punim diplome - edukimi.uni-gjk.org goga.pdfky studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e...

35
UNIVERSITETI I GJAKOVЁS FEHMI AGANIFAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR, GJAKOVЁ PUNIM DIPLOME Tema: Përdorimi i parafjalëve te Libri i Gjuhës Shqipe 3 Mentori: Kandidatja: Prof. asoc. dr. Xheladin Zymberaj Akile Goga Gjakovë, Korrik 2017

Upload: others

Post on 21-Jan-2020

16 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI: FILLOR, GJAKOVЁ

PUNIM DIPLOME

Tema: Përdorimi i parafjalëve te Libri i Gjuhës Shqipe 3

Mentori: Kandidatja:

Prof. asoc. dr. Xheladin Zymberaj Akile Goga

Gjakovë, Korrik 2017

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

2

UNIVERSITETI I GJAKOVЁS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI: FILLOR, GJAKOVЁ

PUNIM DIPLOME

Tema: Përdorimi i parafjalëve te Libri i Gjuhës Shqipe 3

Mentori: Kandidatja:

Prof. asoc. dr. Xheladin Zymberaj Akile Goga

Gjakovë, Korrik 2017

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

3

Ky punim diplome u mbrojt më ______________________

para Komisionit Vlerësues në përbërje:

1. ______________________________ Kryetar

2. ______________________________ Anëtar

3. ______________________________ Anëtar

Komisioni Vlerësues e vlerësoi punimin me notën _________________ (_____)

Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit Vlerësues:

1. _______________________

2. _______________________

3. _______________________

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

4

Falënderime

Fillimisht, falënderoj Zotin për shëndetin dhe vullnetin e dhënë gjatë këtyre katër vjetëve

studimi, si dhe që më ndihmoi të arrij në këtë pikë të studimeve të mia dhe të kem rastin të

prezantoj këtë punim diplome, me të cilin formalisht shënoj përfundimin e studimeve të mia

në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, Fakulteti i Edukimit, Programi: fillor.

Motivimin kryesor padyshim e kam marrë nga familja, i falënderoj përzemërsisht për

përkrahjen morale dhe financiare gjatë tërë ciklit studimor.

Gjithashtu falënderoj shoqërinë time për këshillat dhe bashkëpunimin për të tejkaluar të

gjitha sfidat në të cilat kam hasur deri sot. Falënderoj shkollën fillore “8 Mars” dhe shkollën

fillore “Vaso Pashë Shkodrani”, që mi hapën dyert dhe më angazhuan me punë, ku u

përgatita dhe u aftësova për punë të pavarur praktike.

Në mënyrë të veçantë e falënderoj mentorin tim, Prof. asoc. dr. Xheladin Zymberaj, për

sugjerimet e dhëna, këshillat e panumërta e të çmueshme gjatë punës sime kërkimore,

poashtu falënderime u shpreh edhe anëtarëve të Komisionit.

Këtë punim ua dedikoj prindërve me mirënjohje të thellë.

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

5

Abstrakt

Derisa arsimimi i shoqërisë është segmenti më i rëndësishëm i çdo vendi, mbetet detyrë e

përhershme e institucioneve kompetente që t’i thellojnë hulumtimet rreth dukurive të

ndryshme që e shoqërojnë sistemin arsimor në vend.

Gjuha si mjet komunikimi nuk ka thjesht vetëm anën e saj komunikuese, por dhe anën

stilistikore dhe estetike. Për të shprehur një ide a një mendim të caktuar, nuk mjafton atë ta

themi vetëm me një rend logjik, që të ketë kuptim, por duhet ta shprehim dhe me rregullsi

gjuhësore: me një drejtshkrim korrekt, me gramatikë të drejtë dhe me shprehje të bukur.

Komunikimi gjuhësor është vlerë e njeriut. Vetëm njerëzit kanë aftësi të përçojnë sinjale

tingëllore ose, siç thuhet ndryshe, shenja gjuhësore. Lënda e gjuhës shqipe ndihmon për të

përforcuar aftësinë e të folurit me shkrim dhe gojë. Shqipja si gjuhë e shkruar dhe e folur ka

sistemin e vet të veçantë shkrimor, por dhe një tërësi rregullash që formojnë strukturën e këtij

sistemi. Kur analizojmë strukturën e shqipes, ndërtojmë gramatikën e saj. Përmes të mësuarit

analitik dhe kritik synohet të folurit e gjuhës standarde, me shkrim dhe me gojë, duke u

aftësuar në ndërtimin e ligjërimit të nevojshëm.

Ky studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos

përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe 3. Gjithashtu ka për qëllim të trajtojë ndikimin e

teknikave në klasa, formimin dhe zhvillimin e aftësive të fëmijëve dhe zhvillimin e të

menduarit të nivelit të lartë. Realizimi i këtij hulumtimi është arritur me zbatimin e disa

metodave hulumtuese që i janë përshtatur natyrës së këtij punimi, ngase duke qenë kryesisht i

natyrës teorike, metoda përshkruese dhe ajo analitike kanë shërbyer si bazë e punës gjatë

hartimit të kësaj teme.

Gjuha amtare është gjuha më e rëndësishme e fëmijës. Është gjuha e sensit dhe e të

menduarit. Është gjuhë e përbashkët e fëmijëve dhe prindërve. Po ashtu, është rrugë për në

kulturën e fëmijës dhe historinë e tij.

Përvetësimi dhe përdorimi i drejtë i formimit dhe zhvillimit të aftësive krijuese të

fëmijëve është me rëndësi të jashtëzakonshme për komunikim të suksesshëm. Rëndësia dhe

pesha e fushës, gjuha (komunikimi), është e veçantë dhe specifike sepse ajo në këtë rast, pos

që është fushë më vete është edhe gjuhë e fushave të tjera.

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

6

Përmbajtja

- Falënderime ........................................................................................................................................4

- Abstrakt ...............................................................................................................................................5

- Hyrje ....................................................................................................................................................6

- Mësimdhënia për zhvillimin e të menduarit të nivelit të lartë ...........................................................8

- Të menduarit kritik .............................................................................................................................8

1. NJOHURI TË PËRGJITHSHME .......................................................................................................9

1.1. Objekti i morfologjisë .................................................................................................................9

1.2. Pjesët e ligjëratës.........................................................................................................................9

1.3. Lokucionet ................................................................................................................................11

2. PARAFJALA....................................................................................................................................12

2.1. Njohuri të përgjithshme ............................................................................................................12

2.2. Klasifikimi i parafjalëve sipas prejardhjes................................................................................14

2.2.1. Parafjalët ndajfoljore.......................................................................................................15

2.2.2. Parafjalët emërore. ..........................................................................................................15

2.2.3. Parafjalë foljore...............................................................................................................17

2.3. Klasifikimi i parafjalëve sipas strukturës morfologjike ............................................................17

2.4. Klasifikimi i parafjalëve sipas kriterit sintaksor dhe kuptimet kryesore të tyre........................18

2.4.1. Parafjalët e rasës emërore. ..............................................................................................18

2.4.2. Parafjalët e rasës gjinore. ................................................................................................19

2.4.3. Parafjalët e rasës kallëzore..............................................................................................20

2.4.4. Parafjalët e rasës rrjedhore..............................................................................................22

3. PЁRDORIMI I PARAFJALЁVE TE LIBRI I GJUHЁS SHQIPE 3 ................................................24

3.1. Njohuri të përgjithshme ............................................................................................................24

3.2. Struktura për mësimdhënien dhe zhvillimin e të menduarit .....................................................25

3.3. Njohuri gjuhësore......................................................................................................................25

3.3.1. PLANI DITOR ...............................................................................................................26

- Përfundim..........................................................................................................................................32

- Literatura...........................................................................................................................................34

- Jetëshkrim .........................................................................................................................................35

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

7

Hyrje

Në procesin kompleks të mësimdhënies, është dhe mbetet problem edhe në të ardhmen

përdorimi i metodave sa më efikase të punës me nxënësit. Mësimdhënia duhet të jetë e

menduar mirë por dhe e planifikuar drejt. Mësuesi në veprimtarinë e tij përdor një sërë

strategjish, metodash dhe teknikash mësimore ku nxënësit ndërveprojnë në mënyra të

ndryshme organizimi. Metodat e diskutimit dhe të punës me grupe krijojnë një mjedis

mësimor i cili mbështetet te nxënësit aktiv. Gjithashtu edhe përdorimi i metodave efikase

ndikojnë në rritjen e cilësisë në arsim. Termi cilësi në arsim është i lidhur ngushtësisht me

modelet bashkëkohore apo metoda e teknika të ndryshme që përdorin mësuesit gjatë procesit

të mësimdhënies për arritjen e objektivave mësimore. Për këtë arsye, sot në botë janë

ndërmarrë studime të shumta në fushën e arsimit që tregojnë se përfshirja aktive në procesin e

të nxënit ndihmon në fiksimin e materialeve të ndryshme por edhe për një të kuptuar më të

thellë e më të saktë të njohurive, si dhe në përdorimin aktiv të tyre1.

Gjatë bisedës (interaksionit) ndërmjet mësueses dhe fëmijës, këtij i lind një lloj

interesimi për të komunikuar. Mësuesja mund t’ia ngris fëmijës interesin ndaj gjuhës apo ndaj

lojërave nëse e motivojnë atë gjatë përsëritjes së emërtimit të gjësendeve ose lojërave.

