gjuha shqipe

30
PROJEKT GJUHA AMTARE Punoi: Klajdi Duro

Upload: 18061998200

Post on 24-May-2015

8.467 views

Category:

Education


13 download

TRANSCRIPT

Page 1: Gjuha shqipe

PROJEKTGJUHA AMTARE

Punoi: Klajdi Duro

Page 2: Gjuha shqipe

GJUHA AMTARE, SIMBOL I NJË KOMBI

Gjuha është një nga tre simbolet e një shteti. Ajo përcakton identitetin tonë.

Gjuha e çdo kombi ështe unike. Ajo mbart në vetvete historinë dhe kulturën e tij.

Page 3: Gjuha shqipe

FLAMURI SHQIPTAR

Page 4: Gjuha shqipe

GJUHA AMTARE

Page 5: Gjuha shqipe

HIMNI KOMBËTAR

Page 6: Gjuha shqipe

HISTORIKU I GJUHËS SHQIPE

Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku futen gjuhët indo-iranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët sllave, etj.

Ajo formon një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore dhe nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjërën prej gjuhëve të sotme indoevropiane.

Dijetari i njohur gjerman Franz Bopp vërtetoi me metoda shkencore përkatësinë e gjuhës shqipe në familjen gjuhësore indoevropiane.

Page 7: Gjuha shqipe

FAMILJA E GJUHËVE INDO-EVROPIANE

Page 8: Gjuha shqipe

Origjina Gjuha shqipe e ka burimin, prej

njërës nga gjuhët e lashta të Gadishullit të Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes.

Përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre, e bëri historiani suedez Hans Erich Thunmann në një nga veprat e tija.

Hans Erich

Thunmann

Page 9: Gjuha shqipe

Fillimet e shkrimit të gjuhës shqipe

Shqipja është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonë, në shekullin XV, ashtu si rumanishtja.

Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, është ai që quhet “Formula e pagëzimit”, e vitit 1462.

“Formula e pagëzimit” (Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit)

Page 10: Gjuha shqipe

Të dhëna për “formulën e pagëzimit”

Formula e pagëzimit gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht nga Kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut.

Formula është shkruar me alfabetin latin dhe në dialektin e veriut (gegërisht).

Kjo formulë është gjetur në Bibliotekën Laurentiana të Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe është botuar prej tij në vitin 1915 në “Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV siecle IV, 1915”.

Pal Ëngjëlli

Page 11: Gjuha shqipe

Fjalorthi i Arnold von Harfit

Dokumenti i dytë, i shkruar në gjuhën shqipe është Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496.

Udhëtari gjerman Arnold von Harf, ndërmori një udhëtim pelegrinazhi për në “vendet e shenjta”. Ai kaloi edhe nëpër vendin tonë, gjatë bregdetit dhe për nevoja praktike të rrugës shënoi 26 fjalë, 8 shprehje dhe numërorët 1 deri më 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqëruar me përkthimin gjermanisht.

Fjalori i Arnold

von Harfit

Page 12: Gjuha shqipe

Ungjilli i Pashkëve

Ungjilli i Pashkëve është një tekst i shkruar në gjuhën shqipe dhe i gjendur brenda një dorëshkrimi grek të shekullit XIV në Bibliotekën Ambrosiana të Milanos. Teksti përmban pjesë të përkthyera nga Ungjilli i Shën Mateut, etj. Ai është shkruar në dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i shqipes i shkruar, njihet në literaturën shqiptare me emrin “Ungjilli i Pashkëve”.

Ungjilli i Pashkëve

Page 13: Gjuha shqipe

“Meshari” i Gjon Buzukut

Libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, që njohim deri më sot, është “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shënon edhe fillimin e letërsisë së vjetër shqiptare.

Libri përmban 220 faqe, të shkruara në dy shtylla.

Meshari dhe busti

iGjon

Buzukut

Page 14: Gjuha shqipe

DIALEKTET E GJUHËS SHQIPE

Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten.

Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja).

Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin.

Page 15: Gjuha shqipe

NDARJA E SHQIPERISË SIPAS DIALEKTEVE

Page 16: Gjuha shqipe

SHQIPJA STANDARDE

Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar (gjuha standarde), ka qenë një proces i gjatë, që ka filluar që në shekujt XVI-XVIII, por përpunimi i saj hyri në një periudhë të re, në shekullin XIX, gjatë Rilindjes Kombëtare.

Page 17: Gjuha shqipe

ALFABETI SHQIP Në vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punën

për te krijuar alfabetin shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte i pari qe shprehu qëllimet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare nëpërmjet traktatit të tij, parathënies së “Evetar”-it të parë dhe shumë shkrimeve të tjera.

Page 18: Gjuha shqipe

ZHVILLIMI I GJUHËS SHQIPE GJATË PERIUDHËS SË RILINDJES

KOMBËTARE Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, u

arrit të përvijoheshin dy variante letrare të kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior.

Në vitin 1879, u krijua “Shoqata e të shtypurit shkronja shqip”, që i dha një shtysë të re veprimtarive të kësaj lëvizjeje.

