gjuha shqipe dhe letersia 11 - media...

215

Upload: danglien

Post on 06-Feb-2018

399 views

Category:

Documents


7 download

TRANSCRIPT

Page 1: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet
Page 2: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

KLIKONI KËTU

www.mediaprint.al

Page 3: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet
Page 4: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

Libër mësuesi

dhe letërsi 11Gjuhë shqipe

Teksti mësimor Gjuhë shqipe dhe letërsi është hartuar nga: Agron Tufa, Ingrit Prizreni

Page 5: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

Redaktore:

Dizajni:

Kopertina :

Elona Çali

Mirela Ndrita

ISBN: 978-99956-93-35-0 Botimi i parë: 2011

Titulli: Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 11

Shtypi: Mediaprint

©

Të gjitha të drejtat e autorit lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht te zotëruara/rezervuara nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim, përkthim, përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim cënues me çfarëdo lloj mjeti apo apo forme, pjesërisht dhe/ose tërësisht, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese

Ky botim, në tërësi dhe/ose në pjesë të tij, ndalohet të transmetohet dhe/ose përhapet në çdo lloj forme dhe/ose mjet elektronik, mekanik, regjistrues dhe/ose tjetër, të ruhet, depozitohet ose përdoret në sisteme ku mund të cënohen të drejtat e autorit, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..Çdo cënim i të drejtave të autorit passjell përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi.

Kontaktet:www.mediaprint.alShtëpia Botuese Sektori i Shpërndarjes dhe Marketingut: Shtypshkronja:Kutia Postare 7467 - Tiranë Tel.: 04 4500605

Cel.: 069 40 50 380Tel.: 04 2258 156 Cel.: 069 40 44 441Cel.: 069 20 79 021Cel.: 069 40 44 443 Cel.: 069 40 20 201

[email protected] [email protected] [email protected]

Komente dhe sugjerime janë të mirëpritura në email: [email protected]

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Mediaprint” sh.p.k.

S H T Ë P I A B O T U E S E

Tel.: 04 4500605

VisiDesign

Drejtoi botimin: Anila Bisha

Page 6: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

5

Dy fjalë për librin e Gjuhë shqipe dhe letërsi 11 Libri shkollor “Gjuhë shqipe dhe letërsi 11” gërsheton në vetvete një çelës hyrës drejt shkencës së shkrimit akademik dhe drejt universit të pafundmë të letërsisë. Unifikimi i këtyre dy disiplinave filologjike në një tekst të vetëm shkollor ndihmon në përmirësimin e punës analitike për sa i përket analizës së tekstit. Nëpërmjet disiplinës së shkrimit, nxënësi përpunon aftësitë e tij shprehëse, argumentuese dhe interpretuese. Ana teknike e të shkruarit ndihmon në përgatitjen e nxënësit për shkrimin shkencor. Aspekti tjetër i librit, letërsia, është trajtuar në aspektin estetik, etik dhe stilistik të saj. Nga kjo pikëpamje, nxënësi aftësohet të dallojë përjetimin dhe zbukurimin e ndjenjave nga vlerat morale të tyre. Megjithatë, me fjalë të tjera në filozofinë e këtij libri qëndron aftësimi i nxënësit në komunikimin e qëllimshëm për çdolloj subjekti dhe për çdolloj audience. Nëpërmjet pesë rubrikave: të vëzhguarit, të lexuarit, të dëgjuarit, të folurit, të shkruarit nxënësi aftësohet për tu bërë një qytetar kompleks në komunikim dhe për të realizuar suksesshëm aktivitetin e tij komunikues. Ky libër që ju keni në duar dhe që shoqëron librin e nxënësit është konceptuar në mënyrë të tillë që të ndihmojë të gjithë përdoruesit e librit drejt një orientimi studimor të tekstit shkollor. Ai është konceptuar për të ndihmuar mësuesit në zgjerimin e këndvështrimeve alternative për tekstet studimore.

Page 7: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

6

Përmbajtja Faqe Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 Kreu I: Teksti informativ

1.1 Gjuha e Ilirëve 22 Komunikimi, elementet dhe funksionet e tij 23 Teksti informativ 25

1.2 Shqiptarët

Ashpërsia dhe bujaria e shqiptarit - Një kuptim i lartë për nderin-Gjuha-Feja-Zakonet 28

Shkrimi i tekstit informativ (ora II) 32 Shkrimi i tekstit informativ (ora III) 33

Detyrë me shkrim 1 (1 orë) Shkrimi i tekstit informativ 34 Kreu II: Teksti shpjegues

2.1 Ikja nga kompleksi i Rozafës 35 Teksti shpjegues (ora II) 37 Teksti shpjegues (ora III) 43

2.2 Ekspozita Andhroniqi Zengo 46 Shkrimi i esesë 52

2.3 Konica Versus Hamiti. Prometeu i lidhur. Kaptina III- Eseistika, Sabri Hamiti 55 Shkrimi i esesë shpjeguese letrare 74 Honore de Balzak “Xha Gorioi” 74 Kompozicioni i romanit “Xha Gorioi” 81 Drama e palumturisë së Xha Gorioit 84 Kreu III: Teksti përshkrue

3.1 Si e shohim letërsinë shqipe 99 Teksti përshkrues dhe shkrimi i tij 103

3.2 Josif Brodskij, fjalimi i Nobelit. Teksti kulturologjik 113 Detyrë me shkrim 3 129

Kreu IV: Teksti bindës - argumentues 4.1 Fjalimi i Kadaresë në ceremoninë e çmimit Asturias 130 4.2 Virxhinia Vulf dhe feminizmi 137 4.3 William Faulkner 143

Lev Nikolajeviç Tolstoi 149 Novela “Pullaliu”: bota me sytë e një kafshe 151 Kreu V: Teksti dramatik

5.1 Medea, Euripidi 153 5.2 Fausti, Gëte 157 5.3 Izraelitë dhe filistinë, Fan S. Noli 161 5.4 Shtëpi kukulle, Ibsen 163

Kreu VI: Teksti poetik 6.1 Ferri, Kënga III, Dante (1265-1321) 182 6.2 Letra e Tatjanës, Pushkin (1799-1837) 186 6.3 Shenjtëreshë, Stefan Malarme 190 6.4 Liria, Ndre Mjeda (1866-1937) 191

Lirikë me shi, Shkreli 195 Lasgush Poradeci (1899-1987) 199 Kreu VII Teksti narrativ

7.2 Nikollaj Gogol - “Shënimet e një të çmenduri” 207 7.5 Odin Mondvalsen, Trebeshina 209

Petro Marko (1913-1991) 210

Page 8: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

7

Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 Numri i orëve gjithsej 108

Detyra me shkrim 7 orë

Analizë vepre 5 vepra x 6 orë = 30 orë

71 orë studim teksti

Kapitulli 1 / TEKSTI INFORMATIV (7 orë) Mësimi 1 ora

Gjuha e ilirëve, John Wilkes (3 ore)

1 Objektiva: a) Të kuptuarit e tekstit informativ dhe leximi i tij b) Të vëzhguarit dhe evidentimi i lidhjes mes shkencës se

gjuhës dhe asaj të historisë c) Nxjerrja në pah e tipareve informative të tekstit historik

dhe informacioni që merret nëpërmjet hartave 2 Objektiva:

a) Elementet e komunikimit dhe funksionet e tij; b) Të përvetësuarit e karakteristikave të një teksti

informative c) Të identifikuarit e elementeve informative në tekst dhe të

analizuarit e argumenteve në tekst. 3 Objektiva:

a) Të përvetësuarit e shkrimit informativ duke analizuar qëndrimet e autorëve në tekst;

b) Të krijuarit e bibliografive, fjalorthëve dhe shkrimi i përmbledhjeve, si dhe i raporteve informative.

Mësimi 2 ora

Shqiptaret, John Fraser (3 orë)

1 Objektiva: a) Nxjerrja e informacionit të llojit të ndryshëm nëpërmjet të

vëzhguarit dhe renditja e tij sipas karakteristikave të tekstit informativ;

b) Të lexuarit e tekstit në mënyrë të orientuar dhe sintetizimi i mendimit të nxënësit për refleksionet individuale;

c) Të debatuarit mbi informacione të ndryshme duke shprehur qëndrime e gjykime personale.

2 Objektiva: a) Të përvetësuarit e shkrimit të një teksti informativ; b) Të qëmtuarit e tekstit për nga pikëpamja e tipareve të

tekstit informativ; c) Të analizuarit e tekstit për nga organizimi i brendshëm.

3 Objektiva: a) Të ushtruarit mbi shkrimin e artikujve informativë; b) Të përmirësuarit e shkrimit informativ nëpërmjet

teknikave të krahasim-kontrastit; c) Të diskutuarit mbi përmbajtjen e tekstit.

Page 9: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

8

Detyrë me shkrim 1 ore

Shkrimi i tekstit informativ (1 orë)

1 Objektiva: a) Të shkruarit sipas parametrave dhe tipareve të një teksti

informative; b) Të shkruarit saktë dhe në mënyrë të përqendruar të

hyrjes dhe mbylljes; c) Të shkruarit e një brendie koherente dhe të plotë; d) Të përdorurit e një gjuhe të zgjedhur të ligjërimit të

shkruar. Kapitulli 2/ Teksti përshkrues (16 orë) Mësimi 1 Ora

Ikja nga kompleksi i Rozafës, Artan Fuga (3 orë)

1 Objektiva: a) Të lexuarit e tekstit dhe të kuptuarit e tij; b) Të analizuarit e qëndrimit të Fugës për legjendën e Rozafës; c) Të diskutuarit e raporteve të interpretimit të legjendës si

e njohim me parashtrimin e Fugës. 2 Objektiva:

a) Të përvetësuarit e tipareve të një teksti shpjegues; b) Të analizuarit e tipareve shpjeguese të tekstit “ikja nga

kompleksi i Rozafës”; c) Të studiuarit e qëndrimeve të Fugës mbi kompleksin e

Rozafës. 3 Objektiva:

a) Vazhdimi i të studiuarit e qëndrimeve të Fugës mbi kompleksin e Rozafës;

b) Të analizuarit dhe të arsyetuarit e kuptimeve të simboleve dhe metaforave që janë përdorur në tekst;

c) Të gjykuarit mbi këtë shkrim; d) Të ushtruarit mbi tekstin shpjegues.

Mësimi 2 orë

Ekspozita e Andhroniqi Zengo, Lasgush Poradeci (3 orë)

1 Objektiva: a) Nëpërmjet të vëzhguarit, nxënësi të përpiqet të shpjegojë

qëndrimet e tij mbi vepra të artit pamor; b) Të lexojë dhe të ushtrohet në drejtshqiptimin e grupeve

të bashkëtingëlloreve; c) Të redaktojë tekstin duke e sjellë në shqipen e normuar; d) T’i përgjigjet pyetjeve mbi tekstin dhe të evidentojë tiparet

shpjeguese të tij. 2 Objektiva:

a) Nxënësi të asimilojë koncepte mbi artin dhe të interpretojë shpjegimet e L. Poradecit duke u mbështetur tek ato;

b) Të analizojë qëndrimet e autorit mbi piktoren Zengo; c) Të zgjerojë njohuritë e tij mbi shkrimin e një eseje dhe

gjithë hapave që e ndjekin shkrimin e saj.

Page 10: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

9

3 Objektiva: a) Të dallojë tiparet e një teksti informativ nga tiparet e një

teksti shpjegues; b) Të mbledhë informacione për të plotësuar figurën e

Poradecit; c) Të analizojë tiparet e shkrimit të L. P. si estet.

Mësimi 3 orë

Konica versus Hamiti (3 orë)

1 Objektiva: a) Të lexojë dhe të kuptojë esenë Prometeu i lidhur të

Konices; b) Të analizojë esenë Prometeu i lidhur; c) Të vlerësojë stilin e shkrimit të eseve të Konicës.

2 Objektiva: a) Të lexojë dhe të kuptojë qëndrimet e Sabri Hamitit mbi

eseistikën e Konicës; b) Të evidentojë dhe të analizojë gjykimet e Hamitit mbi

esenë Arti i Prometeut të Konicës; c) Të diskutojë mbi figurën e Prometeut në raport me atë të

heronjve të tjerë letrarë. 3 Objektiva:

a) Të analizohen aftësitë gjuhësore të Konicës për mesazhin që jep eseja sipas S. Hamitit;

b) Të vlerësohet aftësia eseshkruese e S.Hamitit; c) Të mësohet shkrimi i një eseje letrare; d) Të krahasohen aftësitë eseshkruese mes Konicës dhe

Hamitit; e) Të diskutohet nëpërmjet të vëzhguarit simbolika e

figurave të Sizifit dhe Prometeut. Detyrë me shkrim 2 orë

Shkrimi i esesë shpjeguese (1 orë)

1 Objektiva: a) Të respektojë parimet e shkrimit të një eseje shpjeguese; b) Të zbatojë rregullat gjuhësore të një eseje shpjeguese; c) Të realizojë një tekst koherent për nga përmbajtja dhe të

mirëredaktuar për nga paraqitja përfundimtare. Analizë e veprës letrare orë

Honore de Balzak (6 orë)

1 Objektiva: a) Të nxitet nxënësi për leximin e veprës letrare; b) Të njihet nxënësi me figurën e Balzakut dhe rëndësinë e

veprës Xha Gorioi; c) Të bëhet përmbledhja e fabulës së romanit duke u

ndalur në pikat më të rëndësishme të tij. 2 Objektiva:

a) Të dallohet organizimi i brendshëm në roman si rrëfimtari, dëshmitari etj.;

Page 11: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

10

b) Të evidentohen dramat sociale që vërehen në roman nëpërmjet raporteve dhe sjelljeve mes personazheve;

c) Të nxjerrë konkluzione mbi dramën e romanit. 3 Objektiva:

a) Të analizohet kompozicioni i romanit Xha Gorioi; b) Të ilustrohen me shembuj tiparet e kompozicionit të veprës.

4 Objektiva: a) Të analizohet drama e Xha Gorioit; b) Të gjykohet mbi tërësinë e figurës së Xha Gorioit; c) Të nxirret një mesazh përfundimtar mbi veprën.

5 Objektiva: a) Të komentohet fragmenti në tekst; b) T’i përgjigjen pyetjeve mbi fragmentin.

6 Objektiva: a) T’i përgjigjen pyetjeve mbi fragmentin; b) Të nxirren përfundimet mbi romanin; c) Të shkruhet harta e tekstit për fragmentin.

Kapitulli 3/ Teksti përshkrues (8 orë) Mësimi 1 orë

Si e shohim letërsinë shqipe, M. Kuteli (3 orë)

1 Objektiva: a) Të diskutohet në klasë për prirjet e letërsisë shqipe në

periudha të caktuara; b) Të lexohet dhe të kuptohet qëndrimi i Kutelit për letërsinë; c) Të analizohen qëndrimet e Kutelit për aspekte të

ndryshme të letërsisë. 2 Objektiva:

a) Të zgjerohen njohuritë mbi tiparet, shkrimin, strukturat dhe karakteristikat e një teksti përshkrues;

b) Të analizohen aspektet e një teksti përshkrues në esenë e Kutelit;

c) Të analizohen qëndrime të ndryshme të Kutelit lidhur me letërsinë, gjuhën, kombin etj.

3 Objektiva: a) Të analizohen teknikat argumentuese të Kutelit në ese; b) Të analizohen aspekte gjuhësore të eseistikës së Kutelit; c) Të gjykohet mbi esenë Si e shohim letërsinë shqipe

Mësimi 2 orë

Fjalimi i Nobelit; Josif Brodskij (4 orë)

1 Objektiva: a) Të përvetësuarit e disa koncepteve estetike; b) Të lexuarit dhe të kuptuarit mirë e fjalimit të Broskijt.

2 Objektiva: a) Të analizuarit e esesë së Brodskijt duke iu përgjigjur pyetjeve; b) Të vlerësuarit e qëndrimeve të Brodskijt si disident; c) Të analizuarit e qëndrimeve estetike të Brodskijt.

3 Objektiva: a) Të analizuarit e qëndrimeve estetike dhe etike të Brodskijt; b) Të kuptuarit e një teksti kulturologjik;

Page 12: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

11

c) Të analizuarit e tipareve të një teksti kulturologjik. 4 Objektiva:

a) Të analizohen aspektet kulturologjike të tekstit dhe qëndrimeve të Brodskijt;

b) Të krahasohet figura e Brodskijt me të Kutelit; c) Të evidentohen tiparet e shkrimit përshkrues në esenë e

Brodskijt; d) Të ekzekutohen hapat e shkrimit të një interviste, bazuar

në esenë e Brodskijt. Detyrë me shkrim 3 orë

Shkrimi i esesë përshkruese (1 orë)

1 Objektiva: a) Të realizohet shkrimi i një eseje përshkruese duke patur

parasysh shkrimin e saktë të hyrjes, paraqitjes dhe trajtimit të argumente, si dhe mbylljen;

b) Të redaktohet eseja dhe të mbahen parasysh tiparet gjuhësore të esesë përshkruese.

Kapitulli 4/ Teksti bindës-argumentues ( 16 orë) Mësimi 1 orë

Fjalimi i Kadaresë në ceremoninë e çmimit të Asturias (3 orë)

1 Objektiva: a) Të diskutohet mbi kompleksitetin e figurës së Kadaresë; b) Të lexohet dhe të kuptohet deri në fund eseja; c) Të analizohen tiparet dalluese të shkrimit; pozicionin e

shkrimtarit në të; raportet Kadare-letërsi. 2 Objektiva:

a) Të analizohen qëndrime të ndryshme të Kadaresë në tekst; b) Të vlerësohen idetë universale të shkrimtarit; c) Të krahasohen idetë e Kadaresë me Brodskijn dhe Kutelin; d) Jepni gjykimet tuaja mbi esenë.

3 Objektiva: a) Të rikujtohet eseja me pesë paragrafë; b) Të analizohen teknikat e shkrimit eseistik të Kadaresë; c) Të ndërtohet profili i Kadaresë për nga aspekti i

shkrimtarit idealist. Mësimi 2 orë

Virxhia Vulf dhe Feminizmi (3 orë)

1 Objektiva: a) Të kuptohet karakteri i V. Vulfit nëpërmjet të vëzhguarit; b) Të diskutohet se çfarë është feminizmi dhe vendi i Vulfit

në letërsinë feministe; c) Të lexohet teksti deri sa të kuptohen këndvështrimet e

shkrimtares. 2 Objektiva:

a) Të analizohet përmbajtja kuptimore e esesë së Vulfit duke iu përgjigjur pyetjeve të tekstit;

b) Të zgjerohen njohuritë mbi tiparet dhe shkrimin e tekstit bindës-argumentues.

Page 13: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

12

3 Objektiva: a) Të analizohen aspektet bindëse-argumentuese të esesë së

Vulfit; b) Të japë gjykimet e veta mbi esenë; c) Të zbulojë aspekte të ndryshme të shkrimtares nëpërmjet

esesë. Mësimi 3 orë

Ligjerata e Nobelit, William Faulkner (3 orë)

1 Objektiva: a) Të lexohet dhe të kuptohet ligjërata e Faulknerit; b) Të diskutohet mbi karakterin e shkrimtarit duke vëzhguar

foton; c) Të analizohen qëndrimet e Faulknerit në ligjëratë.

2 Objektiva: a) Të vazhdohet me analizën e ideve të Faulknerit ne ese; b) Të arsyetohet mbi trajtimin e thelbit njerëzor në letërsi

sipas autorit dhe qasjeve ndaj misionit të autorit; c) Të zgjerohen njohuritë mbi shkrimin e esesë bindëse-

argumentuese. 3 Objektiva:

a) Të analizohet teksti nga pikëpamja e teknikave te shkrimit bindës-argumentues;

b) Të fillojë puna parapërgatitore mbi shkrimin e esesë bindëse-argumentuese.

Detyrë me shkrim 4 orë

Shkrimi i esesë bindëse-argumentuese (1 orë)

1 Objektiva: a) Të shkruhet një ese bindëse-argumentuese mbi letërsinë; b) Të zbatohen parametrat e shkrimit bindës-argumentues; c) Të realizohet një nivel i lartë i koherencës së mendimit dhe

i të shprehurit gjuhësor. Analizë e veprës letrare orë

Pullaliu, Lev Tolstoi (6 orë)

1 Objektiva: a) Të nxitet nxënësi për leximin e veprës; b) Të diskutohet mbi procesin e krijimit të novelës Pullaliu

dhe për figurën e Tolstoit në tërësi; 2 Objektiva:

a) Të analizohet thelbi filozofik i novelës Pullaliu; b) Të analizohet struktura e organizimit të brendshëm dhe të

jashtëm të novelës; c) Të gjykohet mbi thelbin ekzistencial të trajtuar në novelë.

3 Objektiva: a) Të bëhet prezantimi i projektit; b) Të komentohet imtësisht Kapitulli 1 i novelës; c) Të analizohet aspekti i thelbit filozofik të Tolstoit ne këtë

kapitull;

Page 14: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

13

d) Të nxirren disa përfundime mbi stilin e shkrimit të Tolstoit.

4 Objektiva: a) Të komentohet kapitulli 4 i novelës; b) Të analizohen dramat sociale të trajtuara në kapitull; c) Të arsyetohet mbi aspektin psikologjik dhe ekzistencial në

fragment; d) Të vërehen mjeshtëritë shkruese të Tolstoit si sarkazma;

surrealizmi e veçori të tjera të autorit/ 5 Objektiva:

a) Të komentohet kapitulli i 12 i novelës; b) Të analizohet aspekti tragjik i fragmentit; c) Të analizohen teknikat rrëfimtare të Tolstoit.

6 Objektiva (një për secilin grup): a) Të realizohet produkti i projektit duke u mbështetur në pikat:

- analizë e konceptit të vëzhgimit të botës me sytë e kafshës;

- Të analizohet zhvillimi moral dhe etik i qenieve të gjalla;

- Të dalin në pah tiparet e artit të Tolstoit; - Të analizohet universalizmi i artit të Tolstoit

Kapitulli V/ Teksti dramatik (16 orë) Mësimi 1 orë

Medea, Euripidi (3 orë)

1 Objektiva: a) Të asimilohen konceptet estetike të dramatikes dhe tragjikes; b) Të kuptohen drama dhe tragjedia në figurën e Medeas; c) Të lexohet dhe të kuptohet fragmenti për studim; d) Të analizohen aspektet tragjike në fragment.

2 Objektiva: a) Të asimilohen tiparet e tekstit dramatik; b) Të komentohet fragmenti; c) Të zbulohen aspektet psikologjike si pasioni, hakmarrja,

frika nga humbja e qytetarisë të tragjedisë së Medeas; d) Te karakterizohen personazhet e tragjedisë.

3 Objektiva: a) Të analizohet aspekti feminist i tragjedisë; b) Të analizohen dramat sociale që mbart figura e Medeas; c) Të zbulohet thelbi i hakmarrjes dhe vetëgjyqgjyqësisë së

Medeas; d) Të arsyetohet mbi zgjidhjen dues ex machine të tragjedisë; e) Të gjykohet mbi tragjedinë.

Mësimi 2 orë

Fausti, Gëte, (3 orë)

1 Objektiva: a) Të njihen nxënësit me veprën Fausti dhe domethënien

humaniste te fragmentit Dhomë Studimi; b) Të lexohet dhe të kuptohet sa më mirë fragmenti; c) Të fillohet me komentin e fragmentit;

Page 15: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

14

2 Objektiva: a) Të zbulohet simbolika iluministe dhe humaniste në

fragment; b) Të analizohet procesi i metamorfozës tek konia; c) Të komentohet qasja e Faustit ndaj kompleksitetit të

figurës së Mefistofelit; d) Të krahasohen figura e Faustit me atë të Mefistofelit.

3 Objektiva: a) Të zbulohet aspekti meskin i figurës së Mefistofelit; b) Të nxirren përfundime mbi fragmentin; c) Të zgjerohen dijet mbi parafrazën; d) Të ushtrohen mbi shkrimin e parafrazës.

Mësimi 3 orë

Izraelitë dhe filistinë, F. Noli (3 orë)

1 Objektiva: a) Të njihen nxënësit me përmbajtjen e dramës “Izraelitë dhe

filistinë; b) Të lexohet fragmenti dhe të tejkalohen vështirësitë

gjuhësore që paraqet gjuha e Nolit; c) Të analizohen veprimet e Samsonit dhe të Daliles ndaj njëri-

tjetrit. 2 Objektiva:

a) Të zbulohet thelbi i dashurisë së heronjve ndaj njëri-tjetrit; b) Të analizohen aspektet etike të qëndrimit të heronjve ndaj

jetës; c) Të analizohet drama po edhe tragjedia që mbart raporti

Dalila-Samson; d) Të arsyetohet shprehja”Qëllimi i justifikon mjetet”.

3 Objektiva: a) Të analizohet thelbi tragjik i dramës; b) Të nxirren përfundimet e nxënësve mbi mesazhin e dramës; c) Të zgjerohen dijet mbi përmbledhjen dhe shkrimin e saj; d) Të ushtrohen nxënësit me shkrimin e përmbledhjes.

Detyrë me shkrim 5 orë

Shkrimi i parafrazës dhe i përmbledhjes (1 orë)

1 Objektiva: a) Të shkruajnë parafrazën dhe përmbledhjen duke zbatuar

parametrat e shkrimit të tyre; b) Të jenë koherent ndaj përmbajtjes se tekstit që do

parafrazojnë e do përmbledhin; c) Të dëshmojnë kulturë shkrimi.

Analizë e veprës letrare orë

Shtëpi kukulle, H. Ibsen, 6 orë

1 Objektiva: a) Të stimulohen nxënësit të lexojnë dramën Shtëpi Kukulle; b) Të njihen dhe të kuptojnë risitë e kompozicionit analitik të

Ibsenit;

Page 16: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

15

c) Të thellohen mbi organizimin e brendshëm dhe të jashtëm të dramës Shtëpi kukulle.

2 Objektiva: a) Nëpërmjet subjektit të veprës, të zbulohen dramat sociale

dhe të brendshme të individit në shoqërinë e kohës; b) Të analizohet dualiteti i jetës së Nora Helmerit; c) Të portretizohen personazhet e pjesës; d) Të vlerësohen aspekti etik dhe estetik i dramës.

3 Objektiva: a) Të analizohen problemet familjare në dramën sociale sipas

Ibsenit; b) Të arsyetohet drama e një familjeje të gënjeshtërt; c) Të analizohet drama e shkatërrimit të individualitetit njerëzor në

dramë; d) Të vlerësohet aspekti moral i dramës; e) Të diskutohet novatorizmi i figurës së Nora Helmerit.

4 Objektiva: a) Të analizohet personaliteti i Nora Helmerit mes

personalitetit dhe kukullës; b) Të thellohet mbi dramën ekzistenciale të njeriut tek Ibseni; c) Të diskutohet novatorizmi i dramës së Ibsenit; d) Të vlerësohet koncepti i çlirimit tek figura e Nora Helmerit.

5 Objektiva: a) Të lexohet fragmenti për koment dhe të kuptohet sa më

mirë ai; b) Të komentohet sensi i të moskuptuarit dhe i dyshimit mes

bashkëshortëve; c) Të analizohet thelbi i personazheve në dramë.

6 Objektiva: a) Të analizohet thelbi i shtëpisë së kukullës në fragment; b) Të arsyetohet mbi kuptimin e të edukuarit të vetvetes në

fragment; c) Të komentohet aspekti psikologjik I romanit dhe mjeshtëria e

Ibsenit për ta dhënë atë, pa iu referuar përshkrimit të gjendjeve emocionale;

d) Të analizohet thelbi universal i dramës. Kapitulli VI/ Teksti poetik, ( 23 orë) Mësimi 1 orë

Ferri, Dante Alighieri, 3 orë

1 Objektiva: a) Të kuptuarit e Komedisë hyjnore dhe aspektit alegorik të saj; b) Të komentuarit e fragmentit Portat e Ferrit për të kuptuar

mekanizmin e brendshëm të funksionimit të veprës. 2 Objektiva:

a) Të lexuarit dhe të kuptuarit e simboleve të këngës Paolo dhe Franceska;

b) Të analizohet thelbi i tragjedisë së heronjve mes sinqeritetit të dashurisë dhe errësirës së kohës;

c) Të komentohet lirizmi dhe pasioni mes fjalëve të heronjve.

Page 17: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

16

3 Objektiva: a) Të zgjerohen njohuritë mbi ndërtimin e vargjeve dhe të

strofave; b) Të kuptohet organizimi fonetik; c) Të analizohet mjeshtëria artistike e Dantes dhe tiparet e

letërsisë së Rilindjes në këtë këngë. Mësimi 2 orë

Eugjen Onjegini, Pushkin (3 orë)

1 Objektiva: a) të kuptohen figurat e Tatjanës dhe Onjeginit në raport me

njëri-tjetrin dhe në raport me shoqërinë; b) Të kuptohen figurat e heronjve tanë në raport me letërsinë

romantike; c) Të lexohet fragmenti dhe të diskutohet mbi të.

2 Objektiva: a) Të komentohet aspekti romantik i fragmentit mes letrës,

largimit të heronjve nga njëri-tjetri etj. b) Të analizohet karakteri i Tatjanës mes romantizmit dhe

qëndrueshmërisë; c) Të arsyetohet mbi evoluimin e personazheve; d) Të krahasohet figura e Tatjanës me Norën dhe Medean.

3 Objektiva: a) Të analizohet koncepti i ngadhënjimit të dashurisë ndaj

paragjykimeve; b) Të thellohen më shumë mbi aspektin e dashurisë dhe

romantizmit në roman; c) Të zgjerojnë njohuritë mbi gjuhën poetike, figurat e

sintaksës dhe ato të intonacionit; d) Të ushtrohen mbi figurat e sintaksës dhe intonacionit.

Mësimi 3 orë

Shenjtëreshë, Stefan Malarme, 3 orë

1 Objektiva: a) Të lexohet dhe të kuptohet poezia; b) Të kuptohet figura e Malarmesë mes simbolizmit; c) Të analizohen disa aspekte simbolike të poezisë.

2 Objektiva: a) a)të analizohet thelbi i shenjtëreshës në poezi; b) Të komentohet thelbi I simboleve biblike; c) Të vlerësohen raportet ndjesi-ndjenjë, parafytyrim dhe

perceptim në poezi. 3 Objektiva:

a) Të zgjerohen njohuritë mbi figurat e kuptimit dhe të parafytyrimit;

b) Të analizohen raportet ndjenjë-muzikë-figuracion në poezi; c) Të analizohet aspekti i mjeshtërisë stilistike të Malarmese

në poezi; d) Të nxirren përfundimet e përgjithshme.

Mësimi 4 orë

Liria, Ndre Mjeda, 3 orë

Page 18: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

17

1 Objektiva: a) Të lexohet dhe të kuptohet poezia; b) Të kuptohet arti poetik i Mjedës në poezi; c) Të diskutohet për konceptin e lirisë nëpërmjet të

vëzhguarit. 2 Objektiva:

a) Të vërehen disa tipare romantike të poezisë; b) Të analizohen aspektet e një poezie të angazhuar në sonet; c) Të komentohen qëndrimet e moralit kombëtar të Mjedës në

poezi; d) Të vlerësohen tonet autokritike në sonet.

3 Objektiva: a) Të zgjerohen njohuritë mbi përmbledhje analitike dhe

shkrimin e saj; b) Të analizohet poetika e Mjedës në poezi duke u mbështetur

tek figuracioni i veprës; c) Të ushtrohen mbi shkrimin e përmbledhjeve analitike.

Mësimi 5 orë

Krahasimi i teksteve poetike, A. Shkreli, F. Rreshpja, 4 orë

1 Objektiva: a) Të kuptohet poetika e Azem Shkrelit; b) Të lexohet dhe të kuptohet poezia; c) Të komentohet aspekti imagjinar dhe mistik I zërit të

krijimit për lexuesin. 2 Objektiva:

a) Të komentohet aspekti lirik i poezisë; b) Të nxirren vlerësimet stilistike për poezinë Lirikë në shi; c) Të zgjerohen njohuritë për onomatopenë dhe aliteracionin.

3 Objektiva: a) Të njihet dhe të kuptohet figura e F. Rreshpes në letërsi; b) Të lexohet dhe të kuptohet poezia Elegji për nënën; c) Të analizohen raportet vdekje prani e shpirtit në poezi; d) Të komentohet madhërimi për figurën e nënës në poezi; e) Të analizohet aspekti lirik i poezisë dhe të evidentohen

figurat letrare ne poezi. 4 Objektiva:

a) Të krahasohen poezitë për nga aspekti i lirizmit; leksikut; imazhit që krijojnë, figuracionit; tematikës etj.

Detyrë me shkrim 6 orë

Shkrimi i përmbledhjes analitike (1 orë)

1 Objektiva: a) Të shkruhet sipas parametrave të duhur përmbledhja

analitike; b) Të jenë koherent ndaj mendimeve të autorëve për të cilët

po shkruajnë; c) Të zbatojnë parimet gjuhësore të shkrimit të përmbledhjes

analitike; d) Të shprehin qëndrimin e tyre vetjak;

Page 19: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

18

e) Të dëshmojnë kulture të shkruari. Analizë e veprës letrare 6 orë

Vepra letrare, Lasgush Poradeci (6 orë)

1 Objektiva: a) Të stimulohet nxënësi për leximin e veprës; b) Të kuptohet figura e Lasgush Poradecit si figura e një

reformatori të artit poetik shqiptar dhe e një liriku të përjetshëm;

c) Të kuptohen burimet e poezisë së Poradecit; d) Të diskutohet mbi vendin e Poradecit në letërsinë shqipe.

2 Objektiva: a) Të kuptohet aspekti modernist i poezisë së Poradecit; b) Të analizohet poetika e Poradecit nëpërmjet fjalëve kyçe të

përdorura në poezi; c) Të vlerësohet ligjërimi poetik i Poradecit në kuadrin e

letërsisë shqipe të shekullit XX 3 Objektiva:

a) Të analizohet trajtimi i erosit në poezinë e Poradecit; b) Të arsyetohet mbi konceptin e hapësirës kombëtare te

Poradeci; c) Të vlerësohet vepra e Poradecit në kuadrin e përsosmërisë

së gjuhës shqipe. 4 Objektiva:

a) Të lexohet dhe të kuptohet poezia Përjetësia; b) Të diskutohet koncepti mbi përjetësinë dhe domethënia e

saj në poezinë e Poradecit; c) Të analizohet koncepti trup-shpirt në poezi.

5 Objektiva: a) Të analizohet konceptimi panteist i Poradecit në poezi; b) Të komentohet misticizmi i dashurisë në poezi; c) Të vlerësohen gjithë qasjet ndaj dashurisë në poezi.

6 Objektiva: a) Të analizohet koncepti i ekzistencës së përhershme në poezi; b) Të arsyetohet mbi aspektin simbolik të poezisë së

Poradecit; c) Të jepen përfundimet mbi poezinë Përjetësia.

Kapitulli 7/ Teksti narrativ , 22 orë Mësimi 1 orë

Zonja Bovari, Gustav Flober, 3 orë

1 Objektiva: a) Të kuptohet dhe të vlerësohet thelbi i romanit dhe i

personalitetit të Zonjës Bovari; b) Të lexohet dhe të kuptohet fragmenti; c) Të diskutohet mbi ndjesitë që lë fragmenti.

2 Objektiva: a) Të analizohet gjendja psikologjike e Ema Bovarisë në

kuadrin e mjeshtërisë artistike të Floberit; b) Të analizohet aspekti tragjik i fragmentit;

Page 20: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

19

c) Të vlerësohet aspekti i gjykimit të vetvetes nga ana e heroinës;

3 Objektiva: a) Të thellohet mbi dramën individuale të heroinës dhe

tragjizmit psiko-social që mbart universalizmi i figurës së saj;

b) Të zgjerohen njohuritë mbi analizën e tekstit narrativ dhe elementeve të rrëfimit;

c) Të zgjerohen njohuritë mbi drejtshkrimin e fjalëve; fjalëformimin dhe kuptimet e ndryshme të fjalëve.

Mësimi 2 orë

Shënimet e një të çmenduri, N.Gogol, 3 orë

1 Objektiva: a) Të kuptohet çmenduria në modelin antiromantik të romanit; b) Të perceptohet thelbi dhe aspekti antiromantik i

Poprishçinit para se të lexohet vepra; c) Të lexohet dhe të kuptohet fragmenti letrar.

2 Objektiva: a) Të analizohen teknikat narrative të Gogolit në fragment

për të dhënë çmendurinë dhe absurdin e personazhit dhe të situatave;

b) Të vlerësohet çmenduria tek Poprishçini në kuadrin e fatit tragjik të botës;

c) Të analizohet aspekti i heroit romantik dhe idealist tek drama sociale e botës;

3 Objektiva: a) Të nxirren përfundimet ideore, morale e estetike të

fragmentit; b) Të zgjerohen njohuritë mbi drejtshkrimin e ë-së; c) Të shkruhet një përmbledhje analitike mbi fragmentin.

Mësimi 3 orë

Shkëlqimi dhe rënia e Shokut Zylo, D. Agolli, 3 orë

1 Objektiva: a) Të kuptohet organizimi i brendshëm i romanit dhe roli i

personazheve në të; b) Të vlerësohet aspekti komik i romanit dhe qëllimi i tij; c) Të lexohet dhe të kuptohet fragmenti letrar.

2 Objektiva: a) Të analizohet kriza ekzistenciale e intelektualit në një

shoqëri të mbyllur; b) Të analizohet gjendja psikologjike e personazheve; c) Të vlerësohet ndërgjegjja e vetë rrëfimtarit në fragment; d) Të përsëriten dukuri si sinonimia dhe antonimia.

3 Objektiva: a) Të arsyetohet koncepti i të huajësimit shoqëror të

intelektualit në kuadrin e dramës sociale; b) Të njihen me shkrimin e esesë narrative; c) Të nxirren përfundime mbi fragmentin.

Page 21: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

20

Mësimi 4 orë

Rrungaja në mars, M. Camaj, 3orë

1 Objektiva: a) Të kuptohet motivi i vetmisë në roman; b) Të kuptohet aspekti i organizimit të brendshëm dhe

dramat individuale që mbart romani; c) Të lexohet dhe të kuptohet qartë fragmenti.

2 Objektiva: a) Të analizohet thelbi ekzistencial i fragmentit; b) Të mësohet shkrimi i grupeve dhe bashkimeve të

bashkëtingëlloreve; c) Të zbulohen dhe të zbërthehen simbole të ndryshme të

fragmentit; d) Të analizohet tragjizmi i pjesës.

3 Objektiva: a) Të analizohet tragjizmi i fatit të njeriut përballë të

drejtave të tij dhe egërsisë së natyrës; b) Të analizohet aspekti lirik i Jerës dhe figura e Loshit; c) Të komentohen dramat sociale në fragment; d) Të vlerësohet mjeshtëria poetike e Camajt.

Mësimi 5 orë

Odin Mondvalsen, K. Trebeshina, 3 orë

1 Objektiva: a) Të kuptohet figura e K. Trebeshinës dhe letërsia e tij; b) Të lexohet dhe të kuptohet fragmenti i romanit; c) Të analizohet aspekti i absurdit në roman për nga qasja

kuptimore dhe mjetet gjuhësore. 2 Objektiva:

a) Të arsyetohet aspekti i tragjedisë së individit në sistemin komunist;

b) Të mësohet shkrimi i esesë narrative; c) Të analizohet dëshira për dashuri në një sistem të

mbyllur. 3 Objektiva:

a) Të analizohet absurdi në tërësinë e vet në fragment; b) Të analizohet gjendja psikologjike e personazheve në pjesë; c) Të diskutohet mjeshtëria e Trebeshinës për të realizuar

absurdin në letërsinë shqipe; d) Të nxirren përfundimet e përgjithshme.

Detyrë me shkrim 7 orë

Shkrimi i esesë narrative, 1 orë

1 Objektiva: a) Të zbatohen me përpikëri parimet e shkrimit të esesë

narrative; b) Të respektohen parimet gjuhësore të shkrimit të esesë

narrative; c) Të ruhet koherenca e mendimit individual të nxënësit; d) Të dëshmohet kulturë e lartë edhe artistike të shprehuri.

Page 22: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

21

Analiza e veprës letrare orë

Qyteti i fundit, P. Marko, 6 orë

1 Objektiva: a) Të stimulohet nxënësi për leximin e veprës letrare; b) Të kuptohet subjekti i veprës dhe rëndësia e tij për nga

mënyra e rrëfimit; c) Të vlerësohet romani për rëndësinë që pati në letërsinë

shqipe. 2 Objektiva:

a) Të analizohet aspekti humanist i romanit; b) Të diskutohen teknikat e rrëfimit në roman; c) Të arsyetohet shestimi i ideve nëpërmjet kontrastit në

roman. 3 Objektiva:

a) Të kuptohet koncepti i një fabule të përqendruar për romanin;

b) Të analizohet humanizmi i personazheve në vepër; c) Të kuptohet shkrimtari P. Marko nëpërmjet personazhit

të Lekës. 4 Objektiva:

a) të analizohet gjendja psikologjike e personazheve në fragment;

b) Të kuptohet thelbi i tragjedisë ekzistenciale në pjesë; c) Të vlerësohet karakteri i Ana-Marias.

5 Objektiva: a) Të analizohen krizat sociale dhe morale qe mbjellin

luftërat në fragment; b) Të karakterizohen personazhet e pjesës në kuadrin e

kompleksitetit të tipave njerëzorë; c) Të analizohet gjendja psikologjike e Ana-Marias.

6 Objektiva: a) Të analizohet fundi tragjik i romanit; b) Të nxirren përfundimet e përgjithshme mbi të.

Page 23: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

22

Kreu I: Teksti informativ 1.1 Gjuha e Ilirëve Ora I Objektiva: a) Të kuptuarit e tekstit informativ dhe leximi i tij; b) Të vëzhguarit dhe evidentimi i lidhjes mes shkencës së gjuhës dhe asaj të historisë; c) Nxjerrja në pah e tipareve informative të tekstit historik dhe informacioni që merret nëpërmjet hartave. Zhvillimi i mësimit: (Orientime) 1. Rikujtojmë tiparet e ndërtimit të tekstit informativ dhe llojet e tij. 2. Të lexohet teksti në funksion të tipareve të tekstit informativ dhe jo për të

mbajtur mend informacionin që ai mban. Të vëzhguarit: • Vëzhgoni hartën dhe përpiquni të renditni gjithë informacionin që merrni

prej saj. Mbështetuni në vjeljen e informacionit, duke zbatuar rregullën e 5W -ve.

Ky ushtrim ka për qëllim që nxënësi të listojë gjithë emrat e fiseve ilire që sheh në hartë dhe të informojë mbi shtrirjen gjeografike të tyre dhe kufizimin territorial. Sugjerohet të inkurajohet edhe përdorimi i dijeve historike për kohën kur dhe ku kanë jetuar ilirët. Paragrafi i mëposhtëm ndihmon për të bërë hyrjen e informacionit që do paraqesin: …Kufiri jugor nis në bregdetin e Shqipërisë së Mesme dhe kalon në brendësi drejt lindjes, duke përfshirë zonën e liqeneve (Ohri,Prespa), pellgun e Shkupit, Kosovën e më gjerë. Më pas ai kthehet nga veriu dhe ndjek një vijë në perëndim të lumit Morava në afërsi të Beogradit, buzë Danubit. Nga veriu përfshihen luginat e Savës dhe Dravës së bashku me një trevë në veri të kësaj të dytës, e cila shtrihet në drejtim të liqenit Balaton në Hungarinë perëndimore. Prej andej kufiri kalon në drejtimin e jugperëndimit, duke u rënë përqark Alpeve juglindore dhe takon Adriatikun në Istria. Në fund, aty hyjnë edhe rajonet e lashta të Kalabrisë dhe të Pulias. • Përpiquni të shpjegoni rëndësinë e kësaj harte për historinë e shqiptarëve

dhe kalimin gradual të popullsisë nga ilirë në shqiptarë, duke u mbështetur edhe në informacionin që keni përvetësuar nga studimi i shkencave të tjera.

Page 24: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

23

Me anë të tryezës rrethore, nxënësi inkurajohet të argumentojë në hartë shtrirjen gjeografike të shqiptarëve sot. Për lidhjen mes shkencës së historisë dhe të gjuhës orientohen në leximin e paragrafëve:

1. Në fund, aty hyjnë edhe rajonet e lashta të Kalabrisë dhe të Pulias. Përveç një shpërndarjeje emrash ilirë njerëzish e vendesh, mesapishtja e dokumentuar në më shumë se 300 mbishkrime është në disa anë e ngjashme me ilirishten e Ballkanit. Kjo lidhje, gjithashtu, pasqyrohet në kulturën materiale të të dy brigjeve të Adriatikut jugor.

2. Kur Straboni flet për njerëz “dygjuhësh” prapa maleve në perëndim të Maqedonisë, pandehma është se gjuhët e folura atje ishin greqishtja dhe ilirishtja. Autorët e lashtë nuk na thonë thuajse asgjë për ilirishten, edhe pse nuk ka kurrfarë dyshimi se ajo vijoi të flitej mjaft kohë edhe gjatë periudhës romake. Ata na japin një tufë fjalësh autentike ilire, ndër to “rhinos” për “mjegull”, “sabaius” ose “sabaia”, një lloj vendës i birrës dhe “sybina” për një shtizë ose heshtë gjahu. (etj.)

Komunikimi, elementet dhe funksionet e tij ORA II Objektiva:

d) Të kuptuarit e elementeve të komunikimit dhe funksionet e tij; e) Të përvetësuarit e karakteristikave të një teksti informativ; f) Të identifikuarit e elementeve informative në tekst dhe të analizuarit e

argumenteve në tekst. Zhvillimi i mësimit: 1. Rikujtohet skema e komunikimit, duke i shtuar qëllimin e komunikimit

dhe pas vizatimit të skemës në tabelë, kjo skemë interpretohet në bashkëpunim me nxënësin që tashmë ka aktivizuar në memorien e tij dijet mbi teorinë e komunikimit.

2. Shpjegohen elementet dhe funksionet e komunikimit 3. Përpara se të shpjegohet teksti informativ, punohet me ushtrimet e

mëposhtme:

• Dalloni kontekstin gjeografik dhe historik në të cilin është shkruar teksti. Nënvizoni informacionin që është i ri për ju. Konteksti gjeografik ka për qëllim përforcimin e informacionit ku? Konteksti historik ka për qëllim përforcimin e informacionit kur, pse, çfarë, si? Me anën e të lexuarit të qëllimshëm, nxënësi arrin të rendisë dijen e marrë nëpërmjet koncepteve të tipologjisë informative. Përdoret nënvizimi i informacionit të ri me qëllim që të kuptohet synimi i komunikimit që është sjellja e një informacioni të ri. Sugjerohet ndarja e klasës në disa grupe dhe secili prej tyre mund të punojë me një paragraf të caktuar.

Page 25: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

24

• Analizoni karakterin emotiv dhe estetik të tekstit “Gjuha ilire”. Karakteri emotiv ka të bëjë me lidhjet shkak-pasojë të shkrimit të një teksti informativ historik. Të tilla në tekst janë: 1. Sikundër thuhet në Gjeografinë e Strabonit, tradita greke i përcaktonte

ilirët si popull (etnos) i ndryshëm nga maqedonasit e trakët, si edhe nga grekët.

2. Termi “epirot”, si term politik e etnik, është e qartë se nuk ka qenë në qarkullim para shekullit IV p.Kr., kurse fraza “fiset epirote” nuk do të thotë gjë tjetër veçse “fise të kontinentit”, d.m.th. të vështruar nga ishulli i Korfuzit, ku grekët për herë të parë zunë vend në këtë rajon. (etj.)

Karakteri estetik, ka të bëjë me përjetimet/ arsyetimet nisur nga premisa e hamendësuar e autorit si p.sh.: 1. Ende nuk mund të thuhet me bindje se në veriperëndim të Greqisë

kontinentale kishte popuj që flisnin një gjuhë, e cila nuk ishte as ilirishte e as greqishte.

2. Kur Straboni flet për njerëz “dygjuhësh” prapa maleve në perëndim të Maqedonisë, pandehma është se gjuhët e folura atje ishin greqishtja dhe ilirishtja.(etj.)

• Argumentoni lashtësinë e gjuhës ilire sipas historianit Wilkes dhe thoni se çfarë efekti krijon ky argumentim mbi ju. Shiko paragrafët ku evidentohet argumenti: 1. …Kufiri jugor nis në bregdetin e Shqipërisë së Mesme dhe kalon në

brendësi drejt lindjes, duke përfshirë zonën e liqeneve (Ohri, Prespa), pellgun e Shkupit, Kosovën e më gjerë… Në fund, aty hyjnë edhe rajonet e lashta të Kalabrisë dhe të Pulias.

2. Arkeologët kanë ardhur në përfundimin se ka pasur një fazë të migrimit të ilirëve drejt Italisë në fillimin e mijëvjeçarit I p.Kr., jo vetëm në jug, por edhe në veri, nga Liburnia në Piceni.

3. Një pikëpamje më e matur thotë se, ndërkohë që mesapishtja mund të jetë zhvilluar si degë e ilirishtes ose, më fort, si “parailirishte”, dallime të mëdha ndërmjet të dyjave u krijuan në periudhat historike.

4. Sikundër thuhet në Gjeografinë e Strabonit, tradita greke i përcaktonte ilirët si popull (etnos) i ndryshëm nga maqedonasit e trakët, si edhe nga grekët. (etj.)

4) Pasi nxënësi është ushtruar me karakteristikat e një teksti informativ, shpjegohet ndërtimi i tij.

Page 26: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

25

Teksti informativ Ora III Objektiva: c) Të përvetësuarit e shkrimit informativ duke analizuar qëndrimet e

autorëve në tekst; d) Të krijuarit e bibliografive, fjalorthëve dhe shkrimi i përmbledhjeve, si dhe

i raporteve informative. Zhvillimi i mësimit: 1. Kjo orë sugjerohet të jetë e tëra kushtuar të shkruarit.

• Identifikoni në tekst paragrafin që përcakton kufijtë e Ilirisë dhe përpiquni t’i ritregoni ata, duke u përqendruar edhe te harta e mësipërme. Shkruani në mënyrë të përmbledhur gjithë shtrirjen gjeografike të popujve ilirë në Ballkan e më gjerë. Sugjerohet që ky paragraf të përmbledhë parametrin Ku? në dy fjali. …Kufiri jugor nis në bregdetin e Shqipërisë së Mesme dhe kalon në brendësi drejt lindjes, duke përfshirë zonën e liqeneve (Ohri,Prespa), pellgun e Shkupit, Kosovën e më gjerë. Më pas ai kthehet nga veriu dhe ndjek një vijë në perëndim të lumit Morava në afërsi të Beogradit, buzë Danubit. Nga veriu përfshihen luginat e Savës dhe Dravës së bashku me një trevë në veri të kësaj të dytës, e cila shtrihet në drejtim të liqenit Balaton në Hungarinë perëndimore. Prej andej kufiri kalon në drejtimin e jugperëndimit, duke u rënë përqark Alpeve juglindore dhe takon Adriatikun në Istria. Në fund, aty hyjnë edhe rajonet e lashta të Kalabrisë dhe të Pulias. • Analizoni argumentet dhe përfundimet e arkeologëve lidhur me raportin që ekziston mes ilirishtes dhe mesapishtes. (Në paragrafin e mëposhtëm nxënësi orientohet të evidentojë argumentet dhe përfundimet e autorit dhe t’i paraqesë ato në mënyrë të përmbledhur duke përdorur fjali të përbëra me pjesë të nënrenditur shkakore me sepse). Përveç një shpërndarjeje emrash ilirë njerëzish e vendesh, mesapishtja e dokumentuar në më shumë se 300 mbishkrime është në disa anë e ngjashme me ilirishten e Ballkanit. Kjo lidhje, gjithashtu, pasqyrohet në kulturën materiale të të dy brigjeve të Adriatikut jugor. Arkeologët kanë ardhur në përfundimin se ka pasur një fazë të migrimit të ilirëve drejt Italisë në fillimin e mijëvjeçarit I p.Kr., jo vetëm në jug, por edhe në veri, nga Liburnia në Piceni. Një pikëpamje më e matur thotë se, ndërkohë që mesapishtja mund të jetë zhvilluar si degë e ilirishtes ose, më fort, si “parailirishte”, dallime të mëdha ndërmjet të dyjave u krijuan në periudhat historike. Për këtë arsye, problemi i gjuhës mesapishte është më mirë të shihet si tërësi më vete brenda larmisë së gjerë të gjuhëve në Itali dhe jo si vazhdim i provincave ilire të Ballkanit. • Shtjelloni fushëpamjen e grekëve antikë mbi Ilirinë, ilirishten dhe popullsinë ilire në formën e një teksti informativ. Vendosini punimit tuaj një titull. (Paragrafi i mëposhtëm synohet të shkruhet në formën e një teksti informativ me 7 fjali të thjeshta).

Page 27: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

26

Grekët kishin një fjalë për të folurën e ilirishtes (illurizein) dhe e njihnin si një gjuhë të ndryshme nga greqishtja. Sikundër thuhet në Gjeografinë e Strabonit, tradita greke i përcaktonte ilirët si popull (etnos) i ndryshëm nga maqedonasit e trakët, si edhe nga grekët. Nga ana tjetër, burimet greke nuk janë aspak të qarta për dallimin ndërmjet ilirëve dhe banorëve të Epirit. Termi “epirot”, si term politik e etnik, është e qartë se nuk ka qenë në qarkullim para shekullit IV p.Kr., kurse fraza “fiset epirote” nuk do të thotë gjë tjetër veçse “fise të kontinentit”, d.m.th. të vështruar nga ishulli i Korfuzit, ku grekët për herë të parë zunë vend në këtë rajon. Ende nuk mund të thuhet me bindje se në veriperëndim të Greqisë kontinentale kishte popuj që flisnin një gjuhë, e cila nuk ishte as ilirishte e as greqishte. Kur Straboni flet për njerëz “dygjuhësh” prapa maleve në perëndim të Maqedonisë, pandehma është se gjuhët e folura atje ishin greqishtja dhe ilirishtja. • Krijoni një bibliografi mbi studimet për emrat ilirë dhe ilirishten. Gjithë burimet e cituara në tekst, së bashku me librin e Wilkesit dhe të Goshturanit të renditen sipas rendit alfabetik, duke ndjekur pasqyrimin Mbiemër+emër autori, titull libri, shtëpia botuese, *nr. i botimit në qoftë se ka shumë, vendi, viti i botimit) • Krahasoni qëndrimet mbi qëmtimet gjuhësore të studiuesve të ndryshëm për ilirishten. Në përfundim shkruani se çfarë i dallon dhe çfarë i bashkon ato (diagrami i Venit).

1. Jürgen Untermannit ____________________________________ 2. Géza Alföldy _________________________________________ 3. Andras Mocsy ________________________________________ 4. Duje Rendiç-Mioçeviçi _________________________________ 5. Fanula Papazoglu ______________________________________ 6. Radoslav Katiçiçi ______________________________________

• Shkruani përkufizimin tuaj mbi konceptet e mëposhtme: Onomastikë_______________________ Toponomastikë _____________________ Me anën e klasterit, nxënësit japin përkufizimin për secilin term, ku njëri prej tyre mund të ishte:

1. Onomastika është degë e gjuhësisë që merret me studimin e emrave të përveçëm.

2. Toponomastika është degë e gjuhësisë që merret me emrat e vendeve, qyteteve, krahinave, fshatrave, a vendeve të caktuara.

• Evidentoni argumentet që mbështesin tezën e dy provincave onomastike ilire dhe dalloni detajet që e përkrahin këtë argument. Provinca jugore përfshin rajonin e lashtë të Ilirisë, në Shqipërinë e mesme dhe jugore, qendrën e mbretërisë së Ilirisë rreth Liqenit të Shkodrës, si dhe brigjet e Adriatikut dhe brendësinë deri te lugina e Neretvës e prapa saj. Provinca Dalmatiane-Panoniane e Mesme shtrihet më në veri dhe zë një sipërfaqe mjaft më të madhe. Në veriperëndim shtrihet provinca e Venetisë, përfshirë Liburninë, gadishullin e Istrias dhe rajonin e Ljubljanës në Slloveni matanë Alpeve Jule. Këto dy provinca onomastike ilire përcaktohen sipas shpërndarjes afërsisht përjashtimore të disa emrave vetjakë. Ndër ilirët “e mirëfilltë” jugorë këta emra, midis të

Page 28: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

27

tjerësh, janë: Epikad*, Tem (emër femre), Gent (në greqisht Genthios), Pin (ose Pinnius), Monun (shënuar në monedha), Grabejt (emër fisi), Verzo dhe Zanatis. Provinca Dalmatiane-Panoniane e Mesme shfaq një larmi të madhe emrash, ndër të cilët karakteristikë e trevës janë: Andes (m.)/Pantua (f.), Baez/Baezo, Bubant, Iettus, Paio, Panes, Panto (m.)/Pantua (f.), Pinsus, Plares, Sinus, Stataria, Stennas, Suttis dhe Vendo. Provinca e përkufizuar nga këto përfshin brigjet e Adriatikut ndërmjet lumenjve Titi (Krka) dhe Hipi (Cetina), Bosnjën perëndimore, qendrore e jugore, luginën Una, të mesme e të epërme dhe rrafshin e Likës. Në lindje përfshihen edhe distrikti (sanxhaku) i Novi Pazarit dhe Serbia perëndimore. • Rikujtoni çfarë dini nga historia e Shqipërisë për prijësit Bato dhe Skerdilaid. Plotësoni dijet tuaja mbi ta, duke shtuar analizat filologjike që u janë bërë emrave të tyre. Kështu, emri Bato del edhe ndër ilirët e jugut, edhe në brigjet e Dalmacisë, në Bosnjën perëndimore e qendrore e më tej në veri, në Panoni. … Një element i emrit mbretëror ilir Skerdilaid del në Bosnjën lindore në trajtën Laid, kurse ndër dalmatët, pranë Riderit, del në trajtën Ledikal dhe L(a)edit. • Krahasoni nga pikëpamja filologjike variantet e emrave Beusas me Bosat dhe Daza me Dasmedius, duke u mbështetur në qëndrimin e Wilkesit mbi ta. Po qëndrimi juaj, cili është? Emri Beusas, në gjinore Beusantis, i cili haset ndër dalmatët, është krahasuar me mesapishten Bosat, me Buzetius ndër japodët dhe me Busio në Panomi. Emrat Daza, Dasius dhe Dazomenus janë lidhur me Dasmenus në Panoni dhe Dazos në Italinë jugore. • Shkruani një përmbledhje të gjithë informacionit të mbledhur nga teksti “Gjuha ilire”. Nxirrni përfundimet tuaja objektive. Përmbledhja të përqendrohet në 10 mendimet më të rëndësishme të tekstit si: shtrirja e Ilirisë, raportet me mesapishten, dokumentimi, qëndrime studiuesish etj. • Hartoni një fjalorth ilirik me emra të fushës së onomastikës dhe të toponomastikës, duke dhënë edhe shpjegimet përkatëse (në qoftë se është e mundur, por klasifikimi i tyre është shumë i rëndësishëm). Onomastikë: Bato, Skerdilaid etj. Toponomastikë: Kosovë-Fusha e Mëllenjave, Dardani- Fusha e Dardhave, Beograd- Qytet i Bardhë, Pulia- nga fisi ilir i Japigëve etj. Detyrë: Lexoni qëndrimin e Prof. Çabejit lidhur me gjuhën ilirike dhe shqipe. Dalloni pikat e përbashkëta dhe dallimet mes Wilkesit dhe Çabejit në një raport informativ me titull “Çabej versus Wilkes”. Të krahasohet me 10 fjalitë e nxjerra nga përmbledhja në aspektin:

1. shtrirja gjeografike e Ilirisë; 2. raportet me fqinjët, 3. qëndrimi i grekëve ndaj ilirëve; 4. raportet me mesapishten; 5. përmendja e emrave ilire në burimet historike. (jo më shumë se 20 fjali)

Page 29: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

28

1.2 Shqiptarët

Ashpërsia dhe bujaria e shqiptarit- Një kuptim i lartë për nderin-Gjuha-Feja-Zakonet... Ora I Objektiva: a) Nxjerrja e informacionit të llojit të ndryshëm nëpërmjet të vëzhguarit dhe renditja e tij sipas karakteristikave të tekstit informativ; b) Të lexuarit e tekstit në mënyrë të orientuar dhe sintetizimi i mendimit të nxënësit për refleksionet individuale; c)Të debatuarit mbi informacione të ndryshme duke shprehur qëndrime e gjykime personale. Të vëzhguarit: Vështroni pikturën në foto dhe listoni informacionin, sipas rubrikave që vijojnë: a) antropologjik; Populli që të bie më shumë në sy janë shqiptarët. Burrat janë shtatlartë dhe zeshkanë, me tipare të pashme dhe të rregullta. b) etnografik; Ai dëshiron që xhamadani i tij të jetë i qëndisur me serm e flori. Zakonisht, fustanella e tij është borë e bardhë. Opingat, rëndom prej lëkure të kuqe, kanë nga një xhufkë të madhe në majë c)kulturologjik. Në të vërtetë, në të gjithë vendin, shqiptari më la përshtypjen e një sqimatari; Opingat, rëndom prej lëkure të kuqe, kanë nga një xhufkë të madhe në majë për të cilën shqiptari mendon se është pjesë veçanërisht e rëndësishme e “kapardisjes” së tij”. • Shkruani, duke u bazuar mbi gjithë të dhënat e tekstit, të vëzhgimit dhe të procesit të listimit, një tekst informativ prezantues të pikturës së mësipërme. Për nxënësit që nuk ndihen ende të aftësuar për shkrimin e tekstit informativ, sugjerohet t’i drejtohen tekstit me të cilin punuam mbi tiparet antropologjike, etnografike, kulturologjike të shqiptarëve tek të vëzhguarit. Të lexuarit: Pikat e mëposhtme orientojnë drejt teknikës së leximit të drejtuar: • Lexoni tekstin e mëposhtëm, duke u mbështetur në pikat që vijojnë: - Ndërtoni një bazë të të dhënave që keni mbi kontekstin historik në të cilin është ndodhur Shqipëria në fundin e shek. XIX dhe fillimin e shek. XX.

Page 30: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

29

Me anën e brainstorming ndërtojmë një bazë të dhënash historike në tabelë bazuar vetëm në dijet e mëparshme të nxënësit. - Gjatë leximit, gjeni lidhjet që ekzistojnë mes kontekstit historik dhe informacionit që mbart ky tekst. Mund të qëllojë që disa nga qëndrimet e autorit të mos përputhen me atë që nxënësi di nga historia. Qëllimi i pyetjes është pikërisht të evidentohet ky aspekt. - Bëni pyetje për çështjet që janë të paqarta për ju. - Nxirrni konkluzionet tuaja personale dhe thoni nëse ju pëlqejnë apo jo përshtypjet e Fraserit për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nxënësit nxjerrin përfundimet e tyre mbi atë që lexojnë dhe i renditin në formën e tezave në tabelë. Më pas, ata diskutojnë se çfarë ju pëlqen nga idetë dhe çfarë jo. - Fokusohuni në informacionin që jepet dhe krahasojeni atë me dijet që keni mbi Shqipërinë e parapavarësisë. Sugjerohet të shkruhet në tabelë në dy kolona ku të renditen çfarë dinë dhe çfarë mësojnë të re me qëllim që të evidentohet informacioni i ri. - Dalloni se çfarë është e rëndësishme në tekst. Thelbi i pyetjes fokusohet tek krahasimi që autori i bën mentalitetit të popullit shqiptar me popullsitë e tjera të Evropës si p.sh. me irlandezët. - Sintetizoni informacionin në mënyrë të përmbledhur pas leximit të parë të tekstit. Nxënësi duhet të përmbledhë me gojë në një raport me pika (jo më shumë se 15 fjali) gjithë informacionin e ri që jepet në tekst. USHTRIMET

• Listoni në dërrasë disa argumente të tekstit, që ju duken provokuese. Pasi të argumentoni se ku qëndron provokacioni ose pasaktësia e të perceptuarit nga ana e libërshkruesit, shpalosni mendimin tuaj dhe më pas qëndrimin mbi argumentin në fjalë. Të diskutohen tezat e Fraserit si vijon: 1. Shqiptari nuk ka as art, as letërsi, as politikë kombëtare, as ndonjë

“çështje shqiptare”, as individualitet si shqiptar përkundrejt racave fqinje. 2. Shqiptarët që jetojnë pesëdhjetë a gjashtëdhjetë milje larg njëri-tjetrit

kanë vështirësi të mëdha për t’u kuptuar. 3. Shqipëria nuk ka ndonjë peshë të madhe në problemin ballkanik.

• Klasifikoni në mënyrë të përmbledhur informacionin mbi: - karakterin e shqiptarit; Dhe, sikundërse skocezët, shekuj më parë, që pavarësisht nga ndryshimet ndërmjet tyre, puqeshin me njëri-tjetrin nga urrejtja që ushqenin për anglezët, kështu edhe shqiptarët i bashkon urrejtja që kanë për sllavët (emotivë si gjithë popujt e tjerë)/ Kombet përreth tyre ua kanë pasur aq shumë frikën – për shkak të pasionit të tyre mbizotërues dhe të pashuar për luftën (luftarakë)/ Mungesa e rrugëve, shtigjet e rrezikshme malore dhe zilitë

Page 31: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

30

ndërfisnore kanë bërë që çdo zonë, e mbërthyer mes malesh të pakalueshëm, të ndjehet e vetëmjaftueshme (karakter i izoluar, i mbështetur edhe tek studimi i Edith Durham)/ Gjithkund vërehet një bujari e rreptë + veç nderit, të cilin e ka shenjtëruar mbi gjithçka (bujaria dhe nderi)/ Ai nuk është hajn (nuk është hajdut)/ Fjala e shqiptarit ka më shumë peshë se sa ujdia me të. (besa),/ por që ruajtën pavarësinë e tyre, duke u strehuar në kështjellat e maleve shqiptare. (të pavarur)/ - zhvillimin kulturor të tij; Shqiptari nuk ka as art, as letërsi, as politikë kombëtare, as ndonjë “çështje shqiptare”, as individualitet si shqiptar përkundrejt racave fqinje/ Gjuha e tij është e patrajtë dhe e zvetënuar. Ekziston një alfabet kombëtar, por zor se është përdorur ndonjëherë. Në një pjesë të vendit përdoren germat latine, kurse në pjesën tjetër germat greke janë krejt të zakonshme. Në disa zona të tjera fjalë greke, kurse në të tjera akoma fjalë sllave. Si pasojë, shqiptarët që jetojnë pesëdhjetë a gjashtëdhjetë milje larg njëri-tjetrit kanë vështirësi të mëdha për t’u kuptuar./ Shqiptari është i paditur dhe besëtytë (politeizmi i kulturës së trashëguar folklorike shqiptare)/ Por për sa kohë janë të përçarë, nuk kanë asnjë ndikim politik (të paorganizuar politikisht). - informacionin që merrni mbi ekzistencën e kanunit; Vërshëllima e plumbave nuk e frikëson shqiptarin, por nga njollosja e nderit të tij, sepse, duke sulmuar një femër, ai, në të vërtetë, ka sulmuar dikë që s’mund të marrë hak./ - situatën historike në të cilën ndodhej Shqipëria në atë kohë; Është i bindur se të huajt, veçanërisht italianët, duan të dëbojnë turqit vetëm për t’u zënë vendin. Ata e urrejnë sundimin, prandaj do të duronin më mirë sundimin formal turk, se sa sundimin e rreptë italian a austriak./ Edhe pse shqiptari do të dëshironte të flakte tej varësinë, qoftë dhe formale, nga Turqia, është pikërisht kjo varësi që pengon që vendi të kthehet në një arenë vrasjesh dhe plaçkitjesh ndërmjet fiseve, dhe ajo që mban larg italianët, të cilët s’ka dyshim që duan të pushtojnë vendin. Kështu, Shqipëria nuk ka ndonjë peshë të madhe në problemin ballkanik. Sigurisht, me anë të një kryengritjeje të përgjithshme, ata do të mund të vinin në pozitë të vështirë turqit. Por për sa kohë janë të përçarë, nuk kanë asnjë ndikim politik. (Pragu i Luftës së I Botërore) - të dhëna të tjera si: demografike, fetare etj. Shqiptarët mund të ndahen si skocezët. Malësitë e Veriut banohen prej fiseve, ndërsa në ultësirat më pjellore të Jugut sistemi fisnor vjen duke u zhdukur.(organizimi ende fisnor)/ Mungesa e rrugëve, shtigjet e rrezikshme malore (me infrastrukturë të pazhvilluar)/. Për më tepër, ka ndryshime të shënuara racore midis shqiptarëve gegë, që jetojnë në veriun e ashpër, dhe shqiptarëve toskë të jugut më pak të ashpër. Do të arrinit në përfundimin se ata në të shkuarën kanë qenë kombësi të ndryshme/ Fiset e Shqipërisë nuk kanë një fe të përbashkët.(feja e shqiptarit është shqiptaria)/Bujqësia është e prapambetur dhe ajo ushtrohet pa ndonjë qëllim tjetër, pos plotësimit të nevojave të sotpërsotshme. Nuk prodhohet asgjë, përveç do endëzave të vogla prej mëndafshi në Elbasan. Sa për tregtinë, atë nuk e kuptojnë fare. (zhvillimi ekonomik)

Page 32: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

31

• Cili është qëndrimi që Fraseri mban lidhur me ndarjen gjeografike gegë-toskë? A bini dakord ju me autorin në këtë pikë? Debatoni argumentin duke u mbështetur në faktet gjuhësore, etnografike dhe kulturologjike. Teza e Fraiserit është që janë të ndarë gjeografikisht, nga pikëpamja racore, fetare, dialektore dhe kulturore. 1. Malësitë e Veriut banohen prej fiseve, ndërsa në ultësirat më pjellore të

Jugut sistemi fisnor vjen duke u zhdukur (gjeografike dhe e organizimit të brendshëm).

2. Në një pjesë të vendit përdoren germat latine, kurse në pjesën tjetër germat greke janë krejt të zakonshme (ndikimi i ndryshëm i kulturave fqinje). Në disa zona të tjera fjalë greke, kurse në të tjera akoma fjalë sllave (ndikimi i ndryshëm i kulturave fqinje mbi dialektin tosk dhe geg, ndikimi në fakt është thjesht për arsye gjeografike). Si pasojë, shqiptarët që jetojnë pesëdhjetë a gjashtëdhjetë milje larg njëri-tjetrit kanë vështirësi të mëdha për t’u kuptuar (dallimet mes dy dialekteve). Për më tepër, ka ndryshime të shënuara racore midis shqiptarëve gegë, që jetojnë në veriun e ashpër, dhe shqiptarëve toskë të jugut më pak të ashpër (dallime fizike mes veriorëve dhe jugorëve si në çdo vend tjetër ku klima malore dhe ajo mesdhetare ndikojnë në tiparet e popullsisë).

3. Më i rëndësishmi nga fiset e Veriut, mirditorët, janë të krishterë: katolikë, romanë. Në Jug, shqiptarët janë të krishterë dhe, duke qenë në kufi me grekët, kanë përqafur Kishën Ortodokse (dallimet fetare). Shqiptari mysliman është nën ndikimin e fqinjëve të tij të krishterë. Ai pi verë dhe është veçanërisht i dhënë pas birrës – më rastisi të gjej edhe shishe birre nga Mynihu – dhe betohet në emër të Virgjëreshës.

4. Zakonet e mirditorëve dhe të toskëve ndryshojnë mjaft. Mirditorët kanë një diçka në shëmbëllim të qeverisjes, por gjithçka vendoset nga prijësit e fiseve më të fuqishëm. Ligjet e tyre janë gati spartane dhe shpesh tejet të ashpra. Interesante është praktika e vëllamërisë. Dy burra betohen që të jenë vëllezër (kanuni si mjet rregullator qeverisës). Marrëdhënia konsiderohet aq vëllazërore, sa nuk lejohet që fëmijët e tyre të martohen me njëri-tjetrin.

5. Toskët janë më punëtorë se sa mirditorët, madje disa prej bejlerëve të tyre janë mjaft të kamur.

• Krahasoni qasjet e Bajronit mbi shqiptarët me ato të Fraserit. Dalloni pikat e përbashkëta dhe dallimet. Lexohen qëndrimet e Bajronit dhe evidentohen në dërrasë. Me anë të dy kolonave paraqesim qëndrimet e secilit shkrimtar mbi shqiptarët dhe më pas vërehen të përbashkëtat dhe dallimet. Agimi lind: me të po çahen brigjet / e Shqipëris’ së rreptë, shkëmbi i Sulit Bajron Shih t’egrin shqiptar me fustanellë / E rrobat të qëndisura me ar./ Armët të lara me flori, sa bukur! Bajron Të rreptë bijt’e Shqipes! Po vetitë nuk u mungojnë; veç t’ishin më t’arrira; / Armiku ua pa kurrizin ndonjëherë, / Kush e duron si ata mundimin’ e luftës? / Shkëmbinjt’ e tyre s’janë më të patundur / Nga ata në çast rreziku dhe nevoje: / Ç’armiq për vdekje, po sa miq besnikë! / Kur besa a nderi i thrret të derdhin gjakun, / si trima turren ku t’i çojë i pari i tyre. Bajron

Page 33: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

32

Shkrimi i tekstit informativ ORA II Objektiva: a) Të përvetësuarit e shkrimit të një teksti informativ; b) Të qëmtuarit e tekstit për nga pikëpamja e tipareve të tekstit informativ; c) Të analizuarit e tekstit për nga organizimi i brendshëm Mësuesi shpjegon shkrimin e tekstit informativ për nga qëllimi, organizimi i brendshëm dhe lloji i tyre, ideja kryesore, përdorimi i fjalëve çelës dhe mjetet gjuhësore që i dallojnë secilin prej tyre. • Rilexoni tekstin dhe ritregojeni atë në formë shumë të përmbledhur, pa vendosur theksin në asnjërën prej ideve të autorit. Qëllimi i këtij ushtrimi është informimi i audiencës me tezat që Fraiser parashtron në tekst. Ritregimi duhet të jetë vetëm dhe vetëm informativ, prandaj gjatë prezantimit të tij, nxënësi orientohet të përdorë vetëm tone dëftore të të treguarit. • Ritregimit informativ që dëgjuat nga shokët, shtojini qëndrimet tuaja argumentuese mbi idetë e tekstit. Teksti që do të përftohet duhet të ketë karakteristikat e përdorimit të enumeracionit dhe të lidhjes shkak-pasojë. Pra nga një tekst informativ të thjeshtë, rikrijohet një tekst informativ me karakter enumerativ dhe shkak-pasojë, por tani nxënësi duhet të sjellë argumentet e veta. • Shkruani tri pyetje për tri çështje që mendoni se nuk janë të trajtuara në mënyrë të qartë në tekst, duke filluar me “Po mendoja, po sikur…”. Ndihmoni njëri-tjetrin në përgjigje dhe shpjegime. Nxënësi ngre tre pyetje për tre teza të ndryshme të autorit dhe jep përgjigjen e vet personale mbi këto argumente duke krijuar tre tekste informative të shkurtra të organizuara nëpërmjet krahasim/kontrastit mes ideve të Fraiserit dhe ideve të veta personale. • Evidentoni në tekst gjithë elementet e organizimit të brendshëm për nga rendi kronologjik dhe rishkruajeni këtë informacion duke u nisur nga shtrirja kohore. Për realizimin e këtij ushtrimi duhet mbajtur parasysh se nxënësit duhet të mbështeten tek argumentet që Fraiseri i ka sjellë nga e kaluara për të argumentuar qëndrimin e tij. Ato janë: Në fakt, do të ishte krejt e lehtë të provohej se shqiptarët nuk janë një popull, por një gjysmë duzine popujsh. Ata janë fëmijë të racave të dëshpëruara, sfiduese dhe të nxjerra jashtë ligjit, të cilat as u zhdukën dhe as u asimiluan nga pushtuesit, por që ruajtën pavarësinë e tyre, duke u strehuar në kështjellat e maleve shqiptare. (shqiptarët kanë qenë popullsi banuese në Ballkan gjatë dyndjeve barbare të gotëve, visigotëve etj. )/ Dhe, sikundërse skocezët, shekuj më parë, që pavarësisht nga ndryshimet ndërmjet tyre, puqeshin me njëri-tjetrin nga urrejtja që ushqenin për anglezët, kështu edhe shqiptarët i bashkon urrejtja që kanë për sllavët (dyndjet sllave në Ballkan)/ Argumentet mbi kanunin-

Page 34: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

33

shek. XIII-XV që kur kanë filluar të shfaqen/ Ekziston një alfabet kombëtar (1908)/ Ata e urrejnë sundimin, prandaj do të duronin më mirë sundimin formal turk, se sa sundimin e rreptë italian a austriak (fillimi i shek. XX). Këto pika trajtojini në një tekst informativ mbi Shqipërinë.

Shkrimi i tekstit informativ ORA III Objektiva: a) Të ushtruarit mbi shkrimin e artikujve informativë; b) Të përmirësuarit e shkrimit informativ nëpërmjet teknikave të krahasim-kontrastit; c) Të diskutuarit mbi përmbajtjen e tekstit. • Rilexoni gjithë shembujt apo vërejtjet e Fraserit lidhur me Shqipërinë dhe shqiptarët. Përpunojini këta shembuj në mënyrë të atillë që të shkruani një artikull të shkurtër mbi subjektin e caktuar. Jepni qëndrimin tuaj mbi këta shembuj, por pa u pozicionuar. Subjekti janë shqiptarët në fillimin e shek. XX, fillimi i Luftës së parë Botërore. Tezat dhe argumentimin e tyre sipas Fraserit, përpunojini sipas këndvështrimit tuaj duke përdorur shkak-pasojën dhe enumeracionin. • Në tekstin “Shqiptarët” të Fraserit trajtohen çështje në mënyrë të krahasuar dhe të kontrastuar. Duke u mbështetur në vëzhgimet e tij, shkruani dy raporte të shkurtra analitike mbi këto çështje. Çështjet që trajtohen nëpërmjet krahasim-kontrastit janë: 1. Shqiptarët mund të ndahen si skocezët. 2. ai nuk njeh asgjë, veç nderit, të cilin e ka shenjtëruar mbi gjithçka. 3. ka ndryshime të shënuara racore midis shqiptarëve gegë, që jetojnë në

veriun e ashpër, dhe shqiptarëve toskë të jugut më pak të ashpër (këtu përfshihet gjuha, zhvillimi, organizimi i brendshëm, tipologjia, feja etj.)

• Analizoni raportin mes të cilit qëndron natyra shqiptare me shqiptarët, duke u mbështetur në lidhjen shkak – pasojë sipas Fraserit dhe përfundimeve të tij. Për këtë nisemi nga: Malësitë e Veriut banohen prej fiseve, ndërsa në ultësirat më pjellore të Jugut sistemi fisnor vjen duke u zhdukur. Diskutim i lirë mes nxënësve: • Si e gjykoni ju: Pse Fraseri e ka shkruar këtë libër dhe çfarë është përpjekur të vërtetojë ai me këtë? • A mund të vlerësoni se cilat janë tri pikat më të forta ku është mbështetur Fraseri, për të dhënë karakterin e shqiptarëve? Si e gjykoni ju, a mund të kishte përfshirë ide të tjera?

Page 35: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

34

Të shkruarit • Krijoni një bibliografi me librat e të huajve mbi shqiptarët. Për këtë mund të bëhen kërkime në internet apo të shfrytëzohet teksti mësimor dhe citimet e përmendura aty. E rëndësishme është që ai ta shkruajë si duhet bibliografinë duke u bazuar tek: të renditen sipas rendit alfabetik, duke ndjekur pasqyrimin Mbiemër + emër autori, titull libri, shtëpia botuese, *nr. i botimit në qoftë se ka shumë, vendi, viti i botimit). Diskutim i lirë: • Cilat janë tiparet e shqiptarëve sipas këndvështrimit tuaj? Listojini ato në tabelën e mëposhtme dhe krahasoni mendimet tuaja për: tipare fizike, tipare etnokulturore, tipare gjuhësore, tipare historiko-politike. • Analizoni kuptimin e tolerancës fetare dhe respektimin e minoriteteve etnike dhe gjuhësore (komunitetet endacake) në Shqipëri. Jepni gjykimin tuaj mbi këtë situatë dhe vlerat që i atribuon vendit tonë kjo bashkëjetesë. • Si e imagjinoni të ardhmen kulturore dhe politike të Shqipërisë deri në vitin 2020. Çfarë ndryshimesh pozitive prisni? Argumentoni qëndrimet tuaja. DETYRË • Shkruani një raport përmbledhës analitik mbi qëndrimet e Fraserit përkundrejt shqiptarëve, duke i dhënë trajtën e një raporti informativ.

Detyrë me shkrim 1 (1 orë) Shkrimi i tekstit informativ Objektiva:

a)Të shkruarit sipas parametrave dhe tipareve të një teksti informativ; b)Të shkruarit saktë dhe në mënyrë të përqendruar të hyrjes dhe mbylljes; c)Të shkruarit e një brendie koherente dhe të plotë;

d)Të përdorurit e një gjuhe të zgjedhur të ligjërimit të shkruar.

Sugjerohet që nxënësi të punojë me libër përpara me qëllim që t’i përmbahet sa më saktë hapave të shkrimit të tekstit informativ dhe organizimit të brendshëm të tij. Sigurisht, që mësuesi ftohet të zgjedhë një temë tjetër për realizimin e detyrës, ndryshe nga propozimi i autorëve.

Page 36: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

35

Kreu II0 Teksti shpjegues

2.1 Ikja nga kompleksi i Rozafës Ora I Objektiva: a) Të lexuarit e tekstit dhe të kuptuarit e tij; b) Të analizuarit e qëndrimit të Fugës për legjendën e Rozafës; c) Të diskutuarit e raporteve të interpretimit të legjendës si e njohim me parashtrimin e Fugës. • Çfarë dini mbi legjendën e krijimit të kalasë së Rozafës dhe thoni se cili është morali i saj sipas mendimit tuaj. Varianti në gegnishten perëndimore: "... I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tanë. Tri ditë e tri net kjo mjegull mbeti aty. Mbas tri ditësh e tri netësh nji erë e hollë fryu e e naltoi mjegullën. E naltoi dhe e shpuni deri në kodrën e Valdanuzit. Aty maje kodrës tre vëllazën punoshin. Ndërtoshin nji kështjellë. Po, murin që naltoshin ditën u prishej natën, e kësisoj nuk e naltonin dot. Na kalon aty nji plak i mirë. - Puna e mbarë, o tre vëllazën. - Të mbarë paç, o plak i mirë. Po ku e sheh ti të mbarën tonë? Ditën punojmë, natën na shembet. A din me na diftue ndoj fjalë të mirë: çka të bajmë që t'i mbajmë muret më kambë? - Unë di - u thotë plaku - po drue me jua thanë se a' mëkat. Atë mëkat hidhe mbi krytin tonë, se na duem ta qëndrojmë më kambë nji këtë kështjellë. Plaku i mirë mendohet e pyet: - A jeni të martuem, trima? A i keni ju të tri varzat e jueja? - Të martuem jemi - i thonë ata. - Edhe të tre i kemi varzat tona. Na thuej pra ç'të bajmë që ta qëndrojmë këtë kështjellë? - Në daçi m'e qëndrue, lidhuni me besa-besë: varzave mos u diftoni, në shpi mos kuvendoni për fjalët që do t'ju thom unë. Atë prej të tri kunatave që do të vijë nesër bukë me ju pru, ta merrni e ta muroni të gjallë në mur të kështjellës. Atëhere keni me pa se muri ka me zanë vend e me qëndrue për jetë e mot. Tha kështu plaku e shkoi: njitash u pa, njitash s'u pa. Medet! Vëllai i madh e shkeli besën e fjalën. Kuvendoi në shtëpi, i tregoi vashës së vet kështu e kështu, i tha të mos vinte atje të nesërmen. Edhe i mesmi e shkeli besën e fjalën: ia tregoi të tana vashës së vet. Vetëm i vogli e mbajti besën e fjalën: nuk kuvendoi në shpi, nuk i tregoi vashës së vet. Nadje. Të tre ngrihen shpejt e shkojnë në punë. Çekanët shkapeten, gurët copëtohen, zemrat rrahin, muret naltohen. Në shpi, nana e djemve s'din gja. I thotë të madhes:

Page 37: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

36

- Moj nuse e madhe, mjeshtrit duen bukë e ujë; duen kungullin me venë. Nusja e madhe ia kthen: - Besa, nanë, sod s'mund të shkoj se jam e sëmunë. Kthehet i thotë të mesmes: - Moj nuse e mesme, mjeshtrit duen bukë e ujë; duen kungullin me venë. - Besa, nanë, sod nuk mund të shkoj, se kam me shkue te fisi me bujtë. Nana e djemve i kthehet nuses së vogël: - Moj nuse e vogël... Nusja e vogël brof në kambë: - Urdhno, nanë! - Mjeshtrit duen bukë e ujë; duen kungullin me venë. - Besa, nanë, unë shkoj, po e kam djalin të vogël. Drue se don gji me pi e kjan. - Nisu, shko, se djalin ta shikjojmë na, s'ta lamë me kja - i thonë të kunatat. Ngrihet e vogla, e mira, merr bukë e ujë, merr kungullin me venë, e puth djalin në të dy faqet, niset e bjen në Kazenë; njaty ngjit kodrën e Valdanuzit, i avitet vendit tek punojnë të tre mjeshtrit: dy të kunetnit e i shoqi. - Puna mbarë, o mjeshtër! Po ç'asht njikështu? Çekanët ndalen e s'shkapeten, po zemrat rrahin fort e fort. Fëtyrat zbehen. Kur e sheh i vogli të shoqen, hedh çekanin prej dore, mallkon gurin e murin. E shoqja i thotë: - Ç'ke ti, o im zot? Pse mallkon gurin e murin? Hidhet kunati i madh: - Ti paske lindë n'e zezë ditë, moj kunata jonë. Na e kemi ba me fjalë me të murue të gjallë në mur të kështjellës. - Shëndosh ju, o kunetë. Po unë do t'ju la nji porosi: kur të më muroni në mur, synin e djathtë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, kambën e djathtë të ma lini jashtë, gjinin e djathtë të ma lini jashtë. Se djalin e kam të vogël. Kur të nisë të kjajë - me njanin sy do ta shikjoj, me njanën dorë ta ledhatoj, me njanën kambë t'i tund djepin e me njanin gji t'i jap me pi. Gjini m'u nguroftë, kështjella qëndroftë, djali jem u trimnoftë, u baftë mbret e mbretnoftë! Ata e marrin nusen e vogël e e murojnë në themel të kështjellës. Dhe muret ngrihen, naltohen, nuk shemben ma si ma parë. Po rranxë tyne gurët janë edhe sod të lagun e të myshkun, sepse vahdojnë me pikue lotët e nanës për birin e saj... E biri? Biri u rrit, luftoi e trimnoi. " • Komentoni fotot dhe analizojini për nga simbolikat e secilës prej tyre. Evidentoni ngjashmëritë dhe dallimet në mesazhet që mbart secila prej tyre.

1. Fotoja 1 lidhet me ndërtimin dhe ekzistencën, fotoja II me flijimin dhe vazhdimësinë e jetës dhe të brezave (ekzistencën sërish).

2. Fotoja I lidhet me luftën, fotoja II me fillimin e jetës, po dhe mbarimin e saj.

3. Mesazhi i fotos I lidhet me lashtësinë e shqiptarëve dhe mbijetesën e tyre në shekuj, fotoja II lidhet me sakrificën e nënës për të çuar deri në fund misionin e saj si krijuese e jetës.

