historia e se drejtes - dallimet ne mes te drejtes se sheriatit dhe se drejtes kanonike

30
UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS (Fakultetet e disperzuara në Shkup) PUNIM SEMINARIK Fakulteti Juridik Lënda: Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore Tema: “Dallimet në mes të drejtës së Sheriatit dhe të drejtës kanonike” Studenti: Sabri Berisha Mentori: Mr.sc Driton Kuçi

Upload: sabri-berisha

Post on 30-Dec-2015

1.139 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

Punim seminarik nga lenda : Historia e shtetit dhe se drejtes.

TRANSCRIPT

Page 1: HISTORIA E SE DREJTES - Dallimet Ne Mes Te Drejtes Se Sheriatit Dhe Se Drejtes Kanonike

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS

(Fakultetet e disperzuara në Shkup)

PUNIM SEMINARIK

Fakulteti Juridik

Lënda: Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore

Tema: “Dallimet në mes të drejtës së Sheriatit dhe të drejtës kanonike”

Studenti: Sabri Berisha Mentori: Mr.sc Driton Kuçi

Shkup, 2013

Page 2: HISTORIA E SE DREJTES - Dallimet Ne Mes Te Drejtes Se Sheriatit Dhe Se Drejtes Kanonike

PËRMBAJTJA

Hyrje……………………………………………………………………………………...……….2

1.Historia e së drejtës së Sheriatit…………………………………………………………….…...3

2.Burimet e së drejtës së Sheriatit……………………………………………...............................4

3.Shkollat juridike(medh-hebet)………………………………………………………………….6

4.E drejta……………………………………………………………………………………….....7

4.1.E drejta martesore……………………………………………………………………….…….7

4.2.E drejta trashëgimore…………………………………………………………………….…....9

4.3.E drejta penale……………………………………………………………………………….10

4.4.E drejta e luftës……………………………………………..………………..…….….……..11

5.E drejta kanonike………………………………………………………………………....……12

6.Burimet e së drejtës kanonike…………………………………………………….……..……..13

6.1.Burimet themelore të përgjithshme të së drejtës kanonike……………..…….…....…….…..13

6.2.Burimet e veçanta të së drejtës kanonike të kishës katolike………………...………….……15

6.3.Burimet e veçanta të së drejtës kanonike të kishës ortodokse………………..….……...…..17

Përfundimi……………………………………………………………………………..…….….18

Literatura e shfrytëzuar……………………………………………………..…….…..…………19

1

Page 3: HISTORIA E SE DREJTES - Dallimet Ne Mes Te Drejtes Se Sheriatit Dhe Se Drejtes Kanonike

HYRJE

Fjala Sheriat vjen nga fjala sherie, që do të thotë rrugë (rrugë e drejtë, rrugë e besimit të

drejtë, rrugë e shpëtimt). Definohet si përmbledhje e dispozitave fetare, sipas të cilave veprojnë

muslimanët. Sheriati është ligj fetar i muslimanëve që përfshinë të gjitha sferat e jetës së tyre.

Dispozitat e Sheriatit përfshijnë të gjitha veprat e personave të rritur dhe të vetëdijshëm - të

arsyeshëm dhe për këto vepra parasheh rregullat e veta. E drejta e sheriatit ndryshe quhet edhe

fikh, ndërsa njohësit e mirë të fikhut, më saktë juristët e Sheriatit quhen myxhtehid.

E drejta kanonike është e drejtë krishtare. Kjo është një tërësi e normave juridike të nxjerra

nga kisha e krishterë (katolike dhe ortodokse) për rregullimin e marrëdhënieve përbrenda kishës

siç janë organizimi i kishës , rendi hierarkik, marrëdhëniet ndërmjet klerikëve, marrëdhëniet

ndërmjet klerikëve dhe personave të tjerë që i takonin kishës, inkriminimi i veprave penale

kundër kishës dhe religjionit si dhe parashikimi dhe mënyra e zbatimit të dënimeve kishtare e të

ngjashme, si dhe për rregullimin e disa lëmive juridikë që pjesërisht ose tërësisht binin në

juridiksion të kishës si, bie fjala, çështjet martesore, familjare, trashëgimore si dhe çështjet

civile-juridike lidhur me personat e kishës dhe personave që jetonin në të.

2

Page 4: HISTORIA E SE DREJTES - Dallimet Ne Mes Te Drejtes Se Sheriatit Dhe Se Drejtes Kanonike

1.HISTORIA E SË DREJTËS SË SHERIATIT

 

Periudha e misionit të pejgamberisë së Muhammedit a.s , është periudha më e

rëndësishme dhe më e ndritshme e historisë të së drejtës së Sheriatit. Juristët Islam e kanë quajtur

këtë periudhë si periudha e “Legjislacionit Islam” ngase në atë kohë e drejta e Sheriatit ka qenë e

shpallur nga Zoti përmes Kur’anit, e interpretuar dhe e jetësuar nga profeti Muhammed dhe kjo

praktikë e pejgamberit ndryshe quhet Sunnet.

Periudha e Legjislacionit ndahet në dy periudha: periudha Mekase dhe ajo Medinase, dhe

pothuajse në këto dy periudha qartazi dallohen llojet e ligjeve dhe të dispozitave.

