1 njohuri themelore mbi rrjetat e kompjuterËve

18
1 NJOHURI THEMELORE MBI RRJETAT E KOMPJUTERËVE Një rrjetë e kompjuterëve është një mënyrë e lidhjes së tyre me qëllim të komunikimit të ndërsjellë. Lidhja e kompjuterëve në rrjetë ka një sërë përparësish. Duhet veçuar këto: Shfrytëzuesit e një rrjeti mund të përdorin (ndajnë ) programet apo të dhënat e kompjuterëve të ndryshëm të lidhur në atë rrjetë, Shfrytëzuesit e rrjetit mund të shkëmbejnë mesazhe njëri me tjetrin Nëse paraqitet nevoja për pajisje të shtrenjta në atë rrjetë (psh. Printerë, ploterë, disqe magnetike etj.), të gjithë shfrytëzuesit e atij rrjeti mund të ndajnë këto pajisje etj. Në bazë të hapsirës në të cilën është organizuar rrjeti i kompjuterëve dhe mënyrës së lidhjes së tyre, kemi edhe rrjeta të ndryshme siç janë: LAN ( ang. Local Area Network ), është një rrjetë kompjuterësh e kufizuar në një hapsirë (dhomë, zyrë etj), në një ndërtesë ose në një bllok ndërtesash, pra në distanca relativisht të shkurtëra. WAN ( Wide Area Network ) është një rrjetë kompjuterësh me përmasa më të mëdha se LAN ( në disa lagje, në lokacione më të largëta etj.) dhe MAN ( Metropolitan Area Network ) është rrjetë i kufizuar në një zonë të një qyteti. Në rrjetat me teknologji LAN, shpejtësia e transmetimit të të dhënave është shumë e madhe. Në këtë rrjetë dy kompjutera mund të komunikojnë aq shpejt, saqë shpeshherë duke ndarë hard disqet me njëri tjetrin, shfrytëzojnë aplikacionet e

Upload: kujdes-haka

Post on 22-Oct-2014

547 views

Category:

Documents


7 download

TRANSCRIPT

Page 1: 1 NJOHURI THEMELORE MBI RRJETAT E KOMPJUTERËVE

1 NJOHURI THEMELORE MBI RRJETAT E KOMPJUTERËVE

Një rrjetë e kompjuterëve është një mënyrë e lidhjes së tyre me qëllim të komunikimit të ndërsjellë. Lidhja e kompjuterëve në rrjetë ka një sërë përparësish. Duhet veçuar këto:

Shfrytëzuesit e një rrjeti mund të përdorin (ndajnë ) programet apo të dhënat e kompjuterëve të ndryshëm të lidhur në atë rrjetë, Shfrytëzuesit e rrjetit mund të shkëmbejnë mesazhe njëri me tjetrin Nëse paraqitet nevoja për pajisje të shtrenjta në atë rrjetë (psh. Printerë, ploterë, disqe magnetike etj.), të gjithë shfrytëzuesit e atij rrjeti mund të ndajnë këto pajisje etj.

Në bazë të hapsirës në të cilën është organizuar rrjeti i kompjuterëve dhe mënyrës së lidhjes së tyre, kemi edhe rrjeta të ndryshme siç janë:

LAN ( ang. Local Area Network ), është një rrjetë kompjuterësh e kufizuar në një hapsirë

(dhomë, zyrë etj), në një ndërtesë ose në një bllok ndërtesash, pra në distanca relativisht të shkurtëra. WAN ( Wide Area Network ) është një rrjetë kompjuterësh me përmasa më të mëdha se LAN ( në disa lagje, në lokacione më të largëta etj.) dhe MAN ( Metropolitan Area Network ) është rrjetë i kufizuar në një zonë të një qyteti.

Në rrjetat me teknologji LAN, shpejtësia e transmetimit të të dhënave është shumë e madhe. Në këtë rrjetë dy kompjutera mund të komunikojnë aq shpejt, saqë shpeshherë duke ndarë hard disqet me njëri tjetrin, shfrytëzojnë aplikacionet e instaluara në diskun e një kompjuteri tjetër të rrjetit LAN. Koha e pritjes gjatë ngarkimit të aplikacionet gati se është e papërfillshme.

