revista libertas në gjuhën shqipe # 7

25
Linda kur lypsej të vdisja. F.T. Revistë Kulturore - Informative Çmimi (Kosovë) Shtator 2009 -- Viti II -- Numri 3. ( 7 ) Çmimi (Përendim ) 1 euro Kontakt: [email protected] //www.revistalibertas net. 2 euro Fjala Jonë Kriptokrenizmi Drejtues Si mënyrë e vrazhdë e drejtimit të vjetruar primitiv dhe patriarkal, mbështetet në komandimin me ashpërsi e me mendjemadhësi të kryekreut , ku rreth tij tubohen njerëz tolerant gjerë në përkulje , sipas afrisë së gjakut ,të fisit dhe shtrirjes gjeografike, paraqitet stili kriptokren i të sunduarit , që për interesa të sunduesit damkos të sunduarin , që masat e gjera popullore ta mbajnë gjithmonë për të parë, për bartës të veprimeve dhe drejtimit të atyre që e preferojnë fudullin. Mënyra e tillë e organizimit dhe e udhëheqjes herdokur do të shkakton indinjatë dhe pakënaqësi në përgjithësi, kurse moszbatimi i tyre praktikën politike, zotëron gjendje konfuze dhe kaotike, përkatësisht ngre krye atëherë, kur udhëheqja nuk përfill programin politik të partisë apo grupimit politikë të cilën e udhëheq, ose atëherë kur kjo udhëheqje është indiferente (apo e pazoja) ndaj rrjedhave, pikëpamjeve e sjelljeve patologjike të anëtarëve, të cilët në jetën dhe veprimin e tyre politik, udhëhiqen nga aspirata të ulta, shpeshherë karrieriste, jo rrallë edhe duke mos zgjehur metoda për uzurpimin e fushave dominante si dhe të vet-kryevendit. Kundër këtyre luftohet me forcën e argumentit dhe të pastërtisë morale, me një guxim për vendim marrje dhe demaskim gjerë në përbuzje. Augsburg Shtator 2009 An -Verkauf Planung & Beratung Tel +49 /821 - 3108066 Mob +49 /17648017810 [email protected] IMMOWEI & Co München-Augsburg

Upload: marjan-dodaj

Post on 18-Nov-2014

448 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Revistë Kulturore - InformativeÇmimi (Kosovë) Shtator 2009 -- Viti II -- Numri 3. ( 7 )Linda kur lypsej të vdisja. F.T.Çmimi (Përendim )1 euroKontakt: [email protected] //www.revistalibertas net.2 euroFjala JonëKriptokrenizmi Drejtuesgjeografike, paraqitet stili kriptokren i të sunduarit , që për interesa të sunduesit damkos të sunduarin , që masat e gjera popullore ta mbajnë gjithmonë për të parë, për bartës të veprimeve dhe drejtimit të atyre që e preferojnë fudullin. Mën

TRANSCRIPT

Page 1: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 7

Linda kur lypsej të vdisja. F.T.

Revistë Kulturore - Informative Çmimi (Kosovë) Shtator 2009 -- Viti II -- Numri 3. ( 7 ) Çmimi (Përendim )

1 euro Kontakt: [email protected] //www.revistalibertas net. 2 euro

Fjala Jonë

Kriptokrenizmi Drejtues

Si mënyrë e vrazhdë e drejtimit të vjetruar primitiv dhe patriarkal, që mbështetet në komandimin me ashpërsi e me mendjemadhësi të kryekreut , ku rreth tij tubohen njerëz tolerant gjerë në përkulje , sipas afrisë së gjakut ,të fisit dhe shtrirjes

gjeografike, paraqitet stili kriptokren i të sunduarit , që për interesa të sunduesit damkos të sunduarin , që masat e gjera popullore ta mbajnë gjithmonë për të parë, për bartës të veprimeve dhe drejtimit të atyre që e preferojnë fudullin. Mënyra e tillë e organizimit dhe e udhëheqjes herdokur do të shkakton indinjatë dhe pakënaqësi në përgjithësi, kurse moszbatimi i tyre në praktikën politike, zotëron gjendje konfuze dhe kaotike, përkatësisht ngre krye atëherë, kur udhëheqja nuk përfill programin politik të partisë apo grupimit politikë të cilën e udhëheq, ose atëherë kur kjo udhëheqje është indiferente (apo e pazoja) ndaj rrjedhave, pikëpamjeve e sjelljeve patologjike të anëtarëve, të cilët në jetën dhe veprimin e tyre politik, udhëhiqen nga aspirata të ulta, shpeshherë karrieriste, jo rrallë edhe duke mos zgjehur metoda për uzurpimin e fushave dominante si dhe të vet-kryevendit. Kundër këtyre luftohet me forcën e argumentit dhe të pastërtisë morale, me një guxim për vendim marrje dhe demaskim gjerë në përbuzje.

Augsburg Shtator 2009

An -Verkauf Planung & Beratung Tel +49 /821 - 3108066 Mob +49 /17648017810 [email protected] IMMOWEI & Co München-Augsburg

Page 2: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 7

Stina e të v(m)jelave

Filloj muaj i zhurmave dhe zhurmagjinjeve, muaj i stinës së të vjelave dhe të mjelave, i premtimeve bajate dhe mashtrimeve pa ndërgjegje, muaj i reklamave,plakatave gjigante dhe i publiciteteve. Koluareve të zyrave, partive

Shkruan:FranTanushi dhe individeve politik,përfundoj përgatitja e fillimit të fushates zgjedhore , nën moton për të ardhur, apo mbetur në pushtet , “premto shumë” dhe “gënje edhe më shumë,me moralin bastard të ndërgjegjës dhe bindjes së tyre se, çka i servon popullit ai atë e ha. Posterë e materiale të tjera propagandistike me përmbajtje partiake kanë mbuluar vendin ku disa subjekte politike duke thyer edhe rregullat e lojës kanë mbajtur edhe takimet me elektoratin e tyre para afatit të shpallur të garimit. Filloj gara parazgjedhore, në Kosovë, herë quajtur vendimtare, herë historike, por gjithashtu edhe jetësore për Kosovën dhe popullin e saj , që të nxisin popullin për një pjesmarrje më të madhe se sa herën e kaluar apo edhe të mos ndodhjes së një debakeli zgjedhor si shkak i mos pjesëmarrjes së zgjedhëseve të cilet të zhgënjyer nga situata në të cilien e solli kjo kastë udhëheqese, mund edhe të mos dalin sa duhet në votime duke mos dhënë ligjimitetin e duhur zdhedhjeve. Kështu që në kërkim të mbledhjes së kokërrave të popullit , ata që deri dje ishin indiferent ndaj kërkesave dhe situatës katandisese të tij ,ardhur nga po këta lypsar të sotem ,i shofim mes popullit, tani jo me llukun dhe elegancën e mondaneve dhe funksionareve të kutit latinoamerikan ,por të thjeshtësisë dhe përvuajterisë,madje dhe më shumë se ajo pjesa e skamnoreve që ënden duar shtrirë strehëve të dyqaneve dhe companive të lypsareve të stines së të v(m)jelave. Këto subjekte politike hyjnë në garë për të marrë pushtetin lokal jo vetem me programet e tyre politike por edhe me propaganda qesharake bajate dhe të dyshimeta. Për ta përfituar besimin e elektoratit të gjerë, partitë e shumta politike që garojnë në këto zgjedhje, kanë nisur t’i përdorin të gjitha metodat e lejuara dhe shpesh edhe të palejuara të ndikimit tek masat, si ato të kritikave intigave, të sharjeve dhe ofendimeve mes vete .

Krahasuar me zgjedhjet e herëve të tjera,fushata e sivjetme, me disa specifika, ndryshon nga ajo e kaluara, tani nga disa parti dhe individ për çdo qytet të Kosovës premtohen shifra marramendëse parash dhe investimeve kapitale, thua se buxheti kosovar tejkalon edhe atë zviceran , pa e treguar burimin dhe mundesinë e derdhëjes se këtyre mjeteve ,por vetem më përgjigjen se nëse votoni kandidatet e partisë sime ju do ti keni këto ,thua se populli është i marr dhe ka harruar premtimet e herave të kaluara. Me investime milionshe për reklamat e ekspozuara nëpër billborde gjigante, pllakatet e shumta të ngjitura në çdo skutë të qyteteve tona, afishet dhe prezantimet e tepruara nëpër të gjitha mediet e shkruara dhe elektronike ,duke angazhuar edhe ekspertë të dëshmuar të nivelit botëror tëntojnë edhe ketë herë të zgjasin jetën e luksit apo privilegjet dhe mbrojtjen e interesit. Nëse është e kunderta të më përgjigjen se përse bëhën të gjitha këto investime në publicitete dhe në këshilltar? Kot janë të kesh reklamat e ekspozuara nëpër billborde gjigante, pllakatet e shumta të ngjitura në çdo skutë të qyteteve tona, afishet dhe prezantimet e tepruara nëpër gjitha mediet e shkruara dhe elektronike, kur shumica e kandidatëve që garojnë si për kryetar komune, ashtu edhe për deputet të kuvendeve komunale në këto zgjedhje, janë mediokër, fakultetli pa shfletuar asnjë liber ,pronar titujsh shkëncor me krushqi dhe bisnes ,pjata-lëpirës, servilë, të komprometuar, andaj shumica nga ta nuk e meriton të votohet. Mbrëmjen e 15 nëntorit do të numërohen kokërat e vjelura,sigurisht se dikush do ti gezohet e dikush do të humbë ëndërrat dhe privilegjet.Pastaj i deshpëruar dhe më i lagur do të ndahet vet votuesi që mbledhisit e kokërrave për ta mashtruar më deshirë në kohën e të v(m)jelave shpeshherë e çuajten sovrani. Ne deshirojmë pjesëmarrje masive dhe marvajtje të zgjedhjeve lokale dhe larg ekceseve dhe konflikteve të qytetarve mes vedi ,duke ju kujtuar se më pas të gjithë këta ,,kundërshtar’’ për të ruajtur dhe arritur në pozita bëjnë koalicione dhe hajnë prap së bashku. Urojmë qytetaret të zgjedhin më të miret ,ata që më se paku janë të korruptuar dhe të zhytur në konflikte interesi, të zgjedhin kuadrot dhe të ndershmit dhe të mos u besojnë shumë deklaratave pompoze dhe reklamave gjigante duke mos gëlltitur çfardo gjellë që i seviret.

2

.Lib

ert

as

- V

iti

II.

Nr.

3.(

7)

/20

09

...

Page 3: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 7

Miku mes Miqeve

Kosova nderon Presidentin Klinton

Përsoni që dha kontributin vendimtar për lirinë e Kosovës, sërish e përjetojë dashurinë e popullit të Kosovës për të. Ai erdhi për herë të tretë, në vendin tonë, por kësaj radhe në Kosovën shtet. Vizita e tij në

përurimin e shtatorës së tij ,shihet edhe si rikonfirmim i miqësisë ndërmjet popullit të Kosovës dhe atij amerikan. Ai u përshëndet nga mijëra qytetarë të Kosovës që për orë të tëra pritën në të ftohtë, çastin e përurimit të shtatores së ngritur në njërën nga rrugët kryesore. kryesore të kryeqyteti. "Nuk kam pritur kurrë që di"Dua t'ju siguroj se presidenti Obama, sekretarja e shtetit Hillary Clinton dhe i gjithë populli amerikan janë me ju sot dhe do të jenë në të ardhmen tuaj", u tha presidenti Clinton mijëra qytetarëve të mbledhur në sheshin që mban emrin e tij. Ai po ashtu ka përsëritur se ka biseduar me gruan e tij, sekretarën e shtetit të SHBA-ve, Hillary Clinton, e cila i ka thënë atij se ai duhet ta bëj një foto para statujës së tij, tha Clinton. Unë dua të ju them juve disa gjëra në mënyrë serioze, së pari unë jam shumë i nderuar që isha këtu për të ndalur ato gjëra të tmerrshme që u ndodhnin juve dhe për të qenë pjesë e asaj që ndodhte këtu. Unë jam shumë i vetëdijshëm se ka pasur edhe shumë të tjerë që kanë ndihmuar për shpëtimin e shumë jetëve në Kosovë dhe që iu kanë ndihmuar juve për të ndërtuar demokracinë”, tha Klinton, Para dhjetë vjetëve ne kemi ndalur diçka të tmerrshme këtu, ndërsa sot pas dhjetë vjetëve ju jeni duke bërë një punë të mirë, jeni të lirë, jeni të pavarur dhe do të ecni përpara si vend shumetnik.. Clinton ka rikujtuar edhe ata të cilët pas luftës së Kosovës kontribuan në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Ai ka falënderuar NATO-n, ish-sekretarën e shtetit Madeleine Albright, Wesley Clark, ish-presidentin George Bush dhe ish-sekretarën

Condelize Rice për kontributin e dhënë për Kosovën. eDuke kujtuar të kaluarën jo të largët të Kosovës presidenti Clinton tha."Tërë sprova për botën bashkëkohore është nëse do të vendosim që njerëzimi është më i rëndësishëm sesa dallimet tona". Në fjalimin e tij, Klinton , ka përkujtuar edhe ish presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova dhe një gurë të cilin ai ia kishte dhuruar. “Ai gur kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti por për një kohë ai ishte i njohur në SHBA me emrin “Guri i Rugovës”, tClinton, ka shtuar se kur i tregova presidentit Rugova se ai është lindur në një vend që ka gjeologji të ngjashme me Kosovën, në Arkanzas. “Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”,sepse paskemi diçka të njëjtë. tClinton ka treguar se në Botë sot nuk ka rëndësi sesa të mëdhenj janë popujt. Sipas tij të gjithë popujt kanë tregimet e

veta- të mira dhe të keqija.Ish-presidenti ka thënë se ai do të bëj gjithçka që është e mundur që t’i ndihmoj përsëri popullit

të Kosovës por edhe Kosova nuk duhet të bëj dallime në mes të fqinjëve të saj. Ndërkaq, ai ka thënë se është krenar me Kosovën. Më pas ai ka thënë se “Kosova duhet të jetë Zot i paqës së vet. Ndërsa Presidenti i Kosovës në fjalën falenderueseka thënë.Kosova do t’u jetë përherë mirënjohëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Clinton, i cili, në çastet në të rënda të historisë sonë, udhëhoqi aleancën e madhe të vendeve demokratike e liridashëse të botës për ta ndaluar makinerinë gjenocidiale të Millosheviçit, e cila po e dëbonte popullin e Kosovës nga vatrat e veta, si dhe po i shndërronte fshatrat e qytetet tona në tokë të djegur”, Ish presidenti amerikan Bill Klinton u zotua të mbështesë Kosovën gjatë tërë jetës së tij, duke bërë thirrje për tejkalimin e dallimeve dhe ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët për të gjithë.

