gjuha shqipe 3

191

Upload: voquynh

Post on 11-Dec-2016

899 views

Category:

Documents


46 download

TRANSCRIPT

Page 1: Gjuha shqipe 3
Page 2: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi Gjuha Shqipe 3

Përgatitur nga grup autorësh

Page 3: Gjuha shqipe 3

Redaktore letrare: Enkelejda Jaupi

Arti grafik dhe kopertina: Eldion Nevruzi

Redaktor shkencor: Albert Riska

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © Pegi 2011Të gjitha të drejtat lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht të zotëruara nga shtëpia botuese

“Pegi” sh.p.k. Ndalohet çdo riprodhim, fotokopjim, përshtatje, shfrytëzim ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar pjesërisht ose tërësisht pa miratimin paraprak nga botuesi.

Shtëpia botuese: Tel: 042 374 947 cel: 069 40 075 02 [email protected] i shpërndarjes: Tel/Fax: 048 810 177 Cel: 069 20 267 73

Shtypshkronja: Tel: 048 810 179 Cel: 069 40 075 01 [email protected]

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © Pegi 2011Të gjitha të drejtat lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht të zotëruara nga shtëpia botuese

“Pegi” sh.p.k. Ndalohet çdo riprodhim, fotokopjim, përshtatje, shfrytëzim ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar pjesërisht ose tërësisht pa miratimin paraprak nga botuesi.

Shtëpia botuese: Tel: 042 374 947 cel: 069 40 075 02 [email protected] i shpërndarjes: Tel/Fax: 048 810 177 Cel: 069 20 267 73

Shtypshkronja: Tel: 048 810 179 Cel: 069 40 075 01 [email protected]

Page 4: Gjuha shqipe 3

P ë r m b a j t j e

1) Tema: Në festën e rrëfenjave 72) Tema: Dita e parë e shkollës 83) Tema: Të ndajmë një histori në pjesë 104) Tema: Fjalia 115) Tema: Të kesh apo të jesh 126) TEMA: Fjalia dëftore 137) Tema: A e di? 148) Tema: Fjalia pyetëse 169) Tema: Dy tullumbacet 1710) Tema: Fjalia habitore 1811) Tema: Një vogëlush që lexon 1912) Tema: Përdorimi i shenjave të pikësimit 2113) Tema: Përdorim shenjat e pikësimit 2214) Tema: Zbulim në plazh 2315) Tema: Fjalia pohore dhe fjalia mohore 2416) Tema: Biçikleta e gjelbër 2517) Tema: Përdorimi i fjalëve mohuese “nuk” dhe “s’” 2618) Tema: Domethënia e fjalive (fjalë të njëjta - kuptime të ndryshme) 2719) Tema: Kush ka humbur? 2820) Tema: Përdorimi i fjalëve mohuese: askush, kurrkush, asnjë etj. 2921) Tema: A e ka fajin pasqyra? 3022) Tema: Fjalia dhe paragrafi 3123) Tema: Domethënia e fjalive 3224) Tema: Në ishullin e ndjenjave 3325) Tema: Fjalia, paragrafi, teksti 3426) Tema: Të gjejmë tekstin e ngatërruar 3627) Tema: Dimri 3728) Tema: Emrat e përveçëm 3829) Tema: Xhepat e Altinit 4030) Tema: Emrat e përgjithshëm 4131) Tema: Breshka dhe shkaba 4332) Tema: Trajta e shquar e emrave në numrin njëjës 4433) Tema: Një fjalë për të gjitha 4534) Tema: Fuqia e Mujit 4735) Tema: Emrat e gjinisë mashkullore 4836) Tema: Zgjedhja e Herakliut 50

Page 5: Gjuha shqipe 3

37) Tema: Mitet, fabulat, legjendat 5138) Tema: Emrat e gjinisë femërore 5339) Tema: Lepuri dhe breshka 5440) Tema: Shkruajmë brenda shtëllungave 5541) Tema: Drejtshkrimi i emrave të tipit çati, shami etj. 5642) Tema: Njerëzit me një sy të vetëm 5743) Tema: Shkruajmë hyrje dhe mbyllje përrallash 5844) Tema: Numri shumës i emrave të gjinisë mashkullore 5945) Tema: Ngrita zërin 6146) Tema: Të drejtat tona 6247) Tema: Drejtshkrimi i emrave mashkullorë të tipit: hero, mulli etj. 6348) Tema: Këpucët e mamit 6449) Tema: Numri shumës i emrave të gjinisë femërore 6550) Tema: Historia e Rruzëllimës 6651) Tema: Trajta e shquar e emrave në numrin shumës 6752) Tema: Në shoqërinë e emrave 6953) Tema: Poshtë tapetit 7054) Tema: Kohët e foljes 7155) Tema: Pema e Vitit të Ri 7356) Tema: Festa e Vitit të Ri 7457) Tema: Koha e tashme 7558) Tema: Pula klloçkë shkon te pisha 7759) Tema: Koha e ardhme 7860) Tema: Shqiponja 7961) Tema: Shkruajmë brenda figurave 8062) Tema: Koha e pakryer 8263) Tema: Zhurma të çuditshme 8364) Tema: Koha e kryer e thjeshtë 8465) Tema: Letër nga nëna Tokë 8566) Tema: Shkruajmë letra 8767) Tema: Zgjedhimi i foljeve në kohën e tashme 8868) Tema; Dallëndyshja e fëmijërisë 9069) Tema: Zgjedhimi i foljeve në kohën e tashme 9170) Tema: Mjeshtri fotograf 9371) Tema: Zgjedhimi i foljeve në kohën e tashme 9472) Tema: Si është formuar Toka? 9673) Tema: Nga historia jote te historia e njeriut 9774) Tema: Drejtshkrimi i foljeve në kohën e tashme 9875) Tema: Ani pianistja 9976) Tema: Përshkruajmë njerëz e kafshë 10177) Tema: Drejtshkrimi i foljeve që mbarojnë me –t në kohën e tashme. 103

Page 6: Gjuha shqipe 3

78) Tema: Shëtitje në pyll 10379) Tema: Zbulojmë elementet e përrallave 10580) Tema: Zgjedhimi i foljeve në kohën e ardhme 10681) Tema: Iriqi në rrezik 10882) Tema: Të drejtat e kafshëve 10983) Tema: Drejtshkrimi i foljeve që mbarojnë me –t në kohën e ardhme 11084) Tema: Hënat e tejdukshme 11185) Tema: Zgjedhimi i foljeve në kohën e pakryer 11286) Tema: Kafshët që jetojnë në libra 11487) Tema: Krijojmë përralla 11688) Tema: Drejtshkrimi i foljeve që mbarojnë me –t në kohën e pakryer. 11789) Tema: Peizazhi i pyllit të zgjuar 11890) Tema: Kalendari i ëndrrave të mollës 11991) Tema: Drejtshkrimi i foljeve të parregullta marr, dal, jap, shoh etj. 12192) Tema: Kartolinat e Arditës 12293) Tema: Për çfarë po flitet? 12394) Tema: Zgjedhimi i foljeve në kohën e kryer të thjeshtë 12495) Tema: Një nisje e mirë 12596) Tema: Një takim i çuditshëm 12697) Tema: Drejtshkrimi i foljeve “kam” dhe “jam” në kohën e shkuar 12898) Tema: Zjarr në pyll 12999) Tema: Sportet 131100) Tema: Ndajfolja 132102) Tema: Drejtshkrimi i ndajfoljeve 133103) Tema: Peshku papagall 134104) Tema: Fjalë të thjeshta 137105) Tema: Ditari i Lasë 138106) Tema: Të shkruajmë një fletë ditari 139107) Tema: Fjalë të formuara me parashtesa 140108) Tema: Dy Marinët 141109) Tema: Fjalë të formuara me prapashtesa 143110) Tema: Kur ke një miqësi 144111) Tema: Drejtshkrimi i mbiemrave që mbarojnë me - t, - ët, - të 145112) Tema: Të gjejmë titullin e pjesës që lexojmë 146113) Tema: Vër një titull 147114) Tema: Fjalë sinonimike dhe antonimike 148115) Tema: Tri gëzimet 149116) Tema: Shprehjet frazeologjike 151

Page 7: Gjuha shqipe 3

117) Tema: Historia e gër - shëron 152118) Tema: Këshilla për shëndetin 153119) Tema: Fjalët kryesore 154120) Tema: Motra e komitëve 155121) Tema: Fjalia më e vogël 157122) Tema: Dashuri dhe respekt 158123) Tema: Të shkruajmë duke u nisur nga ideja kryesore 160124) Tema: Kryefjala 161125) Tema: Shqetësimi i Erës 162126) Tema: Gjërat e moshës sonë 163127) Tema: Fjalët që plotësojnë kryefjalën 164128) Tema: Ushqimi i ëmbël 165129) Tema: Si bëhet frapeja? 167130) Tema: Grupi i kryefjalës 168131) Tema: Bilbili dhe makinat 169132) Tema: Përralla të vjetra dhe të reja 170133) Tema: Kallëzuesi 172134) Tema: Syri i detit 173135) Tema: Përshtatja e foljes - kallezues me kryefjalën 174136) Tema: Mëmëdheu 175137) Tema: Vendlindja 176138) Tema: Fjalët që plotësojnë kallezuesin 177139) Tema: Fjalët 178140) Tema: Grupi i kallëzuesit 179141) Tema: Rëndësia e komunikimit 180142) Tema: Grupi i kallëzuesit 181143) Tema: Këpucët e mamit 181144) Tema: Zgjerimi i fjalisë me të vogël 183145) Tema: Të ndërtojmë tekste duke zgjeruar fjalitë 184146) Tema: Shkurtimi i fjalisë 185147) Tema: Letrat 185148) Tema: Letra në kompjuter 187149) Tema: Grupe të lëvizshme në fjali 187150) Tema: Për të komunikuar 188151) Tema: Ditë pas dite 189

Page 8: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

7

1) Tema: Në festën e rrëfenjave

Linja: Të flasimObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë për pushimet verore; • të tregojë për takimin me shokët ditën e parë të shkollës; • të formojë fjali me fjalët e reja; • të argumentojë arsyet e përzgjedhjes së tregimit, vjershës nga klasa e dytë; • të listojë pritshmëritë nga teksti i klasës së tretë.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Bashkëbisedim

Realizimi i kuptimit Lexim, grafik organizues i fjalorit, krijo dyshe - diskuto

Reflektim Mendo - reflekto

Fjalë kyçe: festë, rrëfenjë, dëshirë, libër magjik.

Mjete: teksti, grafik organizues i fjalorit.

Zhvillimi i mësimitEvokimi: BashkëbisedimNxënësit flasin për pushimet verore, i ndihmoj me pyetje:

• Si i kaluat pushimet? • A u njohët me shokë të rinj? • A ju mori malli për shokët e shkollës?

Realizimi i kuptimit: lexim, grafik organizues i fjalorit, krijo dyshe - diskuto. Lexohet pjesa nga mësuesja, rilexim nga nxënësit.

Gjatë leximit nxënësit nënvizojnë fjalë e shprehje që nuk ua dinë kuptimin. Punohen në grafi-kun organizues të fjalorit.

fjala

Fjali _______________________

Sinonimi ___________________

Kuptimi në fjalor _____________

Page 9: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

8

Më pas grupohen në dyshe, krahasojnë dhe diskutojnë. Reflektim: Mendo - reflekto.

• Cila pjesë ju ka mbetur në mendje nga “Gjuha shqipe 2”? Pse? • Çfarë mendoni se u ka munguar librave që keni mësuar deri tani?

Secili nxënës shpreh se ç’do të donte të kishte tjetër në këtë tekst.

2) Tema: Dita e parë e shkollës

Linja: Të lexojmë

Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë: • të tregojë për ditën e parë të shkollës; • t’u përgjigjet pyetjeve rreth tekstit; • të formojë fjali me fjalët e fjalorit; • të ndajë pjesën në: hyrje, zhvillim, mbyllje; • të shprehë mendimin e vet për sjelljen e personazheve.

Fjalë kyçe: shkolla, dita e parë, Pipi Çorapegjata.

Mjete: teksti, etiketa me fjalët: HYRJA, ZHVILLIMI, MBYLLJA.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Stuhi mendimesh

Realizimi i kuptimit Lexim i drejtuarReflektimi Diskutim

Zhvillimi i mësimitEvokimi: Stuhi mendimesh

1. _________________________2. _________________________3. _________________________4. _________________________

Page 10: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

9

• Ç’ju vjen në mendje kur dëgjoni: “Dita e parë e shkollës”?

Dita e parë e shkollës

Nxënës të gëzuar

Tufa me lule

Takoj mësuesen, shokët, shoqet

Fillon shkolla

Nxënës me uniformë shkolle

Shkolla

Realizimi i kuptimit: Lexim i drejtuar

Ndalesa 1: Të gjithë ........ kalë shumë të madh. • Kush njihej nga të gjithë? • Si i kishte gërshetat? • Si ishin veprimet e saj? • Me çfarë lëvizte ajo?

Ndalesa 2: E pikërisht ......... që e priste. • Ku shkoi Pipi atë mëngjes? • Si i përshëndeti ajo mësuesen dhe nxënësit? • Si u prezantua ajo?

Ndalesa 3: Mësuesja mendoi ....... që e priste. • Çfarë mendoi mësuesja? • Çfarë preferoi të bënte mësuesja më pas?

Punohen rubrikat në tekst: shpjegim i fjalëve të reja dhe “Tani e ke radhën ti”.

Njohja me autoren. Astrid Lindgren është shkrimtare suedeze, e cila u lind më 14 nëntor 1907 dhe vdiq më 28 janar 2002. Ajo është e njohur si autore e librave për fëmijë. Pjesa më e madhe e veprave të saj, janë botuar në më shumë se 100 vende të botës. Ndërmjet të tjerave, ajo është dhe autore e librit me aventura “Pipi Çorapegjata”, i përkthyer edhe në gjuhën zulu dhe atë arabe.

Page 11: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

10

Reflektim: DiskutimPunohen rubrikat: 1) Si mendon ti?

• A të pëlqen sjellja e Pipit? • Po sjellja e mësueses?

2) Plotëso. • Pjesa e shkruar me ngjyrë blu quhet HYRJA. • Pjesa e shkruar me ngjyrë të kuqe quhet ZHVILLIMI. • Pjesa e shkruar me ngjyrë të gjelbër quhet MBYLLJA.

DETYRË: Shkruaj se si e kalove ditën e parë të shkollës.

3) Tema: Të ndajmë një histori në pjesë

Linja: Të shkruajmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të identifikojë pjesët e një historie (hyrje, zhvillim, mbyllje); • të tregojë histori në bazë të figurave; • të plotësojë me vizatim pjesën e historisë që mungon; • të shkruajë nga një fjali dëftore për çdo figurë të historisë.

Fjalë kyçe: histori, pjesë, ndarje, hyrje, zhvillim, mbyllje.Mjete: teksti, ngjyra

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Lexim

Realizimi i kuptimit Veprimtari e drejtuarReflektimi Punë e pavarur

Zhvillimi i mësimitEvokimi: Lexim

Nxënësit lexojnë pjesën: “Dita e parë e shkollës” dhe diskutojnë pjesët e historisë.

HYRJA → .........................ZHVILLIMI → ......................... MBYLLJA → .........................

Page 12: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

11

Realizimi i kuptimit: Veprimtari e drejtuarNxënësit vëzhgojnë figurat e ushtrimit 1 dhe tregojnë se ç’histori u kujtojnë ato. Shkruajnë titullin e ngjarjes. Shkruajnë në vendin e duhur fjalët: hyrje, zhvillim, mbyllje.Tregojnë ngjarjen në bazë të figurave. Pyeten nxënësit: A është e plotë historia? Vizatojnë në tekst pjesën që mungon.

Reflektim: Punë e pavarur. Punojnë ushtrimin 2. Shkruajnë nga një fjali për secilën figurë të ushtrimit. Teksti shkruhet në

fletore.

Detyrë: Ndaj në pjesë historinë që të pëlqen më shumë.

4) Tema: Fjalia

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë ç’është fjalia; • të shkruajë fjali me fjalët e dhëna, sipas rendit numerik të dhënë; • të renditë fjalitë sipas rendit numerik të dhënë; • të formojë fjali me një grup fjalësh, sipas kuptimit.

Fjalë kyçe: fjali.

Mjete: etiketa, fisha.

Struktura ERRR Metoda e teknika KohaEvokimi Pyetja e ditës

Realizimi i kuptimit Veprimtari e drejtuarReflektimi Punë e pavarur

Zhvillimi i mësimitEvokimi: Pyetja e ditës

• Ç’është fjalia? Nxënësit rikujtojnë ç’kanë mësuar për fjalinë, japin shembuj fjalish, të cilat shkruhen në tabelë.

Realizimi i kuptimit: Veprimtari e drejtuar Lexohet në tekst: FJALIA PËRBËHET NGA FJALË. FJALËT LIDHEN NË NJË REND TË CAKTUAR, SIPAS KUPTIMIT. ZHVENDOSJA MUND TA BËJË FJALINË TË PAKUPTIMTË.

Page 13: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

12

Jepen shembuj nga nxënësit për të treguar se si zhvendosja e fjalëve mund ta bëjë fjalinë të pakuptimtë.

Punohet ushtrimi 1 në tabelë, lexohen fjalët e shportës dhe shkruhet në tabelë fjalia duke ndjekur rendin që tregojnë numrat.

Shqipëria është atdheu ynë. Nxënësit diskutojnë nëse është fjali apo jo. Nxënësit argumentojnë përgjigjet. Po kështu veprohet edhe për ushtrimin 2.

Lexohen fjalitë e ushtrimit 5. • A formojnë një tekst kështu si janë renditur? Nxënësit argumentojnë përgjigjet.

Rishkruajnë tekstin sipas rendit që tregojnë numrat. Pas shkrimit të ushtrimit, lexohet teksti nga nxënësit. Reflektim: Punë e Pavarur. Nxënësit punojnë në fletoren e klasës ushtrimin 3. Shkruajnë fjalët e shportës në rendin e duhur, sipas kuptimit.

Lexim i ushtrimit të plotësuar. Detyrë: ushtrimi 4.

5) Tema: Të kesh apo të jesh

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë për motrën ose vëllanë; • t’u përgjigjet pyetjeve rreth përmbajtjes; • të renditë disa kërkesa për motrën, vëllain me të madh; • të shkruajë për motrën ose vëllain.

Fjalë kyçe: vëlla, grindavec, shpjegim, kujdes.

Mjete: foto të vëllait ose motrës.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Shkrim i lirë

Realizimi i kuptimit Prezantim, grafik organizuesReflektimi Ditari dypjesësh

Zhvillimi i mësimit: Evokimi: Shkrim i lirëNxënësit do të shkruajnë për motrën ose vëllanë. Orientohen nxënësit të shkruajnë jo më pak se 4 fjali. Lexohen 2-3 nga shkrimet e nxënësve.

Realizimi i kuptimit: prezantim, grafik organizues

Page 14: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

13

Mësuesja prezanton temën e re dhe flet rreth përmbajtjes së saj. Bëhet leximi i tregimit nga mësuesja, e cila i udhëzon nxënësit të nënvizojnë fjalë dhe shpre-

hje që nxënësit nuk i kuptojnë. Shpjegohen fjalët dhe shprehjet e reja, të cilat punohen edhe në grafikun organizues të fjalorit.

fjala

Fjali _______________________

Sinonimi ___________________

Kuptimi në fjalor _____________

Punohen rubrikat: “Tani e ke radhën ti”, ku nxënësit u përgjigjen pyetjeve rreth përmbajtjes dhe rubrika “Si

mendon ti”, në të cilën nxënësit diskutojnë rreth tekstit.

Reflektim: Ditari dypjesëshNxënësit zgjedhin një fragment nga teksti dhe e komentojnë atë në ditarin dypjesësh.

FRAGMENTI KOMENTI

Detyrë: Shkruaj një tregim me temë: “Vëllai im”.

6) TEMA: Fjalia dëftore

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë fjalinë dëftore; • të gjejë rendin e duhur të fjalëve për të krijuar fjali dëftore; • të tregojë me tri ose katër fjali diçka për: flamurin tonë; veten e vet; familjen.

Fjalë kyçe: fjali dëftore, tregon, pikë. Mjete: etiketa, flamuri ynë kombëtar, foto të familjes.

Struktura ERR Metoda, teknika Koha Evokimi Bisedë

Realizimi i kuptimit Veprimtari e drejtuar.Punë në grup, punë e pavarur

Reflektimi Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimitEvokimi: BisedëKërkoj nga nxënësit: Më tregoni diçka për shkollën, veten etj. Shkruaj në tabelë thëniet e nxënësve.

Page 15: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

14

• A janë fjali? • Si e dalloni që janë fjali? (Përdorimi i shkronjës së madhe në fillim të fjalisë dhe përdori-

mi i pikës në fund të saj.) Rilexohen disa fjali për të dalluar intonacionin.

Realizimi i kuptimit: Veprimtari e drejtuar, punë në grupe, punë e pavarur. • Fjalitë më sipër janë fjali DËFTORE.

FJALIA DËFTORE PËRDORET PËR TË TREGUAR (DËFTUAR) DIÇKA. NË FUND TË SAJ VENDOSET PIKË.

Punohen në grupe ushtrimet 1 dhe 2. Nxënësit do të shkruajnë fjalët sipas rendit dhe do të kuptojnë se ç’thonë ato.

1. Shqipëria është një vend i Evropës. 2. Shqiptarët janë një popull i Evropës.

Nxënësit punojnë të pavarur ushtrimin 3 për të vendosur në rendin e duhur fjalët dhe për të kuptuar se ç’thotë fjalia.

Popujt e tjerë na njohin me emrin albanë. Diskutohet për renditjen e fjalëve dhe tregojnë se ç’kanë kuptuar nga fjalia e krijuar. Duke u treguar flamurin, kërkoj nga nxënësit që të tregojnë me tri fjali diçka për flamurin

tonë (ushtrimi 4). Lexohen disa punë të tyre.

Reflektim: shkrim i lirë. Lihen nxënësit të punojnë të pavarur ushtrimin 6. Me katër fjali, ata do të tregojnë diçka për

familjen e tyre. Pas përfundimit të detyrës, lexohen disa shkrime të nxënësve.

Detyrë: Ushtrimi 5 dhe 7.

7) Tema: A e di?

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë për dashurinë e nënës; • t’u përgjigjet pyetjeve rreth brendisë së vjershës; • të formojë fjali me fjalët e fjalorit; • të shkruajë nga një fjali për çdo strofë; • të argumentojë se dashuria e nënës është më e madhja në botë.

Fjalë kyçe: nënë, dashuri, zemër, melodi, frymëzim, ngjyra.

Mjete: teksti, foto

Page 16: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

15

Zhvillimi i mësimitEvokimi: Stuhi mendimesh. Pyes nxënësit se çfarë u vjen në mendje kur dëgjojnë “Dashuria e nënës”.

Shkruhen në tabelë të gjitha përgjigjet e nxënësve. Realizimi i kuptimit: lexim, grafik organizues, veprimtari e drejtuar.Lexim i vjershës nga mësuesja me ton shprehjes dhe komentohet çdo strofë e vjershës.

Dy fjalë për autorin Odhise Grillo.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Stuhi mendimesh

Realizimi i kuptimit Lexim, grafik organizues i fjalorit, veprimtari e drejtuar

Reflektim Diskutim

Dashuria e nënës

Odhise Grillo lindi në vitin 1932 në Vuno të Himarës dhe vdiq në Tiranë më 24 shta-tor të vitit 2003. Ai është një shkrimtar i njohur, i cili dha një kontribut jashtëzakonisht të madh për letërsinë shqiptare, sidomos për letërsinë për fëmijë. Ai kreu studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës, në vitin 1962. “Shtatë Ngjyrat”, “Ai që mundi perandorin”, “Balada e burrave të Vunoit”, “Balada e Lirisë”, “Zërat e Fëmijërisë”, janë disa nga titujt e veprave të tij.

Lexim me strofa nga nxënësit. Gjatë leximit ata nënvizojnë fjalë e shprehje, të cilat nuk i kup-tojnë dhe që më pas punohen në grafikun organizues të fjalorit.

fjala

Fjali _______________________

Sinonimi ___________________

Kuptimi në fjalor _____________

Punohet rubrika: “Tani e ke radhën ti”. Nxënësit u përgjigjen pyetjeve rreth brendisë së poezisë. Për çdo strofë të poezisë, ata do të shkruajnë nga një fjali. Lexohen punët e tyre.

Punohet rubrika: “Plotëso”. Për çdo përzgjedhje që bëjnë nxënësit, duhet të argumentojnë se përse zgjodhën atë alternativë.

Page 17: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

16

Reflektim: DiskutimNxënësit diskutojnë rreth pyetjeve të rubrikës: “Si mendon ti?”.

Detyrë: Mësoni vjershën përmendësh. Shkruaj një krijim me temë: “Nëna ime”.

8) Tema: Fjalia pyetëse

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të identifikojë fjalitë pyetëse nga intonacioni i përdorur; • të identifikojë fjalitë pyetëse nga shenja e pikësimit (pikëpyetja); • të dallojë fjalët pyetëse, me të cilat fillojnë zakonisht fjalitë pyetëse; • të shkruajë pyetjen e duhur për përgjigjet e dhëna.

Fjalë kyçe: fjali pyetëse, pyetje, përgjigje, fjalë pyetëse.

Mjete: fisha, teksti.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Vëzhgo - plotëso - diskuto

Realizimi i kuptimit Veprimtari pyetje - përgjigje, punë në dyshe

Reflektim Intervistë

Zhvillimi i mësimitEvokimi: vëzhgo - plotëso - diskutoNxënësit vëzhgojnë fishat me dialogë gjysmë të plotësuar dhe i plotësojnë ato.

Lexojnë fishat e plotësuara, krahasojnë intonacionin e përdorur në pyetje dhe përgjigje, si dhe shenjat e pikësimit. Dalin në përfundimin se:

• FJALIA QË PËRDORIM PËR TË PYETUR QUHET FJALI PYETËSE. NË FUND TË SAJ VENDOSIM PIKËPYETJE.

Realizimi i kuptimit: veprimtari pyetje - përgjigje, punë në dyshe. Punohet ushtrimi 1. Lexohen pyetjet nga 5 nxënës dhe nxënësit e tjerë përgjigjen, p.sh.:

Si quhet vendi ynë? Vendi ynë quhet Shqipëri etj. Përgjigjet e nxënësve duhet të jenë me fjali të plota.

Si quhesh? _______________

_______________Unë jam në klasë të tretë.

të pëlqejnë lodrat? _______________

Page 18: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

17

Gjatë leximit ata duhet të kenë kujdes intonacionin që përdorin. Punojnë të pavarur ushtrimin 2. Nxënësit do të shkruajnë pyetjen e duhur për përgjigjet e

dhëna. P.sh.: Si e ke emrin? - Unë e kam emrin Alban etj.

Në ushtrimet 4, 5, nxënësit do të qarkojnë fjalët me të cilat nisin fjalitë (4. kur?, si?, ku?, sa?, pse?. 5. kush?, cili?, kë?, kujt?, çfarë?).Reflektim: Intervistë

Kërkoj nga nxënësit t’i drejtojnë shokut të bankës 4 pyetje për të mësuar më shumë për të. Pyetjet dhe përgjigjet shkruhen në fletore.

Detyrë: Ushtrimi 6.

9) Tema: Dy tullumbacet

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë ngjarje të ngjashme nga përvoja; • të identifikojë personazhet që marrin pjesë në histori; • t’iu përgjigjet pyetjeve rreth tekstit të dhënë, duke ilustruar me pjesë nga teksti; • të shkruajë histori të ngjashme me historinë e dhënë në tekst.

Fjalë kyçe: tullumbace, aeroplan, zog, krahë, përshkruaj. Mjete: tullumbace; vizatime të aeroplanit, vizatime të zogut

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Parashikim me terma paraprake

Realizimi i kuptimit Lexim, VPP

Reflektim Lexim me role

Zhvillimi i mësimitEvokimi: Parashikim me terma paraprakë.Shkruhen në tabelë termat:

Me termat më sipër, nxënësit do të krijojnë një histori. Lexohen 2 - 3 histori të nxënësve.

Realizimi i kuptimit: Lexim, VPP.Bëhet leximi i pjesës nga mësuesja dhe më pas nga nxënësit. Pyeten nxënësit: A ju ngjason kjo histori me atë që krijuat ju? Pse?

dy tullumbace; aeroplan; zog; fluturim; përshëndetje; krahë; përshkrim.

Page 19: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

18

Gjatë leximit, nxënësit kanë nënvizuar fjalët e shprehjet që i kanë të panjohura. Bëhet shp-jegimi i tyre nga mësuesja dhe përdoren në fjali.

Punohen me radhë rubrikat e tekstit: “Tani e ke radhën ti”, nxënësit u përgjigjen 4 pyetjeve të tekstit. Në këtë rubrikë, nxënësit do të dallojnë personazhet (veprimtarët) që marrin pjesë në këtë

histori dhe plotësojnë:

PERSONAZHET

tullumbacja blu aeroplani

tullumbacja e kuqe zogu

Në rubrikën “Si mendon ti? “, nxënësit shënojnë me “X” alternativën e duhur. Në rubrikën “Plotëso”, nxënësit tregojnë si ndihen kur lexojnë këtë histori. U kërkohet atyre

që të argumentojnë përgjigjet. Reflektim: Lexim me role. Lexohet pjesa e ndarë në role. Në fund zgjidhet grupi që ka lexuar më bukur.

Detyrë: Shkruaj një histori, ku mund të ngatërrohet macja me avionin, të cilët kanë të dy bisht.

10) Tema: Fjalia habitore

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë se çfarë shprehin fjalitë habitore; • të identifikojë fjalitë habitore nga fjalitë dëftore e pyetëse nga intonacioni i përdorur; • të identifikojë fjalitë habitore nga shenja e pikësimit; • të përdorë në fjalitë habitore format e veçanta të foljes – kallëzues.

Fjalë kyçe: fjali habitore, habi, pikëçuditje. Mjete: teksti, fisha.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Vëzhgo - diskuto

Realizimi i kuptimit Punë e pavarurReflektim Punë me shkrim

Page 20: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

19

Zhvillimi i mësimitEvokimi: Vëzhgo - diskutoLexohen me kujdes fjalitë e ushtrimit 1. Gjatë leximit, nxënësit duhet të kenë kujdes intonacionin gjatë leximit. Ti je rritur. Ti qenke rritur!

• Vëreni ndryshime në kuptimin e tyre? (Ndryshime kuptimore).Nxënësit diskutojnë për intonacionin e përdorur në secilin rast dhe shenjat e pikësimit (.,!).

Po kështu veprohet edhe për ushtrimin 2. Realizimi i kuptimit: Punë e pavarur. Çfarë shprehin fjalitë:

• Ti qenke rritur! • Ai paska ndryshuar!

Nxënësit duhet të thonë se ato shprehin habi.

Nxënësit mësojnë përmendësh zgjedhimin e foljeve të paraqitura me tabelë në pjesën e tretë të ushtrimit përgatitor.

Më pas punojnë të pavarur ushtrimin 2, duke vendosur shenjat e pikësimit në fjalitë e dhëna. Lexohen fjalitë nga nxënësit. Në fund të leximit të çdo fjalie, nxënësit thonë shenjën e pikësimit që kanë vendosur. Reflektim: Punë me shkrim

Të kthehen fjalitë dëftore në fjali habitore: Unë jam rritur pesë centimetra. Unë qenkam rritur pesë centimetra! Etj.

Lexohen fjalitë nga nxënësit.

Detyrë: ushtrimi 3.

11) Tema: Një vogëlush që lexon

Linja: Të flasimObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë për librat që ka lexuar; • të listojë mënyrat e të lexuarit; • t’u përgjigjet pyetjeve rreth përmbajtjes; • të ndërtojë një pesëvargësh për librin.

Fjalë kyçe: libri.

Mjete: libra për fëmijë.

FJALIA HABITORE TREGON HABINË E FOLËSIT PËR DIÇKA QË NDODH PAPRITUR OSE QË ËSHTË E PAZAKONTË. NË FJALINË HABITORE, FOLJA – KALLËZUES, KA NJË FORMË TË VEÇANTË. NË FUND TË FJALISË HABITORE, VIHET GJITHMONË PIKËÇUDITJE (!).

Page 21: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

20

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Pyetja e ditës

Realizimi i kuptimit Lexim, VPP, shpjegimReflektim Pesëvargësh

Zhvillimi i mësimitEvokimi: Pyetja e ditësA ju pëlqen të lexoni? Pse? Nxënësit tregojnë titujt e librave që kanë lexuar.

Realizimi i kuptimit: Lexim, VPP, shpjegim.Lexim i vjershave nga mësuesja me ton shprehës. Më pas lexohen nga nxënësit. Veprimtari pyetje-përgjigje për të nxjerrë përmbajtjen e vjershave.

a) • Ku harrohet një vogëlush që lexon? • Si i ndriçon syri? • Ku shkon një fëmijë që lexon? • Kush ia mban dorën në udhën e gjatë?

b) • Si është i ndërtuar libri? • Si është ai për ju? • Si ndikon libri në jetën tuaj?

Në fund nxënësit pyeten: A përdorni mënyra të ndryshme lexim apo jo? Shpjegoj mënyrat e të lexuarit.

1. Lexim vetëm për vete. 2. Lexim me zë të lartë. 3. Dëgjim i mësueses kur lexon.

Demonstrohen llojet e leximeve. Më pas bëhet plotësimi i pyetësorit hap pas hapi.

Reflektim: PesëvargëshiNxënësit plotësojnë pesëvargëshin me temë: “LIBRI”. LIBRI _______ _______ _______ _______ _______ ___________________________ _______

Detyrë: Trego për librin e fundit që ke lexuar.

Page 22: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

21

12) Tema: Përdorimi i shenjave të pikësimit

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë shenjat e pikësimit që përdor në fund të fjalive dëftore, pyetëse, habitore; • të përdorë shenjën e e duhur të pikësimit në fund të secilës fjali; • të shndërrojë fjalitë dëftore e pyetëse në fjali habitore; • të përdorë në fjalitë habitore format e veçanta folje-kallëzues.

Fjalë kyçe: shenja pikësimi, pikë, pikëpyetje, pikëçuditje. Mjete: etiketa me shenjat e pikësimit.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Harta semantike

Realizimi i kuptimit Punë e pavarur, punë në dysheReflektim Punë me shkrim

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Harta semantikeNxënësit plotësojnë hartën semantike.

Ç’është fjalia pyetëse?

Ç’është fjalia habitore? Ç’është fjalia dëftore?

habitemi tregojmë pikëçuditje pikë pyesim pikëpyetje

FJALIA

Realizimi i kuptimit: Punë e pavarur, punë në dyshe.Nxënësit punojnë të pavarur ushtrimet 1 – 2.

1. U përgjigjen pyetjeve me fjali dëftore. Tregojnë kujdes në vendosjen e shenjës së pikësimit. P.sh.: Kur fillon mësimi?

• Mësimi fillon në orën tetë. 2. Nxënësit shkruajnë pyetjet për përgjigjet e dhëna. Tërhiqet vëmendja e nxënësve për ven-

dosjen e shenjës së pikësimit (?).Pas punës së pavarur, nxënësit lexojnë plotësimet e kryera. Shkruhen në tabelë fjalitë: Arteni ka blerë një akullore të madhe. Ju jeni të parët?

Nxënësit punojnë në dyshe për të kthyer fjalitë më sipër në fjali habitore.

Page 23: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

22

Nxënësit tregojnë formën e veçantë të foljes - kallëzues për të shndërruar fjalitë dëftore dhe pyetëse në fjali habitore (paska, qenkeni).Reflektim: Punë me shkrimPunohen ushtrimet 3, 4. Pas përfundimit të detyrës, nxënësit diskutojnë për realizimin e tyre.

Detyrë: Formo nga 2 fjali dëftore dhe pyetëse. Ktheji ato në fjali habitore.

13) Tema: Përdorim shenjat e pikësimit

Linja: Të shkruajmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë shenjën e pikësimit në fund të çdo fjalie, në bazë të intonacionit të përdorur; • të shkruajë një tekst me të diktuar, duke vendosur edhe shenjat përkatëse të pikësimit.

Fjalë kyçe: shenja pikësimi, pikë, pikëpyetje, pikëçuditje.

Mjete: etiketa me shenjat e pikësimit.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Rikujtojmë njohuritë

Realizimi i kuptimit Lexim i pavarur, lojë

Reflektim Diktim

Zhvillimi i mësimitEvokimi: Rikujtojmë njohuritë

Përsëriten njohuritë e marra për shenjat e pikësimit në fjalitë dëftore, pyetëse, habitore. Realizimi i kuptimit: Lexim i pavarur, lojë.

Nxënësit lexojnë në heshtje pjesën e dhënë në tekst: “Era nuk di të lexojë”. • Çfarë i mungon kësaj pjese? • A mund të kryejmë leximin e saktë të pjesës, n.q.s nuk janë vendosur shenjat e pikësimit

në fund të fjalive? Pse? Nxënësit plotësojnë shenjat e pikësimit. Ata kanë përgatitur më parë etiketat Punohet rubrika: “Eja të luajmë!”

Mësuesja lexon tekstin me zë, nxënësit ngrenë njërën nga etiketat në fund të çdo fjalie (kështu kontrollohet edhe saktësia e nxënësve në plotësimin e detyrës).

Reflektim: Diktim. Mësuesja zgjedh vetë një tekst, të cilin nxënësit do ta shkruajnë në fletore me të diktuar.

. ! ?

Page 24: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

23

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Kllaster

Realizimi i kuptimit DRTA, diskutim, analizë e tekstit

Reflektim Lexim zinxhir

14) Tema: Zbulim në plazh

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të lexojë me intonacionin e duhur ngjarjen; • të tregojë për përvojat e veta në plazh; • të tregojë personazhet në këtë pjesë; • të tregojë cilësi të vendit të ngjarjes; • të analizojë veprimet e personazheve; • të nxjerrë përmbajtjen e pjesës me ndihmën e pyetjeve; • të ilustrojë ngjarjen me fantazinë e vetë.

Fjalë kyçe: zbulim, plazh, valë, breg, guriçka, guaska, pulëbardha, Mjete: teksti, foto, pamje nga bregdeti shqiptar.

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Kllaster

Nxënësit plotësojnë kllasterin

Shkruhen në tabelë të gjitha përgjigjet e nxënësve.

Realizimi i kuptimit: DRTA, diskutim.Shkruaj në tabelë titullin e pjesës: “Zbulim në plazh”.

• Për çfarë mund të flitet në këtë pjesë? Ndalesa 1: Edhe pak hapa.............. Vetëm Miriami. Ndalesa 2: Miriami vazhdon........... ndonjë copëz të mirë. Ndalesa 3: Është një rast............ tingujt e tyre.

Pas çdo ndalese bëhen pyetje. Gjatë leximit nxënësit kanë nënvizuar fjalët e shprehjet e reja. Bëhet shpjegimi i tyre.

Punohen rubrikat e tekstit: “Tani e ke radhën ti”, “Si mendon ti? “, “Eja në punë!”. Plotësojnë në dyshe tabelën e dhënë në tekst për të bërë analizën e tregimit.

PLAZHI

Page 25: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

24

Reflektim: Lexim zinxhir. Bëhet leximi zinxhir i tekstit nga nxënësit dhe ilustrimi i tij në kutinë bosh.

Detyrë: Përshkruaj një ditë në plazh.

15) Tema: Fjalia pohore dhe fjalia mohore

Linja: Gramatikë Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë fjalinë pohore dhe fjalinë mohore në një tekst; • të përdorë fjalëzat mohuese: “nuk”, “jo”, “s’” për të shndërruar fjalitë pohore në fjali

mohore; • të shndërrojë fjalitë pohore në mohore për të zbuluar disa të vërteta.

Fjalë kyçe: fjali pohore, fjali mohore

Mjete: etiketa me fjalëzat: “nuk”, “s’”, “jo”.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Rikujtojmë njohuritë

Realizimi i kuptimit Veprimtari e drejtuar

Reflektim Punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Rikujtojmë njohuritë

Nxënësit rikujtojnë njohuritë për fjalitë pohore e mohore. Më pas nxënësit formojnë fjali pohore që i shndërrojnë në fjali mohore. Shkruhen në tabelë

të gjitha fjalitë. Realizimi i kuptimit: Veprimtari e drejtuar

Lexojnë në tekst: NË FJALI MUND TË PËRDORIM DISA FJALËZA PËR TË MOHUAR KUPTIMIN QË SHPREH FJALIA.

Në fjalitë mohore të shkruara në tabelë, nxënësit qarkojnë fjalëzat mohuese. Lexohen fjalëzat mohuese të shportës: “nuk”, “jo”, “s’”. Punohen 3 ushtrimet e para. Në të tre ushtrimet, ndiqet e njëjta ecuri. Nxënësit do të moho-

jnë kuptimin e fjalive, duke vendosur në vend të pikave fjalëzat mohuese të shportëzës (ushtrimi 1 – fjalëzën “nuk”; ushtrimi 2 - fjalëzën “s”; ushtrimi 3 - fjalëzën “jo”.)

Nxënësit numërojnë 1, 2, 3,...Nxënësit me numër tek, lexojnë fjalitë pohore, ndërsa nxënësit me numër çift, lexojnë fjalitë

mohore. Reflektim: Punë e pavarurPunohet në fletoren e klasës ushtrimi 4. Nxënësit mohojnë kuptimin e fjalive për të zbuluar disa

Page 26: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

25

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Parashikim me terma paraprakë

Realizimi i kuptimit Lexim, grafik organizues, analizë personazhi

Reflektim Diskutim në grup

të vërteta. P.sh.: Uji ka formë. Uji nuk ka formë.

Detyrë: ushtrimi 5.

16) Tema: Biçikleta e gjelbër

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të lexojë tekstin me intonacionin e duhur; • t’u përgjigjet pyetjeve për të nxjerrë përmbajtjen e pjesës; • të formojë fjali me fjalët e reja; • të diskutojë në grup për çështje që lidhen me temën.

Fjalë kyçe: biçikletë e gjelbër.

Mjete: teksti, pamje me modele biçikletash.

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Parashikim me terma paraprakë.

Shkruhen në tabelë disa terma, me të cilët nxënësit do të përpiqen të parashikojnë ngjarjen. Biçikletë, e kuqe, e gjelbër, e verdhë, e kaltër, vogëlushe, lyej, bojë vaji.

Realizimi i kuptimit: lexim, grafik organizues, analizë personazhi.Bëhet lexim i tekstit nga mësuesja. Krahasohet tregimi në tekst me krijimet e nxënësve. Rilexim zinxhir i tekstit nga nxënësit. Gjatë leximit, nxënësit nënvizojnë fjalët e shprehjet që

nuk i kuptojnë. Bëhet shpjegimi i tyre. Punohen rubrikat:

“Tani e ke radhën ti”, nxënësit u përgjigjen pyetjeve për të nxjerrë përmbajtjen e tregimit. “Qarko”, ku nxënësit qarkojnë alternativën e duhur. “Si mendon ti?”, ku në bazë të informacionit, nxënësit gjejnë personazhin e pjesës.

Reflektim: Diskutim në grupNxënësit diskutojnë në grup shprehjen: “Pyet 100 vetë dhe bëj si di vetë”.

Detyrë: Shkruaj një histori të shkurtër me temë: “Pyet 100 vetë dhe bëj si di vetë”.

Page 27: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

26

17) Tema: Përdorimi i fjalëve mohuese “nuk” dhe “s’”

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të mohojë kuptimin e fjalive, duke përdorur fjalëzat mohuese “nuk”, “s’”; • të vendosë fjalëzat mohuese para foljes – kallëzues; • të plotësojë detyrat sipas radhës së kërkesave; • të shkruajë si duhet “s’”; • të shqiptojë drejt “s’”; • të shndërrojë fjalitë mohore në fjali pohore.

Fjalë kyçe: fjalë mohuese, “nuk”, “s’”.

Mjete: teksti, etiketa me fjalët mohuese.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Rikujtojmë njohuritë

Realizimi i kuptimit Punë në grup, punë e pavarur

Reflektim Punë me shkrim

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Rikujtojmë njohuritëPërsëriten njohuritë për fjalitë pohore dhe mohore.

• Cilat fjalëza përdorim për të shndërruar fjalitë pohore në mohore? Nxënësit japin shembuj.

Realizimi i kuptimit: punë në grup, punë e pavarur. Lexohet në tekst: FJALËT “NUK” DHE “S’” VENDOSEN PARA FOLJES - KALLË-

ZUES. ATO MOHOJNË KUPTIMIN E TËRË FJALISË. Punohet ushtrimi 1. Nxënësit numërojnë 1 - 5 për të formuar grupe me nga 5 nxënës. Në

secilin grup nxënësit plotësojnë 1 nga kërkesat. Nxënësi 1: lexo fjalinë;Nxënësi 2: gjej foljen – kallëzues; Nxënësi 3: shkruaj fjalën “nuk” para foljes – kallëzues; Nxënësi 4: shkruaj fjalën “s’” para foljes – kallëzues; Nxënësi 5: jep përgjigje.

Pas plotësimit, lexohet puna e grupeve. Nxënësit krahasojnë fjalitë 4 me 5 dhe duhet të arrijnë në përfundimin se në të dyja rastet

kuptimi është i njëjtë, pra të dyja fjalët (nuk, s’) kanë mohuar njëlloj kuptimin e fjalisë fillestare. Me punë të pavarur plotësojnë ushtrimet 2 dhe 3. Në të dyja ushtrimet, nxënësit do të moho-

jnë kuptimin e fjalive të dhëna me anë të fjalëve mohuese (2. vendoset fjala “nuk”; 3. vendoset fjala “s’”).

Lexohen fjalitë e reja (mohore).

Page 28: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

27

Reflektim: Punë me shkrim. Nxënësit punojnë ushtrimin 4 në fletoren e klasës. Ata do të shndërrojnë fjalitë mohore në

fjali pohore.

Detyrë: Formo dy fjali pohore dhe shndërroji në fjali mohore. Formo dy fjali mohore dhe shndërroji në fjali pohore.

18) Tema: Domethënia e fjalive (fjalë të njëjta - kuptime të ndryshme)

Linja: Të shkruajmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë kuptimin e fjalive dëftore që jepen në shembuj të ndryshëm; • të tregojë se kuptimi i fjalisë ndryshon në varësi të pozicionit të fjalëve në fjali; • të shkruajë fjali që kanë kuptim të ndryshëm me fjalitë fillestare; • të shkruajë fjalinë që ka kuptim të ndryshëm me fjalinë që ka krijuar vetë.

