rishikimi strategjik i sektorit te sigurise se kosoves

26
NJË MUNDËSI E HUMBUR? BESA KABASHI-RAMAJ, MPIA Qershor, 2016 RISHIKIMI STRATEGJIK I SEKTORIT TË SIGURISË SË KOSOVËS

Upload: lamdang

Post on 31-Dec-2016

301 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: Rishikimi strategjik i sektorit te sigurise se Kosoves

NJË MUNDËSI E HUMBUR?BESA KABASHI-RAMAJ, MPIA

Qershor, 2016

RISHIKIMI STRATEGJIK I SEKTORIT TË SIGURISË

SË KOSOVËS

Page 2: Rishikimi strategjik i sektorit te sigurise se Kosoves

NJË MUNDËSI E HUMBUR?BESA KABASHI-RAMAJ, MPIA

Qershor, 2016

RISHIKIMI STRATEGJIK I SEKTORIT TËSIGURISË SËKOSOVËS

Page 3: Rishikimi strategjik i sektorit te sigurise se Kosoves

PËRMBAJTJA

Përmbledhje ekzekutive

Hyrje

Si filloi RSSS

Procesi i RSSS

RSSS tani

Konkluzioni

Rekomandimet

Bibliografia

I.

II.

III.

IV.

V.

VI.

VII.

VIII.

16

21

23

24

5

6

8

10

Page 4: Rishikimi strategjik i sektorit te sigurise se Kosoves

RISHIKIMI STRATEGJIK I SEKTORIT TË SIGURISË

SË KOSOVËS

Page 5: Rishikimi strategjik i sektorit te sigurise se Kosoves

I. Përmbledhje ekzekutive

Republika e Kosovёs, si shtet i ri, ka nevojё pёr njё politikё tё sigurisё tё definuar mirё në rrugёn e saj para, nё mёnyrё qё tё jetё nё gjendje tё zhvillohet nё mёnyrё adekuate dhe tё luajё rol kontrsuktiv nё botёn komplekse tё sigurisё;

Procesi i Rishikimit Strategik tё Sektorit tё Sigurisё (RSSS), qё pёrfundoi mё 2014 si proces i nisur me pronёsi vendore me ekspertizё dhe udhёrrёfim ndёrkombёtar, ka qenё njё produkt i plotё qё plotёsonte kёtё nevojё nё mёnyrё tё pёrsosur;

Deri mё tani, asnjё rekomnadim i dalur nga RSSS nuk ёshtё zbatuar;

Njё pёrpjekje e koordinuar mirё nga Qeveria e Kosovёs me pёrkrahjen e akterёve kyç ndёrkombёtar, nuk do tё duhej tё ishte vёshtirё tё inicohej dhe do tё mundёsonte pёrparim mё tё lehtё dhe do tё fuqizonte pozicionin e Kosovёs si partner me vision nё arkitekturёn e sigurisё Euro-atlantike.

5

Page 6: Rishikimi strategjik i sektorit te sigurise se Kosoves

II. Përmbledhje

Kanë kaluar dy vjet prej përfundimit të Rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë (RSSS), e vetmja qasje transparente e rigoroze, e udhëhequr tërësisht nga vendorët, me përfshirje të tërë qeverisë, për të analizuar nevojat e ardhshme për sektorin e sigurisë në mënyrë që të racionalizohen në mënyrë adekuate burimet e pakta në tërë sektorin e sigurisë. Në këto dy vite, Qeveria e Republikës së Kosovës (RKS), nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të zbatuar rekomandimet e një procesi aq vital për interesin nacional të RKS.

Prej shpalljes së pavarësisë më 17 janar 2008, RKS është shëndrruar në akter shtetëror me përgjegjësi për sigurinë nacionale dhe regjionale. RKS ka përgjegjësi për të krijuar sigurinë e qytetarëve të saj dhe për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. Prandaj, RKS duhet të ndërmarrë hapa më serioz për të ushtruar sovranitetin në mënyrë llogaridhënëse bazuar në vlerat elementare të lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektit për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe sundimit të ligjit. RKS duhet të jetë më e vetëdijshme mbi përgjegjësitë e saj në çështjet e sigurisë dhe se përmbushja e këtyre përgjegjësive kërkon qasje të gjërë, strategjike të qeverisë. Përtej nivelit të brendshëm, lokal, kjo poashtu përfshin edhe marrjen parasysh nga Qeveria e Kosovës, përgjegjësitë e saj në nivelin regjional dhe global.

Domosdoshmëria për të adresuar nevojat e sigurisë të qytetarëve të RKS dhe nevojat institucionale për Udhërrëfimin për Politika Strategjike për t'iu përgjigjur nevojave të vendit në mënyrë efikase dhe efektive, çoi deri te vendimi i RKS (Mars 2012) të ndërmarrë RSSS-në. Qeveria e RKS ndërmorri një qasje transparente, rigoroze e gjithpërfshirëse në nivel qeveritar për të analizuar kërkesat e ardhshme për sektorin e vet të sigurisë në mënyrë që të racionalizojë në mënyrë efikase/adekuate burimet e pakta në tërë sektorin e sigurisë. Rezultatet e këtij procesi rigoroz ishin rekomandimet e qarta

