gjuha shqipe - · pdf filegjuha shqipe niveli fillestar për shkollën...

14
GJUHA SHQIPE NIVELI FILLESTAR PËR SHKOLLËN 9-VJEÇARE

Upload: phamdang

Post on 07-Feb-2018

337 views

Category:

Documents


9 download

TRANSCRIPT

Page 1: GJUHA SHQIPE - · PDF filegjuha shqipe niveli fillestar pËr shkollËn 9-vjeÇare . Επιχειρησιακό Πρόγραμμα Εκπαίδευση και Δια Βίου Μάθηση

GJUHA SHQIPE NIVELI FILLESTAR PËR SHKOLLËN 9-VJEÇARE

Page 2: GJUHA SHQIPE - · PDF filegjuha shqipe niveli fillestar pËr shkollËn 9-vjeÇare . Επιχειρησιακό Πρόγραμμα Εκπαίδευση και Δια Βίου Μάθηση

Επιχειρησιακό Πρόγραμμα Εκπαίδευση και Δια Βίου Μάθηση (ΕΣΠΑ 2007-2013) Πράξη: «Εκπαίδευση Αλλοδαπών και Παλιννοστούντων Μαθητών»

Επιστημονική Υπεύθυνη Έργου Καθ. Άννα Αναστασιάδη-Συμεωνίδη, Καθηγήτρια Γλωσσολογίας, Τμήμα Φιλολογίας, Α.Π.Θ. Επιστημονική Υπεύθυνη Δράσης 5 «Ενίσχυση της μητρικής γλώσσας των μαθητών» Ρεβυθιάδου Ανθή, Επίκουρη Καθηγήτρια Γλωσσολογίας, Τμήμα Φιλολογίας, Α.Π.Θ. Επιστημονικός Υπεύθυνος Υποδράσης 5.2. «Σύγκριση γλωσσών και παραγωγή γλωσσοδιδακτικού υλικού» Σπυρόπουλος Βασίλης, Λέκτορας Γλωσσολογίας, Τμήμα Φιλολογίας, Ε.Κ.Π.Α

ΑΡΙΣΤΟΤΕΛΕΙΟ ΠΑΝΕΠΙΣΤΗΜΙΟ ΘΕΣΣΑΛΟΝΙΚΗΣ

Page 3: GJUHA SHQIPE - · PDF filegjuha shqipe niveli fillestar pËr shkollËn 9-vjeÇare . Επιχειρησιακό Πρόγραμμα Εκπαίδευση και Δια Βίου Μάθηση

ΓΛΩΣΣΟΔΙΔΑΚΤΙΚΟ ΥΛΙΚΟ ΓΙΑ ΤΗΝ ΑΛΒΑΝΙΚΗ

ΣΥΓΓΡΑΦΙΚΗ ΟΜΑΔΑ Αμαλία Ρόντου Ευαγγελία Μεχίλλη ΒΟΗΘΟΣ Ελένη-Κλέλια Χαϊμέλη ΕΠΙΜΕΛΕΙΑ-ΣΥΜΒΟΥΛΕΥΤΙΚΗ Μαρία Σουκαλοπούλου (Γλωσσολόγος, Παιδαγωγός)

Page 4: GJUHA SHQIPE - · PDF filegjuha shqipe niveli fillestar pËr shkollËn 9-vjeÇare . Επιχειρησιακό Πρόγραμμα Εκπαίδευση και Δια Βίου Μάθηση

RUBRIKAT MËSIMORE

FLASIM

NJOHIM GJUHËN TONË

LEXOJMË

SHKRUAJMË

Οι εικόνες του υλικού έχουν αντληθεί από το google εικόνες και είναι προσωρινές. Στην τελική φάση επεξεργασίας του γλωσσοδιδακτικού υλικού, θα γίνει επαγγελματική μορφοποίηση του υλικού και φυσικά θα αντικατασταθούν.

Page 5: GJUHA SHQIPE - · PDF filegjuha shqipe niveli fillestar pËr shkollËn 9-vjeÇare . Επιχειρησιακό Πρόγραμμα Εκπαίδευση και Δια Βίου Μάθηση

Mësimi 2

1. Albana lexoi në gazetë artikullin e mëposhtëm për riciklimin. Lexoni edhe ju dhe diskutoni në lidhje me pyetjet që pasojnë.

Tregoni çfarë përfitojmë, po të prodhojmë letër nga riciklimi? Po ju në klasë a bëni riciklim? Në shkollën tuaj a ka kosh të veçantë për të

mbledhur letrën? Po në shtëpi si veproni? Çfarë materialesh të tjera riciklohen?

Page 6: GJUHA SHQIPE - · PDF filegjuha shqipe niveli fillestar pËr shkollËn 9-vjeÇare . Επιχειρησιακό Πρόγραμμα Εκπαίδευση και Δια Βίου Μάθηση

Në fletoren ku ti shkruan

2. Lexoni bukur vjershën e Odhise Grillos.Fjalori dhe pyetjet e mëposhtme do t'ju

ndihmojnë për ta kuptuar atë në thellësi.