Fjalë kyçe: fjali, fjalë, domethënie, kuptim i ndryshëm. Mjete: teksti, fisha.Hap pas hapi: situatë rasti; të nxënit në bashkëpunim; punë e pavarur; shkrim i shpejtë.

Hapi 1: Situatë rasti Ngjiten në tabelë dy fisha, në të cilat janë shkruar fjalitë e ushtrimit I. Nxënësit diskutojnë:

MIRI PO TELEFONON EVISËN. EVISA PO TELEFONON MIRIN.

Diskutojnë për secilin rast se cili po telefonon dhe cili është telefonuar. Pra, për secilin rast nxënësit tregojnë vepruesin, atë që kryen veprimin.

• A janë të njëjta këto dy fjali? • A kanë ato kuptim të njëjtë?

Hapi 2: Të nxënit në bashkëpunimLihen nxënësit të punojnë ushtrimin dy në dyshe. Lexojnë çiftet e fjalive dhe u përgjigjen

pyetjeve që janë të njëjta për çdo dy fjali. P.sh.: 1. Endri nuk luan, sepse është i lodhur. 2. Endri luan, sepse nuk është i lodhur.

• Çfarë bën Endri? (1. Nuk luan. 2. Luan.) • Përse? (1. Është i lodhur. 2. Nuk është i lodhur.)

Po kështu punohet edhe me çiftet e tjera të fjalive. • A kanë kuptim të njëjtë fjalitë? Pse?

Në fund të ushtrimit 2, nxënësit duhet të arrijnë në përfundimin:

FJALËT JANË TË NJËJTA, POR KUPTIMI I FJALISË ËSHTË I NDRYSHËM, NË VARËSI TË POZICIONIT TË FJALËVE NË FJALI.

Page 29: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

28

Hapi 3: Punë e pavarurNxënësit punojnë të pavarur ushtrimin 3. Duke përdorur të njëjtat fjalë të fjalive, do të

shkruajnë fjali që kanë kuptim të ndryshëm nga shembulli i dhënë. P.sh.: Mami shikon albumin e vajzës së saj.

Vajza shikon albumin e mamasë së saj. Pas përfundimit të detyrës, lexohet detyra e plotësuar.

Hapi 4: shkrim i shpejtëMësuesi kërkon nga nxënësit të krijojnë një fjali dhe me të njëjtat fjalë të krijojë një fjali me

kuptim të ndryshëm. Lexohen fjalitë.

Detyre: ushtrimi 4.

19) Tema: Kush ka humbur?

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë se si ka vepruar kur ka humbur rrugën; • t’u përgjigjet pyetjeve rreth përmbajtjes; • të përshkruajë rrugën që do të bëjë personazhi i pjesës.

Fjalë kyçe: humb, rrugë, kush?, për në shtëpi.

Mjete: teksti.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Bisedë

Realizimi i kuptimit DRTA, veprimtari e drejtuarReflektim Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Bisedë

• A ju ka ndodhur të humbisni prindërit gjatë një shëtitjeje? • Kur ju ka ndodhur? • Si ju ka ndodhur?

Nxënësit tregojnë përvojat e tyre. N.q.se nuk u ka ndodhur atyre vetë, mund të tregojnë për raste që kanë parë ose dëgjuar. Realizimi i kuptimit: DRTA, veprimtari e drejtuar.

Mësuesi shkruan në tabelë titullin e pjesës: “KUSH KA HUMBUR?” • Për çfarë mund të flitet në këtë pjesë?

Zhvillohet leximi me ndalesa i tregimit dhe pas çdo ndalese bëhen pyetje. Ndalesa 1: Kur zonja Nevi......... nuk ia lëshonte dorën. Ndalesa 2: Një ditë............... t’i kërkoj atje. Ndalesa 3: Mino kishte pak frikë......... gjejmë ne.

Page 30: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

29

Ndalesa 4: Mino e pa i befasuar.......... që mbetet vetëm. Gjatë leximit, nxënësit kanë nënvizuar fjalët që nuk kuptojnë. Bëhet shpjegimi i tyre dhe nxë-

nësit formojnë fjali me to. Punohen rubrikat e tekstit: “Tani e ke radhën ti”, “Si mendon ti?”.

Reflektim: Shkrim i lirë. Nxënësit do të shkruajnë se si do të vepronin ata për të ndihmuar një fëmijë, i cili ka humbur. Shkrimi duhet të ketë të paktën 4 fjali. Lexohen disa nga shkrimet e nxënësve.

Detyrë: shkruaj përmbajtjen e tregimit në fletore.

20) Tema: Përdorimi i fjalëve mohuese: askush, kurrkush, asnjë etj.

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të përdorë fjalëzat, “nuk”, “s’” në fjalitë mohore; • të formojë fjalë mohuese me anë të fjalëzave, “as”, “kurrë”. • të përdorë fjalë të tjera mohuese për të përforcuar mohimin; • të shkruajë bashte fjalët mohuese të formuara nga fjalëzat “as”, “nuk”; • të shkruajë me “rr” fjalët mohuese të tipit kurrkush, kurrkund etj.; • të shndërrojë fjalitë mohore në pohore dhe anasjelltas.

Hap pas hapi: Punë në grupe, punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit Hapi 1: Nxënësit ndahen në grupe me nga tre nxënës për të punuar ushtrimin 1.

Nxënësi i parë - lexon fjalinë.Nxënësi i dyte - e shndërron fjalinë e dhënë në fjali mohore me ndihmën e fjalëzës

“nuk”. Nxënësi i tretë - e përforcon mohimin duke zëvendësuar fjalën “njeri” me fjalën “asn-

jeri”. P.sh.: • Pe njeri andej? • Nuk pe njeri andej? • Nuk pe asnjeri andej?

Lexohet ushtrimi nga disa grupe nxënësish.

Hapi 2: Punë në grupe. Punohet në grup ushtrimi 2. Nxënësit do të formojnë fjalë të reja me anë të fjalëzës “as”.

as + një = asnjë etj. Theksohet se këto janë fjalë mohuese dhe shkruhen bashkë. Nxënësit punojnë të pavarur ushtrimin 3. Ata do të përforcojnë mohimin, duke përdorur

fjalët që formuan.

Hapi 3: Punë në grupe, punë e pavarur. Punohen nga nxënësit ushtrimet 4 dhe 5. Ndiqet e njëjta ecuri si në ushtrimin 2 dhe 3, por në

vend të “as”, ata duhet të përdorin “kurrë”. kurrë + kush = kurrkush etj.

Page 31: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

30

Theksohet se këto fjalë shkruhen me rr dhe bashkë. Hapi 4: Punë e pavarur me shkrim.

Nxënësit punojnë në fletore ushtrimin 5, në të cilin do të shndërrojnë fjalitë mohore në fjali pohore.

Detyrë: krijo tri fjali pohore dhe ktheji ato në mohore, duke përdorur fjalët mohuese që mësove.

21) Tema: A e ka fajin pasqyra?

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të lexojë vjershën, duke respektuar rregullat e leximit; • të shprehë se ç’ndien pas leximit të vjershës; • t’u përgjigjet pyetjeve rreth vjershës; • të formulojë me fjalët e veta mesazhin e vjershës.

Fjalë kyçe: faj, pasqyrë.Mjete: teksti, pasqyrë.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Harta e mendjes

Realizimi i kuptimit Dora e fshehtë, punë e drejtuarReflektim Mendo - reflekto

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Harta e mendjes

Shkruhet në tabelë fjala pasqyrë dhe plotësohet harta e mendjes.

Njohja me temën e re dhe autorin e saj.

PASQYRA

Ferit Lamaj u lind në Korçë, më 6 janar 1955. Kreu studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe në Tiranë. Lamaj është një nga fabulistët më të mirë shqiptarë.

Ka publikuar gjithsej 60 libra, në faqet e të cilëve renditen mbi 2 500 fabula. Disa nga titujt e librave janë: “Në verë dhe në dimër”; “Në kopshtin zoologjik”; “Tosi me fustan”; “Kush e hëngri mjaltin?”; “Gjelkokoshi zgjon derrkucin”; “Bilbili dhe gjinkalla”; “201 fabu-la”; “Dhelpra doganiere”; “Dhelpra e Trojës”; “Kafshët flasin”; “Bubi, beci dhe kaleci”; “1 111 fabula”; “Papagalli pinguin”; “Një deve pranë Eifelit”; “Derri me tri këmbë”; “Gërvisht e gërvisht”; “Mikrofabula”; “Lakuriqi lakuriq”; “Miss Dhia”; “Mbreti xhuxh”; “Gici dhe polici” etj.

Page 32: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

31

Fabulat e Ferit Lamajt janë përkthyer e botuar në disa gjuhë të botës. Ky autor është anëtar i Shoqatës Botërore të Fabulistëve, si dhe i Shoqatës Ndërkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj.

Realizimi i kuptimit: Dora e fshehtë, punë e drejtuarVjersha, “A e ka fajin pasqyra”, është copëzuar në vargje, të cilat janë shkruar në fisha. Ndahet

klasa në grupe, ku secili grup do të riformojë vjershën ashtu siç e mendon. Lexohet vjersha e krijuar nga secili grup. Mësuesi përcakton grupin që e ka krijuar më saktë tekstin e vjershës. Punohen rubrikat e tekstit. Reflektim: Diskutim, lexim zinxhir

Nxënësit diskutojnë dhe nxjerrin mesazhin e vjershës. Bëhet leximi zinxhir i vjershës deri në fund të orës.

Detyrë: mëso vjershën përmendsh. Shkruaj një letër për Tosin, në të cilën ta këshillosh për sjelljen e tij.

22) Tema: Fjalia dhe paragrafi

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të përkufizojë me fjalët e veta se ç’kupton me fjali; • të përkufizojë me fjalët e veta se ç’kupton me paragraf; • të dallojë fjalinë nga paragrafi; • të renditë fjalitë e një paragrafi, sipas rendit të kryerjes së veprimeve.

Fjalë kyçe: fjali, paragraf.Mjete: teksti, etiketa.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Stuhi mendimesh

Realizimi i kuptimit Shpjegim, punë e drejtuar, punë në grupe

Reflektim Rrjet diskutimi

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Stuhi mendimesh

Kujtohen njohuritë e marra më parë. • Ç’është fjala? – Shkronjat dhe tingujt, të lidhura me kuptim me njëra-tjetrën, formojnë

fjalët. • Ç’është fjalia? – Fjalët, të lidhura sipas kuptimit, formojnë fjali.

Realizimi i kuptimit: shpjegim, punë e drejtuar, punë në grupeNdahet klasa në dy grupe A, B për të punuar ushtrimet I, II.

Page 33: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

32

Kërkesa është e njëjtë për të dyja grupet: nxënësit duhet të formojnë fjali me fjalët e shpor-tave përkatëse (punohet me etiketat e përgatitura më parë nga mësuesi). Grupi A Ushtrimi I

Në anë të një udhe ishte një pus. Grupi B Ushtrimi II

Në shtëpi jetonte gjyshi me të nipin. Diskutim për saktësinë e ndërtimit të fjalive. Mësuesi shpjegon se ç’është paragrafi.

Paragrafi përbëhet nga fjali. Fjalitë vendosen në një rend të caktuar, sipas kuptimit. Zhvendosja e tyre e bën paragrafin të pakuptimtë.

Nxënësit plotësojnë paragrafin e ushtrimit III me fjalitë që ndërtuan në dy ushtrimet e para.

Reflektim: Punë e pavarurLihen nxënësit të punojnë ushtrimet IV, V, duke i shkruar fjalitë sipas rendit që tregojnë num-

rat. Lexim i ushtrimeve të plotësuara.

Detyrë: ushtrimi VI.

23) Tema: Domethënia e fjalive

Linja: Të shkruajmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë fjalë a shprehje që kanë kuptim të njëjtë ose të përafërt; • të gjejë fjalë që kanë kuptim sinonimik me fjalën e dhënë; • të shkruajë fjali të tjera që kanë kuptim të njëjtë me fjalinë e dhënë; • të përshkruajë personazhin e preferuar, duke përdorur sa më shumë fjalë sinonimike

Fjalë kyçe: domethënie e fjalive, fjalë të ndryshme, kuptim i njëjtë, kuptim i përafërt, sinonim.

Mjete: teksti, shkumësa me ngjyra.Hap pas hapi: diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur, diskutim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: DiskutimLexim i katër fjalive të ushtrimit 1. Nxënësit shpjegojnë se çfarë tregon secila prej tyre. Pas diskutimit, nxënësit duhet të arrijnë në përfundimin: Ne zotërojmë një numër shumë të madh fjalësh. Nëse duam të shprehim një mendim, mund

të zgjedhim fjalë të ndryshme dhe ta themi të njëjtin mendim në mënyra të ndryshme. Hapi 2: Punë e drejtuar

Mësuesi kërkon nga nxënësit që të gjejnë fjalë të tjera me kuptim të njëjtë ose të përafërt me

Page 34: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

33

fjalët: shoh, vajzë, djalë, gjel. Shoh vërej, sodis, vëzhgojVajzë cucë, çikë, gocë, keçeDjalë çun, voc, cullGjel kokosh, kaposh, këndes Punohet nga nxënësit ushtrimi 1. Nxënësit do të shkruajnë fjali të tjera që kanë të njëjtin

kuptim me fjalitë e dhëna. Ata duhet të përdorin fjalë sinonimike në fjalitë e reja (p.sh.: autobus - mjete publike të qarkullimit). Pas plotësimit, lexohen fjalitë dhe diskutohen një për një. Hapi 3: Punë e pavarur, diskutim

Punohet nga nxënësit ushtrimi 2 në mënyrë të pavarur. Shënojnë me V një nga fjalitë e secilit grup, që ka pak a shumë të njëjtin kuptim me fjalinë e parë.

Pas plotësimit diskutojnë për secilin grup në veçanti.

Detyrë: Bëni përshkrimin e personazhit tuaj të preferuar, duke përdorur sa më shumë fjalë me kuptim të njëjtë ose të përafërt (sinonimike).

24) Tema: Në ishullin e ndjenjave

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë me fjalët e veta se ç’janë ndjenjat; • të tregojë personazhet e trilluara të pjesës; • të shkruajë mendimin e vet për secilën nga ndjenjat që jeton në ishull; • të argumentojë mendimin e vet për ekzistencën ose jo të Ishullit të ndjenjave.

Fjalë kyçe: ndjenja, ishull, mërzi, gëzim, çudi, frikë, dashuri, shpresë.

Mjete: teksti, etiketa

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Parashikim me terma paraprakë

Realizimi i kuptimit DRTA, grafik organizues i fjalorit, hata e personazheve

Reflektim Vija e vlerës

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Parashikim me terma paraprakë.

Ngjiten në tabelë etiketat me termat që do t’u shërbejnë nxënësve për të parashikuar ngjarjen:

“Ishulli i ndjenjave”; çdo njeri; një ndjenjë; mërzi gëzim; çudi; frikë; dashuri; shpresë.

Lexohen disa nga punët e nxënësve.

Page 35: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

34

Realizimi i kuptimit: DRTA, grafik organizues i fjalorit, harta e personazheveLexohet teksti me ndalesa nga nxënësit. Ndalesat realizohen pas çdo paragrafi. Në fund të çdo

ndalese, mësuesi pyet nxënësit rreth asaj që lexuan. Nxënësit nënvizojnë fjalë e shprehje që nuk i kuptojnë, të cilat punohen në grafikun organi-

zues të fjalorit.

fjala

Fjali _______________________

Sinonimi ___________________

Kuptimi në fjalor _____________

Punohen rubrikat: “Tani e ke radhën ti” dhe “Plotëso”. • Cilat janë personazhet e trilluara?

Mërzia

Shpresa Dashuria

Frika

Gëzimi

Habia

Personazhet e trilluara

Nxënësit shkruajnë mendimin e tyre për secilën nga ndjenjat që jetojnë në ishull. • A i keni provuar të gjitha ndjenjat që janë në “Ishullin e ndjenjave”?

Nxënësit tregojnë raste, kur kanë qenë të pushtuar nga ndjenja të ndryshme.

Reflektimi: Vija e vlerësShtroj pyetjen për diskutim:

A mendoni se ekziston “Ishulli i ndjenjave”? PO JO

Nxënësit grupohen sipas përgjigjeve dhe u kërkohet të punojnë në grupe për të dhënë një argument të fortë në mbrojtje të mendimit. Grupet vendosen përballë njëri-tjetrit dhe argumen-tojnë.

Pas kësaj procedure pyeten nxënësit nëse kanë ndryshuar mendim apo jo.

Detyrë: shkruaj mesazhin e pjesës dhe fragmentin ku shprehet ai.

25) Tema: Fjalia, paragrafi, teksti

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të përkufizojë me fjalët e veta se ç’kupton me tekst; • të dallojë fjali të caktuara në një paragraf;

Page 36: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

35

• të tregojë numrin e paragrafëve në një tekst; • të dallojë paragrafin nga teksti; • të përgjigjet me një fjali për çdo pyetje të dhënë; • të ndërtojë një tekst, duke bashkuar përgjigjet që ka dhënë më parë.

Fjalë kyçe: fjali, paragraf.Mjete: teksti, etiketa.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Stuhi mendimesh

Realizimi i kuptimit Shpjegim, punë e drejtuar, punë në grupe

Reflektim Rrjet diskutimi

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Stuhi mendimeshKujtohen njohuritë e marra më parë.

• Ç’është fjalia? • Fjalë të lidhura sipas kuptimit formojnë fjali. • Ç’është paragrafi? • Paragrafi përbëhet nga fjali. Fjalitë vendosen në një rend të caktuar, sipas kuptimit.

Realizimi i kuptimit: shpjegim, punë e drejtuar, punë në grupe.Mësuesi shpjegon se ç’është teksti.

Fjalitë dhe paragrafët formojnë tekstin. Si fjalitë, edhe paragrafët, vendosen në një rend të caktuar sipas kuptimit. Zhvendosja e tyre e bën tekstin të pakuptimtë.

Lexohet nga një nxënës teksti i ushtrimit I. • Nga sa paragrafë është i ndërtuar ky tekst?

Punim i ushtrimeve II, III. II Nxënësit dallojnë dhe shkruajnë paragrafin e dytë dhe të tretë. III Gjejnë fjalinë e dytë të paragrafit të katërt dhe e shkruajnë atë. III Lexojnë pyetjet dhe përgjigjen me një fjali për çdo pyetje.

Reflektim: Punë e pavarurPunojnë ushtrimet IV. Nxënësit duhet të ndërtojnë një tekst, duke bashkuar përgjigjet që kanë dhënë në një ushtrim më lart.

Detyrë: ushtrimi V.

Page 37: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

36

26) Tema: Të gjejmë tekstin e ngatërruar

Linja: Të shkruajmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të ndjekë udhëzimet e tekstit për renditjen e fjalive; • të rishikojë në dyshe renditjen e fjalive të tekstit; • të shkruajë tekstin në renditjen e duhur.

Fjalë kyçe: tekst i ngatërruar, rendit, miu, gjeli.

Mjete: flipçart, markera

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Lexo - diskuto

Realizimi i kuptimit Rishikim në dysheReflektim Punë me shkrim

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Lexo - diskuto

Orientohen nxënësit të lexojnë në heshtje pjesën hyrëse: “Gjeli dhe miu”. Më pas pyeten nëse kanë kuptuar ndonjë gjë. U thuhet nxënësve se këto dy përralla janë ngatërruar dhe krahasohen me verën, e cila kur bie

në ujë ngatërrohet me të etj.

Realizimi i kuptimit: Rishikim në dyshePunohet rubrika: “Tani, eja ta rregullojmë!” Fillimisht, nxënësit punojnë të pavarur. Më pas lihen të rishikojnë në dyshe renditjen që kanë bërë, duke krahasuar dhe diskutuar

punën e tyre. Gjatë punës nxënësit duhet të ndjekin udhëzimet e tekstit:

Gjeli - ndiqen numrat tek. Miu - ndiqen numrat çift. Bëhet leximi i teksteve nga disa nxënës.

Reflektim: Punë me shkrimNxënësit shkruajnë në fletore pjesën që gjetën.

Detyrë: shkruaj në një fletë dy përralla të ngatërruara. Kur të shkosh në shkollë, këmbeje fletën me shokun. Nënvizo fjalitë e përrallës së parë.

Page 38: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

37

27) Tema: Dimri

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë se ç’janë rrëfenjat; • të identifikojë personazhet e një rrëfenje; • të gjejë në tekst fjalitë sipas kërkesave; • të diskutojë sjelljen e vajzës.

Fjalë kyçe: rrëfenjë, personazh, dimër, vajza, zogu, mik.

Mjete: teksti, pamje e një dite dimri, fletë A4, ngjyra.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Bisedë

Realizimi i kuptimit Lexim, veprimtari e drejtuarReflektim Ilustrim

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Bisedë

Zhvillohet një bisedë hyrëse për kujdesin që nxënësit tregojnë ndaj kafshëve. Nxënësit trego-jnë nga përvoja e tyre. Bëhen pyetje ndihmëse për nxënësit.

• A ju ka rastisur që të ndihmoni ndonjë kafshë të braktisur e të pambrojtur? • A keni kafshë në shtëpi (qen, mace)? • Si kujdeseni për to? • Si e shprehin kafshët mirënjohjen e tyre ndaj kujdesit që ju tregoni?

Njihen nxënësit me temën e re dhe autorin e saj.

Naim Frashëri lindi më 25 maj të vitit 1846 në Frashër të Përmetit dhe vdiq më 20 tetor 1900 në Stamboll. Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri. Ai konsiderohet si një nga poetët më të mëdhenj të Rilindjes sonë Kombëtare. Ai mbetet mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës shqiptare. Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes së Prizrenit, Naimi, braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua letërsisë shqiptare. Më 1886, Naim Frashëri botoi poemën e tij të famshme “Bagëti e Bujqësi”. Më 1898 del në dritë poema e madhe epike “Historia e Skënderbeut” dhe poema fetare “Qerbelaja”. Poema “Historia e Skënderbeut” ishte një kurorëzim i veprës së tij, ishte “testamenti i tij politik e poetik”. Me grishje të hapëta për çlirim nga Turqia, kjo poemë u shkrua sipas traditës së madhe barletiane. Naimi u shqua edhe për poezinë meditative, nisi në shqipet poezinë filozofike (vjersha “Perëndia” 1890). Ai shkroi dhe proza për të vegjlit dhe bëri disa përshtatje mjeshtërore fabulash të La Fontenit. Botëkuptimi i Naimit ishte në thelb panteist e idealist.

Page 39: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

38

Realizimi i kuptimit: Lexim, veprimtari e drejtuarU shpjegohet nxënësve se ç’janë rrëfenjat:

NJË RRËFIM ËSHTË NJË NGJARJE E TREGUAR OSE E SHKRUAR, E CILA MUND TË KETË NDODHUR REALISHT OSE MUND TË JETË E TRILLUAR

NGA AUTORI.

Lexohet rrëfenja nga mësuesja dhe më pas nga nxënësit. Gjatë leximit nxënësit udhëzohen të nënvizojnë me laps fjalë dhe shprehje të panjohura për

ta. Më pas bëhet shpjegimi i tyre. • E dini ju ç’janë personazhet?

PERSONAZHET JANË PERSONAT QË VEPROJNË NË NJË TREGIM. PERSONAZHI KRYESOR ËSHTË PERSONI RRETH TË CILIT

SHTJELLOHEN NGJARJET.

Pyeten nxënësit: • Kush vepron në këtë rrëfenjë, pra, cilët janë personazhet e kësaj rrëfenje? • Cili është personazhi kryesor i kësaj rrëfenje?

Punohen rubrikat e tekstit: “Tani e ke radhën ti”, ku nxënësit u përgjigjen pyetjeve rreth përmbajtjes; “Si mendon ti?”, ku nxënësit diskutojnë për sjelljen e Kaçes dhe shkruajnë emrat e disa kaf-

shëve që nuk shtegtojnë; “Plotëso”, ku nxënësit zgjedhin alternativën e duhur.

Reflektim: IlustrimNxënësit bëjnë ilustrimin e rrëfenjës, duke pasur parasysh paraqitjen e të gjitha personazheve

të ngjarjes.

Detyrë: zgjidh nga rrëfimi disa nga fjalët që të kanë mbetur në mendje dhe mundohu të krijosh një tekst të shkurtër me to.

28) Tema: Emrat e përveçëm

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë kuptimin e fjalës “emër”; • të tregojë ç’kupton me emra të përveçëm; • të shkruajë emra të përveçëm, sipas kërkesave në tekst; • të shkruajë emrat e përveçëm me shkronja të mëdha; • të gjejë emra të përveçëm në një tekst me jo më shumë se 10 fjali.

Page 40: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

39

Fjalë kyçe: emër, i përveçëm, shkronjë e madhe.Mjete: fletë A4, organizues alfabetik.Hap pas hapi: Brainstorming; punë në grupe; organizues alfabetik; vëzhgo - dallo – diskuto; punë në grupe; punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi 1: Brainstorming • Ç’ju kujton fjala “emër”?

Të gjitha përgjigjet e nxënësve, shkruhen në tabelë. Nxënësit formulojnë rregullën për emrin.

“FJALËT QË EMERTOJNË NJERËZ, KAFSHË, SENDE, VENDE, JANË EMRA”. Hapi 2: Punë në grupe, organizues alfabetik

Ndahet klasa në grupe, të cilat punojnë për të plotësuar me emra organizuesin alfabetik.

A_________

B__________

C__________

Ç__________

D__________

DH_________

E_________

Ë__________

F__________

G__________

GJ__________

H_________

I_________

J__________

K__________

L__________

LL__________

M__________

N_________

NJ__________

O__________

P__________

Q__________

R__________

RR_________

S__________

SH__________

T__________

TH__________

U__________

V__________

X__________

XH__________

Y__________

Z__________

ZH__________

Pas plotësimit, bëhet leximi i tyre.

Hapi 3: Vëzhgo - dallo - diskuto • A dallojnë ata nga njëri-tjetri?

Disa emra fillojnë me shkronjë të vogël, disa të tjerë me shkronjë të madhe. Shkruhen në flipçart të gjithë emrat që fillojnë me shkronjë të madhe.

• Pse i shkruajmë me shkronjë të madhe këta emra? Nxënësit japin mendimin e tyre me njohuritë që kanë. Lexohet rregulla në krye të mësimit:

Një nxënës lexon fjalët në shportë, të cilat do të vendosen në ushtrimet 1-4 sipas kërkesave. Lexohen ushtrimet e plotësuara.

EMRAT E PËRVEÇËM QUHEN NDRYSHE EDHE EMRA VETJAKË. ATA PËRDOREN VETËM PËR NJË NJERI, PËR NJË KAFSHË APO PËR NJË SEND

TË CAKTUAR. SHKRUHEN GJITHMONË ME SHKRONJË TË MADHE.

Page 41: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

40

Hapi 4: Punë në grupeNxënësit numërojnë 1-4, grupohen sipas numrave përkatës dhe punojnë ushtrimet: Grupi 1: shkruan emrat e përveçëm të pesë njerëzve (ushtrimi V). Grupi 2: shkruan emrat e përveçëm të pesë maleve (ushtrimi VI). Grupi 3: shkruan emrat e përveçëm të pesë lumenjve (ushtrimi VII). Grupi 4: shkruan emrat e përveçëm të pesë kafshëve (ushtrimi VIII).

Një përfaqësues i grupit lexon punën e të gjithë grupit. Nxënësit plotësojnë ushtrimet e punuara nga grupet e tjera.

Hapi 5: Punë e pavarurPunohet ushtrimi IX. Në tekstin e dhënë, nxënësit duhet të dallojnë dhe të nënvizojnë emrat

e përveçëm. Në fund kontrollohet puna e bërë.

Detyrë: gjej emrat e përveçëm që janë përdorur në tekstin: “Kush ka humbur”.

29) Tema: Xhepat e Altinit

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë se ç’mban në xhepa personazhi i pjesës; • të identifikojë llojin e pjesës (prozë, poezi); • të shpjegojë kuptimin e fjalëve të reja; • të formojë fjali me fjalët e reja; • të zbërthejë përmbajtjen e pjesës, duke iu përgjigjur pyetjeve; • të shkruajë një këshillë për personazhin e poezisë.

Fjalë kyçe: xhep, gjëra, mban.

Mjete: teksti; sende që nxënësit kanë në xhepa; flete A4; ngjyra.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Kllaster

Realizimi i kuptimitVeprimtari e drejtuar, grafik or-

ganizues i fjalorit. Punë në dyshe, diskutim

Reflektim Punë me shkrim

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Kllaster

• Çfarë keni nëpër xhepa?

Page 42: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

41

fjala

Fjali _______________________

Sinonimi ___________________

Kuptimi në fjalor _____________

XHEPI IM KA:

Shkruhen në tabelë të gjitha përgjigjet e nxënësve. Nxënësit njihen me temën e re dhe me një djalë, të quajtur Altin, i cili ç’nuk mbante në xhepat

e tij. Realizimi i kuptimit: veprimtari e drejtuar; grafik organizues i fjalorit; punë në dyshe; diskutim.

Bëhet leximi i vjershës nga mësuesja me intonacion shprehës dhe më pas nga nxënësit. Gjatë leximit, nxënësit, nënvizojnë fjalët që nuk kuptojnë, të cilat punohen në grafikun organizues të fjalorit.

Bëhet zbërthimi i përmbajtjes, duke iu përgjigjur pyetjeve të rubrikës: “Tani e ke radhën ti” Nxënësit përcaktojnë llojin e pjesës (prozë apo poezi), tregojnë numrin e strofave dhe të

vargjeve për çdo strofë. Në punët në dyshe, ata numërojnë sa emra dhe sa folje janë përdorur në strofa të ndryshme. Më pas diskutojnë për pikat e rubrikës: “Si mendon ti?”.

Reflektim: Punë me shkrimNxënësit shkruajnë një këshillë për Altinin. Lexohen këshillat që ata kanë shkruar.

• A janë të vlefshme edhe për ju këto këshilla? Nxënësit shprehin lirshëm mendimet e tyre.

Detyrë: shkruaj edhe një herë vjershën, duke hequr e shtuar fjalë.

30) Tema: Emrat e përgjithshëm

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të përkufizojë me fjalët e veta se ç’janë emrat e përgjithshëm; • të dallojë emrat e përgjithshëm nga emrat e përveçëm; • të shkruajë me shkronjë të vogël emrat e përgjithshëm; • të plotësojë fjalitë me një emër të përgjithshëm.

Fjalë kyçe: emër, i përgjithshëm.Mjete: teksti, shkumësa me ngjyra.

Page 43: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

42

Zhvillimi i mësimitEvokimi: Pema e mendimit

• Ç’dini ju për emrin?

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Pema e mendimit

Realizimi i kuptimit Minileksion, punë e drejtuarReflektim Punë e pavarur

femërorë

Si grupohen sipas gjinisë?

Sa llojesh janë?

Si grupohen sipas numrit?

EMRI

mashkullorëi përgjithshëmi përveçëm

shumës njëjës

Realizimi i kuptimit: Minileksion, punë e drejtuarU shpjegohet nxënësve se ç’janë emrat e përgjithshëm, duke i krahasuar ata me emrat e

përveçëm.

Emrat e përgjithshëm nuk tregojnë një njeri, një kafshë apo një send të caktuar. Ata tregojnë një lloj ose një klasë njerëzish, kafshësh apo sendesh.

Emrat e përgjithshëm shkruhen me shkronjë të vogël. Shkruhen me shkronjë të madhe vetëm në fillim të fjalisë.

Punim i ushtrimit I. Nxënësit veprojnë sipas kërkesave. Në fund të ushtrimit, dallojnë emrat e përveçëm dhe emrat e përgjithshëm.

Lexohen fjalët e shportës në ushtrimin II. Nxënësit plotësojnë fjalitë me këto fjalë. Pas plotësimit të ushtrimeve, nxënësit tregojnë se me ç’shkronjë i kanë shkruar emrat e

përgjithshëm.

Reflektim: Punë e pavarurNxënësit punojnë të pavarur ushtrimin IV. Më pas plotësojnë fjalitë me një emër të përgjith-

shëm ose me një emër të përveçëm.

Detyrë: ushtrimi III.

Page 44: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

43

31) Tema: Breshka dhe shkaba

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë për breshkën, shkabën me ato njohuri që ka; • t’u përgjigjet pyetjeve rreth përmbajtjes; • të rendisë veprimet që kryejnë personazhet e fabulës; • të përshkruajë secilin personazh të fabulës me nga tri fjali; • të shkruajë mesazhin që përcjell kjo fabul.

Fjalë kyçe: breshkë, shkabë, fluturim, krahë.

Mjete: teksti; pamje të breshkës e shkabës; maska.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Stuhi mendimesh

Realizimi i kuptimit Lexim me ndalesa, organizues grafik i fjalorit, rrjet diskutimi

Reflektim Lexim me role

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Brainstorming

Pyeten nxënësit se çfarë u vjen në mendje, kur dëgjojnë fjalët “breshka” dhe “shkaba”.

breshka shkaba

Shkruhen përgjigjet e nxënësve në tabelë. Realizimi i kuptimit: lexim me ndalesa; organizues grafik i fjalorit; rrjet diskutimi.

Shkruhet në tabelë titulli i poezisë. Dy fjalë për autorin.

La Fonten lindi në Shato Thjierri, më 8 korrik 1621 dhe vdiq në Paris më 13 prill 1695. Ai është një shkrimtar dhe poet francez, autor i shumë fabulave të famshme me përmbajtje moraliste. Fabulat e tij, të mbushura me kafshë që flasin - por të pasura me qëndrime kritike dhe ironike ndaj pushtetit të asaj kohe, në të njëjtën kohë të karakterizuara nga një stil i hollë e i thjeshtë - konsiderohen si kryevepra të letërsisë franceze. Por, megjithëse kishte një shpirt të pavarur, La Fonten e kaloi pothuaj gjithë jetën e tij nën mbrojtjen e fisnikëve të kohës.

Page 45: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

44

Theksohet se kjo pjesë është shqipëruar nga Naim Frashëri. Zhvillohet leximi me ndalesa. Ndalesat bëhen pas çdo strofe. Drejtohen pyetje për të zbër-

thyer përmbajtjen e çdo strofe. Bëhet leximi i vjershës nga nxënësit. Gjatë leximit, nxënësit nënvizojnë fjalët që nuk kuptojnë, të cilat më pas punohen në grafikun

organizues të fjalorit.

fjala

Fjali _______________________

Sinonimi ___________________

Kuptimi në fjalor _____________

Punohen rubrikat: “Tani e ke radhën ti” dhe “Plotëso”. Duke parë pamjet e breshkës dhe të shkabës, nxënësit tregojnë:

Veprimet e breshkës Veprimet e shkabës 1)........................ 1)........................ 2)........................ 2)........................ 3)........................ 3)........................

PO JO A mund të fluturonte breshka? Pse? Çfarë mësoni nga kjo fabul? Nxënësit shkruajnë mesazhin e pjesës, i cili lexohet nga vetë ata. Reflektim: Lexim me role

Nxënësit lexojnë vjershën me role, duke përdorur maskat.

Detyrë: shkruaj përmbajtjen e fabulës në fletore.

32) Tema: Trajta e shquar e emrave në numrin njëjës

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë me fjalët e veta se kur një emër i përgjithshëm mund të tregojë një njeri, një kafshë apo një send;

• të kthejë emrat e pashquar të numrit njëjës në trajtë të shquar; • të shkruajë fjali me emra në trajtën e shquar.

Fjalë kyçe: emra, trajtë e shquar, numri njëjës.

Mjete: teksti, shkumësa me ngjyra. Hap pas hapi: pyetja sjell pyetjen; minileksion; punë e drejtuar; plotësim/rishikim në dyshe; punë e pavarur.

Page 46: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

45

Zhvillimi i mësimitHapi 1: Pyetja sjell pyetjen

• Çfarë tregojnë emrat e përveçëm? • Si shkruhen emrat e përveçëm? • Po emrat e përgjithshëm, a mund të tregojnë një njeri, një kafshë, një send? • Si mund të realizohet kjo?

Bëhet njohja e nxënësve me temën e re.

Hapi 2: Minileksion, punë e drejtuarU shpjegohet nxënësve se:

• Çfarë ka në shportë? • Ejani ta mbushim së bashku, duke punuar ushtrimin I.

Punohet ushtrimi I, ku nxënësit veprojnë sipas kërkesave. °1: Ata lexojnë fjalinë dhe shikojnë me kujdes fjalën e nënvizuar (nxënës). °2: Vazhdojnë tregimin, duke e vendosur fjalën e nënvizuar në formën e duhur (nxënësi). E qarkojnë fundoren dhe e shkruajnë atë në shportë.

°Përsëritet kjo veprimtari për kërkesat: °3, °4, °5. Fundoret e qarkuara në secilën kërkesë, shkruhen në shportë: –i, -u, -a, -ja.

Hapi 3: Plotësim/rishikim në dyshePunohet ushtrimi II. Nxënësit duhet të plotësojnë fjalitë me fjalët në kllapa, duke i përdorur

ato në formën e duhur. Ata diskutojnë në dyshe për formën e fjalës që kanë plotësuar në fjali (mësuesi, nëna, lulja, bregu).

Hapi 4: Punë e pavarurPunohen ushtrimet III, IV, në të cilat nxënësit duhet të kthejnë emrat e dhënë në trajtën e

shquar. Lexohet ushtrimi i plotësuar.

Detyrë: shkruaj 10 emra në trajtën e pashquar, numri njëjës dhe emrat më sipër ktheji në trajtën e shquar.

33) Tema: Një fjalë për të gjitha

Linja: Të shkruajmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë emrin që nuk i përket grupit në të cilin është shkruar; • të grupojë emrat sipas numrit përkatës; • të shkruajë një emër të përgjithshëm për një grup emrash.

Edhe emrat e përgjithshëm mund të tregojnë një njeri, një kafshë apo një send të caktuar. Kjo bëhet duke i përdorur ata në trajtën e shquar.

Page 47: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

46

Fjalë kyçe: një fjalë; numër njëjës; numër shumës.

Mjete: teksti.Hap pas hapi: Punë e drejtuar, punë e pavarur, punë me shkrim

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Punë e drejtuar, punë e pavarurLexohet kërkesa e ushtrimit I dhe punohet në tabelë grupi i parë i fjalëve: lavatriçe, hekur,

fshesë me korrent, frigorifer, sobë. • Për çfarë përdoret secila prej tyre? • Çfarë kanë të përbashkët këto objekte?

Plotësojnë: janë pajisje elektroshtëpiake.Lihen nxënësit të punojnë të pavarur kërkesat e tjera.

2 - organe të brendshme; 3 – perime; 4 – macja; 5 – kafshe; 6 – akullore; 7 - mjete transporti; 8 – qytete; 9 - lënde mësimorë; 10 – veshje; 11 - ngjyra.)

Nxënësit lexojnë se si i kanë emërtuar grupet e fjalëve.

Hapi 2: Punë e drejtuarNjë nxënës lexon kërkesën e ushtrimit 2. Emrat që kanë gjetur në ushtrimin 1 i grupojnë sipas

numrit që kanë në tabelën më poshtë.

Emra në numrin njëjes Emra në numrin shumës

______________________

______________________

______________________

______________________

______________________

______________________

Në ushtrimin 3, nxënësit gjejnë emrat që janë futur gabim dhe i nënvizojnë, më pas tregojnë pse e bënë këtë nënvizim.

Hapi 3: Punë me shkrimPunojnë në fletore ushtrimin:

Shkruaj grupe me 5 fjalë që tregojnë: FRUTA: __________, __________, __________, __________, __________ SHTETE: __________, __________, __________, __________, __________ PROFESIONE: __________, __________, __________, __________, __________

Lexojnë grupet e fjalëve që kanë shkruar.

Detyrë: shkruaj 3 grupe të ngjashme me ato që mësove sot.

Page 48: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

47

34) Tema: Fuqia e Mujit

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të identifikojë personazhet e mitit; • të tregojë përmbajtjen e mitit, duke iu përgjigjur pyetjeve; • të zbulojë elementet fantastike të mitit; • të komentojë paragrafin që pëlqen më shumë; • të përshkruajë me fjalë figurën e Mujit.

Fjalë kyçe: Muji; Jutbinë; Halili; çetë; bëma; zana; qumësht zane; i fuqishëm; fuqi.

Mjete: teksti; libri: “Tregime të moçme shqiptare”. Hap pas hapi: bisedë e drejtuar; DRTA; grafik organizues i fjalorit; punë e drejtuar; përshkrim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Bisedë e drejtuar • A njihni njerëz të fuqishëm? • Si janë ata? (me muskuj,...)

Njihen nxënësit me temën e re. • Sot do të njihemi me një personazh shumë të fuqishëm, i cili ka jetuar shumë kohë më

parë. Shkruhet titulli i pjesës në tabelë: “Fuqia e Mujit”. Njihen nxënësit me autorin e pjesës.

Hapi 2: DRTA; harta e personazheve; grafik organizues i fjalorit.Lexohet pjesa me ndalesa. Nxënësit duhet të jenë të vëmendshëm, për të kuptuar atë që do

të ndodhë. Pas çdo ndalese, nxënësit do t’i përgjigjen pyetjeve të mësuesit. Leximi bëhet nga nxënësit, pyetjet nga mësuesi.

Ndalesa 1: Keni dëgjuar................... dhe aspak i fuqishëmNdalesa 2: Na ish qëmoti............... bari lopësh. Ndalesa 3: Një natë......................... i vuri në gjumë. Ndalesa 4: Pas mesnate................... i japim motër. Ndalesa 5: Zanat i japin.................. nuk e ngre dot. Ndalesa 6: Prapë i thotë................. gjer në gju. Ndalesa 7: T’i japim........................ e s’tundet fare. Ndalesa 8: I pyet zanat................... botën anembanë.

Page 49: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

48

Nxënësit plotësojnë hartën e personazheve.

PERSONAZHETKRYESORE

ZANAT MUJI

Bëhet leximi i plotë i pjesës nga nxënësit. Punohen fjalët e reja në grafikun organizues.

Veprime reale

Veprime të trilluara

Personazhe reale

Personazhe të trilluara

Ngjarje reale

Ngjarje të trilluara

fjala

Fjali _______________________

Sinonimi ___________________

Kuptimi në fjalor _____________

Hapi 3: Punë e drejtuarPunohet rubrika: “Si mendon ti?”. Në këtë rubrikë nxënësit do të dallojnë personazhet reale

nga ata të trilluar; veprimet reale nga ato të trilluara; vendin ku ndodh ngjarja; dialektin e përdorur në këtë mit; dhe elementet magjike. Këto të dhëna i hedhin në tabelën e rubrikës “Plotëso”.

Hapi 4: PërshkrimNë fund nxënësit përshkruajnë me fjalë Mujin. Dëgjohen disa përshkrime. Detyrë: Shkruaj disa fjali për Mujin, para dhe pasi të pinte qumështin e zanave, duke u bazuar

në cilësitë e tij fizike dhe morale.

35) Tema: Emrat e gjinisë mashkullore

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë emrat e gjinisë mashkullore që tregojnë frymorë; • të dallojë emrat e gjinisë mashkullore që tregojnë jofrymorë; • të tregojë emrat e gjinisë mashkullore nga fundoret –i, -u të trajtës së shquar numri

njëjës; • të kalojë emrat e gjinisë mashkullore nga trajta e pashquar në trajtën e shquar.

Page 50: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

49

Fjalë kyçe: emër, gjini mashkullore, trajta e shquar, trajta e pashquar, i përveçëm, i përgjithshëm.Mjete: teksti, tabela me rregulla.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Minileksion

Realizimi i kuptimit Punë e drejtuar, punë e pavarur

Reflektim Punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Minileksion

Mësuesi fillon me pyetjen: Sa gjini ka emri? Më pas bëhet leximi i pjesës hyrëse në tekst:

Frymorët kanë gjini. Edhe emrat që tregojnë frymorë kanë gjini. Jofrymorët nuk kanë gjini. Por, kujdes: emrat që tregojnë jofrymorë kanë gjini!

Gjinia e tyre përcaktohet nga fundorja që marrin në trajtën e shquar.

Tabela më sipër shoqërohet me shembuj të sjellë nga mësuesi. Realizimi i kuptimit: Punë e drejtuar, punë e pavarur

• Shikoni shportën. Çfarë ka në të? • Ejani ta mbushim së bashku!

Punohet ushtrimi I dhe III, duke ndjekur kërkesat hap pas hapi për secilin ushtrim: 1) Nxënësit lexojnë emrat e përveçëm. 2) Gjejnë gjininë e emrave, nisur nga gjinia e frymorëve që tregojnë (shënojnë F ose M). 3) Të gjithë emrat i kalojnë në trajtën e shquar

I Ermir - Ermiri. III Kreshnik - Kreshniku

4) Qarkojnë fundoret e emrave dhe i shkruajnë ato në shportë (-i, -u). Nxënësit duhet të dalin në përfundimin:

Emrat, që në trajtën e shquar, numri njëjës marrin fundoret –i, -u, janë emra të gjinisë mashkullore.

Theksohet se emrat e ushtrimeve I, III, janë emra frymorësh dhe është e lehtë të dallohet gjinia e tyre.

Nxënësit punojnë të pavarur ushtrimet II dhe IV. Kalojnë emrat e përgjithshëm në trajtën e shquar dhe dallojnë gjininë e tyre.

Punohen dy shembujt e parë të secilit ushtrim në tabelë: gur - guri, çakmak - çakmaku.

Në përfundim të detyrës, nxënësit lexojnë ushtrimet e plotësuara. Reflektim: Punë e pavarur

Në ushtrimin V nxënësit dallojnë emrat e gjinisë mashkullore. Lexohen emrat që kanë gjetur.

Detyrë: gjej emrat mashkullorë në tekstin “Fuqia e Mujit”.

Page 51: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

50

36) Tema: Zgjedhja e Herakliut

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë se ç’kupton me ves, virtyt; • t’u përgjigjet pyetjeve të tekstit; • të shkruajë të kundërtat e fjalëve të dhëna; • të komentojë përzgjedhjen e Herakliut.

Fjalë kyçe: Herakliu, zgjedhje.

Mjete: teksti; “Mitologjia Greke”. Hap pas hapi: bisedë; dëgjim i drejtuar; grafik organizues i fjalorit; punë e drejtuar, rrjet dis-kutimi.

Zhvillimi i mësimit: Hapi 1: Bisedë

• E dini ç’janë veset? • Po ju, a keni vese? • A keni njohur apo dëgjuar për njerëz që kanë vese? • Po virtytet (vlerat), e dini ç’janë? • Ç’mund të më thoni për to?

