provo veten 8...4 teste gjuha shqipe 8 c) të tregojë një proces gjyqësor; d) të bindë me...

27
1 Teste Gjuha shqipe 8 8 Botimet shkollore Albas Teste për Gjuhën shqipe Provo veten

Upload: others

Post on 17-Feb-2021

20 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

  • 1

    Teste Gjuha shqipe 8

    8Botimet shkollore Albas

    Teste për Gjuhën shqipe

    Provo veten

  • 22

    Teste Gjuha shqipe 8

    Emri i nxënësit__________________________________ Koha: 45 minuta__________________________________________________________________________

    Testi nr. 1

    Lexoni ngjarjen e mëposhtme dhe përgjigjjuni kërkesave që vijojnë.

    Aroma e vjedhur

    Kjo ngjarje ka ndodhur shumë kohë më parë, në kohërat e vjetra, atëherë kur Tokion e quanin Yedo dhe rrëfi mtarët tregonin histori të mrekullueshme për urtësinë dhe mençurinë e Okas.

    Ky gjykatës i famshëm asnjëherë nuk refuzoi ndonjë ankesë, madje, edhe kur ajo mund të ishte e çuditshme apo e paarsyeshme. Mund të ndodhte që njerëzit t’i drejto-heshin gjykatës për zgjidhjen e çështjeve krejt të pazakonta, por Oka gjithmonë pranonte t’i dëgjonte. Dhe rasti më i çuditshëm ishte ai i vjedhjes së aromës. Gjithçka fi lloi kur një student i varfër mori me qira një dhomë, e cila ndodhej mbi një dyqan ku njerëzit blinin ushqime të pjekura. Studenti ishte një djalosh shumë i këndshëm, por pronari i dyqanit ishte një koprrac që dyshonte se të gjithë donin të përfi tonin prej tij. Një ditë, ai dëgjoi studentin, teksa po bisedonte me një shok. - Është e trishtueshme të jesh kaq i varfër, sa të hash vetëm oriz të zier dhe asgjë tjetër, - po ankohej shoku i tij. - Oh, - tha studenti, - unë kam zbuluar një zgjidhje shumë të kënaqshme për këtë problem: çdo ditë ha oriz, në kohën kur pronari poshtë pjek peshkun. Aroma vjen lart dhe orizi im i thjeshtë më duket tepër i shijshëm. Është aroma ajo që i bën ushqimet të kenë shije të mirë. Dyqanxhiu u xhindos vetëm se mendoi që dikush po kënaqej me aromën e peshkut të tij, pa paguar asgjë! - Hajdut!- bërtiti ai. - Kërkoj të më paguash për aromën që më ke vjedhur. - Është thjesht një aromë, - u mbrojt studenti. - Çdo njeri është i lirë të nuhasë ç’të dojë. Nuk kam pse t’ju paguaj gjë! I skuqur nga zemërimi, dyqanxhiu vrapoi te gjykatësi Oka dhe e akuzoi studentin për vjedhje. Sigurisht, që të gjithë qeshën me të. Si mundej dikush të vidhte aromën?! Por, sa u habitën njerëzit, kur gjykatësi pranoi ta dëgjonte. - Çdo njeri ka të drejtë të dëgjohet, - tha ai. - Nëse ky njeri mendon se duhet të ankohet për vjedhjen e diçkaje, atëherë unë, si gjykatës i qytetit, duhet ta shqyrtojë rastin e tij. Ai vështroi i pakënaqur spektatorët e habitur, pastaj rëndë- rëndë u ul në podium

  • 3

    Teste Gjuha shqipe 8

    dhe dëgjoi palët. Në fund dha vendimin e tij. - Nuk ka dyshim që studenti është fajtor, - tha me ashpërsi. - Të marrësh pronën e dikujt tjetër, quhet vjedhje dhe unë e pranoj që aroma është si të gjitha pronat e tjera. Dyqanxhiu dukej shumë i kënaqur, ndërsa studenti i tmerruar. Ai ishte shumë i varfër. Ndërkohë, djali i detyrohej dyqanxhiut t’i paguante aromën e nuhatur për tre muaj. Studenti ishte i sigurt se do të përfundonte në burg. - Sa para ke?- e pyeti Oka. - Shumë pak, i nderuar zoti Gjykatës,- u përgjigj djali, - dhe ato më duhen të paguaj qiranë, përndryshe do të më fl akin në rrugë. - M’i trego paratë, - tha Oka. Djali i nxori nga xhepi dhe ia tregoi. Gjykatësi tundi kokën dhe i tha t’i kalonte paratë nga një dorë në tjetrën. Kur dëgjoi kërcitjen e parave, iu kthye pronarit: - Ja dhe pagesa për ty. Nëse në të ardhmen keni përsëri ndonjë ankesë, ju lutem, drejtojuni sërish gjykatës. Dëshira jonë më e madhe është që të gjitha padrejtësitë të ndësh-kohen dhe virtyti të vlerësohet. - Por, i nderuari Gjykatës,- protestoi pronari, - unë nuk i mora paratë! Hajduti vetëm sa i kaloi ato nga një dorë në tjetrën. Shiko! Unë nuk kam asgjë, - dhe i tregoi duart e tij të zbrazura. Oka e vështroi ngultas dhe me ashpërsi. - Vendimi i gjyqit është që dënimi duhet të përputhet me krimin. Unë kam vendosur që çmimi i aromës së ushqimit do të jetë sa tringëllima e monedhave. Si gjithmonë, në gjykatën time mbizotëron drejtësia!

    Qarkoni përgjigjen e saktë.

    1. Kjo pjesë është një: 1 pikëA) tregimB) përrallëC) fabulD) legjendë

    2. Njerëzit qeshën me dyqanxhiun, kur ai u ankua te gjykatësi, sepse: 1 pikëA) nuk ishte hera e parë që ai bënte akuza të tilla;B) pamja e dyqanxhiut ishte qesharake;C) kërkesa e tij ishte qesharake;D) e kishin zakon të talleshin me të.

    3. Qëllimi i autorit në këtë histori është: 1 pikëA) të japë një mësim;B) të përshkruajë pushtetin e drejtësisë;

  • 44

    Teste Gjuha shqipe 8

    C) të tregojë një proces gjyqësor;D) të bindë me fakte.

