është naive të mendojmë se ai preokuptohet për disa kile mish më tepër. Ajo që merr përsipër Migjeni është defigurimi, zbulimi i tij: jo thjesht pasoja e urisë, por kushtëzimi njerëzor e qytetar nën velin e saj, ai kushtëzim në skenën e urisë. Si një autor që zhbiron seksin, Migjeni zhbiron me imtësi urinë

Page 16: Gazeta Nr. 38

E mërkurë, 21 Shtator 2011 16 Arte

Krenar Zejno

Notat muzikore janë vetëm pesë, por meloditë e tyre janë kaq të shumta sa askush s’mund të

thotë se i ka dëgjuar të gjitha. Ngjyrat themelore janë vetëm pesë,

por kombinimet e tyre janë kaq shumë sa askush s’mund t’i imagjinojë të gjithë.

Vetëm pesë janë shijet, por përzierjet e tyre janë kaq të ndryshme sa askush s’mund të thotë se i ka shijuar të gjitha.

Aksionet e sulmit në betejë janë vetëm dy: sulmi frontal i rregulluar dhe ai anësor i befasishëm, por kombinimet e tyre janë të pafundme dhe askush s’mund të thotë se i njeh të gjitha.

Këto dy forca riprodhohen ndërsjell-taz, dhe ndërveprimet e tyre janë të pa-fundme, si unazat e bashkëlidhura. Kush mund ta caktojë se ku fillon njëra dhe mbaron tjetra?

Sun Zu, Arti i Luftës Koleksioni minimal! Nën këtë emër-

tim paradoksal, po nisim për tek ju (a thua se jeni, shumë!) kolanën e një in-kursioni editorial, ku parashihet botimi në seri me nga katër vepra mbi një linjë tematike apo variacione të saj. Arti i Luf-tës, inskenuar mbi katër kolona të men-dimit klasik, besuar përsëpari te Sun Zu, Makiaveli, Monteskje, Klausevic, do të pasohet nga autorë autoritete si Swift, Beteja e Librave, të serialit pasardhës nën antinominë “Lufta e Artit”. Emërimi tautololgjik koleksion mini-mal i para-prin pritshmërisë ndaj një madhështie mali... të vogël, si dhe konotacionit prej termit mal - le mal, il male – me të Keqen si kategori filozofike, po edhe metaforë e mbjellë prej titullit për Lulet e së Keqes bodleriane, konsideruar si shenjues moderniteti, si dhe të tjera prezenca në vijim, nga Letërsia dhe e Keqja, Bataille, e me rradhë. E Keqja, këtu edhe si një virus i vetëfutur në korpusin e subjektit letrar apo dhe autorial ku, nën pamun-dësinë e kapërcimit përtej së Mirës e të Keqes, apelohet të ndërhyjë me efektin e vaksinës që e “moleps” bartësin për imunitet e profilaksi ndaj vetë së ligës. Duke zënë në hapësirën e mendimit dhe meditimit atë vend që ka penici-lina apo vaksina në erën moderne të mjekësisë dhe medikimit.

Siç do të shihet, kopertinat në qua-driptik 4x4 paraqesin katër trupat ace-fal të emblemës “Zenit”, për të bërë me dije, përmes apelit grafik, se korpusi i lëndës në librat ngrehet mbi të njëjtën çështje, linjë ideore apo princip për-bashkues, porse ndryshon koka autori-ale në variantet mbi të. Por edhe koka e juaj, lexuesit, pra interpretimi subjektiv, gjithashtu. Kjo do të ishte konferma mbi rezultatin e një aksioni editoral inventiv që thërret një lexim gjithaq kreativ dhe prirje drejt metodave komparative.

Arti i Luftës! Është bukur të përsh-kosh, në një copë kohe leximi, dymije-pesëqind vjet leximi kohërash piketuar në përshkrime, koncepte, pararendje e profeci, rend dhe ndjesi prej gjenialiteti mendimtarësh. Si ju duket? Është bukur, kur në paradë mendimi epokash bëhet më e kollajtë të këqyrësh ç’ka të për-bashkëta e përkundërta, ngjashmëri edhe ndasi. Se si, jo vetëm autori më i afërt me kohën tonë i përmban dhe pa-rarendësit, por edhe se vizioni i të parit