Nxënësit tregojnë nga përvoja e tyre. Njihen nxënësit me temën e re.

Hapi 2: Dëgjim i drejtuar, grafik organizues i fjalorit, punë e drejtuarBëhet leximi i pjesës nga mësuesi. Nxënësit nënvizojnë fjalët e reja, të cilat punohen në grafi-

kun organizues të fjalorit.

Bëhet leximi i pjesës nga nxënësit. Punohen rubrikat e tekstit: “Tani e ke radhën ti”, ku nxënësit u përgjigjen pyetjeve rreth

përmbajtjes së pjesës. Diskutojnë rreth kërkesave të rubrikës: “Si mendon ti?”. Shoqërojnë me shigjetë, duke treguar se ç’janë veset, virtytet... etj. Shkruajnë të kundërtat e fjalëve të dhëna në rubrikë.

Hapi 3: Rrjet diskutimiShtrohet pyetja:

fjala

Fjali _______________________

Sinonimi ___________________

Kuptimi në fjalor _____________

Page 52: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

51

A je dakord me zgjedhjen që bëri Herakliu? PO. JO. Pse?

Nxënësit ndahen në grupe sipas mendimeve dhe argumentojnë. PO, sepse .....................JO, sepse .....................

Detyrë: shkruaj mesazhin e pjesës në fletore.

37) Tema: Mitet, fabulat, legjendat

Linja: Të flasimObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë elementet që e bëjnë një pjesë të jetë mit, fabul apo legjendë; • të përkufizojë me fjalët e veta se ç’është fabula, miti, legjenda; • të vërë në dukje dallimet mes Herakliut dhe Prometeut, Mujit dhe Gjergj Elez Alisë; • të shpjegojë se çfarë ka të pazakontë te legjendat.

Fjalë kyçe: fabula, mite, legjenda.

Mjete: teksti; “Fabula të zgjedhura” nga LA FONTEN. Hap pas hapi: Kllaster; informacion i ri; diskutim; punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi 1: KllasterMësuesi u jep detyrë nxënësve të plotësojnë një kllaster për fabulën dhe të përkufizojnë se

ç’kuptojnë me fabul.

FABULAT

Tregim i shkurtër prozëpoezi personazhe

moral

Tregohet një fabul e njohur nga të gjithë nxënësit ose mund të lexohet nga “Fabula të zgje-dhura” të La Fonten-it.

Hapi 2: Informacion i ri, diskutimMësuesi u shpjegon nxënësve se ç’janë mitet:

Fabulat janë tregime të shkurtra që, duke përdorur si personazhe kafshët, kërkojnë të japin mendime për sjelljet e njerëzve. Shpesh, kafshët kanë sjelljet, gabimet dhe vlerat e njerëzve.

Page 53: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

52

Mitet janë rrëfime shumë të vjetra, në të cilat popujt e botës shpjegojnë se si ka lindur njeriu dhe bota.

Shpesh, personazhet e miteve janë Dielli, Hëna apo elemente të natyrës, që flasin dhe që veprojnë sikur të ishin njerëz.

Por, nuk janë të pakta rastet, kur personazhet janë perëndi, për shembull Prometeu, me të cilin jeni njohur në klasën e dytë.

Ndonjëherë personazhet e miteve janë edhe njerëz të fuqishëm, të jashtëzakonshëm, heronj.

Legjendat janë krijime popullore që tregojnë për njerëz jo të zakonshëm. Edhe kohët, edhe vendet ku veprojnë njerëzit e pazakontë, janë të pazakonta. Kujto për shembull,

legjendën e Gjergj Elez Alisë. Legjenda mund të tregohen edhe për heronj historikë të një populli, si p.sh. legjendat

për Skënderbeun tonë. Legjendat na tregojnë edhe për zakonet dhe traditat e popullit.

Nxënësit komentojnë se si e shpjegon miti i Prometeut ardhjen e zjarrit. • A është hero Prometeu? Pse? Ç’veprim i tij e bën të tillë? • A ka lidhje Prometeu me perënditë? • Ku dallon Prometeu nga Herakliu?

Hapi 3: Informacion i ri, diskutimNjohja e nxënësve me legjendat:

Lihen nxënësit të diskutojnë rreth 3 pyetjeve të dhëna në tekst. Në fund vënë në dukje çfarë kanë të pazakontë të dyja legjendat.

Hapi 4: Punë e pavarurPlotësojnë tabelën me nga dy tituj:

MITE FABULA LEGJENDA

1. ____________________2. ____________________

1. ___________________2. ___________________.

1. ____________________2. ____________________

Lexohen tabelat e plotësuara dhe diskutojnë secilin rast.

Detyrë: shkruaj një mit, fabul ose legjendë nga letërsia shqiptare.

Page 54: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

53

38) Tema: Emrat e gjinisë femërore

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë emra të gjinisë femërore që tregojnë frymorë; • të dallojë emra të gjinisë femërore që tregojnë jofrymorë; • të grupojë emrat e gjinisë femërore nga fundoret –i, -u të trajtës së shquar, numri njëjës; • të kalojë emrat e gjinisë femërore nga trajta e pashquar në trajtën e shquar.

Fjalë kyçe: emër; gjini femërore; trajta e shquar; trajta e pashquar; i përveçëm; i përgjithshëm.

Mjete: teksti, tabela me rregulla.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Minileksion

Realizimi i kuptimit Punë e drejtuar, punë e pavarur

Reflektim Punë e pavarur

Zhvillimi i mësimitEvokimi: Minileksion

Mësuesi fillon me pyetjen: Sa gjini ka emri? U kujtohet nxënësve se:

Frymorët kanë gjini. Edhe emrat që tregojnë frymorë kanë gjini. Jofrymorët nuk kanë gjini. Por, kujdes: emrat që tregojnë jofrymorë kanë gjini!

Gjinia e tyre përcaktohet nga fundorja që marrin në trajtën e shquar.

Tabela më sipër shoqërohet me shembuj të sjellë nga mësuesi. Realizimi i kuptimit: Punë e drejtuar, punë e pavarur

• Shikoni shportën. Çfarë ka në të? • Ejani ta mbushim së bashku!

Punohet ushtrimi I dhe III, duke ndjekur kërkesat hap pas hapi për secilin ushtrim: 1) Nxënësit lexojnë emrat e përveçëm. 2) Gjejnë gjininë e emrave nisur nga gjinia e frymorëve që tregojnë (shënojnë F ose M). 3) Të gjithë emrat i kalojnë në trajtën e shquar:

I Kaltrinë - Kaltrina III Lule - Lulja

4) Qarkojnë fundoret e emrave dhe i shkruajnë ato në shportë (-a, -ja). Nxënësit duhet të arrijnë në përfundimin se:

Emrat që në trajtën e shquar, numri njëjës, marrin fundoret –a, -ja, janë emra të gjinisë femërore.

Page 55: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

54

Theksohet se emrat e ushtrimeve I, III, janë emra frymorësh dhe është e lehtë të dallohet gjinia e tyre.

Nxënësit punojnë të pavarur ushtrimet II dhe IV. Kalojnë emrat e përgjithshëm në trajtën e shquar dhe dallojnë gjininë e tyre.

Punohen dy shembujt e parë të secilit ushtrim në tabelë: punë – puna, çerdhe - çerdhja

Në përfundim të detyrës, nxënësit lexojnë ushtrimet e plotësuara. Mësuesi i kushton vëmendje rasteve kur bie –ë-ja ose –e-ja nga kalimi i emrit në trajtë të

shquar. P.sh.: letër - letra etj. Reflektim: Punë e pavarur

Në ushtrimin V nxënësit dallojnë emrat e gjinisë femërore. Lexohen emrat që kanë gjetur nxënësit.

Detyrë: gjej emrat femërorë në tekstin: “Breshka dhe shkaba”.

39) Tema: Lepuri dhe breshka

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë ç’shikon në figurë; • të tregojë çfarë di për këto dy kafshë; • të tregojë përrallën në bazë të figurave; • të diskutojë për fjalë të urta që lidhen me temën; • të krahasojë personazhet, duke evidentuar të përbashkëtat dhe ndryshimet mes tyre.

Fjalë kyçe: lepuri, breshka.

Mjete: teksti, pamje të lepurit dhe të breshkës. Hap pas hapi: vëzhgo–trego; veprimtari pyetje-përgjigje; punë e drejtuar; diskutim; diagrami i Venit.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Vëzhgo - tregoMësuesi kërkon nga nxënësit të vëzhgojnë figurat në tekst dhe bisedohet rreth asaj që shiko-

jnë. Ndonjë nxënës duke parë figurën dhe duke rikujtuar përrallën, mund ta tregojë atë.

Hapi 2: Veprimtari pyetje - përgjigjePunohet rubrika: “Tani e ke radhën ti”.

• Si është lepuri? • Si është breshka?

Page 56: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

55

Nxënësit përshkruajnë lepurin dhe breshkën nga pamja fizike dhe sjellja e tyre në përrallë, duke vënë në dukje cilësitë e tyre.

• Me kë e bën garën breshka? • Kush luan me lepujt dhe macen? • Cili nga personazhet fle poshtë pemës? • Kush e fiton në fund garën?

Hapi 3: Punë e drejtuarU shpjegohet nxënësve se: shumë KAFSHË PËRFAQËSOJNË KARAKTERISTIKAT

FIZIKE TË NJERËZVE NË GJUHËN E PËRDITSHME. Punohet rubrika në tekst. Nxënësit lexojnë thëniet dhe analizojnë cilësinë me kafshën që e ka

atë cilësi. Shkruajnë si duhet thëniet. Japin shembuj të tjerë, p.sh.: dinak si dhelpër. Vazhdon puna me rubrikën tjetër “Shëno me V ose me G”.

Hapi 4: DiskutimDiskuto me shokët thënien:

“NUK KE PSE TË VRAPOSH, MJAFTON QË TË NISESH NË KOHË”.

Hapi 5: Diagrami i VenitKërkohet nga nxënësit të krahasojnë personazhet e përrallës si nga pamja fizike, ashtu edhe

nga sjellja. LEPURI TË PËRBASHKËTAT BRESHKA

Detyrë: shkruaj nga dy fjali për personazhet e përrallës, ku të vësh në dukje cilësitë e tyre.

40) Tema: Shkruajmë brenda shtëllungave

Linja: Të shkruajmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë se ç’shikon në figura; • të rendisë figurat sipas radhës së kryerjes së veprimeve; • të përmbledhë me nga një fjali ç’tregon figura; • të shkruajë në shtëllunga historinë.

Fjalë kyçe: shtëllunga.

Mjete: tabela me shtëllunga (fumete) të vizatuara.Hap pas hapi: vëzhgo-komento; punë e drejtuar; shkrim i lirë; turi i galerisë.

LEPURI BRESHKA

Page 57: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

56

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Vëzhgo - komento.Nxënësit lihen për disa minuta të vëzhgojnë figurat, më pas komentojnë secilën prej tyre.

Hapi 2: Punë e drejtuar.Pas komentimit të figurave, nxënësit i rendisin ato sipas radhës së kryerjes së veprimeve.

Përcaktohen personazhet dhe veprimet që kryejnë ata. Në fund plotësojnë tabelën.

VEPRIMTARI VEPRIMET

Hapi 3: Shkrim i lirë. Me nga një fjali, nxënësit përmbledhin atë që paraqitet në çdo figurë.

Hapi 4: Turi i galerisë. Punët me shkrim ngjiten në tabelë. Nxënësit i lexojnë me radhë dhe i komentojnë. Shkrimet

më të mira përzgjidhen nga vetë nxënësit.

Detyrë: shkruaj një histori duke përdorur shtëllungat.

41) Tema: Drejtshkrimi i emrave femërorë të tipit: çati, shami etj.

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë emrat femërorë që në trajtën e pashquar nuk marrin –i në fund; • të kthejë në trajtë të shquar emrat e gjinisë femërore që nuk mbarojnë me –i; • të kthejë nga trajta e pashquar në trajtë të shquar emrat e gjinisë femërore që mbarojnë

me –i; • të plotësojë fjalët me fundoren e duhur; • të përdorë në fjali fjalët e tipit: çati, shami etj.

Fjalë kyçe: drejtshkrim, emra femërorë, çati, shami.

Mjete: teksti, flipçart, markera. Hap pas hapi: Diskutim idesh; të nxënët në bashkëpunim; punë e pavarur; punë me shkrim.

Page 58: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

57

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Diskutim idesh.Shkruhen në tabelë emrat: çati, shami, rrëke, bufe, liri, bori, dituri, gliko.

• Në ç’gjini janë këta emra? • Në ç’trajtë janë ata?

Hapi 2: Të nxënët në bashkëpunim.Punohet ushtrimi I hap pas hapi, sipas kërkesave: 1) nxënësit lexojnë me kujdes dhe shqiptojnë si duhet emrat e gjinisë femërore (të gjithë emrat

kanë theks hundor); 2) shkruajnë emrat që nuk mbarojnë me –i; 3) kalojnë emrat që nuk mbarojnë me –i në trajtën e shquar (kala - kalaja); 4) shkruajnë emrat që mbarojnë me –i; 5) kalojnë në trajtën e shquar emrat që mbarojnë me –i (liri - liria).

Hapi 3: Punë e pavarur.Nxënësit punojnë të pavarur ushtrimin II, ku kalojnë në trajtën e shquar emrat e dhënë:

cilësi - cilësia; veti - vetia; ushtri - ushtria,... etj. Në ushtrimet III, IV, nxënësit plotësojnë fjalët me fundoren e duhur, siç tregon modeli.

III uji i një rreke (je) IV palët e një shami (e)... etj.

Në fund bëhet leximi zinxhir i ushtrimeve të plotësuara.

Hapi 4: Punë me shkrim.Formo fjali me dy grupe fjalësh nga ushtrimi III dhe dy grupe fjalësh nga ushtrimi IV.

Detyrë: ushtrimi V.

42) Tema: Njerëzit me një sy të vetëm

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të lexojë tekstin me intonacionin e duhur; • të tregojë kuptimin e fjalëve dhe të shprehjeve të reja; • të tregojë rreth ngjarjes, duke iu përgjigjur pyetjeve; • të diskutojë për çështje që lidhen e temën (pasuria më e madhe është DIJA); • të argumentojë përgjigjet që jep, duke sjellë shembuj konkret.

Fjalë kyçe: njeri, sy, pasuri.

Mjete: teksti.Hap pas hapi: pyetja e ditës; lexim zinxhir; veprimtari e drejtuar; rrjet diskutimi; diskutim.

Page 59: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

58

Zhvillimi i mësimit Hapi 1: Pyetja e ditës.

Mësuesi shkruan në tabelë pyetjen: A mund të bëhesh i pasur pa punuar? Nxënësit japin mendimet e tyre dhe diskutojnë.

Hapi 2: Lexim zinxhir.

Mësuesi paraqet temën dhe e shkruan atë në tabelë: “Njerëzit me një sy”. Lexohet pjesa nga mësuesja, pastaj nga nxënësit. Gjatë leximit, nxënësit nënvizojnë fjalët dhe shprehjet që nuk i kuptojnë dhe në fund të le-

ximit bëhet bëhet shpjegimi i tyre.

Hapi 3: Punim i rubrikave të tekstit: “Tani e ke radhën ti”, “Si mendon ti?”.

Hapi 4: Rrjet diskutimi.Kush lakmon shumë a e humbet edhe atë që ka? PO. JO. Pse? Ndahet klasa në dy grupe në bazë të mendimit.

PO, sepse.................... JO, sepse....................

Hapi 5: Diskutim.Vazhdon diskutimi i nxënësve për pyetjet më poshtë:

• A pasuroheni ju çdo ditë që vini në shkollë? • Si është më mirë, të dish apo të kesh?

Detyrë: rubrika “Detyrë”.

43) Tema: Shkruajmë hyrje dhe mbyllje përrallash

Linja: Të shkruajmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë strukturën e një përralle (hyrje, brendi, mbyllje); • të shkruajë hyrjen e një përralle jo të plotë; • të gjejë një titull të përshtatshëm për përrallën; • të plotësojë një përrallë, së cilës i është dhënë vetëm brendia.

Fjalë kyçe: përrallë, hyrje, brendi, mbyllje.

Mjete: përralla: “Sirena e vogël” ose ndonjë përrallë tjetër; etiketa ku janë shkruar: HYRJA, BRENDIA, MBYLLJA. Hap pas hapi: lexim; grafik organizues; punë në dyshe; punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Lexim.Mësuesi lexon përrallën dhe shkruan në tabelë titullin e saj.

Page 60: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

59

Hapi 2: Grafik organizues. • Cila është struktura e rrëfenjave?

PËRRALLA

HYRJA

MBYLLJA

BRENDIA

Mësuesi shpjegon secilën pjesë në veçanti. HYRJA TË BËN TË KUPTOSH SE PËR KË FLITET NË TEKST DHE KU ZHVILLOHET NGJARJA.BRENDIA TREGON ZHVILLIMIN E NGJARJES. MBYLLJA TREGON FUNDIN E NGJARJES DHE SHPJEGON DOMETHËNIEN E NGJARJEVE TË TREGUARA.

Në përrallën e lexuar, nxënësit tregojnë hyrjen, brendinë, mbylljen.

Hapi 3: Punë në dyshe.Punohet në dyshe nga nxënësit ushtrimi 1. Më pas lexojnë pjesën e dhënë të përrallës. Nxënësit udhëzohen që të përdorin një gjuhë të thjeshtë dhe të kujtojnë se si fillojnë përrallat

(Na ishte njëherë... etj.). Diskutojnë se si mund të jetë pjesa hyrëse e saj (p.sh.: Na ishte njëherë një plakë, e cila bleu në

treg një zog pule. Ajo e ushqente çdo ditë dhe zogu u rrit e na u bë pulë. Çdo ditë pula bënte nga një vezë.)

Në fund nxënësit duhet të gjejnë një titull për përrallën, p.sh.: “Plaka dhe pula”. Lexohen disa punë të nxënësve.

Hapi 4: Punë e pavarur. Nxënësit punojnë të pavarur ushtrimin 2. Në këtë ushtrim, ata do të gjejnë hyrjen, mbylljen

dhe më pas do të vendosin një titull.

Detyrë: shkruaj një përrallë. Trego titullin, hyrjen, brendinë dhe mbylljen.

44) Tema: Numri shumës i emrave të gjinisë mashkullore

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë emra të gjinisë mashkullore në numrin shumës në fjali (tekst); • të kthejë emrat e gjinisë mashkullore nga numri njëjës në numrin shumës; • të formojë fjali me emra të gjinisë mashkullore në numrin shumës.

Fjalë kyçe: emër; numri shumës; gjinia mashkullore.

Mjete: teksti, flipçart, markera.

Page 61: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

60

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Diskutim ideshShkruhen në tabelë disa fjali, në të cilat nxënësit do të gjejnë emrat e gjinisë mashkullore dhe

dallojnë ato të numrit shumës. P.sh.:

Librat i rinj më pëlqyen shumë. Oborri i shkollës ishte mbushur plot me nxënës. Muratorët e ringritën murin e rrëzuar.

Shkruhen në tabelë emrat e numrit shumës të gjinisë mashkullore. Realizimi i kuptimit: Veprimtari e drejtuar; punë e pavarur.

Nxënësit do të punojnë sipas kërkesave ushtrimin I. Ata lexojnë fjalinë dhe zëvendësojnë numërorin një me numërorin dy. Bëjnë ndryshimet e

duhura në fjalën e nënvizuar (një aeroplan - dy aeroplanë). Shkronjën që shtuan në fund të fjalës së nënvizuar, e shkruajnë në shportë. Punojnë të pavarur ushtrimin II, kthejnë emrat nga numri njëjës (trajta e pashquar) në numrin

shumës, duke parë modelin e ushtrimit I. Të gjithë emrat në këtë ushtrim marrin -ë në fund. P.sh.: një detar – dy detarëPërsëritet veprimtaria për ushtrimet III - IV dhe V - VI. Pas punimit të ushtrimeve, nxënësit

plotësojnë shportën me –a, -e. Gjatë punimit të ushtrimeve, mësuesi duhet të ketë parasysh drejtshkrimin e emrave të gjinisë

mashkullore në numrin shumës.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Diskutim idesh

Realizimi i kuptimit Veprimtari e drejtuar, Punë e pavarur

Reflektim Punë e pavarur

1) Emrat mashkullorë me: - ac, - aç, - af, - aq, - ap, - ash, - eç, - ek, - en, - esh, - ik, - in, - ist, - jan, - jot, - ok, - or, - osh, - ot, - tar, - tor, - uk, shkruhen në shumës rregullisht me - ë.

2) Emrat mashkullorë me: - ant, - at, - az, - ent, - id, - it, - ont, shkruhen në shumës me - ë, kur shënojnë frymorë dhe me - e, kur nuk shënojnë frymorë.

3) Emrat mashkullorë me: - azh, - ezh, - ël, - im, - ion, - (I) um, - ozh, - us, shkruhen në shumës me - e.

4) Shkruhen në shumës me - a, emrat mashkullorë, si: bërryla, cepa, gjyma, tipa, xhepa; shkruhen në shumës me - e, emrat, si: djepe, kallëpe, rafte, zarfe, probleme, mikrobe.

5) Emrat mashkullorë me - ës, - ues, - yes, e kanë trajtën e shumësit njësoj si të njëjësit.

Tabela më sipër mund të shkruhet edhe në një tabak letre, në ndihmë të nxënësit. Reflektim: Punë e pavarur

Lihen nxënësit të punojnë të pavarur ushtrimin VII. Në tekstin e dhënë, në ushtrim, ata da-llojnë emrat e gjinisë mashkullore në numrin shumës.

Page 62: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

61

Pas përfundimit të detyrës, lexohen emrat që nxënësit kanë nënvizuar.

Detyrë: shkruaj katër emra të gjinisë mashkullore në numrin njëjës. Ktheji ata në numrin shumës. Formo nga një fjali me emrat që ktheve në shumës.

45) Tema: Ngrita zërin

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të lexojë vjershën me intonacionin e duhur; • të tregojë si e trajtojnë prindërit; • t’iu përgjigjet pyetjeve rreth përmbajtjes së poezisë; • të tregojë raste të ngjashme nga përvoja e tij; • të diskutojë veprimin e vajzës.

Fjalë kyçe: ngre zërin; kërkoj të drejta; e bëj vetë; vë pikat mbi “i”.

Mjete: teksti. Hap pas hapi: Bisedë; lexim zinxhir; punë e drejtuar; rrjet diskutimi; dikutim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Bisedë.Drejtoj bisedën e nxënësve përmes pyetjeve:

• Cilët janë pjesëtarët e familjes suaj? • Kush ua zgjedh veshjet? • Po flokët i rregulloni vetë, apo ju ndihmon ndokush? • Si ju thërrasin prindërit me përkëdheli? • Ju pëlqen që për ato gjera, të cilat mund t’i bëni vetë të kujdesen të tjerët? Pse?

Hapi 2: Lexim zinxhir.Lexohet poezia herën e parë nga mësuesja, duke u kërkuar nxënësve ta ndjekin me vëmendje.

Bëhet leximi zinxhir i poezisë nga nxënësit. Shpjegohen fjalët e vështira për nxënësit.

Hapi 3: Punë e drejtuar.Punohet për zbërthimin e përmbajtjes së poezisë. Nxënësit zgjedhin alternativën e saktë.

Hapi 4: Rrjet diskutimi.Shtrohet pyetja para klasës për diskutim: A bëri mirë vajza që e ngriti zërin? Po. Jo. Pse? Klasa ndahet në dy grupe në bazë të mendimit PO ose JO.

PO, sepse.................... JO, sepse....................

Page 63: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

62

• Po ty, si të trajtojnë prindërit? • Cilat nga veprimet e prindërve të vajzës i bëjnë edhe prindërit e tu?

A të pëlqen që të të trajtojnë si vajzën e vjershës? Po. Jo. Pse?

Hapi 5: Diskutim.Punohet rubrika: “Eja në diskutim!”

Detyrë: rubrika “Detyrë”.

46) Tema: Të drejtat tona

Linja: Të flasimObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë të paktën dy të drejta të fëmijëve që di ose ka dëgjuar; • të diskutojë për të drejta të veçanta që gëzojnë fëmijët; • të diskutojë rreth respektimit ose jo të të drejtave të fëmijëve në familje, në shkollë etj.

Fjalë kyçe: të drejta.

Mjete: Konventa e të Drejtave të Fëmijëve (KDF). Hap pas hapi: Brainstorming; diskutim; lexim; rrjet diskutimi.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Brainstorming.Të drejtat e fëmijëve janë shumë të rëndësishme.

• E dini ju që ekziston një dokument për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve? U tregohet nxënësve KDF. U kërkohet nxënësve të listojnë disa nga të drejtat e fëmijëve që dinë ose kanë dëgjuar (të

paktën dy).

Hapi 2: Diskutim.Nxënësit ngjyrosin njërën nga të drejtat që u duket më e rëndësishme.

• A mund të shpjegosh pse? Për të realizuar këtë diskutim, nxënësit ndahen në pesë grupe sipas përzgjedhjes që kanë bërë.

Diskutojnë në grup, ku secili jep arsyet e veta të cilat i shkruajnë dhe më pas një përfaqësues i grupit paraqet para klasës shpjegimet e grupit.

Hapi 3: Lexim.Bëhet leximi i të drejtave të fëmijëve nga KDF.

Hapi 4: Rrjet diskutimi. PO JO

Page 64: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

63

A zbatohen gjithmonë të drejtat e fëmijëve? PO. JO. Pse? Nxënësit ndahen në dy grupe, në bazë të mendimit pro ose kundër. Po, sepse...... Jo, sepse......

Detyrë: thuaj disa të drejta të tjera.

47) Tema: Drejtshkrimi i emrave mashkullorë të tipit: hero, mulli etj.

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të kthejë në shumës emrat mashkullorë me zanore të theksuar ose me -ua; • të shkruajë drejt emrat mashkullorë të shumësit me zanore të theksuar ose me -ua; • të përdorë në fjali shumësin e emrave të gjinisë mashkullore me zanore të theksuar ose

me –ua. Fjalë kyçe: drejtshkrim; emra mashkullorë; trajtë e shumësit; zanore e theksuar.

Mjete: flipçart, markera, teksti.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Lexim zinxhir Fillon puna me leximin zinxhir të emrave. Orientohen nxënësit të lexojnë me kujdes dhe t’i shqiptojnë si duhet emrat.

Realizimi i kuptimit: Veprimtari e drejtuarDuke parë modelin e dhënë në tekst (mulli - mullinj), nxënësit do të kalojnë emrat në numrin

shumës. Më pas plotësojnë në tekst. Emrat e dhënë në numrin njëjës, në tekst, të shkruara në flipçart, nxënësit i kalojnë në numrin shumës. Flori → flori-nj hero → hero-nj dru → dru-nj etj. Krahasojnë emrat e shtyllës së parë me ato të shtyllës së dytë. Formulohet rregulla:

EMRAT E GJINISË MASHKULLORE QË MBAROJNË ME ZANORE TË THEKSUAR OSE ME -UA, NË NUMRIN SHUMËS MARRIN NJ NË FUND.

Punohen ushtrimet 2, 3, 4, ku nxënësit duhet të kalojnë emrat në numrin shumës, siç tregon modeli.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Lexim zinxhir

Realizimi i kuptimit Veprimtari e drejtuarReflektim Punë me shkrim, lexim

Page 65: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

64

Pas plotësimit në tekst, lexohen emrat në numrin shumës, p.sh.:lumë - - - lumenj, ftua - - - ftonj, gjarpër - - - gjarpërinj (gjarpinj) etj.

Gjatë leximit nxënësit duhet të shqiptojnë me kujdes emrat. Reflektim: Punë me shkrim, lexim

Nxënësit do të punojnë në fletore ushtrimin II. Do të ndërtojnë pesë fjali, ku emrat në kllapa të përdoren në numrin shumës.

Pas përfundimit të punës, lexohen fjalitë e ndërtuara nga nxënës të ndryshëm.

Detyrë: ushtrimi III.

48) Tema: Këpucët e mamit

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë për këpucët, shapkat që vesh në pjesë të ndryshme të ditës; • të tregojë personazhet e pjesës; • të qarkojë foljet që i përkasin personazhit; • të hartojë pyetje rreth përmbajtjes dhe t’u përgjigjet atyre; • të krahasojë mamin e vajzës me mamin e vet.

Fjalë kyçe: Këpucë; shapka; vesh.

Mjete: teksti, flete A4.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Veprimtari pyetje - përgjigje • Çfarë vishni (mbani) në këmbë kur dilni nga shtëpia? • Po kur qëndroni në shtëpi?

Nxënësit tregojnë për shapkat, pantoflat e tyre, duke i përshkruar ato, dhe njëkohësisht duke treguar edhe funksionin e tyre.

Njihen nxënësit me temën për sot: “Këpucët e mamit”.Realizimi i kuptimit: Lexim; punë e drejtuar; shkëmbe pyetje.Dy fjalë për autoren:

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Veprimtari pyetje - përgjigje

Realizimi i kuptimit Lexim, punë e drejtuar, shkëmbe pyetje

Reflektim Diagrami i Venit

Silvia Vecchini ka lindur në vitin 1975 në Peruxhia të Italisë dhe është diplomuar për letërsi. Ajo ka studiuar edhe në Institutin Teologjik të Assisit, e ndërkohë shkruan libra për fëmijë, tekste shkollore dhe harton materiale didaktike. Bashkë me burrin e saj, Antonio Vecchini, ajo ka një aktivitet editorial për fëmijë dhe adoleshentë, si autore dhe si ilustruese njëkohësisht.

Page 66: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

65

Bëhet leximi i tekstit me intonacion të gëzuar nga mësuesja dhe më pas rilexohet nga nxë-nësit.

Gjatë leximit nxënësit kanë nënvizuar fjalët që nuk i kuptojnë. Në fund, bëhet shpjegimi i tyre.

Punohen rubrikat e tekstit: “Shëno me V (e vërtetë) ose G (e gabuar)”, “Plotëso”. Në rubrikën “Plotëso”, nxënësit do të tregojnë:

• se kush e rrëfen tregimin; • cilat janë personazhet; • dhe do të qarkojnë foljet që i përkasin personazhit; • dhe do të evidentojnë ndjenja të ndryshme, si: habi etj.

Nxënësit ndahen në katër grupe. Secili grup harton dy pyetje për grupin ngjitur. Dëgjohen përgjigjet e nxënësve. Reflektim: Diagrami i VenitDuke u ndalur në çdo paragraf, nxënësit krahasojnë mamanë e vajzës me mamanë e tyre.

MAMI I VAJZËS MAMI IMTË PËRBASHKËTAT

Detyrë: trego si e kupton ti mamin tënd duke u nisur nga veshja.

49) Tema: Numri shumës i emrave të gjinisë femërore

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të shoqërojë numrin njëjës me shumësin përkatës; • të kthejë në numrin shumës emrat e gjinisë femërore, duke vënë në dukje emrat që nuk

ndryshojnë.Fjalë kyçe: emër, numri shumës, gjinia femërore.

Mjete: teksti, tabela, tabak letre, markera. Hap pas hapi: Mendo - vepro; punë e pavarur; punë në dyshe.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Mendo - veproFillon puna me grupin e parë të ushtrimeve. Nxënësit veprojnë hap pas hapi. 1. Secili nxënës lexon me kujdes fjalinë në heshtje. 2. Zëvendësojnë numërorin “një” me numërorin “dy” dhe bëjnë ndryshimin e duhur te fjala e

nënvizuar: një gazetë _____ dy gazeta

Page 67: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

66

3. Shkruajnë në shportë shkronjën që shtuan në fund të fjalës së nënvizuar.

Hapi 2: Punë e pavarurNxënësit punojnë të pavarur ushtrimin II. Gjashtë emrat e dhënë i kthejnë në numrin shumës, si në ushtrimin I. P.sh.: Një nënë - dy nëna, një kodër - dy kodra etj.

Lexim i ushtrimit të plotësuar.

Hapi 3: Punë e pavarur Punohen ushtrimet V - VI, ndiqet e njëjta ecuri si në dy ushtrimet e para. Vëzhgojnë dhe dalin

në përfundimin se disa emra nuk ndryshojnë kur i kthejmë në numrin shumës, p.sh.: një dele — dy dele, një pallto — dy pallto etj.

Plotësojnë shportën. Lexojnë shkronjat e shportës.

Hapi 4: Punë në dyshePlotësojnë:

Punojnë në dyshe ushtrimin VII, lidhin me shigjetë numrin njëjës me shumësin përkatës. Lexim i ushtrimit. Detyrë: Ushtrimi III - IV.

50) Tema: Historia e Rruzëllimës

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të lexojë pjesën me intonacionin e duhur; • t’iu përgjigjet pyetjeve rreth përmbajtjes; • të plotësojë fjalitë e dhëna me fjalët e duhura; • të përshkruajë ciklin e ujit në mënyra të ndryshme (me gojë, me shkrim, me vizatim).

Fjalë kyç: histori, Rruzëllima, tokë, avull, re, shi.

Mjete: teksti, fletë A4, ngjyra.

njëjës shumës

Numri i emrit

një letër dy letra(ca, shume) dy

Page 68: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

67

Zhvillimi i mësimit Evokimi: parashikim me terma paraprakë. Shkruhen në tabelë termat:

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Parashikim me terma paraprakë

Realizimi i kuptimit Lexim, VPP, punë e pavarurReflektim Turi i galerisë

Histori, Rruzëllimë, sumbull uji, tokë, avull, re, shi.

Me termat më sipër, nxënësit do të përpiqen të parashikojnë ngjarjen. Lexohen 2 - 3 punë të nxënësve. Realizimi i kuptimit: lexim, VPP, rrjet diskutimi, punë e pavarur.

Lexohet pjesa nga mësuesja. Krahasohen tekstet parashikuese me “Historinë e Rruzëllimës”. Lexim i pjesës nga nxënësit. Gjatë leximit, ata nënvizojnë fjalë e shprehje që nuk i kuptojnë, bëhet shpjegimi i tyre.

Punohet rubrika ”Tani e ke radhën ti”, nxënësit u përgjigjen pyetjeve rreth përmbajtjes. Diskutojnë:

PO JO A u kthye përsëri në tokë Rruzëllima? Pse? Ndahen në grupe dhe diskutojnë. - Po, sepse... –Jo, sepse... Reflektim: Veprimtari e lirë. Kërkohet nga nxënësit të paraqesin me mënyra të ndryshme ciklin e ujit, me shkrim, vizatim, si dhe të kujtojnë këngë që lidhen me temën.

Detyrë: Plotëso kutitë me fjalën e duhur.

51) Tema: Trajta e shquar e emrave në numrin shumës

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë trajtën e shquar të emrave të shumësit nga mbaresat; • të vendosë emrat në fjali në formën e duhur; • të formojë fjali me emra të trajtës së shquar, numri shumës.

Fjalë kyç: emër, trajta e shquar, numri shumës, mbaresë.

Mjete: teksti.Hap pas hapi: harta semantike, Veprimtari e drejtuar, plotëso/krijo dyshe/diskuto, punë e pavarur, punë me shkrim.

Page 69: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

68

Zhvillimi i mësimit:

Hapi 1: harta semantike.U kërkohet nxënësve të plotësojnë hartën semantike për emrin

EMRI

i përgjithshëm

femërore mashkullore shumës njëjës

e shquar e pashquar

Sa llojesh është?

Në ç’numër është? Sa gjini ka?

Në ç’trajtë është?

i përveçëm

Pasi plotësojnë skemën nxënësit japin shembuj duke shfrytëzuar njohuritë e marra më parë

Hapi 2: Veprimtari e drejtuarU thuhet nxënësve:

• Shporta në tekst është bosh, ajo duhet mbushur me shkronja. • Ejani ta mbushim së bashku!

Nën drejtimin e mësueses punohet ushtrimi I. Ndiqen hapat: 1) Lexojnë fjalitë dhe vëzhgojnë me kujdes fjalën e nënvizuar. 2) Vazhdojnë tregimin duke vendosur në vend të pikave fjalën e nënvizuar në formën e

duhur. Qytetin e rrethonin disa male. Malet ishin mbuluar nga bora.

3) Qarkojnë shkronjën që shtuan në fund të emrit dhe e shkruajnë në shportë. Në shportë duhet të jenë shkruar –t, - të, - it.

Hapi 3: Plotëso/krijo dyshe/diskutoMe punë të pavarur, nxënësit plotësojnë fjalitë duke i vendosur emrat në kllapa në formën e

duhur. Formojnë dyshe, krahasojnë formën e fjalëve të përdorura në fjali.

Hapi 4: Punë e pavarurAta kthejnë emrat nga trajta e pashquar në trajtën e shquar duke përdorur një nga fundoret e

shportës, ndihmohen edhe nga modeli (ca lule - lulet e mia). Lexim zinxhir i trajtave të shquara të emrave të dhëna.

Hapi 5: Punë me shkrim.

Page 70: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

69

Nxënësit punojnë në fletore ushtrimin: Formo katër fjali me emra në trajtën e shquar të numrit shumës (emra nga ushtrimi III).

Detyrë: Ushtrimi IV.

52) Tema: Në shoqërinë e emrave

Linja: Të shkruajmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë emrat e përveçëm nga emrat e përgjithshëm sipas rregullave drejtshkrimore; • të plotësojë fjalitë me emra të përveçëm ose të përgjithshëm sipas modeleve të dhëna; • të zgjerojë fjalitë duke përdorur emra të përveçëm në rolin e kryefjalës.

Fjalë kyç: emër, emër i përveçëm, emër i përgjithshëm,

Mjete: teksti, flipçart, markera.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Brainstorming Mësuesi pyet nxënësit: - Ç’ju kujton fjala “emër”? Shkruhen në tabelë të gjitha përgjigjet e nxënësve. Pra: FJALËT QË EMERTOJNË NJERËZ, KAFSHË, SENDE, VENDE, JANË EMRA.

Realizimi i kuptimit: Veprimtari e drejtuar, rishikim në dyshe, diskutim • Si ndahen emrat sipas llojit?

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Stuhi mendimesh

Realizimi i kuptimit Veprimtari e drejtuar, rishikim në dyshe, diskutim

Reflektim Punë e pavarur me shkrim

Lloji i emrit I përveçëm

I përgjithshëm

Nxënësit plotësojnë tabelën me shembuj.

Emra njerëzish Emra kafshësh Emra sendesh Emra vendesh

Page 71: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

70

Vëzhgojnë emrat e tabelës, krahasojnë (p.sh.: shkrimin e emrave të njerëzve daja - Dritani, djalë - Daniel) dhe plotësojnë shtëllungat.

Emra të përveçëm.................................... ....................................

Emra të përgjithshëm...................................... ......................................

Theksohet se: SHKRONJA E MADHE PËRDORET PËR TË DALLUAR EMRAT E PËRVEÇËM DHE EMËRTIMET E BARASVLERSHME ME TA NGA EMRAT E PËRGJITHSHËM. (SHIKO ”DREJTSHKRIMI I GJUHËS SHQIPE”)

Plotësojnë në tekst ushtrimet 1, 2 dhe 3 sipas modeleve të dhëna. Rishikojnë në dyshe plotësimet e kryera.

• Çfarë i bashkon fjalitë në grupin e parë? • Po në të dytin?

Evokimi: Punë e pavarur me shkrimNxënësit punojnë në fletore ushtrimin 4. Zgjerojnë fjalitë duke përdorur emrat sipas rastit,

p.sh.:Ka harruar çantën në shkollë. Eva ka harruar çantën në shkollë. Bëhet vlerësimi i detyrës.

Detyrë: Ushtrimi 5.

53) Tema: Poshtë tapetit

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë ngjarje jo të vërteta që ka parë në filma vizatimorë ose ka dëgjuar; • t’u përgjigjet pyetjeve rreth përmbajtjes; • të gjejë në tekst, të paktën katër situata jo të vërteta; • të grupojë situatat dhe personazhet sipas vërtetësisë së tyre.

Hap pas hapi: Pyetja e ditës, lexim me grupe ekspertësh, veprimtari e drejtuar, punë e pavarurZhvillimi i mësimit

Hapi 1: Pyetja e ditës, lexim me grupe ekspertëshPyeten nxënësit:

• A keni lexuar, apo dëgjuar histori të cilat nuk mund të jenë të vërteta (joreale)? Dëgjohen 2 - 3 histori nga nxënësit.

Hapi 2: Lexim me grupe ekspertësh

Page 72: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

71

Numërim nga nxënësit nga 1 deri në 5. Më pas formohen grupe sipas numrave, bashkohen njëshat në një grup, dyshat në një grup, e kështu me radhë. Secilit grup të ri, mësuesi i jep një pjesë për ta komentuar dhe për ta zbërthyer. Rikthim në grupet bazë, duke treguar me radhë punën e kryer; anëtarët e tjerë pyesin për detajet. Në fund, një përfaqësues i grupit paraqet gjithë punën e bërë.

Hapi 3: Veprimtari e drejtuarPunohet rubrika e tekstit “Tani e ke radhën ti”, ku nxënësit u përgjigjen pyetjeve rreth tekstit. Pyeten nxënësit: - A janë të vërteta të gjitha situatat dhe personazhet? Punohen rubrikat e tekstit: “Eja në punë”, “Plotëso”.

Hapi 4: Punë e pavarurNxënësit punojnë rubrikën: ”Puno ti tani”. Lexojnë në heshtje tekstin dhe plotësojnë tabelën:

Situata të vërteta Situata të pavërteta Veprimtarë të vërtetë Veprimtarë të pavërtetë

Detyrë: Përshkruaj në fletore veprimet dhe zhurmat që bënin poshtë tapetit tigri dhe kali.

54) Tema: Kohët e foljes

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë kohën e kryerjes së veprimeve nisur nga mbaresat që merr folja gjatë zgje-dhimit;

• të kthejë një folje në kohët e mësuara; • të përgjigjet duke përdorur foljen në formën e duhur; • të përdore në fjali foljet në forma të ndryshme.

Fjalë kyç: kohë, veprim, kohët e foljes.

Mjete: teksti, shkumësa me ngjyra.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Stuhi mendimesh

Realizimi i kuptimit Punë e drejtuarReflektim Shkrim i shpejtë

Page 73: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

72

Zhvillimi i mësimit:

Evokimi: Brainstorming • Ç’dini ju për foljen?

Mësuesi shkruan në tabelë përgjigjet e nxënësve.

FOLJA

FOLJET JANË FJALË QË TREGOJNË VEPRIME QË KRYHEN NGA NJERËZIT (kryefjala).

Realizimi i kuptimit: Punë e drejtuar

Lexohet rregulla në tekst. VEPRIMI QË SHPREH FOLJA NDODH NË NJË KOHË TË CAKTUAR, NË

LIDHJE ME ÇASTIN KUR NE FLASIM. MUND TË NDODHË NË ÇASTIN KUR NE FLASIM, PARA ÇASTIT KUR NE

FLASIM OSE PAS ÇASTIT KUR FLASIM. Një nxënës lexon fjalët në shportë.

• Çfarë mund të thoni? • Është folja lexoj në kohë të ndryshme.

Tregojnë kohën e secilës. FOLJA ËSHTË PJESË E NDRYSHUESHME E LIGJËRATËS.

Nxënësit lexojnë pyetjet e ushtrimit 1 dhe plotësojnë duke përdorur format nga shporta. Lexohen pyetjet nga nxënës të ndryshëm.

Punohet ushtrimi II nga nxënësit. Përgjigjen duke përdorur si duhet foljen në kllapa. Punohet paraprakisht në tabelë për të paraqitur foljet këndoj, vlon, bën ftohtë në kohë të ndryshme.

FOLJA KOHA E TASHME

KOHA E PAKRYER

KOHA E KRYER E

THJESHTË

KOHA E ARDHME

KËNDOJ Këndoj Këndoja Këndova Do të këndojVLONBËN

Reflektim: Shkrim i shpejtëPunojnë në fletore ushtrimin. Shkruaj dy folje dhe ktheji ato në kohët e mësuara.

Detyrë: Gjej foljet në pjesën “Poshtë tapetit”.

Page 74: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

73

55) Tema: Pema e Vitit të Ri

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të identifikojë personazhet e pjesës; • të shprehë dëshirat e fshehta që ka; • të diskutojë për origjinën e “Vitit të Ri”.

Fjalë kyç: Viti i Ri, pemë, festë.Mjete: kartolina, fotografi, fletë A4, ngjyra.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Stuhi mendimeshMësuesi pyet nxënësit se çfarë u vjen në mendje kur dëgjojnë togfjalëshin: “Viti i Ri”.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Stuhi mendimesh

Realizimi i kuptimit Lexim, diskutim, lexim me roleReflektim Vizatim, turi i galerisë

festë

ylli në majë

Pema

dhurata

qyteti i zbukuruar

dyqane

fishekzjarrë babagjyshi bore

muaji janar

slita me kaproj

VITI I RI

dritazbukurime

Shkruhen në tabelë të gjitha përgjigjet e nxënësve. Njohja e nxënësve me temën e re.

Realizimi i kuptimit: lexim, diskutim, lexim me role.Lexohet teksti nga mësuesi, dhe më pas nga nxënësit. Gjatë leximit nxënësit nënvizojnë fjalët

e reja. Në fund bëhet shpjegimi i tyre. Punohet rubrika “Tani e ke radhën ti”, ku nxënësit u përgjigjen pyetjeve rreth tekstit të sa-

polexuar, duke bërë kështu zbërthimin e përmbajtjes së pjesës.

Page 75: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

74

PERSONAZHET

Blerta Iliri Alba

babi mami

Identifikojnë personazhet.

Lexojnë tekstin dhe shënojnë në rubrikën “Plotëso” sa herë flasin personazhet. Shprehin mendimet e tyre pse dita e parë e vitit quhet edhe Vit i Ri. Shkruajnë në shtëllungë urimin që shkëmbejnë dy fëmijët për Vitin e Ri. Gëzuar...!

Diskutojnë për pyetjet në rubrikën: “Si mendon ti?“. Lexim me role i pjesës.

Reflektim: vizatim, turi i galerisë. U kërkohet nxënësve të vizatojnë pemën e Vitit të Ri dhe ta zbukurojnë atë, ku çdo zbuku-

rim të përmbajë një dëshirë që ata presin t’u realizohet në vitin që vjen. Ekspozohen punët dhe komentohen.

Detyrë: Rubrika ”Detyrë”.

56) Tema: Festa e Vitit të Ri

Linja: Të flasimObjektivi: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë për organizimin e festes së Vitit të Ri në klasë një vit më parë; • të komentojë figurat e tekstit, duke vënë në dukje atmosferën festive; • të organizojë festën e Vitit të Ri në klasë.