Zhvillimi i aftësive gjuhësore – të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit - është

çelësi i suksesit për fëmijët, jo vetëm në vitet e para të shkollimit por edhe gjatë gjithë jetës së

tyre. Ky zhvillim është i lidhur ngushtë me gjithçka që fëmijët mësojnë ose bëjnë në shkollë.

Prindërit mund të mbështesin zhvillimin e aftësive gjuhësore duke biseduar dhe dëgjuar me

kujdes fëmijët të cilëve u pëlqen të ndajnë me ta idetë dhe përvojat e tyre.

Leximi i librave me fëmijët është një përvojë e gëzueshme dhe interesante. Një gjë e tillë

mund të bëhet pjesë e rutinës ditore në klasë dhe në shtëpi. Në mënyrë që të bëhen shkrues të

aftë e jetëgjatë, është e nevojshme që fëmijët të inkurajohen dhe të mbështeten.

1 MASHT, Metodat e mësimdhënies në arsimin fillor, Revista Mësuesi, Nr. 9 (2567), Nëntor 2011, Fq. 18

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

8

Mësimdhënia për zhvillimin e të menduarit të nivelit të lartë

Fëmija zhvillohet si tërësi, pra në të gjitha fushat zhvillimore. Mbivlerësimi apo

nënvlerësimi i cilësdo fushë është gabim sepse fëmija nuk zhvillohet njëherë në aspektin

fizik, pastaj atë emocional, intelektual etj. Prandaj, edhe ndarja në mes fushave është

kryesisht formale. Ashtu si zhvillimi i fëmijës është tërësor edhe fushat e veçanta të zhvillimit

duhet të shikohen si pjesë të një tërësie, efikasiteti i të cilave kryesisht varet nga niveli i

integrimit në mes tyre.

Zakonisht mësuesit e përqendrojnë mësimdhënien tek të nxënët e fakteve, rregullave e

veprimeve zbatuese dhe të gjitha këto kanë të bëjnë me përvetësimin e njohurive. Në këtë

model, mësuesi ia transmeton faktet, rregullat dhe kryerjen e veprimeve nxënësve në mënyrë

të drejtpërdrejtë. Por tani, koha e kërkon që duhet të përqendrohen më shumë tek

mësimdhënia e koncepteve, modeleve dhe abstragimeve, duke përdorur strategji që vënë

theksin në shqyrtimin dhe zgjidhjen e problemit. Sa më shumë shprehi të fitojnë nxënësit në

shqyrtim, hetim dhe zgjidhje problemi, më e paktë bëhet mbështetja e mësuesit, duke i lejuar

ata të marrin më shumë përgjegjësi për të nxënët e tyre. Të nxënët ndodh atëherë, kur nxënësi

krijon rregulla dhe hipoteza të reja, për të shpjeguar atë që vëzhgon. Mësuesit përdorin kështu

përvojën e drejtpërdrejtë, të nxënët e bazuar në projekte dhe ndërveprimet sociale.

Të menduarit kritik

Termi “të menduarit kritik”2 është përdorur në qarqet arsimore edukative për dhjetëra

vite dhe ka kuptime të ndryshme, për grupe të ndryshme. Për shumicën e edukatorëve, të

menduarit kritik do të thotë të menduarit “në nivel më të lartë” – aftësi njohëse (kognitive)

“më të larta”, zakonisht duke iu referuar ngritjes lart, në shkallën e taksonomisë së Beniamin

Blum-it, të fushës njohëse. Për anëtarët e katedrave universitare të filozofisë, mendimi kritik,

zakonisht, ka të bëjë me aftësitë e logjikës dhe të argumentimit, që i aftësojnë nxënësit të

lexojnë me kujdes, të diskutojnë në mënyrë analitike dhe të shkruajnë qartë.

2 Bardhyl Musai, Metodologji e Mësimdhënies, Tiranë 2003

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

9

1.NJOHURI TË PËRGJITHSHME

1.1. Objekti i morfologjisë

Morfologjia (nga greqishtja morfé = formë dhe logos = fjalë, dije) është ajo pjesë e

gramatikës, që merret në radhë të parë me studimin e trajtëformimit, d.m.th. me studimin e

formave të ndryshme, që marrin fjalët e lakueshme (emrat, mbiemrat, përemrat dhe

numërorët) ose të zgjedhueshme (foljet), si edhe me studimin e kuptimeve të këtyre formave.

Me qëllim që të mësohet më lehtë thesari leksikor i një gjuhe, morfologjia merret me

klasifikimin e fjalëve në kategori leksiko-gramatikore, që quhen pjesë të ligjëratës.

Gjithashtu në morfologji studiohen edhe tipat kryesorë të fjalëformimit, në radhë të parë tipi

morfologjik dhe tipi morfologjiko-sintaksor.

Pra, objekt studimi për morfologjinë është fjala, e cila në këtë pjesë të gramatikës

studiohet edhe si pjesë e ligjëratës, edhe nga pikëpamja e formave dhe e kuptimeve

gramatikore përkatëse. Në këtë mënyrë morfologjia dallohet qartë nga leksikologjia, e cila ka

si objekt studimi po fjalën, por e vështron këtë si njësi të fjalorit, d.m.th. si një njësi që

shërben për të emërtuar një send, një cilësi, një veprim, një rrethanë etj. , pra nga pikëpamja e

kuptimit dhe e prejardhjes, nga pikëpamja e përdorimit të saj në stile të ndryshme etj.

1.2. Pjesët e ligjëratës

Të gjitha fjalët e një gjuhe, sipas veçorive të përbashkëta leksikore e gramatikore,

grupohen nëpër klasa a kategori leksiko-gramatikore, që quhen pjesë të ligjëratës. Çdo pjesë

e ligjëratës paraqet një lloj a një farë fjalësh, që ka një kuptim a një funksion të caktuar në

gjuhë. Kjo do të thotë se me to mund të tregohen gjëra të realitetit objektiv dhe të shprehen

mendimet e ndjenjat tona.

Në bazë të dy kritereve të lartpërmendura në gjuhën shqipe dallohen shkoqur këto pjesë

të ligjëratës: 1. Emri, 2. mbiemri, 3. numërori, 4. përemri, 5. folja, 6. ndajfolja, 7. parafjala,

8. lidhëza, 9. pjesëza, 10. pasthirrma.

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

10

Kështu, sendet, idetë dhe fenomenet i tregojmë (emërtojmë) me emra ose përemra.

Cilësitë e sendeve dhe të frymorëve i tregojmë me mbiemra.

Veprimet ose punët e frymorëve a të sendeve i tregojmë me folje.

Ndajfoljet plotësojnë kuptimin e foljeve, duke konkretizuar më tej një rrethanë të tyre.

Parafjalët dhe lidhëzat shërbejnë për t’i treguar marrëdhëniet (lidhjet) midis fjalëve në

fjali.

Me pasthirrma dhe me pjesëza folësi shpreh ndjenjat e veta ose qëndrimet e tij gjatë të

folurit.

Në bazë të veçorive leksikore, pjesët e ligjëratës mund të ndahen në tri grupe të mëdha:

në fjalë kuptimplota, në fjalë jokuptimplota dhe në fjalë thirrmore.

Fjalë kuptimplota janë ato që kanë një kuptim leksikore të plotë, i cili i lejon të përdoren

si gjymtyrë më vete. Në këtë grup hyjnë:

a) Fjalët emërtuese, d.m.th. fjalët që emërtojnë sende (emrat), cilësi (mbiemrat), veprime

si procese (foljet) dhe rrethna (ndajfoljet);

b) fjalët numëruese, d.m.th. fjalët me të cilat numërojmë (numërorët);

c) fjalët treguese, d.m.th. fjalët që tregojnë sende, cilësi ose sasi (përemrat).

Fjalë jokuptimplota janë ato që kanë një kuptim leksikor të kushtëzuar nga shërbimi që

kryejnë në fjali. Kuptimi i tyre leksikor në përgjithësi përkon me kuptimin e tyre gramatikor.

Të tilla janë: 1. Parafjalët dhe lidhëzat që shprehin lidhje sintaksore midis dy gjymtyrësh (të

fjalisë dhe të periudhës); 2. Pjesëzat, që shprehin ngjyrime kuptimore plotësuese të fjalëve a

të togfjalëshave.

Fjalë thirrmore janë ato që përdoren për të shprehur, në formë thirrjesh, ndjenja të folësit

(pasthirrmat).

Në bazë të veçorive morfologjike, pjesët e ligjëratës ndahen në pjesë të ndryshueshme

dhe pjesë të pandryshueshme të ligjëratës.

Pjesë të ndryshueshme të ligjëratës janë fjalët që lakohen: emri, mbiemri, përemri e, në

një farë mase, numërori, ose që zgjedhohen: folja.

Pjesë të pandryshueshme të ligjëratës janë fjalët që as lakohen, as zgjedhohen: ndajfolja,

parafjala, lidhëza, pjesëza dhe pasthirrma.

Edhe në bazë të aftësisë a të paaftësisë për t’u përdorur si gjymtyrë më vete në fjali,

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

11

d.m.th. në bazë të kriterit sintaksor, pjesët e ligjëratës ndahen gjithashtu në dy grupe të

mëdha, në:

fjalë të mëvetësishme: emri, folja, mbiemri, numërori, përemri, ndajfolja dhe

pasthirrma;

fjalë të pamëvetësishme: parafjala, lidhëza dhe pjesëza.

