gazeta nr. 22

16
E MERKURE 10 MARS 2010 - VITI 2 I BOTIMIT - NR 9 (22) - ÇMIMI 20 LEKË E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1) Kështu titullohet ekspozita që prezantohej nga Zenit art më datën 8 Mars 2009. Burrat rrëfehen për gratë, nën konceptimet e tetë artistëve meshkuj, e që shtjellohen në mediumet pikturë, fotografi, videoart e performancë... Termi “populist” është përkthim direkt i fjalës ruse “Narodnik”, një lëvizje demokratike dhe kolektiviste e cila u paraqit në Rusi në sh. XIX. Populizmi paraqet një lloj të mendimit... Cipa e njohjes Burrat mbi gratë Populizmi dhe morali i eroduar politik 03 kosovë Filmi i famshëm Full Metal Jacket i regjisorit Stanley Kubrick është një nga monumentet që do të qëndrojë në historinë botërore për të shpjeguar dehumanizimin... Hapat e panegociueshëm të progresit 05 politika Tavolinat e restoranteve dhe bareve nuk do të mbeten bosh as në tetë mars, vetëm se ndryshe nga 364 ditët e tjera të vitit, kësaj radhe preteksti janë gratë. S’ka nevojë për shumë prezantime, është Dita Ndërkombëtare e Gruas, ditë që nisi si aktivitet... Ata që duhet të turpërohen! 07 analiza 16 arte 08 mjedisi Pavarësia e Kosovës është realitet vetëm në një botë, në botën e fjalëveLexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! KONTRIBUTORE | Albin Kurti, Arber Zaimi, Arber Shtembari, Arlinda Guma, Avni Zogiani, Bekim Hoxha, Besnik Pula, Blendi Salaj, Edvin Parruca, Elton Baxhaku, Hysamedin Feraj, Krenar Zejno, Leart Kola, Gerda Dalipaj, Orges Zani PERKTHIME | Alain Badiou, D.H Lawrence GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA INSTITUTI “ANTONIO GRAMSHI”, TIRANE Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës është zyrtarizuar qëllimi e nuk është formalizuar fakti. Nuk ishte se u bëmë ajo që ishim – republikë e pavarur, por edhe një herë u shpall ajo që dëshirohej – pavarësia e vendit... ATDHEU! Privatizohet

Upload: organizata-politike

Post on 09-Mar-2016

297 views

Category:

Documents


16 download

DESCRIPTION

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! Me shume informacion tek http://www.opolitike.org

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Nr. 22

E MERKURE 10 MaRs 2010 - VITI 2 I BOTIMIT - NR 9 (22) - ÇMIMI 20 LEKë

E MERKURE 15 sHTaTOR - GaZETE E PERJaVsHME E PaVaRUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1)

Kështu titullohet ekspozita që prezantohej nga Zenit art më datën 8 Mars 2009.Burrat rrëfehen për gratë, nën konceptimet e tetë artistëve meshkuj, e që shtjellohen në mediumet pikturë, fotografi, videoart e performancë...

Termi “populist” është përkthim direkt i fjalës ruse “Narodnik”, një lëvizje demokratike dhe kolektiviste e cila u paraqit në Rusi në sh. XIX. Populizmi paraqet një lloj të mendimit...

Cipa e njohjes

Burrat mbi gratë

Populizmi dhe morali i eroduar politik

03kosovë

Filmi i famshëm Full Metal Jacket i regjisorit Stanley Kubrick është një nga monumentet që do të qëndrojë në historinë botërore për të shpjeguar dehumanizimin...

Hapat e panegociueshëm të progresit

05politika

Tavolinat e restoranteve dhe bareve nuk do të mbeten bosh as në tetë mars, vetëm se ndryshe nga 364 ditët e tjera të vitit, kësaj radhe preteksti janë gratë. S’ka nevojë për shumë prezantime, është Dita Ndërkombëtare e Gruas, ditë që nisi si aktivitet...

Ata që duhet të turpërohen!

07analiza

16arte

08mjedisi

“Pavarësia e Kosovës është realitet vetëm në një botë, në botën e fjalëve”

Lexojeni, shpërndajani

miqve dhe mbi të gjitha,

dorëzojani armikut!

kontributore | Albin kurti, Arber Zaimi, Arber Shtembari, Arlinda Guma, Avni Zogiani, bekim Hoxha, besnik Pula, blendi Salaj, edvin Parruca, elton baxhaku, Hysamedin Feraj, krenar Zejno, Leart kola, Gerda Dalipaj, orges Zani PerktHime | Alain badiou, D.H Lawrence

GaZETE E PERJaVsHME - BOTUaR NGa INsTITUTI “aNTONIO GRaMsHI”, TIRaNE

Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës është zyrtarizuar qëllimi e nuk është formalizuar fakti. Nuk ishte se u bëmë ajo që ishim – republikë e pavarur, por edhe një herë u shpall ajo që dëshirohej – pavarësia e vendit...

Atdheu! Privatizohet

Page 2: Gazeta Nr. 22

e mërkurë 10 | mars 2010 | 2

(Vijon në faqe 10-11)

Historia e hipotezës komuniste dhe momenti i saj i tashëm

Domethënia e Sarkozisë

Arbër Shtëmbari

Teksa lexoja një lajm tek top-cha-nnel.tv mbi protestën e një grupi të rinjsh lezhianë kundër deklaratës pu-blike të njërit prej pjesëmarrësve në edicionin e fundit të Big Brother Al-bania, Klodit, mbi homoseksualizmin e tij, më tërhoqi vëmendjen, ndër të tjera, fjala e njërit prej protestuesve. Po e citoj: “Ai (Klodi i Big Brother) nuk ka punë me ne, ai ka punën e tij dhe nuk mund të thotë se është lezhian. Ai nuk është shqiptar dhe nuk ka gjak shqiptari”.

Pa përmendur sensin komik dhe absurd të kësaj situate, do të doja të ndalesha tek pjesa e padukshme e kësaj skene të krijuar: tek tragjedia e realitetit social të kësaj proteste(!) që zbulon shumë probleme që vlej-në të trajtohen në thellësi. Po ndalem tek njëri prej tyre: Tek ndërlidhja mi-dis pushtetit dhe strukturës sociale mbrojtëse që shoqëria zotëron për të ruajtuar ekuilibrin në marrëdheniet e çdoditshme me pushtetin: revoltës! Duke marrë shkas nga rasti konkret I prodhuar në Lezhë, organizimi i një proteste pa kauzë reale, për të kuptu-ar sesi u ndërtua kjo revolte, mund të ndalemi, së pari, në analizën e struk-turave gjuhësore që qarkullojnë rën-domë tek klasat popullore sot.

Teksa veshët të tejshpohen prej dis-kuresh totalitare e përjashtuese, si “ai nuk ka gjak shqiptar”, “ai nuk është shqiptar”, diskurse të prononcuar nga niveli bazë i shoqërisë, prej individit, pyetja që na lind është se nga buron forca totalitare apo autoriteti i këtyre diskurseve që individi, në njëhësin e tij, mbjell dhe korr në gjirin e grupit, e më gjerë,në hapësirën e shoqërisë, teksa e brendwson e transformon në standart. Pikërisht ky standart bëhet më pas shkas për diskriminime dhe përjashtime si “ai nuk ka punë me ne, ai ka punën e tij, ai nuk është lezhian”.

Komunikimi midis transmetuesve dhe marrësve bazohet në një shifrim dhe dëshifrim konvencional të she-njave të një kodi gjuhësor, që shkëm-behen si mall, në atë që sociologu francez Burdjw e quan ekonomi e të mirave simbolike. Por fjalët të ndër-tuara fizikisht dhe semantikisht vij-në në treg tërësisht të zbrazëta prej autoritetit simbolik, i cili duke qenë ekstraordiner, pra “jashtë” fjalës, I trupëzohet asaj. Në shembullin kon-kret do të ishte absurd të mendonim, se tek pohimi “iksi(sja) është homo, nuk është shqiptar(e)”, përjashtimi vjen nga vetë fjalët! Jo, “s’janë fjalët që vrasin”, por ngarkesa e tyre simboli-ke: në prononcimin e protestuesit le-zhian, përjashtimi I iksit homoseksual

Alain badiou

Po publikojmë për lexuesin e Ga-zetës kapitullin e IX të këtij libri. Në numrat paraardhës janë botuar kapi-tulli i IV dhe V dhe VIII nga ky libër.

Na nevojitet një afresk historik mbi të cilin të vendosim përpjekjet tona. Kanë ekzistuar dy sekuenca të mëdha në hipotezën komuniste: ajo e ngri-tjes, e instalimit të saj dhe ajo e për-pjekjes së parë dhe realizimit të saj.

Sekuenca e parë fillon prej Revo-lucionit Francez deri tek Komuna e Parisit, pra nga 1792 deri 1871. Pra zgjati rreth 80 vjet. Kjo sekuencë pre-zantoi të gjitha llojet e të gjithë feno-menit politik në një numër të madh

vendesh në mbarë botën. Prapë së prapë mund të themi që pavarësisht sa larg shkoi trajektorja e interesit për të, në thelb ajo ishte franceze. Marksi vetë, edhe pse caktoi themelet filo-zofike të sekuencës për Gjermaninë (dialektika Hegeliane), dhe kthesën e saj shkencore për Anglinë (lindja e ekonomisë), caktoi përmbajtjen e saj aktuale politike, në rendin e praktikës, për Francën (lëvizja e punëtorëve francezë).

Kjo sekuencë kombinoi, nën she-njën e komunizmit, lëvizjen e masave

popullore dhe tematikën e marrjes së pushtetit. Objekti ishte organizi-mi i lëvizjeve popullore, në forma të ndryshme – demonstrata, greva, kry-engritje, aksione të armatosura, e të tjera si këto – në përgatitje për një përmbysje, që nënkupton haptazi një përmbysje rebeluese e tillë siç i shkon emrit “revolucion”. Ky revoluci-on do t’i jepte fund formës shoqërore (pronës private, trashëgimisë, ndar-jes së njerëzimit në kombe, ndarjes së punës, e të tjera si këto) dhe do të vendoste barazinë komuniste, ose atë çka mendimtarët e klasës punëtore

quajnë “bashkësia e të Barabartëve” të analizuar mjaft mirë nga Jacques Rancière.

Rendi i vjetër do të mundej nga kombinimi i korrupsionit të vet ima-nent dhe nga presioni, mundësisht i armatosur, i lëvizjes popullore. Gji-thashtu ishte ky momenti kur u sh-faq parametri partikular i lëvizjes së punëtorëve. Kategoritë e vjetra revo-lucionare – njerëzit e zakonshëm të qyteteve, artizanët...

Kësaj nuk i thonë veçse të hedhësh pudër për të zbukuruar plagën e gjakosur

kur klasat popullore revoltohen pa kauza reale…

nuk ngjizet brenda këtij thesi fjalësh ordinere; përjashtimi buron nga au-toriteti që u ngarkohet këtyre fjalëve, autoritet që buron nga sferat e larta të hierarkisë së shkëmbimeve gjuhëso-re: nga Pushteti! Vetëm pushteti ka for-cën (dhunën) të legjitimojë autoritetin e fjalëve! Ky legjitimim mund të jetë juridik, por mbi të gjitha - simbolik. Cfarë mesazhi merr qytetari shqip-tar nga parlamentarët shqiptarë, kur këta, teksa votojnë ligje që trajtojnë çështje të homoseksualëve, zgërdhi-hen dhe tallen?! Në praktikw, forca juridike e ligjit humbet në thundrrën e forcës simbolike që po këta politi-kanë kanë legjitimuar!

Të përpilosh e të miratosh ligje që legalizojnë martesat homoseksuale, që mbrojnë të drejtat e homoseksu-

alëve, për “sytë e botës”, për t’u du-kur “so european”, dhe pa e analizuar aspak realitetin social të homoseksu-alëve në Shqipëri, do të thotë të mos përpiqesh të shërosh plagën sociale, por ta fshehësh në etiketat e DUKJES; do të thotë të mos përpiqesh të kup-tosh mekanizmat që shkatërrojnë në thellësi organet e shoqërisë sonë, por të qëndrosh mbi lëkurë. Kësaj nuk i thonë vetëm të hedhësh pudër për të zbukuruar plagën e gjakosur, por kë-saj I thonë edhe t’I hedhësh një hi syve gjithë shoqërisë shqiptare. “Iksi(sja) është homo, nuk është shqiptar(e)” transmetohet dhe transportohet në gjirin e shoqërisë sonë prej pushtetit që I ngarkon mediumeve (Big Brot-heri) llumin e tij për t’ia shpënë kla-save që ndodhen në pjesën inferiore

të konfigurimit social-ekonomik. Dhe kjo gjë bëhet për një arsye të caktuar: Tragjikomedia e protestës së Lezhës është një pasqyrë që reflekton men-dësinë mesjetare të pushtetit, por zbulon edhe mekanizmin e korrupsio-nit shpirtëror që ky pushtet përdor për të shkatërruar nervin social të shoqëri-së, e cila, në vend që të revoltohet me gjendjen sociale në vend, në hierarkinë e shqetësimeve tw saj, ato simbolike or-dinere I vendos përpara shqetësimeve social ekonomike. E gjithë kjo situatë arrin kulme si në rastin e protestës së Lezhës, ku revolta ndërtohet pa kauzë reale, ku energjitë shpërdorohen, ku në vend që të luftohet për të ndërtu-ar një shoqëri më të drejtë, shoqëria “shqetësohet” se ç’bënë iksi apo iksja në jetën e tij/saj private.

Teksa sheh këtë shoqëri të varfër të mbërthyer pas diktaturës së Duk-jes, kësaj shoqërie të çarmatosur politikisht. që proteston për prak-tikat seksuale të iksit, me të drejtë mund të heqim një paralele midis saj dhe shprehjes “dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë”. Kur baza e një shoqërie, individi, humbet fakultetin e të qënit kafshë politike, kjo pasqyro-het te një shoqëri e tërë që ul armët sociale, revoltën me kauza reale, po-litike, sociale, ekonomike dhe turret, si Don Kishoti, drejt mullinjve të erës. Kur një shoqëri revoltohet pa kauzë, atëherë ajo ka marrë fund; ajo rikthe-het në stadin e saj primar, kafshëror, që merr forma dhish, qensh, macesh; le të themi - forma kafshësh të dome-stikuara...

Page 3: Gazeta Nr. 22

3e mërkurë 10 | mars 2010 | 3

Albin kurti

Me shpalljen e pavarësisë së Ko-sovës është zyrtarizuar qëllimi e nuk është formalizuar fakti. Nuk ishte se u bëmë ajo që ishim – republikë e pava-rur, por edhe një herë u shpall ajo që dëshirohej – pavarësia e vendit.

Në fakt, Kosova ia përsëriti histo-rinë vetvetes. Atë që e kishim parë në momentet që u cilësuan si çlirim i Kosovës u përsërit edhe me rastin e asaj që u quajt pavarësim i Kosovës. Kur hynë trupat e NATO-s në qers-hor të vitit 1999, i gjithë fokusi ishte në Prishtinë në formën e festës, dhe pikërisht në atë kohë u nda Mitrovi-ca. Me 17 shkurt 2008 e ditët në vijim, sërish fokusimi ishte në Prishtinë dhe sërish në formën e festës, dhe me 19 shkurt 2008 u dogjën pikat veriore ku-fitare 1 dhe 31. Kur u çliruam na u vi-zatua një kufi i brendshëm, ndërsa kur u pavarësuam na u dogj kufiri i jashtëm. Shpallja e pavarësisë sikurse ajo e çliri-mit, te qytetarët u transmetua si realizim i plotë e përmbushje finale duke pasur kështu karakter demobilizues. Jo si plat-forma për të bërë hapa sovranë që do ta bënin Kosovën sovrane. Serbisë nuk i nevojitej më shumë se kaq.

Në kushtet e mungesës së sovrani-tetit, pavarësia formale doemos pëson krizë. Prandaj të gjithë politikanët ndër-kombëtarë që vlerësohen si miq të Ko-sovës e përsërisin frazën se “Pavarësia është e pakthyeshme”. Kjo deklaratë do të ishte domethënëse në Beograd, jo në Prishtinë dhe jo nga përkrahësit e saj. Kur Kosovës i thuhet se pavarësia

është e pakthyeshme, kjo gjë aludon se maksimumi i Kosovës aktualisht është vetëm kjo pavarësi formale që ajo tas-hmë ka dhe se pavarësia mbase edhe mund të kthehet mbrapsht por një gjë e tillë nuk do të lejohet. Theksimi që bëjnë personalitetet e famshme politi-ke ndërkombëtare se “pavarësia është e pakthyeshme” nuk është shqiptim i ndonjë aksiome matematikore apo të vërtete të vetvetishme, por zotim i tyre politik. Fundja, kur një gjë është e pa-mundshme nuk thuhet se ajo është e pamundshme, apo jo?

Natyrisht që politikanët kosovarë e dinë që s’jemi megjithëmend shtet i pavarur. Natyrisht që qytetarët e dinë se politikanët kosovar nuk e kanë me-gjithëmend pavarësimin e shtetit. Më parë se sa të thuhet që u bëmë shtet i pavarur meqë u shpallëm të tillë dhe mandej na e njohën pavarësinë, e vërteta është që shpresohet se do të bëhemi shtet i pavarur ashtu siç u shpallëm tash pasi që na njohën shte-te të ndryshme dhe sa më shumë që na njohin shtete të tjera në të ardhmen. Por, mu ky obsesioni me njohjen e pa-varësisë është dëshmi që s’jemi për-njëmend të pavarur. Kërkesa për njohje të pavarësisë nuk është kërkesë për njohje por kërkesë për pavarësi. Duke na njohur ne shpresojmë të bëhemi. Përqendrimi i angazhimit politik të in-stitucioneve kosovare është jo që të bëhemi të pavarur por që të na njohin si të tillë. Angazhimi i tyre për pavarësi është angazhim për angazhimin e të tjerëve. Mesazhi që ata ua dërgojnë fak-torëve ndërkombëtar është se ne s’po

bëhemi të pavarur por aman vazhdo-ni të na njihni si të tillë se mbase edhe bëhemi. Kjo lutje ndaj të tjerëve për të na njohur është afirmim i atyre vende-ve, i pavarësisë së tyre, e jo i pavarësi-së së Kosovës. Duke e bërë njohjen (e mëtutjeshme) të pavarësisë së Kosovës prioritet absolut pas shpalljes së pa-varësisë, Qeveria e Kosovës së pavarur tregon sesa e varur është pavarësia e Kosovës (nga njohja e të tjerëve).

Në retorikën dhe ligjërimet e po-litikanëve njohja e pavarësisë së Ko-sovës madje nuk lidhet as me bërjen

e pavarësisë por me integrimet ndër-kombëtare. Ndoshta pse kemi qenë aq gjatë të përjashtuar, tash dëshprimisht duam të na pranojnë. Jemi fiksuar që të na njohin sepse duam të na pranojnë. Andaj njohjet më shumë përjetohen si uvertyrë për pranim në forume ndër-kombëtare, pra më tepër si pranim për të hyrë në botë sesa për të qenë vendi ynë.

Qeveria e Kosovës kërkon integrim në BE, që do të thotë se kërkon t’i mun-dësohet ta delegojë sovranitetin që nuk e ka. Ajo njëherë duhet ta ketë so-

vranitetin meqë kërkesa për sovranitet duhet t’i paraprijë asaj për integrim në BE. Ose, ndoshta, vetë BE-ja do kështu: ta kërkojmë integrimin në BE, ta kërkoj-më veçse shkuarjen në BE ndërkohë që misioni i BE-së sundon me Kosovën. Kjo përputhet me parashikimin e mëher-shëm të Pieter Feithit që BE-ja do të ketë mision në Kosovë deri atëherë kur Kosova do të jetë e gatshme për të hyrë në BE. Pra, del se Kosova e pava-rur do ta ketë një sekondë sovranitet pas shumë viteve. E ndoshta shkaku më i thellë është se shtetet që na njohën, po e njihnin atë Kosovë që po e krijo-nin ata vetë. E njohën Kosovën e tyre, jo Kosovën tonë. Himni i Kosovës quhet ‘Evropa’. Flamuri i Kosovës është flamu-ri i BE-së në Kosovë. Pushteti i Kosovës drejt BE-së është realisht pushtet i BE-së në Kosovë (që shprehet me instancat si PSBE-ja dhe EULEX-i). Mbase e kemi pavarësinë pikërisht të sajuar veçse me aktin e njohjes të atyre që e njohën ve-ten e tyre në ne e tek ne.

Përkundër të gjitha dilemave pro-blematike mbi qenien dhe bërjen e pavarësisë, nuk ka dyshim që Kosova e pavarur më së shumti shihet në RTK, aty ku krerët e institucioneve dhe par-tive vazhdimisht flasin për obligimet e Kosovës së pavarur e asnjëherë për të drejtat e saj. Gjithsesi, bëhet fjalë edhe për një tjetër pasojë direkte të pa-varësisë që mbeti pa sovranitet sepse nuk u nis me vetëvendosje, të pavarësi-së që nuk u shpall për t’u bërë por për t’u njohur, të pavarësisë që sërish nuk u njoh për t’u bërë vetja por për t’u pra-nuar jashtë vetes.

Universiteti i sotëm rrjedhojë e rrëshqitjes prej Dijes dhe ngjizjes në sigurinë bashkëshqisore

Arsimi i lartë në Shqipëriorges Zani

Për vetë faktin e konsideruar konceptualisht dhe shprehimisht si një hapësirë përmes së cilës plani përgjithësues i ideve është ndër-tuar dhe zhvilluar në një ecuri të pandashme konceptesh universal, Dija është përpjekur gjithashtu të ruajë dhe një raport të mundshëm përputhjesh midis përmbajtjes tërësore të ideve përgjithësue-se- si psh.: Liria, Barazia, Lumturia etj.- dhe përcaktimit të ideve ci-lësuese- si psh. njeri i lumtur apo i lirë- duke u dhënë këtyre të fundit mundësinë potenciale të realizi-mit lëndësor të tyre në eksperi-encën e përditshme. Parë në këtë këndvështrim dhe duke vënë re mospërputhjet që mund të vijnë si rezultat i përqendrimit të procesit të të menduarit duke u bazuar në cilësimet veçuese të ideve, të tipit: Trajektorja e planeteve është qar-kulluese: shkrimi do të përpiqet të ndërtojë, nëpërmjet shqyrtimit të këtij rasti, një tabllo të shkurtër të

ecurisë së këtyre pohimeve epistemo-logjike përballë Dijes në vetvete, duke u mbështetur në kërkime ndërdisipli-nare të filozofisë politike, filozofisë së gjuhës dhe logjikës matematike.

Nisur nga këto premisa do të bëhet e mundur të pohohet shfaqja e një përjashtimi që bën deklarimi poziti-vist - i mbështetur në angushtinë ide-uese cilësuese për njohjen dhe prani-min e objektit si të tillë, për t’u sjellë më pas si një lëndë përgjithësuese nga ku mund të operohet për gjene-rimin e mëtejshëm të dijes - përballë Dijes në vetvete, e cila nuk e përqen-dron zhvillimin e ecurisë së saj bazu-ar tek cilësimi lëndësor i objektit, por tek mundësia potenciale që mund të përftojë çdo subjekt, përmes koncep-teve përgjithësuese, për ta lexuar çdo objekt- pasi ai nuk e lexon dot veten e tij- pa e prekur fizikisht atë; do të

thotë, se çdo objekt nuk është gjë tjetër veçse një thërrmijë e tërësisë së objekteve që mund të gjenden në hapësirë, duke bërë që secili prej tyre të kërkojë nga subjekti të lexohet si pjesë e kësaj tërësie dhe jo si i shkë-putur prej saj, pasi kështu humbet ra-portin ekzistencial që mund të ketë jo vetëm me veten dhe objektet përballë tij, por edhe me vetë Dijen, duke e bërë këtë të fundit objekt të objektit.

Të gjendurit e Dijes brenda planit përgjithësues - Dija mbështetur në konceptet universal

Marrëdhënia metafizike e koncep-teve universal me botën reale.

