gazeta nr. 17 (6)

24
Editor in Chief: Fatmir Terziu [ Tel.: 07854224291] GAZETE E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE e-mail: [email protected] Nr. 17 MAJ 2012 FAQE 15 Forumi i IV Britaniko - Shqiptar U promovua në Londër ‘Prishtina- Poetic Memories’ FAQE 12 FAQE 12 FAQE 18 FAQE 18 FAQE 5 “Peja” ndihmon jetimët “Peja” ndihmon jetimët “Të rinjtë liderë të paqes” vazhdon udhën në Londër “Të rinjtë liderë të paqes” vazhdon udhën në Londër Koha në trokëllimën e poetit Dalja në dritë e vëllimit po- etik “Trokëllima e Poetit” të poetit shqiptar me banim në Londër, Xhavit Gasa, nuk është thjesht një trokëllimë jete, por një rendje e afshët... FAQE 6 Mësuesja Aida Haziri nderohet me “Çertifikatë të Artë” FAQE 2 FAQE 8 LONDRA 2012 “Jeni të mirëpritur” Mesazh për shqiptarët nga Kryeministri Britanik, David Cameron, për Lojërat Olimpike Londër 2012 Mbas vetëm 100 ditësh do të hapet në Londër Olimpiada 2012, një fillim i mahnitshëm për spektaklin më të madh në botë. Ne dëshirojmë të ndajmë me popullin shqiptar gëzimin..

Upload: fjalaelire-lire

Post on 22-Oct-2014

291 views

Category:

Documents


8 download

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Nr. 17 (6)

Editor in Chief: Fatmir Terziu [ Tel.: 07854224291] GAZETE E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE e-mail: [email protected]

Nr. 17MAJ 2012

FAQE 15

Forumi i IV Britaniko -Shqiptar

U promovua në Londër ‘Prishtina-Poetic Memories’

FAQE 12FAQE 12

FAQE 18FAQE 18

FAQE 5

“Peja” ndihmon jetimët“Peja” ndihmon jetimët“Të rinjtë liderë të paqes” vazhdon udhën në Londër“Të rinjtë liderë të paqes” vazhdon udhën në Londër

Koha në trokëllimën e poetit

Dalja në dritë e vëllimit po-etik “Trokëllima e Poetit” të poetit shqiptar me banim në Londër, Xhavit Gasa, nuk është thjesht një trokëllimë jete, por një rendje e afshët...

FAQE 6

Mësuesja Aida Haziri nderohet me “Çertifi katë të Artë” FAQE 2 FAQE 8

LONDRA 2012“Jeni të mirëpritur”Mesazh për shqiptarët nga Kryeministri Britanik, David Cameron, për Lojërat Olimpike Londër 2012

Mbas vetëm 100 ditësh do të hapet në Londër Olimpiada 2012, një fi llim i mahnitshëm për spektaklin më të madh në botë. Ne dëshirojmë të ndajmë me popullin shqiptar gëzimin..

Page 2: Gazeta Nr. 17 (6)

Nr. 17 - MAJ 2012

2zën e 10 minutave prezantim, të bëra nga çdo shkollë dhe vlerësimin e përfaqësuesve të shkollës me portofolet bazuar nga vetë Korniza e Cilësisë. Çdo shkollë paraqet veten për një çmim të nivelit të lartë.

Kur ka mundësi të njëjtë për të bërë një prezantim dhe të paraqesë portofolin e saj, shkolla shtron individët më të shquar.

Pasi përfaqësuesit e shkol-lave kanë dëgjuar prezantimet e njëri tjetrit dhe shikojnë nëpërmjet portofoleve, ata kanë një mundësi të kufi zuar për të kërkuar sqarime në çdo aspekt të punës së shkol-lave dhe ata japin më pas vlerësimin. Çdo përfaqësuesi të shkollës i kërkohet pastaj për të bërë një rekomandim të fshehtë, të shkruar.

Rekomandimet në dis-pozicion të tyre janë: • për të bërë këtë çmim me kusht që një sasi e kufi zuar e provave shtesë është marrë brenda një periudhe të specifi kuar; • për të kërkuar që një pjesë e porto-folit të përsëritet në një takim njohje.

Dhe pas gjithë kësaj pro-cedure është mësuar nga zonja Arthur në letrën dërguar zonjës Aida Haziri, se “Kolegët tuaj kanë rekomanduar që Shkolla juaj të marë “Certifi katën e Qualitetit të Artë” (Gold Quality). Shumë mirë!”

Mësuesja e talentuar shq-iptare, Aida Haziri, që jeton dhe punon në Mbretërinë e Bashkuar, u nderua me “Çerti-fi katën e Artë” për punën e saj të vlerësuar në shkollat shqipe të Arsimit Plotësues që oper-ojnë në kuadrin e shoqatës shqiptare “Ardhmëria”. Ajo ka qenë një nga të përzgjedhurat në takimin e 25 Marsit 2012-të, ku ka spikatur paraqitja e saj. këtë njoft im zyrtar e bën vetë Claire Arthur, Drejtuesja e Sigurisë së Cilësisë në orga-nizimin më të detajuar dhe ligjor për shkollat suplemen-tare të edukimit plotësues në Londër. Korniza e cilësisë që i është paraqitur është një arsye e qartë e ligjërimit të procesit vlerësues.

Kështu mësuesja Aida e diplomuar për Gjuhë dhe Letërësi Shqipe pranë Univer-sitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit mbetet objekti i falenderimeve për punën e saj në shkollat shqipe. Në njoft imin zyrtar nga Claire Arthur thuhet se “korniza e cilësisë për arsimin plotë-sues është organizëm i pa-varur, skemë vullnetare dhe e mbështetur në vlerësimin në grup. Ajo administrohet nga Qendra Kombëtare e Buri-meve, ContinYou dhe është e mbështetur nga fondacioni Hamlyn Paul.” Sipas Arthur, “Ky vendim është bërë mbi ba-

zgjedhje është praktikë shumë e mirë. Kolegët tuaj gjithashtu shkruan se keni pasur një dosje shumë të mirë të paraqitur që demonstron punën tuaj më të gjerë, punë tuaj të shkëlqyer që ju bëni.

Urime për çmimin tuaj, përfundon emaili i zonjës Ar-thur.

Me këtë rast veç urimit tonë i bashkohen edhe urimet e dh-jetra e dhjetra nxënësve shq-iptarë të shkollave plotësuese ku mësuesja Haziri operon. Ajo është dhe mbetet një edu-katore e përsosur në rrugën e saj të mësimdhënies.

Urime mësueses Haziri!

Mësuesja Aida Haziri nderohet me

“Çertifi katë të Artë”

NJOFTIM “Muslim Aid” kërkon të

punësojë dy ndihmësa shqiptarë për të ndihmuar në çdo kërkesë

që kanë dhe u duhet shqiptarëve. “Muslim Aid” është në

dispozicion të shqiptarëve dhe për më shumë informacion

kontakto në numrin e telefonit:

Tel: 02076255789

Është vetëm nëntë vjeçar dhe ka ve-shur fanellën sportive të klubit londi-nez “Tottenham Hotspur”.

Djaloshi nga Peja është bërë kështu shkëndija shqiptare në këtë klub sport-iv me emër. Ka qenë një stërvitje e disa viteve, një përgatitje tejet profesionale, që ka bërë që Dion Lutfi Gashi të jetë një nga premisat më në zë për të ardh-men në futbollin e këtij klubi me mjaft emër. “Një djalosh energjik, mjeshtër me topin e rrumbullakët, tepër aktiv dhe skillfull (me mjaft aft ësi zotëruese e përpunuese të topit) e kanë klasifi -kuar Dionin trajnerët seleksionuesit të moshave, duke e bërë kështu të riun e parë shqiptaro-britanik të gëzojë të drejtën e këtij klubi. Ai është edhe një student i shkëlqyer në shkollën e tij ku mëson. Veç kësaj që në këtë moshë ai është cilësuar si një Jürgen Klinsmann i ri i futbollit të së ardhmes. Vetë spe-cialistët në fakt kështu mendojnë për të. A nuk ishte vetë Jürgen Klinsmann i tillë në këtë moshë? Jürgen Klins-

mann e nisi karierën e tij futbollistike në këtë moshë të njëjtë me Dionin, fu-tbollistin talent shqiptar. Jürgen Klins-mann fi lloi të luajë për ekipin e qytetit të tij Gingen, Germani. Kur ai ishte 9 vjeçar shënoi gati 106 gola. Dhe vetëm në një lojë ai theu rekordin e moshës duke shënuar 16 gola në një ndeshje kur ekipi i tij fi toi 20 me 0 kundër SV Aichelberg. Duhet shënuar se Jürgen Klinsmann ka luajtur edhe me Tot-tenham Hotspur, kur drejtonte Ossie Ardiles, në sezonin 1994/1995. Dhe kështu ndoshta vetë drejtuesit e ekipit të Tottenham Hotspur shohin një dritë që i shpie tek mjeshtri i madh Jürgen Klinsmann. “Djaloshi i talentuar shq-iptar veçse fi ton dhe s’ka qare po s’fi toi në ekipin ku luan. Ai është energjik dhe bën që loja të fl asë me forcën dhe energjinë e tij”- shprehen lojtarët dhe specialistët që e vëzhgojnë.

E pse jo kur talenti i tij është veç në rritje... Urime Dion Lutfi Gashi. Urime!

Një Jürgen Klinsmann i ri në futbollin londinezDion Lutfi Gashi vesh fanellën e “Tottenham Hotspur”

Më tej zonja Arthur sqaron mësuesen Aida se kolegët tuaj vlerësuan: • Skema shumë e qartë të punës dhe planet e qarta për mësim; • Mënyra të përdorinit të gjuhën shqipe për gjithçka është e shkëlqyer dhe kryhet që të ndihmojë fëmi-jët; • Dhënia e fëmijëve për

Page 3: Gazeta Nr. 17 (6)

Nr. 17 - MAJ 2012

3

Page 4: Gazeta Nr. 17 (6)

Nr. 17 - MAJ 2012

4

Nga Fatmir Terziu

Emrin e doktoreshës shq-iptare Albana Çerekja e hasim përditë e më shumë. Një emër që vjen sa nga rrjetet më profe-sionale të mjekësisë botërore, aq edhe nga rrjetet që ngush-tohen tek profesioni i saj si gjinekologe. Është një emër në fakt që fl et me tërë kup-timin dhe kufi rin më të arritur shkencor. E akredituar me disa tituj, mes të cilëve edhe titulli shkencor Phd, gjinekologja el-basanase ka arritur të shfaqet jo thjesht në majat e shkencës mjekësore. Një arritje kjo që ka zanafi llën e saj tek fëmijëria e saj e hershme, tek studimet dhe po aq edhe tek pasioni. Një fëmijë me dy prindër të nderuar të fushës së arsimit në qytetin e dijes dhe kulturës shqiptare, Elbasanin, natyr-shëm ka arsyen e vet në këtë rrugëtim tejet domethënës.

Albana, doktoresha e tal-entuar e lindur në Shqipëri, ka jetuar dhe studiuar deri në moshën 25 vjeçare. Albana Çerekja ka shkëlqyer gjith-një, edhe në mësime. Ka kryer shkollën e mesme në Elbasan dhe u diplomua me dhjeta. Në vitet 1990-1995 mbaroi Fakultetin e Mjekësisë në Ti-ranë, edhe këtë vetëm me dh-jeta. Më pas, në vitin 1998, Albana u diplomua në Mjekësi në Universitetin “La Sapienza” të Romës, gjithnjë me rezulta-tet më të larta të mundshme: me notën 110, me lavdërime e përgëzime nga komisioni. Në vitin 2004 u specializua në Gjinekologji e Obstetrikë me notën 70/70 (me bursë për merita nga ministria italiane e Arsimit dhe e Universitetit për 5 vjet). Në vitin 2008 mbrojti Doktoraturën në kërkimet shkencore në fushën mater-no-infantile e në gjinekologji në universitetin “La Sapi-enza”. Është zotëruese e katër gjuhëve të huaja. Ka kryer kurse perfeksionimi në Romë,

Paris, Londër. Është autore e artikujve e relacioneve nё re-vista shkencore, bashkëautore e shumë librave, merr pjesë va-zhdimisht në konferenca apo kongrese italiane e ndërkom-bëtare.

Rruga e sukseseveNë rrugën e saj të studi-

meve ende mbahen gjallë ar-ritjet dhe rezultatet e saj nëpër auditoret e shkollave dhe uni-versitetit kua jo studioi. Ajo tashmë punon dhe jeton në Romë (Itali). Ka gati 16 vjet, pra që nga viti 1997, që është në rrjedhën më të avancuar të jetës italiane. Bashkë me jetën e saj normale ajo tashmë ka edhe jetën tjetër shkencore, tek e cila zor se dallon njeriun me vizion, eksperiencë dhe konkurencë të gjithanshme.

Në këtë lidhje jetike është edhe vajza e saj 13 vjeçare, Irisi, tek e cila Albana ndan edhe përkujdesjen prindërore. Kohë më parë ishte pikërisht kjo lidhje mama-bijë që bëri të kthente një premtim të Al-banës në realitet. Vetë Albana do të shprehej në vitin 2009 se “Asaj i premtova se këtë vit do të isha një nga fi tuesit e nivelit të lartë, kështu që ajo mund mund të më falë mua për gjithë kohën që unë nuk ia kushtoj kur unë jam zënë me hulumtimet e mia ...” Por në heshtje çdo gjë ishte e falur për kohëpërkushtimin e Alba-nës. Ajo ishte fi tuesja me emër në një kompeticion të zjarrtë të atij viti. Vetë gazetat shkru-an. Me kryetitullin “Urime për fi tuesit e rradhës për vitin 2009!” emri i shqiptares Al-bana Çerekja, PhD, renditet e treta, me 21 raste të zgjidhura, pas dy fi tuesve të tjerë si Seerat Malhotra, Oman nga India që ka zgjidhur 23 raste, apo Guls-er Bingol, nga Turqia që ka zgjidhur 22 raste. Dhe kështu këtë herë shpallja e fi tuesve që përkonte me vitin e njëmbëd-hjetë të këtij konkursi tepër shkencor të thefetus.net, ren-

diti doktoreshën shkencëtare nga Elbasani në majat e asaj që vetë organizatorët e quajnë një impresionim që vjen nga ky brez i ri. Por ajo nuk e la me kaq. Vazhdoi në rrugën e saj të kërkimeve, këmbënguli dhe e çoi më tej pasionin e saj për shkencën. Prej tre vjetësh kështu emri i saj renditet në mesin e konkurrentëve më të përkushtuar të konkursit thefetus.net që organizohet nga ky ëeb-site i mirënjohur i diagnozës prenatale me qendër në Amerikë dhe i drejtuar nga profesor Philippe Jeanty, një nga emrat më të njohur në niv-el ndërkombëtar në këtë fushë, e që ka qëllime didaktike për të gjithë të interesuarit nga mbarë bota. Përveç kësaj, thefetus.net ka shpallur dhe një konkurs mbi gjetjen e diagnozës në disa raste patologjish të rralla të fëmijës ende në barkun e nënës, nëpërmjet studimit të imazheve ekografi ke të botuara në ëeb-site. Dhe kështu në vi-tin 2010 u rendit e dyta. Gjith-një ndër 400-500 konkurrentë, specialistë nga e gjithë bota. Në dhjetor të vitit 2011, Al-bana u shpall fi tuese të vitit me 25 përgjigje të sakta për 25 pyetjet e bëra, duke merituar konsideratat më të larta nga

vetë organizatorët e konkursit “një dituri mbresëlënëse që vjen nga ky brez i ri”. Sipas tyre “Albana është një ndjekëse e përkushtuar e faqeve të Th eFe-tus.net. Përveç përgjigjeve të sakta që dërgon për konkursin, ajo na ofron vazhdimisht raste shumë interesante që ndesh në praktikën e saj të përditshme dhe që përbëjnë një kontribut të vlefshëm mesimor për gjithë frekuentuesit e sitit”.

Rezultatet në diagnostikimin me ultratingujDhe rezultatet janë vërtet

mahnitëse në tërë rrugëtimin e saj. Th uajse kudo. Albana me pasionin, përkushtimin e dhuntitë e saj ka arritur nivele të larta në profesion. Është e dashuruar me diagnostikimin me ultratinguj, arrin të kuptojë çdo linjë e njollë që i shfaqet në ekran, duke u siguruar pa-cienteve të saj diagnozë të sak-të me një të parë. Por veç punës së përditshme, nga mëngjesi në darkë, ajo nuk resht së studi-uari për rritjen e saj profesion-ale. “Unë jam një gjinekologe dhe kryej kryesisht ekografi – rrëfen ajo – Punoj në repartin e ekografi së së një departamen-ti publik dhe në disa qendra

private. I adhuroj ultratingujt. Pasioni im është të kërkoj e të studioj sa më shumë në këtë fushë”.

Albana natyrshëm falë vul-netit të saj, falë njohurive dhe kërkimeve më të avancuara shkencore, por siç e theksuam edhe më lart edhe falë edu-katës prindërore, me një baba, Sitki Çerekja, fi zikant e peda-gog i shkëlqyer, me një nënë edukatore me nivel të lartë dhe kërkuese e denjë, me një rreth familjar e fi snor, poetësh, muzikantësh, artistësh, eduka-torësh e shkencëtarësh, natyr-shëm me këto arritje mbetet krenaria me të cilën duhet të krenohen të gjithë. Pra Albana është e bija e dy mësuesve të mrekullueshëm nga Elbasani, Sytki e Natasha Çerekja, të cilët gjatë qëndrimit të tyre në Romë, hapën në vitet 2005-2008 shkollën e gjuhës shq-ipe “Drita” në Fontenuova, një qytezë në hyrje të Romës, për fëmijët e emigrantëve që vinin nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Për tre vjet me radhë bënë çmos që 30-40 fëmijëve shqiptarë të mos u mungonte mësimi shqip i të shtunës, të cilit edhe pse pa as-një shpërblim iu dedikuan me pasion e dashuri.

ALBANA ÇEREKJA, në majat e shkencës

mjekësore

Page 5: Gazeta Nr. 17 (6)

Nr. 17 - MAJ 2012

5

transferimit të parave.MoneyGram International

ka qenë gjithmonë një nga sponsorët më të rëndësishëm të aktiviteteve të komunitetit shqiptar në Mbretëri të Bash-kuar. Kjo kompani ka qenë gjithmonë me shërbimin e saj tejet korrekte edhe në të gjithë angazhimet e saj ligjore. Kom-pania ishte sponsor i aktivitetit të 4 Vjetorit të Pavarësisë së Ko-sovës. Në një bisedë me një nga specialistet e kësaj kompanie lider në transferimin e parave, Loreta Dziuzaite, mësojmë se

kjo kompani është një lider në transferimin e parave i pran-ishëm në 192 vende të Botës me reth 267,000 agjentë. Kom-pania në fj alë afron mundësi për të dërguar dhe marrë para kudo në botë. Mëtej në fj alën e saj shpjeguese për lexuesit e gazetës sonë thekson se kom-pania ka tarifat më të ulëta dhe më konkurruese duke fi lluar nga vetëm £ 4.90 për të dërguar para në Shqipëri apo Kosovë. Sipas saj të hollat mbërrijnë në destinacion vetëm brenda 10 minutave. Dërgesat janë

përherë të garantuara. Më-sojmë gjithashtu se transferimi është i sigurt, i garantuar dhe i besueshëm. Loreta Dziuzaite na sqaron se rrjeti më i madh i agjentëve në Britaninë e Madhe, është në dispozicion të pandërprerë, dhe përbëhet nga zyrat e Post Offi ce, Th omas Cook dhe Going Places, si dhe kudo që shihni logon e Mon-eyGram.

Në Shqipëri dhe Kosovë kompania lidere MoneyGram ofron shërbimet e saj nëpërm-jet Agjentëve të mëposhtëm

dhe zyrave të tyre në mbarë vendin:

Shqipëria:• AK Invest + Banka

Credins• Banka Kombetare Treg-

tare• Societe Generale• Raiff eisen Bank• First Investment Bank

Kosova:• DMTH• Banka Kombetare Treg-

tare• Banka për Biznes

LONDON (APRIL 11, 2012) – MoneyGram (NYSE:MGI), a leading global money transfer company, an-nounced at a news conference in London today that it has expanded its online money transfer service to its customers living and working in the United Kingdom. Th e new U.K. website, which was unveiled at the morning’s event, is the fi rst step in MoneyGram’s strategy to expand the convenient online service globally.

