o kombe, ruani njerëzit e mëdhenj se përmes tyre do t’ju ... · ngushtë: për gjuhën dhe...

120
MIRËNJOHJE PËR MËSUESIT E NDERUAR TË QYTETIT TIM PËR MËSUESIT E NDERUAR TË QYTETIT TIM PËR MËSUESIT E NDERUAR TË QYTETIT TIM PËR MËSUESIT E NDERUAR TË QYTETIT TIM PËR MËSUESIT E NDERUAR TË QYTETIT TIM O kombe, ruani njerëzit e mëdhenj se përmes tyre do t’ju njohë e ardhmja. Një latin i mençur Me rastin e 100-vjetorit të Normales Në nderim të të gjithë arsimtarëve elbasanas, me ndihmesa të shquara në përparimin e shkollës shqiptare në vite, duke i dhënë qytetit tonë arsimdashës, vlerësimin e madh të kombit tonë, “Djepi i Arsimit kombëtar”.

Upload: others

Post on 14-Oct-2019

13 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

MIRËNJOHJEPËR MËSUESIT E NDERUAR TË QYTETIT TIMPËR MËSUESIT E NDERUAR TË QYTETIT TIMPËR MËSUESIT E NDERUAR TË QYTETIT TIMPËR MËSUESIT E NDERUAR TË QYTETIT TIMPËR MËSUESIT E NDERUAR TË QYTETIT TIM

O kombe, ruani njerëzit e mëdhenjse përmes tyre do t’ju njohë

e ardhmja.Një latin i mençur

Me rastin e 100-vjetorit të Normales

Në nderim të të gjithë arsimtarëve elbasanas, me ndihmesa të shquara në përparimin e shkollës shqiptare në vite,duke i dhënë qytetit tonë arsimdashës, vlerësimin e madh të kombit tonë, “Djepi i Arsimit kombëtar”.

2

Album tregues nga Sami Domni

Album tregues nga Sami DOMNI

Botues: Dëshira SHEHU

Redaktore: Anila KONOMI

Arti grafik : Studio grafike “ERIK” Botime, Blerina BALLA

Kopertina: Blerina BALLA

Rr. “Kont Urani”, Nr.25, Tiranë - AlbaniaTel/Fax: 00355 42 220645; 00355 4 2 234 605Cel.: 0692040333; 0692063 228; 0694066442E-mail: [email protected]

© ERIK BOTIME

ISBN: 978-99956-38-20-3

Botimet ERIK

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit timMirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit timMirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit timMirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit timMirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Botohet me mbështetjen e Bashkisë së qytetitElbasan, nën kujdesin e posaçëm të kryetarit

të saj, zotni Qazim Sejdini.

3

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Lindi në Elbasan, në lagjen Kala. Përfundoi studimet në Akademinë e Re të Theodhor Kavaliotit dhe Grigor Voskopojarit.Emri i tij është Theodhor Haxhifilipi, por prej punës së tij si mësues u njoh si Dhaskal Todhri. U përpoq për futjen e gjuhësshqipe në shërbesat fetare dhe për mësimin e saj në shkollë. Ripërkthen të dy “Dhiatat”. Ndër veprat e tjera ka arritur“Mesha e Shën Jon Gojarti” bashkë me disa fragmente ungjijsh dhe parafrazimi i dy fabulave të Ezopit. Porositi në Evropëedhe një shtypshkronjë shqipe që do të punonte me alfabetin e tij. Për ta penguar këtë, Kisha Fanariote aktivizoi njerëz dhee vranë në Dhiaviat të Resnjës. Në vitin 1827, kleri i dogji shkrimet e Dhaskal Todhrit në Elbasan, duke nxjerrë si shkakmurtajën, që kishte rënë në qytet.

Dhaskal Todhri shkroi në elbasanishten e kohës dhe bëri një përpjekje të dukshme për krijimin e neologjizmave përnevojat e përkthimeve fetare. Ai krijoi në Elbasan një traditë të shkrimit të shqipes me alfabetin e tij, i cili njihet që nga fundi ishek. XVIII e deri në shek. XX me autor Simon Kazanxhiun, Papa Parthenin. Alfabetin e tij, Dhaskal Todhri e përdori edhenë letërkëmbimin e tij dhe pati përhapje edhe jashtë Elbasanit si në Berat dhe në Kavajë. Veprimtaria e tij ishte në vazhdën enjë tradite të njohur në anët e Elbasanit që në shek. XVII me Th. Bogomilin. Atij i është kushtuar filmi artistik “Udha eshkronjave”. Mban titullin “Qytetar Nderi i Elbasanit”.

Dhaskal TODHRIMësues i Popullit

Atdhetar, që luftoi vetëm për shkollën dhe gjuhën shqipe

Dha

skal

TO

DH

RI

4

Album tregues nga Sami Domni

Për gjuhën dhe për shkollën shqipe

Lindi në Elbasan, në një familje zanatçinjsh të lagjes së Kalasë. Veprimtar i shquar i arsimitdhe i kulturës, përkthyes. Arsimin e filloi në shkollën e Kalasë dhe nga viti 1847 e vijoi nëGjimnazin Zosimea të Janinës. U kthye në Elbasan, punoi pak kohë mësues dhe pasi i vdiqën

prindërit, në vitin 1854 shkoi në Durrës, ku u mor me tregti. Më pas në Stamboll, ku u fut në Kolegjin e Misionarëve dhe nisimenjëherë punën për përkthimet, në një version të ri toskërisht. Në Maltë përfundoi përkthimin e “Dhiatës së re” toskërisht egegërisht. Dorëshkrimi i variantit toskërisht ruhet në Londër. Por Shoqëria Biblike e Londrës nuk ishte e vendosur për tëbotuar përkthimet, prandaj K. Kristoforidhi hartoi punimin “Shënime mbi Shqipërinë”, “Gjuha dhe përkthimi i shkrimevetë shenjta”, për të vërtetuar domosdoshmërinë e botimeve të reja shqip. Njëkohësisht paraqiti disa nga idetë e Rilindësvepër njësinë e Shqipërisë autonome, për lashtësinë dhe virtytet e shqiptarëve. Punimi përshkohet nga krenaria për vendin epopullin e vet, jep argumentimin tërësor për rrënjët historike, shoqërore e kulturore të ndërgjegjes kombëtare shqiptare.Paraqiti gjendjen e arsimit e të dialekteve të shqipes dhe dha parimet e teorisë së përkthimit shqip. Punën për gjuhën dhearsimin i lidhte me idenë parësore për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare, për bashkimin kombëtar, drejt synimit madhor, Lirisësë Atdheut. Prandaj, ndonëse u shqua si përkthyes i shkëlqyer, veprimtaria e tij themelore ishte në këto dy fusha të lidhurangushtë: për gjuhën dhe për shkollën shqipe. Në vitin 1882 botoi librin “Gramatika e gjuhës shqipe” sipas dialektit toskërisht.Ajo shërbente për mësimin e gjuhës shqipe në shkollë, përfshinte lëndë nga gjuha e gjallë; nga krahinat e tjera të vendit, dheu vlente albanologëve për ta njohur shqipen. Përkrahte teorinë për prejardhjen pellazge të shqipes. Ka shkuar prozën “Gjahui malësorëve” (1902). U vendos përfundimisht në Elbasan në vitin 1884, ku punoi si mësues e anëtar gjyqi dhe vijoi të jeptegjuhën shqipe fshehurazi. Për nevojat e shkollës përgatiti punimet: “Syntoma diellore” (1918), “Jetëshkronja e JanGutenbergut” (1918). Vepra themelore e Kristoforidhit, për të cilën punoi gjithë jetën është “Fjalori i gjuhës shqipe”. Libriu botua në Athinë pas vdekjes së tij në vitin 1904. Ndihmesa e tij për lëvrimin dhe studimin e shqipes ushtroi ndikim tëpandërprerë në shkencën shqiptare. Për veprën madhore në shërbim të kombit, ka merituar vlerësimin, “Babai i gjuhësshqipe”. Mban titullin “Qytetar Nderi i Elbasanit”.

Kostandin KRISTOFORIDHIMësues i PopullitLëvrues dhe studiues i shquar i gjuhës shqipe, Veprimtar i Rilindjes Kombëtare.

Kos

tand

in K

RIS

TO

FO

RID

HI

5

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Aleksandër XHUVANI

Mësimet e para i mori në vendlindje, më pas vazhdoi studimet e mesme dhe të larta nëMaqedoni dhe në Universitetin e Athinës. Në vitin 1909 iu përgjigj thirrjes për të punuarmësues në shkollën Normale. Pas mbylljes së saj më 1910 shkon në Kajro dhe më pas nëAleksandri. Më 1913 kthehet si drejtor i shkollës Normale. A. Xhuvani bëhet nismëtar i krijimit të shoqërisë kulturore letrare“Qarku letrar i Elbasanit”. Në vitin 1920 qe kryetar i Kongresit Arsimor të Lushnjës dhe më pas në Kongreset arsimore nëvitet 1922 dhe 1924. Për shumë vite ka punuar në Ministrinë e Arsimit. Ka punuar shumë në hartimin e programeve dhe tëteksteve të reja, jep lëndën e letërsisë së vjetër dhe arbëreshe në Institutin Pedagogjik në Tiranë. Është zgjedhur nga popullideputet i Kuvendit Popullor në të gjitha legjislaturat. Për punën e tij shkencore dhe si veprimtar shoqëror është nderuar meUrdhrin e Flamurit, Urdhrin e Lirisë dhe sot emrin e tij e mban Universiteti i Elbasanit. Veprimtaria e tij shkencore i ka fillesatqë nga viti 1905. Ishte lëvrues dhe studiues i gjuhës shqipe, punoi me sukses në fusha të ndryshme të gjuhësisë dhe pati ndikimtë rëndësishëm në fushën e leksikologjisë, gramatologjisë, si edhe për studimin historik të gjuhës. Bëri punë të vyer edhe përfilologjinë dhe dialektologjinë historike. Duke çmuar shumë gjuhën popullore, si burim të gjuhës letrare, botoi më 1956posaçërisht librin “Për pastërtinë e gjuhës shqipe”. Këtë e shihte ngushtë me pasurimin e saj. Ishte i pari që përpunoiterminologjinë tërësore të shkencave pedagogjike të sferës shkollore. E veçantë ka qenë edhe ndihmesa e tij për përpunimine normatizimin e drejtshkrimit. Në fushën e formimit të fjalëve punoi gjithë jetën, duke botuar dy monografitë “Parashtesat”dhe “Prapashtesat e gjuhës shqipe” së bashku me mikun e tij Eqrem Çabej. Hartoi punime e studime për kategori e çështjetë tjera të gramatikës, dha ndihmesë të madhe në hartimin e “Fjalorit të Gjuhës shqipe” (1954). Një ndihmesë të vyer u sollistudimeve për letërsinë e sidomos për letërsinë e vjetër dhe arbëreshe me tekstet, antologjinë, artikujt e recensionet që botoi.Aleksandër Xhuvani është personalitet i shquar i arsimit, i shkollës dhe i pedagogjisë shqiptare. Ai zhvilloi veprimtari të gjerëteorike e praktike për arsimin kombëtar. Idetë dhe pikëpamjet e tij pedagogjike, problemet teorike e praktike të dialektikës,të pedagogjisë, të psikologjisë, të edukatës i mbështeti dhe i shtjelloi në veprimtarinë e gjallë si mësues e drejtor shkolle,sidomos në Normalen e Elbasanit. Mban titullin “Qytetar Nderi i Elbasanit”.

Mësues i PopullitPersonalitet i shquar i arsimit dhe kulturës kombëtare, Akademik

Ale

ksa

ndër

XH

UVA

NI

6

Album tregues nga Sami Domni

Aleks BUDA

Mësues i PopullitPersonalitet i shquar i Arsimit dhe i Kulturës kombëtare, Akademik,Historian i shquar, ndër përfaqësuesit më në zë të shkencës shqiptare.

Lindi në qytetin e Elbasanit më 11 shtator 1910, në një familje me tradita qytetare e atdhetare. Shkollën fillore e kreu nëqytetin e lindjes, studimet e mesme dhe të larta në Austri. Në formimin kulturor dhe intelektual të tij, binte në sy sidomoszotërimi i shumë gjuhëve të huaja. Dinte shumë mirë latinishten, greqishten e vjetër, gjermanishten, anglishten, frëngjishten,italishten, rusishten, greqishten e re, serbokroatishten dhe rumanishten. Mbas diplomimit punoi si mësues në shkollat e mesmenë Korçë e Tiranë. Në vitet 1945 -1946 emëroret drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe pas vitit 1947 u bë një ndër organizatorëte Institutit të Shkencave, ku drejtoi sektorin e historisë. Ka dhënë një ndihmesë të çmuar për orientimin dhe drejtimin eshkencave në përgjithësi, dhe të shkencave albanologjike në veçanti. Ndihmesa e tij më e spikatur është në fushën e studimittë historisë së Shqipërisë. Megjithëse drejtonte sektorin e historisë së mesjetës shqiptare, veç punës shkencore në këtëdrejtim, ndërmori studime edhe për periudhën ilire, etnogjenezën shqiptare, periudhën e Skënderbeut, Rilindjen Kombëtare.E pazëvendësueshme ka qenë puna e tij sidomos në konceptimin dhe hartimin e tekstit të Historisë së Shqipërisë, një vepërvoluminoze, e veçantë në llojin e vet. Ndihmesë të madhe dha edhe në hartimin e redaktimin e Fjalorit EnciklopedikShqiptar. Studimet e tij i ka referuar apo kumtuar në konferenca e kongrese shkencore brenda e jashtë vendit, ka botuarshumë artikuj me vlera të mëdha në shtypin shkencor. Një pjesë e punimeve janë botuar në vëllimet “Shënime historike”.Aleks Buda ka qenë i dalluar edhe në punën pedagogjike. Leksionet e tij në auditorët e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisëdhe në Universitetin e Prishtinës, janë ndjekur me interes nga studentë e pedagogë. Puna e frytshme shkencore-pedagogjikee Aleks Budës, e rriti autoritetin e tij shkencor dhe e bëri të njohur si në botën shqiptare, brenda e jashtë Shqipërisë, ashtuedhe në rrethet shkencore ballkanike e evropiane. Prandaj, atij natyrshëm i takoi vendi i kryetarit të Akademisë së Shkencavetë Shqipërisë që me themelimin e saj më 1972, detyrë të cilën e mbajti plot dinjitet deri në fund të jetës. Nderimi për AleksBudën është dinjiteti ynë. Mban titullin “Qytetar Nderi i Elbasanit”.Ale

ks

BU

DA

7

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Prozator, poet, historian i letërsisë, studiues. Lindi në Elbasan në vitin 1915, në një familje me tradita arsimore. I ati,Simoni, ishte mësues i gjuhës shqipe. Dhimitri, mësimet fillore dhe të mesmen Normale, i kreu në vendlindje, ndërsa studimete larta në Universitetin e Grenoblit në Francë. Merr pjesë aktive në Luftën Antifashiste. Mbas çlirimit, qe një nga themeluesite arsimit të lartë në Shqipëri dhe autor tekstesh për metrikën shqiptare dhe folklorin. Në vitet 1950-1974 ka qenë kryetar iLidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Shquhet si prozator i fuqishëm i tregimeve, ndonëse ka shkruar edheprozë të gjatë. Një nga poetët më interesantë të viteve ’30. Në fushën e filologjisë ka bërë studime të shumta. Është historianimë i shquar i letërsisë shqipe, hulumtues i zellshëm i humanistëve shqiptarë, si: Barleti, Segon, Beçikemi dhe i disa autorëve tëRilindjes Kombëtare. Është autor i një sërë përmbledhjesh me tregime. Autorin e kanë tërhequr ngjarjet e së shkuarës, figuratë spikatura, të historisë së kulturës kombëtare, disa prej të cilave i takojnë Elbasanit. Është një ndër autorët kryesorë tëteksteve, veprave përgjithësuese të historisë së letërsisë shqiptare, monografive të veçanta. Një pjesë e studimeve të tij ështëmbledhur në vëllime të posaçme. Mban titullin “Qytetar Nderi i Elbasanit”.

Dhimitër SHUTERIQI

Mësues i PopullitAkademik, Profesor, Studiues i kulturës kombëtare

Dhi

mit

ër S

HU

TE

RIQ

I

8

Album tregues nga Sami Domni

Lindi në Elbasan në vitin 1914, në një familje zanatçiu arsimdashës. Shkollën fillore e kreu nëvendlindje, vazhdoi Liceun e Korçës që e përfundoi në vitin 1936 me rezultate shumë të mira.Studimet e larta i vazhdoi në Paris. Në vitet 1941-1943 punoi si mësues në shkollën Normale.

Ishte aktiv në vitet e Luftës Antifashiste. Pas çlirimit, 1945, punoi në Institutin e Shkencave, në sektorin e florës dhe nga viti1951 si kryetar i tij. 1957-1967 ka qenë zv-rektor (për anën shkencore) i Universitetit të Tiranës. 1967-1978 ka punuar nëFakultetin e Shkencave të Natyrës si pedagog e përgjegjës i katedrës së Botanikës. Më 1978 kaloi si përgjegjës i sektorit tëflorës në Qendrën e Kërkimeve biologjike deri në vitin 1980, kur u nda nga jeta. Ka qenë anëtar i Akademisë së Shkencavedhe përgjegjës i sektorit të shkencave natyrore në të, anëtar i këshillit shkencor të Universitetit të Tiranës, i këshillit shkencortë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Qendrës së kërkimeve Biologjike. Është zgjedhur në disa legjislatura deputet iElbasanit. Ka marrë dy herë Çmimin e Republikës dhe disa Urdhra e Medalje. Ka dhënë një ndihmesë të shquar në fushën eorganizimit, të zhvillimit e kërkimit shkencor, po ashtu në ngritjen e konsolidimin e arsimit të lartë. Ndihmesa dhe veprimtariae tij ka qenë e madhe në Institutin 2-vjeçar në Tiranë, në Universitetin e Tiranës, si edhe në ngritjen e Qendrës së KërkimeveBiologjike. Ka punuar për kualifikimin shkencor të kuadrove të rinj deri në mbrojtje të doktoratës. Shquhej si lektor i lëndëssë sistematikës së lartë të bimëve në degët biologji-kimi, për gati 30 vjet radhazi si pedagog. Në vitin 1949 u vu në krye tëpunës për përshkrimin e florës së Shqipërisë. Për 30 vjet udhëhoqi ekspeditat botanike në tërë territorin e vendit dhe kameritën kryesore në ngritjen e Herbariumit Kombëtar, që është arritje e papërsëritshme e shkencës botanike shqiptare. Nëvazhdim udhëhoqi punën me detyrën si kryetar i redaksisë për hartimin e veprës “Flora e Shqipërisë”, vepër shkencoremadhore kombëtare me përmasa europiane. Ai udhëhoqi edhe redaksinë për hartimin e veprës “Flora e Tiranës”. Në vitin1964 e gjejmë në krye të një grupi specialistësh për ngritjen e Kopshtit Botanik të Tiranës prej 14 ha, një vepër shkencore,kulturore e artistike. Ka qenë bashkautor në hartimin e “Fjalorit Botanik”. Ka punuar e botuar shumë artikuj shkencorë nëBuletinin Natyror dhe në shtypin e përditshëm. Mban titullin “Qytetar Nderi i Elbasanit”.

Mësues i PopullitAkademik, Mësues i Popullit, Profesor, Qytetar Nderi i Elbasanit, Botanist i shquar

Kolë PAPARISTO

Kol

ë P

APAR

ISTO

9

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Kolë POPAMësues i Popullit

Akademik, Profesor, Kimist i shquar

Lindi në Elbasan në një familje intelektuale. Pas shkollës fillore, vazhdoi dhe përfundoi merezultate shumë të mira Normalen. Studimet e larta i kreu në Pavia, Itali dhe u diplomua përkimi dhe farmaci, në vitin 1935. U propozua që të punonte në atë Universitet, por ai nuk pranoidhe u kthye në Elbasan. Filloi punë si mësues në shkollën Normale, 1935-1940. Në vitin 1941hapi farmaci private në Elbasan. Më pas, 1946-1947 punoi si përgjegjës i sektorit të shëndetësisëtë Qarkut të Elbasanit. Në 1947 emërohet në Ministrinë e Arsimit si kryetar i degës së tekstevederi në vitin 1950, kur kalon si punonjës shkencor në Institutin e Shkencave në sektorin e shkencave natyrore dhe njëkohësishtdrejtor i laboratorit të kërkimeve kimike. Në vitin 1957 kalon përgjegjës i katedrës së kimisë organike dhe titullar i kësaj lënde nëFakultetin e Shkencave Natyrore. Në vitin 1958 deri 1972 ka qenë dekan i Fakultetit të Shkencave Natyrore. Në vitin 1973 derimë 1989 kur doli në pension, ka punuar si nënkryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ka marrë pjesë aktive në LuftënAntifashiste. Ka qenë anëtar i Akademisë së Shkencave, nënkryetar i saj dhe përgjegjës i seksionit të shkencave natyrore; anëtari Akademisë së Shkencave të Kosovës, anëtar i këshillit shkencor të Universitetit të Tiranës, kryetar i këshillit shkencor tëFakultetit të Shkencave Natyrore, kryetar i redaksisë së Buletinit të Shkencave Natyrore. Mori Çmimin e Republikës dhe disamedalje e urdhra pune. Veprimtaria e gjatë dhe e shumanshme e tij përbën ndihmesë të çmuar në zhvillimin e arsimit, shkencës ekulturës në Shqipëri. Ai dha ndihmesë të çmuar në Institutin e Shkencave, Institutin Pedagogjik, në ngritjen e Universitetit tëTiranës. Po kështu ka punuar shumë për kualifikimin shkencor të shumë kuadrove të rinj deri në mbrojtjen e doktoratës. Shquhejsi lektor i lëndës së kimisë organike për gati 25 vjet dhe kurseve speciale me pedagogë e studentë. Ka mbajtur leksione përdisiplina të ndryshme kimike në Universitetin e Prishtinës dhe në Institutin e lartë Bujqësor. Ka hartuar disa tekste mësimore përshkollën e mesme dhe të lartë, ndër të cilat shquhet përshtatja e tekstit “Kimi organike” në dy vëllime, për qartësinë dhe gjuhëne pastër. Ka qenë në krye të kërkimeve shkencore në laboratorin e kërkimeve kimike, të cilin e pajisi me largpamësi me aparaturapër luftën kundër ndotjes së mjedisit. Studime interesante bëri për bimët mjekësore, të cilat i konkretizoi në monografinë “Bimëtmjekësore të Shqipërisë”. Ka qenë bashkautor te “Fjalori terminologjik i kimisë” dhe “Fjalori terminologjik i botanikës”.Kultura e gjerë në fushën e kimisë e çoi në hartimin e veprës evropiane në disa vëllime. Ka botuar artikuj në Buletinin e ShkencaveNatyrore edhe në shtypin e përditshëm. Mban titullin “Qytetar Nderi i Elbasanit”. K

olë

PO

PA

10

Album tregues nga Sami Domni

Mahir DOMIMësues i PopullitPersonalitet i arsimit dhe kulturës kombëtare, Akademik, Profesor, Gjuhëtar i shquar

Lindi në Elbasan në vitin 1915. Mësimet e para i merr në vendlindje, arsimin e mesëm nëLiceun e Korçës, të cilin e përfundon më 1937. Studimet e larta i kreu në Francë, në Universitetine Grenoblit. Më 1941 u diplomua në gjuhët klasike: latinisht, greqisht si edhe në filologjinëfrënge. Në vitet 1942-1943 qe pedagog në Normalen e Elbasanit. Për veprimtari antifashiste,internohet në kampin e Porto Romanos. Më 1944-1945 punon si anëtar i Komitetit Ekzekutiv tëKëshillit Popullor të Qarkut të Elbasanit. Në harkun kohor 1945-1947 drejton shkollën Normale.

Në vitin 1947 emërohet në Ministrinë e Arsimit, pranë drejtorisë së teksteve dhe programeve mësimore, deri në vitin 1950.Më pas kalon në Institutin e Shkencave, e më vonë në Institutin e Historisë e Gjuhësisë, përgjegjës i sektorit të gramatikës, megradën bashkëpunëtor i vjetër shkencor. Mahir Domi për 50 vite qe njëherazi shkencëtar e pedagog. Pedagog i jashtëm nëInstitutin Pedagogjik 2-vjeçar e më pas në atë 4-vjeçar. Në vitin 1957, me krijimin e Universitetit të Tiranës, fillon punë sipedagog e përgjegjës i katedrës së gjuhës shqipe. Tematika e punës kërkimore-shkencore e Mahir Domit është e lidhur mekonsolidimin e arsimit kombëtar, sidomos të arsimit të mesëm e të lartë, me organizimin e shkencës filologjike në fusha, si:zhvillimi dhe njësimi i gjuhës letrare, drejtshkrimi i njësuar dhe kodifikimi i sistemit gramatikor e leksikor dhe i terminologjisë.Gjithashtu objekt i punës së tij qe edhe njohja e gjuhës popullore, studimi i dialekteve, i historisë së gjuhës shqipe, dukepërfshirë etnogjenezën, morfologjinë historike, historinë e gjuhës së shkruar, historinë e albanologjisë, kulturën e gjuhës shqipe,historinë e letërsisë dhe lidhjen e shqipes me gjuhët e tjera ballkanike. Mahir Domi ka marrë pjesë në hartimin e vepravethemelore: “Ortografia e gjuhës shqipe”, “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, “Shenjat e pikësimit”. Në fushën e leksikologjisëka bashkëpunuar për “Fjalorin e Gjuhës Shqipe”. Përgatiti për botim, me bashkëpunëtor Q. Haxhihasanin, veprën e A.Xhuvanit “Fjalë e shprehje të gjuhës shqipe”. Ka botuar studime për autorët e vjetër Buzukun, Budin, Bardhin, por edhepër Rilindësit, si: N. Veqilharxhin, J. Vreton, A. Xhuvanin, F. Nolin, si dhe personalitete të tjera të fushës së gjuhës, letërsisë ekulturës shqiptare. Është drejtues e themelues i veprës përgjithësuese “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe” dhe i përmbledhjes“Dialektologjia shqiptare”. Me dinjitet ka përfaqësuar shkencën shqiptare gjuhësore jashtë vendit në konferenca e kongrese,ka qenë i zgjedhur si anëtar në disa forume ndërkombëtare.Mahir Domi spikat në këtë panteon si intelektual modest, human,shembull i etikës shkencore. Veprimtaria e tij nderon shkencën dhe kombin shqiptar. Për të nderuar figurën e tij, një shkollë eElbasanit mban emrin “Mahir Domi”. Është nderuar me titullin “Qytetar Nderi i Elbasanit”.Mah

ir D

OM

I

11

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Abdyl PARALLOI

Mësues i PopullitMetodisti i talentuar, Drejtues i zot, Didakt, Veprimtar i arsimit

Arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme pedagogjike në Shkodër.Fillimisht punoi mësues në zonën e Peqinit dhe më pas në Belsh. Për një kohë të shkurtër kreudetyrën e inspektorit të arsimit në Librazhd. Në vitin 1958 përfundon studimet e larta në Tiranë,në degën e gjuhës shqipe dhe të letërsisë. Punon me zell dhe profesionalizëm si inspektor i arsimit në qytetin e Elbasanit e mëpas drejtor i Kabinetit pedagogjik. Kryen detyrën e drejtorit të shkollës në Belsh, për të filluar në vitin 1971, detyrën edrejtorit të shkollës 8-vjeçare “Naim Frashëri”. Në këtë shkollë, drejtuesi dhe metodisti i shquar shpalosi të gjitha vlerat e tijpedagogjike, duke e renditur këtë shkollë në nivelet më të larta në nivel kombëtar. Kjo shkollë u kthye në shkollë eksperimentale,vuri synime të qarta dhe objektiva konkrete për realizimin e tyre. Kjo shkollë që drejtoi, u bë qendër e përgjithësimit tëpërvojës pedagogjike, metodike e didaktike nga ana e Ministrisë së Arsimit, në nivel kombëtar, duke u realizuar edhe disaseminare kombëtare nën drejtimin e tij. Njeri tepër aktiv, i saktë në mendim, kërkues ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve, udhëhiqteme shembullin e tij. Një ndër objektivat e tij dhe që e realizoi në një kohë fare të shkurtër, ishte t’i jepte në përmbajtje njëpamje të re shkollës, përsosjes së punës edukative në funksion të mësimit, që nxënësi për mësuesin të ishte objekt dhe subjekti punës së tij; që mësuesi t’i jepte përparësi vetkualifikimit, që shkolla të kthehej në një laborator eksperimental për problemetpedagogjike e didaktike. Abdyl Paralloi u dallua për aftësi dhe intuitë pedagogjike, si organizator cilësor. Ai drejtoi mekompetencë punën studimore e eksperimentale në shkollën e Belshit për strukturën e orës së mësimit dhe të bilinguizmit nëshkollën “Naim Frashëri”. Ishte bashkëpunëtor i organeve pedagogjike, ku botoi shkrimet e studimet e veta, sidomos nëgazetën “Mësuesi”, “Shkolla fillore klasa I-IV” dhe “Arsimi Popullor”. Ishte bashkautor në hartimin e teksteve të Leximitklasa V-VI të shkollës 8-vjeçare. Kur ishte në kulmin e arritjeve, i gjetën një “cen” në biografinë familjare dhe larguan ngashkolla, duke lënë pa përfunduar metodikën e hartimit, e para e këtij lloji në shkallë kombëtare, që do të kishin në dorëmësuesit e gjuhës shqipe e të leximit letrar.

Akademiku Bedri Dedja, shkruan: “… Abdyli është shumë i zoti dhe duhet shfrytëzuar shumë përvoja e tij, ështëpunëtor i madh”. A

bdyl

PAR

ALL

OI

12

Album tregues nga Sami Domni

Abedin ÇAUSHI

Mësues i PopullitVeprimtar i shquar i arsimit dhe kulturës, Etnograf e Historian.

Lindi më 3 janar 1894 në Elbasan. Shkollën fillore në turqisht e kreu në vendlindje dhe kur u çel shkolla Normale më 1dhjetor 1909, Abedin Çaushi u regjistrua me nr. 1 të amzës. Kur Normalja u mbyll, i vazhdoi studimet në gjimnazin turk nëManastir. Më 5 maj 1913, hapi shkollën e parë shqipe në Shijak. Nga viti 1915 e deri kur doli në pension më 1960, shërbeunë shkolla të ndryshme të qytetit të Elbasanit. Më 1932 botoi “Mësime ushtrimore” dhe ka lënë në dorëshkrim një tekstmësimor për historinë e re të Shqipërisë dhe disa mësime natyre, me të cilat zgjeronte njohuritë e nxënësve. Kreu një punëfrytdhënëse e themelvënëse në fushën e etnografisë. Grumbulloi me durim e kompetencë material etnografik për qytetin eElbasanit, kulturën dhe historinë e tij. Me emrin dhe veprimtarinë e tij është lidhur për disa dekada historia e teatrit amatorelbasanas. “Vdekja e Pirros” është dhënë më 1917 nga nxënësit e shkollës së Qoshes nën drejtimin e mësuesit AbedinÇaushi. Pas vitit 1924, Abedin Çaushi krijoi grupin e amatorëve. Nga kjo kohë e deri në vitet ’50, ka udhëhequr si regjisor eskenograf, teatrin amator të Elbasanit. Në vitin 1930, ky grup mori pjesë në javën e teatrit e muzikës në shkallë kombëtare,me tragjedinë “Aleksandri” të Ethem Haxhiademit dhe meritoi vendin e parë. Ka marrë pjesë në mbledhjet e vitit 1958, 1960të organizuara nga Instituti i historisë lidhur me vlerësimin e Lëvizjes Fshatare të Shqipërisë së mesme në vitin 1914-1915,duke mbajtur një qëndrim shkencor. Mban titullin “Qytetar Nderi i Elbasanit”.

Abed

in Ç

AU

SH

I

13

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Ahmet DUHANXHIU

Mësues i PopullitVeprimtar i arsimit, Drejtues, Metodist, Hartues tekstesh shkollore

Lindi në Elbasan në vitin 1902 dhe arsimin fillor e kreu në vendlindje. Studimet e larta ikreu në Austri dhe në vitin 1924 mbaroi studimet në shkollën Normale, në qytetin Klagenfurt.Në shtator 1924 emërohet drejtor në një shkollë fillore dhe më vonë mësues në shkollënUshtrimore, pranë Normales në Elbasan. Si anëtar i shoqërisë “Bashkimi” ishte pjesëmarrësnë Revolucionin e Qershorit 1924. Për shkak të ngjarjeve të dhjetorit 1924 pushohet ngapuna. Në janar 1925 e arrestojnë dhe e internojnë në burgun e Gjirokastrës. Pas internimit emigroi jashtë shtetit. Në vitin1929 u kthye në atdhe dhe u emërua mësues në shkollën Ushtrimore, më vonë inspektor arsimi në qarkun e Elbasanit dhe tëDibrës. Gjatë një kohe 10-vjeçare zhvilloi një veprimtari të gjerë për shtrirjen e shkollave fillore, sidomos në fshatrat meprapambetje të theksuar arsimore, si në Çermenikë, Qarrishtë, Maqellarë, Bazhdan, Kërrabë, Shmil, Shpat. Ndihmesë tëshquar u ka dhënë disa brezave normalistësh për përgatitjen praktike e profesionale, kur ishte mësues në shkollën Ushtrimorenë Elbasan. Këtij qëllimi i shërbyen edhe shkrimet me karakter udhëzues e metodik, që Ahmet Duhanxhiu botoi në shtypinperiodik të kohës, si edhe në konferencat e shumta pedagogjike që ka organizuar me mësuesit. Nga viti 1945 derisa doli nëpension, punoi në Ministrinë e Arsimit dhe në drejtorinë e botimeve të librit shkollor, si përgjegjës i sektorit të teksteve tëshkollës fillore, metodist dhe autor tekstesh. Nga viti 1932-1934, Ahmet Duhanxhiu ka botuar në “Revistën Pedagogjike”,“Shkolla kombëtare” për të gjitha lëndët mësimore, të klasës së katërt fillore, udhëzuesit metodikë, për mësuesit e këtyreklasave për çdo muaj, kurse më 1937, studimin “Si duhen bërë hartimet në shkollën fillore”. Është autor i librave tëkëndimit për shkollën fillore. Në bashkëpunim me Kolë Xhumarin, ka hartuar abetaren, që ata e quajtën “Këndimi im iparë”; më 1959-1960 qe bashkautor në gramatikën për klasën e dytë, më 1958 përgatiti një abetare posaçërisht për fëmijëtshqiptarë me banim jashtë atdheut. Botoi më 1956 në ndihmë të mësuesve të fillores “Udhëzime metodike dhe ushtrime përzhvillimin e të folurit” në klasat e dyta, të treta e të katërta të shkollës fillore. A

hmet

DU

HA

NX

HIU

14

Album tregues nga Sami Domni

AHMET GASHI

Mësues i PopullitVeprimtar i lëvizjes kombëtare të arsimit, Atdhetar, Didakt e Hartograf

Ahmet Gashi në Elbasan punoi për 22 vjet radhazi. Mori pjesë në shpalljen e Pavarësisë sëShqipërisë dhe firmosi në dokumentin përkatës. Shkollat që u hapën, Kongreset që u

mbajtën, luftërat që u zhvilluan, ishin fryte në emër të lirisë, humanizmit, ardhmërisë dhe logjika të çon në këtë përfundim: KurAtdheu ka nevojë për therori, nga gjiri i tij dalin heronj, Ahmet Gashi ishte njëri prej tyre. Kur tryezat ndërkombëtare diskutojnëpër kufijtë, Atdheu thërret në ndihmë dëshmitarët e tij, historianët, hartografët. Kur Atdheu ka nevojë për arsimtarë, AhmetGashi ishte i gatshëm të përgatiste mësues në Normalen e Elbasanit dhe mësuese në Institutin “Nana Mbretneshë” në Tiranë.Ai shërbeu më se një gjysmë shekulli në arsim, si mësues me vokacion, si mësimdhënës profesionist dhe pedagog-mjeshtër izhvillimit të mësimit. Ahmet Gashi i dha frymë të re didaktikës e sidomos edukimit atdhetar, kur punoi tekstet e gjeografisë,hartat e trojeve shqiptare. Ahmet Gashi është Didakti: Mjeshtëria e tij i ngjan një poliedri që shkëlqen në të gjitha aspektet etij si mësimdhënës, që në plan të parë ka intuitën, që mbështetet te bota materiale, rrethanore dhe bota audiovizive. Siedukator, nuk e ndan fjalën nga veprat, te shembulli vetjak, që manifestohet në punë, në jetë. Psiko-pedagogu Ahmet Gashi,drejtoi disa shkolla, në mes të të cilave edhe Normalen dhe Plotoren e Elbasanit, Institutin Nana Mbretneshë në Tiranë etj.Është autori i teksteve të gjeografisë. Këto tekste meritojnë vlerësim të veçantë. Ato dëshmojnë nivelin e shkollës sonë, tëgjeografëve tanë, të studimeve tona. Ka botuar: “Shqypnia-njoftime gjeografike-statistika administrative” (1923);“Gjeografia e Shqipërisë për shkollat e mesme” (1933); “Gjeografia e përgjithshme për shkollat e mesme të Shqipërisë!”(1935). Në vitin 1936, u pranua anëtar i Shoqatës Gjeografike Amerikane të Uashingtonit dhe mbante titullin “Profesor”. Kaqenë pjesëtar aktiv i disa Kongreseve arsimore. Bëri interesim për shkollimin e kosovarëve dhe të çamëve. Është nismëtar përkrijimin e Bandës muzikore “Afërdita” dhe gjallërimin e jetës kulturore në Elbasan.Ahm

et G

AS

HI

15

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Fadil GURMANI

Mësues i PopullitVeprimtar i Arsimit, Metodist, Autor tekstesh, Martir i Demokracisë

Lindi në Elbasan në vitin 1905, në një familje qytetare. I ati, Ismaili, ishte shajakpunues. Arsimin fillor e kreu në vendlindje.Mbeti jetim dhe Aqif Pashë Biçakçiu i krijoi mundësi financiare duke e dërguar për studime në Austri. U specializua në fushëne mësuesisë. Pas kthimit në Shqipëri emërohet mësues në shkollën Ushtrimore, pranë shkollës Normale. Po kështu, nëshkollën Normale jepte metodikën e bukurshkrimit dhe metodikat e tjera. Në tetor 1935 u emërua kryemësues në Ushtrimoredhe në vitin 1936 inspektor i arsimit në Prefekturën e Elbasanit. Në maj 1939, pasi kishte kundërshtuar pushtimin fashist, upushua nga puna dhe u internua në Itali. Më 1942 u lirua dhe emërohet inspektor në Prefekturën e Durrësit. Më 1943 ishtepedagog në Institutin femëror dhe në vitin 1944 drejtor i arsimit të mesëm në Ministrinë e Arsimit. Pas Luftës II Botërore uvendos mësues në Elbasan, por u arrestua në vitin 1947 dhe më 9 mars 1948 u pushkatua nga diktatura komuniste me akuzën“krime kundër shtetit”.