Page 38: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

37

• Vlerësoji këto fotografi për nga misticizmi i tyre. Po ju si mendoni, a është e mistershme vetë legjenda e kalasë së Rozafës? Diskutoni. Misticizmi i fotos ka të bëjë me tunelet e errëta të saj, fakti që ajo u ndërtua duke u shkelur besa. Mistika e fotos së dytë, mbetet tek fakti që një i vdekur vazhdon të jetë burim jete për krijesën e saj. Pra vdes njeriu, por jo vepra dhe misioni i tij. Sensi i sakrificës dhe i dashurisë sublime për krijimin. LEXIM I DREJTUAR • Lexoni tekstin duke shënuar togfjalëshat që janë të paqartë për ju dhe shpjegojini me mësuesen. • Mbështetuni në shpjegimet e mëposhtme për të kuptuar më mirë tekstin. Ushtrime • Bëjini një përmbledhje të shkurtër fabulës së esesë dhe krahasoni mendimet tuaja fillestare me idetë që krijuat pas leximit të pjesës “Ikja nga kompleksi i Rozafës”. A përputhen ato, ku dhe pse? Fabula është me një mesazh të dyanshëm: Shoqëritë ngrihen mbi bazën e tradhtive dhe një shoqëri e ngritur mbi tradhti jeton vetëm përkohësisht. Krahasimi në parim hedh poshtë konceptin e ndërtimit të shoqërisë shqiptare mbi ruajtjen e virtytit të besës dhe mitin e sakrificës në legjendë. Përputhet me konceptin e ekzistencës.

Teksti shpjegues ORA II

Objektiva: a) Të përvetësojë e tiparet e një teksti shpjegues; b) Të analizojë tiparet shpjeguese të tekstit “ikja nga kompleksi i Rozafës”; c) Të studiojë qëndrimet e Fugës mbi kompleksin e Rozafës. • Cili është parimi metodologjik që analisti Artan Fuga ka ndjekur në studimin e tij? A mendoni se kjo metodologji është aktuale dhe pse? Sugjerohet orientimi në paragrafin: Në shkencat e sotme shoqërore ka një metodologji të caktuar për të përdorur modernitetin në zbulimin e përmbajtjes së vlerave dhe domethënies së kulturës tradicionale, si dhe tradicionalen për të lexuar më në thellësi modernen. Fjala është, siç thuhet, për ta lexuar traditën nëpërmjet aktuales dhe aktualen nëpërmjet traditës. Duke u mbështetur në këtë model të arsyetuari, do të dëshironim të flisnim për qëndrueshmërinë e institucioneve politike që ishin ngritur gjatë fazës së tranzicionit në Shqipëri, duke iu referuar legjendës së stërvjetër, që ka marrë emrin e Rozafës. Ndërsa ikjen

Page 39: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

38

nga pastabiliteti institucional, që ka karakterizuar fazën e tranzicionit shqiptar, do ta emërtonim simbolikisht si ikje nga kompleksi i Rozafës, ashtu sikurse fëmija ikën, në njëfarë mënyre, nga kompleksi i Edipit, pavarësisht mesazheve të përhershme që ai i dërgon gjatë gjithë jetës së vet. Vështruar kështu, e gjithë faza e tranzicionit të institucioneve politike shqiptare do të konsiderohej si ikje nga kompleksi i Rozafës, pastabiliteti dhe shprishja ciklike që ka karakterizuar “fëmijërinë” e tyre. • Zbuloni tezën që Fuga paraqet për analizë dhe diskutoni aktualitetin e saj. TEZA: Një e drejtë që duhet kompensuar. Aktualiteti i tezës lidhet me fazën ende transitive të vendit në ngritjen dhe funksionimin demokratik të institucioneve drejtuese të shtetit. • Rindërtoni legjendën dhe interpretoni simbolikat e 1) kalasë – Pushteti: Kalaja është ndërtuar me mure të forta, ka hije të

rëndë, duket se materiali i gurtë me të cilin është ndërtuar e bën tepër solide. Por, prisni... Nga pikëpamja njerëzore, ajo është njëherazi e fortë dhe e dobët. Hiqni vellon e misterit fillestar, tregoni se në çfarë mënyre u procedua për ta flijuar nusen e re dhe gjithçka mund të shembet nga brenda, nga lufta vëllavrasëse. Vëllai i vogël dhe fëmija i tij, tashmë i rritur, do të kërkonin të hakmerreshin që në çastin kur do të merrnin vesh të vërtetën. Muret, institucionet, pra, kanë një pikë çekuilibrimi themeltar; ato mund të mbahen ngritur vetëm nëse e vërteta fshihet nëpërmjet manipulimit. Paradoksi do të bënte që e vërteta të ishte shkatërrimtare dhe gënjeshtra ndërtimtare. Mbajtja më këmbë e konstrukteve murale do të kërkonte që ato “të mirëmbaheshin” në mënyrë të vazhdueshme nga hipokrizia vëllazërore.

2) tre vëllezërve - Duke ditur se drama legjendare lind pikërisht nga paaftësia e vëllezërve për të marrë një vendim të respektueshëm nga ata të tre dhe pastaj nga e gjithë familja klanore, kuptohet se ata nuk kanë përvojë të mjaftueshme dhe strukturë mendore e psikologjike të gatshme për të ushtruar pushtet horizontal brenda një grupi me individë të barabartë në të drejta, në çastin kur pushteti i dikurshëm vertikal, ai i atit, siç duket mjaft autoritar, ka pushuar së vepruari dhe e ka lënë bosh vendin e pushtetit

3) plakut të panjohur - Këshilla e plakut të panjohur që kaloi atypari ishte sa e mistershme, aq dhe e papritur për të tre vëllezërit që kishin mbetur pa autoritetin e atit të tyre, pa pushtetin e tij. Kuptohet që i ati i vëllezërve ka vdekur, sepse, kur skena e tregimit zhvendoset në familje, vetëm ai nuk përmendet. Sigurisht që ky element nuk mungon rastësisht. Mungesa e tij, në mënyrë të pathënë, të heshtur, është vetë guri themeltar i legjendës.

4) këshillat- tradhtia, përçarja: . ...Tre vëllezërit e legjendës vendosën ta dëgjonin këshillën e plakut për të bërë theror njërën nga gratë e tyre. Por, vini re! Ata që vendosin ta pranojnë këtë zgjedhje janë dy vëllezërit më të mëdhenj. Ata janë më të rritur në moshë dhe fjala e tyre, ndoshta e thënë më parë, ka pasur më shumë peshë dhe e ka sugjestionuar vëllain e vogël, i cili pranon të bashkohet me zgjedhjen e bërë. Për më tepër, ata, dy më të mëdhenjtë, siç duket, kanë vendosur të mos i qëndrojnë besnikërisht paktit të bërë dhe se do t’ua tregojnë grave të tyre sekretin,

Page 40: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

39

duke i këshilluar që të nesërmen të gjejnë të gjitha pretekstet e mundshme e të mos shkojnë në kantier. Ndoshta, një vështrim i shpejtë sy më sy, ka mjaftuar që ata të merren vesh në çast me njëri-tjetrin. Pra, në të vërtetë, vendimi nuk është marrë në mënyrë të njëzëshme nga të tre vëllezërit, por është një imponim i shumicës (dy vëllezërve të mëdhenj) ndaj pakicës (vëllait të vogël).

Gjeni pikat e lidhjes mes tyre dhe analizoni kushtëzimin për këto katër elemente të legjendës. Pakti i fshehtë, i bërë në bashkëpunim ose jo midis të dy vëllezërve të mëdhenj, është ai dhe vetëm ai që, në fakt, çon në marrjen e vendimit për të bërë theror njërën nga gratë, pra bën të mundur ngritjen e bedenave. Sipas hipotezës që edhe vëllai i vogël do të mashtronte njëlloj si dy vëllezërit e mëdhenj, është e sigurt që asnjëra nga gratë nuk do të shkonte ta çonte ushqimin dhe atëherë sakrifica nuk do të mund të bëhej dhe ngritja e kalasë, aq e nevojshme për familjen, nuk do të realizohej. • Rilexoni këshillën e plakut dhe analizojeni atë nga pikëpamja pragmatike dhe nga një qëndrim idealist. Krahasoni qëndrimin tuaj me atë të autorit. A ju duken të mjaftueshme shpjegimet që jep ai? Këshilla: Këshilla e plakut të huaj përmblidhet kështu: njëra nga tri gratë e vëllezërve, që rastësisht do të caktohej të sillte ushqimin të nesërmen në drekë në vendin e punës të tre vëllezërve, do të duhej të flijohej duke u murosur e gjallë në themelet e mureve të kështjellës (ASPEKTI PRAGMATIK) dhe prej andej do të kullonte pikë-pikë qumështi i gjirit të saj për të ushqyer foshnjën e parritur, si për t’iu kujtuar brezave të ardhshëm se gjithçka që ishte ndërtuar aty në mënyrë epike, ishte fryt i sakrificës së saj sublime, mbështetej te kapërcimi i së pamundurës, te kapërcimi i jetës te vdekja dhe i vdekjes te pavdekësia (ASPEKTI IDEALIST). Shpjegohen tiparet e teksit shpjegues • Analizoni gjithë tiparet e një teksti shpjegues që ka eseja “Ikja nga kompleksi i Rozafës”, duke u përqendruar te qëllimi i shkrimit dhe si i është qasur autori tezës. Mbështeteni analizën tuaj në pikat e mëposhtme: - Hyrja, paraqitja e tezës, metodologjia, aktualiteti. Në shkencat e sotme shoqërore ka një metodologji të caktuar për të përdorur modernitetin në zbulimin e përmbajtjes së vlerave dhe domethënies së kulturës tradicionale, si dhe tradicionalen për të lexuar më në thellësi modernen. Fjala është, siç thuhet, për ta lexuar traditën nëpërmjet aktuales dhe aktualen nëpërmjet traditës. Duke u mbështetur në këtë model të arsyetuari, do të dëshironim të flisnim për qëndrueshmërinë e institucioneve politike që ishin ngritur gjatë fazës së tranzicionit në Shqipëri, duke iu referuar legjendës së stërvjetër, që ka marrë emrin e Rozafës. Ndërsa ikjen nga pastabiliteti institucional, që ka karakterizuar fazën e tranzicionit shqiptar, do ta emërtonim simbolikisht si ikje nga kompleksi i Rozafës, ashtu sikurse fëmija ikën, në njëfarë mënyre, nga kompleksi i Edipit, pavarësisht mesazheve të përhershme që ai i dërgon gjatë gjithë jetës së vet. Vështruar kështu, e gjithë faza e tranzicionit të institucioneve politike shqiptare do të konsiderohej si ikje nga kompleksi i Rozafës, pastabiliteti dhe shprishja ciklike që ka karakterizuar “fëmijërinë” e tyre.

Page 41: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

40

Si dhe karakteri i tekstit që lidhet me studime në fushat e shkencave humane. - Brendia përbëhet nga argumentet në funksion të tezës së parashtruar sipas rëndësisë dhe funksionit të tyre; organizimi i tyre në paragrafë dhe shpjegimet përgjegjëse mbi çdo tezë mbështetëse. Mbështetuni te mjetet gjuhësore që përligjin karakteristikat e një teksti shpjegues. TEZA: Një e drejtë që duhet kompensuar. Nënteza: 1. Paradoksi do të bënte që e vërteta të ishte shkatërrimtare dhe gënjeshtra

ndërtimtare 2. Sublimja dhe heroikja pështjellohen në një të tërë të vetme amorale. 3. Dhe, sipas mendësisë patriarkalo-mashkullore, do të jetë pikërisht një

grua e pafajshme. 4. Transparenca nuk është kurrë e plotë. Poshtë saj “fle” një realitet opak që

e dinë vetëm “vëllezërit” e mëdhenj, ata që kanë mashtruar, por kanë mashtruar për të mirën e “përgjithshme”, pra, edhe atë të nuses së vogël që u flijua te muret e kalasë.

5. Kuptohet që vëllezërit, si bashkësi e strukturuar rishtazi dhe që sapo e kishte humbur aftësinë e mëparshme për t’u organizuar rreth një pushteti atëror (autoritar), veçanërisht vëllezërit e mëdhenj, bëjnë sikur e kanë këtë aftësi.

6. Jo informimi, por shpesh mosinformimi bën që të realizohen projekte të së mirës së përgjithshme. A mund të ekzistojë një shoqëri ku qytetari është i informuar për gjithçka?

7. Çdo nëntezë sqarohet nga autori në tekst.

- Konkluzionet në mënyrë të renditur në funksion të tezës kryesore dhe funksionet e pyetjeve retorike. Gjithsesi, ata, me mundim, me sinqeritet apo me dinakëri, me sakrifica apo me krime, me transparencë apo fshehurazi, vëllazërisht apo pabesisht, nisën të krijonin institucionet e tyre. Nusja e djalit të vogël, e murosur për së gjalli, iu kujton, në formë të ngurtësuar, se ata duhet të krijojnë institucione të vërteta vendimmarrjeje, se duhet ta mbushin zbrazëtinë pushtetore me institucione të reja, të vërteta. Përndryshe, edhe ata vetë, një ditë apo një natë, në të ardhmen, do t’iu nënshtrohen jo vendimeve të hapura publike, por marrëveshjeve të natës, që bëjnë të tjerët me gratë e tyre. Në rast të kundërt, asnjëherë nuk do të arrijnë të merren vesh dhe, për rrjedhojë, ka rrezik që kurrë të mos ketë më kala. Funksioni i pyetjes retorike si aspekt gjuhësor karakteristik për tekstin shpjegues. • Shkruani një përmbledhje analitike shpjeguese mbi esenë “Ikja nga kompleksi i2Rozafës”, duke u mbështetur në pikat e mësipërme, por duke përmbledhur detajet mbështetëse dhe duke përpunuar, sipas këndvështrimit tuaj, simbolikën e tyre sociale. Kini parasysh që përfundimet të jenë të drejtpërdrejta dhe pa pyetje retorike. (Jo më shumë se 15 fjali)

Page 42: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

41

• Zbërtheni kuptimin dhe simbolikën e murosjes, sipas Fugës, dhe karakterin epik të dukurisë. Cilat janë shpjegimet e autorit dhe a e mbështesin ato metodologjinë e esesë mbi leximin e traditës nëpërmjet aktuales dhe aktualen nëpërmjet traditës? Qëndrimi i autorit: do të duhej të flijohej duke u murosur e gjallë në themelet e mureve të kështjellës dhe prej andej do të kullonte pikë-pikë qumështi i gjirit të saj për të ushqyer foshnjën e parritur, si për t’iu kujtuar brezave të ardhshëm se gjithçka që ishte ndërtuar aty në mënyrë epike, ishte fryt i sakrificës së saj sublime, mbështetej te kapërcimi i së pamundurës, te kapërcimi i jetës te vdekja dhe i vdekjes te pavdekësia. Epikja vërehet lehtësisht tek heroizmi i aktit të murosjes. Po, e mbështesin ato metodologjinë e esesë mbi leximin e traditës nëpërmjet aktuales dhe aktualen nëpërmjet traditës, sepse si thotë vetë Fuga është përdorur një metodologji e caktuar për të përdorur modernitetin në zbulimin e përmbajtjes së vlerave dhe domethënies së kulturës tradicionale, si dhe tradicionalen për të lexuar më në thellësi modernen. • Analizoni në formë të shkruar domethënien e shprehjes “... te kapërcimi i jetës te vdekja dhe i vdekjes te pavdekësia”, duke ruajtur tiparet e shpjegimit analitik. Jo më shumë se 4 fjali. Pra, një e vdekur që mban në jetë një të gjallë, pra heroina e legjendës nëpërmjet dy misioneve të saj: të femrës grua dhe nënë dhe të shpirtit flijues për ekzistencën e kalasë. • Ç’do të thotë sipas mendimit tuaj që vendimin t’ia lësh në dorë rastësisë? Po për autorin, ç’do të thotë kjo? Zbërtheni kuptimin e përkufizimit “Në kushtet e barazisë së të drejtave, flijimi nuk mund të bëhet veçse “rastësisht”. Rastësia sipas Fugës: Në kushtet e barazisë së të drejtave, flijimi nuk mund të bëhet veçse “rastësisht”. Por rastësia nuk ndodh, çka do të thotë që rastësia asnjëherë nuk ekziston “rastësisht”. • Artan Fuga pohon “... Struktura bazë e legjendës zë fill me pabarazi”, “..., me një të drejtë që duhet kompensuar”. Analizoni bazën e këtyre pohimeve dhe qëndrueshmërinë etike, morale dhe filozofike. Kjo duhet parë në dy aspekte: atë ideal të rastësisë dhe atë praktik në fragmentin: Në kushtet e një bashkësie me individë të barabartë në të drejta, zëvendësimi i aftësisë së vërtetë vendimmarrëse me marifetin e një marrëveshjeje false të përshëndetur nga të gjitha palët, mund të arrijë të ketë vetëm një sukses afatshkurtër, por nuk mund të realizojë atë koherencë të brendshme të bashkësisë, që mund ta bëjë atë të evitojë katastrofat institucionale të mëpastajme. Dy vëllezërit e mëdhenj e prishën paktin e ruajtjes së fshehtësisë së vendimit që morën dhe, natën, pa u ndier, në fshehtësi, u rrëfyen përpara grave të tyre, të cilat dalin edhe ato si subjekte që e pranojnë hilenë jo si pjesëmarrëse të drejtpërdrejta, por si publik që përfiton prej saj, që pranon pabesinë për hir të interesave të veta të garantuara. Aspekti etik është të vepruarit me mosbarazi, aspekti moral lidhet me këshillën për rastësi e besë ndër ta, aspekti filozofik ka të bëjë me individë të barabartë në të drejta.

Page 43: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

42

• Shtjelloni konceptin “e çekuilibrimit themeltar” të shtetit nëpërmjet legjendës së Rozafës dhe impaktin e këtij koncepti në historinë e shteteve. A ju tremb ky trajtim? Sipas Fugës: Muret, institucionet, pra, kanë një pikë çekuilibrimi themeltar; ato mund të mbahen ngritur vetëm nëse e vërteta fshihet nëpërmjet manipulimit. Paradoksi do të bënte që e vërteta të ishte shkatërrimtare dhe gënjeshtra ndërtimtare. Mbajtja më këmbë e konstrukteve murale do të kërkonte që ato “të mirëmbaheshin” në mënyrë të vazhdueshme nga hipokrizia vëllazërore. • Në mënyrë shumë të thjeshtë thoni “fabulën” e krijimit dhe ekzistencës së shtetit, duke u mbështetur në pikat: (shembja) – (flijimi) - (ngritja). A bini dakord me qëndrimin e autorit se që të tre vëllezërit janë “amoralë”? Ku qëndron amoraliteti i tyre dhe si është i përkthyer ky në shoqërinë patriarkalo-mashkullore? shembja: Mungesa e figurës atërore (udhëheqësit të denjë) dhe mangësitë në organizimin e brendshëm të familjes (shtetit) që sjellin shembjen e tij. flijimi: si simboli i sakrifikimit për ekzistencën; ngritja: ndërtimi i kalasë (shtetit) nëpërmjet manovrës së shkeljes së besës ndërvëllazërore, sepse qëllimi i justifikon mjetet. Amoraliteti i vëllezërve sipas legjendës dhe Fugës: Dy vëllezërit e mëdhenj e prishën paktin e ruajtjes së fshehtësisë së vendimit që morën dhe, natën, pa u ndier, në fshehtësi, u rrëfyen përpara grave të tyre, të cilat dalin edhe ato si subjekte që e pranojnë hilenë jo si pjesëmarrëse të drejtpërdrejta, por si publik që përfiton prej saj, që pranon pabesinë për hir të interesave të veta të garantuara. Por, ndoshta, edhe të dy vëllezërit e mëdhenj nuk duhen gjykuar aq rëndë; aq më pak e bën këtë legjenda. Ndoshta ata nuk do të gjenin mjet tjetër për të marrë vendimin dhe për ta zbatuar atë, pra, flijimin e nuses së re – aq të rëndësishëm për ngritjen e mureve të kështjellës. • Analizoni gjithë tiparet e një shoqërie patriarkale, që reflektohen në shkrim, dhe trajtoni thelbin e moralit të saj. 1. Nevoja për drejtim dhe vendimmarrje nga një figurë atërore; Kuptohet që i ati i vëllezërve ka vdekur, sepse, kur skena e tregimit zhvendoset në familje, vetëm ai nuk përmendet. Sigurisht që ky element nuk mungon rastësisht. Mungesa e tij, në mënyrë të pathënë, të heshtur, është vetë guri themeltar i legjendës. 2. Mungesa e organizimit të tre vëllezërve; Duke ditur se drama legjendare lind pikërisht nga paaftësia e vëllezërve për të marrë një vendim të respektueshëm nga ata të tre dhe pastaj nga e gjithë familja klanore, kuptohet se ata nuk kanë përvojë të mjaftueshme dhe strukturë mendore e psikologjike të gatshme për të ushtruar pushtet horizontal brenda një grupi me individë të barabartë në të drejta, në çastin kur pushteti i dikurshëm vertikal, ai i atit, siç duket mjaft autoritar, ka pushuar së vepruari dhe e ka lënë bosh vendin e pushtetit. 3. Inferioriteti i vëllait të vogël; Ata që vendosin ta pranojnë këtë zgjedhje janë dy vëllezërit më të mëdhenj. Ata janë më të rritur në moshë dhe fjala e tyre, ndoshta e thënë më parë, ka pasur më shumë peshë dhe e ka sugjestionuar vëllain e vogël, i cili pranon të

Page 44: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

43

bashkohet me zgjedhjen e bërë. Për më tepër, ata, dy më të mëdhenjtë, siç duket, kanë vendosur të mos i qëndrojnë besnikërisht paktit të bërë dhe se do t’ua tregojnë grave të tyre sekretin, duke i këshilluar që të nesërmen të gjejnë të gjitha pretekstet e mundshme e të mos shkojnë në kantier. Ndoshta, një vështrim i shpejtë sy më sy, ka mjaftuar që ata të merren vesh në çast me njëri-tjetrin. Pra, në të vërtetë, vendimi nuk është marrë në mënyrë të njëzëshme nga të tre vëllezërit, por është një imponim i shumicës (dy vëllezërve të mëdhenj) ndaj pakicës (vëllait të vogël). 4. Sakrifikimi i figurës së një gruaje, ... Përse flijohet një grua? Përse flijohet nusja e vogël? Përse i lihet një gji jashtë? Flijimi i femrës në një shoqëri tradicionale burrash maçistë. Flijimi i së dobëtës, i minoritetit, i asaj që i mungon informacioni. • Vendosni përballë njëra-tjetrës frazat: “Ai është hero nga injoranca” dhe “Pra, marrja e vendimit bëhet e mundur vetëm nëpërmjet mashtrimit dhe manipulimit që, i drejtuar kundër pjesës së sakrifikuar të bashkësisë, e nxjerr atë jashtë mekanizmit të vendimmarrjes”. Zbërtheni këto pohime dhe simbolikën e tyre për shoqërinë dhe konceptin e ndërtimit të shtetit. Cili është qëndrimi juaj? “Ai është hero nga injoranca”- Mungesa e dijes sjell verbëri. “Pra, marrja e vendimit bëhet e mundur vetëm nëpërmjet mashtrimit dhe manipulimit që, i drejtuar kundër pjesës së sakrifikuar të bashkësisë, e nxjerr atë jashtë mekanizmit të vendimmarrjes”- Në thelbin e shprehjes qëndron e vërteta se gjithmonë dikush, një kategori sociale mbetet jashtë vendimmarrjes dhe interesave të pushtetit. Të drejta apo mundësi që këtij grupi nuk i kompensohen apo nuk i jepen kurrë.

Detyrë shtëpie • Shkruani një përmbledhje shpjeguese mbi raportin që ekziston mes informalitetit dhe transparencës, duke u mbështetur në argumentet e Artan Fugës dhe duke shprehur në fund qëndrimin tuaj ndaj pozicionimit të tij. Sugjerohet të shtjellohet raporti i ndërtimit të një shoqërie të ngritur jo mbi bazën e rregullave të barabarta për të gjithë dhe ndërgjegjësimit mbi këtë fakt. Teksti shpjegues

ORA III Objektiva: a) Vazhdimi i të studiuarit e qëndrimeve të Fugës mbi kompleksin e Rozafës; b) Të analizuarit dhe të arsyetuarit e kuptimeve të simboleve dhe metaforave që janë përdorur në tekst; c) Të gjykuarit mbi këtë shkrim; d) Të ushtruarit mbi tekstin shpjegues.

Page 45: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

44

Diskutim i lirë • Jepuni përgjigje pyetjeve të mëposhtme, sipas mendimit tuaj. - Përse flijohet një grua? _____________________________________ - Përse flijohet nusja e vogël? _________________________________ - Përse i lihet një gji jashtë? __________________________________ • Cili është, sipas mendimit tuaj, raporti informim-mosinformim në shoqëritë autoritare dhe shoqëritë e lira? A mund të ekzistojë një shoqëri ku qytetari është i informuar për gjithçka? Analizoni konceptin e së drejtës për informim në raport me thelbin e ekzistencës së shtetit. Studim teksti • Cilat mund të jenë shkaqet e tjera të zhdukjes së nuses së vëllait të vogël, sipas autorit Fuga? Komentoni qëndrimin “E dëshirojnë, prandaj e zhdukin”. Krahasojeni me kompleksin e Edipit sipas Fugës dhe fushëpamjes suaj. ... Përse flijohet një grua? Përse flijohet nusja e vogël? Përse i lihet një gji jashtë? Flijimi i femrës në një shoqëri tradicionale burrash maçistë… Përse nusja e vogël? Ajo më e reja? Sigurisht më e bukura. Më e freskëta. Mos duan ta eliminojnë objektin e dashurive inçestuale brenda familjes. E dëshirojnë prandaj e zhdukin. Nuk e durojnë dot ta duan dhe të mos ta kenë. Ta shohin e mos ta përvetësojnë. Të zhdukim, se të duam. Njërin gji jashtë, ta shohin të zhveshur, mes gurësh, inçesti në themel të ndërtimit institucional, varrimi i tij si një sëmundje e pashërueshme. Kemi edhe justifikimin: qumështi të derdhet që andej për të ushqyer fëmijën… Kompleksi i Edipit: Kompleksi Edipit e ka marrë emrin nga mitologjia greke, prej emrit të mbretit Edip, ku sipas mitit djali i ri vret babain dhe martohet me të ëmën e tij, pa ditur se kush ishin ata. • Zbërtheni simbolikën e “mbrapshtësisë” të plakut lidhur me provën që ai u vë vëllezërve përpara. Si përkthehet kjo provë për një shoqëri të konsoliduar dhe për një shoqëri në tranzicion? A gjykoni se sjellja e vëllezërve mund të ketë qenë amorale në ndonjë moment? Nuk dihet nëse i huaji mashtrohet dhe e beson trukun e vëllezërve apo edhe ai bën sikur e beson, ndërkohë që e di mirë që më parë se, në thelb, me propozimin e bërë, ka futur tharmin e grindjes vëllazërore në gjirin e familjes. Pra, e ka bashkuar duke e përçarë dhe e ka përçarë duke e bashkuar. Në shoqërinë tonë kjo përkthehet: a i justifikon qëllimi i plakut (zënia e pushtetit atëror) mjetet (përçarjen)? Në rastin e vëllezërve, qëllimi është ndërtimi, pra organizimi i strukturës së brendshme të funksionimit të tyre, reformat e gabuara politike, a e justifikojnë qëndrimin e politikanëve në pushtet. • Analizoni simbolikën dhe metaforën që qëndron në thelb të pohimit “Uniteti është vendosur, ndonëse i mbështetur mbi një hipokrizi vrastare”. Metafora e unitetit këtu zbërthehet në bindjen që vëllezërit dëshmojnë ndaj ekzekutimit të këshillës së plakut të panjohur. Ai konsiderohet i tillë, sepse ndërtimi i kalasë bëhet, dhe pavarësisht tradhtisë së brendshme, jeta vazhdon, e ngritur mbi një krim nga padija dhe pabesia dhe jo si pasojë e sakrificës. • Trajtoni konceptin “revansh vëllavrasës” në kuadër të trajtimit që i ka bërë autori trajtimit të legjendës së Rozafës dhe sillni shembuj nga realiteti që ta përligjin këtë.

Page 46: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

45

“Revansh vëllavrasës” sipas Fugës: Por, gjithsesi, ngrehina është e mbështetur mbi themele të rrëshqitshme, sepse palët e kanë pranuar paktin e përbashkët vetëm pasi njëra prej tyre nuk e di hilenë që i kanë bërë (Ç’ka ndodhur). Në çdo çast që ta marrë vesh, ajo jo vetëm nuk do ta pranojë më rezultatin e zgjedhjes së bërë, por edhe do të kërkojë revansh vëllavrasës (Ç’mund të ndodhë), çka do të shkaktojë sërish prishjen e mureve të kalasë (Pasojat). Në kushtet e një bashkësie me individë të barabartë në të drejta, zëvendësimi i aftësisë së vërtetë vendimmarrëse me marifetin e një marrëveshjeje false të përshëndetur nga të gjitha palët, mund të arrijë të ketë vetëm një sukses afatshkurtër, por nuk mund të realizojë atë koherencë të brendshme të bashkësisë, që mund ta bëjë atë të evitojë katastrofat institucionale të mëpastajme (Si nuk duhet të jetë).25 • Jepini përgjigje, sipas gjykimit tuaj, pyetjeve retorike të mëposhtme, duke analizuar simbolin përgjegjës në shoqërinë e sotme: - Mos vallë ata kanë pasur frikë se propozimin e plakut askush nuk do ta pranonte dhe në vend të paqes, midis tyre do të niste një grindje e pafund dhe asnjëherë nuk do të arrihej të merrej një vendim çfarëdo? - Mos vallë nuk do të kishte kurrë flijim? Dhe, për rrjedhojë, as kala? • Lexoni fundin e esesë prej “Gjithsesi, ata, me mundim, me sinqeritet....” deri në fund dhe përmblidheni atë në funksion të tezës kryesore të shkrimit mbi ndërtimin e shtetit. A bini dakord me qëndrimin e autorit? Argumentoni pro dhe kundra. Përmbledhja: Jo në çdo hap, qëllimi duhet të justifikojë mjetet. Duhet idealizëm në ngritjen dhe drejtimin e shoqërisë.

DISKUTIM I LIRË • Cilat janë vlerësimet tuaja për trajtimin që i kanë bërë kompleksit të Rozafës në këtë shkrim? A mund të mendoni për një trajtim tjetër, diametralisht të kundërt të kësaj legjende? • Çfarë risish ju solli njohja dhe analiza e shkrimit “Ikja nga kompleksi i Rozafës” dhe a i ridimensionoi ndopak qëndrimet tuaja mbi thelbin e shtetit dhe funksionimin e tij?

Të shkruarit • Krijoni një fjalorth me gjithë termat politikë, filozofikë me të cilët u njohët në këtë ese dhe jepni shpjegimet gjegjëse. Nxënësi gjen 5-10 fjalë me kuptim të ri në tekst dhe nisur nga shpjegimi në fjalor dhe kuptimi i tyre në tekst jep shpjegimin e tyre. • Analizoni tiparet e ligjërimit të Artan Fugës në këtë ese, duke u mbështetur në qartësinë dhe pasurinë e gjuhës së autorit, risitë dhe pastërtinë e shqipes së tij, metaforat dhe simbolikat. Për të analizuar tiparet e ligjërimit të autorit, mbështetuni tek mënyra se si ai e ka ndërtuar këtë tekst, llojet e fjalive dhe mjetet gjuhësore të përdorura aty. • Shpjegoni kuptimin e togfjalëshave të mëposhtëm: pushtet atëror; revansh vëllavrasës; marrëveshje false; institucione të vërteta vendimmarrëse; vendime publike.

Page 47: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

46

• Bëni ndarjen e esesë në paragrafë dhe mendoni nga një titull që jep mesazhin e përmbajtjes, për secilin prej tyre. • Lexoni dhe asimiloni përkufizimet e mëposhtme mbi legjendën dhe mitin. Vëreni ngjashmëritë dhe dallimet mes këtyre dy koncepteve. Legjendat ose gojëdhënat janë rrëfime popullore për një ngjarje të një kohe shumë të largët, për një figurë historike, por që bazohet mbi një fakt të vërtetë. Ky subjekt është stilizuar nga fantazia e zhvillimit të popujve dhe është transmetuar gojë më gojë ndër shekuj. Legjenda nuk mbart përherë një tis simbolik dhe nuk përçon gjithmonë një mesazh thelbësor për lexuesin. Kombet shohin te legjendat një pjesë të trashëgimisë së tyre shpirtërore e kulturore, si dhe vetëdijesohen për identitetin e tyre kulturor. Mitet nga greqishtja janë rrëfime ngjarjesh imagjinare që kanë një domethënie simbolike të thellë. Mitet rrëfejnë për trimëritë e perëndive, zotave etj. Ato kanë një strukturë gjithëkohore që i përgjigjet njëherazi së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes. • Vlerësoni trajtimin e legjendës së Rozafës në shkrimin “Ikja nga kompleksi i Rozafës” në mes mitit dhe legjendës. Arsyetoni qëndrimet tuaja. Miti është Rozafa në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e kombit tonë. Lidhur me trajtimin si legjendë, sugjerohet diskutimi a e mbart ky mit trashëgiminë kulturore të shqiptarëve. Nxënësit sugjerohen t’i përgjigjen pyetjeve: 1. Është ngjarje e vërtetë po trill fabula e Rozafës. 2. Ç’pjesë të kulturës sonë popullore mbart kjo fabul? 3. A ka ndonjë simbol brenda figurës së vet Rozafa dhe cili është ai? Etj.

Detyrë • Realizoni hartën e tekstit për esenë “Ikja nga kompleksi i Rozafës” në formën e përmbledhjes për çdo argument të trajtuar në këtë punim. Nxënësi sugjerohet të rikujtojë hartën e tekstit nga viti i kaluar. 2

2.2. Ekspozita Andhroniqi Zengo

Ora I

Objektiva: a) Nëpërmjet të vëzhguarit, nxënësi të përpiqet të shpjegojë qëndrimet e tij mbi vepra të artit pamor; b) Të lexojë dhe të ushtrohet në drejtshqiptimin e grupeve të bashkëtingëlloreve; c) Të redaktojë tekstin duke e sjellë në shqipen e normuar; d) T’i përgjigjet pyetjeve mbi tekstin dhe të evidentojë tiparet shpjeguese të tij.

Page 48: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

47

Të vëzhguarit: 1. Orientohet nxënësi të komentojë së pari portretet, e pastaj peizazhet, me

qëllim që të kuptohet botëkuptimi femëror e artistik në art. • Përpiquni që gjithë informacionin që merrni nga fotot e pikturave mbi piktoren ta zbuloni nëpërmjet informacionit që na kanë dhënë studiuesit Drishti dhe Kuka etj. Tekstin mbi jetën e piktores e lexon vetëm mësuesi për nxënësit, në mënyrë që nëpërmjet të dëgjuarit nxënësi të familjarizohet me terma nga fusha e artit pamor. • Analizoni një nga një pikturat e Zengos dhe ndaloni te rëndësia e gjithë elementeve që keni komentuar pak më parë, duke bërë këtë herë një qasje më të arsyetuar. Përpiquni të përdorni fjalë të teknikës së artit pamor. • Jepni vlerësimin tuaj për artin e Androniqi Zengos. • Ndërsa lexoni tekstin, kryeni korrektimet e nevojshme për ta sjellë atë në shqipen e normuar. Pas leximit të parë, sugjerohet rileximi i tekstit në gjuhën shqipe të normuar. • Renditni gjithë informacionin që morët nga kjo ese shpjeguese e Lasgush Poradecit mbi piktoren Andhroniqi Zengo. 1. Realizimet e saj përmbajnë vlerën e mendimit që i inspiron: një mendim,

ku shfaqjet e jetës dhe të botës përmblidhen në simbolin më të thjeshtë të tyre, e cila do të thotë në aspektin e tyre më të natyrshëm, më afër principit krijonjës që i gjallëson (parimi krijues).

2. Art domethënë për piktoren Zengo e vërtetë artistike, dhe e vërtetë artistike domethënë simplicitet (parimi estetik).

3. Nga vijat e shumta, plot lëvizje dhe ngatërrim përbrenda tyre, shpirti artistik i saj relevon vetëm karakteristikat zotëronjëse, vetëm pamjen qendrore, për të ngjizur me anën e tyre dhe përmjet etikës së vetvetes veprën artistike të vërtetë (parimi etik).

4. Që udhëzon Zengon me gjithë ato portrete, pamje dhe tablora (gjinitë e lëvruara), këtë koncepcion që s’është pjellë transcendentale po transpozimi i së vërtetës artistike në simplicitetin e saj, Zengua e realizon me mjetet më të përshtatura, më imediate për t’u vleftësuar: subjektet e qeta, të pashkëputura nga realiteti shpirtëror i jetës, kompozicioni i drejt-për-drejtshëm vijash të mbëdha, efektet e iluminuara prej heshtjes përputhen harmonikërisht, organikërisht, në fondin e të cilit i japin karakteristikën e mënyrës së artistes. (karakteri realist i veprës së saj).

5. Evidencojmë kësisoj përfundërisht lidhjen intime të rrobës artistike me idenë artistike, që e vështjell posi më një dritë përshkonjëse tejpërtej (ndjeshmëria artistike).

6. Atmosfera e ngrohtë, diafane, e njëtëshme që rrethon sendet, drita e qëndruar në gjithë nuancat e saj, atitudat dhe gjestet plot masë të tablove, mimika e disiplinuar e portreteve, aspekti i përmbajtur në vetëvete i pamjeve të mara sicila nga një botë që i përshtatet, dyke e plotësuar dhe pasuruar, më mirë gjindjes shpirtërore të piktores. (tiparet e artit të Zengos)

7. Gjyrat janë hedhur, njëkohësisht me urtësi dhe kuxim, në t’atillë mënyrë, që prej koncertit të shumëanshëm të notave të tyre del harmonija kryesore e

Page 49: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

48

çdo vepre. Hijedrita humbet kësisoj pothuajse pa u çquar në prodhimin e tonalitetit zotëronjës të gjyrës lokale, të cilën e jep pa mundim të bërë më të kot, pa reflekse dhe akcidente ashpërsonjëse të vlerës së përgjithëshme të saj. Drita dhe hija dhe vlera e veçantë e sicilës gjyrë më vete bashkohen për të dhënë jo iluzionin e sintezës, po vetë sintezën e përshtypjes, një përshtypje lëndëshpirtërore, e konceptuar dhe e ekzekutuar thjeshtësisht, e cila është arrësyeja primordiale e qënjes së artit. (Koloriti)

8. Lirimi nga daljet e të ashtuquajturit art ekspresionist, që domethënë art pa masë në mendim dhe shprehje, ... Dhe nga ky shkak dhe për këtë qëllim vepra e saj është mundimi i pohimi të shijes së përjetëshme të artit, sa kohë që art ka qënë dhe do të jetë ndjenjë estetike e brëndëshme, e çfaqur në formën fisnikërore të thjeshtësisë dhe të masës.(tiparet e estetike).

• Krahasojini përshtypjet e Poradecit me qasjet tuaja ndaj veprës së piktores. • Përafroni pikëpamjet e studiuesve Kuka-Drishti me pikëpamjet e shkrimtarit mbi veprën e Andhroniqi Zengos. Sipas Kuka-Drishtit kemi: 1. Androniqi mundi të realizonte, paralelisht me artin e saj realist, edhe ikona. 2. Këto ikona ruajnë “…ato cilësi që janë vënë në dukje për piktorët

dardharë dhe pasqyrojnë zhvillimin dhe ndryshimin që ka pësuar ikonografia ortodokse në Shqipëri, në shek XX. Përveç kësaj, ato dallojnë nga ikonografia tradicionale, pasi shkrimet mbi to janë shqip, ashtu sikurse edhe emërtimet, emrat e shenjtorëve dhe skenat që ato paraqesin.

3. Karriera…..shtrihet kryesisht në gjininë e portretit dhe peizazhit. 4. Gjatë gjithë karrierës së saj të gjatë artistike, dallohen qartë disa rryma e

tendenca, influencuar nga koha kur artistja jetonte. 5. Fillimet e saj dallohen për krijimin e disa peizazheve interesante me

subjekt arkitektonik Helen, që përcjellin vlerat e nuancat e një atmosfere realiste, deri diku dhe metafizike.

6. Portreti…është i frymëzuar nga jeta e përditshme, duke u pasqyruar në to individi me tërë realizmin e tij.

• Evidentoni sipas dijeve që keni tiparet e tekstit shpjegues në këtë ese. Për këtë, nxënësit i përgjigjen pyetjeve si vijon: 1. A shpjegon një proces ky tekst? Po shpjegon një proces kulturor. 2. Cili është përkufizimi i përgjithshëm që përshkruan? Art domethënë për

piktoren Zengo e vërtetë artistike, dhe e vërtetë artistike domethënë simplicitet. në të vërtetë ky është qëndrimi i Poradecit për artin.

3. A përfshihen shpjegime të tjera? Po, si vijon: Dhe prandaj këtu është pa vend klasifikimi i lehtë i veprës së saj nënë njërën ose tjetrën nga formulat kalonjëse të modës ose të modave artistike, futja e intuicionit artistik të lirë brenda kllapës së akademismit, klasicismit, ekspresionismit dhe të shumë ismave të tjera që s’thonë gjë sepse nuk mund të interpretojnë asgjë nga e vërteta e madhe: arti s’njeh kondita, shkollat kondiciononjëse vdesin vetvetiu.

Page 50: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

49

4. A janë fjalë e në domethënieje shkak-pasojë? Duke marë artin si shprehje esenciale të së vërtetës, realizimet e saj përmbajnë vlerën e mendimit që i inspiron: një mendim, ku çfaqjet e jetës dhe të botës përmblidhen në simbolin më të thjeshtë të tyre, e cila do të thotë në aspektin e tyre më të natyrshëm, më afër principit krijonjës që i gjallëson. Art domethënë për piktoren Zengo e vërtetë artistike, dhe e vërtetë artistike domethënë simplicitet…. Ky, simplifikimi i naturës, prej së cilit del e vërteta artistike, është parimi sipër-të-gjithash, që udhëzon Zengon me gjith ato portrete, pamje dhe tablora, etj…

5. A përmbledh përfundimi shpjegimin praktik të ndodhisë? Po, në paragrafin: Vepra e Andhroniqi Zengos duhet konsideruar, në vijë të parë, si ajo që është në realitet: Lirimi nga daljet e të ashtuquajturit art ekspresionist, që domethënë art pa masë në mendim dhe shprehje, të kësaj së katërte shekulli përpara dhe pas luftës së 24-ës. Dhe nga ky shkak dhe për këtë qëllim vepra e saj është mundimi i punimi të shijes së përjetëshme të artit, sa kohë që art ka qënë dhe do të jetë ndjenjë estetike e brëndëshme, e çfaqur në formën fisnikërore të thjeshtësisë dhe të masës.

• Nxirrni të dhëna, si dhe pse është motivuar autori të shkruajë këtë informacion shpjegues. 1. Në manifestimet kulturale të 25-Vjetorit, ekspozita e pikturave që i

paraqit publikut shqiptar zonjusha Zengo ze vëndin e saj të rezervuar veçanërisht.

2. Dyke marë artin si shprehje esenciale të së vërtetës, realizimet e saj përmbajnë vlerën e mendimit që i inspiron: një mendim, ku çfaqjet e jetës dhe të botës përmblidhen në simbolin më të thjeshtë të tyre, e cila do të thotë në aspektin e tyre më të natyrshëm, më afër principit krijonjës që i gjallëson.

3. Lirimi nga daljet e të ashtuquajturit art ekspresionist, që domethënë art pa masë në mendim dhe shprehje, të kësaj së katërte shekulli përpara dhe pas luftës së 24-ës.

• Duke vëzhguar fotot në tekst, a bini dakord mbi qëndrimin e Poradecit se “... zonjusha Zengo zë vendin e saj të rezervuar veçanërisht”. Argumentoni qëndrimin tuaj. • Rilexoni shënimin nr. 1 dhe ndajeni atë në argumente shpjeguese si më poshtë: arti- Art domethënë e vërtetë artistike vlera e mendimeve- një mendim, ku çfaqjet e jetës dhe të botës përmblidhen në simbolin më të thjeshtë të tyre, simboli i thjeshtë- e cila do të thotë në aspektin e tyre më të natyrshëm aspekti i natyrshëm- më afër principit krijonjës principi krijues- që i gjallëson. Detyrë shtëpie • Jepni përkufizimin tuaj për secilin prej tyre, nëpërmjet shpjegimeve të nevojshme duke u nisur nga pikëvështrimet e Lasgush Poradecit. Nxënësi jep qasjet e veta për konceptet e mësipërme, si i ka kuptuar.

Page 51: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

50

ORA II Objektiva: a)Nxënësi të asimilojë koncepte mbi artin dhe të interpretojë shpjegimet e L. Poradecit duke u mbështetur tek ato; b)Të analizojë qëndrimet e autorit mbi piktoren Zengo; c)Të zgjerojë njohuritë e tij mbi shkrimin e një eseje dhe gjithë hapave që e ndjekin shkrimin e saj. • Si vjen botëkuptimi artistik i Andhroniqi Zengos për shkrimtarin tonë? Zgjerojeni konceptin e vërtetësisë në art, duke u nisur nga këndvështrimi etik dhe ai estetik. Dyke marë artin si shprehje esenciale të së vërtetës, realizimet e saj përmbajnë vlerën e mendimit që i inspiron: një mendim, ku çfaqjet e jetës dhe të botës përmblidhen në simbolin më të thjeshtë të tyre, e cila do të thotë në aspektin e tyre më të natyrshëm, më afër principit krijonjës që i gjallëson. Art domethënë për piktoren Zengo e vërtetë artistike, dhe e vërtetë artistike domethënë simplicitet. Aspekti etik: Ka të bëjë me parimin e pasqyrimit të së vërtetës në art, mendimit të saj origjinal, thjeshtësisë etj. Aspekti estetik ka të bëjë me përjetimin e kësaj të vërtetë nga autorja. Ajo e përjeton atë si themelin e parimit të saj të krijimit artistik. • Analizoni qëndrimin e Lasgushit mbi shpirtin artistik të piktores. Përqendrohuni tek koncepti “simplicitet” në art. Lasgushi: Art domethënë për piktoren Zengo e vërtetë artistike, dhe e vërtetë artistike domethënë simplicitet… Ky, simplifikimi i naturës, prej së cilit del e vërteta artistike, është parimi sipër-të-gjithash, që udhëzon Zengon me gjith ato portrete, pamje dhe tablora, të cilat mbushin dëndur pranë njëratjatrit muret e salonit të ekspozitës në bulevardin Zog. Thelbi i këtij sempliciteti është thjeshtësia në art, çka në këtë rast do të thotë e vërteta. • Cili është qëndrimi i autorit të esesë, lidhur me teknikat artistike të përdorura nga Zengo dhe qasja përkundrejt tyre? Nga vijat e shumta, plot lëvizje dhe ngatërrim përbrënda tyre, shpirti artistik i saj relevon vetëm karakteristikat zotëronjëse, vetëm pamjen qëndrore, për të ngjizur me anën e tyre dhe përmjet etikës së vetëvetes veprën artistike të vërtetë. • Po ju, a e gjeni me vend klasifikimin mes rrymave për nga teknika dhe fryma artistike? Dhe prandaj këtu është pa vënd klasifikimi i lehtë i veprës së saj nënë njërën ose tjetrën nga formulat kalonjëse të modës ose të modave artistike, futja e intuicionit artistik të lirë brënda kllapës së akademismit, klasicismit, ekspresionismit dhe të shumë ismave të tjera që s’thonë gjë sepse nuk munt të interpretojnë asgjë nga e vërteta e madhe: arti s’njeh kondita, shkollat kondiciononjëse vdesin vetvetiu. Në fakt, Lasgushi thotë se arti i saj është realist.

Page 52: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

51

• Përkufizoni termat dhe më pas përpiquni të klasifikoni veprën e A. Zengos në mënyrë të mirëshpjeguar në njërin prej drejtimeve artistike: 1) Klasicizëm- tregon prirjen e artit pamor për ta bazuar krijimitarinë mbi konceptin universal, të lidhur përjetësisht me bukurinë ideale, të shprehur nëpërmjet rregullit, harmonisë, ekuilibrit, etj. 2) Impresionizëm-lidhet me mohimin e rëndësisë së subjektit, që risillte në vëmendje pikturën me temë historike dhe fetare, rizgjoi pikturën e peizazhit, mitin e artistit rebel ndaj konvencioneve, interesin për ngjyrat më shumë se sa për saktësinë e linjave të subjektit, mbizotërimin e subjektivitetit artistik, të shprehjes së emocioneve të artistit, penela të hedhur shpejt dhe plot ngjyrë, që krijojnë një alternativë sipërfaqeje uniforme dhe të çrregullt. 3) Ekspresionizëm- prirja e një artisti për të veçuar në mënyrë të irrituar, anën emotive të realitetit, në dallim nga ajo që perceptohet objektivisht. 4) Realizëm- përpiqet të japë realitetin shoqëror, kishte për qëllim pasqyrimin e një realiteti të zhveshur dhe me sa më pak alegorira, duke i kushtuar vëmendje të madhe fakteve. • Lexoni me vëmendje pikën (2) dhe analizoni konceptet:

- pjellë trascendentale- që vjen si pasojë e diçkaje tjetër, që është pasojë, jo krijim autentik;

- realizon- arrin; - artiste-krijuese; - e vërtetë artistike-thjeshtësi; - subjekt i qetë- të pashkëputura nga realiteti shpirtëror i jetës; - harmonikisht-organikërisht; - efekt i iluminuar-prej heshtjes, dritës dhe hijes.

• Duke u mbështetur në analizën e mësipërme, shkruani një përmbledhje shpjeguese mbi karakterin e artit të Zengos në këndvështrimin e Lasgush Poradecit. *Ky ushtrim sugjerohet të jepet detyrë shtëpie. • Thellohuni në konceptin lidhje intime e rrobës artistike me idenë artistike dhe jepni komentin tuaj mbi këtë qëndrim. Evidencojmë kësisoj përfundërisht lidhjen intime të rrobës artistike (ngjyrat) me idenë artistike (të vërtetën në art), që e vështjell posi më një dritë përshkonjëse tejpërtej. • Renditni karakteristikat e pikturës së Zengos sipas autorit dhe shpjegoni se si ato janë tipare udhëheqëse të ideologjisë sempliciste të saj. Thelbi i pyetjes është ku qëndron thjeshtësia e artit të Zengos, duke u mbështetur në shtyllat e mëposhtme. 1. realizmi në pikturë; 2. subjektet e qeta; 3. kompozicioni i drejt-për-drejtshëm; 4. Gjyrat janë hedhur, njëkohësisht me urtësi dhe kuxim; 5. forma fisnikërore e thjeshtësisë dhe e masës. • Ç’do të thotë ngjyrë sipas mendimit tuaj dhe cili është funksioni i saj në artet pamore? A ka ngjyra arti i fjalës dhe si shprehen ato? • Shtjelloni konceptin e ngjyrës në pikturat e Andhroniqi Zengos, duke u përqendruar në funksionin simbolik dhe vlerat artistike që ato mbartin.

Page 53: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

52

Një fakturë e studiuar në përdorjen e materialit të gjyravet vjen të relevojë ideologjinë simpliste të gjithë llojeve që përmbledh kjo ekspozitë- Pra ngjyrat janë vënë në funksion të idesë simpliste të artistes për artin. Gjyrat janë hedhur, njëkohësisht me urtësi dhe kuxim, në t’atillë mënyrë, që prej koncertit të shumëanshëm të notave të tyre del harmonija kryesore e çdo vepre.-Ngjyrat mbartin thellësinë shpirtërore të artistes duke nxjerrë në pah drojen e saj femërore, thellësinë e botës shpirtërore dhe rebelimin e saj ndaj botës. Hijedrita humbet kësisoj pothuajse pa u çquar në prodhimin e tonalitetit zotëronjës të gjyrës lokale, të cilën e jep pa mundim të bërë më të kot, pa reflekse dhe akcidente ashpërsonjëse të vlerës së përgjithëshme të saj-Jepet natyraliteti i pikturës së Zengos dhe mungesa e tipareve ekspresioniste në të. Drita dhe hija dhe vlera e veçantë e sicilës gjyrë më vete bashkohen për të dhënë jo iluzionin e sintezës, po vetë sintezën e përshtypjes, një përshtypje lëndëshpirtërore, e konceptuar dhe e ekzekutuar thjeshtësisht, e cila është arrësyeja primordiale e qënjes së artit.-Karakteri impresionist i pikturës së Zengos dhe vlerat universale që mbart thjeshtësia e tyre. • Jepni përfundimet e autorit mbi ekspozitën e Zengos dhe vlerësimet e tij mbi risitë e artit të saj. A bini dakord me gjykimet e Poradecit? Po ju çfarë vlerësimesh do të jepnit? Përfundimet e Poradecit: Vepra e Andhroniqi Zengos duhet konsideruar, në vijë të parë, si ajo që është në realitet: Lirimi nga daljet e të ashtuquajturit art ekspresionist (risi), që domethënë art pa masë në mendim dhe shprehje (vlerësim), të kësaj së katërte shekulli përpara dhe pas luftës së 24-ës. Dhe nga ky shkak dhe për këtë qëllim vepra e saj është mundimi i ponimi të shijes së përjetëshme të artit (vlerësim), sa kohë që art ka qënë dhe do të jetë ndjenjë estetike e brëndëshme, e çfaqur në formën fisnikërore të thjeshtësisë dhe të masës (vlerësim). • Shpjegohet shkrimi i esesë në tërë parametrat e saj.

Shkrimi i esesë ORA III Objektiva: a) Të dallojë tiparet e një teksti informativ nga tiparet e një teksti shpjegues; b)Të mbledhë informacione për të plotësuar figurën e Poradecit; c)Të analizojë tiparet e shkrimit të L. P. si estet. • Evidentoni në tekstin “Ekspozita e Andhroniqi Zengos” informacionin që ju ndihmon për shkrimin e një teksti informativ. Përmblidhni informacionin në formën e një artikulli gazete.

Page 54: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

53

Informacioni: 1. Nër manifestimet kulturale të 25-Vjetorit, ekspozita e pikturave që i paraqit publikut shqiptar zonjusha Zengo ze vëndin e saj të rezervuar veçanërisht. (1) Dyke marë artin si shprehje esenciale të së vërtetës, realizimet e saj përmbajnë vlerën e mendimit që i ispiron… 2. . Ky, simplifikimi i naturës, prej së cilit del e vërteta artistike, është parimi sipër-të-gjithash, që udhëzon Zengon me gjith ato portrete, pamje dhe tablora, të cilat mbushin dëndur pranë njëratjatrit muret e salonit të ekspozitës në bulevardin Zog. Dhe prandaj këtu është pa vënd klasifikimi i lehtë i veprës së saj nënë njërën ose tjetrën nga formulat kalonjëse të modës ose të modave artistike, futja e intuicionit artistik të lirë brënda kllapës së akademismit, klasicismit, ekspresionismit dhe të shumë ismave të tjera… 3. Këtu, në këtë mënyrë kështjelltësije të ekzekutimit, hyjnë njëra pas tjetrës dhe gjithë elementet e tjera të artit piktural, atmosfera e ngrohtë, diafane, e njëtëshme që rrethon sendet, drita e qëndruar në gjithë nuancat e saj, atitudat dhe gjestet plot masë të tablove, mimika e disciplinuar e portreteve, aspekti i përmbajtur më vetëvete i pamjeve të mara sicila nga një botë që i përshtatet, dyke e plotësuar dhe pasuruar, më mirë gjindjes shpirtërore të piktores. 4. Vepra e Andhroniqi Zengos duhet konsideruar, në vijë të parë, si ajo që është në realitet: Lirimi nga daljet e të ashtuquajturit art ekspresionist, që domethënë art pa masë në mendim dhe shprehje, të kësaj së katërte shekulli përpara dhe pas luftës së 24-ës. Për këtë të mbahet parasysh patjetër klasifikimi i kategorive në të cilat do të përfshihet informacioni. • Nënvizoni në tekst tezën që Lasgush Poradeci ka ngritur lidhur me vlerat e ekspozitës së piktores Zengo dhe renditni gjithë argumentet mbështetëse. Teza: Ekspozita e pikturave që i paraqit publikut shqiptar zonjusha Zengo ze vëndin e saj të rezervuar veçanërisht. Argumente mbështetëse: 1. realizimet e saj përmbajnë vlerën e mendimit që i inspiron: një mendim, ku çfaqjet e jetës dhe të botës përmblidhen në simbolin më të thjeshtë të tyre, e cila do të thotë në aspektin e tyre më të natyrshëm. 2. Nga vijat e shumta, plot lëvizje dhe ngatërrim përbrënda tyre, shpirti artistik i saj relevon vetëm karakteristikat zotëronjëse, vetëm pamjen qëndrore, për të ngjizur me anën e tyre dhe përmjet etikës së vetëvetes veprën artistike të vërtetë. 3. Ky, simplifikimi i naturës, prej së cilit del e vërteta artistike, është parimi sipër-të-gjithash, që udhëzon Zengon me gjith ato portrete, pamje dhe tablora. 4. Zengua e realizon me mjetet më të përshtatura, më imediate për t’u vleftësuar: subjektet e qeta, të pashkëputura nga realiteti shpirtëror i jetës, kompozicioni i drejt-për-drejtshëm vijash të mbëdha, efektet e iluminuara prej heshtjes përputhen harmonikërisht, organikërisht. 5. evidencojmë kësisoj përfundërisht lidhjen intime të rrobës artistike me idenë artistike, që e vështjell posi më një dritë përshkonjëse tejpërtej. 6. atmosfera e ngrohtë, diafane, e njëtëshme që rrethon sendet, drita e qëndruar në gjithë nuancat e saj, atitudat dhe gjestet plot masë të tablove, mimika e disciplinuar e portreteve, aspekti i përmbajtur më vetëvete i pamjeve të mara sicila nga një botë që i përshtatet, dyke e plotësuar dhe pasuruar, më mirë gjindjes shpirtërore të piktores. 7. Gjyrat janë hedhur, njëkohësisht me urtësi dhe kuxim, në t’atillë mënyrë, që prej koncertit të shumëanshëm të notave të tyre del harmonija kryesore e çdo vepre. Hijedrita humbet kësisoj pothuajse pa u çquar në prodhimin e tonalitetit zotëronjës të gjyrës lokale, të cilën e jep pa mundim të bërë më të kot, pa reflekse dhe akcidente ashpërsonjëse të vlerës së përgjithëshme të saj.

Page 55: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

54

Drita dhe hija dhe vlera e veçantë e sicilës gjyrë më vete bashkohen për të dhënë jo iluzionin e sintezës, po vetë sintezën e përshtypjes. 8. Lirimi nga daljet e të ashtuquajturit art ekspresionist, që domethënë art pa masë në mendim dhe shprehje 9. vepra e saj është mundimi i ponimi të shijes së përjetëshme të artit, sa kohë që art ka qënë dhe do të jetë ndjenjë estetike e brëndëshme, e çfaqur në formën fisnikërore të thjeshtësisë dhe të masës. • Përkufizoni domethënien e secilit paragraf të shkrimit dhe përpunojeni me nga dy fraza sipas mendimit tuaj për qëndrimet e Lasgush Poradecit. • Analizoni teknikën e shkrimit të hyrjes mbi ekspozitën e Zengos, ku të përqendroheni te mënyra se si Poradeci ka shpalosur metodologjinë, qëllimin dhe aktualitetin e shkrimit. Shprehja e tezës dhe fokusi në paragrafin e parë: Ekspozita e pikturave që i paraqit publikut shqiptar zonjusha Zengo ze vëndin e saj të rezervuar veçanërisht. Aktualiteti: Nër manifestimet kulturale të 25-Vjetorit, ekspozita e pikturave që i paraqit publikut… Informacioni i saktë: Dyke marë artin si shprehje esenciale të së vërtetës. Frazat pëpunuese: realizimet e saj përmbajnë vlerën e mendimit që i inspiron: një mendim, ku çfaqjet e jetës dhe të botës përmblidhen në simbolin më të thjeshtë të tyre (1), e cila do të thotë në aspektin e tyre më të natyrshëm, më afër principit krijonjës që i gjallëson(2). Teza e përpunuar që lidhet me veçantësinë e ekspozitës (Lexo Artin): Art domethënë për piktoren Zengo e vërtetë artistike, dhe e vërtetë artistike domethënë simplicitet. • Rilexoni mbylljen dhe thoni përfundimet e autorit mbi ekspozitën dhe Artin e Zengos në përgjithësi. Analizoni se si Poradeci i ka zbatuar teknikat e shkrimit të një mbylljeje. Përfundimet e Poradecit: Vepra e Andhroniqi Zengos duhet konsideruar, në vijë të parë, si ajo që është në realitet: Lirimi nga daljet e të ashtuquajturit art ekspresionist, që domethënë art pa masë në mendim dhe shprehje, të kësaj së katërte shekulli përpara dhe pas luftës së 24-ës. Dhe nga ky shkak dhe për këtë qëllim vepra e saj është mundimi i ponimi të shijes së përjetëshme të artit, sa kohë që art ka qënë dhe do të jetë ndjenjë estetike e brëndëshme, e çfaqur në formën fisnikërore të thjeshtësisë dhe të masës. Mbyllja i përmbledh pikat kryesore: Lirimi nga daljet e të ashtuquajturit art ekspresionist. Perspektiva e re mbi çështjen: që domethënë art pa masë në mendim dhe shprehje, të kësaj së katërte shekulli përpara dhe pas luftës së 24-ës. • Shkruani një përmbledhje informative mbi kriteret e vlerësimit të artit pamor sipas Lasgush Poradecit. Kriteret e vlerësimit të artit pamor sipas Poradecit: 1. arti si shprehje esenciale të së vërtetës, 2. vlera e mendimit që ispiron, 3. e vërtetë artistike domethënë simpliciter, 4. shpirti artisti relevon vetëm karakteristikat zotëronjëse, vetëm pamjen qëndrore, për të ngjizur me anën e tyre dhe përmjet etikës së vetëvetes veprën artistike të vërtetë. 5 arti s’njeh kondita. 6. transpozimi i së vërtetës artistike. 7. mjetet më të përshtatshme. 8. përdorja e materialit të ngjyrave. 9. drita dhe hija.

Page 56: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

55

• Informacionin e renditur në pikën e mësipërme riorganizojeni në formën e një teksti shpjegues mbi kriteret e vlerësimit të artit për Lasgush Poradecin. Përqendrohuni në “si” ai e mendon dhe çfarë shpjegimesh përkatëse jep. • Analizoni tiparet ligjërimore dhe gjuhësore të shkrimit të Lasgush Poradecit dhe përpiquni të thoni se sa i përmbush ai sipas këndvështrimit tuaj parametrat e eseistit modern. Tiparet ligjërimore dhe gjuhësore të këtij shkrimi: Ligjërim i drejtpërdrejtë dhe aspak lakonik, duke qenë se e shpalos tezën e vet që në fillim. Vërehen fjalitë e përbëra me rend inversiv si duke marrë artin si…. Është i prirur drejt aksiomave si Art domethënë….Ka përdorur një terminologji të pasur profesionale dhe fjalë të huaja si relevon, ispiro etj. Fjalori i tij është i zgjedhur, dhe stili i shkrimit mund të klasifikohet i lartë për periudhën kur është shkruar (1937, 25 vjet pas shpalljes se Pavarësisë). Punë e orientuar nga mësuesi: është ai që e jep këtë informacion. • Ndërtoni një bibliografi të veprave të Lasgush Poradecit jo vetëm të karakterit poetik, por dhe analitik. • Plotësoni profilin e shkrimtarit të madh me informacione të tjera mbi karrierën profesionale dhe kontributet që ai ka për kulturën shqiptare. • Shkruani një informacion shpjegues biografik mbi Lasgush Poradecin dhe verifikoni informacionin. • Shpjegimet dhe interpretimet e Poradecit mbi ekspozitën e Andhroniqi Zengos janë profesionale. Ç’mund të thoni lidhur me këtë? • Përkufizoni profilin e një shkrimtari dhe profilin e një piktori apo artisti tjetër të arteve pamore, si dhe të një muzikanti. Diskutoni se çfarë i bashkon dhe i ndan këta artistë.

Detyrë • Shkruani një përmbledhje analitike mbi tekstin e Lasgush Poradecit “Ekspozita e Andhroniqi Zengos”. 3Rishikohet shkrimi i një përmbledhjeje analitike.

2.3. Konica Versus Hamiti Prometeu i lidhur

Kaptina III- Eseistika, Sabri Hamiti

Ora I

Objektivat: a) Të lexojë dhe të kuptojë esenë Prometeu i lidhur të Konicës; b)Të analizojë esenë Prometeu i lidhur; c) Të vlerësojë stilin e shkrimit të eseve të Konicës.

Page 57: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

56

• Evidentoni karakteristikat e mënyrës së shkrimit të Konicës që e klasifikojnë tekstin në ese. Karakteristikat: 1. Vlerësimi i shkrimit të hyrjes

a) Ideja ku është fokusuar eseja: Pak punë për një dramë dhe me gjithë këtë është drama më e gjallë, më e fortë e njerëzore, është drama e përjetshme e idealistit që vuan për mendimet e tij.

b) Aktualiteti: Universalizmi i temës jepet me qëndrimin e Konicës: Një libër dy mijë e katërqind vjetësh i vjetër nga mosha; por nga mendimet aq i ri, sa dukej se u shkrua dje, duket sikur përqesh me hidhërim dhe stigmatizon përjetë ndonjë njeri të pasuruar nga lufta ose ndonjë salepçi-mbret, që rrëmben fuqinë në rrëmujë e sipër edhe si i dehur nga triumfi i papritur, vërtit kërbaçin dhe kërkon gjak.

c) Si e tërheq vëmendjen e lexuesit? Një libër dy mijë e katërqind vjetësh i vjetër nga mosha;

2. Shkrimi i tezës: a) Teza: Pak punë për një dramë dhe me gjithë këtë është drama më e gjallë, më e fortë e njerëzore (pjesa II, që trajton idenë kryesore, universalizmin e figurës së Prometeut, pra luftën e dijes tundra verbërisë), është drama e përjetshme e idealistit që vuan për mendimet e tij (pjesa I që deklaron çështjen). 3. Shkrimi i brendisë në paragrafë Prometheu qan tragjedinë e tmerrshme të jetës së vet. “Shikoni, thotë, shikoni, të lidhur një perëndi fatkeqe dhe pse vuan? nga dashuria e madhe që pati për njerëzit”. (SENTENCA) Me rasën e këtyre fjalëve vëmë re afrimin e Prometheut të shtënë në hekura për dashurinë që pati për njerëzit me Krishtin e kryqëzuar. (ide mbështetëse) Një turmë simpatike e pyet Prometheun, cilat janë arsyet e mjerimit të tij. “Është një mundim për mua që t’i rrëfej, thotë, është një mundim që të hesht, sidoqoftë është një mjerim.” (ide mbështetëse) Eskili i vë në gojë Prometheut një gjykim të thellë mbi karakterin e tiranëve. “Titanët kanë një ves të keq, që nuk u zënë besë miqve.” I thonë: “Lëri fjalët e kota, i gjej ndonjë shërbim për mundimet e tua”. “Është gjë e lehtë, - përgjigjet Prometheu, kur e ke këmbën jashtë greminës t’i japësh mësime, të këshillosh ata që vuajnë. Unë i prisja të gjitha këto që heq, fajin desha dhe e bëra, nuk e mohoj dot. Kur u shërbeva njerëzve, e vura veten me të dhëmbura.” .(ide mbështetëse) Për inatin, për zemërimin, Eskili vë një fjalë shumë të hijshme me gojë të Oqeanit. Oqeani i thotë Prometheut se fjalët janë mjekët që shërbejnë zemërimin. Oqeani i thotë një tjetër fjalë të urtë Prometheut: “Del më i fituar njeriu i mençur që bëhet sikur s’ka mend.” Këshillë si pak. Si duket ky mendim: “Më mirë vdes njëherë njeriu se sa të vuajë çdo ditë”. Këtë mendim mund ta keni dëgjuar shumë herë dhe të mos keni dëgjuar shumë herë dhe të mos ju bëjë përshtypje: po mos harroni se këtë dhe fjalë të tjera, Eskili i tha i pari; duhet t’u kthejmë forcën që kanë pasur, po që humbën nga përdorimi i dendur për të kuptuar bukurinë e virgjër të tyre.(ide mbështetëse)

Page 58: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

57

Shkrimi i përfundimeve: Dhe kurorëzimi i veprës, fjalë plotë kryelartësi dhe forcë fisnike “Koha duke përparuar do të japë gjithë mësimet.” (ideja universale) Një librëz dyzetfaqesh. Mund ta ngrejë një foshnjë me majën e një gishti se ky librëz është i lehtë si një pendë. Dhe nuk është vetëm një libër. Është një monument (ideja e madhërishmërisë së figurës së Prometeut dhe artit të Eskilit dhe universalizmi i mesazhit të librit). Dhe një monument me aq rëndësi, sa njerëzit viganë të bashkuar e s’mund ta luajnë nga vendi. (perspektiva e së ardhmes, që libri dhe mesazhi i tij janë të pafundëm, ndaj dhe studimi mbi të s’do të rreshtë ndonjëherë). • Analizoni tiparet e një eseje shpjeguese të tekstit “Prometeu i lidhur”. Për këtë, nxënësit i përgjigjen pyetjeve si vijon: 1. A shpjegon një proces ky tekst? Po shpjegon një proces social-kulturor,

sepse ka të bëjë me fitoren e lirisë së shoqërisë, nëpërmjet dijes, njohjes së të panjohurave dhe kulturës.

2. Cili është përkufizimi i përgjithshëm që përshkruan? Pak punë për një dramë dhe me gjithë këtë është drama më e gjallë, më e fortë e njerëzore, është drama e përjetshme e idealistit që vuan për mendimet e tij.

3. A përfshihen shpjegime të tjera? Po, si vijon: Me rasën e këtyre fjalëve vëmë re afrimin e Prometheut të shtënë në hekura për dashurinë që pati për njerëzit me Krishtin e kryqëzuar. Një turmë simpatike e pyet Prometheun, cilat janë arsyet e mjerimit të tij. “Është një mundim për mua që t’i rrëfej, thotë, është një mundim që të hesht, sidoqoftë është një mjerim.” Eskili i vë në gojë Prometheut një gjykim të thellë mi karakterin e tiranëve. “Titanët kanë një ves të keq, që nuk u zënë besë miqve.” I thonë: “Lëri fjalët e kota, i gjej ndonjë shërbim për mundimet e tua”. “Është gjë e lehtë, - përgjigjet Prometheu, kur e ke këmbën jashtë greminës t’i japësh mësime, të këshillosh ata që vuajnë. Unë i prisja të gjitha këto që heq, fajin desha dhe e bëra, nuk e mohoj dot. Kur u shërbeva njerëzve,e vura veten me të dhëmbura.” Për inatin, për zemërimin, Eskili vë një fjalë shumë të hijshme me gojë të Oqeanit. Oqeani i thotë Prometheut se fjalët janë mjekët që shërbejnë zemërimin. Oqeani i thotë një tjetër fjalë të urtë Prometheut: “Del më i fituar njeriu i mençur që bëhet sikur s’ka mend.” Këshillë si pak. Si duket ky mendim: “Më mirë vdes njëherë njeriu se sa të vuajë çdo ditë”. Këtë mendim mund ta keni dëgjuar shumë herë dhe të mos keni dëgjuar shumë herë dhe të mos ju bëjë përshtypje: po mos harroni se këtë dhe fjalë të tjera, Eskili i tha i pari; duhet t’u kthejmë forcën që kanë pasur, po që humbën nga përdorimi i dendur për të kuptuar bukurinë e virgjër të tyre. 4. A janë fjalë të një domethënieje shkak-pasojë apo sqaruese? “Është një

mundim për mua që t’i rrëfej, thotë, është një mundim që të hesht, sidoqoftë është një mjerim.”/ “Titanët kanë një ves të keq, që nuk u zënë besë miqve.”

5. A përmbledh përfundimi shpjegimin praktik të ndodhisë? Po, në paragrafin:

Dhe kurorëzimi i veprës, fjalë plotë kryelartësi dhe forcë fisnike “Koha duke përparuar do të japë gjithë mësimet.”

Page 59: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

58

• A mund të shpjegoni përdorimin e vetës së parë nga ana e autorit sipas mendimit tuaj dhe funksionin e kësaj vete në organizimin e mendimit dhe gjykimit. Veta I është përdorur sepse eseisti Konica ka dashur të identifikojë bindjet e tij me ato të Eskilit dhe mbi të gjitha me figurën e Prometeut. Është i njohur kontributi i Konicës në fillimin e shek. XX për shkrimin dhe përhapjen e kulturës në popull, veçanërisht thirrjet publike që ai ka bërë kundra padijes që ekzistonte mes popullit shqiptar. Veta I është përdorur për të dhënë përjetimin etik të Konicës që ka të bëjë me përforcimin e parimit të nevojës për dije; si dhe për të dhënë përjetimin e tij estetik, pra të ndjenjave ndaj veprës p.sh. Një libër dy mijë e katërqind vjetësh i vjetër nga mosha; por nga mendimet aq i ri, sa dukej se u shkrua dje, duket sikur përqesh me hidhërim dhe stigmatizon përjetë ndonjë njeri të pasuruar nga lufta ose ndonjë salepçi-mbret, që rrëmben fuqinë në rrëmujë e sipër edhe si i dehur nga triumfi i papritur, vërtit kërbaçin dhe kërkon gjak. Se natyra e njeriut nuk ndërron dhe një port i madh që zbulon të vërtetat e kohës së vet zbulon të vërtetën e të gjithë kohëve të pastajmë. • Përshkruani situatën emotive dhe estetike në të cilën gjendet Konica dhe vlerësoni rolin e saj në ese, veçanërisht ndaj referentit (vepra e Eskilit, figura e Prometeut). Situata emotive: 1. Edhe të rrojturit edhe këndimet vjen një orë që lodhin e mërzitin dhe njeriu kërkon shpëtimin në një shkujdesje e në një mospërfillje që e bëjnë padashur e pa vënë re si një nxënës i Budës. 2. Një libër dy mijë e katërqind vjetësh i vjetër nga mosha; por nga mendimet aq i ri, sa dukej se u shkrua dje, duket sikur përqesh me hidhërim dhe stigmatizon përjetë ndonjë njeri të pasuruar nga lufta ose ndonjë salepçi-mbret, që rrëmben fuqinë në rrëmujë e sipër edhe si i dehur nga triumfi i papritur, vërtit kërbaçin dhe kërkon gjak. Se natyra e njeriut nuk ndërron dhe një port i madh që zbulon të vërtetat e kohës së vet zbulon të vërtetën e të gjithë kohëve të pastajmë. 3. Eskili është poeti më i lartë e më i thellë i vjetërsisë klasike. S’ka as mjeshtërinë elegante dhe të mbaruar të Euripidit, as lirizmin e lulëzuar të Sofokliut. Eskili ka një madhëri fisnike si të artistëve që punojnë mermeret e Parthenonit. Shumë herë të kujton Shekspirin, jo Shekspirin e Juljetës ose të Rosalindës, po Shekspirin e Hamletit dhe të Laertit. 4. Një librëz dyzetfaqesh. Mund ta ngrejë një foshnjë me majën e një gishti se ky librëz është i lehtë si një pendë. Dhe nuk është vetëm një libër. Është një monument. Dhe një monument me aq rëndësi, sa njerëzit viganë të bashkuar s’mund ta luajnë nga vendi. Situata estetike: 1. Po le t’i tingëllojë jashtë zëri i një vajze që shkon, gishtërinjtë e mefshtë le të kthejnë fletët e harruara të një libri të dashur dhe menjëherë muzika e jetës dhe e artit na zgjon zemrën dhe na ngjall përsëri mendjen. 2. Rrija një natë në odë time pa dëshirë e pa mejtim, duke vërejtë avullin që ngrihet si me të përtuar nga një filxhan plot me çaj të Kinës; dhe jo për të kënduar, po për të lojtur hoqa nga rafti një libër të vogël e të hollë dhe pa kënduar as emrin e tij, nisa të kthej fletën ngadalë, kur më zuri syri këtë vijë: “Është kurdoherë i ashpër kur ka pak kohë që urdhëron”: përkthim i dobët i një teksti të fortë si brunz. 3. Pak punë për një dramë dhe me gjithë këtë është drama më e gjallë, më e fortë e njerëzore, është drama e përjetshme e idealistit që vuan për mendimet e tij. Atë natë mbeta pa gjumë si m’u tek menjëherë të këndoj Prometheun e Eskilit anembanë. Dhe në çdo

Page 60: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

59

faqe zbuloja fjalë që më shtojin çudinë, aq nga thellësia e mendimit sa nga bukuria e mbrojtur e trajtës. 4. Por për fat të zi, mendimet shumë herë vijnë tepër vonë. M’u duk gjë e pëlqyer të jap bashkë me përkthimin 1 edhe fjalën në gjuhë të Eskilit, ashtu siç i ka shkruar poeti tri herë i lartë. Këto situata na ndihmojnë të kuptojmë parimet e Konicës ndaj letërsisë, kulturës në përgjithësi, dhe veçanërisht ndaj misionit të intelektualit në shoqëri. • Si është vendosur pika e lidhjes në kontekst dhe thoni cila është ajo. Pika e lidhjes ka dhe një funksion simbolik, zbulojeni atë. Pika e lidhjes: “Është kurdoherë i ashpër kur ka pak kohë që urdhëron”. Funksioni simbolik: Tirani i ri dhe tirania synojnë të sundojnë nëpërmjet forcës dhe padijes. Me padije sundohet populli, me forcë elita. • Analizoni argumentin e Konicës: “Se natyra e njeriut nuk ndërron dhe një poet i madh që zbulon të vërtetat e kohës së vet, zbulon të vërtetën e të gjithë kohëve të pastajme”. Argumenti: Një poet i madh… zbulon të vërtetën e të gjithë kohëve të pastajme. Misioni i poetit (intelektualit) është të ngrejë vepra të bazuara mbi misionin e së vërtetës, që është edhe baza e universales. Pra edhe thelbi i një njeriu duhet të jetë i ndërtuar mbi vërtetësinë ndaj vetes dhe të tjerëve. Është vetëm e vërteta e mendjes dhe e sjelljes që e bën individin dhe veprën e tij të pavdekshme. • Shpjegoni figurën e Eskilit sipas vlerësimeve të Konicës, duke shtuar edhe gjykimet tuaja. Përpiquni të argumentoni bazën ku janë mbështetur krahasimet me autorët e tjerë. Eskili sipas Konicës: - Cili e ka thënë këtë fjalë të thellë? Eskili është poeti më i lartë e më i thellë i vjetërsisë klasike. S’ka as mjeshtërinë elegante dhe të mbaruar të Euripidit, as lirizmin e lulëzuar të Sofokliut. Eskili ka një madhëri fisnike si të artistëve që punojnë mermeret e Parthenonit. Shumë herë të kujton Shekspirin, jo Shekspirin e Juljetës ose të Rosalindës, po Shekspirin e Hamletit dhe të Laertit. Ndër gjithë veprat e tij që kanë shpëtuar nga prishja dhe kanë arrirë gjer te ne, më e thella është “Prometheu i lidhur”. Krahasimet me Euripidin dhe Sofokliun janë bazuar mbi parimin e përfshirjes së këtyre tre autorëve në periudhën e Antikitetit dhe është vlerësuar veçantia e secilit prej tyre. Krahasimi me Shekspirin bazohet në vlerat universale dhe të ngjashme mes Prometeut të lidhur dhe Hamletit apo Mbretit Lir. Tek të trija trajtohet ku si linjë parësore, ku si dytësore tema e pushtetit (tiranisë në Antikitet), por në forma të ndryshme. • Thoni fabulën e tragjedisë “Prometheu i lidhur” dhe argumentoni si ka mbërritur Faik Konica në përfundimin se Prometheu i lidhur është “... drama e përjetshme e idealistit që vuan mendimet e tij”. Përfundimi i Konicës: Prometheu, një gjysmëperëndi, pati mëshirë për njerëzit dhe u shpuri zjarrin, të cilin gjer atëherë e dijnë dhe e gëzojnë vetëm perënditë; Zeusi i pari i perëndive, që ta ndëshkojë për vjedhjen e zjarrit vë ta lidhin Prometheun në një shkëmb të egër e të shkretë të Detit të Zi, ku do të mbetet i munduar gjer sa të pendohet e të kërkojë ndjesë; po ai me një kryelartësi të lidhur, nuk do t’i përulet padrejtësisë.

Page 61: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

60

• Analizoni nga pikëpamja universale qëndrimet e Prometeut ndaj mjerimit: “Është një mendim për mua që t’i rrëfej, thotë, është një mendim që të hesht, sidoqoftë është një mjerim”. Mendimi për të rrëfyer lidhet me paqen që në parim duhet të ekzistojë në Olimp, me qëllimin që njerëzit në Tokë të jenë të qetë dhe të vazhdojnë të besojnë në mënyrë të verbër se Perënditë punojnë vetëm për të mirën e tyre. Mendimi i Prometeut për të heshtur lidhet me paktin që ai duhet të bëjë me veten për të mos thënë të vërtetën, që Perënditë i duan njerëzit të verbër. Mjerimi përqendrohet mes dy luftërave ku ndodhet Prometeu, të thotë apo jo të vërtetën. Ndërgjegjja e tij idealiste për një botë mes njerëzve më të mirë thotë po. • Ç’do të thotë një tiran për ju? Cilat janë pasojat e tiranisë? Zbërtheni domethënien e fjalëve “Tiranët kanë një ves të keq, që nuk u zënë besë miqve”. Kjo do të thotë se një tiran është i ndërgjegjshëm që nuk ka miq, për shkak të veprës së tij të padenjë për miqësi dhe në kundërshti me të mirën e të tjerëve. Thelbi i shprehjes nuk është vesi i keq, por mosndryshimi i gjendjes, i një vazhdimësie ligësish pa marrë parasysh asgjë. • Argumentoni urtësinë e shprehjeve që vijojnë sipas këndvështrimit të Konicës nëpërmjet Eskilit dhe Prometeut: - Fjalët janë mjekët që shërbejnë zemërimin.- Me anë të këtyre fjalëve Oqeani e fton Prometeun në kompromisin e servilizmit dhe të bindjes verbale ndaj tiranit. - Del më i fituar njeriu i mençur që bëhet sikur s’ka mend.- Kjo shprehje lidhet me një mendim që të hesht, pra të mos përmbushë misionin e përhapjes së dijes dhe të kundërshtisë ndaj tiranit. - Më mirë vdes njëherë njeriu se sa të vuajë çdo ditë.- Kjo lidhet me mitin e Prometeut, që dënimi i tij do të kishte fund një ditë, sepse ai e parashikonte të ardhmen e vet. Kjo do të thotë që ai të mos luftonte më për jetën. - “Koha duke përparuar, do të japë gjithë mësimet”.- Pra e vërteta një ditë do të dalë. • Jepni mendimin tuaj lidhur me qëndrimin e Faik Konicës mbi veprën “Prometeu i lidhur”. Qëndrimi i Konicës: Një librëz dyzetfaqesh. Mund ta ngrejë një foshnjë me majën e një gishti se ky librëz është i lehtë si një pendë. Dhe nuk është vetëm një libër. Është një monument. Dhe një monument me aq rëndësi, sa njerëzit viganë të bashkuar s’mund ta luajnë nga vendi. Qëllimi i pyetjes, a bien nxënësit dakord me këtë vlerësim apo jo. • Evidentoni të dhënat që kërkohen në tabelën e mëposhtme. Autori: 1. Dhe një fjalë të atillë, të pakë janë njerëzit me letra që nuk e kanë përsëritur disa herë në udhë të tyre. Edhe të rrojturit edhe këndimet vjen një orë që lodhin e mërzitin dhe njeriu kërkon shpëtimin në një shkujdesje e në një mospërfillje që e bëjnë padashur e pa vënë re si një nxënës i Budës. 2. Rrija një natë në odë time pa dëshirë e pa mejtim, duke vërejtë avullin që ngrihet si me të përtuar nga një filxhan plot me çaj të Kinës; dhe jo për të kënduar, po për të lojtur hoqa nga rafti një libër të vogël e të hollë dhe pa kënduar as emrin e tij, nisa të kthej fletën ngadalë, kur më zuri syri këtë vijë: “Është kurdoherë i ashpër kur ka pak kohë që urdhëron”: përkthim i dobët i një teksti të fortë si brunz.

Page 62: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

61

Titulli: Prometeu i lidhur Teza: Pak punë për një dramë dhe me gjithë këtë është drama më e gjallë, më e fortë e njerëzore, është drama e përjetshme e idealistit që vuan për mendimet e tij. Teza mbështetëse: “Shikoni, thotë, shikoni, të lidhur një perëndi fatkeqe dhe pse vuan? nga dashuria e madhe që pati për njerëzit”. Paragrafët: Me rasën e këtyre fjalëve vëmë re afrimin e Prometheut të shtënë në hekura për dashurinë që pati për njerëzit me Krishtin e kryqëzuar. Një turmë simpatike e pyet Prometheun, cilat janë arsyet e mjerimit të tij. “Është një mundim për mua që t’i rrëfej, thotë, është një mundim që të hesht, sidoqoftë është një mjerim.” Eskili i vë në gojë Prometheut një gjykim të thellë mbi karakterin e tiranëve. “Titanët kanë një ves të keq, që nuk u zënë besë miqve.” I thonë: “Lëri fjalët e kota, i gjej ndonjë shërbim për mundimet e tua”. “Është gjë e lehtë, - përgjigjet Prometheu, kur e ke këmbën jashtë greminës t’i japësh mësime, të këshillosh ata që vuajnë. Unë i prisja të gjitha këto që heq, fajin desha dhe e bëra, nuk e mohoj dot. Kur u shërbeva njerëzve,e vura veten me të dhëmbura.”. Për inatin, për zemërimin, Eskili vë një fjalë shumë të hijshme në gojë të Oqeanit. Oqeani i thotë Prometheut se fjalët janë mjekët që shërbejnë zemërimin. Oqeani i thotë një tjetër fjalë të urtë Prometheut: “Del më i fituar njeriu i mençur që bëhet sikur s’ka mend.” Këshillë si pak. Si duket ky mendim: “Më mirë vdes njëherë njeriu se sa të vuajë çdo ditë”. Këtë mendim mund ta keni dëgjuar shumë herë dhe të mos keni dëgjuar shumë herë dhe të mos ju bëjë përshtypje: po mos harroni se këtë dhe fjalë të tjera, Eskili i tha i pari; duhet t’u kthejmë forcën që kanë pasur, po që humbën nga përdorimi i dendur për të kuptuar bukurinë e virgjër të tyre. Përfundimet: Dhe kurorëzimi i veprës, fjalë plotë kryelartësi dhe forcë fisnike “Koha duke përparuar do të japë gjithë mësimet.”…M’u duk gjë e pëlqyer të jap bashkë me përkthimin1 edhe fjalën në gjuhë të Eskilit, ashtu siç i ka shkruar poeti tri herë i lartë. Një librëz dyzetfaqesh. Mund ta ngrejë një foshnjë me majën e një gishti se ky librëz është i lehtë si një pendë. Dhe nuk është vetëm një libër. Është një monument. Dhe një monument me aq rëndësi, sa njerëzit viganë të bashkuar s’mund ta luajnë nga vendi. • Jepni disa vlerësime mbi stilin e shkrimit të eseve shpjeguese nga ana e Konicës, duke u mbështetur te mjeshtëria organizative e ideve në tekst, aftësive argumentuese, gjuha dhe stili, si dhe kultura e përgjithshme.(Ky ushtrim sugjerohet të jetë detyrë shtëpie) Të vëzhguarit • Shikoni me kujdes skulpturën në foto dhe zbuloni simbolikën e saj. Si përshfaqet mençuria e Prometeut në këtë vepër të artit pamor? Simbolika qëndron në faktin që Prometeu edhe pse i robëruar fizikisht shikon drejt së ardhmes. • Analizoni disa nga detajet e skulpturës që tregojnë karakterin idealist dhe luftarak të Prometeut.

