gjuhË shqipe

21
GJUHË SHQIPE 5 orë në javë, 90 orë në vit (Mësimi realizohet për 18 javë) HYRJA Mësimi i gjuhës amtare ka peshë dhe rëndësi të veçantë në zhvillimin e shkathtësive të komunikimit kulturor, gjuhësor e letrar, përkatësisht përvetësimin e dijeve themelore që ndikojnë në formimin e personalitetit të individit. Sikurse programi i klasave paraprake edhe ky është organizuar në kuadër të tri shkathtësive komunikuese: të dëgjuarit dhe të folurit; të lexuarit; të shkruarit. Përmes këtyre shkathtësive komunikuese realizohen këto tërësi tematike: kulturë e të dëgjuarit dhe të folurit, kulturë e të lexuarit dhe kuluturë e të shkruarit ; tekste letrare dhe joletrare si dhe njohuri gjuhësore. Përvetësimi i njohurive themelore për sistemin e gjuhës shqipe, për tekstet letrare e joletrare, për mënyrat e komunikimit, për kulturën e të

Upload: pbdnj

Post on 29-Apr-2015

355 views

Category:

Documents


9 download

TRANSCRIPT

Page 1: GJUHË SHQIPE

GJUHË SHQIPE

5 orë në javë, 90 orë në vit

(Mësimi realizohet për 18 javë)

HYRJA

Mësimi i gjuhës amtare ka peshë dhe rëndësi të veçantë në zhvillimin

e shkathtësive të komunikimit kulturor, gjuhësor e letrar, përkatësisht

përvetësimin e dijeve themelore që ndikojnë në formimin e personalitetit

të individit.

Sikurse programi i klasave paraprake edhe ky është organizuar në

kuadër të tri shkathtësive komunikuese: të dëgjuarit dhe të folurit; të

lexuarit; të shkruarit. Përmes këtyre shkathtësive komunikuese

realizohen këto tërësi tematike: kulturë e të dëgjuarit dhe të folurit,

kulturë e të lexuarit dhe kuluturë e të shkruarit ; tekste letrare dhe

joletrare si dhe njohuri gjuhësore.

Përvetësimi i njohurive themelore për sistemin e gjuhës shqipe, për

tekstet letrare e joletrare, për mënyrat e komunikimit, për kulturën e të

folurit e të shprehurit, për respektimin e identitetit personal e emancipimin qytetar etj., janë disa nga kërkesat themelore të këtij programi.

QËLLIMET

Mësimi i gjuhës shqipe në klasën e pestë ka për qëllim që nxënësi:

· Të zhvillojë aftësinë e të dëgjuarit informativ dhe të dëgjuarit aktiv në grup në kuptimin e pranimit të informatave dhe të mesazheve;

· Të përvetësojë dhe të zgjerojë shkathtësitë dhe mënyrat e komunikimit, komunikimin verbal e joverbal;

· Të zhvillojë të folurit aktiv individual e në grup në funksion të

përvetësimit të gjuhës standarde;

Page 2: GJUHË SHQIPE

Të kuptojë dhe dallojë të lexuarit e teksteve letrare e joletrare e të

përvetësojë teknikat e leximit;

· Të zhvillojë të shkruarit funksional dhe të shkruarit subjektiv

(vetjak);

· Të përvetësojë të shkruarit në funksion të drejtshkrimit dhe të

pikësimit;

· Të përvetësojë dhe të zbatojë njohuritë e fituara gjuhësore.

OBJEKTIVAT

Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

Të njohë

· Tekste letrare dhe joletrare;

· Fjalët e ndryshueshme e të pandryshueshme, tipat dhe llojet e

fjalive;

Të kuptojë

· Tekste letrare dhe joletrare;

· Poezinë dhe prozën;

· Fjalët e ndryshueshme e të pandryshueshme, gjymtyrët kryesore

dhe të dyta të fjalisë, fjalitë e përbëra dhe ligjëratën;

Të zbatojë

· Njohuritë e fituara gjuhësore fonetike e gramatikore;

· Njohuritë e fituara mbi modelet e shkrimit;

· Njohuritë e fituara mbi modelet e teksteve letrare e joletrare.

