gazeta nr. 6

16
E MERKURE 4 NËNTOR 2009 - VITI 1 I BOTIMIT - NR 6 (6) - ÇMIMI 20 LEKË E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1) Në Shqipëri nuk mund të jesh i sëmurë, më saktë nuk duhet të jesh i sëmurë. Një djalë që vuan nga një sëmundje mendore jeton prej shumë vitesh i lidhur me zinxhirë. Lajm sensacional në media, kush e kush ta japë i pari. Ndodhkan këto gjëra edhe në Shqipëri, kaq afër nesh... Abstrakt. Argumenti parësor që do të parashtrohet në këtë punim është se arsyeja kryesore se përse fushatat anti-korrupsion dështojnë në Shqipëri është si pasojë e idesë së gabuar se korrupsioni është burim i mungesës së zhvillimit dhe demokracisë... Shtetndërtimi’ në Kosovë i bazuar te neoliberalizmi dhe decentralizimi po ia rimerr bazat perspektivës për një shtet tonin. Nuk ndërtohet shteti me metoda që janë menduar për ta zvogëluar atë. A është Kosova (akoma) shtet i dobët apo shtet i dështuar (tashmë)? E këtillë është pyetja të cilën na e zbulojnë kategorizimet që studiues të huaj ia bëjnë Kosovës... Të këput shpirtin pezmi i një cope mishi, varur pezull në çengel tek dyqani i kasapit. Një copë mishi që s’ka patur fatin të shitet! Çirret kasapi për ulje çmimi, ngase nuk do t’ua hedhë copën qenve... Politikë në zinxhirë dhe me zinxhirë Në Rrënojat e Një Utopie Kosova dhe shtetndërtimi Përpara drejt feudalizmit 06 aktuale 10 studimi 09 antiteza 16 arte Gjithmonë ka ekzistuar arsyeja,por jo gjithmonë ka qenë e arsyeshmeLexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! I PAPREKSHEM KONTRIBUTORE | agon hamza, alban bokshi, albin kurti, almir rrapo, andi kananaj, arber shtembari, arber zaimi, arieta rexhepi, belgzim kamberi, blendi kajsiu, ermira danaj, flavio qarri, leart kola, krenar zejno, vjollca krasniqi GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA INSTITUTI “ANTONIO GRAMSHI”, TIRANE oli arku

Upload: organizata-politike

Post on 24-Mar-2016

285 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! Me shume informacion tek http://www.opolitike.org

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Nr. 6

E MERKURE 4 nëntoR 2009 - VItI 1 I BotIMIt - nR 6 (6) - ÇMIMI 20 LEKë

E MERKURE 15 SHtAtoR - GAZEtE E PERJAVSHME E PAVARUR - VItI 1 I BotIMIt - nR 1 (1)

Në Shqipëri nuk mund të jesh i sëmurë, më saktë nuk duhet të jesh i sëmurë. Një djalë që vuan nga një sëmundje mendore jeton prej shumë vitesh i lidhur me zinxhirë. Lajm sensacional në media, kush e kush ta japë i pari. Ndodhkan këto gjëra edhe në Shqipëri, kaq afër nesh...

Abstrakt. Argumenti parësor që do të parashtrohet në këtë punim është se arsyeja kryesore se përse fushatat anti-korrupsion dështojnë në Shqipëri është si pasojë e idesë së gabuar se korrupsioni është burim i mungesës së zhvillimit dhe demokracisë...

Shtetndërtimi’ në Kosovë i bazuar te neoliberalizmi dhe decentralizimi po ia rimerr bazat perspektivës për një shtet tonin. Nuk ndërtohet shteti me metoda që janë menduar për ta zvogëluar atë. A është Kosova (akoma) shtet i dobët apo shtet i dështuar (tashmë)? E këtillë është pyetja të cilën na e zbulojnë kategorizimet që studiues të huaj ia bëjnë Kosovës...

Të këput shpirtin pezmi i një cope mishi, varur pezull në çengel tek dyqani i kasapit.Një copë mishi që s’ka patur fatin të shitet! Çirret kasapi për ulje çmimi, ngase nuk do t’ua hedhë copën qenve...

Politikë në zinxhirë dhe me zinxhirë

Në Rrënojat e Një Utopie

Kosova dhe shtetndërtimi

Përpara drejtfeudalizmit

06aktuale

10studimi

09antiteza

16arte

“Gjithmonë ka ekzistuar arsyeja,por jo gjithmonë ka qenë e arsyeshme”

Lexojeni, shpërndajani

miqve dhe mbi të gjitha,

dorëzojani armikut!

i paprekshemkontributore | agon hamza, alban bokshi, albin kurti, almir rrapo, andi kananaj, arber shtembari, arber zaimi, arieta rexhepi, belgzim kamberi, blendi kajsiu, ermira danaj, flavio qarri, leart kola, krenar zejno, vjollca krasniqi

GAZEtE E PERJAVSHME - BotUAR nGA InStItUtI “AntonIo GRAMSHI”, tIRAnE

oli arku

Page 2: Gazeta Nr. 6

e mërkurë 4 | nëntor 2009 | 2

Leart kola

Ne pushtimet e spanjolleve e gjit-hashtu ne kolonite e shumta britanike, nje prej arsyetimeve qe politikanet e asaj kohe benin ne favor te kolonia-lizmit te popujve, ishte ajo e mos af-tesise se tyre per te arritur rezultate dhe per tu vete-administruar. Shpe-sh here eshte shume e cuditshme se cfare ndodh me mendjen e njeriut dhe me klasifikimin e informacionit qe sistemi e kanalizon ne trurin e gji-thsecilit. Psh. a nuk eshte arsyetimi i mesiperm nje rast i paster i diskrimi-nimit racial, ne nje fare menyre do te thote qe mosaftesia e vetmenaxhimit te territorit perkates per disa popullsi eshte e pamundur dhe jo rezultative!!! (atehere pyetja eshte cfare tha Hitleri me shume?). Nqs do te krahasojme nderhyrjet kolonialiste te SH.B.A. ne shtetet amerikanolatine e se fundmi ne Irak duke propozuar nje politike te caktuar e cila i shkon per shtat multi-nacionaleve amerikane qe ne boten arabe shihnin nje lloj rezistence ndaj kultures konsumiste aq shume te des-hiruar, atehere a mund t’i shohim keto nderhyrje ne menyre analoge me pushtimin e Hollandes, Frances, Bel-gjikes etj. nga Gjermania naziste?

Sot askush nuk guxon te heqe nje paralele midis ketyre realiteteve, ne nje menyre perverse informacioni eshte i permbajtur ne siperfaqesi, e cila denon vetem pjeserisht, pa vene ne pikepyetje pikerisht kulturen in-tervecioniste me arme ne nje vend Sovran. Paralelizma te tille nuk behen dhe per arsyen se Lufta e Dyte Bote-rore nuk mbaroi asnjehere, vaniteti i pushteteve te medha per te pasur pushtime territoriale vijoi dhe pas atij testimi te rendesishem ushtarak qe rezultoi me humbjen e miliona jetesh. Por tashme kjo vijueshmeri e luftes dhe intervencionit eshte dukshem me perfitime te larta ekonomike, tashme eshte bere nje forme e mire perfitimi. Qe pas Luftes se Dyte Boterore vatrat e luftes nuk u mbyllen me kurre ne bote, e kjo sepse humanizmi mori nje

goditje te rende. Arsyetimi i perfitimit individual u be perhere e me i forte, shumica e shteteve e kane pranuar qe ne terma ekonomike lufta ka perfitime te medha si ne zhvillimin e ekonomi-se vendase ashtu dhe ne placke lufte. Ne nje fare menyre politika e sotme vazhdon te jetoje ne nje forme pira-terie, shih luften ndaj Irakut e cila, ne vend te eksportimit te demokracise degjeneroi ne nje placktije te naftes, duke hedhur bomba mbi koka te pa-fajshme. Pra arsyetimi eshte shume i thjeshte, jeta e njerezve del ne plan te dyte dhe arsetimi ekonomik kthehet ne paresor.

Kolonializmi shpesh here shihet si nje fenomen artisik me shume sesa politik, madje emrat e shumices se kolonive jane ekzotike dhe kjo shpe-sh here perendimorin e drejton drejt imagjinimit te nje komuniteti primitiv, te mbushur me ngjyra, te paafte per te kuptuar teknologjine, qe jeton ne nje lloj filmi te vjeter qe te ben te qeshesh me menyren e jeteses. Madje vihet gji-thmone nje vije raciale mes popujve superiore “udheheqes” dhe popujve “inferiore”, dhe bash per kete arsye rasti i Kubes eshte nje kokecarje per shumicen e vendeve neokolonialiste, sepse hapi nje dritare te re ne percep-timin boteror per boten e trete. Kara-ibiket tashme filluan te mos i shihnin vetem dhe ekskluzivisht si kamariere te sjellshem, qe duhet te ndihet me fat qe ka gjetur nje pune kaq fisnike.

Por do te ishte shume e veshtire qe te trajtonim absurditetet e vazh-dueshme qe shoqerite neo-kolonia-liste me politikat e veta neo-liberale ushtrojne ne shumicen e vendeve te varfra, sepse do na duhet te flisnim per Venezuelen e cila administron-te vetem 20% te prodhimit te saj te naftes ndersa pjesa tjeter shkonte ne multinacionalet amerikane, apo per Bolivine, Nikaraguan e shume vende te tjera. Megjithate per ta bere me te prekshme le te kthehemi ne Shqipe-ri dhe ne Kosove, te flaism per veten, sepse shpesh here keto shembujt me shtete te tjera na duken shume hipote-

tike dhe te paarritshem, tregues edhe i faktit shume skandaloz, mungeses se informacionit dhe solidaritetit me te njellojtin me ty.

Kosova sot drejtohet nga nje agjen-si nderkombetare, praktikisht nuk zo-teron asnje te drejte ekskluzive mbi teritorin e saj, cka eshte forma me klasike e kolonializmit. Politika dhe parlamenti kane me shume pozicio-ne honorifike, per sa kohe qe Kosova udhehiqet me ane te Pakos se Ahtisa-rit dhe i vetmi njeri qe ka tagrin per te percaktuar normativat e Pakos se Ahtisarit eshte Peter Faith. Ai eshte de fakto mbret ne Kosove (sigurisht mos prisni te shihni kurore, ai vazhdon te mbaje kollaro) por kjo nuk e pengon te kete te drejte per c’do gje qe nxjerr nga goja. Spektri politik shfaqet per-here e me i kriminalizuar, cka per-ben terrenin perfekt per kompanite e medha per te perfituar me cmime shume te ulta favore te medha. Ne Ko-sove gati asgje nuk eshte e shtetit, e jo vetem kaq, por duke qene se pas luf-tes Kosova nuk pati nje shtet ekskluzi-visht te sajen atehere gjithe procesi i privatizmit u udhehoq nga ata qe nuk do jetojne neser ne kete shtet, nga nje administrate provizore mu bash nen hunden e gjithe analisteve politika-neve dhe shoqerise civile. Kjo eshte forma me e larte e arrogances kolo-nialiste, shtet i privatizuar pa pritur qe me pare te behej shtet. Kjo do te thote

qe cka do trashegoje politika Koso-vare neser kur te kene shkuar nder-kombetaret do te jete nje ekonomi e privatizuar me terma te panegociuara nga shqiptaret e Kosoves, per pasoje nje popull i cili vetem konsumon (per-gjithesisht produkte qe zoterohen nga multinacionale, te cilat nuk kane asnje detyrim karshi konsumatorit) sipas idese se madhe te neo-liberalizmit. Llogarite jane te bera mire, nje popu-ll qe nuk zoteron akses te ekonomia e tij e ka te pamundur te krijoje nje identitet te vetin, kjo madje shkon dhe pertej liberalizmit me ekstrem. Nqs. lexojme mendimtaret e ekonomise liberlale, ajo cka kuptojme eshte mos nderhyrja e shtetit ne nismen e lire, nderkaq ajo cka ne Kosove ndodh eshte nderhyrja ne mase e funksiona-reve shteterore per te favorizuar kom-panite e medha. Ky pra eshte rasti sui generis i Kosoves, e po te kthehemi ne fillim te shkrimit atehere paralelizmi eshte i qarte. Kolonializmi ne vendet e botes se trete ku guvernatori britanik vendoste per gjithcka, ku kompanite e botes “se pare” zoteronin gjithcka. Pas me shume se 100 vjetesh ajo cka bota ka ndertuar eshte nje perseritje e shemtuar e vetvetes dhe e pjeseve me te erreta te saj. Atehere si do te jete e ardhmja e Kosoves e cila sot gati 40% te GDP se saj e mer nga te ardhu-rat e emigranteve? Cila do te jete e ar-dhmja e saj jo vetem ekonomike por

dhe territoriale, kur neser te gjendet e varur vetem nga eksporti?

Po meqenese po flasim per nje rast qe dhe miqte tane europiane e konsi-derojne sui generis per vete formimin e saj, edhe shtet edhe jo shtet, le te le-vizim pak me poshte aty ku sot jane te percaktuar kufijte politike te republi-kes se Shqiperise.

Ne vitet ‘90 pas daljes nga nje eko-nomi dhe kulture komuniste tmerre-sisht e centralizuar me ne fund dhe ne u futem ne boten e lirise. Aq shume donim te ishim te lire, sa gjeja e pare qe absorbuam ishte pikerisht iniciati-va e lire ekonomike, endrrat kinema-tografike te nje shoqerie te pasur. Pati shume kontribut dhe tv italian qe na beri te hidheshim pa e menduar as-pak ne nje ekonomi ekstremisht libe-rale. Te gjithe mund ta mbajne mend mire faktin se ne fillim vitet ‘90 ishe i lire te vendosje ndertesa pa leje ku te donte qejfi, por nuk kishe te njejten liri fjala bie te kritikoje qeverine. Me-gjithate duke qene se fuqia blerese e Shqiperise ne fillim viteve ‘90 ishte e ulet praktikisht ne ndertuam ate qe do ishte liberalizmi klasik, iniciativa personale ishte ne rend te dites, deri para se te fillonin firmat piramidale. Gjithshka zoterohej nga gjithkush, u be nje privatizim i aseteve minimali-ste shteterore ne nje forme gati komu-niste...

koLoniaLizem

kosova sot drejtohet nga nje agjensi nderkombetare, praktikisht nuk zoteron asnje te drejte ekskluzive mbi teritorin e saj, cka eshte forma me klasike e kolonializmit. politika dhe parlamenti kane me shume pozicione honorifike, per sa kohe qe kosova udhehiqet me ane te pakos se ahtisarit dhe i vetmi njeri qe ka tagrin per te percaktuar normativat e pakos se ahtisarit eshte peter Faith

(Vijon në faqe 8)

Page 3: Gazeta Nr. 6

3e mërkurë 4 | nëntor 2009 |

andi kananaj

Drejtimi politik për në Europën e Bashkuar do bëjë që të kemi liri lëvizje! Nga jugu në veri, pleq dhe të rinj, me arsim dhe pa arsim, të ndershëm(aq sa janë) apo të pander-shëm, Sali Berisha dhe Mero Baze, Lul Basha dhe Kuksiani Bedri, Edi Rama apo Tironsi nga Bathorja; të gjithë sa jemi kaluar mbi këtë barkë që shpesh e quajmë atdhe.

Kaq e thjeshtë të jetë? Duket e vështirë, që të jetë vetëm

ky stresi i gjithë negociatave që po zgjasin që nga dhjetori i vitit 90. Në këtë marrëdhënie gati 20 vjeçare ne kërkojmë liberalizimin e lëvizjes; pas 2000 vjetësh izolimi jo vetëm fizik , por edhe mendor. Po ne cfarë i afroj-më europianëve në këmbim të daljes tonë në këtë sorrollatje kolektive, to-talisht të domosdoshme për psiken e kujdo në këtë vend?

Si fillim i kemi afruar “varrosjen” e të gjithë problemeve që kemi në të për-ditshmen tonë të varfër. Jemi kthyer në tapetin mbi “zhulin”e krijuar nga prin-cipata e Arbërit e këtej. Sot e kësaj dite ne nuk e pranojmë se ka krim të organi-zuar; bëjmë sikur indinjohemi për pak kohë kur plasin bombat në fshatin Gër-dec; sa kalojnë dy ditë, faji i kalon au-tomatikisht politikës abstrakte. Ne nuk jemi aq të varfër sa duket, megjithëse ca nga ne shqipot jetojnë dhe me më pak se 1 euro në ditë. Kalo në shqipëri dhe do ta shohesh me sytë e tu, se çfarë as ne vetë s’e dimë. Ne nuk kalojmë muaj me radhë pa ujë e drita; është mashtrim që ne vetë i bëjmë vetes. Ne nuk jemi talebanë , kemi dhe ushtri në Avgani-stanin e largët; bujar jemi sa të duash se do të ndërtojmë shkolla atje kur dhe

almir rrapo

Pse kjo ishte shkalla tjeter e revolu-cionit Njerezor? Te nxjerrim te njejtin rrezultat nga ekuacione te ndryshme. Nga 5-4=1 ne 10-9=1. Revolucion mah-nites jo 1 po 1. Ama tani kemi kontroll mbi kete 1. Po, po keni! Revolucione c’magjepsese. Zgjasin maksimumi 1 vit, dhe me pas behen integruese formale. Nderkohe qe thelbi I revolu-cionit ka qene fundi I formalitetit. Jo se kane munguar heronjte e levizjet. As mendimtaret te cilet sigurisht e sqa-rojne me mire se une shkencezimin dhe reduktimin e revolucionit vetem ne pjese te vockla te cilat mund te shperndahen si dhurata nga shte-ti. Heronjve revolucionar mund tua lexosh jeten si nje poezi te pakraha-sueshme me te tjerat per nga stili dhe imazhi qe krijojne qe duken si energji

Po na lënë në dyert e Europës për të bërë të njëjtën figurë që bëmë në fillimin e viteve 90

Le vent nous porteraDo t’u transmetojmë europianëve vetitë e besës dhe trimërisë

vetë nuk e dimë më se për çfarë duhen. Jemi të këqinj ca herë… ankohemi se ka krizë, gjë që nuk është absolutisht e vertete; jo për të gjithë të paktën. Kush njeh politikanë ka në xhep tendera sh-tetëror, njëlloj si më parë. Të pangopurit dhe ziliqarët ankohen. Universitetet pri-vate për te çuar para dhe pas në kohë “sistemin e Bolonjës”po rregjistrojnë në kurse juridiku dhe njerëz që kanë jetuar në shekullin e XVII; kjo dhe për të rekuperuar kohën kur në Shqiptarët ishim analfabetë. Kemi pudër për të mbuluar çdo sy të nxirë femre, nga rra-hjet barbare të burrave. Kemi burra që çojnë gjyshet në burg për kanabisin e mbjellë në vend të trëndafilave. Jemi për marshallah. Jemi rimeli i europës. Kemi fantazi mjaftueshëm për të lyer çdo segment të shtetit me korrupsion. Kemi tavën e dheut dhe virgjërinë për të promovuar në perëndim; e kemi kaq

seriozisht sa 30 mijë prostututat të ek-portuara jashtë si të ishin mish viçi, i kemi harruar që janë vajzat tona. Kur kthehen i detyrojmë të qepen tek mami-të plaka të spitaleve të periferisë; spitalet e perife-risë që funksionojnë vetëm si varre-pira-midë gangsterësh....

Pastaj ashtu gjysmë të vdekur do t’u transmetojmë europianëve vetitë e besës dhe trimërisë, paçka se ka noterë dhe poliçë, po ne do të bëj-më tonën si gjithmonë. I tregojmë se nuk duhet të besojnë asnjëherë tek zgjedhjet e lira, se nuk kanë ndodhur kurrë. I bëjmë të kuptojnë si funksi-onon shteti mbi baza kërcënimesh. Lum ata që ishin kaq naivë sa të ndër-tonin gjykatat dhe parlamente. Dhe ne i kemi, po vetëm për ti treguar si prehistori e kushtueshme.

...Detyrat e shtëpisë siç kanë fillu-

ar të na i quajnë kushtet që na vënë çdo ditë europianët po kanë sensin e detyrimeve që i jepen barbarëve, sesa kushtet që i vihen për realizim partnerëve inter parus. Sikur mos ta dinim dhe më parë që na shohin si kafshë të dala nga inkubatori-atdhe. E dimë por prapë prekemi kur na e vënë në dukje. Kemi besimin e patundur që fajin për këtë e kane mediat e huaja dhe pa emër. Ndërkohë çdo ditë konsu-mojmë informacione nga mediat tona me emër, se Msa po ecën me hapin e duhur(pak ngadalë por i sigurtë).

Po europianët çfarë mund të përfi-tojnë nga ne?

