gjuha shqipe 10

24
rtyuiopasdfghjgjuhashqipekl zxcvbnmqëertyuiopasdfghjklz xcvbnmqëertyuiopasdfghjklzx cvbnmqëertyuiopasdfghjklzxc vbnmqëertyuiopasdfghjklzxcv bnmqëertyuiopasdfghjklzxcvb nmqëertyuiopasdfghjklzxcvbn mqëertyuiopasdfghjklzxcvbnm qëertyuiopasdfghjklzxcvbnmq ëertyuiopasdfghjklzxcvbnmqë ertyuiopasdfghjklzxcvbnmqëe rtyuiopasdfghjklzxcvbnmqëer tyuiopasdfghjklzxcvbnmqëert yuiopasdfghjklzxcvbnmqëerty GJUHA SHQIPE Përmbledhje e njësive mësimore ------------------------------------------------ Autori: ENIS VLADI Korrigjues dhe dizajnues: ENDRIT SALIHU Kontrolluese e punimit: Prof. Elmaze Granica ------------------------------------- ---- Kjo dosje është punuar duke u bazuar në librin e gjuhës shqipe për klas të 10 të shkruar nga Dr. Idriz Mejtani dhe As.Prof. Mimoza Gjokutaj.

Upload: enis-vladi

Post on 14-Jan-2017

975 views

Category:

Education


15 download

TRANSCRIPT

Page 1: Gjuha Shqipe 10

rtyuiopasdfghjgjuhashqipeklzxcvbnmqëertyuiopasdfghjklzxcvbnmqëertyuiopasdfghjklzxcvbnmqëertyuiopasdfghjklzxcvbnmqëertyuiopasdfghjklzxcvbnmqëertyuiopasdfghjklzxcvbnmqëertyuiopasdfghjklzxcvbnmqëertyuiopasdfghjklzxcvbnmqëertyuiopasdfghjklzxcvbnmqëertyuiopasdfghjklzxcvbnmqëertyuiopasdfghjklzxcvbnmqëertyuiopasdfghjklzxcvbnmqëertyuiopasdfghjklzxcvbnmqëertyuiopasdfghjklzxcvbnmqëertyuiopasdfghjklzxcvbnmqëertyuiopasdfghjklzxcvbnmqëertyuiopasdfghjklzxcvbnmqëertyuiopasdfghjklzxcvbnmrtyuiopasdfghjklzxcvbnmqëertyuiopasdfghjklzxcvbnmqëertyuiopasdfghjklzxcvbnmqëertyuiopqëesajdjoq9ëvunpvt0r[yo-

GJUHA SHQIPE

Përmbledhje e njësive mësimore

------------------------------------------------

Autori: ENIS VLADI

Korrigjues dhe dizajnues: ENDRIT SALIHU

Kontrolluese e punimit: Prof. Elmaze Granica

-----------------------------------------

Kjo dosje është punuar duke u bazuar në librin e gjuhës shqipe për klas të 10 të shkruar nga Dr. Idriz

Mejtani dhe As.Prof. Mimoza Gjokutaj.

Page 2: Gjuha Shqipe 10

2

GJUHA SHQIPE Enis Vladi

› H Y R J E ‹Ky punim përmban të dhëna të marra nga libri “Gjuha Shqipe” për klasë të 10, nga Wikipedia dhe shkrime të vet autorit. Rreth 20% të këtij punimi i takon librit “Gjuha Shqipe” të shkruar nga Dr. Idriz Mejtani dhe As.Prof. Mimoza Gjokutaj , libri ka qenë i ribotuar në Prishtinë tek shtëpia albas në vitin 2007, ndërsa është lansuar që nga 10.06.2004 d.m.th botimi i parë. Botuesit e këtij libri janë Latif Ajrullai dhe Rita Petro, me recensent Hava Shala-Qyllalla, Xhabir Hajredinaj dhe Lumturie Lila, me redaktore Natasha Pepivani, grafika është punuar nga Eva Kukaleshi dhe kopertina nga Driton Ajrullai. Ndërsa materiali tjetër rreth 10% i takon Wikipedia dhe 70% nga vet autori. Materiali është punuar në aso mënyre që leximi dhe kuptimi i pjesëve është shumë i lehtë. Gjithashtu ky material përmban njohurit bazë sa i përket shkrimit të drejtë me rregulla gramatikore. Ky material është paraparë të lexohet nga nxënës të klasës së 10 por mund të lexohet edhe nga persona që dëshirojnë njohuri shtesë mbi gjuhën shqipe. Ndryshimi i përmbajtjes së veprës është në kundërshtim me të drejtat autoriale.

