raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe matilda … · 2019-12-03 · raportet...

117
Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________ 131 Bashkëlidhja mund të jetë e rrafshit të së shkuarës duke filluar prej së pakryerës në të dyja fjalitë në të nënrenditurën në të pakryerën e lidhores, kurse në kryesoren në të pakryerën e dëftores: Po t`i gjenin një njeriu qoftë edhe një libër të padëmshëm shqip si një gramatikë, e kapnin, i hidhnin prangat... F. Konica, Vepra, f. 486 Në të dyja fjalitë kemi folje në mënyrën dëftore, në fjalinë e nënrenditur folja është në të kryerën e thjeshtë, kurse në fjalinë kryesore në kohën e tashme: S`luajnë këmbët, po s`luajtën dhëmbët. Lukovë, Sarandë, Fjalë të urta, f. 826 Vëmë re në këtë ndërtim që ecën paralelisht me fjalën e urtë të njohur: Po s` punove, s`ha,, nga e cila dallohet prej kushtit që duhet të plotësohet; tek e para duhet të luajnë të parët dhëmbët që t`u japin fuqi edhe këmbëve, kurse tek e dyta duhet që nëpërmjet punës të sigurohet ushqimi që të luhen dhëmbët. Të njëjtën bashkëlidhje kemi edhe në shembullin që do të sjellim më poshtë, por, në këtë shembull, foljet e fjalisë kryesore mbartin kuptimin e së ardhmes duke e paraqitur veprimin e fjalisë kryesore të mundshëm ose të sigurt që do të ndodhë, në rast të plotësimit të kushtit në fjalinë e nënrenditur: Unë jam si të gjithë njerëzit e tjerë dhe, po rashë në ujë, mbytem , po u rrëzova prej shkëmbit, vritem , po m`i qite sytë , nuk shoh , po m`i preve veshët, nuk dëgjoj, po ma fute thikën , më del shpirti , po m`i nxore trutë , s`mund të mendoj , as të veproj . R. Qose, Vdekja më vjen prej syve të tillë, f. 212 Folësi, ndonjëherë, merr përsipër të thotë gjëra që janë të pamundura të realizohen në kushte normale, por, kur shprehet për një ngjarje për të cilën është i sigurt që ka ndodhur në të shkuarën ashtu si thotë ai, i jep të drejtë vetes të bëjë premtime të cilat s`është i detyruar t`i mbajë. Në shembullin: Po të mos jetë kështu, unë ha një furrë bukë. M. Kuteli Vepra II Natë qershori, f. 35 Fjalia kryesore është joreale e pamundësisë jo nga bashkëlidhja kohore, por nga semantika e fjalisë. Në fjalinë e nënrenditur i hapet rruga verifikimit të së vërtetës dhe pas saj, nëse ka ende dyshime dhe vërtetohet e kundërta, atëherë mbi folësin bie barra e mbajtjes së premtimit të bërë.

Upload: others

Post on 14-Jul-2020

10 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

131

Bashkëlidhja mund të jetë e rrafshit të së shkuarës duke filluar prej së pakryerës në të dyja fjalitë në të nënrenditurën në të pakryerën e lidhores, kurse në kryesoren në të pakryerën e dëftores:

Po t`i gjenin një njeriu qoftë edhe një libër të padëmshëm shqip si një gramatikë, e kapnin, i hidhnin prangat... F. Konica, Vepra, f. 486

Në të dyja fjalitë kemi folje në mënyrën dëftore, në fjalinë e nënrenditur folja është në të kryerën e thjeshtë, kurse në fjalinë kryesore në kohën e tashme:

S`luajnë këmbët, po s`luajtën dhëmbët. Lukovë, Sarandë, Fjalë të urta, f. 826

Vëmë re në këtë ndërtim që ecën paralelisht me fjalën e urtë të njohur: Po s` punove, s`ha,, nga e cila dallohet prej kushtit që duhet të plotësohet; tek e para duhet të luajnë të parët dhëmbët që t`u japin fuqi edhe këmbëve, kurse tek e dyta duhet që nëpërmjet punës të sigurohet ushqimi që të luhen dhëmbët.

Të njëjtën bashkëlidhje kemi edhe në shembullin që do të sjellim më poshtë, por, në këtë shembull, foljet e fjalisë kryesore mbartin kuptimin e së ardhmes duke e paraqitur veprimin e fjalisë kryesore të mundshëm ose të sigurt që do të ndodhë, në rast të plotësimit të kushtit në fjalinë e nënrenditur:

Unë jam si të gjithë njerëzit e tjerë dhe, po rashë në ujë, mbytem, po u rrëzova prej shkëmbit, vritem, po m`i qite sytë, nuk shoh, po m`i preve veshët, nuk dëgjoj, po ma fute thikën, më del shpirti, po m`i nxore trutë, s`mund të mendoj, as të veproj.

R. Qose, Vdekja më vjen prej syve të tillë, f. 212

Folësi, ndonjëherë, merr përsipër të thotë gjëra që janë të pamundura të realizohen në kushte normale, por, kur shprehet për një ngjarje për të cilën është i sigurt që ka ndodhur në të shkuarën ashtu si thotë ai, i jep të drejtë vetes të bëjë premtime të cilat s`është i detyruar t`i mbajë. Në shembullin:

Po të mos jetë kështu, unë ha një furrë bukë. M. Kuteli Vepra II Natë qershori, f. 35

Fjalia kryesore është joreale e pamundësisë jo nga bashkëlidhja kohore, por nga semantika e fjalisë. Në fjalinë e nënrenditur i hapet rruga verifikimit të së vërtetës dhe pas saj, nëse ka ende dyshime dhe vërtetohet e kundërta, atëherë mbi folësin bie barra e mbajtjes së premtimit të bërë.

Page 2: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

132

Le të marrim një shembull në të cilin kemi një çështje të diskutueshme:

Po të doni, ua tregoj edhe juve, vetëm të mos i thoni njeriu, se na i vjedhin. M. Kuteli, Vepra II, f. 252

Pjesëza vetëm e përdorur para lidhores krijon mundësinë e shtimit pa vështirësi të lidhëzës me kusht që. Nëpërmjet intonacionit mënyra lidhore përdoret jo thjesht si një këshillë që folësi u jep bashkëfolësve, por kuptohet si një domosdoshmëri e ruajtjes së sekretit (nëse ai ua thotë atyre), moszbatimi i së cilës sjell si pasojë vjedhjen e shprehur në fjalinë shkakore, në mes të së cilës mund të shtohet një e nënrenditur kushtore që mungon dhe mund të paraprihet nga pjesëza përndryshe. Pra mund të kishim një transformim të tillë të periudhës së mësipërme:

[Po të doni, ua tregoj edhe juve, vetëm me kusht që të mos i thoni njeriu, se,(përndryshe) po i thatë, na i vjedhin.]

Në një numër të konsiderueshëm shembujsh, në fjalinë e nënrenditur folja është në të tashmen e mënyrës lidhore dhe ka përgjegjëse në fjalinë kryesore një folje në kohën e ardhme të mënyrës dëftore ose një kallëzues të përbërë me kuptimin e mundësisë së kryerjes së veprimit që i përket gjithashtu së ardhmes, por mundësia e kryerjes është më e theksuar, për shkak të foljes gjysmëndihmëse mund që kallëzuesi ka në përbërje:

Veç kësaj, po ta hetoni me kujdes, do të vini re se... aty-këtu ka zbukurime në trajtë kristalesh bore. I. Kadare, Shkaba, f. 52

Unë mund të të rrëmbej, po të duash, - i tha Gent Ruvina vajzës. I. Kadare, Përbindëshi, f. 11

Kur më kanë futur në burg, e kam ditur se vetëm po të qëndroj, të mos përkulem, të mos thyhem, do të shpëtoj nderin dhe ardhmërinë. R. Qose, Vdekja më vjen prej syve të tillë, f.181

Siç vihet re në të tre shembujt e lartpërmendur, sidomos tek i fundit ku kushti përforcohet me pjesëzën vetëm, kushti i shprehur nga fjalia e nënrenditur me lidhëzën nënrenditëse kushtore po është i domosdoshëm dhe i mundshëm për t`u realizuar për të bërë të mundur realizimin e pasojave, përkatësisht në secilën periudhë.

Page 3: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

133

Pjesa më e madhe e fjalëve të urta që kemi mbledhur, por gjithashtu edhe një sasi mjaft e madhe shembujsh nga stili letraro-artistik, përveç vlerave përgjithësuese që bartin duke gjetur shprehjen në vetën e dytë të foljeve përkatëse dhe duke shprehur vlera të gjithëhershme, kanë një përdorim të kufizuar të kohëve të foljeve:

Në fjalinë e nënrenditur kemi kohën e kryer të thjeshtë të mënyrës dëftore (pohore ose mohore), kurse në fjalinë kryesore folja mund të jetë në të ardhmen:

Po lëvizi guri i themelit, do të lëvizin edhe të tjerët. Labëri, Fjalë të urta, f. 536;

në të tashmen e lidhores:

Po shkau këmba, të merr nëma. Jug, po aty

në të tashmen e dëftores:

Po e plehrove pemën, e lut të lidhë kokrrat, po e vadite, e përkëdhel të lidhë kokrrat; por, po e krasite, e detyron të prodhojë. Jug, po aty, f. 173

në të kryerën e thjeshtë:

Po gënjeve, u urreve. Lukovë-Sarandë, po aty, 390

në mënyrën urdhërore:

Po e myte qenin, kape për bishti e qite në prru. Gjakovë, po aty, f. 93

në kohën e kryer të mënyrës dëftore:

Po hupe sedrin, ke hupun jetën. Dibër, po aty, f. 93

Por folja në fjalinë e nënrenditur, te fjalët e urta, mund të jetë edhe në mënyrën lidhore në kohën e tashme (historike). Në këto përdorime në fjalinë kryesore folja është në urdhërore, ose në të tashmen a në të ardhmen e dëftores. Le t`i marrim shembujt sipas bashkëlidhjes me të cilën i kemi ndeshur:

Fjalia e nënrenditur e ka foljen në të tashmen e mënyrës lidhore, kurse fjalia kryesore e ka në kohën e tashme të mënyrës dëftore:

Po të jesh i zoti, nuk të shkon zi moti. Veri, Fjalë të urta, f. 448

Fjalë, po të shtosh mi fjalë, edhe detin e bën dhallë. Korçë, po aty, f. 375

Page 4: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

134

Po të kesh para, fluturon me kra. Korçë, po aty, f. 909

Siç e shohim folja në mënyrën lidhore ka përbri në fjalinë kryesore foljen në kohën e tashme historike që ka kuptimin mund të fluturosh, fluturon gjithnjë, duke i dhënë kështu kushtit një karakter të mundshëm, gjë që do të sjellë edhe realizimin e pasojës në fjalinë kryesore.

Në shembullin e mëposhtëm në fjalinë e nënrenditur kemi folje në kohën e tashme të mënyrës lidhore, kurse në kryesoren folja është në të ardhmen e dëftores:

Po të të kafshojë gjarpri, do t`enjtesh. Përmet, Fjalë të urta, f. 536

Po të rroç me ujqit, do ulëriç si ujk. Vlorë, po aty, f. 725

Folja e fjalisë kryesore, siç e thamë më sipër mund të jetë edhe në mënyrën urdhërore, kur ajo e fjalisë së nënrenditur është në kohën e tashme të mënyrës lidhore:

Po ta zësh lepurin, merri opingat. Myzeqe, po aty, f. 620

Kufizimet në kohët që përmendëm më sipër janë të pranishme në shembujt e mbledhur nga fjalët e urta, sepse thamë që ato kanë karakter përgjithësues, por në shembujt e vjelë nga stile të tjerë, sidomos nga ai letraro-artistik, foljet i gjejmë në kohë e mënyra më të larmishme:

Ndodh që në të dyja fjalitë si në atë drejtuese, ashtu edhe në të nënrenditurën folja të jetë në kohën e pakryer të mënyrës lidhore:

...por vegëzat e kambëve i zgjati aq sa i kishte, në mënyrë që, po të lëshohej poshtë prej asaj naltësie, të binte me shputë për dhé, për mos me u vra. M. Camaj, Vepra III, f. 41

Mund të themi se një bashkëlidhje e tillë na krijon fare pak mundësi për të menduar se kushti mund të realizohet, por mjetet e tjera leksikore që janë pjesë e fjalive të kontekstit ku bën pjesë periudha për të cilën po diskutojmë, tregojnë përpjekjet për të arritur në realizimin e synimit të përfaqësuar nga fjalia kryesore.

Page 5: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

135

Në fjalinë e nënrenditur folja është në të tashmen e mënyrës lidhore dhe në fjalinë e nënrenditur vendos lidhje me një folje në kohën e pakryer të mënyrës dëftore në formën joveprore, e cila duket se i përgjigjet më tepër fjalisë së dytë të nënrenditur kushtore të bashkërenditur me të parën. Në fjalinë e dytë të nënrenditur kushtore folja është në mënyrën lidhore, në formën dialektore që, në fakt në gjuhën letrare do t`i korrespondonte së pakryerës së lidhores në formën joveprore-të lëshohej:

Qe po të mbyllte një fije sytë, po t`u lëshonte kryekëput në rrymën e kujtimeve, krejt jeta e kalueme jashta Shkodrës zhdukej... E. Koliqi, Hija e maleve, f. 114

Rastet kur në fjalinë kryesore kemi të përdorur folje në kohën e pakryer të mënyrës dëftore si ky që sapo trajtuam dhe ky që do të japim më poshtë duket sikur shprehin veprime që përsëriten duke krijuar mundësinë e zëvendësimit të lidhëzës po me sa herë që:

Po ta lije për pak kohë bukën e misrit në kamaren e djathtë, kthehej në bukë gruri.

N. Prifti, Erë mali, erë fushe, f. 56

Shembulli i fundit afron paksa me fjalitë e quajtura të mirëfillta kushtore që hasen nëpër pohime matematikore a fizike, të cilat tregojnë se rezultati i dhënë është i provuar tashmë mbi bazën e një eksperimenti apo në jetën e përditshme:

Zbuluam se, po t`i goditnim me gur, ato uturonin dhe velat dridheshin mes një zhurmimi pa kuptim. Po ai, po aty, f. 72

E pakryera e mënyrës lidhore në fjalinë e nënrenditur mund të ketë përgjegjës në fjalinë kryesore një kallëzues të përbërë që shpreh mundësinë e kryerjes së veprimit, të ndërtuar me foljen gjysmëndihmëse mund dhe formën dialektore të mënyrës lidhore:

Por tash shtati i përqethej, kur mendonte se shokët, po ta dinin sekretin e tij, mund e merrnin nëpër gojë emrin e krijesës së adhurueshme. E. Koliqi, Hija e maleve

Gjithë ndërtimi, që përfaqëson kallëzuesin e përbërë, në trup të të cilit dallojmë gjithashtu edhe trajtën e shkurtër që, për shkak të mungesës së pjesëzës të të lidhores, nuk ka formuar, siç do të kishte ndodhur në rast të pranisë së saj, trajtën e bashkuar në paralelizëm me atë të fjalisë së nënrenditur; ka synimin t`i afrohet paksa “së mundshmes”, sepse kushti, nga bashkëlidhja e trajtave kohore e mënyrore, është i

Page 6: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

136

pamundshëm. [Fatmirësisht ata nuk e dinin sekretin e tij! Kjo psherëtimë do ta kishte lehtësuar këdo, në një rast të tillë.]

Në ndonjë rast, kur në fjalinë kryesore kemi këtë ndërtim foljor si më sipër, (për të cilin në Gramatikën e gjuhës shqipe I të vitit 1995 (morfologjia) thuhet se e pakryera e lidhores në fjali kryesore përdoret me modalitetin e mundësisë), para fjalisë së nënrenditur mund të gjejmë pjesëzën kufizuese vetëm, që e bën kushtin më të përcaktuar:

Mund të zgjateshin vetëm po të mos pajtoheshin me mendimet e shoku-shokut dhe po të keqkuptoheshin kërkesat dhe dëshirat... D. Agolli, Dështaku, f. 144

Realizimi i veprimit të fjalisë kryesore varet nga plotësimi i dy kushteve të shprehura në dy fjalitë nënrenditëse kushtore të bashkërenditura ndërmjet tyre.

Foljes së fjalisë së nënrenditur në kohën e tashme të mënyrës lidhore mund t`i përgjigjet në fjalinë kryesore një folje në kohën e ardhme në mënyrën dëftore:

Po ta përgatisim e t`i themi se ka vështirësi..., atëherë fshatit këto gjëra dhe të tjera më të mëdha, nuk do t`i bien si bombë. D. Agolli, Dështaku, f. 53

dhe një rast tjetër kur fjalia e nënrenditur është në formën mohore, por bashkëlidhja është e njëjtë dhe përmbajtja është thuajse e njëjtë:

Fshati, po të mos dijë gjëra të ngjashme me to dhe po të mos jetë i përgatitur, do të hutohet e do të ngrejë supet. Po ai, po aty.

Por e njëjta kohë foljeje në fjalinë e nënrenditur mund të ketë përgjegjëse në fjalinë kryesore një folje në kohën e tashme me kuptimin e së ardhmes:

Po ta kapërcesh, unë marr vesh se ti nuk ke dashur as Muratin, as komunistët. D. Agolli, Njeriu me top, f. 232

Shprehja frazeologjike që shërben si kallëzues i fjalisë kryesore është e njëvlershme me foljen kuptoj që ka kuptimin e së ardhmes, pas veprimit të të kapërcyerit, folësi do të kuptojë se...

Page 7: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

137

Po kështu edhe në shembullin më poshtë nga një autor tjetër:

Po të kthejmë edhe disa faqe, arrijmë te pjesa e dytë e librit. F.Konica, Vepra, f.130

Siç e kemi theksuar gjatë gjithë punimit, gjuha, stili, mënyra e të shkruarit, që dallojnë autorët nga njëri-tjetri, pasqyrohen gjithashtu edhe në ndërtimet e periudhave me fjali të nënrenditur kushtore. Në disa shembuj, mënyra e veçantë e ndërtimit të formave foljore, sidomos tek E. Koliqi dhe M. Camaj dallon ndërtimet e gjuhës letrare, nga pikëpamja e rendit të gjymtyrëve në fjali:

Tash e kuptoj se, po të më ishte dhanë mundësia me u pasqyrue në ujin atje në fund të pusit, asi shtegu unë do të kisha ndoshta gjetë fytyrën time të vërtetë. E. Koliqi, Pasqyrat e Narçizit, f. 15

Foljes së fjalisë së nënrenditur në formën joveprore, në kohën më se të kryer të mënyrës lidhore i përgjigjet ne fjalinë e nënrenditur folja në formën veprore në të kryerën e mënyrës kushtore. Përveç ndërtimit dialektor të pjesores së foljes gjej, vëmë re që në mes të ndërtimit të kësaj kohe ka mundur të futet pjesëza dyshuese ndoshta, që me sa duket synon të përforcojë karakterin dyshues të realizimit të veprimit, por që mund të zhvendoset, qoftë para, qoftë pas kësaj forme foljore, pa ndryshuar kuptimin e fjalisë. Kushti dallohet qartë që nga bashkëlidhja e kohëve të foljeve te të dyja fjalitë që është i pamundshëm për t`u realizuar, madje në fjalinë kryesore, prania e pjesëzës ndoshta thekson faktin që, edhe sikur të realizohej veprimi në fjalinë e nënrenditur, realizimi i pasojës nuk do të ishte i garantuar.

Në shembullin e dytë po nga ky autor, vërejmë përsëri një mënyrë të vetën të ndërtimit të po asaj kohe e mënyre:

Rrêhen fort e fort ata që mêndojnë se zakoni i gjakmarrjes ishte zhdukë, po të ishte kujdesue kleri pak mâ tepër. E. Koliqi, Hija e maleve, f.33

Edhe pse kjo kohë është ndërtuar pa pjesëzat do dhe të, nga mënyra e ndërtimit të periudhës e kuptojmë bëhet fjalë pikërisht për kohën e kryer të mënyrës kushtore, këtë herë në formën joveprore. Bashkëlidhja mban peshën kryesore për të përcaktuar karakterin e pamundshëm të kushtit të shprehur në fjalinë e nënrenditur. E gjejmë me vend të theksojmë se nga zbërthimi i përmbajtjes së periudhës dhe nga mënyra e interpretimit të saj na bie në sy karakteri lejor i gjithë ndërtimit, duke përfshirë në analizë, përveç fjalisë drejtuese (që këtu është një fjali ftilluese e nënrenditur kundrinore) nga e cila varet fjalia e nënrenditur kushtore, edhe fjalinë kryesore që, e thënë me një kompetencë të tillë, siç kuptohet nga leximi, përforcon karakterin lejor.

Page 8: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

138

(p. sh.: autori mund të kujtojë periudha kohore kur, edhe pse kleri është kujdesur më tepër, nuk është arritur të zhduket zakoni i gjakmarrjes.)

Mënyra kushtore, të cilën mund ta gjejmë të përdorur në fjalinë kryesore në një ndërtim kushtor që shpreh një kusht të pamundshëm dhe ka përgjegjëse në fjalinë e nënrenditur një folje në të pakryerën e lidhores; mund të shprehet edhe me formën dialektore të ndërtuar nga folja ndihmëse kam në të pakryerën dhe folja në formën e pashtjelluar paskajore:

E kish për t`u pirë rakia me opingë, po të mos i vinte pengëzë xha Ndini. M. Kuteli, Natë prilli, Vepra II, f.13

Te ndonjë autor jemi ndeshur me përdorimin e formës joletrare të së kryerës së lidhores të foljes jam -të qe-, formë e cila, nga Gramatika e Akademisë192, këshillohet që duhet të mënjanohet.

Po të mos qe kukull e të zgjaste veshin, diçka do të dëgjonte. F. Kongoli, Karuseli, f. 207

Tek i njëjti autor jemi ndeshur me një ndërtim që në mënyrën lidhore nuk ekziston (është si një më se e kryer, kohë të cilën, mënyra lidhore nuk e ka):

...po të qe sjellë ndryshe në atë kohë me Minellën, ai do të ndodhej në marrëdhënie të mira me të. F. Kongoli, po aty, f. 28

Në të dy shembujt kemi të bëjmë me një kusht të pamundshëm, sepse supozimi bëhet për një kohë që i përket së shkuarës, që tashmë i ka dhënë rezultatet e veta, në varësi të veprimeve që janë kryer dikur dhe në çastet kur flitet s`mund të bëhet asgjë për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve.

Ndryshe qëndron puna në shembullin më poshtë:

Po të mos ndizte një cigare, nuk do të ishte në gjendje të fliste. F. Kongoli, po aty, f. 262

Ka ende mundësi të ndryshohet rrjedha e ngjarjeve, sepse, duke e pasur të qartë arsyen e vërtetë që do ta çonte drejt asaj pasoje të padëshirueshme, mund të përpiqej

192 Gramatika e gjuhës shqipe I Morfologjia, ASHRSH, IGJL, Tiranë 1995, f. 325, shënimi 2

Page 9: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

139

me sa mundej për të mënjanuar pengesën që s`do ta lejonte të shprehej. Akoma më i kuptueshëm do të ishte rezultati, nëse bashkëlidhja do të ishte e një periudhe akoma më të largët: Po të mos kishte ndezur një cigare, nuk do të kishte qenë në gjendje të fliste. Kështu është i qartë rezultati – personi ka qenë në gjendje të fliste, falë ndezjes së cigares.

Në fjalinë e nënrenditur folja mund të jetë edhe në të pakryerën e lidhores dhe të ketë në fjalinë kryesore respektiven në kohën e kryer të mënyrës kushtore. Folësi shfaqet mosbesues, ndaj mosndodhjes së ngjarjes, duke e bazuar mosbesimin në rezultatin aktual:

Po të kishte zot, do ta kishte marrë plakun Mere. D. Agolli, Njeriu me top, f. 27

E njëjtë është bashkëlidhja edhe në shembullin e mëposhtëm:

Po të kishte kopsa barku im e po të shkopsitej, do të dukej i zi nga hallet. D. Agolli, po aty, f. 22

Ky është një shembull ku duket shumë qartë që kushti është i pamundshëm, sepse deri sot, ekzistenca e një barku të tillë nuk është vërtetuar.

Pikërisht në ndërtime të tilla (me foljen kallëzues në të pakryerën apo në të kryerën e lidhores) gjejmë mohimin e nënkuptuar ku ajo që supozohohet është një fakt irreal, një fakt që nuk është realizuar e është i pamundshëm të realizohet. Për këtë tip mohimi ka folur Xh. Gosturani, i cili shprehet: “Kështu në fjalitë kushtore, qoftë sindete, apo asindete folja në të pakryerën e lidhores shpreh një ndjesi, dëshirë të folësit për qenien e një fakti, për realizimin e një veprimi të parealizuar, mundësia e të cilit as që vihet në dukje; në to shprehet një dëshirë e folësit për diçka të shkuar ose për diçka të ardhshme, por që realisht nuk ekziston në momentin e dhënë.”193

Po të dija gjë, do të ta thosha menjëherë., I. Kadare, Muzgu i perëndive të stepës, f. 300

Njëra thotë se, po t`i kishin qëndruar shqiptarët besnikë fesë së stërgjyshërve, vendi sot do të ishte më i madh. F. Konica, Vepra, f. 501

Kushti i pamundshëm shprehet edhe me bashkëlidhjen: e kryer e mënyrës lidhore në fjalinë e nënrenditur dhe e kryer e mënyrës kushtore në fjalinë kryesore:

Po të mos ishin dorëzuar, do të ishin vrarë më tepër, - u përgjigj Mato Gruda. D. Agolli, Njeriu me top, f. 49

193 Xh. Gosturani, Mohimi inënkuptuar dhe mohimi i rremë, SF 1977/4, f. 137

Page 10: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

140

Pasoja në fjalinë kryesore do të kishte ndodhur, nëse do të ishte plotësuar kushti i vënë në fjalinë e nënrenditur, rezultati tregon që ka ndodhur e kundërta: ata janë dorëzuar dhe nuk ka pasur më të vrarë pas dorëzimit.

Në fjalinë e nënrenditur kushtore folja mund të jetë, rrallë edhe në të ashtuquajturën mënyrë lidhore-habitore:

Po të mos qenkëshin ato bataret e gozhdëve të opingave..., dëgjohej miza një të shtënë dyfeku larg. M. Kuteli, Natë kollozheku, f. 209

Në këtë shembull në fjalinë e nënrenditur folja është në të pakryerën e mënyrës lidhore-habitore, kurse në fjalinë kryesore folja është në të pakryerën e mënyrës dëftore, por nga përmbajtja e fjalisë del qartë që ajo është përdorur me kuptimin e kohës së tashme të mënyrës kushtore. Kushti është i pamundshëm dhe bashkëlidhja e dëshmon qartë këtë, sepse folja që e përfaqëson i përket një çasti të caktuar të së shkuarës për të cilën folësi shpreh habinë, dyshimin e tij dhe sepse kuptohet se është pikërisht zhurma e gozhdëve të opingave që pengon realizimin e veprimit të fjalisë kryesore, të dëgjuarit e mizës që aq larg. Duhet theksuar edhe hiperbola që është përdorur si figurë letrare jo pa synim nga shkrimtari, për ta bërë sa më të besueshme ngjarjen e treguar.

...se, po të paskej mbetur puna në dorë të tij, ai ia bënte çunit të Qipros më të butë kurrizë se barkun. M. Kuteli, Vepra II, Kryengritje për lugat, f. 201

Folja në fjalinë kryesore është në të pakryerën e mënyrës dëftore, në fjalinë e nënrenditur folja është në më se të kryerën e lidhore-habitores dhe kjo kohë foljeje dhe bashkëlidhja mes të dyja foljeve të fjalive në periudhë e bëjnë kushtin e shprehur të pamundshëm.

Të njëjtën gjë do të thonim edhe për shembullin e mëposhtëm, tek i cili, në fjalinë kryesore folja nuk është në të pakryerën e mënyrës dëftore, por në kohën e tashme të mënyrës kushtore:

Nuk ishte i shkurtër, por, po të mos paskej qenë i kërrusur, do të dukej shumë më i gjatë. M. Kuteli, Vepra III, f. 38

Siç shihet është një supozim i ngritur mbi një hamendje, por fakti i dhënë nuk mund të ndryshohet.

Page 11: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

141

Bashkëlidhja kohore e mënyrore mund të jetë edhe e tillë: në fjalinë e nënrenditur folja është në më se të kryerën e mënyrës lidhore, kurse në fjalinë kryesore folja është në të kryerën e mënyrës kushtore:

Në të vërtetë, po ta kishin lajmëruar disa muaj më parë për ardhjen e irlandezëve, ai do t`ia kishte vënë për detyrë Dullës të mësonte pak anglisht. I. Kadare, Dosja H, f. 90

Kjo bashkëlidhje shpreh një kusht realizimi i të cilit është absolutisht i pamundshëm; irlandezët kanë ardhur tashmë, ai nuk kishte qenë i lajmëruar, Dulla as detyrë vetes nuk i kishte vënë për të mësuar pak anglisht, jo më ta kishte mësuar atë.

Po të nisesh pas brumbullit, ndë plehët do të sosesh. Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, 1635-1912, II, f. 304

Po të bierë lisi, nga degat kushdo bën dru. Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, 1635-1912, II, f. 24

Po thyhet buka, s`ngjitet më. Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, 1635-1912, II, f. 24

Njeriu, po s`pat shoqnë, pëlcet. Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, 1635-1912, II, f. 213

Po nuk prishe, nuk ndërton. Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, 1635-1912, II, f. 216

Po shkau këmba, të merr nëma. Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, 1635-1912, II, f. 216

Po të dëgjonte perëndia galat, behar s`vinte kurrë. Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, 1635-1912, II, f. 216

Po të ka kuleta, mos thuaj vajç e s`gjeta. Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, 1635-1912, II, f. 216

Në gjuhën letrare, në mënyrën lidhore, pjesëza mohore mos futet ndërmjet pjesëzës të të lidhores dhe foljes, kurse në ndërtimet dialektore, siç është rasti në shembullin e mëposhtëm, vihet re që pjesëza mos vendoset para gjithë formës së foljes në mënyrën lidhore:

Po mos ta kishte njeriu miden në ket rasë, do bante qejf. Por njeriu do bante qejf edhe në shum rasa të tjera, po mos të kish miden. Migjeni, Vepra, f. 282

Page 12: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

142

Bashkëlidhja e foljeve të fjalive të periudhës është e njëjtë me rastin e përmendur dhe të analizuar edhe më sipër: në fjalinë e nënrenditur folja është në të pakryerën e mënyrës lidhore, kurse në fjalinë kryesore folja është në kohën e tashme të mënyrës kushtore, për rrjedhim kushti është i pamundshëm.

Po të jesh në vënd të huaj, si bie daullja, luaj. Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, 1635-1912, II, f. 216

Po të trazonesh me krundet, derrat të hanë. Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, 1635-1912, II, f. 216

Ç`u keput nji buzë prej malit!

Thonë se xu nji djalë pashahit.

-Po ma thirrni nanën mue.

Po t`me xeke mali mue,

Sa vjet zi kishe me shkue?

-Sa t` piqet mali me mal,

Aq vjet zi kishe me shkue!

Pa ma thirrni motren mue!

-Po t`me xeke mali mue,

Sa vjet zi kishe me shkue?

-Sa t`zbardhet pena e korbit.

As vjet zi kishe me shkue! Kangë popullore gegnishte. Mbledhë e rreshtue prej V. Prenushit, Sarajevë 1911 Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, 1635-1912, II, f. 374

4.1.1.6 Periudhat me fjali të nënrenditur me lidhëzën po që

Shembull të një periudhe kushtore të mundësisë ku fjalia drejtuese dhe e nënrenditura bashkohen ndërmjet tyre me lidhëzën po që, lidhëz e përmendur edhe nga M. Domi194, i cili, në nëndarjen për lidhëzat, pas lidhëzave, në, (për në në veri), nëse, po, sjell edhe lidhëzën po që kemi gjetur në veprën e Naim Frashërit.

Në shembullin e mëposhtëm, autori, nëpërmjet kushtit të vendosur në fjalinë e nënrenditur, premton ndihmën e tij ndaj kujtdo që e dëshiron atë:

194 M. Domi, Sintaksa e gjuhës shqipe, Prishtinë 1971, f. 112

Page 13: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

143

Po që u bëre i urtë, mua më ke afër teje. N. Frashëri, Vepra I, f. 34

Bashkëlidhja e rrafshit të së ardhmes që ndërtohet nga bashkëveprimi i foljes së fjalisë së nënrenditur që këtu është në kohën e kryer të thjeshtë të përdorur me kuptimin e së ardhmes (po të bëhesh i urtë në të ardhmen) dhe folja e fjalisë kryesore që paraqitet në kohën e tashme me kuptimoin e së ardhmes (do të më kesh afër teje), e jep kushtin si të mundshëm me veprime që pasojnë njëri-tjetrin në kohë pasoja vjen pas realizimit të kushtit.

Po q̀ u derdh vai, s`mblidhetë prapë. Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, 1635-1912, II, f. 30

4.1.1.7 Shprehja e raporteve kushtore me periudhën me fjali të nënrenditur me lokucionet lidhëzore po qe/kje se, po qe/kje që

Po qe se: Ky lokucion lidhëzor është ndërtuar nga folja jam në vetën e tretë në kohën e kryer të thjeshtë të mënrës dëftore, e vendosur mes dy lidhëzave: ajo që i paraprin kushtore dhe ajo që e pason ftilluese. Koha e foljes në përbërje të lokucionit, meqenëse i referohet një çasti të përcaktuar mirë të së shkuarës, mbart me vete dyshimin për një ngjarje që duhet të ketë ndodhur para se ndërtimit po qe t`i ngjitet lidhëza ftilluese se.

Fjalitë me po qe se ndërtohen me mënyrën dëftore dhe më rrallë me kushtoren.

Siç do ta shohim edhe në shembujt më poshtë, ndërtimet me lokucionin lidhëzor kushtor po qe se janë më të përhapura në autorët që kanë shkruar në dialektin geg, por rrallë gjenden edhe në gjuhën letrare.

Po qe se nuk do njerinë, s`je njeri. N. Frashëri, Vepra III, f. 54

Në raste të tilla kur bashkëlidhja është e rrafshit të së tashmes në të dyja fjalitë, kushti është i mundshëm, folja është në të tashmen mbarëkohore që ka vlerë të gjithëhershme dhe pohimi nuk është sipërfaqësor, por ka përmbajtje të thellë njerëzore e morale.

Po qe se vjen, edhe hisen time ia dhashë. M. Camaj, Vepra V, f. 32

Page 14: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

144

Duket sikur foljet e të dyja fjalive të kësaj periudhe nuk kanë lidhje kronologjike, sepse e tashmja e shprehur në fjalinë e nënrenditur është vendosur para së kryerës së thjeshtë që përfaqëson një veprim të përfunduar në një çast të caktuar rë së shkuarës.

Por, në fakt, ne mendojmë se ideja e synuar për t`u shprehur nga folësi është që, kurdoherë që të vijë, ai është gati t`ia japë edhe pjesën e vet, por, edhe pse veprimi i fjalisë kryesore është gati i realizuar, përsëri pengesa është te fjalia e nënrenditur; pritet veç ardhja e dikujt dhe s`ka më hezitime, mëdyshje.

Po qe se nuk e lan dot, mos e mbaj shaminë e bardhë. Skrapar, Fjalë të urta, f. 620

Bashkëlidhja është e tashme e mënyrës dëftore në fjalinë e nënrenditur me vlerë mbarëkohore dhe mënyra urdhërore në fjalinë kryesore. I gjithë ndërtimi, i sjellë në formën e një këshille, tregon se realizimi i veprimit në fjalinë kryesore nuk është rrjedhim i realizimit të atij të fjalisë së nënrenditur, por një rrugëzgjidhje që autori i jep rezultatit të pakënaqshëm të arritur nga mosrealizimi si duhet i veprimit të kryer në fjalinë e nënrenditur.

Po qe se do të ikë lëndinës, do ta qëlloja me çifte e po qe se saçmat nuk do ta zinin, atëherë do të më hynte në punë ... N. Prifti, Erë mali, erë fushe, f. 228

Duket qartë që, edhe pse folja kallëzues e fjalisë së nënrenditur kushtore në shembullin e mëposhtëm është në kohën e ardhme të mënyrës dëftore, ajo, në fakt është përdorur me kuptimin e së tashmes së kushtores, çka përforcohet nga prania e së tashmes së kushtores në fjalinë kryesore. Kjo bashkëlidhje është karakteristike në tipa të tillë periudhash (e tashmja e kushtores në të nënrenditurën ka përballë në fjalinë kryesore gjithashtu një folje në të tashmen e kushtores.

Bashkëlidhja e foljeve kallëzues të fjalive në periudhën me lokucionin lidhëzor po qe se mund të shfaqet edhe ndërmjet dy foljeve kallëzues, në të nënrenditurën, në kohën e kryer të mënyrës dëftore dhe në kryesoren, në të tashmen e dëftores me kuptimin e së ardhmes:

Andaj, po qe se e keni qitë cakìn që për qëllimet tueja të caktueme ta shpallni veten heretikë, ia dilni lehtë. M. Camaj, vepra IV, f. 260

Në veprat e autorëve gegë kjo lidhëz gjendet me variantin po kje se:

Flamri kombtar nuk ka shka bân nder né

Po kje se dashtuni nuk kem̀ p`r Atdhé! A. Gj. Fishta, Mrizi i zanavet, f. 108

Page 15: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

145

Në fjalinë kryesore të kësaj periudhe ndërtimi foljor nuk ka shka bân ka kuptimin: nuk duhet, nuk ka vlerë dhe ka përgjegjëse në fjalinë e nënrenditur kushtore foljen në kohën e tashme të mënyrës dëftore me vlerë mbarëkohore. Bashkëlidhja e rrafshit të së tashmes vjen te lexuesi në formën e një kritike që kjo gjendje të mos vazhdojë më dhe ndryshimi i saj mund të ndodhë, në qoftë se njerëzit do ta duan atdheun e tyre (realizimi i veprimit në fjalinë e nënrenditur), atëherë edhe flamuri do të valëvitet krenar dhe njerëzit njerëzit do të ndihen të lumtur që kanë për simbol të kombit të tyre atë flamur.

Po qe se ndonjeni sish kalonte andej dhe e ndalte me fjalë larg punëve të veta, turfullonte idhnueshëm... M. Camaj, Vepra IV, f. 12

Nga bashkëlidhja e rrafshit të së shkuarës konkretisht në të pakryerën e mënyrës dëftore, duket si veprim i pamundshëm, meqenëse është dhe joreal, por veprimet e përshkruara me kaq hollësi dhe me një rend të tillë kaq të përcaktuar duket se janë kryer nga personi për të cilin flitet edhe më përpara, pra duken si të përsëritura, me një fjalë duket sikur fjalia kushtore ka kuptimin e fjalive kohore të ndërtuara me lidhëzën sa herë që, duke dhënë me saktësi reagimin e njëjtë ë ngacmimeve të njëjta.

Do ta admiroja, po qe se do të merrte guximin të më denonconte. F. Kongoli, Karuseli, f. 281

Paksa e vështirë për t`u pranuar si fakt, sidomos nëse do të ishte real dhe i mundshëm. Asnjë prej të dyjave nuk mund të ndodhë, sepse bashkëlidhja është e rrafshit të së shkuarës; në të dyja fjalitë kemi kohën e tashme të mënyrës kushtore. Kjo lloj bashkëlidhjeje së bashku me lidhëzën po qe se, bëjnë që, gramatikisht, të flasim më tepër për nuanca kushtore, sesa për ftilluese kundrinore. Këto të fundit, përgjithësisht, foljen e fjalisë kryesore e kanë në kohën e tashme të mënyrës dëftore dhe tregojnë arsyen për të cilën mund të ndodhte veprimi i shprehur në fjalinë kryesore, kurse në rastin e periudhës kushtore veprimi në fjalinë e nënrenditur ndodh, vetëm me plotësimin e kushtit të vendosur në të, që, sipas gjasave, s`është në rrugë të mbarë për të ngjarë.