Të analizojë

· Tekste letrare dhe joletrare;

· Fjalitë e thjeshta dhe fjalitë e përbëra.

Page 3: GJUHË SHQIPE

Vlerat, qëndrimet, formimi

· Të menduarit e pavarur për atë që dëgjon, shpreh, lexon dhe

shkruan;

· Kulturë e sjelljes personale- qëndrimi, sjellja, toleranca,

mirëkuptimi;

· Komunikimi, vullneti, bashkëpunimi, ndihma reciproke etj.

SHKATHTËSITË E KOMUNIKIMIT:

I. TË DËGJUARIT DHE TË FOLURIT

II. TË LEXUARIT

III. TË SHKRUARIT

TËRËSITË TEMATIKE:

1. Kulturë e të dëgjuarit dhe të folurit, kulturë e të lexuarit dhe

kulturë e të shkruarit

2. Tekste letrare dhe joletrare

3. Njohuri gjuhësore

Vërejtje: Përmbajtjet e tërësive tematike realizohen në funksion të

tri shkathtësive të komunikimit: I.Të dëgjuarit dhe të folurit; II.Të

lexuarit; dhe III. Të shkruarit.

Tërësitë tematike:

Përmbajtja Rezultatet

Kulturë e të dëgjuarit dhe të folurit, kulturë e të lexuarit, kulturë e të shkruarit

Regjistron e pranon informata dhe mesazhe të ndryshme;Prezantime gojore nga të tjerët dhe prezantime të xhiruara për: ngjarje dhe tekste popullarizuese

Dëgjon, pranon dhe i kupton informatat e mesazhet nga të tjerët.Dëgjon aktivisht folësit, diskuton, reagon, bashkëbisedon; ndihmon veten dhe

Page 4: GJUHË SHQIPE

dhe argëtuese.Përmes akteve të të folurit:shpreh një ide, mendim,mesazh, deklaratë, propozim, kundërshtim etj. Prezantime gojore në tema të caktuara: rrëfime, histori të shkurtra, tekste popullarizuese si nga fusha e sportit, muzikës, filmit etj. Të folurit joverbal përmes ndjenjave, mimikës së fytyrës, mimikës së veprimit, shikimit.Të lexuarit pa zë- në heshtje; të lexuarit me zë: të lexuarit e rrjedhshëm-qartë, të lexuarit shprehës, të lexuaritshkallë-shkallë, recitimi, interpretimi (zëri,diksioni, intonacioni)Kopjon: tekste të shkurtra e të përcaktuara; modelimi: ftesa, këshilla, udhëzime të thjeshta, njoftime; plotëson: skeda, formularë, fatura, reklama; shkruan: pyetje,

bashkëbiseduesit në sqarimin e mesazheve të pranuara.Zhvillon aftësitë e të foluritnë grup duke respektuar rregullat e komunikimit dhe nxjerr përfundime.Përvetëson të folurit joverbal përmes veçorive e shprehive të ndjenjave e emocioneve; Përvetëso të kuptuarit e ndjenjës joverbale përmes mimikës së fytyrës, mimikës së veprimit (gjestikulacionit) dhe shikimit.Dallon dy forma leximi: leximin në heshtje apo pa zë dhe leximin me zë. Përvetëson qartësinë dhe rrjedhshmërinë e shkallshmërinë e të lexuarit. Me ushtrime përvetëson shkallshmërisht të lexuarit shprehës dhe interpretativ, duke respektuar shenjat e pikësimit, ndalesat, theksat logjikë, ritmin, tempin, diksionin, intonacionin.Kopjon përkatësisht përshkruan saktë dhe

Page 5: GJUHË SHQIPE

anketa, intervista, citime, informacione të shkurtra, letra zyrtare, raporte të thjeshta etj.Shkrime krijuese: letra, poezi, tregime, biografi, autobiografi, ditar, korrespondencë, kujtime, mendime për vepra, film, shfaqje teatrale, tekste të thjeshta për situata të ndryshme jetësore etj.