Anëtar të “Shoqatës së të shtypurit shkronja shqip” (Jani Vreto, Lazër Lumezi dhe Mati Logareci)

Page 19: Gjuha shqipe

KONGRESI I MANASTIRIT

Kongresi i Manastirit u mblodh më 14 deri më 22 Nëntor të vitit 1908, në qytetin e Manastirit.

Ne këtë Kongres, , u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i mbështetur tërësisht në alfabetin latin, i plotësuar me nëntë digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ç, ë), është alfabeti që ka edhe sot në përdorim gjuha shqipe.

Page 20: Gjuha shqipe

PJESËMARRËSIT NË “KONGRESIN E MANASTIRIT”

Page 21: Gjuha shqipe

KOMISIONI LETRAR SHQIP

Një hap tjetër për njësimin e gjuhës letrare shqipe, bëri “Komisioni letrar shqip”, që u mblodh në Shkodër në vitin 1916.

Komisioni nënvizoi si detyrë themelore lëvrimin e gjuhës letrare shqipe dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare.

Vendimet e Komisionit letrar shqip për gjuhën letrare e për drejtshkrimin e saj, u miratuan më vonë edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjës (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri në Luftën e Dytë Botërore.

Page 22: Gjuha shqipe

KONGRESI I DREJTSHKRIMIT TË

GJUHËS SHQIPE Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe u hap në

Tiranë më 20 nëntor të vitit 1972. Aty morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria dhe nga

shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, si dhe nga arbëreshët e Italisë.

Qëllimi i Kongresit ishte të përcaktonte parimet dhe drejtimet kryesore të hartimit të drejtshkrimit, për të pasur një gjuhë letrare të njësuar.

Page 23: Gjuha shqipe

ALFABETI I SHQIPES Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga të cilat

25 janë të thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 janë bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ë, ç).

Page 24: Gjuha shqipe

PËRHAPJA E GJUHËS SHQIPE

Page 25: Gjuha shqipe

RILINDAS, QË KANË DHËNË KONTRIBUTIN E TYRE NË PËRPARIMIN E GJUHËS SHQIPE

Aleksandër Xhuvani (1880-1961) Veprimtarinë e tij për studimin e gjuhës shqipe dhe

arsimin kombëtar, e nisi që gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Bëri një punë të madhe për pajisjen e shkollës sonë me tekste të gjuhës shqipe, të letërsisë, të pedagogjisë dhe të psikologjisë. Drejtoi e punoi për hartimin e udhëzuesve drejtshkrimorë në vitet 1949, 1951, 1954, 1956.

Page 26: Gjuha shqipe

EQREM ÇABEJ (1908-1980) Studiuesi më i shquar i historisë së gjuhës shqipe dhe

një nga personalitetet më në zë të kulturës shqiptare. Veprat themelore të tij janë: “Studime etimologjike në

fushë të shqipes”, në shtatë vëllime, I “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”, II “Fonetikë historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarët midis perëndimit dhe lindjes” (1944).

Page 27: Gjuha shqipe

KOSTANDIN KRISTOFORIDHI (1827-

1895) Lexues dhe studiues i shquar i gjuhës shqipe,

veprimtar i Rilindjes Kombëtare, i arsimit dhe i kulturës.

Veprimtaria e tij themelore ishte në dy fusha të lidhura ngushtë: për gjuhën dhe për shkollën shqipe. Botoi më 1867 Abetaren gegërisht, më 1868 toskërisht dhe libra të vegjël për nxënësit. Bashkë me atdhetarë të tjerë mori pjesë në Komisionin për alfabetin.

Page 28: Gjuha shqipe

NAUM VEQILHARXHI (1767 - 1846)

Naum Veqilharxhi (1767 - 1846) ishte ideologu i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, mendimtar i shquar iluminist e veprimtar i shkollës shqipe. Shqiptari i parë sipas dokumenteve personale zyrtare.

Abetarja e parë e tij u shkrua dhe u botua në vitin 1844. Kjo abetare përmbante dhe një alfabet origjinal, por meqë ai ishte unik në llojin e tij, i vështirë për t'u shkruar dhe pa asnjë ngjashmëri me ndonjë gjuhë tjetër, nuk pati mundësinë për ta bërë popullore.

Page 29: Gjuha shqipe

SI NDIKON MËSIMDHËNIA DHE MËSIMNXËNIA NË GJUHËN SHQIPE TEK FËMIJËT SHQIPTARË QË

NDODHEN JASHTË SHTETIT?

Mësuesët, të cilët japin mësim në gjuhën shqipe në shkollat jashtë kufijëve shqipëtar, japin një kontribut të madh në vazhdimësinë e gjuhës amtare, si dhe në edukimin e këtyre fëmijëve, që jetojnë jashtë vendit, me vlerat e gjuhës sonë.

Page 30: Gjuha shqipe

"THEMELIN E DITURISË DHE TË ATDHETARISË E

PËRBËN GJUHA SHQIPE."