Po qe se e zeza e flokëve nuk do të kishte qenë e fortë njëlloj me atë të syve dhe të vetullave, ai mund edhe të pranonte se ishin të lyer. F. Kongoli, Karuseli, f. 15

Periudha me bashkëlidhje të tillë: e kryer e kushtores në fjalinë e nënrenditur dhe e pakryer e lidhores me foljen gjysmëndihmëse mund, ndeshen më rrallë dhe kushti që paraqitet i pamundshëm si pasojë e kësaj bashkëlidhjeje, sikur “zbutet” paksa nga folja mund që shtie në fjali modalitetin e mundësisë, por njëjtësia e ngjyrës së flokëve

Page 16: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

146

me atë të syve dhe të vetullave, nuk lë asnjë mundësi për realizimin e veprimit të fjalisë kryesore të pranimit të faktit joreal të lyerjes së flokëve.

Po qe se do të ikë lëndinës, do ta qëlloja me çifte e po qe se saçmat nuk do ta zinin... atëherë do të hynte në punë... N. Prifti, Erë mali, erë fushe, f. 228

Në këtë shembull në fjalinë e parë të nënrenditur kushtore folja është në kohën e ardhme të mënyrës dëftore dhe nëse nuk e lexojmë deri në fund periudhën, duket sikur ngjarja po ndodh në çastin kur folësi po tregon për të, pra sikur veprimi i ikjes nëpër lëndinë do të ndodhë pas pak dhe folësi po llogarit se si do të veprojë, nëse ndodh një gjë e tillë. E vetmja gjë që do të ndryshonte do të ishte të konsideruarit si real i faktit të supozuar, por edhe në një rast të tillë do të ishte i domosdoshëm ndryshimi i kohës së fjalisë kryesore dhe një veprim i tillë nuk është krejt i pamundur, pavarësisht se periudha që vjen pas i ka kohët dhe mënyrat të ndryshme. Meqenëse supozimi që saçmat nuk do ta zinin, pozicionohet në shtrirje kohore të mëpasme ndaj atij të të qëlluarit, kjo ndërhyrje e mundshme në kohët e foljeve duket e justifikuar. Por nga analiza e mëtejshme e periudhës dhe duke parë paralelizmin strukturor të dy periudhave me fjali të nënrenditur kushtore të bashkërenditura mes tyre, vëmë re që edhe folja në kohën e ardhme është përdorur me kuptimin e së tashmes së kushtores. Në të dyja fjalitë kryesore foljet janë në kohën e tashme të mënyrës kushtore dhe vendosin lidhje me foljen e fjalisë së nënrenditur në po atë kohë dhe mënyrë. Me këtë lloj bashkëlidhjeje kushti i supozuar në periudhën e parë ka mundësi të ndodhë ose jo, jo vetëm për arsye të bashkëlidhjes, por edhe sepse “i ikuri” në fjalë mund të zgjedhë një rrugë tjetër për t`u larguar dhe nuk ndodh asnjë prej ngjarjeve të supozuara, aq më tepër ajo e supozuar në periudhën e dytë që është e lidhur drejtërdrejt me realizimin e veprimit te e para.

4.1.1.8 Periudha me fjali të nënrenditur me lokucionet lidhëzore po të jetë se/që

Po të jetë se, po të jetë që janë dy lokucione lidhëzore me përdorim të kufizuar në periudha me fjali të nënrenditura kushtore. Që në pamje të parë vëmë re që dallimi qëndron në ndërtimin e tyre: lidhëza po në dy lokucionet e fundit vendos lidhje me foljen në kohën e tashme të mënyrës lidhore dhe me lidhëzat ftilluese se ose që. Kuptimi i kohës së tashme të mënyrës lidhore është të tregojë një veprim, kryerjen e të cilit folësi e paraqit si të mundshme ose të dëshirueshme. Vetë lokucioni përmban në vetvete, përveç supozimit, edhe shpresën për të mundshmen që përfshin periudhën kohore që nga çasti që flasim e më tej.

Prej këndej rrjedh se foljet me të cilat vendosin lidhje këto lokucione janë më të kufizuara. Ato i përkasin vetëm mënyrës dëftore.

Page 17: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

147

Kurse në lokucionet po qe se dhe po qe që (më rrallë), folja në përbërje është e njëjta vetëm se i përket një kohe të shkuar të mënyrës dëftore – të kryerës së thjeshtë që vë në dukje vetëm përfundimin e veprimit, pa lidhje me çastin që flasim. Me këto lokucione, siç e pamë nga analiza e shembujve më sipër, folja mund të jetë në mënyrën dëftore dhe rrallë në atë kushtore.

(Sipas turqve, një tipar tjetër karakteristik i shqiptarëve është dashuria për paratë); Ata janë gjithnjë të gatshëm t`u hyjnë aventuarve më të rrezikshme, po të jetë se e shohin që del me fitim. F. Konica, Vepra, f. 416

Në këtë shembull folja e fjalisë së nënrenditur që është në mënyrën dëftore vendos lidhje në fjalinë drejtuese me një folje në mënyrën lidhore.

Po të jetë se e pyet, të ka për të thënë: -Raki nga ai moti kur erdhi lumi që na mbyti.

M. Kuteli, Fshati im e pi rakinë te Vepra II, f. 268

Periudhat me fjali kushtore me po të jetë se e kanë foljen kallëzues zakonisht në kohën e tashme të dëftores, si edhe në këtë shembull, kurse në fjalinë kryesore folja është në kohën e ardhme në mënyrës dëftore e shprehur me një ndërtim dialektor ku trajta e shkurtër e kundrinorit të zhdrejtë e vetës së dytë i është paravendosur paskajores së foljes them (ka për të të thënë = do të të thotë). Kushti i mundshëm bëhet i qartë nëpërmjet kësaj bashkëlidhjeje që shpjeguam.

4.1.1.9 Periudhat me fjali të nënrenditur kushtore me lokucionin lidhëzor me kusht që/me konditë që

Edhe ky lokucion si edhe në rast se, ndërtohet nga emri kusht në trajtën e pashquar në rasën kallëzore, por ai prihet nga parafjala e rasës kallëzore me dhe ndiqet nga lidhëza ftilluese që.

Një e veçantë tjetër përveç asaj që do ta shohim edhe më poshtë në lidhje me kuptimin më të theksuar kushtor për shkak të emrit në përbërje të lokucionit që ka një përmbajtje leksikore tërësisht të përcaktuar qartë, që shprehin fjalitë e nënrenditura të prira nga ky lokucion e për rrjedhim edhe periudhat e ndërtuara me to, është edhe fakti që trajta e pashquar e këtij emri mund të shndërrohet lehtësisht në trajtë të shquar, duke e bërë më të qartë që kushti është një dhe i vetëm: përmbajtja e fjalisë drejtuese që i paraprin së nënrenditurës.

Fjalitë me me kusht që ndërtohen me mënyrën lidhore.

Page 18: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

148

Shkaba të çon fluturim atje ku do, me kusht që gjatë gjithë rrugëtimit t`i japësh copa nga trupi yt... I. Kadare, Shkaba, f. 62

Në të dyja fjalitë folja është në mënyrën lidhore, bashkëlidhja është e rrafshit të së tashmes dhe kushti është gramatikisht i mundshëm, i realizueshëm nga bashkëlidhja kohore dhe mënyrore e foljeve kallëzues, por nga ana logjike e njerëzore është një kusht thjesht i pamundur, sepse, të heqësh pjesë nga trupi për të ushqyer shkabën, do të thotë që shumë shpejt s`do të mbetet asgjë prej teje.

Unë mund të ta gjej, me kusht që të mos na hapësh ndonjë ngatërresë. I. Kadare, Ikja e shtërgut, f. 26

Vetë lokucioni që përdoret në këto fjali e ka të përcaktuar qartë kushtëzimin për realizimin e veprimit të fjalisë kryesore që është pasojë e realizimit ose jo të kushtit të vendosur në fjalinë e nënrenditur. Fjalia drejtuese e ka të dobët kuptimin e pasojës. Kushti është i mundshëm dhe kjo bëhet e qartë edhe prej bashkëlidhjes, edhe prej foljes gjysmëndihmëse mund si pjesë e kallëzuesit të përbërë që shpreh mundësinë e kryerjes së veprimit të fjalisë kryesore, duke kërkuar një premtim për moshapje ngatërresash para gjetjes së asaj që kërkohej.

Me të njëjtin funksion, por me një shtrirje më të kufizuar, përdoret edhe lokucioni lidhëzor me konditë që. I ndërtuar njësoj si i mësipërmi me emrin në trajtën e pashquar në rasën kallëzore të prirë nga e njëjta parafjalë e rasës kallëzore dhe të pasuar nga e njëjta lidhëz nënrenditëse ftilluese me kuptim të përgjithshëm, ai bashkon në periudhën me fjali të nënrenditur kushtore fjalinë e nënrenditur me drejtuesen duke shprehur kushtin nëpërmjet sinonimit të tij në të shprehur e rrallë në të shkruar. Edhe në rastin e këtij lokucioni, vënia e emrit në trajtë të shquar pa prekur rasën, nuk shkakton ndryshime në strukturën e fjalisë, por e bën më të përcaktuar kushtin që duhet të plotësohet në fjalinë e nënrenditur për t`u arritur realizimi i pasojës në fjalinë drejtuese:

...Atëherë do t`i japim një apartament dy dhoma e një kuzhinë, me konditë që të shkojë ku të dojë vjehrra. Filmi “Zonja nga qyteti”

Page 19: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

149

4.1.1.10 Periudha me fjali të nënrenditur kushtore me lidhëzën nënrenditëse kushtore sikur

Lidhëza sikur është ndërtuar nga përngjitja e dy lidhëzave të thjeshta njëra mënyrore si dhe tjetra kohore kur. Ajo përdoret për të bashkuar fjali të një periudhe me nënrenditje mënyrore, por edhe fjali të nënrenditura kushtore me fjali drejtuese në një periudhë me fjali të nënrenditur kushtore. Fjalitë e nënrenditura që bashkohen me drejtuesen me lidhëzën sikur, të cilat e tregojnë mënyrën e shtjellimit të veprimit të fjalisë drejtuese me anë të një krahasimi me një veprim të supozuar, në dallim nga fjalitë kushtore që bashkohen me drejtuesen me këtë lidhëz dhe ndërtohen me lidhoren ose me lidhore-habitoren, ndërtohen me mënyrën dëftore dhe lidhore.

Bashkëlidhja mund të jetë e rrafshit të së tashmes; Folje në të tashmen e mënyrës lidhore në fjalinë e nënrenditur dhe folje në kohën e tashme të mënyrës dëftore në fjalinë kryesore.

Sikur të mos e ndalë turpi, mendonte ai, Jera tash më del përpara dhe më tregon. M. Camaj, Vepra IV, f. 190

Me gjithë mundësinë e realizimit që ofron kjo lloj bashkëlidhjeje, në çastin kur folësi e pret me padurim reagimin e personit për të cilin flet, nuk duket të jetë i çastit, siç pret ai. Por mundësia e realizimit të veprimit në fjalinë drejtuese nuk përjashtohet krejtësisht, sepse mund të realizohet edhe më vonë.

Bashkëlidhja mund të jetë e rrafshit të së shkuarës, duke filluar që nga e pakryera e mënyrës lidhore. Në fjalinë e nënrenditur të shembullit që do të shohim më poshtë, folja është në të pakryerën e mënyrës lidhore dhe, në të bashkërenditurën me të, që vjen menjëherë pas saj dhe të dyja janë të paravendosura ndaj kryesores, folja është në të ashtuquajturën “formë joletrare” të së pakryerës së mënyrës lidhore (shënimi 2 te Morfologjia195) Të dyja këto forma foljore kanë përbri në fjalinë kryesore një folje në kohën e tashme të mënyrës kushtore:

Sikur të mos ishin hidhërimet e djemve ushtarë, pra sikur të mos qe ai dëshpërim, Hankonatët do të kishin ca vite të qeta. I. Kadare, Breznitë e Hankonatëve, f. 101

Jo vetëm bashkëlidhja: e pakryer e lidhores - e tashme e kushtores, por edhe përdorimi i pjesëzës mohuese mos te folja, e cila supozon të kundërtën e asaj që është

195 Gramatika e gjuhës shqipe I Morfologjia, Tiranë 1995, f. 325

Page 20: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

150

fakt i shprehur në fjalinë e nënrenditur, e pengojnë realizimin e kushtit, e për rrjedhim edhe të pasojës.

Do ta thoshte me siguri atë frazë, sikur të mos i druhej shprehjes mahnitëse të fytyrës së ndihmësit. I. Kadare, Shkaba, f. 86

Dëshira dhe siguria, që personi për të cilin flet folësi të thotë atë që mendon, të shprehura në fjalinë kryesore, jo vetëm nga e tashmja e kushtores, por edhe nga rrethanori i mënyrës, nuk mjaftojnë për të bërë të mundur realizimin e veprimit të kësaj fjalie, sepse në fjalinë e nënrenditur ka një pengesë të cilën folësi e njeh mirë dhe s`dëshiron të përballet me të.

Ai do të kishte kthye në vend andej kah kishte ardhë, sikur të mos ish dukë në një ballkon guri grueja e veshun në zi... M. Camaj, Vepra IV, f. 237

Veprimi i pamundshëm shprehet në periudhën e mëposhtme me bashkëlidhjen; e kryer e mënyrës kushtore në fjalinë kryesore, më se e kryer e mënyrës lidhore në të nënrenditurën. Veprimin e mundshëm -mendojmë ne- që do të kryhej menjëherë, të shprehur me anë të rrethanorit të kohës të shprehur me emrin me parafjalë -në vend-, që, në fakt, ka kuptimin menjëherë, në çast, e pengoi dalja në ballkon e një gruaje me të zeza.

Sikur ky ta kish ndeshë ndonjenin sish, rastësisht në rrugë, ndoshta do të ishin përshëndetë si të huej tue i dhanë njeni-tjetrit dorën. M. Camaj, Vepra IV, f. 28

Pasiguria, rastësia dhe supozimi dominojnë gjithë periudhën e mësipërme duke filluar që nga lidhëza, për të vazhduar me rrethanorin e mënyrës rastësisht që shton mundësinë e një ndodhie të papritur, për ta mbyllur me përdorimin në fillim të fjalisë kryesore të pjesëzës dyshuese ndoshta që i jep të kuptojë lexuesit pasigurinë e të ndodhurit të veprimit të fjalisë kryesore që tregon që nuk është pasojë e drejtpërdrejtë e plotësimit të kushtit në fjalinë e nënrenditur, por një reagim i mundshëm ndaj një ngjarjeje të rastësishme.

Sikur ta dinte njeriu ç`i tiret, s`do ish kaq zembrëngushçë. Devoll, Fjalë të urta, f. 313

Sikur të mblidhshin xhithë mizat mjaltë, do të baheshe ni pare oka. Moravë e Epërme-Kosovë, Fjalë të urta, f. 454

Page 21: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

151

Në të dyja fjalët e urta të mësipërme, me anë të bashkëlidhjes së njëjtë që i përket rrafshit të së shkuarës; e pakryer e lidhores në fjalinë e nënrenditur dhe e tashme e kushtores në fjalinë kryesore supozohen ngjarje të pasigurta, të cilave, po t`u njiheshin pasojat, nuk do të ishin të njëjta me këto që paraqiten dhe sigurisht veprimet e kryera në fjalitë e nënrenditura përkatëse do të sillnin pasoja të pritshme.

Sikur të mos ishte fillimi i vjeshtës, çdo njeriu tjetër, përveç gjeneralit të porsaardhur, do t`i dukej ky shi monoton një koinçidencë e trishtuar. I. Kadare, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, f. 7

Ndoshta do të jepeshin edhe pandehma të tjera, të gjitha të llojit që shpjegonin zhdukjet e herëpashershme të tij nga hoteli, sikur një fije e së vërtetës të mos dilte në shesh. I. Kadare, Dosja H, f. 185

...dhe ndjeu dhe ai dëshirë të trazonte mangallin, gjë që do ta bënte, sikur masha të mos ishte në duart e mysafirit. I. Kadare, Lamtumira e së keqes, f. 113

Pavarësisht nga rendi i ndryshëm, në të tria këto periudha supozimi për të kundërtën e faktit real që jepet në fjalinë e nënrenditur, e bën të pamundur realizimin e pasojës së fjalisë kryesore: në periudhën e parë -ishte pikërisht fillimi i vjeshtës dhe shirat monotonë ishin të zakonshëm, pra s`mund të dukeshin koinçidencë e trishtuar, në periudhën tjetër dalja e një pjese të së vërtetës pengoi dhënien e pandehmave të tjera në lidhje me ikjen e përsëritur nga hoteli të personit për të cilit po flitet, kurse në të tretën, të trazuarit e mangallit, që vjen si dëshirë e papritur në fjalinë kryesore, që pasohet nga fjalia përemërore përcaktore nga e cila varet fjalia e nënrenditur kushtore, është i pamundur të realizohet prej njeriut të shtëpisë, sepse mysafiri e kishte në dorë mjetin me të cilin “pritësi” i tij do të mund të realizonte dëshirën e çastit.

Burrat mendonin se, sikur të nxirrnin thesarin prej shpellës, do të blinin kuaj të shalës... R. Qose, Vdekja më vjen prej syve të tillë, f. 6

Bashkëlidhja kohore dhe mënyrore e foljeve kallëzues të fjalive ne përiudhën e mëposhtme është e njëjtë me atë të disa shembujve më sipër, por me sa duket, realizimi i veprimit të fjalisë së nënrenditur të kësaj periudhe do të sillte realizimin e një dëshire të prejkohshme të atyre burrave që, për rastin konkret, vetëm po mendojnë sikur..., por nuk po përpiqen ta bëjnë realitet nxjerrjen e thesarit nga shpella.

Page 22: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

152

Ajo vajëzë e huaj

Që u lind pas nëntë muaj.

Sikur t`ish lindur pas shtatë,

Ndofta s`do t`ish aq e gjatë

Sikur t`ish lindur pas tetë

Mund që s`ish në këtë jetë. F. Konica, Vepra, f. 219

Fjalia e nënrenditur përcaktore ndaj fjalisë kryesore me të cilën fillon shembulli që përmban dy periudha me nënrenditje kushtore, jep faktin mbi të cilin janë ngritur dy supozimet, fjalitë drejtuese të të cilave e theksojnë edhe më tej karakterin dyshues. Në fjalinë e parë drejtuese, ky i fundit shprehet me anë të formës dialektore të pjesëzës dyshuese ndoshta – ndofta që shtie në fjali dyshimin për një të vërtetë tjetër atë të gjatësisë së vërtetë të vajzës, e cila, në rast se supozimi do të ishte i vërtetë, nuk do të ishte e njëjtë me atë që vajza ka në realitet.

Supozimi i dytë për një lindje të parakohshme një muaj para, që do të vërtetonte mendësinë që “tetaniket” nuk rrojnë, s`mund të vërtetohet gjithashtu, sepse fakti që ajo jeton, është i vërtetë dhe bazohet mbi pohimin e parë që ajo ka lindur në kohë.

Sikur të paske pasur në shtëpi ndonjë mace pak a shumë të ngadalshme; e kishe miun brenda në magje... M. Kuteli, Fije nga jeta e Teofil..f. 101

Siç e vëmë re në fjalinë e nënrenditur folja është në mënyrën lidhore-habitore në kohën e kryer, kohë që përdoret edhe më rrallë se e pakryera dhe më se e kryera, kurse në fjalinë kryesore folja eshtë në të pakryerën e mënyrës dëftore. Megjithëse në pamje të parë duket një bashkëlidhje e panjohur në ndërtime të periudhave me fjali të nënrenditur kushtore, gjatë analizës dallohet qartë që secila prej kohëve të foljeve që përmendëm ka kuptimin e një kohe tjetër të së shkuarës. Kuptimi i kohës së foljes së fjalisë së nënrenditur është ai i më se të kryerës së lidhore-habitores, ndërsa kuptimi i foljes së fjalisë kryesore është i së tashmes së mënyrës kushtore dhe, e kompletuar kështu kjo duket një bashkëlidhje e njohur për këtë tip fjlie të nënrenditur që bashkohet me kryesoren me lidhëzën sikur:

Sikur të paskish pasur në shtëpi ndonjë mace pak a shumë të ngadalshme; do ta kishte miun brenda në magje... Si në “origjinalin” e shembullit edhe në atë të transformuarin sipas kuptimeve të foljeve, kushti është i pamundshëm të realizohet, sepse bashkëlidhja është e rrafshit të së shkuarës dhe ngjarja në fjalinë e nënrenditur është e supozuar dhe s`ka asnjë përputhje me realitetin.

Sikur ta gjeje prej grafisë kush e ka ndërgjegjen të pastër e kush jo, ti do të ishe mjeku më i madh në botë. I. Kadare, SPIRITUS, f. 216

Page 23: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

153

Një mospërputhje me faktin real, siç është karakteri i këtyre fjalive, tregon edhe kjo periudhë; bashkëlidhja e kohëve dhe mënyrave të foljeve të fjalive të saj është e njëjtë me atë të një pjese të mirë të shembujve të mësipërm: e pakryer e mënyrës lidhore në të nënrenditurën dhe e tashme e mënyrës kushtore në fjalinë kryesore.

Aludimi që bëhet për zotësinë e një mjeku duke u nisur nga përcaktimi i pastërtisë së ndërgjegjes nëpërmjet një radiografie (bëhet fjalë pikërisht për këtë fjalë, shkurtimin e saj që përdoret shpesh në gjuhën e folur dhe jo për grafinë si tërësi e llojeve të shkronjave të dorës e të shtypit që përdoren në një gjuhë, sinonim i shkrimit); pra ky supozim është i pamundshëm të vërtetohet, jo vetëm prej bashkëlidhjes, por edhe sepse të dhënat e periudhës nuk janë në përputhje me realitetin. Radiografia është një paraqitje e ndërtimit të organeve të brendshme të trupit të njeriut apo të ndonjë sendi tjetër në një film, nëpërmjet rrezeve të posaçme. Këtu duket se është fjala për radiografinë e ndërgjegjes si koncept psikologjik, si formë e pasqyrimit të realitetit, si veçori dhe funksion i trurit. Pra çështja e përmbushjes së detyrës si mjek nuk varet nga zotësia a pazotësia e tij për të dalluar pastërtinë e ndërgjegjes në radiografi, por nga pamundësia e bërjes së kësaj të fundit.

Në këtë tip periudhe me fjali të nënrenditur M. Totoni.196. ka numëruar edhe atë në të ciën fjalitë bashkohen ndërmjet tyre me lidhëzën zero, ose formën zero të lidhëzës sikur.

Gjatë këtij punimi ndërtime të tilla janë trajtuar në tipin e periudhave jolidhëzore, në të cilat mjeti lidhës nuk është i domosdoshëm, sepse modaliteti i mënyrës lidhore të foljes kallëzues të fjalisë në nënrenditur me të cilën fillon ajo është i mjaftueshëm për të dhënë kuptimin kushtor.

4.1.1.11 Periudhat me fjali të nënrenditur kushtore me lokucionin lidhëzor mjaft që

Ky lokucion lidhëzor është ndërtuar me një ndajfolje sasie mjaft dhe lidhëza ftilluese që. Në pamje të parë, por edhe duke u përpjekur ta zëvendësojmë këtë ndajfolje me foljen mjafton që formohet duke e përdorur si rrënjë atë;, duket sikur lokucioni është i ndërtuar nga forma e shkurtuar e foljes në fjalë. Në shumicën e ndërtimeve me shprehjen mjafton që, e cila mund të shërbejë edhe si lokucion lidhëzor kushtor duke e shqiptuar me intonacionin e duhur dhe duke e parë përmbajtjen e periudhës në tërësi, kjo shprehje ngjason më tepër me një vazhdim periudhe ku folja mjafton në kohën e tashme të mënyrës dëftore shërben si fjali drejtuese për fjalinë e nënrenditur ftilluese që fillon me lidhëzën ftilluese që, e cila në këtë rast nuk mund të konsiderohet pjesë e lokucionit, sepse as intonacioni me të cilin lexohet ndërtimi, por sidomos as

196 M. Totoni, Fraza me nënrenditje, SHBLU, Tiranë, 2000, f. 99 dhe 101

Page 24: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

154

përmbajtja e fjalisë së nënrenditur që pason foljen për të cilën po flasim, nuk na e lejon marrjen e shprehjes bashkë. Kështu mund të themi, sidomos në gjuhën e folur:

Do ta kuptosh shumë shpejt mësimin, mjafton që ta dëgjosh me vëmendje shpjegimin e mësuesit.

Kjo situatë do të kalojë shumë shpejt dhe pa u ndjerë fare, mjafton që ti të jesh pak më e duruar me të.

Duhet bërë këtu dallimi ndërmjet ndërtimeve me lokucionin lidhëzor mjaft që dhe mjafton (te) që. Të parat shfaqin raporte kushtore, kurse të dytat jo gjithmonë. Folja që i prin lidhëzës që në fjali të tilla, përfaqëson një fjali drejtuese për fjalinë e nënrenditur kryefjalore që bashkohet me të me lidhëzën ftilluese që, në shumicën e shembujve ku raportet kushtore nuk dalin qartë me anë të kësaj lidhëze shprehen më shumë raporte ftilluese.

Në gjuhën e folur nuk janë të rralla rastet kur me lokucionin mjafton që (ku ndajfolja e sasisë mjaft është zëvendësuar nga një folje në kohën e tashme me përdorim të kufizuar në vetë) mjafton, raportet kushtore të dalin mbi ato ftilluese:

Do të vij patjetër në dasmën tënde, mjafton që të më lajmërosh disa ditë para që të marr leje nga puna dhe të bëj përgatitjet e duhura. (Bised)

Nuk mund të pohojmë pa frikë se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe kur folja në përbërje të lokucionit vendoset në kohën e pakryer mjaftonte dhe mund të përfaqësojë e vetme një fjali drejtuese për fjalinë e nënrenditur ftilluese kryefjalore që fillon me lidhëzën që, që, në pamje të parë duket si pjesë e lokucionit:

I dukej se, mjaftonte që ai helikopter i nëmur të ikte, e gjithçka do të merrte udhën që duhej. I. Kadare, SPIRITUS, f. 184

Periudhat me mjaft që ndërtohen me mënyrën lidhore.

...sepse, e mbështjellë si kopan ajo i ngjan një kukulle të ngurtë ose një pakoje që mund ta vësh në çdo pozicion, mjaft që të mos e vësh me kokë teposhtë. F. Konica, Vepra, f. 439

Fjalia e nënërenditur kushtore bashkohet me një fjali drejtuese të tipit përemërore përcaktore, folja e së cilës është një kallëzues i përbërë i mundësisë dhe vendos lidhje me një folje në kohën e tashme të mënyrës lidhore. Kjo bashkëlidhje e bën veprimin të mundshëm për t`u realizuar, duke respektuar kufizimet e nevojshme që janë të shprehura që në ndërtimin e lidhëzës, e cila e jep qartë mjaftueshmërinë e kushtit

Po ua fali gjakun, mjaft që të mbytni sa mâ parë. At Zef Pllumi, Rrno vetëm për me tregue, f. 98

Page 25: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

155

Le të shkruante në të ç`të donte, mjaft që letra të ishte sa më e gjatë dhe e plotë. I. Kadare, Përbindëshi, f. 15

4.1.2 Shprehja e raporteve kushtore me lidhëza të tjera nënrenditëse

4.1.2.1 Periudha me fjali të nënrenditur kushtore me lidhëzën kohore si

Gjatë vjeljes së materialit praktik vumë re se kishte disa ndërtime periudhash me fjali të nënrenditura kushtore, të cilat si mjet lidhës kishin lidhëzën si sinonimike me lidhëzën po dhe të njëjtën bashkëlidhje kohore e mënyrore me atë të fjalive që bashkohen me këtë lidhëz.

Kështu bashkëlidhja mund të jetë

-e rrafshit të së tashmes: Në të dyja fjalitë foljet janë në kohën e tashme, në të nënrenditurën në të tashmen e lidhores, kurse në kryesoren në atë të dëftores:

Si t`ia hjeksh strajcën kalit, t`i kthen shkelmat. Drenicë-Kosovë, Fjalë të urta, f. 313

Kushti është i mundshëm dhe për rastin konkret që është fjalë e urtë, kjo përbën një përgjithësim të nxjerrë mbi një ndodhi të vërtetë.

Pa njeriu si të mësonet

Më s`i ndahet djallëzisë.

Si të rriten nënë zgjedhë,

Nukë bënenë të lirë. N. Frashëri, Vepra IV, Historia e Skënderbeut, f. 25

Është pikërisht pjesëza më e vendosur para pjesëzës mohuese dhe të dyja të vendosura para foljes, që mënjanon dyshimin për mundësinë e interpretimit të fjalisë së parë të këtyre vargjeve si mënyrore. Bashkëlidhja kohore dhe mënyrore e foljeve të fjalive të periudhave të këtij tipi është e rrafshit të së tashmes; në të nënrenditurën folja është në të tashmen e mënyrës lidhore, kurse në kryesoren në kohën e tashme me kuptim mbarëkohor (këtë e përforcon edhe pjesëza më që është sinonimike me asnjëherë). Kjo bashkëlidhje e bën kushtin të mundshëm për t`u realizuar në të ardhmen dhe përmbajtja e ta dyja periudhave ka një karakter këshilues që të mund të shmanget të ndodhurit e ngjarjes së shprehur në fjalinë kryesore, nëpërmjet pengimit të realizimit të kushtit në fjalinë e nënrenditur. Ajo që është e rëndësishme të kuptohet nuk është thjesht bashkëlidhja e formave kohore e mënyrore të foljeve kallëzues të fjalive në periudhën me fjali të nënrenditur kushtore, por koha dhe mënyra në të cilën është e

Page 26: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

156

përdorur folja kallëzues e fjalisë së nënrenditur. Prej saj varet se si shfaqet kushti në fjalinë e nënrenditur dhe pikërisht prej saj varet edhe se si

Në fjalinë e nënrenditur kemi përsëri foljen në të tashmen e mënyrës lidhore, kurse në kryesoren folja është në kohën e ardhme të mënyrës dëftore:

Si ta shoh, -tha ai në vete, në vjeshtë tue u ulë udhës, ... do ta përshëndes. M. Camaj, Vepra IV, f.189

-e rrafshit të së shkuarës: e pakryer e mënyrës lidhore në të nënrenditurën, e kryer e mënyrës kushtore në formën dialektore në fjalinë kryesore:

Si të isha në vend të të panjoftunit, tue e pa aq të idhët, as unë nuk kisha me ia sjellë fjalën. M. Camaj, Vepra V, f. 117

Kjo lidhëz në fjali të tilla nënrenditëse kushtore shoqërohet edhe nga forma e pashtjelluar paskajore gege që përdoret në vend të mënyrës lidhore këtu konkretisht në vend të së pakryerës së lidhores:

Si mos me pasë frigë se e lëndoj, kisha me e hapë derën e kisha me e shty me gjithë karrocë mbrendë. M. Camaj, Vepra V, f.149

Në fjalinë kryesore kallëzuesi përfaqësohet nga forma dialektore e së kryerës së mënyrës kushtore dhe nga bashkëlidhja e kësaj kohe e mënyre foljeje me ato të fjalisë së nënrenditur del se kushti është jo i mundshëm, pra edhe pasoja është e parealizueshme.

E njëjta situatë gramatikore, me të njëjtën bashkëlidhje kohore e mënyrore nga i njëjti autor, në shembullin e mëposhtëm jepet me forma foljore të gjuhës letrare:

(Pranoj se jam i shqetë.) Si të mos isha i tillë, nuk do të kisha fare andje të arsyetoj.

M. Camaj, Vepra IV, f. 262

Mënyra kushtore në fjalinë kryesore ka përbri në fjalinë e nënrenditur folje në më se të kryerën e mënyrës lidhore, si në formën veprore, ashtu edhe joveprore të foljeve përkatëse:

Page 27: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

157

Nikës, si burrë i hapët malësie që ishte, do t`i ishte dukë ligështi edhe para vetes, si të mos i kishte thanë të vërtetën. M. Camaj, Vepra IV, f. 41

Si t`isha bâ grueja jote, do të më kishe rrahë dy herë në ditë, jam e sigurt. M. Camaj, Vepra I, f. 111

Si të ishte shlirue qafa e malit deri në gjysmën e marsit, s`do ta kisha humbë vjetën shkollor. M. Camaj, Vepra IV, f. 214

Në të tre shembujt e sjellë më sipër kushti i pamundshëm përcaktohet nga bashkëlidhja kohore e mënyrore e foljeve kallëzues të të dyja fjalive; të nënrenditurës, qoftë ajo drejtuese apo kryesore. Ajo mban peshën kryesore, duke qenë se është e rrafshit të së shkuarës dhe tregon për veprime që i përkasin një të shkuare të largët.

4.1.2.2 Periudha me fjali të nënrenditur kushtore me lidhëzën kohore kur

Lidhëza kur është lidhëz nënrenditëse kohore dhe shërben për të lidhur një fjali drejtuese, kryesore ose jo me një fjali të nënrenditur kohore. Por këtë lidhëz nënrenditëse e kemi ndeshur edhe në periudhat me fjali të nënrenditur kushtore, në të cilat folja kallëzues e fjalisë së nënrenditur është në kohën e tashme dhe të ardhme të mënyrës dëftore dhe në kohën e tashme të mënyrës lidhore:

Do të thuash ç`e do shkollën, kur ke dyqanin. (Gabim! Dyqanin sot e ke, nesër s`e ke). Shkollën e fut këtu, dhe i binte me gisht kokës. –Dhe kur e fut këtu e ke përngaherë. D. Agolli, Dështaku, f. 154

S. Mansaku periudhat kushtore ku fjalitë bashkohen me lidhëzën kohore kur i ka trajtuar në artikullin për format e shprehjes së raporteve kushtore: “Ka periudha të ndërtuara me lidhëza kohore në të cilat folësi veprimin e fjalisë së varur nuk e paraqet krejtësisht si fakt real duke n.nvizuar vetëm kohën e vërtetimit të tij, por e ven në dyshim vetë praninë e veprimit; pikërisht periudha të kësaj natyre që përmbajnë dhe një farë supozimi të mundshëm, kuptimi kushtor është më i qartë.”197

Ndërtimet kushtore në të cilat fjalia drejtuese bashkohet me të nënrenditurën me lidhëzën kohore kur janë pranuar edhe nga M. Totoni, me kufizimin që fjalia kryesore duhet të jetë pyetëse: “Si lidhëz kushtore mund të përdoret edhe lidhëza kohore kur, e

197 S. Mansaku, Rreth formave t. shprehjes së raporteve kushtore në shqipen e sotme letrare, SF 1969/3, f. 162

Page 28: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

158

cila e humbet kuptimin kohor dhe fiton kuptimin kushtor, nëse fjalia kryesore është pyetëse.” 198

Folja kallëzues në kohën e tashme të mënyrës dëftore në fjalinë e nënrenditur kushtore më sipër bashkëlidhet me një folje kallëzues në të njëjtën kohë (të tashmen) të së njëjtës mënyrë (dëftore) dhe paralelisht me këtë bashkëlidhje qëndron edhe mundësia e zëvendësimit të lidhëzës nënrenditëse kohore me lidhëzën nënrenditëse kushtore nëse. [nëse ke dyqanin]. Kurse në periudhën tjetër me fjali të nënrenditur kushtore që shoqëron argumentimin për vlerën e shkollës, megjithëse në fjalinë kryesore kemi një mjet leksikor ndajfoljen e kohës përngaherë, që do ta bënte ndërtimin të anonte nga marrëdhëniet kohore, nuanca e kushtit që i shtohet asaj kohore, më tepër se e ndikuar nga roli i kontekstit, duket se mbështetet në vlerën mbarëkohore që i njihet dijes së fituar nëpërmjet shkollës që në këtë periudhë paraqitet nëpërmjet bashkëlidhjes të trajtave kohore e mënyrore të foljeve në të dyja fjalitë në periudhën me nënrenditje kushtore ku fjalitë janë bashkuar me lidhëzën kur.

Përveç bashkëlidhjes kohore në të tashmen e dëftores, në këto ndërtime haset edhe bashkëlidhja e së pakryerës në të dyja fjalitë, në drejtuesen dhe në të nënrenditurën kushtore, siç pohohet edhe në gramatikën e sotme të gjuhës shqipe të Akademisë:

“Ngjyrim kushti shprehet ku fjalia e varur kohore me lidhëzat kur, tek, si sa herë etj. vihet në lidhje me një fjali fjali kryesore që ka një trajtë kohore që shpreh ose kohë me vlerë të përgjithshme ose përsëritje, të dy kallëzuesit janë ose të tashmen, ose në të pakryerën.”199

Ne gjithashtu e kemi konstatuar këtë bashkëlidhje në vjeljen e materialit praktik: “Kur qëllonte që në burg të zbulohej ndonjë grup armiqësor ose përpjekje për arratisje, ridënimi i kapte edhe të vdekurit, po të ishin përzier.” I. Kadare, Spiritus, f. 46

Ndërkohë që bashkëlidhja e trajtave kohore të foljeve kallëzues të fjalive të këtij tipi të periudhave me fjali të nënrenditura kushtore mund të jetë edhe i rrafshit të së shkuarës të mënyrës lidhore si tek shembulli më poshtë:

Perse nipave t`Kastrjotit,

kur t`jen lidhë me besë të Zotit,

s k̀a shka u bân flaka e barotit. A. Gj. Fishta, Lahuta e Malcis, kangë e katermdhetët, Te ura e Rrzhanicës, f. 154

198M. totoni, Fraza me nënrenditje, SHBLU, Tiranë 2000, f. 99 199 Gramatika e gjuhës shqipe II, ASHRSH, IGJL, Tiranë 1997, f. 549

Page 29: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

159

Bashkëveprimi i foljes në kohën e kryer të mënyrës lidhore të fjalisë së nënrenditur t`jen lidhë me ndërtimin foljor s`ka shka u bân që ka kuptimin mbarëkohor: nuk u bën dot gjë asnjëherë; i japin periudhës më tepër kuptim kushtor se sa tregojnë kohën e kryerjes së një veprimi. Kushti i shprehur në fjalinë e nënrenditur është i realizueshëm (në qoftë se janë lidhur me besë të Zotit) dhe po ashtu edhe pasoja (do të jenë të pamposhtur, as flaka e barotit s`ka ç`u bën)

Kur ke mashën, pse djek dorën? Jug, Fjalë të urta, f. 892

Nëpërmjet vënies në dukje të ekzistencës së një mjeti në fjalinë e nënrenditur, që mund të shmangë ndodhjen e veprimit të fjalisë kryesore, periudha vjen si një këshillë. Fjalia kryesore në formën e një pyetjeje retorike e ka foljen në kohën e tashme të mënyrës dëftore dhe po ashtu edhe folja e fjalisë së nënrenditur. Kjo bashkëlidhje e së tashmes e bën kushtin të mundshëm.

Kur s`më ngrohu diell` i drekës, nuk ka se ç`bën diell i pasdrekës. Kaninë, Vlorë. Fjalë të urta, f. 930

Kuptimi më i thellë që synohet të jepet nëpërmjet përgjithësimit është shprehur në këtë fjalë të urtë nëpërmjet lidhëzës kur dhe përdorimit të foljes në të kryerën e thjeshtë në fjalinë e nënrenditur dhe foljes në kohën e tashme me kuptimin e së ardhmes në fjalinë kryesore. Domethënia e saj: nuk mund të shpresosh që gjërat të ndryshojnë atëherë kur momenti konsiderohet i papërshtatshëm, përderisa atëherë kur shpresat ishin më të mëdha, nuk ka ndodhur ndonjë “mrekulli” na sjell në mendje jo vetëm shprehjen “shpresa vdes e fundit”, por edhe shprehjen tjetër “dielli duket që në mëngjes”.

Populli të mbron, por, kur ia ke me hile, s`të fal. D. Agolli, Dështaku, f. 255

E përgjithësuar në emër të popullit, kjo ka vlerë për këdo që kërkon të përfitojë në kurriz të tjetrit. Ashtu si fjalët e urta, edhe kjo periudhë me bashkëlidhje kohore të së tashmes me vlerë mbarëkohore synon të sjellë mesazhin e një veprimi të mundshëm, të realizueshëm, duke mbajtur parasysh që është një ndodhi reale që është bërë shkas për nxjerrjen e kësaj maksime.

Kur ke shëndet, ke gjithçka. Shkodër, Fjalë të urta, f. 824

Page 30: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

160

Ky është një nga rastet më të shpeshta ku, në këta tipa fjalish, bashkëlidhja kohore e periudhave me fjali të nënrenditura kohore neutralizohet dhe foljet janë në kohën e tashme me kuptim mbarëkohor.