Autori

Autori i veprës: nx. Enis VLADI

Korrigji dhe dizajnoi: nx. Endrit SALIHU

Kontrolluese dhe korrigjuese: prof. Elmaze GRANICA

Viti kur u shkrua vepra: 2016

Faqet e librit: 16

Page 3: Gjuha Shqipe 10

3

GJUHA SHQIPE Enis Vladi

GJUHA LETRARE DHE GJUHA E LETËRSISË ARTISTIKE

Gjuha shqipe është gjuhë indoevropiane e cila ka avancuar me kalimin e kohës.Gjuha letrare dallon me gjuhën standarde sepse përfshin një temë më të gjerë që ka kuptimin gjuhë artistike.

Gjuha standarde zbaton tërsin e normave e rregullave fonetike, leksikore, gramatikore të gjuhës shqipe. Gjuha standarde është formuar mbi baza dialektore (mbidialektore që d.m.th me anë të dialekteve vendëse). Gjuha standarde shqipe kaloi nëpër këto faza të formimit :

I. Kongresi i Manastirit (nëntor, 1908) ku u formua alfabeti i gjuhës shqipe, Komisia e Shkodrës (1916) ku u bë kodifikimi dhe përpunimi i gjuhës shqipe, dhe Kongresi i Lushnjes (1920) ku u arrit përmisimi i drejtshkrimit shqip.

II. Rregullat e drejtshkrimit (1967), dhe Konsulta (22-23 prill 1968).III. Kongresi i drejtshkrimit të shqipes (24 nëntor 1972), gjuha letrare kombëtare

dhe bota shqiptare sot (20-21 nëntor 1992) dhe shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot (11-12 nëntor 2002).

Gjuha e letërsis artistike: Gjuha përveç që është mjet me të cilin krijohet vepra letrare por është edhe trajta reale në të cilën jeton letërsia. Cilësia kryesore e gjuhës së letërsisë është bukuria e shprehjes, e cila si tipar kryesor ka funksionin estetik. Ligjërimi letrar është i figurshëm dhe spikat me disa veçori:

I. Përveç domethënies horizontale (tekstin) ka edhe domethënien pingule (nëntekstin).

II. Shfrytëzon figurat letrare dhe gjuhësore.III. Përdor mjetet frymëzuese; paraqet shëmbëllime të vendeve, veprimeve,

njerëzve etj.IV. Përdor parime artistike (jo të zakonshme).V. Përfshin të folurën e njerëzve.

VI. I ndryshon ose i krijon mjetet dhe mënyrat gjuhësore sipas efektit që arrin.

Page 4: Gjuha Shqipe 10

4

GJUHA SHQIPE Enis Vladi

GRAMATIKA E GJUHËS SHQIPE

Gramatika e gjuhës shqipe paraqet bazën e gjuhës shqipe, ajo na mëson që ne të arrijmë të kuptojmë tekstin e caktuar, të dijm të flasim pastër dhe qartë, po ashtu edhe të përcjellim mesazhe sa me te kuptueshme për debatuesin. Gramatika e gjuhës shqipe përbëhet nga këto nëndegë: morfologjia, sintaksa, fonetika dhe leksikologjia.

Morfologjia (nga greqishtja morfos – formë dhe logos – shkencë, fjalë, etj.) është pjesë e gjuhësisë e cila merret me studimin e fjalës dhe pjesëve të saj. Morfologjia përbëhet nga pjesët e ligjëratës (pjesët kryesore të ligjëratës janë pjesët e ndryshueshme dhe të pandryshueshme). Pjesët e ndryshueshme të ligjëratës janë: emir, mbiemri, përemri, folja, dhe numërori (sepse ndryshojnë formën e tyre gjatë përdorimit të tyre në fjali). Kurse pjesët e pandryshueshme të ligjëratës janë: ndajfolja, lidhëzat, parafjalët, dhe pasthirrmat (sepse nuk e ndryshojnë formën e tyre gjatë përdorimit në fjali).

