sistemet e sigurise dhe kondicionimit leksioni 7 · 2018. 10. 7. · sistemet e sigurise dhe...

14
SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7 Lektore Msc.Ing. Eli Vyshka 1 QARQET FTOHESE Po fillojme ta shohim me nga afer qarkun ftohes. Skema e meposhtme (Figura 1) eshte e ngjashme me ate te prezantuar tek seksioni i “Bazave te Ftohjes”. Asaj skeme i jane shtuar 3 valvula. Pjeset kryesore jane: 1. Avulluesi, 2. Valvula e shkarkimit të presionit të ulët, 3. Kompresori, 4. Valvula e shkarkimit të presionit të lartë, 5. Kondensuesi, 6. Valvula TXV, 7 Xhami vëzhgues, 8. Filtri, 9. Valvula King, 10. Rezervuari. Figura 1 Ne vizatimin e figures 2, tregohet skema e nje sistemi ftohes, qe i eshte futur fluidi ftohes dhe sistemi eshte ne pune. Gjendjet e ndryshme te fluidit ftohes jane paraqitur me ngjyra te ndryshme. Do te vini re qe jane shtuar disa ngjyra tek tabela e referencës. Njëra eshte për gazin e tejnxehte dhe tjetra eshte per lengun e tejftohur. Kur lengu ftohes kalon ne avullues ai ndryshon gjendje, ai arrin piken kur i gjithe lengu behet gaz. Kjo duhet te ndodhi perpara se te arrije fundin(daljen) e avulluesit. Figura 2 Nxehtesia e ajrit te dhomes se avulluesit, kalon ne brinjet ftohese te avulluesit e pastaj kalon ne avullimin e fluidit ftohes. Duke qarkulluar gazi kalon ne tejnxehje sa me shume ai nxehet. Kur ai kalon ne zonen e bulbit te ndjeshmerise te valvules TXV, gazi i tejnxehur ngroh bulbin, i cili ben qe te rregullohet sasia e lengut qe kalon neper valvulen TXV, duke ruajtur tejnxehjen e deshiruar. Pas kalimit ne zonen e bulbit, gazi vazhdon te rrjedhe e te marre nxehtesi nga linja e thithjes dhe tejnxehja rritet me tej. Kjo vihet re po qe se kemi nje linje te gjate qe kalon permes nje zone te ngrohte. Temperatura e gazit te tejnxehur (qe del nga avulluesi) eshte zakonisht me e ftohte se sa ajo e ambientit (ne e dime rrugen qe kalon nxehtësia). Kjo eshte arsyeja qe te gjitha linjat e thithjes, qe dalin jashte dhomes se avulluesit te izolohen nga ambienti. Po qe se nuk izolohen keto tuba, gazi do te marre nxehtesi nga ambienti i jashtem, qe eshte e padëshiruar, por kjo nuk mund te eliminohet teresisht. Nje tejnxehje e madhe eshte e padëshiruar, se demton kompresorin, po ashtu, nga ana tjeter edhe mungesa e tejnxehjes rrezikon per pranine e lengut e si pasoje mund te kete grusht hidraulik ne kompresor. Nje sistem ftohes duhet te punoje i ballancuar e me siguri. Gazi i tejnxehur kalon ne kompresor ku ai ngjeshet dhe atij i shtohet me shume tejnxehja si rezultat i nxehjes nga komprimimi. Temperatura, presioni dhe zona e tejnxehjes ne hyrje te kondensuesit (dalje te kompresorit) duhet te jene sa me te larta ne valvulen e shkarkimit (Jo tek valvula e sherbimit te shkarkimit por tek valvula e shkarkimit, ne valvulen pjate te cilindrit te kompresorit).

Upload: others

Post on 21-Jan-2021

30 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7 · 2018. 10. 7. · SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7. Lektore Msc.Ing. Eli Vyshka. 1 QARQET FTOHESE . Po fillojme

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7

Lektore Msc.Ing. Eli Vyshka

1

QARQET FTOHESE Po fillojme t’a shohim me nga afer qarkun ftohes. Skema e meposhtme (Figura 1) eshte e ngjashme me ate te prezantuar tek seksioni i “Bazave te Ftohjes”. Asaj skeme i jane shtuar 3 valvula. Pjeset kryesore jane: 1. Avulluesi, 2. Valvula e shkarkimit të presionit të ulët, 3. Kompresori, 4. Valvula e shkarkimit të presionit të lartë, 5. Kondensuesi, 6. Valvula TXV, 7 Xhami vëzhgues, 8. Filtri, 9. Valvula King, 10. Rezervuari. Figura 1 Ne vizatimin e figures 2, tregohet skema e nje sistemi ftohes, qe i eshte futur fluidi ftohes dhe sistemi eshte ne pune. Gjendjet e ndryshme te fluidit ftohes jane paraqitur me ngjyra te ndryshme. Do te vini re qe jane shtuar disa ngjyra tek tabela e referencës. Njëra eshte për gazin e tejnxehte dhe tjetra eshte per lengun e tejftohur. Kur lengu ftohes kalon ne avullues ai ndryshon gjendje, ai arrin piken kur i gjithe lengu behet gaz. Kjo duhet te ndodhi perpara se te arrije fundin(daljen) e avulluesit.

Figura 2 Nxehtesia e ajrit te dhomes se avulluesit, kalon ne brinjet ftohese te avulluesit e pastaj kalon ne avullimin e fluidit ftohes. Duke qarkulluar gazi kalon ne tejnxehje sa me shume ai nxehet. Kur ai kalon ne zonen e bulbit te ndjeshmerise te valvules TXV, gazi i tejnxehur ngroh bulbin, i cili ben qe te

rregullohet sasia e lengut qe kalon neper valvulen TXV, duke ruajtur tejnxehjen e deshiruar. Pas kalimit ne zonen e bulbit, gazi vazhdon te rrjedhe e te marre nxehtesi nga linja e thithjes dhe tejnxehja rritet me tej. Kjo vihet re po qe se kemi nje linje te gjate qe kalon permes nje zone te ngrohte. Temperatura e gazit te tejnxehur (qe del nga avulluesi) eshte zakonisht me e ftohte se sa ajo e ambientit (ne e dime rrugen qe kalon nxehtësia). Kjo eshte arsyeja qe te gjitha linjat e thithjes, qe dalin jashte dhomes se avulluesit te izolohen nga ambienti. Po qe se nuk izolohen keto tuba, gazi do te marre nxehtesi nga ambienti i jashtem, qe eshte e padëshiruar, por kjo nuk mund te eliminohet teresisht. Nje tejnxehje e madhe eshte e padëshiruar, se demton kompresorin, po ashtu, nga ana tjeter edhe mungesa e tejnxehjes rrezikon per pranine e lengut e si pasoje mund te kete grusht hidraulik ne kompresor. Nje sistem ftohes duhet te punoje i ballancuar e me siguri. Gazi i tejnxehur kalon ne kompresor ku ai ngjeshet dhe atij i shtohet me shume tejnxehja si rezultat i nxehjes nga komprimimi. Temperatura, presioni dhe zona e tejnxehjes ne hyrje te kondensuesit (dalje te kompresorit) duhet te jene sa me te larta ne valvulen e shkarkimit (Jo tek valvula e sherbimit te shkarkimit por tek valvula e shkarkimit, ne valvulen pjate te cilindrit te kompresorit).

