leksioni i - hyrje

24
I. Hyrje në Psikologji Pozitive Psikologjia pozitive, parandalimi pozitiv dhe terapia pozitive

Upload: dritan-taulla

Post on 07-Sep-2014

227 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Leksioni I - Hyrje

I. Hyrje në Psikologji Pozitive

Psikologjia pozitive, parandalimi pozitiv dhe terapia pozitive

Page 2: Leksioni I - Hyrje

• Nëse dikush është i uritur do të ishte më me mend / efektive t’i jepje një kile peshk apo t’i jepje një kallam peshkimi dhe t’i mësoje të peshkonte?

Page 3: Leksioni I - Hyrje

Psikologjia pozitive

• Pas Luftës II Botërore shkenca e psikologjisë u fokusua në kurimin e problemeve të individëve.

• Kjo qasje neglizhoi burimet dhe fuqitë personale të qenies njerëzore për të jetuar në mënyrë të plotë dhe të shëndetshme.

Page 4: Leksioni I - Hyrje

Qëllimi i psikologjisë pozitive

• Të nxisë një ndryshim në shkencën e psikologjisë nga shqetësimi aktual drejt riparimit të problemeve të individëve drejt ndihmës për të ndërtuar/forcuar cilësitë pozitive

Page 5: Leksioni I - Hyrje

Tre nivelet në të cilat fokusohet psikologjia pozitive

• Niveli subjektiv

• Niveli personal / individual

• Niveli ndërpersonal

Page 6: Leksioni I - Hyrje

Niveli subjektivEksperienca subjektive pozitive

• Mirëqenia dhe kënaqësia (e shkuara)

• Rrjedha, gëzimi, lumturia dhe kënaqësitë sensuale (e tashmja)

• Optimizmi, shpresa dhe besimi (e ardhmja)

Page 7: Leksioni I - Hyrje

Niveli indivudualTiparet pozitive personale

• Kapaciteti për të dhënë e marrë dashuri• Guximi• Aftësitë ndërpersonale• Ndjeshmëria estetike• Këmbëngulja• Aftësia për të falur• Originaliteti• Talenti• Mencuria

Page 8: Leksioni I - Hyrje

Niveli ndërpersonalAngazhimi komunitar

• Përgjegjshmëria civile

• Altruizmi

• Toleranca

• Sjelljet prosociale

• Besimi ndërinidivdual

Page 9: Leksioni I - Hyrje

Pse psikologjia u kthye në një shkencë të sëmundjes mendore?

• Përpara LIIB psikologjia kishte tre qëllime:

– Kurimi i sëmundjes mendore

– T’i bënte jetët e individëve më produktive

– Identifikimi dhe nxitja e talentit

Page 10: Leksioni I - Hyrje

Faktorët ekonomikë që e ndryshuan fokusin e psikologjisë:

– Krijimi i Administratës së Veteranëve në 1946 – shumë psikologë zbuluan që mund të jetonin duke kuruar sëmundjen mendore

– Krijimi i Institutit të Shëndetit Mendor në 1947 – shumica e fondeve që Instituti jepte ishin për kërkim shkencor drejt diagnostikimit dhe kurimit të sëmundjeve mendore

Page 11: Leksioni I - Hyrje

Në këto 60 vjet së paku 14 crregullime mendore që më parë konsideroheshin të pashërueshme janë studiar në thellësi dhe janë bërë të shërueshme.

Ndërkohë shkenca e psikologjisë i humbi dy qëllimet e tjera dhe u kthye në një shkencë që synonte kurimin e sëmundjes mendore

Page 12: Leksioni I - Hyrje

Fokusi empirik i studimeve në psikologji aktualisht është drejt riparimit të dëmeve, crregullimeve të shëndetit mendor dhe stresorëve negativë në jetën e individëve.

Terapia fokusohet në stresorët negativë dhe ndikimin e tyre në shëndetin mendor

Page 13: Leksioni I - Hyrje

Mesazhi i lëvizjes së psikologjisë pozitive

• Psikologjia është deformuar!

– Qëllimi i studimeve nuk duhet të jetë vetëm evidentimi i problematikave por edhe studimi i i fuqive dhe virtuteve njerëzore

– Qëllimi i terapisë nuk duhet të jetë vetëm riparimi i dëmeve por edhe fuqizimi i aspekteve pozitive

Page 14: Leksioni I - Hyrje

Parandalimi pozitiv

• Shkenca e psikologjisë në 2 dekadat e fundit është duke u fokusuar gjithnjë e më shumë drejt parandalimit dhe jo drejt kurimit– Si mund të parandalojmë agresivitetin dhe dhunën?– Si mund ta parandalojmë abuzimin me substancat narkotike?

