fillet e se drejtes - fakulteti juridik, gjilan

Click here to load reader

Post on 18-Apr-2015

1.285 views

Category:

Documents

23 download

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Fillet e se drejtes, Fakulteti Jurdik dega ne Gjilan, literature nga lenda Fillet e se drejtes.Viti i pare, semestri dimeror.

TRANSCRIPT

FILLET E SE DREJTES

Te gjitha shkencat juridike per objekt studimi kane shtetin dhe te drejten ne njeren apo ne menyren tjeter. Fillet e se drejtes ofron njohuri themelore lidhur me nocionet shteterore dhe juridike si dhe me ligjshmerine e ketyre dukurive te cilat paraqesin objektin e shqyrtimeve. Nocioni i shtetit 1.organizate shoqerore e nje organizimi te larte, 2.organizate specifike e shoqerise, sepse ka forcen me te organizuar brenda territorit te vet, 3.kjo force fizike eshte e rregulluar se kur duhet te vehet ne levizje, do te thote se eshte force e kontrolluar, 4.organizate e cila funksionin kryesor ne anen shoqerore e ka zhvillimin e procesit te prodhimit dhe ruajtjen e tij, 5.organizate shoqerore e cila pervec elementeve te dhunes dhe te kontrollit te fushave te ndryshme jetesore, ushtron edhe sherbime publike ne interest e pergjithshem. Elementet e shtetit jane: pushteti shteteror , popullsia dhe territori. Pushteti shteteror-me kete nocion nenkuptojme raportin shoqeror ne te cilin njera pale urdheron, ndersa pala tjeter eshte e detyruar te degjoj urdherat e pales tjeter.Subjektet te cilat leshojne urdhera jane organet shteterore te renditura sipas hierarkise-pozites qe kane ne renditje dhe autorizimeve qe dalin nga rregullat juridike.Pushteti shteteror eshte pushteti me i larte dhe me i forte ne te gjithe hapesiren shteterore, kete pushtet e perben aparati i dhunes shteterore. Nocioni i sovranitetit shteteror-eshte i lidhur ngushte me pushtetin shteteror,

andaj sovraniteti eshte vetem shprehje e pushtetit shteteror-forces fizike te shtetit, pra, paraqet nje te qene, nje fakt i cili tregon se kush eshte qeverises ne hapsiren e caktuar.Sovraniteti paraqet njeren prej karakteristikave te vecanta te shtetit, pa te cilen nuk ka dhe smund te kete shtet. Perpunimin me te hollesishem te teorise se sovranitetit e ka bere autori Carre de Malberg, sipas te cilit sovranitetit paraqet shkallen me te larte te pushtetit shteteror, sepse ky pushtet nuk lejon asnje pushtet tjeter, nuk lejon konkurrence, pra slejon pushtet paralel. Territori-paraqet nje vecori univerzale te tere asaj qe ekziston, sepse cdo gje qe ekziston, ekziston ne territor te caktuar, me kete kuptojme se edhe vet shteti ekziston ne teritor te caktuar.Shteti, popujt dhe kombet per ta pasur te qarte ushtrimin e pushtetit, dmth se gjer ku mund te sundojne apo qeverisin, behet percaktimi I kufinjeve tokesor, ujor dhe ajror.Keta kufi mund te jene natyral (pikat malore, liqenjte, deti, lumenjte) dhe artificial (permes ndarjes me gure sinjalizues, shtyllave te ndryshme, objekteve lundruese). Shtetesia-nocioni I shtetesise paraqet lidhjen juridike te qytetarit me shtetin.Nje person fizik per ta fituar shtetesine e shtetit, duhet t u nenshtrohet rregullave juridike te shtetit te cilit i perket.Pra, kjo dot te thote se ceshtja e shtetesise dhe e humbjes se saj behet me anen e ligjit. Mirepo, ne boten bashkekohore sot aplikohen menyra te caktuara te fitmit te shtetesise.Keto jane: 1.fitmi i shtetesise ne baze te vijes se gjakut, pra, personi fizik fiton shtetesine te cilen e kane paraardhesit e tij (jus sanguinis) 2.fitmi i shtetesise sipas lindjes ne teritorin e lindjes pavaresisht prej vijes se gjakut (jus soli) 3.fitmi i shtetesise sipas natyralizmit (jus domicili), pra eshte fjala per personat fizik te cilet jetojne ne shtetin tjeter, jashte vendit te lindjes. -Apatrid- jane kategoria e personave fizik te cilet nuk e kane te zgjedhur ceshtjen e shtetesise, -Bipatride-personat fizike te cilet i. kane dy e me shume shtetesi. E DREJTA E drejta paraqitet gjate procesit te shkaterrimit te organizimit te pare te