lajmëron, qysh para erës sonë, rrugëti-min e pasardhësve! Si e nis traktatin e vet Sun Zu, me një postulat që parathotë tharmin e rezultatit të Klausevicit; apo, se si ky i fundit nuk e lë serinë të fun-dojë, qoftë për arsyen se me përcakti-min e vet të luftës - vijim i politikës me mjete të tjera, paranjofton teorinë e më-pasme, atë prej Fukosë. I cili nga ana e vet, me kthimin interesant së prapthi, na shpërvesh si rezultat: politikën si mjet i vazhdimit të luftës (a kur të duam ta keqkuptojmë: për vazhdimin e luftës!). Sepse, kuptohet, me trajtat rreth luftës nuk rresht as leximi i gabuar, keqkup-timi apo keqinterpretimi i qëllimshëm. Bashkë me traktatet nuk rreshtin as traktet. Ndaj është aq bizare statistika, shifra mbi doktrinën e Sunzit si ndër më të shiturit libra të kësaj bote. Meri-tueshëm, plotësisht, ama jo për vlerat e vërteta që ka, por të tjerat që s’i ka, e që i vishen ngase ashtu u lypset; jo për artin e luftës por luftën e luftës, për miklimin prej fitores, fitimit edhe mizo-res! Sidoqë ai e thotë krejt ndryshe, se “të marrësh njëqind fitore mbi njëqind beteja nuk është maksimumi i zotësi-së: të fitosh pa nevojën për të luftuar, ky është triumfi maksimal”. Ju kujtohet një moto pothuajse e bukur, plot alego-ri e personifikim luanësh e gazelash në pritë e nën pritë! Motor historie si vetë keqkuptimi, kjo shprehje, huazuar prej savane afrike por vendosur në një kon-tekst savant frike, motorizoi kontinentin e kapitalit me poetikë ekzotike sovrane: Çdo ditë një luan zgjohet dhe vrapon pas një gazele; çdo mëngjes një gaze-lë që gdhihet, rend për të mos rënë pre e gjuetisë së luanit. Mos pyet kush je...etj, vijimi i së cilës nën një përkthim të lirë e të paqëm, pa ia zbehur regjistrin antropomorf, do tingëllonte edhe kësh-tu: mos pyet se ç’je e ç’të ka qëlluar me qenë; do zhgrapësh ndonjë copë nga kjo jetë a do katandisesh i shqyer në copa, mjaft që të ndeshesh, të rendësh; nga sytë këmbët, apo drejt hedonizmit kushtetues që po të pret në pritë, se luf-të është kjo punë...!

Atëherë, rikthyer në xhunglën e li-brave, supozojmë se do t’ia behte pyetja: ç’punë ka arti me luftën, dhe ç’punë ka lufta të prijë e para një kolanë botimi?

Një koleksion trofesh mendimi nuk mund të kuptohet pa dy kategoritë themeltare të qytetërimeve: Arti dhe Lufta, organizimet më gjurmuese, të epërme dhe shumëpërfshirëse, që e dallojnë humanin prej gjallesave me të cilat ndajmë të njëjtën botë. Shenjuar thellësisht e vijimisht edhe nga bëmat e njeriut në të. E, mësëpari, nga artet dhe luftrat e tij. Askund humanizmi nuk vihet më shumë në provë (edhe si kuptim i ter-mit), sesa te arti dhe lufta. Asnjëherë kup-timi si atribut njerëzor nuk merr përmasat e cilësisë si i tillë sesa tek arti dhe lufta, por edhe pesha që bart keqkuptimi te fjala e komunikimi, si kollona të vetë ekzi-stencës së artit edhe luftës, ngjizjes dhe fatit të tyre. Aspak rastësisht, termat përcaktorë si pararojë, avangardë, shenjë, shenjues, që rrezikojnë, dështojnë, triumfojnë apo sa-krifikohen të parat, me militantët e tyre, mbajnë regjistër kuptimor me ngarkesë sa militare aq artistike, sa antike aq prej moderniteti.

(VIJON NË NUMRIN E ARDHSHËM)

minimalishtNgjarjet e vogla e veprave të mëdha

Neraida Sula

Rrallë entuziazmohem për shfaqet që vihen në skenat tona, rrallë sepse përvoja si spektatore më

ka mësuar që s’duhet të kem shumë pritshmëri as nga titulli i pjesës, as nga regjisori që e vë e as nga trupa që e luan. Moto ime para se të ulem tek karrigia e drurit në sallën e teatrit është “përgatitu për më të keqen që të mrekullohesh nëse shfaqet ndonjë gjë e mirë”.

Duke qenë se që fëmijë me ç’prisja të mërkurën tek televizioni publik për të parë teatrot e realizmit socialist, apo di-tën kur prindërit sa nga halli e sa pamun-dësia për të më lënë diku, më merrnin edhe në shfaqe të rriturish, e kam gati të pamundur të bëj indiferenten kur dëgjoj që po vihet një shfaqe e re.

Kësaj herë, arsyeja që më mbajti të entuziazmuar gati gjithë ditën deri sa të vinte orari i shfaqjes, qe vepra “Opera për tri groshë”. Nuk ka nevojë për prezantim, as pjesa e as Brecht-i. Kjo ngase vepra është pjesa më e njohur e dramaturgut gjerman, e para që i dhuroi suksesin dhe e vetmja që vihet e rivihet në skena edhe pas 83 vjetësh nga sh-faqja e saj e parë. (Personalisht vlerësoj më tepër Nëna Kurajë dhe Fëmijët e Saj).

