gazeta nr. 43

16
E MËRKURË, 26 TETOR 2011 - VITI 3 I BOTIMIT - NR 6 (43) - ÇMIMI 20 LEKË E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1) Cili është, pra, për Badiou-në rezultati (mësimi) i Revolucionit Kulturor? Zor se mund të lihet pa u vënë re ironia e faktit se Badiou-ja, i cili është i paepur në kundërshtimin e nocionit të aktit si mohim... Plehrat NË MBROJTJE TË KAUZAVE TË HUMBURA IV 02 analize Vendimi i Presidentit Bamir Topi për të mos dekretuar ligjin mbi trajtimin dhe menaxhimin e mbetjeve, që në publik është njohur si “ligji për importin e plehrave”, përbën një akt të vërtetë presidencial ... Një akt i vërtetë presidencial 03 analize Greva më e fundit e urisë në Shqipëri ishte ajo e minatorëve e cila nisi me cilësinë e protestës kur minatorët erdhën nga Bulqiza nën zhegun e Tiranës, korrik 2011... Greva e urisë si mënyrë e dëshpëruar e të kërkuarit zgjidhje 05 opinion Ne kemi një panoramë më të zezë se kurrë, më e ndyrë se vetë ndyrësia. Një e vërtetë e hidhur, që historia e të nesërmes nëse do i shpëtojmë këtij asimilimi, por që mua... TOPALLËT, TOPTANËT, METISTËT, ARTISTËT 15 opinion 08 zizek Të pasurit do të bënin gjithçka për të varfërit, përveçse t’u hiqeshin qafe. Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA ORGANIZATA POLITIKE, TIRANE Në kohën kur diskutohej për krizën e mbetjeve urbane në Itali midis të majtës dhe të djathtës Italiane, surpriza erdhi nga hiçi-më tha një koleg nga Brindisi. Vjen Berisha dhe kërkon që të jetë Shqipëria... I KAZONAVE E djathta në pushtet e po- saçërisht kapoja i tyre, Sali Ram Berisha, u mundua të fshihte pazarin e radhës në kurriz të shqiptarëve dhe një herë tjetër me një batutë të dobët stilistike. Ai e quajti aleancën që kundër- shton importin e plehrave nga Italiasi “aleancën e plehrave”. Batuta të tilla përdoren së pari për të denigruar kundërshtarin, por më e rëndësishmja për të fshehur mungesën e plotë të ar- gumenteve në mbrojtje të këtij pazari. Kryeministri mundohet të fshehë e të fshihet pas kazanëve të plehrave italianesepse ishte kjo parti që në 2004 votoj kundra këtij ligji, aso kohe të propozuar nga ish-kundërshtari, sot shok i tij, Fatos Nano. Kryeministri mun- dohet që nëpërmjet fshehjes pas kazanëve të plehrave, të kom- pensojë atë që Berluskoni në Ita- li, meqenëse nuk e fsheh dot më, ja hedh Shqipërisë, duke i kaluar disa para plehrashposaçërisht këtyre plehrave që sot janë në krye të Shqiptareve për të mbajtur mbi kurriz plehrat italiane. Nëpër- mjet batutave dhe buzëqeshjes idiote, kryeministri ynëmundohet të mosu përgjigjet pyetjeve legji- time që shtrohen sot nga publiku shqiptar. Ku janë kapacitetet doga- nore që do të na mbrojnë nga ple- hrat radioaktive që mund të marirn jetë shqiptarësh, ndërkohë qëe dimë shumë mirë që një prej in- stitucioneve më të korruptuara në vend është pikërisht dogana?Kush do ta mbajë nesër përgjegjësinë për jetët që do priten në mes nga ndotja? Ku shkoi Shqipëria turisti- ke? Kush do të jetë ai turist që do vijë në Republikën e Plehrave? Ku shkoi konventa e Aarusit e fir- mosur nga qeveria shqiptarepër t’u mbrojtur e për të na mbrojtur pikërisht nga inkursione të tilla imperialiste nga vendet fqinje? Kryeministri i venditmundohet të përdorë batutat për të fshehur di- ellin me shoshë,ose në rastin tonë me plehra, sepse nuk mundet t’u thotë shqiptarëve që këtë pazar ai po e bën për interesat mafioze të tij e familjes së tij. Kryeministri fshihet pas kazanëvesepse nuk ka kurajë t’u thotë shqiptarëve që përgjegjës për këtë transaksion është Mediu. Kush?!Fatmir Mediu!Pikërisht ai që prej katër vjetësh deklaron që nuk dinte gjë për Gërdecin!!Ai që është i akuzuari i drejtpërdrej- të i prerjes në mes të 26 jetëve të pafajshme me aferat e tije të familjes së kryeministrit. Dyshja Sali-Fatmirbashkohet prapëpër të realizuar “Gërdecin 2”, se- rinë e radhës së telenovelës kri- minale shqiptare. ”Organizata politike” e pagëzon sot kryemi- nistrin shqiptar me emrin “Liu i kazanëve”sepse i tillë ështëe kështu meriton të quhet. Gjithas- htu “Organizata Politike”fton të gjithë shqiptarët të dalin kundra këtij ligji kriminalqë për disa para që do fitojnë disa plehra, duan ta transformojnë Shqipërinë në një kazan të madh të plehrave ndër- kombëtare. Format e rezistencës mbeten të njëjtat, organizim dhe pjesëmarrje në tubimet që do të organizohennga Aleanca Kun- dër Importit të Plehrave. Vetëm hedhja në kazanin e plehrave të këtij ligjimund të garantojë që Shqipëria nuk do të kthehet vetë në një kazan të madh plehrashku sundon “Liu i kazanëve”. Editorial LIU Kundër importit te plehrave.

Upload: organizata-politike

Post on 11-Mar-2016

273 views

Category:

Documents


6 download

DESCRIPTION

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! Me shume informacion tek http://www.opolitike.org

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Nr. 43

E mërkurë, 26 TETor 2011 - VITI 3 I BoTImIT - Nr 6 (43) - ÇmImI 20 LEkë

E mErkurE 15 SHTATor - GAZETE E PErJAVSHmE E PAVArur - VITI 1 I BoTImIT - Nr 1 (1)

Cili është, pra, për Badiou-në rezultati (mësimi) i Revolucionit Kulturor? Zor se mund të lihet pa u vënë re ironia e faktit se Badiou-ja, i cili është i paepur në kundërshtimin e nocionit të aktit si mohim...

Plehrat

NË MBROJTJE TË KAUZAVE TË HUMBURA IV

02analize

Vendimi i Presidentit Bamir Topi për të mos dekretuar ligjin mbi trajtimin dhe menaxhimin e mbetjeve, që në publik është njohur si “ligji për importin e plehrave”, përbën një akt të vërtetë presidencial ...

Një akt i vërtetë presidencial

03analize

Greva më e fundit e urisë në Shqipëri ishte ajo e minatorëve e cila nisi me cilësinë e protestës kur minatorët erdhën nga Bulqiza nën zhegun e Tiranës, korrik 2011...

Greva e urisë si mënyrë e dëshpëruar e të kërkuarit zgjidhje

05opinion

Ne kemi një panoramë më të zezë se kurrë, më e ndyrë se vetë ndyrësia. Një e vërtetë e hidhur, që historia e të nesërmes nëse do i shpëtojmë këtij asimilimi, por që mua...

TOPAllËT, TOPTANËT, METISTËT, ARTISTËT

15opinion

08zizek

Të pasurit do të bënin gjithçka për të varfërit, përveçse t’u hiqeshin qafe.

Lexojeni, shpërndajani

miqve dhe mbi të gjitha,

dorëzojani armikut!

GAZETE E PErJAVSHmE - BoTuAr NGA orGANIZATA PoLITIkE, TIrANE

Në kohën kur diskutohej për krizën e mbetjeve urbane në Itali midis të majtës dhe të djathtës Italiane, surpriza erdhi nga hiçi-më tha një koleg nga Brindisi. Vjen Berisha dhe kërkon që të jetë Shqipëria...

I KAZONAVEE djathta në pushtet e po-

saçërisht kapoja i tyre, Sali Ram Berisha, u mundua të

fshihte pazarin e radhës në kurriz të shqiptarëve dhe një herë tjetër me një batutë të dobët stilistike. Ai e quajti aleancën që kundër-shton importin e plehrave nga Italiasi “aleancën e plehrave”. Batuta të tilla përdoren së pari për të denigruar kundërshtarin, por më e rëndësishmja për të fshehur mungesën e plotë të ar-gumenteve në mbrojtje të këtij pazari. Kryeministri mundohet të fshehë e të fshihet pas kazanëve të plehrave italianesepse ishte kjo parti që në 2004 votoj kundra këtij ligji, aso kohe të propozuar nga ish-kundërshtari, sot shok i tij, Fatos Nano. Kryeministri mun-dohet që nëpërmjet fshehjes pas kazanëve të plehrave, të kom-

pensojë atë që Berluskoni në Ita-li, meqenëse nuk e fsheh dot më, ja hedh Shqipërisë, duke i kaluar disa para plehrashposaçërisht këtyre plehrave që sot janë në krye të Shqiptareve për të mbajtur mbi kurriz plehrat italiane. Nëpër-mjet batutave dhe buzëqeshjes idiote, kryeministri ynëmundohet të mosu përgjigjet pyetjeve legji-time që shtrohen sot nga publiku shqiptar. Ku janë kapacitetet doga-nore që do të na mbrojnë nga ple-hrat radioaktive që mund të marirn jetë shqiptarësh, ndërkohë qëe dimë shumë mirë që një prej in-stitucioneve më të korruptuara në vend është pikërisht dogana?Kush do ta mbajë nesër përgjegjësinë për jetët që do priten në mes nga ndotja? Ku shkoi Shqipëria turisti-ke? Kush do të jetë ai turist që do vijë në Republikën e Plehrave?

Ku shkoi konventa e Aarusit e fir-mosur nga qeveria shqiptarepër t’u mbrojtur e për të na mbrojtur pikërisht nga inkursione të tilla imperialiste nga vendet fqinje? Kryeministri i venditmundohet të përdorë batutat për të fshehur di-ellin me shoshë,ose në rastin tonë me plehra, sepse nuk mundet t’u thotë shqiptarëve që këtë pazar ai po e bën për interesat mafioze të tij e familjes së tij. Kryeministri fshihet pas kazanëvesepse nuk ka kurajë t’u thotë shqiptarëve që përgjegjës për këtë transaksion është Mediu.Kush?!Fatmir Mediu!Pikërisht ai që prej katër vjetësh deklaron që nuk dinte gjë për Gërdecin!!Ai që është i akuzuari i drejtpërdrej-të i prerjes në mes të 26 jetëve të pafajshme me aferat e tije të familjes së kryeministrit. Dyshja Sali-Fatmirbashkohet prapëpër

të realizuar “Gërdecin 2”, se-rinë e radhës së telenovelës kri-minale shqiptare. ”Organizata politike” e pagëzon sot kryemi-nistrin shqiptar me emrin “liu i kazanëve”sepse i tillë ështëe kështu meriton të quhet. Gjithas-htu “Organizata Politike”fton të gjithë shqiptarët të dalin kundra këtij ligji kriminalqë për disa para që do fitojnë disa plehra, duan ta transformojnë Shqipërinë në një kazan të madh të plehrave ndër-kombëtare. Format e rezistencës mbeten të njëjtat, organizim dhe pjesëmarrje në tubimet që do të organizohennga Aleanca Kun-dër Importit të Plehrave. Vetëm hedhja në kazanin e plehrave të këtij ligjimund të garantojë që Shqipëria nuk do të kthehet vetë në një kazan të madh plehrashku sundon “liu i kazanëve”.

Editorial

LIU

Kundër importit te plehrave.

Page 2: Gazeta Nr. 43

E mërkurë, 26 Tetor 2011 2

PlehratAnalize

Andi Kananaj

Në kohën kur diskutohej për krizën e mbetjeve urbane në Itali midis të majtës dhe të

djathtës Italiane, surpriza erdhi nga hiçi-më tha një koleg nga Brindisi. Vjen Berisha dhe kërkon që të jetë Shqipëria shteti ku mund të transpor-tohen mbetjet, dhe jo vetëm kaq por 50 kategori mund dhe do të futen pa asnjë doganë; pa asnjë shpenzim ek-stra në vendin tuaj. Italiani mund dhe të çuditet, po unë jo.Të dhëna

Çmimi i eksportit në Gjemani për mbetjet shkon rreth 215 eruo për ton, që do të përkthehej në 400.000 euro në ditë vetëm për zonën e Napolit. Kostoja e vërtetë rritej në momen-tin e ambalazhimit. Nëse ndarja dhe diferencimi nuk është kryer në një fazë të parë vlera e kalon 1000 euro për ton. Investimi vetëm për zonën e Napolit që ndarja të kryhet me kosto më të ulët kapte shifrën e 150 mili-on eurove. Gjermania sigurisht që kërkon që mbetjet solide urbane të kujtdo zone, duhet që ta kalojnë në mënyrë të diferencuar kufirin. Një kabllogarmë e datës 13 shkurt 2008, tregon se qeveria Prodi hodhi poshtë idenë e transferimit të tyre në ven-

det në zhvillim, për shkak se ju ruajt humbjes së imazhit përpara votuese të vet të majtë. Mbetjet përfunduan në Gjermani duke kushtuar aq sa duhet të kushtonin, por me avantaz-hin se u eliminuan në inceneritor të nivelit të lartë.

E sigurt që qeveria e një matrapazi si Berluskoni nuk do të ketë dilemën e një qeverie të majtë. Berluskoni njihet si arlekini i mashtrimit dhe kjo nuk ka arsye pse të ndryshojë për shqiptarët, edhe pse ne jemi tifozë të Milanit në masë. Dr Berluskoni nuk i do tifozë afatgjatë mesa duket.

Sikur mos mjaftonte dyshimi se pas plerave qëndrojnë kamorristët, komisioni parlamentar i hetimit në Itali gjeti të arsyeshme përfundimin se :

Krimi i organizuar i tipit kamorrist vazhdon të ndërhyjë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek trafiku i paligj-shëm i mbetjeve, duke përfituar shu-ma të mëdha prash: Ky konfirmim vjen si pjesë e një studimi koral, me evidenca të qarta të treguar nga bas-hkëpunëtorët e drejtësisë.......Krimi i organizuar siguron vendin ku do të eliminohen mbetjet....

Në shkurt të vitit 2011, në rrugët e Napolit kishte mbi 2000 tonelata mbetje që grumbulloheshin çdo ditë.

Që do të thotë 2000x290eurox365di-të=211 milion euro në vit. Vetëm zona e Kampanias, vetëm me çmimin e ko-stos që kishte në vetë zonën e Napo-lit, pa taksa dogane, pa ambalazhim, pa diferencim të mbetjeve. Sasia e parave në qarkullim duket e respek-tueshme. Mafia mund edhe ta prishi terezinë për këtë shumë.

Të dhëna të tjera Vonesa në Napoli për mbledhjen

e mbetjeve rriti me 84 % tumoret në mushkëri dhe mëlci. Vdekshmëria u rrit më 12% për femrat dhe me 9% për meshkujt. Shifër kjo që shtyu Prokurorinë e shtetit Italian të hapi hetim për përhapje me faj të epidemive. Studimi u krye nga studiues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Qendra Europiane e Ambientit dhe Shëndetit dhe disa të tjera. Studimi fotografoi situatën nga viti 1995 deri në vitin 2002. Studimet që duhet të na bëjnë të mendojmë me seriozitet janë botuar në disa revista shkencore. Ne duhet të men-dohemi, se Shqipëria e varfër dhe spitalet i kemi pa ilaçe, në ndryshim nga Italia.

Në zonën e Casertas është akoma i papërdorur një inceneritor i cili i vetëm do të ishte në gjendje të elimi-

nonte mbetjet e zonën e Kampanies.Ky impiant i madh nuk përdoret se

çmimi i ndarjes dhe përgatitjes së mbetjeve do ta bënte më të ulet mar-zhin e fitimit. Në mesin e krizës së zonës se Napolit, disa firma të mëd-ha u ofruan që të ndërtonin indu-strinë e duhur për ti dhënë zgjidhje situatës. Akoma një firmë serioze nuk është përzgjedhur. Duke se Kamorra dhe këtë herë ka gjetur vullnetarët për t’u kancerizuar. Kjo gjetje do të rrisë fitim me disa herë. Do të krijojë mundësinë për ulje dhe të stresit që do shkaktonin kontrollet nëse aktiviteti do realizohej në një vend normal.

***Historia e importimit të plehrave,

ideja e ndërtimit të centrali bërtha-mor në mes të asgjësë, shembja e piramidës e bashkë me të dhe e Top Channel, ndërtimi i fabrikave të çi-mentos nga Durrësi në Fushë Krujë apo dhe lënia pa ilaçe e spitaleve janë normaliteti i këtij vendi jo nor-mal. Shkodra do të përmbytet për herë të tretë dhe do të jetë herë e tretë e baticës më të madhe në 100 vjet. Si me të qeshur kemi parë të na kalojnë para syve 300 vjet. Historia e vërtetë e shqiptarëve, që e jetojnë hi-storinë e tyre 2000 vjeçare disa herë

brenda një 5 vjeçari. lajmet ndodhin kaq shpesh, kaq të ngjashëm mes tyre, sa e humbasin tragjiken që sje-llin me vete. Fakt është në dy vitet në vazhdim do dalë një ligj arsimi që do të çojë në mbylljen e Universi-tetit shtetëror, do të shiten ato pak të mira publike që kanë ngelur për pak gjë.

Më pas kthimi në një kazan të madh plehrash do jetë i pashman-gshëm. Privatizimi i çdo aseti sh-tetëror dhe mos përdorimi i të ar-dhurave për të krijuar të mira të tjera publike çon detyrimisht tek falimentimi i shtetit. Kjo ndodhi me piramidat e Sudes, ku u shpenzua më shumë sesa të ardhurat reale. Sudja nuk ishte shteti, por shtetin zëvendësonte në atë kohë.

Do të jemi vendi ku Mafia do të gjejë gjithmonë mundësinë për të sjellë çdo aktivitet të saj. Shqiptarët nuk kanë ndonjë moment reflektimi distancues ndaj organizatave kri-minale. Do të thosha që e kundër-ta na ka ngjallur me shumë simpati dhe kjo është fakt. Shqiptarët janë të varfër. Shqiptarët kanë një kryemini-stër që nuk ka kufij morali mesa du-ket. Shqiptarët janë servil. Shqiptarët kanë frikë. Shqiptarët nuk mendo-hen. Shqiptarët e meritojnë.