Mjafton fakti që nuk do të kalojmë më detin me gomone? Mjafton fakti që nuk do të kalojmë tonelata me len-dë narkotike në portet e tyre? Mjafton fakti që ne do të regjistrohemi për të na kontrolluar sa jemi, e pastaj për të

marrë masat? Mjafton fakti që jemi të lirë si krah pune? Do duhemi më dhe në të ardhmën pavarësisht se nuk dimë as të ndezim Pc, e jo më të për-dorim teknologjinë për industri?

Ne ekportojmë prej vitesh vetem vaj ulliri dhe mjalt bletësh, sigurisht pa marrë në konsideratë kinezët me gomone, kanabisin po me gomone natën që mos paguajmë doganë. Nuk besoj se dhe në kombinimin e ri të sh-teteve ne do ja hedhim duke prodhu-ar vaj ulliri të shkelur me këmbë në jugun e shqipërisë? Çizmet prej ush-taraku janë vjetëruar ca, dhe bletët nuk bëjnë me mjaltin e dikushëm. Pse na vallë na duan me çdo kusht; mos janë çmendur dhe kjo Europë do kthehet në vitet e frikshme e të errëta të mesjetës(se ndoshta për atë zonë ne jemi ekpertë)?

Teza më e mirë që qarkullon në pu-blik (sa për t’i ngritur vetes moralin) është ajo që ne kemi kërcënuar dhe Bashkimin Europian. Ata janë lodhur duke tentuar të na pengojnë dhe tani janë të dorëzuar. Po na lënë në dyert e europës për të bërë të njëjtën figurë që bëmë në fillimin e viteve 90. Kjo është teza fatlume ku ne mbijetojmë duke pasuruar Cv me vite burgu. Po fundja ku është ndryshimi?

...Drejtimi politik për në Europën

e Bashkuar do bëjë që të kemi liri lëvizje! Nga jugu në veri, pleq dhe të rinj, me arsim dhe pa arsim, të ndershëm(aq sa janë) apo të pander-shëm, Sali Berisha dhe Mero Baze, Lul Basha dhe Kuksiani Bedri, Edi Rama apo Tironsi nga Bathorja; të gjithë sa jemi kaluar mbi këtë barkë që shpesh e quajmë atdhe.

Era do të na shpjerë…

Kujdes nga viktima e viktimës

Viktima e viktimës tonë

nga universe te ndryshme qe veproj-ne nga e njejta shtyse. Po c’na gjeti e ne c’mesele gjendemi? Arsyeja eshte me e dukshme ne te Perditshmen se sa poetikja.(Nuk po them se zyrtaret e Athines jetojne me gjate se Eskili). Gjykoheni kete mendim sipas kesaj: Djemte dhe vajzat ne jugun e thelle te mbretereshes Europa, ishin te lodhur nga Pushteti. Leviatani u be nje maki-neri ne sherbim te atyre te vemende-shem ndaj realitetit te perditshmerise, te atyre qe nuk shohin nga syte e te tjereve. Te atyre qe e trashegojne kete dhunti ne nje menyre ende te pazbu-luar nga shkencetaret e tyre.

Keshtu te rrinjt qe si duronin dot

me keta njerez kaq realist, ben ate qe s’behet ose qe duhet bere. Krijuan nje makineri jo mekanike por fluide, ose dicka me teper mist-tike( si mjegull). Goditen banka pa shkaktuar viktima, pushtuan ekrane, luftuan per te renet e tyre, (Alexis Grigoropoulos), shkak-tuan dhune edhe ndaj njerezve te tje-re por ata ishin fashiste (ose viktima te mendjes se tyre te rroberuar) qe pro-testonin kundra te drejtave te fqinjeve. Megjithse te pakte ne numer, i bene te ditur sistemit ne te gjithe globin, se nje i rene nga ne, i trondit sistemit filo-mo-narkist themelet e kalbura ne te gjithe globin. Prekna po te duash sjemi te or-ganizuar por jemi A. Po c’ndodhi? Doli

“viktima” i viktimes se tyre. Papan-dreu. Doli si ndryshimi, doli sic kane dal te tere ata qe kerkojne te jene mo-narku i rradhes, doli si te tere ata qe kane vrare e kane burgosur njeriun e bukur njeriun e shpreses. Viktima i viktimes se tyre sapo u c’viktimizua dhe i beri ata viktima te tij ne emer te ndryshimit. Megjithese nen siglen e te majtes ky lider monark ( kon-cepti Lider nuk i shpeton dot monar-kut, packa mantelit qe mban),perdor po te njejtat forma protokollare si mbreterit e para revolucionit Fran-cez, mbane karrige me te larte se te tjeret, shoqerohet me himne neper takime, ka shoqeruesit e vet, ( lexoni

protokollet shteterore te cdo shteti, do ju shpifet artificialiteti). Miq, i dhuruat besen tuaj te shtrenjt armikut tuaj me te keq, atij qe thote une jam opozita, kur s’eshte vecse legjitimiteti i pozites dhe gjarpri i vertet. Duhet te jete nje vlere hyjnore per cdo revolucionar se kushdo qe premton ndryshim duke perdorur pushtet e ka te pamundur ta beje dicka te tille edhe nese mund te kete deshiren apo sharmin. Nese do duhet te veprohet duhet te veprohet ne menyre barazitare dhe jo te dele-gohet pushtet ne menyre te tille. Por ............ me dt 27 10 2009, sulmohet dhoma e tregetise Italo-Greke ne Se-lanik. Mesa duket kesaj rradhe nuk hesht shqetesimi ne zemrat e revolu-cionareve vetem se u nderrua fytyra e Mbretit.

To be continued.....

Page 4: Gazeta Nr. 6

e mërkurë 4 | nëntor 2009 | 4Ushtri çlirimtare që ishte një politike emancipuese, e kundërt me Transcedentalen kosovare

Partitë dhe PolitikaNë vend se t’i jepemi tundimit për të vepruar, duhet të mendojmë

Përse Dështoi Anti-korrupsioni Shqiptar

Në Rrënojat e Një Utopie

agon Hamza

Ekziston një tezë për politikën pa parti. Kjo tezë u promovua fuqishëm nga Alain Badiou i cili tenton ta ri-mendojë politikën jashtë formës partiake të organizimit. Kjo erdhi si pasojë e impotencës së Partisë Ko-muniste Franceze të jetë në hap me zhvillimet e ngjarjeve gjatë dhe pas revoltës së aleancës së studentëve dhe punëtorëve francez në Maj të ’68-tës. Thënë ndryshe, pozicioni i Partisë Komuniste Franceze ishte reaksionar dhe kjo shkaktoi edhe dridhje të mëdha përbrenda vet shokëve poli-tikë e teorikë: prishjen e raporteve ndërmjet Louis Althusserit dhe shu-micës së studentëve të tij, si Badiou, Ranciere, etj.

Teza e parë është ajo se partia është limiti i politikës. Për Badiou-në, partia paraqet pozitën e politikës në dy dimenzionet e saj: brutalitetin dhe hezitimin. Sipas tij, partia është pozita e paaftësisë arrogante. Të gjitha lë-vizjet për egalitarizëm, për Drejtësi që prej Spartakut e deri te Mao ishin lëvizje emancipuese jashtë Partisë (këtu Badiou flet Maon jo-Shtetëror, por për kohën e rebelizmit të tij të skajshëm ndaj Shtetit). Badiou nuk i thurrë lavde statujave, këngëve dhe simbolizmave të tjerë reaksionarë për Leninin, por politikës së Leninit jo-Shtetëror. Politika emancipuese nuk mund të kapërthehet përbrenda kor-nizave të ngushta të partisë. E njejta ndodhi me UÇK–në. Ushtri çlirimtare, që në thelb ishte përfaqësuese e një politike emancipuese, e kundërt me Transcedentalen Kosovare – Rugovën (kujto Badiou-në për Pétainism-in si Transcedentale të Francës, dhe Sar-kozy-në si Pétain-ist të sotëm), përfun-doi në pozitat më reaksionare të mun-dshme (me Thaçin si përfaqësuesi më sublim i Rugovizmit). I tërë kapaciteti emancipues i UÇK–së u sublimua në përmendore, shtatore, buste e lapida-re, estetikisht të pashije dhe ideolo-gjikisht problematike. Sepse siç e dij-më të gjithë, e tërë lëvizja politike e Kosovës prej vitit 1989 e tutje e kishte një shënjues, mbi të cilën e ndërton-te legjitimitetin e vet: anti–komuniz-min. Ishte shumë e lehtë të bëheshe anti–komunist, në një moment kur të gjithë po e përjetohim “vdekjen e ko-munizmit”. Për Badiou-në, sekuenca historike e “vdekjes së komunizmit” nuk është Ngjarje, sepse gjithçka vdesë. Sipas lëvizjes politike të viteve të ’90-ta, kushti i domosdoshëm për të ecur tutje, për të ecur tutje në rrugën e gërditshme të nënshtrimit politik, ekonomik, kulturor, pra për t’u nën-shtruar tërësisht, ishte pozicioni anti–komunist. Por, ajo që ndodhi pas vitit 1999, në të ashtuquajturat dy kampet

e politikës së Kosovës ishte pikërisht përsëritja e ritualeve të real–socializ-mit: kultet, përmendoret, lapidaret në varreza, bustet, ri–emërimi i rrugëve, etj. Është interesant të përkujtohet një detal tepër i rëndësishëm, i analizuar nga Besnik Pula (në një tekst të pa-botuar): sipas tij, një numër i konsi-derueshëm i nocioneve e kategorive politike të shfrytëzuara përgjatë tërë viteve të ’90-ta ishte në thelb Lenini-ste, si p.sh. nocioni serbomadh (Leni-ni e përdori nocionin rusomadh për ta luftuar imperializmin e Perandori-së Ruse). Politika emancipuese nuk ka të bëjë asgjë me objektifikimin e luftës (dhe potencialit emancipues) në objekte estetikisht të gërditshme dhe ideologjikisht të mistifikuara. Kjo vetëm se e varrosë potencialin eman-cipues dhe e shndërron emancipimin në rituale toteme.

Çka na sollën këto lëvizje, që diskur-sin e tyre politik, si njërën ndër tezat qëndrore e kishin mallkimin e komu-nizmit. Na sollën pronarë privatë, po-litikanë, Putinizmin si domosdoshmëri politike të sistemit, degradim social, kulturor, arsimor. Kurrëfarë sigurie so-ciale, shëndetësore, arsimore e politi-ke. Dhe na e sollën farsën e komedisë demokratike, zgjedhjet. Dhe na thonë se vetëm zgjedhjet na bëjnë qytetarë aktivë, na mundësojnë të zgjedhim udhëheqësit tanë, të zgjedhim të ar-dhmen, zhvillimin, dhe sofizma të ngjashëm. Kjo do të thotë që për të ecur tutje dhe sigurtë drejt varfërisë, mjerimit social e kulturor, degradimit të gjithëmbarshëm të trupit shoqëror, forcimin e Putinizmit kosovar, ne du-het të votojmë.

I gjithë diskursi publik është i zënë në fjalën “demokraci”. Na thonë se

kjo është e ardhmja jonë, se vetëm përbrenda koordinatave të sistemit demokratik ne mund të realizojmë qenien tonë politike, ekonomike, shoqërore e kulturore. Na thonë se vetëm demokracia na mundëson li-rinë dhe prosperitetin, dhe na i për-mendin një sërë lirish e të drejtash, të cilat na takojnë. Por si do të përgjigje-shin heronjtë e demokracisë në thirr-jet për të zgjedhur vet koordinatat e sistemit shoqëroro–politik? Atëherë na thonë se kjo nuk qenka edhe aq e nevojshme për funksionimin e de-mokracisë dhe natyrisht, e pamun-dësojnë këtë liri. Sepse ekzekutimi i së drejtës për të zgjedhur këto koor-dinata e shkatërron konceptin liberal të demokracisë. Demokracia, liria, komunizmi, barazia – të gjitha këto koncepte u korruptuan esencialisht nga koncenzusi liberal–parlamentar. Të gjitha këto koncepte, sot kanë kuptim tjetër shoqëror nga përmbaj-tja e tyre reale. Në librin e tij “Kupti-

mi i Sarkozy-së”, i cili ndezi debate të mëdha në Francë, Badiou flet për dy nivele të korruptimit në demokraci: niveli i parë ka të bëjë kushtimisht me korruptimin empirik (biznesi, luksi, etj) dhe korrupsionit si vetë esencë e demokracisë, e cila është e reduktuar në shërbim të ekonomisë, tregut, etj, ose, siç bën Badiou duke iu referuar Platonit, prej këndvështrimit të demo-kracisë, politika e rregullon anarkinë e dëshirave materiale.

Liria për të zgjedhur shfaqet si njëra ndër atributet kryesore të de-mokracisë. Por, në një kritikë që e bën Colin Baker, megjithëse demokracia të ofron lirinë e votimit të fshehtë (pra, si një njeri i izoluar nga shoqëria, brenda mureve të karrtonit në qen-drën e votimit) ajo nuk ta ofron mun-dësinë e tërheqjes së votës, që do të thotë se votuesi nuk ka kontroll mbi të ashtuquajturit përfaqësues të vet të zgjedhur. Unë kam liri dhe të drejtë të zgjedhi një herë në disa vjet, pa pasur

kontroll në punën dhe vendimet e atij që kam zgjedhur. Slavoj ˇi˛ek flet për “urgjencat false” të cilat na impono-hen shpesh: pra një situatë ose gjen-dje, nga e cila duhet dalur gjithsesi në këtë moment, sepse në të kundërtën do të ballafaqohemi me pasoja kata-strofale. Na imponohet një vendim, një zgjedhje e menjëhershme dhe e aty-për-atyshme, nën alarmin e rrej-shëm për pasojën e mundshme dhe të pashmangshme. Në këtë grackë të gjithë ne nxihemi: duke filluar me Obaman, e për të përfunduar në zgjedhjet në Kosovë (pa e bërë lidhjen e rëndësisë ose kauzalite-tin ndërmjet të parës dhe së dytës). Në Kosovë kjo urgjenë shprehet në formën më perverse të saj: të gjithë politikanët (vendorë e ndër-kombëtarë), shpirtëmirët, bëmi-rësit, etj na bëjnë thirrje për të dalë në zgjedhje. Na thonë se nuk ka aq shumë rëndësi se për kënd votojmë, me rëndësi është se duhet të bëhe-mi qytetarë të ndërgjegjshëm dhe ta kryejmë obligimin qytetar. Dhe këtu shpërfaqet perverzioni i sistemit poli-tik në Kosovë: atij i nevojitet legjitimi-tet. Për administratën kolonialiste nuk është me rëndësi se kush është në pushtetin vendor; me rëndësi është që të ketë pushtet vendor dhe ai të legjitimohet kohë pas kohe. Dhe për këtë arsye, në Kosovë nuk ka prag zgjedhor mbi validitetin e zgjedhje-ve.

Të gjithë ne jemi të preokupuar me nevojën për të bërë diçka në shoqëri, në komunitetin ku jetojmë, etj – që nga bamirësia, e deri te kampanjat reaksionare për mbrojtjen e ambien-tit, ekologjinë, etj. ˇi˛ek-u propozon që karshi këtij tundimi për të vepruar ne duhet të rrijmë dhe të mendojmë. E njejta vlenë edhe për zgjedhjet në Kosovë: me 15 nëntor, në vend se t’i jepemi tundimit për të vepruar (që dmth për të dalë në zgjedhje), veprim i cili pa pikë dyshimi do të jetë veprim i zbrazët, ne duhet të mendojmë.

blendi kajsiu

Abstrakt. Argumenti parësor që do të parashtrohet në këtë punim është se arsyeja kryesore se përse fushatat anti-korrupsion dështojnë në Shqi-përi është si pasojë e idesë së gabuar se korrupsioni është burim i munge-sës së zhvillimit dhe demokracisë. Rr-jedhimisht anti-korrupsioni në Shqi-përi, edhe si pasojë e ndikimit dhe presionit të organizmave ndërkom-

bëtare, është kthyer në një prioritet absolut me idenë se duke eleminuar korrupsionin i hapet rrugë zhvillimit dhe demokracisë. Ndërsa zhvillimi në vetvete është konceptuar sipas paradigmës neoliberale ku një shtet i vogël dhe eficent lehtëson funksioni-min e një tregu të madh dhe kompe-titiv. Në këtë artikull argumentohet se korrupsioni, pavarësisht formave në të cilat shfaqet, është pasojë direkte e mungesës së zhvillimit dhe jo shkak i tij. Në mungesë të zhvillimit elemi-

nimi i korrupsionit është jo vetëm i pamundur, por përkundrazi fushatat anti-korrupsion mund të shërbejnë në shtimin dhe jo eleminimin e nivelit të korrupsionit për të paktën dy arsye. Së pari, anti-korrupsioni shpesh ele-minon zhvillimin si prioritet, me idenë se zhvillimi do të pasojë eleminimin e korrupsionit. Së dyti, fushatat anti-korrupsion imponojnë një model të gabuar dhe të parealizueshëm...

(Vijon në faqen 10)

Page 5: Gazeta Nr. 6

5e mërkurë 4 | nëntor 2009 |

Nga ana e mediumeve, dolën në shesh lojërat e ndyta të akademikëve

Enciklopedizimi i Maqedonisë

bekim Hoxha*

Muajin e kaluar në Shkup u botua e ashtuquajtura “Enciklopedi maqedo-nase” pas së cilës vijuan reagime të vrullshme të shqiptarëve të Maqedo-nisë dhe ambasadave britanike dhe amerikane në Shkup që më pas të vijojnë edhe reagime të numërta jo-zyrtare dhe zyrtare nga vendet fqinje me përjashtim të Beogradit. Reagim kishte edhe nga Brukseli zyrtar. Çfarë ishte shkaku për një reagim të këtillë? Pse u “enciklopedizua” Maqedonia?

Promovimin e Enciklopedisë në mënyrë pompoze e bëri kryeministri i Maqedonisë, z. Gruevski, në cilësi të kryefinancuesit të saj. U thanë fjalë dhe lëvdata të mëdha para mediumeve për këtë vepër “kolosale shkencore” dhe ju dhanë komplimente redaksisë dhe kryeredaktorit të saj. Me shpalo-sjen e kësaj Enciklopedie nga ana e mediumeve, dolën në shesh lojërat e ndyta të akademikëve maqedonas. Mes tjerash, Shqiptarët ishin të quajtur ardhacakë në trojet e veta shekullore autoktone dhe malësorë. Kjo tej mase revoltoi shqiptarët e Maqedonisë, dhe vala e revoltës me epiqendër Shku-pin, u përhap duke shkaktuar numër të madh të reagimeve tjera, protesta-ve, deklaratave, kumtesave të shumta për mediume, programe televizive, gazeta të përmbushura me analiza dhe “analiza”, ndërsa pati edhe medi-ume të cilat u përpoqën të shfrytëzoj-në rastin për të rritur shikueshmërinë ose tirazhin.

Zëri më i kontestuar i Enciklope-disë është shkruar nga një historian, Mallkovski, i cili veçse ka dosje nega-tive për shkak të pretendimeve të tij se Skënderbeu ka qenë maqedonas me prejardhje në një libër të vetin të cilin Akademia e Shkencave dhe Ar-teve në Shkup nuk e pranoi. Më tej, ambasadat britanike dhe amerikane reaguan shumë ashpër për shkak se në Enciklopedi shkruante se njësitet e tyre speciale ushtarake i kanë traj-nuar luftëtarët e UÇK’së. Në ditët në vijim doli në shesh tërë amatorizmi i autorëve të zërave më të kontestuar të kësaj Enciklopedie ku mes tjerash si burim për tekstet e tyre e kanë për-dor on-line Enciklopedinë e lirë në internet – Wikipedia.

Faktori shqiptar në Republikën e Maqedonisë reagoi në mënyrë të as-hpër dhe me dinjitet të lartë duke mos lejuar përdhosjen e identitetit shqip-tar në përgjithësi. Reagimet, krye-sisht, ishin nën udhëheqjen e sektorit joqeveritar shqiptar si dhe reagime të intelektualëve të pavarur. Lëvizja Qytetare ZGJOHU! nga Shkupi ishte në krye të kësaj lëvizjeje të rezistencës, organizoi një konferencë për shtyp para selisë së AShAM, duke e quajtur atë “vendi i krimit” dhe para opinio-nit të Maqedonisë dhe më gjerë, i sh-palosi kërkesat e veta. E mbështetur nga të gjitha partitë politike shqiptare (pushtetare dhe opozitare) në vend si dhe nga sektori joqeveritar shqip-tar, ZGJOHU! si artikulues i RrOSh në Maqedoni me sloganin JEMI NJË, arri-ti të bëjë diçka e cila ndodhi për së pari herë në Maqedoni – bashkoi tërë faktorin shqiptar në vend, si atë poli-

tik ashtu edhe atë qytetar. Gazetat më autoritative ditore në gjuhën maqedo-nase nuk e lëshuan rastin të shënojnë se në Maqedoni Enciklopedia arriti për së pari herë ti bashkojë shqip-tarët gjë që mund të paraqesë faktor të rëndësishëm kërcënues kundrejt maqedonasve dhe ardhmërisë së këtij vendi. Nga ana tjetër, vet shqip-tarët u bindën për fuqinë e tyre politi-ke kur janë të bashkuar. Faktori politik shqiptar me vëmendje të lartë ndoqi reagimet e sektorit qytetar dhe i bëri reagimet e veta në institucionet e sh-tetit duke u bazuar në kërkesat e se-gmentit joqeveritar. Në këtë mënyrë të gjithë e zbuluan kuptimin, simboli-kën dhe fuqinë e sloganit JEMI NJË.