    4. Cila nga fjalitë e mëposhtme jep më mirë thelbin e kësaj ngjarjeje? 1 pikëA) Si gjithmonë, në gjykatën time mbizotëron drejtësia!B) Të marrësh pronën e dikujt tjetër quhet vjedhje.C) Si gjykatës i qytetit, duhet ta shqyrtoj rastin e tij.D) Por sa u habitën njerëzit, kur gjykatësi pranoi ta dëgjonte.

    5. Shprehja: i nderuar zoti Gjykatës, nga ana e studentit është përdorur me: 1 pikë

    A) ironiB) nderimC) mirënjohje,D) tallje.

    6. Në fjalinë: “Ai vështroi i pakënaqur spektatorët e habitur…”, gjykatësi është i pak-ënaqur, sepse: 1 pikë

    A) i duhet të merret me një çështje të vështirë;B) nuk e duron dot zhurmën gjatë gjykimit;C) vë re që disa po e tallin;D) njerëzit duhet ta kuptojnë se ai duhet të dëgjojë çdo ankim.

    7. Oka ishte një gjyqtar i famshëm nga: 1 pikëA) drejtësia në dhënien e vendimeve;B) ashpërsia e dënimeve që jepte;C) ndihma që u jepte të pafajshmëve;D) durimi që tregonte për t’i dëgjuar të gjithë.

    Shkruani përgjigjet për pyetjet e mëposhtme.

    8. Pse Oka nuk i refuzonte asnjëherë ankesat e qytetarëve, madje, edhe ato më të paarsyeshmet?

    1 pikë____________________________________________________________________

    9. Pse akuza e tregtarit është e paarsyeshme? 1 pikë____________________________________________________________________

    10. Shkruani një mbiemër që të tregojë një cilësi të karakterit të gjyqtarit Oka.

  • 5

    Teste Gjuha shqipe 8

    1 pikë___________________________________________

    11. Zbuloni kontrastin që krijohet nga sjellja dhe vendimi i gjykatësit. Shkruani detaje nga tregimi për të mbështetur përgjigjen tuaj. 3 pikë________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

    12. A ishte mënyra më e mirë, ajo që kishte gjetur Oka, për të vendosur drejtësinë në qytet?PO JO Pse? Përdorni pjesë nga ngjarja për të argumentuar përgjigjen. 2 pikë________________________________________________________________________________________________________________________________________

    13. Në fund të kësaj historie Oka thotë: “Vendimi i gjyqit është që dënimi duhet të për-puthet me krimin.” A mendoni se ndëshkimi për këtë rast përputhet me krimin? Pse? Për-dorni detaje nga ngjarja për të mbështetur përgjigjen tuaj. 3 pikë

    ____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

    13. Si mendoni se do të kishte vazhduar kjo ngjarje, nëse gjykatësi do ta kishte dënuar studentin? Shkruani vazhdimin e ngjarjes në një rrjedhë tjetër. 4 pikë____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

    14. Shkruani një titull tjetër të përshtatshëm dhe me kuptim të fi gurshëm.1 pikë _________________________________________

    15. Ktheni në numrin shumës grupet e mëposhtëme: 2 pikë

  • 66

    Teste Gjuha shqipe 8

    a) student i tmerruar: ____________________b) ushqim i pjekur: ____________________

    16. Përcaktoni klasën e fjalëve të nënvizuara. 3 pikë

    a) Unë ha oriz, kur pronari poshtë pjek peshkun. ___________________b) Ky gjykatës i famshëm asnjëherë nuk refuzoi ndonjë ankesë. ___________________c) Ai dyshonte se të gjithë donin të përfi tonin prej tij. __________________

    17. Fjala, sipas formimit, që është futur gabim në bashkësinë e mëposhtme është: 1 pikëA) dyqanB) koprracC) varfëriD) aromë

    18. Shkruani temën fjalëformuese dhe prapashtesën e emrave të mëposhtëm. 4 pikëa) vlerësim _________________

    b) drejtësi _________________

    19. Ç’mbiemër krijohet nga numërori 20? Shkruajeni atë. 1 pikë___________________

    20. Shkruani me shkronja vitin tuaj të lindjes. 1 pikë___________________________________

    21. Qarkoni. Në cilën prej fjalive të mëposhtme folja është jokalimtare? 1 pikëA) Ai vështroi i pakënaqur spektatorët e habitur.B) Një student i varfër mori me qira një dhomë.C) Në fund dha vendimin e tij.D) Sa u habitën njerëzit.

    22. Bëni shndërrimin jovepror të fjalisë së mëposhtme. 1 pikë

    Ky gjykatës i famshëm nuk refuzoi asnjë ankesë.________________________________

  • 7

    Teste Gjuha shqipe 8

    23. Shkruajeni fjalinë e mëposhtme në formën e një ligjërate të drejtë, ku fjalët e autorit të jenë në fund. 1 pikëGjykatësi tha se, si gjithmonë, në gjykatën e tij mbizotëronte drejtësia.

    ____________________________________________________________________

    24. Qarkoni variantin e shkruar drejt. 1 pikëA) drithërat e sivjetmeB) drithërat e sivjetëmC) drithrat e sivjetmeD) drithrat e sivjetëm

    25. Plotësoni fjalinë me një nga fjalët e dhëna. 1 pikë

    Djali mundohej të ecte_____________ në pyllin e dendur.A) këmbadorazB) këmbadorasC) këmbë a dorasD) këmb’ a doras

    Tabela e vlerësimit

    Nota 4 5 6 7 8 9 10Pikët 0-9 10-14 15-19 20-24 25-29 30-34 35-40

  • 88

    Teste Gjuha shqipe 8

    PËRGJIGJET E KËRKESAVE TË TESTIT (SKEMA E VLERËSIMIT)

    Pyetja 1 APyetja 2 CPyetja 3 APyetja 4 APyetja 5 BPyetja 6 DPyetja 7 A________________________________________________________________________________

    Pyetja 8 1 pikë

    Model përgjigjejeOka nuk i refuzonte, pasi ai mendonte se çdo njeri ka të drejtë të dëgjohet.

    1 pikë Nëse i përmbahet idesë së dhënë më sipër.0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare_________________________________________________________________________________

    Pyetja 9 1 pikë

    Model përgjigjeje

    Akuza ishte e paarsyeshme, pasi aroma është diçka e pakapshme dhe nuk ka se si vidhet. Ajo vetëm ndihet, nuhatet.

