gazeta nr. 25

16
E MERKURE 31 MARS 2010 - VITI 2 I BOTIMIT - NR 11 (25) - ÇMIMI 20 LEKË E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1) Jetojmë në epokën e ligjërimeve abnormale. Që nga polemikat e politikanëve dhe histeria e lartë e politikës shqiptare (fjala është për Shqipërinë)... Vargonjtë Teoria dhe nevoja për një ligjërim normal 02 analiza Me këtë privatizim, Kosova po bëhet sikur ai peshku te romani Plaku dhe Deti i Hemingway- it: një peshk i madh por që nuk do ta sjellësh dot në breg. Peshkaqenët e shumtë rreth e rrotull vetëm skeletin kanë për t’ia lënë. Tepër gjatë ka hequr e është munduar populli ynë porsi plaku i Hemingway-it... Peshk a qen? 03 kosovë Sistemi kompleks i radiotelevizionit publik në Itali lidhet ngusht në mënyrë të veçantë me zhvillimin historik dhe elementet karakterizues të shoqërise italiane. Është e qartë për gjithkënd, e sidomos për të huajt, që sektori i informacionit dhe i telekomunikacioneve në Itali mbizotërohet... Kur politika abuzon me lirinë e shtypit 04 itali Jam i bindur që kur një këshilltar i qeverisë (është aq i parëndësishëm saqë nuk mendoj se ju thotë gjë emri i tij, prandaj s’po e përdor) e ka shkruajtur një shkrim... Pffff... Analistët 11 opinion 06 studim Fjala Komunizëm është në ditët e sotme fjalë e harruar, dhe praktikisht eksperiencë e humburLexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! KONTRIBUTORE | Agon Hamza, Albin Kurti, Ardian Vehbiu, Arber Zaimi, Avni Zogiani, Besnik Pula, Brunilda Ternova, Krenar Zejno, Leart Kola, Visar Ymeri PERKTHIME | Alain Badiou, Herbert Marcuse, GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA INSTITUTI “ANTONIO GRAMSHI”, TIRANE Shumë prej nesh mendojnë, në mënyrë intuitive, se demokracia është sistem politik që u krijon mundësinë më të mirëve të qeverisin; ose, të paktën, atyre që konsiderohen si më të mirët, nga masa e zgjedhësve... Aleatët tanë euroatlantikë RACIZEM!

Upload: organizata-politike

Post on 19-Feb-2016

305 views

Category:

Documents


4 download

DESCRIPTION

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! Me shume informacion tek http://www.opolitike.org

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Nr. 25

E MERKURE 31 MARS 2010 - VITI 2 I BOTIMIT - NR 11 (25) - ÇMIMI 20 LEKË

E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1)

Jetojmë në epokën e ligjërimeve abnormale. Që nga polemikat e politikanëve dhe histeria e lartë e politikës shqiptare (fjala është për Shqipërinë)...

Vargonjtë

Teoria dhe nevoja për një ligjërim normal

02analiza

Me këtë privatizim, Kosova po bëhet sikur ai peshku te romani Plaku dhe Deti i Hemingway-it: një peshk i madh por që nuk do ta sjellësh dot në breg. Peshkaqenët e shumtë rreth e rrotull vetëm skeletin kanë për t’ia lënë. Tepër gjatë ka hequr e është munduar populli ynë porsi plaku i Hemingway-it...

Peshk a qen?03kosovë

Sistemi kompleks i radiotelevizionit publik në Itali lidhet ngusht në mënyrë të veçantë me zhvillimin historik dhe elementet karakterizues të shoqërise italiane. Është e qartë për gjithkënd, e sidomos për të huajt, që sektori i informacionit dhe i telekomunikacioneve në Itali mbizotërohet...

Kur politika abuzon me lirinë e shtypit

04itali

Jam i bindur që kur një këshilltar i qeverisë (është aq i parëndësishëm saqë nuk mendoj se ju thotë gjë emri i tij, prandaj s’po e përdor) e ka shkruajtur një shkrim...

Pffff... Analistët11opinion

06studim

“Fjala Komunizëm është në ditët e sotme fjalë e harruar, dhe praktikisht ��������������� ��eksperiencë e humbur”

Lexojeni, shpërndajani

miqve dhe mbi të gjitha,

dorëzojani armikut!

KONTRIBUTORE | Agon Hamza, Albin Kurti, Ardian Vehbiu, Arber Zaimi, Avni Zogiani, Besnik Pula, Brunilda Ternova, Krenar Zejno, Leart Kola, Visar Ymeri PERKTHIME | Alain Badiou, Herbert Marcuse,

GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA INSTITUTI “ANTONIO GRAMSHI”, TIRANE

Shumë prej nesh mendojnë, në mënyrë intuitive, se demokracia është sistem politik që u krijon mundësinë më të mirëve të qeverisin; ose, të paktën, atyre që konsiderohen si më të mirët, nga masa e zgjedhësve...

Aleatët tanë euroatlantikëRACIZEM!

Page 2: Gazeta Nr. 25

E mërkurë 31 | Mars 2010 | 2

(Vijon në faqe 14-15)

Lufta kundër Liberalizmit në Pikëpamjet Totalitare të Shtetit

Herbert Marcuse

(vijon nga numrat e shkuar)

UNIVERSALIZMIRëndësia kryesore dhe parësore e

“të tërës” përmbi “gjymtyrët” (pje-sët) e saj është një tezë themelore e realizmit heroik-kombëtar. E tëra kup-tohet jo vetëm si një shumë, apo si një totale abstrakte, por si bashkimi që njëson pjesët, një bashkim që përbën parakushtin për përmbushjen dhe kompletimin e secilës pjesë. Kërkesa për realizimin e një totaleje të tillë zë vendin primar në shpalljet programa-tike të shtetit total-autoritarist. Në ren-din jetësor organik

“e tëra” paraqitet në segmentimin

e vet organik: gjymtyrët i shërbejnë “të tërës” që është e mbirenduar ndaj tyre, e megjithatë gjymtyrët shërbej-në secili sipas karakterit të veçantë që iu përket…, dhe në njëjtën kohë, bash tek kjo veçanti destini i tyre individu-al dhe kuptimi i personalitetit të tyre përmbushet, për aq sa marrin pjesë tek “e tëra”.31

Si një entitet historik kjo “e tërë” su-pozohet të përfshijë tërësinë e ngjar-jeve dhe marrëdhënieve historike: brenda saj “përmban si idenë nacio-nale, ashtu edhe atë sociale”.32

Pamë se përjashtimi i “të tërës” prej procesit të veprimit racional ishte një gabim i pafalshëm nga ana e teo-risë liberale.

Ato kërkesa të liberalizmit që ka-përcejnë ruajtjen dhe shfrytëzimin e pronës private dhe arrijnë të synojnë një plan racional për praktikat njerë-zore, që të realizohen, kanë nevojë pi-kërisht për planifikimin racional të “së tërës” së marrëdhënieve të prodhimit brenda së cilës duhet të jetojnë indi-vidët. Primacia e “të tërës” ndaj indi-vidëve është reale, për sa kohë format

e prodhimit dhe riprodhimit jetësor, që janë “të përgjithshme”, iu jepen paraprakisht individëve, dhe për sa kohë që organizimi i përshtatshëm i këtyre formave është parakusht për lumturinë e njerëzve. Por, i zhveshur prej përmbajtjes ekonomike dhe sociale koncepti i “të tërës” nuk ka absolutisht asnjë kuptim konkret në teorinë sociale. Siç do të shohim edhe versioni organik i teorisë sociale, pra interpretimi...

Ardian Vehbiu

Shumë prej nesh mendojnë, në mënyrë intuitive, se demokracia është sistem politik që u krijon mundësinë më të mirëve të qeverisin; ose, të pak-tën, atyre që konsiderohen si më të mirët, nga masa e zgjedhësve.

Natyrisht, këtu mbetet për t’u për-caktuar se ç’kuptohet me “të mirë”; meqë politika dhe morali nuk janë ve-tvetiu të bashkëmatshme. Megjithatë, përsëri po të ndiqet intuita, masa e zgjedhësve duhet të sjellë në pushtet ata individë që, më shumë e më mirë se të tjerët, janë në gjendje të mbrojnë interesat e një shumice zgjedhësish dhe të punojnë për mbrothësinë e përgjithshme të komunitetit.

Që këtej, me të drejtë mund të supo-zohet se këta individë të përzgjedhur do të jenë jo vetëm të përgatitur pro-fesionalisht për të ushtruar pushtetin, por edhe të ndershëm dhe të për-kushtuar, ose të gatshëm për t’u shër-byer të tjerëve (publikut).

Në praktikë, mjafton të ndjekim re-agimet e opinionit publik në Shqipëri, drejtpërdrejt ose të ndërmjetësuara nga mediat, për të parë sa e gjallë mbetet shpresa që një ditë të vijnë në pushtet ata që e meritojnë, ose “të mirët”, për të zëvendësuar këta të so-tmit, të korruptuarit, ose “të pamirët”; me ç’rast edhe politika i lan duart, duke u shndërruar pafajësisht në te-atër etik (morality play).

Mirëpo ideja se demokracia lejon përzgjedhjen e më të mirëve mund të kritikohet nga shumë anë. Që dik-ush të zgjidhet, duhet të dëshirojë të zgjidhet, ose ta kërkojë karrierën po-litike; dhe individët që kërkojnë votën e zgjedhësve për të kënaqur ambiciet e tyre politike nuk janë medoemos edhe më të mirët, nga pikëpamja eti-ke ose profesionale.

Nga ana tjetër, këta kandidatë për të dalë në krye të vendit, i janë nën-shtruar përzgjedhjes paraprake bren-da partive politike, e cila edhe ajo nuk ndjek zakonisht kritere rreptësisht etike; por u përshtatet rrethanave dhe nevojave të grupeve të interesave.

Nëse politikanët shquhen për diçka, kjo diçka nuk mund të jetë veçse aftësia për të bërë politikë – çka nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me profilin etik, gatishmërinë për sakrifi-ca, transparencën dhe ndjenjën e për-gjegjësisë ndaj zgjedhësve.

Politikanit të sotëm i kërkohet të jetë i palodhur, këmbëngulës dhe i zoti për të komunikuar sidomos me mediat; sikurse i kërkohen aftësi të mëdha për rrjetëzim, ose për të kriju-ar sisteme lidhjesh të shumëfishta, za-konisht konvergjente; në një kohë që virtyte të tilla elementare si drejtësia, ndershmëria dhe shpirti i sakrificës nuk luajnë ndonjë rol vendimtar në realizimin e ambicieve politike.

Në rrethanat kur sistemi demo-kratik, në vetvete, nuk e zgjidh dot çështjen morale në politikë, pa-varësisht nga tashmë e mirënjohura urtësi e turmave (wisdom of the crowd ose vetia e shumicës për të gjykuar më drejt e më saktë se individët), ku duhet kërkuar zgjidhja?

Ja çfarë sugjeron një peshë e rëndë

– Karl Popper-i:Unë jam i bindur se, kur e shprehu

problemin e politikës në formën ‘Kush duhet të sundojë?’, ose ‘Vullneti i kujt duhet të jetë suprem?’, etj., Platoni kri-joi një pështjellim jetëgjatë në filozo-fi. Ky pështjellim i ngjan, në fakt, një tjetri që ai krijoi në lëmin e filozofisë morale, kur identifikoi [...] kolektiviz-min me altruizmin. Nuk ka dyshim se, pasi të jetë bërë pyetja ‘Kush duhet të sundojë?’, është e vështirë të shman-gësh përgjigje të tilla si ‘më të mirët’, ose ‘më të urtët’, ose ‘sundimtarët e lindur’, ose ‘ai që zotëron artin e të sunduarit’ (ose, ndoshta, ‘Vullneti i përgjithshëm’, ose ‘Raca sundimtare’, ose ‘Klasa punëtore’, ose ‘Populli’). Por një përgjigje e tillë, edhe pse mund të tingëllojë bindëse – meqë askush nuk do të ngrihej të propozonte se duhet të sundojnë ‘më të këqijtë’, ose ‘bu-dallai më i madh’, ose ‘skllavi i lindur’ – është [...] e padobishme.

Para së gjithash, një përgjigje e tillë ka të ngjarë të na bindë se një pro-blem themelor i teorisë politike është zgjidhur tashmë. Por po t’ i afrohemi teorisë politike nga një këndvështrim

tjetër, atëherë do të shohim se nuk kemi zgjidhur ndonjë problem the-melor, por thjesht i kemi kaluar anash, duke supozuar se pyetja ‘Kush duhet të sundojë’ është e natyrës theme-lore. Meqë edhe ata që pajtohen në këtë pikë me Platonin, e pranojnë se sundimtarët politikë nuk janë gjith-një ‘të mirë’ ose ‘të urtë’ aq sa duhet (nuk duhet të vrasim mendjen këtu për kuptimin preciz të këtyre terma-ve), dhe se nuk është aspak e lehtë të sjellësh në jetë një qeveri, në mi-rësinë dhe urtësinë e së cilës mund të mbështetesh në mënyrë implicite. Nëse e pranojmë këtë, atëherë du-het të pyesim se mos duhet vallë që mendimi politik të marrë parasysh, që në krye, mundësinë e qeverisjes së keqe; ose mos duhet që të përgati-temi për udhëheqësit më të këqij, dhe të shpresojmë për më të mirët. Por kjo fton për një qasje të re ndaj proble-mit të politikës, sepse na detyron ta zëvendësojmë pyetjen Kush duhet të sundojë?me pyetjen tjetër: Si mund t’i organizojmë institucionet politike në mënyrë të tillë, që sundimtarët e këqij ose inkompetentë të mos lejohen të

bëjnë shumë dëme?Kush beson se pyetja e parë është

themelore, supozojnë, në heshtje, se pushteti politik është, në thelb, i pa-kontrolluar (unchecked). Supozojnë se dikush e ka këtë pushtet – një indi-vid ose një entitet kolektiv, i tillë si klasa. Supozojnë se kush e ka pushtetin mund të bëjë praktikisht çfarë dëshiron dhe sidomos se ai mund ta forcojë pushtetin e vet, duke e bërë edhe më të pakufizu-ar ose të pakontrolluar. Supozojnë se pushteti politik është, në thelb, sovran. Nëse e bëjmë një supozim të tillë, atëherë, vërtet, pyetja se ‘Kush do të jetë sovrani?’ është e vetmja pyetje e rëndësishme që mbetet për t’u bërë.

Këtë supozim unë do ta quaj teoria e sovranitetit (të pakontrolluar) [...]

Unë prirem të besoj se sundimtarët rrallë herë kanë qenë mbi mesataren, edhe moralisht edhe intelektualisht; madje shpesh kanë qenë nën mesa-taren [...] Sikurse gjithashtu besoj se është e arsyeshme të adoptosh, në politikë, parimin se duhet të përgati-tesh për më të keqen sa më mirë që të mundesh, duke u përpjekur, në të njëjtën kohë, për të arritur më të mi-

rën. Më duket çmenduri që t’i mbësh-tetim përpjekjet tona politike në shpresën e zbehtë se do të kemi suk-ses në përzgjedhjen e sundimtarëve në mos të shkëlqyer, së paku kompe-tentë.”

[The Open Society and Its Enemies, Vol. 1, Princeton University Press, 1971, f. 121-123; përkthimi im, 2Xh].

Ky pasazh do të jetë i mirënjohur për të gjithë studentët dhe studiuesit e shkencave politike; por unë e solla këtu më tepër për të ilustruar bindjen time se një pjesë e mirë e probleme-ve të rënda politike që po ia marrin frymën shtetit dhe shoqërisë shqipta-re ka të bëjë me kontradiktën flagran-te midis sistemit demokratik të adop-tuar me kushtetutë dhe që i përgjigjet, në thelb, filozofisë popperiane të shoqërisë së hapur (dhe veçanërisht sistemit të checks and balances që ia kufizon korrupsionin sundimtarit) nga njëra anë, dhe bindjes së rrënjosur the-llë në publik se sovrani është i mirë dhe se ai nuk mund të qeverisë veçse në mënyrë totale (të pakontrolluar).

Me fjalë të tjera, kontradikta ka të bëjë me atë që një shoqërie që so-vranitetin ende e mendon në mënyrë platonike i është imponuar, nga lart, një sistem politik dhe institucional në thelb popperian.

Ne ende kërkojmë, pa u lodhur kurrë, të gjejmë sundimtarin e për-sosur, ose personin që do të na udhëheqë nga errësira në dritë; ma-dje edhe vetë liderët politikë e be-sojnë këtë, në momente epifanike përballë turmave në mitingjet. Me-galomanisë së liderëve i përgjigjet, si kundërpeshë, denigrimi që u bëhet po këtyre liderëve nga kundërshtarët dhe mediat përkatëse. Martesa e pa-lumtur, brenda sistemit të adoptuar në Shqipëri, midis pushtetarëve që besojnë në sovranitetin e tyre të pa-kufizuar dhe pluralizmit të garantuar me kushtetutë dhe të imponuar nga lart, bën që politika të mbetet peng i përhershëm i çështjes morale. E kotë të shtoj që nga ky pështjellim mund të dalim vetëm duke forcuar instituci-onet; aq më tepër që askush nuk më duket ta ketë të qartë, duke përfshi-rë edhe popperianët më të flaktë në Tiranë, se çfarë institucionesh duhen forcuar pikërisht.

Martesa e palumtur, brenda sistemit të adoptuar në Shqipëri

VargonjtëEnde kërkojmë, pa u lodhur kurrë

Page 3: Gazeta Nr. 25

3E mërkurë 31 | Mars 2010 | 3

Albin Kurti

Me këtë privatizim, Kosova po bëhet sikur ai peshku te romani Pla-ku dhe Deti i Hemingway-it: një pe-shk i madh por që nuk do ta sjellësh dot në breg. Peshkaqenët e shumtë rreth e rrotull vetëm skeletin kanë për t’ia lënë. Tepër gjatë ka hequr e është munduar populli ynë porsi pla-ku i Hemingway-it. Nuk duhet ta pra-nojmë epilogun e njëjtë, nuk duhet të lejojmë që gjithçka të përfundojë te peshkaqenët.

PTK-ja është sikur ajo pula që bën vezë të arta. Por, pronari i saj, Qeveria e Kosovës, ka vendosur që ta shesë pulën. Nuk është dakord që t’i shesë eventualisht vetëm vezët e arta. Kush përfiton nga kjo shitje? Qeveritarët gjithsesi, Kosova kurrsesi.

Gjysmë miliard euro të fondit të privatizimit vazhdojnë të mbesin jas-htë vendit. BQK-ja si klient i bankave jashtë vendit ku këto para janë, nuk do që t’i kthejë ato mjete në Kosovë. Shefi i ICO-së, Pieter Feith, pat de-klaruar që ky fond duhet të mbetet jashtë vendit për shkaqe të sigurisë. Ndërkohë, pikërisht vendet perëndi-more ku ndodhen paratë e Kosovës i kishte kapluar kriza financiare glo-bale, ndërsa bankat e huaja në Ko-sovë vazhdojnë të kenë vetëm 4% kredi të këqija.

Pse ky privatizim na qenka i do-mosdoshëm? Pse duhet shitur ndër-marrjet publike ose shoqërore? Pse edhe atëherë kur ato janë fitim-prurëse e të suksesshme? Pse po e zhdukin të përbashkëtën e qyte-tarëve? Pse ky sulm mbi publikun dhe shoqërinë, mbi pasuritë publike e shoqërore? Pse bëhet privatizimi para dekolonizimit (gjë që i mun-dëson Serbisë hise në Kosovë)? Pse Kuvendi i Kosovës nuk e miraton li-gjin për dekolonizim para çfarëdo privatizimi? Pse duhet vazhduar me privatizimin përkundër mbetjes së mjeteve të deritanishme të privatizi-mit jashtë vendit? Pse pa i futur ato në zhvillim njëherë? Pse duhet pri-

Me këtë privatizim, Kosova po bëhet sikur ai peshku te “Plaku dhe Deti”

Peshk a qen?Privatizimi i këtillë është plaçkitje

vatizuar pasuria pa e pasur njëherë planin zhvillimor afatshkurtër, afa-tmesëm e afatgjatë? Pse duhet pri-vatizuar pa e regjistruar njëherë tërë pasurinë tonë tokësore e nëntokëso-re, pa e ditur paraprakisht se sa të pasur jemi saktësisht? Pse duhet pri-vatizuar përderisa nuk jemi sovranë, dhe në mungesë të integritetit terri-torial? Pse nuk ka kurrfarë debatesh për këto privatizime? Pse nuk paras-hihet referendumi gjithëpopullor për pasuritë kapitale? Pse Kosova si ven-di më i varfër në Evropë duhet pri-vatizuar resurset e saj, në kohën kur vendi më i pasur në botë, ShBA-ja, e merr nën kontroll industrinë e vet?

Këto pyetje, dhe shumë të tjera, nuk kanë përgjigje për shkak se, para së gjithash, janë pyetje të ndaluara. Pse, kur, qysh dhe çka të privatizohet nuk lejohet të diskutohet në Kosovë. Sep-se, gjithçka duan ta privatizojnë sa më shpejtë, dhe për pasojë, sa më lirë. Për çështjet madhore ekonomi-ke, në Kosovë lejohen diskutime e polemika pas marrjes së vendimeve kryesore, jo para tyre. Dhe mandej

këto lloj debate shërbejnë zakonisht si legjitimim posteriori i vendimeve të marra e jo kontribut në cilësinë e vendimeve që duhet të merren. Prandaj nuk është e rastësishme që i gjithë problematizimi i privatizimit konsiston në (mos)transparencën e tij. Vetëm kaq lejohet dhe vetëm kaq ka kuptim në një situatë kur vendimet tashmë janë punë e kryer. Jo vetëm që i shesin ndërmarrjet e Kosovës, por duan ta shesin edhe lajmin për këtë si një çështje të mirë për Kosovën.

Gabimisht dhe me keqdashje pri-vatizimi konsiderohet si e vërteta e dëshmuar e organizimit dhe planifi-kimit të ekonomisë. Gabimisht dhe me keqdashje zhvillimi ekonomik në Kosovë është paraqitur si zhvillim i privatizimit.

Hajnitë e politikanëve janë suple-ment dhe produkt i privatizimit. Nëse është e lejueshme që pasuria e Ko-sovës t’i jipet për pak para një njeriu privat, nëse ajo që është e të gjithëve bën që të bëhet e ndonjërit, atëherë politikanët kollaj kalojnë në anën e këtij ‘ndonjëri’ privat. Popullsia e var-

atij brezi. Është në dorën tonë që t’ia mundësojmë ose pamundësojmë ar-dhmërinë brezit që do të vie.

Zërat që thonë se duhet t’i she-sim ndërmarrjet meqë ne nuk kemi kapacitete menaxhuese dhe kuadro të afta, janë shprehje e racizmit ndaj neve vendësve. Niveli i pakënaqshëm arsimor i shqiptarëve nuk është pa-sojë e karakterit të shqiptarëve, por e sistemit të shkollimit. Shqiptarët që janë në diasporë nuk janë më të do-bët në mësime se bashkëmoshatarët e tyre perëndimorë. Fundja, nëse na mungon ndonjë ekspert, atëherë e marrim në punë dikë nga jashtë, por s’kemi pse i shesim pasuritë. Ose, le t’i dërgojmë njerëzit në shkollim a trajnim jashtë vendit për hir të profe-sionalizmit dhe ekspertizës, por le të mos i shesim ndërmarrjet tona.