Një përdorim tipi i një rrjeti LAN do të ishte lidhja e kompjuterëve personal në një zyre, në mënyrë që ata të mund të përdorin të njëjtin printer dhe një File-Server (një File-server mund të jetë cilido kompjuter i këtij rrjeti i instaluar në atë mënyrë që kompjurët tjerë të mund të përdorin hard diskun e tij sikur të ishte i tyre). Rrjetat LAN nuk kushtojnë shumë, janë të thjeshtë dhe përkrahin shumë tipe të protokolleve ( gjuhë e rrjetës) si dhe aplikacione të ndryshme. Nëse paraqitet nevoja, këto rrjeta edhe mund të zgjerohen, pra nuk kufizon numrin e kompjuterëve në atë rrjetë.

Page 2: 1 NJOHURI THEMELORE MBI RRJETAT E KOMPJUTERËVE

1.1 Llojet e lidhjes së kompjuterëve në rrjetë Para se të ndërtohet një rrjetë kompjuterësh, së pari duhet përcaktuar teknologjia e cila do të përdoret në atë rrjetë dhe si mendohet lidhja e këtij rrjeti me rrjetat tjera kompjuterike apo me internetin. Ka disa lloje të teknologjive që mund të përdoren dhe secila ka përparësitë dhe të metat e veta. Topologjitë e rrjetave janë të ndryshme, por mund të përmendim tipin

BUS (MAGJISTRALË), RING (UNAZORE) dhe STAR (YLL ). Këto topologji janë paraqitur në figurat e mëposhtme.

Rrjetat e tipit LAN të ndërtuara sipas topologjisë Bus janë më të vjetrat dhe më të lirat. Kjo topologji lejon që hostet të lidhen në mënyrë sekuenciale. Ndërpreja e rrjetit (ndonjë kablloje) në një pjesë të rrjetit shkakton mosfunksionimin e tërë rrjetit. Kjo topologji më gati se nuk po përdoret.

Lidhja Unazore poashtu është një lidhje e thjeshtë. Kompjuterët lidhen në formë unaze të mbyllur. Informatat ( të dhënat) kalojnë në një drejtim nga një nyje në të gjitha nyjet e tjera të unazës.

Lidhja Yll është sot nga më të përhapurat. Çdo nyje e rrjetit lidhet drejtëpërdrejtë me një pikë qendrore. Në këtë mënyrë paraqitja e një problemi mbetet e izoluar dhe pjesa tjetër e rrjetit funksionon normalisht.

Si lindi Interneti? Interneti lindi në SHBA si rezultat i një vlerësimi se lidhja e kompjuterëve me njëri tjetrin

është një pëprparësi e madhe në rast të nevojës së shkëmbimit të informative në fushat kërkimore shkencore dhe ato ushtarake. Në vitet e 60-ta qeverisë amerikane i duhej të zhvendoste njësitë magnetike të informacionit nga një kompjuter në tjetrin. Prandaj u paraqit nevoja e lidhjes së tyre përmes kabllove. Sistemi që duhej përdorë në këtë rast duhej të ishte i fuqishëm dhe nëse një kompjuter do të dilte nga rrjeti përkohsisht duhej të mos pengonte komunikimin e kompjuterëve tjerë. Për të administruar këtë projekt u krijua një organizatë me emrin ARPA ( Advanced Research Projects Agency), e cila më vonë morri emrin ARPANET (1969). Në fillim u realizuan disa rrjta që lidhnin Universitetet amerikane në mes veti. Gjatë punës në këto projekte u vërejtë se që të realizohej komunikimi në mes kompjuterëve, ata duhej të komunikonin në të njëjtën gjuhë. Pra, lindi nevoja e një “gjuhe” të rrjetave, që sot e njohim me ermin PROTOKOLL. Protokolli është një bashkësi rregullash që

Page 3: 1 NJOHURI THEMELORE MBI RRJETAT E KOMPJUTERËVE

përcakton mënyrën e komunikimit në mes të kompjuterëve në një rrjetë kompjuterike. Protokolli i parë që u përdorë në këtë drejtim ishte TCP/IP (shkurtesë nga ang. Transmission Control Protocol/Internet Protocol). Në vitin 1973 u realizua lidhja e parë ndërkombëtare me një Universitet të Londrës. Në vitin 1978, protokolli TCP/IP u pranua nga qeveria amerikane dhe “de facto” u bë standard i rrjetave në vitin 1983. Kur kjo teknologji u lejua nga qeveria amerikane të ndahet me botën, rrjetat kompjuterike u zgjeruan në përmasa të paimagjinuara deri atëherë.