Page 63: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

62

Pozicioni i shikimit të autorit tregon karakterin idealist dhe luftarak të Prometeut. • Bëni një krahasim mes përthyerjes artistike që i bën arti pamor dhe arti i fjalës figurës së Prometeut. • A ju pëlqen skulptura në foto? Argumentoni qëndrimin tuaj ndaj vlerave artistike e ideore të saj. •Vështroni sytë e Prometeut dhe vështrimin e tij. Analizoni të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen te ky qëndrim. E kaluara lidhet me faktin që ai është pjesë e familjes së perëndive, e tashmja lidhet me faktin që është i lidhur, e ardhmja pasqyrohet tek vështrimi i tij. • Si mendoni, çfarë e bën universale këtë skulpturë për nga mesazhi që ajo mbart? Mesazhi: Lufta e idealistit për të vazhduar në rrugën pozitive të diturisë. • Identifikoni Prometenjtë e kohërave moderne. Sillni ndonjë shembull, nëse ka. ORA II

Objektiva: a) Të lexojë dhe të kuptojë qëndrimet e Sabri Hamitit mbi eseistikën e Konicës; b) Të evidentojë dhe të analizojë gjykimet e Hamitit mbi esenë Arti i

Prometeut të Konicës; . c) Të diskutojë mbi figurën e Prometeut në raport me atë të heronjve të tjerë letrarë.

1. Të lexohen dy tekstet e mëposhtme dhe të sqarohen paqartësitë që mund të lindin gjatë leximit:

• Ç’kuptoni me termin “eseistika?” Analizoni termat ese, eseist, eseistikë. Eseistika është krijimtaria e shkrimeve në formën e esesë të një individi: gazetar, analist, kritik, shkrimtar, politikan, filozof, sociolog, mendimtar etj. Ese- Eseja është formë e pastër e të shkruarit që artikulon paanësinë e autorit në nivel temash e në nivel të shprehjes. Esesist- është një individ që për të shprehur bindjet, idetë, mendimet, parimet, qëndrimet dhe parimet e veta lëvron gjininë e esesë. • Cili është përfundimi i Sabri Hamitit mbi esenë dhe çfarë qëndrimi mban ai ndaj qëllimit të esesë. Përfundimi: Eseja si trajtë shkrimi e patrajtë, që njeh më parë impulset e krijimit se sa kufijtë e konvencës, është forma më e përshtatshme për shpirtin kërkues e krijues (përfundimi). Qëllimi: Aty mund të shkrepin idetë e pastra, pa u lodhur të gjenden të gjitha argumentimet; figurat habitëse, pa u munduar t’u kanalizohet e t’u interpretohet mesazhi, mësimi. Aty mund të kapen shenjat e jetës së përditshme e deri te idetë sublime metafizike. Me një fjalë, eseja është një trajtë që gjithnjë del origjinale dhe ka privilegjin që të jetë e papërsëritshme, se në të mund të hyjë gjithë dalldia krijuese e çastit, duke përfshirë edhe shenjat e ideve e të mendimeve; lëkundjet shpirtërore të krijuesit, dhe atë vetë, bashkë me rrethin e tij dhe kontaktin e tij me këtë rreth.

Page 64: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

63

• Shpjegoni se si e trajton analisti karakterin e argumenteve që përfshihen në një ese dhe si është raporti i reflektimit me shkrimtarin sipas këndvështrimit të tij. Karakteri i argumenteve: 1. ide të pastra, 2. me shpjegime të mjaftueshme dhe jo të gjitha shpjegimet e mundshme, 3. me tematikë të gjithanshme: nga jeta e përditshme e deri te idetë sublime metafizike. 4. impulsive: dalldia krijuese e çastit, 5. e ndjeshme: duke përfshirë edhe shenjat e ideve e të mendimeve; lëkundjet shpirtërore të krijuesit, dhe atë vetë, 6. përgjithësuese: lëkundjet shpirtërore të krijuesit, dhe atë vetë, bashkë me rrethin e tij dhe kontaktin e tij me këtë rreth. • Përpunoni sipas këndvështrimit të Sabri Hamitit idenë “Eseja del formë e pastër që artikulon paanësinë e tij (të shkrimtarit) në nivel temash e në nivel të shprehjes”. Kjo do të thotë që autori gjatë shkrimit të një eseje nuk jep gjykime, por ngrihet mbi fenomene të karakterit të ndryshëm të përditshmërisë duke abstraguar mbi to dhe duke i shprehur me fjalë neutrale, të pangarkuara me emocione e përjetime ndjenjash. • Analizoni perceptimin e autorit kur shprehet se “..., thurja e esesë bëhet nëpërmjet dhe ndërmjet shkrimit fiksional e shkrimit diskursiv”. Në nivel të shprehjes, nis nga figura e pastër, mund të kalojë domosdo nëpër paradoksin, nëpër shkrimin që rrëfen, për të prekur më në fund vlerësimin e botës së vet të mbrendshme dhe të botës së jashtme, të trajtuar aty. (Argumenti i Hamitit) Qëllimi i këtij qëndrimi është të shpjegojë se si është e ndërtuar një ese: ndërmjet shkrimit fiksional, që do të thotë të abstraguarit mbi faktet dhe trillimit në rastin e një eseje letrare; si dhe shkrimit diskursiv që janë metodat e shprehjes së qëndrimeve apo realizimit të kohezionit në tekst në varësi të mjeteve gjuhësore të përdorura. • Renditni gjithë tiparet dhe vetitë e esesë letrare dhe shpjegojini ato, si p.sh: eseja shtron pyetje, po nuk jep përgjigje etj. Tiparet: 1. trajtë shkrimi e patrajtë, 2. forma më e përshtatshme për shpirtin kërkues e krijues, 3. kapen shenjat e jetës së përditshme e deri te idetë sublime metafizike, 4. origjinale dhe ka privilegjin që të jetë e papërsëritshme, 5. përfshirë edhe shenjat e ideve e të mendimeve; lëkundjet shpirtërore të krijuesit, dhe atë vetë, bashkë me rrethin e tij dhe kontaktin e tij me këtë rreth, 6. formë e pastër që artikulon paanësinë e tij në nivel temash e në nivel të shprehjes,7. provë dhe një sprovë, që mbledh më vete krijuesin dhe të menduarit e tij, 8. eseja vetëm shtron çështje dhe nuk pretendon t’i zgjidhë ato, 9. eseja shtron pyetje po nuk jep përgjigje,10. nuk del në shesh i shfaqur temperamenti dhe karakteri i krijuesit. • Ravijëzoni portretin e Faik Konicës sipas këndvështrimit të Sabri Hamitit dhe sillni shpjegimin dhe informacionin përkatës për secilin argument të tijin. Duke parë këto veti të trajtës së esesë letrare dhe duke rinjohur temperamentin krijues të Faik Konicës, na duket se eseja ishte forma më e mirë për t’u hapur i tëri ky krijues origjinal e i jashtëzakonshëm i shqipes, të cilin e veçonte dija e madhe letrare, sjellja e gjerë dhe e lirë njerëzore e krijuese dhe, së fundit, mërzia me format e kanonizuara apo si thuhet në dijen moderne: ai ishte sistematik, por asnjëherë sistemor.

Page 65: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

64

• Analizoni përfundimet që nxjerr Sabri Hamiti mbi eseistikën e Konicës si “ese personale” apo “ese subjektive” dhe përpiquni të argumentoni, sipas tij, përshfaqjen e autorit nëpërmjet tyre. Nëse e lëmë tash anash farën e esesë që ngjallet e duket, madje strukturohet, në shkrimet e tij poetike, në prozë e në shkrimet kritike, në veçanti në shkrimet historike e etnologjike; Konica i shkroi edhe esetë e pastra letrare, të cilat nëse duhet fare klasifikimi, mund të cilësohen si ese personale apo ese subjektive, sepse në mënyrë brilante e japin çështjen e shtruar, po me këtë edhe subjektin e autorit. Në to mund të lexohet jo vetëm biografia, po edhe autobiografia e shkrimit, që artikulon qartë e pastër gjendjet subtile të krijuesit, të cilat ose mbulohen për t’u neutralizuar ose figurohen në tipat e tjerë të shkrimit. • Argumentoni qëndrimin e kritikut letrar Sabri Hamiti kur shprehet se “Konica është eseisti i parë shqiptar”. Sillni shembuj dhe argumente analitike në favor apo kundra kësaj teze. Duke njohur këtë shtrirje të paanë të mundësive të esesë dhe natyrën krijuese të Faik Konicës në tekste të tjera; le të lexojmë tri ese të tij, për të hetuar botën e tij krijuese, në hapin e parë, në kontakt, pa ndërmjetës; duke theksuar menjëherë këtu që Konica është eseisti i parë shqiptar. Argumente pro: ka shkruar ese dhe është ndër të parët që e ka lëvruar në parametrat bashkëkohorë këtë gjini. Argumente kundra: Në vitet ’20 u njoh një zhvillim i lëvrimit të eseistikës në përgjithësi, ndaj themi që Konica është ndër të parët eseistë dhe jo i pari me siguri. • Ndërtoni një profil shpjegues-informativ për Konicën si eseist. Veprimtarinë e tij publicistike e letrare F. Konica e zhvilloi kryesisht në shtyp, në revistën "Albania". Prej tyre duhen veçuar si vepra të rëndësishme proza e gjatë satirike, udhëpërshkrimi "Shqipëria si m'u duk…". Ai la në dorëshkrim anglisht veprën "Shqipëria - kopshti shkëmbor i Evropës jug-lindore" dhe ese të tjera, e cila u botua pas vdekjes (1957). Konica paraqitet si një nga themeluesit dhe mjeshtrit e publicistikës shqiptare. Tema qendrore e publicistikës së Konicës në revistën "Albania" do të jetë ajo atdhetare, problemet e lëvizjes kombëtare, rrugët për çlirimin kombëtar etj. Nga ana tjetër, ai do t'i kushtojë vëmendje të posaçme ndriçimit të historisë së popullit shqiptar, zbulimit dhe propagandimit të vlerave të tij etno-kulturore, e veçanërisht krijimit të një gjuhe letrare shqipe. Pas shpalljes së Pavarësisë publicistika e Konicës, e botuar në gazetën "Dielli", do të merret me çështje të mprehta të kohës që lidheshin me aspiratat e përpjekjet për krijimin e një shteti modern shqiptar, me luftën kundër prapambetjes ekonomiko-sociale, me stigmatizimin e mendësive dhe praktikave të vjetra e anakronike etj. Ai ishte për një shoqëri të emancipuar dhe kërkonte që Shqipëria, si pjesë e Evropës, të mendonte e të punonte në shembullin e saj. Publicistika e Konicës shquhet jo vetëm për problematikën e pasur, por edhe për nivelin e lartë mjeshtëror. Ajo karakterizohet nga patosi atdhetar dhe nga shqetësimi qytetar, siç dallohet edhe për forcën e argumentimit dhe aftësitë e shquara shprehëse. Tipari kryesor i saj është fryma satirike, fryma stigmatizuese dhe mohuese ndaj prapambetjes, injorancës, së keqes.

Page 66: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

65

Faik Konica është krijuesi i kritikës sonë letrare, që së bashku me Nolin i hapën rrugën asaj në kulturën shqiptare. Ai shkroi një varg artikujsh teorikë letrarë si "Arti i të shkruarit", "Ca këshilla për artin e shkrimit", "Kohëtore letrare shqipe" etj. të cilat shënonin një kontribut për orientimin dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare. Por ndihmesa e tij në këtë fushë bëhet më konkrete me artikujt dhe recensionet që boton për autorë dhe vepra të letërsisë sonë bashkëkohore. Kështu ai vlerëson lart shkrimtarë si Jeronim De Rada, Jul Variboba, Naim Frashëri, inkurajon autorët e rinj të kohës, Çajupin, Asdrenin, Filip Shirokën etj. F. Konica është i pari që lëvroi në prozën tonë esenë, një lloj letraro-publicistike, me mundësi të reja shprehëse. Nëpërmjet tyre, ai parashtroi mendime origjinale, ngriti probleme të rëndësishme, të kohës, tregoi për diturinë e gjerë që zotëronte. Një nga esetë më të bukura është "Jeta dhe librat", ku, duke dhënë gjykime për vlerën e librit në jetën e njerëzimit, i bëhet një analizë ideo-artistike tragjedisë së Eskilit "Prometeu i lidhur". Në trajtë esesh Konica ka shkruar veprën "Shqipëria- kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore". E hartuar për lexuesin e huaj, shkrimtari i jep atij një enciklopedi të vogël për Shqipërinë dhe popullin e saj. Të dhjetë esetë, nga të cilat përbëhet libri përbëjnë një mozaik të historisë dhe kulturës shqiptare, të gjuhës e të letërsisë, të botës shpirtërore dhe psikologjisë së shqiptarëve. Me një informacion të gjerë dhe njohje të thellë, duke harmonizuar objektivitetin shkencor me një rrëfim të këndshëm autori nxjerr në pah individualitetin dhe natyrën e popullit shqiptar jo vetëm parë në vetvete, por edhe në kuadrin ballkanik dhe evropian. • Rilexoni analizën që Sabri Hamiti i bën esesë “Prometeu i lidhur” të Faik Konicës dhe diskutoni titullin e këtij shkrimi “Arti i Prometeut”. ... Eseja Prometheu i lidhur shkon në nivel më subtil dhe e portreton krijuesin në subjektivitetin e tij të plotë; në leximin dhe në shkrimin letrar duke e parë këtë gjendje në fazën e identifikimit të tij me materien jetësore dhe artistike; do të thotë duke e zënë atë në totalitetin krijues e shpirtëror. Në frazën e mësipërme jepet qëndrimi i Hamitit lidhur me esenë Prometheu i lidhur, ku jep përjetimin estetik të leximit të saj. Dhe titulli prandaj ka lindur i tillë sepse ka ndërthurur të vërtetën dhe artistiken. • Sqaroni kuptimin e fjalëve dhe shprehjeve që nuk i keni të qarta në tekst. • Cila është teza që kritiku ynë ngre në analizën me titull “Arti i Prometeut”? Si mendoni, ka lidhje kjo tezë me karakterin krijues të Konicës? Argumentoni pse po, pse jo. Teza: Eseja Prometheu i lidhur shkon në nivel më subtil dhe e portreton krijuesin në subjektivitetin e tij të plotë; në leximin dhe në shkrimin letrar duke e parë këtë gjendje në fazën e identifikimit të tij me materien jetësore dhe artistike; do të thotë duke e zënë atë në totalitetin krijues e shpirtëror. Po ka lidhje me karakterin krijues të Konicës sepse si thotë Hamiti:” e portreton krijuesin në subjektivitetin e tij të plotë; në leximin dhe në shkrimin letrar duke e parë këtë gjendje në fazën e identifikimit të tij me materien jetësore dhe artistike; do të thotë duke e zënë atë në totalitetin krijues e shpirtëror.”

Page 67: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

66

• Analizoni qëndrimin e autorit Hamiti mbi procesin e krijimit, ridimensionimin, rileximit dhe rishikimin e ideve. Si e kuptoni konceptin “situatë ideale”? Poenta është se letërsia nuk shkruhet gjithnjë dhe kurdo (KRIJIMI), po edhe nuk lexohet gjithnjë dhe kurdo njësoj (RILEXIMI dhe RIDIMENSIONIMI I IDEVE)j; për të dyja proceset ekziston një situatë ideale, që nuk mund të kërkohet, po jepet vetë, shfaqet vetë. Kjo ka të bëjë veçanërisht me tipin e shkrim-leximit (RISHIKIMI), kur lexuesi bëhet një me krijuesin në rikrijimin dhe në të kuptuarit e tekstit (RIKRIJIMI). Situata ideale lidhet me impulsin artistik të krijimit dhe të ndërgjegjësimit mbi atë çfarë vetë autori ka shkruar, është momenti kur vepra letrare ka lënë pas procesin e krijimit të saj dhe është krijuar. • Si ka ndikuar poezia e Malarmesë, fryma që ajo mbart, mbi procesin analitik të Konicës, lidhur me figurën e Prometeut. Konica në këtë ese, gjendjen e veçantë subjektive para leximit e përshkruan duke kujtuar vargun e famshëm të Stefan Malarmesë: Jeta është pa gëzim, dhe librat i kam kënduar të gjitha, nga poezia e tij e famshme Puhi detare. Ne, duke njohur frymën e poezisë së Malarmesë, ku jepet lodhja e trupit dhe e shpirtit, që sugjeron edhe përdegëzimin e tyre, për të dhënë mërzinë e famshme të simbolistëve; njohim pra një gjendje të tillë të rëndë të Faik Konicës. Ku të gjendet dalja, shpëtimi nga mërzitja? Malarme klith: Fuir! (do të thotë: me ikë, me u humbë); kurse Konica shpëtimin e gjen në një lëvizje të jashtme: zëri i një vajze që lidhet me Trupin, apo shfletimi i fletëve të harruara të librit të dashur që lidhet me Shpirtin, për t’u zgjuar muzika e jetës, e artit dhe e mendjes. 4 • Gjeni pikat e përbashkëta dhe dallimet mes frymës që dallon procesin krijues të Konicës dhe procesin krijues të Malamesë. Si e plotëson Hamiti idenë tonë mbi Konicën? Pika të përbashkëta: Ne, duke njohur frymën e poezisë së Malarmesë, ku jepet lodhja e trupit dhe e shpirtit, që sugjeron edhe përdegëzimin e tyre, për të dhënë mërzinë e famshme të simbolistëve; njohim pra një gjendje të tillë të rëndë të Faik Konicës. Pikat dalluese: Malarme klith: Fuir! (do të thotë: me ikë, me u humbë); kurse Konica shpëtimin e gjen në një lëvizje të jashtme: zëri i një vajze që lidhet me Trupin, apo shfletimi i fletëve të harruara të librit të dashur që lidhet me Shpirtin, për t’u zgjuar muzika e jetës, e artit dhe e mendjes. 4 Plotësimi: Ja, kjo është gjendja subjektive e Konicës lexues, kur në vetmi një natë i rikthehet Prometheut të lidhur të Eskilit, qoftë nëpërmjet një fjalie të shfletuar me rastësi: Është kurdoherë i ashpër kush ka pak kohë që urdhëron. Kjo fjali, siç do të shihet më vonë, është çelës jo vetëm shtytës për rileximin e Prometheut, po dhe të vlerësimit të tij në këtë ese, dhe të mënyrës së leximit të tij duke e lidhur me aktualitetin, me përvojën personale e rrethin. • Komentoni domethënien etike dhe estetike të thënies “Është kurdoherë i ashpër kush ka pak kohë që urdhëron”. Përpiquni të kuptoni edhe anën funksionale të kësaj shprehjeje. Domethënia: Tirani i ri dhe tirania sundojnë nëpërmjet forcës dhe padijes (domethënia etike, sepse ka të bëjë me parimin e përgjithshëm të sundimit).

Page 68: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

67

Me padije sundohet populli, me force elita(domethënia estetike sepse ka të bëjë me përjetimin e tiranisë dhe sundimit). Kjo fjali, është çelës jo vetëm shtytës për rileximin e Prometheut, po dhe të vlerësimit të tij në këtë ese, dhe të mënyrës së leximit të tij duke e lidhur me aktualitetin, me përvojën personale e rrethin. • Krahasoni qëndrimet e Konicës dhe të Kadaresë lidhur me trajtimin që i bëhet universalitetit të figurës së Prometeut. (Ky ushtrim sugjerohet detyrë shtëpie) “Eskili, ky humbës i madh” Në esenë e tij të gjatë “Eskili, ky humbës i madh” (1988), Kadare vë figurën e Prometeut, modernizuesit dhe krijuesit, kundër asaj te Zeusit, administratorit apo përfaqësuesit të rendit. Nëse çmimi i madhështisë njerëzore është tragjedia në një përballje të përjetshme, edhe koncepti i fatalitetit duhet të pranohet gjithashtu. Determinizmi dhe qëllimet tona nuk hyjnë fare këtu: të humbësh do të thotë t’i nënshtrohesh natyrës sonë, si dhe të pranosh se ne i përkasim fare pak vetes. Perënditë, edhe sikur të mos ekzistojnë, janë kundër nesh. Ne i mohojmë, mirëpo ato na shkatërrojnë. Sa më shumë që përparon në leximin e kësaj eseje, aq më shumë bindesh se, për Ismail Kadarenë, kuptimi i Historisë është një virtyt tonik, i pashmangshëm, shkatërrimtar dhe i domosdoshëm. Të kaluarën nuk mund ta pushtosh, as mund ta ndreqësh, dhe nëse i del për zot, është e domosdoshme ta mbash parasysh: duhet pohuar se ne jemi njëherazi zotërit dhe skllevërit e saj. Eskilit i ra në pjesë një nga fatet e rralla që mund t’i bjerë njeriut: të fillojë tragjedinë, në atë kuptim të madh që ne i japim sot. Natyrisht, përpara tij kishte pasur të tjerë që koha i mbuloi me pluhur. • Analizoni thelbin universal të interpretimit të Konicës lidhur me simbolikën e gjithkohshme që karakterizon figurën e Prometeut. Përqendrohuni tek karakteri mitik i kësaj figure. Konica e interpreton fjalinë e famshme të rigjetur “Është kurdoherë i ashpër kush ka pak kohë që urdhëron”, të shkruar para dy mijë e katërqind vjetësh, që mundimet i ka si t’i kishte shkruar për kohët e reja dhe me hidhërim stigmatizon njeriun e pasuruar nga lufta ose “ndonjë salepçi mbret që rrëmben fuqinë në rrëmujë e sipër edhe, i dehur nga triumfi, vërtit kërbaçin dhe kërkon gjah – se natyra e njeriut nuk ndërron”. Konica përfundon, se arti duke zbuluar të vërtetën e kohës së vet zbulon të vërtetën e të gjitha kohëve. • Diskutoni me njëri-tjetrin për “Prometenjtë” e kohërave moderne. Si shfaqen ata në shoqëri dhe cili është misioni i tyre i dijes, paqes, sigurisë etj.? Kush konsiderohet njeriu idealist i kohës sonë, p.sh, Figura e Bill Gates, miliarder, shpikës i mikrosoftit, jep gjysmën e pasurisë së tij për bamirësi. • Debatoni mbi vendin që zë figura e Eskilit mes Euripidit dhe Sofokliut. Konica e portretizon Eskilin si krijues që mëton të japë thellësinë e mendimit universal të moralit të botës, dhe jo si një shkrimtar që mund të krahasohet me mjeshtërinë elegante të Euripidit, as lirizimin e lulëzuar të Sofokliu. Pra tipar dallues është forca e mendimit të Eskilit. • Krahasoni figurën e Prometeut të Eskilit me personazhet e letërsisë së kohës së re të Shekspirit, Hamletin dhe Mbretin Lir.

Page 69: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

68

Figurat e Hamletit dhe Mbretit Lir simbolizojnë madhështinë e sundimtarit të drejtë, që mendon për më të mirën e popullit të vet, që drejtojnë me ndershmëri dhe barazi. • Si e vlerëson Sabri Hamiti mendimin e Konicës: “Ështa drama më e gjallë, më e fortë e njerëzisë, është drama e përjetshme e idealistit që vuan për mendimet e tij”. Gjykoni dhe ju, pse Konica ka dalë në përfundimin dramë dhe jo tragjedi; pse njerëzore dhe jo shoqërore etj. Argumentoni. Është dramë sepse është e përsëritshme, i takon çdo kohe, dhe gjithsecilit prej nesh në kohëra të ndryshme. Gjithashtu, në këtë konflikt, nuk kemi vdekje fizike, vetëm luftë morale. Është dramë njerëzore dhe jo sociale sepse ka të bëjë me individin dhe jo me shoqërinë. • Jepni vlerësimin tuaj mbi rëndësinë që Hamiti i ka dhënë procesit të rileximit nga ana e Konicës e “Promethenë e Eskylit anë mb’anë”. Sipas Hamitit: Në vijim të esesë, Konica i kthehet prapë vetes, kontaktit të ri me veprën: “atë natë mbeta pa gjumë; se m’u tek me një herë, ta këndoj Promethenë e Eskylit anë mb’anë”. Çështja sillet edhe njëherë në fillim; pse kjo dalje nga mërzia, pse ky bashkim kaq i fortë me Prometheun, pse ky përgjasim shpirtëror. Konica lucid, tash nuk jep shpjegime të reja, po mendimet e veta i tregon indirekt, duke cituar mendime të zgjedhura nga Prometheu, jo vetëm për të dëshmuar shijen letrare, po edhe për të treguar një gjendje aktuale shoqërore, dhe në fund të fundit, për të treguar mësimet e përjetshme të treguesit të së vërtetës, i cili është i dënuar të jetë i flijuar. ORA III Objektiva: a) Të analizohen aftësitë gjuhësore të Konicës për mesazhin që jep eseja

sipas S.Hamitit; b) Të vlerësohet aftësia eseshkruese e S.Hamitit; c) Të mësohet shkrimi i një eseje letrare; d) Të krahasohen aftësitë eseshkruese mes Konicës dhe Hamitit; e) Të diskutohet nëpërmjet të vëzhguarit simbolika e figurave të Sizifit dhe

Prometeut. • Zbërtheni raportet mbi të cilat Hamiti vendos Konicën dhe Prometheun. Analizoni thelbin etik, moral dhe estetik të këtij raporti. Raporti është njësues, pra identifikues mes Konicës dhe Prometheut. Këto fjalë të Prometheut, Konica ia jep lexuesit në këtë ese, po duke i komentuar shkurt nga këndi i vet, nga përvoja e vet (THELBI ESTETIK); ai fton të kuptohet esenca e këtyre fjalëve, të cilat duke u përsëritur e kanë humbur kuptimin (THELBI ETIK); mirëpo në kuptimin e parë origjinal i tregoi dhe i shqyrtoi vetë jeta dhe i shkroi i pari Eskili (THELBI ETIK). Është e qartë se autori ynë identifikohej me Prometheun, dhe identifikonte mbretin salepçi që përdorte kërbaçin (THELBI MORAL); se duke cituar Prometheun citonte

Page 70: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

69

jetën e gjallë, prandaj këtë herë, ky mjeshtër i madh i formës e i trajtës, nuk merrej më me formën e veprës së Eskilit, po me mesazhin e saj, me fuqinë e tragjikes njerëzore që përmbahej aty (THELBI MORAL DHE ETIK). • Rilexoni postulatet e Konicës të cituara në shkrimin “Arti i Prometeut” të Sabri Hamitit dhe analizojini sërish, duke u përqendruar në: Postulati: “Shikoni, shikoni, të lidhur, një perëndi fatkeq” shpreh pafuqishmërinë e disa forcave të (mbi) natyrës, një perëndi e pafuqishme si Prometeu. Postulati: “Është një mendim për mua që t’i rrëfej, është një mundim që t’i hesht, sidoqoftë edhe një mjerim” shpreh urtësinë e heshtjes dhe mosheshtjes. Postulati “Tiranët kanë një ves të keq, që nuk u zënë besë miqve” jep figurën komplekse të tiranëve. Postulati “Del më i fituar njeriu i mëntshur, që bëhet sikur s’ka mënt” jep pragmatizmin e mençurisë. Në postulatin ”Më mirë të vdesë një herë njeriu, se sa të vuajë çdo ditë” jepet jeta dhe këndvështrimi mbi të. Kompensimi në shoqëri jepet me postulatin: “Është detyrë të shajmë ata që na shajnë”. Ndërsa universalizimi i kohës jepet në “Koha, duke përparuar, do të japë gjithë mësimet”. • Analizoni mjetet gjuhësore me anën e të cilave janë ndërtuar postulatet e Konicës dhe thoni se si e kanë ndihmuar këto mjete saktësinë e komunikimit të mesazhit. Vërehet që Konica i ka shkruar këto postulate në mënyrë të atillë që të afrojë sa më shumë lexuesin dhe duke përdorur mjetet lidhëse si përemri lidhor që, ka përdorur kohën e jashtme për foljet. Gjithashtu vërehet përdorimi i fjalive pavetore. Për nga thjeshtësia e ndërtimit dhe qartësia e tyre, këto fraza mbërrijnë dhe kuptohen lehtësisht nga lexuesi. • A mendoni se ka baza të forta interpretimi didaktik që Sabri Hamiti u bën shprehjeve të Konicës? Argumentoni qëndrimin tuaj. Interpretimi didaktik: Këto fjalë të Prometheut, Konica ia jep lexuesit në këtë ese, po duke i komentuar shkurt nga këndi i vet, nga përvoja e vet; ai fton të kuptohet esenca e këtyre fjalëve, të cilat duke u përsëritur e kanë humbur kuptimin; mirëpo në kuptimin e parë origjinal i tregoi dhe i shqyrtoi vetë jeta dhe i shkroi i pari Eskili. Është e qartë se autori ynë … duke cituar Prometheun citonte jetën e gjallë, prandaj këtë herë, ky mjeshtër i madh i formës e i trajtës, nuk merrej më me formën e veprës së Eskilit, po me mesazhin e saj, me fuqinë e tragjikes njerëzore që përmbahej aty. Për vlerën e Prometheut të lidhur të Eskilit, këtij “poeti tri herë të lartë”, Konica do të shqiptojë një mendim të lirë eseistik, po të saktë dhe të rëndë kuptimisht. Po interpretimi i Hamitit është i saktë sepse Konica e ka dhënë qartë vetë vlerën e mesazheve morale të këtij “poeti tri here të lartë”. • Zbuloni se si kufizohen vlerësimet e Konicës për figurën e Prometeut dhe adhurimi i Sabri Hamitit për mençurinë e Konicës. Cila është domethënia etike e këtij qëndrimi? Qëndrimi i Konicës për figurën e Prometeut: Një libërezë dyzet faqesh. Mund ta ngrerë një foshnjë me majën e një gishti, se ky libërzë është i lehtë sa një

Page 71: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

70

pendë. Po nuk është vetëm një libër. Është një monument. Dhe një monument me aqë rëndësi sa njëqind viganë të bashkuar s’mund ta luajnë nga vendi. Adhurimi i Sabri Hamitit për Konicën: Përfundimi origjinal i esesë së Konicës për Prometheun e lidhur të Eskilit, nëpërmjet figurave e paradokseve, tregon lirinë e fuqinë e esesë ku shpërthen dija e talenti i Konicës në gjuhë, trajtë e formë, dhe funksionalizohet, si bartje e mendimit te lexuesi për veprën letrare, duke u identifikuar me këtë vepër dhe duke e dashur deri në adhurim, madje duke e provuar këtë adhurim nëpër përvojat jetësore e njerëzore të mijëvjeçarëve. Domethënia etike e këtij qëndrimi lidhet me qëndrimin origjinal të Konicës duke u identifikuar me këtë vepër dhe duke e dashur deri në adhurim, madje duke e provuar këtë adhurim nëpër përvojat jetësore e njerëzore të mijëvjeçarëve. Ai gjithashtu vlerëson mënyrën e të shprehurit të Konicës nëpërmjet esesë si mënyrë e lirë dhe e fuqishme ku shpërthen dija e talenti i autorit në gjuhë, trajtë e formë, dhe funksionalizohet, si bartje e mendimit te lexuesi për veprën letrare. • Interpretoni vlerësimin që Sabri Hamiti i bën përfundimit të esesë së Konicës, duke u përqendruar te domethënia e saj? Po ju, a keni të njëjtin mendim, e mbi të gjitha, a keni të njëjtin vlerësim me kritikun? Vlerësimi i Hamitit: Më në fund, është artikuluar këtu, drejt e më tepër i figuruar ideali i Konicës si ideal i çdo artisti që të krijojë dhe të dijë se vepra e madhe jeton nëpër kohë duke u shoqëruar bashkë me autorin (Domethënia), ashtu si vijnë bashkë në kohën tonë nga Antika Eskili autor e Prometheu i lidhur, hero i veprës së tij. • Shpjegoni idealin e Konicës sipas këndvështrimit të Sabri Hamitit nga pikëpamja krijuese dhe autoriale. Është këtu ai pëlqimi përfundimtar i autorit me veprën, madje i heroit idealistik me autorin (Pikëpamja autoriale), me artistin që do të jetë simbolizim i krijuesit, origjinarit (Pikëpamja krijuese), në konceptin krijues kritik të Konicës; një simbolizim i artistit të flijuar për të vërtetën dhe për njerëzit (Pikëpamja krijuese). Ideali i Konicës është që vepra e tij të jetë e pavdekshme në kulturën e vendit të vet dhe të përmbushë misionin e ndërgjegjësimit të popullit për të ndryshuar gjendjen ku ndodhet. • Analizoni qëndrimin e eseshkruesit kur shprehet “... Prometheu i lidhur është ese për krijuesin letrar që duke u subjektuar ngrihet në nivel të heroit; natyrisht se në shfaqjet më sublime krijuesi përfundimisht e mat botën me vetveten!”. Hamiti sanksionon 1. që eseja Prometeu e Konicës është një ese letrare, 2. që është një ese për shpirtin e krijuesit letrar, 3. shfaq bindjen e Konicës që nëpërmjet qëndrimeve të njëjta të njehsojë shkrimtarin me heroin. • Vlerësoni esenë e Hamitit për nga: - parashtrimi i tezës- Eseja Prometheu i lidhur shkon në nivel më subtil dhe e portreton krijuesin në subjektivitetin e tij të plotë; në leximin dhe në shkrimin letrar duke e parë këtë gjendje në fazën e identifikimit të tij me materien jetësore dhe artistike; do të thotë duke e zënë atë në totalitetin krijues e shpirtëror.

Page 72: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

71

- çështjet dhe idetë mbështetëse- Konica e interpreton fjalinë e famshme të rigjetur, të shkruar para dy mijë e katërqind vjetësh, që mundimet i ka si t’i kishte shkruar për kohët e reja dhe me hidhërim stigmatizon njeriun e pasuruar nga lufta ose “ndonjë salepçi mbret që rrëmben fuqinë në rrëmujë e sipër edhe, i dehur nga triumfi, vërtit kërbaçin dhe kërkon gjah – se natyra e njeriut nuk ndërron”. Konica përfundon, se arti duke zbuluar të vërtetën e kohës së vet zbulon të vërtetën e të gjitha kohëve. Ai e portreton Eskilin krijues, jo me mjeshtërinë elegante të Euripidit, as lirizimin e lulëzuar të Sofokliut, po me një madhësi fisnike si t’artistëve që punuan mermeret e Partenonit; duke e krahasuar me Shekspirin e Hamletit e të Lirit. Prometheun e lidhur e njeh si kryevepër të tij, nga ato që kanë mbetur, dhe lëndën e saj e jep shkurt e esencialisht: Prometheu gjysmëperëndi ua tregoi zjarrin njerëzve; për këtë u dënua i lidhur në një shkëmb të egër të Detit të Zi, derisa të pendohej; po ai me kryelartësi nuk i përkulet padrejtësisë. Konica e vlerëson dramën kështu: “Është drama më e gjallë, më e fortë e njerëzisë, është drama e përjetshme e idealistit që vuan për mendimet e tij”. - nxjerrja e përfundimeve;- Përfundimi origjinal i esesë së Konicës për Prometheun e lidhur të Eskilit, nëpërmjet figurave e paradokseve, tregon lirinë e fuqinë e esesë ku shpërthen dija e talenti i Konicës në gjuhë, trajtë e formë, dhe funksionalizohet, si bartje e mendimit te lexuesi për veprën letrare, duke u identifikuar me këtë vepër dhe duke e dashur deri në adhurim, madje duke e provuar këtë adhurim nëpër përvojat jetësore e njerëzore të mijëvjeçarëve. Më në fund, është artikuluar këtu, drejt e më tepër i figuruar ideali i Konicës si ideal i çdo artisti që të krijojë dhe të dijë se vepra e madhe jeton nëpër kohë duke u shoqëruar bashkë me autorin, ashtu si vijnë bashkë në kohën tonë nga Antika Eskili autor e Prometheu i lidhur, hero i veprës së tij. Është këtu ai pëlqimi përfundimtar i autorit me veprën, madje i heroit idealistik me autorin, me artistin që do të jetë simbolizim i krijuesit, origjinarit, në konceptin krijues kritik të Konicës; një simbolizim i artistit të flijuar për të vërtetën dhe për njerëzit. Në këtë vështrim eseja Prometheu i lidhur është ese për krijuesin letrar që duke u subjektuar ngrihet në nivel të heroit; natyrisht se në shfaqjet më sublime krijuesi përfundimisht e mat botën me vetveten! - aktualiteti i tezës dhe metodologjia;- Është e jashtëzakonshme se si në mënyrë krejt të ngjashme do t’i afrohet Eskilit, Ismail Kadare decenie më vonë; ngjashmëria është e habitshme, Eskili është i njëjti aty, po si përsëriten situatat shpirtërore e rrethanat shoqërore të autorëve tanë dhe në shoqërinë tonë. Po, të kthehemi te eseja e Konicës! Konica e interpreton fjalinë e famshme të rigjetur, të shkruar para dy mijë e katërqind vjetësh, që mundimet i ka si t’i kishte shkruar për kohët e reja dhe me hidhërim stigmatizon njeriun e pasuruar nga lufta ose “ndonjë salepçi mbret që rrëmben fuqinë në rrëmuj e sipër edhe, i dehur nga triumfi, vërtit kërbaçin dhe kërkon gjah – se natyra e njeriut nuk ndërron”. Konica përfundon, se arti duke zbuluar të vërtetën e kohës së vet zbulon të vërtetën e të gjitha kohëve. Ai e portreton Eskilin krijues, jo me mjeshtërinë elegante të Euripidit, as lirizimin e lulëzuar të Sofokliut, po me një madhësi fisnike si t’artistëve që punuan mermeret e Partenonit; duke e krahasuar me Shekspirin e Hamletit e të Lirit. - përdorimi i mjeteve lidhëse;- përdorimi i që, ose, se, po, dhe, jo, as etj.

Page 73: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

72

- karakteri shpjegues i esesë- Hamiti është treguar i kujdesshëm në sqarimin e gjithë detajeve të esesë së Konicës, duke prezantuar qasjen e tij ndaj esesë, përjetimeve të Konicës, pse ka përzgjedhur këtë ese të autorit për koment, ka nënvizuar një tezë, ka trajtuar argumentet mbështetëse të tezës, ka dhënë vlerësimet për idetë e autorit, ka nxjerrë përfundimet e veta dhe i ka përgjithësuar ato. • Përfundimet e mësipërme renditini në formën e një raporti shpjegues mbi Hamitin si eseist. • Analizoni esenë e Sabri Hamitit, duke u mbështetur në parametrat e mësipërm dhe vlerësoni objektivisht trajtimin dhe parashtrimin e gjithë argumenteve nga ana e tij. Për këtë, nxënësi i përgjigjet këtyre pyetjeve: 1. A i ka interpretuar Hamiti qëndrimet e Konicës? Po 2. A i ka plotësuar ato me dije të tjera? Po, sqarimi që ka dhënë për

Malarmenë për shembull. 3. A ka dhënë argumente konkrete Hamiti? Po, citimet e veprës së Eskilit. 4. A ka përdorur citimeve të tjera të shkëputura nga vepra të tjera të të

njëjtit autor? Jo. 5. A është mbështetur tek elemente të kontekstit dhe ekstratekstit? Po, tek

elemente të kontekstit p.sh. kur i referohet veprës “Eskili ky humbës i madh” të Kadaresë, si ese e gjatë me të njëjtin subjekt.

6. A është mbështetur tek diskutime të ndryshme kritike me subjekt të njëjtën temë, pro ose kundra? Po, është mbështetur tek qëndrimet pro.

• Thoni se çfarë i mungon esesë së Hamitit dhe çfarë mund t’i përmirësojmë shkrimit të tij. • Krijoni një fjalorth të termave letrarë të përdorur në esenë e Konicës dhe Hamitit dhe jepni shpjegimet përkatëse. Sugjerim: punë me fjalor shqip-shqip, ose me fjalor estetik. • Ndërtoni profilin eseistik të Sabri Hamitit, duke pasur parasysh qëndrimet e tij ndaj procesit të shkrimit të esesë dhe metodologjisë. Përqendrohuni tek shkrimi “Esejistika” dhe sugjerohet nxënësi të shkruajë përmbledhjen e tij për të realizuar profilin eseistik të Hamitit dhe tek jeta për të ilustruar krijimtarinë e tij. • Krahasoni eseistikën e Konicës me atë të Sabri Hamitit, duke u mbështetur në tekstet përgjegjëse të secilit autor. Pika të përbashkëta: Janë të dyja ese shpjeguese letrare; të dyja analizojnë një vepër letrare; të dyja japin qëndrime personale të shkruesve të tyre; të dy autorët dalin në të njëjtat përfundime mbi mesazhet e eseve, aktualiteti i temës nënvizohet tek të dy eseistët. Pika dalluese: Eseja e Hamitit dallohet për një metodologji më të qartë se ajo e Konicës. Aspekti estetik(përjetimi) tek Konica ka një peshë më të madhe se sa te Hamiti. • Matni risitë e informacionit që ju sjell eseja e Hamitit krahasuar me atë të Konicës. Ku e ka burimin kjo risi dhe si shfrytëzohet ajo nga lexuesit?

Page 74: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

73

Pra nxënësi duhet të krahasojë esetë dhe nxjerr se nga cila mëson më shumë duke e ilustruar mendimin e vet. Të vëzhguarit Krahasoni mitin e Sizifit me atë të Prometeut, duke gjetur pikat e përbashkëta dhe duke bërë dallimet përkatëse. Përpiquni të vlerësoni përparësitë e Prometeut krahasuar me Sizifin. Pika të përbashkëta: Ndëshkimi i Zeusit në Kaukaz për të dy heronjtë për shkak të idealit të tyre. Dallimi: Prometeu e shihte çlirimin e tij sepse kishte vetinë që të parashikonte të ardhmen; ndërsa Sizifi e kishte ndëshkimin e përjetshëm. Përparësia e Odisesë lidhet me faktin se ai e sheh dritën e shpëtimit në të ardhmen, çka është një metaforë për iluminimin e njerëzimit. Mblidhni një bazë të dhënash mbi mitin e Sizifit dhe diskutoni fabulën e tij, simbolikën dhe alegorinë që ai mbart. Miti i Sizifit: Kur Sizifi përpiqej të zgjidhte problemin e ujit në Korint, sheh Zeusin me nimfën Egina, të cilën Zeusi e kish rrëmbyer nga i ati Azopi. Atëherë Azopi i maskuar si plak i qaset Sizifit për të marrë vesh lajme mbi të bijën. Sizifi i thotë se e kishte parë, por nuk i tha menjëherë se kush e kish rrëmbyer, pasi në shkëmbim i kërkon informacion mbi një burim uji për qytetin e tij. Azopi i premtoi një burim, kështu Sizifi i tha se Eginën e kish rrëmbyer Zeusi. I kënaqur Azopi i bën dhuratë burimin e quajtur Pirene. Kur Zeusi mësoi se Sizifi kish folur, i kërkoi të vëllait ta vrasë. Dhe kështu ndodh. Por ai kërkon të rikthehet tre ditë në jetë dhe Persefoni, kunata e Zeusit e kënaq. Por Sizifi nuk i përmbahet paktit. Si ndëshkim për dinakërinë e treguar, Zeusi e ndëshkon me lëvizjen e shkëmbit nga fundi në majë të malit. Gjithsesi, sa herë ai arrinte majën, shkëmbi rrëzohej në fund në përjetësi dhe atij i duhej ta ringrinte gjithmonë. Simbolika është lufta me jetën dhe fatin për të bërë më të mirën për njerëzimin. Vlerësoni për nga pikëpamja etike universale dy figurat mitologjike. Vlerësimi etik lidhet me karakterin idealist të dy personazheve mitologjikë, që do të thotë lufta për zhvillimin e përhershëm të njerëzimit. Diskutim i lirë Komentoni mjeshtërinë e realizimit të pikturave, duke u mbështetur në detajet artistike, realizimin mjeshtëror të fizikut të këtyre subjekteve mitologjike, ngjyrat dhe pozicioni i tyre me kurriz. Si shpaloset nëpërmjet ngjyrës e ardhmja për secilin hero? Arsyetoni duke u mbështetur tek ato që dini për secilin prej tyre. Me cilin nga personazhet e mësipërm e identifikoni më shumë veten? DETYRË • Shkruani një ese shpjeguese letrare- krahasuese për figurat e Prometeut dhe të Sizifit, duke u përqendruar tek këto mite dhe universalizmi i tyre, idealizmi dhe aktualiteti që i karakterizon.

Page 75: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

74

Shkrimi i esesë shpjeguese letrare

Ora II

Objektiva: a) Të respektojë parimet e shkrimit të një eseje shpjeguese; b) Të zbatojë rregullat gjuhësore të një eseje shpjeguese; c) Të realizojë një tekst koherent për nga përmbajtja dhe të mirëredaktuar për nga paraqitja përfundimtare. Sugjerohet që nxënësi të punojë me libër përpara me qëllim që t’i përmbahet sa më saktë hapave të shkrimit të tekstit informativ dhe organizimit të brendshëm të tij. Sigurisht, që mësuesi ftohet të zgjedhë një temë tjetër për realizimin e detyrës, ndryshe nga propozimi i autorëve.

Honore de Balzak “Xha Gorioi” (6 orë) Objektiva: a) Të nxitet nxënësi për leximin e veprës letrare; b) Të njihet nxënësi me figurën e Balzakut dhe rëndësinë e veprës Xha Gorioi; c) Të bëhet përmbledhja e fabulës së romanit duke u ndalur në pikat më të rëndësishme të tij. • Krijoni një bibliografi të krijimtarisë letrare të Balzakut dhe flisni për vendin e tij në letërsinë frënge dhe atë botërore. Honore de Balzak (1799-1850) është një ndër klasikët më të shquar të letërsisë franceze të shekullit XIX, mjeshtër i stilit të ashtuquajtur “realizëm kritik”. Epopeja e tij, “Komedia njerëzore” me 90 romane, me novela dhe tregime, është e lidhur me një ide të përbashkët dhe me personazhe të shumtë. Romanet kryesore të tij janë: “Kryevepra e panjohur” (1831), “Lëkura e shagrenit” (1830-1831), “Evgjeni Grande” (1833), “Xha Gorioi” (1834-1835), “Cezar Birotto” (1837), “Iluzione të humbura” (1837-1843), “Kushërira Betë”, “Kushëriri Pons” (1846) etj. Epopeja e Balzakut është një afresk i gjerë social, madhështor për nga gjerësia e tablosë realiste, në të cilën ngërthehet shoqëria franceze e kohës së tij. • Cili është thelbi i romanit të Balzakut? Kush është dëshmitari dhe rrëfimtari në vepër? Romani “Xha Gorioi” shtjellon para nesh dramën e atësisë, historinë e një dashurie të pakufishme atërore ndaj vajzave të tij egoiste e mosmirënjohëse. Ky roman me një forcë tronditëse zbulon honet e pasioneve njerëzore, veseve, krimeve, demonstron pushtetin e pakufishëm të parasë në shoqërinë franceze

Page 76: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

75

të epokës së Restaurimit, llogarinë gjakftohtë dhe mizorinë, që nuk lënë të ngrenë krye ndjenjat fisnike. Dëshmitari: Eugjen Rastinjaku; Rrëfimtari: është vetë autori. • Ku dhe kur zhvillohen ngjarjet? Cilët janë personazhet dhe çfarë tipologjie mbajnë mbi vete ata? Ngjarjet kryesore ndodhin në pensionin e zonjës Voker, në fundin e nëntorit të vitit 1819. Këtu janë mbledhur shtatë bujtës në nevojë: në katin e dytë - zonjusha e re Viktorina Tajfer me një kushërirë të largët, madamën Kutyr; në katin e tretë fle një nëpunës që ka dalë në pension, Puareja dhe një zotëri enigmatik në mesmoshë me emrin Votren; në katin e katërt – një vashë lëneshë, madmauzel Mishono, një ish-tregtar bukësh Gorioi dhe studenti Eugjen de Rastinjak, i cili ka ardhur në Paris nga Angulema. • Zbuloni përbuzjen e bujtinarëve ndaj Xha Gorioit, si dhe raportin mes mama Vokerit me të dhe “evolucionin regresiv” të këtij njeriu. Personazhi Gorio lëviz banimin nga kati në kat. Ç’do të thotë kjo? Të gjithë bujtinarët përbuzin së bashku xha Gorioin, të cilin dikur e kanë quajtur “zotëri”. I vendosur te zonja Voker që më 1813, ai kishte zënë dhomën më të mirë në katin e dytë (atëherë ai kishte para të madhe në duar dhe pronarja e pensionit shpresonte se do t’i jepte fund ekzistencës së saj si vejushë). Ajo kishte bërë shpenzime të mëdha për gjendjen e pensionit dhe tavolinën e përbashkët të ngrënies, por Gorioi nuk i kishte vlerësuar përpjekjet e saj. E zhgënjyer, mama Vokeri filloi ta shihte shtrembër Gorioin dhe ai i justifikoi plotësisht parashikimet e këqija: pas dy vitesh ai u zhvendos në kat të tretë dhe pushoi së ndezuri sobën gjatë dimrit. Arsyet e kësaj rënieje nga vakti nuk i shpëtuan syve të mprehtë të bujtësve dhe shërbëtorëve: te xha Gorioi më të rrallë vinin fshehtas dy dama të reja të mrekullueshme dhe dukej haptazi që bastardi i vjetër e prishte pasurinë e tij me dashnoret. Vërtet, ai u përpoq t’i paraqiste ato si bijat e tij, por kjo merrej si një gënjeshtër e trashë që i zbaviste të gjithë. Në fund të vitit të tretë Gorioi u shpërngul në katin e katërt dhe u katandis i veshur me zhele. Kjo do të thotë që klasa sociale nga vinte secili personazh, varet nga kati ku banoje, sa më lart aq më i varfër. Në fakt këtu kemi dy metafora: 1. lidhet me klasat sociale se sa më të larta aq të degjeneruara dhe lidhet me familjet e mëdha që përfshihen aty. 2. në vazhdim të së parës, Metafora II ka të bëjë me personalitetin e Rastinjakut apo me atë arketip çka do të thotë që banon lart, synon lart, po vepron ulët dhe i ulët mbetet. • Si zhvillohet Eugjen Rastinjaku në Paris? Zbërtheni thelbin e këtij zhvillimi. Balzaku vizaton te “Xha Gorioi” zanafillën e rrugëtimit të Eugjen Rastinjakut. Ai është dëshmitar i ndjeshëm ndaj tragjedisë së Gorioit dhe ëndërron për një punë të fituar me djersë. Rastinjaku hyn në roman i pajisur me ndjenja fisnike, por në fund të romanit edhe ai përfshihet në “gjuetinë e milionave”, pa i rezistuar llumit të asaj shoqërie, në të cilën synon të depërtojë. Djaloshi i ri Rastinjak, i dehur me shkëlqimin e Parisit, vendosi të sulmojë sallonet e shoqërisë së lartë. Nga gjithë farefisi i tij i pasur, Eugjen Rastinjaku i vari shpresat te vikontesha Dë Bosean. Pasi i dërgon një letër rekomandimi tezes së tij të moshuar, ai merr ftesë për një ballo. Djaloshi digjet nga dëshira të afrohet më ndonjë damë të pasur dhe vëmendjen e tij e pushton kontesha Anastasi de Resto.

Page 77: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

76

Fillesa e Rastinjakut lidhet me karakterin ëndërrimtar prej të riu që e fisnikërojnë atë, por njeriu që ai bëhet nuk vjen si pasojë e fatit apo e rrethanave, por e zgjedhjeve të tija personale. • Çfarë mëson Eugjeni mbi plakun Gorio? Po veprimet e Votrenit çfarë domethënieje kanë? Rastinjakun mëson se Anastasi de Resto dhe Delfina, gruaja e bankierit De Nusingen janë vajzat e plakut fatkeq Gorio. Të dyja bukuroshet faktikisht kanë hequr dorë nga plaku i tyre, i cili u ka dhënë atyre gjithçka. Me t’u kthyer në pension, Rastinjaku shpall se tash e tutje e merr ai nën mbrojtjen e tij Gorioin. Votreni i propozon Rastinjakut t’i kthejë njëherë sytë nga Viktorina Tajfer e ta ketë në vëmendje këtë vajzë. Propozimi i Votrenit në këtë rast lidhet me karakterin e tij për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga të tjerët dhe fati i tyre. Në këtë rast, ai i propozon një rioshi të përfitojë nga një vajzë e pambrojtur për atë që ajo mund të jetë, por që ende s’është. Këtu fillon e shfaqet edhe potenciali banditesk i tij. • Analizoni provincializmin dhe rrezikun që e karakterizon figurën e Rastinjakut. Ilustrojeni me shembuj përsiatjen tuaj. Figura e Rastinjakut mban thelbin e ligësisë që sjell skamja dhe mungesa e virtyteve të jetës. Provincializmi i tij ka dy anë minimalisht: metamorfozën që ai përjeton në raport me veten (që simbolizon varfërinë) dhe në raport me Parisin (që simbolizon luksin dhe pasurinë) që në roman jepen nëpërmjet karakterit të tij të shtirur, por edhe përllogaritjeve të tija naive, duke qenë se është i vetmi personazh që bën plane të përfitojë dinakërisht, por që gjithmonë dështon duke qenë se dikush tjetër e ka ngrënë copën e tij të tortës. Shembuj: 1. Ai është dëshmitar i ndjeshëm ndaj tragjedisë së Gorioit dhe ëndërron për

një punë të fituar me djersë. Rastinjaku hyn në roman i pajisur me ndjenja fisnike, por në fund të romanit edhe ai përfshihet në “gjuetinë e milionave”, pa i rezistuar llumit të asaj shoqërie, në të cilën synon të depërtojë.

2. Djaloshi i ri Rastinjak, i dehur me shkëlqimin e Parisit, vendosi të sulmojë sallonet e shoqërisë së lartë. Pasi i dërgon një letër rekomandimi tezes së tij të moshuar, ai merr ftesë për një ballo. Djaloshi digjet nga dëshira të afrohet më ndonjë damë të pasur dhe vëmendjen e tij e pushton kontesha Anastasi de Resto.

3. Rastinjaku i shkon konteshës de Resto në këmbë (pa kaloshinë), duke shkaktuar të qeshura shpotitëse e përbuzëse te shërbëtorët, ndërsa kontesha i dha të kuptojë haptazi, se dëshiron të mbetet vetëm për vetëm me kontin Maksim de Traj. Rastinjaku i xhindosur mbushet me një urrejtje të egër ndaj bukuroshes mendjemadhe dhe betohet të ngadhënjejë mbi ta. Si për ta thelluar fatkeqësinë, Eugjeni kryen edhe një akt banal, duke përmendur aty emrin e xha Gorioit, të cilin e dalloi rastësisht në oborrin e vilës së konteshës.

4. Ai u shkruan të afërmve të tij t’i dërgojnë njëmijë e dyqind franga, një barrë e papërballueshme kjo për familjen, por djaloshit të ri egoist i duhet me patjetër një gardërobë në modë.

Page 78: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

77

• Cilat janë vajzat e xha Gorioit? Zbuloni domethënien e veprimeve të secilës prej tyre. Anastasi de Resto dhe Delfina, gruaja e bankierit De Nusingen janë bijat e Xha Gorioit. Të dyja bukuroshet faktikisht kanë hequr dorë nga plaku i tyre, i cili u ka dhënë atyre gjithçka. Mes dy motrave ekziston një rivalitet sepse ndryshe nga kontesha Anastasia, baroneshën Delfina nuk e pranojnë në shoqërinë e lartë. Për një ftesë në shtëpinë e vikonteshës De Bosean, kjo grua është gati të bëjë çdo poshtërsi. Këto dy psikologji dëshmojnë realitetin e shthurjes së familjes në periudhën e Restaurimit në Francë, realitet i cili tregon se dashuria për babain përkthehet në kambiale apo përfitime materiale e sociale, kurse mungesa e dashurisë ndërmjet motrave shpreh thelbin egoist të gjithsecilës si pasojë e shterpësisë së tyre shpirtërore dhe mungesën e dashurisë për tjetrin, që vjen si pasojë e mungesës së një vizioni njerëzor mbi jetën. Gjithë shthurja e familjes është në fakt degjenerimi i shoqërisë. Degradimi i këtyre vajzave vjen pikërisht si pasojë e materializimit të ndjenjave. • Ku qëndron thelbi banditesk i Votrenit, por dhe i Rastinjakut? Cila është drama morale dhe ajo sociale e këtij momenti? Argumentoni qëndrimin tuaj. Viktorina Tajfer banon në pension, sepse atë nuk dëshiron ta njohë i ati, një bankier i pasur. Ajo ka një vëlla. Sipas Votrenit mjafton ta zhdukësh atë nga skena, që situata të përmbyset dhe Viktorinës i takon të mbetet e vetmja trashëgimtare. Asgjësimin e Tajferit të ri Votreni e merr përsipër vetë, ndërsa Rastinjaku duhet t’i paguajë atij dyqind mijë franga, “një pikë ujë në det” krahasuar me milionat që do të përfitojë ai. Djaloshi është i shtrënguar të pranojë që ky njeri i tmerrshëm ka thënë në një formë të vrazhdë, të njëjtën gjë që i ka rekomanduar vikontesha De Bosean. Duke e ndierë instinktivisht rrezikun e një marrëveshjeje të tillë me Votrenin, ai vendos t’i fitojë zemrën Delfina de Nusingenit. Këtu kemi dy anë të medaljes banditeske: anën kriminale-Votreni dhe kriminalo-amorale- Rastinjaku. Krimin me të vërtetë do ta kryejë Votreni, po në këtë rast edhe Rastinjaku është bashkëfajtor në krim dhe jo vetëm ndaj këtij krimi fizik, por edhe ndaj një veprimi çnjerëzor që do të kryejë karshi një vajze të paplotësuar në jetë. Thelbi i Rastinjakut në këtë rast është meskiniteti dhe frika. Arsyeja pse ai zgjedh të mashtrojë Delfinën, është frika nga Votreni dhe jo sepse e mendon ndryshe. • Zbuloni raportin e Xha Goriot me të bijat dhe dhëndurët e secilës. Shpjegoni arsyet pse ka ndodhur kështu. Rastinjaku vendos t’i fitojë zemrën Delfina de Nusingenit. Në këtë ndërmarrje atë do ta ndihmojë xha Gorioi, i cili i urren të dy dhëndurët dhe i fajëson ata për të gjitha fatkeqësitë e vajzave të tij. Eugjeni njihet me Delfinën dhe dashurohet me të. Ajo i përgjigjet po ashtu dashurisë së tij, sepse ai i ka bërë asaj një shërbim të madh, duke fituar shtatë mijë franga. Gruaja e bankierit nuk arrinte të paguante një borxh dhe i shoqi, duke i përvetësuar asaj shtatëqind mijë frangat e pajës, e kishte lënë atë pa asnjë grosh. Gjendja e Anastasisë është edhe më e keqe: duke shpëtuar Maksim de Trajin nga një burgim i gjatë, ajo i ka lënë peng Gobsekut të gjitha brilantet e familjes dhe këtë gjë e ka marrë vesh i shoqi, konti De Resto.

Page 79: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

78

Arsyet pse është ngritur ky raport urrejtjeje me dhëndurët vjen si pasojë e faktit se Xha Gorioi i verbuar nga dashuria për të bijat mendon se ata janë fajtorë për të gjitha sjelljet e tyre famëkeqe dhe për palumturinë e martesave të tyre, pa e menduar që këto martesa nuk janë pasojë e dashurisë, por e pazareve dhe që shkojnë përpara duke u bazuar mbi mashtrimin dhe injorimin bashkëshortor. Kohën që duhet të zërë familja, për vajzat e Goriot e zënë ballot, energjinë që ato duhet ta çojnë tek bashkëshortët dhe babai ato e çojnë drejt dritës së zbehtë të salloneve të Parisit, ambicia e tyre s’është jeta e lumtur, por jeta luksoze dhe me pasione të shpejta. Por urrejtja e Goriot për dhëndurët vjen si pasojë e pafuqishmërisë së tij për të gjykuar veten në raport me prindin që ka qenë, ndaj dhe urren ata që të mos urrejë ato. • Arsyetoni dramën amorale që qëndron në thelbin e dashurisë mes Delfinës dhe Rastinjakut. Si e gjykoni ndërhyrjen e Xha Gorioit në këtë moment? Dashuria e Rastinjakut me Delfinën ka të bëjë me ambicien e gjithsecilës palë të çiftit për tu arratisur nga jeta e vet: Rastinjaku nga mizëria e varfërisë, Delfina nga një martesë e shtirur dhe e pavlerë. Rastinjaku mashtron Delfinën, ndërsa Delfina mashtron vetveten, të dy mashtrojnë Xha Gorioin. Ky i fundit ka blerë një apartament të bukur për Eugjenin dhe Delfinën, duke i rregulluar punët që ligjërisht t’i jepet fund lidhjes martesore të së bijës me De Nusingenin. Që nga ajo ditë, e bija do të ketë një të ardhur vjetore prej tridhjetë e gjashtë mijë frangash. Ndërhyrja e Xha Gorioit në këtë moment është sjellja e një babai që do të lumturojë bijën e vet deri në momentet e fundit të jetës, është simbol i besimit tek dashuria dhe i përkushtimit prindëror. • Karakterizoni dhe ilustroni me shembuj karakterin prej krimineli të Votrenit. Votrenit i kanosen re të zeza: policia dyshon se nën emrin e tij fshihet i burgosuri i arratisur Zhak Koleni me nofkën “Vdekje-Mashtruesi”, i cili duhet të ketë mbi shpinë damkën e të burgosurit. Votreni i bën me dije Rastinjakut se një mik i tij, kolonel Frankesini, e ka ftuar Tajferin e ri në duele të paligjshme për ta vrarë. • Komentoni zhvillimet mes Votrenit dhe Rastinjakut, si dhe vendimet e xha Gorioit për të bërë të lumtur Delfinën. Lajmi i veprimeve më të fundit të Xha Gorioit i jep fund lëkundjeve të Rastinjakut. Ai kërkon të paralajmërojë Tajferët baba e bir, por parashikuesi Votren e deh me verë të përzier me substanca gjumësjellëse. Në mëngjes, një truk të tillë i punojnë vetë Votrenit. Mishono i hedh në kafe një ilaç gjumësjellës që shkakton grumbullim gjaku në kokë, dhe Votrenin pa ndjenja e zhveshin, duke i zbuluar në shpatulla damkën e të dënuarit. Pendesa e Rastinjakut nuk lidhet me dëshirën për të shpëtuar jetën e Tajferit të ri, lidhet me qëllimin e Rastinjakut për të likuiduar ose kapur Votrenin, por Votreni mbetet një bandit i sofistikuar, sepse ai kapet nga shteti dhe jo nga kriminelët në fakt. Ndërsa xha Gorioi i tregon Rastinjakut apartamentin e ri, duke iu përgjëruar vetëm për një gjë, ta lejojnë të banojë një kat më lart, afër me Delfinën e tij të dashur. Kjo duket si një zgjidhje realiste dhe ironike njëkohësisht. Ai i moshuar, i jep jetë fillimit të një çifti të ri. Realiste sepse zgjidhja përfshin çiftin, po mbi të gjitha i jep fund vetmisë së vet plakut. Dhe është ironike sepse vjen e

Page 80: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

79

papritur dhe shumë e bukur për të qenë e vërtetë për njerëz që jetën e tyre e ngrenë mbi baza mashtrimi. • Si përforcohet karakteri prej banditi i Votrenit? Zbuloni domethënien e ngjarjeve. Në mëngjes, Mishono i paguar nga policia, i hedh në kafe Votrenit një ilaç gjumësjellës që shkakton grumbullim gjaku në kokë, dhe Votrenin pa ndjenja e zhveshin, duke i zbuluar në shpatulla damkën e të dënuarit. Pra ai ishte krimineli në arratisje. • Si zhvillohen ngjarjet më tej për Viktorinën, Votrenin, Mishanonë dhe Puarenë? Mama Vokeri i humbet gjithë klientët e saj bujtinarë. Në fillim vijnë të marrin Viktorina Tajferin: i ati e thërret të bijën në shtëpi, për shkak se i biri është plagosur për vdekje në duel. Kjo tregon për ndërgjegjësimin e Tajferit jo vetëm mbi detyrën dhe përgjegjësinë perëndi ndaj fëmijës, por edhe dashurinë e tyre. Mandej në pension hyjnë xhandarët, të cilët kanë marrë urdhër ta vrasin në vend Votrenin për kundërshtimin më të vogël, por ai tregon një gjakftohtësi madhështore, duke iu dorëzuar qetësisht policëve. Kjo sjellje tregon se pavarësisht se kush ishte, ai nuk ishte i frikësuar të ishte kriminel. Kjo nuk lidhet me krenarinë e të qenit i tillë, por me realizmin ndaj të qenit i tillë. Të mbushur me mahni të pavullnetshme për këtë “gjeni të burgjeve”, studentët që po drekojnë në pension, i dëbojnë prej andej dy spiunët vullnetarë Mishono dhe Puare. Dy të dëbuarit nuk vlerësohen më në shoqëri, sepse sjellja e tyre nuk ishte në funksion të të qenit qytetarë të denjë, por spiunë të shitur. • Analizoni rritjen e tensionit të brendshëm të dramës me zbulimin e situatave të vërteta në të cilat ndodhen vajzat e xha Gorioit. Komentoni dramën sociale brenda tyre. Baroni De Nusingen deklaron se e gjithë paja e Delfinës është derdhur në makinacionin financiar. Gorioin e pushton llahtaria, sepse bija e tij është nën pushtetin e plotë të bankierit të pandershëm. Ndërkaq, gjendja e Anastasisë është edhe më e keqe: duke shpëtuar Maksim de Trajin nga një burgim i gjatë, ajo i ka lënë peng Gobsekut të gjitha brilantet e familjes dhe këtë gjë e ka marrë vesh i shoqi, konti De Resto. Asaj i duhen edhe dymbëdhjetë mijë franga, por i ati i ka harxhuar të gjitha paratë për apartamentin e Rastinjakut. Motrat nisin ta mbulojnë njëra-tjetrën me fyerje të tmerrshme dhe në kulmin e këtij sherri banal e zemërak plaku shembet përtokë: i ka rënë pika. Drama është e përhapur në shumë aspekte: 1. aspekti material i saj, pasuria e Gorioit humbet nga papërgjegjshmëria e dhëndrit, 2. vajzat e Gorioit, pavarësisht nga investimet e babait për to, gjithmonë kanë qenë pre e burrave të tyre dhe kjo është dramë jetësore, 3. vajzat e Gorioit janë mashtruese dhe punojnë prapa shpinës së familjeve të tyre, 4. për të gjitha sa thamë, edhe vetë Xha Gorioi është i pazoti të kontrolloje jetën e pasurinë e tij. Thelbi i dramës sociale lidhet me degjenerimin e shoqërisë, viktimë e së cilës janë edhe personazhet e romanit. • Ç’do të thotë për ju se të gjitha ëndrrat e plakushit bëhen hi e pluhur? Po për jetën në tërësinë e saj? Kjo do të thotë që jeta e Xha Gorioit është shembur, dhe jo ëndrra. Ai nuk kishte ëndërruar të ishte i lumtur, ai kishte punuar që të arrinte lumturinë.

Page 81: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

80

Lidhur me tërësinë e jetës, kjo do të thotë që jo gjithmonë ne jemi përgjegjës për fatin e saj. • Përse vdes xha Gorioi? Interpretoni fatin tragjik të tij mes detajeve dhe ironisë. Xha Gorioi vdes si e quan autori “Atvrasja” po atë ditë kur vikontesha De Bosean jep ballon e saj të fundit. Pa qenë në gjendje ta përballojë ndarjen me markezin d’Azhuda, ajo i jep fund jetës me vetëvrasje. Me t’i dhënë lamtumirën kësaj gruaje të mrekullueshme, Rastinjaku nxiton te plaku Gorio, i cili u bën thirrje të bijave t’i vijnë nga shtrati ku dergjej, po ai vdes thuajse në vetmi. Babain fatkeq e varrosin me groshët e fundit studentët Rastinjaku dhe Bjanshoni. Dy kaloshina të zbrazëta me stema, por pa të bijat brenda, shoqërojnë kufomën në varrezën Per-Lashezë. 1. Fati tragjik është vdekja në vetmi dhe nga atvrasja. 2. Ironia: ballo e fundit dhe vetëvrasja nga dashuria 3. Është Rastinjaku ai që nxiton te Gorioi dhe jo të bijat. 4. Ai varroset me dy karroca boshe, në varrezat e fisnikërisë së Parisit. • Zbërtheni betimin e Rastinjakut dhe thelbin e këtij personazhi. Thelbi i betimit të Rastinjakut për të ngadhënjyer mbi Parisin mbart në vetvete thelbin për të ekzistuar jo vetëm si frymor por edhe si qenie sociale, por thelbi i këtij personazhi nuk është ekzistencializmi, por kompromisi për të ekzistuar. Diskutim i lirë • Cilat janë konkluzionet tuaja mbi shoqërinë franceze të periudhës së Restaurimit? Analizoni se çfarë i dallon dhe çfarë i bashkon shtresat e larta e të ulëta nga njëra-tjetra. Sigurisht që degjenerimi social nuk ka ardhur si pasojë e zhvillimit, po e moskuptimit të tij dhe e shpërdorimit. Kjo erdhi si pasojë e asaj se njerëzit zgjodhën pushtetin dhe pasionin në vend të virtytit dhe dashurisë. Drama e integritetit personal të individëve është tragjedia sociale në fakt. • Si do ta përmblidhnit fatin tragjik të babait në raport me jetën, dy vajzat, të huajt, si Rastinjaku e Votreni, por edhe me shoqërinë? Fati tragjik i Gorioit në raport me jetën dhe dy vajzat qëndron pikërisht tek shfaqja e fenomenit të atvrasjes, ndërsa në raport me natyrën është fati i gjithsecilit. Në raport me të huajt ka të bëjë me një lloj fatalizmi të Balzakut të shprehur në roman. Në raport me shoqërinë, ai për atë që punoi, për atë u varros si fisnik në Per- lasheze. • A mendoni se mesazhi i romanit është vetëm egoizmi i njerëzve në një shoqëri? Në fakt, egoizmi i ka rrënjët e thella. Zbulojini ato në kuadrin e degjenerimit mbarësocial. Jo kjo nuk lidhet vetëm me egoizmin, ka të bëjë me aftësinë tonë për të zgjedhur rrugën tonë si e duam, në fund të fundit edhe vajzat e Gorioit janë në një farë mënyre viktima të pasionit të babait të tyre për to. Egoizmi dhe degjenerimi mbarësocial lidhen hollë po fort në rrafshin e përgjegjësisë morale që kemi ndaj njëri-tjetrit. Sjellja e Anastasisë për shembull është tipike e papërgjegjshme.

Page 82: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

81

• Cili produkt shoqëror është Rastinjaku? Arsyetoni mendimin tuaj. Rastinjaku është produkt shoqëror i cili varet nga kompleksiteti i vetë shoqërisë. Ai varet nga provinca nga vjen dhe qyteti i bukur dhe i egër ku ka zbritur. Raportet e tij mes ëndrrës, imagjinatës, naivitetit, mundësisë, aftësisë, por edhe fatit ai do t’i marrë vetë në dorë, po nuk i ndodh kështu. • A nuk ju duket se aspektet e vetme pozitive të fundit të romanit janë dënimi i Votrenit dhe kthesa që pëson jeta e Viktorinës, duke u pranuar nga i ati? Argumentoni dhe analizoni tërësinë e fateve njerëzore në roman. Mbështetuni tek disa zgjidhje fataliste të autorit, si p.sh. fati i personazheve është i njëjti që në krijimin e tyre, Viktorina pavarësisht të tërave lindi vajza e një të pasuri dhe si e tillë e mbyll romanin. Të vëzhguarit • Pamja në foto është realizuar e frymëzuar nga romani “Xha Gorioi”.

Evidentoni vendin dhe momentin e realizimit, si dhe identifikoni personazhet. Vendi është kati i parë i pensionit dhe aty dallohen Gorioi i mërzitur, Rastinjaku me borsalinë dhe Bionshoni, si dhe Mama Voker duke shërbyer. Momenti i realizimit janë drekat kur ato mblidheshin të hanin e bisedonin.

• Komentoni grafikën në foto, duke u nisur nga dijet që keni mbi të vërtetat e romanit.

• Analizoni se si paraqitet në grafikë gjendja psikologjike e personazheve në kontekstin individual dhe atë social. Jepet qartë vetmia e gjithsecilit personazh dhe fakti që ata janë thuajse të rastësishëm për njëri-tjetrin, kontekstin social e tregon vetë konteksti në të cilin është vënë fotoja.

• Vendosini një titull punimit në foto.

Kompozicioni i romanit “Xha Gorioi”

ORA II.

Objektiva: a) Të dallohet organizimi i brendshëm në roman si rrëfimtari, dëshmitari etj. b) Të evidentohen dramat sociale që vërehen në roman nëpërmjet raporteve dhe sjelljeve mes personazheve; c) Të nxjerrë konkluzione mbi dramën e romanit. • Evidentoni linjën e dytë të romanit “Xha Gorioi” dhe thoni cilat personazhe ngërthen kjo linjë dhe pse. Romani ka një strukturë policentrike, polifonike. Njëra prej qendrave është e lidhur me figurën e xha Gorioit. Ai të gjithë pasurinë e tij ua jep të bijave, duke e

Page 83: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

82

martuar Anastasinë me kontin e shquar De Resto, ndërsa Delfinën me bankierin shumë të pasur, baronin De Nusingen, por të bijat kanë turp prej të atit, i kthejnë shpinën, nuk i shkojnë madje as në varrim, duke dërguar kaloshinat bosh vetëm me stemat e tyre. Kjo është vetëm njëra linjë e subjektit. Linja tjetër merret me heroin tipik balzakian, Rastinjakun, një djalosh i ri prej një familjeje fisnike provinciale të rënë nga vakti e të varfër, i cili ka ardhur në Paris të bëjë karrierë. Me këtë personazh lidhen edhe tri linja të tjera të romanit. Secila prej tyre shënjon rrugën e mundshme të jetës për të. • Çfarë roli luajnë në roman personazhe si Rastinjaku e Votreni? Zbërtheni karakterin e tyre në kuadër të zhvillimit të ngjarjeve. Rastinjaku është një djalosh i ri prej një familjeje fisnike provinciale të rënë nga vakti e të varfër, i cili ka ardhur në Paris të bëjë karrierë. Votreni është njëkohësisht një personalitet enigmatik, tërheqës dhe i papranueshëm; ai propozon rrugën e krimit si mundësinë më të shpejtë të pasurimit dhe të ngritjes në pozitë shoqërore. Rastinjaku duhet të dashurohet e të martohet me Viktorinën, një vajzë krejt të pavënë re, ndërkaq që tjetri, një njeri pa pikë lidhje me ta, do të vrasë në të njëjtën kohë vëllain e saj, dhe vetëm atëherë ajo do të bëhet trashëgimtare e miliona frangave të të atit, Tajferit. Votreni është një filozof në mënyrën e vet. Ai e mëson Rastinjakun: “Nëse në shoqërinë e lartë nuk lëshohesh si bombë, atëherë duhet të depërtosh në të si epidemi”. Rastinjaku luhatet, por nuk vendos ta pranojë ofertën. Kjo rrugë duket shumë e rrezikshme. Votrenin e ndjek dhe e arreston policia, ai del se është një i arratisur nga burgjet. Rruga tjetër e mundshme për Rastinjakun paraqitet në figurën e Bjanshonit, mjekut të shquar. Kjo është rruga e ndershme e punës në jetë, por ajo të çon shumë ngadalë drejt suksesit. Rrugën e tretë ia propozon vikontesha De Bosean: duhet t’i flakësh përfytyrimet romantike mbi nderin, dinjitetin, fisnikërinë, dashurinë, duhet të armatosesh me cinizëm, të veprosh nëpërmjet femrave mondane, pa iu dhënë seriozisht asnjërës prej tyre. Vikontesha e thotë këtë me dhimbje e sarkazëm, por vetë ajo nuk mundet të jetojë ashtu, prandaj dhe e braktis duke i dhënë fund jetës. Rastinjaku zgjedh pikërisht këtë rrugë. Është e mrekullueshme finalja e romanit. Pasi ka varrosur fatkeqin xha Gorio, Rastinjaku betohet nga maja e kodrës së varrezave Pere-Lashezë, duke i dërguar kërcënime Parisit që shtrihet para tij: “Po tani, kush do të fitojë, unë apo ti?!” Dhe, me t’i shpallur shoqërisë sfidën e tij, ai si fillim shkon të hajë drekë te Delfina de Nusingen. • Krahasoni gjithë rrugët e jetës që i shfaqen Rastinjakut dhe argumentoni zgjidhjen e tij. 1. Rastinjaku duhet të dashurohet e të martohet me Viktorinën, një vajzë

krejt të pavënë re… Kjo është rruga që i parashtron një kriminel dhe lidhet me “Nëse në shoqërinë e lartë nuk lëshohesh si bombë, atëherë duhet të depërtosh në të si epidemi.”Kjo është ana e bombës, dhëndri i një vajze të pasur, para faktit. Kjo është në fakt një zgjedhje e rrëmbyer dhe me shumë impenjim, të cilën vetë personaliteti i Rastinjakut nuk e mban dot mbi shpinë. Thelbi është mashtrimi nëpërmjet krimit.

2. Rruga tjetër e mundshme për Rastinjakun paraqitet në figurën e Bjanshonit, kjo të çon në fillimin e objektivit të Rastinjakut, i cili nuk kishte zotësinë ta

Page 84: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

83

ndiqte rrugën e suksesit nëpërmjet nderit për sa do kohë që të zgjaste. Në fakt nuk është vetëm për çështjen e kohës, është edhe për paaftësinë e mendjes së tij për të qenë i mençur dhe i zoti për të provuar.

3. Rrugën e tretë ia propozon vikontesha De Bosean për t’i flakur përfytyrimet romantike mbi nderin, dinjitetin, fisnikërinë, dashurinë dhe për t’u armatosur me cinizëm, për të vepruar nëpërmjet femrave mondane, pa iu dhënë seriozisht asnjërës prej tyre. Kjo është rruga më e thjeshtë në fakt dhe nuk lidhet fare as me energjinë sado negative të së parës, dhe as me energjinë pozitive të së dytës. Thënë ndryshe, Rastinjaku zgjedh të bëjë atë çka është më mediokre, duke pasqyruar edhe provincializmin e vet. Ai zgjedh hipokrizinë për të ndërtuar jetën e vet të shtirur.

• Rikomentoni dhe zbuloni në detaje thelbin e sfidës së Rastinjakut ndaj Parisit: “Po tani, kush do të fitojë, unë apo ti?!”. Pasi ka varrosur fatkeqin xha Gorio, Rastinjaku betohet nga maja e kodrës së varrezave Pere-Lashezë, duke i dërguar kërcënime Parisit që shtrihet para tij: “Po tani, kush do të fitojë, unë apo ti?!” Dhe, me t’i shpallur shoqërisë sfidën e tij, ai si fillim shkon të hajë drekë te Delfina de Nusingen. Sfida e Rastinjakut është e humbur, megjithatë fitorja e tij është të ndërtojë jetën parisiene duke e kërkuar atë. Humbja e tij duket edhe në faktin që ai përcjell për në varreza një njeri me të cilin është lidhur në një bujtinë, shkon për të drekuar me një dështake të trishtuar, këshillat për t’u integruar në Paris si një epidemi i merr nga një i dështuar tjetër etj. Megjithatë thirrja e tij ka nota pozitive, sepse ai është i ndërgjegjësuar për njeriun që do të jetë. • Analizoni si bashkohen të gjitha linjat e romanit te një emër: “Xha Gorioi”. Në finalen e romanit bashkohen të gjitha linjat kryesore: pikërisht, vdekja e xha Gorioit e sjell Rastinjakun te zgjedhja përfundimtare e rrugës së tij, të ngadhënjejë mbi shoqërinë. Bashkimi i të gjitha linjave të romanit në një emër lidhet me shumë faktorë, së pari: sepse të gjitha fatet njerëzore të këtij romani dhe të krijimtarisë së Balzakut në përgjithësi lidhen me Xha Gorioin, Rastinjakun etj. Sigurisht që vdekja e Gorioit nuk është zgjidhja e romanit, ajo thjesht e çon Rastinjakun në një fillim të ri, por nga një stad krejt tjetër. Rastinjaku dhe gjithë personazhet kanë marrë tanimë atë që meritojnë. Vdekja e Gorioit mund të duket tragjedi sociale, dhe patjetër që ka ngjyrime të tilla, por ajo mbi të gjitha është tragjedia e jetës të gjithsecilit. Në fakt Rastinjaku nuk do të ngadhënjejë mbi shoqërinë, thelbi ngadhënjimit të tij është mbi fatin. • Shpjegoni konceptin e policentrizmit në romanin e Balzakut. Si është aktualizuar ky koncept? Balzaku ka gjetur një mjet kompozicional për t’i lidhur heronjtë e tij, jo vetëm në finale, por përgjatë gjithë romanit, duke ruajtur “policentrizmin” e tij. Pa veçuar ndonjë hero kryesor, ai bëri imazh qendror të romanit kundërvënien e imazheve: kundërvënien e imazhit të “Katedrales së Parisit” të V. Hygoit me imazhin e shtëpisë bashkëkohore parisiene, që është pensioni i madam Vokerit. Ky është modeli i Francës bashkëkohore të Balzakut. Këtu në kate të ndryshme jetojnë personazhet e romanit në akord me vendin që zënë ata në shoqëri (para së gjithash, me gjendjen financiare); në katin e dytë (më prestigjiozin) banojnë e zonja e shtëpisë, madam Vokeri dhe Viktorina Tajfer; në katin e tretë rrinë Votreni dhe njëfarë Puare (i cili do të spiunojë Votrenin në

Page 85: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

84

polici); në katin e katërt, xha Gorioi, që ua ka dhënë të gjitha paratë vajzave të tij, dhe Rastinjaku. Ka edhe nja dhjetë të tjerë që vijnë në pensionin e madam Vokerit vetëm për të drekuar, ndër ta është mjeku i ri Bjanshoni. Pra secili hero i romanit është epiqendër e një klase sociale të caktuar. • Komentoni se si përthyhet bota e sendeve në roman. Zbuloni simbolikën e tyre. Balzaku i kushton një vëmendje të madhe botës së sendeve. Kështu, ai përshkruan fundet e madam Vokerit dhe përshkrimet zënë disa faqe të tekstit. Balzaku mendonte se në rrobat që veshin njerëzit ruhen gjurmët e fatit të tyre, të cilat fërkohen pas rrobave e sendeve, ashtu sikurse i ndodh Kyvesë, që arriti të rikonstruktojë “nisur nga thoi – luanin”, ashtu mund të rikonstruktosh gjithë prirjen jetësore të njerëzve që i zotërojnë rrobat dhe sendet. • Si i prezanton Balzaku personazhet e tij? Si mund ta vlerësonit këtë gjetje? Teknika e prezantimit të personazheve të Balzakut është nëpërmjet teknikës së përshkrimit, duke i mbetur kështu besnik shkollës realiste të letërsisë. Përshkrimet e Balzakut marrin jetë për nga vërtetësia e përshfaqjes dhe për nga ndërthurja që ai i bën personalitetit me shoqërinë. Në fakt, ai e sheh si thelb të ekzistencës së individit shoqërinë ku ai jeton dhe edukohet. Gjithashtu vlen të përmendet dhe sa besnik i ka qëndruar ai lidhjeve shkak-pasojë në roman. • Shpjegoni fatin e Xha Gorioit lidhur me atë të vajzave. Analizoni raportin etër e bij në shoqëri. Nga buron egoizmi i fëmijëve, si mendoni? Figura dhe fati i xha Gorioit në raport me vajzat duhet parë minimalisht në dy aspekte: detyra atërore dhe detyra e një babai të verbuar nga dashuria për vajzat. Xha Gorioi e ka kryer detyrën atërore të sigurisë dhe dashurisë ndaj vajzave të veta në mënyrën e tij. Pse ai “u keqkuptua” nga të bijat? Pikërisht nga egoizmi i vajzave, të cilat nuk e kuptuan si duhet rolin e babait dhe nuk ditën të vlerësojnë dhe të duan veçmas babain nga të mirat materiale që siguron figura e tij. • Përshkruani figurën e Gorioit në raport me shoqërinë franceze të kohës. A mund ta konsideronit Xha Gorioin si njeri idealist? Figura e Gorioit në fakt e tejkalon shoqërinë franceze të kohës. Ai e ka lënë pas etjen për pasuri dhe është i përqendruar tek nevoja për dashuri dhe për të përmbushur misionin e tij atëror në jetë dhe shoqëri. Xha Gorioi mund të konsiderohet një figurë realiste sepse qëllimi i tij nuk është materia, por ndjenja, dhe jo ajo romantike, por ajo e vërtetë, e shpërblyer.

Drama e palumturisë së Xha Gorioit

Ora III.

Objektiva: a) Të analizohet kompozicioni i romanit Xha Gorioi; b) Të ilustrohen me shembuj tiparet e kompozicionit të veprës.

Page 86: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

85

• Analizoni konceptin e dashurisë madhështore brenda institutit të familjes. Arsyetoni se si shtrihet më gjerë ky koncept, nëse familja është e shëndoshë. Koncepti i dashurisë madhështore brenda familjes për Balzakun duhet parë në disa aspekte: 1. historik dhe natyror: natyror sepse është babai i dy vajzave dhe historik

sepse Zhan-Zhoashen Gorio, dikur një fabrikant i suksesshëm, e ka vënë pasurinë me shitjen e bukëve dhe makaronave. Me vdekjen e së shoqes, ai i ka shenjtëruar dy vajzat e vogla. Gjithë jetën ka grumbulluar pasuri që vajzat e tij “engjëllore” të mos kishin nevojë për asgjë; që kur të martoheshin babushi t’u jepte një pajë mjaft të madhe; që të mund të martoheshin jo dosido. Gorioi ia arrin qëllimit: vajzat e tij martohen më njerëz me ndikim të madh, kanë zënë një vend të respektuar në shoqërinë e lartë e të pasur.

2. sakrifica për vajzat dhe dashuria për to: Po përse ai, një fabrikant i pasur, u katandis ashtu, siç e shohim ne në fillim të rrëfimit? Deri në këtë pikë atë e kanë katandisur të bijat, Delfina dhe Anastasia, të cilat ai i ka dashur me një dashuri të pakufishme, u ka dhënë gjithçka dhe është gati të vdesë për to, vetëm që të bijat të ishin të lumtura. Ja se si e karakterizon vetë Gorioi dashurinë ndaj vajzave: “I dua bijat e mia, më shumë se sa e do Zoti botën që e krijoi …”. Gorioi, që nuk u ka refuzuar asgjë të bijave, Delfinës dhe Anastasisë, pa e kuptuar as vetë, i ka mësuar ato me luksin që tërheq pas vetes harxhime të pafundme. “Duke pasur 60 mijë franga të ardhura vjetore, Gorio nuk shpenzonte për vete as njëmijë e dyqind, por e kishte për kënaqësi e lumturi të mbushte arkën e të ardhurave për bijat e tij …çfarëdo t’u nevojitej atyre... i ati nxitonte t’ua plotësonte dëshirën …”. Xha Gorioi nuk kërkonte asgjë prej të bijave, po vetëm shpresonte “që bijat e tij do të mbeteshin vajzat e tij, që ai do t’u ndërtojë atyre dy jetë, dy shtëpi, ku gjithmonë do të gjenden dashuria dhe ledhatimi”.

3. Prishja e raporteve brenda familjes: Anastasia dhe Delfina, me t’u ngjitur në shoqërinë e lartë, i harrojnë të gjitha ledhet dhe sakrificat e atit të tyre. Atyre u bie ndërmend për të vetëm kur kanë ndonjë nevojë, kur u duhen para.

4. Çfarë ndien dhe mendon babai: Gorioi kishte ëndërruar për vete një jetë, në të cilën do të donte të jetonte. Ai është i bindur se “vajzat e tij e duan shumë” dhe mendon, se “si baba është i lumtur”. “Secili di të dojë në mënyrën e vet”, - thotë plaku dhe, me sa duket, në veprimet e vajzave të tij, ai sheh një dashuri të veçantë për të. Heroi ia ka mbushur mendjen vetes se “ato janë gati ta mbulojnë atë me lloj-lloj dhuratash”. Dashuria e tij është aq e pastër dhe madhështore, saqë e harron krejtësisht veten, kur Delfina ka nevojë për para. Plaku është gati të heqë dorë nga burimi i fundit i të ardhurave, të lëshohet në fund të hierarkisë sociale… Pa menduar për asgjë, Gorioi lë peng rentën e tij të jetës, shet të gjitha takëmet dhe sendet e tij me vlerë dhe paratë ia jep Anastasisë për të blerë një fustan të shtrenjtë elegant. “Por ama, Nazi im do të kalojë një mbrëmje madhështore” - mendon plakushi.