Pjesa lindi si një teatër muzikor - mu-sical, teksti i shkruar nga Bertolt Brecht-i (bazuar në pjesën e John Gay-t) dhe kën-gët e kompozuara mjeshtërisht nga Kurt Weill-i. Përgjatë viteve shfaqja e vënë mbi 10 mijë herë në skena, ka folur në 18 gjuhë të ndryshme. Publiku shqiptar ka patur fatin ta shohë 2 herë, të parën si musical i mirëfilltë nën regjinë e Mihal Luarasit, ndërsa të dytën, me tepër si dramë me fare pak këngë, para 3 vitesh nga sporva e Ema Andreas si regjisore. Të dyja një sukses, tërësisht i merituar.

Atëherë mendoja se kur një vepër është e madhe në vetvete nuk ka shanse që ta nxjerrësh keq.... përshtypje që mu rrafshuan një herë e mirë dje në

mbrëmje... ishte hera e tretë që do shihja “Operan për tri groshë”. Regjia kësaj here vinte nga Milto Kutali ndërsa trupa përbëhej nga aktorë të rinj dhe solistë të Operas dhe Baletit. Për fat të keq, me re-gjizorin që ka vënë në skenë më shumë se 50 pjesë këto 20 vitet e fundit, nuk kam ndonjë feeling të jashtëzakonshëm. Mbaj mend që nga shfaqja e tij e fundit (shkruar nga vetë ai) “Tablo absurde” u ngrita pa bërë zhurmë andej nga mesi shfaqjes, megjithëse trupa e aktorëve po

nxirrte djersë që të më mbante mbërt-hyer në atë karrige.

“Opera për tri groshë” dje erdhi në amfiteatrin e Akademisë së Arteve, në një odeon të vogël që të priste me karri-get e palara prej 3 muajsh. Me gazeta ndën të ndenjura u bëmë gati të ndiqnim një prej kryeveprave të dramaturgjisë gjermane. Poshtë këmbëve kishim orke-strën e Radio-Televizionit dhe përballë nesh një skenë me skenografi të varfër, ashtu siç e kërkon vetë pjesa në fakt.

Vënia e Brecht-it në skenë mund të jetë ëndrra e çdo regjisori teatri, ëndërr e cila nëse nuk e kuron siç duhet, rrezi-kon të kthehet në makth... në mos për regjisorin, për publikun që e sheh dhe e vlerëson.

Të vësh në skenë musical me aktorë që nuk dinë të këndojnë apo me kën-gëtarë që nuk dinë të aktrojnë, duhet të jetë një sfidë e llahtarshme. Ndaj për këtë, regjisori kish menduar një zgjidhje alla brehtiane, duke dubluar rolet. Kur personazhi duhej të këndonte, hipte në skenë një soliste e operas, dhe kur i duhet të luante pjesën e vet, shfaqej vrikthi nga prapa perdes aktorja apo aktori përkatës. Këtu nuk ka asgjë të re, duke qenë se ndërrimi i roleve erdhi si risi nga vetë Brecht-i, megjithëse dyshoj se në kohën e tij, kjo ka lindur më tepër si nevojë në mungesë të artistëve shumëdimensional. Ta bësh këtë në 2011 mund të ngjajë disi absurde, megjithatë le të mbetet kjo një zgjedhje tërësisht personale e re-gjisorit. Por, teksa përpiqesha të kup-toja pse-në e kësaj “gjetjeje” nga ana e tij, vura re se në fakt, i vetmi mundim real që ai kish bërë në këtë rast, ishte përpjekja që aktori dhe këngëtari i së njëjtit rol t’i përngjante disi shoshoqit. Një zgjidhje e mjerushme, gati qes-harake dhe seç kam një ndjesi që ata që e kanë parë dje për herë të parë veprën, diku nga mesi i saj e rrokën qëllimin regjisorial.

Në trupën e aktorëve dallonte Red Mulla, personazhi i Meki Thikës, ndërsa gjëja më e mirë e shfaqjes, ishin solistët profesionistë të Operas së Shtetit që interpretonin në gjermanisht pjesët e Weill-it.

3 akte të shtrirë në 2 orë përvuajtje, me interpretime që vinin në forma reciti-mi, me aktorë zëmekur që nuk përfun-donin fjalitë apo me bandën e Mekut që këndonte “Ndale qenin ti moj qëne...”

Brecht-in dje e vdiqëm për së dyti. Pas shfaqjes e vetmja gjë që ndjeva, ishte trishtim, pasi dëgjova një vajzë të re t’i betohej shoqes së saj se nuk do të shkelte më në asnjë teatër...

Shfaqja ishte në qiell të hapur, ndërsa zëri brenda meje gjatë gjithë kohës psherëtinte me keqardhje...hapu dhè...