Ligjet dhe dispozitat Mekase kanë të bëjnë më shumë me dispozitat e besimit, e drejta mbi

fenë, forcimin e fesë, çështjet morale, kushtet e përgjithshme jetësore të muslimanëve të parë,

sfera private të jetës së individit, që ndryshe mund të themi se kanë të bëjnë me rregullimin e

raporteve Zot-njeri, dhe kjo periudhë në Mekë zgjati 12 vjet e 5 muaj.1

Ligjet dhe dispozitat Medinase karakterizohen me ligje dhe dispozita që rregullojnë

marrëdhëniet në mes individëve dhe shoqërisë të cilat karakterizohen me sanksionimin nga

pushteti publik, formimin e etnitetit shoqëroro-juridik, konstituimin e pushtetit.2

Gjëja më e rëndësishme e kësaj periudhe konsiderohet nxjerrja e kushtetutës, që njihet si

kushtetuta e Medinës dhe poashtu njihet si kushtetuta e parë e shkruar botërore, që ndryshe quhet

“Sahifetun”. Kjo kushtetutë përmban gjithsej 52 nene, prej të cilave 25 kanë të bëjnë me

muslimanët kurse 27 me jomyslimanët. Kjo periudhë Medinase zgjati 10 vjet.

2.BURIMET E SË DREJTËS SË SHERIATIT

1 El-Kardavi, Jusuf, Sheriati Islam-aktualiteti gjithëkohor dhe gjithëhapsinor i tij. Shkup 2007, fq.20.2 El-Kardavi, Jusuf, Sheriati Islam-aktualiteti gjithëkohor dhe gjithëhapsinor i tij. Shkup 2007, fq.21.

3

Page 5: HISTORIA E SE DREJTES - Dallimet Ne Mes Te Drejtes Se Sheriatit Dhe Se Drejtes Kanonike

Burimet themelore të së drejtës së Sheriatit janë :

1. Kur’ani

2. Hadithi ( Sunneti )

3. Ixhmaja

4. Kijasi (Analogjia juridike)

1. KUR’ANI - Kur’ani është libri i shenjtë i besimit islam, është burim themelor i të drejtës

së Sheriatit. Kur’ani është shpallja e Allahut që nëpërmjet profetit Muhamed, i drejtohet

njerëzimit. Shpallja e Kur’anit zgjati 23 vite. Teksti i Kur’anit ndahet në 114 sure dhe secila

prej tyre ka emërtim të veçantë. Suret ndahen në ajete kuranore , kështu që i tërë teksti

kuranor përbëhet prej 6.666 ajeteve. Me to rregullohet jeta e besimtarëve prej lindjes deri në

vdekje. Prej te gjitha ajeteve , 550 prej tyre kanë përmbajtje juridike, me të cilat rregullohen

marrëdhëniet martesore, familjare, trashëgimore, pronësore dhe marrëdhenie të tjera civile-

juridike; çështjet penale dhe procedurale, çështjet nga e drejta e luftës ose të drejtës

ndërkombëtare publike etj.3 Pjesa më e madhe e ajeteve kuranore, të cilat kanë përmbajtje

juridike, nuk janë të formuluara ne formë të urdhërave, por në formë të udhëzimeve apo

këshillave. Lidhur me Kur’anin vlen te theksohet se tekstet e ajeteve janë të formuluara në

mënyrë mjaft të përgjithësuar dhe elastike , gjë që lejon mundësinë e interpretimeve mjaft të

gjëra në kohëra dhe situata të ndryshme.

2. HADITHI (SUNNETI) - Me hadith nënkuptojmë tërësinë e deklarimeve, udhëzimeve,

këshillave të profetit Muhamed si dhe të veprimeve të tij. Gjatë kohës së Muhamedit hadithet

nuk kanë qenë të shkruara. Ato u mbajtën mend nga shokët dhe bashkëluftëtarët e tij dhe

gojarisht u bartën brez pas brezi. Regjistrimi dhe shkrimi i tyre u bë shumë vjet pas vdekjes së

Muhamedit dhe kështu u krijuan përmbledhjet e para të haditheve të profetit. Ndër më të

njohurat janë hadithet e Imam Buhariut dhe ato të Imam Muslimit.

Gjithashtu edhe hadithet janë burim i së drejtës se Sheriatit . Hadithet ndahen në të

besueshme dhe më pak të besueshme varësisht nga mbledhësi i haditheve konkrete.

3 Ismaili, Hilmi & Sejdiu, Fatmir, Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore. Prishtinë 2009, fq.213.

4

Page 6: HISTORIA E SE DREJTES - Dallimet Ne Mes Te Drejtes Se Sheriatit Dhe Se Drejtes Kanonike

3. IXHMAJA - Ixhmaja nënkupton pajtimin e shumicës së juristëve islam rreth ndonjë çështjeje.

Ky është burimi i tretë i Sheriatit islam. Aftësia e dijetarëve që t’i interpretonin normat e

Kur’anit dhe hadithit dhe në mungesë të tyre të krijojnë rregulla të reja quhet ixhtihad. Pra,

ixhma krijohet nëpërmjet ixhtihadit. E drejta e dhënies së mendimeve pas sahabëve, pastaj

tabinëve më në fund i’u lejua edhe shkenctarëve islam. E gjithë kjo bazohet në një hadith të

Muhammedit a.s. ku thuhet : “Shkencëtarët janë trashëgimtarë të profetëve”. Institucioni i

këtij burimi vërtetohet me Kur`an ku thuhet "Nga ju le të jenë një grup që thëret në atë që

është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja”4

4. KIJASI – ANALOGJIA JURIDIKE - Analogjia është burim i katërt i të drejtës së Sheriatit.

Juristët islam një çështje juridike që nuk ishte paraparë në Kur’an dhe në Hadith e zgjidhnin

në mënyrë analoge , pra nëpërmjet ngjarjeve të së kaluarës.5

3.SHKOLLAT JURIDIKE(MEDH-HEBET)

4 Kur’an, Sureja En Nisa, Ajeti 104.5 Ismaili, Hilmi & Sejdiu, Fatmir, Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore. Prishtinë 2009, fq.216.

