historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

40

Click here to load reader

Upload: shqipron-krasniqi

Post on 01-Nov-2014

368 views

Category:

Documents


51 download

TRANSCRIPT

Page 1: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 1

UNIVERSITETI I PRISHTINES

FAKULTETI JURIDIK

PRISHTINE

HISTORIA E SHTETIT DHE SE DREJTES

Shqipron Krasniqi

______________________

25. Janar. 2010

Prishtinë

Page 2: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 2

Permbajtja –

Fq. Tituj e mesimeve

8-9 Studimi i se drejtes ne periudhen antike

11-12 Studimi i se drejtes ne periudhen e krishterimit te hershem

12-13 Glosatoret dhe

14-15 Postglosatoret

16-17 Shkolla Juridike e juristeve elegante

16-17 Shkolla e se drejtes Natyrale

19-21 Kontributi i Lajbnicit dhe Monteskieut ne zhvilimin e historise se shteti

dhe se drejtes

28-31 Cilat jane burimetdhe monumentet historiko-juridkie

40-41 E dreja ne Egjiptin e Lashte

41-45 E drejta ne Babilonine e Lashte

48-50 Kodi i Hamurabit

61-65 E drejta penale me Babiloni

71-80 Rregullimi shteteore i Athines

97-101 Sparat krijimi i shteti dhe rregullimi shtetror i saj

104-106 Karakteristikat e pergjithshme te shoqerise feudale

110 Shteti i Frankeve

114-117 Rregullimi shteteror i shtetit te Frankeve

117-118 Burimet e se drejtes te shtetit te Frankeve - Ligji i SAlikeve

123-129 Kalifati Arab-veshtrim historie

129-131 Rregullimi shetero i Kalifatit Arab

131-138 Bizanti- veshtrim historik

140-143 Burimet e se drejtes bizantine

160-165 Franca; Cilat jane burime e se drejtes ne shoqerine feudale franceze

184-190 E drejta kanunike-burimet themelore te se drejtes kanunike

200-201 Perandoria Osmane- struktura ekonomike - shoqerore dhe sistemi feudal

Osman

201-204 Sistemi feudal ushtarak Osman

204-207 Organizimi i pushteti qendror osman

207-208 Organizimi i pushteti vendor osman

208-210 Organizimi i gjygjsorit dhe procedurat gjygjsore

212-216 Burimet themelore te se drejtes se Sheriatit

216-218 Burimet plotesuese te se drejtes se Sheriatit dhe shkolla juridike e (mez-

hebeve)

232 - 234 Periodizmi i shtetit dhe se drejtes Liberale

234 - 237 Karakteristikat e rregullimit shteteror ne shetet liberale

237-242 Parimet mbi te cilat mbeshtet rregullimi i shteti liberal

272 - 275 Lufta qytetare ne Angli - revulizioni borgjez Anglez

275-278 Protektorati i Oliver Kromuellit

282-285 Revolucioni i Lavdishem ne Angli

290-298 Rregullimi shtetero i Anglise

320-324 Shpallja e pavarsise se SHBA-ve

Page 3: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 3

331-334 Rregullimi sheteror dhe kushtetues i SHBA-ve

350-354 Franca-zhvillimi historik i saj

360-364 Diktatura Jakobine

367-370 Periudha e Napoleon Bonapartit (Konsulati)

386-392 E drejta franceze dhe karakteristikat e pergjithshme te saj K.Civil Francez

403-406 Bashkimi i Gjermanise

408-410 Republika e Vajmarit

413-416 E drejta ne Gjermani de karakteristika e saj (Kodi Civil Gjerman)

418-422 Rregullimi sheteror i Austrohungarise dhe kodi civil Austriakt

422-425 Karakteristika e rregullimit shteteror rus

Vërejtje: Kjo përmbajtje është përmbajtje e dhënë nga ana e prof. për përgaditjen e

provimit në lëndn “Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike” – Nuri Bexheti

Page 4: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 4

STUDIMI I SE DREJTES NE PERIUDHEN ANTIKE

Të dhënat më të hershme mbi shtetin i gjëjmë të Herodoti (vdiq me 429 p.e.s.) i cili qysh

në kohën antike u quajt baba i historiesë, dhe i cili ka dhënë mjaftë të dhëna për shtetin e Persisë,

Egjiptit dhe të disa polisëve Greke. Pastaj vlen të permëndët Thukiditi (460-399 p.e.s.), Polibi

(198-117 p.e.s.), historiani egjiptas Maneton shek. III p.e.s., Sokrati shek. IV p.e.s., Platoni,

Aristoteli (384-322 p.e.s.), etj.

STUDIMI I SE DREJTES NE PERIUDHEN E KRISHTENIZMIT TE HERSHEM-

SHEK IV-XII.

Në shekujt e pare krishtenizmi u zhvillua si ideologji e të shtypurve dhe të përbuzurve

dhe paraqitet si errozion për Perandorinë Romake, andaj kjo edhe e ndiqte me të gjitha forcat. Sa

më tepër që zhvillohej krishtenizmi rreziku për Romën ishte më i madh, andaj edhe ndjekjet dhe

përsekutimet e të krishterve ishin më intensive, kështu që në gjysmën e shekullit III e arritën

kulminacionin, sidomos gjatë sundimit të Dioklecianit (284-305).Gjatë sundimit të Justinianit e

posaqerisht në koncilin e V të ekumenve (i dyti) në Konstadinopojë, me 553 kisha e degjueshme

(ecclesia oboedins) u shendrrua në kishësunduese (ecclesia regans) dhe me këtë autokratia

perandorake edhe në sferën fetare arriti kulmin, feja si ideologji, u bë mjet i rëndomt i sundimit.

Sipas mendimtarit dhe babait më të madh të asaj kohe Aurelius Augustinius (354-430)

ekzistojnë dy shtete. i pari është shteti laik ku mbrëteron e keqja, djalli dhe mëkati, dhe shteti i

dytë është kasha e krishter që është mbreteria e hyjniut në tokë. Këto dy shtete kanë kaluar së

bashku nëpër gjashtë epoka të zhvillimit historic, prej Adamit e deri të Krishti dhe do të

përfundojnë me shkatrrimin e aferm të botës dhe me gjykimin e tmerrshëm, kur njërëzit nga

shteti i pare do të përfundojnë në ferr, kurse nga shteti i dytë në lumturinë e amshueshme.

Augustini e mbron tezen e tij së shteti ka të drejtë ta përdor dhunën në qeshtjet fetare (vepra e tij

De civitate dei- Mbi shtetin e perendisë në 22 libra).

Në përiudhën kur në Evropë, sidomos pas Justinianit, fillon një rënie e madhe e shkëncës

dhe kulturës, në pjesë perendimore të Azisë paraqitet Islami, si religjion dhe ideologji e re, i cili

fillon dhe përvetësojë trashigimin mendore antike dhe kështu ndërmjet shekujve VIII-XII

krijohet kultura klasike Islame. Kurse prej shekullit XII nëpërmjet të kulturës së zhvilluar Arabe

Evropa fillon të arrijë atë shkallë të zhvillimit cultural dhe shkëncor sa që mund të merrte

modelet antike të kulturës dhe shkëncës.

GLOSATORET

Të vetmit njerëz që dinin shkrim-lexim ishin klerikët, kurse e vetmja gjuhë e shkruar dhe

gjuhë e shkëncës ishte Latinishtja. Për këtë qëllim ata u mbështetën në burime të së drejtës

romake, kryesisht në Kodifikimin e Justinianit (ky më vonë , në shekullin XVII, u quajt Corpus

Iuris civiles. Ishte kjo koha kur ,,Bibla ishte filimi dhe fundi i qdo dije” kurse juristet e kësaj

Page 5: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 5

kohe Korpus Jurisin e konsideronin nje lloj ,,Bible te drejtsise”.

Kah fundi i shekullit XI në Italinë veriore u themelua shkolla juridike nga juristi i njohur Irnerius

(Bolonjë), ku do të studiohej e drejta Romake. Shkolla të tilla juridike u formuan edhe në

Padovë, Pavija, etj. Në Bolonjë u bënë të njohur vazhduesit e shkollës së Irnersiusit, siç janë;

Martinus, Bulgarus, Jakobus, etj. Juristet e këtyre shkollave e studionin Korpusin sidomos

digestat njërën nga pjesët më të rendësishme të Corpus iurus civiles duke shenuar ndermjet

rreshtave ose në marginat e tekstit verejtjet, komentimet dhe shpjegimet lidhur me brendin e

instuticionit juridik konkret.

Këta vepronin kështu për të kursyer pergamentin shumë të shtrenjët të etëhershëm, kurse

shenimet e tyre quheshin Glosa, andaj këta edhe quheshin Glosatorë (shkolla e Glosatorëve). Në

mesin e shekullit XIII mësuesi i shquar dhe i pasur i Bolonjës Francesco Acursius, e botoi

përmbledhjën e glosave të hershme dhe atyre bashkëkohore me titull “Glossa magistralis seu

ordinaria”.

POSTGLOSATORET (KOMENTATORET) SHEK. XIII-XVI

Juristet e më vonshëm të quajtur postglosator ose komentator prej mesit të shekullit XIII

e deri në shekullin XVI merren me shqyrtimin e glosave dhe me eliminimin e kundërthënieve të

tyre. Kontributin më të madh në këtë drejtim e kanë dhënë juristet e Perugjias, Pavijes, Padovës

dhe Bolonjës. Këta i shqyrtonin, komentonin dhe krahasonin glosat e ndryshme që bënin fjalë

për të njëjtin institucion juridik nga korpus jurisi për të krijuar një mendim të përgjithshëm

juridik të glossatorëve. Postglosatorët më të dalluar kanë qënë; Cinus de Pistoja, Bartolus de

Sasoferata,Baldus de Ubaldis. Që nga shekulli i XIII paraqiten shkollat juridike në Paris, Tulus,

Oksford, etj.

Ndërmjet glosave nganjëherë gjerësisht bëhej shpjegimi i ndonjë çështje juridike dhe në

këtë mënyrë krijohen të ashtuquajturat traktate.Postglosatoret ngelën në suazat e metodës

dogmatike-pozitiviste dhe ekzaktike, pasi kjo metodë një kohë më të gjatë u aplikua nga

glosatorët dhe postglosatorët (komentatorët e qyteteve të Italisë Veriore, në shkencën juridike u

quajt ,, mos docenti Italicus”.

SHKOLLA JURIDIKE E JURISTEVE ELEGANT (SHEK. XVI-XVII)

Juristet e kësaj përiudhe, për ndryshim nga paraardhësit e tyre, Glosatorët dhe

Postglosatorët, të drejtën Romake nuk e studiuan vetëm nga Korpus jurisi por edhe nga të gjitha

burimët e tjera të mundshme. Për këtë qëllim ata filluan të përdorin mëtodën historike të studimit

të së drejtës. Në baze të shqyrtimeve kritikave të teksteve dhe burimeve të periudhave të

ndryshme u konstatua se Korpus jurisi nuk është një kod që është nxjerr nga Justiniani

përnjëherë, por në të ka norma juridike që u takojnë shekujve dhe shkollave të ndryshme. Në të

kanë hyrë ligje dhe dekrete që nga koha e republikës si dhe mendime të juristëve të shquar

Page 6: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 6

romak. Për shkak të gjerësisë së lëndës këtë e ndanin në historinë e ligjeve ,përkatësisht të së

drejtës (historia legum, historia iuris – për këtë i quanin legista) dhe në historinë e antikiteteve

juridike (antiquitates iuris) që konsideroheshin të gjithë ata faktorë të cilët e kushtëzonin

instucicionin juridik.

Për shkak të pedanterisë shkolla e tyre e mori emrin-shkolla e jurisprudences elegante,

pasi që shkolla u krijua dhe u zhvillua në Francë quhet edhe shkolla juridike Franceze. Juristet

elegant të parët përdorën metodën historike në studimin e së drejtës. Sipas tyre metoda historike

është kusht themelor i vetë shkëncës juridike-pa histori shkënca juridike është e verbër (Sine

historia caecam esse iurisprudentiam). Metoda e tyre e studimit në shkëncë u quajt mos docenti

gallicus (francisus). Kjo shkollë sugjeronte dhe propagonte që e drejta romake të ishte e drejtë e

përgjithshme dhe pozitive si dhe zbatimin e parimeve të rregullimit shtetëror romak, që kryesisht

ishin parime të rregullimit shtetëror absolut (siq janë p.sh. parimet e formuara nga Ulpianusi “

Quod principi placuit, legës habet vigorem” Ajo që i pëlqen sundimtarit e ka fuqinë e ligjit ose ,,

Princeps legibus solutus est: Sundimtari është i liruar nga ligji.

SHKOLLA E TE DREJTES NATYRALE (SHEK. XVII-XVIII)

Gjatë shekujve XVII dhe XVIII në Evropën perëndimore shkënca juridike kryesisht u

zhvillua në shënj të domonimit të plotë të shkollës të së drejtës natyrale. Themeluesi i kësaj

shkolle është juristi, filozofi dhe diplomati i njohur Holandez Hugo Grotius (1583-1645), i cili në

vitin 1625 botoi librin e tij të njohur “Mbi të drejtën e luftës dhe paqës” (De iure belli ac pacis).

Përveç Grociusit si përfaqësues eminent të kësaj shkolle janë edhe Hobsi, Loku, Ruso, Volteri,

Monteski, etj.

Teoricienët e kësaj shkolle te së drejtës natyrale, si përfaqësues të klasës së re borgjeze,

ishin kritikues të ashpër të rendit shoqëror feudal e sidomos së fundit të sundimit të monarkisë

absolute. Këta formën absolute monarkisë të pushtetit e konsideronin si pengesë serioze të

zhvillimit të mardhënjëve kapitaliste të prodhimit e me këtë edhe të progresit të përgjithshëm

shoqëror.

E drejta natyrale (si tërësi e disa të drejtave si system i së drejtës) sipas tyre përbëhët nga

disa të drejta të pa vjetërsueshme dhe të pa jetërsueshme siç janë; e drejta lirisë (që nënkupton të

drejtën e levizjës, të lumturisë, zgjedhjën e profesionit, lidhjën dhe zgjidhjën e martësës, të

drejtën e fesë dhe ndergjegjës), madje e drejta e barazisë para ligjit, e drejta e pronës private, e

drejta e sigurisë, e drejta e kundershtimit të shtypjës, etj.

Shkolla e të drejtës natyrale ishte mjaft progressive, sepse propagandonte përmbysjen e

feudalizmit dhe monarkisë absolute e në vend të tyre kërkonte kthimine të drejtës natyrale dhe

rregullimin shtetëror që do të garantonte këto të drejta. Përfaqësues eminent te kësaj shkolle janë

edhe Hobsi, Loku, Ruso, Volteri, Monteskije, dhe enciklopedistë te tjerë.

Page 7: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 7

KONTRIBUTI I LAJBNICIT DHE MONTESKIUT NE ZHVILLIMIN E HISTORISE SE

SHTETIT DHE SE DREJTES

Lajbnici (Gotfried Vilhelm Leibnitz 1646-1716) përveç zbulimeve të tij në matematikë

dhe fizikë ka merita të jashtëzakonshme edhe për vuarjën e themelëve të historiesë të së drejtës.

Ky qysh në moshën 20 vjeçare (1667) botoi vepren e tij të njohur “Metoda e re së si duhet të

studiohet dhe mësohët shkënca juridike”. Në këtë vepër Lajbnici angazhohet për thellimin dhe

zgjerimin e studimëve juridike. Sipas tij juristi duhet të studioj jo vetëm shkëncat dogmatike

juridike dhe teorinë e së drejtës natyrale, por edhe historinë e së drejtës nga e cila do të mësoj

kuptimin e gjëndjës së tashme.

Interesimi dhe qendrimi i Lajbnicit ndaj histories më së miri shprehet me sentencën e tij

të njohur “E tashmja është përplotë me të kaluarën dhe e ngarkuar me të ardhmën”. Lajbnici e

kishte kuptuar shumë mire kuptimin e histories kur thonte së nga historia kërkojmë tri gjëra; 1.

që të na informojë me ngjarjët në të kaluarën, 2. që të na ofrojë rregulla të dobishme për jetë, dhe

3. të na shpjegojë krijimin e tashmës nga e kaluara, sepse çdo gjë më së miri kuptohet nga

kauzaliteti i vet.