Industria e pakët e mbetur është industri ekstraktuese e jo përpunue-se, madje në përmasa shumë më të këqija sesa në kohën e ish Jugoslla-visë kur në Kosovë protestohej me parullën “Trepça punon, Beogradi ndërton”. Feronikeli sot është gjit-hsesi shembull i eksploatimit neo-kolonial: është shitur fare lirë, i jipet energji elektrike pa kufizim nën çmi-min e importit, e bile edhe nën atë të prodhimit, ndërkohë që Kosova im-porton mallra të prodhuar nga lënda e parë e nxjerrur në Kosovë.

Me këtë privatizim, Kosova po bëhet sikur ai peshku te romani Pla-ku dhe Deti i Hemingway-it: një pe-shk i madh por që nuk do ta sjellësh dot në breg. Peshkaqenët e shumtë rreth e rrotull vetëm skeletin kanë për t’ia lënë. Tepër gjatë ka hequr e është munduar populli ynë porsi pla-ku i Hemingway-it. Nuk duhet ta pra-nojmë epilogun e njëjtë, nuk duhet të lejojmë që gjithçka të përfundojë te peshkaqenët.

EULEX-i sigurisht që nuk e kishte asnjëherë ndërmend që ta kap kurr-farë ‘peshku të madh’ prej politikani të rëndësishëm e të korruptuar. Ka diçka prej qeni e jo peshku te ata politikanë. Peshku i madh është vetë Kosova.

fëruar dhe disa klane të pasuruara janë dy anët e së njëjtës monedhë të transicionit që e shënon privati-zimi. Lufta na e shkatërroi pasurinë kurse privatizimi po e tret atë që na mbeti. Privatizimi është luftë kundër shoqërisë me mjetet tjera. Midis po-pullsisë së varfëruar dhe gjithnjë e më të varfër dhe disa privatistëve të pasuruar dhe gjithnjë e më të pasur, politikanët me lehtësi dhe shpejtësi përfundojnë te grupi i dytë meqe-nëse politikisht dhe juridikisht ata janë bërë facilitatorët e këtij procesi që varfëron shumicën dhe pasuron pakicën.

Privatizimi i këtillë është plaçkitje e pastër e asaj që trashëguam nga brezat paraardhës dhe asaj që do të duhej t’ua lëmë trashëgim brezave pasardhës. Përgjegjësia e Qeverisë për këtë shpronësim final të shoqëri-së nuk është vetëm aktuale por edhe historike – ajo e tejkalon gjenera-tën tonë. Kjo që kemi nuk e krijuam vetëm ne dhe nuk na takon vetëm neve. Ne jemi ardhmëria e brezit që shkoi pikërisht duke iu falenderuar

Leksioni i Alain Badiusë mbi Hipotezën Komuniste në New York, është mbajtur pas fitores së Presidentit Barack Obama në ShBA

A do të jetë përgjithmonë e paragjykuar fjala KomunizëmJu falenderoj që jeni sot këtu. Është një ve-

prim i guximshëm të flasësh mbi Komunizmin pas fitores së Barak Obamës dhe në momen-tin kur ekziston një krizë e ashpër kapitaliste. Gjithsesi, ta bësh këtë në një teatër në New York është e mrekullueshme.

Do t’ja nis nga dy gjëra krejt të ndryshme. Në njërën anë disa përcaktime tepër abstrak-te dhe nga ana tjetër disa pika tepër kon-krete në lidhje me fitoren e Obamës. Do të jetë pikërisht nga këndvështrimi i këtyre të dyjave, të përcaktimeve filozofike dhe studimit konkret të mendimit bashkëkohor, me anë të të cilave do t’ju prezantoj fjalën tashmë të vjetër Komunizëm.

Kështu pra, së pari përkufizimet. Unë emërtoj “ngjarje”, një thyerje në dispozitën normale të trupave dhe mënyrat normale të një situate partikulare. Ose nëse ju doni emër-toj “ngjarje” një thyerje të ligjeve të situatës.

Pra, në vetë rëndësinë e saj, një ngjarje nuk është realizimi/ndryshimi i një mundësie që banon brenda situatës. Një ngjarje është krijimi i një mundësie të re. Një ngjarje nuk ndryshon vetëm realen, por gjithashtu dhe të mundshmen. Një ngjarje nuk është në nivelin e mundësisë së thjeshtë, por është në nivelin e mundësisë së mundësisë.

Unë quaj “gjendje” ose” gjendjen e situa-tës” sistemin e ndrydhjeve, i cili në mënyrë precize limiton mundësinë. Për shembull sot unë emërtoj gjendjen e situatës tonë, ekonomi kapitaliste, formë e konstitucionale e qeve-risjes, ligjet e vërteta në lidhje me rendin e punës, policisë, ushtrisë dhe kështu me radhë – e gjithë kjo përbën gjendjen e situatës tonë. Gjendja përcakton çfarë është e mundshme dhe çfarë nuk është. Pra, një ngjarje është gjithmonë diçka që ndodh përtej gjendjes.Dhe pikërisht aty ndodhet ndryshimi midis

ngjarjes dhe një fakti të thjeshtë.Unë emërtoj “proçedurë të së vërtetës”

ose “të vërtetë” organizimin e pasojave të një ngjarjeje. Procesin ose ose faktin e emërtimit të procesit të asaj çka e pason një ngjarje.

Dhe quaj “fakte” pasojat e ekzistencës së gjendjes.

Pra, e vërteta nuk është e përbërë thjesht nga faktet. Kjo është pikëpamja që dëshiroj të theksoj. E vërteta është gjithashtu ardhja/bër-ja e një subjekti të ri, e subjektit të ri kolektiv, atëherë kur ngjarja është politike. Duke iu referuar këtij subjekti të ri kolektiv, mund te flitet për krijimin e të vertëtës. Duke iu referu-ar gjendjes, mund të flitet për fakte historike. Për shembull, revolucioni i Tetorit 1917 në Rusi është krijimi i një të vërtete të re politike . Në të njëjtin vend, fitorja e Bashkimit Sovjetik mbi Gjermaninë Naziste më 1945 është një fakt hi-storik. Për të njëjtën histori, e cila ndodh herë

nga ngjarjet dhe herë nga faktet historike. Dhe ja më në fund një pikë historike. Në

fakt aty ku ajo e shndërron marrëdhënien midis identiteteve të individëve dhe identitetit të pushtetit. Për shembull, kur Lula u zgjodh president i Brazilit, ky ishte vetëm një fakt i thjeshtë dhe jo një ngjarje e transhendencës historike. Sepse kjo ishte hera e parë që një punonjës i thjeshtë mbante postin e drejtuesit të shtetit.

Identitete të tilla si “punëtor”, “gej”, “zezak”, “femër”, “çifut”, “rini”, “i vogël”, “ko-këkuq”, etj.., nuk kanë asnjë rëndësi në qeni-en e vërtetë të politikës e cila është universale ose e përgjithshme. Por marrëdhënia midis këtyre predikateve, identitetit dhe pushtetit, mund të jetë e një vlere të thjeshtë duke patur parasysh aksionin e gjendjes...

(Vijon në faqen 12-13)

Page 4: Gazeta Nr. 25

E mërkurë 31 | Mars 2010 | 4

Itali: Kur politika abuzon me lirinë e shtypit dhe të shprehjes

Brunilda Ternova

Sistemi kompleks i radiotelevizi-onit publik në Itali lidhet ngusht në mënyrë të veçantë me zhvillimin hi-storik dhe elementet karakterizues të shoqërise italiane. Është e qartë për gjithkënd, e sidomos për të huajt, që sektori i informacionit dhe i teleko-munikacioneve në Itali mbizotërohet nga interesa të forta politike të njëa-nëshme dhe kjo vihet re nga mungesa e theksuar e parimit të pluralizmit të këtij informacioni.

Parimi i pluralizmit përfaqson të drejtën e informimit dhe të zgjedhjes së informacionit e cila garantohet me Kushtetutë. Duke ju referuar lidhjes së ngushtë që egziston midis plura-lizmit të informacionit dhe demokra-cisë, liria e shprehjes në një botë të qytetëruar është thememlore dhe mbrohet me ligj. Asaj i janë kushtuar edhe dy nene të Deklaratës Universa-le të të Drejtave të Njeriut të vitit 1948. Liria e shprehjes është e sanksionuar edhe në nenin 10 të Konventës Evro-piane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore. Shkelja e Nenit 10 të Konventës i jep të drejtë qytetarëve për të apeluar në Gjyka-tën Evropiane të të Drejtave të Njeri-ut kundër një shteti përkatës, për tu dëmshpërblyer edhe moralisht, në qoftë se janë shterur të gjitha mjetet juridike të mundshme.

Kështu në Itali egziston neni 21 i Kushtetutës italiane ku thuhet se: “Të gjithë kanë të drejtë të shprehin lirshëm mendimet e tyre me fjalë, me shkrim ose çdo mjet tjetër të komunikimit.

Shtypi nuk mund t’u nënshtrohet autorizimeve ose censurave.”

Gjykata Kushtetuese Italiane me vendimin nr. 420/1994, deklaroi se: “Është e nevojshme garantimi maksi-mal i pluralizmit të jashtëm, me qëllim përmbushjen nëpërmjet një pluralite-ti zërash konkurruese, të së drejtës së qytetarëve për informacion.”

Dekreti legjislativ n. 259 i vitit 2003 mbi komunikacionet elektronike du-het te garantoje pluralizmin, liritë, objektivitetin dhe korrektesine ne tra-smetimet radiolelevizive publike dhe private. Pra me pak fjalë këto nene dhe ligje duhet të garantojnë admini-strimin e telekomunikacionit publik të pavarur dhe autonom. Pohimi i lirisë kundrejt pushtetit ka patur si armë kryesore pikërisht mjetet e komuniki-mit që qytetari të fitoj pozitivisht dhe ligjërisht të drejtat dhe liritë si: lirinë e shprehjes së mendimit, lirinë e shty-pit, lirinë e informacionit, etj.

Po a ndodh vërtet kështu në reali-tet? A garantohet manifestimi i lirive dhe të drejtave publike që mjetet e komunikimit duhet të ofrojnë? Duke marrë shtysë nga një sërë ngjarje-sh që kanë ndodhur në Itali kohët e fundit mund te themi se de facto nuk ndodh kështu. Ajo që po ndodh në vi-tet e fundit në Itali po prek surrealen. Ka shumë për të thënë e për të shtuar që të përshkruhet sado pak gjendja e degradimit të institucioneve de-mokratike në Itali, por në mënyrë të veçantë le të përqëndrohemi në ngjarjen e fundit që ka të bëjë me pe-zullimin e emisioneve ‘AnnoZero’ të

drejtuar nga Michele Santoro në ka-nalin Raidue dhe ‘Ballarò’ të drejtuar nga Giovanni Floris në kanalin Raitre.

BERLUSKONI NËN HETIMNë datë 12 mars 2010 gazeta ‘Il Fatto

Quotidiano’ (shq. Fakti i Përditshëm) – që është një gazetë e pavarur dhe që ka refuzuar financimet publike mbi editorinë – do të shkruante në faqen e parë: “Silvio Berluskoni, Augusto Min-zolini – drejtori i rubrikes së lajmeve të Rai1, dhe Giancarlo Innocenzi – ko-misari i Autoritetit për Garancite mbi Komunikimin (Agcom-Autorità per le Garanzie nelle Comunicazioni) janë nën hetim në procedurat e hapura nga Prokura e Trani-t e udhëhequr nga prokurori Michele Ruggiero.”

Konkretisht sipas akuzës rezulton që Berluskoni të jetë nën hetim për mashtrim e kërcënim të një Trupi Po-litik administrativ ose juridik (nenet 317 dhe 338 të Kodit Penal). Krime këto të kryera në dëm të Institutit Ga-rantues të Komunikacioneve ndaj të cilit ka ushtruar presion për mbylljen urgjente të emisionit ‘AnnoZero’. Pre-sione këto që Giancarlo Innocenzi ka mohuar që të jenë kryer ndaj tij por që faktikisht janë bëre ashtu si rezulton edhe nga përgjimet telefonike të bise-dave midis kryeministrit dhe Komisarit të AGCom. Për këtë arsye ky i fundit akuzohet për favorizim. Ndërsa Augu-sto Minzolini, hetohet për shkelje dhe nxjerrjen e fshehtësisë hetimore.

Sipas gazetës së pavarur “Il Fatto quotidiano”, gjatë hetimit janë për-gjuar telefonata që dëshmojnë pre-sionet dhe ndërhyrjet e kryeministrit

italian Berluskoni kundër emisionit ‘AnnoZero’ të Michele Santoro. He-timet janë kryer nga Garda e Finan-cës dhe gjykatësit e prokurës nuk kanë dashur të bëjnë asnjë koment në lidhje me hetimet. Në përgjimet telefonike, që datojnë katër muaj më parë e që si fillim kishin të bënin me hetimet në lidhje më kartat e kreditit dhe fajdetë, lexohet nëpër dosje emri i Berluskonit, i Giancarlo Innocenzi dhe Augusto Minzolini. Të gjithë – si-pas gazetës – diskutojnë në lidhje me tv publike Rai dhe emisionet e saj. “Prokura – shkruan gazeta – dëgjon presionet dhe ankesat e kryeministrit për emisionin ‘AnnoZero’, të drejtua-ra Giancarlo Innocenzi-t, duke e ftuar në mënyre shumë të qartë që të mbyll programin.” Në një nga këto telefona-ta kryeministri ankohet për prezencën e drejtorit të gazetës ‘La Repubblica’ – Ezio Mauro dhe të themeluesit të saj Eugenio Scalfari në një tjetër emision që ai urren, ‘Parla Con Me’ të drej-tuar nga Serena Dandini. Innocenzi nga ana e tij e siguron vazhdimisht kryeministrin se ka për ta ‘zgjidhur’ problemin duke u treguar i gatshëm për të mobilizuar disa nga zyrtarët e tij si konsulentë në këtë çështje. Kon-kretisht, institucionit të Autoritetit për Garancitë mbi Komunikimin – që ka si detyrë mbrojtjen e paanshmërisë së informacionit – duhet ti mbërrijnë relacione dhe raporte për të vepru-

ar kundër emisionit ‘AnnoZero’ dhe

mbylljes së tij. Po aq skandaloze e te

pasura me detaje kompromentuese janë

edhe telefonatat që Innocenzi i ka bërë

drejtorit të përgjithshëm të Rai-t, Mauro

Masi, në të cilat ankohet për presionin

e vazhdueshëm e të përditshëm që i bën kryeministri Berluskoni.

I gatëshëm për të plotësuar nevojat e kryeministrit – sipas gazetës “Il Fatto Quotidiano” – është edhe drejtori i ru-brikës së lajmeve Tg1, Augusto Min-zolini, që është shprehur gjithashtu se do të marrë masa paraprake.

PEZULLIMI NËN PRETEKSTIN E FUSHATËS ELEKTORALE

Më datën 1 mars u mblodh Këshilli Adminsitrativ i Rai-t për një seancë të posaçme mbi aplikimin e rregullores së Komisionit Mbikëqyrës të komini-kimit politik para-zgjedhor, i cili ven-dos me propozimin e Drejtorit të Për-gjithshëm Mauro Masi, të pezullojë të gjitha emisionet politike për muajin e fundit para votimit. Pra, gjatë gjithë mu-ajit mars pezullohen emisionet e televi-zionit publik si ‘AnnoZero’, ‘Ballarò’, ‘Porta a Porta’, ‘L’ultima parola’.

Ky vendim ngjalli reaksione të forta dhe jo pak polemika për vet parregu-llsitë që përmban në vetvete. Madje edhe vet Presidenti i Rai-t, Paolo Ga-rimberti, u shpreh se ka dyshime se-rioze në lidhje me kushtetutshmërinë e disa pjesëve të rregullores, ashtu si është pranuar qartazi edhe nga një ish-president i Gjykatës Kushtetuese. “Si gazetar liberal – shprehet Garimber-ti – e konsideroj vendimin plotësisht negativ pasi dëmton në mënyrë të konsiderueshme imazhin e Rai-t. Në këtë mënyrë preken interesat e pu-blikut të cilit i mohoet e drejta e cila i korrespondon një detyrimi specifik të shërbimit publik: atë të dhënies së

informacionit! Në këtë mënyrë jepet një sinjal negativ në drejtim të drejtu-esve të emisjoneve duke supozuar se ata nuk janë në gjendje të menaxhojnë hapësirat e caktuara për ta. Unë hedh poshtë idenë se kolegët dhe gazetarët nuk janë në gjendje të veprojë me me-nçuri dhe ekuilibër në punën e tyre.”

Reagon Presidenti i AGCom Corra-do Calabrò: “AGCom është një au-toritet institucional i pavarur dhe autonom, i cili nuk ka ushtruar kurrë çensur parandaluese. Ne flasim me anë të veprimeve tona e këto veprime demonstrojë në mënyrë të pamohu-eshme pavarësinë e këij institucioni dhe autonominë e mendimit gjykues.”

“Është diçka shumë e rëndë dhe e paparë ndonjëherë – shprehet Santo-ro në lidhje me presionet e kryemi-nistrit për mbylljen e emisionit që ai drejton. – Shpresoj se autoritetet më të larta shtetërore do ndërhyjnë. Unë i vetëm, për një kohë shumë të gja-të, kam kryer një betejë të vetmuar kundër një albitri që duhet të jetë ne-utral por që në të vërtet është ndarë në ngastra partie. Mendoj se tani po zbulohet në të gjithë shqetësimin se-rioz karakteri i albitrit fallco që ka Au-toriteti për Telekomunikacionet. Për më tepër, mjafton të lexosh listën e anëtarëve të Autoritetit për të kuptuar se në vënd që të sigurojnë paanësinë e vendosur nga Kushtetuta për autori-tetin e garantuar, e vetmja gjë që ga-rantojnë është ndarja në fraksione.“

PRECEDENTËT E MËPARSHËMDuket se impenjimi dhe objektivi

i kryeministrit italian kohët e fundit është pikërisht mbyllja e gojës së gazetarëve të bezidishëm në Itali të cilat nuk janë të parat në llojin e vet. Mjafton të kujtojmë të ashtuquajturin ‘Urdhërin Bullgar’ (it. Editto Bulgaro) i cili ka të bëj me një deklarat të krye-ministrit të lëshuar më 18 Prill 2002 në një konferencë shtypi gjatë një vizite në Bullgari. Gjatë kësaj konference ai u shpreh se ishte kryer “një përdorim kriminel i tv publike nga ana e gaze-tarëve Enzo Biaggi, Michele Santoro dhe komikut Daniele Luttazzi” duke pohuar më pas se “ishte një detyrë e qartë e udhëheqjes së re Rai mos leji-mi i përsëritjes së ngjarjeve të tilla”. Të tre personazhet në fjalë më pas nuk punuan më në Rai për vite me radhë. Me përjashtim të komikut Lutazzi – që nuk ju ridha asnjëherë mundësia për të punuar në Rai – Santoro dhe Biaggi u rikthyen në punë disa vite me vonë, por pas një sërë peripecish e vendi-mesh gjyqësore në favor të tyre.

Në qershor 2003, gjykata e Ro-mës – falë çështjes gjyqsore që ga-zetari Santoro kishte paraqitur në të – nxjerrë një Urdhëres me të cilën i imponon Rai-t pagimin e dëmshpër-blimit në favor të Santoros, duke i dhënë të drejtën të drejtoj një emisi-

Page 5: Gazeta Nr. 25

5E mërkurë 31 | Mars 2010 |

Agon Hamza

Si duhet të mendohet sot për gjendjen e ligjeve të situatës? Filo-zofi Louis Althusser shkruan se “kur asgjë nuk ndodhë, atëherë Aparatet Ideologjike Shtetërore kanë funksio-nuar perfekt”. Kjo thënie e Althusser e përmbledhë relativisht mirë gjen-djen e situatave sot në Kosovë, në kuptimin e efikasitetit të hegjemoni-së aktuale ideologjike. Pyetja që du-het shtruar është ajo e funksionimit të Aparateve Ideologjike Shtetërore në kuadër të predikamentit aktu-al ideologjik. Aparatet Ideologjike Shtetërore janë garantuesi i pre-dikamentit ideologjik. Dy vërejtje bazike janë të domosdoshme: a) Aparatet Ideologjike janë shumësi, dhe 2) ideologjia kurrë nuk është një (në rastin më të mirë, në fushën shoqërore ekzistojnë së paku dy ideologji). Lista e Aparateve Ide-ologjike Shtetërore është shumë e përgjithshme dhe atë e dijmë të gjithë: aty bëjnë pjesë familja, shko-llat, institucionet arsimore, religjioze, mediat, etj. Në anën tjetër, hapësira shoqërore kurrë nuk është e mbu-luar nga një ideologji e vetme (p.sh, ekziston ideologjia borgjeze, si ide-ologji hegjemonike, dhe ajo e prole-tariatit). Në hapësirën shoqërore e politike, të gjithë, pa dallim, e luajnë rolin e tyre: ose si aparate ideologji-ke, ose si subjekte të interpeluara ideologjikisht.

Por, pse në Kosovë nuk ndodhë asgjë? Si është e mundur që në një vend ku sipas raporteve të fundit, varfëria është mbi 45%, ndërsa rreth 15% jetojnë në varfëri të skaj-shme, një vend në të cilin, qytetarët e tij bëjne jetë tërësisht të zhveshur politike e ekonomike (pa kurrëfarë

on me karakter «thellimi gazetaresk në oret e mbrëmjes duke e pajisur edhe me burimet e duhura njerëzore, materiale dhe teknike për të siguruar suksesin e emisionit, në kushte ekui-valente me ato të programeve të më-parshëm». Kjo Urdhëres nuk u zbatua asnjëherë, madje edhe pas një Kër-kese të AGCom e cila i bënte thirrje Rai-t “në respekt të parimeve të plu-ralizmit, objektivitetit e plotësimit dhe paanshmërisë.” Mosmarrëveshja në mes të televizionit publik italian dhe Santoros zgjati deri në 26 janar 2005. Më pas Santoro rimerr aktivitetin e tij si gazetar dhe drejtues emisionesh pran Rai-t, me programin ‘AnnoZero’ që nisi të trasmetohet në RaiDue më 14 shtator 2006. Me kthimin në qeveri të Berlusko-nit, rinisin dhe polemikat e tij me San-toron dhe emisionin ‘AnnoZero’ e sido-mos kundër gazetarit Marco Travaglio.

‘RAIPERUNANOTTE’Michele Santoro në konferencën

e tij të shtypit do të shprehej: “Berlu-skoni, filloni të dilni ju nga Rai në vend që të shkruani nëpër gazetat tuaja se duhet të dal unë. Kur filluat të bëni politikë deklaruat se nuk kishit për të prekur as edhe një ‘lule’ ndërsa tani jeni duke punuar të gjith kopshtin e duke shkulur me rrënjë githshka të mirë që ka në të. Kanalet tuaja tele-visive janë në vështirsi prandaj duke hequr Santoron nga RaiDue, kanalet tuaja Mediaset kanë për të bërë gox-ha festë. Kjo është e papranueshme. Berluskoni duhet të mbyll gojën. Unë jam punonjës i Rai-t dhe Berluskoni përfaqson konkurrentin tim sepse ai është pronar i Mediaset. Ai nuk mund të vesh njëhere një xhaketë, dhe pa-staj të vesh një tjetër.”