qartë tekste apo pjesë të ndryshme; mbi bazën e modeleve shkruan ftesa, udhëzime, këshilla, njoftime; njeh dhe plotëson me shkrim skeda, formularë të thjeshtë, fatura, reklama etj.; formulon, bënë dhe shkruan pyetje, anketa, intervista, letra zyrtare dhe raporte të thjeshta. Krijon dhe shkruan për nevoja vetjake, përmes përdorimit të modeleve, letra, biografi, autobiografi, poezi, tregime, ditar, korrespondenca, artikuj të thjeshtë dhe shfaqme shkrim mendime për një film, shfaqje, ekspozitë dhe për situata të ndryshme jetësore.

Tekste letrare dhe joletrare

Tekste joletrare: tekste të shkurtra (zyrtare e jozyrtare si p.sh. lajmërime, kërkesa, letra, shpallje, urime, falënderime, përshëndetje, formularë, reklama etj.). Tekste profesioniste, dokumentare dhe edukative

Identifikon dhe kupton natyrën e formave të thjeshta letrare sidomos të përrallëzës, përrallës dhe legjendave-mënyrën e të rrëfyerit, personazhet tipike, motivet, temat etj. Lexon dhe kupton natyrën e

Page 6: GJUHË SHQIPE

(si p.sh., profesioni, sporti, loja, puna, natyra, vendi, ngjarje interesante nga e kaluara, festa, shëtitje, vizitaetj.).Format e thjeshta letrare: Fjalë të urta, përrallëza, përralla, legjenda. Poezia (ritmi, vargu, strofa, rima, personifikimi, hiperbola, litota, epiteti); Proza (personazhet letrare, ngjarja, koha dhe hapësira, autorirrëfyesi, tema, motivet realiteti, imagjinata etj.); Tekste dramatike apo të dramatizuara (monologu, dialogu, akti, skena, regjisori etj.).

poezisë, përjeton ritmin dhe tonalitetin e saj, vargun, ritmin, rimën. Njohin figurativitetin poetik, analizon poezinë dhe kupton personifikimin, hiperbolën, litotën, epitetin. Dallon prozën e shkurtër dhe prozën e gjatë, identifikon autorin, personazhin kryesor e dytësor, temën, ngjarjenpërcakton kohën dhe hapësirën e saj, dallon realitetin e saj nga fiksioni.Njohin konstruktin e tekstit dramatik- ngjarjen, aktet, personat kryesorë dhe anësorë, dialogun, monologun.

Njohuri gjuhësore

Tekst, paragraf, fjali, grupe fjalësh; ligjëratën e drejtë dhe të zhdrejtë, tipat e fjalive, fjali të thjeshta dhe të përbëra, grupin e kryefjalës dhe të kallëzuesit, gjymtyrët e para të fjalisë, gjymtyrët e dyta të fjalisë, fjalët e ndryshueshme dhe

Dallon dhe shkruan struktura të tilla gjuhësore si tekst, paragraf, fjali, grupe fjalësh, ligjëratë; shkruan dhe kupton llojet e fjalisë së thjeshtë dhe të përbërë; pjesët kryesore të fjalisë dhe grupet plotësuese të saj; shkruan dhe kupton

Page 7: GJUHË SHQIPE

fjalët e pandryshueshme. Leksiku: fjalët në kuptimin e parë dhe të figurshëm, terma, sinonime, antonime, homonime, shprehje të veçanta, frazeologjizma etj.

Saktësia e fjalëve, lexueshmëria, hapësira, ndarja, shkronja e madhe,apostrofi.Shenjat e pikësimit: pika, pikëpyetja, presja, pikëpresja, thonjëzat, viza,etj.

fjalët e ndryshueshme dhe të pandryshueshme. Dallondhe shpjegon kuptimet e fjalëve (kuptimin e parë dhe të figurshëm), shkruan dhe përdorë fjalë me shumë kuptime, kupton dhe përdorë sinonimet, antonimet dhe frazeologjizmat.