Page 2: SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7 · 2018. 10. 7. · SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7. Lektore Msc.Ing. Eli Vyshka. 1 QARQET FTOHESE . Po fillojme

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7 Gazi qe shkarkohet e humb tejnxehjen ne pjesen e pare te kondensuesit. Ai vazhdon te ftohet e krijohen pikla lengu ne vartesi te nxehtesise qe largohet. Ne disa pika te kondensuesit, i gjithe ftohesi do te jete kthyer ne leng. Ka ndodhur nje proces tjeter qe eshte procesi i kundert me tejnxehjen. Kjo quhet Tejftohje. Theksojme se tejnxehja ndodh vetem kur konditat jane te tilla qe nuk ka perzierje avull- pikla lengu ne zonen e dhene. Gjithashtu do te kemi tejftohje, kur nuk kemi kondita saturimi, por kemi vetem leng. Keshtu ndersa fluidi ftohes qarkullon duke kaluar ne gjendje avull-leng dhe vazhdon te humbe nxehtesi ne saje te rrymes se ajrit qe fryn ne kondensues, ai behet me i ftohte se sa mund te behet ne kushtet e saturimit. Çdo grade ftohje e fluidit ftohes leng eshte shkalle tejftohje. Jane te deshirueshme 5.5°C tejnxehje ashtu si dhe 5.5°C tejftohje. Tejftohja nuk ka te beje me krijimin e tepricave, qe shkaktojne grushtin hidraulik. Ajo eshte e deshiruar per efektivitetin e sistemit ftohes. Le te shohim nje permbledhje te etapave te fluidit ftohes (ne çfare gjendje ndodhet), ndersa ai kalon neper kondensues: Gaz i tejnxehur shume i nxehte Gaz i ftohur ne kushte per te formuar saturimin Formim piklash lengu Kemi fazen leng-avull Ndodh tejftohja Pas kalimit te kondensuesit, fluidi ftohes leng futet tek rezervuari. Fluidi ftohes e gjen veten ne nje zone ku kalon perseri ne fazen leng-avull. Ne rezervuar ka kondita saturimi, por poshte saj kemi gjithnje pranine e lengut te tejftohur. Avulli ne rezervuar mund te mendohet se eshte si i ndenjur. Ai eshte i bllokuar atje e nuk merr pjese realisht ne qarkullimin e fluidit. Ka nje tub, qe futet ne thellesi te rezervuarit, i cili siguron marrjen e lengut qe futet ne linjen e lengut. Lengu pasi kalon valvulen King ne dalje te rezervuarit vazhdon levizjen ne linjen e lengut duke kaluar filtrin thares dhe xhamin e vezhgimit dhe kalon me tej drejt valvules droseluese. Sistemet ftohes jane te ndryshem. Disa sisteme kane linja lengu shume te gjata. Ne keto raste, fluidi ftohes do te pesoje renie presioni. Ne dime se çfare ndodh te nje leng po qe se presioni ulet. Nje pjese e lengut mund te kaloje ne gaz. Kjo do te jete nje humbje efektiviteti e dukshme e sistemit. Po qe se kemi nje linje qe eshte me permasa jo te pershtateshme, problemi mund te jete edhe me i keq. Po qe se krijohet gaz ne linjen e lengut, ai do te largohet bashke me lengun nepermjet valvules TXV. Kjo eshte e padeshirueshme meqenese ul aftesine ftohese te sistemit, pra ul rendimentin e sistemit. Duhet te eleminohen faktoret qe çojne ne formimin e gazit ne linjen e lengut. Po qe se kondensuesi e ben punen e tij siç duhet, fluidi i tejftohur (ne gjendje lengu) duhet te jete disa grade me i ulet se pika e lengeshtimit. Çdo grade tejftohje e arritur eshte nje hap larg te lejuarit te formimit te gazit, qe do te ndodhte ne linjen e lengut. Tani e dini pse perdoret xhami i vezhgimit? Ai mund te jete nje indikator i shpejte, nese ne valvulen TXV kalon vetëm leng per ne avullues. Gazi i fresket ne linjen e lengut duhet te shmanget, ku eshte e mundur praktikisht nepermjet sistemit te tubave dhe projektimeve te sakta. Fluidi ftohes kur kalon permes pajisjes droseluese, peson nje renie te madhe presioni. Megjithate eshte e paevitueshme qe nje pjese e lengut ftohes te mos kaloje ne gaz ne linjen e lengut. Keshtu ka filluar perdorimi i nxehtesise se fshehte te trupit ftohes. Ne avullues ku absorbohet nxehtesia kemi kalimin e fluidit ftohes ne gaz. Gazi qe ka avulluar ne avullues largohet drejt kompresorit. Nga kompresori gazi ftohes del ne temperature 60°C e presion 7.6 bar. Kur hyn ne kondensues temperatura zbret ne 34 °C e presioni ruhet ne 7.6 bar. Largimi i nxehtesise behet ne saje te ajrit qe fryn ventilatori i kondensuesit.