Vlen të përmendet se edhe një pje-së e konsiderueshme e komunitetit intelektual maqedonas e dënoi këtë Enciklopedi duke i krahasuar autorë e saj me akademikët famëkeq serb dhe Akademinë e Maqedonisë me atë të Serbisë.

Shumë interesante ishte sjellja e kryeministrit të Maqedonisë i cili re-fuzoi të distancohet nga përmbajtja e pjesëve fyese të Enciklopedisë. Neve-ria dhe reagimi i 25% (zyrtarisht) të popullatës nuk ishtin të mjaftueshme që të kryeministri të shprehet qar-tazi dhe haptas rreth Enciklopedisë. I vetëdijshëm se në rast të distanci-mit të këtillë do ta merr tërë barrën e fajit mbi supet e veta, z. Gruevski me manovra politike ju shmang de-

klarimit të prerë rreth pjesëve të cilët e fyen dhe e revoltuan tej mase çdo shqiptar kudo që jeton duke thënë se Akademia është përgjegjëse për En-ciklopedinë. Enciklopedia arriti që të rrisë tensionet në marrëdhëniet edhe ashtu të brishta ndëretnike si dhe paraqiste atak të drejtpërdrejtë ndaj konceptit të modelit të shtetit multiet-nik të definuar në Kushtetutën e ven-dit. “Kontribut” tjetër i Enciklopedisë ishte edhe ftohja e marrëdhënieve me mbështetësit më të denjë të Maqedo-nisë në vitet e pas-pavarësimit, ShBA dhe Britania e Madhe, duke e bërë këtë botim tërësisht skandaloz. Në opinion tensioni ishte në kulminaci-on saqë edhe festa e madhe fetare e Bajramit nuk kishte vëmendjen të ci-lën zakonisht e ka, mbeti nën hijen e lajmeve lidhur me enciklopedinë të cilat pamëshirë i mbushnin vargjet e gazetave dhe hapësirën e mediume-ve elektronike.

Tensioni i lartë i cili u krijua pas promovimit të Enciklopedisë, pje-sërisht u ul pas deklaratës pajtuese të liderëve të partive në Qeveri, z. Gru-evski dhe z. Ahmeti. U shpall se do të tërhiqet enciklopedia dhe u se do të shkarkohet redaksia e cila e përpiloi këtë libër famëkeq. Në deklaratën e liderëve të partive në Qeveri, u kër-kua që të shkarkohet redaksia, por më kot. Edhe pas 3 javëve nga kjo dekla-ratë, nuk është ndërmarrë asnjë hap drejt identifikimit të fajtorit/fajtorëve

dhe nuk është kërkuar përgjegjësi nga askush. Temat e lajmeve ditore u ndryshuan me shpalljen e Raportit për progres nga Brukseli në të cilin Komisioni Evropian u rekomandua fi-llim i negociatave për anëtarësim të RM në UE, ndërsa edhe më aktual as-htë lajmi për mbarimin e demarkaci-onit ë vijës kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës si dhe vendimi për ven-dosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy fqinjëve. Taktika e zvarritjes dhe mosrealizimit të obligimeve të ndërmarra, është tepër e njohur dhe e përpunuar në Maqedoni, shembull më konkret për këtë është Marrëveshja kornizë e Ohrit e cila po ngec në im-plementimin e saj 8 vite pas nënshkri-mit dhe dita ditës po has në pengesa serioze dhe mospasje të vullnetit po-litik për implementimin e saj deri në fund. Faktori politik shqiptar, sidomos ai i cili me pjesëmarrje në qeveri bart pjesën më të madhe të përgjegjësisë, shikuar historikisht deri më tani nuk ka pas kapacitet të ja imponon par-tnerit maqedonas qeveritar nevojën për implementimin e MO si dhe të problemeve tjera të cilat i brengosin qytetarët shqiptarë të Maqedonisë. Me sa duket edhe çështja e zgjidhjes së problemit rreth kësaj Enciklopedie do të mbarojë sipas skenarit të njëjtë.

Faji dhe përgjegjësia gjithmonë janë jetimë.

*Lëvizja Qytetare ZGJOHU!

BARRIKADA STREET

Flavio Qarri

e bëjnë lanet pse nuk vrau për parakalim

Vazhdojnë problemet në fa-miljet dhe shoqërinë shqipta-re! Një parakalim i gabuar ka sjellë tragjedinë në familjen Qafleshi! Duke festuar marrjen e patentes nga evlati 19 vjeçar i shtëpisë, babai Sadedin, nëna Zehere dhe djali i shtëpisë Daj-hard Qafleshi! Duke zbritur nga kthesa e Kamzës, mjeti i mode-lit Volksëagen Golf 1 i vitit 1989 është parakaluar nga një X5 e rëndomtë nga ato që qarku-llojnë me shumicë në rrugët e Tiranës! Ky xhest ka sjellë ner-vozizmin nga ana e kryefamilja-rit Sadedin i cili ka lëshuar dhe një lumë sharjesh në fillim në drejtim të shoferit të X5 e më pas në drejtimtë djalit të tij të vetëm! Më tha që duhej ta kis-ha arritur dhe vrarë me Golfin tim! Në fillim tentova por ai i dha gay dhe më iku! Në këtë moment - shprehet djali ndër-kohë që paraqet kërkesën si i pastrehë - më bëri lanet! Më tha që nuk jam i denjë për mbie-mrin e ndritur Qafleshi dhe për këtë arsye duhej të largohesha! Nëna aprovoi në heshtje, hapa krahun dhe bëra autostop - E mbyll këtë intervistë ekskluzi-ve te dera e Bashkisë 19 vjeçari Dajahrd Qafleshi.

Themelohet shoqata e të sharëve nga motra!

Një OJF e re i është shtuar listës së pafundme të këtyre shoqatave në vendin tonë! Bëhet fjalë për shoqatën ‘’ Kë shan nga motra?’’ e themeluar nga Mero Baze! Sipas dekla-ratës së tij bërë nga QSUT-ja kjo nismë vjen si një vokacion i brëndshëm pas ndodhive të fundit që i kanë ndodhur këtij të fundit por edhe plot miqve e kolegëve të tij! I pari ishte ar-bitri Pashaj, që ende sot e kësaj ditë nuk e takon më të motrën si pasojë e traumës! I dyti jam unë - shprehet Baze - thjesht pse po pija te ‘Capriçio’, por anëtarsia jonë është shumë më e gjërë se kaq. Baze e ndërpret rrëfimin e tij sepse duhet të ndërrojë se-rumin dhe nuk mban më mend asnjë emër për shkak të shkel-mave në kokë! Por ne si gazetë serioze do të presim deri sa të rekuperohet për të mësuar kush janë të sharët nga motra

Page 6: Gazeta Nr. 6

e mërkurë 4 | nëntor 2009 | 6

ermira Danaj

Në Shqipëri nuk mund të jesh i sëmurë, më saktë nuk duhet të jesh i sëmurë. Një djalë që vuan nga një sëmundje men-dore jeton prej shumë vitesh i lidhur me zinxhirë. Lajm sensacional në media, kush e kush ta japë i pari. Ndodhkan këto gjëra edhe në Shqipëri, kaq afër nesh!!! Ne kishim parë vetëm rastet e tmerrshme të Austrisë ku babai kish dhunuar vajzën e tij duke e mbajtur edhe të mbyllur për shumë e shumë vite. Por, pas dy ditësh del dhe një rast tjetër, tashmë i dy motra-ve të cilat gjithashtu vuajnë nga sëmundje mendore, të cilat gjithashtu kanë jetuar të lidhura me zinxhirë në familjet e tyre. Dhe gazetat folën edhe për një rast tjetër, dhe jam e sigurt se të tjera raste mund të ketë. Shumëkush hidhet të thotë i pari “Cfarë familjesh përbindëshe,” etj. Është gjëja më e lehtë për tu thënë, është shumë e thjeshtë të fajësojmë atë që duket sikur ka faj, babain, nënën, familjen. Madje ndonjë forcë politike e përdor edhe për të ata-kuar qeverinë, kushedi se mos përfiton politikisht nga kjo. Ndërkohë që këto 19 vjet në Shqipëri vetëm dy forca politike e kanë qeverisur vendin, dhe kur bëhet fjalë për ngjarje të tilla që kanë të bëjnë me funksionimin e themeltë të shtetit, asnjëra nuk është “e larë”, sepse ky shtet i sotëm është produkt i këtyre dy forcave.

Në fakt edhe ne, opinioni publik, që bëmë sikur u cuditëm në ngjarjen e parë, pasi kaluan ca ditë dhe pasi dolën dhe ca raste të tjera, u kthyem prapë në ambjen-tin tonë mikrosocial. Edhe ne, opinioni publik,në fakt këto raste i kemi ditur dhe më parë. Ndoshta nuk kemi ditur se në fi-lan fshat është filan djalë i lidhur me zinx-hirë (gjë të cilën e kanë ditur banorët e fshatit), ose që në filan fshat tjetër janë dy motra (gjë të cilën gjithashtu e kanë ditur banorët e atij fshati), ose që në një fshat në Lushnjë është një djalë shumë agresiv që ka nevojë për kurim nga shteti (ky i fun-

Pala në pushtet punon shumë e qetë në drejtim të disa objektivave

Politikë në zinxhirë dhe me zinxhirëNë Shqipëri nuk ka vend për të sëmurë, nuk ka shpëtim

dit fundit duket togfjalëshi me qesharak në ditët e sotme), por ndërkohë vazhdon të bëjë dëme në komunitetin ku jeton. Shumëkush nga ne këto raste specifike i ka mësuar nga media. Por, ne e kemi di-tur shumë mirë që në Shqipëri sëmundjet mendore janë konsideruar dhe konside-rohen turp për familjen dhe shoqërinë, dhe mundësisht duhen mbajtur të fshe-hura, brenda familjes ose komunitetit të ngushtë. Ne e kemi ditur shumë mirë që në Shqipëri nuk ka vend për të sëmurë, nëse je i sëmurë, këtu nuk ke shpëtim, sepse këtu duket sikur mund të jetojnë vetëm ata që janë të shëndoshë dhe të aftë për të mbijetuar. Sa herë e dëgjojmë në shprehjen “mos të zëntë halli” (dhe kjo i referohet cdo lloj halli)? Sepse këtu po të zuri halli, vështirë se ke shpëtim. Ne, opinioni publik e dimë shumë mirë se shteti jonë e ka ditur dhe e di shumë mirë se disa qytetarë të tij, pikërisht ata më të dobtit, ata të cilët kanë më shumë nevojë për të, kanë jetuar me vite të tëra me zinx-hirë, por nga ana tjetër, përsa kohë me to merret familja (në mënyrën e vet, mes halleve dhe mjerimit) gjithcka është ok. Përsa kohë nuk flitet për ta prapë gjithcka është ok. Madje edhe pse u përmendën

disa raste, pasi kaluan pak ditë, prapë nuk po flitet më për ta. Nuk flitet më për ta sep-se përfaqësuesit e qytetarëve shqiptarë (me një fjalë përfaqësuesit tanë) me sa du-ket kanë cështje shumë më të mëdha se sa fati dhe mirëqenia jonë. Një ndër këto halle është përmbajtja e kutive të votimit të 28 qershorit. Duket sikur sot e gjithë jeta jonë në Shqipëri po rrotullohet rreth këtyre kutive, dhe cdo gjë tjetër është e eklipsuar. Dhe kur them cdo gjë tjetër e kam fjalën për shtrenjtësinë e jetës, për kushtet në shkolla, për varfërinë e tejskaj-shme, për kushtet në spitale, (e s’po flas për ato psikiatrike sepse dikush e quajti një ndër spitalet psikiatrike në Shqipëri “më keq se Aushvici!!), për dhunën ndaj fëmijëve dhe grave, për fëmijët që shesin mu nën hundën e pushtetarëve shqiptarë të cilët kanë firmosur konventa kundër punës të të miturve, etj etj. Por të gjitha këto duket sikur janë pjesë e normalite-tit në Shqipëri, dhe jo pjesë e prioritetit. E kur vjen puna tek përfaqësuesit tanë politikë, një pjesë nuk i prek sepse është në pushtet dhe mirëqenia jonë nuk hyn tek prioritetet, tek të cilat ndërkohë hyjnë plotësimet e shumë letrave, kontrolli i ku-fijve, pashaportat biometrike (por jo buka

e gojës), përfaqësimi i denjë në Nato (por jo qytetarët e sëmurë fizikisht dhe men-dërisht), etj etj. Ndërsa pjesa tjetër, opozi-ta politike, ia arriti më në fund që tashmë të identifikohet vetëm me ca kuti, duke e minimizuar rolin e saj përfaqësues deri në zero, duke harruar se dhe ajo ka ca pri-oritete dhe këto prioritete janë interesat e qytetarëve. Ajo që ndodh sot në Shqipëri është që pala në pushtet punon shumë e qetë në drejtim të disa objektivave (fus-hatë elektorale për zgjedhjet lokale duke ndërtuar rrugë, plasje të ndonjë skandali të vogël me të cilin të merret opozita për ca muaj, përmbushje e interesave vetja-kë, përmbushje e ndonje iniciative socia-le sa për të arnuar ndonjë pjesë të vogël të shtetit tonë minimalist, premtime për rritje rrogash që shoqërohen me rritje cmimesh, e kështu me rradhë). Ndërsa pala në opozitë në vend që të veprojë si-pas platformës së vet ideore e cila ka në qendër mirëqenien dhe fatin e qytetarit shqiptar, vazhdon të merret vetëm dhe vetëm ekskluzivisht me persona të për-vecëm të palës në pushtet, me ngjarje të vecuara, dhe aspak me atë që ne të gjit-hëve na intereson, funksionimin e institu-cioneve të shtetit shqiptar. E vetmja gjë

që po bën opozita sot është të inflacionojë problemet, duke i kthyer vetëm në sulme ndaj qeverisë, duke u përpjekur të gjejë ndonjë problem brenda problemit, a thua se nuk është e gjithë jeta jonë pasyrë e asaj që nuk funksionon në Shqipëri. Arri-tën deri aty sa dhe rastet e mësipërme të qytetarëve shqiptarë të lidhur me zinxhi-rë ti trajtojnë si diskriminim ndaj grave dhe vajzave. Jo, jo. Këto janë raste diskrimi-nimi ndaj të gjithë ne, qytetarëve shqiptarë, burra dhe gra. Dhe jo diskriminim nga fami-lja respektive e cila është detyruar ti mbajë të lidhur me zinxhirë, po diskriminim nga e gjitha klasa e pushtetarëve shqiptarë në vite, të cilët kanë dhe vazhdojnë të merren me një cështje vetëm kur ajo shkon në ekstrem. Madje edhe atëherë, duke shfrytëzuar në maksimum mundësitë e rrugëve të infor-macionit, arrijnë ta heqin vëmendjen nga fati jonë, duke u marrë vec me interesat e tyre. Ka vetëm pak ditë që u bënë publike rastet e të sëmurëve mendorë të lidhur me zinxhirë, që u bë publik dështimi i plotë i shtetit shqiptar në vite për tu kuj-desur për qytetarët e tij më të nevojshëm. Por ama sot për përfaqësuesit tanë, të kuj-tdo kahu qofshin, historitë e dhimbshme të shqiptarëve nuk përbëjnë objekt in-teresant përplasjeje midis politikanëve. Një pjesë e tyre madje as nuk denjojnë të në përfaqësojnë pa u hapur ca kuti, a thua se pasi të hapen kutitë mirëqenia jonë do ndryshojë, sistemi jonë arsimor do përmirësohet, të sëmurët mendorë do mund të kurohen në institucione të denja, cmimi i energjisë nuk do rritet, etj, etj. Dhe shprehja “mos të zëntë halli” vazhdon të përdoret gjithnjë e më shumë tek ne. Sepse nëse do kesh një hall, përvec se të familja apo miqtë e tu, nuk ke se ku të për-plasesh tjetër, sepse shteti shqiptar ka prio-ritete shumë më të rëndësishme se sa fati dhe mirëqenia jonë, duke mos e kuptuar se misioni i një shteti dhe misioni i politikës është të mbrojë dhe përfaqësojë interesat e qytetarëve të tij.

belgzim kamberi

“Shumica” është bërë kryesisht fjalë e njohur në rajon posaçërisht në fund të viteve të tetëdhjeta të shekullit paraprak, kur edhe filloj sistemi pluralist.Kjo ngase dikur, ai nuk përdorej edhe aq në ligjërimin e përditshëm për ta arsyetuar vepri-min politik, meqë atëbotë, nuk kish-te pakicë relevante, së paku legale. Prandaj, edhe nuk kishte nevojë për ta vërë aq zëshëm theksin mbi “pri-vilegjin” e quajtur “shumicë”, ngase thuajse të gjithë ishin të atillë. Disa nga dëshira, disa nga imponimi. Ata që simbolizoheshin realisht me paki-cën - burgoseshin ose vriteshin. Por, rënia e sistemit totalitar pretendonte pikërisht nismën e një periudhe ku të jesh antipod i shumicës nuk simbo-lizohej me përndjekjen, izolimin ose represionin; por, përkundrazi të jesh

Të tillët do të ishin të tepërt edhe sikur pakicë

Shumicapjesë përbërëse e shoqërisë. Mbase më e respektuara.

Përvojë e re për mendësi të vjetra. Dhe në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë; si gjetiu në fqinjësinë e afërt, ky proces tranzicioni çalon që më se dhjetë vjet në kuptimin, përkatësisht, në moskuptimin e bashkëjetesës midis shumicave dhe pakicave të të gjitha profileve. Pikërisht në standardin parësor të demokracisë.

Derisa që në nismë, në hapësirën ish-jugosllave, shumica u shndërrua në argument dhe në mekanizëm për vra-sjen e mijëra njerëzve dhe përndjekjen e milionave të tjerë që identifikoheshin me pakicat; edhe në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; shumica u shndërrua

në ndërkohë në argument dhe në me-kanizëm të ngufatjes së çdo gjëje po-litike e jopolitike që i identifikon(te) me pakicën. Numri përcakton sërish të drejtën, të arsyeshmen, të mirën, etj.. Mbase mendësia e tyre çon në atë pikë, sa që pakicat ndjehen të panevojshme, të pavlefshme, të rrezikshme, komploti-ste, përfaqësuese të së keqes etj...

Ç’fatkeqësie që ua kanë ndryshuar sistemin. Sa ua kanë vështirësuar jetën. Sa alogjik u duket sot fakti që ndokush nga pakicat - politike ose jo - merr guximin t’i kundërshtojë dhe për këtë të shpëtojë pa kurrfarë pasoja.

Ata që pretendojnë së angazhuari për liri nga shumicat e të tjerëve nuk

janë në gjendje që ta mbrojnë lirinë e pakicave të tyre – qofshin ato kulturore, etnike, sociale, profesionale, ideologji-ke, apo të tjera. Përkundrazi, e përm-bysin atë. E mposhtin atë. Ç’paradoksi. Ata që pretendojnë së angazhuari për demokraci funksionojnë sikur bolshevik.

Aq më shumë kur dihet se për de-mokracinë, vetë ekzistenca e pakica-ve është një parim më i shenjtë se ai i shumicave. Një tipar unik i cili çshe-njtëron tiparin bolshevik, atë të epshit absolutist të monopolit të shumicës; në shënjestër të së cilit është gjithashtu ajo pakicë e skajshme e cila identifikohet jashtë kornizave të shumicave dhe pa-kicave grupore.

Ajo pakicë, shpeshherë e vetmuar dhe e nënçmuar vetëm nga shkaku se është e tjetërsueshme, e jashtëzakon-shme. Ndonëse i neglizhuar, fati i tyre nuk është i lehtë. Sigurisht shumë më i vështirë se i atyre që sot ekzaltohen nga fakti që janë pjesë përbërëse e shumicës - çfarëdo qoftë ajo, apo që vuajnë për shkak se kanë mbetur jas-htë saj. Pra, botëkuptimi vendor i pa-rimit të shumicës ka qenë dhe mbetet më afër kuptimit vulgar të shoqërive të mbyllura, se kuptimit të shoqërive të hapura që i jep pakicave jo vetëm të drejtën e jetës dhe të fjalës për t’i thënë shumicave jo, por edhe gjithë mbështetjen e duhur. Pra, njëzet vjet më pas, ende një sistem shoqëror i çuditshëm dhe vështirë i kuptueshëm për ata që vazhdojnë të dominohen nga mendësitë e absolutizmit të së drejtës së shumicës. Të tillët do të is-hin të tepërt edhe sikur pakicë.