1.3. Lokucionet

Me vlerën e një pjese të ligjëratës mund të përdoret edhe një grup fjalësh, që kanë një

lidhje të qëndrueshme midis tyre dhe që, si kuptimisht ashtu edhe gramatikisht, janë të

barasvlershme me një fjalë të vetme, por jo të njëjta me të. Grupe të tilla fjalësh quhen

lokucione. Lokucionet ndeshen kryesisht te pjesët e pandryshueshme të ligjëratës, si

ndajfolja, parafjala, pjesëza e pasthirrma, por gjithashtu edhe te folja.

Lokucionet zënë një vend të ndërmjetëm midis togjeve a togfjalëshave të lirë dhe fjalëve

të përngjitura. Këto të fundit janë formuar rregullisht nga përngjitja e lokucioneve. Pra,

lokucioni dallohet kuptimisht e gramatikisht si nga fjala, ashtu edhe nga togu a togfjalëshi i

lirë. Ndërsa elementet përbërëse të një togu a togfjalëshi të lirë e ruajnë mëvetësinë e tyre

kuptimore e gramatikore, gjersa nga përdorimi i gjatë dhe i dendur më në fund përngjiten në

një fjalë të vetme.

Ndryshime të karakterit gramatikor dhe kuptimor janë përfituar edhe në lokucionet që

shërbejnë si parafjalë, lidhëza, pjesëza e pasthirrma. Kështu, në lokucionet parafjalore në

emrat vend, bazë, punë përdoren në një formë të ngurosur dhe, në përgjithësi, edhe me një

kuptim pak a shumë të ndryshuar. P.sh. të krahasohen, nga njëra anë, togjet parafjalë + emër:

Në vendin tonë është zhdukur analfabetizmi. Biseduam për punën tonë të përbashkët dhe,

nga ana tjetër, lokucionet parafjalore: Në vend (=në këmbë) të babait erdhi i biri. Në të

kaluarën njerëzit vriteshin edhe për punë (=për shkak) të një gardhi.

Një lokucion që shërben si një pjesë e pandryshueshme e ligjëratës (ndajfolje, parafjalë

etj.), funksionon si një fjalë e vetme. Me fjalë të tjera, pjesët përbërëse të lokucioneve të tilla

humbasin mëvetësinë e tyre morfologjike dhe përbëjnë një të tërë gramatikisht të pandashme.

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

12

2. PARAFJALA

2.1. Njohuri të përgjithshme

Parafjala është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që shpreh marrëdhënie sintaksore

varësie midis një emri, një numërori ose një përemri të një rase të caktuar dhe një gjymtyre

tjetër në një togfjalësh, p.sh.: luaj me top; e njoha nga të folurit; rreshtohuni për dy; udhëtimi

rreth botës; një letër për mua; i shpejt në punë; i dashur me të gjithë; dy prej nesh; larg nga

qyteti.

Nga këta shembuj shihet se fjala prej së cilës varet gjymtyra me parafjalë, mund të jetë

folje, emër, mbiemër, përemër, numëror ose ndajfolje, por në pjesën më të madhe të rasteve

parafjalët lidhin një emër me një folje.

Në raste të veçanta parafjalët përdoren edhe para disa ndajfoljesh, p.sh.: u nis për këtu

ose për atje; e dua për sivjet, jo për mot; për më vonë; për kur e do?; për ku je nisur?; për

këtej; për andej; nga poshtë lart; nuk u dëgjua as për mirë, as për keq etj. Këto janë kryesisht

ndajfoljet përemërore ku, kur, nga, ashtu, kështu, këtej, andej, të cilat kanë një kuptim të afërt

me përemrat, si edhe disa ndajfolje të tjera, që, në këto raste, nga kuptimi, paraqiten të afërta

me emrat, p.sh.: për mirë “për të mirë”, për keq “për të keq”, për nesër “për ditën e

nesërme” ose si emërtime të një rrethane, p.sh.: nga brenda jashtë, nga jashtë brenda, nga

poshtë lart, nga lart poshtë, për mot, për sivjet.

Ndonjë parafjalë mund të përdoret edhe para mbiemrave (me kuptim kufizues), p.sh.: Për

i mirë, i mirë është. Për trim s’e kishte shokun.

Për të përforcuar ose saktësuar kuptimin, përdoren herë-herë edhe dy parafjalë së bashku:

për në, për nga, për te, prej nga, p.sh.: Ç’u nise për në shtëpi…; Janë të ndryshëm për nga

pesha dhe përmasat. Të tilla togje mund të ruajnë vlerën e dy parafjalëve të njëpasnjëshme

ose të përbëjnë lokucione. Me kohë në varësi nga denduria e përdorimit, këto edhe mund të

përngjiten, siç ka ndodhur me nëpër, përmbi, përveç.

Si fjalë shërbyese, parafjalët kanë kuptim leksikor të kushtëzuar, nuk mund të përdoren

më vete, prandaj nuk mund të jenë as gjymtyrë fjalie, por përbëjnë një gjymtyrë të vetme me

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

13

fjalën që vjen pas tyre. Kuptimi i parafjalëve sqarohet, konkretizohet brenda togfjalëshit dhe

varet si nga kuptimi i gjymtyrës përcaktuese, para së cilës rri parafjala, ashtu edhe nga

kuptimi i gjymtyrës së përcaktuar prej saj, p.sh.: sheshi buçiti nga këngët dhe zëri i tij buçiti

0nga tribuna, Ted y shembujt gjymtyrë kryesore është folja buçiti, por në varësi nga kuptimi

i gjymtyrës së varur këngët, tribuna parafjala nga mund të shpreh marrëdhënie shkakore ose

vendore.

Te parafjalët e prejardhura prej fjalësh emërtuese (ndajfolje, emra), si: drejt, larg, anës,

rreth etj., ky kuptim është më i qartë, por edhe parafjalët e parme, si: në, me, për, pa, mbi,

nën etj., kanë një kuptim leksikor më pak a më shumë të përgjithshëm, edhe pot ë vështrohen

jashtë togfjalëshit. Është pikërisht ky kuptim që përcakton lidhjet e një parafjale me këto ose

ato fjalë emërtuese.

Në togfjalësha të caktuar disa parafjalë të parme mund të kenë një kuptim tepër abstrakt,

p.sh.: mendoj për…, flas për…, shpresoj në… Në shembuj të tillë parafjalët për e në

shprehin thjesht një marrëdhënie sintaksore objektore, nënrenditjen e gjymtyrës së varur

emërore nga folja përkatëse. Kjo shihet qartë po të krahasohen, nga njëra anë, togfjalësha si

dal për gjah, shkoj në shtëpi dhe, nga ana tjetër, mendoj për shokët, është vënë në zbatim. Të

dy shembujt e parë parafjalët kanë përkatësisht kuptim të qartë qëllimi dhe vendi, kurse dy

shembujt e fundit po ato parafjalë paraqiten pa ndonjë semantikë leksikore të diferencuar.

Sidoqoftë parafjala ka në çdo rast kuptimin e saj, i cili mund të jetë herë më i dalluar e

konkret, herë më i përgjithshëm e abstrakt.

Parafjalët përdoren kryesisht me rasat e zhdrejta3: me kallëzoren, rrjedhoren e gjinoren.

Në gjuhën shqipe parafjalët përdoren zakonisht me një rasë të caktuar, me përjashtim të ndaj

e për që përdoren me nga dy rasa (shih më poshtë 9.2.3), ato e zgjerojnë semantikën e

përgjithshme të këtyre rasave dhe u japing mundësi që të shprehin kuptime sa më të veçanta.

P.sh. forma e rrjedhores malit (doli malit) tregon vend, por në një mënyrë tepër të

3 Rasa emërore, si rasë e kryefjalës, domethënë si rasë e një gjymtyre të pavarur në fjali, nuk duhej të kishteparafjalë. Përdorimi I emërores me parafjalët te(k) e nga është një përjashtim. Mendohet se përdorimi i këtyrefjalëve si parafjalë ka dalë nga përdorimi I tyre si fjalë lidhëse, d.m.th. shkova te pusi, vij nga lumi duhet të kenëdalë nga ndërtime të tilla, si shkova tek është pusi, vij nga është lumi.

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

14

përgjithshme. Duke u bashkuar me parafjalë, si prej, prapa, përtej, afër, rrëzë etj., ajo shpreh

një varg kuptimesh më të veçanta. Këto kuptime nuk i shpreh vetëm parafjala, po krejt togu i

formuar nga parafjala së bashku me formën rasore.

Gjatë zhvillimit të gjuhës shqipe numri i parafjalëve ka ardhur duke u shtuar, veçanërisht

lokucionet parafjalore. Përdorimi i gjerë i parafjalëve ka shtuar tiparet analitike të sistemit

gramatikor të shqipes së sotme letrare.

2.2. Klasifikimi i parafjalëve sipas prejardhjes

Shumica e parafjalëve nuk janë të parme, por kanë dalë prej pjesësh të tjera të ligjëratës,

kryesisht prej ndajfolljesh e prej emrash. Pra, nga pikëpamja e prejardhjes, parafjalët mund t’i

ndajmë në: a) të parme, b) jot ë parme. Parafjalë të parme janë: mbi, me, më, ndaj, ndër, në,

nën, pa, prej, te(k). Parafjalë jo të parme janë ato që janë formuar me conversion nga pjesë të

tjera të ligjëratës, si: afër, larg, rreth etj.