Në orët e mbrëmjes së datës 25 mars, drejtpërsëdrejti nga pallati i sportit Paladozza të qytetit të Bolo-njës, u shfaq emsioni i auto-financuar ‘Raiperunanotte’ drejtuar nga Miche-le Santoro, organizuar nga Federata Kombëtare e Shtypit Italian (Fnsi: Fe-derazione Nazionale della Stampa Ita-liana) dhe nga Bashkimi i Sindakatave Gazetareske të Rai-t (Usigrai- Unione sindacale giornalisti Rai) si një protestë legjitime kundra çensurës mediatike që po aplikohet aktualisht në Itali.

Emisioni u trasmetua gjithashtu drejtpërsëdrejti në piataformat sate-litare dhe analogjike në kanalet tele-vizive private të: SkyTg24,CurrentTV, Reppublica TV, Teleregione Toscana, Antenna Sud Puglia, TV7, Tv Centro Marche, Telelombardia, Cannale6, Antena3, ÉTV – rete7 Emilia Romagna etj; nga radiot permendim: Radio Po-polare Network, Radio Città Futura, Ecoradio, Novaradio Città Futura, Ra-dio Nostalgia, etj; dhe sigurisht nuk mund të linim pa përmendur lidhjet e shumta streaming në internet dhe So-cial Network-et që dëshmuan një pje-smarrje rekord nga ana e publikut duke kapur shifrën mbi 120 mijë shikues.

Ishin të ftuar: Giovanni Floris, Gad Lerner, Milena Gabanelli, Mario Monicelli, Sandro Ruotolo, Roberto Natale, Franco Siddi i Fnsi, komikët Daniele Luttazzi e Roberto Benigni, karikaturisti Vauro, këngëtarët Mor-gan, Antonello Venditti, grupi muzikor

‘Elio e le Storie Tese’, etj.Lista e emrave të atyre që dhanë

kontributin e tyre për këtë mbrëmje nuk ndalet vetëm tek emrat e njohur te televizonit, por edhe tek ato më pak të njohur, duke përfshir përfaqësues të punëtorëve që janë pa punë ose që rrezikojnë pushimin nga puna në ndërrmarrjet si Delta, Tim dhe Omsa.

Në hapje të emisionit – pas sh-faqjes së imazheve të Benito Mu-solinit paralelisht me ato të Silvio Berlusconit – Santoro do ti drejtohet Presidentit italian, Giorgio Napolitano, me një apel: “I nderuar zoti President në nuk jemi në Fashizëm por disa ngjashmëri me Fashizmin po na me-rakosin….[…] … Këtu u krye një krim seriozisht i madh: ndërhyrjet politike ndaj lirisë së shprehjes. Unë – shtoi ai, duke iu drejtuar gjithnjë Napoli-tanos – nuk dua t’ju tërheq prej xha-kete, unë nuk dua që ju të nënshkru-ani ose të mos nënshkruani, por unë dua të ripërsëris se nëse partitë nuk do të largohen nga Rai, do të mbetet

gjithmonë në konfliktin e interesit. Ne kemi të drejtën, por edhe detyrën të flasim dhe ta vendosim vetveten në kushte që të dëgjohemi nga publiku, duhet që të na dëgjojn.”

Gad Lerner gjatë fjalimit të tij pa-ralajmëroi: “ Censura aktuale e apli-kuar nën pretekstin e periudhës së zgjedhjeve mund të çojë në një pe-riudhë shumë më të gjatë censure. Ndoshta kjo do të varet edhe nga reagi-mi ynë. Por nga kjo situatë u krijuan an-titrupa, pasi të punosh për të treguar re-alitetin e fakteve është antidoda për të rezistuar dhe luftuar për demokraci.”

Regjizori Mario Monicelli, duke përmendur fjalen ‘revolucion’, tha se është i nevojshëm, sidomos në një vend si Italia qe nuk e ka bërë kurrë një të tillë.

Emisioni dëshmoi të jetë përgji-gjia më e mirë kundër censurës dhe shtrembërimit të informacionit televi-ziv, si një zonë e lirë ku u shpalosën dhe u analizuan fakte dhe realiteti i vendit i cili injorohet në mënyrë siste-matike nga klasa politike italiane.

KONKLUZIONNë Itali televisioni publik italian

është i lotizuar në bazë të qeverive që janë në pushtet, forcave politike të radhes dhe partive të tyre përkatëse e duke qënë i mbushur me të afërmit e politikanëve dhe gazetarëve servi-le, është një institucion veshtir i refor-mueshëm. Të ardhurat eknomike nga taksa publike e Rai-t (që kap shifrën 109.00 euro në vit për individ) përdo-ren për të reklamuar partitë politike, programet dhe interesat e tyre në te-levizionin publik. Në këtë mënyrë forca të caktuara politike krijojnë emisione televizive ose mbështesin emisionet që përcjellin në publik mesazhin e tyre politik. Përdorimi arbitrar dhe i pade-një i televisionit të Shtetit nga ana e partive politike dhe e eksponentëve të tyre, çon shpesh edhe në mbylljen ose pezullimin e emisioneve që traj-tojnë problematika dhe çështje që normalisht duhet të jenë të njohura nga publiku i gjëre meqënse trajtojnë argumente që lidhen ngushtë edhe me jetën dhe fatet e tij. Rreziqet krye-

sore të demokracisë pas keqpërdo-rimit të pushtetit të katërt, përbëhet nga kontrolli politik i medias dhe nga perqëndrimi i këtij pushteti në duart e një grupi të vogël njerzish dhe nga kompanitë e tyre. Duke marrë para-sysh se ata të cilët kontrollojnë medi-at kanë gjithashtu tendencë të filtrojnë informacionin që është në kundërshtim me interesat e tyre, pengohet qëllimisht pluralizmi i mendimit dhe kufizohet mun-dësia e qytetarëve për të formuar opi-nione jo të manipuluara e si rjedhojë të kushtëzuara në zgjedhjet e tij. Puna e gazetarëve është e bazuar në parimet e lirisë së informacionit dhe të mendimit, e përcaktuar nga Kushtetuta italiane në nenin 2 të Ligjit nr 69, më 3 shkurt 1963, ku lexohet:”Është e drejtë e patjetërsueshme e gazetarëve liria e informacionit dhe kri-tika, e kufizuar nga respektimi i rregulla-ve të ligjit e përcaktuar për të mbrojtur personalitetin e të tjerëve dhe është detyrë e tyre respektimi i të vërtetës substanciale të fakteve, gjithmonë duke respektuar detyrat e imponuara nga besnikëria dhe mirëbesimi.”

Predikamentisigurie sociale, ekonomike, pa si-guri dhe shërbime shëndetësore, pensionale, me sistem të degraduar të arsimit publik, etj), pa kurrëfarë perspektive politike e ekonomike, nuk ndodhë asgjë? Nuk ka prote-sta, nuk ka greva, nuk ka përleshje të studentëve me policinë, nuk ka rebelime të sindikatave, të të pa-punëve? Në Kosovë ka vetëm diçka: ka shpresë. Shpresa për më mirë, është opiumi i njerëzve të Kosovës; kjo klithmë e pafuqishmërisë, e im-potencës politike, klithmë e legjiti-mimit të së tanishmës. Është shumë shqetësues fakti kur në një hapësirë shoqëroro-politike, Lëvizja Vetëven-dosje! konsiderohet si organizim po-litik radikal. Edhe në vendet që ne i kemi ideal politik (Amerika, Anglia, Franca, Gjermania), por edhe vendet e Lindjes (Irani) kanë lëvizje eman-cipuese politike e shoqërore, nga optika e të cilëve Vetëvendosje! do të dukej një lëvizje e moderuar dhe largë së qenuri radikale. Prandaj, sot, kur presioni mbi Lëvizjen Vetëven-dosje! është jashtëzakonisht i madh, me ç’rast ata që e quajnë vetën ana-listë e gazetarë, kjo kastë aparatesh ideologjike (edhe një paradoks: në Kosovë, niveli më i lartë intelektual shfaqet nëpërmjet arritjes së pozi-cionit të analistit! Çfarë mjerimi dhe degradimi intelektual kemi pësuar!), i bëjnë ftesë Lëvizjes për të ashtuqu-ajturin “zbutje të radikalitetit” (shka-ku: debati i brendshëm i Lëvizjes për mundësinë e daljes në zgjedhje), unë konsideroj se akti i vetëm pro-gresiv që Lëvizja! duhet të bëjë është riprodhimi i diskurtit të tyre. Thënë ndryshe, si e vetmja shpresë për një Lëvizje emancipuese jo-partiake dhe anti-sistemore, Lëvizja Vetëvendosje! duhet ta radikalizojë qëndrimin e vet politik dhe ideologjik.

Përgjigja politike ndaj tiranisë së sistemit ekzistues dhe Qeverisë së Kosovës nuk është luajtja e lojës li-beral-demokratike, të individëve të moderuar, pro-evropian/amerikanë, liberalë e të shkolluar jashtë, etj. Të qenurit i moderuar nuk është virtyt – ajo është dorëzim. Të qenurit i mo-deruar nënkupton përbrendësimin e racizmit Perëndimor karshi Ball-kanit në përgjithësi. Ndaj çdo akti/veprimi politik, ne dëgjojmë gjith-farë diplomati, burokrati, ministri e çka jo tjetër, nëse e “ardhmja jonë evropiane është e rrezikuar ose jo”. E kjo bëhet edhe më e pështirë, kur arroganca e superioritetit të koloni-alizmit perëndimor përbrendësohet nga qytetarët/analistët/politikanët e vendeve të rajonit. Në anën tjetër, po aq të gërditshme janë edhe tenden-cat moralizuese të problemeve eko-nomiko-politike te vendit. Depoliti-zimi dhe moralizimi i politikës është

armiku më i madh i çfarëdo projekti emancipues politik.

Analistët, kjo kastë e njerëzve që janë anti-teza flagrante e secilit men-dim, e kryejnë funksionin shoqëror të Aparateve më efikase Ideologji-ke Shtetërore. Për më tepër, ky pro-fesion është shumë zemërgjerë: në procedurë goxha të shpejtë, individi interpelohet me statusin subjektiv të analistit. Madje, kjo nuk të pengon për profesione të tjera. Mund të jesh edhe këshilltar politik (siç e thotë shumë bukur Avni Zogiani: këshill-tar incognito) i Kryeministrit dhe në të njejtën kohë, të analizosh politikat e Qeverisë. Çfarë luksi në pozicion skizofrenik shoqëror. Më tepër se kurrë, ne duhet kërkuar për mendjet e ‘lira’, kundër analistëve, kundër ar-miqëve të mendimit, poetëve të suk-sesit, ose thënë shkurt, kundër kësaj forme servile të ‘mendimit’.

Page 6: Gazeta Nr. 25

E mërkurë 31 | Mars 2010 | 6Besnik Pula

Jetojmë në epokën e ligjërimeve abnormale. Që nga polemikat e politi-kanëve dhe histeria e lartë e politikës shqiptare (fjala është për Shqipërinë), nga dija e lartë historike dhe morale që na e servirin përditë me zhargonin pseudo-intelektualist analistët medi-alë, deri tek marketingu i korporata-ve që na urdhëron përbindshëm që lumturia është private dhe ajo gjehet në konsum, bota jonë shoqërore është e bombarduar me ligjërime abnor-male. Koncepti i ligjërimit abnormal na vjen nga një fytyrë e njohur e pra-gmatizmit postmodern: Richard Rorty. Projekti rorty-ian nuk përbën objekt interesimi në këtë shkrim, por dallimi përshkrimor analitik që ai vendos mi-dis ligjërimit normal dhe atij abnor-mal është themelor për argumentin që do ta zhvilloj këtu. Në vijim do ta sqaroj këtë dallim.

Ligjërim normal për Rorty-in për-bën, siç shpjegon Geertz (1983, fq. 222), “një ligjërim që sendërtohet si-pas një grupi rregullash, supozimesh, konventash, kriteresh e besimesh të cilat, të paktën në parim, na japin një metodë për zgjidhjen e çështjeve dhe mospajtimeve”. Ligjërimi tipik nor-mal është, p.sh. ligjërimi shkencor ose juridik. Një ligjërim normal zhvillohet “brenda një grupi konventash për atë se çka përbën kontribut relevant, çka vlen si përgjigje ndaj një proble-mi, çka vlen si argument i mbarë për atë përgjigje dhe çka përbën kritikë ndaj tij” (Rorty 1979, fq. 320). Ligjërimi normal është, p.sh., bazë e patejkalu-eshme për çfarëdo zhvillimi shken-cor, të paktën në rrethanat e shken-cës “normale”, në qoftë se ndjekim përkufizimin e Thomas Kuhn (1962). Po qe se një kundërshtie shkencore i mungon një koncenzus elementar, qoftë ai edhe implicit, mbi mjetet e zgjidhjes së kundërshtive, ajo shken-cë patjetër do të dështojë. Shkenca është, kështu, gjithmonë një projekt kolektiv, pavarësisht mitologjisë po-pullore për shkencën që ngrit në qiell kontributet e “gjeniut” apo të shken-ctarit individual. Aq më tepër që, siç na tregon Kuhn dhe, para tij, Gaston Bachelard (2002[1938]), zhvillimi i shkencave nuk përshkon një rrugë të akumulimit linear të dijeve, por ngjan në formën e shkëputjeve radikale mi-dis paradigmave shkencore.

Ç’është ligjërimi abnormal? Kjo formë ligjërimi përfshin një numër të madh ligjërimesh, sidomos kur ato kanë objekt jetën shoqërore. Në themel, ligjërimi abnormal (i cili, si çdo ligjërim, duhet të kuptohet si akt komunikativ, domethënë brenda një konteksti të caktuar, drejtuar ndaj një audience të caktuar) është një formë ligjërimi i cili në vete nuk përmban pikërisht këtë lloj pajtimi paraprak, shpesh implicit dhe të pathënë, të metodës dhe kritereve për zgjidhjen e problemit të shtruar dhe gjykimin e kundërthënieve që mund të lindin gjatë procesit. Ligjërimi parlamen-tar është tipik për këtë lloj ligjërimi. Mekanizmat e zgjidhjes së konflikteve parlamentare, që nuk janë konflikte teorike, por politike, janë gjithashtu

Fushat e dijes ishin të ideologjizuara gjatë kohës së diktaturës komuniste

Teoria dhe nevoja për një ligjërim normal

politike, apo më saktësisht institu-cionale. Në një kontekst parlamen-tar, koncenzusi i vetëm që mund të ekzistojë është në formën e këtyre mjeteve politike: që nga procedurat parlamentare deri tek zgjedhjet, që shihen si mjet për matjen e “rapor-tit të forcave” midis forcave politike, shprehur në përkrahjen numerike që secila nga ato marrin në një pro-ces të deklarimit plebicitar. Ky lexim nuk pretendon të idealizojë sistemin parlamentar, një gjest tipik për kohën tonë, si formë ideale e instituciona-lizimi të luftës politike. Megjithatë, pavarësisht ekzistencës së formave të ndryshme të luftës politike (dhe formave të politikës të ndryshme nga parlamentarizmi), besoj se është e qartë pse ligjërimi parlamentar për-bën një formë abnormale të ligjëri-mit, sepse aktet komunikative në një kontekst parlamentar nuk bëhën për të fituar një argument, për ta vërte-tuar një tezë, apo për ta zgjidhur një problem “racionalisht”, por për të gjeneruar efekt retorik duke shënuar distancën politike nga kundërshta-ri. Shënimi i kësaj distance, që aq sa është retorike është gjithashtu edhe objektive, bëhet përmes mobilizimit të repertoareve të ndryshme retori-ke, qofshin ato dallime në vizionet e predikuara ideologjike (p.sh. “evropi-anizmi” kundër “anti-evropianizmit” etj.), apo, siç janë më të shpeshta në kontekstin shqiptar, superioritetit të karakterit moral (shprehur në akuzat, herë të mbështetura substancialisht e herë jo, ndaj protagonistëve poli-tikë qeveritarë për afera korruptive, si pasqyrë e karakterit të shprishur të tyre si person moral), apo atij inte-lektual (se një politikan i caktuar ka të mangët “ngritjen intelektuale”, qoftë si pasojë e nivelit të shkollimit, qoftë si pasojë e origjinës sociale etj.). Si-tuata bëhet edhe më e ndërlikuar

kur shtojmë faktin se protagonistë në ligjërimin parlamentar nuk janë vetëm politikanët si ofiqarë të insti-tucionit, por edhe të ashtuquajturit “analistë” jashtë tij, të cilët synojnë arritjen e profitit simbolik në sferën publike duke zhvilluar ligjërime që synojnë shënimin e distancës politike nga vetë parlamentarët. Në këtë varg ligjërimesh përfshihen denoncimet e përgjithshme për paaftësi, korrup-sion, dështim në arritjen e qëllimeve të mëdha programore, etj. që orien-tohen përgjithësisht ndaj protagoni-stëve të forcave politike.

Megjithatë, parlamentarizmi nuk është forma e vetme e ekzistencës së ligjërimit abnormal; përkundrazi, institucionalizimi i institucionit par-lamentar madje mund të thuhet se i vendosë kufijë pretendimeve ligjëri-more (ndaj, deri diku, edhe llojit të kërkesave politike), pikërisht për sh-kak se sistemi parlamentar orientohet kryesisht drejt një funksioni të caktuar (nxjerrjes së ligjeve, rezolutave dhe akteve tjera parlamentare), përfaqësi-mi aty ndodh sipas një logjike të ku-fizuar institucionale, si dhe mbërthen në vete mekanizma të caktuar politik (kapaciteti për të mobilizuar forcën parlamentare që gëzon pozita kun-drejt opozitës) për zgjidhjen e tyre.

Një gjë e tillë nuk vlen për fushat e dijes (fjala është në radhë të parë për fushat e njohurive historike dhe shoqërore, të disiplinave si historia, filozofia, etnologjia dhe sociologjia). Një gjë duhet të thuhet përkitazi me fushat e dijes në kontekstin shqiptar. Fushat e dijes sot janë pafundësisht të ideologjizuara. Ky pohim duhet të lexohet sipas një kuptimi shumë pre-ciz. Bindja e zakonshme na thotë se fushat e dijes ishin të ideologjizuara gjatë kohës së diktaturës komuniste, ndërsa sot kemi pluralizëm, hapje të fushave të dijes. Përderisa është e

vërtetë se sot kemi një hapje të fus-have të dijes, të paktën në kuptimin institucional në qoftë se jo medoemos epistemik, nuk është e saktë të poho-het se fushat e dijes gjatë kohës së diktaturës komuniste përbënin ideo-logji, gjë që përbën një thjeshtëzim të papranueshëm përkitazi me prod-himin shkencor gjatë periudhës së RPSSH. Është e saktë se fushat e dijes në RPSSH ishin eksluzive për kah baza doktrinare e tyre, që ishte marksizëm-leninizmi sipas interpretimit të Enver Hoxhës. Por çdo shkencë ndërtohet sipas një baze doktrinare, një sërë premisash jo-empirike, e këto pre-misa kanë dimensione të pashman-gshme normative aq më tepër kur kemi të bëjmë me një shkencë për shoqërinë dhe zhvillimin e saj; ajo që e dallon një shkencë nga jo-shkenca është në radhë të parë metodologjia që ajo ndjek. Pavarësisht pengesave që ekzistonin brenda sistemit aka-demik të RPSSH për zhvillim rela-tivisht të lirë shkencor (nënshtrimi karshi doktrinës zyrtare partiake mbi shoqërinë dhe zhvillimin historik, e cila nuk mund të kontestohej si e ti-llë, mekanizmave të censurës zyrtare, selektivitetit empirik etj.), kjo nuk e skualifikon prodhimin shkencor gja-të RPSSH si një pseudo-shkencë. Aq më tepër kur, sidomos pas 1950-ave, prodhimi shkencor në RPSSH (asoko-he RPSH) u vendos brenda kornizave të një sistemi akademik që, të paktën nominalisht, kishte hierarki dhe siste-me vlerësimi që ishin relativisht auto-nome nga Partia, deri në krijimin e një homologjie midis Partisë dhe sistemit akademik, ku aq sa i pari ushqente të dytin, i dyti ushqente të parin, aq më tepër që edhe Partia ndjente nevojën që të vërtetat e saj të mbështeten nga një autoritet shkencor.

Përderisa gjatë RPSSH mbizotëron-te ekskluzivizmi doktrinar si bazë e

prodhimit shkencor, ideologjizimi i fushave të dijes sot konsiston në fak-tin se kemi të bëjmë jo vetëm me një delegjitimim të përgjithshëm të bazës së dijeve të trashëguara nga ancien regime-i i Partisë, por me këtë edhe të prodhimit shkencor në përgjithësi. Ironikisht, delegjitimimi i sistemit akademik të ancien regime-it socia-list nuk çoi në një rilindje të shkencës, por në privimin relativ të Shqipërisë nga mjetet e prodhimit shkencor. Ky vakuum i përfaqësimit të realiteteve shoqërore nuk u zëvendësua me kriti-ka shkencore, por e as me lindjen e një ligjërimi të ri shkencor, por pikërisht me pushtimin e tij nga protagonistë medialë (po përqëndrohem specifi-kisht në ata që merren me prodhimin e ligjërimeve politike, historike dhe kulturore), që i nënshtrohen një var-shmërie të dyfishtë ndaj ligjërime-ve të fushës politike dhe Ideologjive të Mëdha të cilave i nënshtrohen ajo (“evropianizimi”, “demokratizimi”, “tregu i lirë”, “sundimi i ligjit” etj.). Mund të thuhet, madje, se ligjërimi medial është pikërisht ai lloj ligjërimi që e “normalizon” abnormalitetin e li-gjërimit parlamentar, në kuptimin që ai zhvillohet kinse kemi të bëjmë me mospajtime që kanë zgjidhje raciona-le, për të cilat mund të zhvillojmë “de-bat” (termi i preferuar i mediave) me një bazë racionale, kur në fakt është fjala për konflikte që zgjidhen dhe janë të zgjidhshme vetëm politikisht.

Kundër akteve të normalizimit të ligjërimeve abnormale (çka përbën në vetëvete një akt të ideologjizi-mit), sot, sidomos ato që konsideroj-në vetën forca progresive (të majta), ballafaqohen me një domosdoshmëri që të zhvillojnë një ligjërim normal, jo për t’i normalizuar ligjërimet ab-normale, por për t’i nënshtruar dhe dominuar ato teorikisht. Dhe pikërisht kjo dëshmon për domosdoshmërinë

Ironikisht, delegjitimimi i sistemit akademik të ancien regime-it socialist nuk çoi në një rilindje të shkencës, por në privimin relativ të Shqipërisë nga mjetet e prodhimit shkencor

Page 7: Gazeta Nr. 25

7E mërkurë 31 | Mars 2010 |

(dhe patejkalueshmërinë) e teorisë. Teoria është mënyra e vetme që një pikëpamje e majtë do të arrijë të sh-këputet nga dallgat e ideologjive do-minante dhe që e majta të prodhojë mjetet e veta të prodhimit të dijes. Ka qenë vetë Gramsci (1971) ai që ka thënë,

Vetë-mashtrimi është shpjegim i pranueshëm për individë, apo edhe për një grup të vogël, por jo kur kontrastet paraqiten në jetën e ma-save. Në këto raste kontrasti midis mendimit dhe veprimit nuk mund të jetë asgjë tjetër përveç të një dalli-mi më fundamental të një rendi hi-storik shoqëror. Ajo tregon se grupi shoqëror në fjalë vërtetë mund të përmbajë një koncepsion e vetin mbi botën, qoftë edhe embrionik; një kon-cepsion që shfaqet në veprime, qofts-hin ato edhe momentale – atëherë kur grupi vepron si një totalitet organik. Por i njëjti grup, për shkak të nën-shtrimit dhe subordinimit intelektual, ka përvetësuar një koncepsion që nuk i veti por i huazuar nga një grup tjetër; ai afirmon këtë koncepsion ver-balisht dhe beson të jetë duke e ndje-kur atë, sepse ky është koncepsioni që ai e ndjek në “kohërat normale” – atëherë kur veprimi i tij nuk është i pavarur dhe autonom, por i nënshtru-ar dhe i subordinuar. Kjo është arsyeja pse filozofia është e pandashme nga politika. Madje mund të pohohet se zgjedhja e kritika e një koncepsioni të caktuar mbi botën është gjithashtu veprim politik.