Page 7: Gazeta Nr. 6

7e mërkurë 4 | nëntor 2009 |

Nese Ne kete hapesire Nuk do te shohesh reklameN e taci oil, agNa group, BmW, uet apo kujtdo kompaNie tjeter,ruaje kete territor te lire.

Në mendjet e kujtdo formëzohet frika, nëpërmjet analogjive që e vënë veten si personazh të mundshëm në këtë ngjarje kafshërore

taçi nuk fshihet më “Rendi Publik” si një vegël që i shërben treshes simbiotike mafia – politikë – biznesarbër zaimi

Grushtat e biznesmenit Rezart Taçi dhe bodyguards-ëve të tij mbi gazeta-rin Mero Baze, edhe pse përbëjnë një lajm tronditës, nuk janë ndonjë sur-prizë kushedi se çfarë. E gjithë skena e terrorit të miliarderit ndaj gazetarit kritik është pasojë e vlerave tona de-mokratike, që Pasurisë e Pushtetit i ju-stifikojnë gjithcka, ndërsa të tjerëve i garantojnë vetëm ankthin e frikën. Në vetvete kjo situatë përfshin tragjiken dhe komiken, dy dimensione këto që duhen analizuar për të kuptuar se ku ka përfunduar shoqëria shqiptare, e për ku është drejtuar.

Momenti tragjik i përket detajit. Një qytetar rrihet në mes të “bllokut”, në sy të miqve të tij, në sy të të gjithëve nga një bandë bodyguards-ësh të udhëhequr nga një miliarder që ende nuk ka mbërritur të zhvishet nga kom-pleksi i origjinës së tij. Ndodh sulmi, e askush nuk ndërhyn, të gjithë sho-hin me gjak të ngrirë, duke menduar edhe më të keqen. Në mendjet e kuj-tdo formëzohet frika, nëpërmjet ana-logjive që e vënë individin në rolin e personazhit të mundshëm në këtë ngjarje kafshërore.

Për shembull – mendojnë njerë-zit – në rast se unë do të isha rrahësi i Meros, si fillim do të kishte ndërhyrë dikush nga publiku për të ndihmuar viktimën time, e më pas për pesë mi-nuta do të isha brenda në komisariat të policisë (dhe do të isha rrahur si gomari në duhan)... Analogjia tjetër është të vendosësh veten në vend të të rrahurit. Në rast se në mes të Tira-nës rrihet një gazetar, një njeri i njo-hur, me akses në opinion publik e në konjuktura të pushtetit, dhe rrahësi miliarder shkon rehat rehat e pi me bodyguards-ët e tij një derë më tej, i pashqetësuar, imagjino se ç’do t’i bën-te po ky rrahës një njeriu të thjeshtë, le të themi një punëtori të fabrikës së tij me të cilin mund t’i krijohej ndonjë mosmarrëveshje...

Mjaftojnë këto analogji për të kup-tuar se çfarë shteti jemi, sa dhe si funksionojnë institucionet që duhet të garantojnë rendin. Madje këtu hidhet dritë dhe mbi nocionin e “Rendit Pu-blik” në një demokraci nashiste si kjo e jona. “Rendi Publik” demaskohet si një cliche, si një vegël që i shërben treshes simbiotike mafia – politikë – biznes për të ruajtur kontrollin, vegël nga e cila hiqet dorë sapo duhet të

aplikohet edhe mbi vetë përdoruesin.Në këtë shtet, që nuk arrin të arre-

stojë në mes të Tiranës një fshatar-ka-marier të pasuruar në rrugët më të rëndomta e më banale të krimit me prapavijë politike që ka rrahur një gazetar e botues, nën sytë e të tjerë gazetarëve të famshëm, imagjino-ni se ç’mund të ndodhë me mijërat e punësuar në ARMO, për të cilët s’kemi për të marrë vesh gjë kurrë, imagjinoni se ç’mund të ndodhë me kontrabandën dhe trafikun e naftës (më së paku), me evazionin fiskal, me mashtrimin që ka pasojë vjedhjen e dëmtimin e pasurisë së përbashkët, me ryshfetin e korrupsionin e ekze-kutivit, legjislativit e gjyqësorit. Në këtë shtet që krijon përbindësha po-tencialë si Rezart Taçi, imagjinoni se ç’mund të ndodhë me ne. E gjithë kjo është tragjike, tepër tragjike. Ne nuk po rrihemi, siç rrahën gazetarin në fjalë, por jetojmë përditë nën frikën që dikush mund të na rrahë, e s’ka për t’i ndodhur asgjë. Kjo është edhe më e tmerrshme, jemi shndërruar në robër kokëulur e zëshuar, që zvarrite-

mi me shpresën e vetme që të mos na prekë kamzhiku i pashpirt i Taçit dhe i kolegëve të tij të nderuar biznes-po-litikanë.

Situata ka dhe dimensionin e vet komik. Në sipërfaqje komiciteti bie në sy edhe tek fakti që të njëjtët njerëz që vunë kujën kur Mero Bazen e rra-hën militantë të PS-së sot përpiqen të justifikojnë aktin e trashë të miliar-derit rustik. Mungesa e konsistencës muallit si lopë, por nuk mundesh ta kërkosh konsistencën nga militantët, këto qenie të zhveshura nga logjika, e nga çdo vlerë humane.

Po të gërvishtësh sipërfaqjen, ko-media bëhet edhe më e dukshme. Të gjithë ne, që sot bëjme si të habitur, në fakt e dinim që kjo situatë nuk ka ndodhur thjesht sepse nuk ka qëlluar të ndodhë, pra çështje rastësie, pasi asgjë nuk e ndalon të ndodhë. Në fakt ne të gjithë e dimë që prona jonë private, materiale apo shpirtërore, fa-miljet tona, profesioni ynë, shoqëria e komuniteti ku jetojmë, qytetet e fsha-trat, vetë territori ynë shtetëror, apo dhe ekzistenca jonë garantohet vetëm

nga fatlumturia, pasi asnjë prej struk-turave të pushtetit nuk kanë ndër-mend t’i mbrojnë.

Nuk dua të them që në Shqipëri mungon pushteti, apo ky pushtet është i dobët. Jo, pushteti është aty, struktu-rat janë funksionale e më të forta se kurrë. Nëpërmjet moralit të bindjes, e nëpërmjet bipolarizimit prej tifozi të publikut, këto struktura kanë mbërri-tur që Republikën e Shqipërisë ta kthejnë në një Tirani të Oligarkëve, në stilin më brutal putinian. Janë ata Oligarkë që e shesin apo dhurojnë territorin tonë, tokë, det, ajër apo pasuri minerale, tek Taçët shqiptarë apo të huaj, siç ka ndodhur me ra-stin e kufirit Shqipëri-Greqi, siç ka ndodhur me privatizimin e miniera-ve, siç ka ndodhur me privatizimin e ARMO-s, siç ka ndodhur me privati-zimin e industrisë hidroenergjetike, siç ka ndodhur e po ndodh me breg-detin e me resurset turistike, siç po ndodh me çdo cep e çdo centimetër të pronës së përbashkët. Janë ata Oligarkë që garantojnë nënshtrimin e punonjësit ndaj punësuesit pasa-

nik që në çdo moment mund të flakë në rrugë çdo varfanjak, me ose pa arsye, pa e vrarë mendjen për paso-jat tek ai e familja e tij. Janë po ata Oligarkë që garantojnë nënshtrimin e medias (rasti i Andi Bushatit me Sandër Frangajn ishte tipik, për të mos ripërmendur shkakun e këtij shkrimi). Janë po ata Oligarkë që garantojnë lirinë, apo edhe imuni-tetin për serial-killerat e tipit Mediu, duke ndërhyrë në çdo instancë të gjyqësorit dhe duke trafikuar edhe vota (se ne të gjithë e dimë që Fatmir Mediu dhe partia e tij qesharake nuk i ka të vetat ato vota). Janë po ata Oli-garkë që kontrollojnë sot partitë më të mëdha, PD-në e Saliut dhe PS-në e Edit, këto dy forca politike që kanë heshtur në mënyrë të paturp përpara çdo fakti që i ka demaskuar në sy të shoqërisë. Ky është pushteti në Shqi-përi, të gjithë e dimë këtë, e megjit-hatë të gjithë heshtim me ankth në zemër, kështu të zënë siç jemi me për-ditshmërinë tonë. Jo edhe për shumë kohë, ama!

Page 8: Gazeta Nr. 6

e mërkurë 4 | nëntor 2009 | 8

Në vend të zgjedhjeve duam zgjidhje!

arieta rexhepi

Fushata parazgjedhore, sipas rre-gullave, fillon një muaj para mbajtjes se zgjedhjeve. Nga rregullat ka dhe përjashtime apo thyerje të rregu-llave, si doni thuani… Rasti I fundit jane zgjedhjet lokale në Kosovë, që do të mbahen më 15 nëntor, e për të cilat fushata ka filluar me javë të tëra para kohe. Kundër ligjit ë?! Partitë politike, me në krye kandidatët për kryetarë komunash, lënë përshtypje se mezi presin të marrin pushtetin, që të punojnë për qytetarët… Sikur nuk u mësuam!

Derisa një parti e ka pushtetin ne një komunë të caktuar, “punon” për të fituar edhe një mandat dhe për të gllabëruar ato që i kanë ngelë pa gllabëruar, partitë tjera luftojnë me çdo kusht që të marrin pushtetin. Kategoria e parë, në këtë fushatë, ka pak më shumë punë se e dyta. Përveç fushatës, këtë muaj me gër-shërë në duar u duhet të dalin e të përurojnë ato pak të arritura që kanë bërë për këto vite sa ishin në pushtet (p.sh. tek-tuk ndonjë rrugë të asfaltuar, nga e cila në xhepin e tyre janë futur disa “cm” asfalt, nja dy-tre shkolla që mezi arritën t’i ndërtojnë e pak të arritura tjera…).

Sikur të mbaheshin zgjedhjet pak më shpesh, mbase do ishte më mirë, për vet faktin se vetëm pak kohë para zgjedhjeve, pozita fillon punën.

TrekendëShi poliTik…Jemi lodhë me premtime para

zgjedhjeve - nga ata që kanë nevojë për vota, me arsyetime kur marrin pushtetin - me ata që fitojnë, me akuza - nga ata që mbesin në opo-zitë!

1. premTime parazgjedhoreNë kohën e “mashtrimit”, politika-

nët tanë përdorin të gjitha mjetet e mundshme për marrjen e pushtetit. Siç duket, janë mishëruar me thëni-en se “qëllimi justifikon mjetin”! Në

këtë periudhë (fatmirë-keq-sisht) të shkurtër, “kemi” drita 24h, ujë pa ndërprerë, plane urbanistike të pa-para, vende të reja të punës, rritje të pagave për punonjësit e pensio-nistët, e shumë e shumë premtime që kur i dëgjon tashmë, të vjen të qeshësh, që përderisa nuk u mësu-am me “premtimet boshe”, ishim të dyshimtë se kë të votonim, secili më i mirë se tjetri!

2. marrja e puShTeTiTKjo është faza kur në pah nuk do

të dalin aq shumë premtimet, ato fillojnë të zbehen që në ditën që x-qeveria merr pushtetin në dorë… Pushtetarët tashmë kanë punë më të “mençura”! Ehuuu, s’kanë më kohë të merren me premtime e me reali-zim të tyre. Mjaft na kushtuan vëmen-dje në fushatën parazgjedhore! Tani është koha që të merren me veten, derisa nuk vjen dita të dalin dhe të arsyetohen për mospërmbushjen e premtimeve. Në këtë kohë ke dy zgjidhje: o të mbyllësh sytë e të mos shohësh realitetin që t’u besosh, sepse i ke votuar, o të mbyllësh ve-shët dhe mos t’i dëgjosh tek çirren duke u arsyetuar!

3. akuzaTËshtë kjo kategoria e cila nuk

“pati” fatin të “mashtrojë” masën. Me shpresën se “do ketë fat herëve të tjera”, fillojnë akuzojnë pozitën për neglizhencë dhe funksionim të dobët. Tashmë u mësuam me këtë trekëndësh. Edhe kjo kategori (flas për ata që kishin pushtetin në duar), dikur premtonte dhe më pas arsye-tohej për mospërmbushjen e prem-timeve. Ç’ka që akuzon?!

Qytetari çfarë kërkon, mendojnë ata?! Qytetari tashmë i mësuar me këtë realitet, kërkon alternativë dhe zgjidhje praktike të problemeve, jo zgjedhje pa mundësi zgjedhjeje!

Nuk e kuptoj se si deri më sot, ky trekëndësh u kujdes që t’i mbetet kaq besnik “funksionit” të tij?!

(Vijon nga faqe 2)

...Sic u nda toka me reforma agra-re, ashtu u veprua edhe me letrat me vlere duke e ndare fabrikat mes pu-netoreve, pra Berisha ndoqi te njej-ten rruge qe ndoqi dhe Enver Hox-ha ne fillimet e veta te pushtetit (po nuk do ta gjeni kurrkund te shkruar, se Berisha nuk eshte komunist). Pas krizes se piramidave, me ardhjen e socialisteve ne pushtet, atehere ne menyre graduale filluan te privatizo-heshin sektor te rendeishem te eko-nomise e iu dhane licenca te majme biznesit, i cili ishte ne hapat e para te ravijezimit te tij.

Periudha 8 vjecare socialiste ka-rakterizohet nga fillimet e krijimit te shtresave te te pasurve, kjo solli edhe perfshirjen e biznesit ne po-litike, qe tanime eshte nga gjerat me normale sot ne Shqiperi, per te gjithe krahet e politikes. Gjate peri-udhes socialiste u riprivatizuan per here te dyte te gjithe asetet e firma-ve piramidale, praktikisht ajo cka duhet te behej duhet te ishte kthimi i ketyre parave tek populli, por nuk u pa e udhes nga pushteti politik. Per pasoje u privatizuan me cmime qes-harake cka gradualisht solli stabiliz-mimin e nje klase biznesmenesh te paskrupullt me lidhje te forta politi-ke e dallimin per here e me shume ne klasa te caktuara.

Nderkaq pas viteve 2000 u vu re nje perfshirje per here e me e madhe e biznesmeneve ne politike. Sot ne parlamentin shqiptar, te cilin e supo-zojme qe e kemi me demokraci per-faqesuese, ka me shume se dy duzi-na deputetesh qe jane biznesmene me te ardhura miliona eurosh. Ako-ma eshte mister se ke perfaqesojne, sepse praktikisht votat i kane marre ne zona shume te varfra te Shqiperi-se, pra nuk i kane votuar te njellojtet e tyre per tu perfaqesuar (sepse te njellojtet e tyre jane prezente vete ne parlament). Ky absurditet politik ka bere qe Shqiperia te merret ne menyre te hapur peng nga njerez te cilet kane nje interes plotesisht individual ne rolin e tyre publik. Por ne vitet ne vazhdim gjerat nuk sh-kuan me mire, shume spekulatore jane afruar pas fitores se Berishes ne 2005. Shumica e industrise eshte praktikisht ne duart e multinaciona-leve te cfaredolloj shteti, bankat jane ne pronesi pergjithesisht te huaj, gji-thahstu sherbimet celulare. Ne fund meqenese nuk ka mbetur asgje per te privatizuar, kemi filuar te japim dhe fusha te lira, per te vendosur bi-znese ndotese. Ankthi i madh drejt neo-liberalizmit, e kushtet e varferi-se qe u krijuan nga te gjithe qeverite nga 90 e ketej e zhveshen nga cdo lloj ndjenje komunitare qytetarin shqiptar, si pasoje me te krijuar keto kushte establishmenti i multinacio-naleve gjeti tek ky vend nje strehez perfekte. Sot psh. i biri i kryemini-strit punon per nje multinacionale turke,qe ka privatizuar albtelekom-in, nderkaq e bija e kryeministrit ka nje rol aktiv ne nje tjeter multinaci-onale, EUROMAX e zoteruar nga bi-znesmene serbe. Politika e paskru-

pullt neo-liberale, lidhja ekstreme e biznesit deri ne rangjet me te larta te shtetit, e te politikes ne pergjithe-si ka krijuar dhe nje fenomen shume interesant qe fare mire mund te kon-siderohet nje “socializem neo-libe-ral”. Neo-liberalizmi pergjithesisht ekziston te klasat e varfra te shoqeri-se ku qytetaret jane te detyruar cdo mengjes te konkurojne mes tyre per te shkuar ne vende pune te keqpa-guara, pa sigurime shendetesore as sigurime sociale, ku raporti me shefin nuk rregullohet nga asnje ligj, nje konkurrim ku e drejta jote eshte gati pa ze dhe e percmuar, ku bombardohesh per dite me pop-emisione, ku ne TV ka vetem njerez te sukseshem qe vishen mire e me te ardhura te sigurta. Cdo mengjes qytetarit shqiptar i duhet qe perve-cse te duroje pafundesisht kushtet mizerabel me te cilat kontratat e pu-nes behen (kur behen) por te ndjeje per here e me shume arrogancen e me te fortit dhe supermacine jo ve-tem sociale por dhe ligjore qe ata kane.

Nderkaq nga ana tjeter ne rapor-tin mes politikes dhe biznesit ekzi-ston nje socializem gati perfekt, pra nje shperndarje e te mirave te bere ne menyren me te mire. Shih fushatat zgjedhore, ndjehet fare pak diferen-ca mes partive ne shpenzimet zgjed-hore, tenderat ndahen pa dallime politike sepse pergjithesisht bizne-sment qe kane arritur ne ato nivele kane krijuar nje lidhje simbioze me politiken si te tere, duke shperndare para ne menyre te barabarte e po ne menyre te barabarte duke i marre perseri mbrapsht, pasi partite te vi-jne ne pushtet. Psh si ka mundesi qe parti te treta ose te katerta si LSI sh-penzojne kaq sasi te medha parash ne promovimin e vetes se tyre (sepse politika shqiptare nuk prodhon poli-tika, prodhon vetem njerez)? Pergji-gjet e ketyre pyetjeve do i gjeni ne

arsyetimin e nje pushtimi kolonialist qe i eshte bere individit nga biznesi i lidhur me politiken, me kolonializ-min e qytetarit shqipetar si ne Koso-ve ashtu dhe ne Shqiperi. Nuk eshte rastesi pse shqiptaret jane rasti me i mire per te shpjeguar neo-koloni-alizmin qe ka ardhur ne formatin e politikes neo-liberale,sepse Shqipe-ria dhe Kosova gjate kesaj kohe nuk prodhojne me asgje, u shkaterruan totalisht nga mungesa e vizionit poli-tik. Ne si popull nuk prodhojme asgje dhe jemi konsumatoret par-exellan-ce. Tashme jemi kthyer ne skllever moderne te nje grushti njerezish qe zoterojne para, mund te shihni dhe natyren e bizneseve te huaja qe vi-jne ketu, jane gati te gjitha biznese sherbimi e jo prodhimi, banka, kom-pani celularesh, supermarkete etj.

Cdo dite qe kalon ne keto kushte, e pa nje reflektim te gjere sidomos te asaj pjese intelektuale shqipe-tare po humbim mundesine per te ngritur nivelin shoqeror tonin. Nje shoqeri nuk zhvillohet nepermjet individesh te suksesshem, por ne-permjet nje ndergjegje shoqerore qe i zhvillon si grup, zhvillohet duke vene ne krye te parimeve te veta hu-manizmin dhe jo de-humanizimin e vetvetes ne kerkim te suksesit per-sonal. Duhet medoemos qe te kete nje debat te gjere neper aulat tona univeristare, ndryshe nuk do te jete vetem ceshtje sociale, por shume shpejt do trasformohet dhe ne nje kauze territoriale. Nje komb qe nuk zoteron asgje ndalon se qeni komb e trasformohet ne nje mase amor-fe kozmopolite individesh. Koha ka ardhur per te pasur nje reagim te menjehershem, ndryshe gjithcka qe vjen me pas eshte dhe ka per te qene shume e erret, format kon-temporan estetike ku pushtimet mo-derne mund ti ndryshojne formen dhe perspektiven, por ne substance mbetet gjithsesi pushtim.