Saktësia e fjalëve një e shumërrokëshe të thjeshta e të përbëra, lexueshmëria e shkronjave dhe fjalëve, hapësira ndërmjet fjalëvedhe rreshtave, ndarja e fjalëve në rrokje dhe në fund të rreshtit, përdorimi i shkronjës së madhe. Përdor saktë shenjat e pikësimit në dialog, në ligjëratën e drejtë, në llojet e fjalive, në fjalitë e përbëra etj.

UDHËZIME METODOLOGJIKE

Për realizimin e Planit dhe të programit të Gjuhës shqipe, mësimdhënësi është kompetent për zgjedhjen e metodave dhe teknikave të

mësimdhënies dhe të mësimnxënies.

Metodat dhe teknikat e përzgjedhura nga mësimdhënësi, duhen

Page 8: GJUHË SHQIPE

përshtatur me aftësitë dhe njohuritë e mëparshme të nxënësve, me moshat

e tyre, me nevojat dhe kërkesat e tyre, me mjedisin (shkollën, klasën) dhe

me materialin mësimor.

Gjatë mësimdhënies është e rëndësishme të përdoren teknika dhe

strategji të shumëllojshme për të përkrahur stilet e ndryshme të nxënies

së nxënësve. Për realizimin me sukses të metodave dhe teknikave

mësimdhënësi, gjatë planifikimit, duhet t’i përshtatet mënyrës si mësojnë

nxënësit, cilat teknika mundësojnë realizimin e përmbajtjes mësimore

dhe të objektivave të caktuar.

Përdorimi i metodave dhe teknikave të reja të mësimdhënies sugjeron

nxënësin në qendër të aktiviteteve të të nxënit, pastaj bashkëpunimin enxënësve, duke u mbështetur në modelin e mësimit nga njëri-tjetri. Ky

lloj i të mësuarit do të jetë më i suksesshëm. Nëse nxënësit përfshihen më

shumë në veprimtari të ndryshme gjatë të nxënit, edhe rezultatet do të

jenë më të mira.

Mësimdhënësi duhet të dijë se ka edhe disa veçori që ndikojnë në

mësimdhënie, p.sh., qëndrimi, përvoja, rezultati, qartësia dhe llojshmëria

në mësimdhënie, përdorimi i ideve të nxënësve etj.

INTEGRIMI NDËRLËNDOR DHE NDËRPROGRAMOR

Gjuha është mjeti themelor i komunikimit dhe funksioni i saj i

dyfishtë në shkollë si lëndë dhe si gjuhë mësimore ofron mundësi të

shumta të ndërthurjes me lëndët:

· Edukatë muzikore;

· Edukatë qytetare;

· Edukatë figurative

Page 9: GJUHË SHQIPE

· Punë dore;

· Histori;

· Gjuhë joamtare.

Pesha dhe rëndësia e lidhjes ndërlëndore përbën një resurs shumë të

favorshëm e ndikues në zhvillimin dhe formimin e tërësishëm të

personalitetit të secilit nxënës.

Janë të shumta përmbajtjet dhe temat nga fushat e ndryshme që mund

të trajtohen, zhvillohen dhe realizohen si pjesë ndërprogramore. Rëndësia

e tyre kryesisht përcaktohet nga mundësitë e sigurimit të literaturës dhe

peshës që mund të ketë mosha dhe koha e realizimit. Lidhjet ndërprogramore janë kryesisht të fushave si:

· Të drejtat e njeriut- fëmijëve;

· Edukimi shëndetësor;

· Ekologjia dhe mjedisi

· Barazia gjinore etj.