“Clinton ka siguruar popullin e Kosovës se do të kenë përherë mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

3

.Lib

ert

as

- V

iti

II.

Nr.

3.(

7)

/20

09

...

Page 4: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 7

gjithë qytetarët e

AT Gjergj Fishta

në Mbrojtje të Hartës së dheut të Atdheut Pjesë nga fjalimi që Fishta mbajti në vitin 1919, në Konferencën e Paqes në Paris

Prej brigjeve gjëmuese të Euksinit e deri në borën e amshueshme të Alpeve Julie; prej brigjeve bubulluese të Ekrakeraunve e deri ndër karma të thepisuna të Karpatëve, ende të rime me gjak njeriu, në ato shekuj të kaluem, banonte ajo familja e madhe trako-ilire, në namë e në za në histori të fiseve dhe të kombeve. Sot kjo familje asht shue. Marrë përbri prej tallazeve të luftave të gjata e të pandame, ajo u përpi dhe u zhduk përbrenda gërmazave të pangishëm të vorbujve te historisë, e kështu nuk mundi ma, ç’më atë ditë kur Gentiusi, mbreti i mbramë i ilirëve, më 168 para Krishtit, ndriti triumfin e Lucë Emil Palit për me pa diellin e majes së lumnisë së vet të hershme. Porse, si të thuesh, si nji shkatërrinë e dhimbshme anijeje të mbytun në det, prej humbjes së kësaj familjeje trako-ilire, sot, atje ndërmjet Thesalisë dhe Malit të Zi, prej brigjeve lindore të Adriatikut e deri në bregore të Vardarit, shpëtoi gjallë nji grusht njerëzish, të cilët kishin zanë vend ose mbas mburojes së disa maleve titanike, ose nën hijen e kandshme të disa fushave pjellore dhe plot jetë , banesë e përmallshme e hyjnive të moshës përrallëzore. Ata u banë ballë me fuqi kurrë të përkulshme të shpirtit të vet bujar, qoftë thellimeve të furive të shekujve, qoftë edhe padrejtësisë së hipokrizisë njerëzore. Të stolisun me nji forcë të jashtzakonshme qëndrese, ende këta e flasin atë gjuhë të të Parëve të vet ma të hershëm; ende e ruejn të pandryshueshëm karakterin e hekurt e fisnik të stërgjyshëve të vet dhe sot ata gjithnji e punojnë shi atë tokë të cilën e punuen të parët e tyne prehistorikë. Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrënjëve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta. Po qe se përnjimend parimi i autodeterminacionit asht marrë prej Konferencës së Paqes si karakter themelor për trajtimin e shteteve si dhe përcaktimin e kufijve të tyne, e drejta e lypë që Shqipnia të qitet shtet më vete përmbrenda kufijve të vet etnikë dhe gjeografikë. Por çka se, simbas teorisë wilsonjane ,për me mundë nji popull me u sundue në vetvete,

përpos kombësisë, duhet të mirret para sysh edhe ndërgjegja e tij kombëtare. Tashti, për në qoftë se si ndërgjegje kombëtare duhet të kuptohet ndjesia për liri si edhe ai dëshir që mund të ketë nji popull për t’u zhdrivillue në vetvete, gjithnji përmbrenda qarkut të forcave të veta, unë them se edhe në këtë pikpamje Konferenca duhet t’ia njohë Shqipnisë pamvarësinë si dhe sovranitetin e vet. E njimend, e po thomëni, cili popull në Ballkan ka ndjesi ma të thella për lirinë e vet sesa populli shqiptar? Kaluen po pushtuesit mbi Shqipni, por nuk qenë kurrë zotnuesa mbi shqiptarë. Ashtu si ai cubi, i cili hyn tinës dhe me trathti në shtëpinë e qytetarit të paqtë e, si shtjen mbrenë drojen dhe pshtjellimin, del jashtë pa mundun kurrë me thanë se ka sundue aty mbrendë: njashtu hynë pushtuesit e huej në Shqipni pa mujtë kurrë me i shtrue dhe me i zotnue shqiptarët. E mos kujtoni, zotni, se unë këtu jam tuj ju thanë sende të cilat mos t’i kenë vu re edhe shkrimtarë të huej me vlerë. Kështu, fjala vjen, e ndritshmja Miss Durham, thotë në nji libër të vetin mbi Shqipni: “Pushtime të hueja janë përshkue mbi komb shqiptar, por të gjitha kanë kalue pa lanë kurrfarë gjurme, si ujët që rrëshqet mbi shpinë të rosës”. Për lirinë e vet, zotni, shqiptari ban fli shpinë, tokën dhe mjerisht edhe besimin. Fakti veç që shqiptari në mes të sa ndollive dhe te papriturave politike e për nji periudhë kaq të gjatë shekujsh, ka mbrrijtë me e ruejt gjuhën, doket dhe karakterin e vet kombëtar, - dhe këtë jo vetëm në Shqipni, por edhe jashtë kufijve të sajë, - kjo difton çiltas se ai asht dhe don të mbesë shqiptar. E gjithë kjo ngjet sepse ndërgjegja kombëtare ka lëshue rrajë të thella në shpirt të tij. Por ma mirë se kurrkund njeti, dashunia e popullit shqiptar për liri dhe pamvarësi kombëtare, duket në faqet e historisë, për të cilën mundemi me thanë se asht e endun vetëm prej luftash për liri e pavarësi. Unë këtu, për mos me e vu fort në provë durimin e Zotnisë suej, po ju përmend vetëm punët e mëdha, që ndërgjegja kombëtare e këti populli, kreu që prej të XV qindvjetë e mbrapa. . Kur qe, mbi kep të Krujës titanike, po del nji hije burri, vetullat ngërthye si dy hulli rrufeje,me dy sy zjarmi e nji mjekër të thinjtë, e cila shtëllungë gjatë nofullës i derdhej, si ajo mjegulla rreth nji shkëmbu të thepisun. Mbi krye

4

.Lib

ert

as

- V

iti

II.

Nr.

3.(

7)

/20

09

...

Page 5: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 7

trishtueshëm flakë i shkëlqen tarogëza përkrenarja me brirë që tmerrshëm kah i vezullon nën rreze të diellit, kometë zharitëse danë ndër sytë e armikut. Ai asht fatosi i ndimun Gjergj Kastrioti, i madhi Gjergj Kastrioti, Skanderbegu. Me flamurin kuq e zi shpalosun përpara, poshtë rrëmoreve të maleve të thepisuna, stuhi bore prej ndonji kulmi të rrëmbyeshëm, vërsulen vetëtimthi mbi formacionet e turqve, të cilët, prej së largu tuj ua pa hovin, thonë se kulshedra me dragoj po u turret. Por mundet ndokush me më thanë se Skanderbegu këto lufta i ka ba për qëllime fetare, dhe jo i shtymë prej nji ndërgjegjeje kombëtare, pra për me i dalë zot lirisë dhe pavarësisë së vendit të vet. E mos kujtoni se me dekë të Skanderbegut u shue ndjesia e lirisë dhe e pamvarësisë në shpirtin e shqiptarëve. Historia e Turkisë ka shenjue jo ma pak se 54 kryengritje të mëdha të cilat gjatë rrjedhjes së katër shekujve kombi shqiptar i bani qeverisë otomane ose për me pshtue prej zgjedhës së sajë, ose për me e ngushtue që mos t’ia mohonte të drejtat e tija. Edhe pamvarësia e Greqisë asht nji lule e rimun me gjak të shqiptarit. Zhavellët dhe Boçarët kanë qenë shqiptarë e shqip kanë folë dhe me trimëni shqiptare kanë luftue. Arsyeja pra pse kombi shqiptar nuk mujti me dalë shtet në vete, nuk qe puna se ati i mungonte ndërgjegja kombëtare ose ndjesia për liri e pamvarësi, por qe fakti se shi ditën në të cilën ai ishte gati me fitue lirinë e vet, Shtetet e Ballkanit ia ngjitën kthetrat dhe e banë rob nën zgjedhë të veten. Dhe këtë e banë jo për me e mbajtë nën shërbim e robni të veten, por për me e shue shqimit e me e qitë faret. Në vjetin 1912 kërcet lufta turko-ballkanikedhe ballkanikët pushtojnë Shqipninë. Nji herë mbysin pak me thanë dyqindmijë shqiptarë, vrasin meshtarë katolikë sepse nuk ndigjonin me e mohue fenë; grijnë mysliman sepse edhe ata nuk duen me dalë dinit. Rrenojnë me themel qindra e qindra katunde, veçse si e si me e farue kombin shqiptar. Në vjetën 1914, ushtritë ndërkombëtare, mbas sa intrigash të poshtra, pushtojnë Shkodrën. Në këto ushtri kombi shqiptar ka pasë mbështetë gjithë shpresën e vet, sepse këta ishin demek të shprehunit e forcës që do të rregullonte botën dhe, si të thuesh, ata ishin pasqyra të qytetnisë europiane. Por megjithëkëtë ata nuk sollën kurrnjisend përsëmbari në Shqipni.

Në vjetën 1915, malazezët pushtojnë Shkodrën me rrethina, sado që Shqipnia ishte shtet neutral dhe nuk kishte shpallë luftë me kurrkend. Në fillim të vjetës 1915, italianët pushtojnë Vlonën, kinse për qëllim që me u përkujdesë për shqiptarët e sëmutë të Shqipnisë jugore. Në 1916, Austro-Hungaria pushton Shqipninë. Me e thanë me fjalë të tjera, ata dojshin ta mbajshin Shqipninë si nji krahinë të veten. Për ma tepër: grekët dogjën 360 katunde në Shqipninë jugore, tuj i mbytë të gjithë ata që dishmoheshin shqiptarë. E sot Konferenca e Paqes lypë që shi ndër ndër këto vise të bahet plebishiti për të caktue kufijt e Shqipnisë. Ç’ironi e helmueme! Thonë armiqt tonë, si dhe do mbrojtësa të tyne, se vërtetë që kombi shqiptar asht ma i vjetri ndër popuj të Ballkanit dhe se ka nji dashuni të gjallë për liri dhe pamvarësi të veten; veçse shka se megjithë këto, Shqipnia nuk mund të qitet shtet më vete sepse shqiptarët janë a) barbarë, b) nuk janë të zotët me përparue dhe me u qytetnue vetë dhe se c) eksperienca ka tregue se në kohën e Princ Widit, Shqipnia nuk mund të mbahet shtet më vete dhe krejt i pamvarun... Pra, simbas mendimit të armiqvet tonë, ose ma mirë me thanë, simbas fjalëve të vetë atyneve, lypset që Shqipnia të coptohet e t’u jepet atyne në dorë për me e sundue dhe për me vu rregull, - meqë shqiptarët janë barbarë e të egër e nuk janë popull që di me qitë shtet më vete, pra me qeverisë. Për me thanë të vërtetën, po të marrim parasyshë mjetet e mënyrën me të cilat ka nisë e vijue lufta e madhe europjane, kisha me thanë se barbarësia dhe egërsia e popujve ka pak ose aspak të përpjekun me dëshirën për liri e pamvarësi të tyne. Kur popuj e kombe, në emën të “qytetnisë” kanë vra e pre fëmijë, gra, pleq e të mbetun që kanë ba me vdekun prej urie e gazepit me mijëra njerëzish të pafat në ditë; që kanë djegë e rrenue, jo vetëm katunde e qytete, por mbarë krahina të pamatuna; që kanë thye çdo të drejtë ndërkombëtare dhe njerzore dhe kanë pre në besë me qindra mijëra robsh të ramë në dorë, - e megjithate sot ata munden me qenë shtete të lira; - po atëherë, pse nuk mundet me qenë Shqipnia e lirë ku, nëmos tjetër, gra nuk vriten, ku nuk gjindet nji vorr i nji të vdekuni urie, ku ndorja e besa edhe ndaj armikut janë të pathyeshme? Serbt, me shpata ua kanë çelë nanave shqiptare barkun dhe foshnjet e nxjerruna sosh, i kanë ndezë flakada porsi pisha për me shndritë natën me to, dhe sot Konferenca ua ka trefishue madhësinë e shtetit të tyne. Vazhdon ne numrin e ardhshem

5

.Lib

ert

as

- V

iti

II.

Nr.

3.(

7)

/20

09

...

Page 6: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 7

Nga Lutfi Dervishi

Analistët si profetë "Do të vijë koha që dy tufat e mëdha në këto troje të lashta (trojet ishin të reja në atë kohë, por kjo provon saktësinë e profecisë së tyre) do të kërleshen rregullisht dhe njëra prej tyre do të fitojë’’.