Nuk eshte rastesi pse shqiptaret jane rasti me i mire per te shpjeguar neo-kolonializmin qe ka ardhur ne formatin e politikes neo-liberale,sepse shqiperia dhe kosova gjate kesaj kohe nuk prodhojne me asgje, u shkaterruan totalisht nga mungesa e vizionit politik

Page 9: Gazeta Nr. 6

9e mërkurë 4 | nëntor 2009 |

Në rastin e kosovës është absurde çfarëdo druajtje. shtete të rrezikshme mund të jenë, siç edhe kanë qenë tradicionalisht, serbia dhe më tutje rusia, por jo edhe kosova

kosova dhe shtetndërtimi albin kurti

Shtetndërtimi’ në Kosovë i bazuar te neoliberalizmi dhe decentralizimi po ia rimerr bazat perspektivës për një shtet tonin. Nuk ndërtohet shteti me metoda që janë menduar për ta zvogëluar atë. A është Kosova (ako-ma) shtet i dobët apo shtet i dështu-ar (tashmë)? E këtillë është pyetja të cilën na e zbulojnë kategorizimet që studiues të huaj ia bëjnë Kosovës.

Çfarëdo qofshin përgjigjet e tyre, ato i bashkohen ligjërimit publik të politikanëve, intelektualëve e anali-stëve tonë, se prej 17 shkurtit 2008 Kosova është shtet. Dobësia, e madje edhe dështimi, nuk e kontestojnë qe-nien.

Konstatimi se shtetit të Kosovës i mungon substanca, se pavarësisë i mungon sovraniteti, nuk sjell diçka të re. Një shtet pa substancë është shtet i dobët në rastin më të mirë; shtet i dështuar, përndryshe.

Çështja është që shteti në Kosovë nuk u bë me 17 shkurt 2008. Me sh-palljen e pavarësisë nuk na erdhi edhe shteti. Jo se nuk u bë shteti kur u shpall pavarësia, por për shkak se shteti ishte këtu edhe para 17 shkurtit 2008.

Ashtu siç ishte ai edhe në kohën e UNIMK-ut, të Serbisë, të Jugosllavisë, të Gjermanisë naziste e të Perandori-së Osmane. Aparati represiv (policia, gjyqësia, ushtria) dhe ai ideologjik i shtetit (mediat, sistemi i edukimit, or-ganizatat fetare e kulturore) ishin për-herë këtu.

Problemi ishte që ky shtet s’ishte yni. Problem ky që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Drejtimi politik dhe ekonomik nuk përcaktohen nga ne, vendësit, dhe përmbi institucionet vendore ka instanca supreme me fuqi ekzekutive.

Prandaj, përgjigja mbi atë nëse jemi shtet nuk thotë asgjë. I kujt është ky shtet thotë gjithçka. Besnik Pula me të drejtë ka argumentuar se shteti në Kosovë nuk është problem i qenies (së tij) por i pronësisë (mbi të).

Me gjuhën e një imagjinate dele-uziane: shpallja e pavarësisë nuk ka vendosur kurrfarë binarësh në sh-kretëtirë. 17 shkurti i vitit të kaluar nuk është datë kur shkretëtira si hapsirë nomadike është riterritorializuar për-mes binarëve si shenjë e shtetit. Jo për

shkak se nuk janë vendosur binarë të rinj (ndonëse kjo është njësoj e vër-tetë), por, mbi të gjitha, sepse nuk kis-him shkretëtirë paraprakisht.

Atëherë, mbi këtë premisë, ç’ka pa-raqet shtetndërtimi në Kosovë? Çfarë shteti po ndërtohet këtu ku shteti nuk mungonte?

Nga pikëvështrimi i interesit të qytetarëve të Kosovës, shtetndërtimi do të paraqiste pronësi mbi shtetin me qëllim të orientimit të mekanizmave shtetërorë drejt rritjes së mirëqenies, lirisë dhe sigurisë për popullatën.

Pra, jo qysh në fillim më shumë substancë shteti, por më shumë su-bstancë shteti për pjesën tonë në du-art tona, e vetëm për pasojë, edhe më shumë substancë shteti mandej.

Ndërkaq, nga pikëvështrimi i buro-kracisë ndërkombëtare, shtetndërtimi është term kryesisht teknik që konsi-ston në rritjen e efikasitetit të admini-stratës dhe qeverisjes, në funksionali-tetin e institucioneve.

Natyrisht, për hir të stabilitetit i cili, në njërën anë, ruan harmoninë e fuqi-ve të mëdha dhe, në po të njëjtën anë, garanton mosacarimin e Serbisë. Kjo

kundërthënie pikëvështrimesh, në fakt, është kundërthënie interesash. Funksioni i krerëve partiakë dhe in-stitucionalë vendorë është pikërisht amortizimi i kësaj kundërthënie.

Meqë secili zhvillim e ka të pash-mangshëm dimensionin ideologjik, edhe vitet e pasluftës në Kosovë, sado kaotike të duken, nuk kanë qenë as-pak imune nga nënshtrati determinu-es ideologjik.

Anarkia nuk ishte rastësi. Anarkia ishte e projektuar. Derregullimi si ti-par themelor i neoliberalizmit prod-hoi anarki përfundimtare oligarkisë e cila, më tutje, krijonte iluzionin e lirisë te qytetarët.

Disi ngjashëm sikurse gjendja e parregullsisë dinamike brenda një burgu, e cila, atëherë kur ngjan, i rrëmben aq shumë të burgosurit, saqë atyre iu bëhet se u zhduk burgu.

Kështu ndodhi në Kosovë me eko-nominë, shëndetësinë, arsimin, kul-turën etj. Kaos i organizuar, anarki e programuar. Me mënyrat të cilat janë të mirënjohura për reduktimin e shte-tit, në Kosovë thuhet se do të ndërto-het shteti.

Neoliberalizmi si metodë që e zvo-gëlon shtetin është etabluar si drejtim i shtetndërtimit! Gjersa shteti më i fuqishëm në botë, ShBA-ja, ka ndër-marrur veprime për ta forcuar rolin e vet (p.sh. nacionalizimi i General Motors-it), në njërin nga shtetet më të dobëta në botë fuqizohet neolibe-ralizmi.

Vitet e pasluftës të shpallura si vite të ndërtimit të institucioneve dhe koha pas shpalljes së pavarësisë e propaganduar si shtetndërtim, përpu-then me dallimin ndërmjet dy fazave të njëjtit njeri: Milton Friedman. Nëse Milton Friedmani i parë ishte për-vetësuar si guru nga UNMIK-u, Milton Friedmani i vonë u bë guru i EULEX-it dhe Pieter Feith-it.

Përderisa Milton Friedmani i her-shëm thoshte privatizoni sa më shpejt, sa më shumë, Friedmani i vetërevi-duar pas krizës aziatike financiare të viteve 1997-1998, thoshte: sundimi i ligjit (dhe privatizoni sa më shpejt, sa më shumë).

Privatizimi neoliberal në Kosovë e ka edhe anën tjetër të medaljes së ‘sh-tetndërtimit’. Ajo quhet decentralizim

mbi baza etnike. Tërësia territoriale, sovraniteti dhe sistemi unitar i grum-bullimit të taksave, janë thelbësore për çdo shtetndërtim. Në Kosovë kemi de-centralizimin sipas Planit të Ahtisarit që e copëton vendin përbrenda, dhe suplemetin gjashtë pikësh i cili krijon sistem të ndarë doganor në veri.

Përderisa në Evropë po ngjan cen-tralizimi nëpërmjet akordimit për Traktatin e Lisbonës, ne në Kosovë e bëjmë decentralizimin para sovrani-tetit, sepse e dimë mirë që Bosnjën nuk po e lejojnë të avancojë në inte-grime evropiane pikërisht për shkak se është aq e decentralizuar.

Në letrën e hapur drejtuar popullit të Bosnjës para dy javëve, ministri i jashtëm suedez, Carl Bildt, dhe zëven-dës-sekretari i shtetit amerikan, Jason Steinberg, thanë: “Një shtet i cili nuk ka sovranitet të plotë, nuk mund të jetë kandidat i vlefshëm për anëtarësim në BE”. Në 30 vitet e fundit në botë gjit-hsesi kishim një tendencë të fuqishme për dobësimin e faktorit shtet.

Jo vetëm për shkak të derregulli-mit që e predikonte neoliberalizmi duke vendosur kështu supremacinë e tregut të lirë, por edhe nga frika prej shteteve totalitare dhe krimeve të tmerrshme që ato tashmë kishin kryer anekënd globit. Mirëpo, pas krizës globale financiare dhe në ko-hën kur po ngrihen edhe perandori të tjera, shteti po rikthehet në skenë me shpejtësi. Por jo edhe Kosova.

Te ne vazhdohet me metodat, ta-nimë të vjetra, të rrudhjes së shtetit, madje ende pa e pasur ne atë. Në anën tjetër, Kosova është një vend aq i vogël, saqë është qesharake të men-dohet se shteti i saj do të mund ta rre-zikonte dikë. Fuqitë e mëdha mund të kenë frikë nga ndonjë shtet i një vendi relativisht të madh.

Në rastin e Kosovës është absurde çfarëdo druajtje. Shtete të rrezikshme mund të jenë, siç edhe kanë qenë tra-dicionalisht, Serbia dhe më tutje Rusia, por jo edhe Kosova. M’u ashtu sikurse që i rrezikshëm është nacionalizmi i po-pujve të mëdhenj në shtete të fuqishme, e jo ai në vende si puna jonë.

‘Shtetndërtimi’ në Kosovë i bazuar te neoliberalizmi dhe decentralizimi po ia rrëmih bazat perspektivës për një shtet tonin. Nuk ndërtohet shteti me metoda që janë menduar për ta zvogëluar atë.

Page 10: Gazeta Nr. 6

e mërkurë 4 | nëntor 2009 | 10

(Vijon nga faqe 4)

... zhvillimi të një shteti të vogël, indiferent dhe eficent përball një tregu të madh dhe konkurues. Edhe nëse diçka e tillë është e mundur praktikisht, një model i tillë mund të jetë pikëmbërritja, por jo pikënisja e zhvillimit.

hyrjePrej kohësh korrupsioni është

bërë një nga temat kyç të tranzicionit shqiptar. Ai është bashkëshoqëru-es i pothuajse të gjitha procese-ve demokratizuese në Shqipëri, si dhe shqetësim konstant si i faktorit ndërkombëtar ashtu edhe atij lokal. Korrupsioni është bërë ndoshta tipari më dallues i sistemit politik shqiptar si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Në nivelin lokal politikanë të të dyja krahëve si dhe qytetarë të të gjitha ngjyrave ankohen dhe vazhdimisht denoncojnë korrupsionin. Në nivelin ndërkombëtar një sërë institucionesh si Banka Botërore dhe organizma si Bashkimi Evropian jo vetëm ofrojnë asistencë në fushën e anti-korrup-sionit, por edhe i bëjnë thirrje vazh-dimisht qeverisë shqiptare të luftojë korrupsionin.

Si pasojë e presionit të jashtëm dhe atij të brendshëm qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë një sërë nismash anti-korrupsion, veçanërsht duke fi-lluar nga viti 1998 kur me finacimin dhe inkurajimin e Bankës Botërore u krye edhe sondazhi i parë në lidhje me korrupsionin. Në nivelin qeveritar janë prodhuar ligje për informimin, transparencën dhe konfliktin e inte-resave, komisione ndërministrore, task force, grupe pune pranë krye-mnistrit, kontrolle të brendshme dhe të jashtëme për administratën dhe kështu pafund. Po kështu në sferën e shoqërisë civile edhe me ndihmën dhe financimin e donatorëve të huaj janë ndërmarrë një sërë fushatash anti-korrupsion. Në vitin 2001 me financimin e USAID-it u ngrit Koalici-oni Shqiptar Kundër Korrupsionit, një ombrellë e madhe organizatash që si qëllim të përbashkët kishin luftën anti-korrupsion. Për të paktën dhjetë vitë, nga viti 1998 – 2008, janë ndër-marrë fushata, janë hartuar dhe mira-tuar ligje, janë ndërtuar një sërë insti-tucionesh anti-korrupsion dhe është bërë një luftë e pandërprerë kundër korrupsionit.

E megjithatë pas dhjetë vitesh luf-të të hapur kundër korrupsionit, sot në vitin 2008, mund të thuhet se lufta është humbur. Qeveria aktuale erdhi në pushtet në vitin 2005 me premti-min se do të çrrënjosë korrupsionin. Megjithëse fillimisht pati disa arritje, sot qeveria aktuale nuk gëzon aspak besimin e qytetarëve në luftën an-ti-korrupsion, të cilët mendojnë se korruspioni është rritur dhe nuk ka rënë. Sipas sondazhit më të fundit të IDRA-s, 57% e të intervistuarve në vitin 2008, krahasuar me 53% në vi-tin 2005, mendojnë se korrupsioni mes zyrtarëve publik është shumë i përhapur. Kjo shifër është më e vo-gël se ajo e vitit 2005 kur 66% e të intervistuarve kishin këtë opinion.

Në perspektivën e tregut korrupsioni është një fenomen tejet negativ

në rrënojat e një utopiePërse Dështoi Anti-korrupsioni Shqiptar

Pra ajo tregon se pas një përmirësi-mi të ndjeshëm nga viti 2005 në vitin 2006 ka një përkeqësim gradual në nivelet e korrupsionit nga viti 2006 në vitin 2008. Kjo reflektohet edhe tek vlerësimet e Freedom House në lidhje me korrupsionin, që tregon një përmirësim të lehtë nga viti 2005 në vitin 2006 (shifrat në tabelë i refero-hen vitit paraardhës).

• Tabela 1. Vlerësimi i Freedom Ho-use për korrupsionin në Shqipëri

Viti1997199819992001200220032004200520062007

NiVeLi KorrupsioNit N/A

N/A6.005.505.255.005.255.255.255.00

Megjithatë sikurse tregon qartë edhe tabela e mësipërme, pas një rënie të ndjeshme të korrupsionit nga viti 1998 në vitin 1999 niveli i korrupsionit më pas në Shqipëri ka mbetur pak a shumë në të njëjtat ni-vele të larta. Po të kemi parasysh se fushata anti-korrupsion fillon në vitin 1998 dhe arrin kulmin e saj në peri-udhën 2001 – 2005, vërejmë se një fushatë e tillë ka qenë pak e sukse-sshme. Në këtë periudhë korrupsio-ni ka mbetur në të njëjtat nivele pas një përmirësimi të lehtë fillestar. Si-

kurse vëren edhe Banka Botërore në këtë periudhë Shqipëria “ka kryer shumë reforma dhe ka ndërtuar disa nga institucionet publike më të mira në rajon. Megjithatë nga pikëpamja e firmave private nivelet e korrupsionit për periudhën 2002 – 2005 [ishin] të pandryshuara ose të përkeqësuara”. Është pak a shumë e njëjta panoramë që po shohim të ravijëzohet sot, kur pas një përmirësimi të lehtë nga viti 2005 në vitin 2006, nivelet e korrup-sionit apo perceptimi i publikut në lidhje me nivelin e korrupsionit është në rritje pas vitit 2006.

Natyrisht pyetja që shtrohet në këto kushte është përse ndodh diçka e tillë? Përse pavarësisht luftës an-ti-korrupsion, korrupsioni në Shqi-përi ose nuk ulet ose rritet? E thënë ndryshe shqetësim kryesor mbeten arsyet përse anti-korrupsioni në Shqipëri nuk ka pasur sukses. Ky artikull synon t’i japë përgjigje pi-kërisht këtij shqetësimi. Qëllimi i tij kryesor është të shpjegojë përse an-tikorrupsioni vazhdimisht dështon në Shqipëri, edhe atëherë kur nuk mun-gon vullneti politik. Është e vështirë të mohosh faktin që qeveria që erdhi në pushtet në vitin 2005 dhe lideri saj kishin një vullnet të qartë politik anti-korrupsion, e megjithatë fushata anti-korrupsion e qeverisë dështoi.

Argumenti kryesor që do të paras-htrohet në këtë punim është se ar-syeja kryesore se përse fushatat an-ti-korrupsion dështojnë në Shqipëri është si pasojë e idesë së gabuar se korrupsioni është burim i mungesës

së zhvillimit dhe demokracisë. Rrjed-himisht anti-korrupsioni në Shqipëri edhe si pasojë e ndikimit dhe presi-onit të organizmave ndërkombëtare është kthyer në një prioritet absolut me idenë se duke eleminuar korrup-sionin i hapet rrugë zhvillimit dhe demokracisë. Ndërsa zhvillimi në ve-tvete është konceptuar sipas paradi-gmës neoliberale ku një shtet i vogël dhe eficent lehtëson funksionimin e një tregu të madh dhe kompetitiv.

Në këtë artikull argumentohet se korrupsioni, pavarësisht formave në të cilat shfaqet, është pasojë direkte e mungesës së zhvillimit dhe jo shkak i tij. Në mungesë të zhvillimit elemi-nimi i korrupsionit është jo vetëm i pamundur, por përkundrazi fushatat anti-korrupsion mund të shërbejnë në shtimin dhe jo eleminimin e nivelit të korrupsionit për të paktën dy ar-sye. Së par,i anti-korrupsioni shpesh eleminon zhvillimin si prioritet, me idenë se zhvillimi do të pasojë elemi-nimin e korrupsionit. Së dyti, fushatat anti-korrupsion imponojnë një model të gabuar dhe të parealizueshëm zhvi-llimi të një shteti të vogël, indiferent dhe eficent përball një tregu të madh dhe konkurues. Edhe nëse diçka e tillë është e mundur praktikisht, një model i tillë mund të jetë pikëmbërri-tja, por jo pikënisja e zhvillimit.

Për të argumentuar diçka të tillë ky artikull do të ndahet në tre pjesë kryesore. Në pjesën e parë do paras-htrohet një historik i shkurtër i kon-ceptit të korrupsionit për të treguar se si korrupsioni është transformuar

nga pasojë në shkak të moszhvillimit. Në pjesën e dytë do të parashtrohet mënyra sesi korrupsioni përdoret për të implementuar një model të caktuar neoliberal zhvillimi. Për këtë qëllim do të përqendrohemi tek mënyra se si korrupsioni përdoret nga Banka Botërore. Në pjesën e tretë do të ar-gumentohet se përse ky model është jo i saktë dhe se përse anti-korrupsi-oni pengon zhvillimin duke prodhuar më shumë dhe jo më pak korrupsion, gjithmonë duke u fokusuar tek rasti i Shqipërisë.

TranSformimi i korrupSioniT: korrupSioni nga paSojë në Shkak

Korrupsioni ka qenë një shqetësim i hershëm në literaturën politike të paktën që nga koha e antikitetit grek, por edhe më herët. Megjithatë shqetësimi modern me korrupsionin në shkencat politike fillon në vitet 1950-të bashkë edhe me procesin e dekolonizimit të shumë vendeve të Botës së Tretë. Fillimisht kërkuesit e panë korrupsionin si një “devijim imoral nga sjellja normale me pasoja përkeqësuese në një sërë aktivitete-sh politike dhe ekonomike.” Korrup-sioni në këtë periudhë shikohej si një nga pengesat në rrugën për mo-dernizim të Botës së Tretë. Ndonëse ai konsiderohej si një pengesë në zhvillimin politik dhe ekonomik, mbi të gjitha korrupsioni shihej si një pro-blem moral. Pra në thelb korrupsi-oni nuk ishte një problem sistematik, por një problem i degradimit moral.

Page 11: Gazeta Nr. 6

11e mërkurë 4 | nëntor 2009 |

Pikërisht për këtë arsye qasja e kësaj periudhe ndaj korrupsionit u quajt qasja moraliste.

Kjo qasje u kritikua sepse injoron-te kontekstin social dhe ekonomik në të cilin korrupsioni zhvillohej si fenomen, si dhe për mungesën e të dhënave empirike. Në kritikën e tyre ndaj qasjes moraliste shumë kërkues argumentonin se në vend të gjykimit të korrupsionit si një fenomen moral duhet që të shyrtohet mënyra se si “korrupsioni kontribuon në mbajtjen dhe balancimin e cilitdo sistem soci-al, politik apo administrativ që është zgjedhur për tu studiuar.” Theksi, pra, u zhvendos nga gjykimi nor-mativ i korrupsionit tek analizimi i funksionit që korrupsioni kryen në shoqëri. Pra, shqyrtimi i korrupsi-onit filloi tashmë të dominohej nga qasja funksionaliste. Në qasjen funksionaliste korrupsioni filloi të shihej në një dritë më pozitive sesa në qasjen moraliste. Sipas funksio-nalistëve korrupsioni ishte pozitiv pasi forconte tregun “duke zgjeru-ar mundësitë ekonomike, duke tër-hequr investitorët e huaj dhe duke forcuar sektorin privat përballë atij publik”. Gjithashtu korrupsioni inkurajonte institucionalizimin dhe forcimin e partive politike pasi for-conte partitë politike përballë një burokracie që përndryshe do të pengonte formësimin e lidershipit politik. Së fundi, për funksionalistët korrupsioni ishte pozitiv edhe sepse krijonte më shumë akses për qyte-tarët tek burokracia duke mundësu-ar kështu edhe integrimin e grupe-ve të skajuara (margjinalizuara).