Fadil Gurmani ka dhënë ndihmesë të veçantë në shkollën shqiptare për propagandimin dhe zbatimin e parimeve pedagogjiketë shkollës aktive. Në shtypin pedagogjik të viteve 1929-1930, botoi artikuj me përvojë e kritikë, për punën e mësuesit tëklasës së parë. Botoi për mësuesit e klasës së parë “mësime shembullore”, “Mësime sendesh”, modele për metodën “shtjelluese– kallëzuese”, mënyrat e përdorimit të kallëzimeve e përrallave, lëndë praktike e plane mësimi të klasës së parë. Vend tëveçantë zë studimi në vitin 1929 “Metodika e veçantë e klasës së parë”. Në vitet e demokracisë u nderua me titullin “Martiri Demokracisë”.

Fadil

GU

RM

AN

I

16

Album tregues nga Sami Domni

Faik PAJUNI

Mësues i PopullitMësues i talentuar, Drejtues i zoti, Veprimtar i arsimit

Lindi në Elbasan në vitin 1911. Mësimet e fillores i mori në vendlindje. Në vitin 1929 mbaroi shkollën Normale. Pasmbarimit të shkollës u emërua në fshatin Kastriot të Peshkopisë, ku u shqua si mësues me interesa të gjera profesionale. Nëkonviktin “Djemt’ e maleve”, ngriti grupin teatror dhe skuadrën e futbollit. Më pas u transferua në Elbasan dhe punoi si mësuesnë disa shkolla të qytetit, sidomos për shumë kohë, në shkollën “Naim Frashëri”. Në vitin 1941-1942 ishte drejtor shkollenë qytetin e Peqinit. Kurse një vit më vonë u emërua drejtor i shkollave të grupuara në Strugë. Për një periudhë kohe punoi nëElbasan me detyrën e Shefit të arsimit, inspektorit metodik dhe të zëvendësdrejtorit të shkollës pedagogjike. Faik Pajuni ështëdalluar edhe në veprimtaritë artistike e sportive; ka qenë aktor i teatrit amator dhe futbollist me skuadrën e qytetit. Me punëndhe veprimtarinë e tij pedagogjike, kulturore e si veprimtar shoqëror, ka përcjellë emrin e mësuesit dhe qytetarit shembullor.

Faik

PAJU

NI

17

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Fatush VYSHKA

Mësuese e PopullitMetodiste, Veprimtare e arsimit

Është shquar për aftësi drejtuese e organizuese në sektorin e arsimit, për thjeshtësinëdhe dashurinë për profesionin e saj. Respekti për kolegët, për nxënësit, ndërgjegjja dhepërkushtimi, janë disa vlera që Mësuesja e Popullit, Fatush Vyshka i mbart në personalitetin e saj. Është shquar për korrektesëne saj për realizimin e detyrave të ngarkuara, përvoja e pasur dhe ndihma që ajo u jep për aftësimin e të tjerëve e kanë bërë atëtë njohur e të respektuar në të gjithë rrethin. Mësuese e kimisë dhe biologjisë, drejtuese në shkollat 8-vjeçare e të mesme, esuksesshme në drejtim, bënë që ajo për disa vjet të drejtojë veprimtarinë kualifikuese si drejtore e Kabinetit pedagogjik tërrethit. Karakteristikë e punës së saj është se ajo i kushton vëmendje e kujdes tërheqjes së mendimit të të tjerëve përproblemet e shkollës. Bashkëpunon ngushtësisht me specialistët e arsimit, sipas problemeve metodike, didaktike e përgjithësueseqë dalin gjatë punës. Në ato vite Kabineti pedagogjik, nën drejtimin e saj, u dallua edhe për zbatimin e detyrave të aksionitkombëtar për një të mësuar aktiv e krijues. Gjatë veprimtarisë së saj mësimore-edukative dhe në atë drejtuese, ka dhënëndihmesë në shkallë rrethi e kombëtare, duke u aktivizuar në grupe pune për problemet që shtroheshin për zgjidhje. Veprimtariae saj, përveç asaj kualifikuese, shihet edhe në seminaret teoriko-praktike të organizuara dhe në aksionet për të mësuarin logjike krijues, për pasurimin e ngritjen e kabineteve të kimisë. Puna e mirë, me cilësi e efektivitet e saj në përsosjen e metodës e tëstilit të drejtimit të shkollës, e realizuar nëpërmjet seminareve të organizuara, rritën shkallën e kualifikimit të vetë drejtuesve tëshkollave në radhë të parë. Ka marrë pjesë aktive nëpër seminare apo Konferenca arsimore të organizuara në nivel rrethi aponë ato kombëtare, duke mbajtur referate e kumtesa për probleme të metodave e të drejtimit të shkollës. Fatushi diti tëndërthurë në vetvete aq drejtë problemet e punës me shqetësimet që u lindin njerëzve, si qytetare e thjeshtë e qytetit të saj. Fa

tush

VYS

HK

A

18

Album tregues nga Sami Domni

Fejzullah GURANJAKU

Mësues i PopullitNismëtar për çeljen e shkollës së parë zyrtare shqipe në Elbasan

Lindi në Elbasan në vitin 1869, veprimtar i arsimit, nismëtari për çeljen e shkollës së parë shqipe në qytetin e Elbasanit, më2 gusht 1908. Mësimet e para i kreu në gjuhën turke në medresenë e qytetit. Ishte ndër nxënësit më të mirë të shkollës. Përkëtë e dërguan në Stamboll, në një kolegj pedagogjik katërvjeçar. Edhe atje u dallua si nxënës shembullor. U njoh me rilindësite mëdhenj, si: Sami Frashëri e Vaso Pasha. Në vitin 1878 u emërua mësues i gjuhës turke në Iptidadijen e qytetit të lindjes.Fshehurazi autoriteteve turke, u mësonte nxënësve gjuhën shqipe. Në vitin 1891, Kadiu i Elbasanit ndërhyri dhe e bëri hoxhëme detyrë fetare, që të mos kryente shërbimin ushtarak. Për afro 30 vjet vazhdoi të përhapte shqipen fshehtas nëpër shtëpi edyqane. Atë e ndiqnin, e ruanin dhe e kontrollonin herë pas here, por e ndihmonin shokët e miqtë e tij atdhetarë, Hysen Ceka,Aqif Pasha, Ahmet Dakli, Papa Jorgji, Ali Agjahu; Ali Kopili. Në vitin 1908 u shpall Hyrieti. Në Elbasan, Fejzullah Guranjaku,më 2 gusht 1908, çeli shkollën e parë shqipe, sot “Naim Frashëri”, vazhduesja e saj dhe filloi mësimin e gjuhës amtare nëshkollën e tij. Mori edhe bashkëpunëtorë të tjerë, si: Hysen Ceka, Haxhi Myslimi, Myrteza Karadaku. Kjo shkollë i ndërpreumësimet më 1910, kur xhonturqit me në krye Shefqet Turgut Pashën, bënë ekspeditën ndëshkimore në Shqipëri. FejzullahGuranjakun së bashku me Ibrahim Shehgumën, e rrahën dhe e torturuan faqe popullit, në Namahzgjah. Shpallja e Pavarësisëmë 1912 e ripërtëriu atdhetarin. Dha ndihmesën e vet si mësues i gjuhës shqipe në disa shkolla. Në vitin 1933, pas 46 vjetpunë si mësues, doli në pension. Në vitin 1937, me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë e nderuan me Medaljen e Artë me shiritinkuq e zi.Fej

zulla

h G

UR

AN

JAK

U

19

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Gani BEDHIA

Mësues i PopullitMësues i talentuar, Metodist, Didakt, Veprimtar i arsimit

Lindi në një familje qytetare në Elbasan në vitin 1925. Në vendlindje mbaroi arsimin fillor dhe atë të mesëm Normale. Iformuar me idealet e profesionit të mësuesisë, ai shërbeu si mësues në fshatrat Valas e Mlizë në Elbasan dhe Floq të Librazhdit.Ishte shef i Seksionit të arsimit në Librazhd, pastaj mësues i klasës I fillore në shkollën Ushtrimore, drejtor i shkollës Ushtrimorenë Tiranë dhe më pas në Elbasan. Në dhjetor 1953 mori pjesë në Konferencën kombëtare të mësuesve të dalluar. Nëveprimtarinë shkollore të Gani Bedhisë, një pjesë të mirë e zë puna e tij prej metodisti, prej afro dy dekada në Kabinetinpedagogjik të Elbasanit. Veprimtaria shkencore pedagogjike e tij zë fill qysh në vitet ’50, por më e dendur është ajo e viteve’60 dhe ’70. Më 1967 botoi “Metodika e këndimit”, më pas “Abetarja” me bashkautor. Librat e tij qenë fryt i një pune tëgjatë shkencore, hulumtuese e krahasuese. Gani Bedhia ishte bashkëpunëtor i revistave “Shkolla fillore”, “RevistaPedagogjike”, gazeta “Mësuesi”. E gjithë veprimtaria pedagogjike e tij i kushtohet shkollës fillore e në veçanti klasës së parë.

Mendimi i tij didaktik është shtjelluar në një varg studimesh, si: “Të luftojmë të metat e klasës I në lexim e shkrim” 1954;“Probleme të forcimit cilësor në ciklin fillor të shkollës 8-vjeçare” 1973; “Të përhapurit e përvojës pozitive lidhur mepritjen e veprimtarisë së pavarur të nxënësve” 1974; “Për një punë edukative jashtëshkollore më frytdhënëse” 1973.Vdiq në Elbasan në vitin 1978, duke lënë pas, emrin e nderuar të qytetarit dhe intelektualit shembullor.

Gan

i B

ED

HIA

20

Album tregues nga Sami Domni

Gani DAIU

Mësues i PopullitMësues dhe drejtues i talentuar, Veprimtar i arsimit

Arsimin fillor dhe Normalen e Elbasanit e përfundoi me rezultate të shkëlqyera, ndërsa studimet e larta në Magjistralen eRomës në Itali. Për disa vjet shërbeu si mësues në Tiranë. Më pas, Gani Daiu do të punojë për disa vjet në shkollën Ushtrimorepranë shkollës Normale. Qysh në fillimet e karrierës së mësuesisë do të shquhet talenti dhe përkushtimi për këtë profesion kaqtë bukur dhe të rëndësishëm, duke marrë edhe vlerësimet e para nga autoritetet arsimore të Ministrisë së Arsimit. E dërgojnëdrejtor didaktik në Pogradec. Kthehet përsëri në Elbasan, duke u emëruar titullar i Seksionit të arsimit për qarkun e Elbasanit.Puna cilësore e tij vazhdon me detyrat që i ngarkohen, si: drejtor shkolle në Gjirokastër, më pas drejtor i shkollës pedagogjiketë Beratit dhe në vitin shkollor 1954-1955 fillon detyrën e drejtorit të shkollës pedagogjike të Shkodrës për të qëndruar atjeplot 10 vjet, duke lënë një emër shumë të nderuar si drejtor i zot, metodist dhe didakt, njeri shembullor, të cilin Shkodra do takujtonte për shumë e shumë vjet më pas. Në shkollën Ushtrimore të Normales, Gani Daiu do të shquhet si mësimdhënës italentuar, veçohej për kompetencën didaktike, i prirur për të zbatuar teknika të reja në mësim. Gani Daiu u veçua si organizatore mësues i aftë. Në vitin 1937 botoi një përmbledhje të “Emilit” të Zh. Zh. Rusoit. Vazhdimisht, në shtypin arsimor botoiartikuj me karakter didaktik e psikologjik, me vlera edukative shkollore.

Gan

i D

AIU

21

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Kamber KAZAZIMësues i Popullit

Veprimtar i arsimit, Martir i Demokracisë

Është nga ata ish-nxënës dhe mësues të shkollës “Naim Frashëri”, që mbeti për disadekada i papërmendur nga administrata shtetërore, por jo i harruar nga shkolla, ku morimësimet e para. Në amzën e shkollës është edhe emri i tij si nxënës, i cili disa vite më vonëdo të rikthehej përsëri në shkollën e tij, por tani si mësues dhe në epokën e demokracisëpër t’u futur në Librin e nderit të muzeut të shkollës, me titullin e lartë “Mësues i Popullit”dhe “Martir i demokracisë”. Administrata diktatoriale ia këputi jetën në moshë fare tëre. Vetëm 36 vjeç ishte kur e pushkatuan. Shkollën e mesme e mbaroi në Tekniken eTiranës. Kur ishte nxënës në klasën e katërt të kësaj shkolle, jepte edhe mësim në klasën e dytë; nxënës e mësues njëherëshdhe në moshë kaq të re. U diplomua me rezultate të shkëlqyera në këtë shkollë dhe kur kthehet në qytetin e vendlindjes, nëvitin shkollor 1934-35, përfundoi me sukses kursin përgatitor në Normalen e Elbasanit për t’u futur përfundimisht në rrugën ebukur të mësuesit. Në vitin 1937, në Leskaj të Malëshovës, mësuesi i ri elbasanas hap shkollën e parë në këtë fshat. Edhe sotish-nxënësit e tij e kujtojnë me nderim Kamber Kazazin, jo vetëm për nismën e tij, por edhe për punën pasionante që bënte.Në Leskaj, në ato vite, arriti që nxënësit të visheshin me uniformë shkollore, vajzat të mësonin të përgatisnin funde e këmishaprej letre me ngjyrë, për të dhënë shfaqje të vogla artistike; gratë e fshatit të zëvendësonin çitjanet me fustane. Në Këlcyrë enë Krujë, ku punoi si mësues dhe si drejtor shkolle, nga viti 1936-1943 la kujtime të pashlyeshme. Në vitin 1943 transferohetnë Elbasan si mësues në shkollën “Naim Frashëri”. Edhe pas luftës ai nuk u shkëput nga arsimi, nuk iu largua për asnjë çastidealeve demokratike për drejtësi. Në gusht 1947, ndërsa vazhdonte në Tiranë një kurs kualifikimi, e arrestojnë. Pavarësishtnga këto, mendjen e kthjellët të mësuesit demokrat nuk e çorodisin. Në dhjetor 1947 del në gjyq me dyer të mbyllura, paavokat mbrojtës. E akuzuan si “spiun të Fullcit”, që në bashkëpunim me të tjerë intelektualë si Ethem Haxhiademin, FadilGurmanin e të tjerë donin të përmbysnin pushtetin popullor. Dhe u dënua me pushkatim. E ndjeshme ishte ndihmesa e tij edhenë jetën kulturore të qytetit. Interpretoi në grupin teatror të mësuesve të qytetit, së bashku me Faik Pajunin, BukuroshSejdinin, Mynever Zaimin, të cilët vunë në skenë vepra të vështira skenike, si: dramën “Cuba” të Shilerit, ku Kamber Kazaziinterpretoi me mjeshtëri rolin e Franc Morit. Mësuesinë e pati ëndërr e pasion dhe kjo bëri që ai të jetë një mësues shembullornë të gjitha drejtimet, i ndershëm, i paharruar, i nderuar. K

amber

KAZ

AZ

I

22

Album tregues nga Sami Domni

Kostaq CIPO

Mësues i PopullitVeprimtar i shquar i shkencës gjuhësore, Filolog

Pasi mësimet e para i mbaroi në vendlindje, do të vazhdonte në Shën Mitër Koronë nëkolegjin e Shën Adrianit, për të filluar e përfunduar studimet e larta në Romë, në Fakultetin eLetrave dhe të Filozofisë. Shpejt u bë redaktor i gazetës “Kuvendi” që botohen në italisht.

Do të kthehej në Shqipëri në vitin 1921 si mësues në shkollën Normale, duke vazhduar në gjimnazin e Shkodrës dhe nëLiceun e Korçës. Falë zotësisë së tij edhe si njohës i disa gjuhëve të huaja, do të punojë si inspektor në Ministrinë e Arsimit.Në vitin 1945-1946 u ngarkua me detyrën e ministrit të Arsimit dhe më pak drejtor i Bibliotekës kombëtare. Në vitet e funditiu kushtua tërësisht arsimit të lartë dhe shkencës shqiptare, duke zhvilluar një veprimtari të dendur pedagogjike e studimore nëInstitutin Pedagogjik dyvjeçar dhe në Institutin e Shkencave. Ka qenë bashkautor dhe drejtues i hartimit të “Fjalorit tëGjuhës shqipe” të botuar në vitin 1954. Së bashku me Aleksandër Xhuvanin dhe Eqerem Çabejn, mori pjesë në hartimin eUdhëzuesit të parë drejtshkrimor të shqipes 81948-1950) dhe të terminologjisë shkencore, shkollore themelore. Kreu studimepër fjalitë e përbëra në rrafshin e gjuhësisë bashkëkohore dhe për gjuhën e disa autorëve të letërsisë sonë të vjetër. Hartoi njëGramatikë të shqipes me dy vëllime (I. Fonetikë e Morfologji, 1949; II. Sintaksë, 1952), nga të cilat i dyti mori Çmimin e Parëtë Republikës. Kjo gramatikë e hartuar qe mbështetje e mirë për studimet gjuhësore të mëpastajme. Punoi një gramatikë tëgjuhës shqipe për shkollën 7-vjeçare dhe shumë studime për gjuhën e Pjetër Budit. Përgatiti një botim shkencor të “Historisësë Skënderbeut” të N. Frashërit, të pajisur edhe me komente gjuhësore e letrare. Kostaq Cipo ishte sa shkencëtar, aq edheatdhetar. Shkencëtari i shquar Selman Riza e ka vlerësuar me këto fjalë: “… në historikun e albanistikës vendëse Cipo kambetur njohësi më i sigurtë e shijuesi më delikat nga njëra anë e tri gjuhëve të lashta greke, latine e italiane si edhetë tri letërsive të tyre dhe nga ana tjetër e tre dialekteve tona letrare, gege, toske e arbëreshe. Gjuhëtari ynë mëhistorian i letërsisë si dhe historiani ynë i letërsisë më stilist, shkencëtari-artist e gjuhëtari estet.”.Kos

taq C

IPO

23

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Kujtim DEDEJ

Mësues i PopullitProfesor, Doktor i shkencave matematike, Metodist, Veprimtar i arsimit

Lindur në një familje intelektuale, atdhetare e arsimdashëse. Pasi mbaroi shkollënNormale, u caktua mësues filloreje në rrethin e Kukësit, 1949-52, ku që në fillim tëkarrierës së tij të mësuesisë do të tërhiqte vëmendjen e autoriteteve vendore të arsimit,për seriozitetin dhe aftësitë metodike në mësimdhënie. Për punën e tij, në një Revistëprestigjioze të kohës “Kohë të Reja”, që botohej në Rusi në disa gjuhë të botës, ubotua artikulli me titull: “Mësuesi i fshatit Kujtim Dedej”. Artikulli është shoqëruarme një shënim të redaksisë ku thuhet: “…Kujtim Dedej është një nga luftëtarët aktivë në frontin e kulturës në Shqipëri”.Kjo i shërbeu si një nxitje për një punë më të mirë në vazhdim. Pas diplomimit në Universitetin e Tiranës, dega Matematikë,caktohet drejtor i Gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër. Nga viti 1959 ka punuar në Universitetin e Tiranës, në katedrën ematematikës. Më pas në Institutin e Studimeve Pedagogjike, në Shtëpinë Botuese, në Qendrën e Matematikës llogaritëse tëAkademisë së Shkencave, në shkollë nate, drejtues i Grupit për modernizimin e matematikës shkollore pranë Ministrisë sëArsimit. Kujtim Dedej është autor i shumë leksioneve dhe teksteve të matematikës për shkollën e lartë, të didaktikës sëmatematikës, i monografive dhe studimeve për mësimin e matematikës në shkollë, autor i teksteve të matematikës për shkollëne mesme dhe shkollën 8-vjeçare, prodhimtari kjo, që aktualisht vazhdon. Në vitet ’90, në Kosovë janë botuar dhe përdorurshumë tekste mësimore të tij. Për vlerat që krijoi dhe ndihmesën e tij flasin motivet e dekorimeve nga autoritetet më të larta tështetit shqiptar. Rruga shumëvjeçare e mësuesit pasionant, me përkushtim dhe nivel të lartë metodik e shkencor, si pedagog,si didakt, autor tekstesh mësimorë dhe metodikë, e ka bërë atë një nga personalitetet e shquara të arsimit kombëtar. Ka qenëaktiv në shumë seminare, konferenca apo simpoziume shkencore, duke mbajtur ligjërata apo kumtesa për probleme seriozetë shkencës së matematikës, si një specialist i vlerësuar në këtë drejtim. Në vlerësimin e Presidentit të Republikës për punëne tij shkruhet: “Për arritje të larta në fushën e studimeve pedagogjike, për kontributin e shquar që ka dhënë nëmodernizimin e lëndës së matematikës në të gjithë ciklet e shkollës sonë.” K

ujt

im D

ED

EJ

24

Album tregues nga Sami Domni

Mehmet ÇELIKU

Mësues i PopullitPunonjës i shquar i shkencës e teknikës, Profesor, Doktor në gjuhësi, Rektor

Pas mbarimit të Normales, do të Diplomohet në Universitetin e Tiranës në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë. Bashkëpunëtorshkencor në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, përgjegjës i katedrës së gjuhës e letërsisë në Universitetin e Elbasanit dherektor i tij. Veprimtaria e tij kryesore kërkimore shkencore përfshin fushat e dialektologjisë, gramatikës dhe kulturës sëgjuhës. Ka botuar veprat: “Probleme të morfologjisë së gjuhës së sotme shqipe”, “Format e pashtjelluara të gjuhës sësotme shqipe”, “Çështje të shqipes standarde”. Është kryeredaktor e bashkautor i veprës “Gramatika praktike e gjuhësshqipe”. Në fushën e dialektologjisë ka hulumtuar të folmet e gegërishtes jugperëndimore (Dumreja, Kërraba, Shpati, Kavaja”dhe ka hartuar skica dialektore dhe monografi për to. Gjatë veprimtarisë së tij ka botuar një sërë artikujsh e punimesh të tjeranë fushat e mësipërme. Ka dhënë lëndët sintaksë, morfologji, dialektologji, si dhe kurse speciale në Universitetin e Tiranës dhetë Elbasanit. Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972) dhe është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë nëlegjislaturën 1992-1996. Në kohën kur ishte Rektor i Universitetit “A. Xhuvani”, ka mbështetur dhe ka dhënë ndihmesënmetodiko-shkencore për realizimin e Projektit “Danida”, projekt i Qeverisë së Mbretërisë së Danimarkës; për “Modernizimindhe demokratizimin e sistemit arsimor në Shqipëri”, projekt ky që u përqendrua në Universitetin e Elbasanit dhe në disashkolla të qytetit. Gjatë tërë veprimtarisë së tij pedagogjike, metodike, drejtuese dhe shkencore, Profesor Meti, qytetarishembullor elbasanas, ka punuar me seriozitet, me pasion e kulturë profesionale; me ndihmesa të shquara jo vetëm në drejtimine tij tepër të specializuar, por edhe në problemet e kulturës kombëtare, sidomos për traditën atdhetare, arsimore e kulturoretë qytetit ku u lind, u shkollua dhe dha ndihmesën e tij. Ka marrë titullin “Qytetar Nderi i Elbasanit”.Meh

met

ÇE

LIK

U

25

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Mustafa DEMIRI

Mësues i PopullitDoktor i shkencave Natyrore, Botanist i shquar, Pedagog, Veprimtar i arsimit

Studimet e mesme i kreu në shkollën Normale dhe karrierën e mësuesisë e filloi në rrethin e Gramshit, ndërsa studimet elarta i filloi në Zagreb të Kroacisë, për t’i përfunduar dhe diplomuar në Sofje të Bullgarisë. Punoi në Ministrinë e Arsimit nëdegën e teksteve, më pas si mësues i shkencave natyrore në gjimnazin e Shkodrës. Në vazhdim do të nisë punën e shkencëspër të cilën iu përkushtua tërë jetën, duke u caktuar punonjës shkencor në katedrën e botanikës, pranë Fakultetit të ShkencaveNatyrore. Në vitin 1965 u caktua përgjegjës i Kopshtit Botanik, detyrë që e kreu me sukses të plotë deri në fund të jetës sëtij, duke punuar për 20 vjet me radhë. Për punë tepër cilësore, është laureuar dy herë me Çmimin e Republikës. Është hartuesdhe botues i teksteve mësimore për problemet e Botanikës. Tekstet e tij janë vlerësuar për origjinalitet e gjuhë të qartë.Drejtoi punimet për realizimin e projektit të ndërtimit të Kopshtit Botanik, duke punuar me pasion, me përkushtim e kompetencëshkencore në ngritjen e tij. Për 30 vjet, së bashku me kolegët, kreu ekspedita botanike në tërë territorin e vendit dhe ka dhënëndihmesë të çmuar në ngritjen e Herbariumit Kombëtar, një arritje e papërsëritshme e shkencës botanike shqiptare. Ështëbashkautor i veprës madhore “Flora e Shqipërisë”, vepër kjo e përmasave europiane si dhe “Flora e Tiranës”. Po kështuvepra me vlera shkencore botanike janë edhe “Përcaktimi i bimësisë”, “Flora ekskursioniste e Shqipërisë”. Në listën epunimeve shkencore janë edhe “Bimët ngjyruese”, “Bimët e egra e të dëmshme”, “Disa bimë parazitare egjysmëparazitare”. Ka botuar edhe shumë artikuj shkencorë në Buletinin e Shkencave Natyrore e të Bujqësisë, si edhe nështypin e përditshëm. Mustafa Demiri mbetet për t’u nderuar si shkencëtari dhe qytetari shembullor. Mban titullin “QytetarNderi i Elbasanit”. M

ust

afa

DE

MIR

I

26

Album tregues nga Sami Domni

Nos JOSIFI

Mësues i PopullitVeprimtar i arsimit, Doktor i shkencave pedagogjike, Metodist

I lindur në lagjen Kala, lagje kjo me tradita të hershme atdhetare e arsimore, u rrit në një mjedis intelektual. Pas mbarimittë shkollës Normale në vitin 1939 punoi si mësues në Pezë të Tiranës dhe dy vjet më vonë në Kosovë, Radozhdë e më pas nëTetovë. Kurse më 1946 shkoi në Zagreb për të vazhduar studimet e larta për pedagogji e psikologji, më pas në Shënpetërburgdhe në Moskë, ku edhe i përfundon ato në vitin 1950, vit kur kthehet në Atdhe. Fillon detyrën e mësuesit në shkollënNormale. Më vonë do ta shohim drejtor të gjimnazit në Durrës dhe në vitin 1954 kalon në Ministrinë e Arsimit, drejtor i degësmetodike, për përgatitjen e programeve dhe të teksteve të shkollave parauniversitare. Më 1964 emërohet drejtor i Institutit tëStudimeve dhe Botimeve Shkollore dhe më 1969 drejtor i Institutit të Studimeve Pedagogjike. Shkroi e botoi studime përproblemin e vlerësimit të nxënësve, për metodat e të mësuarit, për format e organizimit të punës mësimore. Veçohen studimet“Metodat e të mësuarit”, “Modernizimi i procesit mësimor”, “Të mësuarit problemor” botuar në “Arsimi Popullor” dhenë “Revistën Pedagogjike”. Me studimin “Vazhdimësia e të mësuarit nga klasa IV në klasën V”, fitoi gradën shkencore“Bashkëpunëtor i vjetër shkencor”.

Nos

JO

SIF

I

27

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Petër ELEZI

Mësues i PopullitVeprimtar i arsimit dhe gjurmues i folklorit

Lindi në Shelcan të Shpatit dhe u rrit në mjediset e lagjes Kala të Elbasanit. Ndoqi arsimin fillor në shkollën Qendrore tëqytetit. Arsimin e mesëm e kreu në shkollën Normale. Ka marrë pjesë në shoqërinë “Bashkimi” dhe mbajti krahun antifeudal.U diplomua në vitin 1924 dhe po atë vit u emërua mësues në Shtërmen. Gjatë viteve 1926-1927, Ministria e Arsimit e ngarkoime organizimin e shkollave të internatit në prefekturën e Elbasanit, në Bërzeshtë të Qukësit. Punoi në Qarkun e Dibrës në vitet1927 deri më 1932. Në veprimtarinë e mëvonshme, Petër Elezi bëri emër si organizator kombëtar në Jugun e Shqipërisë. Nëvitet 1932 deri më 1938 ishte kryemësues në Delvinë, Përmet e Himarë. Gjatë viteve ’30 shquhet si mbledhës i folklorit dheleksikut. Në vitin 1938 shkon për studime të larta në Universitetin e Lionit në Francë. Pushtimi fashist e gjeti në Tiranë, drejtornë shkollën e Kuqe. Më vonë inspektor i arsimit në prefekturën e Tiranës. Më 1941 emërohet inspektor në Trevën eMaqedonisë. Bën disa botime, si: “Puna në shkollë”, “Ndihmësi i mësuesit”, një libër me njëmijë faqe. Më 1943-44 ishtedrejtor i gjimnazit të Pejës. Diktatura komuniste në Shqipëri e burgos. Pas viteve të burgut shkruan tekstin e gjuhës shqipe përklasat e pesta e të gjashta. Bashkëpunon me Sterjo Spassen dhe vazhdon të botojë tekste mësimore. Më 1958 botoi“Ushtrime morfologjike”. Aktivizohet nga Ministria e Arsimit në hartimin e programeve dhe metodikave. Botoi “Përmbledhjekomentesh mbi pjesë leximi”. Petër Elezi la dorëshkrim “Fjalori shpjegues i shqipes” me rreth 50 mijë fjalë e dorëshkrimeme përmbledhje folklori, etnografi, frazeologji e shënime historike. P

etër

ELE

ZI

28

Album tregues nga Sami Domni

Qamil GURANJAKU

Mësues i PopullitShkrimtar, Atdhetar dhe Veprimtar i arsimit

Arsimin fillor e kreu në vendlindje, po ashtu edhe atë të mesëm në shkollën Normale në vitin 1933. Punoi si mësues nëfshatin Skore të Pogonit në Gjirokastër (1933); në Kastriot të Peshkopisë (1934); në Labinot të Elbasanit (1935); në shkollëne Kuqe të Tiranës (1939) dhe në shkollën Ushtrimore pranë Normales (1940). Ka marrë pjesë aktive në Luftën Antifashiste.Pas çlirimit ishte kryeredaktori i parë i gazetës “Luftëtari”, pastaj punoi në Ministrinë e Arsimit, anëtar i degës së kontrollit,shef i arsimit fillor, kryeinspektor dhe nënkryetar i degës së shkollave. Veprimtaria pedagogjike e shkruar e Qamil Guranjakut,i ka fillesat në vitet ’30 me shkrimet e tij në revistën “Normalisti”, ku shprehet kundër pedagogjisë autoritare, pro idealevepedagogjike përparimtare të kohës. Gjatë reformës arsimore të vitit 1946 u shqua për ndihmën që dha në luftën kundëranalfabetizmit, për përgatitjen e kuadrit të arsimit. Krijimtarinë në fushën e letërsisë e nisi kur ishte nxënës në shkollën Normale.Shkroi novela e tregime, si: “Me bukë e pa bukë”, “Bonjaku”, “Ankimi i lypësit”, “Vajza e agait”. Me temën shoqërore tëkohës që trajtoi, Qamil Guranjaku është shkrimtar i letërsisë për fëmijë në vitet ’30. Ai botoi më 1935 vëllimin “Lulet e mia”,si dhe tregime e vjersha për nxënësit e shkollës fillore. Është shquar edhe për letërsinë didaskalike në prozë dhe poezi, kurenditet ndër të parët në këtë lëmë, qysh kur ishte mësues. Pas vdekjes së tij në vitin 1949, u botuan vëllimet me tregime “Tetëditë pa bukë” (1959); vëllimi me poezi “Xixëllonjat e vogla” (1967); “Tregime të zgjedhura për fëmijë” (1975) dhe“Poezi të zgjedhura për fëmijë”. Për të nderuar emrin e tij, një shkollë në Elbasan mban emrin “Qamil Guranjaku”.