Lektore Msc.Ing. Eli Vyshka

2

Page 3: SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7 · 2018. 10. 7. · SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7. Lektore Msc.Ing. Eli Vyshka. 1 QARQET FTOHESE . Po fillojme

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7

Lektore Msc.Ing. Eli Vyshka

3

Ketu gazi kthehet ne leng qe depozitohet ne rezervuar. Lengu nga rezervuari del me temperature 32°C dhe po me ate presion duke u drejtuar drejt pajisjes droseluese. Presioni deri tek pajisja droseluese bie per shkak te rezistencave qe has rruges, pra ne hyrje te pajisjes droseluese presioni eshte 7.1 bar e temperatura 24°C. Pasi kalon pajisjen droseluese presioni bie ne 1 bar dhe temperatura shkon deri ne -10°C. Ne dhomen ftohese ajri qarkullon duke ndihmuar avullimin e metejshem te fluidit leng ne avullues, duke thithur nxehtesine e dhomes. Ne linjen e thithjes fluidi ftohes eshte i gjithi gaz e bile 5.5°C tejnxehje. Ne linjen e thithjes presioni eshte vetem 0.8 bar dhe temperatura 2 °C. Temperatura ne dhome ndryshon sipas figures 3. Figura 3

PROCEDURAT E ZBRAZJES SE SISTEMIT ME POMPE Nje sistem mund te zbrazet deri ne vakum, duke e grumbulluar fluidin ftohes ne rezervuarin e sistemit. Zbrazja ne kete rast behet pasi bllokohet Valvula King dhe venies ne pune te kompresorit. Kur mbyllet Valvula King, ju ndaloni rrjedhjen e ftohesit nga rezervuari drejt avulluesit. Si rezultat ana e presionit te ulet te sistemit zbrazet nga kompresori dhe i gjithe fluidi ftohes, qe ishte ne anen e presionit te ulet shkon ne anen e presionit te larte. Rezervuari i sistemit duhet te jete i nje madhesie te tille, qe te mund te mbaje te gjithe sasine e lengut ftohes te sistemit dhe te jete 80% i mbushur. Kur ndalon pune kompresori, ne anen e presionit te ulet te sistemit, presioni eshte reduktuar dhe duhet te qendroje po ne ate presion. Po qe se presioni fillon e rritet, atehere sistemi ka difekt.

• Nje nga arsyet te rritjes se presionit ne anen e ulet eshte se jane konsumuar valvulat e kompresorit e keshtu kemi rrjedhje ne drejtim te kundert, nga ana e presionit te larte te sistemit ne ate te ultin.

• Nje mundesi tjeter e rritjes se presionit ne anen e presionit te ulet eshte se ka akoma leng ne anen e ulet te presionit te sistemit dhe ai po vlon ngadale duke bere rritjen e presionit ne sistem. Kur mbyllet Valvula King, qe eshte menjehere pas rezervuarit te sistemit, çdo pjese pas kesaj valvule si: avulluesi, filtri, xhami vezhgues, linja e thithjes behen pjese ne presionin e ulet. Keshtu filtri/ tharesi dhe xhani vezhgues dhe linja e lengut, qe gjate gjithe kohes kane qene plot me leng mund te kene leng te mbetur. Se per sa kohe do te behet thithje per te zbrazur sistemin, varet nga ne. Kjo varet se çfare synon te arrish. Po qe se do te nderrosh nje filter/ thares (qe behet shpejt), atehere duhet te pomponi derisa presioni ne anen e presionit te ulet te jete 1 ATM (O PSIG) dhe kur ju te hapni sistemin, duhet te mos humbisni fluid ftohes, si dhe nuk do te keni futje ajri ne keto pjese pas zmontimit, meqenese presioni eshte sa ai atmosferik

Page 4: SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7 · 2018. 10. 7. · SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7. Lektore Msc.Ing. Eli Vyshka. 1 QARQET FTOHESE . Po fillojme

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7

Lektore Msc.Ing. Eli Vyshka

4

Kur doni te ndërroni avulluesin (qe kerkon shume kohe pune), do te duhet te thithni gazin komplet nga ana e presionit te ulet. Shih figurat ne vazhdim, qe te shohesh kushtet e punes per rregjime te ndryshme. Do te vini re se kemi ndryshime, shigjetat e manifoldeve levizin dhe sasia e fluidit ftohes ne pjese te sistemit eshte e ndryshme. E vetmja gje qe nuk ndryshon eshte presioni i anes se larte. Kjo ndodh, sepse pavaresisht se ka shume apo pak leng ne anen e presionit te larte, aty ka gaz ne gjendje saturimi. Figura 4 ANA E PRESIONIT TE ULET ME 1 ATM (O PSIG) Kjo procedure kerkon qe ana e presionit te ulet te jete ne ekuiliber me presionin atmosferik. Kjo behet kur doni te beni sherbime ne anen e presionit te ulet si: ndërrimi i filtrit/tharesit, nderrimi i xhamit vezhgues ose valvules TXV, per te cilat duhet pak kohe, si ne figuren 5.

Figura 5

KOMPRESORI NE 1 ATM (O PSIG) Kjo menyre lejon te behen sherbime te shpejta ne anen e presionit te ulet. Kjo menyre realizohet duke bere regjistrimin e valvules hyrese te sherbimit ne pozicion te tille qe kompresori, duke vazhduar pune te beje qe presioni ne linjen e thithjes te jete 1 atm (0 psig). Pastaj ndalohet kompresori e behen punimet e duhura. ANA E PRESIONIT TE ULET DERI NE VAKUM Kur behen riparime te pjeseve te konsumit te sistemit qe duan shume kohe, ju duhet te beni thithje komplet te gazit nga ana e presionit te ulet nepermjet kompresorit. Per kryerjen e zbrazjes te anes se presionit te ulet, duhet te mbyllet valvula King. Kur te arrini vakumin maksimal qe arrin kompresori, duhet te vazhdohet me perdorimin e pompes se vakumit per t'a zbazur ne maksimum anen e presionit te ulet. Kjo behet qe te mos kemi shkarkim te fluidit ftohes ne atmosfere (figura 6).

Page 5: SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7 · 2018. 10. 7. · SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7. Lektore Msc.Ing. Eli Vyshka. 1 QARQET FTOHESE . Po fillojme

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7

Lektore Msc.Ing. Eli Vyshka

5

Figura 6 KOMPRESORI DERI NE VAKUM Kjo procedure mund te perdoret si prove efektiviteti e kompresorit. Kur ju dyshoni per mungese kapaciteti te kompresorit, qe mund te shkaktohet nga prishja e folese se valvules se sherbimit te daljes te kompresorit, behet zbrazja e sistemit nepermjet kompresorit pasi mbyllim valvulen King. Vakumi qe duhet te arrihet me nje kompresor te ri eshte rreth 15 inch K Hg. Ai duhet t’a ruaj ate vakum po qe se kompresori ndalon punen. Po qe se vakumi nuk ruhet por fillon e rritet, kjo tregon se presioni i anes se larte po rrjedh perseri permes valvules te konsumuar, te çare apo te thyer, etj, drejt anes se presionit te ulet. Duhet te jemi te kujdesshem ne montimin e rregullt te manometrave qe te mos lejojne futjen e ajrit ne sistem ose probleme me folete e valvulave qe nuk mbyllen mire. Shih figuren 7. Kjo eshte nje menyre e shpejte dhe e lehte prove kur volumi i sistemit eshte relativisht i vogel, krahasuar me menyren nepermjet zbrazjes se anes se presionit te ulet siç e theksuam me lart.