Analistët si profetë Shumë kritika dhe shpoti, që hidhen në adresë të analistëve, janë të pavërteta. Një dokument, i gjetur në Arkivin e Shtetit dhe i bërë publik në tekstin e "Historisë 12" të popullit shqiptar, thotë se, që në shekullin e 7-të para Krishtit, pra para demokracisë së vjetër greke, një grup analistësh, që bënin plazh në Kepin e Rodonit, lanë shënimin e n e mëposhtëm: "Do të vijë koha që dy tufat e mëdha në këto troje të lashta (trojet ishin të reja në atë kohë, por kjo provon saktësinë e profecisë së tyre) do të kërleshen rregullisht dhe njëra prej tyre do të fitojë’’. Tufa është një referencë e qartë për partitë politike të sotme, pra për kështjellat e demokracisë. Mund të duket çudi, por çfarë është thënë atëherë, ka ndodhur rregullisht në zgjedhjet e vitit 1991, 1992, 1996, 1997, 2001 dhe 2005. Historianët po rreken të shpjegojnë rastin e vitit 2009, ku rezultojnë dy fitues. Analistët e kohës së lashtë kanë lënë shënime të bollshme edhe për shpikjet që tronditën botën në shekullin e 20-të. "Shumë pasqyra do të shfaqen në këto anë, por vetëm njëra do të jetë e vërtetë, e sinqertë dhe e besueshme". Pasqyrat janë një metaforë e qartë për televizionet. Ky përfundim mund të hajë pak diskutim, por pjesa e dytë e profecisë "vetëm njëra do të jetë e vërtetë" është një referencë e qartë për Televizionin Publik. Për këtë nuk ka diskutim. Por shënimi më mbresëlënës ndoshta edhe më i debatuari,

që dëshmon se koncepti i ndarjes së pushteteve (deri më sot kjo meritë u referohej etërve themelues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,të cilët nga ana e tyre u frymëzuan nga Monteskie), i ka rrënjët në trekëndëshin Shijak - Shkodër - Shëmri. "17 burra do t‘i japin secilit atë që i takon. Të gjithë në tufë gabojnë, me përjashtim të kryetarit. Ai di atë që ju të tjerët nuk e dini. Në shpellë kalohet nga shtegu i tufës së njerëzve. Atyre që futen në shpellë do të dalin pa kuaj. Me barin që kursehet do të bëhet mullar!". Numri 17 është një referencë e qartë për Gjykatën e Lartë të vendit që ka 17 anëtarë. Tufat, e thamë më lart, janë partitë politike. Kryetari - është kryetar. Shpella, ku mbërrin vetëm pasi ke kaluar shtegun e njerëzve, është Parlamenti. Përzgjedhja bëhet nga tufa e njerëzve, ndërsa dalja prej andej, pa kuaj - fjali që ka lënë në errësirë mendjen e historianëve që prej 20 vjetësh - është sqaruar vetëm ditët e fundit. Për të gjithë ata që ndjekin zhvillimet politike të ditës, kuajt janë makinat që do t‘u hiqen së shpejti deputetëve. Bari, që bëhet mullar është nafta e kursyer, e që ndryshe i thonë edhe ari i zi. Me këto tri zbulesa, që për nga rëndësia, saktësia dhe aktualiteti lënë shumë prapa Nostradamusin, dua të tërheq vëmendjen e kritikëve të analistëve. Mos na bini në qafë! Edhe nëse nuk na pëlqeni dhe nuk na kuptoni ju, që jeni bashkëkohësit tanë, do na kuptojnë brezat që do të vijnë. Burimi Gazeta shqip

6

.Lib

ert

as

- V

iti

II.

Nr.

3.(

7)

/20

09

...

Page 7: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 7

Makiavelizem

E VËRTETA POLITIKE Krimi im i vetëm është ai se jua thashë të vërtetën edhe popujve, edhe mbretërve; jo të vërtetën morale, por të vërtetën politike; jo të vërtetën ashtu siç duhej të ishte, por ashtu siç është, ashtu siç do të jetë çdo herë.

Nuk jam unë ai që e themeloi doktrinën, atësinë e së cilës ma mveshin: atë e bëri zemëra njerëzore. Makiavelizmi ka ekzistuar para Makiavelit. Njeriu ka më prirje nga e keqja, sesa nga e mira. Gjithsecili synon të sundojë, dhe nuk ka njeri që nuk ka qenë shtypës, po qe se i është dhënë rasti; të gjithë, ose pothuajse të gjithë, janë të gatshëm t’i flijojnë të drejtat e të tjerëve për hir të interesave vetjake. Në zanafillën e shoqërisë ekziston forca e egër dhe e shfrenuar, më vonë vjen ligji, me fjalë të tjera, prapë forca, mirëpo e përcaktuar në disa trajta. Çdo herë forca shfaqet para drejtësisë. Përndryshe, a nuk vëreni se edhe vetë fjala drejtësi në vetvete është e papërcaktuar sa s’ka më?! Ku fillon dhe ku mbaron ajo? Çdo gjë mund të jetë e mirë ose e keqe, varësisht nga ajo se për çka e përdorim dhe çfarë frytesh nxjerrim nga ajo: qëllimi i arsyeton mjetet. Edhe pse dhuna dhe dinakëria a janë gjë e keqe? Ato duhet të përdoren, edhe mjaft bile, për t’i sunduar njerëzit, derisa njerëzit mos arrijnë të shndërrohen në engjëj. Shtypësit të cilët nuk veprojnë vetëm në emër të leverdisë, ata veprojnë në emër të detyrës. Ata e shkelin atë, por prapë i referohen asaj; doktrina e leverdisë është po aq e pafuqishme në vetvete, sa janë edhe mjetet me të cilat ajo shërbehet. Ju keni parasysh leverdinë, kjo mjafton për t’i arsyetuar të gjitha nevojat politike që nuk janë në pajtim me ligjin. Është e ditur se çdo uzurpim i sundimtarit në fushën e interesave publike, autorizon një shkelje të ngjashme të ligjit në sferën e shtetasit, se çdo pabesi politike shkakton një pabesi shoqërore, se çdo dhunë lart, përligj dhunën poshtë. Varësisht nga ajo se sa mirë janë njohur

parimet e shkencës politike, ligji ka zënë vendin e forcës, si në parim, ashtu edhe në praktikë. Padyshim se çdo herë do të ketë shtrëngata të lirisë dhe se, edhe më tej do të kryhen mjaft krime në emër të saj, mirëpo nuk ekziston më fatalizmi politik. Klasat e shtypura përpiqen me mish e me shpirt ta marrin pushtetin çdo herë,a vetëm për hir të dashurisë ndaj lirisë? Jo, ato këtë e bëjnë vetëm nga urrejtja ndaj atyre që e posedojnë atë; fundja, për t’ua rrëmbyer pasuritë, atë mjet kënaqësie për të cilin ua kanë zili. Ata, të cilët e posedojnë nga të gjitha anët me ngulm, kërkojnë dorën e hekurt, pushtetin e fortë. Ata të cilët që kan pushtetin kërkojnë vetëm një gjë, që pushtetin ta mbrojnë nga gjitha lëkundjet që struktura e tij e dobët nuk mund t’i durojë; dhe që pikërisht atyre t’ua japë sigurinë më të nevojshme, në mënyrë që të mund t’i gëzojnë e t’i kryejnë punët e tyre. Çfarë trajta pushteti dëshironi të zbatoni në shoqëri ku korrupsioni është futur çdo kund, ku pasuria fitohet me ndihmën e dinakërisë, ku morali të vetmen garanci e gjen në ligjet shtypëse, ku bile edhe ndjenja e atdheut është zhdukur në njëfarë kozmopolitizmi universal?! Pra me një fjalë, politika nuk ka asgjë të përbashkët me moralin. FJT

7

.Lib

ert

as

- V

iti

II.

Nr.

3.(

7)

/20

09

...

Page 8: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 7

Një ilegal në prehër të bjeshkëve Mehmet ELEZI: Shkëputur nga një shkrim më i gjatë.

Ku janë Bjeshkët e Nemuna? Përgjigjja është e gatshme, duket sikur gjithkush e di: në Veri të Shqipërisë, në Alpe. Në ngulsh këmbë ku shtrihen saktësisht, me çfarë kufizohen në Veri, në Jug, në Lindje, në Perëndim, përgjigjja turbullohet, vendndodhja nëpërtymet e largohet si në një ëndërr të keqe. Mbase ndihmojnë anasit, banorët e katundeve veriore? Jo, as ata nuk dinë gjë. Veç në u përgjigjtë ndonjëri me fjalët e librit të gjeografisë, të mësuar dikur në shkollën fillore. Nuk ndodh kështu, kur pyet për cilindo mal a bjeshkë të atyre viseve. Njerëzit e atjeshëm dinë me kallëzue ku është Rrethi i Bardhë, Qafa e Diellit a Shtegu i Dhenve, ku janë Thethi e Rupat, Syni i Skafkaçit e Lkeni (Liqeni) i Dashit. Ta thonë edhe emrin e gurit, përroit, qafës, vorrit, që shënon në mënyrë të përpiktë kufirin ku mbaron njëri vend e ku nis tjetri. Ngjitu Grykës së Dragobisë përgjatë bregut të Valbonës, deri ku lumi buron duke rrahur krahët si pulëbardhë, bashkudhëtari të dëfton me hollësi edhe emërvende që lidhen me lashtësinë, me mugëtirat e mesjetës e me gojëdhanat, me Mujin e Halilin. Qe ku është Shpella e Imerit të Mujës (Omerit të Mujit) në Klysyrë, aty e kanë shti në dhé djalin e aty ka vajtuar Ajkuna, shtrati si prehër në derë të Shpellës është prore “i verdhë” (i gjelbër), bari aty nuk thahet kurrë. Ja edhe Lugjet e Verdha (të gjelbra), ku trimat dilnin me çetue e ku kullosin dhitë e egra, duke këputur maja bari me vesë edhe lule. Ku ndodhen pra “Bjeshkët e Nemuna”? Ku fillojnë, ku mbarojnë? Nëse askush prej atyre, që i kanë banuar e u japin jetë atyre trojeve prej mija vjetësh, nuk i njeh me këtë emër, atëherë kush i pagëzoi kështu? Dhe kush e regjistroi zyrtarisht këtë emër ndjellazi? Përse? Sllavët, për arsyet e veta, e quajnë “prokleti” (të nemur, të mallkuar) këtë

pjesë të Alpeve. Por vetë shqiptarët, vendasit, jo :Mbase dëshminë më kryefortë se emërvendi Bjeshkët e Nemuna nuk është anas, po i marrë prej tjetërkund, e jep Fishta. Anipse në mënyrë të tërthortë. Tërë teatri i luftës i Lahutës së Malcis zhvillohet në malsitë e Veriut e përreth tyre. Nëse emërtimi Bjeshkët e Nemuna do të kish qenë i lashtë e i njëmendtë, pse poeti nuk e vuri atë në qendër të veprës? Nëpër vargjet e Lahutës përmenden me emra malet e luginat e krojet e lumenjtë, Vizitori e Limi, Plava e Gusia e Prizreni...; ndeshen e përflaken me vetimë e bubullimë figura të mitologjisë shqiptare, dragoi e kulshedra, lëvizin orët e zanat. S’kishte rast më të mirë për poetin me i harmonizue artistikisht në Lahutë skenat epike të plojës së përgjakshme me kumbimin tragjik të toponimit Bjeshkë të Nemuna, nëse ky toponim do të kishte ekzistuar. Me një emërvend të tillë dramatik, metaforë e gjallë, arti fishtian mund të luante si të donte. Nuk del kund emri Bjeshkët e Nemuna as te Liria e Mjedës, ku himnizohet kryengritja e Hotit dhe heroizmi i malsorëve për liri; madje as te Risto Siliqi, që i këndoi me frymëzim luftës së dukagjinasve me “Mehmet Shpendin trim si dre”. Te Gjeçovi, te V. Prenushi, Pater A. Harapi etj. jo se jo, nuk di të ketë dalë. As te Visaret e Kombit. Nëse jo në Hot e në Grudë e në Plavë e Gusi, nëse jo në Kelmend, në Theth e në Dukagjin e as në bjeshkët e Malsisë së Gjakovës (Tropojës) historikisht nuk njëjtësohen kund bjeshkë, të cilat shqiptarët i quajnë Bjeshkët e Nemuna, atëherë ku gjinden këto? Në veri të Drinit e në krejt Veriun shqiptar nuk njihen hapësira të tjera me bjeshkë të përmendura, për të cilat mund të hamendësohej se ato janë Bjeshkët e Nemuna të njëmendta. Hartat e kohës ishin punime të topografëve ose udhëtarëve të huaj, kryesisht për qëllime ushtarake e për pasuritë minerare. Të shumtën e herës vendet tona në këto harta shënoheshin me emërtimet që përdornin fqinjët.

8

.Lib

ert

as

- V

iti

II.

Nr.

3.(

7)

/20

09

...

Page 9: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 7

Aq e zakonshme ishte kjo praktikë në rrethanat e atëhershme, sa edhe sot e kësaj dite nëpër dokumente e shkrime të të huajve gjejmë jo rrallë Draç për Durrës, Skutar për Shkodër, Valona për Vlorë (pa folur për raste skajshëm tendencioze, kur Shqipëria e Jugut shenohet si “Vorio-Epir”!). Për arsye të njohura, kjo dukuri është më e përhapur për emërvendet e Kosovës, të Maqedonisë e të Malit të Zi: Gjakovica e Peç për Gjakovë e Pejë, Bitola për Manastir, Bari për Tivar. Menjëherë pas ardhjes së komunistëve në pushtet, ky emërvend, si krejt përmbajtja e konceptet e shkollës sovjetike, është marrë verbërisht pa asnjë qëndrim kritik dhe është pajisur zyrtarisht me pasaportë shqiptare, duke e përfshirë në tekste shkollore e gjithandej. Shqiptarët që nuk e njihnin prapavijën e tij, background-in, madje edhe në rrethe të larta kulturore e arsimore, e morën si të mirëqenë. Dhe bjeshkët tona madhështore, plot diell e bar e borë e pyje e ujvara, me liqene e nëntokë me metale të çmueshme, bjeshkët shqiptare plot legjenda, murana e dendësi historie kombëtare, në një ditë të bukur u gdhinë “të mallkuara”! Siç vlerësojnë N. Malcom, E. Çabej e dijetarë të tjerë të mëdhenj, ato masive malesh kështjellore me banorët e tyre të panënshtruar patën shërbyer si bankë, ku gjatë pushtimeve të gjata asimiluese të qyteteve e ultësirave u ruajt e pacenuar fara e racës sonë, geni e gjuha e lashtë shqipe. Tashti pikërisht ato njehën mbuluar me një emër ndeshzi e mizor: Bjeshkët e Nemuna. Janë një tërësi të dhënash e argumentesh të besueshme, që fillojnë me dëshmitë e njerëzve që popullojnë Veriun shqiptar, të cilat kallëzojnë shkoqur se emërtimi Bjeshkët e Nemuna (Namuna) është fëmijë ilegal; gjuhëtarët, gjeografët e studiues të tjerë mund të hulumtojnë me gjetë të tjera ose me dëshmue të kundërtën (në qoftë se). Fëmija