Qasja funksionaliste filloi të kritikohej ashpër me shfaqjn e korrupsionit në vendet e zhvillua-ra perëndimore, veçanërisht gjatë viteve 1970-të. Fakti që korrupsio-ni plasi në perëndimin e zhvilluar hidhte poshtë idenë funksionaliste se korrupsioni ishte një fenomen kalimtar që ndihmonte procesin e modernizmit dhe zhdukej bashkë me konsolidimin e zhvillimit dhe të modernizmit. Për pasojë një qasje e re filloi të dominonte analizën e korrupsionit, një qasje sipas së cilës korrupsioni duhej parë si një variant i zgjedhjes ekonomike (economic choice). E njëjta logjikë ekonomike që përdorej për të shpjeguar funk-sionimin e tregut dhe të çmimeve u vu në zbatim për të shpjeguar edhe korrupsionin. Kështu korrupsioni qeveritar filloi të shikohej si procesi në të cilin “zyrtarët e qeverisë shesin pronën qeveritare për interesa per-sonale.” Ashtu sikurse një operator i zakonshëm në treg edhe zyrtarët pu-blik shikohen si individë që synojnë maksimizimin e të ardhurave nga po-zicioni i tij/saj në administratë, duke peshuar nga njëra anë koston e për-fshirjes në korrupsion dhe nga ana tjetër përfitimet. Për këtë arsye sipas Klitgaard-it korrupsioni rritet sa më shumë që zyrtarët kanë një pozicion monopol me shumë hapësirë ven-dimmarrje dhe me pak mbikëqyrje. Në këto kushte një nënpunës civil mund të maksimizojë lehtë sasinë e ryshfetit që merr. Pra, në thelb sipas

kësaj qasje korrupsioni ka të bëjë me deformimin e tregut. Nga njëra anë korrupsioni buron nga deformimi i tregut si pasojë e pozicionit monopo-list të shtetit në treg. Nga ana tjetër, korrupsioni me përfitimin që prod-hon për punonjësit publik përbën një arsye se përse ata i mbajnë dhe i ri-prodhojnë deformimet që prodhojnë korrupsionin. Kjo qasje ndaj korrup-sionit quhet ’perspektiva e tregut mbi korrupsionin’.

Në këtë pikë është e nevojshme që të ndalemi për një çast për të parë se si perspektiva e tregut ndryshon nga qasja funksionaliste rreth korrupsi-onit. Sikurse pamë, qasja funksiona-liste argumentonte se në disa fusha të ekonomisë korrupsioni është i dobishëm pasi shkurton burokracitë, stimulon akumulimin e kapitalit dhe investimin. Perspektiva e tregut e hodhi poshtë këtë arsyetim duke ar-gumentuar se punonjësit publik kanë interes që të prodhojnë burokracira nga ku përfitojnë nëpërmjet korrup-sionit. Pra, korrupsioni nuk i elemi-non, por është burim i burokracive. “Kështu, ndërhyrja arbitrare në eko-nomi, ... ngadalësimi i procedurave burokratike ... pjesërisht duhen parë si sajesa të elitave të korruptuara.” Në këtë rast, ndryshe nga qasja funk-sionaliste, ku korrupsioni ishte pasojë e një burokracie ineficente, në per-spektivën e tregut korrupsioni nuk është thjesht pasojë, por edhe burim i ineficencës së burokracisë. Nëpër-mjet ineficencës apo zvarritjeve nën-punësit civil përfitojnë ryshfete. Për pasojë korrupsioni është një presi-on që shteti ushtron ndaj individid apo grupeve të caktuara. Kjo është e kundërta e logjikës funksionaliste ku, sikurse argumentonte Huntington-i, korrupsioni ”është një mënyrë alter-native nëpërmjet të cilës individët realizojnë kërkesat e tyre ndaj siste-mit.”

Pra, në perspektivën e tregut korrupsioni është një fenomen tejet negativ. Ai shkakton mungesën e zhvi-llimit dhe të eficencës. Korrupsioni jo vetëm që nuk shërben në integrimin e grupeve të margjinalizuara, por përkundrazi prodhon margjinalizim, gjithmonë sipas perspektivës së tre-gut. Kështu duke përdorur një analizë kosto – përfitim, Shahid Alam-i arrin në konkluzionin se ”korrupsioni ekzi-ston për të pasuruar një elitë dominu-ese.” Në fakt në vitet 1980 një sërë autorësh kishin arritur në konkluzio-nin se përfitimi nga korrupsioni ten-ton të mbetet brenda grupeve hegje-monike duke lënë jashtë popullatën në përgjithësi. Me fjalë të tjera, në perspektivën e tregut, ndryshe nga qasja funksionaliste, korrupsioni kri-tikohej jo thjesht si pasojë, por edhe si shkak i mungesës së zhvillimit.

Ndonëse në vitet 1980 perspekti-va e tregut filloi të dominonte litera-turën rreth korrupsionit, ajo kishte një të metë të madhe: mungesën e të dhënave empirike. Konkluzionet e perspektivës së tregut nuk buro-nin nga të dhëna empirike, por ishin thjesht deduktime logjike nisur nga një model i caktuar i vendimmarrjes racionale mbi të cilën bazohet edhe

analiza ekonomike neoliberale. Në fakt edhe në vitin 2000 disa kërku-es vërejnë se: ”gjëja e parë që të bie në sy rreth literaturës empirike mbi korrupsionin është se ajo është shumë e vogël sesa literatura teori-ke.” Megjithatë pati një rritje të li-teraturës empirike kur korrupsioni filloi të bëhej një shqetësim qëndror në politikë, veçanërisht pas rënies së komunizmit. Perspektiva e tregut mbi korrupsionin, e cila kritikonte ndërhyrjen e shtetit në treg, ishte mjaft relevante për vendet e ish bllo-kut komunist ku shteti kishte pasur një ndërhyrje të ekzagjeruar në ekonomi dhe shoqëri. Pasi utopia neoliberale nuk prodhoi mrekullinë që pritej nga terapitë e shokut dhe privatizimet e thella, një vëmendje gjithnjë e më e madhe filloi t’i kushtohej korrup-sionit për të shpjeguar mungesën e mrekullisë së tregut. Kjo ishte e lehtë pasi rekomandimet që dilnin nga perspektiva e tregut për luftën anti-korrupsion theksonin domos-doshmërinë e derregullimit, tkurrjen e shtetit dhe funksionimin e tregut. Pra, ato ishin pak a shumë të njëjta me politikat zhvillimore neoliberale. Në këtë mënyrë lufta anti-korrupsion u bë sinonim me zhvillimin ekono-mik. Për pasojë institucione të rën-dësishme ndërkombëtare në fushën e zhvillimit, si Banka Botërore, FMN, OECD apo OBT, filluan të financojnë raporte dhe studime empirike rreth

korrupsionit mbi të cilat ato do të ngrinin politikat e tyre zhvillimore.

Në këtë pikë ndodh një tjetër tran-sformim më shumë sasior sesa cilësor i korrupsionit. Tashmë korrupsioni bëhet një fenomen i matshëm, çka vetëm një dekadë më parë kosidero-hej diçka e pamundur për të paktën dy arsye. Së pari, sepse korrupsioni ishte një aktivitet i fshehtë dhe për pasojë nuk mund të zbulohej dot kurrë tërësisht dhe të matej. Së dyti, akoma më i rëndësishëm ishte fak-ti se nuk ekzistonte një përkufizim i gjithëpranuar në lidhje me korrup-sionin. Ekzistonin po aq perspektiva rreth korrupsionit sa edhe kërkues apo qasje të ndryshme, prandaj matja e korrupsionit presupozonte parapra-kisht një përkufizim që parashtronte qartë se çfarë është korrupsioni në mënyrë që ai më pas të matej. Me-gjithatë empiricistët iu futën punës për matjen e korrupsionit edhe pse “çështja e përkufizimit nuk është zgjidhur më shumë sesa është anas-hkaluar – me të drejtë në shumicën e rasteve – për tu përqendruar në ato procese që cilësohen si të korruptua-ra në çdo përkufizim.” Praktikisht kjo prodhoi një reduktim të korrupsionit tek fenomeni i ryshfetit që është sa i matshëm po aq edhe i pranueshëm gjerësisht si korrupsion. Kjo është mëse e qartë në studimin e parë em-pirik që mat korrupsionin në vitin 1995 nga Paolo Mauro. Në studimin e

tij Mauro e përkufizon korrupsionin si pagesat e dyshimta që përfshihen në transaksionet e bizenseve. Në për-fundim të studimit të tij Mauro arrin në konkluzionin empirik se korrupsi-oni shoqërohet me ulje në investimes dhe rritje ekonomike.

Ky në fakt është edhe kontribu-ti themelor i qasjes empirike rreth korrupsionit. Ajo ‘provon’ empiri-kisht atë që perspektiva e tregut e vërtetoi logjikisht: korrupsioni është burim i mungesës së zhvillimit. The-mi ‘provon’ pasi qasjet empirike nuk vërtetojnë shkakësinë, por tregojnë vetëm korrelacionin mes variablave, çka do të thotë se është po aq e mun-dur që mungesa e zhvillimit prodhon korrupsion sa dhe anasjelltas. Megji-thatë në literaturën empirike shumë shpejt korrupsioni filloi të trajtohej si shkak i mungesës së zhvillimit. Kësh-tu nga njëra anë korrupsioni buronte nga ndëryrja e shtetit në treg dhe nga vetë pozicioni monopolist i shtetit në ekonomi. Nga ana tjetër korrupsioni shkaktonte mungesë zhvillimi. Me fjalë të tjera, për të eleminuar korrup-sionin dhe për të çliruar zhvillimin duhej reduktuar dhe forcuar shte-ti në funksion të zgjerimit të tregut. Pikërisht në këtë pikë lufta kundër korrupsionit fillon të përqafohet nga organizmat kryesorë të zhvillimit si Banka Botërore.

(Vijon numrin e ardhshëm)

Së pari, duhet theksuar se përdorimi i korrupsionit dhe anti-korrupsionit nga Banka Botërore ka një rëndësi të veçantë për të kup-tuar fenomenin e korrupsionit dhe anti-korrupsionit në Shqipëri për dy arsye. Së pari, Banka Botërore është insitucioni më i rëndësishëm ndërkombëtar në lidhje me politi-kat e zhvillimit dhe që ka prodhuar edhe literaturën më të gjerë dhe popullore, ndonëse jo më cilëso-

re, në lidhje me korrupsionin dhe zhvillimin. Mbi kërkimet, konceptet dhe politikat e Bankës Botërore bazo-hen strategjitë e shumë qeverive të vendeve në zhvillim si Shqipëria. Së dyti, Banka Baotërore ishte iniciatorja e sondazhit të parë rreth korrupsio-nit që u zhvillua në Shqipëri në vitin 1998. Ajo është një nga oraganizatat pionere në udhëheqjen e së cilës qeveritë dhe partitë politike shqipta-re kanë brendësuar ligjërimin rreth korrupsionit dhe kanë ndërtuar stra-tegjitë anti-korrupsion. Prandaj duke kuptuar konceptimin dhe përdorimin e korrupsionit nga Banka Botërore në

Banka Botërore dhe korrupsioni

fakt ne shikojmë se si janë koncep-tuar edhe fushatat anti-korrupsion në Shqipëri, nga ku mund të kup-tojmë më pas edhe përse ato kanë dështuar me kaq sukses.

Page 12: Gazeta Nr. 6

e mërkurë 4 | nëntor 2009 | 12

alban bokshi

Derisa në dhjetëvjetëshin 1989 – 1999 Serbia ia plaçkiti pronën Ko-sovës dhe ia shkatërroi ekonominë, në dhjetëvjetëshin 1999 – 2009 këtë e vazhduan disa tanët bash-kë me ndërkombëtarë. Derisa në dhjetëvjetëshin e parë ekonominë na e shkatërroi armiku ynë, në këtë dhjetëvjetëshin e dytë vetë njerëzit tanë, shqiptarët, na plaçkitën. Për-derisa ne ankoheshim me përbuzje se indianët e afrikanët nuk mund të na e mësojnë demokracinë neve, ne po zhvateshim nga perëndi-morët. Prej ardhjes së misioneve ndërkombëtare në Kosovë, UNMIK-ut dhe KFOR-it, ato gjithnjë janë udhëhequr nga “perëndimorët”. I pari i UNMIK-ut gjithmonë ka qenë evropian ndërsa zëvendësi i tij

arbër shtëmbari

Para pak ditësh mediat sollën para syve tanë ngjarjen e dhimbshme të disa Njerëzve me të meta mendore që mbaheshin lidhur me zinxhirë nga familjarët e tyre pranë familjeve ku jetonin. Porsi të ishin kafshë, të lënë në harresë në një kasolle, prej vitesh e vitesh të tërë, këta Njerëz vuanin “dënimin” e tyre nën presi-onin e kushteve klimatike dhe nën mungesën e një shërbimi minimal mjekësor.

Teksa dëgjojmë të afërmit të shprehen mbi arsyet e këtij trajtimi mizor, teksa shohim hapësirën ku dhe vetë këta të afërm jetojnë (vu-ajnë), nuk ka sesi të mos vërejmë mjerimin e plotë të këtyre familjeve. “Paraqesin rrezik për shoqërinë” thonë ata “ndaj i lidhëm me zinxhi-rë”. Me gjithë degradimin ekonomik të këtyre familjeve, kuptojmë se të paktën degradimi i tyre mendor nuk ka shkuar deri në atë pikë, sa të mos kuptojnë rrezikshmërinë që mund të paraqesin një pjesë e Njerëzve me të meta mendore. Por, përballë skenës mizore që na paraqitet, shumë pyesin “Si është e mundur të ndodhin të tilla gjëra tek ne?”, shumë të tjerë nxitoj-në të akuzojnë familjarët si kriminelë, si injorantë e të tjera si këto.

Këto të fundit, para këtij krimi, për një cast, le ti supozojmë si të vërteta: Familje kriminelësh që torturojnë për një kohë kaq të gjatë fëmijët e tyre. Në biseda mondane ngjarja krahasohet me atë që ndodhi kohë më parë në Austri, ku një baba monstër për vite

Histori e pasurimit të një rrethi të ngushtë njerëzish dhe varfërimit të shumicës së popullit të Kosovës

kosova mbetet pa ekonomi (udhëheqësi i vërtetë i misionit) ka qenë amerikan. Këshilltarët e tyre, zëdhënësit, personat në pozicione të rëndësishme vendim-marrëse si p.sh. udhëheqësi i Zyrës Ligjore në UNMIK, të gjithë kanë qenë evropi-anë apo amerikanë. Në sistemin e drejtësisë prokurorët dhe gjykatësit pothuajse pa përjashtim kanë qenë evropianë dhe amerikanë. Aziatikët kanë qenë këtu vetëm argat si p.sh. për të na dhënë dajak (kujtojini forcat speciale pakistaneze që një kohë na shfaqeshin përditë në tele-vizion për të na frikësuar).

Historia jonë dhjetëvjeçare me çlirimtarë gjithfarë sojesh, ven-dorë e ndërkombëtarë, me war-lords e kaubojë, është histori e pasurimit të një rrethi të ngushtë njerëzish dhe varfërimit të shumi-cës së popullit të Kosovës. Si për

rastësi, sot njerëzit më të pasur në Kosovë janë kryetarët e partive politike që në kohë të ndryshme kanë qenë kryeministra të Ko-sovës, të pasuar nga vëllezër e familjarë të tyre, pastaj ministrat (poashtu me familjarë) dhe në fund këshilltarët e tyre të cilëve iu hidhet nga një copë asht për ta lë-pirë. Nga kjo deduktohet me leh-tësi se pushteti dhe pasurimi në Kosovë janë të lidhura ngushtë, në fakt janë e njëjta gjë. Kjo shpjegon edhe luftën e ashpër për pushtet mes partive politike të Kosovës. Në anën tjetër, të gjithë i dimë statistikat e Bankës Botërore që flasin për më shumë se gjysmën e popullatës së Kosovës që jeton në varfëri absolute me më pak se dy dollarë në ditë. Por kjo është një statistikë zyrtare e zbutur sepse

edhe sa Njerëz të tjerë janë të lidhur në kushte ç’njerëzore, pa ndihmesë?

Çmenduria e një shtetiA janë këta të tjerët më pak fajtorë se vetë familjet?

me rradhë mbajti të mbyllur vajzën e tij në bodrum. Ngjarje e tmerrshme, që bëri jehonë në të gjitha mediat botërore! Por, ndërkohë që në Austri kishim të bënim me një kriminel të mirëfilltë, një përdhunues me proble-me mendore, në dy rastet shqiptare, nuk kemi të bëjmë aspak me një të tillë kategori. Tek ne, këta Njerëz me probleme mendore ishin të lidhur me zinxhirë aty në oborr para syve të të gjithëve, nga njerëz normalë. Kësh-tu, krejt natyrshëm, i shihte familja, i shihte fisi, i shihnin miqtë, i shihnin fqinjët, i shihte i gjithë fshati, i gjithë komuniteti. E dinin të gjithë c’ndodhte me këta Njerëz të sëmurë të lidhur si kafshë. Të gjithë e dinin se po kryhej një krim. Shtrohet pyetja: si është e

mundur që askush nuk reagoi për të denoncuar këtë gjë? Mirë papërgje-gjshmëria e individit, që fshihet pas anonimatit që i krijon turma, po ku përfundoi përgjegjësia e personit ju-ridik që përfaqëson Republikën tonë në këto fshatra? Nuk e dinte kryepla-ku? Nuk e dinte kryetari i komunës? A janë këta të tjerët më pak fajtorë se vetë familjet? Aspak! Madje, faji është më tepër i tyre. Pse? Mësojmë se familjarët ishin interesuar pranë qëndrave mjekësore për këta Njerëz me probleme shëndetësore, por ask-ush nuk erdhi në ndihmë të tyre. Ask-ush! Në kushtet të një varfërie ekstre-me, në kushtet kur zërin e mjerimit e shtyjnë, e pështyjnë, e flakin tutje, c’mund të bënin këta njerëz përvecse

të merrnin masat e tyre, për të mbroj-tuar pikërisht ata që nuk i ndihmuan? Ti kërkosh përgjegjësinë këtyre mje-ranëve do të thotë të hedhësh përgje-gjësinë tutje e ta lësh jetime. Sepse këto familje të varfëra nuk kanë asnjë forcë, se në kushte të një degradimi final, ekonomik, social, moral, këto fa-milje kanë harruar kush janë, nga vi-jnë, pse jetojnë. Mjeranët shtyjnë di-tët. Po c’ndodh me personat që duhet të përgjigjeshin për këta të sëmurë? Këta nuk shtyjnë ditët! Këta kanë po-ste, marrin rrogë nga shteti pikërisht për të kryer një funksion të caktuar! Dhe kanë një mision të caktuar! por që këta funksionarë të shtetit tonë nuk po e bëjnë! Është tragjike për një mjek, për një infermier, për një polic, për një komunar, të jenë në dijeni të një krimi të rëndë e të mos reagojnë. Është tragjike, sepse kjo tregon në c’pikë ka shkuar papërgjegjshmëria, në c’pikë gangrena e korrupsionit i ka ngrënë këta funksionarë duke i bërë jo vetëm të paaftë, por dhe të pashpirtë!

E kur sheh këtë krim kaq të rën-dë për të cilin duhet të ndihemi për-gjegjës të gjithë, pyetja që na shkon ndërmend është: edhe sa Njerëz të tjerë janë të lidhur në kushte c’njerëzore vetëm e vetëm, sepse në strukturat e shtetit tonë injoranca, pa-aftësia, korrupsioni, imoraliteti, dhe gjithë llumi që pason janë bërë sino-nim i shërbimeve normale të një sh-teti? U habitëm kur pamë këta Njerëz të lidhur si kafshë në media, ndërko-hë që cdo ditë ecim përkrah fëmijësh të uritur që zvarriten lakuriq në mes

të Bllokut dhe askush nuk duket se habitet. A thua në ato trotuare nuk kalon asnjë funksionarë i shtetit tonë? Kur kjo ndodh në Bllok, në zemër të kryeqytetit, po c’ndodh në fshatrat më të humbur të Shqipërisë? E përse këta të fundit paskan më pak të drejtë se ne për tu mjekuar, për tu gjykuar drejtë apo thjesht për tu dëgjuar nga një institucion?