Page 3: Gazeta Nr. 43

E mërkurë, 26 Tetor 2011 3Analize

Blendi Kajsiu

Vendimi i Presidentit Bamir Topi për të mos dekretuar ligjin mbi trajtimin dhe menaxhimin

e mbetjeve, që në publik është njohur si “ligji për importin e plehrave”, për-bën një akt të vërtetë presidencial. Me refuzimin për të dekretuar “ligjin për importin e plehrave” Presidenti ka artikuluar një shqetësim të gjerë të shoqërisë shqiptare me të cilën ven-dimmarrja politike ka humbur pothu-ajse çdo lidhje. Ndaj, mosdekretimi përbën një nga ato akte gjithnjë e më të rralla në politikën shqiptare, ku inte-resi publik fiton mbi interesin e ngushtë privat apo klanor.

ligji për mbetjet që u kthye nga Pre-sidenti Topi përbën një nga aktet më të rrezikshme të miratuara nga Parlamenti shqiptar. Ai krijon një hapësirë për im-portin e plehrave, me të cilën mund të abuzohet lehtësisht, sidomos po të kemi parasysh kapacitetet tona të mangëta administrative dhe faktin se biznesi i plehrave në vendet fqinje si Italia ndodhet në duart e mafies lokale. Në këto kushte, lejimi i importit të ple-hrave, pavarësisht kufizimeve që paras-htrohen në ligj, rrezikon të prodhojë fu-tjen në masë të mbetjeve të rrezikshme nëpërmjet kapjes së administratës dhe vendimmarrjes sonë politike nga bi-znese të dyshimta.

Për të kuptuar këtë, mjafton të sho-him se si ka ndodhur diçka e tillë në qytetet e vendeve fqinje, si Napoli, të cilat janë mbytur dhe kontaminu-ar nga importi i plehrave nga Veriu i Italisë. Kemi të bëjmë, pra, me një pro-blem që nuk përballohet dot edhe nga vende më të zhvilluara se ne, siç është Italia. Pra, nëse biznesi i pistë i plehrave ka kapur administratën dhe politikën italiane, pa dyshim që diçka e tillë do të ndodhë edhe me administratën dhe politikën shqiptare.

Për pasojë, Shqipëria jo vetëm që nuk do të ishte e aftë të trajtonte ple-hrat e saj, por do të mbytej edhe nga plehrat e fqinjëve. Shumë lehtë Shqi-përia do të përfundonte në një kosh të madh ku fqinjët do të hiqnin qafe për-kundrejt një çmimi të lirë plehrat që ata i prodhojnë pa fund. Natyrisht, disa këndej dhe andej detit do të përfitonin nga biznesi i plehrave. Ama, shumica e shqiptarëve dhe ambienti i tyre do të vuanin pasojat.

Në këto kushte, pyetja që lind na-tyrshëm është: Përse u kalua ligji në Parlament? Dikush me të drejtë mund

të mendojë se kapja së cilës i frikëso-hemi ka ndodhur tashmë. Përndryshe, është e pashpjegueshme se si qeveria aktuale synon të kalojë një ligj kundër të cilit ajo vetë dhe shoqëria ka reaguar negativisht prej kohësh (kujtoni protestat në vitin 2004 kundër vendimit të qeve-risë “Nano” për të ndërtuar një fabrikë për plehra që do të importoheshin nga Italia në Kashar). Personalisht mendoj

Një akt i vërtetë presidencial

se më shumë sesa pasojë e kapjes, ky ligj buron nga dëshpërimi buxhetor i qeverisë aktuale. Në kushtet kur të ar-dhurat në buxhet bien vazhdimisht, kur borxhi i brendshëm dhe i jashtëm rri-ten, kur mbijetesa financiare është në pikëpyetje, qeveria për të mbetur në pushtet fillon dhe kërkon të nxjerrë para ku të mundet dhe me çdo çmim, deri në zgjedhjet e ardhshme. Në fund

të fundit, ajo që rrezikon realisht push-tetin është mungesa e parave me të cilat ushqehen një mori interesash që e mbaj-në atë në këmbë.

Në këtë kontekst duhet kuptuar edhe ligji që i hap rrugë importit të plehrave. Ai është një nga aktet më të dëshpëruara për një dorë para nga qeveria dhe individë rreth saj. Pikërisht për këtë arsye, vendimi i Presidentit për mos ta

dekretuar këtë ligj është një nga aktet më fisnike të ndërmarra nga Presi-denca. Ama, interesi ynë i përbash-kët nuk mbrohet gjatë vetëm me akte presidenciale, ai ka nevojë edhe për reagim qytetar. Ndaj, akti i Presidentit duhet parë edhe si një ftesë drejtuar aktorëve dhe faktorëve socialë për të reaguar fuqishëm në mbrojtje të inte-resit publik.

Për pasojë, Shqipëria jo vetëm që nuk do të ishte e aftë të trajtonte plehrat e saj, por do të mbytej edhe nga plehrat e fqinjëve. Shumë lehtë Shqipëria do të përfundonte në një kosh të madh ku fqinjët do të hiqnin qafe përkundrejt një çmimi të lirë plehrat që ata i prodhojnë pa fund.

Page 4: Gazeta Nr. 43

E mërkurë, 26 Tetor 2011 4 Analize

SIKUR TË KISHIM SHTET….

LEART KOLA

Kriza greke në Shqipëri ka pa-sur përgjithësisht dy qasje në analiza. Njëra ka qenë ajo naci-

onaliste idiote, e tipit “shumë mirë t’i bëhet grekut; le të vdesë për bukë!” e tjetra kozmopolite e po aq mendje-madhe, një analizë e jashtme e borx-hit të brendshëm të Greqisë, analizë gjakftohtë, a thua se bëhet fjalë për një krizë në Sri lanka e jo në mes të Europës e ngjitur me Shqipërinë.

Kriza greke, ndryshe nga çfarë duam të besojmë, e ka prekur Shqi-përinë dhe e ka prekur mirë madje. Këtë e thotë gjithë ditën Banka e Shqi-përisë, duke reflektuar mbi remitan-cat e pakta të emigrantëve. Por mbi të gjitha kjo ndjehet në qytete kufitare si Korça e Gjirokastra, ku të ardhurat e emigrantëve ishin buka e përditshme e ekonomisë lokale. Shumica e bizne-seve që ishin ndërtuar si pasojë e kësaj qasje ekonomike lokale kanë të bëjnë me materialet e ndërtimit dhe arredimit të shtëpive meqenëse se tradita e emigracionit shqiptar ishte ndërtimi apo rindërtimi i banesave. Me dhjetëra dyqane mobiliesh, elek-troshtëpiakesh e shërbimesh të tjera të kësaj natyre po falimentojnë me një shpejtësi të jashtëzakonshme, si-domos në zonat kufitare ku dhe emi-gracioni i shqiptarëve në Greqi ishte më i përqendruar.

Kjo fazë do të shoqërohet me një fazë tjetër që do jetë kthimi masiv i

emigrantëve në qytetet e origjinës. Po të shkëputemi nga folku i “gjasme patriotizmit” e këngëve me “kurbetin e zi, që më mirë është me ndejt në shtëpi”, është e lehtë të imagjino-het që ky nuk është një lajm i mirë, sidomos në kushtet kur qeveria shqiptare ka përqafuar sistemin më fondamentalist neo-liberal të parë në ndonjë vend tjetër. Mosprania e shtetit e lënia dorë të lirë tregut do të sillte në këto zona një kosto dhe më të lartë sociale. Si papunësi, rri-tje kriminaliteti e forma të ngjashme të kanalizimit të depresionit. Munge-sa e një alternative B për ata që nuk gjejnë punë në vendin e tyre, si p.sh. vajtja në emigrim, bën që në këto kushte katastrofa të jetë praktikisht në dyert e Shqipërisë.

Shteti shqiptar jo vetëm që nuk e merr në analizë një mundësi zgjidhjeje, por përkundrazi e fut ve-ten në një flluskë imagjinare prospe-riteti e ulërin me zërin e kryeministrit idiotësira të tipit: jemi vendi i dytë për zhvillim pas Gjermanisë. Me këtë sjellje, tashmë të parë e të provuar në 97-n,, kostot e 97-s janë të pashman-gshme.

E vetmja mënyrë për të shmangur katastrofën është e kundërta e asaj që qeveria e djathtë në pushtet po bën. Së pari, sikur të kishim një shtet, du-hej ngritur menjëherë një grup krize i koordinuar mes Ministrisë së Ekono-misë, Financave, asaj të Punës dhe të Brendshme. Për të kuptuar se sa është

numri0 e shqiptarëve që po kthehen e cili është ritmi i kthimit të tyre. Gji-thashtu duhet të ndodhë njohja me profesionet dhe kapacitetet financiare me të cilat kthehen në Shqipëri.

Pas kësaj faze, sikur ne të kishim një shtet të vërtetë, do të na duhej të rikthenim një qasje proteksioniste të shtetit, sidomos për sektorët ku pritet që paratë e emigrantëve të kthyer do investohen. Edhe me sy të lirë, pa asnjë studim është e kuptueshme që shumica e shqiptarëve në Greqi punojnë në ndërtim, agro-biznes ose industri tekstile. Në shumicën e rasteve është e pritshme që ky grup me paratë e kursyera të tentojë të ri-krijojë në Shqipëri të njëjtin biznes, duke pasur parasysh që do të duan të venë në jetë njohuritë e fituara në emigracion.

Sikur ne të kishim shtet, menjëherë do të nisnin politikat e kreditimit e ndërtimi i një banke bujqësore (prem-tim i Berishës në 2005) për të jetësuar këtë kapacitet monetar e punëtor që do angazhohej në ekonominë shqip-tare. Kjo do të sillte që në rastin më të keq, papunësia të mbetej e njëjtë e nuk do të shtohej me gjak të ri emi-grantësh fatkeqij.

Analiza e aftësive të “të ardhurve të rinj” është shumë e rëndësishme për të rivitalizuar ekonominë e për të ulur papunësinë në vend. Së pari, sepse papunësia në Shqipëri është më tragjike se papunësia në vende të tjera europiane. Në Shqipëri, të pa-

punët janë në kushte mesjetare, kanë vetëm trupin fizik, por nuk dinë të për-dorin asnjë makineri e nuk zotërojnë asnjë zanat që do mund t’u krijonte një lloj perspektive. Ata janë sot pas më shumë se 20 vjetësh, në të njëjtat kushte që ishin emigrantët e parë që shkuan në perëndim. Sot emigrantët e kthyer, vërtet, mund të jenë pa punë, por ama zotërojnë një aftësi, që mund të transformohej në një motor për ndërtimin e mikro-bizneseve familja-re, që sot janë i vetmi ilaç kundra kri-zës në Itali e Spanjë, e që do mund të riintegronin në tregun e punës e t’u jepnin aftësi dhe atyre të papunëve që nuk kanë asnjë aftës, e që krijoj-në sasinë e të papunëve kronik në shoqërinë Shqiptare.

Sigurisht që të ketë sukses, një ni-smë e tillë do të duhej që qeveria të zhvendosej nga terreni i rrezikshëm neo-liberal për të përqafuar masa më proteksioniste për produktin vendor. Në mënyrë që të garanton-te tregun për këto produkte e që më pas këto para të riqarkulloheshin në hapësirën publike e për interes pu-blik.

Sikur të kishim një shtet të shqip-tarëve e jo një agjenci private familja-re, do mund të nxirrnim përfitime nga kriza fqinje për të ndërtuar një eko-nomi vendore që do mund më pas të bëhej një shtyllë e rëndësishme për integrimin e vendit në BE. Mbrojtja e rivitalizimi i ekonomisë vendore është shembulli i vetëm që shqiptarët mund

të nxjerrin nga kriza e koalicionit ku duan të bëhen pjesë, por në vend që të ketë një reflektim më të madh për çështje të tilla, ne merremi me debate të pavlera mbi sintaksën e gjuhës.

Shteti shqiptar e ka më për zemër integrimin e plehrave italiane në vend sesa të qytetarëve të tij. Ky është pa-radoksi i neo-liberalizmit që sot prod-hon pambarimisht paradokse të kësaj natyre e që e ka transformuar shqipta-rin në një skizofren të përjetshëm.

Sikur të kishim një shtet e një qe-veri të shqiptarëve e për shqiptarët do të kish qenë më e lehtë të debato-nim për të ardhmen e për zhvillimin politiko-ekonomik. Por ne ndërkohe e dimë që nesër do jetë një ditë e re, ku kryeministri do mundohet të për-fitojë me Mediun ndonjë para nga biznesi i plehrave. Naço do të presë ta urdhërojë Meta për ndonjë ten-der të paligjshëm. Halimi do të fillojë që tani të bëjë listat e të burgosurve gati për zgjedhjet e 2013. Myqeremi do të marrë ndonjë para nga ndonjë pronar universiteti privat që të kalojë ligjin fashist të arsimit të lartë. Ben Imami do të shesë skrap. Haxhinasto do të zgjohet në një dite të re për të thënë idiotësira të vjetra. E Shqipëria do përjetojë përsëri, deri në neveri-tje, krizë pas krize, varfëri e papunësi. Sikur të kishim shtet do të kish qenë më e lehtë. Po ja që kemi një bandë e sa kohë të jetë ajo në pushtet, do na duhet të bëjmë biseda e të sillemi si të marrë peng.

Page 5: Gazeta Nr. 43

E mërkurë, 26 Tetor 2011 5Opinion

Dilfirus Vrioni

Greva më e fundit e urisë në Shqipëri ishte ajo e mina-torëve e cila nisi me cilësinë

e protestës kur minatorët erdhën nga Bulqiza nën zhegun e Tiranës, korrik 2011, për protesta para kryeministrisë dhe para firmës konçesionare ACR. Gjendje e vështirë njerëzore nën ritin e protestës. Greva me gjithë kohën e protestës zgjati pak a shumë 4 muaj. Artikulimi i kërkesave filloi me bisedi-me, që është shumë normale, vazhdoi me protestën dhe pastaj me grevën e urisë. Kërkesat kryesore të mina-torëve (për t’i përsëritur për të njëmij-tën herë në nder të qëndresës së tyre) 1. përmirësimi i kushteve të punës në minierë, 2. mirëmbajtja e minierës dhe rritja e pagës. Përmirësimi i kush-teve të punës dhe mbarëvajtja e mini-erës asnjëherë nuk u përkrah nga qe-veria, edhe pse në fakt ishte ajo dora vetë që duhet të bënte presion mbi fir-mën konçesionare duke qenë se mini-erat janë pasuri kombëtare dhe qeve-ria ka dalë zot të jetë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve dhe logjikisht të mbrojë interesat, dinjitetin, pasuritë e këtyre palëve. Që po të ndjekësh logjikën e thjeshtë e kanë edhe qeverinë pronë të tyren. Pra qeveria është e shqip-tarëve, jo shqiptarët të qeverisë.

Asnjëherë, asnjëra nga palët të ci-

lat i adresoheshin kërkesat nuk i mori parasysh këto kërkesa. Ato kalonin mbi e nën batuta. Thonë se u firmos një marrëveshje. Dhe para ca ditësh ndodhi një aksident tjetër në punë. Shumica e cilësuar e shoqërisë e shih-nin çështjen e minatorëve çështje të mbylluar në rrëqethullin e ngushtë të bulqizakëve. Edhe sindikatat ishin të ndara. Minatorët kishin brenda vetes edhe grupin ‘plangprishës’. Të vetmit që qëndruan deri në fund qenë mina-torët grevistë të urisë,e shokët e tyre që rrinin jashtë, për çdo rast.

Një skenë: Bulqizë, gusht, në hyrje të minierës, minatorë që rrinin jashtë për të qenë në çdo rast pranë sho-këve të tyre grevistë 1400 metra nën tokë, me vete kishin edhe gra edhe fëmijë, kuptohet ata që kishin mun-dësi fizike të vinin. Në një moment të caktuar hapet lajmi që do të vinte po-licia nga Tiranë për t’i nxjerrë me for-cë nga greva e urisë. Një prind, mina-tor kishte pranë djalin e tij të vogël, jo më shumë se 6 vjeç. E mori përballë dhe i tha ngultazi, “Merr gurë në dorë kur të vi policia, qëllo, me ç’të kapi dora, godit”. Në muajin gusht në Bu-lqizë kërthiu gjashtë vjeç po mbronte minierën tonë me gurë në dorë, ruan-te edhe tavolinën e familjes. Përballë policët, ndoshta edhe ata po aq fatkeq sa ai. Absurd. Me duhet të ritheksoj se kam qenë dëshmitare e gjithë skenës.

Problemi në këtë (punë, çështje, kauzë, tablo, skicë…) nuk e di ç’emër do t’a përshkruante më mirë është se duket sikur është krijuar një traditë grevash urie sa herë duam të kërkoj-më diçka. Deputetët futen në grevë urie për Kodin Zgjedhor, tetraplegji-kët futen në grevë urie për të drejtat e tyre, studentët janë futur gjithashtu (edhe pse nuk mund të bëhet parale-lizim për efekt periudhash historike), minatorët nuk ishte hera e parë që u futën në grevë. Procedura duket pak a shumë; një ose dy muaj bisedi-me, kërkesa, nga pesë deri në tetë ditë protesta ‘minimale’, deklara-ta në media, dhe kur kërkesat nuk plotësohen (gjë që ka precedent) fillon greva e urisë. Unë s’kam asgjë kundër këtij mjeti paqësor dhe fi-snik të të kërkuarit, por mesa duket i ka dalë boja dhe, edhe pronarit edhe shtetarit i është forcuar zemra. Duhet të kërkojmë ndryshe.

A është greva e urisë rruga që duhet ndjekur? Marrëdhënia mi-dis pronarit dhe punëtorit është marrëdhënie konflikti në këtë rast. Punëtori është në luftë për të drejtat e veta, la lutte des ouvriers contre les patrons, dhe ky është një konflikt kla-sash. Nuk mund të kërkohet zemërbu-tësia e padronit. Në këtë luftë duhet të mos e kemi prishur regjimin e të mba-hemi të fortë.