ilegal në shqipen e përditshme quhet kopil. Gjasat janë se dikush, në kohë të turbullta, na e ka lënë edhe këtë kopil në derë. Edhe pse i tillë, është birësuar si të kish qenë pjellë e pastërshqiptare. Kjo qasje duket bindëse edhe për një arsye tjetër. Nuk është në shpirtin e shqiptarëve, nuk është në mendësinë e traditën e tyre me i mallkue vendet e veta, truallin, bukën e të mirën. Ka ndodhur nëpër balada a legjenda, por jo si dëshirë; ka qenë thjesht shfryrje dufi, në kushte tjetërsimi prej fatkeqësisë rrenuese. Për shembull në Klysyrë, ku besohet se është vorri i Imerit të Mujës (Omerit të Mujit), 8-9 km larg qytetit Bajram Curri. Në atë grykë bjeshke thuhet se s’këndojnë qyqja as turreci, sepse Ajkuna, e mbytur prej dhimbtës për djalin e vrarë, i pat mallkuar, siç pat mallkuar edhe hënën (“T’u shkimtë drita ty mori hanë...”): Kurrë këtu qyqja mos këndoftë/ As turreci mos u ndjeftë! Por kjo nemë nuk përfshin bjeshkët. Eshtë e pjesshme, e kufizuar vetëm te kënga e qyqes dhe e turtullit, vetëm në një pëllëmbë vend në luginë të Valbonës, në këmbë të Brijave të Gjarpnit. Kryesorja: ajo nuk ngjiti kund, nuk preku, mbeti në trajtë hijeje, e shpërndarë nëpër ajër si dhimbja. Si dhe në raste të ngjashme, ajo nuk prodhoi kurrë një emërvend. Klysyra vazhdoi me u quejtë Klysyrë e Valbona Valbonë. Dhe hënës nuk iu shkim drita. Çështja është më e gjërë se rasti: (s)a punohet nga akademia, nga institutet e specializuara, për studimin e emërvendeve në trojet shqiptare? Rreth gjashtëdhjetë vjet më parë hulumtimet në këtë fushë Çabej i shtronte si domosdoshmëri. Gjykuar prej sa njoftohet e botohet, gjasat janë se gjendja ka mbetur afërsisht ku pat qenë, te fjalori toponimor i pambaruar i Gazullit, pa ndonjë zhvillim të qenësishëm. Eshtë koha që toka shqiptare të çlirohet edhe formalisht prej mallkimit e nemëve që kohët e nemura na i kanë lëshuar mbi shpinë. Shërbimi më i vogël që mund t’i bëjmë vetes: të paktën ne vetë të mos i shqiptojmë ato çka të tjerët, jo dashamirës, i kanë shqiptuar për ne.

9

.Lib

ert

as

- V

iti

II.

Nr.

3.(

7)

/20

09

...

Page 10: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 7

Në 80 Vjetorin Vrasjës së një nga figurat më të ndritura të historisë dhe kulturës sonë kombëtare

AT SHTJEFËN GJEÇOVI-KRYEZIU (1874-1929)

At Gj Fishta: ( grafikë) Shtjefën Gjeçovi

Njëra nga figurat më të rëndësishme dhe më të qëndrueshme të Rilindjes Kombëtare, është pa dyshim edhe At Shtjefën Gjeçovi, apo siç e quanin në fëmijëri Hili (Mëhilli). U lind më 12 korrik 1874 në Janjevë të Dardanisë ,në një familje me prejardhje nga Kryeziu i Pukës.

Mësimet e para i mori në vendlindje, i vazhdoi në Kuvendin françeskan të Troshanit (Shqipëri), në Dërventë (afër Banja LLukës) dhe në Fojnicë e Kreshevë të Bosnjës e Hercegovinës. U shugurua meshtar në Zllakuqan (afër Klinës), më 25 korrik 1896. Shërbeu në Zllakuqan, Pejë, Gllogjan të Pejës, në Gjakovë e Zym të Hasit të Thatë të Kosovës, si dhe në Theth, Gomsiçe, Rubik, Kurbin, Vlorë, Prekalë të Shalës e vende të tjera të

Shqipërisë si edhe në Arbnesh të Zarës në Kroaci e Livno të Hercegovinës. Veprimtar i shquar i lëvizjes atdhetare, etnograf, arkeolog dhe shkrimtar. Atë Shtjefën Gjeçovi u lind dhe u rrit në shtratin e Rilindjes Kombëtare. Ishte përsonalitet i rrallë i fesë dhe i kombit. I nderuar nga mbarë kombi shqiptar ishte pishtar i devotshëm i shqiptarizmës, atdhedashurisë dhe i arsimit e kulturës shqiptare. Atë Shtjefën Gjeçovi bëri gjurmë të pashlyeshme në fushën e teologjisë së krishter (Katolike), në fushën e arsimit, të arkeologjisë, historisë, etnografisë, mbledhjes, sistemimit e kodifikimit të të drejtave zakonore shqiptare, mbledhjes së folklorit, në fushën e krijimtarisë së prozës e poezisë, si edhe të përkthimeve. Gjeçovi ishte një figurë poliedrike që do të thotë se vepra dhe kontributi i tij përbëjnë tiparet dalluese të atdhetarizmit e iluminizmit shqiptar. Ai hapi 11 shkolla shqipe dhe punoi në detyrën e mësuesit të shqipes në më shumë se 20 të tjera (Shkolla). Themeloi koleksionin e parë arkeologjik në trojet shqiptare. Për kontributin dhënë afirmimit të vlerave kombëtare fitoi admirim në nivelin kombëtar dhe nga qarqet shkencore evropiane, për çka edhe iu dha titulli e doktor nderi në Universitetin e Lajpcigut të Gjermanisë. Trashëgimia që na la Shtjefën Gjegjovi - Kryeziu është e pasur dhe shumëplanëshe: Ai krijoi mbi 10 mijë faqe materiale e krijime të fushave të ndryshme. Studime shkencore e krijimtari letrare si dhe një letërkëmbim të pasur që falë përkujdesjes së vetë Gjeçovit pjesërisht është ruajtur, kurse një pjesë edhe ka humbur. Ndër veprat më të rëndësishme të At Shjefën Gjeçovit që kanë lënë gjurmë në letërsinë shqipe dhe përgjithsisht në kulturën tonë janë: "Dashnia e atdheut" (1901), "Jeta e shën Luçisë" (1904), "Agimi i Gjydetnisë" (1910), "Nji argtim arkeologjik" (1902), "Sebaste s'Armeni apo në Arbëri" (1921), "Trashëgime pellazge në traditën shqiptare" (1914), si dhe veprat që u botuan më vonë si "Kanuni i Lekë Dukagjinit"

Studiuesit e jetës dhe veprës së At Shtjefën Gjeçovit e kanë konsideruar figurën e tij si njërën nga më të ndritshmet e më të shquarat e tërë historisë dhe kulturës sonë kombëtare.

10

.Lib

ert

as

- V

iti

II.

Nr.

3.(

7)

/20

09

...

Page 11: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 7

(1933), "Shërbyesi i botës ose Jeta e Jezu Krishtit" (1997), si dhe vepra tjera si "Trashëgime ilire në traditën shqiptare", "Përrallat popullore" (1903), "Doke e zakone vdekjeje" (1907), "Mënyra e jetës në Malci" (1908), "Doke e zakone dasmash" (1910-1911) si dhe përkthimet e botuara "Atil Reguli" (1912), "Vajza e Orleansit" (1916), "Mark Kuli Kryeqitas" e shumë e shumë të tjera. Kjo trashëgimi është e rëndësishme për periudhën e historisë së popullit shqiptar dhe për ndriçimin e veprave dhe kontibutit kombetar të Gjeçovit në të gjithafushat. Gjeçovi, si pjesëtar me armë në dorë dhe organizator i luftës për liri dhe personalitet i shkencave albanologjike, me letërkëmbimin e tij na ndriçon shumë aspekte të veçanta historike dhe të etnokulturës shqiptare. Nga tematika e letërkëmbimit ,letrat e Gjeçovit mund ti klasifikojmë në katër grupe: a) letra të karakterit personal e familjar; b) letra që shpalosin veprimtarinë patriotike e ushtarake për çlirimin e mbrojtjen e kombit tonë; c) të bashkëpunimit dhe veprimtarisë albanologjike e hulumtuese e mbrojtëse të pasurisë kulturore e historike kombëtare; d) administrative e veprimtarisë fetare. Letrat që njohim të dala nga pena e tij rrokin pothuajse gjithë plejadën e lëvizjes kombëtare e kulturore të shqiptarëve. Ka letra dërguar Ismail Qemalit, Bajram Currit, Preng Bibë Dodës, Prend Doçit, Mithat Frashërit, Luigj Bumçit, Nikollë Kaçorrit, Ahmet Daklit, figurave të shquara të kulturës e artit, si Gjergj Fishtës, Lef Nosit, Aleksandër Xhuvanit, Simon Shuteriqit, Mark Vasos, Ibrahim Shytit, Zef Skiroit, Pal Matrangës, Zoi Xaxes, Kel Marubit, Ali Asllanit, Faik Konicës, Ndoc Nikajt, Gjon Çobës, Gasper Gurakuqit, Murat Toptanit, personaliteteve të hierarkisë kishtare, si Pal Dodajt, Ernesto Kocit, Pashkë Trokshit, Pal Dodajt, Lorenc Mazrrekut, Gjon Bisakut, hoxhës së Milotit, Agustin Zubacit e shumë të tjerë. Nga studiuesit e huaj, Baron Nopça, Konti Kiatkovski, Ugolini, Teodor Ippen, dr. Miller etj. Atdheu është mbi të gjitha edhe mbi jetërat Menjëher pas ngritjes së Flamurit

Kombëtar Shqiptar në Vlorë, Gjeçovi ngriti Flamurin Kombëtar në Kalanë e Dejës. Atë krahas luftës me penë që bënte kundër armikut, si famullitar edhe pse në kundërshtim me normat kishtare, ai rroku edhe pushkën kur e kërkoi nevoja në mbrojtje të atdheut, që e ilustron edhe thënia e tij: "atdheu është mbi të gjitha edhe mbi jetërat!". Kurdo herë që e kërkoi puna ai e vëri pushkën dhe krapërkrah me luftëtarët shqiptarë u fut në flakën e luftës. Luftoi në Vlorë, por edhe në viset tjera etnike shqiptare .Njëherësh, Gjeçovi bashkë me bashkëkohës të tij organizuan Kuvendin e Bajrakut në Kurbin, Kongresin e Lushnjës, Luftën e Vlorës e kështu me radhë, Në Arbnesh të Zarës së Dalmacisë, në Pejë, në Gjakovë luftoi kundër synimeve shkombëtarizuese të serbomëdhenjve ndaj popullsisë e kulturës shqiptare. Për këtë arsye edhe e vranë serbomëdhenjtë. At Gjeçovi është një nder ata kreshnike, që fushën e luftimit dhe flamurin shqiptar e njomen me gjakun e vet:, mbasi qe thirrë trathtisht nga autoritetet sllave të Prizrenit, u vra ndersa kthente në Kishë të Zymit, ku vepronte si famullitar dhe si mesues i gjuhës shqipe në mbrëmjen e 14 tetorit të vitit 1929 . Gjeçovi ra dëshmor i çështjes shqiptare nga dora e anmiqeve të Shqipnisë. Trupi i At Gjeçovit pushon përkrah atdhetarit tjetër, vendasit dhe si vellaut të të tij Luigj Palajt, në Zym të Hasit (likuiduar nga po të njëtit urdhërdhënës) . Në shenjë të përkujtimit të Atë Shtjefën Gjeçovit, emërin e tij e mbajnë shumë rrugë dhe institucione kulturore në të gjithë hapësirën kombetare , si shkolla fillore e të mesme, shumë grupe letrare ,arkeologët e grupit të Historisë në Universitetin e Prishtinës etj. Vite me radhë mbahet manifestimi tradicional kulturo-letraro-shkencor "Takimet e Gjeçovit", si dhe gjurmëve Gjeçovjane . Duke përkujtuar figurën e Atë Shtjefën Gjeçovit kujtojmë aspekte dhe momente të identitetit tonë kombëtar,momente dhe sakrifica të mbijetëses sonë kombetare, që po ashtu përkon me kapitujt më tragjik e më krenarë të historisë sonë Kombetare. F J T

11

.Lib

ert

as

- V

iti

II.

Nr.

3.(

7)

/20

09

...

Page 12: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 7

Faik Konica MBI NAIM BEUN DHE UNIFIKIMIN FETAR

E verteta e divergjencave pa hipërbola, në mes të dy nga intelektualet me të shquar të kulturës dhe shkrimit shqip ; vije si demant i shkarravinave intriguese dhe dilemave imagjinative të dilemgjinjeve tanë mjekërrosh.

Në historinë e letërsisë është i njohur ,por edhe i hiperbolizuar mendimi antipatik dhe jo miqsorë i Konicës për Naimin. Ai thoshte: Naim Beun si atdhetar e kam lavduar kurdoherë dhe ngritur në qiellë; si shkronjëtor s’qe gjë; dhe si njeri ishte amoral, arsyja për këtë; ai ishte martuar me simotrën e tijë. Nuk dua të mburrem që jam një njeri i virtytshëm, dhoshte për vete Konica, por nga të pakta gjëra që i nderoj nga fundi i zëmres është familja. Incesti më duket i ndyrë dhe i

rrezikshëm për familje.” Pra, sikundër shihet, gjykimin për Naimin e shtrin në dy rrafshe, Naimi si poet dhe Naimi si njeri, pra edhe si një (funksionar Perandorak). Po e shikuam këtë gjykim të Konicës nga kjo distancë kohore, na del e qartë se ky konstatim për poezinë e Naimit mund të ketë mbështetje dhe, në njëfarë mënyre, mund të arsyetohet, po të kemi para sysh faktin se

Konica kishte një kulturë

letrare europiane, se në atë kohë ai duhet të ketë lexuar poezinë e simbolistëve francezë dhe të tjerëve letërar si ata. Pra, për kulturën letrare që kishte Konica Naimi mund dukej si një romantik i vonuar, madje edhe i prapambetur. Për këtë Konica duhet të ketë qenë i mirëkuptueshem, se Naimi duhej kundruar në kontekst të kutit të letërsisë që shkruante ai

atë kohë , si dhe atë shqipe pastaj, dhe jo të zhvillimeve letrare europiane. Ndërkaq, sa i përket gjykimit që Konica i bënë Naimit si njeri, argumenti që nxjerr për moralin është i pa diskutim, sepse Konica ka të drejtë kur fletë për këtë dukuri të shëmtuar orientale që bënë taban në shumë mjedise Shqiptare duke lënë njollë që bartet nga kultura lakmitare e amoralitetit të orientit, e cila fatkeqesisht kaploj edhe Namin tonë të çmuar. Jo simpatia apo edhe armiqësia e Konicës me Naimin lidhet me një

incident politik,që nisë me qëllim të shpërndarjes së “Albanias” në Shqipëri. Është shumë e sigurtë që Konica, me lidhje shumë të forta gjithandej në Europë,Shqipëri dhe në Stamboll, duhet ta

ketë marrë vesh se refuzimi për shpërndarjen e “Albanias” kishte ardhur pikërisht nga Naimi që në atë kohë bënte punën e censorit në organet e qeverisë Perandorake. Dhe, për aq sa e njohim karakterin e tij, kjo duhet ta ketë tërbuar dhe ta ketë çuar deri në urrejtje , gjë që bënë të kuptojmë se Konica si një pendë e hollë dhe veprimtar vizionar i lindjes së

Gjykimin për Naimin, Konica e shtrin në dy rrafshe: Naimin si poet – letrar dhe Naimin si njëri , pra edhe si funksionar përandorak. Kurse unifikimin fetar me kalim në krishterizem Konica e proklamonte në kohën e trazimeve të medha otomane, atëherë kur pavarsia e Shqipërisë nuk gëzonte aspak përkrahje Europë.

