burimet e se drejtes

5
Janar 27 2014 Punoi _________________ BURIMET E SË DREJTËS Bëjm projekte të ndryshme © Pranoi :______________ UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES

Upload: bejm-projekte-te-ndryshme

Post on 24-May-2015

713 views

Category:

Education


9 download

DESCRIPTION

Burimet e së Drejtës, një projekt i bere në WORD dhe përmban 5 faqe.

TRANSCRIPT

Page 1: Burimet e se drejtes

Janar 27 2014

Punoi _________________

BURIMET E SË DREJTËS

Bëjm projekte të ndryshme ©

Pranoi :______________

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIUDURRES

Page 2: Burimet e se drejtes

MATERIALE KONCEPTUESE

Një nga elementët kryesorë të shtetit qëndron në mundësinë e përgatitjes së rregullave te detyrueshme të krijuara për të mbajtur dhe disiplinuar vetë shtetin, marrëdhëniet e tij me shtetet e tjera, marrëdhëniet e shtetit me qytetarët si dhe marrëdhëniet e qytetarëve midis tyre. Këto rregulla të detyrueshme për të gjithë, dhe për vetë ata që i nxjerrin, përbëjnë burimet e së drejtës së një shteti. E drejta në kuptimin e vet të gjerë është një grumbull rregullash sjelljeje të përshkruara nga autoriteti kontrollues dhe kanë fuqi ligjore të detyrueshme. E drejta e një vendi mund të krijohet në mënyra të ndryshme. Mënyrat e ndryshme të krijimit çojnë në identifikimin e burimeve të ndryshme të së drejtës. Kështu: “Është burim i së drejtës çdo element, fakt ose akt pavarësisht nga forma, që parashikon një rregull të detyrueshëm për anëtarët e një shoqërie të caktuar.” Rregullat e detyrueshme ndahen në rregulla apo burime formale (burime-akte) dhe rregulla apo burime joformale (burime-fakte). Kështu kemi rregulla të shkruara siç janë kushtetutat, ligjet, dekretet, vendimet e gjykatave, por edhe rregulla zakonore të pashkruara, të bazuara mbi nevojën e të prejardhura nga tekstet fetare.

Month Day Year

Page 3: Burimet e se drejtes

Pjesa më e madhe e sistemeve juridike kanë zgjedhur sistemin formal të disiplinës së burimeve të së drejtës: ata parashikojnë shprehimisht cilat janë mënyrat e krijimit të së drejtës. Shumë i rëndësishëm është edhe raporti ndërmjet burimeve. Në çdo sistem ndeshemi me disa burime të së drejtës. Ekzistenca e disa burimeve çon në përdorimin e një sistemi vlerësimi midis tyre. Përdoret parimi hierarkik sipas të cilit burimi më i lartë mbizotëron ndaj burimit më të ulët. Shembulli më i qartë mund të jepet në fushën e burimeve të shkruara: kushtetuta kushtëzon burimet e tjera të së drejtës, si p.sh. ligjet e parlamentit, të cilat duhet t’i përshtaten kushtetutës sigurisht pa e ndryshuar atë. Në praktikë, mund të themi se në të gjitha sistemet mund të dallojmë të paktën tre shkallë burimesh: aktet kushtetuese; aktet ligjore (të nxjera nga parlamenti) dhe aktet nënligjore me karakter zbatues (të nxjerra nga qeveria). Megjithatë kjo ndarje nuk është e vetmja. Burimet mund të qëndrojnë edhe në raport barazie: kështu p.sh. në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare dy ose më shumë kushtetuta që i përkasin dy ose më shumë shteteve të ndryshme janë në pozita të barabarta; në kuadrin e së drejtës kombëtare dy ose më shumë urdhëresa lokale kanë pozita të barabarta. 