Më duhet të jap një shembull: afër Marsejës, në jug të Francës gjendet uzina Fralib, e cila prodhon çajin lip-ton. Padronët e uzinës duan ta mbyllin uzinën me arsyen se në Francë taksat janë shumë të larta dhe ata nuk arri-jnë dot t’i mbulojnë. Bashkë me këtë ata duan t’i transportojnë mjetet e prodhimit diku në Poloni në një tjetër filial të tyre për të vazhduar aktivitetin atje. lufta e punëtorëve të Fralib kun-dër këtij vendimi ka filluar që nga 28 shtatori i vitit 2010. Aktualisht që prej 2 shtatori 2011 punëtorët e Fralib e kanë pushtuar uzinën dhe nuk lejojnë askënd të marrë mjetet e prodhimit. Kjo uzinë ka 182 punëtor dhe ata janë të vendosur që nuk do të lejoj-në asnjë nga mjetet të niset për në Poloni. Ata janë të vendosur që në emër të dinjitetit të tyre njerëzor nuk do t’i humbin vendet e punës vetëm pse pronari nuk do që ”të taksohet kaq lartë”. Ata po ndalojnë me forcë hedhjen në skamje të shumë familje-ve. Por, përkundrazi, ata sigurisht që lënë të shkojë padroni nëse do, por jo mjetet e punës. Organizmi i tyre është i qëndrueshëm, asnjëherë nuk është artikuluar greva e urisë.

Një shembull tjetër, në Argjentinë në vitet 2001-2002 kompania Zanon donte të mbyllte uzinën duke nxjerrë në rrugë 200 punëtorë dhe familjet e tyre në skamje. Punëtorët nuk e leju-

an. Ata vendosën të mbanin fabrikën, të rikuperonin mjetet e punës dhe fi-lluan të prodhonin jo më nën varësinë e padronëve.

Ajo që dua të them është se greva (jo gjithnjë vetëm e urisë) është dhe duhet të shihet si luftë. Ku në mes nuk është pushtimi i tokës (prona) si në luftërat mes shteteve por paraja ( pro-nari që s’krijon kushtet e punës (se s’do të harxhojë para), që do të lar-gohet me pretendimin e taksimit të lartë, që do të mbyllë fabrikën duke hedhur në rrugë punëtorët). Dhe nga ana tjetër punëtorët që kërkoj-në dinjitetin e një qënie njerëzore dhe dinjitetin e punës së tyre.

Edhe për rastin e minatorëve gre-va e urisë nuk solli asgjë. Solidariteti është vlerë, ai nuk është i tejkaluar. Shembulli i Fralib-it në mos lëshimin e mjeteve të punës është një shem-bull dinjiteti dhe jo mëshire. Për të pasur lirinë për të duhet luftuar, radhët duhen më të dendura dhe sulmet më të qartë. Strategjia nge-let për t’u përmirësuar. lufta drejt demokracisë edhe për këtë është e bukur.

Ndoshta në tabelën në derën e minierës nuk duhej shkruar “Nda-lohet hyrja pa leje ne grevën e urisë së minatorëve”, por “Ndalohet hyrja në minierë deri në plotësimin e kër-kesave”.

Greva e urisë si mënyrë e dëshpëruar e të kërkuarit zgjidhje

Page 6: Gazeta Nr. 43

E mërkurë, 26 Tetor 2011 6 Opinion

(VIJON NGA FAQE 2)

Dhuna “e mirë” dhe dhuna “e keqe”

Ermira Danaj

Së shpejti do të jenë dy javët e aktivizimit kundër diskrimini-mit gjinor dhe kryesisht kundër

dhunës ndaj grave. Sigurisht që sikur-se çdo vit do të bëhen aktivitete ndër-gjegjësuese një pjesë e të cilave do të kenë impakt dhe të paktën do të kujtoj-në edhe njëherë se sa e rëndësishme është që të flitet për këtë çështje, një pjesë do të jenë paksa mediokre, sa për tu bërë. Megjithatë, shqetësimi im është se një formë e dhunës është pikërisht të flitet për dhunën gjatë një dite apo gjatë një jave, apo qofshin dy në vit. Që të jemi të sinqertë raste të dhunës në Shqipëri ne po kemi nga disa në ditë, dhe ky nuk është as qëlli-mi kryesor i këtij shkrimi. Ndërkohë që ky shkrim do të kishte për qëllim të merrej me çështjen e dhunës ndaj grave dhe keqpërdorimin e saj si pje-së e luftës politike, me dhunën ndaj grave që shpesh është dhunë “e mirë” që nuk ka nevojë për tu dënuar, dhe dhunën “e keqe”, atë që duhet dënuar e kritikuar, etj.

Në të njëjtën periudhë si tani, pak vjet më parë, kryetari i Partisë Socia-liste ishte në shënjestër për dhunën që na i paskërkësh shkaktuar grave të tija. Madje, edhe pse dikush mund ta kujtojë, edhe konferencat zyrtare të organizuara me këtë qëllim u kthyen në tribunën e sharjeve ndaj Edi Ra-mës, që paskësh bërë këtë e atë. Dhe në një shkrim timin të mëparshëm, duke u marrë përsëri me këtë çështje (po fatkeqësisht emrat e politikanëve ndryshojnë, por çështjet mbeten të njëjtat) kam folur mbi ndryshimin e perspektivës së trajtimit të diskrimi-nimit gjinor në varësi të përkatësisë politike. Sepse ndërkohë që shahej një kryetar partie që keqtrajtonte gra-të, mbrohej një ish ministër që kishte ngacmuar seksualisht një punonjëse të ardhshme, sepse në rastin e parë duhej patjetër sharë burri ndërsa në rastin e dytë vajza ishte “tip kurve”. Dhe mesa duket nuk kemi të bëjmë fare këtu me ndonjë “pasion” për mbrojtjen e të drejtave të grave por thjesht me një element tjetër për të sharë apo mbrojtur ca burra me push-tet. Pra çështja e pushtetit është ajo thelbësorja në këtë mes, dhe aspak dhuna ndaj grave. Rastet e sipërpër-mendura ishin para rreth 2 vitesh. Kështu që po i referohem disa ngjar-jeve të kohëve të fundit, jo vetëm në Tiranë por dhe në Prishtinë.

Para disa kohësh në gazeta qarku-lloi lajmi mbi ngacmimet seksuale që një kryetar bashkie mu në qendër të Shqipërisë i kishte bërë vazhdimisht

një punonjëseje të bashkisë e cila më pas e denoncoi këtë ngacmim të vazhdueshëm që ndërkohë u kthye dhe në kërcënim të vazhdueshëm. U shkruajt nëpër gazeta për këtë, por çuditërisht asnjë nga gratë (sigurisht që dhe burrat, por meqenëse ka ca gra politikane që marrin gjithnjë fla-murin e barazisë gjinore) e të njëjtës forcë politike si kryetari i bashkisë nuk dolën të mbronin të drejtën e gruas nga Kamza që ishte ngacmuar dhe kërcënuar. Domethënë ne paske-mi ngacmim dhe kërcënim, por për sa kohë e bën këtë ngacmim një për-faqësues i anës tonë, nuk ka problem “është dhunë e mirë”, ndërsa po të kish ndodhur e njëjta gjë me ndonjë kryetar bashkie “opozitar”, nami do ish bërë, do kishin filluar konferencat për shtyp në emër të kësaj dhe asaj konvente, në emër të nderit shqiptar, të gruas shqiptare, të familjes shqip-tare, etj etj. Domethënë gjithë çështja qëndron tek pozicioni që kemi në rr-jetën e pushtetit, dhe edhe koncepti i dhunës apo më saktë dënueshmëria e dhunës varion nga ky pozicion në rrjetën e pushtetit. Rasti tjetër që ka ndodhur po së fundmi është ai i dhunës ndaj disa grave në Bashkinë e Tiranës. Nuk po e përsëris rastin sepse u pasqyrua mjaftueshëm nga mediat, por në të gjithë këtë histo-ri kishte një element shumë të rën-dësishëm që më mbeti në mendje duke e theksuar edhe më shumë atë

është i partisë time. Raste të ngjashme i kemi dhe në

Prishtinë gjatë këtyre muajve të fun-dit. Para disa javësh, aktivistët e lë-vizjes Vetëvendosje ndërmorën një aksion në lidhje me negociatat me Serbinë. Në mbërritje të delegacionit të udhëhequr nga Edita Tahiri, aktivi-stët e lëvizjes Vetëvendosje gjuajtën domate ndaj makinës së Edita Tahi-rit. Nuk po zgjatem në këtë shkrim, sepse nuk është qëllimi i tij, mbi atë që po ndodh me negociatat me Ser-binë, dhe pozicionin komplet të pa-barabartë midis Kosovës dhe Serbisë ku Serbia vazhdon të mbajë gjithnjë pozicionin e saj dominues. Por ajo që ndodhi pas këtij aksioni ishte një seri deklaratash në mbrojtje të Edita Tahirit, sepse ishte dhunuar një zyr-tare e lartë, që për më tepër është grua (është bërë e modës tani që kur duam ta bëjmë me tragjike një situa-të shtojmë elementin gjinor), etj etj. Dhe deklaratat u bënë nga politika-në e nga përfaqësues të shoqërisë civile, etj etj. Por në të njëjtin aksion ndaj Edita Tahirit, shumë aktiviste të lëvizjes Vetëvendosje, u dhunuan pa asnjë lloj shqetësimi nga forcat e po-licisë. Dhe nuk u gjuajtën me domate duke qëndruar brenda makinës së tyre, por u rrahën dhe u dhunuan di-rekt të pambrojtura nga forcat e poli-cisë. Dhe le të shtojmë që nuk është ky i pari aksion kur aktivistet e lëvi-zjes Vetëvendosje janë dhunuar nga

forcat e policisë, për aksionet e tyre të cilat gjithnjë kanë qenë ose simbolike ose ndaj objekteve. Por, në lidhje me këtë aksionin e fundit, ndaj Edita Tahi-rit, ndërkohë që u dënua gjoja dhuna ndaj Edita Tahirit, askush nga këta/o mbrojtësi/et e të drejtave të njeriut nuk u kujtua të dilte dhe të reagonte për dhunën ndaj këtyre grave dhe vajzave të lëvizjes Vetëvendosje. Dhe e zëmë sikur dhe ajo ndaj Edita Tahi-rit të ishte dhunë e njëjtë me atë që është ushtruar ndaj aktivisteve të lë-vizjes Vetëvendosje, si ka mundësi që ndaj dikujt reagohet se na qenka dhu-nuar e ndaj dikujt tjetër jo, dhe dhuna ndaj dikujt na u konsideroka e dënu-eshme dhe e keqe ndërsa ndaj dikujt tjetër e justifikuar dhe e mirë. Nuk ka dhunë të mirë dhe dhunë të keqe, ka vetëm dhunë. Fatkeqësisht ajo që ndodh në Tiranë e në Prishtinë është një vlerësim dhune në varësi të inte-resave politikë dhe në varësi të pozi-cionit në pushtet. Dhe më fatkeqësisht akoma, dhuna ndaj grave është kthyer në një element shumë të fuqishëm të luftës politike, ku herë është e mirë e herë është e keqe sipas pozicionit të dhunuesit dhe të viktimës.

Më fatkeqësisht akoma, duke e kthyer dhunën ndaj grave në luftë politike dhe duke e politizuar, nuk bëhet gjë tjetër veçse delegjitimohet çështja e dhunimit të grave dhe vaj-zave “të thjeshta” që nuk janë as në politikë e as në vëmendje të mediave.

që është thënë më sipër me lidhjen e dhunës dhe pozicionin në rrjetën e pushtetit. Një nga deputetet e forcës politike në pushtet që tashmë qeveris dhe Bashkinë e Tiranës, duke folur në një emision, tha se kishte dëgjuar që këto gratë që ishin shtyrë në zyrat e Bashkisë, në fakt janë si të paduru-eshme dhe e përmbledhur shkurt edhe mund ta kenë merituar reagimin se mund ti kishin acaruar shumë pu-nonjësit e bashkisë. E thënë kështu duket si normale, ne jemi mësuar me këto shprehjet e tipit “e rraha se më provokoi”, “e vrava se më provokoi”, etj. Dhe me të thënë këtë, po të ndje-hemi të provokuar ne e vritkemi dikë, dhe kjo u quajtka e “justifikuar”. Në këtë logjikë shkon dhe kjo deklara-ta e mësipërme, që vërtet nuk është mirë të dhunohen gratë, por në këtë rast këto gratë dhe mbase e kanë me-rituar. Kjo thënie ndodh vetëm sepse bëhet fjalë për punonjës bashkie të së njëjtës forcë politike, sepse nëse do ishte rasti i kundërt nuk është shumë e vështirë për të imagjinuar se ç’do kish ndodhur. Por le ta themi fare drejt, që nuk ka dhunë që mbase e meriton dhe dhunë që nuk e meri-ton. Dhuna është e palejueshme dhe e dënueshme në çdo rast, ndaj kujtdo që ushtrohet, por në këtë shkrim po flasim vec për dhunën ndaj grave e po merremi me të. Një grua nuk mundet në një rast të dhunohet dhe “ta ketë merituar” sepse ai që e ka dhunuar

Page 7: Gazeta Nr. 43

E mërkurë, 26 Tetor 2011 7Opinion

Qeverisje me inercionBesnik Pula

Dy ngjarje shënuan javën po-litike në Kosovë: lansimi i Ra-portit të Progresit për Kosovën

nga Komisioni Evropian dhe dështi-mi i sërishëm i privatizimit të PTK-së. Ngjarjet janë vetëm incidentalisht të lidhura, mirëpo që të dyja janë indi-kacion për një problem fundamental në karakterin e qeverisjes në Kosovë. Dimë fare mirë për skandalet dhe për nivelin e thellë të korrupsionit moral, politik e financiar që ka gllabëruar pjesën më të madhe të strukturave sh-tetërore dhe të institucioneve publike në Kosovë, diçka që konfirmohet edhe në Raportin e Progresit. Mirëpo, dështi-met e kësaj qeverisjeje nuk janë vetëm në nivel të korrupsionit të gjithanshëm. Ato janë gjithnjë e më evidente edhe në nivel të politikave publike, veça-nërisht ato zhvillimore. Ministrat e qe-verisë Thaçi 2 përditë paraqiten në media duke proklamuar suksese dhe rezultate, sado që sipas shumicës së indikatorëve objektivë vendi vazhdon të marrë teposhtëzen.

Në fakt, siç na tregoi Raporti i Pro-gresit, gjërat nuk po ecin përpara, por po ecin mbrapa. Veçanërisht në fushën e gjendjes ekonomike në vend, ka jo përmirësim, por përkeqësim të gjen-djes në krahasim me atë të viteve të kaluara.

Në të njëjtin moment që mediat dhe publiku kosovar kapërdinë mesazhin e hidhët që erdh nga Brukseli, një nga ofertuesit e tenderit për privatizimin e Telekomit të Kosovës (TK), Hrvatski Telekom (pronë e Deutsche Telecom), tërhiqet nga gara nën pretekstin e korrupsionit brenda menaxhmentit aktual të PTK-së. Në mungesë të ofer-tuesve të mjaftueshëm, duket se priva-tizimi i TK-së do të dështojë edhe sivjet.

Dështimi për herë të dytë i një politike që qeveria Thaçi 2 synon ta sendërtojë me çdo kusht, tregon se jo vetëm korrupsioni, dyshimet për afera kriminale dhe problemet tjera që kanë karakterizuar qeverisjet (të kaluarën dhe aktualen) nga Hashim Thaçi, por se më fundamentalisht, kjo qeverisje po dështon edhe në objektivat e veta politike.

Ka shumë raste kur qeveri të korrup-tuara, madje shumë më autoritare dhe anti-demokratike se ajo që ekziston në Kosovë, megjithatë kanë arritur re-zultate në pikëpamje të zhvillimit eko-nomik apo përmirësimit të standardit të jetës së qytetarëve të saj. Kina, me regjimin e saj represiv njëpartiak, me-gjithatë arrin të krijojë rritje ekonomi-ke marramendëse. Regjimi autoritar i gjeneral Parkut në Korenë Jugore gjatë viteve 1960 arriti ta industrializojë Ko-renë dhe të ndërtojë bazën e zhvillimit që ky vend gëzon sot. Edhe Egjipti në vitet e fundit të sundimit të Hosni Mu-

barakut apo të Tunizisë nën Ben Alinë, të cilat përkundër korrupsionit dhe sistemeve represive politike, shënuan rezultate jo edhe krejt dëshpëruese në rrafshin e rritjes ekonomike. Realiteti është se në Kosovë, hapësira për një kompromis me një qeverisje të keqe dhe të korruptuar, në shkëmbim të rritjes ekonomike dhe ngritjes së mi-rëqenies, shpejt po shkon drejt ngushti-mit. Qeveria Thaçi 2, përderisa nuk është në gjendje ta adresojë korrupsionin, gji-thashtu po dështon në nxjerrjen e qoftë edhe të një rezultati pozitiv në rrafshin e politikave ekonomike.

Struktura aktuale politike gjithmonë ka pasë mekanizma të tjerë për ruajtjen e pushtetin, që i nxjerr në përdorim atëherë kur rezultatet konkrete mun-gojnë. Politika e metodave klienteliste, fokusi në krijimin e imazheve të fuqisë dhe autoritetit dhe e shfrytëzimit të ci-kleve mediale për të plasuar në vazh-dimësi slogane boshe për “integrime euroatlantike” në kohën kur anëtarësimi në BE duket të jetë më larg se kurrë më parë, dhe përdorimi i shantazheve dhe kërcënimeve joformale nga ana tjetër, janë simptomë e një problemi më fun-damental që ka Hashim Thaçi dhe qe-veria e tij. Ajo di t’i menaxhojë situatat politike, di t’i përshtatet momenteve politike që imponohen nga fuqitë e jashtme (siç ishte presioni për t’i hyrë bisedimeve me Serbinë), por nuk di të qeveris. Ka dallim thelbësor midis

aftësisë së një kryeministri dhe të një qeverie që t’i mbijetojë situatave të momentit, dhe aftësisë së një qeverie që të sjell rezultate konkrete për qyte-tarët e vendit. Kjo është veçanërisht e vërtetë në rrafshin e politikës ekono-mike. Korrupsioni qeveritar për qyte-tarin e rëndomtë mbetet një abstrak-sion që nuk e godet atë drejtpërdrejtë, pasi që efektet e korrupsionit në zhvillim ekonomik dhe mirëqenie janë indirekte. Mirëpo qytetarëve nuk mund t’i shitet mjegulla dhe iluzionet në kohën që ata ballafaqohen me vështirësi reale dhe të përditshme në sigurimin e mbijetesës, dhe kur përkeqësimi i gjendjes ekono-mike godet drejtpërdrejtë xhepin dhe standardin e jetesës së tyre.