S t̀ë shkon kot moti, kur të jesh i zoti. Jug, Fjalë të urta, f. 458

Ky ndërtim është sinonimik me një periudhë me fjali të nënrenditur kushtore që bashkohet me fjalinë drejtuese me lidhëzën po. Kështu që, meqë zëvendësimi i lidhëzës kur nga lidhëza po është plotësisht i mundshëm, edhe bashkëlidhja kohore e mënyrore e foljeve kallëzues të fjalive të periudhës është e njëjtë me atë të tipit të fjalisë së nënrenditur kushtore me lidhëzën po: e tashme e lidhores me kuptim të gjithëhershëm në të dyja fjalitë. Ai që është i zoti e ka këtë cilësi gjithmonë dhe di të përfitojë prej saj.

Kur s`ia çel gojën ecja e Ajshes së Zeqanit, s`besoj se mund t`ia çelë tjetërkush. R. Qosja, Vdekja më vjen prej syve të till ë, f. 221

Nuanca e kushtit e pranishme në këtë periudhë me lidhëzën kohore kur është mjaft e qartë dhe raporti kusht-pasojë gjithashtu, sepse veprimi i fjalisë drejtuese, që nga ana e saj është një fjali e nënrenditur ftilluese, e shpreh sigurinë për pamundësinë e realizimit të pasojës, për kushtin e shprehur në fjalinë e nënrenditur.

Maca macë asht; kur ta ngucsh, të grith. Bajgorë. Kosovë, Fjalë të urta, f. 57

Të njëjtin arsyetim mund të ndjekim për të analizuar dhe kuptuar edhe këtë fjalë të urtë, e cila, e ngritur mbi pohimin e një fakti real hedh supozimin e zëvendësueshëm gjithashtu nga ndërtimi me lidhëzën po, me të njëjtën bashkëlidhje kohore e mënyrore që paraqet një veprim të mundshëm.

Kur s d̀ëgjohet i pari, nuk shkon puna për së mbari. Tiranë, Po aty, f. 733

Ky ndërtim afrohet më tepër me periudhat me nënrenditje kushtore me lokucionin lidhëzor në qoftë se ose në rast se. Bashkëlidhja është e rrafshit të së tashmes dhe e gjithë periudha vë në dukje një çështje që ka të bëjë me organizimin e punëve dhe me parimin e njohur organizativ që një duhet të japë urdhrat dhe të tjerët duhet, nëpërmjet bashkëpunimit, të çojnë punët përpara.

Kur lyhet qerrja, s`kërcasin rrotat. Jug, Po aty, f. 941

Page 31: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

161

Kur të kesh pojaknë mik, hyn në çdo vreshtë. Jug, Po aty, f. 941

Edhe në këta dy shembuj kemi të bëjmë me thënie që janë më aktuale se kurrë. Foljet e përdorura në kuptimin mbarëkohor në të dyja fjalitë synojnë vënien në dukje të asaj që shpesh quhet “plagë” e shoqërisë-korrupsionin në të gjitha format e tij.

Qerozi, kur zë lesh, tërë botën e përqesh. Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, 1635-1912, II, f. 216

Shqiptari, kur jep fjalën, ther djalën. Vlorë, Fjalë të urta, f. 45

Nëpërmjet një bashkëlidhjeje të rrafshit të së tashmes mbarëkohore, kjo fjalë e urtë vë në dukje një tipar të njohur dhe të vlesrësuar të karakterit të shqiptarit, besën, fjalën e dhënë.

Si do ta ndiejë shqiptari i Pejës se është nga një komb me shqiptarin e Filatit, kur të mos jetë një gjuhë e përbashkme në mes tyre. F. Konica, Ç`është liria?, f. 42

Kur nuk ka armiq, nuk ka as lavdi. Balzaku (fjalë të urta online)

Siç njihet tashmë stili i të shkruarit të F. Konicës, synimi i tij për të vënë në dukje, nëpërmjet pyetjeve retorike çështjet e kritikueshme që kërkojnë më shumë vëmendje për t`u zgjidhur, edhe në këtë shembull gjejmë çështjen e shumëdiskutuar për një gjuhë të përbashkët mes shqiptarëve kudo që ndodhen.

Kur vendësit e Shqipërisë në gojën e levantinëve e venë çmimin e tyre më të unjur se një zero, qysh mund të huajt ta venë më lart? F. Konica, Vepra, f. 255

Kur të jesh në dhe të huj, dita të duket ni muj. Podrime, Kosovë, Po aty, f. 36

Çështja e vetëvlerësimit në shembullin e parë dhe jeta në vend të huaj në periudhën e dytë përbëjnë subjektin e dy shembujve, vijnë nëpërmjet bashkëlidhjeve të ndryshme në shembullin e parë; e tashme e mënyrës dëftore në të nënrenditurën dhe kallëzues i përbërë në fjalinë kryesore, kurse në shembullin e dytë kemi të tashmen e lidhores në të dyja fjalitë. Ndërtimi i parë është i barazvlefshëm me një ndërtim me në qoftë se, kurse i dyti me një me lidhëzën po.

Page 32: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

162

Epo kur shpohesh, qoftë edhe me një gjemb, do të të dalë pak gjak. N. Prifti, Erë mali, erë fushe, f. 106

Në fjalinë drejtuese folja mund të jetë edhe në të ardhmen e dëftores dhe ka përgjegjëse në fjalinë e nënrenditur një folje në kohën e tashme të mënyrës dëftore. Një bashkëlidhje e tillë, siç e shohim edhe nga shembulli, sjell një fakt real sipas të cilit, veprimi në fjalinë kryesore, ndodh pas plotësimit të kushtit të fjalisë së nënrenditur.

Ironija asht nji “forma mentis”, asht trajtë, asht stil. Kur nuk asht e shoqnueme me fantazi krijuese, ajo mbetë në planin e fragmentevet e të vijosjevet të shpejta, “essai” a përshtypje të rasës. Gazeta shqiptare, suplementi Milosao, A. Pipa: Faik Konica-aristokrat edhe kur shau.., studimi f.VII, e diel 17 gusht 2008

Këpuja e kallëzuesit emëror në fjalinë e nënrenditur vendos lidhje me foljen në kohën e tashme të mënyrës dëftore në fjalinë drejtuese dhe plotësimi i kushtit të mosshoqërimit të ironisë me fantazinë krijuese, sjell për pasojë realizimin e veprimit të fjalisë drejtuese që tregon se nuk arrihet të shprehet qartë ajo që ka synuar të shprehë shkrimtari që e përdor ironinë si figurë letrare në stilin e vet të të shkruarit.

Kur t`i tregosh urtësinë,

E bën si ëngjëll njerinë. N. Frashëri, Vepra V, f. 21

Koha e tashme e mënyrës lidhore në fjalinë e nënrenditur, nëpërmjet lidhjes që vendos me kohën e tashme të përdorur në kuptimin e së ardhmes të foljes së fjalisë kryesore tregojnë se veprimi i fjalisë kryesore mund të realizohet pas plotësimit të kushtit të fjalisë së nënrenditur.

Kur të bëjmë ligësitë

Kemi djall` e djallëzitë.

Kur të jemi të vërtetë,

Është me ne Zoti vetë. N. Frashëri, Vepra V. F. 305

Në këto katër vargje kemi dy periudha me nënrenditje kushtore të ndërtuara me lidhëzën kur , e cila këtu mund të zëvendësohet me lidhëzën po, që do të vendoste lidhje me foljen në mënyrën lidhore, siç edhe ka ndodhur. Në fjalinë kryesore folja është në kohën e tashme të mënyrës dëftore dhe ka kuptimin që me bërjen e ligësive

Page 33: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

163

tregojmë se nuk jemi të pastër, por të djallëzuar. Në periudhën e dytë, nëpërmjet foljes në kohën e tashme të përdorur me kuptimin e së ardhmes, tregohet kushti që duhet të plotësohet për të qenë me ne vetë Zoti; të jemi të vërtetë.

Kur të zëmë njerëzinë,

Të bëhemi me Perëndinë,

Të duamë mirësinë,

E liga do të mërgohet. Po ai, Vepra II, f. 28

Në këto vargje, veprimi i fjalisë kryesore mund të kryhet vetëm pas plotësimit të tri kushteve të vendosura në tri fjalitë e nënrenditura kushtore (nga të cilat vetëm njëra fillon me lidhëzën kur , kurse te dy të tjerat, të bashkërenditura me të nuk është përsëritur, por mund të shtohet. Kushtet duket se janë të përcaktuara mjaft qartë dhe bashkëlidhja e foljeve të fjalive të periudhës është e njëjtë me atë të foljeve të fjalive në periudhën me lidhëzën po.

Kur dro se të del ma keq, mos e ban. “Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar 1635-1912”, f. 13

Përdorimi i së njëjtës foljë kallëzues në kohën e tashme dhe në të pakryerën në të dyja fjalitë në periudhën me fjali të nënrenditur kushtore që bashkohen me lidhëzën kohore kur, përbëjnë ato që quhen ndërtime tautologjike me këtë lidhëz: Kur të mirret arma të mirret neri. Kosovë, Fajlë të urta, f. 84

Gruaja është e bukur kur është e bukur fizikisht dhe e pasur shpirtërisht. R. Qosja, Vdekja më vjen prej syve të till ë, f. 46

Kur i ke mêtë e shnosha, i ke tana të mirat. Kosovë, Fj. të urta, f. 425

Kur nuk i bën shërbim kalit, bën udhë më këmbë. Jug, po aty, f. 110\

Kur përton në të ri, vuan në pleqëri. Vlorë, po aty, f. 127

Kur punon ditën, në aksham e han pitën. Po aty, po atje

Kur ruen vathë e dele, ha gjathë e nuk vesh zhele. Po aty, po atje

Kur të jesh në dhe të huej, dita të duket nji muej.

Page 34: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

164

4.1.3 Shprehja e raporteve kushtore me fjali të bashkuara me përemra lidhorë

4.1.3.1 Shprehja e raporteve kushtore me fjali të bashkuara me përemrin lidhor kush

“Periudhat me fjali kryefjalore me përemra lidhorë të pacaktuar shprehin marrëdhënie kushtore mjaft të qarta. Kuptimi i papërcaktuar i përemrit lidhor dhe vlera mbarëkohore e trajtave foljore, u jep periudhave me fjali kryefjalore të këtij lloji përmbajtje përgjithësuese. ... Sipas brendisë konkrete të fjalive, këto lidhje mund të jenë dhe kusht-pasojë.”200 Në ndërtime të tilla merr rëndësi bashkëlidhja kohore e rrafshit të së tashmes së dëftores.

Në fjalitë me përemrin lidhor të pacaktuar kush shprehen marrëdhënie kushtore me anë bashkëlidhjes së foljeve në rrafshin e së tashmes ose të së ardhmes: në fjalinë e nënrenditur kemi foljen në kohën e tashme (të dëftores ose të lidhores) ose në të kryerën e thjeshtë, kurse në fjalinë kryesore folja është në të tashmen, në të ardhmen ose në kohën e kryer të dëftores:

Kush pret shpresën, humb jetën. Ndroq-Tiranë, Fjalë të urta, f. 694

Ai që hyn në luftë, edhe do vritet. Jug, po aty, f. 51

Kush guxon, fiton. Veri, po aty, f. 85

Kush mori rrugë, edhe do të lodhet. Gjirokastër, po aty, f. 85

Nuk e thotë kot se kush zgjohet herët, ka dy fate, ndërsa kush zgjohet vonë, nuk e ka asnjë të sigurt. R. Qose, Vdekja më vjen prej syve të tillë, f. 42

...se kush rend, do të lodhet dhe kush lodhet, do të pendohet e do të bjerë. F. Konica, Vepra, f. 258

Fort të larta kush kërkon,

më së fundi e pëson. N. Frashëri, Vepra II, f. 89

Kush të muntnjë shqipëtarët

E Skënderbenë ta zërë

Nga të gjithë ju të parët

Punë të madhe ka bërë. N. Frashëri, Vepra IV, f. 260

200 S. Mansaku, vep. cit, f. 162

Page 35: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

165

Këto lloje fjalish që, në të vëtretë, janë fjali të nënrenditura kryefjalore, kuptimin kushtor e realizojnë nëpërmjet përgjithësismit që del jo vetëm nga kuptimi i përgjithshëm dhe i papërcaktuar i përemrit lidhor kush, por edhe nga kuptimi i foljeve të fjalive drejtuese dhe të nënrenditur të cilat janë, përgjithësisht në kohën e tashme mbarëkohore.

Kush ve kadalë, ve shëndoshë. Kush ve ndë mulli, doemosdo përmielletë. “Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar 1635-1912”, f. 13

Kush fut duart në mjaltë, në mos hëngërt, do lëpijë. Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, 1635-1912, II, f. 201

Kush ka mbjellë, do të korrnjë. Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, 1635-1912, II, f. 203

Kush kërkon copën e madhe, humbet të vogëlën. Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, 1635-1912, II, f. 203

Kush qesh me shoknë, i vjen në kokë. Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, 1635-1912, II, f. 203

Në fjalitë drejtuese të pasvendosura të këtyre ndërtimeve përmbahet pasoja herë e drejtpërdrejtë, herë e tërthortë e ardhur si rezultat i plotësimit të kushtit të vendosur në fjalinë me lidhorin e pacaktuar kush. Në periudha të tilla, ashtu siç është trajtuar më parë edhe nga autorë të tjerë201 bie në sy shprehja e marrëdhënieve kusht-pasojë ose shkak-pasojë të cilat favorizohen edhe nga brendia e periudhave, edhe nga e tashmja mbarëkohore, kohë në të cilën i gjejmë të përdorura më shpesh foljet e fjalive kryefjalore që shprehin raporte kushtore. Këto përgjithësime teorike vërtetohen, kur foljet vendosen në të kryerën e thjeshtë dhe veprimet që u janë “ngarkuar” nga folësi foljeve të fjalive të periudhës paraqiten si fakte konkrete që kanë ndodhur në një çast të caktuar të së shkuarës dhe jo si ngjarje që supozohen të ndodhin.

4.1.4 Shprehja e raporteve kushtore me fjali të bashkuara me lidhëza bashkërenditëse

Edhe unë do të digjesha, edhe hallë Esmaja do të digjej, por nuk u ndodhëm në shtëpi.

D. Agolli, Njeriu me top, f. 44

201 S. Prifti, Sintaksa e gjuhës shqipe, pj. II, dispenca II, 1962, f. 258-259; S. Floqi, Periudha me fjali të varur kryefjalore në shqipen e sotme, SF 1965/4, f. 19-23; S. Mansaku, Rreth formave të shprehjes së raporteve kushtore në shqipen e sotme letrare, SF 1969/3, f. 162

Page 36: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

166

Dy fjalitë e bashkërenditura këpujore të bashkuara ndërmjet tyre me lidhëzat këpujore të përsëritura edhe ... edhe përfaqësojnë fjalitë drejtuese për fjalinë e nënrenditur kushtore të përfaqësuar në këtë ndërtim bashkërenditës me nuanca kushtore nga fjalia e bashkërenditur kundërshtore e mirëfilltë që bashkohet me dy të bashkërenditurat e tjera me lidhëzën bashkërenditëse kundërshtore por.

Është pikërisht koha e tashme e mënyrës kushtore e të dyja fjalive drejtuese një nga arsyet që na bëjnë të flasim për nuanca kushtore, por një rol jo të vogël luan edhe përmbyllja që i bëhet dyshimit të hedhur më sipër, i cili, nga përmbajtja, tregon që kushti i pashprehur nëpërmjet një fjalie munguese (po të ishin ndodhur në shtëpi), fatmirësisht nuk është plotësuar, kështu që edhe pasoja e djegies nuk ka ndodhur.

Një formë e veçantë e shprehjes së raporteve kushtore janë edhe disa periudha me fjali të bashkërenditura me marrëdhënie veçuese të tipit ose...ose202

Në ndërtime të tilla realizimi i njërit prej fakteve veçon, përjashton realizimin e tjetrit:

A se vjen ktû sande goca,

A se ndryshe n`fund t`liqênit

T`a bâj gjumin me bretkosa. A. Gj. Fishta, Lahuta e malcis, kangë e gjashtëmdhetët, f. 184

Alternimi i veprimeve të shprehura në fjalitë e bashkërenditura me marrëdhënie veçuese të bashkuara mes tyre me lidhëzat e përsëritura veçuese ose...ose gërshetohet në këtë shembull edhe me ndajfoljen ndryshe, e cila nuk lë shumë mundësi zgjedhjeje, por vjen në formën e një kërcënimi për mosrealizim të veprimit të lajmëruar në fjalinë e parë të bashkërenditur që përmban një nga alternativat e shtruara prej folësit dhe sigurisht atë më të favorshmen për bashkëbiseduesin, i cili, në rast mospërmbushjeje të kërkesës do jetë i dëmtuari prej alternativës së dytë.

4.1.5 Shprehja e raporteve kushtore në fjali të bashkuara pa lidhëza

4.1.5.1 Shprehja e raporteve kushtore në fjali që fillojnë me foljen kallëzues në mënyrën lidhore

Në këto lloj periudhash fjalitë në periudhë bashkohen pa lidhëza. Fjalia e nënrenditur fillon me folje mënyrën lidhore. Sipas ndarjes në grupe, që i është bërë kategorisë gramatikore të mënyrës në tekstin “Gramatika e gjuhës shqipe I”203, duke u bazuar në kuptimet modale themelore që shprehen me anë të saj, mënyra lidhore, së bashku me habitoren janë mënyra që shprehin modalitetin e mundësisë.

202 Shih për këtë çështje edhe M. Lambertz, vep. cit, f. 93, S. Floqi, Periudha e përbërë e bashkërenditur në gjuhën e sotme shqipe, BUSHT, 2, 1956, f. 40 dhe S. Mansaku, artikull i cituar, f. 160 203 Gramatika e gjuhës shqipe I, ASHRSH, IGJL, Tiranë 1995, f. 272-273

Page 37: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

167

Falë këtij modaliteti, por ndonjëherë edhe atij të dëshirës që mund të shprehë, folja në mënyrën lidhore, sidomos në kohën e tashme të saj, kuptimi themelor i së cilës është “të tregojë një veprim, kryerjen e të cilit folësi e paraqit si të mundshme a të dëshirueshme”204 ajo mund të mos jetë e shoqëruar nga lidhëzat kushtore zakonisht po, ose sikur, por mund ta realizojë e vetme kuptimin kushtor. E pakryera e lidhores në fjalitë kushtore kushtëzohet nga koha e foljes kallëzues të fjalisë drejtuese, gjë që e bën atë të përdoret me kuptimin e kohës së tashme për të shprehur një kusht të së ardhmes, që sipas folësit, ka pak mundësi ose nuk ka fare mundësi për t`u realizuar. (kusht i mundshëm ose i pamundshëm). Shembujt si në gjuhën e shkruar, ashtu edhe në atë të folur janë të konsiderueshëm.

Përdorimi i lidhëzës nuk është i detyrueshëm, ai është fakultativ dhe mund të shtohet, nëse dëshirojmë, pa prishur as rendin e fjalive, as kuptimin e tyre në periudhë. Këto tipare të veçanta, si edhe ndonjë lidhëz më tepër si lidhëza në që shkon me mënyrën dëshirore, (veç në qoftë se dhe po që mund të përdoren te të ty tipat e periudhave në fjalë), që mund të vendoset ndërmjet fjalisë drejtuese dhe asaj të nënrenditur te periudhat me nënrenditje palidhëzore (asindetike) i dallojnë tipin e periudhave jolidhëzore nga periudhat asindete.

Ashtu si në të gjitha rastet e analizuara për periudhat me fjali të nënrenditura kushtore lidhëzore me lidhëzat e sipërpërmendura, bashkëlidhja është e rrafsheve të ndryshme. Është pikërisht ajo që luan një rol tepër të rëndësishëm në përcaktimin e llojit të kushtit që mund të jetë i mundshëm ose i pamundshëm për t`u realizuar. Në shembullin e mëposhtëm bashkëlidhja kohore është e rrafshit të së tashmes: e mënyrës lidhore në të nënrenditurën dhe e dëftores në kryesoren.

Ç`të të pëlqenj, moj qepë?

Të të kafshonj, më hidhëron;

Të të marr në dorë, më bje erë. Labëri, Fjalë të urta, f. 292

Foljet në të dyja fjalitë shprehin fakte reale dhe janë të renditura njëra pas tjetrës në kohë, duke i dhënë periudhës edhe një nuancë kohore të paskohësisë. Paraqitja në këtë mënyrë e fakteve reale bën të qartë edhe pasojën e pashmangshme të shprehur në fjalinë kryesore që vjen nga realizimi i veprimit të fjalisë së nënrenditur.

Ah, të kesh një sfurk të gjatë

që ta hedhësh në mullarë,

mjaft e ke për tërë dimrin

për të mbajtur gjënë e gjallë. M. Kuteli, Vepra V, f. 98

204 Po aty, f. 321

Page 38: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

168

Në këto vargje rrafshi i bashkëlidhjes kohore është përsëri i së tashmes, po në periudhë ka disa veçori sintaksore për të cilat po e analizojmë veç pa thënë që mund të përdornim të njëjtat arsyetime me ato të mësipërmet. Në fjalinë kryesore ndajfolja e sasisë e vendosur para foljes së kësaj fjalie kanë së bashku kuptimin e foljes të mjafton me vlerën e së ardhmes. Foljet shprehin fakte thuajse reale (në këtë shembull) dhe vërtet reale në përgjithësi, sepse tregojnë veprime që kryhen nga bujqit (që e kanë sfurkun, ndryshe nga folësi që e dëshiron, por s`e ka). Kuptimi përgjithësues me të cilin paraqitet dëshira e shprehur nga folësi ka nëntekstin të kisha një sfurk të gjatë, që ta hidhja në mullarë (fjali qëllimore e pashmangshme si në analizë, ashtu edhe në të shprehur) që tregon se përse i duhet sfurku i gjatë dhe jo i një lloji tjetër, do të më mjaftonte (mullari i bërë) për tërë dimrin për të mbajtur gjënë e gjallë.

Të isha turk edhe unë,

Ta kisha zëmërën kllirë,

Sot u bënja tjatrë punë.

Nuk u flisja me të mirë. N. Frashëri,Vepra IV, f. 99

Bashkëlidhja e rrafshit të së shkuarës: e pakryer e lidhores në të nënrenditurën dhe e pakryer me vlerën e së tashmes së kushtores në fjalinë kryesore, e paraqet veprimin të pamundshëm për t`u realizuar edhe për faktin që flitet për gjëra joreale, cilësi që nuk zotërohen nga folësi dhe pra nuk mundësojnë realizimin e pasojës në fjalinë kryesore.

Të dihej e mir` e kaut, nuk e thernin t`i hanë mishtë. Jug, Fjalë të urta, f 314

Veprimi i përfaqësuar nga folja në të pakryerën e mënyrës dëftore me vlerën e së tashmes së kushtores tregon që ka ndodhur edhe më parë dhe ndodh vazhdimisht dhe kjo ndodh jo sepse njeriu nuk i është mirënjohës kaut për të mirat që bën, por, sepse kështu është krijuar bota që disa kafshë përdoren si ushqim për njerëzit. Si fjalë e urtë ka vlerë përgjithësuese dhe të gjithëkohshme dhe bashkëlidhja e së shkuarës, nuk krijon kushte për realizimin e kushtit dhe as të pasojës. Kjo bashkëlidhje është karakteristike sidomos për gjuhën popullore, por haset edhe në gjuhën letrare.205

Të bënin tërë mizat mjaltë, do t`i kishim qypat plot. Korçë, po aty, f. 463

Edhe në këtë shembull kemi bashkëlidhje të së shkuarës dhe kusht të parealizueshëm, gjë që përforcohet edhe nga dijet tona që hedhin poshtë të dhënat e fjalisë së nënrenditur. Natyra ka krijuar vetëm bletët për të bërë mjaltë dhe ato, sado të

205 Gramatika e gjuhës shqipe I, ASHRSH, IGJL, f. 310

Page 39: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

169

përhapura të jenë, nuk mund të sjellin pasojën e supozuar në fjalinë kryesore, e cila do të kishte rezultat pozitiv vetëm në rast të realizimit të kushtit të fjalisë së nënrenditur. Ky interpretim është bërë në kuptimin e drejtpërdrejtë të thënies, por, si fjalë e urtë ajo ka një domethënie më të gjerë se kjo që sollëm këtu.

S f̀luturonte zogu, të mos kishte krahë. Jug, po aty, f. 839

Nëpërmjet supozimit të së kundërtës së asaj që është reale (zogu ka krahë), të shprehur në fjalinë e nënrenditur synohet të nxirret në pah kuptimi i gjithë periudhës: zogu ka krahë dhe praë e ka të lehtë të fluturojë. Kohët e foljeve në të dyja fjalitë e periudhës janë në të shkuarën: në kryesoren folja është në të pakryerën (forma mohore), kurse në të nënrenditurën folja është në të pakryerën e lidhores (edhe kjo në formën mohore). Nga bashkëveprimi i foljeve të të dyja fjalive kushti del si i pamundshëm për t`u realizuar e për rrjedhim as pasoja s`mund të realizohet (brenda shembullit). Në realitet ndodh e kundërta, por, nëse heqim pjesëzat mohuese, ndryshon edhe struktura e periudhës, edhe kohët e foljeve të periudhës, edhe përmbajtja e saj dhe periudha e tipit me fjali të nënrenditur kushtore, kthehet në periudhë me fjali të nënrenditur shkakore dhe do të duhej të shtonim një lidhëz: Zogu fluturon ngaqë/sepse ka krahë.

...t`ishte plakë, nuk do të kishte aspak frigë. Migjeni, Vepra, f. 138

Arsyetimi i njëjtë me shembullin më sipër na lejon ta rendisim këtë shembull pas tij.

Të kishe pasë nji djalë si Mema, paç me i hy kalasë përmrena. Kavajë, Fjalë të urta, f. 98

Nga ana gramatikore më se e kryera e mënyrës lidhore, vendos lidhje me një ndërtim të përbërë nga forma e shkurtuar e së tashmes së dëshirores (këtu nuk ka kuptimin e dëshirores) dhe nga paskajorja gege e foljes hyj, ku i gjithë ndërtimi ka kupimin e së kryerës së kushtores. Nga bashkëlidhja paksa e rrallë edhe nëpër fjalë të urta, por edhe në shembujt e hulumtuar, njihemi me një supozim të parealizueshëm në realitet.

Të kishe vrarë njeri, do ta kishe mbase më të lehtë, po ti ke një punë të tillë që të zë gjaku. I. Kadare, Prilli i thyer, f. 127

Jo vetëm që bashkëlidhja s`e mundëson realizimin e kushtit as të pasojës, por edhe mjetet leksikore në fjalinë kryesore dhe fjalia e bashkërenditur kundërshtore e vënë në dyshim të ndodhurit e një ngjarjeje të shpresuar prej bashkëbiseduesit që është treguar i hapur me folësin në lidhje me një dobësi të vetën.

Page 40: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

170

Të ishe qênë djalë, do të jepja pare mjaft e do të kjeshe me shkue kah ta kishte dashtë qejfi. E Koliqi, Hija e maleve, f. 96

Në fjalinë e nënrenditur të kësaj periudhe kemi një ndërtim dialektor të më se të kryerës së lidhores, i cili, pavarësisht nga forma gramatikore që ka, besojmë se ka kuptimin e më se të kryerës së lidhores të gjuhës letrare: të kishe qenë, supozim me të cilin folësi i drejtohet bashkëfolësit duke i premtuar në fjalinë kryesore dhe në të bashkërenditurën të mira që ai s`do t`i ketë, me sa duket, sepse kushti real është i kundërt me atë ekzistuesin; bashkëfolësi është vajzë dhe për rrjedhim nuk mund të jetë përfituese e këtyre të mirave që janë numëruar si pasoja të pamundshme, të parealizueshme për shkak të mosrealizimit të supozimit të shprehur në fjalinë e nënrenditur.

(A më sheh ti mua plaknë?)

Të qënkësha si ti djalë,

Muratit i pinja gjaknë.

(Sot s`gënjehesha me fjalë) N. Frashëri, Vepra IV, f. 82

Fjalia pyetëse me të cilën fillojnë vargjet e mësipërme na jep një fakt real dhe shërben si kontekst për periudhën me fjali të nënrenditur kushtore që vjen pas saj. Supozimi për pasjen e një moshe të njëjtë a të krahasueshme me atë të bashkëbiseduesit, i shprehur me të pakryerën e së ashtuquajturës mënyrë lidhore-habitore, është plotësisht i pamundshëm për t`u realizuar, sepse jemi njohur tashmë me moshën e vërtetë. Për pasojë veprimi në fjalinë kryesore i përfaqësuar nga folja në të pakryerën e mënyrës dëftore që ka vlerën e së tashmes së kushtores, është i parealizueshëm.

Të mos na pasëke shuar

Kordh` e lar` e Skënderbeut

Gjer sot kishimë fituar

Të tërë faqen e dheut! Po ai, po aty, f. 304

Akoma më i pamundshëm paraqitet realizimi i veprimit të fjalisë së nënrenditur në këtë shembull, ku folja në fjalinë e nënrenditur është në më se të kryerën e lidhore-habitores që ka ka përgjegjëse në fjalinë kryesore foljen në më se të kryerën e dëftores që ka kuptimin e së kryerës së mënyrës kushtore. Fakti është joreal dhe nga mosrealizimi i kushtit të fjalisë së nënrenditur vjen edhe pasoja e mosrealizimit të pasojës në fjalinë kryesore.

Page 41: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

171

Të qenë hedhur me parashutë, do t`u kishte fluturuar borsalina. Q. Buxheli, Karrjera e zotit Maksut, f. 275

Një bashkëlidhje të rrafshit të së shkuarës paraqet edhe marrëdhënia foljore që vendoset ndërmjet foljeve të fjalive të kësaj periudhe. E kryera e mënyrës kushtore në fjalinë kryesore kërkon, për shembullin konkret më se të kryerën e mënyrës lidhore (në formën joveprore). Edhe në këtë rast kushti është joreal dhe i pamundshëm për t`u realizuar.

Të ishte mitraloz, mund ta merrte në krahë dhe mund ta shpinte jo në shtëpi, po edhe prapa diellit. D. Agolli, Njeriu me top, f. 7

Prania e foljes gjysmëndihmëse si pjesë e kallëzuesit të përbërë të mundësisë së kryerjes së veprimit në fjalinë kryesore e zbut paksa, pa mundur ta ndryshojë, pamundësinë e realizimit të veprimit të përfaqësuar në fjalinë e nënrenditur nga folja në të pakryerën e mënyrës lidhore. Kështu që me realizimin e kushtit të fjalisë së nënrenditur, mundësia e realizimit të pasojës në fjalinë kryesore është më e madhe se në ndonjë rast, kur nuk do të ishte e pranishme folja mund.

Të mos qe plaka e Kokobobajve që kishte katërmbëdhjetë vjet që s`flinte, kushtrimi s`do të qe dhënë fare. Po ai, po aty, f. 84

Në këtë shembull edhe në fjalinë e nënrenditur, edhe në atë drejtuese format e foljeve janë jo të zakonshme, qoftë nga ndërtimi që s`janë kohë të asnjë mënyre foljeje që njohim, qoftë edhe si bashkëlidhje në tipat e periudhave që po analizojmë. Mënyra lidhore nuk ka një kohë që të ketë në përbërje, përveç pjesëzës të të lidhores, të kryerën e thjeshtë të foljes bazë. Por ne kemi folur edhe më sipër për përdorimin e së kryerës së thjeshtë në vend të së pakryerës së foljes jam. Ky është një rast i tillë. Po kështu edhe mënyra kushtore nuk njeh ndonjë kohë foljeje që të ketë në përbërje të kryerën e thjeshtë, sepse mënyra kushtore njeh dy kohë të tashmen dhe të kryerën. Me sa duket kjo kohë është ndërtuar mbi bazën e asaj forme joletrare ku e kryera e thjeshtë përdoret në vend të së pakryerës së foljes jam. Pra ndërtimi foljor i fjalisë kryesore është i barazvlefshëm me të kryerën e kushtores. Mbas këtyre arsyetimeve, e gjithë bashkëlidhja që i përket rrafshit të së shkuarës, e bën kushtin e fjalisë së nënrenditur të pamundshëm e për rrjedhim edhe pasojën të parealizueshme. Meqë në të dyja fjalitë kemi të pranishëm mohimin, në të vërtetë kemi të bëjmë me një ndodhi të vërtetë që po analizohet për pasojat që do të kishte sjellë, nëse ngjarjet do të kishin rrjedhur siç paraqiten në këtë periudhë.

Page 42: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

172

(Mjerë i mbrami, lum` i pari

Pse kê zû per vrap shqyptari

Kurr n`Mal t`Zi ma s`kthei qyqari.)

Bre, nuk dij se ç`kje tû u bâ,

T`kênke ditë, ofshe! Edhe mâ:

Por rá nata e lufta u dá. A. Gj. Fishta, Lahuta e Malcis, Kângë e katërmdhetët, f. 159

Në fjalinë drejtuese të kësaj periudhe, që, nga ana e vet, është një fjali e nënrenditur kundrinore, folja përfaqësohet nga një ndërtim dialektor (e pakryer e vazhdimësisë që edhe nga emërtimi, edhe nga ndërtimi është i huazuar nga gjuhët e huaja) që ne mendojmë se ka kuptimin ç`do të ndodhte a ç`do të kishte ndodhur. Ky ndërtim foljor vendos lidhje në fjalinë e nënrenditur me foljen në lidhore-habitoren dialektore që ka të njëjtin funksion dhe domethënie si më se e kryera e lidhores. Dyshimi për mënyrën se si do të zhvilloheshin ngjarjet është i përgjithshëm në lidhje me pasojat që do të sillte lufta, nëse do të vazhdonte ende. Kushti është i pamundshëm për t`u realizuar, si për shkak të bashkëlidhjes kohore e mënyrore të foljeve të fjalive të periudhës, ashtu edhe si rezultat i fjalisë së bashkërenditur kundërshtore, e cila, në njëfarë mënyre, e mënjanon dyshimin për pasoja të tjera të mundshme, me njoftimin që lufta u mbyll, sepse u bë natë.

Të mos kishte qenë Xhezairi, nuk kishte marrë vesh asgjë dhe ndoshta do të ishte më mirë për të; se, të mos ishte ai, Afitabja, ndoshta, s`do të ishte në xhami. R. Qose, Vdekja më vjen prej syve të tillë, f. 64

Që në leximin e parë që i bëjmë kësaj periudhe me një skemë të ndërlikuar, vëmë re mbizotërimin e kuptimit kushtor, supozimin e së kundërtës së asaj që ka ndodhur në të vërtetë. Këtu kemi tri periudha me fjali të nënrenditura. Në të parën që është një periudhë me fjali të nënrenditur kushtore jolidhëzore me mënyrën lidhore kemi bashkëlidhjen: më se e kryer e mënyrës lidhore në fjalinë e nënrenditur dhe më se e kryer e dëftores e përdorur me kuptimin e së kryerës së mënyrës kushtore. Kjo bashkëlidhje e së shkuarës e bën kushtin të parealizueshëm, sepse është një supozim në kundërshtim me atë që ka ndodhur në të vërtetë. Periudha me bashkërenditje që vjen pas, përfaqësohet vetëm nga fjalia kryesore, e cila e ka foljen kallëzues në të tashmen e mënyrës kushtore. Fjalia e nënrenditur e kësaj periudhe që po analizojmë mungon, por nuk është e vështirë të kuptohet se nuk është përdorur për të mos e përsëritur. Si e nënrenditur për këtë periudhë mund të shërbejë kryesorja e periudhës së mëparshme:(Po) Të mos kishte marrë vesh asgjë që ndiqet nga dyshimi për mundësinë e rrjedhjes ndryshe (nga ç`ishin zhvilluar) të ngjarjeve, nëpërmjet

Page 43: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

173

përdorimit të pjesëzës dyshuese ndoshta të pranishme në fjalinë kryesore. Fjalia shkakore arsyetuese që shërben si drejtuese për periudhën tjetër me nënrenditje kushtore jolidhëzore që mbyll paragrafin e ka foljen kallëzues në të tashmen e mënyrës kushtore në formën joveprore dhe vendos lidhje me një folje në të pakryerën e lidhores në fjalinë e nënrenditur kushtore. Edhe këtu supozimi është ngritur mbi të kundërtën e faktit real dhe, për rrjedhim, s`ka gjasa të jetë i realizueshëm as kushti, as pasoja, pavarësisht pranisë edhe këtu të pjesëzës dyshuese ndoshta, e cila vetëm hap një dritë shprese për mundësinë e realizimit të pasojës, por vetëm nëse realizohet kushti.

(Arti ishte i vetmi shkamb ku do të mund të ngulej. Aj nuk e mori seriozisht, nuk u pengue mbas tij. E bani “me shaka”, kur iu tek) T`i kishte besue artit, do të kishte qenë Heine i letërsis sonë. Gazeta shqiptare, A. Pipa, Konica, aristokrat edhe kur shau, f. VII, dt. 17. 08. 08

Edhe ky është një shembull ku supozimi ngrihet mbi bazën e së kundërtës së faktit real që pohohet në periudhat e mësipërme të vëna në kllapa që na shërbejnë si kontekst gjatë analizës. Bashkëlidhja: më se e kryer e lidhores (formë dialektore) në fjalinë e nënrenditur dhe e kryer e kushtores në fjalinë kryesore, shpjegojnë arsyen e moszotërimit të emrit të shkrimtarit të shquar me të cilin autori e krahason F. Konicën.

Ta dinja kur vdisja, bënja varr e s`prisnja. Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, 1635-1912, II, f. 222

Ç`ka qitë Marku e ç`ka thanë?

-T`kemë ditë punen si ka qanë,

Tobe m`zotin, n`kieshë tuj i marrë. Kangë popullore gegnishte. Mbledhë e rreshtue prej V. Prenushit, Sarajevë 1911 Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, 1635-1912, II, f. 282

Mehmet Begu thotë nji fjalë:

-T`kishe pasun ene `i djalë,

Ene `i djalë, porsi Mema,

paç me i hi Vezirit mrena

T`ja baj derën sall për femna. Kangë popullore gegnishte. Mbledhë e rreshtue prej V. Prenushit, Sarajevë 1911 Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, 1635-1912, II, f. 294

Page 44: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

174

4.1.5.2 Pranëvënia e fjalive në periudhën me fjali të nënrenditur kushtore (shprehja e raporteve me fjali të bashkuara asindetikisht)

Një mënyrë tjetër për shprehjen e raporteve kushtore është edhe periudha me fjali të bashkuara asindetikisht. Ato dallohen nga periudhat e tjera me fjali të nënrenditura kushtore, përveçse nga mosprania e lidhëzës që i ka dhënë edhe emrin këtij tipi periudhash, edhe nga fakti se fjalia e nënrenditur që përmban kushtin qëndron gjithnjë përpara kryesores që përmban pasojën rrjedhimin.

Për këtë tip periudhash Çabej është shprehur: “Fjalitë kushtore në tipet e vjetra janë shpeshherë asindete, domethënë pa lidhëza. Kur bashkohen disa fjali, shpeshherë sundon tipi asindet, i palidhur me lidhëza. Për shembëll, te fraza e famshme e Cezarit Veni, vidi, vici “Erdha, pashë, fitova” nuk ka atje lidhëz... Ky tip është i shpeshtë në periodën e vjetër të gjuhëve indoeuropiane... Asindet do të thotë greqisht “i palidhur”.206 Pak më tej ai flet për origjinën e fjalive kushtore dhe, ndryshe nga citimi i mësipërm, ku me të njëjtin emërtim duket se shprehet për periudhat asindetike (ato në të cilat fjalitë bashkohen pa lidhëza-asindetikisht), sipas shembujve në këtë rast, duket se e ka fjalën për fjalitë e nënrenditura kushtore: “Fjalitë kushtore paraqiten ndryshe në çdo gjuhë indoeuropiane...P. Kretschmeri ka vënë re që fjalitë kushtore pa një lidhëz kanë qenë në fillim fjali pyetëse, të cilat u zhvilluan pastaj në fjali kushtore. Kjo shihet edhe në disa proverbe të shqipes. Për shembëll, thonë në Jug: ngordhi dhia u prish miqësia ose Ngordhi kau u prish parmenda. Këtu vihet re se ka një ngritje të tonit te pjesa e parë, ngordhi dhia, ngordhi kau, një ngritje e tillë që është baras me ngritjen e fjalisë pyetëse. Këto fjali kushtore e kanë pra burimin e tyre në fjalië pyetëse direkte. Edhe në gjuhë të tjera vrehet kjo, jo vetëm në shqipen.”207

E njëjta frymë diskutimi e përshkon trajtimin e këtij tipi periudhe edhe në Gramatikën e gjuhës shqipe të Akademisë, vetëm se mendimi për llojin e fjalisë së nënrenditur kushtore sipas llojit të kumtimit nuk kufizohet vetëm në atë pyetëse, por paraqitet si e mundshme që ajo mund të jetë edhe dëftore, urdhërore apo pyetëse retorike.