KËRKESAT THEMELORE DIDAKTIKE TË MËSIMIT PLOTËSUES TË GJUHËS SHQIPE

Mësimi plotësues i gjuhës shqipe jashtë vendlindjes si model didaktik i mësimit në planin mësimor është i përfaqësuar me numër të caktuar të orëve, me çka fiton karakter të detyrueshëm edhe për shkollën edhe për kuadrin arsimor. Mësimi është arsimim më i organizuar sipas planit përmes të cilit nxënësit përfitojnë njohuri, zhvillojnë aftësi dhe ndërtojnë qëndrime. Mësimi përfshin tre faktor kryesor: mësimdhënësi, nxënësi dhe përmbajtja mësimore. Mësimi organizohet dhe realizohet sipas programit mësimore të gjuhës shqipe duke përfshirë për pesë lëndë. Kjo përputhet edhe me udhëzimet e Ministrisë së Arsimit e Shkencës dhe e teknologjisë së Kosovës. Që në fillim të vitit bëhet kontrolli i nivelit gjuhësor dhe atij të dijeve të çdo

Page 10: GJUHË SHQIPE

nxënësi. Vetëm pas ndarjes së nxënësve në klasa mbi bazën e dijeve dhe moshës, mund të filloj zbatimi konkret i programit mësimor sipas niveleve përkatëse. Puna në mësimin plotësues bëhet në klasa kryesisht të kombinuara, e me sistem 2 dhe 3 orësh. Puna mësimore- edukative në këto klasa ka veçoritë e veta. Nga praktika e krijuar vihet re se me sistemin tri orësh vështirësia është më e vogël. Rëndësi të veçantë në punën e mësimit plotësues merr mjedisi i klasës, krijimi i ambientit shqiptar. Rritja e cilësisë në punën me klasë të kombinuar apo kolektive në mësimin plotësues kërkon përgatitje shkencore e për më tepër profesionale. Kjo për faktin se në klasa të tilla një mësues duhet të organizojë dhe drejtojë punën sipas kërkesave për çdo klasë, duke punuar me lëndë të ndryshme, me dy, tre e katër klasa njëherësh. Mësuesit që punojnë në mësimin plotësues duhet të jenë krijues dhe të paraqesin planifikim të saktë për zhvillimin e veprimtarive brenda klasës duke nxitur bashkërendimin midis nxënësve në klasa të ndryshme. Në punën e mësimit plotësues me klasa kolektive e rëndësishme është përgatitja ditore për orë mësimi nga mësuesi.

Ora e mësimit plotësues të gjuhës shqipe si për të gjitha disiplinat e tjera, është njësia bazë kohore e ligjëruar, e disiplinuar shkencërisht në planin mësimor, e planifikuar brenda orarit mësimor javor dhe që udhëhiqet nga mësuesi/ja. Në procesin e të nxënit, ora e mësimit konsiderohet si forma elementare e organizimit të të gjithë procesit mësimor, e bashkëveprimit të organizuar të mësuesit me nxënësit për marrjen e njohurive shkencore të përcaktuara nga përmbajtja mësimore.

Ajo kombinon drejtë dhe më së miri kohën e punës duke i dhënë harmoni procesit mësimor.

Paraqet në vetvete një sistem dinamik në të gjithë tërësinë dhe ecurinë e saj. Ajo ka rrjedhën e saj, gjatë së cilës aktivizohen (zhvillohen) shqisat dhe zhvillohen aftësitë e të perceptuarit, aftësitë për të vrojtuar, për të mbajtur mend, imagjinata, vullneti, emocionet etj.

Gjithsesi mësuesi i mësimit plotësues duhet të ndërgjegjësohet për vështirësitë në punën me nxënësit në kushtet e disa klasave së bashku. Nxënësit, për kushtet e jetesës larg vendlindjes dhe në një mjedis gjuhësor të huaj.

Vështirësitë e nxënësit dhe se duhen bërë përpjekje të mëdha për t'ia përshtatur sa më mirë që të jetë e mundur aspektet e ndryshme të procesit mësimor mundësive reale dhe kapacitetit të perceptimit të këtyre moshave.

Page 11: GJUHË SHQIPE

Mësuesit jo fillestarë e dinë se tek nxënësit e moshës 9-10 vjeçare shfaqen shpesh shenja të shpërndarjes së vëmendjes dhe të paqëndrueshmërisë së saj, shenja të lodhjes, etj. Vëmendja si anë e psikikës dihet se merr pjesë në të gjitha proceset e njohjes dhe mund të jetë e vullnetshme dhe e pavullnetshme. Cilësi kryesore e saj gjatë një veprimtarie të frytshme mendore është përqendrimi dhe qëndrueshmëria e saj për një kohë relativisht të gjatë mbi të njëjtin objekt apo dukuri. Kjo varet nga forca e vullnetit, nga rëndësia që paraqet dukuria dhe nga interesi që ka për nxënësin.