Problemi i politikave pa rezultate të qeverisë Thaçi 2 janë pasojë e faktit se këto politika janë politika jofleksibile dhe është vetëm inercioni që i mban ato në themel të politikave të ashtuquajtura zhvillimore të kësaj qeverie. Privatizi-mi i PTK-së, autostrada Vërmnicë-Mer-dar, privatizimi i KEK-ut dhe projekte të tjera të gjitha filluan si nisma nën qeve-rinë Thaçi 1 – kuptohen, me asistencën e “miqëve” konsulentë, këshilltarë dhe “ekspertë” të angazhuar nga USAID, Banka Botërore dhe institucioneve tje-ra që punuan dhe hartuan programet në mbrapavijë, programe që Hashim Thaçi dhe qeveria e tij, si ajo e kaluara ashtu dhe kjo e tanishmja, i përvetësu-an si projekte të veta politike.

Këto politika u treguan dhe po tre-gohen katastrofike. Autostrada, në kombinim me papërgjegjësinë fiskale të kryeministrit, çoi në rritjen e defi-citit buxhetor, dhe rrezikun e tretjes së rezervave shtetërore, gjë që duket gjithnjë e më e mundshme tani pas dështimit të shitjes së PTK-së, duke e çuar Kosovën pashmangshëm drejt një krize fiskale gjatë vitit 2012. Privatizimi i PTK-së po dështon jo vetëm për sh-kak të korrupsionit dhe nepotizmit që qeverisja e Hashim Thaçit ka instaluar në këtë institucion, por për faktin se ky privatizim po ndodh në kushtet e një krize të thellë ekonomike në Evropë, në momentin që mbarë kontinenti rre-zikohet nga një valë e dytë e kolapseve bankare si pasojë e krizës së borxheve sovrane. Në një situatë të tillë, bankat kanë rrudhur kredidhënien ndërsa fir-mat kanë një qëndrim shumë më kon-servator karshi investimeve. Në një kontekst të tillë, privatizimi, sidomos i një ndërmarrje të zaptuar fund e krye nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi, natyrshëm se do të dështojë.

Këtij dështimi i shtohen problemet tjera. Inflacioni i përmasave katastrofike – diçka që fare pak po diskutohet në debatet mediale për ekonominë – po han edhe atë pak fuqi blerëse të familjeve kosovare, duke ua bërë më të shtrenjtë jetën dhe duke ia zbehur perspektivën sidomos të rinjve, që nuk u mbetet rrugë tjetër pos emigrimit nga Kosova. Bizneset e

vogla familjare po shkojnë drejt shka-tërrimit, si pasojë e kamatave të larta që bëjnë të pamundur investimet dhe e konkurrencës nga monopolet e mëd-ha tregtare, që mbajnë lidhje të ngushta me partitë politike, e që gradualisht po zaptojnë tregtinë në Kosovë, veçanërisht përmes vërshimit të tregut me mallra serbe. Papunësia është në rritje, jo në ulje, ndërkohë që mijëra të rinj çdo vit i shtohen një tregu të punës që nuk ka çka të ofrojë për ta – as bile të një page për jetesë, lerë më një karrierë dhe një të ardhme. Rritja ekonomike për sivjet, sado që të jetë shifra e saktë në fund, do të jetë krejtësisht artificiale, pasi që në realitet, varfërimi i gjithmbarshëm i qytetarëve nga inflacioni do të hajë çfarëdo shifre nominale të rritjes eko-nomike që pretendohet. Akti i dytë në rrafshin e politikave ekonomike që po përgatitet nga qeveria Thaçi, privati-zimi i KEK-ut, është skandal në vete i cili tek sa do të fillojë të na shpaloset nëpër ballinat e gazetave.

Problemi i Kosovës nuk është vetëm se ajo ka krizë ekonomike, problemi më i madh është se ajo ka krizë të qe-verisjes ekonomike. Kjo qeveri duhet ta kuptojë se qytetarët shumë shpejt ngopen me spektakle, slogane dhe iluzione joreale që refuzojnë të balla-faqohen me realitetin. Inercioni dhe mbështetja në strategji dhe programe të dështuara nuk do të funksionojnë më si zgjidhje.

Page 8: Gazeta Nr. 43

E mërkurë, 26 Tetor 2011 8 Filozofi

(VIJON Në FAQE 11)

Alain Badiou-ja ose dhuna e tërheqjes

SLAVOJ ZIZEK – NË MBROJTJE TË KAUZAVE TË HUMBURA IVMësimet e Revolucionit Kulturor

(Vijon nga numri i kaluar)Përzgjodhi dhe përktheu: Arlind Qori

Cili është, pra, për Badiou-në re-zultati (mësimi) i Revolucionit Kulturor? Zor se mund të lihet

pa u vënë re ironia e faktit se Badiou-ja, i cili është i paepur në kundërshtimin e nocionit të aktit si mohim, e përcakton domethënien historike të Revolucionit Kulturor Maoist pikërisht si dhënien e sinjalit

për fundin e partisë-shtet si produkt qendror të veprimtarisë politike revo-lucionare. Më përgjithësisht, Revolu-cioni Kulturor tregoi se nuk është më i mundur nënshtrimi i veprimeve masive revolucionare apo i fenomeneve orga-nizative ndaj logjikës së përpiktë të përfaqësimit klasor. Kjo është arsyeja pse ai mbetet një episod politik i rën-dësisë më të madhe.

Këta rreshta janë marrë nga “Revolu-cioni Kulturor: revolucioni i fundit?” i Ba-diou-së, tekst i cili që në titull dëfton një paralelizëm të papritur me Heidegger-in: për Badiou-në, Revolucioni Kulturor zë të njëjtin vend strukturor që zë Revo-lucioni Nazist për Heidegger-in – atë të angazhimit politik më radikal, dështimi i të cilit sinjalizon fundin e veprimtarisë politike (tradicionale) si të tillë. Përfun-dimi i tekstit të Badiou-së e përsërit me forcë këtë pikë:

Në fund të fundit, Revolucioni Kul-turor, edhe kur i hyn një rruge qorre, dëshmon pamundësinë për ta çliruar vërtet dhe globalisht politikën nga kor-niza e partisë shtet që e burgos atë. Ai shënon një përvojë të pazëvendësu-eshme ngopjeje për arsyen se një vu-llnet i dhunshëm që synonte gjetjen e rrugëve të reja politike, rinisjen e revo-lucionit dhe gjetjen e formave të reja të luftës punëtore brenda kushteve forma-le të socializmit, dështoi kur u përball me domosdoshmërinë e mbajtjes së kornizës së përgjithshme të partisë-sh-tet për shkak të rendit publik dhe sh-mangies së luftës civile.

Rëndësia kyçe e të fundit shpërthim vërtet të madh revolucionar të shekullit të njëzetë del se është mohuese për-derisa qëndron pikërisht në dështimin që sinjalizon shterimin e logjikës par-tiake/shtetërore të procesit revoluci-onar. Megjithatë, po sikur të shkojmë një hap më tutje dhe t’i përfytyrojmë të dyja polet, praninë (“vetorganizimin “e drejtpërdrejtë” jashtështetëror të masa-ve revolucionare) dhe ri-praninë (për-faqësimin), si dy pole të ndërvarura? Në këtë mënyrë, sipas një paradoksi vërtet hegelian, fundi i formës par-ti-shtet të veprimtarisë revolucionare që udhëhiqet nga telosi i “marrjes së pushtetit shtetëror” përbën në të njëj-tën kohë edhe fundin e të gjitha forma-ve të vetorganizimit “të drejtpërdrejtë” (jopërfaqësues)(këshillat punëtore dhe

të tjera forma të “demokracisë së drej-tpërdrejtë”).

Kur Badiou-ja, në logiques des mondes-in e tij të mëvonshëm, thotë të njëjtën gjë për Revolucionin Kulturor, e ndryshon theksin në mënyrë gati të padiktueshme:

Revolucioni Kulturor, për të gjithë re-volucionarët e botës, vuri në provë ku-fijtë e leninizmit. Ai na mësoi se politika e emancipimit nuk mund t’i nënshtro-het më paradigmës së revolucionit apo të mbahet peng nga forma partiake. Në mënyrë simetrike, ajo nuk mund të rret-hshkruhet brenda aparateve parlamen-tare apo zgjedhore. Gjithçka nis – dhe kjo përbën gjeninë e errët të Revolu-cionit Kulturor – kur, nëpërmjet zhytjes së hipotezave të mëparshme tek realja, gardistët e kuq të gjimnazeve dhe stu-dentët, e më pas punëtorët e Shangait, midis viteve 1966 dhe 1968 parashkru-an për dekadat që do të vinin realizimin pohues të këtij fillimi. Veçse furia e tyre mbetej ende aq e kapur pas asaj kun-dër së cilës po ngrinin krye, saqë ata vetëm sa e zbuluan nga këndvështrimi i mohimin të kulluar këtë fillim.

Midis këtyre dy interpretimeve ka një farë tensioni. Sipas “Revolucionit Kulturor: Revolucioni i fundit?”, dështi-mi i Revolucionit Kulturor “dëshmon pamundësinë për ta çliruar vërtet dhe globalisht politikën nga korniza e par-tisë shtet që e burgos atë” dhe shkaku i këtij dështimi specifikohet në nivelin e mendimit praktik (“domosdoshmëria e mbajtjes së kornizës së përgjithshme të partisë-shtet për shkak të rendit pu-blik dhe shmangies së luftës civile” –

pra, nevojat e “shërbimit të të mirave”: cilatdo qofshin turbullirat revoluciona-re, jeta duhet të ecë përpara, njerëzve u duhet të punojnë, të konsumojnë etj, dhe partia-shtet përbën të vetmen agjenci të garantimit të të mësipërme-ve...në terma personalë, s’ka Mao Ce Dun pa përkujdesjen e Çu En lait për mbarëvajtjen në një farë mënyrë të sh-tetit gjatë kohës së turbullirave të Revo-lucionit Kulturor). Në të kundërt të këtij pretendimi mbi pamundësinë e çlirimit të politikës nga korniza e partisë-sh-tet, pasazhi i marrë nga logiques des mondes-i e percepton pamundësinë e ndjekjes së veprimtarive politike radikale brenda kornizës së parti-së-shtet si mësimin që duhet nxjerrë nga Revolucioni Kulturor (“politika e emancipimit nuk mund t’i nënshtrohet më paradigmës së revolucionit ose të mbahet peng i formës partiake”). Pra, as mund ta praktikojmë politikën revo-lucionare jashtë kornizës së partisë sh-tet, e as mund ta bëjmë këtë gjë brenda kësaj kornize. S’është çudi atëherë që kur ballafaqohet te logiques des mon-des-i me pyetjen kyçe, “a i ka ‘Ideja e përjetshme’ e politikës barazimta-re-revolucionare, së bashku me katër përbërësit e saj (barazi, terror, volun-tarizëm, besim tek populli), rrënjët tek modeli i partisë-shtet që mbështetet tek shteti revolucionar, por që i cili e sh-teri potencialin e tij gjatë Revolucionit Kulturor duke na bërë ta braktisim atë, apo ideja është vërtet ‘e përjetshme’ dhe si e tillë pret të rishpiket në epokën tonë pasrevolucionare?”, Badiou-ja jep një përgjigje që nuk të bind:

Në të vërtetë, ajo çka e ndërton su-bjektivitetin ndër-botësor të figurës së revolucionarit shtetëror gjendet pi-kërisht në faktin që ajo rreket ta bëjë dominuese ndarjen midis shtetit dhe politikës revolucionare, veçse duke i shtuar shtrembërimin e reduktimit të kësaj përpjekjeje brenda formës së pushtetit shtetëror. Për pasojë, figura në fjalë ekziston vetëm nëse kjo ndarje parakuptohet. Prandaj kjo figurë mund të ndërtohet filozofikisht sot vetëm pasi një mendim i ri mbi politikën ta ketë vendosur veten mendimisht e prakti-kisht me qëllim mendimin e veprimit brenda një politike për të cilën pushte-ti shtetëror nuk përbën as objektiv, as normë.

Zgjidhja që i jep Badiou-ja kësaj rruge qorre (as brenda, as jashtë for-mës shtetërore) është kjo: në distancë nga forma shtetërore – jashtë, por jo si jashtësi që e shkatërron formën sh-tetërore; por si gjest i “tërheqjes” nga forma shtetërore pa e shkatërruar atë. Këtu, pyetja e vërtetë është kjo: si du-het operacionalizuar kjo jashtësi nga shteti? Meqenëse Revolucioni Kulturor sinjalizon dështimin e përpjekjeve për ta shkatërruar shtetin nga brenda apo por ta zhdukur atë, a përbën alternativë pranimi i shtetit thjesht si fakt apo si një aparat që merret me “shërbimin e të mirave”, duke i dhënë vetes qëllimin e veprimit të distancuar nga ai (duke e bombarduar atë me proklamata dhe kërkesa urdhërore? Veçse, mos një po-zicion i tillë i afrohet atij të Simon Crit-chley-t i cili, siç e kemi vënë re, argu-menton se politika emancipuese

kryhet, madje edhe thjesht ndodh – në mënyrë praktike, lokale apo situaci-onale – në distancë nga shteti. [...] Ajo i vë pikëpyetje shtetit apo i kërkon llo-gari rendit të vendosur jo për ta hequr qafe shtetin, sado e dëshirueshme të jetë diçka e tillë në një kuptim utopik, por për ta përmirësuar atë apo për të zbutur pasojat e këqija të tij.

Dykuptimësia kryesore e këtij po-zicioni gjendet në një non sequitur të çuditshëm: nëse shtetit i duhet të qëndrojë apo nëse është e pamundur zhdukja e shtetit (dhe kapitalizmit), atëherë pse duhet vepruar në distancë nga shteti? Pse të mos veprohet brenda shtetit? Pse të mos pranohet premisa bazike e Rrugës së Tretë?

Me fjalë të tjera, a nuk është pozi-cioni i Critchley-t (dhe Badiou-së) ai i mbështetjes në faktin se dikush tjetër do ta marrë përsipër detyrën e drejti-mit të makinerisë shtetërore, çka do të na mundësonte të merrnim pozicionin e distancuar kritik ndaj tij? Për më te-për, nëse hapësira e politikës emanci-puese përkufizohet prej një distance nga shteti, a mos po e braktisim fare leh-të fushën (e shtetit) në duart e armikut? A nuk është e rëndësishme forma që merr shteti? A nuk të çon një pozicion i tillë drejt dhënies së një statusi dytësor kësaj çështjeje të rëndësishme: në fund të fundit, s’ka rëndësi ç’lloj shteti kemi përballë?

Kështu që kur Badiou-ja pretendon se Gardistët e Kuq “parashkruan për dekadat e ardhshme realizimin pohues të këtij fillimi të cilin, për shkak se fu-ria e tyre mbeti e zënë në çarkun e asaj kundër së cilës po ngrinin krye, e zbu-luan vetëm si mohim të kulluar”, a do të përbëjë ky “realizim pohues” atë që do të çonte kah shpikja e rrugëve të reja për heqjen qafe të shtetit, të “zhdukjes” së tij, apo kah thjesht një distancim nga shteti ose – në mënyrë më radikale, kah një përvetësim i ri i aparatit shtetëror?

Gjithsesi, dështimi i RevolucionitKul-turor ka edhe një aspekt tjetër, madje më të rëndësishëm. Badiou-ja e lexon këtë dështim – dhe më përgjithësisht shkatërrimin e komunizmit – si sinja-lizues të fundit të epokës në të cilën në politikë ishte e mundshme lindja e të vërtetës në nivel universal si një projekt (revolucionar) global: sot, pas kësaj disfate historike, një e vërtetë politike mund të lindë vetëm si ngjarje lokale (besnikëri ndaj saj), si luftë loka-le, si ndërhyrje në një yllësi të caktuar. Megjithatë, a nuk po ndërton ai kështu versionin e tij të postmodernizmit, të nocionit sipas të cilit sot të mundura janë vetëm aktet lokale të rezistencës? Ajo çka duket se i mungon Badiou-së (njëlloj si laclau-t dhe Butler-it) është një meta-teori e historisë çka do t’i jep-te një përgjigje të qartë alternativës që nuk i ndahet teorizimeve postmoder-ne” të politikes: a përbën në ...

Page 9: Gazeta Nr. 43

E mërkurë, 26 Tetor 2011 9Filozofi

Agon Hamza

louis Althusser është njëri ndër filozofët më të rëndësishëm të shekullit të kaluar. “Marksisti

kontraverz” i Francës, siç i referohen studentët dhe pasuesit e tij, nuk ishte kontraverz vetëm përbrenda ‘kam-pit’ progresiv Marksist, por ishte i ti-llë sepse bëri që edhe intelektualët e tjerë jo-marksistë, të marrin Marksin seriozisht në debatet dhe diskutimet e tyre: por, jo Marksizmin si monu-ment i së kaluarës, korpus interesant i ideve, etj, por Marksizmi si sfidues serioz i praktikave të filozofisë, eko-nomisë, politikës, etj (Balibar, 1993). Në këtë kontekst, pyetja legjitime është kjo: çka e bën Althusserin të veçantë dhe të nevojshëm për t’u lexuar ende? A nuk është Althusser pikërisht ai ‘filozofi i çmendur’, i cili e mbyti gruan e tij Hélène Rytman, nje-ri i cili vuante nga melankolia akute dhe hospitalizohej së paku për disa muaj gjatë vitit në njërën nga psikia-tritë e njohura të Francës? Gazetarët dhe filozofët e ‘faqeve të verdha’, të cilët në Francë (por jo vetëm), kanë dëshirë të dalin në TV dhe të flasin për problemet e botës dhe, men-dimin ia nënshtrojnë publicistikës (rrjedhimisht, mendimi pervertohet, në kuptimin psikanalitik të fjalës), mezi e pritën një tragjedi në jetën e Althusser-it për të filluar akuzat dhe sharjet më të paturpshme kundër tij. Secili që është i interesuar në men-dim, në filozofi (ose teori), duhet të injorojë shkresurinat e ‘faqeve të verdha’.