Ka edhe disa parafjalë të përngjitura të formuara nga bashkimi i dy parafjalëve, p.sh.:

përmbi, nëpër, përveç, ose nga bashkimi i lidhëzës si me parafjalët pas, mbas: sipas, simbas4.

Për parafjalët e parme është karakteristike se kanë një pasuri të madhe kuptimesh. Më

shumë kuptime kanë parafjalët për, në, prej, me, po edhe të tjerat përdoren zakonisht me më

shumë se një kuptim. Kuptimet e këtyre parafjalëve, janë deri diku të përgjithshme, ato

konkretizohen brenda togfjalëshit. Shkalla e mëvetësisë së kuptimit leksikorj te këto parafjalë

nuk është e njëjtë. Te disa, si mbi, nën, pa, me, ky kuptim është më konkret, më i kapshëm, te

disa të tjera më abstrakt.

Parafjalët jo të parme ruajnë lidhje kuptimore të qarta me fjalët emërtuese, prej të cilave

kanë dalë. Vetëm në ndonjë rast të rrallë parafjala jo e parme ka fituar ndonjë kuptim të ri pse

të ndryshëm nga ai i fjalës emërtuese.

4 Ndajfoljet pas, mbas, veç kanë kaluar më parë në parafjalë dhe, sit ë tilla, kanë marrë pjesë në formimin eparafjalëve të përngjitura sipas, simbas, përveç.

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

15

Duke i parë sipas pjesës së ligjëratës nga e cila janë formuar, parafjalët jot ë parme

ndahen në dy grupe kryesore: parafjalë ndajfoljore dhe parafjalë emërore.

2.2.1. Parafjalët ndajfoljore. Ndërmjet parafjalëve dhe ndajfoljeve ka lidhje shumë të

ngushta. Një numër ndajfoljesh (të thjeshta, të përngjitura ose lokucione) përdoren edhe si

parafjalë5, p.sh.: afër, anembanë, anës, brenda, drejt, gjatë, jashtë, këtej, krahas, larg,

matanë, ndanë, nga, para, pas, përballë, përbri, përkrah, përmes, përpara, përposh, përreth,

përsipër, poshtë, pranë, prapa, rreth, rrotull, sipër, tatëpjetë, tutje, veç.

Përdoren si parafjalë edhe një numër lokucionesh ndajfoljore të formuara prej fjalësh me

kuptim pak a shumë të afërt ose sinonimik, si: anë e përqark, anë e qark, rreth e rrotull, rreth

e përqark, rreth e qark, ose nga përsëritja e një fjale me ndërmjetësinë e lidhëzës e a të

parafjalës për: rreth e rreth, tej e tej, ballë për ballë, mes për mes.

Të gjitha këto parafjalë ndajfoljore përdoren me rasën rrjedhore.

Te një grup tjetër lokucionesh parafjalore ndajfolja ose lokucioni ndajfoljor ndiqen nga

parafjala me: bashkë me, tok me (ose së bashku me, së toku me), ballë për ballë me.

2.2.2. Parafjalët emërore. Përveç emrave që janë shndërruar në parafjalë, pasi janë bërë

më parë ndajfolje, si p.sh. rreth, rrotull ka edhe disa emra të tjerë që janë bërë parafjalë

drejtpërdrejt, pa kaluar nëpërmjet katëgorisë së ndajfoljes. Këta janë: anë, ballë, bri (trajtë e

apokopuar e brinjë), buzë, faqe, majë, mes, midis, rrëzë6 etj. Parafjalët emërore të mësipërme

shprehin që të gjitha marrëdhënie vendore: anës lumit, ballë shtëpisë, bri meje, buzë liqenit,

faqe shokëve, majë bregut, mes fushash, midis ballit, rrëzë malit etj.

Emri krye ka kaluar në parafjalë në disa shprehje të ndërtuara me fjalë që shënojnë kohë,

si p.sh.: krye jave (muaji, viti) ose krye çdo jave (çdo muaji), krye dy javësh (tre muajsh) etj.

Pjesa më e madhe e parafjalëve emërore paraqiten në formë lokucionesh të formuara në

këtë mënyrë:

5 Në ndonjë rast vihet re edhe kalimi i parafjalës në ndonjë ndajfolje; kështu parafjala kundër (kundër nesh)përdoret edhe si ndajfolje (jam kundër).

6 Të gjithë këta emra kanë kaluar në parafjalë në trajtën e pashquar të kallëzores (te majë malit nënkuptohet“në majë të malit”); kur janë në rrjedhore të shquar dhe ndiqen nga një emër tjetër në gjinore, ata nuk duhet tëmerren si parafjalë, krahaso: :Pas pak ktheu kokën e pa lart, në lagjen Perlataj, rrëzë malit, shtëpinë e tij qëzbardhte” dhe “Dielli kishte rënë kudo, edhe rrëzës së malit”. Në këtë shembullin e fundit rrëzës është njërrjedhore pa parafjalë me kuptim vendi dhe do të thotë ”gjatë rrëzës” (së malit), pra, rrëzës këtu funksionon sinjë fjalë emërtuese me kuptim të pavarur, ndërsa parafjala rrëzë (malit) nuk shërben për të emërtuar “rrëzën” (emalit), por për të treguar një vend të caktuar lidhur me malin.

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

16

a) Parafjalë + emër. Duke i renditur sipas parafjalës që kanë në ballë, lokucionet më të

përdorshme të këtij tipi janë: me anë, me përjashtim, me rastin, në bazë, në drejtim, në

këmbë, në mes, në sajë7, në vend, nga ana, nga shkaku, për arsye, për hir, për punë, për

shkak etj.

Lokucionet e mësipërme përdoren me rasën gjinore, sepse kanë dalë nga gjymtyra e parë

e një togfjalëshi emër+emër në gjinore, por katër prej tyre përdoren edhe me rrjedhoren,

p.sh.: me anë kursesh, në bazë fshati, në mes dy zjarresh, për punë inati.

b) Parafjalë + emër + parafjalë. Te lokucionet e këtij tipi parafjala e parë është

kurdoherë në, e dyta kurdoherë me: në krahasim me, në kundërshtim me, në lidhje me, në

pajtim me, në përputhje me etj. Të gjitha këto lokucione, meqenëse kanë si element të fundit

parafjalën me, përdoren në rasën kallëzore.

Emrat që hyjnë në përbërjen e lokucioneve parafjalore, kanë zakonisht një kuptim të

përgjithshëm abstrakt ose të fytyruar, p.sh.: anë, drejtim, përjashtim, punë, shkak, arsye,

krahasim, kundërshtim, lidhje, pajtim, përputhje. Disa prej tyre përmbajnë edhe idenë e një

marrëdhënieje ndërmjet dy sendesh. Kuptimet e lokucioneve parafjalore të këtij tipi varen

nga kuptimet e emrave që kanë në përbërjen e tyre. P.sh.: parafjalët për arsye, nga shkaku,

për shkak, nga puna, për punë shprehin marrëdhënie shkakore, lokucionet parafjalore në

drejtim, në mes shprehin marrëdhënie vendore ose kufizim. Lokucionet e tjera parafjalore

shprehin marrëdhënie më të veçanta, sipas kuptimit të emrit që hyn në përbërjen e tyre.

Kështu, lokucionet që tregojnë shkak, formohen me anë të parafjalëve për e nga, që tregojnë

gjithashtu shkak; lokucionet që tregojnë vend (të fytyruar) formohenme anë të parafjalës në;

ato që tregojnë mënyrë a mjet formohen me parafjalën me etj. Pra, ndryshe nga parafjalët

ndajfoljore, që shprehin kryesisht marrëdhënie vendore, sepse vijnë prej ndajfoljesh vendi,

parafjalët emërore shprehin një rreth më të gjerë marrëdhëniesh, që zakonisht janë

marrëdhënie abstrakte.

Parafjalët e lokucionet parafjalore emërore janë karakteristike për stilin shkencor,

publicistik e zyrtar8, por disa prej tyre janë të gjuhës popullore, si nga puna, për punë, në

këmbë, në mes. Ky model popullor është pasuruar më vonë me formime të reja si ato që u

trajtuan më sipër.

Përveç parafjalëve të përmendura deri këtu ka edhe tri parafjalë të tjera emërore, të

7 Sajë është një fjalë e ngurosur, që nuk mund të përdoret më vete si emër, por lokucion në sajë po e renditimkëtu për shkak të ndërtimit dhe të funksionit të tij të njëjtë me lokucionet e tjera të këtij tipi.8 Në stilin e bisedimit ose në letërsinë artistike disa prej tyre tingëllojnë si të huaja, por mund të përdoren për tëkarakterizuar ndonjë përsonazh edhe em anë të gjuhës, p.sh.: - Duhej punuar më shumë në drejtim të plakut –thoshte drejtori.

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

17

formuara nga përngjitja e një parafjale me një emër: ndërmjet (ndër + mjet)9, nëpërmjet

(nëpër + mjet) nëpërmes (nëpër + mes). Të tria këto përdoren me rasën rrjedhore.

Lokucionet parafjalore të formuara prej pjesësh të tjera të ligjëratës, veç emrave dhe

ndajfoljeve, janë shumë të pakta. Të tilla janë: parafjala me gjithë, e formuar nga bashkimi në

një lokucion i parafjalës me me përemrin gjithë, dhe parafjala lidhur me, e formuar nga

pjesorja lidhur dhe parafjala me.