5. Raporti individ-shoqëri (identifikimi i drejtësisë-respektit me dashurinë): Në këtë botë ai i sheh marrëdhëniet e të bijave ashtu siç duhet të jenë në një shoqëri: sipas ligjeve të drejta të saj.

• Komentoni faktin që Xha Gorioi është i gatshëm të shesë atin, birin dhe shpirtin e shenjtë, vetëm të shpëtojë të bijat, qoftë edhe prej një pike loti.

Page 87: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

86

Plaku është gati të heqë dorë nga burimi i fundit i të ardhurave, të lëshohet në fund të hierarkisë sociale. Ai është gati të “shesë atin, birin dhe shpirtin e shenjtë, vetëm të shpëtojë të bijat, qoftë dhe prej një pike loti”. Kuptimi i parë i shprehjes është i thjeshtë për t’u kuptuar: ai nuk do asgjë aq shumë sa bijat. Thelbi i thënies në fakt, është mungesa e besimit tek Zoti, shitja e besimit është herezia më e madhe dhe ne këtu kuptojmë që besimi i Balzakut nuk është Zoti, por familja (për Gorioin bijat). Pra esencën e rregullimit social, ai e sheh tek funksionimi i shëndetshëm i motorit të familjes. Gorioi i jep vetes rolin e shpëtimtarit në fjalët e tij, çka do të thotë se ai gjithmonë i ka falur bijat e tij dhe i ka mëshiruar gabimet e tyre, ca nga errësira (dashuria e verbër), ca nga drita (Dashuria për një familje të vërtetë). • Karakterizoni të bijat e xha Gorioit në raport me të atin, në raport me vetveten, me jetën, shoqërinë dhe dashurinë. Raporti me babain: Çfarë merr si shpërblim xha Gorioi për këto sakrifica? Ai nuk u duhet absolutisht asnjërës prej të bijave. Ato janë moskokëçarëse për mirësinë e tij, për kujdesin dhe ledhet atërore. Lumturia për heroin është qoftë dhe një vëmendje mizerabël e të bijave. Por ai nuk e merr as këtë thërrime, edhe pse ka bërë gjithçka për to, deri në vetshkatërrimin e tij të plotë. Në raport me vetveten: Të bijat janë mësuar që i ati të mos u refuzojë asgjë dhe të gjitha sakrificat e tij i pranojnë si diçka të detyrueshme. Ata nuk kanë asnjë pikë fisnikërie njerëzore. Në raport me dashurinë: Delfina dhe Anastasia e kanë shfrytëzuar të atin vetëm si një burim parash, por kur rezervat e Gorioit shterojnë, ato e braktisin atë të vdesë në vetmi, “si një qen”. Në raport me shoqërinë: Ato janë skllave të shoqërisë. Për këtë mjafton fragmenti ku tregohet se pa menduar për asgjë, Gorioi lë peng rentën e tij të jetës, shet të gjitha takëmet dhe sendet e tij me vlerë dhe paratë ia jep Anastasisë për të blerë një fustan të shtrenjtë elegant. “Por ama, Nazi im do të kalojë një mbrëmje madhështore” - mendon plakushi. ORA IV:

Objektiva: a) Të analizohet drama e Xha Gorioit; b) Të gjykohet mbi tërësinë e figurës së Xha Gorioit; c) Të nxirret një mesazh përfundimtar mbi veprën. • Ku qëndron truku i Balzakut kur përshkruan heroin me fjalët “i lumtur në mënyrën e tij”? Përgjatë gjithë rrëfimit, heroi pohon se është “i lumtur në mënyrën e tij”, por në thellësi të shpirtit ai e di të vërtetën për të bijat, vetëm se nuk do ta besojë që vajzat e tij munden t’i harrojnë të gjitha përkujdesjet e tij. Në të vërtetë, Delfina dhe Anastasia as nuk e çojnë ndërmend atë si baba. Në të njëjtën kohë, kur babushi Gorioi vdes në pisllëk dhe mjerim, të bijat po argëtoheshin në ballo dhe nuk mendonin aspak për të atin e sëmurë. I lumtur në mënyrën

Page 88: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

87

e tij do të thotë se ai ka zgjedhur të jetë një baba i tillë, dhe se lumturia e të bijave mbi lumturinë personale është më se normale për të. Truku i Balzakut qëndron pikërisht në faktin e kompromisit që ai ka bërë me veten, me vajzat, me shoqërinë dhe mbi të gjitha me jetën. I lumtur në mënyrën e tij është një autoironi lidhur me gjithë këtë. • Si mendoni ju, çfarë ndodh mes realizmit dhe dëshirës për të besuar diçka tjetër në personazhe si Xha Gorioi? Zbuloni kufijtë e perceptimit. Ajo çka ndodh, është drama individuale e personazhit të Xha Gorioit, drama e vajzave dhe ajo sociale. Si kufijtë e realizmit, ashtu edhe të dëshirës, e humbin limitin e asaj se deri ku mund të shkojnë, ndaj dhe nuk mund të perceptohen më as dashuria e sëmurë atërore, as indiferenca e bijave. • Megjithatë, gjykoni në ka kufi apo jo mosdashuria e Delfinës dhe e Anastasias ndaj babait. Argumentoni qëndrimin tuaj. Kufiri i tyre është lehtësisht i dallueshëm, sepse ai është material dhe lidhet thjesht dhe ngushtë me botën dhe moralin e tyre ndaj saj. Kufiri është thjesht material, sepse ekzistenca e tyre humane dhe sociale është thellësisht e lidhur me materialen dhe nuk ngrihet as pozitivisht, as negativisht mbi të. Ndjenja si dhembshuria, sinqeriteti etj. janë të huajtur në karakteret e tyre. • Shpjegoni tolerancën, moralin, shpirtin e faljes dhe të mishërimit tek Xha Gorioi. As pas ballos vajzat e tij nuk denjojnë të shkojnë t’i japin lamtumirën atit të vdekur, duke u justifikuar - njëra me grindjen që ka me bashkëshortin, ndërsa tjetra se është e sëmurë. Edhe në këtë pikë plaku përpiqet t’i përligjë vajzat, se ndoshta ato nuk e kanë ditur gjendjen e tij aq të sëmurë. Gorioi nuk do të vdesë, vetëm e vetëm që të mos u shkaktojë hidhërim bijave të tij. Toleranca ndaj sjelljes së padenjë të vajzave karshi autoritetit të babait dhe institucionit të familjes. Morali i Xha Gorioit karakterizohet njerëzor dhe i prirur drejt së mirës, që në vepër lidhet qartazi me konceptin universal të faljes. Mishërimi lidhet me mungesën e lumturisë në jetë, që të bijat përjetojnë. • Cila është e vërteta dhe si mendoni, pse del në pah ajo? Çfarë ka parë Gorioi te Rastinjaku që ia beson atij të vërtetën e jetës së vet? Vetëm para minutave të vdekjes plaku Gorio guxon ta shikojë të vërtetën në sy. Gorio i thotë Rastinjakut të vërtetën, të cilën e ka fshehur aq gjatë jo vetëm prej të tjerëve, por edhe prej vetvetes. Heroi pranon se “ato të dyja kanë një zemër guri”; se “me para mund të blesh gjithçka, madje edhe dashurinë e bijave” dhe se ai “ua ka dhënë atyre gjithë jetën e tij, e tash ato nuk duan t’i japin qoftë edhe një orë”. Gorioi e emërton vetë shkakun e kësaj fatkeqësie: “…ato janë mësuar të më hanë deri kockat, dhe prandaj, gjithçka kam bërë për to e ka humbur vlerën”. Plaku e ka ndjerë veten të lumtur, qoftë nga një fjalë ledhatare, qoftë nga një vështrim i lumtur i vajzave të tij. Ai do të kishte qenë më i lumtur “të jetë ai qenush i vogëlth, të cilin vajzat... ta mbanin në prehër …”. Që të mund të vdiste i lumtur, Gorioit do t’i mjaftonte vetëm t’i shihte dhe të dëgjonte zërat e tyre. Po çfarë do t’u kushtonte këtyre bukurosheve të pashpirta mondane ta bëjnë të atin të lumtur? Sepse ai nuk u kërkonte atyre asgjë, përveç dashurisë dhe ledhatimeve, porse të bijat nuk deshën t’ia jepnin as këto gjëra të vogla si shkëmbim i të gjitha sakrificave që ka bërë ai për to dhe që është themeli i mirëqenies së tyre.

Page 89: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

88

E vërteta e romanit ka të bëjë me zëvendësimin e ndjenjës së dashurisë me paranë dhe me transformimin e vlerave morale në vlera materiale. Ajo del në pah sepse njeriu e ka mision të jetës zbulimin e të vërtetës dhe sepse thelbi i romanit është pasqyra realiste e jetës. Arsyeja pse xha Gorioi ia thotë këtë gjë Rastinjakut është sepse ai e ka pikasur arrivizmin dhe egoizmin e këtij personazhi. Thjesht ai merr një funksion edukativ dhe parandalues në vepër. Në fakt, figura si ajo e Rastinjakut gjithmonë do të ekzistojnë, dhe këtë e tregon thjesht edhe betimi i tij mbi Paris. • Xha Gorioi lë testamentin e tij verbal në zbulimin e së vërtetës. Çfarë ka trashëguar ai në fakt? Si përkthehet kjo në termat e realizmit kritik. Ajo çfarë Xha Gorioi ka trashëguar është mosmirënjohja dhe shpërfillja, abuzimi dhe tëhuajësimi i figurës më thelbësore të tij, atë të babait. Në termat e realizmit kritik kjo përkthehet në dramën sociale që ishte duke përjetuar Franca e asaj kohe dhe mosdhënia e një rrugëzgjidhje për situatën e krijuar: të gjithë personazhet mbeten ata që ishin: vajzat, Rastinjaku, Bjanshoni, madje edhe Viktorina vetë, vetëm se e pasuruar. • Dalloni kufijtë personalë dhe socialë të dramës që zbulon Xha Gorioi para vdekjes. Kufiri personal i dramës është vetmia dhe përbuzja, humbja e funksionit atëror. Drama sociale është shthurja e institucionit të familjes dhe materializimi i jetës së njeriut. • Çfarë simbolizojnë vajzat e Xha Gorioit në kuadrin e një shoqërie industriale? Gjykojini këto figura në funksion të së ardhmes. Një shoqëri, e cila shfaq një ndarje të shtrirë të punës dhe prodhimin e shumëfishtë duke përdorur makineri të një teknologjie të lartë është shoqëria industriale. Në këtë kuadër, figura si Anastazia dhe Delfina janë e kaluara e etapave të shoqërisë sonë dhe të tilla do të mbeten. Ato janë diçka midis aristokracisë së mykur dhe nivelit më të ulët të borgjezisë që do të lindte. • Gorioi vdes “si qen”. Zbuloni tragjedinë njerëzore, sociale dhe universale të vetmisë besnike për individin e kohërave të reja. Gorioi megjithatë, vdes, “si një qen”, pa arritur t’i shohë të bijat dhe pa dhënë e marrë lamtumirën me to. Tragjedia njerëzore qëndron 1. në faktin e tragjedisë universale të njeriut që është i vdekshëm; 2. tragjedia e një individi që humb funksionin e tij në jetë dhe nga njeri kthehet në “bankë”. Tragjedia sociale qëndron tek e gjithë shoqëria e ndërtuar si e tillë në roman: brezi i vjetër, Znj. Voker, brezi i mesëm: Anastasia+Delfina, brezi i ri: Rastinjaku. Tragjedia universale qëndron tek vetmia që e pret gjithsecilin në jetën e tij të drejtë dhe të përkushtuar. • Komentoni raportin dashuri – familje – para – pushtet në romanin e Balzakut. Xha Gorioi (babai, kryefamiljari) lartësohet mbi gjithë shoqërinë falë forcës së dashurisë prindërore (dashuria). Fatkeqësia e xha Gorioit qëndron në pushtetin e gjithëfuqishëm të parasë dhe, kur paratë mbarojnë, ai bëhet i panevojshëm për gjithkënd (humbja e pushtetit). • Interpretoni fjalët e Balzakut mbi heroin e tij se “Gorioi është baba në po atë shkallë, në të cilën martirët e mëdhenj janë kristianë”.

Page 90: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

89

Baba lidhet me atin (Zotin), kristian lidhet me universalitetin e faljes dhe mëshirës. • Thoni se cili është mesazhi që jep secili nga personazhet e mëposhtëm, duke e argumentuar atë. Delfina- Inferioriteti dhe mendjelehtësia çojnë në gënjeshtra dhe robëri. Anastasia- Mendjemadhësia, mashtrimi dhe tradhtia janë thelbi i rrezikut në jetë. Votreni- Krimi dhe mashtrimi përballë ligjit dhe shoqërisë si e keqe e dënueshme. Gobseku-“pengmarrësi” si simbol i makutërisë së shoqërisë Rastinjaku- e ardhmja e varfërisë shpirtërore, morale e materiale Gorioi- kristian tragjik • Analizoni vlerat etike të romanit “Xha Gorioi”. Vlerat etike të romanit: E mira përballë të keqes: Babai përballë vajzave. Moralja përballë materiales, ndjenja përballë shpërfilljes, e vërteta përballë mashtrimit; dashuria përballë injorimit; i drejti (Bjanshoni) përballë meskinit (Rastinjakut) etj. • Vlerësoni galerinë e personazheve të Balzakut në funksion të kompozicionit të veprës. Romani ka një strukturë policentrike, polifonike. Pavarësisht faktit se hero kryesor është Xha Gorioi të gjithë personazhet janë të lidhur me njëri-tjetrin, por kjo nuk i përgjithëson ata. Secili prej tyre ngre një konflikt në roman, i cili zgjidhet brenda stereotipit që ai vetë përfaqëson. • Përshkrimet e Balzakut janë shumë të qëmtuara. Analizoni teknikat e tij përshkruese. Përshkrimi tek romanet e Balzakut zë vendin kryesor. Ai nëpërmjet përshkrimit të sendeve jep përshkrimin e karaktereve të njerëzve. Nëpërmjet tyre jep shpirtin e përdoruesve. Përshkrimi është i lidhur ngushtë me stilin realist të shkrimit të romanit. Nganjëherë përshkrimi e humbet funksionin tregues dhe kthehet në personifikues, pavarësisht se objekti (sendi) jepet lehtësisht i parafytyrueshëm, ajo që thellë-thellë ne kuptojmë, është Balzaku në raport me personazhet e tij. • A do ta rilexonit romanin në një moshë tjetër. Jepni vlerësimet tuaja. • Nxirrni një mesazh përfundimtar mbi veprën. Kur dashuron i varfëri, ai mund të jetë i bindur, që e dashurojnë dhe atë. ORA V Koment

Objektiva: a) Të komentohet fragmenti në tekst; b) t’i përgjigjen pyetjeve mbi fragmentin.

• Lexoni me kujdes fragmentin. Sugjerim: të lexohet me zë dhe me diksionin e duhur, mundësisht të ndahen në role.

Page 91: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

90

-Vëzhgoni grafikën në foto dhe tregoni se cilin fragment të romanit ilustron ajo. Ky është momenti i vdekjes së Xha Gorioit. -Përshkruani nëpërmjet grafikës dramën e vetmisë, të mosmirënjohjes dhe tragjedinë e vdekjes. Në ç’përfundime dilni? Drama e vetmisë qëndron tek dy të huajt që i gjenden pranë Gorioit në momentin para vdekjes, tek shikimit, gjymtyrët e mbledhur dhe mosshtrëngimi i duarve të asnjërit prej personave që i rrinë pranë. Drama e mosmirënjohjes është tek momenti i vdekjes me dy të huaj. Tragjedia e vdekjes qëndron tek fakti i të qenit njeri. -Analizoni praninë e Rastinjakut në momentin e vdekjes së Xha Gorioit. Cila është domethënia dhe mesazhi i kësaj pranie? Argumentoni. Qëllimi i Rastinjakut është përfitimi. Domethënia është se ai ende shpreson diçka nga ai, që ka të bëjë me statusin e Rastinjakut në Paris. • Kur dhe ku zhvillohen ngjarjet? Zbuloni personazhin dhe gjendjen në të cilën ndodhet ai. Momenti i zhvillimit të ngjarjes është kur Xha Gorioi është duke dhënë shpirt. Ai është në pension në dhomën e tij dhe pranë i rrinë Rastinjaku dhe Kristofi. • Xha Gorioi është në momentet e fundit të jetës së vet dhe paqja e tij e paska një kusht. Thoni cili është dhe analizojeni atë. • Shërbyesi Kristof shpjegon situatën. Arsyetoni dramën e vërtetësisë së saj, si në raport me Gorioin, ashtu edhe me Anastasinë. Situata: Vajza ka probleme me të shoqin: Ka dy probleme: 1. që jeta e saj varet nga i shoqi, dhe 2. para sigurisë materiale e sociale që i jep kjo martesë, Anastasia nuk vë asgjë. Pavarësisht investimeve të Gorioit në këtë martesë, vajza e tij mbetet rob e së shoqit. • Po për kontin De Resto ç’mund të thoni? Komentoni fjalët e tij, por dhe të Anastasias. “Po vdes zoti Gorio? E pastaj? Shumë mirë po bën. Unë s’mund ta lë zonjën Dë Resto, kam ca punë të rëndësishme me të, ajo do të vijë kur të kenë mbaruar të gjitha”. Dukej i inatosur ai zotëria. Tek po dilja, zonja hyri në paradhomë nga një derë që s’ma zunë sytë dhe më tha: “Kristof, thuaji tim ati se kam një bisedë me tim shoq, nuk mund të ndahem tani prej tij, sepse nga biseda jonë varet jeta ose vdekja e fëmijëve të mi! Po me të mbaruar, do të vij! Sa për zonjën baroneshë, tjetër mesele atje; as që e pashë fare dhe s’mund t’i flisja. “Ah! – ia bëri shërbyesja e saj, - zonja u kthye nga balloja në ora pesë e një çerek, tani po fle; po ta zgjoj përpara mesdite, do të më bërtasë. Kur t’i bjerë ziles, do t’i them se i ati është keq. S’është kurrë vonë për t’i dhënë lajmin e keq”. Iu luta e iu luta, po më kot! Ku dëgjonte ajo… Kërkova të flisja me zotin baron, po kishte dalë. Këto janë sjelljet e dy bijave dhe dy dhëndurëve: Zoti De Resto s’ka pikën e respektit dhe të dhembshurisë për vdekjen e babait të gruas së tij. Edhe një herë, vajza tregon se jeta e saj është e varur nga i shoqi dhe ajo s’është e lirë të marrë vendimet për jetën e saj. Sigurisht, që nuk është ky shkaku pse ajo s’është pranë të atit, arsyeja është thjesht egoizmi. • Përshkruani meskinitetin dhe dramën e jetës së vajzave të Gorioit. A mendoni se ky është shkaku për mënyrën se si sillen ato me babain?

Page 92: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

91

Jeta e vajzave të Xha Gorioit është e mbushur vetëm me ideale materiale dhe këtu qëndron dhe meskiniteti i jetës dhe karakterit të tyre. Ato nuk ditën ta vlerësojnë pasurinë që u la i ati, pikërisht sepse nuk njohin vlerat e jetës si dashuria, respekti, puna, përkushtimi dhe dhembshuria. Por janë pikërisht këto shkaqet që sjellin dramën e jetës së tyre. Së pari është drama e humbjes së ndjenjave njerëzore, 2. humbja e dashurisë atërore 3. humbja e respektit dhe konceptit të familjes dhe ngritja e kultit të veseve, 4. ngritja e stilit të jetesës mbi baza materiale, 5. humbja e lirisë bashkëshortore etj. • Zbuloni domethënien e fjalëve të Gorioit: “Duhet të vdesësh, që ta kuptosh se ç’janë fëmija. Ne u japim atyre jetën, ata na japin vdekjen”. Duhet të vdesësh- lidhet me momentit e përballjes me të vërtetën. Që ta kuptosh se ç’janë fëmija- do të thotë se lidhet drejtpërdrejt me realizmin kritik: Gorioi ka kuptuar se ka dështuar në misionin e tij dhe se nuk është fajtor për këtë dështim. Ne u japim jetën, ata na japin vdekjen- Kjo antitezë lidhet me sakrificën sublime të prindit për të dhënë dhe ushqyer jetën e fëmijëve të vet. Ky mund të kuptohet edhe si shkak moral i vdekjes së Xha Gorioit. • Vlerësoni procesin e ndërgjegjësimit të Xha Gorioit që nga konstatimi deri te të besuarit. Ne i sjellim në botë, ata na dëbojnë. Nuk do të vijnë, jo! Unë kam dhjetë vjet që e di këtë. E thosha nganjëherë më vete, po s’kisha guxim ta besoja. Ky ndërgjegjësim ka të bëjë me nevojën për të thënë me zë të lartë të vërtetën mbi jetën dhe familjen. • Shpjegoni lotët e Gorioit dhe kuptimin e fjalëve që i pasojnë këto lot. Lotët e Gorioit janë shenjë e fundit për jetën dhe keqardhjen që njeriu ndjen duke mos e parë vetveten të shpërblyer aty. Dy pika lot iu rrokullisën nga sytë e i mbetën në zgavrat e skuqura. - Ah, po të isha i pasur, po ta kisha ruajtur pasurinë time e të mos ua kisha dhënë, ato do të ishin këtu, do të më lanin faqet me të puthura! (Meskiniteti i brendshëm i vajzave të Xha Gorioit, dashuria për interes) Do të banoja në një pallat, do të kisha dhoma të bukura, shërbëtorë, zjarr për t’u ngrohur; dhe ato do të ishin këtu, me lot për faqe, me gjithë burrat dhe fëmijët e tyre.(Tallet me ndjenjën e vajzave karshi babait të tyre) Do t’i kisha të gjitha. Kurse tani s’kam asgjë! (Realizmi kritik) Paraja të jep gjithçka, edhe vajzat. (Egërsia e materiales) Oh! Ku janë paratë e mia! Sikur të kisha thesare për të lënë, ato do të më rrinin te koka, s’do të dinin ç’të më bënin më parë, do t’u dëgjoja zënë, do t’i shikoja. Ah, biri im i dashur, djali im i vetëm, më mirë që mbeta i braktisur dhe në mjerim! (Apologjia për jetën dhe vetminë) Të paktën, kur e duan fatzinë, ai është i sigurt që e duan me gjithë shpirt. Jo, desha të isha i pasur; do t’i kisha parë! Për besë, kushedi? (Gorioi prapë s’është i sigurt mbi vajzat e veta). Por ai duhet të japë dashuri, dhe në këtë moment shfrytëzon figurën e Rastinjakut që është duke iu gjendur pranë. • Zbërtheni raportin para – dashuri në momentin e ndërgjegjësimit të Gorioit, sipas këndvështrimit të tij. Mbështetuni tek “Paraja të jep gjithçka, edhe vajzat.”. Raporti para-dashuri bazohet dhe zbërthehet në raportin moral familjar- materializim shoqëror. Vajzat kanë humbur dashurinë për familjen si të tillë dhe kanë kultivuar brenda tyre sensin e shoqërisë si klasë përcaktuese dhe dominuese thelbësore. Por sa më lart shoqërisht, aq më poshtë moralisht.

Page 93: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

92

• Komentoni fjalitë: “Ato të dyja kanë zemër prej guri”; “Kaq e madhe ishte dashuria ime për to, saqë s’mbetej vend për dashurinë e tyre ndaj meje”. 1. Fjalia e parë ka të bëjë me revoltën e babait ndaj vajzave dhe asaj ç’ka ato

kanë mbjellë brenda vetes së tyre që për pasojë reflektohet në sjelljen egoiste ndaj tij.

2. Fjalia e dytë lidhet me apologjinë mbi ndjenjën dhe mekanizmin e gabuar të demonstrimit të saj. Vetë plaku Grande i ushqeu vajzat me dashurinë për materialen, duke ia dëshmuar nëpërmjet këtij mjeti atë. Gjithashtu kjo lidhet si me egoizmin atëror, ashtu edhe me atë të vajzave për vetveten.

• Shpjegoni “qelbësirllëkun” e botës sipas heroit të romanit. Vlerësoni gjykimin e tij nga këndvështrimi juaj mbi botën sot. “Ç’botë e qelbur! Ia kam pirë lëngun unë! Më shpinin me karrocë në teatër dhe, kur më pëlqente, rrija në mbrëmjet që bënin. Shkurt, ato s’e kishin për turp që ishin vajzat e mia. Pikërisht qelbësirllëku i botës qëndron tek mosdashuria dhe interesi për të mira materiale. Gjykimi i tij është i drejtë: Siguria e pasurisë nuk mund ta sfidojë kurrë dashurinë për prindin.” • Komentoni dramën e fjalëve të Gorioit “S’jam budalla unë, jo, mos kini merak, të gjitha i kam vënë re.” Drama qëndron tek heshtja, që në disa nuanca është edhe pasojë e frikës së Xha Gorioit për të thënë të vërtetën. Frika nuk vjen si pasojë e realitetit të hidhur në të cilin bashkëjeton ai me vajzat e veta, po qëndron tek fakti se mos në ndonjë moment, ai s’do të jetë dashur mjaftueshëm me të bijat. • Xha Gorioi deklaron se vajzat ma kishin me djallëzi. Argumentoni se sa e rëndë është drama sociale në një moment të tillë. Vajzat ma kishin me djallëzi do të thotë se vajzat kishin një qëllim të vetëm ndaj atit të tyre, atë të zhvatjes brenda për brenda familjes. Kjo do të thotë shpërbërjen totale të bashkësisë familjare, e cila është bërthama e shoqërisë. Për pasojë, është shembur vlera morale e shoqërisë. • Përgjigjuni pyetjes “Kush është ky zotëria?”, duke perifrazuar fjalët “e sinqerta” të dhëndurëve. Në këtë kontekst, arsyetoni tragjizmin e situatës. “Kush është ky zotëria?” ata i përgjigjeshin: “Është babai i florinjve, është i pasur”. “Hej, djalli”! – ia bënte ai dhe më vështronte me respektin që u bëhet florinjve. Po dhe në bezdiseshin ndonjëherë nga unë, ua shpërbleja dyfish me të mira atë bezdi! Tragjedia e situatës qëndron tek fenomeni. Në parim, ne kuptojmë se çdo fëmijë ka një përqasje skandaloze ndaj prindit. Por dhëndurët janë edhe baballarët e nipërve të Gorioit, cila është dashuria e tyre për bijtë e vet? Po për gratë përkatëse? Ku është dashuria për familjen dhe vlerat e vërteta, dhe ku është interesi për atë që është materiale? • Komentoni fjalët e Xha Gorioit mbi Anastasinë e Delfinën, kur shpjegon se si e ka zbuluar thelbin e tyre. Evidentojeni këtë thelb. Unë heq e vuaj tani gjithë sa mund të vuajë njeriu kur jep shpirt, o i dashur Eugjen, po të gjitha këto s’janë asgjë përpara dëshpërimit që më shkaktoi vështrimi i parë i Anastasisë, ai më dha të kuptoja se kisha thënë një marrëzi që e kisha fyer. Vështrimi i saj më futi në dhe të gjallë. Do të desha t’i mësoja të gjitha, po vetëm një gjë kuptova mirë: që isha i tepërt në këtë botë. Të nesërmen shkova të ngushëllohesha te Delfina, po ja që edhe atje bëra një marrëzi tjetër e m’u zemërua edhe ajo. U bëra i prishur mendsh. Mbeta tetë ditë rresht duke

Page 94: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

93

mos ditur se nga t’ia mbaja. S’kisha guxim të veja t’i shikoja, trembesha mos më qortonin. Dhe ja që m’u mbyllën dyert e shtëpive të vajzave të mia. Tonet e Xha Gorioit në fragment janë sa realiste, aq edhe ironike. Ai përpos vuajtjes së dhimbjes për ç’ka është duke përjetuar, jep edhe sarkazmin dhe përbuzjen e tij ndaj karakterit të vajzave. Thelbi i tyre është çnjerëzorja. • Heroi ynë në fund i drejtohet Perëndisë për drejtësi. Evidentoni fragmentin me fjalët e personazhit dhe komentojeni atë nga pikëpamja e realizmit kritik. O perëndi! Po meqë ti e di se ç’të zeza (metaforë) kam hequr, meqë ti i ke numëruar thikat (hiperbolë) që kam marrë në atë kohë që më plaku, që më kërrusi, që më nxiu, që më vrau, që më thinji, ose më bën të vuaj sot (enumeracion). … Ah, sa budallenj janë etërit! I doja aq shumë, saqë prapë shkova te to, si ai kumarxhiu në bixhoz. Vajzat e mia ishin vesi im; ato ishin padronet e mia, ishin gjithçka për mua! Të dyjave u duhej ndonjë gjë, ndonjë stoli; shërbyeset e tyre ma thoshin dhe unë ua jepja që të më prisnin mirë! Sidoqoftë, ato më kanë dhënë ndonjë mësim të vogël, më kanë mësuar se si të sillem në shoqërinë e lartë. Oh, nuk pritën shumë, jo. Zunë të turpëroheshin për mua në sytë e të tjerëve. Ja se ç’do të thotë t’i rritësh mirë fëmijët. Apo unë s’mund të veja në shkollë në këtë moshë. (më dhemb, më dhemb shumë, o Zot! Mjekët, ku janë mjekët, sikur të ma hapin kokën, nuk do të vuaja kaq shumë.) Vajzat, vajzat e mia! Anastasinë, Delfinën! Dua t’i shoh. Balzaku përdor apostrofin për të dhënë thirrjen që Gorioi i bën Zotit. Ai gjithashtu ka përdorur koncepte teologjike si mëkati, shpagimi, vesi etj., që lidhen me gabimin e tij atëror të dashurisë së sëmurë. Megjithatë, ai nuk kërkon vetëgjyqësi dhe Zotit nuk i lutet për ndëshkim, por për falje si për veten, ashtu edhe për vajzat. Realizmi kritik qëndron tek pasqyrimi realist i situatës dhe evidentimi i saj, pa kërkuar një zgjidhje të ndryshme. • Xha Gorioi i bën vetëgjyqësi vetes. Vlerësojeni këtë aspekt të rrëfimit të tij të paravdekjes, duke e ilustruar me shembujt e fjalëve të tij. Vetëgjyqësia lidhet me momentin kur ai ndërgjegjësohet se shkak i sjelljes së padenjë të vajzave është edhe dashuria irracionale që ai ka ushqyer për të bijat. “Unë e kam larë mëkatin që i kam dashur tepër. Ato janë shpaguar mirë për dashurinë time, më kanë torturuar si xhelate.” • Megjithatë, ai prapë thërret vajzat e veta me forcë. Shpjegoni sjelljen e tij mes babait dhe njeriut që ka nevojë për një dritë ndryshe në fundin e jetës së tij. Vajzat, vajzat e mia! Anastasinë, Delfinën! Dua t’i shoh.- Gorioi ka të drejtën e vet morale të mendojë se ai e ka fituar sfidën e të qenit prind i mirë, e i respektuar nga vajzat e veta. Gjithashtu, është e drejta e gjithsecilit që fundin e jetës ta ketë shumë të lumtur e në mënyrë të merituar, të drejtë. • Drejtësia – protesta – atdheu. Analizojini thellë këto koncepte të Gorioit dhe zbërtheni mesazhin që mbartin ato. Dërgoni, merrini me policë, me forcë! Drejtësia është me mua, të gjithë me mua janë, natyra, Kodi Civil. Unë protestoj! Atdheu do të shkatërrohet, në qoftë se prindërit merren nëpër këmbë. Kjo është e qartë. Boshti, rreth të cilit sillet shoqëria, gjithë bota, është atësia; të gjitha do të shemben, në qoftë se fëmijët nuk i duan prindërit e tyre. Ky mesazh është universal i të gjitha kohërave: Familja e shëndetshme është thelbi i çdo shoqërie të shëndoshë.

Page 95: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

94

• Xha Gorioi parathotë një tragjedi sociale. Vlerësojeni atë dhe komentoni vërtetësinë e saj. Si rregullohen sot marrëdhëniet prind-fëmijë midis dashurisë dhe përfitimit të kujdesit moral dhe material. • Megjithatë, shpirti i tij flet për falje në formën “Oh, sikur...”. Shpjegojeni tolerancën në zemrën e babait në kuadrin e dashurisë universale. Figura dhe detyra e prindit është që të jetë tolerant dhe i dhimbsur ndaj fëmijës: toleranca është zemërgjerësia dhe dhembshuria e shpirtit të Gorioit. • Kush ia ka zëvendësuar Xha Gorioit praninë e të bijave? Vlerësoni qëndrimin e Eugjenit pranë heroit tonë. Sigurisht, ai që u vetëshpall mbrojtës i Xha Gorioit, Rastinjaku. Ai dëshmon përkujdes dhe impenjim ndaj heroit tonë dhe kjo lidhet me atë se çfarë Gorioi ka qenë dhe se çfarë ende mund të zhvatet prej tij. • Analizoni aftësitë përshkuese të Balzakut në këtë fragment. Megjithëse duket se ai ka shmangur përshkrimet e drejtpërdrejta psikologjike, thoni se me çfarë teknikash e ka baraspeshuar këtë shmangie. 1. përshkrime realiste 2. i referohet situatave të tjera për të ndërtuar shkaqet e situatave aktuale, 3. figuracion modest, tipik për stilin realist, 4. Fjali të mbushura me emocionin e heronjve 5. pa përshkrime psikologjike, këto jepen duke u mbështetur tek ngjarje të ndryshme etj. ORA VI, Koment

Objektiva: a) Të analizojë fragmentin duke iu përgjigjur pyetjeve; b) Të nxirren përfundimet mbi romanin; c) Të shkruhet harta e tekstit për fragmentin.

• Argumentoni tragjedinë e një dashurie të madhe prindërore, nëpërmjet frazës “Aq fort i doja, saqë i duroja të gjitha fyerjet, me të cilat më shisnin një thërrime gëzimi të turpshëm”. Tragjedia qëndron në faktin se pikërisht ai rreshti së qeni prind dhe për pasojë vajzat e tij nuk kishin në ndërgjegjen e tyre ndjenjën e respektit ndaj babait. Materializimi i dashurisë prindërore solli materializimin e gjithë ndjenjave të tyre ndaj të atit. Në fakt, këtu jepet drejtpërsëdrejti gjithë nulizimi i figurës atërore, që e thotë me “më shisnin një thërrime gëzimi të turpshëm”. • Komentoni domosdoshmërinë e Gorioit për të bijat në momentin e paravdekjes dhe tragjedinë brenda thirrjeve të tij. Ah, sikur t’i shikoja, t’i dëgjoja, le të më thoshin ç’të donin, mjaft që t’u dëgjoja zënë, sidomos Delfinën, do të më shkonin të gjitha dhembjet. Po u thoni, kur të vijnë, të mos më shikojnë ftohtë, si e kanë zakon. Në këtë moment, që në fakt është i përsëritur në fragment, plaku Gorio shpreh domosdoshmërinë e atit për të qenë i përkujdesur nga të bijat para

Page 96: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

95

vdekjes. Dhe vetë përkujdesja që ai kërkon është injorim i dhimbshëm dhe i ardhur si pasojë e sjelljes së tyre ndaj cilëson: “... mjaft që t’u dëgjoja zërin”. Sigurisht që dikush mund të mendojë se është e pakufishme dashuria e atit për vajzat prandaj ai thërret. Por jo më kot Balzaku ka dhënë analizën që Gorioi i bën sjelljes së tij, fajëson vetveten jo për ta çliruar nga ndjenja e gabimit prindëror, por pikërisht për të thënë se vajzat as që kanë ndër mend t’i gjenden pranë të atit. • Thellohuni në konceptin e korrupsionit të dobësisë atërore dhe analizojeni atë në kontekstin letrar të romanit. Korrupsioni i dobësisë atërore në roman ka lindur si pasojë e sjelljes së atit ndaj vajzave (dashuria e pakufishme), ashtu edhe si pasojë e materializimit të shpirtit të vajzave, po ai ka në qendër babain, i cili është rregullatori i të bijave, dhe është pikërisht ai që e jep paranë në shkëmbim të dashurisë. • Sikurse e kuptojmë nga leximi i fragmentit, Xha Gorioi është duke bërë apologjinë e tij atërore. Analizoni fajësimin që i bën ai vetes. Po ju si mendoni? “S’kam ditur të sillem me to, bëra marrëzi që hoqa dorë nga të drejtat e mia. Për to unë poshtërova veten. Ç’t’i bësh? Sado fytyrë fisnike që të ketë njeriu, sado shpirtbukur që të jetë, nuk mund t’i qëndrojë dot korrupsionit të kësaj dobësie atërore. Unë jam njeri i mjerë, mora dënimin e merituar. Unë i prisha vetë vajzat e mia, i llastova shumë.” Duke qenë se Balzaku ka dështuar në misionin e tij atëror, ai kërkon falje për këtë. Rikthehemi këtu te koncepti teologjik i faljes hyjnore. Ajo që kërkon ai është të ndërgjegjësojë veten sepse ai nuk e meriton një ndëshkim të tillë: ai ka shpaguar për një dashuri të çmendur, e cila në vend që të krijonte dy krijesa të ëmbla, solli dy mostra të vogla, të cilat në fakt nuk kanë dashuri për asgjë. Vetë transformimi që Xha Gorioi ka përjetuar për vajzat e veta është gabim në vetvete. A mund të fajësohet një baba për kaq shumë dashuri, sigurisht që jo. Po për keqpërdorim të dashurisë? Këtë pastaj e ka thënë Balzaku vetë duke e shpjeguar me anë të korrupsionit të dobësisë atërore. • Shpresa e një babai, e dashurisë së tij për vajzat nuk cenohet as nga mospërgjigja. Komentojeni këtë fragment. “Po i dëgjoj, po vijnë. Po, po, do të vijnë. Ligji kërkon që fëmijët të vijnë ta shohin atin e tyre, kur është në të dhënë shpirt, dhe ligji është me mua. E ç’do t’u kushtojë? Vetëm një vrap me karrocë.” Shpresa e këtij momenti se ato do të vijnë është tregues që babai në shpirtin e tij atëror i ka falur vajzat, ndërsa përmendja e ligjit natyror: për përkushtimin e vajzave ndaj të atit tregon anën etike, atë të arsyetuar të asaj se çfarë Gorioi dhe çdo prind pret nga fëmija e vet. Gorioi beson tek drejtësia e dashurisë dhe e prindit, prandaj ende shpreson. Nënteksti është lehtësisht i evidentueshëm: ai nuk pret që vajzat t’i vijnë për karakterin që kanë (vetëm një vrap në karrocë), por pikërisht për detyrimin prindëror, që është i pakundërshtueshëm. Ka dy momente: po vijnë- e tashme, dhe do të vijnë- e ardhme, që tregon se qëndrimi i tij nga besim i tanishëm, kthehet në besim për të ardhmen, ç’ka e tregon edhe një herë që vajzat nuk do të vijnë. • Balzaku ka vënë në gojën e Xha Gorioit edhe doza therëse cinizmi. Evidentojini ato në tekst dhe thoni se si paraja bleu dashurinë. “Do ta paguaj, shkruajuni se do t’u lë milionë! Për fjalë të nderit. Do të shkoj të bëj fide në Odesë. E di marifetin unë.” Gorioi e “kthen” në biznes ardhjen e

Page 97: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

96

tyre, dhe pikërisht këtu qëndron cinizmi therës. Ai betohet mbi diçka që vajzat e tij nuk e kanë parim-nderin. Po betimi nuk u drejtohet atyre në fakt, por dëshirës që plaku Gorio ka për ta përmbushur me sukses detyrën e prindit. Dhe kulmi i cinizmit: A ka më fuqi plaku Gorio të punojë? Të gjitha këto janë fjalë drejtuar vajzave, për t’u thënë atyre se suksesi im në sytë tuaj varet nga të ardhurat që ju siguroja, por që jeta as fillon e as mbaron aty. Dëshira e Gorioit për të fituar miliona lidhet me dëshirën e Gorioit për të pasur sërish pranë vajzat e veta. “Me atë plan që kam miliona do të fitoj, miliona. Asnjërit s’i ka rënë ndër mend. Dhe fidet nuk prishen rrugës si gruri ose mielli. Po! Po! Niseshte! Miliona mund të fitosh me të, miliona!” • Arsyetoni dozat e sarkazmës dhe të dashurisë në lutjen e Xha Gorioit: “Nuk do t’i gënjeni, miliona u thoni, edhe nga lakmia sikur të vinin, s’ka gjë, le të më gënjejnë, po veç të vijnë”. Sarkazma qëndron në faktin se ai thotë: 1. nuk do t’i gënjeni, ku siç e thamë më parë, ai s’ka kohë fizike të merret me to, 2. miliona: që nuk bëhen sa hap e mbyll sytë, 3. lakmia-këtu fillon realizmi kritik, 4. le të më gënjejnë, po veç të vijnë, është maja e sarkazmës, thënë ndryshe: Unë e di që ju më doni për para, por hajdeni. Këtu sarkazma është e dyanshme:1. drejt vetes dhe 2. drejt vajzave. • Komentoni fytyrën kërcënuese të Xha Gorioit mes tmerrit të vetmisë, mosshpagimit dashuror dhe vdekjes, si mungesë për një shans të dytë. “Dua t’i shoh. Dua vajzat e mia! I kam bërë vetë, janë të miat! – thirri ai duke u ngritur më të ndenjur e duke kthyer nga Eugjeni kokën e tij me flokë të bardhë e me një shprehje të tmerrshme në fytyrë që tregonte kërcënim.”- Xha Gorioi është duke provuar ndjesinë më të rëndë të paravdekjes: atë të braktisjes nga ana e fëmijëve. Kjo braktisje ka shkaktuar vetminë e disa llojeve: mungesën e dashurisë, të respektit, përkushtimit, ndjeshmërisë, etj. Pikërisht koha ka kaluar tanimë dhe ai kurrë nuk do të ketë mundësi rikuperimi të marrëdhënieve me vajzat e veta. • Analizoni dhimbjen e tërbuar të plakut Gorio mes realitetit dhe realizmit të këndvështrimit të tij ndaj situatës. “- Po të mos vijnë? (Realiteti) – përsëriti plaku, duke qarë me dënesë (realiteti)– Po unë do të vdes, do të vdes i tërbuar, po i tërbuar! (realizmi) Po tërbohem! (realizmi) Ja, tani po më del përpara syve gjithë jeta ime. Jam gënjyer! (realizmi) Ato nuk më duan, s’më kanë dashur kurrë (realitet-realizëm)! Duket sheshit. Gjersa s’erdhën, s’kanë për të ardhur. (realitet-realizëm) Sa më shumë që të vonohen, aq më zor do të jetë që të vendosin për të ma dhënë këtë gëzim. (ironi)”Xha Gorioi e ka ndërtuar nëpërmjet këtyre tre qëndrimeve dhimbjen që është duke përjetuar 1. duke parë realitetin në sy, 2. duke gjykuar me realizëm, 3. duke qenë i pafuqishëm për të ndryshuar gjërat, atij i duhet të jetë ironik. Përdorimi i fjalës i tërbuar, me të cilën ne zakonisht përcaktojmë gjendjen e kafshëve, lidhet me sjelljen aspak njerëzore të vajzave dhe jo me zemëratën që po përjeton Gorioi. • Si e gjykoni ju sjelljen e Delfinës dhe Anastasias ndaj babait të tyre, mosrespekin ndaj familjes, por edhe jetës. Thelbi i kësaj sjelljeje qëndron tek mosedukimi i mirë, por edhe tek çedukimi i ndjenjave që ato pësuan në të ri të tyre. • Përshkruani sjelljen e vajzave të Gorioit nëpërmjet syve të babait të tyre.

Page 98: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

97

“I njoh unë. (ndërgjegjësim i tij) Kurrë s’kanë ditur t’i marrin me mend dëshpërimet e mia (të papërkushtuara), dhembjet e mia (të pandjeshme), nevojat e mia (të papërkushtuara), as vdekjen time s’kanë për ta ndier (mizore); ato as që e dinë se sa i dua (budallaqe). Po, e di, ato s’mund t’i çmojnë gjithë sa kam bërë unë për to (mosmirënjohëse), se u janë bërë të zakonshme sakrificat e mia (mungesë respekti). Edhe sytë sikur të kishin kërkuar të m’i nxirrnin: “Nxirrmini!” – do t’u kisha thënë (nuk dinë të vlerësojnë gjërat). Unë jam shumë budalla (realizmi kritik). Ato pandehin se të gjithë etërit janë si ati i tyre (mendjelehta). Njeriu duhet të dijë ta mbajë veten.” • Shpagimi: “Fëmijët e tyre do të ma marrin hakun”. Zbërthejeni këtë frazë në të gjitha rrafshet e mundshme kuptimore. 1. rrafshi realist, 2. hakmarrja, 3. kompensimit 4. edukimi i keq i fëmijëve të

vajzave të Gorioit, 5. familjet problematike dhe raportet e pasinqerta bashkëshortore, 6. shthurja e familjes, 7. shthurja e shoqërisë

• Analizoni konceptin e atvrasjes nëpërmjet fjalëve të Gorioit dhe jepini gjykimin tuaj mbi trajtimin dhe vërtetësinë e tij. “Për hatër të vetvetes, ato duhet të vijnë. I lajmëroni, pra, se po përgatisin për vete një agoni të tillë. Me këtë krim, ato po kryejnë të gjitha krimet njëherësh... Shkoni de, shkoni, thuajuni se është atvrasje të mos vijnë! Mjaft krime kanë bërë, le të mos e bëjnë këtë, të paktën. Thirruni, pra, kështu si unë: “Ej, Nasi! Ej, Delfinë, ejani tek ati juaj që ka qenë aq i mirë për ju e që po vuan! “Hiç, asnjeri! Mos qenka thënë të ngordh si qen? Ja shpërblimi për mua: braktisja. Ah, kriminelët, të poshtrat; i urrej, i mallkoj; do të ngrihem natën nga varri dhe do t’i mallkoj prapë.” Nga ana morale dhe shoqërore, ajo që po kryejnë, ose s’po bëjnë në fakt, vajzat konsiderohet krim, krimi i braktisjes fizike, familjare, morale, të moshës së tretë, të përfitimit etj. Plaku Gorioi i paralajmëron ato të sillen mirë me të, sepse ç’të kërkojnë, do të gjejnë. Ironia: është atvrasje të mos vijnë. Krimet e tjera të tyre janë mosmirënjohja, mosrespekti, shfrytëzimi etj., por më i madhi mbetet mungesa e ndjeshmërisë ndaj të atit. Më pas fillon drama personale: të vdes si qen. Vajzat në shkëmbim të atvrasjes, po marrin mallkimin e atit të tyre. Atvrasja përderisa nuk është fizike, sigurisht që nuk është krim penal. Ai mbetet krimi më i madh familjar dhe moral, krim që individi e kryen ndaj vetvetes, atit, shoqërisë. Mbi të gjitha mbetet një krim i shpirtit, ndaj dhe një subjekt i tillë mbetet shumë i rrallë në letërsi. • Përshkruani zemëratën e Xha Gorioit ndaj vetvetes, ndaj braktisjes dhe ndaj shoqërisë. Si mendoni, pse ai ngre pyetjen: “Më thoni, kam apo s’kam të drejtë, miqtë e mi?” Zemërata ndaj vetvetes është pse nuk u soll ndryshe, pse nuk e kreu funksionin e vet, si ka mundësi që vajza dhe jeta të silleshin kështu ndaj tij. Pyetja retorike që ngre Gorioi nuk lidhet me mungesën e drejtësisë, por është vazhdim i dhimbjes dhe apologjisë që ai po ngre për veten dhe për jetën. • Pse autori ka vënë në gojën e Xha Gorioit një situatë ireale të tipit “A nuk më thatë që Delfina është këtu?!” Analizojeni këtë moment mes dhimbjes dhe dhimbjes së dashurisë. Dhimbja ndaj braktisjes atërore dhe pabesueshmëria se një situatë e tillë mund të ndodhë, është aq irreale sa që autori nxjerr në pah anën ironike

Page 99: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

98

therëse të tij dhe e shpreh dhimbjen në këtë formë. Kjo dhimbje i vjen pikërisht nga dashuria për vajzat, ndaj dhe dhimbja ndaj tyre është therëse. • Argumentoni tragjedinë e fjalëve të fundit të Xha Gorioit: “Premani kokën, më lini vetëm zemrën”. Diskutoni se çfarë shijeje ju la analizimi i këtij fragmenti. E shikoni sa keq sillen ato me mua, hë?... Po ç’them kështu? A nuk më thatë se Delfina është këtu? Ajo është më e mira e të dyjave. Ju jeni djali im, Eugjen! Duajeni atë, bëhuni një atë për të. Tjetra është shumë fatkeqe. Po pasuritë e tyre! Ah! O Zot! Po vdes, po vuaj tepër! Premani kokën, më lini vetëm zemrën. 1. Autori shfaqet realist dhe përjeton me dramacitet mosardhjen e vajzave; 2. Megjithatë, ai kërkon një jetë më të mirë për to, mes justifikimit dhe

dashurisë, tolerancës dhe dhembshurisë, ai prapë do një jetë më të mirë për to, larg hajdutllëqeve të burrave të tyre.

3. Ai kërkon t’i presin kokën dhe t’i lënë zemrën që të ketë mundësi t’i dojë ende vajzat e veta.

Diskutim i lirë • Evidentoni në fragment çështjet sociale që ngërthehen dhe analizoni gjithëkohësinë e tyre. 1.dashuria për prindin, familjen, 2. respekti, 3. mirënjohja, 4. ndjenjat dhe detyrimet në shoqëri, 5. pasojat sociale që sjell dëmtimi i familjes. Pyetja që shtrohet, a ndeshen ende këto probleme në shoqëri? • Trajtoni sipas këndvështrimit tuaj konceptin e dashurisë atërore (familjare) dhe rolin e saj në zhvillimin e shoqërisë. Sugjerohet për vlera edukative : dashuri dhe detyrë, respekt dhe mirënjohje etj. • Nxirrni përfundimet tuaja nga komentimi i fragmentit në kuadrin e kohës kur është shkruar dhe në kontekstin aktual. Fokusohuni tek drama sociale që mbart në thelb vepra.

DETYRË Shkruani hartën e tekstit për fragmentin që analizoni, duke pasur parasysh gjithë hapat që duhen ndjekur për realizimin e saj. Nxënësi të ketë parasysh: 1. Kohën dhe vendin e ngjarjes, 2. rendin kronologjik të ngjarjeve, 3. konfliktin kryesor, 4. zgjidhjen. Ai duhet të përdorë fjalët kyçe dhe t’i referohet paragrafëve në tekst. Punimi nuk mund të jetë më i gjatë se 25 fjali.

Page 100: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

99

Kreu III: Teksti përshkrues

3.1 Si e shohim letërsinë shqipe

Ora 1

Objektiva: a) Të diskutohet në klasë për prirjet e letërsisë shqipe në periudha të

caktuara; b) Të lexohet dhe të kuptohet qëndrimi i Kutelit për letërsinë; c) Të analizohen qëndrimet e Kutelit për aspekte të ndryshme të letërsisë.

Diskutim i lirë: (jo më shumë se 10 minuta, është nxehës, renditje informacioni dhe jo shterues) Diskutoni në klasë mbi këndvështrimin tuaj për letërsinë shqipe të periudhave, si vijojnë: - letërsia e vjetër shqipe dhe rëndësia e saj për shkrimin shqip; Këtu është kontributi i 5 B-ve: Budi, Buzuku, Barleti, Bogdani, Biçikhemi, - letërsia arbëreshe dhe bejtexhinjtë: botëkuptimi dhe karakteristikat; Kontributi i De Radës dhe Skiroit- botëkuptimi perëndimor përballë bejtexhinjve me botëkuptim lindor - letërsia e Rilindjes dhe e Periudhës së Pavarësisë: prirjet estetike, didaktike dhe risitë; Naimi, Pashko Vasa etj - shfaqjet e prirjeve të modernizmit në letërsinë shqipe; Kuteli, Migjeni, Koliqi, Poradeci - letërsia e pas Luftës II Botërore; Autorët e pasluftës: Musine Kokalari etj. - letërsia e realizmit socialist; Politizimi i letërsisë - letërsia disidente; Diktatura dhe rebelët në art: Kasem Trebeshina - letërsia e pas viteve ’90 Prurjet e reja

Të lexohet me zë teksti: Gjuha është shprehja e parë e kombësisë • Lexohet me kujdes teksti dhe shpjegohen fjalët apo shfaqjet paradigmatike ose dialektore të fjalëve që për nxënësin tingëllojnë të reja. • Diskutoni raportin gjuhë-komb sipas këndvështrimit tuaj. Përqendrohuni në plotësueshmërinë e këtyre dy koncepteve ndaj njëri-tjetrit. Raporti gjuhë-komb është në mënyrë natyrale absolutisht i ngushtë. Kjo sepse tipar dallues i çdo etnie është gjuha. Këto dy koncepte plotësojnë njëri-

Page 101: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

100

tjetrin, sepse p.sh. kemi kombësi shqiptare, gjuha shqip. Nuk duhet ngatërruar me gjuhën zyrtare të shtetit, p.sh. shtetet afrikane që kanë gjuhë zyrtare anglisht, frëngjisht, por gjuhë të etnisë së tyre janë të tjera. • Përpunoni tezën e Kutelit se “Gjuha është shprehja e parë e kombit”. Argumentoni këtë qëndrim, duke u nisur edhe nga këndvështrimi biblik mbi fjalën: “E para ishte fjala!”. Gjuha është shprehja e parë e kombit lidhet me atë se gjuha është ndër tiparet parësore të kombit. Lidhja me shprehjen biblike ka të bëjë me konceptin e krijimit, çka do të thotë se njerëzit (kombet, edhe pse shumë më vonë si nocion, shek. XVI) krijohen dhe ekzistojnë nëpërmjet gjuhës, por se fillesën parësore si bashkësi të tilla e kanë për gjuhën. • Cili është këndvështrimi kutelian mbi raportet unitete gjuhësore dhe unitete raciale? Shpjegoni secilin prej koncepteve dhe analizoni qëndrimin e Kutelit duke e mbështetur atë edhe me shembuj. Ca më shumë: mundet të thuhet se shumica e kombeve janë më fort unitete gjuhësore edhe kulturale se sa unitete raciale – sepse brenda tyre ngjan të jenë tretur kombësi të ndryshme, dyke lënë gjuhën e vjetër për të renë. E mirë, e keqe, kjo përzierje, është një realitet. Pra kombet përzihen për shkak të lëvizjeve të popullsive, pushtimeve etj., dhe mbetet gjuha dhe kultura ajo i që i bashkon. Një rast i tillë është Rumania p. sh shembull, ku origjina e pjesës më të madhe të popullsisë që e banon, është me origjinë nga Karpatet, ndërkohë që gjuha që flet është neolatine, po dhe bashkësia kulturore- politike ku përfshihet është evropiane-perëndimore. • Evidentoni tiparet kombëtare të gjuhës sipas autorit të esesë dhe rolin e saj për shprehjen e kulturës së një populli. Zgjerojini me ide të tjera këto qëndrime. Përmjet gjuhës një popull shquhet nga popujt e tjerë, përmjet saj lidh brezat verigë pas verige, përmjet saj shpreh ndjenjat e veta. Tipar dallues, tipar ekzistencial, tipar shprehës. 1. Tipar dalluese sepse gjuha është tipar dallues kryesor për një komb. 2. Tipar ekzistencial sepse kombi ekziston duke transmetuar gjuhën nga

njëri brez tek tjetri. 3. Tipar shprehës, sepse botëkuptimin e vet mbi sendet, dukuritë, ndjenjat e

shpreh vetëm nëpërmjet gjuhës. • Argumentoni rëndësinë e gjuhës së shkruar për një komb sipas mendimit të Kutelit dhe plotësojeni atë me idetë tuaja. Lidhja përmes brezave bëhet më e fortë kur gjuha është e shkruar. Sepse shkrimi ruan thesarin e ndjenjave të së kaluarës dhe lejon punimin e zhvillimin e gjuhës. Rëndësia pra e gjuhës së shkruar lidhet me dokumentimin e fakteve; gjuha e shkruar është më e konsoliduar në ekzistencën e saj, gjuha e shkruar ndihmon zhvillimin e mëtejshëm të gjuhës, për pasojë zhvillimin intelektual e kulturor të popullsisë së ati vendi. • Cili është thelbi i gjuhës së shkruar dhe si e përpunon kjo gjuhë kulturën kombëtare?

Page 102: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

101

Shkrimi është një nga vepërimet më fisnike të njeriut, një shërbesë e shenjtë në altarin e kombit. Përmjet shkrimit ay i flet botës së sotme dhe shekujve që vijnë, përmjet tij ringjall jetën e së kaluarës, përmjet tij pasqyrohet shpirti i kombit. Shpirti i kombit është kultura kombëtare tradizionale (ekzistuese ose jo më) dhe kultura që po zhvillohet. • A mund të diskutoni për lidhjet e shkrimit me fushat e tjera të veprimtarisë njerëzore: kultura, shkenca, artet e tjera etj.? Vetë të shkruarit është kulturë komunikimi dhe të shprehuri. Gjithsesi kultura analizohet nëpërmjet shkrimit/gjuhës, shkenca dhe shkrimi lidhen gjithashtu sepse matjet, zhvillimet dokumentohen nëpërmjet të shkruarit etj. • Zbërtheni dhe interpretoni kuptimin e parë dhe kuptimet e tjera të shprehjes “Shkrimi është një nga vepërimet më fisnike të njeriut, një shërbesë e shenjtë në altarin e kombit”. Shkrimi konsiderohet si veprimtari fisnike, sepse së pari është një aktivitet të menduari dhe të shprehuri njëkohësisht, është diçka që mbetet e dokumentuar dhe merr përsipër të gjykojë breza të tërë etj. Konsiderohet një shërbesë e shenjtë në altarin e kombit sepse e pasuron kulturën kombëtare dhe e bën atë të identifikueshme ndër kultura të tjera. Në fakt Kuteli e ka hyjnizuar shkrimin me altarin e kombit, po kjo ka ardhur si pasojë e gjendjes së të shkruarit shqip. • Duke rilexuar këndvështrimin e Kutelit mbi universalizmin e shkrimit, depërtoni në këtë qëndrim duke përpunuar domethënien e vërtetë të shkrimit. Përmjet shkrimit ay i flet botës së sotme dhe shekujve që vijnë, përmjet tij ringjall jetën e së kaluarës, përmjet tij pasqyrohet shpirti i kombit. Pra ana universale e shkrimit qëndron se nuk ka kufinj në kohë dhe hapësirë-koha e sotme dhe shekujt që do vijnë- universi ekzistencial dhe funksioni dëshmues: ringjall jetën e së kaluarës,- funksion identifikues në të gjitha kohërat sepse përmjet tij pasqyrohet shpirti i kombit. • Analizoni përftesat gjuhësore dhe funksionin e tyre estetik dhe mesazhdhënës të frazës: “Përmjet shkrimit ay i flet botës së sotme dhe shekujve që vijnë, përmjet tij ringjall jetën e së kaluarës, përmjet tij pasqyrohet shpirti i kombit”. Përftesa gjuhësore: shkrimi i flet botës së sotme dhe shekujve që do të vijë, animizim, tregon universalizmin e shkrimit dhe rëndësinë e tij për të ardhmen. ringjall jetën e së kaluarës- është interesant se si autori ka përdorur foljen ringjall me emrin jetë, gjithsesi kjo është bërë për të dhënë ekzistencën kombëtare mes të shkuarës, së tashmes e të ardhmes. pasqyrohet shpirti i kombit- metaforë, jep karakterin dallues kombëtar dhe shpirtëror të çdo kombi. • Ç’do të thotë të jesh shkrimtar dhe cili është misioni i një shkrimtari sipas Kutelit? Analizoni këndvështrimin kombëtar mbi shkrimtarin duke e vënë atë në ekuilibër me karakterin universal të tij. Të jesh shkrimtar do të thotë të ndjesh shumë dhe t’i shprehësh këto ndjenja me shkrim. Kur ti ndjen si ndjen kombi edhe shkruan si flet kombi – ata më të mirët e kombit! – atëherë je shkrimtar i kombit. Jo çdo njeri mund të quhet

Page 103: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

102

shkrimtar, po vetëm ay që është lindur shkrimtar. Shkrimtari zhvillohet, pa fjalë, në qenarin e shoqërisë, po brumin e parë e mban nga lindja. Shkrimtari është përfaqësonjësi më i aftë i kombit nër kombe të tjerë. Ky është qëndrimi i Kutelit në raport me shkrimtarin. Lidhur me këndvështrimin kombëtar mbi shkrimtarin, vetë letërsia ka karakter universal, nuk shtrihet në kohë, hapësirë, ide etj. ç’ka do të thotë se letërsia ka funksion estetik, mund të gjykohet ndryshe në të gjitha kohërat, por vlerat artistike të saj, veçse zhvillohen. Edhe shkrimtari mbetet figurë universale, sepse parësore për të mbetet çfarë ka shkruar dhe jo kush e ka shkruar. • Analizoni dialektikën e zhvillimit të një shkrimtari duke u mbështetur në tezat e mëposhtme: - shkrimtari zhvillohet, pa fjalë, në qenarin e shoqërisë, po brumin e parë e mban nga lindja... Shkrimtar njeriu lind nuk bëhet, ai fiton një gjuhë të caktuar në shoqërinë ku ka lindur dhe zhvillohet sipas rregullave dhe ndikimeve të saj, por që thelbi mbetet talenti. - shkrimtari është përfaqësonjësi më i aftë i kombit nër kombe të tjerë. Shkrimtari mbetet përfaqësues i denjë i kombit përpara kombeve të tjerë sepse ajo që pasqyron vepra letrare është talent, kulturë individuale e kombëtare etj. Vetë mendimi letrar formësohet sipas kulturës ku ti lind dhe kultivohesh. Pra roli përfaqësues i shkrimtarit është ndër më të rëndësishmit. • Vlerësoni në fragmentin që sapo studiuam: - tiparet e shkrimit të një hyrjeje; Ca më shumë: mundet të thuhet se shumica e kombeve janë më fort unitete gjuhësore edhe kulturale se sa unitete raciale – sepse brenda tyre ngjan të jenë tretur kombësi të ndryshme, dyke lënë gjuhën e vjetër për të renë. E mirë, e keqe, kjo përzierje, është një realitet. Përmjet gjuhës një popull shquhet nga popujt e tjerë, përmjet saj lidh brezat verigë pas verige, përmjet saj shpreh ndjenjat e veta. Lidhja përmes brezave bëhet më e fortë kur gjuha është e shkrojtur. Sepse shkrimi ruan thesarin e ndjenjave të së kaluarës dhe lejon punimin e zhvillimin e gjuhës. Përgjigjuni pyetjeve: 1. A e tërheq vëmendjen e lexuesit hyrja? Po, është e përgjithësuar, në formën e një paranteze. A e jep idenë e esesë? Po, flet për raportet gjuhë- komb. Po aktualitetin e temës? Po, probleme të aspekteve të ndryshme të gjuhës vazhdojnë e ngrihen edhe sot. A ka përdorur fraza përpunuese autori? Po: Përmjet gjuhës një popull shquhet nga popujt e tjerë, përmjet saj lidh brezat verigë pas verige, përmjet saj shpreh ndjenjat e veta. Lidhja përmes brezave bëhet më e fortë kur gjuha është e shkrojtur. - vlerësimin për paraqitjen e tezave; Teza kryesore: Shkrimi është një nga vepërimet më fisnike të njeriut, një shërbesë e shenjtë në altarin e kombit. - kalimin nga përshkrimi i përgjithshëm në atë specifik, renditjen e argumenteve;

Page 104: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

103

Përshkrimi i përgjithshëm: Lidhja përmes brezave bëhet më e fortë kur gjuha është e shkrojtur. Sepse shkrimi ruan thesarin e ndjenjave të së kaluarës dhe lejon6punimin e zhvillimin e gjuhës. Teza: Shkrimi është një nga vepërimet më fisnike të njeriut, një shërbesë e shenjtë në altarin e kombit. Përshkrimi specifik: Përmjet shkrimit ay i flet botës së sotme dhe shekujve që vijnë, (argumente) përmjet tij ringjall jetën e së kaluarës, përmjet tij pasqyrohet shpirti i kombit. Argumente: Të jesh shkrimtar do të thotë të ndjesh shumë dhe t’i shprehësh këto ndjenja me shkrim. Kur ti ndjen si ndjen kombi edhe shkruan si flet kombi – ata më të mirët e kombit! – atëherë je shkrimtar i kombit. - dalloni tiparet përshkruese të hyrjes. Hyrja ka karakter përshkrimi të përgjithësuar, ai ka prezantuar termat me të cilat do të operojë, ka dhënë situatë dhe mendimin e vet ndaj saj. Ka përdorur fjali në formën e aksiomave etj. • Gjykoni, a e ka sqaruar Kuteli metodologjinë me anë të së cilës do t’i qaset çështjes mbi gjuhën apo jo dhe a është shpjeguar si dhe sa duhet mbi aktualitetin e çështjes? Po, Kuteli ka dhënë këndvështrimet e veta ndaj realitetit dhe ka vënë përballë njëri-tjetrit dy koncepte: unitete gjuhësore dhe unitete racile, çka do të thotë se metodologia e tij do të jetë kontrasti. Lidhur me aktualitetin e çështjes: ai ka përmendur realitetin dhe aspektin universal të gjuhës, kështu që mendojmë se po. • Ky ushtrim sugjerohet detyrë shtëpie: Shkruani një përmbledhje përshkruese mbi karakterin përshkrues dhe analitik të parashtrimit të argumentit në esenë “Si e shohim letërsinë shqipe”. Jo më shumë se 25 fjali, rëndësia e ushtrimit qëndron tek të kuptuarit e lidhjes racionale që ekziston mes tezave dhe qëndrimeve të Kutelit lidhur me to.

Teksti përshkrues dhe shkrimi i tij

ORA II

Objektiva: a) Të zgjerohen njohuritë mbi tiparet, shkrimin, strukturat dhe

karakteristikat e një teksti përshkrues; b) Të analizohen aspektet e një teksti përshkrues në esenë e Kutelit; c) Të analizohen qëndrime të ndryshme të Kutelit lidhur me letërsinë,

gjuhën, kombin etj.

• Vëreni me kujdes pikturën në foto dhe thoni se cilës legjendë i kushtohet ajo. Legjendës së Konstantinit me Doruntinën.

Page 105: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

104

• Komentoni pikturën për nga karakteri surrealist i saj. Figura e kalit me dy heronjtë mbi qytet, ngjyrat, por edhe vetë subjekti. • Sillni në klasë shembuj ku një subjekt i folklorit është stilizuar në forma

të artit modern dhe përfundimet në të cilat dalim. Kemi rastin e Mujit dhe Halilit, apo Bajlozit, Gjergj Elez Alisë etj. Përfundimi lidhet me funksionin universal dhe estetik të artit, ç’ka do të thotë se nuk ka rëndësi subjekti, koha, apo vendi i tij si produkt, rëndësi ka mjeshtëria artistike mënyra si është dhënë, dhe pikërisht kjo e bën të pavdekshme atë. Shpjegohen: 1. Teksti përshkrues dhe shkrimi i tij, 2. Struktura e tekstit përshkrues, 3. Karakteristikat gjuhësore të tij. • Cila është teknika që Mitrush Kuteli ka përzgjedhur për të bërë lidhjen mes hyrjes dhe zhvillimit të tezës së tij? Ç’mund të thoni për pritshmëritë që ju shkakton kjo teknikë? Ca më shumë: mundet të thuhet se shumica e kombeve janë më fort unitete gjuhësore edhe kulturale se sa unitete raciale (Identifikimi ku përcaktohen gjithë subjektet pjesëmarrëse në përshkrim: unitete gjuhësore, kulturore, raciale.) – sepse brenda tyre ngjan të jenë tretur kombësi të ndryshme, dyke lënë gjuhën e vjetër për të renë. E mirë, e keqe, kjo përzierje, është një realitet. (Parimi metodologjik kontrastues) Përmjet gjuhës një popull shquhet nga popujt e tjerë, përmjet saj lidh brezat verigë pas verige, përmjet saj shpreh ndjenjat e veta. (Përkufizimi i përgjithshëm mbi subjektin e gjuhës dhe kombit) Lidhja përmes brezave bëhet më e fortë kur gjuha është e shkrojtur.( Pika lidhëse mes hyrjes dhe tezës është në formën e një deklarate ) • Analizoni aspektin human dhe njerëzor shqiptar në argumentin e parë të shpjeguar nga Kuteli. Përpunojini ato duke i zgjeruar edhe më shumë. Përkufizojeni këtë tezë. Qysh e shohim ne zhvillimin e letërsisë shqipe? Ja se qysh: - Jemi njerëz, pra në shkrimet tona do pasqyrohet më parë njeriu. Dhe kur themi “njeri” kuptojmë anët positive të tij, virtutet e tij. Del në pah misioni i rëndësishëm i një shkrimtari shqiptar, para së gjithash lidhur me kultivimin e gjuhës. Ky mision e karakterizon shkrimtarin shqiptar si njerëzor dhe me vlera që i burojnë nga funksioni shoqëror të cilin Kuteli i konsideron pozitive dhe të virtytshme. - Jemi shqiptarë, pra në shkrimet tona do pasqyrohet më parë nga çdo tjatër njeriu shqiptar, kombi vetë – ay që ish, që është e që do jetë. Pra letërsia shqipe pasqyron kulturën shpirtërore, estetike dhe etike të kombit shqiptar në mënyrën më universale të mundshme: mes të shkuarës, të tashmes dhe së ardhmes. Kjo do të thotë se misioni i shkrimtarit është i tillë që t’i ruajë, konservojë, zhvillojë e përpunojë e reklamojë vlerat e kombit të vet. Përkufizimi i tezës: Shkrimtari nëpërmjet letërsisë është mesazheri i kulturës kombëtare për vlerat tradizionale, ato qytetare dhe ato që po zhvillohen e do të kërkojë e ardhmja.

Page 106: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

105

• Shtjelloni konceptin e Kutelit për marrëdhënien e shkrimtarit me patriotizmin duke u mbështetur në argumentet që sjell ai dhe rëndësinë e secilit prej tyre. Po ju, a jeni dakord me to? Çfarë mund të shtoni tjetër? Qysh e kuptojmë ne patriotizmin? Shkrimi e zhvillimi i gjuhës është në vetvete një vepër patriotike. Ata që krijuan e kënduan Këngën e Doruntinës, të Nik Petës, të Pal Golemit, hyjnë në radhën e parë të patriotëve të Shqipërisë. Për t’u quajtur shkrimtar ose poet kombëtar nuk nevojitet me do e mos shtijzë, dyfek a mitroloz. Mjafton të më shkruash bukur, në gjuhën e pastër të kombit, për vepra e ndjenja fisnike. Ndjenjë e punë fisnike mbi të cilat duhet shkruar është trimërija e flija për fisin e për tokën, kënga e bilbilit ( e filomelës, do t’i theshin ata të lashtët) dashuroja e trimit për vashën, e vashës për trimin; drita e hënës, valët e liqerit, pika e lotit që shkrep në beben e syrit. Shkrimi i gjuhës lidhet drejtpërdrejt me aktivitetin patriotik sepse është në lidhje të drejtpërdrejtë me tiparin më dallues të një kombi që është vetë gjuha. Zhvillimi i gjuhës nëpërmjet letërsisë buron nga vetë potenziali paradigmatik dhe kuptimor i mjeteve gjuhësore, si dhe domosdoshmërisht me funksionin estetik të saj, çka lidhet me kuptimet e reja të fjalëve për të shprehur ndjenjat, mendimet, idetë etj. Kuteli i referohet në fragment folklorit, i cili mban autor popullin, por që përcjell kulturën shpirtërore të tij të përrallave apo legjendave. Autori e ndan misionin e shkrimtarit nga misioni i ushtarit dhe ai shprehet se një detyrë shumë e rëndësishme e çdo shkrimtari është të më shkruash bukur, në gjuhën e pastër të kombit, për vepra e ndjenja fisnike, çka përkthehet në përcjelljen e vlerave shpirtërore, kulturore, morale, etike, mitologjike, estetike, njerëzore, intelektuale, kombëtare, ndërkombëtare, paqësore tek lexuesi jo vetëm i kombit të vet. • Si e kuptoni shprehjen: “Gjuha e një kombi s’mund të përdoret kundër kombit”? Zbuloni “pushtetin” që ka një shkrimtar lidhur me gjuhën dhe kombin në misionin e tij? Përkufizojeni këtë argument. Gjuha e një kombi s’mund të përdoret kundër kombit. Sepse ay që ndjen bukurinë e saj s’ka se qysh mos ndjejë edhe ndjenjat e kombit. Shkrimtari i cili, si thamë, pasqyron sensibilitetin e kombit e që mban brenda tij një dhuratë kaq të naltë, s’mund të jetë tradhëtor i kombit, njëkohësisht vrasës e vetëvrasës. Shkrimtari Kuteli e ka shpjeguar kështu pushtetin e gjuhës 1. bazuar në karakterin tipar dallues kombëtar të gjuhës (ndjenjat e kombit); 2. karakterin estetik të gjuhës (që ndjen bukurinë e saj) 3. karakterin e shprehjes së ndjenjave të gjuhës (pasqyron sensibilitetin e kombit); 4. keqpërdorimi i gjuhës konsiderohet tradhti, vrasje, vetëvrasje sepse kthehet kundra gjuhës amtare. Ky është motiv i njohur në letërsinë shqipe, “Pra mallkue njaj bir shqiptari, që kët’ gjuhë të perëndis, trashgim sia la i pari, trashëgim s’ia len ai fmis…e ngjuh të hueja kur s’asht nevoja flet e të vetën e len pas dore”. Përkufizimi i argumentit: Vlerat kombëtare të gjuhës janë armë e fortë e kombit për të dalë mbi kombet e tjera. Shprehja “Gjuha e një kombi s’mund të përdoret kundër kombit” ka në thelbin e vet konceptin e lartësimit të kombit nëpërmjet gjuhës si mjet estetik

Page 107: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

106

(shpreh ndjenjat, kulturën, humanizmin e një kombi) dhe etik (kryen funksionin edukues të një kombi), por edhe si tipar dallues. Tipari dallues lidhet më shumë me individin. • Analizoni mesazhin etik të Kutelit ndërmjet konceptit të mallkimit për shpërdorimin e gjuhës. Gjeni burimin letrar të tij dhe interpretoni shtrirjen didaktike të mesazhit. Në qoftë se e bën këtë e në qoftë se talenti i tij – shkëndija hyjnore– fiket edhe ay bëhet jatak i armikut kundër kombit, meriton dënimin më të rreptë. Dhe dënimi më i rreptë nuk është vrasja apo presja, si mund të kujtojë do-një shpirt-xhelat, po mallkimi. Mallkuar qoftë, do thotë kombi vetë, mallkuar qoftë ay që më pat njohur e ndjerë më mirë se çdo tjatër e që më pat tradhëtuar! Pra shkrimtari nëpërmjet krijimtarisë së vet duhet të shprehet për vlerat kombëtare, forcimin e tyre, reklamimin e tyre etj. Moskryerja e këtij misioni kombëtar si shkrimtar dënohet me mallkim, pikërisht sepse ai (shkrimtari) është që më pat njohur e ndjerë më mirë se çdo tjetër. Burimi letrar shih pikën e mësipërme. Shtrirja didaktike lidhet me përdorimin e gjuhës përveç komunikimit, edhe si një vlerë kombëtare. Kjo sot, mund të tingëllojë si e tejkaluar për shkak të botës globale ku ne po jetojmë, por më së miri sot, kjo lidhet p.sh. me përdorimin e fjalës shqipe në vend të fjalës së huaj, në rastet kur ky përdorim është i ekzagjeruar, apo p.sh. përkthimi i shumë shprehjeve mot a mot që nuk i përgjigjen realitetit shqiptar: p.sh: spostohu-shtyu, bej tutje, xhentil- i sjellshëm etj. • Diskutoni raportin gjuhë-komb-fe. Evidentoni pikat lidhëse dhe pikat dalluese. Kombësia në raport me fenë është si lënda në raport me trajtën. Një popull mund të veshë, gjatë historisë, nga pikëpamja fetare, trajta të ndryshme, suksesive apo paralele si mund të veshë edhe rroba të ndryshme. Për hatrin e trajtës, të veshjes e çveshjes (se njëri heq kapellën e tjetri zbath këpucët kur i lutet Zotit…) ne nuk do ndahemi vëlla me vëlla! Pra, gjuha është mbi fenë për një komb. Pika lidhëse: një komb-një gjuhë; gjuha është mjet bashkimi kombëtar. Pika ndarëse: fe të ndryshme brenda një kombi, për pasojë edhe kulturë e ndryshme. • Popullsia shqiptare përbëhet nga komunitete të ndryshme fetare. A mund të thoni disa raste lehtësisht të dallueshme, ku nëpërmjet gjuhës individët e pasqyrojnë përkatësinë e tyre fetare, si p.sh: lutem-falem etj. xhenet-parajsë; amshim- përjetësi, mëkat – gjynah; kreshmë-ramazan etj. • Analizoni mesazhin që jep shkrimtari për kombin e tij dhe për lidhjet e kombeve me njëri-tjetrin. Shkrimtari duhet t’i afrojë njerëzit, jo t’i ndajë. Më parë njerëzit e kombit të tij, pastaj komb me komb. Kuptohet vetiu: bashkim e kuptim në caqet e të drejtave të dikujt!... Misioni i shkrimtarit është bashkues, sepse lidhet me identifikimin e kulturës kombëtare për lexuesit e tij. Por nisur nga karakteri estetik, human dhe universal i letërsisë, shkrimtari bashkon kombin e vet me kombet e tjera, jo vetëm sepse përcjell një anë të identitetit të tyre, por sepse këtë identitet e

Page 108: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

107

bën të komunikueshëm për kombet e tjera. Ai e ngre kulturën e vet në piedestalin e kulturave mbarëkombëtare. • Zbuloni raportin që krijimtaria e një shkrimtari ka me traditën letrare, me të tashmen dhe me të ardhmen e letërsisë së kombit të vet dhe më gjerë. 1. lidhja ndërmjet brezave: Dëshmojmë se jemi veriga në zinxhirin e brezave. 2. mbështetja tek trashëgimia e së kaluarës: Jeta nuk fillon me ne, 3. (e ardhmja) as mbaron (mos e dhëntë Zoti) me ne. 4. (trashëgimia) Kemi gjetur gjysma nga të parët e (ajo çka ne do lëmë pas)

do t’i lemë pas. 5. Nuk mundim të pasqyrojmë sensibilitetin – ndjesinë për atë që është e

bukur, e pastër, e mirë – e një kombi pa përfshirë sensibilitetin e brezave të kaluara (Përfshirja e identitetit kombëtar në letërsi, art.)

6. Me qënë se në të kaluarën e larkme gjuha jonë nuk ka qënë e shkruar nuk kemi veçse të pakta gjyrma, fragmentare, të kohës së lashtë.(Trashëgimia jonë e dokumentuar e shkrimit).

• Analizoni dhe interpretoni kompleksitetin e konceptit “shpirt i kombit” sipas këndvështrimit të Mitrush Kutelit dhe sipas fushëpamjes suaj. Në kryen e këtyre pak fragmentave qëndrojnë prrallat, gojëdhënat e sidomos këngët, veçanërisht ato të arbëreshëve. Do zgjedhëm syresh – si pas mundësive tona, mundësive tona dallonjëse – pjesën që përfaqëson me të vërtetë shpirtin e kombit, si çelës për të hyrë në botën e së kaluarës. Këtë shpirt e përfaqësojnë këngët e Vashës (që u bë “dhrizë e bardhë”) edhe të Trimit (që u bë “qipariz”), Doruntinat, Garentinat, Kostandinët, Nik Petat, Pal Golemët e lavosur, Katarinat e të tjera të gjith atij brumi. Brenda tyre so-se rron vetë frymë shqipëtare e lashtë, gjyshët e stërgjyshët kreshnikë, mbasi aluvionet e huaja janë të pakta edhe s’kanë prishur esencën shqipëtare të lëndës e të trajtës. “Shpirti i kombit” sipas Kutelit: 1. nga tradita pagane nëpërmjet përrallave, gojëdhënave, këngëve epike dhe atyre lirike (të mëvona nëpërmjet arbëreshëve). 2. E kaluara shërben si çelës për të kuptuar të kaluarën, sepse që andej buron tharmi ynë i kulturës shpirtërore, 3. Bota shpirtërore e shqiptarëve zbulohet nëpërmjet trashëgimisë mitologjike e legjendare, 4. Ato japin çelësin që ne të kuptojmë veten në lashtësi, 5. gjeneza e pastër ilire në racë dhe kulturë, kur ai thotë, mbasi aluvionet e huaja janë të pakta edhe s’kanë prishur esencën shqipëtare të lëndës e të trajtës • Cili është subjekti letrar i krijimtarisë së shkrimtarëve dhe si e përligj Kuteli këtë qëndrim të tijin? Në shoshitjen e lëndës folkloristike do hedhëm tej atë prodhim të bastarduar – si ndjenjë e trajtë – të burgjezisë së qyteteve të mezit e të veriut ku bukuria e vashës është zëvëndësuar me faqetabaknë e dylberit. Pra në gjithë veprimtarinë tonë letrare – vjershë e prozë – do pasqyrojmë njerinë përgjithësisht, njerin shqipëtar veçanërisht. Të sotmin e të përhershmin. Subjekti letrar është njeriu shqiptar veçanërisht, nisur nga karakteri kombëtar i letërsisë dhe jo nga karakteri universal i saj. Karakteri universal i letërsisë nuk përfshin karakterin kombëtar të saj. Qëndrimi i Kutelit është se me zbehjen e lëndës folklorike (origjinale kombëtare duhet kuptuar) letërsia ka humbur një lloj ndjenje e trajte dhe ka marrë një karakter më të përgjithësuar.

Page 109: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

108

• Shtjelloni karakteristikat e artit të rrëfimit sipas tematikave dhe qëllimin e këtij këndvështrimi sipas Kutelit. Kjo pikë sugjerohet detyrë shtëpie, pra nxënësi mund të zgjerojë deri në 25 fjali fragmentin e mëposhtëm. Sa i përket artit të rrëfimit, gjer të vijnë pas nesh më të mirët, do përpiqemi të japim fragmente nga afreska e madhe e jetës shqipëtare, dyke u rënë pas vragave që hapnë Faik Konica (Martesa e Skënderbeut, Mrika, etj.) Lumo Skëndua (Hi dhe shpuzë). Nesër mund të vijë dikush – dhe lipset të vijë – të hapë më me guxim palët e kohës për të na dhënë romanin historik, dramën historike, në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe jo në trajtat e zbehta të deritanishme. Një fushë e gjerë punimi është e mbetet ajo e zhvillimit të themës sipas pikëpamjes shoqërore dhe politike. Në se këtë deri tani nuk e ka lejuar kuadri shqipëtar, e ka për të lejuar nesër. Në mënyrë fragmentare mund të veprohet edhe sot. ORA III

Objektiva: a) Të analizohen teknikat argumentuese të Kutelit në ese; b) Të analizohen aspekte gjuhësore të eseistikës së Kutelit; c) Të gjykohet mbi esenë Si e shohim letërsinë shqipe

• A bini dakord me periodizimin që Kuteli i bën letërsisë shqipe që nga viti 1906 deri në 1944 dhe karakterizimin që i bën secilës prej periudhave? Argumentoni qëndrimet tuaja. Me këtë rast gjykojmë se do ish mirë që ndonjë shkrimtar të mendohet mbi një lloj triollogjije të jetës shqiptare moderne me dy fillime simetrike dhe ja se qysh: 1. Viti 1906, 1907, 1908. Përpjekjet e fundit turke edhe Xhonturke për të shtruar Shqipërinë. Periudha e romantizmit shqipëtar. Njerëz me mjekër ndër male (Mihal Gramenua me shokë). Këndohet “Për Mëmëdhenë”./ Viti 1913, Shqipëri! Shqipëtarë që s’e njohën veten shqipëtar, Wied-i, Thompson-i, Vala e luftës, Vlora, Lushnja, Avniu, Parlamenti!/ 2. Viti 1924 Qershor; Viti 1924, Dhjetor! Bajrami; varre, litare, qetësi.”Penetrazione Pacifica”, Kryengritje e represione. Viti 1928 “Penetrazione forzosa”… Krizë e palate, ar e gjak. Preliminari etiopik. E Premtja e zezë. Të rinjtë kërkojnë armë. – Pleqtë tradhëtojnë!/ 3. Viti 1939. Histerija fashiste. Tankset. Sëpatat e flamurit. Këmishë-zinj e shpirt-korbë: Parakalojnë komendatorat! “Shqipërija në zëmrën time”, Ngrihi shokë! Në male, si më 1908 “Për mëmëdhenë, për Mëmëdhenë” Triumfi i gjakut kundrejt arit./Pra simetri e gjith asaj kënge, simetri e gjith atij ideali (Për liri!) që nuk shuhet kurrë./Përbrenda këtyre dy kulmeve: trimëri, dashuri, urrejtje, kompromisa, palate, vjedhje, tradhëti, mundës, të mundur…/Të na falën lëçitësit për këtë paranthezë e cila rreh t’i bëjë të prekshme mendimet tona mbi zhvillimin e letërsisë shqipe. Është lehtësisht e dallueshme që sipas qëndrimit të Kutelit, periodizimi i takon shkrimtarit dhe jo studiuesit të historisë së letërsisë. Po a është e saktë kjo? Gjithashtu karakterizimi që Kuteli i bën secilës ndarje nuk ka karakter

Page 110: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

109

ideo-estetik, po ka vetëm karakter ideo-tematik, duke lënë jashtë kështu aspektin më të rëndësishëm të letërsisë, atë estetik, për pasojë artistik. 1. Karakteristikat për vitin 1906, 1907, 1908 – periudha e romantizmit

shqiptar; ne pas studimeve të mirëfillta periudhën e romantizmit njohim shek. 19 me De Radën e Skiroin. Periudha që citon Kuteli përkon më së tepërmi me letërsinë e periudhës së Pavarësisë, apo Rilindjes, duke qenë se përgatitej pavarësia.

2. Viti 1924-1928 sipas studimeve më të fundit është fillimi i letërsisë moderne shqipe dhe jo letërsi e çlirimit.

3. Viti 1939, letërsia e luftës antifasciste, kjo përputhet me realitetin dhe është në përputhje me qëndrimet e disa studiesve mbi zhvillimet e proceseve letrare në Shqipëri.

• Cili është qëndrimi i Kutelit ndaj kritikës dhe si e mbështet ai rëndësinë e saj dhe formën që ajo duhet të ketë? (Qëndrimi është që nuk kemi kritikë) Po t’ishim kritikë të vërtetë (jo diletanta, si jemi ose çun, si ay tjetri-argument) nuk do të na mjaftonin tri jetë bashkë për të shqyrtuar atë pak lëndë letrare (argument) që kemi – që nga kënga popullore e gjer në prodhimi i librës. Sepse kritikën duhet ta kuptojmë jo si spekulacion abstrakt (kontrastim) ose si donjë parafrazim croce-ian (argument), po thjesht, me monografi letrare, me komentime, me vëzhgime biografie edhe bibliografie (argument). • Si e gjykoni mënyrën se si autori e ka ndërtuar tezën e tij dhe cila është ajo? Plotësoni në tabelën e mëposhtme: Teza: Shkrimi është një nga vepërimet më fisnike të njeriut, një shërbesë e shenjtë në altarin e kombit. Autori ka lidhur në një sentencë të vetme këndvështrimin e tij mbi gjuhën-shkrimin; detyrën kombëtare; raportin gjuhë-komb dhe shkrimtar-komb.

Teza Argumentet mbështetëse 1. Përmjet gjuhës një popull shquhet nga popujt e tjerë, përmjet saj lidh

brezat verigë pas verige, përmjet saj shpreh ndjenjat e veta. Lidhja përmes brezave bëhet më e fortë kur gjuha është e shkrojtur.