Si paraardhës i dytë i historizmit në shkëncat juridike është juristi i shquar Francez

Monteskiu (1689-1755) I cili bënë përpjekje që të shpjegoj lidhjën kauzale të faktorëve të

ndryshem të zhvillimit historik të shoqërisë dhe shtetit dhe në këtë frymë shkruajti veprën “Mbi

madhështinë dhe rënien e Romës”, kurse më vonë (1748) botoi veprën e tij të njohur “ Mbi

frymën e ligjit”.

Monteskiu duke analizuar kushtetutshmërinë e Anglisë krijoj teorinë mbi ndarjën e pushtetit; në

atë ligjëvenës, ekzekutiv dhe gjyqësor.

BURIMET DHE MONUMENTET HISTORIKO-JURIDIKE

Me burime kuptojmë të gjitha ato materiale, fakte dhe të dhëna që na ofrojnë njohuri mbi ndonjë

çështje. Burimet historike ndahen në tri grupe:

1. në monumentet e kulturës materiale,

2. në dokumentet e shkruara, dhe

3. në burimet gojore.

MONUMENTET E KULTURES MATERIALE

Janë sendët e ndryshme të përdorimit personal dhe kolektiv siç janë; veglat e punës,

armët, stolitë, enët, objektet e banimit dhe godinat e ndryshme , kanalet, varrezat, vizatimet,

kocka të ndryshme, etj

Page 8: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 8

DOKUMENTET E SHKRUARA

Ndahen në :

1). burime historike dhe 2.) burime historiko-juridike.

1). Burim historik është çdo dokument i shkruar që bën fjal për të kaluaren e shoqërisë njerëzore,

2). Burim historiko-juridik është vetëm ai dokument që drejtpërsëdrejti apo në mënyrë të

tërthorët bën fjalë mbi shtetin dhe të drejtën (institucionet juridike-shtetërore).

Burimet historike - juridike quhen edhe monumente juridike. Në burimet historiko-juridike

hyn: ligjet, dekretligjet, urdhëresat dhe aktet tjera të organeve administrative, aktgjykimet dhe

vendimet e organeve gjyqësore, traktatet ndërkombëtare, kontratat, bulat dhe kartëdhuresat e

ndryshme, statutet,etj.

BURIMET GOJORE ndahen në:

1.) kulturën shpirtërore (në krijimtarinë gojore popullore)

2.)kujtimet e aktorëve të ngjarjes dhe

3) deshmitarëve të kohës për të cilët shkruhet.

Në burimet e kulturës shpirtërore bien: këngët, tregimet, legjendat, anekdotat dhe

proverbat popullore. Nder burimet gojore vend të posaçëm zënë kujtimet e njerëzve të moshuar,

të cilët tregojnë për ngjarjet për të cilat kanë qenë të informuar ose vetë në një mënyrë i kanë

përjetuar. Format më të rendësishme të burimeve juridike janë: e drejta zakonore, ligjet,

dekretligjet, praktika gjyqësore, precedenti gjyqësor etj.

EGJIPTI

Egjipti i lashtë është njëri ndër shtetet më të vjetra dhe më të zhvilluara të lindjes së

lashtë. Në luginën e lumit Nil, në mileniumin e IV p.e.së re, u krijuan qytet-shtetet e quajtura

nome. Zhvillimi historik i Egjiptit sipas Historisë së Egjiptit të klerikut Maneton ndahet në

periudhën e krijimit dhe bashkimin e nomeve, Perandorinë e Vjetër, Perandorinë e Mesme,

Perandorinë e Re, dhe në periudhën e shkatërrimit te Egjiptit.

Për shkak të sulmit të jashtme dhe dobësive të brendshme Egjipti u dobësua mjaft dhe në

fund të shek. I p.e.së re definivisht ra nën sundimin e Romës. Egjipti për nga forma e pushtetit

shtetëror, ka qene monarki despotike e tipit oriental. Në krye të shtetit qëndronte monarku i

trashëgueshëm i quajtur faraon. Ky kishte pushtet të pakufizueshëm. Ne personalitetin e tij ishin

të njësuara tri pushtete: legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Shef i administratës së oborrit

mbretëror ishte XHATI, të cilin e emëronte faraoni.Shumë skllevër nuk kanë mbijetuar

përfundimin e objektit në të cilin e kanë filluar punën. Për këtë arsye quheshin ,,Seker-anh” që

do të thotë “të varrosur për së gjalli”

Page 9: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 9

BABILONIA

Në Mesopotami në mileniumin e IV p.e.s. u formuan qytet-shtetet e para të quajtura

patesiate. Qytet-shtetet së pari (fundi i mileniumit të IV p.e.s.) u krijuan në Sumere (jugu i

Mesopotamisë) dhe këto ishin; Erida, Ur, Uruk, Lagash, Larsa, Skurupak, Isin ,etj. Kurse në veri

të Mesopotamisë Akada qytet-shtetet u formuan pak më vonë, në fillim të mileniumit të III p.e.s.

dhe popullsia e tyre i përkiste racës semite. Patesiatet më të njohur në Akad kanë qenë; Nipur,

Kish, Babilonia, Sipar, etj.

Babilonia kulmin e zhvillimit e arriti në shekullin e XVIII dhe XVII, e sidomos gjatë

sundimit të 40 vjeçar të Hamurabit dhe birit të tij Samsuilinit

Qyteti Babiloni në shekullin e VII p.e.s. do të behët qendër e shtetit të ri Babilonas, por vetëm

deri në shekullin e VI p.e.s., kur definitivisht bie nën sundimin e Persisë.

E DREJTA PENALE

Në Babiloni edhe pse shteti e kishte rezervuar për veti zbatimin e sanksioneve për të

gjitha deliktet , ose veprat penale, megjithatë dalloheshin deliktet private dhe deliktet publike.

Delikt privat konsiderohej edhe vrasja, edhe lëndimi trupor, edhe vjedhja e pasurisë private, etj.

Këto vepra penale ndiqeshin vetëm në bazë të padisë private (me kërkesën e të dëmtuarit ose

familjes së tij).Kurse delikte publike konsideroheshin të gjitha veprat penale me të cilat cenohej

shteti dhe rendi shoqëror skllavopronar si dhe veprat kundër religjionit dhe moralit publik.

Ndjekja e këtyre veprave bëhej zyrtarisht nga shteti. Në të drejtën penale nuk bëhej

diferencimi i elementeve subjektive dhe objektive të veprës penale, pra nuk bëhej diferencimi i

përgjegjësisë subjektive prej asaj objektive. Nëse rrënohet shtëpia që ka ngrit ndërtuesi, dhe e

mbyt pronarin, të mbytet edhe ndërtuesi, nëse i mbytet djali pronarit ti mbytet djali ndërtuesit,

nëse i rrezohet muri ndërtuesi do të ja ndërtoj murin me të holla të tij. Në të drejtën penale nuk

behët dallimi i deliktit të kryer nga pakujdesia dhe atij me dashje (me paramendim), ndonëse në

disa nene behët ky diferencim, si psh. në qoftë së në ngatërresë njëri i mëshon tjetrit dhe i

shkakton lëndim të rendë, do të betohet: këtë nuk e bëra me qëllim dhe do të paguaj vetëm

mjekun, por edhe nëse i godituri vdes ky prapë do të paguaj vetëm gjysmë mine argjend.

Në të drejtën penale babilonase ashtu si edhe në të drejtat tjera skllavopronare , shprehej

pabarazia formale juridike ndërmjet personave që u përkisnin klasave dhe shtresave të ndryshme

shoqërore. Kjo pabarazi nuk manifestohej vetëm në lartësinë e dënimit të shqiptuar, por edhe në

llojin e dënimit. Në të drejtën penale babilonase kishte mjaft relikte të periudhës parashtetrore.

Talioni zbatohej në të gjitha rastet kur veprën penale e kryente pjesëtari i shtresës së ulët ndaj

pjesëtarit të shtresës më të lartë, kurse në rastet e kundërta aplikohej sistemi i kompozicionit. Në

kodin e Hamurabit hasim në talionin real dhe simbolik. Talioni real është kur kryesit të veprës

penale i shkaktohet e njëjta e keqe: nëse dikush ja nxjerr tjetrit syrin, këtij ti nxjerrët syri, kurse

talioni simbolik është atëherë kur kryesit i prehet gjymtyra me të cilën e kishte kryer veprën

penale, psh. mjekut i prehet dora me të cilën e kishte bërë operacion pacientin që i kishte vdekur.

Page 10: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 10

Të gjitha veprat penale në Babiloni mund ti ndajmë në 4 grupe: a) veprat penale kundër shtetit

dhe religjionit, b) kundër personit, c) kundër pasurisë, d) kundër familjes dhe moralit.

a) Veprat penale me te shpeshta kundër shtetit kanë qenë kryengritja, tradhtia, dezertimi,

mosbindja e urdhrave të organeve të administratës, ataku në mbretin dhe në familjen tij, ofendimi

I nëpunësve shtetëror, ataku në tempull dhe përdhosja e vendeve të shenjta (vepër penale kundër

fesë), etj.

b) veprat penale kundër personit më të shpeshtat kanë qënë: vrasja, lëndimi trupor,

dhunimi dhe fyerja

c) Veprat penale kundër pasurisë më të shpeshtat kanë qenë: vjedhja dhe hajduti. Dënimi

më i shpeshtë për këto vepra ka qenë me vdekje, psh. nëse dikush e shpon shtëpinë për të vjedh,

para asaj vrime të vritet dhe të varrosët. Për sendet e vjedhura nga tempulli dënohej me vrasje

edhe ai që i ka pranuar e jo vetëm hajni.

d) Nder veprat më të shpeshta kundër familjes dhe moralit kanë qenë: dhunimi, tradhtia

bashkëshortore e gruas, incesti, keqtrajtimi i prindërve nga ana e fëmijëve dhe e kundërta.

Sistemi I dënimeve në Babiloni ka qenë mjaft I ashpër dhe johuman. Kryesisht parashiheshin dhe

aplikoheshin këto dënime: dënimi me vdekje (me ligj parashihej edhe mënyra e ekzekutimit),

dënimet trupore, gjobat, ndalimi I ushtrimit të profesionit. Ekzistonin edhe dënimet e rrahjes me

kamxhik, shndërrimi në skllav, vulosja me shenjën e skllavit, qethja e flokëve në shenjë të turpit,

etj.

BURIMET E SE DREJTES

Burimet kryesore të së drejtës në Babiloni, si dhe në shtetet tjera të lindjes së lashtë, kanë

qenë; e drejta zakonore, ligjet, urdhëresat e organeve administrative qendrore dhe te asaj

vendore, si dhe praktika gjyqësore.

E drejta zakonore ka qenë burim kryesor i së drejtës. Ligjet e para kanë qenë mjaft të

thjeshta dhe nxirreshin në formë të urdhëresave gojore të sundimtarit. Më vonë ato fillojnë të

jenë me përmbajtjesore dhe nxirren në formë të shkruar. Zakonisht shkruheshin në pllaka argjilit,

gurit, drurit dhe pllaka te bronzit. Urdhëresat e organeve administrative qendrore dhe te asaj

vendore kanë qenë burime formale të së drejtës në rastet kur çështja nuk ishte e rregulluar me të

drejtën zakonore dhe me ligj.

KODI I HAMURABIT

Është nxjerr në gjysmën e pare të shek. XVIII p.e.s. (me saktë ne vitet 1794 – 1750) nga

sundimtari i Babilonisë Hamurabi, nga i cili edhe mori emrin. Kodi i Hamurabit është i shkruar

në gjuhën akade me alfabetin kuneiform dhe është i pabërë nga tri pjesë; prej prologut (hyrjes),

tekstit normative dhe epilogut (pjesës përfundimtare).

Page 11: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 11

Më e rëndësishmja dhe më kryesorja është pjesa e tekstit normative e përbërë prej 282 neneve.

Teksti normative edhe pse mjaft i laicizuar mbështetet në logjikën kazuistike dhe nuk njeh

ndonjë teknik të zhvilluar juridike dhe sistematizim të sotëm juridik, megjithatë ka njëfarë

sistematizimi. Përmban norma mbi gjyqet (neni 1-5), mbi sendet, të drejtën reale (neni 6-126),

mbi Martesën, familjen, prikën dhe trashëgimin (neni 127-195), mbi mbrojtjen e integritetit fizik

dhe jetës së njeriut (të drejtën penale) (neni 196-214) mbi punën, përgjegjësinë rreth dëmeve të

shkaktuara duke kryer punë të ndryshme si dhe mbi veglat e punës (neni 215-282).

Në shumë nene përveç qeshjeve të përmendura behët fjalë edhe për procedurën gjyqësore

dhe mjetet e provës. Kodi është i gdhendur në një shtyllë guri të bazalitit të gjatë 2.25m., aty

është e gdhendur edhe figura e Hamurabit, i cili paraqitet solemnisht para hyjnisë së diellit-

Shamashit duke marrë prej tij Kodin. Shtylla ka qenë e vendosur në qendër të qytetit dhe në disa

qytete të tjera të Babilonisë. Shtyllën e gurit me tekstin e kodit të Hamurabit e ka zbuluar një

ekspeditë arkeologesh francez, e udhëhequr nga Zhan Zhak dë Morgan, në vitin 1901/1902 në

gërmadhat e qytetit Suzi në jug-perëndim të Iranit të sotëm, kryeqytet i dikurshëm Elam. Ky

monument sot ruhet në Luver të Parisit.

ATHINA

Në gadishullin e Atikës në fund të shekullit IX dhe në fillim të Shekullit VIII p.e.s.

jetonin katër fise jone, të cilat gjendeshin të rrethuara nga fiset dore. Populli ndahej në aristokrat

të pasur (eupatrid) dhe në të varfër (demos). Formimi i shtetit të Athinës lidhet ngushtë me

reformat e heroit legjendar Tezeut. Sipas reformave të tij u bë bashkimi i katër fiseve jone të

Atikës me një bazileus të përbashkët me qendër në Athinë. Bazileusi zgjidhej për tërë jetën. Ai

ishte prijësi kryesor ushtarak, kryklerik por edhe gjyqtari më i lartë i Atikës. Ky zgjidhej nga

kuvendi i përgjithshëm i lidhjes së fiseve, zgjidhej me anë të shortit nga katër kandidatet e

propozuar prej secilit fis, gjë që dëshmon së fiset ishin plotësisht të barabarta.

Përveç reformave të Tezeut janë edhe reformat e Solonit, Klistenit, Efijaltit dhe Perikleut.

Zhvillimi i Athinës ndahet në dy periudha të rëndësishme: Periudha prej themelimit të shtetit e

deri në vitin 595 p.e.s. dhe prej vitit 595 p.e.s. e deri në vitin 338 p.e.s. kur Athina ra nën

sundimin e shtetit Maqedon.

Athina në vitin 338 p.e.s. pas disfatës së Heronjës, e humbi pavarësinë dhe ra nën shtetin

Maqedon, mirëpo për shkak të respektit që kishte Aleksandri i Madh ndaj Athinës dhe ndaj

mësuesit të tij Aristotelit, këtë nuk e nënshtroi plotësisht si poliset tjera greke, por ja njohu një

shkallë të konsiderueshme të autonomie politike. Kjo do të zgjasë deri në vitin 168 p.e.s. kur

Athina dhe e tërë Greqia antike ra nën sundimin Romak definitivisht.

Page 12: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 12

RREGULLIMI SHTETEROR

Prej themelimit të shtetit e deri në reformat e Solonit (fillimi I shek.VI p.e.s.) Athina ka

qenë republikë aristokrate, kurse prej reformave të Solonit e deri në fund të ekzistimit të shtetit të

pavarur ka qenë republikë demokratike skllavopronare.

Deri në reformat e Solonit organet kryesore të pushtetit shtetëror qendror kanë qenë 9 arkondët

dhe aeropagu (organ administrativ dhe ekzekutiv), kurse kuvendi popullor i gjithë qytetareve të

Athinës nuk ka ekzistuar.

Nëntë arkondët kanë qenë organ administrativ dhe ekzekutiv. Në fillim ekzistonte vetëm

një arkond, (Arhon bazilej) zgjidhej me short nga katër kandidatet e propozuar prej secilës fis

nga një. Zgjidhej për tërë jetën. Numri i punëve që duhet ti kryente arkond bazileu (bazileusi

përbashkët) rritej gjithnjë dhe ai vetëm nuk mund ti kryente. Madje funksioni i përjetshëm bentë

që në pleqëri arkond bazileu nuk mund të komandonte me ushtri, andaj për këto shkaqe që nga

shek. IX p.e.s. u vendos që krahas tij të zgjidhet edhe një arkond tjetër: arkond polemarh si

komandant i përbashkët i ushtrisë. Në mënyrë të njëjtë më vonë zgjidhet edhe një arkond

eponymos për çështje administrative dhe gjyqësore.