• 60 vjet psikologji të fokusuara drejt kurimit të problematikave kanë treguar që kurimi është i kufizuar dhe që parandalimi është shumë i rëndësishëm

• Parandalimi nuk mund të derivojë nga fokusimi tek dobësitë, duhet ndryshuar fokusi drejt fuqisë së individëve

Page 15: Leksioni I - Hyrje

Diskutimi

• Nëse dikush të akuzon pa të drejtë se nuk e meriton vendin e punës ti do diskutosh me të, do sjellësh me dhjetëra argumente pse ti e meriton këtë vend pune.

• Nëse akuzojmë veten pa të drejtë se nuk e meritojmë vendin e punës jemi të pafuqishëm të diskutojmë me veten – mendimet automatike negative

Qëllimi i trajnimeve të “Optimizmit të mësuar”: të evidentosh mendimet katastrofike dhe t’i diskutosh ato!

Page 16: Leksioni I - Hyrje

• Trajnimet mbi “Optimizmin e mësuar” janë treguar efikase: ulin incidencën e e depresionit dhe crregullimeve të ankthit deri në gjysmë për gjysmë.

• Në analogji, nëse qëllimi është ulja e abuzimit me substancat narkotike tek adoleshentët e rrezikuar duhen identifkuar burimet e tyre individuale dhe pnuar për forcimin e këtyre burimeve:– Fokusimi drejt së ardhmes– Marrja e kënaqësisë nga praktikimi i sporteve, etj.

Page 17: Leksioni I - Hyrje

Thelbi i parandalimit pozitiv:

• Cdo individ zotëron burime individuale që mund të shërbejnë si parandalues të psikopatologjive. Këto burime duhen identifikuar dhe fuqizuar

• Qëllimi i psikologjisë duhet të jetë identifikimi, matja dhe kërkimi shkencor mbi këto burime dhe fuqi individuale ashtu sic në 60 vjetët e fundit u fokusua në dobësitë njerëzore.

Page 18: Leksioni I - Hyrje

Terapia pozitive

• Psikologjia pozitive është aktualisht de facto një nga përbërësit kryesorë të terapisë

• Nëse kontributi i saj njihet edhe de jure atëherë efekti i saj do të rritet akoma më shumë

Page 19: Leksioni I - Hyrje

Psikoterapitë specifike

• Terapia konjitive: ataket e panikut

• Terapia relaksuese: fobitë

• Ekspozimi: obsesionet dhe kompulsionet

• Terapitë sjellore: enureza

Por aplikimi i teknikave specifike për crregullime specifike është shumë i kufizuar

Page 20: Leksioni I - Hyrje

Tri anomali

• Rezultatet e studimeve laboratorike ndaj atyre natyrale tregojnë që në shumicën e rasteve të dytat tregojnë një efektivitet shumë të lartë të teknikave specifike sesa të parat (90% vs. 65%)

• Nëse krahasohen dy trajtime specifike në shumicën e rasteve ato rezultojnë me rezultate shumë të afërta

• Efekti Placebo

Page 21: Leksioni I - Hyrje

Terapitë bazohen në:

• Taktika– Të tregosh kujdes për klientin– Figura autoritare e terapistit– Krijimi i marrëdhënies së besimit klient-terapist– Fakti që klienti paguan për shërbimin e marrë– Besimi reciprok klient-terapist– Hapja– Emërtimi i problematikës

• Strategji të thella

Page 22: Leksioni I - Hyrje

Strategjitë e thella

Strategjitë e thella nuk kanë emra specifikë dhe nuk ka ndonjë kurs psikologjie që i studion apo emërton ato specifikisht.

Strategjitë e thella megjithatë përdoren nga të gjithë terapistët në mënyrë intuitive dhe i përkasin, në thelb, fushës së psikologjisë pozitive• Instalimi i shpresës tek klienti• Ndërtimi i fuqive personale të klientit

Page 23: Leksioni I - Hyrje

Fuqitë personale që terapitë ndërtojnë:

• Guximi• Aftësitë ndërpersonale• Racionaliteti• Thellimi tek vetja• Optimizmi• Ndershmëria• Këmbëngulja• Realizmi• Aftësia për të marrë kënaqësi• Vendosja e problemeve në perspektivë• Gjetja e një qëllimi

Page 24: Leksioni I - Hyrje

Konkluzione

• Psikologjia është fokusuar tek aspektet negative / mosfunksionimi i qenies njerëzore kryesisht sepse këto aspekte e tërheqin më shumë vëmendjen, ndezin sinjalet e alarmit dhe kërkojnë më tepër vëmendje.

• Kthimi i fokusit drejt aspekteve pozitive ndihmon parandalimin e problematikave, në mnëyrë që të mos kemi nevojë të kurojmë në masë.