Në këto periudha me fjali të nënrenditur kushtore, mungesa e mjetit lidhës bën që për identifikimin e llojit të lidhjes të marrë përparësi bashkëlidhja e trajtave mënyrore e kohore të foljeve kallëzues të fjalive përbërëse të periudhës me nënrenditje. Kjo bashkëlidhje është e shprehur më tepër me kohën e tashme mbarëkohore në të dyja fjalitë në të cilat supozimi mbizotëron: (Duhet të hapim kanale. S`ka shi, tak lëshon ujin e kanalit në arën e misrit. ... Ma bëj punën, të lavdëroj, të shpërblej.)

Por bashkëlidhja mes kallëzuesve të fjalive në periudhën me fjali të nënrenditur të këtij tipi (asindetik me nuanca kushtore) mund të jetë edhe e rrafshit të së shkuarës me të kryerën e thjeshtë në të dyja fjalitë, nga të cilat ajo në fjalinë e nënrenditur shpreh modalitetin e supozimit, kurse ajo e fjalisë kryesore e jep veprimin si real dhe të sigurt: Fjalët e urta janë thuajse të gjitha me folje në të kryer të thjeshtë dhe janë fjali

206 E. Çabej, Hyrje në Indoeuropianistikë, Leksionet e Prishtinës, Botimet Çabej, Tiranë 2008, f. 226 207 Po ai, f. 229

Page 45: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

175

me vetë të përgjithësuar. Ato shprehin veprime që janë të mundshme të kryhen nga të gjithë, duke përfshirë edhe folësin e bashkëbiseduesin dhe përfaqësohen në fjali nga një folje kallëzues në vetën e dytë, shpesh në mënyrën urdhërore:

Bëhu mjaltë, të vijën grerat, Jug, Fjalë të urta, f. 51

Në fjalët e urta të kryerën e thjeshtë mund ta gjejmë të përdorur me kuptim mbarëkohor me synimin e shprehjes së mendimeve me vlerë të ngahershme. Në këtë rast dallimi kuptimor midis së kryerës së thjeshtë dhe së tashmes me kuptim mbarëkohor zhduket.208

Në pjesën më të madhe të shembujve të nxjerrë nga vepra të ndryshme, sidomos në fjalët e urta, folja kallëzues e fjalisë së nënrenditur është në të kryerën e thjeshtë dhe lidhet me foljen e fjalisë kryesore, që është gjithashtu në të kryerën e thjeshtë. Nuk mungojnë edhe rastet kur në të dyja fjalitë foljet janë në kohën e tashme, ose në fjalinë e nënrenditur folja është në të kryerën e thjeshtë ose në mënyrën urdhërore dhe vendos lidhje me një folje në mënyrën lidhore.

M`u gjende, t`u gjenda. Jug, po aty, f. 272

Bëre keq, gjete keq. Jug, po aty, f. 291

S`u mendove sot, do pendohesh mot. Jug, po aty, f. 509

Dul pri dhamësh, u ba katër kamësh. Veri, po aty, f. 549

Dolli fjala nga dhëmballa, mori njëzeteshtatë mëhalla. Jug, po aty, f. 549

Dolli fjala , mori dhenë. Përmet, Po aty, po atje.

Pate pare, bane çajre. Shkodër, po aty, f. 907

U poq elbi, do draprin. Jug, po aty, f. 759

Lloji i bashkëlidhjes kohore të foljeve të fjalive në shembullin e fundit është i ndryshëm nga ai që kemi parë deri tani, sepse, në pjesën më të madhe të shembujve, siç e pamë edhe më sipër kur kishim të kryerën e thjeshtë në të nënrenditurën, edhe në kryesoren kishim të kryerën e thjeshtë. Në këtë shembull, veprimet e shprehura nga foljet e fjalive duket sikur ndjekin njëri-tjetrin dhe i pari pjekja kushtëzon të dytin. Nuk mund të korret elbi pa qenë pjekur.

Ke zanat, ke derman. Gjirokastër, po aty, f. 843

208 Gramatika e gjuhës shqipe I, ASHRSH, IGJL, f. 311

Page 46: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

176

Shtëpia është si kutia; e mbush me duhan, të helmon; e mbush me sheqer, të ëmbëlson. Skrapar, po aty, f. 768

Këta dy shembuj i kemi grupuar prej bashkëlidhjes së përbashkët që është e rrafshit të së tashmes, por gjithashtu edhe prej lidhëzës së njëjtë (në qoftë se) që mund të marrin, nëse ua shtojmë. Pikërisht koha e tashme historike që ka vlerë për gjithë kohët, është ajo që e bën kushtin të mundshëm dhe i bën fjalët e urta gjithnjë aktuale për kohën kur thuhen, sepse përmbajnë fakte që janë vërtetuar si reale.

Bële shtierrë, ulku të ha. Arbëreshët e Italisë. Po aty, f. 51

Në disa shembuj, në raport me rastet e tjera të ngjashme ku mund të shtonim një lidhëz nënrenditëse kushtore, mundësia e përdorimit të saj është e vogël, sepse koha dhe mënyra e foljeve të fjalive të periudhës nuk e mundësojë një gjë të tillë. Por nuk është e vështirë të kuptohet që kemi të bëjmë me një periudhë me fjali të nënrenditur kushtore ku fjalitë bashkohen ndërmjet tyre me anë të intonacionit. Në fjalinë e nënrenditur të pasvendosur në të dy shembujt folja në mënyrën lidhore ka vlerë të përhershme dhe veta e dytë ka karakter përgjithësues për gjithkënd të cilit i ndodh ngjarja për të cilën flitet në to. Është pikërisht folja e fjalisë kryesore në periudhën e dytë ajo që përbën pengesën e shtimit të një lidhëze, sepse në kryesoren e së parës, edhe pse duhet shtuar pjesëza u e ndërtimit të së kryerës së thjeshtë, lidhëza po mund të shtohet pa vështirësi.

Dhe fjalën, dhe jetën. Elbasan, po aty, f. 107

E hupe besën, e hupe rrnesën. Podrime-Kosovë, po aty, f. 107

Të dyja fjalët e urta trajtojnë temën e besës, fjalës së dhënë dhe kanë të përbashkët bashkëlidhjen kohore e mënyrore të foljeve në të dyja fjalitë e periudhave. E kryera e thjeshtë mbi bazën e së cilës janë ngritur këto përgjithësime, përveç vlerës mbarëkohore që paraqet në përdorimin e saj në fjalë të urta popullore, mban peshën e ngjarjeve të vërteta të ndodhura në çaste të caktuara të së shkuarës, mbi bazën e të cilave janë ngritur dhe qëndrojnë ende të forta. Kushti është i mundshëm dhe pasoja gjithashtu.

(Atë natë nuk u kthye në shtëpi.) Qysh të kthehej vetë, pa lopët? I zoti do të bënte poterë të madhe, barinjtë e tjerë, shokët, do ta qeshnin. M. Kuteli, Tregime të moçme shqiptare, f. 79

Page 47: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

177

Në fjalinë e nënrenditur (siç do të kuptohet edhe më poshtë) të periudhës me fjali të nënrenditur kushtore kushti shtrohet në formën e një pyetjeje retorike, e cila rimerret (me mend) kur, për të kuptuar që kemi të bëjmë vërtet me marrëdhënie kushtore dhe jo të një lloji tjetër, mund të shtojmë lidhëzën nënrenditëse kushtore po. Dy fjalitë e bashkërenditura, kundërshtore që pasojnë pyetjen retorike i kanë foljet kallëzues në kohën e tashme të mënyrës kushtore duke shprehur në këtë mënyrë pasojën që do të vinte, si rezultat i kthimit të tij të mundshëm vetë në shtëpi. Bashkëlidhja kohore dhe mënyrore e foljeve kallëzues të dy fjalive është e rrafshit të së shkuarës dhe, në bashkëveprim me fjalinë që hap shembullin (e cila pohon një fakt nga realiteti); tregojnë që kushti është i pamundshëm.

Ndërtimet ku dy fjali, nga të cilat fjalia e parë është pyetëse, që ndjekin njëra-tjetrën dhe për të cilat folëm më sipër gjatë punimit dhe të sjella prej Xhuvanit në Sintaksën e 1925-s, janë një tip i veçantë, por mjaft i qartë i shprehjes së raporteve kushtore:

A doni të ruani një sekret nga armiku? Mos ia tregoni atë një miku. Këshillat e djallit, në forumi shqiptar.com [e barazvlefshme me periudhën me fjali të në nrenditur kushtore me lidhëzën nëse: Nëse doni ta ruani një sekret nga armiku, mos ia tregoni atë një miku]

A doni një martesë të lumtur? Mbajeni gojën mbyllur dhe portofolin hapur. Po aty

Page 48: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

178

4.1.6 Shprehja e raporteve kushtore me mjete të tjera

4.1.6.1 Shprehja e raporteve kushtore me forma të pashtjelluara

Në ndërtimet me forma të pashtjelluara kuptimi kushtor u referohet kohëve dhe mënyrave të përdorura në fjalinë drejtuese që mund të jetë në të tashmen, në të ardhmen e dëftores dhe në mënyrën kushtore. Këto ndërtime janë të shumta në gjuhën letrare, por edhe në tekste të shkruara në dialekt, kuptimi kushtor i shprehur prej tyre del mjaft qartë. Jo të gjitha format e pashtjelluara që njeh gjuha shqipe përdoren për të shprehur marrëdhëniet kushtore. Si në trajtimet e ndryshme që i janë bërë kësaj çështjeje, ashtu edhe nga vjelja e materialit, del se format e pashtjelluara më të spikatura, më të përdorshme janë forma paskajore në dialektin geg, forma mohore dhe më rrallë forma përcjellore. Në mjaft vepra të autorëve gegë, e gjejmë rrethanorin e kushtit të shprehur formën e pashtjelluar paskajore gege të përdorur herë si lidhore e herë si paskajore.

4.1.6.1.1 Shprehja e raporteve kushtore me formën e pashtjelluar paskajore gege

Në gramatikën e Akademisë ky ndërtim nuk quhet paskajore, por klasifikohet si një nga format e pashtjelluara foljore të ndërtuara mbi bazën e emrit prejfoljor asnjanës që prihet nga pjesëza me origjinë parafjalore për.209 Ndërkohë që ndërtimi i njohur me emërtimin paskajore gege këtu përfshihet në grupin e formave të pashtjelluara të foljes të cilat ndërtohen mbi bazën e pjesores: “... Në grupin e parë përfshihen pjesorja dhe ato që janë ndërtuar mbi bazën e saj: forma e pashtjelluar mohore (pa larë) dhe përcjellorja (duke larë). [...] Në këtë grup hyn edhe forma e tipit me punue, që përdoret si paskajore në të folmet e gegërishtes.”210

Me e pasë pa, edhe e kisht` vrá. A. Gj. Fishta, Lahuta e Malcis, Kângë e dymbëdhetët, Marash Uci, f. 135

Kjo formë e mbipërbërë e paskajores gege quhet e kryer e paskajores (siç është quajtur konvencionalisht edhe e kryera e mohores dhe e përcjellores211) që këtu përdoret me funksionin e lidhores. Në këtë shembull kjo formë foljore ka kuptimin e më se të kryerës së lidhores dhe në bashkëveprim me foljen e fjalisë kryesore të shprehur gjithashtu me më se të kryerën e kushtores që së bashku me pjesëzën edhe që këtu është përdorur me kuptimin e pjesëzës dyshuese ndoshta, formojnë një

209 Gramatika e gjuhës shqipe I, Morfologjia, ASHRSH, IGJL, Tiranë 1995, f. 299 210 Po aty, f. 199 dhe shënimi 1 në fund të faqes. 211 Po aty f. 301, 335-337

Page 49: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

179

bashkëlidhje të së shkuarës që e bën veprimin të pamundshëm për t`u kryer, me gjithë zbutjen dhe një mundësi që i jep realizimit të veprimit pjesëza dyshuese edhe.

Me t̀ i kallzue ty këto sênde, kishin me t`u dukë të çuditshme, e ndoshta qesharake.

Po ai, po aty, f. 119

Në këtë shembull formën e pashtjelluar gege e gjejmë të përdorur edhe në fjalinë e nënrenditur si rrethanor kushti me funksionin e saj të lidhores: Të t`i tregoj ty këto sende(gjëra); edhe në fjalinë kryesore me funksionin e paskajores gege për të ndërtuar mënyrën kushtore të foljes së kësaj fjalie do të të dukeshin të çuditshme. Kushti nuk duket krejt i pamundshëm për t`u realizuar, përderisa folja e fjalisë së nënrenditur është në kohën e tashme të mënyrës lidhore. Nuk mund të thuhej e njëjta gjë, në qoftë se folja e fjalisë së nënrenditur do të ishte në një kohë të së shkuarës dhe së bashku me foljen e fjalisë kryesore, do ta paraqitnin kushtin krejtësisht të pamundshëm. Në këtë kohë që është folja ka ende pak shpresë (folësi duket paksa i sigurt për reagimin e bashkëbiseduesit pas tregimit të “atyre sendeve”) që veprimi i fjalisë së nënrenditur të kryhet, për të sjellë si pasojë veprimin në fjalinë kryesore.

Ndoshta me e pyetë, kishte me folë dhe me më kallzue. E. Koliqi, Hija e maleve, f. 148

Edhe në këtë shembull ndërtimi paskajor geg është përdorur një herë në funksionin e lidhores në fjalinë e nënrenditur dhe një herë në atë të paskajores për të ndërtuar kohën e tashme të mënyrës kushtore në fjalinë kryesore që ka dy kallëzues homogjenë. Kështu siç paraqitet shembulli, i pandarë me presje, duket sikur pjesëza dyshuese ndoshta, e përdorur në fjalinë e nënrenditur tregon se folësi nuk është i sigurt në duhet ta bëjë veprimin e të pyeturit, ndërkohë që shpreh siguri për veprimet e bashkëbiseduesit. Ne mendojmë se, pavarësisht nga mungesa e presjes, dyshimi u atribuohet veprimeve të fjalisë kryesore, sepse mund edhe ta kishte pyetë dhe reagimi për përgjigje nga ana e të pyeturit mund të ishte negativ.

Feja nuk e jep me marrë dy grá. Me iu mbushë mendja atij, kishte me kenë puna mâ e mirë. At Zef Pllumi “Rrno vetëm për me tregue”, f. 365

Po ai i Lumi, me pasë dashtë, ta kishte falë me grue të kunorës, por nuk ka dashtë e duhet me iu shtue vullnetit të tij. Po ai, f. 366

Me ia shkrue në letër, ai lexonte dhe kuptonte, ndërsa me shkrue vetë nuk ishte mâ i zoti. Po ai,f. 313

Page 50: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

180

Me bâ me dijtë a me të pa se sillesh afër shtëpisë sonë, i kallzoj vllaut dhe i prij vetë me të vra pa kurrfarë dhimbjet. Po ai, po aty, f. 134

Ky ndërtim përdoret vetëm në gegërisht dhe ka kuptimin “të kem ta di” sikur ta di e bashkuar me kallëzuesin homogjen të të shoh me lidhëzën bashkërenditëse veçuese a, i përgjigjet në fjalinë drejtuese foljes kallëzoj sinonim i foljes tregoj të përdorur në kohën e tashme me vlerën e së ardhmes. Me plotësimin e kushtit të vendosur në fjalinë e nënrenditur, folësi është gati ta kryejë veprimin e propozuar në formën e kërcënimit në fjalinë e nënrenditur qëllimore të përfaqësuar nga paskajorja me të vra që ndjek fjalinë drejtuese.

Me na nollun nana çue,

Nuk me len me të nigjue. Kangë popullore gegnishte. Mbledhë e rreshtue prej V. Prenushit, Sarajevë 1911 Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, 1635-1912, II, f. 380

Me e dijtë vashë sa mirë te due,

Shet duvakun e m`merr mue,

Me e dijtë djalë sa mirë te due,

Shet ksulen edhe m`merr mue. Kangë popullore gegnishte. Mbledhë e rreshtue prej V. Prenushit, Sarajevë 1911 Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, 1635-1912, II, f. 384

Mori vashë zylyfezezë

Me te ditë se m`rrin ne besë,

Sahatin për ty e shes. Kangë popullore gegnishte. Mbledhë e rreshtue prej V. Prenushit, Sarajevë 1911 Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, 1635-1912, II, f. 395

Detyra më lypë në Shkodër: mos me shkue, mund të më heqin punet. E. Koliqi, Hija e maleve, f. 27

Kushti i shprehur në fjalinë e nënrenditur vetëm me formën e pashtjelluar paskajore të ndërtuar nga pjesorja e foljes shkoj dhe pjesëza me origjinë parafjalore me, duke i dhënë fjalisë kuptim mohor me anë të përdorimit të pjesëzës mohuese mos, tregon pasojën që mund të vijë (të shprehur me anë të foljes gjysmëndihmëse me modalitet të mundësisë), nëse ai realizohet. Si rezultat i realizimit të mosvajtjes në vendin ku e

Page 51: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

181

thërret detyra, pasoja edhe mund të realizohet, pra as folësi vetë nuk shprehet i sigurt për pasojën, por tregon se ekziston mundësia që ta heqin nga puna.

Shtegtoi tri javë...dhe vojti aq keq, sa, mos me iu pasë ngjitë rrashta për lëkurë, do t`i kishte rrëshqitë kurmi i hollë si gargaliq bretkose përjashta. Po ai, Vepra III, f. 56

Folëm më sipër për këtë formë të mbipërbërë të paskajores gege që këtu paraqitet në mohore dhe përfaqëson më se të kryerën e mënyrës lidhore (po të mos i ishte ngjitur...) në formën joveprore (ndërkohë që, në formën që është dhënë, ndërtimi është formuar nga folja ndihmëse kam). Kjo formë, në bashkëveprim me kohën e kryer të mënyrës kushtore të fjalisë kryesore bëjnë të mundur të kuptohet që bëhet fjalë për një ngjarje që nuk ka ndodhur, pra periudha nuk paraqet një fakt real dhe veprimi i fjalisë kryesore nuk u realizua (rrëshqitja e kurmit të hollë...), për shkak të mosrealizimit të veprimit të fjalisë së nënrenditur (mosngjitja e rrashtës për lëkurë). Ajo që ka ndodhur në të vërtetë është e kundërta e asaj që sillet nëpërmjet kësaj periudhe.

Mos me kenë budalltë, të menshmit vdesin uje. Tiranë, Po aty, po atje

Mos me kenë uzdaja, vdes fukaraja. Gjakovë, Po aty, f. 900

4.1.6.1.2 Shprehja e raporteve kushtore me formën e pashtjelluar mohore

Shprehja e raporteve kushtore me formën e pashtjelluar mohore është më e përhapur dhe marrëdhëniet kushtore që shprehen me të janë më të qarta.

Pa m`i kallëzue ti punët, si kam me i shkrue? M. Camaj, Vepra V, f. 37

Periudha është ndërtuar në formën e një pyetjeje retorike me kërkesën për realizim të veprimit të fjalisë së nënrenditur si kusht i domosdoshëm për realizimin e veprimit të fjalisë së nënrenditur. Bashkëlidhja: e tashme e lidhores në formën mohore në fjalinë e nënrenditur dhe e ardhme e dëftores në fjalinë kryesore tregon veprime që në realitet duhet të ndodhin njëri pas tjetrit, në mënyrë që të kemi një pasqyrim të drejtë të ngjarjeve që dëshirohen të shkruhen.

Po gjësendi në shesh s`nxjerr dot, pa dirsur e pa munduar. N. Frashëri, Vepra I, Bagëti e bujqësia, f. 33

Page 52: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

182

Pa pasurë dituri,

s`quhetë njeriu njeri. Po ai, Vepra II, f. 35

E pa rënë Shqipërija

E tërë në dorët tënë

Nukë mbahetë Turqija. Po ai, Vepra IV, f. 259

E para gjë që na bie në sy që në përballjen me shembullin e parë është pasvendosja e fjalisë kushtore të shprehur me formën e pashtjelluar mohore në funksion të rrethanorit të kushtit. Kurse, për sa i përket marrëdhënies që folja e fjalisë drejtuese vendos me formën e pashtjelluar, në rast të zbërthimit të saj dhe të zëvendësimit me një fjali të rregullt të nënrenditur kushtore, duhet të themi se është e njëjtë dhe një prej arsyeve është stili i të shkruarit i cili i përket të njëjtit autor. Në të tre shembujt folja e fjalisë drejtuese është në të tashmen historike, kurse forma e pashtjelluar mohore është e ndërtuar me pjesëzën mohuese pa dhe pjesoren e foljes bazë, me ndonjë ndikim të vogël dialektor në temën e pjesores: Pa dirsur ku në vend të formës analitike që njohim në gjuhën letrare për ndërtimin e kësaj forme të pashtjelluar pa u djersitur, gjejmë formën sintetike me mungesën e pjesëzës u që shërben për të ndërtuar kohën e kryer të thjeshtë dhe pjesoren e foljeve në formën joveprore. Një ndryshim vëmë re gjithashtu edhe në temën e pjesores së foljes djersitem. Në kallëzuesin tjetër homogjen me të, nuk ka ndryshime në temën e pjesores, por, për mungesën e pjesëzës u, mund të thuhet e njëjta gjë.

Kshtû tha Çuni bajraktari,

Edhe m`giûj u ngreh mâ i pari:

Bâni bé me lot per faqe

Per “qitape” e shtatë “melaqe”

M`Orë të bjeshkëve e m`krye të fmis, E per Emen t`Perendis

Se pa dekë e pa hi n`dhé

Me gjith djalë e me gjith ré,

Pa u robitë me lopë e qé,

E pa u djegë me stan e me shpi,

S`i bjen n`dorë kurr Malit t` Zi. Po ai, po aty, f. 145

Pa ngrënë hudhër nuk qelbesh. Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, 1635-1912, II, f. 216

Page 53: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

183

Pa qa një fëmi, nuk i jep nëna gji. Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, 1635-1912, II, f. 216

Dhitë e kuqe nuk i hap,

Per pa e la vathën me gjak. Kangë popullore gegnishte. Mbledhë e rreshtue prej V. Prenushit, Sarajevë 1911 Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, 1635-1912, II, f. 302

Se s`del Marku për te gjallë

Per pa i ba nja tetë të vramë. Kangë popullore gegnishte. Mbledhë e rreshtue prej V. Prenushit, Sarajevë 1911 Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, 1635-1912, II, f. 310

Në hapsanë due me i çue,

Per pa u marrë tri qese grosh,

As kurrnjenin s`e qes shnosh. Kangë popullore gegnishte. Mbledhë e rreshtue prej V. Prenushit, Sarajevë 1911 Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, 1635-1912, II, f. 317

Z. Fazlli Frashëri ... tue shtuem se, nji ministër s`ka të drejtë të bâjë marrëveshtje, per pa pasun dhe mendimin e pëlqimin e shokve. Mbledhja e 38-të me 20 maj 1920

Bisedimet e Këshillit Kombtar “Senat”, Legjislatur` e parë, 1920, f. 59

Në shembujt e fundit ndërtimi me të cilin përfaqësohet zakonisht forma e pashtjelluar mohore prihet nga një pjesëz me origjinë parafjalore, që i jep një nuancë kuptimi të një periudhe kohore më të hershme, por në të njëjtën kohë duket sikur e përforcon kushtin e vendosur në fjalinë e nënrenditur, çka e bën më hipotetik realizimin e veprimit në fjalinë drejtuese.

Pa derdhë njersë, s`kije gja në shpi; pa derdhë gjak, s`kije liri. Kosovë, Fjalë të urta, f. 64

Pa e provue vetin mos u kallxo trim. Kosovë, po aty, f. 619

Në këto dy fjalë të urta me kuptim përgjithësues, të ngritura mbi bazën e një realiteti ekzistues të dikurshëm, por me bazë reale dhe aktuale edhe në ditët e sotme, format e pashtjelluara mohore, meqë shembujt janë në gjuhë dialektore, janë të ndërtuara me

Page 54: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

184

disa ndryshime nga gjuha letrare, por nuk i ndryshojnë kuptimin a vlerën thënies. Ndryshimi mes tyre qëndron në mënyrën e foljes së fjalisë drejtuese: në shembullin e parë, ku kemi dy periudha asindetike që shprehin dy pohime në lidhje me të mirat që sjell puna dhe lufta për liri, foljet janë në kohën e tashme me vlerën e së ardhmes dhe veprimet ndjekin njëri-tjetrin në kohë: Derdh djersë që pastaj të çosh diçka në shtëpi dhe derdh gjak, lufto që të jetosh i lirë. Në shembullin e dytë folja e fjalisë drejtuese është në mënyrën urdhërore dhe periudha na vjen në formën e një këshille, edhe këtu veprimet ndjekin njëri-tjetrin në kohë: në fillim provoje veten, pastaj hiqu si trim.

Pa me qenë i vogël, s`bahesh i madh. Moravë e Epërme, Kosovë, po aty, f. 757

Për nga vlera e gjithëhershme edhe kjo fjalë e urtë është njësoj me të mësipërmet, por dallimi qëndron në ndërtimin e formës së pashtjelluar mohore të cilën nuk e kemi hasur deri tani nëpër shembuj. Vetë ndërtimi me qenë, ashtu siç e pamë edhe në shembujt më sipër shërben në dialektin geg si një formë e pashtjelluar më vete, por duke i paravendosur këtij ndërtimi edhe pjesëzën mohuese pa, vëmë re një ndryshim në strukturën e kësaj forme të pashtjelluar, ne mendojmë se kjo duket si një formë e veçantë për këtë të folme nga vjen fjala e urtë dhe nuk ndryshon asgjë në domethënien e saj. Etapat e rritjes njerëzore (ashtu si edhe ato të qenieve të tjera të gjalla) nuk mund të kapërcehen: të gjithë lindin të vegjël e më pas rriten, pra pa qenë i vogël, s`bëhesh i madh.

Më boni me u betue se nuk do ta hapshem kurr, pa kenë i urdhnuem. A. Z. Pllumi, Rrno vetëm për me tregue, f. 38

4.1.6.1.3 Shprehja e raporteve kushtore me formën e pashtjelluar përcjellore

Kushti, edhe pse rrallë, mund të shprehet edhe me formën e pashtjelluar përcjellore:

Këtë mundësi e ka trajtuar edhe S. Riza në një nga veprat e tij, ku shprehet: “Le të vërejmë më në fund se fenomeni i shprehur me një folje në përsjellore brenda së nënrenditurës së dhënë përbën një rrethanë shoqëruese të fenomenit të shprehur me foljen e nënrenditëses përkatëse:=rrethanë këjo që mund të përcaktohet më tej si e kohës, ... kushtit, përlejimit etj. p.sh. Ti duke punuar më me ngulm (kusht) do të dalësh nga prapambetja.”212

Periudhat me praninë e një rrethanori kushti të shprehur nga një formë e pashtjelluar përcjellore, janë më të rrallat që kemi gjetur gjatë vjeljes së materialit. Në disa raste nuancat kushtore që ato shprehin gërshetohen edhe me nuanca të tjera, duke mos lejuar të kuptuarit e qartë të raporteve kushtore.

212 S. Riza, Vepra të zgjedhura, ASHRSH, QSA, Tiranë 2009, f. 518

Page 55: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

185

Në këtë shembull raportet kushtore janë të qarta, pra realizimi i pasojës së fjalisë kryesore vjen si rezultat i plotësimit të kushtit të fjalisë së fjalisë së nënrenditur ngrënia e përditshme e të njëjtave ushqime. Duket si një përgjithësim mbarëkohor që tregon se një fakt real (dikush të cilit i ka ndodhur vërtet) ka shërbyer si pikënisje për nxjerrjen e kësaj maksime.

Njeriu mërzitet duke ngrënë përditë pilaf e hoshaf. M. Kuteli, Vepra V, Pamflete, f. 405

Të tilla ndërtime ndeshen edhe në fjalitë kushtore që p.rdoren për të shprehur fakte reale të provuara nga eksperimentet e fushave shkencore.

Duke e ulur temperaturën me 1°C, do të ekonomizojmë më shumë energji elektrike.

4. 2 Shprehja e raporteve kushtore në fjali

4.2.1 Shprehja e raporteve kushtore me rrethanorin e kushtit

Rrethanori i kushtit është një mjet tjetër i shprehjes së raporteve kushtore. Meqenëse emërtimet për të janë të ndryshme: herë quhet ndajfoljor, herë rrethanor, herë tjetër plotës rrethane, e shohim me vend sqarimin e pozicionit që ai zë në lidhje me gjymtyrët e tjera homologe me të.

Rrethanori është gjymtyrë e dytë fjalie që tregon rrethanat në të cilat kryhet veprimi. Ka ekzistuar dyshimi nëse rrethanori i kushtit (edhe i lejimit) mund të konsiderohen rrethanorë të mirëfilltë. Ky dyshim jo gjithmonë ka qenë i shprehur, kjo duket edhe kur, pasi jepet përkufizimi për rrethanorin si gjymtyrë e dytë fjalie dhe tregohet nga varet dhe me se shprehet ai, numërohen rrethanorët e: vendit, kohës, shkakut, qëllimit, mënyrës dhe sasisë dhe shprehimisht në sintaksën e Akademisë thuhet: “Atyre mund t`u shtohen edhe rrethanorët e kushtit e të lejimit”213

Për këtë çështje është shprehur edhe M.Totoni për të cilin: “Rrethanori i kushtit është një gjymtyrë fjalie që fiton nuanca kushti në kushte, rrethana të caktuara sintaksore, prandaj ai s`është i mendimit që ai të konsiderohet rrethanor i mirëfilltë,” 214 i cili, në fakt, sipas përkufizimit që risollëm më sipër, duhej të tregonte rrethanat në të cilat kryhet veprimi. Por, ne jemi të mendimit që pamundësia e zëvendësimit të ndërtimit të konsideruar si rrethanor nga ndajfolja përkatëse nuk duhet të përbëjë pengesë për pranimin e ekzistencës së rrethanorit të kushtit, ashtu si nuk është vënë ndonjëherë në dyshim ekzistenca e rrethanorit të qëllimit, edhe pse nuk njihen ndajfolje qëllimi.

213 Gramatika e gjuhës shqipe II, ASHRSH, IGJ, f.270 214 M.Totoni, Cikël leksionesh të sintaksës, shënime, 1995

Page 56: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

186

Në ndërtime të tilla:

Me një përpjekje më të madhe, milingonat do ta çonin gjithë djathin në fole. Foleza e fjalëve, 2, Antologjia e vogël, f. 79

nuanca e kushtit shprehet nga ndërtimi me një përpjekje, i cili duke vendosur lidhje me kallëzuesin tregon për një ngjarje të supozuar të ndodhë, në rast se realizohet veprimi i përshkruar në fjalinë kryesore.

Më i vështirë do të paraqitej problemi i pranimit si rrethanor kushti i ndërtimit të përfshirë në këtë shembull:

Me dy degë, një duke e shaluar si kalë e një tjetër si fshikull në dorë, mund t`u bie livadheve tejembanë. N. Prifti, Erë mali, erë fushe, f. 6

Vështirësinë e paraqet vetë gjymtyra e shprehur me emrin me parafjalë, sepse pyetja i drejtohet kallëzuesit me një përemër me parafjalë: me çfarë mund t`u bie livadheve tejembanë? Dhe përgjigjja jepet me një kundrinor me parafjalë gjë që e dëshmon edhe emri konkret degë me të cilin shprehet kundrinori në raport me emrin abstrakt në shembullin e mësipërm përpjekje që tregon një veprim, për të cilin pyetja drejtohet vërtet me ndajfolje, por ajo është ndajfolje mënyre dhe vetë ndërtimi emër me parafjalë është i barazvlefshëm nga kuptimi me një përcjellore e cila gjithashtu shërben për të shprehur rrethanorin e mënyrës.

Në shembuj si këta kuptimi i kushtit krijohet nga kuptimi gramatikor i foljes që në shembullin e parë përfaqësohet nga një kallëzues i përbërë që tregon mundësinë e kryerjes së një veprimi në një kohë të ardhme (edhe pse folja gjysmëndihmëse modale është në të pakryerën e lidhores) dhe në rastin e dytë folja është në të ardhmen e së shkuarës dhe shpreh një veprim, për realizimin e të cilit duhet të jetë i realizueshëm veprimi në fjalinë e nënrenditur.

Me gjithë diskutimet që për rrethanorin e kushtit:

1) nuk ka ndajfolje përfaqësuese

2) kuptimi i kushtit lind mbi bazën e marrëdhënieve objektore në kushte të veçimit të gjymtyrës pra kushti është nuancë që u shtohet këtyre marrëdhënieve

meqë gjithë ndërtimi mund të transformohet në një fjali të nënrenditur kushtore, ndërtime të tilla janë konceptuar dhe analizuar si rrethanorë kushti.

Derisa është arritur në një përdorim të një termi të përbashkët për rrethanorin, është kaluar nëpër disa terma të tjerë të përzgjedhur nga autorët e ndryshëm. Një prej tyre

Page 57: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

187

është edhe termi caktim adverbial i përdorur nga G. Mikeli215, i cili, ndër kryesimet adverbiale që numëron, nuk e përmend atë të kushtit.

Duke e marrë të mirëqenë, me disa rezerva, për arsyet që u përmendën edhe më sipër, rrethanorin e kushtit, këtu do të përqendrohemi në rolin që ai luan për të përforcuar kuptimin e kushtit kur mjetet e format e tjera nuk arrijnë ta japin të qartë këtë. Në sintaksën e Akademisë gjejmë këtë përkufizim për rrethanorin e kushtit: “Rrethanori i kushtit është një hipotezë ose kusht nga plotësimi i të cilit varet plotësimi i veprimit.”216 Siç kuptojmë nga përkufizimi, përveç faktit që është pranuar dhe është trajtuar në këtë tekst, ky rrethanor nëpërmjet pozicionit që zë në fjali dhe asaj që shpreh, nuk është gjë tjetër veçse një mjet i shprehjes së raporteve kushtore.

Rrethanori i kushtit shprehet me ndajfoljet e mënyrës: ndryshe, përndryshe, apo të kohës: atëherë, pastaj; me emër (rast, pamundësi), të prirë nga parafjalët: në, me, ose pa.

4.2.1.1 Shprehja e raporteve kushtore me rrethanorin e kushtit të shprehur me ndajfolje mënyre ndryshe, përndryshe, ose kohe atëherë, pastaj

Fjalët ndryshe, përndryshe në gramatikën e Akademisë dalin herë si fjalëza e herë si ndajfolje dhe tregojnë mënyrën e kryerjes së veprimit. Nga ana tjetër këto dy fjalë janë përmendur edhe në kreun XVII të Gramatikës së gjuhës shqipe II 217 si fjalë të ndërmjetme që tregojnë lidhjen logjike midis gjymtyrëve të fjalisë dhe midis fjalive. Si fjalë të ndërmjetme ato trajtohen edhe nga M. Çeliku218, i cili i klasifikon ato në grupin e “fjalëve dhe togjeve të ndërmjetme që tregojnë lidhjen logjike midis pjesëve të kumtimit ose midis kumtimit dhe një teksti të mëparshëm”

Po ashtu edhe në Fjalorin e shqipes së sotme219 për fjalën ndryshe (f. 769) kemi kuptimin e parë si ndajfolje mënyre dhe kuptimin e dytë përdorimin si lidhëz, duke dhënë si sinonim, në rastin e kundërt, përndryshe. Për këtë të fundit përndryshe (f. 906) jepet kuptimi si ndajfolje me sinonim në rast të kundërt.

S. Mansaku i quan ato ndajfolje mënyre: “Disa ndajfolje mënyre ndryshe, përndryshe, ... shpesh herë përmbajnë një kusht të supozuar. Këto ndajfolje zëvendësojnë brendinë e një fjalie kushtore të pashprehur, por të nënkuptuar lehtë nga konteksti. Ndajfolja

215 G. Mikeli, vep. cit, f. 127 216 Gramatika e gjuhës shqipe II, ASHRSH, IGJL, Tiranë 1997, f. 280 217 Gramatika e gjuhë shqipe II, kreu XVII, Fjalët e togjet e fjalëve jashtë lidhjeve të zakonshme sintaksore me gjymtyrët e fjalisë, në nënçështjen 4.1. Grupet e fjalëve e të togjeve të ndërmjetme sipas kuptimit të tyre, f. 370 218 M. Çeliku: Fjalët dhe togjet e fjalëve të ndërmjetme” në Gjuha shqipe dhe letërsia në shkollë”, 1975/3, f. 115 219 Fjalori i shqipes së sotme, ASHRPS të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë 1984, f. 769, 906

Page 58: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

188

ndryshe (përndryshe) paraqet një supozim për të kundërtën e asaj që është thënë më parë.”220

Arsyeja e përdorimit të fjalëve të tilla (ndryshe, përndryshe) është, sipas M. Domit, për të mos përsëritur një kumtim të shprehur në një fjali të mëparme dhe ato shfaqin të kundërtën e këtij kumtimi. Kurse atëherë, pastaj përdoren kur kushti i shprehur prej tyre nuk shënon të kundërtën e asaj që është thënë në fjalinë e mëparme.221

Mirë ju bie me më thanë mue se ku e keni fshehë thesarin, përndryshe, vjen koha e ju shtrojmë në hu. M. Camaj, Vepra V, f. 137

Këtu ndajfola përndryshe përmbledh përmbajtjen e fjalisë kryesore që e paraprin fjalinë e nënrenditur ftilluese kundrinore dhe shërben si një fjali e nënrenditur kushtore për fjalinë drejtuese që mbyll thënien: Në qoftë se nuk më thoni se..., vjen koha e ju shtrojmë në hu. Bashkëlidhja e kohëve dhe mënyrave të foljeve në të dyja fjalitë e përballura pas zbërthimit të -përndryshe-, e tashme e dëftores në të nënrenditurën me të ardhmen e dëftores në drejtuesen, e sjell kushtin të mundshëm për t`u realizuar dhe në formën e një kërcënimi për ndëshkim, në rast të veprimit të kundërt.

Pashë tymin në pullaz, -tha, se përndryshe, nuk do të disha a je këtu apo ke dalë dikah. Po ai, po aty, f. 87

Ngjarja e ndodhur në fjalinë kryesore të periudhës të vështruarit e tymit sjell njëherësh informacionin për të qenët e personit në shtëpi dhe për tymin në pullaz; përmbledhjen e përmbajtjes së kundërt me këto dy informacione jo të cituara drejtpërdrejt, por të nxjerra nga fjalia kryesore dhe e nënrenditura kundrinore që përmbyllin periudhën e përbërë nga gjithë fjalitë që numëruam.

Ndajfolja përndryshe shpreh më saktësisht, të kundërtën e përmbajtjes së fjalisë pashë tymin, prej nga nënkuptohet ndezja e zjarrit që krijoi tymin. Foljen kallëzues gjatë zbërthimit të ndajfoljes, fjalia që shndërrohet në kushtore e ka në më se të kryerën e lidhores (në mohore), kurse në fjalinë drejtuese me të cilën vendos raportet kushtore, folja është në të tashmen. Dyshimi për mosrealizimin e kushtit të fjalisë së nënrenditur zhduket me sqarimin që jepet nëpërmjet ndajfoljes përndryshe dhe asaj që vjen pas saj.