Mandati i përjetshëm i arkondeve filloj ti cenojë interesat e eupatrideve, kështu qe nga

mesi i shek. VIII p.e.s. mandati i arkondeve kufizohet në dhjetë vjet dhe askush nuk mund të

zgjidhet dy here në këtë funksion. Më vonë u krijua organi i quajtur Aeropag-kuvend i gjithë

arkondeve të dikurshëm. Aeropagu nder të tjera vendoste edhe për numrin e arkondeve, kështu

që prej shek. VII p.e.s. u rritë numri në gjithsejt 9 arkond. Aropagu në vitin 595 p.e.s. e angazhoi

Solonin një filozof të zgjuar, i cili si tregtar dhe detar kishte shëtitur tërë Mesdheun dhe kishte

përfituar përvojë të madhe. Soloni kur e pranoj këtë detyrë gjendej në postin e arkond

eponimosit. Reformat e Solonit kanë qenë të gjithanshme.

Me reformat e Solonit iu vunë themelet republikës demokratike. Tubimi i të gjithë

popullit-kuvendit popullor i quajtur Eklezia u bë organi më i lartë dhe më i rëndësishëm i

pushtetit shtetëror. Në kuvend merrnin pjesë të gjithë meshkujt e lire të moshës madhore ( mbi

20 vjet) pa zgjidhje dhe seleksionim. Numri i pjesëmarrësve sillej prej 20 mijë deri në 40 mijë

veta. Kuorumi nuk ka qenë i caktuar, përveç kur vendosej për ostrakizëm (duhej të merrnin pjesë

së paku 6 mijë veta). Kuvendi mbante seanca të rregullta dhe të jashtëzakonshme. Koha e

mbajtjes dhe rendi i ditës i seancave të rregullta caktohej në fillim të vitit.

Viti politik në Athinë ndahej në 10 prytani (prytanea) që kapte 36 ditë, në ditën e parë të

çdo prytanie mbahej seanca e rregullt. Për seancat e jashtëzakonshme vendoste organi ekzekutiv-

administrativ i quajtur bule. Vendimet që miratoheshin në kuvend duhej patjetër të ishin në

harmoni dhe me frymën e zakoneve të vjetra. Në qoftë se vendimi ose ligji i miratuar nuk ishte

ne përputhje me traditat e vjetra ose nuk ishte në përputhje me “vullnetin e përhershëm të

popullit” siç thoshin athinasit ekzistonte mundësia e kontrollit të mëvonshëm dhe të anulimit të

tij. Këtë kontroll deri ne reformat e efalijetit të vitit 462 p/e së re e bënte aeropagu, kurse prej

këtij viti e bënte organi helieja. Procedurën para helieja për anulimin e vendimit të aprovuar nga

kuvendi me padinë grafe mund ta inicionte secili qytetar athinas.

Ai duhej to ofronte prova dhe të vërtetonte se vendimi i kontestuar vërtet ishte në

Page 13: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 13

kundërshtim me vullnetin e përhershëm të popullit. Prej reformave të Klistenit (509 p.e.s.)

kuvendi dhe demokracia Athinase u pajisen edhe me një institucion shumë të rëndësishëm dhe të

papërsëritshëm në historinë e sistemeve politike. Fjala është për dëbimin e nderit të quajtur

ostrakizëm (tabela e argjilit-qeramikes ku shkruhej emri i atij që do të debohej). Personit që i

shqiptohej dëbimi i nderit duhej patjeter të largohej për 10 vjet dhe të vendosej në një vend tjetër,

ku zakonisht ja caktonte shteti. Ata kishin të drejtë të kthehen vetëm nëse i thirrtë Athina.

Deri në reformat e Perikleut (gjysma e dytë e shek. V p.e.s.) të gjitha funksionet

shtetërore ushtroheshin pa pagesë. Pas këtyre reformave u miratua ligji i quajtur misthoforia, me

të cilën u jepej dieta ose kompensimi për kohën e humbur të gjithë atyre që merrnin pjesë në

kuvend dhe në organet tjera shtetërore.

Prej reformave të Solonit për nga rëndësia, pas kuvendit, vinte këshilli i quajtur bule. Ky

ishte një këshill politiko-administrativ dhe ekzekutiv, që përbëhej prej 400 këshilltarëve

(bulenteve), prej secilës file nga 100, me mandat një vjeçar

Fisi në Athinë deri në reformat e Klistenit (509 p.e.s.) ishte njësia themelore zgjedhore, kurse

prej këtyre reformave njësia territoriale bëhët kryesore. Klisteni tërë territorin e Athinës e ndau

në 100 komuna (deme), të cilat me short ndaheshin në 10 rrethe ( secili rreth 50 anëtar), bulea

tani përbëhej prej 500 anëtareve (më të moshuar së 30 vjeç). Secili rreth përbëhej nga një

delegacion, gjithsej 10 delegacione. Një delegacion qeveriste gjatë një prytanie.

Bulea shqyrtonte dhe vendoste për dokimazinë. Secili nëpunës i zgjedhur dhe çdo bulent

duhej ti plotësonte kushtet dhe para së të merrte detyrën i nënshtrohej procedurës së dokimazisë

që zhvillohej në formë të një procedure gjyqësore para bules. Në këtë procedurë shqyrtoheshin

virtytet morale të kandidatit, konstatohej së a është shtetas i Athinës, cilës shtresë i takon, a i ka

përmbushur detyrimet fiskale, a ishte i dënuar, a i respektonte perëndit dhe prindërit, a ishte i

martuar, etj.

Në periudhën e republikës demokratike ndër organet qendrore të pushtetit vend të

rëndësishëm zë edhe helieja (dmth. Qielli), gjykata porotike,gjykata më e lartë në Athinë. Helieja

ndahej në dikastere, që në esence ishin porotë gjyqësore. Dikasteret nuk kanë qenë të përhershme

por formoheshin ad hac me short. Ekzistonin tri lloje të dikastereve: të 201, 501 dhe 1501

anëtarëve.

Funksionaret dhe nëpunësit shtetërorë në Athinë nuk ishin të përhershëm, por zgjidheshin

për një vit. Deri në reformat e Klistenit funksionaret dhe nëpunësit më të rëndësishëm kanë qenë:

arkond bazileu, arkond polemarhu, arkond eponimi, 6 arkond testemotet; kurse prej reformave të

Klistenit më të rëndësishmit kanë qenë 10 strategët (komandantet supreme të ushtrisë), 10

toksijarhë (komandantet e këmbsorisë), 2 hiparha (komandantet e kalorësisë), 10 filarha

(komandantet e ushtrive të fileve), etj.

Page 14: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 14

SPARTA

Procesi i krijimit të shtetit Spartan ndodhi atëherë kur u krijuan edhe polisët tjera greke.

Dy fiset dore që kishin krijuar një federate të fuqishme në shek. IX-VIII p.e.s. pushtuan

Peloponezin dhe aty nënshtruan popullsinë autoktone akeje (me origjinë greke), të cilët

gjendeshin në një shkallë më të lartë të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. Pjesën më të madhe të

kësaj popullsie të lire, i shndërruan në skllevër të përbashkët shtetëror-në Helotë, kurse një pjesë

më të vogël, zejtarët dhe tregtaret, i shndërruan në Perikë. Në fushën e Lakonisë krijuan qytetin

Sparta.

Sparta kryesisht ka qenë shtet luftarak dhe agrar. Spartanët e lire ekskluzivisht merreshin

me luftë dhe me bujqësi, zejtaria dhe tregtia për ta ka qenë veprimtari e turpshme. Çdo Spartan

prej moshës 18-60 vjeç ka qenë ushtar. Prej moshës 7-18 vjeç qëndronin në edukatore të

përbashkëta ku rendësi të veçantë i kushtonin përgatitjes fizike dhe luftarake, kurse kulturës së

përgjithshme i kushtonin më pak rendësi, veçse dinin shkrim-lexim. Spartanët i takonin klasës

skllavopronare, në popullsinë e lire binin edhe perikët, të cilët origjinën e kishin nga zejtaret dhe

tregtaret e popullsisë së nënshtruar autoktone. Më vonë në këtë kategori hyjnë të gjithë të huajt

që jetonin në Spartë. Në popullsinë jo të lire binin helotet.

Spartanet nuk lejonin që numri i helotve të rritej tej masës së planifikuar. Për çdo 10 vjet

organizonin aksionin e quajtur kriptia me të cilin bënin vrasjet masive të helotëve. Përveç

helotëve, si skllevër kolektiv të shtetit, në Spartë, kanë ekzistuar edhe skllevër private që kanë

shërbyer si shërbëtor shtëpiak në familjet e Spartanëve më të pasur.

E drejta spartane në krahasim me të drejtën athinase ka qenë më e pa zhvilluar. Burim kryesor i

të drejtës ka qenë e drejta zakonore, kurse ligjet e shkruara kanë qenë të pakta. Në burimet

historike përmenden ligjet e Likurgut, themeluesit legjendar të shtetit Spartan

Nga e drejta sendore institucioni më i rëndësishëm ka qenë ai i pronësisë mbi token.

Sistemi i dënimeve ka qenë i ngjashëm me ato të poliseve tjera greke. Ekzistonin dënimi me

vdekje, me gjobë, dëbimi nga vendi, por nuk njiheshin dënimet fizike (gjymtimet trupore dhe

rrahjet) e as dënimet me heqje të lirisë.

RREGULLIMI SHTETEROR

Sparta prej fillimi e deri në mbarim ka qënë Republikë Aristokrate Skllavopronare.

Organet kryesore të pushtetit qendror kanë qenë: kuvendi popullor, dy mbretër, geruzia

(pleqnija) dhe 5 eforët. Kuvendi popullor ka qenë organi më i lartë legjislativ, në të vendosej për

luftën dhe paqen, zgjedhshin anëtarët e geruzisë dhe eforët, si dhe miratoheshin vendimet më të

rëndësishme për shtetin. Në fillim kuvendi ka qenë organ mjaftë i rëndësishëm, por më vonë me

zgjerimin e kompetencave të organeve tjera, shndërrohet në një organ ku dëgjoheshin dhe

formalisht aprovoheshin vendimet e formuluara dhe propozuara nga organet tjera.

Dy mbretërit kanë prejardhje nga dy prijës ushtarak të dy fiseve dore që themeluan

Spartën. Ata kishin funksione ushtarake, gjyqësore dhe fetare, sepse njëherit kanë qenë edhe

klerik suprem. Formalisht kanë qenë të trashëgueshëm, por lehtë mund të ndërroheshin nga

Page 15: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 15

organet tjera andaj këta ne nuk kane qene mbretër ne kuptimin e plote teoriko – juridik.

Geruzia ka qenë organ operativo administrative që përbëhej prej 28 geronteve dhe dy

mbretërve. Gerontet duhej që patjetër të ishin më të vjetër së 60 vjeç. Këta i zgjidhte kuvendi për

tërë jetën, por kur merrej parasysh mosha, mandati nuk ishte i gjatë. Gerontet zgjidheshin në këtë

mënyrë; populli i tërë vinte në mbledhje dhe disa njerëz të caktuar ndryheshin aty pranë në një

shtëpi, ku as nuk shikonin, as nuk shikoheshin nga të tjerët, por vetëm mund ti dëgjonin britmat e

njerëzve të mbledhur.

Vlerësimi i kandidateve bëhej me të thirrura. Ata dilnin një nga një, pa ditur së cili do të

zgjidhej. Zgjidhej ai që ishte brohoritur më shumë e më gjatë. Institucioni i 5 eforëve u themelua

më vonë dhe u bë organi më i rëndësishëm shtetëror në Spartë. Këta i zgjidhte kuvendi popullor

për një vit. Zgjidheshin nga spartanet më të pasur dhe me autoritativ. Kishin të drejte të

konvokonin mbledhjet e kuvendit popullor dhe të Geruzisë.

KARAKTERISTIKAT E PERGJITHSHME TE FEUDALIZMIT

Sipas vendeve dallojmë feudalizmin e Evropës perëndimore dhe qëndrore, feudalizmin e

vendeve slave, feudalizmin arab, feudalizmin bizantin e më vonë edhe feudalizmin osman.

1.) Në feudalizëm bujqësia ishte dega kryeore e ekonomisë. Baza e kësaj ekonomie ishte

prona feudale mbi token-feudi. Feudi përbëhëj prej dy pjeseve: pjesa urbariale

(benefikale) dhe pjesa alodiale. Në pjesën urbariale ishin të vendosur bujkroberit, të cilët

këtë dëtyrimisht e punonin dhe dëtyrimisht feudalit ja jepnin rentën. Ndersa në pjesën

alodiale nuk ishin të vendosur bujkroberit, por ata këtë e punonin angari, në llogari të

feudalit, duke përmbushur kështu detyrimin e rentës në punë që kishin ndaj feudalit.

2). Gjatë tërë feudalizmit dominonte ekonomia natyrale.

3). Feudalizmi ishte sistemshoqëroro-ekonomik dhe politik i pabarazive sociale dhe

juridike. Në të njihej dhe sanksionohej pabarazia formale juridike. Shoqëria feudale përbëhët prej

dy klasave themelore: prej feudaleve dhe bujkroberve. Feudalet janë klasa sunduse dhe

disponojnë me monopolin e pushtetit shtetëror. Brenda klases feudale ekzistojnë shtresa dhe

kategori të ndryshme, siç janë: fisnikët laik dhe fisnikët kishtar.

4). Shoqeria feudale perbehet prej dy klasave themelore prej feudalve dhe bujkroberve.

5).Në shoqërinë feudale kisha ishte faktor shumë i rendësishëm shoqëror dhe politik.

6). Si pasoje e eksploatimit ne feudalizëm ndodhnin trazira dhe tronditje te medha

shoqerore.

Page 16: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 16

7). Ne feudalizëm per nje kohe te gjate qendrojne relikte e shoqerise klano fisnore.

8). Sa i perket zhvillimit te artit dhe shkences dhe filozofise paraqet nje periudhe te erret

dhe nje stagnim te dukshem.

SHTETI I FRANKEVE

Shteti i frankëve është një shtet tipik i feudalizmit të hershëm dhe i takon grupit të

mbretërive barbare. Frankët (grup i fiseve germane) nën udhheqjën e Klodevikut, në fund të

shek. V, përafersisht në teritoret e sotme të francës veriore, belgjikës jugore dhe pjesëve jugore të

gjermanisë e deri në zvicer, krijuan shtetin e tyre që qëndroi deri në fund të shek. IX-fillim të

shek.X, kur u copëtua në disa mbrertëri dhe principata të pavarura dhe feude të mëdha. Zhvillimi

historik i shtetit të frankëve ndahet në dy periudha të mëdha: në periudhën e Merovingëve dhe

Karolingëve.

Periudha e merovingëve zgjat prej themelimit të shtetit e deri në mesin e shek. VIII,

ndersa periudha e karolingëve prej mesit të shek. VIII e deri në fund të ekzistimit të këtij shteti.

Gjatë sundimit të merovingëve për shkak të kunderthënjëve të brëndshme dhe dobësive

individuale të disa sundimtarëve ndodhte që shteti i Frankëve të copëtohej në disa njësi, që më

vonë nën udhëheqjen e një sundimtari tjeter më energjik përseri të bëhëj bashkimi. Kjo u përserit

disa here deri në kohën e sundimit të Pinit të vogël-themelues i dinastisë së karolingëve.

Në këtë peiudh u bënë reforma të rendësishme në organizimin e pushtetit shtetëror

qendror si dhe në organizimin e administrates lokale, në organizimin e ushtrisë, në sferën e të

drejtës, etj. Shteti i frankeve në periudhen e karolingeve arrin kulminacionin e zhvillimit, e

sidomos gjatë sundimit të Karlit të madh, i cili pushtoi gati gjithë pjesën perëndimore të

perandorisë së dikurshme romake.

RREGULLIMI SHTETEROR

Në periudhën e merovingeve shteti i frakëve ka qenë monarki patrimoniale ose

bashtinore. Organi më i rëndësishëm i shtetit ka qenë monarku, pushteti i të cilit bazohej në

mundium ose në banusin mbretëror. Me mendium, kuptojmë detyrat dhe të drejtat e monarkëve

frëng, të ngjashme me të drejtën e babait në familje. Ndërsa banusi mbretëror është e drejta

mbretërve freng që shtetasve të tyre diçka tu urdhërojnë ose tu ndalojnë me kërcenim të gjobës

ose të shpalljes së tyre jashtë mbrojtjes ligjore.