6

Page 7: Rishikimi strategjik i sektorit te sigurise se Kosoves

dhe të sakta, me afate specifike për qeverinë në tërësi dhe pastaj për secilin institucion të RKS që ka qenë pjesë e procesit. Kanë kaluar dy vjet prej publikimit të Raportit final të RSSS më 2014 dhe asnjë veprim nuk është ndërmarrë për të zbatuar këto rekomandime. Rrjedhimisht, institucionet e RKS punojnë individualisht duke u ballafaquar me sfidat e njëjta që janë adresuar në RSSS dhe që do të parandaloheshin duke i zbatuar rekomandimet e tij. Mungesa e komunikimit vertikal dhe horizontal vazhdon të jetë e dukshme, ashtu sikurse mungesa e një qasjeje të tërësishme në adresimin e çështjeve të rëndësishme, mungesa e planifikimit afatgjatë dhe parashikimit strategjik, dyzimi i roleve dhe misioneve, mungesa e aftësive nëpër institucione për të kryer rolet dhe misionet e tyre, mungesa e përputhshmërisë ndërmjet aftësive të institucioneve që janë paraparë të punojnë së bashku, mungesa e koordinimit etj. RKS vazhdon të dëmtohet në çdo aspekt, duke u bërë e lëndueshme ndaj kërcënimeve dhe rreziqeve të reja, derisa zbatimi i RSSS është në bllokadë totale.

Përveç partneriteteve strategjike me SHBA-të, procesi i integrimit evropian deri më tani ka ofruar një kornizë për zhvillimin e mëtutjeshëm të RKS. Megjithatë, shumë shembuj nga vendet e pas konfliktit dhe fazave të sigurisë, stabilitetit, tranzicionit dhe rindërtimit të tyre, në mbarë botën, tregojnë se një storie e suksesit mund të ndërtohet vetëm kur ka vetqëndrueshmëri, pronësi lokale dhe ndjenjë të qytetarisë në mesin e qytetarëve të atij vendi. RSSS ka qenë procesi i vetëm i kësaj madhësie, i inicuar nga institucionet lokale në mënyrë unilaterale, të cilat kanë identifikuar nevojën për të pasur një proces të tillë dhe duke krijuar një proces dhe procedura tërësisht brenda kontekstit vendor dhe duke i shfrytëzuar burimet vendore për të identifikuar sfidat, duke i analizuar ato dhe duke krijuar zgjidhje që funksionojnë në këtë ambient. Moszbatimi i RSSS tashmë ka filluar të krijojë pasoja për RKS, duke filluar nga zhvillimi ekonomik, rreziku nga ekstremizmi i dhunshëm, dhe sfidimi i egër i sistemit të drejtësisë, përveç tjerash.

7

Page 8: Rishikimi strategjik i sektorit te sigurise se Kosoves

III. Si filloi RSSS

Rrethanat lokale dhe ndërkombëtare në�të�cilat RKS, si vend i ri e filloi ekzistencën e saj, mund të�konsiderohen si dinamike, multi-dimensionale dhe të�paparashikueshme. Akterët kërcënimet dhe rreziqet e reja të�natyrës sociale, ekonomike, politike dhe ushtarake janë�vetëm disa nga karakteristikat e këtij rendi të�ri botëror, i cili ka zëvendësuar botën e kaluar bi-polare. Një�potencial i paparë�ndonjëherë, pozitiv, por i rrezikshëm, ka rezultuar nga kapacitetet e zgjeruara të�komunikimit dhe nga kufijtë�e hapur, lëvizja e lirë�e njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve, si rezultat globalizimit në�rritje të�botës. Rendi i ri botëror dhe globalizimi kanë�krijuar rreziqe që�mund të�paraqesin kërcënim për stabilitetin politik dhe sigurinë�e kombeve. Lufta kundër terrorizmit dhe shfaqja e ekstremizmit të�dhunshëm në�vendet të�cilat më�parë�konsideroheshin të�moderuara po dëshmon se kërcënimet për sigurinë�nacionale të�shtetit nuk vijnë�vetëm nga shtete e tjera, por edhe nga akterët joshtetërorë. Mbrojtja efektive nga kërcënimet dhe rreziqet e tilla kërkon një�qasje që�është�shumë�e ndryshme nga metodat e mëparme konvencionale.

Mungesa e sigurisë�ekonomike kontribuon më�tej në�ekstremizmin politik dhe religjioz. Niveli i lartë�i papunësisë, varfëria ekstreme, niveli i ultë�i edukimit dhe jostabiliteti social kontribuojnë�ndjeshëm në�lëndueshmërinë�e njerëzve dhe forcon grupet ekstremiste politike dhe religjioze. Sigurimi i kushteve të�favorshme për siguri ekonomike (zhvillim ekonomik, kushte të�favorshme për investime, punësim, avantazhi krahasues me tregjet e vendeve të�tjera) është�poaq i rëndësishëm sa funksionimi adekuat i institucioneve të�sigurisë, posaçërisht në�një�botë�që�po kalon krizë�ekonomike dhe që�po ballafaqohet me kërcënime�konvergjente. Ngrohja globale dhe efektet e ngritjes së�temperaturave, duke përfshirë�edhe katastrofat natyrore me dëme të�mëdha njerëzore dhe infrastrukturore, kombinuar me përhapjen e shpejtë�të�sëmundjeve ngjitëse, krijojnë�një�nivel të�ri të�rrezikut. Prandaj, kjo kërkon nga kombet të�zhvillojnë�dhe të�miratojnë�metoda të�reja për të�siguruar mirëqenien e qytetarëve të�vet dhe stabilitetin politik të�vendit. Situata

8

Page 9: Rishikimi strategjik i sektorit te sigurise se Kosoves

e sigurisë�dhe shkaqet e kërcënimeve të�mundshme janë�shumëdimensionale. Kjo dmth se ato janë�përtej kuptimit klasik të�sigurisë�dhe janë�gjithmonë�të�ndryshueshme. Prandaj, kjo duhet të�inspirojë�institucionet e RKS të�përdorin qasje fleksibile kur të�krijojnë�bazat e mbrojtjes së�RKS në�të�gjitha nivelet, në�një�mënyrë�realiste, të�kapshme financiarisht dhe gjithpërfshirëse, duke pasur parasysh ndryshimet e vazhdueshme në�ambientin e sigurisë.