220 S. Mansaku, Rreth formave të shprehjes së raporteve kushtore në shqipen e sotme, SF, 1969/3, f. 104 221 M. Domi, Sintaksa e gjuhës shqipe, Prishtinë 1971, f. 115

Page 59: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

189

(Po kjo botë ishte rregulluar në atë mënyrë që brezat njerëzorë vinin e iknin bashkë). Dhe lavdi Zotit që ishte kështu, ndryshe kushedi ç`gjëma do të ndodhnin. I. Kadare, Breznitë e Hankonatëve, f. 106

Ata ishin në shtëpi, përndryshe grilat e tyre do të ishin të mbyllura. Bised

Këto ndajfolje sjellin në periudhë idenë e kushtit negativ nëpërmjet një fjalie kushtore në të cilën shndërrohen duke përdorur përmbajtjen dhe foljen e fjalisë, së cilës i referohen dhe që kundërshtojnë. Ato mund të jenë edhe pjesë e kësaj fjalie të nënrenditur kushtore në funksionin e rrethanorit të mënyrës: Po të mos kishte qenë kështu, ose po të kishte qenë ndryshe, foljet e të cilave ndryshojnë vetëm nga forma (pohore njëra e mohore tjetra) dhe për të shprehur raportet kushtore e kërkojnë foljen e fjalisë drejtuese, me të cilën lidhen, në të pakryerën e dëftores ose në të tashmen e kushtores.

Duhet ruajtur përgjithmonë kanuni i Lekë Dukagjinit (ndjesë pastë!)... Pse ndryshe kombi i racës kombëtare ilire... asht në rrezik me hupë. M. Kuteli, Pamflete, Vepra V, f. 410

Të hiqej krejtësisht gojëcung për t`i vënë në gjumë. Përndryshe do t`i bënin një gjilpërë tjetër. I. Kadare, SPIRITUS, f. 250

Përdorimi i ndajfoljeve ndryshe, përndryshe nuk ka ndonjë kufizim, ato përdoren në vend të njëra-tjetrës dhe shprehin të njëjtin raport kushtor në bashkëveprim edhe me mjetet e tjera të shprehjes së këtyre raporteve. Në shembullin e parë nga këta të dy që kemi grupuar këtu, folja e fjalisë drejtuese, së cilës i referohet ndajfolja ndryshe është e shprehur me një kallëzues të përbërë të domosdoshmërisë së kryerjes së veprimit të ndërtuar me foljen gjysmëndihmëse modale duhet dhe pjesoren e foljes bazë, në vend të ndërtimit të zakonshëm që njohim për këtë formë foljore që formohet me po këtë folje gjysmëndihmëse dhe foljen në mënyrën lidhore. Kjo formë foljore përballet, pas zëvendësimit të “ndryshe”, me foljen në kohën e tashme të mënyrës dëftore të përfaqësuar nga shprehja asht në rrezik e barazvlefshme me foljen rrezikon, që ndiqet menjëherë nga forma e pashtjelluar e paskajores gege e përdorur këtu në funksionin e mënyrës lidhore si fjali e nënrenditur ftilluese kundrinore që fillon me folje në mënyrën lidhore.

Në shembullin e parë, gjithë pjesa e dytë e periudhës që përmban ndajfoljen ndryshe dhe fjalinë drejtuese me të cilën ajo krijon raportet kushtore ka kuptimin e një fjalie të nënrenditur qëllimore: Duhet ruajtur përgjithmonë kanuni i Lekë Dukagjinit, me qëllim që kombi i racës kombëtare ilire të mos jetë në rrezik me hupë. Ky arsyetim mund të ndiqej deri diku edhe për shembullin e dytë, ku personi për të cilin flet autori duhet të heshtë për dy arsye: njërën të shprehur brenda pjesës së parë të thënies ku fjalia e nënrenditur qëllimore është e shprehur me formë të pashtjelluar paskajore

Page 60: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

190

(megjithëse duhet theksuar se këtu qëllimi s`është dhe aq i qartë, sepse heshtja e personazhit në fjalë jo domosdoshmërisht do të sillte vënien në gjumë të “keqbërësve”) dhe arsyeja tjetër ka për qëllim të shmangë bërjen e një gjilpëre tjetër të mundshme, nëse personat që do t`ia bënin nuk do t`i kishte zënë gjumi.

Në ndonjë rast tjetër, si ky i mëposhtmi, përmbajtja e pjesës së dytë të thënies ku bën pjesë ndajfolja përndryshe dhe folja kallëzues në më se të kryerën e mënyrës dëftore të përdorur me kuptimin e së kryerës së mënyrës kushtore, është i barazvlefshëm me një fjali të bashkërenditur përmbyllëse të bashkuar me fjalinë tjetër me lidhëzën prandaj:

Sigurisht e kishte kuptue se nuk i trembesha sëmundjes, përndryshe nuk kisha ardhë në Ndërsanë, në zâ si zonë malarjeje. M. Camaj, Vepra I, f. 101

Nuk i trembesha sëmundjes, prandaj kisha ardhë në vendin e sëmundjes. [M.P.] Kur bëjmë këtë përmbledhje e kuptojmë edhe më mirë se ndërtimet me ndryshe, përndryshe shprehin një supozim të kundërt me atë që jepet me anë të periudhës në për të cilën po diskutojmë.

Kjo tregonte se kishin vendosur ta linin gjallë. Përndryshe mund të kishin zgjedhur rrugën më të shkurtër. Po ai, po aty, f. 250

Thamë që këto ndajfolje përmbledhin përmbajtjen e fjalisë drejtuese duke i dhënë asaj kuptim kushtor të kundërt me atë që ajo shpreh në të vërtetë në formën e një pohimi. Si e tillë ajo mund të shndërrohet në fjali të nënrenditur për fjalinë që pason:

Po të mos kishin vendosur ta linin gjallë, mund të kishin zgjedhur rrugën më të shkurtër. [M.P.]

Ndryshe, përndryshe, zakonisht përmbledhin, siç e thamë edhe më sipër përmbajtjen e fjalisë ose të gjithë periudhës paraprirëse në formën mohuese.

Në shembullin e mëposhtëm ndajfoljen ndryshe së bashku me kallëzuesin i gjejmë të zbërthyera në formën e fjalisë së nënrenditur kushtore që i referohet kontekstit të sjellë më sipër për ta kuptuar periudhën në fjalë. Por në këtë ndërtim ndajfolja ndryshe, e vendosur në krye të fjalisë së nënrenditur kushtore, ka kuptimin e ndajfoljes së mënyrës prandaj rolin e përmbledhëses së përmbajtjes së asaj që është thënë më sipër, pa e kundërshtuar atë e luan ndajfolja atëherë në variantin dialektor ahere

Page 61: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

191

Në thoni pra si fqinjë në mes tënë të rrojmë, ... fort na pëlqen kjo mendje e mir` edh` e dëshëruar. Ndryshe në qoftë, zotërinj, s`e shkelni vendin tënë/ zjarri ahere rëntë shpejt, djektë dheu menjëherë. N. Frashëri, Vepra III, f. 76

Vetëm me më ngucë tepër, lehtas s`e vras njerin!, më siguroj Curri. Po ai, Vepra I, f. 88

Kjo është, për mendimin tonë një periudhë ku ndajfolja ndryshe, përndryshe mungon, por mund të shtohet para ndajfoljes së mënyrës lehtas, e cila është përdorur në fjalinë drejtuese për të treguar se folësi është mjaft i përmbajtur. Kalimi i kufirit të durimit, i shprehur në fjalinë e nënrenditur me rrethanorin e kushtit me formën e pashtjelluar paskajore gege, dëshmon për mungesën edhe të fjalisë kryesore, realizimi i veprimit të së cilës, do të vinte drejtpërdrejt pas veprimit të realizuar në fjalinë e nënrenditur, edhe të ndajfoljes ndryshe që lidhet ngushtë me përmbajtjen e gjithë periudhës, por sidomos me atë të fjalisë së nënrenditur, të cilën zëvendëson.

Përdorimi i ndajfoljes së kohës pastaj ka tjetër natyrë. Ajo nuk shpreh të kundërtën e asaj që është pohuar në periudhën e më sipërme, por përmbledh atë që është thënë duke treguar pasojat e një veprimi paraardhës në lidhje me çështjen që diskutohet:

Mund të qëllojë që asohere të mrizojnë mrizeve e të flladiten gurrave, mund të qëllojë t`i ngacmoni e zemëroni e pastaj ato s`do të lenë askënd të kalojë gjallë e shëndoshë.

M. Kuteli, Tregime të moçme shqiptare, f. 86

Ndajfolja e kohës pastaj e përdorur para fjalisë drejtuese të bashkuar me të nënrenditurën ftilluese kryefjalore me lidhëzën e tregon një veprim që vjen pas në kohë dhe që ndodh si rezultat i plotësimit a të ndodhurit e kushtit të vendosur në fjalinë paraprirëse. ...në rast se do t`i ngacmoni e zemëroni, pastaj(po ndodhi kjo) ato s`do të lenë askënd të kalojë gjallë e shëndoshë. Fjalitë kryesore të bashkuara asindetikisht që kanë strukturë sintaksore afërsisht paralele, me të cilat fillon teksti, shtien në periudhë rastësinë nëpërmjet pranisë së kallëzuesit të përbërë të mundësisë së kryerjes së veprimit që ka në përbërje, përveç foljes modale mund, foljen në mënyrën lidhore të qëllojë që është sinonim i foljes rastis, ndodh. Siç e shohim funksioni i ndajfoljes pastaj, që përmban dhe shpreh kohën, këtu është jo të përmbledhë përmbajtjen e së kundërtës së asaj që është thënë më sipër [duke përdorur si në rastin e ndajfoljeve ndryshe, përndryshe, fjalinë e nënrenditur kushtore (në formën mohore) që ato përfaqësonin], por të tregojë renditjen pas në kohë (nëpërmjet funksionimit si e nënrenditur kushtore) të kushtit të mundshëm për të cilin është folur edhe në fjalinë paraprirëse.

Page 62: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

192

...po të ngjante që me ndonjë gjest apo fjalë të posaçme tia qëllonte kush damarit të vuajtjeve të saj, atëherë ajo tërbohej... R. Qose, Vdekja më vjen prej syve të tillë, f. 23

Ndajfolja e kohës atëherë që rimerr përmbajtjen e periudhës së mësipërme ku, kuptimi i foljes kallëzues të fjalisë së nënrenditur kushtore kërkon një kryefjalë në rolin e së cilës vihet fjalia e nënrenditur kryefjalore që ndiqet nga një fjali e nënrenditur kundrinore. Kjo ndajfolje, që në periudhat me fjali të nënrenditur kohore shërben si korrelat që rimerr përmbajtjen e fjalisë së nënrenditur në kryesoren, i jep edhe kësaj periudhe një nuancë kohore duke theksuar mundësinë e kufizuar të realizimit të veprimit të fjalisë kryesore, pikërisht nëse realizohej kushti i vendosur në periudhën, përbërjen e së cilës sapo e sqaruam.

Siç e pamë edhe nga përkufizimet e fjalorit ndryshe dhe përndryshe kanë për sinonim në të kundërt, në rastin e kundërt. Ndërtime të tilla, si i pari që është shkurtim i të dytit, ashtu edhe i dyti: emër në trajtën e shquar në rasën kallëzore me parafjalë + mbiemër, shprehin në fjalitë ku bëjnë pjesë supozimin e së kundërtës së asaj që pohohet në periudhën e mëparshme duke e përmbledhur gjithë fjalinë e nënrenditur kushtore të cilën përfaqësojnë (në qoftë se ndodh e kundërta).

Në të kundërtën, në qoftë se zëvendëssekretari do të kishte folur keq, inxhinieri do ta mbronte vajzën. I. Kadare, Nata me hënë, f. 266

Këtë periudhë e kemi analizuar më sipër (tek ndërtimet kushtore me lidhëzën në qoftë se) dhe këtu e gjejmë me vend të theksojmë se kemi të bëjmë me një periudhë me fjali kushtore ku raportet kushtore janë mjaft të qarta, pavarësisht se ngjan në leximin e parë si një kundërvënie mes dy veprimeve të ndryshme që do të kryhen ose jo në të ardhmen nga persona të ndryshëm.

Kërkesa për dhënien e ndihmës juridike duhet të përmbajë kushtet e parashikuara nga neni i mësipërm. Në rast të kundërt, gjykata ose marrësi mund të rrefuzojë kryerjen e veprimeve të kërkuara. Kodi i procedurës civile i RSH, neni 197, Tiranë 2009, f.71

Ndërtime të tilla i gjejmë më rrallë se ndërtimet me ndryshe, përndryshe edhe në gjuhën e folur.

Page 63: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

193

4.2.1.2 Shprehja e raporteve kushtore me rrethanorin e kushtit të shprehur nga emra të prirë nga lokucioni parafjalor në rast

Emri me parafjalë në rast që shpreh kuptimin e kushtit në fjalinë e nënrenditur ka përbërje formale të njëjtë me atë të lokucionit lidhëzor në rast se/që, i cili në fakt, është ndërtuar nga paravendosja e lidhëzës në ndaj emrit rast.

Ashtu si në periudhat e ndërtuara me këto lloj lidhëzash, këto ndërtime brenda fjalisë kanë kuptimin e një ngjarjeje të rastësishme, që supozohet të ndodhë dhe vërtetimi i saj sjell si pasojë realizimin e ngjarjes së përshkruar në fjalinë drejtuese:

Shpesh i qëllonte të zemërohej: a nuk mjaftonte që në rast atentati, ai do të mbante peshën kryesore, do të thithte vdekjen? I. Kadare, SPIRITUS, f. 204

Skënderi po i shpjegonte se prej kohësh i merrnin kështu të gjitha masat, që, në rast shpërthimi të beftë të policisë, të përligjnin ndezjen e qirinjve. I. Kadare, SPIRITUS, f.110

Në të dy shembujt është i njëjtë, si ndërtimi në rast+emër (mashkullor) po edhe zëvendësimi i tij nga fjalia e nënrenditur kushtore është përkatësisht i njëjtë, nga pikëpamja e kohës dhe mënyrës së foljes së kësaj fjalie (në rast se do të ndodhte ndonjë atentat/shpërthim).

I vetmi ndryshim mes dy shembujve qëndron në faktin që rrethanori i kushtit i shprehur me ndërtimin në fjalë është ndërfutur në mes të fjalive të nënrenditura të tipeve të ndryshme:

- në shembullin e parë në mes të një fjalie të nënrenditur ftilluese kundrinore,

- kurse në shembullin e dytë në mes të një fjalie të nënrenditur qëllimore, prandaj edhe koha dhe mënyra e foljeve të fjalive përkatëse është e ndryshme.

Në shembullin e parë folja në fjalinë drejtuese është në kohën e tashme të mënyrës kushtore, kurse në të dytin në kohën e pakryer të mënyrës lidhore.

Ky ndërtim formon një grup emëror të zgjeruar me emra në rasën gjinore si në shembujt më sipër ose në rrjedhore si në shembujt më poshtë:

Ata gjithashtu do të kishin të drejtën të më pyesnin dhe të më ndëshkonin në rast mospërgjigjeje. I. Kadare, Nata e Sfinksit, tek Ëndërr mashtruese, f. 45

...që ishte gati, në rast mospërmbysjeje të gjendjes, të shpërthente një rebelim proturk. I. Kadare, Lamtumira e së keqes, tek Ëndërr mashtruese, f. 108

Page 64: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

194

Dhe, pasi Lad Kroi tha se, në rast mospërsëritjeje, atij mund t`i bëhej modifikimi i portretit, ata e hoqën mendjen që andej. I. Kadare, Nata me hënë, f. 249

Këta dy shembuj kanë të përbashkët rasën (rrjedhore), gjininë (femërore) dhe formën mohore të emrit që lidhet me ndërtimin parafjalor në rast. Zëvendësimi i tij me fjalinë kushtore në rast se nuk përmbysej gjendja dhe në rast se nuk përsëritej ajo që kishte ndodhur, ka përgjegjëse në fjalinë drejtuese në rastin e parë një folje në të pakryerën e mënyrës lidhore me të cilën fillon fjalia e nënrenditur kryefjalore jolidhëzore, kurse në rastin e dytë, folja bazë është përsëri në të pakryerën e lidhores në formën joveprore, por ajo është pjesë e një kallëzuesi të përbërë të mundësisë së kryerjes së një veprimi.

Në ndërtime të tilla kuptimi kushtor i ndërtimit në rast+emër dhe i gjithë fjalisë së nënrenditur sqarohet edhe nga përmbajtja e periudhës a fjalisë paraardhëse.

4.2.1.3 Shprehja e raporteve kushtore me rrethanor kushti të shprehur me emrat me parafjalët me, pa

Emrat e prirë nga parafjalët me, pa përdoren për të shprehur edhe kundrinorin me parafjalë, por, rrethanori i kushtit dallohet prej tij, sepse te ky i fundit, emrat, në përgjithësi janë në trajtë të pashquar.

Periudhat me rrethanor kushti të shprehur me parafjalën pa janë më të përhapura në gjuhën shqipe. Në këto lloj fjalish të nënrenditura duket se kushti i vendosur në fjalinë e nënrenditur është i domosdoshëm për plotësimin e kushtit të fjalisë kryesore. Shprehja e kushtit në fjalinë e nënrenditur me një rrethanor kushti të shprehur me emrin me parafjalën pa duket se e bën periudhën me fjali të nënrenditur kushtore joreale të pamundësisë.

Pa diell nuk ka lule, pa dashuri nuk ka fat, pa grua nuk ka dashuri, pa nënë nuk ka poetë, as heronj. Niçe (fjalë të urta online)

Dhentë pa bari, i ha ujku nji nga nji. Elbasan, Fjalë të urta, f. 732

Në këtë shembull, në fjalinë drejtuese folja është në kohën e tashme, në fjalinë e nënrenditur rrethanori i shprehur me emër të prirë nga parafjala pa nënkupton fjalinë e nënrenditur kushtore: “në qoftë se janë pa bari”. Në raste të tilla, meqë bashkëlidhja

Page 65: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

195

është e rrafshit të së tashmes, kushti është i mundshëm dhe fjala e urtë është ngritur mbi bazën e një fakti që ka ndodhur në të vërtetë.

Pa pare, s`hypën hoxha në minare. Shkodër, Po aty, f. 953

Ky shembull nënkupton periudhën “po s`i dhanë pare, s`hypën hoxha në minare”, thënie e cila ka një kuptim më të thellë, por për rastin që po analizojmë, koha e kryer e thjeshtë që, siç del nga zëvendësimi, mund të kishte folja në fjalinë e nënrenditur ka përbri në fjalinë kryesore një folje në kohën e tashme me kuptimin e së ardhmes. Duke e zbërthyer në këtë mënyrë periudhën, kuptojmë që mosrealizimi i kushtit të vendosur në fjalinë e nënrenditur, pengon realizimin e pasojës në fjalinë kryesore.

Kuptimi mohues, i kundërt me atë të parafjalës me, që sillet në periudhë nga përdorimi i parafjalës pa, thuajse në të gjitha ndërtimet me emra të prirë nga kjo parafjalë, gjatë zbërthimit për analizë, shndërrohet në një fjali të nënrenditur kushtore me pjesë të parë lidhëzën, të ndjekur nga folja në formën mohore sipas kohës dhe mënyrës që e kërkon bashkëlidhja që ajo vendos me foljen e shprehur të fjalisë drejtuese.

Pa mua o jetëgjatë,

Do të ishe fort i thatë! N. Frashëri, Vepra II, f. 108

Po të mos isha / në qoftë se nuk do të isha - unë o jetëgjatë

Pa këto vargje përpara, nuk do të mundsha me i tregue ato ngiarje, as të shoh me sytë e zemrës mallëngjimet në atë përleshje ndiesish. M. Camaj, Vepra I, f. 57

Po të mos kisha/ në qoftë se nuk do të kisha - këto vargje përpara

Pa shëndet, s`ka bereqet. Jug, Fjalë të urta, f. 826

[Në qoftë se s`ka shëndet, s`ka bereqet.]

(E tashmja historike e të dyja fjalive të periudhës nuk mundëson në këtë shembull përdorimin e lidhëzës po, sepse do të duhej të ndërroheshin edhe kohët e foljeve në të dyja fjalitë)

Lufta pa të dekun, s`ashtë.

“Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar 1635-1912”, f. 13

Mbas gjase, pa ato pak fjalë të kulturës së tyne të lashtë, nuk do t`ishin marrë vesh...

M. Camaj, Vepra letrare III, f. 179

Page 66: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

196

Po të mos/në qoftë se nuk do të - kishin ditur ato pak fjalë...

(Dritaret e dera, -tha ajo,- përfshijnë krejt dritën e blerimin e bimësisë së kopshtit.) Pa atë, s`do të kisha mundë të qëndroj një ditë në këtë vend. M. Camaj, Vepra IV, f. 239

Jo pa qëllim e kemi sjellë edhe periudhën që i prin shembullit që do të analizojmë, sepse kjo e fundit është e lidhur ngushtë me të dhe shërben si kontekst i nevojshëm për të kuptuar se për çfarë bën fjalë autori kur e paraqet veprimin e fjalisë së nënrenditur, të përfaqësuar nga rrethanori i kushtit i shprehur me përemër (për të mos përsëritur gjithë togun e fjalëve të cilit i referohet) të prirë nga parafjala pa, si të pamundshëm. Vetëm pasi kemi bërë këtë sqarim, mund ta zëvendësojmë me lehtësi , si në shembujt e mësipërm, rrethanorin e kushtit me ndërtimin lidhëzor: Po të mos/ në qoftë se nuk do të - ishte ajo.

I njëjti interpretim duket se mund të bëhet edhe në shembujt që vijnë më poshtë:

(Nuk do t`ia dilte dot, sikur të mos jenë zagarët që e ndjekin e ia dorëzojnë atij.) Pa ata zagarë as tirani nuk mund bante kurgja. A. Z. Pllumi, Rrno vetëm për me tregue, f. 461

Krimi bënte pjesë në kurorën e shefave komunistë, - thoshte Gentiani. Pa të, kurora binte. I. Kadare, Lulet e ftohta të marsit, f. 352

Ishte një e bardhë e veçantë që ai rrekej ta bënte sa më të ftohë e të tejdukshme. Pa atë të bardhë, kurrsesi nuk mund të jepte në pëlhurë pjesën e nënujshme të ajsbergut. I. Kadare, po aty, f. 384

Në një gjendje tjetër shpirtërore, kjo shëtitje ndjellakeqe, do ta kishte ndërkryer, por, pas asaj nate ..., ai donte prehje. T. Laço, Një vit i hidhur, f. 50

Ka shembuj si ky që jemi duke analizuar tani për të cilët kuptimi kushtor është i përcaktuar mjaft qartë prej kohës dhe mënyrës së foljes së fjalisë kryesore (këtu folja është në kohën e kryer të mënyrës kushtore). Kjo folje vendos marrëdhënie me togun e fjalëve të ndërtuar nga një emër në trajtë të pashquar të ndjekur nga dy përcaktorë me përshtatje, që mund të merrte foljen të ishte (koha e pakryer e mënyrës lidhore) së bashku me fjalinë e bashkërenditur kundërshtore që ndjek periudhën me fjali të nënrenditur kushtore dhe që tregon se kushti për të cilin flitet nuk është i dëshirueshëm prej bashkëfolësit. Të gjitha këto së bashku tregojnë se kushti është joreal dhe i pamundshëm të realizohet.

Vetëm të dimë një gjë, që me një prezident qesharak në krye të Republikës, tronditet nderimi i botës për Shqipërinë dhe gjer në një pikë vihet në rrezik shteti. F. Konica, Ç`është liria, f. 21

Page 67: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

197

Kjo periudhë është e përbërë nga një fjali kryesore dhe tri fjali të tjera, nga të cilat dy të nënrenditura ftilluese kundrinore, të bashkërenditura ndërmjet tyre, që shërbejnë si fjali drejtuese për fjalinë e nënrenditur kushtore të përfaqësuar nga rrethanori i kushtit i shprehur me togun emër i pashquar i prirë nga parafjala me dhe i ndjekur nga një përcaktor i shprehur me mbiemër të panyjshëm, e cila është ndërvendosur midis fjalisë së parë të nënrenditur kundrinore.

Skema në dukje e ndërlikuar e kësaj periudhe, në fakt, ka kuptimin “në qoftë se në krye të Republikës është një president qesharak” “do të tronditet nderimi i botës për Shqipërinë dhe do të vihet në rrezik shteti.” E shprehur me tone kaq kritike dhe nga zbërthimi i kuptimit të periudhës, kuptojmë se autori ka synimin të ndërgjegjësojë ata që e kuptojnë se kushti i shprehur në fjalinë kushtore është i mundshëm për t`u realizuar, prandaj duhet ndërhyrë që të shmanget realizimi gjithashtu i mundshëm i pasojës.

Me parafjalën në emri në trajtën e pashquar mund të jetë në numrin njëjës ose shumës, i shoqëruar nga fjalë përcaktuese ose jo dhe mund të zëvendësohet nga ndërtime lidhëzore, ashtu siç e paraqitëm edhe më sipër kur folëm për ndërtimet: emra të prirë nga parafjala pa, por në ndryshim nga këto të fundit, këtu folja nuk shoqërohet nga pjesëzat mohuese gjatë shndërrimit të rrethanorit të kushtit në fjali të nënrenditur kushtore.

Në vend tand, unë s`kisha me folë shumë. M. Camaj, Vepra V, f. 26

Ne mendojmë se emri që paraqitet këtu në trajtën e pashquar është si rezultat i gjuhës dialektore të përdorur nga autori, sepse, edhe po të ishte në trajtën e shquar, ndërtimi do të kishte të njëjtin kuptim dhe interpretim.[Po të isha në vendin tënd, nuk do të flisja shumë.]

Parafjala në vendos lidhje edhe me emrat rast, në njëjës ose rrethana në shumës:

Në një rast tjetër, kjo lehtësi dhënieje, do ta bënte edhe më të sigurt qetësinë..., por për habinë e tij, Maksit iu duk se ndjeu të kundërtën. I. Kadare Shkaba, f. 34

Inteligjenca asht cilsija e madhe e Konicës. Ndër tjera rrethana, ndër tjera kushte shpirtnore, do të kishte muejtë t`ushtrohej me fryt të ndryshëm.

A. Pipa, Konica aristokrat edhe kur shau, studimi f. VII, dt. 17. 08. 08

Kishte kohë që qe bindur se , në rrethana të tjera, ky djalë nuk do të mundej t`i bënte keq kurrkujt. Po ai, po aty, f. 164

Page 68: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

198

Siç e shohim në të tre shembujt folja e fjalisë drejtuese, qoftë ajo kryesore ose jo, është në mënyrën kushtore, në kohën e tashme ose të kryer të saj, gjë që i bën më të qarta marrëdhëniet kushtore dhe nuk lë vend për interpretime të dyshimta a të dyfishta për ndonjë lloj nuance tjetër të mbishtuar asaj kushtore. Kushti i nuancuar dukshëm me nuanca kohore, është plotësisht i parealizueshëm. Bashkëlidhja e foljes së fjalisë drejtuese me foljen e munguar me të cilën mund të njihemi, nëse e zbërthejmë fjalinë e nënrenditur, është e rrafshit të së shkuarës. Përveç kësaj edhe përdorimi i përemrit të pacaktuar tjetër në njëjës a në shumës duke aluduar për raste a rrethana të ndryshme nga ato që paraqet fakti real, e përforcojnë pamundësinë e realizimit të kushtit dhe të pasojës.

Ky teatër, me pak mbështetje nga bashkia e qytetit, do të arrijë të shfaqë vlerat e tij të vërteta. Gjuhë e folur, edicion lajmesh.

Ky ndërtim me parafjalën me ka kuptimin “në qoftë se do të ketë pak mbështetje nga bashkia e qytetit” [Me fjalën teatër këtu nënkuptohet jo institucioni, por drejtuesit dhe aktorët, interpretuesit, përfaqësuesit e tij në evenimente artistiko-kulturore-shënimi ynë]. Nëpërmjet supozimit të sjellë në këtë mënyrë me një bashkëlidhje të së tashmes, kushti jepet si i mundshëm duke i bërë në të njëjtën kohë thirrje drejtuesve të bashkisë për mbështetje.

Ndërtimet e rrethanorit të kushtit me emra (në ndonjë rast edhe asnjanës), të prirë nga parafjala me përdoren me kuptim të kundërt nga ato me parafjalën pa, për të cilët folëm më sipër. Me plotësimin e kushtit të fjalisë së nënrenditur ku bën pjesë rrethanori i kushtit, realizohet edhe pasoja në fjalinë kryesore.

Me durim, të tëra bëhen. Jug, Fjalë të urta, f. 87

Pavarësisht mundësisë së drejtimit të pyetjes me ndajfoljen pyetëse si dhe idesë që mund të krijohet që kemi të bëjmë me një rrethanor mënyre, duke i dhënë rëndësinë që i takon, intonacionit, besojmë se nuanca e kushtit merr përparësi, çka mund të jetë më e qartë nëpërmjet zëvendësimit me një fjali të nënrenditur kushtore.

Në qoftë se kemi durim, të tëra bëhen.

Me të heshtur, s`bëhet gjë. Skrapar, Po aty, f. 87

Po të heshtësh, s`bëhet asgjë.

Me nxitim dhe me të ngutë, nuk piqet lakrori butë. Jug, Po aty, f. 577

Po të/në qoftë se nxitohesh dhe ngutesh, nuk e pjek lakrorin të butë.[M.P.]

Page 69: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

199

4.2.1.4 Shprehja e raporteve kushtore me mbiemra prejpjesorë

Një rast më i rrallë i shprehjes së kushtit në nivelin e fjalisë është ai kur rrethanori i kushtit përfaqësohet nga një mbiemër i nyjshëm, i formuar nga paravendosja e nyjës së rasës gjinore mbiemrit të formuar nga pjesorja e foljes përkatëse që shpreh veprimin:

(T`ju sjell një tjetër kafe?-pyeti kamerieri.) E zier më pak, ka shije tjetër.

Në raste të tilla, në shprehjen e raporteve kushtore, për shkak edhe të mungesës së mjetit lidhës apo të bashkëlidhjes së trajtave kohore e mënyrore të foljeve kallëzues, një rëndësi mjaft të madhe merr intonacioni e sidomos konteksti. [Kjo është arsyeja që edhe në këtë shembull është sjellë edhe fjalia që paraprin atë të nënrenditur kushtore.] Këtyre mjeteve që përmendëm u shtohet edhe prania e mjeteve të tjera leksikore ndihmëse, siç është në rastin konkret rrethanori i sasisë i shprehur me një ndajfolje në shkallën krahasore të ultësisë apo ai i vendit i shprehur me emër me parafjalë, në shembullin e mëposhtëm.

Të shikuara nga larg, të dyja vjedhjet e zonës hyjnore ngjanin të një kohe. I. Kadare, Lulet e..., f. 323

4.2.1.5 Grafik për shpërndarjen e mjeteve të shprehjes së raporteve kushtore

Page 70: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

200

Nga vëzhgimi i këtij grafiku dallohet qartë që periudhat me fjali të nënrenditur që bashkohen me kryesoren me lidhëzën nënrenditëse kushtore po gjenden të përdorura më shpesh. Në këto ndërtime, kur folja kallëzues e fjalisë së nënrenditur kushtore është në kohën e tashme dhe në kohën e kryer të mënyrës lidhore shprehen marrëdhënie kushtore të mundësisë dhe, kur folja kallëzues është në kohën e pakryer dhe më se të kryer të mënyrës lidhore, shprehen marrëdhënie kushtore të pamundësisë. Menjëherë pas tyre, por me një diferencë të dukshme, renditen periudhat me fjali të nënrenditur me lidhëzën nënrenditëse kushtore në (apo me variantet e saj fonetike n`, ndë), të cilat, ashtu siç theksohet edhe në gramatikën e Akademisë më shpesh “e kanë foljen kallëzues, kryesisht në dëshiroren e tashme ose në mënyrën dëftore të çdo kohe, por më shpesh në të tashmen.” Pavarësisht afërisë në renditje, këto të fundit dallohen nga periudhat me fjali të nënrenditur kushtore me lidhëzën po nga ngjyrimi i theksuar emocional që shfaqin, sidomos për shkak të lidhjes me mënyrën dëshirore që është karakteristike vetëm për këtë lidhëz nënrenditëse kushtore. Pozicionimi në grafik i periudhave me fjali të nënrenditura kushtore, me lokucionin lidhëzor kushtor në qoftë se pas dy tipave të mësipërm shpjegohet pikërisht me faktin që ato e kanë mjaft të theksuar nuancën e kushtit që shprehin, i cili është i mundshëm, kur folja kallëzues e fjalisë së nënrenditur është, kryesisht në kohën e tashme dhe të ardhme të mënyrës dëftore dhe i pamundshëm, kur kjo folje kallëzues është në kohën e tashme dhe në të kryerën e mënyrës kushtore. Këto të fundit kanë rezultuar të jenë më të shpeshta në shembujt e mbledhur. Ndërtimet kushtore me lidhëzën nënrenditëse të përngjitur sikur, të cilat, sikurse periudhat me fjali të nënrenditur kushtore me lidhëzën nënrenditëse kushtore po shkojnë me kohët e mënyrës lidhore me të njëjtën bashkëlidhje kohore dhe shprehje të kushtit të mundshëm a të pamundshëm, ndryshe nga këto të fundit, janë bartëse dhe shprehëse të nuancave më të qarta supozuese, hipotetike dhe të ngjarjeve joreale, të kundërta me ato që kanë ndodhur a priten të ndodhin në të vërtetë. Madje ndryshe nga ato periudha me fjali të nënrenditur kushtore, që janë përmendur deri tani, këto periudha, e kanë foljen kallëzues të fjalisë së nënrenditur në të ashtuquajturën mënyrë lidhore-habitore (siedhe ato që fillojnë me foljen kallëzues në mënyrën lidhore, ku lidhëza sikur mungon, bëhet zero, por fjalia e pranon po të shtohet.) Arsyetimi i fundit shpjegon edhe renditjen jo të rastësishme të këtyre ndërtimeve menjëherë pas atyre me lidhëzën nënrenditëse kushtore sikur. Periudhat me lidhëzën kushtore të përngjitur nëse, që po shkon drejt përdorimit më tepër si ftilluese, megjithëse kanë pothuaj të njëtin kuptim dhe të njëjtën strukturë si ato me lokucionin lidhëzor kushtor në qoftë se, renditen disi larg nga këto të fundit. Pas tyre renditen periudhat me fjali të nënrenditur kushtore me lidhëzën kohore kur të përdorur si kushtore, të cilat, pavarësisht kufizimit të llojit të fjalisë drejtuese (kur ajo është pyetëse), gjenden të përdorura jo rrallë.

Page 71: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

201

Pas tyre me pak diferencë në grafik renditen ato me formën e pashtjelluar paskajore, (si në formën letrare, ashtu edhe në atë që e dallon gjuhën standarde nga dialektet-paskajoren gege), por diferencë të dukshme nga ato me lidhëzën tjetër kohore si dhe me periudhat me fjali të bashkuara asindetikisht apo me lokucionin lidhëzor kushtor, po qe se i cili dikur ka qenë përdorur kryesisht në dialektin geg. Grafiku fillon të zbresë në vlerat e tij, kur bëhet fjalë për ndërtime, në të cilat kuptimi i kushtit shkon drejt zbehjes apo që pasqyrojnë forma alternative të shprehjes së kushtit, në periudha a në fjali.

Page 72: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

202

KREU V

RREENNDDII II FFJJAALL ËËVVEE DDHHEE GGJJYYMM TTYYRRËËVVEE NNËË FFJJAALL II NNËË KK UUSSHHTTOORREE DDHHEE RREENNDDII II FFJJAALL II VVEE NNËË PPEERRII UUDDHHËËNN MM EE FFJJAALL II

TTËË NNËËNNRREENNDDII TTUURR KK UUSSHHTTOORREE

5.1 Rendi i gjymtyrëve në fjalinë e nënrenditur kushtore

Për rendin e gjymtyrëve në fjali në kreun XXI të Gramatikës së gjuhës shqipe thuhet “Vendi i gjymtyrëve të fjalisë përcaktohet nga faktorë të ndryshëm: kryesisht nga gjymtyrëzimi aktual, nga arsyet stilistike dhe, më rrallë nga funksioni i tyre sintaksor.” 222

Meqenëse gjymtyrëzimi aktual është faktori kryesor që përcakton rendin e gjymtyrëve në fjali, ashtu sikurse mund të nisemi nga rendi i gjymtyrëve për të përcaktuar në fjali temën dhe remën e saj, në disa raste të ndihmuar edhe nga theksi logjik apo edhe nga tregues të tjerë si: pjesëzat përforcuese, veçuese e mohuese, përdorimi a mospërdorimi i trajtës së shkurtër të kallëzores, përdorimi i përemrave vetorë të vetës së parë e të dytë, trajta dhe kuptimi i emrave etj. më tej do të përdoret pikërisht terminologjia që ka të bëjë me gjymtyrëzimin aktual: temë, remë, rendi i drejtë apo i anasjellë, neutral apo emfatik afektiv. Në lidhje me rendin e gjymtyrëve në fjalinë e nënrenditur kushtore në këtë punim janë sjellë llojet e ndryshme të rendit të tyre në secilën prej periudhave me fjali të nënrenditura kushtore të trajtuara më sipër sipas llojit të mjetit lidhës.

Në periudhat me fjali të nënrenditur kushtore, ku fjalitë bashkohen me lidhëzat nënrenditëse kushtore në dhe po kallëzuesi vjen menjëherë pas lidhëzës dhe kryefjala vendoset pas kallëzuesit. Në periudhat me lidhëzën në, ndonjëherë mes lidhëzës nënrenditëse dhe fjalisë së nënrenditur mund të futet ndonjë pjesëz mohuese apo ndonjë trajtë e shkurtër kundrinori (sidomos të drejtë):

Në e vranë sipas kanunit, bënë mirë.

M. Kuteli, Vepra V, f. 409

Prim` o Hisen pasha, primë,

në ta gjeça dot tertipnë,

gjakun ta kam për të pirë.

222 Gramatika e gjuhës shqipe II, Sintaksa, Tiranë 1997, kreu XXI, f. 415

Page 73: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

203

Gjirokastër, Këngë popullore, f. 51

E në mos ardhsha, eja më prit, sa të prita një borë te rrungaja në mars.

M. Camaj, Vepra IV, f. 161

Në periudhat me fjali të nënrenditur kushtore me lidhëzën nënrenditëse kushtore në ne kemi vënë re këto mënyra të renditjes së gjymtyrëve të fjalisë në fjalinë e nënrenditur kushtore:

1. Lidhëz + kallëzues+ rrethanor mënyre: Në shkrofsh toskërisht, ... F. Konica, Ç`është liria, f. 9. Fjalia e nënrenditur kushtore është e paravendosur.

2. Lidhëz + kallëzues + kundrinor i drejtë + rrethanor mënyre: Në e bëfsh gazetën me fleta të mëdha, ... Po ai, po aty. Fjalia e nënrenditur kushtore është e paravendosur.

3. Lidhëz + kundrinor i drejtë (në trup të kallëzuesit) + kallëzues + kryefjalë: Bëje të mirën e hidhe në det, në s`ta dinë peshqit, ta di zoti vetë, T. Laço Një vit i hidhur, f. 36. Fjalia e nënrenditur kushtore është e ndërvendosur.

4. Lidhëz + kallëzues + kryefjalë + rrethanor vendi: Në u shkëputtë një vend nga perandoria mëmë,..” I. Kadare, Lamtumira e së keqes, Ëndërr Mashtruese, f. 108. Fjalia e nënrenditur kushtore është e paravendosur.

5. Lidhëz + kallëzues + kundrinor i drejtë (i shprehur me një togfjalësh rendi i gjymtyrëve të të cilit është i anasjellë): Në keni tjetër nevojë, ...M. Kuteli, I pasuri që ish i varfër fort, f. 224. Fjalia e nënrenditur kushtore është e paravendosur.

6. Lidhëz + kallëzues + kryefjalë + kundrinor i drejtë: Në s`të ka shpirti qetësi, ... M. Kuteli, Vepra III, f. 12. Fjalia e nënrenditur kushtore është e paravendosur.

7. Lidhëz + kallëzues + kundrinor i drejtë + kundrinor me parafjalë: Në ke pasur lidhje me të, ... D. Agolli, Dështaku, f. 96

8. Lidhëz + kallëzues + rrethanor kohe + kryefjalë: Ty, në t`u ndez tani shpirti, ...M. Kuteli, Vepra II, Fshati im e pi rakinë, f. 270. Fjalia e nënrenditur kushtore është e paravendosur.