Qam

il G

UR

AN

JAK

U

29

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Qemal HAXHIHASANI

Mësues i PopullitPedagog, Personalitet shkencor në Folkloristikë

Lindi në Elbasan në vitin 1916. Në vendlindje kryen shkollën fillore dhe të mesmen Normale. Përfundon studimet e larta nëInstitutin e Lartë Pedagogjik në Tiranë. Punoi si arsimtar në Luzni të Dibrës dhe Peshkopi, Kolanec e Sulë të Korçës. Në vitin1941-1944 punon si mësues në Tetovë, ndërsa më 1949 emërohet në Institutin e Kulturës Popullore, deri në fund të vitit1990. Qemal Haxhihasani veçohet për studimet në fushën e kulturës popullore, me botimin e një vargu të gjatë monografish,studimesh, artikujsh shkencorë, tekstesh mësimore për shkollat e larta etj. Bibliografia e botimeve të tij arrin shifrën 275 titujapo zëra brenda periudhës 1938-1991. Ka meritën e botimit të Korpusit të Folklorit Shqiptar, sipas gjinive. Gjatë një harkukohor 55-vjeçar bëri një punë kolosale, në dobi të krijimtarisë popullore. Në studimet e botimet e tij janë shkrirë në një tëvetme folkloristi, etnologu, bibliografi e mësuesi. Në ekspeditat që ndërmori në terren, në mbarë Shqipërinë, mblodhi njëmaterial të gjerë folklorik, leksikor, dialektologjik, të cilin e ka sistemuar sipas krahinave, lëndës, gjinisë e tematikës në 87vëllime të daktilografuara, me rreth 20588 faqe. Ato përmbajnë këngë kreshnikësh, historike, lirike, përralla, legjenda, gjëegjëza,fjalë të urta, fjalë të rralla, toponime, të dhëna për figurat mitologjike. Qemal Haxhihasani shpëtoi nga harresa këtë potencialtë madh të kulturës kombëtare. Punimet e tij janë vlerësuar nga studiues dhe albanologë të njohur, si: Marin Lamberc,Brendnili i Universitetit të Gëtingenit, sllavisti i njohur i Universitetit të Filadelfias A. Lord; gjermania H. Stein, danezi S. B.Jansen, studiuesit kosovarë A. Shala, A Berisha e shumë studiues të tjerë. Homeristja e njohur norvegjeze e Universitetit tëKopenhagës, Jensen në veprën e saj “Çështja homerike”, e krahason rolin që luante autoriteti i Qemal Haxhihasanit terapsodët e veriut, me atë rol që kishte ushtruar Pisistrati te Aedët, apo rapsodët e poemave homerike në festat e Panathinës.Për të nderuar këtë personalitet të shquar, një shkollë e Elbasanit mban emrin e tij. Q

emal

HA

XH

IHA

SA

NI

30

Album tregues nga Sami Domni

Rexhep PEZA

Mësues i Popullit

Mbasi mbaron shkollën “Plotore”, vazhdon studimet e mëtejshme në gjimnazin e Manastirit, të cilat i përfundon më 1915.Detyrën e mësuesit e ka filluar në Elbasan, në shkollën fillore “Kristoforidhi” në lagjen Kala për të vazhduar në shkollën“Plotore”. Më pas do të shkojë në Lushnjë. Ishte i brumosur me ide përparimtare demokratike dhe merr pjesë aktive nëShoqërinë “Bashkimi”. Në Lushnjë ka punuar si drejtor shkolle për tre vjet dhe u kthye përsëri në Elbasan. Kushtet ezhvillimit të arsimit në ato kohë kanë qenë të vështira, por ai i përballonte me dëshirën e madhe për të shërbyer sa më mirë, mepasion dhe kompetencë profesionale. Në ato vite ka punuar në shkollat “Plotore”, “Agimi” etj., me vlerësim për çdo orëmësimi e për çdo lëndë. Edhe orën e mësimit për punë dore do e vlerësonte njësoj si për të tjerat. Kujdesej shumë përpërgatitjen e mjeteve mësimore, të plan-konspekteve. Gjithmonë kishte dëshirë që për çdo gjë të këshillohej me kolegët e tij.Ai thoshte se kur merr edhe mendimin e tjetrit, ora e mësimit del më e mirë. Ka qenë njeri përparimtar, përkrahte zhdukjen edallimit fetar. Me ndihmesa është edhe puna që bënte për gjallërimin e jetës kulturore në qytet. Në shkollën ku punonte ngrintegrupet artistike dhe jepte programe për nxënësit dhe prindërit e shkollës. Për një kohë të gjatë ka qenë drejtor në shkollën“Plotore”, më pas në shkollën Normale si mësues i gjuhës shqipe. Deri në daljen në pension u shqua si mësues e qytetarshembullor, duke lënë emrin e mirë te kolegët që bashkëpunoi për 40 vjet me radhë si misionar i diturisë dhe te nxënësit dukemerituar mirënjohjen e tyre.

Rex

hep P

EZ

A

31

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Sabahedin BOBRATIMësues i Popullit

Mësuesi e drejtuesi i talentuar, Metodist, Didakt, Autor tekstesh

Lindi në një familje intelektuale me tradita atdhetare dhe arsimdashëse, që pas mbarimit tëshkollës Normale me rezultate të shkëlqyera, do ta fillonte karrierën e tij të misionarit të dijesnë Peshkopinë e largët, ku do të dallohej që në fillim për aftësi të rralla pedagogjike. Nëverën e vitit 1950 kreu të parin kurs të kualifikimit për mësues të shkollës 7-vjeçare në profilingjuhë shqipe-letërsi me rezultate të shkëlqyera. Më pas u emërua në shkollën Ushtrimorepranë Normales, ku udhëhoqi praktikat pedagogjike të kandidatëve për mësues. Më vonëdo të emërohet drejtor në Gostimë, drejtor në Selvijas, ku punoi edhe si anëtar i Këshillitarsimor të Qarkut për zonën e Sulovës. Nga shtatori i vitit 1957, derisa doli në pension, në vitin 1985, për afro 30 vjet ky mësuese metodist i zoti, autor i disa teksteve shkollorë e përkthimeve, me pasion dhe përkushtim, me ndihmesa kaq të mëdha për arsiminkombëtar, do të punonte pa u lodhur, me atë seriozitet në shkolla të Fushë-Krujës. Nga ai komunitet, për sjelljen e punën e tij,meritoi gjënë më të madhe që e uron çdo njeri, mirënjohjen e tyre. Duke qenë një mësimdhënës i përgatitur mirë për lëndën qëjepte, si edhe njohës i mirë i gjuhëve të huaja, gjermanisht që e ka gjuhën e nënës, frëngjisht dhe italisht, Sabahedini dha ndihmesëne tij në përgatitjen e teksteve e programeve mësimore. Gjatë periudhës kohore që punoi në Fushë-Krujë, me urdhër të ministrittë Arsimit, u shkëput dy herë nga katër vjet për hartimin e teksteve të shkollës 8-vjeçare e të mesme. Është autor dhe bashkautori shumë teksteve mësimore, artikujve të ndryshëm shkencorë të botuar në Buletinin e Akademisë së Shkencave; Monografi ebroshura rreth sistemeve pedagogjike dhe kritereve metodike; referime shkencore në seminare të organizuar nga Akademia eShkencave. Vetëm zotësia e tij profesionale dhe nevojat e ngutshme për mësues në atë kohë, i bënë të mundur Sabahedinit që tëpunojë në arsim, si edhe të jetë në detyra drejtuese. Megjithatë, jo rrallë herë është thërritur nga organet e sigurimit për tëbashkëpunuar me to, por ai diti të mbajë qëndrimin e njeriut të ndershëm, falë prejardhjes familjare e formimit të tij si njeri eintelektual. Edhe pse dora e diktaturës dhe e luftës së klasave nuk iu ndanë, ai diti të dalë mbi ta, me ndershmëri e punë të mëdha.Ishte horizonti i tij i gjerë intelektual, talenti i tij si mësues-artist, devotshmëria në punë, takti pedagogjik, fantazia në mësimdhënie.Për Sabahedinin ka aq shumë, sa studiuesve të historisë së arsimit i del për detyrë për të shkruar një monografi. Edhe pse punoijashtë qytetit ku lindi dhe u shkollua, Elbasani nuk e harron, por e nderon birin e tij. S

abahe

din

BO

BR

ATI

32

Album tregues nga Sami Domni

SALIH ÇEKA

Mësues i PopullitVeprimtar i arsimit kombëtar, Publicist

Lindi në Filat të Çamërisë në një familje atdhetare. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, arsimin e mesëm në gjimnazin eJaninës më 1911 dhe në vitin 1913, duke përfituar nga bursat që jepte Perandoria Osmane për nxënësit e dalluar, kreuInstitutin Pedagogjik 2-vjeçar në Bezanson, Francë. Në korrik 1913 vihet në dispozicion të Qeverisë Kombëtare të Vlorës.Më 27 shtator 1913 emërohet mësues në Normalen e Elbasanit, ku jep lëndën e pedagogjisë, psikologjisë dhe logjikës. Ngakjo kohë ai kryen detyra të rëndësishme, si drejtor dhe inspektor i arsimit në Berat (1916); mësues në shkollën Normale(1917); sekretar në kryesi të kabinetit që doli nga Kongresi kombëtar i Lushnjës (1920); drejtor i shkollës Normale (1921);kryeinspektor i arsimit në Elbasan (1922); inspektor i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit (1923). Salih Çeka ka marrë pjesënë Kongresin e Lushnjës si përfaqësues i Sulovës të Qarkut të Elbasanit. Shkruan në gazetën që drejtoi “Ku vemi”. Parimetbazë të shkollës së re shqiptare, i ka shprehur në “Revistën Pedagogjike”, që ai drejtoi, 1922-1923. Luftoi që arsimi fillor tëishte i detyrueshëm e të drejtohej nga shteti, falas dhe i barabartë për djemtë e për vajzat, si edhe laik. Në faqet e gazetës “Kuvemi” e të “Revistës Pedagogjike” si edhe në Kongreset arsimore kombëtare të viteve 1922 e 1924, që u mbajtën nëTiranë, Salih Çeka ka zhvilluar një polemikë, duke mbrojtur laicizmin e shkollës. Në vitin 1920 botoi në Elbasan “Këndim ishpejtë e i shpjeguem për rendin III-IV të shkollave fillore”, më 1921 përshtati e botoi në Tiranë “Libri i parë i njehsimit”për shkollat fillore, rendi i parë. Më 1923 botoi “Mësime mbi shkencat fizike e natyrore me zbatime në shëndetësi,bujqësi, industri”. Përveç këtyre botimeve, ka bërë disa përkthime me karakter pedagogjik. Mban titullin “Qytetar Nderii Elbasanit”.Sal

ih Ç

EK

A

33

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

SIMON SHUTERIQI

Mësues i PopullitAtdhetar, Veprimtar i arsimit dhe Gjuhëtar

Lindi në një familje qytetare ku prirja ndaj arsimit, kulturës dhe atdhetarizmit, kishte përvijuar traditë. Nga nëna ishte nip iKostandin Kristoforidhit. Filloi punën e mësuesit në lagjen Shënkoll. Për shkak të mërisë së peshkop Jakovit, transferohet nëLlëngë të Mokrës, pastaj në Tushemisht të Pogradecit ku punoi dy vjet. Për shumë kohë shërbeu si mësues i gjuhës shqipe nëshkollën “Teboja”, në shkollën Normale dhe në Liceun e Korçës. Më 1908 ishte anëtar i klubit “Bashkimi” të Elbasanit. Moripjesë në Kongresin e Elbasanit më 1909 si dhe në Kongresin arsimor të Tiranës më 1922. Veprimtaria botuese e SimonShuteriqit, fillon përmes shkrimeve në gazetat e kohës qysh në dhjetëvjeçarin e parë të shek. XX. Në të bëjnë pjesë: “Abetarjashqip rrjeshuar në gjuhë të përbashkëme”, “Jetëshkrimi i Kostandin Kristoforidhit” (Manastir, 1911), “Ortografia eGjuhës shqipe” (1949), “Mendime e vërejtje rreth gramatikës shqipe” (Instituti i shkencave, 1951). Veprimtaria e SimonShuteriqit lidhet edhe me çeljen e shkollave shqipe në zonën e Shpatit. Njohja e disa gjuhëve të huaja klasike dhe moderne,intuita e zhvilluar gjuhësore, formimi i mirë filologjik, e ndihmuan atë të futej në problemet e gramatikës, gramatikës historike,etimologjisë, ortografisë. Në veprat e tij spikatin ato probleme gjuhësore që kërkojnë zgjidhje: pikëpamjet për krijimin e njëgjuhe të përbashkët letrare dhe rrugët për krijimin e saj; kujdesi për nxjerrjen në pah të thesarit të gjuhës së popullit. Qysh nëveprat e para të tij, vërehen përpjekje për të shkruar në një variant sa më të përbashkët, me trajta të përziera, karakteristikapër dy dialektet e gjuhës shqipe. Simon Shuteriqi ishte për krijimin e gjuhës letrare shqipe mbi bazën e gegërishtes jugore,elbasanishtes. Deri në fund të jetës së tij, kur vdiq në vitin 1951, ai bëri një punë të kujdesshme dhe të vazhdueshme përnjohjen e gjuhës së popullit dhe u përpoq ta ngrejë në gjuhë të kultivuar, siç dëshmojnë shkrimet dhe botimet e tij. S

imon

SH

UTE

RIQ

I

34

Album tregues nga Sami Domni

Sulejman HARRI

Mësues i PopullitVeprimtar i arsimit, Autor tekstesh, Metodist

Mësimet e fillores i mori në vendlindje, ku pati mësues Fejzullah Guranjakun, Mësues i Popullit. Gjatë Luftës I Botërore,Kryqi i Kuq Austriak i dha të drejtë studimi në shkollën Normale të qytetit të Linzit në Austri, të cilën e mbaroi në vitin 1923.U kthye në Shqipëri më 1923 dhe po këtë vit emërohet mësues, madje i pari mësues dhe drejtues në shkollën Ushtrimore,pranë Normales së Elbasanit. Më shumë se 10 vjet punoi në shkollën Ushtrimore; ishte mësues e drejtor i saj, njëkohësishtedhe pedagog në Normale ku jepte lëndën e mësimit të punës së dorës dhe të didaktikës. Në vitet 1935-1936 ushtroi detyrëne inspektorit të arsimit në prefekturën e Korçës dhe pastaj në atë të Vlorës deri në vitin 1937 kur u transferua në InstitutinFemëror “Nana Mbretëreshë” në Tiranë, ku dha lëndët pedagogji e psikologji. 7 prilli 1939 e gjeti në Institutin Femëror; kusë bashku me shokët organizuan qëndresën kundër fashizmit. Sulejman Harri nuk e veshi këmishën e zezë. Për rrjedhojë uarrestua dhe u internua në Porto Romano. U lirua pas kapitullimit të Italisë. Në vitin 1947 është mësues në shkollën “AliAgjah”. Në maj të këtij viti arrestohet me akuzën tradhëtar dhe agjent i amerikanëve, duke u dënuar me 101 vjet burg, porpas shumë vitesh doli nga burgu. Sulejman Harri u shqua si organizator e drejtues i arsimit në prefekturën e Korçës e Vlorës.Qe bashkëpunëtor i revistave “Mësuesi”, “Përpjekja shqiptare” dhe “Edukata e Re”. Në këtë të fundit bënte pjesë nëgrupin drejtues bashkë me Aleksandër Xhuvanin, Ali Cungun e Ahmet Gashin. Përktheu e përshtati librat “Ushtrime njehsimipër vitin I shkollor” dhe “Libër metodik e praktik të vitit II shkollor” nga autorë austriakë. Botoi së bashku me DhimitërPapariston “Këndimi për rendin V të shkollave fillore”. Bëri studimin për hartimin e dhjetëra faqeve të botuara për lëndëpraktike, mësime shembullore me pjesë teorike dhe praktike. Vjershat e tij didaktike “N’ullishtë”, “Portokalli”, “I bukurilum Shkumbin”, “Muaji i majit po afron” e shumë të tjera u hartuan posaçërisht si përbërës të orës mësimore.Sule

jman

HAR

RI

35

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Shyqyri DEMIRI

Mësues i PopullitDoktor në shkencat historike dhe arkeologjike, Atdhetar

Lindi në një familje, e cila ka nxjerrë figura të njohura atdhetare. Sulçebeu, gjyshi i tij, ishte pjesëmarrës në ngjarjet e viteve1878-1881 dhe në luftën për mbrojtjen e trevave Hot e Grudë. Për këtë veprimtari është burgosur nga Porta e Lartë. DemirSulçebeu, babai i Shyqyriut ishte anëtar i klubeve atdhetare të Elbasanit “Vllazëria”, “Bashkimi”, me ndihmesa të shquara nëngritjen e Flamurit më 25 nëntor 1912, përkrah Aqif Pashë Biçakçiut. Shyqyriu ka qenë anëtar i orkestrës frymore “Afërdita”të Elbasanit. Në vitin 1920, si pjesëtar i bandës muzikore, së bashku me shokët, shkoi në Vlorë për të përshëndetur fitorenndaj Italisë. Shkollën fillore e kreu në Elbasan. Më 1920 shkon në Austri ku mësimet e mesme i përfundoi në gjimnazin laik,duke mësuar latinishten dhe persishten; pastaj në Universitetin e Gracit, në degën histori-arkeologji. Veç diplomës mori edhegradën shkencore Doktor në histori dhe arkeologji. Qëndroi 15 vjet në Austri si pedagog e studiues në arkeologji. Në vitin1935 u kthye në Shqipëri, fillimisht mësues në shkollën Tregtare të Vlorës; nga viti 1936 punoi në gjimnazin e Shkodrës derimë 1939. Prej andej u transferua në Normalen e Elbasanit. Këtu dha lëndën e historisë deri në vitin 1967, deri kur doli nëpension. Në punën e tij 31-vjeçare, si mësues i historisë dallohet për nivel të lartë shkencor e pasion për lëndën e tij. Qysh ngaviti 1936 fillon të botojë artikuj në revistat dhe në gazetat kombëtare e lokale të kohës. Me vlera janë kumtimet e tij nëKonferencën kombëtare Albanologjike “Varret e Komanit dhe problemi i etnogjenezës së popullit shqiptar”. ShyqyriDemiri ishte bashkautor i tekstit “Historia e Shqipërisë”, pjesa I (1963). Ai la në dorëshkrim shumë studime, si: “Esnafet eElbasanit në fundin e shek. XVIII”. Në vitin 1960 Shyqyri Demiri ideoi dhe drejtoi ekspeditën shkencore-arkeologjike tëPazhokut, që dha të dhëna të rëndësishme arkeologjike për historinë dhe zhvillimin ekonomiko-shoqëror të rajonit të Elbasanitnë periudhën e bronzit. Në vitin 2006, u botua “Historiku i shkurtër i trevës së Elbasanit që nga neoliti deri më 1939”. S

hyqyr

i D

EM

IRI

36

Album tregues nga Sami Domni

Teki TELA

Mësues i PopullitMësuesi që punoi 22 vjet në shkollën Normale, Veprimtar i arsimit

Arsimin fillor dhe pak vite në shkollën Normale dhe më pas, për 10 vjet me radhë do të vazhdonte studimet e mesme dhetë larta në Linz dhe në Vjenë të Austrisë, duke u diplomuar për matematikë. Në vitin 1928 kthehet në vendlindje dhe fillondetyrën e mësuesit të matematikës në shkollën Normale deri në vitin 1950. Këtë vit, administrata totalitare e largoi nga kjoshkollë, duke qenë mësuesi i parë me arsim të lartë për lëndën e matematikës dhe e dërgoi për të dhënë mësim në disa shkolla7-vjeçare. Edhe këtu do të qëndronte pak vite për të përfunduar si mësues i matematikës në shkollën e natës për punëtorët eKombinatit të drurit, deri me daljen e tij në pension. Teki Tela ishte njeri shumë i zoti për lëndën që jepte, metodist, atdhetardhe me vizion të gjerë. Në ato vite ka bashkëpunuar me profesorë të zot e atdhetarë, si: Ahmet Gashi, Vasil Andoni etj. Dukeparë mungesën e teksteve shkollore, ai së bashku me bashkënxënësin e tij në Austri, zotin Ibrahim Babamusta, Mësues iPopullit, përgatitën dhe botuan kursin e plotë të matematikës për shkollat e mesme, duke i pajisur me tekst të veçantë. Meritëe veçantë e këtij botimi është edhe krijimi i fjalorit e i terminologjisë matematike, e sidomos gjeometrike, në gjuhën shqipe.Gjithashtu ndihmesë ka dhënë në hartimin e programeve shkollore dhe për lëndën e matematikës e të gjeometrisë, në botimine Revistës “Normalisti”, “Normalisti Shëtitës” (1932); botime me veprimtari pedagogjike, shkencore e kulturore. Teki Telaështë nismëtari dhe udhëheqësi për shëtitjet që bënin me maturantë nëpër krahina të ndryshme të vendit tonë. Me të hollat qëmbeteshin nga këto udhëtime, ai nxori në botim edhe “Librin e kujtimeve”, një broshurë kjo, që ruan edhe shënime evlerësime nga Sterjo Spasse, Vasil Vaska, Gjergj Fishta, Hil Mosi, Aleksandër Xhuvani, Safet Butka etj. Veç vlerave shkencore,didaktike e metodike, tekstet veçohen për bashkëkohëzimin me të rejat në fushën e terminologjisë matematike.Teki

TE

LA

37

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Vasil ANDONI

Mësues i PopullitAtdhetari, Pedagogu, Veprimtar i arsimit

I lindur në lagjen Kala në një familje atdhetare, mbasi mbaroi arsimin fillor në vendlindje, ndjek studimet në Stamboll, nëshkollën amerikane “Robert Kolegj” dhe në vitin 1926 shkon për studime në Strasburg, Francë në degën e Pedagogjisë. Paspërfundimit të studimeve kthehet në Elbasan dhe emërohet në shkollën Normale si pedagog për psikologjinë dhe pedagogjinë.Pastaj ka vazhduar në Liceun e Korçës e në shkollat e mesme të Tiranës. Gjatë gjithë kohës që punoi, kudo që të ishte tek aispikati dashuria e madhe për gjuhën shqipe. Tepër aktiv kundër pushtuesve italianë, duke organizuar demonstratën e parëantifashiste në Tiranë. Më vonë do të transferohet për të punuar në Prishtinë, për t’u kthyer më pas në Tiranë. Punoi me samundi për çështjen e Kosovës dhe të Çamërisë. Veprimtar i shquar për interesat kombëtare, nacionalist. Botoi gazetën“Flamuri”, ku bashkëpunuan intelektualë të shquar shqiptarë në emigracion. Përfaqësoi denjësisht emigracionin shqiptar nëkuvende ndërkombëtare.

Vasi

l AN

DO

NI

38

Album tregues nga Sami Domni

VASIL LLAPUSHI

Mësues i PopullitVeprimtar i arsimit dhe kulturës, Metodist, Mësues i talentuar

Ishte përhapës i gjuhës shqipe, mësues, metodist, atdhetar, klerik ortodoks, mbledhës i folklorit. Mësimet e para i mori nëshkollën greke të lagjes, kurse të mesmen në Selanik dhe në Manastir në vitin 1910. Më 1908 u regjistrua anëtar në klubin eshqiptarëve të Manastirit. Ishte atje, kur zhvilloi punimet Kongresi i Manastirit për alfabetin shqip. Kjo ngjarje historike lagjurmë të thella tek ai dhe përcaktoi rrugët e drejtimet e tij në jetë. Ishte ndër të parët që këtë alfabet e bëri të vetin dhe uamësoi bashkëqytetarëve të tij. Pas mbarimit të shkollës, u kthye në Elbasan dhe u emërua mësues i gjuhës greke në shkollënpranë kishës në lagjen Shënkoll. Për ndihmesën e tij në pavarësinë e kishës shqiptare, u zgjodh delegat në Kongresin e parëtë Kishës autoqefale shqiptare, që u mbajt në Berat më 1922. Kongresi e zgjodhi sekretar dhe më 1 janar 1924 dekorohetnga kjo kishë. Mori pjesë përkrah forcave patriotike e demokratike në shoqërinë “Bashkimi” të Elbasanit, u aktivizua sinënkryetar i komitetit të ngritur në këtë qytet për të ndihmuar Luftën e Vlorës. Shprehje e kundërshtimit të pushtimit tëShqipërisë nga Italia fashiste dhe e italianizimit të shkollës sonë, qe dorëheqja e tij më 1942 nga detyra e inspektorit të arsimit.Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, u zgjodh anëtar i Këshillit Antifashist dhe pas Luftës II Botërore, anëtar i Këshillit Popullor.Vasil Llapushi ka qenë mbledhës i pasionuar i krijimtarisë popullore, sidomos i këngëve epiko-historike dhe i atyre lirike tëzonës së Shpatit, duke e radhitur atë në grupin e folkloristëve të njohur të Elbasanit. Si mësues i gjuhës shqipe punoi për afro40 vjet në shumë shkolla të qytetit dhe në Normale, ku dha mësimin e gjuhës shqipe e të letërsisë. U shqua për përgatitjeshkencore, si metodist e mbi të gjitha veçohet për pasionin ndaj gjuhës shqipe. Veprimtaria e tij u shfaq jo vetëm në fushën earsimit, por edhe në atë të kulturës dhe në veçanti të teatrit së bashku me Abedin Çaushin. Është dalluar si regjisor, organizatori teatrit amator të qytetit, duke vënë në skenë dramat “Cubat”, “Kopraci”, “Lulja e kujtimit” etj. Në vitin 1953 doli nëpension. Vitet e fundit, deri kur vdiq në vitin 1963, i kaloi pranë bibliotekës “Qemal Baholli” të qytetit ku dha ndihmesë nësistemimin e fondit të librave.Va

sil

LLAP

US

HI

39

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Agni TODHRI

Mësuese e merituarE para vajzë elbasanase e shkolluar në Perëndim, Veprimtare e Arsimit

Përmendet me shumë respekt për vlerat e saj si mësuese, si metodiste dhe si qytetare tepër fisnike. Lindi në një familjeqytetare intelektuale, me traditë shekullore në arsim. Mësimet e para i mori në Durrës dhe më pas, me ndërmjetësinë eatdhetarëve elbasanas, shkollën fillore e të mesme në Grac të Austrisë dhe në vazhdim në Vjenë për pedagogji e psikologjishkollore. Ka punuar si mësuese në arsimin fillor në Grac dhe për dy vjet edhe në Vjenë. Në vitin 1920 kthehet në Shqipëridhe emërohet drejtoreshë shkolle në Shkodër. Në vitin 1921 punon si drejtoreshë e shkollës Femërore në Tiranë. Në vitet1922-1938 punon drejtoreshë e shkollës fillore “Drita” në Elbasan. Në vitet 1938-1944, drejtoreshë e shkollës foshnjore“Emin Haxhiademi” Elbasan. Prej vitit 1944-1951, shërbeu si mësuese në shkollën 7-vjeçare “Naim Frashëri”. Është epara vajzë e shkolluar jashtë shtetit nga Elbasani në fushën e pedagogjisë e psikologjisë shkollore; e ndoshta e para në vendintonë për arsim të specializuar. Është shquar gjatë tërë karrierës së saj në fushën e mësimdhënies, si metodiste e didakte, dukepunuar me përkushtim shembullor për futjen e metodave të përparuara, duke i dhënë përparësi, që në ato vite, punës sëpavarur e krijuese të fëmijëve. Ka qenë gjithmonë e palodhur dhe në ndihmë të mësuesve të tjerë. Zotëronte disa gjuhë tëhuaja dhe si rezultat i kësaj dhuntie përkthente literaturë të huaj pedagogjike dhe me to ndërtonte punën për punë metodikeme kolegët mësues. Ka botuar shumë shkrime për probleme pedagogjike në shtypin e kohës. Në historikun e Arsimit elbasanasdhe në opinionin qytetar, zonja Agni Todhri, siç është thërritur dhe vazhdon të kujtohet edhe sot e kësaj dite, ka mbetur si njëzonjë e nderuar, një Personalitet i shquar i arsimit kombëtar, duke zënë një vend të nderuar në librin “Elbasani-Enciklopedi”.

Agni

TO

DH

RI

40

Album tregues nga Sami Domni

Abdyl KAJANAKU

Mësues i merituarMësues, Metodist, Didakt, Veprimtar i arsimit

Pasi merr mësimet e para në shkollën Plotore dhe mbaron Normalen e Elbasanit, do të fillojë karrierën e mësuesisë. Shumëshpejt emëroret drejtor arsimi në Durrës. Pas një përvoje të mirë në pak vite si mësues, në vitin 1937 fillon studimet e larta nëInstitutin Zhan Zhak Ruso për Psikologji dhe Pedagogji në Zvicër. Pasi kthehet në atdhe, fillon punë në Ministrinë e Arsimit siinspektor për degën pedagogjike. Më pas do të jetë mësues në shkollën Normale dhe në Liceun e Korçës. Për të punuar mëtej për tetë vjet në shkollën pedagogjike të Shkodrës. Do të rikthehet përsëri në Normale dhe në Institutin e Lartë Pedagogjiknë lëndën e psikologjisë dhe të pedagogjisë, që u hap në Elbasan, për të qëndruar deri në daljen e tij në pension. Në revistatshkencore të kohës ka botuar studime për probleme të psikologjisë e pedagogjisë. Është shquar si përkthyes duke dhënëinformacion nga pedagogjia bashkëkohore perëndimore, kryesisht në revistën “Normalisti”. Ishte zotërues i disa gjuhëve tëhuaja. Abdyl Kajanaku, si punëtor i devotshëm i shkollës elbasanase dhe asaj kombëtare, meriton vlerësimin e lartë jo vetëmsepse ngritën, së bashku me kolegët, themelet e shkollës shqipe, por mbi të gjitha, shpirti i tyre atdhetar e demokrat dha dritëpër alfabetin dhe shkrimin e shqipes së sotme. Kudo që punoi, në shkolla të mesme apo në Institutin e Lartë Pedagogjik, dotë shquhet për profesionalizëm, për pasion e përkushtim në detyrë, duke përcjellë për gjithë ato vite një emër të nderuar tëmësuesit, metodistit e didaktit dhe mbi të gjitha të qytetarit shembullor. Është udhëheqësi kryesor i pedagogjisë praktike, njehmirë problemet e shkollës fillore e të mesme, është iniciues i futjes së metodave të reja në shkollën Ushtrimore. Kudo qëpunoi, në Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Korçë, Shkodër e Elbasan, përcolli emrin e mësuesit dhe qytetarit elbasanas të nderuarpër breza të tërë. Për autoritetin pedagogjik të konsiderueshëm, ai mbajti leksionin e parë në përurimin e Institutit të LartëPedagogjik në Shkodër, më 1 shtator 1957. Akademiku, Prof. Ylli Popa ndër të tjera shkruan: “… Prof. Abdyl Kajanaku,intelektuali i qytetarisë elbasanase”.Abdyl

KAJA

NAK

U

41

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Adem JAHJA

Mësues i merituarAtdhetar dhe Veprimtar i arsimit

Mësimet e fillores i mori në vendlindje, ku mbaroi edhe shkollën Normale në vitin 1924. Anëtar aktiv i shoqërisë “Afërdita”,orkestrant në bandën muzikore të saj. Në gusht të vitit 1920, merr pjesë në udhëtimin e kësaj orkestre frymore për në qytetine Vlorës. Merr pjesë në të gjitha veprimtaritë atdhetare dhe artistike të shoqërisë. Punon si mësues, pas mbarimit të Normales,në fshatrat Dorëz e Gizavesh, 1924-1927; në Shijak, 1927-1929; në Peshkopi, 1934-1935 dhe në Peqin si drejtor shkolle,1935-1936; në Elbasan dhe përsëri në Peqin në vitin 1941. Në vitin 1944 merr pjesë në Kongresin e arsimtarëve antifashistënë Mollagjesh të Elbasanit. Detyrën e arsimtarit e ushtroi nga viti 1924 deri më 1964, kur doli në pension. Ishte pjesëtar aktivi Shtëpisë së Kulturës së qytetit të Elbasanit, njeri i formuar dhe me shpirt artisti. Ka krijuar prozë e poezi, shkrime, të cilat pasvdekjes së tij në vitin 1987, shohin dritën e botimit në një vëllim të veçantë.

Adem

JAH

JA

42

Album tregues nga Sami Domni

Adem PARALLOI

Mësues i merituar

Pasi mbaroi shkollën “Normale”, karrierën e tij të mësuesisë do ta fillonte në zonën e Gramshit, me detyrën e mësuesit,drejtorit të shkollës dhe inspektorit të arsimit. Gjatë kryerjes së detyrës është shquar për seriozitetin në punë, pasionin dhepërkushtimin, duke merituar vlerësimet që i kanë bërë autoritetet e arsimit si edhe komuniteti shkollor. Përparësi e punës së tijvazhdimisht ka qenë vetëkualifikimi për ngritjen e tij në nivel shkencor, metodik. Pas përfundimit të studimeve të larta në degënGjuhë-Letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës u caktua zv/drejtor në Labinot Mal. Më pas do të vazhdojë si drejtor shkolle nëCërrik, tashmë i formuar si kuadër drejtues, falë përvojës së gjatë dhe aftësive të tij organizative. Aftësitë e tij u dalluan nëorganizimin dhe administrimin e shkollës; në mënyrë të veçantë në analizat e thella problemore të veprimtarisë nëpërmjet këshillavepedagogjike. Organizoi mirë punën kualifikuese në bazë shkolle, duke dhënë ndihmesë të veçantë në probleme të rëndësishme tëciklit fillor. Përparësi të veçantë ka treguar në punën metodike sidomos me mësuesit e rinj. Në marrëdhënie me kolegët, menxënësit dhe me prindërit e shkollës, ka bërë që të zgjidheshin shumë probleme që lidhen me shkollën. Një punë të mirë katreguar edhe si mësues në gjimnazin e Cërrikut. Në kulmin e veprimtarisë së tij cilësore, administrata totalitare e kohës organizondemaskimin publik, organizuar nga Partia në Elbasan dhe cilësohet si armik i Pushtetit Popullor; i hiqet e drejta e profesionit tëmësuesisë. Sipas praktikës së kohës e dërgojnë punëtor krahu në një fermë. Megjithatë, zbatoi detyrimin që iu dha duke punuarmirë, serioz dhe punëtor. Pas një kohe relativisht të gjatë kthehet në profesionin e tij të mësuesisë. Me ardhjen e demokracisëfillon punë si mësues në gjimnazin “Dh. Todhri”. Për rezultate të larta në mësimdhënie, si organizator, aktiv në zhvillimin eproceseve demokratike, kryen detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Arsimore të Rrethit për katër vite me radhë, duke e kryer mesukses këtë detyrë në një kohë të vështirë. Për punën e tij, Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën vlerësime të larta për të si Drejtortë Drejtorisë Arsimore. Është dalluar si administrator dhe organizator i zoti. Gjatë gjithë kohës së punës në këto dy detyra tërëndësishme është vlerësuar për punën e tij për përkushtim dhe kompetencë, duke dhënë ndihmesën e tij në arritjet e rrethit tëElbasanit në fushën e arsimit.Adem

PAR

ALL

OI

43

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Agim HOXHA

Mësues i merituarMësuesi i talentuar, që u vlerësua vetëm në Demokraci

Megjithëse nga arsimi fillor, 7-vjeçar, i mesëm dhe deri në përfundim të Universitetit të Tiranës me rezultate të shkëlqyera,dega matematikë, asnjëherë nuk iu tha një fjalë e mirë për punën e tij. I saktë në mësimdhënie, i sjellshëm me këdo, mekolegët e tij, që aq shumë e respektonin, me fëmijët e fshatit ku kaloi më shumë se 20 vjet pranë tyre. Dhe e gjitha kjo, se iati, një intelektual i zoti, ishte i dënuar për politikë. U deshën ndryshimet demokratike, që mësuesit të nderuar t’i jepej vendii nderuar. Pas gjithë atyre viteve të punës si arsimtar në zonat e Qarkut të Elbasanit, si: në Mollagjesh, Peqin, Belsh, Shmil etj.,në vitin 1991 do të caktohet mësues në gjimnazin “Dh. Todhri”. Në këtë shkollë, kolegët që punuan me Agimin, nxënësit qëpatën fatin ta kenë mësues në lëndën e matematikës si edhe prindërit e tyre, do të bënin vlerësimet më të larta. Ishte mësuesi talentuar, kërkues ndaj vetes dhe ndaj nxënësve, metodist dhe veprimtar shoqëror. Fitoi në komunitetin elbasanas simpatinëdhe dashurinë e të gjithëve dhe për këtë arsye, më 1992 e zgjodhën deputet në legjislacionin e parlamentit të parë demokratiknë Shqipëri. Më pas do të aktivizohet në administratën shtetërore, duke e mbyllur jetën e tij në moshë fare të re, si drejtor imarrëdhënieve me publikun në Bashkinë e qytetit. Për punën që bëri dhe emrin që la pas, Agim Hoxha është vlerësuar ngaKëshilli bashkiak i qytetit me titullin “Qytetar Nderi i Elbasanit”.