Pavarësisht distancës së paimagji-nueshme që mund të ushqehet për-mes koncepteve universal të prodhu-ara brenda një plani imanence-do

të thotë, riprodhimi i pandërprerë i ideve brenda natyrës së ekzistencës njerëzore dhe ekzistencës së natyrës njerëzore pa u kushtëzuar nga tran-shendenca, e cila mund të kërkojë krijimin e ideve duke u mbështetur në dimensione jashtëkohore dhe hapësinore të ekzistencës njerëzore- prej Dijes nga njëra anë dhe funksio-neve të ngritura në një rrafsh referen-ce prej pohimeve deklarative nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë se mundësia për t’i rrokur dukjet e tyre ekzistenci-ale është e varur nga mospërputhja si hapësinore ashtu edhe kohore midis këtyre dy planeve. Koncepti universal kupton në një ide mundësitë që janë përmbushur dhe në të njëjtën kohë janë penguar në realitet. Ato janë elemente primare të eksperiencës-koncepte universale jo si koncepte filozofike, por tamam si cilësi të botës

me të cilat njeriu ballafaqohet përditë.

Ajo që mësohet nga eksperi-enca është për shembull: përm-bushja e mundshme e interesave të grupeve të ndryshme në një demokraci; pjesëmarrja politi-ke (publike) në vendimmarrje të ndryshme nga këto grupe, duke bërë kështu që gjërat e veçanta (partitë, entitetet) dhe ndodhitë të shfaqen vetëm në (dhe madje si) një grumbull dhe vazhdimësi marrëdhëniesh si ngjarje dhe pjesë të një konfiguracioni të përgjithshëm prej të cilit janë të pandashme; ato nuk mund të sh-faqen në asnjë mënyrë tjetër pa humbur identitetin e tyre pasi, ato janë gjëra dhe ndodhi të veçanta vetëm kundrejt një sfondi të për-gjithshëm, i cili është më shumë sesa një sfond - ai është trualli konkret mbi të cilin ato lindin, ekzistojnë dhe shkojnë. Ky truall është strukturuar...

(Vijon në faqe 7)

Natyrisht që politikanët kosovarë e dinë që s’jemi megjithëmend shtet i pavarur

Cipa e njohjesS’ka dyshim që Kosova e pavarur më së shumti shihet në RTK

Page 4: Gazeta Nr. 22

e mërkurë 10 | mars 2010 | 4

Hysamedin Feraj

Le të fillojmë me fjalinë se Kosova është shtet i pavarur, sovran e demo-kratik.

Mua më duket natyrisht e kundër-ta, që Kosova nuk është as shtet i pa-varur, as sovran, as demokratik. Këto të dyja janë së paku tezat për të cilat kam krijuar mendimin tim e reflektoj dhe ndoshta kam bashkëmendimtar e ndoshta jo.

Shteti i Kosovës nuk është i pavarur sepse në shumë drejtime sot Kosova për fat të keq në disa tregues ndodhet më poshtë se Autonomia e 1974-ës. Ne të gjithë, së paku brezi i atyre vi-teve e di se armata e Jugosllavisë priti dy muaj lejen për të hyrë më 1981-in, e tani askush s’merr leje ose leja jepet i jepet brenda ditës çdo udhëheqësi serb që dëshiron të hyjë në Kosovë. Ne të gjithë e dimë se atëherë së paku e përdornim lirshëm flamurin shqip-tar e tani është shumë e vështirë ta përdorim atë. Flamuri është ndërruar plotësisht për shtetin e ri të Kosovës. Domethënë si krahinë autonome identifikohej me flamurin shqiptar, si shtet i pavarur me një flamur jo shqip-tar. Kështu ajo që u quajt pavarësi së paku aktin e parë që bëri ishte në një farë kuptimi ta vrasë flamurin me të ci-lin u arrit. Po ashtu në atë kohë u ndër-tuan ndoshta disa fabrika e të tjera si këto, tani ato nuk janë më dhe nuk po ndërtohen të reja. Atëherë shqiptarët përbënin minoritetin më të madh në Kosovë, tani përbën një nga komuni-tetet e barabarta me të tjerat. E kështu një radhë gjërash ndoshta na çojnë në përfundimin se në shumë drejtime Pavarësia është diçka më poshtë se Autonomia e 1974-ës. Në disa tregues për të cilat në atë kohë është luftuar për t’i zgjeruar si të drejta. Më duket e trishtueshme nganjëherë që unë e kam qortuar rëndë kur hodhi tezën se Kosova do të jetë shtet i pavarur i hapur njëlloj ndaj Shqipërisë dhe Serbisë. E tani them sikur të ishte së paku e hapur si ndaj Shqipërisë dhe ndaj Serbisë. Por është e hapur ndaj Serbisë, kufijtë janë të hapur, doganat janë të hapura, lëvizja është e hapur dhe më e mbyllur ndaj Shqipërisë. E unë prisja të kundërtën, që të mos barazohen, që të mos thuhet njëlloj si ndaj Shqipërisë dhe ndaj Serbisë, sepse Serbia dhe Shqipëria nuk kanë qenë asnjëherë njëlloj për Kosovën. E megjithatë tani gati gati na duhet të themi sikur së paku të ishin njëlloj të hapura. Të tillë ka shembuj plot por le të vazhdojmë më tutje.

Kosova nuk është as sovrane sepse termi sovranitet shënon një vullnet i cili nuk merr urdhëra nga askush por lëshon urdhëra. E meqenëse Ko-sova merr urdhëra për gjithshka dhe lëshon shumë pak urdhëra nga vull-

me dy të vrarë qëllimi nuk realizohet. ndoshta unmik e euLeX kërkojnë më shumë të vrarë

Implikimet e ngjarjeve të 10 shkurtit 2007Pavarësia e Kosovës është realitet vetëm në një botë, në botën e fjalëve

neti i vet sovran atëherë unë them se kjo është vetëm një fjalë që përfshin kontradiktën në vetvete, (contradictio in adjecto). Në qoftëse Kosova është Sovran, kjo i fajëson pastaj jashtëza-konisht shumë politikën e Kosovës. Sepse në qoftë se Kosova është shtet Sovran dhe lejon që veriu i Mitrovicës, veriu i Kosovës, veriu i Shqipërisë të trajtohet ashtu siç trajtohet nga Serbia atëherë do të thotë se ata sovranitetin e kanë, fuqinë e kanë, por thjesht nuk duan ta ushtrojnë dhe me vetëdije ja lënë Serbisë atë pjesë që të bëjë gjithshka sepse ata mund ta ndaloj-në nëse janë sovran. Po kështu nuk besoj se është sovran e megjithatë e lejon thjesht me vullnetin e vet që Kosova të ketë tre a katër gjuhë zyrta-re, pra edhe të atyre që përbëjnë një komunitet krejt të vogël në Kosovë. Ose atëherë pastaj ky është një vull-net i çuditshëm që s’ndodh pothuajse askund. po kështu në qoftë se Kosova është shtet sovran, pra ka vullnetin e vet dhe s’merr urdhëra nga ask-ush atëherë pse e ndryshoi flamurin shqiptar? E kështu pse-të mund të vazhdojnë pa fund duke na treguar se ka një kontradiktë që unë së paku racionalisht nuk arrij ta kuptoj. Edhe e kanë fuqinë pra sovranitetin për të bërë pa marrë urdhëra nga askush edhe pastaj lejojnë gjëra të cilat janë në kundërshtim me vullnetin e atij që është sovran i sovranëve, popullit shqiptar. Ose përndryshe mund të pranojë se mbajtja e flamurit, e gjuhës shqipe etj., nuk është vullnet i sovranit pra i popullit. Kështu që ka një kontra-diktë të madhe që mua më duket se e kam të pamundur ta kuptoj termin “Kosova është shtet sovran”.

Po kështu nuk është demokratik sepse në masën që ushtron pushtet EULEX-i, UNMIK-u apo kushdo tjetër nga këto lloj strukturash e bën një

shtet dhe një shoqëri jo demokrati-ke sepse ato nuk janë institucione të zgjedhura nga populli dhe që i japin përgjegjësi popullit dhe që mund të ndërrohen nga populli. Kështu që me parullën tipike të demokracisë që demokracia është kur pushteti buron nga populli, për popullin dhe ushtrohet nga populli, këto organiza-ta që qeverisin në një masë të madhe në Kosovë nuk e gëzojnë asnjë prej këtyre tipareve. Popullsia nuk mund të zgjedhë në EULEX nëpunësit, EU-LEX-i nuk i jep përgjegjësi popullsi-së, Popullsia nuk mund t’i heqë ose shkarkojë me votimin e vet. Në këtë kuptim në masën që këto ushtrojnë pushtet në shoqërinë dhe në terri-torin e Kosovës atëherë ai nuk është pushtet demokratik. Prandaj pra kam një mendim krejt të ndryshëm nga ato pjesë që përbëjnë fjalimin e për-hapur dhe të fillimit, “Kosova shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.

Po kështu, sa i takon Pakos së Ahti-sarit, sigurisht që nuk dëshiroj që të këqijat të na vijnë vazhdimisht me pa-ketë. Nuk do ndalem gjatë, por më du-het të them se është një pako që nuk është pranuar nga askush në botë, përveç shqiptarëve. Pakoja e Ahtisarit nuk është pranuar nga OKB-ja, pakoja nuk është pranuar nga Bashkimi Evro-pian, nga OSBE-ja, nuk është pranuar nga Serbia, nga serbët e Kosovës, në fakt nga askush përveçse nga politi-kanët shqiptarë. Them shqiptarë se dhe ata që janë në Kosovë, edhe ata në Maqedoni edhe ata në Shqipëri kanë shprehur vullnetin dhe kanë afirmuar pranimin e pakos së Ahtisa-rit. Ne mund të themi që politika është pazar dhe pakoja e Ahtisarit iu ofrua Kosovës si një mall siç ofrohet një mall në pazar. Domethënë si një kontratë. U tha që nëse pranoni pakon e Ahti-sarit Këshilli i Sigurimit do ju njohë

pavarësinë. Më pas, ne e pranuam pakon, Këshilli i Sigurimit nuk e njo-hu pavarësinë. Në treg kjo është një kontratë e prishur njëanshëm. Kështu që pala tjetër ishte krejt e çliruar nga detyrimet kontraktuale. Pra në qof-të se është një politika është pazar, këtu është pra i shkelur dhe parimi i pazarit sepse kontrata është shkelur njëanshëm dhe njëra palë vazhdon ta respektojë kontratën krejt pa kuptim.

Le ta vendosim diskutimin në një regjistër më filozofik sesa regjistri po-litik që u paraqit më lart.

Pavarësia e Kosovës është realitet vetëm në një botë, në botën e fjalëve. Pra në fjalë thuhet se Kosova është sh-tet i pavarur, sovran dhe demokratik dhe është i tillë vetëm në këtë botë, në këtë realitet, në atë të fjalëve. E meqenëse botët janë të shumta e ka një pluralitet botësh, jashtë botës së fjalëve Kosova nuk është shtet i pa-varur, sovran dhe demokratik, ende jo. Prandaj fjala po përdoret në dy funksione të vetat , sigurisht që fja-la ka shumë funksione. një funksion është që ta mbyllin popullsinë, që ta mbyllin qenien shqiptare brenda një bote të vetme, brenda botës së fjalës. Njerëzit të besojnë se qëllimi është arritur se Kosova është vërtetë e tillë meqenëse kjo është e thënë me fjalë. Funksion i fjalës është ta hapë dhe qenien njerëzore ndaj botës, ndaj botëve të tjera dhe në botët e tjera jashtë botës së fjalëve, qoftë ajo botë realitet apo botë e shteteve apo botë e popujve ne shohim se fjala nuk i për-gjigjen më këto karakteristika. Kemi pra dy përdorime të gjuhës dhe të folurit. Kemi një të folur që përpiqet ta mbyllë qenien brenda fjalës, bren-da botës së fjalëve dhe ta izolojë nga botët e të tjerëve dhe ky është të fo-lurit zyrtarë të politikanëve dhe deri diku të medias, etj. që thonë beso se

Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik sepse këto janë fjalët që ne po themi dhe kjo përfaqësohet prej tyre. Ka dhe një përpjekje për një përdorim tjetër të fjalës, për ta hapur njeriun, botën, kombin ndaj botëve të tjera për ta vënë në relacion me to e kjo është çfarë po bën Vetëvendosja. Duke treguar kështu se jashtë botës së fjalëve Kosova ende nuk është bërë shtet sovran, i pavarur e demo-kratik. Në këtë kuptim 10 shkurti i tre viteve më parë, 10 shkurti i sotëm dhe ndoshta 10 shkurtrat e ardhshëm janë vijim i përpjekjeve për ta reali-zuar tani në një botë reale Kosovës si shtet i pavarur, sovran e demokratik. Kështu që kjo është një ftesë për të kaluar në një botë jashtë fjalëve, në një botë që përmban fjalën por që bëhet pak më shumë se fjalët, Në një botë pra ku vërtet nuk krijohet tensi-on midis fjalës dhe realitetit ose midis fjalës dhe qenies së popujve ose sh-teteve të tjera po ku krijohet ndoshta një marrëdhënie më e hapur dhe më e drejtpërdrejtë midis fjalëve dhe mi-dis botëve jashtë fjalëve. E ne jemi në këtë përpjekje.

Dy konstatime të funDit. Nga gazetarë u pyeta se organizata

të të drejtave të njeriut kanë pohuar se UNMIK dhe EULEX kanë dështuar në qëllimin e tyre në Kosovë. Përgji-gja që mund t’i jepet këtij konstatimi është se përkundrazi UNMIK dhe EU-LEX nuk kanë dështuar në arritjen e qëllimit të tyre meqenëse qëllimi i tyre nuk ka qenë vendosja e rendit dhe e ligjit por ka qenë mbajtja pezull e pavarësisë, sovranitetit dhe e demo-kracisë në Kosovë dhe në këtë kuptim qëllimin e kanë realizuar. Ato janë të mbajtura ende pezull.

Së dyti, si mund të shpjegohet këm-bëngulja e EULEX dhe UNMIK në versionin e tyre të interpretimit të 10 shkurtit, si një fajësi e shoqërisë koso-vare e para së gjithash e Vetëvendo-sjes?

Komenti i vetëm që kam për këtë është se mesazhi që na vjen prej tyre është: se vetëm me dy të vrarë qëllimi nuk realizohet. Ndoshta UNMIK e EU-LEX kërkojnë më shumë të vrarë. Kjo është e trishtueshme por druaj se ky është mesazhi që na dërgohet. Me dy vetë s’u ndërtoka as pavarësia, sovra-niteti as demokracia.

Kjo është përshtypja e hidhur nga sjellja e deritashme e këtyre orga-nizatave por është njëkohësisht dhe mesazhi që duhet të na i hapë sytë se çështjet nuk kanë përfunduar ato sapo kanë filluar. Tani është pikërisht fillimi për realizuar atë çka kemi dës-hiruar. Kështu pra janë të ftuar e gjithë shoqëria, të gjithë shqiptarët që të an-gazhohen sepse përmbushja e qëlli-mit tonë nuk ka përfunduar.

Page 5: Gazeta Nr. 22

5e mërkurë 10 | mars 2010 |

Forcat e majta progresiste intelektuale janë përpara një sfide të madhe historike

Hapat e panegociueshëm të progresitLeart kola

Filmi i famshëm Full Metal Jacket i re-gjisorit Stanley Kubrick është një nga mo-numentet që do të qëndrojë në historinë botërore për të shpjeguar dehumanizimin e individëve që gjenden në një luftë në krahun e gabuar. Në një pjesë të këtij filmi Koloneli i drejtohet me këtë frazë ushtarit Xhoker, që luan dhe personazhin kryesor: “Ne jemi këtu për të ndihmuar vietna-mezët, sepse ne besojmë që brenda çdo vietnamezi fshihet një amerikan i cili mezi pret që të dalë në pah, të çlirohet nga trupi i vjetër prej vietnamezi ku është burgosur”.

Manipulimi spektakolar që përmban fraza është shumë shqetësues, sidomos për ata që ndjekin zhvillimet politike në Ballkan, ku shfaqet qartë rruga në të cilën po ecin politikat perëndimore. Sigurisht që në këtë rast qëndrimi simbolik i ushtarakut amerikan duket nga jashtë si shprehje de-magogjie në kushte të jashtëzakonshme lufte, po faktikisht është një modus operan-di, kudo ku promovohen regjime mafioze, që sundojnë nën ombrellën e demokra-cisë liberale të shoqëruar nga një sistem kapitalist ekonomik.

Më kujtohet që në ditët e para të pasluf-tës gjendesha në Ferizaj, një qytet 40km. larg Prishtinës. Ishte situatë shumë intere-sante sepse patrullimin e qytetit e kryente ushtria amerikane. Ushtarët amerikanë si-lleshin brutalisht me banorët, për çdo kon-troll rutinor i detyronin të shtriheshin me fytyrë në baltë, duke ua mbajtur këmbën mbi shpinë. Këto kontrolle përgjithësisht ndodhnin në mes të qytetit dhe për arsye banale, psh. edhe kur të kërkonin doku-mentet identifikuese ndodhte e njëjta ske-në duke e bërë të qartë që - dhe pse jemi nga ana juaj, ne qëndrojmë mbi ju e për pasojë ju mund të trajtoheni si qenie huma-ne vetëm nëse “çlironi” çka keni burgosur prej nesh, brenda jush.

Nuk diskutohet që Nato ishte nga ana e “të mirëve” në luftën e pabarabartë që po zhvillohej në Kosovë, ashtu siç është i padiskutueshëm pozicioni i NATO-s në mbylljen e luftes me shumë më pak vik-tima se sa pati në Bosnjë, por a ishte kjo e NATO-s një luftë për Liri? Dhe mbi të gjitha, a mundet që dikush tjetër të luftojë për lirinë tënde? A mundet që lufta për liri t’i delegohet një individi apo një instance jashtë trupit tënd fizik dhe politik, a mun-det kjo luftë të mos jetë ekzistenciale, pra e mbyllur ndaj atyre që nuk marrin pjesë di-rekte në të? Unë mendoj që kjo është e pa-mundur, se brenda trupit të një ballkanasi nuk fshihet asnjë amerikan apo francez që pret të çlirohet. Në të kundërt, unë besoj që ka qenë pikërisht aplikimi i kësaj ide-ologjie që e ka berë raportin mes Ballkanit dhe Perëndimit të mbushur me frustracio-ne. Zhvendosja e raportit prej kushteve të reciprocitetit në një raport protektorati jo vetem ekonomik por dhe kulturor. Shumë nga pseudointelektualët shqiptarë jo vetëm që nuk i bezdis ky protektorat, por ndihen madje të përkëdhelur nga kjo për-kujdesje kaq e madhe dhe e pamerituar, duke e vendosur mentalitetin popullor në kushte servilizmi dhe apatie. Kjo tek të huajt është reflektuar më pas me mbështe-tjen e individëve dhe partive të dyshimta, duke propozuar këtë lloj politike jo vetëm pa pikën e drojes, por dhe me arrogancën e njerëzve superiorë. Pikëpyetja tani është se ku shkuan vlerat e lirisë, barazisë, drej-tësisë e demokracisë, që aq shumë propa-gandohen nga perëndimi? Ku janë ato në Kosovë e në gjithë Ballkanin? Askund, sep-se demokracia për perëndimorët është vetëm ajo që kanë në shtetet e tyre, se ata nuk i vuajnë pasojat e vendimeve të tyre, për këtë arsye janë të lirë të marrin çfarë-

dolloj vendimi. Ky është një tregues i qartë që vlerat janë të paeksportueshme.

Është më se e qartë tanimë që Ballkani në tërësinë e tij, drejtohet nga parti e in-dividë tejet të korruptuar, që si qëllim të vetëm kanë përfitimin personal me çdo kusht. Sa herë qëllon të takohen shqiptarë, boshnjakë, serbë, malazezë etj. duket qe-sharake, por problematikat që diskutohen janë të njëjtat e shpeshherë nën të njëjtën perspektivë. Varfëri ekstreme, diferencim absolut i shtresave shoqërore me një klikë bizneso-politike super të pasur dhe me një shumicë banorësh të stërvarfër, korrupsi-on absolut në shëndetësi dhe arsim, e mbi të gjitha kudo është i njëjti model politik, i bazuar tek privatizimet e shpejta e të me-njëhershme, kombinuar me krijimin e një shoqërie totalisht konsumatore dhe aspak prodhuese. E mbi të gjitha një supermafia që nuk njeh kufij religjozë dhe kulturorë, por ka një bashkëpunim të shkëlqyer ndëretnik.

Kjo mënyrë e të bërit politikë në Ballkan tolerohet haptazi nga institucionet ndër-kombëtare të cilat e kanë më të lehtë që në krye të këtyre shteteve në Ballkan të fa-vorizojnë klika të korruptuara (për pasojë lehtësisht të shantazhueshme), e nën hijen e stabilitetit i afrojnë, i shtyjnë apo i shpallin të pavlefshme zgjedhjet, duke e bërë kësh-tu qesharake demokracinë përfaqësuese, dhe duke shkelur jo vetëm mbi principet mbi të cilat ekziston perëndimi, por dhe mbi principet që u hodh Komunizmi në Ballkan. Qartazi institucionet perëndimore nuk janë të interesuara në krijimin e një si-tuate demokratike me punën e tyre, duke ia mbivendosur parimin e “stabilitetit” atij të “së drejtës”. E kur thonë “stabilitet” nënkuptojnë favorizimin e kompanive të tyre, që me pak korrupsion të privatizojnë asete nën vlerë. Kjo është dhe arsyeja pse në vende ku lehtësisht europianët mund të vendosnin drejtësinë, si Kosova psh. ku e menaxhojnë gjithë makinerinë intitucio-nale, korrupsioni jo vetëm nuk dënohet por favorizohet si një “pop-kulturë”.

Në këto kushte Ballkani po vendoset brenda një debati shumë të gabuar kultu-ror, në mënyrë që të eleminohen pyetjet e vërteta, që janë ato ekonomike. Shumica e intelektualëve në Ballkan kanë kaluar në pozicione publike mazohiste në duk-je, por që sponsorizohen fort nga intere-sat politike, duke hapur tema boshe mbi orientalizmin dhe europianzmin, një lloj racizmi i vetëshpallur, i tipit “kur do të na trasformoni në qenie perëndimore ne ori-entalëve kafshërore e të paqytetëruar që rrimë gjithë ditën nëpër kafene?”. Të de-noncosh dembelizmin kulturor orientalist në një zone që ka përqindjen më të lartë të papunësisë, dhe mungesën e vendeve të punës ta propagandosh si dembelizëm, është pika më e lartë e servilizmit dhe e injorancës.

Gjithashtu po aq interesantë janë ana-listët politikë, që nëpër shkrimet e tyre akuzojnë apriori vetëm klikat politike në Ballkan si Kriminale, në mënyrë që të le-gjitimohet hegjemonia ndërkombëtare në Ballkan. Sot favori më i madh që mund t’i bësh politikanëve nga pozicionet e një opinionisti të pavarur është pikërisht të de-politizosh politikën nga vlerat që e mbajnë në këmbë, siç është ndershmëria dhe an-gazhimi. Duke krijuar perspektivën që po-litika është diçka e fëlliqur, e që kushdo që futet në të do fëlliqet herët ose vonë, i bëjnë

nder pikërisht atyre që sot janë në politikë e po e përdorin atë për interesa personale, duke penguar çdo lloj iniciative nga indi-vidë me integritet që do të donin të hynin në politikë për ta ndryshuar atë.

Kjo mënyrë e të qeverisurit apolitik në Ballkan po demaskohet, pavarësisht se sot klasat politike, duket sikur kanë pushtet të pakufizuar. Realiteti nuk është ashtu. Klasat politike ekzistente kanë një mungesë të theksuar mbështetjeje popullore, aq pak mbështetje ka sa sot janë detyruar që ta blejne ekzistencën e vetvetes me para. Mungesa e aftësisë për të qenë popullore i ka vendosur në rolin e një pushteti simbo-lik, të cilit i mungon substanca që çimenton një parti, pra njerëzit. Nuk ke askënd sot në Ballkan që të flet me optimizëm për ndonjë parti politike apo ndonjë politikan, përditë e më shumë këto klasa shihen si një e keqe e madhe që po shfrytëzon popullin dhe territorin e shtetit per tu vetëpasuruar.