Sot formimi i lokucioneve parafjalore prej emrash është rruga kryesore për pasurimin e

klasës së parafjalëve.

2.2.3. Parafjalë foljore. E tillë është parafjala falë, që përdoret me rasën rrjedhore,

p.sh.: Falë ndihmës së shokëve. Falë teje. Ajo ka dalë nga pjesorja e foljes falem.

2.3. Klasifikimi i parafjalëve sipas strukturës morfologjike

Parafjalët morfologjikisht mund të jenë fjalë të thjeshta, të përngjitura ose lokucione.

Janë fjalë të thjeshta parafjalët e parme: mbi, me, më, ndaj, në, nën, pa, për, prej, te(k),

një numër parafjalësh jo të parme, të formuara me konversion prej ndajfoljesh e emrash të

thjeshtë, p.sh.,: afër, brenda, gjatë, jashtë, kundër, larg, lart, para, pas, tutje, veç; anë, ballë,

bri, buzë, faqe, majë, mes, rrëzë.

Janë fjalë të përngjitura parafjalët e formuara nga përngjitja e dy fjalëve të veçanta, si:

nëpër, përmbi, përveç, simbas, sipas, ndërmjet, nëpërmjet, si dhe ato që janë formuar me

konversion prej ndajfoljesh të përngjitura, si: matanë, përballë, përbri, përkrah, përmes,

përpara, përreth etj.

Janë lokucione të gjitha parafjalët që përbëhen prej dy a më shumë fjalësh të veçanta,

d.m.th. ato janë formuar me konversion prej lokucionesh ndajfoljore, si: ballë për ballë, rreth

e qark, rreth e rrotull etj., si edhe ato që kanë dalë nga togjet ndajfolje + parafjalë, parafjalë

+ emër, parafjalë + emër + parafjalë, si: bashkë me, tok me, në përjashtim, në bazë, për

arsye, në kundërshtim me, në lidhje me etj.

9 Emri mjet dikur ka pasur kuptimin mes. Ky kuptim ruhet te parafjala ndërmjet që është sinonime me në mes:ndërmjet nesh, në mes nesh.

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

18

2.4. Klasifikimi i parafjalëve sipas kriterit sintaksor dhe kuptimet

kryesore të tyre

Klasifikimi i parafjalëve sipas kriterit sintaksor është ndarja e tye sipas rasave në të cilat

përdoren. Në gjuhën shqipe, si rregull, një parafjalë përdoret vetëm me një rasë të caktuar.

Bëjnë përjashtim vetëm parafjalët ndaj e për, të cilat përdoren me nga dy rasa por edhe për

këto dy parafjalë përdorimi me njërën rasë është kryesori, mbizotëruesi.

Parafjala ndaj përdoret zakonisht me rrjedhoren: ndaj meje, ndaj shokëve etj., ndërsa me

kallëzoren ajo përdoret vetëm me disa emra të ndryshëm asnjanës: ndaj të gdhirë, ndaj të

ngrysur etj., p.sh.: Vetëm ndaj të gdhirë të ftuarit shkuan në shtëpi.

Parafjala për përdoret zakonisht me rasën kallëzore, ndërsa me rrjedhoren ajo përdoret

vetëm me një numër të kufizuar emrash10 (për dore, për krahu, për flokësh etj.): Dy burra të

fuqishëm e hiqnin për litari, një tjetër e kishte zënë për bishti. Po lopa nuk donte në asnjë

mënyrë të çapitej.

Më poshtë jepen të grupuara sipas rasave parafjalët kryefsore të gjuhës së sotme letrare

dhe shpjegohen kuptimet me të cilat ato përdoren më shpesh.

2.4.1. Parafjalët e rasës emërore. Me rasën emërore përdoren parafjalët nga dhe te(k

a) Gjymtyra e prirë nga parafjala nga mund të tregojë:

- vend (më shpesh vendin nga niset një veprim e më rrallë vendin për ku drejtohet një

veprim, ku gjendet një send a ndodh diçka, vendin a sendin prej të cilit largohet dikush a

diçka, prejardhjen etj.): Nga bjeshkët e Veriut, me lulen e trimave, Lekë Dukagjini rendi në

ndihmë të vëllezërve. Seiti me të tjerët rinin strukur përpara gardhit dhe vështronin nga

kodra. Manifestuesit kaluan pastaj nga sheshi “Skënderbej”. Për një çast iu mor mendja dhe

ra nga shkalla. Pranë meje ia ka marrë këngës një vullnetar nga Skrapari etj.;

- shkak: Dëbora ishte shkrirë nga shiu që kishtë rënë gjatë natës. Fëmija ishte tretur nga

ethet;

- kohë me përafërsi: Nga fundi i dhjetorit ra dëbora e parë. Duku njëherë nga java. Nga

pasdrekja zunë bubullimat e vetëtimat;

- kufizim: E dua Nënën se është e bukur, e fortë… e madhe nga zemra;

- vepruesin: Banesat e ndërtuara nga vullnetarët ishin zbukuruar me flamurë të kuq;

10 Këta emra emërojnë përgjithësisht gjymtyrë ose pjesë të trupit të frymorëve.

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

19

- të tërën nga e cila është ndarë një pjesë: Kjo vajzë ishte një nga dallëndyshet e para që

lajmëronte ardhjen e një pranvere të re.

- diçka që përndahet në mënyrë të barabartë: Morën të gjithë nga njëzet fishekë. Ndanë

nga 10 kg ushqime për familje.

b) Gjymtyra e prirë nga parafjala te ( që para zanoreve përdoret zakonisht në variantin

tek) tregon vendin ku ndodhet a ku bëhet diçka ose sendin a njeriun drejt të cilit shkon një

lëvizje a veprim: Afërdita, fytyrëqeshur, qëndron një copë herë te pragu i shkollës. Shikoj

diellin që po mbytet në det dhe më shkon mendja tek anija, te shokët. Çdo verë shkonte te

gjyshi në fshat.

2.4.2. Parafjalët e rasës gjinore. Me rasën gjinore përdoren lokucionet parafjalore me

anë, me anën, në drejtim, për punë, në sajë, për shkak etj. Kuptimi i këtyre parafjalëve del

zakonisht nga lidhja midis kuptimit të parafjalës së parme me kuptimin e emrit që bën pjesë

në lokucion.

a) Gjymtyra e prirë nga parafjala me anë, me anën tregon mjet: Kjo çështje u la të

zgjidhej me anë të bisedimeve ndërmjet zëvendësministrave. Afrimi i armikut njoftohej me

anën e zjarreve.

b) Parafjala në drejtim përdoret zakonisht në stilin e publicistikës me kuptim synimi e

kifizimi, p.sh.; Janë arritur suksese të dukshme edhe në drejtim të përmirësimit e të zgjerimit

të shërbimit shëndetësor në zonat e thella11. Por ajo mund të përdoret edhe për të treguar

drejtimin e një lëvizjeje: Aeroplani u kthye në drejtim të detit dhe humbi në kaltërsi.

c) Gjymtyra e prirë nga parafjala në sajë tregon në përgjithësi shkakun a mjetin që bën të

mundur kryerjen e një pune, ose mënyrën, p.sh.: Forcat e armatosura të Lidhjes mbaheshin

në sajë të ndihmave të mëdha në të holla e ushqime që jepte vullnetarisht popullsia.

ç) Gjymtyra e prirë nga parafjala në vend tregon zëvendësim, këmbim: Eja me mua se të

kam në vend të vëllait.

d) Parafjalët për arsye dhe për shkak tregojnë shkak dhe mund të merren si sinonime,

por kuptimi i shkakut është më i fortë tek e dyta, që ka në përbërjen e saj vetë fjalën shkak,

p.sh.: Prodhimi i energjisë elektrike pati rënie të ndjeshme për arsye të mungesës së reshjeve.

11 Përdorimi i kësaj parafjale me këtë kuptim në përgjithësi duhet kufizuar, duke e zëvendësuar, sipas rastit, meparafjalët në, për, në fushën, në lëmë.

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

20

Ja, dëgjo të të këndoj disa vargje të një poezie të bukur, që më ka mbetur përgjysmë, për

shkak të largimit tënd.

2.4.3. Parafjalët e rasës kallëzore. Kallëzorja është rasa me të cilën përdoren më shumë

parafjalë të thjeshta. Parafjalët kryesore më të cilat ndërtohet kallëzorja, janë: në, me, për, pa,

më, mbi, nën, ndër, nëpër. Përdoren mjaft gjithashtu edhe lokucionet parafjalore bashkë më,

tok me, me gjithë dhe lokucionet e ndërtuara nga parafjala në + parafjala + me, si: në

krahasim me, në lidhje me, në pajtim me, në përshtatje me etj.

a) Gjymtyra e prirë nga parafjala në mund të tregojë:

- vendin ku ndodhet a lëviz një send, vendin për ku drejtohet një send, pikëmbërritjen e

një lëvizjeje: Lirinë e kishit kudo, në krahëror, në ballë, në shpatë dhe në ushtat. Në fshatrat

tona janë ngritur shkolla të pajisura më së miri me mjete mësimore. E shikoja çdo mëngjes,

kur shkoja në punë. Drita elektrike ka vajtur në çdo fshat;

- kohën kur ndodh diçka a kryhet një veprim: Kanalin e mbaruam në ditët e para të

shtatorit. Ndryshe, nuk do të derdhej ashtu si burimi në pranverë, pa pyetur në e pi apo s’e pi

kush;

- kufizim: Ai është i kursyer në fjalë;

- rezultatin e kalimit të një sendi nga një gjendje në një tjetër: Kënetat dhe moçalishtet e

dikurshme u shndërruan në fusha pjellore e të lulëzuara.