Agim

HO

XH

A

44

Album tregues nga Sami Domni

Agim KURRIZI

Mësues i merituarMetodist, Drejtues, Veprimtar i Arsimit

Mësimet e para i mori në vendlindje. Në vitin 1954 përfundoi Normalen. Gjatë gjithë karrierës së tij në sferën e arsimit, kapunuar si mësues, drejtues, metodist, organizator. Kryen studimet e larta në Universiteti e Tiranës, në Fakultetin e Shkencavetë Natyrës, dega Biologji-kimi. Ka punuar si mësues gjatë viteve 1954-1957 dhe 1975-1981; pedagog në Institutin e LartëPedagogjik në vitet 1971-1973; në Universitetin e Elbasanit në vitet 1990-1996, duke dhënë metodikën e Biologjisë dhedrejtuar praktikat pedagogjike me studentët. Ka punuar si drejtues në shkolla tetëvjeçare e të mesme, drejtor i Kabinetitpedagogjik. Kryetar i komisionit të arsimit e kulturës në Këshillin Popullor të rrethit. Gjatë tërë veprimtarisë së tij pedagogjikeështë shquar dhe vlerësuar si punëtor, me kualifikim cilësor si mësimdhënës dhe drejtues shkolle. Po kështu tepër serioz dheme kompetencë ka drejtuar Seksionin e Arsimit dhe Kulturës për rrethin e Elbasanit. Me pasion të lavdërueshëm për punëteksperimentale, në ngritjen e kabineteve mësimore, funksionale për lëndën që jepte, koleksionist i parë dhe i vetmi për serinëe llojeve të fluturave. Agim Kurrizi është autor i disa studimeve në fushën e pedagogjisë dhe të shkencave Biologjike, referuesnë sesione shkencore dhe në Konferenca pedagogjike, veprimtari këto që përbëjnë një përvojë të tërë në fushën e arsimit dhekërkimit shkencor. Ka botuar në organe të shtypit pedagogjik: “Njohja dhe studimi i vendlindjes” (1971); “Fluturat editës të Shqipërisë” (1984); “Mënyrat e jetesës dhe ciklet biologjike të disa insekteve dëmtues të drunjve pyjorë efrutorë” (1981-1986); “Mbi këshillin pedagogjik” (1972); “Zhvillimi i arsimit në Qarkun e Elbasanit” (1980); “Rrezatimetë traditës Arsimore” (2007). Dha ndihmesë për problemet e historikut të arsimit për trevën e qytetit të tij.Agim

KU

RR

IZI

45

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Agron STRINGA

Mësues i merituarVeprimtar i arsimit, Metodist, Mjeshtër sporti

I lindur në një familje me traditë arsimore dhe atdhetare, Agroni do të brumosej dhe edukohej në atë mjedis intelektual, përt’u bërë një personalitet i arsimit dhe një veprimtar i shquar shoqëror. Shkollimin fillor dhe të mesmen Normale do t’i përfundonteme rezultate të shkëlqyera. Fillimisht do të studionte për matematikë-fizikë në Institutin Pedagogjik në Tiranë, por e ndërpreuatë; për ta vazhduar në vitet ’60 në Universitetin e Tiranës dhe diplomohet mësues për Gjuhë – Letërsi. Punon si mësues nëshkollat 7-vjeçare dhe të mesme dhe për pak kohë edhe si pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik të Elbasanit. Por Agroni,falë inteligjencës, përkushtimit dhe vizionit të tij, do të punojë dhe kontribuojë si një metodist i nivelit të lartë, duke punuar nëKabinetin pedagogjik të Elbasanit në detyrën e drejtorit. U bë figurë qendrore në grupet arsimore të rrethit dhe u vlerësuaedhe nga Institucionet arsimore qendrore në rang kombëtar. I prirur, me një përgatitje shkencore të kompletuar, Agroni u bënjohës shumë i mirë i metodave të përpunuara të mësimdhënies. Në Konferencat shkencore e seminaret, rrezatoi përvojëpozitive në masën e mësuesve të një cilësie të lartë, gjë që kontribuoj për të ngritur në një shkallë të lartë mendimin pedagogjiknë rrethin tonë. Në seminaret që përgatiste për raportet, analizat, dukej dora e specialistit, për saktësinë e mendimit, përrrezatimin e përvojës që përcillte. Po kështu, do të ndihmonte me mendime prej specialisti cilësor në zbatimin e planeve eprogrameve për klasë e lëndë të veçanta dhe sidomos për klasat e larta të ciklit 8-vjeçar dhe ato të shkollës së mesme.Agroni, me punë pasionante dhe profesionale, studioi, përgjithësoi dhe përhapi përvojën e përparuar të drejtimit të shkollës,funksionimin cilësor të këshillit pedagogjik të shkollës. Agron Stringa do të përmendet dhe do të shquhet edhe si veprimtarshoqëror. Për shumë vite me radhë, do të jetë shembulli i futbollistit dhe i trajnerit të suksesshëm të futbollit për Elbasanin.Mban titullin “Qytetar nderi i Elbasanit”. A

gro

n S

TR

ING

A

46

Album tregues nga Sami Domni

Alemshah BEDHIJA

Mësuese e merituarMësuese e talentuar, Metodiste e shquar

Vite të shkuara, do të vraponin prindërit nga të gjithë anët e Elbasanit, për të çuar fëmijën në klasën e parë te mësueseAlemshah. Është një emër që kurrë nuk do të harrohet, por vazhdon të kujtohet me nderim; për kulturën e saj, për aftësitë emëdha që mbarte në vullnetin, pasionin dhe përkushtimin e saj, si mësuese, si metodiste dhe mbi të gjitha si njeri. E lindur nënjë familje arsimdashëse, pas mbarimit të shkollës Normale, do ta niste misionin e saj të mësuesisë në Selenicë të Vlorës. Pasnjë kohe të shkurtër do të transferohet në shkollën 7-vjeçare në Peqin, ku do të punojë për gjashtë vite, duke dhënë mësim nëfillore. Pas tetë vite pune në shkolla të ndryshme, kthehet në Elbasan, duke filluar në shkollën Ushtrimore dhe për të vazhduargjatë pandërprerje deri në mbylljen me shumë sukses të karrierës arsimore me daljen e saj në pension. Gjithë ato vite pune tëlodhshme, por edhe kënaqësie që lum kush i provon, ka dhënë mësim vetëm në klasën e parë. Në bashkëpunim me Ministrinëe Arsimit, ka eksperimentuar futjen e nxënësve 6-vjeçare në klasën e parë. Po kështu, në bashkëpunim me të vëllanë,mësuesin dhe metodistin e shquar, Mësuesin e Popullit Gani Bedhija ka punuar për hartimin e Abetares. Është me ndihmesaedhe në shkrimet metodike, problemore dhe përgjithësim përvoje në organet e shtypit arsimor, si në Revistën Pedagogjike,gazetën “Mësuesi”, në revistën “Shkolla Fillore”; gjithmonë në ndihmë të mësuesve të klasave të para të shkollës fillore. Falënivelit të lartë kualifikues është dalluar edhe në zbatimin e metodave pedagogjike. Alemshah Bedhija është një emër që mepersonalitetin e saj, i bën nder historikut të arsimit elbasanas dhe atij kombëtar.

Ale

msh

ah B

ED

HIJ

A

47

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Ali SHASHAJ

Mësues i merituar, Profesor, Doktor në gjuhësi, Drejtues i talentuar, Metodist,Veprimtar i arsimit

Si shumica e familjeve elbasanase, përfundoi studimet e mesme në shkollën Normale në vitin 1956. Do ta fillojë veprimtarinëe mësuesisë në fshatin Dragot të rrethit të Elbasanit. Ndërkohë përfundoi studimet e larta në degën gjuhë-letërsi në fakultetine Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1960 do të jetë për disa vjet drejtor në shkollën 7-vjeçare në Shtëpaj dhe mëvonë për shumë vjet drejtor i suksesshëm në shkollën 8-vjeçare “J. Dilo”, që në ato vite ishte modeli i përgjithësimit tëpërvojës së përparuar për të gjitha shkollat e rrethit. Më pas, për dhjetë vite punon si mësues i gjuhës shqipe në shkollënNormale, duke vazhduar njëkohësisht edhe si pedagog i jashtëm në Universitetin “A. Xhuvani”, ku për një periudhë pesëvjeçaredrejton fakultetin e mësuesisë. Është autor tekstesh për studentët e Universitetit; ka botuar mbi 10 libra, tekste universitare siedhe 4 libra për shkollën 8-vjeçare. Gjatë tërë veprimtarisë së tij, si mësues e pedagog, si veprimtar arsimi dhe shoqërore, sidrejtues shkolle apo rrethesh shkencore në Universitet, Ali Shashaj është shquar për kulturën e lartë shkencore dhe metodike,si mësimdhënës dhe mbi të gjitha si njeri i ndershëm e punëtor. Shembullor në marrëdhënie me nxënësit e prindërit e tyre, mekolegët e tij kudo që ka punuar, tepër modest për gjithë atë ndihmesë që ka dhënë në dobi të arsimit në qytetin e tij dhe në atëkombëtar. Për punën e tij ka marrë vlerësime si nga autoritetet arsimore vendore, ashtu edhe nga ata shtetërore e arsimore nënivel qendror.

Ali

SH

AS

HAJ

48

Album tregues nga Sami Domni

Anastas PAPARISTOMësues i merituarVeprimtar i arsimit, Mësues i talentuar, Metodist dhe Drejtues i zot

I lindur dhe i rritur në një mjedis intelektual, i edukuar nga prindër për ta dashurqytetin e tij, Anastas Paparisto iu përkushtua me të gjitha aftësitë e tij intelektuale eqytetare, zhvillimit të arsimit e kulturës në qytetin e tij. Anastasi përfundoi studimet e

mesme në Normalen e vendlindjes dhe menjëherë filloi karrierën e arsimtarit në Krutje të Lushnjës dhe më pas, në vitin 1961,do të ngjiste shkallët e Universitetit të Tiranës për të studiuar për Kimi dhe Biologji. Pas përfundimit të studimeve të larta, nëvitin 1965 deri në vitin 1970, Anastasi do të punonte në shkollën 8-vjeçare në fshatin Shalës dhe më 1970, për të punuar plotshtatë vjet si pedagog i Kimisë në Institutin e Lartë Pedagogjik të Elbasanit. Në laboratorin e Kimisë, të cilin e gjeti pjesërishttë pajisur, punoi me një pasion e përkushtim të vlerësuar nga autoritetet e Institutit, për ta plotësuar e sistemuar me kritereshkencore e për t’ia bërë më të lehtë punën laboratorike studentëve të tij që aq shumë e donin dhe e vlerësonin. Kur në vitin1977 e larguan nga Instituti për ta dërguar si mësues në zonën e Shmilit, studentët ndjenë keqardhje deri në revoltë ndajadministratës totalitare në ato vite. Por Anastasi mbeti po ai që ishte, i zellshëm, punëtor dhe për një kohë relativisht të shkurtëredhe në malësinë e Shmilit krijoi laboratorin e Kimisë, i rrallë në shkollat e rrethit. Dhjetë vjet më vonë do të punojë në njëshkollë të mesme në Peqin për t’u kthyer, pas ardhjes së demokracisë në Elbasan. Në vitin 1992, do të ishte drejtor në njënga shkollat më në zë në ato vite, në gjimnazin “Dhaskal Todhri”. Anastas Paparisto ishte tepër njerëzor, i dashur me të gjithë,i respektuar nga nxënësit e kolegët e tij, i gatshëm për të realizuar cilësisht çdo detyrë që i ngarkonin. Veprimtar i palodhur iarsimit; në ide, realizim e drejtim të shumë veprimtarive artistike, kulturore e shkencore, me botime metodike në gazetën“Mësuesi” dhe “Revistën Pedagogjike”; drejtues i talentuar i sa e sa konkurseve shkencore, historike, artistike e kulturoreme nxënësit e shkollave 8-vjeçare dhe të mesme të qytetit tonë. Sentenca që e karakterizoi në jetë: “Nxënësit janë njësoj,si në qytet ashtu edhe në fshat, edhe ata duhen mësuar mirë”.Ana

stas

PAPAR

ISTO

49

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Anastasi KOTEMësuese e merituar

Mësuese e metodiste e talentuar

Pas mbarimit të shkollës Normale, fillimisht e nis veprimtarinë arsimore në shkollën 8-vjeçare “Th. Kalefi”, në ciklin fillor. Në vitin shkollor 1969-1970 do të fillojë punën nëshkollën Ushtrimore, pranë Normales. Më pas përfundoi edhe studimet e larta pranëInstitutit të Lartë Pedagogjik. Krahas anës në nivel të lartë të mësimdhënies, ajo shquhejedhe për marrëdhënie shumë të ngrohta me nxënësit, i mbante afër dhe tregonte kujdestë veçantë për ta. Si mësuese e re që ishte, përpiqej për rritjen e nivelit kualifikues dhe shumë shpejt, falë intelektit të saj, pasionite vullnetit, Anastasia u bë një metodiste me përvojë, gjithmonë kërkuese ndaj vetes, kërkonte mendime dhe përfitonte ngapërvoja e specializuar e kolegeve të saj. Po kështu krijoi marrëdhënie shumë të mira edhe me prindërit, duke e vlerësuar këtëelement si shumë të rëndësishëm për arritjen e synimeve të saj në procesin e mësimdhënies dhe të veprimtarisë edukative, që dotë zhvillonte gjatë gjithë vitit shkollor. Vlerësonte shumë edhe ditën e caktuar në takimin me prindërit. Ishte tepër aktive në takimetqë zhvilloheshin në komisionet metodike. Përvojën e saj e përcolli me referate dhe studime nëpër seminare që organizoheshin, meartikuj studimor që botonte në organet e shtypit arsimor. Duke marrë në konsideratë zotësinë e saj profesionale, kulturën dhenjohjen e mirë të saj për problemet metodike, për një kohë të caktuar do të punonte si metodiste në Kabinetin pedagogjik tërrethit. Me pasion dhe vullnet ka përgatitur nxënësit e pedagogjikes. Karakterizohej në punën e saj nga serioziteti, dëshira për tëndihmuar dhe për të mësuar çdo gjë të mirë që shihte te koleget e saj kur shkonte në shkollat e tyre si në qytet, ashtu edhe në fshat,i cili kishte përparësi në punën e saj. Në këtë detyrë mbulonte sektorin e ciklit fillor, duke ndikuar me organizimin e mirë qëbënte, rritjen e nivelit metodik ndër mësueset e ciklit fillor të rrethit të Elbasanit. Me mësuese Anastasinë, Instituti i StudimevePedagogjike organizonte seminare metodike në nivel kombëtar, këto të zhvilluara në Elbasan, apo në qytete të tjera të vendit;ku përveç materialit teorik, bënte edhe praktikume të hapura me pjesëmarrjen edhe të nxënësve të fillores. Me punën e sajpasionante e me përkushtim, përcolli një emër të mirë në opinionin arsimor e qytetar të qytetit të saj. A

nast

asi

KO

TE

50

Album tregues nga Sami Domni

Astrit BISHQEMIMësues i merituarProfesor, Doktor i shkencave filologjike, Pedagog, Shkrimtar

Arsimin bazë e mori në shkollën “Naim Frashëri”. Pas shkollës Normale, vazhdoi përmatematikë-fizikë në Institutin Pedagogjik 2-vjeçar të Shkodrës dhe mandej studimet e lartapër gjuhë-letërsi në qytetin e lindjes. Në Universitetin e Tiranës mbrojti doktoraturën metemë “Teoria dhe historia e letërsisë për fëmijë e të rinj”. Ka punuar arsimtar e drejtor nëshkolla të ndryshme tetëvjeçare e të mesme të rrethit të vet, në Librazhd, Peqin e në Elbasan;

redaktor i gazetës lokale “Shkumbini”. Që nga viti 1981 pedagog, jep leksionet e lëndës së letërsisë për fëmijë e të rinj nëUniversitetin “A. Xhuvani”. Në qershor 2009, nga Ministria e Kulturës dhe Sektori Shqiptar i IBBY-t është nderuar meÇmimin e karrierës “Orët” për “Punë të përkushtuar në studimin e letërsisë shqipe për fëmijë dhe si krijues i afirmuar”.Është autor i disa teksteve mësimore, si dhe i shumë studimeve të ndryshme.

Në fushën e letërsisë për fëmijë ka botuar: Novela: “Gjoksshkëmbi”, fantastiko-shkencor, “Tregim për nënën trimëreshë”;“Përtej oborrit diellor”, “Partizani fotograf”, “Kur çelin livarëzat e arrës”, “Epitafi dinak”, “Burgu i qelqtë”, “Doriu iluftërave”, “Zezona e qumështit”, “Për një gotë çaj”, Tregime: “Detyra”, “Çelësi i depos”, “Gëzofi i tokës”, “Kallëzimete kokërrzave të breshrit”, “Fidani i dardhës”, “Drugdhendësi i vogël”, “Trimëria”, “Dhëmbët e ujkut”, “Kur nisarrugën e shkrimeve”, “Thesi i gjallë”, “Gjyshër e nipër”, “Si ia hodhëm kompjuterit”, “Papuçe për princ Pison”.Përralla etj: “Libri i grisur”, “Ali Baba dhe dyzet hajdutët” (ritregim), “Gazmore 300 e ca … buzëqeshje sa?, “Shtëpizaime”, “Maçoku me celular”. Romane: “Me vështrimin lart”, “Udhëtim i jashtëzakonshëm”, “Zemër, o bir!”, “Fustanete dallëndysheve”, “Kronikë me tank”. Shqipërime: Xhani Rodari “Pinoku dinak”, Xhani Rodari “Xhelsominoja nëvendin e gënjeshtarëve”, Leit Sauervein “Indiani i vogël Hyshte” etj.

Me një përvojë shumëvjeçare të suksesshme si redaktor, mësues e pedagog, nderuar me titullin “Mësues i Merituar”,Astrit Bishqemi ka dhënë e jep një kontribut të vyer edhe në fushën studimore e pedagogjike, ku është vlerësuar me titullin“Profesor Doktor”. Në botimet studimore veçojmë: “Hyrje në Teorinë e letërsisë për fëmijë”, “Eja, të lexojmë bashkënjë vjershë!”, “Letërsia botërore për fëmijë”, “Historia e letërsisë shqiptare për fëmijë”.

Astrit Bishqemi është një emër, që i bën nder qytetit të Elbasanit me personalitetin e tij si mësues i talentuar, shkrimtar isuksesshëm, një nga studiuesit më të shquar për historinë e letërsisë për fëmijë në nivel ballkanik, qytetari shembullor.Ast

rit

BIS

HQ

EM

I

51

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Azmi STRINGA

Mësues i merituar

I lindur në një familje me tradita atdhetare e arsimdashëse, Azmi Stringa do të bëhej një personalitet i shquar i arsimit.Mbaroi shkollën Normale në Firence, ku u diplomua për pedagogji dhe psikologji. Pas përfundimit të studimeve u kthye nëatdhe dhe filloi si mësues në gjimnazin e Shkodrës dhe më pas në atë të Gjirokastrës. Në kujtimet e tyre, shumë nga ish-nxënësit e tij, disa prej të cilëve më vonë u bënë kuadro të rëndësishëm në shkencën dhe arsimin kombëtar, shprehin mirënjohjene thellë për mësuesin e tyre. Pas një pune disavjeçare në Gjirokastër, do të shquhet për zotësinë e tij në mësimdhënie dhe simetodist i talentuar. Më pas do të transferohet në Normalen e Elbasanit për të qëndruar gjatë, derisa doli në pension. Si tëgjithë kolegët e tjerë të asaj shkolle, të asaj fidanishteje të madhe, që përgatiti mësues të aftë, punoi pa u lodhur me përkushtimdhe devotshmëri për të edukuar e arsimuar armatën e madhe të mësuesve, që pas shkollimit punuan jo vetëm në Shqipëri, poredhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në të gjitha trevat shqiptare. Përgatitja e lartë metodiko-shkencore, serioziteti ekorrektësia në detyrë, si edhe në marrëdhëniet me nxënësit gjatë e jashtë procesit mësimor, e bënë të nderuarin Azmi Stringanjë figurë të dashur e të respektuar, aq sa nxënësit e thërrisnin “Babë Stringa”. Edhe në kohën e pensionit, derisa ndërroijetë, do të punonte si redaktor i gazetës lokale “Shkumbini”. Ai nuk ishte vetëm një mësues i nderuar, por edhe një qytetarshembullor, i cili ka marrë vlerësime të mëdha nga autoritetet arsimore, vendore dhe qendrore.

Azm

i S

TR

ING

A

52

Album tregues nga Sami Domni

Bardhoshe SEJDINI

Mësuese e merituarMësuese e talentuar, Metodiste, Drejtuese e zonja

Lindi në një familje normalistësh. Kreu gjimnazin “Qemal Stafa” me rezultate të larta dhe më pas universitetin e Tiranës nëFakultetin e Shkencave të Natyrës, dega matematikë. Mbaroi studimet me rezultate shumë të mira, me një formim shkencordhe kulturor të admirueshëm. Filloi punën më 1970, në shkollën e mesme Belsh e më pas për shumë vjet në gjimnazin “TomorSinani” në Cërrik. Mësuese pasionante, tepër serioze e kërkuese ndaj vetes dhe nxënësve; njëkohësisht e dashur dhe eadmirueshme për ta. Puna ndër vite, përvoja, paraqitja e saj si mësuese matematike e suksesshme me tregues konkret dhe mëpas si drejtuese e zonja; me pasion dhe përkushtim për nxënësit e talentuar, të cilët janë paraqitur denjësisht dhe janë shpallurfitues në Olimpiadat vendore të organizuara në bazë rrethi. Ndoqi dhe mori pjesë në reformat e arsimit shqiptar si referuese,autore artikujsh në shtypin pedagogjik, drejtuese dhe aplikuese projektesh në bazë rrethi dhe më gjerë; anëtare e borditkombëtar të AEDP. Pas vitit 1990 ka kryer disa specializime dhe trajnime për drejtimin demokratik në arsim dhe në shoqëri,në disa vende të Europës dhe SHBA. Në vitin 1992 punon si Drejtore e Kabinetit Pedagogjik Elbasan e më pas si drejtuesee sektorit të kontroll-kualifikimit në Drejtorinë Arsimore të rrethit. Më pas do të caktohet drejtore e Drejtorisë Arsimore.Punon si pedagoge e jashtme e Universitetit “A. Xhuvani”. Aktivizohet vrullshëm në jetën politike e publike të qytetit dheështë përfaqësuese në disa organizime politike dhe publike.

Bar

dho

she

SE

JDIN

I

53

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Bardhul DAKLI

Mësues i merituar

Do të vazhdonte në traditën e pasur intelektuale, atdhetare dhe arsimdashëse të familjes së njohur elbasanase Dakli. Irritur dhe edukuar në një mjedis të tillë, do të vazhdonte plot dinjitet rrugën e të parëve të tij. Pas mbarimit të shkollësNormale në vitin 1953, karrierën e ëndërruar të mësuesisë do ta nisë në Progonat të Tepelenës, ku do të qëndrojë vetëmdy vjet. Në vitin 1955 transferohet në rrethin e Beratit për të punuar për 17 vjet, deri në vitin 1972. Nga këto vite, punoi8 vjet në fshatin Perëndi si mësues i lëndës gjuhë-letërsi në një shkollë 7-vjeçare dhe 9 vjet të tjera si mësues në Kuçovë.Gjatë këtyre viteve Bardhuli filloi edhe krijimtarinë letrare, duke shkruar e botuar letërsi për fëmijë, në poezi dhe në prozë.Në vitet 1972-1989, mësues në shkollën e mesme bujqësore në Cërrik si mësues i letërsisë, deri me daljen e tij në pension.Gjatë gjithë këtyre viteve është shquar për punë shembullore, me një përgatitje me nivel shkencor e kulturor, me pasiondhe përkushtim, me marrëdhënie korrekte me të gjithë. Gjatë kohës që punoi si mësues i letërsisë filloi edhe krijimtarinëletrare. Shkolla i ngarkoi edhe detyrën e përgjegjësit të bibliotekës, detyrë që e kreu me kompetencë maksimale, dukendihmuar dhe zbuluar talentet e reja-nxënës. Për punë e tij shumëvjeçare, në vitet e demokracisë ka marrë vlerësimet elarta nga Presidenti i Republikës.

Bar

dhu

l D

AK

LI

54

Album tregues nga Sami Domni

Beatriçe BALLIÇIMësuese e merituarVeprimtare e arsimit, Mësuese e talentuar, Shkrimtare

E lindur në një familje me tradita atdhetare e kulturore, pas mbarimit të shkollës sëmesme, do të diplomohet në Universitetin e Tiranës, në degën Gjuhë dhe Letërsi shqipe.Ka punuar mësuese në fshatrat e rrethit, në shkollën Normale, inspektore në DrejtorinëArsimore të rrethit dhe për një kohë të gjatë drejtore e Arkivit të Shtetit në Elbasan. Mevlerat qytetare e intelektuale dhe ndihmesat e saj, është radhitur me emrat e

personaliteteve të qytetit në fushën e arsimit, të artit dhe të kulturës. Në jetën artistike me veprimtarinë e saj krijuese ështënjë ndër poetet më të spikatura në nivel kombëtar. Krijimtaria e saj përbëhet nga Poezi për fëmijë, Poezi për të rritur,Tekste shkollore e Përkthime. Gjithashtu ka botuar artikuj në shtypin periodik, si dhe është autore e disa teksteve tëkëngëve për fëmijë e të rritur. Ka botuar librat: “Kush m’i fali manushaqet”, “Kam bërë buqetë”, “Moj e mira, moj evogla”, “Sa të dua Shqipëri”, “Shota”, “Fjalë duke ecur”, “Lule borë”, “Harpa”, “Tomas Man”, “Vdekja në Venecia”,përkthim; “Komunikimi gjuhësor dhe letrar”, tekst mësimor; “E doja këtë mesazh”, tekst; “Ajo melodi e ne të dyve”.Krijimtaria e saj ka tërhequr vëmendjen e kritikës letrare. Vlerësime janë shprehur nga autoritete letrare të vendit e të huaj.Krijimtaria e saj në vite është vlerësuar me disa Çmime Kombëtare. Beatriçe Balliçi ka dhënë ndihmesë të shquar nëfushën e arsimit. Formimi i lartë profesional, pasioni, përkushtimi dhe puna konkrete për një kohë të gjatë, ka bërë që nëfushën e arsimit të jetë e vlerësuar. Me këmbëngulje ka punuar për zbulimin, formimin dhe afirmimin e talenteve të reja.Është pjesëmarrëse aktive qysh në fillimet e zhvillimeve demokratike në Shqipëri. Për ndihmesën e saj si intelektualenismëtare në këtë drejtim, është vlerësuar nga Presidenti i Republikës me titullin “Pishtar i Demokracisë”. Ka punuar metë gjitha forcat në dobi të zhvillimit të demokracisë në vendin tonë dhe e ka konkretizuar këtë me pjesëmarrjen aktive memendime e në vendime si e zgjedhur në disa mandate, anëtare e Këshillit bashkiak dhe në Këshillin e Qarkut. Me përkushtimindhe talentin e saj respektohet si qytetare shembullore për kontributin e madh që dha për qytetin e saj.Bea

triç

e B

ALL

IÇI

55

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Bukurosh SEJDINIMësues i merituar

Atdhetar, Piktor i merituar, Artist i skenës, Veprimtar shoqëror

Mësimet e para, deri në klasën e pestë dhe tre vjet të shkollës Normale i bëri nëqytetin e lindjes. Më pas, falë talentit të tij, vazhdon shkollën e vizatimit në Tiranë, kuveçohet nga nxënësit më të talentuar. Vazhdoi studimet në Rumani në Akademinë eArteve të Bukura dhe më pas në Akademinë e Arteve në Itali. Mori diplomën dhe nëvitin 1942 u kthye në atdhe, duke marrë pjesë aktive në Luftën Antifashiste, deri në çlirimin e vendit. Gjatë kësaj kohe, përveprimtarinë e tij antifashiste, arrestohet disa herë dhe internohet në Porto-Romano. Atje, së bashku me shokë të tij, nxjerrinbuletinin ilegal “Shkopi”. Bukurosh Sejdini bën grafikën për faqen e parë të këtij buletini; duke u cilësuar nga kritika se ështëndër piktorët e parë të grafikës partizane. Është dalluar si mësuesi i pasionuar, që ndihmonte talentet e reja dhe nga duart e tijkanë dalë shumë piktorë, që kanë përfaqësuar kulturën shqiptare brenda e jashtë vendit. Kohën më të gjatë si mësues vizatimie ka kaluar pranë shkollës Normale, duke qëndruar më shumë se 20 vjet radhazi, derisa doli në pension. Në vitin 1949, uemërua në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës si shef i Sektorit të Arteve figurative. Bukurosh Sejdini, ishte amator i teatrit; kainterpretuar me sukses në komedinë “Revizori”, “Prefekti”, “Motori”; në operetat “Vajza e portokalleve”, “Trembita” siedhe në dy filma artistikë. Në pikturë ka pasqyruar përpjekjet e luftës së popullit shqiptar për liri, pavarësi e përparimshoqëror. Ka kontribuar me sukses në të tria gjinitë e pikturës. Vepra e tij “Agimi i 17 nëntorit 1944”, është një nga vepratmë dinjitoze të pikturës shqiptare. U krijua në vitin 1957 dhe në vitin 1958, përfaqësoi në Moskë, artin shqiptar. Kjo tabloështë prodhuar në kartolinë dhe ka hyrë në Enciklopedinë franceze, si përfaqësuese e pikturës shqiptare të viteve ’50.

Është autor i tablove “Poshtë fashizmi”, peizazhi “Cërriku”, “Në Ekspozitë”, portretet “Naim Frashëri”, “AbdylFrashëri”, “Tomor Sinani”, tabloja “Festa e çlirimit”, “Skënderbeu”, “Qemal Stafa” e shumë të tjera që ndodhen nëGalerinë kombëtare të arteve, në Muzeun kombëtar të armëve në Gjirokastër, në Galerinë e Elbasanit dhe në mjedise të tjera.Ishte mësuesi, artisti dhe qytetari shembullor. B

ukuro

sh S

EJD

INI

56

Album tregues nga Sami Domni

Dervish LISI

Mësues i merituarVeprimtar i arsimit, Docent, kuadër-specialist në zhvillimin kombëtar të sporteve

Mbasi mbaroi shkollën Normale me rezultate të shkëlqyera, merr bursë nga shteti shqiptar dhe vazhdon Akademinë eLartë të Fizkulturës në Romë. Kthehet në Shqipëri dhe fillimisht punon si kryeinspektor në Sektorin e Fizkulturës dhe më pas,për 6 muaj punon si pedagog në Normalen e Elbasanit. Dha ndihmesa të rëndësishme në zhvillimin dhe masivizimin e sportevenë rrethin e Elbasanit. Është kontribuues në themelimin e Teknikumit të Fizkulturës dhe për njëzet vite me radhë punon siDrejtor i këtij institucioni në qytetin e nxënësve. Më pas emërohet zv-dekan në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike e Sportive“Vojo Kushi” në Tiranë. Për vite me radhë ka punuar në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës si nënkryetar i Komitetit Shtetërortë Kulturës Fizike dhe Sporteve të Shqipërisë. Për merita në punën e tij edukative me nxënësit dhe studentët ka marrë titullin“Mësues i merituar”. Dervish Lisi është një nga kuadrot e paktë që ka bërë me të vërtetë shkencë në sport dhe për këtë kamarrë titullin “Docent” pas shumë artikujve, studimeve dhe librave të ndryshëm që ka botuar. Gjatë gjithë kohës është shquarsi një nga kuadrot-specialistë të edukimit fizik dhe sporteve, më të përgatitur, rezultativ si pedagog, drejtues dhe me ndihmesatë rëndësishme në hartimin e botimeve metodike e informative, në ndihmë të studentëve që vazhdonin Institutin e KulturësFizike e Sporteve. Ka marrë pjesë aktive në Seminare apo Konferenca brenda dhe jashtë shtetit, duke mbajtur referate dhekumtesa për probleme që kërkonin zgjidhje për zhvillimin e fizkulturës dhe sporteve në Shqipëri. Gjatë veprimtarisë së tij kakryesuar shumë delegacione sportive në shtete të ndryshme të Europës. Serioz në detyrë, i ndërgjegjshëm dhe i përkushtuar,për punën gjithëvjeçare, për devotshmërinë e realizimit të detyrave, ka marrë vlerësime nga autoritetet arsimore vendore eqendrore dhe është dekoruar me Urdhra e medalje, si edhe me tituj Nderi.Der

vish

LIS

I

57

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Dilaver SHKODRA

Mësues i merituarMësuesi që me ndershmërinë dhe urtësinë e tij sfidoi të keqen

Lindur në Elbasan në një familje qytetare dhe me ndjenja atdhetare. Pasi mbaroi shkollën Normale dhe më pas Institutin eLartë Pedagogjik në Tiranë në degën Gjuhë-Letërsi, ka punuar si mësues dhe inspektor i arsimit në Gramsh dhe më pas simësues në Mollas, në zonën e Sulovës për disa vjet. Në vitin 1961 vjen mësues në Cërrik. Në shkollën e mesme “TomorSinani” ka punuar për 15 vjet rresht, deri më 1976, kur, për motive politike, largohet nga puna. Është i njohur për veprimtarinëe tij si bashkëpunëtor i akademikut dhe gjuhëtarit të shquar Eqerem Çabej për mbledhjen e fjalëve të rralla, këngëve folkloriketë Shqipërisë së Jugut. Dilaver Shkodra ka marrë pjesë në Konferencën I Albanologjike të vitit 1971, ku nderohet me medaljesi mbledhësi më i mirë i folklorit shqiptar. Vetë Eqerem Çabej e ka cilësuar si “bilbili i gjuhës shqipe”. Mësues Dilaveri dhegruaja e tij Ikbali kanë mbetur në mendjen e qytetarëve cërrikas dhe të ish-nxënësve të tyre, por edhe të kolegëve për niveline lartë të mësimdhënies dhe pasionit e përkushtimit në punën e tyre si mësues. Persekutimi i tij në vitin 1976, ishte një turp idiktaturës komuniste mbi këtë mësues, i cili mbeti në kujtesë si shembulli i mësuesit korrekt, i përkushtuar dhe i nivelit të lartë,i nderuar nga të gjithë në çdo kohë. Në të njëjtën periudhë, Dilaver Shkodra ka qenë edhe një mësues me ndjesi atdhetare, qëi ka ngulitur edhe tek ish-nxënësit e tij. Figura e mësues Dilaverit që lartësohet aq shumë, është portreti i qytetarit elbasanas qëme urtësinë, fjalët, me buzëqeshjen, profesionalizmin, po aq sa edhe me finesën e tij u kthye në simbol të mësuesisë dhemësimdhënies.