Ky paragraf i dendur, pavarësisht skematizmit që përmban, na e jep të vërtetën për veprimtarinë shkenco-re: ajo konsiston nga një përpjekje e përhershme për t’u shkeputur nga përfaqësimet ideologjike të botës shoqërore dhe në shtjellimin e të vër-tetave shkencore për të. Një pikëpa-mje e majtë radikale do të jetojë, apo do të zhbëhet dhe të degjenerojë në një pikëpamje “mikroborgjeze” (siç thoshte dikur Althusser), në një modë të kohës, pikërisht nga ky kusht: po qe se arrin ta gjenerojë një ligjërim nor-mal, domethënë një ligjërim teorik dhe shkencor për botën shoqërore, i cili është gjithashtu kushti i domos-doshëm për veprim radikal politik. Dhe patjetër se për këtë duhet të kri-johet edhe hapësira e domosdoshme organizative dhe institucionale, që është kushti themelor për praktikën shkencore, e që është mjeti i vetëm që sot njohim për ta luftuar ideologjinë.

Bachelard, Gaston. 2002[1938]. The Formation of the Scientific Mind. Për-kthyer nga M. McAllester. Manchester: Clinamen Press.

Geertz, Clifford. 1983. Local Knowledge: Further Essays in Inter-pretive Anthropology. New York: Basic Books.

Gramsci, Antionio. 1971. Selections from the Prison Notebooks. New York: International Publishers.

Kuhn, Thomas. 1962. The Structure of Scientific Revolutions. Chicago: Univer-sity of Chicago Press.

Rorty, Richard. 1979. Philosophy and the Mirror of Nature. Princeton: Prince-ton University Press.

Visar Ymeri

Kreu i procesit të privatizimit në Kosovë, Dino Asanaj, doli prapë këtë javë në media. Përmes një konference për shtyp ai kërkoi kthimin e fondit të privatizimit në Kosovë, për t’i depo-nuar ato në bankat e Kosovës. Asa-naj e di shumë mirë se kjo nuk është mënyra për t’i kthyer këto para në Kosovë. Ai e di (dhe këtë ia tha edhe Banka Qendrore e Kosovës-BQK) se për BQK-në Agjencia Kosovare e Pri-vatizimit, të cilën e udhëheqës Asanaj, është një klient, dhe si e tillë ajo nuk mund t’i tregojë BQK-së se ku i mban këto para. (Natyrisht se mbajtja e pa-rave të BQK-së nëpër bankat jashtë vendit, para këto që po të futeshin në ekonominë e Kosovës gjithsesi se do ta zhvillonin atë, është e dëmshme, por kjo është një temë tjetër dhe nuk është mëkati i vetëm i BQK-së.) AKP-ja mund t’i tërheq këto para nga BQK-ja dhe t’i dërgojë këto ku do. Pra Asanaj nuk ka nevojë që t’i kërkojë ato përmes konferencave për shtyp, mirëpo ta urdhërojë tërheqjen e këtij fondi nga BQK-ja si kryetar i Bordit të AKP-së që është. Dhe madje kjo nuk është hera e parë që Asanaj e bën këtë, dhe mbase kaq i lejohet të flas (nga Shefi, dashakeqësia, apo mos-guximi i tij). Por kjo pak rëndësi ka. Me rëndësi është që ai nuk po vepron në drejtim të futjes së fondit të privati-zimit në ekonomi.

Por ka diçka edhe më të rën-dësishme në këtë rast: kërkesat e Asanajt, të cilat janë edhe më proble-matike se vetë motivet e shtrimit të këtyre kërkesave. Asanaj nuk kërkoi asgjë tjetër përveç se ta kthejë fondin e privatizimit për ta deponuar atë në bankat komerciale të Kosovës. E për ta mbështetur këtë kërkesë të tij pom-poze (në kontekstin e Kosovës), Asa-naj i dha edhe dofarë arsyesh. Fondi i privatizimit aktualisht është duke fitu-ar, sipas Asanajt, kamatë prej 0.1% në vit, ndërkohë që në bankat vendore ai thotë se japin kamata prej 12-15%. Pra, Asanaj kërkon kthimin e këtyre parave për t’i deponuar ato në bankat vendore. Dhe me kaq përfundon kër-kesa e tij. E kush do të përfitonte nga kjo? Po ta pyesje Dino Asanajn nga kjo do të përfitonte Kosova. Mirëpo kjo është absolutisht e pavërtetë (vërtet, a do të duhej të pritej e vërteta nga shefi i privatizimit në Kosovë?). Ta shohim pse.

463 milionë të privatizimit janë një shumë e konsiderueshme e parasë për të cilën Kosova vërtet ka nevojë. Ta zëmë, hidrocentrali i Zhurit, i cili do të prodhonte 305 MW/h energji elektrike (diku afër 7% të konsumit të gjithëmbarshëm) kushton 330 mili-onë euro. Qeveria e Kosovës ka plani-fikuar që ndërtimi i këtij hidrocentrali

Hashim Thaçi ka nevojë për deklarime të herëpashershme që tingëllojnë mirë

Rezistenca politikisht korrekteKërkesa e Asanajt iu sjell përfitim të huajve

të bëhet me kapital privat, që nënkup-ton privatizim të përfitimit nga hidro-centrali. Subvencionimi i bujqësisë do të kushtonte diku afërsisht 40 milio-në euro në vit. Investimet e përgji-thshme në Trepçë që kjo të punojë me kapacitet të shtuar kërkojnë jo më shumë se 150 milionë euro. Por Asanaj nuk e kërkon këtë, nuk e kër-kon futjen e fondit të privatizimit në ekonominë e Kosovës. Ai kërkon de-ponimit e tij në bankat vendore. Pra jo të përfitojë populli i Kosovës, por bankat që operojnë në Kosovë, shu-mica dërrmuese e të cilave janë ban-ka të huaja. Kërkesa e Asanajt iu sjell përfitim të huajve.

Apo edhe fondit të privatizimit. Por ky fond i privatizimit kujt i takon? Këto para janë ruajtur deri tash për t’ua kthyer borxhet kreditorëve të ndër-marrjeve të shitura. Këta kreditorë në shumicën e rasteve kanë kërkesa pronësie mbi ndërmarrjet e shitura deri tash. Sipas rregullave të caktuara nga Rezoluta 1244 e UNMIK-u dhe të pranuara ng institucionet e Kosovës dhe Dino Asanaj, pronësia e këtyre ndërmarrjeve do të përcaktohet nga një proces arbitrazhi në të ardhmen. Po të shkohet deri në fund me këto rregulla atëherë shumë lehtë mund të vendoset se prona paska qenë e ndërmarrjeve serbe dhe se ‘krediti-mi’ nga ato tash duhet të kthehet në formë borxhi me kamatë nga fondi i privatizimit. Në këtë drejtim Asanaj kërkon që fondi për borxhin që ia pa-skemi ndërmarrjeve të Serbisë të rri-tet duke kërkuar kamata më të larta. Prapë kërkesa e Asanajt iu sjell përfi-tim të huajve.

Kamatat e bankave komerciale në

Kosovë janë shumë të larta, dhe kjo është e vërtetë. Mirëpo jo kamatat e depozitave por ato të kredive. Për depozita afatgjata vështirë se mund të marrësh kamatë më të lartë se 5% (madje tash pas krizës financiare 5% është luks). Ndërsa Asanaj thotë se në këto banka fondi i privatizimit do të merrte 12-15%. Kjo përveç që është gënjeshtër e kulluar, paraqet edhe një defekt serioz të rezonimit ekono-mik të Asanajt. Bankat që operojnë në Kosovë sot kanë likuiditet të tepërt. Shtrëngimi i kritereve të kredidhëni-es dhe kamatat e larta kanë bërë që trendi i kërkesës për kredi të bie, ndërkohë që ai i depozitave ka vazh-duar me të njëjtin trend. Rrjedhimisht, bankat kanë përfunduar me shumë më shumë para nëpër duar sesa që mund t’i plasojnë në kredi. E tash Dino Asanaj kërkon që t’ua rris këto para. Natyrisht bankat nuk do t’u thoshin ‘jo’ këtyre parave, por do t’i merrnin ato me aso kushte që nuk do të dallonin shumë nga kamatat aktuale. Për shkak se nuk kanë nevojë për to. Po qe se Asanaj vërtetë dëshiron t’i ndihmojë sistemit bankar të Kosovës me paratë e privatizimit, atëherë le ta propozojë krijimin e një banke zhvillimore me këto para, bankë kjo që do të ofronte kredi për prodhim me kamata shumë të ulëta të cilat do të fillonin të pagu-heshin 3 apo 5 vite pas marrjes së kre-disë. Kështu do të nxitej prodhimi dhe do të përfitonte populli i Kosovës. Por kërkesat e Asanajt nuk e kanë këtë qëllim. Ato synojnë t’iu sjellin përfitim të huajve.

Asanaj kritikoi për t’u mos kritiku-ar. Vërtetë pushteti nuk mund të ek-zistojë pa e pasur një dozë rezistence

ndaj tij. Mirëpo këtë rezistencë ai e do vetëm të kontrolluar. Në këtë drejtim këtë radhë ishte Asanaj ai që ‘rezi-stoi’. Që rezistoi në mënyrë politikisht korrekte. Dhe kjo nuk është hera e parë. Të njëjtën kërkesë e kishte edhe para një viti. Kërkoi kthimin e parave, dhe pastaj nuk u bë i dukshëm për 1 vit të tërë. Këto kërkesa, që të duken si rezistencë, jo vetëm që i lejohen nga pushteti por edhe kërkohen prej tij. Për shkak se janë pikërisht këto forma të rezistencës që e mirëmbajnë atë. Hashim Thaçi e shefat e tij kanë nevojë për deklarime të herëpas-hershme që tingëllojnë mirë dhe zgjojnë shpresat e njerëzve për të mirë në mënyrë që të mirëmbahet gjendja e pashpresë e po këtyre njerëzve. Se shpresa, siç e thotë Walter Benjamin, na është dhënë për shkak të të pashpresëve. Dhe për funksion ka, do të shtonim, ma-skimin e gjendjes së pashpresë për ta vazhduar atë. Sepse e pamaskuar ajo nxit revoltë. Kërkesat e Asanajt, në këtë rast, nuk i ishin drejtuar BQK-së, por neve. Ai nuk kërkoi kthimin e fondit të privatizimit në Kosovë, sepse këtë e dinte se nuk bëhej kështu, dhe e dinte se kështu Kosova nuk përfiton (të paktën këtë ia kishte thënë edhe BQK-ja para një viti). Ai kërkoi nga ne të mos revoltohemi se, ja, kinse ai qen-ka duke rezistuar për ne. Por rezisten-ca e tij është djallëzore. Sepse, edhe po të ishte e tillë, ajo do të rezultonte në pasurim të të pasurve, në koncen-trim të pasurisë në duart e një pakice. Ashtu siç po rezulton procesi i priva-tizimit që ai e udhëheq. E tëra kjo për-brenda projektit neoliberal, ideologji-së së Asanajt dhe shefave të tij.

Page 8: Gazeta Nr. 25

E mërkurë 31 | Mars 2010 | 8Arbër Zaimi

Momenti aktual në Greqi, mes protestave të punëtorëve dhe sindikalistëve, mes kër-cënimeve për “falimentim sh-tetëror” apo përjashtim nga eurozona a nga Bashkimi Eu-ropian, mes buzëqeshjeve të sforcuara të Papandreut dhe ironisë thumbuese të Merkel, dhe patjetër, mes këngëve ra-ciste anti-shqiptare të reparte-ve ushtarake greke dëshmon më së miri disa prej metodave më të padenja të ushtrimit të pushtetit dhe të qeverisjes, si në nivel ndërkombëtar ashtu edhe në atë kombëtar. Bëhet fjalë për metoda që me gjithë modernizimin teknologjik e me gjithë liberalizimin social e kulturor të shekullit të XXI, vijojnë të përdoren në mënyrë po aq të paskrupullt sa në kohë të Machiavelli-t.

Greqia, bashkë me një sërë vendesh të tjera “periferike” të bashkimit europian ka ndjerë së fundmi tronditje prej kri-zës globale financiare, të qu-ajtur edhe “kriza e bankave”. Për shkak të kredive të marra me interesa tepër të larta, për shkak të mungesës së vazh-dueshme të transparencës ne qeverisje, për shkak të rritjes së borxhit dhe mbi të gjitha për shkak të ngritjes së siste-meve ekonomike të bazuara kryesisht mbi konsumin (dhe jo mbi prodhimin), vende si Greqia, Italia, Irlanda, Por-tugalia etj. ishin të parat që ndjenë rrudhjen e ekonomisë. Dhe natyrisht, pasojat e kësaj rrudhjeje, brengat e varfërimit dhe rënia e ndjeshme e mi-rëqenies në këto vende, edhe pse kryesisht vinin si pasojë e keqformimit të sistemit, e keqmenaxhimit dhe e keqqe-verisjes, menjëherë u transfe-ruan në shpatullat masive por të përulura të popujve në fjalë, të cilët kush më shpejt e kush më ngadalë, u bindën siç bin-den shpesherë masat. Pjesa e shoqërisë që u prek e para ishin punëtorët dhe studentët e shkollave publike, dhe këta ishin të parët që reaguan, në të gjitha vendet në fjalë. Në Greqi reagimet ishin më të forta, për disa arsye ndër të cilat krye-soret janë dy. Arsyeja e parë është se në Greqi kriza u pa-raqit më e mprehtë, dhe qeve-ritarët grekë u gjendën shpejt nën presionin e “falimentimit” në rast se nuk merrnin “masa drastike” (me masa drasti-ke nënkuptohet anullimi i një sërë të drejtash të punëtorëve dhe të studentëve, të drejta që janë fituar me mund e me be-tejë gjatë dekadave). Arsyeja e dytë, po aq e rëndësishme sa e para është se në Greqi stofi so-cial, identifikimi i punëtorëve

KRIZA GREKE& instrumentalizimi

i thirrjeve racistenë lëvizjet sindikale dhe ai i studentëve në lëvizjet studen-tore, për arsye historike, është tepër i fortë. Të angazhuar në lëvizje antifashiste, antiimpe-rialiste dhe emancipuese stu-dentët dhe punëtorët grekë kanë qenë në gjendje vetëm tridhjetë vjet më parë të rrë-zojnë një juntë ushtarake fashi-ste që fatkeqësisht mbështetej nga aleatët e jashtëm, që janë sot po ata që ishin dje. Kjo arri-tje e shoqërisë greke ka lënë gjurmët e saj në identitetin so-cial, në organizimin e shoqëri-së, dhe në gatishmërinë për reagim ndaj shtypjes apo ndaj shkeljes së të drejtave, gjë që bën të mundur reagimin soli-dar e masiv të kohëve të fundit kundër këtyre “masave drasti-ke” që si gjithnjë po sugjeroj-në që për “gabimet” e banki-erëve dhe qeveritarëve grekë apo europianë të paguajnë punëtorët apo studentët.

Javët e fundit Greqia insti-tucionale, e gjendur përpara një rruge qorre, ka vendosur t’i shtrijë dorën aleatëve që prijnë në botëvështrimin që në fakt e shkaktoi krizën, pra SHBA-ve, BE-së dhe FMN-së. Papandreu dhe gjithë lobistët grekë shkuan derë më derë duke kërkuar borxh të ri për të larë borxhet e vjetra. Mirëpo me cinizmin tipik të fajdexhi-ut, kërkesat e para që aleatët shtruan kishin të bënin me rrudhjen e buxhetit social, zvo-gëlimin e rritjes së parashiku-ar të rrogave dhe pensioneve, ngritjen e moshës së pensio-nit, zvogëlimin e investimit në shërbime publike (shëndetësi, arsim apo infrastrukturë, se këtu është katandisur publik-ja), me një fjalë kërkohet prej punëtorëve dhe studentëve një stil jete më “i përmbajtur”, kërkohet që të sakrifikojnë mirëqenien e tyre në emër të interesit kombëtar dhe ndër-kombëtar (që në këtë rast është thjesht dhe vetëm inte-resi i korporatave dhe i banka-ve, interesi i një botëvështrimi ekonomik liberalist). Cinizmi arriti kulmin në deklaratat e disa deputetëve gjermanë të koalicionit qeverisës, që i kës-hilluan Greqisë të përgjunjur që të shesë ndonjë ishull që t’i

shpëtojë krizës… Ky është re-aliteti i aplikuar i liberalizmit, krijon shtete që qeverisen prej fajdexhinjve në emër të popu-llit, dhe krijon atdhe që shitet e blihet, në emër të popullit. Kryeministrja gjermane Mer-kel, pasi arriti të impononte mbi punëtorët në Gjermani rri-tjen e moshës së pensionit nga 65 në 67 vjeç tashmë kërkon me ngulm që të rritet mosha e pensionit edhe për punëtorët në Greqi. S’mbetet tjetër veçse të kërkojë uljen e moshës së punësimit në 12 vjeç, kthimin e të shtunës në ditë pune, dhe stabilizimin e dhjetëorarëshit si ditë normale pune. Megjithatë Papandreu, me përunjësinë ti-pike të udhëheqësit ballkanas që është gati të shtypë dhun-shëm popullin e tij, por që nuk ia bën fjalën dy të mëdhenjve, premtoi se do të ndërmarrë “masat drastike”, me kusht që t’i jepen ato 22 miliard eurot borxh.

Po ç’lidhje ka e gjithë kjo me Shqipërinë, përse duhet t’i in-teresojë kjo mesele një shqip-tari, dhe mbi të gjitha ç’lidhje ka kjo me thirrjet fashistoide të ushtarakëve grekë në datën 25 mars?

Përveç faktit se kriza glo-bale e prek Shqipërinë e

shqiptarët drejtpërsëdrejti, si në ekonominë e brendshme dhe në masat që detyrohet të marrë qeverisja (që janë po aq të ashpra, po që bien në sy më pak për shkak se ngrehina ekonomike tek ne është shumë më e pastrukturuar dhe shumë më e vogël), nuk duhet harru-ar fakti se një pjesë e mirë e shqiptarëve jetojnë dhe pu-nojnë në vendet e Bashkimit Europian, si emigrantë. Këta madje përbëjnë një burim të rëndësishëm të ardhurash për ekonominë ende (pas 20 vjetësh) të brishtë të demokra-cisë liberale shqiptare. Masat e marra në dëm të këtyre shqip-tarëve përveç se na prekin shpirtërisht, pasi i kemi farefis e bashkëkombas, na prekin menjëherë dhe ekonomikisht. Në Greqi ndodhet një numër më i madh se 500.000 shqip-tarë, të cilët supozoj se në 99% të rasteve janë punëtorë dhe studentë. Një pjesë e madhe e këtyre shqiptarëve tashmë janë integruar dhe janë solida-rizuar me kolegët e tyre grekë apo emigrantë të kombësive të tjera, dhe madje janë sindika-lizuar. Së bashku me punëtorët e me studentët grekë mijëra shqiptarë që prej 2008 e këtej kanë përbërë pjesë integrale

të protestave për të drejtat e punëtorëve dhe të studentëve në Greqi. Po ashtu, është për t’u theksuar edhe solidariteti i mijëra grekëve me betejën për të drejtat e për integrimin e emigrantëve, rasti më i fundit protestat antiraciste të emi-grantëve në datën 1 mars, ku në shesh bashkë me shqiptarët apo emigrantët e kombësive të ndryshme dolën dhe qytetarët grekë. Duke qenë së bashku punëtorët dhe studentët grekë me ata emigrantë përbëjnë një barrierë më të fortë për poli-tikën që tenton të abuzojë me ta, përbëjnë një stof social më të vështirë për t’u grisur nga tendencat squllëse liberalizue-se të porositura prej elitave të politikës korporatiste.

Nga ana tjetër është për t’u vënë re se sa herë që Greqia kalon momente të vështira ekonomike, të cilat përqasen nga lëvizje popullore që për-piqen të mbrojnë të drejtat e qytetarëve, shfaqen publikisht grimca të një fashizmi që siç dihet, ekziston në fraksione të njohura edhe publikisht të shoqërisë e të politikës greke. Vrasja e një studenti prej po-licëve pikërisht në momentin kur qeverisja e Karamanlisit po bëhej gati të përballej me filli-

min e krizës, shfaqja e videove me abuzime ndaj shqiptarëve dhe emigrantëve të tjerë nëpër komisariate, apo koret raciste të ushtarëve pikërisht në kohën e protestave të 2008 dhe 2009, dhe paradat me pa-rulla raciste në mes të Athinës pikërisht tani kur Papandreu pritet të fillojë zbatimin e “ma-save drastike” të kërkuara nga Europa, duket një koordinim pothuaj perfekt.

Nuk mund t’i vësh gishtin askujt për këto provokime idioteske, por pasoja e tyre është e kuptueshme, ato e largojnë punëtorin emigrant nga punëtori grek, ato e tëhu-ajëzojnë studentin emigrant nga studenti grek. Në rast se 40 vjet më parë fashistët nxiteshin nga qeveria e nga NATO, nëpërmjet operacionit famëkeq “Gladio” me qëlli-min e vetëm që të mposhtnin majtistët që perceptoheshin si rrezik publik për shkak të luf-tës së ftohtë, po sot që lufta e ftohtë mbaroi, kush i nxit koret fashistoide?

(Vijon nga faqe 8)

Arbër Zaimi

(Vijon në faqen 10)

Page 9: Gazeta Nr. 25

9E mërkurë 31 | Mars 2010 |

Leart Kola

Stomakët e Liberalëve u shqetësuan shumë kohët e fun-dit për primitivizmin e prote-stave anti-greke që u zhvilluan në Tiranë e në qytete të tjera menjëherë pasi u shpërnda lajmi për këngët raciste të marinës greke gjatë një para-de të mbajtur në Athinë. Kën-ga sugjeronte që me lëkurët e shqiptarëve dhe turqve të bëheshin veshje per ushtarët grekë. Këtij sugjerimi shteti turk dhe ai shqiptar iu përgjigj me mënyra të ndryshme anip-se kërcënimi ishte i njëllojtë.

Në Turqi, zëdhënësi i qeve-risë me një deklaratë të ftohtë nga ana e tij i kerkoi ushtri-së greke që të ndalonte këtë sjellje fashisto-raciste, përn-dryshe do të përdornin forcën e armëve. Me të thënë këtë kamerat u fikën e zyrtari turk me qetësi vazhdoi rutinën e përditshme të punës së tij. Në rrugët e Stambollit apo qytete-ve të tjera turke nuk u pa asnjë grup apo turmë qe të digjte apo të hidhte parrulla anti-gre-ke, siç pamë këto ditë në Shqi-peri, në shtetin tjetër të vënë në shënjestër zyrtarisht nga ushtria greke.