Th e growth of MoneyGram’s online money transfer ser-vice is part of the company’s eff ort to provide self-service en-hancements to its core money transfere business and grow its customer base. “Our online service provides customers with the ultimate convenience of being able to send money in min-utes from the comfort of their homes, or anywhere they can access the Internet, regardless of the time of day,” said Mark Perryman, MoneyGram senior regional director for the U.K, Ireland and Nordics. “Th e service is already extremely popu-lar with consumers in the U.S., and is attracting new custom-ers who had not used a traditional walk-in service before. We are confi dent the service will be very popular here as well.”

Customers using MoneyGram’s online service can:• Create and update an online profi le with saved infor-

mation on individuals they send to regularly.

• Receive notifi cation when funds are collected by their receivers.

• Estimate a transaction fee or locate a MoneyGram agent location in 192 countries and territories.

Online transactions are protected by market-leading fraud protection and monitoring systems for security and customer information.

About MoneyGramMoneyGram, a leading global money transfer company,

enables consumers who are not fully served by traditional fi nancial institutions to meet their fi nancial needs. Mon-eyGram off ers money transfer services worldwide through a global network of more than 267,000 agent locations—including retailers, international post offi ces and fi nancial institutions—in 192 countries and territories around the world. To learn more about money transfer or bill payment at an agent location or online, please visit www.moneygram.com or connect with us on Facebook.

Global Media Contacts:Patty Sullivan/Sean Tuff [email protected]

kompania lider i tranferimit të parave

MoneyGram Internation-al, lideri global i transferimit të parave, organizoi Konfer-encë për Shtyp më datë 11 Prill 2012. Konferenca për shtyp e MoneyGram Interna-tional u zhvillua në Th e Wal-dorf Hilton, Aldwych, Lon-don, WC2B 4DD dhe ajo sic ishte planifi kuar më parë nisi aty rreth orës 9 e 30 minuta. Që në fi llim të konferencës së MoneyGram International ra në sy serioziteti i një organiz-imi model. Konferenca pati premtuar këtë që në fi llim të organizimit dhe ajo ia arriti qëllimit të saj. Gjatë konfer-encës ra në sy edhe përfshirja e një cmimi të anoncuar për fi timin e një iPad 2, tek i cili pati mjaft pjesëmarrës të përf-shirë në të. Konferenca nisi me rregjistrimet dhe njohjen paraprake të pjesëmarrësve në një nisje tejet mikpritëse mes kafes dhe cajit e biskotave të ndryshme, ku secili kishte mundësinë të shfrytëzonte këtë hapësirë edhe për një bisedë të zakonshme mes pjesëmarrësve. Pasatj një anoncim parala-jmëroi dorëzimin e bizneskar-tave të pjesëmarrësve të cilët do të përfshiheshin kështu automatikisht në çmimin për të fi tuar një iPad 2. Aty rreth orës njëmbëdhjetë e pesëm-bëdhjetë minuta u zhvillua në mënyrën më të konsoliduar se-sioni i pyetjeve dhe përgjigjeve në grupe të ndryshme. Sipas organizatorëve të kësaj konfer-ence, ky sesion i jepte mundësi akoma më të madhe njohjes me tërë efi kasitetin e punën e MoneyGram International si dhe njohjen me pjesëmarrësit e kësaj konference. Ky sesion pasoi më pas sesionin tjetër të pyetjeve dhe intervistave një e nga një. Ekipi i MoneyGram UK, Ireland dhe Nordics kishte paraqitur të detajuar edhe shancet dhe mundësitë për intervistime një nga një të anëtarëve të panelit.

Konferenca rishtroi plane dhe mundësi të reja të pu-nës në ndihmë të klientëve. Kështu me një paraqitje tejet profesionale dhe të bazuar në statistika e fakte parashtroi edhe njëherë se mbetet kom-pania model dhe lider global transferimit të parave.

MoneyGram Internation-al, rikonfi rmohet lider global i

MoneyGram Expands Online Money Transfers to Customers in the U.K.New U.K. website begins global expansion of convenient online service

Page 6: Gazeta Nr. 17 (6)

Nr. 17 - MAJ 2012

6

Nga Fatmir Terziu

Mes krijuesve shqiptarë që ‘koha’ u nguli dhëm-bët është edhe poeti nga Bureli, Xhavit Gasa. Kështu ai ka kohë që me emrin dhe krijimtarinë e tij i është shtuar asaj aradhe të pasur e të ndjeshme matjane në fushën e krijimtarisë. Vëllimi i tij poetik i mëhershëm “Jehonat e dhimbjes” edhe pse në titull ka një prekje emocionale të lidhur me të shkuarën, në thelb poezia e tij nuk është ‘qaramane’.

Vargu i tij është më së shumti lirik, një shugurim jetik i shprushitur në valën e jetës së tij, në dihamën e trokitjeve të zemrës së tij. Me këtë vëllim autori tërhoqi vëmendjen e mjaft krijuesve, pasi ai solli mes tij një jetë të tërë të lënë pas në lëmi lotësh, duke dhu-ruar një tufë me poezi që lexohen ndjeshëm. Janë të tilla se autori i vendosur në gjetjen e ëndrrave të hum-bura, natyrshëm ka shpresën e tij tek vargu poetik, i cili është çelësi i tij i vetëm që i hap ato. Ai shkruan tek poezia e tij “Ëndrrat do ti gjej”:

“Ku ti gjej vallë ku ti gjej/ëndrrat që mi vranë/ku ta gjej pranverën/që pa lulëzuar e lanë/. Për këtë py-etje që bëj/mos më quani të marë/nuk është marëzi të gjesh/ëndrrat që ti kanë vrarë/. Ndaj unë vrapoj/dhe nuk do të ndalem asnjëherë/dhe kohën do ta sfi doj/e ëndrrat do ti gjej...” (Gasa, poezia: “Ëndrrat do ti gjej”).

Dhe kështu poeti që ecën në gjurmët e një rruge të hershme, në gjurmët e një talenti të ‘kryqëzuar’ ka besim se ‘ëndrrat nuk vdesin’; ai ka besimin më të fuqishëm se ato “ato të gjalla rinë/se nuk mbarohen kurë pranverat/pas dimrit të tjera vinë...” (ibid).

Normalisht do të vinte muaji korrik i një viti më parë, Korriku i vitit 2010-të, pikërisht ai muaj që do ti sillte si në pasqyrë ato ëndërra të bukura e të hidhura poetit Gasa, duke kujtuar njëzet vite më parë. Tek po-ezia e tij “Vrite frikën” Xhavit Gasa shkruan:

“Ai që nga errësira ka frikë,Nuk del dot natën,Që t’a mposhtë errësirën,Frikën duhet ta vrasë.” (Gasa, 2 Korrik 2010). Xhavit Gasën e lexojmë në tërë këtë rrugëtim ën-

drash të guximshme si një dëshmi të gjallë mes var-

gut, ritmit, jetës dhe tërë asaj që ai lë pas për brezat në varg dhe në rjeshta...

Xhavit Gasa e njeh tërë kompleksin e së mirës dhe po ashtu tërë konvencionin e së keqes. Ai tek poezia e tij “Trokëllimat e Poetit” shkruan me një forcë tjetër dhe na jep vargjet kuptimplote për kohërat që erdhën mes fj alës, atë fj alë më herët të ndaluar për poetin:

“E para trokëllimë,Që troket,Në derën e zemrës.Është fj ala,

Koha në trokëllimën e poetitE artë dhe e ëmbël e poetit. Më thoni,Pra, o njerëz,Kur ju lexoni,Vargjet e poetit,A s'ju duket,Se në zemrën tuaj,Depërtojnë rrezet e arta, të diellit...”Dhe kështu që poeti Gasa i njeh kohërat dhe

takëmet e tyre. Ai në tregimin e tij “Kuvend brezash” sqaron pikërisht këtë temë shumë qartë: “Në një dhomë tradicionale burrash, kuvendi midis burrave ishte ndezur. Dhoma ishte goxha e madhe, e shtruar me sixhade të punuara shumë bukur me dorë nga gratë e fshatit.

Megjithëse dimër dhe koha ishte shumë e ft ohtë, në atë dhomë dukej sikur kishin shpërthyer lulet e pranverës, sepse në ato sixhade duart mjeshtërore të grave, kishin qendisur një mozaik lulesh e ngjyrash të larmishme.”

Nuk është thjesht kjo një ikje nga vargu, por një kapje e vargut edhe në prozën e tij të shkurtër, aty ku Gasa është sërrish poet. Poet që fl et qartë dhe hapur duke ritreguar të bukurën, burrëroren dhe të mençurën në një odë tjetër atë të poezisë. Poet që kohëtakon veten dhe dimensionon tërë jetiken e tij. Pra, edhe pse ai i njeh dhe i transmeton kohërat, është poeti që turret nga ana tjetër të kap dhe shfrytëzojë kohën e ikur, kohën e humbur...

Tek vëllimi “Trokëllima e Poetit” Gasa na shfaqet si një model i memorjes kulturore, si një kapës i tejndjeshëm i të fshehtës me të cilën jeta dhe kultu-ra e urtisë popullore qendisi vetë jetën njerëzore. E në këtë vëllim ai është vetvetja, vetë poeti që kishte premtuar vargun e tij të ndaluar. Vetë vargu i poetit Gasa. Urime në të tjera krijime akoma më të bukura.

Nga Lindita B. Bocaj

Ky është një grup fëmijësh i shkollës shqipe në Greenwhich, e organizatës “Ardhmëria” në Londër. Mosha e tyre varion nga 5 deri në 13 vjeç. Të gjithë këta fëmijë kanë një dëshirë të vetme: Të mësojnë gjuhën amtare shqipe.

Siç mund ta shihni edhe nga fotgrafi a në këtë grup bëjnë pjesë edhe 2 vajza të vogla Me-lisa Kastrati dhe Eli Kastrati, përkatësisht 7 e 5 vjeçe.

Babai i tyre Araniti është shqiptar, ndërsa nëna Xho është me origjinë vienaneze-kineze, por lindur e rritur në Angli.

E veçanta e këtyre dy vogëlushëve është se nëna e tyre Xho ka vendosur të plotesojë dëshirën e bashkëshortit të saj,

t’u mësoj vajzave të tyre gjuhën tonë të bukur shqipe.

Ato shkojnë shpesh në Shq-ipëri, sidomos gjatë sezonit të pushimeve verore, kryesisht në plazhin e Durrësit, si dhe për të takuar të afërmit e tyre .

Për vogëlushet gjuha shqip është një mundësi të komu-nikojnë dhe të shkëmbejnë ek-spriencat e tyre me shkokët e shoqet që kanë në Shqipëri.

Eli thotë se plazhi i Durrës është e mrekullueshme, ndërsa akulloret janë të shijshme.

“Çdo verë shkoj me motrën tim në Shqipëri. Blejmë akul-lore, ndërtojë kala prej rëre, si dhe notoj në det”, tregon Eli, 5 vjeçe.

Ndërsa, Melisa rrëfen se në Shqipëri ka gjyshin dhe gjy-shen, por komunikimi ka qenë i vështirë, pasi, siç thotë ajo, i mungon gjuha shqipe.

“Mua më pëlqën shumë të shkoj në Shqipëri. Atje kam shumë kushërinjë, por gjyshin dhe gjyshen i dua shumë”, shpre-het Melisa.

Melisa pohon se prej fal dëshirës së saj, muajt e fundit ka fi llluar të fl as shqip, ashtu si babai.

Xho, nëna e vogëlusheve, shprehet se vajzat e saj mezi presin të shkojnë në shkollë.

“Ngrihen herët në mëngjez dhe thonë “mami, shpejt se na fi llon shkolla”. Të them të

drejtën janë të etur për të më-suar gjuhën e babait të tyre”, specifi kon Xho.

Lindita Bocaj, mësuesja e dy vogëlusheve, thotë se qysh ku nisi të jap mësim për Melisën dhe Elin, ato krijuan shoqëri me fëmijët e tjerë.

“Qysh në ditën e parë të shkollës, Melisa dhe Eli u amb-jentuan me mësimit dhe tashmë

ato janë nxënëse shembullore”, nënvizon Bocaj.

Bocaj thekson se dashuria për vendlindjen i ka bashkuar fëmijët e shkollës.

“Ata edhe ku janë në pushim komunikojnë vetëm në gjuhën shqipe. Është gjaku dhe traditat shqiptare që i bashkon”, pëfun-don Bocaj.

Greenwich, 20 prill 2012

Një copëz jete nga shkolla shqipe

Page 7: Gazeta Nr. 17 (6)

Nr. 17 - MAJ 2012

7

Një nga fi gurat më në zë të besimit myslyman, Profe-sor Mullah Emin Behrami ka mbajtur një ligjëratë të rrëndësishme në xhaminë e shqiptarëve në Londër, qendër e njohur e kulturës dhe ko-munitetit mysliman shq-iptar. Ligjërata e profesorit të nderuar është përcjellë për be-simtarët dhe të tjerë të ardhur nga të gjitha anët e Mbretërisë së Bashkuar në një ditë të shënuar dhe pikërisht sipas një plani konkret të këtij organiz-mi. Në këtë përkushtim tejet profesional janë edhe ligjëra-tat e Mullah Rexhep Bajrak-tarit, i cili me një përkushtim tejet shpirtëror dhe kulturor mundohet që të ndikojë në rritjen dhe afrimin e vlerave të besimit dhe kulturës. Ligjërata dhe lidhje të tjera mund të shi-hen në sitin e tyre online.

Duhet theksuar se një punë të shkëlqyer po kryen edhe hapësira internetike e kësaj xhamie me websitin e saj http://xhamiaeshqiptareve.org.uk. Me këtë ëebsite po jepen për publikun shqiptar më gjerë informacione të ndry-shme e tejet të rrëndësishme.

Xhamia shqiptare dhe organizmi i saj. Qendra Kul-turore dhe Komunitare shq-iptare myslimane në Britani të Madhe, e vetmja kjo, thuhet në këtë website, e njohur dikur si “Kosova islame Ltd Qendra e Mbretërisë së Bashkuar” u themelua në vitin 1994 në Londër nga Sheikh Zymer Salihi, ha Khalid, Syed Mo-hammad Tanzeem Wasti, dhe Bahri Bojaj. Në këtë kohë një aktivitet dhe përkushtim të madh kan dhënë edhe Imamet Hafi z Ahmeti, Efendi Blerim Ciroka, Nexhmedin Ibishaj, dhe Mulla Mehmet Stublla, i cili ka qenë i papërtuar në an-gazhimin e tij.

Atëherë kjo ishte për të përmbushur nevojat fetare të komunitetit, ato arsimore, si edhe nevojat sociale dhe kul-turore. Që nga konfl ikti në Ballkan dhe gjenocidi në Ko-sovë, rreth 50.000 shqiptarë kanë mbërritur në Mbretëri-në e Bashkuar të Britanisë së Madhe.

Numri i arsyeshëm dhe rritja e komunitetit shqiptar kërkonte një institucion të

tillë për të ndihmuar dhe të ndërhyrë në nevojat e komu-nitetit tonë, të japë informa-cionin e nevojshëm në lidhje me zakonet lokale, gjuhën, dhe mbrojtjen e ruajtjen e kulturës dhe fesë, kjo për të mundë-suar komunitetit tonë që të integrohet më lehtë dhe në të njëjtën kohë për të mbajtur gjallë identitetin, kulturën dhe fenë. Administratorët e besuar, apo drejtorët kanë patur gjith-monë përgjegjësinë e përgjith-shme ligjore për të siguruar që organizata vepron mirë, fi -nancat e saj janë shpenzuar me mençuri, dhe memorandumi i tij është ndjekur në përputhje me rrethanat, thuhet më tej në këtë hapësirë online.

Roli dhe Misioni:Qendra Kulturore dhe

Komunitare shqiptare mys-limane në Britani të Madhe luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e përdoruesit të shërbimit në fj alë, dhe për të gjithë anëtarët që jetojnë në një hapësirë të gjerë të komunitetit në Mbretërinë e Bashkuar. Nëpërmjet programeve qeb-dra afron dhe jepen mundësi për komunitetin, si edhe për të gjitha grupet e moshave për të shprehur nevojat e tyre. Për të punuar me Komunitetin për të zhvilluar shërbimet dhe ve-primtaritë, për të nxitur mar-rëdhëniet miqësore midis mus-limanëve dhe jomuslimanëve,

dhe Islami i pranishëm dhe për të ngushtuar ndasitë për njerëzit e besimeve të tjera. Kjo qendër punon për ndërtimin e urave, dhe zgjerimin e bash-këpunimit me institucionet ekzistuese, organizatat dhe miqtë e komunitetit tonë. Praktikon dhe përhap Islamin në Britani të Madhe, duke sig-uruar objekte fetare, arsimore dhe rekreative për anëtarët e publikut në përgjithësi. Qël-limi i projektit është efi kas.

Informacioni për ata që nuk e dinë

Si në një qendër me për-vojën e duhur ajo afron që në fi llim mirëseardhjen e kul-turuar: “Mirë se vini në Ko-munitetin Mysliman Shqiptar dhe Qendrën Kulturore në Mbretërinë e Bashkuar”.

E vendosur në një vend të këndshëm me parkimin e vet, Qendra Komunitare është ndërtuar duke ofruar tre dhoma me qira në sektorin vullnetar. Qendra është e për-shtatshme në mënyrë ideale, vetëm rreth një gjysmë milje nga stacioni Queens Park dhe stacioni nëntokësor dhe në rrugët kryesore të autobusëve nga Kilburni dhe Maida Vale.

Qendra është projektuar për të siguruar zyra fl eksibile me konferencë trajnimi dhe dhoma për takime dhe hapë-sirë ekspozitë. Ajo është paraq-itur në mënyrë të shkëlqyer,

të gjitha dhomat janë plot me drita natyrore, si dhe me ajër të kondicionuar dhe mobilje mund të organizohet për t’iu përshtatur kërkesave tuaja dhe për një gamë të plotë e pa-jisjeve audiovizive janë të di-sponueshme. Ajo siguron një mjedis ideal për konferenca, MPV, takime të vogla, tra-jnimin dhe intervistave.

LehtësiratObjektet janë në dispozi-

cion shtatë ditë në javë midis 9:00 am - 10:00 pm dhe javës 9:00 - 5:30 pm fundjavë dhe mund të pronotohet e rezer-vuar për ditë të plotë, gjysëm-ditore, në mbrëmje apo për orë.

Konferenca sallëËshtë me dritë dhe e ajro-

sur, Salla e Konferencës ka një kapacitet për 130 njerëz dhe është ideale për konferenca të mëdha, MPV, takimet e komi-sioneve apo leksione. Salla ka sistem inbuilt PA.

DhomatQëllimi i tyre është ndërtu-

ar vetë më vete suite, me sipër-faqe hotelierike të veçantë, dhe ka tre dhoma të tjera të sigu-ruar një mjedis të mirë për ng-jarje nga 5 - 30 njerëz.

Këshilla & SupportShërbimet mbështetëse për

përdoruesit e Qendrës përf-shijnë një bibliotekë të plotë, fotokopjimi (përfshirë pro-dhimin e broshurave) dhe Fak-

simi.Qendra ka një numër të ku-

fi zuar të hapësirave të parkimit. Një çerdhe e pajisur plotësisht mund të vihet në dispozicion në mënyrë që fëmijët mund të shikohen pas, ndërsa prindërit ose kujdestarët marrë pjesë në takime dhe konferenca.

Një seri e plotë e pajisjeve audiovizive mund të sigurohet dhe përfshin:

1 PA Systems2 objektet taping3 PowerPoint projektuesit4 TV / Video5 OHP / ekranet6 Projektorë Slide7 fl ip-ListatZyratQendra ka plotësisht shër-

bim, zyrat e pamobiluar dis-pozicion të marrësh me qira nga 150-1,500 sq ft Center është plotësisht i arritshëm me, tri kuzhinat e vogla brenda am-bienteve, duke përfshirë edhe objektet hotelierike.