Dila

ver

SH

KO

DR

A

58

Album tregues nga Sami Domni

Dhimitër PAPARISTO

Mësues i merituarVeprimtar i arsimit, Autor tekstesh

Lindi në lagjen Kala, në familjen e sheqerxhiut Kolë Paparisto. Ishte nxënës i Kristoforidhit. Pasi mbaroi studimet më 1885u emërua mësues në shkollën e lagjes. Punoi për 40 vjet në qytetin e Elbasanit, i respektuar, prandaj e thërritnin DhaskalDhimitri. U mësonte fshehurazi nxënësve gjuhën shqipe, sidomos gjatë orëve kur zhvillonte mësimin e gjuhës frënge. Në vitet1916-1928 shërbeu mësues dhe drejtor në shkollën Plotore në Elbasan. Më 1908 populli i Elbasanit e dërgoi delegat nëKongresin e Manastirit për alfabetin. Një vit më vonë mori pjesë në Kongresin e Elbasanit, që vendosi hapjen e shkollësNormale. Më 1909 Dhimitër Paparisto u caktua mësues i kësaj shkolle. Ishte mësuesi i parë i muzikës dhe i gjimnastikës nëkëtë shkollë. Ishte muzikant dhe këtë aftësi e vuri në dobi të nxënësve. Në vitin 1911 botoi “Abetare për shkollat filloremeshkujsh e femrash”. Abetarja ka pasur dy botime, më 1919 dhe 1920. Dhimitër Paparisto është nga të parët që futishkronjat lëvizore në praktikën e mësimit të shkrim-këndimit. Më 1919 botoi tekstin “Këndime për shkolla çunash ecucash-viti i parë shkolluer”, pastaj “Këndime për shkolla çunash e cucash, viti i dytë shkolluer”. Më 1921, botoi“Këndime për vitin e tretë shkolluer”. Më 1927, në bashkëpunim me Sulë Harrin, hartoi librin e këndimit për klasën e pestëfillore, që u ribotua disa herë e u përdor për shumë vite si tekst shkollor. Në përmbajtjen e teksteve ai eci në rrugën erilindësve. Dhimitër Paparisto derisa vdiq në vitin 1930, u shqua për dashurinë ndaj gjuhës shqipe. Ai vlerësonte elbasanishten,prandaj abetarja dhe tekstet e tjera të tij u shkruan në të folmen e Elbasanit.

Dhi

mit

ër P

APAR

ISTO

59

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Emin HAXHIADEMI

Mësues i merituar

Pas mbarimit të arsimit fillor, vazhdoi e përfundoi shkollën Normale dhe menjëherë do të ngjitet në fshatrat e Tepelenës,ku do të punojë dy vjet për të vazhduar rrugëtimin drejt Gramshit e më pas në Lushnjë, Librazhd dhe më në fund nëElbasan. E veçanta e gjithë këtyre viteve pune e përpjekje, me punë serioze e me përkushtim, Emin Haxhiademi do tëndodhej gjatë tërë kohës fshatrave, asnjëherë në qytet, derisa doli në pension. Kjo për arsyen, tashmë të njohur tëadministratës totalitare. Me ndryshimet e sistemit, me ardhjen e demokracisë, erdhi dita që njerëzit të merrnin secili vleratqë i takonin. Në mandatin e parë, në zgjedhjet e para demokratike, populli i Elbasanit, do të zgjidhte në krye të pushtetitvendor, birin e tij, birin e një familjeje me tradita të shquara atdhetare e demokratike, qysh thellë në histori; i lindur dherritur në një familje intelektuale e me kulturë kombëtare e perëndimore. U zgjodh kryetar i Bashkisë së qytetit. Edhe psegjithë jetën e veprimtarisë arsimore e kaloi në zona të largëta e të vështira, punoi me aftësi të spikatura pedagogjike,metodike e didaktike, me pasion e përkushtim, me kërkesë të lartë ndaj vetes dhe me shumë dashuri për nxënësit e tij.Gjatë kohës që kryente detyrën e kryetarit të Bashkisë, kur ishte me shërbim në SHBA, qyteti i Nju Xhersit e nderoi metitullin “Qytetar Nderi i Nju Xhersit”. Për ndihmesa të mëdha në lëvizjen demokratike të viteve ‘90 do të nderohet ngaPresidenti i Republikës me titullin “Pishtar i Demokracisë”.

Em

in H

AX

HIA

DE

MI

60

Album tregues nga Sami Domni

Enver DELIMETA

Mësues i merituarVeprimtar i arsimit, Mësues dhe Drejtues i talentuar

Normalisti, që e filloi karrierën arsimore në Kuçovë, shumë shpejt do të krijonteportretin e një drejtuesi të zot, me vizion dhe punëtor, për të dhënë ndihmesën e tij tëçmuar në shkollat ku punoi. Nga Kuçova do të vazhdojë detyrën e drejtorit në Shtërmen,në gjimnazin e Cërrikut, në gjimnazin “Jeronim de Rada” dhe për të qëndruar plot 20vjet në shkollën “Dr. Kongoli” deri në daljen e tij në pension. Ishte i suksesshëm sepse

realizoi disa drejtime të punës së tij në harkun kohor prej 36 vitesh në karrierën e tij arsimore:• Shfrytëzimi me përparësi i procesit mësimor-edukativ për të ndikuar fuqishëm në edukimin atdhetar të nxënësve.• Realizimi cilësor i përmbajtjes së programeve e teksteve për të pajisur nxënësit me dije e kulturë të gjerë.• Punë e kujdesshme brenda e jashtë shkollës për edukimin moralo-qytetar, estetik dhe kalitjen fizike të nxënësve.• Përsosja e stilit dhe metodave të veprimtarisë mësimore-edukative, kualifikimi në vazhdimësi i kuadrit mësimor, organizimi

i punës studimore.• Rritja e kërkesave ndaj organizimit të praktikës pedagogjike me kandidatët e shkollës Normale.• Gjallërimi i demokracisë së brendshme në të gjithë jetën e shkollës.• Forcimi, modernizimi i bazës materiale-didaktike, përdorimi me efikasitet i saj.• Përsosja e veprimtarive jashtëshkollore, gjallërimi i jetës kulturore-artistike.Nën drejtimin e Kabinetit pedagogjik, janë zhvilluar shumë veprimtari kualifikuese, seminare vendore e kombëtare, ku drejtor

Enveri ka dhënë ndihmesën e tij me referatet e mbajtura, problemore apo përgjithësim përvoje, për problemet e realizimit cilësortë programeve e teksteve, zbatimin e metodave praktike e konkrete, gjallërimin e punës edukative, drejtimin shkencor dheforcimin e kontrollit të brendshëm në shkollë. Për gjithë veprimtarinë e tij, ka merituar vlerësimet maksimale nga autoritetet e lartaarsimore të vendit. Edhe sot pas shumë vitesh, Enver Delimeta kujtohet si një nga drejtorët më të suksesshëm në Elbasan.Env

er D

ELI

ME

TA

61

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Fot PAPAJANI

Mësues i merituarVeprimtar i arsimit, ndër pionierët e fotografisë në Elbasan

Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes, ndërkohë mësonte fshehurazi shkrim e lexim në gjuhën shqipe. Mësimet eshkollës së mesme i vazhdoi në Qipro dhe vitin e fundit në gjimnazin grek të Korçës. Në vitet 1908-1910 ishte mësues nëshkollën e Kalasë, në vitin 1922 drejtor në shkollën Plotore. Në vitet 1930-1932 zv-drejtor i shkollës Qytetëse në Korçë,pastaj mësues në Normale deri në vitin 1936. Më vonë përsëri në Korçë në shkollën e vajzave, në Grabov të Gramshit, nëgjimnazin e Tiranës. Më 1941-42 punon në shkollën Tregtare në Vlorë dhe më pas në Normale, derisa doli në pension. Nëpunën si mësues, mbahet mend për aftësitë e tij organizative në drejtimin e shkollës, kur ishte inspektor arsimi në qarkun eElbasanit. Fot Papajani është i vlerësuar edhe si fotografi i parë i qytetit të Elbasanit, duke lënë shumë fotografi me pamje engjarje nga Elbasani, Tirana, Korça, Gramshi. Në fondin e tij zënë vend parësor fotografi të fushës së arsimit; si: shkollaNormale, nxënës në klubin “Bashkimi”, nga formacionet korale të shkollës. Nga fotografitë historike bëjnë pjesë: “Hyrjeti1908”, “Çeta kryengritëse 1911-12”, “Vullnetarë të Elbasanit që shkojnë në Vlorë” 1920; “Çlirimi i Elbasanit, 1944”,“Lufta italo-greke, 1921”. Objekt i punës së tij ishin edhe vlerat etnografike: veshje, ndërtesa, sheshe, çezma. Nisi tëfotografojë në fillimet e shek. XX, pasi kreu një kurs tremujor te foto - Marubi në Shkodër.

Fot

PAPAJA

NI

62

Album tregues nga Sami Domni

Gavril SANTO

Mësues i merituarMetodist, Didakt, Autor tekstesh mësimore

Mësimet e para i merr në shkollën “Plotore” dhe të mesmen në shkollën Normale.Në vitin 1933, pasi përfundon studimet në Normale, fillon punë si mësues në Ersekë, Dibër, Kërçovë e Gostivar të Maqedonisë,ku shquhet për saktësinë në mësimdhënie dhe përkushtimin e tij në ato zona ku gjendja nuk ishte fort e mirë, por kishtevështirësi të niveleve të ndryshme. Pas Luftës II Botërore punon në Elbasan, në shkollën “Naim Frashëri” e më pas nëDelvinë; më 1947 punon në Ministrinë e Arsimit, më pas si violinist i Filarmonisë dhe mësues në Liceun Artistik. Në ShtëpinëBotuese të Librit shkollor ngarkohet me detyrën e redaktorit të teksteve shkollore derisa doli në pension. Gavril Santo, krahasdetyrave funksionale ka zhvilluar edhe veprimtari krijuese didaktike. Ka qenë bashkëpunëtor i shumë revistave e gazetave:“Normalisti”, “Shkolla shqiptare”, “Arsimi popullor”, “Mësuesi”. Objekt i studimeve të tij janë problemet pedagogjike epsikologjike të trajtimit të nxënësve, problemeve të edukimit, të bazës materiale didaktike, të bibliotekës shkollore. Me shumëinteres kanë qenë edhe përkthimet pedagogjike e edukative. Në vitet 1949-1950 boton broshurën e përmuajshme “Ndihmae mësuesit” për vetëkualifikimin e mësuesve të fillores. Më 1967, me bashkautor, boton tekstin “Dituri natyre, klasa IV”.Me krijimin e Filarmonisë së shtetit, Gavrili shkon e punon atje për disa vjet si violinist në orkestër. Më pas ka punuar mësuesnë Liceun artistik dhe pastaj u transferua në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor, ku ka punuar për disa vjet derisa doli nëpension. Ishte me kulturë të gjerë e të gjithanshme, sidomos në fushën pedagogjike, falë studimit të pandërprerë të literaturëssë huaj dhe përvojës së tij, gati 50 vjeçare në arsim. Që në rininë e hershme e deri në ditët e fundit të jetës së tij, nuk u nda ngalibri. Në Revistën Pedagogjike e gazetën “Mësuesi” ka botuar artikuj të shumtë.Gav

ril

SAN

TO

63

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Genc TRANDAFILIMësues i merituar

Mësues i talentuar dhe krijues në fushën e vet

Pas mbarimit të studimeve të larta në Universitetin e Tiranës, dega Histori-gjeografi, dotë fillonte detyrën e mësuesit në fshatin Shelcan dhe më pas në shkollën Normale, ku do tëqëndrojë nëntë vjet për të kaluar si inspektor e metodist në Drejtorinë arsimore Elbasan.Nga viti 1983 e deri në daljen e tij në pension më 2009, do të punojë mësues i gjeografisënë shkollën Normale. Plot 35 vjet punë dhe kontribute të shquara për shkollën dhe qytetine tij Elbasanin, si mësues dhe metodist, autor tekstesh metodike në ndihmë të mësuesve dhestudentëve të Universitetit; si edhe libra e albume historikë për Traditën dhe pasurinëdokumentare që ka Muzeu i shkollës Normale, ku ai prej shumë vitesh është “i dashuruar”pas tij; etnograf, në ideimin e realizimin e muzeve shkollorë e të kulturës materiale. Krahasmësimdhënies në shkollën Normale, i vlerësuar jo vetëm nga autoritetet arsimore vendoreapo qendrore, por i vlerësuar maksimalisht nga vetë nxënësit dhe studentët e Universitetit “A. Xhuvani”, vazhdon të punojë sipedagog i jashtëm. Për shumë vite me radhë, i caktuar nga Sektori i kualifikimit pranë Drejtorisë Arsimore të rrethit, ka kryer mekompetencë shkencore e metodike, detyrën e formatorit për trajnimin metodik të mësuesve të shkollave të mesme e 8-vjeçare tërrethit. Po kështu tepër cilësor, si anëtar i grupit të projektit “Kualida” për përgatitjen e materialeve dhe kualifikimin e mësuesvetë gjeografisë në shkallë kombëtare. Gjithashtu në aktivizimet e tij nga ana e Ministrisë së Arsimit, Genci ka qenë edhe Anëtar iKëshillit kombëtar të gjeografisë, duke u vlerësuar si specialist në këtë fushë. Për punën dhe kontributet e tij, meriton njëmonografi më të plotë. Është autor dhe bashkautor në ide dhe realizim të Ekspozitave dokumentare për kulturën materiale eshpirtërore të trevave të Elbasanit; për jubileun e 90-vjetorit të Pavarësisë kombëtare në Elbasan, në ide dhe realizim të MuzeutEtnografik të qytetit dhe me peshën më të plotë; me Muzeun historiko-pedagogjik të shkollës kombëtare të Normales, që pofeston 100-vjetorin e saj. Po kështu është shquar edhe në fushën e Didaktikës, nëpërmjet seminareve dhe botimeve të tij në këtëdrejtim për lëndën e gjeografisë. Për çdo pasdite, deri në orët e vona të mbrëmjes, Gencin do ta gjesh në muze, pranë arkivit qëpasurohet, pranë objekteve dhe fondit të fotografisë. Muzeu një qendër edukimi, vlerësimi për traditën arsimore, për personalitetetqë ka nxjerrë dhe që kanë punuar në këtë shkollë. Në vlerësimin e Presidencës shkruhet: “Është shquar gjithnjë për punë mepasion dhe arritje të larta në punën mësimore-edukative me nxënësit, për përgatitje ideopedagogjike, metodike e shkencore,duke u bërë shembull edhe për mësuesit e tjerë”.

Gen

c TR

AN

DAFIL

I

64

Album tregues nga Sami Domni

Hasan DYLGJERI

Mësues i MerituarVeprimtar i arsimit, Atdhetar

Pas mbarimit të shkollës “Normale”, i rritur në një mjedis arsimdashës nën ndikimin e tre vëllezërve të tij në krahinatshqiptare vendosi të shkojë dhe të punojë mësues në Kosovë në vitin 1922. Punoi me pasion për përhapjen e gjuhës shqipenë trevat shqiptare, merr pjesë edhe në lëvizjen çlirimtare të Kosovës. Hasan Dylgjeri, punon për përhapjen e gjuhës shqipedhe në maj 1945 caktohet organizator dhe përgjegjës kryesor për hapjen e shkollave shqipe. Në vitin 1947 emërohetinspektor arsimi. Në vitin 1949 merr detyrën e Eprorit të arsimit për Kosovën. Organizon pareshtur kurse kualifikimi përpërgatitjen e arsimtarëve për të punuar në Kosovë dhe Mal të Zi. Për pikëpamjet e tij përparimtare burgoset nga UDBJugosllave nga viti 1949 -1955. Për hapjen e 120 shkollave në Kosovë ai ka marrë shumë vlerësime, por vlerësimi më i madhështë emri që njihej nga populli i Kosovës “Hasan Msusi”. Për punën e tij të lavdërueshme pasi kthehet në Shqipëri punon pome atë pasion dhe përkushtim. Në shkolla të ndryshme është nderuar me urdhra dhe medalje, si: “Urdhri N. Frashëri i klasitI”, Titulli “Mësues i Merituar”.

Has

an D

YLG

JER

I

65

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Hyqmet SHINGJERGJI

Mësues i merituarMësues i talentuar, Drejtues shembullor

Arsimin fillor dhe atë 7-vjeçar i kryen në shkollën “Sheh Hyseni”, ndërsa të mesmen në shkollën Normale. Fillimisht fillondetyrën e mësuesit në zonën e Gramshit dhe të Librazhdit. Më pas do të kryejë studimet e larta në Universitetin e Tiranës, nëdegën e historisë. Falë aftësive të tij si mësues dhe organizator i mirë, emërohet inspektor arsimi në rrethin e Elbasanit për njëkohë dhjetëvjeçare. Specialist i mirë për detyrën që iu caktua, organizator dhe me kërkesa kontrolluese dhe ndihmuese përshkollat dhe mësuesit ku realizonte inspektimin. Për disa vjet radhazi caktohet dhe punon si drejtues shkolle; në shkollën 8-vjeçare “Jeronim de Rada” dhe për 16 vjet me radhë në shkollën 8-vjeçare “Abdyl Myzyri” deri në daljen e tij në pension.Po kështu gjatë viteve 1970-1980, do të kryejë edhe detyrën e pedagogut të Historisë së Lashtë në Institutin e Lartëpedagogjik, sistemi i korrespondencës. Me ndihmesa shumë vlerësuese është edhe puna e tij në drejtim të hartimit të arsimitpër Elbasanit. Po kështu është bashkëideator edhe në ngritjen e Muzeut të Arsimit dhe atij historik për rrethin e Elbasanit.Gjatë kohës që punoi në shkollën ku drejtoi kohët e fundit, ideoi dhe realizoi edhe dhomën-muze me historikun e kësaj shkolleqë në ditët e para të çeljes së saj. Përvojën e tij si mësues, si drejtues e metodist e ka përcjellë edhe në Konferenca arsimore,duke mbajtur kumtesa e referate, këto vendore apo kombëtare që janë zhvilluar. Po kështu ka qenë vazhdimisht pranë shtypitarsimor, si “Revista Pedagogjike”, “Mësuesi” si edhe në shtypin vendor, duke trajtuar probleme dhe bërë përgjithësime.

Hyq

met

SH

ING

JER

GJI

66

Album tregues nga Sami Domni

Hysen CEKAMësues i merituarNjë ndër mësuesit e parë të gjuhës shqipe në qytetin e Elbasanit

Mësimet e para i mori në vendlindje. Më pas ndoqi studimet e larta për drejtësi në Stamboll, ku u shqua për veprimtariatdhetare, nën ndikimin e Naim Frashërit. Hyri në grupet e universitarëve shqiptarë, midis të cilëve ishte shumë aktiv. Uarrestua dhe u përjashtua nga universiteti dhe u izolua në Elbasan. Këtu u bashkua me Kristoforidhin e Tush Pinën dhe vazhdoipunën e tyre. Në fillim ilegalisht u mësoi të rriturve të qytetit gjuhën shqipe, pastaj i veshur si shpatarak, ua mësoi shqipenfshatarëve të malësisë së Shpatit, të Gramshit, të Mokrës e të Shëngjergjit. Ishte ndër nismëtarët, për çeljen e shkollës së parëzyrtare shqipe në Elbasan, më 2 gusht 1908, së bashku me Fejzë Guranjakun, Mësues i Popullit; Haxhi Myslimin e MyrtezaKaradakun. Ishte mësues i Emin Matraxhiut; u mësoi gjuhën shqipe shpatarakëve Sulë Panxhi, Bim Panxhi, Kodhel Dedja eCen Sharra, të cilët më vonë u bënë mësues. Në vitin 1910, si mësues i gjuhës shqipe në shkollën Idadie turke, dha dorëheqjensepse nuk donte t’ua mësonte gjuhën shqipe me shkronjat arabe. Në vitet e pavarësisë, 1913 dhe 1914 punoi si gjykatës nëGramsh, ku nxiti përhapjen e arsimit shqip.

Hys

en C

EK

A

67

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Hysen ÇAUSHI

Mësues i merituar

I brumosur me një edukatë të shëndoshë, i lindur në një familje me tradita të hershme atdhetare, arsimdashëse e kulturore,pas mbarimit të arsimit fillor, do të vazhdonte traditën duke studiuar në shkollën Normale. Pas përfundimit të saj, u emërua nëBurgajet të Matit. Që në fillim spikati te mësuesi i ri, talenti i tij. U shqua për seriozitet e aftësi profesionale. Kishte studiuar nëNormalen që rrezatonte dije e kulturë, ndriçonte rrugën për të ecur drejt përparimit. Pas zonës së Matit do të transferohet nëÇermenikë dhe në vitin 1942 kthehet në qytetin ku lindi dhe u edukua. Si normalist gëzonte cilësitë e njeriut punëtor, tëthjeshtë, të papërtuar, që gjithë jetën ia kushtoi mësimdhënies, duke arritur nivele cilësore dhe origjinale, por ai është shquaredhe si veprimtar shoqëror. Në shkollën 7-vjeçare që punoi, në vitin 1954, për të parën herë krijoi ansamblin artistik me korinqë kishte 81 pjesëtarë, vajza edhe djem. Në konkurset që zhvilloheshin midis shkollave, vazhdimisht shkolla ku ai punonte dotë zinte vendin e parë. Shquhej edhe si instrumentist, pjesëmarrës në formacionet orkestrore të qytetit, duke përgatitur brezatë tjerë. Për shumë vite ka dhënë lëndën e matematikës, tepër i saktë dhe shumë kërkues. Kur shkoi në shkollën Ushtrimorepranë Normales, mësues Hyseni do të ishte metodist i nivelit të lartë dhe mësues i vlerësuar për klasën e parë fillore. Gjatë tërëveprimtarisë së tij pedagogjike, rreth katër dekada, përcolli emrin e mësuesit specialist, metodist e didakt, veprimtari i palodhuri shkollës elbasanase.

Hys

en Ç

AU

SH

I

68

Album tregues nga Sami Domni

Hysen QOSJA

Mësues i merituarMësues i talentuar, Metodist, Pedagog

Pas mbarimit të arsimit fillor e 7-vjeçar, vazhdon e përfundon arsimin e mesëm në shkollën Normale, ndërsa arsimin e lartënë Institutin Pedagogjik në Tiranë, në degën gjuhë-letërsi. Menjëherë do të emërohet mësues i gjuhës shqipe në shkollënNormale, duke punuar aty për 15 vjet me radhë. Që në fillim u shqua për zotësinë e tij si mësues shumë i përgatitur, me pasiondhe përkushtim ndaj punës. Ndërkohë punoi edhe si pedagog i jashtëm në Institutin e Lartë Pedagogjik të Elbasanit dhe nëvitin 1972 emërohet pedagog pranë këtij Instituti. Vazhdimisht është dalluar për përgatitje të lartë shkencore, metodist dhekërkues ndaj vetes në radhë të parë dhe ndaj studentëve. Ka krijuar marrëdhënie shumë të mira si me kolegët, ashtu edhe mestudentët. Mori pjesë si delegat në Kongresin e Drejtshkrimit -1972, ku mbajti kumtesën “Për probleme të gjuhës letrareshqipe”. Gjatë viteve si pedagog, u aktivizua edhe në veprimtari studimore e shkencore, me kumtime për shkollën e lartë.Gjithmonë, që në fillim të mësuesisë e në vazhdim, është vlerësuar nga autoritetet arsimore me Urdhra e Medalje. Si pedagogpunoi për 18 vjet radhazi, deri me daljen e tij në pension. Me punën e shembullin e tij, Hysen Qosja mbeti mësuesi dhepedagogu i njohur i qytetit tonë, njeri punëtor, qytetar shembullor.

Hys

en Q

OS

JA

69

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Ibrahim BERRANIA

Mësues i merituar

Ibrahimi e kreu ciklin e ulët të mësimeve në vendlindjen e tij, në Elbasan dhe arsimin e mesëm në gjimnazin turk tëManastirit. Si kreu studimet e mesme bëri dhe dy vjet studime në Institutin e Lartë të gjuhësisë turke në Stamboll. Më pas vjennë vendlindjen e tij dhe merret për një kohë të shkurtër me punë private për të përballuar nevojat ekonomike të jetës; pushtetifeudal turk nuk u interesua për t’i dhënë punë sipas arsimit që kishte. Ai ishte një njeri i thjeshtë, popullor, i edukuar, me sjelljee karaktere shembullore brenda shoqërisë. Ibrahimi ishte një njeri me ndërgjegje të pastër. Gjithnjë përpiqej që te njerëzit eshokët e tij të linte përshtypje të mira; ka qenë njeri me humor dhe në shoqëri krijonte një ambient të gëzueshëm; respektohejnga të gjithë. Pas fitores së pavarësisë kombëtare në vitin 1912, në vendin tonë u hapën shkolla në gjuhën shqipe dhe atëherëIbrahim Berrania emërohet mësues në Elbasan. Ka qenë i ndërgjegjshëm në punën mësimore-edukative dhe bënte shumëpërpjekje në kryerjen e detyrave. Në fillim ka qenë mësues në shkollën fillore “Qoshe” të qytetit që kishte tre klasa. Përkujdesin në punën mësimore, Ibrahimi u emërua drejtor i kësaj shkolle, që më pas mori emrin “Thoma Kalefi” e pastaj “AliAgjahu”. Në këtë shkollë Ibrahimi shërbeu deri në vitin 1937. Ka punuar dhe në shkolla të tjera si: “Naim Frashëri”, nëshkollën Ushtrimore të Normales etj. Më vonë ai punon në shkollën fillore “Ptoleme Xhuvani” dhe në vitet 1950 në shkollën“S. Misiri” për t’u rikthyer sërish te “P. Xhuvani”. Ai ka marrë pjesë dhe në veprimtari të tjera kulturore jashtëshkollore;punoi në grupin e diletantëve të teatrit popullor që përbëhej prej arsimtarësh të rrethit. Pas çlirimit, për merita të mira në punënmësimore – edukative, për edukimin e brezit të ri, u nderua nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me titullin “Mësues i merituar”. Ib

rahi

m

BE

RR

AN

IA

70

Album tregues nga Sami Domni

Ibrahim SHABANI

Mësues i merituar

Ibrahim Shabani lindi në një familje qytetare elbasanase në vitin 1918. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes, ndërsashkollën e mesme në gjimnazin e Shkodrës. Studimet e larta i mbaroi në Universitetin La Sapienza në Romë në degënFarmaci. Shkollën e lartë e përfundoi në vitin 1943. Fill pas lufte u aktivizua në organet lokale shtetërore të Elbasanit nësektorin e shëndetësisë. Në vitin 1947, në kuadrin e plotësimit të kuadrit mësimor transferohet në Tiranë ku fillon punë simësues i lëndës së kimisë në shkollën e mesme profesionale, teknikumi mjekësor dhe një vit më vonë në shkollën e mesme tëpërgjithshme “Qemal Stafa”, ku qëndron deri në vitin 1966. Në kuadrin e reformave të atëhershme në arsim, kalon nëMinistrinë e Arsimit dhe Kulturës si specialist i arsimit të mesëm dhe më pas në Institutin e lartë 2-vjeçar “AleksandërXhuvani”. Në vitin 1970 specialist programesh dhe tekstesh shkollore në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor ku edhe doli nëpension në vitin 1973. Gjatë punës së tij shumëvjeçare ka shkruar libra mbi lëndën e kimisë si autor dhe bashkautor përshkollën e mesme dhe 7-vjeçare. Për punë korrekte dhe cilësore është dekoruar disa herë me Urdhra pune dhe Medalje ngaorganet shtetërore si dhe me titullin e Nderit “Mësues i merituar”. Për punën cilësore që ka bërë, për vlerat që ka përcjellë,Ibrahim Shabani ka pasuruar traditën arsimore të qytetit të tij, duke u kujtuar si mësuesi dhe qytetari shembullor.

Ibra

him

SH

AB

AN

I

71

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Ipokrat BIBA

Mësues i merituarDrejtori, që me ndershmërinë dhe aftësinë e tij, përcolli vlerat e mësuesit

Si të gjithë normalistët e tjerë, edhe Ipokrati pas mbarimit të shkollës Normale do t’i drejtohej malësisë së Dibrës, për tëfilluar karrierën e gjatë të mësuesisë, që aq shumë e kishte për zemër. Pasi punoi pak kohë në zonën e Peshkopisë, do tëkthehej në Elbasan dhe në vitin 1944 do të çelë për herë të parë shkollën fillore në fshatin Shtërmen. Duke njohur aftësitë e tijsi metodist dhe organizator, me vullnet dhe përkushtim në punë, në vitin 1952 do ta caktojnë inspektor në Ministrinë e Arsimit.Dy vjet më pas, transferohet përsëri në Elbasan, këtë radhë me detyrën e drejtorit të shkollës Ushtrimore, pranë shkollësNormale. Detyrë që do ta kryejë me kompetencë. Gjatë veprimtarisë së tij, ka punuar në shkolla e institucione arsimore tëndryshme. Kështu do të jetë drejtori i parë i Kabinetit Pedagogjik të rrethit dhe në vazhdim drejtor në disa shkolla. Kohën mëtë gjatë disavjeçare do ta ketë në detyrën e drejtorit të shkollës “Ali Agjah”. Gjithmonë serioz, shumë autoritar, por po aq idashur me nxënësit dhe me shumë respekt ndaj kolegëve, mësues të shkollës ku punoi. Krahas të tjera problemeve organizative,mësimore, metodike e didaktike që kishte në shkollë, drejtor Ipokrati me përparësi do të kishte për mësuesit, problemin evetkualifikimit. Është shumë i rëndësishëm fakti kur mësuesi përpiqet vetë të rrisë shkallën e njohurive të tij, metodike,pedagogjike, psikologjike, për ta trajtuar nxënësin jo vetëm si objekt të orës së mësimit, por edhe si subjekt të saj. Në qytetkishte krijuar emrin e drejtorit të zot, që zbatonte me përpikëri rregulloren e shkollës dhe zbatonte çdo udhëzim që vinte ngaMinistria e Arsimit apo nga Seksioni i arsimit, duke përcjellë në qytetarinë elbasanase, figurën e mësuesit shembullor. Ip

okra

t B

IBA

72

Album tregues nga Sami Domni

Isa BASHAMësues i merituarMësues dhe Drejtues i talentuar

Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmen në shkollën Normale. Me dashurinë e madhe për profesionin e mësuesit,shërbeu me devotshmëri si mësues e drejtues shkolle në rrethin e Elbasanit, në Shushicë, Kuqan, Bradashesh, Labinot-Mal,Labinot-Fushë. Në vazhdim përfundon studimet e larta për Gjuhë-letërsi në Universitetin “A. Xhuvani” me rezultate tëshkëlqyera. Për meritat e tij në fund do të emërohet drejtues shkolle, fillimisht në shkollën “P. Xhuvani”, kryeinspektor arsimi,më pas do të emërohet mësues në shkollën Normale. Këtë detyrë e priti, duke e parë si mision për përgatitjen e mësuesve tëardhshëm. Gjatë kësaj kohe ai ishte edhe përgjegjës për korrespondencën, pranë kësaj shkolle. Në këtë kohë u fut njëmënyrë e re mësimdhënie për nxënësit që ndiqnin këtë degë. Krahas mësimit që ata bënin, në fund të çdo muaji pranëshkollës, u jepej një ndihmë e madhe nga mësuesit, duke shkuar pranë tyre në qytetet ku ata banonin. Gjatë tërë kësaj kohe,shquhej për seriozitet, pasion dhe përkushtim. I kushtonte kujdes dhe kohë rritjes së nivelit të tij kualifikues. Pjesëmarrës nëseminare vendore apo kombëtare, veprimtar për probleme shoqërore, bashkëpunëtor i vazhdueshëm në gazetën “Mësuesi”,duke botuar vazhdimisht shkrime me karakter metodik e përgjithësues. Dha ndihmmën e tij në botimin e veprës “Elbasani-Enciklopedi” dhe “Nga Panteoni në Panteon”. Me interes u prit studimi i tij në lëmin pedagogjik me temë “Për kalimin enxënësve nga klasa e katërt në klasën e pestë”. Në fushën e gjuhësisë ishte “Përdorimi i alfabeteve në qytetin e Elbasanit”,temë që u prit me shumë interes në Universitetin e Tetovës, ku ai dha disa orë mësimi në gjuhësi. Për punën, pasionin,përkushtimin, frymën bashkëkohore të mësimdhënies, për aftësitë e tij në lëmin e gjuhës shqipe, është nderuar me Urdhra dhetituj nderi.Isa