9. Lidhëz + kallëzues+ rrethanor mënyre + kryefjalë: Ndë të paska thënë kështu ime gjyshe, ... M. Kuteli, Natë marsi, f. 222. Fjalia e nënrenditur kushtore është e paravendosur.

Siç mund të vihet re nga shembujt e sjellë më sipër për këtë lidhëz rendi i kallëzuesit është gjithmonë pas lidhëzës. Këtë rend, në rastin e fjalive të nënrenditura, specifikë e të cilave është mjeti lidhës, sidomos në rastin e periudhave me fjali të nënrenditur kushtore (por edhe në rastin e të tjerave), e ka vënë në dukje M. Totoni223 duke e

223 M. Totoni, vep. cit. f. 39

Page 74: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

204

argumentuar atë me qëllimin e mënjanimit të dykuptimësisë që do të shfaqnin fjalët: në, sa, po si parafjalë, pjesëza ose lidhëza.

Në shumicën e fjalive të nënrenditura kushtore të sjella më sipër për të vënë në dukje rendin e gjymtyrëve, konstatohet se në rastet kur kryefjala është e shprehur, ajo renditet pas kallëzuesit, duke e bërë në këtë mënyrë rendin të anasjellë, por neutral, kur të dyja gjymtyrët përbëjnë remën224 e fjalisë, por edhe emfatik, kur kallëzuesi përbën remën e kryefjala temën si në shembujt 10) dhe 11) më sipër.

Në periudhat me fjali të nënrenditur kushtore, ku fjalitë bashkohen me lidhëzën nënrenditëse kushtore po rendi i fjalëve në fjalinë e nënrenditur paraqitet, në përgjithësi i tillë: kallëzuesi vendoset menjëherë pas lidhëzës dhe mes tyre mund të hyjnë vetëm: - trajtat e shkurtra të përemrit vetor dhe në fjalitë mohuese, -pjesëzat s ̀dhe nuk, kur ndërtohen me mënyrën dëftore dhe -mos kur ndërtohen me mënyrën lidhore.

Në periudhat me fjali të nënrenditur kushtore me lidhëzën nënrenditëse kushtore po, ne kemi vënë re këto mënyra të renditjes së gjymtyrëve të fjalisë në fjalinë e nënrenditur kushtore:

1. Lidhëz+kallëzues (i shprehur me folje në të kryerën e thjeshtë në formën mohore)+kundrinor i drejtë: Po s`zuri të drejtën e të vërtetën/po s`mbajti besën, po e ktheu fletën/ka djallëzinë. N. Frashëri, vepra II, f. 30. Fjalia e nënrenditur kushtore është e paravendosur.

2. Kundrinor i drejtë+lidhëz+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e tashme të mënyrës lidhore): Njerëzinë po ta lesh/fatbardhë qysh munt të jesh? N. Frashëri, vepra II, f. 31. Fjalia e nënrenditur kushtore është e ndërvendosur.

3. Lidhëz+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e tashme të mënyrës lidhore+kryefjalë+kundrinor i drejtë: Po të nderojë njeriu njerinë/e ka nderuar dhe Perëndinë” N. Frashëri, vepra I, Lulet e verës, f. 48. Fjalia e nënrenditur kushtore është e pravendosur.

4. Lidhëz+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e kryer të thjeshtë të dëftores)+kundrinor i drejtë+rrethanor vendi: Ki pasuri sa të duash, po s`pate shkuarje në shtëpi, s`ke asgjë. Skrapar, Fjalë të urta, f. 800. Fjalia e nënrenditur kushtore është e paravendosur.

5. Lidhëz+kallëzues (të shprehur me folje në kohën e tashme historike)+kryefjalë: S`luajnë këmbët, po s`luajtën dhëmbët. Lukovë-Sarandë, Fjalë të urta, f. 826. Fjalia e nënrenditur është e pavendosur.

6. Lidhëz+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e kryer të thjeshtë të mënyrës dëftore, në formën mohore)+kundrinor i drejtë+kryefjalë: S`dridhen fletët e

224 Gramatika e gjuhës shqipe II Sintaksa, ASHRSH IGJL, Tiranë 1997, f. 413

Page 75: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

205

mullirit, po s`pati ujë lugu. Labëri, Fjalë të urta, f. 839. Fjalia e nënrenditur kushtore është e pavendosur.

7. Lidhëz+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e kryer të thjeshtë të mënyrës dëftore, në formën mohore)+kryefjalë+rrethanor vendi: S`vjen rrotull guri, po s`ra ujë në filaqi. Sarandë, Fjalë të urta, f. 840. Fjalia e nënrenditur kushtore është e pasvendosur.

8. Lidhëz+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e pakryer të mënyrës lidhore)+kundrinor me parafjalë: Ne atëherë me naivitet mendonim se shpirtin mund ta shikonim vetëm po të rastisnim pranë ndonjë njeriu që ishte në agoni. N. Prifti, Erë mali erë fushe, f. 179. Fjalia e nënrenditur kushtore është e pasvendosur.

9. Lidhëz+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e kryer të thjeshtë të mënyrës dëftore)+rrethanor vendi dhe lidhëz+kallëzues emëror (në formën mohore): ...Po shkove në hetuesi dhe po të mos jesh i pastër, të dalin të palarat. I. Kadare, Nata me hënë, f. 281. Fjalia e nënrenditur kushtore është e paravendosur.

10. Lidhëz+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e pakryer të mënyrës lidhore)+kryefjalë+përcaktor me përshtatje+rrethanor sasie+rrethanor vendi+kundrinor me parafjalë: ...madje mund të thuhej se kishte një bilanc negativ, po të përdorej një shpikje e dëgjuar shpesh në mbledhjet për planin. I. Kadare, Nata me hënë, f. 273. Fjalia e nënrenditur kushtore është e pavendosur.

11. Lidhëz+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e pakryer të mënyrës lidhore në formën mohore)+kundrinor i drejtë+kundrinorë homogjenë me parafjalë+përcaktor me përshtatje: Që në fillim ne e ndiem se, po të mos gjente përkrahje nga ca njerëz e rrethana të caktuara pasioni i Norës..., do të mpakej e do të mbetej jashtë vëmendjes.... I. Kadare, Nata me hënë, f. 130. Fjalia e nënrenditur kushtore është e pavendosur.

12. Lidhëz+kundrinor i drejtë i shprehur me trajtë të shkurtër+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e tashme të mënyrës dëftore)+kundrinor i drejtë i shprehur me trajtën e plotë+përcaktor kallëzuesor+përcaktor me drejtim: Po na zgjodhët ne deputete pylli/do të rrojmë mirë, do na ndritë ylli. F. Lamaj, Lakuriqi lakuriq, f. 34. Fjalia e nënrenditur kushtore është e paravendosur.

13. Lidhëz+kallëzues emëror (i shprehur me grup emëror), ndërmjet të cilit ka hyrë kryefjala+përcaktor me përshtatje: Po t`ishte qenë Dom Ndreu vetëm nji erudit citatesh klasike..., vepra e tij, sigurisht do të kisht humbun me të. E. Koliqi, Kritikë dhe estetikë, f. 146. Fjalia e nënrenditur kushtore është e paravendosur.

14. Lidhëz+kallëzues (i shprehur me folje në kohën mëse të kryer të mënyrës lidhore në formën mohore)+rrethanor kohe+përcaktor kallëzuesor+rrethanor vendi: Po të mos kishte ndodhur përpara emërimit të tij si shef i sigurimit në

Page 76: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

206

B. gjithë jetën do të kishte kujtuar se ishte ai emërim që e kishte larguar Edlirën. I. Kadare, Spiritus, f. 83. Fjalia e nënrenditur kushtore është e paravendosur.

15. Lidhëz+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e pakryer të mënyrës dëftore)+kundrinor i drejtë+kryefjalë+kundrinor me parafjalë+rrethanor vendi: Po të kish frikë bujku nga krimbat në arë, nuk do të mbillte kurrë farë. Skrapar, Fjalë të urta, f. 94. Fjalia e nënrenditur kushtore është e paravendosur.

16. Lidhëz+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e tashme të mënyrës lidhore)+kundrinor i zhdrejtë: Po t`ia dërgoj padishahut, më bën menjëherë pasha. M. Kuteli, Vjeshta e Xheladin Beut, f. 92. Fjalia e nënrenditur kushtore është e paravendosur.

17. Lidhëz+kallëzues (i shprehur me folje në kohën mëse të kryer të mënyrës lidhore)+kundrinor i zhdrejtë+kryefjalë+përcaktor kallëzuesor+kundrinor i zhdrejtë+përcaktor me drejtim: Njëra thotë se, po t`i kishin qëndruar shqiptarët besnikë fesë së stërgjyshërve, vendi sot do të ishte më i madh. F. Konica, Vepra, f. 501. Fjalia e nënrenditur kushtore është e paravendosur.

18. Lidhëz+kundrinor i drejtë (i shprehur me trajtë të shkurtër të bashkuar me nyjen të të foljes në mënyrën lidhore)+kallëzues (i shprehur me folje në kohën mëse të kryer të mënyrës lidhore)+rrethanor kohe+kundrinor me parafjalë: Në të vërtetë, po ta kishin lajmëruar disa muaj më parë për ardhjen e irlandezëve, ai do t`ia kishte vënë për detyrë Dullës të mësonte pak anglisht. I. Kadare, Dosja H, f. 90. Fjalia e nënrenditur kushtore është e paravendosur.

19. Lidhëz+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e tashme të mënyrës lidhore)+rrethanor mënyre+kundrinor i drejtë+rrethanor vendi: Se, po të hidhni pa vijë një copë mendim këtu (një copë mendim atje), do të bëhet një çorbë ku këndonjëtori s`ka për të kuptuar...F. Konica, Vepra, f. 122 Fjalia e nënrenditur kushtore është e paravendosur.

20. Lidhëz+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e pakryer të mënyrës lidhore)+kundrinor i drejtë+përcaktor me përshtatje+rrethanor vendi: Po të kishte një kandil të madh në mes të shpellës, nuk do të kishte nevojë për dy kandilë. D. Agolli, Njeriu me top, f. 219 Fjalia e nënrenditur kushtore është e paravendosur.

21. Lidhëz+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e tashme të mënyrës lidhore)+kundrinor i drejtë+kryefjalë dhe lidhëz+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e pakryer të mënyrës lidhore, në formën joveprore): Po të kishte kopsa barku im e po të shkopsitej, do të dukej i zi nga hallet. D. Agolli, Njeriu me top, f. 22 Fjalia e nënrenditur kushtore është e paravendosur.

22. Lidhëz+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e tashme të mënyrës lidhore)+rrethanorë mënyre homogjenë+rrethanor kohe: ...njeriu i mësuar tërë jetën e tij me fanella, po t`i hedhë përnjëherjesh dhe veçan në dimër, vë veten

Page 77: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

207

në rrezik. F. Konica, Vepra, f. 333 Fjalia e nënrenditur kushtore është e ndërvendosur.

Nga pikëpamja e funksionimit të fjalisë së nënrenditur si rrethanor (sipas kriterit të paralelizmit me gjymtyrët e fjalisë) në nënçështjen “Rendi i gjymtyrëve në fjalinë dëftore” në tekstin e Gramatikës së gjuhës shqipe II225, për rrethanorin e kushtit nuk tregohet se ç`vend zë në fjali, megjithatë, në kuadër të përfshirjes së tij në grupin e rrethanorëve, do të zbatohen edhe për të të njëjtat rregulla të renditjes në fjali si edhe për rrethanorët e tjerë.

Për gjymtyrët e tjera rendi përcaktohet nga pesha kumtuese e tyre; ato që janë më larg foljes kallëzues kanë peshë kumtuese më të madhe.

Siç u kuptua edhe nga ato që u thanë më sipër, edhe ne jemi të mendimit se rendi i gjymtyrëve në fjali shihet dhe merret parasysh me synimin e përcaktimit të temës dhe remës që janë përkatësisht e njohura dhe e panjohura, e reja e thënies. Në këtë aspekt, kur të shohim më poshtë vendin e fjalisë së nënrenditur në raport me fjalinë drejtuese, qoftë ajo kryesore ose jo, do të marrim parasysh, sipas rastit, mjetet e lartpërmendura leksikore ose gramatikore që mund të na vijnë në ndihmë për të përcaktuar llojin e rendit të fjalisë së nënrenditur në periudhë.

Shumica e fjalëve të urta e kanë fjalinë e nënrenditur të paravendosur, janë konçize, të përmbledhura të shkutra, kallëzuesi vjen pas lidhëzës.

Në rastet e periudhave me fjali jolidhëzore ose asindetike kur ajo (lidhëza) mungon, peshën kumtuese të fjalisë e mban vetë folja kallëzues në mënyrën lidhore, e cila është e mjaftueshme për të përfaqësuar fjalinë e nënrenditur, falë modalitetit të mundësisë, të dëshirës e ndonjëherë të detyrimit.

Në periudhat me fjali të nënrenditur kushtore me lokucionin lidhëzor në qoftë se rendi i gjymtyrëve në fjalinë e nënrenditur kushtore është i lirë. Kryefjala ose kallëzuesi mund të vendosen lirisht pas lidhëzës herë njëri herë tjetri sipas peshës kumtuese në fjali:

Dhe kjo e gjitha do të ndodhte në qoftë se i panjohuri nuk do të ndalonte pikërisht para portës së tyre, por pak më tutje. I. Kadare, Prilli i thyer, f. 28

...se, në qoftë se do të vazhdoj të mendoj shpesh për ta, do të çmendem edhe vetë.

R. Qose, Vdekja më vjen prej syve të tillë, f. 50

225 Po aty, “Vendi i rrethanorëve në përgjithësi është i pangulitur. Ata vihen më shumë pas fjalëve (përgjithësisht folje) të cilave u referohen, zakonisht ngjitur me to, por herë herë edhe të ndarë prej tyre nga fjalë të tjera. Po për arsye të ndryshme, të gjymtyrëzimit aktual, të theksimit etj., mund të vihen edhe përpara.” f. 418-419

Page 78: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

208

Ata mund të kenë rend të drejtë: kryefjala para dhe kallëzuesi pas saj, ose anasjelltas:

Në qoftë se burri e gruaja janë krijuar si thua ti, duhet të ketë lugetër, kuçedra, shejtanë. Po ai, po aty, f. 211

Në qoftë se ligesh ti, turren ata, në qoftë se forcohesh ti, tërhiqen ata. Po ai, po aty, f. 181

Por mund të ndodhë që ndërmjet lidhëzës dhe kallëzuesit a kryefjalës të vendoset edhe ndonjë gjymtyrë apo pjesëz, sidomos mohuese:

Do t`u vinte keq ndoshta për të veç në qoftë se e kryente një ditë rolin e paracaktuar.

I. Kadare, SPIRITUS, f. 211

Këtu është trajta e shkurtër e kundrinorit të drejtë ajo që hyn ndërmjet lidhëzës dhe kallëzuesit të fjalisë së nënrenditur.

Vendimin e kishim marrë bashkarisht qysh në krye: në qoftë se nuk donim të humbisnim në natën e erët të dosjeve, s`duhej të merreshim me to.

I. Kadare, po aty, f. 36

Përveç se, ndërmjet kallëzuesit të fjalisë së nënrenditur dhe lidhëzës nënrenditëse që bashkon atë me fjalinë drejtuese është futur pjesëza mohuese nuk, në këtë periudhë na bie në sy edhe fakti që, gjatë analizës sintaksore, del që, për të parandaluar pasojën që do të ndodhë në realitet (që paraqitet në periudhë me aludimin për të kundërtën në fjalinë e nënrenditur) në qoftë se realizohet kushti, mjafton të parandalohet veprimi i dhënë në fjalinë drejtuese: në qoftë se nuk donim të humbisnim në natën e errët të dosjeve, mjaftonte të mos merreshim me to. Duket qartë një nuancë shkaku në periudhë që dominon atë të kushtit: meqë njihet shkaku nga vjen pasoja, mund të parandalohet.

Në mes të lidhëzës dhe kallëzuesit të fjalisë së nënrenditur mund të hyjë edhe një rrethanor kohe i shrehur me ndajfolje kohe:

E, në qoftë se prapë do të vazhdonte me ato pyetjet dhe përgjegjet e tij, atëherë do të çohej në këmbë dhe do ta shikonte me hidhërim.

R. Qose, Vdekja më vjen prej syve të tillë, f. 235

Page 79: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

209

Përdorimi i ndajfoljes prapë ndërmjet foljes kallëzues dhe lidhëzës nënrenditëse është bërë për arsye stilistike për të përligjur pasojën e shprehur në fjalinë drejtuese që duket se vjen nga përsëritja e veprimeve të padëshiruara për personazhin për të cilin flet autori në fjalinë e nënrenditur. Fatmirësisht kemi të bëjmë me një supozim, i cili, për çastin kur flitet është pjesë e mendimeve, ndërgjegjes së bashkëbiseduesit. Për të shmangur mundësinë e realizimit të pasojës, mjafton që këto mendime t`i bëhen të qarta këtij të fundit. Të njëtin rend kemi edhe te shembulli i mëposhtëm, por në këtë periudhë, përveç ndajfoljes së kohës tani, kemi edhe kundrinorin e zhdrejtë të shprehur me trajtën e shkurtër i:

Në qoftë se tani i tekej të bënte shaka, atëherë, ai bënte shaka në mënyra të tjera që askujt të mos i shkonte mendja se i bënte ai.

R. Qose, po aty, f. 45

E gjithë kjo lojë fjalësh e paraqitur në formën e një ndërtimi tautologjik, ku ndajfolja e kohës atëherë nuk ka funksionin e rimarrjes së përmbajtjes, por thjesht atë të vënies së një vije ndarëse ndërmjet dy gjymtyrëve të tautologjisë (që kryejnë të njëjtin funksion si në fjalinë e nënrenditur, edhe në atë kryesore), jep informacion për mjaftueshmërinë e kushtit të shprehur në fjalinë e nënrenditur për të sjellë pasojën e shprehur në fjalinë kryesore. Është me rëndësi të theksohet fakti i vënë në dukje edhe në Gramatikën e gjuhës shqipe II, se “... Pamundësia a mundësia e kufizuar për të futur gjymtyrë të tjera të dyta midis lidhëzës dhe njërës prej gjymtyrëve kryesore i dallon periudhat kushtore me në qoftë se nga periudhat me në qoftë se që shprehin kundërvënie226

Mirë po, në qoftë se botën nuk mund ta ndryshojmë as me fjalë, as me heshtje, përse atëherë nuk ua bëjmë qejfin syve dhe trupit? R. Qose, Vdekja më vjen prej syve të tillë, f. 222

Në mes të kallëzuesit të fjalisë së nënrenditur kushtore dhe lidhëzës nënrenditëse, në këtë shembull vërejmë se është futur një kundrinor i drejtë, por, nuk është ky rend arsyeja që në këtë periudhë raportet kushtore nuk janë të qarta, por mungesa e një supozimi që duhet të vërtetohet. Në fjalinë e nënrenditur pohohet një fakt real, i cili propozohet nga folësi në formën e një pyetjeje retorike për t`u bërë burim i përfitimit të disa kënaqësive personale. Por ne jemi të mendimit, që, edhe në qoftë se kundrinës së drejtë do t`ia ndryshonim vendin, kjo nuk shkaktonte ndryshim në kuptimin e fjalisë.

...në qoftë se qejfet e tepruara të natës nuk i konsiderojmë si barrë për trupin, atëherë ai nuk i bën ndonjë keqpërdorim të posaçëm trupit të vet. R. Qose, po aty, f. 42

226 Gramatika e gjuhës shqipe II, Sintaksa, ASHRSH IGJL, Tiranë 1997, f. 586

Page 80: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

210

Të njëjtin përfundim nxjerrim edhe për rendin e gjymtyrëve në fjalinë e nënrenditur kushtore që bashkohet me drejtuesen me lokucionin lidhëzor në rast se. Edhe pse ndërtimet me këtë lokucion janë më të pakta në numër se ato me lokucionin lidhëzor në qoftë se, për sa i përket vendosjes së kryefjalës dhe kallëzuesit në raport me lidhëzën nënrenditëse, ato i lënë herë pas here vendin njëri-tjetrit. Edhe në këta tipa fjalish ndërmjet lidhëzës dhe ndonjërës prej gjymtyrëve kryesore mund të ndërvendoset ndonjë pjesëz a gjymtyrë tjetër:

E në rasë se të pyet kush pse çon këso jete, ti thueji si të duesh. Migjeni, Vepra, f. 273

Këtu si të tillë element të ndërfutur kemi kundrinorin e drejtë të përfaqësuar nga trajta e shkurtër e tij gjë që dëshmon për karakterin rematik të kallëzuesit të fjalisë së nënrenditur. Edhe për periudhat me fjali të nënrenditur me lidhëzën nëse, të cilat, siç thuhet edhe në tekstin e gramatikës së Akademisë227 kanë pothuaj të njëjtin kuptim dhe të njëjtën strukturë me fjalitë me në qoftë se, ashtu si edhe ato me në rast se, mund të thuhen të njëjtat gjëra për rendin e fjalëve dhe të gjymtyrëve në fjalinë e nënrenditur kushtore:

Kthe te vargjet e tua..., nëse nuk don me të humbë gjurma nën thundra. M. Camaj, Vepra III, f. 195

Nëse nuk do të vete për ngushëllim, nëna ime s`ka për të ma falur kurrë. T. Laço, Një vit i hidhur, f. 20

Po s̀ hoqe dorë, ne do të të vrasim. I. Kadare, Përbindëshi, f. 135

Në periudhat me fjali të nënrenditur me lokucionin lidhëzor me kusht që dhe mjaft që, në fjalinë kushtore, përgjithësisht kallëzuesi vjen pas lidhëzës, por mund ta ndryshojë vendin edhe me kryefjalën:

Do t`ia tregonte të gjitha siç kishin ndodhur në të vërtetë, mjaft që ai të ishte i duruar ta dëgjonte. Bised

Ndërtimet me mjaft që mund t`i gjejmë edhe me këtë rend të gjymtyrëve në fjalinë e nënrenditur kushtore:

1. Lidhëz+kallëzues (të shprehur me folje në kohën e tashme të mënyrës lidhore)+ rrethanor kohe:

Po ua fali gjakun, mjaft që të mbytni sa mâ parë. At Zef Pllumi, Rrno vetëm për me tregue, f. 98

227 Vep. cit. kreu XXXVI, f. 586

Page 81: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

211

Në këto lloj periudhash fjalia e nënrenditur kushtore është gjithmonë e pasvendosur, ka rend të ngulitur pas fjalisë drejtuese.

2. Lidhëz+kallëzues (në mes të të cilit ka hyrë kundrinori i zhdrejtë i shprehur me trajtë të shkurtër)+rrethanor sasie+rrethanor kohe:

Të jap unë trish Frontit sa të duesh, mjaft që të paguejsh ka 2 lekë për secilin muej. At Zef Pllumi, Rrno vetëm për me tregue, f. 329

3. Lidhëz+kryefjalë+kundrinor i zhdrejtë+kallëzues (të shprehur me folje në kohën e tashme të mënyrës lidhore)+kundrinor i drejtë:

Stalini kërkon lavdi. Unë ia jap, mjaft që ai të më japë liri me vazhdue misjonin fetar që kam. At Zef Pllumi, Rrno vetëm për me tregue, f. 313

4. Lidhëz+kallëzues (të shprehur me folje në kohën e tashme të mënyrës lidhore, në formën mohore)+kundrinor i drejtë+rrethanor mënyre:

...sepse e mbështjellë si kopan ajo i ngjan një kukulle të ngurtë ose një pakoje që mund ta vësh në çdo pozicion, mjat që të mos e vësh me kokë teposhtë. F. Konica, Vepra, f. 439

5. Lidhëz+kryefjalë+kallëzues emëror:

Le të shkruante në të ç`të donte, mjaft që letra të ishte sa më e gjatë dhe e plotë. I. Kadare, Përbindëshi, f. 15

Ta jap unë makinën time që të mbarosh punë, me kusht që të ma sjellësh nesër paradite. Bised

Në periudhat me fjali të nënrenditur kushtore me lidhëzën sikur, përveç kryefjalës dhe kallëzuesit që zënë vend pas lidhëzës herë njëri, herë tjetra, mund të ndodhë të vendoset, për arsye stilistike, edhe një kundrinor me parafjalë i ndjekur nga një fjali e nënrenditur përemërore përcaktore. Duket se ky rend jo i rëndomtë për fjalinë e nënrenditur kushtore ka funksion shprehës dhe përmbajtja e saj së bashku me bashkëlidhjen e së shkuarës na paraqesin një kusht të parealizueshëm që sjell një pasojë të parealizueshme:

Në periudhat me fjali të nënrenditur kushtore me lidhëzën nënrenditëse kushtore sikur ne kemi vënë re këto mënyra të renditjes së gjymtyrëve të fjalisë në fjalinë e nënrenditur kushtore:

1. Lidhëz+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e pakryer të mënyrës lidhore, në formën mohore)+rrethanor kohe+kryefjalë:

Unë nuk do ta thoja këtë gjë, sikur të mos e thoshin gjithnjë vizitorët e jashtëm. F. Konica, Vepra, f.162. Fjalia e nënrenditur kushtore është e pasvendosur.

2. Lidhëz+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e pakryer të mënyrës lidhore, në formën mohore)+kundrinor me parafjalë+përcaktor:

Page 82: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

212

Këto letra do të ishin të ngjashme me qindra mijëra letrat e tjera që ai kishte marrë vazhdimisht vitet e fundit, sikur të mos përshkoheshin nga një lajtmotiv i ri..., I. Kadare, Dimri i vetmisë së madhe, f. 352. Fjalia e nënrenditur kushtore është e pasvendosur.

3. Lidhëz+kallëzues (i shprehur me folje në kohën më se të kryer të mënyrës lidhore)+rrethanor kohe:

Ajo vajëzë e huaj/që u lind pas nëntë muaj/sikur t`ish lindur pas shtatë/ndofta s`do t`ish aq e gjatë./Sikur t`ish lindur pas tetë/mund që s`ish në këtë jetë. F. Konica, Vepra, f. 219. Fjalia e nënrenditur kushtore është e paravendosur.

4. Lidhëz+kryefjalë (të shprehur me grup emëror)+kallëzues (pjesa e parë e togfjalëshit të qëndrueshëm, shprehje frazeologjike-në kohën e pakryer të mënyrës lidhore, në formën mohore):

Ndoshta do të jepeshin edhe pandehma të tjera, të gjitha të llojit që shpjegonin zhdukjet e herëpashershme të tij nga hoteli, sikur një fije e së vërtetës të mos dilte në shesh. I. Kadare, Dosja H, f. 185 Fjalia e nënrenditur kushtore është e pasvendosur.

5. Lidhëz+kallëzues emëror (në formën mohore)+rrethanor shkaku:

Sikur të mos ishte e përmbajtur nga natyra, ajo, pa e bërë të gjatë, do t`i lutej atij në çast...I. Kadare, Dosja H, f. 203 Fajalia e nënrenditur kushtore është e paravendosur.

6. Lidhëz+rrethanor vendi+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e pakryer të mënyrës lidhore, në formën mohore)+kundrinor i drejtë+përcaktor me përshtatje:

Do të dukej si një babaxhan, sikur tek ajo pjesë e buzëqeshjes që realizohej prej syve, të mos kishte një ndriçim të rrezikshëm. I. Kadare, Dosja H, f. 15 Fjalia e nënrenditur kushtore, e pasvendosur ndërpritet nga një fjali e nënrenditur përcaktore.

7. Lidhëz+kryefjalë+kallëzues (i shprehur me folje në kohën mëse të kryer të mënyrës lidhore, në formën mohore)+kundrinor i drejtë+rrethanor kohe+rrethanor vendi:

Ishim të bindur, se, sikur Mariana të mos e kishte blerë atë pardesy gjatë një udhëtimi në Korçë..., Lola do të mbante tjetër qëndrim. I. Kadare, Nata me hënë, f. 267 Fjalia e nënrenditur kushtore është e ndërvendosur tek fjali një tjetër e nënrenditur.

8. Lidhëz+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e pakryer të mënyrës lidhore)+kryefjalë+rrethanor mënyre:

Sikur të gjykonin të gjithë me një pjekuri të till ë, punët në ndërmarrjen tonë do të ecnin më mirë. I. Kadare, Nata me hënë, f. 289 Fjalia e nënrenditur kushtore është e paravendosur.

9. Lidhëz+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e pakryer të mënyrës lidhore, në formën mohore)+rrethanor kohe+kundrinor i drejtë+përcaktor me drejtim:

Page 83: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

213

...dhe ai do të ishte acaruar ndoshta me kohë në këtë tryezë, sikur të mos ndiente herë pas here vështrimin zbutës të Maries. I. Kadare, Qorrfermani (tek Ëndërr mashtruese), f.339 Fjalia e nënrenditur kushtore është e pasvendosur.

10. Lidhëz+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e pakryer të mënyrës lidhore, në formën mohore)+rrethanor kohe+kryefjalë+përcaktor me drejtim:

Ndoshta këto pyetje do të shtyheshin edhe më tej, sikur të mos sqaroheshin më në fund disa detaje të ngjarjes që e vinin çdo gjë në vendin e vet. I. Kadare, Nata me hënë, f. 260 Fjalia e nënrenditur kushtore është e pasvendosur.

11. Lidhëz+kryefjalë+kallëzues emëror:

Sikur dranja të ishte e zonja me përtypë me gjuhën e vet tinguj, do të kishte thanë se trajtë dëshironte me ndrrue, jo ngjyrë! M. Camaj, Vepra III, f. 42 Fjalia e nënrenditur kushtore është e paravendosur.

12. Lidhëz+kallëzues (i shprehur në kohën e kryer të mënyrës lidhore, në formën mohore)+rrethanor vendi+përcaktor me përshtatje+kryefjalë (e shprehur me grup emëror):

Do të ishte kthye në vend andej kah kishte ardhë, sikur të mos ish dukë në një ballkon guri gruaja e veshun në zi... M. Camaj, Vepra IV, f. 237 Fjalia e nënrenditur kushtore është e pasvendosur.

13. Lidhëz+kryefjalë (e shprehur me grup emëror)+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e pakryer të mënyrës lidhore)+kundrinor i drejtë+rrethanor mënyre:

...e kishte të ngjarë të paraqiteshin edhe më pak, sikur prindërit tanë ta shikonin shkollën me syrin tonë. N. Prifti, Erë mali, erë fushe, f. 113 Fjalia e nënrenditur kushtore është e pasvendosur.

14. Lidhëz+kryefjalë+kallëzues (i shprehur me folje në kohën mëse të kryer të mënyrës lidhore, në formën mohore)+kundrinor i drejtë:

Nuk di sa kohë do të kishim vazhduar ashtu, sikur Stefani të mos kishte sjellë me vete një tekst...N. Prifti, Erë mali, erë fushe, f. 115 Fjalia e nënrenditur kushtore është e pasvendosur.

15. Lidhëz+kundrinor i drejtë (i shprehur me trajtë të shkurtër të përemrit vetor në rasën kallëzore)+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e pakryer të mënyrës lidhore)+kryefjalë:

Sikur të të shikonte ndonjë i njohur, do të të pandehte si hamall. N. Prifti, Erë mali, erë fushe, f. 146 Fjalia e nënrenditur është e paravendosur.

16. Lidhëz+kryefjalë+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e pakryer të mënyrës lidhore)+kundrinor i drejtë+kundrinor me parafjalë+kundrinor me parafjalë+përcaktor me përshtatje+përcaktor me drejtim:

Page 84: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

214

Ndryshe do të ishte sikur ai t`i pasuronte kartelat me shënimet e tija nga fletorja personale e sinjalizimeve. I. Kadare, Dimri i vetmisë së madhe, f. 72 Fjalia e nënrenditur kushtore është e pasvendosur.

17. Lidhëz+kryefjalë+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e pakryer të mënyrës lidhore, në formën mohore)+rrethanor qëllimi:

Pra i lartpërmenduri u bë gati të përsëriste veprimin e tij njollosës..., sikur raportuesi të mos ndërhynte për ta larguar. I. Kadare, Dosja H, f. 17 Fjalia e nënrenditur kushtore është e pasvendosur.

18. Lidhëz+kryefjalë+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e pakryer të mënyrës lidhore, në formën mohore)+rrethanor vendi+përcaktor me drejtim:

...dhe ndjeu edhe ai dëshirë të trazonte mangallin, gjë që do ta bënte, sikur masha të mos ishte në duart e mysafirit. I. Kadare, Lamtumira e së keqes, f. 113 Fjalia e nënrenditur kushtore është e pasvendosur.

19. Lidhëz+kallëzues (i shprehur me folje në kohën më se të kryer të mënyrës lidhore)+kundrinor i drejtë+kundrinor i zhdrejtë:

Sikur t`i kish hjekë teshat shtatujës, do të kish pasë po atë ndije si ta kish gjetë e ama tue gërmue në petkat e saj. M. Camaj, Vepra IV, f. 114 Fjalia e nënrenditur kushtore është e paravendosur.

20. Lidhëz+kryefjalë+kallëzues (i shprehur me folje në kohën më se të kryer të mënyrës lidhore)+kundrinor i drejtë+përcaktor me drejtim+përcaktor me drejtim+përcaktor me përshtatje:

Sikur ai të kishte pasë fuqinë e trimave të kangëve kreshnike, do ta kish çue malin përpjetë. M. Camaj, Vepra IV, f. 214 Fjalia e nënrenditur kushtore është e paravendosur.

21. Lidhëz+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e pakryer të mënyrës lidhore, në formën mohore)+kundrinor i drejtë+ndajshtim+përcaktor me përshtatje+rrethanor mënyre:

Ndoshta do të vazhdonte rrugën, sikur të mos dëgjonte fjalën “gjarpër” të shqiptuar me habi. I. Kadare, Lulet e ftohta të marsit, vepra 15, f. 285 Fjalia e nënrenditur kushtore është e pasvendosur.

22. Lidhëz+kallëzues (i shprehur me folje në kohën e pakryer të mënyrës lidhore, në formën mohore)+

Në fjalitë e nënrenditura kushtore me sikur, pas lidhëzës mund të kemi edhe rendin rrethanor kohe+kryefjalë+kallëzues ose të njëjtin rend, por, kryefjala të jetë e ndjekur edhe nga një fjali e nënrenditur përemërore përcaktore, ose një rast tjetër rrethanori i kohës t`ia lërë vendin një kundrinori me parafjalë që ndiqet nga kryefjala dhe pastaj nga kallëzuesi:

Page 85: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

215

Kushedi sa do të vazhdonte kjo, sikur pikërisht atë ditë të zymtë të dhjetorit...shoku im të mos më thoshte idenë e tij. I. Kadare, Ëndërr mashtruese, f. 134 Fjalia e nënrenditur kushtore është e pasvendosur.

Dhe ndoshta asnjëherë s`do të më binte rasti të dëgjoja diçka për të, sikur një ditë, dikush që nga zëri m`u duk i njohur, të mos më kërkonte në telefon. Po ai, po aty, f. 22. Fjalia e nënrenditur kushtore është e pasvendosur.

Sikur përmes një fuqie magjike Ndërsana të ishte ndrrue ashtu siç ishte,... me siguri se do të kish dalë soje një kulshedër. M. Camaj, Vepra I, f. 112. Fjalia e nënrenditur kushtore është e paravendosur.

Në ndërtimet me forma të pashtjelluara që shprehin raporte kushtore, nga shembujt e mbledhur del se fjalia e nënrenditur fillon me formën e pashtjelluar foljore që është, siç thamë edhe më sipër rrallë një përcjellore, më shpesh një mohore dhe në jo pak raste, sidomos në gegërisht një paskajore e tipit me + pjesoren e foljes, që përdoret në vend të lidhores dhe gjatë analizës, mund të marrë para lidhëzën po ose sikur që përdoren me lidhoren. Pjesëza mohuese i paravendoset kësaj forme, kurse trajtat e shkurtra të kundrinorit (të drejtë a të zhdrejtë) vendosen në mes të pjesëzës mohuese dhe pjesores së foljes:

... Mos me(i) shkue, më heqin punet. E. Koliqi, hija e malevet, f. 27,

ndërkohë që te forma e pashtjelluar përcjellore pjesëza mohuese zë vend në mes të pjesëzës duke që përdoret me kuptimin po vazhdon të ndodhë në çastin që flasim pra e përcjell, e shoqëron veprimin që është në zhvillim dhe pjesores së foljes, kurse trajta e shkurtër e kundrinorit (të drejtë a të zhdrejtë) vendoset pas pjesëzës mohuese në mes të saj dhe pjesores së foljes:

Duke mos (u) folur me zë të lartë, nuk i shqetësoni pacientët. Bised

Në mes të formës së pashtjelluar mohore futet pjesëza u e ndërtimit të së kryerës së thjeshtë të foljeve në formën joveprore ose trajtat e shkurtra të kundrinorit të drejtë.

Sikurse mund të vihet re nga të gjithë shembujt që dhamë më sipër në lidhje me rendin e gjymtyrëve në fjalitë kushtore që fillon me secilën prej lidhëzave kushtore a lokucioneve lidhëzore kushtore në periudhat me fjali të nënrenditur kushtore, në të cilat vihet re kjo larmi gjedhesh të këtij tipi fjalie, rendi mjaft i lirë i gjymtyrëve në fjali, duket se është një karakteristikë e përgjithshme e gjuhës shqipe, e cila ka një eptim të zhvilluar dhe nuk luan ndonjë rol në aspektin sintaksor apo kuptimor të fjalisë a të periudhës në tërësi. Pak a shumë në të njëjtën formë e gjetëm të shprehur këtë çështje edhe nga E. Çabej në “Hyrje në Indoeuropianistikë”: “Lidhur me topikën

Page 86: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

216

e fjalëve në fjali, me vendin që zënë fjalët e ndryshme, pjesët e fjalisë brenda fjalisë, aty [në gjuhët indoeuropiane] mbretëron ky parim: Sa më e pasur është një gjuhë në sistem të flekcionit, aq më e lirë është topika. ... Vendosja e fjalës para ose pas tjetrës ka të bëjë jo aq fort me qëllime sintaktike e kuptimore sesa më fort me qëllime sintaktike. ... Edhe shqipja ka një flekcion të pasur.”228

Ndërkohë që në lidhje me mendimin për prirjen e përgjithshme të shqipes për paravendosje të kallëzuesit ndaj kryefjalës, që Çabej e mbështet, kur sjell mendime të disa prej sintaksologëve të huaj: “Në gjuhët e vjetra indoeuropiane fjala që bart kuptimin kryesor zakonisht vihet në krye. Greqishtja e vjetër ka një tendencë foljen ta vejë në mjedis. Për shqipen janë bërë disa vrojtime nga disa sintoksologë. E. Kieckers, në bleun e katërt të Gramatikës historike të greqishtes, ka bërë një vrojtim interesant, edhe që i përgjigjet mjaft realitetit, rreth faktit që shqipja ka një tendencë ta vejë foljen para subjektit, shpeshherë në krye të fjalisë. ... Edhe Wofgang Dressler, linguist austriak, në një punim ka vënë re që shqipja ka prirje ta vejë foljen shpeshherë para subjektit.”229, e gjejmë me vend të themi se në periudhat me fjali të nënrenditur kushtore kjo prirje nuk është aq e përhapur, sepse në pjesën më të madhe të këtyre periudhave, kallëzuesi zë vend pas lidhëzës dhe para kryefjalës. [M. P]

I të njëjtit mendim në lidhje me këtë çështje është edhe S. Mansaku, i cili këtë fakt e shtrin edhe tek autorët e tjerë të vjetër dhe jep më shumë se një arsye, për rendin e lirë të fjalëve/gjymtyrëve në fjali përveç fleksionit të zhvilluar të gjuhës shqipe: “Rendi i fjalëve, jo vetëm te Buzuku, por edhe te autorët e tjerë të vjetër paraqitet më i shlirët se në shqipen e sotme, më pak i qëndrueshëm dhe me më pak rregullsi. Kjo është pasojë e shumë rrethanave që karakterizojnë gjuhën e këtyre teksteve të vjetra, siç janë ndër të tjera, fleksioni më i zhvilluar i shqipes në këtë periudhë, pasqyrimi më me besnikëri i gjuhës së folur popullore, shkalla e formësimit dhe e ngulitjes së mjaft ndërtimeve perifrastike a formave analitike të shqipes në këtë periudhë, ndikimi i tekstit të huaj gjatë përkthimit etj. ... Rendi i fjalëve kushtëzohet edhe nga gjymtyrëzimi aktual i fjalisë, nga lloji e destinacioni i tekstit, ...”230

5.2 Rendi i fjalive në periudhën me fjali të nënrenditur kushtore dhe aktualizimi i thënies

Fjalia e nënrenditur kushtore vendoset në periudhë sipas funksionit që ajo kryen në raport me gjymtyrët e fjalisë kryesore dhe vlerës aktualizuese që merr në bazë të gjymtyrëzimit aktual të thënies ku bën pjesë. Meqë në këtë tip periudhe rendi është i lirë mund të flasim për rend neutral dhe afektiv,

228 E. Çabej, Hyrje në Indoeuropianistikë, Leksionet e Prishtinës, Botimet Çabej, Tiranë 2008, f. 223-224 229 Po ai, po aty 230 S. Mansaku, Disa veçori morfosintaksore të librit të parë në gjuhën shqipe, në Buzuku dhe gjuha e tij, ASHRSH, IGJL, Tiranë 2005, f. 352

Page 87: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

217

M. Totoni231 konsideron si rend neutral rastin kur fjalia e nënrenditur pasvendoset dhe është remë e thënies, kurse si rend afektiv rastin kur fjalia e nënrenditur paravendoset, por përsëri është remë e thënies.