Figura 7

ZBRAZJA E SISTEMEVE FTOHESE Nje sistemi te ri ftohes duhet te kontrollohet nen presion nese ka rrjedhje dhe te zbrazet perpara se te ngarkohet perfundimisht me fluid ftohes. E njejta gje behet edhe per sistemet qe jane hapur per riparim kapital. Zbrazja e sistemit eshte e nevojshme, per te hequr te gjitha gjurmet e ajrit dhe lageshtise se pranishme ne sistemin ftohes. Ne rastin e servisit ne pjesen e presionit te ulet, fluidi ftohes mund te thithet e grumbullohet ne anen e presionit te larte. Sistemi lihet per testim ne vakum, duke kontrolluar nese ka rritje presioni ne anen e presionit te ulet. Po qe se nuk ka rritje presioni, themi se sistemi nuk ka rrjedhje. Kontrolli i sistemeve ftohes behet, duke i mbushur ato me azot te thate ne presionin deri ne 1.43

Page 6: SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7 · 2018. 10. 7. · SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7. Lektore Msc.Ing. Eli Vyshka. 1 QARQET FTOHESE . Po fillojme

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7

Lektore Msc.Ing. Eli Vyshka

6

here presion i punes ne rastin e kontrollit te sistemeve te reja dhe 0.9- 1.1 presioni i punes, ne rastet pas riparimeve. Nuk perdoret absolutisht oksigjeni i thate per kontrollin e sistemit, sepse oksigjeni bashkevepron me vajin e kompresorit e merr flake. Nuk perdoret as ajer per kontroll nen presion, meqenese ne pergjithesi, ajri ka lageshti, qe eshte i padeshiruar per sistemet. Kur sistemi ka lageshti, nuk kemi kondensim te rregullt ne sistem. Kjo do te shkaktoje presion te larte ne hyrje te kondensuesit dhe prani te avujve te lageshtise. Avujt e ujit çojne ne formimin e acideve ne sistem. Kur sistemi ngarkohet, fluidi qe futet nuk duhet te permbaje asgje tjeter, përveç fluid ftohes (leng e gaz) si dhe vajin lubrifikues perkates. Per te bere zbrazjen perdoren te dy tubat e gomes te manifoldit dhe valvulat e sherbimit rregjistrohen qe te kete rezistence sa me te vogel te kalimit te fluidit ftohes. Per te bere zbrazjen do te ishte mire te kishim tuba gome me diameter sa me te madh dhe te jene te shkurter. Keto faktore do te reduktojne kohen e zbrazjes. Shumica e prodhuesve rekomandojne zbrazje kur presioni te jete se paku deri ne 250 mikron njesi. Mund te shkohet ne zbrazje ne presion deri ne 50 mikron. Per te arritur nje vakum te tille, duhet te perdorni tuba me diameter te madh dhe lidhese shume te shkurter bakri midis pompes se vakumit dhe sistemit. Tubat fleksibel standart nuk arrijne te sigurojne hermetizim te mire ne folete dhe paraqesin veshtiresi meqenese lejojne depertime ajri ne ato vakume. ZBRAZJA TRE-FISH E SISTEMEVE FTOHESE Per te bere kontrollin dhe mbushjen e rregullt te sistemeve ftohes pas riparimeve zakonisht perdoret zbrazja e sistemeve tre here, duke respektuar proceduren sipas ketyre etapave: (Si ne figuren 8)

ZBRAZJA E PARE : Ne vakum futet azot i thate ne presion 0.9 ÷1.1 here presioni i punes se sistemit ZBRAZJA E DYTE : nga azoti (bërje vakumi) Ne vakum futet azot i thate ne presion 0.9 ÷1.1 here

presioni i punes se sistemit. ZBRAZJA E TRETE : Behet vakumizimi i trete dhe perfundimtar pas se ciles ai do te mbushet me fluidin

e punes. Duhet te kihet parasysh se perdoret azoti se eshte material mjaft i lire dhe lende qe nuk ndikon ne hollimin e shtreses se ozonit. Per te identifikuar rrjedhjen kur ngarkohet me azot, bashke me azotin futet 5 deri ne 10 gr nga fluidi ftohes me te cilin do te mbushet perfundimisht sistemi. Kjo behet qe, ne rast se kemi rrjedhje, ajo te mund te percaktohet nga dedektoret e rrjedhjeve, si llampa halide, etj. Standardi europian EN 378 parashikon, qe sistemet e reja te kontrollohen ne presione me te larta deri ne 1.43 here presioni i punes. Figura 8 Duke bere futjen e azotit te thate dy here ne nje sistem te zbrazur, do te kemi tharje te lageshtise se pranishme e pastrim te sistemit nga materialet e ngurta. Azoti i thate eshte i afte te absorboje sasine e vogel te lageshtise qe ndodhet ne sistem. Mund t’a futni azotin nga ana e presionit te larte (veçanerisht ne rastin kur behet testimi nen presion), ne kete menyre ju mund te shihni nese ka rrjedhje te gazit nga ana e presionit te larte ne ate te ultin. Po qe se do te konstatoni qe ka nje pengese, qe duket nga vlerat e

Page 7: SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7 · 2018. 10. 7. · SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7. Lektore Msc.Ing. Eli Vyshka. 1 QARQET FTOHESE . Po fillojme