Në fletoren ku ti shkruan

Në fletoren ku ti shkruan zë e ndihet një sëpatë.... Ai zë është i druvarit, që rend pyllit nëpër natë. Në fletoren ku ti shkruan zë e cicërin një zog... Ai zë është i bilbilit që me lisin ishte shok. Në fletoren ku ti shkruan ndrit një rreze përmbi fletë... Është rrezja diellore që e mbante lisin në jetë. Në fletoren ku ti shkruan gurgullima uji nisin... Ai zë është i burimit ku ka shuar etjen lisi. Në fletoren ku ti shkruan pena nis cijat patjetër... Është zëri i fabrikës që e bëri lisin letër. Iku lisi që nga pylli dhe fletore na u bë... Prandaj ndihet një zë sëpate, ndaj këndon një zog në të, ndaj nje rreze nis shkëlqen edhe zbardh si dëborë, prandaj pena nis këndon për druvarë e punëtorë.

Ndaj burimi gurgullon rrezëllejnë pika djerse... Në fletoren ku ti shkruan

ja pse ndihen zëra jete! Odhise Grillo

Page 7: GJUHA SHQIPE - · PDF filegjuha shqipe niveli fillestar pËr shkollËn 9-vjeÇare . Επιχειρησιακό Πρόγραμμα Εκπαίδευση και Δια Βίου Μάθηση

Mësimi 2

Fjala Pjesë e ligjëratës

Karakteristikat gramatikore

Kuptimi

Sëpatë

Emër

Rasa emërore, numri njëjës.

Vegël dore që përdoret për të prerë dhe çarë dru.

I druvarit

Emër

Rasa gjinore, numri njëjës.

Profesion, ai që pret e çan dru për zjarr.

Lisin

Emër

Rasa kallëzore, numri njëjës.

Pemë e lartë me shumë hije.

Gurgullima

Emër

Rasa emërore, numri njëjës.

Rrjedh me zhurmë të mbytur.

Etjen

Emër

Rasa kallëzore, numri njëjës.

Dëshirë e organizmit për ujë.

I fabrikës

Emër

Rasa gjinore, numri njëjës.

Ndërmarje industriale me shumë makineri.

Rrezëllejnë

Folje

Koha e tashme,shumës.

Energji që përhapet në trajtë rrezesh ( rrezatoj – gjuha letrare)

Për çfarë bëhet fjalë në këtë vjershë?

Sa strofa ka vjersha?

Kujt i shkruan autori ?

Nga fillon prodhimi i letrës ?

Çfarë e ndihmon lisin të rritet?

Page 8: GJUHA SHQIPE - · PDF filegjuha shqipe niveli fillestar pËr shkollËn 9-vjeÇare . Επιχειρησιακό Πρόγραμμα Εκπαίδευση και Δια Βίου Μάθηση

Në fletoren ku ti shkruan

3. Bëhu dhe ti poet.Lexo vjershën duke zëvendësuar secilën figurë me fjalën

përkatëse.

Në ku ti shkruan

zë e ndihet një sëpatë... Ai zë është i druvarit, që rend pyllit nëpër natë.

Në ku ti shkruan zë e cicërin një .

Ai zë është i bilbilit që me lisin ishte .

Në ku ti shkruan ndrit një rreze përmbi .

Është rrezja diellore që e mbante lisin në jetë.

Page 9: GJUHA SHQIPE - · PDF filegjuha shqipe niveli fillestar pËr shkollËn 9-vjeÇare . Επιχειρησιακό Πρόγραμμα Εκπαίδευση και Δια Βίου Μάθηση

Mësimi 2

4. Njohuri gjuhësore. Emri dhe veçoritë e tij gramatikore

Emri, njohuri të përgjithshme

Emrat janë fjalë që emërtojnë frymorë (njerëz ose kafshë), sende, shtete, qytete, male, dete... etj.

Emrat kanë kategoritë gramatikore të gjinisë, të numrit, të rasës, të shquarsisë dhe të pashquarsisë.

Grupet leksiko-gramatikore të emrave

Dallojmë lloje të ndryshme të emrit:

• Të përgjithshëm dhe të përveçëm

• Frymorë dhe jofrymorë

• Konkretë dhe abstraktë

• Të numërueshëm dhe të panumërueshëm

Emra të përgjithshëm dhe të përveçëm

Emra të përgjithshëm janë emrat që tregojnë qenie ose sende në mënyrë të përgjithshme: djalë, vajzë, kukull,nënë,baba, gjyshe etj. Emrat e përgjithshëm shkruhen gjithmonë me shkronjë të vogël.

• Emra të përveçëm janë emrat që tregojnë qenie ose një send të vetëm të dalluar nga të gjithë të tjerët: Çika (emër mali), Pojani (emër fshati), Tirana (emër qyteti), Balo (emër qeni), Artani (emër njeriu) etj. Emrat e përveçëm shkruhen gjithmonë me shkronjë të madhe.

