subjektet e se drejtes riza smaka

21
Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik Drejtimi:Ekonomiks Mentori: Valbon Mulaj Studenti/ja: Blerina Dibranaj Kastriot Gashi Punim seminarik nga lënda:E Drejta Biznesore Tema:Subjektet e se Drejtes

Upload: kastriot-gashi

Post on 30-Jun-2015

2.645 views

Category:

Documents


11 download

TRANSCRIPT

Page 1: Subjektet e se drejtes riza smaka

Universiteti i PrishtinësFakulteti EkonomikDrejtimi:Ekonomiks

Mentori: Valbon Mulaj

Studenti/ja:Blerina DibranajKastriot Gashi

Punim seminarik nga lënda:E Drejta Biznesore

Tema:Subjektet e se Drejtes

Page 2: Subjektet e se drejtes riza smaka

SUBJEKTET E SË DREJTËS BIZNESORE  Shqyrtime të përgjithshme - Subjektet juridike të së drejtës - Objekti I Biznesit  Personat Fizikë - Nocioni , lindja dhe shuarja e personave fizikë - Atributet e personave fizikë - Zotësia juridike e personave fizikë

Personat Juridikë - Nocioni , veqorit dhe karakteristikat - Llojet e personave juridikë dhe rëndësia e tyre - Krijimi i personave juridikë - Zotësia e personave juridikë - Ndërprerja ( shuarja ) e veprimtarisë së personave juridikë

Page 3: Subjektet e se drejtes riza smaka

Subjektet juridike të së drejtës Në marrëdhëniet biznesore , subjektet e së drejtës biznesore , mund të jenë bartës të të drejtave apo të autorizimeve te caktuara . Subjektet e së drejtës biznesore , kanë këto veqori të përbashkëta : - që mund të paraqiten si bartës të të drejtave dhe detyrimeve te caktuara në transaksionet biznesore dhe - që janë subjekte te tilla , të cilat duke u paraqitur në marredhënie të caktuara , biznesore në esenc dhe në të vërtet ushtrojnë ndonjë aktivitet apo veprimtari biznesore , përkatsisht janë në lidhje me to .Në qoftë se subjektet juridike –biznesore nuk e përmbushin njërin nga dy kushtet e sipërpërmendura apo nuk kanë njërën nga këto veqori nuk mund të kenë cilësin e subjektit biznesor .

Page 4: Subjektet e se drejtes riza smaka

Subjektet biznesore si bartës te te drejtave dhe detyrimeve duhet të kenë : - aftësinë juridike - aftësinë biznesore rrjedhimisht aftësinë per te vepruar .Zotësia juridike vetëkupton aftësin e një personi , që të jetë subject i së drejtës . Zotësia e veprimit ose aftësia biznesore nënkupton aftësin e personit që të krijoj të drejta dhe detyrime ose te kryej punë juridike . Me Sintagmën marrëdhënie biznesore , nënkuptojmë marrëdheniet juridike dhe marrëdhëniet e tjera , të cilat krijohen në mes të subjekteve me rastin e ndonjë objekti biznesor ose ndërlidhur me te .

Page 5: Subjektet e se drejtes riza smaka

Objekti i Biznesit

Objekt i Biznesit mund të jetë : prodhimi i mallrave , kryerja e sherbimeve , transfer – qarkullimi i tyre etj. Veprimet e mësipërme që kanë te bejnë me objektin e biznesit kryhen me qellim të përmbushjes së nevojave te veqanta dhe te përgjithshme shoqërore .Nocioni “ Objekt i Biznesit “ paraqet tërësin e veprimtarive të një subjekti.

Objekt i biznesit është ai gjësend ose ajo lëndë në të cilen fokusohen te drejtat dhe detyrimet e subjekteve te caktuara biznesore . Këto mund të jenë : - Sendet ( malli , qmimi ) - Veprimet ( sjelljet e subjekteve biznesore ) - Të drejtat - Produktet - Të mirat ( vetanake , private dhe publike )

Page 6: Subjektet e se drejtes riza smaka

Gjatë marrëdhënieve te ndrryshme biznesore , subjektet e së drejtës biznesore inkorporohen në qarkullimin juridik dhe atë ekonomik .Këto subjekte janë personat juridik dhe në përputhje me ligjin mund te formohen dhe regjistrohen pranë organit kompetent në forma të ndrryshme dhe emërtime të ndrryshme .Sipas rëndësisë subjektet biznesore ndahen në subjektet biznesore ne kuptim të ngushtë dhe në kuptim të gjerë . Subjektet biznesore ne kuptim të ngushtë janë : formacionet , asociacionet apo organizatat biznesore të cilet në të vërtetë janë edhe persona juridik , kurse subjektet biznesore ne kuptim te gjerë janë : personat fizik , shteti dhe organizatat ndërkombetare .Organizatat biznesore mund të paraqiten në qarkullim si : ndërmarrje , shoqëri , grupacione ndërmarrjesh siq janë p.sh. Holdingjet , ndërmarrjet apo kompanit shum kombësie etj.