Çaj, kafe dhe pije të tjera të lehta mund të sigurohen si-pas kërkesës. Çdo zyrë ka një hapësirë parkimi makinë, dhe qiraja është subvencionuar për sq ft në vit, për detaje ju lutem telefon ose email pyetjet tuaja. Duhet theksuar se parkimi është falas dhe për më tepër detaje ju lutem telefononi ose dërgoni përmes emailit pyet-jet tuaja. www.xhamiaeshq-iptareve.org.uk.

Një shërbim model për komunitetinQendra Kulturore dhe Komunitare shqiptare myslimane në Britani të Madhe

Page 8: Gazeta Nr. 17 (6)

Nr. 17 - MAJ 2012

8Nga David Cameron

Mbas vetëm 100 ditësh do të hapet në Londër Olimpiada 2012, një fi llim i mahnitshëm për spektaklin më të madh në botë. Ne dëshirojmë të nda-jmë me popullin shqiptar gëz-imin për këto Lojëra fantastike Olimpike dhe Paralimpike, dhe kjo është arsyeja pse mesa-zhi im për ju sot është ky: “Jeni të mirëpritur”.

Këto lojëra – dhe kjo verë – do të jenë një moment krenar për Britaninë. Ne jo vetëm që do të bëjmë realitet të mbajmë Lojërat Olimpike me të mira ndonjëherë, por do të jemi edhe duke festuar shërbimin 60-vjeçar të Madhërisë së Saj Mbretëreshës – mbretërimi i dytë më i gjatë në historinë e botës. Është një periudhë shumë e veçantë për vendin tonë dhe ne duam ta ndajmë atë me shqiptarët.

Unë e di se Britania do të bëjë më të mirën e vet. Ne kemi ndërtuar komplekse të reja sportive të shkëlqyera – në kohë dhe brenda buxhetit. Ne e kemi bërë qytetin tonë gati, përmirësuam sistemet tona të transportit dhe mezi presim të përshëndesim botën.

Çfarë do të ofrojë “Londra 2012”? Pikëpamja ime është se këto lojëra janë të rëndësishme për dy gjëra. Po, sporti do të jetë në zemër të kësaj gare të madhe. Ne do të shohim të thyhen rekorde botërore, të krijohen kujtime dhe miqësi të reja, të cilat do të fi llojnë gjatë vetë lojërave. Por, kur lojërat të kenë mbaruar dhe medaljet të jenë dorëzuar, unë jam i ven-dosur që këto olimpiada do të vazhdojnë të ndryshojne jetën për më mirë.

Kjo trashëgimi është jetike. Kur oferta jonë fi toi, Zhak Rozhe, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, foli në lidhje me një “magji të veçantë” që Britania e Madhe do t’u hidhte Lojërave të 2012-ës – dhe ne jemi siguruar që kjo do të ndodhë.

Si qyteti i vetëm, i cili është nderuar tri herë me organiz-imin e Olimpiadës, ne vijmë me një traditë të madhe.

Në vitin 1908, Olimpiada moderne erdhi në Londër – qytet ku parakaluan për herë të parë atletë olimpikë nën fl a-

LONDRA 2012“Jeni të mirëpritur”Mesazh për shqiptarët nga Kryeministri Britanik për Lojërat Olimpike Londër 2012

mujt e tyre kombëtarë. Rruga e maratonës – ~42 km, 352 metra – u vendos në mënyrë që gara të fi llonte në Kështjellën Windsor dhe të përfundonte para tribunës mbretërore në stadium, dhe kjo është distan-ca që është përdorur që atëherë në mbarë botën.

Pastaj, në vitin 1948, Lojërat u zhvilluan në hijen e një luft e botërore shkatër-ruese. Megjithatë, Londra ar-riti t’i sjellë vendet së bashku për të festuar idealet olimpike të miqësisë dhe të komunitetit ndërkombëtar. Dhe akoma

më shumë se kaq, ata krijuan mundësi të reja për gratë në sport, ishin të parët në lëvizjen olimpike vullnetare dhe hod-hën themelet për Lojërat mod-erne Paralimpike.

Dhe këtë verë, kur atletët dhe vizitorët të mbërrijnë, ata do të gjejnë në Londër një bllok krejt të ri banimi rreth Parkut Olimpik, në lindje të qytetit. Ka qenë një shtysë e fortë si një central elektrik i rigjenerimit, dhe kur lojërat të kenë mbaruar, do të jetë vendi i shtëpive të reja, biznesit dhe vendeve të punës.

Ne kemi udhëhequr rrugën me metoda të reja të dizajnit dhe të ndërtimit, duke për-dorur teknologji me karbon të ulët për të bërë në “Londër 2012” lojërat e para vërtet të qëndrueshme.

Dhe duke investuar në objekte të reja sportive dhe vendosjen e konkursit të ri “Lojërat e Shkollës” në shkol-lat e të gjithë vendit, ne po frymëzojmë gjeneratat e reja të të rinjve që të përjetojnë gëz-imet dhe përfi timet e sportit.

Por, trashëgimia e “Lon-drës 2012” nuk kufi zohet vetëm me Britaninë. Programi Ndërkombëtar i Frymëzimit po krijon mundësi për më shumë se 12 milionë njerëz në 20 vende të botës.

Jo vetëm që është duke lejuar më shumë njerëz të rinj të shijojnë sportin sot, por gjithashtu po ndihmon për të ndryshuar mënyrën se si këto vende promovojnë sportin në shkolla dhe në gjithë shoqëri-në për një afat të gjatë. Është një shembull fantastik se sa ne jemi të vendosur për të siguru-ar se çdo komb, dhe jo vetëm Britania e Madhe, mund të shfrytëzojë frymëzimin e vitit 2012.

Pra unë dua që këto lojëra të jenë më shumë se vetëm përshëndetje për atletët në Londër për një verë të vetme. Ne duam të ndërtojmë lidhje të reja dhe të qëndrueshme mes Shqipërisë dhe Britanisë. Nëse ju jeni një student apo akademik, është një shans për të mësuar më shumë rreth një vendi, i cili ka katër nga dh-jetë universitetet më të mira në botë dhe më shumë se 75 çmime “Nobel” vetëm për shkencë dhe teknologji.

Nëse ju jeni një sipërmarrës apo investitor, “Londra 2012” është një shans për të zbuluar mundësi të reja në një vend që ka më pak barriera për sipër-marrjet se çdo vend tjetër në botë.

Dhe nëse ju jeni një turist apo vizitor, ky është një shans për të përjetuar një përzierje unike të Britanisë së vjetër dhe asaj të re – historia dhe trashëgimia e kështjellave tona, peizazhet dhe shtëpitë mbretërore së bashku me kulturën moderne të muz-ikës dhe të artit tone, teatrit dhe modës sonë.

Ne duam të ndërtojmë lidhje të reja dhe të qën-drueshme mes Shqipërisë dhe Britanisë. Nëse ju jeni një stu-dent apo aka-demik, është një shans për të mësuar më shumë rreth një vendi, i cili ka katër nga dhjetë univer-sitetet më të mira në botë dhe më shumë se 75 çmime “Nobel” vetëm për shkencë dhe teknologji.

Page 9: Gazeta Nr. 17 (6)

Nr. 17 - MAJ 2012

9

Autori i librit “Albania” (1983), Philip Ward, na jep një pasqyrë të qartë të Shqipërisë së viteve 80-të. Ai shkruan në penëprekjen e tij gjerë e gjatë për atë çka syri i një shkrimtari prek me të gjitha shqisat njerëzore në një vend të izoluar. Ai na paraqet kronologjinë e Shqipërisë, nisjen e aventurës së tij, dhe më tej ndalet në Lezhë e Durrës, Fier (Apolloni) e Be-rat, Vlorë e Durrës, Sarandë dhe Butrint, Krujë dhe Elbasan, Korçë dhe Alpe, dhe Tiranë. Autori plotëson tërë shkrimin e tij edhe me fotografi të mirëfi llta, dëshm-uese, tashmë me vlera historike. Por jo pak në përshkrimin e tij udhëtues nëpër kënde të ndryshme shqiptare të viteve

1980-të, gjejmë një trinom reklamash, thuajse atë trinom që e gjenim anembanë vendit. Është fj ala për ekzistencën e tre dyqaneve që vinin nën siglat: “Bukë”; “Librari”; “Ushqimore”.

Këtë thotë autori e gjeje kudo. Në qytete. Në fshatra të zgjeruara bujqë-sore e gjeje thuajse si të dizajnuar njësoj. E gjeje në një trekëndësh të diktuar. E gjeje ndoshta ashtu siç gjeje trekëndëshin revolucionar ‘Mësim-Punë-Kalitje’. Po pse pikërisht këtë trinom reklamash dik-ton më së shumti syri i autorit Britanik? Pse kjo treshe reklamuese, që zinte fi ll me bukën, librin dhe ushqimin të ishte e prekshmja, e kapshmja, ... vëzhgimorja e

një vendi ‘tipit’ siç thotë vetë autori? Këtë e shohim ngadalë në pamje,

shënime, biseda [këto tejet të pakta] por më së shumti në çdo fj ali të rreth 200 faqeve të librit. Autori thotë kjo ishte programuar mirë. Shteti monopartiak e dinte mirë telajon e tij në sytë e botës, ndaj jo më kot kishte përzgjedhur ush-qimin si atë me bukë ashtu edhe atë me libra. Por, nëse kjo sigëlmani vijohej nga syri a ishte e mundur të shihej se ç’kishte mes raft eve? Jo. Kështu thotë autori. Të paktën edhe shoqëruesit ua kishin thë-në prerë. Edhe vetë ata kishin fi rmosur: “Kujdes mos u largoni pa lajmëruar, do të arrestoheni për Armiq të Popullit!”

Debat: Si e

ndjeni këtë sot?

Pas më se 30 vjetësh: “Bukë”;

“Librari”; “Ushqimore”

Nga Gjon Keka

Ka dy karakteristika tek ne si popull, se kemi politikan me ideale të përkoshme dhe se kemi “patriot” jofi snik dhe jo besnik ndaj vetvetes. Ajo çfarë një popull e bënë stoik dhe të talentuar është të mos lejoj që zemrat e tyre t’i pushtoj ndonjë pushtues barbar edhe nëse tokat e tyre kanë qënë të pushtuar nga barabarët e ndryshëm. Ndërkaq, ajo çfarë po tentohet të mbillet sot në mesin tonë si komb është jo vetëm e rrezikshme dhe de-moniake, por edhe vetvrasëse për kombin tonë me rrënjët të lashta europian edhe të ardh-men e tij. Politikanët mend-jelehtë dhe të papërgjegjshëm bëjnë politik me ndjenja dhe ndergjegje të plasaritur, iden-titeti dhe uni i mungon, sepse gjithnjë mbeten imtues dhe të pakurrizor. Idealit dhe frymës së paraardhësve që në këtë shekull ia kanë zënë rrugën dhe po i hedhin gurë asaj disa politikan që janë bërë vegla të sulltanizmit dhe mohues të gjenit dhe identitetit europian të kombit shqiptar.

Nga një “popull natyral” europian, stoik i virtytshëm, siç shkruante shkrimtarja e njohur angleze Edith Durham në “High Albania (1909)”, tani në këtë shekull jemi bërë një popull me pushtetar të papërgjegjshëm, pa identitet, që bëjnë lidhje gjaku me push-tuesit barbar-sulltanizmin, popull që ende nuk dinë me dallu kohën e tij, me njohft vetveten dhe me iu rikthy

rrënjëve të veta historike dhe gjenealogjike. Kështu që ne si një komb kemi një përgjegjësi të përbashkët për të kaluarën tonë dhe formësimin e së ard-hmes tonë.

Gjithashtu, unë nuk arrij të kuptoj disa individ (“intelek-tual”) dhe “historian” që thonë me krenari dhe e shohin si poz-itive se në kohën e pushtimit të perandorisë së errët otomane shqiptarët kanë pas poste të larta në kuadër të kësaj peran-dorie. Ky është absurditeti më

i madhe që unë kam dëgjuar dhe lexuar në këto libra, sepse deri me tani kam pas rastin me taku profesor dhe historian nga vendet e europës dhe nuk kam dëgjuar e as lexuar në ndonjë libër se ata krenohen apo e shohin si pozitive të qenit me poste të larta në kohë e ndonjë pushtimi të egër. Kjo veç te ne ndodhë dhe kjo tregon se sa ka-pacitet intelektual kanë këta që thonë dhe shkruajnë kështu.

Me fj alë të tjera neve si komb i lashtë europian nuk

kemi asgjë të përbashkët me turqit, siç pretendojnë disa “politikanë” në Shqipëri edhe Kosovë (...) nëse ata person-alisht kanë lidhje gjaku me turqit, ne jo, ne si komb i lashtë europian jo, kurrë dhe në asnjë kohë.

Kjo është fuqia e pamposh-tur e një populli të talentuar që nuk bie pre e ideologjive të rrezikshme të huaja, që sakri-fi kon për të mbrojtur identite-tin e tij të vërtetë dhe rrënjët e tij, që sfi don të gjitha vetëm, e

vetëm për të dal faqebardh si para pasqyrës së tij të jetës së përditshme, ashtu edhe para pasqyrës së përgjithshme të jetës së kombit të tij, që mbetet besnik përgjithmonë.

Ne si komb europian duhet të refl ektojm dhe kështu në frymën e paraardhësve tanë të gjenerojë ideal që drejton botën tonë shqiptare në ven-din e duhur dhe që është po ashtu në dritën e përbashkët të qytetrimit të familjes sonë europiane.

Plasaritja e ndërgjegjës

Page 10: Gazeta Nr. 17 (6)

Nr. 17 - MAJ 2012

10

Page 11: Gazeta Nr. 17 (6)

Nr. 17 - MAJ 2012

11

Një ekip irlandez prej shtatë ndërtuesish nga qytetet Kerry dhe Kilkenny, do të ud-hëtojnë në Shqipëri për hërë të katërt, muajn që vjen, në një mision vullnetar.

Ky ekip ndërtuesish do të instalojë panele diellore, të cilët do sigurojnë ngrohje dhe ujë të nxehtë për 26 vogëlush-ët të braktisur që jetojnë në Shtëpinë e Fëmijëve të qytetit të Durrësit.

Shtëpia e fëmijës, i këtij qyeteti, e cila është në pronësi të shtetit, kujdeset gjithashtu edhe për 20 fëmijë të tjerë, të cilët vijnë këtu çdo ditë për përkujdesje dhe ushqim, kësh-tu që këtij institucione i duhet domosdoshmërisht të ketë ujë të ngrohtë në çdo orë të ditës.

Misioni i këtij ekipi ndër-tuesish vullnetare nga Irelan-da është të bëjë që kjo Shtëpi Fëmijësh të ketë ujë të ngrohtë pa ndërprerje dhe pa asnjë kosto, gjë kjo që do të ulë në mënyrë të dukshme faturën e energjise elektrike që paguan ky institucion.

Siç informohemi, sistemi i

paneleve diellore që do të in-stalohet këtu e paguan çmim-in që ka kushtuar vetëm në pak vite, e më pas vazhdon të furnizoje me ujë të nxehtë këtë institucion pa asnjë kosto për vitet që vijnë.

“Ne u jemi shumë mirën-johës RVR nga Kerry dhe disa

fi rmave të tjera nga ky qytet për mbeshtetjen e madhe që ata kanë dhënë këtij misioni”, shprehet misionarët.

Ata kanë dhuruar materi-ale ndërtimore dhe plot gjëra të tjera të nevojshme, të cilat ulin koston e shpenzimeve të ketij ekipi.

Shtatë ndërtuesit vullnetarë Shtatë ndërtuesit vullnetarë Irlandez mision për herë të Irlandez mision për herë të katërt në Shqipërikatërt në Shqipëri

“Prodhues Gjerman i pan-eleve diellore “TiSun”, ka dhuruar materialet kryesore. Pa mbeshtetjen dashamirëse të tyre, ky ekip do ta kishte të pamundur ta fi nalizimin e misionin”, thuhet në komu-nikatën e shoqatës.

Ekipi i ndërtuesve vulln-

etarë Irlandez është i përbërë nga John Kehoe, Ger Treacy, Dan Aylward, Padraic Kerins, Donie Broderick, Aidan Ken-nedy dhe Sean Daly.

Për instalimin e këtyre paneleve diellore, ekipi Irlan-dez do të punoje sëbashku me një ekip tjetër prej pesë spe-cialistësh shqiptare. Më pas do të jene specialistet vendas ata që do të kujdesen për mirëm-batjen e këtyre paneleve diel-lore.

Kostoja e parashikuar e këtij misioni vullnetar është rreth 20 mijë Euro.

“Ne do t’i jemi shume mirënjohës çdo personi apo fi rme private që mund të kontribuojnë apo ndihmoj-në për të mbuluar koston e shpenzimeve të ketij misioni, gjë e cila na mundëson ne të planifi kojme misione të tjera humanitare në Shqiperi. Qël-limi ynë afatgjatë është të tra-jnojmë personelin shqiptar në instalimin e këtyre sistemeve të paneleve diellore, në mënyrë që ata të aft ësohen në të ardh-men”, shprehet Kehoe.

Fotoja paraqet ekipin vullnetar të ndërtuesve Irlandez në Rally-n e ‘Liqeneve’ të vitit të kaluar, ku Aidan Kennedy garoi nën siglen e shoqates tonë “Miqte Irlandez të Shqipërisë” për të mbledhur fonde për këtë shoqatë humanitare. Nga e mjata në të djathtë: Aidan Kennedy, Ger Treacy, John Kehoe, Padraic Kerins, Sean Daly and Donie Broderick.

Page 12: Gazeta Nr. 17 (6)

Nr. 17 - MAJ 2012

12Sipas një bisede me drejtues

të Ambasadës shqiptare në Londër mësuam se në “shtëpi-në e Evropës” në Londër u zhvillua forumi i 4-ërt i inves-titorëve britanikë organizuar bashkarisht nga Ambasada shqiptare dhe “International Business and Diplomatic Ex-change” (IBDE).

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe i Ngarkuari me Punë shkrimtari dhe studiuesi diplomat, Mal Berisha dhe IBDE e drejtuar dhe formuar nga z Guraziu kanë organi-zuar evenimentin e katërt në prani të Ministrit të Turizmit Kulturës dhe Sporteve z. Aldo Bumci, zëvendësministrit të tregtisë z. Eno Bozgo, përfaqë-suesve nga Ministria e Jashtme Britanike, Bankës Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim, Komisionit Evropian si dhe shumë përfaqësuesve të bizne-seve britanik .

Z Mal Berisha ka mbajtur fj alën e tij të hapjes dhe është ndalur kryesisht tek thirrja dhe përkushtimi për të inves-tuar dhe vizituar Shqipërinë. Integrimi evropian së bashku me rritjen e gjithanshme dhe të qëndrueshme ekonomike mbesin si synimet kryesore për Shqipërinë. Ndërkohë që Shq-ipëria aspiron për anëtarësimin e plotë në BE, sfi dat e brend-shme qe ajo përballet dhe kriteret të anëtarësimit që ajo pritet të përmbushë bëjnë zba-timin e reformave politike, si dhe politikave të shëndosha ekonomike esenciale për të siguruar progresin e vendit.

Në terma ekonomike Shqipëria është një nga ven-det e pakta në rajon që tre-goj një rritje të qëndrueshme gjatë krizës së fundit fi nan-

ciare. Marrëdhëniet ndermjet Mbretërise se Bashkuar dhe Shqipërise janë të mire-kon-soliduara. Produkti Britanik është i fuqishëm në Shqipëri, dhe gezone nje mbështetje të fuqishme për investime nga Mbretëria e Bashkuar nga të gjitha nivelet e biznesit dhe të qeverisë. Gjithashtu, procesi i anëtarësimit në BE ofron një kuadër brenda të cilit mund te nxiten reformat miqesore ne fushen e biznesit. Avancimi i metutjeshem i reformave ekonomike dhe sundimit te ligjit eshte jetike për rritjen e vazhduesshme ekonomike.