Sintaksa janë pjesë e gjuhësisë e cila merret me studimin e fjalisë. Ajo studion llojin, mënyrën apo cilësinë e fjalisë, ligjërimin dhe përdorimin e saj në ndonjë tekst.

Fonetika (nga greqishtja fone – zë) është pjesë e gjuhësisë e cila merret me studimin e tingujve. Ajo merret me studimin e tingullit si tersi po ashtu edhe nyjet dhe ndërnyjet e tij. Kjo degë jep ligjërime edhe për intonacionin e zërit (d.m.th jep shpjegime se si duhet të flasim me një person duke marr parasysh situatën).

Page 5: Gjuha Shqipe 10

5

GJUHA SHQIPE Enis Vladi

MORFOLOGJIA

Morfologjia përbëhet nga pjesët e ligjëratës (pjesët kryesore të ligjëratës janë pjesët e ndryshueshme dhe të pandryshueshme). Pjesët e ndryshueshme të ligjëratës janë: emir, mbiemri, përemri, folja, dhe numërori (sepse ndryshojnë formën e tyre gjatë përdorimit të tyre në fjali). Kurse pjesët e pandryshueshme të ligjëratës janë: ndajfolja, lidhëzat, parafjalët, dhe pasthirrmat (sepse nuk e ndryshojnë formën e tyre gjatë përdorimit në fjali).

Pjesët e ndryshueshme të ligjëratës (me shembuj):

I. Emri: Lulja ishte e vendosur mbi tavolinë.II. Mbiemri: Stilolapsi i zi shkruante shumë mirë.

III. Përemri: Ai ishte afër asaj duke i buzëqeshur.IV. Folja: Loja ishte e mrekullueshme.V. Numërori: Aty pranë vazos ishin tre lapsa.

Pjesët e pandryshueshme të ligjëratës:

I. Ndajfolja: Ajo vajzë ishte shumë e bukur.II. Lidhëzat: Tomi dhe Xherri janë personazhe të animuara.

III. Parafjalët: Më bukur se unë ishte veshur ai.IV. Pasthirrmat: Hej a ti qenke shumë kompleks.V. Pjesëza: Mos lëviz që aty.

Analiza e përgjithshme e fjalisë (nga ana morfologjike).

Ishte ai që më ofendoi dje.

- Fjala ishte është folje në kohën e shkuar të thjesht e cila mund të shoqërohet me përemrin vetorë të vetes së tret njëjës dhe është rrjedhojë e fjalës *është* ne kohën e tashme.

- Fjala ai është përemër vetor i vetës së tret njëjës.- Fjala që është lidhëz e cila mund të ndodhet në fillim, mes dhe fund të fjalisë.- Fjala më është parafjalë e cila në të shumtën e rasteve gjendet ne fillim dhe ne

mes të fjalisë, por ka raste kur gjendet edhe në fund të fjalisë.- Fjala ofendoi është folje joveprore (sepse veprimi bie mbi mua) në kohën e

shkuar dhe lidhet me veten e tret njëjës të përemrit vetor.- Fjala dje është ndajfolje kohe, ku kohëzgjatja e saj nuk është e caktuar vetën

se dihet se dukuria e caktuar ka ndodhur dje.

Page 6: Gjuha Shqipe 10

6

GJUHA SHQIPE Enis Vladi

SINTAKSAT

Sintaksa janë pjesë e gjuhësisë e cila merret me studimin e fjalisë. Ajo studion llojin, mënyrën apo cilësinë e fjalisë, ligjërimin dhe përdorimin e saj në ndonjë tekst. Fjalia është bashkim fjalësh që kanë një kuptim të caktuar ose më shumë (varësisht nga vendi i përdorimit). Fjalia gjithashtu mund të përkufizohet edhe si njësia e plotë ndërtimore, internacionale dhe kuptimore e formuar nga bashkimi i fjalëve dhe i grupeve të fjalëve, sipas rregullave të gjuhës. Fjali na ndihmon të shprehim mendime, ndjenja, dhe vullnetin tonë.

Sipas kumtimit fjalitë ndahen në fjali:I. Dëftore Ylli shndriste gjatë gjithë natës.

II. Pyetëse Si është koha jashtë?III. Nxitëse Nisu drejt atij mali që shkëlqen.IV. Dëshirore U bëfsh një njeri me vlera.V. Nganjëherë edhe bashkohen me thirrmore.