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7

Lektore Msc.Ing. Eli Vyshka

7

presionit, do te jete me e lehte t’a çbllokoni tani kur sistemi ka azot, se sa me vone kur sistemi do te jete ngarkuar me fluid ftohes. Po qe se sistemi ka nje valvul selenoide te linjes se lengut VSLL, kjo prove nuk do te jete e mundur te behet njeheresh per te gjithe sistemin, ngaqe valvula selenoide bllokon kalimin e fluidit ftohes leng (derisa te aktivizoni bobinen VSLL). TEMPERATURA E VLIMIT TE UJIT NE SISTEM GJATE EVAKUIMIT Dime tani se ka nje varesi midis presionit, qe ushtrohet ne siperfaqen e lengut dhe mundesise se lengut per te avulluar. Prania e lageshtise se padeshiruar ne sistemin ftohes ndikon ne kete relacion. Kur presioni zvoglohet shume nga pompa e vakumit, piklat e ujit do te ndryshojne gjendje, duke kaluar ne avull qe do te hiqet nga pompa e vakumit. Per largimin e lageshtise nga sistemi ndikim ka dhe temperatura e fluidit ftohes. Ne temperaturat e ulta te fluidit ftohes, uji do te kete tendence me te madhe te qendroje ne forme lengu. Po qe se ka mundesi t'a ngrohim sistemin e tubave, do te ishte mire sepse do te permiresohej largimi i lageshtise. Por kjo nuk eshte gjithmone e mundur. Do te ishte me interes te dihet relacioni presion-temperature per te percaktuar mundesine e vlimit komplet te piklave te ujit ne sistem. Tabela 9 me poshte, tregon temperaturen vlimit te ujit ne presione te ndryshme.

0C Hg Vac Microns PSI 100 0.00 759.968 14.696 96.11 5.00 535.000 12.279 90 9.81 525.526 10.162 80 16.02 355.092 6.866 70 20.80 233.680 4.519 60 24.12 149.352 2.888 50 26.36 92.456 1.788 40 27.83 55.118 1.066 30 28.75 31.750 0.614 26.67 29.00 25.400 0.491 24.44 29.10 22.860 0.442 22.22 29.20 20.320 0.393 20.56 29.30 17.780 0.344 17.78 29.40 15.240 0.295 15 29.50 12.700 0.246 11.67 29.60 10.160 0.196 7.22 29.70 7.620 0.147 0 29.82 4.572 0.088 -6.11 29.90 2.540 0.049 -14.44 29.95 1.270 0.025 -31.11 29.99 254 0.005 -37.22 29.995 127 0.003

Tabela 9 Figura 10 Konsideroni psh ne nje dite te ftohte ku temperatura eshte 18°C dhe ju po zbrazni nje sistem ne pregatitje per ngarkim. Per percaktimin e vakumit perdorim manometrin e presionit te ulet te manifoldit e vakumi i plote sipas tij eshte kur te tregoje 29+ “Hg Vac”. Gjilpera mundet te kete arritur ne vendin e duhur, por ju nuk jeni ne gjendje te percaktoni presionin ekzakt per shkak te ndarjeve te shkalles se manometrit qe eshte ne inch, qe eshte ndarje shume e madhe per percaktimin e vlerave shume te ulta e te sakta te vakumit. Ne fakt po qe se presioni do te ishte vetem poshte 16000 mikron, ju do te shihni nga tabela se as qe ka filluar te vloje uji ne brendesi te sistemit. Pra qe te jemi te sigurte per vlimin e ujit ne temperaturen

Page 8: SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7 · 2018. 10. 7. · SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7. Lektore Msc.Ing. Eli Vyshka. 1 QARQET FTOHESE . Po fillojme

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7

Lektore Msc.Ing. Eli Vyshka

8

e dhene duhet te qe te matni vakumin e arritur me manometra qe masin me mikron. Kjo tregon per rendesine e perdorimit te manometrave me mikron per te percaktuar gjendjen dhe proçresin e zbrazjes. MATJA E PRESIONIT ME MANOMETRA MIKRON Nje manometer mikron percakton vleren e sakte ne mikron te vakumit. Mund te perdoret gjithashtu per te arritur ne perfundimin nese sistemi eshte hermetik, ne se ka rrjedhje apo ka akoma lageshti. Po qe se do te vendosni nje manometer mikron ne nje sistem te zbrazur dhe monitoroni presionin, ju mund te percaktoni situaten aktuale te hermetizimit nepermjet grafikeve te mesiperm (figura 10). Po qe se madhesia e vakumit zvoglohet, gje qe na e tregon manometri elektronik, themi se ka rrjedhje. Do te ishte ide e mire qe fillimisht te testohet pompa juaj e vakumit direkt me manometrin mikron. Po qe se mund te arrihet nje vakum i duhur, jeni te sigurte se nuk ka rjedhje ne manometer e ne vendet e lidhjes dhe/ose ne vendin e ngarkimit te vajit ne pompe. Pompat e vakumit perdorin nje vaj dehidrant dhe ai duhet te ndrohet aq shpesh, sa kerkohet per te bere te mundur punen normale e arritjen e vakumit te deshiruar. Ju nuk duhet t'a perdomi pompen qindra ore pa i nderruar vajin. Shenja e papastertise mund te jete shenja e pare per nevojen e nderrimit te vajit. Uzinat prodhuese te pompave te vakumit percaktojne kohen e punes qe mund te punoje pa nderruar vajin. NGARKIMI ME FLUID FTOHES Duke vezhguar dy figurat ne vazhdim (figura 10 e 11) do te shohim se sa shume diference ne pune do te kete midis dy sistemeve. A mund te jepni nje konkluzion te punes se dy sistemeve? Per te pare ndryshimet duhet perqendruar vemendja ne disa pika. Nje xham vezhgues qe nuk eshte plot (kur sistemi eshte ne pune) mund te tregoje per mosngarkim te plote te sistemit me fluid ftohes.

Figura 11 Figura 12

Ka shume faktore, qe mund te shkaktojne keto simptoma. Psh po qe se filtri i linjes se lengut eshte pjeserisht i zene me papasterti, xhami vezhgues nuk do te mund te mbushet, por sistemi mund te jete i ngarkuar. Keto kushte quhen kufizim ne anen e presionit te larte. Ka nje menyre per te identifikuar kete qe ndodh. Tek filtri pjeserisht i zene, do te kemi renie te madhe te presionit dhe ulje te theksuar te temperatures se lengut qe kalon ne te, duke bere qe filtri dhe linja e lengut te ftohet shume. Pra ka nje efekt ftohes, gje qe ndodh ne te njejten kohe dhe tek linja e lengut gje qe mund te çojne ne formimin e akullit. Temperatura ne linjen e lengut qe ushqen filtrin duhet te jete

Page 9: SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7 · 2018. 10. 7. · SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7. Lektore Msc.Ing. Eli Vyshka. 1 QARQET FTOHESE . Po fillojme

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7

Lektore Msc.Ing. Eli Vyshka

9

rreth 40°C dhe nderkohe trupi i filtrit ftohet kur e prek, atehere efekti i kufizimit te rrjedhjes se lengut ne linje eshte i dukshem. Kyçi per te diagnostikuar difektet ne nje sistem eshte qe te mbledhim sa me shume simptoma. Duke mbledhur sa me shume simptoma ju mund te arrini te percaktoni difektin me sakte.