BAS

HA

73

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Ismail HAXHIHYSENI

Mësues i merituar

Lindi në një familje të madhe elbasanase, që gëzonte respekt për traditat atdhetaredhe arsimdashëse. Studimet e larta i kreu në Stamboll ku u diplomua për agronomi nëvitit 1913. Pas kthimit në Atdhe, u emërua drejtor i Bujqësisë dhe pyjeve në Prefekturëne Elbasanit. Prej andej shkon në Shkodër me të njëjtën detyrë. Në shtator 1916 deri më1919 punon si mësues i shkencave natyrore në shkollën Plotore. Që nga viti 1921shërbeu si pedagog në shkollën Bujqësore në Lushnjë dhe falë përgatitjes së lartë qëkishte, pak muaj më vonë u emërua drejtor i kësaj shkolle. Me këtë detyrë punon edhe në Korçë. Disa vite më vonë do tëcaktohet pedagog në shkollën Normale, ku shërbeu për shumë vite, derisa ndërroi jetë në vitin 1933. Në Normale ishte ndërpedagogët e pakët, që mbante titullin profesor. Tërë veprimtarisë së tij arsimore, kudo që punoi i kushtoi urtësinë, seriozitetine tij dhe pasionin e madh për punën. Në shkollën Normale jepte Bujqësinë, si shkencë aplikative, por punoi edhe si pedagogi gjuhës frënge, sepse ishte njohës i mirë i gjuhëve të huaja italisht, frëngjisht dhe turqisht. Gjithashtu kontribuon edhe nështypin e kohës sidomos në “Kopshti letrar”, “Normalisti”, revista “Minerva”. Si agronom, nëpunës apo drejtor në Prefekturaështë shquar si organizator i aftë, këmbëngulës për futjen e praktikave të reja në kulturat e ndryshme bujqësore. Ka pasur njëbibliotekë të pasur, që pas vdekjes familja e tij ia dhuroi bibliotekës kombëtare. Artikujt e tij janë me karakter shkencor, kushkruan mbi shpikjet e asaj kohe në drejtim të prodhimit bujqësor. Me punën dhe ndihmesën e tij, përcolli emrin e intelektualittë zot dhe qytetarit të nderuar. Në shkollën Normale ngriti për herë të parë sektorin e praktikës bujqësore për nxënës. Kabotuar broshurën: “Këshilla për të vumen e mëndafshit”, “Si mbillet patatja” nga Shtypshkronja e Elbasanit. Ishte anëtaraktiv i këshillit letrar të Qarkut të Elbasanit, që drejtohej nga A. Xhuvani. Për vdekjen e tij shtypi i kohës do të shkruante:“…se në Elbasan ndërroi jetë profesori i Normales. Lajmi prodhoj një përshtypje të thellë dhimbjeje ndër të gjithëqytetin, pse Ismail Haxhihyseni ka qenë një nga bijtë ma të vlefshëm të Elbasanit dhe i shquar për drejtësinë endershmërinë e tij. Vjet me radhë profesor i shkollës Normale, kish kryer detyrën e tij të rëndë me zell e urtësi”. Is

mai

l H

AX

HIH

YS

EN

I

74

Album tregues nga Sami Domni

Ismail HAXHIMUSAI

Mësues i merituar

Pas mbarimit të shkollës Normale, detyrën e mësuesisë do ta fillonte në Malësi të Peshkopisë, në Maqellarë, në Vajzëtë Vlorës, deri në vitin 1934. Më pas transferohet në Elbasan, ku mori pjesë aktive në kohën e luftës Çlirimtare, duke uaktivizuar në grupet e edukimit të mësuesve. Pas çlirimit vazhdon profesionin e tij në shkollat “Kristoforidhi”, “NaimFrashëri”, “Sulë Misiri”. Në vitin 1948 e larguan nga arsimi. Më pas emërohet në zonat e Librazhdit. Nga viti 1949-1953, së bashku me Mësuesin e Popullit Ahmet Duhanxhiu, kanë punuar në Ministrinë e Arsimit, në programin e luftëskundër analfabetizmit, duke hapur 86 shkolla dhe kurse me mësues që do të punojnë në këtë drejtim. Ka drejtuar për njëkohë të gjatë problemet metodike për gjuhën shqipe e leximin letrar në qytetin e tij. Do ta shohim si veprimtar shoqëror nëteatrin amator të qytetit. Serioz në detyrë, me kërkesë të lartë ndaj vetes dhe nxënësve, cilësor në mësimdhënie, i përkushtuar.Në vitin 1957 është zv-drejtor në shkollën “Th. Kalefi” dhe më pas në shkollën e muzikës “Q.Stafa” deri në daljen e tij nëpension në vitin 1967. Është dalluar si veprimtar shoqëror në bibliotekën e qytetit. Kudo që ka punuar është karakterizuarnga një ndërgjegje e lartë në punë, ka pasur njohuri të thella pedagogjike e metodike. Për vite me radhë ka drejtuarseminaret metodike, duke dhënë ndihmesën e tij në fushën e metodave të mësimit dhe të edukimit. Në seminare dhe nëkonferenca mësimore ka mbajtur referate problemore për lëndën e gjuhës shqipe. Në një orë mësimi kërkonte që edhemësuesit e tjerë të ishin po aq të aftë si ai. Gjithmonë hapte horizonte në fushën e arsimit dhe udhëzonte mësuesit e rinj përproblemet metodike. Për veprimtarinë e tij të gjatë arsimore, edukative, kulturore dhe shoqërore ka marrë vlerësime ngaautoritetet më të larta të arsimit.Ism

ail

HA

XH

IMU

SAI

75

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Ismail KAFEXHIU

Mësues i merituarMësuesi i talentuar, Drejtues i zot, Veprimtar i arsimit

Pasi mbaroi arsimin fillor dhe Unik, do të përfundonte arsimin e mesëm në shkollën Normale, ku menjëherë do të fillontedetyrën e mësuesit në fshatin Tërbaç të Vlorës, ku do të punojë si mësues e më pas si drejtor shkolle për pesë vjet me radhë.Prej këndej do të gjendet, në disa fshatra me detyrën e drejtorit të shkollës. Fillon të ndjehet talenti dhe predispozicioni i tij mepunë serioze, me pasion e kompetencë pedagogjike. Vlerësohet që në fillim puna e tij, duke premtuar se do të bëhet njëdrejtues i mirë. Më vonë do të kthehet në rrethin e Elbasanit, fillimisht drejtor shkolle në Mollas dhe më pas do të vazhdojë epërfundojë studimet e larta në Universitetin e Tiranës, dega Histori-Filologji, me rezultate të shkëlqyera. Për vlerësimet emarra dhe rritjen e shkallës së kualifikimit shkencor, pedagogjik e metodik, caktohet me detyrën e shefit të Seksionit të Arsimite Kulturës në rrethin e Librazhdit, ku përcolli gjatë pesë vjetëve të punës së tij pasionin e përkushtimin e një zyrtari tëpërgatitur nga ana shkencore si edhe të qytetarit shembullor. Më pas do të fillojë detyrën e mësuesit në shkollën Normale, kudo të punojë për pesë vjet. Por lufta e klasave, nuk la pa prekur edhe Ismailin, duke e hequr nga shkolla Normale, për tëpërfunduar misionin e tij të mësuesit në disa shkolla periferike, deri me daljen e tij në pension. Gjatë gjithë veprimtarisëarsimore, si mësues dhe drejtues arsimi, u dallua për kulturën e gjerë, formimin shkencor, aftësitë organizuese, cilësitë e lartamorale. Kishte marrëdhënie të shkëlqyera me kolegët, me nxënësit, në përgatitjen metodike e didaktike. Studiues i rregullt,autor i shkrimeve pedagogjike në organet e shtypit Revista Pedagogjike dhe gazetën “Mësuesi”. Mbeti i vlerësuar ngaopinioni qytetar si njeri fisnik dhe i ndershëm.

Ism

ail

KAFE

XH

IU

76

Album tregues nga Sami Domni

Ismail XHAJA

Mësues i merituar

U rrit me pasionin për t’u bërë një arsimtar i devotshëm për brezat e rinj. Që në rini e nëvazhdim, kënaqësia e tij ishin librat, leximi e ruajtja e tyre, çka bëri që ai të krijonte njëpersonalitet me kulturë të gjerë. Ishte në gjendje që me kompetencë të bashkëbisedonte përhistorinë, gjeografinë, gjuhën, filozofinë e teologjinë. Kishte një kujtesë tepër të fuqishme dhesaktësi në trajtimin e ngjarjeve e problemeve ndërkombëtare të kohës. Me pasionin e tij

kishte krijuar një bibliotekë të pasur, por më 1946, administrata komuniste ia sekuestroi, duke i djegur një sasi të madhe librash.Pjesën e mbetur ia dhuroi bibliotekës së qytetit. Pas mbarimit të shkollës Normale, përfundoi edhe Institutin për pedagogji në Itali.Zotëronte disa gjuhë të huaja: frëngjisht, italisht, turqisht, arabisht. Punoi për hartimin e një fjalori tri gjuhësh: Frëngjisht-Italisht-Shqip, që mbeti në dorëshkrim. Për 40 vjet ka punuar si mësues i gjuhës shqipe, në fillim në shkollën Plotore dhe më pas nëshkollën Normale. Viti 1946 e gjeti si arsimtar të gjuhës shqipe në Liceun francez të Korçës, detyrë me të cilën kishte punuar përrreth dy vite dhe e shkëputën menjëherë pas arrestimit të vëllait të tij. Është ngarkuar dhe ka kryer me ndershmëri dhe kulturëprofesionale detyrat, si: inspektor, kryeinspektor, shef i arsimit në Qarkun e Vlorës (1936), në atë të Shkodrës (1940), tëElbasanit (1944). Gjatë detyrës në Shkodër, ka qenë anëtar i komisionit dhe mbajtës i fjalës së rastit në ceremoninë e organizuarnë varrimin e Patër Gjergj Fishtës. Meqenëse familja e tij për efekt të luftës të klasave dërgohet në fshatin Shushicë dhe më pasnë Mullet të Tiranës, për një kohë 10-vjeçare punon si punëtor krahu në bonifikim. Në vitet e fundit të jetës së tij do të punojë siarsimtar në fshatra të thella të Gramshit e të Librazhdit. Gjatë tërë kohës, është shquar për punë pasionante, me përkushtim, i aftëprofesionalisht. Shquhej për seriozitetin e tij në punë, i sjellshëm dhe i matur, i rregullt në çdo veprim që kryente. Nxënësit e tijkujtojnë: “Shkruante bukur në dërrasën e zezë dhe në fletoret tona të detyrave”. Ai shkrim i pastër dhe i qartë prej normalistido të linte mjaft mbresa në kujtesën e tyre. Duke qenë normalist i formuar e plot autoritet, ai shërbeu si mësues e inspektor arsimi.Ismail Xhaja ishte njeri i fortë, që duronte në heshtje vuajtjet dhe padrejtësitë e regjimit diktatorial. Si njeri i punës dhe intelektuali zoti edhe në moshën e pensionit nuk i ndante librat dhe fletoret nga duart. Shpesh e shihje në Bibliotekën e qytetit.Ism

ail

XH

AJA

77

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Kasem BIÇOKU

Mësues i merituarProfesor, Doktor i shkencave historike, Muzeolog

Ka lindur në qytetin e Elbasanit në një familje të njohur atdhetare. Pas mbarimit të studimeve të larta në Universitetin eTiranës, dega Histori, fillon punën në Sektorin e Mesjetës në Institutin e Historisë dhe Gjuhësisë. Në vitin 1975 e largojnë ngaky Institut si të “qarkulluar” dhe për 18 vite me radhë ia mbyllën dyert e Institutit dhe punoi si mësues historie. Për pak kohëka punuar në Rrëshen, në Kurbnesh të Mirditës dhe më pas në shkollat e mesme në Krujë dhe Fushë-Krujë për 14 vite. Uështë kundërvënë atyre që kanë përbaltur historinë e shqiptarëve. Në vitin 1993 rifilloi punën në Institutin e Historisë medetyrën e drejtorit të këtij Instituti dhe të kryeredaktorit të revistës “Studime Historike”. Gjatë viteve 1993-1997 ka qenëkryetar i Këshillit Kombëtar të Historisë pranë Ministrisë së Arsimit. Prof. Kasem Biçoku ka dhënë ndihmesë për kompozimine kartëmonedhave të reja (1996), për sistemin e ri të dekorimeve që bëri Presidenca e Republikës, për dekorimin e rehabilitimine personaliteteve të ndryshme të historisë e të kulturës shqiptare, për ngritjen në Muzeun Historik Kombëtar të pavijonit“Terrori dhe gjenocidi komunist në Shqipëri, 1944-1992”. Botimet, artikujt e tij në revistat shkencore dhe në shtypin epërditshëm arrijnë në 300 tituj e në disa mijëra faqe. Gjatë viteve 1970-1980 ka botuar punimin “Epoka e Gjergj KastriotSkënderbeut”, vëllimi I i bibliografisë “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, albumin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, librat“Falangat që rrezikojnë popullin shqiptar”, “28 nëntor 1944-dita e çlirimit të Shqipërisë” (2001). Është bashkautor nëtri vëllimet me përmbledhje studimesh “Studime për epokën e Skënderbeut”. Në bashkëpunim me Prof. Aleks Budën kapërgatitur për botim 2 vëllime të veprës “Dokumente të shek XV” (me rreth 2000 faqe). Ka përgatitur për botim librin“Shqiptarët përballë rreziqeve historike”. Aktualisht është në detyrën e Drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar. K

asem

BIÇ

OK

U

78

Album tregues nga Sami Domni

Kristaq MULLISIMësues i merituarMetodist, Veprimtar i Arsimit, Veprimtar shoqëror

Shkollën fillore e 7-vjeçare e mbaroi në qytetin e lindjes. Në vitin 1954 përfundoi shkollën Normale. Punoi mësues nërrethin Peshkopi, Burrel e Librazhd. Gjatë shkollës së mesme ka luajtur futboll me ekipin e të rinjve e më vonë me atë tëLibrazhdit. Në vitin 1960 mbaroi studimet në Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi” e pastaj emërohet inspektor,kryeinspektor e shef i Seksionit të edukimit fizik në rrethin e Elbasanit. Gjatë kësaj periudhe punoi me kompetencë nërritjen e cilësisë sportive në rreth. Në vitin 1968 transferohet si mësues në shkollën Pedagogjike deri në vitin 1978. Këtufillon puna metodike e pedagogjike. Ka marrë pjesë aktive në disa Konferenca kombëtare, ku edhe ka mbajtur referatepër problemet e zhvillimit cilësor të mësimit të edukimit fizik nëpër shkolla. Ka botuar vazhdimisht materiale metodike,informative e përgjithësim përvoje në organet e shtypit arsimor si në Revistën Pedagogjike, gazetën “Mësuesi”, si edhe nështypin vendor. Në vazhdim ka punuar si metodist në Kabinetin pedagogjik të rrethit. Gjatë punës së tij dhe përvojësdisavjeçare në këtë profesion, ka dhënë ndihmesën e tij cilësore në arritjen e treguesve që kërkoheshin. Është bashkautori botimit të librit “Metodika e Edukimit Fizik për shkollat e mesme” si dhe i “Didaktika e Edukimit fizik”. Deri nëdaljen në pension ka punuar edhe si pedagog i jashtëm në Universitetin “A. Xhuvani”. Nismëtar dhe kryetar prej gati 20vitesh në krijimin e Shoqatës Mbarëkombëtare “Normalisti”, duke u marrë me studimin dhe përcjelljen e vlerave kombëtaretë shkollës Normale që në çeljen e saj dhe të mësuesve normalistë, që përhapën dritë e dituri në gjithë Shqipërinë dhe nëtë gjitha trevat shqiptare dhe në Diasporë.

Kri

staq

MU

LLIS

I

79

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Lëndina HASAMësuese e merituar

Lindi në një familje me tradita arsimdashëse. Mbaroi studimet në shkollën Normale dhe filloi detyrën sa të vështirë dheaq të bukur të mësueses në Zhelizhan e Gramsh të Lushnjës, ku punoi për pak vjet si mësuese matematike, duke utransferuar më pas në rrethin e Elbasanit, në shkollën e fshatit Pajovë. Falë aftësive profesionale dhe nivelin e lartë shkencore transferojnë në shkollën Ushtrimore, pranë Normales. Do të qëndrojë pak kohë për të shkuar në shkollën 8-vjeçare“Th. Kalefi” në ciklin fillor, për 28 vjet radhazi deri në daljen e saj në pension. Gjatë viteve të punës ka qenë bashkëpunëtorepranë Kabinetit pedagogjik. Ka kryer detyrën e drejtueses metodike për mësuesit e ciklit fillor në bazë qyteti, detyrë qëfalë përvojës së saj dhe nivelit kualifikues, e realizoi me pasion dhe profesionalizëm. Temat kualifikuese që ajo ka realizuarme mësuesit e ciklit fillor, puna studimore dhe eksperimentet e kryera prej saj kanë lënë mbresa në breza mësuesish. Tëvlerësuara janë konkluzionet e punës disavjeçare për etapat e zhvillimit të Abetares të udhëhequra nga Kolë Xhumari. Pokaq vlera e rëndësi në punën e saj eksperimentale kanë pasur konkluzionet për aftësitë profesionale që duhet të kishtemësuesi i klasës së dytë. Ai duhet të ishte edhe më i zoti se mësuesi i klasës së parë si edhe për vazhdimësinë nga klasa I-IV, që u kthye në Urdhëresë të Ministrisë së Arsimit për ndjekjen e punës nga klasa I deri në klasën IV. Mësuese Linditagjatë tërë atyre viteve është shquar për pasionin profesional, për ndërgjegjen e lartë, punoi me pasion e përkushtim, falëaftësive të saj organizuese dhe përgjithësuese. Është shquar për mësimdhënien cilësore, për përgatitjen e lartë shkencoree metodike, mbi të gjitha për dashurinë ndaj fëmijëve dhe rezultatet e larta të nxënësve të saj. Nga autoritetet e lartaarsimore është vlerësuar dhe nderuar me Urdhra, Medalje e Tituj nderi. Lë

ndin

a H

AS

A

80

Album tregues nga Sami Domni

Lirak DODBIBAMësues i merituarGjuhëtar dhe Veprimtar i arsimit

Lindur dhe edukuar në një familje me tradita të hershme atdhetare e kulturore. Pasimbaroi shkollën fillore të lagjes nuk kishte mundësi ekonomike të vazhdonte mësimet emesme. Me interesimin e të tjerëve iu krijua mundësia për të vazhduar mësimet e mesmenë Itali. Fillimisht, pasi kthehet nga Italia, fillon e punon, disa herë si përkthyes filmashnga italishtja në gjuhën shqipe, kështu që iu krijua mundësia për të vazhduar Normalendhe në vitin 1932 punoi si mësues në Vlorë, Himarë e Pogradec. Më 1935 nisi studimet

universitare në Lion të Francës, në degën pedagogji-psikologji të Fakultetit të Filozofisë, që i përfundoi më 1938. Filloi punënsi mësues i gjuhës frënge në Shkollën e Punës në Berat. Aty shquhet si mësimdhënës dhe më 1940 caktohet si inspektor arsiminë Berat dhe më pas në Durrës. Më 1941 shkon në Kosovë me detyrën e zv-drejtorit të gjimnazit të parë që u çel në Prishtinë.E vazhdoi këtë detyrë deri në vitin 1943, kur u kthye në Shqipëri për të vazhduar punën për arsimtar. Më pas do të punojë nëMinistrinë e Arsimit dhe pas dhjetë viteve do të jetë mësues në shkollën Pedagogjike në Tiranë. Këtu qëndron vetëm dy vjetdhe kalon në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë me detyrën e shefit të sektorit të terminologjisë, deri më 1967 kur doli nëpension. Qysh kur ishte nxënës në Normale bashkëpunoi me revistën e saj “Normalisti”. Në vitin 1943 nisi punën përhartimin e një fjalori të gjuhës shqipe. Për vite me radhë mblodhi e sistemoi material gjuhësor. Për një kohë gati 25 - vjeçareai arriti të sistemonte mbi 50 mijë fjalë. Botoi në “Revistën letrare”, një studim për zëvendësimin e fjalëve neolatine në shqip,kurse Buletini i Institutit të Shkencave, 1956, botoi një studim mbi pastrimin dhe njësimin e terminologjisë. Me rekomandimine rektoratit të Universitetit të Tiranës mblodhi leksikun popullor detar të zonës së Sarandës, Durrësit, Shëngjinit, që u botua te“Atlasi gjuhësor mesdhetar”, i cili dilte në Venecie. I shquar në këtë fushë studimore, në Kongresin IV Ndërkombëtar tëStudimeve Gjuhësore Mesdhetare mbajti një kumtesë lidhur me fjalët “ujë” dhe “det”. Boton në italisht artikullin “Hulumtimetshqiptare”. Lirak Dodbiba dha ndihmesë me vlera në hartimin e teksteve shkollore. Për punën madhore të tij, është vlerësuarvazhdimisht nga autoritetet e larta arsimore e shtetërore.Lira

k D

OD

BIB

A

81

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Luan BAHOLLI

Mësues i merituarMësuesi i talentuar që filloi e mbaroi detyrën e mësuesit jashtë qytetit të tij

Mbaron shkollën Normale në vitin 1950 me rezultate të larta. Ëndrra për të vazhduar një shkollë të lartë i ndërpritet nëmes, pasi e caktojnë punëtor në ndërmarrjen bujqësore në Ullishta për dy vjet me radhë. Luani i përket asaj familjeqytetare atdhetare elbasanase, që i lanë Elbasanit Bibliotekën e pasur që e kemi edhe sot. Pas këtij “stazhi” do të nisetdrejt Vlorës, në shkollën e Aviatorëve. Nga këtu e hoqën shumë shpejt për ta emëruar më pas në fshatrat Ramicë, Vajzë,Sevaster, Llakatund dhe Tragjas deri në vitin 1957. Rrugëtimi i Luanit me formim të mirë pedagogjik e metodik vazhdon.Ai do të lëvizë përsëri me nga një vit në çdo shkollë. Transferohet në rrethin e Fierit në shkollën bujqësore, më pas nëMallakastër dhe pas një viti në Ballsh për të qëndruar e punuar me seriozitet, pasion e përkushtim për 20 vjet me radhë.Punoi shumë në ngritjen e kabineteve mësimore dhe laboratorëve. Është përmendur dhe vlerësuar gjatë puna e tij dhe kambetur si një laborator model, laboratori i fizikës që Luani me kolegët krijoi në Ballsh. Do të marrë nderimin e arsimit dhetë komunitetit shkollor në atë zonë. Janë këto vite pune të palodhura, vite me shumë arritje nga ana e tij në procesin emësimit dhe edukimit. Në vitet e demokracisë, nga zona e Ballshit ku ai kaloi kohën më të gjatë të punës së tij, do të marrëvlerësimin e lartë, duke u dekoruar nga Presidenti i Republikës me Titull Nderi.

Luan B

AH

OLL

I

82

Album tregues nga Sami Domni

Luiza PAPAJANI

Mësuese e merituarVajza e parë normaliste, që për 21 vjet do të endet fshatrave deri në pension

Lindi në një familje arsimdashëse në lagjen Kala. Pasi bëri dy vjet në shkollën femërorenë Korçë, u kthye në Elbasan për të vazhduar studimet dhe për t’u bërë mësuese, ashtu siçe kishte ëndërruar. Kjo bëri që një vit më vonë të vinin e të regjistroheshin edhe shumëvajza të tjera. Luiza ishte një vajzë simpatike, e gjatë e pak e ndrojtur, me një vështrimtë ëmbël dhe krenare në qëndrimin e zakonshëm,- kështu e kujtojnë bashkëkohësit e

saj. Luiza ulej në klasë në një bankë të vetme. Kur binte zilja, asnjë djalë nuk futej brenda pa hyrë ajo e para dhe asnjë nukdilte pa dalë ajo. E adhuronin dhe e respektonin të gjithë. Vitet iknin dhe Luiza në vitin 1931 mbaron shkollën Normale merezultate të shkëlqyera, duke u konsideruar si normalistja e parë. Në shtatorin e atij viti fillon punën si mësuese në shkollën egocave. Ka pasur kolege mësueset e talentuara Agni Todhri dhe Shefikat Sefa. Më pas, për aftësitë profesionale që paraqiste,falë edhe pasionit e përkushtimit të saj, transferohet në shkollën “Nana Mbretëreshë” në Tiranë, ku jepte lëndën e gjuhësshqipe në klasat e ulëta. Por rrethanat familjare e detyruan të kthehet në Elbasan, tashmë në shkollën “Zgjimi”, me kolegëIbrahim Berranian, Spiro Popën, Faik Haxhihysenin. Punoi këtu vite të tëra me pasion e përkushtim, duke spikatur dashuriapër profesionin, për vogëlushët që mësonte. Orë të tëra jetonte me ta, jo vetëm në klasë, por edhe pas mësimit. Në vitin1945, kur kishte fituar një përvojë të madhe dhe një respekt te kolegët e nxënësit, tek ajo fillon “kthesa”. Transferohet në disafshatra me vorrakët e saj. I vetmi “faj” që kishte bërë: ishte mbesa e atdhetarit Vasil Andoni. Ndonëse e sëmurë punon nëfshatrat Rrilë, Cacabezë, Kryezjarrth e së fundi Katundi i Ri. Kështu vazhdoi Normalistja e parë për 21 vjet me radhë, dukeshkuar e duke ardhur për çdo ditë, në shi e në erë, pa munguar asnjë ditë, derisa doli në pension. Megjithatë ajo nuk u përkulasnjëherë, punoi me pasionin dhe pasqyroi edukatën që kishte marrë që në vogëli, e lindur e rritur në një familje atdhetare.Edhe sot e kësaj dite, vajzat që mbetën jetime, krenohen për sakrificat e nënës së tyre, për punën dhe papërkulshmërinë e saj.Ishte grua fisnike, punëtore, e dashur dhe për 35 vjetët e punës së saj të bukur e të mundimshme, ajo përcolli emrin emësueses normaliste të talentuar. Në vitet e demokracisë do të nderohej nga Presidenti i Republikës me Titull Nderi, qëlartëson jo vetëm punën e saj, por edhe arsimin elbasanas.Lu

iza

PAPAJA

NI

83

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Makensen BUNGO

Mësues i merituar

Arsimin fillor e të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Më vonë, me korrespondencë, mbaroi studimet e larta për gjuhë eletërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Ka shërbyer si mësues në fshatrat e largët të rretheve Tepelenë, Gjirokastër, Berat eFier. Vetëm se tha që Kosova është e robëruar, u arrestua dhe u dënua me privim lirie e me punë të detyruar. Si i burgosurpolitik punoi në kampin famëkeq të Vloçishtit për tharjen e kënetës së Maliqit. Pas shembjes së diktaturës u mor me letërsi,duke bashkëpunuar me organe të ndryshme të kohës. Gjatë rebelimit të vitit 1997, u detyrua të lërë Shqipërinë dhe u strehuanë SHBA, ku jeton edhe sot. Makensen Bungo ka filluar të botojë që kur ishte nxënës në shkollën Normale. Gjatë kohës sëdiktaturës nuk u lejua të botojë për arsye biografie. Mbas shembjes së saj ka botuar në organe të ndryshme skica, tregime,poezi dhe poemën “Varret” kushtuar të pushkatuarve pa gjyq. Ka botuar këto vepra të plota: “Këneta e vdekjes”, “Mesazh”kushtuar Musine Kokalarit; “Abaz Kupi”, “Nëna Kosovare”, “Gruaja me të zeza”. Ka gati për botim dramën “Ky vend kazot”; vëllimin me tregime “Shkruar në Merrick”; vëllimin me poezi “Vargje në mote” dhe materialin folklorik “Levani nëfolklor”. Ai është një nga përbërësit e gjeneratës së talentuar të letërsisë që nuk botoi dot para vitit 1990 për arsye biografie.Novelat, tregimet e vjershat e tij e panë dritën e diellit në periudhën demokratike. U bë i njohur, sidomos, me romanin e tijkushtuar vuajtjeve dhe mundimeve në njërin prej kampeve më mizore të diktaturës, atij të Vloçishtit. Personazhet e tregimevetë Makensenit nuk janë fiksione, janë persona të vërtetë me një jetë dhimbjesh dhe peripecish të denja për t’u shkruar në njëvepër letrare. Leximi i tyre të tërheq, të mban pezull dhe zgjon interes falë stilit dhe shtjellimit emocional të materialit letrar. M

ake

nse

n B

UN

GO

84

Album tregues nga Sami Domni

Mehmet BEBETI

Mësues i merituarVeprimtar i arsimit, Drejtues dhe Metodist

Shkollën fillore dhe të mesmen Normale i kreu në vendlindje. Sapo mori maturën do të fillojë detyrën e mësuesit në zonëne Librazhdit dhe prej atje transferohet në rrethin e Elbasanit, në shkollën Labinot Mal. Gjatë viteve të Luftës II Botëroreaktivizohet në formacionet partizane, duke qenë tepër aktiv. Pas çlirimit ngarkohet me detyrën e sekretarit të Seksionit tëArsimit të qendrës Elbasan. Bëri një kurs specializimi për mësues në shkollën e mesme në Tiranë, duke kryer edhe studimet nëInstitutin Pedagogjik, dega Biologji. Emërohet në Gjirokastër si drejtor i gjimnazit. Më pas transferohet në Elbasan si mësuesnë shkollën Normale, nga viti 1950-1967, si mësues e zv-drejtor i shkollës. Gjatë gjithë atyre viteve është shquar dhe kapërcjellë mbresa te nxënësit si mësues i apasionuar në lëndën e botanikës. Për 11 vjet të tjera vazhdoi detyrën e drejtorit tëshkollës industriale të mbrëmjes, duke e mbyllur veprimtarinë e tij të mësuesisë në vitin 1978, kohë kur edhe doli në pension.Gjatë tërë jetës së tij, si mësues dhe edukator, si drejtues dhe veprimtar shoqëror, ai punoi edhe me studime të ndryshme përprobleme të arsimit, të traditës atdhetare të qytetit të tij. Ka qenë i rregullt për të botuar shkrime kushtuar atdhetarëveelbasanas gjatë kohës së Rilindjes kombëtare, Luftës II Botërore, si dhe në fushën e arsimit.

Meh

met

BE

BE

TI

85

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Mehmet DAIU

Mësues i merituar

Lindi në Elbasan në vitin 1913. Shkollën fillore dhe Normalen i mbaroi në vendlindje. Studimet e larta i përfundoi nëInstitutin Zan Zhak Ruso, me rezultate shumë të mira. Iu afrua emërim në Zvicër, por kthehet në Shqipëri. Karrierën përmësues e pedagog e filloi në shkollën Normale dhe Ushtrimore të Elbasanit, ndërsa më pas emërohet inspektor i arsimit nëPrefekturën e Korçës dhe mësues në gjimnazet e njohura të Tiranës, Shkodrës. Si atdhetar e nacionalist, dënohet nga diktaturakomuniste për një periudhë të gjatë kohe. Pas kryerjes së dënimit, shërben si mësues në zonën e Shmilit dhe më pas nëDurrës. Si njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja, ka dhënë ndihmesën e tij në sistemimin e fondit albanologjik – ballkanologjiktë bibliotekës publike “Qemal Baholli” të Elbasanit, si edhe në Qendrën e përkthimeve tekniko-shkencore të qytetit tëDurrësit. Në rrethet intelektuale të Durrësit ruhet në kujtesë si mësues i talentuar i gjermanishtes, frëngjishtes, anglishtes dheitalishtes. Si intelektual me erudicion, i pasionuar pas pedagogjisë perëndimore, botoi në revistat e kohës, si: “Shkolla shqiptare”,“Shkolla Kombëtare”, mbas vitit 1930 botoi studimet: “Eksperimenti në psikologji”, “Ç’është personaliteti”, “Përmetodikën e matematikës”, “Format e zhvillimit të dijes”; si dhe disa përkthime nga fusha e psikologjisë: “Besimet dhehalucinacionet”, “Jeta shpirtërore e pavetëdijshme”.

Meh

met

DAIU

86

Album tregues nga Sami Domni

Mehmet TURHANIMësues i merituar

Ka mbaruar shkollën Normale në Elbasan. Karrierën e mësuesisë e ka filluar në Gjilantë Kosovës në qytetin ku para Mehmetit kishin dhënë mësim bashkëqytetarët e tij: Th.Xhufka, Hasan Dylgjeri e Llambi Kallupi. Puna e lavdërueshme e tij, formimi cilësor,mësimdhënia krijuese bënë që ai të transferohej në shkollën Ushtrimore, pranë shkollësPedagogjike Elbasan. Këtu ka dhënë mësim në klasën IV. Më pas punon si mësues në

shkollën 8-vjeçare “Bardhyl Popa” dhe në shkollën e mesme të muzikës “Onufri”. Këtu ka qenë ndër mësuesit e parë dhe kadhënë mësimin e muzikës në teori dhe në vegël deri në vitin 1980, kur doli në pension. Personaliteti i tij, si individ dhe mësues,shfaqet i plotë gjatë gjithë karrierës së tij të mësuesisë. Në Gjilan, ndonëse mësues i ri ai u veçua dhe fitoi respektin e nxënësve dhetë prindërve për pasionin ndaj profesionit, për kompetencën didaktike, korrektësinë etike dhe respektin për nxënësit. Në ushtrimoreMehmeti del mësues i kompletuar, i përkushtuar ndaj detyrës me seriozitetin që kërkon profesioni, me personalitet shoqëror tëspikatur, me nivel shkencor e metodik të lartë. Veç këtyre dhe përgatitja muzikore e tij e bënin atë mësimdhënës të pëlqyeshëmnga nxënësit e kolegët e tij. I specializuar me cilësinë e mësuesit të klasës IV në Ushtrimore, mësues Mehmeti ishte metodist mefantazi krijuese në këtë klasë. Fjala e tij dëgjohej jo vetëm në shkollën Ushtrimore, por edhe në rreth. Ka qenë bashkëpunues nëdisa studime të ndërmarra nga kabineti siç qe ai për zgjidhjen e problemave të matematikës me metodën e analizës. Dha mendiminqë në klasën IV, mësimi të zhvillohej jo nga një mësues, por me mësues të profiliziuar. Përvojën e tij të vyer e ka dhënë si mësuesnë Ushtrimore nëpërmjet bisedave dhe konsultave, në mësime shembullore dhe në seminare në nivel rrethi e kombëtare. Nëshkallë rrethi ka referuar me mësuesit e klasës IV, sidomos për mësimin e matematikës dhe të këngës për shkollën fillore. Përvojae tij është botuar edhe në revistën “Shkolla Fillore klasa I-IV”.

Ka dhënë ndihmesë me vlerë në përgatitjen e kandidatëve-mësues nëpërmjet udhëzimeve metodike dhe diskutimit tëorëve të mësimit. Ndihmë të madhe ka dhënë në bandën muzikore të qytetit, pjesëtari i së cilës ka qenë për shumë vite meradhë, në cilësinë e instrumentistit të talentuar.Meh

met

TU

RH

AN

I

87

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Musa TAFAMësues i merituar

Mësues i talentuar i Ushtrimores, Metodist, Didakt

Një ndër veteranët e shkollës Ushtrimore, i cili 38 vjet të jetës së tij i ka vënë nëshërbim të arsimit. Pas mbarimit të shkollës Plotore, do të përfundojë shkollën Normalenë vitin 1930. Po atë vit do të fillojë detyrën e mësuesit në rrethin e Lushnjës, kushërbeu për tetë vjet. Në jetën praktike, në zemër të Myzeqesë, ai e kuptoi se misionii tij do të kërkonte punë të palodhur, njohje të mirë të psikologjisë së nxënësve me tëcilët do të punonte dhe prindërve të tyre me të cilët do t’i duhej të komunikonte. Ai punoi me të gjitha aftësitë e tij dhe krijoinjë emër të mirë falë ndershmërisë dhe pasionit për punë. Më pas transferohet në Elbasan për një vit, duke shkuar më pas nëzonën e Belshit. Pas çlirimit të vendit emërohet në shkollën Ushtrimore pranë Normales; më vonë shkon drejtor didaktik irrethit të Librazhdit dhe për disa kohë punon si inspektor në Seksionin e arsimit në Qarkun e Elbasanit. Terreni ku Musa Tafatregoi dhe eksperimentoi aftësitë e tij metodike ka qenë shkolla Ushtrimore e Normales, ku punoi për 8 vjet me radhë. Përmerita pune u emërua mësues i pedagogjisë praktike pranë shkollës Normale, detyrë të cilën e kreu me sukses deri me daljene tij në pension. Për aftësitë e tij metodike dhe për drejtim të mirë të punës praktike, ka marrë vlerësime të ndryshme ngaautoritetet e arsimit me Urdhra e Medalje. Në bashkëpunim me kolegët, ka përshtatur materialin “Përmbledhje lënde përhartime” dhe ka bërë përmbledhjen e copave të Këndimit të klasës III fillore. Megjithëse në pension, mësuesi veteran nuk iushkëput shkollës, por në ndihmë të mësuesve më të rinj u qëndroi pranë. Bën vëzhgime dhe studime rreth orëve të mësimit;ndjek probleme të ndryshme metodike e didaktike. Drejtori i nderuar Vasil Kamami ka shkruar “Musa Tafa është njëshembull i mirë për t’u pasur parasysh nga mësuesit e rinj dhe nga mësuesit e ardhshëm. Pasioni i tij, dashuria e tijpër profesionin e nderuar të edukatorit të brezave të rinj janë për t’u admiruar.”