Në Shqipëri, në ndryshim nga Turqia, qeveritarët bënë disa deklarata impotente, të cilat u dhanë jo si qëndrim politik të shtetit shqiptar, por si pjesë indiferente e një in-terviste boshe që po jepte ra-stësisht ministri yne i jashtëm, ku po në mënyrë rastësore iu përgjigj dhe provokacionit grek. Ajo që pasoi në popull, ndryshe nga turqia, ishin pro-testa primitive të qytetarëve të ndryshëm që forcën e gjetën tek sharjet ndaj Greqisë dhe tek djegiet e flamujve grekë, dhe tek një rikthim në folklor mes këngëve dhe valleve. Një reagim i tillë sigurisht që shqetësoi menjëherë pseudo-liberalët Shqipetar, të cilët nën parrullën “fashizmi nuk lufto-het me fashizëm”, lanë duart me “katunarët folklorikë” dhe u kthyen pranë kompjuterave të tyre, prej nga vzhduan të lës-hojnë thirrje për bashkëpunim dhe paqe internacionale.

Sigurisht, të mbash në të njëjtën kohë një qëndrim kri-tik ndaj grekëve, po aq sa dhe kundër reagimit shqiptar, është një pozicion për t’u pasur zili, dhe nuk mund të kundershto-het nga askush, sepse i vendos

Punëtori shqiptar e ka të vështirë të merret me aktivitet politik, sepse ai punon ose në bujqësi

Mbi një shqetësim LiberalNë Shqipëri, në ndryshim nga Turqia, qeveritarët bënë disa deklarata impotente

keta moralistë në kushte të favorshme, duke mos i perzi-erë me këtë mllef qesharak të bashkatdhetarëve të tyre, e gjithashtu duke dënuar atë që botërisht është e dënueshme, sjelljen fashiste ushtarake të shtetit grek.

Por ketu dalin ca probleme shumë të mëdha, që me sa du-ket liberalët shqiptarë dhe ata grekë nuk munden apo nuk duan t’u japin pergjigje të cak-tuar, sepse të kyçur fort në pa-rimet ideologjike harrojnë të shohin situatën konkrete në të cilat raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si në nivel insti-tucional dhe në atë njerëzor, të shtrira në kohë, kanë precipitu-ar në mënyrë të rrezikshme.

Le të fillojmë duke bërë një pyetje naive, si ka mundësi që në Turqi nuk pati reagi-me instiktive qytetarësh e në Shqipëri pati? Përgjigja është shumë e thjeshtë. Turqia ka një sovranitet të sajin, një forcë ushtarake serioze dhe një qe-veri që mbron interesat e qyte-tarëve të saj, kudo që ndodhen.

Ndërkohë në Shqipëri kjo gjë nuk ekziston. Sot në Shqi-përi korporatat Greke janë të kudondodhura duke filluar që nga kompanitë celulare, ato

minerare dhe deri tek ban-kat. Pra praktikisht ekonomia shqiptare sot është e drejtuar nga korporata greke, që janë aq shumë të lidhura me botën politike, sa që shërbimet e këtyre kompanive i kushtojnë qytetarit shqiptar dyfishin e asaj çfarë është vlera reale e shërbimeve që këto kompani sigurojnë, e kjo behet nën dri-ten me diell, pa pyetur askënd.

Parlamenti shqiptar e ka të pamundur të bëjë një kod zgjedhor nëse grekët nuk janë dakord, e gjithashtu detyrohen që në regjistrimin e popullsisë të vendosin kërkesa totalisht raciste, siç janë ato të regji-strimit në baza fetare. Në këto kushte qytetari shqiptar është totalisht i zbuluar nga çfarëdo-lloj mbrojtjeje që institucionet zyrtare mund t’i garantojne. E Shteti shqiptar duke parë pre-misat e integrimit në BE, është praktikisht i detyruar të plo-tesojë apetitet greke, ndryshe grekët e lënë jashtë. Shkurt dhe qarte shteti shqiptar në raport me atë grek qëndron në raporte krejt neo-kolonialiste.

Nëse shkëputemi nga Shqi-përia për të parë situatën e bashkatdhetarëve tanë në Greqi, do të zbulojmë forma

nga më perverse të trajtimit të tyre. Së pari, nga shteti krijo-hen kushte të tilla që shqiptaret të mohojnë identitetin e tyre, duke favorizuar në mënyre ultra raciste ata që ndryshoj-ne emrin dhe fenë. Në këtë mënyrë dhe në rastet kur emi-grantët legalizohen praktikisht shteti grek po legalizon vetve-ten tek shqiptari, jo shqiptarin si individ me identitet të vetin. Ky fenomen nuk ndodh me asnjë kombësi tjetër që jeton dhe punon në Greqi, psh. një pakistanezi nuk i kërkohet të depakistanizohet që të njihet nga shteti. Aq represive është kjo politike, sa dhe sportistë apo këngëtarë të famshëm shqiptarë, dhe pse të mbrojtur nga fama e tyre, e kane të pa-mundur të ekzistojnë nëse nuk ç’identifikohen duke ndërruar emrin dhe fenë.

Punëtori shqiptar e ka të vështirë të merret me aktivitet politik, sepse ai punon ose në bujqësi ku paguhet me mini-mumin e pagës, ose punon në kantiere ndërtimi pa siguracio-ne ose në biznese të vogla ku zakonisht bën skllavin modern. Në kushte të tilla pune, shqip-tarët duke qenë gjithnjë nën vështrimin e mjeteve represi-

ve si policia apo ushtria, nuk anëtarësohen në sindikata apo grupime të tjera. Edhe organi-zatat shqiptare kanë rezultuar impotente në organizmin e kësaj mase të madhe shqip-tarësh që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Madje dhe kur orga-nizojnë protesta kundër raciz-mit dhe fashizmit pjesëmarrja e shqiptarëve është minimale.

Sigurisht që është pozicion i lehtë ai i liberalëve, ku mund të dënosh shqiptarët si popu-ll i prapambetur që nuk di të organizohet, po aq i bukur sa qëndrimi i fundit ku morën distancë nga protestuesit pri-mitivë duke thërritur si kun-dërpeshë për bashkim mes punetorëve grekë e shqiptarë. Duke mbyllur sytë dhe veshët para kushteve reale. Po a mun-det sot shqiptari që punon në Greqi dhe ai që jeton në Shqi-përi të bëhet pjesë e luftës in-ternacionale për drejtësi?

Unë mendoj se po, por kusht i domosdoshëm është që të sh-këputemi nga klishete e buku-ra dhe të adresojmë problemet e vërteta që i mbajnë larg prej njëri tjetrit këto komunitete me probleme kaq të ngjashme. Që të ketë një luftë të përbashkët kundër racizmit dhe qeverive

të korruptuara. Duhet së pari të kuptojmë, ose më mirë ‘të kup-tojnë’ pozicionin e shqiptarëve në këtë marrëdhenie.

Së pari duhet që forcat inte-lektuale shqiptare dhe greke të adresojnë problemin e neo-kolonializmit korporatist dhe politik grek në Shqiperi. Nëse grekët do protestonin jo vetem për situatën e tyre lokale me bizneset që punojnë në Greqi, por dhe për ekspansionizmin që këto kompani bëjnë, sido-mos në Shqipëri, kjo do të ishte pikë e përbashkët e luftës. As-htu siç ndodh me grupet anti globaliste që sulmojnë çdo korporatë që shfrytëzon popujt e Azisë apo Afrikës. Kjo do t’i jepte luftës internacionale dhe bashkëveprimit një sinqeritet të domosdoshëm, nëse duhet të luftohet kapitalisti siç shkru-het bukur edhe nëpër pankar-tat e Sindikatave Greke.

Po sigurisht që pika më e rëndësishme që duhet trajtu-ar është e depersonalizmit të shqiptarëve në Greqi dhe kjo duhet të jetë pika kryesore e luftës së progresistëve të majtë në raport me qeverinë greke.

(Vijon në faqen 10)

Page 10: Gazeta Nr. 25

E mërkurë 31 | Mars 2010 | 10

Sot nuk ekziston më gogoli so-vjetik, e megjithatë duket se për të përçarë lëvizjet qytetare e sindikale me tendenca të majta emancipuese, që synojnë konfirmimin e të drejta-ve të punëtorëve e të studentëve, përdoren të njëjtat mënyra, të njëj-tët “antikorpe”.

Po sikur të mos mjaftonte “inci-denti” racist në Athinë ngjarja zbu-kurohet dhe nga disa “incidente” në Tiranë. Pikërisht në datën 25 mars, parlamenti shqiptar miraton ndër-timin e varrezave përkujtimore të ushtarëve grekë në Shqipëri, një ngjarje që solli pështjellim të madh e të justifikueshëm në opinionin shqiptar. Kjo, pasi siç u mësua, me këto varreza ka patur abuzime të mëdha, që nga zhvarrosja e shqip-tarëve dhe paraqitja e tyre si grekë nga disa priftërinj në Përmet, deri tek prekja e ndjenjave të popull-sisë çame, një popullsi shqiptare e shpërngulur nga Greqia e veriut 50 vjet më parë, të cilët nuk lejohen as të vizitojnë varret e të parëve të tyre, e as të ngrenë përkujtimore për ta (se sa për pronat e tyre në shtetin grek, kjo temë tashmë është bërë tabu prej impotencës qeve-risëse). Kështu qeveria dhe parla-menti shqiptar merr një pozicion nënshtrimi ndaj kërkesave të qe-verisë greke, ndërkohë që harron kërkesat e popullit të vet. Natyrisht që kjo, bashkë me këngën e ush-tarëve grekë në Athinë, rezulton në lindjen e sentimenteve antigreke, të cilat shumë shpejt transferohen nga Shqipëria drejt emigrantëve shqiptarë në Greqi. Duket si një plan perfekt për të përçarë prote-stat dhe rezistencën e përbashkët të punëtorëve grekë e shqiptarë në mbrojtje të të drejtave të tyre në Re-publikën Greke.

Qëndrimi i shëndoshë politik i qytetarit shqiptar në këto momen-te do të duhet të ishte i tillë që të dënonte aktet e qeverisë greke,

që të dënonte mentalitetin fashist në ushtrinë greke, dhe të dënon-te gjithë ideologjinë që i paraqet shqiptarët dhe emigrantët e tjerë si të huaj në Greqi. Po ashtu du-het dënuar veprimi i parlamentit shqiptar që miraton përkujtimin e ushtarëve grekë duke përdhosur varret shqiptare, ndërkohë që nuk kujdeset për të drejtat e qytetarëve çamë që u përzunë nga Greqia por që nuk po iu del zot as Shqipëria (duhet theksuar që pjesëmarrja e dy deputetëve çamë në parlament në ditën që u votua miratimi i varre-zave bëri të mundur realizimin e kuorumit, edhe pse ata votuan kun-dër). Reagim pozitiv do të qe nëse shqiptarët në Tiranë e Athinë do të protestonin kundër racizmit grek. Por edhe më pozitive do të ishte nëse shqiptarët do të vijonin të is-hin gjithnjë e më tepër solidarë në një betejë më të madhe se kjo, në betejën e punëtorëve e të studen-tëve në Greqi kundër aplikimit të shtypjes së imponuar nga Europa e nga qeveria greke.

(Vijon nga faqe 9)

Nuk eshte e mjaftueshme qe te organizosh nje proteste anti raciste sindikaliste,sepse ne te Shqipetaret ne start jane te perjashtuar.Nese do te citonim Leninin,proletariati avangar-dist funksionon brenda klases pun-tore.Pra nese nuk je pjese e klases punetore nuk mund te ndertosh pro-letariat i cili me pas kryen funskionin e perfaqesuesit politik progresist.

Te jesh klase punetore nuk mjafton te jesh punetor.Klasa punetore kri-johet si vetedije politike,bazuar ne kushtet social ekonomike.Por Shqipe-taret dhe pse jane nje force punetore e konsiderushme ne Greqi nuk bejne pjese ne klasen punetore. Shqipetari eshte i depersonalizuar dhe i pern-djekur ne menyre individuale me forma terrori shteteror.Edhe nese e majta greke do organizonte nje pro-teste pro Shqipetareve,ata ne keto kushte nuk do mernin pjese,jo pse jane injorante,por sepse ai nuk ka asnje mbrojtje dhe nuk konsiderohet si subjekt politik.Nese nje Shqipetar do ishte ne proteste me Greket,do dhunohej arrestohej dhe terrorizo-hej vetem dhe eksluzivisht ai.Sepse Shqipetari nuk konisderohet si qenie njerezore as nga institucionet Shqipe-tare e aq me pak ato greke.Ai brenda shoqerise Greke,edhe pse mund te dije mire gjuhen te kete nje pune te qendrueshme (gje qe rralle ndodh) apo te shetise me makine,mbetet nje indigjen i depersonalizuar dhe pa asnje mbrojtje ligjore apo politike.

Sot shqiptarët nuk janë klasë punëtorë në Greqi, sepse qëndrojnë jashtë çdo nocioni mbrojtës ligjor, detyrohen të zhvishen nga gjithçka, njerëzore. Pra një ekzistencë në mos ekzistencën absolute. Një përvjedhje e vazhdueshme në errësirën e pa-ragjykimeve shtetërore. A mundet që një individ i detyruar të jetojë në mungesën absolute të dinjitetit të trasformohet në një partner serioz në luftën për progres?

Nëse duam që marrëdhëniet e dy vendeve mos rrëshqasin në reagime apo kundër reagime instiktive fas-histe duhet të analizojmë situatën në terrenin e saj real, pa tentuar ta mbu-lojmë atë me thirrje nacionaliste apo internacionaliste.

E majta progresiste greke nëse vërtet do që shqiptarët të trasformo-hen në një forcë progresiste duhet të kundërshtojë me forcë politikën e përditshme fashiste që ushtron shte-ti grek, e jo ngjarjet sporadike, duke garantuar integrimin e plotë të shqip-tarëve, duke luftuar kundra ndrys-himit të fesë dhe emrave të tyre. Në këto kushte shqiptarët do të bënin pjesë në klasën punëtorë e do të lufto-nin si subjekte politike dinjitoze për-krah grekëve për një jetë më të mirë. Vetëm kështu punëtori shqiptar do të dilte në dritë nga errësira periferike

Reagim pozitiv do të qe nëse shqiptarët në Tiranë e Athinë do të protestonin kundër racizmit grek. Por edhe më pozitive do të ishte nëse shqiptarët do të vijonin të ishin gjithnjë e më tepër solidarë në një betejë më të madhe se kjo

Kriza greke dhe instrumentalizimi i thirrjeve raciste

Punëtori shqiptar e ka të vështirë të merret me aktivitet politik, sepse ai punon ose në bujqësi

Mbi një shqetësim LiberalNë Shqipëri, në ndryshim nga Turqia, qeveritarët bënë disa deklarata impotente

ku është vendosur për të siguruar ek-zistencën e tij.

Nëse sot intelektualet progresiste grekë dhe shqiptarë nuk krijojnë një front ku të adresohen këto probleme atëherë do të mbetemi peng e reto-rikave pa ndërtuar asnjë perspektive serioze për të ardhmen e përbashkët.

Une sigurisht që nuk i mbeshtes sje-lljet e protestuesve që djegin flamuj apo kriminalizojnë gjithë shoqërinë greke, por jam shumë i kujdesshëm para se të thërras “hosanna” për injorancën e tyre, e të diferencohen në mënyrë të menjëhershme, pa marrë parasysh simptomat të cilat kanë sjellë këtë reagim instiktiv. I gjendur pa asnjë mbrojtje nga sh-teti, nën diskriminimin e vazhdue-shëm racist të qeverisë greke, pa një solidaritet ndërkombëtar, ajo çka mbetet shqiptarit është klithma in-dividuale e revoltës së pafuqishmë. Në ato klithma primitive, më shumë se urrejtjen per qytetarin grek unë shoh frustracionin e të konsideru-arit gjithmonë qenie inferiore, nën atë klithme unë dekodifikoj fytyrat e këndshme perëndimore që në

një bashkëbisedim të thonë “uaa nuk ngjan fare si shqiptar”. Nën ato klithma unë shoh dëshirën për t’u konsideruar minimialisht si qenie njerëzore dinjitoze, aty gjendet gji-thë frustracioni i turpit që të shkak-ton nxjerrja e pasaportës tënde, apo prishja e fytyrës në zyrat perëndi-more kur s’ke rrugë tjetër veçse të pohosh kombësine tënde.

Do kisha dashur shumë që këto rre-shta t’i shkruaja për bashkëpunimin internacional, për forcën që duhet të ketë rinia progresiste për të ndryshu-ar situatën, por ç’e do që nuk e bëj dot se jam i marrë peng nga paragjykimi që jam shqiptar, e qe nuk arrij dot të marr vize për të njohur bashkëmosha-tarët grekë. E ashtu siç Malcolm X do të thoshte, ne nuk e pamë asnjëherë ëndrrën amerikane, por përjetuam gjithnjë makthin e saj. Nëse bashka-risht këto shprehje nuk do i konside-ronim primitivitet por do të kuptonim që janë një thirrje për dinjitet, atëherë premisat për të ndërtuar një ëndërr të përbashkët zhvillimi do të ishin më të sinqerta, e domosdoshmërisht më progresive.

Do kisha dashur shumë që këto rreshta t’i shkruaja për bashkëpunimin internacional, për forcën që duhet të ketë rinia progresiste për të ndryshuar situatën, por ç’e do që nuk e bëj dot se jam i marrë peng nga paragjykimi që jam shqiptar, e qe nuk arrij dot të marr vize për të njohur bashkëmoshatarët grekë

Page 11: Gazeta Nr. 25

11E mërkurë 31 | Mars 2010 |

Avni Zogiani

Jam i bindur që kur një këshilltar i qeverisë (është aq i parëndësishëm saqë nuk mendoj se ju thotë gjë emri i tij, prandaj s’po e përdor) e ka sh-kruajtur një shkrim në gazetën (që është e qverisë më shumë sesa kës-hilltari që e ka shkruajtur opinionin) ka menduar, “shkrimi im me anijen do të jetë një stuhi për kritikuesit e qeverisë”. Ai natyrisht se të gjitha argumentat e tij i ka mbështetur në konstatime letrare sepse e di mirë se kudo që ta prek realitetin kosovar do ta demantojë atë. Vetëm sa për t’u dukur se shkrimi ka njëfar mbështe-tje ai e ka ka përdorur një citat të një analisti tjetër besnikërisht proqeve-ritar që vazhdon të shitet si “analist i pavarur”.

Kur autorët, këshilltari, e analisti “i pavarur”, kanë sajuar shkrimet e tyre, i kanë projektuar ato si një trandje për opinionin publik. Tran-dje sepse flasin për anijet, për stu-hinë, për ujërat e turbullta e të qeta, për të vërtetën dhe të pavërtetën, për politikën. Mirëpo, në kohën kur fshati po duket e për kallauz nuk po ka nevojë, këto opinione nuk bëjnë vecse “pffffffffff”.

Sa për këshilltarin e qeverisë, dorën në zemër, nuk kam gjetur ndonjë mendim që ia vlen të komen-tohet gjatë. Duket se ai jeton në një paranojë duke qenë se kritikat për qeveritë progresivisht më të korrup-tuarat në rajon i quan përpjekje për ta rikthyer tmerrin e friken. Po, tmerrin e friken nuk janë duke e sje-llur kritikat e argumentuara të gaze-tarëve e të shoqërisë civile. Tmerrin e friken e ka kthyer dëshmia në qen-dër të kryeqytetit se strukturat e par-tisë që e këshillon zotëriu kanë bërë porosi për vrasje politike. Tmerrin e frikën e sjell fakti se ai person nuk është akoma i arrestuar, kurse figu-rat e apostrofuara vazhdojnë të mos përballohen me ligjin. Askush nuk ka thënë se dëshmitë e tilla janë au-tentike, e larg qoftë të konstatojmë se janë të vërteta, por kur flitet kësh-tu për figurat që e dijmë se janë bo-sat e këshilltarit opinionist, natyrisht se shkaktohet tmerr e frikë.

Sa për “analistin e pavarur” që vetë e ka një OJQ të fshehur, më duhet ta komentoj fjalinë e tij që ka bërë për “OJQ-të opozitare”. Zoti “analist i pavarur”, fakti që te-për gjatë keni qëndruar pa ndonjë identitet e integritet personal, po keni mbijetuar si një myk i ngjitur

����������� ��������������������������������������������������������������������������

Pffff - AnalistëtBindja se ato që thonë “OJQ-të opozitare” janë të pavërteta nuk mjaton

në lëvozhgën e partisë që i takoni, të bën të pa kredit për të folur për të vërtetën dhe të pavërtetën. Ju flisni për “OJQ opozitare” (kërkoj falje se nuk kam reaguar me kohë në shkri-min tuaj sepse nuk ju lexoj, por tek tashti ma solli në vëmendje dikush këtë fjali), por OJQ-të e zëshme janë gjithkund opozitare sepse qeveria në vende normale nuk ka nevojë për OJQ si ajo e jotja.

Mbase zoti “analist i pavarur” do duhej ta nxirrje atë OJQ-në tënde nga “inkognito” dhe të na sfidonit neve “OJQ-ve opozitare” që shpifim, me të vërtetat tuaja. Të siguroj se nuk do të merrem fare me pyetjen nëse e keni krijuar OJQ-në fshehu-razi për të marrë ndonjë para nga qeveria apo për të përdorur mediat ku keni punuar për të fituar ndonjë grant. Me këto gjëra po shpresoj se është duke u marrë policia. Por do doja shumë një sfidim me juve ana-list i pavarur, drejtor i OJQ-së inko-gnito, gazetar, myk në lëvozhgën e partisë, apo çkado që je. Sfidë mbi secilën që gjë e kemi thënë, mbi secilin fakt e argument që e kemi nxjerrë, mbi secilën evidencë që e kemi botuar. Bindja juaj se ato që thonë “OJQ-të opozitare” janë të pavërteta nuk mjaton zoti “analist i pavarur”. Ne kemi fakte, të cilat i kemi dërguar në sistemin e drejtësi-së vendore e ndërkombëtare, jo pse kemi besuar se do të trajtohen, por sepse kemi dashur ta provojmë nëse funksionon sistemi i drejtësisë.