1.2 Çka na ofron Interneti?

Interenti na mundëson një komunikim të gjërë në mënyra të ndryshme për gjërat që na intertesojnë, të shkëmbejmë informata ( të dhëna, fajlle). Ja disa nga mundësitë që na i ofron Interneti: q Të dërgojmë dhe të pranojmë postën elektronike (ang. E-mail) me njerëzit kudo në botë. q Të marrim pjesë në grupe diskutimi rreth ndonjë teme të caktuar me anën e Usenet Newsgroups dhe E-mail Discussion Lists. q Të merrni ose të shkëmbeni fajlle përmes File Transfer Protokollit (ang. FTP). q Të logoheni dhe të përdorni shumë kompjuterë në botë duke përdorë Telnet. Telnet-i ju lejon të përdorni burimet e një kompjuteri në distancë, si databazat, libraritë dhe gjëra tjera interesante. q Të shfletoni WWW ( World Wide Web ), i cili përveç mundësive të cekura më lartë, ju lidhë me burime të ndryshme të tjera që mund të përmbajnë grafikë, multimedia, video etj. q Të flisni përmes tastierës me Internet Relay Chat ( IRC ), apo programeve të tjera të cilat lejojnë grupe të vogla shfrytëzuesish të “bisedojnë” online. 1.3 Pronë e kujt është Interneti?

Nuk ka asnjë person, organizatë, kompani apo shtet që është pronar i Internetit, por një numër i madh shtetesh, universitetesh, institucionesh shkencore, kompanishë komerciale apo organizata tjera që së bashku janë pronarë të Internetit. Asnjëri nga këta nuk mund të kontrolloj Internetin në tërësi. Në SHBA është një grup i quajtur Fondacioni Nacional i Shkencës ( NSF ) që mbikqyrë metodat e përmirësimit të performancave të Internetit. NSF mbështetet nga një komitet që quhet IETF ( Internet Enginiering Task Force).

Page 4: 1 NJOHURI THEMELORE MBI RRJETAT E KOMPJUTERËVE

1.4 Hostet në Internet

Interneti ( International Network ) është një bashkësi e madhe e kompjuterëve në mbarë botën. Ai na mundëson lidhjen në mes të kompjuterëve të llojeve, madhësive dhe sistemeve të ndryshme operative. Natyrisht që mundëson edhe lidhjen e njerëzve të ndryshëm të shteteve të ndryshme që përdorin Internetin. Të gjithë këta kompjuterë të ndryshëm i bashkon një gjë: gjuha e komunikimit në mes tyre – protokolli TCP/IP (për këtë protokoll në vazhdim!). Çdo kompjuter në Internet quhet Host (shq. mikpritës, zot shtëpie). Hostet kanë të njëjtën aftësi të komunikimit me kompjuterët tjerë në rrjetë. Disa hoste janë të lidhur përmes lidhjeve të përkohshme Dial-Up, ndërsa të tjerët përmes lidhjeve të përhershme.

1.5 Programi Server dhe programi Klient

Shërbimet në Internet bazohen në parimin Klient – Server. Klienti realizon lidhjen me Serverin dhe është në gjendje të përdorë shërbimet që ofron ai Server. Programi në anën e Klientit kujdeset për formulimin e kërkesave drejtuar Serverit si dhe për paraqitjen korrekte të të dhënave të pranuara nga Serveri.

Të dhënat e pranuara

Serverat në Internet, sipas shërbimeve që vënë në dispozicion quhen WWW – Server, FTP – Server, E-mail – Server etj. Në tabelën e mëposhtme janë dhënë disa shembuj të Klient dhe Server programeve.

Serveri Programi Klient WWW – Server Internet Eksploreri, Netscape Navigatori E-mail – Server Microsoft Outlook Express, Eudora, Netscape mail etj. FTP – Server Internet Eksploreri, FTP Eksploreri, WS_FTP, Cute_FTP etj. 1.6 Protokolli TCP/IP

TCP / IP – Transmission Control Protocol/Internet Protocol është një protokoll që administron trafikun e mesazheve nga disa burime për tek disa destinacione njëkohsisht. Psh. Ju mund të kopjoni ndonjë fajll nga ndonjë burim (host) diku në Internet apo të merrni një mesazh e-maili në të njëjtën kohë.