R. Përnaska në artikullin e cituar flet për rend të drejtë kur rendi është kryefjalë + kallëzues foljor ose emëror; kallëzues + kundrinë; kallëzues + rrethanor dhe rend të zhdrejtë ose të anasjelltë kur kemi p.sh., kallëzues foljor a emëror + kryefjalë. Edhe në këtë artikull theksohet se funksioni themelor i rendit të gjymtyrëve në gjuhën shqipe ka të bëjë me gjymtyrëzimin aktual të thënies. Ky autor përmend si ndërtime me rend të palëvizshëm: “Na ishte një herë një plak dhe një plakë; zuri një vesë shi; u bë heshtje”232

Në po këtë artikull ai përcakton edhe mjetet gjuhësore (leksikore dhe gramatikore) që shërbejnë për të shprehur zbërthimin e thënies. Ndër to, përveç pyetjes që bëhet për të gjetur remën, përmenden edhe rendi i gjymtyrëve të fjalisë, intonacioni, emrat (sipas llojit të përgjithshëm a të përveçëm, konkretë apo abstraktë), mbiemrat, përemrat e pacaktuar (të gjithë, të tërë, diçka), pjesëzat (përforcuese-shtuese a veçuese, përcaktuese-saktësuese, mohore), disa ndërtime sintaksore të specializuara (f. 49), trajta e emrit dhe trajtat e shkurtra të përemrave vetorë.

Të gjitha këto mjete gramatikore në këtë punim, duke qenë në numër të konsiderueshëm, për secilin rast fjalie a periudhe ato duhen vështruar me kujdes për të mënjanuar vështirësitë që shfaqen, kur, në të njëjtin ndërtim ka përplasje të mjeteve në funksion të përcaktimit të temës ose të remës së thënies.

Në periudhën me fjali të nënrenditur kushtore rendi është përgjithësisht i lirë. Themi përgjithësisht sepse vetëm në disa tipa të periudhave me fjali të nënrenditur kushtore, kjo e fundit mund t`i zërë të tria pozicionet në periudhë. Përjashtime nga rregulla e përgjithshme bëjnë disa tipa periudhash me fjali të nënrenditur kushtore të cilat e kanë fjalinë e nënrenditur vetëm të prapavendosur: periudhat kushtore me lokucionet lidhëzore me kusht që/me konditë që dhe mjaft që, periudhat ku fjalitë bashkohen asindetikisht, ku rendi nuk mund të ndryshohet, sepse marrëdhëniet janë të renditura në rendin kusht-pasojë, kështu që pasoja mund të realizohet vetëm nëse realizohet kushti dhe periudhat me fjali të nënrenditur, ku kushti shprehet me emra të pashquar të shoqëruar nga parafjalët me, pa, në të cilat, fjalia e nënrenditur paravendoset.

Pa atë plagë, do të jetonte gjatë.

I. Kadare, Breznitë e Hankonatëve, f. 55

231 M. Totoni, vep. cit, f. 37 232 R. Përnaska, po aty, f. 47

Page 88: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

218

Po të mos kishte / në qoftë se nuk do të kishte - atë plagë

Të mundnjam të fluturonja e të kishnjam krahë si ti

Me gas të math do t`i vinjam Shqipërisë brenda në gji! N. Frashëri, Bagëti e Bujqësia, Vepra I, f. 27

Në pjesën më të madhe të shembujve, fjalia e nënrenditur i prin fjalisë kryesore, kushti i prin pasojës. Në shumicën e rasteve fjalia e nënrenditur paravendoset.

Ky pozicion që zë në raport me fjalinë drejtuese i jep asaj cilësinë e temës së thënies, sepse jep për lexuesin një informacion të njohur nga konteksti më parë. Duke përfaqësuar të njohurën, përmbajtja e saj mund të përmblidhet nga ndajfoljet e tipit, ndryshe, përndryshe apo pastaj e atëherë, siç e trajtuam më sipër dhe të rimerret në fjalinë drejtuese.

Në periudhat me fjali të nënrenditur kushtore me lidhëzën zero, fjalia e nënrenditur është remë dhe fjalia kryesore është temë e thënies:

Kam një lëmç në zembërë

S`kam kujt t`i rënkonemë:

T`u rënkonem maleve

Maletë largonenë:

T`u rënkonem fushave

Fushat zbukuronenë.

T`u rënkonem çupave

Çupatë martonenë...

M. Kuteli, Vepra II, f. 39

Po të mos më donin fare, do të më kishin hedhur në ndonjë kanal. T. Laço, Ishulli i mëkatarëve, f. 57

Siç vihet re, pas lidhëzës qëndron kallëzuesi, para të cilit renditen njëra pas tjetrës pjesëzat: -të e lidhores, -pjesëza mohuese mos dhe -trajta e shkurtër e rasës kallëzore më. Kryefjala nuk është e pranishme, ndoshta për mospërsëritje (sepse është përdorur në kontekstin më sipër), por edhe për faktin se mbaresa e vetës së tretë të numrit shumës të kallëzuesit është e mjaftueshme për ta bërë atë të pranishme. Pjesëza mohuese fare mbyll fjalinë e nënrenditur dhe shërben si përforcuese e mohimit të kallëzuesit që së bashku me pjesëzat e tjera dhe me fjalinë drejtuese vihen në funksion të shprehjes së të kundërtës së faktit real pra të supozimit të së kundërtës së asaj që ka

Page 89: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

219

ndodhur në të vërtetë, që tregon që supozimi nuk ka nevojë të vërtetohet, sepse ngjarja e vërtetë e pengon, pra edhe pasoja nuk mund të ndodhë. Nga pikëpamja e gjymtyrëzimit aktual, në fjalinë e nënrenditur prania e trajtës së shkurtër të kundrinës së drejtë thekson kundrinorin dhe ky mjet bashkë me kallëzuesin, e bëjnë fjalinë e nënrenditur remë të thënies.

Ka disa tipa periudhash që kanë rend të ngulitur të fjalisë së nënrenditur pas fjalisë drejtuese. Ato janë periudhat e ndërtuara me lokucionet lidhëzore me kusht që dhe mjaft që.

Një rast tjetër kur rendi i fjalive në periudhë është i ngulitur është edhe ai në periudhat asindetike me marrëdhënie kushtore. Duke u mbështetur në përkufizimin e këtij tipi periudhe: “Periudhë asindetike është periudha që karakterizohet nga mungesa e mjeteve leksiko-gramatikore të lidhjes midis fjalive përbërëse (lidhëzave e fjalëve lidhëse), nga rëndësia vendimtare e llojeve të ndryshme të intonacionit të shqiptimit, nga rëndësia e madhe e lidhjes kuptimore midis fjalive. Të gjitha këto gjejnë shprehjen e vet në tipare strukturore: rendi i ngurosur i fjalive, modaliteti i fjalive, bashkëlidhja e trajtave kohore e mënyrore.” 233 vëmë re që, ndryshe nga grupi i fjalive lidhëzore të trajtuara gjatë punimit, këto periudha formojnë një grup më vete, ku një nga mjetet kryesore të shprehjes së raporteve kushtore, mjeti lidhës (lidhëza apo përemri lidhor), mungon dhe zëvendësohet për nga rëndësia, nga rendi i fjalive, që në grupin e parë luante rol ndihmës. Pavarësisht nga mungesa e lidhëzës, fjalitë i ruajnë raportet kuptimore të varësisë. Fjalia e nënrenditur është gjithnjë e paravendosur dhe veprimet e të dyja fjalive ndjekin njëri-tjetrin:

Bëhu mjaltë, të vijën grerat. Jug, Fjalë të urta, f. 5

S`u mendove sot, do pendohesh mot. Jug, po aty, f. 509

Plot kusia, plot shtëpia. Jug, po aty, f. 908

Mbaroi vaji, u ftoh llamba. Labëri, po aty, f. 834

Njësoj është rendi i fjalive edhe në periudhat me fjali të nënrenditur me përemrin lidhor të pacaktuar kush:

Kush është trim e kush është djalë,

Ta zerë bareshën në mal. M. Kuteli, Tregime të moçme shqiptare, f. 224

Kush lufton, fiton. Jug, Fjalë të urta, f. 85

Fort të larta kush kërkon, më së fundi e pëson. N. Frashëri, Vepra II, f. 89

233 Gramatika e gjuhës shqipe II, Sintaksa, ASHRSH, IGJL, Tiranë, 1997, f. 623

Page 90: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

220

Në këtë shembull fjalia e nënrenditur me përemrin lidhor të pacaktuar kush nuk është e ndërvendosur, sepse kundrinori i drejtë, i shprehur me një mbiemër në shkallën sipërore që përfaqëson, në të vërtetë, një sintagmë të përbërë nga një emër që mungon, por për të kuptuar domethënien e këtij mesazhi mund të shtohet: maja ose poste (fort të larta) dhe vetë kundrinori nuk është pjesë e fjalisë kryesore që vjen pas së nënrenditurës, por është anasjellë për arsye stilistike, shprehëse dhe mund të kalojë pas përemrit lidhor të pacaktuar kush, pa i prishur kuptimin periudhës.

Në ndërtimet kushtore me lidhëzat kohore si dhe kur , e para si lidhëz alternative që mund të përdoret në vend të lidhëzës po, kurse e dyta e përdorur në fjali ku neutralizohet bashkëlidhja kohore dhe fjalia kryesore është përgjithësisht pyetëse, në shumicën e rasteve, fjalia e nënrenditur paravendoset:

Si të mos kishte as tipare të jashtme të një gjurmuesi, unë kisha mendue se ashtë i dërguem me zhbirue rreth arit. M. Camaj, Vepra V, f. 95

Si të punosh dit` e natë e të bësh ç`duhenë gjithë

Ahere kërko nga Zoti të t`apë bukëz` e drithë. N. Frashëri, Vepra I, f. 29

Kur qenka ashtu axheba, pse nuk e prisni sheqerin vetë? F. Konica, Vepra, f. 338

Kur të jetë nevoja, të vritet, jo për fare gjë, po për atdhenë. Po ai, po aty, f. 100

...Kur puna paskësh qenë kaq e thjeshtë, si nuk u bë kjo qysh më parë? I. Kadare, Përbindëshi, f. 49

Ndërvendoset më rrallë dhe fiton tiparet e një fjalie të ndërmjetme.

Në raste të tilla, fjalia e nënrenditur vendoset në mes të fjalisë drejtuese, qoftë ajo kryesore ose jo. Fjalia drejtuese fillon me kryefjalë, një kundrinor të drejtë ose të zhdrejtë, sidomos në fjalët e urta:

Zanati, në mos rrjedhtë, pikon. Shkodër, Fjalë të urta, f. 844

Gruaja e nershme, në dash me të metë, ma së pari i nershëm duhet me kanë vetë.

Kosovë, po aty, f. 333

Të ligut, i re në shtek, të hodhi në hendek. Sarandë, po aty, f. 315

Të ligut, t`i thuash “pleh”, e lavdëron. Korçë, po aty, po atje.

Page 91: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

221

Të lënin, ta vëç përpara, s`di rrugën; ta lëç mbrapa, e hanë qentë. Jug, Po aty, f. 463

Të mirën, në e hudh prapa, e gjen përpara. Sulovë, po aty, f. 315

Në shembuj të tjerë, jo nga fjalët e urta, fjalia e nënrenditur kushtore mund të zërë vend ndërmjet një fjalie të bashkërenditur ose të nënrenditur, zakonisht ajo pozicionohet menjëherë pas lidhëzës (bashkërenditëse ose nënrenditëse).

Por n`je i armve e n`je shqyptár

E per n`je ndopak bujar,

Xir tagân e n`kjoftë gjykue,

N`bejleg kryet shkurtoma mue. Gj. Fishta, Kangë e tretë, Preja, f. 29

Fjalia e nënrenditur kushtore është futur ndërmjet fjalisë së bashkërenditur “n`bejleg kryet shkurtoma mue” me kryesoren “Xir tagan”.

Më vjen keq për Zefin, se ish njeri me kulturë, po, në qenka punë gjaku, shumë mirë që u vra. M. Kuteli, Vepra V, f. 409

Në këtë shembull fjalia e nënrenditur kushtore është vendosur ndërmjet fjalisë së bashkërenditur me fjalinë kryesore të bashkuar me të me lidhëzën bashkërenditëse kundërshtore po, ku mungon folja kallëzues, por nënkuptohet (shumë mirë iu bë). Kjo fjali ndiqet nga një fjali e nënrenditur ftilluese kryefjalore.

Ende s`e kam mbledhur veten, ndaj, në folsha gabim, mos ma merrni për keq.

I. Kadare, Shkaba, f. 32

Këtu fjalia e nënrenditur kushtore futet midis një fjalie të bashkërenditur këpujore me nuanca shkak-pasojë dhe pikërisht midis lidhëzës përmbyllëse ndaj me të cilën fillon fjalia e bashkërenditur me kryesoren dhe pjesës tjetër të fjalisë.

Biseda ishte bërë në të vërtetë e pakëndshme dhe, po të mos ishte inercia e mirësjelljes së pakmëparshme, ajo do të ishte ndërprerë. I. Kadare, Dosja H, f. 155

Periudha me fjali të bashkërenditura këpujore përbëhet nga një fjali kryesore dhe nga fjalia tjetër e bashkërenditur që shërben si drejtuese për fjalinë e nënrenditur kushtore. Ndërmjet tyre marrëdhëniet kushtore të pamundshme bëhen të qarta edhe nga bashkëlidhja që është tipike për fjalitë e nënrenditura kushtore me lidhëzën po.

Sepse dihej që, po t`u murua hija, ti mbetesh rob i murit, pra do të vdesësh.

Po ai, po aty, f. 150

Page 92: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

222

Këtu fjalia e nënrenditur futet ndërmjet një fjalie të nënrenditur kryefjalore, pikërisht midis lidhëzës ftilluese që dhe pjesës tjetër të fjalisë.

dukej prapësi dhe gati-gati e përfytyronte nënën plakë që, po të ishte gjallë, do t`i thoshte: veç në ditëlindje mos e bëni këtë. I. Kadare, SPIRITUS, f. 201

Jam i bindun, se, po t`ju kishte kuptue, do t`ju kishte ndalë edhe me bujtë.

M. Camaj, Vepra V, f. 140

Fjalia e nënrenditur kushtore mund të ndërvendoset në mes të një fjalie të nënrenditur shkakore:

Dil hanë të shof, se, po s t̀ë pashë, s`të njof. Veri, Fjalë të urta, f. 549

Bashkëlidhja: e kryer e thjeshtë e dëftores dhe e tashme e dëftores, mes foljes së fjalisë kushtore dhe asaj të fjalisë drejtuese që, nga ana e vet është e nënrenditur shkakore konstatuese që tregon shkakun e kërkesës së bërë nga folësi; tregon se veprimet e të dyja fjalive ndjekin njëri-tjetrin dhe plotësimi i kushtit të fjalisë së nënrenditur është i domosdoshëm për të sjellë pasojën e shënuar në fjalinë shkakore.

Duaj atën` edhe mëmën

Të jesh fatbardhë në jetë,

Se, po të t`apinë nëmën,

Kurrë nukë bën përpjetë. N. Frashëri, Vepra II, f. 18

E gjithë periudha është e ndërtuar nga një fjali kryesore, një e nënrenditur qëllimore që pason kryesoren, një e nënrenditur kushtore që futet ndërmjet fjalisë së nënrenditur shkakore konstatuese që shërben si fjali drejtuese për fjalinë e nënrenditur kushtore. Fjalia e nënrenditur mund të vendoset edhe në mes të fjalisë kryesore konkretisht në mes të kryefjalës dhe kallëzuesit:

Ai , sikur të ishte edhe pak më i guximshëm, do të ngrihej dhe do të thoshte në mes të burrave se topi që kërkohej ishte në ... D. Agolli, Njeriu me top, f. 200

Fjalia e nënrenditur është vendosur në mes të fjalisë kryesore, e cila fillon me kryefjalën e shprehur me përemrin vetor. Pas lidhëzës nënrenditëse vjen folja kallëzues e ndjekur nga gjymtyra emërore e kallëzuesit emëror e shprehur me një mbiemër në shkallën krahasore të sipërisë relative të ndërtuar në këtë rast nga pjesëza shtuese edhe, nga ndajfolja e sasisë pak dhe të dyja së bashku janë të barazvlefshme me “pak më tepër” dhe nga pjesëza më që shërben për të ndërtuar shkallën krahasore të mbiemrit a ndajfoljes.

Page 93: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

223

Edhe te periudhat me fjali të nënrenditur kushtore të bashkuara me mënyrën lidhore ose me lidhëzën zero ka raste kur fjalia e nënrenditur mund të ndërvendoset:

Që të jem e sinqertë, të ishte për mua, nuk do t`i pranoja. I. Kadare, SPIRITUS, f. 199

Por fjalia e nënrenditur mund edhe të pasvendoset:

Kur fjalia e nënrenditur pasvendoset, peshën kryesore e mban fjalia drejtuese dhe pasoja theksohet më shumë.

Edhe kur kemi një renditje të tillë të fjalive në periudhë, si në rastin e mëposhtëm, nga përmbajtja del se fjalia kushtore, pavarësisht nga pasvendosja, mban peshën për t`u realizuar para kryesores:

Epo më vraftë perëndia dhe mos e gjetsha djalin gjallë, në ju gënjej.

N. Prifti, Erë mali, erë fushe, f. 100

Folësi betohet për gjërat më të shtrenjta që ka në jetë, sepse është i sigurt se ajo që thotë është e vërtetë, megjithatë, fakti që çështja shtrohet si e dyshimtë, pranohet si e sigurt nga folësi dhe nga ata që e besojnë fjalën e tij, derisa nuk është vërtetuar e kundërta.

Asgjamangut Dranja do të kishte mbetë ndër to, si të mos kishte drashtë se po humb në një dhé aq të zi tiparet e veta të mira. M. Camaj, Vepra III, f. 77

Ç`është nevoja të lodhesh ti vetë, kur kemi kaq njerëz që na shërbejnë? I. Kadare, SPIRITUS, f. 66

Kali fle në këmbë. Ç`e do kashtën kur fle në këmbë? D. Agolli, Njeriu me top, f. 43

Në disa shembuj të periudhës me fjali të nënrenditur kushtore me lidhëzën sikur, ne vëmë re një ngjashmëri me tipin e ashtuquajtur me kur të anansjelltë te periudhat me fjali të varur kohore234.

Këtë ngjashmëri e konstatojmë te përmbajtja e fjalisë së nënrenditur e cila përmban faktin real, kurse fjalia kryesore përmban një veprim i cili nuk ka ndodhur ende, por që jepet si i supozuar, që pritet të ndodhë:

Madje ata do të donin të ngjiteshin fare në bjeshkë, sikur stina e ftohtë të mos kishte filluar. I. Kadare, Dosja H, f. 37

234 Gramatika e gjuhës shqipe II, Sintaksa, ASHRSH IGJL Tiranë, 1997, f. 548 dhe M. Çollaku, Frazat me fjali të nënrenditur kohore me lidhëzat kur e sa, punim diplome, Tiranë 1996, f. 23

Page 94: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

224

Ndoshta kështu edhe do të vazhdonte kjo histori, sikur të mos gjendej papritur një dëshmi që vërtetonte gjithçka. I. Kadare, Ikja e shtërgut, f. 26

Ai do të kishte kthye në vend andej nga kishte ardhë, sikur të mos ish dukë në një ballkon guri grueja e veshun në zi. M. Camaj, Vepra IV, f. 240

Në të tre shembujt veprimi i fjalisë kryesore shfaqet si i dëshirueshëm dhe gjithashtu i mundshëm për t`u realizuar deri në çastin që shfaqet papritur ngjarja e fjalisë së nënrenditur që e hedh poshtë supozimin, e bën kushtin të pamundshëm për t`u realizuar. Në fjalinë e nënrenditur të këtij tipi, ashtu si te periudha me kur të anasjelltë dalin ndajfoljet papritmas, papritur.

Një tipar tjetër i përbashkët për të dy këta tipa periudhash është pasvendosja e fjalisë së nënrenditur dhe ndarja prej saj me pauzë në të folur dhe me presje në të shkruar.

Më pret im mëzë, si ty jot ëmë,

Të mos i vete ç`bënetë prëmë? N. Frashëri, Zogu dhe djali, te Vepra II, f. 104

Në disa tipa periudhash me fjali të nënrenditur kushtore që kanë të pranishme pjesëzat: sidomos, vetëm që vendosen para fjalive të nënrenditura, i theksojnë këto të fundit duke i kthyer në remë në raport me fjalinë drejtuese që shërben si temë:

Kjo binte në sy, sidomos po ta vështroje kalin nga një farë largësie. I. Kadare, Përbindëshi, f.17

Prapë ndigjova mbramë prej tim et se bleta, qoftë ajo e egër apo e butë, përkitet vetëm nëse ka ngulë në zgurë lisi. M. Camaj, Vepra IV, f. 187

Mund të ndahemi vetëm po të vdesë njëri prej nesh. R. Qose, Vdekja më vjen prej syve të tillë. f. 243

Sigurisht, nëse s`do të ishte prej atyre anëve, do të kishte mendue se bahej fjalë për një plak. E. Koliqi, Kritikë dhe estetikë, f. 101

Në periudhat me fjali të nënrenditur kushtore, kur fjalia e nënrenditur vendoset pas fjalisë drejtuese, por nuk lidhet ngushtë me të, ndahet me presje prej saj. Kur lidhja me fjalinë drejtuese është shumë e ngushtë dhe kur prihen nga pjesëza vetëm, ato nuk

Page 95: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

225

ndahen me presje. Fjalia e varur që hyn në mes të fjalisë drejtuese, vihet midis presjesh.

Nga sa u trajtua më sipër, mund të thuhet se rendi i ngulitur i fjalive në periudhë kushtëzohet nga: struktura e periudhës; rrjedha logjike e ngjarjeve të paraqitura në të dyja fjalitë e periudhës; treguesit leksikorë (që luajnë rol ndihmës) dhe në raste të caktuara kuptimi i foljeve që përcaktojnë tipin e fjalisë së nënrenditur. Kurse rendi i lirë i fjalive varet nga gjymtyrëzimi aktual; marrëdhëniet midis fjalive në periudhë dhe nevoja për të shprehur një marrëdhënie të caktuar.

Shkollat janë ato që përgatisin udhëheqset e kombit. Në kjoftë se i shuejmë këto, i kemi bâ atentat jetës e përparimit të kombit. A. Z. Pllumi, Rrno vetëm për me tregue, f. 149

Në shembuj të tjerë, nëpërmjet krahasimit, përqasja veçon një tipar të ndryshëm, jo të ngjashëm me të dikujt a diçkaje tjetër me të cilin krahasohet. Në të tillë shembuj vihet re një nuancë e qartë lejore dhe lokucioni lidhëzor kushtor në qoftë se këtu alternohet me lidhëzën lejore edhe pse ose megjithëse:

Në qoftë se të rriturit nuk arrinin ta çmonin, ai i dinte vetë meritat e vetes.

N. Prifti, Erë mali, erë fushe, f. 141

Theksojmë gjithashtu këtu se të gjitha lidhëzat a lokucionet lidhëzore kushtore, po t`u shtohet pjesëza edhe përpara shndërrohen në lidhëza lejore.

Një tip tjetër periudhe me fjali të nënrenditur të bashkuar me drejtuesen me lidhëzën nënrenditëse kushtore ku marrëdhëniet kushtore nuk janë më aq të qarta janë ato që nga S. Prifti235 janë quajtur fjali kushtore ndajshtimore:

Në qoftë se për ditë me radhë ne u kthyem e u rikthyem te ky gjest i Marianës, kjo s`kishte të bënte fare me ndonjë dilemë sado të vogël për drejtësinë e këtij gjesti.

I. Kadare, Nata me hënë, f. 309

Përmbajtja e fjalisë së nënrenditur kushtore rimerret në fjalinë kryesore me anë të përemrit dëftor kjo. Nga pikëpamja e rendit të fjalive, për periudhat me fjali të nënrenditur ftilluese rendi është i anasjelltë dhe si rezultat i paravendosjes ndodh rimarrja, e cila thekson fjalinë e nënrenditur duke e bërë atë remë të thënies. Përveç mungesës së marrëdhënieve të qarta kusht-pasojë, edhe rendi i fjalisë së nënrenditur me në qoftë se, na jep një arsye më tepër për të kuptuar që nuk kemi të bëjmë me një periudhë me fjali të nënrenditur kushtore, sepse, në këtë të fundit, rendi i rëndomtë është ai i paravendosjes së fjalisë së nënrenditur.

Në analizën që u është bërë shembujve të ndryshëm me lidhëza të ndryshme periudhat e marra si shembuj janë analizuar herë një nga një ose herë janë grupuar në bazë të të përbashkëtave, duke vënë në dukje dallimet mes tyre.

235 S. Prifti, Sintaksa e gjuhës shqipe, pjesa II, dispenca II, 1962 f. 267

Page 96: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

226

PPËËRRFFUUNNDDII MM EE

Tema e këtij disertacioni përqendrohet në shprehjen e raporteve kushtore në gjuhën shqipe. Kjo na ka lejuar që, përveçse nga vepra të autorëve që shkruajnë në gjuhën standarde, të bëjmë objekt analize edhe veprat e shkrimtarëve që kanë shkruar e shkruajnë në variantin jostandard. Gjuha padyshim mjaft e pasur dhe mënyrat e ndryshme të shprehjes së formave të njëjta gramatikore prej autorëve të ndryshëm, jep mundësinë e zbulimit të larmisë së mjeteve e ndërtimeve që shprehin raporte kushtore. Duke vlerësuar e përvetësuar arritjet e studimeve të mëparshme, nëpërmjet kësaj teme jemi përpjekur t`i plotësojmë ato duke i vështruar më gjerësisht raportet kushtore në tërësinë e mjeteve dhe të formave që shërbejnë për t`i shprehur, si edhe duke i parë ato të grupuara në sistemin hipotetik të shqipes.

Interesi i treguar për temën në fjalë nga gjuhëtarë të ndryshëm nëpër gramatika, monografi, apo studime sintaksore nuk ka qenë i vogël, por janë të paktë ata gjuhëtarë që e kanë trajtuar çështjen në të gjithë spektrin e gjerë që përfshin mjetet dhe format e shprehjes së raporteve kushtore. Trajtimi i këtyre mjeteve na ka rezultuar i kufizuar në krerë të përfshirë në gramatika të përdorura si tekste mësimore për shkolla të nivelit të mesëm apo të lartë. Nga konsultimi me këto tekste e studime vumë re që trajtimi i temës në fjalë nuk ishte i plotë te të gjithë autorët, sepse raportet kushtore nuk ishin parë në tërësinë e tyre, por ishin kufizuar në trajtimin e periudhës me fjali të nënrenditur kushtore (të shtjelluar e të pashtjelluar). Përveç M. Lambertzit ku raportet kushtore ishin parë më gjerë në aspektin teorik në lidhje me numërimin dhe trajtimin e mjeteve dhe formave të shprehjes së tyre, autorët e tjerë (e kanë trajtuar këtë çështje të kufizuar në trajtimin e periudhës kushtore (nën emërtimin hipotetike në shumicën e rasteve) që përbën një nga pjesët e sintaksës. Punimi i prof. S. Mansakut “Format e shprehjes së raporteve kushtore në shqipen e sotme letrare” i kushtohet pikërisht kësaj çështjeje dhe i trajton në tërësinë e tyre format e shprehjes së raporteve kushtore na ka shërbyer si mbështetje për të zgjeruar e thelluar trajtimin tonë në lidhje me raportet kushtore

Pavarësisht nga ndërthurjet e kritereve (siç ndodh me K. Cipo-n, i cili kriterin funksional e ndërthur me atë strukturor dhe me të modalitetit; I. D. Sheperi-n, i cili,

Page 97: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

227

përveç kriterit funksional, mendohet të ketë përdorur edhe atë strukturor, meqë ndër tipat e fjalive përmend edhe fjalinë lidhore; A. Xhuvani-n, që ndërthur kriterin funksional me atë strukturor-formal; dhe ndërthurjes së kritereve të marra për bazë në klasifikimin e paraqitur në Sintaksën e Akademisë), del qartë se kriteri funksional është i pari dhe më i përdoruri nga thuajse të gjithë autorët që kemi përmendur në këtë punim. Bëjnë përjashtim nga ky rregull S. Floqi, i cili, siç e thamë është mbështetur mbi kriterin semantiko-strukturor dhe M. Totoni, i cili e thellon më tej idenë e të parit, por i jep përparësi kriterit strukturor (strukturor-semantik) nëpërmjet vënies në dukje të rolit të faktorëve që marrin pjesë në organizimin strukturor dhe kuptimor të klasave e të tipave të frazave me nënrenditje.

Lidhur me përdorimin e termave fjali, periudhë, frazë, fjali e përbërë çështja nuk është thjesht vetëm arsye përzgjedhjeje e emërtimeve të ndryshme sepse hyjnë në diskutim ndryshimet strukturore, formale e gramatikore ndërmjet fjalisë e periudhës.

Dallimi ndërmjet tyre sipas nesh qëndron: 1) në përmbajtjen më të pasur, më komplekse e më të plotë që periudha ka në raport me fjalinë, (ndonëse duhet thënë se ky nuk është një përgjithësim absolut, sepse ndodh që edhe një fjali e mëvetësishme mund të japë një kumtim kompleks po ashtu si periudha); 2) në larminë dhe në kompleksitetin e formave strukturore të periudhës në raport me fjalinë. Pavarësisht nga diskutimet e karakterit terminologjik dhe parapëlqimet që janë shprehur, nga autorë të ndryshëm, ne kemi parapëlqyer emërtimet fjali, fjali kryesore, e nënrenditur dhe periudhë me fjali të nënrenditur. Në rastin konkret, kur, nga disa studiues, është bërë klasifikimi i fjalive (të nënrenditura kushtore) në vend të klasifikimit të periudhës me fjali të nënrenditur kushtore, në të cilin merren parasysh raportet midis fjalive të periudhës, plotësia kuptimore dhe strukturore e tyre; përdorimi i këtyre termave, s`duket dhe aq “i padëmshëm”, sepse e zhvendos vëmendjen nga njësia e tërësishme në njësinë më të vogël kumtuese, aq më tepër kur një kufizim i tillë është bërë i qartë edhe në Gramatikën e gjuhës shqipe - Sintaksa, (botim i Akademisë së Shkencave në f. 60) ku thuhet: “Fjalia që është pjesë e periudhës, s`i ka të gjitha tiparet e fjalisë së mëvetësishme... Si rrjedhim, njësive kallëzuesore që përbëjnë periudhën iu është mohuar karakteri i fjalisë duke u quajtur në traditat gramatikore të disa vendeve e nga disa studiues -pjesë të “fjalisë së përbërë”

Pas trajtimit të çështjes së klasifikimit sipas modalitetit, arritëm të kuptojmë se kriteri mbi të cilin janë mbështetur gjuhëtarët për të bërë këtë klasifikim ka qenë mënyra se si kryhet kushti i vënë, por disa prej tyre e kanë parë periudhën

në kompleksitet ku përfshihet edhe fjalia e nënrenditur kushtore, i cili na duket më i plotë.

Page 98: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

228

Duke vlerësuar trajtimet e bëra, nga autorë të ndryshëm, ne mbështesim mendimin dhe argumentet që raportet kushtore, meqenëse i referohen periudhës në tërësi, janë potenciale dhe ireale, duke u shtuar këtyre argumenteve edhe faktin që një kusht që është i mundshëm, mund të jetë pjesë e realitetit, në çastin e realizimit, kurse një kusht joreal e ka të përfshirë, madje të sigurt pamundësinë e realizmit.

Pas krahasimit të klasifikimeve të bëra nga autorë të ndryshëm, del qartë se fjalia e nënrenditur kushtore, në pjesën më të madhe të këtyre klasifikimeve, është pjesë përbërëse e nënndarjes së fjalive rrethanore (të emërtuara në

ndonjë rast edhe adverbjare/ndajfoljore), pra zë vendin e një rrethanori kushti, megjithëse ky i fundit nuk pranohet si gjymtyrë fjalie nga të gjithë autorët.

S. Floqi, M. Totoni dhe Th. Dhima, si rezultat i përfshirjes në kriteret ku bazohen për klasifikimin e fjalive, edhe të atij semantik krahas atij strukturor dhe funksional, arrijnë në ndarje paksa më të ndërlikuara e me më tepër nëntipa periudhash me fjali të nënrenditura, por megjithatë edhe për këta autorë, fjalia e nënrenditur kushtore është pjesë përbërëse e periudhave që bashkohen me lidhëza (S. Floqi) dhe e frazave pa fjalë mbështetëse analitike rrethanore (M. Totoni), të cilin e mbështet edhe Th. Dhima me ndryshimin që njësinë sintaksore nuk e emërton frazë, por fjali e përbërë. Pozicion të ndryshëm nga sa përmendëm më sipër zë fjalia e nënrenditur kushtore edhe te A. J. Rrota, i cili e klasifikon atë në grupin e fjalive shkajkore.

Vështrimi tërësor i marrëdhënieve/raporteve kushtore në periudhë dhe në fjali përbën atë që e kemi quajtur sistem hipotetik të shqipes, argumentet për ekzistencën e të cilit, mbështeten mbi baza gjuhësore duke marrë parasysh

bashkërendimin e mjeteve morfologjike të tilla si: përdorimi i lidhëzave nënrenditëse, por edhe bashkërenditëse në disa tipa periudhash, përdorimi i formave foljore të shtjelluara e të pashtjelluara me lidhje sintaksore si: bashkimi pa mjet lidhës, nëpërmjet pranëvënies së fjalive apo nëpërmjet foljes kallëzues në mënyrën lidhore, bashkëveprimi i emrave të shquar a të pashquar me parafjalë të rasës kallëzore, pranimi në morinë e mjeteve dhe formave të shprehjes së raporteve kushtore edhe e rrethanorit të kushtit (me gjithë mendimet e ndryshme të shprehura e të pashprehura nga autorët e ndryshëm lidhur me këtë çështje) e fonetike: si intonacioni. Vështrimi tërësor i tyre, formalo-gramatikor, strukturor dhe funksional na bën të mendojmë se sistemi hipotetik i shqipes është tërësia e gjithë këtyre mjeteve që funksionojnë herë vetëm dhe herë në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke bërë të mundur ekzistencën e sistemit hipotetik krahas me sistemet e tjera kohore, vendore, shkakore, qëllimore etj.

Mjetet lidhëse kushtore që shërbejnë për të bashkuar fjalitë në periudhën kushtore janë të larmishme edhe nga struktura morfologjike e tyre. Duke i konsideruar si mjetin kryesor të shprehjes së raporteve kushtore, ato janë

vështruar si nga pikëpamja e formimit/prejardhjes së tyre, ashtu edhe nga lidhja që

Page 99: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

229

vendosin me trajtat kohore e mënyrore të foljeve kallëzues për të shprehur një marrëdhënie të caktuar sintaksore. Në to përfshihen lidhëzat e thjeshta, të parme: në, po (kushtore), kur (e formuar me konversion nga ndajfolja kohore), si (kohore), të përngjiturat: nëse (e formuar nga përngjitja e dy lidhëzave: kushtore (e para) dhe ftilluese (e dyta), sikur (e ndërtuar nga përngjitja e lidhëzës mënyrore si dhe lidhëzës kohore kur ) dhe lokucionet lidhëzore: në qoftë se, në është se, po qe se, po të jetë/ishte se (të ndërtuara nga folja jam që paraqitet me forma të larmishme kohësh dhe mënyrash: -e tashme e dëftores (është) dhe e lidhores (të jetë); -e kryer e thjeshtë/e pakryer e dëftores (qe/ishte); -e tashme e dëshirores (qoftë)) që vendoset mes dy lidhëzave të thjeshta, njëra kushtore në dhe tjetra ftilluese se ose që; në rast se, me kusht që, të ndërtuara nga një emër në trajtë të pashquar njëjës të prirë nga parafjala në dhe me dhe të ndjekur nga lidhëza ftilluese se dhe që. Siç duket qartë lidhëzat e përngjitura janë bashkim, ngjizje midis lidhëzave semantike me lidhëzat josemantike se/që. Lidhëzat e përngjitura dhe lokucionet lidhëzore kanë një kuptim më të qartë e më konkret që buron nga vetë kuptimi i fjalës emërtuese që bën pjesë në lokucion dhe janë më të reja në moshë. Mënyra dëftore është më e përdorura dhe ajo që takohet më shpesh në ndërtimet kushtore, më tepër me lokucionet lidhëzore, sesa me lidhëzat nënrenditëse kushtore. Ajo përdoret në periudhat me fjali të nënrenditura me lidhëzat kushtore: në, nëse dhe kur dhe gjithashtu me lokucionet lidhëzore: po qe se, po të jetë se, po të jetë që, në është se, në qoftë se, në rast se. Në këtë mënyrë kuptohet që në këto lloj fjalish të nënrenditura kushtore veprimi i emërtuar nga folja shprehet si i vërtetë dhe kushti, realizimi i të cilit do të mundësonte realizimin e pasojës, është real. Në mjaft raste, sidomos në shembujt e nxjerrë nga proza popullore, koha e pakryer e kësaj mënyre përdoret me vlerën e mënyrës kushtore në fjalitë drejtuese (kryesore ose jo) të periudhave me fjali të nënrenditur kushtore. Ndërsa e kryera e thjeshtë e kësaj mënyre është gjetur e përdorur me kuptim mbarëkohor në ndërtimet kushtore asindetike (pa lidhëza), më tepër në fjalët e urta dhe me kuptimin e së tashmes së lidhores në periudhat me fjali të nënrenditur kushtore që bashkohen me drejtuesen me lidhëzën kushtore në. Në ndërtimet me lidhëzën nënrenditëse kushtore po, si e kryera e thjeshtë, ashtu edhe e kryera, përdoret me vlerën e së ardhmes së dëftores në fjalinë drejtuese (jo në të nënrenditurën). Përdorimet e kohëve brenda së njëjtës mënyrë me vlerën e njëra-tjetrës apo të mënyrave të tjera të foljeve kallëzues janë dëshmi, sipas nesh, e fleksibilitetit të gjuhës shqipe dhe e pasurisë së saj në forma kohore e mënyrore. Ato që preken më shpesh nga kjo dukuri janë kohët e së shkuarës duke filluar nga e pakryera, e kryera e thjeshtë, e kryera, madje edhe më se e kryera, e cila, ndonëse më rrallë dhe veçanërisht në disa ndërtime të gjuhës së folur apo ndërtime dialektore, në fjalitë

Page 100: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

230

drejtuese të këtyre ndërtimeve mund të gjendet e përdorur me vlerën e së kryerës së mënyrës kushtore. Mënyra urdhërore dhe ajo habitore nuk gjenden në fjalitë e nënrenditura me lidhëzat a lokucionet lidhëzore nënrenditëse kushtore. Nga mënyra habitore takohen vetëm format e së ashtuquajturës mënyrë lidhore-habitore (si ndërthurje e mënyrës habitore me atë lidhore) dhe vetëm në dy kohët e shkuara: në të kryerën dhe në më se të kryerën. Me mënyrën kushtore përdoren këto lidhëza dhe lokucione lidhëzore kushtore: po qe se, në qoftë se, në qoftë që, nëse, në është se, në rast se. Falë modalitetit të mundësisë, që e afron me mënyrën lidhore, mënyra kushtore, me dy kohët e saj, shpreh mundësinë e kryerjes së veprimit të shprehur nga folja kallëzues e fjalisë drejtuese, në rast realizimi të kushtit të vendosur në fjalinë e nënrenditur, që, në shumicën e rasteve prin pasojën e shprehur nga fjalia drejtuese. Vetëm se mundësia e realizimit të pasojës varet nga realizimi i kushtit të fjalisë së nënrenditur, folja kallëzues e së cilës shpesh është në të pakryerën e lidhores dhe bashkëlidhet me format e kushtores në fjalinë e nënrenditur, duke e bërë në këtë mënyrë të mundshëm realizimin e kushtit e për rrjedhim edhe të pasojës. Mënyra lidhore, e pranishme, si në fjalitë e nënrenditura, ashtu edhe në ato drejtuese në periudhat me fjali të nënrenditura, nëpërmjet modalitetit të mundësisë, shpreh mundësinë e plotësimit të kushtit të shprehur në fjalinë e nënrenditur. Në periudhat me fjali të nënrenditur kushtore, kjo mënyrë përdoret me lidhëzat nënrenditëse kushtore: po, sikur, kur apo me lokucionet lidhëzore: me kusht që e mjaft që, madje modaliteti i saj për shprehjen e kushtit të mundshëm është i vetëmjaftueshëm edhe pa lidhëzën nënrenditëse kushtore përkatëse në periudhat palidhëzore (me lidhëzën zero) që fillojnë me foljen kallëzues në mënyrën lidhore. Mënyra dëshirore përdoret në periudhat me fjali të nënrenditura kushtore me lidhëzën nënrenditëse kushtore në. Koha e tashme e kësaj mënyre gjendet rëndom në ndërtimet me këtë lidhëz nënrenditëse, por me këto ndërtime përdoret edhe koha e kryer e kësaj mënyre, duke e bërë të mundshëm realizimin e kushtit të shprehur në fjalinë e nënrenditur.