Forumi kishte për qëllim të përqëndrohet ne reformat ekonomike kundrejt Rapor-tit te Progresit të Komisionit 2011 si dhe te perforcoj pro-fi lin e interesave dhe ekper-tizen e bizneseve Britanike. Forumi gjithashtu perforcon një studim rajonal (“Mundes-ite per Biznes 2011”) i cili identifi koi sektoret potenciale

FORUMI I KATËRT BRITANIKO-SHQIPTAROrganizuar bashkarisht nga

Ambasada shqiptare dhe “In-ternational Business and Dip-lomatic Exchange” (IBDE) ky forum, i nivelit të lartë, synoi të: sjellë së bashku një numer te selektuar të politikanëve/diplomatëve, liderëve te bizne-sit si dhe ekonomistë/ekspertë nga sektorët dhe institucionet pjesëmarrëse; Diskutoje sfi dat dhe projektet me të cilat për-ballet Shqipëria në progresin drejt integrimit evropian; Punoje drejt konsensusit ne aspektet kryesore të refor-mave ekonomike; Promovoje mundësite e biznesit dhe ek-spertizën në fushen e turis-mit, teknologjise, ndërtimit, mjedisit, bujqësisë, arsimit, si dhe fushat tjera relevante ne industrine e shërbimeve të bi-znesit; Prodhojë një raport me rekomandime per politika te dakorduara që do të veprojë si një Plan Veprimi për biznesin, qeverine dhe palët te tjera të interesuara.

dhe mundësitë e biznesit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqe-doni, si dhe mundesite ndër-kufi tare. Si rrjedhim, Forumi do të mundohet te lehtësojë edhe më tej shkëmbimin e informacionit dhe kontaktet mes investitoreve te ardhshem te Mbretërise se Bashkuar dhe BE-së dhe aktereve shqiptarë – duke ndihmuar ne rritjen e mundesive dhe relacioneve në Shqipëri.

Ky forum është i rëndë-sishëm për shtetin tim theksoj z.Berisha pasi sivjet ne festojmë 100 vjetorin e Pavarësisë. Sot jam shumë i lumtur të them që shteti im ka bërë një progres të qenësishëm dhe Shqipëria ka shumë për të festuar në këtë përvjetor; është transformuar nga vendi më i izoluar në Ev-ropë në vendin me ekonominë më dinamike me liri demokra-tike të garantuara u shpreh ai.

Ashtu si Z.Berisha edhe Ministri Aldo Bumçi kanë vënë thekson në këtë Forum

si një vazhdë e rrëndësishme e 100 vjetorit të Pavarësisë.

Fjalën e përforcuan më tej edhe zotërrintë Edlir Voko-pola, Peter Uelshe një përfaqë-sues i një kompanie që ka in-vestuar në Shqipëri, Zëvendës Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjisë z.Eno Bozgo ee mjaft folës të tjerë.

Page 13: Gazeta Nr. 17 (6)

Nr. 17 - MAJ 2012

13

Immigration

Malik and Malik Solicitors Immi-gration Department can help if you have problems with entering, settling in the UK, wanting to enter the UK to work, setting up your own business, studying or settling with a partner or Seeking Asylum.

Th e Immigration Lawyer and a partner of the fi rm, Malik Saleem, spe-cialises in all aspects of personal immi-gration work & deals with and advice on legal matters and have passed the specialist Immigration Accreditation Examinations. Malik and Malik have extensive experience in the whole range of immigration, asylum and nationality work, at all levels up to and including the Supreme Court and the European Court of Human Rights.

Malik and Malik Solicitors repre-sent clients from around the world, and have access to professional interpret-ers in most languages. Th ey can assist with:

1. Work permits and business ap-

Malik & Malik solicitors practice in the areas of Criminal, Employment, Family, Litigation, Immigration, and Commercial law. Malik & Malik Solici-tors was set up on the 1st June 1998.

Th eir clients include both interna-tional and UK listed businesses as well as private individuals and other profes-sional service providers. It is Malik & Malik solicitor’s priority to ascertain your objectives and circumstances at the outset and then help you achieve your goals through prompt and eff ec-tive professional advice and assistance.

Criminal

Th e criminal department deals with all defence work ranging from common assault, road traffi c off ences to the more serious criminals such as perverting the course of justice, conspiracy, murder, kidnapping, sexual off ences, grievous harm. Th e Department is headed by the senior partner, Malik M Nazeer, who has a wealth of experience and he has been defending clients since 1998. Malik Nazeer comes from an ethnic background and he speaks variety of Asian languages namely Urdu, Pun-jabi, Sarkia, and Hindi. He is helped by professional Albanian interpreters and advocates. In addition the fi rm has the interpretation facilities available to as-sist clients in their own languages. Th e fi rm believes that they understand the needs of the clients and ensures that their reputation and standard are to a high level.

Malik and Malik Solicitors are fran-chised in criminal law and in April 2011 have been accredited for very high cost cases by the Legal Service Commission. Th e department is supported by other criminal lawyers and representatives at the police station. Th e fi rm off ers 24 hours representation at the police sta-tion and prepared to off er criminal de-fence services at short notice for repre-sentation at the Magistrates Court and the Crown Court. Th e fi rm is allied to leading chambers that specialise in criminal defence work.

If you need representation at the po-lice station which is a non means tested scheme, call the 24/7 hour emergency number: 07710989203. For represen-tation at the courts which is means tested scheme please call at the offi ce to speak to the Criminal Department on their direct line: 0208 955 0900 or visit the fi rm at 234 -236 High Road, Willesden, London, NW10 2NX.

Our aim is to provide clients with practical and realistic solutions to prob-lems and opportunities which may arise. Please contact us on 020 8830 3050 or e-mail [email protected]

plications 2. Applications for visas and en-

try clearance 3. Relationship and marriage ap-

plications 4. Students 5. Citizenship and nationality 6. Asylum and human rights ap-

plicationsNo case is too big or too small; and

the fi rm bring the same dedication and professionalism to all the work.

Family

Th e fi rm is committed to providing a high quality service within a relaxed environment to ensure that they can get the best resolution to your problem. Th ey listen to your problems and needs and look for solutions. Th ey adopt a sensitive, sympathetic and effi cient ap-proach when handling such matters. Sound judgement, formidable negoti-ating skills and meticulous care means that Malik & Malik Solicitors achieves high levels of settlement and client sat-

isfaction. Wherever possible, they will endeavour to avoid court action, which can prove stressful and costly to you.

Th eir expertise is in:

1. Civil Partnership 2. Cohabitation Disputes 3. Children Cases 4. Domestic Violence 5. Divorce / Dissolution 6. Financial Settlements 7. Harassment 8. Injunctions 9. Prenuptial Agreements

LANDLORD & TENANT

Malik and Malik act for the private Landlord or Tenant in the private sec-tors. If you are a Landlord and the Ten-ant is in arrears, they can provide the service of evicting the tenant lawfully from your premises.

If you are the tenant we can provide a quality of legal service in making sure that the legal paperwork served by the Landlord complies with the law and procedure.

Please contact us for confi dential as-sistance. [email protected]

Litigation

Th e types of disputes our civil litiga-tion team can handle are as varied. Ma-lik and Malik have developed a strong reputation for being tough negotiators and will aim to resolve matters before litigation commences in order to save you costs and your valuable time.

Malik and Malik deal with the fol-lowing cases:

1. Personal injury cases on a NO WIN NO FEE basis

2. Debt recovery 3. Bankruptcy and insolvency pro-

ceedings 4. Building disputes 5. Neighbours disputes/Boundary

disputes 6. Disputes arising from sales of

goods 7. Landlord and tenant disputes 8. Professional negligence claims 9. Contract disputes 10. Intellectual property disputes 11. Human Rights issues

COMMERCIAL LITIGATION

1. Type of Lease2. Rights of the Tenant3. Renew of the Lease 4. Surrendering of the Lease5. Provisions of Th e Landlord &

Tenant Act 1954

Malik & Malik solicitor’s professional practice

Page 14: Gazeta Nr. 17 (6)

Nr. 17 - MAJ 2012

14Nga Mitro Çela

Në vitin 1943, gjermanët përzunë italianët dhe pushtu-an Shqipërinë. U krijua qever-ia “vasale”. Gjermanët kërkuan tri gjëra. Së pari, të rrëmbenin arin që kishte mbetur. Dhe e rrëmbyen. E dërguan në Gjermani. Pas kapitullimit të Gjermanisë, ari përfundoi në bankat e Anglisë. Kur u bënë gati letrat për t’u kthyer ari në Shqipëri, ndodhi incidenti në Korfuz. U hodh në erë një anije angleze. U bë gjyqi në Hagë. Qeveria e Enverit u dënua. Gjoba? Bllokimi i arit. Pas 50-vjetësh u rikthye, por ishte katandisur si thela e kokoshit të plakës?! Po pse? Shpenzimet e gjyqit. Interesat bankare. Gjoba.

Së dyti, gjermanët kërkuan Kodikët e Beratit. Nuk i morën. Gjashtë prift ërinj i fshehën. U zbuluan në vitin 1956. Pasi u restauruan në Kinë në vitin 1962, sot janë “pjesa e shenjtë” e kulturës shqiptare.

Së treti, dorëzimi i hebren-jve në kampet naziste. Në vitit 1943, në vendin tonë jetonin rreth 200 familje me hebrenj. Kryesisht në Elbasan, Berat dhe Vlorë. Ndërkohë rreth 2000 hebrenj erdhën në Shq-ipëri nga disa vende të Evropës Qendrore. Historiani Shaban Sinani ka publikur një doku-ment të Gestapos: “Të mos bëhet asnjë veprim me hebren-jtë në Shqipëri pa pëlqimin e qeverisë së vendit”. Dhe qever-ia “vasale” nuk i dorëzoi listat tek gjermanët. Ndërsa populli u hapi dyert për të jetuar së bashku. Është rasti unikal në botë, ku populli dhe qeveria nuk lejuan që hebrenjtë të për-fundonin në kampet naziste?!

Harta e Izraelit, pak a shumë si harta e Shqipërisë. Po sipërfaqja? 27 mijë kilometra katrorë. Shqipëria 1 mijë ki-lometra katrorë më shumë. Popullsia? 7.8 milionë banorë. U shtua sidomos pas viteve ‘90-të, kur në Izrael shkuan he-brenj nga Rusia, Polonia, Hun-garia etj. Shqipëri ka dy çmime Nobel. E ka fi tuar Nënë Ter-eza, si bamirëse. Dhe Murati për zbulimin e viagrës. Izraeli është rekord. Mbi 40 çmime. Edhe vetë Alfred Nobel ishte hebre. Pa folur që shkencëtarët që kanë bërë ekonominë, kul-

Ushtarë me automatik. Muri ndan pjesën izraelite nga ajo palestineze. Dy ushtarë u fu-tën në autobus. Kontrolluan pasaportat. Pas Betlehemit morëm rrugën për në Detin e Vdekur. Ciceronia tha: Gratë që lahen në Detin e Vdekur, përtërihen 10 vjet… Kush la-het toples, përtërihet 20 vjet. Është i vetmi det në botë, që mund të qëndrosh me shpinë mbi ujë, duke lexuar gazetën?!

Izraeli është vendi i për-jashtuar nga Zoti për naft ë, ujë dhe minerale. Por Zoti ka qenë bujar me “trutë” që u ka falur hebrenjve. Deti i Vdekur është kthyer në minierë. Nga kripa nxirret magnezium, i “lak-muar” në industrinë e maki-nave. Nga deti prodhohen kremrat të njohura në gjithë botën. Shkencëtarët kanë ar-ritur të krijojnë hibride, që rriten me ujë të kripur. Dhe perimet nga Izraeli kanë push-tuar tregjet e Evropës. Në Iz-rael nuk ka pemë natyrore. Dora e njeriut ka çuar ujë me pikatore kudo. Dhe kanë lulë-zuar pyje të tëra me pisha, me palma. Plantacione me shegë, hurma, portokalle. Parqe e lu-lishte.

Në qendër të Jeruzalemit është qyteti i vjetër. Një labir-int me rrugica, të “populluara” me tregtarë. Të ndarë në par-cella: arabë, armenë, hebrenj. Në zemër të sheshit është kisha ku është varrosur Krishti.

Nën një kube, janë vendo-sur tre besime. Kisha Kato-like. Kisha Ortodokse. Kisha Armene. Nën këtë kube kanë ndodhur sherre, vrasje, zemërime, mallkime. Sebepe për ta pastruar. Për ta lyer kishën. Për të rrëmbyer një pëllëmbë tokë. 107 vjet më parë u bë një traktat mes tre kishave. U vendos: Kisha nuk duhet të ndryshojë. Që nga ai vit kisha ka ndaluar. Nuk është lyer. Nuk është riparuar. Nuk ka ndryshuar…

Jeruzalemi nuk është vetëm vend i shenjtë për kristianët. Është i shenjtë edhe për mys-limanët. Nga Xhamia Elburg, Muhamedi pas vdekjes, kërceu me kalë drejt qiellit…

Xhamia është vetëm 100 metra larg kishës. Në bashkë-jetesën mes feve, Jeruzalemi mund të krahasohet vetëm me Shqipërinë…

turën, shkencën janë hebrenj. Duke fi lluar nga Karl Marksi, Ajshtajni, Max Veber etj. Vitin e kaluar Berisha ishte për vizitë në Izrael. Në delegacion isha edhe unë. Biseda “sekret” mes dy kryeministrave zuri vend në faqet e gazetave. Një Ping-Pong.

Berisha: - Taksën e sheshtë e kemi ulur në 10 përqind.

Netanjahu: - Nuk u derd-hën rrugëve sindikatat?

Berisha: - Në Shqipëri sindikatat vegjetojnë…

Netanjahu: - Mund të na tregoni metodat si i vutë në gjumë sindikatat? Këtu gje-jmë belanë. Disa kohë më parë Kryeministri i Rusisë, Putin do të bënte vizitë zyrtare në Izreal. U anulua. Sindikatat

kishin bllokuar çdo gjë. Në inat e sipër, Putin shkoi në Pal-estinë?...

Të vizitosh Izraelin, pa parë Betlehemin, do të ishte një viz-itë në boshllëk. Vendi ku ka lindur Krishti. Disa kilometra larg Jeruzalemit. Para autobus-it një pamje e frikshme. Ruajna Zot! Përballë nesh Muri i Ber-linit. Beton. Tela me gjemba.

HebrenjtëHebrenjtë

Page 15: Gazeta Nr. 17 (6)

Nr. 17 - MAJ 2012

15Në Maida Vale të Londrës

parku i gjelbërt publik me të njëjtin emër thuajse fl iste shqip më 15 Prill. E bënin këtë zërrat e shumtë burrërorë të të gjitha moshave që nxitoni të kishin vendin e tyre në një fushë të blertë e të bukur ku rreth 16 ekipe të parapërgatitura do të ndesheshin në një motiv tejet të mirëcaktuar. Një motiv që vinte nga drejtuesit e shoqatës shqiptare “Peja” për tu ardhur në ndihmë jetimëve në Pejë.

Binin në sy fl amujt Kom-bëtare Kuq e Zi, që zinin vend në një kënd të caktuar dhe prezenca gjithëpërfshirëse shqiptare në këtë aktivitet domethënës. Në mesin midis dy fl amujve kuq e zi ishte një parrullë e thjeshtë: “Të ndih-mojmë jetimat në Kosovë”. Më poshtë një tryezë e thjeshtë e ngritur enkas me disa dhu-rime në të, dhe dy pankarta ku shkruhej: “Ndihmoje jetimin, ti ndihmon vetveten” dhe ‘ar-syet pse jemi ne’. Dhe më tutje disa libra. Mes tyre edhe libri i autorit nga Peja Sherif Bllaca. Ai me “Guri i vatrës sime” vël-lim në poezi afron një mundësi ndihme për jetimët dhe i është përgjigjur kësaj ft ese. Kështu fusha e blertë zjen nga opti-mizmi. Një kalendar është gati. Ekipet stërviten dhe rrjedha e atmosferës vazhdon gjatë. Edhe nën shiun e lehtë londi-nez evenimenti ka mishërimin e tij. Një mishërim shpirti për njerëzit në nevojë. Janë Mith-ati, Lutfi Gashi, Burhan Lata,

Burimi e mjaft emra të tjerë që drejtojnë këtë shoqatë. Janë mjaft humanë të njohur të ko-munitetit shqiptar...

AngazhimiShoqata e mirënjohur shqip-

tare në Mbretëtri të Bashkuar, “Peja” që drejtohet nga i pal-

odhuri i komunitetit shqiptar, Mithat Ibrahimi, në vazhdën e aktiviteteve të saj organizoi më datën 15 Prill në orën 13:00 në Paddington Recreation Ground Randolph Avenue, Maida Vale, London W9 1PD një turne futbolli. Turneu i fu-tbollit ishte një nismë e kësaj

“Të rinjtë liderë të paqes” vazhdon udhën në LondërTurni futbolli nga “Peja” në ndihmë të jetimëve kosovarë

shoqate për të grumbulluar ndihma në dobi të personave në nevojë në Republikën e Ko-sovës, kryesisht jetimët.

Sipas drejtuesve dhe ini-ciatorëve të këtij turniri më-sohet se ata kishin kërkuar përkrahje të gjerë me qëllim që evenimenti sportiv dhe te-jet domethënës të ketë rezul-tat. Lili Nushi në një mesazh në rrjetin social shprehet “Le ta përkrahim Shoqatën Peja në Londër e cila organizon një turnir të futbollit, ku të githa mjetet e grumbulluara do t’i dedikohen skamjorëve në Ko-sovë! Në këtë situatë të rëndë ekonomike, le t’i tregojmë botës se bujaria dhe bamirë-sia tek ne ende ekziston. Sho-qata Peja ju lumtë për këtë iniciativë të qëlluar! Turnir në futboll të vogël” nga ana tjetër mbështetjet e para kanë ardhur nga mjaft individë dhe drejtues të tjerë shoqatash. Duhet theksuar se kjo shoqatë ka ndërmarë disa herë nisma të tilla komunitare në dobi të personave në nevojë.

Ky turnir futbolli fl et shumë në një kohë që angazhi-

mi është tejet i rrëndësishëm. Është mbajtur kohë më

parë në Kosovë edhe turniri i futbollit me të rinjtë e komu-niteteve të ndryshme nga ko-munat Pejë, Klinë dhe Istog me moton “Të rinjtë liderë të paqes”. Në këtë turnir kanë marrë pjesë 12 ekipe të bëra nga institucionet komunale, shoqëria civile, KFOR, ekipe nga fshatra të ndryshme të ko-munës së Pejës, Klinës dhe Is-togut të bëra nga komunitete të ndryshe. Ekip fi tues i këtij turniri është shpallur ekipi nga shoqëria civile OJQ “Arti” nga Peja. Ky turnir është or-ganizuar nga OJQ Syri i Viz-ionit në kuadër të projektit “Të rinjtë liderë të paqes”, që mbështet nga CARE Inter-national dhe fi nancohet nga Komisioni Evropian.

Kështu “Peja” në Mbretëri të Bashkuar tregon se ka anga-zhimin jetik dhe domethënës në një nismë të tillë të nisur kohë më parë në Atdhe e të vazhduar tashmë në emigrim. Duhet theksuar se fi tues i kupës ishte ekipi “Kosovari” që në fi nale mundi ECI-n.

Page 16: Gazeta Nr. 17 (6)

Nr. 17 - MAJ 2012

16Shqipëria dhe Kosova janë i

njëjti komb, i njëjti popull, kanë të njëjtën gjuhë dhe të gjitha tezat me baza fetare, që propagandojnë të kundërtën, janë antihistorike. Ky është mesazhi që studiuesi i njohur, Prof. Shaban Sinani, përcjell përmes kësaj interviste, në prag të 100-vjetorit të shpalljes së Pa-varësisë së Shqipërisë. Prof. Sinani argumenton se, besimi nuk është faktor identiteti për popullin shq-iptar, siç është për serbët, grekët, rusët dhe popuj të tjerë. Ai sqaron se, shqiptarët janë heterogjenë në besim dhe mbitheksimi i besimit, si faktor identiteti, ka qenë dhe është i gabuar. Në këtë intervistë, studiuesi i njohur ndalet veçanër-isht te dy ndër fi gurat më të mëdha të penës shqipe, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, duke analizuar të përbashkëtat dhe dallimet mes tyre; raportin mes titujve cilësorë dhe atyre komercial; metodologji-në e një studimi shkencor, si dhe, konceptin e debatit të vërtetë dhe profesional.