5

Page 7: HISTORIA E SE DREJTES - Dallimet Ne Mes Te Drejtes Se Sheriatit Dhe Se Drejtes Kanonike

Në aspektin e interpretimit të Kur’anit dhe të vlerësimit të burimeve të së drejtës së Sheriatit

gjatë shekujve në botën islame u paraqitën shumë sekte dhe shkolla të ndryshme juridike. Ndër

sektet më të njohura janë : sekti i sunnijve dhe shijave.

Rreth dy burimeve të para (Kur’anit dhe Hadithit) gati të gjithë juristët islam pajtohen

ndërmjet veti. Mirëpo kur është fjala për burimet tjera(ixhma dhe kijasi) juristët brenda sektit

sunnij, nuk pajtohen dhe nga këto mospajtime të tyre teorike paraqiten shkollat juridike të së

drejtës së Sheriatit apo medh-hebet.

Ndër shkollat juridike më të njohura janë : 1.Hanefi , 2.Maliki , 3.Shafi dhe 4.Hanbeli.

1.Shkolla Hanefite u themelua nga Imam Ebu Hanifeja. Është shkolla më e përhapur në botën

islame , të cilës i përkasin gjysma e sunnijve. Shkolla Hanefite karakterizohet me faktin se e

pranon evolucionin e së drejtës, dhe se zbrazëtirat në brendinë e dispozitave juridike i plotëson

me ndihmën e analogjisë, të krijimit sipas rezonimit të lirë dhe të së drejtës zakonore.Kjo është

shkolla më liberale dhe disa nga njohësit e mirë të islamit për të thonë se është arritja më e lartë

që islami ka mundur ta realizojë.6

2.Shkolla Maliki u themelua nga Imam Maliku. Kjo shkollë dallohet me atë se e kufizon ixhmanë

me zgjedhje të pajtueshmërisë së mendimit të shkencëtarëve të Medines, pastaj i pranon normat

zakonore të Medinës.

3.Shkolla Shafii u themelua nga Imam Shafiu. Sipas kësaj shkolle e drejta i nënshtrohet

evolucionit, ndërsa zbrazëtirat juridike mund të plotësohen në bazë të analogjisë e jo në bazë të

rezonimit të lirë dhe normave zakonore.

4.Shkolla Hanbeli është shkolla më konzervative. Themelues i kësaj shkolle ishte Imam

Muhamed Ibn Hanbeli. Kjo shkollë e kufizon ixhmanë, si burim të së drejtës gjithashtu ndalon

zbatimin e normave zakonore dhe rezonimin e lirë, por e lejon aplikimin e analogjisë.

4. E DREJTA

6 Fet’hullah,Ali Muhammed, Ta mësojmë islamin. Prishtinë 2002,fq.67.

6

Page 8: HISTORIA E SE DREJTES - Dallimet Ne Mes Te Drejtes Se Sheriatit Dhe Se Drejtes Kanonike

Pasi që e drejta e Sheriatit është e drejtë teokrate ajo bartë në vete mjaft karakteristika të së

drejtës personale dmth të së drejtës që u dedikohet pjestarëve të bashkësise fetare islame, ndaj të

cilëve zbatohet pa përjashtim, ndërsa ndaj pjestarëve të bashkësive tjera fetare zbatohet nw

mënyrë selektive, vetëm në disa çështje.

Në vijim do të flasim për disa institucione të së drejtës së Sheriatit të cilat janë më

karakteristike.

4.1 E DREJTA MARTESORE

Karakteristika themelore e martesës islame është poligamia dhe disallojshmëria e saj. Sa i

përket martesës, ekzistojnë dallime në mes Sunnive dhe Shijave. Sipas sunnive, ekzistojnë 2 lloje

të martesës: martesa e rregullt dhe martesa me skllaven, kurse sipas shijave ekziston edhe

martesa e përkohshme, për një kohë të caktuar.

E drejta e Sheriatit njihte poligaminë, martesën në të njejtën kohë deri me katër gra. Burri e

kishte pwr obligim sigurimin e ekzistencws sw gruas ,nëse atë nuk mund ta siguronte atëherë i

lejohej të martohej me skllave.

Poligamia arsyetohet me nevojën e shtimit të popullsisë dhe me sigurimin e ekzistencës

materiale të grave dhe vejushave të shumta, sidomos të atyre që burrat u ishin vrarë në luftë.

Martesa lidhej në formë të kontratës mes dhëndrrit dhe babait të vajzës në praninë e dy

dëshmitarëve meshkuj. Për lidhjen e martesës, pwrpos pëlqimit të babait të vajzës, kërkohet edhe

pëlqimi i bashkëshortëve të ardhshëm.Gjatë ceremonialit të martesës nuk ishte e nevojshme

prania e organeve kompetente shtetërore.7

Në raste të ndryshme, me lidhjen e kontratës së martesës, parashihen kushte të veçanta të

ushqimit të gruas, marrëdhënieve në martesë, madje parashihej edhe përjashtimi i poligamisë së

burrit. Pra, në qoftë se burri lidh martesë tjetër, gruaja kishte të drejtë ta prishte martesën, madje

edhe të kërkonte dëmshpwrblim. Parashihej edhe shkurorëzimi me kontratë në mes burrit dhe

7 Zimeri, Jusuf, E drejta familjare. Shkup 2009, fq.43.

7

Page 9: HISTORIA E SE DREJTES - Dallimet Ne Mes Te Drejtes Se Sheriatit Dhe Se Drejtes Kanonike

gruas. Gjatë martesës, jepej dhurata martesore e quajtur MEHR, e cila nuk ishte kusht i

detyrueshëm për lidhjen e martesës, por, megjithatë jepej gati rregullisht. Qëllimi kryesor i

mehrit ishte që gruas t’i sigurohej ekzistenca materiale.8

Sipas të drejtës së Sheriatit, gruaja nuk është e detyruar të kontribuojë në mbajtjen e

familjes, pavarësisht nga mundësitë e saj ekonomike. Ajo ngelte pronare e pronës që e kishte

fituar para dhe gjatë martesës. Atë mund ta dispononte lirisht : t’ia jepte çdonjërit në administrim

ose ta bashkojë atë me pronën e çdonjërit në formë ortakllëku.