    1 pikë Nëse i përmbahet idesë së dhënë më sipër.0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare_________________________________________________________________________________

    Pyetja 10 1 pikë

    Cilësi: i qetë, i durueshëm, i arsyeshëm, i matur, serioz.

    1 pikë Nëse gjen një cilësi të karakterit të gjyqtarit.0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare_________________________________________________________________________________

    Pyetja 11 3 pikë

    3 pikë Nxënësi merr 3 pikë, nëse tregon kontrastin midis sjelljes serioze të Okës gjatë gjyqit (shikon i pakënaqur spektatorët e habitur, shikon me ashpërsi, dëgjon serioz etj.) dhe hu-morit që buron nga vendimi që ai merr (tringëllima e monedhave është pagesa për nuhatjen e ushqimit).

  • 9

    Teste Gjuha shqipe 8

    2 pikë Nxënësi tregon se e ka kuptuar mjaftueshëm ironinë e situatës dhe citon detaje të mjaftueshme nga pjesa për të mbështetur idetë e tij

    1 pikë Nxënësi tregon se e ka kuptuar në mënyrë të kufi zuar ironinë e situatës dhe përdor detaje të pamjaftueshme si mbështetje

    0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare_________________________________________________________________________________

    Pyetja 12 2 pikë

    1 pikë Nëse jep një arsye për po ose jo.1 pikë nëse e mbështet arsyetimin me detaje nga historia.0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare_________________________________________________________________________________

    Pyetje 13 3 pikë

    Model përgjigjeje

    Nxënësi tregon një pozicion të qartë dhe e mbështet atë me detaje nga pjesa. Pra, ai sqaron se dyqa-nxhiu nuk humbet gjë dhe studenti nuk duhet të paguajë.

    OSENuk kishte pse të bëhej gjyq, pasi nuk ishte bërë asgjë e gabuar dhe ishte e padrejtë të çoje studentin në gjyq.

    3 pikë Nëse tregon një pozicion të qartë dhe dëshmon se e ka kuptuar plotësisht pjesën duke cituar detaje të mjaftueshme nga pjesa për të mbështetur idetë e tij.

    2 pikë Nëse tregon një pozicion të qartë dhe dëshmon se e ka kuptuar mjaftueshëm pjesën duke cituar detaje të mjaftueshme nga pjesa për të mbështetur idetë e tij

    1 pikë Nëse përpiqet të marrë një pozicion, por shfaq keqkuptime serioze, citon pak ose aspak detaje nga pjesa.

    0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare_________________________________________________________________________________

    Pyetja 14 4 pikë

    Përgjigjja e dhënë merr 4 pikë nëse:

    • ka një vazhdim dhe mbyllje të natyrshme dhe interesante të pjesës; • shkruan në mënyrë efektive disa paragrafë;

  • 1010

    Teste Gjuha shqipe 8

    • shpreh një ide interesante;• ngjarja vazhdon në një rrjedhë logjike me çfarë është thënë më parë;• përdor një gjuhë të saktë dhe të qartë;• fjalitë janë të qarta dhe kanë struktura të ndryshme;

    Përgjigjja e dhënë merr 3 pikë nëse:

    • ka një vazhdim të qartë të historisë dhe mbyllje të saj;• përdor paragrafët në mënyrë të përshtatshme;• shpreh një ide interesante;• ngjarja vazhdon përgjithësisht në një rrjedhë logjike me çfarë është thënë më parë;• përdor një gjuhë të qartë;• fjalitë janë të qarta dhe disa herë përdor struktura të ndryshme të tyre.

    Përgjigjja e dhënë merr 2 pikë nëse:

    • bën përpjekje për të vazhduar historinë dhe për të bërë një mbyllje të saj;• shkruan shumë pak paragrafë;• përpiqet të mbajë një drejtim, por e humbet atë gjatë zhvillimit;• nuk e vazhdon dot ngjarjen në rrjedhë logjike;• përdor një gjuhë jo të saktë;• shkruan fjali që përgjithësisht mund të jenë të qarta, por nuk ka shumëllojshmëri.

    Përgjigjja e dhënë merr 1 pikë nëse:

    • përpiqet të japë një vazhdim dhe mbyllje, por mbetet i paqartë në atë që shpreh;• paragrafë të paqartë;• e ka të vështirë të vazhdojë dhe humbet drejtimin;• nuk ka rrjedhë logjike në ato që shkruan;• gjuha që përdor është e pasaktë;• fjalitë janë të pasakta dhe nuk kanë shumëllojshmëri.

    ________________________________________________________________________________

    Pyetja 15 1 pikë

    1 pikë Nëse shkruan një titull tjetër me kuptim të fi gurshëm._________________________________________________________________________________

    Pyetja 16 2 pikë

    1 pikë studentë të tmerruar1 pikë ushqime të pjekura

    Shënim

    Nëse nxënësi gabon në njërën nga fjalët e çiftit, do të marrë 0 pikë për atë rast.

  • 11

    Teste Gjuha shqipe 8

    Pyetja 17 3 pikë

    1 pikë poshtë: ndajfolje1 pikë nuk: pjesëz1 pikë prej: parafjalë_____________________________________________________________________________

    Pyetja 18 C

    Pyetja 19 4 pikë

    1 pikë vlerësim – tema fjalëformuese vlerës(o)1 pikë vlerësim – prapashtesa - im1 pikë drejtësi – tema fjalëformuese (i) drejtë1 pikë drejtësi – prapashtesa – si_______________________________________________________________________________

    Pyetja 20 1 pikë

    1 pikë Nëse shkruan saktë vitin e lindjes._______________________________________________________________________________

    Pyetja 21 D

    Pyetja 22 1 pikë

    1 pikë Asnjë ankesë nuk u refuzua nga ky gjykatës i famshëm. Ose Asnjë ankesë nuk u refuzua prej këtij gjykatësi të famshëm.

    _________________________________________________________________________________

    Pyetja 23 1 pikë

    1 pikë “Si gjithmonë, në gjykatën time mbizotëron qetësia!”- tha gjykatësi._________________________________________________________________________________

    Pyetja 24 A

    Pyetja 25 B

  • 1212

    Teste Gjuha shqipe 8

    Emri i nxënësit__________________________________ Koha: 45 minuta__________________________________________________________________________

    Testi nr. 2

    Lexoni ngjarjen e mëposhtme dhe përgjigjjuni kërkesave që vijojnë.