Page 10: GJUHA SHQIPE - · PDF filegjuha shqipe niveli fillestar pËr shkollËn 9-vjeÇare . Επιχειρησιακό Πρόγραμμα Εκπαίδευση και Δια Βίου Μάθηση

Në fletoren ku ti shkruan

5. Nënvizo emrat në tekstin e mëposhtëm dhe vendosi në tabelën përkatëse.

Ne po loznim prapa pallatit me litar. Kur papritmas u fut në mes Moza dhe deshi të hidhej. Sava, që rrotullonte një anë të litarit, sapo e pa, ndaloi lojën. Anën tjetër të litarit e mbante Eva. -Tunde Eva! - tha me gjysmë zëri Moza. Por edhe Eva e lëshoi litarin. -Ti je llasticë! - tha një nga ne. Padashur ne u grumbulluam dhe e vumë Mozën në mes. Ajo mbante kokën ngritur, po sytë i kishte ulur poshtë. -Ti nuk je shoqja jonë, - tha Sava. - ti ke shoqe vetëm veten. Ajo uli menjëherë kokën. ( “Mimoza llastica” Nasho Jorgaqi, 1973)

Emrat frymorë dhe jofrymorë

• Emrat frymorë janë emrat që tregojnë qenie të gjalla: vajzë, djalë, mace, luan etj.

• Emrat jofrymorë janë emrat që tregojnë sende: bankë, laps, libër, tabelë etj.

Emrat e përgjithshëm ndahen në dy grupe të veçanta

Emra konkretë

• Emrat konkretë janë emra që tregojnë qenie ose sende që mund të perceptohen nëpërmjet të parit, të dëgjuarit, të prekurit, të nuhaturit ose të shijuarit: djalë, lule, zhurmë, parfum, libër, qen, det etj.

Emra abstraktë

• Emrat abstraktë janë emra që tregojnë ide ose mendime që nuk mund të perceptohen me anë të shqisave: besim, dashuri, zemërim, dyshim, liri, egërsi, dinakëri etj.

Page 11: GJUHA SHQIPE - · PDF filegjuha shqipe niveli fillestar pËr shkollËn 9-vjeÇare . Επιχειρησιακό Πρόγραμμα Εκπαίδευση και Δια Βίου Μάθηση

Mësimi 2

Emra të përgjithshëm Emra të përveçëm

6. Εmrat e mëposhtëm ndaji në dy grupe: në emra të përgjithshëm dhe të

përveçëm.Shkruaji si duhet emrat e përveçëm:

tirana, kali, mbreti, edi ,toka, hëna, nëna, shtëpia, mali, macja, australia, belgjika, fustani, vlora, adriatiku ,qeni, delja.

Emra të përgjithshëm Emra të përveçëm

Page 12: GJUHA SHQIPE - · PDF filegjuha shqipe niveli fillestar pËr shkollËn 9-vjeÇare . Επιχειρησιακό Πρόγραμμα Εκπαίδευση και Δια Βίου Μάθηση

Në fletoren ku ti shkruan

7. Lidh emrin e përgjithshëm me emrin e përveçëm.

qytet Dajt

liqen Fier

kështjellë Itali

shtet Prespë

mal Rozafa

kontinent Azi

8. Përgjigju pyetjeve me shkrim. Përdor emërtime dhe emra të përveçëm.

Nga je? --------------------------------------------------------------- Si quhesh? ---------------------------------------------------------------- Ku banon? ----------------------------------------------------------------- Cili është babi yt? ------------------------------------------------------------- Cili është filmi i fundit që ke parë? ------------------------------------------ Ku banon në Greqi? ----------------------------------------------------------- Cili/a këngëtar/e të pëlqen? ---------------------------------------------------

Page 13: GJUHA SHQIPE - · PDF filegjuha shqipe niveli fillestar pËr shkollËn 9-vjeÇare . Επιχειρησιακό Πρόγραμμα Εκπαίδευση και Δια Βίου Μάθηση

Mësimi 2

9. Dallo emrat konkretë dhe emrat abstraktë. Përpiqu të vizatosh disa prej tyre.

Vendos X për fjalët që nuk vizatohen.

fletore, zog, lis, jetë, etje, penë ,kënaqësi, dyshim, liri,natë, egërsi, dinakëri, pyll.

Page 14: GJUHA SHQIPE - · PDF filegjuha shqipe niveli fillestar pËr shkollËn 9-vjeÇare . Επιχειρησιακό Πρόγραμμα Εκπαίδευση και Δια Βίου Μάθηση

Në fletoren ku ti shkruan

10. Sot Albana mori një mesazh elektronik nga Bledi. Në fund të mesazhit elektronik

Bledi shënonte: Para se të printosh, mendo mjedisin.

A) Çfarë kuptoni me këtë mesazh?

B) Shikoni me kujdes figurat.Çfarë është dhe përse shërben riciklimi i letrës?

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………