Ndër funksionarët e lartë të pallatit mbretëror dalloheshin referendariusi që përpilonte

aktet e monarkut, madje komeset dhe kontet e pallatit mbretëror, ndër të cilët pozitën më të

rëndësishme e fitoi majordomi. Majordomet derisa monarku ishte i mitur, ushtronin funksionin e

Page 17: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 17

shefit të shtetit. Pastaj mbikëqyrnin sherbetoret e pallatit. Organ tjetër i rëndësishëm i pushtetit

qendror, në fazën e hershme të shtetit të frankeve, ka qenë kuvendi popullor.

Kuvendin popullor franket e mbanin në pranverë në muajin mars, andaj edhe quhej

Campus martius, më vonë ndryshoi termini dhe mbahej në maj dhe quhej Campus maius.

Mbledhjet e kuvendit popullor i kryesonte mbreti, ose personi të cilin ai e autorizonte. Ndër

organet tjera të rëndësishme të pushtetit qendror kanë qenë edhe kuvendi i pallatit mbretëror,

kuvendi i magnateve dhe kuvendi kishtar.

Në ato pjesë të territorit ku u ruajt organizimi i administratës lokale romake njësia

themelore administrative ka qenë civitates, në krye të së cilës qëndronte komesi, ndërsa në ato

pjesë ku u vendos administrata frenge njësia themelore ishte pagusi në krye me kontin. Më vonë

gradualisht, behët shkrirja e këtyre njësive në njësinë territoriale-administrative të quajtur kontea.

Konti emërohej dhe shkarkohej nga mbreti, ndërsa si shpërblim për ushtrimin e funksionit merrte

në posedim prona të mëdha tokësore, të cilat i kthente në rast të shkarkimit. Konti komandonte

me njësinë e ushtrisë së tij territoriale dhe kishte kompetenca të gjëra administrative , fiskale dhe

gjyqësore.

Zëvendësi i kontit quhej vikar. Kontët ndaheshin në njësi më të vogla administrativo-

territoriale në centene në krye me tunginin ose centenariusin. Kompetenca e tunginit ka qenë

ekskluzive gjyqësore. Tunginin e zgjidhte kuvendi popullor (kuvendi i njerëzve të lire) i

centenës. Në kohën e sundimit të Karlit të madh u formuan dukatat në krye me dukën (dux).

Këto kanë qenë njësi më të mëdha së kontet. Duka në rend të pare ishte komandant i ushtrisë në

dukatën e tij që përbëhej nga ushtritë ë kontëve në përbërje të saj. Po ashtu u krijuan edhe market

ose markonet.

E DREJTA- BURIMET E SE DREJTES

Franket aplikonin të drejtën e tyre që në esence ishte e drejtë zakonore gjermane e cila

nuk ishte unike, sepse secili fis, sipas parimit personal, aplikonte zakonet e veta juridike, që pak

a shumë ndryshonin nga të tjerat. Ndërsa popullsia e nënshtruar galo-romake aplikonte të drejtën

romake. Më pas u paraqit nevoja e kodifikimit të së drejtës zakonore të fiseve franke, kështu që u

krijuan ligjet e para të barbarëve të njohura në histori si “lex barbarorum”. Ndër ligjet barbare

janë të njohura: ligji i Salikëve, ligji i Ripuarëve, ligji i Burgundëve, etj.

Më i rëndësishmi në aspektin juridiko-historik ishte ligji i Salikve. Gjithashtu mund te

aplikohej edhe e drejta romake per popullsine galo-romake u nxirren ligjet romake te barbarve si

Lex Romana Barbarorum me te rendsishmet ishin Lex Romana Burgundionum dhe Lex Romana

Ëisigothorum. Perveq tyre kishte edhe akte tjera te normative te sundimtarve: decreta, edicta,

constituciones, praeceptiones e te tjera. Ne periudhen e karolingeve aktet e undimtarev quheshin

capitularia nder kapitujt me te rendsishme eshte ajo e Karlit te madh me te cilen normohej

administrimi i domeneve mbretërore.

Page 18: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 18

KALIFATI ARAB

VESHTRIMI I SHKURTER HISTORIK

Në Arabi jetonin fiset beduine, të cilat kishin origjinë të përbashkët (ishin të races

semite), kishin gjuhë, zakone, traditë dhe kulturë të përbashkët. Në shekullin V-VI arabët jetonin

në bashkësi primitive. Njësia më e madhe ka qenë fisi. Mashkulli si martohej kalonte në tendën e

tij dhe bëhej zot i shtëpisë së tij. Fisi kishte kryetarin që quhej sheik, madje ekzistonte kuvendi i

fisit dhe këshilli i fisit që përbëhej nga kryetaret e klaneve.

Aristokracia fisnore kryesisht merrej me tregti. Si rezultat i zhvillimeve në vend u krijuan

disa qytete të rëndësishme siç kanë qenë : Meka, Jetribi (Medina), Jemeni, etj.

Qyteti më i rëndësishëm ka qenë Meka, ku edhe ishte tempulli i shenjët Qabeja, të cilën në muaj

të caktuar e vizitonin arabet nga e tërë Arabia. Koha e vizitave fetare (haxhilleku) shfrytëzohej

edhe për tregti. Ruajtësit e Qabes ishin fisi i Kurejshve.

Në fund të shek.VI dhe në fillim të shek. VII paraqitet MUHAMEDI, themelues i Islamizmit dhe

i shtetit arab. Muhamedi u lind me 570 dhe në moshën 40 vjeçare shpalli botërisht së nga

perëndia ka pranuar misionin e përhapjes së islamizmit. Ai shpalli vetën profet.

Misioni i tij i përhapjes së islamizmit zgjati prej vitit 610, kur i zbriten shpalljet e para të

ajetëve kuranore e deri me vdekjen e tij me 632. Misioni i Muhamedit ndahet në dy periudha:

periudha dhjetëvjeçare në Mekë dhe periudha prej shpërnguljes Muhamedit dhe ithtarëve së tij

në Jetrib me 622. Menjëherë pas vendosjes në Medine (në vitin 1 sipas hixhrit) Muhamedi në

konsulltim me besimtaret e tij, por edhe me jomyslimanet vendosën që të formojnë qytet-shtetin

e Medinës. Me atë rast përpiluan dhe miratuan një “shkresë” (kitab) që njihej si karta e Medinës,

dhe paraqet jo vetëm kushtetutën e parë të shtetit islam, por njiherit paraqet edhe kushtetutën e

pare të shkruar në cilindo shtet të botës.

Ky dokument ka gjithsejtë 52 nene. 25 nenet e para kanë të bëjnë me myslimanet, ndërsa

27 nene tjera iu kushtohen hebrejve. Pas kësaj Muhamedi nuk ishte vetëm udhëheqës shpirtëror,

por edhe udhëheqës shtetëror dhe politik, pra ishte shef i shtetit dhe komandant i ushtrisë. Pas

vdekjes së Muhamedit për kalif (trashëgimtar i Muhamedit) u zgjodh Ebu Bekri (632-634),

mirëpo arabin e kishte përshkruar një krizë e thellë politike dhe ushtarake sepse ishin paraqitur

profetë të rrejshëm, që synonin dezintegrimin e vendit dhe islamizmit. Ebu Bekri ja arriti që ti

shuajë të gjitha trazirat dhe ta stabilizoj vendin. Pas vdekjes së Ebu Bekrit për kalif u zgjodh

Omeri (634-644) njëri ndër kalifët më autoritar, pastaj Osmani, Aliu.

Deri ne vitin 750 ne krye te kalifatit arab qendron dinastia e Omajdeve ndersa prej këtij

vitie deri me 1258 dinastia e abasidëve.

Page 19: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 19

RREGULLIMI SHTETEROR NE KALIFATIN ARAB

Shteti arab kishte një rregullim shtetëror specifik në krahasim me shtetet tjera feudale të

kësaj periudhe. Në krye të shtetit qëndronte kalifi, fjala kalif ka kuptimin e trashegimtarit,

zëvendsuesit dhe përfaqësuesit të profetit. Kalifi ishte i pari i fesë islame, andaj edhe pushteti

shtetëror kishte karakter të theksuar teokrat. Mënyra e ardhjes në fronin e kalifit në fillim ka qenë

e parregulluar, ndonëse edhe më vonë kjo çështje nuk rregullohet në mënyrë specifike. Principin

e zgjedhshmërisë së kalifëve i pari e theu Muavija, i cili edhe vetë kishte ardhur në pushtet në

mënyrë jodemokratike. Ai arriti që këshillit të Sheikëve t’ua imponoi të birin e vet për pasardhës

të kalifit, e me këtë krijoi praktikën e trashëgimit të fronit.

Kandidati për kalif duhej që shprehimisht të jepte pëlqimin paraprak për këtë post dhe

duhej ti plotësonte edhe disa kushte elementare fizike, intelektuale dhe morale. Të ishte i moshës

madhore dhe ti takonte familjes , përkatësisht të ishte pasardhës i gjinisë së Muhamedit. Përveç

kalifit ndër organet qendrore të pushtetit një kohë ka ekzistuar edhe kuvendi i te gjithë sheikëve i

quajtur shura. Gjatë sundimit të abasidëve , nën ndikimin e Persianëve, u bënë reforma të

rëndësishme në administratën shtetërore. U institucionalizua institucioni i ministrit të parë-

vezirit, i cili kryesisht merrej me punët e pushtetit laik, me çka edhe më tëpër u theksua roli i

kalifit si kryeparë i fesë islame. Administrata ishte e ndarë në resore-divane, që me gjuhen e

sotme do të thoshim ministri.

Njësia më e madhe administrativo-territoriale dhe ushtarake në kalifatin Arab kanë qenë

Emiratet (provincat), kufijtë e të cilave ndryshonin shpesh. Në krye të emiratit qëndronte Emiri, i

cili si mëkëmbës i kalifit, kishte pushtetin më të lartë administrativo-politik dhe ishte komandant

supreme i ushtrisë së emiratit. Përveç këtij ekzistonte edhe amili, i cili kujdesej për mbledhjen e

tatimeve. Të dytë këta i përgjigjeshin Vezirit. Çdo mysliman i aftë për luftë kishte obligim fetar

që të merrte pjesë në luftën e shenjët-xhihad. Ushtria kryesisht përbëhej prej ushtrisë vullnetare

dhe ushtrisë së përhershme (profesioniste). Jomyslimanet përveç haraçit, tatimit për tokë,

paguanin edhe xhizën, që ishte tatim për kokë të banorit. Ndërsa popullsia islame arabe dhe

joarabe që kishte kaluar në islam paguante tatimin për tokë-një të dhjetën që quhej ushur.

Popullsia myslimane kishte detyrim fetar që të paguante edhe zekatin, në katerdhjet-një në vit.

Ky ishte një tatim që mblidhej nga besimtaret për ti ndihmuar të varfrit.

BIZANTI

VESHTRIM I SHKURTER HISTORIK

Fillimi I krijimit të bizantit daton që nga gjysma e pare e shek.III kur perandori

Konstantini I i madh urdhëroi shpërnguljen e kryeqytetit të perandorisë romake prej perëndimit

në lindje (ku u formua qyteti-Konstantinopolis Stambbolli i tashem). Ndërsa jetën e pavarur, si

shtet i pavarur, Bizanti formalisht e filloi prej vitit 395 kur perandori Teodosije e ndau

perandorinë në dy pjesë: në pjesën perëndimore dhe pjesën lindore. Pjesa perëndimore

definitivisht u shkatërrua në vitin 476, ndërsa pjesa lindore qëndroi edhe plotë një mijë vjet- deri

në vitin 1453.

Page 20: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 20

E DREJTA BIZANTINE

BURIMET E SE DREJTES

E drejta bizantine fundamentin e ka në të drejten romake, bile në tre shekujtë e pare ajo

realisht ishte e drejtë romake. E drejta bizantine kryesisht bazohej në kodifikimin e Justinjanit.

Edhe pse vetë Justinjani kishte urdhëruar që askush nuk guxon me anë të komentimit të bëjë

kurrfarë ndryshimesh dhe plotësimesh të kodofikimit të tij , megjithë atë ai e theu këtë urdhër

dhe vetë nxorri disa novella, nga të cilat përbëhët pjesa e IV e kodofikimit të tij.

Burimet krysore të së drejtës kanë qënë ligjet dhe konstitucionet e perandorëve të quajtur

novella, ndërsa prej shek. VII këto quheshin nomoi. Pos këtyre burimeve të rendësishme

paraqiten edhe nomokanonet dhe bulat –si nurime tjera paraqiten edhe Nomokanonet dhe bulat

më i vjetër i ruajtur daton nga shek. VII, kurse më i njohuri dhe më i përhapuri ishte nomokanoni

i Fotieut i përpiluar në Konstantinopojë në shek. IX.Si burime të së drejtës që nga shek. X

paraqiten edhe bulat ose krisobulat (bula të pajisura me vulë të artë), të cilat më së shpeshti iu

lëshoheshin kishave dhe manastireve.E drejta zakonore në Bizant ishte e dorës së dytë-burim

supsidar.

Numri më i madh i ligjeve bizantine janë në formë të komentimeve, plotësimeve,

ndryshimeve dhe spastrimit nga normat e vjetruara të kodofikimit të Justinjanit. Ndër ligjet e reja

(origjinale) vlen të përmenden ligji Agrar, ligji ushtarak që ka të gëjë me veprat penale dhe

deliktet kundervajtese të ushtarakeve-stratiotëve, dhe ligji detar me të cilin normohej përgjegjësia

e pronarit të anijës, mbrojtja e rëndit në anije, pagimi i anëtarëve të ekuipazhit, etj. Këto tri ligje

besohet së i ka nxjerr Justinjani II në fund të shek. VII ose në fillim të shek. VIII.

Në shek. VIII nxirret një përmbledhje zyrtare në formë të një doracaku e quajtur Ekloga

(në greqishte-zgjedhje). Në shek. IX dinastia maqedonase kishte kryer një veprimtari të bollshme

ligjvenëse. Veprat më të rendësishme legjislative të saj janë: Prohieroni (në greqishte-

manuel,doracak), Epanagoga dhe Bazilika. Prohieroni (u nxorr në vitin 885) për nga forma ka

qënë një doracak i shkurtër, por kishte fuqinë ligjore. Në të kanë qënë të përmbledhura normat

nga e drejta civile, penale, kishtare dhe procedura gjyqësore. Epanagoga (është nxjerr në vitin

886) ka qënë një ligj që përmbante norma nga e drejta shtetërore (që sot e quajmëkushtetuese).

Kryesisht mbështetet në kodofikimin e Justinjanit dhe në Prohieronin. Bazilika (në greqisht-

Vasilika dmth. Ligj i perandorit) ka qënë vepra më e rendësishme dhe më voluminoze

kodifikatore pas kodofikimit të Justinjanit. Punën në nxerrjen e kësaj përmbledhjeje e filloi

Vasileu I, ndërsa në vitin 887 e përfundoi Luani VI i mençuri. Përmbledhja përbëhët nga 60 libra

dhe ndahet në 6 vëllime.

Page 21: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 21

FRANCA

VESHTRIM I SHKURTER HISTORIK

Historia e Francës mund të thuhet së filloi me kontraten e Verdenit të vitit 843, me të

cilën, pas shumë konflikteve të rrepta për pushtet ndërmjet pasardhësve të Karlit të Madh, shteti i

Frankeve definitivisht u nda në disa shtete. Nga pjesa perëndimore u krijua Franca, në të cilën

fliteshin disa gjuhë, në fillim gjermanishja e latinishtja (gjuha romane) e më vonë edhe

frengjishtja me dy dialekte (verior dhe jugor). Në Francë kanë sunduar dinastia e Karolingëve,

Kapetëve dhe dinastia Valoa.

E DREJTA- BURIMET E SE DREJTES

Edhe në aspektin e burimeve të së drejtës në Francë dallojmë periudhën e feudalizmit

klasik (shek. X-XV) dhe periudhën e feudalizmit të vonshëm (shek. XV-XVIII). Burimet

formale të së drejtës mund të ndahen në të përgjithshme dhe partikulare.