    GDHENDËSIT

    Pak rëndësi kishte se ç’ mendonin të tjerët, Abuja dhe Koni ishin miq. Por këtë miqësi të gjithë fqinjët e kishin të vështirë ta besonin, sepse të dy druvarët ishin jashtëzakonisht të ndryshëm nga njëri- tjetri. Ishte e sigurt se, nëse Abuja i thoshte Konit se stina e shirave do të fi llonte së shpejti, Koni do të parashikonte thatësirë të menjëhershme dhe të ashpër. Ose, nëse Koni provonte një frutë dhe thoshte se kishte shije të mrekullueshme, Abuja ngulte këmbë duke thënë se nuk futej në gojë, aq i hidhur ishte. Gjithçka që planifi konte Koni, Abuja do ta kundërshtonte; çdo mendim që të shprehte njëri, tjetri do t’i dilte medoemos kundër. Të paktën kështu iu dukej banorëve të fshatit që ndodhej në një lirishtë, pranë një pylli të madh.

    Megjithatë kishte dy gjëra: Abuja kishte një respekt dhe nderim të madh për prijësin e tyre, Hunak, dhe dëshironte që një ditë të ishte nën shërbimin e tij. Duke qenë se çdo ditë të dy djemtë punonin në pyll pranë njëri-tjetrit, kjo bënte që ata shpesh të diskutonin për çështje të ndryshme. Me sëpatën e tij të mprehtë, Abuja priste vazhdimisht pemët dhe degët e trasha, për të mos e lejuar pyllin të përparonte drejt fushës ku ishte mbjellë gruri dhe misri. Nga drurët e pemëve që rrëzonte Abuja, Koni përgatiste me thikën e tij të mprehtë shtiza për gjuetarët e fshatit. Një ditë, gjatë vaktit të drekës, në kohën e pushimit, të dy djemtë u ulën mbi një bregore me bar, poshtë degëve të dendura dhe të ngatërruara të një peme të madhe. Ata pinë ujë në një burim aty pranë dhe hëngrën pak bukë misri. Papritur, Abuja e ndërpreu në mes të ngrënët dhe tha me zë të lartë: - Sikur të mund të isha nën shërbimin e Hunakut? Por ç’mund t’i ofrojmë ne, dy druvarë të thjeshtë, prijësit të nderuar? Ne nuk jemi as komandantë, as luftëtarë, as shërues dhe as fi snikë të pasur! - Nuk jemi as magjistarë, as skulptorë e as astronomë, – e ndërpreu Koni. – Jo Abu! Ne jemi vetëm dy druvarë, të cilët duhet të kthehen dhe të vazhdojnë punën. Abuja psherëtiu dhe u ngrit në këmbë. Por, ndërsa përkulej për të marrë sëpatën e tij, ai pa në bar një trung, që kishte një fi guracion shumë interesant dhe të bukur. Ndërsa po ia jepte Konit për ta parë, befas i shkrepi një mendim. - Unë do ta ndaj këtë trung të mrekullueshëm në dy pjesë, – i tha shokut të tij. – Ti merr njërën dhe bëj me të shtizat e tua. Me pjesën time unë do të gdhend diçka për piramidën e prijësit tonë. Koni u mbështet te trungu i pemës dhe fi lloi të qeshte me të madhe. - Si mund të bësh një zbukurim për prijësin tonë me atë sëpatë të plogët,- e pyeti Abunë përmes të qeshurave. – Harrove kur shkuam në oborrin e tij për të dëgjuar rregullat e mbretërisë? Harrove që piramida e tij është një nga vendet më të bukura të mbretërisë? Prite këtë trung në dy pjesë. Pastaj me copën time të drurit, unë do të gdhend një zbukurim për Hunakun. Abuja e pa vëngër dhe me mosbesim. Me një goditje të vetme ai e ndau trungun në dy pjesë dhe e hodhi njërën prej tyre te këmbët e Konit. - A do të mundesh vërtetë që me thikën tënde të vogël të gdhendësh diçka të bukur për prijësin

  • Teste Gjuha shqipe 8

    tonë?- e pyeti Abuja me një zë të mbushur plot mllef. - Ti s’ke për ta mbaruar kurrë atë punë. Ditët që pasuan të dy druvarët vazhduan punën e tyre, por gjatë kohës së drekës, secili tyre shkonte në vendin ku kishte fshehur copën e vet të drurit. Pastaj, në mënyrë të fshehtë, gdhendnin pa pushim. Më në fund erdhi dita, kur secili gdhendës e paketoi punimin e vet dhe mori rrugën për në oborrin mbretëror, i cili gjendej rreth gjysmë dite larg. Në një shteg të pyllit, Abuja dhe Koni u takuan me njëri-tjetrin. - I shkreti Abu! – bërtit Koni, duke i hedhur një vështrim të shpejtë pakos që mbante në dorë tjetri. - Prijësi ynë nuk do ta pëlqejë punën tënde, pasi ti kurrë nuk ke mundur të gdhendësh diçka të bukur me atë sëpatë. - Ty duhet të të vijë keq Kon, - iu përgjigj i qetë Abuja. – Prijësi ynë nuk do ta pëlqejë veprën tënde, sepse nuk ka dyshim që ajo do të ketë shumë gërvishtje dhe të çara të shkaktuara nga thika jote. Pas pak të dy druvarët dolën nga pylli dhe qëndruan në majë të një kodre. Poshtë tyre sh-trihej një luginë e gjerë, pastaj vinte sërish një kodër dhe në majë të saj ngrihej madhështore dhe e shkëlqyer, piramida e bardhë: pallati i Hunakut. Të dy djemtë ecën drejt saj. Kur arritën në majë, ata u gjendën përballë një porte të hapur, që mbahej në dy kolona të larta prej guri, ku qenë gdhendur dy gjarpërinj. Përballë saj ndodhej një burrë i veshur me një mantel të gjatë. Në kokë kishte një kapele të bërë nga pupla të ndritshme e shumëngjyrëshe. Abuja dhe Koni qëndruan palëvizur përpara sundimtarit. - Miqtë e mi! - tha Hunaku. - Ndërsa po ju shikoja duke iu afruar pallatit tim, mendova se ndoshta po më sillnit diçka. Abuja dhe Koni çmbështollën dhuratat e tyre me shpejtësi dhe ia zgjatën Hunakut. Pastaj secili prej tyre u kthye për të parë me kërshëri se çfarë kishte gdhendur tjetri, duke harruar fare punimin e vet. Hunaku e shqyrtoi me kujdes secilën prej tyre. - Si është e mundur?- tha ai në fund i habitur. Ju jeni dy, por këto dhurata të bukura janë thuajse të njëjta dhe duken sikur i ka bërë një dorë. Miqtë e mi! Mos u ktheni. Qëndroni me mua, sepse të dy jeni mjeshtër të vërtetë. Që atë ditë, Abuja dhe Koni qëndruan me Hunakun dhe gdhendën harqe, dyer dhe zbu-kurime të tjera, që e bënë oborrin e sundimtarit një nga vendet më të mrekullueshme të të gjithë mbretërisë. Dhe, si për habi ose ndoshta mund të mos ishte dhe kaq e habitshme, që nga ajo kohë, askush nuk dëgjoi më se Abuja dhe Koni nuk binin më dakord me njëri-tjetrin.