- një cak sasior: Rënia e Shkupit shënonte një fitore të rëndësishme ushtarake të forcave

kryengritëse shqiptare, të cilat ishin rritur në 30 mijë veta.

b) Gjymtyra e prirë nga parafjala me mund të tregojë:

- shoqerim, bashkim: Agimi me Perlatin po afroheshin drejt nesh me hapa të shpejtë. Tri

ditë rresht kuzhinieri na gatoi mish me fasule;

- marrëdhënie: Nuk i ka hije të mbajë mëri me shoqet;

- mjetin me të cilin kryhet një punë: S’bëhet vreshti me urata, po me shata, me lopata.

Fshiu djersën me shami dhe u ul të ndizte një cigare;

- mënyrën se si shfaqet një veprim: Pionierët e pritën me gëzim të madh këtë lajm;

- kohë: Kur fillonin shirat, rrinte me ditë pa ardhur në shtëpi;

- kufizim: Nuk donte të ndahej nga ne, sadoqë më moshë ishte më i vogël;

- lëndën me të cilën është ndërtuar ose është mbushur një send: Xhenierët po ndërtonin

me shoejtësi një urë me trungje pishash. Kur u kthye nga fshati, Bardhyli na solli një shportë

të madhe me rrush të zi;

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

21

- shkak: Rilindësit ishin të bindur se Shqipëria me pasuritë e saj natyrore, në kushtet e

një administrate tjetër, mund të ishte e sigurt për një përparim të shpejtë. Të gjithë

gajaseshin me shakatë e xha Kadriut;

- tipar, cilësi: Pyjet me dushk kishin marrë një ngjyrë të kuqe. … Si mal me borë, si fushë

me lule… Një vajzë me sy të kaltër,

-kusht: Me një kujdes më të madh mund të ishin shmangur edhe këto mangësi.

c) Parafjala pa, ka kuptim të kundërt me parafjalën me dhe tregon përgjithësisht

mungesën, mosqenien, përjashtimin e një sendi a të një përsoni. Gjymtyra e prirë nga

parafjala pa mund të tregojë:

- mungesë shoqërimi, bashkimi: Liliana nuk dilte kurrë shëtitje pa Entelën. Liria nuk e

dinte që gjyshi i Aliut e pinte kafen pa sheqer;

- mungesë mjeti: Lexon pa syze;

- mënyrë: Likja tha se kishte ardhur koha që gratë të dilnin në punë pa druajtje, pa frikë

nga askush, se asnjëri nuk mund t’i pengonte;

- tipar: Deti nuk dukej, se nata ishte pa hënë e pa yje;

- lejim: Çuditesh kur mendon se si i kanë ndërtuar këto mure pa mjetet e teknikën e

sotme;

- kusht: Në një kohë të tillë, pa mushama, pa çizme, është vështirë të punosh me çekiç në

dorë përjashta;

ç) Gjymtyra e prirë nga parafjala për mund të tregojë:

- qëllim, synim: Lëvizja për shkollën dhe për shkrimin shqip ishte një lëvizje me karakter

politik. Piloja atë mëngjes do të shkonte për kashtë në Grizë;

- çështjen që trajtohet e për të cilën bëhet fjalë: Foli për jetën dhe veprën e A. Xhuvanit.

Studim për pjellorinë e tokës. Urdhëresë për masat e mbrojtjes nga zjarri;

-shkak: Për një pe, për një gjilpërë, vajti dëm një gunë e tërë;

- kohë (kohën sa zgjat diçka, shtyerje në kohë): Sipas projektit hidrocentrali duhet të

ndërtohet për katër vjet. Punën e sotme mos e lër për nesër. E lexoj për dy ditë;

- vend (kryesisht drejtimin e një lëvizjeje): Unë e kopjova kanunoren dhe e mora me vete

kur shkova për Kolonjë. Aty-këtu shihje armiq të shtrirë për tokë. Kur përdoret për të treguar

drejtimin e një lëvizjeje, parafjala për ndiqet zakonisht nga parafjala në: Në mbrëmje baresha

mblodhi patat dhe u nis për në shtëpi;

- kufizim: E megjithatë ai quhej për lëvizje të gjalla sit ë një të riu, për zërin kumbues e

për sjelljen e tij të dlirë. Për këngë e për lahutë e ke të vetmin.

d) Gjymtyra e prirë nga parafjala më mund të tregojë:

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

22

- vend: Një tank në boulevard vente e vinte me shpejtësi duke qëlluar më të dy anët;

- kohë: Inxhinieri e rregulloi turbinën për dy ditë dhe më 1 Maj, ditën e festës, ne bëmë

përurimin e dritës elektrike në fshat.

dh) Gjymtyra e prirë nga parafjala mbi mund të tregojë:

-vendin mbi të cilin gjendet diçka a ndodh një veprim: Aeroplani këtë radhë fluturoi fare

ulët mbi kokat tona. Drapëri i artë i hënës shkëlqente mbi malin e Dajtit;

Nga ky kuptim konkret është zhvilluar kuptimi i fytyruar i të qenit në një shkallë më të

lartë sesa një madhësi e caktuar: Arritën rendimentin mbi mesataren e vendit. Ishte tre kg mbi

peshë;

- objektin e të kumtuarit, të mendimit, të ndjenjave etj.: Sidoqoftë pikëpamjet e tua mbi

jetën e njerëzit, mbi paqen e luftën - tha Besimi - shpeshherë janë të thata.

e) Parafjala nën ka kuptim të kundërt me fjalën mbi, d.m.th. shpreh idenë e të qenit nën

diçka: Çdo gjë dukej e heshtur dhe e ftohtë si dëbora që kishim nën këmbë.

Nga ky kuptim konkret është zhvilluar kuptimi i fytyruar i të qenit në një shkallë më të

ulët se mesatarja e nevojshme: Fëmijët e lindur nën peshë.

ë) Gjymtyra e prirë nga parafjala ndër mund të tregojë një tërësi njerëzish a sendesh të

një klase, nga e cila zakonisht veçohen një ose disa prej tyre, si bartës të një tipari në një

shkallë më të lartë se të tjerët: Detyrat shoqërore nuk e pengonin që të ishte një ndër më të

dalluarit në mësime. Saranda dhe Pogradeci janë dy ndër qytetet më të bukura të Shqipërisë.

f) Gjymtyra e prirë nga parafjala nëpër mund të tregojë:

- vendin përmes të cilit a nëpër të cilën bëhet një lëvizje: Së shpejti do të fillonin shirat e

vërteta të vjeshtës dhe era do të ulurinte nëpër mazgallat dhe oxhakët. Duke ardhur rrotull

nëpër qytet, u takuam me shumë të njohur;

- vendin ku ndodhet diçka a ku kryhet një veprim: Në vjeshtë, mbasi mbaronin punët

nëpër ara, myzeqarët u suleshin kënetave.

2.4.4. Parafjalët e rasës rrjedhore. Me rasën rrjedhore përdoren parafjalët e parme prej,

ndaj e për, parafjalët me prejardhje emërore anë, majë, buzë etj., parafjalët me prejardhje

ndajfoljore afër, krahas, larg etj., parafjala me prejardhje foljore falë, parafjalët e përngjitura

përveç, sipas dhe lokucionet me anë, në mes.

a) Gjymtyra e prirë nga parafjala prej mund të tregojë:

- vendin nga nis një lëvizje a prejardhjen e një sendi: Prej asaj ane vinin jonet e një

kënge të fuqishme burrash. Tefiku ishte bir i një bujku prej Malaseji;

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

23

- lëndën prej të cilës është bërë një send: Ne po ngroheshim pranë zjarrit, kur dëgjuam

hapat e saj të shqetësuar nëpër shkallët prej druri;

- tipar a cilësi: Nuk shkoi shumë dhe në dhomë u fut një burrë nja dyzet vjeç, me pamje

prej kapadaiu;

- një tërësi prej së cilës veçohet një pjesë: Shumë prej nesh gjatë kësaj kohe u thinjën;

- vepruesin: Usta Vangjeli heshti, i munduar prej të tjerëve;

- kohë (pikënisjen kohore të një veprimi): Për herë të parë e ndjeu me të gjitha fuqitë e

veta se aty kishte lënë zemrën, kishte lënë atë që dashuronte prej vitesh;

- sasi: Për këtë fushatë u mblodh një ushtri prej 30 mijë vetash dhe një flotë prej 30

anijesh;

- shkak: Qemali kishte një natyrë të qelur, të sinqertë, dhe, kur ishte puna për të mbrojtur

parrimet e tij, nuk trembej prej asgjëje.

b) Parafjala ndaj përdoret për të shprehur një kufizim ose një krahasim: Jeta e re i ka

zgjeruar shpirtrat e njerëzve, i ka bërë më të ndjeshme ndaj së bukurës, më të thella, më të

pasura. Ti, ndaj këtij, je sa një gurneckë vetë.

c) Parafjala për me rasën rrjedhore përdoret zakonisht para emrash që shënojnë një

gjymtyrë ose një pjesë të trupit të një frymore a të një njeriu, mbi të cilin bie veprimi i foljes:

Ato dukeshin si duar dëshmitarësh të heshtur, që donin ta mbërthenin për fyti.