Mbështetja e kësaj klase politike nga europianet dhe burgosja e zërave opozi-tarë, e mbi të gjitha rritja e hendekut social-ekonomik mes të pasurve dhe të varfërve duke eleminuar gradualisht klasën e me-sme shumë shpejt do të krijojë premisa të rrezikshme në këtë zonë të botës. Varfërimi ekstrem i popullsisë do të sjellë qytetarët që shpëtimin ta shohin pikërisht në të kun-dërtën e asaj çka propagandon sot perën-dimi, pra pikerisht në forcat regresiste anti-demokratike (fetare, nacionaliste etj.).

Format e kanalizmit të urrejtjes ndaj kli-kave të korruptuara në pushtet do të mund të çojë në krijimin e një partie populiste fashiste, siç ishte regjimi i Millosheviçit, që bazuar mbi represionin policor do të ndër-tohet pikërisht mbi shkeljen e çdo parimi të lirise. Duke shfrytëzuar varfërinë e po-pullit do të mund të ndërtohej një fashizëm ballkanik i provuar më parë, që do të kri-jonte premisa shume të rrezikshme territo-riale, pasi vetë ekzistencën e tij fashizmi e ndërton mbi racizmin dhe represionin.

Alternativë tjetër, po aq regresiste, është që këto masa të dëshpëruara të popullsisë ta gjejnë shpetimin nëpermjet fesë. Që tani po shihet rritja masive e pjesëmarrjes së

njerëzve në këto institucione, të cilat në një të ardhme nuk do të përbënin më vetëm sfondin moral të shoqërisë por do të mund të trasformoheshin në parti të mirëfillta po-litike. Këtu nuk duhet të ngatërrohemi me partitë Kristiane që ekzistojnë në Europë, apo me atë të Erdoganit në Turqi, në Ball-kan iniciativa të tilla do të rezultonin fatale për ngritjen e shoqërisë mbi principe de-mokratike. Po të shohim Maqedoninë, Bo-snjën dhe Kosovën, ka një rritje progresive të numrit të të varfërve që trajnohen nga organizata fetare, duke shkatërruar kështu një prej vlerave që perëndimorët vlerësu-an tek indigjenët ballkanas, tolerancën fetare.

Kështu që dhe pse duket paradoksale, e vetmja mënyrë për të ruajtur vlerat e de-mokracisë perëndimore janë grupet apo individët që sot janë skeptikë për politikat e perëndimit në Ballkan. Kundërshtarët e sotëm janë shpëtimtarët e nesërm. Grupet përherë e në rritje të së majtës ballkanike që sot po ngre zërin për mungesën e pje-sëmarrjes së qytetarëve në politikë, për privatizimet dhe vendimet ekonomike që po shkaktojnë varferi. Rritja e mbështetjes për këto grupe jashtë-parlamentare që po denoncojnë këtë oportunizëm dhe poli-tikën e terrorit të përditshmërisë, mundet që në të ardhmen të plotesojnë premisat e subjektivizimit politik te popullit duke i bërë pjesëmarrës aktivë në zhvillimin e pergjithshëm.

Grupe intelektualësh e studentësh po i bëjnë rezistencë kësaj forme jo demokrati-ke të aplikimit të demokracisë përfaqësue-se në hapësirën ballkanase, kërkesat e tyre janë të qarta, më shumë angazhim qytetar në vendimmarrjet madhore; ndërtimi i një shteti që të jetë bazuar tek drejtësia sociale. Këto janë të vetmet grupe që po e rikthej-në diskutimin tek varfëria, përherë e më shumë.

Krijimi i një solidariteti të majtë mbarëballkanas, do të krijonte një situa-të të ruajtjes së sistemit demokratik për-faqësues dhe të forcimit e thellimit të tij. Kjo do të mund ta bënte rajonin efiçent ekonomikisht nëpërmjet një bashkëpuni-

mi më të gjerë duke e bazuar ekonominë jo vetëm tek konsumi, por mbi të gjitha tek prodhimi, që nga ana e vet do të krijonte premisat e një shpërndarje më të drejtë të të ardhurave, dhe një luftim të sinqertë të varfërisë nëpërmjet aksioneve konkrete, pra me ndërtim industrie prodhuese, jo me takime nëpër salla hotelesh luksoze ku të varfrit janë veç statistika të ftohta në raporte qesharake.

Kjo do ta trasformonte Ballkanin jo në një grusht shtetesh problematike dhe në një rrezik konstant emigrantësh për Euro-pën, por në një partner serioz politik dhe ekonomik. Është shumë e vështirë të ketë një perspektivë pastërtisht shtetërore, pa patur një të ardhme dhe një plan rajonal zhvillimi. Nëse vendet ballkanike nuk inte-grohen së pari mes njëra-tjetrës, integrimi në Europe, do të jetë simbolikë pa substan-cë. Këtë leksion po na e jep Greqia, e cila dhe pse anëtare me të drejta të plota në BE, po kalon krizën më të rëndë ekonomike të historisë se saj. Shembulli i Greqisë është vetëm fillimi i asaj çka mund të jetë nesër efekti domino i kolapsit të gjithë shteteve përreth.

Për të evituar këtë fat, forcat e majta pro-gresiste si të vetmen alternativë serioze dhe si të vetmin artikulim të qartë duhet të fillojnë të organizojnë popullatën në dy nivele. Së pari refuzimin e klasës aktuale politike, si përgjegjëse për shkatërrimin e ëndrrës së zhvillimit demokratik, e së dyti, krijimin e një programi mbarërajonal zhvi-llimi politik dhe ekonomik bazuar mbi një rishpërndarje më të drejtë të pasurisë.

Europa duhet të fillojë të shqetësohet për zhvillimet që po ndodhin në Ballkan. Hibridët bosnjakë dhe kosovarë që janë krijuar së fundmi, dukshëm nuk janë funk-sionalë, mbështetja e qeverive të korruptu-ara në vendet e tjera do të mund të prod-honte një situatë totalisht të pakendshme, që do ta kthente dhe një herë rrezikun e fuçisë së barutit. Përfitimet që kompanitë europiane po marrin sot nuk do të mund ti justifikojnë shpenzimet e nesërme, kur raj-oni të rrëshkasë në ndonjë proto-fashizëm religjoz.

Forcat e majta progresiste intelektuale janë përpara një sfide të madhe historike. Kompromisi me pushtetin e sotëm do të thotë promovim i regresit të nesërm, po aq sa pasiviteti i intelektualeve sot, do t’i bën-te ata bashkëfajtorë për çdo tmerr të ne-sërm që mund të krijohet nga shfrytëzimi i dëshpërimit kolosal që ka kapluar gjithë rajonin.

Ne nuk na duhet të kërkojmë perëndi-morin që fshihet tek ne, por të konsolidoj-më ballkanasin progresiv demokratik, i cili përdor logjikën dhe mbron interesin e përbashkët në konsolidimin dhe zhvillimin e vendit. Ne duhet të rikrijojmë në vetvete vlerat demokratike që e kanë lindur Euro-pën e sotme. Ashtu siç thotë dhe Slavoj Zi-zek: “Ne duhet të jemi absolutisht moder-në”. Duhet të ndërtojmë të ardhmen tonë moderne, çdo nostalgji, çdo kthim mbrapa do të sillte pasoja të pashlyeshme te kjo pjesë e botës që e ka paguar me shumë gjak dhe dhunë, përplasjen e interesave ekonomiko-politikë të subjekteve e institu-cioneve jashtë saj. Askush nuk e lufton dot luftën tonë, as BE, as ShBA, as Rusia. Këtë luftë e luftojmë vetëm ne, dhe vetëm ne mund ta fitojmë. Liria jonë për t’u zhvilluar është e duhet të jetë absolutisht e panego-ciueshme.

Page 6: Gazeta Nr. 22

e mërkurë 10 | mars 2010 | 6(Vijon nga faqe 3)

...sipas koncepteve të tilla universale si Liria, Barazia, Drejtësia. Lumturia etj. Në këtë kahje konceptet universale për-caktojnë “lëndën e botës”. “Ne ndoshta mund të përkufizojmë si lëndë të botës atë që përcaktohet (emërtohet) nëpër-mjet fjalëve të cilat kur përdoren drejt shfaqen si subjekte të predikateve ose si terma të marrëdhënieve.

Në këtë sens unë do të thoja se lënda e botës përbëhet më shumë nga gjëra të tilla- si psh. bardhësia (e bardha)- sesa nga objektet që kanë vetinë e të qenit të bardhë. Tradicionalisht cilësitë të tilla si e bardhë, e fortë ose e ëmbël llogariteshin si koncepte universale, por nëse teoria e mësipërme është e mirëqenë, janë ato nga ana sintaksore më të përafërta me substancat ” duket të na kujtojë Ru-ssell. Kështu, duke qenë se Dija i kush-ton natyrës së vet shëtitjen apo soditjen ndaj çdo objekti nisur nga objektivizimi i objektit përmes subjektivitetit të saj- pasi nuk e përshkruan dot atë nëse del jashtë subjektit të vet sepse bëhet objekt i objektit- rrjedhimisht, përftimi i objek-tit konceptualisht i nënshtrohet një sërë procesesh operacionalizuese pa e pre-kur fizikisht objektin, duke gërshetuar një sërë idesh mbi këto objekte, si psh. : “të dish të bësh, të dish të jetosh, të dish të dëgjosh etj… duke përfituar një kompe-tencë që tejkalon përcaktimin dhe zbati-min e të vetmit kriter të së vërtetës, e që shtrihet mbi kriteret e efektivitetit (kuali-fikimit teknik), të drejtësisë apo lumturi-së, bukurisë së zërit dhe asaj kromatike (ndjeshmëria auditive, vizuale etj.) ” si-pas konceptimit Lyotardian.

Përqasja eksperienciale e koncepteve përgjithësuese në botën e objekteve.

Ndonëse mund të ketë drejtim për nga të shprehurit në lidhje me një objekt duhet thënë që, rrëfimet popullore (mi-tet) nuk janë të zotëruar prej pohimeve atributative. Ato vërtet janë rezultat i rrë-fimeve të shfaqura përmes shprehjeve, por në të njëjtën kohë kanë transfiguruar gjendjen e një bote të “rreme” komuni-kimi të organizuar mbi koncepte theme-lore universal, që i ofrojnë mundësinë e pashmangshme potenciale çdo subjekti brenda një rrafshi të pafundëm sinkroni-zues dijesh, pa vendosje autoritative, për t’u formësuar si singularitet; do të thotë, se çdokush zotëron hapësirën komuni-kuese për aq sa komunikimi që kryen është në përputhje, si me hapësirën e tij konceptuale ashtu edhe atë përshkrue-se të objektit, dhe e cila (hapësira) nuk njeh plane vetjake referencash- të cilat, megjithëse rrëshqasin nga ajo gjendje e kulluar ekzistenciale metafizike për t’ju drejtuar më pas një gjendjeje me refe-rentë të pastër fizikë siç janë adresuesi, i adresuari dhe referenti, thuajse ruajnë një konvencion “të pastër” metafizik për-mes mbajtjes gjallë të narracionit. Kjo bën që rrëfimi t’u nënshtrohet rregulla-ve që përcaktojnë pragmatikën e tij. “Bie fjala, një tregimtar Cashinahua nis çdo herë rrëfimin e vet me një formulë që nuk ndryshon: “ja tregimi i … , ashtu si e kam dëgjuar çdo herë. Dua t’ua tregoj edhe unë, dëgjojeni”. Dhe ai e përmbyll edhe me një formulë tjetër po ashtu të pandryshueshme. “këtu mbaron tregimi i … ai që u ka rrëfyer, është … (emri Cas-

hinahua), te të bardhit … (emri spanjoll apo portugez)”. Aspekti i kësaj gjendje narrative ka të bëjë me ndikimin e saj mbi kohën. Trajta narrative i nënshtrohet një ritmi, ajo është sintezë e një metri që paraqitet në periudha të rregullta e me një theks që ndryshon gjatësinë apo am-plitudën, e

disa prej tyre. Kjo cilësi vibruese dhe muzikore paraqitet sheshazi në tregimin ritual të disa rrëfimeve Cashinahua ” (Lyotard, 49, 51). Kështu pra, ruajtja e një raporti thuajse të pastër ekzistencial me-tafizik, i shërben plotësisht dijes narrative për ta strukturuar komunikimin brenda një sensi komun nga ku, çdo kush të jetë i predispozuar për t’u përfshirë në ko-munikim qoftë si folës, qoftë si dëgjues përmes mundësisë potenciale që i krijon rregulla pragmatike e dijes narrative.

E gjithë përmbajtja konceptuale universale që gjallonte në vetë Di-jen, shkëputet për t’u formëzuar si në hapësirën e ngritur nga folësi, dëgju-esi dhe referenti ashtu edhe në kohën që krijon folësi pëmes të folurit apo dëgjuesi përmes të dëgjuarit, dhe refe-renti përmes të përshkruarit. Funksioni sinkronizues është ai që zotëron situa-tën në të cilën gjenden inputet e dijes narrative pasi, rrëfyesi, para se të rrëfej tregimin, paracakton rolin e tij si një dëgjues i mëparshëm ndaj këtij tregi-mi që do të thotë se, të mësuarit e këtij tregimi ka arrdhur si rezultat i dëgjimit të tij nga të treguarit e një rrëfimtari të mëparshëm. Kjo i jep mundësinë tani-më dhe çdo dëgjuesi që të identifikohet si një tregues i mundshëm i mëpasshëm duke mos lënë prapa këtij raporti edhe objektin për të cilin flitet pasi, çlirimi i të dy subjekteve nga prirja për të krijuar atribute njohëse me forma përjashtuese kërkon edhe shtrëngesën e përshkrimit të tregimit (objektit) nga këto subjekte; që konsiston në përputhjen e të treguarit me atë që është e shprehur në vetë tre-gimin. Rrjedhshmëria e një ndjekjeje të tillë të pragmatikës komunikuese në hapësirë dhe në kohë, thekson nevojën e domosdoshme të një rituali të tillë- edhe nëse rrëfimtari do të përpiqej të rrëfente tregimin nisur nga prirjet për të përfituar autorësi njohjeje me forma përjashtuese, me qëllim mbivendosjen për hir të përshfaqjes apo sundimit- deri aty sa, ky theksim të përkthehet në një traditë popullore dhe të statuohet

si konsensusi i vetvetishëm, pa pasoja të proceseve vetjake racionalizuese, ku tregimi të ketë mundësi të jetë i shpre-hur me të njëjtën natyrë si ajo e përm-bajtjes së tij pra, ajo që është e shpre-hur të jetë e pajtuar me përmbajtjen e tregimit.

Reflektimi i Dijes nën rrjedhën po-huese deklarative - Përcaktimi i gjetjes së dijes së vërtetë

Kufizimi dijes narrative përmes aktit rastësor

Ndërkohë, pohimi që i bëhet gjetjes së një objekti të caktuar nga një subjekt po i caktuar, i rrëshqet gjendjes së qetë dhe të prehur soditëse- në të cilën ru-het pafundësia e dijeve të akumuluara pa specifikime të vendndodhjes së “Dijes së vërtetë” dhe zhvillimi i “për-plasjeve” dialektike si brenda vetë su-bjektit ashtu edhe mes subjekteve në njohjen e natyrës së tyre dhe të objekte-ve përballë tyre, për t’iu përqasur më pas së vërtetës objektive përmes përpjekje-ve të vërtetimit të së vërtetës vetëm duke u mbështetur në procedimin e koncepte-ve universal- duke u trajtësuar në formën e prishjes së asaj gjendjeje prehëse me rrjedhoja shprehëse.

Shprehja bëhet kështu manifesti ko-munikativ, e cila gjeneron dukshmërinë e saj në këtë fazë shpërthyese në përn-gadalësime denotative, duke abstraktuar nga ato plane imanente të konsisten-cës virtuale pasi, “dija në përgjithësi nuk reduktohet në shkencë e madje as në njohuri. Njohuria do të ishte tërësia e shprehjeve të tjera që shënojnë apo përshkruajnë objektet, duke përjashtuar të gjitha shprehjet e tjera, e që mund të konsiderohen të vërteta apo të pavërteta ”(Lyotard). Edhe pse nuk mund të thuhet me siguri të plotë, duket sikur dija tanimë nuk i nënshtrohet persistencës së imazhe-ve, për të përthithur dhe më pas artikulu-ar diskursin në një rrafsh imanence me elementë të pandashëm konceptual deri aty sa, t’i përfshijë objektet në një gjen-dje të ngjashme ku, çdo njëri të ketë mundësinë potenciale për t’u plotësuar, por i vendoset rrjedhës së shprehjeve aksidentale në të cilën, nxjerrja e subjek-tivitetit të subjektit jashtë subjektit të tij dhe shkrirja e tij në objekt bën që ai të humbasë raportin me Dijen dhe të bëhet pre e shprehive shenjuese duke marrë

atribute deklarative njohëse të veçuara, si rezultat i lehtësisë që i krijon rastësia.

Pohimi deklarativ i një pedagogu ndaj studentëve e pasqyron më qartë këtë gjendje ku, ndër të tjera, ai shprehet: “ është e nevojshme të lexoni nga faqja … aq, deri në faqen …. kaq ”. Lehtësia që i jep rastësia pra, njohja e lëndës më parë (në aspektin kohor) karshi studentëve si rezultat i moshës më të madhe, e bën atë të mendoj se objekti (lënda) për të cilën ai mban diskursin është simptoma e njohjes vetëm e vetes së tij, duke sjellë kështu që, subjekti (pedagogu) të mos objektizojë objektivitetin e subjektit të tij në lidhje me njohjen ashtu siç duhet të lëndës edhe të vetes, por t’i lëshohet prirjeve racionalizuese për të objektizuar objektitetin e objektit; edhe pse objek-ti në vetvete është i papërshkrueshëm megjithatë, ai arrin të prodhojë krisje të tij nisur nga përcaktimi i faqeve që, në përmbushje të nevojës, duhet të lexohen. Kjo bën që jo vetëm rastësia, por edhe didaktika ta krijoj këtë materializim e cila është ndryshe nga loja dialektike e Dijes.

“Shkurtazi, parasupozimi i saj i parë është se i adresuari, studenti nuk di atë që di adresuesi; pikërisht për këtë ar-sye ka diçka për të mësuar. Parasupozi-mi i dytë është se ai (studenti) mund ta mësojë këtë dhe të bëhet një ekspert me të njëjtën kompetencë si mësuesi i tij ”(Lyotard). U soll si shembull rasti i peda-gogut jo për të gjykuar natyrën e sjelljes së tij apo të pedagogëve të tjerë të ngjas-hëm me të në raport me dijen, por për të evidentuar problematikën dhe efektet që mbart dija komunikative shkencore si në institucionet arsimore ashtu edhe jashtë saj.

Shpallja e dijes rastësore si përgjit-

hësuese bazuar në konsensus

Në anën tjetër, ruajtja e pastërtisë së formës përmbajtësore të dijes narrative pëson krisjen e saj me ndërprerjen që i sjell pragmatika e pohimeve deklarative përmes formës interpretative shprehëse. Theksi tanimë vihet jo tek respektimi i natyrës përtheksuese (rituale) të rrëfi-meve mitike, që lidheshin me ruajtjen e konsistencës së transmetimit të shprehje-ve mes adresuesit, të adresuarit dhe referentit, por në ndryshueshmërinë e natyrës (përmbajtjes) së dijes narrative

nxitur nga dy ndryshore “loja dialektike e kërkimit dhe didaktika ”(Lyotard).

Për sa i përket didaktikës, ajo thuajse u trajtua më sipër përmes shembullit të pedagogut duke i lënë hapësirë kështu trajtesës së lojës dialektike të kërkimit. Megjithëse kjo lojë mund të konside-rohet nga Dija si një ngjarje strukturore dhe instrumentale - e cila teknicizohet në funksion të përmbajtjes së një ndër-lidhjeje të mendimit të reduktuar në ndërgjegje dhe e gjësë së reduktuar në objekt do të thotë, përcaktim i qartë nga pohimi deklarativ i bërë prej një subjekti të caktuar në lidhje me njohjen e objektit dhe natyrës përbërëse të tij, për t’u ser-virur më pas si një njësi përgjithësuese e dijes në tërësi - kjo nuk i shqetëson aspak dijetarët e shkencës dhe shkencëtarët për të dhënë një vërtetësi “shprehëse” të shprehjes së tyre pasi, transformimi shprehës gjuhësor ka tjetërsuar raportin e qëndrueshmërisë së Dijes mes adre-suesit, të adresuarit dhe referentit. Pa-varësisht qëllimësisë finale që mund të ketë patur Koperniku me shprehjen po-huese se, “trajektorja e planeteve është qarkulluese ”(Lyotard), kjo i ka shërbyer më së miri këtij pohimi që të gjeneroj veprimtarinë e prirjeve funksionale dhe të vërë në lojë të tre aktorët pjesëmarrës të dijes.

Pohimësia absolute shprehëse është elementi i parë që prish rregullën e pragmatikës së dijes narrative dhe fton përmes prezencës së kësaj ontologjie shprehëse deklarative, praninë e së vër-tetës për adresuesin. Por, kjo e vërtetë e veçuar vetëm për të nuk përbën vlerë njohjeje në ligjërimin e dijes komunikue-se pasi, “dukshmërisë” së shprehjes për-mes “koncepteve universal” të tij, i lipset jo vetëm nga aktorë të tjerë siç janë të adresuarit, por edhe nga ai vetë, që të pasqyrohet në konkretësi trupore për të qenë e përgjithësuar si e vërtetë “abso-lute”. Kështu dashur pa dashur adresuesi dhe të adresuarit i përkasin tanimë kësaj loje, por nuk e zotërojnë dhe zotërohen deri tani prej saj.

Të qenurit në përkatësinë e dijes po-huese absolute u jep mundësinë të adre-suarve, lehtësuar kjo dhe nga deklarimi pozitiv i adresuesit, që edhe ata të bëhen pjesë e lojës deklarative shprehëse për-mes shpikjes së lojës së tyre psh. duke e refuzuar atë, për aq sa “vërtetësia” e shprehjes së adresuesit të vonojë. Kjo nënkupton praninë e mundshme edhe të shumë lojrave të tjera në këtë dije, duke e shtrënguar adresuesin që të shpikë alternativa të tjera të cilat përjashtojnë të gjitha lojrat e tjera të mundshme të të adresuarve, me qëllim për të legjitimuar të vërtetën pohuese të tij.

Prezenca e së vetmes shprehje në dis-kurs mund të jetë e pakuptueshme dhe e papranueshme nga të adresuarit për vetë faktin e mësipërm duke bërë që, adresuesi të shtrëngohet për të gjetur prova për të vërtetuar pohimësinë e tij dhe njëkohësisht për ta mbrojtur atë nga refuzimet që mund t’i bëhen. E njëjta gjë ndodh edhe me të adresuarit pasi, nëse ata do të refuzonin pohimin e adresuesit, do të duhej të mbroheshin me gjetjen e provave kundërshtuese për të bërë po-

Universiteti i sotëm rrjedhojë e rrëshqitjes prej Dijes dhe ngjizjes në sigurinë bashkëshqisore

arsimi i lartë në shqipëri

Page 7: Gazeta Nr. 22

7e mërkurë 10 | mars 2010 |

A mund të flitet për të drejta të grave në Shqipëri, a ia vlen të diskutohet për kuota në qeverisje

Ata që duhet të turpërohen!Me rastin e 8 Marsit

Arbër Zaimi

Tavolinat e restoranteve dhe bareve nuk do të mbeten bosh as në tetë mars, vetëm se ndryshe nga 364 ditët e tjera të vitit, kësaj radhe preteksti janë gra-të. S’ka nevojë për shumë prezantime, është Dita Ndërkombëtare e Gruas, ditë që nisi si aktivitet politik e social në emër të çlirimit të grave prej të quaj-turës « skllavëri e kuzhinës » në shtëpitë e tyre, në emër të të drejtave politike e qytetare të barabarta në vendet ku je-tonin, në emër të trajtimit njerëzor në ambientin e punës. Por sot kushtet kanë ndryshuar shumë, në Shqipëri e gjetiu. Gratë sot i lejojnë vetes përkujtimin e kësaj dite me festë, me një banket të vogël, secila sipas xhepit, dikush në një restorant chic dikush në një drekë a darkë më të thjeshtë, shtëpiake, gjithnjë nën shoqërinë e këndshme (të paktën një herë në vit) të kolegeve e shoqeve të tyre. Natyrisht që nuk mungojnë dhu-ratat, nga burrat e nga bijtë, që nga më modestet që marrin mimozën klasike, e deri te më fatlumet, që edhe këtë ditë e festojnë me një bijou, në emër të femi-nilitetit e të brishtësisë, duke e harruar fare « skllavërinë e kuzhinës » që për shumicën syresh vazhdon të jetë e njëj-ta...