Por, pse duhet lexuar Althusser? Pse Althusser paraqet njërën ndër fi-gurat më të rëndësishme të filozofisë botërore të Shekullit të kaluar? ‘Peri-odizimi’ historisë së filozofisë botëro-re është i rëndësishëm për të ofruar perspektivën: sipas Badiou, filozofia botërore ndahet në tri periudha ose instanca (shprehje të cilën Althusser e ka pasur shumë për zemër). Periud-ha e parë është ajo greke, e cila fillon me Parmenidin dhe përfundon me Aristotelin, pra fillon në shek. V deri në shek. III para lindjes së Krishtit. Periudha e dytë është ajo e Idealiz-mit të Madh Gjerman, ndërmjet Kan-tit dhe Hegelit, via Fichte dhe Sche-lling (shek.XVIII-XIX). Në këtë linjë, ekziston një periudhë tjetër historike e filozofisë, e cila është filozofia fran-ceze e pas luftës së Dytë Botërore. Ajo inagurohet me veprën madhore të Sartre’s, Qenia dhe Hiçi (1943) dhe përfundon me librin e fundit të De-leuze Ç’është filozofia (1990; në bas-

Louis Althusser: Bashkëkohësi ynë

këtë tezë, politika determinohet nga figura e intelektualizmit dhe jo si lo-gjikë objektive e fuqisë/forcës. Devi-jimet teorike të politikës, në instancë dhe analizë të fundit, janë devijime filozofike (ato të sipër-përmendu-rat). Dhe këtu fillon puna serioze e Althusser-it. Tezat themelore dhe më të rëndësishme të Althusser-it, do të zhvillohen në tekstet në vazhdimësi.

Si çdo filozof serioz, edhe Althu-sser tentoi të japë definicionin e vet për filozofinë. Është fakt i mirënjohur se ai ofroi (së paku) dy definicione për këtë çështje:

a) filozofia si “teori e praktikës teorike”, dhe

b) filozofia si “reprezentim i luftës klasore në teori”

Sipas këtyre dy definicioneve, Al-thusser është spinozist i kulluar: filo-zofia intervenon në situata konkrete, dhe ‘gjykohet’ nga efektet që ajo i prodhon në ato situata. Ndërsa, në fazën e fundit të punës së tij, e njohur si “periudha e filozofisë së ndeshjes (ose, materializmi i ndeshjes/alea-torik)”, në intervistën me filozofen Fernanda Navarro, Althusser thotë se “filozofia prodhon problematikën gjenerale, që është mjeti/forma e shtrimit – dhe kështu zgjidhjes – së problemeve që mund të shfaqen”. Sipas Althusser, në instancë të fundit, filozofia prodhon skemat teorike dhe figurat, të cilat janë dhe shërbejnë si mediatorë për tejkalimin e kontradik-tave, të cilat (në instancë të fundit) janë elemente të ideologjisë, dhe këtu, filo-zofia vepron në distancë në praktikat kulturore (këtu termi ‘kulturë’ ka kono-tacion të ndryshëm nga ai i “studime-ve kulturore”), si shkencat, politika, arti dhe psikanaliza (të cilat më pastaj, do të shërbejnë si ‘procedura gjenerike’, ose “procedurat e së vërtetës” si dhe “kushtet e filozofisë” për Alain Badi-ou).

Për të kuptuar realisht punën fi-lozofike të Althusser, tezën e tij thel-bësisht spinoziste se ‘filozofia krijon efekte nëpërmjet intervenimit’, është e domosdoshme të kuptohen Tezat e tij të cilat sot janë bërë pjesë kon-stitutive të secilit diskurs filozofik, kulturor, politik, psikanalitik e artistik, si tej-determinimi, interpelimi, procesi pa subjekt, çarja epistemologjike, apara-tet ideologjike shtetërore, etj. Siç sh-kruan Alain Badiou (nxënësi më i de-votshëm i Althusserit dhe sot me siguri filozofi më i rëndësishëm në planet) në librin Metapolitika, “secila filozofi e vërtetë bashkëkohore duhet të filloj prej tezës singulare me të cilën Al-thusser e identifikon filozofinë”.

hkë-autorësi me Felix Guattari). “Se-kuenca e filozofisë franceze”, siç e quan një filozof, përfshin Bachelard, Merlau-Ponty, levi Strauss, Althusser, Foucault, Derrida, Deleuze, lacan, Sartre dhe Badiou (si përfaqësues i saj i fundit). Në kuadër të kësaj seku-ence të filozofisë, rëndësia dhe roli i Althusser-it është i pakontestueshëm. Studentët e tij sot janë filozofët më të lexuar dhe më me ndikim në akade-minë progresive: Etienne Balibar, Ja-cques Ranciere, Pierre Macherey, Ala-in Badiou, Jacques Alain-Miller, si dhe filozofët tjerë si Foucault, Derrida, madje edhe Deleuze; e tërë shkolla e ljubljanës janë lexues të vëmen-dshëm të Althusser (Mocnik, Zizek, Zupancic, Dolar), disa orientime filo-zofike në Ballkan (natyrisht, me për-jashtim të Kosovës dhe Shqipërisë, ku akademia, filozofia dhe “shkencat sociale” janë në fazën më dekadente të ekzistencës së tyre), Turqi, Britani, Itali, Gjermani, Meksikë, Bolivi, Vene-zuelë, Indi, Nepal, Kinë etj, janë thel-bësisht althusseriane, ndërsa akade-mia amerikane (megjithë problemet e mëdha në leximin që i bëjnë filo-zofët dhe kritikët kulturorë) gjithnjë e më shumë po kalon te althusseria-nizmi si orientim, si Fredric Jameson, Warren Montag, etj. Në këtë linjë, e

tërë tradita filozofike e pas luftës së Dytë Botërorë (dhe jo vetëm ajo fran-ceze), në një mënyrë është e lidhur me emrin e Althusser-it.

Nëse e pranojmë tezën filozofike mbi ekzistencën e “momentit filozofik francez/të/në Francë”, atëherë filozo-fia e Althusser-it paraqet njërin ndër momentet më të rëndësishme filozo-fike përbrenda këtij momenti filozo-fik. Në këtë kontekst është kruciale të theksohet fakti se kurrë nuk ka ekzi-stuar dhe kurrë nuk do të ekzistojë një sistem althusserian i filozofisë. E gjithë puna e tij vendoset mbi parimin (spi-nozian) “konkluza pa premisa”. Sfida e leximit të opusit filozofik të louis Al-thusser përfundimisht nuk qëndron në ri-theksimin e vazhdueshëm të jo-kompletësisë së punës të tij, mun-gesën e zhvillimit sistematik të Teza-ve (për Althusser, filozofia zhvillohet dhe intervenon nëpërmjet Tezave), ose madje edhe theksimin e kontra-diktave në dhe përgjatë punës/filo-zofisë së tij. Kjo është ndërmarrje e lehtë dhe nuk dërgon askund. Sepse çfarëdo “abstraksioni” filozofik që ndërmerret nuk mund të krijojë një sistem filozofik althusserian. Por, kjo nuk është çështja: vështirësia e lexi-mit të filozofisë althusseriane nuk qëndron në këtë pikë, sepse secila

tendencë për krijimin e sistemit fi-lozofik althusserian duhet të hudhet poshtë. Më tepër se kurrë duhet in-sistuar në leximin materialist të Al-thusserit, i cili konsiston në identifi-kimin e problemeve të përbashkëta që na unifikojnë me Althusserin, pa e reduktuar atë në kurrfarë konteksti historik. Nëse kjo formulohet ndryshe, atëherë mund të thuhet se çështja e leximit të Althusser-it sot qëndron në hapjen e problemit/problematikës althusseriane, duke synuar një akt al-thusserian; ideja është në prezantimin e një seti/rrjeta të problemeve nga shkrimet e Althusserit për ideologjinë, Marksizmin, humanizmin, limitet e Marksit, krizën në/të marksizmit, Machiavellin, interpelimin, etj. Në fakt, e tërë puna filozofike e Althu-sser konsiston në luftimin e deviji-meve filozofike të Marksizmit, të cilat sipas tij, shprehen nëpërmjet ekono-mizmit, evolucionizmit, voluntarizmit, humanizmit, dogmatizmit, empiriciz-mit, etj. Kjo është si rezultat i njërës prej Tezave kryesore të Althusser: të gjitha dështimet e proletariatit gjatë luftës klasore nuk janë si rezultat i balancës të forcave, por janë pasojë e dobësisë së projektit tonë. Dobësia është gjithnjë dobësia e mendimit. Siç shkruan Badiou pikërisht për

Page 10: Gazeta Nr. 43

E mërkurë, 26 Tetor 2011 10Analize

Besart Mataj

Sipas ligjit të Arsimit të lartë, me ndryshimet e reja te bëra në 2010 gjuha e huaj do të jetë një

nga provimet kryesore në përfundim të masterave si dhe do të ngelet kushti kryesor për të marrë diplomën e stu-dimeve të avancuara. Në këtë provim do të përfshihen të gjithë studentët e programeve të ciklit të dytë dhe të tretë master të cilët do të nisin studi-met këtë vit akademik dhe në fund të studimeve do të japin provimin e gju-hës angleze. Studentët e këtyre pro-grameve do të duhet të përvetësojnë gjuhën angleze si një nga lëndët bazë të kurrikulave studimore. Procedura është e thjeshtë, pasi të gjithë që mba-rojnë studimet master profesional, ma-ster shkencash dhe master të arteve të bukura, në përfundim të studimeve është e nevojshme që të marrin dhe gjuhën angleze”. E gjitha kjo është e parashikuar ne ligjin per Arsimin e larte, NENI 26, pika 1.2.1 C.

E thënë më qartë, mund të mos e kesh mbrojtur anglishten gjatë ko-hës që nis një nga këto cikle studi-mesh, por për të marrë diplomën e përfundimit të tyre, duhet më parë të paraqesësh certifikatën e mbroj-tjes së kësaj gjuhe, nga një institut ndërkombëtar,që ështe vendosur të jetë TOEFl-i. Aktualisht është përcak-tuar se provimi i gjuhës angleze do të përfshijë të gjitha programet e ciklit të dytë ku hyjnë masterat profesionalë, shkencorë të arteve të bukura, por edhe ato të ciklit të tretë si doktoratu-ra. Por nuk do të jenë vetëm universi-tet dhe ciklet e dyta dhe të treta të stu-dimit të cilat do të kenë anglishten si një lëndë për provim. Pritet që edhe maturantët e shkollave të mesme të te-stohen me një provim të detyrueshëm për lëndën e anglishtes. Maturantët përveç matematikës dhe letërsisë do u duhet të japin si provim të detyruar edhe anglishten.

Ky fakt është pohuar nga Ministri i Arsimit, pak muaj më parë i cili ka bërë publike një pjesë të reformave . “Duke i qëndruar parimit të graduali-tetit, ne do të punojmë për të siguruar të gjitha kushtet që të sigurojmë mësu-es për gjuhën angleze të mjaftueshëm për cdo shkollë. Dhe në rast se do ta arrijmë të kemi në të gjitha shkollat

Kunder Ligjit Arsimit te Larte

mësues me kualifikimin përkatës për të bërë mësim në gjuhën anglisht, unë nuk e përjashtoj mundësinë që matura shtetërore të ketë provimin e anglish-tes të detyruar në maturë” ka pohuar Tafaj. Sipas këtij vendimi në Maturën Shteterore do të jenë të detyrueshme pesë provime. Provimi i pestë do të jetë provimi i detyruar i gjuhës angle-ze. Së fundmi është shtuar dhe një pro-vim i tretë me zgjedhje, gjithsej 6.

Ndërkohë që një pjesë e pedago-gëve dhe akademikëve ishin kundër këtij vendimi, pasi humbasin vlerat e gjuhës shqipe. Por tashmë, vendimi është që në fund të çdo studimi të ni-velit të parë apo të dytë si dhe dokto-raturë të ketë një provim për gjuhën e huaj që është anglishtja.

Mbështesim idenë se te bësh të detyrueshme mbrojtjen e anglishtes si kusht dalës nga një cikël studimi në një universitet publik shqiptar me shu-micë dërmuese të programit ne gju-hën shqipe, është një cenim i drejtpër-drejte i gjuhës shqipe. Ky vendim sjell cenimin e dinjitetit te gjuhës shqipe, duke e konsideruar si sekondare për nga rëndësia atë.

Dikush mund të shprehet se të bërit të detyrueshme të gjuhës angleze si kusht dalës nga nje cikël studimesh të afron më tepër me BE meqe këto janë aspiratat tona. Por te mos harrojmë se

nëse po shkojmë në BE do shkojmë si shqiptar dhe jo si anglez, italian fran-cez, apo çfarëdo qoftë tjetër. Ne du-het te kultivojmë dhe ruajmë gjuhen tone, dhe te mesojme jo nje por sa me shume gjuhe, por jo të detyrohemi në këtë lloj mënyre.. Por përsëri një ar-gument që mbrojtësit e këtij vendimi, lidhet me te berit më konkurrues në tregun europian apo më gjerë. Ajo që duhet të na shqetësojë është pse du-het të na orientojnë me doemos drejt një lloj tregu, dhe nuk na lënë të lirë ta zgjedhim ne këtë gjë, meqë dhe po-litikat shtetërore i kemi mbështetëse dhe promovuese të tregut të lirë.

Arsyet pse duhet të jemi KUNDER këtij vendimi detyrues nuk janë vetëm kaq. Janë disa arsye që na pozicionoj-në në anën e kundërt të mbrojtësve të këtij ligji dhe vendimi qe percakton gjuhen e huaj si kusht për t’u diplomu-ar në një universitet publik shqiptar.

Në nenin 14 pika 1 të Republikës së Shqipërisë shprehet se: gjuha zyrtare në Shqipëri është shqipja. Vendosja zyrtarisht e mbrojtjes së gjuhës së huaj si kusht diplomimi cenon kush-tetutën dhe madje edhe autonominë e universiteteve që mbrohet me ligj. Kujtojmë që nuk është bërë një disku-tim publik me palët e interesuara para se të miratohej ky ligj.

Një tjetër arsye pse ne kundërsh-

tojmë të tilla vendime të mbrojtura me ligj lidhen me dëshirën tonë për të mbrojtur shtetin nga kundërshtimi i vetes dhe për të mbrojtur diplomat që shteti shqiptar lëshon. Gjuhën angleze sipas ligjit të ri duhet ta mbrojnë të gji-thë studentët para se të diplomohen, madje edhe ata që ndoshta kanë vite që mësojnë,apo dhe studentët e an-glishtes në shkollë të mësme, dhe ata që po në shkollë të lartë kanë studiuar anglisht. A nuk po shohim mungesë respekti të diplomave të shtetit shqip-tar dhe të universitetit publik shqiptar?

Studentët shqiptarë por edhe nxënësit e shkollave të mesme po detyrohen të zbatojnë një ligj që nuk lidhet domosdoshmërisht me nevojat e tyre të përditshme. Studentët nuk janë pyetur nëse duan apo nuk duan të mbrojnë anglishten. Kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër e medaljes lidhet me koston e lartë që ka mbrojtja e TOEFl. Por përtej kësaj studentëve nuk është se u imponohet thjesht një gjuhë e huaj për ta mbrojtur, por po u imponohet një gjuhë e përcaktuar qartë siç ështa anglishtja. Por çfarë do ndodhë me ata studentë që gjithë jetën e tyre kanë studiuar një gjuhë tjetër. Në këtë rast ne studentët po i ndajmë në fatlumë dhe fatkëqij. Fatlum që pa-skan mesuar anglisht, dhe fatkeq pse dëshira e tyre paskësh qenë një gjuhë

tjetër e huaj për t’u mësuar nga ata. Edhe njëherë ne shprehemi se çdo student duhet të lihet i lirë të studiojë kë gjuhë të huaj të dojë sipas interesa-ve të tij personale dhe jo të detyrohet me ligj ta bëjë këtë gjë.

Si përfundim duam të shprehemi se ne nuk jemi kundër mësimit të gj-uhëve të huaja, cilado qoftë ajo, madje të dimë sa më shumë është më mirë pasi do arrijmë të komunikojmë me sa më shumë individë dhe komunite-te. Por ajo që ne kundërshtojmë lidhet me dy pika: 1) Studentët detyrohen të mbrojnë një gjuhë të huaj si kusht diplomimi pa u konsultuar më parë me ta. 2) Nuk është thjesht një gjuhë e huaj por është e përcaktuar qartë, çka mohon të gjitha gjuhët e tjera që studentët mund të dine dhe duan të mësojmë.

Duke huazuar nga një pedagoge shumë e nderuar pyetje që ajo ka ngritur për në një shkrim ku shprehet kundër këtij ligji duke theksuar se ky vendim sjell cenimin e multilingualiz-mit në Shqipëri, do doja t’u ftoja të gjit-hëve vërtet të reflektonit dhe të jeni të bindur se sa shumë ja vlen kjo për të cilën jemi ngritur.

1. Sa janë marrë parasysh qin-dra mijëra shqiptarët që jetojnë në Itali, Greqi, Gjermani, etj., studentët shqiptarë që studjojnë atje dhe në vende të tjera dhe që supozohet të joshen nga programi “brain-gain” e të kthehen të kontribuojnë në vend qof-të duke investuar, qoftë duke u bërë pjesë e sistemit arsimor shqiptar, kur atyre nuk u njihet gjuha e shkollimit?

2. Cilat janë gjuhët më të për-hapura të ndërmarrjeve të huaja që in-vestojnë në Shqipëri të cilat do të ishte mirë të lidheshin me shkollën si pjesë të tregut të punës apo si laboratorë të kërkimit skencor? Sa janë marrë këto parasysh? Me sa di unë, përveç Bech-tel-it ku punonjësit flasin turqisht, nuk di të ketë ndërmarrje amerikane a an-gleze që të jenë të pranishme në Shqi-përi, përkundër atyre italiane, greke, gjermane, austriake, franceze që kanë hapur selitë e tyre e investojnë në vend.

3. A është bërë ndonjë studim për të parë se cili do të ishte efekti anësor i këtij “anglicizimi” absolut mbi gjuhën shqipe në dhjetëvjeçarët e ar-dhshëm dhe si duhet ekuilibruar ai?

Page 11: Gazeta Nr. 43

E mërkurë, 26 Tetor 2011 11Analize

(VIJON NGA FAQE 8)

Helmetat që kanë pushtuar vendin nuk i vesh hordhi e huaj!Gentian Bala

Shqipëria është e pushtuar nga një ushtri uniformash jeshile që nuk i vesh dushmani, por një kontigjent

militantësh të paskrupullt, të pandër-gjegjshëm, të drejtuar nga totalitaristi i fundit. Nuk mund të ishim të sigurtë për këtë, për sa kohë Ramiz Alia, edhe pse larg pushtetit prej 20 vitesh, vazhdonte ti bënte hije tokës, duke mos i dhënë kënaqësi Berishës që të mbante prima-tin në asgjë tjetër veç notit.

Berisha nuk arrin të jetë i pari në asgjë; nuk ishte komunisti i parë në Shqipëri, nuk u bë demokrati i parë e as presidenti i parë i epokës së re. Ai është i pari mes shqiptarëve vetëm në not. Por duke filluar nga sot, e në të gjitha vitet në vijim, ai do të jetë i fundit (mbase edhe për këtë nuk mban me-ritë). Berisha është totalitaristi i fundit i Shqipërisë...