Burri kishte të drejtë në çdo moment, pa kurrfarë arsyetimi, ta ndërprente martesën. Ai

deklaratën nuk ishte i detyruar ta arsyetonte me asgjë, nuk kërkoheshin as dëshmitarë, as

gjyqëtarë. Mjaftonte që deklaratën t’ia komunikonte gruas. Në qoftë se burri deklaratën për

ndërprerjen e martesës e bënte duke u tallur ose në gjendje të dehur, atëherw martesa nderprehej.

Gruaja, për ndryshim nga burri nuk i kishtë këto mundësi. Nuk kishte të drejtë ta ndërprente

martesën. Ajo kishte të drejtë të kërkonte nga gjyqtari ndërprerjen e martesës në këto raste: kur

burri i’a ndërpriste ushqimin, kur fizikisht e linte pas dore, kur ndaj saj shpifte tradhëti

bashkëshortore, kur burri e humbte dinjitetin, kur e konvertonte fenë.9

E drejta e Sheriatit parashihte pengesat martesore. Për burrin feja e gruas nuk paraqet

pengesë martesore. Burri mund tw martohet me krishteren dhe hebraiken, por jo edhe me

politeisten (idhujtaren). Ndersa gruaja myslimane nuk mund të lidh martesë me burrin

jomysliman. Gjinia e gjakut gjithashtu paraqet pengesë martesore: vija vertikale pa marrw

parasysh shkallën, ndërsa nw vijë të terthortë pengesat ekzistojnë deri në shkollën e katërt.

Burri ndaj gruas kishte pushtet martesor. Gruaja është e barabartë me fëmijën, pra nuk

posedon zotësinë për të vepruar (por ka zotësinë juridike) . Gruaja është e detyruar t’u

nënshtrohet udhërave të burrit. Allahu në Kur’an thotë:“ Gra te mira jane ato te degjueshmet”.10

Burri ndaj gruas së padëgjueshme ka të drejtë të ndërmerr masa disiplinore. Në një ajet kuranor

thuhet “ Ju mund t’i ndëshkoni gratë e padëgjueshme, mund t‘i rrihni, por sapo t’ju nënshtrohen

ato , mos kërkoni më tepër ngatërresë.”

8 Ismaili, Hilmi & Sejdiu, Fatmir, Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore. Prishtinë 2009, fq.222.9 Zimeri, Jusuf, E drejta familjare. Shkup 2009, fq.48.10 Kur’an, Sureja Nisa, Ajeti 34.

8

Page 10: HISTORIA E SE DREJTES - Dallimet Ne Mes Te Drejtes Se Sheriatit Dhe Se Drejtes Kanonike

Babai ishte shef i familjes dhe kujdestar i fëmijëve. Në rast të vdekjes së të atit,rolin e

kujdestarit e merrte kushëriri më i afërt ose djali madhor ne familje. Fëmijët kanë detyrime të

shumta materiale dhe morale ndaj prindërve.

4.2 E DREJTA TRASHËGIMORE

E drejta trashëgimore është mjaft e zhvilluar. E drejta e Sheriatit njeh trashëgimin ligjor dhe

trashëgimin testamentar, ndërsa nuk njeh trashegimin kontraktues. Bazat e trashëgimit ligjor janë

martesa, gjinia e gjakut dhe gjinia civile. Trashëgimi ligjor ka përparsi ndaj trashëgimit

testamentar. Format e gjinisë civile janë: kujdestaria dhe lirimi i skllevërve. Të afërmit nga e

gjinia civile janë trashëgimtarë ligjorë, por me kusht që trashëgimlënësi mos të ketë kusherinj të

gjakut. Trashëgimtari ,në momentin e vdekjes së trashëgimlënësit duhet të jetë gjallë dhe i denjw

( me fe dhe me shtetësi të njejtë me të trashëgimlënësit).11

Femra paraqitet si trashëgimtare ligjore por edhe testamentare. Femrën e shkallës më të

afërme të gjinisë së gjakut nuk mund ta përjashtojnë nga trashwgimi , trashegimtarët meshkuj të

shkallës më të largët, kështu që as trashëgimtarët nga vija e babait nuk kanë përparësi ndaj

trashëgimtarëve te vijës së nënës. Por, kur është fjala per shkallë të njejtë të gjinisw së gjakut,

meshkujt trashëgojne me shumw, zakonisht dy herë më shumë se femrat. Fëmijët legjitim kishin

përparësi ndaj fëmijëve ilegjitim.

E drejta trashwgimore e Sheriatit nuk e njeh parimin e reprezentimit,gjë që e bën tw

dallueshme nga te drejtat e tjera. Ne qoftë së trashëgimlënësi ka trashëgimtar ligjor të tjerëve me

testament mund t’ua linte nw trashwgim vetem njw tw tretën e masës trashwguese , mirwpo nëse

nuk kishte trashwgimtarë ligjorë atëherë ai me testament mund ta dispononte tërë maswn

trashwguese.