Pra është festë. Po si çdo festë, edhe tetë marsi i sotëm ka kundërshtaret e veta. Kuptohet që nuk flas për meshkujt, se as që ka ndonjë arsye pse meshkujt të jenë kundër festave të grave të cilat ofrojnë më në fund një ditë të lirë dhe një shans për të pirë sërish birra duke kujtuar beqarinë. Jo, e kam fjalën për ato gra dhe vajza që me kokëfortësi thuajse të pashpjegueshme nuk dash-kan t’ia dinë që në këtë botë na paska një festë të gruas. E kam fjalën për ato vajza që në datën tetë, ashtu si në çdo ditë tjetër, kokëulur e zemërdobësuar dalin rrugëve në pritje të klientëve të tyre, që asnjëherë s’mungojnë.

Në këtë shkrim desha të sjell në vëmendje prostitucionin, madje më saktë, prostitutat, ato vajza dhe gra sh-pirtthyera, që do të ngjanin aq bukur me mimoza në dorë e në flokë gjatë pranverës... Natyrisht, po flas vetëm për ato që kryejnë prostitucion të detyruara prej një shoqërie brutale e të pamëshirshme, që i ka flakur në varfëri, që i ka lënë në injorancë, që i ka lënë në dorë të meshkujve po aq të varfër e injorantë qe i detyrojne të ofrojnë çaste “lumturie” në shkëm-bim të parasë për klientët, këta kon-sumatorë të pangopur të epshit që gëlojnë në anonimat. Mirëpo edhe pse arkivat në rrjet janë të mbushura me studime e me artikuj për prosti-tutat shqiptare që mbushin rrugët e Europës, nuk mbërrita të gjej ndonjë studim të mirëqenë për prostitucionin në Shqipëri, më përjashtim të shifrave të Ministrisë së Brendshme e të pak organizatave që merren me rehabili-timin, kryesisht shifrat e rasteve që re-zultojnë « të zgjidhura » me ndërhyr-jen e shtetit (pra me arrestim). Është e habitshme se si në një vend që flitet e përflitet si burim i prostitucionit dhe i trafikut të fëmijëve e të femrave që përdoren më pas si skllevër seksu-alë për tregjet europiane, mungojnë të dhënat mbi ku, si e sa është i për-

hapur ky fenomen. Ndoshta janë tabu-të... pasi në shoqërinë tonë, edhe pse mund të flasim gjithë ditën për gra e burra politikanë mashtrues, tradhtarë të premtimeve e vjedhës të tendera-ve, njerëz që shesin gjithçka, deri dhe nderin e shumë më tepër se kaq, për para e për pushtet, e kemi të vështirë të diskutojmë prostitutat... Çfarë mo-rali mjeran, çfarë tabuje e pështirë!

Gjithsesi, morali për shumicën e atyre që e lavdërojnë, mjafton vetëm sa për të shtyrë një bisedë të kën-dshme (lexo të shtirur), pasi realiteti është ndryshe. Varfëria ekstreme në të cilën gjenden me mijëra gra shqip-tare të papuna e të paarsimuara, izo-limi i tyre në kushtet tribale (që sot jo vetëm që nuk luftohen por me sa duket paraqiten si model prej qeve-ritarëve e biznesmenëve), mungesa e vëmendjes së bashkëqytetarëve të tyre që nuk humbasin rastin të festoj-në festën e gruas, por mbi të gjitha ekzistenca e një tregu në hije, e një leviathani monstruoz të përbërë nga kushedi se sa klientë potencialë, këto janë arsyet që shkelin mbi çdo mo-ral të pretenduar dhe të përplasin në fytyrë realitetin.

A mund të flitet për të drejta të gra-ve në Shqipëri, a ia vlen të diskutohet për kuota në qeverisje, për solida-ritet mes grave, për pjesëmarrjen e gruas në sferat e administratës dhe të biznesit për sa kohë që një pjesë (qe shpresoj të jetë e vogël), e ko-munitetit detyrohet haptazi të mbajë frymën gjallë nëpërmjet dhunimit të përditshëm fizik e shpirtëror?

Sipas mendimit tim, jo. Është e do-mosdoshme madje që të ndryshohet krejtësisht konceptimi politik dhe so-cial që po ndërtohet së fundmi, mbi perspektivat gjinore si të para prej së jashtmi. Të imponuara prej një se-rie organizatash, programesh politike apo individësh të specializuar për « gender issues », në Shqipëri jo rrallë dëgjon të përmenden koncepte inte-resantë për fatkeqësisht bosh, ndër të cilat « e drejta e gruas », « pjesë-marrja e gruas në vendimmarrje »,

etj. . Problemi themelor i këtij kon-cepti është njësimi i një grupi indi-vidësh të ndryshëm për nga prejar-dhja familjare, krahinore, kulturore, e mbi të gjitha të ndryshëm për sa i përket gjendjes ekonomike, në bazë të të vetmes gjë të ngjashme që kanë, identitetit gjinor. Është përqasja tipike e neoliberalizmit postmodern, tërheqja e vëmendjes prej identite-tit ekonomik (që është kryesori në kushtëzimin e jetës së njeriut dhe re-lacioneve shoqerore), dhe theksimi i identiteteve tepër të gjera që nuk mjaftojnë për të krijuar stof social, siç janë ato gjinore apo kulturore etj., pasi kështu krijohen kushtet për pe-netrimin e iniciativave shfrytëzuese të krahut të punës apo të konsumatorit, duke ulur barrierat sociale që do të paraqiste ky stof.

Nuk mund të flitet për « gratë » si një grup identitar apo solidar për sa kohë që një pjesë e tyre shohin prej majës së Olimpit sesi të ngjashmet e tyre të shtresës së mesme mbllaçiten në tavolina festash, ndërsa jashtë vëmen-djes, edhe pse në mes të rrugës, ato më të varfrat detyrohen të prostituojnë apo të lypin. Nuk besoj se mjafton angazhi-mi i shoqërisë pseudocivile e pseudo-politike në ditët e shënuara nëpërmjet ndonjë konference për shtyp.

Kjo situatë ka nevojë për ndërhyrje aktive, dhe ai ose ajo që nuk e kupton këtë bëhet menjëherë pjesë e kri-mit duke u dakorduar në heshtje. Ka nevojë për ndërhyrje, edhe pse kjo ndërhyrje mund të kërkojë sakrificën e të lënit mënjanë të drekimit me miqtë në 8 mars, apo në ndonjë festë tjetër. Zgjidhjet e propozuara mund të ishin të ndryshme, por unë do të isha kun-dër zgjidhjeve tradicionale moraliste, që kërkojnë ndalimin e sforcuar të një fenomeni duke ndërhyrë tek shfaqja. Logjika e thjeshtë të thotë që nuk mjaf-ton të arrestosh prostitutat për t’i dhënë fund fenomenit, sepse problemi nuk është vetë prostituta por skllavërimi i saj.

Ky skllavërim shkakun e gjen tek tre-gu, tek ekzistenca e klientëve potenci-

alë që përkthehet në para. Për individët e pangopur (që te ne s’janë pak) paratë s’janë kurrë mjaft, dhe sapo e nuhasin ekzistencën e tregut shkojnë e kërkoj-në të fitojnë ç’të mundet. Në këtë rast tregu kërkon vajza e gra në shkëmbim të parave, dhe kampionët e liberalizmit natyrisht që do ta plotësojnë dëshirën e tregut, në kurriz të lirisë së vajzave e grave që gjithsesi ishin të skllavëruara për shkak të varfërisë e injorancës. Ky është shkaku nistor.

Zgjidhja do të kërkonte në radhë të parë ofrimin e një arsimi të denjë për vajzat dhe gratë, gjë që mjerisht shteti ynë nuk e ofron në shumicën e fshatra-ve, madje dhe në shumicën e qyteteve, përfshi këtu jo vetëm parauniversitarin por edhe universitetet publike e priva-te që prej disa vjetësh lëshojnë deftere bakalli në vend të diplomave. Në radhë të dytë do të duhej që këto qytetare të kishin mundësinë e punësimit të denjë, por edhe këtu vështirë e kemi punën. Politikanët tanë i kanë varur shpresat e punësimeve tek investimet e huaja, mi-rëpo pikërisht arsimi i katandisur në atë farë feje e bën punësimin të pamundur, edhe tek investitorët e huaj që nuk po ndalen së investuari para në Shqipëri.

Hapi i fundit i zgjidhjes, kuptohet pasi jemi dorëzuar për dy të parat, do të qe vënia nën kontroll e tregut. Pra le-galizimi i prostitucionit, që në mënyrë të menjëhershme do të kanalizonte dëshirat freudiane të Milton Friedmanit drejt shtëpive publike të kontrolluara dhe pse jo nën pronësi të shtetit. Na-tyrisht që aty do të punonin vetëm vajza e gra që do të shkonin me dëshirë të plotë, në kushte më të mira jetësore e higjienike. Nuk është maksimumi, por të paktën shmanget skllavëria dhe mi-zoria e pronarit anonim. Pas legalizimit të kontrolluar rreptë, do të qe më se i nevojshëm një proçes i gjatë dhe i gji-thëpranishëm edukimi, që nëpërmjet vlerave të reja sociale e nëpërmjet sti-gmatizimit të këtij lloj « shkëmbimi » ta zhvendoste tabune prej këtyre vajzave e grave të shtypura e ta çonte këtë tabu tek klientët. Sepse janë ata që duhet të turpërohen !

himin kundërthënës, pa e kuptuar se ta-nimë

janë kapluar totalisht prej lojës.

Ajo që vihet re si element i dytë dhe tepër thelbësor për dijen pohuese është prova (eksperimenti) ku, në krahasim me dijen narrative, kjo ndryshore, tanimë e quajtur provë, ishte e trajtësuar në mo-delin eksperiencë. Ndërkohë që, futja në lojë e të dyja palëve bën të mundur që ato të njohin njëra tjetrën me argumente të tyre materiale në mbrojtje të shprehjes së shprehur. Përcaktimi specifik në lidhje me vërtetësinë e objektit mbështetur në prova pozicionon dy këndvështrime të ndryshme për njohjen e natyrës së të njëjtit objekt nga këto subjekte, duke legjitimuar lojën dialektike të kërkimit e cila është e tjetërsuar nga loja dialekti-ke e vet Dijes, sepse të shprehurit në dy rrafshe për të njëjtin objekt i jep shkas rrjedhshmërisë interpretuese.

Vendosja e shprehjes në këto përqen-drime ndërprerëse ka zhbërë natyrën homogjene të vet objektit (trajektorja e planeteve është qarkulluese) duke e heterogjenizuar tek vlera e vërtetë e shprehjeve të subjekteve, të cilat tashmë nuk mund të qëndrojnë si të veçuara, sepse pohimet e deklaruara nuk për-bëjnë vlerë njohjeje me argumentat e dallueshëm të shpallur midis tyre. Kjo bën që, pesha e rëndesës për nxjerrjen e argumentave të zhvendoset nga vlera e vërtetë e shprehjes tek kompetenca për ta mbajtur gjallë këtë nevojë të dis-kutimit të shprehjeve- qoftë edhe duke “kundërshtuar” njëri-tjetrin, por jo duke refuzuar lojën- përmes ndreqjeve apo rregullimeve të tyre (shprehjeve) në for-mën e konsensusit (bashkëdëgjimit); pi-kërisht, sepse mosmarrja pjesë e njërës palë në diskutim do të delegjitimonte palën tjetër dhe delegjitimimi i palës tjetër do të thoshte pamundësi për të pa-tur një diskutim. “Kështu, kur thuhet se një shprehje me karakter përshkrues është e vërtetë, supozohet se sistemi aksimoatik, në të cilin ajo ka aftësinë për të vendosur e për të provuar, ka qenë i formuluar, se është i njohur nga bashkëbiseduesit dhe i pranuar prej tyre si po aq formalisht i kënaqshëm sa kjo është e mundur. Në këtë frymë është zhvilluar bie fjala mate-matika e grupit Buorbaki duke bërë që statusi i tyre (ligjërimeve) të dalë nga ek-zistimi i një ligjërimi, rregullat e funksio-nimit të të cilit s’mund të prodhohen, por janë objekt i një konsensusi midis palëve ligjëruese pasi, këto rregulla në vetvete janë kërkesa ”(Lyotard) ku palët, për më tepër, kërkojnë të jenë të bashkëdëgju-eshme dhe të bashkëkuptueshme pari-misht.

Duan apo nuk duan palët, pohimi absolut i kushtëzon të jenë funksionalisht në përmbajtje të konsesnsusit; të atij kon-sensusi që në substancë të tij ka përjashti-min (aftësinë për të legjitimuar proçesin përshfaqës të shprehjeve të tyre) duke lënë jashtë vërtetësinë e objektit pasi u nevojitet ta servirin këtë bashkëkupti-mësi, si njohjen e të vetmes së “vërtetë” . E vërteta e shprehjes dhe kompetenca e shprehësit i nënshtrohen pra pajtimit të kolektivitetit të të barabartëve në kompe-tencë. Duhen formuar pra të barabartët përmes përjashtimit të Dijes.

Page 8: Gazeta Nr. 22

e mërkurë 10 | mars 2010 | 8bekim Hoxha

Termi “populist” është përkthim direkt i fjalës ruse “Narodnik”, një lë-vizje demokratike dhe kolektiviste e cila u paraqit në Rusi në sh. XIX. Popu-lizmi paraqet një lloj të mendimit dhe veprimit politiko – social të vënies së njërit përballë tjetrit të “popullit” dhe “elitës”. Si i tillë, në duart dhe agjen-dat politike të “elitës”, nxit ndryshime të sistemit social dhe atij politik. Mund të thuhet se populizmi është një stil i retorikës politike i cili afirmohet nga ana e pjesëtarëve të partive politi-ke dhe lëvizjeve sociale. Kjo formë e demagogjisë politike, bashkë me mo-ralin politik të eroduar në mënyrë ek-streme, përbën një kombinim shumë të rrezikshëm me të cilin sundohet populli. Në rastin e Republikës së Maqedonisë, ky mjet personifikohet në personazhin e Kryeministrit Gru-evski – politikan i proveniencës dja-thtiste i cili preferon metoda majtiste në aplikimin e pushtetit. Me përdo-rimin e kësaj metode e cila në thelb është e dëmshme si për elektoratin ashtu edhe për sistemin politiko – shoqëror, politikanët dhe subjektet politik mundohen ti fshehin mangësi-të e veta të shumta. Qasjet e tipit “ju veç votoni për mua (neve), e unë (ne) do ti plotësojmë të gjithë dëshirat dhe nevojat e juaja”, është një qasje stan-darde-klasike e cila pothuajse nuk ka pësuar asnjë ndryshim gjatë gjithë këtyre viteve të tranzicionit dhe ka tendencë të vazhdojë edhe tutje për arsye se është opsion “fitues” i cili fat-keqësisht ende jep rezultate. Për fajin e atyre që japin premtime nuk duhet të flitet, fajtorë të pjesshëm janë edhe votuesit të cilët nuk i dënojnë po-pulistët duke mos i votuar. Premtim-dhënësit nuk ndjejnë aspak përgje-gjësi për mosrealizimin e premtimeve të veta, shpesh herë edhe manipula-tive, nuk kanë sistem për kontakt të drejtpërdrejtë me bazën votuese dhe mundohen “ti hedhin pluhur syve të votuesve” vetëm me një qëllim të vetëm – të jenë në pushtet që është parimi themelor i ekzistimit të çdo su-bjekti politik. Morali politik, si katego-ri e sjelljes dhe veprimit të përgjegj-shëm politik, nuk është i përfaqësuar në masë të duhur në agjendën e poli-tikanëve dhe partive vendore politike.

Populizmi mund të definohet si ni-

veli më i ulët i propagandës politike i cili më së shumti përdoret në vendet e varfra me standard mesatarisht të ulët socio-kulturor si dhe në vendet pa tra-ditë demokratike. Disa nga premisat themelore të këtij principi joparimor politik janë:

- teoritë për komplot, ksenofobia, mosekzistimi i autokritikës;

- etnocentrizmi, nacionalizmi, kultu-ra kuazinacionale;

- heroizmi, prodhim i armiqve, ndarja në “ne” dhe “ata”;

- vizione joreale për rritje ekono-mike;

- simplifikim, nihilizëm si dhe vul-garizim i proceseve dhe prioriteteve shtetëror;

- fushata të bazuara në histeri, pa-

Vlerat e larta morale duhet të jenë atribute të të gjithë subjekteve serioz politik

Populizmi dhe morali i eroduar politik

raqitje e vazhdueshme në mediume;- joselektim i grupeve të qëllimit;- premtime revolucionare në vend

të atyre evolutive; etj.

Siç shihet nga e lartpërmendura, populizmi nuk mund të konsiderohet si mjet i nevojshëm, por në praktikë kemi një pasqyrë tjetër, përdorimi i populizmit është në nivel maksimal. Për këtë gjendje deridiku fajtor është edhe profili mesatar i votuesit tonë vendor. Edhe pse ky profil ka përjetu-ar një evoluim pozitiv kohëve të fundit, ende është shumë shumë larg profilit mesatar të votuesit nga shtetet me tra-ditë të theksuar të demokracisë. Kjo gjendje nuk do të zgjasë edhe shumë, me reformat të cilat dalëngadalë po zhvillohen dhe jetësohen në vend me qëllim të arritjes së standardeve për anëtarësim në institucionet dhe siste-met evro-atlantike, do të rritet niveli mesatar i vetëdijes dhe kulturës poli-

tike tek votuesit i ndjekur me rritje të nivelit të moralit politik të subjekteve politike. Pa dyshim se në një të ardhur të afërt do të kemi mundësi të ndje-kim fushata politike të cilësuara me pjekuri dhe përgjegjësi të lartë në të cilat elektorati do të mund të iden-tifikojë kualitetin dhe prosperitetin e vërtetë e jo premtimet boshe. Elek-torati duhet të mos lejojë që të mani-pulohet gjë që ka ndodhë në ciklet e kaluara zgjedhore, por duhet të jetë monolit në insistimin për plotësim të premtimeve të dhëna gjatë fushata-ve. I patundshëm jam në mendimin se elektorati veç e “ka lexuar” stra-tegjinë e manipulimit të kombinuar politiko-sentimental të masave të gjëra si dhe të demagogjisë socio-ekonomike të cilën në mënyrë të pa-mëshirshme e përdor establishmen-ti ekzistues politik në vend për ti arritur objektivat e veta. Kjo çështje është ngushtë e lidhur me shumë

çështje dhe kategori tjera siç janë: morali politik, edukimi, niveli mesa-tar i ulët i kulturës së përgjithshme politike, gjendja socio-ekonomike dhe standardi jetësor, niveli i evro-peizimit të vendit, ideologjizimi dhe profilizimi i partive politike, zhven-dosja e besimit në institucione në kahje pozitive, ndërtimi i kapacite-teve të vet shtetit dhe institucioneve të tij, edukimi i elektoratit, sundimi i ligjit, etj. E njëjta vlen edhe për me-diumet vendore të cilët janë ana e tretë dhe jo më pak e rëndësishme e këtij sistemi. Ekziston nevojë urgjente për ristrukturim të brendshëm të vet mediumeve të cilitdo lloji me qëllim të informimit sa më objektiv, pa pa-ragjykime dhe stereotipa të mbetura nga sistemi i kaluar. Evropeizimi dhe demokratizimi i mediumeve, duke përjashtuar të gjitha ndikimet jopa-rimore mbi veten, duhet të ndihmojë në procesin e eliminimit të populizmit

nga agjenda politike e partive si duku-ri e dëmshme për zhvillimin e përgjit-hshëm politiko - shoqëror të vendit.

Morali politik vjen në krye të radhës së faktorëve të cilët do të ndi-hmojnë në çrrënjosjen e përdorimit të populizmit si mjet për të përfituar trupin votues. Vlerat e larta morale duhet të jenë atribute të të gjithë su-bjekteve serioz politik të cilët synojnë të udhëheqin shtetin në emër të po-pullit. Aspekti i moralit politik duhet të jetë princip themelor i fushatave dhe aksioneve postzgjedhore të partive politike. Nuk do të ishte e dëmshme edhe përfshirja e këtij parimi në platformat politike të partive me çka automatikisht do të rritej besimi i tundur i votuesve ndaj partive si dhe numri i pakët i qytetarëve në format e ndryshme të participimit të tyre në jetën aktive politike.

Shkup, 03 mars 2010

Populizmi është njëri nga mjetet më të përdorura nga elitat për sundimin e masës. Bashkë me moralin politik tërësisht të eroduar në hapësirën ballkanike, përbëjnë karakteristikat kryesore për të sunduar masën elektorale prej të cilës thithen votat për të qenë në pushtet

Avni Zogiani

Të organizohesh në Kosovë për ta bërë një kërkesë në mënyrë të hapur e të qytetëruar është me rrezik. Normalisht njeriu pret që bashkimi i individëve, grupeve a organizatave dhe mbledhja e nënshkrimeve do duhej të kishte një efekt pozitiv, një kundërpër-gjigjje mirëkuptimi nga pushteti. Kështu u prit nga organizatat që filluan një lëvizje për të ndalur procesin absurd ndaj Albin Kurtit, të udhëhequr nga misioni i BE-së për mbisundim të ligjit, EULEX. Foret që iu shiten nga zëven-dëshefi i EULEX-it një grupi të OJQ-ve në një takim rreth mbisun-dimit të ligjit duket se nuk kanë qenë vetëm ironi. Të hënën dhe të

Ju kërkoj falje që ju ndihmuam!Duhet të ketë një mënyrë për tu përballuar me këtë provokimin e burgosjes arbitrare te njerezve. Vetëm se, momentalisht nuk kam ide e as përgjigjje, prandaj, vetëm dua t’iu kërkoj falje Konjufcës, Hysenit dhe Maqestenës që iu ndihmuam me peticionin prej 80 mije nenshkrimeve

martën EULEX iu përgjigj peticionit të shoqërisë civile dhe rreth 80 mijë nënshkrimeve të qytetarëve koso-varë. Gjykimi i Kurtit nuk u ndërpre, u arrestuan tre aktivistë të tjerë, Glauk Konjufca, Zgjim Hyseni dhe Blerim Maqestena. Si të komentohet kjo?

Siç duket retorika mbi një shoqëri civile të gjallë e aktive që shtron kërkesat dhe i dëgjohet zëri

ka qenë kurth. Unë si udhëheqës i një nga organizatave që kanë organizuar peticionin po ndihem fajtor. Po mendoj, ndoshta, po të mos e kishim bërë peticionin do të arrestohej vetëm Kurti! Çfarë faji na paten Konjufca, Hyseni e Maqeste-na? Mendoj se ne si shoqëri civile iu kemi borxh një kërkim falje sepse siç duket jemi pikërisht ne fajtorët për arrestimin e tyre. Rreth 80 mijë nënshkrime janë goxha. Kjo

do të thotë se njerëzit edhe mund të bësojnë se mund t’i thonë jo një pushteti të këtillë. Dhe vërtet, i thanë jo. Por, çka pastaj? Çka mund të bëjmë dhe çka po bëjmë?