Ne për shembull, zoti “analist i pavarur”, kemi dokumente që tre-gojnë që gazetarët kanë marrë para nga qeveria, ne kemi fakte se gaze-tarët kanë krijuar OJQ për të marrë para nga qeveria, ne kemi fakte që gazetarët kanë bërë gurëthyes prap për të marrë tenderë nga qeveria, ne e dijmë që shokë të zëdhënësve institucional kanë bërë gurëthyes që brenda vitit kanë realizuar mili-ona, ne kemi dokumente e fakte që tregojnë se KEK-u ka marrë tran-sformatorin 2.3 milionë euro edhe pse ka pasur ofertën për të njëjtin transformator për vetëm gjysëm mi-lioni euro, ne e dijmë që qeveria dhe bordet kanë detyruar menaxherët e kompanive publike të nënshkruajn kontrata që ekspertët e vetë këtyre kompanive i kanë vlerësuar si të dëmshme për po këto kompani, ne e dijmë që shumica e tenderëve janë me procedura joadekuate (që do të thotë janë manipuluar sipas stilit

“çmim ekonomikisht më i arsye-shëm”), e dijmë poashtu se njerëz me aksione në sektorin privat janë vendosur në konflikt interesi si udhëheqës të kompanive publike, ne e kemi mbështetur vazhdimisht pohimin tonë se prej se kjo qeveri është themeluar listat me emra të punëtorëve iu kanë shkuar kompa-nive publike për punësim (mbi 600 punëtorë brenda vitit janë punësuar vetëm në njërën nga kompanitë pu-blike), e dijmë ne se kompania që ia ka bërë fushatën PDK-së në vitin 2007 ka fituar tenderin prej 5.7 mi-lionë eurosh, dyfish më shtrenjt se ofertuesi i dytë. Ne kemi faktografu-ar qindra raste korrupsioni ose sh-kelje tjera. Përgjatë të gjitha manda-teve. Prandaj si “analist i pavarur”, si pronar i OJQ-së inkognito, apo qoftë edhe si një copë myky në lëvozhgën e partisë, ti do duhej ta merrje mun-dimin e të kapeshe me faktet që ne kemi raportar qoftë publikisht qoftë

nëpërmjet kanaleve të drejtësisë.

Ashtu siç i kemi sfiduar e inkura-juar në vazhdimësi zyrtarët publik, politikanët, këdo tjetër, të fillojnë procedura gjyqësore e të mos nge-lin me përgjigjjen universale “shpi-fje” që përdoret sa për konsum për opinioni publik, ashtu të sfidoj edhe ty zoti “analist i pavarur” që të për-ballohesh me ato që themi ne, ama jo me konstatime të përgjithshme apo fraza letrare si ajo e këshilltarit “anija po ecen në ujëra të qeta”, apo “anija është ndërtuar me gjakun e bijëve e bijave më të shtrenjta” (shif në emër të kujt flet ky këshilltari partiak!). Pra gjaku i bijëve e bijave më të shtrenjta është bërë paravan i tenderëve të qeverisë, kurse ju ti zoti “analist i pavaur” apo drejtor i OJQ-së inkognito, keni një histori në sferën publike kosovare ndryshe nga këshilltari i partisë në pushtet dhe do duhej të kishit më shumë guxim. Mos u bëni, siç do të thoshte këshilltari i partisë në pushtet, ngor-dhalaq, e t’i arrini konstatimet tuaja vetëm nga sesionet e shpeshta di-tore të vëzhgimit të tymit të cigares suaj pran makiatos me shije të stër-holluar (me apo pa shkumbë, me apo pa plumb). Luftoje dembelinë dhe provo të futesh në një debat të vërtet mbi faktet e argumentat e ra-portuar. Mos u ndal në konstatimet e ngjashme me qeverinë që konsistoj-në në shpalljen “shpifje” të çfarë-do kritike a gjetje të gazetarëve e shoqërisë civile.

Mos u bëni, siç do të thoshte këshilltari i partisë në pushtet, ngordhalaq, e t’i arrini konstatimet tuaja vetëm nga sesionet e shpeshta ditore të vëzhgimit të tymit të cigares suaj pran makiatos me shije të stërholluar (me apo pa shkumbë, me apo pa plumb). Luftoje dembelinë dhe provo të futesh në një debat të vërtet mbi faktet e argumentat e raportuar

Page 12: Gazeta Nr. 25

E mërkurë 31 | Mars 2010 | 12

(Vijon nga faqe 3)

... Me gjithë sa përmendëm , tani mund të themi diçka në lidhje me fito-ren e madhe të Obamës, megjithëse e kam pothuajse të pamundur të them ndonjë gjë që ka të bëjë me “fakt” në këtë rast. Së pari, duke shpresuar që kjo të mos jetë e trishtë për ju, është mëse e qartë që fitorja e Obamës nuk është një ngjarje politike. Me një krahasim jo mjaft të përshtatshme, por me të njëj-tën intensitet ndjenje për lëvizjen e të drejtave civile, nën drejtimin e Martin Luther King gjatë viteve 60-të, ndod-hi nje ngjarje e madhe popullore. Por suksesi i Obamës është për momentin, i momentit, i drejtë së brendshmi apa-ratit të shtetit, ekonomisë kapitaliste, pa-barazive të mëdha sociale, lufta brenda Afganistanit, etj, dy parti politike. Pra fitorja e Obames është fakt - ndoshta i rëndësishëm - i historisë së shtetit por, të paktën për momentin nuk është një ngjarje politike.

Së dyti, fitorja e Obamës është si-gurisht një çështje me rëndësi sim-bolike për shtetin, dhe për historinë e shtetit. Zhvillimi i këtij realiteti në Afri-kë - i njerëzve me ngjyrë, në emër të skllavërisë, të dominimit kulturor, të ra-cizmit dhe varfërisë- është një ngjarje e madhe, një simbol i fortë, dhe jo vetëm për Afroamerikanët, por gjithashtu për mbarë njerëzimin.

Por niveli simbolik i gjendjes është i ndryshëm nga e vërteta politike. Ky simbol, fare mirë mund të jetë bosh ne nivel politik, madje negativ. Vendimi nuk do të jetë, në duart e Obamës, por në përcaktimin subjektiv të simbolit. A do të pranonit një këshillë nga një filozof i lashtë, prej një vendi po aq të lashtë? Unë mundem vetëm t’ju them të ndani nivelet. Mos i ngatërroni ato. Shijoni Simbolikën. Mos besoni gjen-djen. Dhe, sa për politikën, mbështetuni vetëm tek vetja, lëvizja kolektive.

Por këtu kemi një zhvillim të ri: Si mund të jemi të përgatitur për një ngjarje politike? Si mund të besojmë në diçka që është një ngjarje e vërtetë politike dhe jo një fakt i gjendjes së hi-storisë? Zakonisht, gjatë akteve të kësaj natyre, ne jetojmë në një lloj aktiviteti politik. I pranojmë ligjet e gjendjes si një nevojshmëri. Për të përshpejtuar krijimin e mundësive të reja, mundësive të cilat në nivel intelektual ose ideolo-gjik nuk janë thjesht zhvillim i fakteve të gjendjes, ne duhet të kemi një ide rreth mundësisë, një ide të përgjithshme të mundësisë së një mundësie të re. Ne kemi idealen midis mundësisë forma-le, të mundësive të tjera. Dhe përgjatë më shumë se një shekulli, Komunizmi ka qenë emri i këtij ideali. Ishte një emërtim perfekt në fillesë. Kur e hasim këtë emër, i cili ishte emri i mundësi-së së diçkaje tjetër, duhet t’i kthehemi kuptimit që kjo fjalë kishte fillimisht në dy tekstet e Karl Marksit. Njëri eshte ai i vitit 1844 – dorëshkrimi i vitit 1844 - dhe tjetra është, vepra e mirënjohur “Mani-fest i Partisë Komuniste”.

Në këto tekste “Komunizmi” fillimisht pati një konotacion negativ. Kjo do të thoshte se logjika e vendit, e nënshtri-mit themelor të të gjithë punëtorëve në një klasë dominuese, mund të ishte i ka-përcyer. Kjo nuk duhet ngatërruar me

Leksioni i Alain Badiusë mbi Hipotezën Komuniste në New York, ������������ ����������������������������������������

KomunizemA DO TË JETË PËRGJITHMONË E PARAGJYKUAR FJALA

strukturën e dominimit, e cila i përket antikitetit. Si pasojë, thotë Marksi, është e pashmangshme fuqia oligarkike e kri-juar në shtetin e korruptuar, edhe pse punëtorët paguhen në një mënyrë më të organizuar. Nje tjetër anë negative e fjalës Komunizëm. Ideja Komuniste, dhe unë citoj... jo Marksin, por hipotezën.

Hipoteza e Komunizmit presupozon se një tjetër organizatë kolektive mund të bëjë përpara. Kjo organizatë e re do të eliminojë pabarazinë e vlerave dhe për më tepër, sipas Marksit, ndarjen e punës. Njerëzit të cilët ishin të ndarë midis punës së thjeshtë dhe asaj inte-lektuale, në fjalë të tjera ndaheshin mi-dis qytetit dhe fshatit, tashmë secili prej tyre do të jetë një punëtor polivalent: kjo është shprehje e Marksit tek Mani-festi. Ky përvetësim i fateve monstruoze dhe përhapja e brendisë së mendime-ve të tyre nga ekzistenca e vetë aparatit politik shtetëror, të mbrojtur nga policia dhe ushtria, e ndarë nga shoqëria civile, e cila nuk do të shfaqet më si një nevojë e dukshme.

Pas një periudhe të shkurtër të asaj që ai vetë e quan vlerën – pozitive, të mbushur me njerëz shkatërrues të punës dhe punëtorë të varfër, do të ketë një periudhë të gjatë të organizimit në mënyrën e një bashkimi të lirë i cila prodhon pasuri, e cila do të mbështesë

atë që Marksi quan, Zhdukja e Shtetit. Dhe ishte përcaktimi më i rëndësishëm i Komunizmit, i cili ishte “procesi i do-bësimit të Shtetit”.

Më lejoni t’ju kujtoj që me shtet këtu nuk kemi parasysh vetëm shtetin qe-veritar, policinë, ushtrinë dhe kështu me radhë, por gjithcka që limiton mun-dësinë e krijimit kolektiv.

Pra Komunizmi në mes të shekullit 19 zgjodhi riorganizimin intelektual. Dhe ky fakt është horizonti i çdo veprimi, megjithëse lokal dhe i kufizuar në kohë, ndërprerja e rendit të shtetit të theme-luar formon një fragment të politikës së re, fragment të politikës së mobilizimit. Shkurtimisht Komunizmi , është një ide funksioni i së cilës është rregullator dhe jo formues. Është absurde të kategori-zosh hipotezën Komuniste si një “petit objet” (objekt të dobët) pasi ajo shër-ben për të prodhuar, midis politikave të ndryshme, kufinj të demarkacionit për një periudhe të caktuar politike. Është më se e pajtueshme me hipotezat e barazisë prej te cilave Komunizmi kon-siderohet ideal dhe emancipues, nga njëra anë, si një kundërshtues i drej-tpërdrejtë i identitetit komunist, pozici-onin e tij reaksionar.

Komunizmi në fakt është një hipotezë deduktive shpesh e përdorur në politi-kë edhe pse fjala nuk shfaqet si e tillë.

Dhe në këtë mënyrë është një ide e do-bishme për përcaktimin politik dhe jo një program konkret i këtyre politikave.

Ndoshta ju e njihni dhunën dhe llojin e mizorisë me Jean-Paul Sartre i cili, në vitet 50, të shekullit të shkuar, tha se çdo anti-komunist është një qen. Nëse ne do ta lexonim ashtu siç duhet këtë kontest të vrazhdë, do të kuptonim që ky pohim është i vërtetë. Çdo veprim nga ana e shtetit, që e bën sepse mundet, çdo veprim nga ana e shtetit që shfaqet si formalisht kontradiktor me hipotezën komuniste në kuptimin tërësor, duhet të gjykohet si kundër njohjes së synimeve të njerëzimit. Kjo do të thotë që është kundër fatit të vërtetë të njerëzimit.

Sic tashmë të gjithë ne e dimë, bas-hkëkohshmëria e kapitalizmit, është një emër i ekzistencës sociale, ashtu siç konkurimi është emërtim i saktë i kësaj ekzistence. Kjo do të thotë se, lufta, më tepër se një pjesë ndërhumane e njerë-zimit, është një luftë brenda kapitalit dhe jashtë tij.

Në një tjeter interviste, Sartri thotë, në terma të tillë që do citoj: “ Nëse hi-poteza Komuniste nuk ka të drejtë, nëse ajo nuk është e aplikueshme, kjo do të thotë se njerëzimi në vetvete nuk është ndryshe nga milingonat ose qelbësat”.

Ajo që ai do të thotë është se, nëse konkurenca, tregu i lirë, kërkimi për

kënaqësitë e vogla dhe muret që të mbrojnë ty nga dëshirat e të dobtit është e kolektivizuar, qënia njerëzore nuk ia vlen.

Pra, vetëm për të qenë një aktor i vërtetë, aktiviteti i vërtetë i të kthyerit nga njeriu-kafshë në njeri, më përpara duhet të njohim historinë e hipotezës Komuniste. Dhe duhet të studiojme pye-tjen: A është teoria Koministe e drejtë apo plotësisht e gabuar?

Në fakt, ka dy periudha të mëdha historike të kësaj hipoteze. Periudha e krijimit, krijimi i vetë fuqisë dhe asaj i përpjekjeve të para për të vërtetuar teorinë. Periudha e parë nis me Re-volucionin Francez dhe vazhdon me Komunën e Parisit. Le të themi, që nga 1792 deri më 1871. Periudha e parë e teorisë Komuniste: është ajo e krijimit të hipotezës. Kjo sekuencë lidh (dhe zhvillon) idenë e Komunizmit si një lë-vizje të masës popullore me nocionin e shpëtimit të të gjithëve. Kjo është forma konkrete e konceptit për “komunizmin” gjatë kësaj periudhe, lëvizja e masave nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, shpëti-mi i të gjithëve. Për faktin se ishte një lë-vizje e mobilizuar popullore, në forma të shumëfishta - demonstrata, greva, kryengritje, aksione të armatosura, dhe kështu me radhë - përmes figurës së përmbysjes së shtetit- ne dimë, se shteti

Page 13: Gazeta Nr. 25

13E mërkurë 31 | Mars 2010 |

ishte, jo vetëm qeveria por një formë e reduktimit të mundësive. Ai si i tillë du-het të jetë i fuqishëm për të emancipuar mundësitë. Dhe aktori i vetëm i mun-dshëm i këtij shkatërrimi është lëvizja masive, dhe sidomos ajo e punëtorëve. Kjo përmbysje e shtetit është një përm-bysje me dhunë, e cila siç e dimë të gji-thë quhet, revolucion.

Pra së fundi, ekziston një mesazh i fortë mes idesë se Komunizmit dhe zhvillimit praktik të revolucionit. Ky re-volucion duhet të shtypë formën ekzi-stuese shoqërore – pronën private, ku “private” nënkupton pronësi, ndarjen e njerëzve në kombe, ndarjen e punës, e kështu me radhë - dhe vendosjen e barazisë Komuniste, ose atë që men-dimtarët e klasës-punëtore te shekullit të 19, si miku im Jacques Rancière i cili ishte i prirur ta besojë, e quajnë “komu-niteti i njerëzve”. Komunizmi ishte, për nga vetë natyra e tij kryengritëse, reali-zimi i komunitetit të njerëzve.

Kjo periudhë mbyllet me risinë mah-nitëse dhe shijen radikale të Komunës së Parisit më 1871. Komuna përfaqësoi një alternative ndryshe, një kombi-nim të rrallë të lëvizjes popullore, drejt klasës punëtore, dhe shtimit të kryen-gritjeve. Ajo tregoi Ekonominë e mo-dernizmit të kësaj formule, dhe ushtroi pushtetin e një lidhje të re të këtyre dy momenteve, në një nga qytetet më të medha të Europës. Por gjithashtu tregoi për cka ajo vlente , dhe se nuk ishte e gatshme të zgjeronte revolucionin në shkallë kombëtare, dhe nuk zotëronte as kapacitetin për të bërë rezistencë ndaj anti-revolucionareve, e cila mbësh-tetej tërësisht nga klasa e mesme Fran-ceze.

Periudha e dytë e hipotezës komu-niste fillom nga 1917, me Revolucionin Rus, deri në 1976, me perfundimin e Revolucionit Kulturor në Kinë, i cili gji-thashtu shënon fundin e lëvizjes ushta-rake rinore në Evropë dhe në Amerikë (Amerikën Latine gjithashtu), e cila u perhap në të gjithë botën, diku midis viteve 1966 dhe 1975, dhe qendra e të cilës, nga pikpamja e inovacionit politik ishte në maj te 1968 në Paris, dhe paso-jat e saj në vitet në vijim, kemi shumë faktorë që tregojnë formimin e rezisten-cës politike ndaj Luftës së Vietnamit në Amerikë dhe gjithashtu për lëvizjen ri-nore praktikisht të të gjithë vendeve në të gjithë botën.

Kjo periudhe e dytë zgjati rreth 60 vjet, dhe ndahet nga periudha e parë me një hark kohor të njëjtë, prej rreth 40 vjetësh. Historia e hipotezës Komuniste nuk është një histori e vazhdueshme; është vazhdimësia midis periudhave; është pikërisht kjo vazhdimësi ajo që i ndan. Është e rëndësishme për ne, për arsye se tani mes dy periudhave mund të kemi të drejtë.

Pra rendi i dytë, i cili fillon me Re-volucionin Rus, dominohet nga një gjë (duke vënë dorën në zjarr për të): Si mund të jemi fitimtarë? Kjo është pyetja më e zymtë dhe praktike gjatë revolu-cionit. Si, ndryshe nga Komuna e Pari-sit do të mundemi të qëndrojmë, duke përqafuar revolucionin e përgjakur, njerëzit e pasur dhe mercenarët e tyre? Si mund të organizojmë pushtetin e ri, shtetin e ri, në mënyra të tilla që armiqtë e tij nuk do të mund ta shkatërronin ?

Lenini e dinte këtë, pasi gjatë Leninit u krijua përgjigja e parë e kësaj pyetje. Dhe është sigurisht i rëndësishëm fakti që Lenini iu përgjigj problemit, kur kry-engritja në Rusi zgjati një ditë më shu-me se në Komunën e Parisit. Kjo fitore zyrtare dhe ajo që e shqetësonte më te-për Leninin ishin problemet e organizi-mit dhe të mbrojtjes dhe ishte plotësisht e përmbajtur, duke filluar me 1902 dhe sigurisht në “Çfarë duhet të bëhet?”, Li-bri më i njohur i Leninit në teori dhe në praktikë të centralizimit dhe organizi-mit të klasës politike. Mund të themi që Partia Komuniste i jep jetë tezave të tyre për relizimin e hipotezave Komuniste.

Ky ndërtim i periudhës së dytë të hipotezave, Partia, e risjell çështjen e nisur në periudhën e parë, atë të fitores, në Rusi, në Kinë, në Shqipëri, në Kore, në Vietnam dhe disa herë në Kubë, dhe kjo i jep drejtim Partisë Komuniste, dhe njëherësh revolucionit të plotë të rendit politik dhe atij shoqëror.

Pas periudhës së parë, vija ndarëse e të cilit ishte formulimi i hipotezës Komu-niste, dhe e realitetit të lëvizjes, e lëvi-zjes masive, kishte një periudhe të dytë në të cilën kishim një organizim mjaft të ashpër ushtarak, fitore lokale, kohëzgja-tje dhe krijim të një shteti të ri.

Periudha e dytë krijoi një program që nuk kishte mjetet e duhura për ta shpërbërë, dhe rezultati me sa duket nuk i zgjidhi problemet e lëna përgjy-smë nga periudha e parë. Në fakt, Par-tia Komuniste, e cila ishte mishërimi i hipotezës Komuniste, adaptoi historinë e kryengritjeve militare që ishte e suk-sesshme në luftimin e mbështetësve të tyre, të kundërt me pavendosjen, për ndërtimin e Shtetit rreth diktaturës se proletariatit sipas kuptimit të përcaktu-ar nga Marksi. Që do të thotë, një shtet që organizon kalimin në një shtet tjetër. Fuqia e organizimit të pafuqishmeve, forma dialektike e rënies së shtetit. Nën formatin e partise-shtet, ashtu si në Rusi, Kinë dhe vende të tjera – u shfaq një for-më e re e shtetit, që ishte autoritar dhe imperialist. Ky shtet ishte negativ dhe mjaft larg praktikës ligjore të njerëzve, dhe akoma më tepër idealit të rënies së shtetit. Shpërndarja, siç një pjesë do ta shihnin, dhuna, nuk ishte e njohur nga shteti i inercisë se burokracisë së bren-dshme. Në një kohe kur fshatarët kishin konkurencën e imponuar nga merce-narët, më ushtrinë që merrte më tepër se shpërndante, sigurisht qe nuk mund të kishe fituar.

Problemi më i madh bashkëkohor është se forma politike e cila nuk bara-zohet me disa riorganizime e transfor-mime krijuese të hipotezës Komuniste. Dhe është pikërisht për shkak të këtij problemi që kontributi më i parën-dësishëm I kësaj periudhe të dyte morri jetë. Revolucioni Kulturor në Kinë dhe fqinjen e saj Rusi, është emërtuar për shembull pas Mao-s. Në Kinë, maksimu-mi i Maos në këtë pikë ishte: s’ka Komu-nizëm pa lëvizje Komuniste. Komunizmi s’është pa lëvizjen Komuniste. Partia nuk mjafton: nëse nuk keni lëvizjen, nuk keni asgjë – nëse do të ndërmerret një kauzë në emër të zhvillimit të pushtetit shtetëror dhe për pasojë ndërthurjes së botës së vërtetë, Revolucionit Kulturor shpejt kthehet e dhunshme dhe burra-cake. Përkufizimi për armikun, duke

qënë i dyshimtë ose i drejtuar kundër unitetit dhe tërë shoqërisë, Partisë Ko-muniste- Mao ka nje lidhje me të në momentin kur ai deklaron, dhe unë po e citoj: “Ne tashmë e dimë, se ku është lëvizje në vendin tonë, ose nëse lëvizja është në Partinë Komuniste.”

Pra, lufta më së fundi ishte midis par-tisë dhe fakteve. Ajo shkatërroi qëndru-eshmërinë sociale. Së fundmi, rendi i vjetër duhet të rivendosej në kushtet më të papërshtatshme dhe më negati-ve. Në Francë, pas Majit 68, motivi domi-nues ishte që aksionet kolektive duhet të krijojne hapësira të reja politike, dhe jo të riprodhojë sistemin e centralizu-ar të menaxhimit të shtetit. Riforcimi i përmbajtjes mund të jënë format e reja të organizimit dhe të veprimit, të cilat mbulojnë sektorin e njëjtë politik, intelektual dhe punëtor, dhe duke pro-

pozuar zgjatjen e hipotezës Komuniste madje edhe përtej masës së logjikës ose /dhe pushtetit. Është një ngjarje e cila edhe sikur këto eksperienca të is-hin në kontekstin e formave të reja, në fund të Majit 68, ajo do të konsiderohej ne tërësi forma moderne e shtetit reak-sionar të ishte sërish dominante në treg, nën mbulesën e demokracisë.

Fjala Komunizëm është në ditët e so-tme një fjalë plotësisht e harruar, e cila praktikisht identifikohet si një eksperi-encë e humbur. Kjo është arsyeja pse situata politike dhe ajo ideologjike janë kaq të ngatërruara. Sepse në fakt, teori-të Komuniste, me ose pa fjalën Komuni-zëm, e cila në fund të fundit është veçse një fjalë, ju mund të flisni për shembull për teoritë egalitare (barazimtare) ose për teorinë e radikale të barazisë ose për çfarëdo teorie tjetër, por e gjitha kjo mbetet një teori e drejtë, e drejta për të menduar një ide me mundësi të reja, dhe jo vetëm përmbushjen e mundësi-ve të vjetra të mbishkruara nga shteti. Nuk shoh asnjë shpresë. Nëse kjo teori do të duhej të ishte e jona, akoma do na duheshin fjalë të reja, fjalë të tjera. Por

sidoqoftë ne fare mirë dimë të bëjmë gjithçka, për aq kohë sa kemi te bëjmë me veprime kolektive. Pa horizontin e barazisë dhe të Komunizmit, pa këtë ide, asgjë në revolucionin historik dhe politik nuk do të shfaqte interes per filo-zofet. Lejoni që gjithësecili të merret me punët e tij dhe mos flisni më për këtë.