Parafjala për përdoret vetëm me rrjedhore të pashquar.

ç) Gjymtyra e prirë nga parafjala sipas mund të tregojë:

- mënyrë: Ti i shikon gjërat sipas vetës sate;

- kufizim: Specialistët thoshin se, sipas projektit, duheshin së paku dy javë e gjysmë për

ta bërë këtë gjë.

Parafjalët e tjera me prejardhje emërore që përdoren me rrjedhoren: majë, midis, buzë,

rrëzë etj., dhe ato me prejardhje ndajfoljore: afër, larg, para, pas, përtej, sipër etj., shprehin

përgjithësisht marrëdhënie vendore, më rrallë marëdhënie kohore, sipas kuptimit të emrave e

të ndajfoljeve të kthyera në parafjalë. Lokucioni me anë edhe me rrjedhoren përdoret me të

njëjtin kuptim si me gjinoren, veçse trajta e emrit është gjithnjë e pashquar: Në këto kushte

çështja e kufirit mbeti për t’u zgjidhur me anë bisedimesh.

Lokucioni në mes tregon vendin në mes të cilit kryhet një veprim: Në mes grurit që kish

hedhur shtat, dukej një pemë.

Parafjala në mes mund të tregojë edhe një tërësi, nga e cila ndahet një pjesë: Dhe zgjodha

më trimin në mes tyre; `por me këtë kuptim më dendur përdoret parafjala ndër ( më trimin

ndër ta ).

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

24

3. PЁRDORIMI I PARAFJALЁVE TE LIBRI I GJUHЁSSHQIPE 3

3.1. Njohuri të përgjithshme

Te Gjuha Shqipe 3 merren parasysh arritjet e derisotme të shkollës në mësimin e gjuhës

amtare si dhe përvojat ndërkombëtare. Në tekstin Gjuha Shqipe 3, në pajtim me kërkesat e

programit, mësimi i gjuhës shqipe konceptohet si gërshetim i këtyre katër komponentëve

kryesorë: të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit.

Nxënësit, nën drejtimin e mësuesit, mësojnë të shprehin mendimet e tyre me një gjuhë të

thjeshtë e të saktë, që vjen duke u pasuruar në përputhje me zhvillimin e tyre psikik e

mendor. Rëndësi të veçantë fiton puna me ata nxënës që ndodhen në mjedise familjare e

shoqërore ku praktikohet një gjuhë e folur, që nuk përputhet me normën e shqipes standarde.

Vlerë të veçantë ka këtu fjala e mësuesit, e cila duhet të jetë e qartë, e saktë dhe në përputhje

me normën. Vëmendje duhet t’i kushtohet, gjithashtu punës për pasurimin e fjalorit të

nxënësve, sidomos me fjalë të fondit të përgjithshëm ose të përbashkët, pra, me fjalë të jetës

së përditshme.

Në klasën e tretë, për shkak të veçorive të moshës e tërë veprimtaria mësimore për

formimin e njohurive e shprehive për sistemin gjuhësor do të mbështetet në intuitën dhe në

përvojën gjuhësore të fëmijëve. Në këtë klasë përmbajtja e njohurive për sistemin gjuhësor

është, kryesisht, praktikë gjuhësore; nocionet gjuhësore nuk jepen teorikisht, por praktikisht,

po kështu edhe njohuritë për drejtshkrimin. Kjo diktohet nga veçoritë e zhvillimit mendor e

psikik të fëmijëve të kësaj moshe.

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

25

3.2. Struktura për mësimdhënien dhe zhvillimin e të menduarit

Struktura për të menduarit dhe të nxënët është një procedurë përmes së cilës mësuesit

udhëheqin nxënësit drejt arsyetimit. Ajo, jo vetëm mund të përshkruhet për çdo pjesë të saj,

por mund të përceptohet edhe si një strategji e ndërtuar dhe mjaft e lidhur. Struktura për të

menduarit dhe të nxënët është ndërtuar sipas parakushtit të mëposhtëm:

Njohuritë që një njeri zotëron, janë kushti i parë për ato që mund të mësojë.12

Pra, ERR është një strukturë jo e improvizuar, por e nxjerrë nga përvoja, studimet dhe

eksperimentimet e shumta. Ajo, përthithet mirë nga mjedisi ynë arsimor, pasi ka edhe disa

ngjashmëri me mënyrën tradicionale të mësimdhënies, duke e ngritur atë në nivelet e

kërkesave të sotme. Tradicionalisht, mësimdhënia tek ne ka patur tre komponentë kryesorë:

hyrjen dhe kontrollin e njohurive (e cila mund të zëvendësohet me evokimin), shpjegimin e

lëndës së re (e cila mund të zëvendësohet me realizimin e kuptimit) dhe përforcimin (i cili

mund të zëvendësohet me reflektimin). Pra, përmes kësaj strukture të re të mësimdhënies,

mësimi ynë modernizohet në një formë të re:

U lejon nxënësve të përcaktojnë qartë qëllimet,

Ruan përfshirjen aktive,

Shkakton diskutim të hapur,

Nxit nxënësit të krijojnë dhe të bëjnë pyetjet e tyre,

Krijon një shtresë për reflektim, në atë që nxënësit vlerësojnë,

Ndihmon mendimin kritik, në nivele të larta e të ndërlikuara.

3.3. Njohuri gjuhësore

Mësuesi i mirë është njohës dhe praktikues i mirë i gjuhës shqipe. Ky mësues, duke

zotëruar shumë njohuri, kërkon që edhe nxënësi të ketë të njëjtën shkallë njohurie, por brenda

klasës janë nivele të ndryshme nxënësish, prandaj nevojiten teknika, strategji mësimdhënëse

të larmishme për të përvetësuar sa më mirë këto njohuri gjuhësore nga të gjithë nxënësit e

niveleve të ndryshme. Përgatitja mësimore e mësimdhënësit për orën e mësimit është kusht i

rëndësishëm për punë të suksesshme mësimore. Të planifikosh mësimdhënien do të thotë të

parashikosh çdo të ndodh në klasë.

12 Bardhyl Musai, Metodologji e Mësimdhënies, Tiranë, 2003, faqe 78

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

26

Benjamin Frenklin thotë:

“Nëse ke dështuar në planifikim, ke planifikuar dështimin”.13

3.3.1. PLANI DITOR

Lënda mësimore: Gjuhë Shqipe

Tema mësimore: Parafjalët

Tipi i orës: Zhvillim

Metodat mësimore: bashkëbisedim, punë në grupe

Mjetet dhe materialet mësimore: teksti, lapsa, fletore

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës mësimore nxënësit të jenë të aftë:

- Të dallojnë parafjalët në tekstet e dhëna.

- Të klasifikojnë parafjalët sipas rasave të emrit.

- Të dallojnë parafjalët nga ndajfoljet sipas pozicionit që ato kanë në fjali.

STRUKTURA E ORЁS

Evokim: stuhi mendimesh.

Lexohet fjalia nga libri: “Mësuesja bisedoi me prindërit e Bujarit dhe ata e çuan djalin te

mjeku.”

- Çfarë janë fjalët prindërit dhe mjeku.

- Veçohen fjalët me ngjyrë të kuqe.

- Ku qëndrojnë këto fjalë?

13 https://en.wikipedia.org/wiki/Benjamin_Franklin

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

27

Fig. 4.1

Shembuj përdorimi të parafjalëve nëpër rasa14:

Parafjalët e rasës emërore (te, tek, nga): Nga fundi i dhjetorit ra dëbora e parë. Kur

dolëm nga shtëpia e Dafinës, ende binte shi. Aty nga mesnata u dëgjua një zhurmë e madhe.

Shikoj diellin që po mbytet në det dhe më shkon mendja tek anija, te shokët. Ata aty

ndaleshin tek ura e pambaruar.

Parafjalët e rasës gjinore (me anë, në drejtim, për shkak, në vend): Kjo çështje u la

të zgjidhej me anë të bisedimeve. Aeroplani u kthye në drejtim të detit dhe humbi në

kaltërsi. Jetoni mbeti i ngujuar në shtëpi për shkak të motit të lig. Eja me mua se të kam në

vend të vëllait.

Parafjalët e rasës kallëzore (me, në, për, mbi, nën): Nuk i ka hije të mbajë mëri me

shoqet. Ai është i kursyer në fjalë. Për një pe, për një gjilpërë, vajti dëm një gunë e tërë.

Aeroplani këtë radhë fluturoi fare ulët mbi kokat tona. Gjyshja fshihte nën sqetull një

fotografi.

14 Bahri Beci, Libri i Gjuhës Shqipe 3, 2006, faqe 164

Parafjalët:

Qëndrojnë zakonisht para emrave.

Lidhin gjymtyrët e fjalisë me njëra-tjetrën.

Përdoren me 4 rasa:

emërore (te, tek, nga)

gjinore (me anë, në drejtim, për shkak, për punë)

kallëzore (me, në, për, mbi, nën)

rrjedhore (pas, para, prej, afër, nëpërmjet)

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

28

Parafjalët e rasës rrjedhore (prej, ndaj, sipas, përtej): Drini i Bardhë buron prej

maleve të Zhlebit. Disa prej gjuhëve indoevropiane janë zbuluar në shekullin tonë. Astriti

shpreh një simpati të veçantë ndaj mësuesit të vet. Ti i shikon gjërat sipas vetës sate. Ndërsa

po pinte kafe me pleqtë në klub, përtej xhamave Bardhi e pa Anën që po kalonte në udhëzën

bri fushës së volejbollit.