Pyetje: Librat dhe studimet tuaja kanë të veçantë se, veç cilësisë së lartë, trajtojnë dhe probleme madhore të kombit, kulturës dhe letërsisë shq-iptare: nga letërsia e madhe e Kadaresë, Agollit te kodikët e Beratit; nga studimet madhore për ciklin e kreshnikëve apo mi-tolog jinë shqiptare tek pritja e shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri etj. Cila është metodolog jia juaj dhe çfarë mendoni për studimet në fushën e letërsisë, kulturës dhe historisë?

Përgjigje: E çmoj shumë men-dimin e mirë që keni për librat e mi. Eshtë vështirë t’i përgjigjesh me pak fj alë pyetjes suaj. E vështirë sepse argumentet themelorë të studimeve të mia: letërsia shqipe e shekullit të 20-të (me Kadarenë, Camajn, Agollin), mitologjia, et-notekstet dhe eposi heroik legjen-dar, kodikët e Beratit dhe të Shq-ipërisë dhe shpëtimi i hebrenjve gjatë luft ës antifashiste, duken gati të pabashkërenditshëm. Dhe është e vërtetë se ndërmjet tyre ka largësi të mëdha epokash dhe fushash studimore. Por ka dhe diçka thel-bësore që i bashkon: janë të gjitha nyja të një vargori ndërkohor e mbikohor, që shenjojnë kodin e identitetit shqiptar. Miq të mi, por edhe njerëz kritikë që nuk i njoh personalisht, duke parë vetëm largësinë, jo vargorin vetë, ndon-jëherë janë shprehur dyshimtarë për mundësinë e suksesit “duke qenë kaq i përhapur”. Mendoj se për lexuesin mund të jetë më e lehtë ta kuptojë sa i vërtetë është “tepërimi me përhapjen” duke shenjuar se rruga e formimit tim është krejt atipike. U diplomova për gjuhësi historike, i udhëhequr nga prof. Shaban Demiraj, me tezën “Nda-jfoljet përemërore në gjuhën shq-

ipe”, që u propozua gjatë mbrojtjes prej të tre oponentëve që studimi të riparaqitej si disertacion doktorate brenda gjashtë muajve. Për shkak të detyrave që m’u ngarkuan men-jëherë pas diplomimit, fi llimisht si gazetar në të përditshmen “Zëri i popullit” dhe më pas si ndihmës për çështje të kulturës pranë kry-etarit të shtetit Ramiz Alia, e vijova formimin pasuniversitar në shken-cat politike. Më 1992 u emërova në Institutin e Kulturës Popullore dhe brenda tre vjetësh kisha për-funduar disertacionin “Mitologji në eposin e kreshnikëve”, në fushën e etno-folkloristikës, mbrojtja e të cilit u shty tre vjet për arsye që nuk ia vlen të përmenden. Monografi a më pas u botua e u ribotua disa herë. Vitin e kaluar përfundova dy studime të tjera monografi ke, që lidhen me tezën e doktoratës dhe vijim i thelluar i saj: “Etnos në epos” dhe “Tradita gojore si et-notekst”. Kur nisa punën në krye të rrjetit arkivor kombëtar kisha në mendje tre projekte kërkimorë, të cilat i realizova në një proces të gjatë pune. Në vitin 1990 kisha njohur për herë të parë një kolek-sion dokumentesh origjinalë për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri, që ruheshin në arkivin e PPSH (për shkak të detyrës që m’u ngarkua për të sistemuar përfundimisht një dosje me riprodhime të tyre, që do t’u dhuroheshin kongresmenëve amerikanë J. DioGuardi e T. Lan-tos, të cilët në fi llim të qershorit të atij viti vizituan Tiranën - këto fotokopje për herë të parë bënë të njohur në shkallë ndërkombëtare një faqe krejt të heshtur të histo-risë shqiptare, duke u certifi kuar, autentifi kuar dhe ekspozuar në Yad Vashem). Po më 1990 kisha paraq-itur për botim një përmbledhje me studime për veprën e I. Kadaresë, që njëri nga recensuesit e quajti të pagatshëm për t’u botuar (më vonë, ky specialist i partishmërisë prole-tare në letërsi, botoi vetë disa libra përshkrimorë për Kadarenë). Sa u takon kodikëve të Shqipërisë, besoj se do të ishte ëndrra e çdo studiuesi që e sheh të arritshme mundësinë e

njohjes së tyre. Shpesh mendoj se gjatë tri dekadave pune në disa de-tyra e fusha kam kryer disa univer-sitete: në gjuhësi e letërsi në fi llim, në politologji më pas, në etnologji e antropologji, në histori kulture e qytetërimi, dhe ky ka qenë fati im i mirë. Kështu, duke punuar së paku një dekadë rresht, shk-rova e botova librat monografi kë “Kodikët e Shqipërisë në ‘Kujtesën e Botës’’”, “Prania historike dhe shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri”, “Camaj i paskajuar”, “Letërsia në totalitarizëm dhe ‘Dossier K’” dhe të tjerë. Fakti që këta libra kanë pasur dhe botime në gjuhë të huaj (frëngjisht, anglisht, kroatisht) më bën të mendoj se vërtet kanë të bëj-në me kodin e identitetit shqiptar. Ju më pyesni për metodologjinë. Unë shkurtimisht do të thoja se në mënyrën si punoj unë vazhdimisht kam 3-4 projekte në duar njëherësh (nuk ka pasur ndonjë çast në jetën time që të kem pasur vetëm një projekt në punë e sipër) dhe kurrë nuk më ka ndodhur që të mos e di se çfarë do të bëj minimalisht për dhjetë vjetët e së ardhmes. Pak a shumë këtë unë e quaj ideal shken-cor.

Pyetje: Në librin tuaj të fundit “’Njerëzit e krisur’ të Dritëro Agollit” ju shkruani se “letërsia e Dritëroit u rezistoi stuhive”. Sipas jush, kjo rezistencë, qoft ë e Agollit apo e Kadaresë, ka të bëjë me lidhjet e postet e tyre në atë sistem, apo për shkak të veprës së tyre?

Përgjigje: Mendoj se ajo pjesë e letërsisë shqipe të realizmit social-ist që u ka mbijetuar ndryshimeve politike të dy dekadave të fundme, që shprehen në kalimin prej sho-qërisë së vigjilencës në shoqërinë e hapur, bën dallimin me letërsinë dogmatike dhe të disiplinuar. Në sistemet totalitare, qofshin të ma-jta si në Lindjen ish-komuniste, qofshin të djathta si në botën lati-namerikane, letërsia shihet si rr-ezik kur bëhet shkas që të kthehet në lëvizje mendimi. Në Shqipëri

lëvizjet e mendimit janë të rralla: në traditën shqiptare problemet e zhvillimit më së shpeshti janë zgjidhur me kryengritje, rebelime, revolucione, luft ëra e konfl ikte, madje dhe me atentate. Shoqëria shqiptare e vigjilencës ka qenë e pamëshirshme për ato raste kur ve-pra e një shkrimtari mund të bëhej faktor ndikues, pavarësisht se në ç’pozitë a funksion gjendej shkrim-tari. “Partia të ngre në qiell, partia të fut nën dhé”, pikërisht kështu u formulua zyrtarisht mendimi për një vepër të Kadaresë në fun-din e viteve 1970. Për mënyrën si është kontrolluar provokimi ideor në veprën e I. Kadaresë nuk do të zgjatem. Por nuk kanë qenë më të pakëta dhe veprat e D. Agollit që janë kritikuar e ndaluar, sidomos në prozën humoristike dhe në dramaturgji: “Zhurma e erërave të dikurshme”, “Fytyra e dytë”, “Mosha e bardhë”, “Baladë për një grua”, “Shkëlqimi dhe rënia e sho-kut Zylo”, disa tregime dhe cikle me poezi të botuara në fi llimin e viteve 1980 në të përjavshmen “Drita” e në “Nëntori”. Këto vepra nuk janë antikomuniste, por disi dalin “jashtë kodit”, pjesërisht a tërësisht. Tek “Zhurma e erërave të dikurshme” karakteret janë atipikë dhe rrethanat edhe më atipike. Në romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” nxitet vetvetiu py-etja nëse burokracia është çështje sistemi apo një dukuri rastësore. Kjo është aq e vërtetë, sa përkthyes-ja bullgare e këtij romani Marina Marinova pati probleme, sepse në Sofj e u hap një hetim me paramen-dimin se autori i vërtetë duhej të ishte bullgar, përqeshja duhej të kishte lidhje me Zhivkov-in, ndërsa Dritëro Agolli duhej të ishte thjesht një pseudonim. Dramat “Mosha e bardhë” dhe “Baladë për një grua” u ndaluan qysh në shfaqjet e para. Teksti i së dytës u zhduk krejt nga qarkullimi, ndërsa “Mosha e bard-hë” u botua në Prishtinë. Nisur nga një pohim publik i autorit, se për dramën “Baladë për një grua” nuk ekzistonte as dorëshkrimi, as dak-tiloshkrimi, vitet e fundit bëra disa

kërkime dhe më në fund teksti u gjet. Së bashku me regjisorin Pirro Milkani, që po punon për realiz-imin e një dokumentari për D. Ag-ollin, ia dhuruam këtë dorëshkrim disa kohë më parë dhe ju mund ta merrni me mend se ç’kënaqësi shi-hej në atë çast në gjithë qenien e tij. Për të përfunduar: është shumë e qartë se detyrat apo përgjegjësitë që kanë kryer shkrimtarë si D. Ag-olli e I. Kadare, po aq sa mund t’u kenë krijuar lehtësira botimi, po aq u kanë krijuar dhe situata kri-tike. Ndërsa në leximin e sotëm rrethanat e botimit apo të ndalimit të veprave janë pa ndikim, janë thjesht çështje të historishkrimit të letërsisë. Një shekull e ca më parë, në esenë “Le gai savoir”, fi lozofi gjerman F. Nietzsche pati shpallur se “Zoti është zhdukur, domethënë Zoti ka vdekur”. Gérard Genette, në librin e njohur “Palimpsestes: La littérature au second degré”, zhvil-loi mendimin se në botën e sotme s’ka më krijues po vetëm rikrijues. Në vitet 1970, studiuesi francez R. Barthes, duke iu referuar pavarësisë së veprës nga krijuesi, botoi librin “La mort d’auteur”, duke e përjash-tuar kështu jetën e shkrimtarit nga përft imi i letërsisë. Në këtë kuptim, në receptimin e sotëm të letërsisë së Kadaresë apo Agollit s’ka më rol karriera e tyre, madje as historia e botimit të veprave të tyre.

Pyetje: Ju keni studiuar dy ndër emrat më të mëdhenj të letërsisë në periudhën e komunizmit. Ku dallon letërsia e Kadaresë nga ajo e Agollit? Çfarë i ndan dhe çfarë i bashkon këta dy shkrimtarë?

Përgjigje: Në të vërtetë, krahas këtyre dy shkrimtarëve, kam studi-uar gjithashtu dhe veprën e Martin Camajt, të cilën, për rrethana që i shpjegova, kam pasur rast ta njoh edhe para viteve 1990. Por ju keni të drejtë që e përqendroni pyetjen tuaj tek Kadare e Agolli, sepse monografi a ime “Camaj i paska-juar” pak kohë ka që është botuar.

Vijon në faqen 17

Shaban Shaban Sinani: Sinani: Dy vende, Dy vende, dy gjuhë?! dy gjuhë?! Është Është antihistorike!”antihistorike!”“Të gjitha librat e mi janë nyjet e “Të gjitha librat e mi janë nyjet e një vargori që shënojnë kodin e një vargori që shënojnë kodin e identitetit shqiptar”identitetit shqiptar”

Page 17: Gazeta Nr. 17 (6)

Nr. 17 - MAJ 2012

17Vijon nga faqja 16

Mirë, duhet të kthehem tek krahasimi. Dikur shqiptoheshin disa opozicione shumë të thjeshta, ndonëse nuk kishin të bënin drejt-përdrejt me tekstin: Kadare para-prin zhvillimin e prozës, Agolli të poezisë; Kadare shkruan letërsinë e qytetit, Agolli të fshatit; Kadare shkruan për lexuesin e Perëndimit, Agolli për lexuesin e vendit; Ka-dare konteston sistemin, Agolli e qorton për ta shpëtuar nga të këqi-jat; Kadare është revizionist, Agolli është i besuar. Në mënyrën si lexo-hej letërsia dikur: si art, ideologji e politikë njëherësh, këto opozi-cione ishin të nënkuptueshme. Por ndonjëherë formuloheshin e shq-iptoheshin edhe publikisht. Në një plenum të Lidhjes së Shkrimtarëve që u mbajt në fundin e viteve 1970 u tha saktësisht se shkrimtarët shq-iptarë nuk duhet ta kërkojnë famën në Perëndim. I. Kadare disa herë është shprehur se “me kalorësi, prej shumë vitesh, nuk kam pretenduar, madje kam insistuar të shmangem prej çmimeve në poezi”. Duke ar-dhur në kohën e sotme mendoj se letërsia e këtyre dy shkrimtarëve ka të përbashkët së pari etnografi zmin, pastaj mitin e prejardhjes, mitin e lavdisë historike, mitin e qendresës. Pavarësisht se letërsi ideologjikisht të rrethuara prej marksizmit, një ideologji tipike internacionale, tek të dy autorët ka me shumicë albanocentrizëm. Në pikëpamje të mjeteve të shprehjes, mendoj se të dy, duke pasur si ndërmjetëse poez-inë e Majakovskit, apo të ashtuqua-jturin “levnij futurizm” - futurizëm i majtë, përft uan estetikisht dhe teorikisht prej traktatit të Mari-netti-t disa nyja thelbësore: mitin e teknikës, industrializimit dhe urbanizimit; fj alorin teknokratik dhe shthurjen e vargëzimit klasik. Do të mjaft onte të kujtonim titujt e dy vepra të tilla të tyre, si “Endërr industriale” dhe “Dashuri e ferro-beton”. Në rrafshin tematologjik vepra e Kadaresë dhe ajo e Agollit kanë afërsi, por në rrafshin sistema-tik disi largohen. Po ashtu dhe në fi gurshmëri. Poezia e Agollit është e hapur për gjedhe dhe kode po-etikë lindorë, prej rubaive e mas-navive perse deri tek hajku e tanka kineze e japoneze. Ndërsa poezia e Kadaresë, duke përjashtuar fi llimet, ku ka ndikime të poezisë ruse (Ma-jakovski, Pushkini, Esenini), është kryesisht europiane. Poezia e Ag-ollit është më e afërt me kodin po-etik popullor tradicional, kurse ajo e Kadaresë më elitare. Në poezinë e Agollit ka një ndikim të dukshëm prej Naimit (mund të krahasohen “Bagëti e bujqësia” dhe “Nënë Shq-ipëri”), kurse në atë të Kadaresë më shumë ka prerje ndërtekstuale me Migjenin dhe De Radën. Du-kuritë metafi zike (dhimbja, trish-timi, humbja, vdekja) janë më të pranishme në poezinë e Agollit. Tek Kadare këto dukuri shprehen

në një formë të tërthortë, përmes paraleleve me dukuritë natyrore (shiu, vjeshta, dimri, sëmundja, zymtësia). Në një rast që përmen-det shprehja rituale e ngushëllimit “për të mirë” (tek “Dimri i vetmisë së madhe”), për Kadarenë u bë një diskutim i ashpër deri në zyrën e N. Hoxhës. Në prozën e Agollit vërehen gjurmët e një rendi dhe botëkuptimi bektashian (“Njeriu me top”, “Arka e djallit”), kurse në prozën e Kadaresë afëritë përfytyr-imore janë kryesisht me fondin e baladave mesjetare shqiptare (“Ura me tri harqe”, “Kush e solli Dorunt-inën”, “Një dosje për Homerin”, “Prilli i thyer”, “Konkurs bukurie burrash në Bjeshkët e Nemuna”). Karakteret e krijuara nga Kadare e Agolli si rregull nuk u nënshtro-hen njëherësh pesë kanoneve apo kodeve të sjelljeve skematike ko-muniste.

Pyetje: Në librin e saj të fundit, bashkëshortja e Kadaresë, shkrimtarja Helena Kadare, tentoi të sheshonte disi tensionin dhe “të ulte g jakrat”, mes Ka-daresë dhe Qosjes. Si e keni parë ju debatin mes tyre? A kaloi ai nga argumenti te sulmet personale?

Përgjigje: Jo vetëm e kam ndjekur, por kam marrë pjesë ndoshta dhe me ndonjë tepërim në polemikën që u hap. Kam shprehur dhe shpreh edhe sot mendimin se besimi nuk është faktor identiteti për popullin shqiptar, siç është për serbët, grekët, rusët dhe popuj të tjerë. Shqiptarët janë heterogjenë në besim dhe mbitheksimi i be-simit si faktor identiteti ka qenë dhe është i gabuar. Identiteti ka të bëjë me etnotipin, është çështje gjenotipike, sigurisht me ndikime prej historisë, por jo e kundërta. Në shekullin e 15-të, kur u shfaq Islami në Ballkan, identiteti shqiptar ishte kodifi kuar. Popujt që përveçohen në kohët moderne janë të vonuar. Për mendimin tim Kadare kishte të drejtë kur propozoi për diskutim tezën e identitetit europian të shq-iptarëve. Kjo tezë u keqkuptua, u interpretua si një thirrje për rikrish-terim të shqiptarëve. Në fakt, edhe sikur të kishte qenë kështu, dihet mirë se thirrjen e parë për kthimin në fenë e të parëve shqiptarëve ua ka bërë Faik Konitza, i cili edhe vetë u ungjillizua. Shumë njerëz këtë mund të mos e dinë, por stu-diuesit e historisë së letërsisë duhet ta dinë doemos. Po e theksoj këtë, sepse në të vërtetë ideja e Kadaresë u demonizua, sikur të kish qenë ai i pari shqiptues i kësaj “blasfemie”. Kam përshtypjen se në gjithë ash-përsinë e polemikës mund të ketë ndikuar një fakt krejt i parëndë-sishëm: i ndjeri I. Rugova, me sa dihet, pati pranuar të ungjillizohej. Jam shprehur dhe mendoj ende njësoj, se teza e identitetit të dy-fi shtë apo të trefi shtë të shqiptarëve

(ose e “pluriidentitetit”/”multiidentitetit”, siç e propozoi dhe R. Qos-ja), është prodhuar prej shkollës serbe, që, kohët e fundme, është pasuar dhe nga studiues të tjerë (A. Željaskova, “Albanian Identities”, Sofi a 2000). Antinomitë “albanac - šift ar - šiptar”, “albanci - arnauti”, tani së fundmi dhe “albanac - šift ar - šiptar - kosovar”, janë kurthe të ngritura ndaj dijes shqiptare qysh në shekullin e romantizmit. Ak. Qosja, duke pretenduar se duhet të diskutojmë për realitetin (me të cilin identifi konte vetveten), jo për projektet (me të cilët identifi konte Kadarenë), i bëri dëm mendimit shqiptar. Shkencat kombëtare e kanë për detyrë të promovojnë konvergjencën - shkenca e tjetrit le të merret me të kundërtën. Aven-turat për krijimin e dy vendeve, dy popujve, dy gjuhëve, duke iu refer-uar kryesisht dallimit, dhe “dallimi i rëndësishëm” është vetëm ai fetar, janë antihistorike. Pak fj alë edhe për pjesën tjetër të pyetjes suaj. Mendoj se për I. Kadarenë sprova për identitetin europian të shq-iptarëve është një vepër aq modeste sa nuk mund t’i shërbente për pro-tagonizëm.

Pyetje: Në shtyp, dhe sidomos në televizon, në të shumtën e ras-teve, nuk ka debat të vërtetë dhe profesional, nuk ka ide, por, thënë troç, fj alë që degjenerojnë në sherr dhe banalitet. Sa gisht kanë aktorët mediatikë në këtë mes dhe çfarë mendoni për konceptin e debatit të vërtetë dhe profesional?