Është�e qartë�se në�një�botë�të�globalizuar, zhvillimet në�një�pjesë�tjetër të�regjionit ose botës mund të�ndikojnë�në�sigurinë�e RKS. Prandaj, siguria e RKS është�e lidhur ngushtë�me sigurinë�e regjionit dhe Evropës së�gjërë. Evropa paqësore dhe stabile është�e varur nga bashkëpunimi ndërmjet shteteve. Në�nivelin regjional, bashkëpunimi i sektorit të�sigurisë�është�i domosdoshëm për të�luftuar kërcënimet e përbashkëta, por përtej kësaj, për të�tejkaluar të�kaluarën dhe për të�zvogëluar tensionet dhe kërcënimet e brendshme dhe të�jashtme. Prandaj, RKS mund të�jetë�e sigurt vetëm në�regjionin e sigurt dhe Evropën e sigurt. Në�dritën e ambientit të�lartëshënuar të�sigurisë, si dhe synimeve strategjike të�vendit, RKS dëshiron të�jetë�pjesë�e strukturave regjionale dhe globale të�sigurisë, siç është�NATO, OKB dhe BE.

Faktorët e lartëpërmendur janë�baza mbi të�cilën RSSS është�ndërtuar, duke e bërë�RSSS-në�proces që�ka parasysh aspekte të�gjëra të�sigurisë, duke përfshirë�sigurinë�humane (papunësinë, edukimin, shëndetësinë, drejtësinë�dhe sundimin e ligjit, në�mes të�tjerash). E ardhmja e FSK-së�është�marrë�parasysh si pjesë�e procesit, në�dritën e mandatit të�saj të�mëparshëm dhe kufizimeve në�kapacitete, duke e reideuar strukturën, misionin dhe detyrat e saj. Janë�hartuar plane të�detajizuara pesëvjeçare për zhvillimin e FSK-së�prej publikimit të�RSSS. Përgjithësisht, në�analizën e vet, RSSS ka pasur parasysh sigurinë�dhe drejtësinë, aspektet vitale të�ekonomisë, shëndetësinë�dhe edukimin, dhe edhepse nuk ka zgjidhje të�qarta për këto sfida të�gjëra, ato janë�marrë�parasysh përmbajtësisht para publikimit të�Raportit Final.

9

Page 10: Rishikimi strategjik i sektorit te sigurise se Kosoves

IV. Procesi i RSSS

Qëllimi i RSSS ka qenë të bëhet një hulumtim dhe analizë e bazuar në fakte në mbarë qeverinë lidhur me të gjitha aspektete e sigurisë në RKS, në pikëpamje tradicionale dhe atë të sigurisë humane, në mënyrë që të identifikohen nevojat e vërteta të sigurisë të vendit dhe të qytetarëve të tij. RSSS synonte të revidojë sektorin e sigurisë së RKS për t'ia përshtatur atë nevojave legjitime të sigurisë në mënyrë që bëhet përdorimi sa më efikas i burimeve në proces, të koordinohen rolet dhe misionet dhe të jepet një udhërrëfim i qartë i politikave në nivelin strategjik të gjitha institucioneve të sigurisë për të ecur përpara. Për më tepër, ky proces ka synuar definimin e qartë të roleve të secilit institucion në sektorin e sigurisë, në mënyrë që të shmanget duplifikimi dhe të maksimalizohen kapacitetet institucionale njerëzore dhe financiare, për të plotësuar nevojat e sigurisë në mënyrë efikase dhe efektive. Procesi përfshiu tërë qeverinë në vlerësimin e nevojave të sigurisë së vendit dhe të qytetarëve, dhe u përgjegj në mënyrë adekuate përmes rekomandimeve konkrete për secilin institution të përfshirë.

RSSS filloi me vendimin e Marsit 2012 të Kryeministrit të RKS, me të cilin u lansua, për herë të parë, një proces të kësaj madhësie (me më shumë institucione të përfshira sesa që kërkohet me norma për shqyrtimin e sigurisë dhe të mbrojtjes në rajon dhe më gjërë), me iniciativë dhe me përpjekje të pavarura të institucioneve të RKS.

Në bazë të vendimit të Kryeministrit për të bërë RSSS, u krijuan termat e referencës që u miratuan më vonë nga Komiteti mbikqyrës i SHSSS. Termat e referencës së SHSSS u bënë bazë për krijimin e një trupi specific vendimarrës, siç ishte Komiteti mbikqyrës, Grupi koordinues ndërministror dhe Koordinatore, Grupi punues ndërministror, Sekretariati dhe Zëdhënësi, linjat vertikale dhe horizontale të komunikimit si dhe fazat specifike të kërkuara nga SHSSS dhe detyrat specifike për secilin institution pjesëmarrës.