Page 101: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

231

Duhet sqaruar që në fillim që korpusi i veprave të skeduara në funksion të përdorimit për arritjen e qëllimit të këtij punimi, nuk është i njëjtë në numër, si për shembuj të nxjerrë nga vepra të shkruara në gjuhën standarde, ashtu edhe

për ato në gjuhën jostandarde. Për këtë arsye, grafiku, ku janë përfshirë edhe mjete të tjera të shprehjes së raporteve kushtore (si forma e pashtjelluar paskajore gege), që janë konstatuar gjatë skedimit të veprave të shkruara në dialektin geg, nuk pasqyron frekuencën e përdorimit të këtyre mjeteve për shprehjen e raporteve kushtore (për të pasqyruar këtë do të duhej të punohej për skedim me të njëjtin numër veprash si ato të shkruara në gjuhën standarde, ashtu edhe në variantin dialektor). Përfshirja në të njëjtin grafik i mjeteve të ndryshme të shprehjes së raporteve kushtore synon të rendisë, sipas numrit të shembujve të mbledhur në një numër të caktuar veprash, ato që janë takuar më shpesh dhe klasifikimin e tyre sipas numrit të skedave të përgatitura. Nga vëzhgimi i këtij grafiku dallohet qartë që periudhat me fjali të nënrenditur që bashkohen me kryesoren me lidhëzën nënrenditëse kushtore po gjenden të përdorura më shpesh. Në këto ndërtime, kur folja kallëzues e fjalisë së nënrenditur kushtore është në kohën e tashme dhe në kohën e kryer të mënyrës lidhore shprehen marrëdhënie kushtore të mundësisë dhe, kur folja kallëzues është në kohën e pakryer dhe më se të kryer të mënyrës lidhore, shprehen marrëdhënie kushtore të pamundësisë. Menjëherë pas tyre, por me një diferencë të dukshme, renditen periudhat me fjali të nënrenditur me lidhëzën nënrenditëse kushtore në (apo me variantet e saj fonetike n`, ndë), të cilat, ashtu siç theksohet edhe në gramatikën e Akademisë më shpesh “e kanë foljen kallëzues, kryesisht në dëshiroren e tashme ose në mënyrën dëftore të çdo kohe, por më shpesh në të tashmen.” Pavarësisht afërisë në renditje, këto të fundit dallohen nga periudhat me fjali të nënrenditur kushtore me lidhëzën po nga ngjyrimi i theksuar emocional që shfaqin,

Page 102: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

232

sidomos për shkak të lidhjes me mënyrën dëshirore që është karakteristike vetëm për këtë lidhëz nënrenditëse kushtore. Pozicionimi në grafik i periudhave me fjali të nënrenditura kushtore, me lokucionin lidhëzor kushtor në qoftë se pas dy tipave të mësipërm shpjegohet pikërisht me faktin që ato e kanë mjaft të theksuar nuancën e kushtit që shprehin, i cili është i mundshëm, kur folja kallëzues e fjalisë së nënrenditur është, kryesisht në kohën e tashme dhe të ardhme të mënyrës dëftore dhe i pamundshëm, kur kjo folje kallëzues është në kohën e tashme dhe në të kryerën e mënyrës kushtore. Këto të fundit kanë rezultuar të jenë më të shpeshta në shembujt e mbledhur. Ndërtimet kushtore me lidhëzën nënrenditëse të përngjitur sikur, të cilat, sikurse periudhat me fjali të nënrenditur kushtore me lidhëzën nënrenditëse kushtore po shkojnë me kohët e mënyrës lidhore me të njëjtën bashkëlidhje kohore dhe shprehje të kushtit të mundshëm a të pamundshëm, ndryshe nga këto të fundit, janë bartëse dhe shprehëse të nuancave më të qarta supozuese, hipotetike dhe të ngjarjeve joreale, të kundërta me ato që kanë ndodhur a priten të ndodhin në të vërtetë. Madje ndryshe nga ato periudha me fjali të nënrenditur kushtore, që janë përmendur deri tani, këto periudha, e kanë foljen kallëzues të fjalisë së nënrenditur në të ashtuquajturën mënyrë lidhore-habitore (siedhe ato që fillojnë me foljen kallëzues në mënyrën lidhore, ku lidhëza sikur mungon, bëhet zero, por fjalia e pranon po të shtohet.) Arsyetimi i fundit shpjegon edhe renditjen jo të rastësishme të këtyre ndërtimeve menjëherë pas atyre me lidhëzën nënrenditëse kushtore sikur. Periudhat me lidhëzën kushtore të përngjitur nëse, që po shkon drejt përdorimit më tepër si ftilluese, megjithëse kanë pothuaj të njëtin kuptim dhe të njëjtën strukturë si ato me lokucionin lidhëzor kushtor në qoftë se, renditen disi larg nga këto të fundit. Pas tyre renditen periudhat me fjali të nënrenditur kushtore me lidhëzën kohore kur të përdorur si kushtore, të cilat, pavarësisht kufizimit të llojit të fjalisë drejtuese (kur ajo është pyetëse), gjenden të përdorura jo rrallë. Pas tyre me pak diferencë në grafik renditen ato me formën e pashtjelluar paskajore, (si në formën letrare, ashtu edhe në atë që e dallon gjuhën standarde nga dialektet-paskajoren gege), por diferencë të dukshme nga ato me lidhëzën tjetër kohore si dhe me periudhat me fjali të bashkuara asindetikisht apo me lokucionin lidhëzor kushtor, po qe se i cili dikur ka qenë përdorur kryesisht në dialektin geg. Grafiku fillon të zbresë në vlerat e tij, kur bëhet fjalë për ndërtime, në të cilat kuptimi i kushtit shkon drejt zbehjes apo që pasqyrojnë forma alternative të shprehjes së kushtit, në periudha a në fjali.

Në lidhje me rendin e gjymtyrëve në fjali dhe rendin e fjalive në periudhë theksojmë se: Në shumicën e periudhave me fjali të nënrenditur kushtore, te fjalia e

nënrenditur kallëzuesi vjen pas lidhëzës, por ka edhe raste kur ai e ndërron vendin me kryefjalën. Në mes të tij (kallëzuesit) dhe lidhëzës mund të hyjnë trajtat e shkurtra ose të bashkuara të kundrinorëve të drejtë a të zhdrejtë ose pjesëzat mohuese ose edhe ndonjë gjymtyrë tjetër për arsye stilistike shprehëse.

Page 103: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

233

Në periudhën me fjali të nënrenditur kushtore rendi është përgjithësisht i lirë. Themi përgjithësisht sepse vetëm në disa tipa të periudhave me fjali të nënrenditur kushtore, kjo e fundit mund t`i zërë të tria pozicionet në periudhë. Përjashtime nga rregulla e përgjithshme bëjnë disa tipa periudhash me fjali të nënrenditur kushtore të cilat e kanë fjalinë e nënrenditur vetëm të prapavendosur: periudhat kushtore me lokucionet lidhëzore me kusht që/me konditë që dhe mjaft që, periudhat ku fjalitë bashkohen asindetikisht, ku rendi nuk mund të ndryshohet, sepse marrëdhëniet janë kusht-pasojë janë të përcaktuar qartë edhe në renditjen e fakteve, kështu që pasoja mund të realizohet vetëm nëse realizohet kushti. ...sepse, e mbështjellë si kopan ajo i ngjan një kukulle të ngurtë ose një pakoje që mund ta vësh në çdo pozicion, mjaft që të mos e vësh me kokë teposhtë. F. Konica, Vepra, f. 439

Po të doni, ua tregoj edhe juve, vetëm me kusht që të mos i thoni njeriu, se,(përndryshe) po i thatë, na i vjedhin. (bised)

Në pjesën më të madhe të rasteve, fjalia e nënrenditur i prin fjalisë kryesore, kushti i prin pasojës, pra fjalia e nënrenditur paravendoset. Ky pozicion që zë në raport me fjalinë drejtuese i jep asaj cilësinë e temës së thënies, sepse jep për lexuesin një informacion të njohur nga konteksti më parë. Duke përfaqësuar të njohurën, përmbajtja e saj mund të përmblidhet nga ndajfoljet e tipit, ndryshe, përndryshe apo pastaj e atëherë dhe të rimerret në fjalinë drejtuese.

Në periudhat me fjali të nënrenditur, ku kushti shprehet në nivelin e fjalisë me rrethanorë kushti të përfaqësuar nga emra të pashquar të shoqëruar nga parafjalët me, pa, fjalia e nënrenditur paravendoset. Pa atë plagë, do të jetonte gjatë. I. Kadare, Breznitë e Hankonatëve, f. 55

Në ndërtimet kushtore me lidhëzat kohore si dhe kur , e para si lidhëz alternative që mund të përdoret në vend të lidhëzës po dhe e dyta e përdorur në fjali ku neutralizohet bashkëlidhja kohore dhe fjalia kryesore është përgjithësisht pyetëse, në shumicën e rasteve, fjalia e nënrenditur paravendoset:

Si të mos kishte as tipare të jashtme të një gjurmuesi, unë kisha mendue se ashtë i dërguem me zhbirue rreth arit. M. Camaj, Vepra V, f. 95

Rendi i lirë i fjalive në periudhë varet nga gjymtyrëzimi aktual, nga ndryshimi i marrëdhënieve kuptimore midis fjalive në periudhë, në rastet e përdorimit të të njëjtit mjet lidhës për të bashkuar fjalitë, kurse rendi i ngulitur varet nga nevoja për të shprehur një marrëdhënie të caktuar, siç ndodh në ndërtimet në të cilat fjalitë bashkohen me lokucionet lidhëzore kushtore me kusht që dhe mjaft që, në të cilat fjalia e nënrenditur vendoset gjithnjë pas fjalisë drejtuese. Rendi i fjalive në periudhë gjithashtu kushtëzohet nga struktura e periudhës, rrjedha logjike e ngjarjeve të paraqitura në të dyja fjalitë e periudhës dhe në pak raste nga kuptimi i foljeve që drejtojnë fjalinë e nënrenditur dhe treguesit leksikorë të pasimit apo të përforcimit të veprimit/ngjarjes.

Page 104: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

234

Një rast tjetër kur rendi i fjalive në periudhë është i ngulitur është edhe ai në periudhat asindetike me marrëdhënie kushtore.

Pavarësisht nga mungesa e lidhëzës, fjalitë i ruajnë raportet kuptimore të varësisë. Fjalia e nënrenditur është gjithnjë e paravendosur dhe veprimet e të dyja fjalive ndjekin njëri-tjetrin: Bëhu mjaltë, të vijën grerat. Jug, Fjalë të urta, f. 5 S`u mendove sot, do pendohesh mot. Jug, po aty, f. 509

Fjalia e nënrenditur kushtore ndërvendoset më rrallë dhe fiton tiparet e një fjalie të ndërmjetme.

Në raste të tilla, fjalia e nënrenditur vendoset në mes të fjalisë drejtuese, qoftë ajo kryesore ose jo. Fjalia drejtuese fillon me kryefjalë, një kundrinor të drejtë ose të zhdrejtë, sidomos në fjalët e urta: Zanati, në mos rrjedhtë, pikon. Shkodër, Fjalë të urta, f. 844; Gruaja e nershme, në dash me të metë, ma së pari i nershëm duhet me kanë vetë. Kosovë, po aty, f. 333 Nga pikëpamja e gjymtyrëzimit ashtu sikundër kryefjala dhe kallëzuesi brenda fjalisë, mund të jenë herë temë herë remë për njëri-tjetrin, edhe fjalia e nënrenditur, në raport me drejtuesen mund të jetë herë temë, sidomos në rastet kur prin këtë të fundit dhe paraqitet si e njohura, për shkak të kontekstit dhe herë remë, për të theksuar të panjohurën.

Vlen të theksohet ideja se çdo studim, sado shkencor apo i zgjeruar që mund të pretendohet të jetë, lë vend për studime të mëtejshme, për vërejtje e diskutime rreth tij.

Page 105: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

235

LL II SSTTAA EE VVEEPPRRAAVVEE TTËË VVJJEELL AA

Agolli, D., Dështaku Tiranë 1991

Udhëtoj i menduar Tiranë 1985

Njeriu me top Naim Frashëri, Tiranë 1975

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, Dritëro, Tiranë, 1999

Fjala gdhend gurin, Tiranë 1977

Çudira dhe marrëzi fabula, epigrame, Tiranë, 1995

Njerëz të krisur Tregime të zgjedhura, Tiranë, 2001

Anastasi, A., E Drejta Kushtetuese Tiranë 2003

Ashta, K., Leksiku historik i gjuhes shqipe 2,Toena, Tiranë 1998

Bisedimet e Këshillit Kombtar “Senat”, Legjislatur` e parë, 1920, Tiranë, shtypur në shtyp “Mbrothësija”, Kristo P. Luarasi 1923

Buxheli, Q., Karjera e zotit Maksut Tiranë 1971

Kali i mbretit dhe kalorës të rinj Tiranë 1960

Camaj, M., Vepra letrare I Tiranë 1996 lënda: “Djella”, “Shejzat”, Poezi (Mynih 1981) “Djella” versioni i dytë i romanit, Prishtinë 1994, “Legjenda” “Shejzat” Romë 1964

Vepra letrare II Tiranë 1996 lënda: “Poezi 1953-1967” Mynih 1981,

“Njeriu më vete e me të tjerë” Mynih 1978 dorëshkrime. “Lirika mes dy moteve”, “Vargje të shpërndame”, “Njeriu më vete e me të tjerë”

Vepra letrare III Tiranë 1996 lënda: “Dranja” Mynih 1981, “Selected Poetry” Nju Jork-Londër, 1990, “Polimpsest” Nju Jork-Mynih 1991

Vepra letrare IV Tiranë 1996 lënda:

“Shkundullima” Mynih 1981 “Pishtarët e natës” – “Shkundullima”, “Rrungaja në mars”, “Katundi me gjuhë të fshehtë”, “Gjon Gazulli”.

Vepra letrare V Tiranë 1996 lënda: “Shkundullima” Mynih 1981, “Kandili argjandit”, “Radhonjtë e zjarrit”, Kozencë 1993 “Loja e mbasdrekës”, “Kandili argjandit”

Canosinaj, V., Një copë tokë nën qiell, Roman, Tiranë 2005

Ikja e pellumbave. Toena, Tirane 1998

Çabej, E., "Meshari" i Gjon Buzukut (1555). pjesa e pare. Hyrje dhe transliterim. (Tirane 1968) ]

Page 106: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

236

"Meshari" i Gjon Buzukut (1555). pjesa e dyte. Faksimile dhe transkribim fonetik. (Tirane 1968)

Studime etimologjike në fushë të shqipes. II (Akademia e shkencave e RPSSH, Tiranë 1976)

Studime etimologjike ne fushe te shqipes. I (Akademia e shkencave e RPSSH, Tirane 1982)

Çoba, E., Jetë e humbun, Tiranë 2010

Çobani, E., Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut Tiranë 2002

Çuli, D, Rrethi i kujtesës, roman Tiranë, 1986

Dreri i trotuareve roman Tiranë, 1990

Fishta, Gj,. Lahuta e Malcis Botimi 8-të Provincja Franceskane Shqiptare, Tiranë 1997

Mrizi i Zanavet Shtypshkronja Françeskane, Shkodër 1931

Fiku, K.Lulash., Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe aktualiteti shqiptar Shkodër 2008

Frashëri, N., Vepra letrare I Tiranë 1995

Vepra letrare II Tiranë 1995

Vepra letrare III Tiranë 1995

Vepra letrare IV (Historia e Skënderbeut) Tiranë 1996

Vepra letrare V (Qerbelaja) Tiranë 1996

Frasheri, S., Vepra 1, Akademia e shkencave e RPSSH, Tirane 1988

Vepra 2. Akademia e shkencave e RPSSH, Tirane 1988

Gazeta të ndryshme

Kadare, I., Ëndërr mashtruese Tiranë 1991

SPIRITUS Tiranë 1996

Eskili ky humbës i madh Tiranë 1990

Pesha e kryqit Tiranë 1991

Prilli i thyer Tiranë 1980

Ftesë në studio Tiranë 1990

Pallati i ëndrrave Tiranë 1999

Kështjella Tiranë 1970

Qorrfermani Tiranë 1999

Nëntori i një kryeqyteti Tiranë 1975

Legjenda e legjendave Tiranë 1996

Page 107: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

237

Kronikë në gur Tiranë 1971

Gjenerali i ushtrisë së vdekur Tiranë 1963

Përbindëshi Tiranë 1991

Piramida Tiranë 1995

Muzgu i perëndive të stepës Tiranë 1981

Shkaba Tiranë 1996

Ikja e shtërgut Tiranë 1999

Breznitë e Hankonatëve Tiranë 2000

Hija Tiranë 2003

Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë, Tiranë 2002

i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë Tiranë 2002

Koliqi, E., Kritikë dhe estetikë, Përgatiti Stefan Çapaliku, Apollonia 1999

Pasqyrat e Narcizit, tregime “Shejzat” 1963

Hija e maleve Shkodër 1999

Kondi M., Mbledhës të folklorit 5-6 Këngë popullore nga rrethinat e Kardhiqit dhe e Rrëzomës Tiranë 1987

Kongoli, F., Ne të tre, Tiranë 1985

Karuseli Tiranë 1990

Konica, F., Vepra Tiranë 1993

Ç’është liria Ese të zgjedhura, Spektër, Tiranë, 2005

Kuteli, M., Vepra letrare Tiranë 1990

Tregime të moçme shqiptare Tiranë 2005

Lamaj, F., Lakuriqi lakuriq Tiranë 2004

Laço, T., Ishulli i mëkatarëve roman Tiranë 2004

Një vit i hidhur roman (Qershor 1990-Qershor 1993) Elbasan1995

Marko, P., Hasta la vista 1972

Nata e Ustikës 1989

Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar 1635-1912, I

Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar 1635-1912, II, Tiranë 1961

Mustafaj, B., Vera pa kthim Roman, Tiranë 2002,

Midis krimeve dhe mirazheve, ESE, Onufri, 1999

Nelo, V., Tretur tek puthja Lirika për dashurinë Tiranë 2006

Page 108: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

238

Pamuk O., Shtëpia e heshtjes, roman, përkth. Hysen Voci, Skanderbeg books 2008

Panajoti J., Xhagolli, A., Fjalë të urta të popullit shqiptar (Folklor shqiptar) ASHRPSSH Instituti i Kulturës Popullore Përgatitur ngaTiranë 1983

Proza I, II Folklor shqiptar, Proza popullore, I, II, Tiranë 1963

Puto, A., E drejta ndërkombëtare Publike Tiranë 2004

Qosja, R., Vdekja më vjen prej syve të tillë.

Panteoni i Rralluar, studime, kritika dhe ese, shtëpia botuese Naim Frashëri, 1988

Shuteriqi, Dh. S., Nga kënga e popullit, Mbledhës të hershëm të folklorit, 9, Tiranë 1991

Page 109: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

239

BBII BBLL II OOGGRRAAFFII

GRAMATIKA

ASHRSH Gramatika e gjuhës shqipe I, Morfologjia, Tiranë 1995

ASHRSH Gramatika e gjuhës shqipe II, Sintaksa, IGJL Tiranë 1997

ASHRSH Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe, III Sintaksa (sintaksa e periudhës), =2= (maket) Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Sektori i Gramatikës dhe i Dialektologjisë, Tiranë 1976

Bidois le, G et R., Syntaxe du français moderne. Ses fondements historiques et

psychologiques, Paris, Picard, Tome II, 1967

Camarda, D., Saggio di grammatologia comparata sulla lingua albanese, Livorno1864

Cipo, K., Sintaksë (Tekst për Institutin Pedagogjik) Tiranë, 1951 (Botim i Ministrisë së Arsimit)

Sintaksa Instituti i Shkencave Tiranë 1952

Çabej, E., “Meshari” i Gjon Buzukut (1555) botim kritik, pjesa e parë dhe pjesa e dytë, Universiteti shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë e i Gjuhësisë, Tiranë 1968

Çeliku, M., Gramatika praktike e gjuhës shqipe, Tiranë 1998

Karapinjalli,

M., Stringa, R.,

Domi, M., Gramatika e gjuhës shqipe Pjesa II, Sintaksa, Tekst për shkollën 7-

vjeçare, Tiranë 1955

Sintaksa e gjuhës shqipe, Prishtinë 1971, “Rilindja”, Universiteti i Prishtinës

D`Angély, R., Grammaire Albanaise Comparée, L`Énigme, Tome VI-VII Paris 1998

Dhima, Th., Gjuha shqipe, Sintaksa, SHBLU, Tiranë 2005, dhe Ribotim Tiranë 2008

Page 110: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

240

Frashëri, S., Shkronjëtore e gjuhësë shqip ASHSH Instituti i Historisë, Vepra V, Tiranë 1988

Graffi, G., Sintassi, il Mulino, Bologna 1994

GRAMMAIRE Larousse du XX-e siècle, Paris 1936

Grevisse, M., Le Bon Usage-Grammaire française avec les Remarques sur la

Langue française d`aujourd`hui, onzième édition revue, 2-è tirage, DUCLOT 1980

Lambertz, M., Periudha hipotetike në gjuhën shqipe, përkthyer nga V. Dashi dhe përgatitur për botim nga T. Topalli dhe E. Malaj, Botimet Albanologjike, Tiranë 2011

Mikeli, G., Gramatika e giuhës shqype, Shtypshkronja “Nikaj” Shkodër 1916

Mbledhës të hershëm të Folklorit shqiptar 1635-1912, I»

Mbledhës të Folklorit 9, «Nga kënga e popullit», Dh. Shuteriqi, Shtypshkronja «8 Nëntori», Tiranë 1991

Miterand, H., Grunenwald, J., Egea, F., Nouvel itineraire grammatical, 1980 Subordonnées circonstancielles hypothétiques

Prifti, S., Sintaksa e gjuhës shqipe I, II, Prishtinë “Rilindja” 1971 Universiteti i Prishtinës

Rada, de, G., Caratteri e grammatica della lingua albanese Corigliano Calabro 1894

Grammatica della lingua albanese Cosenza Editrice MIT, 1965

Rrota, A. J., Syntaksa e gjuhës shqipe (ose Sintaksi i shqipes 1942) për klasën II, III, IV të shkollave të mesme, Shkodër, shtypshkronja A. Gj. Fishta, 1943

Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore, ASHSH IGJL Botimi I, Botime Françeskane, Shkodër, 2006

Sandfeld, Kr., Syntaxe dy français contemporain, Les propositions subordonnées Genève, Librairie DROZ 1977, Publications romanes et françaises

Sheperi, I. D., Gramatika dhe sindaksa e gjuhës shqipe, sidomos e toskërishtes, Vlorë 1927

Tesnière, L., Éléments de syntaxe structurale, Paris, Librairie C. Klincksieck, 1959

Topalli, T., Sintaksa e fjalisë, Gramatikë e gjuhës shqipe, Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi, Instituti i Studimeve Albanologjike, sprovë monografike, Tiranë 2011

Page 111: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

241

Totoni, M., Cikël leksionesh për sintaksën Tiranë 1995

Xanoni, M. A., Gramatika shqyp që përdoret n`seminarë e n`Mbësoitore t`sh` Françeskane e Saverit n`Shkodër Shtypshkronja e Zojes Papërlyeme Shkodër 1909

Xhuvani, A., Njohunit`e para të sintaksës shqipe, pjes` e parë për klasët e nalta të fillores, Vlorë 1922

Njohunit e para të sintaksës shqipe për klasët e nalta të Fillores e për t`ultat e Shkollavet të Mesme, Tiranë 1938

Libri i gjuhës shqipe, pj. II për klasat e nalta të fillores dhe të parat e Qytetses, Tiranë 1942

STUDIME SINTAKSORE

Agalliu, F., Mbi pjesët e ligjëratës në gjuhën shqipe, Çështje të fonetikës dhe të gramatikës së shqipes së sotme, Tiranë 1972

Çollaku, M., Frazat me fjali të nënrenditur kohore me lidhëzat kur e sa, punim diplome, Tiranë 1996

Çeliku, M.,: Fjalët dhe togjet e fjalëve të ndërmjetme” në Gjuha shqipe dhe letërsia në shkollë”, 1975/3

Domi, M., Bashkëpërkime dhe analogji sintaktike shqip-rumanisht, në Studia Albanica, Tiranë 1966, nr 2

Mbi një tip strukturor të fjalive të varura dhe mbi disa çështje të përgjithshme të lidhura me të, SF 1970/4

Çështje të përgjithshme të sintaksës, SF 1980/3

Disa çështje të lokucioneve. SF 1985/1

Dhima, Th., Disa koncepte sintaksore në gramatikat e shqipes të gjysmës së parë të shek. XX, Seminari ndërkombëtar për gjuhën letërsinë dhe kulturën shqiptare, Prishtinë 2004, nr 23/1

Floqi, S., Rreth disa çështjeve të fjalisë së përbërë në gjuhën shqipe, BSHSH Tiranë 1955/3

Disa tipe semantiko-strukturore të periudhës me fjali të varur pa lidhje korrelative SF 1967/3

Konstrukte tautologjike në shqipen e sotme (dhe paralele shqip-rumanisht) SF 1968/3

Mbi disa çështje të rendit të fjalive në shqipen e sotme SF 1969/2

Page 112: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

242

Mbi disa aspekte të zhvillimit të sintaksës së periudhës në shqipen letrare të pas çlirimit SF 1970/1

Disa vrojtime për rendin e fjalive në periudhë SF 1976/3

Periudha me fjali të varur kryefjalore në shqipen e sotme, SF 1965/3 dhe 1965/4

Periudha me fjali të varur rrjedhimore në shqipen e sotme, SF 1965/2

Periudha me fjali të varur shkakore, SF 1966/2, SF 1966/3 dhe 1967/1, 1973/2

Disa tipe semantiko-strukturore të periudhës me fjali të varur në shqipen e sotme, Konferenca I e studimeve albanologjike, Tiranë 1965

Rreth modeleve të fjalisë në shqipen e sotme (modelet e fjalisë dëftore), SF 1978/4

Gosturani, Xh., Periudha me fjali të varur lejore në shqipen e sotme, SF 1972/1

Mohimi dhe mënyrat e shprehjes së tij në gjuhën shqipe SF 1975/1, f. 67-77.

Mohimi dhe mënyrat e shprehjes së tij në gjuhën shqipe, vazhdim, Mohimi në periudhë, SF, 1976/4, f. 49-55.

Mohimi dhe mënyrat e shprehjes së tij në gjuhën shqipe, Mohimi i nënkuptuar dhe mohimi i rremë, SF 1977/4, f. 135-144

Guinard, E., Les propositions subordonnées dans l`albanais moderne, Thèse de doctorat de 3-ème cycle, Faculté des lettres de l`Université de Paris, Ecole Nationale des Langues Orientales Vivantes Paris 1967

Hysa, E., Ndajfolja në gjuhën shqipe SF 1970/3

Rreth përdorimit të së pakryerës së dëftores SF 1975/3

Lafe, E., Lidhëzat te libri i parë shqip, SF 1971/4

Lambertz, M., Die hypotetische Periode im Albanischen, në “Indogermanische Forschungen”, 1914-1915, vëll 34, përkthimi në gjuhën shqipe nga V. Dashi, material i sigururar pranë IGJL,

Periudha hipotetike në gjuhën shqipe, përkthyer nga V. Dashi dhe përgatitur për botim nga T. Topalli dhe E. Malaj, Botimet Albanologjike, Tiranë 2011

Page 113: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

243

Mansaku, S., Format e shprehjes së raporteve kushtore në shqipen e sotme letrare SF 1969/3

Përnaska, R., Një rast i veçantë i rendit të gjymtyrëve në fjalinë e përbërë në gjuhën shqipe, SF 1979/1

Trajtat e shkurtra dhe gjymtyrëzimi aktual në gjuhën shqipe, SF 1986/2

Gjymtyrëzimi aktual dhe mjetet e shprehjes së tij në gjuhën shqipe në“Gjuha shqipe dhe letërsia në shkollë”, nr 16, Instituti i Studimeve Pedagogjike, Tiranë 1987

Prifti, S., Rreth disa çështjeve të fjalisë kohore SF 1966/2

Elipsa në sintaksën e fjalisë SF 1966/3

Klasifikimi i fjalive të varura SF1972/2

Rugova, L., Klasifikimi i periudhës me nënrenditje në gramatikat e shqipes të gjysmës së parë të shek. XX, Seminari Ndërkombëtar për gjuhën letërsinë dhe kulturën shqiptare, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti

i Filologjisë, Prishtinë 2004, nr 23/1

Rushi, Th., Funksioni gramatikor i rendit të fjalëve në gjuhën shqipe SF 1983/4

“Rendi i gjymtyrëve të shkallës së dytë në gjuhën shqipe”, SF 1988/1

Rreth rendit të gjymtyrëve në fjalinë dëftore SF 1983/1

Çështje të normës letrare në rendin e fjalëve në shqipen e sotme, SF 1985/1

Topalli, K., Mbylltoret e Gjuhës shqipe, ASHRSH, IGJL, Tiranë 2002

Sonantet e gjuhës shqipe, ASHRSH, IGJL, Tiranë 2001

Totoni, M., Fraza me nënrenditje, SHBLU, Tiranë 2000

Klasifikimi strukturor-semantik i frazave me fjali të nënrenditur, SF 1990/2

Çështje të gjymtyrëve të fjalisë, SF 1981/3

Konstrukte me folje aspektore të fillimit të veprimit në gjuhën shqipe SF1968/1

Page 114: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

244

FJALORË

ASHRSH Për pastërtinë e gjuhës shqipe, IGJL Tiranë 1998

ASHRSH Fjalori i shqipes së sotme, Tiranë, 1984

Elezi M., Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë 2006

Webster`s, M., School dictionary, publishers SPRINGFIELD, MASSACHUSETTS, U.S.A. Philippines 1994

DICTIONNAIRE du Français Contemporain, Larousse, 1971

DICTIONNAIRE de linguistique et des sciences du langage par Jean Dubois Université de Paris X, Nanterre, Mathée Giacomo, Luis Guespin, Christiane Marcellesi Jean-Pierre Mével

DICTIONNAIRE Bilingue: Anglais/Français French/English Librairie Générale Française, 1995

Rouède P., Dictionnaire Français-Italien dhe Italien-Français Lausane, © Garnier Frères, Éditions ЯR Rencontre

DICTIONNAIRE de la langue française Le Robert pour tous Octobre 2001

Swan, M., Practical English Usage, Second edition, International Student`s Edition, Oxford University Press 1995

MATERIALE NGA INTERNETI

http://rainbow.colang.free.fr/Colang/MesColangs/moten/Grammaire/phrase.html

La phrase III. L`expression de la condition (pak-be|levegi sedati)

http://www.ccmd.qc.ca/crrespo/Corr10-2/Subord.html

La subordonnée adjointe GAËTAN CLÉMENT L`hypothétique

http://www.indire.it/e-learning/risorse/materialdidattico/SMSCimadolmo/av...

L`analizi del Periodo, Le Proposizioni Subordinate, Le Subordinate Condizionali

http://www.etudes-litteraires.com/forum/sujet-2448-comment-reconnait-periode-texte

Comment reconnaît-on une période dans un texte?

http://www.georgeoën.edu/faculty/spielmag/docs/txt/laphrase.html

Dr. Guy Spielmann: La Phrase complexe

http://www.xtec.es/~sgirona/fle/conditionnel_index.htm

Page 115: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

245

Les structures conditionnelles en français. Exercices interactifs pour la classe de FLE.

http://www.mauriziopistone.it/testi/sintassi/capitolo206.html

Raffaello Fornaciari, Sintassi Italiana – Parte seconda, capitolo VI, Proposizioni subordinate avverbiali, proposizioni condizionali.

http://www.mauriziopistone.it/testi/sintassi/capitolo208.html

Raffaello Fornaciari, Sintassi Italiana – Parte seconda, capitolo VIII, I modi e i tempi nelle proposizioni subordinate. Tempi e modi nelle proposizioni condizionali.

http://www.italianstudies.org/itl508/Subordinate_I.htm

Grammatica italiana - Sintassi, Proposizioni Subordinate–I, Proposizioni condizionali (periodo ipotetico)

http://fef.marmara.edu.tr/Fransiz/S Yilmaz/These.html

Thèse de doctorat (Résumé), Le système hypothétique en turc, de la morphosyntaxe à l`enonciation. Résumés de thèses, in Cognito, 18 (2000), 41-46

http://bcs.fltr.ucl.ac.be/GRAMM/15.si.html

Syntaxe, Classement des subordonnées. 370 Subordonnées en si.

http://www.trusaid.fr/cours/linguistique/hypothese.html

Systèmes hypothétiques

http://fifracol.perso.sfr.fr/Go/Synth_Gram_Phrase/Condition.html

L`expression de la condition

http://dragon.unideb.hu/~csury/old_folders/1fabd/312000.html

Le français au bout des doigts, L`expression de l`hypothèse et de la condition

http://angleterre.org.uk/anglais/conditionnel.html

Le conditionnel en anglais

http://webh01.ua.ac.be/dendale/condit.html

Le conditionnel en français

www.philip-de-vos.be/frans

Le système hypothétique

http://www.tidsskrift.dk/visning.jsp?markup=&print=no&id=99417

Quelques hypothèses sur les constructions hypothétiques

http://monsu.desiderio.free.fr/atelier/condition.html

L`expression de la condition

Page 116: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

246

REPERTOR BIBLIOGRAFIK

Daka, P., Bibliografi e studimeve dhe e artikujve për gjuhën shqipe (1945-1974) Akademia e Shkencave e RSH Tiranë 1975

Kastrati, J., Punimet rreth sintaksës shqipe Punim i Institutit Pedagogjik dyvjeçar të Shkodrës nr 8, 1969.

TË TJERA

ASHRSH Rregullat e pikësimit në gjuhën shqipe Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë “Shkenca” Tiranë 2002

ASHRSH Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, IGJL Tiranë 1973

Barnet, S., Bellanca, P., Shkrimi akademik, ISP, Dita 2000, Tiranë, 2008

Stubbs, M.

Eco, U., Si shkruhet një punim diplome, Shkencat shoqërore, Dituria, Tiranë, 2007

Në kërkim të gjuhës së përkryer në kulturën europiane Dituria, Tiranë 2008

Të thuash gati të njëjtën gjë, Dituria, Tiranë 2006

Çabej, E., Hyrje në Indoeuropianistikë, Leksionet e Prishtinës, Botimet Çabej, Tiranë 2008

Kostallari, A., Gjuha e sotme letrare shqipe dhe disa probleme themelore të drejtshkrimit të saj, ASHRPSH, IGJL, Tiranë 1973

Mansaku, S., Disa veçori morfosintaksore të librit të parë në gjuhën shqipe, në “Buzuku dhe gjuha e tij”, ASHRSH, IGJL, Tiranë, 2005, f. 334-35

Memushaj, R., Shqipja standarde, Tiranë, 2002

Pedersen. H., Studime për gjuhën shqipe, ASHAK, Botime të veçanta XLVIII, Seksioni i gjuhësisë dhe i letërsisë, Prishtinë 2003

Robins, H. R., Linguistique Générale une Introduction, Traduction de Simone Delesalle et Paule Guivarc`h, Librairie Armand Colin, Paris 1970

Page 117: Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda … · 2019-12-03 · Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) _____

Raportet kushtore dhe sistemi hipotetik në gjuhën shqipe Matilda Parllaku (Çollaku) ____________________________________________________________________________________________

247

Abstrakt

Raportet kushtore në këndvështrim kaq specifik nuk janë parë në studime të mëparshme. Disa nga çështjet më të rëndësishme të trajtuara në këtë punim si: - çështja e pozicionit që zë fjalia e nënrenditur kushtore, si pjesa më e rëndësishme e periudhës me fjali të nënrenditur kushtore në klasifikime të ndryshme të bëra nga gjuhëtarët, - konsiderimi i tërësisë së mjeteve dhe formave të shprehjes së raporteve kushtore në nivelin e periudhës dhe të fjalisë si sistem hipotetik, - sprova për të trajtuar evolucionin e disave prej mjeteve kryesore të shprehjes së këtyre raporteve, mjeteve lidhëse (lidhëza/lokucione lidhëzore dhe fjalë lidhëse (përemra dhe ndajfolje lidhore) dhe bashkëlidhjes së tajtave kohore e mënyrore të foljeve kallëzues në fjalitë e periudhës; të standardit dhe disa veçorive dialektore të sistemit hipotetik të shqipes - dhe çështja e rolit ndihmës që luan rendi i gjymtyrëve në fjalinë e nënrenditur kushtore apo i fjalive në periudhën me fjali të nënrenditur kushtore, që janë çështje që ndërthurin trajtimin teorik me atë praktik i shtohen trajtimit të mirëfilltë praktik të çështjes së analizës dhe shprehjes konkrete të raporteve kushtore në nivelin e fjalisë dhe të periudhës bazuar në skedat e hartuara gjatë grumbullimit të shembujve nga një numër i konsiderueshëm veprash, kryesisht letrare. Fjalë kyçe: kusht, fjali, fjali kryesore, fjali e nënrenditur kushtore, periudhë, raporte kushtore, sistem hipotetik, mjete lidhëse, bashkëlidhje, etj.

Abstract

The relations among the conditional sentences have not been seen so specific in previous studies. Some of the most important issues addressed in this dissertation are: the position the conditional clauses occupy in the sentence as the most important part of the period with subordinate conditional clauses in different classifications made by linguists so far; the entire treatment of tools and forms of expression of the relations among the conditional clauses in the period as a hypothetical system; tests to address the evolution of some of the main means of expression of these relations such as linking words (conjunctions/linking words and phrases (pronouns and conjunctive adverbs) and the relation of the time and manner forms of the predicate in the sentences of the period; issues concerning the standard and the dialect features of the hypothetical system of the Albanian language, and the issue about the supportive role played by the word order in the conditional clauses in the period. These are issues that intertwine theory with practice and are added to the proper treatment of the relations among the conditional clauses in the sentence and the period level. The findings are based on files compiled during the collection of samples from a number of literary works mainly. Key words: condition, sentence, main clause, subordinate sentence, conditional clause, period, conditional relations, hypothetic system, linking words, linking phrases, correlation, etc.