Sipas kundërvënies fjalitë ndahen në fjali:I. Pohore Sigurisht edhe unë isha aty.

II. Mohore Liqeni nuk ishte i kaltër. Sipas ndërtimit fjalitë ndahen në fjali:

I. Të thjeshta Koha është thesar.II. Të përbëra. Dita është e bukur me diell, ashtu si është nata me yje.

Analiz e fjalis (nga ana sintaksore).

Nuk keni ardhur të gjithë?- Nga pikëpyetja që gjendet në fund rrjedhim se është fjali pyetëse.- Nga fjala nuk rrjedhim se ishte fjali e kundërvënies në llojin e fjalisë mohore.- Nga pikëpamja e parë duket se është fjali e përbërë por në fakt është fjali e

thjeshtë sepse kemi foljen *keni* dhe fjala *ardhur* nuk është folje por ndajfolje në këtë rast.

- Menjëherë shohim se është fjali pyetëse e pjesshme sepse informacioni që dëshirojmë të marrim është paksa më i gjatë se fjalët po, jo, disi etj.

Page 7: Gjuha Shqipe 10

7

GJUHA SHQIPE Enis Vladi

PJESËT PLOTËSUESE TË SINTAKSAVE

Pjesët plotësuese të sintaksave përfshin analizën e përdorimit të drejt të fjalëve në fjali (konkretisht merret me analizimin e fjalëve në fjali por jo nga ana morfologjike por nga shprehjet sintaksore).

Ndër shprehjet sintaksore ndërtuese dhe plotësuese janë:I. Antonimet - fjalë që kanë kuptim të kundërt, P.SH zi-bardh mirë-keq etj.

II. Sinonimet - fjalë të ndryshme me kuptim të njëjtë, P.SH atdhe-mëmëdhe etj.

III. Homonimet - fjalë të njëjta me kuptime të ndryshme, P.SH bankë (objekt shkollor) dhe bankë (vend për ruajtjen e parave).

IV. Onomatopetë - fjalë për prodhimin e zërave dhe të britmave, P.SH Ooooo, khaaa, avvvvv etj.

V. Hiperbola - figurë e cila përdoret për zmadhimin e gjërave.VI. Metafora - figurë e cila përdoret për të zbukuruar fjalinë.

VII. Elipsa - jep kuptim më të ngjeshur fjalisë dhe ritëm.VIII. Anafora - jep dy apo më shumë fjalive të njëjtën fjalë në fillim.

IX. Inversioni - njihet si anasjelltas ose si lloj cikli.X. Enumeracionin - paraqet renditjen e njëra pas tjetrës të një fushe

leksikore, P.SH yjet, diejt, hënën, hapësirën, tokën etj.XI. Ndajshtimi - është lloj përcaktori i cili vihet para emrit dhe tregon cilësi

te njëjta me të: kapedan Sylejmani, perandori Vlad, mjek Fatlumi etj. Analizë e fjalisë (sipas pjesëve plotësuese sintaksore).

Flamuri shqiptar “simboli i krenarisë” me shqiponjën e zezë e me fushën e kuqe rrezatonte fuqishëm mbi male e kodra.

- Nga fjalët flamuri shqiptar “simboli i krenarisë” gjejmë ndajshtim të pavequar sepse fjalët janë të vendosura në thonjëza.

- Nga fjalët me shqiponjën e zezë e me fushën e kuqe gjejmë antonim të pjesshëm.

- Nga fjalët rrezatonte fuqishëm mbi male e kodra gjejmë metaforë, dhe enumeracion sepse rrezatonte fuqishëm është fjalë zbukuruese ndërsa male e kodra është lloj enumeracioni.

Page 8: Gjuha Shqipe 10

8

GJUHA SHQIPE Enis Vladi

SHKRIMI DHE PROCESET E SHKRIMIT

Historia e shkrimit është e lashtë. Ajo daton që 5000 vite më parë në Egjiptin e lashtë (hieroglifet – lloj shkrimi me simbole të kafshëve) dhe në Mesopotami (kuneiform – lloj shkrimi me anë të kunjave në pllaka). Dokumentet e para të shkruara në shqip janë:

I. Formula e pagëzimit (1462),II. Fjalorthi i Arnold Van Harfit (1497),

III. Ungjilli i pashkëve ( shek. XI ),IV. “Meshari” i Gjon Buzukut (1555)..

Përbërësit e shkrimit janë:I. Përmbajtja – paraqet temën dhe mesazhin që përcjell.