Trupi vendimarrës, i quajtur Komiteti Drejtues i RSSS, përbëhej nga

10

Page 11: Rishikimi strategjik i sektorit te sigurise se Kosoves

një numër ministrash, me role me rëndësi në rishikim, përfaqësues nga Zyra e Presidentit të RKS, përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit të RKS, përfaqësues nga Komisioni parlamentar për mbikqyrjen e punëve të brendshme, siguri dhe FSK, si dhe partner ndërkombëtar (me rol vëzhgues). Përveç Komitetit Drejtues, që ishte trup vendimarrës, RSSS kishte një kordinator, që kordinonte punën e bërë në proces nga Grupi kordinues ndërministror (GKNM), një grup kordinues ndërministror i përbërë nga përfaqësuesit e të gjitha ministrive të përfshira. Këta përfaqësues poashtu menaxhonin grupet punuese të nivelit të tyre brenda ministrive të tyre, për të ofruar informacione gjatë procesit.

Duke pasur parasysh se RKS si shtet i pavarur, për herë të parë dhe në mënyrë vetanake po bënte një shqyrtim të tërësishëm të sektorit të sigurisë, kishte nevojë për ekspertizë të veçantë tematike nga hulumtuesit dhe shkencëtarët politik të cilët kishin përvojë në ndihmesën e vendeve të tjera në specifikat dhe metodat e kryerjes së proceseve të tilla në mënyrë të plotë, të saktë dhe valide. Prandaj, në procesin e RSSS, RKS ishte ndihmuar nga ekipi i Defense Institute Reform Initiative (DIRI), një ekip i ekspertëve të sigurisë që i dhanë RKS këshilla të kufizuara në mënyrë strikte në mënyrat e kryerjes adekuate të një procesi të tillë kompleks. Mbështetja e DIRI ishte kanalizuar në mënyrë shumë produktive, duke krijuar një Plan ekzekutiv, i cili paraqiste mbështetjen e tyre në ndihmën ndaj institucioneve të RKS që të jenë në gjendje të arrijnë synimet e tyre për të prodhuar rezultatet e kërkuara në secilën fazë të RSSS.

Metodologjia

11

Page 12: Rishikimi strategjik i sektorit te sigurise se Kosoves

Qeveria e RKS i krijoi strukturat e ngarkuara me kryerjen e RSSS, duke filluar prej trupit vendimarrës deri te nivelet e grupeve punuese, të aprovuara me personelin e nevojshëm. Krijoi mjetet mbikqyrëse dhe menaxhuese që do të ndihmonin menaxhimin e të gjithë procesit, prej dhënies së detyrave deri te monitorimi dhe vlerësimi i progresit. U mbajtën takime të rregullta në nivele të ndryshme, në mënyrë që të mbante ritmin e përcaktuar dhe të sigurohej përfundimi i fazave sipas afateve të përcaktuara. Dhe në fund, dha detyra, monitoroi, këshilloi dhe prodhoi dokumentet relevante për fazat e veçanta të RSSS, dhe arriti konsensus të përbashkët lidhur me to, dhe në fund ia kaloi për miratim Komitetit Drejtues.

Rezultatet e këtij shikimi të plotë, metodik dhe analitik të sigurisë, ofruan identifikim preciz të të metave të sektorit të sigurisë siç ka qenë (2014) dhe hapen rrugë për të parë nevojat e përmirësimit.

Fazat

Me aprovimin e Komitetit Drejtues, procesi RSSS kishte faza shumë specifike të cilat duhej t'i kalonte para rekomandimeve të veta përfundimtare. Të dhjetë fazat kishin për qëllim që RSSS të jetë sa më i plotë, i detajizuar dhe kredibil që ishte e mundur. Secila fazë kishte rezultatin specifik fillestar të pritur, i cili pas prodhimit nga GKNM, i kalohej për aprovim Komitetit Drejtues. Ambienti strategjik i sigurisë dhe vlerësimi i kërcënimeve dhe rreziqeve. Gjatë analizës së ambientit të sigurisë, u theksua se RKS, sikurse vendet e tjera në regjion dhe më gjërë, ballafaqohej me kërcënime dhe rreziqe të ndryshme, që mund të ndikonin në sigurinë e saj. Rrjedhimisht, gjatë shikimit të ambientit të sigurisë, u zhvillua një vlerësim i rreziqeve dhe kërcënimeve, në bazë të të cilit, u ndërtua një hartë e detajizuar e kërcënimeve dhe rreziqeve, si një

12

Page 13: Rishikimi strategjik i sektorit te sigurise se Kosoves

mënyrë për të prioritizuar situatat më të mundshme në ambientin e sigurisë.

Qëllimi i Vlerësimit të rreziqeve dhe kërcënimeve ka qenë shfrytëzimi i këtyre rasteve të prioritizuara për të zhvilluar skenarë, si mjete hipotetike të planifikimit, për të vlerësuar kapacitetet e domosdoshme të institucioneve dhe për të vlerësuar kapacitetet e strukturave të sigurisë për t'u ballafaquar me një sërë mundësish. Kërcënimet dhe rreziqet u ndanë në të brendshme dhe të jashtme, malinje dhe të rastësishme dhe në mes të këtyre dy kategorive, u analizuan për probabilitetin që ato të ndodhnin.