Se mos hapet një debat në shoqërinë kosovare mbi EULEX-in, rolin e tij dhe raportin e tij me shtetin e shoqërinë e Kosovës? Se mos po hapen televizionet tona nacionale për ta diskutuar çka po

Page 9: Gazeta Nr. 22

9e mërkurë 10 | mars 2010 |

besnik Pula Diagrami i mësipërm (fig. 1) për-

bën një tentim për ta paraqitur në mënyrë grafike hapësirën shoqërore (social space) dhe strukturën klasore në Kosovë në periudhën e socializmit të vonshëm dhe bazohet në metodën e analizës së hapësirës shoqërore të zhvilluar nga Bourdieu, ndërsa të dhënat rrjedhin nga një ripërpunim i të dhënave nga studimet demogra-fike të Hivzi Islamit, të bazuara në numërimet zyrtare shtetërore të po-pullsisë në krahinën e atëhershme të Kosovës.[i] Duhet të theksohet se metoda e Bourdieu-s, në bazë të të cilit është ndërtuar diagrami, është e bazuar në hulumtime më të thella (që përfshin sondazhe dhe intervista) dhe përfshin gjithashtu distribuimin në hapësirën shoqërore të shijeve për konsum kulturor, dhe ndërtohet në bazë të metodës statistikore të ana-lizës së korrespondencave (corres-pondence analysis). Diagrami i më-poshtëm përfshin vetëm universin e profesioneve dhe distribuimi i tyre në diagram është bërë në bazë të një llogarie të përafërt të pozicionit që grupet shoqërore kanë në saje të dy kritereve kryesore (boshteve do-minante të dominancës shoqërore) në periudhën e socializmit të von-shëm, që kanë qenë kapitali kulturor (i matshëm me nivelin arsimor) dhe kapitalit burokratik (i matshëm me pozitën në hierarkinë e pozitave në institucione kulturore, ekonomike dhe politike). Kapitali burokratik zëven-dëson atë që për Bourdieu-n për-faqëson boshtin kryesor të fuqisë në shoqëritë kapitaliste, që është kapitali ekonomik. Në socializëm, përkundra-zi, ku nuk ekzistonte prona private mbi mjetet e prodhimit dhe ku të gjit-ha institucionet ishin të përqëndruara në kuadër të burokracisë shtetërore, kapitali kulturor nuk i kundërvihej ka-pitalit ekonomik por përkundrazi atij burokratik (kapitali burokratik, ma-dje, ishte mënyra e arritjes deri te ka-pitali ekonomik, që dëshmon për këtë formë kapitali si megjithatë një formë jo-dominante në shoqëritë socialiste), përderisa kapitali burokratik ishte i domosdoshëm për cilindo prodhu-es kulturor (shkrimtar, studiues etj.)

Shënime për një sociologji të transformimeve klasore në Kosovë në epokën moderne

Hapësira shoqërore në Kosovë, 1970-1989

që donte të siguronte një prezencë të përhershme në fushë (si p.sh. pra-nimi në punë të përhershme pranë institucioneve zyrtare kulturore dhe arsimore, qasja tek botuesit etj.), që shënjon pozitën e tyre si të dominua-rit në mesin dominantëve, pozitë kjo që Bourdieu e sheh të vlefshme për intelektualët përgjithësisht.[ii] Padys-him se sot, sidomos në periudhën pas qershorit 1999, Kosova sikur shoqëri-të tjera post-socialiste po përjeton një transformim të strukturave shoqërore (i shoqëruar nga strategjitë klasore të delegjitimimit dhe rilegjitimimit midis strukturave të vjetra dhe të reja dhe nga sensi përkatës i anomisë që ndjek këtë proces) me ndërtimin e marrëdhënieve shoqërore kapitaliste ku kapitali ekonomik po zë shumë shpejt vendin e formës dominante e kapitalit, duke kushtëzuar të gjitha format tjera.[iii]

Për ta thjeshtëzuar skemën e dia-gramit, janë paraqitur në “regjione” tri grupimet kryesore klasore: klasa e lartë kadrovike (KLK), klasa e ulët kadrovike (KUK) dhe klasa punëto-re industriale (KPI) bujqësore dhe jo-bujqësore si dhe fraksionet mar-gjinale (siç janë zejtarët që zanatin e mësonin përmes trashëgimisë së drejtpërdrejtë të shegërtllykut, zako-nisht brenda familjes, dhe të përjas-htuarit nga sistemi formal ekonomik, siç ishin bujqit e prodhimit familjar). Në KLK janë përfshirë profesionet që zyrtarisht janë kategorizuar sipas ku-alifikmit superior dhe të lartë profesi-onal (më 1971 rreth 10% e popullatës së punësuar), në KUK të kualifikuarit e mesëm dhe të ulët profesional, si dhe punëtorët me kualifikime të larta (32% të popullatës së punësuar më 1971), kurse në KPI punëtorët e kualifikuar, gjysëm të kualifikuar dhe të pakuali-

fikuar (56% të popullatës së punësu-ar më 1971), pa dallime në kombësi. Diagrami pjesërisht zbërthen këto ka-tegori sipas grupeve të profesioneve, duke i distribuuar ato në diagram në një mënyrë që përafërsisht tregon sh-kallën dhe llojin e veçantë të kapitalit të poseduar (p.sh., dallimi në mes të elitës kulturore dhe elitës burokratike, që një shkallëzim vetëm sipas kuali-fikimeve nuk e shpreh). Në diagram gjithashtu është supozuar pozicioni i asaj që, sipas terminologjisë së We-ber-it, mund të quhet ‘inteligjencia proletaroide’, që përbëhej kryesisht nga individë me origina fshatare dhe me kapital të ulët kulturor e që nuk arrinin (për shkak të mungesës relati-ve të dyfishtë të kapitalit) të legjitimo-heshin si prodhues legjitim kulturor, duke marrë parasysh se një gjë e tillë nënkuptonte kalimin përmes ‘filtrave’ (në radhë të parë shoqërore, kurse në radhë të dytë mekanizmave të cen-surës zyrtare) institucional të institu-cioneve zyrtare të prodhimit kulturor. Mund të supozohet se ky regjion për-bën origjinën shoqërore të grupeve të shumta ilegale marksiste-leniniste

në Kosovë që lulëzuan sidomos gja-të viteve 1970 dhe 1980, që tubonin kryesisht krijimtarë të tillë të ndaluar (poetë, shkrimtarë e gazetarë margji-nalë apo të pabotuar) dhe studentë (sidomos të gjuhës dhe letërsisë shqi-pe) që aspironin legjitimimin e tyre në fushën kulturore përmes përmbysjes së vlerave dominante të fushës por duke shkuar jo drejt heterodoksisë dhe liberalizimit të fushës (siç ndodhi në disa pjesë tjera të ish-Jugosllavisë, sidomos në fushat e artit avant-garde, filozofisë dhe shkencave shoqërore) por drejt ortodoksisë kulturore që ofronte sidomos zhanri zyrtar dhe do-minant i soc-realizmit dhe ideologjia dominante e marksizëm-leninizmit (e radikalizuar nga këto grupe përmes përvetësimit të kritikave enveriste të titizmit), e ku padyshim i ka shtyrë prejardhja nga një regjion i dominuar i hapësirës shoqërore, jo-urbane dhe të privuar nga format dominante të kapitalit kulturor e që, në ballafaqim me strukturat dominante, i ka shtyrë ata drejt një konservatorizmi kul-turor (të shprehur në radhë të parë përmes sentimentit të intensifikuar

nacionalist dhe duke parë vetën në radhë të parë si viktimë të diskrimi-nimit kombëtar) që shpreh kështu jo shkëputjen por akceptimin e plotë nga ky segment i dominuar të logji-kës dominante të fushave kulturore dhe burokratike ekzistuese, logjikën e asaj që një shprehje e thotë më së miri: “të bëhësh më katolik se Papa”.[iv] Kjo logjikë shoqërore gjithashtu shpjegon pse forma dominante e di-sidencës politike në Kosovë deri më 1989 ishte jo liberale dhe anti-marksi-ste, por nacionaliste dhe radikalisht marksiste-leniniste, ndërsa pas vitit 1989, nacionalizmi anti-marksist lindi jo nga regjioni i dominuar por nga grupet dominante të fushës kulturore, ku bënin pjesë figurat e etabluara në institucionet zyrtare të prodhimit kul-turor si Ibrahim Rugova, Rexhep Qo-sja dhe Sabri Hamiti.

[i] Shih në veçanti Pierre Bourdieu, Distinction: A Social Critique of the Jud-gment of Taste, përkth. nga Richard Nice (Cambridge, MA: Harvard University Press, 1984). Për burimin e të dhënave shih Hivzi Islami, Popullsia e Kosovës: stu-dim demografik (Prishtinë: Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i KSAK, 1981).

[ii] Për një analizë të ngjashme të si-stemit ekonomik në socializëm shih Janos Kornai, The Socialist System: The Politi-cal Economy of Communism (Princeton: Princeton University Press, 1992).

[iii] Bourdieu shkëputet nga analiza marksiste e kapitalit, ku kapitali përbën vetëm një vlerë ekonomike. Bourdieu ndërkaq koncepton ekzistencën e më shumë se të një forme të kapitalit (deri-vuar pjesërisht edhe nga sociologjia e Max Weber-it, i cili bën një dallim midis statusit dhe klasës shoqërore). Për më tepër, çdo fushë gjeneron edhe llojin e vet të kapitalit, pasi që posedimi nga ak-torët të llojit të kapitalit që është specifik për fushën përbën parimin mbi të cilin determinohet pozicioni dominant apo i dominuar i aktorëve në fushë.

[iv] Lidhur me këtë shih refleksio-nin kritik të shkrimtarit Anton Pashku, i cili përpiqet të shpjegojë atraksionin e zhanrit të soc-realizmit (që ishte domi-nant në Shqipëri) në mesin e gjeneratës së re të krijuesve në Kosovë, përkundër mundësisë që ofronte liberalizimi relativ i fushës kulturore në ish-Jugosllavi për prodhimin e veprave të zhanreve të tje-ra dhe avant-garde aristike dhe letrare në këtë periudhë. Por, reflektimi i Pas-hkut ngelet në nivelin e një diskutimi të formave letrare dhe artistike, duke mos analizuar, siç do të kërkonte një analizë sociologjike, të dallimeve në origjinave shoqërore të pjesëmarrësve të rinjë që depërtonin në fushat kulturore dhe atyre që dominonin fushën kulturore gjatë pe-riudhës në fjalë.

ndodhë këtu, pse kemi arrestime të tilla arbitrare dhe të pakuptimta? Se mos po bëhet bashk shoqëria civile për të organizuar një protestë masive për këto arrestime? Se mos po ka ndonjë reagim të një politi-kani të vetëm për këto arrestime?

Unë vetë u zura ngusht kur dëgjova për këto arrestime. Disi e kisha fjetur mendjen me naivi-tetin se peticioni prej kaq shumë nënshkrues thjesht do ta ndalojë së paku përkohësisht ktë marrëzi të EULEX-it. As që e prisja që jo vetëm që do lëshohet një fletarrest për Kurtin, por do arrestoheshin edhe aktivistë tjerë. Po t’më kishte thënë dikush para se të ndodhte, do kisha shprehur bindjen se EULEX

nuk do të tallej me neve kështu. Tashti kur ndodhi, një nga aktivi-stët e shoqërisë civile kërkonte të bëjmë diçka. Të veprojmë, insi-stonte, duhet bërë diçka! Nuk kisha përgjigjje. E di që do duhej bërë diçka, por çka? Më 2008 patëm dy protesta masive kundër Planit Gjashtë Pikësh të Ban Ki Moon me një grup prej rreth 20 organizatash të shoqërisë civile. Rreth 40 mijë njerëz dolën në rrugët e Prishtinës për të protestuar në të dy protet-stat. Dhe vetëm një ditë më vonë sikur nuk ndodhi gjë. Plani i Ban Ki Moon vazhdoi pa asnjë pengesë, televizioni publik nxori kalimtar të rastit në lajmet kryesore që thonin se nuk kemi nevojë të protestojmë, kryeministri Thaçi i tha jo ditën, e

po natën këtij Plani dhe gjithçka vazhdoi pa asnjë ndryshim. Një vit më vonë protesta për Protokollin e EULEX-it që ishte implementim i Gjashtëpikshit u sabotua nga të gjitha anët, e sidomos nga policia, Qeveria dhe RTK dhe protesta u reduktua në rreth 2 mijë veta.

Duke pasur para sysh këto, çka mund të bëhet sot kur po ndeshemi me një tallje të EULEX-it që ndosh-ta në këtë moment madje tejkalon edhe talljen e UNMIK-ut? Çka mund të bëjmë si shoqëri civile derisa e dijmë që çfarëdo fushate, sado organizim, potencialisht do të shkatërrohet nga omnipotenca e masmedias që janë bërë si labo-ratore të ndryshimit të opinionit

publik në favor të platformave të ndërkombëtarëve në Kosovë? Sot Qeveria ka pesë gazeta ditore, potencialisht tre-katër parti politike që i manipulon vetë, ka ndikim të fort në dhjetra organizata të shoqërisë civile, ka vënë në grusht pothuajse secilin institucion “të pavarur” që nuk është në duar të ndërkombëtarëve. Ka ndikim vendimtar në televizionin publik dhe ndikim të dukshëm në televizi-onet tjera nacionale. Duhet të ketë një mënyrë për tu përballuar me këtë situatë qesharake ku njerëzit burgosen arbitrarisht. Vetëm se, momentalisht nuk kam ide e as përgjigjje, prandaj, vetëm dua t’iu kërkoj falje Konjufcës, Hysenit dhe Maqestenës që iu ndihmuam.

Page 10: Gazeta Nr. 22

e mërkurë 10 | mars 2010 | 10

(Vijon nga faqe 2)

...studentët dhe intelektualët, masat e var-fëra fshatare – u transformuan dhe u liruan nga funksioni tashmë drejtues i klasës punëtore. Kjo sekuencë u mbyll me risinë e mrekullueshme dhe mundjen radikale të Komunës së Parisit. Ko-muna ishte forma supreme e kombinimit të lëvi-zjes popullore, klasës punëtore si drejtuese dhe rebelimit të armatosur. E gjitha kjo tregoi vitali-tetin e jashtëzakonshëm e kësaj formule: u bë i mundur ushtrimi i një tipi të ri pushteti për gjatë 2 muajve, në një nga kryeqytetet më të mëdhenj të Evropës, me mbështetjen e brendshme të shumë revolucionarëve të huaj, veçanërisht po-lakët, të cilët treguan forcën e konceptit marksist të Internacionales. Por në të njëjtën masë e gji-tha kjo tregoi dhe kufijtë e formulës. Prej kësaj e pati të pamundur që t’i jepte një qëllim kom-bëtar revolucionit ose të organizonte rezistencë efektive kur kundërrevolucioni,me mbështetjen e heshtur të fuqive të huaja, ia doli të sillte në mbështetje të tij një përgjigje të aftë ushtarake.

Sekuenca e dytë zë fill prej 1917 (Revolucioni Rus) deri më 1976 (fundi i Revolucionit Kulturor në Kinë, por njëkohësisht dhe fundi i lëvizjes së armatosur që u ngrit në anë e mbanë botës rreth viteve 1966-76, epiqendra e të cilës, nga pikëvështrimi i risisë politike, ishte Maji i 1968 në Francë dhe pasojat në vitet që pasuan). Se-kuenca e dytë zgjati për rreth gjysmë shekulli. Gjithashtu duhet të theksojmë, se sekuenca e dytë ndahet nga e para me rreth gati të njëjtën kohëzgjatje ( më shumë së 40 vjet).

Sekuenca e dytë, e cila qe shumë komplek-se, trashëgimtarët e fazës finale të së cilës jemi ne vetë, u dominua nga çështja e kohës. Si ta mbërrish fitoren? Si, siç ndodhi kundër Ko-munës së Parisit, t’i qëndrosh përballë fytyrës së reagimit të mallkuar të poseduesve dhe mer-cenarëve të tyre? Si të organizosh pushtetin e ri, shtetin e ri, në atë mënyrë që ta mbrosh nga sh-katërrimi prej armiqve të tij? Pyetja e madhe e Leninit ishte për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve. Nuk qe për hiçmosgjë kërcimit i tij në borë kur pushteti kryengritës në Rusi zgjati një ditë më shumë seç kishte zgjatur në Komunën e Parisit.

Gjatë sekuencës së dytë, problemi nuk ishte më ekzistenca e një lëvizje të klasës punëtore që vepronte mbi bazat e hipotezës komuniste, as ideja e përgjithshme e revolucionit dhe forma e tij kryengritëse. Problemi ishte ai i fitores dhe i kohëzgjatjes. Mund të themi se nuk ishte më çështje e formulimit të hipotezës komuniste dhe e eksperimentimit me të, por më shumë ishte çështja e realizimit të saj. nga ky këndvështrim, Lenini formuloi maksimën e përgjithshme pak

Domethënia e Sarkozisë

a shumë siç vijon: “Ne po hymë në periudhën e revolucioneve proletare fitimtare”. Kjo është ar-syeja pse më shumë së gjysma e parë e shekullit të njëzetë u dominua nga çfarë kam quajtur “pa-sioni për Realen”: atë çfarë shekulli i nëntëm-bëdhjetë ëndërroi dhe eksperimentoi, shekullit të njëzetë iu desh ta përmbushte plotësisht.

[Në librin “Shekulli” (“Le Siècle”, Paris, éd. Seuil, 2005) kam bërë një analizë të detajuar të “pasionit për Realen” (la passion du reel)].

Ky obsesion për fitoren dhe Realen është i

përqendruar në probleme të organizimit dhe disiplinës, dhe përmbahet plotësisht, në “Çfarë është për t’u bërë?” të Leninit, 1902, në teorinë dhe praktikën e partisë së centralizuar dhe kla-save homogjene. Mund të themi se partitë ko-muniste mishëruan, në disiplinën e tyre të he-kurt, Realen e hipotezës komuniste.

Ky konstruksion karakteristik i sekuencës së dytë të hipotezës, partia, në fakt zgjidhi pyetjen e trashëguar nga sekuenca e parë, dhe veça-nërisht nga Komuna e Parisit, që kishte qenë apogjeu dhe fundi i saj: pyetja për fitoren. Në Rusi, Kinë dhe Çekosllovaki, në Shqipëri, Kore dhe Vietnam, madje dhe në Kubë edhe pse pak ndryshe, u përmbush një revolucion i plotë në rendin politik dhe social nën drejtimin e parti-së komuniste, nga kryengritja apo lufta e zgjatur popullore, dhe qëndroi në formën e asaj çfarë është quajtur “shteti socialist”. Pas sekuencës së parë, e cila shkoi nën shenjën e formulimit të hipotezës komuniste dhe të realitetit të saj si një lëvizje, ishte pra kjo sekuencë e dytë, nën shenjën e disiplinës dhe organizimit të saj të ar-matosur, fitoreve të saj lokale dhe kohëzgjatjes së saj.

Veçse si normalisht, sekuenca e dytë në kthe-sat e saj krijoi një problem i cili mbeti pa mjetet të cilat mund ta zgjidhnin, shumë nga metodat të cilat kishin mundësuar zgjidhjen e problemit u dhanë gjatë sekuencës së parë. Partia, në fakt, e përshtatshme për kryengritje ose fitore ushta-rake dobësoi së tepërmi pushtetet reaksionare, u provua si e papërshtatshme për ndërtimin e një shteti të diktaturës së proletariatit të Marksit, ngase, me fjalë të tjera një shtet organizon tran-

zicionin drejt jo-shtetit, një pushtet i jo- pushtetit, një formë dialektike e zhdukjes së shtetit. For-ma e partisë-shtet, në të kundërt, përfshiu dhe eksperimentoi me një formë të paprecedent autoritarizmi ose deri dhe me shtetin terrori-stik, i cili ishte në çdo rast i ndarë plotësisht nga jeta praktike e popullit. Një numër i madh arritjesh i këtyre shteteve “Socialiste” qenë për t’u shënuar, në fusha të tilla si edukimi, shëndeti publik, ideologjia e përditshme (vlerësimi for-mal i punëtorëve) dhe rendi publik. Në nivelin ndërkombëtar, këto shtete i frikësuan mjaftu-eshëm homologët e tyre imperialistë që më vonë u detyruan, së jashtmi dhe së brendshmi, të ushtronin atë kujdes për të cilin jemi penduar kaq shumë tanimë, kur arroganca e kapitalizmit që ka mbërritur majat e saj më të larta nuk njeh më asnjë kufi. Dhe ende principi shtetar ishte i kalbur në thelb dhe në fund jo efektiv. Vendosja e dhunës së skajshme të policisë nuk ishte në asnjë mënyrë e mjaftueshme për ta vënë në rre-zik nga mbetjet e brendshme burokratike dhe, në konkurrencën më të egër të vendosur nga kundërshtarët e tij, u deshën më shumë se pe-sëdhjetë vjet për të treguar që nuk do të mund ta shtynte ditën.

Ishte pamjaftueshmëria e partisë kur erdhi puna e sigurimit të kohëzgjatjes reale dhe të transformimit krijues të hipotezës komuniste që lëshoi grahmat e fundit të sekuencës së dytë: Revolucioni Kulturor në Kinë, dhe ngjarjet e va-gullta të quajtura Maji i ’68 në Francë. Në Kinë, maksima e Maos mbi këtë çështje ishte “Jo ko-munizëm pa lëvizje komuniste”. Qe e nevojshme, me çfarëdo kostoje, të rrëshqisje partinë në një

historia e hipotezës komuniste dhe momenti i saj i tashëm

Page 11: Gazeta Nr. 22

11e mërkurë 10 | mars 2010 |

lëvizje masash në mënyrë që të rigjenerohej ajo vetë, të de-burokratizohej, dhe ta hidhje më pas drejt transformimit në botën reale. Revolucioni Kulturor e bëri provën, dhe me shpejtësi për-fundoi kaotik dhe i dhunshëm, duke marrë para-sysh se përcaktimi i armikut ishte i pasigurt, dhe sepse ishte i drejtuar kundër shtyllës së vetme të shoqërisë: vetë Partisë Komuniste. Mao është i pafajshëm për këtë, siç deklaroi dhe ai vetë, “Nuk e dini se ku është borgjezia? Është në Par-tinë Komuniste!” Përfundimisht, nga dëshira për mbështetje, për pjesën më të madhe të ekspe-rimenteve radikale në decentralizimin e shtetit (“Komuna e Shangait” e viteve 1967), regjimi i vjetër u instalua sërish në kushtet më të këqija të mundshme. Në Francë, pas Majit të ’68-tës, tema dominuese ishte që aksionet kolektive të orga-nizuara duhet të krijojnë hapësira të reja politi-ke, dhe jo të riprodhojnë menaxhimin e centrali-zuar të shtetit. “Pjesa më e madhe e përmbajtjes ishte forma të reja organizimi dhe veprimi të cilat bashkuan intelektualët dhe punëtorët në të njëjtin vizion politik, dhe propozuan qëndri-min e hipotezës komuniste edhe jashtë logjikës së marrjes së pushtetit. Gjithsesi, edhe nëse ky eksperiment do të vazhdohej me forma të reja, mund të themi se nga fundi i viteve 1970 dhe në shkallë globale format moderne të shtetit reak-sionar, kapitalo-parlamentarizmit, e rifituan do-minimin mbi mendjet e njerëzve, nën mbulesën e “demokracisë”. Le të themi që proceset poli-tike të një tipi të ri janë të një faze të ngjashme me atë të zënë nga Lenini në fillim të shekullit të njëzetë, kur pyetjes “Çfarë është për t’u bërë?” mund t’i jepen përgjigje të sakta eksperimenta-le në një kontekst të përgjithshëm të dominuar nga kundërshtarë, dhe që ngadalë por sigurt do të avancojë drejt përshpejtimit të fenomeneve subjektive që propozon gjithnjë lufta.

Le të kthehemi pak prapa, midis sekuencës së parë dhe të dytë, midis Maksit të vonë dhe Leninin të hershëm, në fakt patëm dyzet vjet të triumfit imperialist. Periudha prej represionit të Komunës së Parisit deri të Lufta e I Botërore, pa apogjeun e borgjezisë, e cila sundoi në të gjit-hë planetin, duke hedhur mbeturina dhe duke plaçkitur të gjithë kontinentet. Po flas rreth se-kuencës së hipotezës komuniste, por këto se-kuenca janë të ndara nga intervale në të cilat është padyshim dominante hipoteza komuniste, në termat e ekuilibrit dhe stabilitetit. E kundërta pra duhet deklaruar nga çfarë e quan këtë hipo-tezë si të pambrojtshme, edhe absurde dhe kri-minale, dhe që duhet braktisur. Tani jemi përsëri tek Sarkozy, duke u përpjekur t’i vëmë një fund Majit të ‘68-tës një herë e mirë.