12

.Lib

ert

as

- V

iti

II.

Nr.

3.(

7)

/20

09

...

Page 13: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 7

Kombit ,nuk ja fal askujt gabimet që sjellin dëm dhe pëngesa avancimeve dhe zhvillimit të informimit antiosman në Shqipëri, qoftë ky edhe vet Naim beu ,që fati apo pafatsia e shpuri gjerë aty tek cenzurimi i zulmmadhes Albania. Pra, Konica nuk e pëlqeu Naimin , dhe e përbuzi për ,,gabimin’’ apo ndosdhta pamundesinë e leje shpërndarjes së Albania’s në At’dhe. Mendimin negativ për njërin nga poetët më të mëdhenj të letërsisë shqipe ,Konica e përsërit edhe më vonë, më 1937, kur kishin kaluar shumë nga incidenti që përmendëm nëse ky ka qënë shkaku, apo i vetmi ground. Për sa i përket idesë së Konicës për unifikimin fetar të shqiptarve është e ditur se në prononcimet e tija politiko opinioniste, ai shprehet se shqiptarët nuk duhen ndarë sipas feve, kurse në një shkrim të vitit 1908, Konica thotë se shqiptarët duhet të bëhen të krishterë, që Europa ta pranojë bërjen e Shqipërisë shtet. Kjo kohë ka të bëjë më periudhën e trazimeve të mëdha në Turqi,që dihet se aleanca me xhonturqit shqiptarëve nuk u solli asgjë të mirë. Kjo ide ka të bëjë me raportet që kishte krijuar Konica me burra të ditur të Europës. Nga ana tjetër, është krejt e besueshme se pavarësia e Shqipërisë nuk gëzonte një mbështetje në qarqet politike dhe diplomatike

europiane, nga frika se Shqipëria do të bëhej një “Turqi e vogël”në Europë, siç thuhej atëherë. Konica, që i njihte mirë këto zhvillime, arrin te një zgjidhje e spektakulare, por që do të lërë gjurmë në mendimin politik shqiptar gjatë gjithë shekullit XX dhe më vonë që shqiptarët të bëhen të krishterë, në mënyrë që të gëzojnë mbështetjen e Europës, dhe të vertetojnë kulturën e tyre oksidente. Deri më tani mbetet i pasqaruar ky prononcim, nëse Konica u shpreh në këtë mënyrë i nxitur nga një situatë e rëndë politike, apo kjo ishte një bindje që atë dhe shumë të tjerë do ti ushqejë edhe më vonë. Pavarësisht se cilat kanë qenë arsyet, koncepti i Konicës për Shqipërinë e këtillë vinte nga një bindje e përgjithshme e tij se Shqipëria ishte oksidente dhe e tillë duhej të frymonte, dhe në krijimin e kësaj bindjeje vetë Konica kishte dhënë kontributin e tij të rëndësishëm për gjeografikimin e përjetshem të saj. Ajo që është thënë deri tani rreth Konicës,mendoj se është reale por edhe nuk i shpjegon të gjitha bëmat , edhe pse studimet dhe vlersimet tona argumentojnë se Konica ishte erudit dhe vizionar ,se në dije dhe kulturë mund të barazpeshonte me figurat e shquara të letërsisë dhe kultures evropiane. Studimet e mëtutjeme dhe më të thelluara, për

jetën dhe veprën e tij, duhet patjeter të japin përgjigje realitetit dhe personalitetit të pazavëndsueshem të tij për kulturën dhe luftimin e bindjes së mos mundesisë së shtetbërjes Shqipëtare. Por nëse ndonjeri e bëri një gabim apo leshim gjatë jetës dhe peripecive të shumta të saj , gjatë veprimtarisë dhe angazhimeve të bujshme, letrare,politike dhe opinioniste, cili nga ne si qënje njerëzore,që në një menyrë apo tjeter nuk ka gabuar gjerë me sot? Kështu që un besoj se i gjithëpushtetshmi do të na ,,falë”për ndonjë gabim të bërë me apo pa qellim nga secili prej nesh, qofshin këta edhe vet Naimi dhe Faiku,dhe mos të thellëohemi kot në dilemat e dilemëgjinjeve për të cilën disa janë të prirur të intrigojnë, dhe që ka të bëjë pikrisht më dhëmbjet shpirtërore që sjell vizionariteti Konician dhe Naimian për orientimet tona oksidente . Kurse dilemat trilluese ,nuk ruajnë asnjëfarë fshehtësie në vete pos lakmisë më shumë pikëpyetje të shkruesve mjekërrosh ,që pas kalimit të kohës së ënderrave të tyre të dyshimta, që nuk shëmbëllen me njerëzit që kanë jetuar në këtë nënqiell, duke bërë lajka privatesisë pësonale, në kurriz të kolektivitetit ku edhe vet jetojnë, tentojnë për një rilindje ideale nën lesherat e surratit të tyre mjeran. FJT

13.Lib

ert

as

- V

iti

II.

Nr.

3.(

7)

/20

09

...

Page 14: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 7

Perparim Hysi: (Esse…)

NË GJURMË TË “MËKATEVE”TË PATËR GJERGJ FISHTËSShtysën për të rëmuar në “mëkatet” e Patër Fishtës, ma dha, veç tjerash, një e përditshme shqiptare që tek shtronte disa nga risitë e maturës shtetërore në tekste alternative të letërsisë, hiqte prej këtyre teksteve dy nga Poetët më të mëdhenj Shqiptarë: De Radën dhe Atë Fishtën.Më indinjoi lajmi se si mësues i vjetër, të them të drejtën, ndjeva dhimbje dhe njëkohësisht më erdhi pështirë. Pështirë për ata që bëjnë këta programe dhe dhimbje për dy Poetët që janë përjashtuar. Se për të mos u larguar pakësa nga ky realitet ferk Gjithmonë e kam vrarë mëndjen:Pse është anatemuar kaq shumë Atë Fishta nga regjimi që iku (pra, nga regjimi i Enver Hoxhës?!). Kjo pyetje më ka lindur shumë heret. Dhe jo pa arsye. Kam mbaruar të mesmen në mes viteve-50-të dhe them se vetëm një klerik studjonim në shkollë: ky qe Mjedja. Bënim nga ky “Vaji i Bylbylit”, fragmente nga “Andra e jetës” dhe asgjë më. E them me plot gojën: për asnjë klerik tjetër s’kishim dëgjuar të flitej në shkollë (katolik, orthodoks apo mysliman). Megjithatë, sado që qeshë nga nxënësit që lexoja shumë, as që kisha lexuar për Fishtën. E kishin varrosur (kur themi ne: për së gjalli) edhe për së vdekuri. Shkrepsen për të ndezur zjarrin e dashurisë për Fishtën, sado që është pak paradoksale, ma ka dhënë një klerik. Kleriku qe mysliman, kish mbaruar medresenë andej nga Marglliçi i Çamërisë dhe qe hoxhë në fshatin tonë. Ai më jepte një nga një fashikujt e “Hyllit të dritës” (i kish lidhur me spango dhe hipte në tavan ku i mbante fshehur), dhe posaçërisht dinte të flsite aq mirë si për Kuh’ranin aq dhe për Fishtën. Gjej rastin që ta përmënd, me dashuri këtë klerik të ditur që është Efendi Yzeir Sallata. Më vonë, mik pas miku, rashë në gjurmë të “Lahutës së malësisë” dhe, mandej, zura të bluaj në kokë shumë hamëndësi. -Përse vallë u luftua nga Enevri dhe CO…Fishta dhe gjithë kleri, në tërësi. Kur them në tërësi, kam parasysh një fakt që për të gjithë është i dijshëm: u sakatua, sidomos, Kleri katolik. Nuk është se jam i një anshëm. Se vet jam bektashi (si vëlla me myslimanët), por në se Cezari duhet të marrë ç’i takon

Cezarit, duhet thënë e vërteta: kleri katolik ka qenë, përgjithësisht, më i përgatitur. Kontributi i tij për Atdhe ku e ku ka qenë pothuajëse më i kapshëm dhe pse ishte i tillë, edhe u masakrua aq keqas. Në se themi se pema që ka kokrra, qëllohet me shkop, atëherë Pema me më shumë kokërra, ka qenë bash Patër Gjergj Fishta dhe komunistët shkuan deri atje sa i dhunuan varrin. Dhe sot eshtrat e këtij Martiri të Madh (ndera e Françeskanëve), nuk janë gjetur. Dhe unë pak a shumë, dua të rreshtoj për lexuesin disa nga “mëkatet e këtij” babai të Letrave Shqip”, që për specialistat e sotëm nuk ia vlen. “Mëkatet” e Patër Gjergj Fishtës janë të vjetra. Ai, pos tjerash, në moshën 23 vjeç (kur statuti e ka 24-vjeç) ka mbajtur meshën e parë në Troshan të Lezhës. Ndodhte ky përjashtim se kish mbarue shkëlqyeshëm seminarin atje në Bosnjë. Po dhe atje ku asht me 6 bashkëshokë të vëndit të vetë “nuk asht sjellë mirë” se bahet promotori një ankese kolektive kundër studentëve vëndas, për fyerje e poshtërime. Dhe rektorati mbajti anën e ankuesëve. Mandej, ndryshe nga doket e kohës, ka “mëkatin” se jo vetëm fal gjakun e të vëllait, por shkon edhe më tutje duke bërë krushqi me hasmin. Ngrihet me poezi kundër hakmarrjes me “Gjaksorët” në vitin 1899. Poezi që boton edhe “Albania” e Konicës në Bruksel më 1901. Ai është “mëkatar” se nguliste në meshë dashurinë për gjuhën amtare, besnik i dijeve nga shkolla që doli: vërtet do të mësoni gjuhë të huaja, por mos harroni gjuhën tuej, se me të do meshoni, -qe porosia. Dhe kush më mirë se Fishta e vuni vath në vesh këtë porosi. Ka “mëkatin” se më 1902 u bë drejtor i shkollës së fretnëve dhe pikërisht kjo shkollë e drejtuar nga Fishta u bë vatra ku u ndez zjarri i të mësuarit shqip. Në shkollë vinin, kryesisht, të vorfnit (Gjeloshat, siç shprehej Frati i ndritur), se të pasurit e përbuznin gjuhën shqipe. E, natyrshëm, me gjithë këto “mëkate”, s’do mend që do ta ndiqini intringat e shpifjet, po si një bir i ndejë i Françeskut të Asizit, ai dijti t’ia bëj ferk. Kur shkoj në Rrapsh të Hotit, më 1902, e njohu Marash Ucin. Këtë fatos të maleve dhe bash këngën Ura e Rrzhanicës ia kushtoi atij dhe po kështu botimi i parë i “lahutës” nuk ka emrin e Fishtës, po Marash Uci. Më 1907 bën “mëaktin” tjetër: së bashku me Gejçovin hapin të parën bibliotekë shqiptare ku vetëm konsullata Austriake dhuroi 50 libra shqip dhe 16 në gjuhën gjermane.Vazhdonte që të shkruante këngë të tjera të Lahutës (ai ka punuar për të 32 vjet!!!) dhe, me të vërtetë, a nuk është “mëkat?!”. Po ku mbarojnë “mëkatet” e këtij Njeriu kaq të veçantë? Në vitin 1908 do bëhej Kongresi i Manastirit. Gati 50 vetë shkuan atje dhe secili mbronte pikëpamjet e veta për alfabetin. Fishta ishte për alafabetin e “Bashkimit” me Preng Doçin. Po kundërshtar i tij është Mjedja një gjuhëtar kalibri që përfaqëson alfabetin e shoqërisë “Agimi”. E ndërsa vazhdojnë diksutimet për këtë a për atë, gojëtaria e Fishtës e përlot kuvëndin. Dhe .L

ibe

rta

s -

Vit

i II

. N

r.3

.(7

) /2

00

9..

.