Objekt i trashwgimit janë sendet e luajtshme dhe të paluajtshme si dhe të drejtat pasurore.

Testamenti, qoftë gojorë apo me shkrim, si dokument juridik është valid vetëm nëse është në

përputhje me parimet e islamit. Për vlefshmërinë e testamentit kërkohet testamentlënësi t’i

11 Ismaili, Hilmi & Sejdiu, Fatmir, Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore. Prishtinë 2009, fq.225.

9

Page 11: HISTORIA E SE DREJTES - Dallimet Ne Mes Te Drejtes Se Sheriatit Dhe Se Drejtes Kanonike

plotësonte këto kushte: të ishte i moshës madhore (15 vjet), të ishtë psiqikisht i shëndoshë, ta

kishte shprehur lirisht vullnetin si dhe trashëgimtarët të ishin të denjë.12

4.3 E DREJTA PENALE

E drejta penale islame aksepton parimin e vetëdijshmërisë dhe përgjegjësisë individuale. Për

çdo delikt ose për çdo shkelje të së drejtës, përveç dënimit në këtë botë, parashihet edhe dënimi

në botën tjetër.

E drejta e Sheriatit parashihte hakmarrjen, natyrisht , në qoftëse nuk arrihej marrveshje

ndermjet kryerësit të veprës penale dhe familjes së të dëmtuarit. Me fjalë tjera parashihej talioni

gjyqwsore. Kryerwsi i veprës penale detyrohej të bentë shpagimin, kur ishte fjala per vrasje apo

ndryshe quhej “çmimi i gjakut”. Për vrasje dallohen dy lloje të shpagimit : shpagim i rëndë dhe

shpagim i lehtë. I rëndi kapte shumën e 100 deveve dhe 16.000 dirhemave kurse i lehti 100 deve

dhe 12.000 dirhemave. I rëndi parashihej në rastin e vrasjes se myslimanit të lirë. Për vrasjen e

gruas paguej gjysma e çmimit tw gjakut. Për vrasjen e krishterit 1/3 e shumës se çmimt te gjakut,

ndersa per vrasjen e idhujtarit paguhej vetëm 1/5 e shumës së çmimit të gjakut. Kur vrasësi nuk

kishe mundësi ta bënte shpagimin përnjëherësh , ai këtë mund ta paguante ne afat prej 3

vjetëve.13

Ne qoftw se nuk arrihej marreveshja pwr shpagim atwherw zbatohej hakmarrja sipas parimit

“ sy për sy – dhëmb për dhëmb “ . Juristwt e sheriatit mendonin se hakmarrja duhej tw kryhet nw

atw menyrw qw delikuentit ti shkaktohen sa mw pak dhimbje.

Për konvertimin e fesë parashihet denimi me vdekje. Për kurvëri tw gruas ( nw qoftwse

vwrtetohej me katwr deshmitarw) gjithashtu parashihej denimi me vdekje. Pwr vjedhje

delikuentit I pritej dora e djathtw, e ne rast te pwrseritjes i pritej edhe dora e majtë.14

12 Zimeri, Jusuf, E drejta e trashëgimisë në jurisprudencën islame. Shkup 1994,fq.17.13 Ismaili, Hilmi & Sejdiu, Fatmir, Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore. Prishtinë 2009, fq.226.14 Zimeri, Jusuf, E drejta penale. Shkup 1998, fq.29.

10

Page 12: HISTORIA E SE DREJTES - Dallimet Ne Mes Te Drejtes Se Sheriatit Dhe Se Drejtes Kanonike

4.4 E DREJTA E LUFTËS

Në të drejtën e Sheriatit ka mjaft norma edhe mbi të drejtën e luftës. E drejta e luftës në të

drejtën e Sheriatit ka qenë mfajt e avancuar dhe kishte mjaft elemente te krahasueshme me te

drejten bashkëkohore humanitare. Myslimanët që ishin në luftë e kishin të ndaluar që armiqtë ti

mundojnë për sw gjalli gjithashtu edhe të vdekurin të mos e masakrojnë. Nesë për të arritur deri

tek fronti i luftës, ata nevojiteshin që të shkatërronin bereqetet e huaja, ti thyenin degwt e

pemwve atëher ata duhet te ktheheshin pas.15

Edhe robërit e luftës në të drejtën e Sheriatit kanë tretman mjaft human. Ata duhet të

ushqehen me të njejtin ushqim si dhe ushtarët dhe njerëzit e tjerë të lirë, duhet të vendosen në

kushte të përshtatshme të banimit, nuk duhet të keqtrajtohen ose të detyrohen të bëjnë punë tepër

të rënda. Robërit e luftws liroheshin me shpagim ose me këmbim të robwrve. Shuma e shpagimit

varej prej pozitws sociale dhe gjendjes materiale të vetë robit.

5.E DREJTA KANONIKE

E drejta kanonike është e drejtë krishtare. Kjo është një tërësi e normave juridike të nxjerra

nga kisha e krishterë (katolike dhe ortodokse) për rregullimin e marrëdhënieve përbrenda kishës

siç janë organizimi i kishës , rendi hierarkik, marrëdhëniet ndërmjet klerikëve, marrëdhëniet

15 Ismaili, Hilmi & Sejdiu, Fatmir, Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore. Prishtinë 2009, fq.228.

11

Page 13: HISTORIA E SE DREJTES - Dallimet Ne Mes Te Drejtes Se Sheriatit Dhe Se Drejtes Kanonike

ndërmjet klerikëve dhe personave të tjerë që i takonin kishës, inkriminimi i veprave penale

kundër kishës dhe religjionit si dhe parashikimi dhe mën yra e zbatimit të dënimeve kishtare e të

ngjashme si dhe për rregullimin e disa lëmenjve juridikë që pjesërisht ose tërësisht binin në

juridiksion të kishës si, bie fjala, çështjet martesore, familjare, trashëgimtare si dhe çështjet

civile-juridike lidhur me personat e kishës dhe personave që jetonin në to.