    Qarkoni përgjigjen e saktë.1. Qëllimi kryesor i paragrafi t të parë të kësaj historie është: 1 pikëA) të përshkruajë ndodhinë;B) të prezantojë temën;C) të paraqesë personazhet;D) të na njohë me autorin.

    2. Abuja mendon se Koni do të dështojë, sepse: 1 pikë

    A) Haunaku nuk e pëlqen Konin.B) Koni nuk është i njohur si një gdhendës i mirë.C) Koni nuk ka shumë kohë të lirë për të punuar.D) Thika e Konit është shumë e vogël.

  • 1414

    Teste Gjuha shqipe 8

    3. Cili është konfl ikti kryesor në këtë histori? 1 pikëA) Gara e Abusë me Konin.B) Vendimi i Abusë dhe Konit për t’i bërë një dhuratë Hunakun.C) Beteja e Abusë me pyllin për të mos e lënë atë të zaptojë tokën.D) Pavendosmëria e Konit për formën e dhuratës së tij.

    4. Cili është përfundimi që mund të arrijë lexuesi për Abunë dhe Konin në fund të kësaj historie? 1 pikë

    A. Ata e kuptojnë se nuk janë më një kërcënim për njëri-tjetrin.B. Ata e kuptojnë rëndësinë përgatitjes së dhuratave për të tjerët.C. Ata e kuptojnë se sa gjë e rrallë është të kesh një prijës të mençur.D. Ata e kuptojnë se së bashku mund të mposhtin çdo lloj konkurrence.

    5. Cila ngjarje ju lë të kuptoni se Abu dhe Koni janë me të vërtetë miq? 1 pikëA. Koni i afron Abusë disa nga frutat e tij të ëmbla.B. Koni e lejon Abunë t’i marrë hua thikën e tij të mprehtë.C. Abuja i jep Konit gjysmën e trungut që ai gjen.D. Abuja e ndihmon Konin të gdhendë gjëra të bukura për Hunakun.

    6. Çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, nëse Abu dhe Koni gjejnë sërish copa të mira druri? Mbështeteni përgjigjen tuaj me të dhëna nga kjo histori. 2 pikë_________________________________________________________________________________________________________________________________________

    7. Ç‘gabim vini re në mënyrën e të menduarit të Abusë dhe të Konit? Mendimin tuaj ilustrojeni me dy detaje nga pjesa. 3 pikë __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

    8. Përcaktoni llojin e fjalisë sipas ndërtimit duke shënuar X në tabelë. 3 pikë

    Fjalitë E thjeshtë E përbërëNjë ditë, gjatë vaktit të drekës, në kohën e pushimit, të dy djemtë u ulën mbi një bregore me bar.Ditët që pasuan, të dy druvarët vazhduan punën e tyre.Me pjesën time unë do të gdhend diçka për piramidën e prijësit tonë.

    9. Përcaktoni llojin e fjalive njëkryegjymtyrëshe të mëposhtme. 2 pikëa) I shkreti Abu! ______________________________b) Si është e mundur? ______________________________

    10. Gjeni gjymtyrët homogjeni në fjalitë e dhëna më poshtë. Tregoni funksionin që ato luajnë në fjali. 2 pikëAta gdhendën harqe, dyer dhe zbukurime të tjera.

    a) Gjymtyrët homogjene: _____________________________________ b) Funksioni: _____________________________________

  • Teste Gjuha shqipe 8

    11. Shkruani me se janë shprehur përcaktorët e nënvizuar në fjalitë e mëposhtme: 2 pikë

    a) Ata u gjendën përballë një porte të hapur. _____________________b) Të dy druvarët ishin jashtëzakonisht të ndryshëm nga njëri- tjetri. _____________________

    12. Qarko fjalinë ku është përdorur ndajshtimi i veçuar. 1 pikëA) Prijësi ynë nuk do ta pëlqejë veprën tënde.B) Prijësin e tyre, Hunaku, jetonte në një pallat mbretëror të mahnitshëm.C) Koni përgatiste me thikën e tij të mprehtë shtiza për gjuetarët e fshatit.D) Abuja dhe Koni çmbështollën dhuratat e tyre me shpejtësi dhe ia zgjatën prijës Hunakut.

    13. Shkruani llojin e kundrinorëve në fjalitë e mëposhtme. Gjeni me se janë shprehur. 4 pikë

    Hunaku e shqyrtoi me kujdes secilën prej tyre. Koni përgatiste me thikën e tij të mprehtë, shtiza për gjuetarët e fshatit.

    a) secilën: Lloji:____________ shprehur me:______________________

    b) për gjuetarët e fshatit: Lloji: __________ shprehur me:______________________

    14. Nënvizoni grupin emëror që e ka përcaktorin të shprehur me përemër të pacaktuar? 1 pikë

    balli i tij, pjatë me mish, një shërbëtor tjetër, në krye të tavolinës.