Fjalë kyçe: festë, Vit i Ri, organizim, program.

Mjete: fotografi, mjete zbukurimi.Hap pas hapi: vëzhgo - komento, bisedë, punë në grupe.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Vëzhgo - komento.Për disa minuta nxënësit shikojnë figurat, dhe më pas tregojnë se çfarë po bëjnë fëmijët në

këto fotografi.

Hapi 2: Bisedë.Duke parë figurat u tregohet se nxënësit e klasës së tretë e kanë festuar së bashku Vitin e Ri.

Bisedë rreth figurave.

Page 76: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

75

Nxënësit tregojnë se si e festuan Vitin e Ri në klasën e dytë; se si organizuan koncertin festiv; se si e zbukuruan klasën etj. Vendosen nëpër mure fotot që kanë sjellë nxënësit nga dita e festës.

Hapi 3: Punë në grupeNdahet klasa në grupe për organizimin e festes. Grupi 1 Merret me organizimin e punës për:

• zbukurimin e klasës; • përcaktimin e vendit se ku do të zhvillohet festa; • përzgjedhjen e ushqimit.

Grupi 2 Përgatitja e koncertit festiv: • Përzgjedhja e këngëve, e valleve, e vjershave, e skeçeve, e imitimeve; • Renditja e programit; • Ndarja e nxënësve në grupin e valleve etj. (ndarja në grupe bëhet sipas potencialeve që

ka secili nxënës).

Hapi 4: MbylljaNë fund përfaqësuesit e grupeve paraqesin punën e bërë.

Detyre: Përgatit një dhuratë për “Miku i fshehtë”. Shënim: Për të realizuar lojën ”Miku i fshehte” veprohet në këtë mënyrë:

• përgatiten etiketa me emrat e të gjithë nxënësve të klasës; • secili nxënës zgjedh një etiketë pa e parë emrin e shkruar; • përgatit dhuratën për mikun që ka të shkruar në etiketë.

57) Tema: Koha e tashme

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë foljet në kohën e tashme; • të zgjedhojë foljet në kohën e tashme; • të plotësojë fjalitë me foljen në formën e duhur; • të përdorë fjalëzën ”po” në fjali kur është e nevojshme; • të ndërtojë fjali me folje në kohën e tashme.

Fjalë kyç: folje, koha e tashme, tani, përherë, fjalëza ”po”.

Mjete: teksti, tabelë me zgjedhimin e foljeve në kohën e tashme (3 folje në zgjedhime të ndry-shme). Hap pas hapi: Pema e mendjes, të nxënit në bashkëpunim, diskutim, punë e pavarur, shkrim i shpejtë.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Pema e mendjes.Duke rikujtuar njohuritë për kohët e foljeve, nxënësit plotësojnë pemën e mendjes.

Page 77: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

76

Nxënësit sjellin shembuj.

Hapi 2: Të nxënit në bashkëpunim. Një nxënës lexon në tekst: FOLJA ËSHTË NË KOHËN E TASHME KUR VEPRIMI QË AJO TREGON PO

NDODH NË ÇASTIN KUR FLASIM OSE NDODH PËRHERË.

Lexohen foljet në shportë dhe më pas nxënësit veprojnë sipas kërkesave. • Lexojnë format e foljeve në shportë. • Zgjedhin një nga format dhe e vendosin në fjali. • Plotësojnë fjalinë e dytë me formën tjetër.

Pra, në këtë çast unë po shkruaj. Unë shkruaj çdo ditë.

Përmes këtij ushtrimi nxënësi përforcon atë që u tha në përkufizim. Në fjalinë e parë veprimi ndodh në atë moment, ndërsa në fjalinë e dytë veprimi ndodh për-

herë. Nxënësit punojnë ushtrimin II, duke përdorur si duhet në fjali fjalët në kllapa (tani, përherë).

Tani nuk po lëvizin makina. Në rrugë lëvizin përherë makina.

Hapi 3: Diskutim, punë e pavarur.Diskutim për përdorimin e fjalëzës “po” në fjali. Nxënësit duhet të dalin në përfundimin se:

FJALËZA “PO” PËRDORET PARA FOLJES në KOHËN E TASHME KUR VEPRIMI që AJO TREGON NDODH në ÇASTIN KUR FLASIM.

Nxënësit plotësojnë të pavarur ushtrimin III. Pas plotësimit diskutojnë si kanë vepruar.

Hapi 4: shkrim i shpejtëNdërtohen nga nxënësit dy fjali me foljen punoj në kohën e tashme. Ky ushtrim punohet në fletoren e klasës. Lexohen disa punë të nxënësve.

Detyrë: Ushtrimi IV.

veprimi kryhet tani, në këtë moment

KOHËT E FOLJES

Koha e shkuar

Koha e tashme

Koha e ardhme

Page 78: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

77

58) Tema: Pula klloçkë shkon te pisha

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë ç’janë fabulat; • të zbërthejë përmbajtjen e fabulës duke e komentuar atë me fragmente; • të shkruajë nga një fjali për çdo fragment.

Fjalë kyç: pulë, pishë, fabul.

Mjete: teksti, fletë A4. Hap pas hapi: bisedë, Brainstorming, ditari dypjesësh, punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: BisedëZhvillohet një bisedë hyrëse me nxënësit.

• A e ndihmoni ju njëri - tjetrin? • Si e ndihmoni ju shokun e klasës? • Po në shtëpi, a ndihmoni në punët e shtëpisë?

U përgjigjen pyetjeve dhe sjellin shembuj nga përvoja e tyre.

Hapi 2: Brainstorming • Ç’dini ju për fabulat?

Tregim i shkurtër

personazhet

moral

kafshë

sende

në prozë ose poezi

fabulat

Hapi 3: Ditari dypjesëshNjihen nxënësit me autorin Ferhat Cakerri. Bashkohen në dyshe dhe lexojnë fabulën të ndarë në pjesë, duke mbajtur shënime.

Fragmenti Komenti/pyetje

Pjesa

Pjesa

Pjesa

Pjesa

Page 79: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

78

Lexohen disa ditarë të nxënësve. Punohen rubrikat e tekstit.

Hapi 4: punë e pavarurPër çdo pjesë, nxënësit do të shkruajnë nga një fjali. Lexohen disa prej tyre.

Detyrë: Rubrika ”Detyrë”.

59) Tema: Koha e ardhme

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë foljet në kohën e ardhme; • të zgjedhojë foljet në kohën e ardhme; • të plotësojë fjalitë me foljen në formën e duhur; • të shkruajë tre veprime që bën pas një situate të caktuar; • të ndërtojë fjali me folje në kohën e ardhme.

Fjalë kyç: folje, veprim, kohë, më pas, më vonë, kohë e ardhme.

Mjete: teksti, tabela me zgjedhime foljesh (tre folje në zgjedhime të ndryshme). Hap pas hapi: pema e mendjes, të nxënët në bashkëpunim, punë e pavarur, bisedë, punë me shkrim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Pema e mendjesPlotësohet “pema e mendjes“ që nxënësit kanë filluar në mësimin ”Koha e tashme”.

Koha e shkuar

Koha e tashme

Koha e ardhme

Kohët e foljeve

Më pas do të kryhet më pas

Veprimi kryhet tani, në këtë moment

Hapi 2: Të nxënit në bashkëpunimLexim i rregullës në fillim të mësimit. FOLJA është në KOHËN E ARDHME KUR VEPRIMI që AJO TREGON PRITET

të NDODHË PAS ÇASTIT KUR NE FLASIM. Punohet ushtrimi 1 në dyshe. Nxënësit plotësojnë fjalitë me foljen mendoj, duke e vendosur

në formën e duhur.

Page 80: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

79

Pas përfundimit të ushtrimit, pyeten nxënësit se çfarë vunë re. Nënvizojnë fjalët që tregojnë kohë, shkruhen në tabelë (më pas, pastaj, nesër, më vonë, mot,

pas një viti). Hapi 3: Punë e pavarur

Nxënësit punojnë të pavarur ushtrimet II, III. Punojnë sipas kërkesave dhe në përfundim të punës lexojnë fjalitë e plotësuara.

Hapi 4: Bisedë, punë me shkrim. • Çfarë do të bëni pasi të dilni nga shkolla?

Nxënësit plotësojnë ushtrimin IV, ku tregojnë tre veprime që do të kryejnë pasi të dalin nga shkolla.

60) Tema: Shqiponja

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të lexojë me intonacion shprehës; • të dallojë në poezi lloje të ndryshme fjalish (dëftore, pyetëse, thirrmore); • të komentojë fragmente nga poezia.

Fjalë kyç: shqiponjë, fluturim, krenare, simbol.

Mjete: teksti, flamuri kombëtar.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Stuhi mendimesh

Realizimi i kuptimit Lexo - komento

Reflektim Ritregim

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Stuhi mendimeshÇ’ju vjen në mendje kur dergjoni fjalën “shqiponjë”?

Realizimi i kuptimit: Lexo - komento

shqiponja

Page 81: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

80

Dy fjalë për autorin.

Xhevahir Spahiu lindi më 1 mars të vitit 1945 në Malind të Skraparit. Ai studioi në fakultetin Histori - Filologji, dega Gjuhë-Letërsi shqipe. Që nga viti 1968 ka punuar si gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, redaktor në revistën “Nëndori”, mësues dhe libretist në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë. Është i nderuar me çmimin “Migjeni” dhe është fitues i çmimit të parë në konkursin e 45-vjetorit të Çlirimit të Atdheut. Disa nga titujt e veprave të tij janë: “Mëngjes sirenash”, Dyer dhe zemra të Hapura”, Agime shqiptare” “Zambakët e Mamicës”, “Nesër jam aty”, “Poezia Shqipe”, “Kohë e Krisur” etj.

Lexim i vjershës nga mësuesi me ton shprehës. Lexim me strofa dhe koment i tyre. Lexim zinxhir i saj me vargje ose me strofa. Shpjegim i fjalëve e shprehjeve të reja. Punohen me radhë rubrikat e tekstit.

Reflektim: RitregimKërkohet nga nxënësit të thonë përmbajtjen sipas këtyre pikave.

• Shqiponja fluturon në qiellin e kaltër. • Shqiponja kërkon një vend për të bërë çerdhen. • Shqiponja vendos që ta bëjë çerdhen e vet në flamur.

Detyrë: Rubrika ”Detyrë”

61) Tema: Shkruajmë brenda figurave

Linja: Të shkruajmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të shkruajë poezi brenda figurave; • të diskutojë rreth punës së bërë.

Fjalë kyç: figurë, poezi.

Mjete: teksti; modele të gatshme të flamurit, hënës, diellit, shtëllungës; ngjyra. Hap pas hapi: punë me shkrim, lexim zinxhir, turi i galerisë, punë me grupe.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: punë me shkrimMësuesi ka përgatitur më parë formën e flamurit dhe u ndan fletët nxënësve. Secili nxënës do të shkruajë poezinë “Shqiponja” brenda modelit dhe më pas do e ngjyrosin

me të kuqe.

Hape krahët fluturove...............................

Page 82: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

81

Hapi 2: Lexim zinxhirMësuesi lexon tri poezitë për Hënën, Diellin dhe shtëllungën. Lexim zinxhir i tyre nga nxënësit. Nxënësit komentojnë shkurt përmbajtjen e tyre.

Hapi 3: Punë me grupeNdahet klasa në tre grupe. Secili grup do të vizatojë, dhe brenda vizatimit do të shkruajë fjalët

e poezisë. Grupi: Do të vizatojë dhe brenda saj do të shkruajë fjalët e poezisë Grupi 1: Do të vizatojë Hënën dhe brenda saj do të shkruajë fjalët e poezisë së parë. Grupi 2: Do të vizatojë Diellin dhe brenda saj do të shkruajë fjalët e poezisë së dytë. Grupi: Do të vizatojë shtëllungen dhe brenda saj do të shkruajë fjalët e poezisë së tretë.

Ti diell i............ ...........................

Cibuku i gjyshit tymos shtëllunga të....................................

Përshëndetje, zonjëz hënë! ...............................

Në fund nxënësit ngjyrosin vizatimet. Hapi 4: turi i galerisë, diskutim.

Ekspozohen punët e nxënësve, i vëzhgojnë me kujdes dhe diskutojnë për: • Si të duket kjo punë? • A të kënaqi shkrimi brenda figurave? • Ishte e vështirë ta shkruaje? • Nëse po, ku qëndron vështirësia?

Detyrë: Punojnë në shtëpi poezitë që nuk punuan në klasë.

Page 83: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

82

62) Tema: Koha e pakryer

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë foljet në kohën e pakryer; • të zgjedhojë foljet në kohën e pakryer; • të plotësojë fjalitë me foljen në forme e duhur; • të përdorë fjalëzën “po” përpara foljes; • të ndërtojë fjali me folje në kohën e pakryer.

Fjalë kyç: folje, veprim, kohë, koha e pakryer, atëherë, në atë çast.

Mjete: teksti, tabela me zgjedhime foljesh në kohën e pakryer (tri folje në zgjedhime të ndry-shme). Hap pas hapi: Pema e mendjes, të nxënit në bashkëpunim, punë e pavarur, punë me shkrim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Pema e mendjesPlotësohet “pema e mendjes“ qe nxënësit kanë filluar në mësimin ”Koha e tashme” dhe e

kanë vazhduar te “Koha e ardhme”.

Koha e pakryer

Koha e shkuar

Koha e tashme

Koha e ardhme

Kohët e foljeve

Më pas veprimi do të kryhet më pas

tani veprimi kryhet tani,

në këtë moment

Në atë çast Ka filluar, nuk ka mbaruar

Hapi 2: Të nxënët në bashkëpunimLexim i rregullës në fillim të mësimit.

FOLJA ËSHTË NË KOHËN E PAKRYER KUR VEPRIMI QË AJO TREGON NDODH, POR NUK KA PËRFUNDUAR OSE KA ZGJATUR NË TË SHKUAREN,

DOMETHËNË, PARA ÇASTIT KUR NE FLASIM.

Punohet në dyshe ushtrimin përgatitor. Lexojnë grupet e fjalëve që tregojnë kohë (në këtë çast/në këto çaste, në atë çast/në ato çaste). Tregojnë cila shprehje ka kuptim të njëjtë me fjalët “tani” dhe ”atëherë”, plotësojnë në tekst.

Page 84: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

83

Vazhdon puna me ushtrimin I, ku nxënësit do të veprojnë hap pas hapi sipas kërkesave. • Lexojnë format e foljes në shportë. • Zgjedhin një nga format dhe plotësojnë fjalinë. • Në atë çast unë po shkruaja. • Plotësojnë fjalinë me formën tjetër. • Atëherë unë shkruaja çdo ditë.

Krahasojnë fjalitë duke shpjeguar arsyen e përdorimit të secilës formë në fjalitë përkatëse.

Hapi 3: Punë e pavarurPunojnë të pavarur ushtrimet II, III. Ushtrimi II: Nxënësit plotësojnë fjalitë duke përdorur si duhet fjalët në kllapa (në atë çast,

atëherë). Ushtrimi III: Rishkruajnë fjalitë duke vendosur para foljes fjalëzën “po”.

Lexim i ushtrimeve të plotësuara.

Hapi 4: Punë me shkrimPunojnë në fletore ushtrimin IV. Kthejnë foljet nga koha e tashme në kohën e pakryer, me dy

prej tyre ndërtojnë fjali.

Detyre: Kthe në kohën e pakryer foljet vallëzoj, hap dhe ndërto fjali me to.

63) Tema: Zhurma të çuditshme

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të identifikojë fjalë nga teksti që tregojnë zhurma; • të tregojë kuptimin e fjalëve të reja; • të tregojë nga përvoja personale situata të ngjashme; • të tregojë si ka vepruar në situata të ngjashme; • të komentojë fragmente të tekstit

Fjalë kyç: zhurma, të çuditshme.

Mjete: teksti, magnetofon, CD.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Kllaster

Realizimi i kuptimit Lexim me grupe ekspertëshReflektim Rrjet diskutimi

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: KllasterMësuesi u kërkon nxënësve të plotësojnë një kllaster për zhurmën. Kujtojnë pjesën ”Zhurmat e pyllit”.

Page 85: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

84

Realizimi i kuptimit: Lexim me grupe ekspertëshMësuesi ndan klasën në grupe me nga 4 nxënës secili. Numërojnë 1 - 4, grupohen sipas num-

rave për të krijuar grupe të reja. Secilit grup mësuesi u jep një fragment të pjesës të cilin nxënësit e komentojnë dhe e zbërthejnë atë. Rikthehen në grupet bazë duke treguar punën e bërë, anëtarët e tjerë pyesin për detajet. Një përfaqësues i grupit paraqet punën e bërë.

Punohen rubrikat e tekstit. Nënvizohen nga nxënësit të gjitha fjalët që tregojnë zhurmë dhe lexohen. Shpjegohen fjalët dhe shprehjet e reja. Diskutojnë rreth rubrikës “Si mendon ti”.

Reflektim: Rrjet diskutimiDiskutoni rreth çështjes:

PO JO A jeni gjendur në situata të ngjashme? Si keni vepruar?

Detyrë: Trego mjedise ku duhet mbajtur qetësi.

64) Tema: Koha e kryer e thjeshtë

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë foljet në kohën e kryer të thjeshtë; • të plotësojë fjalitë me foljen në formën e duhur; • të përdorë fjalëzat “po”, “apo” përpara foljes; • të ndërtojë fjali me folje në kohën e kryer të thjeshtë.

Fjalë kyç: folje, veprim, kohë, koha e kryer e thjeshtë.

Mjete: teksti, tabela me zgjedhime foljesh në kohën e kryer të thjeshtë (tri folje në zgjedhime të ndryshme). Hap pas hapi: Pema e mendjes, të nxënit në bashkëpunim, punë e pavarur, punë me shkrim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Pema e mendjesPlotësohet “pema e mendjes” që nxënësit kanë filluar në mësimin ”Koha e tashme” dhe e

kanë vazhduar te “Koha e ardhme”, “Koha e pakryer”.

ZHURMAT

Page 86: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

85

Hapi 2: Të nxënët në bashkëpunim.Lexim i rregullës në fillim të mësimit. FOLJA ËSHTË NË KOHËN E KRYER TË THJESHTË KUR VEPRIMI QË AJO

TREGON KA NDODHUR DHE KA PËRFUNDUAR NË TË SHKUARËN, DOME-THËNË, PARA ÇASTIT KUR NE FLASIM.

Vazhdon puna me ushtrimin I, ku nxënësit do të veprojnë hap pas hapi sipas kërkesave. • Lexojnë format e foljes në shportë. • Zgjedhin një nga format dhe plotësojnë fjalinë.

Detyrat i mbarova mbrëmë. • Plotësojnë fjalinë me formën tjetër.

Në atë kohë unë sapo mbarova detyrat. Krahasojnë fjalitë duke shpjeguar arsyen e përdorimit të secilës formë në fjalitë përkatëse.

Hapi 3: Punë e pavarurNxënësit punojnë të pavarur ushtrimet II, III. Ushtrimi II: Nxënësit plotësojnë fjalitë duke përdorur si duhet foljet në kllapa (shkoj, arrij). Ushtrimi III: Rishkruajnë fjalitë duke ndryshuar formën e foljes në mënyrë që veprimi të jetë i

kryer, pra: kthejnë foljen nga koha e tashme në të kryerën e thjeshtë (shkoj - shkova, arrij - arrita). Lexim i ushtrimeve të plotësuara. Nënvizojnë mbaresat.

Hapi 4: Punë me shkrimPunojnë në fletore ushtrimin IV. Ndërtojnë nga dy fjali me secilën nga foljet e dhëna duke u

ndihmuar nga fjalëzat ”po”, “apo”.

Detyrë: Kthe në kohën e kryer të thjeshtë foljet vallëzoj, hap dhe ndërto me to fjali.

Koha e pakryer

Koha e shkuar

Koha e tashme

Koha e ardhme

Kohët e foljeve

Më pas veprimi do të kryhet më pas

tani veprimi kryhet tani,

në këtë moment

Në atë çast Ka filluar nuk ka mbaruar

Page 87: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

86

65) Tema: Letër nga nëna Tokë

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë për letrat që mund të ketë marrë ose dërguar; • të tregojë kuptimin e fjalëve të reja; • të vlerësojë saktësinë e fjalive në lidhje me tekstin; • të zbërthejë përmbajtjen duke iu përgjigjur pyetjeve; • të formojë fjali me fjalët e reja.

Fjalë kyç: nëna, Tokë, letër.

Mjete: letra korrespondenceHap pas hapi: Bisedë, veprimtari e drejtuar, grafik organizues i fjalorit, lexim zinxhir.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi 1: Bisedë.Drejtohet biseda me nxënësit për marrjen apo dërgimin e letrave të afërmve, shokëve, miqve.

Nxënësit tregojnë për letrat që mund të kenë shkruar, me ç’rast i kanë shkruar. Lexohen 2 - 3 letra që nxënësit kanë sjellë.

Hapi 2: veprimtari e drejtuar, grafik organizues i fjalorit.Hapen librat dhe komentohet figura e tekstit. Bëhet leximi i letrës drejtuar nënës Tokë nga

mësuesi, pastaj nga nxënësit. Gjatë leximit nxënësit nënvizojnë fjalët e panjohura dhe në fund bëhet shpjegimi i tyre.

fjala

Fjali _______________________

Sinonimi ___________________

Kuptimi në fjalor _____________

Punohen rubrikat e tekstit: “Tani e ke radhën ti” - Nxënësit u përgjigjen pyetjeve rreth tekstit, duke realizuar kështu

zbërthimin e përmbajtjes. “Shëno me V ose G” - Nxënësit lexojnë fjalitë, vlerësojnë saktësinë e tyre dhe plotësojnë

etiketëzat.

Hapi 3: Lexim zinxhir.Kryhet leximi zinxhir i letrës deri në përfundim të orës.

Detyrë: Fëmijët e morën letrën e nënës Tokë dhe i kthyen përgjigje. Shkruaj dhe ti mendimin tënd në fletore.

Page 88: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

87

66) Tema: Shkruajmë letra

Linja: Të shkruajmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë mjete të ndryshme komunikimi; • të tregojë strukturën e letrës, zarfit; • të plotësojë një zarf me emrat dhe adresat e dërguesit e marrësit; • të shkruajë një letër për një person që ndodhet larg.

Fjalë kyç: letër, zarf, adresë.

Mjete: modele letrash, pulla poste, zarf.Hap pas hapi: brainstorming, të nxënit në bashkëpunim, lexim në heshtje, punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: stuhi mendimeshPyeten nxënësit se çfarë u vjen në mendje kur dëgjojnë ”Mjete komunikimi”.

internet i shpejtë

mesazh i shkruar

postë

telefon pulle

dërguesi i shkurtër

zarf

dy adresa

mesazh me zë nga telefoni

adresë

Mjete komunikimi

SMS

MMSE - mail

Letër marrësi

Hapi 2: Të nxënit në bashkëpunim, lexim në heshtje.Mësuesi lexon pjesën hyrëse ku jepet informacion për letrën, e- mailin, SMM, dhe në veçanti

ndalon te letra. LETRA ËSHTË NJË TEKST QË SHKRUHET PËR TË KOMUNIKUAR ME NJË

PERSON QË NDODHET LARG.

Lexojnë në heshtje letrën e shkruar nga një fëmijë shumë vjet më parë (ushtrimi 1). Shpjego-het struktura e letrës.

• Në fillim shkruhet data. • Personit të cilit i drejtohet letra. • Përshëndetja. • Emri i personit që shkruan letrën.

Page 89: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

88

Përcaktojnë në letrën e dhënë në tekst strukturën me sipër. Plotësojnë ushtrimin 2, tregojnë si quhen personat që marrin dhe dërgojnë letrën (marrësi -

mami, dërguesi -...). Shpjegohet si plotësohet zarfi.

Hapi 3: Punë e pavarurShkruajnë një letër dhe plotësojnë zarfin.

Detyrë: Shkruaj një letër për një të afërmin tënd që ndodhet larg dhe postoje atë.

67) Tema: Zgjedhimi i foljeve në kohën e tashme

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të identifikojë foljet e kohës së tashme nga koha e kryerjes së veprimit; • të identifikojë foljet e zgjedhimit të parë; • të zgjedhojë foljet e zgjedhimit të parë në kohën e tashme; • të veçojë mbaresat që marrin foljet e zgjedhimit të parë gjatë zgjedhimit të tyre në kohën

e tashme; • të ndërtojë fjali me folje të zgjedhimit të parë në kohën e tashme.

Fjalë kyç: folje, koha e tashme, veprim, tani, zgjedhimi i parë, mbarojnë me –j.

Mjete: teksti, tabelë me zgjedhime foljesh në kohën e tashme, harta semantike me kohët e foljeve, flipçart, markera.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Diskutim në dyshe

Realizimi i kuptimit Të nxënit në bashkëpunimReflektim Punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Diskutim në dysheRikujtojnë njohuritë për kohën e tashme të foljeve, duke u ndihmuar edhe nga harta seman-

tike që nxënësit kanë plotësuar në orët paraardhëse për kohët e foljeve. Thonë kur një folje është në kohën e tashme.

Page 90: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

89

Mësuesi shkruan në tabelë shkronjat e shportës ( - j, - n, - n, - jmë, - ni, - jnë). Nxënësit diskutojnë në dyshe ushtrimin 1. Lexojnë, shikojnë zanoren e ngjyrosur dhe kujtoj-

në mbaresat. Theksohet se folja është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës. Ajo gjatë zgjedhimit (kur kalon nga një vetë në tjetrën) ndryshon mbaresat.

NJËJËS SHUMËSV. 1 unë - j në - jmëV. 2 ti - n ju - niV. 3 ai/ajo - n ata/ato - jnë

• Çfarë vini re? (Në vetën e dytë dhe në vetën e tretë mbaresat janë të njëjta).

Realizimi i kuptimit: Të nxënit në bashkëpunimOrientohen nxënësit të shikojnë foljet në kllapa të ushtrimeve të tjera.

• Ç’vutë re? (Të gjitha foljet mbarojnë me –j.) • Këto folje i përkasin zgjedhimit të parë.

TË GJITHA FOLJET QË NË KOHËN E TASHME, NUMRIN NJËJËS, VETA I MBAROJNË ME –J, JANË FOLJE TË ZGJEDHIMIT TË PARË.

Punohen ushtrimet II - IV në grupe. Në fillim të çdo ushtrimi, klasa ndahet në grupe në varësi të numrit të foljeve në kllapa. Secilit

grup i jepet detyrë të zgjedhojë një nga foljet, gjithashtu nxënësit mund të formojnë fjali, duke e përdorur foljen në numrin dhe vetën që duan të kohës së tashme.

Pas plotësimit të punës në grup, përfaqësuesi i grupit paraqet punën e bërë. Reflektim: Punë e pavarur

Nxënësit punojnë të pavarur ushtrimet V - IV. Zgjedhin një nga foljet në kllapa dhe e zgjed-hojnë, formojnë nga një fjali.

Lexohen detyrat nga disa nxënës.

Detyrë: Ushtrimi VII.

Koha e pakryer

Koha e shkuar

Koha e tashme

Koha e ardhme

Kohët e foljeve

Më pas veprimi do të kryhet më pas

tani, veprimi kryhet tani,

në këtë moment

Në atë çast Ka filluar, nuk ka mbaruar

Page 91: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

90

68) Tema: Dallëndyshja e fëmijërisë

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të lexojë vjershën me intonacion; • të identifikojë personazhet e vjershës; • të tregojë brendinë e vjershës duke iu përgjigjur pyetjeve; • të tregojë nga përvoja raste të ngjashme; • të shkruajë vargje të poezisë sipas kërkesave; • të shkruajë këshillën që i dha gjyshja djalit; • të shprehë mendimin e vet për veprimet e personazheve.

Fjalë kyç: dallëndyshe, zog i shkretë, djalë, gjyshe, godet, pikë loti, liri.

Mjete: dallëndyshe e vizatuar, fletë A4, teksti.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Kllaster

Realizimi i kuptimit Lexim, lexim zinxhir, rrjet dis-kutimi

Reflektim Diskutim

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: KllasterNxënësit shikojnë dallëndyshen e vizatuar dhe plotësojnë një kllaster për të.

shpend shtegton

e vogël

fluturon

e zeze

ngre fole bishtgërshërë kthehet në folenë e parë

DALLËNDYSHJA

Shkruhen të gjitha përgjigjet e nxënësve në tabelë.

Realizimi i kuptimit: lexim, lexim zinxhir, grafik organizues i fjalorit, rrjet diskutimi. Njihen me temën e re dhe autorin e saj. Mësuesi lexon vjershën me intonacion shprehës. Më pas bëhet leximi zinxhir i saj nga të gjithë

nxënësit. Ata lexojnë nga dy vargje. Gjatë leximit nxënësit kanë nënvizuar fjalët e reja, punohen ato në grafikun organizues të

fjalorit.

Page 92: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

91

Bëhet zbërthimi i përmbajtjes, duke iu përgjigjur pyetjeve të rubrikës “Tani e ke radhën ti”.

• Cilat janë personazhet e vjershës?

fjala

Fjali _______________________

Sinonimi ___________________

Kuptimi në fjalor _____________

dallëndyshja gjyshja

djali

personazhet

Pasi u përgjigjen pyetjeve dhe tregojnë veprimtarët e vjershës nxënësit shkruajnë këshillën që i dha gjyshja djalit.

Punojnë rubrikën “Plotëso” duke shkruar vargje të vjershës sipas kërkesave. Diskutojnë për veprimet e djalit dhe të gjyshes, tregojnë raste të ngjashme.

PO JO PO JO A veproi mirë A veproi mirë djali? Pse? gjyshja? Pse? Po, sepse................... Jo, sepse...................

Reflektim: DiskutimDiskutojnë se si i kanë ata marrëdhëniet me shpendët.

Detyrë: Mëso vjershën përmendësh. Shkruaj në fletore vargjet që sjellin mesazhin e pjesës.

69) Tema: Zgjedhimi i foljeve në kohën e tashme

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të identifikojë foljet e kohës së tashme nga koha e kryerjes së veprimit; • të identifikojë foljet e zgjedhimit të dytë; • të zgjedhojë foljet e zgjedhimit të dytë në kohën e tashme; • të veçojë mbaresat që marrin foljet e zgjedhimit të dytë gjatë zgjedhimit të tyre në kohën

e tashme; • të ndërtojë fjali me folje të zgjedhimit të dytë në kohën e tashme.

Fjalë kyç: folje, koha e tashme, veprim, tani, zgjedhimi i dytë, folje që mbarojnë me bashkëtingëllore.

Mjete: teksti, tabelë me zgjedhime foljesh në kohën e tashme, harta semantike me kohët e foljeve, flipçart, markera.

Page 93: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

92

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Diskutim në dysheRikujtojnë njohuritë për kohën e tashme të foljeve duke u ndihmuar edhe nga harta semantike

që nxënësit kanë plotësuar në orët paraardhëse për kohët e foljeve. Thonë kur një folje është në kohën e tashme.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Diskutim në dyshe

Realizimi i kuptimit Të nxënët në bashkëpunimReflektim Punë e pavarur

Koha e pakryer

Koha e shkuar

Koha e tashme

Koha e ardhme

Kohët e foljeve

Më pas veprimi do të kryhet më pas

tani veprimi kryhet tani,

në këtë moment

Në atë çast Ka filluar nuk ka mbaruar

Mësuesi shkruan në tabelë shkronjat e shportës ( -, -, -, - im, - ni, - in). Nxënësit diskutojnë në dyshe ushtrimin 1. Lexojnë, shikojnë zanoren e ngjyrosur dhe kujtojnë

mbaresat. Theksohet se folja është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës. Ajo, gjatë zgjedhimit (kur kalon nga një vetë në tjetrën), ndryshon mbaresat.

NJËJËS SHUMËSV. 1 unë - në - imV. 2 ti - ju - niV. 3 ai/ajo - ata/ato - in

• Çfarë vini re? (Në numrin njëjës folja mbetet e pandryshuar: unë kap, ti kap, ai/ajo kap.) Realizimi i kuptimit: Të nxënët në bashkëpunim

Orientohen nxënësit të shikojnë foljet në kllapa të ushtrimit II. • Ç’vutë re? (Të gjitha foljet mbarojnë me bashkëtingëllore.) • Këto folje i përkasin zgjedhimit të dytë. TË GJITHA FOLJET QË NË KOHËN E TASHME, NUMRI NJËJËS, VETA I

MBAROJNË ME BASHKËTINGELLORE, JANË FOLJE TË ZGJEDHIMIT TË DYTË, ATO ZGJEDHOHEN NË TË NJËJTËN MËNYRË NË KOHËN E TASHME.

Punohen ushtrimet II - V në grupe. Në fillim të çdo ushtrimi klasa ndahet në grupe në varësi të numrit të foljeve në kllapa. Secilit

Page 94: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

93

grup i jepet detyrë të zgjedhojë një nga foljet, gjithashtu nxënësit mund të formojnë fjali duke e përdorur foljen në numrin dhe në vetën që duan të kohës së tashme.

Pas plotësimit të punës në grup, përfaqësuesi i grupit paraqet punën e bërë. Reflektim: Punë e pavarur

Nxënësit punojnë të pavarur ushtrimin VII, formojnë nga një fjali me secilën folje, tregojnë se në cilën vetë e numër janë përdorur.

Lexim i detyrës nga disa nxënës.

Detyrë: Ushtrimi VI.

70) Tema: Mjeshtri fotograf

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë kuptimin e fjalëve të reja; • të tregojë përmbajtjen e tregimit, duke iu përgjigjur pyetjeve; • të tregojë pjesët e aparatit fotografik; • të parashikojë ngjarjen me ndihmën e termave ndihmëse; • të përgatitë një ekspozitë fotografike nga veprimtaritë që janë zhvilluar në klasë.

Fjalë kyç: Çapaçuli, dhuratë, aparat fotografik, film, poza, foto, kujtim, fotografoj, harroj, filloj nga e para.

Mjete: aparat fotografik, foto të veprimtarive në klasë, karton, akuarel. Hap pas hapi: parashikim me terma paraprakë, veprimtari e drejtuar, punë në grup.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: parashikim me terma paraprakë.Mësuesi shkruan në tabelë disa terma, me të cilat nxënësit do të krijojnë një tregim.

Çapaçuli, dhuratë, aparat fotografik, film, poza, foto, kujtim, fotografoj, harroj, filloj nga e para.

Lexohen disa nga tregimet e nxënësve.

Hapi 2: Veprimtari e drejtuar.Lexohet tregimi nga mësuesi, më pas nga nxënësit.

Page 95: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

94

Dionis Bubani lindi në Bukuresht të Rumanisë, më 18 shtator 1926. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu po në Bukuresht. Ishte djali i Gjergj Bubanit, përkthyes, editor e publicist. Kur familja e tij u kthye në Shqipëri, Dionisi punoi në një punëtori biçikletash, shiti cigare rrugëve e nëpër kafene, por punoi edhe si kartelist, madje edhe si daktilograf në Ministrinë e Jashtme. Meqë ishte djali i publicistit, ai filloi të merret edhe me shkrime. Në fillim, punimet e veta i botoi në “Letrari i ri” dhe “Rinia”, ndërsa në vitin 1846 filloi të bashkëpunonte me revistën humoristike “Hosteni”, redaktor i së cilës u bë më vonë. Më voni ai studio filologji. Gjatë punës së tij krijuese, Dionis Bubani u mor me publicistikë, satirë, humor dhe letërsi për fëmijë e për të rritur, përkthime dhe me shkrimin e komedive. Vdiq në Tiranë, më 10 shkurt 2006.

Dy fjalë për autorin:

• A ngjan ky tregim me atë që keni shkruar ju? Shpjegohet kuptimi i fjalëve të panjohura për nxënësit. Zbërthehet përmbajtja e tregimit, duke iu përgjigjur pyetjeve të rubrikës ”Tani e ke radhën ti”. Punohen rubrikat në vazhdim: “Plotëso” - përzgjedhin alternativën e duhur. “Si mendon ti?“ - shprehin opinionin e tyre për secilën pyetje të rubrikës. “Zbavitemi së bashku” - Mësojnë pjesët e aparatit fotografik dhe mënyrën e përdorimit, bëjnë

foto.

Hapi 3: Punë në grupPunojnë në grup për përgatitjen e një ekspozite fotografike. Grupi 1: Rendit fotot sipas radhës kronologjike. Grupi 2: Ngjitin fotot në kartonë. Grupi 3: Shkruajnë me akuarele në stenda, mund të jetë tematika e asaj veprimtarie, koha kur u

zhvillua, mesazhet që u përcollën etj.

Detyrë: Rubrika ”Detyrë”.

71) Tema: Zgjedhimi i foljeve në kohën e tashme

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të identifikojë foljet e kohës së tashme nga koha e kryerjes së veprimit; • të identifikojë foljet e zgjedhimit të tretë; • - të zgjedhojë foljet e zgjedhimit të parë në kohën e tashme; • të veçojë mbaresat që marrin foljet e zgjedhimit të tretë gjatë zgjedhimit të tyre në kohën

e tashme; • të ndërtojë fjali me folje të zgjedhimit të tretë në kohën e tashme

Fjalë kyç: folje, koha e tashme, veprim, tani, zgjedhim, zgjedhimi i tretë, zanore.

Mjete: teksti, tabelë me zgjedhime foljesh në kohën e tashme, harta semantike me kohët e foljeve, flipçart, markera.

Page 96: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

95

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Diskutim i ideveNxënësit rikujtojnë njohuritë për kohën e tashme të foljeve, duke u ndihmuar edhe nga harta

semantike që kanë plotësuar në orët paraardhëse për kohët e foljeve. Shkruhen në tabelë foljet: shkoj, hedh, marr, ha, bashkoj, rri, lyej, pi, bie, ngjaj, zhduk, hap,

sjell. I ndajnë foljet sipas zgjedhimeve që kanë mësuar.

Zgjedhimi 1: shkoj, bashkoj, lyej, ngjaj. Zgjedhimi 2: hedh, marr, hap, sjell.

• A ju kanë mbetur folje pa grupuar? • C’gjë të përbashkët kanë ato? (Të gjitha mbarojnë me zanore.) TË GJITHA FOLJET që në KOHËN E TASHME, NUMRIN NJËJËS, VETA I MBAROJNË ME ZANORE, janë FOLJE të ZGJEDHIMIT të TRETË DHE

ZGJEDHOHEN në të NJËJTËN MËNYRË në KOHËN E TASHME.

Realizimi i kuptimit: Të nxënit në bashkëpunimMësuesi shkruan në tabelë shkronjat e shportës ( -, -, -, - me, - ni, - ne). Nxënësit diskutojnë në dyshe ushtrimin 1. Lexojnë, shikojnë zanoren e ngjyrosur dhe kujtojnë

mbaresat. Theksohet se folja është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës. Ajo gjatë zgjedhimit (kur kalon nga një vetë në tjetrën) ndryshon mbaresat.

NJËJËS SHUMËSV. 1 unë - ne - meV. 2 ti - ju - niV. 3 ai/ajo - ata/ato - ne

• Çfarë vini re? (Në numrin njëjës folja nuk ndryshon formë.) Punohen ushtrimet II, III; IV, V, VII në dyshe. Nxënësit zgjedhojnë foljet në kllapa. Gjithashtu mund të formojnë fjali, duke e përdorur

foljen në numrin dhe vetën që duan në kohën e tashme. Lexim i ushtrimeve të plotësuara.

Reflektim: Punë e pavarurNxënësit punojnë të pavarur ushtrimet VI. Zgjedhin një nga foljet në kllapa dhe e zgjedhojnë,

formojnë nga një fjali. Lexim i detyrës nga disa nxënës.

Detyrë: Ushtrimi VIII.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Diskutim i ideve

Realizimi i kuptimit Të nxënit në bashkëpunimReflektim Punë e pavarur

Page 97: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

96

72) Tema: Si është formuar Toka?

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë si është formuar Toka nga ato që ka parë, ka dëgjuar ose ka lexuar; • t’u përgjigjet pyetjeve pasi lexuar materialin; • të tregojë llojin e pjesës; • të japë mendimin e vet në lidhje me arritjet e shkencëtarëve; • të kërkojë materiale në lidhje me formimin e Tokës nga burime të ndryshme.

Fjalë kyç: Toka, formim.

Mjete: Enciklopedia “Dami” ose enciklopedi të tjera për fëmijë, globi, vizatimi i planetit. Hap pas hapi: pyetja e ditës, punë e drejtuar, rrjet diskutimi, lexim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Pyetja e ditësMësimi fillon me një pyetje drejtuar nxënësve:

• A e dini ju se si është formuar Toka? Nxënësit shfaqin mendimet e tyre nga ç’kanë parë në televizor, lexuar ose dëgjuar nga më të

mëdhenjtë. Më pas njihen me temën e re të mësimit. Në tabelë është vendosur një vizatim i planetit Tokë. Gjithashtu nxënësit shikojnë globin që

është vendosur në një vend të dukshëm.

Hapi 2: Punë e drejtuar.Lexohet pjesa nga mësuesi dhe më pas nga nxënësit. Më pas shpjegohen fjalë e shprehje që

nxënësit nuk i kuptojnë. Për të kuptuar më mirë atë që lexuan, punojnë rubrikat: “Tani e ke radhën ti”, ku nxënësit u përgjigjen pyetjeve rreth pjesës. “Plotëso”, ku nxënësit duhet të përzgjedhin. Në fund zbulojnë se në këtë pjesë

• jep informacion; • është informacion i vërtetë; • ky informacion jepet nga shkencëtarët.

Page 98: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

97

Mësuesi i nxit të argumentojnë pse bënë këto përzgjedhje.

Hapi 3: Rrjet diskutimiShtrohet pyetja:

PO JO A kanë arritur shkencëtarët të japin një përgjigje se si është formuar toka? Pse? Grupohen nxënësit sipas përgjigjeve.

PO, sepse............. JO, sepse.............

Hapi 4: LeximLexohen pjesë nga enciklopedia ”Dami”, si dhe materiale të nxjerra nga interneti që nxënësit i

kanë sjellë me vete.

Detyrë: Rubrika “Detyrë”.

73) Tema: Nga historia jote te historia e njeriut

Linja: Të flasimObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë episode nga histori të vetat që mban mend; • të grumbullojë materialin e nevojshëm për të shkruar historinë vetjake; • të shkruajë një tregim të plotë të historisë së vet; • të shkruajë për historinë e njeriut.

Fjalë kyç: historia jote, historia e njeriut.

Mjete: fotografi, certifikata, ditar.Hap pas hapi: lexim, punë e drejtuar, shkrim i lirë.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: LeximFillimisht mësuesi lexon pjesën hyrëse të mësimit.

Hapi 2: Punë e drejtuar.U shpjegohet nxënësve se si mund të ndërtojnë një histori jete. 1) Kujtimet:

• ngjarje që kanë ndodhur në vitet e para të jetës; • ngjarje që kanë ndodhur tani afër; • ngjarje që të kanë mbetur në mendje;

2) ngjarje të treguara nga prindërit, tregime e fakte interesante;3) foto, dokumente etj.Nxënësit tregojnë histori, ngjarje interesante të jetës së tyre, paraqesin materialet që kanë

sjellë.

Page 99: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

98

Në historitë apo dokumentet që nxënësit kanë sjellë, mund të tregohen histori të paraar-dhësve të tyre disa breza më parë.

U shpjegohet nxënësve se historitë tona janë pjesë e historisë së njeriut.

Hapi 3: Shkrim i lirë.Në fletore nxënësit shkruajnë historinë e plotë vetjake të pasuruar me dokumente ose me

foto.

Detyrë: Gjej të dhëna dhe shkruaj për historinë e njeriut.

74) Tema: Drejtshkrimi i foljeve në kohën e tashme

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë mbaresat që marrin foljet gjatë zgjedhimit në kohën e tashme të mënyrës dëftore;

• të drejtshkruajë foljet e zgjedhimit I, II, III të mënyrës dëftore të kohës së tashme; • të shkruajë 4 fjali, duke përdorur folje në kohën e tashme.

Fjalë kyç: drejtshkrim, folje, koha e tashme, mbaresa, zgjedhimi I, II, III.

Mjete: tabela me zgjedhime foljesh, shportat e mbaresave për secilin zgjedhim. Hap pas hapi: lexo - mendo - plotëso, punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Lexo - mendo - plotësoOrientohen nxënësit të lexojnë me kujdes zgjedhimin e foljes punoj në ushtrimin 1. Nxënësit

shikojnë zanoren e ngjyrosur dhe qarkojnë mbaresën. Krahasojnë mbaresat që qarkuan me mbaresat në shportë. Ushtrimi 2. Nxënësit zgjedhin një folje të ngjashme me të (pra një folje të zgjedhimit të parë)

dhe e zgjedhojnë.

Hapi 2: Lexo - mendo - plotësoPërsëritet veprimtaria njëlloj si në hapin e parë për grupin e ushtrimeve III - IV dhe V - VI,

por në këtë grup ushtrimesh foljet i përkasin zgjedhimit të dytë.

Hapi 3: Lexo - mendo - plotëso.Përsëritet veprimtaria si në hapat më sipër për grupin e ushtrimeve VII - VIII dhe IX - X, por

në këtë grup ushtrimesh, foljet janë të zgjedhimit të tretë.

Hapi 4: Punë e pavarur.Ndërto nga një fjali me foljet e ushtrimeve I, III, V, VII, IX. Lexohen disa prej punëve të nxënësve.

Detyrë: Ndërto nga një fjali me foljet që zgjedhove në ushtrimet II, IV, VI, VIII, X. Trego vetën dhe numrin e secilës folje.

Page 100: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

99

75) Tema: Ani pianistja

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë personazhet e rrëfimit; • të tregojë kuptimin e fjalëve të reja; • të tregojë përmbajtjen duke iu përgjigjur pyetjeve; • të tregojë raste të ngjashme nga përvoja; • të ndërtojë fjali me fjalët e reja; • të listojë cilësitë e personazheve; • të përshkruajë personazhin kryesor të rrëfimit nisur nga analiza e personazhit.

Fjalë kyç: pianiste, e talentuar, koncert, ra si bombë, ziliqare, rreng, pendim.

Mjete: teksti, fletë A4, markera. Hap pas hapi: pyetja sjell pyetjen, lexim me ndalesa, grafik organizues i fjalorit, harta e person-azheve, shkrim i lirë, rrjet diskutimi, lexim zinxhir.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: pyetja sjell pyetjenMësuesi drejton pyetjen e parë që ndiqet nga pyetjet e tjera, të cilat mund të drejtohen edhe

nga nxënësit. • A kemi në klasë ndonjë nxënës që ka prirje të veçanta në muzikë, pikturë etj.? • A ndiheni ziliqarë ndaj tyre? Pse?