Shekulli i XX prodhoi dy luftëra botërore dhe luftën e ftohtë. U eksperi-mentuan forma të reja qeverisjesh dhe u instaluan regjime totalitare, në të dy hemisferat të globit. Këto sisteme u ka-rakterizuan nga pushtete të pakufizuara që jo domosdoshmërisht vareshin nga fuqia e një individi të vetëm. Sistemet totalitare nuk mbarojnë me largimin e diktatorit, apo pas ndarjes së tij nga jeta. Ato janë në gjendje të gjenerojnë totalitaristë të rinj, nga barku i të njëjtit regjim. Përkufizimi më i saktë i totalita-rizmit do të ishte: një sistem pushtetesh

të pakufizuara në duart e një shpure burokratësht të indoktrinuar, të cilët manovrohen nga produkti më i përkryer i vetë sistemit, diktatori.

Sistemet totalitare gjatë shekullit të shkuar u bënë drejtpërdrejtë përgje-gjëse për shkeljet flagrante të të drejtave themelore të njeriut, për genocide dhe humbjen e miliona jetësh, tortura çnjerë-zore dhe krijimin e kampeve famëkeqe të përqendrimit...

Sigurisht përjashtim nuk mund të bën-te Shqipëria, e cila pati eksperimentin e saj të vogël por me famë botërore për brutalitetin dhe hermetizmin që e ka-rakterizoi. Paçka se me figurë qendrore

dhe të vetme për thuajse 40 vjet, Enver Hoxhën, regjimi shqiptar diti të nxjerrë nga gjiri i tij edhe totalitaristë të vegjël, bij të partisë dhe që i shërbyen më së miri linjës së shënuar. Këta riciklohes-hin herë pas here në bazë të kërkesave dhe luftërave brenda llojit. Për të mos u zgjatur shumë, njëri prej tyre mban ende të gjitha fijet e pushtetit në vend...

Me rënien e murit të Berlinit por si-domos me epokën e re të globalizimit, me liberalizimin jo vetëm të tregjeve por edhe të lëvizjes së njerëzve, ideve, dhe komunikimit, shekulli i ri e fshiu një herë e përgjithmonë mundësinë e lindjes së sistemeve të reja totalitariste. Sigurisht

që në vende të ndryshme të botës ka ende regjime të tilla, por ato mbajnë da-tëlindje të shekullit të shkuar, nuk kanë aftësi ripërtëritëse dhe po shijojnë ditët e fundit të agonisë. Provën më të qartë na e japin lëvizjet popullore që kanë shpërthyer në botën arabe. Ndonjë diktator do të rezistojë akoma edhe në të ardhmen, por pas tyre, është e sigurt që nuk do të ketë më pasues. Po për-jetojmë zhdukjen e parikthyeshme të sistemeve totalitare.

Shqipëria bën pjese pikërisht te ky grupim i fundit, i shteteve që kanë ende një totalitarist në krye, mbase pak nostal-gjik për regjimin e shkuar, por që nuk do

të lerë pinjollë nga pas. Jo sepse nuk do të dëshironte, por epoka dhe zhvillimet e shekullit të ri nuk e bëjnë të mundur. Por derisa totalitaristi i fundit në Shqipëri të largohet prej aty ku është, dhe për hir të pushtetit të tij, do të na duhet të durojmë ende poshtërime të një pas njëshme. Do të dëgjojmë Turqinë të na japë leksione se si shkruhet historia, të cilën nuk paskemi ditur ose dashur ta shkruajmë siç duhet. Do të dëgjoj-më Rumaninë të na thotë se këtu 10% e popullsisë i përket minoritetit të saj. Do të shohim se si ambasadori i shtetit fqinj inauguron shkollën serbe mu në mes të Fierit. Greqia do të na e marrë detin e tokën pa iu dridhur syri, e jo vetëm këto por edhe dinjitetin. E mbase shuarja e një fshati të tërë në dyert e Tiranës, nuk do të na mjaftojë për ta ndjerë të nevoj-shme dhënien fund të kësaj agonie; dhe as ekzekutimi i katër fukarenjve, bij të kësaj toke e të ketij mjerimi, mu përpara derës së pushtetarit të fundit të tipit to-talitar, nuk do të na japë kurajon për ta bërë sot e jo nesër ndryshimin...

Ajo çka na ngushëllon të gjithëve është se Berisha do të jetë i fundit i kë-saj race. Deri kur do të zgjasë ky fund askush nuk e di. Deri atëhere do të na duhet të durojmë helmetat që kanë pushtuar vendin.

... vetvete kalimi nga historitë (tregi-met) e mëdha drejt atyre të vogla, nga esencializmi drejt papërcaktueshmëri-së, nga politika globale drejt asaj lokale etj, një zhvendosje historike në mënyrë të tillë që përpara saj politika univer-sale ishte e mundshme, apo a përbën kuptimi i karakterit lokal të ndërhyrje-ve politike një kuptim të vetë thelbit të politikës në të tillë mënyrë që besimi i mëparshëm tek mundësia e ndërhyr-jes politike universale s’ishte gjë tjetër veçse një iluzion?

Sipas kësaj logjike, Badiou-ja së fun-dmi e ka zbritur kapitalizmin në katego-rinë e “sfondit” të natyralizuar të yllësisë sonë historike: kapitalizmi si “i pa-botë” nuk bën pjesë në ndonjë situatë të veçantë, por është sfondi gjithëpërfshi-rës në të cilin shfaqen situatat e veçanta. Prandaj është e pakuptimtë ndjekja e “politikave antikapitaliste”: politika për-bën gjithnjë një ndërhyrje në një situatë të veçantë, kundër agjentëve të caktu-ar; nuk mund “të luftohet” drejtpërdrejt kundër vetë sfondit neutral. Nuk luftohet “kapitalizmi”, por qeveria amerikane, vendimet dhe masat që ajo merr etj.

Veçse, a mos përjetohet herë pas here ky sfond global si një lloj kufizimi i prek-shëm dhe brutal? Historia e përsëritur e të Majtës bashkëkohore është ajo e një udhëheqësi apo një partie që zgjidhet me entuziazëm universal, që premton një “botë të re” (Mandela, lula) – por që pastaj herët a vonë, zakonisht pas nja ca viteve, gjendet përpara dilemës kyçe: a duhet guxuar të preket meka-

nizmi kapitalist apo duhet “luajtur me rregullat e lojës”? Nëse ndokush e tra-zon mekanizmin, atëherë ai menjëherë “ndëshkohet” nga turbullimet e tregut, kaosi ekonomik e të tjera si këto. Kështu që, megjithëse është e vërtetë që anti-kapitalizmi nuk mund të përbëjë drej-tpërdrejt qëllimin e veprimit politik – në politikë, u kundërvihemi agjentëve poli-tikë konkretë dhe veprimeve të tyre dhe jo ndonjë “sistemi” anonim – këtu duhet zbatuar dallimi lakanian midis qëllimit dhe synimit: megjithëse mund të mos për-bëjë qëllimin imediat të politikës eman-cipuese, antikapitalizmi duhet të përbëjë synimin përfundimtar të saj apo horizontin e të gjitha veprimtarive të saj. A nuk nxirret ky mësim nga nocioni të Marksit mbi “kri-tikën e ekonomisë politike” (gjë që Ba-diou-së i mungon tërësisht)? Megjithëse sfera e ekonomisë duket si “apolitike”, ajo përbën pikën sekrete të referimit dhe pa-rimin strukturues të luftërave politike.

Më 16 tetor të vitit 2006, pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve çeke për qeve-risjen lokale dhe Senat, Ministria e Bren-dshme e Republikës Çeke ndaloi organi-zatën e lidhjes së Rinisë Komuniste (KSM). Cila ishte “ideja kriminale” e saj në bazë të së cilës KSM-ja meritonte të ndalohej sipas Ministrisë së Brendshme? Fakti se programi i saj mbronte idenë e shndërri-mit të pronësisë private mbi mjetet e prodhimit në pronësi shoqërore, çka binte në kundërshtim me kushtetutën çeke...Të thuash se kërkesa për pronësi shoqërore të mjeteve të prodhimit përbën krim është njëlloj si të thuash se mendimi majtist mo-dern ka rrënjë kriminale.

Akti i duhur është një ndërhyrje e cila nuk vepron thjesht brenda një sfondi të dhënë, por i trazon koordinatat e tij duke e bërë kështu të dukshme atë si sfond. Kësh-tu, në politikën bashkëkohore, një sine qua non i aktit është fakti se ai e trazon statusin sfondor të ekonomisë nëpërmjet bërjes së dimensionit të tij politik të prekshëm (prandaj Marksi shkruante rreth ekono-misë politike). Sillni ndër mend vëzhgi-min e mprehtë të Wendy Brown-it sipas të cilit “nëse marksizmi mbartte ndonjë vlerë analitike për teorinë politike, a nuk mbështetej kjo në këmbënguljen se pro-blemi i lirisë gjendej brenda marrëdhëni-eve shoqërore që tërthorazi shpalleshin si “jopolitike” – pra si të natyralizuara – nga ligjërimi liberal? Prandaj “qëllimi politik i politikës identitare bashkëkohore në Ameri-kë duket se do të arrihej pjesërisht nëpër-mjet një farë rinatyralizimi të kapitalizmit. Pyetja themelore që duhet bërë është kjo:

[...] në çfarë mase kritika ndaj kapita-lizmit heshtohet nga konfigurimi i tashëm i politikës opozitare dhe jo thjesht nga “humbja e alternativës socialiste” apo nga “triumfi i pretenduar i liberalizmit” në rendin global? Në kundërshti me kri-tikën marksiste ndaj tërësisë shoqërore dhe vizionit marksist të shndërrimit total, në çfarë mase politika identitare ka ne-vojë për një standard brenda shoqërisë ekzistuese kundër të cilës të ngrejë pre-tendimet e saj - standard ky i cili jo vetëm e garanton kapitalizmin nga kritika, por edhe përkrah padukshmërinë dhe paar-tikulueshmërinë e klasës, çka ndodh jo rastësisht, por në mënyrë tipike? A mos kemi prekur një prej arsyeve pse klasa

emërtohet në mënyrë të vazhdueshme, por rrallë herë teorizohet apo zhvillohet nga mantra shumëkulturaliste – “racë, kla-së, gjini, seksualitet”?

Megjithëse universalizmi i Badiou-së sigurisht që i kundërvihet politikës identita-re, a nuk ndan me të këtë “rinatyralizim” të kapitalizmin nën maskën e reduktimit të ka-pitalizmit në sfondin e kudogjendur të luftës politike? Për më tepër, ironia këtu qëndron në faktin se ky “rinatyralizim” i kapitalizmit si një sfond i parakuptuar është përbërësi ideologjik kyç i asaj që Fukuyama e quan-te Fundi i Historisë. Alternativat e dukshme mbi Fukuyama-n duket se janë: ose prano-het teza e tij pseudo-hegeliane mbi Fundin e Historisë apo formën racionale më në fund të gjetur të jetës shoqërore, ose theksohet se lufta dhe papërcaktueshmëria historike vazhdojnë dhe se gjendemi larg çdo Fundi Historie. Mendimi im është se asnjëri nga këto opsione nuk është vërtet hegelian. Sigurisht që duhet refuzuar nocioni naiv i Fundit të Historisë në kuptimin e pajtimit të kryer apo i betejës që në parim është fituar tashmë; megjithatë, për shkak të ren-dit të sotëm global kapitalist dhe liberal-demokratik apo për shkak të këtij regjimi “refleksiviteti global”, kemi përjetuar një thyerje cilësore të çfarëdo historie të de-ritashme, në një farë mënyre historia ka arritur fundin e vet dhe ne jetojmë në fakt në një shoqëri post-historike. Historicizmi i globalizuar dhe papërcaktueshmëria përbëjnë treguesit përfundimtarë të këtij “fundi historie”. Kështu që mund të thu-het se në të vërtetë na duhet të pohojmë se, sot, megjithëse historia nuk ka arritur fundin, vetë nocioni i “historicitetit” funksi-

onon në një mënyrë të ndryshme nga më parë. Kjo do të thotë se, në mënyrë para-doksale, “rinatyralizimi” i kapitalizmit dhe përvoja e shoqërisë sonë si shoqëri risku refleksive në të cilën fenomenet përjeto-hen si të papërcaktueshme si rezultat i një ngrehine historikisht të papërcaktueshme, përbëjnë dy faqet e së njëjtës monedhë.

Nocioni mbizotërues i ideologjisë mbështetet në pohimin se ideologjia fik-son apo “natyralizon” atë që në fakt është rezultat i papërcaktueshëm i procesit hi-storik; kundërhelmi qëndron pikërisht në shikimin e gjërave si dinamike apo pjesë të procesit historik. Megjithatë, sot, kur nocioni i historicitetit dhe papërcaktueshmërisë uni-versale janë gjymtyrë të ideologjisë hegje-monike, këndvështrimi kritiko-ideologjik duhet kthyer kokëposhtë e duhet bërë pyetja: çfarë mbetet e njëjtë brenda dina-mizmit nomadik aq të lëvduar të shoqëri-së bashkëkohore? Afërmendsh, përgjigjja është kapitalizmi apo marrëdhëniet ka-pitaliste. Dhe këtu, marrëdhënia midis të Njëjtës dhe asaj që ka pësuar ndryshim është tamam dialektike: meqenëse di-namika e vetërevolucionimit të përher-shëm përbën tiparin më domethënës të kapitalizmit, ajo që mbetet e njëjtë – marrëdhëniet kapitaliste – është pi-kërisht yllësia që nxit ndryshimin e pan-dalshëm. Nëse do të na duhej të jetëso-nim një ndryshim vërtet radikal – një ndryshim të vetë marrëdhënieve kapita-liste – atëherë duhet t’i shkulnim rrënjët dinamikës së pandalshme shoqërore të jetës kapitaliste.

(Vijon në numrin e ardhshëm)

Page 12: Gazeta Nr. 43

E mërkurë, 26 Tetor 2011 12 Analize

KRITIKA NË JETËN TONË.

Genta Kaloci

Para disa ditësh në një bisedë televizive dhe tema ishte kri-tika në jetën tonë dhe se sa

e mundshme është diçka e tillë në shoqërinë tonë. Të ftuar ishin dhe pedagog filozofie dhe këngëtar për të pasur dhe përfaqësues nga fusha e artit që janë më të ndjeshëm dhe më të drejtpërdrejtë me kritikën, gji-thashtu dhe shkrimtar. Ajo që ishte më e rëndësishme është se kur bie fjala për kritikë është një temë një çështje e nxehtë dhe s’jemi të fami-ljarizuar mirë me kët koncept. Për fat të keq jemi një popull që nuk i ka pasur marrë dhëniet të mira me kriti-kën në historinë tonë në shekuj. Nuk kemi pasur luksin të arrijmë në një nivel të tillë personal dhe shoqëror për shumë arsye. Kritika si koncept është pjesa e mirë e shoqërisë, tregu-esi që shoqëria funksionon. Në radhë të parë të përcaktojmë kufijtë dhe hapësirën e termit kritikë.

Kritika i bëhet një personi apo një veprimi të caktuar. Ajo plasohet në formë këshille, në formë vlerësimi apo tendence. Ajo do jet konstruktive apo destruktive, e dhënë qëllimmirë ose jo. Sido që të jetë ajo do ketë in-terferim në personin apo në veprimin të cilit i dedikohet. Edhe kur shprehet

në mënyrën tendencioze ajo do ketë ndikimin në personalitetin e caktuar. Edhe kur shprehet si këshillë, edhe kur shprehet si vlerësim për ndonjë veprim, kritika duhet pranuar si nxi-tës dhe shtytës për ndryshim apo për plotësim përkatës. Kritikën do duhej ta jepnim, gjithnjë në funksion të zhvillimeve pozitive të individit apo të ndryshimeve pozitive në dukuri, në zhvillimet e përgjithshme të rrethit apo shoqërisë.