    15. Dalloni grupin e kryefjalës dhe të kallëzuesit në fjalinë e mëposhtme. 2 pikë

    Të dy druvarët qëndruan në majë të një kodre.

    a) Grupi i kryefjalës: _______________________

    b) Grupi kallëzuesit: _______________________

    16. Përdore në fjali emrin me parafjalë: me zbukurime: 2 pikë

    a) një herë si përcaktor: ___________________________________________________

    b) një herë si kundrinor i zhdrejtë me parafjalë: _________________________________

    17. Shkruani rrethanën që shprehin ndërtimet e nënvizuara në fjalinë e mëposhtme? 2 pikë

    a) Në një shteg të pyllit, Abu dhe Koni u takuan me njëri-tjetrin. ___________________

    b) Oborri mbretëror gjendej rreth gjysmë dite larg. ___________________

    18. Me secilën nga foljet e mëposhtme formo grupe foljore që shprehin: 3 pikë

  • 1616

    Teste Gjuha shqipe 8

    a) dridhej _________________ shkak

    b) shikonte _________________ vend

    c) gdhendi _________________ sasi

    19. Të shkruajmë 6 pikë

    Askush nuk është i përsosur! Çfarë do t’ju pëlqente të ndryshonit në veten tuaj apo te dikush qënjihni? Shpjegoni se pse do ta bënit këtë ndryshim.

    ______________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________

    ____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

    ____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

    Zhvillimi i idesë

    Struktura dhe organizimi

    Stili dhe origjinaliteti

    Saktësia gramatikore dhe drejtshkrimi Totali

    2 pikë 1 pikë 1 pikë 2 pikë 6 pikë

    Tabela e vlerësimit

    Nota 4 5 6 7 8 9 10Pikët 0-9 10-14 15-19 20-24 25-29 30-34 35-40

  • Teste Gjuha shqipe 8

    PËRGJIGJET E KËRKESAVE TË TESTIT(SKEMA E VLERËSIMIT)

    Pyetja 1 CPyetja 2 DPyetja 3 APyetja 4 APyetja 5 C_________________________________________________________________________________

    Pyetja 6 2 pikë

    1 pikë Nëse tregon se çfarë do të bëjnë në të ardhmen të dy shokët, nëse gjejnë sërish një copë të mirë druri.

    1 pikë Nëse përgjigjen e mbështet me detaje nga pjesa.0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.________________________________________________________________________________Pyetja 7 3 pikë

    Model përgjigjeje

    Të dy shokët e shikojnë njëri-tjetrin vetëm si kundërshtarë. Ata kanë maninë e kundërshtimit dhe jo të bashkëpunimit.

    1 pikë Nëse në përgjigjen e dhënë i përmbahet idesë së dhënë më sipër.2 pikë Nëse përgjigjen e mbështet me dy ilustrime nga historia.0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.________________________________________________________________________________

    Pyetja 8 3 pikë

    1 pikë a) e thjeshtë1 pikë b) e përbërë1 pikë c) e thjeshtë

    Pyetja 9 2 pikë

    1 pikë emërore1 pikë foljore_________________________________________________________________________________

    Pyetja 10 2 pikë

    1 pikë harqe, dyer dhe zbukurime të tjera.1 pikë funksioni: kundrinor i drejtë.________________________________________________________________________________

  • 1818

    Teste Gjuha shqipe 8

    Pyetja 11 2 pikë

    1 pikë mbiemër1 pikë numëror________________________________________________________________________________

    Pyetja 12 B

    Pyetja 13 4 pikë

    1 pikë secilën: kundrinor i drejtë 1 pikë secilën: shprehur me përemër.1 pikë për gjuetarët e fshatit kundrinor i zhdrejtë me parafjalë1 pikë për gjuetarët e fshatit shprehur me GE________________________________________________________________________________

    Pyetja 14 1 pikë

    1 pikë shërbëtor tjetër________________________________________________________________________________Pyetja 15 2 pikë

    1 pikë grupi emëror: të dy druvarët.1 pikë grupi foljor: qëndruan në majë të një kodre.

    Pyetja 16 2 pikë

    1 pikë Nëse krijon një fjali ku emri me parafjalë përdoret si përcaktor.1 pikë Nëse krijon një fjali ku emri me parafjalë përdoret si kundrinor i zhdrejtë me parafjalë.

    _________________________________________________________________________________

    Pyetja17 2 pikë

    1 pikë rrethanë vendi1 pikë rrethanë kohe_________________________________________________________________________________

    Pyetja 18 3 pikë

    1 pikë Nëse krijon një grup foljor që tregon shkak1 pikë Nëse krijon një grup foljor që tregon vend1 pikë Nëse krijon një grup foljor që tregon sasi_________________________________________________________________________________

    Pyetja 19 6 pikë

    Për pjesën të shkruajmë do të ndiqen në vlerësim kriteret e mëposhtme

  • Teste Gjuha shqipe 8

    KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë

    Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi:• shpjegon se çfarë do të ndryshojë në veten e tij. • shpreh qartë, përmes detajeve dhe shprehjeve të përzgjedhur ndryshimin që do të bëjë.• përdor detaje mbështetëse.• ka qartësi mendimi.

    KRITERI II: STRUKTURA 1 pikë• respekton elementet të tilla: hyrjen zhvillimin përfundimin

    Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.

    Nëse mungon njëra prej tyre, ai do të marrë 0 pikë për këtë rubrikë.

    KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 1 pikë

    Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi: • përmes gjuhës që përdor krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë.• ka fjalor të pasur• ka stil origjinal• përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm

    KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë

    Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi: • strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore • ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta • ka saktësi drejtshkrimore.

  • 20

    Teste Gjuha shqipe 8

    Emri i nxënësit__________________________________ Koha: 45 minuta__________________________________________________________________________

    Test vjetor

    Lexoni ngjarjen e mëposhtme dhe përgjigjjuni kërkesave që vijojnë.