Page 5: 1 NJOHURI THEMELORE MBI RRJETAT E KOMPJUTERËVE

TCP/IP në fakt është një kombinim i dy protokolleve që punojnë së bashku për të kaluar të dhënat nëpër një rrjet apo nga një rrjet në një tjetër.

TCP dhe IP janë dy protokollet kryesore. TCP bën integritetin e të dhënave, duke u siguruar që të dhënat të shkojnë në destinacion pa gabime. TCP bën ndarjen e mesazheve të gjata në origjinë në pjesë që quhen segmente. Ai i numëron këto segmente , për të përcaktuar pozicionin e tyre në sekuencë. Psh. Në vend që të dërgoj një mesazh të gjatë në një host të largët, ai e ndan mesazhin në dhjetë pjesë (segmente) dhe i numëron këto segmente prej 1 nga 10, 2 nga 10, 3 nga 10,…..10 nga 10. Në anën tjetër, në destinacion, TCP bën ribashkimin e këtyre segmenteve, bazuar nga numri rendor i tyre dhe sigurohet nëse janë pranuar të gjitha segmentet. IP është protokolli që kontrollon transmetimin e të dhënave nga një nyje në nyjen fqinje. Pasi TCP e ndan mesazhin në segmente, IP e ndan çdo segment TCP në paketa që quhen IP datagrama. Një datagramë përbëhet nga koka e datagramës si dhe pjesa që përmban të dhënat. Koka e datagramës përmban informacion të nevojshëm për shpërndarjen e paketës, si Adresa burim, Adresa destinacion etj. Protokolli IP bën shpërndarjen e paketës, duke kontrolluar Adresën destinacion të saj. 1.7 Rrugëzimi i paketave Në figurën e mëposhtme është paraqitur një pamje e thjeshtuar e Internetit. Në këtë diagram janë paraqitur gjashtë rrjeta të pavarura kompjuterësh: A, B, C, D, E dhe F. Çdo rrjet mund të administrohet nga organizata të ndryshme, secila me mënyrën e vet. E vetmja gjë që këto rrjeta duhet të kenë të përbashkët është TCP/IP-ja. Secila rrjet ka numër të ndryshëm hostesh. Një host, në njërin prej rrjetave, mund të komunikojë me ndonjë host të një rrjeti tjetër për të cilin ka një rrugë të vlefshme. Kjo është e mundur, edhe nëse kjo ruugë kalon nëpër

disa rrjeta të ndryshme. Kur TCP/IP-ja në një host Interneti kupton se destinacioni nuk është në rrjetin lokal, ai dërgon paketat në një router, që është një kompjuter i veçantë që përcakton rrugëzimet se si paketat transferohen nga një host në një tjetër. Të dhënat mund

të kalojnë nëpër nyje dhe rrjeta të ndryshme, derisa arrijnë destinacionin.Në pamjen e thjeshtuar të Internetit (shih figurën), çdo rrjet ka një router. Me qëllim që një router të kaloj trafikun nga një rrjet në tjetrin, ai ka një lidhje me të gjitha rrjetat tek të cilat mund të rrugëzojë trafikun. Nëse supozojmë që routeri nuk gjithë rrugën që duhet të përshkruajë një paketë për të kaluar nga një rrjet në tjetrin, por njeh vetëm hapin tjetër (pasardhës) për në destinacion. Routerat përdorin tabela dhe algoritme rrugëzimi për të orientuar

Page 6: 1 NJOHURI THEMELORE MBI RRJETAT E KOMPJUTERËVE

pkaetat. Psh. Routeri në rrjetin B, di që hapi i ardhshëm për një paketë që do të kalojë në rrjetin D është rrjeti C. 1.8 Adresa IP

Më parë u tha që një datagramë përmban Adresën Burim dhe Adresën Destinacion të paketës. Këto adresa quhen Adresa IP. Çdo kompjuter i lidhur me Internetin, ka një adresë unike, që e identifikon atë nga kompjuterët tjerë të Internetit. Çdo kompjuter i lidhur në Internet, ka të paktën një Interface (shq. ndërfaqës) rrjeti të instaluar në të. Në teknologjinë e rrjetave TCP/IP, këtyre interface-ve u vendoset nga një adresë, që është unike. Kjo adresë quhet Adresa IP.