2. Sepse shkrimi ruan thesarin e ndjenjave të së kaluarës dhe lejon punimin e zhvillimin e gjuhës.

3. Përmjet shkrimit ay i flet botës së sotme dhe shekujve që vijnë, përmjet tij ringjall jetën e së kaluarës, përmjet tij pasqyrohet shpirti i kombit.

4. Përmjet shkrimit ay i flet botës së sotme dhe shekujve që vijnë, përmjet tij ringjall jetën e së kaluarës, përmjet tij pasqyrohet shpirti i kombit. Të jesh shkrimtar do të thotë të ndjesh shumë dhe t’i shprehësh këto ndjenja me shkrim. Kur ti ndjen si ndjen kombi edhe shkruan si flet kombi – ata më të mirët e kombit! – atëherë je shkrimtar i kombit. Jo çdo njeri mund të quhet shkrimtar, po vetëm ay që është lindur shkrimtar. Shkrimtari zhvillohet, pa fjalë, në qenarin e shoqërisë, po brumin e parë e mban nga lindja.

Shkrimtari është përfaqësonjësi më i aftë i kombit nër kombe të tjerë.

Page 111: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

110

• Analizoni teknikat argumentuese për secilën nga idetë mbështetëse në funksion të tezës kryesore të esesë “Si e shohim letërsinë shqipe” të Mitrush Kutelit. Teknikat argumentuese janë: 1. fjali me pjesë të nënrenditur shkakore (sepse); 2. nëpërmjet qëndrimeve dëftuese 3. Fjali e nënrenditur kohore (kur) me dy pjesë të bashkërenditura mënyrore (si ndjen, si flet); 4. kontrasti, 5. fjali me bashkërenditje kundërshtore (por), 6. pohimit aksiomatik. • Evidentoni fjalët kyçe në hyrjen e esesë. Në çfarë raporti qëndrojnë konceptet popull-komb sipas Kutelit? A janë ata e njëjta gjë? Trajtoni raportin gjuhë-popull, si dhe gjuhë - komb. Ca më shumë: mundet të thuhet se shumica e kombeve janë më fort unitete gjuhësore edhe kulturale se sa unitete raciale – sepse brenda tyre ngjan të jenë tretur kombësi të ndryshme, dyke lënë gjuhën e vjetër për të renë. E mirë, e keqe, kjo përzierje, është një realitet. Përmjet gjuhës një popull shquhet nga popujt e tjerë, përmjet saj lidh brezat verigë pas verige, përmjet saj shpreh ndjenjat e veta. Lidhja përmes brezave bëhet më e fortë kur gjuha është e shkrojtur. Sepse shkrimi ruan thesarin e ndjenjave të së kaluarës dhe lejon punimin e zhvillimin e gjuhës. Fjalë kyçe: komb, unitet gjuhësor, kulturor, racial, gjuhë, popull, shkrim. Sipas Kutelit: Mundet të thuhet se shumica e kombeve janë më fort unitete gjuhësore edhe kulturale se sa unitete raciale – sepse brenda tyre ngjan të jenë tretur kombësi të ndryshme, dyke lënë gjuhën e vjetër për të renë…Përmjet gjuhës një popull shquhet nga popujt e tjerë, përmjet saj lidh brezat verigë pas verige, përmjet saj shpreh ndjenjat e veta. Sipas Kutelit, përzierja historike raciale e kombeve të ndryshme ka krijuar unitete gjuhësore e kulturale, me një tharm racial të përbashkët, por më së shumti raca të përziera, që kanë dhënë popullin. Raporti gjuhë-popull është raport i ligjëruar me kushtetutë, çka do të thotë populli shqiptar (e gjithë popullsia që jeton në trevat e RSH-së: rome, slave, xhipsi, grekë, goran, vllehë etj.) dhe që flet shqip dhe gjuhë zyrtare ka shqipen. Minoritetet që janë në përbërje të popullsisë shqiptare kanë kombësinë përkatëse dhe gjuhën e tyre të familjes apo të komunitetit ku jetojnë që mund të jetë slave, greke etj. • Hyrja e esesë është e karakterizuar nga shumë mbiemra. Shquani togfjalëshat e tipit emër + mbiemër, që janë në funksion të tezës kryesore, dhe zbërthejini ata nga pikëpamja kuptimore. 1. 1.kombësi të ndryshme; lidhet me popujt që përbëhen nga përzierje e

kombeve të ndryshme. 2. gjuhën e vjetër për të renë, i referohet zhvillimit të ilirishtes në

protoshqipe dhe shqipe më pas. 3. Lidhja e fortë brezash: trashëgimia kulturore e shpirtërore që ne lëmë

brez pas brezi nëpërmjet gjuhës. 4. gjuha e shkruar- si akt kombëtar i nevojshëm për ekzistencën e gjuhës. • Analizoni funksionet gjuhësore, funksionale dhe stilistikore të përdorimit të foljeve në vetën e parë shumës dhe vetën e tretë njëjës. Në çfarë raportesh e vendosni shkruesin e esesë dhe lexuesin në këto teknika?

Page 112: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

111

Përdorimi i foljeve në vetën e parë shumës: funksioni gjuhësor lidhet me pozicionimin në ligjërim, pra autori ka marrë pozicionin e qendrës së ligjërimit dhe folja që mbart kuptimin është folja ekzistenciale qendër- vendosëse në ligjërim. Nga ana funksionale ka marrë funksionin 1. të shkrimtarit, 2. të shqiptarit, 3. kombëtar (të bashkësisë) etj. Përdorimi i vetës së tretë njëjës ka të bëjë me karakterin përgjithësues dhe neutral të shkrimit të esesë. • Çfarë funksioni ka përdorimi i modalitetit kushtor në trajtimin e argumenteve? P.sh: Në qoftë se e bën këtë e në qoftë se talenti i tij – shkëndija hyjnore – fiket edhe ay bëhet jatak i armikut kundër kombit, meriton dënimin më të rreptë. Modaliteti kushtor ndihmon në ndërtimin e kontrastit, ai gjithashtu është më ekspresiv për të dhënë qëndrimet. • Si ka vepruar Mitrush Kuteli me etiketimet? Çfarë trajte kanë ata të përkufizimeve apo të sentencave? Etiketimi, që është ripërkufizimi i tezës dhe i argumenteve përkatëse, autori i ka përdorur dendur p.sh: Shkrimtari duhet t’i afrojë njerëzit, jo t’i ndajë (sentencë). Ai i ka përdorur të dyja teknikat si të përkufizimit p.sh: Me këtë rast gjykojmë se do ish mirë që ndonjë shkrimtar të mendohet mbi një lloj triollogjije të jetës shqiptare moderne me dy fillime simetrike; apo sentence Përmjet gjuhës një popull shquhet nga popujt e tjerë, përmjet saj lidh brezat verigë pas verige, përmjet saj shpreh ndjenjat e veta. Sikurse e shohim: sentenca sjell dhe një risi në qëndrimet e Kutelit. Përkufizimi jep një qëndrim të njohur nga të gjithë, por që Kuteli e ka dhënë sipas qasjes së tij. • Në çfarë raportesh qëndron kritika letrare me letërsinë sipas autorit? Mbi çfarë konteksti e ka vendosur ai atë dhe a shërben paragrafi për të si një përmbyllje për esenë? Po t’ishim kritikë të vërtetë (jo diletanta, si jemi ose çun, si ay tjetri) nuk do të na mjaftonin tri jetë bashkë për të shqyrtuar atë pak lëndë letrare që kemi – që nga kënga popullore e gjer në prodhimi i librës. Sepse kritikën duhet ta kuptojmë jo si spekulacion abstrakt ose si donjë parafrazim croce-ian, po thjesht, me monografi letrare, me komentime, me vëzhgime biografie edhe bibliografike. Kritika sipas Kutelit është e lidhur më ngushtësisht me letërsinë dhe sipas tij është ende i pafilluar studimi i letërsisë mbi baza të vërteta shkencore. Ai i përmbahet qëndrimit se kritika duhet të jetë thellësisht profesionale dhe të ketë vendin e saj të institucionalizuar nëpërmjet botimeve. Edhe mund të shërbejë si mbyllje për esenë, sepse kritika është ajo që vjen pas produktit letrar, dhe sigurisht së bashku me lexuesin i jep veprës letrare vendin që i takon në letërsi. • Shkruani një mbyllje sipas këndvështrimit tuaj, ku të përmblidhni tezën, argumentet dhe përfundimet më të rëndësishme. Shtoni një fjali në mënyrë që të shprehni shterueshmërinë ose jo të shkrimit “Si e shohim letërsinë shqipe”. Jo më shumë se shtatë fjali përmbyllëse ku të rimerret teza dhe të përforcohen në mënyrë të përmbledhur qëndrimet e Kutelit. Të mbahet parasysh se në mbyllje nënvizohet fakti se eseja nuk ka qenë tërësisht shteruese.

Page 113: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

112

• Komentoni titullin e esesë dhe analizoni trajtimin e temës në funksion të saj. Çfarë titulli tjetër mund të merrte eseja? Titulli është tërësisht në funksion të brendisë së esesë. Ai prezanton në mënyrë të drejtpërdrejtë se për çfarë flet dhe mbështet tezën kryesore mbi gjuhën (dhe letërsinë) si tipar dallues kryesor i një kombi. • Jepni gjykimet tuaja mbi esenë e Kutelit “Si e shohim letërsinë shqipe” për nga aspekti didaktik, risi-sjellës, përshkrues dhe aktualiteti i saj për kohën e atëhershme, por edhe për kohën e sotme. Aspekti didaktik: pra karakteri mësimor i saj. Autori e përmbush këtë mision, edhe nga pikëpamja gjuhësore ai është shprehur me anën e aksiomave, kompozimi i brendshëm i trajtimit të saj. • Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme mbi dialektet e gjuhës shqipe: - Sa dialekte dallohen në gjuhën shqipe? Cilët janë ata dhe si shpërndahen në territoret e banuar nga shqiptarë? Identifikoni vijën ndarëse të tyre. Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja). - Listoni disa nga tiparet dalluese të dialekteve të shqipes nga pikëpamja e tingujve dhe e theksit, nga qasja morfo-sintaksore, si dhe nga fjalët që karakterizojnë pasurinë leksikore të secilit prej tyre. Sillni shembuj. Ekzistojnë disa dallime në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore e në leksik, nga të cilët më kryesorët janë: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i jugut, vetëm zanore gojore; togut ua të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me vo (vatër ~ votër); â-së hundore të theksuar të gegërishtes, toskërishtja i përgjigjet me ë-të theksuar (nânë ~ nënë). Dialekti i jugut ka dukurinë e rotacizmit (kthimin e n-së ndërzanore në r (ranë ~ rërë), që në gegërisht mungon; në toskërisht, grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, etj. Ruhen të plota, kurse në gegërisht, janë asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ vënë). Në sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formën e paskajores së tipit me punue, kurse toskërishtja në vend të saj, përdor lidhoren të punoj. Forma e pjesores në toskërisht, del me mbaresë, kurse në gegërisht, pa mbaresë (kapur ~ kapë), etj. Dialekti i jugut ka format e së ardhmes: do të punoj dhe kam për të punuar, ndërsa dialekti i veriut përveç formave të mësipërme ka formën kam me punue. Dallime leksikore: rana-kumi; tamël-qymësht; tlyn-gjalpë etj. - Paraqitni në mënyrë të sintetizuar dallimet e evidentuara. - Diskutoni rëndësinë e dialekteve në pasurinë dhe pasurimin e një gjuhe. 1. E pasurojnë gjuhën me fjalë, 2. E pasurojnë me forma morfologjike, 3. Me forma folklorike të ruajtura nga zhvillimet qytetare etj. • A ju pëlqen mënyra gjuhësore e të shprehurit të Mitrush Kutelit? Argumentoni qëndrimet tuaja.

Page 114: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

113

Argumente pro: është koncize dhe e mirësqaruar; fjalori është mjaftueshëm profesional; ka përdorur ilustrimin me shembuj për çdo qëndrim, ka përdorur stilin kontrastiv të të folurit etj. Argumente kundra: nuk është shkruar sipas gjuhës letrare të njësuar, është më i hershëm shkrimi se sa njësimi; ndoshta ka përdorur disa fjalë të karakterit emocional etj. Detyrë shtëpie Shkruani një ese përshkruese, duke medituar mbi parimet letrare të Kutelit në esenë “Si e shohim letërsinë shqipe”. (jo më shumë se 25 fjali) Nxënësi duhet të shprehë opinionet e veta mbi argumentet e Kutelit.

3.2 Josif Brodskij, fjalimi i Nobelit. Teksti kulturologjik (4 orë)

Ora I

Objektiva: a) Të përvetësuarit e disa koncepteve estetike; b) Të lexuarit dhe të kuptuarit mirë të fjalimit të Broskijt.

Mësuesi sugjerohet t’i njohë nxënësit me konceptet e mëposhtme me qëllim që ata ta kenë më të lehtë të kuptuarin e tekstit. Këto koncepte nxënësi mund t’i lexojë për dijeni të përgjithshme jo si detyrë e mësimit. Sugjerohet dy herë leximi i pjesës: një herë nga mësuesi duke ndaluar dhe duke dhënë shpjegimet përkatëse për çka nxënësve mund t’u tingëllojë e panjohur; dhe leximi i dytë nga nxënësit që të jetë lexim për ta asimiluar përmbajtjen ideore të tekstit. • Evidentoni objektin dhe subjektin e kësaj ligjërate eseistike. Subjekti i ligjëratës është me patjetër shkrimtari Brodskij, por edhe shkrimtari në kuptimin universal. Objekti është ekzistenca njerëzore, arti, gjuha dhe letërsia, etika dhe estetika, libri. • Si do ta vlerësonit esenë: me prirje etike apo estetike? Çfarë mësuat nga këto dy këndvështrime për esenë? Ndoshta me të dyja llojet e prirjeve: kur niset nga këndvështrimi i subjektit mbi objektet, është estetik; kur niset të gjykojë mbi objektet është estetiko-etik. 1. Filozofia e shtetit, etika e tij, pa folur më për estetikën – janë përherë

“dje”-ja. Gjuha dhe letërsia (kategori estetike) janë gjithmonë “sot”-i dhe shpesh – sidomos aty ku sistemi politik është ortodoks – ato madje mund të përbëjnë edhe “nesër”-in.

Page 115: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

114

2. Çdofarë realiteti i ri estetik përsaktëson për njeriun realitetin etik. Sepse estetika është nëna e etikës; nocionet “mirë” dhe “keq” – janë nocione, para së gjithash, estetike, që parakuptojnë kategoritë e “së mirës” dhe “së keqes”. Në etikë jo “gjithçka është e lejueshme”, sepse në estetikë jo “gjithçka është e lejueshme”, ngase sasia e ngjyrave në spektër është e kufizuar. Një foshnje pa arsye që me të qara refuzon një të panjohur ose, përkundrazi, joshet drejt tij, instinktivisht ka bërë një zgjedhje estetike dhe jo morale. Zgjedhja estetike është gjithherë individuale.

• Analizoni raportin e artit me privatësinë e ekzistencës njerëzore. Nga buron ky raport dhe si përthyhet ai në realitet? Nëse arti diç edhe na mëson (artistit, në radhë të parë), atëherë kjo ka të bëjë pikërisht me privatësinë e ekzistencës njerëzore. Duke qenë më e stërlashta – dhe forma më e fjalëpërfjalshme e iniciativës vetjake – ajo dashje ose pa dashje stimulon tek njeriu pikërisht ndjesinë e individualitetit, unikalitetit, veçanësinë – duke e shndërruar atë nga një kafshë shoqërore në personalitet. Shumë gjëra mund t’i bashkëpjesëtosh: bukën, shtratin, bindjet, të dashurën – por jo poezinë, të themi, të Rajner Maria Rilkes. Pra arti është i lidhur ngushtë si me krijuesin e saj, ashtu edhe me përjetuesin e saj, sepse në të dyja rastet në forma të ndryshme ndikon në thelbin e tyre ekzistencial, për pasojë edhe për qasjen ndaj botës. Letërsia përthyhet tek gjithsecili prej nesh nëpërmjet individualitetit tonë dhe e kultivon atë sipas organizmit që ky organizëm ka. Pikërisht pra nëpërmjet kulturimit dhe kultivimit të ndjenjave njeriu shndërrohet nga një kafshë shoqërore në personalitet, sepse madhështia e artit është aq e pafundme, ashtu si raporti direkt që krijon me lexuesin e saj. Ky raport buron nga fakti se arti është i pashtershëm dhe universal për nga karakteri. Në realitet përthyhet me kulturën estetike të gjithsecilit prej nesh. • Në ç’raport është letërsia, arti me shkrimtarin, artistin dhe si ndryshon ky raport me lexuesin apo përjetuesin e artit? Letërsia pra përfshihet tek artet, pavarësisht se është forma më e stërlashtë e tij. Raporti me shkrimtarin/ artistin është shumë individual, sepse vepra e artit, letërsia në veçanti dhe poezia më përveçmas, i drejtohet njeriut têt-á-têt, duke u lidhur me të në marrëdhënie direkte, pa ndërmjetës. Pra arti është i lidhur ngushtë si me krijuesin e saj, ashtu edhe me përjetuesin e saj. • Si shpaloset kundërshtia art-politikë në tekst dhe nga buron kjo oponencë universale? Pra, për këtë arsye, nuk e kanë dashur artin në përgjithësi dhe poezinë në veçanti prijësit e të mirave të përbashkëta, sundimtarët e masave, tellallët e domosdoshmërisë historike. Sepse aty ku ka kaluar arti, ku është lexuar poezia, ata zbulojnë në vend të pëlqimit dhe solidaritetit – shpërfillje dhe kundërshtim, në vend të vendosmërisë për veprim – mosvëmendje dhe neveri. Oponenca universale buron nga misioni i gjithsecilës veprimtari njerëzore në jetë sepse 1. nuk e kanë dashur artin në përgjithësi dhe poezinë në veçanti prijësit e të mirave të përbashkëta, sundimtarët e masave, tellallët e domosdoshmërisë historike; 2. Sepse aty ku ka kaluar arti, ku është lexuar poezia, ata zbulojnë në vend të pëlqimit dhe solidaritetit – shpërfillje dhe kundërshtim, në vend të vendosmërisë për veprim – mosvëmendje dhe neveri.

Page 116: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

115

• Shtjelloni konceptin universal të artit sipas Brosdskijt dhe komentoni postulatin “... arti parathotë një periudhë, periudhë, presje dhe një minus”. Me fjalë të tjera, nëpër zerot e vegjël me të cilët prijësit e së mirës së përbashkët dhe sundimtarët e masave priren të veprojnë, arti parathotë një “periudhë, periudhë, presje, dhe një minus”, duke e shndërruar çdo zero në një njeri të vockël, megjithëse jo gjithmonë të bukur. Arti sipas Brodskijt qëndron mbi gjithçka, sepse ai ka edhe funksion parathënës çka është maksimumi që arrin gërshetimi i ndjenjës me arsyen, historia etike me të ardhmen estetike. • Krahasoni raportet kohore në të cilat është gjuha dhe letërsia në raport me format e tjera të organizimit njerëzor. Argumentoni qëndrimet pro dhe kundra. Gjuha dhe, siç më duket mua, letërsia- janë gjëra më të lashta, më të pashmangshme, më të përjetshme sesa çdo formë e organizimit njerëzor. Pra fillesa e mendimit njerëzor është nëpërmjet artit sipas Brodskijt. Për këtë arsye, ai mbetet edhe universal. • Dalloni argumentet në raportin e (pa) ndërsjellë letërsi-shtet sipas Brodskijt. Mbështetuni në kontekstin historik, social, psikologjik e artistik të diskutimit. Zemërimi, ironia apo indiferenca e shprehur nga letërsia në lidhje me shtetin, është në thelb, reaksioni i së përhershmes (argumenti), më saktë të themi – i të pafundmes, kundrejt të përkohshmes (raporti), të kufizuarës. Të paktën deri atëherë kur shteti do t’i fusë hundët në punët e letërsisë, letërsia ka të drejtën e vet të ndërhyjë në punët e shtetit (argumenti). Sistemi politik, forma e rendit shoqëror, sikundërse çdo sistem në tërësi, është, për vetë natyrën e saj të përcaktuar, formë e kohës së shkuar që rreket ta quajë vetën formë të së tashmes (shpesh herë edhe të së ardhmes), dhe njeriu, profesioni i të cilit është gjuha, është i mbrami që mund t’i lejojë vetes ta qesë në harresë këtë gjë (argumenti, kontrastues). Konteksti historik-social: sistemi komunist në vendet e Europës Lindore, ngritja e doktrinës së realizmit socialist. Konteksti psiko-artistik: mungesa e lirisë së shprehjes për artistët, që shfaqej në dobësi forme e përmbajtjeje për doktrinën e realizmit socialist.

Detyrë shtëpie Zbërtheni imtësisht universalitetin e fjalisë “Rreziku i vërtetë për shkrimtarin nuk është edhe aq mundësia (dhe shpesh siguria) e përndjekjes nga shteti, sesa mundësia për t’u ndjerë i hipnotizuar nga tiparet e shtetit, të cilat, të përbindshme apo të nënshtruara ndryshimeve për mirë, janë përherë të përkohshme.” Mbështetni analizat tuaja në shtyllat e mëposhtme: - ç’është mundësia (siguria) e përndjekjes nga shteti - ndihem i hipnotizuar nga tiparet e shtetit Pra ngritja e mungesës së lirisë shpirtërore, të cilat i kanë detyruar shkrimtarët të kalojnë në metamorfozat më të çuditshme.

Page 117: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

116

ORA II

Objektiva: a) Të analizojë esenë e Brodskijt duke iu përgjigjur pyetjeve; b) Të vlerësojë qëndrimet e Brodskijt si disident; c) Të analizjë qëndrimet estetike të Brodskijt.

Kontrolli i detyrave të shtëpisë shkon pak a shumë në vijim të ushtrimit të mëposhtëm. • Asimiloni konceptet estetike të mëposhtme (realizëm socialist dhe disidencë) dhe trajtojini ato në kuadër të esesë së Brodskijt dhe të letërsisë shqipe në vitet e diktaturës. 1. Mësuesi i shpjegon këto dy koncepte dhe nxënësi sugjerohet t’i analizojë

ato në kuadër të esesë së Brodskijt mbështetur në frazën: “Rreziku i vërtetë për shkrimtarin nuk është edhe aq mundësia (dhe shpesh siguria) e përndjekjes nga shteti, sesa mundësia për t’u ndjerë i hipnotizuar nga tiparet e shtetit, të cilat, të përbindshme apo të nënshtruara ndryshimeve për mirë, janë përherë të përkohshme.”

2. Përndjekja nga shteti është e njohur në vendet e Evropës Lindore ku regjimi komunist i instaluar ndërtoi filozofinë dhe doktrinën e realizmit socialist pati minimalisht tre shfaqje: 1. artistin që iu bind doktrinës, 2. atë që nuk iu bind, por as e kundërshtoi publikisht dhe që e kreu veprimtarinë e tij ideo-artistike në mënyrë të ndërmjetme duke iu përmbajtur parametrave të neutralitetit, 3. shkrimtari që e kundërshtoi regjimin si Trebeshina, Xhagjika etj. Gjithsesi në kontekstin e një sistemi komunist si ai evropiano-lindor i shekullit të kaluar, të tre këto kategori artistësh përndiqeshin ose ndiqeshin minimalisht nga shteti. Megjithatë, ajo që është më e rëndësishme ishte trysnimi i mendjes apo censura e shpirtit që të krijonte regjimi. Pra brenda frazës “Rreziku i vërtetë për shkrimtarin (regjimi, doktrina e realizmit socialist) nuk është edhe aq mundësia (dhe shpesh siguria) e përndjekjes nga shteti (regjimi), sesa mundësia për t’u ndjerë i hipnotizuar nga tiparet e shtetit (doktrina e realizmit socialist), të cilat, të përbindshme apo të nënshtruara ndryshimeve për mirë, janë përherë të përkohshme.(regjimi dhe doktrina)”

• Analizoni konceptet progres-regres (apati) në mes botëkuptimit shtetar për zhvillimin dhe atij letrar. Filozofia e shtetit, etika e tij, pa folur më për estetikën – janë përherë “dje”-ja. Gjuha dhe letërsia janë gjithmonë “sot”-i dhe shpesh – sidomos aty ku sistemi politik është ortodoks – ato madje mund të përbëjnë edhe “nesër”-in. Kjo i referohet në përgjithësi misionit parathënës të artit, megjithatë duke u rikthyer tek shoqëritë shtetare në përgjithësi dhe tek ato totalitare në veçanti kemi atë Brodskij i cili e cilëson “Filozofia e shtetit, etika e tij, pa folur më për estetikën – janë përherë “dje”-ja.” Në fakt është një perceptim i saktë dhe i provuar empirikisht nga historia e civilizimit: reformat shtetare janë shumë më të ngadalta, nga zhvillimet në art. Ka studiues: sociologë të artit që mendojnë se zhvillimi në art, pasohet gjithmonë nga evolucione/ revolucione politike. Lidhur me artin dhe funksionin parathënës të tij, Brodskij thotë:

Page 118: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

117

Gjuha dhe letërsia janë gjithmonë “sot”-i (arti realist) dhe shpesh – sidomos aty ku sistemi politik është ortodoks – ato madje mund të përbëjnë edhe “nesër”-in (disidenca, por edhe prirjet moderne brenda letërsisë realiste të lëvruar në regjimin e realizmit socialist, p.sh. kujtoni Kadarenë me “Dimri i vetmisë së madhe”, apo “Përbindëshi” etj. • Cila është njëra prej meritave të letërsisë dhe si përthyhet ajo tek individët? Një prej meritave të letërsisë qëndron në faktin se ajo i ndihmon njeriut të përsaktësojë kohën e ekzistencës së tij, ta dallojë veten si në turmën e paraardhësve, si të njerëzve të ngjashëm me të, t’u shmanget tautologjive, domethënë shortit, të njohur ndryshe me emërtimin e nderuar “viktima të historisë”. • Në ç’raporte është e përsëritshmja me artin dhe me letërsinë? Arti në përgjithësi dhe letërsia në veçanti, prandaj janë të mrekullueshëm, prandaj dallojnë nga jeta e përditshme, ngase i shmangen përsëritjes. (pra janë në raport shmangës, ndoshta edhe kundërshtues) Në jetën e zakonshme, ju mund të tregoni të njëjtën histori tre herë dhe të shkaktoni në të tre herët të qeshura, të jeni shpirti i shoqërisë. Në art, një formë e tillë sjelljeje quhet “klishe”. • Analizoni marrëdhënien e artit me historinë e mëparshme të krijimit, dinamikën e atij vetë dhe individualitetin e artistit. Arti nuk është vegël endëse dhe zhvillimi i tij përcaktohet jo nga individualiteti i artistit, por nga dinamika dhe logjika e vetë materialit, nga historia e mëparshme e veglave që kërkojnë e gjejnë (apo të nënkuptojnë) çdo herë zgjidhje cilësisht të reja. Pra sipas Brodskijt, arti nuk prodhon (vegël endëse), dhe nuk është talenti artistik ai që e përcakton, por është produkti artistik determinant i cili minimalisht duhet të jetë risi-prurës, çka do të thotë se e kaluara mund të shërbejë si pikënisjeje, por asnjëherë si kriter vlerësimi. Misioni i artit sipas Brodskijt është të qenit përherë inovativ. • Cili është thelbi i artit sipas Josif Brodskijt dhe si qëndron ai përballë historisë? Duke qenë se zotëron gjenealogjinë vetjake, dinamikën, logjikën dhe ardhmërinë, arti nuk është sinonimik, por në rastin më të mirë, shkon paralel me historinë, dhe mundësia e ekzistencës së tij rezulton krijimi për çdo herë i realitetit të ri estetik. Ja pse arti gjendet shpesh “në ballë të progresit”, në ballë të historisë, instrument bazë i së cilës është – si të mos e saktësojmë Marksin? – pikërisht klisheja. Pra thelbi i artit është unikaliteti, zhvillimi, risia, kurrsesi jo përsëritës, evolutiv. • Ku qëndron drama e përdorimit të zhargoneve gjuhësore në letërsi dhe cili është qëndrimi i autorit lidhur me këtë? Po qëndrimi juaj? Në ditët e sotme është jashtëzakonisht e përhapur bindja se gjoja shkrimtari, poeti në veçanti, duhet të përdorë në veprat e tij gjuhën e rrugës, gjuhën e turmës. Me gjithë aparencën demokratike dhe volitë e prekshme praktike për shkrimtarin, një pohim i tillë është veçse një pallavër, ngase paraqet në vetvete gjakimin t’ia nënshtrojë artin, në rastin konkret letërsinë, historisë. Vetëm në

Page 119: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

118

rast se kemi vendosur që “sapiensit” i ka ardhë koha të ndalet në stadin e zhvillimit të tij, vetëm atëherë letërsia mund të flasë në gjuhën e letërsisë. • Analizoni raportet etikë-estetikë në art sipas Brodskijt. Çdofarë realiteti i ri estetik përsaktëson për njeriun realitetin etik- Pra njeriu e ngre sjelljen e vet morale, bazuar mbi atë se çfarë ai ndien dhe jo mbi atë që mendon. Thënë ndryshe mendja udhëhiqet nga shpirti. Sepse estetika është nëna e etikës; nocionet “mirë” dhe “keq” – janë nocione, para së gjithash, estetike, që parakuptojnë kategoritë e “së mirës” dhe “së keqes”. Këtu Brodskij thyen pak kufijtë e asaj çka tradicionalisht është pranuar mbi etikën: që vë përballë kategoritë morale të së mirës dhe së keqes. Por autori, duke i kthyer ato në kategori të të ndjerit(perceptimit ndjesor-estetik) na ka thënë se këto gjykime etike, vijnë si pasojë e asaj çka ne mendojmë estetikisht: mirë apo keq mbi faktin. Në etikë jo “gjithçka është e lejueshme”, sepse në estetikë jo “gjithçka është e lejueshme”, ngase sasia e ngjyrave në spektër është e kufizuar. – Pra sjellja jonë është moralisht e kufizuar, sepse shpirti e udhëzon të kufizuar. Mundësitë mund të jenë të shumta, por ajo që ka vlerë në të vërtetë, është estetikisht e përzgjedhur. Një foshnje pa arsye që me të qara refuzon një të panjohur ose, përkundrazi, joshet drejt tij, instinktivisht ka bërë një zgjedhje estetike dhe jo morale.-Zgjedhja pra është e bërë nga shpirti dhe jo nga mendja. • Zbuloni raportet mes estetikës dhe individit, duke shpjeguar ato dhe përparësitë e tyre. Zgjedhja estetike është gjithherë individuale (raporti). Çfarëdo realiteti i ri estetik e bën njeriun përjetues (shpjegim), personi është më privat (shpjegim) dhe kjo privatësi që përfton nganjëherë formën e shijes letrare (ose ndofarë forme tjetër) (përparësi), mundet tashmë vetë të jetë garanci (përparësi), të paktën formë mbrojtëse nga skllavërimi. • Cili është thelbi i shijes individuale dhe si ndikon ai në thelbin e individit? Sepse njeriu me shije, në veçanti me shije letrare, është më pak i rrezikuar ndaj përsëritjeve dhe anatemave ritmike, karakteristikë kjo e çdo politike demagogjike (Thelbi). (Ndikimi) Puna nuk ka të bëjë dhe aq me faktin se ndershmëria s’dalka garante për kryeveprat, por me një të vërtetë tjetër që, e keqja, sidomos ajo politike, është gjithnjë një stiliste e neveritshme. (Ndikimi) Sa më e pasur të jetë përvoja estetike e individit, aq më e konsoliduar është shija e tij, aq më sqimatare është zgjedhja e tij morale, sikundërse aq më i lirë është ky individ, edhe në ndodhtë të mos jetë aq i lumtur. • Komentoni shprehjet: “Bukuria e shpëton botën” dhe “Ne na shpëton poezia” për nga pikëpamja etike dhe estetike. Bukuria e shpëton botën: lidhet me vlerat e estetikës, pra është shpirti, ai që e shpëton individin, e shpëton nga përbaljtja morale e sociale, si dhe shpirtërore. Ne na shpëton poezia: Poezia është e pranuar të jetë niveli më i lartë i shfaqjes, dhe shkrimtarët e arrijnë maksimumin e tyre artistik me anën e poezisë. Kjo do të thotë të shpëtosh nga mediokriteti në art. • Analizoni domethënien e sentencës: “Në një kuptim antropologjik, e përsëris, njeriu është krijesë estetike para se të jetë etike”.

Page 120: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

119

Brodskij për të arritur në sentencën e vet ka parashtruar: Ndjeshmëria e hollë estetike shtjellohet uritshëm tek njeriu, sepse, duke mos i dhënë madje llogari vetes për atë çka përfaqëson në vetvete dhe se çfarë i duhet atij me domosdo, njeriu, si rregull, e di instinktivisht çfarë nuk i pëlqen dhe çfarë e sëkëlldis. Pra autori ka thënë në mënyrë të thjeshtë: Ajo që ne nuk vlerësojmë moralisht, është e tillë sepse nuk përputhet me ne shpirtërisht. Kthehemi tek fraza: Në një kuptim antropologjik- në njërin nga kuptimet e shkencës së njohjes së njeriut. “Njeriu është krijesë estetike para se të jetë etike”- do të thotë se njeriu është produkt individual, i cili udhëhiqet nga ndjesitë shpirtërore, përpara se të udhëhiqet nga morali, nënkupto shoqëria totalitariste. Pra Brodskij në një formë a në një tjetër ka dhënë dështimin e regjimit komunist për të ndrydhur e fabrikuar shpirtra, për pasojë edhe mendje. • Shpjegoni rëndësinë e ligjërimit nga pikëpamja qëllimore. Nëse ai çka na dallon ne prej përfaqësuesve të mbretërisë së kafshëve është ligjërimi, atëherë letërsia, dhe në veçanti, poezia, duke qenë se është forma më e epërme e artit të fjalës, paraqet në vetvete, trashë ta themi, qëllimin e species tonë. Rëndësia e ligjërimit pra, është komunikimi. Pra komunikimi i ndjenjave artistike në rastin e poezisë. Edhe këtu në një nëntekst, Brodskij ka shprehur qëndrimin e vet mbi atë çka ka sjellë mungesa e lirisë së shprehjes: moskomunikim të artistit me përjetuesin e artit apo lexuesin, i cili për pasojë është varfëruar shpirtërisht dhe po fabrikohet sipas doktrinës së realizmit socialist. • Depërtoni në botëkuptimin moral e estetik të Brodskijt, duke u thelluar në këndvështrimet e tij sociale dhe estetiko-perceptive për dritën e mendjes. Unë jam shumë larg prej idesë së mësimit pedant të metrikës dhe kompozicionit; aq më pak, klasifikimit të njerëzve në inteligjentë dhe gjithë të tjerët – masë, kjo më duket e papranueshme- Qëndrimi i Brodskijt ndaj strukturalizmit pak a shumë, apo ekzagjerimeve në studimin e formës, pa iu përkushtuar fare përmbajtjes. Në marrëdhëniet morale, ky klasifikim është i ngjashëm me ndarjen e shoqërisë në të pasur dhe të varfër- Pra sipas etikës themi: letërsi që vlen ose jo, për sa i përket formës; por nëse për ekzistencën e pabarazisë sociale kanë vend ende dofarë arsyesh thjesht fizike, materiale, për pabarazinë intelektuale këto janë të papërfytyrueshme- Këtu Broskij kthehet tek ajo çka njeriu zgjedh të bëjë në jetë: ta kultivojë shpirtin e vet nga natyror në artistik, ose jo. Diku më shumë e diku më pak, por në këtë kuptim, barazia na është garantuar prej natyrës- Pra autori thotë se në kushte normale, ne të gjithë jemi të lindur për t’u kultivuar, edhe dallimi i njeriut nga qeniet e tjera të gjalla. Fjala nuk është për arsimimin, por për ngjizjen e ligjërimit (kultivimi i gjuhës, edhe një herë shprehet kundër zhargonit në art), përafërsia më e vogël e së cilës është shteruar e përtharë me futjen e zgjedhjes së rreme në jetën e njeriut.- Pra del kundër filozofisë se njeriu është produkt social, ai nuk përpunohet nga shoqëria; individi sipas Brodskijt kultivohet në mënyrë thellësisht individuale. • Përkufizoni raportin e ngjizjes së ligjërimit me nivelin e letërsisë duke u mbështetur në besimet estetike të Brodskijt dhe duke e krahasuar atë me parimet e Montales.

Page 121: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

120

Brodskij: Ekzistenca e letërsisë nënkupton ekzistencën në nivelin e letërsisë – dhe jo vetëm moralisht, por edhe leksikisht.- Pra autori përzgjedh në universin e fjalëve të një gjuhe. Jo vetëm moralisht i referohet përgjegjësisë së shkrimtarit për të zgjedhur më të mirat e fjalëve dhe për t’iu larguar zhargonit. Montale: Nëse një vepër muzikore ia lë ende njeriut mundësinë e zgjedhjes ndërmjet rolit pasiv të dëgjuesit dhe rolit aktiv të ekzekutuesit, vepra letrare – sipas shprehjes së Euxhenio Montales, është një art dëshpërimisht semantik – e dënon njeriun vetëm me rolin e ekzekutuesit. Pra sipas Montales arti nuk duhet të jetë sistem shenjash, por ai duhet të përfshijë në simbiozë artistin, përjetuesin, dëgjues/lexuesin. Në qoftë se art mbetet sistem shenjash sipas Montales nuk kemi më artist sepse e dënojmë njeriun (artistin) vetëm me rolin e ekzekutuesit. Ndryshimi mes dy shkrimtarëve është se Brodskij ruan idenë e artistit, pa e përfshirë lexuesin aty, por kujdes se ai nuk thotë që nuk kanë asnjë lidhje. Montale përfshin edhe përjetimin në misionin e artistit. Pra përkufizimi i ngjizjes së ligjërimit mund të jetë: Ligjërimi artistik u përket të gjithë, në mënyrën se si ne zgjedhim të jemi aktorë të tij. (krijues, lexues, përjetues etj.) • Komentoni shprehjen “automatizimi gjithnjë në rritje i shoqërisë” në kontekstin aktual për nga pikëpamja sociale dhe estetike. Në këtë rol (rolin për të zgjedhur) mendoj se njeriu duhet të hyjë shumë më shpesh sesa në rolet e tjera (pra këtë gjë, individi e kryen rëndomë). Përveç kësaj, më duket se ky rol, si rezultat i bumit populacionist (i shpërhapjes së madhe të mundësisë për të zgjedhur) dhe lidhur me të, automatizimi gjithnjë në rritje i shoqërisë (zhvillimi i teknologjisë), d.m.th., në kushtet gjithnjë në rritje të izolimit të individit (nevoja për individin zëvendësohet nga nevoja për makinerinë automatike, çka e tëhuajëson rolin e tij në shoqëri), bëhet gjithnjë e më i pashmangshëm. Nga pikëpamja sociale, kjo funksionon për shoqëri shumë të zhvilluara si Japonia, US, vendet e Evropës Veriore, nga pikëpamja estetike nuk ndodh një gjë e tillë, sepse kultivimi shpirtëror i individit është i pavarur nga zhvillimet sociale të shoqërisë, ndikimi pra është më i pakët, jo se nuk ekziston. • Shpjegoni universalizmin e qëndrimit të Brodskijt në shprehjen: “Libri është më i sigurt se sa një mik apo e dashura”. Po ju si mendoni? Nuk mendoj se di për jetën më shumë nga ç’di çdo bashkëmoshatar i imi, por më duket se në cilësinë e bashkëbiseduesit, libri është më i sigurt se sa një mik apo e dashura. Kushti që vendos Brodskij: në cilësinë e bashkëbiseduesit. Universalizmi i shprehjes qëndron në raportin e pafundëm që ekziston mes leximit dhe individit, kjo do të thotë që procesi i të lexuarit nuk është asnjëherë shterues, sepse është gjenerues në çdo hap të tij. Ky është një raport dualist joshterues që krijohet përmes lexuesit dhe veprës letrare, pikërisht sepse thellësia e të kuptuarit të veprës nga ana e individit ndihmon dhe qartëson në evidentimin e hapësirave mendore dhe shpirtërore të pafundme që ekzistojnë brenda shpirtit të njeriut. Pra nëpërmjet të lexuarit, individi zbulon vetveten.

Page 122: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

121

• Analizoni thelbin e raportit që ekziston mes shkrimtarit dhe lexuesit gjatë procesit të leximit. Komentojeni atë. Romani apo poezia (burime komunikimi) – nuk janë monolog (jo, sepse komunikimi është proces mes dy subjekteve: dhënësit dhe marrësit), por kuvendim i shkrimtarit me lexuesin – kuvendim (raporti i komunikimit), e përsëris, skajshmërisht privat (i takon vetëm veprës dhe lexuesit, është estetik, shpirtëror pra), që përjashton të gjithë të tjerët (sepse ka të bëjë vetëm me shpirtin e lexuesit), nëse lypet nevoja – mizantropikisht (në mënyrë të egër) i ndërsjellët (pra veprat jetojnë nëpër shpirtrat tanë dhe shpirti ynë fiton një fuqi të re nëpërmjet të lexuarit). Dhe në çastin e këtij kuvendimi (gjatë procesit të komunikimit të veprës letrare), shkrimtari është i barabartë me lexuesin (sepse vepra letrare rikrijohet shpirtërisht nëpërmjet lexuesit), sikundërse dhe e anasjellta, pavarësisht faktit në është shkrimtar i madh ai apo jo (pra nuk lidhet me veprën, po me aftësinë e shpirtit të shkrimtarit për të zgjedhur mes pafundshmërisë së veprës artistike). Thelbi i raportit mes shkrimtarit dhe lexuesit është lidhja e pafundme e ndërsjellë vetëdijësore që ekziston mes tyre. • Trajtoni çështjen e ndikimit që ka leximi në jetën e njeriut dhe thoni qëndrimin tuaj lidhur me këtë ide. Kjo barazi është barazia e vetëdijes (pra mendja e shkrimtarit të veprës është e njëjtë me atë të receptuesit të veprës) dhe kjo mbetet me njeriun përgjatë gjithë jetës në trajtën e kujtesës (ndikon në kulturën individit, pra është gjurmëlënëse brenda nesh) e të turbullt apo të qartë, dhe herëdokur, me vend apo pa vend, përcakton sjelljen e individit (ndikon tek shfaqja jonë në shoqëri). Pikërisht këtë kam parasysh kur flas për rolin e ekzekutuesit (lexuesit), e aq më natyrshëm kur romani ose poezia është produkt i vetmisë së ndërsjelltë të shkrimtarit dhe lexuesit (i procesit intim të leximit dhe të përjetimit të veprës letrare). • Shpjegoni kuptimin antropologjik të librit dhe mesazhin kulturor, etik dhe estetik të tij. Në historinë e species sonë, në historinë e “sapiensit” (homo sapienti), libri është fenomen antropologjik, analogjik në thelb me shpikjen e rrotës. I lindur me qëllimin që të na japë përfytyrimin jo aq mbi origjinat, sesa për atë që ky “sapiens” është i aftë, libri është një mjet zhvendosjeje në hapësirën e përvojës sonë me shpejtësinë e kthimit të fletës. Kuptimi antropologjik: libri është produkt i njeriut dhe i zhvillimit të tij individual dhe socio-kulturor. Mesazhi kulturor: analogjik në thelb me shpikjen e rrotës, pra zhvillimi i shoqërisë nëpërmjet kulturës dhe teknologjisë. Mesazhi etik: sesa për atë që ky “sapiens” (libri, si produkt i njeriut) është i aftë, pra libri “edukon” mendime. Mesazhi estetik: libri është një mjet zhvendosjeje në hapësirën e përvojës sonë me shpejtësinë e kthimit të fletës- pra përvoja kthehet në kulturë. • Shtjelloni funksionin “arrati” të librit dhe analizoni thelbin universal progresiv të tij në kuadër të qëndrimit të Brodskijt: “Në të kundërt, na pret e shkuara, para së gjithash, politike me të gjitha stërhollimet masive policeske”.

Page 123: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

122

Ky kthim i fletës, si çdo kthim tjetër, shndërrohet në arrati prej emëruesit të përbashkët, prej përpjekjes për t’i mveshur këtij emëruesi një tipar që nuk ngrihet sipër brezit, gjer tek zemra jonë, vetëdija jonë, imagjinata jonë. Kjo arrati është arrati drejt “fytyrës me tipare jo të përgjithshme”, drejt numëruesit, drejt së pavarurës, drejt privatësisë. Pavarësisht mbi shëmbëlltyrën e kujt jemi krijuar, ka pothuaj pesë miliardë si ne dhe për një qenie njerëzore nuk ka të ardhme tjetër përveç asaj të nënvizuarës nga arti. Kuptimi nuk është arrati prej realitetit, emërues i përbashkët është paradigma e zgjedhjes aktuale, por çdo faqe e librit është një mundësi e re këndvështrimi mbi botën, ndaj konsiderohet realitet. Por kjo jo mbi atë ç’ka ne (shkrimtarët, brezi i shkrimtarëve) nuk kemi qenë (deri aty ku kemi pasur mundësi të perceptojmë mbi botën. Ideja është që nuk mund të jemi më shumë në mendje e ndërgjegje, po dhe imagjinatë se sa breza shkrimtarësh kanë jetuar. Prandaj më i fundit i shkrimtarëve është urë lidhëse me të ardhmen. Prandaj edhe arratia sipas Brodskijt është arrati drejt “fytyrës me tipare jo të përgjithshme”, sepse përjetimi minimalisht është dy herë personal: 1. sipas shkrimtarit, 2. sipas lexuesit. E pavarura është procesi i të menduarit që lind nga të lexuarit, ndërsa privatësia është përjetimi. Në fund Brodskij nënvizon fort edhe një herë rolin evolutiv të artit si parathënës i qytetërimit dhe i zhvillimit. Përkundrejt kësaj ai vë shprehjen: “Në të kundërt, na pret e shkuara, para së gjithash, politike me të gjitha stërhollimet masive policeske”. Pra në qoftë se ne do të udhëhiqemi nga parimet e së shkuarës që parakupton zgjidhjen praktike të pathelluar ndaj nevojave që mund të ketë e ardhmja, ne do të biem në rrethet vicioze të përhershme dhe nuk do të njohim zhvillimin që sjell forca artistike e filozofike e të menduarit. • Cila është situata e leximit dhe dashamirësisë ndaj librit sot në botë? Po shqetësimin e Brodskijt, si e gjykoni? Sidoqoftë, gjendja në të cilën arti në përgjithësi dhe letërsia në veçanti është trashëgimi (në kuptimin pezhorativ) e pakicës, më duket si një gjë anormale dhe kanosëse. Pra Brodskij mendon se bota është në rrugë të mbrapshtë dhe po kërcënohet nga fakti se njerëzit nuk janë më të prirur drejt të lexuarit. Ky shqetësim është i drejtë, sepse edhe zhvillimi teknologjik që po e zëvendëson kulturën e të lexuarit sot, po sjell mangësi gjuhësore, por mbi të gjitha varfërim shpirtëror. • Vlerësoni epërsinë etike të artit dhe letërsisë sipas këndvështrimit të Brodskijt dhe evidentoni frazën që e përligj këtë qëndrim. Nuk po bëj apel që shteti të zëvendësohet me biblioteka (epërsi etike, duhet kultivuar popullsia) – megjithëse ky mendim jo rrallë më ka shkuar ndërmend (epërsi etike, qëndrim personal) – porse nuk dyshoj që nëse sundimtarët tanë do t’i kishim zgjedhur në bazë të përvojës leximore dhe jo në bazë të programeve politike, në këtë tokë do të kishte pasur më pak hidhërim (epërsi etike, sepse lidershipit sipas Brodskijt i mungon shpirti që kultivohet nga arti/letërsia). Kam përshtypjen se sundimtarin potencial të fateve tona duhet ta pyesnim para së gjithash jo si e përfytyron ai drejtimin e politikës së jashtme, por ç’mendon ai për Stendalin, Dikensin, Dostojevskin (ironizon lidershipin si kultivues të injorancës dhe mbajtës të rrethit vicioz të trashëguar nga e kaluara).

Page 124: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

123

Fraza themelore: Kjo ka vlerë të paktën për faktin se gjëja më e shtrenjtë për letërsinë është forca e saj kundërhelmuese prej çfarëdo përpjekjesh totale – të njohura dhe të panjohura – për t’ia qasur zgjidhjes së problemeve të ekzistencës njerëzore. Pra nëpërmjet arratisë brenda letërsisë individi zbulon çelësin e të vërtetës së vetvetes. • Ky ushtrim sugjerohet detyrë shtëpie: Analizoni vlerat sunduese të letërsisë dhe artit sipas Brodskijt në raport me fenomenet e tjera sociale. Nxënësi orientohet të zbërthejë frazën e mëposhtme: Si një sistem moral, së paku, sigurimi,- karakteri etik i letërsisë, përmirësimi moral vjen nga kultivimi sa më i thellë i ndjenjave. Letërsia është ku e ku më efektive se sa çfarëdo sistemi besimi apo doktrine filozofike.- lidhur me këtë mund të thuhet pse rikrijon gjendje fizike, shpirtërore e morale nëpërmjet fjalës. • Gjykoni qëndrimin universal të shkrimtarit kur deklarohet se “Krimi më i rëndë është përbuzja e librave, mosleximi i tyre”. Po qëndrimi juaj cili është? Sepse nuk mund të ketë ligje që të na mbrojnë nga vetvetja, asnjë kod ndëshkimor nuk parashikon krimet ndaj letërsisë (qëndrim universal). Dhe ndërmjet këtyre krimeve, krimi më i rëndë është jo kufizimi i censurës, por djegia e librave. – Ky ka qenë një ndër krimet e hershme të njerëzimit: Kujtoni djegien e bibliotekës së Aleksandrisë. Duke qenë se shoqëria ka qenë më primitive, lufta ndaj dijes dhe epërsia për sundim ka qenë dhuna. E njëjta gjë edhe në sistemin komunist si realitet i përjetuar nga Brodskij, ku librat u dogjën dhe kultura u zëvendësua me mediokritet. Kjo ishte e kaluara. E ardhmja: Por ka edhe një krim edhe më të rëndë – përbuzja e librave, mosleximi i tyre- Kjo parathotë atë çka sistemi teknologjik po i bën kulturës klasike në fakt. Sot leximi është zëvendësuar nga aktivitete të tjera që i përgjigjen atyre dhe përbuzjes së librit. Pasojat: Këtë krim njeriu e paguan me jetën e vet: nëse këtë krim e kryen kombi – ai e paguan me historinë e tij…Të shohim çka na rezervon e ardhmja lidhur me këtë. Ora III

Objektiva: a) Të analizojë qëndrimet estetike dhe etike të Brodskijt; b) Të kuptojë një teksti kulturologjik; c) Të analizojë tiparet të një teksti kulturologjik

• Vlerësoni esenë për nga pikëpamja ideore e mesazhit, qëndrimeve kritike, njohurive që morët dhe ridimensionimin e ideve tuaja ndaj artit dhe letërsisë. 1. Të nxirret mesazhi i pjesës i cili ka të bëjë me vendin e qetërsisë me

arteve, tek individi dhe zhvillimi i tij, tek evoluimi i shoqërisë. 2. Qëndrime kritike janë:

a. këndvështrimi ndaj gjuhës së masës; b. moskultivimi i lidershipit,

Page 125: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

124

c. përbuzja e librave, d. mos të mësuarit nga letërsia, duke bërë gabimin e qarkut vicioz të

historisë etj. 3. Qëndrimi i nxënësve. Mësuesi shpjegon karakterin kulturologjik të një teksti. • Analizoni nga pikëpamja kohore dhe hapësinore, si dhe kulturologjike fjalimin e Josif Brodskijt mbajtur ditën që i është dhënë çmimi Nobel për letërsinë. Pikëpamja kohore e tekstit duhet parë minimalisht në dy këndvështrime: Brodskij mes (a) të kaluarës komuniste në ish BS dhe (b) sot një nobelist që adreson një fjalë të lirë. a) Kjo vërehet në “Pra, për këtë arsye, nuk e kanë dashur artin në përgjithësi (Stalini, Enveri) dhe poezinë në veçanti prijësit e të mirave të përbashkëta (Brezhnjevi dhe Realizmi Socialist), sundimtarët e masave, tellallët e domosdoshmërisë historike. b) vërehet “Nëse arti diç edhe na mëson (artistit, në radhë të parë), atëherë kjo ka të bëjë pikërisht me privatësinë e ekzistencës njerëzore.”-Mbani parasysh që realizmi socialist nuk e merrte parasysh ekzistencializmin si doktrine dhe e ka dënuar atë. Artistët me prirje të tilla në vendet ishkomuniste janë ndëshkuar. Teksti i Brodskijt referuar së kaluarës dhe aktuales psh.” Duke qenë më e stërlashta – dhe forma më e fjalëpërfjalshme e iniciativës vetjake – ajo dashje ose pa dashje stimulon tek njeriu pikërisht ndjesinë e individualitetit, unikalitetit, veçanësinë – duke e shndërruar atë nga një kafshë shoqërore në personalitet”, si dhe së ardhmes lidhur me misionin e letërsisë “Pavarësisht mbi shëmbëlltyrën e kujt jemi krijuar, ka pothuaj pesë miliardë si ne dhe për një qenie njerëzore nuk ka të ardhme tjetër përveç asaj të nënvizuarës nga arti.”; “Gjuha dhe, siç më duket mua, letërsia- janë gjëra më të lashta, më të pashmangshme, më të përjetshme sesa çdo formë e organizimit njerëzor.” Universalizmi i letërsisë sipas Brodskijt: Zemërimi, ironia apo indiferenca e shprehur nga letërsia në lidhje me shtetin, është në thelb, reaksioni i së përhershmes, më saktë të themi – i të pafundmes, kundrejt të përkohshmes, të kufizuarës. Pikëpamja hapësinore e tekstit lidhet me shtrirjen komunikuese të mendimit të letërsisë. Në fakt autori në disa forma dhe e mohon atë duke vërejtur lidhjen direkte që krijohet mes veprës letrare dhe individit p.sh: Vepra e artit, letërsia në veçanti dhe poezia më përveçmas, i drejtohet njeriut têt-á-têt, duke u lidhur me të në marrëdhënie direkte, pa ndërmjetës. Aspekti kulturologjik i këtij teksti lidhet me nivelin e teorisë shoqërore p.sh.: “Pra, për këtë arsye, nuk e kanë dashur artin në përgjithësi dhe poezinë në veçanti prijësit e të mirave të përbashkëta, sundimtarët e masave, tellallët e domosdoshmërisë historike. Sepse aty ku ka kaluar arti, ku është lexuar poezia, ata zbulojnë në vend të pëlqimit dhe solidaritetit – shpërfillje dhe kundërshtim, në vend të vendosmërisë për veprim – mosvëmendje dhe neveri. Me fjalë të tjera, nëpër zerot e vegjël me të cilët prijësit e së mirës së përbashkët dhe sundimtarët e masave priren të veprojnë, arti parathotë një “periudhë, periudhë, presje, dhe një minus”, duke e shndërruar çdo zero në një njeri të vockël, megjithëse jo gjithmonë të bukur.”

Page 126: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

125

Gjithashtu, autori ka ndërthurur disiplina në tekst: rreth letërsisë ai rrotullon gjuhën, komunikimin, historinë, politikën e politilogjinë, sociologjinë dhe filozofinë. Pikëpamja individuale: “Ndjeshmëria e hollë estetike shtjellohet uritshëm tek njeriu, sepse, duke mos i dhënë madje llogari vetes për atë çka përfaqëson në vetvete dhe se çfarë i duhet atij me domosdo, njeriu, si rregull, e di instinktivisht çfarë nuk i pëlqen dhe çfarë e sëkëlldis.” • Shtjelloni se si vërehet ligjërimi i përditshëm në individualitetin gjuhësor të Brosdkij dhe evidentoni bazat sociale të tij nëpërmjet këtij individualiteti. Pra do t’i përgjigjemi pyetjes “1. Si vërehet nga kjo ligjëratë që Brodskij është shkrimtar? 2. Cilat janë bazat e sjelljeve sociale të tij?” 1. P.sh: Ai po mban një ligjëratë për letërsinë në raport me individin krijues

dhe përjetues, ai e përligj autoritetin e vet duke e vënë letërsinë në kandar me artet e tjera; ai vëren rolin e epërm të letërsisë si art në raport me përvojën politike, historike, shtetare etj.

2. Baza e sjelljes së tij sociale shprehet qartë në dy moment a) Nuk po bëj apel që shteti të zëvendësohet me biblioteka – megjithëse ky mendim jo rrallë më ka shkuar ndërmend – porse nuk dyshoj që nëse sundimtarët tanë do t’i kishim zgjedhur në bazë të përvojës leximore dhe jo në bazë të programeve politike, në këtë tokë do të kishte pasur më pak hidhërim. Kam përshtypjen se sundimtarin potencial të fateve tona duhet ta pyesnim para së gjithash jo si e përfytyron ai drejtimin e politikës së jashtme, por ç’mendon ai për Stendalin, Dikensin, Dostojevskin. b) Në ditët e sotme është jashtëzakonisht e përhapur bindja se gjoja shkrimtari, poeti në veçanti, duhet të përdorë në veprat e tij gjuhën e rrugës, gjuhën e turmës. Me gjithë aparencën demokratike dhe volitë e prekshme praktike për shkrimtarin, një pohim i tillë është veçse një pallavër, ngase paraqet në vetvete gjakimin t’ia nënshtrojë artin, në rastin konkret letërsinë, historisë.

• Zbuloni se cilit mjedis i referohet ligjërimi i Brodskijt. Si ka ndikuar ky mjedis në të menduarit dhe mesazhin poetik të shkrimtarit të madh? Mjedisi: Rreziku i vërtetë për shkrimtarin nuk është dhe aq mundësia (dhe shpesh siguria) e përndjekjes nga shteti, të cilat, të përbindshme apo të nënshtruara ndryshimeve për mirë, janë përherë të përkohshme. Ngritja e psikozës dhe e persekutimit të mendimit dhe individit. Ndikimi: Kjo ka vlerë të paktën për faktin se gjëja më e shtrenjtë për letërsinë është forca e saj kundërhelmuese prej çfarëdo përpjekjesh totale – të njohura dhe të panjohura – për t’ia qasur zgjidhjes së problemeve të ekzistencës njerëzore. Si një sistem moral, së paku, sigurimi, letërsia është ku e ku më efektive se sa çfarëdo sistemi besimi apo doktrine filozofike. • Vëreni tipare të ligjërimit mediatik te fjala e nobelistit dhe sqaroni raportet përditshmëri-kulturë në fjalim. Për këtë i përgjigjemi pyetjes: Në çfarë raportesh ekziston jeta e përditshme me realitetin artistik në letërsi sipas Brodskijt? Sillni shembuj. 1. Nëse arti diç edhe na mëson (artistit, në radhë të parë), atëherë kjo ka të

bëjë pikërisht me privatësinë e ekzistencës njerëzore. Duke qenë më e stërlashta – dhe forma më e fjalëpërfjalshme e iniciativës vetjake – ajo dashje ose pa dashje stimulon tek njeriu pikërisht ndjesinë e

Page 127: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

126

individualitetit, unikalitetit, veçanësinë – duke e shndërruar atë nga një kafshë shoqërore në personalitet.

2. Sepse aty ku ka kaluar arti, ku është lexuar poezia, ata zbulojnë në vend të pëlqimit dhe solidaritetit – shpërfillje dhe kundërshtim, në vend të vendosmërisë për veprim – mosvëmendje dhe neveri.

3. Filozofia e shtetit, etika e tij, pa folur më për estetikën – janë përherë “dje”-ja. Gjuha dhe letërsia janë gjithmonë “sot”-i dhe shpesh – sidomos aty ku sistemi politik është ortodoks – ato madje mund të përbëjnë edhe “nesër”-in.

4. Në jetën e zakonshme, ju mund të tregoni të njëjtën histori tre herë dhe të shkaktoni në të tre herët të qeshura, të jeni shpirti i shoqërisë. Në art, një formë e tillë sjelljeje quhet “klishe”. Arti nuk është vegël endëse dhe zhvillimi i tij përcaktohet jo nga individualiteti i artistit, por nga dinamika dhe logjika e vetë materialit, nga historia e mëparshme e veglave që kërkojnë gjejnë (apo të nënkuptojnë) çdo herë zgjidhje cilësisht të reja.

Në shembujt e mësipërm dhe të tjerë në tekst, Brodskij ka vënë përballë dy realitete 1. Përditshmërinë dhe 2. artin. Realiteti i përgjithësuar i këtyre është letërsia dhe karakteristikat e saj p.sh: 1. krijimi i personalitetit etj. Përgjithësisht pra, autori nxjerr përgjithësime. • Analizoni raportin që Brodskij ka vendosur me dëgjuesin/lexuesin e vet gjatë prezantimit të kësaj ligjërate. Teksti po të vërehet me kujdes ka dy qendra referenciale 1. ne (si njerëz në masë) 2. njeriu (Ai si krijesë e lartësuar). Qëndrimet e Brodskijt ndaj këtyre qendrave janë të ndryshme pa dyshim: kur flet për shoqërinë është ne, apo sunduesit janë në numrin shumës. Kur flet për njeriun kemi një metonimi të përdorur duke iu referuar shkrimtarit dhe individit përjetues të procesit artistik. Raporti në fakt nuk është aq i lidhur me lexuesin/dëgjuesin se sa mbi qëndrimin individual të autorit ndaj shoqërisë, prirjeve të saj dhe individit (krijues e përjetues). • Çfarë do të vlerësonit si kulturologjike në fjalimin e Brodskijt? Argumentoni idetë tuaja. (detyrë shtëpie) Për këtë nxënësi sugjerohet të fokusohet tek: 1. cilat janë teoritë që trajton Brodskij në tekst p.sh. demokratizimi i të shprehurit letrar, 2. cila është baza kulturore që ka ndërtuar këtë tekst (pra, letërsia në raport me shkencat e tjera). ORA IV

Objektiva: a) Të analizojë aspektet kulturologjike të tekstit dhe qëndrimet e Brodskijt; b) Të krahasojë figurën e Brodskijt me të Kutelit; c) Të evidentojë tiparet e shkrimit përshkrues në esenë e Brodskijt; d) Të ekzekutojë hapat e shkrimit të një interviste, bazuar në esenë e

Brodskijt.

Page 128: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

127

• Trajtojeni tekstin e mësipërm për nga pikëpamja epistemologjike, ku të dalloni rregullat dhe funksionimin e mesazheve të tyre, aktualitetin dhe universalitetin që i karakterizon. Për këtë, evidentojmë 5 argumentet më të rëndësishme të Brodskijt p.sh. letërsia e kthen njeriun nga kafshë shoqërore në individualitet. Për këtë evidentohet fragmenti në libër, rilexohet dhe nxënësi i përgjigjet pyetjeve si: 1. Çfarë kushti ka vendosur Brodskij mbi raportin art-individ? 2. Në ç’mjedis kohor e vendos letërsinë Brodskij? 3. Evidentoni procesin që ndodh tek individi nga kontakti me letërsinë sipas Brodskijt. 4. Në ç’përfundim del Brodskij dhe si? • Evidentoni se me çfarë metode Brodskij ka trajtuar dhe shtjelluar argumentet e veta në ligjëratën e Nobelit dhe analizoni parimet e tij të argumentimit në funksion të parimeve të tij estetike dhe etike. Së pari, duhet dalluar lidhja shkak-pasojë në të cilën Brodskij vendos estetikën me moralin. Sipas tij, morali i shëndoshë vjen si pasojë e një ndjenje të mirë. Metoda që autori ka përdorur është përgjithësisht ajo e kontrastit: Kujtoni sundimtarin në raport me artin. Po gjithashtu vërehet edhe metoda shkak-pasojë (pse-sepse). Parimet e tij të argumentimit lidhen drejtpërdrejt me qasjet e tij etikë-estetikë. Vëreni argumentimin e tij nga objektet që i shkojnë për shtat dhe argumentimin e tij në raste kur reflektime të caktuara të shoqërisë nuk përputhen me bindjen e tij personale. • Komentoni paragrafë të caktuar të këtij teksti për nga pikëpamja shoqërore. Si reflektohen këto interpretime në tekst. Çfarë kuptimesh të reja gjenerojnë ato? Një fragment mund të jetë ai mbi demokratizimin e gjuhës. • Dalloni se cili është subjekti për komunikim në këtë fjalim dhe përmblidheni atë në formën e tezës së Brodskijt. Subjekti për komunikim është individi (krijues-përjetues); objekti është letërsia/arti. Tezë mund të jetë: Arti është në brendinë e privatësisë së ekzistencës njerëzore dhe e shndërron individin nga kafshë shoqërore në personalitet. • Analizoni raportin përvojë – analizë –përfundim në esenë e Josip Brodskijt, duke u mbështetur vetëm në tekst. Për këtë përzgjidhni një paragraf dhe evidentoni të kaluarën e Brodskit, argumentimin e problematikës dhe përfundimet ku ai del. P.sh. HISTORIA-PËRVOJA: Në historinë e species sonë, në historinë e “sapiensit”, libri është fenomen antropologjik, analogjik në thelb me shpikjen e rrotës. ANALIZA: I lindur me qëllimin që të na japë përfytyrimin jo aq mbi origjinat, sesa për atë që ky “sapiens” është i aftë, libri është një mjet zhvendosjeje në hapësirën e përvojës sonë me shpejtësinë e kthimit të fletës. Ky kthim i fletës, si çdo kthim tjetër, (PËRFUNDIMI): shndërrohet në arrati prej emëruesit të përbashkët, prej përpjekjes për t’i mveshur këtij emëruesi një tipar që nuk ngrihet sipër brezit, gjer tek zemra jonë, vetëdija jonë, imagjinata jonë. • Bëni ndarjen në hyrje, zhvillim dhe përfundim të ligjëratës së mësipërme dhe ndërtoni skeletin e esesë.

Page 129: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

128

• Krahasoni pikëpamjet e Kutelit mbi shkrimtarin me këndvështrimet e Brodskijt dhe dalloni në formë të shkruar pikat e përbashkëta dhe dallimet përgjegjëse, duke u përqendruar në pikat e mëposhtme: - misioni i shkrimtarit; Misioni sipas Kutelit për shkrimtarin është të shkruajë; sipas Brodskijt është të ndiejë fort dhe artistikisht: - shkrimtari në raport me kombin e vet; Sipas Kutelit të jetë kombëtar, sipas Brodskijt nuk paraqitet në këtë tekst një mision i tillë, por është ai i madhi i të parathënës: - krijuesi në raport me kulturën kombëtare; Sipas Kutelit duhet ta pasqyrojë kulturën e vet kombëtare, sipas Brodskijt shkrimtari ka karakter individual: - poetët dhe marrëdhënia e tyre me gjuhën; Të dy shkrimtarët bien pak a shumë dakord që gjuha artistike kultivohet nga shkrimtarët dhe nuk duhet të vulgarizohet: - artistët dhe koncepti për shtetin. Brosdkij ka mendimin që shteti është dje-ja dhe se artisti është e sotmja, por edhe e ardhmja. Kuteli e sheh artistin në funksion të shtetit. • Analizoni tiparet e esesë përshkruese të Brodskijt dhe jepni gjykimin tuaj për teknikat e shkrimit akademik të nobelistit. Çfarë ju lë më shumë mbresa dhe çfarë do të përmirësonit? Për këtë nxënësi i përgjigjet pyetjeve: 1. A përshkruan eseja karakteristikat e shkrimtarit dhe të letërsisë; 2. Ai i rendit mire karakteristikat dhe a i jep në mënyrë të qartë ato? 3. A ka përdorur kohën e tashme? 4. Në ç’vetë është vendosur ligjërimi? 5. Cila është metodologjia e përshkrimit: lineare, kontrastuese, shkak-pasojë etj.? Diskutim i lirë • Mendoni një titull për esenë e mësipërme dhe argumentoni zgjedhjen tuaj nga pikëpamja tekstuale dhe nga mënyra se si ju e keni kuptuar këtë ligjëratë. • Pas analizimit të esesë, thoni se çfarë përshtypjesh ju ka lënë nobelisti Brodskij dhe idetë e tij. • Bëjini një intervistë Josif Brodskijt dhe përgjigjet e saj nxirrini nga argumentet e esesë. Paraqiteni në formën e një shkrimi gazete, duke e shoqëruar edhe me një foto të Brodskijt. Për realizimin e intervistës dhe pasqyrimit të saj në formën e një shkrimi gazete, mbështetuni në rubrikën “Shkrimi i një interviste”. Shkrimin e intervistës sugjerohet që nxënësi ta drejtojë vetë pa udhëzimin e mësuesit. Kjo për shkak të faktit se nxënësi e ka parë në media se si realizohet një intervistë.

Page 130: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

129

Detyrë me shkrim Nr. 3

Shkrimi i esesë përshkruese (1 orë)

Objektiva: a) Të realizohet shkrimi i një eseje përshkruese duke pasur parasysh shkrimin

e saktë të hyrjes, paraqitjes dhe trajtimit të argumente, si dhe mbylljen; b) Të redaktohet eseja dhe të mbahen parasysh tiparet gjuhësore të esesë

përshkruese. Sugjerohet që nxënësi të punojë me libër përpara me qëllim që t’i përmbahet sa më saktë hapave të shkrimit të tekstit informativ dhe organizimit të brendshëm të tij. Sigurisht, që mësuesi ftohet të zgjedhë një temë tjetër për realizimin e detyrës, ndryshe nga propozimi i autorëve. 87

Page 131: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

130

Kreu IV: Teksti bindës - argumentues

4.1 Fjalimi i Kadaresë në ceremoninë e çmimit Asturias

Ora I

Objektiva: a) Të diskutohet mbi kompleksitetin e figurës së Kadaresë; b) Të lexohet dhe të kuptohet deri në fund eseja; c) Të analizohen tiparet dalluese të shkrimit; pozicionin e shkrimtarit në të;

raportet Kadare-letërsi.

• Qarkoni përgjigjen e saktë: Ismail Kadare ka lindur në: d) Gjirokastër. 2. Studimet pasuniversitare për letërsi Ismail Kadare i ka kryer në: b) Institutin “Gorki”. 3. Vëllimi i parë poetik i shkrimtarit Ismail Kadare është: b) Shekulli im. 4. Romani “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” është shkruar në b) 1963. 5. Romani dedikuar fëmijërisë dhe vendlindjes së autorit është: a) Kronikë në gur. 6. Tema e gjakmarrjes është trajtuar në romanin: d) Prilli i thyer. 7. Nuk është roman i Ismail Kadaresë: c) Tuneli. 8. Tragjedia kosovare është trajtuar në librin eseistik: a) Ra ky mort, e u pamë. 9. Ismail Kadare ka qenë Laureat i çmimit b) Princi i Asturias. 10. Cili nga filmat e mëposhtëm është realizuar mbështetur në romanet e Kadaresë: c) Koha e kometës. • Renditni në dërrasën e zezë gjithë informacionin që keni për Ismail Kadarenë dhe ndërtoni biografinë e tij, si dhe një bibliografi me veprat e tij poetike, narrative dhe eseistike. Kadare, Ismail (1936), shkrimtar, poet, eseist, publicist dhe përkthyes. Lindi në Gjirokastër. Studimet e larta në fushën e letërsisë i kreu në Institutin Gorki në Moskë. Veprat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Është anëtar i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Parisit. Për kontribute në fushën e letërsisë i është dhënë titulli Kalorës i Legjionit të Nderit dhe Nderi i Kombit. Ndër veprat e tij përmendim: Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kronikë në gur, Gjakftohtësia, Pallati i ëndrrave, Ftesë në studio, Spiritus, Dialog me Alen Boske, Ra ky mort e u pamë, Lulet e ftohta të marsit, Vajza e Agamemnonit, Darka e gabuar, E penguara etj. • Si e vlerësoni profilin kulturologjik të Kadaresë? Argumentoni qëndrimet tuaja. Këtu mund të vlerësohen kontributet e shkrimtarit në publicistikë (debatet publike ku është përfshirë), eseistikë (Ftesë në studio, Eskili, ky humbës i madh), përkthim (Majakovskij etj.), etj.

Page 132: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

131

• Duke iu rikthyer dijeve mbi disidencën, a do ta konsideronit Kadarenë shkrimtar disident? Jepni argumentet pro dhe kundër. (Orientime) Kjo pikë edhe mund të diskutohet më shumë në raport me kufizimet e shkrimtarëve në periudhën e diktaturës. Lexim i drejtuar • Vëreni tiparet dalluese të këtij shkrimi, duke qartësuar se kujt i drejtohet dhe për kë/ çfarë është shkruar. Lartësia Juaj,- Një mbreti ose Princi. Në qoftë se do të ishte për Presidentë, ministra, ambasadorë do drejtohej Shkëlqesi, në qoftë se njerëz të artit Kolegë etj. Është një kënaqësi e veçantë (do të thotë të jesh i ftuar) të jem i pranishëm në këtë sallë (audiencë e përgatitur ) dhe të marr fjalën këtu (domethënë që dhënia e fjalës është nderim). • Si vetidentifikohet shkrimtari në fjalimin e tij dhe si e përkufizon ai referentin dhe pikën e lidhjes në ligjëratë? Kënaqësia është e dyfishtë, ngaqë e gjithë kjo ndodh për shkak të letërsisë (referenti), universit që unë i përkas (vetidentifikimi dhe pika e lidhjes). • Çfarë raporti vendos Kadare me letërsinë? A mund të ishte më gjithëpërfshirës nëse do të ish përdorur termi “art”? Raporti që shkrimtari vendos me letërsinë është gjithëpërfshirës, sepse e konsideron veten pjesë të universit letrar. Ndoshta nuk mund të ishte më gjithëpërfshirës sepse edhe letërsia është art. • Cilat janë qëndrimet që Kadare kontraston lidhur me letërsinë? Komentoni domethënien e tyre dhe pozicionimin idealist të shkrimtarit. Ka pasur dhe vazhdon të ketë dy mendime krejtësisht të kundërta për letërsinë. Njëri, i vjetër, pakëz naiv, që besonte se letërsia, ashtu si gjithë artet, mund të bënte mrekullira për botën; mendimi tjetër, modern, rrjedhimisht aspak naiv, se letërsia dhe arti nuk i shërbejnë askujt, veç vetvetes (Kontrastimi). Ne të dy këto mendime, e vërteta dhe jo e vërteta janë të përziera. Megjithatë, si njeri i artit, unë kam prirjen të besoj te mrekullia (Idealizmi). Mendimet e kontrastuara i referohen qëndrimit të realizmit socialist mbi letërsinë që “mund të bënte mrekullira për botën” dhe mendimi tjetër që i referohet shprehjes “arti për art” në fjalët “se letërsia dhe arti nuk i shërbejnë askujt, veç vetvetes”. Me këtë, Kadare rrëzon rolin edukativ të letërsisë dhe ngre lart vlerat estetike (dhe etike-ndoshta) të letërsisë. • Ku qëndron mistika dhe simbolika e mitit të Orfeut dhe për cilën veprimtari njerëzore shërben ky mit si referent? Miti i Orfeut: Orfeu ishte një poet dhe muzikant. Muzat i kishin mësuar t’i binte lirës. Muzika dhe vargjet e tij ishin aq të ëmbla dhe të mrekullueshme saqë ç’do gjë pushonte për ta dëgjuar atë. Gruaja e tij ishte nimfa Euridike, të cilën e dashuronte edhe Aristeu. Një ditë, teksa Euridikja vraponte për t’i shpëtuar këtij të dashuruari të marrë, një gjarpër e kafshoi dhe ajo vdiq menjëherë. Atëherë Orfeu mori vendimin të zbriste e ta merrte në Had, në mbretërinë e errët të të vdekurve. Me muzikën e tij i preku të gjitha perënditë,

Page 133: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

132

madje edhe vetë Hadin dhe gruan e tij Persefonin, e cila u prek nga dashuria e madhe e Orfeut për Euridiken. Kështu Hadi ia jep të drejtën Orfeut ta marrë Euridiken me vete, por me kushtin që gruaja ta ndiqte burrin përgjatë rrugës së errët dhe ky nuk duhej të kthehej ta shihte para se të arrinte në botën e të gjallëve. Kur të dy ishin pothuajse afër sipërfaqes së tokës, Orfeu i frikësuar se mos e humbte dhe nga dëshira për ta parë të shoqen, kthehet, por menjëherë gruaja u përthith nga forcat e nëndheshme, pavarësisht se sa fort e mbajti ai nga dora. Kështu që ajo vdiq për të dytën herë. Mistika qëndron tek forca e artit në jetën e njerëzve për t’i bërë ata më të dashuruar dhe më të mirë. Është pikërisht mënyra se si arti i jep botës dashuri. Sipas Kadaresë, thelbi i tij ka të bëjë me mundësitë e artit. • Interpretoni universalitetin e shkrimtarit në fjalinë: “Orfeu arriti që me artin e tij të bëjë gjëra të pabesueshme dhe, ndonëse nuk arriti dot të kapërcente murin e vdekjes, më prapë se kushdo iu afrua së pamundurës”. Mbështetuni në: - kundërshtitë brenda fjalisë; raporti vdekje – përjetësi; përjetësia e artit. Pabesueshmëria e veprës së Orfeut qëndron në faktin se ai nëpërmjet muzikës, arriti të kthejë vullnetin e hyjnive mbi fatin e Euridikës. E pamundura pra e artistit bëhet sa kohë ai është në jetë, nëpërmjet krijimitarisë së tij. Kadare nuk thotë realisht që ai nuk e kapërceu murin e vdekjes, ai murin e vdekjes e kapërceu, po vetëm si artist sepse për këtë meritë atij iu dha një shans i dytë, ndërsa si njeri ai nuk mundi ta shpëtojë dot gruan e vet. Pra është arti, ai që e përjetësoi figurën e tij. • Në cilin kontekst e ka ndërtuar ligjëratën e vet Kadareja? Çfarë kuptojmë ne për të dhe artin/artistët e asaj kohe? Njëzet vite më parë, në vendin tim komunist në qoftë se dikush do t’i thoshte dikujt se ka gjasë që një ditë, një shkrimtar shqiptar do të marrë një çmim në Spanjë, për më tepër të dorëzuar nga princi trashëgimtar, ky dikush do të shpallej aty për aty i çmendur, do të prangosej e do të çohej në çmendinë. Dhe kjo do të ishte e keqja më e vogël. Sipas një versioni të dytë, ky dikush do të përfundonte në hetuesi dhe pastaj në torturë si një komplotist i rrezikshëm. Konteksti të cilit i referohet Kadareja është regjimi komunist. Ajo që ne kuptojmë është 1. mungesa e lirisë; 2. mungesa e lëvizjes, 3. lufta e klasave: princi trashëgimtar, 4. represioni dhe burgimi për agjitacion dhe propagandë, apo për komplotist i rrezikshëm. • Ku qëndron thelbi i mrekullisë së lirisë? Në ç’raport qëndron me popujt dhe si reflektohet në art dhe veçanërisht në letërsi? Ndoshta mund t’ju duket pak i dramatizuar ky parashikim, por unë do t’jua shpjegoj. Shqipëria, vendi im, dhe Spanja e juaj, përveç një miqësie të shkurtër në shekullin XV, nuk kanë pasur kurrë asnjë lidhje. Ndërprerja e plotë u bë në shekullin e kaluar, kur vendi im komunist, i shquar për prerje marrëdhëniesh, (ky ka qenë, si të thuash, specialiteti i tij), preu çdo lidhje me Spanjën. Por si çdo gjë në botë, ashtu edhe mrekullia e letërsisë e ka një traditë. Thelbi i mrekullisë së lirisë është letërsia. Pra ajo ç’ka i zhduk kufinjtë mes shteteve dhe ndarjet mes tyre është kultura.

Page 134: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

133

• Vëreni togfjalëshat dhe saktësinë e ndërtimit të tyre. Analizojini nga pikëpamja kuptimore, simbolike dhe gjuhësore: Kohë e ngrirë-1. kohë që s’ecën përpara dhe nuk sjell zhvillim, 2. koha e komunizmit; 3. metaforë Kalorës i vetmuar- 1. individ idealist 2. i vetëm kundra të tjerëve, 3. epitet Kapërcej sa herë- 1. nuk kish kufij për... 2. ishte i mundshëm mes të pamundurës. Kufi i pakapërcyeshëm- 1. kufi fizik i pamundur 2. kufi i dogmës dhe politikës, 3. epitet. • Detyrë shtëpie: Vlerësojeni fjalinë e mësipërme për nga mesazhi universal që mbart dhe perfeksioni stilistik i ndërtimit. Duke u mbështetur në këto vlerësime, jepni tre përfundime për botëkuptimin kulturologjik të Kadaresë dhe tre përfundime për kredon e tij poetike. Përfundime të karakterit kulturologjik mund të jenë: 1. individualizmi i shkrimtarit 2. letërsia thyen çdo lloj politike 3. Komunizmi nuk e dëmtoi dot komunikimin letrar. Përfundime mbi kredon poetike mund të jenë që: 1. Diktati nuk e ndal shpirtin krijues; 2. Letërsia ka karakter universal, 3. Letërsia është një formë e lirisë. Ora II

Objektiva: a) Të analizohen qëndrime të ndryshme të Kadaresë në tekst; b) Të vlerësohen idetë universale të shkrimtarit; c) Të krahasohen idetë e Kadaresë me Brodskijn dhe Kutelin; d) Jepni gjykimet tuaja mbi esenë.

• Sillni ndër mend simbolikën e figurës së Don Kishotit. Gjykoni se ku qëndron ai mes marrisë, idealizmit dhe artit? Figura e Don Kishotit është një figurë që kritika letrare po edhe ajo socio-psikologjike ka ndërtuar duke e parë në dy aspekte: atë të karakterit idealist dhe jo vetëm mesjetar, por edhe karakterin e të marrit. Idealizmi i Don Kishotit qëndron në thelbin e tij si personazh por edhe në misionin që ai vë vetes: të përmirësojë botën. Në fakt aspekti i “marrisë” së tij nuk qëndron në bëmat e tij se sa në utopinë e botës për të mos qenë pozitive, por në fakt thelbi është që bota e tillë është e ndërtuar me pozitivitetin dhe negativitetin e saj. Figura e Don Kishotit është universale në art sepse ajo mbart mbi vete luftën dualiste, të përhershme të njerëzimit me të mirën dhe të keqen. • Shtjelloni me ndihmën e mësuesit kuptimin që ka marrë figura e Don Kishotit në kontekstin e regjimit komunist shqiptar, duke e parë nga pikëpamja e interpretimeve të imponuara të kohës dhe shtrembërimin e figurës.

Page 135: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

134

Në kohën e komunizmit kritika e realizmit socialist e orientoi figurën e Don Kishotit në favor të politikës së saj populiste duke e nxjerrë atë jashtë konceptit aristokratik mesjetar dhe duke e veshur atë me simbolin e idealit komunist që e mira duhet të luftojë me se s’bën të keqen. • Cila është teza dhe njëkohësisht mesazhi i kësaj ligjërate? Argumentoni se ku qëndron “figura e Don Kishtotit” mes totalitarizmit dhe pavarësisë. Teza: Artet dhe letërsia janë të pavarura Mesazhi: Letërsia është universale ndaj ajo nuk njeh kufij të asnjë lloji. Figura e Don Kishotit mes totalitarizmit dhe pavarësisë qëndron në faktin se ajo u keqinterpretua nga kritika e realizmit socialist në Shqipëri por pavarësisht kësaj ajo erdhi me të gjitha dimensionet e saj kohore, hapësinore, kulturore por mbi të gjitha artistike për lexuesin shqiptar. • Analizoni universalitetin e konceptit të shkrirjes së kufijve mendorë në rrafshe si: komunikimi, liria e individit, pavarësia, integrimi, universalizmi në art etj. Letërsia ka qenë dhe mbetet mënyrë estetike por edhe etike e të komunikuarit në këtë kuptim ajo asnjëherë nuk e ka humbur funksionin e saj për të na pasuruar shpirtin me ndjenja humane dhe kjo gjë ka qenë e gjithëkohshme në letërsi. Vendet e zhvilluara përgjithësisht kanë një letërsi të ngritur mbi kultin e individit më shumë se sa mbi kultin e shoqërisë ndaj dhe tematika e letërsisë së tyre universale mbetet liria dhe kërkimi i së vërtetës nëpërmjet saj. Sigurisht që liria e individit është e lidhur me pavarësinë e tij shpirtërore dhe mendore. Por një letërsi që të quhet universale ajo duhet ti tejkalojë minimalisht kufijtë kohorë dhe hapësinorë. Ajo çka është universale në artin e letërsisë është mesazhi mbi thelbin e përjetshëm estetik të shpirtit që përkthehet në përjetim emocional dhe moral. • Krahasoni domethëniet e togfjalëshave “pavarësi e shteteve” dhe “pavarësi e letërsisë është globale”. Pavarësia e letërsisë është globale sepse është në zhvillim të mëtejshëm anembanë botës, pavarësisht nga gjuha, shteti, letërsia dhe arti i saj është i njëjtë me të gjithë botën. • Diskutoni mbi konceptin global në art sipas: Kuteli: Kuteli e konsideron letërsinë si mjet për të dhënë mbijetesën e kombit dhe veçoritë e tij në raport me kombet e tjera. Pra nëpërmjet gjuhës kombëtare ne bëhemi pjesë e kulturave globale. Brodskij: Brodskij është i qëndrimit se gjuha dhe letërsia janë gjerat më të lashta, më të pashmangshme, më të përjetshme se sa çdo formë tjetër e organizmit njerëzor. Kjo do të thotë se sipas Brodskijt një pjesë e asaj që njerëzimi ka qenë është aktualisht apo do të jetë në të ardhmen jepet nëpërmjet letërsisë. Kadareja: Globalizmi në art sipas Kadaresë është i lidhur me thyerjen e kufijve të mendësisë mes popujve dhe njohjes së kulturave ndërmjet njerëzve. • Komentoni shtrirjen kuptimore të shprehjes: “Pavarësia e letërsisë dhe e arteve është një proces në zhvillim”. Pavarësia e arteve dhe e letërsisë është një proces në zhvillim së pari sepse qenia njerëzore është në zhvillim, po ashtu shoqëria njerëzore pasqyrë e të

Page 136: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

135

cilave është letërsia është në zhvillim. Por thelbi i shprehjes ka të bëjë me mosshterimin e letërsisë si art. Kjo do të thotë se misioni universal i letërsisë do të mbetet i pafundmë. • Zbërtheni identitetin e universit paralel dhe karakterin universal, ekzistencial të tij. Sipas Kadaresë pavarësia e letërsisë dhe e arteve lidhet me të kuptuarit se mosvarësia e artit nuk është një çështje luksi por është një dëshirë për ta përkryer artin. Ajo është një kushtëzim objektiv, pra e detyrueshme. Përndryshe identiteti i universit paralel që në rastin konkret është karakteri estetik dhe i pafundmë i letërsisë nuk do të qëndronte në këmbë. • Analizoni domethënien e shprehjes “Republika e letrave” dhe shtjelloni pozicionin e letërsisë në këtë shprehje. Republika e letrave është një formë për të dhënë madhështinë e universit të letërsisë si dhe pavarësinë e saj nga artet e tjera. • Evidentoni përfundimin në të cilin del autori në pjesën përmbyllëse të ligjëratës së tij. Ai do të thotë se përballja e këtyre dy faktorëve është konflikt sepse bota reale ka armët e saj kundër artit: censurën, doktrinën, burgjet. • Cili është misioni i shkrimtarëve sipas Kadaresë dhe si jepet ai në tekst? Komentojeni atë nga pikëpamja ideore dhe stilistike (përzgjedhja e fjalëve). Mesazhi i Kadaresë mbi misionin e shkrimtarëve është se vetë shkrimtarët janë të bindur se arti nuk do ta ngrejë kurrë flamurin e kapitullimit dhe se ata gjithmonë janë të drejtuar nga vizioni i dy botëve që rrinë ballë për ballë në pritje të fitores, botës reale dhe asaj të artit. Nga pikëpamja stilistike Kadare e ka shpjeguar vetë qëllimin e përdorimit të fjalës kapitullim duke thënë se ajo është e trishtueshme. Në këtë kuptim ai mund të na ketë thënë që letërsia e shkrimtarëve mund të kalojë nëpër tatëpjeta po ajo asnjëherë nuk do të jetë tragjike sepse është e pakapitullueshme. Ora III

Objektiva: a) Të rikujtohet eseja me pesë paragrafë; b) Të analizohen teknikat e shkrimit eseistik të Kadaresë; c) Të ndërtohet profili i Kadaresë për nga aspekti i shkrimtarit idealist.