Me të drejtë të përgjithshme kuptojmë atë të drejtë që vlen për tërë territorin e shtetit, ndërsa e

drejta partikulare është ajo e drejtë që vlen vetëm për një territor të ngushtë (province, regjion,

qytet, etj.). Burimet e së drejtës së përgjithshme kanë qenë:

1).e drejta e përgjithshme zakonore, 2).e drejta mbretërore, 3).e drejta e recipruar romake, 4). e

drejta kanonike, 5).e drejta ndërkombëtare, etj.

Ndërsa burimet e së drejtës partikulare kanë qenë:

1). E drejta zakonore partikulare,

2).e drejta e qyteteve dhe

3).privilegjet.

Në periudhën e vonshëm të feudalizmit burime kryesore të së drejtës kanë qenë:

1). e drejta zakonore,

2). e drejta e recipruar romake,

3). ligjet,

4). urdhëresat e sundimtarit dhe organeve të tjera të larta shtetërore.

E DREJTA KANONIKE

E drejta kanonike rendësinë më të madhe e kishte në periudhën prej shek. XI-XV. E

drejta kanonike është e drejtë kishtare. Kjo është një tërësi e normave juridike të nxjerra nga

kisha e krishter (katolike dhe ortodokse) për rregullimin e marrëdhënieve të vetë kishës (siç janë

organizimi i kishës, rendi hierarkik, marrëdhëniet ndërmjet vetë klerikeve, marrëdhëniet

ndërmjet klerikeve dhe personave tjerë që i takonin kishës, etj.) si dhe rregullimin e disa

materieve juridike që pjesërisht ose tërësisht binin në juridiksionin e kishës, si bie fjala qeshtjet

martesore, familjare, trashegimtare, etj.

Page 22: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 22

Tendencat e dominimit të kishës mbi shtetin, apo të shtetit mbi kishën kanë sherbyer si

shkak i grindjeve dhe përçarjeve të kishave. Kjo më në fund me 1054 shkaktoi edhe ndarjen

definitive të kishës në atë lindore (greko-ortodokse)dhe në atë perëndimore (romako-katolike).

Në lindje u ruajtë tradita e cesaropapizmit që dmth. së perandori nderhynte në qeshtjet kishtare,

si bie fjala kryesonte sinodhin (kuvendin e kishës) dhe i vertetonte vendimet e tij, me

konstitucione rregullonte materien që rregullohet me të drejtën kanonike, madje edhe ndërhynte

në qeshtjet e komentimit të dogmës fetare. Kisha e krishterë dhe shteti, qoftë në perëndim apo në

lindje, në periudhën e feudalizmit kanë qënë të pandashme, të lidhura ngushtë njëra me tjetrën.

BURIMET E SE DREJTES KANONIKE

Burimet e se drejtes kanonike ndahen ne:

1) burime themelore ose te përgjithshme dhe

2) burime te veqanta

Burimet themelore ose të përgjithshme të së drejtës kanonike janë:

1) Shkrimi i shënjët,

2) Tradita apostolike dhe kishtare,

3) Legjislacioni kishtar dhe

4) E drejta zakonore.

Shkrimi i shënjët ose Bibla është burimi themelor i fesë së krishterë por njëherit edhe i së

drejtës kanonike. Kisha lindore ortodokse përdor përkthimin e autorizuar të Besëlidhjes së vjetër

të quajtur Septuanginta (nga latinishtja-70, është fjala për 70 dijetar që përkthyen teksin e

besëlidhjes në greqishte) dhe tekstin origjinal në greqishte të Besëlidhjes së re. Ndërsa kisha

perëndimore romako-katolike përdor përkthimin e autorizuar në latinishte të Biblës të quajtur

Vulgata (vulgatus-u shkrua me një gjuhë të përditshme të popullit-përkthimin e bëri shënjëtori

Jeronim me origjin Ilire). Në pyetjen “ke duhet pranuar si organ të pagabueshëm për komentim,

së cila është e drejta hyjnore”?-kishat ortodokse dhe katolike ndahen: sipas pikëpamjës së kishës

katolike papa është përfaësuesi më i lartë i pushtetit kishtar dhe konsiderohet organ i saj i

pagabueshëm. Ndërsa sipas kishës lindore ortodokse kjo e drejtë i takon episkopatit të kishës

ortodokse (kuvendit të peshkopëve) i cili përfaqëson kishën në kuvendet e përgjithshme të kishës

ortodokse.

Tradita apostolike dhe kishtare. Në shkrimin e shënjët nuk janë të përfshira të gjitha

normat dhe mësimët relevante të së drjetës kanonike dhe në përgjithësi të besimit të krishterë. Ka

edhe shumë norma kishtare të cilat janë nxjerr nga krishti dhe apostujt e tij, ndonsë nuk janë vënë

në librin e shenjët.

Page 23: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 23

Legjislacioni si burim i së drejtës. Ndër burimet më të rendësishme të përgjithshme të së

drejtës kanonike është edhe legjislacioni, i cili pa dyshim është burimi më i pasur i saj. Organi

nëpërmjet të të cilit kasha e shpreh vullnetin e vet legjislativ është kuvendi i përgjithshëm. E

drejta zakonore si burim i së drejtës kishtare. Ashtu si edhe në të gjitha sistemet juridike dhe në

të gjitha deget juridike të një sistemi, edhe në të drejtën kishtare të gjitha qështjët nuk janë të

rregulluara me kanone e norma tjera të shkruara, por edhe me të drejtën zakonore kishtare.

Mirëpo duhet theksuar së zakoni patjetër duhet t’i plotësoj këto kushte që të jëtë i pranuar

si burim i të drejtës kishtare: duhet patjetër të jetë në pajtueshmëri me frymën dhe thelbin e të

tërë kishës dhe institucionit që ka të bëjë me të: dhe duhet patjetër të pranohet së ai ekziston një

kohë të gjatë.

PERANDORIA OSMANE

VESHTRIM I SHKURTER HISTORIK

Shteti i turqëve osmanlinj u krijua në fund të shek.XIII ose në fillim të shek. XIV

(kronikat e para që bëjnë fjalë për ekzistimin e shtetit osmanlinj datojnë nga vitet 1299 ose

1301). Zhvillimi historik i shtetit osman periodizohet varësisht nga kriteret që merren si bazë për

periodizim. Sipas rregullimit shtetëror, shteti osman periodizohet në dy periudha: 1) prej fundit

të shek. XIII e deri në gjysmën e shek. XIX, dhe 2) prej gjysmës së shek. XIX e deri në fund të

shek. XIX, më saktë në fillim të shek. XX.

Në periudhën e pare shteti osman ka qënë monarki absolute (despotike) me karakter të

theksuar teokrat: ndërsa në periudhën e dytë ka qënë monarki kushtetuese me disa elemente të

shtetit teokrat.

Nësë si bazë për periodizim merret zhvillimi i marrëdhënieve feudale dhe zhvillimi

historic i rregulimit shtetëror, shteti osman periodizohet në tri periudha të mëdha:

1) periudha e pare fillon prej krijimit të shtetit, prej fundit të shek. XIII e deri në çerekun e pare

të shek. XV,

2)periudha e dytë prej çerekut të pare të shek. XV e deri në fund të shek. XVI, dhe

3)periudha e tretë prej fundit të shek. XVI e deri në fillim të shek. XX.

Secila nga këto periudha ndahet nga 2-3 faza të zhvillimit.

1) Periudha e pare përbëhët prej dy fazave: A) faza e pare zgjatë prej prej fundit të shek.

XIII e deri në çerekun e pare të shek. XIV. Në këtë faze bëhët krijimi i shtetit osman,

krijohen marrëdhëniet feudale specifike dhe bëhët organizimi ushtarak. B)faza e dytë e

periudhës së pare zgjat prej çerekut të pare të shek. XIV e deri në çerekun e pare të shek.

XV. Në këtë faze bëhën depërtimet e para në Ballkan. Ushtria turke në vitin 1371 korrë

Page 24: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 24

një fitore të rendësishme në betëjën e Maricës. Në vitin 1389 në Fushë të Kosovës ushtria

osmane korri fitoren më të rendësishme kunder koalicionit të shtetëve të krishtera

ballkanike.

2) Periudha e dytë zgjat prej çerekut të pare të shek. XV e deri në fund të shek. XVI ose në

fillim të shek. XVII dhe përbëhët prej dy fazave. A)Faza e pare e kësaj periudhe fillon

prej çerekut të pare të shek. XV e zgjat deri në çererkun e pare të shek. XVI. Në këtë

faze, në vitin 1453 bie nën pushtimin osman edhe Konstantinopoja. Mehmeti II (el-fatih;

ngadhnjimtar) Kryeqytetin e Edrenës e transferoi në Konstantinopojë, që më vonë u

quajtë Istanbull.Në këtë periudhë pushteti qendror u forcua shumë. B) Faza e dytë e

periudhës së dytë fillon prej çerekut të pare të shek. XVI e deri në fund të shek. XVI, ose

në fillim të shek. XVII. Në këtë faze Perandoria osmane arrinë kulminacionin e fuqisë

dhe zgjerimit territorial, e sidomos gjatë sundimit të Selimit I dhe Sylejman El-Kanunit

(ose ligjdhënësit). Gjatë kësaj faze perandoria kishte një teritor të madh dhe shtrihej në tri

kontinente; në Afrikën veriore, në Lindjen e afertë, dhe në dis pjesë të Lindjës së mesme

dhe në Evropë deri në bedenet e Vjenës.

3) Periudha e tretë dhe e fundit zgjat prej fundit të shek. XVI ose fillimit të shek. XVII e

deri në fillim të shek. XX. Kjo periudhë në përgjithësi karakterizohet me një rënie

permanente të Perandorisë osmane. Kjo është periudha e decadences dhe ndahet në tri

faza: a) Faza e pare e periudhës së fundit fillon prej fundit të shek. XVI-fillimi XVII dhe

përfundon në fund të shek. XVII. b) Faza e dytë e periudhës së tretë zgjat prej fundit të

shekullit XVII e deri në gjysmën e shek. XIX. Gjatë kësaj faze bëhën ndryshime

themelore në marrëdhëniet pronësoro-juridike mbi token. Fillon procesi i çifligimit.

Çifligaret Spahi, të cilët ishin vetëm zotërues feudal shendrrohen në çifligarë sahibi, me

fjalë tjera shendrrohen në pronarë të vertet të tokës, ndërsa raja (bujkroberit)

shpronësohen nga e drejta e tyre e gëzimit (haki kara) të ngastres bujqësore dhe

shendrrohen në qiramarrës të të njëjtës ngastër. c) Faza e tretë e periudhës së tretë zgjat

prej gjysmës së shek. XIX e deri në fillim të shek. XX.

STRUKTURA EKONOMIKO-SHOQERORE DHE SISTEMI FEUDAL OSMAN

Juristet osman në shek. XVI krijojnë konstrukcionin juridik mbi ndarjën e të gjithë tokës

Brenda perandorisë në tri kategori:

a) tokat dhjetore (erzi arshije),

b) tokat e haraçit (erzi haraçije) dhe

c) tokat luftarake, tokat e shpatës ose tokat e perandorit (erzi han-memleket).

Kategoria e tokës dhjetore (erzi arshije) ka ekzistuar në Arabi, ku në shek. VII luftetaret

ose ushtaraket arab merrnin token e pushtuar dhe shtetit ja paguanin vetëm të dhjetën arsh. Kjo

jepej vetëm si kontribut për shtetin dhe bashkësinë fetare. Ushtari token e fituar e mbante në

pronësi individuale.

Page 25: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 25

Kategoria e tokës së haraçit (erzi haraçije) gjithashtu u krijua në vendet arabe. Ushtaret që

token dhjetore e merrnin në pronësi individuale filluan më tëpër të merren me bujqësi e më pak

me mjeshtrin ushtarake dhe kështu filluan ti humbin aftësitë dhe cilëësitë ushtarake. Për këto

shkaqe pushteti qendror kah fundi i shek. VII dhe fillimi i shek. VIII tokat e pushtuara fillon tua

lëm popullsisë vendase me kusht që këta ta paguajnë tatimin të quajtur haraç. Lartësia e haraçit

varej prej të ardhurave që jepte toka, dhe sillej prej 1/8 deri ½.

Kategoria e tretë- tokat luftarake (erzi han-memleket) kryesisht ishin të përhapura në Siri,

Azi të vogël dhe Ballkan. Mbi këtë kategori të tokës është ndërtuar sistemi timaro-spahij ose

feudalo-ushtarak osman.

Në shek. XVIII juristet osman Aini Ali dhe Ali Çaushi bën një ndarje ose një kategorizim

tjetër, ku tërë terirorin e perandorsën osmane e ndan në dy kategori themelore:

1) vendet me has dhe

2) në vendet me salion.

Teritori me has ka ekzistuar aty ku ekzistonte sistemi feudal ushtarak, e këto kryesisht kanë

qënë teritoret e Sirisë, Azisë së vogël dhe Ballkanit. Ndërsa kategoria e teritorit me salion

ekzistonte në ato vise të perandorisë ku paguhej salioni (tatimi nga i cili financohej administrata

locale dhe teprica i dergohej arkës së administrates qendrore në Stamboll. Këto kryesisht kanë

qënë vendet arabe me saktë vendet e lindjes së afert (pa sirinë) dhe afrikes veriore.

SISTEMI FEUDAL USHTARAK (TIMARO-SPAHIJ) OSMAN

Sistemi feudal osman u krijua dhe u zhvillua në Azi të vogël, në Siri dhe në pjesën Evropiane

të Perandorisë Osmane. Pronat feudale që u ndaheshin ushtareve kryesisht kanë qënë pronat e

vogla-timaret dhe pronat e mesme-zeametet. Ekzistonin edhe haste perandorake që ishin tokat

më të plleshme dhe më të vlefshme. Këto u jipeshin Sulltaneve-grave të sulltaneve në shfrytëzim

të përjetshëm-arpalik ose në pronësi individuale-malikane.

Haset perandorake u jepeshin në shfrytëzim edhe funksionarve të lartë shtetror.

Ekzistonin edhe mylk timaret, të cilat personave të caktuar për merita të jashtëzakonshme, u

jipeshin në prone të tjetërsueshme por me kusht të sherbimit ushtarak.

Ekzistonin edhe pronat e vakëfit (pronat e bashkësive fetare) si dhe pronat e grupacioneve të

ndryshme autonome.

Timaret dhe zeametet mund të definohen si “toka luftarake” me sipërfaqe ose me të

ardhura të caktuara, të cilat sulltani ja ndante një personi të lirë në shfrytezim me kusht që ai si

kalorës (spahinj), me pajisje të veta, të sherbente në ushtrinë osmane.Timaret kanë qënë prona

feudale më të vogla, me të ardhura vjetore deri në 20 000 akçe (monedh argjendi-1 akçe=1gram

argjend).

Page 26: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 26

Zeametet kanë qënë prona të mesme feudale ushtarake nga të cilat priteshin të ardhura të

caktuara vjetore prej 20 000-100 000 akçe.Timaret dhe zeametet dalloheshin vetëm nga

madhësia e të ardhurave vjetore. Timaret dhe zeametet i jepeshin personit në shfrytëzim për tërë

jetën. Djemtë e Spahiut kishin të drejtë të kërkonin prej sulltanit që të trashëgojnë një pjesë të

timarit ose zeametit. Sa do të trashëgonin këta, varej së si kishte vdekur spahiu, në luftë ose prej

vdekjës së natyrshme.

Timariotet dhe zeametet, me saktë spahijt kanë qënë feudal të imët dhe të mesëm në

perandorin osmane dhe këta kanë qënë forca kryesore e saj.

Haset kanë qënë prona feudale të mëdha, të cilat jepnin të ardhura mbi 100 000 akçe në

vit. Këto u jipeshin në shfrytëzim funksionarve të lartë ushtarak dhe civil: vezirëve të mëdhënj,

bejlerbejve, sanxhakbejve, etj. E drejta pronësore mbi timarin dhe zeametin ka qënë e drejtë

feudale e pjestueshme. Mbi të njëjtën tokë titular të ndryshëm kishin të drejta të ndryshme reale,

ata njëri-tjetrit ja kufizonin të drejtën reale. Sulltani konsiderohej pronari supreme i tërë teritorit

shtetëror, andaj edhe i çdo timari ose zeameti konkret.

Prej fundit te shek. XVIII fillone deformimi i pronesise timare me te ashtuquajturin

proces i çifligimit . çifligaret spahinj fillojne ne menyre arbitrare dhe te njëanshme te

shendrrohen ne çifligare sahabi ne pronare ose zotërues. Fshatari tani nuk kishte kurfare te drejte

reale pronesore mbi token . Ai tani shendrrohet ne qiramarres. Per kete arsye sistemi timaro-

spahinj ne vititn 1839 formalisht u suprimua.