Një adresë IP është një numër 32 bitësh, që paraqitet ndryshe me katër numra dhjetor (secili prej tyre nga 8 bite), të ndarë nga njëri tjetri me pikë.

Psh. Adresa e mëposhtme paraqet një adresë IP, të paraqitur në dy formate:

195.15.87.1

11000011 . 00001111 . 01010111 . 0000001

Një adresë IP mund të ndahet në dy pjesë: 1. Pjesa që identifikon rrjetin dhe 2. Pjesa që identifikon hostin

Numri i biteve nga Adresa IP që identifikon rrjetin është i njëjtë, por jo në të gjitha rrjetet.

Numri i biteve nga Adresa IP që identifikon rrjetin dhe hostin ndryshon në varësi nga klasa e Adresës IP. Nëse në një kompjuter ka më shumë Interface rrjeti, secilit mund t’i vemë një adresë IP. Në përgjithësi kur lidhet një rrjet LAN me një rrjet tjetër, përdoret një router, të pkatën me dy Interface rrjeti. Njëri Interface i Routerit ka një Adresë IP nga rrjeti i parë LAN dhe tjetri një Adresë IP nga rrjeti i dytë. 1.9 Emërtimi i Hosteve

Siç u tha më lart, çdo Interface rrjeti, në një rrjet TCP/IP, identifikohet nga një Adresë IP,

me gjatësi 32 bit. Hostet që kanë Adresë IP, gjithashtu mund të identifikohen me emra. Përdorimi i emrave në vend të Adresave IP ka disa përparësi: · Duke i krahasuar me adresat IP, është më lehtë të mbahen mend dhe të shkruhen pa gabime. · Emrat e hosteve janë të ngjashme me emrat e organizatave, kështu që duke parë emrin e një

Page 7: 1 NJOHURI THEMELORE MBI RRJETAT E KOMPJUTERËVE

hosti mund të kuptohet se në cilën organizatë apo institucion ai ndodhet.

Përdorimi i emrave të hosteve nuk është i domosdoshëm, por thjeshton thirrjen e një hosti të caktuar. Kur i referohemi ndonjë hosti me emër, sistemi bën konvertimin e këtij emri me Adresën IP që i korespondon atij hosti dhe pastaj bëhet lidhja.

Administratori i rrjetit është përgjegjës për të vendosur emrat e hosteve dhe për t’i ruajtur

ato në një bazë të të dhënave, e cila do të shfrytëzohet gjatë konvertimit.

Ka dy mënyra për përkthimin e emrave në Adresa IP: 1. Duke kërkuar për emrin e hostit në një tabelë që quhet tabela e hosteve dhe 2. Duke përdorur një system që quhet DNS (Domain Name Service) për të bërë përkthimin e emrave në Adresë IP.

Në sistemin DNS, emrat e hosteve janë të organizuar në formë të hierarkike. Në DNS nuk ka ndonjë bazë të dhënash që përmban të gjithë emrat e hosteve të Internetit. Informata për emrat e hosteve është i shpërndarë në mijëra serverë. DNS ka një Domen Rrënjë (ang.Root), që administrohet nga disa serverë që quhen Serverë Rrënjë. Emri i plotë i një hosti formohet duke filluar nga emri i domain-it rrënjë (root) dhe pastaj duke vazhduar me emrat e domaineve të niveleve të tjera deri tek emri i hostit. Poshtë domainit rrënjë janë domainat e nivelit të parë. Ka dy tipe domainesh të nivelit të parë: 1. Sipas pikëpamjes gjeografike 2. Sipas natyrës së organizatës.