    NJË LEXUES I ETUR

    Në atë kohë unë isha i etur për lexime. Falë dëshirës së tim ati për të më çuar në Shkollën Politeknike, më duhej të merrja mësime të veçanta në matematikë, të paguara rregullisht. Mësuesi im privat, bibliotekari i kolegjit, më kishte lënë dorë të lirë për të marrë libra, pa më kontrolluar aspak se çfarë huazoja nga biblioteka, një vend i qetë, ku orëve të pushimit, lypsej të shkoja aty për mësimin që ai duhej të më zhvillonte. Për mendimin tim, ai duhej të ishte o ndopak i pazoti, o tepër i zënë me ndonjë punë të rëndësishme, sepse më linte mua pothuaj tërë kohën të lirë për të lexuar gjithçka që më binte në dorë, në vend që të përsërisja mësimet, ndërsa ai vetë seç jepte e merrte me diçka që as e kam haberin. Me një fjalë, mbi bazën e një marrëveshjeje të heshtur, të pëlqyeshme për të dyja palët, unë nuk ankohesha që s’përfi toja gjë prej tij, kurse ai bënte një sy qorr për librat që unë huazoja nga biblioteka. I përpirë i tëri nga një pasion i pakohshëm, lija pas dore mësimet për të thurur vjersha, që domosdo s’kish si të premtonin ndopak për të ardhmen, kur kam parasysh atë varg timin tepër të gjatë, që fi toi famë ndër shokët e mi dhe që shpaloste një epope të tërë për inkasit:

    O inkas! O mbret i pafat e mjeran! U mbiquajta Poeti, si për të më thumbuar në një farë mënyre për shkarravinat që bëja, mirëpo thumbimet nuk më vunë në binarë. Vazhdoja të vargëzoja kot më kot, me gjithë këshillën e urtë të Zotit Mareshal, drejtorit tonë, i cili u përpoq të më shëronte nga një ves, mjerisht i rrënjosur thellë, duke më treguar nëpërmjet një fabule fatkeqësitë e një laureshe, e cila ra nga foleja ngaqë donte të fl uturonte para se t’i dilnin pendët. Vazhdoja gjithnjë të lexoja, u bëra nxënësi më i ngathët, më dembeli, më ëndërrimtari i tërë grupit të të Vegjëlve, e doemos, herë-herë edhe më i ndëshkuari.

    Marrë nga romani “Lui Lambert” Honore dë BALZAK

  • Teste Gjuha shqipe 8

    Shkruani përgjigjen e pyetjeve të mëposhtme.

    1. Në ç’vetë rrëfehet kjo ngjarje? Çfarë të veçantë sjell kjo mënyrë përdorimi? 1 pikë_________________________________________________________________

    2. Cila është, sipas djalit, arsyeja që mësuesi, në vend të zhvillonte me të mësimin privat, e linte të lexonte gjithçka në bibliotekë? 1 pikë

    _______________________________________________________________

    Qarkoni përgjigjen e saktë.3. Pasioni i djalit për librat bëri që ai: 1 pikëA) të zihej me babanë;B) të grindej me shokët;C) të binte nga mësimet;D) të bëhej qendra e grupit.

    4. Në fjalinë As ia kam haberin, fjala haber ka kuptimin: 1 pikëA) qejfB) ideC) lajmD) dëshirë

    5. Gjeni në pjesën e dhënë dy detaje ose shprehje që tregojnë dëshirën e madhe të djalit për të lexuar dhe shkruajini. 2 pikëa) _________________________________________________________b) _________________________________________________________

    6. Si e kuptoni shprehjen thumbimet nuk më vunë në binarë? 1 pikë

    ___________________________________________________________________

    7. Shkruani mesazhin që donte t’i përcillte drejtori djalit përmes fabulës së laureshës. 1 pikë

    ___________________________________________________________________

    8. Zbuloni dy cilësi të karakterit të personazhit? 2 pikë ________________________ b) ____________________________

    9. Si mendoni, pse e ndëshkonin djalin? 1 pikë______________________________________________________________________________________________________________________________________

  • 2222

    Teste Gjuha shqipe 8

    10. Cili është qëllimi i autorit në këtë pjesë, të sjellë thjesht një informacion mbi fëmijërinë e tij apo mesazhin e një jete të vërtetë? Pse? 2 pikë______________________________________________________________________________________________________________________________________

    11. Në fjalinë Unë vetë isha i etur për lexime fjala i etur është përdorur me kuptim të fi gurshëm. Formoni një fjali, ku kjo fjalë të jetë përdorur me kuptim të drejt-përdrejtë. 1 pikë

    ___________________________________________________________________

    12. Përcaktoni se cili nga ndërtimet e mëposhtme është shprehje frazeologjike. 1 pikëA) një marrëveshjeje të heshturB) huazoja nga bibliotekaC) bënte një sy qorrD) të paguara rregullisht

    13. Plotësoni familjen e fjalës mend (jo më pak se katër fjalë). 4 pikë ______________ ______________ ______________ mend ______________ ______________ ______________

    14. Gjeni përbërësit e fjalës udhëtime. 3 pikë

    a) tema: _______________

    b) prapashtesa: _______________

    c) mbaresa: _______________

    15. Përcaktoni klasën e fjalëve të nënvizuara. 2 pikë

    a) Ai bënte një sy qorr për librat që unë huazoja nga biblioteka. ______

    b) Vazhdoja të vargëzoja kot më kot, me gjithë këshillën e urtë të Zotit Mareshal. ______

    16. Në vargun O mbret i pafat e mjeran! Ç’pjesë e ligjëratës janë dy fjalët e nënvizuara? Ç’fi gurë letrare formojnë ato? 2 pikë

    a) Pjesa e ligjëratës: ____________________

    b) Figura letrare: ____________________

    17. Formoni një fjali me folje pavetore. 1 pikë________________________________________________________________________

  • Teste Gjuha shqipe 8

    18. Plotëso fjalinë: Vazhdoja të lexoja me: 3 pikë

    a) rrethanor qëllimi të shprehur me paskajore: ____________________________________

    b) rrethanor shkaku me pjesë të nënrenditur: ______________________________________

    c) rrethanor mënyre me emër me parafjalë: _______________________________________

    19. Përcaktoni llojin e kundrinorit dhe me se është shprehur. 2 pikë

    Në atë kohë, unë vetë isha i etur për lexime.

    a) Lloji: _____________________b) Shprehur me: _____________________

    20. Shkruani me se është shprehur përcaktori në fjalinë e mëposhtme? 1 pikë

    Shokët e mi më thumbonin vazhdimisht. _______________________

    21. Të shkruajmë 6 pikë

    Mendoni për pak kohë për një veprimtari ku ju keni marrë pjesë dhe ku mund të fi tonit ose të humbisnit. Çfarë ndodhi? A humbët apo fi tuat? Shkruani për këtë ngjarje duke përfshirë në të detaje të veçanta.____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

    Zhvillimi i idesë

    Struktura dhe organizimi

    Stili dhe origjinaliteti

    Saktësia gramatikore dhe drejtshkrimi Totali

    2 pikë 1 pikë 1 pikë 2 pikë 6 pikë

    Tabela e vlerësimit

    Nota 4 5 6 7 8 9 10Pikët 0-9 10-14 15-19 20-24 25-29 30-34 35-40

  • 2424

    Teste Gjuha shqipe 8

    PËRGJIGJET E KËRKESAVE TË TESTIT(SKEMA E VLERËSIMIT)

    Pyetja 1 2 pikë

    1 pikë Veta I1 pikë Përdorimi i kësaj vete e bën rrëfi min më të afërt, më të ngrohtë.