Kjo na autorizon për t’u rikthyer tek pyetja: Ku jemi tanimë? Le të pranojmë se në shkallë botërore, sekuenca e dytë arriti drejt fundit rreth fundit të viteve 1970. Dhe që prej atëherë, duke shkruar leksionin e eksperimenteve kri-tike që shënuan fazën finale të kësaj sekuen-ce, Maji ’68 dhe Revolucioni Kulturor, shumë kolektivitete kanë kërkuar udhëkalimin e një politike të emancipimit e cila është e përsh-tatshme në të tashmen. Atëherë ne jemi në kontekstin e një faze- interval të re, një fazë në të cilën kundërshtari duket të jetë triumfues. Ne mund të përshkruajmë, për shembull, çfarë është duke ndodhur në Francë pa dekurajuar ose pa u dorëzuar: me fjalë të tjera, rishfaqja e formës së transhendentalit Petanist të mishëru-ar tek shteti. Ky nuk është një fenomen jonormal apo joharmonik që duhet të na depresojë. Është një kristalizim lokal i faktit që në e gjejmë veten tonë në një fazë - interval, siç edhe ka ekzistuar më parë, edhe për gjatë, në fundit e shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillimin e shekullit të një-zetë. Tani ne e dimë që, në këto rrethana, çfarë është në program është hapja e një sekuence të re të hipotezës komuniste. Problemi i vetëm

është ai i qëllimit të katastrofës të cilin lufta, si një grahmë e paevitueshme e imperializmit, do t’i imponojë njerëzimit si çmimin e një për-parimi, e një hapi përpara, e asaj çka veç do të organizojë shpëtimin e saj: Egalitarizmin komu-nist, këtë herë në një shkallë mbarë botërore. Ata të cilët e mbajnë mend Majin e ’68-tës dhe Revolucionin Kulturor absolutisht duhet të tran-smetojnë te militantët e shpërndarë të hipotezës komuniste një siguri racionale, tashmë imanente tek këto momente intence politike: çfarë do të vijë, nuk do të jetë, dhe s’mund të jetë, vazhdi-mësi e sekuencës së dytë. Marksizmi, lëvizja e punëtorëve, demokracia e masave, Leninizmi, partia proletare, shteti Socialist – të gjitha këto shpikje të shquara të shekullit njëzetë – nuk janë më për përdorim praktik. Në nivel teorik, padyshim që kërkohen studime të mëtejshme dhe konsiderata të tjera; por në nivel të politikës, ato janë bërë të papraktikueshme. Kjo është një

pikë e parë e vetëdijesimit thelbësor: sekuenca e dytë është mbyllur, dhe nuk është mirë që t’i vazhdojmë përpjekjet për ta vazhduar ose për ta restauruar.

E vërteta, e cila tashmë ka filluar ta bëjë të dukshme veten që nga 1960, është se problemi ynë nuk është as ai i lëvizjeve popullore si mbaj-tës të një hipoteze të re, as ai i partive proletare si lider fitimtar të realizimit të kësaj hipoteze. Problemi strategjik që lidhet ngushtë me seku-encën e tretë, për hapjen e të cilës jemi tashmë duke punuar, është diçka tjetër.

Duke qenë se jemi në një fazë-interval të do-minuar nga armiku, dhe eksperimentet e reja janë ende të kufizuar fort, nuk jam në pozitën që t’ju tregoj ndonjë gjë të sigurtë se çfarë do të jetë thelbi i periudhës së tretë e cila pritet të çel. Drejtimi i përgjithshëm, çfarëdo që mund të qu-ajmë filozofi abstrakte të gjësë, më duket i qartë: ai përfshin një marrëdhënie të re midis lëvizjes reale politike dhe ideologjisë. Kjo tashmë nën-kupton shprehjen “revolucion kulturor” dhe dic-tumin e Maos “Që të kesh rregull në organizim, së pari është e domosdoshme të kesh rregull në ideologji”. Po ashtu është çfarë nënkupton ideja e përbashkët pas Majit ’68, e “revolucionarizimit të mendjeve”.

Hipoteza komuniste si e tillë është e gjeneri-ke, është baza e çdo drejtimi emancipues, ajo emërton gjënë e vetme që ka vlerë nëse jemi

të interesuar për politikën dhe historinë. Por mënyra që hipoteza e paraqet veten determinon një sekuencë: një rrugë të re që hipoteza të pa-raqitet në brendësinë e formave të reja të orga-nizimit dhe aksionit.

Duhet kuptuar që në një formë ose në ndonjë tjetër do të ruajmë mësimet teorike dhe histori-ke të cilat u dhanë që nga sekuenca e parë dhe funksionin qendror të disiplinës fitimtare që u dhanë nga sekuenca e dytë. Për më tepër pro-blemi ynë sot për sot nuk është as ekzistenca e hipotezës së lëvizje, as fitorja e disiplinuar në ni-vel shteti. Problemi ynë është modaliteti specifik në të cilin mendimi i parashikuar nga hipoteza paraqet vetveten në figurat e aksionit. Më fjalë të tjera, një marrëdhënie e re midis subjektives dhe objektives, e cila nuk është as një lëvizje shumëformëshe e frymëzuar nga inteligjenca e masave (ashtu siç besojnë Negri dhe alter-glo-balistët), as një parti e përtërirë dhe e demokra-

tizuar (ashtu siç besojnë Trockistët dhe Maoistët e kockëzuar). Lëvizja (e punëtorëve) e sheku-llit të nëntëmbëdhjetë dhe partia (komuniste) e shekullit të njëzetë ishin forma të paraqitjes materiale të hipotezës komuniste. Është krejt e pamundur të rikthehesh te secila prej tyre. Çfarë mund të ishte pra forca lëvizëse e kësaj paraqi-tjeje për shekullin e njëzetë e një?

Mund të theksohet se në shekullin e nën-tëmbëdhjetë, pyetja e madhe para se gjithash ishte, krejt thjeshtë, ajo e ekzistencës së hipo-tezës komuniste. Kur Marksi tha që fantazma e komunizmit nuk do të shqitej Evropës, ai donte te thoshte: hipoteza është këtu, na duhet ta insta-lojmë. Sekuenca e dytë, ajo e partisë revolucio-nare me disiplinën e saj të hekurt, militarizimin e klasës luftëtare, shteti Socialist, ishin padyshim sekuenca e një përfaqësueshmërie fitimtare të hipotezës. Por ende kjo përfaqësueshmëri ruan karakteristikat e sekuencës së parë, veçanërisht idenë e përmbysjes (“bota do të rikthehet në themelet e saj”), idenë e revolucionit si dita glo-bale e njehsimit. Mund të themi se fitorja është ende e konceptuar si fitore e formës së parë të hipotezës.

Puna që na del përpara, pas eksperiencës së shtetit socialist, dhe leksioneve ambige të Revolucionit Kulturor dhe Majit të ’68-tës – ja pse kërkimi ynë është kaq i komplikuar, kaq i shpërndarë, kaq eksperimental – është sjellja e

hipotezës komuniste tek ekzistenca në një mo-dalitet të ndryshëm nga ai i sekuencave para-ardhëse. Hipoteza komuniste mbetet hipoteza e duhur, siç kam thënë, dhe as nuk shoh ndonjë tjetër. Nëse kjo hipotezë duhet braktisur, atëherë nuk ia vlen që të bëhet ndonjë gjë në rendin e aksionit kolektiv. Pa perspektivën e komunizmit, pa këtë ide, asgjë në të ardhmen politike dhe historike s’është me kaq interes për një filozof. Çdo individ mund të vazhdoj punët e tij priva-te, dhe s’do ta përmendim më kurrë. NJERIU MI do të ketë pra të drejtë, ashtu siç i kanë dhënë meritat disa ish komunistë, ndonëse të etur për pozicione ose thjesht në mungesë kurajoje. Por mbajtja gjallë e idesë, ekzistenca e hipotezës, nuk do të thotë që format e para të paraqitjes, të përqendruara tek prona dhe shteti, do të mbahen pikërisht siç janë. Në fakt, çfarë përsh-kruhet si punë filozofike, mund të themi madje si detyrë, është të ndihmosh një modalitet të ri të ekzistencës së hipotezës që të vi në qenie. E re në tipin e eksperimentit politik ndaj së cilës kjo hipotezë do të mund të ngrihej. Kemi mësuar nga sekuenca e dytë dhe përpjekjet e saj finale që na duhet të kthehemi tek kushtet e ekzisten-cës së hipotezës komuniste dhe jo thjesht t’ia përsosim mjetet. Nuk duhet të mjaftohemi me marrëdhënien dialektike midis shtetit dhe lëvi-zjes së masave, përgatitjen e kryengritjes, dhe ndërtimin e një organizimi të fuqishëm dhe të disiplinuar. Duhet pra të ri-vendosim hipotezën në fushën e ideologjisë dhe aksionit.

Të mbështesësh hipotezën komuniste sot, në eksperimente lokale me politikën, eksperimen-te të cilat na aftësojnë për të mbajtur, kundër do-minimit reaksionar të vendosur, çfarë unë quaj pikë, me fjalë të tjera një qëndrim specifik, një konsistencë partikulare: çfarë është minimumi i kushteve për mbajtjen e shfaqjes së hipote-zës edhe si transformimin e dukshmërisë së saj.

Në respekt të kësaj jemi pranë një grupi problemesh tashmë të shqyrtuar në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Jemi duke u marrë, si në 1840, me kapitalistët absolutisht cinik, edhe më të frymëzuar nga ideja që është e vetmja e mirë që vlen, që të varfërit janë përgjithësisht dembel, që Afrikanët janë në të shkuarën, dhe se e ardhmja, pa kufi të dallueshëm, i takon bor-gjezisë së “civilizuar” dhe botës perëndimore. TË gjitha llojet e fenomeneve nga shekulli i nën-tëmbëdhjetë po rishfaqen: zona jashtëzakonisht të përhapura të varfërisë, edhe në vendet e pa-sura edhe në zona të cilat janë të shpërfillura apo të grabitura, pabarazi që veç rritet në mënyrë konstante, një ndarje radikale midis punëtorëve – apo të papunëve – dhe klasës së mesme, shpërbërja e plotë e pushtetit politik në shër-bimet shëndetësore, mosorganizimi i revoluci-onarëve, zhdukja nihiliste e seksioneve të tëra të të rinjve, serviliteti i pjesës më të madhe të intelektualëve, aktiviteti eksperimental shumë i vendosur por shumë i kufizuar i pak grupeve që janë në kërkim të rrugëve bashkëkohore për të shprehur hipotezën komuniste... E cila është pa dyshim pse-ja, siç ndodhi dhe në shekullin e nëntëmbëdhjetë, e mosqenies në axhendën e sotme fitorja e hipotezës, ashtu siç çdokush e di, por kushtet e ekzistencës së saj. Dhe kjo ishte pyetja e madhe e revolucionarëve të shekullit të nëntëmbëdhjetë: para së gjithash, ta bësh hipo-tezën të ekzistojë. Pra, është sërish detyrimi ynë, në fazën – intervale cila na duket kaq shtypëse. Por në fakt është ekzaltuese: midis një kombini-mi të konstruksioneve të mendimit, të cilat janë gjithmonë ose globale ose universale, dhe ek-sperimenteve politike, të cilat janë lokale ose singulare por që mund të transmetohen univer-salisht, mund të sigurojmë ekzistencën e re të hipotezës komuniste, njëkohësisht në situata të vetëdijshme dhe konkrete.

Page 12: Gazeta Nr. 22

e mërkurë 10 | mars 2010 | 12

elton baxhaku

Jemi një. Një jo si njësha. Një si një. Njëshi ka vetëm një kuptim për të qenë. Një është një edhe si dy pika uji. Një është një, si një ëndërr. Njës-hi është një si gjuhë. Një është një edhe pse kështu ka qenë qysh prej gjithmonë. Pse paska pra nevojë për shpjegim, arsyetim se si një ishte një dhe sot është përsëri një?

Megjithatë ti e di që nuk ka nevojë të shpjegohet. Ti e di që për arsye të tjera nuk mund të thuhet, se thje-shtë është e pamundur të thuhet, se paskërkemi dhe punë të tjera, jo për gjë. Nejse, gjithsesi është mirë që ndjenjat të mos mbahen brenda, si-domos ndjenjat kombëtare. Kështu ti je i lirë të shprehësh ato gjëra që nuk ti lejon arsyeja shtetërore, ose thjesht pushteti.

Unë, ti dhe ajo jemi Një, edhe pse bashkëjetesën tonë na e ndaluan para disa, shumë pak, vitesh. Unë ti dhe ajo në fakt nuk jemi serb, as grek, e as maqe-donas. Ndaj unë, ti dhe ajo jemi një. Një si shqip, shqip folna, ose në gj-uhën e standarti-zuar të republikës së shqipërisë, shqipfolës. Shqi-pfolës, ti e di që ka shumë, tërë e tërë bahen shtatë o tetë milion. Shi-fër e pa besuar nga ata që nuk duan të thonë: ju jeni Një. Po ne ç’themi? Ne themi si ata? Apo ne themi që Ne jemi Një? Jo jo, ne themi: unë ti dhe ajo, si popull jemi Një.

Shteti, ose shtetet tonë, se tanimë paskemi dy edhe pse jemi Një. Se shteti ose shtetet, nuk duan që ne të themi jemi Një. Ai, shteti ose shtetet, thotë që ti je një, dhe vetëm ti, si in-divid fillikat i vetëm. Nuk ke asnjë që të thotë kështu si ty. Por, ti i vetëm i thua, jo jo, se Ne, unë dhe të tjerët jemi shumë. Po sa jeni, pyeti shteti? O, sa të duash, i thua ti, sepse vetëm një për një dëgjon shteti. Ndërsa Ne i bërtasim në vesh, se jemi Ne, jo për gjë. Ore, pyet ti më vehte, sa vetë jemi Ne? Asnjë të përgjigjet Ai. (në raste më specifike, Ai është dhe mund të jetë, si prej moti, ashtu dhe sot edhe nesër THE BIG BROTHER). Ndal tani dhe të llogarisim. Ai na llo-garit. Llogaritna sa jena si NE: unë, ai dhe ajo = Asnjë. OK, XHIMI, po e ke bo gabim. Unë, ai dhe ajo jemi Ne dhe NJË. Ne që thua ti jemi më shumë se ç’mund të numërosh ti. Kufi si ato të tuat, në llogaritje, unë nuk i kam. Se nuk i vura unë kufijtë, ose kufizimet, që të mos jetoja nën një çadër, kur i thonë, me dashnin time.

Mirë ti, që je Ai, por ka edhe Ai të tjerë. Ai më të mëdhenj se ty. Në fakt, kam dëgjuar që ti më ke thënë atë që të ka thënë Ai, dhe më the se është më i madh se ty. Më duket se e kish emrin NDËRKOMBËTAR. Ua, si është ky se u kujtova tani, ndër kombe? I ndërfutur në punët e kombit? Hmm, dmth, çdo të thotë kjo: mbi apo nën? Nën, si poshtë kombit, apo sipër si

xhandar? S’po di ma, ti di gja? Ndër-komb-ar? Aha, ndër komb paska ar. Kuptoj. Jo jo, më duket se e lexova gabim. Ku e lamë? Aha, po tek dash-nia. E kemi lënë me këmbë të hapura, apo jo? Pse? Sepse, një komb si ky i yni, na paskërka dy shtete. Një këm-bë-kombi-shteti këtej e një këmbë-kombi-shteti andej. Andaj, me këm-bë të hapura përherë, një këndej e një andej, kushdo mund të vijë e të vë dorën në plagë, kur i thonë. Ne që jemi Një, e shohim që nga poshtë që këtu në plagën tonë të hapur, vijnë gjithfarëlloj mjekësh, për të mjekuar plagën e hapur. E mban mend doktor gjilpërën? Ashtu pak a shumë. Unë, ti dhe ajo, pyesim: Ore pse ky doktori mjekon plagën dhe nuk e lë t’i mbylli këmbët kjo e shkreta dashni? Kështu nuk do të kishte më punë këtej, e nuk do të djersiste më kot mbi një plagë që mbahet hapur nga këmbët hapur. A thua Ai nuk e kupton këtë ekono-mi?

Aha, po, ekonomi! Ne, pra: unë, ti dhe ajo, e dimë mirë që kur jemi Një, jemi shumë edhe ekonomikisht.

Mund t’i bëjmë bisht edhe serbit edhe grekut. Ndaj Ne themi që, Ne jemi ekonomikisht të pranueshëm në ballkan, pra unë dhe dashnia ime, po të jemi Një, bëhemi me lek, ose euro. Thjesht kemi më shumë. Dashninë e dua edhe për këtë. Që serbi mos të më shesë çokollatën që unë do t’ia bëj dhuratë asaj për 17 Shkurt, datën e lindjes në pasaportë.

Ore ti, që je Ne edhe Një, të të pyes, a di gjë për këto gjëra? Mirë e ke, nuk ke dëgjuar gjë, se televizori nuk e ka thënë këtë. Ka thënë vetëm që u hap ose u mbyll diga, u hap ose u mbyll kutia, u hap e u mbyll gjyqi gërdecit. Siç i thonë në gjuhën tekni-ke hidraulike, çështje farfallash. Ose përrallash.

Ore ke shkuar ndonjë herë në veri të shqiptarisë. Ku? Në Mitrovicë ose më mirë në Preshevë, qytet në veri të shqipes. Aha, po ke të drejtë, ka kufi. Kufizim doje të thoje. E pra, imagjino që unë, ti dhe ajo mund të shkojmë në veri të shqipërisë, atje pas kufizi-mit policor të doganës, midis meje dhe dashnis time, dhe të koritemi

me...! Me kë? Me Ne, që jemi Një. Me veten se nuk ka tjetër edhe pas kufirit policor. Të kënaqemi duke diskutuar, duke bërë ndonjë pazar, apo edhe të shkëmbejmë ndonjë filling, siç i thotë amerikoni.

Pastaj, Ne që jemi Një, dhe na thonë që jeni tre, apo dy sipas rastit, jemi boll edhe për t’u mbrojtur, me vullnetin që kemi. Në shtatë o tetë milion, ke mundësi edhe me zgjedh se çfarë të bësh. Bukur, imagjino për një moment (ose sa të duash ti) që mund të bësh ç’të duash. Se di, mua më pëlqen për vete dhe unë si ti dhe ajo që jemi Një, na pëlqen për vetat tona. Mos vallë nuk i pëlqen ndokujt. Po kujt? “Destabilizimit të situatës politike dashurore në ball-kan”. Ej, më duket se dashnis time ia paska vënë syrin dikush tjetër, e nuk po më len të rilidhem me të. Di gjë ti? E e, më duket se kanë frikë ta thonë hapur. Mirë e ke ti. Se në fund të fundit ai i forti, serbi pra, nuk deshi dashnin time, por shtëpinë e saj. Më duket se këta Vëllezërit e Mëdhenj, duan diçka tjetër. Besoj se duan të ma

punojnë dashnin. Jo, thua ë, nuk është kështu? Mbase.

Nesje, po të mblidhemi them se ia tregojmë vendin atyre të fortëve, se të fortë bëhemi vetë. E di ç’do të thonë pastaj: Leri ata që janë Një se po i ngacmove do të na rrahin. Më mirë të rrimë urtë që të mos na thonë ndonjë gjë për ato mënxyra që i kemi bërë. Ej, po më e bukur do të jetë kjo, që, do thuhet edhe në televi-zor: “stabilizohet situata politike das-hurore në ballkan”.

A, edhe një gjë tjetër, a e di ti që ko-hët e fundit në televizor kam dëgjuar për një shok tonin, që është Një me Ne. Prit si ja thonë atij, aha, po u kuj-tova: Albin. Çun i pa pam. E kam mik. E dije? Se njeh? Ta thom unë. Ky ka kohë që po thotë që Ne jemi Një. Po po, ia ka thënë edhe serbit. Gallatë o burr, biles tani gallatë mo e modhe. E futën në burg, desh e vranë, po ky si duket e pëlqente atë vajzën që të thash më parë aq shumë sa nuk hoqi dorë. Prandaj e kam mik. Duan ta fu-

sin prapë në burg, më duket, se thotë prapë të njëjtin muhabet, Jemi Një. Po këta që e mbrojnë, këta mo që dolën në tele-vizor, të pa pam edhe këta. Janë miq të tërë këta më duket. Se edhe këta kështu thonë: Jemi Një. Më du-

ket se janë po ata që nuk lejuan të mbyllet një shkollë kinemaje. Po po kinema. Hë mo s’të kujtohet Marubi? Si Marubët, ata fotografët e Shkodrës. E sheh që të kujtohen, se i ke parë në televizor. Si? Aha, po. Këta nuk dalin shpesh, edhe pse i ke pëlqyer në te-levizor. Këtej nëpër qytet, mund t’i ta-kosh, ose edhe nëpër salla leksione-sh. Prit se e humba fillin. Ku e lamë? A po me këmbë përpjetë. Jo more jo, ç’them kështu. Me këmbë të hapura të thash. E që thua ti, që nuk the asgjë, Al-bini, me ca të tjerë, si ai, si ti e si Ne, po thotë që nuk ban me qen njeriu i ndam nga dashnia vet. Po ata policat i pe? E, ata nuk të lenë të flasësh si do ti. Ata të vrasin po rezistove. E di ti besoj, se i ke parë në televizor, apo ishe tek ura bllokut. E firmose gjë peticionin apo jo?

E pra, ç’at thotë vllai jot, këto janë gjonat. Prandaj unë, ti dhe ajo nuk jemi veçse NJË. Mjafton që të men-dohet pak për këtë çështje. Mjafton të kujtohesh se jemi si dy pika uji, dhe kufijtë nuk ndajnë dy popuj por vetëm dy administrata mbi të njëjtin popull. Sot kemi mundësinë që thje-sht duke thënë: Jemi NJË, shpallim vullnetin tonë si popull. Të jesh Një është të jesh aq i fortë sa askush nuk do të guxojë të prekë më integritetin tënd. Vetëm kaq mjafton, për të qenë më shumë se mundësia e paraqitur nga big bradhërat që kontrollojnë. Jemi të aftë për vendosur vetë. Unë Ti Ajo = Ne themi ato gjëra që duam, bëjmë ato gjëra që duam dhe jemi ata që duam të jemi. JEMI NJË.

boll, mjaft zgjohu çohu dhe VETËVENDOS.

Po të mblidhemi them se ia tregojmë vendin atyre të fortëve, se të fortë bëhemi vetë

Jemi njëBëjmë ato gjëra që duam dhe jemi ata që duam të jemi

E pra, ç’at thotë vllai jot, këto janë gjonat. Prandaj unë, ti dhe ajo nuk

jemi veçse NJË. Mjafton që të mendohet pak për këtë çështje. Mjafton

të kujtohesh se jemi si dy pika uji, dhe kufijtë nuk ndajnë dy popuj por

vetëm dy administrata mbi të njëjtin popull. Sot kemi mundësinë që

thjesht duke thënë: Jemi NJË, shpallim vullnetin tonë si popull.

Page 13: Gazeta Nr. 22

13e mërkurë 10 | mars 2010 |

edvin Parruca

Termi vjen ndërmend nga ‘fushata tjetër’ e EZLN në Meksikë. Një fushatë që, përkundër fushatës presidenciale që zhvillohej në vend, mëtonte të ngrin-te zërin e atyre që nuk dëgjoheshin, pra të ngrinte çështjet e njerëzve të thjeshtë përkundër çështjeve të fushatës zyrta-re. Këtë duhet të bëjmë ne sot edhe në Shqipëri.

Sot ne përjetojmë një situatë të axhen-dës së imponuar. Klasa politike shqiptare vendos një axhendë të sajën, dikur janë dosjet e komunizmit, dikur janë kutitë e zgjedhjeve, e kështu me rradhë. Këto nuk janë çështjet e ditës të qytetarëve, këto janë vetëm e vetëm çështjet e klasës po-litike, më saktë bombat tymuese të një klase të dështuar politike. Në luftën e tyre për pushtet, grupet politike që përbëjnë klasën drejtuese shqiptare vendosin një

SoNDAZHI TREgoN SE TË ENJTET NgJAJNË SI TË SHTUNA

TIRANË—Një sondazh i kryer në zyra të ndryshme të administratës publike në nivel qëndror dhe lokal zbuloi se dita e enjte për të punësuarit e këtyre institucioneve çuditështisht ngjan shumë si e shtunë. Burokratët e shumtë shqiptarë të anketuar në sondazh, u betuan për “Klubin e mëngjesit” se mungesa e zellit për të bërë ndonjë punë vjen pikërisht nga ky keqinterpretim i ditëve të javës. “Ndosh-ta e kemi nga ky moti kështu, që nuk merret vesh fare,” - shpjegon për mikrofonin tonë Ruzhdije Palla, shefe pranë ministrisë së shte-tit. “Jam fiksuar që sot është e shtunë dhe nuk më bëhët asnjë punë, se normalisht punojmë normalisht. Ja, as kompjuterin nuk e kam nde-zur.” - justifikohet ajo pa pikën e turpit. Të pyetur nëse kanë ndërmend të punojnë të premten znj. Palla përgjigjet se ngaqë e enjtja ngjante si e shtunë, e premtja administratës do tu duket si e dielë. “Ndërsa pas kësaj vjen fundjava” - e mbyll ajo duke na rekomanduar të dukemi andej nga e hëna.