Musa

TAFA

88

Album tregues nga Sami Domni

Mustafa KARAPINJALLI

Mësues i merituarProfesor, Doktor në gjuhësi, Metodist, Pedagog, Veprimtar i arsimit

Mësimet e para dhe shkollën e mesme Normale i merr në vendlindje. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës, nëFakultetin e Historisë dhe Filologjisë, në degën Gjuhë-Letërsi. Në vitet 1961-1968 ushtron profesionin e tij si mësues në Gjergjan,Cërrik; më pas ka ushtruar detyrën si inspektor arsimi në Elbasan; drejtor në gjimnazin e Peqinit për t’u rikthyer më pas nëshkollën Normale, por këtë herë jo si nxënës, por si mësues. Në vitin shkollor 1969 është pedagog i jashtëm në filialin e Institutittë Lartë Pedagogjik. Më 1971, me hapjen e Institutit të Lartë Pedagogjik, emërohet pedagog në të. Nga 1971 dhe aktualisht,vazhdon të jetë pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Më 1989 mbron gradën “Doktor i shkencave”. Për njëperiudhë kohore ka qenë Shef i Departamentit të Gjuhës e Letërsisë në Universitetin e Elbasanit. Krahas veprimtarisë mësimore,ka zhvilluar edhe një veprimtari të gjerë shkencore, duke botuar një sërë artikujsh në revista shkencore. Është autor i disa libravenga të cilët përmenden “Kërkime dhe studime në fushën e gjuhës shqipe” dhe bashkautor i librit “Gramatika praktike egjuhës shqipe”. Është pjesëmarrës në disa seminare dhe konferenca shkencore, kombëtare dhe ndërkombëtare, ku ka qenëpjesëmarrës aktiv duke referuar kumtesa, referate me studime të ndryshme në fushën e gjuhësisë. Gjatë tërë këtyre viteve, ështëshquar për seriozitet në kryerjen e misionit edukativ e shkencor, pedagog cilësor në mësimdhënie, hulumtues në studimet evazhdueshme gjuhësore që ai për gjithë këto vite ka bërë. Gëzon respekt të madh nga studentët e kolegët e tij.Must

afa

KA

RA

PIN

JALL

I

89

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Nadisha VRAPI

Mësuese e merituarMësuese e talentuar, Metodiste

Pas mbarimit të shkollës Normale, mësuesja e re, që në vitet më pas, do të bëjë emër të mirë, për pasionin esaj, përkushtimin dhe profesionalizmin, do ta fillonte karrierën e mësuesit në Gorishovë të rrethit të Fierit. Përpunë të mirë dhe rezultate të larta në procesin e mësimit dhe të edukimit, transferohet në rrethin e Elbasanit, nëshkollën ku mësonin fëmijët e punonjësve të fermës në Cërrik. Punoi në këtë shkollë për 13 vjet me radhë, kugjatë kësaj kohe po përvijohej portreti i një mësueseje shembullore, që punonte vazhdimisht për ngritjen e sajshkencore, pedagogjike, metodike. Në vazhdim do të shohim të punojë në shkollën 8-vjeçare “A. Myzyri” për14 vjet të tjera deri në daljen e saj në pension. Aktive si gjithmonë, me kërkesa të larta ndaj vetes dhe nxënësve,me tregues të lartë në formimin e nxënësve, e vlerësuar vazhdimisht nga organet vendore e qendrore të arsimit.Puna e saj shumëvjeçare në karrierën e saj arsimore ka qenë e suksesshme. Krijoi me punën e saj një bagazhpërvoje të madhe në ciklin fillor. Si mësuese e talentuar për klasën e parë, u bë objekt i studimit për përhapjene përvojës së përparuar në shkollë, qytet dhe në shkallë rrethi. U botuan shkrime në gazetën vendore dhe nëgazetën “Mësuesi”. Puna e saj është vlerësuar me Urdhra dhe tituj nderi. N

adis

ha V

RAP

I

90

Album tregues nga Sami Domni

Petër DODBIBA

Mësues i merituarAtdhetar, Veprimtar i palodhur i arsimit

Mbaroi shkollën Qytetëse dhe shkoi në Selanik ku ndoqi gjimnazin në gjuhën greke. Në fillim u bëmësues i gjuhës greke në Elbasan e pastaj në Tiranë e Durrës. Ka qenë një ndër atdhetarët më në zë përpërhapjen e gjuhës shqipe. U mësonte gjuhën shqipe bashkëqytetarëve të tij dhe bënte propagandë kombëtaremidis nxënësve. Në vitin 1909-1910 shërbeu si mësues në shkollën Qendrore, sot “Naim Frashëri”, pastajpër disa vite në shkollën Normale. Në vitet 1913 -1914 ka qenë drejtor i Postës në Elbasan.

Pet

ër D

OD

BIB

A

91

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Petrit PENI

Mësues i merituarMësues i talentuar, Metodist dhe didakt, Veprimtar i arsimit

Arsimin fillor dhe atë 7-vjeçar do ta kryejë në vendlindje, ndërsa në gjimnazin e Shkodrës do të përfundojë arsimin emesëm me rezultate të shkëlqyera. Në Tiranë do të marrë arsimin e lartë në Institutin 2-vjeçar, dega matematikë-fizikë dhe dotë fillojë detyrën e mësuesit në lëndën e matematikës në gjimnazin “Q. Stafa”. Që në fillim shquhet si mësues-kërkues, rigorozdhe korrekt, mësimdhënës me nivel shkencor. Suksesi i Petritit gjatë gjithë veprimtarisë së tij, deri në daljen në pension ishtenë atë që ai ishte tepër kërkues ndaj vetes së tij. Petriti, që në fillimet e tij, shfletonte literaturë matematike, duke qenë edhenjohës i mirë i gjuhës ruse dhe këto ushtrime apo probleme i trajtonte me nxënësit. Në këtë mënyrë, ai konsultohej dhethellonte njohuritë e tij matematikore edhe për lëndën e vizatimit teknik, që e ka dhënë për disa vite në gjimnazin “Dh. Todhri”,për të cilën kreu një kurs të posaçëm në fakultetin e inxhinierisë në Tiranë. Petriti asnjëherë nuk e la pas dore kualifikimin e tij,si një metodist i shquar i lëndës së matematikë dhe vizatimit teknik. Punën e metodistit e ka kryer me sukses, si kur u caktuametodist pranë kabinetit pedagogjik të rrethit dhe në atë të specialistit në Drejtorinë Arsimore. E plotësoi nivelin e studimeveuniversitare, duke marrë Diplomën e Universitetit “A. Xhuvani”. Falë zotësisë, pasionit dhe përkushtimit të tij, dashurisë përlëndën e matematikës, Petriti radhitet ndër mësuesit më cilësorë në qytetin tonë. Në cilësinë e metodistit, ka mbajtur shumëreferate në mbledhjet kualifikuese në Elbasan, po ashtu edhe në seminare kombëtare. Për disa vite ka drejtuar mbledhjetmetodike në bazë rrethi. Ka punuar dhe ka arritur rezultate me nxënësit e talentuar, të cilët në Olimpiadat kombëtare tëmatematikës për shkollat e mesme, janë shpallur fitues. Ka pasur marrëdhënie shumë të ngrohta me nxënësit e tij, saqë, disaprej tyre kur kthehen nga jashtë shtetit ku studiojnë apo punojnë, vizitën e parë do ta bëjnë te mësues Petriti. P

etri

t P

EN

I

92

Album tregues nga Sami Domni

Reshit KOBURJAMësues i merituarDoktor i shkencave pedagogjike, Metodist, Didakt, Veprimtar i arsimit

Pas përfundimit të shkollës Normale, kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës,në Fakultetin e Filologjisë, dega gjuhë e letërsi ruse. Fillimisht caktohet mësues në gjimnazine Himarës, ndërsa nga viti 1960 deri më 1972 do të shërbejë në rrethin e Gramshit simësues, zv-drejtor shkolle dhe drejtor i gjimnazit të këtij qyteti. Në vazhdim, po në këtërreth do të kryejë detyrën e inspektorit dhe të Shefit të arsimit e kulturës. Për punëpasionante dhe të kualifikuar, për arritjet në sferën e mësimit e të edukimit, në vitin 1972do të transferohet në Elbasan, në detyrën e drejtorit të Kabinetit pedagogjik të rrethit.

Më pas kryeinspektor në Seksionin e arsimit e kulturës dhe metodist pranë Kabinetit pedagogjik. Në fillimet e sistemitdemokratik do të caktohet në detyrën e shefit të Seksionit të arsimit për Elbasanin. Nga viti 1973 deri më 1982 ka qenë edhepedagog i jashtëm në Institutin e Lartë Pedagogjik, si dhe bashkëpunëtor në Institutin e Studimeve Pedagogjike në Tiranë.Kjo karrierë në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar ishte e suksesshme se u veçua në punë cilësore dhe krijimtarididaktike të bollshme, me pamje teorike e praktike. Veprimtaria e tij, vëzhgimet në shkolla karakterizoheshin nga aftësitëvëzhguese, zbuluese, përgjithësuese e hulumtuese. Të gjitha këto përbënin tiparin dallues në punën e tij, që ishte vetëkualifikimipër të qenë sa më efektiv. Në vitin 1987 fitoi gradën shkencore “Doktor i shkencave” në fushën e didaktikës të shkollës 8-vjeçare. Në veprimtarinë e tij, veç të tjerave, veçojmë ndihmesën për drejtimin e shkollës, të finalizuar me studime e botime si:“Planifikimi dhe organizimi i përgjithshëm i punës së drejtorisë së shkollës”, “Kontrolli, funksion i rëndësishëm idrejtorisë së shkollës”. Mbi këtë bazë u fut në praktikën e Kabinetit pedagogjik, hartimi i materialeve orientuese dhe normativepër drejtoritë e shkollave. Të tilla kanë qenë për planin vjetor të drejtorisë, për kontrollin e punës në shkollë, për tematikën ekëshillit pedagogjik, për komisionet lëndore. Përvojën didaktike të shkollës e ka botuar në organet qendrore arsimore tëMinistrisë së Arsimit dhe të Institutit të Studimeve pedagogjike. Po kështu Dr. Koburja është marrë edhe me traditën dhehistorinë e Arsimit në Elbasan. Ka botuar artikuj, monografi, libra për figura të shquara të arsimit në Elbasan. Është pjesëtar nëredaksinë qendrore të veprës “Elbasani-Enciklopedi”, “Normalisti”, bashkautor në librat “Normalja në traditë”, “NgaPanteoni në Panteon”, “Normalja në fokus të bashkëkohësisë”.Res

hit

KO

BU

RJA

93

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Roland POPAMësuesi i merituar

Bir i një familjeje atdhetare, arsimdashëse dhe me kulturë të gjerë. Rrugën e dijesdo ta niste, duke filluar mësimet e fillores në shkollën Ushtrimore, me mësues të zotë,si: Fadil Gurmani, Sulë Harri, Ismail Bedhija dhe Ali Narazani. Arsimin e mesëm dota përfundonte në shkollën Normale në vitin 1955. Detyrën e mësuesit do ta niste nëzonën e Belshit. Më pas do të fillonte dhe do përfundonte studimet e larta në Universitetit e Tiranës, dega Kimi-Biologji. Pasmbarimit të Universitetit do të punonte dy vjet në gjimnazin e Peqinit, duke krijuar për herë të parë në rrethin e Elbasanitkabinetin me kafshë të gjalla, përvojë e cila u përhap në të gjitha shkollat e rrethit. Qëndroi pak vite dhe më vonë do të jetë nëshkollën “J. de Rada”, duke qenë mësues i Kimisë dhe zv-drejtor i saj. Mbas hapjes së gjimnazit “Dh. Todhri” do të punojëpër disa vite dhe gjithashtu do të krijojë një kabinet model për lëndën e kimisë. Me çeljen e Institutit të Lartë Pedagogjik ucaktua pedagog për lëndën e kimisë dhe njëherësh përgjegjës i degës së Biokimisë. Falë kulturës shkencore, pasionit dhevullnetit të tij, do të krijojë një tjetër kabinet kimie, por tashmë më të plotësuar, me kritere të nivelit universitar, për një punënormale të procesit mësimor. Këtu do të vazhdojë, duke dhënë lëndën “Anatomi normale të Njeriut”, në degën Biokimi dhenë degën cikli fillor. Pas vitit 1993, kur doli në pension do të vazhdojë si pedagog i jashtëm deri në vitin 1997. Për katër vite,ka qenë i zgjedhur në këshillin bashkiak të qytetit. Roland Popa, gjatë gjithë atyre viteve si mësues dhe edukator, si veprimtari arsimit dhe shoqëror, është shquar për seriozitet në punë, për ndershmëri dhe përkushtim për detyrën që bënte; mësimdhënësshumë i mirë, metodist dhe didakt, i ndërgjegjshëm deri në vlerësimin më të lartë. Është dalluar gjithmonë për marrëdhënietkorrekte me kolegët dhe eprorët arsimorë, për mbajtjen afër dhe ndihmesën që u jepte nxënësve e studentëve të tij. Gjithmonëe në çdo kohë ka merituar vlerësimet që i janë bërë nga autoritetet arsimore e shtetërore në rreth e në qendër. R

olan

d P

OPA

94

Album tregues nga Sami Domni

Rudolf DELIANAMësues i merituar

Bir i një familje atdhetare, arsimdashëse dhe me ndihmesa për traditën elbasanase. E filloi rrugën e gjatë të arsimimit të tijnë Ushtrimoren e Normales, me mësuesin e talentuar, Fadil Gurmani, “Mësues i Popullit”, që diktatura ia preu jetën në mes.Më pas do të ketë si mësues: Ismail Xhajën, Shaban Arrën dhe në klasën e katërt Gani Daiun, të cilët ishin “yjet e mësuesisë”.Në vazhdim të shkollimit do të fitojë bursë për në Liceun e Tiranës si konviktor. Për shkak të Luftës II Botërore, shkollandërpritet dhe ai kthehet dhe e përfundon në Normalen e Elbasanit. Pas marrjes së Diplomës së Normales, do të fillojëdetyrën e mësuesit në fshatin Podë të Kolonjës. Më pas do ta transferojnë në Këlcyrë të rrethit të Përmetit. Tre vite më vonënë Përmet dhe pastaj përsëri në Këlcyrë. Në vitin 1956 do të jetë në Ramicë të Vlorës dhe dy vjet më pas si drejtor nëDrashovicë po të këtij qyteti. Në shtatorin e vitit 1959, më në fund do të kthehet në rrethin e Elbasanit, ku për katër vjet dotë punojë në malësinë e Gjinarit. Në këtë kohë përfundon Institutin 2-vjeçar në Tiranë, dega matematikë dhe transferohet nëzonën e Belshit, ku do të qëndrojë tetë vjet me radhë, për ta mbyllur karrierën pedagogjike të mësuesisë në Cërrik për 15 vjetpandërprerë, deri me daljen e tij në pension; por pa punuar asnjë ditë në qytetin e tij të lindjes.

Rudol

f D

ELI

AN

A

95

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Sabahedin HARJAMësues i merituar

Mësues e metodist i përkushtuar

Pas mbarimit të shkollës Normale në qytetin e Elbasanit me rezultate shumë të mirado të fillonte karrierën e bukur të mësuesit në rrethin e Gramshit, ku qëndroi disa vjet.Gjatë qëndrimit në këtë zonë u shqua për punën e palodhur dhe sistematike, nivelinpedagogjik e intelektual. Me përfundimin e studimeve të larta në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin filologjik, dega gjuhë-letërsi me rezultate shumë të mira u emërua mësues në Labinot-Mal, ku u spikat për punën me pasion e përkushtim menxënësit dhe kolegët, rezultat i së cilës është emërimi i tij si drejtor shkolle. Për disa vite me radhë punoi si mësues dhe drejtor në shkollat 8-vjeçare në Kuqan dhe në shkolla të mesme të përgjithshme në Cërrik.

Për arsye shëndetësore u emërua në qytetin e Elbasanit, ku ka punuar si mësues dhe drejtor në shkollat “J. Dilo”, “Q.Guranjaku”, “K. Kristoforidhi”, “Xh. Kongoli”.

Për disa vite me radhe punoi në Kabinetin Metodik, ku u dallua për nivelin e lartë intelektual, aftësitë didaktike, kërkesëne lartë të llogarisë, mprehtësinë në vlerësimin dhe zgjidhjen e problemeve, që kishte sistemi arsimor i rrethit.

Gjatë gjithë jetës së tij si mësues, zv. drejtor, drejtor apo në kabinet, ai ka bërë një punë të shkëlqyer me nxënësit e tij dheka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e arsimit, duke u bërë shembull për breza të tërë arsimtarësh. Për këtë arsye ështëdekoruar disa herë me Urdhra e Medalje dhe me titullin e Nderit “Mësues i merituar”.

Duhet nënvizuar dhe ndihmesa e tij në fushën e gazetarisë. Për vite me radhë ka qenë korrespondent në disa gazeta tërëndësishme të asaj periudhe, si: gazeta “Mësuesi”, “Bashkimi”, “Shkumbini”. Ai është dalluar për penën e mprehtë dhe tësaktë. Duhen përmendur se në artikujt e tij janë trajtuar probleme mjaft të mprehta sociale e shoqërore, krahas atyre metodikee didaktike. Ajo që bie në sy është inteligjenca në vlerësimin e problemeve, mënyra shkencore e trajtimit, gjuha e saktë elakonike e të shprehurit, zgjidhja interesante e tyre.

Sab

ahed

in H

AR

JA

96

Album tregues nga Sami Domni

Sami DOMNIMësues i merituar

Mësuesi që për 36 vjet me radhë vazhdon të jetë në shkollën e tij

Duke i shtuar edhe shtatë vjet si nxënës i shkollës 7-vjeçare “Naim Frashëri” do t’i bëhen plot43 vjet në këtë shkollë. Vite këto të mbushura me punë të palodhur, por edhe me kënaqësinë emadhe që të jep puna, kur kjo i shërben të gjithëve: nxënësve, komunitetit etj. Pasi mbaroi gjimnazine Shkodrës me rezultate shumë të mira, meqenëse nuk i doli e drejta e studimit për të vazhduar

studimet e larta, do të fillonte detyrën e mësuesit, në fshatin Mollas, në zonën e Sulovës, për të qëndruar pak vite. Për gjashtë vjetdo të punonte si përgjegjës i Repartit të pikturës së qytetit. Në vitin 1973 do të kthehej përsëri në arsim, në shkollën ku kishtemarrë mësimet e para, për të mos u larguar për 36 vjet me radhë deri në këto ditë. Nga këto vite do të veçohen gati 30 vjet,mësues efektiv i vizatimit edhe pjesa tjetër në pension. Studimet e larta do t’i mbarojë në Institutin e Lartë Pedagogjik në Elbasan.Për 26 vjet me radhë do të drejtojë komisionin metodik për lëndën e vizatimit në bazë rrethi. Do të hartojë programin e lëndës sëvizatimit, i ngarkuar nga Ministria e Arsimit, për t’u ardhur në ndihmë mësuesve të kësaj lënde. Është aktivizuar edhe si veprimtarshoqëror edhe për problemet e edukimit ne shkollë, duke udhëhequr për 17 vjet punën me organizimin e nxënësve në Çetën ePionierit. Kjo formë organizimi veproi deri në vitin 1990, duke u zëvendësuar më pas, me formën e Qeverisë së Nxënësve. Pokështu, aktivizimi i tij në këto nivele ka qenë edhe me pjesëmarrjen e tij për 14 vjet si anëtar i Kolegjiumit të revistës “Pionieri”.Është aktivizuar vazhdimisht nga Ministria e Arsimit në ekipe ndihme e kontrolli në nivel kombëtar. Ka punuar me pasion edhe nëzbulimin dhe nxitjen e nxënësve të talentuar në pikturë, të cilët janë vlerësuar me çmime në konkurset edhe në ekspozitatkombëtare dhe ndërkombëtare. Sot, edhe pse është në pension bën pjesë në Bordin e Jardin Galerie e piktorëve të vegjël nëNju Jork. Punë të lavdërueshme ka bërë edhe në drejtim të ruajtjes dhe pasurimit të traditës së shkollës së tij 101 vjeçare, dukeu marrë me muzeun e shkollës “Naim Frashëri”; muze i vlerësuar në nivel kombëtar, për pasurinë dokumentare që ruan, tësistemuar me kritere muzeore. Me ndihmesë është edhe pjesëmarrja e tij aktive në shtypin arsimor. Është autor i botimeve:“Metodika e Vizatimit, klasa V-VIII”; Albumi historik: “80-vjetori i shkollës “Naim Frashëri”; Libri “Pasaporta” e shkollës;172 artikuj me karakter informativ, metodik, studimor e përgjithësues (1974-2009); për punën e tij janë botuar në shtyp 18shkrime vlerësimi; janë transmetuar 6 kronika televizive. Gjatë gjithë këtyre viteve, edhe tani në pension, vazhdon të punojë nëmuzeun e shkollës, me dëshirën për të lartësuar traditën e vyer të shkollës ku mësoi edhe punoi kaq gjatë. Bashkia e qytetit e kanderuar me titullin “Mirënjohja e Qytetit”.Sam

i D

OM

NI

97

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Sami PARALLOIMësues i merituar

Veprimtar i arsimit, Mësues e drejtues

Pas marrjes së Diplomës së shkollës Normale, do të ngjitej në malësinë e Tropojës për të nisur rrugëtimin e gjatë tëmësuesit-misionar. Fillimisht si mësues, më pas inspektor dhe drejtor konvikti. Ky vlerësim pune kaq i shpejtë e ka domethëniente Normalja, e cila nxirrte nga bankat e saj mësues të përgatitur jo vetëm nga ana shkencore e metodike, por edhe organizatorëe administratorë të nivelit cilësor. Në vazhdim do të shkonte përsëri si drejtor shkolle, por këtë radhë në rrethin e Librazhdit.Dy vjet më vonë, Sami Paralloi do të caktohet drejtor shkolle në Mollas të zonës së Dumresë në rrethin e Elbasanit. Mbaroistudimet e larta në Tiranë për lëndën matematikë-fizikë. Pasi mbaroi studimet e larta fillon punë në Gjocaj e më vonë në Peqinsi drejtor në shkollën 8-vjeçare dhe mësues i gjimnazit të Peqinit. Lëvizjet ishin të zakonshme në ato vite, kështu më pas dotë jetë në Dragot të Dumresë, në shkollën e mesme bujqësore në Cërrik, në shkollën Ekonomike në Elbasan dhe së fundi nëshkollën 8-vjeçare “S. Misiri” për dhjetë vjet me radhë deri në daljen në pension. Njeri aktiv kudo që punoi, i ndërgjegjshëm,punëtor dhe i suksesshëm

Sam

i PAR

ALL

OI

98

Album tregues nga Sami Domni

Sefedin TRUNGUMësues i merituar

Pasi mbaroi Normalen e Elbasanit në vitin 1952, së bashku me shoqet e shokët e klasësfilloi si mësues në rrethin e Ersekës. Pasi u shqua për zotësinë e tij si mësues dhe edukatori zellshëm, me pasion e përkushtim për punën, dy vjet më vonë e caktuan drejtor shkolle nëfshatin Selenicë. Qëndroi pak kohë, për të vazhduar detyrën në vendlindjen e tij, pasi

dallohej në sportin e futbollit dhe aktivizohej me skuadrën e qytetit të tij. Si gjithë të tjerët po të shënoheshin me fjalën“…diçka në biografi”, nuk të linin gjatë, kështu edhe Sefa do të nisej për në Gramsh, në fshatin Shënepremte, si mësues igjuhës shqipe. Biografia mësimore vazhdon, duke punuar më pas si drejtor shkolle në fshatrat e Gramshit në Kukër, Tunjë.Ishin kohë të vështira; rrugët shumë të largëta nga qendra bëheshin vetëm në këmbë. Megjithatë, asnjëherë nuk veproi në dëmtë misionit të tij. I ndërgjegjshëm dhe punëtor, i aftë si të gjithë normalistët, kudo që punonin, do të kthehej në rrethin eElbasanit, në shkollën e Shtërmenit. Gjatë viteve të punës në Gramsh, me vullnet të hekurt, në vështirësi, nën dritën e pishësapo kandilit, lexonte dhe mbaroi studimet në Institutit Pedagogjik 2-vjeçar në Tiranë. Edhe në Shtërmen, po ashtu, mekëmbëngulje për të rritur nivelin shkencor të mësimdhënies, me korrespondencë u Diplomua në Universitetin e Tiranës, nëdegën Gjuhë shqipe-letërsi. Përsëri lëvizje, punon si mësues në fshatin Pajovë dhe më pas në gjimnazin e Peqinit si mësues iLetërsisë. Sefedini u shqua edhe si veprimtar shoqëror. Ndihmoi shumë në ngritjen e skuadrës së futbollit për qytetin e Peqinit.Gjatë kësaj kohe pati vlerësime të larta nga institucionet arsimore, për seriozitet në punë, nivel cilësor dhe arritje të dukshmenë procesin mësimor-edukativ. Për disa vjet do të punojë si mësues në shkollën Normale. Do të jetë pjesëmarrës dhekontribuues në Kongresin e Drejtshkrimit (1972), duke u paraqitur me kumtesë të veçantë. Do ta përfundoj karrierën emësuesisë deri me daljen e tij në pension në shkollën 8-vjeçare “Jeronim de Rada” dhe pas daljes në pension si pedagog ijashtëm pranë Universitetit “A. Xhuvani”. Si veprimtar shoqëror dallohet për zellin e tij. Është ndër themeluesit e ShoqatësKombëtare “Normalisti” dhe anëtar i kryesisë së saj, me ndihmesa për ruajtjen e traditës së shkollës Normale.Sef

edin

TR

UN

GU

99

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Skënder GRADAMësues i merituar

Veprimtar i arsimit, Mësues e drejtues i përkushtuar

Pas mbarimit të shkollës 7-vjeçare, do të ndjekë shkollën Normale dhe pas Diplomimit do ta fillojë detyrën e mësuesit nëskajin më jugor të Shqipërisë, në Konispol të Sarandës dhe dy vjet më vonë do të transferohet në rrethin e Skraparit medetyrën e drejtorit të shkollës në fshatin Çepan. Në vazhdim do të lëvizë në rrethin e Gramshit, duke punuar në fshatrat Tunjë,Sult dhe Poroçan. Pasi mbaroi studimet e larta për gjuhë-letërsi në Universitetin e Tiranës, do të jetë në detyrën e zv-drejtorittë Teknikumit të Minierave në Përrenjas. Në vitin 1967 transferohet në Elbasan dhe punon në Mollas si drejtor shkolle,mësues në shkollën “Dr. Kongoli” e më pas për disa vite në shkollën Normale. Për dhjetë vitet e fundit deri me daljen e tij nëpension në shkollën e mesme të Ndërtimit. Për kohën që punoi në shkollën Normale për 14 vjet radhazi, u shqua si mësuesdhe metodist i zoti, tepër aktiv në punën me rrethet jashtëshkollore, pasionant për të ndihmuar nxënësit e talentuar në krijimtarinëletrare.

Skën

der

GR

AD

A

100

Album tregues nga Sami Domni

Skënder HALLVAMësues i merituar

Pas marrjes së Diplomës në shkollën Normale, detyrën e arsimtarit do ta fillonte në Fiershegan, në rrethin e Lushnjës. Nëfillim si mësues i ciklit fillor, por pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë Pedagogjik në Tiranë, do të punojë vazhdimishtmësues në ciklin e lartë të shkollës 8-vjeçare. Kur u transferua në rrethin e Elbasanit, fillimisht u caktua në shkollën 8-vjeçarenë Gjocaj, pastaj mësues letërsie në gjimnazin e Peqinit për pesë vjet. Do të vazhdojë rrugëtimin në Belsh, në shkollën emesme, ku do të merrte pjesë në eksperimentimin klasik në fushën e metodave të mësimdhënies, që drejtohej nga ana eMinistrisë së Arsimit. Gjatë kohës së eksperimentimeve ka marrë pjesë në Konferencën e Parë dhe të Dytë kombëtare nëTiranë, duke mbajtur kumtesa në seksionin e gjuhës shqipe e letërsisë, si përfaqësues i rrethit të Elbasanit. Këto kumtesa janëbotuar në botimet e Institutit të Studimeve Shkencore. Ka drejtuar për një kohë të gjatë rrethet metodike në bazë zone. Pokështu artikuj me karakter metodik, shkencor dhe përgjithësues ka botuar vazhdimisht në organet e shtypit arsimor si nëRevistën Pedagogjike, gazetën “Mësuesi” etj.

Skën

der

HA

LLVA

101

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Skënder SEJDINIMësues i merituar

Normalisti i Zhan Zhak Ruso-it doli në pension si lulishtar

Mësimet e para i mori në vendlindje. Në vitin 1928 përfundon shkollën Normale. Punon si mësues në Bërzeshtë tëLibrazhdit dhe më pas në Himarë, Gjirokastër, Peshkopi, Grabovë të Gramshit. Në vitin 1938 fillon studimet e larta nëInstitutin Zhan Zhak Ruso. Pas përfundimit të tij, punon si drejtor i shkollës Ushtrimore pranë Normales në Elbasan. Uaktivizua në organizatën politike “Balli Kombëtar”. Pas Luftës II Botërore, dënohet nga diktatura dhe largohet nga arsimi,duke punuar për shumë kohë si lulishtar. Dha ndihmë veçanërisht në veprimtarinë kualifikuese me mësuesit. Në punën studimoretë tij, veçohen artikujt dhe përkthimet e botuara në organet periodike “Shkolla shqiptare”. Përmenden këtu: “Mençuria dhesuksesi shkollor”, “Psikologjia e mençurisë”, “Elektroencefalogrami”, “Programi i shkollave fillore”. Si përkthimepërmenden: “Pesha e trurit dhe mençuria”, “Si funksionon truri ynë”, “Origjina e të folurit”, “Qendra e të parit”.Natyra e shkrimeve të tij ishte me karakter psikologjik, duke synuar rritjen e kulturës psikologjike te nxënësit. Ky veprimtari arsimit, mësues i talentuar, me nivel të lartë shkencor e metodik, me ndihmesa në arsimin kombëtar, në vitet e administratëskomuniste përfundoi punëtor krahu në lulishtet e Elbasanit.

Skën

der

SE

JDIN

I

102

Album tregues nga Sami Domni

Sotir PAPARISTOMësues i merituarPedagog, Metodist, Përkthyes i talentuar

Lindi në një familje atdhetare e intelektuale. Ishte djali i mësuesit të njohur të Normales, Dhimitër Paparisto. Mësimet efillores i mori në vendlindje, po ashtu edhe të mesmen e mbaroi në Normalen e Elbasanit në vitin 1930. Fillimisht punoi simësues në Ersekë, më pas në Tiranë. Më 1935 fillon studimet e larta në Institutin Zhan Zhak Ruso. Pas përfundimit të tyreemërohet inspektor arsimi në Korçë dhe më pas në vitet 1940-1944 drejtor i Ushtrimores pranë Normales në Elbasan dheinspektor arsimi në Tiranë. Për më se 20 vjet jep mësim në lëndët psikologji e pedagogji, në shkollat pedagogjike të vendit:Tiranë më 1946, Elbasan më 1948-1954, Berat më 1955-1958, Elbasan më 1959-1968. Pas daljes në pension, për një kohëtë gjatë kohore, jepte privatisht mësimin e gjuhës frënge. Veprimtaria pedagogjike e tij, spikat në disa drejtime: si bashkëpunëtori revistave të kohës, si: “Normalisti”, “Shkolla kombëtare”, “Përpjekja shqiptare”, “Shkolla e re” dhe anëtar i komisionittë hartimit të teksteve shkollore në Ministrinë e Arsimit. Përkrahu dhe futi mendimin e ri në shkollën shqiptare, veçanërisht nëvitet 1930-1940, kur punoi në Korçë, Tiranë. Organizoi konferenca pedagogjike, kualifikime të mësuesve, punën me testepër kontrollin e njohurive të nxënësve, eksperimentin mbi metodën globale në mësimin e shkrim-këndimin e klasës I. Sistudime të tij veçohen: “Shpirti i fëmisë në dritën e psikologjisë së re” (1939); “Ç’është sugjestioni” (1938); “Parimet emetodave të reja mbi shkrimin e këndimin” (1938); “Sistemi pedagogjik i O. Dekrolit” (1936). Sotir Paparisto përktheunga frëngjishtja veprën e Zh. Zh. Rusoit “Emili, ese mbi edukatën”.Sot

ir P

APAR

ISTO

103

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Spiro F. SHUTERIQIMësues i merituar

Arsimin e mesëm e përfundoi në shkollën Normale. Për rezultatet shumë të miranë mësime iu dha bursë. Kështu, gjatë viteve 1927-1930, kreu studimet nëAkademinë e Edukimit Fizik në Romë, duke u diplomuar si mësues e specialist iedukimit fizik. Me kthimin në Shqipëri u emërua mësues i edukimit fizik, duke punuarnë fillim në Peqin, pastaj në Peshkopi, në Vlorë në shkollën tregtare, në Tiranëpranë gjimnazit të atëhershëm dhe më pas me kërkesën e tij në Elbasan në shkollën Normale. Kudo që punoi mbahet mend ngaish-nxënësit e tij si një edukator e mësues i palodhur. Ai, së bashku me kolegët e tij, hodhi bazat metodike-shkencore të disiplinëssë edukimit fizik në shkollën shqiptare. Që në ditët e para të pushtimit fashist ishte pjesëmarrës aktiv i rezistencës antifashiste,duke marrë pjesë aktive me armë në dorë në rreshtat partizane; në fillim në brigadën e Dytë partizane e më pas si komandantvendi në qarkun e Elbasanit. Pas çlirimit, në vitin 1945 u thirr në Tiranë për të punuar në Komitetin Kombëtar të Kulturës Fizikedhe Sporteve, në fillim pranë Ministrisë së Shëndetësisë e më pas në Ministrinë e Arsimit e Kulturës. Në këtë komitet punoi gjatëgjithë kohës, deri në daljen në pension. Punoi me përkushtim e profesionalizëm, duke dhënë një ndihmesë të madhe në hedhjene bazave të veprimtarive fizkulturore sportive si dhe në disiplinën e edukimit fizik në shkolla. Ka bërë një volum të madh punimeshe botimesh në fushën e Edukimit fizik dhe sporteve. Ka botuar të gjitha metodikat e edukimit fizik për të gjithë ciklet e shkollavetona. Një ndihmesë të madhe ka edhe në organizimin dhe realizimin e veprimtarive masive fizkulturore–sportive (Spartakiada eparë kombëtare) etj. Ka botuar edhe një sërë librash në këtë fushë, si dhe ka mbledhur e përpunuar lojëra zbavitëse popullorepër shkolla e kopshte. Për ndihmesën e dhënë në ngritjen dhe zhvillimin e lëvizjes fizkulturore e sportive në vendin tonë, si dhe tëmësimdhënies në shkolla; është nderuar me Medalje e Urdhra. Edhe mbas daljes në pension, deri në vitet e fundit të jetës, nuk ushkëput asnjëherë nga puna e tij studimore e botuese, si edhe pjesëmarrja në veprimtaritë sportive kombëtare. S

pir

o F.