Nxënësit tregojnë raste nga përvoja e tyre. Njihen me temën e re dhe me autoren.

Shpresa Vreto autore e skenarëve të mjaft filmave artistikë dhe vizatimorë, si dhe autore librash të njohur. Veprimtarinë e saj si skenariste e ka filluar me filmin vizatimor. Më 1978, përgatiti skenarin e filmit vizatimor “Mirela”. Më 1981, së bashku me Xhanfise Kekon, shkruan skenarin e filmit “Kur Xhirohej një Film”. Më 1986, në filmin “Fillim i vështirë”, na paraqitet si përgatitëse e vetme e skenarit të këtij filmi, për të vazhduar më tej në vitin 1990 me bashkëpunime. Shpresa Vreto po ashtu është edhe autore e mirënjohur librash. Të njohur janë librat e saj me titujt: “Shokë shkolle” dhe “Vit i paharruar”.

Hapi 2: Lexim me ndalesa, grafik organizues i fjalorit.Shkruhet në tabelë titulli i pjesës “Ani pianistja”. Zhvillohet leximi me ndalesa i pjesës.

Ndalesa 1: lexohet paragrafi i parë.Ndalesa 2: lexohet paragrafi i dytë.Ndalesa 3: lexohet paragrafi i tretë.Ndalesa 4: lexohet paragrafi i katërt.Ndalesa 5: lexohet paragrafi i pestë.Ndalesa 6: lexohet paragrafi i fundit.

Në çdo ndalesë bëhen pyetje për të kuptuar më mirë përmbajtjen.

Page 101: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

100

Punohen fjalët e reja në grafikun organizues të fjalorit.

fjala

Fjali _______________________

Sinonimi ___________________

Kuptimi në fjalor _____________

Hapi 3: Harta e personazheve, shkrim i lirë.Punohet rubrika “Plotëso”. Për çdo pyetje, nxënësit zgjedhin një nga alternativat, dhe

mbështetur në këto përzgjedhje, plotësojnë hartën e personazheve, duke realizuar kështu ana-lizën e tyre.

PERSONAZHET

SHOQET ANI

pianiste pianiste

e sjellshme

e dashur jo të sjellshme

e talentuare edukuar

ziliqareegoiste e duruar e kujdesshme të paduruara

Nxënësit përshkruajnë Anin duke u ndihmuar nga plotësimet që bënë dhe harta e persona-zheve. Lexohen disa punë të nxënësve.

Hapi 4: Rrjet diskutimi.Punohet rubrika ”Si mendon ti?“. Shtrohen pyetjet dhe grupohen nxënësit sipas përgjigjeve PO, JO dhe argumentojnë përgjigjet.

PO JO PO JO

A të ka lënduar ndonjë shok/shoqe? Pse? A kërkon falje ndonjëherë kur lëndon ndonjë shok/shoqe? Pse?

PO, sepse................ JO, sepse................

Hapi 5: Lexim zinxhir.Në minutat e mbetura bëhet leximi zinxhir i rrëfimit.

Detyrë: Shkruaj disa fjali për Anin dhe dy shoqet e saj.

Page 102: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

101

76) Tema: Përshkruajmë njerëz dhe kafshë

Linja: Të shkruajmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë cilësi të një njeriu ose kafshe; • të përdorë mbiemrat për të treguar cilësitë e njerëzve dhe të kafshëve; • të ngjyrosë mbiemrat që tregojnë pamjen e jashtme të personazhit; • të ngjyrosë mbiemrat që tregojnë sjelljen e personazhit; • të rishkruajë përshkrimin bazuar në skemën e dhënë.

Fjalë kyç: përshkrim, njerëz, kafshë, pamje e jashtme, sjellja, karakteri, lëvizjet, forma, të dhëna personale.

Mjete: teksti, fletë A4, foto. Hap pas hapi: brainstorming, punë e drejtuar, punë e pavarur, rishikim në dyshe, punë me shkrim.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi 1: stuhi mendimesh • Çfarë mund të përmendim kur përshkruajmë një personazh (njeri, kafshë)?

Të dhëna personale sjellja karakteri

Personazh

Shkruhen në tabelë të gjitha përgjigjet e nxënësve.

Hapi 2: Punë e drejtuarLexim i pjesës hyrëse të mësimit nga një nxënës.

Për të bërë një përshkrim të bukur, duhet të mësosh të vëzhgosh me kujdes njerëzit dhe gjërat që të rrethojnë duke i parë nga:

FORMA, NGJYRA, SJELLJA, LËVIZJET

• Për të bërë një përshkrim, na ndihmojnë pyetjet ndihmëse.

Paraqitja Pamja e jashtme Sjellja

Kush ështëose çfarë është? Si është?

Çfarë bën? Për çfarë na shërben? Si sillet?

Page 103: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

102

Nxënësit përshkruajnë shokun ose shoqen e bankës.

Hapi 3: Punë e pavarur, rishikim në dysheMe punë të pavarur, nxënësit punojnë ushtrimin 1. Lexojnë në heshtje pjesën dhe ngjyrosin

me ngjyrë të kuqe mbiemrat që janë përdorur për të treguar pamjen e jashtme të Anës, kurse me ngjyrë të gjelbër ngjyrosin mbiemrat që janë përdorur për të treguar sjelljen e saj.

E gjatë, të drejta, të zinj,... Shpejtësi, e qeshur, e shkathët, kureshtare,...

Pas punës së pavarur, nxënësit bëjnë krahasime dhe diskutojnë për realizimin e ushtrimit. Lexohen mbiemrat nga disa nxënës.

Hapi 4: Punë me shkrim.Punohet ushtrimi 2 në fletore. Rishkruajnë tekstin “Qeni im”, duke renditur paragrafët sipas skemës së ushtrimit 1. Lexohet teksti i rishkruar nga nxënësit.

Detyre: Përshkruaj: 1. Një njeri të dashur për ty. 2. Kafshën tënde të preferuar.

77) Tema: Drejtshkrimi i foljeve që mbarojnë me –t në kohën e tashme

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të zgjedhojë foljet që mbarojnë me –t (zgjedhimi 2) në kohën e tashme; • të ndërtojë fjali me foljet që mbarojnë me –t në kohën e tashme.

Fjalë kyç: folje, drejtshkrim, -t në fund, koha e tashme.

Mjete: teksti, tabela me zgjedhime foljesh (mat, ujit,...) Hap pas hapi: Vëzhgo - diskuto, punë në grupe, punë e drejtuar, punë e pavarur me shkrim.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi 1: Vëzhgo - diskutoOrientohen nxënësit të lexojnë në heshtje ushtrimin 1, ku janë paraqitur zgjedhimet e 3

foljeve. Nxënësit lexojnë format e foljeve dhe shikojnë me kujdes shkronjën e ngjyrosur. Mësuesi shkruan në tabelë:

mas - mat; ujis - ujit; këpus - këput

• Cila është forma e rregullt e foljeve? Duke parë me kujdes zgjedhimet, nxënësit nxjerrin përfundimin se këto folje në vetën I njëjës

shkruhen me –s, në vetën II, III njëjës shkruhen me –t.

Page 104: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

103

Hapi 2: Punë në grupeNdahet klasa në 9 grupe. Secili grup zgjedhon një nga 9 foljet në kllapa, më pas plotësojnë

skemat. Unë vadis ne vadisim Ti vadit ju vadisni ai/ajo vadit ata/ato vadisinPas përfundimit të punës, një përfaqësues i grupit lexon zgjedhimin e foljes përkatëse.

Hapi 3: Punë e drejtuarLexohen nga nxënësit ushtrimit III, IV. Pasi nxënësit lexojnë me kujdes format e foljeve,

veçojnë shkronjën e ngjyrosur.

Hapi 4: Punë e pavarur me shkrim. Nxënësit punojnë të pavarur ushtrimin V. Zgjedhojnë një nga foljet në kllapa dhe e përdorin

për të ndërtuar një fjali. Leximi i detyrës.

Detyrë: Ushtrimi VI.

78) Tema: Shëtitje në pyll

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të identifikojë personazhet e fabulës; • të tregojë veprimet e çdo personazhi; • të tregojë elementet që përcaktojnë llojin e pjesës (fabul); • të analizojë në grup një fragment të fabulës; • të përcaktojë vendin dhe kohën e zhvillimit të ngjarjes.

Fjalë kyç: fabul, pyll, kafshë.

Mjete: teksti, pamje, maska.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Kllaster

Realizimi i kuptimitLexim në heshtje. Lexim me grupe

ekspertësh,diskutimReflektim Lexim me role

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: KllasterU kërkohet nxënësve të plotësojnë një kllaster për fabulën dhe të japin përkufizimin për fa-

bulën.

Page 105: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

104

Realizimi i kuptimit: lexim në heshtje, lexim me grupe ekspertëshNjihen nxënësit me titullin e fabulës. Ndahet fabula në tri pjesë. Gjithashtu edhe klasa ndahet

në grupe me nga tre nxënës. Secili anëtar i grupit përcakton numrin e tij (1, 2, 3) dhe më pas formohen tre grupe të mëdha me njëshat, dyshat, treshat. Secili grup punon një nga pjesët duke e lexuar në heshtje dhe duke analizuar atë. Nxënësit rikthehen në grupet bazë dhe tregojnë punën e bërë. Bashkohen tri pjesët bashkë dhe një anëtar i grupit ritregon fabulën të plotë dhe nxjerr moralin e saj. Mësuesi pyet nxënësit për gjuhën e përdorur në fabul.

Theksohet se:

poezi

moral Tregim i shkurtër personaz- lloji

kafshë sende prozë

FABULA

Në një rrëfim janë shumë të rëndësishme vendet ku zhvillohen ngjarjet. Në një rrëfim është shumë e rëndësishme koha kur zhvillohen ngjarjet.

Punohen rubrikat: “Tani e ke radhën ti”. Nxënësit u japin përgjigje pyetjeve, duke treguar kështu vendin,

kohën kur zhvillohet ngjarja, numrin e personazheve dhe veprimet e tyre. “Si mendon ti?“ Nxënësit tregojnë personazhet që marrin pjesë dhe diskutojnë

se si mund t’i grupojnë ato. Grupi 1 .............. Grupi 2 .............. Shoqërojnë grupet e fjalëve majtas me ato djathtas për të formuar fjali që lidhen me përmba-

jtjen e fabulës. Diskutojnë se në cilën stinë ka ndodhur ngjarja, tregojnë se nga nisen për të dalë në këtë për-

fundim, nënvizojnë fjalët që i ndihmojnë për të kuptuar këtë.

Reflektim: Lexim me roleLexohet fabula me role, nxënësit duhet të kenë kujdes në leximin e saj me intonacionin e

duhur.

Detyrë: Përshkruaj pyllin.

Page 106: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

105

79) Tema: Zbulojmë elementet e përrallave

Linja: Të shkruajmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë elementet e një përralle; • të tregojë fillimin dhe mbylljen e përrallave që ka lexuar; • të shkruajë elementet e përrallës së tij të preferuar.

Fjalë kyç: përrallë, elemente, vepruesi kryesor, vepruesi i keq, ndihmësi, mjeti magjik, vështirë-sia, fund i lumtur.

Mjete: teksti, libra me përralla.Hap pas hapi: stuhi mendimesh, punë e drejtuar, punë e pavarur, lexim,

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: stuhi mendimeshMësuesi shtron pyetjen:

• Ç’dini ju për përrallat? Plotësohet në tabelë grafiku me përgjigjet e nxënësve.

Hapi 2: Lexim.Lexim i përrallës në tekst nga mësuesi, lexim zinxhir nga nxënësit. Udhëzohen nxënësit që

gjatë leximit të vëzhgojnë elementet e rëndësishme për një përrallë, të cilat janë dalluar në tekst me etiketëza.

Hapi 3: Punë e drejtuarShkruhen në flipçart elementet e një përralle dhe diskutojnë për secilën në veçanti duke ilus-

truar me fragmente nga fabula. Shkruajnë fjalët me të cilat fillon përralla (Na ishte njëherë...)

• Po përrallat që ke lexuar ti si fillojnë? • Një herë e një kohë... • Shumë kohë më parë... etj.

Hapi 4: Punë e pavarurLexojnë përsëri përrallën në heshtje dhe shoqërojnë grupet e fjalëve për të treguar se

ç’kupton me: • veprues kryesor _____________________________________ • veprues të keq _____________________________________ • ndihmës _____________________________________ • mjet magjik _____________________________________ • vështirësi _____________________________________ • fund të lumtur _____________________________________

Lexim zinxhir i shoqërimeve të bëra

Page 107: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

106

Hapi 5: DiskutimShkruajnë fjalët me të cilat mbyllet kjo përrallë (Aurora dhe princi nuk janë ndarë më dhe, si

në të gjitha përrallat, jetuan të lumtur.) • Po përrallat që ke lexuar ti si mbarojnë? Plotësojnë në tekst, lexohen nga disa nxënës.

Hapi 6: Punë e pavarurNxënësit kanë përzgjedhur dhe sjellë në klasë përrallën e tyre të preferuar. Paraqesin me

shkrim në fletore elementet e saj. • Titulli (p.sh.: “Borëbardha dhe 7 xhuxhat”) • vepruesi kryesor Borëbardha_____________________________ • vepruesi i keq _______________________________________ • ndihmësi _______________________________________ • mjeti magjik _______________________________________ • vështirësia _______________________________________ • fundi i lumtur _______________________________________

Vlerësim i punës së nxënësve.

Detyrë: Trego elementet e përrallës ”Bukuroshja e fjetur”.

80) Tema: Zgjedhimi i foljeve në kohën e ardhme

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë foljet në kohën e ardhme; • të zgjedhojë foljet e zgjedhimit të parë në kohën e ardhme; • të zgjedhojë foljet e zgjedhimit të dytë në kohën e ardhme; • të zgjedhojë foljet e zgjedhimit të tretë në kohën e ardhme; • të ndërtojë fjali me folje nga të tria zgjedhimet në kohën e ardhme.

Fjalë kyç: Folje, veprim, zgjedhim, kohë, më pas, më vonë, koha e ardhme.

Mjete: teksti, tabela me zgjedhime foljesh (tre folje në zgjedhime të ndryshme). Hap pas hapi: Pema e mendjes, të nxënët në bashkëpunim, punë në grupe, punë e pavarur me shkrim

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Pema e mendjesKomentojnë “pemën e mendjes “që nxënësit kanë përgatitur në mësimet për kohët e foljes.

Page 108: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

107

Koha e pakryer

Koha e shkuar

Koha e tashme

Koha e ardhme

Kohët e foljeve

Më pas veprimi do të kryhet më pas

tani veprimi kryhet tani,

në këtë moment

Në atë çast Ka filluar nuk ka mbaruar

Ndalojnë te koha e ardhme duke treguar fjalët që tregojnë kohë dhe kohën e kryerjes së veprimit. Tregojnë se kur një folje është në kohën e ardhme

FOLJA ËSHTË NË KOHËN E ARDHME KUR VEPRIMI QË AJO TREGON PRITET TË NDODHË PAS ÇASTIT KUR NE FLASIM.

Hapi 2: Të nxënët në bashkëpunim, punë në grupe. Lexojnë mbaresat e shportëzës ( - j, - sh, - je, - jmë, - ni, - jnë). Lexohet në dyshe ushtrimi I. Nxënësit, fillimisht tregojnë se cilit zgjedhim i përket folja punoj

(zgjedhimi I). Lexojnë me kujdes dhe shohin mbaresat që janë të njëjta me ato të shportëzës. Lexohet kërkesa e ushtrimit II dhe foljet e dhëna në kllapa. Ndahet klasa në 10 grupe, secili grup do të zgjedhojë një nga foljet në kllapa. Zgjedhimi i saj

paraqitet në tabelën e dhënë në tekst. Pas përfundimit të detyrës lexohen foljet e zgjedhuara nga përfaqësuesit e grupeve.

Hapi 3: Të nxënit në bashkëpunim, punë në grupe. Lexojnë mbaresat e shportëzës ( -, -esh, - e, - im, - ni, - in). Lexohet në dyshe ushtrimi III dhe V. Nxënësit, fillimisht, tregojnë se cilit zgjedhim i përkasin

foljet kap, mbledh (zgjedhimi II). Lexojnë me kujdes dhe shohin mbaresat që janë të njëjta me ato të shportëzës. Lexohet kërkesa e ushtrimit IV dhe foljet e dhëna në kllapa. Ndahet klasa në 6 grupe, secili grup do të zgjedhojë një nga foljet në kllapa, zgjedhimi i saj

paraqitet në tabelën e dhënë në tekst. Pas përfundimit të detyrës, lexohen foljet e zgjedhuara nga përfaqësuesit e grupeve. Punojnë ushtrimin VI. Veprohet njëlloj si në ushtrimin IV, por klasa ndahet në 10 grupe.

Hapi 4: Të nxënit në bashkëpunim, punë në grupe. Lexojnë mbaresat e shportëzës ( -, -she, -je, -me, -ni, -ne).

Page 109: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

108

Nxënësit, fillimisht, tregojnë se cilit zgjedhim i përkasin foljet e ushtrimit VII: pi, ha, lë, zë (zgjedhimi III).

Lexojnë me kujdes zgjedhimet e foljeve pi, zë dhe shohin mbaresat që janë të njëjta me ato të shportëzës.

Zgjedhojnë foljet ha, zë. Lexohen foljet e zgjedhuara.

Hapi 6: Punë e pavarur me shkrim.Punojnë në fletore ushtrimin e mëposhtëm: Ndërto 3 fjali, duke përdorur folje të zgjedhimeve të ndryshme në kohën e ardhme.

Detyrë: Zgjedho 3 folje (nga zgjedhime të ndryshme). Ndërto nga një fjali me këto folje në kohën e ardhme.

81) Tema: Iriqi në rrezik

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë iriqin në një grup me figura kafshësh; • të flasë për iriqin nga ato që ka lexuar apo dëgjuar; • të tregojë se kjo pjesë është tekst informativ; • të ritregojë duke iu përgjigjur pyetjeve; • të diskutojë për sistemin mbrojtës të iriqit.

Fjalë kyç: iriq, i mbrojtur nga shteti, lëkurëgjemborë, sistem mbrojtës, putërza, top.

Mjete: teksti, figura kafshësh, plastelinë, kunjëza dhëmbësh.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Stuhi mendimesh

Realizimi i kuptimit Dëgjim i drejtuar, rrjet diskutimiReflektim Punë praktike

Zhvillimi i mësimit: Evokimi: Stuhi mendimesh

Paraqiten figura me kafshë dhe nxënësit dallojnë se në cilën prej tyre është iriqi. • Ç’dini ju për iriqin?

Plotësojnë: kafshë

me gjemba

putërzafrikacak

hundë e vogël

i vogël jeton në pyll

mbrohet

mbrohet nga shteti bëhet si top të shpon me gjemba

IRIQI

Page 110: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

109

Realizimi i kuptimit: dëgjim i drejtuar, rrjet diskutimiMësuesi lexon pjesën, lexim nga nxënësit. Kërkohet nga nxënësit që të dallojnë llojin e pjesës (Tekst informativ). Punim i rubrikës ”Tani e ke radhën ti”. Nxënësit u përgjigjen pyetjeve për të zbërthyer përm-

bajtjen. Shtrohet pyetja:

PO JO A funksionon gjithmonë Sistemi i tij mbrojtës? Pse? PO, sepse............... JO, sepse...............

Zbulojnë karakteristikat e iriqit duke ilustruar nga teksti.

Mbrohet

I ndrojtur

Ca frikacak

I pademshëm IRIQI ËSHTË

Reflektim: Punë praktikePunim i rubrikës ”Eja të zbavitemi”. Modelojnë me plastelinë dhe kruajtëse dhëmbësh një

iriq.

Detyrë: Shkruaj në fletore ç’di për iriqin dhe vizatoje atë.

82) Tema: Të drejtat e kafshëve

Linja: Të flasimObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë të drejtat që kanë kafshët; • të tregojë raste të mbrojtjes ose jo të të drejtave të kafshëve nga përvoja; • të diskutojë për të drejtat e kafshëve.

Fjalë kyç: kafshë, të drejta, konvente.

Mjete: teksti, fisha, kartonë, markera, ngjitës, gërshërë, listela.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Pyetja e ditës

Realizimi i kuptimit Loja ”Mbro, argumento” Reflektim Punë praktike në grup

Page 111: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

110

Zhvillimi i mësimit:

Evokimi: Pyetja e ditësMësuesi shkruan në tabelë pyetjen:

• A kanë të drejta kafshët?

Dëgjohen mendimet e nxënësve.

Realizimi i kuptimit: Loja ”Mbro, argumento”.Ndahet klasa në dy grupe sipas mendimeve që dhanë në fillim të orës (pro, kundër). Grupi 1: Janë nxënësit që mendojnë se kafshët kanë të drejta. Grupi 2: Janë nxënësit që mendojnë se kafshët nuk kanë të drejta. Fillimisht, nxënësit diskutojnë në grup për 4 arsyet pse kafshët kanë të drejta ose jo. Më pas

grupet diskutojnë me njëri-tjetrin për të mbrojtur këto 4 arsye, duke argumentuar me shembuj konkret. Reflektim: Punë praktike në grup

Punojnë në grup për përgatitjen e tabelave që u bëjnë thirrje njerëzve të mbrojnë kafshët.

83) Tema: Drejtshkrimi i foljeve që mbarojnë me –t në kohën e ardhme

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të zgjedhojë foljet që mbarojnë me –t (zgjedhimi 2) në kohën e ardhme; • të ndërtojë fjali me foljet që mbarojnë me –t në kohën e ardhme;

Fjalë kyç: folje, drejtshkrim, - t në fund, koha e ardhme.

Mjete: teksti, tabela me zgjedhime foljesh (mas, ujit,...) në kohën e ardhme.Hap pas hapi: Vëzhgo - diskuto, punë në grupe, punë e drejtuar, punë e pavarur me shkrim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Vëzhgo - diskutoOrientohen nxënësit të lexojnë në heshtje ushtrimin 1, ku janë paraqitur zgjedhimet e 3

foljeve. Nxënësit lexojnë format e foljeve dhe shikojnë me kujdes shkronjën e ngjyrosur që është edhe mbaresa e foljes për secilën vetë.

Hapi 2: Punë në grupePunohet ushtrimi II në grupe. Ndahet klasa në 5 grupe. Secili grup zgjedhon një nga 5 foljet

në kllapa dhe në fund plotësojnë skemat. Unë do të _________ ne do të _________Ti do të _________ ju do të _________ai/ajo do të _________ ata/ato do të _________ Pas përfundimit të punës, një përfaqësues i grupit lexon zgjedhimin e foljes përkatëse.

Page 112: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

111

Hapi 3: Punë e drejtuarLexohen nga nxënësit ushtrimet III, IV. Format e foljeve lexohen me kujdes, veçojnë shkro-

njën e ngjyrosur.

Hapi 4: Punë e pavarur me shkrim. Nxënësit punojnë të pavarur ushtrimin V. Zgjedhojnë një nga foljet në kllapa dhe e përdorin

për të ndërtuar një fjali. Lexim i detyrës.

Detyre: Ushtrimi VI.

84) Tema: Hënat e tejdukshme

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• t’u përgjigjet pyetjeve rreth tekstit; • të tregojë se si e fantazon botën; • të parashikojë ngjarjen me terma paraprakë;

Fjalë kyç: vogëlush galaktikë, planetuc, botë, hënat.

Mjete: teksti, enciklopedia për fëmijë.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Parashikim me terma paraprakë

Realizimi i kuptimit Lexim, grafik organizues i fjaloritReflektim Diskutim

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Parashikim me terma paraprakëMësuesi shkruan në tabelë terma, me të cilat nxënësit do të parashikojnë ngjarjen:

vogëlush, fluturues, hapësirë, botët, planetuc, hëna e shndritshme, transparente, zhduket, shndërrohet, trishtohet.

Lexim i tregimeve që krijuan nxënësit. Realizimi i kuptimit: Lexim, grafik organizues i fjalorit.

Mësuesi lexon pjesën e re dhe pyet nxënësit: • A ngjason ajo me atë që parashikuat ju?

Njihen nxënësit me autorin e saj. Lexohet pjesa nga nxënësit, të cilët nënvizojnë fjalët që nuk njohin.

Page 113: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

112

Punojnë fjalët e reja në grafikun organizues të fjalorit.

fjala

Fjali _______________________

Sinonimi ___________________

Kuptimi në fjalor _____________

Punohen rubrikat e tekstit: “Tani e ke radhën ti”, nxënësit u përgjigjen pyetjeve rreth tekstit. “Plotëso” - për çdo kërkesë nxënësit zgjedhin një alternativë dhe ilustrojnë nga teksti.

Reflektim: DiskutimPunim i rubrikës ”Si mendon ti?“. Pasi u japin përgjigje 4 pyetjeve të para, nxënësit diskutojnë se kur trillojnë duhet të

mbështeten në ato që kanë lexuar në libra, apo që kanë parë në filma.

Detyrë: Shkruaj një pjesë të trilluar nga ti.

85) Tema: Zgjedhimi i foljeve në kohën e pakryer

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë foljet në kohën e pakryer; • të zgjedhojë foljet e zgjedhimit të parë në kohën e pakryer; • të zgjedhojë foljet e zgjedhimit të dytë në kohën e pakryer; • të zgjedhojë foljet e zgjedhimit të tretë në kohën e pakryer; • të ndërtojë fjali me folje nga tre zgjedhimet në kohën e pakryer;

Fjalë kyç: Folje, veprim, zgjedhim, kohë, në atë çast, koha e pakryer.

Mjete: teksti, tabela me zgjedhime foljesh në kohën e pakryer (tre folje në zgjedhime të ndry-shme). Hap pas hapi: Pema e mendjes, të nxënët në bashkëpunim, punë në grup, punë e pavarur me shkrim.

Zhvillimi i mësimitHapi 1: Pema e mendjes

Komentojnë “pemën e mendjes“ që nxënësit kanë përgatitur në mësimet për kohët e foljes.

Page 114: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

113

Koha e pakryer

Koha e shkuar

Koha e tashme

Koha e ardhme

Kohët e foljeve

Më pas veprimi do të kryhet më pas

tani veprimi kryhet tani,

në këtë moment

Në atë çast Ka filluar nuk ka mbaruar

Ndalojnë të koha e pakryer duke treguar fjalët që tregojnë kohe dhe kohën e kryerjes së vep-rimit. Tregojnë se kur një folje është në kohën e pakryer.

FOLJA ËSHTË NË KOHËN E PAKRYER KUR VEPRIMI QË AJO TREGON NDODH, POR NUK KA PËRFUNDUAR OSE KA ZGJATUR, NË TË

SHKUARËN, DOMETHENË, PARA ÇASTIT KUR NE FLASIM.

Hapi 2: Të nxënit në bashkëpunim, punë e pavarur.Lexojnë mbaresat e shportëzës ( - ja, - je, - nte, - nim, - nit, - nin). Lexohet në dyshe ushtrimi I. Nxënësit fillimisht tregojnë se cilit zgjedhim i përket folja “pu-

noj” (zgjedhimi I). Lexojnë me kujdes dhe shohin mbaresat që janë të njëjta me ato të shportëzës. Lexohet kërkesa e ushtrimit II dhe foljet e dhëna në kllapa. Zgjedhin një nga foljet e radhës së parë dhe e paraqesin të zgjedhuar në tabelën e dhënë në

tekst. Në fletore paraqesin të zgjedhuar nga një folje për secilën radhë. Pas përfundimit të detyrës

lexohen foljet e zgjedhuara.

Hapi 3: Të nxënit në bashkëpunim, punë në grupe. Lexohet në dyshe ushtrimi III. Nxënësit, fillimisht, tregojnë se cilit zgjedhim i përket folja kap

(zgjedhimi III). Lexojnë me kujdes dhe shohin zanoret dhe mbaresat që janë të ngjyrosura. Lexohet kërkesa e ushtrimit IV dhe foljet e dhëna në kllapa. Ndahet klasa në grupe, secili grup do të zgjedhojë një nga foljet në kllapa, zgjedhimi i saj

paraqitet në tabelën e dhënë në tekst. Pas përfundimit të detyrës, lexohen foljet e zgjedhuara nga përfaqësuesit e grupeve. Nxënësit

dallojnë mbaresat. Krahasojnë mbaresat që gjetën vetë me ato që janë paraqitur në shportëz. Lexojnë mbaresat e shportëzës (- ja, - je, - te, - nim, - nit, - nin).

Page 115: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

114

Hapi 4: Të nxënit në bashkëpunim, punë në grupe. Nxënësit, fillimisht, tregojnë se cilit zgjedhim i përkasin foljet e ushtrimit VII: pi, ha, lë, zë

(zgjedhimi III). Lexojnë me kujdes zgjedhimet e foljeve kap, bredh (ushtrimet V, VII) dhe shohin mbaresat

që janë të njëjta me ato të shportëzës. Zgjedhojnë një nga foljet në kllapa. Lexohen foljet e zgjedhuara.

Hapi 6: Punë e pavarur me shkrimPunojnë në fletore ushtrimin e mëposhtëm: Ndërto 3 fjali, duke përdorur folje të zgjedhimeve të ndryshme në kohën e pakryer.

Detyrë: Zgjedho 3 folje (nga zgjedhime të ndryshme), ndërto nga një fjali me këto folje në kohën e ardhme.

86) Tema: Kafshët që jetojnë në libra

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë emra kafshësh që i ka lexuar në libra; • t’u përgjigjet pyetjeve të tekstit; • të flasë për librin e fundit me kafshë që ka lexuar; • të krahasojë sjelljet e kafshëve me ato të njerëzve; • të grupojë kafshët sipas sjelljes së tyre.

Fjalë kyç: kafshë, libra

Mjete: teksti, libra me kafshë, libri” Fluturo, kërce e rend”.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Kllaster

Realizimi i kuptimit Dëgjim i drejtuar, veprimtari pyetje - përgjigje, rrjet diskutimi

Reflektim Shkrim i shpejtë

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: KllasterPyeten nxënësit: - A keni lexuar libra me kafshë? Plotësojnë një kllaster me emra kafshësh që i kanë ndeshur si personazhe në libra të

ndryshëm, tregojnë dhe librin ku e kanë parë duke vepruar.

KAFSHË NGA LIBRAT

UJKU

LEPURI KECAT IRIQI

DHELPRA

DHELPRA

LEJLEKU

DRERI LUANI

ROSAKU

MAJMUNI

DERRKUCI

Page 116: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

115

UJKU Kësulëkuqja LEPURI Lepuri dhe breshka KECAT Dy kecat IRIQI Iriqi dhe mollët DHELPRA Dhelpra dhe lejleku DRERI Dreri në pasqyrë LUANI Luani dhe miu ROSAKU Rosaku i vogël i shëmtuar MAJMUN Majmuni dhe leopardi DERRKUCI Tre derrkucët

Realizimi i kuptimit: Dëgjim i drejtuar, veprimtari pyetje - përgjigje, rrjet diskutimiShkruhet titulli i vjershës në tabelë dhe njihen nxënësit me autoren.

Adelina Mamaqi ka lindur në vitin 1939 në Tiranë. Ajo ka kryer shkollën e mesme pedagogjike, Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë-Letërsi shqipe. Punoi në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, në redaksinë për fëmijë. Më vonë kaloi redaktore në revistën “Nëntori”. Për 20 vjet punoi në revistën “Fatosi”, “Pionieri”. Vepra e parë e saj titullohet “Ëndrra vashërie”. Në vitin 1963 botoi “Bubi i vogël”. Ajo ka botuar edhe mjaft poezi, tregime, fabula, përralla, ndër të cilat përmendim: “Orizi i milingonave” (poemë) “Bregu i kaltër” (vjersha), “Goni trazovaçi” (poemë), “Fishekzjarrët” (vjersha), “Klloçka dhe kotelet” (poemë), Si thoni ju? (vjersha humoristike), “Kaltëroshi tekanjozi” (poemë) etj.

Lexim i poezisë nga mësuesi, më pas nga nxënësit. Punohet rubrika “Tani e ke radhën ti”, në të cilën nxënësit u përgjigjen pyetjeve rreth vjer-

shës. Vazhdon puna me rubrikën ”Si mendon ti?“. Tregojnë titullin e librit të fundit që kanë lexuar dhe personazhet e tij. I shkruajnë emrat e tyre. Shtrohet pyetja:

PO JO A sillen kafshët si njerëzit? Pse? Grupohen nxënësit sipas përgjigjeve dhe argumentojnë:

PO, sepse................. JO, sepse.................

Nxënësit grupojnë personazhet sipas sjelljes së tyre.

SILLET MIRË SILLET KEQ

Page 117: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

116

Në fund shoqërojnë emrat e kafshëve me cilësitë përkatëse, p.sh.: gomari budalla

Reflektim: shkrim i shpejtëMësuesi u kërkon të shkruajnë se ç’mësuan sot. Lexohen disa shkrime.

Detyrë: Mëso vjershën përmendsh.

87) Tema: Krijojmë përralla

Linja: Të shkruajmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të identifikojë personazhet e përrallës; • të krijojë një përrallë me ndihmën e figurave dhe të fjalëve ndihmëse; • të diskutojë rreth sjelljeve të personazheve.

Fjalë kyç: përrallë, krijo.

Mjete: teksti, tabak letre, markera, ngjyra.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Punë në grup

Realizimi i kuptimit Punë me shkrimReflektim Diskutim

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Punë në grupMësuesi kërkon nga secili nxënës të shkruajë në një fletë emrin e një veprimtari përrallash që

u pëlqen më shumë. Mblidhen fletët e shkruara dhe një nxënës tërheq 4 letra, lexohen emrat e shkruar në to. Me këta personazhe nxënësit do të krijojnë një përrallë. Përralla do të shkruhet në tabak letre dhe do të ilustrohet pjesa që u pëlqen më shumë. Puna do të realizohet nga nxënësit në grupe prej 5-vetash. Çdo përfaqësues grupi paraqet punën e bërë. Realizimi i kuptimit: Punë me shkrim

Për disa minuta nxënësit vëzhgojnë figurat në tekst, bëhet komentimi i tyre. Nxënësit do të krijojnë një përrallë me ndihmën e figurave dhe fjalëve ndihmese që janë dhënë

në tekst. Lexohen disa nga krijimet e nxënësve. Nxënësit tregojnë se cilët janë personazhet në përrallën që krijuan.

PERSONAZHET ___________, ___________, ____________, ____________. Reflektim: Diskutim

Nxiten nxënësit që të diskutojnë: • A sillen njëlloj të gjithë personazhet?

Nxënësit japin mendimet e tyre që shkruhen në tabelë dhe grupojnë personazhet në dy grupe sipas sjelljes së tyre.

Detyrë: Krijo një përrallë, personazhet zgjidhi vetë.

Page 118: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

117

88) Tema: Drejtshkrimi i foljeve që mbarojnë me –t në kohën e pakryer.

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të drejtshkruajë foljet që mbarojnë me –t (zgjedhimi 2) në kohën e pakryer; • të ndërtojë fjali me foljet që mbarojnë me –t në kohën e pakryer.

Fjalë kyç: folje, drejtshkrim, - t në fund, koha e pakryer.

Mjete: teksti, tabela me zgjedhime foljesh (mas, ujit,...).Hap pas hapi: Vëzhgo - diskuto, punë në grupe, punë e drejtuar, punë e pavarur me shkrim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Vëzhgo - diskutoOrientohen nxënësit të lexojnë në heshtje ushtrimin 1, ku janë paraqitur zgjedhimet e 3

foljeve. Nxënësit lexojnë format e foljeve dhe shikojnë me kujdes shkronjën e ngjyrosur. Mësuesi shkruan në tabelë:

Masja - matja ujisja - ujitja këpusja - këputja • Cila është forma e rregullt e foljeve?

Pasi shikojnë me kujdes zgjedhimet, nxënësit nxjerrin përfundimet për drejtshkrimin e saktë të këtyre foljeve.

Hapi 2: Punë e pavarurLexohet kërkesa e ushtrimit II dhe foljet në kllapa. Nxënësit do të zgjedhojnë nga një folje

për çdo radhë, plotësojnë skemat, p.sh., folja vadis: Unë vadisja ne vadisnim Ti vadisje ju vadisnit ai/ajo vadiste ata/ato vadisninPas përfundimit të punës lexohen zgjedhimin e foljeve nga nxënësit, duke bere kujdes që të

mos përsëriten zgjedhime të foljeve të dëgjuara.

Hapi 3: Punë e drejtuarLexohen nga nxënësit ushtrimet III, IV. Format e foljeve lexohen me kujdes, veçojnë shkro-

njën e ngjyrosur. Nxënësit duhet të gjejnë se disa folje ndryshojnë zanoren në temë (zanoret e dhe a ndryshojnë në i).

Pra: pres - prisja flas - flisjaZbres zbrisja bërtas - bërtisja

Hapi 4: Punë e pavarur me shkrim. Nxënësit punojnë të pavarur ushtrimin V, VI. Zgjedhojnë një nga foljet në kllapa dhe e

përdorin për të ndërtuar një fjali. Lexim i detyrës.

Detyrë: Zgjedho 3 folje që mbarojnë me –t në kohën e pakryer, formo nga një fjali me secilën.

Page 119: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

118

89) Tema: Peizazhi i pyllit të zgjuar

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• t’u përgjigjet pyetjeve të tekstit; • të tregojë kafshë që bëjnë gjumë letargjik; • të tregojë se si mbrohen kafshët, shpendët nga i ftohti i dimrit; • të analizojë fragmente të vjershës; • të përshkruajë me shkrim ardhjen e pranverës.

Fjalë kyç: peizazh, pyll i zgjuar, zgjim, qukapik, bletë, milingona, lajm, bar.

Mjete: teksti, pamje nga pyjet, CD kënga ”Cicërimat e zogjve të pyllit”, magnetofon.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Lidhje ndërlëndore

Realizimi i kuptimit ditari dypjesëshReflektim diskutim

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Lidhje ndërlëndoreParaqiten dy pamje të pyllit, një në dimër dhe një në pranverë. Udhëzohen nxënësit që t’i

vëzhgojnë ato me kujdes. Mësuesi u jep detyrë nxënësve që të tregojnë tri elemente që tregojnë ikjen e dimrit dhe ardhjen e pranverës në një pyll. Lexohen disa prej tyre. Mësimi shoqërohet me muzikë në sfond. Realizimi i kuptimit: veprimtari e drejtuar, lexim zinxhir.Njihen nxënësit me vjershën dhe autorin.

Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, ndërsa studimet e larta për Letërsi i mbaroi në Petërburg të Rusisë. Për shumë vjet ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu; fshatari dhe studenti; malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të; shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore.

Mësuesi lexon vjershën me intonacion shprehës. Lexim zinxhir i saj nga nxënësit. Shpjegim i fjalëve të reja.

Punohet rubrika ”Tani e ke radhën ti”, nxënësit u përgjigjen pyetjeve duke bërë kështu zbërthimin e përmbajtjes.

Page 120: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

119

Çfarë zbuluat në këtë vjershë?

Për t’u mbrojtur nga të ftohtët e dimrit, disa kafshë mbyllen në shtëpitë e tyre dhe bëjnë një gjumë të gjatë që quhet gjumë letargjik.

Reflektim: DiskutimPunohet rubrika “Si mendon ti?“. Nxënësit shoqërojnë çdo kafshë me shtëpinë ku ata mendo-

jnë se kafshët bëjnë gjumin e dimrit. Shikojnë figurat e shpendëve, i emërtojnë dhe shprehin mendimet e tyre se si mbrohen ato

nga i ftohti.

Detyrë: Përshkruaj me disa fjali pyllin në stinën e pranverës.

90) Tema: Kalendari i ëndrrave të mollës

Linja: Të flasimObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë emrat e 12 muajve të vitit, sipas radhës; • të parashikojë ngjarjen nga titulli, paragrafët; • të krijojë kalendarin e ditëlindjeve, festave.

Fjalë kyç: kalendar, ëndrra, muaj.

Mjete: teksti, etiketa me emrat e muajve, pamje në stinë të ndryshme, karton, ngjitës, akuarele.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Kllaster

Realizimi i kuptimit DRTA, lexim me roleReflektim Punë në grupe

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: kllaster • Sa muaj ka viti?

Plotësojnë kllasterin për muajt e vitit:

Muajt e vitit

Realizimi i kuptimit: DRTA, lexim me role.Shkruhet në tabelë titulli “Kalendari i ëndrrave të mollës”. Nxënësit parashikojnë se për çfarë flet kjo pjesë.

Page 121: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

120

Zhvillohet leximi me 12 ndalesa, ndalesë pas çdo muaji. Pas çdo ndalese bëhen pyetje për të kuptuar më mirë përmbajtjen.

Lexim me role i mësimit. Reflektim: Punë me grupe

Nxënësit do të punojnë për krijimin e kalendarit të ditëlindjeve. Ndahet klasa në 12 grupe të vogla sipas muajve të lindjes së tyre (n.q.se mbeten muaj në të

cilët nuk ka nxënës, atëherë ndahen grupet me numrin më të madh të nxënësve). Secili grup punon për përgatitjen e një flete kalendari të ilustruar, p.sh.: grupi I përgatit fletën e kalendarit për muajin janar dhe shkruan emrat e nxënësve të

klasës që e kanë ditëlindjen në këtë muaj etj. Ose grupi VII përgatit fletën e kalendarit për muajin korrik (paraqesin mbresa nga pushimet

verore) dhe shkruan emrat e nxënësve të klasës që e kanë ditëlindjen në këtë muaj.

MUAJI KORRIK

Emrat e nxënësve: __________, __________, __________ .Në fund mblidhen fletët e kalendarit dhe lidhen së bashku.

Detyrë: Krijo kalendarin e festave.

E HËNË E MARTË E MËRKURË E ENJTE E PREMTE E SHTUNË E DIEL

Page 122: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

121

91) Tema: Drejtshkrimi i foljeve të parregullta marr, dal, jap, shoh etj.

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të zgjedhojë foljet e parregullta: marr, jap, dal, shoh në kohën e tashme; • të zgjedhojë foljet e parregullta: marr, jap, dal, shoh në kohën e pakryer.

Fjalë kyç: folje të parregullta, drejtshkrim, marr, dal, jap, shoh.

Mjete: teksti, tabelë me zgjedhime foljesh të parregullta.Hap pas hapi: punë e drejtuar, vëzhgo/diskuto në dyshe/zgjedho.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Punë e drejtuar.Fillon puna me ushtrimin 1. Nxënësit lexojnë zgjedhimin e foljes dal dhe udhëzohen të shiko-

jnë me kujdes shkronjën e ngjyrosur. Dallojnë kohën në të cilën është zgjedhuar kjo folje: unë dal ne dalim ti del ju dilni ai/ajo del ata/ato dalinNxënësit do të zgjedhojnë një nga foljet e ushtrimit II (njëlloj si në ushtrimin I), plotësojnë

skemën e dhënë në tekst.

Hapi 2: Vëzhgo/diskuto në dyshe/zgjedho.Shikojnë zgjedhimin e foljes marr (ushtrimi III), diskutojnë në dyshe për format e foljeve dhe

shkronjën e ngjyrosur. Plotësojnë skemën e ushtrimit IV me zgjedhimin e foljes jap në kohën e tashme.

Hapi 3: Punë e drejtuarVazhdon puna me ushtrimin V. Nxënësit lexojnë zgjedhimin e foljes dal dhe udhëzohen të

shikojnë me kujdes shkronjën e ngjyrosur. Dallojnë kohën në të cilën është zgjedhuar kjo folje (koha e pakryer). unë dilja ne dilnim ti dilje ju dilnit ai/ajo dilte ata/ato dilnin

Nxënësit do të zgjedhojnë një nga foljet e ushtrimit VI (njëlloj si në ushtrimin V), plotësojnë skemën e dhënë në tekst.

Hapi 4: Vëzhgo/diskuto në dyshe/zgjedho.Shikojnë zgjedhimin e foljes marr (ushtrimi VII), diskutojnë në dyshe për format e foljeve dhe

shkronjën e ngjyrosur. Plotësojnë skemën e ushtrimit VIII me zgjedhimin e foljes jap në kohën e pakryer.

Detyrë: Zgjedho foljet jap, shoh në kohën e tashme e të pakryer.

Page 123: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

122

92) Tema: Kartolinat e Arditës

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë për kartolinat që ka marrë ose dërguar në raste të ndryshme; • të lexojë një nga kartolinat që ka marrë nga miqtë, të afërmit; • t’u përgjigjet pyetjeve rreth përmbajtjes së pjesës; • të shpjegojë kuptimin e fjalëve e shprehjeve të reja që mësoi.

Fjalë kyç: kartolina.

Mjete: teksti, kartolina.Hap pas hapi: Bisedë, DRTA, lexim zinxhir, grafik organizues i fjalorit, punë e drejtuar, dis-kutim.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi 1: Bisedë. • A dërgoni apo merrni kartolina? • Në ç’raste i merrni ato?

Lexohen kartolinat që nxënësit kanë sjellë me vete.

Hapi 2: DRTA, lexim zinxhirShkruhet titulli i pjesës në tabelë “Kartolinat e Arditës”.

• Për çfarë mund të flasë pjesa? • A ju kujton ndonjë gjë ky titull?

Lexohet pjesa me ndalesa. Ndalesat realizohen pas çdo paragrafi. Në fillim të çdo paragrafi u bëhen pyetje nxënësve për të parashikuar përmbajtjen e paragrafit

që do të lexohet. Lexim zinxhir i pjesës.

Hapi 3: grafik organizues i fjalorit, punë e drejtuar.Gjatë leximit nxënësit kanë nënvizuar fjalët e shprehjet e reja që punohen në grafikun organi-

zues të fjalorit.

fjala

Fjali _______________________

Sinonimi ___________________

Kuptimi në fjalor _____________

Punohen rubrikat e tekstit.

Page 124: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

123

Hapi 4: DiskutimPunohet rubrika ”Si mendon ti?“. Nxënësit diskutojnë rreth pyetjeve të kësaj rubrike duke

nxjerrë në fund mesazhin që na jep Ardita nëpërmjet kartolinave të saj.

Detyrë: Nisi një kartolinë dikujt që ti ke dëshirë. Shkruaje përmbajtjen e saj në fletore.

93) Tema: Për çfarë po flitet?

Linja: Të shkruajmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë çfarë shikon në figura; • të tregojë kuptimin e foljes kam, jam në fjali të ndryshme; • të shkruajë për çfarë flitet.

Fjalë kyç: për çfarë flitet?, ku ndodh?, kur ndodh?, si ndihet?.