DJALoSHI NË KËRKIM TË NJË DJALoSHI TJETËR I PËRgJIgJET NJoFTIMIT TË VET

SHKoDËR—Rafael Pyka, një djalosh gay nga qyteti i Shkodrës iu përgjigj aksidentalisht njof-timit që po ai vet kishte vendosur në një faqe interneti, në kërkim të një partneri ideal. Njof-timi me përmbajtjen “Jam një djalë 27 vjeçar, profesionist, që merret me sport, në kërkim të një shoku të mirë” ia kapi menjëherë syrin Ra-fael Pykës i cili harroi plotësisht se njoftimin në fjalë e kishte vendosur ai vetë, disa orë më parë. “Qënka nga Shkodra dhe tingëllon shumë inte-resat si tip. Kam tre javë që shikoj njoftimet dhe nuk kam gjetur askënd që të më tërheqi, po ky djaloshi tingëllon absolutisht i përkryer.” z. Pyka shtoi se edhe pse djaloshi në njoftim nga detajet rezulton se është pakëz më i gjatë dhe më i ri se ai vetë, me siguri që kur të takohen do të pëlqe-hen dhe kjo do të jetë nisja e një partneriteti të shëndetshëm mes djemsh.

QoFTET JANË SI SHPIRTKoRÇË—Një studim shkencor që zgjati mbi

dhjetë vjetë për shkak të kërkimeve të shumta të kryera nga qytetari korçar, Niko Pillokopani doli në rezultatin e pakundërshtueshëm se qof-tet janë shumë të shijshme. “Nuk ka rëndësi fare nëse janë qofte të zakonshme apo kërrnacka. Edhe sikur t’i skuqësh në tigan, edhe sikur t’i pjekësh në zgarë, studimi im tregon që qof-tet mbeten të mrekullueshme.” - theksoi për mediat z. Pillokopani. “Po qoftet janë si shpirt a tu mbylltë.” Për ta theksuar edhe më tej re-zultatin e këtij studimi të kryer në qebabtore anë e mbanë Shqipërisë, Niko Pillokopani fut në gojë dy qofte njëherësh, njëra prej të cilavë është e pjekur dhe tjetra e skuqur. “Mmmmmmm.” gjatë viteve 90 zoti Pillokopa-ni kreu një tjetër studim shkencor që doli në përfundimin se rakia shkon shumë me mezera të ndryshme.

REMZI QEMANES I PËLQEN MUZIKA MoDERNEDURRËS—Entuziasti i muzikës, 66 vjeçari

nga Durrësi, Remzi Qeman’ja thotë për mikro-fonin e mëngjesit se i ndjek të gjitha llojet e muzikës moderne pa përjashtim. “Ka njerëz që pëlqejnë një lloj muzike, ja maksimumi dy por për mendimin tim këta janë njerëz pa horizont muzikor. Njeriu duhet t’i dëgjojw rrymat e reja. Unë i dëgjoj të gjitha pa përjashtim. Sigurisht që ikonë kam Elvis Preslin se ai është mbreti. Por më pëlqejnë edhe grupet e reja. Psh kam qejf Bitëllsat, edhe Rrolling Stonsat. Demis Rusos është gjithashtu shumë premtues. Nga amerika-nët dua shumë Ray Charlsin, Luis Armstrongun dhe ky djali që ka dalë tani, Stivi Uonder më duket shumë i mirë, do eci ky, kini për të parë.” I pyetur për muzikën moderne europiane, z. Qeman’ja na thotë se Nikola di Bari dhe një adoleshent i quajtur Adriano Celentano janë, sipas tij, e ardhmja e muzikës italiane. “Ka dalë edhe një çupë në Francë kohët e fundit, një Mi-rrej Matjë, po nuk e kini dëgjuar ju atë se sapo ka nisur të këndojë.”

REVISTA “MIU MoDERN” NUK gJEN DoT LExUES TË MJAFTUESHËM

TIRANË—Edhe pse që në numrin e parë ka patur një tirazh të lartë, shpërndarje në të gji-thë vendin dhe promovim të fuqishëm në disa televizione kombëtare, revista “Miu modern” e cila i kushtohet rracave të ndryshme të minjve dhe njerëzve që i duan këto kafshë, ka dështuar në treg. Revista “Miu modern” gjendet kështu në vështirësi financiare dhe po shkon drejt mbylljes. “Edhe pse numrat e parë të revistës kanë qënë plot me foto me ngjyra, histori minjsh dhe këshilla për kujdesin ndaj miut, për një arsye të çuditshme, revista nuk ka gjetur dot audiencën e saj dhe shi-tjet kanë qënë të dobta.” - na shpjegon Topolin Pu-seta, kryeredaktor i revistës “Miu modern. Numri i muajit mars, që në kopertinë ka fotografinë e një miu të uritur që i afrohet një foshnjeje që po fle do të jetë, fatkeqsisht numri i fundit i revistës sonë.” -shton zoti Puseta. “Kjo tregon që publiku shqiptar është anakronik dhe injorant,” - përfundon ai.

LEoNARDo DI CAPRIo Do TË LUAJË NË “TITANIKU 2”HoLLIVUD - Burime të brendshme të shtëpi-

së kinematrografike Paramaunt Pikçërs raportu-an të dielën se Leonardo Di Caprio do të jetë protagonisti i filimit të ri të regjizorit xhejms Ka-merun, “Titaniku 2”. Edhe pse kritikët e shumtë të filmit e kanë quajtur një idiotësi vazhdimin e historisë së vaporit që u përplas me një ajsberg dhe u mbyt në vitin 1912, regjizori Kamerun shprehet se pas sukesit të filmit AVATAR, suksesi i “Titaniku 2’ është plotësisht i garantuar. “Histo-ria vazhdon pikërisht aty ku e lamë në fund të Titanikut,” - tegon Kamerun. “xheku pasi vdes në ujrat e akullta të atlantikut verior kthehet në një fantazëm. Ai bëhet kapiteni i Titanikut, i cili gjithashtu kthehet në një anie fantazëm. Për vite më rradhë kapiten xheku i Titanikut fantazëm lundron oqeanin në kërkim të Rozës. Ky është një film shumë serioz që i bën homazh forcës së dashurisë, edhe pas vdekjes së personazhit kryesor.” Në konferencën për shtyp Kamerun ka refuzuar të komentojë mbi akuzat e kritikëve se ai është kthyer në një sharlatan komercial.

ÇIFTI I RI ENDE NUK KA KUPTUAR SE PAZA-RIN DHE PUNËT E SHTËPISË NUK KA PSE T’I BËJ-NË SËBASHKU

SHIJAK–Specialistë të shumtë që vëzhguan në muajt e shkuar sjelljen e çiftit të ri, thanë të enjten për klubin e mëngjesit se 25 vjeçari Renato Mishi dhe 23 vjeçarja Antonela Tho-ji nuk kanë kuptuar ende se bërja e pazarit dhe futja e rrobave në lavatriçe janë punë që mund të kryhen lehtësisht nga një per-son i vetëm. “Isha në pazar dje dhe i pash që i zgjidhnin karrotat bashkë a thua se ka ndonjë shkencë të madhe,” - tregon fqinja e çiftit të ri Nevrike Halla. “Po edhe rrobat në ballkon i nderin bashkë si debilë, turp kush i sheh.” - shton ajo. “I kam parë që edhe kur ecin rru-gës mbahen përdore. Pikë e zezë, kanë frikë se po të ecin vetëm do rrëzohen.” - komenton Bardhyle Pikalori. “Ja, unë vajta 63 vjeç dhe jam akoma beqare. Po rrugës eci për bukuri pa më mbajtur njeri për dore.” - argumenton ajo me bindje.

PoLICIA E SHTETIT AKSIoN KUNDRA DHUNËS MES MACEVE

TIRANË - Të vendosur t’i japin fund spirales së krimeve brenda familjes që kanë goditur mace të shumta në kryeqytet, një task forcë i policisë së rendit njoftoi për mediat të enjten pasdite nisjen e një aksioni kundër këtij feno-meni të shëmtuar. “Është vërtetë tragjike kur shohim rastet e shumta të maceve të dhu-nuara në rrugët e kryeytetit.” - tha Drejtori i përgjithsëm i Policisë Ramazan Daci për klubin e mëngjesit.

“Por është akoma më tragjikë kur macet nuk ngordhin nga rrotat e makinave por nga krimet që i shkaktojnë njëra tjetrës. Dhuna e maceve kundra maceve nuk do të tolerohet më.” - theksoi ai. Më tutje z. Daci identifi-koi 42 mace të arrestuara këtë javë dhe shtoi se një program për edukimin e maceve qysh në moshë të mitur për t’i thënë Jo dhunës së ma-ceve ndaj maceve do të zbatohet në 6 mujorin e dytë të vitit 2010.

lajmetnga blendi salaj

La otra campanaAXheNdA tJetëRaxhendë. Kjo axhendë synon t’u impo-nohet qytetarëve nëpërmjet mjetit pro-pagandistik që zotëron klasa drejtuese shqiptare, medias. Media i thotë qytetarit që axhenda që duhet t’i interesojë atij është axhenda që promovon klasa drej-tuese shqiptare.

Ndërkohë qytetari ka të tjera çështje prioritare, që mbeten të paadresuara në diskursin publik të mbizotëruar nga me-dia e kontrolluar prej klasës drejtuese.

Këtu lind hapësira e asaj që preten-don të jetë opozita jashtëparlamentare. Axhendës së imponuar nga klasa drej-tuese i duhet përgjigjur me një axhendë alternative. Problemet e mjedisit, proble-met e demokracisë, problemet e drej-tësisë sociale duhet të jenë shtyllat e një

axhende alternative.Nëse grupet mtonjëse të ndarjes së

pushtetit në Shqipëri mbajnë sot në axhendë kutitë e Ruzhdijes, apo kufomat e regjimit të shkuar, qytetarët kanë sot në axhendë shitjen e territorit të përbashkët për ndërtime TEC-esh, lëmshin e të drej-tës së pronës dhe shpronësimin e paligj-shëm të shtresave që përfituan sipas ligjit 7501, harresën e shtresave të paprivile-gjuara, ekonominë në të zezë, braktisjen e prodhimit vendas dhe një sistem arsi-mor e shëndetësor në pikë të hallit.

Ndërkohë që klasa drejtuese politike, për interesa të vetat dhe vetëm të vetat, ngre tryezën presidenciale, ata që e kon-siderojnë veten në oponencë me këtë sistem, do duhet të ngrinin një tryezë

alternative me të gjithë komponentët e shoqërisë që synojnë një vizion alterna-tiv, për të koordinuar veprimet e këtyre njësive që duke ruajtur autonominë do të bashkëpunonin për arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

Sinjali për ndryshim dhe për veprim në arritjen e këtij ndryshimi duhet të vijë nga organizimi i një lëvizjeje me bazë të gjerë. Kjo nuk mund të arrihet as me konferenca shtypi, as me artikuj eruditë që lexohen nga një ‘elitë oponente’. Kjo arrihet duke nxitur aksionin konkret, duke bashkërenduar të gjitha organizatat, grupi-met, individët që mendojnë sot ndryshe në një rrjet alternativ të shkëmbimit të infor-macionit, të veprimit në rrugë, të krijimit të presionit ndaj klasës drejtuese.

Si mund të krijohet një sistem i tillë, kjo duhet të jetë pyetja që duhet të drej-tojë energjinë krijuese tonën. Ne duhet të mendojmë për krijimin sa më shpejt

të një fronti qytetar që t’i kundërvihet klasës së sotme sunduese. Një bashkim i organizatave e grupimeve edhe të pa-strukturuara legalisht të ambientalistëve, sindikatave, grupimeve studentore, fer-merëve që po shpronësohen në mënyrë të padrejtë, minoriteteve sociale, intelek-tualëve të majtë, artistëve, etj. deri tek bizneset prodhuese të këtij vendi që për momentin janë njësoj viktima të ideolo-gjisë neoliberale të ‘tregut të lirë’. Ky front duhet të ketë mjetet e tij mediatike, kanale autonome të shkëmbimit të informacionit dhe ideve, por ky front duhet sa më shpejt të zbresë edhe në rrugë për të afirmuar ekzistencën e tij fizike dhe politike. Kriji-mi i një forumi social shqiptar mund dhe duhet të jetë hapi i parë konkret që do të mundësojë edhe aksesin në një rrjet ndërkombëtar të përpjekjes për një rea-litet më njerëzor dhe me mundësi për të gjithë. Kjo punë duhet nisur sa më shpejt.

Page 14: Gazeta Nr. 22

e mërkurë 10 | mars 2010 | 14

Arlinda Guma

Ndonjëherë Tirana më ngjan si një kotec, një kotec i madh e i zhurmshëm, ku të gjithë kakarisin, askush nuk e dëgjon kakaritjen e tjetrit, e çdokush beson që kakaritja e tij është më interesantja, më melo-diozja, më luftarakja, më autoritarja, më shpartalluesja...

Për të kuptuar këtë mjafton të ndezësh televizorin; të hënën-mbrëma, të mërkurën-mbrëma, të enjtenˉmbrëma, të premten-mbrë-ma, hmm... po ç’them dhe unë, e thënë shkurt; në të gjitha “mbrëmat” që ka java, për të parë, thuajse në çdo stacion, të rehatuar këmbë mbi këmbë, nëpër kolltuqet luksozë, me nga një bllok shënimesh krejt të bar-dhë, e stilograf përpara sa për ske-nografi televizive, e ndoshta, edhe syze pa numër mbi hundë për të plotësuar figurën intelektuale; ata, të shumë-kërkuarit; kakaritësit tele-vizivë.

Gjatë viteve modeli i flokëve të tyre ka ndryshuar dukshëm. Janë prerë të djegurat, janë xhelosur ba-luket, apo janë mbjellë flokë të tjerë, aty, mu në pjesën strategjike të ka-pakut të kokës, nga ku elaborohen analizat e tyre, të çmuara, sepse, tek e fundit, edhe estetika ka rëndësinë e saj.

Gjatë viteve edhe ngjyrat e kolla-reve të tyre janë bërë më “soft”, ato ( të paktën ato ) nuk bërtasin siç vite më parë e nuk bëjnë më grusht me sfondin e këmishës apo pigmentin e kostumit.

E vetmja gjë që nuk ka ndryshurar tek ata gjatë viteve, është mënyra e kakaritjes. Kakaritësit po njëlloj vazhdojnë të fyhen e shahen, përka-tësisht, me të kundërtit e tyre, duke u treguar me gisht, dhe të shpupu-losen po aq egërsisht, siç atherë kur i kishin flokët e djegur, të pa-xhelo-sur apo të rënë në çaçkë të kokës. E padyshim, çdo betejë e ashpër shpupulosjeje mediatike, shoqëro-het më pas, me një mbjellje të re, urgjente, puplash po aq të krekosu-ra në kapak të kokës, siç të mëpar-shmet.

Ndonjëherë ngjyra e puplave ndryshon ( nga rozë në blu dhe anasjelltas ) në varësi të komodite-tit akustik të sfondit në të cilin janë vendosur kolltuqet luksozë në të cilët ata janë ulur, por kjo nuk ka kurrfarë rëndësie, e rëndësishme është që ata janë gjithmonë aty, të gatshëm për t’u shpupulosur në betejat e emisioneve të mbrëmjes, të cilat n’a futen dhunshëm në jetët tona, pa u kujdesur të n’a kërkojnë leje më parë, ndërsa jemi duke zier një çaj për gripin, ndërsa shtrydhim limonin, ndërsa gatuajmë për një të

Për t’u bërë një kakaritës i suksesshëm, televiziv, nuk është se ka një seri kushtesh për t’u plotësuar

kur injoranca vishet me frakKakaritësit po njëlloj vazhdojnë të fyhen e shahen

ftuar për darkë, ndërsa bisedojmë me njerëzit e dashur...

E ndërkohë, bashkë me ilaçin per gripin, pashmangërisht, ti je duke gëlltitur edhe një dozë të frikshme helmi, të cilin e mbjellin, edhe në ajër, këto beteja. Ti e gëlltit atë, as-htu heshturazi, me ca gjeste të dorë-zuara që tashmë nuk të çudisin më...

Sepse asgjë nuk të çudit më në këtë vend.

Për të mos folur për fëmijët, së fundmi ata i kanë lënë lodrat e kanë filluar t’i imitojne, duke praktikuar me njëri-tjetrin të gjitha versionet e mundshme të kakaritjeve dhe shpu-pulosjeve, edhe këta, me të njëjtën përkujdesje për elementin skeno-grafik; bllokun bosh, stilografin pa bojë, syzet pa numër etj, etj.

E duket kaq e pamundur për ne, që një të enjte mbrema, ndërsa nëpër këto televizone shpalosen të gjitha versionet e mundshme të këtij grotesku tragjik, t’i bojkotojmë duke e fikur televizorin për disa orë, siç bëri e gjithë bota kur fiku dritat në shenjë proteste ndaj ngrohjes glo-bale. ( ndoshta druhemi nga fjala bojkot, edhe pse ndërkombëtarët

ende nuk na e kanë hequr nga fjalo-ri... dhe për pak... ).

Për t’u bërë një kakaritës i suk-sesshëm, televiziv, nuk është se ka një seri kushtesh për t’u plotësuar. E keni gabim nëse mendoni se ka.

Gjërat janë tepër të thjeshta në këtë kotecin tonë.

Kështu kushti thelbësor është një dhe i vetëm; për t’u bërë një kakari-tës televiziv duhet të kesh një injo-rancë enciklopedike në gjithçka.

E sapo shtyp pultin e televizorit kjo injorancë të vërshon e pakur-syer brenda në shtëpi; “e veshur me frak”, - do të thoshte një këngë e shumë-dëgjuar e të madhit Adri-ano Çelentano. ( natyrisht, ata ende nuk kanë mbrritur tek fraku, por si-doqoftë gjysma e së keqes që nga kostumet prodhim turk kane hequr dorë njëherë e mirë )

Sigurisht që ka dhe një sërë nën-kushtesh të tjera, sa për garniturë, ndër të cilët njëri është të thuash fjalën:”normalisht” dhjetë herë rre-sht, brenda një fjalie, dhe pikërisht atje ku flitet për gjëra krejt anorma-le. Madje, mundësisht ta shqiptosh atë me tonin më të qetë, të mun-

dshëm, ndërsa je duke folur për një ngjarjen e rëndë: “...dhe normalisht qyteti do të përmbytej...”, “... dhe normalisht X-in e ekzekutuan...” etj, etj...

Por le të kthehemi tek koteci.Besoj ju kujtohen të gjithëve ato

filmat shqiptare të epokës së realiz-mit socialist, mbushur plot me efek-te akustike, të tepruara. Besoj ju kuj-tohet që në çdo film të prodhuar nga Kinostudio Shqiperia e Re, ka patur nga një fragment, ( i njëjti gjithmonë ) me shi e suferinë, ( asnjëherë nuk e kam kuptuar përsenë ) ku era ulërin hiperbolikisht, e ku diku, në një fs-hat të largët në të cilin zhvillohen ngjarjet e filmit, kakarit një gjel ( edhe ky, i njëjti gjithmonë, siç duket edhe për Kinostudion ata kanë qenë me tollonë ) për t’i treguar botës e shikuesve të filmit që agu është duke mbrritur. ( mbrritje figurative, një paralelizëm propagandesk me dritën e partisë. )

Të gjithë këtë parantezë e shkro-va për t’iu kujtuar edhe një herë, në rast se e keni haruar, kakaritjen nor-male të një gjeli të zakonshëm në një kotec tradicional. ( Edhe mund

ta keni haruar, në ditët e sotme gje-lat ushqehen me koncentrate, e si rrjedhojë kanë ca zëra të çuditshëm transgjinorë. )

Që t’i biem shkurt, gjeli i vërtetë, kakarit vetëm një herë, diku aty rreth orës pesë të mëngjesit për t’i lajmëruar agun të zotëve të shtëpisë.

Ndërsa kakaritësit televizivë, du-ken shumë herë më të papërtuar se ai gjeli i mirë, në fshatin e largët, në filmin e largët, të epokës po aq të largët, të kohërave socialiste. E keqja është se këta ( kakaritësit pra ! ) e lajmërojnë mëngjesin për gja-të gjithë kohës së mundshme. Në mbasdite, në darkë... gjithkur... Në çdo orë ata janë gati të të bëjnë be e rrufe, e të të argumentojnë me anali-za të hollësishme këtë mbrritje.

Dhe as mos guxo t’i kundërsh-tosh. Nese po, ata do heqin këmbën nga mbi këmbë, do të ulin edhe më, syzet mbi hundë, do rrëzojnë me arrogancë stilolapsin skenografik, që nuk shkruan, mbi tavolinë, njëlloj sikur hedhin dorashkën për të të ftuar në duel, dhe do të kërcënojnë serbes që do të të bojkotojnë në analiza...

E pastaj... jeta jote o shikues... ç’kuptim do të kishte ?...

E mos thuaj tani që je duke nuha-tur nota prej snobeje në këto rresh-ta. C’grotesk ! Pa më thuaj pak, si mund të jesh snob në një kotec ?

Brenda këtij koteci, ti shumë-shumë mund të jesh një pulë e tru-llosur që shastiset prej analizave të çdo orë e çastit/një individ i thjeshtë që ka dremitur paksa mbi divan me telekomandë në dorë, e që zgjohet papritur prej kakaritjeve e britmave që vijnë nga ekrani, dhe hedh sytë jashtë dritares, në terr, me shpresën se ka mbrritur agu, por që i duhet shumë pak të permendet e të kup-tojë që agu do dhe shumë kohë që të mbrrijë. E ndërkohë vitet e tua më të rëndësishme i harxhon atje, e rra-sur në kotec, me fytyrën puthitur fort pas deriçkës së vogël, me shpresën se do dallosh ndonjë fijëzë të mekur shprese, se dikur, një ditë, ai do të mbrrijë...

Por siç dhe e thash më lart, për gjithë këtë anormalitet brenda këtij koteci shumë-pupëlsh, i cili stër-betohet nëpër kakaritje luftarake që agun e kemi vetëm një hap larg derës, ( ndokush mund edhe të guxojë të thotë qe ai ka ardhur por ne nuk jemi në gjendje ta shohim ), duhet ta ketë fajin ushqimi koncen-trat, sepse, siç vazhdoj ta them, ditët e sotme nuk gjenden kollaj prodhi-me bio ( është e njëjta shterpësi si e kohërave të tollonave ).

E deri sa të mbrrijë agu, le të mi-rëpresim përnatë injorancën enci-klopedike... “të veshur me frak”....

Page 15: Gazeta Nr. 22

15e mërkurë 10 | mars 2010 |

një model!D. H. Lawrence

Barra e vërtetë që thyen supet e brishta të grave është se atyre u duhet gjithmonë dhe vazhdimisht të përsh-tasin vetveten ndaj teorive të burrave mbi gratë, një lojë pjesë e cilës janë bërë gjithmonë. Kur një grua duket e plotësuar, nuk ka ndodhur asgjë tjetër tek ajo vetëm se është duke u kthyer pikërisht në atë që tipi I “burrit të saj” dëshiron që ajo të jetë. E kur një grua bëhet histerike, kjo ndodh pikërisht sepse ajo nuk di ç’të jetë në tërësinë e saj, cilin model të ndjekë, me cilin imazh t’i përshtasë pritshmëritë e saj.