Përgjigje: Kjo është pamja më e shëmtuar e krizës së pashpallur që jeton vendi. Eshtë kriza e mendimit, e shoqëruar prej krizës së karakter-eve. Mendoj se aktorët mediatikë, kur e shpallin veten fi tues krahas një faktori politik, nga ana profe-sionale e kanë çfaktorizuar veten, dhe të tillë në Shqipëri ju e dini se ka shumë. Në një vend ku, bie fj ala, për të përmendur vetëm një fakt të mirënjohur, zgjedhja e kryetarit të shtetit festohet me birrë “te tymi” dhe me praninë e njëkohshme pub-like të kryetarit të qeverisë, të kry-etarit të kuvendit dhe drejtorit të

një televizioni jopublik, si mund të mendosh pozitivisht për emetuesit televizivë? Unë e kuptoj se në shoqëritë demokratike ka media shtetërore dhe joshtetërore, të ori-entuara majtas e djathtas, të ekuili-bruara e të çekuilibruara, biznesi dhe jobiznesi. Siç është dhe “Rai”, për shembull. Por një herë në stinë edhe zëdhënësit e qeverisë bëjnë një sfi dë, siç qe rasti i Celentano-s. Meqë ra fj ala, e keni vënë re se nuk ekziston më institucioni i zëdhë-nësit, përveç atij/asaj të kronikës së zezë? Sepse nuk është e nevojshme: zëdhënësit vullnetarë janë dhe më të pëlqyer!

Pyetje: Ju jeni në bordin këshillimor të shtëpisë botuese “Naimi”. Kemi vënë re se u qen-droni larg botimeve komerciale (ku fi tohen shumë para), dhe zg jidhni, mbi të g jitha, cilësinë. Pse kjo zg jedhje?! Ç’mund të na thoni, shkurtimisht, për poli-tikën e botimeve në Shqipëri?

Përgjigje: Eshtë e vërtetë se kam pasur mundësi të përfi toj nga detyrat që kam kryer, duke përdo-rur të shkuarën time për botime fi t-imprurëse. Kam punuar shtatë vjet me Ramiz Alinë, në një nga kohët më të vështira të historisë moderne të Shqipërisë. Kam punuar dhe tre muaj, në ditët më të ndërlikuara të S. Berishës si president i vendit, si njeriu që erdhi në krye të shtetit pa pasur as njohuritë fi llestare për sjelljen zyrtare dhe protokollin. Në kohën që drejtova arkivat e Shq-ipërisë, megjithëse i tejngopur me informacion, vetvetiu në tryezën time kalonin ditë për ditë qindra dhe mijëra fl etë fotokopjesh, që linin gjurmë në kujtesë. Por e kam shpallur prej shumë kohësh: do të shkruaj kujtime vetëm kur të jem plakur. Po e përsëris: tani për tani kam projekte të saktësuara së paku edhe për 15 vjet. Ndoshta atëherë do të shkruaj për libra të shitshëm, por dhe atëherë si një detyrim ndaj kujtesës së historisë. Sa i takon pjesës së dytë të pyetjes: mendoj se në Shqipëri nuk ka politikë botimesh. Një ndër tre shqiptarë është shkrimtar, një ndër tre shq-iptarë është këngëtar a piktor dhe një ndër tre shqiptarë është emi-grant. Kështu, botohen 1500-2000 libra në vit, dhe ka më shumë libra se lexues. Po të shprehej fi gurativ-isht, kjo gjendje do të shenjohej si një vijë e drejtë, që është vija e status quo-së, vija mediokre e botimeve të vetëfi nancuara, që dalin në publik “për qejf të autorit”.

Pyetje: Veç faktit se jeni cilësor, ju keni edhe një bum botimesh: Çfarë do të marrë lexuesi nga ju dhe krijimtaria juaj në vitin 2012?

Përgjigje: Eshtë e vërtetë se kam pasur disa botime këto kohë. Një mike që mban ligjëratat e letër-

sisë shqipe në Romë më shkruante me humor para disa kohësh se ishte kënaqur që ishte botuar libri me studime për D. Agollin, por mos kisha diçka të re ndërkaq? E kam thënë dhe herë të tjera: këta janë li-bra që botohen sot, por pjesë-pjesë në versione të para janë botuar në revista e të përditshme qysh në vitet 1980 e këndej. Në fakt, për vitin 2012, kisha vendosur që, si-pas legjislacionit në Shqipëri, të kërkoja të drejtën e “vitit saba-tik” (“sabbatical year”), që është e drejta e studiuesit për t’u marrë me veten, me formimin dhe riformim-in shkencor në çdo shtatë vjet. Mirëpo sivjet është qindvjetëshi i shpalljes së pavarësisë dhe e shoh se nuk mund të rri mënjanë. Besoj se në këtë kuadër sivjet do të boto-het një tekst kolegjial me titull të përafërt “Një shekull letërsi”, pjesë e një projekti më të rëndësishëm që ka Qendra e Studimeve Alban-ologjike, për një histori antologjike të letërsisë shqipe, prej fi llimeve deri sot, ku do të kem dhe unë një autorësi modeste. Pak a shumë do të jetë modeli “Studi e testi”, që është zbatuar me frytshmëri prej Koliqit qysh në fi llimet e kolanës “Shkrimtarë shqiptarë”. Por gjithse-si dhe këtë vit do të kem një libër të ri, me titullin e përtashëm “Migjeni dhe mitet”. Në fakt do të ishte më mirë të thuhej “Migjeni pa mitet”: pa mitin e malit, që e pati robëruar letërsinë shqipe për disa shekuj me radhë; pa mitin e heroit, që gjithashtu e pati kryqëzuar letërs-inë shqipe tek kreshnikët dhe më pas tek “heroizmi i popullit tonë në shekuj”; pa mitin e revolucionit, që gabimisht studiuesit e kërkuan dhe ia zmadhuan për një gjysmë shek-ulli pas luft ës antifashiste, dhe pa shumë mite të tjerë. Migjeni është shkrimtari që e ktheu letërsinë shqipe në qytet, dhe kjo meritë e tij do të mbetet e padiskutueshme. Migjeni është shkrimtari që, ndo-nëse bashkohej me Neitzsche-n në pyetjen “Perëndi, ku je?”, teks-tin biblik e shfrytëzoi si metatekst më mirë se kushdo tjetër. Migjeni është i pari që bashkoi në letërsinë e tij dëshpërimin planetar të “br-ezit të humbur”, fuqinë shenjuese të fj alës si në letërsinë simboliste, realizmin social që kishte push-tuar gjithë Europën, kriticizmin e një shekulli që do të kalonte në dy luft ëra. Jashtë “shkollës jezuite” dhe “shkollës franceskane”, nëse do t’u referoheshim termave të Koliq-it; pranë “Botës së re” po aq sa dhe pranë “Shkëndijës”, Migjeni do të mbetet një “outsider” i letërsisë shqipe të kohës. Libri do të ketë dhe një fashikull dokumentesh të panjohura për jetën dhe veprën e Migjenit, duke përfshirë burime që kanë të bëjnë me etnicitetin e tij, me fatin e “Vargjeve të lira” (ndal-imin apo vetëndalimin e tyre), me lidhjet që poeti kishte me grupime ideologjike dhe fetare.

Intervistoi Elvin Luku

Page 18: Gazeta Nr. 17 (6)

Nr. 17 - MAJ 2012

18“Prishtina – Poetic Memo-

ries” i autores Valbona Shujaku pa dritën e promovimit edhe në Londër. Pas dhjetra pro-movimeve të tjera anembanë Globit, ky libër i radhë në di-mensionin e tij ishte më 20 Prill edhe në mesin e krijuesve londinezë.

‘Prishtina – Poetic Memo-ries’ është libër me fotografi të qytetit të Prishtinës gjatë periudhës prej rreth tridh-jetë vitesh pas Luft ës së Dytë Botërore. Në libër paraqiten pamje dhe peizazhe arkitek-tonike të kohës së tranzicionit të Prishtinës nga një qytezë zejtarësh në kryeqytet të Kos-ovës.

Në libër gjenden pamje të rralla të lagjeve, ndërtesave dhe objekteve publike që dikur ishin në funksion të qytetit dhe banorëve të saj, të cilat sot

U promovua në Londër“Prishtina - Poetic Memories”

pothuajse nuk ekzistojnë fare. Në libër mund të shihen pamje të çarshisë së qytetit, çeshmet e shumta publike, urat mbi lu-menjtë Vellusha dhe Prishtev-

ka, fotografi të parqeve të gjelbëruara, shtëpive të vjetra me arkitekturë otomane, pal-latet e reja të stilit komunist të ndërtuara mbi rrënojat e

xhamive dhe te nje kishe ka-tolike, si dhe fotografi të e si-nagogës së vetme në qytet në vendndodhjen e saj origjinale. Libri shpalosë vlerat kulturore të qytetit të cilat u shkatërruan nga regjimi i atëhershëm ko-munist nën sloganin ‘shkatër-rojmë të vjetrën, ndërtojmë të renë’.

Libri ‘Prishtina – Poetic Memories’ paraqet rreth 240 fotografi qe gjenden ne kolek-sionin e Muzeut të Kosovës, kurse bashkangjitur librit është edhe harta e Prishtinës nga viti 1961 që tregon vendet prej ku janë fotografuar pam-jet në libër. Promovimi i librit ‘Prishtina – Poetic Memories’ u mbajt nën përkujdesjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës. Ai u realizua me një pjesëmarrje intelektualësh dhe krijuesish në ambientet e

Restorantit “Koha” në Leic-ester Square, Londër, pronë e shqiptarit Fadil Makedonci.

‘Prishtina – Poetic Memo-ries’ i autores Valbona Shujaku, siç u tha edhe nga folësit si dhe vetë autorja është libër me fo-tografi të qytetit të Prishtinës gjatë periudhës prej rreth trid-hjetë vitesh pas Luft ës së Dytë Botërore. Në libër paraqiten pamje dhe peizazhe arkitek-tonik të kohës së tranzicionit të Prishtinës nga një qytezë zejtarësh në kryeqytet të Kos-ovës.’

Ambasadori i Kosovës Dr Muhamet Hamiti në fj alën e tij theksoi se libri ‘ka vlera të padiksutueshme në kujtesën qytetare dhe më gjerë’. Më tej promovimi kaloi në fj alën e autores dhe krijuesve që disku-tuan më gjerë në një ambient tejet argëtues dhe kulturor.

Në kuadrin e aritmetikës ditëlindjet janë thjesht numra. Masin e vetëmasin rrugën e një jete që nis ende pa ardhur kjo aritmetikë në kalendat njerëzore. Dhe pas kësaj arithmetike vijnë gjërat. Gjërat që shkërmoqin sekonda, minu-ta, orë, ditë, javë, muaj e vite. Gjëra që mblidhen grusht për të formëzuar Ditëjetët, apo shkurt vitet që njeriu ka në jetën e tij. Dhe kështu jeta rrit dimensionin e vet. Rrit arsyen që vetë gëzimi i ardhur nga ardhja në jetë të ka-lojë e të deshifrohet, natyrshëm përpos kulturave në Ditëlindje që na gëzojnë, mamin, babin, gjyshin e gjyshen, të gjithë ata ‘që ne i duam e na duan’.

Kështu mendoj se ‘mendon’ edhe dyvjeçari ‘futbollist’ Edison Agim Halili. Ai është sot vetëm 2 vjeç. 24 muaj jetë dhe një aritmetikë e tërë me ditë, javë..., që ritakohen nën trikëllima gotash me urimin 100 vite për ju buku-roshi i artë Edison.

Në fakt është ky urim që ndesh dhe puthet plotësisht edhe me dëshirën tonë të kahershme që “Fjala e Lirë” ka patur dhe ka, synon ta ketë që në mesin tonë krijues të ketë edhe ditë të tilla, pse jo edhe për vogëlushë, që nesër do të kenë mundësinë të lexojnë aritme-tikën e cituar në kalendat e tyre jetike.

Pra do të rilexojnë Ditëlindjen e tyre të bukur, të gëzuarën ditë të tyre që bashkon gotat dhe urimet. Sot është Edisoni i vogël është djaloshi bukurosh i shpirthumanit Agim Halili, (për të ci-lin mund të lexoni duke klikuar këtu). Është jeta e një vogëlushi që mbetet ar-syeja më e madhe që vetë Agim Halili të jetë njeriu, biznesmeni, trajneri dhe

sponsori i boksierit kampion Kreshnik Qato.

“EDISONI sot i mbush 2 vjet” shkruan ai në faqen e tij sociale. Dhe lajmi merr në krahë dhjetra e dhjetra urime. Urimet janë miqësore, familjare

dhe më së shumti janë edhe urime që shkojnë drejt në celularin e prindërve të mrekullueshëm të Edisonit. I veçanti urim shkon tek gjyshi i tij.

Ai që mban mbi supe një aritmetikë të madhe vitesh përlotet. Dhe në për-

lotjen e tij lexohet më së miri urimi... “Gëzuar dhe u zbardhsh si unë e më shumë gëzim e hare për ty, nipçja im...”

Gëzuar edhe nga ne Edison Agim Halili. Sot ishte shansi yt të ishe në memorjen e “Fjala e Lirë”...

Një urim për Edisonin...Si shkas për memorjen e Ditëlindjeve..., arsyen e tyre

Page 19: Gazeta Nr. 17 (6)

Nr. 17 - MAJ 2012

19

Nga Çarles A. Kupçan*

Është sezonë zgjedhore përsëri dhe pretendentët kryesorë për Zyrën Ovale po përpiqen t’i sigurojnë ameri-kanët se kombi i tyre mbetet në majën e rendit global. Mit Romni së fundi deklaroi se “ky shekull duhet të jetë, shekull amerikan”.

Për të mos mbetur pas, presidenti Obama këmbën-guli në fj alimin e tij vjetor, se “çdokush që tregon se Ameri-ka është në rënie”, nuk e di “se për çka po fl et”. Romni dhe Obama mund ta teprojnë pak, por nuk janë larg goditjes në pikë.

Me gjithë dy luft ërat e vështira, rritjes së ngadaltë dhe difuzionit të pushtetit nga Perëndimi në Kinë, kombin-imi i fl eksibilitetit ekonomik dhe superioritetit ushtarak, do ta mbajë SHBA-në në majë edhe në dekadat e ardhshme.

Megjithatë, ata po e hum-basin thelbin. Sfi da më e fuqishme në dominimin e Amerikës nuk vjen nga rish-përndarja e vazhdueshme e fuqisë globale, por nga një ndryshim subtil: Format e reja të qeverisjes dhe kapitalizmit të kopjuara nga Kina dhe ven-det të tjera në rritje.

Modeli i tregut demokra-tik, sekular, dhe i lirë që është

bërë sinonim i perëndimit, po sfi dohet nga kapitalizimi shtetëror në Kinë, Rusi dhe nga sheikët e Gjirit Persik.

Islami politik po rritet në hap me demokracinë në Lindjen e Mesme. Populizmi i krahut të majtë ka rrokur Indinë e shkon deri në Brazil. Në vend se të ndjekin rrugën e zhvillimit perëndimor dhe të zënë vendin e tyre në rendin ndërkombëtar liberal, vendet në rritje, po shtyjnë përpara versionet e tyre të moderniz-imit dhe po bëjnë kthim prapa nga ambiciet ideologjike të perëndimit.

Derisa po shpaloset ky shekull, mbetja e fuqisë ameri-kane do të jetë pjesë e lehtë. Pjesa e vështirë do të jetë hum-bja e dominimit ideologjik të Amerikës dhe trendi për kom-promis dhe konsensus për një botë më të larmishme dhe më të ngathët.

Nëse liderët amerikanë mbyllin sytë para këtij realiteti të ri dhe vazhdojnë të presin përqafi m të vlerave perën-dimore, ata jo që nuk do të keqkuptojnë fuqitë në rritje, por po ashtu do të tjetërsojnë shtetet që janë lodhur nga të ndjekurit standardet perëndi-more te qeverisjes.

Ky tranzicion nuk do të jetë i lehtë. Që nga themelimi, elita amerikane dhe publiku

kanë besuar në universalitetin e modelit të tyre.

Fundi i luft ës së ft ohtë vetëm sa e thelloi këtë bindje. Pas kolapsit të Bashkimit Sov-jetik, kapitalizmi demokratik dukej e vetmja lojë në qytet. Por, “fundi i supozuar i histo-risë” nuk zgjati.

Shumë shtete në zhvillim së fundi kanë fi tuar mundësi ekonomike dhe politike për të konsoliduar markat e modern-izmit që përfaqësojnë alterna-tivat të qëndrueshme.

Tridhjetë vjetët e fundit të zhvillimit kinez, për shembull, nuk duken aspak si rruga që ka ndjekur Evropa dhe Amerika veriore.

Rritja e perëndimit është udhëhequr nga klasa e mesme, e cila dobësoi monarkinë ab-solute, këmbënguli në ndarjen e kishës nga shteti dhe çliroi potencialet ndërmarrëse dhe teknologjike, jetike për Revo-lucionin Industrial.

Në të kundërtën, shteti autoritar kinez, ka fi tuar ndaj klasës së mesme dhe me arsye: ekonomia e saj tejkalon atë të konkurrentëve perëndimorë, duke pasuruar borgjezinë dhe duke i larguar miliona njerëz nga varfëria.

Në ekonominë e sotme të shpejtë, fl uide globale, kon-trolli i siguruar nga shteti kapitalist i ka disa përparësi

dhe kjo është arsyeja se përse Rusia, Vietnami e të tjerët po e ndjekin modelin kinez.

Lindja e Mesme ngjashëm pritet të hutojë pritjet Ameri-kane.

Në shumicën e botës mys-limane nuk ka ndarje mes shtetit dhe xhamisë. Ndërsa rënia e regjimeve ka bërë që të kthehet islami politik.

Një sondazh i vitit të ka-luar zbuloi se dy të tretat e egjiptianëve duan që ligji civil të ishte në përputhje me Kura-nin, një nga arsyet kryesore se përse islamikët fi tuan së fundi në zgjedhjet parlamentare.

Egjipti nuk bën përjash-tim. Nëse asgjë tjetër, Pranvera Arabe ka treguar se demokra-tizimi nuk është i barabartë me perëndimizimin. Fuqitë në rritje, si India dhe Brazili janë shoqëri stabile, demokratike e sekulare, që duket të jenë më afër modelit perëndimor. Por, këto shtete janë demokrati-zuar, ndërsa popullata e tyre përbëhet kryesisht nga pjesa urbane dhe rurale dhe nuk ka klasë të mesme.

Uashingtoni ka supozuar se demokracitë botërore, do të lidhnin aleancë me SHBA-të, për shkak të vlerave dhe interesave të supozuara të përbashkëta. Por, nëse India dhe Brazili, përbëjnë ndonjë indikacion, atëherë edhe fuq-

itë në rritje, që janë demokraci stabile, do të shkojnë rrugës së tyre, duke kërkuar një botë që ku nuk luhet më me rregullat e Perëndimit.

Shekulli 21 nuk do të jetë hera e parë kur fuqitë e mëdha përfaqësojnë modele të ndry-shme të qeverisjes dhe tregtisë: gjatë shekullit 17 Perandoria Romake, ajo Osmane, Peran-doria Mugale, Dinastia King dhe Tokugava Shogunate seci-la udhëhiqnin çështjet e tyre sipas rregullave dhe kulturës së vendit përkatës. Por, këto fuqi nuk kishin shumë bash-këpunim mes vete dhe nuk kishte nevojë për rregulla të përbashkëta.

Përkundrazi, ky shekull, do të shënojë herën e parë në histori, kur versionet e shumta të rregullave dhe modernizmit do të bashkëjetojnë në një botë të ndërlidhur- nuk do ta drejtojë më perëndimi global-izmin.

Uashingtoni duhet ta kup-tojë se brendi amerikan i kapi-talizmit dhe demokracia seku-lare tash duhet të konkurrojë në tregun e ideve.

Për të qenë të sigurt, edhe po që se miraton një qasje pluraliste, SHBA nuk duhet t’i mbroje vetëm interesat, por edhe vlerat e saj. Duhet të vazhdojë të promovojë demokracinë, të mbrojë të drejtat e njeriut dhe të bëjë çkado që është e mundur që të ndalojë dhunën, sikurse ajo e qeverisë siriane.

Por, liderët amerikanë, nuk do t’i bëjnë kurrfarë shërbimi vendit, po që se trumbetojnë për një shekull të ri amerikan apo të rrëzojnë qeveritë në emër të përhapjes së vlerave evropiane.