Në fakt, ajo që mbetet nga kjo, ose ne mund të themi “detyra jonë filozofike”, është të kontribojmë në gjetjen e for-mave të reja të ekzistencës se teorive që kemi, llojeve të tjera të organizimit politik që kjo hipotezë mund t’iu hap rrugë . Ne mësuam nga periudha e dytë dhe nga dështimi i saj fatal, që duhet të kthehemi në kushtet e ekzistencës së teorisë Komuniste, dhe jo vetëm në perfeksionimin e mjeteve të luftës sonë.

Ajo çka mësuam nga periudha e dytë është se çështja e fitores nuk mund

të jetë qendra e përkimit tonë. Ne kemi, dhe duhet të kemi, eksperiencën e diçkaje të re, dhe kjo është pas rezi-stencës, çështja e pushtetit. Cila është politika e cila nuk duhet ngatërruar me çështjen e pushtetit? Ajo është e vër-teta. Ne nuk mund të jemi të kënaqur me situatën dialektike midis shtetit dhe lëvizjes masive, me pregatitjen e kry-engritjes, me ndërtimin e bashkimit të fuqisë dhe organizimin dialektik, me konceptin e revolucionit, i cili sot është i errësuar. Ne duhet që fillimisht, të ri-vendosim hipotezen, komuniste apo egalitare (barazimtare), me përputhjen ideologjike ose militante. Dhe në lidhje me këtë, ne jemi më afër me pushteteve tashmë në mendje në shekullin e 19-të. Ja ku jemi me historinë e revolucionit të shekullit të fundit. Ne jemi më afër she-kullit të 19-të sesa me shekullin e kalu-ar. Në ndarjen dialektike të historisë ne na duhet të ecim disa here para kohës.

Ashtu si pas 1840- es, ne tani po për-ballemi padyshim, me kapitalizmin ci-nik, gjithnjë e më tepër të frymëzuar nga ide që funksionojnë së prapthi: të varfrit janë vetëm të varfër, Afrikanët janë të

pazhvilluar, dhe se e ardhmja pa asnjë hije dyshimi dhe kufiri i përket borgje-zëve të civilizuar të botës Perëndimore. Të gjitha llojet e fenomeneve duke fi-lluar që nga shekulli i 19-të rishfaqet i zgjeruar në forma të jashtëzakonshme të mizerjes që përmbajnë vetë këto sh-tete. Duke u rritur gjithnjë në pabarazi, ndarja radikale midis njerëzve të klasës punëtore, të painformuarve, dhe klasës së mesme, për të përmbushur shka-tërrim të fuqisë politike në shërbimin pronësor, dhe të përfitimeve kapitaliste. Disa vite të stërhollimit, të çrregullimit të revolucionarëve, dhe të dëshpëri-mit nihilist, në sasi të mëdha të rinisë, skllavërimi (servilizmi) i pjesës më të madhe të tyre, dhe eksperienca laj-katare e grupeve zyrtare në kërkim të mënyrës bashkëkohore të themelimit, të rithemelimit, për të gjetur përcakti-me të reja për teorinë Komuniste.

Të gjitha këto karakteristika janë shumë afër me situatën politike e cila ishte dominante në Europë, gjatë me-sit të shekullit 19. Kjo është dhe arsyeja sipas të cilës fitorja aparente e kapita-lizmit, rast për përkimin e dytë të hi-potezës Komuniste, ka qënë në fakt, një kundërveprim shumë i fortë, një rikthim shumë i fortë drejt diçkaje të vjetër. Politizimi i kapitalizmit bas-hkëkohor është ashtu siç mund të shihni rikthimi i kapitalizmit cinik të shekullit të 19 –të. Kjo mesa duket është edhe arsyeja pse, pas shekullit të 19- të çështja nuk është tek ne, tek fitimi i te-orisë Komuniste, por është në përcak-timin e identitetit të tij. Problemet tona janë më tepër problemet e Marksit sesa problemet e Leninit, dhe kjo ishte çështja e madhe e revolucionarëve të shekullit të 19 -të.

Si fillim, a prodhoi ekzistenca histo-rike e teorisë, kushtet për shtetet me popullsi të gjerë dhe a mundësoi mo-srobërimin nga përcaktimi i botës së shprehur nga armiqtë tanë? Edhe rezi-stenca historike e teorisë, ku ekziston shumë fuqi, është ai, lloj i identifikuar këtu, ajo çka po na mban nën zgjedhë ne. Ajo është komplekse, por ka mo-mente që është gjithashtu ngacmuese. Duke kombinuar konfliktet e mendi-meve sepse fillimisht ne po përballemi me një formë të re të një ideje ose të një shembulli, dhe ka një ngarkesë në interpretimin e mendimit, siç ishte për Marksin interpretimi i një forme të re dialektike. Këto interpretime të men-dimeve janë gjithnjë normale dhe uni-versale, por ne jemi gjithashtu edhe për eksperimentimet e reja politike, të cilat janë lokale dhe të pazakonta, dhe bash-kimi i të dyjave mund të strukturojë një mendim në nivel universal, me ekspe-rimentimet politike të niveleve lokale ose të pazakonta, të cilat përfundimisht mund të prodhojnë një formë të re: Hi-potezën Komuniste.

Kjo ekzistencë duhet të jetë, gjatë historisë, në ndërgjegjshmërimin në lidhje me forma të reja të këtyre orga-nizimeve të asaj që është një ngjarje politike, dhe kjo sipas rezultateve prej eksperimenteve në nivel lokal. Pra ne mund të hapim periudhën e tretë të kohëve të mrekullueshme, ne munde-mi. Dhe nëse ne mundemi, atëherë ne duhet.

Faleminderit.

Page 14: Gazeta Nr. 25

E mërkurë 31 | Mars 2010 | 14

Doktrina e re historike dhe shoqërore i shmanget diskutimit mbi racën, kombësinë apo gjakun

Lufta kundër Liberalizmit

në Pikëpamjet totalitare ����������

(Vijon nga faqe 2)

... i marrëdhënies së totales me për-bërësit e saj si një marrëdhënie orga-nike-natyrore, nuk është në gjendje të japë një kuptim. Madje dhe “kombi” bëhet një totale reale vetëm si pasojë e bashkimit ekonomik dhe social, e jo anasjelltas.

Tendenca e fortë universaliste në të vërtetë nuk lind si një spekulim filozo-fik; në fakt është zhvillimi ekonomik që e bën të domosdoshme. Një nga karakteristikat më të rëndësishme të kapitalizmit monopolist është se shkakton një “njësim” të përcaktuar qartë brenda shoqërisë. Krijohet një “sistem i ri varësish të llojeve nga më të ndryshmet”, si psh. varësitë e ndër-marrjeve të vogla e të mesme ndaj karteleve dhe trusteve, ose si varësitë e pronës agrare dhe industriale ndaj ka-pitalit financiar.33

Këtu, në strukturën ekonomike të shoqërisë kapitaliste monopoliste zënë vend bazat faktike të universalizmit. Por në teori ato janë krejtësisht të riinter-pretuara. “E tëra” që paraqitet nuk është njësimi që sjell dominimi i një klase brenda kornizave të shoqërisë klasore, por është një bashkim që kombinon të gjitha klasat, një bashkim që pritet ta tejkalojë realitetin e luftës së klasave, pra dhe realitetin e vetë klasave: një lloj “establishmenti i komunitetit real kombëtar, që e ngre vetveten mbi in-teresat dhe konfliktet e status-grupeve apo klasave”.34 Synimi, me fjalë të tje-ra, është një shoqëri pa klasa, por gjith-një mbi bazat, dhe brenda kornizave të shoqërisë ekzistuese klasore. Sepse në teorinë totalitariste të shtetit themelet e kësaj shoqërie, siç është rendi ekono-mik që bazohet tek prona private mbi mjetet e prodhimit, nuk preken. Në fakt ato thjesht modifikohen në shkallën që kërkohet prej fazës monopoliste të vetë këtij sistemi ekonomik. Si pasojë gjithë kontradiktat që e bëjnë të pamundur krijimin e një “të tëre” reale, trashëgo-hen nga një sistem i tillë dhe mbarten në fazën e tij të re, dhe në teorinë që e shoqëron. Të mbërrish njësimin total të dëshiruar në fakt do të qe kryesisht një qëllim ekonomik: eliminimi i siste-mit ekonomik nga i cili rrjedhin klasat dhe lufta e klasave. Por pikërisht këtë qëllim universalizmi nuk mundet dhe nuk ka për ta marrë kurrë përsipër; në të vërtetë as që mundet ta kuptojë që ky është qëllim ekonomik: “Nuk janë konditat ekonomike që përcaktojnë marrëdhëniet e shoqërisë, por në të kundërt është morali i saj që përcakton marrëshëniet ekonomike”.35 Universa-lizmit i duhet të zhvendosë si ndërgjegj-jen ashtu edhe veprimin prej së vetmes mënyrë të mundshme për të kuptuar “të tërën” dhe prej të vetmes formë të “së tërës” drejt një drejtimi tjetër, më të parrezikshëm: duke e zëvendësuar këtë të dhënë primare (“të tërën”) me kombin, me kombësinë.

Nuk do të vazhdojmë më tej me përpjekjet e ndryshme që janë bërë për të përkufizuar konceptin e “kom-bit”. Ajo çka është vendimtare është që synohet një “e dhënë primare” që meqenëse është “natyrale” është më e rëndësishme se sistemi shoqëror “artificial”. Është “struktura shoqërore

në nivel organik të ngjarjes”36 dhe si e tillë përfaqëson një bashkim “për-fundimtar”, dhe “të lulëzuar”. “Kombi nuk është një strukturë që ka origjinën tek ndonjë fuqi njerëzore”;37 është një terren ku zhvillohet shoqëria njerë-zore, sipas “vullnetit hyjnor”. Në këtë mënyrë teoria e re sociale mbërrin tek ekuacioni që e udhëheq në premisat e “organicizmit” irracionalist: si një “e tërë” natyral-organike, si totalja e parë dhe e fundit, si themeli dhe kufiri i të gjitha lidhjeve dhe detyrimeve, si rea-liteti i përjetshëm gjenuin e i dëshiruar prej hyjnive, në kontrast me realitetin inorganik e “të derivuar” të shoqërisë. Si e tillë, falë origjinës së vet, kjo teori gjerësisht i shmanget planifikimit dhe vendimmarrjes njerëzore. Pra diskredi-tohen “a priori” të gjitha përpjekjet që do të mund të kapërcenin nevojat dhe ambiciet individuale që sot përplasen në anarki, dhe do të mund t’i ngrinin ato në një totalitet të pastër nëpërmjet tran-sformimit të planifikuar të marrëdhëni-eve shoqërore të prodhimit. Shtegu tashmë është i lirë për organicizmin “heroik-kombëtar”, që ia bën të mun-dur bazën e nevojshme teorisë politike totalitariste që të përmbushë funksionin e saj social.

NATYRALIZMINë formulime përherë e më moder-

ne realizmi heroik-kombëtar thekson vetitë natyrale të totales së përfaqësuar nga kombi. Kombi i “nënshtrohet gja-kut”, mbin prej dheut, furnizon atdheun me forcë e permanencë të pashkatërru-eshme, bashkohet përmes karakteristi-kave të “racës”, ruajtja e pastërtisë të së cilës është kusht për një komb të shën-detshëm. Bashkë me këtë natyralizëm vjen dhe glorifikimi i fshatarësisë38 si e vetmja shtresë ende “e lidhur me natyrën”. Fshatarësia adhurohet si “bu-rim origjinal, kreativ”, si shtyllë e për-jetshme e shoqërisë. Glorifikimi mitik

i rilindjes agrikulturore shoqërohet nga ana tjetër me luftën kundër metropolit dhe kundër shpirtit të tij “jonatyral”. Kjo luftë shndërrohet në një sulm ndaj sundimit të arsyes në përgjithësi, dhe i çliron gjithë forcat irracionale – një ve-prim që sjell si pasojë funksionalizimin total të mendjes. “Natyra” është e para prej sërës së konditave shtrënguese të cilave u nënshtrohet arsyeja. E fundit me sa duket është autoriteti i pakushtë-zuar i shtetit. “Natyra”, ashtu siç adhu-rohet prej organicizmit, nuk shfaqet si një faktor prodhimi në kontekstin e marrëdhënieve faktike të prodhimit, as si një konditë prodhimi, as si baza, në vetvete historike, e historisë njerëzore. Përkundrazi, ajo kthehet në mit dhe si mit fsheh e mbulon degjenerimin or-ganicist dhe zhvendosjen e sforcuar të proceseve sociale e historike. Natyra bëhet antagonistja kryesore e historisë.

Miti natyralist nis me apostrofimin e natyrës si “e përjetshme” dhe “prej vullnetit hyjnor”. Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos për totalitetin e kombit, natyrshmëria e të cilit është një nga pretendimet kryesorë të mi-tit. Fatet e përveçme të individëve, kërkesat dhe nevojat e tyre, mjerimet dhe gëzimet e tyre – të gjitha janë të zbrazëta dhe vdekatare, sepse vetëm kombi është permanent. Kombi është natyra vetë, si substrukturë e historisë, si substancë e përjetshme, si konstante e përjetshme në rrjedhën e vazhdu-eshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe sociale. Në dallim me kombin, këto të fundit janë aksidentale, efemere dhe “të pakuptimta”.

Këto formulime shpallin tendencën karakteristike të realizmit heroik-kom-bëtar: katandisjen e historisë në një ngjarje thjesht të përkohshme, tek e cila çdo strukturë është subjekt i ko-hës, pra është “inferiore”. Ky dehisto-rizim shënon të gjithë aspektet e teo-risë organiciste: zhvleftësimin e kohës

në favor të hapësirës, ngritja e statikes përmbi dinamikën, vlerësimi i konser-vatives përmbi revolucionaren, kun-dërshtimi i çdo dialektike, glorifikimi i traditës për hir të vetë traditës39. Hi-storia kurrë nuk është trajtuar kaq pak seriozisht sa sot, në ditët kur është për-punuar kryesisht që t’i shërbejë ruajtjes së trashëgimisë kombëtare, kur revolu-cioni konceptohet si “zhurmë në sfond” apo “çrregullim” i ligjeve natyrore, dhe kur determinimi i lumturisë dhe dinji-tetit njerëzor i mvishet forcave natyrore të “gjakut” dhe “të dheut”. Gjatë këtij dehistorizimi të historikes teoria na-tyraliste e shfaq gjithë vetveten; shpreh interes në stabilizimin e një forme të caktuar të konditave jetësore, një formë që nuk mund të vijojë të justifikohet në kushtet e sotme historike. Nëse historia vërtet do të merrej seriozisht, do t’ua përkujtonte shumë shpejt njerëzve që forma në fjalë është në krizë, dhe që mundësitë për ta ndryshuar këtë formë mund të derivohen nga vetë historia e origjinës së saj. Shkurt, njerëzit do të kujtoheshin që rendi social i stabilizuar është tranzitor, që “çasti në të cilin lin-di… është çasti në të cilin vdiq” (Hegel). S’është veç shtrim ideologjik kur pre-tendohet të jetë “rendi natyror i jetës”.

Megjithatë, doktrina e re historike dhe shoqërore i shmanget diskutimit mbi racën, kombësinë, gjakun apo dheun me termat e biologjizmit natyror. Kjo doktrinë nënvizon se këto të dhëna natyrore-organike i koncepton si fakte njëkohësisht dhe thelbësisht “histori-ko-shpirtërore”, prej të cilave lind një “komunitet i destinit të përbashkët”. Por nëse prej fjalës “destin” kërkojmë diçka më shumë se ndalimi i diskutimit për shkak të fundit të dijes, atëherë po kjo fjalë e shkatërron mitin organicist të “komunitetit natyral”, pra dhe vetë bazën teorike të filozofisë historike nga e cila rrjedh. Sigurisht që çdo komb apo popull ka destinin e vet (për sa kohë

bëhet fjalë për unitetin ekonomik, gjeo-politik apo kulturor), por është bash ky destin që e çon unitetin tek antagoniz-mat sociale. Destini i përbashkët i prek grupet e ndryshme brenda kombit në mënyra të ndryshme, dhe secili grup reagon në mënyrën e vet specifike. Një luftë, që padyshim e ndikon të gjithë kombin, mund t’i lërë masat në var-fëri të tmerrshme, ndërsa disa shtresa të veçanta sunduese përfitojnë vetëm avantazhe. Në një krizë të përgjithshme ata që kanë pushtetin ekonomik kanë një gamë shumë më të gjerë mun-dësish për të rezistuar dhe për të sh-mangur pasojat e drejtpërdrejta, kraha-suar me shumicën që është më e dobët financiarisht. Komuniteti i bashkuar nga destini thuajse gjithnjë operon në kurriz të shumicës dërrmuese të popullit: dhe që këtu e humbet karakterin e vet si komunitet. Në doktrinat e mëparshme historike të njerëzimit shndërrimi i unitetit kombëtar apo komunitar në antagonizma socialë nuk përbën-te diçka thjesht dytësore sa i përket rëndësisë, as nuk ia mvishte përgje-gjësinë fajit individual. Përkundrazi, përqasej përmbajtja reale e historisë, që nuk mund të ndryshohet përmes përshtatjes ndaj çfarëdo rendi na-tyror. Historia nuk mund të pranojë korniza natyrore që të mund të shër-bejnë si modele dhe ide për dina-mikën historike. Përmes procesit në të cilin historikisht njerëzit përballen me natyrën dhe me realitetin e tyre historik (gjendja e të cilit në çdo kohë të dhënë përcaktohet prej konditave dhe marrëdhënieve të jetës), “natyra” ka kohë që është historicizuar, p.sh. gjithnjë e më shumë është zhveshur nga natyrshmëria e saj dhe është shndërruar në subjekt të planifikimit dhe teknologjisë racionale njerëzore. Rendet dhe faktet natyrore ngjasin të strukturuara si marrëdhënie ekono-mike dhe shoqërore (kështu që për

Page 15: Gazeta Nr. 25

15E mërkurë 31 | Mars 2010 |

shembull toka e fshatarit përbën gji-thnjë e më pak një pjesë e atdheut se sa një aset kadastral të shkëmbye-shëm në para apo në kredi). 40

Është e vërtetë që kjo strukturë re-ale mbetet e fshehur prej ndërgjegje-ve të shumicës së njerëzve.

Forma e procesit social jetësor, pra procesi material i prodhimit, zhvishet prej vellos mistike e mjegullore, për sa kohë është nën kontrollin e ndër-gjegjshëm dhe të planifikuar të njerë-zve të shoqëruar lirisht, si prodhim i tyre.41

Deri atëherë do të jetë në interes të atyre grupeve situata ekonomike e të cilave bie ndesh me realizimin e këtyre qëllimeve, që t’i paraqesin marrëdhëniet sociale specifike si të përjetshme, pra si “natyrore”, në mënyrë që të ruhet rendi i stabilizuar dhe që të ruhen ndaj shqetësimeve që krijon kriticizmi.

Shtegu nëpër të cilin e ndjek këtë interes teoria organiciste shpie përtej natyralizimit të ekonomisë si të tillë, madje deri tek natyralizimi i ekono-misë monopoliste kapitaliste me gji-thë varfërinë masive që ajo sjell; të gjitha këto fenomene sanksionohen si “natyrore”. Në fund të këtij shtegu (të cilit do t’ia përmendim fazat më të rëndësishme) vjen një pikë kur funk-sioni i ideologjisë që krijon iluzione shndërrohet në një funksion që krijon zhgënjime: maskimi dhe kamuflazhi zëvendësohen prej brutalitetit haptazi.

Ekonomia shihet si një “organizëm i gjallë”, që nuk mund të transformo-het “me një ndërhyrje”. Ajo është e ndërtuar sipas “ligjeve primitive” të rrënjosura në “natyrën” njerëzore. Kjo është faza e parë.