14

Page 15: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 7

pikërisht kjo e detyroi klerikun mysliman (nga më të diturit përfaqësues), Hafëz Ali Korça që të hidhet e ta përqaf këtë njeri që me fjalën e tij të mënçme, bënte vend. Qe aq “mëkatar” dhe kishte aq merita sa, një fatos tjetër i Kombit, i njohuri Luigj Gurakuqi, veprën stilistike të tij “Vargnimi i gjuhës shqipe” t’ia përkushtoj bash atij: “mëkatarit”, Atë Fishta. Qe gojë ëmbël dhe s’njihte urrejtje. Sado i kundërt në shumë çështeje me saverianin e madh, Dom Ndre Mjedja (për mua, ky, Mjedja, është poeti më përfaqësues i krejt klerit katolik!), nuk i mungon kurajoja qytetare për ta përshëndet veçanërisht, Mejdjën, kur ky nxorri “Juveniljan” e tij. “Aty ka një pranverë lulesh, bylbylash e një natyrë të kërthentë e plot jetë”,- do shkruante “mëkatari” Fishtë. Bash kur dikujt i shkonte në mend se Mjedja dhe Atë Fishta qenë prish, por çfarë po ndodh. Fishta ka shkruar një satirë në vargje dhe do dikë me e dëgju (zakon i këtij “mëkatari?!”), dhe asht tuj priti se dikush po vjen andej pari, tek “selia e tij” në Gjuhadoll. Kur shef nga sipër se po kalon bash aj, Mjedja, dhe “mëkatari ” veç shikon andej, po pa i fol. Dhe Mjedja ia hedh shikimin dhe, si dy të mënçëm që merren vesh pa folur, kur Mjedja i ngjit ato shkallë dhe fill, pas takimit, dëgjohet një e qeshje e madhe. S’e mbante të qeshurit nga ato që i lexonte “mëkatari” Fishtë. Ndoshta “Gomarin e babatasit” andoshta…Por “mëkatet” e Fishtës vazhdojnë e vazhdojnë.. Do bëhej konferenca e Parizit, në krye të delegacionit Turhan Pasha, diplomat, por mezi e flet shqipen dhe tërhiqet për t’ia lënë vëndin Imzot Luigj Bumçin që për sekretar ka zgjidh këtë, Fishtën. Dhë dihet vlera e një sekretari si Fishta. Ky “mëkatar” ka qenë me të vërtetë një maqineri e vërtetë pune. Pa lënë pas dore punët si frat dhe drejtor shkolle, shkruan e shkruan pa rreshtur. Vetëm në një letërkëmbim me një mik të kohës (Atë Dodajn), ësht gjetur ky shënim: “…në 12 ditë, po vetëm në 12 ditë kam shkrue 1200 vargje 11-rrokësh e 7-rrokësh bashkë dhe “ariete” të tjera dhe tan këta vargje janë me rimë. …kam parasysh Metastasio, i cili në 18 ditë ka shkrue melodramën e vet në 1500 vargje… pra, kam arrit nji rrekord”... Më 1913 doli me nismën e tij “Hylli i dritës”, kur në kohë errësire u ndez një kandil, do të thoshte Vangjel Koça. Dhe këtë kandile ndezi “mëkatari” Fishta. Ky kandil, po ta quajmë kështu, do bëjë një dritë të madhe që u përzhit sytë armiqëve: të jashtëm e të brëndshëm. Këta, të mbrëndshmit, Fishta i satirizon me nofkën “mikrobet e kombit”. Janë këto “mikrobe” dhe dikimet e hueja që koloneli anglez, sundues i Shkodrës, ta dënojme 20 muaj mërgim, në Maltë. Fishta fluturon sa në Gomsiqe te Atë Gjeçovi, aq tek Preng Doçi në Troshan që janë jashtë juridiksionit ndërkombëtar. Nuk jam i zoti që të rreshtoj gjithë ato bëma të atij burri të madh, të ditur dhe zemrëmadh. Ju kujtoj se ngriti dhe hapi një gjimnaz ku do studjonin jo vetëm fetarë po dhe nga populli (para se të hapej gjimnazi shetëror në Shkodër). Donte të ngrinte një konvikt pranë këtij gjimnazi. Shkoi deri në Amerikë dhe, sado që atje nuk shkoi si përfaqësues nga shteti, ndërhyri

fort me takime senatorësh, që të ndihej Shqipëria. Polemizoi si ai dhe askush tjetër me “lloj-lloj mikrobesh”, ku mes tjerash, mbahen ato satirat e forta kundër Eshref Frashërit dhe, po kështu polemikat, me Hilë Mosin dhe Mirash Ivanaj. “Gabove, Hilë!”, ndoshta, është një nga replikat më me kripë e Fishtës.Unë, sa do që jam për laicizmin në shkolla (pra, jam me Mosin dhe Ivanajn), nuk mund të mos vë re atë frazë të ngjeshur “si gozhda në mur” të këtij “mëkatari”. Por Fishta di t’i vëj pikat mbi i. Pikërisht për atë Hil Mosin ai këndon në vargje. Se sa të mëdha janë “mëkatet” e tij e tregojnë edhe votimet e para në vitin 1921: Fishta, Mjedja, Gurakuqi dhe Hil Mosi zgjidhen deputet nga populli. Atje në kuvënd, “mëkatari” Fishta, arrin deri në nënkryetar. Por “mikrobet” nuk dorëzohen kollaj. E shkojnë e nga shkojnë “mikrobet” dhe sulmojnë. Vjen dhe shkresa (e zezë) se gjimnazi duhet të mbyllet. Dhe Fishta komunikon me dhimbje para nxënësve: Duhet të shkoni. Shqipëria të rrojë edhe pa fretër! Ma gjeni gjëkund nji akt ma të dhimbshëm dhe kaq patriotik. Të rrojë Shqipënia dhe pa ne, fretërit, patë përsërit dhe Patër Harapi kur komunistat ia morën shpirtin. A nuk qe Fishtë “mëkatari” që në rrezik të pushtimit e lidhi me kandila kishën e Gjuhadolit me Xhaminë për t’u thënë pushtuesëve se, pavrësisht fesë, jemi shqipëtar. Fishta qe në një krah me Nolin, Gurakuqin dhe kur u rikthye Zogu, mërgoi në Itali. Por duhet thënë se Zogu, sado që e pati kundërshtar Fishtën, nuk u hakmorr me të. Veç dekoratave që ka marrë gjatë kohës, nga Austria, Turqia, Greqia dhe Italia, ai më 3 qershor 1939, u emërua akademik i Italisë. Mos harrojmë një gjë: Fishtë “mëkatari” ka qenë nji nga hartuesit e promemories së pushtimit fashist ku thuhej, mes tjerash: të ruhet tërësia e Atdheut, gjuha, flamuri, doket e zakonet…”. Ndërkaq, po plakej dhe paska thënë: “Du me shkue në Troshan e me kalue do ditë atje…dua të shoh të afërmit se ka kohë pa i pa…”. Aty, në Troshan, kaloi ditët e prapëme dhe i sëmurë rëndë, u çua në Shkodër por mjerisht, ndërroi jetë më 30 dhjetor 1940. Unë rreshtova vëtëm disa nga “mëkatet” e këtij Vigani jo vetëm si Frat, por dhe si Patriark i letrave dhe si një Atdhetar të madh. Vlerësimet për këtë Vigan nuk kanë munguar dhe nuk numërohen. Por, mendoj se më sinjifakitivi, është Profesor Çabej që i shkruan Lasgushit: “…pasi u njoha me vargjet e Fishtës, kam vendosur të bëhem katolik”. Gjeniu që vlerëson gjeniun. Komentet e tjera, e prishin vlerën. Por nuk mund të rri pa thënë: “Enveri dhe skorta e tij çfarë patën me Fishtën? Pse u bënte hije emëri dhe ca më shumë vepra e tij. Mandej mëria arrin deri në ditët e sotme. Mirë Enveri, po shteti demokratiktik a po ia jep ato që mertojnë Fishtës dhe gjithë klerikëve ku maskarimin më të madh, e pati kleri i Veriut? E sa për “Lahutën…”, në se “oksidentalët e sotëm” janë bërë modern, ajo ka zënë vënd në zëmrat dhe nga zëmrat nuk e shkulin dot.

15

.Lib

ert

as

- V

iti

II.

Nr.

3.(

7)

/20

09

...

Page 16: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 7

Pse ka mbet cemi pa ura Kam dëgjuar këngë me melodi dhe tekste që të dridhin edhe misherat nën lekurë, të ndezin,të emocionojnë, duke të përtrirë dashurinë e dashurive të ënderruara,

të sjellin shkallëve dhe portave të gjakosura të historisë , të përbijnë në vete dhe të dergojnë atje mes shekujve dhe epokave me përjetimin ngërthyes.

Emrimin e njërës nga këto e huazova pikrisht për këtë shkrim, që së bashku me këngën kanë, një mision,një vend, një ide dhe një brengë.

Veprova ashtu sikur i kishem premtue artistit atë ditë kur u përshendetëm në qytetin e Augustit, me premtimin se do të dal në vizitë tek ai në malsi,në trojet e të pareve të tij , ku ka ngritur një rezidencë banimi dhe krijimtarije. Një ditë gushti pas një rrugëtimi disa orësh nga vendlindja ime në Dukagjin,arrita në brigjet Cemit ku me paraqiten para fushat dhe gërgjat e malsisë së mbi Shkodrës , kësaj vatre të lavdishme të historisë dhe krenarisë kombetare . Me kalimin e lumit të kthjellt, pas disa lakoreve tërheqëse arrita në trojet e kreshnikut të malesisë së madhe - Baca Kurtit , ku para me doli i nipi i tij ,artisti që me decenie i kaloj kufijet e kulturës dhe krijimtarisë nacionale dhe asaj regjionale për të u ngritur në pirgjet e kulturës botërore . Arrita mik në malesi të madhe , në shtepinë e piktorit dhe krijuesit të madh Gjelosh Gjokaj. Pas përshendetjes dhe mikpitjes se përzemërt tradicionale dhe një pushimi të mirë, me këmngulesinë e tij por edhe pa asfare hezitimi nga unë që pasonte edhe me dëshirën time të kahmotshme që ti vizitoj këto treva që me banoret e vet krenare ju ngjajnë majave që u qëndrojne mbi krye; vizita ime vazhdoj me gjatë se sa ishte planifikuuar . Në Veranden e bukur ku puhija e fresket që vinte nga majat e larta të malesisë (të zinte rob deri në netët e vona pa deshirë për hyrje mbrenda) ku mund të vëneroje majat e fushat e kësaje treve kreshnike. Rifillonim bisedat dhe diskutimet tona të gjata që kishim fillue me decenie në zëmer të Europes, për hallet dhe problemet, pëngesat dhe mundesitë, për integimet nacionale ,ato kulturore dhe politike , tek ne dhe për ne . Një ditë të bukur ramë posht Cemit të cemt ,aty ku dikur me sakifica të mëdha u tregua se sa duhej dhe si mbrohej atedheu.

Duke ju ngjitur tej grykave nga rrjedhte lumi i pastër si loti ,që të duket se loton nga i përshkon viset e dheut të shqipes përrmes me kanionin e thepiket si dhe me një kufi dhune të vendosur nga njerzit jashtë këtyre trojeve. Duke parë peisazhe të bukurive të rralla që vështirë të shihen kund tjeter,duke e ditur për pengesat që sjelli koha e pa kohë por dhe vet natyra këtyre viseve, ndërkohë më është kujtuar një kënge e dëgjuar nga një tjetër artist i po këtyre viseve, ku përrmes rapsodisë së vet të bukur më të drejt pyeste ?

Pse ka mbet Cemi pa ura ? Derisa rapsodi therriste edhe historisë dhe atyre që bënë histori të lavdisë në këto troje dhe për këto vise dhe më gjerë , për të ju bashkue të gjalleve sot për lidhje të nujeve të këputura të malesisë, mua si pa vetdije , pa provokim por me një instinkt që më therte mes brinjëve, ju derjtova piktorit. Pse ka mbet Cemi pa ura? dhe kur do të bëhen që ashtu siq thotë rapsodi të kalohet pa i marr leje të tjerëve nga njëra anë tek tjetra? Artisti me një levizje të vrullshme për një përson më vitet që mbanë supeve, u sul përposhtë një dhijare ,drejt një ngushtice dhe ra në lum. Zbriti poshtë artisti dhe me shiqim shqiponjash ,lëshoj një sy majave grykave që të dukej se bisedonte me legjendat ,të cilat në këtë moment ishin njësuar mes veti , hapi krahet e shpatullave të gjëra që dukej se mberrinin dy brigjet e lumit dhe me një thirrje si prej legjendave thirri; shih edhe sa ka mbetë ,koha ecen e ne i sjellim epokës emër çdo ditë, jeta ecen ,gjurmët tona mbesin të pa shlyera, koha punon që brigjet të lidhen, Cemi sdo të mbes pa ura ,shpejt do të kemi ura kalimi dhe komunikimi, ura që bashkojnë në përjetësi njerz dhe brigje, lidhje të vlerave dhe prosperitetit, Ndërsa artisti me veprimtarinë dhe artin e tij pamor , kahdo andej nga kalon proklamon shpirtin e bardhë të miqesisë dhe humanizmit njerzor, gjithashtu edhe vuajtjet dhe padretjtësitë, synimet dhe kërkesat e munguara dhe të nëperkëmbura të bashkvendaseve të tij ,që kjo trevë të integrohet,të ketë ura lidhje dhe miqesie, që këto troje të frymojnë si gjithmonë, krejt malsorqe, pa prapashtesa,ashtu siq është vet autoktonia e këtyre banoreve krenare dhe të pathyeshem, që gjasojnë kreshtave të vendlindjes së tyre, duke dhënë si model direkt nga vet vetja,kthimin në vendlindje si këshill dhe porosi shembullore për malesoret e tjerë që këto vise të mos zbrazen por të gjallojnë plotë jetë nga malsoret tanë si gjatë gjithë historisë edhe sot edhe . . .

FranTanushi

16

.Lib

ert

as

- V

iti

II.

Nr.

3.(

7)

/20

09

...