Duke bërë kështu, do t’i largojnë disa shtete nga SHBA, për të cilat kjo e fundit ka nevojë. Duke ruajtur vlerat e veta, dhe duke i njohur for-mat alternative të qeverisjes, do të rrisin autoritetin moral të vendit, duke bërë që të re-spektohen edhe shtetet tjera, ashtu siç preferon Amerika të jetë e respektuar

Autori është profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare

në Xhorxhtaun dhe anëtar i lartë i Këshillit për Relacione të

Jashtme

Vendi i Vendi i AMERIKËS AMERIKËS në botën e renë botën e re

Page 20: Gazeta Nr. 17 (6)

Nr. 17 - MAJ 2012

20

Nga Odise Plaku

Lëvizja pa viza e qytetarëve shqiptarë drejt hapësirës “Shengen”, një nga ngjarjet më të shënuara në jetën e të gjithëve, tashmë jo vetëm që është një realitet, por ka sjellë përfi time të shumëfi shta në shumë aspekte të jetës: qoft ë atë shoqëror, ekonomik, arsi-mor e deri në atë kulturore. Ajo cilësohet padyshim si një nga premtimet më të qenësishme që koalicioni qeverisës realizoi gjatë mandatit të tij. Shqipëria është rasti unik në botë, që kërkoi lirinë përmes eksodeve masive tragjike prej nga u lar-guan nga vendi me mijëra e mijëra njerëz pa dallim moshe. Cilido që shkon dhe vjen, as-njëherë nuk duhet të harrojë që për të ardhur në këto ditë u kërkuan sakrifi ca sublime, ndaj respektimi i rregullave të lëvizjes pa viza në Evropën e qytetëruar duhet të jetë një përgjegjësi në jetën e çdo qyte-tari shqiptar. Sot, cilido prej nesh lëviz lirshëm vetëm me pasaportën e tij që është e një standardi të lartë dhe të be-sueshëm. Sot, secili prej nesh takon të afrimit e tij kudo nëpër Evropë, zhvillon mar-rëdhënie biznesi, arsimohet e edukohet pa qenë e nevojshme të qëndrojë pas kangjellave të ambasadave për një vizë në pasaportë. Dyshimet se çfarë mund të ndodhte nëse shq-iptarët lëvizin pa viza, tashmë janë hedhur poshtë dhe kanë qenë veçse spekulime të kota. Vendimin e rëndësishëm të BE, qytetarët shqiptarë e kanë respektuar dhe vlerësuar në çdo ditë të lëvizjes së tyre në hapësirën “Shengen”, duke dhënë kështu një shembull dinjiteti e qytetarie. Përgjegjë-sia për të shmangur çdo lloj abuzimi tashmë është edukuar te gjithsecili.

Por, Shqipëria përmes politikave të saj të jashtme, iniciativave diplomatike, mar-rëveshjeve të nënshkruara ka përmbushur dhe një qëllim tjetër të saj. Atë të krijimit të zonës së “Shengenit ballkan-ik”, të lëvizjes së ndërsjellë të shtetasve. Kjo ka qenë bash-këshoqëruese në punën e saj, ndërkohë që punonte për përmbushjen e detyrimit ndaj

qytetarëve për lëvizjen pa viza drejt BE-së.

Tek kalon sot në pikat e kalimit kufi tar ku vija ndarëse, është thuajse imagjinare nuk shmang dot kujtimet tragjiki-sht të trishta të viktimave dhe traumat të shkaktuara provuan të tentojnë kalimin e atij brezi që quhet kufi . Mjaft on sot një kartë identiteti për të lëvizur lirshëm, pa frikë, pa komplekse në hapësira që deri dje duke-shin të largëta e të pakapshme.

Krijimi i zonës së “Shen-genit ballanik” ishte një projekt i propozuar nga pala shqiptare në vitin 2010, gjatë kohës që vendi ynë kishte presidencën e nismës rajonale “MARRI”. Projekti parashikonte krijimin e një zone të lëvizjes së lirë ndërmjet vendeve të rajonit, nxitur nga përvoja pozitive e regjimit të ri të lëvizjes së ndërsjelltë të shtetasve me Republikën e Kosovës. Mar-rëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Ko-sovës për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve dhe protokolli i saj ishte nënshkruar në tetor të vitit 2009 dhe hyri në fuqi në mes të muajit prill të një viti më pas. Pak kohë më vonë, Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare e replikoi këtë model marrëveshjeje me dy shtete fq-inje, respektivisht me Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Marrëveshjet parashikoj-në lehtësimin e mëtejshëm të

lëvizjes së shtetasve ndërm-jet dy vendeve, duke përdo-rur për këtë qëllim jo vetëm pasaportat, por edhe kartat e identitetit biometrike. Vlera e këtyre marrëveshjeve syn-on lehtësimin dhe nxitjen e lëvizjes së njerëzve, duke forc-uar lidhjet ndërmjet popujve dhe bashkëpunimin ndërmjet tyre, duke krijuar një klimë të re rajonale, në funksion të in-tegrimit të plotë në familjen evropiane. Nga zbatimi i kë-tyre marrëveshjeve plotësohet lëvizja e lirë me karta identiteti në të gjithë gjatësinë e kufi rit lindor dhe verior të Shqipërisë, pra për Maqedoninë, Kosovën dhe Malin e Zi. Ministria e Punëve të Jashtme të Shq-ipërisë tashmë e ka objektiv permanent të diplomacisë dhe të shërbimeve konsullore për të arritur marrëveshje të tilla, që do t’i shërbejnë jo vetëm lëvizjes së lirë të qytetarëve të vendeve përkatëse, por i japin impulse të shumëanëta mar-rëdhënieve ndërshtetase.

“Marrëveshja për lëvizjen me dokumenta identifi kimi”, midis vendeve fqinje me Shq-ipërinë vënia në jetë e tyre në aspektin diplomatik mund të cilësohet një zhvillim tejet i rëndësishëm, pasi janë hedhur hapa konkret drejt krijimit të një zone të lëvizjes së lirë në rajon. Ato janë shprehje e pasqyrimit të shkëlqyer të mar-rëdhënieve që Shqipëria ka me këto vende, por edhe një vlerë

tjetër, pasi janë shenja dhe treg-ues të qartë se këto vende kanë në përparësi të punës së tyre pikërisht integrimin evropian që fi llon së pari mes vetes. Kjo lëvizje, mes të tjerave, është një hap i kërkesave dhe standardeve të BE-s dhe të NATO-s. Në këtë kuadër bashkëpunimi ra-jonal është një ndër prioritetet e domosdoshme për të gjitha këto vende. Sa më i madh të jetë bashkëpunimi i vendeve të rajonit, aq më shumë rritet pesha e stabilitetit në Ball-kanin Perëndimor. Kalimi në lëvizjen e qytetarëve me karta identiteti vjen pas disa mar-rëveshjeve të nënshkruara më parë për lëvizjen e ndërsjellë vetëm me pasaporta, pa qenë nevoja e marrjes së vizave pranë ambasadave përkatëse. Kështu, qytetarët e Bosnjë-Hercegov-inës, Serbisë dhe Maqedonisë prej shumë kohësh udhëtojnë drejt Shqipërisë pa viza, vetëm me përdorimin e pasaportave. Udhëtimi me kartat e iden-titetit në vendet kufi tare me Shqipërinë është një hap ako-ma më tej drejt lëvizjes së lirë të shtetasve të vende përkatëse.

Lëvizja e lirë e qytetarëve të vendeve kufi tare me njëra-tjetrën Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi është një shprehje e qartë e përvetësimit të paradigmës së integrimit, se pa bashkëpunim rajonal nuk mund të ketë integrim të plotë në BE. Ky proces padyshim që është shoqëruar gjatë gjithë

kohës me zhvillime të tjera të rëndësishme me vënien në jetë të shumë projekteve të tjera, që si gjithmonë lidhen me in-tegrimin evropian të këtyre vendeve. Shkurtimi i distan-cave të udhëtimit të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë, ka rritur fl uksin e ndërsjelltë të lëvizjeve mes dy vendeve. Por edhe Shqipëria dhe Mali i Zi mes të tjerave kanë në qendër të vëmendjes projektet e për-bashkëta të infrastrukturës rrugore, që lidhin dy vendet tona. Një projekt i tillë që i shërben zonave të Jugut dhe Juglindjes së Malit të Zi është rruga në zonën e Plavës dhe Gucisë, e cila mund të lidhet me Podgoricën, duke kaluar nga territori shqiptar. E parë në pikëpamjen infrastruktur-ore, projekti në fj alë ka vlerën e vet, por mbi të gjitha është një tregues i qartë për mendësitë e reja të vendeve të rajonit për të bashkëpunuar konkretisht me njëri-tjetrin. Por të dy vendet kanë potenciale të mëdha tur-istike, të cilat mund të shfrytë-zohen përmes një lëvizjeje sa më të lirshme.

Maqedonia dhe Shqipëria janë të gatshme të instalojnë një pikë doganore të përbash-kët si dhe realizimin e lidhjes së drejtpërdrejtë hekurudhore nga Porti i Durrësit deri në Strugë. Në optikën e çdo anal-isti, politikani, diplomati është mëse e qartë, se nuk mund të pritet integrimi i vendeve të rajonit në BE, pa integrimin e brendshëm të këtyre vendeve. Përshpejtimi dhe vënia në zba-tim e procesit të lëvizjes së lirë të qytetarëve, pa procedura të komplikuara, do të shtonte shanset akoma më shumë për integrimet evropiane të gjithë këtyre shteteve. Vendet e rajonit të Ballkanit janë të lidhura në mënyrë solide në aspektin historik, por zbatimi i këtyre marrëveshjeve ua bën më të lehtë lëvizjen qytetarëve nëpërmjet kartave, po ashtu edhe për biznesmenët dhe tur-istët që mund të lëvizin në të dy anët e kufi rit. Duke ndarë këtë histori, por edhe një të tashme miqësore, padyshim që marrëveshje të tilla, zbatimi i tyre, të gjitha këto përcak-tojnë rrugën drejt së ardhmes në BE.

Mes Mes “Shengenit”“Shengenit” evropian dhe atij ballkanikevropian dhe atij ballkanik

Page 21: Gazeta Nr. 17 (6)

Nr. 17 - MAJ 2012

21

Nga Eroll Velija

Përcaktimi i një perandorie është kur një njësi e vetme ka udhëheqje supreme dhe pushtet në një zonë të madhe territori që përbëhet nga njerëz të kombësive dhe etnive të ndryshme. Por, kush kane qene perandorite me te med-ha te botes, me te pushtetshme, me jetegjata e me te pazakonta. Qyteti perandorak i Romes ishte qendra me e madhe urbane e ko-hes se vet, me nje popullsi prej rreth nje milion njerez. Jeta ne Romen e lashte sillej rreth qytetit te Romes, e vendosur mbi shtate male. Qyteti kishte nje numer te madh te strukturave monumen-tale si Koloseu, Forumi i Trajan dhe Pantheon.

Perandoria romake Qyteti perandorak i Romes

ishte qendra me e madhe urbane e kohes se vet, me nje popullsi prej rreth nje milion njerez. Jeta ne Romen e lashte sillej rreth qytetit te Romes, e vendosur mbi shtate male. Qyteti kishte nje numer te madh te strukturave monumen-tale si Koloseu, Forumi i Trajan dhe Pantheon. Ajo kishte burime me uje te pijshem te ri-furnizohet nga qindra milje te kanalizime, teatro, gjimnaze, komplekse dush plote me biblioteka dhe dyqane, sheshe, dhe kanalizime funksion-ale. Gjate gjithe territorin nen kontroll te Romes lashte, arkitek-turen rezidenciale varionte nga shtepite modeste ne vila shume vend.

Perandoria mongole Perandoria mongole ishte nje

perandori nga shekulli 13 dhe 14 qe perfshin te gjithe Evropen Lin-dore e deri ne Azi. Kjo eshte pe-randoria me e madhe ne historine e botes. Ajo doli nga bashkimi i mongoleve dhe fi seve turke ne Mongoli, dhe u rrit me dyndjet, pasi qe Genghis Khan, u shpall sundimtare i te gjithe Mongoleve ne 1206. Ne mase me te madhe te saj ajo shtrihej nga Danubi e deri ne Detin e Japonise dhe prej Arktikut e deri te Kamboxhia, duke mbuluar mbi 33.000.000 kilometra katrore 22 perqind te siperfaqes se tokes te Tokes, dhe arriti te kishte nje popullsi mbi 100 milion njerez.

Perandoria ruse Perandoria ruse ishte nje

shtet qe ekzistoi nga viti 1721 deri ne kohen e Revolucionit Rus te vitit 1917. Kjo perandori ishte pasardhese e carizmit rus dhe paraardhese e Bashkimit Sovje-

tik. Ishte perandoria e dyte e afert me e madhe ne bote e kaluar ve-tem nga perandoria mongole dhe e treta me e madhja ne bote pas asaj mongole dhe perandorise britanike. Ne nje pike ne vitin 1866 perandoria ruse shtrihej nga Evropa lindore e pergjate Azise e deri ne Ameriken veriore. Ajo udhehiqej nga perandori dhe ishte nje prej monarkive absolute te mbetura ne Evrope e ne kohen para Luft es I Boterore Rusia ishte nje prej pese fuqive te medha ne Evrope.

Perandoria e Shenjte Romake Ne mesjete ajo konsiderohej

si “superfuqia”e kohes. Ne kul-min e saj Perandoria e Shenjte Romake perbehej nga Franca lindore, gjithe Gjermania, veriu i Italise dhe disa pjese te Polonise perendimore. Pavaresisht se ne permasa te vogla gjeografi ke ne krahasim me perandorite e tjera, infl uenca e saj ne historine e Ev-ropes qendrore ndjehet akoma sot. Kjo perandori zgjati nga mes-jeta e deri ne shekullin e 19-te. Perandoria u shperbe formalisht me 6 gusht 1806, kur perandori i fundit, Fraciss II abdikoi pas nje mundjeje ushtarake nga Franca nen Napoleonin. Pas shperberjes u krijua Zvicra, Holanda, peran-doria Austriake etj.

Perandoria britanike Perandoria Britanike ishte pe-

randoria me e madhe ne histori dhe per me se nje shekull fuqia me e madhe boterore. Ajo mbulonte me shume se 13,000,000 metra katrore, çka eshte thuajse sa nje e katerta e siperfaqes se thate te tokes dhe kontrollonte me shume se 500 milione njerez qe ishte ser-ish nje e katerta e popullsise se botes. Si rezultat, ajo ka lene ne vendet e pushtuara gjurme kultu-rore, politike dhe menyre jetese. Gjuha angleze eshte gjuha e dyte me e folur ne bote dhe shume linguiste bien dakord mbi faktin se gjuha angleze eshte de facto gjuha standarde e botes.

Dinastia Han Gjate periudhes se shteteve

nderluft uese, gjithe Kina u perf-shi ne nje luft e civile teksa mbret-erite e ndryshme luft onin per supremaci. Ne fund fi toi shteti Qin dhe gelltiti gjithe Kinen me 40 milione banore nen kontroll. Dinastia Qin nuk zgjati shume dhe shume shpejt i kaloi Hanit qe kontrolloi Kinen per rreth 400 vjet. Periudha e dinastise Han konsiderohet nje epoke e arte per historine kineze per sa i perket

arritjeve shkencore, avancimit teknologjik, ekonomik, kulturor dhe stabilitetit politik. Edhe sot e kesaj dite kinezet i referohen vetes si populli Han dhe ky grup konsi-derohet si grupi etnik me i madh ne bote.

Perandoria bizantine Bizanti eshte nje term i cili

perdoret per pershkrimin e pe-randorise romake ne mesjete me qender ne Konstantinopoje sot Stamboll. Bizanti ne fakt eshte perandoria romake lindore. Shteti Bizantin luajti rol te rendesishem ne progresin e historise nderkom-betare. Bizanti si nje superfuqi nga njera ane ofroi mbeshtetjen e tij tek Evropianet e atehershem nga sulmet barbare, dhe nga ana tjeter, mbajti dhe transmetoi ne pjesen tjeter te Evropes thesaret artistike te lashtesise. Perandoria mori nje goditje vdekjeprurese ne vitin 1204 nga Krqezata e Katert, kur u shperbe dhe u nda nderm-jet bizantinit grek dhe mbreterive latine.

Perandoria perse Para se te ishin romaket, ishin

perset. Ata unifi kuan gjithe Azine qendrore, e cila perbehej nga kultura te ndryshme, mbreteri, perandori dhe fi se. Ishte nje prej perandorive me te medha ne his-torine e lashte. Ne kulmin e push-tetit te saj, perandoria e perfshiu perafersisht 8 milione kilometra katrore. Perandoria ishte krijuar nga Kiri i Madh dhe u shtri ne tre kontinente, duke perfshire edhe territoret e Iranit, Afganistanit dhe Pakistanit, pjese te Azise Qendrore, Azi te vogla, Th rake, shume te rajoneve bregdetare te

Detit te Zi, Iraku, Arabia Saudite e veriut, Jordania, Palestina, Iz-raeli, Libani, Siria, dhe te gjitha qendrat e rendesishme popullsia e Egjiptit te lashte deri ne peren-dim te Libise.

Kalifati Umajad Kalifati Umajad ishte i dyti nga

kater kalifatet Islamike te vendo-sur pas vdekjes se Muhamedit. Ai udhehiqej nga dinastia Umajad, emri i se ciles vjen nga Umayya in Abd Shams, ster-stergjyshi i ka-lifatit te pare Umajad. Edhe pse familja Uamajad e kishte origjin-en nga qyteti i Mekes, Damasku ishte kryeqyteti i Kalifatit te tyre. Eventualisht ku kalifat perfshinte pese milione milje katrore duke e bere ate perandorine me te madhe qe bota kishte pare. Umajadet kri-juan shtetin arab-mysliman me te madh ne histori. Qe nga koha e Muhamedit e deri ne vitin 1924, kalifatet pasardhes u mbajten nga dinasti te ndryshme.

Perandoria osmane Ne kulmin e pushtetit te

saj (shekulli 16-17) perandoria Osmane zgjerohej ne tre konti-nente, duke kontrolluar Evropen juglindore, Azine perendimore dhe veriun e Afrikes. Kishte 29 provinca dhe shume shteteve va-sale, te cilet me pas u asimiluan ne perandori, nderkohe qe te tjere perft uan lloj te ndryshme au-tonomie. Shekujt 16 dhe 17 ishin kulmi i lulezimit te kesaj peran-dorie, ndersa ne shekujt 18 dhe 19luft erat e shpeshta me Rusine dhe Austro-Hungarine shenojne renien. Perfshirja ne Luft en e Pare Boterore, ne krah me fuqite qen-drore, Austro-Hungarine dhe Pe-

randorine Gjermane, osmaneve iu solli shkaterrimin e plote te peran-dorise se tyre. Kohën egjiptianët e kundronin në kontekstin e qenies së përjetshme. Përjetësia të egjip-tianët shenjohej me fj alët Neheh (nhh) dhe Xhet (dt). “Libri mbi prejardhjen e përjetësisë”, thotë: “Ti do të bashkohesh me Neheh-un , kur ai të lindë në agun mëngje-sor, dhe Xhet-in, kur ai hyjë në natë” 3. Kjo të jep arsye ta per-sonifi kosh diadën Neheh – Xhet, duke e asociuar të parën me zotin Ra, të dytën – me Ozirisin. Këto dy hyjni, duke qenë të epërme ne panteonin egjiptian, shërbejnë si mishërime të rrethqarkullimit të përjetshëm të Jetës dhe Vdekjes – zoti i të gjallëve, dielli Ra, që zbret në mbretërinë e të vdekurve, dhe zoti i të vdekurve, Oziris, i cili vdes dhe ringjallet. Në mbish-krimin e varrit të mbretëreshës Nefartari, bashkëshortja e fara-onit Ramses II (Mbretëria e Re), thuhet: “Ja Ra që bun në Oziri-sin dhe ja Ozirisi që bun në Ra”; ndërkaq që në kapitullin 17 të “Libri i të Vdekurve” gjejmë këtë rresht: “Unë jam dita e djeshme. Unë e njoh ditën e nesërme” ku Ozirisi – është dita e djeshme, ndërsa Ra – dita e nesërme. Zoti Ra zbret përnën tokë që të ng-jallë Ozirisin. Të dy zotat, duke mishëruar Përjetësinë duale, janë hyjni me hipostazë të dyfi shtë. Koha në tërësinë e saj na del si një cikël që përmbushet pafundësisht – njëpasnjëshmëri lindjesh dhe perëndimesh, ditësh e netësh, jete dhe vdekjeje, ku vdekja të shpie në rilindje të jetës së përjetshme. Në kuptimin kozmogonik Ne-heh presupozon harmoninë e ndërtimit të Gjithësisë, ku shpre-hje e rregullit të përbotshëm është hyjnesha e së vërtetës, Maat.