Page 7: Subjektet e se drejtes riza smaka

Subjektet e së drejtës biznesore janë : - Personat Fizikë - Personat Juridikë

Page 8: Subjektet e se drejtes riza smaka

Personat Fizikë

Nocioni , lindja dhe shuarja e personave fizikë

Qdo qenie e shëndoshë fizikisht dhe normale , me aktin e lindjes e fiton subjektivitetin e plotë dhe cilësin e subjektit të së drejtës .E drejta këtë status ia njeh edhe embrionit pra fëmijës së palindur . Pra me person fizikë nënkuptojmë qenien e lindur gjallë njërzore që nga paralindja e deri ne vdekje . Kjo d.m.th. se subjektiviteti i personit fizikë nderpritet me aktin e vdekjes por edhe me rast te humbjes se zotësis juridike dhe asaj të veprimit . Si pasojë e shuarjes së personit fizik , vjen deri te shuarja e të drejtave të caktuara dhe statusit ( pasuria , statusi martesor etj.)

Page 9: Subjektet e se drejtes riza smaka

Atributet e personave fizikë

Qdo qenie njerëzore , përkatsisht personi fizikë ka veqantit , tiparet dhe karakteristikat vetanake autentike . Nder te tjera kjo është e nevojshme edhe per te konstatuar dhe ushtruar subjektivitetin e tyre ne jetë dhe ne biznes . Atributet e personave fizikë janë :Emri Vendbanimi i përhershëm Nënshtetësia Emri , identiteti i personit Fizikë përbehet nga emri personal dhe ai familjar apo mbiemri . Pas lindjes emri dhe mbiemri shenohen ne librin amëz të të lindurve . Perpos ksaj egzistojn edhe librat amëz te kurorëzimit dhe ato te personave te vdekur .Vendbanimi i përhershëm është vendi i jetësës së vazhdueshme ne te cilin personi fizik i realizon te drejtat e tij i përmbush detyrimet dhe ushtron subjektivitetin e tij . Vendbanimi i përhershëm duhet te lajmrohet ne fillim dhe te q’lajmrohet ne fund te organet kompetente të puneve te brendshme .

Page 10: Subjektet e se drejtes riza smaka

Nënshtetësia e percakton nderlidhjen juridiko – publike ndermjet një personi fizikë dhe shtetësis te caktuar ose shteteve te caktuara . Nënshtetasi i gëzon te gjitha llojet e te drejtave dhe beneficioneve qe i takojn me ligjet pozitive te atij vendi .Varësisht nga menyra e rregullimit ligjor shtetësia fitohet nga babai ose nga te dy prinderit ose sipas përkatsive territoriale te shtetit ne te cilin personi ka lindur . Këto janë menyrat e rregullta te fitimit të shtetësis . Mirëpo egzistojn edhe mënyra tjera plotësuese siq janë : natyralizimi parashtrimi i kerkeses per shtetësi dhe fitimi i shtetësis ne bazë te marrëveshjes ndërkombetare. Ka njërëz qe nuk kanë shtetësi ata quhen Opartid , ata me 1 shtetësi Monopartid , qe kanë 2 shtetësi Bipartid dhe me shumë Polipartid . Nënshtetësia ndërpritet ose pushon me aktin e vdekjes së bartesit te saj , me heqjen dorë nga nënshtetësia , me marrjen e nënshtetësis nga autoritetet e shtetit dhënës të saj dhe në bazë të marrëveshjes ndërkombetare .

Page 11: Subjektet e se drejtes riza smaka

Zotësia juridike e personave fizikë

Zotësia juridike pëkufizohet dhe vetëkuptohet si aftesi e personit te caktuar fizikë , që si subjekt i se drejtes te jetë bartes i te drejtave dhe detyrimeve te caktuara . Kjo zotësi fitohet me aktin e lindjes se personit dhe shuhet me aktin e vdekjes . Në këtë rast te drejtat vetanake te personit shuhen ndersa te drejtat tjera dhe detyrimet e natyres pasurore kalojn te trashegimtaret e personit fizikë. Zotësia per te vepruar është aftesi dhe shkathtësi e personit fizikë qe me vullnetin e tij pa presionin e askujt te krijoj te drejta dhe detyrime. Zotësin per te vepruar nuk e kanë te gjithë personat fizikë kjo lidhet me pjekurinë psiko – fizike pra me moshen madhore qe me ligjet tona ne fuqi arrihet me mbushjen e moshes 18 vjeqare .