II. Pamja ose renditja – paraqet renditjen e fjalëve në fjali, fjalive në tekst etj.

III. Idetë – paraqesin gjërat e para që të vinë në mend lidhur me atë temë të shkrimit.

IV. Përqendrimi – paraqet momentin e parë kur fillojmë të hedhim ide.V. Mbështetja – është momenti kur ne fillojmë të gjejmë shembuj lidhur me

temën që ne preferojmë.VI. Drafti – paraqet variantin e parë të shkrimit .

VII. Rishikimi – paraqet rregullimin ose ndryshimin e mundshëm të tekstit.VIII. Drafti final – paraqet formën përfundimtare të shkrimit.

Rregullat e të shkruarit janë:I. Hyrja ose hapja,

II. Procesi ose pjesa kryesore,III. Pyetjet,IV. Paragrafi,V. Referencat ose citatet,

VI. Konkluzionet ,VII. Pikësimi ,

VIII. Bibliografia,IX. Fjalori.

Page 9: Gjuha Shqipe 10

9

GJUHA SHQIPE Enis Vladi

MËSIMI I STRATEGJIVE TË SHKRIMIT

Për të shkruar diçka të njëjtë në disa forma na nevojitet t’i ndjekim disa hapa:

I. Hapi i parë: zgjedhja e temës, II. Hapi i dytë: shkrimi i ideve,

III. Hapi i tretë: bashko idetë,IV. Hapi i katërt: bëni pyetje retorike,V. Hapi i pestë: mblidh detajet në formën e dëshiruar.

P.SH Ja si bëhet zbatimi i hapave:a) Hapi i parë: tema është “Koha”b) Hapi i dytë: idetë janë:

Koha e shkuar, Kultura, Zakonet, Arsimi, Teknologjia, Koha e tashme, Koha e ardhshme, Ndryshimet, etj.

c) Hapi i tretë: kohëve ju shoqërohen cilësitë e tjera. P.SH koha e shkuar ka kulturën, zakonet, e ndara mes shteteve. Ndërsa arsimi dhe teknologjia në të kaluarën kanë qen të pazhvilluara ose në fazat e para të zhvillimit. Koha e tashme është ne mes kohës se shkuar dhe të ardhme, dhe koha e ardhme është e kundërta e të shkuarës.

d) Hapi i katërt: 1) Pse ndodhën këto ndryshime dhe për çfarë arsye? 2) Si ishte njeriu atëherë dhe si është tani?

e) Hapi i pestë: Zgjedhim formën me anë të së cilës ne duhet të bëjmë ose të paraqesim temën. P.SH Kllaster, lloj eseje, referat etj. Në rastin tonë me e marrim kllaster dhe e përpunojmë në këtë mënyrë:

Page 10: Gjuha Shqipe 10

10

GJUHA SHQIPE Enis Vladi

Kllaster i temës “koha” :

Dhe kështu vazhdon të zgjerohen kolonat e kllasteri.

Page 11: Gjuha Shqipe 10

11

GJUHA SHQIPE Enis Vladi

SHKRIMET E MODELIT ESTETIK – ESEJA

Eseja është lloj shkrimi i shkurtër që ka për bazë faktin e jo trillimin. Termi ese vjen nga gjuha frënge që do të thotë mundim, përpjekje për të shkruar. Eseja shfaq opinionet rreth një teme madje përdor edhe pjesë shtesë.

Esetë sipas përbërjes ndahen në:I. Ese te mirëfillta ose formale

II. Ese jo të mirëfillta ose joformale. Esetë sipas faktit ndahen në ese:

I. Narrative II. Përshkruese

III. ShpjegueseIV. Argumentuese V. Vlerësuese.

Ndërtimi i eses përbëhet nga:I. Hyrja

II. ZhvillimiIII. PërmbajtjaIV. Mbyllja ose përfundimi.

Esetë sipas temës ndahen në ese:I. Letrare

II. FilozofikeIII. Historike IV. Sociale V. Shkencore etj.

Pjesët që i hasim nëpër ese janë:I. Përmbledhja

II. AbstraktiIII. RishikimiIV. RecensioniV. Argumenti

VI. Projekti VII. Struktura.

Page 12: Gjuha Shqipe 10

12

GJUHA SHQIPE Enis Vladi

PËRMBLEDHJA DHE REFERATI

Përmbledhja është sistem i shkurtër me anën e të cilit ne japim një informacion rreth një shkrimi më të gjatë, si: titulli, problematika argumentet, zgjidhjen. Ajo duhet të përmbaj titullin e librit, autorin, vitin e botimit, përmbajtjen, fabulën etj.