Mjete: teksti.Hap pas hapi: vëzhgo/komento/lexo, punë e drejtuar.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: vëzhgo/komento/lexo, punë e drejtuarNxënësit shikojnë me kujdes figurat dhe i komentojnë ato, lexojnë fjalitë poshtë tyre. Lexojnë

foljet e shkruara me ngjyrë blu. Vazhdon puna me ushtrimin 2. Nxënësit do të vendosin në kuadrat numrin e fjalisë (nga ush-

trimi 1), duke treguar kështu se: • për kë flitet. • vendndodhjen e qenit. • mënyrën se si ndjehet ai.

Hapi 2: vëzhgo/komento/lexo, punë e drejtuar.Punohen ushtrimet 3 dhe 4. Ndiqet e njëjta ecuri si në ushtrimet 1 dhe 2.

Hapi 3: Punë e drejtuarPunohet ushtrimi 4, nxënësit do të tregojnë kuptimet që merr folja “kam” në fjalitë e dhëna:

• çfarë zotëron; • nga se është i përberë; • çfarë ndjen.

Dy fjalitë e para punohen në tabelë, të tjerat punohen nga nxënësit në libër.

Detyrë: Ushtrimi 6.

Page 125: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

124

94) Tema: Zgjedhimi i foljeve në kohën e kryer të thjeshtë

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë foljet në kohën e kryer të thjeshtë; • të zgjedhojë foljet e zgjedhimit të parë në kohën e kryer të thjeshtë; • të zgjedhojë foljet e zgjedhimit të dytë në kohën e kryer të thjeshtë; • të zgjedhojë foljet e zgjedhimit të tretë në kohën e kryer të thjeshtë; • të ndërtojë fjali me folje nga tri zgjedhimet në kohën e kryer të thjeshtë.

Fjalë kyç: folje, veprim, zgjedhim, kohë, në atë çast, koha e kryer e thjeshtë.

Mjete: teksti, tabela me zgjedhime foljesh në kohën e kryer të thjeshtë (tri folje në zgjedhime të ndryshme). Hap pas hapi: Pema e mendjes, të nxënët në bashkëpunim, punë në grup, punë e pavarur me shkrim.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi 1: Pema e mendjesKomentojnë “pëmen e mendjes“ që nxënësit kanë përgatitur më parë.

Koha e pakryer

Koha e shkuar

Koha e tashme

Koha e ardhme

Kohët e foljeve

Më pas veprimi do të kryhet më pas

tani veprimi kryhet tani,

në këtë moment

Në atë çast Ka filluar nuk ka mbaruar

Ndalojnë te koha e kryer e thjeshtë, duke treguar fjalët që tregojnë kohë dhe kohën e kryerjes së veprimit.

Tregojnë se kur një folje është në kohën e kryer të thjeshtë.

FOLJA ËSHTË NË KOHËN E KRYER TË THJESHTË KUR VEPRIMI QË AJO TREGON KA PËRFUNDUAR NË TË SHKUARËN.

Page 126: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

125

Hapi 2: Të nxënit në bashkëpunim, punë e pavarur.Lexojnë mbaresat e shportëzës ( - va, - ve, - i, - m, - t, - n). Lexohet në dyshe ushtrimi I. Nxënësit fillimisht tregojnë se cilit zgjedhim i përket folja punoj

(zgjedhimi I). Lexojnë me kujdes dhe shohin mbaresat që janë të njëjta me ato të shportëzës. Lexohet kërkesa e ushtrimit II dhe foljet e dhëna në kllapa. Zgjedhin një nga foljet në kllapa dhe e paraqesin të zgjedhuar në tabelën e dhënë në tekst. Pas përfundimit të detyrës lexohen foljet e zgjedhuara.

Hapi 3: Të nxënit në bashkëpunim, punë në grupe. Lexohet në dyshe ushtrimi III. Nxënësit, fillimisht, tregojnë se cilit zgjedhim i përket folja kap

(zgjedhimi III). Lexojnë me kujdes dhe shohin zanoret dhe mbaresat që janë të ngjyrosura. Lexohet kërkesa e ushtrimit IV dhe foljet e dhëna në kllapa. Ndahet klasa në grupe, ku secili grup do të zgjedhojë një nga foljet në kllapa. Zgjedhimi i saj

paraqitet në tabelën e dhënë në tekst. Pas përfundimit të detyrës, lexohen foljet e zgjedhuara nga përfaqësuesit e grupeve. Nxënësit

dallojnë mbaresat. Krahasojnë mbaresat që gjeten vetë me ato që janë paraqitur në shportëz. Lexojnë mbaresat e shportëzës (- va, - ve, - u, - mè, - tè, - nè). Hapi 4: Të nxënit në bashkëpunim, punë në grupe.

Lexojnë ushtrimin 5, shikojnë zanoren dhe mbaresat e ngjyrosura. Plotësojnë zgjedhimet e foljeve në ushtrimin VII. Lexohen foljet e zgjedhuara.

Hapi 6: Punë e pavarur me shkrimPunojnë në fletore ushtrimin: Ndërto 3 fjali duke përdorur folje të zgjedhimeve të ndryshme në kohën e kryer të thjeshtë.

Detyrë: Ushtrimi VI.

95) Tema: Një nisje e mirë

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë personazhet e pjesës; • të identifikojë personazhin kryesor; • të tregojë kohën kur zhvillohet ngjarja; • të tregojë vendin ku zhvillohet ngjarja; • të tregojë si ndihet pas leximit të rrëfimit; • të nxjerrë mesazhin që përcjell ky rrëfim.

Fjalë kyç: nisje e mirë, Beni, mami, babi, vë rregull, ka ardhur koha, pirg, rrëmujë, dhomë e sistemuar.

Mjete: teksti, fletë A4,

Page 127: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

126

Evokimi: Parashikim me terma paraprakë.Nxënësit parashikojnë ngjarjen shkurt në bazë të titullit dhe të fjalëve kyç. Lexohen disa nga

shkrimet e nxënësve. Njihen nxënësit me autoret e tekstit: Realizimi i kuptimit: DRTA

Lexim me ndalesa i tekstit nga nxënësit. Pas çdo ndalese, mësuesi u drejton pyetje nxënësve për pjesën e lexuar.

Ndalesa 1: Ishte dita............... i bëri qejfin mami. Ndalesa 2: Beni shkoi............... i bëri qejfin babi. Ndalesa 3: Pas pak.................. gjeti kamionin. Ndalesa 4: Filloi mirë............. i bëri qejfin vetes.

Shpjegohen fjalët dhe shprehjet e reja. Punohet rubrikat e tekstit.

“Si mendon ti?“: Titulli është “Një nisje e mirë”, sepse___________. “Plotëso”, listojnë personazhet e pjesës, identifikojnë personazhin kryesor, kohën kur zhvi-

llohet ngjarja, vendin ku zhvillohet ngjarja dhe ndjesitë e tyre pas leximit të rrëfimit. Nxirret mesazhi i pjesës.

Reflektim: Lexim zinxhirLexim zinxhir i rrëfimit deri në fund të orës.

Detyrë: Shkruaj disa fjali për Benin.

96) Tema: Një takim i çuditshëm

Linja: Të shkruajmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë hyrjen, zhvillimin, mbylljen në një rrëfim; • të tregojë me shkrim elementet e secilës pjesë të strukturës; • të tregojë me shkrim se ç’mësoi në secilën pjesë të rrëfimit.

Fjalë kyç: takim i çuditshëm.

Mjete: teksti, shkumësa me ngjyra.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Parashikim me terma paraprakë

Realizimi i kuptimit DRTA, punë e drejtuarReflektim Lexim zinxhir

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Stuhi mendimesh

Realizimi i kuptimit Lexim i drejtuar, lexim me ndalesaReflektim Punë e pavarur

Page 128: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

127

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: BrainstormingMësuesi kërkon nga nxënësit që të plotësojnë një stuhi mendimesh për strukturën e tregimit.

HYRJA

ZHVILLIMI

MBYLLJA

STRUKTURA E TREGIMIT

vendi koha veprimet

fundi

zgjidhja

personazhet çfarë ndodh

Realizimi i kuptimit: Lexim i drejtuar, lexim me ndalesaMësuesi lexon të plotë tekstin. Lexohet teksti me 3 ndalesa nga nxënësit. Në fillim të leximit të çdo pjese lexohen shkrimet

me ngjyra. Pas çdo ndalese, nxënësit u përgjigjen me shkrim pyetjeve të tekstit:

Në hyrje të tregimit, njihemi me personazhet e tregimit. Ndalesa 1: Buzëmbrëmjes............. rrethon shtëpinë tonë.

Cilat janë personazhet e tregimit? _____________________________ Ku zhvillohet ngjarja? ____________________________________ Kur zhvillohet ngjarja? ____________________________________

Në zhvillimin e tregimit, zbulojmë se çfarë ndodh. Ndalesa 2: Për një çast...................... si sapun.

Cili iu shfaq? Si ishte ai? Cilat janë dy veprimet e urithit? Nxënësit shkruajnë 3 folje që tregojnë veprimet e personazhit kryesor.

Në përfundimin e pjesës kuptojmë se çfarë ndodh në fund dhe si veprojnë personazhet. Ndalesa 3: Arritëm.................... lehtë nëpër duar.

Dy veprimet e urithit: _____________, ________________ Përcakto me tri mbiemra ndjesinë e personazhit kryesor në fund të tregimit: __________, _____________, _______________

Reflektim: Punë e pavarurPunim i ushtrimit 3, shkruajnë se ç’mësuan: në hyrje të pjesës__________________________________________ në vijimësi të ngjarjes_______________________________________ në mbyllje të pjesës_________________________________________

Page 129: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

128

Detyrë: Në përrallën “Breshka dhe lepuri”, trego strukturën hyrje, zhvillim, mbyllje dhe shkruaj në fletore se ç’mësove në secilën pjesë.

97) Tema: Drejtshkrimi i foljeve “kam” dhe “jam” në kohën e shkuar

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të drejtshkruajë foljet “kam” e “jam” në kohën e pakryer; • të drejtshkruajë foljet “kam” e “jam” në kohën e kryer të thjeshtë; • të ndërtojë fjali me foljet kam, jam në kohën e shkuar.

Fjalë kyç: folje, koha e shkuar, kam, jam.

Mjete: teksti, tabela me zgjedhimin e foljeve jam, kam në kohën e pakryer dhe të kryer të thjeshtë.Hap pas hapi: pyetja e ditës, mendo/zgjedho/plotëso, punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Pyetja e ditës • Cilat kohë të foljes në të shkuarën kemi mësuar?

Koha e pakryer

Koha e shkuar

Koha e tashme

Koha e ardhme

Kohët e foljeve

Më pas veprimi do të kryhet më pas

tani veprimi kryhet tani,

në këtë moment

Në atë çast Ka filluar nuk ka mbaruar

Tregojnë se kur një folje është në kohën e kryer të thjeshtë.

FOLJA ËSHTË NË KOHËN E KRYER TË THJESHTË KUR VEPRIMI QË AJO TREGON KA PERFUNDUAR NË TË SHKUARËN.

FOLJA ËSHTË NË KOHËN E PAKRYER KUR VEPRIMI QË AJO TREGON NDODH, POR NUK KA PËRFUNDUAR OSE KA ZGJATUR, NË TË SHKUARËN,

DOMETHËNË, PARA ÇASTIT KUR NE FLASIM.

Tregojnë se kur një folje është në kohën e pakryer.

Page 130: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

129

Njihen nxënësit me temën e re. Hapi 2: mendo/zgjedho/plotëso

• Punohet ushtrimi 1. Nxënësit të pavarur lexojnë fjalitë dhe i plotësojnë ato siç tregon modeli.

• në cilën kohë është zgjedhuar folja jam? Plotësojnë skemën e ushtrimit 2 me format e foljes që përdorën në ushtrimin 1.

• Punohen ushtrimet 3, 4 (folja kam). Ndiqet e njëjta ecuri si për ushtrimet 1, 2. Hapi 3: Mendo/zgjedho/plotëso.

Punohen ushtrimet V, VI, VII, VIII. Ndiqet e njëjta ecuri punë si në hapin 2, por pas punimit të ushtrimeve V, VII, theksohet se në kohën e kryer të thjeshtë foljet paraqiten në këtë formë:

jam - qeshë, kam - pata Hapi 4: Punë e pavarur

Punojnë në fletore ushtrimin: Formo 4 fjali duke përdorur foljet kam, jam në kohët e së shkuarës.

Detyrë: Nxënësit punojnë në fletore një ushtrim të ngjashëm me atë të punës së pavarur në klasë (hapi 4).

98) Tema: Zjarr në pyll

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të krijojë lidhje ndërmjet filmit, librit dhe historisë së lexuar; • të shpjegojë kuptimin fjalëve figurative e të shprehjeve që ndesh në tekstin që lexoi; • të lexojë në role përrallën me intonacionin e duhur; • të analizojë personazhin kryesor.

Fjalë kyç: pyll, zjarr.

Mjete: teksti, fletë A4, laps me ngjyra, libri” Çufoja dhe Bubi kaçurrel”.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Bisedë

Realizimi i kuptimit DRTA, punë e drejtuarReflektim Vizatim

Zhvillimi i mësimitEvokimi: Bisedë

• E keni lexuar librin “Çufoja dhe Bubi kaçurrel”? • Cilat janë personazhet? • Si janë ato? Si sillen?

Page 131: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

130

Njihen nxënësit me autorin.

Gaqo Bushaka Lindi në Gjirokastër më 1943. U diplomua në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin e Tiranës. Shkroi kryesisht prozë për fëmijë, si: tregime, novela e romane, si dhe krijime për të rritur. Tregimin e parë e botoi më 1963. Disa nga veprat e tij letrare janë: ”Te stani në mal” (1967), “Karroca gazmore” (1969), “Një natë vjeshte” (1972), “Në ishullin e dallëndysheve” (1973), “Ariu artist” (1973), “Gladiatori dhe tigri” (1975), “Arushi që kërkonte babanë” (1975), “Guna e zezë” (1976), “Tregime të zgjedhura për fëmijë” (1976), “Çufoja dhe Bubi kaçurrel” (1978, 1979), “Përralla të zgjedhura” (1979), “Dëshira e Anilës” (1979), “Djaloshi nga Dyrrahu” (1979), “Kalorësit me pishtarë” (1980), “Ngjarje në Tiranë” (1981), “Përralla për vogëlushë dhe gjyshër” (1984), “Çufoja në shtëpinë e çudirave” (1985), “Aventurat e Çufos” (1987), “Le ta quajmë Artur” (1989), “Përralla” (1989), “Një djalë i çuditshëm” (1990), “Udhëkryqet e një jete” (1990), “Filmi i gjeneral Çufos” (1994), “Amaneti i dhelprës” (1997), “Njeriu pa kokë” (1998), “Ariu artist” (1998), “Fati ynë” (2001), Tiranë.

Realizimi i kuptimit: DRTA, punë e drejtuar, lexim me roleLexim i tekstit nga nxënësit me ndalesa. Ndalesat realizohen pas çdo paragrafi. Në çdo

ndalesë, mësuesi pyet nxënësit për atë që u lexua. Punojnë rubrikat e tekstit “Fjalor”, “Shënojnë me V, G”, “Si mendon ti?“ dhe diskutojnë:

• Si përfundon përralla? • Kush shkoi për të shuar zjarrin?

Analizojnë personazhin kryesor. Lexohet pjesa me role. Reflektim: vizatim

Në një fletë A4 nxënësit vizatojnë pyllin e djegur. Nxënësit ndihmohen edhe me pamje të ndryshme dhe mësuesi i orienton nxënësit të imagjinojnë se si do të ishin këto pyje në qoftë se do të digjeshin.

Page 132: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

131

Ngjitin punët nëpër mure dhe komentojnë punën e bërë. Detyrë: Shkruaj një vjershë, duke u bazuar në paragrafin e mëposhtëm.

Mund të heqësh ose të shtosh fjalë. Edhe Çufoja, ç’është e vërteta, u qull dhe djersiti. Ai mbante kovat me Kaçurrelin. Kur u shua

flaka dhe të gjithë u nisën për në shtëpi, në pyll mbeti vetëm Çufoja. Ai u ul dhe nisi të brente qetë-qetë lëvozhgën e fortë të stikave.

99) Tema: Sportet

Linja: Të flasimObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë llojet e sporteve që njeh; • të flasë për sportin që pëlqen më shumë; • të flasë për sportistin e preferuar; • të organizojë një miniintervistë; • të diskutojë për sportet e rrezikshme.

Fjalë kyç: sport, sporte

Mjete: teksti, pamje, foto sportistësh, gazeta sportive. Hap pas hapi: kllaster, vëzhgo/zgjidh/argumento, intervistë, rrjet diskutimi

Zhvillimi i mësimit:

Hapi 1: kllasterNxënësit plotësojnë një kllaster për sportet që njohin.

volejboll

basketboll

futboll

shahçiklizëm

not

alpinizëm

pingpong

atletikë

tenis

gjimnastikë

SPORTE

Hapi 2: vëzhgo/zgjidh/argumentoShikojnë 4 figurat dhe tregojnë llojin e sportit që ilustrojnë ato, përzgjedhin se cili nga këto 4

sporte u pëlqen më shumë. Nxënësit duhet të argumentojnë zgjedhjen e bërë.

Hapi 3: IntervistëFlasin për sportistin e tyre të preferuar, tregojnë albumet me foto ose gazeta me reportazhe

për sportistin e tyre të preferuar. Improvizojnë në dyshe intervista me sportistë.

Page 133: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

132

Hapi 4: Rrjet diskutimiShtrohet pyetja:

PO JO A ka sporte të rrezikshme? Pse?

PO, sepse.............. JO, sepse..............

Listojnë sporte që mendojnë se janë të rrezikshme.

Detyrë: Përgjigju me shkrim: Si mund t’i shmangni ju rreziqet në lojërat që luani?

100) Tema: Ndajfolja

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të identifikojë ndajfoljen në një fjali; • të tregojë pozicionin e ndajfoljes në fjali; • të tregojë se kuptimin e kujt plotëson; • të tregojë se ndajfolja është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës; • të përdorë fjalët pyetëse: ku?, kur?, si?, sa? për të gjetur ndajfoljet.

Fjalë kyç: ndajfolja, pranë foljes, e pandryshueshme, pas foljes, plotëson kuptimin

Mjete: teksti, etiketa me fjalë pyetëse.Hap pas hapi: Minileksion, punë e drejtuar, punë me shkrim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: MinileksionPërsëriten pjesët e ligjëratës që njohin nxënësit (vetëm si terma) emri, mbiemri, folja, përemri

vetor. Njihen me temën e re dhe shpjegohet se ç’është ndajfolja:

Ndajfoljet qëndrojnë zakonisht pranë foljes dhe plotësojnë kuptimin e saj. Ato janë fjalë që nuk ndryshojnë.

Hapi 2: Punë e drejtuarPunohet ushtrimi 1 duke ndjekur kërkesat hap pas hapi:

• Lexim i fjalisë dhe fjalës së nënvizuar. Shikojnë ndryshimet në fjali (formën e foljes) dhe plotësojnë fjalinë me fjalën e nënvizuar.

Po kështu veprojnë në kërkesat: 3, 4, 5. Në fund i përgjigjen pyetjes:

• A ndryshoi në ndonjë rast fjala e nënvizuar? ________

Page 134: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

133

Përsëritet edhe një herë se pas kujt qëndron zakonisht, kuptimin e kujt plotëson dhe pandry-shueshmërinë.

Hapi 3: Punë e drejtuarPunim i ushtrimeve II, III, V. II - lexim i fjalëve të shportës. Tregojnë kuptimin e secilës fjalë të shportës (vend, kohë...).

Plotësim i fjalëve me fjalët e shportës, lexim i fjalive. III Lexim i fjalëve në kllapa (tregojnë vend), plotësim fjalish dhe lexim i tyre. V Lexohen pyetjet dhe nxënësit gjejnë fjalët pyetëse (ku, kur, si, sa) dhe i shkruajnë. U shpjegohet nxënësve se këto pyetje përdoren për të gjetur ndajfoljet, mund t’u thuhen

nxënësve edhe llojet e ndajfoljeve në varësi nga pyetja, p.sh., me fjalën pyetëse “ku?”, gjejmë ndajfoljen e vendit etj.

Hapi 3: Punë me shkrimPunojnë në fletore ushtrimin IV. Detyrë: Ktheju përgjigje pyetjeve të ushtrimit V duke përdorur ndajfolje.

102) Tema: Drejtshkrimi i ndajfoljeve

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të drejtshkruajë ndajfoljet që janë pa ë në fund; • të drejtshkruajë ndajfoljet që janë me ë në fund; • të plotësojë fjalitë me ndajfoljen e duhur; • të drejtshkruajë si një fjalë të vetme pjesën e përbashkët të disa ndajfoljeve.

Fjalë kyç: ndajfolje, drejtshkrim.Mjete: tekstiHap pas hapi: lexo/plotëso/shpjego, minileksion, të nxënit në bashkëpunim, punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi 1: lexo/plotëso/shpjegoNjihen nxënësit me temën e ditës dhe fillon puna me ushtrimin I. Lexim i fjalëve në shporte.

Punohen kërkesat 1 - 6 hap pas hapi: • lexim i fjalës në kllapa; • lexim i foljes në kllapa. • Me fjalët e dhëna më sipër formojnë një grup kuptoj shpejt • lexim i fjalës në kllapa. • lexim i foljes në kllapa. • Me fjalët e dhëna më sipër formojnë një grup. kalë i shpejtë

Nxënësit tregojnë se ç’pjesë të ligjëratës janë: shpejt, i shpejtë. Argumentojnë përgjigjet. Shpejt ndajfolje, ndodhet pas foljes, plotëson kuptimin e saj, është e pandryshueshme

(n.q.se ndryshojmë foljen ose formën e saj, ndajfolja nuk ndryshon kuptoj shpejt - lexoj shpejt).

Page 135: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

134

I shpejtë mbiemër, ndodhet pas emrit, plotëson kuptimin e emrit, është pjesë e ndry-shueshme e ligjëratës (kalë i shpejtë - vrapuese e shpejtë - vrapues të shpejtë).

Hapi 2: Minileksion, të nxënit në bashkëpunim.

Shkruhen pa ë ndajfoljet: kot, drejt, mjaft, shpejt, vërtet, plot, thjesht, fort etj. Kujdes ! Mos i ngatërroni me mbiemrat të cilët shkruhen me ë në fund: (i, e) kotë, (i, e) drejtë, (i, e) shpejtë etj. Shkruhen njësh të gjitha ato njësi që nga pikëpamja leksikore përbëjnë një fjalë të vetme, në rastin konkret ndajfoljet: gjithnjë, gjithandej, pardje, askund, asnjëherë etj. Shkruhen ndaras:

• ndajfoljet dhe lokucionet ndajfoljore: së afërmi, së paku, më së miri, për së mbari etj.

• lokucionet ndajfoljore të formuara nga dy fjalë të njëjta ose të ndryshme, të lidhura mes tyre me një parafjalë ose me lidhëzën e: këmbë mbi këmbë, tani për tani, natë e ditë, rreth e rrotull etj.

Punim i ushtrimeve II, III. Lexim i fjalëve në të dyja shportat (II ndajfolje, III mbiemra). Plotësim i fjalive me këto

fjalë, lexim i tyre. Nxënësit punojnë ushtrimin V, lexojnë fjalët në kllapa, veçojnë pjesën e përbashkët dhe e

shkruajnë atë kur përdoret si fjalë e vetme (gjithë).

Hapi 4: Punë e pavarur.Nxënësit punojnë në fletore ushtrimin IV, ndërtojnë katër fjali duke përdorur ndajfoljet në

kllapa.

Detyrë: Ushtrimi V/4.

103) Tema: Peshku papagall

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë me fjalët e veta atë që lexoi në dyshe; • të bëjë pyetje rreth paragrafit që lexoi; • të përshkruajë peshkun papagall nga pamja e jashtme; • të shpjegojë mënyrën e ushqyerjes së peshkut papagall; • të argumentojë pse peshku papagall është quajtur një fabrikë rëre.

Fjalë kyç: peshku papagall.

Mjete: teksti, pamje nga fundi i detit.

Page 136: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

135

Zhvillimi i mësimit Evokimi: kllaster, DI/DUA TË DI/MËSOVA

Plotësohet nga nxënësit një kllaster për llojet e peshqve të ujërave të kripura që njohin.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Kllaster, DI/DUA TË DI/MËSOVA

Realizimi i kuptimit Lexim/përmbledhje në dysheReflektim DI/DUA TË DI/MËSOVA

lloje PESHQISH Peshku papagall

sardelet

peshkaqeni

elefanti i detit

balena

delfiniorka peshku shpatë

kocëka emër zogu

levrek peshku fletë

jeton në det

ngjyra

ngjyra

Paraqiten pamje të botës nënujore.

Nxënësit plotësojnë rubrikën e parë të tabelës DI/DUA TË DI/MËSOVA, duke treguar njohuritë që kanë për peshkun papagall.

DI DUA të DI MËSOVA

Është shumëngjyrësh.

Ka të njëjtin emër me një zog (papagall).

Jeton në dete.

Page 137: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

136

Realizimi i kuptimit: Lexim/përmbledhje në dyshe, DI/DUA të DI/MËSOVAPlotësojnë rubrikën e dytë tabelën D/D/M me pyetje që lidhen me atë që duan të mësojnë.

DI DUA të DI MËSOVA

Është shumëngjyrësh. Ç’ka të përbashkët me papagallin?

Ka të njëjtin emër me një zog (papagall). Me çfarë ushqehet?

Jeton në dete. A ka ndonjë veçori që e bën të dal-lueshëm nga peshqit e tjerë?

DI DUA të DI MËSOVA

Është shumëngjyrësh. Ç’ka të përbashkët me papagallin? Jeton në dete të ngrohta.

Ka të njëjtin emër me një zog (papagall). Me çfarë ushqehet?

Ka sqep të fortë të formuar nga muskuj të fortë që i shërben për të copëtuar ushqime të ashpra.

Jeton në dete. A ka ndonjë veçori që e bën të dal-lueshëm nga peshqit e tjerë?

Ai ushqehet me korale, i copëton me kafshimet e tij, pastaj i bën

pluhur me dhëmbët me majë që i ka në fund të gojës. Bën zhurmë të tmerrshme ndërsa ushqehet.

Peshku papagall nxjerr jashtë pjesën e patretur.

Pse quhet fabrikë rëre.

Nxënësit do të punojnë në dyshe. Numërojnë 1, 2 për të caktuar dyshet. Paragrafi i parë punohet nga mësuesi me një nxënës për të demonstruar metodën e re që do

të përdorin. Vazhdon puna në dyshe për dy paragrafët e tjerë të tekstit. Nxënësi me numrin 1 do të lexojë paragrafin e dytë dhe do të drejtojë pyetje rreth pjesës së lexuar, ndërsa nxënësi me numrin 2 do të tregojë përmbajtjen e asaj që u lexua. Kjo veprimtari ndiqet edhe për paragrafin e tretë, por mësuesi udhëzon nxënësit që t’i ndryshojnë rolet në paragrafin e tretë.

Punim i fjalorit dhe i rubrikave të tekstit. Reflektim: DI/DUA TË DI/MËSOVA

Punim i ushtrimit të fundit. Nxënësit duhet të përfytyrojnë veten sikur janë peshku papagall dhe përshkruajnë veten. Duke bërë këtë përshkrim, nxënësit plotësojnë dhe rubrikën e fundit të tabelës D/D/M.

Detyrë: Mbaj mend që ti nuk je peshk, kështu që në det duhet të ndjekësh disa rregulla sigurie. A i mban mend ato? Nëse jo, shiko vizatimet dhe përpiqu të shpjegosh rregullat e ilustruara.

Page 138: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

137

104) Tema: Fjalët e thjeshta

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të përkufizojë me fjalët e veta se ç’kupton me fjalë të thjeshta; • të dallojë fjalë të thjeshta; • të veçojë pjesën e përbashkët të disa fjalëve të dhëna; • të shkruajë fjalët e thjeshta pasi ka hequr mjetin e përbashkët; • të ndajë fjalët e përbëra në dy fjalë të thjeshta.

Fjalë kyç: fjalë të thjeshta, fjalë të përbëra, mjet (pjesë) e përbashkët

Mjete: teksti, tabela, shkumësa me ngjyra.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Stuhi mendimesh

Realizimi i kuptimit Informacion i ri, punë e drejtuarReflektim Punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Stuhi mendimeshMësimi fillon me pyetjen:

• Ç’është fjala? Nxënësit japin mendimet e tyre, të cilat shkruhen në tabelë.

bashkim shkronjash në të shkruar

bashkim tingujsh në të folur

FJALA

P.sh.: fjala “shkolla” formohet nga: tingujt sh - k - o - ll - a (në të folur); shkronjat sh - k - o - ll - a (në të shkruar). Realizimi i kuptimit: Informacion i ri, punë e drejtuar. U shpjegohet nxënësve se ç’janë fjalët e thjeshta:

Fjalë të thjeshta quhen ato fjalë që nuk përmbajnë brenda vetes fjalë të tjera. Ato mund të ndahen vetëm në rrokje e tinguj.

Fillon puna me ushtrimin I, ku nxënësit veprojnë sipas kërkesave. • Lexohen fjalët e dhëna. • Veçojnë pjesën e përbashkët të këtyre fjalëve (krye). • Shkruajnë pjesën e veçantë të secilës fjalë ( - si, - tar, - so, - sor).

Page 139: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

138

Fjala mund të marrë edhe shkronja të tjera në fund të fjalës, kështu një pjesë e fjalës ndry-shon, kurse një pjesë tjetër jo.

Pjesa që nuk ndryshon është rrënja. Pjesa që ndryshon është mbaresa.

Pra, fjalë të thjeshta quhen ato fjalë që kanë vetëm rrënjë dhe mbaresë. Punohen ushtrimet II, III, V. Ushtrimi II. Nxënësit do të veçojnë mjetin e përbashkët të fjalëve të dhëna dhe do të shkruajnë

fjalët e thjeshta (p.sh.: copëto copë+to). Ushtrimi III. Nxënësit do të veçojnë mjetin e përbashkët të fjalëve të dhëna dhe do të shkrua-

jnë fjalët e thjeshta (p.sh.: përhap për+hap) Nxënësit diskutojnë për pozicionin e mjetit të përbashkët dhe duhet të dalin në përfundimin

se: Fjala mund të marrë edhe shkronja të tjera në fillim të fjalës. Kështu një pjesë e fjalës ndry-

shon, kurse një pjesë tjetër jo. Pjesa që ndryshon është parashtesa.

Pra. fjalë të thjeshta quhen ato fjalë që kanë vetëm rrënjë, mbaresë ose parashtesë. Ushtrimi V. Fillimisht u tregohet nxënësve se ç’janë fjalët e përbëra: Fjalët që formohen nga dy rrënjë të veçanta, quhen fjalë të përbëra. Ndajnë secilën nga fjalët e përbëra në dy fjalë të thjeshta:

(buzëqeshbuzë + qesh). Reflektim: Punë e pavarur.Punohet ushtrimi IV. Lexim i ushtrimit të plotësuar.

Detyrë: Shkruaj 5 fjalë të thjeshta. Shkruaj 5 fjalë të përbera, trego fjalët e thjeshta nga të cilat përbëhen.

105) Tema: Ditari i Lasë

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë se ç’është ditari; • t’u përgjigjet pyetjeve rreth pjesës së lexuar; • të kryejë matje të ndryshme me mjete matëse jostandarde.

Fjalë kyç: ditar, ngjarje, sekret.

Mjete: teksti, ditarë të nxënësve.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Bisedë

Realizimi i kuptimit DRTA, punë e drejtuarReflektim Lojë

Page 140: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

139

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Bisedë

• E dini ç’është ditari? • A mbani ju ditar? • N.q.se po, shkruani çdo ditë apo në raste të veçanta, kur doni të shënoni ngjarje të

rëndësishme? • Ia jepni kujt ta lexojë, apo e keni sekret?

Njihen me temën e re dhe autorin e saj R. Piumini. Realizimi i kuptimit: DRTA, punë e drejtuar.

Leximi i pjesës do të realizohet me metodën e leximit me ndalesa që njihet tashmë nga nxë-nësit. Pjesa lexohet nga nxënësit. Pas çdo ndalese mësuesi u drejton pyetje nxënësve rreth pjesës së lexuar, duke bërë kështu zbërthimin e përmbajtjes së saj.

Punohen rubrikat e tekstit: “Tani e ke radhën ti” (nxënësit u përgjigjen pyetjeve).“Si mendon ti” (nxënësit diskutojnë rreth pyetjeve të kësaj rubrike).

Reflektim: LojëPunohet rubrika ”Zbavitemi së bashku” (nxënësit kryejnë matje të objekteve përreth me

mjete matëse jostandarde).

Detyrë: Krijo edhe ti një ditar në qoftë se nuk e ke një të tillë.

106) Tema: Të shkruajmë një fletë ditari

Linja: Të shkruajmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë me fjalët e veta se ç’kupton me DITAR; • të tregojë strukturën e një flete ditari; • të tregojë pse shkruhet një fletë ditari; • të tregojë se kujt i drejtohet një fletë ditari; • të shkruajë një fletë ditari për një temë të caktuar.

Fjalë kyç: ditar, fletë ditari.Mjete: ditarë të nxënësve, teksti.Hap pas hapi: Lexo/diskuto në dyshe/plotëso, diskutim, punë me shkrim

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Lexo/diskuto në dyshe/plotëso.Hapet teksti dhe lexohet një fletë ditari. Nxënësit formojnë dyshe dhe diskutojnë se:

• Kush e ka shkruar këtë fletë ditari. • Kur është shkruar. • Pse është shkruar kjo fletë ditari. • Kujt i drejtohet.

Page 141: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

140

Nxënësit përmbledhin njohuritë:

Një tekst që shkruhet për të shprehur lirshëm gjendjen shpirtërore dhe emocionet, quhet DITAR.

Në ditar shkruhen problemet, mendimet dhe për këtë arsye kthehet në një libër sekret. Në ditar shënohet data kur shkruajmë.

Hapi 2: Diskutim • Çfarë mund të shkruhet tjetër në ditar?

Në ditar, përveç ndjenjave dhe emocioneve, shkruhen edhe ndodhitë e ditës. Aty shkruhet se si të bisedosh me një shok të besueshëm. Nxënësit tregojnë fragmente nga ditarët e tyre (n.q.se kanë dëshirë t’i ndajnë me të tjerët ato

që kanë shkruar).

Hapi 3: Punë me shkrimShkruajnë në fletore një fletë ditari.Nxënësit mund të zgjedhin të shkruajnë për:

• një ngjarje që u ka ndodhur; • një problem që i shqetëson; • një dëshirë që do të donin t’u realizohej.

U tërhiqet vëmendja nxënësve se faktet duhet të tregohen qartë e pa u zgjatur shumë në el-emente të veçantë. Mbi të gjitha, ata, të përshkruajnë emocionet dhe përshtypjet e tyre personale.

Lexohen disa nga punët e nxënësve.

Detyrë: Shkruaj në fletore një fletë ditari për një ngjarje të gëzueshme.

107) Tema: Fjalë të formuara me parashtesa

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë me fjalët e veta se ç’kupton me fjalën parashtesë; • të dallojë parashtesën në fjalë të ndryshme; • të formojë fjalë të reja me parashtesat: -për - mbi -, nën -, pa -; • të shkruajë njësh si një fjalë të vetme mbiemrat me parashtesa.

Fjalë kyç: fjalë, fjalëformim, parashtesa.

Mjete: teksti, shkumësa me ngjyra.Hap pas hapi: Mendo/reflekto, informacion i ri, punë e drejtuar,

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Mendo/reflekto • Ç’dini ju për fjalët e thjeshta? • A janë të gjitha fjalët të thjeshta?

Page 142: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

141

Nxënësit kujtojnë njohuritë e marra në mësimin ”Fjalët e thjeshta” dhe sjellin shembuj ilus-

trues. Hapi 2: Informacion i ri, punë e drejtuar

Lexohet pjesa hyrëse e mësimit.

Disa fjalë mund të formohen nga fjalë të tjera. Kjo bëhet duke e zgjeruar me disa mjete të caktuara para ose në fund të fjalës.

Mjetet që i paravendosen fjalës për të formuar fjalë të tjera, quhen parashtesa.

Punohet ushtrimi I, ku nxënësit veprojnë sipas kërkesave. • Lexohen fjalët e dhëna. • Veçojnë pjesën e përbashkët të këtyre fjalëve (çmoj). • Shkruajnë pjesën e veçantë të secilës fjalë ( - për, - mbi, - nën).

Pra, fjala mund të marrë edhe shkronja të tjera në fillim të fjalës. Kështu një pjesë e fjalës ndryshon e një pjesë tjetër jo.

Pjesa që nuk ndryshon është rrënja. Pjesa që ndryshon është parashtesa.

• Bashkojnë pjesët dhe formojnë serish fjalët që ndanë. Punohen ushtrimet II, III, V. Ushtrimi II. Me fjalët e dhëna nxënësit do të formojnë fjalë të tjera me anë të parashtesës për

- (për + forcoj = përforcoj). Ushtrimi III. Me fjalët e dhëna nxënësit do të formojnë fjalë të tjera me anë të parashtesës

mbi - (mbi + emër = mbiemër). Reflektim: Punë e pavarur

Punohet ushtrimi V. Lexim i ushtrimit të plotësuar. Nxënësit duhet të shkruajnë sipas modelit: pa + i njohur = i panjohur.

Detyrë: Ushtrimi IV.

108) Tema: Dy Marinët

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• t’u përgjigjet pyetjeve për tekstin e lexuar; • të listojë disa patriotë që kanë shkruar historinë shqiptare; • të argumentojë rëndësinë e shkrimit të historisë së popullit tonë.

Fjalë kyç: marinë, dy.Mjete: teksti, material ndihmësHap pas hapi: bisedë, lexim në heshtje, lexim me grupe ekspertësh, diskutim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Bisedë • A njihni atdhetarë që kanë shkruar historinë e shqiptarëve?

Page 143: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

142

• A keni dëgjuar apo lexuar për Marin Barletin dhe Marin Beçikemin? • Pse u bënë të njohur? • Le ta zbulojmë në pjesën “Dy Marinët”, të shkruar nga Luan Mirdita.

Hapi 2: Lexim në heshtje, lexim me grupe ekspertëshTeksti ndahet në pjesë. Ndahet klasa në grupe, numërojnë 1 - 4 dhe grupohen sipas numrave.

Secili grup e lexon tekstin në heshtje dhe e analizon atë. Rikthim në grupet fillestare, secili tregon punën e bërë. Përfaqësuesi i grupit paraqet punën e bërë.

Lexojnë përsëri pjesët biografike për të dy marinët, si dhe materiale të tjera që ka sjellë mësuesi në klasë.

Materialet nga teksti: Marin Barleti (1460 - 1513)

Shkroi edhe një libër në gjuhën latine që titullohet “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënder-beut”. Ky libër u përkthye në 12 gjuhë të botës. Evropa u mahnit nga trimëria dhe mençuria e heroit tonë. Skënderbeun, që përshkroi Marin Barleti, frymëzoi edhe shumë piktorë, poetë dhe kompozitorë, të cilët i kushtuan veprat e tyre heroit tonë.

Marin Beçikemi 1468 - 1526Edhe ai i ishte një njeri i shquar. Beçikemi punoi si profesor në Universitetin e Padovës. Beçikemi ishte një mendimtar i madh. Ai shkroi për Skënderbeun dhe veprat e tij u botuan në

shumë gjuhë. Material ndihmës:

Marin Barleti (Shkodër, më 1460 - 1513). Barleti ishte një prift katolik, dhe ndërkohë konsiderohet si historiani i parë shqiptar, sidomos për faktin se shkroi biografinë e heroit tonë kombëtar: Skënderbeut. Vepër e përkthyer në shumë gjuhë gjatë shekujve 16-të dhe 18-të. Kur turqit rrethuan Shkodrën në vitet 1474 dhe 1478, Barleti ishte mes mbrojtësve të qytetit. Kur Shkodra u pushtua nga turqit, ai iku në Itali, ku dhe u bë një njohës i thellë i historisë, letërsisë klasike dhe i gjuhës latine. Barleti shkroi edhe 13 libra të tjerë, mes të cilëve edhe veprën ”Rrethimi i Shkodrës”.

Marin Beçikemi (1468 - 1526) Humanist shqiptar i shek. XV - XVI, historian dhe pedagog shqiptar i mbiquajtur “Shkodrani”. Mërgoi nga Shkodra, vendlindja e tij pasi turqit pushtuan qytetin dhe fillimisht u vendos në Ulqin e më vonë u shpërngul në Breshia të Italisë ku vazhdoi studimet. Suksesi që pati në studimet dhe kultura e gjerë që e fitoi, tërhoqën vëmendjen e Raguzës, e cila e ftoi për të drejtuar aty “Shkollën Letrare” me cilësinë e rektorit, post të cilin e ushtroi në dy periudha. Beçikemi shërbeu si mësues edhe në Breshia, edhe në Shkollën Shqiptare të Venedikut. Më 1519 - 1526, ai u emërua pedagog në Universitetin e Padovës, në Itali. Botimet e bëra prej tij dhe leksionet e mbajtura në katedër e bënë të njohur ndër përfaqësuesit e Rilindjes Evropiane. Në qendër të veprave të tij qëndrojnë kryesisht individët, që përfaqësohen nga bashkatdhetarët e tij, të cilët përshkruhen me patos për burrërinë, guximin, vetëmohimin e tyre që treguan për mbrojtjen e lirisë.

Page 144: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

143

Punohen rubrikat e tekstit: “Tani e ke radhën ti” (nxënësit u përgjigjen pyetjeve rreth tekstit). “Fjalë të reja” (shpjegohet kuptimi i fjalëve të reja). “Plotëso” (përzgjedhin alternativën e duhur duke u mbështetur në tekst).

Hapi 3: DiskutimiPunohet rubrika “Si mendon ti?“ (diskutojnë për pyetjet e rubrikës).

109) Tema: Fjalë të formuara me prapashtesa

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë me fjalët e veta se ç’kupton me fjalën “prapashtesë”; • të dallojë prapashtesën në fjalë të ndryshme; • të veçojë prapashtesat në fjalët e dhëna; • të formojë fjalë të reja me prapashtesat: –o, - tar, ore -; • të shkruajë pa gabime fjalët e prejardhura me prapashtesa që formohen nga fjalë të

thjeshta që mbarojnë me -ë.Fjalë kyç: fjalë, fjalëformim, prapashtesa.

Mjete: teksti, shkumësa me ngjyra.Hap pas hapi: Mendo/reflekto, informacion i ri, punë e drejtuar.

Zhvillimi i mësimitHapi 1: Mendo/reflekto

• Ç’dini ju për fjalët e thjeshta? • A janë të gjitha fjalët të thjeshta? • A mund të formojmë fjalë të reja nga fjalët e thjeshta?

Nxënësit kujtojnë njohuritë e marra në mësimin ”Fjalët e thjeshta”, “Fjalët e formuara me parashtesa” dhe sjellin shembuj ilustrues.

Hapi 2: Informacion i ri, punë e drejtuarLexohet pjesa hyrëse e mësimit.

Mjetet që vendosen në fund të fjalës për të formuar fjalë të tjera, quhen prapashtesa.

Punohet ushtrimi I, ku nxënësit veprojnë sipas kërkesave. • Lexohen fjalët e dhëna. • Shkruajnë pjesën e përbashkët të këtyre fjalëve (treg). • Shkruajnë pjesën e veçantë të secilës fjalë ( - ti, - to, - tar).

Pra, fjala mund të marrë edhe shkronja të tjera në fund të fjalës. Kështu një pjesë e fjalës ndryshon e një pjesë tjetër jo.

Pjesa që nuk ndryshon është rrënja. Pjesa që ndryshon është prapashtesa.

• Bashkojnë pjesët dhe formojnë serish fjalët që ndanë.

Page 145: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

144

Punohen ushtrimet II, III, V. Ushtrimi II. Me fjalët e dhëna nxënësit do të formojnë fjalë të tjera me anë të prapashtesës -

o (punë + o = puno). Nxënësit duhet të kenë kujdes në shkrimin e fjalës së re kur fjala e thjeshtë mbaron me –ë, sepse zanorja “ë” bie, nuk shkruhet.

Ushtrimi III. Me fjalët e dhëna nxënësit do të formojnë fjalë të tjera me anë të prapashtesës -tar (gjuhë + tar = gjuhëtar). Reflektim: Punë e pavarur

Punohet ushtrimi V. Lexojnë 5 fjalët në kllapa, veçojnë prapashtesën dhe e shkruajnë atë. Tregojnë fjalët e thjeshta dhe prapashtesën e përbashkët. Detyrë: Ushtrimi IV, VI.

110) Tema: Kur ke një miqësi

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë me fjalët e tij miqësinë sipas këndvështrimit të tij; • të zbërthejë përmbajtjen e vjershës, duke iu përgjigjur pyetjeve të tekstit; • të rendisë katër arsye pse i pëlqen të ketë një mik; • të argumentojë me shkrim pse është bukur të kesh një mik.

Fjalë kyç: miqësi.

Mjete: teksti, foto të miqve, fletë A4.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Stuhi mendimesh

Realizimi i kuptimit Dora e fshehtë, punë e drejtuar

Reflektim Shkrim i shpejtë

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Stuhi mendimeshMësuesi u drejton pyetjen nxënësve:

• C’kuptoni me fjalën MIQËSI? Përgjigjet e tyre shkruhen në tabelë.

Realizimi i kuptimit: Dora e fshehtë, punë e drejtuar.Njihen nxënësit me titullin e vjershës “Kur ke një miqësi” dhe autorin e saj. Mësuesi lexon vjershën, kurse nxënësit e dëgjojnë me sy mbyllur. Ndahen nxënësit në grupe

me nga 4 veta. Secilit grup i jepet vjersha e copëzuar në vargje dyshe. Grupet kanë për detyrë të rindërtojnë vjershën dhe t’i ngjitin në fletë A4.

Nxënësit lexojnë vjershat e rindërtuara dhe i krahasojnë me vjershën në tekst. Punohen rubrikat në tekst: “Tani e ke radhën ti” (zbërthejnë përmbajtjen duke iu përgjigjur pyetjeve të librit). “Plotëso” (diskutojnë për kërkesat e rubrikës).

Page 146: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

145

Secili tregon 4 arsye pse i pëlqen të ketë një mik. _________, __________, __________, ____________Reflektim: Shkrim i shpejtë

Shpjego me shkrim se ç’kupton me shprehjen: “Është bukur të kesh një mik”. Lexohen disa nga shkrimet e nxënësve.