Page 17: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 7

DR MILLAN SHUFLAJ HISTORI E NDRYDHUR INTELEKTUALI DHE HUMANISTI

Ndër viktimat e shumta të terrorit qe filloj fill mbas vendosjes së diktaturës monarko fashiste të Aleksandër Karagjorgjeviqit është edhe Dr.Millan Shufllaj, historian i spikatur i periudhës midis dy luftërave botërore, studiues dhe njohësi më i mirë i historisë së mesjetës. Ai u vra me 18 shkurt 1931, mu në kohën kur kishte shkruar një varg studimesh të shkallës më të lart shkencore dhe tani po përgatitej ti rrekej punës së mëtutjeshme rreth kërkimeve burimore arkivale dhe hartimit të një historie voluminoze të Shqipërisë, që do të ishte vepra e tij jetike dhe kontributi më I madh në fushën e studimeve albanalogjike. Millan Shufllaj lindi në Lepogllavë me 9 nëntor 1879 dhe rrjedh nga një familje me zanafillë Gjermane e cila erdhi në Kroaci aty ka viti 1567. Si nxënës I gjimnazit të madh të Zagrebit dallohet për zgjuarsinë e jashtëzakonshme, kujtesën e fortë dhe zellin tepër të madh, ku profesorët e konsiderojnë si shkollar që do të ngritët me të shpejt në shkallën e intelektualëve më të aftë. Në moshën 22 vjeçare mbron titullin e doktorraturës para një audituriumi të përbërë nga pedagogët më me renome. Në mënyrë të thuktë bënë studimin, “Dokumentat e mardhënieve te Raguzës me Venedikun”. Krijimtaria e Shufllajit gjatë luftës së parë botërore është mjaft e frytshme. Me 1915 botoi në Gjermanishte studimet “Rrethanat kishtare të Shqipnisë paraturke dhe fatet politike të themës së Durresit. Po ashtu me 1917 bënë studimin mjaft voluminoz “Biologjia e fiseve të popullit Shqiptar”. Studimet që hynë në kategorinë e veprave të para atë të shkallës historike moderne ndër të mbrrirat më të mëdha të historiografisë ballkanike .Më 1924 nga Akademia e Shkencave të Vjenës u botua vepra e tij themelore “Qytetet dhe kalatë e Shqipërisë kryesisht gjatë mesjetës”, më vonë

pasuan punimet

“Historia e Shqipërisë së Veriut” si dhe “Serbët e

Shqiptarët. Shufllaj botoi më 1920

romanin historik me temë shqiptare “KonstantinBalsha”. “Historiani i njohur kroat, Millan Shufllaj, ne veprën "Serbet dhe Shqiptaret" shkruan se dikur shqiptaret ishin nje "faktor i forte historik" në Ballkan. Për nga numri dhe për nga shtrirja territoriale. Ata ishin të barabarte me greket, me bullgaret dhe me serbet. Duke filluar prej gjysmës së shekullit XIX fatet historike të këtyre kater popujve kryesore të Ballkanit do të ndryshojnë shumë. Për dallim prej grekeve, prej bullgareve dhe prej serbeve, që do të vijnë duke u përshtrirë territorialisht dhe duke u rritur në numer në vendet e veta, shqiptaret do të vijnë duke u tëkurrur territorialisht dhe duke u shperngulur në Turqi apo edhe në shtetet e tjera evropiane e në SHBA. Shufllai ishte një njohës shumë i mirë i rrethanave politike dhe historike të Shqipërisë .Koncepti shkencor i të shkruarit nga Shufllaj dallon për kohën për disa arsye se :Qasja e tij ishte arkivore, historike, faktografike e hulumtuar skajshmërisht që e bënë të pakrahasueshëm për kohën e natyrisht edhe për vitet e mëpastajme. Paanshmëria, korrektësia dhe simpatia e madhe ndaj popullit shqiptar, lidhjet e afërta me Shqipërinë, pranimi dhe argumentimi në mënyrë shkencore i tezës së prejardhjes së drejtpërdrejtë të shqiptarëve nga ilirët, si dhe autoktonia e tyre në trojet shqiptare, ishin shkaqe që e shtynë Beogradin për të organizuar vrasjen e Milan Shuflajt. Menjëherë pas atentatit, policia konfiskoi të gjitha dorëshkrimet që ndodheshin në apartamentin e tij. Një pjesë e mirë nga këto dorëshkrime si duket

janë humbur përgjithmonë, ngase edhe sot e kësaj dite nuk i gjejmë ndonjë gjurmë. Jehona e vrasjes ishte e madhe. Millan Shufllaj në fazën përfundimtare të punës së tij shkencore mendonte të bënte hartimin e një historie të re të Shqipërisë. Tërë këto plane përfunduan pikërisht më 18 shkurt 1931,ku vritet nga njerëz të policisë në mënyrën më të egër. Organet e pushtetit ndaluan çfarëdo lajmi mirëpo gazetat evropiane që të nesërmen e informuan opinionin publik mbi krimin e madh ndaj albanologut dhe ballkanologut më të shquar të kohës. Reaguan me shkrimet e tyre: "Tribuna", Romë; "Berliner Tagblat"; "New York Times"; "Frankfurter Zeitung"; "Arbënia", Tiranë; "Vullneti i Popullit", Tiranë, etj Me një memorandum të veçantë reaguan edhe kolosët e shkencës e të letrave si: Albert Einstein, Heinrich Mann, dr. Josef Bajza, dr. Max Hildebert Boehm, dr. Karl Fritzler, dr. Zenon Kuziela, dr. Martin Spahn, dr. Branimir Jeliq, Josip Milkoviq, Lumo Skendo, Faik Konica, si dhe Ligue Internationale des Droits des L'Homme, Federation Universitaire Internationale. Krejt në fund do theksoja se veprat e Millan Shufllajit duhet studiuar mirë natyrisht duke pasur parasysh edhe nivelin akademik e shkencor që kishte vetë autori e që i kalonte përmasat ballkanase. Në veçanti ai bëri shumë për të ndriçuar historinë e shqiptarëve që ende ishte mbetur në mykun e historisë apo arkivave të ndryshme të Evropës.

LP

17

.Lib

ert

as

- V

iti

II.

Nr.

3.(

7)

/20

09

...

Page 18: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 7

Qytetet Tona

Shkup e Shkodër Kryeqëndra e dardanisë antike

Shkupi: Kur frymonte Ndryshe Shkupi është qytet në Lumin Vardar cili këtij qyteti i jepë një pozitë të mirë gjeografike. Gjatë periudhës ilire Shkupi ishte kryeqendër e Dardanisë . Qyteti është i njohur qysh ne kohën e lashtë nga Romaket me emrin Skupi ( në perkthim do të thotë Strehë ). Kronikat e kan notifikuar se ngjarjet më të rendësishme në historië e Shkupit janë shënuar në vitin 518. Në këtë kohë qytetit i janë vërsulur barbaret edhe është rrenuar nga një termet i madh. Pas këtij termeti një tjeter qytet disa kilometra më larg nga vendi i përparshem është ndertuar një qytet tjetër në afersi të lumit Vardar,i cili u emrua Shkupi. Nga monumentet historike më rëndesi të Shkupit është Ura e Gurit dhe Kalaja. Ura është në qytetin e vjetër, thuhet se urën e kanë ndërtuar Romaket por është rrenuar. Me ardhjen e Osmanlive ura u rindertua dhe sot është monumenti me i madh dhe simboli i qytetit të Shkupit e ndërtuar në shekullin XV e cila lidh brigjet e lumit Vardar. Kalaja e Shkupit, e cila gjëndet në një koder, është ndërtuar në kohën neolite dhe në kohën e bronzit, pastaj është rindërtuar gjatë sundimit të Perandorit Justijani I. Në tërmetin e vitin 518 është dëmtuar rëndë por përsëri është rindertuar dhe e cila dominon mbi të gjith qytetin e Shkupit. Bit Pazari, gjithashtu është atraksion i qytetit, është një nder tregjet (pazaret) me kryesore të Shkupit dhe regjionit . Kurse sot karshi shumë ngrehinave dhe lapidareve,vendlindjen e Nënë Tërezës e zbukuron edhe Sheshi Skënderbe dhe përmendorja e Kryeheroit kombetar Shqiptar vëndosur në po të njëtin shesh.Nën sundimin e përandorisë osmane Shkupi ishte një qënder e madhe administative dhe ekonomiko tregtare.Në

këtë kohë edhe pse u bënë investime jo të mjaftueshme për kërkesat dhe nevojat e popullatës vëndase, prapseprap pati ca ndërtime kulturore dhe biznesi që edhe sot janë deshmi e një kohe të shkuar . Shqiptarët margjinaliziuar herë nga një harbuteri herë nga një lugeteri ,një herë si mbeturina të një perandorie para historike njëhrë tjeter si ish bashksundues të një fuqie okupatore të vdekur, duke u tëkurrur dhe përndjekur nga trojet e veta vetem e vetem për ndryshim demografik të popullsisë,politika shovene bëri ç'shqiptarizimin masiv të qytetit të Shkupit. Shqiptarët u përzunë nga qyteti i Shkupit me të gjitha mjetet e metodat nga ato të dhunës fizike e deri tek ato psikologjike. Në ditët e sotme shqiptaret po ndërgjegjesohen edhe në Shkup duke kërkuar të kenë të drejtat e tyre në këtë qytet, megjitahtë prezenca dhe participimi tyre në shumë institucionet është pothuaj inegzistente. Shqiptaret sot përbëjnë rreth 35 për qind të popullatës së Shkupit. Dikur Shkupi ishte qyteti me popullatën më të madhe shqiptare në botë. Shkupi sot është qënder diplomatike, politike, ekonomike, kulture dhe akademike e Maqedonisë. Gjithashtu është qytet industrial, qendër tregtare dhe bankare. Është gjenerator i Maqedonisë, me prodhimin e metaleve, kemikaleve,ilaçeve,tekstilit,elektrike grafike etj. Aty ndodhet univerziteti gjithashtu edhe,(Nacional University Bibliotek), teatri, drama, Opera dhe baleti, Muzeu Arkeologjik, Historik dhe Etnologjik, muzeu natyral, muzeu i artit modern, disa galeri tjera, edhe institucionet kulturore ,shkencore dhe shëndetsore Shkupi si një qytet nyjelidhese në zemër të ballkanit pos lidhjeve rrugore është i lidhur edhe me hekurudhë me Greqinë, Serbinë, Malin e zi, dhe Kosovën, është projektuar të ndërlidhet gjithashtu me Shqiperinë dhe Bullgarinë .Shkupi ka edhe Aeroportin me te madh ne Maqedoni. Shkupi sot është qytet modern, më një të kaluar historike të rënd ,të dhembshme por edhe të begatshme.

.Lib

ert

as

- V

iti

II.

Nr.

3.(

7)

/20

09

...

18

Page 19: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 7

QYTETI I KRENARISË KOMBETARE

Shkodra: Është qytet në Shqipërinë veri-perëndimore, ndodhet në buzë të liqenit me të njëjtin emër, pranë lumenjve Drin , Buna dhe Kir. Shkodra është themeluar rreth shekujve V-IV paraKrishtit. Origjina e emrit të saj është Skodrin ose vendi ku shkon Drini. Shkodra ka një natyrë dhe klimë të mrekullueshme,rrethohet edhe nga një grup malesh si ai Cukal ,Maranaj, Tarabosh dhe Sheldi. Zona përreth vendit ku ndodhet sot qyteti ka qenë e banuar që në kohët parahistorike. Në atë periudhë treva banohej nga fisi Ilir i Labeatëve. Më vonë Shkodra bëhet Kryeqytet i Mbretërisë së Ilirisë, me sundimtar Gentin, kishte shtrirje të madhe në pjesën veriore. Që me dyndjet e para sllave Qyteti bëhet cak i lakmisë së pushtimeve. Më vonë bëhet kryeqënder e principatës se Balshajve .Më vdekjen e Skënderbeut bie nën sundimin e gjatë otoman. Edhe gjatë kësaj kohe Shkodra gjallon me jetën e vet ,me halle e sakrifica duke u bërë edhe qënder vilajeti të përandorisë si dhe qytet i shumë konsullatave të huaja dhe qënder Arqipeshkvnore . Në Shkodër vërehet edhe një rritje ekonomike dhe tregtare si dhe një ngitje e lartë e vetdijëskombetare, e kundershimit të pushtuesit përmes formave të ndryeshme ,si protesta peticione dhe gjerë në kryengritje të armatosura ,që nuk pushuan kurrë gjër në përzënjen e të huajve dhe rilindjes së vet kombetare ,duke u bërë qendra me rëndësishme e lëvizjes kombëtare,gjerë në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Pas shpalljes së pavarsisë populli shkodran përballoj disa herë me sukses sulmet e

ushtrive pushtuese të Malit te Zi dhe Serbisë që lakmonin Shkodren. Gjatë periudhës 1924 gjerë me ardhjen e komunizmit ,qyteti ka një administrim evropian, me institucione të rregullta, dhe kryhen një varg avancimesh kulturore dhe ekonomike Me vendosjen e diktatures komuniste qyteti vuajti për 45 vjet nga shtypja që donte t´i´a çrrënjoste qytetit prirjet e tij demokratike dhe kulturore, nga marrëdhëniet me botën dhe nga ekonomia e tij tradicionale. U përndoqën personalitetet më të spikatura të qytetit. U vu dorë mbi institucionet e kulturës dhe të kultit, duke i shndërruar sipas ideologjisë së djallit. U bë çdo gjë që qyteti të humbiste identitetin e tij mijravjeçar. Megjithatë ishin shkodranët të paret ata që dhanë sinjalet e çrrënjosjes së mortajes komuniste në Shqipëri. Trashëgimia kulturore e Shkodrës për kombin Shqiptar fillon që në shekullin XV me shkrimet e para në gjuhën shqipe. Kemi në këtë qytet shkrimtarët, gjuhëtarët, historianët e parë të vendit. Në shekujt XVIII - XIX kemi institucionet e para shtetërore që pasqyrojnë lidhjet e Shkodrës me botën e qytetëruar evropiane. Për herë të parë në Shqipëri zhvillohet arsimi arti, sporti, lindin muzetë dhe bibliotekat. Fillon arti fotografik, shtypshkrimi dhe, teatri etj . Me një fjalë Shkodra ishte gjeneratori i të gjitha nismave pozitive të ngritjes dhe rritjes së kombit në lamin kulturore dhe krijuese dhe politike . Është djepi i bëmave dhe i fatosave të mendjes se lirisë dhe mbrojtjes së identitetit Kombetar. Figurat e ndritura shkodrane nuk mund të perbledhen me shkrime si kjo , ata permbushin vet tërë historinë dhe enciklopedinë kombetare.Pa shkodranet keto të dyja janë pothuaj të zbrazeta. Pa asfarë animi ndaj saj dhe mohimi qyteteve dhe krahinave të tjera ,lirisht mund të themi se asnjë qytet tjeter mbrenda trojeve shqiptare nuk mund t ë ia kaloj Shkoder Loces . Shkodra është ndera ,ajo është vet frymimi i rilindjes dhe rritës kombetare.

FranTanushi

19

.Lib

ert

as

- V

iti

II.

Nr.

3.(

7)

/20

09

...

Page 20: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 7

NJERIU DHE ARTISTI

XHIM BELUSHI JAM KRENAR QË JAM SHQIPTAR!