‘’lëvdata e nxjerr njeriun nga rru-ga që ka marrë, kritika e bën ta kon-trollojë dhe ta ndjekë atë. ‘’

Duhet përmendur se kritika është vetëm njëra anë e monedhës dhe ana tjetër është ajo që quhet autokritikë vjen si refleksion i brendshëm i ka-rakterit për ndonjë veprim të kryer nga vetja jonë, për ndonjë bindje të caktuar, etj. Autokritika i drejtohet qenies tonë dhe synon ta spostojë atë nga pozicioni për të cilin jemi bindur se kërkon ndryshim. Autokritika na jep mundësinë e balancës për qeni-en tonë dhe botën tonë të brendshme me ikonën që tregojmë dhe që është e prirur për tu kritikuar. Kjo temë me-riton vëmendje më të sforcuar duke involvuar edhe përkufizime ekzakte, të cilat trajtojnë këtë tematikë. Ishin shumë interesante dhe të vlefshme shembujt që përmendi dhe pedago-

gia e filozofisë e cila bëri të qarte se komunikimi i mirë dhe konstruktiv është shumë i rëndësishëm midis dialoguesve ose si në rastin e saj pe-dagog-student. Hapësirat personale, profesionale kufijtë e të drejtave dhe detyrimeve na bëjnë më efikas në kët proces komunikimi ku merr pje-së dhe kritika. Në disa raste qëndron mendimi se kritikat janë tendecioze dhe thuhen për të ofenduar ose injo-ruar, ndërkohë që kritika s’ka asnjë lidhje me këtë situatë. Kritikat e bazu-ara në argumente dhe në logjikë janë dhe duhet të jenë gjithmonë të mi-rëpritura. Kritika funksionon kur kemi një personalitet, karakter, vetëbesim, vetëvlerësim, respekt ndaj vetes dhe të tjerëve, të gjithë këta faktorë lo-zin rolë nëse do pranojmë dot kriti-kën ose do e refuzojmë atë. Në ditët tona ajo qe vëmë re është se kush flet ndryshe, kush kritikon nuk është patriot, nuk është kombëdashës, atdhetar etj si këto. Është për tu ar-dhur keq që njerëz inteligjentë, të shkolluar, arsimuar, me eksperienca të shumta profesionale dhe personale si ne vend dhe jashtë kanë mendime të tilla. Kemi arritur deri në atë pikë ku shoqëria jonë është ndarë në dy kampe lufte dhe është e trishtë dhe e zymtë një ikonë e tillë. Në jetën tonë të përditshme shohim se kritika humbet

terren duke u dorëzuar në të vetmet vlera dhe cilësi që janë, servilizmi, mi-litantizmi të cilat mbizotërojnë të gjit-ha fushat e jetës sonë. Figurat publike dhe ato politike nuk po kontribojnë pozitivisht duke dhënë shembullin e duhur dhe të domosdoshëm për rimëkëmbjen e shoqërisë sonë nga kriza që nuk është vetëm ekonomiko-politike por dhe vlerash. Jemi dëshmi-tarë të dialogëve abuzive, agresive dhe betejës personale në brutalitetet lektike verbale duke mos patur tër-heqje dhe reflektim nga asnjëra palë sidomos kur arrihet në kulmin e për-plasjes së mendimeve, dhe interesa-ve që mund të përfaqësojnë. Dikur kritika ishte pjesë e bunkerëve të monizmit kurse tani është futur në tu-nelet e errët të kësaj demokracie që mbajmë përgjegjësi të gjithë. Populli ynë historikisht ka vuajtur luftëra të ndryshme dhe ka pasur vetëm një rrugëzgjidhje dhe një alternativë bashkimin për të përballuar armikun e përbashkët. Psikologjia e luftëtarit është rrënjosur thellë në gjenin tonë në kodin e ADN-së sonë me pasoja të rënda që po i përjetojmë në kohët e paqes. Për të mbijetuar kemi funksio-nuar në stres të shpeshtë dhe nivelit të lartë e cila sjell dhe një sjellje tipike të tillë. Si njerëz të lirë kemi probleme të funksionojmë, nuk na vë faj, meqe-

nëse nuk na është dhënë mundësia shpesh të tregojmë mundësitë aftësitë vlerat tona, por kemi qenë të mirë të identifikojmë armikun dhe karakteri-stikat e tij në shekuj. Ndjenja e inferi-oritetit nuk na ka lejuar të kërkojmë të ëndërrojmë, të besojmë se gjëra të mira mund të meritojmë dhe mund ti bëjmë realitet. Politika nga ana tjetër ka qenë handikape sa për të mos thënë e pamjaftueshme dhe me ra-ste e paekzistueshme duke mos na dhënë mundësinë e veprimit dhe re-alizimit të tyre. Kritika quhej si një akt e veprim përçarës për një popull që ka pasur gjithmonë nevojë për unitet dhe si e tillë ka kaluar në sjelljen tonë, në mentalitetin tonë, në shoqërinë tonë. Ne s’kemi pasur kohë të sofisti-kojmë dhe të mprehim telat dhe mje-tet e komunikimit. Të tilla gjëra janë luksi i shoqërive modele që kanë ka-luar nga shumë periudha dhe që janë zhvilluar gradualisht duke sjellë në të nesërmen nga e shkuara dhe e sotmja elementët më të mirën dhe duke ele-minuar ato të padëshiruar. Si mund të kërkosh nga një shoqëri feudale që dolëm nga pushtimi otoman të arrij-më atë që popuj të tjerë kanë arritur nëpërmjet një procesi të lodhshëm dhe jo të shpejtë ne vite madje dhe shekuj ne ta zotërojmë në një kohë të shkurtër. Mentaliteti do kohën e vetë

Page 13: Gazeta Nr. 43

E mërkurë, 26 Tetor 2011 13

Kritika është pjese e procesit të socializimit dhe si e tillë fillon nga familja dhe nëse jetojmë në një familje me tolerancë dhe komunikim të pastër dhe të qartë midis pjesëtarëve të familjes atëherë dhe ky proces do jetë më i mundshëm

Analize

që të formohet do përpjekje dhe an-gazhime të mëdha nga politikat dhe nga vendimmarrjet që ndikojnë jetën e njerëzve, por gjithsesi nuk është e mjaftueshme, sigurisht që do përkra-hjen e individit në shkallë personale dhe shoqërore. Kritika është mjet i domosdoshëm i një shoqërie të lirë dhe e ushtruar nga njerëz me qenie të lirë. Nëpërmjet kritikës kemi fër-kim, dhe kjo s’do të thotë me domos-doshmëri diçka negative. Fërkimi sjell dialog, dialogu sjell argumentin, argumenti bazon nga një logjikë e kultivuar dhe eliminon mundësinë e zhvillimit të injorancës dhe si pasojë sjell atë që dëshirojmë të gjithë ecu-rinë dhe zhvillimin e shoqërisë sonë. Kritikat janë burim informacioni dhe meqenëse jetojmë në një kohë ku informacioni është fuqi, pushtet dhe burim financiar atëherë duhet të jemi më tolerant ndaj saj. Në shumicën e rasteve themi se kritikat janë të mi-

rëpritura sepse përmirësohemi, por s’do të thotë që i presim me kënaqësi. Pranojmë kritikat më lehtë nga njerëz të afërm ose që kemi raporte të mira dhe i vlerësojmë duke i marrë në kon-sideratë ato. Por, në të njëjtën kohë mund të bëhen dhe nga njerëz thje-sht të njohur ose të panjohur për një veprim,sjellje ose gjest, të tilla kritika mund të jenë të padëshirueshme por mund të jenë dhe korrekte sepse nga njerëz të afërm mund të mos thuhen gjërat me emrin e duhur për shkak të afrimitetit dhe lidhjes emocionale që ekziston midis personave. Kritikat janë shumë të vlefshme për individin por dhe për shoqërinë tonë si unitet, sepse vetëm nëpërmjet saj ne arrij-më të shohim se si na perceptojnë të tjerët dhe si na shohin shoqëria. Në të njëjtën mënyrë funksionon dhe për shoqërinë në tërësi ku e rëndësishme është të mos bien në vesh të shurdhët po të ketë aftësinë e pranimit dhe të

tolerancës për të bërë një hap mbra-pa dhe të shohim gjërat nga një pozi-cion dhe këndvështrim tjetër. Thuhet gjithashtu se kritika mund të ketë dhe momente dhe çaste të duhura për tu bërë, dhe nuk është nevoja të bëhen kritikat në sy të të tjerëve kur jemi në dijeni se situata ose individi është në një nivel ndjeshmërie të lartë. Kur duam të kritikojmë një student, fëmi-jën në kopsht ose shkollë do të ishte më mirë që raste të tilla të bëheshin në një vend të veçantë nga vështrimi dhe dëgjimi i të tjerëve, pa dashur të ofendojmë individin. Për ta ilustruar mund të përmendim një shembull me Aristotelin dhe një nxënësin e tij. Njëherë, në një mbledhje, ku ndër të tjerë kishin qenë prezent edhe Ari-stoteli dhe një nxënës i tij, Aristoteli kishte kritikuar një mësues tjetër në sy të të gjithëve. Mbledhja kishte për-funduar, Aristoteli dhe nxënësi ishin kthyer ne ore, ku po prisnin nxënës të

tjerë. Nxënësi më i mirë, ngrihet në

këmbë dhe në prezencën e të gjithë nxënësve të tjerë i thotë Aristotelit: “Mësues, nuk ishte mirë që e kritikuat atë në sy të të gjithëve”.

Aristoteli ia kthen: “E, ti, ç’bëre tani?”.

Kritika është pjese e procesit të socializimit dhe si e tillë fillon nga fa-milja dhe nëse jetojmë në një familje me tolerancë dhe komunikim të pa-stër dhe të qartë midis pjesëtarëve të familjes atëherë dhe ky proces do jetë më i mundshëm. Kritika nxitet nga të gjitha institucionet e socializi-mit tonë si individë dhe më pas bëhet pjesë e shëndoshë e jetës së individit. Kritika nuk është negative as injoru-ese por duhet të gjejmë mënyrën, momentin, personin e duhur për ta bërë atë, vetëm kështu mund të ketë suksesin dhe të sjellë konkluzionin e dëshirueshëm. Me pak fjalë ti japim

terrenin e duhur të ekzistojë, të funk-sionojë ti japim hapësirën që meriton pa e ndrydhur dhe pa e cunguar atë. Duhet të fillojmë në radhë të parë të jemi në kontakt me shqisat tona, të shohim duke hapur këndvështrimin, të dëgjojmë duke hequr dyllin nga veshët, të njohim gjërat me ndjesinë e prekjes, me nuhatjen tonë, me shijen tonë këto janë që na japin informacion për pese të vërtetat që na rrethojnë. Kritika bën të mundur të limoj pamjet e tyre të papërfunduara dhe na jap mundësinë ti përmirësojmë ato. Nuk kemi nevojë më për mbrojtje eku-batorike, kritika është ajri ambjental që mund të ketë pisllëqet, mikrobet e veta, mund të jetë jo i pastër në tërësinë e tij por i domosdoshëm për të krijuar antitrupa duke fituar imu-nitetin e duhur për t’u përballuar me rreziqet e jetës. Diçka të tillë duhet t’i japim mundësinë shoqërisë sonë të marri frymë për të mbijetuar.

Page 14: Gazeta Nr. 43

E mërkurë, 26 Tetor 2011 14 Opinion

DITARI I NJË ADOLESHENTI

Anonim - Flete Ditari

Ora pesë. Nga akuariumi ku ba-noj, në kat të njëmbëdhjetë, duket gjysma e qytetit. E lë

vështrimin, të lehtë e të çlirët, të shtri-het deri te kodrat matanë, në rrethina. Dhe më vjen të mendoj se ky qytet nuk paraqet më asnjë shpërqendrim për mua. Pa asnjë tundim miklues e pa asnjë atmosferë intime, pa joshje të mirfillta e pa ngurrime të mendua-ra, i shëmtuar dhe brutal, i zhvilluar në indiferencë, ai të le, tek e fundit, kollaj te vetja. Kështu, ky qytet absurd për-bën qytetin ideal tashmë. E përbën pavarësisht.

Mendimi më vjen si një epifani, si një zbulim i qetë, i pavetëdijshëm e i vërtetë. Kam nevojë për të, për t’u mbështetur. Nuk mund të shkru-aj, ndryshe. Më duhet t’ia them vetes ndërsa më shfaqet në kthjelltësinë e vet. Është kjo një kthjelltësi e pakon-trolluar dhe e paevitueshme, që fqi-njëson me zonat e hijes, me të mbaj-turit sytë hapur në hyrjen e vdekjes... Prolog i shpalosjes intime të shkrimit, që kujton epilogun e “Kujtimeve të Adrianit”: “Animula vagula, blandu-la... Piccola anima smarrita e soave, compagna e ospite del corpo, ora t’appresti a scendere in luoghi inco-lori, ardui e spogli, ove non avrai piu’ gli svaghi consueti. Un istante ancora, guardiamo insieme le rive familiari,

le cose che certamente non vedre-mo mai piu’... Cerchiamo di entrare nella morte ad occhi aperti...” – Sh-pirt i vogël i humbur e i lehtë, mik dhe i ftuar i trupit, tani ti përgatitesh të zbresësh në vende pangjyrë, të as-hpra e të zhveshura, ku nuk do të kesh më qetësimet e zakonshme. Një çast ende, të shohim bashkë brigjet fami-ljare, gjërat që nuk do të shohim më kurrsesi... Të përpiqemi të hymë në vdekje me sytë hapur...

Kuptohet, ky prolog nuk është veçse një epilog i përmbysur, një ar-tific më i vërtetë se vërtetësia e ndod-hive. Strukturë fillestare që mundëson tonin e fjalëve, melodi sekrete që njeh kumbimin e notave të fundit. Sepse, nëse gjërat zenë fill gjithmonë nga mesi, epifanitë vizionare nuk jepen veçse duke nisur nga fundi, edhe kur ende nuk e dimë këtë: fundi, epilogu melodik, janë ata vetë epifani, dhe ndodhitë tona të vogla, jetët tona, ngërthehen sakaq në to dhe luhen në këtë pentagram, paevitueshmërisht. Ka një moment kur melodia e sugje-ron mbylljen, por, nëse kjo është e gjetur, atëhere na bën të kuptojmë se fundi ka qenë mbarë kompozimi, vetë ritmi sekret i tërë melodisë. Jo se epilogu është qëllimi në vete i kom-pozimit, më tepër, ai rezonon kudo përgjatë tij me të gjitha notat, duke i plotësuar virtualisht, duke i dhënë se-cilës prej tyre sekretin e thellë të fun-

dësisë së njëjësishme. Pikërisht kjo fundësi thelbësore e mbërrirë i shpie kaq pranë pafundësisë që rreken të çelin.

Por pafundësia shfaqet vetëm si vi-brim në sfondin e më efemeres përko-hësi. Është vetë përkohësia sekreti që kohëson. Prej saj zenë fill ardhmëritë pa të ardhme: prej saj do të jenë ngji-zur pa mbërritur në qenie. Tërë e sh-kuara rezonon në këtë ardhmëri pa të ardhme, tërë koha kondensohet në të, e hapur, e luhatshme, e pastabilizuar, por dhe e kryer tashmë në paradoksin e mospërmbylljes: e shkuar e pakryer si e ardhme e përparme, ekzistencë e kulluar kohore, vend i padhënë ta-kimesh të vërteta. Prej këtej, çdo gjë tjetër ngjan e vogël, e pavlerë, tepër e kufizuar, e vobekët në sigurinë që e shquan, ashtu si vetë ky qytet, kur nuk vjen përmes epifanisë.

*** Si të qëndrosh pranë vetes si pra-

në një tjetri? Si të përqendrohesh tek ajo duke u shqendërzuar? Si të rro-kësh impulsin e saj jetik, në zhytje drejt tij, pa shpërfillur e holluar jetën, që zhvillohet gjithmonë e vetem përreth? Mendohet nganjëherë se jemi në kërkim të vazhdueshëm sti-mujsh ngaqë nuk gjejmë mjaft guxim për të jetuar në paqe me veten. E vërteta është e kundërta. Kërkimi i stimujve është thjesht aspekti modest i të tërës, faqja e saj kompensuese

për ta mbajtur jetën në kufij ende të jetueshëm. Stimujt janë thjesht dalje të domosdoshme në sipërfaqe, mb-ushje të shpejta me frymë pas zhytje-ve që na komprimojnë mushkëritë, ndjenjat, mendimet. Stimujt nuk janë veçse thyerje që ripremtojnë melo-dinë e thellësisë, intervale muzikore, çezura ku shpirti merr veten për të rinisur odisenë e tij. Zhytjet, në të kun-dërt, janë shtjellime të së panjohurës, itinerare të përshkueshme pa busu-ll, precipitime dhe pezullti pa sigu-rinë e kthimit mbrapsht, pa lehtësinë mbështetëse të dijes. Në to eksperi-mentojmë simpatinë me dimensionin e thellë, të pavetëdijshëm, të një jete universale të paemërtueshme. Dhe stacionet ku ndalemi, nuk janë veçse pala, palosje të njëpasnjëshme që provokojnë lindjen e një kujtese po ashtu të pavetëdijshme, apo më saktë, krijimin e një kufiri ku e pavetëdij-shmja dhe e vetëdijshmja i premto-hen njëra-tjetrës dhe fqinjësojnë reciprokisht. Ndalemi te palat për të tkurrur jetën në kujtesë, vazhdojmë rrugëtimin për t’i shpalosur ato, për t’i nxjerrë nga prehja. Çdo herë, lëvizja e shpirtit është e dyfishtë, pasi nis nga këta kufij ku fqinjësitë janë ende të papërcaktuara, të mjegullta, ende për t’u krijuar si territore fluide e, më tej, si gjurmë gjeologjike.

Ka një katastrofë të prekur në çdo lëvizje të tillë, dhe banimi i ele-

mentëve nuk mundësohet pa e dëshmuar këtë kusht mundësie të vetin, zanafillën e vet paradoksale. Në këtë pështjellim, vdekja dhe jeta fqi-njësojnë intimisht pa u kundërthënë. logjika përfytyruese, që tek emërton botën si Adami kafshët ndan qenien në kategori e vendos kode norma-tive të qëndrimit në jetë, këtu nuk mjafton, këtu nuk shërben. Shprehjet e banimit, këtu, u ngjajnë shumë më tepër osmozave, dhe individi, në vend të programimit të ekzistencës së vet, është i thirrur t’i vjedhë çaste jetës: individ i vendosur në pritë, që bëhet meritues i bujarisë së vjedhur. Ka një heroizëm pa lavdi në tërë këtë bas-hkëimplikim universal të ekzistuesit me njëjësitë e veta pavetore, me ele-mentët e vet kushtetues të cilët janë të tillë vetëm përsaqë ai i vjedh tjetër-kund. Ka një ngërthim të veçantë mes jetikes – e pajetueshme si e tillë – dhe të jetueshmes së familiarizuar. Ky indi-vid, që u përgjigjet thirrjeve të thella që i gjëmojnë në vesh, është qenie kufitare par eccellence.

Në kufirin ku është i vendosur, në nyjëtimin mes hapësirës dhe një vrime të zezë përthithëse, mes ko-hës dhe fantazmës, për këtë banor melodik nuk ka kuptim të flitet për qëndresa: ajo çka implikohet në këtë terren ende të papërcaktuar, në këtë pikëprerje ende të pakristalizuar, është rezistenca... një rezistencë atle-

Page 15: Gazeta Nr. 43

E mërkurë, 26 Tetor 2011 15Opinion

Geraldo Durda

Ne kemi një panoramë më të zezë se kurrë, më e ndyrë se vetë ndyrësia. Një e vërtetë

e hidhur, që historia e të nesërmes nëse do i shpëtojmë këtij asimilimi, por që mua më pëlqen ta quaj “avu-llim” të shqiptarëve, do na e njohë një arritje më të suksesshme se e “Kalit të Trojës”. Mendoj se pas një shekulli do na marrin si shembull për kavie eksperimentale. Shkencëtarët, an-tropologët, historianët, gjeologët, e gjithfarë ekspertësh, deri tek ata që do drejtojnë shtetet e tyre. Ne sot po lejojmë që të tallen me ne Topallët, Toptanët, Metistët e Artistët..

Por çfarë do të kuptojmë me To-pallët?