Hapi prej ekonomisë në përgjithësi tek ekonomia aktuale hidhet shumë shpejt. Kështu kriza e tanishme është “hakmarrja e natyrës” mbi “përpjek-jen intelektuale për t’ia dhunuar ligjet … por në fund gjithnjë fiton natyra …” Për teorinë organiciste është i nevojshëm maskimi i marrëdhënieve ekonomike dhe sociale si arketipe natyrore që vendoset në mënyrë të paevitueshme dhe të përsëritur për-ballë fakteve kaq tërësisht “jonatyro-re” të formave ekzistuese të jetës. Që të tejkalohet kjo kontradiktë nevojitet një zhvlerësim rrënjësor i sferës së ekzistencës materiale, i “pasurive ek-sternale” të jetës. Kjo arrihet përmes vlerave të “daljes mbanë” në “hero-izmin” e varfërisë, apo “shërbimit” të sakrificës dhe disiplinës. Për realizimin heroik-kombëtar, lufta kundër mate-rializmit është e nevojshme si në teori ashtu edhe në praktikë. Këtij realizmi i duhet të mohojë, në favor të vlerave “ideale” (nderi, morali, detyra, heroiz-mi), lumturinë materiale të njerëzve që rendi social të cilin ai mbështet nuk ka për ta mbërritur kurrë. Kësaj tendence drejt “idealizmit”, gjithsesi, i kundërvi-het një rrymë tjetër shumë e fortë. Sep-se kapitalizmi monopolist dhe situata politike në të cilën ndodhet kërkojnë prej njerëzve maksimumin e punës dhe tension permanent që të përgatiten të mirat “materiale” që duhen prodhuar. Kjo rrjedh prej faktit që e gjithë jeta analizohet nën kategoritë e shërbimit dhe të punës – një asketizëm i pastër i

“botës së brendshme”. Një tjetër faktor që diskrediton idealizmin është fakti që idealizmi klasik ishte në thelb raciona-list, një idealizëm i “mendjes”, i arsyes. Në masën që gjithnjë përmbante, në ndonjë formë, autonominë e arsyes dhe e vendoste praktikën njerëzore nën idenë e dijes së angazhuar në procesin e të kuptuarit aktiv, kjo bën që detyri-misht të tërhiqte drejt vetes armiqësinë e shtetit total-autoritar. Ky i fundit ka të gji-tha shkaqet që ta konsiderojë kritikën e arsyes të rrezikshme, pra ta lidhë atë me gjendje faktike të manipuluara. “Pra Idea-lizmi Gjerman duhet mposhtur në formë e në përmbajtje nëse ne do të duam të bëhemi një popull politik dhe aktiv”. 42

Një ambiguitet thelbësor rrjedh nëpër teorinë antiliberale. Ndërsa në njërën anë ajo predikon një realizëm konstant, të ashpër e pothuaj cinik, nga ana tjetër thekson vlerat “ideale” si kup-timi i parë dhe i fundit i jetës, dhe qara-vitet për të shpëtuar “shpirtin”. Janë dy bashkësi prononcimesh të mbivendo-sura. I pari sulmon “idealistin” e dobët, i tëhuajëzuar prej botës, në avantazh të tipit të ri, njeriut heroik: “Ai s’jeton për-mes mendjes, por përmes gjakut dhe dheut. Ai s’jeton përmes kulturës, por përmes aksionit”.43 Proklamimi i dytë konsiston në fraza si puna e kësaj:

Flamuri i shpirtit valëvitet mbi njerë-zimin si e vetmja shenjë dalluese. Edhe pse herë pas here mund të platitet nga shpërthimet lavdiplota e impulsive të vullnetit, shpirti gjithnjë i rigjen lartësi-të e veta. 44

Herë pas herë janë gatuar gjith-farësoj “të vërtetash metafizike”, por kurrë ndonjëherë nuk janë përhapur kaq pa kujdes dhe nuk janë ngritur në statusin e weltanschauung-ut zyrtar, si sot, në kohën kur është shpallur fitorja përfundimtare mbi metafizikën e idea-lizmit humanist, ndërkohë që bastuni i vigan i imperializmit tundet kërcënue-shëm përmbi koka:

Ne nuk jetojmë më në epokën e edu-kimit, e kulturës, e humanizmit dhe të shpirtit të pastër, ne tashmë jetojmë nën nevojën për betejë, për gdhendje të realitetit politik, për militarizëm, për di-siplinë kombëtare, për nder kombëtar, dhe për të ardhme kombëtare. Ajo çka kërkohet nga njerëzit e kësaj epoke, për pasojë, nuk është sjellja idealiste, por ajo heroike, si qëllim dhe si nevojë e jetës.45

Për më tepër kurrë nuk është in-terpretuar në mënyrë kaq të trishtue-shme e kaq mjerane kjo anti-idealistja “gdhendje e realitetit”: “Shërbim që s’mbaron kurrë, sepse shërbimi dhe jeta koincidojnë”.46 Në fakt do të duhej një heroizëm që ndoshta nuk mund të justifikohet prej arsyes që të bëhej sa-krifica e nevojshme për të ruajtur ren-din e stabilizuar. Duke njohur varfërinë e përditshme të masave dhe rrezikun e krizave e luftërave të reja, nuk ka ndonjë vlerë mbështetja tek “natyrshmëria” e këtij rendi. Nuk është “natyra”, por vetë kapitalizmi në formën e tij të vërtetë ai që i vë vulën situatës. Tashmë jemi në fazën përfundimtare, kur teoria e lë të bjerë vellon maskuese dhe shfaq fytyrën e vërtetë të rendit social: “Sipas nesh … ulja e standartit të jetesës është e paevitueshme, dhe mendojmë se ur-gjentisht duhet konsideruar mënyra me të cilën ne do ta përqasim këtë situatë, dhe si do të reagojmë ndaj saj”. Pra kjo teori nuk përpiqet të eliminojë var-fërinë e masave. Përkundrazi, kjo teori e sheh rritjen e varfërisë si premisë të pa-evitueshme. Askund nuk ka mundur të vijë më pranë të vërtetës ku “realizëm” i ri, që besimplotë vijon: “Si fillim është e nevojshme që çdokush të kuptojë që varfëria, shtrëngimi dhe sidomos heqja dorë prej të ‘mirave kulturore’ kërko-hen prej të gjithëve”. Ka shumë gjasa që jo kushdo do t’i dorëzohej kësaj ne-voje: populli “në kohët e sotme ende i reziston [asaj] me instinktet individuale

biologjike”. Puna kryesore e kësaj teo-rie do të qe “t’i ulte [këto instinkte] në gjunjë”. Mprehtësia e teoricienit e bën që të kuptojë se kjo nuk mund të arrihet thjesht me “forcën e arsyes”, por vetëm “nëse varfëria e rifiton etiketën e një virtyti etik, nëse varfëria nuk konsidero-het më turp, apo fatkeqësi, por më së te-përmi një përqasje dinjitoze që merret si e mirëqenë për sa i përket varrit, a destinit universal”. Dhe teoricieni na zbulon funksionin e kësaj “etike” apo të ngjashmeve të saj: bëhet fjalë për “piedestalin që i duhet një politikani … në mënyrë që të jetë sa më i sigurt në hapat e veta politikë”. 47

Heroizmi, etika e varfërisë si “piede-stal” i politikës: këtu na shfaqet hapur beteja kundër botëvështrimit materia-list në kuptimin e saj final, në atë të “gju-njëzimit” të instinkteve që rebelohen kundër standartit në ulje të jetesës. Ka ndodhur një ndryshim funksional i ide-ologjisë, karakteristik për disa faza të zhvillimit social. Kjo ideologji shfaq sta-tus quo-në, por me një ndryshim radi-kal të vlerave: trishtimi shndërrohet në lumturi, mjerimi shndërrohet në bekim, varfëria shndërrohet në destin. Ana-sjelltas, përpjekja për lumturi dhe për përmirësim material kthehet në mëkat e në padrejtësi.

Zbatimi i detyrës, sakrifica dhe devo-cioni që i kërkohet njerëzve prej “rea-lizmit historik” i shërbejnë rendit social që përjetëson mjerimin dhe trishtimin e individëve. Edhe pse këto sakrifica janë në “zgrip të pakuptimësisë”, ato gjithsesi kanë një qëllim shumë “raci-onal”: të stabilizojnë faktikisht dhe ide-ologjikisht sistemin aktual të prodhimit dhe riprodhimit jetësor.48 Realizmi Heroik i tradhton idetë madhështore të detyrës, sakrificës dhe devocionit në momentin që inkorporohet programa-tikisht tek aparati i një sistemi domini-mi, gjë që ngjet vetëm në formën e një dhurimi lirisht prej njerëzve të lirë.

Siç e kemi parë, modeli i njeriut që projektohet prej realizmit historik sot është modeli i atij ekzistenca e të cilit përmbushet tek sakrifikimi pa ngri-tur dyshim, tek aktet e pakushtëzuara të devocionit, etika e të cilit është var-fëria, dhe të mirat materiale të të cilit janë shkrirë në emër të shërbimit e të disiplinës.Ky imazh qëndron teh më teh kundër çdo ideali që ka përftuar njeriu Perëndimor në këto shekujt e fundit. Po si t’ia justifikojmë ekzistencën këtij mo-deli? Meqenëse për njeriun mirëqenia materiale nuk qenka qëllimi, atëherë kjo nuk mund të justifikohet duke u ba-zuar tek nevojat dhe instinktet natyrore. Por nga ana tjetër, qëllim nuk përbën as mirëqenia shpirtërore, apo shpëtimi, kështu që nuk ka vend as për justifikim përmes besimit. Dhe në këtë betejë të madhe universale kundër arsyes, as justifikimi përmes dijeve nuk mund të merret më si justifikim i vlefshëm.

Për aq kohë sa teoria totalitare lëviz brenda kufijve të diskutimit shkencor, arrin të ndërgjegjësohet për këtë pro-blem. Duke menduar për “urgjencën” me të cilën kërkohet sakrifikimi i vetvetes apo vrasja e njerëzve të tjerë, Carl Schmi-tt hulumton mbi arsyen e një sakrifice të tillë: “Nuk ka një fund racional, asnjë nor-më sado korrekte, asnjë program sado shembullor, asnjë ideal social sado i bu-kur, dhe asnjë legjitimim apo ligjshmëri që të mund të justifikojë vrasjen e njeriut nga njeriu”.49 Atëherë çka mbetet si ju-stifikim i mundshëm? Vetëm kjo: që ekzi-ston një situatë interaktive që pikërisht nëpërmjet ekzistencës dhe prezencës së saj përjashtohet nga çdo justifikim, pra një situatë interaktive “ekzistenci-ale”, “ontologjike” – justifikuar thjesht prej ekzistencës. “Ekzistencializmi” në formën e vet politike shndërrohet në teorinë e justifikimit (negativ) të asaj që nuk mund të justifikohet dot.

(vijon numrin e ardhshëm)

Page 16: Gazeta Nr. 25

E mërkurë 31 | Mars 2010 | 16

Krenar Zejno

Edhe ky muaj e përshkoi shtegun e vet drejt të pakthyeshmes, duke shkelur mbi festat marsiane të këtij viti për të cilin, gjithashtu, vitin tjetër do të thuhet: viti që shkoi.

Ajo çka mbet është kronika, që kthehet si për kujtesë, mot a mot, e në mënyrë kro-nike.

Qe shtatë dhe nesër do të ishte tetë Mars, ndërkaq në Lezhë qytetarët kanë dalë siç dilet për festa, këtë radhë në pro-testa qytetare kundër një qytetari lezhjan, i cili prej tribunës ‘bigbrother’ paska hapur tapën e debatit, ku ka deklaruar pozicionin e vet seksual hapur. Në emër të së vër-tetës! Lezhjanët, në kapërcyell festash, janë derdhur mu në qendër të qytetit, ish qytetit antik Lissus, të organizuar në një master - tubim për të bërtitur se ai lezhjani s’qenka lezhjan, s’ka se si të jetë i tillë, kushedi nga ç’lloj zhurmash do t’jetë, ama jo nga Lezha. Sepse Lezha nuk nxjerr homo, por vlera lloj-lloj vlerash. Kemi nxjerrë një vargan me poetë të vërtetë. Gjithë poetët nga Le-zha janë, thonë, këtu kanë qenë, bile ata na kanë edukuar e na kanë nxënë. Dhe thërrasin për shtatë palë inate: poshtë e vërteta, poshtë vëra!

E mora në telefon njërin nga gjithë këta poetë nga Lezha e mbrothtë në var-gje edukimi moral: shko, shko të paktën e u thuaj ta veçojnë ndonjërën nga e tëra! Së paku, të thonë se ky djali s’është nga Lezha jo për faktin se nuk është nga Le-zha, porse është përkundër edhe gjithë llojeve të besimit që zotërojnë në qytet, meqë gjer dhe papati vetë mbetet kundër kësisoj marrëdhënie marrjeje e dhënieje. Kisha po bën namin çdo mëngjes duke u distancuar nga gjithë rastet e pedofilisë së pederastisë së priftërinjve, kudo ku ndodhen e gdhihen. Edhe abuzimet me dyqind fëmijë të shurdhër në një shkollë, që shtypi i ka bërë së fundi të njohura, mbase kanë ndodhur për shkak se priftat do kenë ngatërruar padashje institutin, dhe në vend t’ua fusnin të verbërve ua kanë rrasur shurdhëve, pa e evituar kësisoj dëshminë pamore dhe fshehur dot petkun. Ndërsa, nga ana tjetër e telefonit, ky poeti i dëgjuar tha ‘nejse’. Dhe tha që sapo ka shkuar në qytetin e lindjes një tjetër poet, po aq i dëgjuar në kryeqytet, dhe po mban para qytetarëve fjalimet e rastit në podium. Atëherë, më mbeti t’i thoja atë që i thashë, që mbase është e udhës të porositet poeti tjetër që në rastin specifik të mos i bjerë fyellit në një vrimë, si në rastet normale të homopoezive, por teksa turma të jetë ekzaltuar disi ose të jetë duke kundërsh-tuar përsëri nga e para, ai ta mbylli fjalën patetike nën thirrjen poetike: rroftë palla! rrofshi ju! Që mëpastaj atyre t’u jepet mun-dësia t’ia kthejnë: ju paçim, se nga ne keni dalë edhe ju! Madje, në mbyllje të fjalës së tij ai mund të gjejë shansin që duke u futur andej nga ka dalë, pra nën zhguallin popu-llor të ish- shokut Enver, të shprehet për-fundimisht si një udhërrëfyes mirënjohës e modest: Jeni ju, pa jemi ne!

Në këtë kohë poeti bëzajti ta mbyllja telefonin se do të më rimerrte ai, ngase të vetin e kishte falas nga shteti. E meqë qen-kësh jashtë shtetit në Këshillin e Evropës ku po kryen edhe master, mu lut t’i referoja shkurt e sipas mënyrës sime shkrimet fe-stive në gazetat e këtij shteti.

Ndërkohë, ishte ende 7 Mars, gazetat i kanë lënë vendin e festës edhe ditës së mësuesit, nën pasqyrimin e protestave të këtyre të fundit ndaj largimeve nga puna, pa tjetër kriter veç kokrrës së qejfit të qejflijve me pushtetin e nevojshëm për nëpërkëmbje. Në të njëjtën faqe janë rre-shtuar marrëzitë e teksteve mësimore dhe korrupsionit që pason mësimin.

Kronikë festash

Më tej, projektet brain grain, brain drain, të ndalimit të hemoragjisë së trurit, zbrazjes, thithjes, përthithjes dhe rufitjes së truve; shtrydhjes, ndrydhjes, e të tjera trajta neurokirurgjie me nominime që të sjellin vetiu ndjesi makabre prej interieri kafke.

Vazhdo, kalo më tej, tha zëri matanë.Shqiptarët “e huaj”: testim për diplomat

e jashtështetit... dhe pastaj te filologjiku për provimin e gjuhës shqipe. Shumë nga këta do nisin punë si konsulentë që këshi-llojnë këshilltarët e këshillit të ministrave. Duhet të këshillojnë, pikësëpari, ministrat dhe drejtorët e drejtorive për t’ia dalë mbanë të spastrojnë, qërojnë nga postet, zëvendësojnë, specialistët aktualë me ata të sërës së pushtetit. Edhe këtë radhë, për të mos rënë në sy e pasur ankimime të bezdisshme, modeli është i gatshëm por duhet të kalojë rreptësisht në seanca protokolli e konsultime: nuk i pushojnë më punonjësit, u suprimojnë vendin e punës duke zhvendosur një logos për të sajuar topos të ri: emërtojnë një drejtori dhe, hop, emërojnë drejtorin e ri. Në emër të ristruk-turimit: bie drejtoria e marrëdhënieve me popullin, ngrihet drejtoria e relacioneve publike. Njësoj si sekretari i dikurshëm i partisë, të cilit tash i është suprimuar emri prej demagogjisë, dhe është sekuestruar nga emërtimi prej kryetari të partisë.

Kam frikë se këtë të fundit s’e ka gaze-ta dhe po e shtin nga mendja, tha poeti që nga jashtë shteti. Në inerci proftasa t’i thoja se ky vend ndaj është i vetmi në Europë që s’ka as fjalor etimologjik, sepse do ta mundonte pushtetin të kërkonte variante të tjera interpretimi spastrimi.

Nga një studim Oksfordi rezulton se, kur koha është me re të zymta, regjistrohen më shumë studentë në universitete, prirja drejt dijes është më e madhe. E meqë kjo ndodhka për shkak të shkarkesave elektri-ke, propozova që ata të ardhurit nga jashtë për të ushtruar akademizmin e tyre nëpër universitete, të kooperonin me korporatën elektro-energjitike shqiptare për të shkak-tuar qarqe të shkurtër përmes shkarkesave

elektrike, duke bashkuar tela të zhveshur që bëjnë masë në ajër, tamam në kohën e përshtatshme të rekrutimit të studentëve me pagesë në universitete private, të cilët, nga ana e tyre, s’ka pse të jenë të privuar nga format e ndjelljes kapitalistike, aq më tepër kur kjo shpie kah dijes.

Poeti tha se ishte fjali shumë e gjatë për t’u mbajtur vesh në telefon, e meqë po lodhesha, le t’i lija me kaq lajmet me përmbajtje feste mësuesie. Sugjeroi një pushim të shkurtër, gjatë të cilit më erdhi një mesazh nga një sapient brein gein e amator poezie, i cili pyeste nëse kisha dikë në KESH me të cilin mund të merrej vesh.

Ra sërish zilja e telefonit. Shpalosa shty-pin me kronika 8 Marsi. Fotografia e amba-sadorit amerikan në faqe të parë po thotë: “8 Marsi shënon ditën ndërkombëtare të gruas, një përkujtim që na sjell në mend rolin kritik që gratë luajnë në përballimin e sfidave ekonomike, politike dhe njerëzore me të cilat ballafaqohet bota jonë”. A thua vetëm për kaq! Drejtori i bibliotekës kom-bëtare, në një takim po aty, zbulon para publikut se kryeambasadori duket sikur është vetëm diplomat, por në fakt është poet. Poeti i sapocilësuar u zu gafil dhe pa e fshehur kënaqësinë lëpirëse për këtë emërues që e përshkoi si gudulisje, rrëfeu se kur ishte shtatë-tetë vjeç kishte thurur vërtet një si punë poezie mbi kukullat. Parë me këtë sy botën e tij polipoetike, të për-shkon mendimin edhe themeluesi i roma-nit amerikan Bernard Show, satira e të cilit thoshte se ata që luajnë rolin kritik i përn-gjajnë zekthit që pengon kuajt të lërojnë. Kështu, edhe sot në festën e tyre, grave u njihet veçse roli kritik! Në mbrëmje am-basadori është prononcuar mbi një tjetër temë shqetësuese - këtë radhë si bodeci që cyt qetë të lërojnë -, duke i uruar fe-stën një nëne, biri i së cilës nga forumi ‘bigbrother’e si një tribun i vërtetë, tha të vërtetën mbi performimet dhe perforimet seksuale.

Foshnja e braktisur në maternitet në Lezhë është pagëzuar me emër Gabriel, si të kish zbritur nga kuadrot e Rilindjes,

apo rënë që nga Bibla, lakuriq përtokë. Një poet nga ky qytet, i ftuar në spitalin obstetrik-gjinekologjik posaçërisht për të vendosur emrin, meqë emri i vet, filan fila-ni, insiston ngultas në vendosmëri e besni-këri kristiane, thotë se emrin ia ka vënë për nder të shkrimtarit Gabriel Garcia Marks dhe kohës nostalgjike kur në ushtri lexonte fshehurazi librin Njëqind vjet vetmi. Prandaj edhe ai vetë kishte vendosur të shpallej poet, dhe si kumbar do të bënte ç’është e mundur që i tillë të bëhej edhe Gabrieli, fill pasi të studionte veprat e tij në universitet. Pastaj, me të mbaruar me pedagogjinë poeti mbajti një fjalë shteruese për lidhjet jashtëmartesore dhe pediatrinë.

Kalo, të lutem, më poshtë, tha poeti që kisha në telefon.

Më poshtë: Nga 7 deputetë që ka qarku Lezhë vetëm 1 femër; zgjedhjet për qeveri-sjen vendore: 0 femër në 21 njësi; bashkia: 25 këshilltarë dhe 0 këshilltare.

Po pse, pyet ky, gjithë lajmet nga Lezha janë? Absolutisht jo, vetëmse u përqëndro-va mbi një rajon ndoshta për ty më familjar e për t’i rënë shkurt, meqë jemi në telefon.

Më poshtë, në pjesën jugore të gazetës është ish-qyteti i lashtë Orikum, ku 70 gra me çika që po mbrojnë tokat djerrë dhe të lashtat e askujt nga sekuestrimi në vendin e quajtur pllaja e Cezarit, i çojnë letër nën romuzet e malit të Çikës zonjës së parë për festën tradicionale: Gëzuar festën znj. Liri! Mos doni të flijohemi edhe ne si gratë e Çi-kagos?! E mesa duket me kësi të qara do të vijohet, përsaqë çka është e Cezarit i është dhënë pa qera Pompeut.

Dita e verës. Shiten ballokume fallco me trefishin e çmimit. Autostrada që do të lidhë Elbasanin me Tiranën në vitet e ar-dhëshme plot vrima e tunele malore, do të mundësojë mbërritjen e ballokumeve për 18 minuta dhe kryeqytetasit do t’i leverdisë të shkojë direkt në vendin e ngjarjes.

Dyvjetori i përkujtimit të ngjarjes së Gërdecit në fakt është dita e lindjes së tij, meqë Gërdeci shpërtheu për të shprehur ekzistencën e vet, qenësinë gjer atëkohë gërdallë.

Dita e solsticit të pranverës. Aksident i një kamioni me pleh për në Lazarat… filloi fushata pranverore e mbjelljes së fshatit me kanabis sativa, muajin e ardhshëm, me kismet të zotit, do të hidhet dora e dytë e nitratit. Në lëmë të kësaj, i kërkova leje poetit nga tjetra anë e valëve, sa t’i lexoja mesazhin e një poeti tjetër ndaj ftesës për mbrëmjen poetike të festave. Shkruante: Jam në Lazarat! Automatikisht, duke mi-rëkuptuar mallin e vendlindjes ia kthej: më fal!

S’kam edhe shumë kohë, më ndërpret poeti i telefonit, sepse do të hyj në një ta-kim me poetin tonë të nderuar që, siç e ke parasysh, është edhe ambasador.

Dakord! Dita ndërkombëtare e frankofo-nisë, pra edhe asaj shqiptare, në 40 vjetorin e themelimit të saj. Në Zenit promovohet li-bri Për Francën i E. M. Cioran, shkruar para themelimit të frankofonisë, e cila sipas vi-zionit të tij elegjiak, sot i bie të jetë jubilar i 40-të i dekadencës ku në këto vite edhe thesari i artë i Francës është mbuluar nga teneqe të ndryshkura.

Aleanca Franceze ka zgjedhur për fe-stën, të madhin Kamy në 50-vjetorin e vdekjes. Ndonëse në të njëjtën linjë, por sigurisht me krahëmarrje dhe duke e sh-faqur pjesën e lumtur të Sizifit sipas qejfit dhe paqtimit me pushtetet. Ndërsa ai vetë: “shkrimtari nuk mund të vihet sot në shër-bim të atyre që bëjnë historinë: ai është në shërbim të atyre që e pësojnë. Përndryshe ka për të qenë i privuar nga arti i vet”.

Dhe në fund, dita e festës kombëtare të Greqisë dhe festimet me paradën zyrtare të ushtrisë, që këndon himnin e mizorisë njerëzore: “U thonë shqiptarë, rrobat do qep me lëkurën e tyre…”.

Dy shekuj pavarësi, dhe ende me ligjin e luftës të pa çrrënjosur e nën gjithë këtë marrëzi; andej varret e përdhosura në tro-jet e të parëve, këtej makthet e genocidit me macet e lëshuara poshtë çitjaneve, nëpër zorrët e barqeve të çara të grave; tej kufirit, të vrarët pa zi e pa varre, tufa flo-kësh nën bllama zifti, këndej marrëveshje për troje varrezash greke…

Komunikimi u ndërpre, ndoshta tjetrit i mbaroi bateria. Atëherë, i dërgova poetit një mesazh. Edhe një herë një citim nga Kamy: “Tërë ushtritë e tiranisë, me milionat e njerëzve që kanë, nuk mund ta nxjerrin dot nga vetmia nëse shkrimtari bashkohet me hapin e tyre. Dy detyrat që përbëjnë madhështinë e mjeshtërisë së tij: shërbesa ndaj të vërtetës dhe lirisë. Cilatdo qofshin dobësitë tona personale, fisnikëria e mje-shtërisë duhet të rrënjëzohet përherë në dy angazhime të vështira për t’u mbajtur: mospranimi i gënjeshtrës për gjëra që di, dhe rezistenca ndaj shtypjes”.

Sidoqoftë, për vete e përfundova ga-zetën me leximin e një njoftimi disi en-tuziast: plotësohet harta e ADN-së dhe genoma që do të ndihmojë të kurohen në të ardhmen sëmundje të tilla si melanoma - tumori malinj i lëkurës. E mbase do mund të shërohen edhe lëkurat e regjura, për t’i hapur sërish udhë ndjesisë, të ndjerit të tjetrit në lëkurë – empatisë.

Nesër do të hyjë Prilli me ditën e gënje-shtrave. Por, si çdo mot, ende pa hyrë s’ka si gënjen dot, që të paktën të merrej si e tillë edhe gjithë ç’kemi shkruar për sot.

në arenën earteve marciale