RREGULLIMI SHTETEROR I PERANDORISE OSMANE

ORGANIZIMI I PUSHTETIT QENDROR

Në periudhën e feudalizmit shteti osman për nga forma e pushtetit shtetëror ka qënë

monarki absolute (despotike) me karakter të theksuar teokrat. Në fillim shteti osman ka qënë

mbretëri, mirëpo me zgjerimin dhe forcimin e tij fillon ti merr të gjitha tiparet e perandorisë,

andaj edhe si e tillë njihet- si perandoria osmane.

Sulltani ose padishahu ka qënë organi më i vjetër dhe më i larti. Sulltanet e pare kanë

qënë të rrethuar me të afermë dhe me feudal të mëdhënj, kështu që këta më tëpër i ngjanin feudlit

supreme së sa një monarku. Mirëpo pushteti i tyre autokratik gradualisht rritej, e sidomos prej

Muratit I. Prej pushtimit të Arabisë dhe Egjiptit nga Selimi I (1516/17) padishahet fitojnë edhe

titullin e Kalifit-bëhën mbrojtës të gjithë islamizmit, pra, në personalitetin e padishahut

bashkohet pushteti laik (secular) dhe ai fetar. Padishahu kishte pushtet relativisht të

pakufizueshëm. Ishte i vetmi ligjdhënës dhe kishte funksionet më të larta në administrat dhe në

ekzekutiv. Ishte komandant supreme i të gjitha forcave të armatosura të shtetit, vendoste për

paqën dhe luftën, përfaqësonte shtetin brenda dhe jashtë, pranonte të derguarit diplomatik dhe

akreditonte diplomatet e turqisë në vendet tjera, si dhe ratifikonte traktatet dhe marrëveshjet

nderkombëtare.

Page 27: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 27

Pas vendosjes së kryeqytetit në Konstantinopojë sultan Mehmeti II El-Fatihu me një

kanuname të vacantë rregulloi magjistraturat e larta shtetërore, i caktoi titujt dhe e rregulloi

ceremonialin në palatin mbretëror dhe në divanin e sulltanit. Sipas kanunameve të El-Fatihut

funksionaret e lartë shtetëror radhitëshin në katër magjistratura:

a) vezirët,

b) kadiaskerët,

c) defterdarët, dhe

ç) nishanxhinjët.

Këto ishin katër shtyllat e perandorisë.

a) Magjistratura e vezirëve për kah vjetërsia ishte më e vjetra, ndërsa për kah rendësia

dhe funksioni më të larta. Në fillim ekzistonte vetëm një vezir. Me zhvillimin dhe rritjen e shtetit

osman numri i vezirve rritet, por me kanunamet e El-Fatihut numri i tyre përkufizohët në 7. Njëri

prej tyre ishte veziri i madh ose Sadriazemi. Veziri i madh ishte zëvendës i sulltanit dhe

emërohej dhe shkarkohej nga sulltani. Duke përdorur një terminologji të sotme, Vezir ose

sadriazemet mund ti quajmë kryetar qeverie, ndësra këshillin e vezirëve kabinet qeverie.

Veziri i madh ka qënë faktor i rendësishëm në politikën e brëndshme dhe të jashtme të

vendit, ishte udhëheqës i tërë administrates shtetërore, ndënsë në krye të secilit sektor qendronte

nga një vezir përkates. Të gjithë veziret e përbënin divanin e vezirit të madh, i cili më vonë u

quajtë porta e lartë.

b) Kadiaskerët kanë qënë gjyqëtar suprem ushtarak dhe civil. Në fillim ekzistonte vetëm

një kadiasker, e më vonë dy: njëri në Anadoll e tjetri në Rumeli. Kadiaskerët e përcillnin

sulltanin në ekspeditat ushtarake, që aty për aty ti gjykonin ushtarakët. Pas ndarjes së

kompetencave, kadiaskeri i Rumelisë gjykonte qeshtjet ushtarake, ndërsa kadiaskeri i Anadollit i

kishte ngelur vetëm emri gjyqëtar ushtarak, sepse kryesisht në kompetencen e tij ngelën vetëm

kontestet civile apo komunale.

c) Defterdarët kanë qënë funksionarë të lartë financiar. Këta mbanin shenime dhe

udhëheqnin librat (defteret-nga edhe e moren emrin) mbi financat shtetërore. Në fillim ekzistonte

vetëm një defterdar dhe ky administronte pasurin personale të sulltanit. Më vonë me rritjen dhe

zgjerimin e shtetit, emërohen dy defterdar, njëri në Anadoll e tjetri në Rumeli, e më vonë edhe

disa të tjerë në krye me defterdarin e madh. Defterdaret fitojnë kompetenca të mëdha, bënin

regjistrimin e lenave ushtarake (timareve dhe zeameteve) dhe haseve, regjistronin madhësinë e

tyre, kufijt dhe bënin regjistrimin e popullsisë që jetonte në to.

Ç) Nishanxhinjët kanë qënë shkronjës (qatip), sekretar personal të sulltanit dhe kishin për

dëtyrë që të kujdesën për formën e akteve të sulltanit, si bie fjala, e përgaditnin mbishkrimin,

emrin dhe titullin e sulltanit, etj.

Page 28: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 28

Pas katër shtyllave të Perandorisë në kanunamet e El-Fatihut më tutje radhiteshin edhe

funksionar tjerë: agallarët e jashtëm (komandantet e trupave sipas armëve), agallaret e

brendshëm (nëpunësat), oborrtarët e jashtëm dhe të brendshëm dhe ylemaja (njohësi i ligjit).

ORGANIZIMI I PUSHTETIT VENDOR DHE GJYQESOR

Njësia më e madhe administrativo-teritoriale në Perandorinë Osmane ka qënë Ejaleti në

krye me bejlerbeun. Bejlerbejt në krye të një ejaleti nuk qendronin më shumë së 4 vjet. Në shek.

XVII ejaletet ndaheshin në dy kategori: në ejalete me has dhe me salion.

Në ejaletet me has bejlerbeu si shperblim për ushtrimin e funksionit shpërblehej me has. Kjo

kategori e haseve ekzistonte në teritoret me system feudl ushtarak (timaro-spahij).

Ejaletet me salion ndodhëshin në Arabin dhe Afrikën veriore.

Në këto ejalete bejlerbeu për detyrën që kryente shpërblehëj me page të rregullt vjetore

nga shteti. Ejaletet më vonë u quajten vilajete, ndërsa bejlerbeu – vali.

Njësia më e vogël e vilajetit ka qënë sanxhaku. Në shek. XVI në perandorinë osmane ekzistonin

350 sanxhaqe. Në krye të sanxhakut qendronte sanxhakbeu. Sanxhaku ndahej në disa nahi. Në

krye të nahisë qendronte subasha. Teritori i nahijës ishte teritori i një komunës së sotme.

ORGANIZIMI I GJYQESISE

Tërë teritori i perandorisë ndahej në njësi themelore gjyqësore të quajtura kadillëqe. Të

gjithë qytetarët klasifikoheshin në 5 grupe: 1. mullatë e mëdhenj, 2. mullatë e vegjël, 3.

myfetishët, 4. kadijt dhe 5. naibët.

1) Në qytete të rëndit të pare në krye të kadillekut qendronte mullai i madh, psh,:

Stamboll. She-ul-islami, ndryshe quhej edhe reis-ul-islami, ka qënë competent të

vlerësojë së a janë në përputhje me kur’anin veprimet që ndërmerreshin nga organet

shtetërore, madje edhe ato të ndërmarra nga vetë sulltani. She-ul-islami ka qënë

interpretuesi supreme i Kur’anit. Ky emërohej nga sulltani. E drejta e sulltanit për të

emëruar she-ul-islamin buronte nga titulli i Kalifit që ky e mbante.

2) Mullatë e vegjël qendronin në krye të kadillëqeve në qytetet e rëndit të dytë, psh.:

Sarajeva, Peshta, Beogradi, etj.

3) Myfetishët kanë qënë gjyqtar të cilët gjykonin qeshtjet civilo-juridike që kishin të

bënin me pasuritë e lëna për shpirt në pronësi të vakufit.

4) Kadija ka qënë gjyqtar që gjykonte dhe udhëheqte me punët gjyqësore të një

kadilleku që ishte njësia themelore gjyqësore në perandorinë osmane. Në një sanxhak

mund të kishte më shumë kadillëqe, ashtu siç teritori i një kadillëku mund të

përfshinte teritore që u takonin sanxhakëqe të ndryshme. Për kadi mund të emërohej

Page 29: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 29

personi që kishte të kryer shkollën juridiko-fetare, që njihte mire gjuhën arabe dhe që

njihte mire të drejtën e sheriatit dhe dispozitat tjera. Myftiu (arab-dmth. interpretues i

së drejtës) ka qënë kryeylemaja i një bashkësie, ishte njohës i mire i religjionit dhe i

së drejtës, andaj edhe ishte kompetent për të dhënë përgjigje.

5) Naibët kanë qënë ndihmësit e kadijve dhe e përbënin klasën më të ulët të gjyqtarëve.

Kadiu pasi që vetë nuk ishte në gjëndje që t’i kryej të gjitha punët për të cilat ishte

kompetent angazhonte naibët.

E DREJTA E SHERIATIT

E drejta e sheriatit është e drejtë teokratike islame dhe si e tillë është e paprekshme dhe e

pazëvendsueshme. Turqit osmanlinj të drejtën e sheriatit së bashku me islamizmin e trashëguan

nga turqit selxhuk, ndërsa këta këtë e pranuan nga arabët. E drejta e sheriatit ndryshe quhet

FIKH. E drejta e sheriatit përfshinë tërë rrugën jetësore të njeriut. Ajo merret me sjelljet e njeriut,

si të tilla, çka nënkupton të gjitha format e veprimit shpirtëror, moral dhe trupor. Përndryshe

edhe emri sheriat vjen nga fjala sherie dmth. rrugë (rrugë e drejtë, rrugë e besimit të drejtë, rrugë

e shpetimit). Juristet e sheriatit quhen myxhtehid.

BURIMET E SE DREJTES SE SHERIATIT

Sipas shumicës së juristeve islam e drejta e sheriatit mbeshtetet në burimet themelore dhe

në burimet plotësuese. Burimet themelore të së drejtës së sheriatit janë:

1) Kur’ani,

2) Hadithi (suneti) ose Tradita,

3) Ixhma ose Doktrina dhe

4) Kijas ose analigjia juridike.

1). Kur’ani është libër i shenjët i besimit islam, është burim themelor i të drejtës së

sheriatit dhe e islamizmit në përgjithësi dhe për të paraqet një llojë kushtetute. Sipas mësimit

islam Kur’ani është shpallja e Allahut që nëpërmjet të derguarit të tij profetit Muhamed a.s. i

drejtohet njerëzimit. Shpallja e Kur’anit nuk u bë përnjëherë por zgjati 23 vjet. Ajetet (versetet) e

para u shpallen në vitin 610, kur Muhamedit i zbriti profecia dhe vazhdojnë deri në vdekjen e tij

me 632. Muhamedi nuk dinte shkrim-lexim, me rastin e shpalljes së sëcilit ajet, ai i urdhëronte

shkruesit e tij, t’i shkruajnë. Teksti i Kur’anit ndahet në 114 sure (kaptina) dhe secila prej tyre ka

emërtim të vacantë. Suret ndahen në ajete, kështu që i tërë teksti Kuranor përbëhët prej 6666

ajeteve. Juristet kanë konstatuar së prej të gjitha ajeteve vetëm 550 prej tyre kanë përmbajtje

juridike, me të cilat rregullohen marrëdhenjët martesore, familjare, trashegimore, pronësoro-

juridike dhe marrëdhenie tjera civilo-juridike; qeshtjet penale dhe procedurale, etj.

Page 30: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 30

2). Hadithi (suneti). Me hadith (që shpeshherë quhet edhe tradita) kuptojmë tërësinë e

deklarimeve (urdhëresave, këshillave dhe rekomandimeve) të Muhamedit, e veprimeve të tij, si

dhe veprimet e të tjrerëve që ai heshtazi i kishte aprovuar dhe lejuar. Gjatë jetës së Muhamedit

hadithet, përveç përjashtimeve të vogla, nuk kanë qënë të shkruara. Muhamedi nuk lejonte që

këto të shkruhen, sepse i frikësohej ngatërrimit eventual me tekstin e Kur’anit. Këto hadithe në

formë të traditës gojarisht u përcollën brez pas brezi. Në fillim ishte lehtë të përcillën këto

hadithe, por pas vdekjës së Muhamedit dhe zgjerimit të teritorit u paraqit nevoja që ato të

shkruhen. Përshkrimi i tyre vazhdoi edhe pas 200 vjeteve nga vdekja e Muhamedit. Kështu u

krijuan disa përmbledhje të haditheve, ndër të cilat më të njohurat janë ato të Buharisë, në të

cilën janë të sistematizuara mbi 7000 hadithe dhe ajo e Musolimit. Burim e të drejtës së sheriatit

janë vetëm ato hadithe që bëjnë fjalë për marrëdheniet martesore, familjare, trashëgimore, civilo-

juridike, penale, procedurale, etj. Me fjalë të tjera burime i së drejtës janë vetëm ato hadithe që

kanë përmbajtje juridike. Në aspektin e autentitetit hadithet ndahen në hadithet plotësisht të

besueshme (të vërteta të padiskutueshme) dhe në ato më pak të besueshme (të diskutueshme).

3). Ixhma ose ixhma-ul-ummet. Kur për rregullimin e ndonjë situate të re nuk mund të

gjendej zgjidhje në bazë të normave të Kur’anit dhe Hadithit, atëherë për qeshtjen (rastin)

konkrete kërkohej mendimi unanim i ylemave eminent nga mbarë bota islame, që vepronin

pavarsisht njeri prej tjetrit. Por duhej të ishte në frymën e parimeve themelore të Kur’anit dhe

hadithit. Pra, bashkësia islame nëpërmjet të institucionit të pajtueshmërisë së mendimit të quajtur

ixhma, gjeti instrumentin teologjiko-juridik mjaftë të rendësishëm për përshtatjen e

institucioneve juridike dhe zhvillimin e marrëdhenieve të reja. Pas vdekjes së Muhamedit, e

drejta e dhënies së mendimit për ndonjë qeshtje që nuk ishte e rregulluar me Kur’an dhe hadith i

takonte vetëm shokëve-bashkluftetarve (as-habëve) të Muhamedit, më vonë këtë të drejtë e

fituan edhe nxenësit e Muhamedit (tabinet), ndërsa më në fund e drejta për ixhtihad u shtri edhe

në shkencëtaret eminent islam.

4). Kijas ose analogjia. Është burimi i katërt i të drejtës së sheriatit. Juristet islam e

zgjidhnin një qeshtje juridike që nuk ishte paraparë në Kur’an dh e në hadith në mënyrë analoge

me rastet (çeshtjet) e ngjashme që parashihen në këto të parat. Pra, e drejta e sheriatit

lejonmundësin që çeshtjet juridike, të cilat nuk kanë qënë të rregulluara me norma juridike të

rregullohen në bazë të çeshtjeve të ngjashme që kanë qënë të rregulluara me burimet tjera

themelore të sheriatit.

Burimet plotësuese janë:

1) Er-rei dhe

2) Urf-adet.

Er-rei është burim plotësues I të drejtës së sheriatit me të cilin, një rast konkret, që nuk

mund të zgjidhët në bazë të burimeve themelore, zgjidhet në bazë të arsyes, sipas drejtëshmërisë

(drejtësisë), ose sipas ndergjegjës së gjyqtarit. Urf-adet (ose EL-urf) është e drejtë zakonore e një

bashkësie shoqërore.

Page 31: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 31

SHKOLLAT JURIDIKE (mez-hebet)

Ndër sektet më të rendësishme kanë qënë: sekta e sunij-ve, e shij-ve, e harixhijve dhe e

mut’ezilve (racionalistet). Sot më të përhapura janë sekta e sunijve dhe ajo e shijve. Derisa në

situate kur për ndonjë çeshtje juridike fetare nuk mund të gjendet mbeshtetje në Kur’an apo

hadith, sekta më e përhapur sunijet zgjidhjen e kërkojnë në pajtushmërin e mendimit-në ixhma,

ndërsa shiijet dhe shkolla e tyre kanë qendrim të posaqem ndaj ixhmas.