SH

UTE

RIQ

I

104

Album tregues nga Sami Domni

Stilianos PAPAJANIMësues i merituarVeprimtar i arsimit, Mësues e drejtues i talentuar, Pedagog

Lindi në një familje me tradita atdhetare, qytetare arsimore. Pasi mbaroi shkollën 8-vjeçare e të mesmen, përfundonstudimet e larta në Universitetin e Tiranës, dega histori-gjeografi dhe menjëherë fillon detyrën e mësuesit të gjeografisë nëgjimnazin “Dh. Todhri” e më pas në shkollën Normale, në Universitetin “A. Xhuvani”. Vazhdimisht është dalluar përseriozitetin në punë, këmbëngulës për të dhënë njohuri të sakta shkencore, me përkushtim për plotësimin e bazës materialedidaktike për çdo orë mësimi. Po kështu, gjatë punës së tij si drejtues i shkollës Normale, spikati aftësia për një organizimtë përsosur, për të forcuar marrëdhëniet mësues-nxënës e sidomos në shkollën me konvikt, ku shumica e nxënësve vininnga gjithë Shqipëria e padyshim kujdesi do të ishte i një niveli shumë të lartë. Nga autoritetet e larta arsimore ështëvlerësuar me shprehjen: drejtues i talentuar. Ka ndihmuar dhe ka mbajtur pranë nxënësit e talentuar, të cilët kanë marrëdituri në bankat e kësaj shkolle, duke dalë mësues të zot, të cilët kanë përfaqësuar arsimin shqiptar brenda e jashtë vendit.Po kështu, një ndihmesë të madhe ka dhënë edhe në fushën e didaktikës shkollore dhe shkencës gjeografike. Ështëbashkautor në botimin e librit “Gjeografia dhe shkolla”, në ndihmë të mësuesve të gjeografisë në shkollat 8-vjeçare dhetë mesme. Studimet e tij i ka referuar në Konferenca vendore e kombëtare. Ka botuar artikuj, tekste dhe monografi. Nëto janë trajtuar probleme të mësimdhënies së lëndës së gjeografisë, studime gjeografiko-demografike të rajonit të Elbasanit.Ndihmesë të vyer ka dhënë si pedagog-drejtues i departamentit të gjeografisë, dekan i fakultetit Histori-Filologji nëUniversitetin “A. Xhuvani”, duke ndihmuar në hapjen e degës së mësuesisë për Histori-Gjeografi; në hartimin e plane-programeve mësimore, didaktike e shkencore. Gjatë gjithë karrierës së tij arsimore është karakterizuar nga ndershmëria,niveli i lartë shkencor, pasioni dhe përkushtimi.Sti

liano

s PAPA

JAN

I

105

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Sulejman DEMIRIMësues i merituar

Drejtori i talentuar autoritar, që i respektonte shumë nxënësit e kolegët e tij

Sulë Demiri, mësuesi dhe drejtuesi i talentuar, ka krijuar imazhin e një njeriu të lartë dheme shumë vlera, që për ish-studentet e tij do të mbetej një shembull krenarie dhe respekti iveçantë. I lindur në qytetin e Kristoforidhit, në Elbasan, nga një familje e dëgjuar arsimdashëse,i rrethuar nga prindër shembullorë, ai ndjek shkollën e mesme në Normale. Spikat ndërshokët dhe ngjall interesim të veçantë te profesorët e tij si një gjimnazist sistematik. Shkëlqennë mësime. I etur për dije dhe studiues i rregullt i veprave të rilindësve tanë, te ky i ri formohetshpirti atdhetar. Dëftesa e pjekurisë e vlerësuar për nga më të mirat e shtyn të riun drejt rrugës së gjatë të studimeve në shkollatperëndimore. Ai studion në Universitetin e Firences në Itali, në Fakultetin e Shkencave Politike, të cilin e mbaron shkëlqyeshëmnë vitin 1931. I cilësuar si një nga studentët më të mirë në këtë Universitet, si njohës i disa gjuhëve të huaja, ai kthehet në atdhe.Vendoset në vendlindjen e tij, ku punon si mësues deri më 1942. Në vitin 1943 kthehet në Firence të Italisë, ku mbrojtidoktoraturën për Ali Pashë Tepelenën me rezultatet maksimale. I përkushtuar në fushën e dijes, tashmë si mësues, ai shpalosaftësitë e tij. Meritat si pedagog i japin vend nderi në shoqëri, aq sa falë aftësive të tij, thirret të punojë në kryeministri nga viti1942 deri më 1944. Ai ishte mik i Lef Nosit dhe shumë atdhetarëve të tjerë, me të cilët ndante mendime të pjekura e të qartaatdhetare dhe si i tillë filloi të japë ndihmesën e vet edhe në publicistikë. I cilësuar për ndershmëri, si një intelektual i spikatur,edhe pas Luftës II Botërore deri në fillimin e vitit 1949, ai kontribuon pranë Ministrisë së Tregtisë. Në fillim të vitit 1949, SulëDemiri vendoset në Durrës. Fillimisht fillon punën si mësues dhe më pas shkon drejtor i gjimnazit “16 Shtatori” në Durrës.Demiri pati një karrierë të gjatë dhe me vlera që i dha emër e ngjalli respekt, derisa doli në pension. Sulë Demiri, “Mësues imerituar” përgatiti breza të tërë me dije dhe kulturë, të cilët dolën në jetë dhe punuan me përkushtim e krenari. Ndërron jetë,duke mbyllur siparin e një jete plot me kontribute në fushën e arsimit, publicistikës dhe kulturës. Studentët e tij, akoma edhesot mbajnë gjallë kujtimin e tij si një njeri me vlera, i kthyer në një simbol të kulturës qytetare. Një ish-nxënës i tij në vitet ‘50,kujton: “ ... e kam pasur mësues të historisë në gjimnazin e Durrësit, por për mua dhe gjithë të tjerët ka përcjellëemrin e mirë të intelektualit, mësuesit dhe drejtorit të zot, tepër autoritar, por shumë i dashur me nxënësit dhe kolegëte tij. Mbi të gjitha ishte njeri i mirë”. S

ule

jman

DE

MIR

I

106

Album tregues nga Sami Domni

Shkëlqim LIBRAZHDI

Mësues i merituar

Pasi mbaroi shkollën Normale në Elbasan më 1952, në gusht të po atij viti do të nisë rrugën e bukur dhe të vështirë, medetyrën e mësuesit në malësinë e Tropojës. Në këtë rreth ka shërbyer për tre vjet; vitin e parë si mësues dhe dy vitet nëvazhdim në detyrën e drejtorit në shkollën 7-vjeçare “Asim Vokshi”. Në gusht të vitit 1955 transferohet në Qarkun e Elbasanit,si inspektor arsimi në rrethin e Gramshit, për katër vjet. Në vitin 1959 deri më 1962 vazhdon studimet e larta në Universitetine Tiranës, ku diplomohet për Histori-Gjuhë shqipe për shkollën e mesme. Nga viti 1962 deri më 1965 shërben përsëri nërrethin e Gramshit në detyrën e shefit të arsimit. Nga viti 1965 e deri kur doli në pension më 1988, punoi në qytetin e Elbasanitnë detyra të ndryshme, si: nëndrejtor në gjimnazin “Qemal Stafa”, mësues në shkollën Normale, metodist pranë kabinetitpedagogjik dhe drejtor në shkollën 8-vjeçare “A.Krasniqi”. Gjatë kësaj periudhe 36-vjeçare në arsim është vlerësuar meUrdhra e Medalje për punën e palodhur, me profesionalizëm, pasion e përkushtim për tërë ato vite, që punoi me ndërgjegjedhe seriozitet. Në vitin 1995, është nderuar nga Presidenti i Republikës, me titullin e Nderit “Mësues i merituar”, dalluar përarritje të larta në veprimtarinë mësimore-edukative.

Shk

ëlqim

LIB

RAZ

HD

I

107

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Shpëtim HAXHIHYSENI

Mësues i merituarVeprimtar i arsimit, Mësues pasionant, Veprimtar shoqëror

I lindur në një familje qytetare elbasanase me traditë të hershme atdhetare e arsimore, pasi mbaroi studimet e mesme nëshkollën Normale, do ta fillonte karrierën e bukur dhe fisnike të misionarit të dijes, në kalanë e Dodës në qarkun e Dibrës. Mëpas do të vazhdojë në fshatin Fushë-Alije. Pas Dibrës, Shpëtimi do të transferohet në rrethin e Gramshit për të qëndruar njëkohë të gjatë. Fillimisht në Kukër, në Darzezë, në Tërvol. Vlerësimet për punën që bënte nuk mungonin. Pas dhjetë viteshkthehet në zonën e Belshit, në fshatin Seferan. Drejton në Belsh komisionin e punës metodike për zonën në lëndët biologji dhekimi. Për shumë vite të tjera me pasion e predispozicion, me përgatitje dhe formim të mirë shkencor e metodik, do tëkonsolidojë portretin e mësuesit dinjitoz, duke përcjellë emrin e mirë të njeriut punëtor. Përvojën e tij e ka pasqyruar në dyseminare kombëtare, ku ka kumtuar referatet “Lidhja ndërlëndore e shkencave biologjike” dhe “Thyerja e strukturës sëvjetër të orës mësimore, dalja jashtë mureve të shkollës”. Por kur ishte në kulmin e ndihmesave në dobi të procesitmësimor-edukativ, administrata e kohës u kujtua dhe me një vendim të vitit 1976, e largojnë nga arsimi. Normalisti i pasionuardhe i kualifikuar, shkon për 15 vjet me radhë të punojë si punëtor krahu dhe t’i kthehet zanatit të tij të mësuesit, kur u kthyeedhe fleta e historisë, në vitet e demokracisë. Veprimtaria e saj studiuese dhe botuese është pasqyruar në punimet e tij:“Vendbanimi e fortifikimi ilir në Tërvol”, autor i rubrikës “Thesare të gojës së popullit elbasanas”; bashkëpunëtor ijashtëm shkencor në Institutin e Monumenteve dhe Institutit të gjuhësisë; autor i shumë shkrimeve për personalitete të arsimit,për traditën. Në organet e shtypit vendor, ka mbajtur rubrikën “Mësues normalistë që na kanë mbetur shenjë e bukur ehistorisë”. Ka botuar librin “Gurë i rándë në vend të vet”, vepër kjo e një pune 50-vjeçare në fushën e trashëgimisëkulturore, gjuhësore për trevat Elbasan e Gramsh. Në kuadër të 100-vjetorit të Normales është autor i monografisë “Mësuesitnormalistë elbasanas për shkollën dhe arsimin në Gramsh”. S

hpët

im H

AX

HIH

YS

EN

108

Album tregues nga Sami Domni

Shyqyri DAIU

Mësues i merituar

Pas mbarimit të shkollës Normale më 1930, do të fillojë detyrën e mësuesit në zonën e Dibrës, në Peshkopi ku do tëqëndrojë tre vjet e më pas do të transferohet në rrethin Elbasanit. Në janarin e vitit 1945 do të jetë shef i Seksionit të arsimitpër Qarkun, por pas pak kohe, për nevoja të shtetit në atë kohë, do ta caktojnë shef të Sektorit të financës së rrethit. Nga viti1947-1956 do të jetë shef e seksionit të arsimit dhe në vazhdim deri më 1958, inspektor i seksionit të arsimit. Nga viti 1958deri më 1966, drejtor i konviktit të shkollës Normale, deri me daljen e tij në pension. Gjatë punës së tij shumëvjeçare, kudoqë ka punuar, jashtë rrethit apo brenda tij ka dhënë ndihmesa në çdo drejtim. Shyqyriu u shqua si njohës i thellë i shkollësfillore. Pas çlirimit ka përfunduar Institutin 2-vjeçar për gjuhë-letërsi. Për pak kohë ka shërbyer edhe si drejtor i shkollësNormale. Është vlerësuar nga autoritetet arsimore e shtetërore me Urdhra e Medalje dhe së fundi edhe me Titull Nderi. Ështëdalluar për punë të shquar shumëvjeçare në zhvillimin e arsimit, për merita dhe ndihmesë të rëndësishme në zhvillimin epërparimin e shkollës shqiptare dhe mendimit pedagogjik në mësimin dhe edukimin e brezit tonë të ri të pajisur me cilësi tëlarta atdhetare, kulturore dhe shkencore, për një punë të mirë në rritjen e nivelit arsimor e kulturor të rinisë shkollore. Përzotësinë e tij, për disa vite ka qenë edhe anëtar i këshillit arsimor në Ministrinë e Arsimit.

Shy

qyr

i D

AIU

109

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Vasil KAMAMIMësues i merituar

Veprimtar i arsimit, Hero i Punës, Pedagog, Doktor i shkencave pedagogjike, drejtues italentuar, metodist i shquar. Lindi në Elbasan në vitin 1921. Mësimet e para i mori në shkollënPlotore, më pas ndoqi shkollën e mesme Normale në vendlindje. Studimet e larta për letërsii filloi në Itali, por i ndërpreu nga Lufta II Botërore dhe i përfundoi me rezultate të shkëlqyeranë Tiranë. Pas çlirimit, punoi në shkollë, kryesisht drejtues. Karrierën e mësuesisë e filloi nëNormalen e Elbasanit, pastaj në Liceun e Korçës. Nga viti 1946 e deri në 1971, ishtedrejtor i shkollës Normale, pas saj drejtor i Institutit të Lartë Pedagogjik “A. Xhuvani”, deri në vitin 1988. Ka qenë deputetnë Kuvendin Popullor, i zgjedhur nga zona e Shpatit. Me nismën e tij u ndërtua godina e konviktit të shkollës Pedagogjike dheserra e luleve në territorin e shkollës, e vetmja në llojin e vet në shkallë vendi. Për përgatitjen e mësuesve në shkollat pedagogjikedhe institucionet e larta, ai dha një ndihmesë të shquar komplekse pedagogjike qysh nga hartimi i planeve, programeve,teksteve dhe më tej në drejtimin dhe organizimin e punës në shkollë për zbatimin e tyre. Lëvroi shkencërisht përvojën dhetraditën e shkollës pedagogjike “L. Gurakuqi” në vitet ’50 e ’60, punë studimore me të cilën fitoi gradën Doktor i shkencave.Edhe studimet, si ato që kanë të bëjnë me drejtimin e shkollës, kalueshmërinë e lartë, përgatitjen e mësuesve të shkollës fillore,mbi organizimin e praktikës pedagogjike, të botuara në organet pedagogjike, sjellin ndihmesë shkencore në mendimin pedagogjikshqiptar. Ai punonte orë të tëra për të hartuar strategjinë e arsimit të lartë në Elbasan. Studionte arkiva e dokumente statistikorëpër rritjen e popullsisë, të gradës së kulturës e arsimit të saj, të shtrirjes së rrjetit të shkollave jo vetëm në Elbasan, por në tërëShqipërinë. Me ndihmën e kolegëve hartoi planin mësimor e programet e lëndëve që u hapën fillimisht në Institut. Kulmi iveprimtarisë shkencore të tij, është disertacioni, me të cilin mori gradën “Doktor i shkencave” me temë “Traditat e shkollësNormale”. Ky studim është një analizë e thellë, e plotë, jo vetëm e historikut të shkollës nga themelimi deri në vitin 1971, poredhe e ndihmesës së saj në fushën e përgatitjes së mësuesve në fushën e përhapjes së përvojës didaktike-pedagogjike mevlera për mësuesit. Aty gjen jetën dhe veprimtarinë e figurave kryesore të drejtuesve e mësuesve që kanë punuar në shkollë,ndihmesën e normalistëve për arsimin dhe edukimin atdhetar të shqiptarëve.

Drejtori që u skalit me shkronja të arta në historikun e shkollës Normale

Vasi

l K

AM

AM

I

110

Album tregues nga Sami Domni

Venemin DASHIMësues i merituarMësues e drejtues, Përkthyes, Veprimtar i arsimit

Arsimin fillor, të mesëm dhe atë të lartë i realizon në Vjenë-Austri. Përfundon Universitetit dhe diplomohet në degën ehistorisë. Pas kthimit në Shqipëri në vitin 1926, fillon detyrën e mësuesit në Institutin “Nana Mbretëreshë”. Punoi si mësuesdhe drejtor shkolle për 13 vjet me radhë. Më vonë do të punojë si pedagog në shkollën Normale të Elbasanit, në Liceun eKorçës dhe në gjimnazin e Durrësit. Kudo që shkoi e punoi, la mbresa si mësimdhënës e drejtues i nivelit të lartë, metodist edidakt i zoti, aktiv në punë dhe atdhetar i zellshëm në mbrojtje të interesave kombëtare. Për bindjet e tij antikomuniste uburgos. Pasi bëri shumë vjet burg, e liruan dhe e përdorën si përkthyes për gjuhën gjermane. Botoi disa artikuj dhe hartoitekste për shkollat e mesme. Ishte një ndër njohësit më të mirë të gjuhës gjermane në vendin tonë.

Vene

min

DA

SH

I

111

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Vilson KARANXHAMësues i merituar

Mësues dhe Drejtues i talentuar

Pas mbarimit të gjimnazit në Elbasan, do të mbarojë studimet e larta në vitin 1969 në Universitetin e Tiranës, dega fizikë.Më pas do të fillojë detyrën arsimore në shkollën e mesme bujqësore në Mollas, zona e Sulovës si drejtor i kësaj shkolle. Mëpas do transferohet në gjimnazin e Cërrikut si mësues i fizikës. Në vitin 1971 zv-drejtor në gjimnazin “Dh. Todhri”, për tëkaluar për pak vite, në varësi të Ministrisë së Jashtme, si përgjegjës i Sektorit të marrëdhënieve me organizatat ndërkombëtaretë specializuara të sistemit të Kombeve të Bashkuara, që vepronin në fushën e shkencave dhe teknikës, si: PNUD, Agjenciandërkombëtare për përdorimin e energjisë bërthamore, Bashkimi ndërkombëtar i telekomunikacionit etj. Në gjimnazin “Dh.Todhri” do të jetë mësues i fizikës dhe drejtues i komisionit lëndor të fizikës, nga viti 1977-1991. Për një kohë gati 10-vjeçare, falë aftësive të tij metodike, shkencore dhe organizuese, do të kryejë detyrën e specialistit pranë Drejtorisë Arsimorerajonale, duke mbuluar sektorin e Informatikës dhe lëndëve profesionale, deri me daljen e tij në pension. Ka marrë pjesë nëtë gjitha veprimtaritë kualifikuese të zhvilluara në fushën e fizikës, informatikës dhe arsimit profesional të organizuara ngaMinistria e Arsimit, Instituti i Studimeve Pedagogjike. Është certifikuar në Informatikë për të gjitha programet operative dhe tëzbatimit, për internetin dhe programimet. Për një kohë relativisht të gjatë ka qenë edhe drejtues i programeve kualifikuese nëfizikë, informatikë dhe lëndë profesionale për rrethin e Elbasanit. Ka punuar si pedagog i jashtëm në Universitetin e Elbasanit,dega fizikë, informatikë. Gjatë tërë veprimtarisë së tij si mësues dhe edukator, si drejtues dhe metodist, është shquar përseriozitetit e tij, për pasion e përkushtim. Ka referuar në seminare e konferenca, ka shkruar e botuar artikuj shkencorë dhemetodikë në organet e shtypit arsimor. I ndërgjegjshëm në kryerjen me përpikëri të detyrave për të cilat përgjigjej. I nderuardhe i respektuar nga kolegët e tij dhe nga nxënësit që aq shumë e vlerësonin dhe e donin mësues Vilsonin. Vi

lson

KAR

AN

XH

A

112

Album tregues nga Sami Domni

Xhemal XHEPAMësues i merituar

Shkollimin e parë e mori në vendlindje dhe atë të mesëm në shkollën Normale me rezultatetë shkëlqyera; por për shkak të luftës së klasave, nuk iu dha e drejta të vazhdojë studimet e larta. Nga viti 1954 deri më 1957ka filluar detyrën e mësuesit në fshatin Sevaster të Vlorës dhe nga kjo datë, për arsye familjare, u transferua në rrethin eElbasanit, si mësues në shkollat 8-vjeçare Kuqan dhe Gjinar. Në gusht 1961, ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera studimete larta, në fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Për dhjetë vjet me radhë, ka punuar si mësues iletërsisë në gjimnazin e Peqinit, ndërsa 20 vjet radhazi, nga viti 1971 deri në vitin 1991, si mësues i letërsisë në gjimnazin “Dh.Todhri” në Elbasan, ku edhe doli në pension. Gjatë gjithë jetës së tij në arsim, ka vënë në shërbim të punës, të gjitha aftësitëe tij për të kryer detyrën e edukatorit dhe të mësuesit të talentuar e të përkushtuar. Kjo është koha më prodhimtare e tij, kuspikat figura jo vetëm e një mësuesi dhe edukatori shembullor, por edhe e një organizatori të një sërë veprimtarish, shkencore,kulturore, artistike, ku kjo shkollë vazhdimisht është nderuar me çmime të para dhe Diploma Nderi. Si mësimdhënës ështëshquar për nivel të lartë shkencor e metodik. Është risi pozitive përpjekja serioze për të eksperimentuar efektshmërinë egërshetimit të çasteve muzikore në zhvillimin e lëndës dhe kjo, jo vetëm për veprat e gjinisë dramatike. Për shumë vite meradhë ka drejtuar punën metodike në lëndën e letërsisë në bazë rrethi. Si mësues i letërsisë ka dhënë ndihmesën e tij mereferate, studime e përgjithësime në seminare apo konferenca arsimore në nivel vendor apo kombëtar. Si veprimtar shoqërorështë shquar për organizimin e veprimtarive jashtëshkollore. Me vlera njohëse dhe edukative është edhe puna e tij, me punënkërkimore që me nxënësit të përshkruanin materialin e dasmës, duke ruajtur me besnikëri ritet, gjuhën, zakonet, këngët, vallet,veshjet, duke filluar nga njohja e deri në ditën e dasmës. Xhemal Xhepa është një vlerë e arsimit elbasanas.Xhe

mal

XH

EPA

113

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Xhevat DOMNIMësues i merituar

Mësues i talentuar, Metodist, Pedagog, Veprimtar i arsimit

Për 30 vjet me radhë në shkollën Normale do të punonte pa u lodhur, mësuesi italentuar dhe duarartë, metodisti dhe didakti, drejtuesi i komisionit lëndor Xhevat Domni,duke drejtuar punën metodike për lëndën Punë dore, me pedagogët e InstitutitPedagogjik të Elbasanit, të Shkodrës dhe Gjirokastrës. Gjysmë shekulli më parë, nëvitin 1955, do të ishte ideatori dhe krijuesi i parë i Repartit të pikturës në Elbasan. Pasipunoi disa vjet në këtë punë, me interesimin dhe kërkesën e drejtorit Vasil Kamami, do të fillonte detyrën e nderuar të mësuesittë Punës së dorës në shkollën Normale, lëndë kjo shumë e rëndësishme për nxënësit dhe studentët që përgatiteshin për tëmarrë diplomën e mësuesit. Si bashkëpunëtor metodik i Kabinetit pedagogjik, ka hartuar e botuar vazhdimisht broshurametodike në ndihmë të mësuesve të ciklit fillor. Me hapjen e Institutit të Lartë Pedagogjik e më pas Universiteti “A. Xhuvani”,ka punuar si pedagog për lëndën e Punës së dorës. Është hartues i planeve dhe programeve mësimore për këtë lëndë, ingarkuar për këtë qëllim nga Ministria e Arsimit. Gjatë tërë këtyre viteve në shkollën Normale është shquar si mësuesiduarartë dhe me përkushtim jo vetëm për realizimin cilësor të lëndës së tij, por edhe si veprimtar shoqëror. I gatshëm për t’iardhur në ndihmë nxënësve, për çdo temë mësimi do të përgatiste skicat përkatëse; do t’i shtypte më shaptilograf e do ia jeptenxënësve. Në shkollë është e pamundur të konceptosh çdo lloj veprimtarie që do të bëhej, pa pjesëmarrjen aktive dhe tepërcilësore të tij. Për herë të parë, në stadiumin e qytetit dekori madhështor që mbuloi tërë shkallët e stadiumit, në ide dhe realizimtë mësues Xhevatit. E gjithë baza materiale për krijimin e kabineteve mësimore, dekori i çdo shfaqjeje teatrore, e gjithëparaqitja grafike e mjediseve të shkollës do të përgatitej nga duart e tij. Nuk ka shkollë që ndërtohej e re në rrethin tonë, pandihmesën e duarve të tij për paraqitjen grafike të mjediseve të tyre. Për të parën herë në vendin tonë, konceptoi dhe realizoikabinetin e Punës së dorës, gjë që gjeti zbatim në të gjitha shkollat pedagogjike të Republikës. Tërë atë përvojë shumëvjeçaree sistemoi në librin e tij “Metodika e Punës së dorës”. Në prag të çdo Viti të Ri, nxënës nga të katër anët e Shqipërisë edhepse kishin shumë vite që kishin mbaruar shkollën, më tepër se kujtdo, do t’i dërgonin kartolina urimi mësues Xhevatit. X

heva

t D

OM

NI

114

Album tregues nga Sami Domni

Xhevdet SKILJAMësues i merituarProfesor i Normales, nga Akademia e sporteve në Romë, punëtor fushe

I lindur në një familje intelektuale dhe atdhetare, do të përfundojë studimet e mesmenë Normalen e Elbasanit, për të vazhduar studimet e larta në Akademinë e Sportevenë Romë-Itali. Gjatë kohës si nxënës dallohet për pasionin e tij në fizkulturë e sport.Ai spikat jo vetëm si organizator në veprimtaritë sportive që organizonte shkolla, por

edhe si sportist. Aktivizohet për disa vite me radhë në shoqërinë “Sazani” si futbollist, si edhe në shumë gara të atletikës qëzhvillonte shkolla. I apasionuar pas sporteve dhe edukimit fizik, do të shquhet për rezultate të larta në Akademi, do tëaktivizohet në shoqatat atdhetare që vepronin atje, duke përcjellë traditën historike e kulturore të vendit tonë në shekuj.Pasi u diplomua në vitin 1931, kthehet në Atdhe. Fillon punë si profesor i Edukimit fizik në Lushnjë, Përmet, Kavajë,Durrës, deri në 1936, vit që transferohet përfundimisht si profesor në Normalen e Elbasanit. Gjatë kohës që studioi nëRomë u miqësua me shumë shokë atdhetarë, elbasanas e të tjerë, miqësi të cilën e vazhdoi edhe në Elbasan, pasi ata ishinantikomunistë. Pas çlirimit punoi si mësues dhe inspektor. Kur njëri prej tyre u arrestua, atëherë filloi kalvari i shqetësimeve,i vuajtjeve dhe persekutimeve. Iu prish qetësia familjare, filloi mbytja intelektuale e shpirtërore, iu shuan ëndrrat e planet qëkishte për të gjallëruar lëvizjen sportive në qytetin e tij. Dënohet me burgim në Maliq për tharjen e kënetës. Pas mbarimittë dënimit, nuk u lejua të punojë më si mësues, por punëtor krahu në bonifikim e më pas si punëtor në qendrën sportive.Por edhe këtu punon me ndërgjegje të lartë, duke vënë në gatishmëri terrenet sportive për stërvitje, ndeshje e gara. Meurtësinë e tij, me punën cilësore që bënte, fitoi dashurinë e respektin e të gjithë sportistëve. Kërkoi disa herë në organet epushtetit që të kthehej në arsim, por kjo ishte e pamundur. Lalë Xhevdetin, siç e thërrisnin të gjithë, e kishte përjashtuarsistemi. Profesori dhe nxënësi i Normales, që kishte studiuar në Akademinë e Sporteve në Itali, duhej të mos e ushtronteprofesionin për të cilin ishte diplomuar. Megjithatë, Xhevdet Skilja mbeti për Elbasanin një intelektual i nderuar e i respektuarnga qytetarët e tij, për ndershmërinë e kulturën, që ai rrezatonte.Xhe

vdet

SK

ILJA

115

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Ymer TOLA

Mësues i merituarVeprimtar i arsimit, Drejtues i talentuar, Organizator

Mësimet e fillores i kreu në shkollën Plotore, po ashtu edhe të mesmen në shkollën Normale, ku u brumos me ndjenja tëforta atdhedashurie. Që në shkollë mori pjesë në demonstratat antifashiste. Për këtë, në vitin 1941 u arrestua dhe u dërgua nëburgun e Barit, në Itali. Pasi u kthye në prill 1943, mbaroi Normalen. Mori pjesë aktive në Luftën Antifashiste. Në kohën eluftës, së bashku me 100 normalistë braktisi shkollën dhe doli malit për të luftuar kundër fashizmit, për çlirimin e vendit. Nëjanar 1945 ishte instruktor në shkollën “Skënderbej” në Tiranë. Pas kësaj, ai fillon veprimtarinë në fushën e arsimit. Në vitin1948 emërohet mësues në Mallakastër, pastaj drejtues i konviktit në Politeknikumin “7 nëntori” në Tiranë, në Gramsh,Librazhd. Më vonë Ymer Tola do të jetë duke punuar në zonat e Shqipërisë së Veriut, në Tropojë e Kukës. Për aftësiprofesionale dhe organizuese caktohet inspektor arsimi dhe më pas shef i Seksionit të arsimit për këto zona. Pasi punon meshumë sukses kthehet në Elbasan, ku vazhdon detyrën e inspektorit të arsimit. Duke parë përkushtimin e tij në punë dheaftësitë drejtuese, gjatë viteve 1950-1969, emërohet shef i Seksionit të arsimit në rrethin e Gramshit dhe të Pogradecit. Jepndihmesë të madhe për zhvillimin e arsimit dhe të kulturës, duke realizuar me dinjitet e aftësi profesionale detyrat e ngarkuara,duke fituar respektin e gjithë komunitetit të arsimtarëve në këto rrethe. Koha që i mbetet deri në daljen në pension, do të jetëajo me detyrën e zv-shefit të Seksionit të arsimit në qytetin e tij të vendlindjes. Ai ishte inspektor arsimi dhe në vitet e fundit tëjetës, zëvendësshef arsimi në Elbasan. Përvojën e tij e botoi në organet pedagogjike dhe e përcolli nëpërmjet seminareve tëorganizuara në nivel rrethi apo në ato kombëtare. Y

mer

TO

LA

116

Album tregues nga Sami Domni

Zeqir SARJAMësues i merituarVeprimtar i arsimit, Drejtues i talentuar, Metodist

Drejtori që për 20 vjet me radhë, punoi me pasion e përkushtim, me kulturëpedagogjike dhe formim shkencor, duke bërë që gjimnazi që ai drejtoi “Dh. Todhri”,të bëhet një nga shkollat më të mira në vendin tonë. Normalisti, që sapo mori Diplomëne mësuesisë, do ta fillonte karrierën e bukur të mësuesisë në Lis të Matit, në malësitë eDibrës, kohë kjo e mbushur me përpjekje e sakrifica. Ato mbresa i ruan edhe sot meshumë mall e dashuri. Pas Dibrës vazhdoi në Lis të Burrelit, Lushnjë, drejtor në Krutjene Sipërme dhe inspektor në Seksionin e arsimit e kulturës. Pas mbarimit të studimeve

të larta në Universitetin e Tiranës, në degën histori filloi në Elbasan detyrën e inspektorit për shtatë vjet me radhë. Prej andej,në vitin 1970 do të kalonte në “shkollën e tij”, deri me daljen në pension më 1990. Me ndihmesa të mëdha në drejtimin dheorganizimin e veprimtarive mësimore, shkencore, metodike e didaktike, kulturore dhe si veprimtar shoqëror. Bashkautor nëhartimin e veprës së madhe për qytetit tonë “Elbasani-Enciklopedi”, duke mbuluar sektorin historik të arsimit; referues nëshumë takime, seminare e Konferenca në bazë rrethi apo kombëtare. Mësues cilësor për lëndën e historisë, në marrëdhënieshembullore me nxënësit. Ishte shumë autoritar me mësuesit dhe nxënësit, por aq edhe i dashur me të gjithë ata. Te Zeqiriadmirohej vullneti dhe dëshira e madhe për punë. Edhe pse në moshë për të mbyllur karrierën arsimore, ai ka aftësinë që tëkapë menjëherë të renë në detyrat që i dalin shkollës, madje me mendim të përparuar e duke u bërë shembull edhe për tërinjtë. Për figurën e tij morale, shkencore, pedagogjike e kujtojnë edhe sot nxënësit e tij, sot dijetarë e shkencëtarë në nivelekombëtare e ndërkombëtare. Nxënësit fitues në Olimpiadat kombëtare të matematikës, kujtojnë se: emocione të fortakishte drejtori, kur ne konkurronim në këto Olimpiada dhe sidomos kur Juria do të shpallte fituesit. Zeqiri do tëvlerësonte njësoj, me të njëjtën përgjegjësi çdo veprimtari, sado e thjeshtë të ishte, çdo mbledhje të Këshillit pedagogjik. Njëdrejtues i kompletuar në të gjitha drejtimet, nga përvoja e të cilit kushdo mund të përfitonte. Dhe sa bukur tingëllon, sot pasnjëzet vitesh, kur dëgjon të thonë bashkëpunëtorët-kolegë të tij: - shkolla mori emër të mirë se kishim drejtor, të mirin e tëmençurin Zeqir.Zeq

ir S

AR

JA

117

Mirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetit tim

Zoja BOZGOMësuese e merituar

Zoja Bozgo, e shkolluar për mësuesi në Rusi, e ardhur 55 vjet më parë në Shqipëri,u befasua me traditën arsimore të Elbasanit, kryesisht përmes normalistëve-pedagogë,të gjimnazit ku punoi.

Diplomohet në Universitetin shtetëror të Shën-Petërburgut, në fakultetin ematematikës. Kur vjen në Shqipëri fillon detyrën e pedagoges në Universitetin e Tiranës, në katedrën e matematikës. Në vitin1976, me një urdhër “qarkullimi” do të vendoset në Elbasan, duke filluar punë në gjimnazin “Dhaskal Todhri”, si mësuese ematematikës deri në daljen e saj në pension. Më pas do të jetë pedagoge e jashtme në Institutin e Lartë Pedagogjik. Mesjelljen e punën e saj shembullore, përcolli plot dinjitet një emër të mirë, me konsiderata të larta nga kolegët, nxënësit. Edhesot e kësaj dite, sikurse nxënësit e mësuesit e gjimnazit, ruajnë kujtime nga më të mirat, si specialiste, metodiste, si njeri nëkuptimin më të mirë të fjalës. Zoja Bozgo shquhet për mbështetjen dhe përkushtimin që tregon për nxënësit e talentuar. Njihteshumë mirë psikologjinë moshore. Ajo dinte jo vetëm shtyllat e lëndës ku duhet të mbahet nxënësi, por u tregonte edheshkallët për t’u ngjitur hap pas hapi. Zojës i treteshin minutat pa u kuptuar, duke gozhduar vëmendjen e nxënësve, që bluaninoperacione matematike me logjikën e tyre, mprehin aftësinë e gjykimit matematik. Me interesimin që u kushtonte nxënësve tëtalentuar, po me aq vëmendje punonte edhe për të njohur dobësitë e çdo nxënësi, po me aq saktësi përcaktonte “terapinë”dhe intensivisht i “ushqente” me material sipas programit. Ishte një metodiste e saktë dhe shumë punëtore. Asnjëherë nukpunoi për vete, por dha gjithçka për shkollën. Dha shembullin se si mund të dilet nga konformizmi burokratik në punën metalentet, duke u shkëputur nga format tradicionale të organizimit të punës me to; doli nga kornizat e programeve simbolike eakademike të rretheve jashtëshkollore. Gjeti forma të tjera nxitje e frymëzimi, duke ndryshuar pozitën e saj nga mësues-lektor, në udhëheqjen shkencore me bashkëpunëtorë. Kujtesa kolektive e nxënësve që mësoi dhe e mësuesve që bashkëpunoi,plotësojnë portretin e saj si mësuese e talentuar dhe qytetare e denjë. Z

oja

BO

ZG

O

118

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Domni, SamiMirënjohje për mësuesit e nderuar të qytetittim - Album nga Sami Domni/, red.: A.Konomi - Tiranë, ERIK, 2009, 120 f.; me il.

ISBN: 978-99956-38-20-3

Shtypur në Shtypshkronjën “ERIK”, Tiranë, 2009

120