Interesat dhe synimet e sigurisë kombëtare. Interesat dhe synimet kombëtare të RKS u zhvilluan paralelisht me procesin e lartëpërmendur, në mënyrë që të adresohet në mënyrë sa më realiste situate në nivelin lokal, por poashtu, duke pasur parasysh vizionin e RKS lidhur me rolin e saj në regjion dhe në përmasa globale.

Politikat e sigurisë dhe të mbrojtjes dhe arkitektura e sektorit të sigurisë. Politikat e mbrojtjes dhe të sigurisë të RKS poashtu janë ndërtuar në mënyrë paralele pasiqë RKS kishte synim të hartojë synime të qarta. Këto dokumente kyçe strategjike, interesat dhe qëllimet nacionale si dhe politikat e mbrojtjes dhe të sigurisë, të zhvilluara në mënyrë të plotë dhe të përbashkët me të gjitha institucionet e përfshirë në RSSS, u bënë pastaj udhëzime për procesin në tërësi, por poashtu edhe bazë për strategjinë kombëtare të sigurisë dhe planin për përgjigjen kombëtare. Paralelisht, por poashtu edhe si rezultat i fazës paraprake, u krijua arkitektura e sektorit të sigurisë së RKS, si element i rëndësishëm për të ecur përpara.

13

Page 14: Rishikimi strategjik i sektorit te sigurise se Kosoves

Rolet dhe misionet. Dymbëdhjetë skenarët e hartuar nga GKNM hapi rrugën për një vështrim të plotë analitik të roleve, misioneve dhe kapaciteteve të të gjitha institucioneve. Rrjedhimisht, kjo mundësoi shikimin e të gjithë skenarëve dhe shqyrtimin e roleve dhe misioneve (dhe kapaciteteve) që duhet t'a ketë secili institucion në mënyrë që të përgjigjet në mënyrë adekuate në secilin skenar.

Analiza e kapaciteteve. Për më tepër, skenarët ishin mjete shumë të rëndësishme për të bërë analizë të kapaciteteve aty ku kërkohej dhe ato u identifikuan së bashku me detyrat kyçe për institucionet e sektorit të sigurisë në të ardhmen (ato mund të shfrytëzoheshin, ndër të tjera, edhe për zhvillimin e FSK-së). Analiza e kapaciteteve doli të ishte pjesë shumë e rëndësishme e RSSS, sepse mundësoi identifikimin e zbrazëtive ndërmjet kapaciteteve të tashme dhe të ardhme që duhej të ndërtoheshin. Njëkohësisht, për të mundësuar përgatitjen adekuate të vendimeve lidhur me nëse, çka dhe kur duhet të miratoheshin kapacitetet e reja, u bë analiza paralele e kostos, me ç'rast kontributi i Ministrisë së financave dhe të Zyrës se kryeministrit si dhe udhëzimet e saj ishin kyçe.

Analiza e kostos. Ky proces ishte i prioritizuar dhe i planifikuar për të zhvilluar opcionet më të mira të mundshme për rekomandimet përfundimtare. Kjo pjesë e dytë e procesit përfshiu mbledhjen e të gjitha informacioneve dhe të dhënave si dhe produkteve të nxjerra, për krijimin e listës prioritare të mangësive në kapacitete, duke vlerësuar opcionet dhe kostot për mangësitë me prioritet të lartë dhe për të zhvilluar një listë përfundimtare të shoqëruar me opcione dhe me vlerësime të kostove.

Raporti përfundimtar dhe publikimi. Faza e fundit e procesit ishte hartimi i raportit përfundimtar, deklarimi i qartë i rekomandimeve të

14

Page 15: Rishikimi strategjik i sektorit te sigurise se Kosoves

nxjerra nga tërë procesi dhe pastaj miratim i rekomandimeve të RSSS, paralelisht me hartimin e udhëzimit për marrëdhënie me publikun për Qeverinë e RKS. Pavarësisht sfidave procedurale e atyre në proces si dhe kapacitetit të institucioneve të përfshira, në fund reflektuan një plotëni dhe qasjen e përfshirjes së tërë qeverisë për ecjen përpara për sektorin e sigurisë së RKS. Çka është më e rëndësishmja, kjo adresoi vizionin e qeverisë dhe ia përshtati atë opcioneve më realiste për sa i takon kostos. Rezultati i RSSS pasqyroi validitetin e procesit dhe njëkohësisht prodhoi opcione të cilat, nëse do të zbatoheshin, do t'i mundësonin RKS të ketë një sektor të sigurisë më efektiv dhe më efikas, por jo vetëm.

RISHIKIMI STRATEGJIK I SEKTORIT TË SIGURISË

SË KOSOVËS

Page 16: Rishikimi strategjik i sektorit te sigurise se Kosoves

V. RSSS tani

Afër dy vjet pas publikimit të Analizës së RSSS të RKS nga ana e Qeverisë së Kosovës, nuk ka pasur kurrfarë lëvizje për të zbatuar rekomandimet e këtij procesi të rëndësisë nacionale. Pavarësisht investimit në resurse njerëzore dhe në kohë, përkushtimit financiar dhe njerëzor të partnerëve strategjik, rëndësisë së procesit, rëndësisë së zbatimit të rekomandimeve për sigurinë nacionale, qeveria e RKS nuk ka bërë asgjë për të filluar fazën e dytë të këtij procesi, përkatësisht, zbatimin.