Emrat e domaineve gjeografikë janë vendosur nga një për çdo shtet, duke i identifikuar me një kod me dy shkronja. Psh. emri i domainit të Shqipërisë është AL, ai i Italisë IT, etj. Domainet e tipit të dytë përdoren për hostet që ndodhen në SHBA, por shumë organizata që ndodhen në shtete të ndryshme të botës përdorin një domain të tillë për hostet e veta sot. Këto domaine në SHBA janë:

. COM për organizatat komerciale

. EDU për institucionet e edukimit

. GOV për institucionet qeveritare

. MIL për organizatat ushtarake

. NET për organizatat që merren me mbikqyrjen e rrjetave

. ORG në përgjithësi për organizatat joprofitabile

Page 8: 1 NJOHURI THEMELORE MBI RRJETAT E KOMPJUTERËVE

1.10 Teknologjitë e lidhjes me Internetin 1.10.1 Lidhja me Internetin përmes një rrjeti LAN

Nëse kompjuteri juaj është i lidhur me një rrjet LAN, që është i lidhur fizikisht me internetin, ju keni një lidhje të përhershme me Internetin. Shumë kompani dhe organizata të mëdha lidhin rrjetat e tyre direct me Internetin. Në këto raste përdoren teknika komunikimi si T1, lidhje

leased-line 56K, apo lidhje me satelit me shtyllën kurrizore (ang. Backbone) të Internetit apo me ndonjë ofrues të shërbimeve të Internetit ISP (ang. Internet Service Provider) primar rrjeti. Teknologjitë e Internetit, si TCP/IP dhe teknologjia e rrugëzimit, na mundësojnë që

përmes rrjetit tonë të lidhemi me çdo host të Internetit.

1.10.2 Lidhja me Dial-Up

Nëse kompjuteri juaj nuk është i lidhur me ndonjë rrjet LAN që la lidhje me Internetin, ju mund të lidheni në mënyrë individuale me Internetin duke përdorë lidhjet Dial-Up. Një

lidhje Dial-Up garanton qasje me të gjitha hostet e Internetit njëlloj si me një lidhje fizike. Lidhja Dial-Up konsiston në përdorimin e një Modemi ose kartele ISDN, për t’u lidhur me rrjetin e një ISP. Meqë ISP ka lidhje të përhershme fizike me Internetin, ju gjithashtu do të keni një lidhje të tillë, sikur të ishit pjesë e rrjetit të tij local. Për të lidhur kompjuterin tuaj me një ISP, do të përdorni njërin prej dy protokolleve të quajtura PPP (Point-to-Point Protocol) dhe SLIP (Serial Line Interface Protocol).

Një protokoll lidhjeje si PPP lejon kompjuterin tuaj të komunikoj me rrjetin e ISP-së, kështu që sistemi operativ që ju e përdorni mendon se kompjuteri juaj është i lidhur fizikisht me atë rrjet. Kompjuteri që ju lidhë juve dhe rrjetin e ISP-së, shërben si router, që rrugëzon trafikun nga kompjuteri juaj për në Internet dhe ansjelltas. Për të bërë një lidhje PPP me një ISP, përdoret një modem i lidhur me linjën telefonike.

Modemi është një paisje që merr të dhënat digjitale dhe i transmeton ato në sinjale analoge përmes linjës telefonike (në sinjale të ngjashme me sinjalet telefonike). Një modem tjetër në anën tjetër të linjës bën të kundërtën, pra kthen sinjalet analoge në ato digjitale.

Modemi mund të jetë një pjesë interne e kompjuterit tuaj (modem i brendshëm) ose mund

Page 9: 1 NJOHURI THEMELORE MBI RRJETAT E KOMPJUTERËVE

të lidhet në portin serik të kompjuterit përmes një kablli serik. Modemët kanë kapacitete të ndryshme. Shumica e modemëve që shiten në ditët e sotme kanë shpejtësi 56Kbps.

2 INTERNETI

Interneti është rrjeta kompjuterike më e madhe në botë. Ajo nuk është e strukturuar dhe e dizajnuar si psh. rrjeta lokale e kompjuterëve (LAN) në kuadër të një kompanie, por është një bashkim i “ngatërruar” i shumë kompjuterëve dhe rrjetave të vogla kompjuterike. Këta shumë kompjuterë dhe rrjeta kompjuterike të lidhura në këtë rrjetë, japin informata dhe shërbime për çdokend.