Kësaj këta ja kundervejnë pushtetin absolut të imamit të pagabueshëm, pasardhësit të

Alisë. Kur janë në pyetje burimet tjera siç janë ixhma, kijas dhe burime tjera plotësuese, juristet

edhe Brenda sektes sunnije nuk pajtohen dhe nga këto mospajtime të tyre teorike (doktrinare)

paraqiten disa shkolla juridike të së drejtës së sheriatit (mez-hebe). Këso shkollash kishte më

shumë, por prej tyre më të njohurat dhe që i qendruan kohës deri më sot janë vetëm 4:

1) Hanifi,

2) Maliki,

3) Shafii, dhe

4) Hanbeli.

1). Shkolla Hanifite u themelua në Kufe të Irakut nga Imami Azam ebu Hanifi. Kjo ka

qënë shkolla më e rendësishme dhe më e përhapura në botën islame. Ebu Hanifi mësimet e veta i

përhapte me anë të ligjeratave gojore, por kishte shkruar edhe librin mbi mendimin juridik

(Kitabure). Shkolla hanifite karakterizohet me faktin se e pranon evolucionin e te drejtes me

rastin e interpretimit nuk kufizohet ne kuptimin gramatikor por ne brendin e dispozitave juridike

dhe ne fund zbrazëtirat juridike i plotëson me ndihmen e analogjise, te krijimit sipas rezonimit te

lire (er-rej dhe te drejtes zakonore. Kjo eshte shkolla me liberale ne islam.

2). Shkolla Maliki u themelua në Medine nga Imami Malik Ibni Enes. Kjo shkollë

dallohet më atë së e kufizon ixhman me zgjidhje të pajtueshmërisë së mendimit të shkencëtareve

të Medinës, madje i pranon normat zakonore të Medinës si burimte se drejtes dhe me ne fund

konsideron se hadithet dhe dispozitat e nxjerra ne baze te analogjise dhe rezonimit te lire mund te

ndryshohen kur vijne ne kundërshtim me interesin e bashksis.. Shkolla Maliki ka qenë e pranuar

dhe e përhapur në tërë Arabinë (por më tepër në atë lindore), Në Egjipt, Marok dhe Tunis e edhe

në Spanjë kur ky vend ishte nën sundimin Arabë.

3). Shkolla Shafii u themelua nga Imam Shafi. Sipas kësaj shkolle e drejta i nënshtrohet

evolucionit, ndërsa zbrazëtitë juridike mund të plotësohen në bazë të analogjisë e jo edhe në bazë

të rezonimit të lire dhe të normave zakonore.

4). Shkolla Hanbeli është shkolla më konzervative nga këto 4 shkolla. Themelues i kësaj

shkolle ishte Imami Muhamed ibni Hanbeli, nxënës i Esh-Shafit. Kjo shkollë institucionin e

ixhmas si burim të së drejtës e ndalon me sakt e kufizon me mendimet e shokëve të profetit, dhe

ndalon zbatimin e normave zakonore dhe rezonomit të lire por lejon aplikimin e analogjise. Kjo

shkollë dikur ka qënë e përhapur në Irak, ndërsa sot ende mbahet në krahinen e Arabisë Saudite-

Nexhda (krahina ku gjinden dy qytete të shenjëta, Meka dhe Medina).

Page 32: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 32

E DREJTA PENALE

E drejta e sheriatit parashihte hakmarrjen natyrisht ne qofte se nuk arrihet pajtimi. Per

vrasje dallohen dy lloje te shpagimit Shpagimi i rende dhe shpagimi i leht. Per vrasjen e gruas

paguhej gjysma e çmimit te gjakut, per vrasjen e krishterit paguhej 1/3 e shumes se çmimit te

gjakut, ndersa per vrasjen e idhujtarit paguhej 1/5. Vrasesi kishte mundesi ta paguante çmimin e

gjakut per tri vjet. Ne qofte se nuk arrihej marrëveshja per shpagim atehere zbatohej hakmarrja

sipas parimit sy per sy – dhemb per dhemb.

SHTETI DHE E DREJTA LIBERALE DHE BASHKEKOHESE

Karakteristikat themelore te shtetit dhe shoqerise liberale:

1. E gjithe periudha liberale mbështetjen e vet themelore e gjen ne mardhenjet e reja

ekonomike.

2. Esencen e formacionit te ri, para se gjithash e shpreh prona private si dhe trajtimi i saj si

e patjeterstueshme dhe e shenjte.

3. E gjithe kjo periudhe shprehne menyre te fuqishme prezencen dhe konfrontet here me

shume e here me pak te shtresave shoqerore, si dhe luften politike per primat brenda

sistemit.

4. Pershkohet komunikime te gjalla dhe teper intensive ndermjet qendrave te rendsishme

ekonomike.

5. Shekujt qe pershkojne rriten dhe zhvillimin e shtetit liberal bashkohes ne nje konkurenc

te madhe te dominimeve politike ekonomike.

6. Pershkon nje gare e madhe ndershtetrore brenda sistemite edhe ne relacion me bllokun e

ish vendeve te Lindjes.

7. Shteti liberal si shprehje e nje varianti te ri te ndertimit te shoqerise njerëzore i ve ne

dimension te qarta relacionet me kishen dhe instuticionet e saj.

8. Ne procesin e transformimit te shteteve feudale ne shtete liberale do te mbesin kareshi

shtetet e tjera dhe nje varg shtetesh ne mesrruge – midis periudhes feudale dhe asaj

borgjeze.

Periodizimi i shtetit dhe se drejtes liberale

1. Periudha e pare qe quhet periudha e Liberalizmit fillon nga fundi i shekullit XVIII deri

ne vitet e 70 te shekullit XIX.

Page 33: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 33

2. Periudha e dyte qe quhet Imperial ne vitet e 70 te shekullit XIX deri ne fundin e luftes

se pare boterore.

3. Periudha e trete qe quhet periudhe e shtetit modern apo bashkohes fillon ne fundin e

luftes se pare boterore e deri ne ditet e sotme, kjo periudhe i ka dy nenfaza:

a) Nenfaza e pare fillon me fundin e luftes se pare boterore e deri ne fundin e

luftes se dyte boterore,

b) nenfaza e dyte fillon me fundin e luftes se dyte boterore e deri ne ditet e sotme.

Karakteristikat e rregullimit shteteror ne shtetet liberale

Gjithë etapën e kapitalizmit e përshkojnë dy trajta themelore të qeverisjes: monarkitë dhe

republikat. Përveç trajtës së monarkisë absolute, me vonë lindin edhe dy trajta; monarkia

kushtetuese dhe parlamentare.

Trajtën e monarkisë kushtetuese kryesisht e kanë përjetuar Franca në faza të caktuara pas

revolucionit borgjez dhe Anglia e edhe ndonjë nga vendet Evropiane. Trajtën republikane e

gjejmë poashtu në filet e liberalizmit borgjez.

Trajta republikane dallohet me dy tipe themelore; republikën parlamentare dhe

republikën presidenciale. Gjatë historisë dallohen dy trajta themelore të shteteve, shtetet unitare

dhe të përbëra.

Shtetet unitare janë ato shtete në përbërjen e të cilave nuk figurojnë njësi federale apo

njësi tjera shtetërore si njësi bashkëpjesëmarrëse në krijimin e shtetit dhe të strukturës së tij.

Shtetet e përbëra paraqesin një trajtë më të komplikuar në rregullimin e tyre shtetëror.

Këto shtete mund të jenë konfederatave dhe federative. Këto shtete, qoftë ato të modelit

konfederal apo federal, kryesisht i takojnë trajtës republikane të pushtetit.

Startin e tyre të pare e gjejmë me Unionin e Utrehtit në Holandë. Përveç SHBA-ve, shtete tipike

federale sot janë edhe Germania, Austria, Zvicra,Brazili, etj. Nga 188 vende që janë në Kombet e

Bashkuara, shumica e këtyre vendeve janë me rregullim shoqëror borgjez.

Nga kjo 114 vende janë me trajtë republikane, 43 me trajtë monarkike dhe disa tjera

gjenden në fazën e tranzicionit. Nga tipi i monarkive të theksuara shumica prej tyre janë monarki

kushtetuese parlamentare, ndërsa shteti i Omanit-si sulltanat është monarki absolute.

Page 34: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 34

Parimet mbi te cilat mbeshtetet rregullimi i shtetit liberal dhe

bashkekohes

Përveç parimit moto-mbi lirinë dhe barazinë e njeriut, dallojmë edhe parimet tjera, parimi

i sovranitetit, kushtetutshmërisë, parlamentarizmit, shumëpartishmërisë, ndarjës së pushtetit, etj.

Parimi i sovranitetit në kuptimin më të drejtpërdrejtë shpreh karakterin supreme të

pushtetit shtetëror, përkatësisht tërësinë e këtij pushteti brenda kufijve të shtetit dhe pavarësinë e

tij, në krahasim me shtetet tjera. Derivimet e mëvonshme të këtij termi marrin edhe karakter të

shumëfisht, si sovranitet nacional ku sovran është kombi, sovranitet popullor ku sovran

konsiderohet populli si tërësi totale e qytetarëve, etj.

Parimi i konstitucionalizmit. Ideja e hedhur perms këtij parimi në përmbajtjen e vet

shpreh nevojën e ndërtimit të të gjithë structures shtetërore dhe juridike perms aktit themelor

juridik-kushtetutës dhe bashkë me të edhe për përkufuzimin e arbitraritetit, përkatësisht të

kompetencave të organëve shtetërore dhe bartësve të tyre. Për kah kohëlindja e kushtetutave

dallohen të ashtuquajturat kushtetuta historike, që nuk e kanë karakterin e vet formal të plotë, pra

nuk gjenden në një tekst unik-kushtetutë unike, siç është shembulli i Anglisë.

Në Angli, e cila trajtohet si një nga vendet me system të ndërtuar mbi parime kushtetuese,

karakterin segmentar të kushtetutës e marrin disa nga aktet e miratuara nga parlamenti anglez në

faza të ndryshme të historisë. Tipi i dytë janë kushtetutat e shkruara që kanë karakterin e vet

formal dhe ku kushtetuta konceptohet dhe shtrohet Brenda një teksti unik. Gjatë historiesë për

kah mënyra e nxjerrjes dallohen kushtetutat që miratohen në parlament siç është kushtetuta

franceze e vitit 1791, e posaqerisht ajo e vitit 1875, pra që votoheshin nga përfaqësuesit e

popullit dhe kushtetutat të cilat duhet të marrin leje kalimin perms referendumit popullor.

Dallohen edhe dy tipe të kushtetutave për kah qendrushmëria e tyre e që janë; kushtetutat e

ngurta apo rigjide dhe kushtetutat elastike apo fleksibile.

Parimi i ndarjes se pushtetit i cili bazohet ne ndarjen e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe

gjygjesor. Parimi i perfaqesimit te popullit Historiku i përfaqësimit të popullit në organin më të

lartë të pushtetit përfaqësues –parlamentin është i gjatë. Mirëpo mënyra e përfaqësimit në

asnjërën nga periudhat e mëhershme nuk ka qënë e dënjë dhe adekuate. Parimi i

shumëpartishmërisë në jetën parlamentare shprehet si rezultat i paraqitjes së grupacioneve

politike të definuara si parti politike.

Paraqitja e grupacioneve politike apo edhe e vet partive politike si fenomen i rendësishëm

ka shkaktuar nxitjen e procesëve të reja politike brenda vendeve të ndryshme bashkë me

revolucionet borgjeze. Sa i perkëtë parimit të shumëpartishmërisë ekzistojnë dy lloj modelesh:

modeli bipartist (dy parti-Shba, Angli, Francë, etj.) dhe modeli polipartist (shumë parti-

Gjermania, Italia, etj.).

Page 35: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 35

LUFTA QYTETARE NE ANGLI - REVOLUCIONI BORGJEZ

Në anën e Mbretit ishte aristokracia feudale, kreu i lartë i kishës anglikane, një pjesë e

aristokracisë së ulët feudale, si dhe një pjesë e borgjezisë që kishte qënë e lidhur me oborrin

mbretëror. Ushtria e mbretit përbëhëj prej fshatarëve të rekrutuar dhunshëm si dhe një pjesë e

njësive të mëhershme të tij. Për kah përcaktimi reliogjioz ata ishin kryesisht anglikan dhe katolik.

Si kategori simbolike ata emërtoheshin si kavalier (uniforma të oborrit-flokë të gjata), e që ishin

ithtarë të mbretit apo rojalistë, ndërsa kundërshtaret e tyre cilësoheshin si kokërrumbullakët apo

parlamentarians (ushtri e parlamentit-qethje e rrumbullakët e flokëve).

Konflikti i armatosur filloi me 22 gusht 1642. Gjatë kësaj periudhe balansi i forcave nuk

ishte i barabartë, dhe ishte në dëm të ushtrisë së parlamentit. Në vitin 1645 kur komanda e

ushtrisë së parlamentit ju dorëzua Oliver Kromëelit, aio që në fillim ndërmori hapa reformues

duke e bërë “një sistem të ri ushtarak”.

PROTEKTORATI I OLIVER KROMËELIT

Në korrik të vitit 1653 Oliver Kromëeli shpërndan Parlamentin dhe ndërton një Parlament

të ri me 144 anëtarë dhe u quajtë Parlamenti i Berbonëve. Ky Parlament zgjati vetëm disa muaj

dhe sërish u shpërnda. Më vonë Oliver Kromëeli therrët një Parlament të ri që përbëhët prej

ithtarëve të tij të dëgjueshëm, me të cilët hartojnë së bashku kushtetutën e cila do të miratohet

nga Kromëeli. Kjo kushtetutë që sipas shumë të dhënave do të jëtë kushtetuta e pare dhe e fundit

e shkruar (në një tekst unik në Angli) emërtohet Instrumenti i Qeverisjës (the Instrument of

Government). Këtë akt të rendësishëm e kishin përgaditur dhoma e oficirëve (komandantet e

ushtrisë).

Funksioni i Lordit protektor në këtë akt ka qënë i zgjedhshëm, por Oliver Kromëeli u

zgjodh për tërë jetën. Pas vdekjës së tij një kohë të shkurter funksionin e Lordit protektor në

trashëgim e merr i biri i tij Riçardi. Me aktin e qeverisjës parashihej një procedur e tërë për

zgjedhjën e Parlamentit të Anglisë. Ky Parlament duhej ti kishte 460 deputet prej të cilëve 400 i

jepte Anglia dhe nga 30 i jepnin Irlanda dhe Skotlanda. Të drejtën e votes e kishin personat të

cilët dispononin me pasuri të paluajtshme apo të luajtshme së paku prej 200 funtash. Në maj të

vitit 1657 rryma e djathtë e Parlamentit e dëtyron Kromëelin që të pranojë kushtetutën e re,

përkatësisht aktin kushtetues të quajtur “Peticioni poshterues (përulës) dhe këshilla” (The

Humble Petition and advise).

Me këtë peticion dëshirohej që Kromëeli dhe ushtria e tij të vihen nën kontrollin e

Parlamentit. Gjatë fazes së pare të rregullimit të Republikës me 1650 ishin nxjerr dy ligje: Akti

mbi përparimin dhe rregullimin e tregtisë dhe të industrisë së Anglisë, dhe akti dytë që ishte

nxjerr një vit më vonë Akti i Lundrimit, ku mbeshtetej zhvillimi i tregtisë dhe flotës detare.

Page 36: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 36

REVOLUCIONI I LAVDISHEM NE ANGLI

Mbreti James II kishte humbur mbeshtetjen e qarqeve më të rendësishme deri të rrethi i

ngushtë familjar. Duke e vërejtur këtë situate, Vigistet bën marrëveshje me sundimtarin e

Holandës Vilhem Oranzh që ai të merr udhëheqjen e Anglisë. Në vitin 1688 njësitë e Vilhem

Oranzhit arriten në Londer. James II kishte përgaditur njësitë e tij me në krye gjeneral Çerçilin, i

cili e tradhëtoi dhe u bashkua me Vilhemin. James II më vonë migroi në Francë. Këtë proces në

të cilin nuk kishte konflikt të armatosur në histori u emërtua si Revolucioni i Lavdishëm. Me të

ardhur në pushtet të Vilhem Oranzhit, lëshohet akti tjetër i rendësishëm me karakter kushtetues

pas Habeas Corpus Act, i quajtur Ligji mbi të drejtat (Bill of Right) me 1689. Me këtë akt ishte

përcaktuar qartë ndalesa që mbreti mund të nxjerrë apo abrogon ligje pa pëlqimin e Parlamentit.