Pa hyrë në detajet e rekomandimeve për institucionet specifike, rekomandimet e përgjithshme ofrojnë argumentin e bazuar në fakte se institucionet e RKS janë shumë mbrapa në zbatimin e rekomandimeve të RSSS. Për të kuptuar më mirë, në mënyrë vet-shpjeguese rëndësinë dhe pasojat e mundshme është më rëndësi të shihen një nga një rekomandimet e përgjithshme.

Rekomandimi i parë i përgjithshëm është “Ndryshimi kushtetues dhe legjislativ: Kushtetuta e RKS dhe legjislacioni përkatës duhet të ndryshohen në atë mënyrë që të pasqyrojnë rekomandimet e RSSS (Qeveria: RKS, 2014). Ky rekomandim nuk është zbatuar ende.

Rekomandimi i dytë është “Strategjia e sigurisë kombëtare: Për të lehtësuar zbatimin e rekomandimeve të përfshira në këtë RSSS, Këshilli për siguri i Kosovës, në kordinim me Presidetin e RKS, do të udhëheq një shqyrtim të Strategjisë nacionale të sigurisë për t'u aprovuar nga Qeveria dhe për t'u dorëzuar në Kuvend për miratim përfundimtar. Ky shqyrtim dhe prezantimi i Strategjisë nacionale për siguri për aprovim do të ndodh jo më vonë se në shtator 2014.” (Qeveria” RKS, 2014). Ky rekomandim nuk është zbatuar dhe afati i tij është tejkaluar për gati dy vjet.

Rekomandimi i tretë “Plani përgjegjës nacionalë: Ministria e punëve të brendhsme do të udhëheqë një përpjekje ndër-institucionale për të

16

Page 17: Rishikimi strategjik i sektorit te sigurise se Kosoves

shqyrtuar, ndryshuar dhe publikuar një plan të ri të përgjegjësis nacionale. Duke patur parasysh rekomandimet e përfshira në RSSS, shqyrtimi do të ekzaminojë, por nuk do të jetë i kufizuar në, fushat vijuese si pjesë e një përpjekjeje të gjërë të qeverisë për të përmirësuar kapacitete e Kosovës për përgjegje: standardizimi i pajisjeve në të gjitha ministritë, qendrat operative (psh ka shumë pak të tilla, ushtrimet (psh. Sa, llojet-të përbashkëta, në terren vs zyre—orari, etj.); si dhe marrëdhëniet e komandës dhe të kontrollit. Shqyrtimi dhe publikimi i një plani të ri të përgjegjes nacionale do të ndodhë jo më vonë se në vitin 2015.” (Qeveria: RKS, 2014). Ky rekomandim është vonuar për më se një vit.

Rekomandimi i katërt “Strategjia nacionale e mbrojtjes: Ministria e mbrojtjes do të hartojë dokumentin e Strategjisë nacionale të mbrojtjes dhe do t'ia paraqesë atë Këshillit për siguri të Kosovës për shqyrtim para aprovimit nga Qeveria e Kosovës. Dokumenti do të përshkruajë se si Ministria e mbrojtjes dhe Forcat e armatosura të Kosovës do të mbështesin zbatimin e interesave dhe synimeve nacionale siç janë parashtruar në Strategjinë nacionale të sigurisë. Startegjia nacionale e mbrojtjes do të përshkruajë ambientin e ardhshëm të sigurisë ashtu siç ndikon në planifikimin e ministrisë së mbrojtjes dhe të Forcave të aramatosura të Kosovës. Do të përshkruajë strukturën e forcave të armatosura, planet e modernizimit, kërkesat infrastrukturore, projektimet buxhetore dhe elementet e tjera që janë relevante për të kuptuar dhe për të mbështetur krijimin e një programi afatgjatë të mbrojtjes. Përveç kësaj, do të artikulohen struktura organizative e ministrisë lidhur me mënyrën e operimit për të zbatuar mbikqyrjen e ministrit, menaxhimin, administrimin dhe udhëzimet e politikave për forcën e ardhshme ushtarake. Strategjia nacionale e mbrojtjes do të bëhet jo më vonë se fundi i dhjetorit 2014” (Qeveria: RKS, 2014). Edhe ky rekomandim është një vit e gjysmë mbrapa afatit për t'u zbatuar.

Rekomandimi i pestë dhe edhe pse jo në renditjen kronologjike,

17

Page 18: Rishikimi strategjik i sektorit te sigurise se Kosoves

rekomandimi kyç për t'i bërë rekomandimet e tjera të mundhsme, është “Plani i zbatimit të RSSS: Zyra e Kryeministrit (ZKM) do të jetë përgjegjëse për të menaxhuar, kordinuar dhe monitoruar zhvillimin e një master-plani zbatues ndër-ministror të RSSS bazuar në planet e zbatimit për ministritë e veçanta. Master-plani zbatues së paku do të identifikojë secilin veprim/rekomandim që është identifikuar në RSSS; cila ministri dhe cila zyre në atë ministri ka përgjegjësinë primare për secilin veprim/rekomandim; cilët departamente dhe agjensi të tjera, nëse ka të tilla, duhet të luajnë rol në zbatim; kur do të përfundohet veprimi. ZKM do të krijojë strukturë të grupit punues ndër-institucionale me nënkomitetet gjegjëse për të ndihmuar në Planin zbatues të RSSS. Grupi punues ndër-institucional, në bashkëpunim të afërt me ZKM kordinon zhvillimin e planeve të veprimit të ministrive të veçanta për të zbatuar rekomandimet e RSSS. Plani zbatues i RSSS do të zhvillohet dhe do të publikohet jo më vonë se tremujori i dytë i vitit 2014 dhe do të ndryshohet sipas kërkesave.” (Qeveria: RKS, 2014). Pa një plan zbatues nuk mund të ketë zbatim. Duke qenë se plani zbatues dhe kompetencat për të mbikqyrur zbatimin kanë kaluar në ZKM, mjafton të thuhet se pa zbatimin e këtij rekomandimi, asgjë tjetër nuk mund të ndodhë siç është planifikuar. Deri më tani, ZKM nuk ka ndërmarrur asnjë veprim në këtë drejtim dhe rrjedhimisht, ky rekomandim është dy vjet prapa afatit të përcaktuar, i aprovuar asokohe nga ZKM dhe i pranuar si dokument strategjik i ZKM.