shoqerise difuze, si rezultat u zhvillimit te prones private dhe i ndarjes se shoqerise ne klasa. Shoqeria domosdoshmerisht nxit krijimin e dispozitave dhe krijimin e rregullave te ndryshme te sjelljes se njerezve ne shoqeri, sepse nuk mund te sillet vetem sipas ligjeve natyrore.Keto rregulla ndryshe i quajme norma shoqerore, te cilat rregullojne jeten shoqerore.Normat shoqerore, ndryshe nga ligjet e natyres ne vete bartin sanksionin . Sepse, normat shoqerore paraqesin rregullat te cilat i adresohen vetedijes njerezore, e cila eshte relativisht e lire qe ti respektoje ato apo ti shkele.Shkelja eventuale e tyre nxit sanksionin, ky eshte mjet i cili duhet te zbatohet ne menyre qe norma te respektohet,dmth, qe ti detyroje njerezit te mos i shkelin normat. Norma si rregull mirret ne dy kuptime: 1.norma eshte rregull e cila cakton sjelljen e njeriut, 2.norma tregon ate qe rregullisht ndodh ne te shumten e rasteve, pra, dicka qe eshte normale. Ne kuptimin e pare norma ka domethenie imperative apo normative ndersa, ne kuptimin e dyte norma ka domethenie indicative-ajo qe ndodh, qe eshte. Llojet e normave Normat ndahen ne dy grupe: 1.norma teknike,te cilat paraqesin rregullat te cilat rregullojne sjelljet e njeriut ndaj natyres per te arritur qellimin e caktuar, 2.norma shoqerore,paraqesin ato rregulla qe paraparkisht rregullojne menyren e sjllejes se njeriut ndaj pjesetareve te tjere te shoqerise. Normat teknike nuk kane sanksion por, normat e ketilla shume lehte mund te shnderrohen ne norma juridike sepse ato ne esence paraqesin udhezime si duhet vepruar ne situate te caktuara, p.sh. udhezimet teknike qe i perkasin ndertimtarise, mjekesie qe do te thote, nese ato shkilen pasojat jane te medha dhe mund te paraqesin rrezik per shoqerine. Normat shoqerore ne vete permbajne sanksionin, sepse ndaj shkelesit te normes zbatohet ndonje mase e dhunes. Zakonet

Sa u perket rregullave te shoqerise se paorganizuar, shoqerise jo mjaft te diferencuar si mase e cila ne vetedijen e vet rregullon raportet shoqerore, merren zakonet dhe rregullat e moralit. Rregullat zakonore krijohen ngadale duke u percjell brez pas brezi sjelljet e caktuara te cilat masa i konsideron si te mira dhe perseritja e tyre e gjate e imponon domosdoshmerine detyruese qe ato si te tilla te respektohen.Keto rregulla, meqenese perseriten brez pas brezi kalojne ne tradite.Zakonet si rregulla te sjelljes jane te natyres se ndryshme. Ato mund te jene te veshjes, te ushtrimit te ceremonive te ndryshme, te mikperitjes.Rregullat zakonore edhe pse nuk jane ne hap me kohen, mund te kene mbeshtetjen e shteti. Kjo ndodh ne vecanti kur kemi te bejme me zbrastesi juridike.Pra, shteti mund ti mbeshtese per arsye te opurtunitetit, duke u caktuar sanksionin ne menyre qe te shnderrohen ne norma obligative. Meqe rregullojne marrdhenie te caktuara shoqerore perbejne te drejten zakonore. Morali Normat e moralit, ndryshe nga zakonet, nuk krijohen duke u perseritur sjelljet perkatese per nje kohe te gjate, por keto mund te krijohen aty per aty, te bazuara ne vetedijen e njeriut lidhur me ate se cka eshte e mire dhe cka seshte e mire. Normat e moralit jane norma te lira, te cilat veprojne sipas bindjes, sot jane vetvetiu norma autonome, sepse subjekti vete i pranon dhe si te tilla i respekton, per arsye se pas tyre sheh nje interes te caktuar apo interesin e vet. Morali eshte dukuri konkrete,cdo individ e ka moralin e vet.Nga autonomia e moralit buron edhe karakteristika kryesore e sanksionit te morali pra ,,brejtja e ndergjegjes. Ky eshte sanksion qe subjekti e zbaton ndaj vetes duke u penduar per veprimin e vet jomoral. RAPORTI I SHTETIT DHE I SE DREJTES ME DUKURITE TJERA SHOQERORE Zhvillimi i shtetit dhe i se drejtes Shteti dhe e drejta, si te gjitha dukurite e tjera ne shoqeri, ndryshohen.Ato u krijuan ne nje shkalle te caktuar te zhvillimit te shoqerise,kur shoqeria u nda ne