Drejtshkrimi i parafjalëve15

pranë (spitalit) larg (spitalit)

gjatë (rrugës) pas (shfaqjes)

jashtë (spitalit) drejt (kinemas)

poshtë (tryezës)

matanë (spitalit)

P.sh.: Kur lexoni, mos e mbani librin pranë syve.

Lulishtja e re ndodhet poshtë pallatit tonë.

Dyqani ndodhet larg spitalit.

Eja tek unë pas shfaqjes.

Kujdes! Mos ngatërroni parafjalën me ndajfoljen.

Jepet një shembull: afër

Afër shtëpisë sime është një supermarket. (parafjalë)

Mos kalo afër. (ndajfoljen)

15 Bahri Beci, Libri i Gjuhës Shqipe 3, 2006, faqe 169

Mbani mend se parafjalët e shtyllës së parë shkruhen me ë në fund, kurse

parafjalët e shtyllës së dytë shkruhen pa ë në fund.

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

29

Realizim: punë e drejtuar.

- Mësuesja vendos në tabelë një punim. Drejton nxënësit të lexojnë tekstin e shkruar në atë

punim dhe të dallojnë fjalët me të zezë.

Fig. 4.2

- Lexohen rregullat gjuhësore për parafjalën dhe shembujt e dhënë në tekst dhe në punim.

- Mësuesja iu flet për parafjalën më. Iu tregon që përdoret për të shënuar datën. P.sh., më

28 Nëntor 1912 Shqipëria u shpall e pavarur.

- Kalohet në pjesën e detyrave për të gjetur parafjalët dhe duke i nënvizuar ato.

- Pasi të përfundohen detyrat, për të përforcuar edhe më shumë njohuritë e fituara për

njësinë e re, mësuesja në disa fletë të bardha shkruan disa fjalë. Kjo lloj loje, realizohet duke i

renditur fjalët në tabelë. Pasi të ngjiten fjalët në tabelë, fëmijët i analizojnë dhe me ndihmën e

mësueses gjejnë fjalën (parafjalën) e cila mungon.

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

30

Fig.4.3

Fig. 4.4

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

31

Reflektim: punë e pavarur – zbatimi i njohurive të marra.

Plotësoni duke vendosur një nga parafjalët në kllapa.

(në, me, nga, përballë, me, me, në)

Fig. 4.5

Detyrë shtëpie: Formoni fjali duke i përdorur fjalët para, poshtë, afër, pranë, prapa si

parafjalë dhe si ndajfolje.

Trajtimi jo i ekuilibruar, liria jashtë vëmendjes ose trajtimi i pamjaftueshëm i njërit prej

këtyre aspekteve në tekstet e gjuhës amtare, do të binte në kundërshtim me programin dhe

standardet bashkëkohore dhe do të dëmtonte drejtpërsëdrejti formimin gjuhësor dhe kulturor

të fëmijëve tanë.

Teksti, ofron mundësi jo vetëm për rritjen graduale të formimit gjuhësor e estetik të

fëmijëve, po edhe të aftësive të tyre për të vëzhguar, analizuar, menduar e zbatuar.

Luani shkoi ___ shkollë ___ vonesë. I ati po kthehej ___ puna. Luani u zbeh kur

u takua ballë _________ me të. I ati i Luanit e pyeti ___ shqetësim:

“Pse ___ kaq vonesë, o bir? Kur të pashë, gjithçka më shkoi ___ mendje…”

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

32

PЁRFUNDIM

Zhvillimi i krijimtarisë në ditët e sotme është i lidhur ngushtë me profesionalizmin e

pedagogëve. Por nisur nga studimi që unë kam kryer, arrita në përfundim se duhet të

zhvillohen më tej konceptet dhe praktikat e profesionalizmit për të mundësuar të gjithë ata që

mbështesin të mësuarit e nxënësve,që të angazhohen me kompetencë dhe me entuziazëm për

të përmirësuar cilësinë e përvojës së nxënësve. Por që të realizohet kjo kërkohet modelimi

dhe zbatimi i krijimtarisë në praktikë, kërkohet një mësimdhënie krijuese.

Realizimi i ndryshimit lidhet me rolin e pedagogut. Sot, pedagogët përballen me një sërë

sfidash. Pedagogët, mund të gjenden para kërkesës për të zhvilluar një lëndë të re për ta, për

të menaxhuar dokumentet e sigurimit të cilësisë, për të përgatitur materiale mësimore, për të

mësuar grupe të ndryshme të studentëve, për të trajtuar praktikat e vlerësimit. Ndërkohë

pedagogëve u kërkohet që të merren me kërkime. Por një pjesë prej tyre me karrier fillestare

në arsimin e ulët fillor, ose me disa vite punë, vendosja e një balance midis të gjitha roleve

dhe detyrave nuk është e lehtë.

Aftësimi i pedagogëve të arsimit të lartë si profesionistë të zotë është mbështetur nga

lëvizja për të zhvilluar profesionalizmin e mësimdhënies në arsimin e ulët, i cili është rritur

paralelisht me ndryshimet e shpejta të arsimit të lartë. Këto ndryshime kanë ekspozuar disa

nga dobësitë e modeleve të mëparshme të përgatitjes si pedagogë që ende janë të rrënjosura

thellë në kulturën bashkëkohore arsimore. Nocionet e mësimit të profesionit dhe stazhi

praktik janë ide të fuqishme. Në disa vende të botës ka disa praktika të cilat mundësojnë

formimin si mësimdhënës të pedagogëve të shkollave të ulëta, nëpërmjet kurseve të

akredituara. Por në Kosovë, pedagogët i zhvillojnë aftësitë e tyre mësimdhënëse nëpërmjet

ushtrimit të profesionit, pra ata aftësohen duke dhënë mësim.

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

33

Në vitet e fundit, universitetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së

Madhe, kanë dëshmuar përvoja pozitive për të mbështetur personelin akademik që dëshirojnë

të zhvillohen si profesionistë të dyfishtë – të përkushtuar si për disiplinën që zhvillojnë dhe

kërkimin në atë disiplinë, ashtu edhe si mësimdhënës profesionistë. Ka në këto vende një

literaturë mbi një gamë të gjerë të praktikave mësimdhënëse në arsimin e ulët. Investimet

janë bërë në nivel kombëtar dhe institucional në projekte të reformës arsimore për të

plotësuar nevojat e menjëhershme dhe afatgjata. Për shumë pedagogë të rinj, ushtrimi më i

madh në krijimtari është të mësuarit se si ta zhvillojnë mësimin që të ndihmojnë nxënësit në

të nxënë më të mirë.

Mund të pohojmë, se ky punim diplome ka përparësi në programet tjera, ndër të cilat

mund të përmendim:

- Fëmija vihet në qendër të veprimtarisë mësimore-edukative,

- Rritet bashkëveprimi i mësuesëve me njëri-tjetrin, i mësuesve me prindër dhe i mësuesve

me fëmijë,

- Fëmijëve u krijohet mundësia ta njohin më mirë veten, por edhe të tjerët që i rrethojnë,

- Motivon nxënësit,

- Siguron informacion për nxënësit,

- Siguron realizimin e objektivave,

- Vlerëson gatishmërinë e nxënësve për të nxënë,

- Fëmijët mësojnë t’i shprehin më lirshëm mendimet e tyre, të punojnë në mënyrë të

pavarur dhe të pasurojnë fjalorin.

Edhe mjetet e shprehjes mund të jenë të bazuara, si në arsye ashtu dhe në ndjenja.

Kështu, për shembull, mund të shërbehemi me fjalë për të thënë një të vërtetë, fakt,

ligjshmëri, mirëpo, fjala mund të shfrytëzohet edhe si mjet i shprehjes së ndjenjave,

emocioneve, pra, si shprehje poetike.

Page 34: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

34

LITERATURA

1. ASHSH, IGJL, Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe 1, Tiranë, 2002

2. Bardhyl Musai, Metodologji e Mësimdhënies, Tiranë, 2003

3. ASHSH, IGJL, Shaban Demiraj, Gramatikë Historike e Gjuhës Shqipe, Tiranë, 2002

4. MASHT, Metodat e mësimdhëniesnë arsimin fillor, Revista “Mësuesi”, Nr 9 (2567),

Nëntor, 2011

5. Bahri Beci, Libri i Gjuhës Shqipe 3, 2006

6. Rami Memushaj, Shqipja standarde, Tiranë, 2006

Page 35: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Goga.pdfKy studim ka për qëllim të tregojë rëndësinë e parafjalëve në gjuhën shqipe, e sidomos përdorimin e tyre te Libri i Gjuhës Shqipe

35

JETЁSHKRIM

Quhem Akile Goga, lindur më 14.5.1995 në Pejë. Rrugën drejt zgjerimit të dijes e fillova

në Shkollën Fillore, “Vaso Pashë Shkodrani”.

Pas mbarimit të Shkollës Fillore, u regjistrova në Shkollën e Mesme, Gjimnazi “Bedri

Pejani” në Pejë – drejtimi i Shkencave Shoqërore.

Në vitin akademik 2013 – 2014, jam regjistruar në Fakultetin e Edukimit, “Fehmi

Agani” në Gjakovë, në Programin: Fillor, drejtim ky që po e përfundoj sot.