Rekomandimi i gjashtë është “Komisionet parlamentare: ZKM do të punojë me Kuvendin për të dryshuar përgjegjësitë aktuale për mbikqyrje të komisionit për punë të brendshme, siguri dhe mbikqyrje të Forcës së sigurisë së Kosovës dhe për të krijuar dy komisione të reja të mbikqyrjes: Një që përqëndrohet në MPB dhe një tjetër në ministrinë e mbrojtjes që do të krijohet. ZKM do të inicojë këtë rekomandim jo më vonë se në tremujorin e katërt të citit 2014.” (Qeveria: RKS, 2014). Ky është një tjetër rekomandim që është

18

Page 19: Rishikimi strategjik i sektorit te sigurise se Kosoves

prapa afatit për një vit e gjysmë.

Rekomandimi i shtatë “Grupi punues për NATO: ZKM do të krijojë një grup punues ndër-ministror me qëllim parësor që të përpunojë rekomandime, ide dhe veprime që Qeveria e Kosovës mund të inicojë për të përmirësuar partneritetin e vet me NATO-n për të vënë Kosovën në rrugën e pjesëmarrjes në programin e Partneritetit për paqe të NATO-s me synim përfundimtar anëtarësimin në NATO. Ky grup punues do të udhëhiqet nga Ministri i mbrojtjes me përfaqësues të lartë nga secila ministri që mori pjesë në RSSS. Ky grup punues mund të krijojë edhe nën grupe punuese sipas nevojës. Grupi punues për NATO do të krijohet jo më vonë se tremujori i tretë i vitit 2014.” (Qeveria: RKS, 2014). Ky rekomandim kyç, për t'i dihmuar RKS në realizimin e aspiratës së saj për t'u afruar me NATO-n dhe të krijojë partneritet formal, është prapa një vit e gjysmë nga afati i përcaktuar.

Përfundimisht, RKS vazhdon të shpenzojë fondet e veta dhe mbështetjen e jashtme në edukimin e shtrenjtë të rinisë jashtë vendit, disa nga të cilët nuk do të kthehen kurrë. Humbja e kapitalit njerëzor ka qenë shqetësim publik së bashku me deficitin e kapitalit njerëzor në disa fusha. Sidoqoftë, rekomandimi i RSSS “Programi i sigurisë dhe mbrojtjes nacinoale: Duke u bazuar në rekomandimin e Ministrisë së Forcës së sigurisë së Ksovës dhe pranimit nga Ministria e arsimit, shkencës dhe teknologjisë në këtë RSSS, Universiteti i Prishtinës do të krijojë një kurrikulum për mbrojtje dhe siguri për të edukuar dhe trajnuar studentët universitar me qëllim të asistimit të zhvillimit të liderëve të ardhshëm edhe për Ministrinë e mbrojtjes edhe për Forcat e armatosura të Kosovës. Kurrikulumi do të krijohet dhe do të jetë i gatshëm jo më vonë se 2016.” (Qeveria: RKS, 2014). Ky rekomandim mbetet për t'u zbatuar por asnjë hap nuk është ndërmarrë në këtë drejtim.

19

Page 20: Rishikimi strategjik i sektorit te sigurise se Kosoves

KONKLUZIONI

Page 21: Rishikimi strategjik i sektorit te sigurise se Kosoves

VI. Konkluzioni

Siç ishte paraparë, RSSS ishte një proces serioz, metodik dhe analitik, i cili është bërë me sukses mjaft të madh, me një qasje që përfshiu tërë qeverinë me qëllim që të përgatitë një përgjigje për nevojat e sigurisë në pajtim me kapacitetet financiare. Rekomandimet përfundimtare të RSSS pasqyrojnë plotëninë dhe saktësinë e identifikimit të nevojave të sektorit të sigurisë së RKS dhe të qytetarëve të saj dhe zgjidhjet potenciale, mbi të cilat e ardhmja e sektorit të sigurisë do të duhej të ndërtohet. Bazuar në rekomandimet e RSSS të publikuara gati para dy vjetësh, zbatimi do të duhej të fillonte menjëherë, siç ishte paraparë nga afatet e përcaktuara në përgjithësi dhe në rekomandimet specifike. Kjo dmth se një pjesë e zbatimit do të duhej të ishte në proces e sipër dhe se sektori i sigurisë do të duhej të ishte në rrugën e përmirësimit. Kjo nuk ka ndodhur. Në ndërkohë RKS vazhdon të ballafaqohet me sfidat e njëjta të sigurisë nacionale dhe njerëzore, vetëm se nga një pozicion më i lëndueshëm, pasiqë nuk janë bërë përmirësimet në adresimin e këtyre sfidave në asnjë mënyrë gjatë këtyre dy viteve. Zbatimi me kohë i rekomandimeve të RSSS mund t'a ketë çuar RKS drejt suksesit në të gjitha aspektet. Ka pasur shumë spekulime përse nuk ka ndodhur kjo duke patur parasysh rëndësinë e tij, por në realitet, kjo mbetet për t'u kuptuar.