BURIMET E SE DREJTES

Page 4: Burimet e se drejtes

Në ditët e sotme ligji është në dukje burim kryesor, pothuajse ekskluziv i së dretjës. Në të gjitha vendet e së drejtës së shkruar juristët kërkojnë mbi të gjitha të identifikojnë rregullat dhe zgjidhjet e çështjeve duke u ndihmuar në radhë të parë nga tekstet legjislative ose rregulloret të nxjerra nga parlamenti ose nga autoritet qeveritare apo administrtive. Detyra e juristëve është kryesisht ajo e identifikimit, me anë të procedurave të ndryshme, të zgjidhjes që në çdo rast konkret korrespondon me vullnetin e legjislatorit. Kështu burimet e ndryshme nga ligji duket se zënë një vend dytësor, dhe të një rëndësie shumë më të vogël, në krahasim me pozitën e shkëlqyer që ka ligji.  

Në fakt kjo analizë, megjithëse është shumë e përhapur, është tejet larg realitetit. Ajo nuk është pranuar asnjëherë tërësisht nga praktika dhe edhe në nivel teorik po pranohet gjithnjë e më tepër se sovraniteti absolut i ligjit është një koncept jo real: pranë ligjit ka vend edhe për burime të tjera të së drejtës. Të ngatërrosh të drejtën me ligjin do të thotë të identifikosh në ligj burimin eskluziv të së drejtës: një gjë e tillë është në kundërshtim me gjithë traditën e së drejtës.

“Type your callout text here.”

Month Day Year

.

E drejta nuk mund të kërkohet vetëm në tekstet e së drejtës së shkruar; në këtë mënyrë do të ndryshonim përkufizimin e vetë së drejtës, duke mos parë më në të shrehjen e drejtësisë, por dëshirën e drejtuesve dhe udhëheqësve të shtetit. Është e vërtetë që në vendin tonë, anëtarët e gjykatave dhe juristët nuk ndihen mirë nqs nuk përmendin, gjatë zgjidhjes së një çështjeje juridike, një ose disa tekste ligjesh. Në qoftë se dëshiron t’i drejtohesh gjykatës duhet të vërtetosh se është shkelur një ligj. Ky qëndrim të krijon përshtypjen se në vendin tonë e drejta dhe ligji janë një gjë e vetme dhe identike. Legjisatori mund, dhe duhet, të kontribuojë për të përcaktuar se cila është e drejta, por nga ana tjetër e drejta është një gjë e ndryshme nga ligji. Ligji është bërë elementi parësor për njohjen e së drejtës, por kjo nuk presupozon përjashtimin e elementëve të tjerë. 

Hierarkia e burimeve formle është: Kushtetuta dhe/ose Ligjet Kushtetuese; Traktatet Ndërkombëtare; Ligjet; Dekretet me Karakter Normativ të Presidentit të Republikës; Vendimet dhe Rregulloret me Karakter Normativ të Këshillit të Ministrave; Vendimet dhe Udhëzimet me Karakter Normativ të Ministrave.

INSERT HEADLINE HERE

Page 5: Burimet e se drejtes

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES

Kushtetuta dhe/ose Ligjet Kushtetuese: Në shkallën më të lartë të kësaj hierarkie gjenden ligjet kushtetuese. Pjesa më e madhe e shteteve kanë kushtetuta të shkruara dhe përmbajtjes së tyre u njihet një prestigj i veçantë. Në disa vende ky prestigj ka vetëm karakter politik. Në disa vende përmbajtja e kushtetutës mund të ndryshohet

vetëm me anë të një procedure të caktuar, por nga pikëpamja juridike kanë të njëjtën vlerë si edhe ligjet e zakonshme. Përmbajtja e kushtetutës nga pikëpamja juridike

kanë një vlerë të ndryshme nga ajo e ligjeve të zakonshme: autoriteti i tyre i veçantë shprehet edhe me anë të një pozicioni kontrollues mbi ligjet e tjera. Me fjale të tjera

ç’ka është shkruar në kushtetutë është parimi dhe rregulli bazë të cilit duhet t’i binden të gjitha autoritetet e tjera të shtetit, duke përfshirë edhe parlamentin gjatë ushtrimit të funksioneve të tij ligjvënëse. Rëndësia e kushtetutës qëndron në faktin se ajo parashikon krijimin dhe organizimin e organeve kushtetuese, kopetencat e

tyre, marrëdhëniet e këtyre organeve më njëri-tjetrin dhe marrëdhëniet midis autoritetit publik dhe lirive dhe të drejtave të individit.