Detyrë: Provo të bësh portretin e mikut tënd. Pastaj përshkruaje shkurt vogëlushin që ke vizatuar nga pamja e tij fizike dhe nga sjellja.

111) Tema: Drejtshkrimi i mbiemrave që mbarojnë me - t, - ët, - të

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë mbiemrat që mbarojnë me: - t, - ët, - të në një tekst; • të formojë mbiemra me fundoret: - t, - ët, - të; • të plotësojë fjalitë me mbiemrat e dhënë; • të formojë grupe fjalësh me mbiemrat e dhënë duke i përshtatur në gjini me emrat; • të ndërtojë fjali me grupet emërore (emër + mbiemër) të dhëna; • të drejtshkruajë mbiemrat që mbarojnë me: - t, - ët, - të.

Fjalë kyç: mbiemër, drejtshkrim, fundore, plotësim, formim, përshtatje, gjetje.

Mjete: teksti, shkumësa me ngjyra.Hap pas hapi: Brainstorming, punë e drejtuar, punë në dyshe, punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: BrainstormingPërsëriten njohuritë për mbiemrin.

• Ç’dini ju për mbiemrin?

numërgjini

femërore mashkullore njëjës shumës

Mbiemri

Fjalët që tregojnë cilësinë e emrave, quhen mbiemra. Ato qëndrojnë pas emrave duke treguar cilësinë e tyre. Mbiemrat kanë numër dhe gjini,

janë pjesë e ndryshueshme e ligjëratës.

Page 147: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

146

Hapi 2: Punë e drejtuar Punohen ushtrimet I, II, III.

I. Nxënësit veprojnë sipas kërkesave. • Lexojnë fundoret. • Përdorin fundoret për të ndërtuar mbiemrat: i hekurt, i largët, i gurtë.

II. Nxënësit do të formojnë grupe fjalësh duke përshtatur mbiemrat në kllapa me emrat e dhënë në gjini (p.sh.: vend i freskët).

Vëzhgojnë si është bërë përshtatja dhe tregojnë se nyjet i/e tregojnë gjininë e mbiemrit. III Lexojnë mbiemrat në kllapa dhe plotësojnë katër fjalitë me këto mbiemra.

Hapi 3: Punë në dyshe.Punohet ushtrimi V, me punë në dyshe nxënësit gjejnë mbiemrat që mbarojnë me: - t, - ët, -

të. Lexohen mbiemrat e gjetur.

Hapi 4: Punë e pavarurPunohet në fletore ushtrimi V, ku nxënësit do të formojnë 5 fjali duke përdorur grupet e

dhëna.

Detyrë: Shkruaj 5 mbiemra që mbarojnë me: - t, - ët, - të dhe formo grupe emërore. Me grupet e krijuara, formo 5 fjali.

112) Tema: Të gjejmë titullin e pjesës që lexojmë

Linja: Të shkruajmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë me fjalët e veta se ç’është titulli i një pjese; • të listojë tituj të pjesëve të punuara në shkollë ose që ka lexuar nga librat jashtëshkollorë; • të vendosë një titull të përshtatshëm për pjesën që lexon.

Fjalë kyç: titulli i pjesës, gjej.

Mjete: teksti, pjesë të ndryshme.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Diskutim i lirë

Realizimi i kuptimit Punë e drejtuarReflektim Punë në grupe

Zhvillimi i mësimitEvokimi: Diskutim i lirë

Nxënësit nxjerrin mbi tavolina librat, pjesët e ndryshme që kanë sjellë dhe lexojnë titujt e tyre. Diskutojnë rreth titujve. Realizimi i kuptimit: Punë e drejtuar.

Hapet libri dhe lexohet pjesa e parë. Mësuesi bën pyetje për pjesën e lexuar duke zbërthyer kështu përmbajtjen e saj.

Page 148: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

147

• Çfarë i mungon kësaj pjese? Titulli. • Ejani ta gjejmë atë së bashku.

U tërhiqet vëmendje nxënësve në gjetjen e titullit duke theksuar se ai duhet të jetë në funksion të tekstit.

• A është i rëndësishëm titulli në një pjesë? Pse? Vazhdon puna me tekstin e dytë. Nxënësit e lexojnë atë në heshtje, gjejnë titullin dhe diskuto-

jnë për titujt që mendojnë se i përshtaten pjesës. Reflektim: Punë në grupe

Ndahet klasa në grupe dhe u jepet detyrë të lexojnë tregime e përralla të ndryshme e të zbaviten duke vendosur një titull të përshtatshëm për çdo tregim e përrallë që lexojnë.

Detyrë: Shkruaj një tregim, vjershë... etj. Vendosi një titull krijimit tënd.

113) Tema: Vër një titull

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë numrin e paragrafëve të tekstit • të dallojë personazhet e pjesës; • t’i vendosë një titull pjesës që lexoi; • të shkruajë 3 mbiemra për pamjen e tij; • të shkruajë 3 mbiemra për sjelljen e tij.

Fjalë kyç: titull, vër titull.

Mjete: teksti. Hap pas hapi: kllaster, lexim/përmbledhje në dyshe, punë e drejtuar, diskutim.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi 1: Kllaster.Nxënësit kanë informacion për titullin e pjesës, prandaj mësuesi u drejton pyetjen:

• Ç’dini ju për titullin e një pjese? • Si mund të vendosni një titull në pjesët që nuk e kanë?

Hapi 2: Lexim/përmbledhje në dyshe, punë e drejtuarLexim i plotë i tekstit nga mësuesi. Nxënësit formojnë dyshe dhe punojnë tekstin.

Nxënësi 1 - lexon paragrafin dhe bën pyetje rreth paragrafit të lexuar. Nxënësi 2 - ritregon me fjalët e veta pjesën e lexuar.

Pas kësaj veprimtarie, secila dyshe nxënësish mendon një titull për pjesën. Punohen rubrikat e tekstit: “Tani e ke radhën ti” (nxënësit tregojnë numrin e paragrafëve, personazhet, personazhi që

pëlqejnë më shumë). “Plotëso” (zgjedhin alternativën e duhur në lidhje me tekstin. Shkruajnë 3 mbiemra për

pamjen e tij. Shkruajnë 3 mbiemra për sjelljen e tij. Japin shembuj të sjelljes së tij jo të mirë dhe arsyetojnë).

Page 149: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

148

Hapi 3: DiskutimPunohet rubrika “Si mendon ti”, ku nxënësit sjellin shembuj nga përvoja e tyre.

Detyre: Gjej një titull për tekstin e dytë.

114) Tema: Fjalët sinonimike dhe antonimike

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të identifikojë fjalët sinonimike; • të identifikojë fjalët antonimike; • të shoqërojë fjalët për të krijuar çifte sinonimike; • të shoqërojë fjalët për të krijuar çifte antonimike; • të dallojë sinonimet nga antonimet; • të krijojë 2 çifte sinonimesh; • të krijojë 2 çifte antonimesh.

Mjete: teksti, shkumësa me ngjyra.

Struktura ERR Metoda e teknika Koha

Evokimi Vëzhgo/dallo

Realizimi i kuptimit Informacion i ri, punë e drej-tuar, punë e pavarur

Reflektim Shkrim i shpejtë

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Vëzhgo/dalloMësuesi shkruan në tabelë dy grupe fjalësh:

Grupi 1 Grupi 2 Djalë, çun, voc, cull i madh – i vogël Vajzë, gocë, çikë, cucë, kaçe i ri - i vjetër Dritare, penxhere i bardhë - i zi Gjel, kaposh, kokosh, këndez ditë - natëPyeten nxënësit:

• Ku ndryshojnë këto fjalë? • Duke u nisur nga ndërtimi, si janë? • Po nga kuptimi?

Fjalët e grupit të parë janë fjalë që shkruhen ndryshe, por që kanë kuptim të njëjtë ose shumë të afërt.

Fjalët e grupit të dytë janë fjalë që shkruhen ndryshe, por që kanë dhe kuptim të ndryshëm ose të kundërt. Realizimi i kuptimit: Informacion i ri, punë e drejtuar, punë e pavarur

Lexohet pjesa hyrëse e mësimit, ku nxënësit njihen me sinonimet dhe antonimet.

Page 150: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

149

Punohet ushtrimi 1, ku nxënësit veprojnë sipas kërkesave për të barazuar fjalën “çupë” me fjalën “vajze”, “gocë”.

Po kështu veprojnë edhe për ushtrimin II me fjalën “gjel”. Në ushtrimin III nxënësit bashkojnë me shigjeta fjalët me kuptim të njëjtë. Mund të shpjegohen fjalë që nxënësit nuk i kuptojnë, p.sh., fjalën vatan. Në fund nxënësit duhet të dalin në përfundimin se kanë formuar fjalë sinonimike. Punohet ushtrimi IV, ndiqet e njëjta veprimtari si në hapin 2, por në fund duhet të dalin në

përfundimin se kanë krijuar fjalë antonimike. Punojnë të pavarur ushtrimin V.

Reflektim: Shkrim i shpejtë.Shkruaj 2 grupe me fjalë sinonimike. Shkruaj 2 grupe me fjalë antonimike.

Detyrë: Përshkruaj motrën ose vëllain, duke përdorur sa më shumë fjalë sinonimike dhe antonimike.

115) Tema: Tri gëzimet

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të përshkruajë me fjalët e veta gëzimin sipas këndvështrimit të tij; • të komentojë fragmente të pjesës; • të plotësojë një pesëvargësh për gëzimin.

Fjalë kyç: gëzime, tre.

Mjete: teksti, foto në raste festash

Sinonimet janë fjalë të ndryshme me kuptim të njëjtë. Antonimet janë fjalë me kuptim të kundërt.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Stuhi mendimesh

Realizimi i kuptimit Ditari dypjesëshReflektim Pesëvargësh

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Stuhi mendimeshMësuesi u drejton nxënësve pyetjen: - Ç’kuptoni me fjalën gëzim? Mendimet e nxënësve shkruhen në tabelë.

GËZIM

Page 151: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

150

Nxënësit tregojnë fotot që kanë sjelle dhe i komentojnë. Realizimi i kuptimit: Ditari dypjesësh

Hapen librat dhe nxënësit njihen me temën e re dhe autorin e saj.

Vehbi Kikaj

Mësuesi u kërkon nxënësve të analizojnë pjesën sipas teknikës së ditarit dypjesësh. Ndahet

klasa në grupe me nga 3 nxënës. Nxënësit numërojnë 1 - 3 dhe secili nxënës komenton një frag-ment të pjesës. Nxënësi 1 - fragmenti 1. Nxënësi 2 - fragmenti 2. Nxënësi 3 - fragmenti 3. Plotësohet ditari dypjesësh me komentet e tyre.

FRAGMENTI KOMENTI

FRAGMENTI 1: O çun, çfarë... ... Një gëzim për çunin

e vogël. `

FRAGMENTI 2: Te lumi... ... edhe një gëzim i dytë.

FRAGMENTI 3: Çuni vrapon nëpër... ... ky gëzim jeton gjatë.

Përfaqësuesi i grupit lexon punën e bërë. Gjatë leximit nxënësit nënvizojnë fjalë e shprehje që nuk kuptojnë. Shpjegohen ato. Punohen rubrikat e tekstit.

Reflektim: PesëvargëshPlotësojnë pesëvargëshin:

GËZIMI _______ _______

_______ _______ _______

___________________________

_______

Lexohen pesëvargëshat e plotësuar.

Detyrë: Trego dhe ti një përjetim tëndin, të ngjashëm me atë që përshkruhet në libër.

Page 152: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

151

116) Tema: Shprehjet frazeologjike

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë me fjalët e veta ç’kupton me shprehje frazeologjike; • të dallojë shprehjet frazeologjike; • të shkruajë me një fjalë të vetme kuptimin e shprehjeve frazeologjike.

Fjalë kyç: shprehje frazeologjike,

Mjete: teksti, Hap pas hapi: minileksion, punë e drejtuar, punë në dyshe, punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Minileksion, punë e drejtuar.Njihen nxënësit me temën e re dhe mësuesi u shpjegon se ç’janë shprehjet frazeologjike.

Lexohet pjesa hyrëse e mësimit.

Shprehje frazeologjike quhen ato shprehje që për nga kuptimi janë të barabarta me një fjalë të vetme. Ato janë shprehje të gatshme dhe përdoren pa ndryshime.

Hapi 2: Punë e drejtuar.Punohet ushtrimi I, ku nxënësit veprojnë sipas kërkesave.

• Shohin fjalët në kërkesat 1, 2, 3 dhe lexojnë me kujdes kuptimet e tyre. • Lexojnë shprehjet dhe kuptimet e tyre.

Punohen shembuj të tjerë në tabelë nga mësuesi, ku nxënësit sjellin shembuj nga ata që kanë punuar në pjesët letrare, në rubrikën “Fjalor”.

Hapi 3: Punë në dyshe.Nxënësit punojnë në dyshe ushtrimet II, III.

II. Lexohen fjalët në kllapa dhe nxënësit do të lidhin shprehjet e dhëna me fjalët në kllapa, p.sh.: i hapet goja = i flihet.III. Do të shkruajnë fjalitë, duke zëvendësuar shprehjet e nënvizuara me fjalët në kllapa.

Hapi 4: Punë e pavarur.Punohet në fletore ushtrimi IV. Për shprehjet e dhëna, nxënësit do të shkruajnë kuptimin e

tyre me një fjalë të vetme.

Detyrë: Shkruaj 5 shprehje frazeologjike dhe përdori në fjali të ndryshme.

Page 153: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

152

117) Tema: Historia e gër - shëron

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë se për çfarë e përdor gërshërën; • të zbërthejë përmbajtjen e pjesës duke iu përgjigjur pyetjeve për fragmentet e lexuara; • të nxjerrë mesazhin që përcjell kjo pjesë; • të diskutojë nëse duhet vlerësuar njeriu nga pamja e jashtme.

Fjalë kyç: gërshërë, gër - shëron, plak, thonj, sëmundje, mjek, dijetar, farkëtar, pres.

Mjete: teksti, gërshërë.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Pyetja sjell pyetjen

Realizimi i kuptimit DRTA, punë e drejtuarReflektim Rrjet diskutimi

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Pyetja sjell pyetjen.

Mësuesi tregon gërshërën dhe pyet: • Çfarë është ky objekt që kam në dorë? • Për çfarë përdoret? • Si është e ndërtuar? • Kush e shpiku atë? Dini ju ndonjë histori se si u shpik ajo?

Realizimi i kuptimit: DRTA, punë e drejtuar.Mësuesi i njeh nxënësit me pjesën e re dhe me autorin e saj.

Bedri Dedja lindi në Korçë, në vitin 1930 dhe vdiq në Tiranë në vitin 2004. Ai studioi në Moskë, ku më 1953, mori diplomën e arsimit të lartë në dy degë paralele: të psikologjisë dhe të pedagogjisë, si dhe të letërsisë për fëmijë. Ka punuar dyzet vjet si pedagog i psikologjisë në shkollat e larta. Për punën e tij shkencore i është dhënë titulli “Profesor” dhe “Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë”. Krijimtaria e tij për fëmijë është shumë e pasur. Disa nga veprat e tij janë: “Kalamajtë e pallatit tim” (roman në dy vëllime), “Artan Burizani dhe çeta e tij” (poema), “Gjashtë poema për kallaj”, “Beni shkon në malësi me familje e shtëpi”, përmbledhjet poetike “Garda partizane”, “Poezi të zgjedhura për fëmijë”, “Republika e 1 100 çudirave”, “Përralla zvicerane” etj.

Lexohet pjesa me ndalesa. Nxënësit duhet të jenë të vëmendshëm për të kuptuar atë që do të ndodhë. Fragmentet lexohen nga nxënës të ndryshëm. Në fund të çdo ndalese, mësuesi bën pyetje rreth asaj që u lexua.

Page 154: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

153

Ndalesa 1: Njëherë............................, hundën dhe kokën. Ndalesa 2: Një ditë prej ditësh............... nuk e gjeti dot. Ndalesa 3: Kaloi edhe një javë................ edhe këtë radhë. Ndalesa 4: Pas tri ditësh................... kjo ger - sheron. - tha farkëtari. Ndalesa 5: Sapo ia prenë...................... me të bukura.

Gjatë leximit nxënësit kanë nënvizuar fjalët që nuk kuptojnë. Në fund bëhet shpjegimi i tyre. Punohen rubrikat: “Plotëso”, “Si mendon ti” dhe nxirret mesazhi i pjesës.

Reflektim: Rrjet diskutimiDiskutojnë për:

PO JO A duhet t’i vlerësojmë njerëzit nga pamja e jashtme? Pse? Grupohen në dy grupe sipas përgjigjeve dhe mbrojnë me argumente bindëse përzgjedhjen e

tyre. PO, sepse................. JO, sepse.................

Detyrë: Shkruaj çfarë bën ti për të qenë sa më i pastër.

118) Tema: Këshilla për shëndetin

Linja: Të flasimObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë si kujdeset për shëndetin e vet; • të shkruajë një këshillë për situatën e dhënë; • të dallojë këshillat nga urdhrat; • të shkruajë këshilla për mbrojtjen e shëndetit;

Fjalë kyç: këshilla, shëndet.

Mjete: Teksti, këshilla për shëndetin të shkruara në fisha.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Bisedë

Realizimi i kuptimit Vëzhgo/mendo/diskuto, punë në grup

Reflektim Shkrim i shpejtë

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: BisedëNxënësit tregojnë raste kur nuk janë ndier mirë, kanë qenë të sëmurë. Mësuesi drejton bisedën me nxënësit duke u bërë pyetje ndihmëse, në mënyrë që ata të trego-

jnë se si kujdesen për shëndetin e tyre.

Page 155: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

154

• Si kujdeseni ju për shëndetin tuaj? • A kontrolloheni të mjeku kur nuk jeni të sëmurë? • A jeni gjithmonë të vëmendshëm ndaj shëndetit tuaj?

Realizimi i kuptimit: Vëzhgo/mendo/diskutoFëmijët, kur diskutuan për shëndetin, disa prej tyre, nuk u treguan shumë të vëmendshëm. Për disa minuta nxënësit vëzhgojnë figurat dhe shënojnë me X këshillat që nuk u duken të

drejta. Diskutohet për secilën në veçanti dhe argumentojnë. Në këtë moment bëhet dallimi në mes të këshillave dhe të urdhrave. Ndahet klasa në 6 grupe, ku secili grup harton një situatë dhe i këmben me një grup tjetër

(p.sh.: grupi 1 me grupin 2, grupi 3 me grupin 4, grupi 5 me grupin 6). Secili grup shkruan një këshillë për situatën e dhënë. Reflektim: Shkrim i shpejtë

Nxënësit shkruajnë 3 këshilla që mund t’u japin shokëve për shëndetin.

119) Tema: Fjalët kryesore

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të identifikojë fjalët kryesore në fjali; • të tregojë se çfarë tregojnë ato; • të tregojë me çfarë shprehen fjalët kryesore; • të tregojë pyetjet që përdoren për të gjetur fjalët kryesore; • të gjejë fjalët kryesore në fjali të ndryshme.

Fjalë kyç: fjalë kryesore, kryefjalë, kallëzues, pyetje, kush?, cili?, cila?, ç’bën?, çfarë bën?.

Mjete: teksti, shkumësa me ngjyra

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Pema e mendjes

Realizimi i kuptimit Veprimtari e drejtuar, Reflektim Punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Pema e mendjesNxënësit duhet të plotësojnë pemën e mendjes për fjalët kryesore me ato njohuri që kanë

mësuar deri tani. Çfarë tregon (Kush e kryen veprimin)

Me çfarë shprehet (emër, grup emëror, përemër)

Pyetjet me të cilat gjendet (kush?, cili?, cila?, cilët?, cilat?) Çfarë tregon (Çfarë bën vepruesi)

Me çfarë shprehet (folje, grup foljor)

Pyetjet me të cilat gjendet (ç’bën?, cfarë bën)

FJALËT KRYESORE

KRYEFJALA

KALLËZUESI

Page 156: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

155

Një nxënës lexon pjesën hyrëse të mësimit. Realizimi i kuptimit: Veprimtari e drejtuar

Punohet ushtrimi I. Lexohen fjalët (pyetjet) në shportë, lexojnë fjalitë dhe u përgjigjen me shkrim, p.sh.: zogu fluturon.

Cili fluturon? Zogu. Çfarë bën zogu? Fluturon. Në çdo fjali nxënësit dallojnë kryefjalën dhe kallëzuesin. Punohen ushtrimet II, III.

II. Nxënësit lexojnë fjalitë dhe gjejnë fjalët që tregojnë vepruesin, duke u ndihmuar nga pyetjet e dhëna për çdo fjali. III. Lexojnë fjalitë dhe gjejnë fjalët që tregojnë veprimin, duke u ndihmuar nga pyetjet e dhëna për çdo fjali. Reflektim: Punë e pavarur

Punohet në fletoren e klasës ushtrimi: Në fjalitë më poshtë nënvizo me të kuqe vepruesin dhe me blu veprimin.

• Mësimi sapo kishte filluar. • Ai stërvitet çdo dite. • Çufoja e Tipi janë trazovaçe. • Dielli shkëlqente me rrezet e tij të arta. • Kontroll e vlerësim i punës.

Detyrë: Gjej fjalët kryesore në pesë fjalitë e para të tregimit ”Historia e gër - shëron”.

120) Tema: Motra e komitëve

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë personazhet që marrin pjesë në ngjarje; • të tregojë cilësi të personazheve; • të parashikojë ngjarjen me ndihmën e termave të dhëna; • të nxjerrë idenë e pjesës.

Fjalë kyç: komit, motër, dhuratë për sulltanin, shpëtohet nga komitët, bashkohet me komitët.

Mjete: teksti, libri ”Fantazma dhe plani 3+4”.

Kujto: Fjalët kryesore të një fjalie janë dy: njëra tregon veprimin që kryhet (kryefjala), tjetra tregon se kush e kryen atë (kallëzuesi).

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Parashikim me terma paraprakë

Realizimi i kuptimit Veprimtari e leximit e mendimit të drejtuar

Reflektim Harta e veprimtarëve

Page 157: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

156

Zhvillimi i mësimit Evokimi: Parashikim me terma paraprakë.

Mësuesi shkruan në tabelë disa terma dhe kërkon nga nxënësit që të parashikojnë ngjarjen në bazë të tyre.

Komit, motër, dhuratë për sulltanin, shumë e bukur, shpetohet nga komitët, babai, qep këmishë.

Lexohen disa nga krijimet e nxënësve. Realizimi i kuptimit: Veprimtari e leximit dhe e mendimit të drejtuar

Njihen nxënësit me autorin e pjesës.

PETRO MARKO Lindi në fshatin Dhërmi, në nëntor të vitit 1913 dhe vdiq në tetor të vitit 1989. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë (të cilën e kreu në vitin 1932), filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra. Deri në vitin 1936, ai punoi në Tiranë si gazetar dhe, po atë vit, në moshën 23-vjeçare, u nis vullnetar në Luftën e Spanjës, si luftëtar në brigadat internacionale. Faqet më të fuqishme të prozës së Petro Markos, reflektojnë triumfin e dashurisë dhe të humanizmit njerëzor. Nuk ka shembull në letërsinë shqiptare, ku të jetë gërshetuar dhe njehsuar aq shumë mes vetes njeriu dhe krijuesi - Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar. Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2003, e dekoroi Petro Markon me urdhrin: “Nderi i Kombit”. “Hasta la vista” (1958), “Qyteti i fundit” (1960), “Një emër në katër rrugë”, “Nata e Ustikës” (1989), “Shpella e piratëve” etj.

Nxënësit pajisen me tabela si më poshtë për të zhvilluar veprimtarinë e leximit dhe të mendimit të drejtuar. Nxënësit do të plotësojnë kolonën ”çfarë mendoni se do të ndodhë?” para leximit të çdo fragmenti dhe shkruajnë argumentimin e tyre në kolonën ”Pse e mendoni këtë?”. Në fund, pasi është lexuar i gjithë teksti, nxënësit tregojnë se “çfarë ndodhi në të vërtetë”.

Çfarë mendoni se do të ndodhë? Pse e mendoni këtë? Çfarë ndodhi në të

vërtetë?

Pas leximit të titullit

Pas leximit të pjesës së parë

Pas leximit të pjesës së dytë

Pas leximit të pjesës së tretë

Pas leximit të pjesës së katërt

Pas leximit të plotë të tekstit

Page 158: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

157

Punohen rubrikat e tekstit. Shpjegohen fjalët e shprehjet e reja. Nxënësit u përgjigjen pyetjeve rreth përmbajtjes, diskuto-

jnë për veprimet e vajzës, si dhe idenë kryesore. Reflektim: Harta e personazheve.

Nxënësit plotësojnë hartën e personazheve për vajzën (Manushaqen) dhe për komitët. Shkruajnë nga dy tipare për çdo personazh dhe fragmentin ku shfaqet ky tipar.

VAJZA KOMITËT tiparet

fragmenti

121) Tema: Fjalia më e vogël

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të përkufizojë me fjalët e veta se ç’është fjalia më e vogël; • të tregojë strukturën e fjalisë më të vogël; • të shoqërojë fjalë për të formuar fjali më të vogla; • të plotësojë fjalitë më të vogla me pjesën që mungon duke u ndihmuar nga pyetjet.

Fjalë kyç: fjalia më e vogël, dy fjalë kryesore.

Mjete: teksti, fisha.Hap pas hapi: Mendo - kujto, informacion i ri, punë e drejtuar, punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Mendo - kujto.Mësuesi kërkon nga nxënësit të kujtojnë se çfarë dinë për fjalinë. Shkruhen në tabelë të gjitha përgjigjet e nxënësve.

Hapi 2: Informacion i ri, punë e drejtuar.Lexohet informacioni i dhënë në tekst.

Fjalia më e vogël ka vetëm dy fjalë kryesore.

Page 159: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

158

• Cilat janë këto dy fjalë kryesore? Nxënësit duhet të dalin në përfundimin se:

FJALIA MË E VOGËL ËSHTË KRYEFJALË + FOLJE KALLËZUESLexohen pyetjet në shportë.

• Çfarë gjejmë me këto pyetje? Punohen ushtrimet I, II.

I. Bashkojnë me shigjetë fjalën kryesore që tregon vepruesin me fjalën që tregon veprim. II. Shkruajnë fjalitë që formohen dhe i lexojnë ato.

Hapi 3: Punë e drejtuarMësuesi shkruan në tabelë disa fjali më të vogla jo të plota dhe kërkon nga nxënësit që t’i

plotësojnë ato me fjalën kryesore që mungon. Udhëzohen nxënësit që të përdorin pyetjet në shportëz.

Punohet ushtrimi IV, ku nxënësit plotësojnë fjalën kryesore që mungon.

Hapi 4: Punë e pavarur.Nxënësit punojnë në fletore ushtrimin III. Bëhet kontroll e vlerësim i detyrës.

Detyrë: Ushtrimi V.

122) Tema: Dashuri dhe respekt

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë se ç’kupton me fjalët dashuri, respekt; • t’u përgjigjet pyetjeve për pjesën e lexuar; • të shkruajë veprimet që bën pasi lexon fjalitë e dhëna; • të dramatizojë pjesën.

Fjalë kyç: dashuri, respekt.

Mjete: teksti, pamje.Hap pas hapi: Brainstorming, lexim me ndalesa, punë e drejtuar, rrjet diskutimi, lojë në role.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Stuhi mendimeshU kërkohet nxënësve të shprehen se çfarë u vjen në mendje kur dëgjojnë fjalët dashuri dhe

respekt. Shkruhen të gjitha përgjigjet e nxënësve në tabelë.

RESPEKTDASHURI

Page 160: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

159

Hapi 2: Lexim me ndalesa, punë e drejtuarNjihen nxënësit me temën e re dhe autorin e saj. Bëhet leximi me ndalesa i pjesës. Pas çdo ndalese mësuesi bën pyetje për pjesën e lexuar, duke

bërë kështu edhe zbërthimin e përmbajtjes. Gjatë leximit nxënësit kanë nënvizuar fjalë e shprehje që nuk i kuptojnë, bëhet shpjegimi i

tyre. Punohet rubrika “Tani e ke radhën ti”. Shkruaj veprimet që do të bëje pasi të thoshe:

• Unë e dua pyllin. _________________________________ • Unë i dua kafshët. _________________________________ • Unë e respektoj natyrën. _________________________________ • Unë i kam miq zogjtë e qiellit. _________________________________

Lexohen veprimet që nxënësit kanë shkruar. Lexohen rregullat mbi natyrën, të cilat janë shkruar në një tabak kartoni

Mos i dëmtoni pemët!Adhurojini lulet, por mos i këputni!

Lërini të qeta kafshët!Mos shkaktoni zjarre në pyje!

Mos hidhni mbeturina në natyrë!Mos e prishni qetësinë e natyrës!

Hapi 3: Rrjet diskutimi PO JO

A ju duket kjo mënyra më e mirë për të mbrojtur pyllin? Pse? Grupohen nxënësit sipas përgjigjeve dhe argumentojnë përgjigjet e tyre.

PO, sepse............... JO, sepse...............

Hapi 4: Lojë në roleNë fund ata luajnë në role pjesën. Zgjidhet grupi që interpretoi më bukur.

Detyrë: Ka edhe një lloj “gjuetie” tjetër: gjuetia me bojëra. Bëj një album me vizatime nga natyra e qytetit tënd.

Shënim: E njëjta veprimtari ndiqet për pjesën “Lepuri i egër”.

Page 161: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

160

123) Tema: Të shkruajmë duke u nisur nga ideja qendrore

Linja: Të shkruajmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë kush është shoku ose shoqja e tij e ngushtë; • të bëjë pyetje që lindin nga ideja qendrore; • të mbledhë ide nga pyetjet që lindin nga ideja qendrore; • të përshkruajë me shkrim shokun/shoqen e ngushtë.

Fjalë kyç: ide qendrore, pyetje, përshkrim.

Mjete: teksti, foto me miqtë e ngushte. Hap pas hapi: Bisedë, diskutim idesh, punë me shkrim, turi i galerisë.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Bisedë • Cili/cila është shoku/shoqja juaj i/e ngushtë?

Nxënësit ngjitin një foto ku kanë dalë me shokun ose shoqen e ngushtë në një fletë A4.

Hapi 2: Diskutim ideshMbledhin idetë duke formuluar pyetje që lindin nga ideja qendrore dhe u përgjigjen pyetjeve.

IDEJA QENDRORE

Miku im më i mirë është ...

• Sa vjeç është? • Kur e kemi njohur? • Si është sjellja e tij/e saj? • Çfarë bëj me të? • A vjen në shtëpinë time? • Kur e kam njohur? • Si është pamja e tij? • A zbavitem me të? • Ku jeton? • A zihemi shpesh? • A keni ndonjë gjë të përbashkët me të? • Cilat janë gjërat që ai pëlqen më shumë? • Cilat janë interesat e tij?

Page 162: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

161

Hapi 3: Punë me shkrim.Duke u mbështetur në përgjigjet që dhanë më lart përshkruajnë me shkrim shokun ose sho-

qen e ngushtë.

Hapi 4: Turi i galerisë.Ngjitin në mure fletët A4 ku kanë bërë përshkrimin. Lexohen disa prej tyre.

Detyrë: Duke përdorur imagjinatën, shkruaj një tekst me titull ”Dhurata më e bukur”. Mblidh idetë me metodën e pyetjeve, duke u nisur nga ideja qendrore.

124) Tema: Kryefjala

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të përkufizojë kryefjalën me fjalët e tekstit; • të përdorë pyetjet për të gjetur kryefjalën; • të plotësojë fjalitë me kryefjalët që mungojnë.

Fjalë kyç: Kryefjala, fjalë kryesore

Mjete: teksti, fisha me fjalët pyetëse “kush?”..., shkumësa me ngjyra.Hap pas hapi: kllaster, informacion i ri, punë e drejtuar, rishikim në dyshe, punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit: Hapi 1: Kllaster

• Çfarë dini për kryefjalën? Plotësohet kllasteri në tabelë me përgjigjet e nxënësve.

Gjendet me pyetjet: Kush? Cili? Cila? Cilët? etj.

Mund të shprehet me: emër, grup emëror, përemër vetor.

Tregon kush e kryen veprimin në fjali.

Është gjymtyrë kryesore në fjali.

KRYEFJALA

Hapi 2: Informacion i ri, punë e drejtuar

Hapen librat dhe lexohet pjesa hyrëse e mësimit dhe krahasojnë me njohuritë që kanë.

Kujto: Fjala kryesore që tregon se kush e kryen veprimin, quhet kryefjalë. Zakonisht është një emër ose një përemër vetor. Kryefjala gjendet me pyetjet: “kush?”, “cili?”, “cilët?”, “cila?”, “cilat?”.

Lexohen pyetjet e shportës në ushtrimin I, II, III. Me ndihmën e tyre, nxënësit gjejnë fjalën kryesore që tregon vepruesin në fjalitë e dhëna.

Page 163: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

162

I. Fjalët kryesore që tregojnë vepruesin në fjalitë e dhëna janë: Miri, fëmijët, polici, lopari.

II. Fjalët kryesore që tregojnë vepruesin në fjalitë e dhëna janë: Liqeni i Pogradecit, Era, Muret e kalasë, deti Jon.

Në fund të ushtrimeve I, II nxënësit tregojnë pyetjet që përdorën për të gjetur vepruesin dhe me çfarë janë shprehur. III. Lexojnë fjalitë dhe fjalët e nënvizuara që tregojnë vepruesin.

Tregojnë pyetjet me të cilat i gjetën.

Hapi 3: Rishikim në dysheShkruhen në tabelë dy fjalitë, nxënësit lexojnë fjalitë, përcaktojnë cila fjalë tregon vepruesin, e

diskutojnë me shokun e bankës. Në fjalinë “Peshku po noton me shpejtuesi”, kryefjala është:

a. noton; b. me shpejtësi; c. peshku.

Në fjalinë “Në pyll dëgjoheshin zogjtë”, kryefjala është: a. dëgjoheshin; b. zogjtë; c. Në pyll.

Hapi 4: Punë e pavarurNxënësit punojnë në fletore ushtrimin IV dhe në vend të pikave duhet të shkruajnë një fjalë

kryesore që tregon vepruesin.

Detyrë: Ndërto 5 fjali, nënvizo kryefjalën.

125) Tema: Shqetësimi i Erës

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë si vepron kur dëshiron të blejë diçka; • të tregojë përmbajtjen e tregimit me fjalët e veta; • të mbajë qëndrim ndaj sjelljes së Erës.

Fjalë kyç: shqetësim, dëshirë.

Mjete: teksti, fletë A4.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Stuhi mendimesh

Realizimi i kuptimit Lexim me grupe ekspertësh, punë e drejtuar

Reflektim Shkrim i shpejtë

Page 164: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

163

Zhvillimi i mësimit:

Evokimi: Stuhi mendimeshMësuesi drejton pyetjet.Nxënësit shkruajnë në një fletë emrin e një objekti që dëshirojnë t’ua blejnë prindërit.

• Si veproni ju kur dëshironi të blini diçka që ju pëlqen? • I plotësojnë prindërit dëshirat/tekat tuaja?

Shkruhen në tabelë përgjigjet e nxënësve. Realizimi i kuptimit: Lexim me grupe ekspertësh, punë e drejtuar.

Mësuesi prezanton titullin e pjesës dhe autoren e saj. Nxënësit numërojnë 1 - 3 dhe grupohen sipas numrave. Çdo numër merr pjesën sipas ndarjes

që i ka bërë mësuesi tregimit. Nxënësit kthehen në grupet fillestare, ku secili nxënës flet për fragmentin përkatës dhe bëhet bashkimi i pjesës në një të vetme. Bëhet ritregimi i plotë nga një përfaqësues i grupit. Përfaqësuesit e grupeve të tjera plotësojnë detajet që nuk janë dhënë.

Punohen rubrikat e tekstit. Reflektim: Shkrim i shpejtë

A të duket e drejtë thënia: “Unë kam të drejtë të kërkoj gjithçka që më pëlqen”. Lexohen disa nga shkrimet e nxënësve.

Detyrë: Shkruaj në formën e dialogut bisedën që bën me prindërit e tu kur u kërkon të të blejnë ndonjë gjë.

126) Tema: Gjërat e moshës sonë

Linja: Të flasimObjektivi: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë çfarë shikon në figurë; • të tregojë gjerat që i pëlqejnë më shumë; • të komentojë situatat e dhëna në tekst; • të listojë disa gjëra të tepruara për moshën e vajzave të klasës së tretë; • të argumentojë pse disa gjëra janë të tepruara për moshën e vajzave të klasës së tretë.

Fjalë kyç: gjëra, moshe.

Mjete: tekste.Hap pas hapi: Bisedë, vëzhgo/trego/diskuto, diskutim në grupe ekspertësh

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: BisedëNxënësit bisedojnë për gjërat që u pëlqen të bëjnë.

Hapi 2: Vëzhgo/trego/diskutoShikojnë foton e komentojnë atë dhe lexojnë situatën.

Page 165: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

164

Diskutojnë pyetjet më poshtë: • A veproi mirë Ana? Pse? • Emisionet për fëmijë a duhet të zgjidhen nga tematika?

(Shpjegohet ç’është tematika e një programi.) • Po nga orari? Pse?

Po kështu veprohet edhe me situatën e dytë, por në fund listojnë problemet që mund të sjellë në një klasë me fëmijë përdorimi i celularit.

Hapi 3: Diskutim në grupe ekspertëshLexohet situata e tretë. Nxënësit numërojnë 1 - 3 dhe grupohen sipas numrave për të komen-

tuar: Numri 1: veshjen e kukullave Numri 2: pamjen e tyre Numri 3: paraqitjen e tyre

Rikthehen në grupet fillestare dhe përmbledhin komentet. Përfaqësuesi i grupit i paraqet ato. Në fund tregojnë ato gjëra që janë të gabuara për moshën e vajzave të klasës së tretë. Argu-

mentojnë përgjigjet e tyre.

127) Tema: Fjalët që plotësojnë kryefjalën

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të përkufizojë me fjalët e veta se ç’kupton me fjalë plotësuese; • të dallojë fjalët plotësuese të kryefjalës; • të plotësojë kryefjalën me fjalë plotësuese.

Fjalë kyç: fjalë plotësuese, kryefjalë.

Mjete: teksti, shkumësa me ngjyra. Hap pas hapi: Mendo - reflekto, informacion i ri, të nxënët në bashkëpunim, punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: Mendo - reflektoPërsëriten njohuritë për fjalët kryesore: kryefjala. Hapen librat dhe lexohet informacioni i dhënë në hyrje të mësimit

Kujto: Fjala kryesore që tregon se kush e kryen veprimin, quhet kryefjalë. Zakonisht është një emër ose një përemër vetor. Kryefjala gjendet me pyetjet: “kush?”, “cili?”, “cilët?”, “cila?”, “cilat?”.

• Pse kryefjala është fjalë kryesore?

Hapi 2: Informacion i ri, të nxënit në bashkëpunim.

Page 166: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

165

Punohet ushtrimi I, ku nxënësit veprojnë sipas kërkesave: • Lexojnë fjalinë • Bëjnë pyetjen “Cila u ngroh?” dhe gjejnë kryefjalën. • Lidhin mbiemrin në kllapa me kryefjalën (Dhoma e vogël). • Lidhin emrin në kllapa me kryefjalën (Dhoma e vogël e fëmijëve).

Diskutojnë për peshën që mbajnë në fjali fjalët që u shtuan (e vogël, e fëmijëve). Këto fjalë shtuan informacionin për kryefjalën, pra sollën të dhëna të reja, e plotësuan kryef-

jalën. Ato quhen fjalë plotësuese të kryefjalës. Nxënësit punojnë në dyshe ushtrimin II. Në fjalitë e dhëna lidhin mbiemrin në kllapa me

kryefjalën. Lexohet ushtrimi i plotësuar.

Hapi 3: Punë e pavarur Nxënësit punojnë në fletore ushtrimin III. Në fjalitë e dhëna lidhin emrin në kllapa me krye-

fjalën. Lexohet ushtrimi i plotësuar.

Detyrë: Ushtrimi IV.

128) Tema: Ushqimi i ëmbël

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë personazhet që marrin pjesë në ngjarje; • të tregojë cilësi të personazheve; • të identifikojë elementet e strukturës së pjesës; • të parashikojë ngjarjen me ndihmën e termave të dhënë; • të nxjerrë idenë e pjesës.

Fjalë kyç: ushqim i ëmbël, ëmbëlsirë, vogëlushe, plakushe, shtëpizë, hyrje, nisje, zhvillim, mbyllje.

Mjete: teksti, fletë A4, grafikë.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Parashikim me terma paraprakë

Realizimi i kuptimit Veprimtari e leximit - mendimit të drejtuar

Reflektim Diskutim

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Parashikim me terma paraprakëMësuesi shkruan në tabelë disa terma dhe kërkon nga nxënësit që të parashikojnë ngjarjen në

bazë të tyre. Vogëlushe, shtëpizë, plakushe, tigan magjik;Uri, fjalë magjike, ushqim i ëmbël.

Page 167: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

166

Lexohen disa nga krijimet e nxënësve. Realizimi i kuptimit: Veprimtari e leximit - mendimit të drejtuar

Njihen nxënësit me pjesën e re. Nxënësit pajisen me tabela si më poshtë për të zhvilluar veprimtarinë e leximit - mendimit të

drejtuar. Nxënësit do të plotësojnë kolonën ”çfarë mendoni se do të ndodhë” para leximit të çdo fragmenti dhe shkruajnë argumentimin e tyre në kolonën ”Pse e mendoni këtë”. Në fund, pasi është lexuar i gjithë teksti, nxënësit tregojnë se “çfarë ndodhi në të vërtetë”.

Çfarë mendoni se do të ndodhë? Pse e mendoni këtë? Çfarë ndodhi në të

vërtetë?

Pas leximit të titullit

Pas leximit të pjesës së parë

Pas leximit të pjesës së dytë

Pas leximit të pjesës së tretë

Pas leximit të pjesës së katërt

Pas leximit të plotë të tekstit

Punohen rubrikat e tekstit. Shpjegohen fjalët e shprehjet e reja dhe nxënësit u përgjigjen pyetjeve rreth përmbajtjes. Më

pas diskutojnë për veprimet e vajzës dhe për idenë kryesore. Punojnë rubrikën “Eja në punë”, vendosin në kuadrate me ngjyra:

MBYLLJEN E PËRRALLËS

ZHVILLIMIN E PËRRALLËS

HYRJEN E PËRRALLËS

NISJEN E NGJARJES

Diskutojnë se nga e kanë nisjen fjalët: Vogëlushe ___________ Shtëpizë ___________ Plakushe ___________Reflektim: Diskutim

Punojnë rubrikën “Si mendon ti?“. Dallojnë objektin magjik, fjalët magjike, vërtetësinë e historisë.

Detyrë: Po ti çfarë objekti magjik do të doje? një pelerinë që të bën të padukshëm; këpucë që të bëjnë të fluturosh.

Page 168: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

167

Vizato në fletore dhe shkruaj çfarë do të dojë të bëje me to.

129) Tema: Si bëhet frapeja?

Linja: Të shkruajmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të identifikojë elementet e strukturës së një recete gatimi; • të tregojë me fjalët e tij se si përgatitet një frape me luleshtrydhe; • të shkruajë recetën e gatimit të ushqimit të tij të preferuar.

Fjalë kyç: frape, përbërës, mënyra e gatimit (e përgatitjes).

Mjete: teksti, libra kuzhine. Hap pas hapi: Bisedë, vëzhgo - trego, të nxënit në bashkëpunim, punë me shkrim.

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: BisedëMësuesi organizon një bisedë me nxënësit në lidhje me temën duke i ndihmuar me pyetje.

• Kush gatuan në familjen tuaj? • A ndihmoni ju ndërsa mami, gjyshja... etj. gatuajnë? • Ato i dinë recetat që gatuajnë apo kërkojnë ndihmë te libri i kuzhinës?

Hapi 2: Vëzhgo - trego, të nxënit në bashkëpunim.Nxënësit shikojnë figurat e ushtrimit 1. Në bazë të figurave tregojnë se si mund të përgatitet

frapeja me luleshtrydhe dhe çokollatë. Fillimisht tregohet se një recetë gatimi përbëhet nga dy pjesë:

1 Përbërësit 2 Mënyra e gatimit

Nxënësit shikojnë figurat dhe listojnë përbërësit duke parë figurat. Shkruajnë mënyrën e përgatitjes, duke u ndihmuar edhe nga figurat dhe fjalët e dhëna në klla-

pa. Pas plotësimit, nxënësit lexojnë të plotë recetën.

Hapi 3: Punë me shkrim.Nxënësit do të shkruajnë një recetë gatimi në fletoren e klasës.

Detyrë: Shkruaj me ndihmën e mamit ose babit se si përgatitet një ëmbëlsirë. Sill në klasë ëmbëlsirën që të pëlqen më shumë dhe ndaje atë me shokët ose shoqet e klasës.

Page 169: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

168

130) Tema: Grupi i kryefjalës

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë grupin e kryefjalës si pjesë kryesore të fjalisë; • të veçojë fjalën kryesore në grupin e kryefjalës; • të veçojë fjalët plotësuese në grupin e kryefjalës; • të plotësojë kryefjalën me fjalë plotësuese.

Fjalë kyç: kryefjalë, grupi i kryefjalës.

Mjete: tekstiHap pas hapi: kllaster, informacion i ri, punë e drejtuar, punë e drejtuar, punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit

Hapi 1: KllasterMësuesi plotëson një kllaster me përgjigjet e nxënësve pasi ka drejtuar pyetjen:

• Ç’dini ju për kryefjalën?

Gjendet me pyetjet: Kush? Cili? Cila? Cilët? etj.

Mund të shprehet me: emër, grup emëror, përemër vetor.

Tregon kush e kryen veprimin në fjali.

Është gjymtyrë kryesore në fjali.

KRYEFJALA

Hapi 2: informacion i ri, punë e drejtuarHapen librat dhe lexohet pjesa hyrëse e mësimit. Nxënësit krahasojnë me njohuritë që kanë.

Kryefjala dhe fjalët që lidhen drejtpërdrejt me kryefjalën për të plotësuar kuptimin e saj, përbëjnë grupin e kryefjalës.

ILexohen pyetjet e shportës në ushtrimin I, II, III.

1, 2) Lidhin fjalën në kllapa me kryefjalën. Dhoma e tyre u ngroh shpejt. Dhoma e vogël u ngroh shpejt.