• Mosngarkimi i plote i sistemit, do te shkaktoje tejnxehje me te larte se normali. Puna normale eshte te kemi sa me shume avullim te lengut, me qellim qe te largohet sa me shume nxehtesi nga avulluesi.

• Ne te njejten kohe, nuk duhet te kete mbingarkese me leng te linjes se lengut meqenese ne dalje te avulluesit duhet te kemi tejnxehje. Ne rast se ngarkimi nuk eshte i plote ka mungese fluidi ftohes. Mos ngarkimi i plote dhe tejnxehja e larte shkojne se bashku. Presioni i fluidit ftohes ne avullues ndikohet nga: ngarkesa termike ne avullues, nga levizja e avullit drejt linjes se thithjes per ne kompresor, si dhe nga kalimi i vazhdueshem i fluidit ftohes ne pajisjen droseluese. Ne nje sistem, qe nuk eshte i ngarkuar plotesisht me fluid ftohes, pajisja droseluese nuk mund t’a ushqeje avulluesin ne shkallen e duhur, sepse kollona e lengut ne linjen e lengut do te kete fluid ftohes ne gjendje avulli. Gjithashtu presioni ne anen e larte do te jete me i vogel se normali, presion qe e shtyn lengun drejt valvules TXV. Duke mos pasur shkallen e duhur te ushqimit ne avullues, kompresori vazhdon te zbrazë anen e presionit te ulet. Kjo eshte arsyeja, pse presioni ne thithje behet gjithnje e me i ulet se normali. Kjo shpjegon ate pse nuk merren kompresore me te medhej se sa duhet (Kur ka kapacitete me te medha ne thithje, do te kemi levizje nepermjet kompresorit, ne nje shkalle me te madhe te gazit ftohes se sa eshte projektuar sistemi). Presioni ne dalje nga kompresori eshte rezultat i ngjeshjes se gazeve, qe vijne nga linja e thithjes. Sa me i ulet presioni ne linjen e thithjes, aq me i ulet presioni ne anen e presionit te larte. Megjithate ka pajisje rregulluese, qe ndikojne ne stabilizimin e punes se sistemit. Psh, nese sistemet e ftohjes se ajrit kane pajisje kontrolli te presionit ne hyrje, do te bejne te mundur maskimin e simptomave te pritshme te mungeses se fluidit ftohes. Matja e disa parametrave do te beje te mundur te reduktohen mundesite dhe te ngushtoje numrin e faktoreve qe shkaktojne kete problem. NGARKIMI I NJE SISTEMI FTOHES, MENYRA E DYTE Le te supozojme qe kemi riparuar nje rrjedhje te fluidit ftohes ne nje sistem ftohes. Kjo rrjedhje ka bere qe ne sistem te jete pakësuar sasia e nevojshme e fluidit ftohes. Që të punoje normalisht, sistemit i duhet shtuar fluid ftohes. Fillimisht duhet te kemi nje bombul te mbushur me fluid ftohes, si ai që ka sistemi. Pasi montohen pajisjet si ne skemen e figures 13, hapet doreza e daljes se bombules, për të bërë funizimin me gaz në anën e presionit të ulët. Hapet doreza e manometrit te presionit te ulet te manifoldit dhe fillon ngarkimi. Vini re me kujdes procesin e ngarkimit. Tubi me ngjyre te verdhe lidhet me bombulen, qe pastaj kalon ne tubin blu qe lidhet me sistemin ftohes. Gazi do te rrjedhë, sepse presioni ne bombul eshte me i madh se sa presioni ne anen e ulet te sistemit, nderkohe qe kompresori vazhdon pune. Figura 13 Kur hapni dorezen e anes se presionit te ulet, ju mund te shihni qe presioni ne anen e thithjes rritet, gje qe e tregon manometri i

Page 10: SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7 · 2018. 10. 7. · SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7. Lektore Msc.Ing. Eli Vyshka. 1 QARQET FTOHESE . Po fillojme

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7

Lektore Msc.Ing. Eli Vyshka

10

presionit te ulet. Ju mund te konstatoni nje rritje te lehte te presionit ne anen e presionit te larte dhe ju e dini arsyen: Ju mund te shihni qe bombula ka leng e avull dhe ne kete rast po merrni fluid ftohes nga pjesa e siperme ku ka gaz. Ky gaz futet nepermjet valvules se sherbimit ne thithje drejt kompresorit. Kjo metode ngarkimi funksionon mire tek sistemet e madhësive te vogla dhe te mesme. Nese, duhet te ngarkohen sisteme te medha me menyren qe pame me siper (Menyra e dyte), duhet shume kohe per te bere ngarkimin. Po qe se do te ngarkoni nje sistem ftohes me gaz per disa minuta, do te konstatoni qe presioni ne bombul do te bjere e bombula behet gjithnje e me e ftohte. Kjo ndodh me qenese ne dime se presioni i ulet shkon dore me dore me temperaturen e ulet. Kur ju hiqni avuj nga bombula, vartesia presion-temperature detyron nje pjese te lengut te kaloje ne gaz, per te zevendesuar gazin, qe sapo u hoq. Por ne saje te largimit te gazit nga bombula, do te kemi avullim te ri ne baze te vartesise presion-temperature e si pasoje lengu ftohet e tenton te marre nxehtesi nga ambienti rrethues. Figura 14 Po qe se do te vazhdoni ngarkimin me gaz te sistemit per nje kohe te gjate, bombula do te ftohet me shume, duke ulur diferencen e presioneve midis sistemit ftohes ne valvulen e sherbimit dhe bombules. Arrin nje moment qe barazohet presioni i sistemit tek valvula e sherbimit me ate te bombules. Gazi nuk kalon me ne sistem. Nje zgjidhje per te vazhduar ngarkimin eshte ngrohja e bombules, qe ben te rritet presioni i fluidit ftohes ne bombul. Bombula ne asnje menyre nuk duhet ngrohur me llampe. Kete nuk duhet t’a beni kurre. Nje metode e sigurte per te ngrohur bombulat eshte duke e vendosur ate ne nje kove me uje te ngrohte ose po qe se keni uje te ngrohte te rrjedhshem, duke e derdhur ate mbi bombul. Manometrin duhet t’a kemi ne vendin e tij, qe te dime ne çdo moment presionin ne bombul. Duhet qe çdonjeri te krijoje kushte pune te sigurta qe te evitohen rreziqet e mundshme. Akoma nuk kemi sqaruar se si do te mbushen sistemet e medha. NGARKIMI I SISTEMEVE TE MEDHA, MENYRA E TRETE Sistemet ftohese te medha ngarkohen me leng, meqe harxhohet me pak kohe per ngarkim. Si valvul ku behet ngarkimi me leng mund te jete valvula e sherbimit ne dalje nga kompresori, ku gazi nga kompresori futet ne kondensues, ose mund te jete valvula King e sistemit. Ne figuren 15, tregohet ngarkimi i sistemit ftohes me trup ftohes leng ne anen e presionit te larte. Figura 15 Valvula e ngarkimit me leng mund te jete dhe nje valvul Shrader, qe