2.1 SHËRBIMET E INTERNETIT (ang. Services)

Në internet të gjitha funksionet janë të grupuara në Shërbime, të cilat njihen si: · E-Mail (shk. Nga Electronic mail, Posta elektronike) · Telnet · File Transfer ( FTP – Transferi i fajlleve) · Gopher · Chat (IRC) · Newsgroups (News – Grupet e lajmeve, risive) · World Wide Web

E-Maili

E-maili (Posta elektronike) lejon dërgimin e një mesazhi nga një person tek tjetri, apo te më shumë persona tjerë, përmes kompjuterit.Interneti ka standardet e veta të postës

elektronike, të cilat edhe janë bërë të tilla për të gjitha sistemet e postës elektronike. E-mail adresa në internet ka formën: emri_i_shfrytëzuesit@emri_i_domenit, psh. [email protected]. Në këtë rast “studenti” paraqet emrin e llogarisë së E-mailit ndërsa gmail.com është emri i domenit që paraqet kompjuterin i cili mban atë llogari.

Telneti

Telneti është sistem i cili i lejon shfrytëzuesit të hyj (Log in) në një kompjuter në largësi (ang. Remote) dhe të shfrytëzoj resurset e tij sikur të ishte i ulur përballë tij. Ideja themelore e këtij sistemi ishte që të ju mundësoj njerëzve qëndrimin në shtëpi dhe kryerjen e punëve nga shtëpia. Kjo mënyrë e punës është quajtur “Teleworking” – “ Punë në largësi”, por në realitet kurrë nuk është shtyrë kjo ide përpara. Shfrytëzimi kryesor i Telnetit është konfigurimi dhe administrimi në distancë i kompjuterëve të firmës.

FTP – Protokolli i transferimit të fajlleve – File Transfer Protocol

Page 10: 1 NJOHURI THEMELORE MBI RRJETAT E KOMPJUTERËVE

FTP është një grumbull i konvencioneve, marrëveshjeve që lejon transferin e lehtë të fajlleve në mes hosteve në internet. Ky është shfrytëzimi i dytë më i madh i internetit, posaqërisht për shpërndarjen e softverit dhe shumë faqeve tjera publike. Posaqërisht shpërndarja e lehtë e softverit të freskuar (Update) e bën FTP shërbimin shumë interesant. Sot shumë kompani kanë filluar që të startojnë me softverin e tyre në Internet. (Psh. Programet për kërkimin dhe eliminimin e virusëve kompjuterikë, që mund t’i keni të instaluar në kompjuterin tuaj, mund të kenë fajllin e definimit të tyre të “vjetëruar“. Ju mund të hyni në Internet dhe të merrni fajllin e definimit të fundit duke shfrytëzuar FTP-në).

GOPHER-i (Akronim për GO – FOR)

Gopheri është një sistem i cili lejon krijimin dhe shfrytëzimin e direktoriumeve dhe fajlleve që mbahen në kompjuterët e ndryshëm në Internet dhe krijon lidhjet (ang. Links) që mundësojnë shfletimin e tyre. Gopher-i është një pararendës i Wprld Wide Web, por i cili është i bazuar në kërkime sipas tekstit. Poashtu është një sistem informativ rikthyes që gjerësisht përdoret për ndarjen (ang. Share) të informatave shkencore në mes të Universiteve.

Chat-i (IRC – Internet Relay Chat)

Chati apo në gjuhën angleze “Internet Relay Chat” mund të krahasohet me një dhomë të madhe të ndejës e cila është e përhapur në tërë botën. Njerëzit i qasen këtyre pozicioneve që të bisedojnë rreth shumë temave të ndryshme. Pjesëmarrësit në chat i shfrytëzojnë pseudonimet e tyre (jo emrat e vërtetë), kështu që nuk mund të dini se me kend jeni në të vërtetë duke biseduar. Në chatet e reja mund të shihni edhe shenja të ndryshme të quajtura “Avatars – Hyjnore” që paraqesin pjesëmarrësit në chat ose psh. kafe pauzën.

Newsgroups (Usenet) – Grupet e risive, lajmeve

Ky shërbim lejon shpërndarjen e përgjithshme automatike të mesazheve të reja në mes mijëra shfrytëzuesve të grupit, që quhen grupe të risive – Newsgroups. Pra, mund të thuhet se këto grupe janë gazetat e Internetit. Këto grupe ekzistojnë gati për secilën temë që ju mund ta imagjinoni si psh. shkencë, kompjuteristikë, fe, gazetari etjetj…

Page 11: 1 NJOHURI THEMELORE MBI RRJETAT E KOMPJUTERËVE

Çdokush mund të participoj në këto grupe të diskutimeve. Mund të dërgoni një pyetje në grupën e zgjedhur ose të jepni një përgjigje në atë grupë. Nëse jeni të interesuar të zgjedhni ndonjë problem, këto grupe shumicën e kohës janë në dispozicion që të ju ndihmojnë të gjeni zgjidhjen.