Në mesjetë pushteti shtetërorë mbështetej në ideologjinë e krishterë, sipas të cilës shteti

është një krijesë e perëndisë. Sundimtari s’është gjë tjetër veçse mëkëmbës i perëndisë i cili

duhet t’i zbatojë porositë e tij e të ngjashme. Kisha nuk ka qenë vetëm organizatë shpirtërore por

edhe shtetërore. Pikëpamjet dhe tendencat e dominimit të kishës mbi shtetin apo të shtetit mbi

kishën kanë shërbyer si shkak i grindjeve dhe përçarjeve të kishave dhe më 1054, u shkaktua

edhe ndarja definitive e kishës: në atë Lindore (greko – ortodokse) dhe në atë Perëndimore

(romako – katolike).16

Në Lindje u ruajt tradita e cezaropapizmit, që do të thotë se perandori ndërhynte në çështjet

kishtare dhe i vërtetonte vendimet e tij madje edhe ndërhynte në çështjet e komentimit të dogmës

fetare. Ndërsa në Perëndim kisha kishte përballë një shtet gjysmë barbar dhe të imtësuar, pa

traditë dhe pa inteligjencë. Kisha kishte përparësi ndaj këtij shteti dhe pushteti, i shërbente si

model i organizimit me përkufizime të qarta juridike, me klerikë të arsimuar, për të cilët shteti

kishte shumë nevojë, ishte me plot traditë dhe përvojë për organizimin e administrates. Duke i

pasur parasysh të gjitha këto rrethana historike, mind të konkludohet se në Perëndim kisha I

imponohej shtetit dhe se ky ngeli në njëfarë vartësie nga kisha.

Nga kjo që u tha më sipër mund të përfundohet se kisha e krishterë dhe shteti, qoftë në

Perëndim apo në Lindje, në periudhën e feudalizmit kanë qenë të pandashme, të lidhura ngushtë

njëra me tjetrën, plotësoheshin dhe ndihmoheshin reciprokisht.

6.BURIMET E SË DREJTËS KANONIKE

16 Ismaili, Hilmi & Sejdiu, Fatmir, Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore. Prishtinë 2009, fq.184.

12

Page 14: HISTORIA E SE DREJTES - Dallimet Ne Mes Te Drejtes Se Sheriatit Dhe Se Drejtes Kanonike

Burimet e së drejtës kanonike ndahen në:

1 . Burime themelore të përgjithshme, që kanë vlerë për të gjitha kishat e krishtera, dhe në

2 .  Burime të veçanta, të cilat vlejnë vetëm për njërën nga kishat e krishtera.

6.1 BURIMET THEMELORE TË PËRGJITHSHME TË SË DREJTËS KANONIKE

Burimet themelore ose të përgjithshme të së drejtës kanonike janë:

1. Shkrimi i Shenjtë, 2. Tradita apostolike dhe kishtare, 3. Legjislacioni kishtar  dhe 4. E drejta

zakonore.

1. Shkrimi i Shenjtë ose Bibla është burimi themelor i fesë së krishterë, por njëherësh edhe i

drejtës kanonike. Sipas besimit të krishterë, Bibla është Shpallja e Perëndisë, që përbëhet nga

Besëlidhja e Vjetër dhe Besëlidhja e Re. beslidhja e Vjetër, tekstet e së cilës datojnë që nga

shekulli VIII p.e. së re e deri në paraqitjen e Krishtit, është pjesërisht burim i së drejtës kanonike,

e në veçanti parimet më të larta mo rale të saj, por vetëm ato të cilat kisha shprehimisht i ka

akseptuar. Besëlidhja e Re, tekstet e së cilës datojnë që nga Krishti, është e një rëndësie të

veçantë dhe në tërësi paraqet burimin themelor të së drejtës kanonike. Kisha lindore ortodokse

përdor përkthimin e autorizuar të Besëlidhjers së Vjetër të quajtur septuanginta dhe tekstin

original në greqishte të Besëlidhjes së Re. Ndërkaq kisha perëndimore romako – katolike përdor

përkthimin e autorizuar në latinishte të Biblës të quajtur Vulgata. 17

2. Tradita apostolike dhe kishtare - Me termin traditë nuk duhet kuptuar vetëm formën e jashtme

të transmetimit të normave gjatë shekujve, por mënyrën trashëguese të ruajtjes në kishë të

parimeve themelore të mësimit dhe rregullimit të jetës së krishterë nga ana e brendshme dhe e

jashtme e saj. Kështu, p.sh., apostulli Pjetri u jep udhëzime anëtarëve të kishës që ta ruajnë dhe ta

mbajnë mend gjithë atë që ua kishte përcjellë edhe gojarisht edhe me shkrim. Apostujt me fjalët

17 Ismaili, Hilmi & Sejdiu, Fatmir, Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore. Prishtinë 2009, fq.186.

13

Page 15: HISTORIA E SE DREJTES - Dallimet Ne Mes Te Drejtes Se Sheriatit Dhe Se Drejtes Kanonike

e tyre të gjallë ose me shembujt e tyre personale gjatë punës dhe veprimeve të tyre themeluese

krijuan rregulla ose norma që njihen si Tradita Klerikale.