3) Plotësojnë fjalinë me të dyja fjalët e dhëna në kllapa. Dhoma e tyre e vogël u ngroh shpejt.

4) Shkruajnë vetëm kryefjalën dhe fjalët që lidhen me të. Dhoma, e tyre, e vogël.

II, III. Lidhin fjalët që jepen në kllapa me kryefjalën.

Hapi 3: Rishikim në dysheShkruhen në tabelë fjali. Nxënësit lexojnë fjalitë, përcaktojnë grupin e kryefjalës, nënvizojnë

me të kuqe kryefjalën dhe me blu fjalët plotësuese të saj. Diskutojnë me shokun e bankës.

Page 170: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

169

P.sh.: Peshku i vogël i kuq po noton me shpejtësi. Hapi 4: Punë e pavarur.

Punojnë në fletore ushtrimin IV. Në fjalitë e dhena nxënësit nënvizojnë grupin e kryefjalës

Detyre: Ndërto 5 fjali, nënvizo grupin e kryefjalën.

131) Tema: Bilbili dhe makinat

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të identifikojë personazhet që veprojnë • të tregojë për trafikun dhe zhurmat në komunitetin ku banon • të imitojë zhurmat e makinave • të parashikojë ngjarjen nga titulli dhe para leximit të fragmenteve • të shkruajë një mbyllje për ngjarjen

Fjalë kyç: bilbil, makinave,

Mjete: teksti, pamje, libri” Maçoku shtegtar dhe histori të tjera”

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Bisedë

Realizimi i kuptimit Veprimtari e leximit - mendimit të drejtuar, punë e drejtuar

Reflektim mendo/krijo dyshe/diskuto

Zhvillimi i mësimit:

Evokimi: BisedëMësuesi organizon një bisedë hyrëse për trafikun dhe zhurmat e makinave në qytetin/fshatin

e tyre. Realizimi i kuptimit: Veprimtari e leximit - mendimit të drejtuar, punë e drejtuar

Njihen nxënësit me temën e re dhe autorin e saj.

Xhani Rodari

Zhvillohet veprimtaria e leximit - mendimit të drejtuar. Mësuesi ka ndare me parë pjesën në fragmente dhe nxënësit para leximit të çdo fragmenti

parashikon se çfarë do të ndodhe dhe pse. Plotësojnë tabelat që ka përgatitur mësuesi me parë.

Page 171: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

170

Punohen rubrikat e tekstit. Shpjegohen fjalët e shprehjet e reja, u përgjigjen pyetjeve rreth përmbajtjes, diskutojnë për

veprimet e djali, kryetarit të bashkësisë dhe idenë kryesore. Punojnë rubrikën “Si mendon ti? “. U japin përgjigje pyetjeve dhe imitojnë zhurmat që degjo-

jnë kur ecin në qytetReflektim: mendo/krijo dyshe/diskuto

Mësuesi u kërkon nxënësve të gjejnë një mbyllje për përrallën. Krijojnë dyshe dhe lexojnë krijimet, diskutojnë për mbylljet e gjetura.

Detyre: Krahaso përrallat:

132) Tema: Përralla të vjetra dhe të reja

Linja: Të shkruajmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë me fjalët e veta se ç’janë përrallat moderne • të tregojë si kanë ndryshuar elementet përbërëse të përrallës moderne nga përralla e vjetër • të krahasojë përrallën e vjetër të Kesulekuqes me përrallën e re moderne duke vene në

dukje dallimet dhe të përbashkëtat • të shkruajë një përralle të vjetër në version modern

Fjalë kyç: përralle, e vjetër, e re.

Mjete: Teksti, flete A4, mgjyra, libra me përralla.

Çfarë mendoni se do të ndodhë? Pse e mendoni këtë? Çfarë ndodhi në të

vërtetë?

Pas leximit të titullit

Pas leximit të pjesës së parë

Pas leximit të pjesës së dytë

Pas leximit të pjesës së tretë

Pas leximit të pjesës së katërt

Pas leximit të plotë të tekstit

BILBILI DHE MAKINAT TË PËRBASHKËTAT

FARAT MAGJIKE

Page 172: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

171

PËRRALLA E VJETËRTË PËRBASHKËTAT

PËRRALLA MODERNE

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Stuhi mendimesh

Realizimi i kuptimit Vëzhgo/përshkruaj, Diagrami i Venit, diskutim

Reflektim Shkrim i lire

Zhvillimi i mësimit: Evokimi: Stuhi mendimesh

Mësuesi pyet nxënësit se çfarë u vjen në mendje kur degjojnë fjalët: e vjetër, e re:

E vjetër E re

Mësuesi shkruan në tabelë të gjitha përgjigjet e nxënësve ashtu si jane. • A mund të me thoni një fjalë tjetër për fjalën e re?

Neqoftese përgjigja e nxënësve nuk është moderne atehere ajo thuhet nga mësuesi. Realizimi i kuptimit: Vëzhgo/përshkruaj, Diagrami i Venit, diskutim

U shpjegohet nxënësve se disa autore moderne, i kanë ndryshuar përrallat Duke i bere edhe ato moderne. Nxënësit vëzhgojnë figurat dhe me pas përshkruajnë sesi kanë ndryshuar elementet përberëse

të përrallave (Si ishin si janë)

KOHA

VENDI

PERSONAZHET

Lexojnë në heshtje përrallën “Kësulëkuqja” në versionin modern. Krahasojnë përrallat duke nxjerrë të përbashkëtat dhe dallimet mes tyre.

Diskutojnë se cila u ka pëlqyer më shumë. Ndahen në dy grupe sipas pëlqimit të përrallave dhe me punë në grup gjejnë argumente për të shpjeguar përzgjedhjen, të cilat paraqiten nga për-faqësuesi i grupit. Reflektim: Shkrim i lire

Nxënësit kanë sjelle me vete përrallën e tyre të preferuar, të cilën do ta shkruajnë në versionin modern. Pas përfundimit të detyrës lexohen disa prej tyre, bëhen komente nga nxënësit. Detyre: Ndërto ti vetë një përralle moderne.

Page 173: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

172

133) Tema: Kallëzuesi

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të përkufizojë me fjalët e veta se ç’është kallëzuesi; • të gjejë fjalët që tregojnë veprim duke përdorur pyetjet; • të tregojë pyetjen e përdorur për gjetjen e kallëzuesit; • të plotësojë fjalitë me kallëzuesin që mungon.

Fjalë kyç: kallëzues.

Mjete: tekstiHap pas hapi: Stuhi mendimesh, veprimtari e drejtuar, punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit:

Hapi 1: Stuhi mendimeshMësuesi kërkon nga nxënësit të tregojnë se ç’dinë për fjalët kryesore duke u ndalur në veçanti

të kallëzuesi. Çfarë tregon (Kush e kryen veprimin)

Me çfarë shprehet (emër, grup emëror, peremër)

Pyetjet me të cilat gjendet (kush?, cili?, cila?, cilët?, cilat?) FJALËT KRYESORE

KRYEFJALA

KALLËZUESI

Çfarë tregon (Çfarë ben vepruesi)

Me çfarë shprehet (folje, grup foljor)

Pyetjet me të cilat gjendet (ç’ben?, Çfarë ben?)

Hapi 2: veprimtari e drejtuarHapen librat dhe lexohet pjesa hyrëse e mësimit.

Kujto: Fjala kryesore që tregon veprimin e shprehur në fjali, quhet kallëzues. Zakonisht është një folje.

Kallëzuesi gjendet me pyetje “ Ç´bën? “, “ Ç´bëri? “, “ Ç´ka bërë? “, “ Ç´do të bëjë? “.

Lexohet pyetja në shportë. Punohen ushtrimet I, II, III. I, II Me ndihmën e pyetjes gjejnë fjalën kryesore që tregon veprimin në çdo fjali. III Lexojnë fjalitë dhe veçojnë fjalën e nënvizuar, tregojnë se me ç’pyetje e gjetën.

Hapi 3: punë e pavarurPunohet ushtrimi IV. Nxënësit do të plotësojnë fjalitë me fjalën kryesore që tregon veprim.

Për gjetjen e saj nxënësit duhet të përdorin pyetjet: ç’bën?, çfarë bën?, ç’bëri?, ç’ka bërë?, etj.

Page 174: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

173

Zërat e fëmijëve............ oborrin. Ç’bënë zerat e fëmijëve? MbushënZërat e fëmijëve mbushën oborrin. Punohet në tabelë fjalia e parë. Fjalitë e tjera punohen në fletore.

Detyre: Formo 3 fjali, nënvizo fjalët që tregojnë veprim. Me ç’pyetje i gjetët?

134) Tema: Syri i detit

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të identifikojë fjalitë ku tregohet se si është fari • të tregojë si përfundon pjesa • t’u përgjigjet pyetjeve për të zbërthyer përmbajtjen • të parashikojë ngjarjen nga titulli • të komentojë fragmente nga pjesa • të shkruajë pikat e planit të tregimit

Fjalë kyç: det, sy, fari,

Mjete: teksti, pamje të farit,

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Parashikim i ngjarjes nga titulli

Realizimi i kuptimit Lexim me grupe ekspertësh

Reflektim Punë në dyshe

Zhvillimi i mësimit:

Evokimi: Parashikim i ngjarjes nga titulliMësuesi shkruan në tabelë titullin e pjesës dhe kërkon nga nxënësit që të parashikojnë ngjar-

jen në bazë të titullit. Realizimi i kuptimit: Lexim me grupe ekspertësh

Nxënësit numërojnë 1 - 3, grupohen sipas numrave dhe analizojnë fragmentin që u cakton mësuesi. Pjesa është ndarë më parë nga mësuesi në 3 fragmente.

Grupi 1: Fragmentin 1. Grupi 2: Fragmentin 2. Grupi 3: Fragmentin 3. Rikthehen në grupet fillestare diskutojnë në treshe fragmentet. Përfaqësuesi i grupit paraqet të

përmbledhur përmbajtjen e pjesës. Lexim i tregimit nga nxënësit, nënvizojnë fjalët e shprehjet e reja. Shpjegohen fjalët dhe shprehjet e reja. Punohen rubrikat e tekstit: “Tani e ke radhën ti” U përgjigjen pyetjeve rreth përmbajtjes.

Page 175: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

174

“Si mendon ti” Dallojnë fjalitë ku tregohet si është fari, ata që e kanë parë tregojnë se si është. Reflektim: punë në dyshe.

Për secilin nga fragmentet e pjesës nxënësit me punë në dyshe do të vendosin një titull (pikat e planit). Lexojnë titujt që kanë vendosur, diskutojnë dhe përzgjedhin versionet me të mira.

Detyre: Vizato farin sipas përshkrimit që i bën mamaja.

135) Tema: Përshtatja e foljes-kallëzues me kryefjalën

Linja: Gramatikë.Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë fjalët kryesore në fjalitë e dhëna • të plotësojë fjalitë duke shkruar si duhet kallëzuesin • të përshtatë foljen kallëzues me kryefjalën në vetë dhe numër në fjali të ndryshme

Fjalë kyç: përshtatje, fojë - kallëzues, kryefjalë.

Mjete: teksti, shkumësa me ngjyra, Hap pas hapi: diskutim i drejtuar, punë e drejtuar, punë e pavarur

Shkruhen në tabelë fjalitë: Unë jam sportiste. Në jemi nxënës. Ti je i shpejtë. Ju jeni akrobatë. Ajo është pianiste. Ata janë në oborr. Në secilën fjali nxënësit dallojnë fjalët kryesore (kryefjalën, kallëzuesin). Tregojnë me çfarë janë shprehur, numrin dhe vetën. p. sh: Unë jam sportiste. Unë përemër vetor, numri njëjës, veta I. jam folje, numri njëjës, veta I..... etj

• çfarë vutë re? Nxënësit duhet të dalin në përfundimin se të dyja fjalët kryesore kanë të njëjtin numër dhe

vetë. Pra: Kur kryefjala ndryshon numër dhe vetë, edhe folja kallëzues ndyshon numër dhe vetë

njëlloj si kryefjala, PËRSHTATET ME KRYEFJALËN.

Hapi 2: punë e drejtuarLexohen fjalët në shportë dhe punohet ushtrimi I. Plotësojnë fjalitë me format e fjalës në shportë. Shikojnë me kujdes veten dhe numrin e kryef-

jalës, komentojnë çdo fjali të plotësuar. Ndiqet e njëjta veprimtari edhe për ushtrimin II duke përshtatur foljen “shkoj” me kryefjalën.

Hapi 3: punë e pavarurPunojnë të pavarur ushtrimin IV. Plotësojnë fjalitë me një folje në vetën dhe numrin e duhur.

p. sh: Agimi dhe Ptriti............. sot në shkolle.

Page 176: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

175

Agimi dhe Petriti erdhën sot në shkollë. Lexohen fjalitë e plotësuara, diskutojnë për plotësimet e bëra.

Detyre: Ushtrimi III.

136) Tema: Mëmëdheu

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të lexojë me intonacion vjershën • t’u përgjigjet pyetjeve për të zberthyer përmbajtjen • të zbertheje 2 fjalë të përbëra në fjalë të thjeshta • të ndërtojë një pesëvargësh për mëmëdheun • të komentojë fragmente të vjershës duke ilustruar me vargje nga poezia • të komentojë shprehje që lidhen me dashurinë ndaj atdheut

Fjalë kyç: mëmëdhe, atdhe, dashuri

Mjete: teksti, harta e Shqiperise, pamje

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Stuhi mendimesh

Realizimi i kuptimit Lexim dhe komentimReflektim Pesëvargesh

Zhvillimi i mësimit:

Evokimi: Stuhi mendimeshMësuesi u kërkon nxënësve të shprehin çdo mendim që u vjen kur dëgjojnë fjalën

“MËMËDHEU”. Realizimi i kuptimit: Lexim dhe komentim

Mësuesi i njeh nxënësit me titullin e poezisë dhe autorin e saj. Gjithashtu flet për brendinë e saj duke ilustruar me fragmente të shkeputura. Lexojnë në

heshtje vjershën. Nënvizojnë fjalët e shprehjet e reja, shpjegohen ato. Punohet rubrika” Tani e ke radhën ti” ku bëhet zberthimi i plotë i brendisë. diskutojnë për kërkesat e rubrikës” Si men-don ti? “duke u ndalur në veçanti në kuptimin e shprehjes” Në atdhe është balta më e ëmbël se mjalta”.

Punojnë rubrikën” Plotëso”, tregojnë numrin e vargjeve dhe rrokjen e fundit në secilin varg duke i grupuar sipas rrokjeve.

Zbërthejnë fjalët e përbëra mëmëdhe, atdhe në fjalë të thjeshta: Mëmëdhe mëmë + dhe Atdhe at + dheReflektim: Pesëvargësh

Plotësojnë një pesëvargësh për MËMËDHEUN.

Page 177: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

176

MËMËDHEUN _______ _______

_______ _______ _______ ___________________________

_______Lexohen disa nga pesëvargëshat që kanë plotësuar nxënësit.

Detyre: Mëso vjershën përmendsh. Shkruaj një tekst të shkurtër me temë: “Atdheu im”.

137) Tema: Vendlindja

Linja: Të flasimObjektivi: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të përkufizojë me fjalët e veta se ç’kupton me vendlindje • të tregojë se ç’shikon në fotot e dhëna • të listojë qytetet, fshatrat që ka vizituar • të përshkruaje lagjen e vet sipas grafikut të dhënë • të shprehë pëlqimin e vet për qytete të caktuara me shembuj • të shkruajë shkurt për vendlindjen e vet.

Fjalë kyç: vendlindje, qytet, fshat,

Mjete: teksti, foto të qyteteve të ndryshme, harta e Shqipërisë, Hap pas hapi: pyetja e ditës, vëzhgo/trego,

Zhvillimi i mësimit:

Hapi 1: pyetja e ditësMësuesi i drejton klasës një pyetje:

• Ç’kuptoni me fjalën vendlindje? Për këtë do të flasim sot (vendlindjen)

Hapi 2: vëzhgo/tregoPër disa minuta vëzhgojnë fotot nga qytete të ndryshme të Shqiperisë dhe tregojnë se

ç’shikojnë në secilën prej tyre. Në hartën e Shqipërisë ku duken qartë emrat e qyteteve e fshatrave, nxënësit tregojnë se cilat

qytete, fshatra njohin dhe i kanë vizituar. Tregojnë si kanë shkuar dhe cili u ka pëlqyer më shumë. • Cilin fshat ose qytet dëshironi të shikoni? Pse?

Përshkruajnë lagjen duke ndjekur grafikun në tekst.

Hapi 3: shkrim i lirëKërkohet nga nxënësit që të shkruajnë me 5-6 fjali për vendlindjen. Lexohen disa shkrime të nxënësve.

Detyre: Çfarë ndryshimesh do të dojë të bëheshin në lagjen tënde?

Page 178: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

177

138) Tema: Fjalët që plotësojnë kallëzuesin

Linja: GramatikeObjektivi: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të dallojë grupin e kallëzuesin si pjese kryesore të fjalisë • të veçojë fjalën kryesore në grupin e kallëzuesit • të veçojë fjalët plotësuese në grupin e kallëzuesit • të plotësojë kallëzuesin me fjalë plotësuese

Fjalë kyç: kallëzues, grupi i kallëzuesit, fjalë plotësuese e kallëzuesit

Mjete: tekstiHap pas hapi: kllaster, informacion i ri, punë e drejtuar, rishikim në dyshe. Punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit:

Hapi 1: kllasterMësuesi plotëson një kllaster me përgjigjet e nxënësve pasi ka drejtuar pyetjen:

• Ç’dini ju për kallëzuesin?

Shprehet me FOLJE

Gjendet me pyetjet: ç’bën? çfarë bën? etj.

Tregon veprimin që kryen vepruesi

Është gjymtyrë kryesore në fjali

KALLËZUESI

Hapi 2: informacion i ri, punë e drejtuarHapen librat dhe lexohet pjesa hyrese e mësimit, krahasojnë me njohuritë që kanë.

Disa fjalë lidhen në fjali drejtpërdrejt me kallëzuesin për të plotësuar kuptimin e tij. Ato mund të jenë ndajfolje, emra, grupe emërore ose ndonjë fjalë tjetër.

Punohet ushtrimi I. Nxënësit ndjekin kërkesat hap pas hapi. I 1. Lexim i fjalisë 2. Bëjnë pyetje, gjejnë kallëzuesin. 3, 4. Lidhin ndajfoljet dhe grupin në kllapa me kallëzuesin. II, III Lidhin fjalët, grupet që jepen në kllapa me kallëzuesin.

Hapi 3: rishikim në dysheShkruhen në tabelë fjali, nxënësit lexojnë fjalitë, përcaktojnë grupin e kallëzuesit, nënvizojnë

me të kuqe kallëzuesin dhe me blu fjalët plotësuese të saj, tregojnë me çfarë janë shprehur. Dis-kutojnë me shokun e bankës. p. sh: Peshku po noton me shpejtësi.

Page 179: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

178

Hapi 4: punë e pavarurPunojnë në fletore ushtrimin IV. Në fjalitë e dhena nxënësit lidhin emrin në kllapa me kallë-

zuesin.

Detyre: Ndërto 5 fjali, nënvizo grupin e kallëzuesit dhe trego fjalët plotësuese të kallëzuesit.

139) Tema: Fjalët

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të përkufizojë me fjalët e veta se ç’tregojnë fjalët • t’u përgjigjet pyetjeve për të zbërthyer përmbajtjen • të komentojë fragmente të pjesës • të diskutojë për rëndësinë e fjalëve • të argumentojë përgjigjet që jep.

Fjalë kyç: fjalë.

Mjete: teksti, etiketa,

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Stuhi mendimesh

Realizimi i kuptimit Ditari dy pjesëshReflektim Rrjet diskutimi

Zhvillimi i mësimit:

Evokimi: Stuhi mendimeshMësuesi pyet nxënësit:

• çfarë ju vjen në mendje kur dëgjoni termin FJALËT? Te gjitha përgjigjet e nxënësve shkruhen në tabelë.

Realizimi i kuptimit: Ditari dy pjesëshNxënësit njihen me pjesën dhe autorin e saj. Nxënësit ndahen në dyshe dhe lexojnë pjesën të ndare në fragmente, duke mbajtur shënime

sipas teknikës së ditarit dypjesësh

FRAGMENTI KOMENTI

`

Nxënësit prezantojnë punën e bërë. Punohet rubrika” Tani e ke radhën ti” ku nxënësit nëpërmjet pyetjeve zbërthejnë më mirë

përmbajtjen. Gjatë leximit nxënësit nënvizojnë fjalët që nuk ua dinë kuptimin, shpjegohen ato. Vazhdon puna me rubrikën” Si mendon ti? “, shënojnë me G, V në kuti.

Page 180: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

179

Reflektim: rrjet diskutimi PO JO

A ka rëndësi fjala për ju? Pse? Ndahen në grupe sipas përgjigjeve dhe listojnë argumentet që lexohen nga përfaqësuesi i

grupit. PO, sepse............ JO, sepse............ Detyre: Ritrego pjesën e mësipërme duke u mbështetur në nëntitujt e saj.

140) Tema: Grupi i kallëzuesit

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të përkufizojë me fjalët e tekstit grupin e kallëzuesit • të plotësojë kallëzuesin me fjalën e dhënë • të veçojë grupin e kallëzuesit në fjali • të ndërtojë fjali me grupet e fjalëve të dhëna.

Fjalë kyç: grupi i kallëzuesit,

Mjete: teksti, shkumësa me ngjyraHap pas hapi: kllaster, informacion i ri, punë e drejtuar, rishikim në dyshe, punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit:

Hapi 1: kllasterMësuesi drejton pyetjen:

• Ç’dini ju për kallëzuesin?

Shprehet me FOLJE

Gjendet me pyetjet: ç’bën? çfarë bën? etj.

Tregon veprimin që kryen vepruesi

Është gjymtyrë kryesore në fjali

KALLËZUESI

Plotësohet kllasteri me përgjigjet e nxënësve.

Hapi 2: informacion i ri, punë e drejtuarHapen librat dhe lexohet pjesa hyrese e mësimit, krahasojnë me njohuritë që kanë.

Kallëzuesi dhe fjalët që lidhen drejtpërdrejt me kallëzuesin për të plotësuar kuptimin e tij, përbëjnë grupin e kallëzuesit.

Page 181: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

180

Punohen ushtrimet I, II. I Nxënësit veprojnë sipas kërkesave:

• Lidhin fjalën në kllapa me kallëzuesin. • Lidhin fjalën në kllapa me kallëzuesin. • Plotësojnë fjalinë me të dyja fjalët e dhëna në kllapa.

II Lidhin fjalët në kllapa me kallëzuesat në fjalët e dhëna.

Hapi 3: rishikim në dyshePunojnë ushtrimin III. Nxënësit duhet të veçojnë grupin e kallëzuesit. Pas përfundimit të ushtrimit nxënësit grupohen në dyshe dhe diskutojnë si i kanë veçuar

grupet e kallëzuesve. Hapi 4: punë e pavarurUshtrimi IV Nxënësit duhet të ndërtojnë 3 fjali ku të përdoren grupet e dhena. Lexohen fjalitë e krijuara nga nxënësit.

Detyre: Krijo 3 fjali duke përdorur grupet e dhëna: më kishte ndodhur shpesh, vrapon shpejt, shkruan bukur e pa gabime.

141) Tema: Rëndësia e komunikimit

Linja: Të flasimObjektivi: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të identifikojë komunikimin si mënyre për t’u lidhur me të tjerët; • të tregojë se ç’kupton me fjalën komunikim; • të tregojë 2 mënyrat e komunikimit në lëndën e “GJUHËS SHQIPE”; • të tregojë se përmes komunikimit njerëzit shkëmbejnë informacione; • të diskutojë për konceptin e komunikimit si marrëdhënie midis grupit dhe individit; • të analizojë rëndësinë e komunikimit.

Fjalë kyç: komunikim, mjete komunikimi, fjala, shkrimi, informacion

Mjete: letra, kartolina, telefonHap pas hapi: brainstorming, diskutim paraprak, rrjet diskutimi, diskutimZhvillimi i mësimit:

Hapi 1: Stuhi mendimesh Mësuesi pyet nxënësit: - Ç’kuptoni me fjalën komunikim? Plotësohet në tabelë grafiku me përgjigjet e nxënësve.

Hapi 2: diskutim paraprak • Si mund të komunikojmë me të tjerët?

Njerëzit komunikojnë me të tjeret me anë të fjalës. Permes fjalës ato shprehin mendime, informacione, urime, lajme etj. Njerëzit komunikojnë edhe me anë të gjesteve, shenjave, tingujve etj.

Page 182: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

181

Kur janë larg njerëzit komunikojnë me mjetet e komunikimit që janë: telefoni, letra, posta elektronike, facebook, SKYPE, TV, radio.

Permes komunikimit, njerëzit krijojnë marrëdhenie të ndryshme me njëri-tjetrin.

Hapi 3: rrjet diskutimiShtrohet pyetja:

PO JO A është i rëndësishëm komunikimi? Pse? Grupohen sipas përgjigjeve, argumentojnë përgjigjet duke treguar se çfarë të lejon komuni-

kimi. PO, sepse................... JO, sepse...................

Përfaqësuesi i grupit paraqet punën e grupit.

Hapi 4: diskutimSituatë problemore: Eni dhe Bora janë dy shoqe të ngushta. Një dite Eni dergoi motrn të njoftonte Boren.

• Cili është mjeti i komunikimit në këtë rast? • Po në lenden e “GJUHES SHQIPE” si realizohet ky komunikim?

(Me anë të fjalës dhe të shkruarit). Në këtë pjesë të librit tënd do të kuptosh më mirë komunikimin e realizuar nëpërmjet fjalës.

Komunikimi mund të bëhet me Bla bla bla ose nëpërmjet të shkruarit.

Detyre: Njeriu komunikon edhe me anë të poezisë. Trego: • Çfarë komunikohët nëpërmjet saj? • Me cilin mjet komunikon poezia?

142) Tema: Grupi i kallëzuesit

Linja: GramatikëNë këtë orë mësimi ndiqet e njëjta ecuri si në mësimin 140 - - Grupi i kallëzuesit.

143) Tema: Këpucët e mamit

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë se ç’bën pasi provon këpucët ose rrobat e mamit; • të rendisë veprimet që bën mami sipas radhës së kryerjes së tyre; • të parashikojë ngjarjen në bazë të titullit; • të krahasojë mamin e vajzës me mamin e vet duke vënë në dukje dallimet dhe ndry-

shimet mes tyre

Page 183: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

182

Fjalë kyç: këpucë, mami,

Mjete: teksti, katalog me lloje të ndryshme këpucësh

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Parashikim i ngjarjes nga titulli

Realizimi i kuptimit Lexim me grupe ekspertëshReflektim diagrami i Venit

Zhvillimi i mësimit:

Evokimi: Parashikim i ngjarjes nga titulliMësuesi shkruan në tabelë titullin e pjesës dhe kërkon nga nxënësit të parashikojnë ngjarjen.

nxënësit punojnë për disa minuta, më pas lexohen disa nga parashikimet. • A ju kujton ndonjë tregim ky titull? (“Këpucët e mamit” - tema 48)

Realizimi i kuptimit: Lexim me grupe ekspertëshNjihen nxënësit me temën. Pjesa është ndarë nga mësuesi në 3 pjesë. Nxënësit numërojnë 1, 2, 3 grupohen nxënësit sipas numrave. Secili nxënës do të lexojë

pjesën në heshtje, e analizojnë atë në grup atë dhe nxjerrin fjalët e reja. Rikthehen në grupet bazë, secili nxënës paraqet komentin për pjesën e analizuar. Disa përfaqësues grupesh tregojnë përmbajtjen e pjesës, mund të plotësohen nga grupet e tjera me detaje.

Shpjegohen fjalët e reja. • A keni shikuar apo provuar fshehurazi këpucët e mamit? • Si jeni ndier?

Punohen rubrikat e tekstit. Shënojnë me V, G në kutiza. Punojnë në dyshe për të numëruar sipas radhës veprimet që ka bërë mami i vajzës 1 - ka bërë pazaret 5 - ka ardhur me vrap 2 - ka provuar t’i veshë 6 - sapo ka hekurosur 3 - ankohet për nallanet e drurit 7 - i jep vajzës hua këpucët 4 - takohet me veterinerinDiskutojnë për pyetjet e rubrikës “Si mendon ti? “.

Reflektim: diagrami i VenitKrahasojnë dhe gjejnë të përbashkëtat e ndryshimet ndërmjet mamit të vajzës dhe mamave të

tyre. Plotësojnë diagramin.

TË PËRBASHKËTAT MAMAJA E VAJZËS MAMAJA IME

Lexim zinxhir deri në fund të orës. Detyre: Vizato këpucët e mamit në fletore.

Page 184: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

183

144) Tema: Zgjerimi i fjalisë më të vogël

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë si mund të zgjerohen fjalitë me të vogla; • të zgjerojë grupin e kryefjalës me fjalë plotësuese; • të zgjerojë grupin e foljes me fjalë plotësuese; • të zgjerojë fjalinë me të vogël me fjalë plotësuese të kryefjalës e foljes;

Fjalë kyç: zgjerim i fjalisë së vogël, fjalë plotësuese, kryefjalë, folje

Mjete: teksti, shkumësa me ngjyra.

Struktura ERR Metoda e teknika KohaEvokimi Vëzhgo - trego

Realizimi i kuptimit Punë e drejtuarReflektim Punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit:

Evokimi: Vëzhgo - tregoMësuesi shkruan në tabelë fjalitë: Lepuri vrapon shpejt. Dallendyshet fluturojnë. Nxënësit tregojnë se këto janë fjali të vogla.

• A mund t’i zgjerojmë ato, të plotësojmë fjalët kryesore me fjalë të tjera plotësuese? P. sh: Lepuri veshgjatë vrapon shpejt nëpër lëndinë.

Dallendyshet bishtgërshërë fluturojnë për në vende të ngrohta. Realizimi i kuptimit: Punë e drejtuar

Hapen librat dhe lexohet pjesa hyrëse.

Në fjalinë e vogël mund të shtohen fjalë plotësuese.

Punohen ushtrimet I, II, IVI - Në fjalitë e dhëna nxënësit do të zgjerojnë grupin e kryefjalës duke shkruar në vend të

pikave një nga fjalët në kllapa. p. sh: Fjala e ëmbël të gëzon. II - Zgjerojnë grupin e kryefjalës me fjalët në kllapa. IV - Zgjerojnë grupin e foljes me fjalët në kllapa. Lexohet nga nxënësit secili ushtrim pasi plotësohet.

Reflektim: Punë e pavarurPunojnë në fletoren e klasës ushtrimin V. Plotësojnë fjalitë me dy fjalët në kllapa duke

plotësuar kryefjalën dhe foljen me fjalën e duhur. p. sh Në mëngjes prindërit dilnin. (e tij, shpejt) në mëngjes prindërit e tij dilnin shpejt.

Detyre: Ushtrimi III, V.

Page 185: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

184

145) Tema: Të ndërtojmë tekste duke zgjeruar fjalitë

Linja: Të shkruajmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë radhën e kryerjes së veprimeve në një histori • të rendisë si duhet paragrafët e një teksti • të gjeje tekstet e ngatërruara • të shkruajë historite duke zgjeruar fjalitë pa ia prishur kuptimin

Fjalë kyç: tekst, zgjerim fjalish, ndërtim teksti.

Mjete: teksti, lapsa me ngjyra. Hap pas hapi: lexim i drejtuar, diskutim në dyshe, punë e drejtuar, punë e pavarur me shkrim

Zhvillimi i mësimit:

Hapi 1: lexim i drejtuar, diskutim në dyshe, Lexohen sipas radhes në tekst paragrafët e dhënë nga 4 nxënës. Komentohet secili prej tyre.

• A janë renditur veprimet sipas radhës së kryerjes së tyre? Pse? • Vendosni sipas radhes paragrafët e ketij teksti. Në etiketat e çdo paragrafi nxënësit ven-

dosin numrat sipas radhes së kryerjes së veprimeve. 1) në pyll.................. si të gjithë zogjte. 2) shumë kohe............... Të bardhë si bora. 3) Korbi bente.............. zëri nuk i ndryshoi. 4) Afer pyllit.............. sadopak zërin. Lexohet teksti sipas radhës së kryerjes që kanë përcaktuar nxënësit. Mësuesi kërkon nga nxënësit të nënvizojnë në tekst fjalët me të cilat janë zgjeruar fjalitë.

Hapi 2: punë e drejtuarPunohet ushtrimi 2. Lexohet historia, nxënësit zbulojnë se aty ja në ngaterruar dy histori. Me

ngjyra të ndryshme nënvizojnë tekstet. Diskutohet për çdo fjali dhe lidhin veprimet me njëra-tjetrën duke ndjekur një radhë logjike.

Lexojnë historitë1) Dje pashë një re të madhe, e cila ngjante si një lepur. Ishte aq e bukur sa fillova të vrapoj

për ta kapur. Por reja u kthye në kështjellë dhe unë rashë në bar. 2) Sot Lisa është në shtrat me temperaturë. Ajo është shumë e trishtuar. Mamaja ulet

pranë Lisës, merr një libër dhe fillon të lexojë një përrallë. Historia flet për një mace dhe një dallëndyshe. Lisa kënaqet kur i lexon përralla mami i saj.

Hapi 3: punë e pavarur me shkrimShkruajnë në fletore dy historite.

Detyre: Ushtrimi 3

Page 186: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

185

146)Tema: Shkurtimi i fjalisë

Linja: Gramatikë Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të tregojë si mund të shkurtohen fjalitë; • të shkurtojë fjalitë duke hequr fjalët që plotësojnë kryefjalën; • të shkurtojë fjalitë duke hequr fjalët që plotësojnë kryefjalën; • të shkurtojë fjalitë duke hequr fjalët plotësuese të fjalëve kryesore.

Fjalë kyç: shkurtim fjalie, heqja e fjalëve plotësuese.

Mjete: teksti, shkumësa me ngjyra. Hap pas hapi: informacion i ri, punë e drejtuar, mendo/krijo dyshe/diskuto, punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi 1: informacion i ri, punë e drejtuar.Lexim i pjesës hyrëse të mësimit.

Fjalia mund të shkurtohet duke hequr fjalët plotësuese.

Punohen ushtrimet I, III. Në të dy ushtrimet, nxënësit do të shkurtojnë fjalitë duke hequr fjalët e nënvizuara. Në secilin ushtrim, nxënësit tregojnë se fjalë plotësuese të kujt janë (I- janë fjalë plotësuese të kryefjalës; II- janë fjalë plotësuese të foljes).

Lexohen fjalitë e shkurtuara.

Hapi 2: mendo/krijo dyshe/diskuto.Punohen ushtrimet II, IV. II Shkurtojnë fjalitë duke fjalën që plotëson kryefjalën. IV Shkurtojnë fjalitë duke fjalën që plotëson foljen. Pas punës së pavarur, nxënësit krijojnë dyshe dhe diskutojnë për shkurtimet që kanë kryer.

Hapi 3: Punë e pavarurPunojnë në fletore ushtrimin V. Shkurtojnë fjalitë duke hequr të dyja fjalët e

nënvizuara(tregojnë se fjalë plotësuese të kujt janë). Detyrë: Krijo 3 fjali të zgjeruara, hiq fjalët plotësuese të kryefjalës dhe foljes. Shkruaj fjalitë e shkurtuara.

147)Tema: Letrat

Linja: Të lexojmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të lexojë pjesën me intonacionin e duhur; • t’u përgjigjet pyetjeve rreth përmbajtjes; • të parashikojë ngjarjen nga titulli;

Page 187: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

186

• të komentojë fragmente të pjesës; • të ritregojë pjesën duke e paraqitur në një piramidë ngjarjeje; • të nxjerrë mesazhin e pjesës.

Fjalë kyç: letra, shokë, gënjeshtër, mërzi, tha çfarë mendoi, shkruaj letër.

Mjete: teksti, grafiku ”Piramida e ngjarjes”. Hap pas hapi: Parashikim i ngjarjes nga titulli, lexim me grupe ekspertësh, piramida e ngjarjes, tabela e personazheve.

Zhvillimi i mësimit:

Hapi 1: Parashikim i ngjarjes nga titulli.Mësuesi shkruan në tabelë titullin e pjesës dhe kërkon nga nxënësit të parashikojnë ngjarjen

nga titulli. Lexohen disa nga shkrimet e nxënësve. Hapi 2: Lexim me grupe ekspertësh, piramida e ngjarjes.

Mësuesi e ndan klasën në grupe me nga 4 nxënës secili. Numërojnë 1-4, grupohen sipas num-rave. Tregimi është ndarë paraprakisht në 4 pjesë që është shkruar në një fletë e cila i jepet secilit grup sipas radhitjes. Lexohet dhe komentohet në grup. Rikthehen në grupet fillestare, diskuto-jnë për detaje të tregimit dhe plotësojnë piramidën e ngjarjes. Përfaqësues të grupeve ritregojnë përmbajtjen.

Rreshti 1 Një fjalë - Që tregon zakonisht emrin e personazhit kryesor. Rreshti 2 Dy fjalë - Përshkrimi i personazhit. Rreshti 3 Tri fjalë - Përshkrimi i vendit të ngjarjes. Rreshti 4 Katër fjalë - Paraqitja e çështjes ose e problemit. Rreshti 5 Pesë fjalë - Fillimi i ngjarjes (së pari). Rreshti 6 Gjashtë fjalë - Ç’ndodh më pas (së dyti). Rreshti 7 Shtatë fjalë - Përshkrimi i ngjarjes (së treti). Rreshti 8 Tetë fjalë - Formulimi i zgjidhjes së problemit.

1. _______ 2. _____ ______ 3. ______ _____ ______ 4. _____ ______ _____ ________ 5. _____ _____ ______ ______ _________ 6. _____ ______ ____ ______ ______ ________ 7. ____ ______ _____ ______ ______ _____ _________ 8. _____ _____ _______ ______ ______ _____ ______ _______

Hapi 3: tabela e personazheveMësuesi u kërkon nxënësve të plotësojnë tabelën e personazheve dhe më pas ta komentojnë

atë.

PERSONAZHI NË FILLIM NË VAZHDIM NË FUND

EDA

ALTINI

Page 188: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

187

148)Tema: Letra në kompjuter

Linja: Të flasim Objektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të identifikojë mjetin më modern të komunikimit në ditët e sotme; • të tregojë funksionin e tasteve të ndryshme në tastierën e kompjuterit; • të shkruaje letra në kompjuter.

Fjalë kyç: letra, e-mail, postë elektronike, Google

Mjete: fletë A4, Kjo orë mësimi duhet të zhvillohet në kabinetin e informatikës së shkollës.

Hap pas hapi: pyetja e ditës, vëzhgo/përshkruaj, diskuto, veprimtari praktike.Zhvillimi i mësimit:

Hapi 1: pyetja e ditësMësuesi shkruan në tabelë pyetjen:

• Cili është mjeti më modern i komunikimit në ditët e sotme?Nxënësit pasi bëjnë një historik të shkurtër për evoluimin e mjeteve të komunikimit duhet të

dalin në përfundimin se: Mjeti më modern i komunikimit në ditët e sotme është posta elektronike ose siç quhet ndryshe e-maili.

Hapi 2: vëzhgo/përshkruaj, diskutoPyeten nxënësit: - Ju kujtohet Mirela, që shkruante letra nga shtëpia e tezes?Ajo ka shkuar përsëri për pushimet e dimrit dhe ka dërguar një fotografi. Hapen librat, nxënësit shikojnë foton, që ka dërguar Mirela dhe e komentojnë atë.

• A do t’ju pëlqente të shkonit atje?Nëse ju pëlqen, mund të “udhëtoni” e të shkoni atje me ndihmën e internetit. Mësuesi futet në Google, dhe kështu “vizitohet” vendi ku Mirela ka kaluar pushimet.

Hapi 3: Veprimtari praktikeLexohet situata në tekst(Mirela shtyp tastet gabim) dhe nxënësit shprehin mendimet e tyre se

si mund të rregullohet kjo gjë. E ngjyrosin tastin në tastierën e paraqitur në tekst.

Detyre: Shkruaj një letër në kompjuter për një njeri të dashur.

149)Tema: Grupe të lëvizshme në fjali

Linja: GramatikëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të përkufizojë me fjalët e veta se ç’janë grupet e lëvizshme të fjalisë; • të dallojë grupet e lëvizshme në fjali; • të dallojë grupet e domosdoshme në fjali;

Page 189: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

188

• të zhvendosë grupin e nënvizuar sipas kërkesës; • të tregojë kur fjalisë i prishet kuptimi ose jo, gjatë zhvendosjes së grupit të fjalëve.

Fjalë kyç: grupe fjalësh, grupe të lëvizshme, fjali.

Mjete: tekstiHap pas hapi: vëzhgo/plotëso/diskuto, rishikim në dyshe, punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit:

Hapi 1: vëzhgo/plotëso/diskutoHapen librat dhe punohet ushtrimi I.

a)lexojnë fjalinë b)shohin me kujdes grupin e nënvizuar c), d), e)shkruajnë në vend të pikave grupin e nënvizuar

Pasi kanë plotësuar ushtrimin, mësuesi pyet: • Çfarë ka ndodhur me grupin e nënvizuar? • A i është prishur kuptimi fjalisë fillestare?

Nxënësit duhet të dalin në përfundimin se: GRUPET E FJALËVE, TË CILAT I LËVIZIM NË FJALI DHE KUPTIMI I

FJALISË NUK NDRYSHON QUHEN GRUPE TË LËVIZSHME.

Jepet një rast në tabelë kur nga zhvendosja e grupit të fjalëve fjalisë i prishet kuptimi. GRUPET E FJALËVE TË CILAT I LËVIZIM NË FJALI DHE IA PRISHIN

KUPTIMIN FJALISË QUHEN GRUPE TË QËNDRUESHME.

Hapi 2: Rishikim në dyshe.Punohen ushtrimet II, III. II Nxënësit rishkruajnë fjalitë e dhëna duke nxjerrë në krye grupin e nënvizuar. III Në fjalinë e dhënë gjejnë grupin që mund të lëvizë. Shkruajnë fjalinë disa herë, duke ndërruar në çdo rast vendin e grupit të lëvizshëm.

Hapi 3: Punë e pavarurPunojnë në fletoren e klasës ushtrimin IV. Formojnë një fjali që të përmbajë një grup të lëvizshëm, e shkruajnë atë disa herë, sipas

mundësisë së lëvizjes së grupit. Detyre: Kërkesa e ushtrimit IV.

150)Tema: Për të komunikuar

Linja: Të shkruajmëObjektivi: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të përkufizojë me fjalët e veta se ç’është fjala, fjalia • të dallojë fjalët nga jo fjalët; • të dallojë fjalitë nga jo fjalitë;

Page 190: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

189

• të dallojë tekstet nga jo tekstet; • të shndërrojë në fjalë, fjali e tekste të gjitha bashkësitë e germave, fjalëve, fjalive

Fjalë kyç: komunikim, fjalë, fjali, drejtshqiptim, drejtshkrim.

Mjete: teksti, etiketa.Hap pas hapi: lexim i drejtuar, vëzhgo/dallo/shkruaj

Zhvillimi i mësimit:

Hapi 1: lexim i drejtuarLexohen fjalët e nxënësit dhe të mësuesit të paraqitura në shtëllunga. Komentohet secila prej tyre. Nxënësit sjellin shembuj(u kujtohet vjersha: ”Për një ‘m’ që ti

se vë...”), tregojnë ndodhi kur nga shqiptimi ose shkrimi jo i saktë janë keqkuptuar me të tjerët. Përkufizojnë me fjalët e tyre se ç’janë fjalët dhe fjalitë.

Hapi 2: vëzhgo/dallo/shkruaj.a)Lexojnë bashkësinë e germave në ushtrimin I. Shënojnë me V vetëm bashkësitë që ndërto-

jnë fjalë. Vendosin pak rregull në bashkësinë e germave të pakuptimta dhe krijojnë fjalë (bora, vetura,

ujë, dora, ditar). b)Lexojnë bashkësitë e fjalëve. Shënojnë me V vetëm bashkësitë që formojnë fjali. Me grupet e fjalëve që nuk formojnë fjali, nxënësit do të vendosin rregull. Fjalët e bashkësive

që nuk janë fjali, janë shkruar në etiketa. Lexohen fjalitë e rregulluara.

Hapi 3: vëzhgo/dallo/shkruajVëzhgojnë fjalitë e tekstet e pranueshme e jo të pranueshme. Shënojnë me X ato që nuk janë

të pranueshme, i ndryshojnë për t’i bërë të pranueshme.

151) Tema: Ditë pas dite

Linja: të flasimObjektivi: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• të përkufizojë me fjalët e veta se ç’kupton me kronologji të ngjarjeve; • të tregojë në mënyrë kronologjike 5 veprime që ka kryer një ditë më parë; • të përshkruajë historinë e vitit shkollor duke i renditur ngjarjet sipas rrjedhës

kronologjike.Fjalë kyç: ditë pas dite. Mjete: teksti. Hap pas hapi: lexo/komento, informacion i ri, përmbledhje njohurish, punë e pavarur

Zhvillimi i mësimit:

Hapi 1: lexo/komento, informacion i ri

Page 191: Gjuha shqipe 3

Libër mësuesi: gjuha shqipe 3

190

Kronologji do të thotë renditje e ngjarjeve, njëra pas tjetrës, sipas rrjedhës së kohës, sipas rendit kohor.

Hapen librat dhe lexohet pjesa hyrëse e mësimit, komentohet nga nxënësit ajo që u lexua, shpjegohet ç’është rrjedha kronologjike.

Hapi 2: vëzhgo/zbulo/reflektoSecili nxënës do të shkruajë 5 veprime sipas rrjedhës kohore që ka bërë një ditë më parë.

FAKTET, TË VENDOSURA SIPAS RENDIT KRONOLOGJIK MUND TË VENDOSEN NË NJË LINJË QË PËRFAQËSON RRJEDHËN E KOHËS.

Shpjegohet linja e vizatuar në tekst. E plotësojnë atë me informacion nga jeta e tyre.

Hapi 3: përmbledhje njohurishPërmbledhin njohuritë: Për të ndërtuar një histori, faktet duhet të vendosen në rendin kronologjik, pra njëri pas tjetrit,

siç kanë ndodhur ngjarjet që janë zhvilluar në kohë. Hapi 4: Punë e pavarur

Nxënësit shkruajnë në fletore historinë e vitit shkollor, duke i renditur ngjarjet sipas rrjedhës kronologjike. Lexohen ato.

Detyrë: shkruaj historinë e pushimeve dhe lexojua shokëve kur të kthehesh në shtator.