Page 12: Subjektet e se drejtes riza smaka

Personat fizikë ndahen ne 3 kategori : - Zotësia e plotë për te vepruar – fitohet me arritjen e moshës madhore , ndërsa para ksaj moshe me pavarsim . Kjo nënkupton aftësin e e personit fizik qe me veprimet e tij te vullnetshme e me vetëdije te hyjë ne marrëdhenie juridike – biznesore . - Zotësia e pjesërishme per te vepruar ka te bëj me personat fizik te moshes se mitur nga mosha 14 – 18 vjet si dhe me personat madhor të cilëve me vendim gjyqësor aftesia biznsore iu është kufizuar . - Personat fizik plotësisht te paaftë per biznes ne këtë kategori bejn pjes personat qe kanë me pakë se 14 vjet dhe personat e sëmurë psikikë . Këta persona duhet te kenë kujdestaret ose perfaqsuesit ligjor .Zotësia DELIKTORE nënkupton gatishmerin e personave perkates qe te pergjigjen per pasojat e veprimeve te tyre deliktore Ktu perfshihet edhe aftesia e rezonimit , logjikimit dhe te gjykuarit e personave perkates lidhur me veprimet e tyre deliktore.

Page 13: Subjektet e se drejtes riza smaka

Personat Juridikë

Nocioni , veqoritë dhe karakteristikat

Personat juridik paraqesin një grup modalitetesh organizative , veprimore dhe funksionale te disa personave fizikë te organizuar ne nivele ndërmarrëse , nivel komune , rajoni apo ne nivel qendror . Personat juridk themelohen , funksionojn , legjitimohen dhe veprojn ne bazë te dispozitave ligjore . Me nji fjal personat juridik janë organizma shoqëror . Per tu pranuar nga sistemi juridik i një vendi personat juridik duhet ti kenë këto veqori : - Të jenë te organizuar si grup i personave fizikë - Të kenë pasurin e tyre dhe atë te veqant e cila dallon nga ajo e anëtareve tjerë - Që te sherbej per ushtrimin e ndonjë veprimtarie - Që rendi juridik tua pranoj cilesin e subjektit te se drejtes

Page 14: Subjektet e se drejtes riza smaka

Atributet e personave juridik janë : - Emri apo emërtimi afarist – biznesor - Selia e personit juridk – biznesor - Veprimtaria apo aktiviteti operativ - Nënshtetësia Aktivitetet biznesore personi juridik i realizon nëpërmjet të organeve te caktuara siq janë : - Kuvendi - Këshilli drejtues - Këshilli mbikëqyres - Drejtori

Page 15: Subjektet e se drejtes riza smaka

Llojet e personave juridikë dhe rëndësia e tyre

Varësisht nga karakteri dhe sistemi ekonomik , shoqëror , juridik dhe politik të një vendi percaktohet edhe karakteri i personave juridik te nje vendi apo shoqerie te caktuar . Personat juridik ndahen ne 2 lloje kryesore :- personat juridik publikë - personat juridik privatë Veqoria kryesore dhe parësore e përbashket e personave juridik te karakterit publik siq është shteti me te gjitha modalitetet dhe nivelet e organizimit e të funksionimit të tij ( shkollat , spitalet , universitetet , akademit etj.) është se e kanë autorizimin shtetëror dhe i nënshtrohen mbikëqyrjes dhe te kontrollit te mekanizmave te autorizuara shtetërore . Këta persona po ashtu mund te kryejnë vetëm ato punë te cilat me akte ligjore e nënligjore janë te precizuara taksativisht . Objektivat dhe qëllimet e ketyre personave juridik janë mbrojtja e interesit publik dhe shoqëror . Personat juridik privat kanë tjeter karakter qëllimi I tyre kryesor është interesi vetanak .