Procesi i RSSS ka qenë një proces që ka mundur ta shpie RKS drejt kërkesave ndërkombëtare për kapacitete të reja, posaçërisht për sa i përket FSK-së. Kjo do të kontribuonte në ndërtimin e institucioneve të mbrojtjes në të ardhmen me kapacitetet e nevojshme por poashtu institucione që do të kontribuonin në stabilitetin rajonal dhe një forcë të ardhshme që do të mund të ishte lidere me kapacitete të shquara dhe një kontribues valid në misionet paqëruajtëse ndërkombëtare. Përveç FSK-së, rekomandimet e RSSS, nëse do të zbatoheshin nga qeveria, do të përmirësonin ndjeshëm poashtu edhe institucionet e tjera në RKS duke kontribuar në institucione më të forta, më efektive dhe më efikase. Edhe pse rezultatet e dukshme janë temë e debatit,

21

Page 22: Rishikimi strategjik i sektorit te sigurise se Kosoves

mund të shihet me siguri që përmirësimet, nëse jo në afat të shkurtër, në afat të mesëm do të ishin të dukshëm madj edhe për qytetarët e thjeshtë.

Rekomandimet e këtij shqyrtimi, nëse do të implementoheshin në mënyr adekuate, do të adresonin një gamë të gjërë të sfidave nacionale dhe njerëzore të përmendura në seksionin e kontekstit të këtij punimi, prandaj, kërcënimet dhe rreziqet e parapara, ekstremizmi i dhunshëm si njëri prej shqetësimeve më të reja. Kjo do t'i lejonte RKS të ketë hapësirë për paqe, stabilitet dhe zhvillim ekonomik, që pastaj do të mund të kontribuonin për përmirësimin e rolit të RKS në rajon dhe poashtu edhe aftësinë e saj për t'u integruar më shpejtë dhe më mirë në strukturat Euro-atlantike që i aspiron, siç janë BE dhe NATO. Zbatimi i suksesshëm do të kontribuonte për sigurinë njerëzore të çdo individi që jeton në RKS, duke iu mundësuar përmirësim në sigurinë e tyre ekonomike, sigurinë shëndetësore, sigurinë e ushqimit, sigurinë politike, rrjedhimisht duke ndërprerë lodhjen sociale në vend, duke rikthyer shpresën dhe mundësinë që të shohin ardhmërinë e tyre këtu në Kosovë, e jo jashtë.

22

Page 23: Rishikimi strategjik i sektorit te sigurise se Kosoves

VII. Rekomandimet

ZKM duhet tё krijojё njё Ekip pёr zbatimin e RSSS, i cili do tё ishte i ngarkuar me zbatimin e RSSS nga ana e ZKM sipas rekomandimit tё pestё. ZKM pastaj/Ekipi implementues i RSSS do tё duhej tё krijonte strukturat horizontale dhe vertikale tё zbatimit (grupin punues ndёr-institucional me nёn-komisionet gjegjёse pёr tё ndihmuar menaxhimin e Planit zbatues tё RSSS).

Ky Ekip zbatues i RSSS nё ZKM do tё duhej tё shqyrtonte/pёrditёsonte raportin e RSSS dhe rekomandimet me tё gjitha institucionet e pёrfshira (pёrmes pёrfaqёsuesve tё tyre tё pёrfshirё) pёr tё shёnuar tё gjitha proceset qё kanё ndodhur prej pёrfundimit tё RSSS, brenda institucioneve tё linjёs dhe nё nivelin qendror, madje edhe nёse nuk janё tё lidhur drejtpёrdrejtё me RSSS, nё mёnyrё qё tё mundёsohet njё qasje e kordinuar mirё gjatё zbatimit.

Ekipi zbatues i RSSS nё ZKM duhet tё hartojё njё Master-plan tё zbatimit tё RSSS, duke u bazuar nё planet e veprimit tё ministrive tё veçanta pёr zbatimin e RSSS.

Ekipi zbatues i RSSS nё ZKM duhet tё monitorojё zbatimin dhe tё raportojё rregullisht ZKM-sё/Kryeministrit pёr progresin.

ZKM duhet tё shfrytёzojё mbledhjet e qeverisё pёr tё marrё raporte tё rregullta pёr progresin nё mёnyrё tё drejtpёrdrejtё nga ministrat e kabinetit, si mёnyrё pёr tё rritur llogaridhёnien.

Page 24: Rishikimi strategjik i sektorit te sigurise se Kosoves

VIII. Bibliografia

Qeveria: Republika e Kosovës (2014, Mars). Dokumente strategjike. E shkarkuar më 1 prill, 2016, nga Zyra e kryeministrit: http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/Analysis_of_Strategic_Security_Sector_Revistë_of_RKS_060314.pdf

Page 25: Rishikimi strategjik i sektorit te sigurise se Kosoves
Page 26: Rishikimi strategjik i sektorit te sigurise se Kosoves

PRISHTINË 2016