Shqiptaret kahdo që shkojnë,në vënd të një grushti dhe të vendlindjes,marrin mallin e dashurisë më vete që do ti përcjellë gjithmonë ata dhe brezat kudo që jetojnë dhe veprojnë. Ky mall dhe dashuri për atdheun, njashtu si tek shumë familje të migruara shqiptare u përcjellë edhe tek familja Korçare Belushi. Kjo familje pati fatin e lumtur që të lind dhe të rrit ,dy bijë që nami dhe fama e tyre do të arrijë në piedestalin e kulturës, filmit dhe shou biznesit amerikan dhe botëror. Fama dhe lavdi që arritën kurr nuk do të zbeh dashurinë dhe krenarinë e gjënezës së tyre. Njeri nga ata është edhe Xhim Belushi. Xhimi lindi më 15 qershor të vitit 1954 në Çikago (Ilinois). Ai është aktor i kinematografisë, teatrit dhe televizionit në SHBA ,që kurr nuk e mohoj prejardhjen shqiptare. Fëmijërinë e rininë e kaloi në Veaton (Ilinois). Është fëmija i tretë nga katër fëmijët e Adem dhe Agnesë Belushit.

Vëllezerit:Xhon dhe Xhim Belushi

Babai i tij, Ademi, emigroi në SHBA, duke lënë vendlindjen ,fshatin Qytezë në vitin 1934 në moshën 15 vjeçare. Ndërsa nëna e tij, Agnes Belushi, lindi në SHBA, bijë e një emigranti shqiptar. Vëllai i tij më i madh ishte Gjon Belushi, po ashtu aktor i famshëm i skenës së Holivudit dhe shoqërisë në SHBA. Xhimi studioi në universitetin e Ilinoit të quajtur Southern llinois University Carbondale dhe u specializua në degët e Artit:

Të shprehurit dhe Teatri. Nga viti 1977 deri më 1980-in, Xhimi punoi së bashku me grupin teatror të Çikagos të quajtur: The Second City. Gjatë kësaj periudhe prezantohet si deputant në televizion më 1978-ën, Roli i tij i parë i gjatë ishte në filmin: Michael Mann's Thief (1981). Që nga 1983 deri më 1985, shkroi dhe mori pjesë në programin e mbrëmjes së shtunës:Saturday Night Live. Kulmin e famës së tij, drejt rolit kryesor e arriti me rolet ndihmëse në: About Last Night dhe Salvador (të dy më 1986). Luajti role në filmat:Real Men (1987), The Principal (1987), Red Heat (1988), K-9 (1989), Taking Care of Business (1990), Mr. Destiny (1990), Royce (1994), Retroactive(1997) etj etj. Po ashtu Xhimi, punoi në filmat vizatimor. Një ndër sinkronizimet, është edhe ai në filmin vizatimor Geppetto, një version i filmit artistik Pinokio. Është martuar tri herë, dhe ka tre fëmijë. Tani gjendet në mardhënje bashkëshortore me Jennifer Sloan, i kurorëzuar më 2 maj 1998. Sipas prezantimeve të tij në skenën e shoqërisë amerikane, dhe në përgjithësi me intervistat e tij, ai mburret me prejardhjen e tij. ai flet me kënaqësi për vizitat tij me të atin në vendlindje. Ai thotë se "kur, isha në vendlindjen e babait, nga të gjitha anët shikoja si në pasqyrë, figurën time, të gjithë më dukeshin te njejt, sikur un. Flet disa fjalë shqip të mësuara nga prinderit,por ankohet në vetveten se për shkak angazhimeve të medha,por edhe prezencës së manget të komunitetit shqiptar aty ku jeton, në Los Angjelos i ka munguar kontakti me shqiptaret. Vizitat e shpeshta në shqipëri e kanë bindur se këtu mund edhe të investohet, gjë e cila nuk i mungon. Xhim Belushi është nënshtetas Shqiptar dhe Amerikan.

FJT

20

.Lib

ert

as

- V

iti

II.

Nr.

3.(

7)

/20

09

...

Page 21: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 7

Thënje të Përpunuara Nga fafaroni

Protestoj ndaj atyre që thonë se

politika është kurvë, sepse përndryeshe

parlamenti do të quhej shtëpi publike,

kurse objektet qeveritare bordello.

Të gjithë thonë se puna është

shëndet. Po përse nuk ndërtojnë fabrika

në vënd të spitaleve ,të dërgojnë atje të

sëmuret që të shërohen !

Nëse ke talent për të luajtur rolin e

budallait,kjo tregon se sa origjinal që je!

Me thuaj si e ka emrin bashkshortja e

jote, para se të tregoj si quhet dashnorja

e ime!

Nëse i shkruan shumë letra të

dashurës ,ke për ta bërë mik postierin !

Jeta është e pa mëshirëshme ,sepse

askush nuk ka dalur gjallë prej saj !

Nëse puna e dallon njeriun prej

majmuni, përse disa punëtor

(administrativ) ngjajnë më shumë në

majmuna ! Nëse je gënjeshtar e ndonjeherë të

vjen të thuash të vërtetën ,dije se tani

pos të tjerëve po gënjen edhe veten

tënde !

E dua Gruan time sepse ka diçka që

nuk ka asnjë femër tjetër në botë. Ajo

më ka mua !

Sa kohë i kaloj duke gjetur femrën e

jetës.Kur e gjeti i kaloj jeta!

Të gënjesh , nuk është turp, mjafton

që të mos e kuptojnë të tjerët !

Nëse je shumë trim. Kur të kafshon

qeni, kafshoje edhe ti atë !

Edhe më të mirën sëmundje askush

nuk e blen as nuk e lyp dhuratë !

Nëse gjën një politikan të sinqertë dhe

një prostitutë të virgjer .Do të mbetesh

zbuluesi më i madh në histori !

Mbi një vit u grinda më fqiun, gjerësa

gjeta gjuhë të përbashket .Këtë e arrita

kur ajo u nda nga burri i saj !

Lirinë e gëzojnë gjithmonë ata që

kontribuan mëse paku për të, apo hiq

fare!

Ai që të shpetoj jetën vraje, sepse

shpetoj një që se meritonte këtë nderë!

Për një minutë që gabuan prinderit kur

krijuan një njeri si ty, ke për ti koritë tërë

jetën !

Edhe pse burrat nuk e pranojnë me

deshirë, por edhe më e bukura grua, edhe

me e ndershmja,do të tradhtohet prej tyre

për një lavire !

Më dhëmbsej dhënderri sepse ai e

meritonte një femër më të bukur se ime

motër, nga dhëmbja për të ju hudha në

shtrat !

Dituria e të zgjuarit budallait nuk i

duhet asgje. Ati i mjafton budallaku i vet!

Shpifja është si thengjilli, që edhe kur

nuk të djeg, të nxin. Kurse shpifsi nuk

nxihet , sepse ai është vet thëngjill!

Po i bëre nder të keqit, ke ndezë qiri në

shtepi të dreqit.

Kur gruaja hyn në punët e burrave, burri

duhet të mësoje hilet e grave.

Kur nxjerr sekretin e shokut je i pabesë,

kur nxjerr sekretin tënd je budallë.

21

.Lib

ert

as

- V

iti

II.

Nr.

3.(

7)

/20

09

...

Page 22: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 7

Ismail Kadare Portreti i Skënderbeut Si ditë e plotë ai shtillej me re dhe erë mbi atdhe Një emër, Gjergj, e kish si diellin, Tjetrin si hënën, Skënderbe. Dy brirë dhie kish mbi krye, Emblemë e vjetër e çuditshme, Sikur ta dinte që mes brinjve Dy perandorë do të godiste. Njëzet e katër luftëra bëri, Njëzet e katër vdekje theu, Çka mangët linte ditën Gjergji, Plotësonte natën Skënderbeu. Pas vdekjes eshtrat iu ndanë, Në mijëra varre ato u shkrinë. Gjithçka të shumtë ai pati , Të vetmen kish veç Shqipërinë

Rudyard Kipling

Të mundsh ... Fran Tanushi / Pa Titull / Acryl

Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humbet fillin e fajin ty ta hedh – dhe vetes t’i besosh, sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin – por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh... Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur, Fran Tanushi madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur , me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh... UN ME TY

Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim, Me ty të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh , pushtoj pirgje dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim ku ngrehi folenë ngadhnjim e shpartallim – burim mashtrimesh ...

Në durofsh dot që në thëniet e tua të drejta Me ty në kurthe për trutharët, kopukët të t’i kthejnë, mat horizontet t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta brezave në vijim e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë... Me ty Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh shuaj etjën e zhuritur si në kumar, në një të vetme lojë të trupit plot zjarmi të rrezikosh, të humbsh e prapë t’ia fillosh ..., dhe humbjen kurrë të mos e zësh në gojë , Un me ty Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër, bëj marrezira të të shpërthejnë edhe kur gjithçka duket e kotë që jetës vlerë i shtojnë e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit, që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thotë... Un me ty moj... Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin ta ruash

e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon... Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash, dhe gjithëkënd e çmon, por veç sa meriton...

Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të rënda me vepra që peshojnë – dije dhe mos ki asnjë dyshim, se jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda, dhe BURRË do të jesh, o biri im!

22

.Lib

ert

as

- V

iti

II.

Nr.

3.(

7)

/20

09

...

Page 23: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 7

Shëndetsi

STUDIMET ME TË REJA RRETH GODITJEVE NË TRU

Mënyrat e trajtimit

Goditja në tru si një nga tre shkaktaret më të shpeshtë të vdekjës në vëndet e industializuara, pas sëmundjes së zemrës dhe asaj të kancerit.Ka dhënë një alarm global për një ndërmarrje sa me të shpejtë dhe më efikase nga institucionet e hulumtimit dhe zbulimit të ilaqeve që perballon apo lehtson lëngaten ndaj kësaj sëmundje alarmante. Goditje në tru do të thotë humbje e shpejtë e aftësisë së funksionit të trurit për shkak të ndërprerjes së furnizimit me gjak. Prandaj këshilla është kjo; nëse shikoni një njeri që pëson goditje në tru, lajmëroni menjëherë për ndihmë mjekësore. Shenjat paralajmëruese të goditjes në tru shpesh shfaqen papritur. Ndër to përfshihen vështirësi në të ecur, dobësi veçanërisht në njërën anë të trupit, vështirësi në të parë dhe në të folur. Edhe njerëzit që duken të shëndetshëm mund të pësojnë goditje në tru pa e kuptuar. Një studim para një viti me persona të shëndetshëm tregoi se 11 përqind e tyre kishin pësuar goditje në tru dhe nuk e dinin. Këto quhen edhe “goditje të,heshtura”. Studimi, ku u përfshinë rreth 1 mijë persona, gjeti edhe një lidhje midis goditjes së heshtur në tru dhe rrahjeve jo normale të zemrës. Në fakt janë dy lloj goditjesh në tru. Njëra quhet “ishemike” dhe ndodh kur një venë në tru bllokohet, ndërsa tjetra quhet hemoragjike dhe ndodh kur një venë gjaku në tru çahet. Njerëzit kanë më shumë gjasa të vdesin nga një goditje hemoragjike, sepse goditjet ishemike, mjekët janë në gjendje t’i trajtojnë me një lloj ilaçi

të quajtur tPA, shkurt për “tissue Plasminogen Activator”. Ky ilaç ka aftësi për të holluar gjakun, duke e bërë atë më të rrjedhshëm. Por ekspertët këshillojnë kundër përdorimit të ilaçit tPA nëse kanë kaluar më shumë se tre orë nga pësimi i goditjes. Mjekët shqetësohen se dhënia e këtij ilaçi gjatë një goditjeje në tru mund të shkaktojë hemoragji brenda trurit. Sipas tyre, se sa më e gjatë të jetë pritja aq më shumë të ngjarë ka që rreziku nga ky lloj trajtimi të jetë më i madh. Por studimet e kohëve të fundit lënë të kuptohet se ilaçi tPA mund të jetë i efektshëm në shpëtimin e qelizave të trurit edhe 3 deri 4 orë e gjysmë pas goditjes. Disa studime nuk kanë mundur të japin rezultate të qarta për të mbështetur trajtimin me tPA 3 orë pas goditjes në tru. Por kohët e fundit shkencëtarët morrën në shqyrtim rezultatet e 4 studimeve të mëdha rreth ilaçit tPA dhe pas një krahasimi të kujdeshsëm zbuluan të dhëna në favor të përdorimit të ilaçit tPA. Ata thonë se tPA përmirësoi 31 përqind shanset për trajtim të suksesshëm dhe nuk solli ulje por as ngritje të numrit të vdekjeve. Rezultatet e studimit u botuan në revistën mjekësore ndërkombëtare “Journal of Stroke”. Në studim, shkencëtarë nga Belgjika dhe Gjermania punuan me shkencëtarin Martin Landsberg të universitetit të Stanfordit në Kaliforni, ndërsa një tjetër shkencëtar punoi për një firmë që prodhon ilaçin tPA për përdorim në Evropë. Studimi u financua nga qeveria amerikane.Pikrisht nga instituti amerikan i Shëndetesisë LP.

23

.Lib

ert

as

- V

iti

II.

Nr.

3.(

7)

/20

09

...

Page 24: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 7

KURIOZITET Konsumi Uji plotëson një nga nëvojat më të mëdha jetësore . Mesatarisht në tërë globin konsumohen mbi 400 miliard gallon uji në ditë.

Gazmore

Minifundi Pasi e kthyen nga azili në

vendlindje, një grua burri i se cilës kishte martuar një plakë gjermane

,,për letra’’, mbylli femijët në shtepi dhe u nis për në Prishtinë me i telefonue burrit në gyrbet.

Në stacionin e Komoranit me këtë grue e priste autobusin edhe një

burr i panjohur. Vjen autobusi dhe gruaja e veshur me një minifund (dhuratë nga plaka gjermane) provon të hipi në

të,por minifundi i shkurter nuk e lejon ,kështu që ajo e zberthen një pullë por prape nuk mundet, zberthen një tjetër por prape jo. Atëher burri prapa saj e hedh në autobus, gruaja i thotë po si s'ke turp more...Turp të kesh ti që në vend të zberthesh fundin tënd zberthen pantallonat e mia i

pergjigjet burri.

nga fafaroni

24

impressum

LIBERTAS Revistë

Kulturore - Informative Del në çdo tre muaj

Boton I T B Botues

Viktor Tanushi Redakton Kolegjiumi

Editor & Përgjegjës Fran Tanushi

[email protected] Art & Design

Frakoni Kontakt

[email protected] www.revistalibertas.net

Tel + 49 / 176 244 13 073 +38 / 64 93 38 806

Fax + 49 / 821 2193 748

.Lib

ert

as

- V

iti

II.

Nr.

3.(

7)

/20

09

...

Page 25: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 7