3. Legjislacioni si burim i së drejtës - Ndër burimet e rendësishme të përgjithshme të së drejtës

kanonike është edhe legjislacioni, i cimi, pa dyshim, është edhe burimi më i pasur i saj. Organi

nëpërmjet të të cilit kisha e shpreh vullnetin e v et legjislativ është Kuvendi i Përgjithshëm. Që

nga shekulli IV e deri në shekullin IX janë mbajtur disa kuvende të mëdha kishtare, në të cilat

janë shqyrtuar shumë çështje të ndryshme që kryesisht kanë të bëjnë me administratën kishtare

dhe me disiplinën. Normat të cilat janë nxjerrë në këto kuvende fituan karakter të përgjithshëm,

fituan fuqinë e detyrueshme të ligjit pozitiv për të gjithë anëtarët e kishës. Pushteti shtetërorë,

prej se u bë i krishterë, i pranoi dhe nga ana e vet i vërtetoi normat e nxjerra nga kisha, duke ua

dhënë atyre autoritetin e ligjeve shtetërorë. Gjatë gjashtë shekujve gradualisht u krijua kodeksi

themelor kishtar dhe në Kuvendin e Madh të Trulit (692), pastaj në Kuvendin VII të

Përgjithshëm Kishtar (787), u proklamua përbërja e plotë e tij dhe u përcaktua vlera kanonike e

monumenteve të ndryshme të legjislacionit kishtar, të cilat ishin krijuar gjatë kësaj periudhe, që

me të drejtë quhet periudha kuvendore. Legjislacioni kishtar sipas brendisë dhe vlerës së vet,

përkufizohet vetëm në objetke dhe marrëdhënie të pastra kishtare.

Paralelisht me legjislacionin kishtar, si burim i së drejtës kanonike shërben edhe legjislacioni

shtetërorë ose laik (qytetarë).  Legjislacioni shtetërorë kishës i shërben si burim i jashtëm i së

drejtës së saj.18

4. E drejta zakonore si burim i së drejtës kishtare - Zakoni patjetër duhet t’i plotësojë kushtet që

të jetë i pranuar si burim i së drejtës kishtare: duhet patjetër të jetë në pajtueshmëri me frymën

dhe thelbin e të tërë kishës dhe institucionit që ka të bëjë me të dhe duhet patjetër të pranohet se

ai ekziston një kohë të gjatë.

6.2 BURIMET E VEÇANTA TË SË DREJTËS KANONIKE TË KISHËS KATOLIKE

Kisha katolike, përveç burimeve të përgjithshme të së drejtës kanonike, zbaton edhe

vendimet dhe urdhëresat (dekretaliet) e papëve të Romës si dhe vendimet e kuvendeve të

18 Ismaili, Hilmi & Sejdiu, Fatmir, Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore. Prishtinë 2009, fq.188.

14

Page 16: HISTORIA E SE DREJTES - Dallimet Ne Mes Te Drejtes Se Sheriatit Dhe Se Drejtes Kanonike

përgjithshme kishtare të kishës . Ndërsa si burim plotësues i të drejtës kanonike pjesërisht

shërben edhe e drejta romake, sepse e drejta kanonike që nga fillimi edhe është formuar nën

ndikimin e të drejtës romake. Në këtë periudhë bëhej receptimi i të drejtës romake, gjë që ka

qenë edhe një arsye më tepër për zbatimin e të drejtës romake si burim plotësues.

Burimet kanë qenë të shumta dhe të nduardurshme përnga forma (lloji i tyre), koha e nxjerrjes

dhe e materies që rregullohej me to. Kanë qenë të shkapërderdhura dhe të pa sistematizuara, gjë

që për organet kishtare paraqiste vështirësi serioze për zbatimin e tyre. Për këtë arsye edhe

paraqitet nevoja e kodifikimit të së drejtës kishtare.

Dekreti i Gracianit është një përmbledhje private e përpiluar në vitin 1150 në Bolonjë, nga

një murg i quajtur Graciani. Me të drejtë mund të thuhet se me këtë vepër fillon përpunimi dhe

studimi shkencor i të drejtës kishtare. Graciani bën përpjekje për krijimin e sistemit të së drejtës

kishtare, duke e parashtruar atë në 16 kapituj nga të gjitha burimet duke përmbajtur më së shumti

kanone. Ai këtë përmbledhje e quajti Concordia discordantium canonum (Harmonia e kanoneve

të disharmonuara). Ndonëse kjo ka qenë përmbledhje private, megjithatë, u pranua nga kisha dhe

u zbatua si të ishte kodifikim zyrtarë.19

Gregoriana ose Sexta është një kodifikim ose përmbledhje zyrtare, të cilën në vitin 1234 e

përpiloi papa Gërguri në bazë të pesë përmbledhjeve të mëparshme, ndërmjet të cilave kishte

edhe përmbajtje kundërthënëse. Kjo përmbledhje dhe Dekreti i  Gracianit duhej të ishin burime

të vetme dhe zyrtare të së drejtës kanonike. Kjo përmbledhje u quajt edhe Sexta në kuptimin e

librit të VI.

Liber Sextus është përmbledhje zyrtare të cilën papa Bonafacie VIII e pëepiloi në vitin 1298,

që duhet të ishte vazhdim i Gregorianës. Kjo u krijua për arsye se kah fundi i shekullit XIII papët

aq shumë nxirrnin dekretalie dhe norma të tjera saqë ishte e pamundur që të gjitha këto të vëhen

në përmbledhjet ekzistuese, andaj edhe u përpilua Liber Sextus.

Clementina ose Liber Septimus (Libri i Shtatë) e cila i shkruajt nga papa Klementi V, më 1317,

që konsiiderohet gjithashtu një ndër përmbledhjet më të rendësishme të krishterëve katolikë.