Referati është një kumtim i gjerë me shkrim, që mbahet para një auditori të caktuar për një temë të trajtuar në vijat më themelore ose hollësisht. Ai mund të jetë edhe raporti që mban një drejtues rreth çështjeve dhe veprimtarisë së sektorit të vet.

Referati për nga përmbajtja mund të jetë: I. Shkencor

II. LetrarIII. PolitikIV. EkonomikV. Ushtarak etj.

Për të përgatitur një referat duhet zbatuar këto hapa:I. Sigurimi i një informacioni të plotë e të saktë

II. Marrja e pjesëve kryesore,III. Shfletimi i një literature më të gjerë,IV. Skedimi i çështjeve kryesoreV. Dhënia e dorës përfundimtare të referatit.

Referati përbëhet nga:I. Pjesa hyrëse

II. Pjesa e temës kryesore ose përmbajtja III. Pjesa mbyllëse ose përfundimi.

Page 13: Gjuha Shqipe 10

13

GJUHA SHQIPE Enis Vladi

SHKRIMI I PROJEKTIT

Projekti është një model i të shkruarit, përmes së cilës ne parashtrojmë idetë dhe synimet tona për një punë e cila pritet të bëhet. Ai gjithashtu është një mënyrë e të përshkruarit të aktivitetit apo punëve që kryhen përmes një planifikimi.

Për realizimin e një projekti është e rëndësishme të ndiqen disa hapa:I. Titulli

II. QëllimiIII. SynimetIV. ObjektivatV. Përshkrimi

VI. PërfituesitVII. Kalendari i aktiviteteve

VIII. Bashkëpunimi IX. BashkëdonatortX. Buxheti

XI. Vlerësimi i projektit P.SH ja si bëhet një projekt i thjeshtë:

I. Titulli: Bazat e demokracisëII. Qëllimi: Njohja me bazat e demokracisë dhe me historinë e saj.

III. Synimet: a) Së pari të njohim bazat e demokracisëb) Së dyti të mësojmë se çfarë funksioni kanëc) Së treti të takojmë persona të cilët kanë njohuri mbi këto, etj.

IV. Objektivat:a) Të njihemi me fillet e demokracisë,b) Të hulumtojmë mbi krijuesit dhe rindërtuesit e demokracisëc) Të kuptojmë termin demokraci, liri, barazi dhe drejtësi, etj.

V. Përshkrimi: Prezantimi i projektit fillon me disa pyetje retorike pastaj me dëftim dhe me një mbyllje që le mbresa dëgjuesve.

VI. Përfituesit: a) Nxënësitb) Komunitetic) Qytetaret dhe të interesuarit

Page 14: Gjuha Shqipe 10

14

GJUHA SHQIPE Enis Vladi

VII. Ngritja e grupeve të punës:a) Grupi i parë: fillet e demokracisb) Grupi i dytë: revulicionarët e demokracisc) Grupi i tretë: demokracia sot etj.

VIII. Aktiviteti: a) Prezantimi i projektitb) Kërkime shtesëc) Kërkime mbi kritikënd) Takime me bashkëpunuesite) Rregullimi grafik i projektit f) Printimi i pjesëve kryesore të projektit etj.

IX. Kalendari i aktiviteteve:a) Shtrirja e projektit ( nga 21 shkurt deri më 29 maj 2016)b) Nga 21-28 shkurt (prezantimi i projektit dhe ndarja e punës në grupe)c) Nga 1-20 maj (kërkime shtes, kërkime mbi kritikën dhe takime me

bashkëpunuesit)d) Nga 20-29 maj ( rregullimi grafik i projektit dhe printimi i tij )

Page 15: Gjuha Shqipe 10

15

GJUHA SHQIPE Enis Vladi

BIOGRAFIA DHE AUTOBIOGRAFIA

Biografia është lloj shkrimi i cili i referohet jetës së një personi tjetër. Biografia duhet të përmbaj të dhëna të cilat janë të sakta dhe që pasqyrojnë realitetin e jetës së personit që ne i referohemi. Biografia e një njeriu renditet në atë mënyrë që jeta e tijë të jetë nga mosha e vogël deri tek pleqëria e tij, përveç nëse neve nuk na intereson të ju hyjmë detaleve të shumta.