Me fjalën topallet do te kuptojmë që kur të duam mund t’i ndërpre-sim fjalën shokut, mikut, analistit, personit më të madh se ne, depute-tit, gjykatësit sa herë që ne nuk na pëlqen ajo se çfarë na thonë, kriti-kojnë apo kundërshtojnë. Me fjalën Topallët ne kuptojmë se sa herë qe flet ne duhet të të kapim prej “zhele-sh e të të nxjerrim jashtë”. Me fjalën Topallët ne do mësojmë që të përm-bysim qytete, të luftojmë për të sh-

kelur ligjin, për të sharë e ofenduar profesionin tonë sepse Topallët janë gjithmonë ofendues të profesionit te tyre që në rastin tonë i bie Spikere. Me Topallët do të kuptojmë që edhe ne si Jozefina Topalli të heshtim dhe të takojmë mikun tonë austriak me mustaqe dhe madje duhet t’i shke-lim dhe syrin. Me Topallët ne do të kuptojmë njësoj si Jozefina i ka ngji-tur shkallët e karrierës jo në bazë te bagazhit te saj intelektual apo arsi-mor, ajo është ngjitur në politikë falë besnikërisë dhe mbështetjes së Sali Berishës pas 1997 kur shumë koka të PD-së ju larguan atij. Kështu duhet të bëjmë edhe ne..

Por çfarë do te kuptojmë me Top-tanët?

Me fjalën Toptanë kemi një përku-fizim shumë më të saktë sesa përku-fizimi i Topallëve sepse fjala toptanë ka lidhje direkt me ariun polar i cili zgjohet një herë në 6 muaj. Ky është përkufizimi i vetëm i Toptanëve.

Ç’janë Metistët?Metistët janë njerëz korruptivë, sh-

kaktojnë kriza politike, sjellin pasoja si puna e korrupsionit dhe e vrasjeve qeveritare, ndërsa kryetarin e par-tisë e kanë ende në gjyq për afera

korruptive, i filmuar me zë dhe figurë. ”Metistët” janë hera e parë në histo-rinë politike të vendit që një partie që ka fatin e vendit në dorë për dy vjet i akuzohen deputetë dhe ministra, edhe ata që s’janë deputetë, për afera korruptive…

Çfarë do të kuptojmë me Artistët?Dy javë më parë Sali Berisha pre-

zantoi nën/kryetaren e të rinjve te PD-së, Greta Koçi. Kjo është një kën-gëtare shqiptare e cila dy muaj më parë në një intervistë për një të për-ditshme kishte deklaruar se nuk ishte pjesë e asnjë partie, por në emisionin “Zonë e lirë”, nga motra e saj u dekla-rua se Greta Koçi ishte e anëtarësuar edhe më përpara në PD. Me ardhjen e Gretës në PD mësuam se kompozitori i këngëve të saj më të fundit është Sali Berisha. Po citoj disa këngë të tilla: “E Moj 97”, ”Hidhe vallen Korrupsion”, ”Vrarë e prerë si në lufte”, ”Janar o 21 Janar”, dhe kënga më e fundit e cila ka dalë me aprovimin e Topallëve është ajo me titullin, ”Ta bëj fytyrën si këpu-ca”

E pra, në mes të kësaj rutine, asgjë e veçantë nuk ka ndodhur në Shqipëri. Megjithatë, ndihet në atmosferë kri-sja serioze e sundimit kryeministror të familjes, nga ana e Toptanëve…

Topallët, Toptanët, Metistët, Artistët

tike e shpirtit që tendos me sa mundet ngjarjet e shtrihet në to. Tundimet nuk janë më veçse domosdoshmëri, apele të pakundërshtueshme që prekin me-njëherë zemrën, dhe dobësitë shn-dërrohen në forcë specifike të një ek-zistence intime. Ndodh një përmbysje e njëjësishme e parimeve: përtej të mirës dhe të keqes, shtjellat ku gjen-demi të ngërthyer mbeten nevojë sh-palosjeje, dhe, një ndjesi faji që na le te dilema nuk ka më peshë pa u shn-dërruar në virtyt e premtim sakaq.

Ku jemi, keshtu zemer? Ku mbete-mi? C’jane keto shtjella kohore qe na bashkonin tek ishim ndarazi, e qe na ndajne tek jemi bashke? Kjo hapesire e kohe qe ngjallet neper trupa, per te vdekur ajo vete? Ky kalim misterioz i njeres te tjetri, qe shperfaqet e po aq mohohet... Eshte si te kesh te besh gji-thmone me faqen e prapme te meda-ljes, si dicka qe tek te ofrohet, te kthen vetvetishem shpinen. Ndoshta materi-alizimi i nje materieje te enderrt nuk eshte vecse kokefortesi... Me sa du-ket, melodia merr nga realja ate cka jep permes notave... e pakursyer ne te dhene, e pakursyer ne te marre.

Ngjan se duhet jetuar nen emer te rreme, a thua se jeta vetem prej aty, prej asaj zone anonime, mund te zere fill. Vetem aty tradhetia eshte virtyt, domosdoshmeri jetike. Dhe frymezi-mi i ngjan kaq shume trishtimit, fllad i lehte qe fryn neper katastrofa shpir-terore, peizazhe te shkretuara, ku, kur kthen koken e shikon perreth, zjarret e fundit ende shndrisin.

Hapat e hedhur perpara, lene gji-thcka pas. Hapa te lehte, hapa te ren-

de, qe masin hapjen e hapesires qe mbyllet. Vetem keshtu lekura behet me e thella siperfaqe metafizike, ku rrahjet e zemres fundosen. Kapilaret shume prane lekures, ne thellesi te pamate, tek ndjekin renien e rrahjeve, vetem keshtu behen te dukshem; vec keshtu rrahjet shumefishohen.

Do te duhej jetuar ne maje te gish-tave, si te ftuarit diskrete ne bote, qe tek ecin, kujdesen te mos shqetesojne kend. Jetohet duke u pervjedhur, se vetem prej pervjedhjes mund te jemi dhe vertet bujare. larg prej te qenit rrethanore, pervjedhja eshte onto-logjike: jep jeten aty ku perndryshe mohohet, jep arsye qe i shpetojne arsyes... e po aq i therret kujdesit, le tjetrin te jete. E cdo zhurme nuk eshte vecse ardhmeri e trishte.

Si mund te me duash tani qe te jam prane? Tani qe di ku te me gjesh e di cfare na pret ne pelqimin e fun-djavave? Dikur duhej te gjeheshim ne zhytje qe mundesonin universin nga momente krijuese, perpara se te ekzistonte hapesira dhe koha, thua se ky ish kapur ne nje perle qe e kon-densonte, ne nje thellesi origjinare qe premtonte hapjen e dimensioneve: qenia nga hici... nje hic me i pasur se qenia, me bujar se bujaria, me ftues se cdo dore e shtrire. I ndrojtur, e megji-thate jetesues.

Do te duhej qe secili nga ne te ish dy, sic vendosi Rogneri dikur. Une, ne vendin tend, qe shikoj shpinen time tek largohet. Ti, ne vendin tim, qe lar-gohet bashke me shpinen time. Ti, ne vendin tend, qe shikon shpinen tende tek largohet me timen. Une, ne vendin

tim, qe shikoj dy shpina tek largohen, e qe nuk leviz nga karrigia, duke te fiksuar ty, po aq e palevizshme per-balle. Te dy shohim ata te dy qe largo-hen... dhe rrime te mpire, pa levizur, te ngrire e te afert.

Jemi aty ku e dinim se do te sh-konim po te hidhnim nje hap... te rene nga teli i ekuilibrit, vec nje hap pra-ne lumturise, por dhe gjithmone nje hap larg. Tani qe afria gjen nje ritem ditesh, nje ritem (fund)javor, shpirti ze e braktis hapat. Si nje balone, ngrihet mbi gjithcka dhe, trishtueshem, ve-shtron vershimet qe krijoi. C’eshte ky mister i parashpallur? Kjo kronike e nje vdekjeje te paralajmeruar? Kjo munge-se qe do te zevendesoje pranine, meqe e mundesoi?

Kjo mungese munguese, kurth pra-nie e fshirje gjurme na shtrengon ne gr-ushtin e vet, thua se kish vene nje bast qe ishte e sigurt se do ta fitonte... dhe tani vjen e terheq fitoren, ne defrimin e spektaklit qe diti te vere ne skene. Asnjeri nuk eshte aktor, sidomos jo aktor, e prape, i/e vendosur ne skene, nuk mund vecse te luash. Melodia be-het e mishte, por mishi shket si melodi menjane, gjithmone gjetiu prej nesh.

Palat e dikurshme i lene vend pa-lave te reja. Palosemi tashme ne nje kujtese te perbashket, si endrrat qe palosen ne qepallat e enderruesit. Ne kete ritual te rinovuar, e premtja vazh-don te mbetet e premte, dhe e diela e diele. Shpalosjet e njeres, ne agresivi-tetin qe sa vjen e zbutet, perfundojne ne palosjet e tjetres, qe i mbeshtjell definitivisht. Kujtese e shkurter dhe po aq gjiganteske... e ne vete, ndosh-

ta, nuk kemi qene tjeter gje vecse pala te saj, te kujteses qe shtrihet si e ardhme e perparme, ku do te jemi takuar.

Ne kete skene, ne kete ore - ora e transformimit - bota banohet nga tru-pa qe behen hije e nga hije qe behen trupa. Ngrohtesi qe zhvendoset, e qe nuk mberrihet me asnje fakultet, gji-thmone pertej vetes, gjithmone mun-guese. Hedh hapa vagullimthi, i nxitur prej asaj qe zhvendoset kudo, ne bote si ne ndergjegje, gjersa behesh kjo

levizje ekstatike qe te kthen sidoqof-te te vetja. Do te bente pune nje levi-zje vertikale, por me drejtim nga lart poshte... por eshte kaq e veshtire t’i bindesh forces se rendeses...

...Ne katet e larta, gjithcka vjen e

rralluar: atmosfera eshte ajo e nje aku-ariumi... e pandryshuar, tek e vona. Dhe qyteti ofron vetem perendime te mrekullueshme. Shikoj perreth, ne peizazhin e shkretuar: zjarret e fundit ende shndrisin.

Page 16: Gazeta Nr. 43

E mërkurë, 26 Tetor 2011 16 Arte

Krenar Zejno

Një konak siç do t’i kishte hije traditës! Ky është vetë mo-deli i skenës

dhe skenarit këtu, në prozën e Azizit. Dhe përndjekja në skenë e asaj tradite oraliteti e ligjërimi antik e ball-kaniko-shqiptar- kjo është matrica mbi të cilën ngrihet regjia; pa-losur e shpalosur në një skenë-teatër demosi me maska demokracie, aty e pas kuintave për-tej,- e kjo është skeno-grafia. Ku personazhet si prej teatri pirande-lian zbresin, rrëzohen dhe ngatërrohen me spektatorët në plate. Për t’i bërë hije edhe të tashmes (e ardhmja na e hedh hijen si paralaj-mërim për të tashmen, e thotë shqip Joyce).

Për të kompensuar “teprinë” ligjërimore, skenografia paraqitet disi e përmbajtur dhe personazhet këmbe-hen në dubël-role. Velinat e velura nga shoqëria, (po huazojmë një emërtim aktualite-ti fqinjësh, të përpunuar me sherbet vendi) velinat e velura nga shoqëria, pra, janë po ato edhe velinat që velin shoqërinë e alivanosur.

Umberto Eco në një shkrim nga të fundit në shtypin periodik, edhe aty të shtypur nga uzuria, lusuria e berlu-skonëria e pafre, pyeste: “Pse t’u kush-tohet këtyre alarmeve një numër revi-ste që do shkojë te ata që janë tashmë të bindur për rreziqet e demokracisë, porse nuk do lexohet kurrë nga ata që janë të gatshëm t’i pranojnë vetëm e vetëm që të mos u mungojë racioni i tyre, tolloni i vëllait të madh të infor-macioneve nën kontroll, për të cilat aq pak di…”

Po e zëmë si bishtin e gjarprit, nga fundi i të parës. “Katra” e filmit mbi ko-munizmin fundon me një direktivë, por ama prej shterimi romani e pas një ana-lize të gjatë. Përkundër apelit zulmë-madh: t’iu qepemi maleve dhe fusha-ve për t’i bërë ato lesh me qime, apo t’i qepemi maleve dhe kodrave për ngrehina e ngrefosje abuzive, mbyllja e pasthënies apelon për t’iu qepur “lën-dës kolektive, kujtesës së regjistruar,

të vetmes gjë të bërë vërtet me forcat tona, dhe për t’i ofruar asaj një shpej-tësi që asnjë regjim pasardhës të mos pranojë kollaj”. Teksa prej autorit kjo shpejtësi lajmëron edhe një regjim shkrimi, edhe më të përshpejtuar, në romanin që pason – “Mandakall...” një sprint gjuhësor, një kinetikë e kine-matikë që meriton studim më vete. E nëse ky moral, sado në shërbim të një shoqërie, sidoqoftë cenon me vetëdi-je e zgjedhje mes të dyjave letërsinë e autorit, na mbetet ne që së paku t’ia njohim këtë sakrificë në favor të një mi-sioni herë-herë edhe direkt për shkak të urgjencës. Ndërsa ndonjë zëri që i ka rënë në sy një “si farë shprehjeje imoraliteti” mjafton t’i plaset para syve tributi i letërsisë, arti i romanit, që nuk njeh përcaktime sempliste e jashtële-trare moraliteti apo imoraliteti, pse e thënë këtu siç e do rasti, me Kunderën, i vetmi moral i tij është mbërritja e të qenit i tillë, roman.

Dhe po aty, te shkrimi që cituam pak më sipër, Eco si për ta lidhur shpre-sën me të vetmen shpresë që mbetet, e që mund e duhet të vijë prej rezi-

stence intelektuale, na sjell një rresht statistikor, por me moralin përkatës e konkluziv në fund: “Më 1931 fashizmi u imponoi 1200 profesorëve universitarë një betim besnikërie ndaj regjimit. 12 refuzuan. 1188 kishin të drejtë arsyesh të ndryshme e të gjitha të drejta. 12 që thanë jo, shpëtuan nderin e universitetit. Kjo nuk ndryshoi gjë por të paktën një ditë mund të thuhet se është thënë jo”. Kuptohet, rastësia e numrit apostolik këtu ndoshta ka efektin e vet për ta thënë ne-vojën së pari nga apostuj të dijes, si dhe besimin ndaj qëndresës. Kjo statistikë na propozon faktikisht të themi ndonjë fjalë mbi prozën “Ti doje të shkruaje një fugë”, vetëm se kështu i bie të kapër-cejmë romanin “Mandakall” që perso-nalisht e kam më të afërm e të dashur, e mbase për hir të kësaj dhe rëndësisë, kërkon një trajtim më të plotë se sot. Si-doqë diçka do të dalë edhe këtu, qoftë për vetë natyrën e vijimësisë që kanë të katër veprat me njëra-tjetrën, si në një kthim ciklik apo një kuadriptik.

“Janë gabimet e vogla e të panumër-ta ato që formojnë gabimin e madh”- këtë citim nga Imre Kertesz, Azizi e ka

vendosur epigraf që çel një Dosje me inicialet E.H. Pikërisht, një iso hosanaje është edhe emri më i afërt e popullor i gabimit tonë fatal e fatalisht popullor. Dhe ato tike verbale janë aty veç metastaza të shtrirjes e nderjes së gabimit vetë. Për të denoncuar të paktën atë lloj gjykimi aprio-ristik sipas të cilit njerëzit merren si injoran-të, sot e aq më tepër si debilë noterik.

Dosja e.h, vërtet ka një start prej Kon-radi meqë është frymëzuar nga “zemra e errësirës”, por është mjeshtëri shkri-mi të fiksosh në letër zërin e sheqerosur nga diabeti, ashtu si teknikat në studiot e mbyllura të rtsh-së që ndrynin në shirita zërin e udhëheqësit. Më i interiorizuar shfaqet vetë Ai, i madhi, sesa sivëllezërit e vegjël të atij lumëmadhi Big Brother. Dosja e tij e ka të shkruar: “Dëmi më i madh që i kam sjellë këtij populli që s’ka qenë kurrë reflektiv dhe vetëkritik, është se Unë i kam hequr aftësinë për t’u parë realisht e reaguar konceptualisht ndaj vetes si shoqëri”.

Ka vetëm dy mënyra sjelljeje me histo-rinë: to use or to abuse! Koncentrat prej Niçe. Dallueshëm dhe e deklaruar qysh në krye, kjo tip “analize” prej letërsie merret gjerë e gjatë me historinë, duke “abu-

zuar” letrarisht me përdorimin e saj për të shprehur përdorimin faktik abuziv të saj.

Ka dy mënyra, nga Calvino i Qyte-teve të padukshme, për të mos e vuaj-

tur ferrin e të gjallëve, që nuk është në të ar-dhmen, në ekziston ai është këtu, tani, ku jetoj-më çdo ditë bashkë në qytet: e para të bëhesh pjesë e të mos e dallosh, e dyta të bësh e të fre-kuentosh ata njerëz që nuk janë ferr.

Është një frazë sa ur-bane e turistike, aq prej interiori e turinjsh, që vjen nga eksperienca e Niçes: “kam bredhur botën por s’më ka zënë syri territore më të shpi-fura sesa mbi fytyrën e njeriut”. Ndërsa në fakt nga leximi i vijueshëm nuk është e vështirë të ndjesh autorin Azizi që denoncon dhe jo vetëm kaq, por merr në mbroj-tje fytyrën e cipën e saj nga ata që zaptojnë territoret për t’i shëmtu-ar edhe më, ndonëse kanë detyrën e kundërt, atë të kurimit, etikës dhe estetizimit.

Kuptohet, se mbijete-sa e tyre është edhe shpresa për çliri-min e fytyrës së njeriut dhe territoreve që ia shpifin Niçes në të. Nuk dua të shtyhem në pozita mbi shtjellimin e hu-manistes urbane në tekstet e Idlirit Azizit, ama të paktën të ngreh një barrierë ndaj britmave që pres mbi cinizmin gjer dhe kundërhumanist në to.

Kujdes! E thënë me përcaktim prej Swif-ti, satira është ajo soj pasqyre speciale ku çdocili sheh turinjtë e gjithë të tjerëve në të, veçse jo të tijat. Ndaj janë të paktë ata që ia marrin për keq.

letërsia jonë nuk mundi ta vijonte inkursionin satirik të ndonjë si Doktor Gjëlpëra. Jo vetëm prej ndërprerjes, por dhe insistimit dashje pa dashje për këtë. Në një shkrim tani nga fundi, Kada-re kategorizon me postulatin “sulmi ndaj mitologjisë së kombit është sulm ndaj lirisë”. Shumë kategorike dhe e drejtpër-drejtë. Por sa e sa aksione çmitizuese arti e letërsie kanë shpurë pikërisht drejt saj, lirisë! Në fakt është grada e lirisë, sido-mos asaj shlirie speciale të shkrimit që i fryn zjarrit të lirisë edhe civilizuese...

(vijon në numrin e ardhshëm)

nëpër prozën e Idlir Azizit

Shqipëri shqipërim i saj&