1010 PERANDORITË MËPERANDORITË MË TË MËDHA NË HISTORITË MËDHA NË HISTORI

Page 22: Gazeta Nr. 17 (6)

Nr. 17 - MAJ 2012

22Nga Fatmir Terziu

Ka qenë fare rastësisht. Viz-ita e biznesmenit dhe trajnerit të kualifi kuar të boksit në Ko-sovë, Agim Halili, ka sjell një dëshirë të pakontestueshme e tejet mirëkuptuese me tra-jnerët e tjerë që me dëshirën e vetë boksierit Ilir Canolli të thirrej dhe të ishte një nga emrat e trajnerëve në krah të tij. Canolli, menjëherë i është drejtuar z Halili dhe e ka ft uar atë të jetë zyrtarisht në krah të tij në ndeshjen e 22 Prillit në Pejë të Kosovës.

Duhet theksuar se të dielën në Pejë me 22 prill u mbajt turneu memorial “Gani Mu-haxheri”, ku pati mjaft boks cilësor. U zhvilluan tre duele në boksin profesionist dhe tetë duele në atë olimpik. Të pranishëm ishin afër 2000 shikues ku i dhanë atmosferë të madhe kësaj mbrëmje. Në këtë atmosferë prania profe-sionale e trajnerit Agim Halili ka qenë edhe një frymëzim tjetër për boksierin Canolli që ka mundur kundërshtarin e tij. Kështu të tre boksierët nga Kosova Shala, Nimani dhe Canolli triumfojnë në Pejë. Z Halili është treguar si gjithmonë tejet modest, por këmbëngulëja e kolegëve të tij dhe vetë sportistit tashmë të mirrënjohur, Canolli ka thyer modestinë e tij. Ai i ka dhënë zemër dhe kualitet një spor-tisti si Canolli.

Ilir Canolli, edhe pse për-ballë pati një kundërshtar shumë te fortë, Florians Strupitz nga Latvia, e mposhti me sukses. Përballja në mes të këtyre dy rivalve solli qaste shumë të bukura dhe emo-cionuese edhe për publikun e shumtë që ishin të pranishëm në sallë, të cilët po thuajse gjatë katër raundeve që u zh-villuan qëndruan në këmb duke i dhënë edhe mbështetje morale Canollit. Raundi i parë ishte në favor të Ilir Canollit, i cili fi lloi furishëm të godas kundershtarin, i cili e kuptoj se ka të bejë me një boksier shumë cilësor edhe pse edhe ky i fundit ishte me permasa të tilla, ne raundin e dytë Canolli hasi në një rezistencë bukur të fortë me Strupitzin, por qe ia doli të jetë më i mirë për disa sekuenca. Raundi i tretë

Ilir Canolli triumfon në Pejë Fton në ndihmë edhe trajnerin Agim Halili...poashtu fi lloj dhe perfundoj me shkembim te goditjeve të fuqishme ndërmjet dy kundër-shtarve dhe pothuajse ishte i barazpeshuar ky raund, por ishte raundi i katert kur Ilir Canolli, i dhuroi disa goditje të njëpasnjëshme Strupitzit, te cilin e dërmoj, dhe fi toi bind-shëm.

Kush është Ilir Canolli?Një nga emrat më të njohur

të kick-boksit kosovar, Ilir Canolli, tashmë është një nga protagonistët më në zë e më pasionantë të boksit profe-sionist. Një sportist me nerv, talent, fuqi e zgjuarsi të pash-embullt në fushën e ringut. Ai është thuajse 14 orë një qenie njerëzore që kacafytet me bu-lat e djersës në tërë ndjesisnë e tij. Është entuazisti më fenom-enal që synon Kampionin e Botës, në pak kohë. Dhe këtë e sheh dhe e ndjen në pak orë që ti e vëzhgon gjatë stërvitjes në mjediset tejet profesionale të në Londër. Canolli pas një karriere të sukseshme dhe titu-jve në kick-box, i ka thënë lam-tumirë sportit të cilën e ka bërë të famshëm. Canolli kampion i trefi shtë botëror në kick-boxin amator, karrierën do ta fi lloj në Angli, pikërisht në këtë mjedis me emra të shumtë sportivë në këtë fushë.

Ai gjithmonë deklaron, pra

Iliri shprehet se asnjëherë nuk do të zhgënjejë tifozët Kuq e Zi, tifozët e mrekullueshëm shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.”

Ilir është rruga e gjatë e një ëndrrë fëminore. Që në moshë të njomë ai i hyri rrugës së bu-kur të sportit të forcës. Në një mjedis familjar me 5 vëllezër, me një familje në kushtet e mbijetesës ai shihte se forca që i kishte dhuruar Zoti, ishte mjeti më efi kas të ndërronte imazhin jetik të ekonomisë së familjes së tij. Kjo forcë shihej në ‘ndeshjet’ e para mes emo-cioneve të tij dhe vetë fi zikut të tij në sportin e Karatesë. Kështu karateja ishte disi një pikënisje. Pastaj do të vinin me radhë dhjetra e dhjetra medalje për të.

Trajnerët e tij, ishin ata që panë përtej muskujve të tij një zemër të pathyeshme, grushtin e fuqishëm të Ilirit. Dhe kështu ai do të sihte ylli i mëtejshëm i kick-boksit kosovar. Dhe Th ai Boksi ishte padyshim një ar-sye tjetër në gjerdanin e artë të medaljeve dhe zbukurimeve të merituara të karierës së tij sportive.

Ai do të ngjitej në Boteroin e Berlinit 2008, me vendet e para në të dy sportet e cituara. Ka fi tuar absolutisht 6 duele dhe që nga 2004 deri në 20110

ka qenë gjshtë herë kampion i kosovës.

Iliri është sportisti më i mirë i Vitit që nga viti 2004 e në vazhdim. Mediat shqiptare anëmbanë shkruanin se “Ilir Canolli është një kick-boxier që premton shumë”. I lindur me 29 Qershor 1983 në Prishtinë. Karierën e kick-boxierit e fi lloi me 2004 në disiplinat, Full-Contact, Kick-box dhe Th ai-box. Ilir Canolli ka qenë pjesë e klubit të kick-boxit, Kosova nga Vushtrria. Nga viti 2004 deri 2007 ka bërë gara vetem në nivel të Kosovës. Sukseset në Kosovë i arrinë qysh me 2004 kur shpallet kampion i Kosovës në Full-Contact. Me 2005 kampion i Kosovës në Kick-box.

Falë shkathësive dhe pu-nës së palodhshme nga viti 2008 është bërë reprezentues i rregullt i përfaqësueses së Kos-ovës. Në vitet 2008 dhe 2009 ka bërë gara vetem në nive-lin ndërkombëtare. Në garat ndërkombëtare të mbajtura në Francë në Mars të vitit 2008 – “French Trophy – 2008” ar-ritë deri në fi nale. Po në këtë vit në kampionatin botërorë në Berlin të Gjermanisë ka përfaqësuar Kosovën në disil-plinat Kick-box dhe Th ai-box ku arriti të bëhet nënkampion i botës në kick-box dhe në

Th ai-box kampion botërorë në versionin WKA. Përsëri pjesë-marrës në “French Trophy – 2009” ku arriti përsëri në fi nale të këtij turneu ndërkombëtar. Kulminacioni më të madh si sportiest e arritë vitin e kaluar në Punta Umbria në Spanjë ku kishte konkurrencë të denjë dhe mbron titullin e kam-pionit botërorë në Th ai-box dhe në kick-box nënkampion botërorë në versionin WKA. Artan Vërbica shkruan për të “Ilir Canolli sa ishte në kam-pionat botëror, kishte rastin t`a takoj njërin ndër kick-boxierët më atraktiv në botë, Ruslan Karaev. Ishte privilegj i tij të takoj një luft ar të madh si Karaev. Si duket Karaev ishte për pushime mirpo dashuria për kick-boxin e bëri që aj të përcjell këtë kampionat, por ndoshta ka qenë edhe si pjesë e ndonjë agjenti. Ai e përgëzoi Canollin për titullin e fi tuar.”

Duhet theksuar gjithashtu se në Maj të vitit 2010 ajka e ditës ishte mes dy kick-box-ierve më kulmor në Kosovë, mes Ilir Canollit, kampionit të dyfi shtë botërorë në dicilpli-nën thai-box, -95 kg (2008 në Berlin dhe 2009 në Punta Um-bria) dhe kampionit botëror në diciplinën kick-box, Mal-iqit në kampionatin individual të Kick-Boksit.

Page 23: Gazeta Nr. 17 (6)

Nr. 17 - MAJ 2012

23

Studioni në Universitetin Kristal, për piano. Kur e keni kup-tuar se muzika është jeta tuaj dhe do të studionit muzikë? Cili është sfondi tuaj muzikor?? Mësuesi tuaj i parë?? A keni në rrënjët tuaja gen muzikanti, nga prindërit apo ndonjë i afërmi tuaj? Kënaqësi të jemi në këto momente së bashku të dashur miq e dashamirës. Unë re-alisht studioj në fakultetin e arteve Kristal (Tiranë), rezultoj viti 1-rë për piano mosha 19 vjeç. Koshient mënyra të quajturit, përpjekje, mundësi, vullnet, punë dhe talent... Këtu fi llon kuptimi i gjithçkaje që të lidh me artin njëkohesisht, për ta studiuar atë në mënyrën më kor-rekte dhe profesionale. Mësuesja ime e parë ka qënë Dorina Saraçi, një pianiste e mrekullueshme, ku në bashkpunim me sinqeritetin dhe sekretin e punës fi lloi të ushtronte, kujdes dashuri ndaj talentit dhe ecurisë time profesionalisht! Në fakt unë mendoj që po. Një pjesë e talentit tim ka rrjedhur pikërisht nga prindërit dhe pse sot nuk janë të emëruar për pamundësi të kohës së tyre...

Cilat janë disa nga mendimet tuaja mbi dukuritë; muzikë dhome dhe soliste në një koncert recital pianistik. Cila është tema tuaj e preferuar dhe pse? A keni ndonjë episod të preferuar në seri, në skenë apo personazh?

Mendoj të jesh pjesë e orga-nizimit, pretekst vleresues, pa-varësisht nivelit përkatës. Muzikë dhome konsiderohet ekspresiviteti i qetësisë domethënies në muzikë. Duke qëndruar me stilin e indi-vidualitetit si një pianist, forca dhe akumulimi i emocionit, privilegj i prezantimit më ‘’hakmarrës’’ për rivalet abstrakt, në momentin që ti zotëron një publik të tërë, dhe ndi-hesh i vlerësuar. Tema ime në muz-ikë ka të bëjë me bashkpunimin e suksessshëm midis artit shpirtëror dhe atij karakterial.

Është folur shpesh për ng-jashmëritë në mes Moxartit e Shopenit. Cilat janë mendimet tuaja për këtë, dallimet në pianistikën e shkruar dhe efektet stilistike në mes të kompozi-torëve?

Dy kompozitorët e mëdhenj MOXART dhe CHOPIN përm-bajnë efekte stilistike sa të njëjtë aq të ndryshëm nga njëri - tjetrin. Momenti ekzekutues aq romantik

përkëdhelës sa dramatik, ku forca e brendshme i shkakton natyrën e origjinalitetit të suksesit. Chopin është shumë i veçantë në mënyrën e të shkruarit, konceptin e krijim-tarisë së tij, Moxart u shqua si gjeni i vogël karizmatik i mrekullueshëm dhe e konsideronin emrin e tij me mjaft privilegje. Krenari për këto dy emra të mëdhenj, që më inte-resanten e faktit, artist të lindur...

A keni përformuar ndonjë koncert recitale pianistik nga mjeshtrat e huaj e shqiptare, sikundër ; Moxart, Bah, Chopen Beethoven, Zadeja, Harapi, Ibrahimi, etjNë ras se po a mund të na përshkruani momente nga ky eveniment mbresëlënëse? Dhe si jeni ndjerë që këni realizuar një sukses të tilla?

Sigurisht që po. Puna ime sa e vështirë dhe e bukur mbështetet në idetë dhe krijimtaritë e kom-pozitorëve të mëdhenj si të huaj dhe shqipëtare. Personalisht më bën të ndihem e rritur profesion-alisht ky fakt!Momente të pahar-rueshme kanë qënë vlerësimet me çmime, ku në rastin konkret ka qënë Sonate Bethoven ‘’patetica’’ e cila u vlerësua me çmim të dytë dhe CHOPIN ETYD ‘’revulocion’’, po ashtu dhe kjo vepër arriti deri tek cmimi i dytë vlerësuar nga profe-sionist, juri e vërtetë shqiptare. Jam ndjerë e plotësuar në vetvete ku menjëherë me mbulonte thjeshtë-sia e shprehjes... Çdo sakrifi cë që numërohet në hapat e parë.

A kompozoni dhe a bëni tran-skriptim për piano? Në rast se po, Si arrini ju që veprmitarinë tuaj ta përshtatni me karrierën tuaj interpretuese?

Është e vërteë që unë kompozoj, por efekti që përcjell është i tillë! Realizime të vogla pianistike dhe mbi stilin e këngës (muzika e lehtë) shoqëruar, po ashtu nga vetë unë në realizimet e tekteve. Një kohë e vështirë ka qënë ku unë rastë-sisht zbulova tek vetja një aspekt të veçantë, siç është krijimtaria, përvec rolit si interpretuese(pianiste) dhe u mësova me idenë sa herë që ekze-kutoja në piano, luaja me fantaznë dhe shpërthimin shpirtëror që tre-gonte cdo gjë natyrshëm. Ky ishte momenti i përputhjes si interpre-tuese dhe krijuese.

A jeni duke punuar në ndonjë

projekt tani për tani? A mund të na jepni ndonjë informacion në lidhje me të?

Tani për tani po punoj rreth Denny Production ku do realizoj këngët e mia, njëkohësisht vazhdoj të shkruaj librin tim, në një kohë më të vonëshme, pikërisht në mo-mentin e duhur, unë do preferoj publikimin e tij, me qëllim për të jetuar me fj alët e mia në shpirtin e njeriut.

Cila është g juha muzikore në pjesët jo harmonike, që nuk tingëllojnë në mënyrë tipike atonike, ose 12 akordat tonike, ku të 12 celësat bardh e zi, në një oktavë në piano, janë përdorur në mënyrë të përsëritur? A ka ndonjë sistem apo keni ndjekur veshin tuaj?

Në krijimtarinë time ndiqet një sistem padashur jo i praktikuar pro-fesionalisht, por tingëllon jashtëza-konisht shumë tërheqës dhe inte-resant tek publiku. Një rast konkret nëse më lejoni të përmend!Isha stu-dente (maturante) kur unë realizo-va me rastin e një ft ese për koncert, idenë për të luajtur në piano pjesët e mia, jo të emrave të mëdhenj. mo-mentalisht pasi u dëgjua pjesa, pati një ngjitje efi kase në pranimin e gjithë profesorëve ku rezultoi mjaft suksesshëm dhe te publiku. E mbaj mend një rast të dytë kur mora hap-in të vezhgohem edhe si krijuese... .

Kush janë disa nga pianistët e mëdhenj nga Epoka e Artë e Pianizmit, në rreg jistrimet e të cilëve ju g jeni veten?

Një nga pianistët që unë ad-huroj është List (pianist i madh i të gjitha kohërave), por veten time unë e gjej në veçantinë e prezencës së tij, madhështinë që e karakteri-zon ka një emër po aq madhështor. Bethoven!

Mekanizmi tuaj është mbresëlë-nës. Në çfarë moshe keni fi lluar të mendoni në lidhje

me teknikën, si ta përmirësoni atë dhe cila nga Etydet p. sh. të Shopenit, Beethovenit, Bah apo Mozart është më e vështirë për dorën tuaj?

Normalisht teknika është de-taj i rëndësishëm profesional në momentin që pretendon të ecësh i saktë me përpikmëri sipas nivelit përkatës kuptohet. Në moshën nëntë vjecare unë realizova në te-atrin “Migjeni” në Shkodër konert së bashku me një vilonist po aq sa mosha ime atëhere, dhe arritëm nëpërmjet një teknike të mësuar përfect kordinim e vecantë të tin-gujve. Ky ka qënë rasti im i parë ku kam kuptuar rëndësinë e të fi tuarit teknikë e llojit në bazë të ekspe-riencës... Për dorën time, por jo vetëm, shquhen Etydet List, si më të vështira teknikisht dhe kërkon shumë punë për t’i realizuar.

Si një nga talentet në progres, besoni se e ardhmja e muzikës klasike është e sigurtë?

Unë mendoj personalisht që muzika klasike fatkeqësisht në Shq-ipëri nuk ka të ardhme por unë e ndjek, sepse garantoj funksionin profesional që të ndihmon shumë në cdo rrymë tjetër muzikore, një-kohësisht si krijuese më shumë dua të njoh muzikën e lehtë dhe të zh-villoj e pretendoj për më tej në pro-jektet e mia

Cili është impresioni ideal që ju do të dëshironit ta ndanit me audiencën?

Impresion ideal do ta quaja komunikimin e fshehtë pikerisht bashkëpunimin perfekt artist dhe publik... .

Muzikantët e mëdhenj të së kaluarës janë shprehur që në mënyrë që të piqeni artistikisht, është e nevojëshme që të lexoni dicka rreth aktivitetit të tyre? Ju i përmbaheni kësaj para se të mësoni apo të luani një pjesë të re?

Sigurisht që i përmbahem njo-hurive në aktivitetet e artistëve të mëdhenj. Sot ne e marrin dhe në formën e leksioneve dhe normal-isht që të ndihmojnë shumë dhe në ekzekutimin e veprave të tyre.

Jetoni e studioni në Tiranë. Çfarë ju lidh me Shkodrën? Sa ju mbështet familja në karrierën tuaj artistike?

Eheee unë jetoj në Tiranë, por Shkodra është vendlidja ime. Më mësoi të hidhja hapat e parë të fëmijërisë time dhe nuk më harroi, por më përcolli e vetdijshme që unë të kërkoja një jetë tjetër dhe pse larg saj.

I premtova që kujtimet më të bukura i kam në Shkodrën time dhe do t’i ruaj fort në shpirtin dhe mendjen time. Krenare sigurisht për gjithcka që e karakterizon. Familja ime sigurisht që më mbështet dhe mund të them që ajo është pikëqen-dra e lëvizjes time jo vetëm në kar-rierë, mrekullisht funksionon fuqia e suksesit dhe se ardhmes tonë.

Kohët e fundit keni përformuar edhe me zërin tuaj në muzikën e lehtë. Mund të na tregoni dicka rreth kësaj përvoje të re për ju?

Po kanë qënë mundësi po aq të mira ku unë i mirprisja me shumë kënaqësi për të kënduar live me piano, sidomos gjatë këtij viti kam arritur të percjell pozicionin tim ar-tistik me përformanca të ndryshme në disa qytete të Shqiperise. Përvojë e mrekullueshme, ku do ta quaja veten në fi llimin e saj me shumë të reja në vazhdim.

Mesazhi tuaj për muzikantët e rinj të brezit tuaj…

Mesazhi im i preferuar do ishte nëse me lejoni kolegë të dashur... Njiheni veten tuaj, lexoni ditarin e shpërfi llës teatrale që do të thotë konceptoni profesionalitet mbi lartësinë e mundur të emrit tuaj.

Ju faleminderit!

Impresioni ideal, çelësi sekret i bashkëpunimit Artist & Publik!Bisedë e Raimonda Moisiut me pianisten e re dhe të talentuar Denisa Gokovi

Page 24: Gazeta Nr. 17 (6)

Nr. 17 - MAJ 2012

24