Autobiografia është lloj shkrimi i cili i referohet vetvetes. Autobiografia duhet të përmbaj të dhëna të cilat janë të sakta mbi ty dhe jetën tënde. Autobiografia e renditet në atë mënyrë që jeta e jonë të jetë që nga lindja e gjer në momentin kur je duke shkruajtur, përveç nëse neve nuk na intereson të ju hyjmë detaleve të shumta ose të tejzgjerojmë informacionet.

“Kujdes gjatë shkrimit të biografis dhe autobiografis nuk duhet të fusim kurrsesi informacione të pa nevojshme ose jo të sakta sepse prishim ekuilibrin e sasis së informacioneve”

P.SH ja si duhet punuar një autobiografi e thjeshtë:I. Mbiemri: VladiII. Emri: EnisIII. Emri i prindit: DaverIV. Data e lindjes: 30.11.2000V. Mosha e tanishme: 15 vjeqVI. Seksi (gjinia): MashkullVII. Arsimi: Gjimnazi i shkencave natyrore viti i parëVIII. Subjektet ose objektivat: Të studioj mjekësi IX. Hobi: Pikturimi dhe futbolliX. Antarsime në klube dhe shoqata: klubi i debatuesve.

Page 16: Gjuha Shqipe 10

16

GJUHA SHQIPE Enis Vladi

LLOJET E SHKRIMIT (TREGIMI)

Tregimi është një lloj shkrimi i shkurtër i gjinisë epike, i cili ka në qendër një personazh kryesor e disa personazhe të dorës së dytë, të cilët hedhin dritë mbi ngjarjen, që pasqyron një moment kulmor të jetës së personazhit kryesor. Dhe kjo është e vetmja arsye pse tregim dallohet nga eseja, përralla, balada, referati etj.

Në një tregim të kohës së kaluar dhe të tashëm ekziston një diferencë e madhe sepse edhe tregimi ashtu si shumë vepra letrare ka evoluar me kohë. Gjithashtu edhe tregimi i parë që eshtë shkruar në gjuhen shqipe është “Gjahu i malësorëve” i Konstantin Kristoforidhit.

Hapat që duhet ndjekur gjatë shkrimit të një tregimi janë:I. Duhet të caktojmë titullin II. KohënIII. Vendin IV. Personazhet V. Personazhet pozitive dhe personazhet negative VI. Rolin dhe karakterin e personazheveVII. Strukturën ose skeletin e ngjarjesVIII. Modifikimin dhe metamrofizimin e pjesëve të papërshtatshmeIX. Hyrjen e tregimitX. Përmbajtjen XI. Dhe përfundimin.

Page 17: Gjuha Shqipe 10

17

GJUHA SHQIPE Enis Vladi

» PËRMBLEDHJE «

NJËSIA FAQJA

GJUHA LETRARE DHE GJUHA E LETËRSISË ARTISTIKE

3

GRAMATIKA E GJUHËS SHQIPE 4

MORFOLOGJIA 5

SINTAKSAT 6

PJESËT PLOTËSUESE TË SINTAKSAVE 7

SHKRIMI DHE PROCESET E SHKRIMIT 8

MËSIMI I STRATEGJIVE TË SHKRIMIT 9

SHKRIMET DHE MODELI ESTETIK-ESEJA 10

PËRMBLEDHJA DHE REFERATI 12

SHKRIMI I PROJEKTIT 13

BIOGRAFIA DHE AUTOBIOGRAFIA 15

LLOJET E SHKRIMIT (TREGIMI) 16

Page 18: Gjuha Shqipe 10

18

GJUHA SHQIPE Enis Vladi

“Të ndriçojmë botën me dije”

Page 19: Gjuha Shqipe 10

19

GJUHA SHQIPE Enis Vladi

Enis Vladi dhe Endrit Salihu