Sipas këtij akti pushteti legjislativ bartet në kompetencat e Parlamentit. Pushteti ekzekutiv i

takonte mbretit.

RREGULLIMI SHTETEROR I ANGLISE

Me luften qytetare ne Angli perkatesisht me revolucioni borgjez, I cili kapercen disa

etapa, bene qe ky vend te shkeputet me heret se vendet tjera nga qeveria absolute. Pas

perfundimit te epokes – Kromëelliane ne te cilen kohe Anglia ishte proklamuar republike dhe me

pastaj si protektoriat edhe diktature personale e Lordit Protektor, me revolucionin e lavdishem

Anglia do te hyj ne periudhe te re te ndertimit te saj shteteror dhe juridik. Ne kete kohe Anglia do

te proklamohet monarki kushtetuese. Quditerisht si dhe gjate fazave te mehershme edhe tani

Anglia nuk disponon me nje akt te vetem – kushtetues, mbi baze te secilit do te rregulloj

marredheniet shteterore dhe juridike. Q’eshte e drejta, sistemi kushtetues anglez ka nje specifik

te ndertimit te tij. Ai kryesisht eshte I mbeshtetur edhe sot mbeshtetet ne nje seri dokumentesh –

aktesh juridike, historike te karakterit kushtetues sic jane : Magna Carta Libertatium me 1215,

Instrument of Govermment 1653, Bill of Right 1689.

Duke pasur parasysh te dhenat e theksuara qe jane shtruar si pjese te pandashme te

zhvillimit historik te Anglise, vecanerisht ato qe kane te bejne me strukturen e organeve te saja

shteterore, duhet dalluar edhe tre faktore, organet kryesore qe perbejne boshtin e shtetit. Ketu

vecohet: MBRETI, KABINETI DHE PARLAMENTI, faktoret e larte e permendur perbejne

berthamen kryesore kushtetues te sistemit shteteror parlamentar te Anglise.

MBRETI – ne strukturen e organeve shteterore te Anglise, mbreti paraqet ne aspektin

formal – juridik (subjektin) qendror dhe me kompetenca jashtezakonisht te medha. Mirepo, sic

eshte theksuar edhe me pare pozita e mbretit ne Angli qe nga koha e luftes qytetare, perkatesisht

revolucioni borgjez anglez dhe ne fazat e mevonshme si vije edhe zbehet.

PARLAMENTI – origjina e parlamentit te Anglise daton qysh ne kohen e Magna Carta

Libertatum (1215) ne te cilen kohen u formua keshilli I madh I cili me vone do te kaloj ne nje

rruge te gjate evolutive per t’u cilesuar si parlament, nga viti 1215 ne kohen e Simon De

Monforit. Parlamenti I Anglise ne fund te shek. XIII (1295) do te shendrrohet parlament dy

dhomesh te cilin e ka edhe sot. Dhoma e larte apo dhoma e Lordeve eshte formuar me 1322

ndersa dhoma e poshtme apo dhoma e komunave eshte formuar me 1344.

Page 37: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 37

KABINETI – Ky organ nismen e vet nga koha kur prane mbretit qendronte nje keshille

apo nje trup keshilldhenes dhe qe ate e ndihmonte ne ushtrimin e funksionit te tij. Ne kohet e

para strukturat e ketij keshilli zakonisht perbehej nga njerezit qe I emeronte mbreti dhe natyrisht

atij I pergjigjej. Ne fazat e mevonshme, pos perfundimit te luftes qytetare, gradualisht do te

shtrohet interesimi I parlamentit qe te krijoi nje strukture me te ngushte te njerezve e cila do te

sherbej si organ bashke me te cilin do te angazhohet edhe me ne drejtimin te marrjes se

kompetencave sa me shume nga ato qe I kishte mbreti.

SHPALLJA E PAVARESISE SE SHBA-ve

Me 7 qershor 1776 Riçard Henri Li kishte proklamuar rezolutën hyrëse në të cilën

theksohet së “këto koloni të bashkuara kanë të drejtën që të jenë të lira dhe shtete të pavarura”.

Me 11 qershor nga ana e anëtarëve të kongresit të dytë të Filadelfisë, për hartimin e deklaratës

për pavarësinë u angazhuan: Tomas Xheferson-Virgjini, Bengjamin Franklin-Pensilvani, Xhon

Adams-Masaquset, Roxher Sherman-Konektikat dhe Robert Levingston-Nju Jork. Teksti i

deklaratës është shkruar kryesisht nga Tomas Xheferson. Pas shqyrtimit edhe të rezolutës së

Riçard Henri Li, kongresi e miratoi atë resolute me 2 korrik për të cilën votuan 12 delegacione

me përjashtim të Nju Jorkut, që nuk votoi fare. Me 3 korrik kongresi hyri shqyrtimit të deklaratës

për Pavarësi dhe finalisht kjo Deklaratë u miratua me 4 korrik nga të 12 kolonitë, përveç Nju

Jorkut që sërish nuk votoi, mëgjithë së me 15 korrik do të deklarohet “PËR”. Në tekstin e

deklaratës përveç tjerash ishin shkruar tri parimet themelore si burim i së drejtës së natyrshme të

njeriut që të jetojë i lire e që janë: e drejta në jetë, në liri dhe në kërkim të fatit. Mbretëria

Angleze u përgadit që të konfrontohet me ushtrinë amerikane dhe zhvillojë disa betëja. Në

ndihmë amerikanëve ju doli edhe Franca me flotën detare.

Duke u ndodhur në një situate të tillë dhe nën presion të vazhdushëm të fuqive evropiane,

Anglia finalisht dëtyrohet që me 1783 të hyjë në bisedime për paqe me SHBA-të. Në këto

bisedime delegacionin amerikan e përbëjnë: Bengjamin Franklin, Xhon Xhej, Xhon Adams dhe

Henri Laurens. Pas bisedimeve të mundimshme me 3 shtator 1783 u arrit marrëveshja e njohur si

Traktati i Parisit mbi paqen, me të cilin përfundojë lufta 8 vjeçare dhe sipas nenit 1 të këtij

traktati Britania e Madhe njeh SHBA-të si vend i lire dhe i pavarur. Në pikat tjera të

marrëveshjës që ishin gjithsejt 6, përveç pikes së parë ku njihej pavarësia e SHBA-ve, në nenin 2

përcaktohen kufijtë e shtetit të ri të cilët në veri shtrihen deri në Kanada, në perëndim deri në

rrjedhën e lumit Misisipi dhe në jug deri tek Florida lindore dhe perëndimore të cilat Britania e

madhe ja ktheu Spanjës. Kongresi amerikan si organi më i lartë i SHBA-ve me 14 janar 1784

ratifikoi Traktatin e Parisit.

RREGULLIMI SHTETEROR DHE KUSHTETUES I SHBA-ve

Pas shpalljes se pavaresise se SHBA-ve dhe perpjekjeve luftarake qe kjo pavaresi te

njihet gje qe do te vazhdoj me perpikeri deri me 1783 ne Konferencen e Paqes ne Paris, SHBA-te

ne nentorin e vitit 1777 ne Kongresin e dyte continental te Filadelfise iu rroken punes per

hartimin e pare kushtetues qe do te quhej “artikuj e konfederates” qe si e tille ne perberje prej 13

nenesh kushtetues do te miratohej dhe ratifikohet nga ish 13 kolonite amerikane.

Page 38: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 38

Ne artikullin e konfederates, SHBA-te moren emrin zyrtar United States of America.

Perkrah rregullimit shteteror ato u percaktuan si shtet I perbere, konfederate me trajte te

qeverisjes republike. Secila nga shtetet anetare ruhen “sovranitetin, lirine dhe pavaresine e vete ,

si dhe gjithe pushtetin tjeter dhe te drejtat e tyre pa qe se te njejtat nuk I kane bartur ne

konfederate, perkatesisht ne kongresin e saj”. Artikulli 2.

Sipas artikujve te konfederates te SHBA-ve respektohet parimi i ndarjes se pushtetit:

Pushteti legjislativ, pushteti ekzekutiv dhe pushteti gjyqesor. Pushtetin legjislativ e ushtron

kongresi amerikan, kongresi ishte percaktuar qe te kete perberje nje dhomeshe. Ne kongresi jane

te perfaqesuar te gjitha shtetet anetare, me se paku me dy anetar dhe me se shumti me 7 anetar.

(artikulli 5). Mirepo, sipas artikujve te konfederates secila nga shtetet anetare paraprakisht

delegacionet e tyre kane vetem nje vote. Kongresi amerikan perveq tjerash kishte miratuar

flamurin amerikan, I cili ne simbolik prej 13 yjesh te rreshtuar te cilet simbolizojne 13 shtetet

anetare.

ZHVILLIMI I SE DREJTES FRANCEZE DHE KARAKTERISTIKAT E SAJ TE

PERGJITHSHME

Franca qe nga fillimi dhe periudhat e mevonshme me sistemin e saj juridik te ndertuar

dhe te begatuar ne vazhdimesi, paraqet bazamentin kryesor ne te cilin mbeshtetet kryesisht dhe I

gjithe sistemi europiano – continental I se drejtes. E drejta fanceze bazohet ne ligjet, dekretligjet,

urdheresat dhe vendimet e organeve te shtetit dhe burimet e tjera te pergjithshme qe aplikohen si

mbeshtetje juridike dhe ne kete faze siq eshte parcialishte e drejta recipuar romake, e drejta

nderkombetare dhe e drejta zakonore.

Fillimisht ne France ne fushen e se drejtes civile, do te perqendrohet vemendja per

trajtimin adekuate te institucioneve themelore te se drejtes reale siq eshte e drejta e prones. Po ne

kete kohe do te behet edhe kodifikimi perkatesisht marrja e provave kishtare dhe shitja e tyre,

fshatarise. E drejta e prones private dhe pavendueshmeria e saj ishte proklamuar qe me

deklaraten mbi te drejtat e njeriut dhe qytetarit, (neni 2) si e drejta fundamentale qe lidhi

bashkazih me drejten e jetes se njeriut dhe te lirise se tij. Sipas se drejtes franceze te viteve te

para te revolucionit, mosha e nevojshme per te lidhur martese ishte e parapare per meshkuj

15vjeq, ndersa per femra 13 vjeqare.

DIKTATURA JAKOBINE

Me arrestimin dhe përzënien e shumicës zhirondine nga Asambleja (konventa nacionale),

në të do të mbetet shumica e montanjarëve jakobinë. Kjo faze e udhëhqjes së tyre me konventen

që nga data 2 qershor 1793 e deri me 27 korrik 1794 në histori do të njihet si periudhë e

diktaturës jakobine, dhe si periudhë e terrorit jakobinë. Kjo periudhë e udhëhequr nga lideri

jakobin Robespieri do të konsiderohet edhe si periudhë e qeverisjes nacionale ose edhe si pika

më e lartë e revolucionit. Me 24 qershor 1793, Konventa miraton Kushtetutën e re franceze e cila

në histori do të cilësohet si Kushtetuta Montaniare.

Page 39: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 39

Mirëpo, asnjë here nuk arriti të hyj në funksion. Me këtë Kushtetutë parashihej ndarja e

pushtetëve në tri pushtetet paralele dhe ekuilibruese: në pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe

gjyqësor. Mirëpo ajo si e tillë këto pushtete do ti koncentrojë në një asamble unike, nga e cila do

të krijojë: një Trup Legjislativ dhe një Këshill Ekzekutiv i cili do të përbëhët nga 24 anëtarë që

zgjidhëshin nga lista e përbërë prej 85 emrave. Votimi i përgjithshëm parashihej me të drejtë

vote për të gjithë qytetarët francezë që e kishin mbushur moshën 21 vjeçare. Në këtë periudhë në

referendumin e organizuar për Kushtetutën kishin votuar edhe grate. Zgjedhjet për Deputet ishin

të dretjpërdrejta, kurse për zyrtarët e administrates lokale dhe për gjyqtarët ato të terthorta.

Me 13 korrik 1793 ishte vrarë Marat si dhe në Lion tri ditë më vonë ishte vrarë

udhëheqësi jakobinë Shalve. Si rezultat i kësaj gjendje nga ana e zhirondinëve në qendra të

ndryshme të Francës nga sulmët e paskrupullta ishin vrarë mbi 800 jakobinë. Të ndodhur në një

gjendje të tillë, të acaruar, Konventa Nacionale franceze, sipas kërkesës së delegacionit të

sektorit parisien, miratoi Dekretin mbi personat e dyshimtë me të cilin akt, si kundër përgjegje do

të fillojë terrori jakobinë duke ndjekur dhe likuiduar kundërshtarët politik edhe pa gjyq. Sipas

këtij dekreti, 5 pikësh, po proklamoheshin si të dyshimtë të gjithë ata që me “lidhjet, fjalët dhe

veprimet e tyre tregoheshin si ithtarë të tiranisë, feudalizmit dhe si kundërshtarë të lirisë”.

Me këtë dekret përgjithësisht ndiqeshin të gjithë zyrtarët e ndërruar nga Konventa dhe të

gjithë ata që nuk kishin treguar lojalitet ndaj Republikës. Gjatë kohës së diktaturës jakobine sipas

të dhënave statistikore janë dënuar me vdekje rreth 17 mijë njerëz, shumica prej tyre mbi 80 %

në regjione (në provincë), pas akuzës si “rebel”, “federalist” dhe si “tradhtarë” (vendeenne).

Vetëm për 45 ditët e fundit para 27 korrik 1794 (IX Termidorit), në Paris ishin prerë në Gilotinë

1285 koka (1qershor-27 korrik).

PERIUDHA E NAPOLEON BONAPARTES-KONSULATI (CONSULAT)

Me ardhjen në pushtet të Napoleon Bonapartës, Kushtetuta e vitit 1795 u hoq nga fuqia

sikur që në të njejtën kohë u suprimua edhe organi i atëhershëm ekzekutiv-Direktoriumi.

Bonaparta menjëherë pas grushtshtetit të 9 nentorit (18 brymerit) 1799 dhe suprimimit të

Kushtetutës dhe të Direktoriumit formon konsulatin të përbërë prej tre konsujve-si komision

ekzekutiv ( i cili do të udhëhiqet nga konsulli i parë-vetë Napoleoni) e që i mori kompatencat e

një qeverie të përkohshme deri në hartimin dhe miratimin e kushtetutës së re. Napoleon

Bonaparta kishte hartuar vetë projektin e Kushtetutës e cila hyri në fuqi me 25 dhjetor 1799, në

vitin e 8 të Republikës.

Kjo Kushtetutë parashihte një sistem jashtëzakonisht të komplikuar elektoral i cili ishte i

përshkruar me një shumëshkallëshmëri dhe i mbeshtetur në të drejtën e përgjithshme të votes.

Kushtetuta e vitit 1795 respektonte parimin e ndarjes së pushtetëve. Sipas Kushtetutës së

Bonapartës bartës i pushtetit legjislativ konsiderohen 4 organe paralele e që ishin: Këshilli

Shtetëror, Trupi Legjislativ, Tribunati dhe Senati. Ndërsa faktori tjetër me rendësi të posaçme

ishte Konsuli i pare i cili kishte iniciativen legjislative. Anëtarët e Këshillit shtetëror i emëronte

Konsuli i pare.

Page 40: Historia e shtetit dhe se drejtes -.pdf

Historia e Institucioneve Shteterore dhe Juridike

Shqipron Krasniqi [email protected] 40

Në kompetencën e tyre ishte shqyrtimi i projektit të ligjit që pastaj të bartej në Tribunat

që përbëhëj prej 100 anëtarëve, të cilët zgjidhëshin nga ana e Senatit nga përbërja e listes

nacionale. Sipas Kushtetutës së vitit 1799, pushtetin ekzekutiv e ushtronte Konsullati, i cili

përbëhëj prej 3 -Konsujve.

Mandati i Konsullatit ishte 10 vjet. Ai, udhëhiqej prej Konsullit të Parë, ndërsa dy

Konsujt tjerë, më që bëhëj fjalë për personalitetin e Bonapartës, funksionet e tyre prej Konsulli,

pothuajse tërësisht i kishin shkrirë në funksione këshilldhënëse. Me 1802 Bonaparta bënë një hap

më tëpër në drejtim të forcimit të pushtetit të tij. Ai si përfaqësues i Republikës franceze zgjidhet

në funksion të përjetshëm me plebishit.