Page 11: SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7 · 2018. 10. 7. · SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7. Lektore Msc.Ing. Eli Vyshka. 1 QARQET FTOHESE . Po fillojme

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7

Lektore Msc.Ing. Eli Vyshka

11

eshte pas valvules King. Bombula kthehet permbys me qellim qe te merret vetem fluid ftohes ne gjendje lengu. Tubi i verdhe i manifoldit lidhet me bombulen dhe tek manifoldi hapet doreza e anes se presionit te larte duke mbyllur daljen e manifoldit te anes se ulet. Keshtu nepermjet tubit te kuq lengu ftohes kalon nga bombula ne sistemin ftohes. Presioni ne vendin e ngarkimit fillimisht eshte i njejte ose me i madh se sa ai qe eshte ne kondensues. Presioni ne bombul duhet te jete me i madh se ai i anes se larte te sistemit. Del nje problem tjeter, nese presioni ne bombul eshte i barabarte ose me i vogel se ai i sistemit ftohes, qe do te bente te mos kishim futje lengu ne sistem. Nese presioni ne bombul eshte me i vogel se ai anes se larte te sistemit, veprohet duke realizuar zbrazjen e anes se presionit te ulet, (shih figuren 15) dhe kjo do te mund te arrihet duke mbyllur valvulen King. Kompresori vazhdon pune, keshtu ana e presioni te ulet, qe eshte tani deri tek valvula King, fillon e zbrazet. Shihet qe valvula e ngarkimit me leng e sistemit do te jete nje valvul pas valvules King dhe kjo do te jete pjese e presionit te ulet. Leximi i presionit ne manometrin e presionit te larte te manifoldit eshte i njejte me ate te presionit te ulet sepse presioni eshte i njejte me te. Tani do te kemi diference presioni midis presionit ne bombul dhe atij te sistemit e do te kemi futje te lengut ne sistem. Figura 16 Ne figuren 16, tregohet rasti kur bombula ka presion me te vogel se sa presioni ne anen e larte. Per te rritur presionin ne bombul ai ngrohet e si pasoje sistemi do te ngarkohet si ne rastin kur presioni ne bombul eshte me i madh se ai i sistemit ftohes, ana e presionit te larte. Tek xhami vezhgues do te shihet qe kalon leng, presioni ne manometrin e thithjes rritet dhe presioni i anes se larte pasqyron presionin e bombules dhe jo ate te anes se presionit te larte. Tani do te kete me shume avuj ne sistem e tejnxehja do te jete me te vogel se sa momentet e para. Fluidi ftohes qarkullon ne avullues e kompresori e depoziton ate ne anen e presionit te larte dhe e perfundon ne rezervuar qe fillon e mbushet. Por del problem se nuk e dimë se sa trup ftohes duhet te futet, qe sistemi te kete sasine e duhur per te punuar normalisht. Ne do te duhet te monitorojme peshen e bombules, qe keshtu te dime se sa ftohes duhet te fusim ne sistem dhe te mbyllim periodikisht dorezen e kuqe e te punojme me valvulen King per te kontrolluar procesin e mbushjes. Kur i afrohemi mbushjes, kalohet ne mbushjen e sistemit me gaz, per te bere te mundur qe sistemi te mbushet ne masen e duhur. Ne figuren 17 tregohet skema e mbushjes se sistemit ftohes me leng ftohes, por kur bombulat jane shume perdorimshe, pra kur bombula mbahet normalisht, por ajo ka nje tub qe shkon deri ne fund te bombules qe merr vetem leng. Figura17

Page 12: SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7 · 2018. 10. 7. · SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7. Lektore Msc.Ing. Eli Vyshka. 1 QARQET FTOHESE . Po fillojme

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7

Lektore Msc.Ing. Eli Vyshka

12

PERCAKTIMI I TEJNXEHJES DHE TEJFTOHJES Prodhuesit e fluideve ftohes pregatisin diagramat P-T per industrine e fluideve ftohes. Diagramat P-T bejne te mundur te diagnostikohen proceset e ftohjes te sistemeve dhe sidomos kur nuk jeni i familjarizuar me fluidin ftohes qe perdomi. Ka shume fluide ftohese e çdonjeri ka diagramen e tij P-T.

Page 13: SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7 · 2018. 10. 7. · SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7. Lektore Msc.Ing. Eli Vyshka. 1 QARQET FTOHESE . Po fillojme

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7

Lektore Msc.Ing. Eli Vyshka

13

Shihni tabelen P-T figura 18, qe tregohet me siper. Ne tabele tregohen lidhjet presion-temperature per disa fluide ftohes me te perdorshem. Per te llogaritur tejnxehjen, matet presioni ne linjen e thithjes tek valvula TXV dhe ne baze te presionit gjendet temperatura perkatese duke perdorur tabelen P-T. Deri tani nuk marrim ne konsiderate qe fluidi ftohes eshte i tejnxehur. Matet temperatura aktuale ne zonen e bulbit dhe krahasoji te dyja temperaturat (ate qe del ne baze te presionit dhe ate qe matet direkt). Diferenca midis dy vlerave na jep tejnxehjen. Per te llogaritur tejftohjen, matet presioni ne anen e larte, ne dalje te kondensuesit dhe e konverton ne temperature sipas tabeles P-T. Mat temperaturen aktuale ne dalje te kondensuesit dhe krahasoji te dyja. Diferenca na jep tejftohjen. Sistemet e mesiperm te matjes quhen sisteme me ÇIFTE TE PERAFERTA, sepse komponentet ku behen matjet, jane shume afer njeri tjetrit. Marrja e nje leximi presioni tek valvula e sherbimit te thithjes, ne shembullin e mesiperm zakonisht eshte e njejte me leximin direkt nga bulbi. Megjithate jo te gjithe sistemet jane kaq te mbledhur dhe vlera e temperatures ne bulb do te ishte e ndryshme nga vlera qe do te dilte kur behen matjet ne valvulen e thithjes. Ne kete rast leximi ne zonen e valvules se sherbimit te thithjes, do te ishte i ndryshem nga ai qe do te marrim nga bulbi. Mundet te kete nje renie jo te konsiderueshme te presionit ne linjen e lengut kur ato jane te gjata, per shkak te humbjeve te ferkimit. Per ta provuar dhe per te qene me shume te sigurte me llogaritjet e tejnxehjes, ne mund te shtojme ne llogaritje faktorin e renies se presionit siç tregohet me poshte. Llogaritjet e bera jane te sakta si per tejftohjen e tejnxehjen. Ju mund te konstatoni, qe ato te ndodhin ne menyre te qëndrueshme. Kur ndodhin difekte duhet te jeni te kujdeseshem, qe te dalloni simptomat, qe jane larg normales.