Pas këtyre rasteve kaq të rëndë, strukturat e specializuara të shtetit duhet të ndërhyjnë në mënyrë ur-gjente për tu ardhur në ndihmë të gjitha familjeve që hasin vështirësi në të drejtën e tyre për mjekim dhe ndihmë sociale. Le të filloj një plan kombëtar që do të mund të ndërgje-gjësojë strukturat e shtetit të lidhura me shëndetin publik për rolin e tyre në gjirin e komunitetit dhe gjithashtu paralelisht të informohet komuniteti mbi të drejtat që ata kanë lidhur me shëndetin e tyre. Dhe jo vetëm, më shumë se kurrë, ne kemi nevojë të mbjellim kulturën qytetare tek fëmi-jët që në shkollat fillore, me qëllim që nesër këta të bëhen qytetarë të ndërgjegjshëm që do ti shërbejnë kohezionit social, që do të forcojnë solidaritetin qytetar dhe do të ngre-në ndërgjegjen kolektive përballë padrejtësisë, përballë mizorisë, për-ballë dhunës.

Sot, përmes ekranit, ne sot pamë një kasolle të rrënuar nga mjerimi, ku një Njeri i imët këmbëlidhur si skllav, totalisht i humbur në skizofreninë e tij, buzëqesh. E në atë buzëqeshje të du-ket sikur reflektohet cmenduria e një shoqërie të tërë...

Page 13: Gazeta Nr. 6

13e mërkurë 4 | nëntor 2009 |

varfëria në Kosovë është shumë më e madhe. P.sh. sa janë të pasur ata që janë mbi këtë minimum të varfërisë, ta zëmë ata që jetojnë me tre dollarë në ditë? Apo ata që jetojnë me pesë dollarë në ditë? Nëse varfërinë në Kosovë nuk e masim teknikisht por me nevojat njerëzore për një jetë normale me dinjitet atëherë shumë lehtë mund të përfundojmë se varfëria këtu është shumë mbi 50%-in.

ShpronëSimiPër këto dhjetë vite të pas-luf-

tës në Kosovë kishte një yrysh të madh për të shitur tërë pronën shoqërore të Kosovës, ndërmarr-jet shoqërore, fabrikat, depot, to-kat bujqësore, kioskat, etj. Çdo gjë që mund të shitej duhej të shitej. Kjo bëhej me një plan të caktuar dhe quhej privatizim. Për të zba-tuar planin e privatizimit ishin dizajnuar institucione të veçanta, Shtylla e katërt e UNMIK-ut që udhëhiqej nga Bashkimi Evropian

dhe nën-institucioni i saj Agjensi-oni Kosovar i Mirëbesimit (AKM). Privatizimi bëhej në emër të zhvi-llimit ekonomik të Kosovës; në emër të “dekomunizimit” të saj, të kalimit nga ekonomia e centrali-zuar në ekonomi të tregut të lirë. Privatizimi na u shit si mënyrë për uljen e papunësisë dhe zbutjen e varfërisë. Por edhe si mënyrë e integrimit me botën perëndimore aq të lakmuar nga ne.

Por ç’i solli privatizimi Kosovës? Paratë e privatizimit që janë para të punës sonë dyzet e ca vjeçare na u morën dhe u dërguan në ban-ka jashtë Kosovës, sepse Serbia pretendon hise mbi to. Punëtorëve të Kosovës u mohohet 20%-shi i premtuar nga shitja e ndërmarr-jeve ku ata kanë punuar. Shumica e këtyre punëtorëve sot janë të papunë, jetojnë në familje shumë anëtarëshe në varfëri ekstreme. Nidhmat sociale edhe kur ekzi-stojnë keqpërdoren, shpërndahen

me favore. Hapësirat e fabrikave ku dikur prodhohej sot janë kthyer në depo mallrash, ndërsa tokat bujqësore që janë shitur me centë janë kthyer në troje ndërtimi. Ndër-marrjet e shitura sipas të ashtuqu-ajturit “spin-off special” ku blerësi obligohej të investonte shuma të caktuara dhe të punësonte numër të caktuar punëtorësh për një pe-riudhë kohore, dështuan në masë të madhe në përmbushjen e obli-gimeve të tyre. Edhe ndërmarrjet e mëdha si “Ferronikeli” që kishin tregun e garantuar nuk i përmb-ushën ato obligime duke mos u sje-llur qytetarëve të Kosovës kurrfarë përfitimi. Privatizimi doli të jetë e kundërta e asaj që ishte premtuar. Në vend të zhvillimit ekonomik ne vetëm sa u shpronësuam dhe sot, për shkak se nuk jemi më pronarë të këtyre ndërmarrjeve shoqërore, jemi në situatën e pengut ku për mbijetesën tonë, për humbjen apo ruajtjen e vendit tonë të punës ven-dos një grup i vogël njerëzish në

qeveri dhe biznese. Tash të njëjtit njerëz (si ministri

i ekonomisë Ahmet Shala bashkë me konsulentët e tij nga USAID-i), në të njëjtën mënyrë, me të njëjtat procedura që i shitën ndërmarrjet shoqërore duan t’i shesin edhe ndërmarrjet publike, KEK-un, PTK-në, Aeroportin dhe Trepçën. Të njëjtit, nuk duan vetëm ta ndërtoj-në Kosovën C, por duan që kom-panisë fituese t’ia falin qymyrin e të gjitha asetet e KEK-ut duke na bërë neve blerës të qymyrit tonë. Politikanët e korruptuar të Kosovës (të cilët motivohen vetëm nga maksimizimi i përfitimeve të tyre personale) po inkurajohen nga ekipet e “ekspertëve” ndër-kombtarë (të cilët motivohen nga interesa të kompanive të vendeve prej nga vijnë) që të shesin tërë pasurinë e mbetur të Kosovës. Këto kompani publike janë baza mbi të cilën mund të zhvillohet ekonomi-kisht Kosova. Posta e telekomi, ae-roporti dhe energjia mund të sjellin

një zhvillim të fuqishëm ekono-mik nëse mbahen në pronësi të vendit, e sidomos nëse menax-himi i tyre nuk e ka për qëllim shkatërrimin por zhvillimin e tyre ekonomik. Me privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore dhe tash me privatizimin e paraparë të kompanive publike Kosova rrezikon të mbetet pa ekonomi. Me shitjen e tërë pronës publike, qytetarët e Kosovës do të jenë të papronë në vendin e tyre. Me marrëveshjet e tregtisë së lirë si CEFTA ne e kemi hapur tregun tonë për prodhuesit e jashtëm duke e pamundësuar kështu zhvillimin e prodhimit vendor. Bujqësia përveç që nuk mund të zhvillohet për shkak të këtyre marrëveshjeve, edhe ndihmat që i merr prej qeverisë janë të pa-përfillshme. Me këso ideologjie që njeriun ia nënshtron tregut, që çdo gjë ka një çmim, Kosova s’do të ketë ekonomi fare. Dhe pa eko-nomi nuk mund të ketë shtet!

NatesVezullojne si peshq jetet tonaI diktojme me avullin tek hovNga gojaTek brof si gisht femijePrej vrimes ne corapI ftohtiMe tri pale dhemballeShtrengon duart e popullit si me prangeI ftohti po ashtu mpiks e zbardhvesen e erret mbi trotuarNaten dimerore ne qyteteDrita ka marre yjet mbi veteSi cuna te rinj nga provincaE i punesonNe shkronja tabelash me neonBar “London”Taverna “Blue Sky”,”Alfa Bank”Hotel “Tirana International”Shpejtesise se drites i kercen persiperAnglishtPingul i ftohti si nje luzme me pinguineQe hidhen vrik nga kati i pesembedhjete

Me kokedhjetra mije cope pinguine te tejdukshemNe ereQyteti bombardohet me frigorifere. Te gjithe ne prizeNe kembe te hotelitI fshihen qiellitFemije pa shtepiVeshtrojne shkronjat neper graffitiElektrikeDerisa syte u digjen prej asaj driteU behen hiE keshtu ne ate erresi/nis i merrGjumi i nates/e i grumbullonMe autobusin e vet transparentXhamathyer/pa shoferMos i fol shoferit meqe s’ekzistonNderro pozicion ne cdo stacionQe te mos mpihesh rrotullohu nga pakNga e djathta ne te majteSi nje qengj ne hell symbyllur{sikur enderron}

Me hurin permes vetes qengji, si vijaKur S-ne e dollarit penetronkur isha me i vogel, shkronja gMe ngjante me nje milingonePastaj s-ne shikoja qe ne fakt eshte nje dhelperA-te jane arinjF-ja ngjan me nje kafshe krejt tjeterGjirafePo ti ke ftohte, e vec kesajNuk di as te lexoshMbyll syte dhe mbush koken me prushe boshTabelash driteKu alfabeti rri nuseronMbi nje karrige elektrikeTi mbeshtillesh me teperPas qenit qe fleBri dritareve te kuzhines se hotelitJeni mbeshtjelleAmbalazhe per banane apo artikuj te tjereFemije dhe prape femije!Nise te trashegosh bo-tenDuke u nisur nga i ftohtiNgroh syte me reklamaNxjerr avull nga goja dhe je femijeNise ta trashegosh jeten tone, shoqerine

Per frymeNen shkronja nomade qe ecin gjithe natenE u shmangen shume fjaleve per te dale ketuNeper elektro-graffiti banale komercialeDhe hutohesh;nje hallkez e vogel je, ne zinxhirinE te ftohtit klasorQe deshmojneTe gjitheperfshire dhe ata qe s’merdhijneNje halkez ende prej ari jekapur ne renditje me nje qenDhe ai prej ari te ftohur krejtKapur rresht, perdore zinxhirMe dyzinat e lypsave te mitur, prostitutaveMe cmim te lireDhe me gjunjet te ngrira si gjinj morgjesh atoPatrullojne krahehapur, te gatshme per t’u vrareNe shesh-masakrat e qyteteve te nates anemba-

neRrethuarNga yjet prej neoni limoniTe flamurit festiv evropianTe ftohurit ne kete boteJane vete i ftohtiJane ky zinxhir mishi prej politike dhe motiZinxhir ashensoriVertikal trashegimie qe na vjen thelle nga histo-riaQe nxjerr turma-turma me asfiksinga zgafelle e minierave fytyrendrakurPer ne transhete adoleshente te luftes se pare,me deboreU lidhet per kercinjsh reumatike roberve rremtareNe galereNje zinxhir me ar minierashPer sahatin me qostek te lare ne arTe Bakuinit, Cese, Karlosit-IlicBombe, flamur, draper, cekicTi nuk e kupton kete siklet qe vjenNga poshte ajritE te lidhPandalshem-pastaj gishtat nuk jane me te tuteKe doren tende ne xhep, s’eshte hajdutTi vec shtyn orteqet e bardhenjtaTe frymesQe te zgjatohen rreth fytyresSi mjekra fallcoE plakut paftyre te vitit te riTe kesh ftohteDo te thoteSe s’di gje per ty njeriGjalle ne boteQeveria dhe media te fshehSi monedha ne kekNe darken e bamiresise se fundvitit. Te fshehinPas se vertetes se hidhur te druve te shtetitEmri yt si formula e gazit te perditshemHarruar neper tubaVerretPerdhe neper zorret e Rusise apo Algjerise qe ha qebapMe mishin e vet

Teksa luhatet e dridhet bursaTi ke ftohte, jo femijet e atyre qe te zhdukinNga ekranet, kopertinat me reklama/madamaNuk merdhin femijaQe si kangure mbartin ne fundTe matrioshkes se moshes. Si ca gladiatore te penduarTe afrohen kokezbuluar ngadalePronare kantieresh, qeveritareMe helmetat e medha publike ne duarFemije si ti behen sapo i mallengjen ndonjevjershe e perkthyer apo gote shampanjeFemije,por qe s’kane ftohte si ti janeministra, vipa, mendimtare zyrtareTrashegimtare shtate brezashRojtaresh pylli qe ngrohenMe vatrat te ndezuraSi festa,Me drute stiveAtaQe na vene revolucionin si alternativePer te na qeverisur me friken nga aiAta qe na trembin me anarkineAta qe deformojne fene dhe fjalinePer te mos prishur rehatinePer mos te te ngrohurMbrohen pas faktit se nuk te kane njohurPersonalishtNise jeten mbrapsht ta trashegoshMe hipin nervatKam frikeMos behesh komunist;me keqFrigohem mos harroshTe ftohtinI cili eshte ata qe te laneTe kesh ftohteFrigohem se mos mendoshse te ftohtin s’taka kush borxhSemos te duket vetja teperSe mos behesh i egerSe mos behesh vrases serial, ku i dihetDhe na fut ne shenjesterSi ne nje varr te perbashketTe gjitheve qe djegim drute e ZotitPopullin Kain te te ngrohtit

KUSHTUAR KALAMAJVE QE E GDHIJNE ne kembet e “PesembeDHJetekatesHit” Poezi e marre nga ervin Hatibi

Page 14: Gazeta Nr. 6

e mërkurë 4 | nëntor 2009 | 14

Vetëvrasje

(Vijon nga numri i kaluar)

arTi augenblick Kjo është arsyeja pse Lukács-i adhu-roi aq shumë Leninin: Lenini i tij ishte ai i cili në lidhje me ndarjen e Social-Demokracisë ruse në bolshevikë dhe menshevikë, ku dy fraksionet luftuan për një formulim më të saktë se kush do të mund të jetë anëtar partie siç de-finohet në programin e partisë, shkroi: ‘ngandonjëherë, fati i gjithë lëvizjes së klasës punëtore për vite që vijnë mund të vendoset me një apo dy fjalë në pro-gramin e partisë’. Apo Lenini i cili, kur pa shansin për marrjen revolucionare të pushtetit në fund të vitit 1917, tha: ‘Hi-storia nuk do të na fal kurrë nëse hum-bin këtë shansë! Në përgjithësi, historia e kapitalizmit është histori e gjatë e asaj se si korniza dominante ideologjiko-politike ka mun-dur të akomodojë – dhe të zbusë anën subversive të lëvizjeve dhe kërkesave që dukeshin të kërcënonin mbijetesën e saj. Për shembull, për një kohë të gjatë, libertarianët seksualë mendonin se re-presioni seksual monogamik ishte i ne-vojshëm për mbijetesën e kapitalizmit – tani e dimë se kapitalizmi nuk mund vetëm të tolerojë, por edhe aktivisht të nxitë dhe përdorë forma të seksualitetit ‘pervers’, e të mos përmendim promi-skuitetin seksual. Mirëpo, përfundimi që mund të nxjerrim nga kjo është se nuk është se kapitalizmi ka mundësi të pa-fundme të integrojë dhe kështu të topis anën subversive të kërkesave caktuara – çështja e kohës, ‘e nxënies së momen-tit’, këtu është vendimtare. Një kërkesë e veçantë, në moment të caktuar, pose-don një fuqi shpërthyese globale, funk-sionon si një thirrje metaforike për revo-lucion global: nëse ne insistojmë në të pandalshëm, sistemi do të shpërthejë; nëse presim, qarku i shkurtër metafo-rik në mes të kërkesës të veçantë dhe të përmbysjes globale zgjidhet, dhe sistemi mundet, me kënaqësi hipokrite nënqeshëse, të thotë ‘E kërkuat këtë? Ja ku e keni!’, pa ndodhur asgjë radikale. Arti të cilin Lukács-i e quajti Augenblick – momenti i shkurtër kur ekziston një hapje për një akt të ndërhyjë në një si-tuatë – është arti i kapjes së momentit të duhur, i ashpërsimit të konfliktit para se sistemi do të mund të përfshinte veten në kërkesat tona. Pra kemi një Lukács që është shumë më ‘gramscian’ dhe konjukturalist se që është menduar.. Augenblick lukács-ian kështu është pa-pritur shumë më i afërt me atë që sot, Alain Badiou mundohet ta formulojë si Ngjarje: një intervenim që nuk mund të kuptohet përmes ‘konditave objektive’ para ekzistuese. Thelbi i argumentimit të Lukács-it është që të përjashtojë re-duktimin e aktit në ‘rrethanat historike’ të tij: nuk ka ‘kondita objektive’ asnja-nëse, që (në kuptimin hegelian) të gjit-ha parakushtet janë tashmë minimalisht të parashtruara.

kur diSkurSi ShpërThen Çelësi për dinamikat shoqërore të sta-linizmit jeton në përjashtimet e saja: në një moment të vetëm kur, në gjysmën e vitit 1937, për disa muaj, diskursi i tij ritualistik u prish. Deri në vitin 1937, spastrimet dhe gjykimet u vazhduan si-pas një modeli me rregulla të caktuara,

që ngurtësonin nomenklaturën, çimen-tonte unitetin, duke ofruar një arsye për shkaqet dhe dështimet nën maskën fat-keqësive të ritualizuara (atje ka uri, kaos në industri, etj., për shkak të sabotuesve trockistë...). Megjithatë, me rritjen e sh-kallës së terrorit në vjeshtën e vitit 1937, rregullat e nënkuptuara diskursive u thyen nga vetë Stalini: në një orgji shka-tërrimi të të gjithë kundër të gjithëve, nomenklatura, përfshirë shtresat më të larta, filloi të gëlltis dhe të shkatërrojë vetëveten – një proces i quajtur drejtë ‘Vetë-shkatërrimi i Bolshevikëve’ (‘Stu-hia e vitit 1937: Partia bën Vetëvrasje’, siç është njëri nga nëntitujt në librin Rruga për në Llahtar): “Kjo periudhë, e ‘terrorit të verbër’, shënon shthurjen e përkohshme të strategjisë diskrusive. Është sikur stalinistët, robër të vetë fri-kës së tyre dhe disiplinës së tyre të çe-liktë, vendosen se nuk mund të sundoj-në më përmes mjeteve retorike”. Për këtë arsye, tekstet mbi vrasjet masive në këtë periudhe nuk ishin më magjitë normative të ritualizuara e të drejtuara kah disiplinimi i publikut të gjerë të partisë dhe të popullatës në përgjithësi. Edhe simbolet e zbrazëta të armiqve (‘trockistëve’) që, në çdo fazë të mëher-shme të terrorit, ishin të mbushura me përmbajtje të re, tani ishin braktisur – çfarë kishte mbetur ishte vetëm përn-djekja e grupeve arbitrare: nacionalite-te të ndryshme ‘të dyshimta’ (gjerman, polak, estonez...), mbledhës të pullave postare që mbanin lidhje me jashtë, stu-dentët zviceran që mësonin esperanto, deri te prifti budist mongol, e gjithë kjo vetëm për të ndihmuar ekzekutuesit për të plotësuar kuotat e likuidimit të cilat çdo rajon duhej të plotësonte (këto ku-ota vendoseshin nga Politbyroja në Mo-skë, si një lloj imitimi i caqeve të prodhi-

mit në planifikimin qendror, kështu, pas një diskutimi, kuotat javore për Lindjen e Largët u rritën nga 1,500 në 2000, kur-se kuota për Ukrainë u zvogëlua nga 3,500 në 3000). Këtu, edhe referenca paranoike për tradhtinë –anti-sovjetike u instrumentalizua për përmbushjen e kuotave për asgjësim – së pari ishte akti formal, a priori i përcaktimit të kuotave, pastaj përcaktimi i kategorizimeve të ndryshueshme të armikut (spiunët an-glezë, trockistët, sabotuesit...), së fundi të reduktuar në një procedurë që lejoi ekzekutuesit të identifikojnë individët për arrestim dhe vrasje:Kjo nuk ishte planifikim i armiqve, por një tërbim i verbët dhe panik. Nuk tre-gonte kontroll të ngjarjeve por vetëdije se regjimit i mungonin mekanizmat e rregullta të kontrollit. Nuk ishte politikë por dështim i politikës. Ishte shenjë e dështimit për të sunduar ndryshe për-veç me forcë. Kështu, në këtë moment unik, ne kalojmë nga gjuha si diskurs, si lidhje shoqërore, tek gjuha si instru-ment i pastër. Dhe çka duhet të thekso-het prap, kundër çdo standardi liberal të demonizimit të Stalinit si Mjeshtër pervers që ndjek planin e tij djallëzor të vrasjeve masive, është se ky ushtrim i madh brutal i fuqisë si fuqi mbi jetën dhe vdekjen që ndeshet me – apo ishte një shprehje, formë e ekzistencës apo saktësisht e kundërta e saj, pazotësi e plotë për të udhëheq vendin përmes masave ‘normale’ autoritative dhe ekze-kutive. Në terrorin stalinist, Politbyroja vepronte në panik, duke u përpjekë të zotërojë dhe rregullojë ngjarjet, për të mbajt situatën nën kontroll. Kjo vetëdije e tërthortë mbi impotencën e vet për-bën gjithashtu të vërtetën e fshehtë për shkakun e hyjmnizimit të udhëheqësit stalinist në statusin e Gjeniut suprem i

cili mund të këshillojë rreth çdo çështje-je, prej ndreqjes së një traktori deri te si të kujdesesh për lulet: çka nënkupton kjo ndërhyrje e udhëheqësit në jetën e përditshme është se gjërat nuk funk-sionojnë as në rrafshin e jetës së për-ditshme – çfarë vendi është ky, në të cilin udhëheqësi më i lartë duhet të jap këshilla se si duhet ndrequr traktorët? Mu tani duhet të kujtojmë dënimin e ci-tuar më parë – të akuzimit të individëve-vetëvrasja si intrigë për të goditë Partinë për të herë të fundit: ndoshta ne duhet të lexojmë vetëvrasjen e vetë Partisë në vi-tin 1937 në tjetër mënyrë, jo si një ‘shenjë’, por si një akt autentik të subjektit kolektiv, përtej çdo instrumentalizimi.