Përderisa, sigurisht që janë kaq shumë burra në këtë botë, janë edhe kaq të shumta teoritë mbi atë se çfarë duhet të jetë një grua. Por burrat vra-pin drejt tipizimit dhe është tipi dhe jo individi ai që e formon teorinë apo “idealin” e gruas. Paria e mprehtë e ro-makëve, prodhuan një teori - apo ideal - të “matron”, i cili përputhej me për-pikmëri me epshin tipik romak. “Gru-aja e Çezarit duhet të jetë jashtë çdo dyshimi”. Dhe gruaja e Çezarit ia doli bukur të jetë jashtë çdo dyshimi, pak rëndësi ka nëse Çezari i ra në të apo jo. Xhentilmenët që pasuan, për shem-bull Neroni, prodhuan teorinë e gruas “së shpejtë” dhe gratë që pasuan ishin mjaftueshëm të shpejta për gjithkënd. Dante erdhi me Beatriçen e hirshme dhe të paprekur, dhe Beatriçet, të hir-shme dhe të paprekura, nisën të ecin të vet-rëndësishme përgjatë shekujve. Rilindasit zbuluan gruan e dijshme dhe gratë e dijshme gumëzhinë këndshëm në proza dhe poezi. Dickens shpiku gruan-fëmijë. Që nga ajo kohë mizëru-an gratë-fëmijë. Ai gjithashtu nxorri versionin e tij të Beatriçes së hirshme, Anjat: të hirshme, por gra që mund të martohen. George Eliot e imitoi këtë model, dhe ky u konfirmua. Gruaja e fi-sme, gruaja e pastër, nëna e devotshme zuri tërësisht skenën dhe u përpunua - thënë thjesht- deri në vdekjen e saj. Nënat tona të fisme i përkisnin këtij llo-ji. Kështu që ne djelmoshat e ndriçuar dhe të velur nga figurat e nënave tonë të fisme, u prirëm të rikthehemi tek gruaja-fëmijë. Nuk kishim ndonjë ide shumë të qartë mbi fundin e asaj që kërkonim. Dinim vetëm se gruaja-fëmi-jë do të duhej të ishte disi e ngjashme me një vocërrak. Dhe ky ishte stili i ri që u shtua, për shkakun e vetëm se djemtë e rinj tmerrohen nga gruaja e vërtetë. Ajo është një urë që çon në rrezik. Ajo është një çrregullim, sikundër Dora e Davidit. Jo, jo! Më mirë le të jetë ajo një djalkë i vogël, kjo jep më shumë siguri. Dhe ja ku është tashmë ajo, një send i vogël, e ngjashme me një djalkë.

Sigurisht që ka edhe tipe të tjerë. Burrat e aftë prodhojnë gjithmonë ide-alin e gruas së aftë. Mjekët prodhojnë infermieren e aftë. Afaristët prodhojnë sekretaren e aftë. Dhe kështu përfi-tohen të gjitha llojet e grave. Mund të prodhosh deri edhe sensin mashkullor të krenarisë (në çfarëdo sasie të tej-skajshme dhe misterioze të jetë kjo) tek gruaja, mjafton vetëm që një burrë të ketë dëshirë për këtë.

Nuk mund të lemë jashtë edhe ide-alin e brendshëm sekret të të gjithë burrave: gruaja kurvë. Janë kaq të

bioD. H. Lawrence (1885-1930) ishte një mësues

I thjeshtë përpara se të fillonte të shkruante dhe të bëhej një nga novelistët më të mëdhenj an-glezë të shek. xx. Novelat e tij më të njohura janë ato që fokusohen në marrëdhëniet burrë-grua, përfshirë Sons and Lovers (1913), Women in Love (1920) dhe Lady Chatterley’s Lover (1928). Ai sh-kroi gjithashtu edhe histori të shkurtra, ese, poezi,

dhe kritika letrare. Në pjesën “give Her a Pattern!” (Jepi asaj një model), Lawrence bën fajtorë burrat për faktin se nuk janë të aftë t’i pranojnë gratë si qënie të vërteta njerëzore, thjesht të një seksi femëror.

shumta ato gra që jetojnë brenda kësaj ideje, vetëm e vetëm sepse burrat e tyre e dëshirojnë këtë.

Dhe kështu gratë e shkreta i asgjëson fati. Nuk është çështja se gruaja nuk mendon - ajo mendon. Ajo ka premisat që ka edhe burri. Ndryshimi i vetëm është se ajo kërkon një model. Më jep një model dhe unë do ta ndjek! Ky do të jetë vajtimi i gruas gjithmonë. Sigu-risht, vetëm në rast se ajo tashmë e ka zgjedhur këtë model shumë hershëm, atëherë mbase, mund të deklarojë se është tërësisht vetja e saj dhe asnjë ide burri mbi gruan nuk ka tashmë ndonjë influencë mbi të.

Megjithatë tragjedia e vërtetë nuk është se gruaja kërkon dhe është e thënë që gjithmonë të kërkojë për një model gruaje. Tragjedia nuk është as se burrat i japin asaj modele kaq fye-se: gratë-fëmijë, vajzat me fytyrë prej djalke të vogël, sekretaret e pagabu-eshme, bashkëshortet fisnike, nënat e vet-sakrifikueshme, gratë e pastra që i sjellin në jetë fëmijët nën ftohtësinë e virgjërisë, kurva që poshtërojnë veten vetëm për të kënaqur burrat; të gjitha modele të tmerrshme të gruas, modele që burrat injektojnë tek gratë, të gjitha janë modele krejtësisht çorientuese prej natyrës esenciale njerëzore. Burri është i gatshëm ta pranojë gruan si të barabartë me të, si një burrë me funde, si një ëngjëll, si një djall, ta pranojë si një fytyrë-fëmije, një makinë, një mjet, një gjoks, si një mitër, një palë këmbë, një shërbyese, një enciklopedi, një ide-al apo një plerë; e vetmja gjë që ai nuk do të pranojë kurrë mbi të, është esen-ca e qënies së saj njerëzore, një qënie e vërtetë njerëzore e seksit femëror.

Por nuk është as kjo tagjedia e vër-tetë. Absurditeti, shpesh si në biznesin e Dante-Beatriçes, modeli më dëmsje-llës dhe krejtësisht çnjerëzor, ku për sa i takon Beatriçes, ajo duhej të vazhdon-te të qëndronte e pastër dhe e papre-kur gjatë gjithë jetës së saj, ndërkohë që Dante të kishte një grua të bëshme dhe shtëpinë e tij të mbushur plot fëmi-jë – as kjo nuk është më e keqja. Më e keqja e gjithë kësaj është se sapo gru-aja të jetë përshtatur me përpikmëri me modelin që burri ngriti, burri nuk e pëlqen më atë. Ka refuzime të fuqishme në rradhët e burrave për vajzën-djal-kë-Eton, përderisa tashmë ajo është aktualizuar si model. Sigurisht ajo

është e këndshme për t’u treguar në publik, është absolutisht një send. Por djelmoshat që e sollën në jetë prodhi-min e saj, në privacinë e tyre e urrejnë atë dhe në brendësinë e tyre u kanë ardhur zorrët në fyt prej saj.

E më pas vjen koha e martesës dhe modeli shkatërrohet tërësisht. Djaloshi martohet me vajzën-djalkë-Eton, dhe nis e urren tipin e saj. Menjëherë men-dja e tij fillon të luajë histerikisht me të gjithë tipet e tjera të mundshme: Anje-zat e fisme, Beatriçet e hirshme, Dorat e varura dhe vajzat epshore të qejfit. Ai gjendet në një huti çoroditje. Sapo gru-aja e shkretë arrin t’i përshtatet një tipi, ai do të dëshirojë një tjetër model. Dhe këto janë kushtet ku lulëzon martesa moderne.

Gruaja moderne nuk është në të vërtetë mendjelehtë, por burri modern po. Kjo më duket mënyra më e drej-të për t’i vënë kapakun kësaj çështje. Burri modern është një idiot dhe dja-loshi modern është një idiot me brirë. Ai bën rrëmujë qind-fish më të madhe me gratë e tij se sa mund të ketë bërë ndonjëherë burri modern. Kjo për sh-kakun se ai nuk e di absolutisht se çfarë dëshiron të jetë gruaja e tij. Ne mund të shohim sot ndryshimet në modelet e grave të ndjekin njëri-tjetrin, shpejt dhe rrëmbimthi, sepse djaloshi hi-sterik nuk ia ka kurrkund haberin se ç’kërkon. Gratë shihet të veshin zhupo-ne të rënda prej hekuri nën fustanet e tyre – pse a nuk është edhe ky një mo-del? – të mbushin krahët me rruaza si lëkurë-gështenja lakuriqe në Afrikën e mesme – ose ato mund të mbartin pazmore tunxhi, deri edhe uniformën e rojeve mbretërore. Ato mund të jenë

gjithçka. Sepse djaloshi i sotëm ka dalë mendsh dhe nuk e di se çfarë kërkon.

Gratë nuk janë të lehta, por u duhet të jetojnë sipas një modeli. Ato e dinë se mendjelehtit janë vetëm burrat dhe as që e respektojnë me të vërtetë mo-delin që ndjekin. Por, ja që u duhet një model prej burrit, ndryshe nuk mund të jetojnë.

Gratë nuk janë të lehta. Ato kanë logjikën e tyre, edhe pse nuk është e tipit mashkullor. Gratë kanë logjikën e emocionit, ndërsa burrat atë të ar-syetimit. Janë dy anë plotësuese dhe në kundërti. Por logjika emocionale e gruas nuk është më pak e vërtetë, ose më pak e qëndrueshme se logjika e arsyes së burrit. Vetëm se funksionon ndryshe.

Dhe vërtetë që gruaja nuk e humb kurrë këtë logjikë. Ajo mund të ka-lojë vite të tërë duke jetuar sipas një modeli mashkullor. Por në fund logji-ka e çuditshme dhe e tmerrshme e emocionit do të ngrejë krye dhe do ta shkatërrojë këtë model, nëse emocio-nalisht ai nuk e ka përmbushur gruan. Ky është shpjegimi i pjesshëm i ndrys-himeve të çuditshme tek gratë. Për vite me rradhë ato e çojnë jetën duke qënë Beatriçe ose gra-fëmijë. Pastaj, sa hap e mbyll sytë dhe… – Buum! Beatriçja e hirshme bëhet diçka krejt tjetër, gru-aja fëminore kthehet në një luaneshë që buçet. Modeli nuk e mbushi gruan emocionalisht.

Ndërsa burrat janë të lehtshëm. Ata bazohen në logjikën e arsyes, ose të paktën kjo pritet prej tyre. Dhe ata sh-kojnë e sillen, veçanërisht në lidhje me gruan, në një mënyrë shumë më të pa-arsyeshme se sa ajo femërore. Ata sh-

penzojnë vite duke stërvitur tek gruaja tipin fytyrë-bebe-çunak-vocërrak

, derisa kanë vjelë perfekten prej saj. Dhe në momentin që e martojnë, duan diçka tjetër. Oh, kujdes o grua e re! Kuj-des burrat që të admirojnë! Në momen-tin që t’i kanë hedhur grepat, ata do të duan diçka krejt tjetër. Kur martohen me tipin fytyrë-bebe-çunak-vocërrak, papushim fillojnë të përvuhen për Anjet e fisme, të pastra dhe magjike, ose për gruan pafundësisht nënë, me një kraharor të mbushur ngushëllimi, ose për gruan perfekte biznesmene, ose prostitutën epshore mbi çarçafë të zinj të mëndafshë, ose për lajthitjen më të çmendur: kombinimin e të gjitha këtyre në një grua të vetme. Dhe kjo është logjika e arsyes! Kur bëhet fjalë për gruan, burrat modernë janë idiotë. Ata nuk e dinë se çfarë duan dhe kësh-tu ata asnjëherë nuk mund ta duan atë që arrijnë ta kenë në duar. Duan tortë me krem dhe njëkohësisht proshutë dhe vezë dhe njëkohësisht qull me kos. Ata janë mendjelehtët! Ah sikur gratë të mos kishin nevojë për këtë model!

Por është e vërtetë jetike që gruaja e ka të domosdoshme ta ngrejë jetën e saj sipas modelit të burrit. Dhe ajo i dhuron më të mirën prej vetes së saj një burri, i cili është i aftë t’i dhurojë një model që e plotëson atë, model rreth të cilit ajo do të ndërtojë jetën e saj. Por sot, me një kosh modelesh të lyr-lyrshëm, që do të duhej të ishin bazë për një jetë, çfarë do të mundte gruaja t’i dhuronte burrit të saj përveç një plehërishte erëkeqe emocione-sh? Ç’dreqin do të kishte mundësi një grua t’i jepte një burri, i cili prej saj dëshiroi me ngulm një fytyrë djaloshi vocërrak? Ç’dreqin tjetër do të mund t’i ofronte përveçse jargëve të një gjy-smaku? – Dhe për arsye se gratë nuk janë mendjelehta dhe nuk u fluturon mendja shpejt, kjo grua i dhuron burrit disa gërmicje të ndyra dhe të ashpra me kthetrat e saj, duke e bërë atë të vërë kujën për çfarë zgjodhi të bëjë – duke ia ndryshuar sa hap e mbyll sytë modelin.

Buuh! Burrat janë idiotë! Nëse duan gjësend prej grave le t’u japin atyre një gjë për të qënë duke përmbushur denjësisht idenë e të qënurit grua – jo këto modele të gënjeshtërt, ide të lëtyrshme mendjelehtësh.

Perktheu: gerda Dalipaj

Page 16: Gazeta Nr. 22

e mërkurë 10 | mars 2010 | 16

krenar Zejno

Kështu titullohet ekspozita që pre-zantohej nga Zenit art më datën 8 Mars 2009.

Burrat rrëfehen për gratë, nën kon-ceptimet e tetë artistëve meshkuj, e që shtjellohen në mediumet pikturë, fotografi, videoart e performancë me ndër-hyrje artistike mbi situata të shpjegueshme ose jo, nga ato që e kanë zanafillën që nga kopshti Eden.

* * *Adamët rrëfehen mbi Eva! Apo

Adamë që rrëfejnë mbi Eva? Po jo pra, jo mbi Eva. Jo vetëm mbi. Nuk është aty fjala. Mbi ose nën Eva. Atëherë, edhe njëherë nga fillimi: Adamët rrë-fejnë për Eva! Por, jo vetëm për Eva. Edhe për publikun e gjerë, të të gjit-hë sekseve. Sa Adamë ka, po aq Eva janë. Si është njëra palë, atë formë merr dhe pala tjetër. Dhe anasjelltas. Meqë i mbivendosen njëri-tjetrit, si gjithmonë me anë të moskuptimit. Që prej titullit. Qysh nga Edeni. Ndryshi-mi i formës së njërit sjell edhe ndrys-himin e përmbajtjes së tjetrit... duke e bërë keqkuptimin edhe gozhdë ku të varen ngjarjet, edhe darë të hi-storisë. Ngul - shkul! Madje me një këmbë-ngulje, zhdërvjelltësi përpi-rëse e korrektësi të përpiktë. Me një epërsi të shquar epike... si burrat; dhe burrëri të pa-epur...si gratë.

Ç’mund të rrëfejnë artistët mesh-kuj mbi gratë?

Pyetja madhore - tha Frojdi, së ci-lës nuk kam mundur t’i jap përgjigje, ndonëse kam rrëmuar për 30 vjet, është: Çfarë do gruaja, xhanëm?!

Ama, kushedi sa vjet do duheshin për përgjigjen filozofike të pyetjes: po burri? Nëmos, do mbetemi te fjala e urtë: njëri gozhdën tjetri patkoin.

Por arti mund t’ia mbërrijë më pra-në kësaj, në ndonjë mënyrë të tër-thortë e provokative. Premisat prej titullit janë të mira, ndonëse me ngar-kesë letërsie e narrative, pra aspak të sigurta. Kiplingu ishte ‘i sigurt se intui-ta e një gruaje është shumë më afër të vërtetës, se sa siguria e një burri’. Me ta kuptuar këtë sajoi mashkullin hoka-tar Mowgli te Libri i xhunglës.

Një tjetër i mençur pat ndjerë që gruaja s’e beson rrëfimin mashkullor prej asaj ç’ka thuhet në të, por me frymëzim dhe zemër. Gjëra që burrat, siç duket i kanë harxhuar për t’i kën-duar dashurisë për gratë... veç nëpër poema. Sa kurioze është të dinim se si mund të ishte poeti femër!! Në fakt kjo mund të jetë ideja e një ekspozimi... gratë mbi burrat.

* * *Në tablotë e famshme të rilindjes

Kopështi Eden shpërfaq në pikturë rrëfimin biblik të çiftit parak Eva – Adam; si dhe satanait, gjarprit e të tjera kafshë a qenie imagjinare që vështrojnë Evën me qesëndi sikur duan t’i thonë se për ty do vendo-sin më vonë shpërblimin pa voli për të patur edhe ti një festë tënden, një datë me formë gërshete, numrit 8, çdo vit në muajin e tretë, si gërsheta e prerë tërthorazi. Për Evën ende nuk dihet ndonjë gjë e madhe. Qysh prej zanafille njohja mbi të ka mbetur në Hava.

burrat

Ndërsa Adami, që lindi si mëkëm-bës i zotit në tokë, i bie se na qen-kësh një epistemolog staticien meqë do regjistronte qeniet e botës për t’i nxjerrë në pah e numëruar sipas emërtimeve që i bëzante zoti, pak a shumë një farë Lineu i botanikës por jo aq vetmitar përsaqë nuk bënte çap pa pyetur zotin për listat, shkurt një burokrat që ngjan i tillë edhe prej ofiqit që i është dhënë, ashtu si ofiqarët e pushteteve i përngjasin atij, shto këtu dhe tundimin.

Zoti nuk e dënoi satanain, dhe këtë punë ai e di vetë, qoftë për sehir ri-valiteti apo gjesti plot luajalitet. Por ajo që doja vërtet të kuptoja është se pse e dënoi gjarprin nëpër këm-bë – nëpërkën, atë që mbase do të bëhej njeriu hyjnor i tretë. E kësisoj, zotit do t’i interesonte për të siguruar ardhmërinë e besimit ndaj atij vetë, ngase sot që njeriu ta pranojë zotin të ekzistojë, lypset së paku, këtë ta po-hojë në grupim votimi me numër tek: një burrë, një grua plus një burrë ose një grua tjetër.

* * *Ndërkohë që s’po e tirrja dot

ndryshe fillin e konceptit për një sh-krim prezantimi ekspozite, si dhe nën marazin për t’mos i zënë n’goje e kursyer ca të tilla gjëra – tekefun-dit, të diturit thonë se i dinë, kurse të tjerëve s’ka pse u gatisim kartë iden-

titeti a pasaportë, nëmos përkundrazi - hapet dera e galerisë dhe bashkë me zhaurimën e rrugës së zhgërryer në pluhur hyn një kalimtare e rastit, që për ca çaste po vëzhgonte posterin e ekspozitës, dhe mandej tha:

Mundet të vijë edhe Ruzhdiu e të rrëfejë ndonjë gjë mbi gratë, që ta marrim vesh pse bën kaq zhurmë dhe e ka bërë vazhdë të më zhdëpë vazh-dimisht, dhe si i parashikon zhvillimet në vazhdim?

Ja, edhe mbrëmë, pasi la makinën në garazhd, zuri të bërtiste që nga poshtë - si dikur nga lart kur pas zhe-gut të vapës e fusja lopën në grazhd -, pastaj hyri e më pa vrazhdë, ma zhvati me zhdërvjelltësi telekomandën dhe ma preu vazhdimin e telenovelës me Zhaden. Pastaj vazhdoi të më zhdëpë vu e vu dhe mirë e mirë si zakonisht... e në vazhdimësi e ktheu televizorin te deja’- vu.

***p.s Meqë trashëgojmë prej shekujsh

një dije, e cila na ka sjellë atë barazi të sforcuar që na mundëson pado-binë e emërtimit të vërtetë të gruas, përsaqë kur na lypset e thërrasim me emrin e burrit: o ti, e Ruzhdiut moj... ruzhdije, bash si mot a mot, siç e kis-him parashikuar edhe motin e shkuar; dhe meqë kemi mbërritur tashmë ta kombinojmë këtë efiçencë metafo-

rike me barazinë e sforcuar politike për votim të njëjtë bipartizan e bi-seksual, kështu edhe këtë vit të lumë mbarësie lumenjsh dhe përmbytjesh kataklizmike, ende nën imazhe ujore që në ditë festash rrjedhin si peisazhe veneziane, pata tundimin si prej ndo-një pasurie të patundshme, të organi-zonim në Zenit një ekspozitë:

Ekspo festive 8 Marsi, me titull: Eks-Pozitë. Në të cilën të shfaqej një kuti votimi e stërmadhe; brenda qe-lqit të bujtnin plot eva në hava dhe adamë me damkë, rebelë dëshirash e hovardarë ahengu tek kërcejnë napolonin dhe zhysin ndër gjinjtë e zonat elekto-erogjene të gjindjes gr-ushte parash që më pastaj dikush i mbledh me fshesë, dhe pasi i fshin si do zanati, i numëron dhe i ndan sipas veglave të orkestrës – ca nga krushka ca nga mushka. Ndërsa jashtë qelqit zhgërryhen dy palë ndërluftuese, me këmbë në tokë, ruzhdinjsh stoikë e statikë (një palë me ushta kyçi hapsa-ne dhe tjetra me brava parzmore) në betejën gjakatare për t’i mundësuar dhe pamundësuar njëri –

tjetrit një replay seance klizme.* * *Falë mirësisë së keqkuptimit, ky

fragment poeme nga Epika e dehur iu përshtatka këtu për shtat palë qejfe, në vend të epilogut, edhe rastit Eva & Adam edhe Ruzhdi & Ruzhdije.

Ydy!

dysh,dyshedyjare!dyshim!

e zgjidhim:duet për duel

soj demos trim.S’toku dy njësha?

t’i zgjedhim. Bingo!dy thanatos 1 mendim.Pa një pa dy! E thjeshtë,

porsi arithmetika. Je? Yes!dy edhe dy barazi kaq, pesë.Eva me qera! Adamin e shes!

Pesë heqim dy, bëjnë më nëntë!All right! orwelli festen ta vëntë.

Pitagora i numëron dy barrë mentë.Ta kqyrim e mandej sërish e shqyrim.Nuk shquhet, nuk quhet. Anullim loje!

ePruvetA GerDA DALiPAJ

Në mundete pabindshmja

një theromë të jetë në lukth.

E ngjiza në kokë: Më kanë dhënë linja epruvete,ku vilem në djersë të drithta,

e nën xhamat e brishtagastare-gastare

cullake,kondesoj mendjelehtësi nga ajri

përreth.

Aty groptha-groptha,

-ngaherë dua- s’mund tjetër

veçtë turfullohem,grumbullohem,

zgjatohem,avullohem.

Mund edhe të përvidhem si qindra gremçe bakteriale,

të turpërohem edhe, nga epidemitë që shpërhappër paaftësinë time të lindurpër përmbledhje dhe përkufi-

zime.Apo e zbërthyer në shumëfishësi

vemjemizash mishi,

epshur të derdhemmbi copë të qelbur veshke,barkun e rrudhur ta fërkojpse mbyllja sa më shumë

të qelbetaq më shumë vemje do të nxerë,

vemjetë një soji të rimë barkfryrë,

por transparente.

E pra,përse të mos vdesë burokracia

e të lirohet njerëzia?E pse edhe kufijtë,

kaq intelektualisht të brishtë?

Përvijë kufijve të Shqipërisëdo të zgjëndrem,

o do t’i lidh kordhelen,o t’ia vë flakën,

e ta shoh paskëtaj, -në mundsha nga një planet

tjetër, larg-si i vezullon konturi,

-Shiko! –sa i qartë

si arkivol moderna sarkofag

-kujt i plasi në i lashtëështë-,

prej guri ështëkaq thellësisht

i ftohtë.Lëvrihu o jetë bosh

kllapos sa as minjtë

nuk piskajnë dot!

-Larg - o Zot- formularët!

E sigurtë se nuk do të mund të ec.

Dhe këmbët e mia fillojnë të mos jenë të miat…

I ndjeri fati im, nderë dy kate mbi botë ,

- në brekushe të përmjera pleqsh,

vizatuar poshtë dritareshku edhe syri të shkon bosh -

të thahet supesh s’donme dy kapsa formularësh.