Figura 19

Dy shembujt e mesiperm te tejftohjes jane ne anen e larte te presionit, qe ndodh ne 41°C. Mund te ishte perdorur nje tjeter ftohes si shembull dhe presioni i anes se larte, qe do te zgjidhet do te kishte qene per presion korespondues te temperatures 41°C. Ka nje arsye per ate. Te gjithe sistemet kane nje temperature kondensimi te projektuar ne 41°C. Sistemet konstruktohen qe te punojne nen temperaturen e kondensimit, tipike eshte 13°C deri ne 32.2°C. Po qe se doni te largoni nxehtesi kur ajri qe fryhet eshte 32.2 °C., fluidi ftohes i gazte duhet te jete me i nxehte se 32.2°C. Temperatura e gazit ne hyrje te kompresorit eshte sa temperatura e gazit qe del nga avulluesi plus 5.5°C. Kjo behet qe ne hyrje te kompresorit te kemi vetem fluid ftohes ne gjendje

Page 14: SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7 · 2018. 10. 7. · SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7. Lektore Msc.Ing. Eli Vyshka. 1 QARQET FTOHESE . Po fillojme

SISTEMET E SIGURISE DHE KONDICIONIMIT Leksioni 7

Lektore Msc.Ing. Eli Vyshka

14

te gazte. Ne kondesues nxehtesise se gazit ftohes i shtohet dhe nxehtesia qe ai merr gjate komprimimit ne kompresor. Po qe se ajri fitohes i ventilatorit eshte 32.2°C atehere e projektojne kondensuesin qe te jete 8.3°C me te nxehte. Keshtu del qe temperatura ne kondensues duhet te arrije maksimum 41°C. Kurre nuk duhet harruar qe nepermjet diagrames P-T, mund te percaktohet se cili do te jete presioni maksimal ne hyrje te kondensuesit, per çdo fluid ftohes qe do te qarkulloje. Ne nje dite shume te nxehte, presioni i anes se larte mund te jete ca me i larte se ne ditet me te ftohta. Mekaniket e ftohjes qe punojne ne vende me klime shume te nxehte kane ide komplet te ndryshme se sa eshte presioni normal ne hyrje krahasuar me mekaniket qe punojne ne vende ku temperatura eshte me e moderuar. Temperatura e avulluesit zgjidhet per t'iu pershtatur rastit te perdorimit konkret. Ato do te jene te ndryshme per ajrin e kondicionuar e te ndryshme per frigoriferet. Shembull per kete jane produktet, siç jane lulet dhe mishi, qe kerkojne kushte lageshtie te larte per te ruajtur produktin nga tharja, nga largimi i lageshtise. Ky eshte nje problem sepse lageshtia largohet nga ajri i dhomes ftohese pasi kalon ne brinjet e avulluesit dhe eshte ftohur nen piken e formimit te veses. Ne keto raste duhet te largohet me pak lageshti nga ajri i dhomes e kjo arrihet duke pasur diference me te vogel midis temperatures se avulluesit dhe temperatures se ajrit ne dhome. Ajri qe leviz ne dhomen ftohese gjithashtu i than sendet. Dhomat frigoriferike, qe duhet te kene kushte shume te larta lageshtie, perdorin avulluesa me kapacitet me te madh per te lejuar qe te kemi me pak diference temperature avullues-ajer dhome ftohese si dhe duke ulur levizjen e ajrit nga ventilatoret. Gjithashtu, ka lloje avulluesish te quajtur BOBINA GRAVITETI , qe bejne ftohje te ajrit ne dhomat ftohese pa perdorur ventilatore. Ato jane konstruktuar qe te keni brinjet ftohese ne largesi te madhe nga njeri-tjetri, me shume tuba siperfaqesore dhe ftohja realizohet ne saje te krijimit te rrymave per ftohjen me konveksion. Keto rryma konvencionale formohen ne saje te gravitetit, qe ben qe ajri i ftohte zbret poshte sepse ka densitet me te larte dhe ai i ngrohti ngrihet lart, qe ka densitet me te ulet dhe pastaj kalon ne bobinen e gravitetit duke u bere me i ftohte, etj. Keto rryma me konveksion levizin ngadale dhe nuk e thajne produktin aq shume se sa kur ajri leviz shpejt. Bobina gravitetit perdoret kur kerkohen kondita lageshtie te larta ose kur ka veshtiresi ne sigurimin e fuqise per motorin e ventilatorit te avulluesit (si tek frigoriferet mobile ku kompresoret vihen ne pune me rrypa dhe nuk ka rryme te pershtatshme per motoret e ventilatoreve). Gjithashtu ka shume variante te mundeshme per rregullimin e rregjimit te punes ne dhomen ftohese si: duke regulluar temperaturen e ajrit qe futet ne dhome, duke regulluar temperaturat e avulluesve, duke rregulluar levizjen e shpejte apo te ngadalte te ajrit, duke regulluar konditat e lageshtise ne dhoma dhe duke rregulluar konditat e ngarkimit te dhomes ftohese qe mund te jete me ngarkese te larte ose te ulet. Nderkohe gjate gjithe kohes e ne çdo rast dy gjera mbeten te domosdoshme per sistemin qe te punoje normalisht, te realizohet tejnxehja dhe tejftohja. Kjo eshte arsyeja qe tejnxehja dhe tejftohja jane faktoret kryesor kur vjen puna per te diagnostikuar pajisjet ftohese. Figura 20