• Dalloni tek hyrja, fjalitë që shërbejnë si katalizator për kontekstin dhe për tekstin, të cilave u është referuar autori. 1. Kjo ndodh për shkak të letërsisë, universit që unë i përkas. 2. E bëra këtë hyrje të gjatë për të ardhur te tema kryesore e fjalimit tim të

shkurtër: pavarësia e letërsisë.

Page 137: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

136

• Nënvizoni fjalinë që prezanton temën dhe analizojeni atë nga pikëpamja e organizimit të mjeteve gjuhësore. Si mendoni, a është shkrimtari gjenerues i shumë ideve për nga mënyra se si i përzgjedh fjalët? “Tema është e vjetër. Ka qenë dhe mbetet, ndoshta, shqetësimi numër një i këtij arti. Në ndryshim nga pavarësia e shteteve, pavarësia e letërsisë është globale. Ndaj dhe mbrojtja e saj e tillë është, globale. Kjo nuk e bën më të lehtë. Përkundrazi”. Kadare ka përdorur një fjali kontrastuese për të dhënë temën. Ai ka thënë: “Në ndryshim nga pavarësia e shteteve, pavarësia e letërsisë është globale. Autori është gjenerues idesh nga mënyra si i përzgjedh fjalët sepse ndoshta ky është ndër ligjëratat e rralla mbi letërsinë ku nuk trajtohet letërsia si e tillë në konceptin global, por në këtë rast pavarësia e letërsisë është trajtuar globalisht. Kjo do të thotë se letërsia jo vetëm është një art i pavarur nga artet e tjera, por ajo mbart edhe një lloj pavarësie tjetër që është realizimi i mendimit nëpërmjet fjalës. • Cila është fjalia që shtjellon fokusin e temës dhe çfarë e dallon atë nga fjalia e mëparshme? Pavarësia e letërsisë dhe e arteve është një proces në zhvillim. Nga fjalia e mëparshme e dallon konfirmimi i tezës së letërsisë si art i veçantë por që ndesh të njëjtat rrugë zhvillimi si të gjitha artet. • Autori ka parashtruar që në hyrje një kontrast. Analizoni efektin stilistik të kësaj gjetjeje dhe thoni si e ndihmon ajo shtrimin e tezës. “Ka pasur dhe vazhdon të ketë dy mendime krejtësisht të kundërta për letërsinë. Njëri, i vjetër, pakëz naiv, që besonte se letërsia, ashtu si gjithë artet, mund të bënte mrekullira për botën; mendimi tjetër, modern, rrjedhimisht aspak naiv, se letërsia dhe arti nuk i shërbejnë askujt, veç vetvetes. Ne të dy këto mendime, e vërteta dhe jo e vërteta janë të përziera. Megjithatë, si njeri i artit, unë kam prirjen të besoj te mrekullia”. Efekti stilistik i kontrastit qëndron në faktin se autori nëpërmjet tij ka dhënë lidhjen shkak-pasojë të qëndrimit personal se beson te mrekullia. Ai gjithashtu në një nëntekst të ligjërimit ka dhënë në mënyrë të nënkuptuar qëndrimet e kritikës për figurën e Don Kishotit duke e vënë atë përballë trajtimit naiv dhe trajtimit të një figure madhështore në letërsi. • Përkufizoni tezën e Kadaresë në hyrjen e kësaj eseje dhe shtjelloni se si ka arritur autori ta parashtrojë atë. Vlerësoni aftësitë analitike të shkrimtarit. Teza e Kadaresë në mënyrë të nënkuptuar jepet me referimin tek miti i Orfeut, thelbin e të cilit Kadare e ka interpretuar si në themelin e mundësive të artit. Aftësia analitike e shkrimtarit në të gjithë hyrjen qëndron në faktin se ai i është përqasur temës së pavarësisë së letërsisë në forma të ndryshme që janë: 1. Nëpërmjet kontrastit duke vënë përballë kritikën; 2. Nëpërmjet referimit tek antikiteti për të dhënë universalitetin e mesazheve

letrare; 3. Nëpërmjet referimeve politike duke vënë përballë mbylljen totalitare me

hapjen kulturore; 4. Nëpërmjet figurës së Don Kishotit që mbart në vetvete thelbin e utopisë së

jetës dhe idealizmit të individit.

Page 138: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

137

• Ndërtoni profilin idealist prej shkrimtari të Kadaresë, duke u mbështetur në idetë e tij prej artisti. Vetë Kadare thotë: se si njeri i artit unë kam prirjen të besoj te mrekullia. Ai mbështetet te miti i Orfeut duke thënë se ky mit me artin e tij arriti të bëj gjera të pabesueshme, por edhe pse nuk arriti dot të kapërcente murin e vdekjes më pranë se kushdo iu afrua të pamundurës. Të vëzhguarit • Nxirrni mesazhin etik që përcjell kjo foto për çdo njeri të artit, humanizmit dhe kontributeve e vlerave të tjera universale. Kjo foto është dëshmi e asaj se arti me të vërtetë i kalon të gjithë kufijtë e ndarjeve shtetërore kulturore, fetare etj. pikërisht sepse misioni i artit është bashkimi global dhe universal në të mirën e vlerave të njerëzimit.

4.2 Virxhinia Vulf dhe feminizmi

Ora I

Objektiva: a) Të kuptohet karakteri i V. Vulfit nëpërmjet të vëzhguarit; b) Të diskutohet se çfarë është feminizmi dhe vendi i Vulfit në letërsinë

feministe; c) Të lexohet teksti deri sa të kuptohen këndvështrimet e shkrimtares.

(Orientime) Ora e parë sugjerohet vetëm të lexohet dhe të kuptohet teksti. Gjithashtu mund të konsumohet edhe rubrika të vëzhguarit. Teksti mbi jetën e Virxhinia Vulf-it si dhe mbi feminizmin është vetëm për tu lexuar dhe jo për tu mësuar nga nxënësi. Të vëzhguarit • Përshkruani feminilitetin e Virxhinia Vulfit nisur nga pikturat dhe argumentoni intelektualizmin, paranë, izolimin dhe feminizmin e saj. Feminiliteti i Virxhinia Vulfit nuk është i vështirë për tu zbuluar, kjo pikërisht për faktin sepse nga sa shohim në foto ajo e ka thjeshtëzuar vetveten duke u përpjekur të transmetojë që është thjesht një individ pa u bërë e dukshme për gjininë e saj femërore. Ky “mohim” që ajo i bën këtij aspekti gjinor nuk lidhet me faktin se ajo është në luftë me idenë mashkullore. Ajo është në kundërshti me idenë se kapacitetet mendore janë të ndryshme. Thelbi i teorisë së saj është që mendja është e njëjtë por stili ndryshon.

Page 139: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

138

• Zbuloni fatalitetin e portreteve të Virxhinia Vulfit dhe shtjelloni konceptin fatalizëm tek kjo autore, sipas këndvështrimit tuaj, duke u nisur vetëm nga pikturat. Portreti i Virxhinia Vulfit në të katër planet që ne kemi dallohet nga një veçori. Shfaqja ose mosshfaqja e vështrimit të saj. Në rastin kur ajo e jep vështrimin e plotë ne kuptojmë që sytë e saj janë përhumbur mes të kaluarës dhe së ardhmes, por ato kurrë nuk janë të pranishëm. Me sa duket autorja vuan ndonjë dramë të së kaluarës dhe e sheh edhe të ardhmen dramatikisht jo në kuptimin e dhimbjes, por në kuptimin e të panjohurës. Në rastet kur sytë e Virxhinia Vulfit janë të padukshëm qëndrimi i saj na bën të kuptojmë për një mbyllje në vetvete të personazhit femër, i cili më së shumti përkthehet në një moskuptim nga ana e botës. Në këtë kuptim ajo është gjithmonë në dhomën e saj në pritje të frymëzimit artistik. Fatalizmi në këtë rast nuk qëndron në atë se çfarë atë e pret në jetën e përditshme, por në atë se çfarë do ta presë mendjen e saj të pakufishme. Ora II

Objektiva: a) Të analizohet përmbajtja kuptimore e esesë së Vulfit duke iu përgjigjur

pyetjeve të tekstit; b) Të zgjerohen njohuritë mbi tiparet dhe shkrimin e tekstit bindës-

argumentues. •Lexoni me shumë vëmendje tekstin eseistik të Virxhinia Vulfit dhe rilexojeni edhe një herë, në qoftë se është e nevojshme për të kuptuar më mirë se për çfarë bëhet fjalë. Si mendoni, cili është subjekti i kësaj eseje? Në këtë ese, Virxhinia Vulf është përpjekur që duke vënë përballë dy personazhe: një femër dhe një mashkull të trajtojë konceptin e mendjes androgjene, gjithmonë sipas botëkuptimit të një femre. Vulf thotë se mendja është një organ mjaft i mistershëm dhe duke u futur brenda saj nuk njeh asgjë edhe pse ne varemi prej saj. Mendja është përqendrimi i mendjes në një pikë çfarëdo në një çast çfarëdo, saqë nuk mund të ketë asnjë gjendje të veçantë. Për sa i përket mendjes androgjene, kemi të bëjmë me përzierjen e dy gjinive asaj femërore dhe asaj mashkullore. Këto dy gjini nuk mund të bëjnë dot pa njëra-tjetrën dhe bashkimi i burrit me gruan përbën kënaqësinë dhe lumturinë e të dy gjinive. Vulf thotë se te femra personazh kryesor mbetet gjithmonë shpirti, sepse të gjitha shkrimet e shkrimtareve femra, fillojnë vetëm atëherë kur shpirti i saj do të rrëfejë diçka. • Ç’do të thotë “mendje” për shkrimtaren dhe cili është raporti që ekziston mes mendjes dhe shpirtit sipas këndvështrimit tuaj? Sipas Vulf mendja është një organ mjaft i mistershëm. Mendja është përqendrimi në një çast çfarëdo dhe në një pikë çfarëdo duke qenë se ajo ka një fuqi shumë të madhe. Raporti që ekziston mes mendjes dhe shpirtit bazohet në atë se mendja është më tepër e identifikuar me vetëdijen, kurse

Page 140: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

139

shpirti ka të bëjë me përjetimin dhe raportin mes tyre, shkrimtarja e jep vetëm duke vënë veten e saj në situata të ndryshme vëzhgimi. • Analizoni konceptin “uniteti i mendjes” sipas Virxhinia Vulfit dhe si e perceptoni ju atë. Unitetin e mendjes Virxhina e Vulf e ka dhënë nëpërmjet mohimit duke thënë se: mendja ka një fuqi aq të madhe përqendrimi në një pikë çfarëdo, në një rast çfarëdo saqë të duket se nuk mund të ketë asnjë gjendje të veçantë e të dallueshme. Pra, sipas autores një gjendje tjetër e mendjes përveç asaj unitare nuk ekziston. •Argumentoni rrugëtimin e mendjes duke e përshkuar atë dhe praninë e mendjes jashtë trupit. Përqendrohuni te raporti trup-mendje. Për shembull, mendja mund të shkëputet krejtësisht nga njerëzit e rrugës dhe ta shohë veten të shkëputur prej tyre, tek rri aty në një dritare në katin e sipërm dhe i sodit ata. Ose mund të mendojë bashkë me njerëz të tjerë në mënyrë krejt spontane, siç ndodh, për shembull, me një turmë njerëzish që presin të gjitha bashkë të dëgjojnë një lajm që do t’u lexohet me zë të lartë. Raporti mes trupit dhe mendjes që autorja vendos është i karakterit autonom. Është i tillë sepse autorja ka vendosur që aktivitetin e tyre ta bëj të veçantë, por ata nuk i largon asnjëherë nga njeri tjetri. Dikush mund të mendojë se ky raport është i një pavarësie totale. Megjithatë mendojmë se përderisa këndvështrimi i pozicionimit fizik të individit vëzhgues vendoset nëpërmjet mendjes atëherë nuk ka kuptim që ta konsiderojmë atë të pavarur. • Rikthehuni tek analiza e raportit shpirt-mendje në varësi të gjinisë dhe argumentoni konceptin e një mendjeje të ndritur sipas Colerdige. Coldrige thotë se një mendje e ndritur është një mendje androgjene. Vetëm kur realizohet ky bashkim mendja bëhet plotësisht pjellore dhe i përdor të gjitha aftësitë e saj. Një mendje që është vetëm mashkullore, nuk është në gjendje të krijojë, ashtu si edhe një mendje vetëm femërore. Pra këto dy gjini nuk mund të bëjnë dot pa njëra-tjetrën. • Argumentoni pro dhe kundër shprehjen “Vetëm kur realizohet ky bashkim mendja bëhet plotësisht pjellore dhe i përdor të gjitha aftësitë e saj”. Në këtë shprehje argumentet pro këtij qëndrimi janë këndvështrimi universal mbi dukuritë dhe subjektet që natyra njerëzore ofron. Argument kundër mund të jetë fakti që nuk ka pse të mungojë një këndvështrim vetëm femëror apo vetëm mashkullor mbi faktet sociale sepse secili nga këndvështrimet afron mundësira të reja për ta parë botën nëpërmjet nevojave të secilës gjini në fund të fundit. • Shtjelloni konceptin “mendje androgjene” sipas Vulfit dhe këndvështrimit feminist mbi argumentin. Sipas Volf “mendja androgjene” është përzierja e dy gjinive; asaj mashkullore me atë femërore. Gjendja e zakonshme dhe e rehatshme mendore është ajo ku të dy jetojnë në harmoni së bashku, në bashkëpunim shpirtëror. Kur njeriu është burrë, pjesa grua e trurit të tij duhet të luajë një rol; dhe gruaja nga ana e saj, duhet të ketë ndërveprim me burrin që ndodhet brenda saj. • Analizoni në nivel kontekstual dhe tekstual përkufizimin: “Shekspiri si tipi i mendjes androgjene” për nga pikëpamja e kritikës feministe dhe nga ajo e përgjithshme.

Page 141: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

140

Sipas Shekspirit një nga shenjat dalluese të një mendjeje vërtet të zhvilluar është se ajo nuk mendon veçanërisht dhe në mënyrë të njëpasnjëshme për gjininë, është shumë më vështirë sot se dikur të përftosh atë gjendje mendore. • Renditni me shkrim tiparet e një mendjeje të zhvilluar sipas Vulfit dhe komentoni secilin prej tyre: 1. Nuk mendon veçanërisht dhe në mënyrë të njëanshme për gjininë. 2. Sot është shumë e vështirë që të përftohet mendja e një burri-grua. 3. Mendja androgjene ka rezonancë dhe është poroze; ajo është aftë të

përçojë emocione pa pengesa, se është krijuese në mënyrë të natyrshme dhe përshkënditëse.

• Trajtoni lidhjen që ekziston mes letërsisë dhe gjinisë nga këndvështrimi i Vulfit. A bini dakord me shprehjen “Kjo gjë duhet t’u ketë nxitur burrave dëshirën e papërmbajtur për t’u afirmuar...” ? Asnjë epokë nuk mund të ketë qenë kaq e vetëdijshme për ndarjen e gjinive sa jona; mjaft të sillje në mend librat e pafund që kishte në Muzeun Britanik të shkruara nga burrat për gratë, të cilat e provojnë këtë më së miri. Për këtë ishte pa dyshim fajtore fushata e së drejtës së votës për gratë. Kjo gjë duhet t’u ketë nxitur burrave dëshirën e papërmbajtur për t’u afirmuar; duhet t’i ketë bërë që të vënë theksin tek gjinia dhe tiparet e saj, gjë që nuk do të kishin marrë mundimin ta bënin po të mos qenë sfiduar nga gratë. Dhe kur dikush sfidohet, qoftë edhe nga disa gra me kapela të zeza, ai kundërshton, dhe kur nuk të kanë sfiduar kurrë më parë, kundërshtimi bëhet edhe më i tepruar. Lidhur me dëshirën e papërmbajtur të meshkujve për tu afirmuar mund të themi se bëhet fjalë për ndryshime të thella sociale më shumë se sa për sfida të karakterit gjinor. Sfida në vetvete nuk është forca, por është këndvështrimi. • Interpretoni domethënien e shprehjes “Nuk isha plotësisht e sigurt, nëse kjo ishte një “I” në trajtën e një peme apo të një gruaje që po ecte.”, duke e parë në kontekstin maskilist, por dhe nga pikëpamja feministe. Shihni me kujdes simbolikën që mbartin mjetet gjuhësore të shprehjes. Nëpërmjet kësaj shprehjeje Virxhinia Vulf ka shprehur më së qarti dyshimin e saj mbi personalitetin e individit, prandaj ajo thotë: nëse kjo ishte një “I” me një fjalë a është dikush me personalitet të plotë njerëzor pavarësisht nga përkatësia gjinore apo sociale dhe ana tjetër e shprehjes apo të një gruaje që po ecte çka do të thotë se individi identifikohet në bazën e gjinisë dhe të forcës psikosociale që kjo gjini i atribuon. Simbolika që mbart lidhet forma e drejtë e shkronjës “I” me konceptin e pemës që në fakt është një metaforë për integritetin personal të gjithsecilit individ, por dhe të shterpësisë që ky lloj integriteti mbart në vetvete. • Komentoni domethënien e shprehjes “... e bllokonte himnin e energjisë krijuese dhe e mbante brenda ca kufijve të ngushtë”. Shiheni komentin tuaj edhe nga një këndvështrim sociologjik mbi nevojën e një fushëpamjeje femërore për jetën dhe artin. Shprehja në vetvete i atribuohet shterpësisë së kanoneve dhe modeleve kallpe, të cilat e frenojnë fantazinë krijuese. Kjo do të thotë se bota ka nevojë për dy

Page 142: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

141

këndvështrime atë femërore dhe atë mashkullore që nuk do të thotë domosdoshmëri barazie gjinore, por thjesht botëkuptim femëror dhe mashkullor. • Cilat janë pengesat për të cilat hamendëson Virgjinia Vulf? Qartësoni raportet femër-mashkull sipas këndvështrimit të saj. Vulf mendon se raportet femër-mashkull duhet të jenë të barabartë dhe asnjë prej tyre mos të dominojë. Këto dy raporte duhet të jenë të bashkuar sepse ashtu krijohet kënaqësia dhe lumturia e plotë e tyre. • Ku qëndron thelbi i “paturpësisë së Shekspirit”? Po thelbi i “Zotit A”? Paturpësia e Shekspirit të kthen përmbys njëmijë e një mendime në kokë, por është larg së qenit e mërzitshme. Dhe Shekspiri e bën këtë për t’u zbavitur. E bën në shenjë proteste. Proteston kundër barazisë së seksit tjetër, duke pohuar superioritetin e vet. Zoti A e bën qëllimisht. Ai është i penguar, i kufizuar dhe i vetëdijshëm, po ashtu siç mund të kish qenë edhe Shekspiri sikur dhe ai kish njohur në kohën e tij gra si zonjusha Clough dhe zonjusha Davies. Pa as më të voglin dyshim letërsia e epokës elizabetiane do kish qenë shumë ndryshe nga ç’është, në rast se lëvizja feminist do të kish lindur në shekullin e XVI dhe jo në të XIX-tin. • Komentoni shtrirjen estetike, psikologjike dhe sociologjike të shprehjes: “Proteston kundër barazisë së seksit tjetër, duke pohuar superioritetin e vet”. Kënvështrimi sociologjik: lidhet me fokusimin tek normat morale në të cilat ishte e fokusuar epoka elisabetiane, e cila në disa kuptime i jepte një rol të veçantë mashkullit në shoqëri. Kënvështrimi psikologjik: Shekspiri ka qenë i penguar, i kufizuar dhe i vetëdijshëm. Kënvështrimi estetik: Pa as më të voglin dyshim letërsia e epokës elizabetiane do të kish qenë shumë ndryshe nga ç’është, në rast se lëvizja feministe do të kish lindur në shekullin e gjashtëmbëdhjetë dhe jo në të nëntëmbëdhjetin. • Në çfarë përfundimesh del autorja në esenë e saj? Argumentoni universalizmin e tyre. Sipas autores është shumë më e rëndësishme në këtë çast të dimë sa para dhe sa dhoma kanë pasur gratë, sesa të bëjmë teori për aftësitë e tyre – unë mendoj se dhuntitë, qoftë të mendjes apo të karakterit, nuk mund të peshohen si të ishin sheqer ose gjalpë, madje as në Cambridge, ku janë aq të aftë për t’i klasifikuar njerëzit, për t’u vënë kapela në kokë dhe nga një germë pas emrit. Universalizmi i mendimit të Vulfit qëndron në faktin se mendja është e pavarur nga gjinia dhe është e pamatshme nga shoqëria. Ora III

Objektiva: a) Të analizohen aspektet bindëse-argumentuese të esesë së Vulfit; b) Të japë gjykimet e veta mbi esenë; c) Të zbulojë aspekte të ndryshme të shkrimtares nëpërmjet esesë.

Page 143: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

142

(Orientime) Sugjerohet që mësuesi tu shpjegojë fillimisht nxënësve tekstin bindës-argumentues dhe shkrimin e tij. Në vijim mendohet që të analizohet eseja e Virxhina Vulfit nga pikëpamja e karakteristikave të këtij lloj teksti.

• Analizoni karakterin bindës-argumentues të shkrimit. Karakteri bindës argumentues i shkrimit të Virxhina Vulfit bazohet në pikat e mëposhtme: 1. Shkrimtarja ka ngritur një tezë për ta shtjelluar që është pikëpamja e saj

feminist mbi mendjen dhe procesin e të krijuarit. 2. Për të arritur këtë qëllim ajo ka sjellë përqasje të ndryshme.

a. Përpunimi i ideve b. Kontrastimi i qëndrimeve c. Trajtime historiko-letrare d. Kontrastime estetike e. Shembuj të ndryshëm etj.

• Analizoni të gjitha faktet që ka renditur shkrimtarja, duke i parë ato nga këndvështrimi i sotëm mbi barazinë gjinore dhe gjykoni nëse ato janë pika të forta në mbështetje të argumentit.

1. Coleridge nuk e kishte pasur fjalën aspak për një mendje që ushqente ndonjë simpati të veçantë për gratë, që mbronte kauzën e tyre a i kushtohej analizimit të tyre.

2. Asnjë epokë nuk mund të ketë qenë kaq e vetëdijshme për ndarjen e gjinive sa jona; mjaft të sillje në mend librat e pafund që kishte në Muzeun Britanik të shkruara nga burrat për gratë, të cilat e provojnë këtë më së miri.

3. Por – këtu kalova nja dy faqe duke kërkuar diçka – e keqja më e madhe ishte se në hijen që lëshonte germa “I” gjithçka ishte pa trajtë, si mjegulla.

4. Pjesërisht nga mbizotërimi i germës “I” dhe nga thatësira që ajo, ashtu si ai ahu gjigant, hedh në hijen e saj.

5. Pa as më të voglin dyshim letërsia e epokës elizabetiane do të kish qenë shumë ndryshe nga ç’është, në rast se lëvizja feministe do të kish lindur në shekullin e gjashtëmbëdhjetë dhe jo në të nëntëmbëdhjetin.

6. Kështu që kur fut në mendje një fjali të zotit B ajo bie bum! Përtokë – pa jetë; ndërsa kur fut në tru një fjali të Coleridge, ajo shpërthen dhe pjell gjithfarë idesh, dhe kjo është e vetmja mënyrë të shkruari për të cilën mund të thuash se përmban sekretin e jetës së pashtershme. Etj…

(Orientime) Pas renditjes së fakteve të cituara nga shkrimtarja nxënësit ftohen të diskutojnë në mënyrë të lirë mbi përqasjet e shkrimtares nëse ato janë në funksion të barazisë gjinore apo në funksion të një letërsie feministe. • Analizoni në tekst momente ku Virxhinia Vulf shfaqet si: 1- eseiste; 2- shkrimtare; 3- femër; 4- individ i angazhuar në ndryshime. Cila prej këtyre qasjeve është më pranë jush?

Page 144: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

143

Eseiste: Mendja është pa dyshim një organ mjaft i mistershëm, mendova duke futur kokën brenda, për të cilën nuk njihet asgjë, edhe pse ne varemi krejtësisht prej saj. Pse më duket se brenda mendjes ka këputje dhe kundërshti, ashtu si ka edhe ngarkesa dhe strese në trup për shkaqe të dukshme?... Shkrimtare: Pa as më të voglin dyshim letërsia e epokës elizabetiane do të kish qenë shumë ndryshe nga ç’është, në rast se lëvizja feministe do të kish lindur në shekullin e gjashtëmbëdhjetë dhe jo në të nëntëmbëdhjetin… Femër: Nuk isha plotësisht e sigurt nëse kjo ishte një “I” në trajtën e një peme apo të një gruaje që po ecte. Kjo “I” nisi të bëhej e lodhshme. Po pse vallë? Kjo ishte një “I” më se e respektuar, e ndershme dhe e logjikshme, e fortë gur dhe e lëmuar për shekuj me radhë nëpërmjet mësuesve më të zgjedhur dhe ushqimit më të mirë. I respektoj dhe i admiroj “I”-të nga thellësia e zemrës. Por – këtu kalova nja dy faqe duke kërkuar diçka – e keqja më e madhe ishte se në hijen që lëshonte germa “I” gjithçka ishte pa trajtë, si mjegulla. Mos është vallë pemë? Jo, është grua… Individ i angazhuar në ndryshime: Ja këtu pushon së foluri Mary Beton. Ajo ju tregoi se si arriti në konkluzionin – në këtë konkluzion prozaik – se duhet të kesh pesëqind sterlina në vit, një dhomë më vete dhe një dry në derë në rast se doni të shkruani letërsi ose poezi…

4.3. William Faulkner

ORA I

Objektiva: a) Të lexohet dhe të kuptohet ligjërata e Faulknerit; b) Të diskutohet mbi karakterin e shkrimtarit duke vëzhguar foton; c) Të analizohen qëndrimet e Faulknerit në ligjëratë.

Të vështruarit • Cila është simbolika e fletës së bardhë dhe e insekteve mbi të? Analizoni domethënien e tyre. Makina e shkrimit simbolizon mjetin e punës së shkrimtarit, por edhe evolucionin teknologjik të shkrimit, pavarësisht mjetit. Fleta e bardhë mund të simbolizojë pafundshmërinë e ideve që mund të hidhen mbi të, ndërsa insektet simbolizojnë vetë idetë. Ato janë vendosur në mënyrë të çrregullt për të dhënë larmishmërinë e tyre, por edhe faktin se vetëm disa prej tyre mbeten universalisht. • Diskutoni se si e imagjinoni ju jetën e shkrimtarit në raport me misionin e tij. Pyetje ndihmëse: Çfarë bën një shkrimtar? Kur një shkrimtar konsolidohet si i madh për krijimtarinë e vet? Në ç’raport është e vërteta jetësore me të vërtetën artistike? etj.

Page 145: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

144

Të lexuarit: • Lexoni tekstin duke u përfshirë sentimentalisht në të dhe thoni: 1) çfarë kuptuat; Shkrimtari, artisti vlerësohet në bazën e krijimtarisë së vet. Arti dhe letërsia nuk mund të bëjnë kompromise me vlerat materiale, sepse mbeten në thelb vlera shpirtërore. Sipas Folknerit sfida janë:1. tragjedia jonë që është frika e përgjithshme dhe universale, e përballur gjer më sot.- Ai thotë e përballur, por jo e tejkaluar 2. si dhe fakti që nuk ka më probleme të shpirtit. Kërkimi i të vërtetës universale është thelbi i ekzistencës. Njeriu nuk duhet të mbijetojë, por të fitojë mbi jetën. 2) cili është misioni i shkrimtarit; Misioni i shkrimtarit sipas Folknerit është 1. të jetë novativ në idetë e veta. Ai këtë e thotë në fragmentin : “por për të ngjizur prej lëndës së shpirtit njerëzor diçka që nuk ka ekzistuar kurrë më parë.” 2. Shkrimtari duhet të shkruajë për shpirtin “sepse veç për ta ia vlen të shkruash, për agoninë dhe ëmbëltinë e shpirtit njerëzor.” Shkrimtari duhet të shkruajë për jetën dhe ndjenjat njerëzore, sepse ato janë rruga drejt njohjes të së vërtetës. Zëri i poetit nuk duhet të jetë vetëm regjistruesi i njeriut; ai mund të jetë njëri prej mbështetësve, shtylla që duhet t’i bëhet krah mbijetesës dhe ngadhënjimit të tij. • Bëni dallimin mes njeriut dhe veprës së tij. Zhvilloni interpretimin tuaj, nisur nga qasja e misionit njerëzor dhe krijues. 1. E ndjej se ky çmim nuk më jepet mua si njeri, por veprës sime – punës

sime të krejt një jete në agoninë dhe ëmbëltinë e shpirtit njerëzor, jo për lavdi, ende më pak për mbushulli, por për të ngjizur prej lëndës së shpirtit njerëzor diçka që nuk ka ekzistuar kurrë më parë.

2. Është veç një fjalë goje të thuash se njeriu është i pavdekshëm, vetëm sepse ai do të mbijetojë; kur të ketë kumbuar tik-taku i mbramë i fundit të botës, pasi të jetë shuar me shkëmbimin e sprasëm e krejt të pavlerë të përshkëndritjes së mbrëmjes së fundit, edhe atëherë do ketë mbetur kumbi i një zëri: kumbi i mezindierë, i pashtershëm i njeriut, që ligjëron ende. Shkagoj ta qas këtë mundësi. Jam i sigurt se njeriu nuk do të mbijetojë, ai do të ngadhënjejë. Ai është i pavdekshëm, jo sepse vetëm ai, midis krijesave, ka një zë të pashtershëm, po sepse ai ka një shpirt, një frymë, që janë të afta të dhembin, të flijohen, të mbijetojnë.

Poetit, shkrimtarit, s’i mbetet asgjë tjetër, pos se të shkruajë për këto. Si përfundim, njeriu jeton për të ndier (kulmon me tmerrin), kurse shkrimtari për të dhënë artistikisht dhe me vërtetësi ndjenjat e shpirtit njerëzor, pavarësisht nga ngjyra e tyre. • Pasi të keni përfunduar komentin e mësipërm, analizoni thellësisht raportet jetë-njeri, art – e panjohur. Fjalia përcaktuese në ligjëratë: “Lypset mësuar se s’ka gjë më të vyer se sa të ndiesh tmerr; dhe me të nxënë këtë, të tjerat harrohen përgjithnjë, pa lënë skutë për asgjë në punishte, pos të vërtetave të moçme universale – dashurisë,

Page 146: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

145

nderit, përdëllimit, krenarisë, dhembshurisë dhe flijimit – pa të cilat çdo rrëfenjë do të ishte jetëshkurtër.” Sipas Folknerit: jetë-njeri, Thelbi i jetës është i përcaktuar nga ndjenjat njerëzore, të cilat i japin kuptimin vetë njeriut. Intensiteti i jetës së gjithsecilit varet nga forca e ndjenjave me të cilat e jeton jetën. Raporti art- e panjohur. Folkneri flet për të vërteta të moçme universale si dashuria, nderi etj. dhe pohon se pa to çdo rrëfenjë është jetëshkurtër, por duke iu referuar artit në përgjithësi. Po ku qëndron e panjohura? E panjohura është pikërisht brenda artistit dhe ka të bëjë me forcën e tij artistike për të pasqyruar ndjenjat. • Ç’do të thotë për ju “… ky çmim më përket veç në kuptimin e besimit”. Me anën e kësaj shprehjeje, autori ka pohuar se besimi i tij është letërsia. • Në çfarë konteksti e ndërton Faulkneri tezën e vet dhe ku nënkuptohet ajo në tekst? Komentoni aktualitetin e saj në ditët e sotme: paraja dhe molepsja ndaj saj. Konteksti është zhvillimi industrial dhe teknologjik që po simplifikojnë jetën dhe po zhdukin kënaqësinë e të bërit gjëra të vogla, por domethënëse. Teksti: “Nuk është e vështirë të ngjizet një kushtim për anën tjetër të tij, paranë, në përpjesëtim të drejtë me qëllimin dhe kuptimin e zanafillës së saj. Por do të më pëlqente të sillesha njëlloj edhe me brohorimat, duke e shfrytëzuar këtë rast si një çukë prej nga të mund t’më mbajnë vesh të rinjtë e të rejat, që tashmë i janë kushtuar këtij ankthi e kësaj molepsjeje, midis të cilave tashmë ndodhet ai tjetri, që një ditë do të qëndrojë këtu ku jam unë tani.” Për të komentuar aktualitetin e shprehjes, mund të diskutoni mbi vlerën e parasë në raport me ndjenjat. Sugjerojmë që të analizohen vlerat e gjithsecilës në jetën e përditshme, pastaj të shihet se cila prej të dyjave prevalon. • Cilat janë përfitimet materiale dhe morale të çmimit “Nobel”? Zbuloni se cili mund të jetë thelbi i molepsjes dhe a mund të jetë e gjithhershme ajo? Një laurat i cmimit Nobel përfiton nga fondi shumen rreth 1 milionë dollarë amerikanë. Përfitimi sipas Folknerit: “E ndjej se ky çmim nuk më jepet mua si njeri, por veprës sime – punës sime të krejt një jete në agoninë dhe ëmbëltinë e shpirtit njerëzor, jo për lavdi, ende më pak për mbushulli, por për të ngjizur prej lëndës së shpirtit njerëzor diçka që nuk ka ekzistuar kurrë më parë. Kështu, ky çmim më përket veç në kuptimin e besimit.” Pra përfitimi moral është bërja e pavdekshme e besimit të tij, letërsise, si dhe ana tjetër e medaljes, që si individ ai ka arritur të jetë njeri i ndjenjave më të thella. Thelbi i molepsjes qëndron në faktin e përkthimit të vlerave njerëzore në vlera monetare. “ Por do të më pëlqente të sillesha njëlloj edhe me brohorimat, duke e shfrytëzuar këtë rast si një çukë prej nga të mund t’më mbajnë vesh të rinjtë e të rejat, që tashmë i janë kushtuar këtij ankthi e kësaj molepsjeje, midis të cilave tashmë ndodhet ai tjetri, që një ditë do të qëndrojë këtu ku jam unë tani.” • Komentoni se çfarë mund të jetë frika e përgjithshme dhe universale dhe se si kjo mund të kthehet në tragjedi. Ku qëndron problematika etike dhe ajo estetike e kësaj tragjedie?

Page 147: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

146

Frika e përgjithshme dhe universale është se mos ndoshta nuk do të ketë më probleme të shpirtit. Tragjedia qëndron pikërisht në faktin se do të vdesë vetë thelbi i ekzistencës së qenies njerëzore. Problematika etike: Vdekja e vlerave; vdekja e ndjenjës përballë materies; Problematika estetike: Kur nuk ka ndjenja, vdes thelbi estetik i letërsisë: Për çfarë do të shkruajmë, në qoftë se nuk shkruajmë për ndjenjat. • Vlerësoni disa nga shkaqet dhe pasojat që mbart shprehja “Nuk ka më probleme të shpirtit”, si aspektin etik dhe estetik të saj. Shkaqet: Etike: industrializimi ndihmon në zbehjen e vlerave dhe burimeve njerëzore; paraja po fiton mbi vlerat njerëzore. Estetike: Ndjenjat po humbin thelbin e tyre njerëzor; Përjetimi po humb karakterin e vet tragjik. Pasojat: Etike: Vdekja e moralit të ndjenjave; Humbja e misionit etik të letërsisë (konflikti i përhershëm mes të mirës dhe së keqes, së njohurës dhe së panjohurës). Estetike: Humbja e përjetimit artistik të ndjenjave në art; Zëvendësimi i përjetimit me molepsjen ndaj parasë. • Renditni vlerat universale të ligjëratës sipas autorit dhe thoni se si pasqyrohen ato në letërsi apo art, në tërësi. Analizoni raportin në të cilin qëndrojnë këto vlera me letërsinë dhe lidhjen e ndërsjellë ndërmjet tyre. Vlerat universale sipas Folknerit jepen në frazën: “Lypset mësuar se s’ka gjë më të vyer se sa të ndiesh tmerr; dhe me të nxënë këtë, të tjerat harrohen përgjithnjë, pa lënë skutë për asgjë në punishte, pos të vërtetave të moçme universale – dashurisë, nderit, përdëllimit, krenarisë, dhembshurisë dhe flijimit – pa të cilat çdo rrëfenjë do të ishte jetëshkurtër.” Për të realizuar këtë, nxënësi mund t’i përgjigjet pyetjeve: - Cila është dhimbja më e madhe? Dhimbja më e madhe na ndihmon të

zbulojmë kufijtë e shpirtit njerëzor, apo të mendjes? Dhimbja a mund të njehësohet me të vërtetën? Letërsia e vërtetë, a mbart gjithmonë shumë dhimbje? Dhimbja njerëzore është dramë apo tragjedi sipas jush?

- A bini dakord me Folkenrin dhe renditjen që ai i ka bërë të vërtetave universale? Çfarë mund të shtoni ju?

- A mendoni se letërsia pa ndjenja si dashuria, nderi, …flijimi do të ishte e paplotë?

Ora II

Objektiva: a) Të vazhdohet me analizën e ideve të Faulknerit ne ese; b) Të arsyetohet mbi trajtimin e thelbit njerëzor në letërsi sipas autorit dhe

qasjeve ndaj misionit të autorit; c) Të zgjerohen njohuritë mbi shkrimin e esesë bindëse-argumentuese.

Page 148: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

147

• Cili është kërcënimi që i vjen letërsisë, në qoftë se ajo nuk merret me thelbin e vlerave njerëzore? Gjejeni në tekst dhe komentojeni. “Është veç një fjalë goje të thuash se njeriu është i pavdekshëm, vetëm sepse ai do të mbijetojë; kur të ketë kumbuar tik-taku i mbramë i fundit të botës, pasi të jetë shuar me shkëmbimin e sprasëm e krejt të pavlerë të përshkëndritjes së mbrëmjes së fundit, edhe atëherë do ketë mbetur kumbi i një zëri: kumbi i mezindierë, i pashtershëm i njeriut, që ligjëron ende.” Kërcënimi që i vjen letërsisë pra është shterpësia e ndjenjave, mesazheve, vlerave. • Analizoni deklaratën e shkrimtarit “Unë shkagoj të pranoj fundin e njeriut” për nga qasja ndaj së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes. E kaluara: “Tragjedia jonë është frika e përgjithshme dhe universale, e përballur gjer më sot.”, pakti me një frikë të përhershme, që nuk ka për të rreshtur kurrë së ekzistuari. E tashmja: “Nuk ka më probleme të shpirtit.” E ardhmja: “Jam i sigurt se njeriu nuk do të mbijetojë, ai do të ngadhënjejë.” • Cili është thelbi i vdekshmërisë së njeriut? Rilexoni në tekst shtjellimin që autori i ka bërë argumentit dhe komentojeni atë. “Është veç një fjalë goje të thuash se njeriu është i pavdekshëm, vetëm sepse ai do të mbijetojë; kur të ketë kumbuar tik-taku i mbramë i fundit të botës, pasi të jetë shuar me shkëmbimin e sprasëm e krejt të pavlerë të përshkëndritjes së mbrëmjes së fundit, edhe atëherë do ketë mbetur kumbi i një zëri: kumbi i mezindierë, i pashtershëm i njeriut, që ligjëron ende”. • Nxirrni përfundimet tuaja mbi këtë argument dhe diskutoni se çfarë e kërcënon universalizmin. Kërcënimet: Tërheqja nëpërmjet mbijetesës dhe jo fitores; shterimi i ndjenjave me kalimin e kohës; rivlerësimi i vlerave, ku rrezikohen të fitojnë ato morale, ndjesore përpara atyre materiale; rrezikohet shterimi i njeriut. • Analizoni raportin poet-njeri sipas Faulknerit. Gjykoni nëse është i saktë apo jo. Raporti: Jam i sigurt se njeriu nuk do të mbijetojë, ai do të ngadhënjejë. Ai është i pavdekshëm, jo sepse vetëm ai, midis krijesave, ka një zë të pashtershëm, po sepse ai ka një shpirt, një frymë, që janë të afta të dhembin, të flijohen, të mbijetojnë. Poetit, shkrimtarit, s’i mbetet asgjë tjetër, pos se të shkruajë për këto. Është privilegj ndihma që i jepet njeriut që të mbijetojë duke i dhënë zemër, duke i ndërmendur guximin, nderin, shpresën, krenarinë, dhembshurinë, mëshirën, flijimin – lavdinë e së shkuarës së tij. Zëri i poetit nuk duhet të jetë vetëm regjistruesi i njeriut; ai mund të jetë njëri prej mbështetësve, shtylla që duhet t’i bëhet krah mbijetesës dhe ngadhënjimit të tij. Pra, sipas Folknerit shpirti i njeriut është i destinuar për të fituar mbi jetën. Kjo sepse thelbi i e tij është pavdekësia. Në këtë kuadër poeti duhet të jetë i fokusuar tek ndjenjat e botës njerëzore. Vetë njeriu mbështetet nga arti dhe universalizmi që ky mjet i ka krijuar vlerave të njeriut. Pra, poeti është mbështetës dhe trumbetues i fitores së njeriut mbi jetën. • Mësuesi mund të vijojë me shpjegimin e shkrimit të esesë bindëse argumentuese. Në fund të orës së mësimit nxënësi mund t’ju përgjigjet pyetjeve të karakterit informativ dhe evidentues për fjalimin e Folknerit.

Page 149: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

148

Ora III

Objektiva: a) Të analizohet teksti nga pikëpamja e teknikave te shkrimit bindës-

argumentues; b) Të fillojë puna parapërgatitore mbi shkrimin e esesë bindëse-

argumentuese.0 9 • Krahasoni disa nga qasjet tuaja ndaj këtyre mbylljeve dhe analizoni teknikat e nxjerrjes së përfundimeve. Mbyllja e shkruar nga Folkneri është e fokusuar tek parashikimi i së ardhmes së njeriut dhe të shpirtit njerëzor në raport me poetin, pra autori përmbush aspektin e teknikës argumentuese në dhënien e përfundimeve. Vetë autori ka shprehur qëndrimet e tij shoqërore dhe artistike ndaj asaj se si ai e mendon të ardhmen, duke dhënë kështu përfundimet personale. Gjithashtu ai ka pozicionuar rolin e poetit në të ardhmen duke e bërë tezën e vet joshteruese, ai gjithashtu është fokusuar tek njeriu duke u mbështetur tek vlerat e moçme universale për të cilat ka folur edhe më parë në tekst. Ai ka theksuar faktin se zëri i poetit është i pashtershëm në kuptimin se ai reflekton fitoren e njeriut përballë jetës duke i dhënë kështu mbylljes karakter emocional. • Evidentoni dhe shpjegoni gjithë parametrat gjuhësorë të shkrimit bindës-argumentues që reflektohen në ese. Dalloni fjalët teknike që lidhen me letërsinë dhe artin, mjetet lidhëse, kohën dhe vetën etj. Parametrat e shkrimit bindës argumentues – për këtë përgjigjuni pyetjeve: - A e ka shprehur që në hyrje shkrimtari qëllimin e tij apo jo? - A janë paraqitur nga ana e autorit qartazi qasjet dhe arsyet pse është

mbajtur qëndrimi kritik për molepsjen ndaj parave që Flokneri mendon se po kaplon rininë e kohës.

- Në ç’masë argumentet që ka sjellë autori për të mbështetur tezën e tij e përmbushin këtë qëllim?

- A përfundon shkrimi me një përmbledhje? Gjuha e shkrimit bindës-argumentues: për këtë përgjigjuni pyetjeve:

- A është shkruar teksti në kohën e tashme? - A janë të forta lidhjet shkak-pasojë në tekst?

p.sh. Vetëm një pyetje ka mbetur: kur do të bëhem copë e çikë? Për shkak të kësaj, të rinjtë e të rejat, që shkruajnë sot, kanë harruar problemet e zemrës njerëzore, në përleshje me vetveten, e vetmja gjë që mund të mëndë krijimtari të arrirë, sepse veç për ta ia vlen të shkruash, për agoninë dhe ëmbëltinë e shpirtit njerëzor. Gjuha teknike: autori ka përdorur fjalë si: vepër, punë, ngjizje, çmim, tragjedi, universale, vlera e vërtetë etj. • Zhvillimi i punës parapërgatitore ka për qëllim një përsëritje të ideve letrare të shkrimeve që kemi studiuar deri tani. Për këtë sillni në vëmendjen e nxënësve përfundimet që keni nxjerrë në klasë mbi Kuteli, Brodskij, Kadare, Vulf dhe Faulkner.

Page 150: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

149

Këta autorë janë marrë të gjithë ose me misionin e shkrimtarit p.sh. Kuteli dhe Folkneri, ose me karakterin universal të letërsisë, p.sh Brodskij-Kadare, pak më specifike mund të themi se është Virxhina Vulf, e cila është marrë me mendjen e atij që do të ishte shkrimtari perfekt.

Lev Nikolajeviç Tolstoi Ky mësim është konceptuar të zhvillohet në gjashtë orë dhe në përfundim të tij të realizohet projekti i cili ka për qëllim botimin e një manuali kërkimor letrar mbi novelën “Pullaliu” të Tolstoit. Së pari nxënësi orientohet që ta lexojë të gjithë veprën. Së dyti dy orët e para të mësimit sugjerohet që klasa të punojë e gjitha së bashku për të kuptuar veprën në tërësi. Tre orët e tjera sugjerohet që klasa të jetë e ndarë në katër grupe dhe secili të punojë për një aspekt të projektit. Ora e fundit është prezantimi përfundimtar i projektit. Ora I

Objektiva: a) Të nxitet nxënësi për leximin e veprës; b) Të diskutohet mbi procesin e krijimit të novelës Pullaliu dhe për figurën e

Tolstoit në tërësi; • Me ndihmën e mësuesit përpiquni të kuptoni konceptin didaktizim i veprës së një shkrimtari. Kjo do të thotë se vepra Pullaliu e Tolstoit është më shumë se një vepër e karakterit estetik një vepër me karakter didaktik ku mbisundon qëllimi për të mësuar më të mirën e asaj se cfarë individi/shpirti në rastin konkret pullaliu që është kafshë mund të bëhen në jetën e tyre. • Arsyetoni kompleksitetin e figurës së Tolstoit dhe thoni qasjen që kanë lexuesit ndaj tij. Vepra e Tolstoit është një monument për letërsinë në cdo kohë, cdo brez dhe cdo prirje letrare. Si i tillë ai është shumë koherent për lexuesin. Lexuesin pa dallime moshore apo botkuptimore përpihet nga vepra e Tolstoit. Vet autori nuk shfaqet në vepra sepse autori ideal duhet të jetë i padukshëm në vepër dhe i kudogjendur në të njëjtën kohë. Prandaj lexuesit përjetojnë ndjesira të tilla përfshirëse teksa lexojnë veprat e Tolstoit sepse ata e riprodhojnë vetveten në të njëjtën kohë. • Komentoni marrëdhëniet e shkrimtarit me pedagogjinë, etikën dhe estetikën (të krijuarin).

Page 151: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

150

Përqasja e përgjithshme ndaj Tolstoit është se ai ka qenë artist i madh dhe predikues i padurueshëm. Kjo do të thotë se letërsia e tij është e madhe, shumëdimensionale dhe të dhuron përjetime të forta. Por nga ana tjetër ai përpiqet që me urtësinë e mendjes që e karakterizon të japë moralizime e predikime të karakterit etik. Thelbi pedagogjik qëndron në disa novela që ai ka shkruar, të cilat në thonjëza i dedikohen sjelljes së mirë e të moralshme. • Cila është e vërteta e kontekstit të krijimit të Tolstoit si shkrimtar? Po e vërteta tolstojane? Tolstoi gjatë gjithë jetës ka bërë një luftë me vetveten nëpërmjet të cilës ai kërkonte të vërtetën në art dhe në ndërgjegjen e tij. Të vërtetën ai e kërkoi aq torturueshëm sa hera-herës e gjeti përpara këmbëve të veta. Ndodhi kështu sepse Tolstoi artist ishte në thelb kjo e vërtetë. Për Tolstoin kërkimi i mundimshëm i së vërtetës ka qenë më i çmuar se iluzioni i lehtë mbi të. E vërteta e vjetër ruse me ngurtësinë e saj dhe me hijerëndën e vet, nuk ka qenë kurrë një kuvendar i këndshëm. Jo e vërteta artificiale, por e vërteta absolute, e pavdekshme, jo thjesht e vërteta absolute që spërndrit gjithë botën me të vërtetën e saj. Kur Tolstoi e gjente atë në vetvete, në vezullimin e imagjinatës së tij, ai pothuajse pavetëdijshëm prirej në rrugë të drejtë. • Ku qëndron thelbi i krijimtarisë së Tolstoit në raport me metodën realiste të paraqitjes së jetës? Tolstoi zbuloi metodën e paraqitjes së jetës në mënyrë të atillë që i korespondon përfytyrimit të lexuesit. Në këtë kuadër ajo cka rëndom quhet realizëm i përshkrimeve tolstojane e ka kapërcyer vetë krijuesin e këtij realizmi. Kjo ka ndodhur pikërisht për faktin se Tostoi ka qenë gjithmonë në kërkim të së vërtetës dhe të paraqitjes artistike të saj. Të vëzhguarit • Komentoni fotot dhe personazhet. Vëreni tiparet e dy shkrimtarëve. Dalloni se çfarë ka artistike në portretet e tyre. Po prej gjeniu? Gorki paraqet shkrimtarin e ri me kapotë dhe me një borsalinë të një stili tjetër. Tolstoi është shkrimtari me duart në mes, me mjekër dhe me një kostum të një stili pak më tradicional. Të dy portretet janë mjaft artistikë për nga impostimi i kokës. Gorki është i fokusuar në një vështrim të largët, ndërsa Tolstoi sheh mprehtazi dhe ngultasi drejt. Gjenialiteti i këtyre figurave qëndron në detajin e ruajtjes së individualitetit dhe pavarësisë artistike të secilit karakter në foto. Janë dy shkrimtarë, të dy rusë, por janë krejt autonomë në qëndrimin e tyre ndaj njëri-tjetrit. • A vërehen kufijtë mes moralistit dhe kërkuesit të së vërtetës në këtë foto. Po. Në foto është mjaft e dukshme që Tolstoi është një natyrë moraliste, kjo për faktin e pozicionimit të duarve, I cili tregon sigurinë e shkrimtarit në raport me shoqërinë. Kërkimi I së vërtetës vërehet në vështrimin e tij të prerë e të qartë si dhe aspak të shpërqendruar.

Page 152: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

151

Novela “Pullaliu”: bota me sytë e një kafshe • Zbërtheni simbolikën e fjalëve të Lev Tolstoit “Asgjë nuk ecën tek Pullaliu, përveç skenës me karrocierin dhe vrapimin”. Kjo do të thotë se jeta e pullaliut është e fokusuar vetëm tek funksioni i tij si kalë: në shërbim të karrocierit dhe kampion në vrapim. • Si i kuptoni fjalët e Turgenjevit, teksa i thotë Tolstoit: “Në jetën e mëparshme, ju, Lev Nikollajeviç ndoshta keni qenë kalë!” Në këtë rast Turgenievi ka dëshmuar edhe një herë se arti i Tolstoit është realist më shumë se realizimi dhe figura e Pullaliut del e qëmtuar mirë pikërisht për faktin se Tolstoi i ka shkuar deri në fund thelbit të kësaj kafshe. • Analizoni simbolikën dhe alegorinë e novelës, por dhe universalizmin e saj. Kjo vepër i dedikohet monstruozitetit që mbizotëron mes njerëzve por që është zbuluar falë një truku të veçantë që është përjetimi i një kali, Pullaliut. Pullaliu në vetvete shpreh qëndrimin e Tolstoit mbi jetën dhe mbi pronësinë. Në këtë kuadër vetë autori e quan jetën njerëzore të turpshme e të mjerë. Gjithashtu në tërësinë e vet vepra shpreh në mënyrë simbolike dhe alegorike shoqërinë njerëzore, padurimin, paragjykimin, ligësinë etj. • Analizoni simbolikën e një kali të tredhur dhe përjetimeve të tij. Çfarë gjetjesh ka zbatuar autori për të dhënë ekzistencën e pakuptimta të jetës në përgjithësi? Një kalë i tredhur do të thotë një qenie që nuk ka mundur ta përmbushë misionin e vet riprodhues për shkak të mostruozitetit të njeriut. Në këtë kuadër në përgjithësi kuajt në rrëfim janë shpirtëzuar me ndjenja njerëzore, egërsi- keqardhje, hare-trishtim, xhelozi-krenari etj. si dhe me altruizmin e rinisë dhe vetëdijen e ngrysur të pleqërisë shkatërrimtare. Nëpërmjet “njerëzimit” autori ka dhënë ekzistencën e pakuptimtë të jetës kur ajo nuk është në dinjitetin e vet. Gjithashtu vetë jeta tragjike e pullaliut të urtë është kontrastuar nga historia e ekzistencës së pakuptimtë të padronit të tij të mëparshëm, princit egoist e pervers, Serpuhovskit. Ora II

Objektiva: a ) Të analizohet thelbi filozofik i novelës Pullaliu; b) Të analizohet struktura e organizimit të brendshëm dhe të jashtëm të novelës; c) Të gjykohet mbi thelbin ekzistencial të trajtuar në novelë.

• Zbuloni thelbin e tmerrit të vdekjes dhe çlirimit të pushtetit të saj. Analizojeni atë. Personaliteti natyror, organik prej artisti tek Tolstoi jepet në paraqitjet e mahnitshme që ai i bënte qenies nga pikëpamja materiale dhe trupore, por edhe në mprehtësinë për të parathënë kalbëzimin të trupit të botës, duke rivlerësuar kështu në mënyrë të vazhdueshme qenien para sëgjithash nën

Page 153: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

152

shenjën e vdekjes. Kjo do të thotë se Tolstoi pasqyron antinominë e tmerrit të vdekjes dhe çlirimit prej pushtetit të saj. Megjithatë ai ka arritur që personazhe si princi Serpuhovski ti karakterizojë si trupa të vdekur që bredhin nëpër botë. Pra tmerri I vdekjes nuk qëndron në aspektin fizik të saj por pikërisht në vdekjen e shpirtit brenda një trupi të gjallë. • Zbërtheni simbolikën e një “trupi të vdekur që bredh nëpër botë” dhe të një kali të tredhur pullali që bredh nëpër botë. Trupi i vdekur që bredh nëpër botë nisur dhe nga këndvështrimi moralist i Tolstoit është pikërisht individi apo qenia që nuk ka për mision mirësinë por ligësinë. Në këtë kuptim shpirti i tij ka vdekur, por ai thjesht jeton fizikisht. Kali i tredhur pullali që bredh nëpër botë është simboli i degradimit fizik, i cili pavarësisht të gjithave është aty sepse misioni i tij i tillë është, të jetë në shërbim të zotërinjve. Ndaj në rastin konkret Pullaliu thjesht i zbaton urdhrat e stallierit të vet, por ai kurrë nuk njehsohet me to. • Karakterizoni nga pikëpamja psikologjike qenien e Pullaliut dhe qasjen e tij ndaj jetës. Zhvillimi i instinkteve trupore, që kushtëzojnë ndjeshmërinë fizike shumëplanëshe të botës fiziologjike, kombinohet me jetën e brendshme të fshehtë, me punën mendore të Pullaliut, çka shprehet në nivelin e portreteve autoriale dhe karakteristikave psikologjike: “shprehja e fytyrës… rreptësisht e durueshme, e përvuajtur dhe e kredhur në mendime të thella”, “Zoti e di se për çfarë po mendonte plaku Pullali …”. • Argumentoni pse Pullaliu shndërrohet pjesërisht në një alter ego të rrëfimtarit. Vendin qendror në kompozicionin e novelës e zë rrëfimi i një kali, që verbalizon intuitën e tij të thellë, të brendshme, dhe përgjithësimet analitike mbi botën. Përvoja jetësore dramatike, humbja e dashurisë amësore, e shkaktuar nga ligjet e një egërsie të pamëshirshme, i vesh Pullaliut prirje mendimtari, i cili “u mbyll në vetvete dhe nisi të meditojë … mendoi për padrejtësitë e njerëzve … për paqëndrueshmërinë dhe përkohshmërinë e dashurisë amësore dhe asaj femërore në përgjithësi”. Kjo do të thotë se elementi i reflektimit të kalit mbi cilësitë e racës njerëzore me të cilat edhe ne ndaj njëri-tjetrit krijojmë një efekt tëhuajësimi, do të thotë se diçka të përafërt ka përjetuar edhe Tolstoi në raport me shoqërinë. Izolimi në Yasnaja Poliana është një i tillë. • Zbuloni thelbin filozofik të novelës “Pullaliu”. Thelbi filozofik i novelës Pullaliu qëndron pikërisht në qasjen që si njeriu dhe kafsha i bëjnë momentit të vdekjes. Në disa nëntekste del e qartë se Tolstoi e konsideron mënyrën se si vdes një formë ndëshkimi apo lehtësimi pikërisht sepse ky moment sipas tij është momenti i së vërtetës për thelbin e gjithsecilës prej qenieve. p.sh. në momentin e vdekjes së princit Serpuhovski kemi një thjeshtësi torturuese për tu patur zili pasi trupi i princit si gjatë jetës apo edhe pas vdekjes ishte një barrë e rëndë dhe e bezdisshme si për natyrën ashtu edhe për njerëzit. Shënim Për të realizuar projektin klasa udhëzohet që ti përgjigjet të gjitha pyetjeve në fund të çdo pjese për koment. Paskëtaj përgjigjet më të mira përmblidhen në një ide të vetme të unifikuar me qëllim realizimin e objektivave të projektit. Klasa ndahet në katër grupe dhe secili prej tyre mund të konsiderohet grupi i punës për realizimin e objektivit përkatës.

Page 154: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

153

Kreu V: Teksti dramatik

5.1 Medea, Euripidi

Ora I

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë: a) Të asimilojë konceptet estetike të dramatikes dhe tragjikes; b) Të kuptojë dramën dhe tragjedinë në figurën e Medeas; c) Të lexojë dhe të kuptojë fragmentin për studim; d) Të analizojë aspektet tragjike në fragment. Mësuesi sugjerohet tu shpjegojë nxënësve konceptin dramatik dhe tragjedi. Fragmenti i Medeas të lexohet një herë nga nxënësi dhe pastaj të lexohet me role. Mësuesi mund të bëjë punë parapërgatitore mbi figurën komplekse të Medeas. Sugjerohet që figura e saj të mos trajtohet në kuadrin e gruas në zemëratë por si një nënë e cila është e destinuar të vdesë dhe së bashku me të do të vdisnin edhe fëmijët e saj, për dy arsye politike: do të humbnin të drejtën e qytetarisë; nëna e tyre mbetej e konsideruar nga regjimi i mbretit si barbare. • Analizoni fragmentin për nga karakteristikat e estetikës së tragjedisë. Evidentojini ato dhe argumentoni qëndrimet tuaja, duke sjellë shembuj nga teksti. Thelbi i estetikës së tragjedisë qëndron në faktin se tek personazhi kryesor Medea ndërluftojnë dy ndjenja: dashuria e nënës për fëmijët dhe urrejtja e gruas për burrin që e tradhton, hakmarrja. Apo rasti i Jasonit, bashkëshorti i Medeas i cili përjeton përbuzjen për ish gruan e vet dhe dashuri për gruan e dytë, vajzën e mbretit. Pra në tërësinë e vet forca e dashurisë ka vënë në lëvizje ngjarjen e tragjedisë: një dashuri e re për Jasonin shkakton urrejtje tek Medea dhe për pasojë vjen hakmarrja që kulmon me vrasjen e fëmijëve. Por duke qenë se Medea mbetej një personazh tragjik edhe zgjidhja për jetën e saj do të vinte në mënyrë të madhërishme. Për këtë Euripidi ka përdorur teknikën Deus ex makina, një zgjidhje e shpejtë, spektakolare dhe mbi të gjitha që përligj drejtësinë e zgjedhjes së Medeas duke justifikuar kështu krimin e saj në emër të jetës. Karroja me qerre që vjen dhe e merr atë tregon se drejtësia e perëndive ishte pro saj. Pavarësisht faktit se Medea kryen një krim, tragjikja në personalitetin e saj, në të vërtetë nuk qëndron në faktin e mospërmbatjes, por pikërisht në faktin që ajo bëri më të mirën për vete dhe për fëmijët e saj. Ajo tejkalon ndjenjën e amësisë, por nuk lejon që fëmijët e saj të vriten nga forcat e mbretit duke u bërë vetë zot i jetës së tyre.

Page 155: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

154

Ora II Objektiva: a) Të asimilohen tiparet e tekstit dramatik; b) Të komentohet fragmenti; c) Të zbulohen aspektet psikologjike si pasioni, hakmarrja, frika nga

humbja e qytetarisë të tragjedisë së Medeas; d) Te karakterizohen personazhet e tragjedisë. Mësuesi sugjerohet të shpjegojë tiparet e tekstit dramatik duke u fokusuar në: 1. Retorikën e ligjërimit: strukturat ligjërimore 2. Retorika e temave: struktura rrëfimtare, dramaturgjia 3. Retorikën e rrëfimit: struktura vepruese, mundësia • Interpretoni përdorimin e apostrofit në vargjet vijuese dhe domethënien e fjalëve të korit. Lexoni nënkuptimet e vargut “që zbret poshtë në Haid” e deri në fund. Ku është e drejta e bijës së Kreonit dhe ku del e drejta e Medeas? …O vajz’ e mjeruar,/ bijë e Kreonit!/ Oh! Sa keq më vjen/ për ty që pësove, / që zbret posht te Haid/ se Jasonin deshe/ të marrësh për burrë. Apostrofi është forma që Euripidi ka zgjedhur për të dhënë kujën e asaj çfarë Medea ka bërë. Ajo ka vrarë gruan që ish burri i saj dashuron, vajzën e Kreontit. Nënkuptimet e vargut: Kori ka thënë se bija e Kreontit për mëkatin që ka bërë duke dashuruar burrin e një gruaje tjetër do të ndëshkohet duke e kaluar jetën e përtejme në Had dhe jo në parajsë. Debati që shtrohet është: a kishte të drejtë bija e Kreontit ta dashuronte burrin e një gruaje tjetër, apo Jasoni duhet të merrte përsipër të mbante deri në fund të jetës së vet gruan barbare Medea, e cila la vendin dhe i siguroi burrit të vet nder e lavdi. • Pozicionimi i Jasonit në fragment është edhe ndëshkues. Analizoni këtë qëndrim nga këndvështrimet: a) prej të lënduari; b) prej patriarkali; c) prej të frikësuari; d) prej ish-qytetari. Jasoni, kur hyn në pallat thotë se Medea duhet të futet në dhé dhe se për të duhet parashikuar dënimi i merituar që ka për t’i dhënë shtëpia e mbretit. Ai thotë se ajo që vrau mbretërit e këtij vendi nuk mund të mos pësojë gjë. Ai gjithashtu vjen në pallat edhe për të shpëtuar fëmijët e vet të cilët do të vriteshin nga njerëzit e Kreontit për faktin se nëna e tyre kishte vrarë bijën e Kreontit. a. Si i lënduar: Se vërtet kjo duhet, o në dhe të futet; Medet ç’po më thua,

më vrave moj grua! b. Prej patriarkali: I shkon mbase mendja se ajo që vrau/ mbretërit e vendit

do të mund të dale/ prej këtij pallati pa pësuar gjë? c. Prej të frikësuari: Erdha për fëmijët, erdha t’i shpëtoj,/ se kam frikë

shumë mos m’u bëjë gjë d. Prej ish-qytetari: fisi i të vrarëve, që të marrin hakun/ për vrasjen e

tmerrshme që ka bër’ e ëma; Tani m’erdhnë mendë; s’isha krejt në vete kur

Page 156: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

155

të mora pas nga shtëpia tënde, nga një vend barbar dhe të solla këtu, në greqinë time.

• Krahasoni situatat tragjike brenda Jasonit dhe Medeas. Të dy kanë të njëjtën pikënisje: të afërmit e mbretit do t’u vrasin fëmijët. Kjo jepet në vargjet: Për Medean: Shoqe, kam vendosur që t’i vras fëmijët/ edhe sa më parë prej këtej të ik;/ që të mos vonohem e t’i le t’i vrasë/ ndonjë dorë tjetër m’e ligë akoma. Për Jasonin: Erdha për fëmijët, erdha t’i shpëtoj,/ se kam frikë shumë mos m’u bëjë gjë fisi i të vrarve, që të marrin hakun/ për vrasjen e tmerrshme që ka bër’ e ëma. Duke i krahasuar këto komente vërejmë se Medea në mënyrë tragjike sado në gjendje psikologjike të ngarkuar në mënyrë racionale e ka kuptuar që fëmijët e saj do të vdesin. Ajo i është nënshtruar tashmë këtij vendimi përfundimtar. Kjo ka dy arsye: fëmijët nuk kanë mundësi të jenë qytetarë të lirë të vendit dhe ajo nuk beson se Jasoni është baba i aftë për t’ia shpëtuar fëmijët. Tragjikja qëndron në faktin se vullneti racional i saj është në të njëjtën linjë me hakmarrjen emotive të saj. Jasoni në këtë aspekt nuk është thelluar mjaftueshëm në fatalizmin e jetës së fëmijëve të tij, ndaj mendon se ka një mundësi për ti shpëtuar ata duke i larguar. Pyetja është si e ka menduar ai shpëtimin e tyre kur në fakt është i pamundur? • Cilës teknikë teatrale të zgjidhjes së konfliktit po i afrohet Euripidi? Si e kuptojmë këtë dhe ç’tipare e karakterizojnë këtë zgjidhje? Teknika teatrale e përdorur është deus ex makina. Medea vret fëmijët e saj dhe niset nga Korinti për në Athinë me një karrocë që tërhiqej nga dragonj me fletë që ia kishte dërguar Dielli. Kjo jepet në vargjet: sepse mua Dielli, at’i atit tim,/ më dha këtë qerre, që ta kem si mbrojtje/ kundër çdo armiku. Përpos kësaj teknike, largimi i Medeas nga Korinti për në Athinë ka edhe një vlerë simbolike që ka të bëjë me faktin e çlirimit të saj nga nofka e barbares dhe që lidhet me një fitim të mundshëm të qytetarisë. Ora III

Objektiva: a) Të analizohet aspekti feminist i tragjedisë; b) Të analizohen dramat sociale që mbart figura e Medeas; c) Të zbulohet thelbi i hakmarrjes dhe vetëgjyqësisë së Medeas; d) Të arsyetohet mbi zgjidhjen dues ex machine të tragjedisë; e) Të gjykohet mbi tragjedinë.

• Ndërtoni profilin e plotë të Medeas nga këndvështrimi i gruas së udhëhequr nga pasioni. Figura e Medeas është shumë e diskutuar nga kritika, megjithatë ajo e ka gjetur veten e saj brenda kritikës feminist, e cila e gjykon atë si gruan që

Page 157: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

156

pavarësisht të gjithave u udhëhoq nga mendja racionale e një gruaje dhe nuk u mposht nga asnjë kërcënim socialopsikologjik. Hakmarrja e saj është lufta që një grua bën për të drejtat e saj në shoqëri dhe familje. • Analizoni thelbin “e qetësisë” morale të Medeas përballë Jasonit, perëndive, vetvetes, sundimtarëve. Medea përballë Jasonit: Medea i përgjigjet Jasonit se sjellja e saj është pasojë e çnderimit që ky i ka bërë duke braktisur shtratin bashkëshortor. Hakmarrjen ndaj Jasonit ajo e konsideron të ligjshme dhe për këtë thotë: “sidoqoftë zemrën ta kam përvëluar si e meriton” sepse nuk e duroi dot faktin burri i saj e shpotiste me princeshën e re. Ajo i thotë burrit se: “martesa e dytë e tij i vrau fëmijët e tyre”. Medea përballë perëndive: Ndërsa Jasoni i thotë Medeas se shpirtrat e fëmijëve do t’ia marrin hakun, ajo i thotë se perënditë e dinë se kush është shkaktar. Medea përballë vetvetes: Medea është e bindur se ka bërë veprimin e duhur si grua dhe si nënë. Medea përballë sundimtarëve: Krimin e kryer Medea e justifikon duke thënë se: nuk kanë më pak të drejtë njerëzit e mbretit apo vetë Kreonti të jenë vendimtarë për fatin e jetës së saj. Kjo jepet në vargjet: Po edhe Kreoni, q’u bë shkakëtar/ i kësaj martese, nukë do më dbonte/ prej kësaj toke, pa asnjë dënim. • Si zbulohet karakteri i Medeas përballë hakmarrjes. Ekuilibroni raportet mes hakmarrjes dhe karakterit të fortë në tragjedi. Vërtet Medea është e përfshirë nga ndjenja e hakmarrjes përballë Jasonit dhe Mbretit. Njërit i vret fëmijët, tjetrit i vret vajzën. Pra, ndëshkimi i saj është i tillë që burrin e ka ndëshkuar si prind, ndërsa mbretin si sundimtar që nuk di të kujdeset për mirëqenien e bijës së tij duke arritur kështu edhe hakmarrjen e saj femërore. Pra, mbreti e la pa burrë ajo e la atë pa fëmijë. Në këtë aspekt hakmarrja e saj duket e llogaritur mirë për të shkatërruar jetën e të gjithë atyre që ajo i konsideroi si shkaktarët e vuajtjeve të saj. Pikërisht edhe thelbi i karakterit të fortë qëndron në faktin se sa krime ajo mori përsipër për të kënaqur egon e saj qytetare, femërore dhe prindërore.

Detyrë: Analizoni në jo më shumë se 50 fjali tiparet e tekstit dramatik që karakterizojnë fragmentin e tragjedisë “Medea”. Për këtë përgjigjuni pyetjeve: Kush flet – kori apo një autor i tretë? Çfarë thotë ose parathotë kori? Kujt i drejtohet ai? 1. Cila është tema e tragjedisë? Vetë subjekti i Medeas është aludimi i Euripidit kundër persekutimit të Anaksoforazit, i cili u përjashtua nga Athina për mungesë besimi ndaj tij në vitin që pasoi publikimin e tragjedisë. Vetë historia e Medeas lidhur me masakrimin e fëmijëve i përket një date më të lashtë, por të ndryshme, në thelb, nga ngjarja që rrëfen Euripidi. Sipas versionit antik, fëmijët nuk u masakruan nga e ëma, por nga njerëzit e Korintit, për të parandaluar ardhjen e tyre në fron. 2. Si e ka trajtuar subjektin e mësipërm Euripidi?

Page 158: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

157

3. Në çfarë kohe dhe vendi e ka vendosur tragjedinë ai? 4. Identifikoni konfliktet psikologjike, sociale dhe individuale që trajton

tragjedia. 5. Identifikoni personazhet në raport me njeri-tjetrin nëpërmjet shprehive që

ata përdorin. Këtu mund të përfshihet edhe kori me përdorimin e apostrofit.

6. Evidentoni karakterin fantastik të tragjedisë nëpërmjet zgjidhjes dues ex makina.

5.2 Fausti, Gëte, (3 orë)

Ora I

Objektiva: a) Të njihen nxënësit me veprën Fausti dhe domethënien humaniste te

fragmentit Dhomë Studimi; b) Të lexohet dhe të kuptohet sa më mirë fragmenti; c) Të fillohet me komentin e fragmentit; • Zbërtheni simbolikën e një nate të thellë, domethënien e frikës së shenjtë dhe parandjenjave pozitive të Faustit. Koncepti i natës së thellë së pari lidhet me qasjen romantike që mund ti bëjmë Faustit. Në këtë kuptim Fausti në një natë të errët është hero idealist i izoluar nga bota dhe të tjerët. Ai është në kërkim të një të ardhmeje të ndritur. Frika konsiderohet e shenjtë sepse ajo në fakt është parandjenja që heroi ka për evolucionin humanist dhe shkencor që do të vijë. Frika ka të bëj me perceptimin për të ardhmen. Parandjenja pozitive ka të bëj me atë çka shpirti intelektual parakupton se do të ndodhë me qytetërimin në përgjithësi. • Analizoni qasjen e Faustit ndaj botëkuptimit njerëzor, në raport me procesin e njohjes, të mirën dhe të keqen. E dijmë na mirë se njerëzit përçmojnë,/ çka s’kuptojnë dot, / e mira, e keqja, shpesh q i damtojnë,/ i shtyjnë të murmurasin; po për çka/ dhe qeni të hungrojë sikur ata? Fausti është i trembur nga fakti se ndryshimet që do të vijnë nuk do të përtypen mirë nga qytetarët ndaj thotë se nuk duhet përçmuar ajo që nuk e kuptojmë. Ai ka edhe një këndvështrim tjetër që ndarja e botës mesjetare në të mirë dhe në të keq e ka dëmtuar këndvështrimin e njerëzve mbi jetën. • Sqaroni në klasë me ndihmën e mësuesit domethënien e përkthimit të Biblës në kuadrin e lëvizjes romantike. Nisuni nga argumenti “një gjuhë – një komb”. Në bazën e gjermanishtes letrare qëndron përkthimi i biblës nga Martin Luteri, gjithashtu në këtë kohë në të gjithë Evropën Perëndimore filloi lëvizja për unifikimin e gjuhëve letrare, diku me përkthim, diku me krijim. Italia e

Page 159: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

158

përjetoi këtë ndryshim gjatë periudhës së Rilindjes, ndërsa Gjermania po e përjeton gjatë periudhës humaniste Romantike. Vet shprehja “Një gjuhë një komb” ka lindur në Gjermani dhe ishte pjesë e botëkuptimit romantik gjerman mbi nocionin e kombit. Gëtja nëpërmjet Faustit ka dhënë figurën e Martin Luterit me përkthimin e Biblës. Ora II

Objektiva: a) Të zbulohet simbolika iluministe dhe humaniste në fragment; b) Të analizohet procesi i metamorfozës tek konia; c) Të komentohet qasja e Faustit ndaj kompleksitetit të figurës së Mefistofelit; d) Të krahasohen figura e Faustit me atë të Mefistofelit. • Zbërtheni simbolikën iluministe të figurës së Faustit, sipas qëllimit të tij. Fausti ndërsa është duke përkthyer Dhiatën e Re vëren se fjala është diçka që ka buruar nga shpirti. Për këtë ai mendon se është i aftë të përkthejë vetëm në qoftë se shpirti nëpërmjet fjalës atij i ndriçon mirëfilli. Simbolika iluministe e Faustit zbërthehet në momentin që ai ndihet i ndriçuar mjaftueshëm dhe shprehet se më në fund më erdhi drita. Vepra qe në fillim. Pra krijimi i një vepre për Faustin është drita e mendjes dhe dritë për njerëzimin. • Analizoni në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen domethënien e vargut “Vepra qe në fillim”, si dhe kuptimin e ndjesive të Faustit në procesin e zbulimit të botës. Vepra qe në fillim. – E shkuara: sipas Faustit fjala ish në fillim. Sipas Fausit fjala ishte në fillim; mendja qe zanafilla si dhe forca qe në fillim. - E tashmja: sipas Faustit ai është duke shkruar por që të kuptojë të tashmen ai duhet të kthehet tek e shkuara. Ta ketë kuptuar mirë atë. Në këtë pikë Gëte ka shprehur karakterin e vet romantik, revokim i së kaluarës. - E ardhmja: përkon pikërisht me ardhjen e dritës së mendjes.

• Analizoni dhe shtjelloni burimin e shqetësimit të Faustit ndaj kones në proces shndërrimi. Mbështetuni te simbolika e mjeteve gjuhësore të përdorura dhe përzgjedhja nga folklori gjerman etj. Në momentin që Faustit i vjen drita konia fillon e shqetësohet duke u fryrë dhe duke përjetuar një proces metamorfoze. Metamorfozën është duke e përjetuar kafsha, Fausti e quan kafshë shejtan duke parandier kështu forcat e errëta që do të pengonin zhvillimin në qoftë se njeriu nuk do të ishte i aftë të ngadhënjente mbi to. Mjetet gjuhësore që autori ka përdorur janë fjalitë habitore dhe pyetjet retorike për të cilat ai nuk ka një përgjigje sepse brenda tij është ende i riu idealist.

Page 160: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

159

Vlen të thuhet se vetë Fausti ka kurajën ta përballë atë duke i thënë se nuk e lë të iki më. Këtu ai dëshmon edhe një herë se ka marrë përsipër ta bëjë rrugën drejt njohjes. Simboli e përdorur këtu është çelësi i Solomonit. Duke qenë se Fausti ndihet i kërcënuar nga magjia e kones ai kërkon ndihmën e këtij libri simbol i përgjigjeve për energjitë negative të gjithësisë. • Argumentoni përdorimin e apostrofit, ankthin ndaj të panjohurës dhe frikën ndaj saj. Vëreni raportet mes fuqisë dhe pafuqisë njerëzore, si dhe plotfuqishmërinë qiellore. Po ti, more mik,/ nga Ferri ke ikë?/ Ket shenj kqyr atëher: /përkulen me tmerr /ballë tij t’zezat hordhi. /Po fryhet, ç’janë ngrehë flok’t e tij!/ O ti, i mallkuem, /a mundesh vallë me e lexuem /ate t’pakrijuemin,/ at të pashprehunin, /nalt n’Qiel t’adhuruemin /mizorisht t’therunin? Këtu ndeshin dy apostrofë po ti dhe o ti. Në rastin e parë Gëte nëpërmjet kësaj figure ka ngritur një pyetje retorike duke kontrastruar dy koncepte: mikun dhe ferrin. Në këto vargje vërehet frika e Faustit që në fakt përkon me përçmimin e njerëzve në përgjithësi ndaj së panjohurës pavarësisht faktit se këtu ka të bëjë me të ligën. Fausti apriori e ka krahasuar me tmerrin të panjohurën me të cilën po përballet. Tek strofa e dytë o ti i mallkuem Fausti shpreh pafuqishmërinë e vet përpara forcave të panjohura për të. Në këtë pikë ai beson se vetëm Krishti i kryqëzuar ka mundur ta zbulojë një ligësi të tillë si kjo që i është shfaqur atij. • Zbuloni domethënien etike dhe estetike të zilisë dhe pamjaftueshmërisë së Mefistofelit në vargun “m’keni djersitë sa m’keni ba të plasi”. Domethënia etike e këtij vargu qëndron në faktin se shkrimtari na paralajmëron mbi faktin se përballë figurës idealiste të Faustit dikush me ndjesira jo të mira ka vendosur të ndeshet. Në këtë kuptim Gëte thotë se në thelbin e njohjes qëndron përballja e vlerave pozitive me fuqitë negative dhe prandaj Mefistofeli e përcakton se ai është lodhur për ta kapur Faustin në një moment të lëkundur. Domethënia estetike: Nga pikëpamja gjuhësore këtu kemi një hiperbolizim të luftës që fuqitë negative bëjnë për tu ndeshur me virtytin. Në fakt kjo është sfida që energjitë negative i ofrojnë vlerave pozitive për ti kthyer ato në vlera universale. • Përshkruani Mefistofelin nga këndvështrimi nihilist, fuqia dhe përshtatshmëria. Un jam pra shpirti, qi mohon çdo gja./ E kam të drejtë: çdo gja qi asht mbi dhe/ e meriton t’shembet përdhe,/ Ma mirë asgja në dritë mos të kish dalë!/ Shkatrrimi, e zeza, me nji fjalë,/ çka quejmë të keqe, mkatet:/ ja bota qi m’përshtatet. Nëpërmjet këtyre vargjeve Mefistofeli e ka pohuar që përfaqëson forcën që shkatërron vlerën. Në fakt nuk është në kuptimin e mirëfilltë kjo. Ai kërkon të thotë se vlerat që të ekzistojnë në kuptimin universal duhet ti mbijetojnë çdo lloj kohe dhe çdo lloj prove. Fuqia sipas Mefistofelit qëndron tek mungesa e dritës. Pra, tek një mendje e errësuar çka do të thotë se njeriu nuk ka nevojë për të shkuar përpara. Nëpërmjet pohimit që ai bën se bota që i përshtatet është bota e mëkateve ai ka ftuar Faustin në sfidën për të zbuluar thelbin e vet.

Page 161: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

160

• Krahasoni kushtin e Faustit me atë të Mefistofelit. Vëreni dallimet dhe ngjashmëritë. Në ç’përfundime dilni? Fausti i thotë Mefistofelit që për ta lënë të dalë nga dera i qetë nuk e ka ndërmend sepse ai që e kap djallin duhet ta mbajë atë me çdo kusht. Përgjigja e Mefistofelit është që ai do ta bëjë këtë vetëm në qoftë se Fausti pranon që ky i fundit pranon ti japë ndihmë që nëpërmjet artit të tij ta kaloj kohën plot me kënaqësi. Kushti i Faustit krahasuar me atë të Mefistofelit dallon në faktin se Fausti nëpërmjet shpirtit të tij intelektual kërkon ta mbajë djallin të kontrolluar. Kështu ai na ka pohuar se brenda një njeriu përveç anëve pozitive ekzistojnë edhe forca negative, duke dhënë kështu sentencën që intelektuali i vërtetë është ai që di të mbajë nën kontroll anët e veta më të errëta të cilat në çdo rast ekzistojnë. Kushti i Mefistofelit e pranon anën negative tek çdo individ por ai i fton njerëzit në ngasje për të kuptuar deri ku është i zoti të shkojë një shpirt i lëkundur. Përfundimi është që brenda secilit prej nesh ka dy forca: e mira dhe e keqja por ne kemi vlerat tona për atë se cila nga forcat dominon ndaj njëra-tjetrës. Ora III

Objektiva: a) Të zbulohet aspekti meskin i figurës së Mefistofelit; b) Të nxirren përfundime mbi fragmentin; c) Të zgjerohen dijet mbi parafrazën; d) Të ushtrohen mbi shkrimin e parafrazës.

• Trajtoni pështjellimin psikologjik të Faustit në momentin e zgjimit nga gjumi. Zbuloni domethënien e pyetjeve retorike dhe jepni përgjigjet tuaja për to. Edhe ato kanë karakter universal. Komentoni universalizmin e tyre. FAUSTI: (tue u zgjue) Dhe kësaj here mos u rrejta vallë? Si u zhduk ajo turmë shpirtnash në nji ças? Mos ,’solli ket farë andrre vetë nji Djallë? Llapush qe ai qi m’kcei e para e mbas? Në këtë moment që Fausti është duke u zgjuar nga gjumi ai po arrin të kuptojë nëse ajo çka i ka ndodhur është lufta e të ndërgjegjshmes me të pandërgjegjshmen e vet apo është ndonjë vegim që ai ka përjetuar. Të gjitha pyetjet që ai i ngre vetes në fakt nuk janë pyetje mbi atë se çfarë ka ndodhur, por janë pyetje mbi thelbin e ekzistencës së tij. Pyetja e parë: p.sh. dhe kësaj here mos u rrejta vallë? është dyshimi që ai ngre mbi sistemin e vlerave; pyetja e dytë: me anën e kësaj pyetjeje ai ka kuptuar se moment i mëkatimit është shumë pranë tij. Ndjesia që ai provon se ka patur djallin pranë tregon pikërisht

Page 162: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

161

rrugën nëpër të cilën ai duhet të kalojë për të konfirmuar vlerat e veta; pyetja e fundit lidhet me ekzistencën e një Mefistofeli brenda çdolloj Fausti. Shënim Pasi nxënësit të kenë përfunduar me komentin e fragmentit, sugjerohet që atyre t’u sillet edhe një herë në vëmendje parafraza dhe shkrimi i saj. Gjithashtu në vijim, nxënësit mund të vazhdojnë me të ushtruarin e parafrazës në kuadrin e rubrikës të shkruarit.

5.3 Izraelitë dhe filistinë, Fan S. Noli (3 orë)

Ora I

Objektiva: a) Të njihen nxënësit me përmbajtjen e dramës “Izraelitë dhe filistinë; b) Të lexohet fragmenti dhe të tejkalohen vështirësitë gjuhësore të gjuhës së

Nolit; c) Të analizohen veprimet e Samsonit dhe të Daliles ndaj njëri-tjetrit. Orientime Kjo vepër studiohet me qëllimin për të njohur krijimtarinë dramatike të Nolit. Nëpërmjet saj nxënësit njihen me fillimin e tragjedisë dhe të dramës shqiptare si dhe me prirjet e letërsisë në vitet 1900. Drama ka karakter etik më shumë se estetik sepse Noli është përpjekur që nëpërmjet saj të paraqesë mendimet e tij lidhur me luftën mes të mirës dhe të keqes, (Izraelitët përballë Filistinëve politeistë) pasionit dhe arsyes, (raporti i Samsonit me hebrejen e ndershme Rahila dhe Filistinen epshtore Dalila; në këtë rast fiton pasioni për Dalilën); dashuria për vlerat që jepet nëpërmjet konservatorizmit të popullit hebre, raportet mes mashtrimit dhe të vërtetës që simbolizohen nëpërmjet Rahilës dhe Dalilës; dashuria për atdheun që jepet nëpërmjet misionit që Samsoni merr mbi veten. Duke qenë se drama ka subjekt biblik asaj padyshim nuk i mungon dhe karakteri fantastik që lidhet me momentin e fundit kur Samsonit i rirriten flokët dhe fiton fuqinë e tij. Veprimet e Samsonit dhe Dalilës e kanë zanafillën pothuajse të njëjtë. Samsoni kërkon që ti sjellë Filistinët në udhën e besimit të vërtetë kurse Dalila ka për qëllim ta kthente Samsonin në Filistin dhe ta ruante atdheun e vet sipas porosisë së mbretit. Por në luftën mes pasionit dhe arsyes tek Samsoni fiton pasioni, ndërsa tek Dalila fiton arsyeja. Me këtë nuk është thënë se Samsoni nuk ka vepruar mirë, por duhet kuptuar se mëkati duhet ndëshkuar në mënyrë që të mos sjellë pasoja. Shkrimtari këtu thjesht e ka dënuar atë dhe është përpjekur të japë rreziqet që mbart me vete. Fragmenti nga ana gjuhësore është ndoshta pak i vështirë, megjithatë ai shërben për të kuptuar së pari, fazat nga ka kaluar gjuha letrare shqipe, na

Page 163: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

162

njeh me shumë fjalë që kanë patur përdorim më të shpeshtë dikur; na njeh me disa barbarizma në gjuhën shqipe etj. Ora II

Objektiva: a) Të zbulohet thelbi i dashurisë së heronjve ndaj njëri-tjetrit; b) Të analizohen aspektet etike të qëndrimit të heronjve ndaj jetës; c) Të analizohet drama po edhe tragjedia që mbart raporti Dalila-Samson; d) Të arsyetohet shprehja “Qëllimi i justifikon mjetet”. Orientime Dashuria e Dalilës dhe e Samsonit është dyplanëshe. Në raport me njëri-tjetrin dhe në raport me dashurinë që këta të rinj kanë me vendet e tyre. Në këtë kuadër Dalila arrin ti përmbushë nëpërmjet mashtrimit të dy qëllimet: pasionin dhe heretizimin e Samsonit. Ndërsa Samsoni fiton një dashuri me pasion, por humb një dashuri të sinqertë si ajo e Rahilës, por mbi të gjitha humb besimin e popullit të vet. Kështu Samsoni e humb edhe kuptimin e emrit të tij duke u kthyer në një njeri që nuk i shërben më Zotit. Nëpërmjet fundit të Samsonit përmbushet profecia e Rabinit që Filistinët si askush tjetër nuk e donin rrugën e drejtë të zotit. Në fakt kjo është thjesht mënyra për të thënë se nëpërmjet mëkatimit nuk shkohet drejt së mirës por vetëm drejt humbjes së vlerave. Drama Izraelit dhe filistinë ka në thelbin e vet pak dramë e shumë tragjedi. Kjo do të thotë se drama lidhet me personazhet ndërsa tragjedia me atë që çka parathotë në planin universal fundi i pjesës që është shkatërrimi i vlerave të njerëzimit. Figura e Dalilës mund të përkufizohet më së miri me shprehjen qëllimi justifikon mjetet. Qëllimi i saj ishte shpëtimi i atdheut nga feja, kurse mjeti që ajo përdori ishte dashuria mëkatare ndaj Samsonit. Vlerësimi racional i figurës së saj na çon në një interpretim pragmatik të këtij karakteri, por gjithmonë duke humbur aspektin etik të thelbit të saj. Ora III

Objektiva: a) Të analizohet thelbi tragjik i dramës; b) Të nxirren përfundimet e nxënësve mbi mesazhin e dramës; c) Të zgjerohen dijet mbi përmbledhjen dhe shkrimin e saj; d) Të ushtrohen nxënësit me shkrimin e përmbledhjes.