World Wide Web (WWW) – Rrjeta e gjërë botërore

WWW është një bibliotekë e burimeve të informatave në dispozicion të shfrytëzuesve të kompjuterit në Internet. Ajo i mundëson shfrytëzuesit të shikoj informata nga më të ndryshmet, duke përfshirë arkivat e gazetave dhe revistave, burimet e bibliotekave publike dhe universitare, të reajt nga sfera e biznesit etjetj… Burimet e WWW janë të organizuara në atë mënyrë që shfrytëzuesi lehtë mund të zhvendoset nga një burim në tjetrin. Në përgjithësi shfrytëzuesit lëvizin nëpër burime të informatave në WWW përmes një programi ndihmës që njihet me emrin WWW Browser – Shfletuesi i WWW. Ky shfletues paraqet tekst, figura, zë ose objekte tjera informative në ekranin e kompjuterit tuaj në formë të faqes e cila është e siguruar nga WWW Serveri gjegjës. Shfrytëzuesi mund të lëviz nëpër informata të ndryshme duke kaluar nëpër tekste të dizajnuara në mënyrë speciale ose objekte tjera në atë faqe. Këto tekste apo objekte e lidhin shfrytëzuesin në faqet tjera WWW në serverin e njëjtë apo serverë tjerë në Internet.

3 ÇASJA NË INTERNET

Ofruesi i shërbimit të Internetit (ang. Internet Service Provider) është kompani e cila siguron pikën e kyçjes në Internet. Poashtu edhe Hardveri është një faktor i rëndësishëm. Parimisht çdo kompjuter personal sot ka modemin dhe mund të i çaset Internetit.

3.1 Kërkesat Hardverike

Kërkesat Minimale · Procesori: 486 DX2/66 · 16 MB RAM Memorje · 500 MB Disku fiks · 2MB Kartela grafike · Monitori 14’’

Page 12: 1 NJOHURI THEMELORE MBI RRJETAT E KOMPJUTERËVE

Këto kërkesa paraqesin një minimum absolut për çasje në Internet. Për një punë më komode në Internet këto kërkesa duhet të jenë:

· Procesori Pentium · 32MB RAM Memorje ose më shumë · 1GB ose më shumë Diskun Fiks · Kartela grafike me 4MB ose më shumë dhe rezolucion minimal 800*600 me 16.7 milion ngjyra. · Monitori 15’’ ose më i madh

3.2 Modemët, Adapterët ISDN dhe ASDL

Për çasje në Internet më së shpeshti përdoret lidhja telefonike. Kjo lidhje realizohet përmes linjës telefonike analoge me modemë apo atyre digjitale me linjat ISDN apo ADSL. Modemët janë paisje hardverike që sot janë pjesë të nënkuptuara të një kompjuteri personal. Shpejtësia maksimale e transferit në një modem është 56.600 bita për sekondë sipas standardit V90. Modemët me shpejtësi më të vogël se 33.600 bitë për sekondë janë të ngadalshëm dhe mund të përdoren vetëm për çasje momentale në Internet. Modemët mund të jenë, në pikëpamje montimit, të jashtëm (Ekstern) dhe të mbrendshëm (Intern). Modemët e jashtëm (Ekstern) janë më të mirë se ata të mbrendshëm (Intern) sepse në rast të prishjeve më lehtë rregullohen. Adapterët ISDN (Integrated Services Digital Network) shfrytëzohen për lidhje në Internet përmes ISDN linjave. Ekzistojnë dy lloje të këtyre modemëve: · Kartelat aktive ISDN, që kanë procesorin e vet i cili redukon mbushjen e CPU-së (Procesorit qendror) dhe · Kartelat pasive ISDN nuk kanë procesor dhe me punën e tyre e ngarkojnë CPU.

ADSL është shkurtesë nga gjuha angleze prej fjalëve Asynchronous Data Subscriber Line, që paraqesin linjat më të shpejta telefonike sot. Ky sistem është ende në zhvillim dhe nuk është në përdorim në të gjitha zonat (tek ne nuk është!). Shpejtësia e kësaj linje është përafërsisht katër herë më e madhe se linja ISDN.