Mungesa e vëmendjes dhe lodhja shfaqen shpesh për shkaqe të ndryshme gjuhësore, mungesa e njohurive në shqip, vështirësitë dy gjuhësore e tj.

Për një nxënës si shkak kryesor cilësohet mungesa e interesit për ato që ndodhin në klasë dhe kjo për disa arsye.

Kështu brendia e mësimit mund të jetë e vështirë, jo interesante, e përgjithshme pa ndonjë ilustrim konkret. Këtu mund të fajësohen pjesërisht libri dhe hartuesit e tij., por sidoqoftë mësuesi duhet të bëjë përpjekje për ta zbërthyer temën në nivelin e nxënësve të klasës përkatëse, por pa e ulur nivelin shkencor të materialit. Një arsye tjetër që lidhet me mësuesin është mënyra e trajtimit metodik të temës, metoda e zgjedhur prej tij për shtjellimin e materialit dhe përvetësimin e tij në mënyrë aktive.

Pra, siç thuhet në të dy rastet mësuesi nuk ka kujt t'i ankohet për ecurinë normale të orës së mësimit. Kur nxënësi tërhiqet nga ajo që zhvillohet në klasë, ai vetiu e përqendron vëmendjen, shfaq vullnet, i lind dëshira dhe interesi e rrjedhimisht vëmendja e tij bëhet më e qëndrueshme dhe më intensiv për punën. Nganjëherë nxënësi fillon të shfaqë shenja lodhjeje shumë shpejt nga që nuk arrin të kapë fillin e mësimit dhe nuk ndjek dot mësuesin dhe përveç kësaj nuk sheh asgjë që t'i ngjallë kureshtje dhe t'i zgjojë interesin, nuk tërhiqet nga mjetet konkretizuese.

Kështu zakonisht pas 15- 20 minutash nxënësit e largojnë vëmendjen nga mësimi dhe vlera e punës mësimore bie, shqetësimet shtohen, ndërkohë mësuesi kërkon dhe mundohet t'i tërheqë gjithnjë e më shumë në mësim. Sidoqoftë, me qenë se vëmendja e përqendruar e nxënësit është e lodhur, atëherë në mësimin e gjuhës shqipe duhet bërë kombinimi i metodave të mësimdhënies p.sh. nga shpjegimi kalohet në bisedë etj. por pa kaluar nga i njëjti objektiv.

Page 12: GJUHË SHQIPE

Kombinimet gjatë procesit mësimor për të zgjuar atmosferën e përgjumur të klasës, e lehtëson punën mendore të nxënësve dhe zgjat vijimin e saj në nivel më të kënaqshëm. Ndryshimi i punës me anë të larmisë të formave të mësimit nuk sjell vetëm çlodhjen, por krijon mundësi për të përtëritur interesat, duke e shpërndarë lodhjen në pjesë të tjera të kores së trurit. Vullneti dhe vëmendja e nxënësve zhvillohen dhe edukohen vazhdimisht dhe mësuesi që ndjek në vazhdimësi nxënësit e vet nga klasa në klasë e sheh ndryshimin që ato paraqesin.

Planifikimi i mësimdhënies

Si mësimdhënës, si përçues i dijeve, mësuesi ka për detyrë parësore të bëjë planifikimin e mësimdhënies, që konsiderohet dhe si marrje vendimesh. Por çfarë duhet kuptuar me këtë ?

Duke bërë sintezën e formulimeve që jepen sot, mësuesi duhet të planifikojë paraprakisht një tërësi veprimesh të qëllimshme që duhet të zbatohen në klasë gjatë mësimdhënies ose të bëjë renditjen e të gjitha veprimeve dhe vendimeve që do të kryej në klasë sipas një logjike të caktuar. Planifikimi e orienton mësuesin se çfarë do të arrijë më nxënësit e vet gjatë orës së mësimit, çfarë metodash dhe formash mësimore do të ndjekë, çfarë baze materiale konkretizuese do të përdorë dhe së fundi si do të mund të vlerësojë arritjen e synimeve të parashikuara.