Page 164: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

163

Orientim Thelbi tragjik i dramës qëndron në faktin se përmbushet parandjenja e Rabinit se Filistinët si askush tjetër nuk do të bindeshin pa ushtruar forcë mbi ta. Pavarësisht se izraelitët ngadhënjejnë mbi filistinët prapë Samsoni mbetet viktimë e shpirtit mëkatar të tyre. Pra, në thelb është tragjedia e njerëzimit se mëkati mund të dominojë mbi vlerat morale. Në fakt në pjesë askush nuk vdes por ajo që është duke vdekur është morali njerëzor. Përfundimet e nxënësve mbi mesazhin e dramës sugjerohen që të jenë të ndryshme: 1. Mund të jetë raporti mes arsyes dhe pasionit; 2. Atdhedashuria dhe misioni idealist; 3. Qëllimi i justifikon mjetet; 4. Mëkati përballë vlerave morale; 5. Pavarësisht luftës mes të mirës dhe të keqes që do të vazhdojë, ajo çka do

të fitojnë janë vlerat universale. Shënim Pasi nxënësit të kenë përfunduar me komentin e dramës, sugjerohet që atyre t’u sillet edhe një herë në vëmendje përmbledhja dhe shkrimi i saj. Gjithashtu në vijim, nxënësit mund të vazhdojnë me të ushtruarin e shkrimit të përmbledhjes në kuadrin e rubrikës të shkruarit.

5.4 Shtëpi kukulle, Ibsen

Ora I

Objektiva: a) Të stimulohen nxënësit të lexojnë dramën “Shtëpi Kukulle”; b) Të njihen dhe të kuptojnë risitë e kompozicionit analitik të Ibsenit; c) Të thellohen mbi organizimin e brendshëm dhe të jashtëm të dramës

“Shtëpi kukulle”.

• Ç’mund të thoni për jetën dhe veprën e Ibsenit? Përshkruani kontekstin kohor dhe social kur jetoi ai. Ibsen ishte një dramaturg norvegjez të cili punoi shumë për të arritur një status të tillë. Jeta e tij ishte e vështirë dhe atij iu desh të punonte për të paguar vetë studimet e tij. Në fillim vepra e tij nuk u kuptua menjëherë nga ambienti social i cili ishte në themelet e shoqërisë norvegjeze. Për këtë shkak ai emigroi në Itali dhe Gjermani për 27 vjet, periudhë gjatë së cilës realizoi krijimet e tij më të mira. Veprat e tij janë mbështetur në kompozicionin analitik dhe nxitjen e misterit tek lexuesi. Në tërësinë e vet fundi i shek XIX dhe fillimi i shek XX karakterizohet nga kërkimet e reja krijuese e cila përkon me lindjen e shumë lëvizjeve rinore.

Page 165: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

164

• Thoni se ku qëndron thelbi i risisë së Ibsenit dhe si i shkonte për shtat kjo risi zhvillimeve shoqërore të kohës. Risitë e dramës së Ibsenit qëndrojnë në: 1. Shtrimi i çështjeve të nxehta që shqetësonin bashkëkohësit e tij. 2. Mjeshtërinë e tij për të bindur shikuesin të kërkonte përgjigje për çështjet

e shtruara. 3. Duke zbuluar kundërshtitë dhe ndërlikimet e jetës ai i shtrëngoi shikuesit

të hiqnin dorë nga ndarja tradicionale e heronjve në pozitiv dhe negativ dhe i bëri që ata të pranohen ashtu siç janë në tërësinë e tyre, të ndërlikuar me të gjitha mospërputhjet me kanonet shoqërore.

4. Shquhet për vërtetësinë e karaktereve dhe të detajit artistik 5. Për thellësinë e argumentit dhe për gamën e gjerë tematike 6. Ngjiti në skenë njeriun e zakonshëm dhe e ktheu teatrin në pasqyrë të

jetës reale çka i përgjigjet aspiratës së thellë të njerëzve të kohës. • Analizoni kompozicionin analitik në dramaturgjinë e Ibsenit. Kompozicioni analitik ka të bëjë me nxitjen e misterit gjatë leximit të një vepre dhe tek veprat e Ibsenit kompozicioni analitik është përdorur me mjaft mjeshtëri. Lexuesi i veprave të Ibsenit është pothuajse gjatë gjithë procesit të leximit në një tension të vazhdueshëm mbi një situatë të caktuar dhe për pasojat që do të shkaktojë kjo situatë, çka e bën lexuesin më kurioz për të lexuar dhe për të shkuar deri në fund të leximit të kësaj vepre. Kompozicioni analitik i Ibsenit përpiqet të zbulojë tragjizmin e brendshëm, i cili fshihet përtej perdes së qetë të realitetit. Pra analitizmi qëndron në faktin se nëpërmjet paraqitjes me vërtetësi të veprimeve ai ka dhënë në mënyrë racionale mënyrën e ndërtimit të jetës së karaktereve të tij artistik. p.sh. Në dramën “Shtëpi kukulle”, zhgënjimi i plotë i Norës nga martesa e saj, bindja për të rinisur një jetë të re për të fituar një personalitet të pavarur, është parapërgatitur gjatë gjithë shtjellimit të veprimit. • Arsyetoni novatorizmin e dramaturgut për nga aspekti i zgjidhjes së dramës. Për sa i përket novatorizmit të dramaturgut lidhur me aspektin e zgjidhjes në veprat e Ibsenit, vetë zgjidhja mbart në vetvete zbulimin e thelbit të brendshëm të të gjithë ngjarjeve, pikërisht në kuptimin e tyre të plotë. Novatorizmi i Ibsenit në këto drama ka të bëjë me faktin, se jo vetëm ndërthurja e rastësishme e rrethanave, por akoma më fort vetëdijesimi mbi gjithçka që ka ndodhur, i jep peshë zgjidhjes së konfliktit. Pikëzgjidhja e dramës është biseda midis Norës dhe Helmerit - e para përgjatë gjithë jetës së tyre bashkëshortore, në të cilën Nora bën një analizë të vërtetë të marrëdhënieve të tyre • Komentoni përshtypjen që shfaqja e dramës “Shtëpi kukulle” ka pasur në shoqërinë e shekullit XIX. “Shtëpi kukulle” u cilësua nga bashkëkohësit e Ibsenit si një krijim i ftohtë por vetë autori nuk u ndal nga kjo sepse në këtë vepër ai paraqet shtrimin e çështjeve të nxehta që shqetësonin bashkëkohësit e tij gjë që askush nuk kishte guxuar ta bënte më parë. • Thoni shkurtimisht subjektin e dramës, duke u përqendruar edhe tek roli i personazheve dytësorë në ndryshimin e rrjedhës së ngjarjeve.

Page 166: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

165

Subjekti i “Shtëpi kukulle” është i mbështetur në jetën bashkëshortore të Norës dhe Helmerit e cila bazohet në falsitet. Dramat në familje shkaktohen si mungesë e komunikimit dhe e sinqeritetit bashkëshortor. Për pasojë ato zgjidhen nëpërmjet personazheve dytësorë si për shembull Krogstadi, fajdexhiu të cilit Nora i detyrohej një shumë parash. Ai vë ne dijeni Helmerin për këtë krim. Tregimi i këtij fakti vjen bashkë me një kërcënim për demaskimin e Norës përballë opinionit publik. Helmeri tregohet mospërfillës dhe egoist ndaj Norës duke mos e lejuar të qëndrojë afër fëmijëve të saj. Zgjidhja vjen nga një shoqe e vjetër e Norës znj.Linde e cila e bind Krogstadinin të heq dorë nga shantazhi i tij. • Shtjelloni se si gjuha e autorit ka ndihmuar në sjelljen e risive dramaturgjike, veçanërisht të heronjve. Ibsen mbështetet në pasqyrimin me vërtetësi të karaktereve dhe në fokusimin e njeriut të zakonshëm duke e bërë veprën e tij pasqyrë të jetës reale. Secila frazë e tekstit jepet vetëm për shkakun se ajo është e domosdoshme në realizimin e një apo disa detyrave artistike. Nganjëherë të jepet ideja sikur personazhet flasin vërtet shumë në këtë kuadër zbërthimi të dramës intelektuale të Ibsenit. Por kërkohet një lexim i vëmendshëm për të kuptuar mënyrë se si dhe për çfarë flasin heronjtë. Shkrimtari ka shfrytëzuar mundësitë shumë kuptimore të fjalës në këtë pikë. Nganjëherë, duket sikur heronjtë thjesht flasin, ndërkohë diçka të shtrëngon t’ia vësh veshin me shumë vëmendje çdo fjale dhe pas çdo fraze tensioni rritet. • Krahasoni ndërtimin e dramës së Sofokliut me atë të Ibsenit për nga pikëpamja e kompozicionit analitik. Kompozicioni i dramave të Ibsenit ka ngjashmëri me ndërtimin e dramës së Sofokliut “Mbreti Edip”, ngjarjet e së cilës i nënshtrohen zbulimit të misterit - sqarimit të ngjarjeve të ndodhura dikur. Qasja graduale ndaj misterit krijon tensionin e subjektit, ndërsa zbardhja përfundimtare e enigmës dikton zgjidhjen, e cila përcakton fatin e mëtejshëm të heronjve. Një ndërtim i tillë të jep mundësi të krijosh një subjekt shumë të tensionuar. Shikuesi apo lexuesi, të cilit i jepet një situatë e caktuar jetësore, duhet të mendojë jo vetëm mbi atë se çfarë do të ndodhë më vonë, por edhe mbi atë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën, cili ka qenë shkaku zanafillor i situatës. • Karakterizoni dramën e Ibsenit për nga qasja tragjike e problemeve të shoqërisë së kohës. Drama e Ibsenit paraqet pikërisht problemet tragjike të shoqërisë së kohës, ai paraqet tragjiken e mbuluar në pamje të parë nga një fasadë e qetë dhe perfekt e cila fsheh një realitet vërtet tragjik dhe krejtësisht të ndryshëm nga fasada dhe e gjitha kjo ndodh vetëm prej opinionit “vrasës” të shoqërisë. • Si ndikojnë ngjarjet e jashtme në zgjidhjen e konfliktit të dramës? Analizoni nga këndvështrimi i risive dramaturgjike të Ibsenit. Henrik Ibseni shfrytëzon kompozicionin analitik, që të mund të tregojë mospërkimin ndërmjet shfaqjeve të jashtme të jetës dhe thelbit të saj të tanishëm. Ai i njihte mirë problemet që lindnin para njeriut në jetë; kuptonte se dukja mirë së jashtmi fsheh jo pak tragjedi. Kompozicioni analitik i Ibsenit përpiqet të zbulojë tragjizmin e brendshëm, i cili fshihet përtej perdes së qetë të realitetit. • Si është skicuar fabula e dramës “Shtëpi kukulle” nga aspekti teknik dhe interpretativ i saj.

Page 167: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

166

Fabula e dramës “Shtëpi kukulle” është e ndërtuar nga 3 akte. Akti i parë përmban 16 skena, akti i dytë 12 skena dhe akti i trete 5 skena duke përfshirë këtu edhe skenën e fundit. Interpretimi i dramës përcjell emocione të qeta tek shikuesi ose lexuesi dhe është i prirur që nëpërmjet qetësisë ta bëjë atë të reflektojë mbi dramat personale apo sociale në përgjithësi. • Komentoni kontekstin moral dhe social të Norës që nga e kaluara e deri në martesën e saj. Nora ishte një grua vërtetë e bukur e cila ishte trajtuar gjithmonë si një kukull fillimisht nga babai i saj dhe më pas Helmeri. Ajo kishte qenë gjithmonë vajza dhe gruaja e bindur por gjatë martesës së saj ajo ndryshon dhe ky ndryshim i detyrohet dashurisë së saj për të shoqin, prej tij ajo kreu një krim i cili dënohej negativisht në kontekstin moral dhe social nga shoqëria e kohës. Ora II

Objektiva: a) Nëpërmjet subjektit të veprës, të zbulohen dramat sociale dhe të

brendshme të individit në shoqërinë e kohës; b) Të analizohet dualiteti i jetës së Nora Helmerit; c) Të portretizohen personazhet e pjesës; d) Të vlerësohen aspekti etik dhe estetik i dramës.

• Si fillon drama? Analizoni simbolikën festive të fillimit dhe të vejushës së ftuar. Drama fillon me mbërritjen e Norës në shtëpinë e saj, me dhurata për çdo person që jeton aty. Ajo ka sjelle me vete edhe një pemë krishtlindjesh duke u munduar të sjelle atmosferën e festave në atë shtëpi. Me optimizmin dhe gjallërinë e saj ajo mundohet ta gjallërojë sadopak atmosferën në shtëpi. Apartamenti i Torvald Helmerit dhe së shoqes, Norës është i mobiluar mirë e me shije, por pa luks në këto krishtlindje. Burri lodron me dashuri rreth gruas, duke e qortuar me fjalë përkëdhelëse për shpenzimet e bëra. Po Nora e kundërshton atë duke thënë se, pak harxhime nuk e rëndojnë gjendjen, sepse Helmeri do të fillojë një punë të re si drejtor banke dhe nuk do të jenë më ngushtë si në vitet kur kursenin për çdo gjë. Duke u sjellë me ledhe pas gruas së tij (ajo edhe pas lindjes së fëmijëve është një bukuroshe marramendëse), Helmeri largohet për në kabinetin e tij, ndërsa në dhomën e pritjes hyn një shoqe e hershme e Norës, zonja Linde, e cila sapo ka zbritur nga anija. Gratë nuk janë parë prej shumë kohësh, për tetë vjet. Mikesha e Norës sapo ka varrosur të shoqin me të cilin nuk ka pasur fëmijë. Po Nora? Ajo si më parë ka çarë në jetë pa asnjë telash. Zonja Linde shpërngulet sërish në qytetin e tyre. Me se do të merret ajo? Helmeri ndoshta do t’i gjejë asaj një vend pune në bankën ku do të fillojë. Në ç’mënyrë? Zonja Linde ka qenë që më parë e njohura e tij? Aha, e qartë, pra, ata kanë jetuar në të njëjtin qytet dhe nganjëherë janë takuar.

Page 168: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

167

Simbolika e festave qëndron në thelbin e unitetit dhe të lumturisë së familjes. Ajo parakupton një fillim të ri, po a do të jetë vallë kështu? P.sh. ndërhyrja e Znj. Linde. Në një formë apo në një tjetër na parathotë në mënyrë të heshtur se e ardhmja nuk shkon përpara në qoftë se nuk janë mbyllur të gjitha llogaritë me të shkuarën. Pikërisht prandaj është futur personazhi i Znj. Linde që të fillojë e t’i japë jetë konfliktit. • Shpjegoni dhe gjykoni dualitetin e jetës së Nora Helmerit. Nora Helmeri në pamje të parë duket si një grua e bindur, e dashur, mendjelehtë dhe e paaftë të kryejë diçka të djallëzuar, por nga ana tjetër ajo është një grua e aftë të ndërmarrë veprime drastike madje ajo ka kryer një krim të vogël të cilin po e shlyen në heshtje dhe askush nga familjarët e saj nuk e di. Për më tepër ajo ka falsifikuar firmën e babait të saj. Në vitin e parë të martesës, kur Helmerin e shkarkuan nga ministria, ai nisi të kryente punëra të ndryshme private, duke e gdhirë mbi letra deri vonë pas mesnate. Për pasojë, ai sëmuret rëndë dhe doktorët thonë se mund ta shpëtojë vetëm klima e jugut. Gjithë familja e kalon vitin në Itali. Paratë e udhëtimit, një shumë gjithsesi e majme, Nora thotë se i ka marrë nga i ati, por kjo nuk është e vërtetë; atë e ka ndihmuar një zotëri... Dhe tani Nora paguan rregullisht përqindjen e borxhit, duke punuar fshehtas burrit. Vetëm nëpërmjet ngjarjeve, Ibseni na ka dhënë karakterin dualist të Norës: thelbi i saj familjar dhe i përkushtuar dhe nga ana tjetër: gënjeshtra dhe mashtrimi. Pyetja që shtrohet është: Për çfarë mund të gjykohet Nora për sakrificë; për mossinqeritet; apo për falsifikim? Kjo duhet parë nga një këndvështrim më kompleks, sepse i tillë është karakteri dhe jeta e saj. • Interpretoni aspektin etik të njohjes së Torvald Helmerit dhe zonjës Linde për nga pikëpamja e dramës sociale. Torvaldi dhe Znj. Linde ishin të njohur të njëri-tjetrit që para se çifti Helmer të krijonin familje. Aspekti etik i njohjes qëndron në faktin se Torvalidi do të heqë Krogstadin nga puna për shkak të dyshimeve ndaj personalitetit të tij dhe do të marrë një ish mikeshën e vet të së kaluarës. Këtu qëndron dhe drama: deri dikur Torvaldi s’ishte askush, sot ai përbrendëson detyrën e Drejtorit dhe sillet si sundimtar i bankës ku do të punojë. Ky është edhe thelbi i dramës sociale: që shoqëria ishte duke humbur vlerat etike, dhe në vend të tyre po ngrinte kultin e meskinitetit të individit. • Portretizoni personazhet e Norës, Torvaldit, Krogstadit dhe zonjës Linde duke i lidhur nga pikëpamja e subjektit dhe duke i krahasuar ata. Personazhi i Norës, është gruaja e cila në pamje të parë duket tipike si një grua e “paaftë’ e varur tërësisht prej burrit të saj, dhe babait; por që në të vërtetë ajo është e zonja për të marrë frenat e jetës së saj dhe të të gjejë zgjidhje që shkojnë përtej brishtësisë femërore. Pas saj kemi Helmerin tipikun e burrit sundues, egoist dhe vetëvlerësues i cili nuk shikon më larg se hunda e tij”. Një person i cili është tërësisht i varur prej opinionit publik dhe një skllav i përulur i tij. Krogstadin i cili është një personazh “negativ’ i cili është i gatshëm të përfitojë prej të tjerëve sapo të gjejë mundësi, mjeti i tij është shantazhi. Kemi gjithashtu Znj. Linde e cila është mishërimi i shtresës sociale në kalbje e sipër, të cilët kanë jetuar pa kokëçarje dhe pa u impenjuar për të njohur thelbin e jetës. Tek ta prevalon mirësia e fuqishmërisë. Ndërsa Nora dhe Helmeri komplet të ndryshëm dhe mishërime të dy realiteteve

Page 169: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

168

kundërshtues me njëri-tjetrin, Nora mishërim i rebelizmit racional ndërsa Helmer i puritanit të pandreqshëm. • Çfarë simbolizon Helmeri sipas mendimit tuaj? Vlerësojeni atë nga pikëpamja njerëzore, profesionale dhe sociale. Helmeri simbolizon një person të dhënë tërësisht mbas vetvetes. Mënyra se si ai zgjedh gjërat, gruan përfshirë, përkushtimi ndaj sundimit në profesionin e tij, investimi për të qenë një person i respektuar nga shoqëria e bëjnë atë të humbë anën njerëzore dhe të kthehet në simbol të hipokrizisë që po përjetonte Norvegjia e kohës. Ai na shfaqet tërësisht egoist dhe mediokër madje edhe në egoizmin e vet. Ai simbolizon njeriun me moral puritan dhe paragjykues. Mënyra se si Ibseni e jep personazhin e tij Helmer, mund të themi se ka ndërtuar një teatër (hipokrizie) brenda teatrit. • Si e trysnon ngjarja personalitetin e personazheve? Analizoni nëpërmjet kësaj trysnie thelbin e gjithsecilit prej tyre. Helmeri (despoti mediokër) shkarkon Krogstadin (tradhëtarin potencial) dhe ky i fundit i lutet Norës (objektit të shantazhit, femrës së brishtë) t’i thotë një fjalë të shoqit, por drejtori i ri i acaroi më keq punët. Helmeri dëshiron ta shkarkojë Krogstadin, jo vetëm për të kaluarën e tij të dyshimtë, por edhe për faktin se ai dikur na i qenkësh drejtuar disa herë me “ti” (egoizmi mediokër). Nora i ndërhyn të shoqit për Krogstadin, por ai nuk e merr seriozisht ndërhyrjen e saj, ndaj e refuzon (familje pa komunikim, çift jo koherent). Krogstadi i kanoset Norës për demaskim, se do t’i tregonte të shoqit ku i ka marrë ajo paratë e udhëtimit për në Itali. Përveç kësaj, Helmeri merr vesh edhe falsifikimin e saj (shkelja e ligjit, falsifikimi nga ana e Norës). Pa nxjerrë gjë nga Nora, Krogstadi i shantazhon hapur të dy bashkëshortët. Ai i dërgon Helmerit një letër, që nëse historia e mashtrimit të Norës bëhet publike, atij do t’i ikë duarsh dhe posti i drejtorit të bankës. Nora torturohet në kërkim të një rrugëdaljeje. Në fillim ajo koketnon me mikun e familjes, doktor Rankun (kërkon rrugëzgjidhjen nëpërmjet avantazheve femërore). Ai është i dashuruar heshturazi me Norën (objekti që nuk kapet, se në fakt nuk i takon askujt), por është i dënuar me një fat të rëndë, me një sëmundje të pashërueshme, sifiliz i trashëguar (simbol i degradimit në shoqëri). Ranku është gati të bëjë gjithçka për hir të Norës (dashuria e verbër dhe e pashpërblyer, në fakt Ranku është duke kërkuar një dritë për jetën) dhe do t’ia kishte dhënë paratë, por ndërkaq sqarohet që Krogstadit i duhen jo paratë, por diçka tjetër. Historia e doktor Rankut përmbyllet tragjikisht: bashkëshortët Helmer marrin prej tij një kartolinë me kryq të zi, kryqi do të thotë se doktori është mbyllur në shtëpi dhe nuk pranon kënd ta vizitojë. Ai do të vdesë aty, pa i trembur miqtë me pamjen e tij (tërheqja nga shoqëria, sepse askush nuk të do po nuk ishe i vlefshëm). Çfarë i mbetet Norës të bëjë tjetër? Turpi dhe diskretitimi kërcënojnë burrin e saj, ndaj është më mirë t’i japë fund vetes (mungesa e rrugëzgjidhjes për një shoqëri puritane)! Por i pamëshirshmi Krogstad e paralajmëron se vetëvrasja është e pakuptimtë dhe se në një rrethanë të tillë do të mbulohet me turp kujtimi i saj (pra Nora sipas Krogstadit mbetet gjithsesi e turpëruar dhe e paragjykuar). • Komentoni “ndihmën e papritur” të zonjës Linde dhe vendimin e Krogstadit “për të qartësuar” Norën. Ndihma vjen nga një anë e papritur (zgjidhja e konfliktit të njërës prej linjave dramatike), nga mikesha e saj, zonja Linde. Në momentin vendimtar, ajo

Page 170: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

169

ndikon fort te Krogstadi: në të kaluarën ata kanë qenë të dashuruar, por zonja Linde qe martuar me një tjetër. Në duart e saj kishte mbetur nëna plakë dhe dy vëllezërit e vegjël, ndërsa gjendja financiare e Krogstadit ishte e brishtë. Tanimë zonja Linde është e lirë: ka vdekur e ëma, vëllezërit e kanë marrë veten dhe ajo vetë është e gatshme të martohet me Krogstadin, nëse ai e dashuron ende. Krogstadi është i gëzuar. Jeta e tij po merr trajtë të kuptimtë, duke gjetur më në fund edhe dashurinë, edhe njeriun besnik (Pra Krostadi nëpërmjet dashurisë evoluon si personazh). Ai heq dorë nga shantazhi. Por, është vonë. Letra e tij ka mbërritur në kutinë postare të Helmerit, çelësat e së cilës i ka vetë ai. Kështu, le ta dijë Nora se me çfarë njeriu ka të bëjë, me çfarë morali hipokrit dhe me çfarë paragjykimesh e ka burrin. Kështu vendos Krogstadi. A ju duket i drejtë vendimi i Krostadit për ta nxjerrë të vërtetën në shesh? • Vlerësoni sjelljen e Helmerit pasi zbulon të vërtetën mbi gruan e tij. Sa e nevojshme ishte kjo transparencë dhe cilat janë pasojat e saj? Helmeri reagon shumë keq duke e përbuzur gruan e tij dhe duke mos marrë parasysh arsyen se përse ajo kreu atë krim. Ai në vend që ta mbështeste të shoqen, e trajton atë si një kriminele ordinere. Kjo transparencë ishte e nevojshme për të nxjerrë në pah falsitetin e martesës së tyre të dështuar, por mbi të gjitha thelbin e shtirur e hipokrit të Torvaldit. Pasojë e kësaj transparence ishte ndarja e tyre. • Çfarë i solli qetësimi i Krogstadit familjes Helmer? Cili është pozicioni i bashkëshortëve tanimë? Analizoni situatën. Postieri sjell letrën e Krostadit, ku ai shkruan se heq dorë nga kërkesat dhe pretendimet dhe deklaron se do ta lërë të qetë Norën. Gjendja e Helmerit sa ora ndryshon. Ata kanë shpëtuar. Gjithçka do të jetë si më parë, madje më mirë. Por, pikërisht atëherë Nora, të cilën Helmeri është mësuar ta trajtojë si një lodër të bindur, ngre krye kundër tij. Ajo largohet nga shtëpia. Ikën përgjithmonë. Në fillim i ati e mandej Helmeri qenë mësuar ta trajtojnë atë si një kukull, të cilën është mirë ta ledhatosh. Këtë Nora e ka ditur dhe më parë, por ajo e ka dashur Helmerin dhe ia ka falur. Tani puna qëndron ndryshe; ajo ka shpresuar shumë për një çudi, që Helmeri, si burri i saj i dashur, do ta marrë përsipër vetë fajin e saj. Tanimë ajo nuk e do Helmerin, sikundërse Helmeri nuk e ka dashur atë më parë - ai kënaqej vetëm me idenë të jetë i dashuruar me Norën. Ata janë tashmë dy të huaj. Jeta, si më parë, është e pamundur. Ajo do të ishte një jetë e përllogaritur, hipokrite, duke u shtirur, për hir të komoditetit dhe parave. Qetësimi i Krostadit solli sjelljen e Helmerit në gjendjen e tij të zakontë, atë të hipokritit. Gjithashtu erdhi momenti që Nora të nxirrte në pah jo vetëm rebelizmin e saj, por edhe karakterin e saj të fortë. Ajo pëson një revolucion brenda vetes, i cili nuk ka të bëjë shumë me mosrespektimin ndaj saj si femër, por mbi të gjitha ka të bëjë me ndërgjegjësimin e saj për vlerat e vetvetes. Nora e ndërgjegjësuar për pozicionin e saj në familje, po pëson një ndërgjegjësim të ri: atë bashkëshorti kurrë nuk e paska dashur. Procesi që ndodh është tëhuajësimi, mospasja e lidhjes me njëri-tjetrin. Nora vendos ta jetojë jetën e vet ndryshe. • Si e vlerësoni rebelimin e Norës? Komentoni fjalët e saj: “Kjo do të kishte qenë çudia e çudive”.

Page 171: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

170

Nora nuk është më e rebeluar, ajo thjesht është e ndërgjegjësuar për atë se çfarë është më e mira për të. Thelbi i fjalëve të saj është se si mund të kthehesh prapa kur ke shkuar aq shumë me veten. Jo gjithmonë kompromisi është rruga e drejtë, dhe kompromisi me vetveten është më i gabuari. • Vlerësoni dramën “Shtëpi kukulle” nga aspekti etik dhe estetik i saj. A është universale tragjedia e trajtuar në të? Diskutoni. Aspekti estetik: Tragjedia e trajtuar në dramë është universale dhe e pranishme gjithmonë sepse gjithmonë ka në çdo kohë, në çdo vend të botës njerëz që u duhet të kalojë nëpër metamorfoza të ndryshme derisa të zbulojë thelbin e vetvetes. Dhe në fakt, drama e Ibsenit është drama e njohjes së vetvetes. Aspekti etik:qëndron në njohjen e vlerave të vetvetes. Nëpërmjet luftës dhe kompromisit, Nora dhe të gjithë ne zbulojmë vlerat prevaluese morale brenda nesh. Ora III

Objektiva: a) Të analizohen problemet familjare në dramën sociale sipas Ibsenit; b) Të arsyetohet drama e një familjeje të gënjeshtërt; c) Të analizohet drama e shkatërrimit të individualitetit njerëzor në dramë; d) Të vlerësohet aspekti moral i dramës;

Të diskutohet novatorizmi i figurës së Nora Helmerit • Përshkruani karakterin e Ibsenit në raport me personazhet e dramës “Shtëpi kukulle”. Vetë dramaturgu ka qenë një karakter i ashpër, por i drejtë. Atë gjithmonë e kanë tërhequr njerëzit e denjë për dashurinë, të cilët dinë të sakrifikojnë jo vetëm pasurinë, statusin dhe gjendjen, por edhe vetveten. Ibseni ka ngritur i pari perden e marrëdhënieve të një familjeje të tërë. Këtë e bën me qëllim që të depërtojë në zemberekun e mekanizmit bashkëshortor dhe të lumturisë familjare. Sipas Ibsenit, pikërisht nga familja varet fati i shoqërisë. Heroina qendrore e dramës “Shtëpi kukulle”, Nora, e sheh kuptimin e jetës në dashurinë ndaj të afërmit, e pikërisht ndaj bashkëshortit dhe fëmijëve. Ajo beson sinqerisht, që në familjen e saj mbretëron paqja dhe dashuria, pasi ajo dhe burri i saj e dashurojnë me të vërtetë njëri-tjetrin. Megjithatë pavarësisht të gjithave edhe Nora mbart në thelb zhgënjimin që pësoi në jetë Ibseni. • Analizoni qëndrimin e shkrimtarit Ibsen se “Nga familja varet fati i shoqërisë”. Ibsen ka të drejtë kur thotë se “nga familja varet fati i shoqërisë” sepse vete familja është baza e një shoqërie dhe nëse familja funksionon mirë atëherë edhe shoqëria do të funksionojë mirë në të kundërt edhe shoqëria do të jetë e dështuar. • Komentoni të fshehtën e Norës dhe më pas arsyetoni qëndrimin “që e fshehta e saj është një dëshmi e përkushtimit të saj në dashuri”.

Page 172: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

171

Nora fsheh një enigmë të thellë: tetë vjet më parë ajo ka falsifikuar nënshkrimin e të atit të vdekur për t’i marrë borxh një zotërie vendas, Krogstadit. Nora e ka bërë këtë falsifikim që të paguajë shërimin e të shoqit, të sëmurë rëndë. Asgjë nuk i ka treguar të shoqit dhe është e gëzuar që e fshehta e saj është një dëshmi e përkushtimit të saj në dashuri. Kështu Nora është e bindur se ka bërë më të mirën për jetën e burrit të saj dhe më të mirën për familjen e saj pa menduar për vlerësimin e mjeteve por thjesht duke u kënaqur që ka shpëtuar jetën e Helmerit. • Karakterizoni figurën e Torvald Helmerit në kontekstin e moralit puritan dhe karrieristit. Me të mësuar mbi borxhin e Norës, burri nis të shqetësohet, sepse në atë kohë të moralit puritan, çdo familje e virtytshme mund të bëhej objekt thashethemesh, intrigash dhe skandalesh. Përveç kësaj, Torvaldi lufton të mos i humbë posti i tij si drejtor banke. • Ku është shoqja e jetës në këtë moment për të? Interpretoni fjalët e burrit drejtuar së shoqes pasi ai merr vesh të vërtetën. Torvaldi bisedon me gruan e tij si me një kriminele të vërtetë. “O, çfarë zhgënjimi i tmerrshëm! Gjithë këto tetë vjet... ajo, gëzimi im, krenaria ime...paska qenë një mashtruese, ordinere... O, çfarë humnere e paanë pisllëku dhe intrige!” Gruaja, si të thuash, pushon së ekzistuari për të. Pra në këto momente Nora nuk ekziston më për Helmerin, e vetmja gjë që ka rëndësi është që ai të gjejë një mënyre që të dalë nga kjo situatë, që të shpëtojë nga fjalët e të tjerëve dhe të shpëtojë karrierën e tij. Ai nuk bën gjë tjetër veçse mendon për veten e tij dhe fyen e ofendon Norën. • Gjykoni sjelljen e Torvaldit ndaj Norës në momentin që ai i heq asaj fëmijët. Torvaldi gatitet ta shmangë Norën nga edukimi dhe kontakti me fëmijët. Ai tregohet mizor duke i hequr asaj ata, sepse më të vërtetë mendonte se ajo sipas tij mund të mos kishte ndikim të mirë tek fëmijët por askush nuk mund ti japë fëmijëve dashurinë që vetëm ajo mund t’ia ofrojë, dashurinë e nënës. Në këtë kontekst Ibseni nëpërmjet figurës së Torvaldit ka dhënë edhe patetizmin e figurës maskiliste për shoqërinë e asaj kohe. • Komentoni momentin: “Torvaldi qetësohet, por Nora nuk është më ajo që ka qenë”. Analizoni qartësimin dhe rifitimin e dinjitetit. Torvaldi qetësohet sepse ai mendon se shpëtoi karrierën e tij por Nora është e qartë për gjithçka, tashmë ajo merr një vendim për të rifituar dinjitetin e saj të cilin ajo e kishte sakrifikuar për dashurinë që nuk ekziston më. • Shtjelloni konceptin e dinjitetit njerëzor nëpërmjet sjelljes vendimtare të Norës. Nora me vendimin e saj dënon çdo gjë, shoqërinë, ajo braktis dashurinë hipokrite dhe të pashpërblyer dhe vendos të përqendrohet tek dinjiteti i saj si idealin kryesor për të cilin ajo do të luftojë tani e mbrapa. • Argumentoni konceptin e fasadës dhe të thelbit të lumturisë e njeriut në dramën “Shtëpi kukulle”. Fasada në dramën “Shtëpi kukulle” ishte e gjithë familja e Helmerave e cila ishte e ndërtuar mbi hipokrizinë, egoizmin dhe gënjeshtrën. Fasada më e madhe ishte martesa e tyre dhe lumturia e shtirur, e cila kurrë nuk kishte ekzistuar por që Nora ishte përpjekur gjithmonë të stimulonte dhe të besonte

Page 173: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

172

në të, sepse ajo sikurse thamë më lart është simbol i gruas që beson tek vlerat familjare. • Cila është drama sociale parë nga aspekti i dinjitetit të gruas në shoqëri? Drama sociale është përbuzja e gruas nga shoqëria dhe cilësimi i saj si një kukull e paaftë për të ndërmarrë vendime pra është pabarazia gjinore ajo që mohon plotësisht dinjitetin e gruas. • Diskutoni figurën e Nora Helmerit mes mitit të Medeas dhe personalitetit të Virxhinia Vulfit. Nëpërmjet mitit të Medeas personazhi i gruas paraqitet me një karakter të fort hakmarrës dhe të bindur kryekëput për drejtësinë femërore dhe amësore. Virxhinia Vulf bazohet plotësisht në botën shpirtërore të femrës e cila mbizotërohet nga ndjeshmëria dhe besëtytnia, megjithatë ajo mendon se brenda çdo gruaje ekziston potenciali maksimal për të menduar në mënyrën më racionale të mundshme. Personazhi i Norës nuk përfaqëson asnjërën nga të dyja por pak nga secila. Nora është shumë e ndjeshme dhe e dashur por në fund edhe shumë rebele duke iu kundërvënë gjithë shoqërisë në të cilën jetonte. • Cila është familja sipas moralit puritan? Po sipas të vërtetës? Familja sipas moralit puritan kishte në krye burrin i cili ishte përgjegjës për gjithçka të rëndësishme, ishte ai që merrte vendimet e ndërsa gruaja vetëm një skllave e bindur e cila ishte e detyruar të merrej me edukimin e fëmijëve dhe të zbaviste të shoqin. Por familja e vërtetë nuk është kjo, në familjen e vërtetë duhet të mbizotërojë dashuria dhe komunikimi. Burri dhe gruaja duhet të jenë të barabartë dhe të marrin së bashku vendimet për familjen, të gjejnë një zgjidhje që familja e tyre të jetë e lumtur. • Ku qëndron simbolika dhe ironia e titullit të dramës “Shtëpi kukulle”? Që në titull Ibseni na ka vënë një simbol atë të teatrit: një skenë ku personazhet luajnë sipas vullnetit të të tjerëve. Në këtë kuadër Nora Helmer është një personazh i tillë që humbet vetveten për tu vënë në shërbim të kënaqësisë së të tjerëve. Simboli qëndron në faktin se ajo mishëronte të gjithë klasën sociale ku individët harronin të ishin vetja e tyre dhe ktheheshin në marioneta të shoqërisë. Ironia qëndron në faktin se janë shumë të pakët ata që veprojnë duke ndryshuar edhe pse e kuptojnë që jeta e tyre nuk ka asnjë vlerë në formën që është. • Cila është gangrena e shoqërisë në dramën “Shtëpi kukulle”: hipokrizia, oportunizmi, mashtrimi apo mosnjohja? Argumentoni qëndrimin tuaj. Gangrena e shoqërisë ngërthen të gjitha këto antivlera së bashku: hipokrizia nëpërmjet dramës familjare; oportunizmi nëpërmjet figurës së Krogstatit; mashtrimi nëpërmjet Norës dhe mosnjohja nëpërmjet çiftit Helmer. Të gjitha këto së bashku reflektojnë degradimin e shoqërisë së Evropës Veriore të fundit të shek XIX fillimi i shek. XX duke kërkuar kështu në fakt modelin e një qytetari të ri dhe të një shoqërie të re. • Ç’domethënie shoqërore ka fakti se në shekullin e XIX, ligji nuk është në anën e femrave? A ka impakt në situatat familjare dhe në aspekte të tjera ky fakt? Evidentoni. Në shek e XIX, shoqëria i nënvlerësonte femrat sepse i cilësonte ato si qenie të paafta dhe që kishin nevojë për tutelë. Ky lloj vlerësimi për femrën kishte një impakt negativ në familje sepse e bënte gruan të ishte vetëm një amvisë e bindur dhe kukull e të shoqit.

Page 174: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

173

• Si do ta vlerësonit karakterin e Norës? Cili është individualiteti i saj njerëzor dhe social? Komentoni dimensionet e saj. Nora ka një karakter të hapur, shpreh optimizëm, rrezaton gëzim dhe është e gatshme të bëjë çdo gjë në të mirë të lumturisë familjare. Në disa kuptime ajo ka mendime të ndryshme nga shoqëria puritane, p.sh. ajo kërkon familje të shëndoshë dhe jo thjesht një familje. Duke ndjerë mbytjen e shoqërisë ku jeton, ajo kërkon të ketë një personalitet të sajin dhe këtu nis rebelimi i saj ndaj shoqërisë. Pavarësisht sjelljeve të saj të errëta të cilat i burojnë nga naiviteti femëror ajo vjen komplekse tek ne sepse nuk pranon të bëjë kompromisin e robërimit por zgjedh rrugën e fillimit të jetës nga e para. Në këtë kuadër ajo ka refuzuar të kalojë përmes procesit të tëhuajësimit. • A ka novatorizëm dramatik figura e Nora Helmerit? Figura e Nora Helmerit është gjatë gjithë kohës në një tension të vazhdueshëm, pavarësisht se veprimi dramatik ruan një linearitet të qetë. Kjo do të thotë se dramaciteti zhvillohet brenda shpirtit të Norës përmes zhgënjimit nga jeta bashkëshortore dhe fillimit të jetës së re. Interesant është fakti se Nora merr përsipër të shkojë drejt një rruge të panjohur në vend të zgjedhë të jetë e përhershmja zonja Helmert dhe këtu shfaqet drama e procesit të njohjes në jetë. Ora IV

Objektiva; a) Të analizohet personaliteti i Nora Helmerit mes personalitetit dhe

kukullës; b) Të thellohet mbi dramën ekzistenciale të njeriut tek Ibseni; c) Të diskutohet novatorizmi i dramës së Ibsenit; d) Të vlerësohet koncepti i çlirimit tek figura e Nora Helmerit.

• Cilat janë aspektet realiste dhe tragjike të dramaturgjisë së Ibsenit? Evidentojini. Drama realiste e Ibsenit ka në thelb tragjedinë e jetës jo në kuptimin e vdekjes por në kuptimin e humbjes së vetvetes. Ibseni mbahet ndër shkrimtarët që paraqet deri në detaje gjendjet fizike të personazheve të vet, nëpërmjet të cilave reflekton gjendjet psikologjike të tyre. Në momentin që konflikti zgjidhet shpaloset dimensioni tragjik i dramës së tij dhe pikërisht në faktin se jeta e gjithsecilit personazh qenka e varur nga vullneti dashamirës apo dashakeqës i dikujt tjetër. • Analizoni Nora Helmer nga pikëvështrimi psikologjik i gjendjes së saj. Nora është një personazh i varur psikologjikisht që në lindje. Në fillim ndaj të atit dhe më pas ndaj të shoqit. Kjo ka bërë që pavarësisht ndrydhjes ajo të përjetojë një zhvillim evolutiv të fshehtë dhe të brendshëm duke kultivuar kështu ndjenjën e dinjitetit të vendimmarrjes brenda vetes të cilën ajo e dëshmon në momentin e marrjes së borxhit pa i thënë askujt. Gjithashtu dhe fakti i falsifikimit të firmës së të atit dëshmon për një kurajë shumë të madhe

Page 175: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

174

personale dhe shoqërore, që në fakt kurorëzohet në momentin kur largohet nga familja Helmer. Ka diçka specifike psikologjia e Norës: ndërtimi i realiteteve të paqena, kujtojmë këtu momentin kur ajo i shpreh Helmerit se kish kujtuar që ai do të merrte përsipër fajin e saj. Megjithatë përfundimi është se në fund të procesit të pjekurisë së saj ajo del shumë e ndërgjegjësuar mbi jetën e vet. • Cili është thelbi i dramës sintetike të Ibsenit? Analizojeni atë. Thelbi i dramës sintetike të Ibsenit qëndron në faktin e shkrirjes së tragjedisë njerëzore me sarkazmën ndaj jetës. Sigurisht që Ibseni nuk ka qenë i drejtpërdrejtë kur ka shprehur nëpërmjet Torvaldit se sa lehtësisht mund të zgjidhen punët në një familje. Ai ka bërë ironizimin e faktit se si njerëzit nuk dinë tu qasen problemeve dhe nuk kanë kurajën e caktuar për tu përballur me to. Edhe shpotitë që Helmeri i bën në fillim të dramës, gruas së vet mbi shpenzimet për krishtlindje janë mënyra sarkastike e Ibsenit për të thënë se sa është ngushtuar këndvështrimi njerëzor ndaj jetës. Një moment tjetër sarkastik është edhe doktor Ranko me sifilizin e vet të trashëguar. Në këtë formë Ibseni na ka thënë se tragjedia e sotme është pasojë e dramës së të kaluarës. Ai “e ironizon” ndihmën që Nora i kërkon një të sëmuri me sifiliz për hir të dashurisë që ky i sëmurë provon për të duke dëshmuar kështu se kompromise të tilla nuk kanë vlerë. • Analizoni në tërësinë e vet dramën “Shtëpi kukulle” për nga pikëpamja kompozicionale, subjekti, teknikat e zgjedhjes së konfliktit, personazhet dytësore dhe funksionet e tyre, si dhe personazhet kryesore. Për të analizuar dramën ju përgjigjemi pyetjeve: Si është i ndërtuar kompozicioni i pjesës: sa akte sa skena?; në ç’hark kohor dhe hapësinor zhvillohet ngjarjet. A është marrë subjekti i dramës nga realiteti apo jo?; si është zgjidhur konflikti? A ju duket artificiale zgjidhja apo jo; Kush janë personazhet kryesorë dhe kush janë personazhet dytësorë? A lidhen ata nga e njëjta linjë veprimi apo nga dy linja të ndryshme? etj. Ora V dhe VI

Objektiva: a) Të lexohet fragmenti për koment dhe të kuptohet sa më mirë ai; b) Të komentohet sensi i të moskuptuarit dhe i dyshimit mes bashkëshortëve; c) Të analizohet thelbi i personazheve në dramë.

Objektiva: a) Të analizohet thelbi i shtëpisë së kukullës në fragment; b) Të arsyetohet mbi kuptimin e të edukuarit të vetvetes në fragment; c) Të komentohet aspekti psikologjik i romanit dhe mjeshtëria e Ibsenit për

ta dhënë atë, pa iu referuar përshkrimit të gjendjeve emocionale; d) Të analizohet thelbi universal i dramës.

Page 176: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

175

Orientime Nëpërmjet fragmentit për koment të shkëputur nga drama nxënësi arrin të zbërthejë dhe të mbajë qëndrimet e veta mbi disa aspekte të dramës së Ibsenit që janë: sensi i moskuptimit dhe i dyshimit në çift, personazhet dhe thelbi i tyre; koncepti universal i shtëpisë së kukullës; edukimi i dinjitetit të vetvetes; mënyra se si mjeshtëria artistike e Ibsenit ka dhënë gjendjet psikologjike të personazheve si dhe thelbin universal të dramës. • Komentoni momentin e fillimit të skenës së fundit. Si shfaqet vogëlsia e shpirtit të Helmerit? Vogëlsia e shpirtit të Helmerit shfaqet nëpërmjet egoizmit kur ai flet për doktor Rankun. Miku i tyre është duke vdekur ndërkohë që lidhur me këtë Helmeri thotë se ai me vuajtjet e tij sillte trishtim në jetën e tyre perfekte. • A ju kujtohet personazhi i doktor Rankut dhe dashamirësia e tij ndaj Norës? Analizoni simbolikën e kryqit të zi mbi emrin në kartëvizitën e tij. Kryqi i zi mbi kartëvizitë përfaqëson vdekjen që po i afrohet atij, ai ishte një person shumë i dashur dhe shumë krenar dhe nuk do kurrsesi që njerëzit e afërt ta shohin duke vdekur prandaj vendos të mbyllet në shtëpi. Kjo është mënyra që Ibseni ka parathënë se edhe familja Helmer është duke shkuar drejt fundit të saj. • Arsyetoni “ndjeshmërinë” e Helmerit qytetar puritan dhe kthjelltësinë e Norës në momentin e paralajmërimit të vdekjes së Rankut. Helmeri si qytetar puritan, pavarësisht egoizmit, preket prej paralajmërimit të vdekjes së mikut të tij. Atij i vjen keq sepse ai ishte miku i tij më i ngushtë. Ndërsa Nora kthjellohet dhe atëherë e kupton se përse Ranku shprehej në mënyra të ndryshme për jetën dhe përse ai u përshëndet dhe u dha lamtumirën e fundit atë natë. • Interpretoni fjalët e ëmbla të Torvaldit thënë bashkëshortes së tij. Po përgjigjet e gruas cilat janë dhe cili është nënteksti i tyre? Torvaldi i flet fjalë të ëmbla dhe përkëdhelëse të shoqes duke i thënë se do ta mbronte nga çdo rrezik, ndërsa Nora i shmanget duke i thënë të lexojë letrat e tij. Në këtë kontekst Nora shfaqet dyshuese ndaj vetvetes si bashkëshorte dhe mendon që prova e ardhshme do të verifikojë hipotezat e ëmbla dhe përkëdhelëse që Torvaldi i thotë të shoqes. • Çfarë parathonë fjalët e burrit: “Midis nesh pllakosi diçka jo e bukur, mendimi i vdekjes, i ndarjes”. Zbuloni gjendjen psikologjike të personazheve në këtë fragment dhe hapat e raportit bashkëshortor të tyre. Për Torvaldin ndarja është e papranueshme sepse ai e sheh Norën si pjesë të pandarë të jetës së tij dhe kurrsesi nuk i shkon në mendje të ndahet prej saj. Kurse gjendja psikologjike e Norës është e dyzuar sepse nga njëra anë ajo është e vendosur se çfarë do të bëjë, nga ana tjetër ajo nuk e di se nëse kjo është më e mira për të apo jo. • Nga buron pika e egërsimit të Norës? Komentojeni gjendjen e saj mes të drejtës që e bëri për dashuri, qëllimi justifikoi mjetet, presionit të shantazhit, dëshirës për arratisje. Pika e egërsimit të Norës vjen prej shumë arsyesh. Fillimisht nis revoltën e saj sepse ajo thotë se çdo gjë e ka bërë për dashuri dhe për këtë ia vlen çdo

Page 177: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

176

gjë, më pas është edhe shantazhi i Krogstadit dhe së fundi lodhja nga gjykimet e shoqërisë dhe ndrydhja e personalitetit të saj. • E vërteta bashkëshortore fillon të zbulohet që nga tisi i dyshimit që ngrihet aq lehtë mes tyre. Analizoni dialogun mes Norës dhe Torvaldit. E vërteta bashkëshortore fillon të zbulohet në dialogun e Norës me Torvaldin. Në këtë dialog shfaqet pastër egoizmi dhe karakteri mediokër, puritan i Torvaldit. Ai fillon të ofendojë Norën duke e akuzuar se i kishte shkatërruar jetën dhe se ishte një mosmirënjohëse, kurse Nora kupton karakterin e vërtetë të Torvaldit dhe merr vendimin e saj. • Interpretoni fjalët e gruas: “Ti nuk duhet të vuash për mua… Mbi ty nuk duhet të bjerë asgjë…” Fjalët e Norës janë të qarta. Ajo i thotë Helmerit se mbi të nuk do të bjerë asnjë përgjegjësi duke lenë të nënkuptohej se ajo bëri ç’të mundej dhe pavarësisht se u mundua dhe e shpëtoi prapë u gjykua prej tij. • Si e zbulon Nora thelbin e vërtetë të të shoqit dhe të respektit reciprok, por dhe më gjerë, të martesës së saj! Nora zbulon të vërtetën rreth të shoqit dhe martesës së tyre nga reagimi i tij kur ai lexon letrën. Ai tregon karakterin e vërtetë dhe ajo kupton se nuk e ka njohur kurrë atë, e së fundmi kupton se martesa e tyre ka qenë një farsë. • Komentoni fjalët e rënda të Torvaldit dhe efektin që ato kanë te Nora. Çfarë zbulon ky dialog me replika të gjata? Fjalët e rënda të Torvaldit janë vërtetë pasqyrë e shpirtit të tij të vogël sepse ai replikon pa dëgjuar arsyet e Norës. Kështu janë pikërisht këto fjalë që kthjellojnë Norën dhe e bëjnë atë të qartësojë çdo gjë. Replikat e gjata në këtë dialog zbulojnë bazamentet e dobëta dhe të pakuptimta të familjes Helmer. • Vlerësoni përgjigjen e heroinës: “Por, duke mos qenë unë, ti je i lirë!”. Me këtë përgjigje, Nora e çliron Torvaldin nga çdo lloj përgjegjësie madje edhe prej martesës së tyre. • Lexoni me kujdes fjalët e Torvaldit ndaj “propozimit” të mësipërm. Përpiquni të dalloni bashkëshortin dhe të huajin në replikën e tij. Torvaldi shfaqet si bashkëshort kur nuk pranon ndarjen dhe si i huaj kur ai e pyet Norën nëse mund të qëndrojnë si vëlla e motër propozim ky plotësisht i pakonceptueshëm. Këtu del në në pah satira e sarkazma e artit të Ibsenit. • Zgjidhja që burri i ofron situatës bashkëshortore është: “Domosdo, sa për sytë e botës ne do të vazhdojmë si më parë, ti do të rrish këtu, kjo kuptohet”, si dhe ndëshkimin me anë të heqjes së atributit amësor. Shtjellojeni këtë situatë. Kjo është një zgjedhje totalisht fatale dhe e papranueshme sepse kjo zgjedhje bëhet vetëm për të shmangur opinionin e shoqërisë së kohës, ndërsa vendimi për t’i hequr amësinë Norës është barbar. Me anë të qëndrimit të tij Torvaldi ka shpërfillur kapacitetin prej nëne të Norës. • “Nora shpëtova!” janë fjalët e Torvaldit. Po Nora ku është? Analizoni situatën. Torvaldi shpëtoi nga gjithçka që i interesonte atij por ai humbi diçka më të madhe, Norën dhe familjen. Megjithatë këtu nuk kemi asgjë të re përveçse karakterin egoist të Torvaldit. Tashmë Nora dhe ai janë të huaj për njeri-tjetrin sepse e tillë Nora ka qenë gjithmonë për Torvaldin.

Page 178: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

177

• Përgjigja e Norës ndaj “shpëtimit” është: “këto ditë kam luftuar për jetë a vdekje”. Vlerësojeni universalizmin e këtyre fjalëve dhe të vërtetën e tyre. Fjalët e Norës janë të vërteta sepse ajo po përpiqej të ruante të paprekur fasadën në të cilën jetonte duke sakrifikuar vetveten e duke përballuar shantazhin dhe presionin pavarësisht se e dinte se çfarë e priste. “Shpëtimi” solli thyerjen e kësaj fasade që ajo u përpoq aq shumë ta ruante. Për më tepër thelbi i fjalëve qëndron në faktin se ajo indirekt ka thënë se ka njohur vetveten dhe pavarësisht kësaj është ende duke kërkuar prova nga Torvaldi për të çuar përpara familjen e tyre. • Burri “e fal” gruan për atë që ka bërë nga dashuria. Ku qëndron ironia, sarkazma, drama dhe tragjedia e një situate të tillë? Lexojeni në disa nivele fragmentin. E gjithë kjo “falje” ka në vetvete ironi, sarkazëm, dramë dhe tragjedi. Torvaldi nuk ka të drejtë ta falë e as më pak ta gjykojë Norën për atë që bëri për dashuri dhe këtu qëndron thelbi i ironisë. Sarkazma qëndron në faktin se si Ibseni e ka vënë Torvaldin të reagojë duke përforcuar kështu dramën esenciale të familjes Helmer. Tragjedia qëndron në faktin e verbërisë së Torvaldit për të kapërcyer egoizmin e tij duke vdekur kështu për së gjalli personalitetin e Norës. • Shtjelloni konceptin e dashurisë bashkëshortore për Torvaldin, mënyrën e gjykimit të veprimeve të së shoqes, por mbi të gjitha qasjen e tij ndaj respektit për gruan dhe të faljes ndaj saj. Për Torvaldin dashuria bashkëshortore nënkupton përkëdheljet dhe trajtimin e gruas si një kukull e bukur për tu admiruar dhe e paaftë për të vepruar. Gjykimet e tij për veprimet e të shoqes janë të pakontrollueshme dhe vetë ai është i paaftë të marrë parasysh arsyen e këtyre veprimeve. Në të gjithë këtë, ai tregon se nuk ka respekt për gruan e tij dhe nuk beson tek ajo si forcë individuale dhe sociale. • Nora ikën të zhveshë kostumin e ballos. Zbërtheni simbolikën e përgjigjes. Nora ikën të zhveshë kostumin e ballos por kuptimi i vërtetë i këtij veprimi është se Nora do të zhveshë kostumin e maskaradës dhe të largohet nga i gjithë falsiteti që e rrethon. • Çfarë është duke bërë Helmeri sipas mendimit tuaj: është duke i ndenjur pranë së shoqes, duke shpëtuar marrëdhënien bashkëshortore apo duke shpëtuar vetveten nga vetmia, gjykimi i moralit puritan apo nga asgjëja. Gjykoni nga të gjithë këndvështrimet. Helmeri është duke shpëtuar vetveten nga vetmia dhe gjykimi puritan dhe në asnjë lloj rrethane nuk po mendon për të shoqen. Ai është aq i tmerruar nga fakti i përballjes së një situate të re saqë është i gatshëm të bëj kompromisin më të padrejtë ndaj personit tjetër, por edhe kjo nuk bëhet në emër të shpëtimit të marrëdhënies bashkëshortore aq më shumë për ti ndenjur pranë të shoqes. • Nora kërkon të flasë me burrin e saj. Si i kuptoni fjalët e saj: “Ti nuk më kupton e unë nuk të kisha kuptuar gjer sonte… që prej ditës që jemi njohur, ne kurrë nuk kemi thënë mes nesh ndonjë fjalë serioze rreth ndonjë çështjeje serioze”. Zbuloni thelbin tragjiko-ironik, por dhe çlirues të këtyre fjalëve. Thelbi tragjiko-ironik qëndron tek fakti se Nora dhe Helmeri kanë shumë vite martesë, 3 fëmijë dhe ata të dy kurrë nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin

Page 179: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

178

si dy qenie të pavarura që kanë qëndrime individuale. Kjo është tragjike sepse ata kurrë se kanë njohur njeri-tjetrin pavarësisht bashkëjetesës dhe në këtë mënyrë ata kanë reshtur së qenuri vetvetja. • Ç’lidhje ka mes jetës së kahershme të Nora Helmerit me Shtëpinë e kukullës. Analizojeni atë në të gjitha rrafshet kuptimore. Me parë Nora është trajtuar si kukull nga babai i saj dhe më pas kur u martua me Torvaldin vazhdoi të trajtohej si një kukull edhe prej tij. Kjo është lidhja midis jetës së saj të hershme dhe shtëpisë së kukullës. Gjatë gjithë jetës së saj Nora ka qenë një kukull. Personaliteti i Norës nuk ka mundur asnjëherë të prevalojë mbi bukurinë e saj ose të paktën askush nuk ka qenë i qartë, i kthjellët mjaftueshëm për të zbuluar se Nora prej kukulle ka një shpirt prej njeriu. • Cili është thelbi i jetës së kukullës Nora? Cili duhet të jetë ai sipas saj? Arsyetoni konceptin e evolucionit të brendshëm të individit sipas saj. Thelbi i jetës së Norës ka qenë zbavitja e të tjerëve e sipas saj ajo do që në radhë të parë të zbavitë vetveten dhe të jetë vërtetë e lumtur ashtu siç nuk ka qenë kurrë. • Identifikoni revoltën dhe thelbin universal të fjalëve të saj: “Në qoftë se unë nuk jam e zonja për asgjë, fajin e keni ju!” Revolta e Norës në fjalët: “Në qoftë se unë nuk jam e zonja për asgjë, fajin e keni ju !” është e drejtë. Ajo revoltohet ndaj mënyrës sesi është trajtuar për shkak të babait të saj fillimisht, e më pas Torvaldit. Nora nuk është lejuar të ketë një personalitet dhe si pasojë ka fituar paaftësinë për të ndërmarrë veprime dhe ashtu siç thotë ajo pa qenë e zonja për asgjë. Thelbi universal i revoltës së saj qëndron në faktin e pasojave që sjell diktati psikologjik atëror apo mashkullor. • Krahasoni thelbin e lumturisë për Norën dhe për Torvaldin. Ridimensionimi i konceptit lumturi për njërën anë të çiftit solli shterpësinë në martesë. Ç’do të thotë kjo? Thelbi i lumturisë për Norën është familja ideale, me një shtëpi të modeluar mirë ku mbizotëron paqja dhe lumturia. Ndërsa për Torvaldin lumturia ka të bëjë me familjen ideale që përfshin një “kukull” që në këtë rast është Nora, me të cilën ai të luajë sipas rregullave të tij. Por ky koncept i Torvaldit për lumturinë ishte i gabuar dhe çoi në “shterpësinë e martesës” për shkak se Nora u lodh nga e gjithë kjo. Kjo do të thotë se duke humbur vetveten njerëzit humbin edhe gjërat që kanë krijuar. • Edukimi i vetvetes. Çfarë është ai për Norën? Po për secilin prej nesh? Gjykoni vendimin e Norës në raport me Norën, në raport me familjen dhe në raport me shoqërinë. Edukimi i vetvetes për Norën është formimi i unit të saj, mungesa e tij ka bërë që ajo të ishte “kukulla” e të tjerëve për një kohë të gjatë. Por tani ajo ka vendosur të ndryshojë dhe të ketë një un të sajin. Ky vendim i sjell asaj perfeksionim të dinjitetit, sepse e shfaq atë si një grua të fortë dhe të guximshme. Ndërsa në raport me familjen dhe shoqërinë, ky vendim e shfaq Norën si një rebele ndaj tërësisë së rregullave të gjithpranuara nga shoqëria. • Po rizbulimi i vetvetes, i dashurisë “për mua”, si jepet nëpërmjet fjalëve të heroinës? Gjykoni raportet “drejtësi ndaj vetes” dhe “egoizëm” te personazhi femër në dramë.

Page 180: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

179

Rizbulimi i vetvetes zbërthehet nëpërmjet dashurisë për gjërat që do dhe që të duan. Në këtë kontekst heroina e ndërgjegjësuar për atë që ka përjetuar në pjesën më të madhe të jetës së vet e përballur me mosmirënjohjen e të shoqit vendos të rindërtojë vetveten duke marrë frenat e jetës së vet. Në këtë kuadër gjykojmë se ajo është sjellë në mënyrë të drejtë me veten dhe jo në mënyrë egoiste pavarësisht se ajo zbuloi që altruizmi i saj ishte krejt i pakuptuar në familje dhe shoqëri. • Çfarë vlerash ka rifitimi i lirisë në këtë kontekst të rigjetjes së unit? Arsyetojeni atë. Rifitimi i lirisë dhe rigjetja e unit ka të bëjë me atë që e thotë dhe vetë Nora, të qenit një njeri i vërtetë. Ajo do të jetojë një jetë normale ashtu siç mendon ajo pa qenë e shtrënguar nga gjykimi puritan i shoqërisë. • Në përgjithësi, i diktuar edhe nga teknika e dramës, Ibseni i ka evituar maksimalisht përshkrimet psikologjike. Megjithatë, kjo gjendje është lehtësisht e lexueshme te heronjtë tanë. Argumentoni se si jepet ajo. Teknika që Ibseni ka zgjedhur për të dhënë gjendjet psikologjike jepet nëpërmjet detajimit të mjediseve duke dhënë ambientin ai është përpjekur të japë gjendjen shpirtërore në të cilën ndodhet heroi. Është edhe vetë teknika e dramës e tillë që gjendjet në të cilat ndodhet heronjtë të mos jepen nëpërmjet përshkrimit por nëpërmjet veprimit. • Çfarë parakupton sipas mendimit tuaj kërkimi i një përvoje të re nga ana e Norës? Shtjellojeni këtë aspekt të heroinës nga pikëpamja: “Kërkoj, për të gjetur”. Mendimi i Norës për kërkimin e një përvoje të re ka të bëjë me faktin se ajo do të ndryshojë dhe në këtë ndryshim përfshihet kërkimi dhe gjetja fillimisht e vetvetes dhe më pas fillimi i një jete të re tashmë si një njeri plotësisht ndryshe . • “Detyrat e mia më të shenjta, cilat quan ti?” – i drejtohet gruaja burrit. Zbërtheni thelbin e ekzistencës njerëzore nëpërmjet këtij koncepti. Sipas Torvaldit detyrat e shenjta të Norës janë që ajo t’i qëndrojë pranë atij dhe fëmijëve dhe të kujdeset për ta, njëkohësisht t’i bindet atij pa marrë parasysh vetveten. Por Nora tashmë ka kuptuar se detyrat më të shenjta janë ndaj vetes sepse njeriu duke respektuar vetveten përmbush dimensionin e tij ekzistencial si qenie me dinjitet. • Përshkruani rebelimin e Norës, por edhe arsyetimin gjakftohtë të saj për t’u ngritur kundër të gjithëve në emër të respektit për vetveten. Rebelimi i Norës fillon që në momentin kur ajo mundohet të shpëtojë të shoqin duke kryer një krim. Rebelimi arrin kulmin kur ajo kupton gjithë të vërtetën rreth familjes dhe martesës së saj farsë. Ajo merr vendimin për t’iu kundërvënë të gjithëve në momentin kur kupton se askush nuk e ka respektuar atë si qenie gjer më sot dhe është koha që ajo të rifitojë dinjitetin e humbur. Pavarësisht se vendimi i saj merret shpejt ai është racional sepse mbi faktet ajo ka ngritur vetveten. • Si përshfaqet morali puritan në dramë? Ku qëndron thelbi cinik i tij dhe forca e Norës tek thotë: “… unë as që e di mirë se ç’është feja”, si dhe për zbulimin e së vërtetës. Morali puritan në dramë shfaqet me mitet dhe paragjykimet konservatore. Thelbi dhe cinizmi i tij qëndron tek mosnjohja që ky moral i bën ekzistencës

Page 181: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

180

njerëzore. Ai kërkon prej saj sakrifikim dhe heroizëm vetëmohues. Forca e Norës shfaqet kur ajo dënon ligjet e kësaj shoqërie, fenë, madje edhe dashurinë e saj për të shkuar në kërkim të së vërtetës drejt të panjohurës. • Familja Helmer rrënohet. Pse? Kush janë tanimë personazhet tanë për veten e tyre, për njëri-tjetrin dhe për të vërtetën bashkëshortore? Familja Helmer rrënohet sepse në të vërtetë asnjëherë nuk ka qenë një familje por ata vetëm janë shtirur si një e tillë. Tani Helmeri është një avokat, jeta e të cilit u shkatërrua sepse gruaja e tij u largua e ndërsa Nora është tashmë një person me karakter të fortë në kërkim të një jete të re. Për njeri-tjetrin ata nuk janë veçse dy të huaj. • Duket se të dy Helmerët kanë patur të njëjtin problem ndaj njëri-tjetrit: janë projektuar në mendjet e tyre ashtu si ata nuk janë. Cili është aspekti etik i kësaj qasjeje? A mund të kemi fajtorë në një situatë të tillë? Çfarë është verbëria apo mosnjohja në këtë rast? Helmerët kanë pasur të njëjtin opinion të gabuar për njëri-tjetrin duke krijuar në mendjen e gjithsecilit një Norë dhe një Torvald krejt të ndryshëm nga ajo çka ata janë në të vërtetë. Një situatë e tillë nxjerr si fajtore të gjithë shoqërinë e kohës e cila bazohej në një farsë. Verbëria qëndron tek fakti se Nora nuk e njihte natyrën e vërtetë egoiste të Torvaldit dhe as Torvaldi karakterin e fortë dhe fisnik të Norës. • Besimi është një aspekt shumë i rëndësishëm i familjes dhe shoqërisë. Cila është qasja e Norës në këtë aspekt? Analizoni tmerrin e saj të brendshëm moral, psikologjik, por edhe dashuror. Nora ndihej fajtore dhe e tmerruar moralisht dhe psikologjikisht për arsye se ajo po i mbante një sekret shumë të madh të shoqit por pas gjithë këtij tmerri ajo mendon gjithashtu se gjithçka e bëri për dashurinë dhe se ajo i justifikon të gjitha gabimet e saj. Tmerri moral qëndron në luftën që lind brenda vetes së saj nëse ajo ka vepruar mirë apo ka shkelur mbi principet e kohës. Megjithatë ajo kish shpresuar se garant do ti dilte Torvaldi duke e marrë përsipër fajin. Tmerri psikologjik dhe dashuror janë të lidhur ngushtësisht me figurën e Helmerit nëse ai do të zbulonte të vërtetën ai nuk do të ishte më krenar për të. • Gjykoni vullnetin për mosndarje të Torvaldit. Cilët janë kufijtë mes dashurisë dhe hipokrizisë në këtë qëndrim të personazhit? Vullneti i Torvaldit për mosndarje nuk vjen prej dashurisë por prej frikës për të ngelur vetëm dhe frikës nga gjykimi puritan i shoqërisë. • Nora dhe qëndrimi i saj ndaj fëmijëve për të mos i takuar para se të largohej. Evidentoni dhe komentoni “dy anët e medaljes” së sjelljes së saj. Mund të jepni edhe gjykimin tuaj. Qëndrimi i Norës për të mos takuar fëmijët e saj është paksa i padrejtë sepse fëmijët nuk janë fajtor për asgjë, madje janë viktimat më të mëdha të kësaj historie. Nga ana tjetër Nora nuk donte ti thoshte lamtumirë fëmijëve sepse ishte shume e dhimbshme për të. • Gruaja i dhuron lirinë burrit. Ku qëndron madhështia e këtij akti? Vlerësojeni atë nga aspekti i rifitimit të lirisë së vetvetes, respektimi i lirisë së të dyve, por mbi të gjitha i respektit për jetën.

Page 182: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

181

Gruaja i dhuron lirinë të shoqit sepse: ajo merr përsipër vetë fajin që ka kryer për të shpëtuar jetën e tij. Në këtë moment ajo ndërgjegjësohet se nuk ka asnjë kuptim që ata të qëndrojnë akoma bashkë. Me anë të këtij akti ajo nuk i dhuron lirinë vetëm Torvaldit por edhe vetes së saj. Ajo ka vendosur të respektojë jetën e saj por ky vendim përfshin edhe respektimin e jetës së Torvaldit. Ajo nuk do që ai të mbetet i lidhur pas saj në asnjë lloj mënyre. Këtu ajo ka dëshmuar edhe një herë thelbin altruist të saj. • Si i vlerësoni përpjekjet e Torvaldit për të mos e lënë Norën të ikë? Mbani mend që ai i premtoi edhe ndryshimin asaj, por ajo nuk lëvizi nga e vetja. Si mendoni, pse Nora e shkëput jetën e vet tërësisht nga e kaluara. Nora e shkëput jetën e saj tërësisht nga e kaluara dhe përpjekja e Helmerit ishte e kotë. Ajo tashmë s’është më e njëjta dhe si e tillë ajo nuk dëshiron më të ketë asnjë lidhje me të kaluarën por dëshiron të fillojë një jetë tërësisht të re. Kjo dëshmon se Nora e ka tejkaluar të qenit gruaja e një burri ndaj nuk do një kthim prapa. • Drama përfundon me një situatë relativisht absurde mosmarrëveshjeje: Nora deklaron se nuk beson në mrekullira, kurse Torvaldit i ndriçohet fytyra nga një rreze shprese. Ku jemi dhe pse ka ndodhur kjo? Pse Helmeri beson se ende gruaja e vet është skllave e së kaluarës, moralit puritan, familjes, por mbi të gjitha e rehatit të tij” Kush është gruaja? Gjykoni. Helmeri shpreson që Nora të kthehet pranë tij sërish për shkak të së kaluarës së tyre bashkëshortore, moralit puritan dhe familjes. Ai akoma nuk e pranon se Nora ka ndryshuar pavarësisht se ajo tashmë është larguar dhe nuk mendon të kthehet përsëri. Nëpërmjet këtij momenti Ibseni jep absurdin e figurës së Torvaldit dhe mënyrës së të menduarit të tij. Por njëkohësisht reflekton dhe atë se si ka dalë mode ky lloj i menduari. • Ku qëndron thelbi universal i dramës “Shtëpi kukulle”? Vlerësojeni atë. Thelbi universal i dramës qëndron tek fakti se nëpërmjet trajtimit të dramave familjare është pasqyruar mizoria e realitetit, të fshehur pas lumturisë së jashtme, por edhe vullneti i njeriut për t’iu kundërvënë rrethanave.

Page 183: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

182

Kreu VI: Teksti poetik

6.1 Ferri, Kënga III, Dante (1265-1321)

Ora I - Ora II- Ora III

Objektiva: a) Të kuptuarit e Komedisë hyjnore dhe aspektit alegorik të saj; b) Të komentuarit e fragmentit Portat e Ferrit për të kuptuar mekanizmin e

brendshëm të funksionimit të veprës.

Objektiva: a) Të lexuarit dhe të kuptuarit e simboleve të këngës Paolo dhe Franceska; b) Të analizohet thelbi i tragjedisë së heronjve mes sinqeritetit të dashurisë

dhe errësirës së kohës; c) Të komentohet lirizmi dhe pasioni mes fjalëve të heronjve. Objektiva: a) Të zgjerohen njohuritë mbi ndërtimin e vargjeve dhe të strofave; b) Të kuptohet organizimi fonetik; c) Të analizohet mjeshtëria artistike e Dantes dhe tiparet e letërsisë së

Rilindjes në këtë këngë.

Struktura e mësimit:ERR Metoda: Insert – shpjegim Evokim DANTE ALIGERI- Një ndër njerëzit më të kulturuar të kohës së Mesjetës. Filloi të shkruante që 15 vjeç. -18 vjeç përjetoi dashurinë e parë Beatriçen. - mori pjesë aktive në jetën politike të qytetit. - më 1302 pati probleme e filloi arratisjen. - Traktati “De vulgari eloquentia” traktat gjuhësor që solli krijimin e italishtes letrare të bazuar mbi të folurën e zakonshme popullore.

Page 184: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

183

Realizimi i kuptimit Hapi I

Qëllimi i poemës: Kjo vepër pasqyron aspiratën e poetit, njeriut të çliruar nga mëkati për të shkruar sa më pastër në botën tjetër. Në hartimin e komedisë Hyjnore shihet një plan i caktuar, i jepet rendësi disa shifrave simbolike. Secila pjesë e poemës së Dantes ka 33 këngë d.m.th numrin e vjetëve të Krishtit. Simbolikat kryesore të veprës Pyll i dendur- simbol i jetës mëkatare. Pantera- simbol i epsheve njerëzore. Ulkonja – simbol i lakmisë. Hapi II Mësuesja paraqet në dërrasën e zezë skemën e ndërtimit të Ferrit

Komedia hyjnore

Dallohet për përsosmëri

FerriKantika më njerëzore me

stil tragjik dhe ton të ashpër

PurgatoriTë mrekullon me patetikën melankolisë, trishtim fisnik,

toni i përvuajtshëm

ParajaE mrekullueshme stil

lirik, toni i butë

3 kronikat kanë lidhje simetrie si tre poema të

papërfunduara

Page 185: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

184

Reflektim “Komedia Hyjnore” është një shembull ku harmonia më e plotë mbretëron mes formës dhe përmbajtjes. Dante këtë vepër e quajti vetëm “Komedi” sepse komedia kishte kuptimin e një vepre që fillon me tmerr dhe mbaron me gëzim. Adhuruesit e Dantes i shtuan “epitetin hyjnor” si shprehje lavdërimi dhe admirimi. Me këtë udhëtim simbolik që nis nga qenia më e ulët njerëzore e mbërrin tek qenia më e lartë, Zoti Dante realizon subjektin më të plotë që mund të ketë menduar gjenia poetike njerëzore. Subjekti Kur Dante arriti në gjysmën e jetës, rastësisht ai u gjend në një pyll të errët nga ai i cili pati një kujtim të tmerrshëm që i mbeti në mendje përgjithmonë. Ai u end nëpër pyll gjithë natën sepse kishte humbur rrugën. Në mëngjes para tij ngrihet një kodër e cila ndriçohej nga rrezet e arta të diellit. Ai merr guximin nga kjo pamje dhe pas tmerrit të natës fillon të ngjitet nga maja e kodrës, por përpara tij doli një panterë me një lëkurë të bukur lara-lara. Pas kësaj atij i turret një luan i furishëm me ulërima të forta. Pas luanit i shfaqet një ujkonjë e ligë dhe e uritur që i ka zënë rrugën. I tmerruar ai u nis për në pyllin e errët. Në këtë çast shfaqet Virgjili të cilit Dante i lutet ta ndihmojë dhe ta shpëtojë. Virgjili i premton ta nxjerrë nga kjo gjendje duke i thënë se duhet të kalojë në mbretërinë e vuajtjeve pastaj në Purgator dhe më vonë do të shihte Parajsën. Virgjili i thotë se ka ardhur në ndihmë i këshilluar nga Beatriçja.

N ë rre th in I g jen d en p ag an ë t q ë s ’k an ë b ërë m irë d h e k an ë je tu ar p r .k . K ëtu g jen d e t M in o si g jy k a tës i i n ën d h eu t , i p asu r m e n jë sh p irt m ëk a ta r .

N ë rre th in e II g jen d en sh p irtra t q ë v u a jn ë m ëk a te p as io n i s i p .sh . Ç ifti “P ao lo d h e F ran cesk a” .

N ë rre th in III g jen d en g o p ca t (g ry k ësit) .

N ë rre th in IV g jen d en k o p racë t d h e d o rë lë sh u arit të c ilë t v u a jn ë n g a n jë g jen d je e p ap rerë .

N ë rre th in V g jen d en sh p irtra t e k ëq ij të c ilë t jan ë v en d o su r n ë n jë k ën e të të q e lb ë t, p a m jeg u ll .

N ë rre th in V I g jen d en sh p irtra t e h ere tik ëv e .

N ë rre th in V II n d ah e t n ë 3 p jesë ku g jen d en sh p irtra t e tiran ëv e .

N ë rre th in V III i c ili n d ah e t n ë 1 0 g ro p a . S ec ila g ro p ë p ërm b an g ën jesh ta rë të n d arë s ip as llo jev e .

N ë rre th in IX n d o d h en trad h tarë t n ë u jë ra t e ak u llta të lim itit të n ën to k ës .

N ë fu n d të fe rrit n d o d h et L u ç ife rri m e 3 g o jë d h e 3 k o k a të c ila t p ërfaq ëso jn ë m ëk atarë t m ë të m ëd h en j të b o tës “ Ju d en , K as in d h e B ru tin ” .

Page 186: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

185

Hyri në derën e ferrit. Këtu ku gjenden shpirtrat e njerëzve që kanë bërë mëkate dhe për ta s’ka mëshirë. Dëgjohen rënkime dhe vajtime. Pasi kalojnë lumin e nëndheut “Akerontin” hyjnë në rrethin e 1 të ferrit. Dante ferrin e përfytyron si një konus të thyer me një majë nga qendra e dheut që ndahet në 9 rrathë që ngushtohen duke shkuar sa më poshtë. Në rrethin I gjenden paganët që s’kanë bërë mirë dhe kanë jetuar para. K. Këtu gjendet Minosi gjykatësi i nëndheut, i pasur me një shpirt mëkatar. Në rrethin e II gjenden shpirtrat që vuajnë mëkate pasioni si p.sh. Çifti “Paolo dhe Françeska”. Në rrethin III gjenden gopcat (grykësit). Në rrethin IV gjenden koprracët dhe dorëlëshuarit të cilët vuajnë nga një gjendje e paprerë. Në rrethin V gjenden shpirtrat e këqij të cilët janë vendosur në një kënetë të qelbët, pa mjegull. Në rrethin VI gjenden shpirtrat e heretikëve. Në rrethin VII ndahet në 3 pjesë ku gjenden shpirtrat e tiranëve. Në rrethin VIII i cili ndahet në 10 gropa. Secila gropë përmban gënjeshtarë të ndarë sipas llojeve. Në rrethin IX ndodhen tradhtarët në ujërat e akullta të limitit të nëntokës. Në fund të ferrit ndodhet Luçiferri me 3 gojë dhe 3 koka të cilat përfaqësojnë mëkatarët më të mëdhenj të botës “Juden, Kasin dhe Brutin”. Në këtë poemë pikësëpari del në shesh në çdo anë personaliteti fisnik, madhështor i autorit të saj. Një sintezë e vërtetë që përfaqëson zhvillimin e Mesjetës në Evropën Perëndimore. Figura vigane e Dantes është kolosale për epokën e Mesjetës dhe fillimin e Rilindjes Evropiane. Dante të gjitha vëllimet poetike që shkruan në botën e përtejme, i vë në shërbim të qëllimit: të ushtrojë ndikimin mbi politikën e kohës së tij dhe mbi realitetin moral. Në poemën e Dantes gjejmë idenë se çdo njeri po të dojë të lidhet me gjithë shpirt në veprimin shoqëror. Ai duhet të jetë i përgatitur mirë për çdo hap në jetë dhe për këtë më përpara duhet të luftojë rreptësisht me veten dhe ambiciet e tij. Kjo ide është krejt moderne dhe progresive. Mesazhi i poemës së Dantes i jep një rëndësi të pavdekshme dhe një karakter njerëzor dhe universal veprës Komedia hyjnore. Poema Alegorike. Alegoritë e poemës janë interpretuar në mënyra të ndryshme. Përmbajtja e parë ka një kuptim moral. Fytyra e Dantes përfaqëson përgjithësisht njeriun dhe pylli i errët simbolizon rrugën e jetës, mundimet, pendimet. Ashtu siç endet Dante në pyll të errët dhe njeriu ecën në rrugët e jetës pa arritur të gjejë shtigjet më të drejta. Kodra që ka majën e shndritshme tregon një rrugë të drejtë që të shpie te trilogjia. Tre shtazët e egra janë simbol i pasioneve njerëzore. Pantera nga njëra anë e frikëson autorin por edhe e tërheq atë. Ajo përfaqëson epshin. Luani përfaqëson madhështinë. Ulkonja përfaqëson koprracinë, pangopësinë. Virgjili është simbol i gjykimit dhe diturisë. Ai bëhet udhërrëfyes i Dantes në botën e përtejme. Ferri është simbol i mëkatit dhe i krimit. Purgatori është simbol i pendimit. Beatriçja është simbol i hirit hyjnor.

Page 187: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

186

Kuptimi direkt i poemës është tregimi i një udhëtimi fantastik në botën e përtejme që mbaron në parajsë. Edhe kjo ka kuptimin e saj alegorik. Udhëtimi i Dantes përfaqëson procesin ku shpirti i njeriut ringjallet. Njeriu pasi të njohë mëkatin dhe të pastrohet me anë të pendesës mund të arrijë përsosmërinë morale. Alegoria ka kuptime politike: Pylli i errët =>çrregullim politik; 3 kafshët=>3 fuqi të mëdha.

6.2 Letra e Tatjanës, Pushkin (1799-1837)

Ora I

Objektiva: a) të kuptohen figurat e Tatjanës dhe Onjeginit në raport me njëri-tjetrin

dhe në raport me shoqërinë; b) Të kuptohen figurat e heronjve tanë në raport me letërsinë romantike; c) Të lexohet fragmenti dhe të diskutohet mbi të. • Flisni për Pushkinin dhe rolin e tij në letërsinë ruse të shekullit XX dhe të mëpastajme. Pushkini ishte krijuesi i rusishtes letrare bashkëkohore. Tematikat e poezisë pushkiniane janë shtrimi i çështjeve rrënjësore e të mprehta të shoqërisë, kuptimi i qenies dhe ekzistencës, tema e vdekjes dhe e pavdekësisë, shpëtimi shpirtëror, pastrimi moral dhe mëshira. • Cila është panorama që na ofron romani në vargje “Eugjen Onjegini”? Komentojeni atë në kuadrin e realitetit rus dhe atij mbarë evropian të shek XIX. Romani në vargje “Eugjen Onjegin” krijon imazhe të jetës dhe përbërjes shpirtërore të heronjve romantikë. Paraqet prirjen dhe evolucionin e autorit dhe të aristokracisë provinciale. Duke u njohur më shumë me veprën dallojmë qartë mënyrën e jetesës, jetën kulturore, sociale, të inteligjencies dhe salloneve ruse të cilat ekzistonin gjatë shekullit të XIX. Ashtu siç thuhet edhe në vepër, rrethi letrar i Onjeginit është shumë i gjerë gjë që tregon se nëpërmjet librave të ndryshëm që ai ka lexuar, është njohur me shumë veçori të ndryshme të jetesës evropiane perëndimore dhe këto njohje kanë depërtuar në shtresat dhe në arketipin patriarkal të jetës ruse. • Krahasoni kultivimin letrar të Onjeginit me atë të Tatjanës. Vëreni ngjashmëritë dhe dallimet. Rrethi i leximeve të Onjeginit është shumë i gjerë dhe kjo tregon se si kultura europiano-perëndimore ka depërtuar në shtresat dhe tipin patriarkal të jetës ruse. Onjegini është i vëmendshëm ndaj leximeve, sepse Tatjana sapo njihet me bibliotekën e tij, vë re se librat janë të nënvizuar me laps. Libra krejt të tjerë lexon Tatjana. Në romanet sentimentale dashurore, Tatjana sheh një jetë tjetër më tërheqëse, më interesante, se sa jeta monotone në atdhe.

Page 188: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

187

• Si ka ndikuar letërsia në jetën e të rinjve tanë? Arsyetoni shkaqet dhe pasojat e këtij ndikimi te heronjtë. Edhe Onjegini, edhe Tatjana e ndjenë thellë tëhuajësimin e tyre në mjedisin rus, pasi janë kthyer në atdhe. Të pakënaqur me realitetin vendas ata e gjejnë ngushëllimin në botën e bukur të librave. • Krahasoni brendësinë shpirtërore të Eugjenit me atë të Tatjanës. Çfarë vërehet tek personazhet tanë? Tatjana na shfaqet në një harmoni të përsosur që vihet re në natyrën e saj ku gërshetohen thjeshtësia, fisnikëria e ndjenjave, flaka e pasionit, vendosmëria e karakterit. Natyra e matur, e menduar, plot përshtypje e Tatjanës u formua jo për arsye të despotizmit familjar, se Tatjana gëzonte liri të plotë në familje. Tatjana dëgjonte këngët, legjendat popullore për luftën e Moskës kundër Napoleonit. Edhe romanet sentimentale që lexonte luajtën një rol të madh në formimin e saj. Dashuria për Onjeginin që shpërtheu papritmas, ishte e përgatitur nga leximi i romaneve. Onjegini e bëri Tatjanën për vete me bukurinë dhe elegancën e sjelljes, me qëndrimin skeptik ndaj realitetit, me reformën që bëri në çifligun e tij. Ndjenja e dashurisë për Onjeginin ishte kaq serioze dhe e thellë, sa që Tatjana vendosi t’ia shfaqë e para dashurinë. • Analizoni se çfarë qëndronte në thelbin e dashurisë së Onjeginit me Tatjanën dhe tiparet romantike që shfaqen aty. Thelbi i dashurisë së Onjeginit me Tatjanën qëndron tek nevoja që të rinjtë kishin për tu shkëputur nga realiteti dhe për të aspiruar atë që atyre ju mungonte dhe që ishte kultura e vërtetë që në disa kuptime përkthehet edhe si dashuria rinore për jetën. Nga ky aspekt Onjegini shfaqet një personazh tipik romantik sepse ai vlerëson individualen. E njëjta gjë ndodh edhe me Tatjanën nëpërmjet tëhuajësimit që ajo provon në shoqërinë ku bën pjesë. Dashuria e saj për Onjeginin është e dyzuar sepse ajo nga njëra anë udhëhiqet nga ndërgjegjja dhe vetëkontrolli ndërsa nga ana tjetër përjeton një intensitet shumë të madh ndjenjash. Ora II

Objektiva: a) Të komentohet aspekti romantik i fragmentit mes letrës, largimit të

heronjve nga njëri-tjetri etj. b) Të analizohet karakteri i Tatjanës mes romantizmit dhe qëndrueshmërisë; c) Të arsyetohet mbi evoluimin e personazheve; d) Të krahasohet figura e Tatjanës me Norën dhe Medean.