klasa.Ne pergjithesi ne shkence jane te njohura dy lloje te ndryshimeve te cialt ngjajne ne shtet dhe ne te drejte.Keto jane dnryshimet evolutive dhe revolucionare. Ndryshimet evolutive-jane ndryshime kuantitative, te ngadalshme, te vogla, te cilat per njeriun e rendomt jane te paverejtura, te cilat nuk e ndryshojne permbajtjen e as funksionin e sendit apo te dukurise, p.sh. nderimi i emertimit te ndonje organizate, ndryshimi dhe plotesimi i nje norme juridike, ndryshimi i trajtes se sundimit etj. Ndryshimet e tilla jane:reforma, grushtshteti dhe komploti. Reforma-pothuajse eshte e perditshme. Me reforme kuptojme ndryshimin e rendesishem ne shtet dhe ne te drejte me anen e se ciles ndryshojme gjendjen ekzistuese.Por,sado qe te jete e thelle reforma nuk ndryshon esencen e shteti dhe te se drejtes,sepse shteti,e drejta, shtresa qeverisese, menyra e prodhimit ngelin te njeta. Natyrisht se behen ndryshime ne drejtim te permiresimit te kushteve, metodave, perfshirjes se elementeve te reja ne lemin perkates,por jo edhe ndryshim i teresishem i dukurise apo i sendit.Reformat mund te jene si agrare, shkollore, universitare, juridike e shteterore. Ato mund te jene te ligjshme dhe te paligjshme. Grushtshteti-eshte ndryshim i cili ndodh ne shtet dhe ne te drejte, i ushtruar me ane te dhunes fizike dhe per qellim ka rrembimin e pushtetit ne mase me te madhe sesa qe i takon grupit apo shtreses se caktuar.Reforma eshte dukuri e kunderligjshme sepse ushtrohet kunder dispozitave juridike, rendit juridik, lidhur me ndarjen e autorizimeve dhe pergjegjesive.Me grushtshtet mund te permbyset shefi i shtetit, shefi i shtatmadherise ushtarake, trajta e sundimit prej njeres ne trajten tjeter (monarki-republike), ndersa te tjerat ngelin si me pare. Komploti-eshte nje lloj i ndryshimit evolutiv, me te cilin ndryshimi behet ne menyre te kunderligjshme.Komploti pothuajse eshte i ngjashem me grushtshtetin me te vetmin dallim se kete e ushtrojne personat apo grupet qe nuk gjenden ne hierarkine e larte shteterore. Ndryshimet revolucionare-jane pasoje e ndryshimeve te ngadalshme, e

problemeve te grumbulluara, te cilat ne nje cast edhe shperthejne.Ndryshimi revolucionar ne shtet dhe ne te drejte eshte i plote nese ne vete perfshine dy sferat e jetes se gjithmbarshme; sferen ekonomike dhe ate politike. Revolucionin ekonomik- kuptojme ndryshimin i cili ndodh ne menyren e prodhimit, kur ne vend te menyres se vjeter vjen e reja, pas