Në klasë ndërthuren dhe bashkëveprojnë ngushtë tri elementët e mësimdhënie që janë:

1. Objektivat e planifikuara në mënyrë të drejtë dhe shkencore.

2. procesi që do të funksionojë për të arritur këto objektiva.

3. Vlerësimi që do t'i bëhet ecurisë të orës mësimit.

Planifikimi i mësimit

Mësimi plotësues është pjesë përbërëse e mësimit të zakonshëm. Ai udhëhiqet nga objektivat mësimore të planifikuara, që përfaqësojnë edhe

Page 13: GJUHË SHQIPE

bazamentin mbi të cilin ngrihet dhe plani i veprimit. Pavarësisht nga përvoja në punë, mësuesit duhet të bëjnë planifikimin e mësimit dhe t'i kushtojnë atij vëmendjen e duhur.

Suksesi dhe mossuksesi varen drejtpërdrejtë nga planifikim i mirë apo jo i mirë i orës së mësimit. Ora e mësimit mbart në vetvete ndjenja të ndërsjella mësues- nxënës. Ajo ka ecurinë e saj prej 45' që asnjë mësues nuk i përballon dot pa e menduar, që gjithsesi duhet të shfrytëzohen me efektivitet sa më të lartë në funksion të të nxënit dhe të edukimit.

Ora e mësimit plotësues ka specifikat e veta ka gjithashtu dhe të papriturat e veta, që gjithsesi zgjidhen dhe kalohen pa pasoja vetëm në sajë të një planifikimi të mirë. Planifikimi i mësimit e lehtëson mjaft punën e mësuesit, sepse ai e bën atë të vendosë dhe të renditë paraprakisht sipas parimit logjik të pranuar të tërë veprimet që duhet të kryhen në klasë.

Sipas kësaj, asgjë nuk i lihet rastësisë ose veprimeve të pakontrolluara dhe episodet e pakëndshme marrin shumë lehtë zgjidhje.

Nga shumë metodistë planifikimi i mirë i mësimit theksohet si parakusht i suksesit. Duke planifikuar, mësuesit kanë mundësi të familjarizohen paraprakisht me përmbajtjen e materialit, të plotësojnë njohuritë për temën dhe me materiale të tjera shtesë, të zgjedhin mjetet mësimore të konkretizimit që duhen përdorur për ta bërë atë sa më konkret e më të lehtë nga ana e nxënësve. Parapërgatitja i jep mësuesit besim e siguri, e bën më të komunikueshëm me nxënësit.

Plani ditor

Ora e mësimit, ecuria dhe mbarëvajtja e saj lidhen me hartimin e planit ditor ose siç njihet rëndom të ditarit. Me brendinë e tij, ndërthuren disa aktivitete të veçantë në të mirën e mësimdhënies, pasqyrohen shumë elementë të mësimit dhe merren vendime që ndikojnë drejtpërdrejtë në mjedisin e klasës. Mësuesi studion paraprakisht materialet e shkruara, por dhe të tjera që mendon se i ndihmojnë trajtimit të temës, përcakton metodat e përshtatshme të mësimdhënies sipas materialit dhe moshës së nxënësve.

Planet ditore ndryshojnë në mënyrën dhe shkallën e specifikës së tyre.

Page 14: GJUHË SHQIPE

Gjithsesi mësuesi duhet të reflektojë në hartimin e planit ditor tërë bagazhin e njohurive dhe përvojën individuale dhe nga kjo ora e mësimit mbart dhe një farë origjinaliteti. Sidoqoftë, në ndërtimin e tij të mësuesisë, çdo mësues/e arrin të zhvillojë sistemin vetjak të planifikimit të mësimit. Kësisoj planet mësimore mbajnë vulën e punës të çdo njërit prej tyre dhe kanë shkallën e vet të origjinalitetit. Pavarësisht nga kjo, për hartimin e planit ditor ka disa elementë bazë që duhet të u përmbahet mësuesi/ja.