VraSja e jezhoViT Në analizën e tij të paranojës së gjyqta-rit gjerman Schreber, Frojdi na përkuj-ton se ajo që zakonisht e konsiderojmë si çmendi – skenari paranoik i komplo-tit kundër subjektit – është efektivisht një përpjekje për marrje të vetes: pas shkatërrimit të plotë psikotik, ndërtimi paranoik është një përpjekje e subjek-tit për të rivendosur një lloj rregulli në universin e tij, një kornizë të referimit që i mundëson atij sigurimin e ‘planifi-kimit kognitiv’. Sipas kësaj linje, është joshëse të thuhet se, në fund të vitit 1937, diskursi paranoik stalinist arriti kulmin dhe filloi shkatërrimin e saj si lidhje shoqërore, arrestimi dhe likuidi-mi i Jezhovit i vitit 1938, që kishte qenë ekzekutuesi kryesor i Stalinit në vitin 1937, ishte përpjekje për rimarrje, të stabilizimit të një xhindosje të pa kon-trolluar të vetë-shkatërrimit që u shkak-tua në vitin e mëparshëm: spastrimi i Jezhovit ishte një lloj spastrimi i madh, spastrim për të përmbyllur të gjitha spastrimet – ai akuzohej pikërisht për

vrasjen e mijëra bolshevikëve të pafaj-shëm në emër të fuqive të huaja (është ironike se akuza ishte e vërtetë në plotë kuptimin e fjalës: ai vërtetë organizoi vrasjen e mijëra bolshevikëve të pafaj-shëm). Gjëja më e rëndësishme është kjo, edhe pse këtu ne po arrijmë kufijtë e shoqërores, rrafshin në të cilin lidhja shoqërore-simbolike arrin shpërbërjen vetë-shkatërruese, ky ekces megjithatë gjenerohej nga forca dinamike të luftës shoqërore, nga një varg aleancash të luhatshme në nivelin e lartë (Stalini dhe rrethi i tij i ngushtë), nomenklatura e lar-të dhe anëtarët e thjeshtë të Partisë: Në vitin 1933 dhe 1935 Stalini dhe Poli-tbyroja u bashkuan me të gjitha nivelet e nomenklaturës elite për të shoshitur, apo spastruar, anëtarët e thjeshtë dhe të panevojshëm. Udhëheqësit rajonalë atëherë përdoren ato spastrime për të konsoliduar makinat e tyre dhe të dëbojnë njerëzit e ‘pa përshtatshëm’. Kjo, për ndryshim solli një rreshtim tjetër në vitin 1936, në të cilin rreshtim Stalini dhe nomenklatura e Moskës mbanë anën anëtarëve të thjeshtë të partisë, të cilët u ankuan për represio-nin e elitave lokale. Në vitin 1937 Stalini haptazi mobilizoi ‘masat partiake’ kun-dër nomenklaturës si tërësi: kjo solli një ngecje të rëndësishme në shkatërrimin e Terrorit të Madh të elitës. Por në vitin 1938 Politbyroja ndryshoi rreshtimin dhe sforcoi autoritetin e nomenklaturës rajonale si pjesë e përpjekjes për të rivënë rregull në parti gjatë terrorit. Situata kështu eksplodoi kur Stalini bëri hapin e rrezikshëm duke iu drejtuar anëtarëve të thjeshtë, duke kërkuar nga ata të artikulojnë ankesat kundër udhëheqjes arbitrare të udhëheqësve lokalë të partisë (një gjest i ngjashëm me Revolucionin e Madh Kulturor të

Përktheu Vjollca Krasniqi

Page 15: Gazeta Nr. 6

15e mërkurë 4 | nëntor 2009 |

Maos) – zemërimi me regjimin, e pa-mundur që ta shpreh veten drejtpërsë-drejti, shpërtheu edhe më dhunshëm kundër caqeve të personalizuara. Pasi që nomenklatura e lartë në të njëjtën kohë mbante fuqinë e saj ekzekutuese edhe në vetë spastrimet, ky veprim i rrethit vicioz të vetë-shkatërrimit në të cilin pothuaj çdonjëri kërcënohej – nga 82 sekretarët e rretheve 79 u vranë. Aspekt tjetër i dredhjes së rrethit vici-oz ishte vetë lëvizjet e direktivave nga lartë gjatë gjithë spastrimeve: kulmi kërkonte masa të ashpra, derisa, në të njëjtën kohë, tërhiqte vëmendjen për tejkalimet, kështu që ekzekutuesit ishin vendosur në një pozitë të pambrojtur – në fund të fundit, çkado që bënin ishte gabim. Nëse nuk arrestonin mjaft tradh-tarë dhe nëse nuk zbulonin komplotet e tyre, ata konsideroheshin shpirtbutë dhe mbështetës të kundër-revolucionit: nën këtë presion, me qëllim të arritjes së kuotës, ata duhej të fabrikonin prova dhe të sajonin fabula. Në këtë mënyrë ekspozonin veten ndaj kritikës se ata vetë ishin sabotuesit, duke shkatërruar me mijëra komunistë të ndershëm në emër të fuqive të huaja. Strategjia e Stali-nit e adresimit direkt të masave partiake, duke kooptuar qëndrimet e tyre anti-bu-rokratike, ishte shumë e rrezikshme:Kjo nuk kërcënon vetëm hapjen e po-litikës së elitës nën vështrimin hetues të publikut por rrezikon diskreditimin e gjithë regjimit bolshevik, pjesë e së cilës ishte vetë Stalini... Më në fund, në vitin 1937, Stalini shkatërroi të gjitha rre-gullat e lojës – me të vërtetë, shkatërroi lojën në tërësi – dhe ndërseu terrorin e të gjithëve kundër të gjithëve. Situata e zhvendosur që erdhi nga ky ‘shkatërrim i të gjitha rregullave’ nuk ishte pa momente komike që të kallin

datën: kur, në pranverë të vitit 1937, Di-mitri Shostakovich ishte urdhëruar të paraqitet para shtabit të përgjithshëm të NKDV [Drejtoratit të Përgjithshëm për Çështje të Sigurisë Shtetërore – shën. i përkth.], atë e pranoi Zanchevsky, një hetues i cili, pas një bisede hyrëse shoqërore, filloi të pyes për kontaktet e Shostakovichit me (të arrestuarin) Mar-shal Tukhachevsky: ‘Është e pa mundur të keni qenë në shtëpinë e tij dhe të mos keni biseduar për politikë. Për shembu-ll, komplotin për ta vrarë shokun Stalin? Pas refuzimeve të Shostakovichit se ka bërë ndonjë bisede politike me Tukha-chevsky-in, Zanchevsky tha: ‘Mirë, sot është e shtunë dhe tani mund të shkosh. Por vetëm deri të hënën. Deri atëherë do të kujtohet çdo gjë. Duhet të kujtosh çdo detaj të bisedës në lidhje me kom-plotin kundër Stalinit, dëshmitar i së ci-lës je ti’. Shostakovich kaloi një vikend të tmerrshëm dhe më pas, të hënën në mëngjes shkoi në shtabin udhëheqës të NKVD. Kur tha emrin në portë dhe tha se ka ardhur të takoj Zanchevsky, i treguan se ‘Zanchevsky nuk vjen sot’ – gjatë vikendit, Zanchevsky vetë ishte arrestuar si spiun. e keqja djallëzore? jo, faleminderiT!Në nocionin e antagonizmit shoqëror, dallimet brenda shoqërore (çështje e analizës konkrete shoqërore) përkon me dallimin në mes të Shoqërores si të tillë dhe Tjetrës së saj. Ky përkim bëhet i qartë në kulmimin e stalinizmit, ku ar-miku emërohet pikërisht si jo-njerëzor, si sekretim i njerëzimit: lufta e partisë staliniste kundër armikut bëhet luftë e vetë njerëzimit kundër sekretimit jo-njerëzor. Në një nivel tjetër, e njëjta vlen për anti-semitizmin nacist, se pse

jevrejëve iu mohohet njerëzia bazë. Dhe prapë, ky konfrontim radikal nuk duhet të na ngashënjen në heqjen dorë nga analiza shoqërore konkrete e Ho-lokaustit. Problemi me industrinë aka-demike të Holokaustit është pikërisht ngritja e Holokaustit në të keqen djallë-zore metafizike, jo racionale, jo politike, të pakuptueshme, e kapshme vetëm përmes heshtjes plot respekt. Holoka-usti është momenti traumatik ku dija historike objektivizuese nuk vazh-don të jetë më, ku duhet të pranojmë pavlerësinë e saj para një dëshmitari të vetëm, dhe njëherësh, momenti kur vetë dëshmitarët duhet të pranojnë se fjalët tradhtojnë ata, se e gjithë ajo çka mund të ndajnë është vetëm heshtja si e tillë. Holokaustit i referohemi si një mister, zemra e errësirës e civilizimit tonë: enigma e saj paraprakisht mohon të gjitha përgjigjet (shpjeguese), duke mos përfillë dijen dhe përshkrimin, jo e komunikueshme, që ndodhet jashtë historicizmit – nuk mund të shpjego-het, përfytyrohet, paraqitet, transmeto-het, sepse shënon boshllëkun, vrimën e zezë, fundin, shpërthim i universit (narrativ). Prandaj, çdo përpjekje për ta përcaktuar vendndodhjen e saj në kontekstin e vet, për ta politizuar ate, barazohet me mohimin e veçantërisë së anti-semitizmit. Këtu është një versi-on standard i kësaj qasje profanizuese ndaj Holokaustit:Mjeshtri i madh Hassidik, Rabini i Kotsk, thoshte, ‘Ka të vërteta të cilat mund të komunikohen me fjalë; ka të vërteta më të thella që mund të përcillen vetëm me heshtje; dhe, në një rrafsh tjetër, janë të tjerat që nuk mund të shprehen, edhe as me heshtje.’Dhe tashmë ato duhet komunikuar.Këtu është dilema që i del përballë çdo

njërit që futet në universin e kampeve të përqendrimit: Si mundet ndonjëri të tregojë në hollësi kur – sipas shkallës dhe peshës së terrorit – ngjarja sfidon vetë gjuhën? A nuk janë këto konditat që përcak-tojnë një takim të pa pritur të Reales lacaniane? Ky depolitizim i Holokaustit, ngritja e tij në të Keqen e vërtetë subli-me, Kundërshtimi i paprekshëm larg diskursit politik ‘normal’, mund të jetë akt i manipulimit plotësisht cinik, një in-tervenim politik që synon legjitimimin e një lloji të marrëdhënieve hierarkike të caktuara politike. Së pari, është pjesë e strategjisë post-moderne të depoliti-zimit dhe/apo viktimizimit. Se dyti, ajo skualifikon format e dhunës në Botën e Tretë për të cilat janë (bashkë) përgje-gjëse shtetet Perëndimore si shembull më i vogël me të keqen absolute të Ho-lokaustit. Së treti, ajo shërben të hedh në dyshim çdo projekt politik radikal, domethënë, që të përforcojë Denkver-bot-in kundër imagjinatës politike ra-dikale: ‘A jeni të vetëdijshëm që kjo që propozoni çon drejt Holokaustit?’.Shkurt: pavarësisht nga sinqerite-ti i padyshimtë i disa ithtarëve të saj, përmbajtja ideologjike-politike ‘objek-tive’ e depolitizimit të Holokaustit, e ngritjes se saj në të Keqen absolute të pafundme, është marrëveshje politike e Zionistëve agresivë dhe djathtistëve anti-semitikë perëndimorë përkundër potencialit politik të sotshëm. Kështu, ekspansionizmi izraelit drejt palestine-zëve paradoksalisht bashkon duart me shmangien perëndimore anti-semitike të analizës konkrete të dinamikave po-litike të anti-semitizmit, që është, kjo dinamikë e njëjtë si vazhdohet sot me mjete tjera – apo më mirë, me qëllime tjera, e zhvendosur në caqe tjera. E

varrosur në këtë ngritje të Holokaustit është porosia e zionistëve për anti-se-mitët perëndimorë: ‘Ne, zionistët, jemi të gatshëm të lëmë të paprekura dina-mikat anti-semitike të Perëndimit, nëse na leni duar lirë në Palestinë. Pasi që ne jemi pjesë e Perëndimit të civilizuar, le të i bashkojmë forcat kundër radikalëve të botës së tretë: mund t’i akuzojmë ata për anti-semitizëm, për jo respekt të viktimave absolute, dhe kështu ju ndi-hmojmë në legjitiminin e rezistencës së tyre kundër kolonializmit ekonomik dhe kulturor të Perëndimit!’.Si marksistë të vërtetë, ne nuk duhet t’i frikohemi pranimit të faktit se spastrimet nën stalinizëm ishin, në një mënyrë, më ‘irracionale’ se sa dhuna fashiste: para-doksalisht, ky tejkalim është një shenjë e pagabueshme, përkundër fashizmit, stalinizmi ishte rast i perversionit të një revolucioni autentik. Me fashizmin, edhe në Gjermaninë naciste ishte e mundur të mbijetosh, të mirëmbash dukjen e jetës së përditshme ‘normale’ nëse nuk përfshiheshe në ndonjë aktivitet politik opozitar – dhe, natyrisht – nëse nuk keni qenë të origjinës jevreje – përderisa në stalinizmin e vonë të viteve të 30-ta, ask-ush nuk ishte i sigurtë, çdonjëri mundej papritmas të denoncohej, arrestohej dhe të vritej si tradhtar. Me fjalë të tjera, ‘irracionaliteti’ nacist ishte ‘kondensuar’ në anti-simetizëm, në besim e tij për komplotin jevrej, derisa ‘irracionaliteti’ stalinist përshkoi tërë trupin shoqëror. Për këtë arsye, hetuesit nacistë vazhduan të kërkonin dëshmi dhe gjurmë të aktivi-teteve faktike kundër regjimit, derisa he-tuesit stalinistë angazhoheshin në fabriki-me të qarta – shpikje të komploteve dhe sabotimeve, e kështu me radhë.

(Vijon numrin e ardhshëm)

Page 16: Gazeta Nr. 6

e mërkurë 4 | nëntor 2009 | 16

krenar zejno

Të këput shpirtin pezmi i një cope mishi, varur pezull në çengel tek dyqani i kasapit.

Një copë mishi që s’ka patur fatin të shitet! Çirret kasapi për ulje çmi-mi, ngase nuk do t’ua hedhë copën qenve. Qenve të cilët me përpikmëri përditike mblidhen anë e rrotull ka-saphanës, pikërisht në përfund të ora-rit të shitjes. Ja, po e heq ai llokmën nga çengeli dhe e plas mbi cungun e trungut, bri pendulit të thikave dhe hanxharit të madh si një nofull kafshe prehistorike.

Qentë janë krijesat më të urryera të kasapit, që i duken atij sikur vetëm për interes të tyre mëtojnë. Dhe, çu-ditërisht, jo secili për vete, por bë-zajnë njëri-tjetrin dhe mblidhen në shpurë mu aty, rreth e përqark, para se ai të mbyllë qepenin nën atë për-ditshmëri të përpiktë. Siç gjet kur vjen sahati te qentë e Pavllovit. Si tek gjithë qentë anekënd, të zotët e këtij refleksi ushqimi të cilave u kanë dhënë emër njeriu, pse me sa duket ky i fundit pat në dorë kushtin. Qentë e dinë tashmë nga përvojat rreth kësaj kasaphane të vogël, që copa e mishit nuk mund të mjaftojë për të gjithë dhe përgjithmonë. Kui-sin ata në kor, si nën një ritual korrekt lutjesh, ankimesh e anguisjesh, a thua që e gjithë kjo të ishte vetë mesha e qenve!

Kasapit i bëhet sikur qentë më shumë mallkojnë kasapin në gjuhë të tyre, se sa i luten perëndive qenore që mishi të mos shitet dhe kështu ai ta vërtitë për ta, përtej murit. I shkon çdo ditë në mend kasapit, në fakt, të mos ua hedhë as qenve copën e mis-hit. Bile, një here, gati sa nuk e zotëroi ai mendim që posa i tha vetja, për ta varrosur copën e mishit diku larg ka-saphanës. Që lukunia e qenve të mos e gjenin dot. Por, ky mbet veçse tenta-cion padurimi ditor, pse pas një lloga-rie çasti, ai vërtet ua hedh si ngaherë qenve, ngaqë tek e fundit i leverdis më mire t’i bëjë borxhlinj. Diç t’i kenë borxh. Qoftë edhe qentë. Nesër pa-snesër, kushedi ç’nevojë mund të ketë edhe për ta! Vetëm se, kohët e fundit është ca i shqetësuar nga ky ritual i detyruar bamirësie, sepse i fanepset huaja e tyre tanimë mullar, e pakthyer dhe e pashlyer kurrë.

Dhe, kështu, kasapi me kryqin e

varur në mur edhe satërin si emble-më e zejtarisë së rreptë të kurbanit, i lutet zotit të tij, në gjuhën e vet. Bërtet për ulje çmimi: që kjo copa prej mis-hi të shitet sa më pare, sa pa i funduar durimi. Dhe nga tjetra anë… lukunia

e qenve, që kush e di se ç’perëndie i falen!

Kasapi nuk ua di fenë që ndjekin e përndjekin andej – këtej, me gjuhën një pëllëmbë si langua. As gjuhën me të cilën merren vesh e bien në ujdi.

Edhe qentë do të kenë llapaqenët e sërës së tyre. S’ua kupton dot, sido-mos këtë pritje ndër gjuhë lypjeje të paduruar e të ngatërruar. Pa le, kjo gjuha e lëshuar jashtë... pëllëmbë njerëzore e zgjatur si gjuhë lëmoshe.

misHitMandej, për çudi, shterja e kacafytjes shpejt e shpejt, pas fare pak kohe, pajtimi me riskun që u bie për hise, si dhe paqtimi me fatkobin a fatlumin e jetës përditore të racës së tyre. Siç ndodh gjithmonë pasi qentë e kanë copëtuar dhe e kanë ndarë, sidoqë e kanë ndarë, llokmën dhe mandej e shqyejnë me ato dhëmbë qeni që, ashtu siç u shkon për shtat, qentë i kanë më të mëdhenj dhe shembu-llor se kafshët e tjera. Sa të paqëm e të urtë bëhen qentë, pasi e ka tër-hequr secili në qoshkun e vet masën e vet të mishit që posa i ra në pjesë, dhe vetëm pas pak po argëtohen me kockat! Sidomos atë ditë tregu, atëherë kur merr udhët e zbythet njerëzia prej rrëmuje nga rrokopuja e yryshit të shitjes.

Mendo sa inat mund të mbartin qentë për blerësin e fundit, atë që mund të shfaqet tani, së fundmi, në fund të orarit të shitjes. Për blerësin që do t’i zhgrapë kasapit, a thua po ua kërpit vetë qenve nga goja, copën e mishit me gjithë kocka e kokalla, sep-se edhe këto të fundit mund të shër-bejnë si eliksir çudibërës në supën e ndonjë të sëmuri, dergjur diku afër, mbi ndonjë shtroje përvoje. E në një rast të tillë ulërima dhe zemërata e qenve bëhet e papërmbajtur. Ngase nuk mbetet gjë, as kocka.

Sidoqoftë, as hesapi i kasapit dhe as soji i sojit të qenve, secili në hallin e vet, nuk matet me pezmin rrëgjues dhe atë makthin e brengës së mishit të mbetur, mandej të ndenjur, që s’po mund të mundet dot të shitet. Dhe ja, nis paskëtaj të mbledhë miza, të zymtësohet, të nxihet e pezmatohet... e zë të bierë erë kërmë.

Kush e di se ç’mendon copa e mishit të pashitur?! Përtej asaj që fati mizor e ka vënë nën hanxhar e satër. Sepse atë e mendon e tëra, në gjithë mizan-tropinë e vet, por jo copa e vetmuar e mishit. Apo ndoshta mejton atë çka ende s’po i fanepset e qartë, faktin se kush do ta hajë në verdiktin final: mi-zat, miu, qentë, ndonjë mace hokatare apo vetë njeriu?

Por marazi më i madh mbetet fak-ti që pse fati e la edhe mbeti gjer në fund të fundit e pashitur... dhe s’ia di-tën që s’ia ditën pahanë. Apo, më keq! Sepse nuk e kuptoi dot kurrë nëse pezmatohet pse mendon për këto, apo pikërisht ngase mendon këto ndaj edhe po pezmatohet!

Copa e