Page 16: Subjektet e se drejtes riza smaka

Personat juridik mund te klasifikohen ne bazë te 3 ndarjeve :Sipas ndarjes se pare personat juridik mund te themelohen , funksionojn dhe veprojn si organizata dhe si fondacione te pavarura . Në rastin e pare si subjekt i se drejtes paraqitet organizata , ndersa pasuria e saj si bazë ekonomike , ndersa personat fizik te cilet vendosin te veprojn ose disponojnë me at pasuri janë produkt dhe rrezulltat i asaj pasurie . Sipas ndarjes se dytë personat juridik mund te ndahen ne persona juridik te organizuar ne ente dhe shoqata , themelta apo institucione . Shoqatat përbehën nga anëtaret e tyre te cilet janë te lidhur ne mes vete me interesa te përbashkëta p.sh. ( shoqata e shkrimtarëve , artistëve , ekonomistëve , sociologëve , mjekëve etj . )Institucioni është person juridik i cili nuk ka anëtar specifikë por është organizuar në bazë te ligjit ashtu qe t’iu shërbej interesave te caktuara publike si p.sh. ( spitalet , shkollat , galeritë , teatrot , muzeumet etj.) Ndarja e tretë ka te bejë me personat juridik në ekonomi siq janë ndërmarrjet dhe shoqërit biznesore dhe në ato jashtë ekonomis siq janë shoqatat e ndrryshme . Bazuar ne qëllimin e tyre te cilin personat juridik dëshirojn ta realizojn ato mund te klasifikohen në : - Bashkësi shoqërore politike ( shteti , qyteti , komuna ) - Organizatat shoqërore - politike ( partit politike ) - Organizatat joprofitabile ( odat dhe sindikatat ) - Organizatat profitabile ( ndërmarrjet , shoqërit )

Page 17: Subjektet e se drejtes riza smaka

Rëndësia e personave juridik

Rëndësia shoqërore dhe ekonomike e personave juridik është tejet e madhe , me peshë specifike dhe te pazëvendësueshme ngase e tejkalon fuqinë ekonomike dhe moshë – jetën e një personi fizik . Personat juridik pra mund te ushtrojn dhe zhvillojn një spektër me te gjerë aktivitetesh sesa personat fizik . Përfundimisht nëpërmjet personave juridik zhvillohen qëllime te shumta ekonomike , sociale , politike dhe shoqërore te një vendi .

Page 18: Subjektet e se drejtes riza smaka

Krijimi i personave juridikë

Themelimi i personave juridik behët sipas procedurave dhe dispozitave , paraprakisht te parapara me ligj , me aktin e përgjithshem juridik . Janë 3 momente relevante lidhur me formimin e personave juridik . - Momenti i organizimit - Momenti i regjistrimit - Momenti i lejimit Secili nga momentet e krijimit te personave juridik varet nga natyra e vetë personit juridik dhe kushtet ligjore te cilat lypset përmbushur

Page 19: Subjektet e se drejtes riza smaka

Zotësia e personave juridik

Zotësia ose aftësia biznesore paraqitet ashtu si te personat fizik edhe tek ata juridik . Mirëpo ajo këtu është me e ngushtë per nga vellimi dhe ne lidhje te drejtpërdrejt me veprimtarin me te cilen merret dhe per te cilen është themeluar personi perkates juridik .Personi juridikë ne fakt është bartes i vetem i të drejtave dhe detyrimeve te caktuara , te cilat edhe janë përcaktuar me : - aktin e themelimit - statutin e personit konkret juridikë - me ligj.

Page 20: Subjektet e se drejtes riza smaka

Zotësin juridike - personi juridik e fiton në momentin e themelimit rrespektivisht te regjistrimit pran organit kompetent - Zotësia afariste – biznesore nënkupton aftësin e personit juridik qe të marrë pjesë ne marrëdhenie juridike – biznesore me vullnetin vetanak te krijoj te drejta e detyrime e ti bart ato .Të drejtat fitohen e detyrimet krijohen me rastin e regjistrimit të personit juridik ne regjistrin gjëgjës dhe ato jan te ndërlidhura fuqishem me veprimtarin , me te cilen personi juridik gjegjës merret . - Zotësia deliktore nënkupton gatishmerin e personave juridik qe te pergjigjen per veprimet e tyre te demshme ekonomike dhe kundervajtesore te cilat ua shkaktojn te tjerëve gjat ushtrimit te aktiviteteve te tyre biznesore – ekonomike . Mirëpo per veprime te caktuara te cilat me ligj sanksionohen si vepra penale përgjegjsia është individuale dhe jo kolektive.Përgjëgjesia e personit juridik është objektive ndërsa ajo e personit fizik subjektive – individuale .

Page 21: Subjektet e se drejtes riza smaka

Ndërprerja ( shuarja ) e veprimtarisë së personave juridikë

Shuarja apo ndërprerja e veprimtaris se personave juridik – biznesor bëhet ne përputhje me kushtetutën , ligjin dhe akteve te tjera me rëndësi .Ato mund te ndërpriten ne disa mënyra : - Në bazë të dispozitave ligjore .

- Nëse personi juridik është themeluar me një qëllim i cili ne ndërkohë është realizuar .

- Për shkak te ndrryshimeve statusore , nëse bashkohet me persona te tjerë juridik – biznesor dhe nëse ndahet ose transformohet në ndonjë form tjeter . - Me vendimin e organit kompetent te personit juridik – biznesor .

- Mund te ndërprehet edhe per shkak te pavlefshmëris se regjistrimit ne regjistrin e duhur pranë organit kompetent .

Literatura:RIZA SMAKA