Duhet :

Të përcaktojë qëllimin e mësimit dhe të hartojë objektivat e tij.

Duke analizuar paraprakisht mësimin të zbulojë vlerat kryesore të tij dhe t'u kushtojë atyre vëmendjen e duhur gjatë mësimdhënies.

Ora e mësimit përfshin një sërë veprimtarish, por mësuesi/ja duhet të dalloje dhe të veçojë ato me kryesoret.

T'i kushtojë kujdesin e duhur përzgjedhjes të metodës më të përshtatshme të mësimdhënies, duke pasur parasysh temën e mësimit nivelin e nxënësve në kushtet e ambientit dy gjuhësor dhe bazën materiale.

Gjatë hartimit të planit ditor, mësuesi duhet të ketë parasysh që elementët e mësimdhënies të jenë në përputhje me moshën dhe nivelin e nxënësve dhe plotësisht të realizueshme. Kështu objektivat duhet të rezultojnë të sakta, të qarta dhe plotësisht të arritshme. Kjo mundësohet edhe nga mjetet e konkretizimit, të cilat varen nga baza materiale.

Mbasi janë renditur objektivat kalohet në aspekte të tjera të planit mësimor.

Duhet bërë kujdes që veprimtaritë që planifikohen t'i përshtaten nevojave mësimore. Vend qendror këtu zënë modelet e mësimdhënies, që janë të larmishëm.

Duke u nisur nga shumë faktorë që lidhen me temën dhe nxënësin mësuesi duhet të zgjedhë një ose më shumë syresh, ato që parashikon se mund të jenë më të përshtatshmet. Për ecurinë pozitive të procesit mësimor në mësimin plotësues këshillohet që mësuesi të mos mbështetet në një metodë të vetme, por në kombinime të disave prej tyre.

Nga ana tjetër duhen parashikuar veprimtari mësimore që tërheqin vëmendjen dhe interesin e nxënësve. Kështu, në mësimet e leximit letrar mund të zërë vend pjesërisht shtrimi i ndonjë situate problemore kur mësuesi ka mjete të shumta që mund t'ua shpërndajë nxënësve dhe t'i vërë

Page 15: GJUHË SHQIPE

në punë për nxjerrjen e tipareve të ngjashme në lexime të caktuara historike etj.

Po kështu, horizonti i nxënësve aq sa e lejon mosha e tyre mund të zgjerohet nëpërmjet përsëritjes, veprimtarive praktike në klasë ushtrimeve apo testimit etj.

Në fillimet e punës së tij, mësuesi mund të ndeshet me disa forma për përgatitjen e planit mësimor. Po japim një formë të planit ditor që përfaqëson një model të përgjithshëm të planifikimit dhe zbatimit të orës së mësimit, gjithnjë duke theksuar se nuk mund të merret si recetë.

Duke qënë i përgjithshëm, formula bazë e elementëve të tij mund të përmirësohet nga mësuesit, që t'i përshtatet për mësim temave në kushte të veçanta, me mësim një herë në javë me tri orë mësimore për të krijuar një mjedis të të nxënit sa më të këndshëm për nxënësin.

Elementët e planifikimit të orës së mësimit

Tema e mësimit

Objektivat,

Motivimi

Përmbajtja e temës së mësimit

Procedurat e mësimit

Hyrja

Zhvillimi i mësimit

Përfundimet

Parashikimi i kohës për etapat dhe për veprimtaritë

Materialet dhe mjetet mësimore

Detyrat

6. Tema e mësimit

Page 16: GJUHË SHQIPE

7. Objektivat,

Tipat e orës së mësimit

Ora e mësimit si njësia bazë e të nxënit është e larmishme. Sipas qëllimit që organizohet ajo mund të organizohet:

për dhënie të njohurive të reja,

për përsëritje,

për kontrollin e njohurive,

për punë praktike. Më tipike është ora e kombinuar.