    ______________________________________________________________________________

    Pyetja 2 2 pikë

    1 pikë mësuesi duhej të ishte i pazoti OSE mësuesi kishte punë të tjera për të bërë ______________________________________________________________________________

    Pyetja 3 C

    Pyetja 4 B

    Pyetja 5 2 pikë

    Lexoja gjithçka që më binte në dorëGjithnjë lexojaNuk më vunë në binarëMë ëndërrimtari etj.

    2 pikë Nëse gjen dy detaje ose shprehje1 pikë Nëse gjen vetëm një detaj ose shprehje.______________________________________________________________________________

    Pyetja 6 1 pikë

    1 pikë Nuk ndryshova rrugë, sjellje.

    ______________________________________________________________________________

    Pyetja 7 1 pikë

    Ky pasion mund ta dëmtonte djalin, pasi nuk po mësonte dot më, ishte bërë i hutuar dhe mund ta pësonte, ashtu si e pësoi lauresha.

    1 pikë Nëse tregon se ç’kërkon të sugjerojë autori përmes përqasjes.______________________________________________________________________________

    Pyetja 8 2 pikë

  • Teste Gjuha shqipe 8

    Cilësi: këmbëngulës, i etur, kokëfortë, i pasionuar, ëndërrimtar.

    2 pikë Nëse gjen dy cilësi.1 pikë Nëse gjen vetëm një cilësi.______________________________________________________________________________

    Pyetja 9 1 pikë

    Model përgjigjeje

    Djalin e ndëshkonin, sepse ai kishte rënë nga mësimet;OseIshte i hutuarOseIshte ndryshe nga te tjerëtOseIshte bërë dembel dhe i ngathët

    1 pikë Nëse gjen një arsye se pse e ndëshkonin djalin______________________________________________________________________________Pyetja 10 2 pikë

    Model përgjigjeje

    Qëllimi nuk është thjeshtë të japë një informacion një histori, por të sjellë mesazhin e një jete të vër-tetë. Informacioni është i ftohtë, kurse ajo çfarë sjell autori është një shkrim i pasur me emocione dhe de-taje të një jete të pazakontë.

    1 pikë Nëse tregon qëllimin e autorit1 pikë Nëse shpjegon pse.

    Pyetja 11 1 pikë

    1 pikë Nëse formon një fjali ku fjala i etur të përdoret me kuptim të drejtpërdrejtë. Për shembull: Isha i etur për ujë______________________________________________________________________________

    Pyetja 12 C

    Pyetja 13 4 pikë

  • 2626

    Teste Gjuha shqipe 8

    mend mendo mendim mendimtar

    përmend i menduar

    përmendore

    4 pikë Nëse plotëson familjen e fjalës mend me 4 fjalë që janë në renditjen e duhur.3 pikë Nëse plotëson familjen e fjalës mend me 3 fjalë që janë në renditjen e duhur.2 pikë Nëse plotëson familjen e fjalës mend me 2 fjalë që janë në renditjen e duhur.1 pikë Nëse plotëson familjen e fjalës mend me 1 fjalë që është në renditjen e duhur.______________________________________________________________________________

    Pyetja 14 3 pikë

    1 pikë tema: udhëto1 pikë prapashtesa: im1 pikë mbaresa: e ______________________________________________________________________________

    Pyetja 15 2 pikë

    1 pikë që: përemër lidhor1 pikë megjithë: lidhëz______________________________________________________________________________

    Pyetja 16 2 pikë

    1 pikë mbiemër1 pikë fi gura letrare: epitet______________________________________________________________________________

    Pyetja 17 1 pikë

    1 pikë Nëse krijon një fjali ku folja të jetë pavetore.______________________________________________________________________________

    Pyetja 18 3 pikë

    1 pikë Nëse plotëson fjalinë e dhënë me një rrethanor qëllimi të shprehur me paskajore.

    1 pikë Nëse plotëson fjalinë e dhënë me një rrethanor shkaku me pjesë të nënrenditur.1 pikë Nëse plotëson fjalinë e dhënë me një rrethanor mënyre të shprehur me emër me parafjalë.

  • Teste Gjuha shqipe 8

    ______________________________________________________________________________

    Pyetja 19 2 pikë

    1 pikë kundrinor i zhdrejtë me parafjalë1 pikë shprehur me emër______________________________________________________________________________

    Pyetja 20 1 pikë

    1 pikë e mi- përemër pronor ______________________________________________________________________________ Pyetja 21 6 pikëPër pjesën të shkruajmë do të ndiqen në vlerësim kriteret e mëposhtme

    KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikëMësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

    • Përshkruan një veprimtari ku ka marrë pjesë dhe tregon nëse ka humbur ose fi tuar. • shpreh qartë, përmes detajeve dhe shprehjeve të përzgjedhur ndryshimin që do të bëjë.• përdor detaje mbështetëse.• ka qartësi mendimi.

    KRITERI II: STRUKTURA 1 pikë• respekton elementet të tilla: hyrjen zhvillimin përfundiminNxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme. Nëse mungon njëra prej tyre, ai do të marrë 0 pikë për këtë rubrikë.

    KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 1 pikëMësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

    • përmes gjuhës që përdor krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë.• ka fjalor të pasur• ka stil origjinal• përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm

    KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikëMësuesi do të shikojë nëse nxënësi: • strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore • ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta • ka saktësi drejtshkrimore.