• Cili është thelbi i karakterit të fortë të Tatjanës? Zbërtheni atë nga të gjitha këndvështrimet e mundshme të analizës: moralit, përkushtimit, romantizmit, ortodoksisë, dashurisë etj. Së pari duhet thënë se Tatjana në këtë roman në vargje është një personazh në evolucion, nga vajzë e izoluar ajo dashurohet dhe nga vajzë e dashuruar ajo kthehet në damë. Pavarësisht humbjes së dashurisë heroi i saj Onjegini

Page 189: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

188

nuk mbetet më njeriu ideal, por thjesht dashuria e humbur. Në skenën e fundit të librit karakteri i saj i thellë përplotësohet nëpërmjet vendosmërisë me të cilën ajo kryen dhe respekton martesën, por duke nxjerrë në pah atë tipar romantik që është nënshtrimi ndaj një dashurie të pafat. • Krahasojeni Tatjanën me Medean dhe Nora Helmerin. Tatjana duke u nisur nga tradita është një karakter krejt i ndryshëm nga Medea dhe Nora, por ama ajo që i bashkon këto të trija është reagimi dinjitoz ndaj mashkullit që nuk i ka vlerësuar dhe nuk i ka kthyer dashurinë e merituar. Megjithatë veprimet e këtyre tri heroinave janë të ndryshme. Medea shkatërron, Tatjana dashuron dhe vuan, ndërsa Nora injoron. Nga krahasimi ndërmjet tre personazheve femra del në pah evolucioni që ka fituar figura femërore në letërsinë botërore • Si zbulohet karakteri i Onjeginit në fjalët e Tatjanës dhe cila është përmbajtja e tyre? Karakteri i Onjerginit në fjalët e Tatjanës zbulohet si me vlera të mëdha mashkullore teksa ajo i thotë: ... të më dënoni me përçmim...Ajo gjithashtu i referohet haresë që prezenca e tij i ka sjellë jetës së saj teksa e dëgjon se si kuvendon. Ka vlerësuar gjithashtu karakterin e hareshëm të tij në këtë vend të qetë. • Tatjana kërkon shkaqet e njohjes së Onjeginit te fati. Zbuloni karakterin fatalist të saj në roman. Nisur edhe nga estetika romantike Tatjana i drejtohet njohjes me Onjeginin një momenti krejt të rastësishëm në një fshat ku jetesa nuk ka asnjë domethënie. Pra Tatjana shpreh fatalizmin e saj dhe tregon për rrezen e dritës që i ka sjellë njohja me Onjeginin duke e pohuar këtë në vargun: një miku mund ti bëhesha mike. • Në çfarë raportesh qëndrojnë ëndrra dhe dashuria në fragment? Analizoni. Tatjana në fjalët e saj nëpërmjet mohimit dhe apostrofit i drejtohet Onjeginit: ...a nuk je ti o ëndrra ime... pra këtu ne zbulojmë se Tatjana është në kërkim të ëndrrës rinore por që në rastin konkret është Onjegini. Tatjana nëpërmjet estetikës romantike të Pushkinit e krahason praninë e heroit si mjet që ndriçon errësirën. Ajo përjeton tre stade: ëndrrën, mirazhin dhe shpresën. • Kush është “Ai”, engjëlli, lajkatari? Po dyshimet e Tatjanës cilat janë dhe si ndërthuren ato me dashurinë? Argumentoni përgjigjet tuaja. Engjëlli apo lajkatari siç e cilëson Tatjana është Onjegini pasi i tillë i bëhet Tatjanës, kur ai ndihmon të shkëputet nga realiteti dhe lajkatar sepse ai nuk ka një vendim në raport me të. Në momentin që ajo joshet nga Onjegini me sharmin e tij, i duket engjëll dhe në momentin kur ai i refuzon dashurinë Tatjanës, i duket lajkatar. • Heroina është gati që fatin e saj t’ia dorëzojë Onjeginit. Zbërthejeni këtë në kuadrin e dramës së dashurisë në fjalët e saj. Në fjalët e saj... Më qan me lot shpirti i ngrat/ E mbrojtje vij për të kërkuar/... ajo shprehet se sa e madhe është dëshira për të qenë pranë dashurisë së saj. Ajo ndihet e vetmuar dhe si çdo personazh romantik është në kërkim të mbrojtjes mashkullore. Në këtë kuadër mund të themi se drama e saj është dyplanëshe: në raport me Onjeginin si dashuri dhe me realitetin i cili është aq mbytës sa ajo nuk sheh rreze shprese.

Page 190: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

189

Ora III

Objektiva: a) Të analizohet koncepti i ngadhënjimit të dashurisë ndaj paragjykimeve; b) Të thellohen më shumë mbi aspektin e dashurisë dhe romantizmit në

roman; c) Të zgjerojnë njohuritë mbi gjuhën poetike, figurat e sintaksës dhe ato të

intonacionit; d) Të ushtrohen mbi figurat e sintaksës dhe intonacionit.

• Jepni vlerësimin tuaj për aftësitë e Pushkinit për të dhënë karakterin kompleks të Tatjanës nëpërmjet këtij fragmenti. Zbërtheni veçoritë e këtij personazhi. Figura e Tatjanës në romanin “Eugjen Onjegini” ka edhe funksionin e kundërpeshës së figurës së Onjeginit, domethënë, përmes saj edhe një herë vihet theksi në kotësinë e jetës se të rinjve aristokratë, që nuk dinë ku janë dhe ç’kërkojnë e as nuk dinë ç’bëjnë. Pushkini është munduar që tek Tatjana të përmbledhë të gjitha karakteristikat që përbëjnë një femër. Ai e cilëson Tatjanën si një vajzë të virtytshme dhe të thjeshtë, të çiltër dhe të dashur, me një botë shumë të madhe leximesh dhe ndjenjash. Përveç brishtësisë ai i jep Tatjanës edhe karakterin e fortë, karakterin prej një fisnikeje. • Analizoni karakterin e personazheve në kuadrin e letërsisë romantike. Ilustroni me vargje mendimin tuaj. Tatjana ishte një vajzë e cila jetonte në ëndrrën e dashurisë. Ajo ishte mishërimi kurajoz i gruas që do të bënte çdo gjë për dashurinë. Tatjana besonte në forcën e kësaj ndjenje, besonte se edhe ëndrrat mund të bëheshin realitet. Dhe mbi të gjitha ajo ishte një vajzë që karakterizohej nga të gjitha virtytet që mund të këtë një person. Ajo gjithashtu përjetoi zhgënjimin e çdo romantiku por edhe fati i saj në roman në një mënyrë të tillë ishte shkruar. Onjegini në fillim të veprës na shfaqet si një djalë romantik, si një person i sjellshëm, joshës. Në brendësi të veprës del në pah ajo ana e tij egoiste, ku i intereson vetëm paraja pushteti e asgjë më shumë. Ndërsa në fund të veprës ne e shohim atë si një person që ishte i gatshëm të heqë dorë nga gjithçka vetëm që të ketë pranë dashurinë e tij. Megjithatë si pjesa më e madhe e heronjve romantikë dashuria e tij është e destinuar për të qenë humbëse.

Page 191: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

190

6.3 Shenjtëreshë, Stefan Malarme Ora I-II-III

Objektiva: a) Të lexohet dhe të kuptohet poezia; b) Të kuptohet figura e Malarmesë mes simbolizmit; c) Të analizohen disa aspekte simbolike të poezisë

Objektiva: a) Të analizohet thelbi i shenjtëreshës në poezi; b) Të komentohet thelbi i simboleve biblike; c) Të vlerësohen raportet ndjesi-ndjenjë, parafytyrim dhe perceptim

në poezi.

Objektiva: a) Të zgjerohen njohuritë mbi figurat e kuptimit dhe të parafytyrimit; b) Të analizohen raportet ndjenjë-muzikë-figuracion në poezi; c) Të analizohet aspekti i mjeshtërisë stilistike të Malarmesë në poezi; d) Të nxirren përfundimet e përgjithshme.

Orientime Karakteri simbolik i poezisë “Shenjtëreshë”. Në këtë poezi Malarmeja ka mohuar përshkrimin e asaj që duket dhe ka dhënë përjetimin e asaj që thjesht përshfaqet në mënyrë shumë elegante dhe tinëzare. Në këtë mënyrë ai është përpjekur që përjetimin e vet ta ngrejë nga perceptimi nëpërmjet të vëzhguarit në perceptimin nëpërmjet të imagjinuarit me qëllimin për të arritur një të vërtetë më të lartë dhe abstrakte. Ai gjithashtu nëpërmjet melodisë së krijuar përmes imazhit të violinës na fton ne drejt një përjetimi qiellor të asaj çka ndodh përtej dritares. Kështu bazuar në estetikën simbolike Malarmeja ka dhënë sendet nëpërmjet përjetimit që ato të krijojnë. Ai gjithashtu i është referuar librit të lashtë duke patur parasysh Biblën dhe figurën e Sesilja Brunet e ka krahasuar me atë të shenjtëreshës Maria duke thënë kështu se sa i lashtë është koncepti i dashurisë dhe sa sublime është kjo ndjenjë. Thelbi i shenjtëreshës në poezi, së pari është krijuar nëpërmjet melodisë në të cilën është ndërtuar poezia duke filluar që nga violina, flauti apo lahuta, harpa, lodra duke kulmuar tek muzika. Koncepti i shenjtëreshës është dhënë nëpërmjet vegimit. Vërtet autori i është referuar dritares, por në fakt ai parakupton pasqyrimin e fytyrës së gruas mbi të duke e bërë atë të afërt shpirtërisht por të largët për tu

Page 192: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

191

prekur. Konceptin universal të kësaj bukurie gruaje, Malarmeja e jep tek origjina për të cilën ai i referohet gruas si fuqi e rikrijimit duke përmendur librin e lashtë. Ai rikthehet mes kohës reale dhe kohës universale duke thënë: ...tok një kohë tjetër gurgullon... . Konceptin e shenjtëreshës ai e vendos mes dëlirësisë dhe figurës së engjëllit, dëlirësinë në raport me shpirtin dhe engjëllin në raport me mbrojtjen. Duke iu referuar flatrës së shtrirë ai ka thënë se shpirti i kësaj gruaje është pafundmë i madh në qiell dhe madhërisht i madh në tokë. Butësinë e shpirtit të saj ai e jep me elegancën e gishtërinjve. Kulmin e inteligjencës shpirtërore e mendore të saj ai e jep kur i drejtohet asaj si muzikante e heshtjes së thellë. Mjeshtëria stilistike e Malarmesë qëndron së pari në muzikalitetin e vargut, ai ka alternuar fonemat d-t, fjalët santantal-violinë; flaut-lahutë; shenjtëreshë - e lashtë- shfleton dhe ka krijuar aliteracionin; psalm-meshë, nëpërmjet fjalëve që ndodhen në të njëjtën fushë por që kanë dhe tingëllim të përafërt; ka përdorur fjalë të krijuara nga onomatopeja si gurgullon për të shprehur atë se koha rrjedh si lumë. Te strofa e tretë qashtërsinë e qelqit ai e ka lidhur me mbiemrin e dëlirë, sërish kemi rimë brenda vargut fshik-rishti; harpë-flatër-shtrirë, eshtër; gisht. Në strofën e katërt muzikaliteti i vargjeve është realizuar nëpërmjet operacioneve me fonemat v dhe l. Gjithashtu autori ka përdorur metaforën dhe metoniminë për të dhënë më poetikisht figurën e shenjtëreshës.

6.4 Liria, Ndre Mjeda (1866 - 1937)

Poema Liria

Objektivat: a. Të jetë i aftë të flasë për pikat kyç të jetës së Mjedës. b. Të jetë i aftë të tregojë karakteristikat e vëllimit poetik të poezisë së tij. c. Të jetë i aftë të argumentojë pse Mjeda qëndron midis romantizmit dhe

realizmit. d. Të jetë i aftë të ilustrojë argumentet me vargje nga vëllimi. Evokimi: Në këtë orë mësimi për të rikujtuar njohuritë e marra për Ndre Mjedën është e rëndësishme të përdorim teknikën Pema e mendimeve dhe teknikën e pyetjeve. Pyetjet: Kush është Ndre Mjeda? Ç’dini ju për të? Ç’vepra të tij keni lexuar?

Page 193: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

192

Mjeda virtuoz i vargut Juvenilja, Lissus, Liria, Scodra Ai solli forma të reja shprehjeje? Temat e atdheut, lirisë, konceptim demokratik të jetës, tokës, nënës. Realizimi i kuptimit Analizë vëllimit poetik Juvenilja Në këtë fazë është e arsyeshme të përdoret teknika: Kritika e përgjigjeve të lexuesve. Cilat poezi iu kanë mbetur në mendje nga ky vëllim poetik dhe pse? Cilat vargje ju kanë ngjallur më tepër emocione? Ora I-II-III

Objektiva: a) Të lexohet dhe të kuptohet poezia; b) Të kuptohet arti poetik i Mjedës në poezi; c) Të diskutohet për konceptin e lirisë nëpërmjet të vëzhguarit.

Objektiva: a) Të vërehen disa tipare romantike të poezisë; b) Të analizohen aspektet e një poezie të angazhuar në sonet; c) Të komentohen qëndrimet e moralit kombëtar të Mjedës në poezi; d) Të vlerësohen tonet autokritike në sonet.

Objektiva: a) Të zgjerohen njohuritë mbi përmbledhje analitike dhe shkrimin e saj; b) Të analizohet poetika e Mjedës në poezi duke u mbështetur tek figuracioni

i veprës; c) Të ushtrohen mbi shkrimin e përmbledhjeve analitike. • Ç’dini për aktivitetin letrar e politik të Mjedës. Çfarë përshtypjesh ju lë personaliteti i tij? Krijimtaria poetike e Mjedës dallohet për refleksione filozofike të thella, që shfaqen në mënyrë sintetike dhe me një sens të veçantë në masë dhe ekuilibër. Poezitë e Mjedës mund të ndahen në disa nivele: tematike dhe filozofike. Megjithatë Mjeda mund të konsiderohet edhe poet i angazhuar. Për sa i përket politikës, Mjedën e shohim si një person që e kërkonte lirinë e vendit të tij me shumë ngulm. Gjithashtu ai mori pjesë në lëvizjen demokratike ku u zgjodh edhe deputet. Në veprimtarinë e tij letrare dallohet një përsosmëri që jo çdo shkrimtar e ka.

Page 194: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

193

Liria, 2001, Giorgio Camnasio • Cili është konteksti i realizimit të poemës? Cilat janë raportet realitet-poetikë në të? Arsyetoni qëndrimin tuaj. Konteksti i realizimit të poemës ka të bëjë me fokusimin e ideve dhe dramës së lirisë duke iu referuar më konkretisht pushtimit të Shqipërisë nga perandoria osmane. Megjithatë, ajo gjithashtu i referohet edhe lirisë njerëzore dhe asaj poetike. Poetika dhe realiteti janë në raporte shumë të ngushta në poezinë e Mjedës. Kjo vërehet kur vetë Mjeda në vargjet e tij tregon dhimbjen që ndjen për atdheun e tij. Ja se si e përshkruan Mjeda këtë dhimbje: ... Vaj e mjerime qët kjo toka jonë/ Na pa emën kurrkund, pa atdhe, na jemi/... Këto janë vargjet më të spikatura ku ndihet dhimbja e dëshira njëkohësisht për të parë atdheun e tij të lirë. • Si shfaqet në poemë karakteri i poetit të përfshirë në çështjen kombëtare? Shpjegoni përqasjen tuaj. Karakteri i poetit në poezi përshfaqet nëpërmjet vargut: lirinë e keni ju, na hekra kemi... nëpërmjet këtij inversioni kuptimor autori ka dashur ti bëjë thirrje gjithë popullit për tu ngritur për lirinë e atdheut. Në këtë aspekt ai shfaq karakterin liridashës të tij por edhe angazhimin politik për çështjen kombëtare. Në strofën e parë ai thekson nevojën e identitetit kombëtar dhe kundërshtimin e tij ndaj robërisë. • Si është trajtuar liria në poemën e mësipërme? Në poemë liria është shprehur si nevojë intelektuale duke iu referuar kështu territ dhe mjegullës që ka kapluar vendin; si liri fizike na hekra kemi, si mungesë identiteti dhe shfaqja robërie. Nëpërmjet këtij kontrasti Mjeda jep atë se çfarë vendi duhet të bëhet në vend të asaj se çfarë është. • Cila është përmbajtja e sonetit të pestë? Thuajeni atë në vija të përgjithshme. Soneti i pestë është një thirrje e fortë që i bëhet qëndrimit ende nën zgjedhën osmane të atdheut. Ky është fragmenti ku poeti shpërthen në dhimbje, duke treguar vuajtjet nga jeta e përditshme e njerëzve. Mjeda e fokuson gjendjen dramatike të atdheut të vet tek populli, duke vënë në dukje rrënimin kombëtar. Ai revokon të kaluarën e ndritur të Skënderbeut dhe Dukagjinit duke shfaqur kështu tipare romantike të botëkuptimit por mbi të gjitha për të dhënë nevojën e qenies një vend i lirë. • Komentoni poezinë, duke u nisur nga ekspozicioni me të cilin fillon ajo: “Lirin’ e keni ju!” Çfarë mbart kjo thirrje nga pikëpamja e autorit dhe këndvështrimi i lexuesit? Mjeda sonetin e pestë e ka nisur pikërisht me këto fjalë “Lirin’ e keni ju!”, dhe ai me këto fjalë ka dashur t’u hapë sytë njerëzve, se atdheu i tyre nuk mund të çlirohet vetë por vetëm n.q.s bashkohet i gjithë populli në një i vetëm. Kjo është pikërisht thirrja e racionalizuar që poeti u bën njerëzve. Nga pikëpamja e autorit ky apostrof përmban thirrjen e lirisë, që populli të kuptonte rrënimin e pafundmë që vjen nga robëria. Ndërsa nga këndvështrimi i lexuesit kjo fjali mbart kuptimin e “zgjimit” të popullit në aspektin e fitimit të dinjitetit që të jep liria.

Page 195: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

194

• Dhimbja e autorit për situatën shprehet nëpërmjet krahasimit. Analizoni sarkazmën që mbart ky krahasim mbi vete. Porsi berre që bleu mishtari vemi Mbas shkopit, t’kalamenduna ku s’dona, Ahte t’ankueshme nëpër buzë polemi Vaj e mjerime qet kjo tokë e jona. Nëpërmjet krahasimit me bagëtinë e imët Mjeda ka shprehur dhimbjen për popullin e tij dhe ka dhënë sarkazmin më të cilën përballet realiteti shqiptar në atë kohë. Nëpërmjet shkopit jep nënshtrimin dhe përdhunën që populli është duke përjetuar dhe indirekt bën thirrje për veprim në vend që thjesht të ankohen sepse kjo tokë do të përfundojë tragjikisht përndryshe me vaj e mjerime. • Cila është “tragjedia e ahut” si pasthirrmë e emërzuar? Identifikoni robërimin social e politik në varg. Pasthirrma ah! Është emërzuar për të dhënë ironizimin e Mjedës ndaj mënyrës se si populli i vet nuk po mund të organizohet për të fituar lirinë. Tragjedia sociale jepet në momentin kur ai referohet një mase të madhe që ankohet, ndërsa tragjedia politike jepet pikërisht nga mosreagimi i popullit. • Komentoni vargun “Vaj e mjerime qet kjo tokë e jona” për nga aspekti i pamundësisë së reagimit, robërimit moral e politik dhe apatisë për t’u ngritur. Ky varg ka në vetvete një domethënie shumë të madhe pasi autori shpreh të gjithë vuajtjen që ka dhe e pret popullin shqiptar edhe në të ardhmen në qoftë se nuk do të veprojë. Vargu i referohet indiferencës së popullit prandaj dhe ai e mbart dhimbjen në një shkallë kaq të lartë me qëllim që ti ndërgjegjësojë të shikojnë ku jetojnë dhe çfarë situate po përballonjë. • Komentoni vargjet:

Kot Dukagjini e Skanderbeg fatosi Shpupurisin ndër vorre eshtna t’harrueme.

Me këto vargje Mjeda revokon të kaluarën e lavdishme historike të popullit tonë me qëllim që të zgjojë ndërgjegjen kombëtare duke theksuar kështu se shqiptarët kanë qenë një popull liridashës jo vetëm për veten e tyre por për gjithë Evropën. Duke mitizuar figurën e Dukagjinit dhe të Skënderbeut ai nëpërmjet shpupurisjes së eshtrave të tyre ka thënë se e gjithë toka shqiptare është duke zier për gjendjen në të cilën ndodhet. • A ka tone autokritike poezia? Thoni ku dhe si evidentohen këto tone. E gjithë poezia “Liria” është me tone autokritike, kjo ndodh pasi poeti ka dashur që njerëzit të bëheshin të ndërgjegjshëm për pozitën në të cilën ndodhet vendi i tyre. Këto tone përdoren në fragmente si: ...Porsi berre që bleu mishtari vemi/Mbas shkopit, t’kalamenduna ku s’dona,/ Ahte t’ankueshme nëpër buzë polemi /Vaj e mjerime qet kjo tokë e jona/.

Page 196: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

195

Lirikë me shi, Shkreli

Ora I

Objektivat: a) Të kuptohet poetika e Azem Shkrelit; b) Të lexohet dhe të kuptohet poezia; c) Të komentohet aspekti imagjinar dhe mistik i zërit të krijimit për

lexuesin. • Shpjegoni rëndësinë e Azem Shkrelit në letërsinë shqipe të pasluftës. Rëndësia e Azem Shkrelit në letërsinë shqipe të pasluftës. Shfaqja e poetit të fuqishëm, Azem Shkrelit shënoi kthesën drejt hapjes dhe modernizimit të poezisë shqipe të Pasluftës. Rëndësia e tij është më e dukshme për faktin, se Shkreli ishte një prej poetëve të parë në poezinë kosovare, me një talent të fuqishëm emancipues, ndërsa në Shqipëri, gjendja e poezisë shqipe ndodhej nën trysninë e dogmës letrare të socializmit, të kontrolluar ideologjikisht. Liria poetike nga dogmat dhe krijimi i një traditë poetike në Kosovë u mishëruan në krijimtarinë e poetit Azem Shkreli. Pas botimeve të librave të parë me poezi të Esad Mekulit e Martin Camajt, Azem Shkreli e formësoi dhe e konsolidoi këtë traditë me vëllimet që me vëllimin "Në krahët e shkrepave". Pak nga pak, poezia e Shkrelit priret nga një poezi e subjektit personal, duke e çliruar unin lirik intim nga ai kolektiv e duke përfshirë në të temën e dashurisë për vendlindjen, dashurinë për vashën, lirikën e peizazhit dhe portretizimin e njeriut rugovas me ngjyrimet e traditës dhe të lashtësisë. Gjithë këto veti, bashkë me poetët e tjerë, si Ali Podrimja, Din Mehmeti, Rrahman Dedaj etj., ndikuan në modernizimin e letërsisë shqipe pas luftës. • Karakterizoni vetitë e poezisë së Azem Shkrelit. Një ndër vetitë kryesore të poezisë së Azem Shkrelit është dendësia e mendimit, pra tek ky poet nuk shteron kurrë burimi i mendimeve. Ngarkesa dhe tendosja emocionale janë veti të tjera të poezisë së tij, të cilat nuk janë sajime mekanike, as rezultat i reduktimeve dhe i shkurtimeve sasiore të mjeteve shprehëse, pra krijimtari i pakufizuar, pa reduktime. Poezia e Azem Shkreli përdor efekte artistike me figura të ligjërimit poetik, si metafora, përsëritja, aliteracioni, etj., të cilat e bëjnë poezinë e tij të ketë ritëm, gjallëri, imazh mendor dhe asociativ. Një pjesë e efekteve të poezisë së Shkrelit janë dhe përpunimi i materies popullore vendase, mitet, tabutë, paganizmi i theksuar në betimin për gurin, rrënjët, qiellin e tokën. • Përkufizoni natyrën poetike të shkrimtarit Azem Shkreli. Në natyrën poetike të Azem Shkrelit, përfshihet dendësia e të gjitha shtresimeve poetike, e cila e ka të mprehtë ndjeshmërinë ndaj fjalës, dhe mundohet të nxjerrë, të shtrydhë nga ajo të pamundshmen. Në natyrën krijuese të poetit ndërthuren mendime dhe nuanca mendimesh, emocione, ndjenjë, imazhe përfytyrimi dhe imagjinate. Natyra e Shkreli, është para së gjithash, lirike dhe elegjiake. Ai është i prirur t'u këndojë si mahnisë para bukurisë, ashtu edhe humbjeve intime, individuale dhe shoqërore.

Page 197: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

196

• Renditni dhe sqaroni karakteristikat e poezisë së Azem Shkrelit. Gdhendja mjeshtërore e vargut dhe e frazës poetike është një ndër karakteristikat e poezisë. Në karakterin e saj poeti ka arritur të vendosë ritëm dhe harmoni të natyrshme të ndërthurura me njëra-tjetrën. Saktësia e imazhit imagjinativ dhe figurativ, saktësia dhe tërësia e perspektivës dhe e filozofisë poetike gjithashtu qëndrojnë në thelbin e poezisë së Azem Shkrelit. Poeti ka një vizion konciz mbi poezinë, duke e shteruar imazhin në përputhje të saktë me idioma e efekte gjuhësore, në të mirë të atmosferës dhe afeksionit krejt ngjyrime origjinale. • Përshkruani parafytyrimet që krijohen gjatë leximit të poezisë së Azem Shkrelit. Parapërfytyrimet e krijuara nga poezia “Lirikë me shi”. Është një veçori, mbase e rrallë përgjithësisht që gjendet nga leximi jo i thellë i veprës, ku “mendimi dhe emocioni robërojnë strukturat tërësore të vargut, strofës, frazës. Motivi i poezisë është krejt i zakonshëm, një peizazh, një qytet në kohë me shi", Peizazhi është i përjetshëm, plazmon gjaku dhe psikika emocionale në përputhje me përmasat e fizikës dhe shpirtërores së trevave shqiptare. • Në ç’raporte qëndrojnë ndjenjat estetike me strukturën e vargjeve në poetikën e Shkrelit. Poema “Lirikë me Shi” ka një strukturë të thellë estetike, në të cilën vargu, strofa dhe fraza derdhen lirshëm dhe arrijnë një elegancë të përsosur ritmi dhe mendimi poetik. Vargjet e kësaj poezie janë 11-rrokeshe. Në të janë të shkrira një mori figurash letrare. Estetika dhe strukturimi i vargjeve në këtë vepër janë në harmoni të plotë me njëra-tjetrën. Vargu i Shkrelit është jotradicional, poezia nuk ka forma të ngurta organizmi, ai hap shtigje të reja metaforike, në përputhje me natyrën emocionale e meditative të malësorit shqiptar të veriut, konstruktit të tij shpirtëror e mental, me lakonizmin, thellësinë, por edhe me misticizmin e besëtytnitë e tij. • Përsëritni edhe një herë tiparet e poetikës së Shkrelit. Poetika e Shkrelit vjen në forma sa të ndryshme aq edhe të ngjashme. Në të shkrihen shumë natyrshëm ngjyrosjet emocionale, ngarkesa dhe tendosja e tyre, nuanca mendimesh, imagjinate, dendësie, ndjeshmëria ndaj fjalës etj. Fjala, figura dhe fraza ndërthuren bashkë në një vepër të vetme. Organizimi i poezisë bëhet jo qëllim më vete. Zotërojnë vargjet e lira me rima spontane, ritmi i rregullt e i lirë, në përputhje edhe me strukturën grafike (strofa, monokolona, distiku etj). Mbisundon përsiatja dhe elegjia, tabloja lirike dhe etydi poetik. Shpesh herë poezitë marrin ngjyresë epigrafike, sentenciale, këshillimore ("Katër këshilla vetes").

Ora II

Objektivat: a) Të komentohet aspekti lirik i poezisë; b) Të nxirren vlerësimet stilistike për poezinë “Lirikë në shi”; c) Të zgjerohen njohuritë për onomatopenë dhe aliteracionin.

Page 198: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

197

• Çfarë kuptoni me titullin e poezisë “Lirikë në shi”? Në ç’raporte qëndrojnë zakonisht poezia lirike dhe shiu? Zbuloni gjetjen e autorit. Duke filluar që nga titulli ne kuptojmë se në vepër përshkruhen peizazhe në kohë me shi, një mjedis i tërë në të cilin shtrihet një re në formë piklash e telash të ujshëm. Lirikë me shi – lirika e materies shqiptare. Raporti i poezisë lirike me shiun qëndron në paralel, sepse vetë ashtu janë vendosur poezia me shiun. Poezia lirike është e pakufizuar në mendime, mund të shtrihet në çdo kohë e hapësirë, po ashtu i pakufizuar është edhe shiu, veçse në një tjetër hapësirë e dimension. Materia e poezisë është uji, një element që bashkon pamjet e përjetimet, qiell e dhe, rrënjë e degë, duke dhënë kështu një "alkimi" lidhjeje lirike të etnisë sonë si një organizëm i vetëm. • Ç’do të thotë që autori Azem Shkreli këndvështrimin e poezisë e ka vendosur në qiell? “Tufat e imazheve” paraqesin bashkimin e shumë peizazheve në një të vetëm, siç shihet nga qielli. Nga ai, bota është një peizazh në lëvizje, shiu i pakufishëm dhe pafund njësoj si dhe peizazhi. Në qiell formohet shiu, nga një forcë hyjnore, larg mërzitjes monotone, një formë uji jetëdhënës. Kamera panoramike që na jep poeti i jep mundësi vështrimit tonë të depërtojë në të gjitha pamjet, të përzihet, të hyjë e të dalë në këtë materie të përzier hapësinore e ujore, dhe pikërisht uji, që këtu vjen nga qielli, na del si element sakral (i shenjtë), me të cilin bekohet bota shqiptare. Është një ujë epifanik, që shenjtëron gjithçka, që është si "shiu i artë" i Zuesit tek miti i Dejanirave, por është edhe konotacioni i ujit të shenjtë qiellor të pagëzimit. • Si e ndihmojnë poezinë futja e shtojzovalleve? Poezia “Lirikë në shi” është një poezi që i dedikohet natyrës, njerëzve që kanë fatin e mirë të “bashkëjetojnë” me të. Shtojzavallet janë simboli i bukurisë, i mirësisë, i pastërtisë njerëzore. Ato të japin jetë dhe shpresë, të ndihmojnë në kohët e vështira, si dhe në ditët me shi. Shtojzavallet janë futur në poezi për ti dhënë asaj jetë dhe bukuri. Por edhe për të zgjeruar konceptin besëtytë të figurave mitologjike mbrojtëse të frymës sonë (Zanat, Orët, Shtojzovallet). Kemi kështu një grimcim e përhapje të elementit supersticioz shqiptar në materien tonë të ujshme, të ajërt e të gjelbër. Të gjelbër si simbol i vazhdimësisë dhe përjetësisë, e cila qarkullon në "limfën" shqiptare. • Si ndërtohet karakteri imagjinar dhe mistik i zërit të krijimit për lexuesin? Poezia është një gërshetim i dendur i imazheve pamore të shoqëruara me muzikën pikënuese e shushuritëse të rënies së shiut. Rrjedha tingullore dhe rrjedha e imazheve bashkohet për t’i dhënë një lëvizje ritmike e pluskuese peizazhit në kohë dhe hapësirë. Zhurma e materies ujore që rrjedh, kullon përshkon imagjinatën vizuale të krijimtarisë dhe prekte mendimet dhe gjendjen emocionale të lexuesit. Organizimi artistik i imazheve krijon modelin e përfshirjes së zanafillave irracionale, shpirtërore e besëtyte në poezi, çka i jep krijimit peshë e sharm autentik. • Me ç’mjete gjuhësore autori fillon zbritjen e tij në tokë? Lokalizojeni atë. Poeti në poezi lidh përfytyrime mitologjike tokë-qiell me bazë kozmogonike, në hapësirë. Në mitet e Krijimit shiu shihet si element pjellorie, në ajër

Page 199: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

198

fluturojnë shqiponja, simboli i shqypeve. Toka, peizazhi i pakufizuar gjatë gjithë kohës në lëvizje, shihet nga qielli si i paarritshëm. • Ç’do të thotë “Shi apo gurë i verdhë po i rrjedh nga shtjerra” ? Në ç’marrëdhënie janë e mira dhe e keqja në këtë varg? Argumentoni përgjigjen tuaj. Nga qielli toka është një peizazh në lëvizje, kashta e kumtrit, sikur derdhet grurë i verdhë, çka na sjell ndërmend shiun si element pjellorie në mitet e Krijimit, vazhdimësia dhe begatia e jetës në tokë. E mira dhe e keqja janë ndërthurur me njëra-tjetrën, gruri i verdhë dhe shiu, uji jetëdhënës dhe elementi i pjellorisë. Mes tyre gjendet harmonia. Natyra dhe njeriu, tok me të janë në përtëritje të pandërprerë. • Si është shpirtëzuar natyra në këtë krijim poetik dhe domethënia e saj në raport me shpirtin cila është. Natyra në këtë poezi ndërthuret me element të gjallë. Asaj i jepet jetë, sikur merr frymë, lind dhe vdes. Një natyrë, peizazh i pafund i prekur nga shiu, nga ai ujë jetëdhënës, një forcë hyjnore që ta heq mërzinë e jetës monotone. Natyra përshkruhet e gjallë, që jeton si ne dhe bashkë me ne. • Çfarë botëkuptimi të Azem Shkrelit japin shpirtrat në shumës? Azem Shkreli është një poet i cili i jep jetë natyrës që na rrethon, peizazheve, qiellit, shiut. Ai e shpirtëzon gjithë botën përreth nesh, i jep asaj elementë të jetës së gjallë, e quan një si ne, me shpirt, me ndjenja. Kemi shkrirjen e subjektin lirik dhe një kalim organik nga "unë" tek "ne". Identifikimi i "unit: lirik me "ne" krijon tërësinë e magjishme të poezisë si gjendje psikike, emocionale e mentale. • Komentoni lidhjen e poetit me atdheun pasi ta keni identifikuar atë nëpërmjet simbolit përkatës. Poeti duhet të jetë gjithmonë i lidhur me atdheun, me shpirtin e saj. Ai shkruan ato që ajo flet dhe ndjen. Shkreli përshkruan bukuritë e atdheut të vet, të peizazheve të mrekullueshme që ajo ka. Shkruan për dhimbjet dhe për plagët që ajo ka, për dëmet që luftërat kanë lënë pas. • Zbuloni aspektin e kontekstit historik në poezi dhe flitni për vlerat e tij. “Lirikë me shi” është një poezi tipike në të cilën poeti ka ndërkallur plazmën e materies shqiptare, ku flitet padyshim për të shkuarën tonë, për historinë e atdheut tonë. Në këtë poezi flitet për Shkodrën, për natyrën e saj pas një dite me shi. Flitet për tokat e begata dhe për shiun jetëdhënës që bekon trojet shqiptare. • Interpretoni bukurinë dhe lirikën e vargut “Bimëve në Shkodër po u shëngjergjet shtati”. Zbërtheni simbolin e përdorur. Poeti i përshkruan shumë bukur, qartë dhe pastër natyrën e Shkodrës, tokën e saj të begatë. Bimëve në Shkodër u përshkruhet shumë bukur gjallëria dhe jeta. Ai paraqet ato bukuri të pashtershme, simbol i të cilave është pikërisht “jeta”. Shtati i hijshëm i bimëve shkodrane, një mrekulli e vetë natyrës. • Kulmin poezia e arrin me momentin e purifikimit nga mëkatet dhe rigjenerimi. Komentojini vargjet duke ruajtur lirizmin e shprehjes së poetit. Shiu, material (lënda) i lëngshëm që rrjedh, kullon, përshkon imagjinatën vizuale e përqasëse: ajo ka efektin purifikues të katarsisit, si një kusht për ringjallje e ripërtëritje të përgjithshme të materies shqiptare në prag të një mugullimi të ri vital. Në poezi, poeti e krahason shiun me një ujë të “bekuar”,

Page 200: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

199

ujin jetëdhënës i cili ka fuqi hyjnore, të purifikojë, pra të pastrojë natyrën, peizazhin në rastin tonë të Shkodrës. • Cilat janë përfundimet tuaja mbi poezinë? Argumentojini ato Poezia “Lirikë me shi” është një poezi e cila përshkruan një natyrë të vrazhdë, me shi. Ky shi me efekte purifikimi dhe ringjalljeje, ripërtërin natyrën e “vrarë” nga luftërat, nga dhembjet e plagët të shkaktuara nga luftërat që kanë shënuar historinë e kombit tonë. Në këtë poezi përshkruhen bukuritë e Shkodrës, të cilat pavarësisht plagëve të kohës, nuk e kanë humbur hijeshinë e tyre, kanë mbetur po të njëjtat. • Zbuloni raportet poet-art në poezi. A nxirret mesazh etik nga leximi i poezisë? Poeti ka derdhur gjithë ndjenjat dhe emocionet e tij në shkrimin e poezisë “Lirikë me shi”. Çdo poezi është art më vete, një botë tjetër brenda botës sonë. Në të duhen shkrirë elementet njerëzore dhe mbi të gjitha ndjenjat njerëzore. Kur lexon poezinë, e kupton më së miri gjendjen shpirtërore që ka pasur poeti gjatë shkrimit të veprës.

Lasgush Poradeci (1899-1987)

Ora I

Objektiva: a) të stimulohet nxënësi për leximin e veprës; b) Të kuptohet figura e Lasgush Poradecit si figura e një reformatori të artit

poetik shqiptar dhe e një liriku të përjetshëm; c) Të kuptohen burimet e poezisë së Poradecit; d) Të diskutohet mbi vendin e Poradecit në letërsinë shqipe.

• Cilat qenë disa nga risitë poetike të vëllimeve “Vallja e yjeve” dhe “Ylli i zemrës”? Përshkruajini ato. Në vëllimin “Vallja e yjeve” si rrallëherë në poezinë shqipe vjen një magji e pastër e një gjuhe simboliste e cila nëpërmjet renditjes logjike të mendimit objektiv-poetik sjell fillesat e lirikës moderne shqiptare. Si tek “Vallja e yjeve” ashtu edhe tek “Ylli i zemrës” Lasgushi përpiqet në mënyrë të vazhdueshme për reformimin e gjuhës së pastër shqipe. Në vëllimin “Vallja e yjeve” shkrimtari jep një gjendje vetëdijeje konkrete përmes një gjuhe të ngjyrosur dhe simbolike. • Ku u mbështet Lasgushi në gjuhën e tij dhe çfarë solli kjo? Lënda poetike popullore është mjaft e përdorur tek poezitë e tij. Lasgushi ka mësuar nga romantizmi gjerman dhe patosi i filozofisë romantike gjermane. Ai u mbështet gjithashtu edhe nga paraardhësit e tij si: p.sh. “Naim Frashëri”, të cilin Lasgushi e vlerësonte shumë, sepse ai dinte ta përdorte fare mirë gjenialitetin poetik.

Page 201: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

200

• Komentoni mjetet gjuhësore të dhënies së temës së dashurisë në poezinë e Lasgush Poradecit. Lasgushi shkruante vepra brilante për dashurinë duke gërshetuar magjinë, erotiken, universalizmin, modernitetin dhe njëherazi frymën autoktone të mbështetur tek poezia popullore e kultivuar. Erosi jepet më shumë në ujërat e ëndrrës. Në veprat e tij, ai përfshiu modernitetin duke dhënë praninë e pikturës, muzikës në ndërtimin e lirizmit poetik dhe duke dhënë kështu tiparet simboliste të krijimtarisë së vet. • Si është pritur nga kritika letrare figura e Llazar Gushos? Komentoni qëndrimet. Figura e Llazar Gushos është pritur shumë mirë nga kritikët letrarë. Eqerem Çabej e ka krahasuar me poetët më të njohur si p.sh: Hoelderline gjerman, i cili ka nxjerrë harmoni që u afrohet këtyre të sotmëve. Gjithashtu edhe V. Hygoin,Verlaine, Malarme Rimbaud, Valery etj. Çabej i quan të gjithë produkt i kohës moderne. • Analizoni rëndësinë e poezisë për vetë shkrimtarin dhe rëndësinë e këtij poeti në letërsinë shqipe. Poezia ishte tempulli shpirtëror dhe meditativ i Lasgush Poradecit. Çdo ndjenjë e pasqyronte në mënyrë origjinale si p.sh: dashurinë, të cilën e ndjen dhe e kupton si një fuqi të pashtershme. Rëndësia e poezisë së Poradecit qëndron në reformimin që ai i bëri lirikës në poezinë shqipe si në formë ashtu edhe në përmbajtje. Në një periudhë tepër të vështirë për të ai nxori poemat filozofike e erotike: “Mbi ta”, “Kamadeva”, “Ekskursioni teologjik i Sokratit”. Lasgushi kështu krijoi poetikën origjinale, në të cilën ngrihet një univers emocionesh, idesh e idealesh, në të cilën vendosi botën shqiptare. • Thoni se çfarë dini për formimin poetik të shkrimtarit Lasgush Poradeci, nisur nga impakti që pati tradita popullore në poezinë e tij. Komentojini ato. Lënda poetike popullore është e pranishme në poezitë e tij të çdo periudhe dhe kjo vërehet veçanërisht tek muzikaliteti i vargjeve, i cili është i bazuar tek metrika popullore. Me dijet dhe përvojën e gjerë e të kultivuar, Poradeci arriti ta përpunonte e ta gdhendte si një diamant lëndën e poezisë popullore, duke nxjerre prej saj diadema shkëlqimtare. Në këtë kuadër, ai mund të vlerësohet si mëtues për risimin e repertorit popullor. Kjo do të thotë se ai ishte njohës i mirë i përvojës letrare në vend, por që me teknikat që aplikoi, mori përsipër ndryshimin e shprehjes së saj. • Interpretoni burime si romantizmi gjerman e evropian apo poezia e Naimit tek krijimtaria poetike e Poradecit. Burimet e poezisë të tij ai nuk i fsheh. Ai ka mësuar shumë nga romantizmi gjerman për fuqinë shprehëse dhe trashëgiminë popullore të folklorit. Këtu mund të shtojmë edhe individualizmin, shprehitë gjuhësore e simbolike nëpërmjet Zanave, elementi erotik etj. Burim tjetër është poezia e Naimit, të cilën ai e konsideron si idhull. Elementi i cili dallon si tek Naim Frashëri edhe tek Lasgushi është panteizmi mistik.

Page 202: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

201

Ora II

Objektiva: a) Të kuptohet aspekti modernist i poezisë se Poradecit; b) Të analizohet poetika e Poradecit nëpërmjet fjalëve kyçe të përdorura në poezi; c) Të vlerësohet ligjërimi poetik i Poradecit në kuadrin e letërsisë shqipe të

shekullit XX • Analizoni disiplinën shpirtërore dhe qartësinë e vetëdijes artistike në poezinë e Llazar Gushos. Poezitë e Llazar Gushos quhen nga të gjithë shumë realiste dhe të vërteta. Kjo gjë ndodh, sepse ai hidhte në letër çdo gjë që ai ndjente në çdo periudhë. Tema e përdorur, që dallon më shumë është dashuria çka do të thotë që ai vetëdijen artistike e ka ngritur mbi konceptin e dashurisë. Por dashuria fiton vlera estetike në poezinë e Poradecit. Gjithashtu qartësinë e vetëdijes artistike, Poradeci e ndërton duke dhënë një model të ri e të qëndrueshëm letrar, të bazuar thellësisht në ndjenja universale: në gjithëkohësi dhe gjithështrirje hapësinore. • Thoni se çfarë dini për rolin prej reformatori lirik në letërsinë shqipe të Poradecit. Me veprat poetike “Vallja e yjeve”dhe “Ylli i zemrës”, ai krijoi një sistem unik poetik. Poezia e tij për gjuhën shqipe njeh figurën origjinale, formën e re dhe ndjeshmërinë e papërsëritshme në letërsinë tonë. Ai përdor magjinë e gjuhës, tiparin themelor të letërsisë moderne. Qëllim ndoshta jo në vetvete i poezisë së tij, por i arritur, ishte vizioni sistemor mbi letërsinë shqipe dhe letërsinë botërore, duke i parë këto në një bashkëlidhje funksionale me njëra-tjetrën. Ai proklamonte domosdoshmërinë e një vështrimi tërësor mbi letërsinë dhe të një vepre në sintezë, pra një formë dhe një përmbajtje që mund të arrihet vetëm përmes intuitës. Ai solli një model krejt të ri të lirikës në poezinë tonë, duke e trajtuar atë si problem filozofiko-estetik, ndaj dhe zgjidhja që ai ofron përmes vargjeve është absolute. Koncepti prej reformatori mund të konceptohet bazuar në shenjën e veçantë të ndjeshmërisë, që ai e sintetizon në formë dhe përmbajtje. • Komentoni krijimtarinë e viteve ’30 të Lasgush Poradecit dhe dallimin e saj nga romantizmi drejt formave të reja. Me Lasgush Poradecin, lirika shqiptare mund të konsiderohet si një dukuri evropiane për nga niveli i ligjërimit poetik origjinal. Ai paraqitet si poet me shpirt modern dhe evropian. Në këtë kuadër, Kuteli e ka konsideruar si vlerë themelore të letërsisë shqipe. Dallimi me romantizmin dhe me format e tjera spikat fare mirë, sepse ato ishin më tepër se sa një ornament i thjeshtë, më shumë sesa një elegancë e jashtme. • Evidentoni tiparet gjuhësore të letërsisë simboliste tek vepra e Lasgush Poradecit dhe komentojini ato në kuadër të muzikalitetit dhe përshtypjen tek lexuesi. Lasgushi përdorte gjuhën metaforike. Ai ia doli që nëpërmjet muzikalitetit të vargut (aliteracionit, onomatopesë, rimave) të realizojë tiparet stilistike të estetikës simboliste. Gjithashtu mbështetja në folklor është prirje e tillë, por

Page 203: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

202

ndoshta në një kuptim më naiv. Autori në poezinë e tij përdor fjalë që lidhen me dukuritë dhe jo me sendet; reflekton perceptimin dhe jo vëzhgimin apo prekjen e tyre. Ai e refuzon gjuhësisht vendngjarjen dhe kohën e ndodhjes, duke krijuar hapësira e shtrirje universale në poezinë e tij. • Analizoni nëntekstet në universin poetik të poetit. Tek universi poetik i L. Poradecit hasim si te rrallëkush në poezinë shqipe, një magji të pastër të gjuhës shqipe, të forcave magjike të tingujve, që japin thirrjet e jetës nëpërmjet zanoreve; në radhitjen objektive njeriu, jeta, Zoti, përjetësia; në radhitjen logjike gruaja-burri-androgjenia, të lidhur të gjithë së bashku nëpërmjet erosit, dashurisë si thelb i jetës, si dhe nëpërmjet vdekjes si rruga drejt përjetësisë, afektive nëpërmjet cilësimeve, p.sh. Kur ka thënë e bukura, nënkupton më e dashura dhe madje gramatikore, inversionet, për t’i dhënë një tjetër fuqi poetike. Poeti mbështetet në mënyrë konsekuente në magjinë e gjuhës, një tipar konstant i lirikës moderne, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë tingëllore dhe asociative të fjalës, duke çlidhur përmbajtje të errëta pa kuptim p.sh. Gaz- helmprurës apo helm-gazprurës, por dhe fuqi misterioze “Një mal e hon e det e llaftari”, magjike” Bashkohesh brenda me përjashtësi/ bashkohesh jashta me përjashtësi/bashkohesh, tretesh me përjetësi”, të tingëllueshmërisë së pastër “Rëndë e fellë- edhe përjetë”. Rrjeti i tensionit të poemave lasgushiane përbëhet nga energji analoge që njeh vetëm muzika. Kjo poezi do të dallohet për figurat tingëllore, për vijimin e gradëve të intensitetit, për lëvizjet absolute, ngjitëse dhe zbritëse, në alternancë midis akumulimit dhe shkarkimit. “Me të parën pikë loti.../Lot i parë-ah lot i shkretë/ Zu më shket për tatëpjetë/ sapo Zoti më dha jetë: më dha jetë dhe më la vetë...” • Arsyetoni thelbin e kompleksitetit poetik e ideor të veprës së Lasgush Poradecit. Lasgushi e ndërton poetikën e veprave të tij nëpërmjet fjalëve-kyç që ndahen në dy grupe të mëdha. Më pas jep një gërshetim të sendeve apo tipareve që nuk përputhen me njëra-tjetrën në mënyrë normale. Kështu vetë poeti në gjithë krijimtarinë e tij ka qenë i prirur nga ideali i unitetit, koherencës së universit artistik, duke u konfirmuar si autor i sintezave të mëdha lirike. Në këtë univers nënshtresohen dhe panteizmi dhe tokësorja, kozmogonikja dhe hedonistikja, parnasiania dhe folklorikja, romantikja dhe hermetikja - të infiltruara në këtë botë me përkatësi autentike. Poeti ia ka dalë të shprehë poetikisht një sistem të tërë poetik, korrelativ dhe koherent në të gjitha hallkat përbërëse të tij. Racional dhe ndjesor, piktural dhe muzikal, onirik dhe real, mjeshtër fin i fjalës shqipe, filozof dhe folklorik, peizazhist dhe dramatik, Poradeci krijon kështu një nga veprat më komplete dhe më komplekse në letërsinë shqipe. • Përshkruani modifikimin struktural që solli poezia e Lasgush Poradecit në letërsinë shqipe. Me Lasgush Poradecin ndodh, në fakt, një modifikim struktural në retorikën e poezisë shqipe. Nëse deri te Poradeci ligjërimi kishte një patos të jashtëm, nëse mesazhi poetik konfigurohej në një sasi të madhe informacioni të transmetuar lexuesit, përmes autorit të vëllimit “Vallja e yjeve”, lirika bëhet, në radhë të parë, shprehja e një gjendje vetëdijeje konkrete, përmes një gjuhe me ngjyrim afektiv.

Page 204: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

203

• Shpjegoni format se si personaliteti i Lasgush Poradecit është reflektuar në krijimtarinë e tij poetike. Vetë personaliteti i Lasgush Poradecit ishte kontradiktor: në rini shkroi për vdekjen si koncept filozofik. Gjithashtu ai ndjenjat e jetës si dashuria, i trajtonte në raporte ekstreme dhe të anatemuara si gaz-helmprurës etj. Megjithatë mënyra se si ai i është përqasur erosit, dëshmon për luftën brenda tij për të mbijetuar ndaj çdo lloj force. Pas lufte, kur regjimi përpiqej ta harronte me çdo kusht, ai shkruante brilantet më të vyera për erotiken si Kamadeva, apo filozofike si ekskursioni teologjik i Sokratit. Ora III

Objektiva: a) Të analizohet trajtimi i erosit në poezinë e Poradecit; b) Të arsyetohet mbi konceptin e hapësirës kombëtare te Poradeci; c) Të vlerësohet vepra e Poradecit në kuadrin e përsosmërisë së gjuhës shqipe.

• Vlerësoni rëndësinë e erotikës në poezinë e Llazar Gushos. Në letrat shqipe deri te Poradeci nuk ekzistojnë projekte kaq të stërholluara, që krijojnë një pasqyrim aq të thellë të erosit njerëzor. Erosi është i projektuar më së tepërmi në ujërat e ëndrrës. Onirikja te Lasgush Poradeci nuk është vetëm një prosede letrare, por dhe një model pjellor i njohjes, i kuptimit të ekzistencës, një pikënisje për përftimin e raporteve të çuditshme midis reales dhe ideales, individuales dhe kozmikes, vdekjes e jetës dhe, mbi të gjitha, midis erosit dhe qenies njerëzore • Shpjegoni thelbin e qenies në ëndërrimet e poezisë së Lasgush Poradecit. Poeti në ëndërr bazohet me një penetrim vendimtar në thellësinë e qenies së tij, duke angazhuar vetë themelet e qenies, pikërisht atje ku ka humbje tërësore të ndërgjegjes individuale, duke kaluar në rrafshet më të thella të unit dhe atje ku uni nuk ekziston më. Gjuha metaforike e ëndrrës është më sintetike, më e përqendruar, ajo nuk ka asgjë të përbashkët me konceptet racionale. Ëndërrimi i fal dashurisë së projektuar në fëmijëri një paanësi, përsosuri, pafajësi të gjesteve, mekanikën e lëvizjeve. Poeti në ëndërr barazohet me një penetrim vendimtar në thellësinë e qenies së tij, duke angazhuar vetë themelet e qenies, pikërisht atje ku ka humbje tërësore të ndërgjegjes individuale, duke kaluar në rrafshet më të thella të unit dhe bash atje ku uni nuk ekziston më, aty ku është shkrirë me madhësinë e kozmosit. • Analizoni rëndësinë e vendlindjes dhe të gjuhës amtare në aspektin poetik të poezisë lasgushiane. Poezia e Lasgush Poradecit është krijuesja e një hapësire kombëtare, më së shumti nga pikëpamja gjuhësore. Idilet e përmallshme të një jete të pastër, mendimet filozofike, kënga për vendlindjen dhe posaçërisht për liqenin marrin jetë në një mjedis morfologjikisht të pastër shqiptar. Gjuha shqipe është vetëdija e ndërdija e tij dhe e gjithë kombit shqiptar.

Page 205: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

204

• Nxirrni në pah rolin e krijimtarisë lasgushiane në zhvillimin dhe përsosjen e shumë formave të shqipes. Jeta dhe vepra e Poradecit përbën një fat për letërsinë shqipe. Çdo shqipfolës në mënyrë të pavetëdijshme, ka parasysh emancipuesin më të madh të lirikës kombëtare, reformatorin që ngriti poezinë shqipe në kuota kombëtare. Mbi të gjitha, Poradeci ka bindjen se gjuha shqipe mund të shprehë në mënyrë të plotë gjithë spektrin emocional poetik. Ai e quan atë Ligjëratë pleqërishte; Frymë e gojës shqiptare; Këngë e orës shqiptare; Fjala jonë pleqërishte; Kuvendi i zogut etj. Nga këto sintagma e formula poetike poeti njeh lashtësinë e gjuhës shqipe (Ligjëratë pleqërishte), identitetin etnik (Frymë e gojës shqiptare), aftësinë muzikore të shqipes (Kuvendi i zogut). Në gjithë krijimtarinë e tij poeti bën përpjekje të vazhdueshme për reformimin e gjuhës së pastër shqipe. Ai lektiset pas frymës, dëlirësisë dhe bukurisë së shprehjes së kulluar të popullit, krijon e modelon sipas gjedhesh popullore, ndaj poezia e tij është objekt arti dhe një vlerë e çmueshme, edhe për bukurtingëllimin harmonik të jashtëzakonshëm. Përjetimi intensiv intelektual, shpirti evropian, reflekse të kulturës së poetit, të bashkuar me elemente të poezisë orale, mitike e kombëtare, krijojnë një përbërje të veçantë, një armaturë nga ngrihet një vepër solide me trajta origjinale. • Komentoni diversionin evropian të krijimtarisë së Lasgush Poradecit nëpërmjet koncepteve të tij. Lasgush Poradeci, duke bërë pjesë në peizazhin modern evropian, mbart edhe tipare moderne që do të dallohen në jetën kulturore të kontinentit. Ligji që përcakton stilin e konceptuar si “vizion” nuk gjenerohet nga subjekti apo tema e veprës, dhe as nga gjuha artistike tradicionale. Me veprën e tij, poezia shqipe njohu praninë e pikturës dhe muzikës në ndërtimin e lirizmit poetik më shumë se çdoherë më parë. (Kini parasysh këtu poezinë “Shenjtëreshë” të Malarmesë). • Diskutoni me njëri-tjetrin për përmasat evropiane të krijimtarisë së Llazar Gushos. Për këtë mbani parasysh qëndrimin e Çabej: “Lasgush Poradeci na hap portën e një jete të re në poezinë shqiptare, një frisson nef, siç pat thënë Viktor Hygoi për veprat e Bodlerit, lind e rritet në lëmin e këngës shqiptare një stil i ri, të cilin do ta kërkosh më kot ndër poetët e tjerë shqiptarë, por më kot edhe ndër shkrimtarët e huaj nga shkaku i origjinalitetit që shquan këtë poet djalosh. Kuteli ka thënë për Lasgushin: Arti i tij i detyrohet vetëm e vetëm artit-mjeshtër të veprës Lasgushiane, e cila prej shumë vitesh e ka robëruar me bukuritë e saj të pashoqe në letraturën shqipe, e me shoqe të rralla në letraturën e përbotshme. (Marrë nga: Eldon Gjikaj, Cikli filozofik në sistemin poetik të Lasgush Poradecit, Naimi, Tiranë, 2010, faqe 44-45). Analizë “Përjetësia” * Kjo analizë është mbështetur thellësisht dhe gjerësisht në interpretimin që studiuesi Eldon Gjikaj i ka bërë poezisë Përjetësia në monografinë “Cikli filozofik në sistemin poetik të Lasgush Poradecit”, Naimi, Tiranë, 2010. Për këtë arsye nuk janë cituar numrat e faqeve. Për më tepër, sugjerohet konsultimi me burimin: Eldon Gjikaj, Cikli filozofik në sistemin poetik të Lasgush Poradecit, Naimi, Tiranë, 2010 E tërë vepra e Lasgush Poradecit ku më shumë e ku më pak i dedikohet përjetësisë. Nga pikëpamja strukturore, përjetësia shfaqet si një kusht i dyfishtë, i varur dhe dominant. I varur sepse paraqitet si pjesë e prodhuar nga të gjitha

Page 206: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

205

shenjat kryesore ( dashuria, njeriu, Zoti, erosi, vdekja, etj ) dhe dominant sepse përjetësia kthehet në kushtin e tyre jetësor., ato duhet ta mbartin në vetvete domosdoshmërish. Vetë poezia Përjetësia, bën pjesë tek vëllimi poetik “Vallja e Yjeve” i cili është i strukturuar në shtatë cikle. Cikli i pestë “Vallja e përjetësisë” përfshin edhe poezinë “Përjetësia”. Në bazë të këtij cikli është dominant semantika e përjetësisë. Në pesë këngët që e përbëjnë paraqiten pesë shkallët e zhvillimit të jetës fiziko-psikike. Këto janë a. Lënda dhe jeta, b. Fryma dhe qëllimi, c. Ndjenja dhe njeriu, ç. Njeriu dhe Zoti, d. Përjetësia. Ky cikël filozofik është në gjendje të ngërthejë elementet e sistemit në një thelb poetik semantik sipas perspektivës zonë tokësore zonë qiellore (simbol i pentagonit). Duke i ballafaquar ciklet e mësipërme me këngët e ciklit filozofik gjithnjë sipas perspektivës zonë tokësore zonë qiellore përftohen këto çift: lënda dhe jeta- Vallja e Dherit Fryma dhe qëllimi_vallja e vdekjes, ndjenjat dhe Njeriu, vallja e yjeve, njeriu dhe Zoti, vallja e Qiellit, përjetësia, vallja e Përjetësisë. Çifti i fundit përveçohet nga të tjerët sepse pashmangshëm shtron për zgjidhje një çështje themelore: nëse në ciklin filozofik “Vallja e përjetësisë” reflektohen gjithë të tjerët, pra në një farë mënyre, në sistem si funksionin si qendër kondensuese e cikleve të veçanta dhe se kënga Përjetësia brenda tij kondenson këngët e tjera, atëherë paskemi të bëjmë me një qendër të qendrës!? Gjithnjë sipas perspektivës zonë tokësore zonë qiellore, kënga Përjetësia përqendron maksimalisht prurjen poetiko-semantike të ciklit filozofik, për pasojë të krejt sistemit poetik lasgushian. Aty thuket i gjithë konceptimi i autorit mbi botën dhe njeriun (në përshkallëzimin trup-zemër-shpirt), dy kolonat universale të mendimit filozofik sot e mot sipas linjës vertikale tokë/qiell., nga ky këndvështrim mund të themi se mund të konsiderohet qendër e qendrës... ndërkaq në kontekstin tonë ka rëndësi të posaçme afria simbolike mes numrit pesë dhe qendrës. Pesa evokon qendrën e kryqit, pozicioni qendror i njeriut mes tokës dhe qiellit. Pra Lasgushi ka kërkuar në poezinë e tij, qendrën e qendrës pesekëndëshe, nëpërmjet kësaj ai pasuron vlerat estetike të tekstit. Kënga Përjetësia zgjerohet ndjeshëm., ajo përbëhet nga tri pjesë, paraprakisht Përjetësia si në boshtin vertikal VY, ashtu edhe në boshtin hapësinor VZ, e paraqet në mënyrë të përqendruar vizionin e tij poetiko-filizofik mbi çështje madhore: Procesi i njohjes prej njeriut, shkallët e këtij procesi sa racional aq edhe mistik, ku bota tokësore me botën qiellore krijojnë amalgamë të qenësishme. Poezia Përjetësia është e ndarë në tre pjesë dhe ka një organizim specifik të materialit shkrimor. Vargjet rimojnë me njëri tjetrin sipas skemës aba b, me rima fundore dhe parafundore. Studiuesi Eldon Gjikaj në punimin e tij “Cikli filozofik në sistemin poetik të Lasgush Poradecit”, ka vërejtur se mes ideve filozofike të Lasgushit ka përkime me idetë filozofike të Kantit. Thënë ndryshe, në poezinë Përjetësia, studiuesi vëren se Lasgushi ka ndërtuar një raport: perceptimi shqisor i botës së jashtme-formësimi i saj subjektiv, ku çdo subjekti i gjegjet një e jashtme e veçantë dhe personale. Raportet që përbëjnë tharmin ideor të poezisë Përjetësia, është ai i shkëmbimeve në kahjen subjekt→natyrë, thënë ndryshe e brendshme →e jashtme, por edhe e anasjella, pra natyrë→subjekt, e jashtme →e brendshme. Në një studim në rrafshin vertikal të poezisë Përjetësia gjenden pikëprerje ku paraqitet poetikisht procesi i njohjes së botës përmes shqisave: të shijuarit, të

Page 207: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

206

prekurit, të shikuarit, të dëgjuarit (referuar procesit të njohjes sipas Kantit). Veçse ky njeri shfaqet i bërë njësh me objektin e perceptuar: Je lëng... / Je pluhur.../Je erë e lules së vetë...Je fije bar, je tingull prej këmbore. Në këtë kuadër poezia i referohet tre fjalëve kyçe, trupit, zemrës, shpirtit. Pra lidhja me botën, kryhet sipas këtij rendi. Në këngën e parë, nëpërmjet trupit me tre shqisa: të shijuarit, të prekurit, të nuhaturit, në këngën e dytë përmjet dy shqisave të tjetra, të shikuarit dhe të dëgjuarit të cilat mbërrijnë thellë tek njeriu dhe të përbashkuara, japin zemër. Në këngën e tretë mbërrihet në shkallën e tretë të lidhjes, e cila është më e plota dhe më e thella, shkalla e shpirtit. Shkëmbimi në këngën e tretë nuk ka vetëm kahje nga jashtë brenda, pra natyrë-subjekt, por edhe nga brenda jashtë, subjekt-natyrë. Kemi të bëjmë me një proces të tërë shkëmbimesh të ndërsjellta, mes të veçantës dhe të përgjithshmes të cilin Lasgushi e quan shteg bashkimi, një proces ky i mistershëm (që ti s’di se si). Përjetësia në interpretimin e saj në rrafshin vertikal është një tekst i alternuar mes vetës së parë dhe vetës së dytë, me denduri më të madhe të kësaj të fundit. Fillimisht duhet identifikuar zëri në vetën e parë., kush flet? edhe pse në dukje diçka është e thjeshtë, është e qartë se përemri unë si zë në poezi i takon përjetësisë, veçse në këtë rast përjetësia është njësh me një Zot panteist, sepse entiteti të cilin e shquan zëri në vetën e parë shtrihet në të gjitha elementet e natyrës. Kjo dukuri përkon me mendimin e Ali Xhikut, për pranimin e një Zoti panteist tek poeti: “Zoti i Lasgushit nuk është Zoti teologjik, por Zoti që si në çdo gjë të natyrës, është edhe në vetë njeriun”. Duke u rikthyer tek zëri i rrëfimit, në rrafshin vertikal poezia Përjetësia, ilustron një skemë dialogjike. Ku njëri personazh, njeriu, është i pranishëm vetëm si subjekt, e cila skematikisht mund të përfytyrohej: Zoti (Përjetësia)→Njeriu Për sa i përket të vërtetës së procesit të njohjes, poeti është i shkrirë si me Zotin ashtu edhe me Njeriun. Reflektimi meditativ i poetit, vjen përmes zërit të Zotit në trajtë predikimi mbi njeriun, pra duket sikur poeti më së shumti kërkon të sqarojë vetveten. Nga kjo pikëpamje, në rrafshin e mesazhit vertikal, në poezinë përjetësia dhënësi dhe marrësi identifikohen në një: poeti. Procesin e njohjes së botës, autori e jep në mënyrë të përshkallëzuar përmes: perceptimit shqisor (shijon, përket, je, sheh, etj)., stadit shpirtëror (ndje.,) raporteve e brendshme/e jashtme, e jashtme /e brendshme, shkëmbimeve të ndërsjella mes tyre (vlak, det). Si në interpretimin në rrafshin vertikal, ashtu edhe në rrafshin hapësinor poezia Përjetësia, është e organizuar në formën vertikale të materialit shkrimor, duke shkuar gjithnjë prej kulmit drejt një baze të shtrirë, pastaj rishtas kulmim e rishtas në vargje të gjata. Vetë titulli i poezisë Përjetësia lidhet me një kategori absolute qiellore, e cila nis të zbresë e të zërë vend në gjësendet tokësore e njerëzore. Përgjithësisht poezia është e ndërtuar nëpërmjet vargjeve të lira, por të ndërtuar me një muzikalitet të rrallë. Gjithashtu në poezi vërehen, përdorimi i përsëritjes së fjalëve e togfjalëshave, me qëllim përforcimin e mendimit., përdorimi i vargjeve eliptike: (në qiell, që mendjen ty ta qellson,/në diell mendjen që ta diellëson) këtu kemi zhvendosjen e përemrit që në segmentin e dytë të vargut, e cila pasohet me mungesën e përemrit ty. Gjithashtu vërejmë përdorimin e enumeracionit dhe të pyetjeve retorike, si në çdo poezi kemi përpjekjet e Lasgush Poradecit për të na dhënë fjalë të reja, si dhe antonimin: në kulm, në thelb, në fund të vetes sate.

Page 208: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

207

Kreu VII: Teksti narrativ 7.2 Nikollaj Gogol - “Shënimet e një të çmenduri” •Flitni për risitë që ka sjellë novela “Shënimet e një të çmenduri” në letërsi. Novela e N. V. Gogolit “Shënimet e një të çmenduri” (1834) paraqet cilësisht një etapë të re të letërsisë në përpunimin e temës së çmendurisë. Çmenduria e Poprishçinit është një shpërngulje nga bota reale në botën imagjinare, nga bota objektive në botën subjektive. Në këtë novelë, Gogoli përforcon motivimin social të çmendurisë së heroit të tij. Autori na paraqet çmendurinë sociale, të lindur nga rregullimi jonormal i shoqërisë, në të cilën njeriu shndërrohet thjesht në një zero, ndërsa shkalla e vlerave të personalitetit njerëzor përcaktohet nga statusi i tij në hierarkinë sociale. • Analizoni thelbin dhe aspektin romantik të çmendurisë individuale në veprën “Shënimet e një të çmenduri”. Ndërveprimi i ngushtë hetohet ndërmjet interpretimit që Gogoli i bën temës së çmendurisë në novelën “Shënimet e një të çmenduri” dhe çmendurisë romantike. Përveç kësaj, Gogoli i ka shtuar novelës edhe trajtimin romantik të çmendurisë, duke e rikuptimësuar atë në aspektin social, me mundësinë e paraqitjes së funksionit anormal të pushtetit autoritar. Ashtu si i çmenduri romantik, Poprishçini e gjen lirinë tek aktet, mendimet dhe fjalët. Kështu, ai e shpall veten mbret të Spanjës, duke u çliruar njëkohësisht nga posti i urryer i këshilltarit titullar; ai çlirohet nga servilizmi poshtërues, që i karakterizon nëpunësit e departamentit; së mbrami, ai çlirohet edhe nga ndjenja skllavëruese para “shkëlqesisë së saj”, Sofisë. • Zbuloni karakterin e çlirimit të heroit nëpërmjet çmendurisë individuale dhe çmendurisë kolektive. Çlirimi i Poprishçinit në roman është prapë larg të qenit i plotë. Madje edhe në çmenduri ai vlerën e personalitetit njerëzor e sheh, para së gjithash, brenda shkallës së hierarkisë sociale, prandaj e shpall veten mbret. Pikërisht ky fakt e dallon Poprishçinin nga çmenduria romantike dhe vetë heroi paraqet inversin e modelit romantik, me njeriun e jashtëzakonshëm, që, më vlerat e tij, konsiderohet nga turma si i çmendur. Në novelë, çmenduria individuale është pjesë e çmendurisë kolektive; një çmenduri e rendit social dhe e pasigurisë së konvencionit ideologjik. • Arsyetoni përdorimin e groteskut në novelën “Shënimet e një të çmenduri”. Novela “Shënimet e një të çmenduri” si shënime, si autorrëfim i heroit, ndeshet për herë të vetme në krijimtarinë e Gogolit. Tema e çmendurisë që prek njëkohësisht tre aspekte: sociale, estetike dhe personale-biografike, ka bërë të mundur përfshirjen në vepër të elementit të groteskut fantastik. Në botën estetike iluzive të Gogolit ky grotesk nuk konfirmohet si realiteti më i epërm; përkundrazi, te Gogoli grotesku ulet në mënyrë realiste deri te çmenduria, në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës. • Krahasoni sjelljen e Poprishçinit në raport me kolegët e tjerë. Cilat janë shpjegimet që jep ai? Po gjykimi juaj cili është?

Page 209: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

208

Sjellja e Propishçinit në raport me kolegët fillon nëpërmjet talljes ku ai thotë se s’kish shkelur në dikaster prej tri javësh a më shumë. Në fakt askush nuk e kish kërkuar atë. Në hullinë e çmendurisë së tij ai ngre mitin për veten duke qenë mospërfillës ndaj shefave e kolegëve. Ai i cilëson horra bashkëpunëtorët dhe sjelljen e tyre e vendos në kuadër të dalldisë megalomane duke i vënë vetes gjëra që nuk i ka. Ai refuzon të kryejë punën por refuzon edhe figurën e drejtorit. Kështu, thënë ndryshe çmenduria e heroit ka të bëjë me sjelljen por jo me rebelizmin që ai shfaq kundra të qenit normal një punonjës administrate si dhe rebelimi i tij për të mos qenë i varur nga një sundimtar konkret drejtori. • Shpjegoni “epërsinë” e Poprishçinit nga aspekti individual, psikologjik e social nëpërmjet frazës: “Po unë e nënshtrova në vendin më të dukshëm, atje ku në emrin drejtori i dikasterit dhe shkrova: Ferdinant VIII. Epërsia e Poprishçinit ka dy baza, së pari ai revokon të kaluarën e vet aristokrate dhe së dyti gjendjen e tij mendore aktuale që është rebelizmi. Duke thënë mbreti Ferdinant ai thjesht ka thënë se nuk ka një mbret që atij ti japë urdhra, por se ai është mbreti i vetvetes dhe urdhëron vetveten. Ai e stigmatizon regjimin e kaluar duke qenë se e gjen jashtë kohe dhe kufizues të lirisë personale. • Analizoni tonet groteske e sarkastike të rrëfimit të Gogolit nëpërmjet fjalëve e veprimeve të tij. Duke iu referuar fragmentit kur Poprishçini vendos të merret me punët e shtetit, ai thotë se ka zbuluar që Kina dhe Spanja janë i njëjti vend dhe vetëm nga shkaku i injorancës njerëzit i konsiderojnë si shtete të ndryshme. Në fakt autori ka përdorur këtu një absurd për të dhënë shkallën e çmendurisë së heroit, megjithatë në të vërtetë ky është një ton grotesk që mendja gjeniale e Gogolit ka gjetur për të parathënë të ardhmen e botës, ndarjen në zona influence politike. Nënteksti është që të gjitha shtetet banohen nga një popullsi që mbart kulturën e vet por thelbi i tyre është njerëzimi. Me tone sarkastike Gogoli dënon atë se çka do ti ndodhë botës. Në një farë mënyre ai ka parakuptuar efektet globale dhe papjekurinë në të cilën do të ndodhet politika e madhe për ta parandaluar efektet negative të konservatorizmit. • Analizoni nismën e Poprishçinit për të shpëtuar botën mes idealizmit dhe budallallëkut. Këtu ne mund të sjellim ndërmend figurën madhështore të Don Kishotit, i cili donte të ndryshonte botën sepse ndoshta i trembej së ardhmes. Në fakt Poprishçini parandien një ngjarje të çuditshme që toka do t’ia hipë hënës. Me këtë autori Gogol thjesht ka parathënë faktin se bota do të shkojë drejt një fundi më të errët. Me prishjen e sistemit diellor nëpërmjet absurdit, ai ka dhënë prishjen e sistemit të të gjithë rendit botëror. Nisma e Poprishçinit në fakt nuk është asgjë tjetër veçse nisma e çdo njeriu idealist për një botë më të mirë. Ai duke iu referuar ndjenjave meskine të pushtetit ngre alibinë e ngjarjes që toka do t’ia hipë hënës. Megjithatë ai duhet kuptuar thjesht si figura e njeriut që ka humbur fuqinë e tij përballë forcave më madhore. Budallallëku i tij nuk është një himn për marrëzinë por është një thirrje kundra errësimit të mendjes që e prêt njerëzimin për shkak të pushtetit.

Page 210: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

209

7.5 Odin Mondvalsen, Trebeshina • Analizoni absurdin e gjendjes së personazhit mes pasjes dhe mospasjes së një emri. Referojuni humbjes së identitetit nën trysnitë politike të ndryshme. Që në fillim heroi ynë humbet identitetin e tij. Nga koha e shkuar në të tashmen ai ndërron emër por vetë e ka harruar se cili është. Ai di thjesht që është. Nisur nga kjo mund të themi se nën trysninë e totalitarizmit apo nazizmit individi humbet emrin. Në fakt nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me humbjen e emrit. Kjo lidhet më së shumti me humbjen e identitetit që sistemet përpiqen të modifikojnë ndërgjegjen personale përpiqen dhe më së shumti arrijnë t’ju bëjnë individëve. • Zbërtheni domethënien dhe simbolikën e një injeksioni në kontekstin e diktaturës. Çfarë është për ju paralizimi mendor? Injeksioni në kontekstin e diktaturës ka dy kuptime: një real dhe një ireal. Kuptimi real lidhet me torturën e llojit të ndryshëm, ndërsa konteksti ireal ka të bëjë me atë që quhet shpëlarje e trurit. Në sistemin totalitar në Shqipëri, diktatura ndaloi fjalën e lirë dhe mendimin ndryshe duke rrënjosur në masë dogmën e realizmit socialist. Në këtë kuadër mendja e pjesës më të madhe të kombit u brumos sipas filozofisë politike të regjimit. • Arsyetoni dramën e lirisë së individit nën pushtetin totalitar mes të qenit në Hënë dhe varrimit të shokëve aty si dhe largimit në Mars. Drama në shoqërinë totalitare prek gjithkënd në kuptimin që ti nuk je i lirë të flasësh dhe as të mendosh. Heroi ynë Odin Mondvalsen zgjedh që këtë izolim mendor nëpërmjet situatave absurde ta refuzojë duke krijuar halucinacione të tipit vajtje në hënë si një mundësi për të ikur sa më larg realitetit. Varrimi i shokëve në hënë lidhet me atë që njerëzit e fjalës së lirë mbetën me varr pa emër. Largimi në mars është thjesht një mënyrë për tu larguar nga realiteti. • Zbuloni “budallallëkun” e ideologjisë komuniste dhe funksionimin e shërbimit sekret mes kleçkës së gomarit të Harizit. Me qëllimin për të dënuar njerëz sistemi ngrinte akuza të rreme për individë të caktuar që nuk i shkonin për shtat. Një nga këto ishte edhe humbja e gomarit të Dajlanit që është një grotesk për të dhënë kotësinë dhe demagogjinë e akuzave të komunizmit. A mund të kërkohet një gomar në mars? A mund të dënohet një njeri për humbjen e një gomari? • Komentoni fjalët e Odin Mondvalsenit në thirrjen e tij: “ –Pse, a nuk ngjan historia e qenit me atë të njeriut?!...” dhe mungesën e lirisë së fjalës në diktaturë. Zhvlerësimi i figurës së individit ishte një qëllim në vetvete i sistemit totalitar. Një nga mënyrat që sistemi përdori ishte edhe tradhtia e shokëve. Trebeshina ka përdorur qenin, simbolin e besnikërisë për të dhënë makabritetin dhe deformimin njerëzor nga sistemi totalitar. Leximi tjetër ka të bëj me keqtrajtimin e njeriut. Trajtimi i tij si qen duke iu referuar këtu edhe nazizmit. • Krahasoni qëndrimet e Odin Mondvalsenit me atë të shokut të burgut përballë bukurisë që hyn në qeli. Dy shokët e qelisë vizitohen nga një vajzë e bukur me flokë të verdhë. Në kulmin e izolimit këta dy burra kanë reagime të ndryshme, njëri prej mashkulli dhe tjetri prej të frikësuari. Në këtë aspekt ne lexojmë dorën e

Page 211: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

210

sigurimit të shtetit i cili dyshonte edhe brenda sistemit të tij të ndëshkimit siç ishin burgjet. Shoku i dhomës i Odin Mondvalsenit është simboli i tmerrit që përjetonte individi brenda burgjeve duke i refuzuar kështu vetes edhe kënaqësinë e të vështruarit. • Shpjegoni dashurinë ireale mes shëmbëlltyrës dhe realitetit në fragment. Me mendjen e tij Odin Mondvalsen del nga burgu dhe shkon të shëtisë pranë liqenit. Aty i shfaqet vegimi i të dashurës së tij, që në roman e quan vajzë, e cila i buzëqeshte. Sa më shumë ai i afrohej aq më shumë ajo zhdukej. Në këtë kontekst shkrimtari ka dhënë kufizimin e shprehjes së dashurisë në sistemin komunist. Ai thotë se ne kishim më shumë fjalë nga ato që na kishin mësuar nënat tona, kurse tashti fjalët janë më të pakta dhe i fryjnë me qëllim që të mbushin me të hapësirat e pafund, që kështu të jenë vetëm fjalët e fryra të atyre që shkrifen e shkrifen edhe përtej asaj që njihet si shkrifje. Kështu autori ka dhënë ndëshkimin e ndjenjës së pastër në sistem dhe ngadhënjimin ndjenjës së hipokrizisë në dashuri duke e çuar atë deri në degjenerim.

Petro Marko (1913-1991)

Brezi i Humbur Termi “Brezi i humbur” i referohet atij brezi të artistëve që dolën përgjithësisht gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore. Ky term u bë shumë popullor nga Ernest Heminguej, i cili e përdori atë si epigraf për novelën e tij “Dhe dielli lind” në 1926-ën. Biografët e tij thonë se këtë term Heminguejt ja shtiu në vesh Gertrude Shtejn, të cilës i mbetën shumë mbresa nga aftësitë e mekanikut të një garazhi dhe ajo pyeti pronarin e tij, se ku ishte trajnuar mekaniku. Ai u përgjigj, se të rinjtë e kohës mund të trajnohen shumë lehtësisht sepse ata ishin të pashpresë, ndaj ai i cilësoi si “brez i humbur”. Megjithatë termi “brez i humbur” përdoret që nga fundi i Luftës së Parë Botërore, deri tek fillimi i Depresionit të Madh në Amerikë (ka përkufizime kohore që nga 1883-1900). Në Evropë “Brezi i humbur” quhen ndryshe gjenerata e 1914. Në Britani ky term ju referua atyre që u vranë gjatë Luftës së Parë Botërore. Shumë njerëz që kanë jetuar në atë kohë menduan se “rinia e tyre dhe më e mira e kombit u shkatërruan si pasojë e luftës”. Për letërsinë amerikane “Brezi i humbur” përshkruan shkrimtarët amerikanë të cilët u rebeluan, kundra asaj që Amerika u bë në vitet 1900, pra kthimit të saj në qendër biznesi. Gjithsesi, shkrimtarët e “Brezit të humbur”, ndjenë se Amerika nuk ishte një histori suksesi edhe pse po kthehej në qendër e kulturës kozmopolitane. Kështu shkrimtarët amerikanë vendosën të udhëtonin nëpër Evropë, në vende si Parisi dhe Londra. Ata prisnin që të gjenin lirinë letrare dhe një mënyrë kozmopolitane të jetuari, që parakuptonte një miks të kaluarash dhe kulturash kombëtare. Nga pikëpamja stilistike “Brezi i humbur”, për letërsinë amerikane parakuptonte ndryshimin e stilit të të shkruarit nga viktorian në modern. Megjithatë përgjithësisht për Evropën, “Brezi i humbur” shkëlqeu në periudhën ndërmjet Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Kështu pjesa më e madhe e shkrimtarëve amerikane që lëvizën në Evropë në këtë periudhë u rikthyen në Amerikë. Shkrimtarët me përfaqësues

Page 212: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

211

të “Brezit të humbur” janë, Ernest Heminguej, Tomas Eliot, Ezra Paund, Erich Maria Remarc, etj. “Brezi i humbur” brenda Petro Markos Përgjithësisht “Brezi i humbur” në Shqipëri përfshin ata shkrimtarë që u inspiruan nga idealizmi i lirisë, humanizmi, por të cilët nuk mundën ta realizojnë ëndrrën e tyre edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore për shkaqe politike. Lidhur me personalitetin e Petro Markos në kuadrin e shkrimtarëve të “Brezit të humbur”, mund të themi se pavarësisht instalimit të regjimit komunist në vend, karakteri i tij mbeti i paluhatur në bindjet estetike për një letërsi të një gjuhe dhe ideje të lirë, si dhe në bindjet e tija politike. Pavarësisht faktit se ai nga pikëpamja doktrinale ishte i majtë, ai shkagoi sistemin në vend dhe për më tepër të pasqyrojë estetikën e realizmit socialist në veprën e tij. Petro Marko edhe në tematikë, përveç se në përditshmëri, manifeston dashurinë për jetën: në momentet më të egra si riatdhesimi, apo kampi i përqendrimit lindin dashuria. Kjo mund të interpretohet minimalisht në dy plane, sikurse e thamë në dashurinë për jetën, po edhe në këndvështrimin e nevojës për t’u larguar nga realiteti (estetika e brezit të humbur). Në të vërtetë, vendet ku janë vendosur heronjtë e Petro Markos janë pak a shumë pa shumë privatësi: nuk janë deti i hapur i Heminguejit, por janë një shkëmb, një breg të gjitha simbole shkëmbi p.sh. forca e jetës përballë forcës së individit; bregdeti shkëmbor, jeta që vjen përballë asaj që ka shkuar. Antagonizmi social që mbartin mbi vete binomet heroike të Markos janë pjesë e luftës së paragjykimeve ndaj individit në shoqëri: Ana Maria- punëtore seksi përballë një oficeri; apo tek rasti i Nata e Ustikës, dashuria e vajzës boshnjake me djalin shqiptar. Karakteristikën e mendjes së hapur në jetën e vet, Petro Marko e paraqet dhe në letërsi. Përgjithësisht, një karakteristikë tjetër e heronjve të Petro Markos është dorëzimi ndaj realitetit. Kjo nuk do të thotë se ata janë pasivë ndaj ndjenjës, ata thjesht ndihen të pazotë për të kundërvepruar. Romanet e tij me fabula nga lufta nuk janë thirrje për tërheqje ndaj jetës, por pikërisht për të gjetur dritën edhe në momente të tilla. Fati i heronjve të tij është i shenjuar nga dashuria e pamundur, tipar i brezit të humbur ky. Ashtu si edhe tek manifesti i letërsisë së brezit të humbur në Evropë, janë heroinat që zbusin karakterin e egër të luftës në romanet e Petro Markos, pasi ato kryejnë misionin e tyre zbutës të situatave e të realitetit. Ato me hyjnësinë femërore ndezin shkëndijën e largimit dhe të refuzimit të gjendjes. Megjithatë, ato i rikthehen fatit të tyre, që është i destinuar të mos i përkrahë për një fillim të ri. P.sh. Ana Maria Monti. Shkrimtari Petro Marko kishte një besim të madh ndaj njeriut dhe mirësisë në tërësinë e vet. Pjesë e konfliktit parësor të romaneve të tij janë njerëz të mbushur me dashamirësi e pozitivitet, por që më së shumti janë të zhgënjyer e të mbyllur. Në krijimtarinë letrare të P.M. vërehet zhgënjimi që shkrimtari përjetoi pas mbarimit të luftës. Faqet më të fuqishme të prozës së tij, reflektojnë triumfin e dashurisë dhe të humanizmit njerëzor, pavarësisht fundeve tragjike të

Page 213: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

212

personazheve të tij. Pas tatëpjetave të jetës në të cilat kalon individi në rrëfimin e Petro Markos, ai mbetet i pamposhtur nga mizoritë e botës dhe kultivon thelbin e tij njerëzor. Në themelet e fundit të tij qëndron mbijetesa e dinjitetit të jetës. Prandaj dhe romani quhet “Qyteti i fundit”, sepse ndoshta është stacioni i fundit për Ana Marien, por jo për jetën që vazhdon. Skeleti i analizës së romanit “Qyteti i fundit” Analiza e romanit “Qyteti i fundit” mund të fokusohet në tre aspekte të cilat do të ndjekin hap pas hapi ezaurimin e njëri-tjetrit: elementet e analizës, veprimet e analizës dhe gjuha artistike e realizimit të tyre. 1. Fabula e romanit: Përfundimi i Luftës së II Botërore, pushtuesit italianë

kthehen në vendin e tyre. Mes tyre është edhe një prostitutë Ana Maria që në momentet e fundit të parakthimit dashurohet me toger Lekën, shqiptar. Dashuria e tyre nuk zgjat veçse disa orë. Në momentin e paranisjes për në Itali, Ana Maria hidhet në det dhe mbytet.

2. Qëmtimi i rrëfimit. Për këtë: - Thoni konfliktet kryesore dhe dytësore në roman. P.sh dashuria e dy

të rinjve dhe pamundësia e kësaj dashurie, apo konflikti dytësor: mentaliteti që do ta paragjykonte figurën e Anës etj.

- Ndajeni romanin në hyrje, linjën e peripecive të personazheve që luajnë rol në konflikt dhe në zgjidhjen e tij; kulmin e romanit (fitorja e dashurisë dhe tragjedia e saj); zgjidhja. Këto ilustrojini me fragmentet përgjegjës në libër, duke nxjerrë në pah edhe karakteristikat e letërsisë së brezit të humbur.

- Analizoni se nëpërmjet cilave ngjarje kyçe është realizuar uniteti i romanit.

3. Koha në roman. Kjo pikë ka për qëllim që të identifikojë raportin kohor që ekziston mes kohës së fabulës (ndodhisë si të tillë) dhe kohës së rrëfimit (në ç’kohë e vendos rrëfimtari ngjarjen). - Ngjarjet në analizë renditen sipas ndodhisë së tyre kohore, pra në

rend kronologjik. - Nëpërmjet detajeve gjuhësore të përdorura nga autori, identifikohet

kohëzgjatja e ndodhive (takimi i të rinjve) dhe shpejtësia e tyre (mbytja e Ana Marias në det).

4. Hapësira: Ku zhvillohen ngjarjet dhe simbolika që mbart çdo vend ku autori i vendos ato.

5. Trillimi dhe realiteti. Nëpërmjet kësaj ju identifikoni secilit tip i përket romani, atij realist apo atij fantastik. Kështu ju keni përcaktuar gjininë letrare të cilit i përket ky roman.

6. Personazhet: Dalloni personazhet më kryesore dhe episodike të pjesës. Portretizoni secilin prej tyre. - Identifikoni protagonistin, antagonistin, ndihmësit e konfliktit dhe

personazhet dytësore. - Përshkruani në mënyrë sintetike karakterizimin fizik, psikologjik,

ideologjik, social, kulturor etj. si dhe sjelljen e tyre në rrëfim, duke e

Page 214: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet

213

përcaktuar në dinamikën e zhvillimit apo evolucionin, por edhe në qëndrueshmërinë e tyre. (Ana Maria p.sh).

7. Rrëfimtari: Identifikoni nëse rrëfimtari është i brendshëm (veta I), pra kemi identifikimin e rrëfimtarit - personazhit apo është i jashtëm (e nderuar në vetën III).

8. Qëllimet e autorit: Nëpërmjet stilit të shkrimit mund të vërejmë nëse autori ka për qëllim të na bindë, një roman historik p.sh; të argumentojë, roman filozofik, të na përshkruajë ngjarjet; analizë psikologjike (romani psikologjik), por më së shumti në një roman të gjitha këto ngërthehen së bashku.

9. Teknikat e rrëfimit: Nëpërmjet gjuhës së përdorur ne përforcojmë edhe një herë se cilit drejtim estetik i përket shkrimtari, analizojmë nga forma romanin, vërejmë raportet ligjëratë e drejtë-ligjëratë e zhdrejtë për të zbërthyer teknikat narratologjike etj.

Page 215: gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Printmediaprint.al/uploads/books/gjuha_shqipe_dhe_letersia_111.pdf · Plani mësimor për lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 11 7 ... Gjuha-Feja-Zakonet