Nga ambiciet e kishës që të dominojë në çështjet politike dhe juridike paraqitet kriza e

ideologjisë, e cila u thellua edhe më tepër me paraqitjen e doctrines antipapiste përbrenda vetë

kishës. Si rezultat i kësaj krize dy-tre shekullore, u krijua protestanizmi. Për këto arsye kisha, pas

19 Ismaili, Hilmi & Sejdiu, Fatmir, Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore. Prishtinë 2009, fq.190.

15

Page 17: HISTORIA E SE DREJTES - Dallimet Ne Mes Te Drejtes Se Sheriatit Dhe Se Drejtes Kanonike

Klementinës, për 250 vjet nuk nxjerr më asnjë përmbledhje zyrtare, bile në këtë periudhë nuk

kishte as ndonjë përmbledhje serioze private.20

Corpus iuris canonici quhet vepra kodifikatore e të drejtës kanonike që u kodifikua në

shekullin XVI. Që nga shekulli XVI termi corpus iuris canonici, në kuptimin teknik-juridik

nënkuptonte të gjitha përmbledhjet e pranuara të së drejtës kanonike. Kjo vepër kodifikatore

përmban edhe katër përmbledhjet e lartpërmendura. Me fjalë të tjera, Corpus iuris canonici

përmban të drejtën e përgjithshme kanonike që nga shekulli XII e deri në shekullin XVI. Botimi

komplet, prej gjashtë pjesëve (aq sa përmbante), së pari u botua në Paris në vitin 1500, andaj ky

vit edhe konsiderohet si viti i krijimit të Corpus iuris canonici-t, ndonëse ky term ende nuk ishte

zyrtarisht i pranuar nga kisha.

Codex iuris canonici është përmbledhja ose kodi (kodeksi) zyrtarë i të drejtës kanonike në

kishën katolike. U përpilua dhe u botua në vitin 1917, kurse me dekret të papës hyri në fuqi në

pranverën e vitit 1918. Kodeksi, për ndryshim nga të gjitha përmbledhjet e mëparshme të së

drejtës kanonike, është i liruar nga normat me karakter religjioz ose moral, por përmban vetëm

norma me karakter juridik. Me fjelë të tjera, përmban norma me të cilat rregullohen të

ashtuquajturat raporte të jashtme të besimtarëve dhe të kishës. Në këtë kodeks është përfshirë e

tërë e drejta kanonike e mëparshme, duke e përshtatur kohës së botimit. Ky kodeks edhe sot

është në përdorim zyrtarë.21

6.3 BURIMET E VEÇANTA TË SË DREJTËS KANONIKE TË KISHËS ORTODOKSE

Ndër burimet e veçanta në së drejtës kanonike zënë vend te rëndësishem vendimet e

patrikëve të përgjithshëm të Konstantinopojës (Stambollit), vendimet e kuvendeve të

përgjithshme të kishës dhe nomokanonet. Përbrenda kishës ortodokse lindore u krijuan kishat

20 Ismaili, Hilmi & Sejdiu, Fatmir, Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore. Prishtinë 2009, fq.191.21 Ismaili, Hilmi & Sejdiu, Fatmir, Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore. Prishtinë 2009, fq.192.

16

Page 18: HISTORIA E SE DREJTES - Dallimet Ne Mes Te Drejtes Se Sheriatit Dhe Se Drejtes Kanonike

nacionale , të cilat në aspektin organizativ kanë një autonomi mjaftë të gjerë, gati deri në shkallë

të pavarësisë, ndonesë uniteti dogmatik edhe Brenda kësaj kishe është ruajtur.

Vendimet e patrikëve të kishës nacionale dhe vendimet e kuvendeve kishtare janë burime të

së drejtës për kishën që I ka nxjerrë këto.22

PËRFUNDIMI

Nga e gjithë kjo që u tha mund të vijmë në përfundim se :

22 Ismaili, Hilmi & Sejdiu, Fatmir, Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore. Prishtinë 2009, fq.194.

17

Page 19: HISTORIA E SE DREJTES - Dallimet Ne Mes Te Drejtes Se Sheriatit Dhe Se Drejtes Kanonike

- Sheriati islam dallohet nga sistemet dhe ligjet tjera, ngase ai është ligj hyjnor nga All-

llahu i Madh.

- Sheriati përmban të githa ato rregulla, parime dhe teori që kërkon një ligj i plotë që t’i

plotësojë nevojat e popujve në kohën tonë aktuale si dhe në të ardhmën e largët.

- Parimet dhe rregullat e tij gjithnjë janë të ngritura që ta ruaj nivelin e lartë të shoqërisë

dhe t’i plotësojë nevojat e saj, pa marrë parasysh se sa ngritet niveli i shoqërisë në të

gjitha dimensionet e jetës.

- Tekstet burimore të Sheriatit Islam veçohen me atë se ato nuk pranojnë ndryshim

përkundër kalimit të viteve dhe shekujve.

LITERATURA E SHFRYTËZUAR

1. Sheriati Islam – aktualiteti gjithëkohor dhe gjithëhapsinor i tij – Jusuf El Kardavi.

2. Ta mësojmë islamin - Muhammed Ali Fet’hullah.

18

Page 20: HISTORIA E SE DREJTES - Dallimet Ne Mes Te Drejtes Se Sheriatit Dhe Se Drejtes Kanonike

3. Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore – Hilmi Ismaili dhe Fatmir Sejdiu.

4. E drejta familjare – Jusuf Zimeri.

5. E drejta e trashëgimisë në jurisprudencën islame – Jusuf Zimeri.

6. E drejta penale – Jusuf Zimeri.

7. Kur’an.

19