gazeta impakt nr 2

24
16 Maj. 2013 www.impakt.al Botues: GEA Edition, Kryeredaktor: Plator NESTURI e-mail: [email protected] E përjavshme, çmimi 30 lekë, nr.2 Azil brenda shtëpisë së Shengen, zbutet “mësymja” shqiptare në BE FENOMENI/ SHQIPËRIA REZULTON NDËR VENDET MË TË DISIPLINUARA NË RAJON GJURMA E GAZSJELLËSIT TAP ALIBIA E PËRFITIMIT/ Gjakmarrja, justifikimi më i preferuar në kërkesat për azil Qasja politike e grekëve, bullgarëve, maqedonasve, arumunëve, por edhe e të tjera pakicave që jetojnë aktualisht në territorin shqiptar mbetet një faktor pozitiv, por gjithsesi prodhon retorikë nacionaliste. Pakicat, “beteja” etnike tani shtrihet në arenën politike Keshilltari më i mirë për biznesin tuaj Albanian Business Consulting e-mail: [email protected] Filantropi nga Labova që i ktheu Greqisë Lojërat Olimpike PROFIL/ Evangjel Zhapa Sekrete dhe gënjeshtra mbi regjimin totalitar DEBAT/ Ardian VEHBIU Si lidhen zgjedhjet me ekonominë? SPECIALE 7 milionë dollarë, në aspektin administrativ, nga pagesat e komisionerëve deri te sistemi i kamerave. Drejtues të shoqatave të turizmit: Kontratat e lidhura deri tani me grupe turistike të huaja, janë rritur 20% faqe 5 Me sytë nga Azerbajxhani... BE neutrale për G azin K ush do të fitojë, TAP apo NABUCCO WEST? A është gazsjellësi TAP një ëndërr që po e shohim me sy hapur, apo Shqipëria ka vërtet shansin të jetë pjesë e një projekti energjetik të përmasave të tilla? Numërimi mbrapsht ka filluar dhe të gjithë aktorët në lojë kanë intensifikuar përpjekjet diplomatike për të nxitur një nga dy projektet. Nisur nga faktorët në terren dhe dinamika e ngjarjeve, gjithçka mbetet e hapur në një “lojë” që ka vënë përballë Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë. faqe 2-3 faqe 9 Shenjtërimi në optikën e sfidave të Kishës Romane 800 MARTIRËT E OTRANTOS faqe 13 faqe 14-15 faqe 17 faqe 8 faqe 10 RISHIKIMI I TEKSTEVE TË HISTORISË Miqësi politike apo vllazërim? faqe 18-19 INTERVISTA/ ERION KAME Kritikë kafenesh dhe artistë të emëruar Në teatër ka shumë antivlera. Ligji me dy standarde. Kultivimi i dramës shqipe është një nga politikat më të mira e ndjekur deri më sot ...

Upload: gazeta-impakt

Post on 28-Mar-2016

238 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

16.05.2013

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta impakt nr 2

16 Maj. 2013 www.impakt.alBotues: GEA Edition, Kryeredaktor: Plator NESTURI

e-mail: [email protected]

E përjavshme, çmimi 30 lekë, nr.2

Azil brenda shtëpisë së Shengen, zbutet “mësymja” shqiptare në BE

FENOMENI/ ShqIpërIA rEzultON Ndër vENdEt Më të dISIplINuArA Në rAjON

GjurMA E GAzSjEllëSIt tAp

AlibiA e përfitimit/ Gjakmarrja, justifikimi më i preferuar në kërkesat për azil

Qasja politike e grekëve, bullgarëve, maqedonasve, arumunëve, por edhe e të tjera pakicave që jetojnë aktualisht në territorin shqiptar mbetet një faktor pozitiv, por gjithsesi prodhon retorikë nacionaliste.

pakicat, “beteja” etnike tani shtrihet në arenën politike

Keshilltari më i mirë për biznesin tuaj

AlbanianBusinessConsulting

e-mail: [email protected]

Filantropi nga labova që i ktheu Greqisë lojërat Olimpike

prOFIl/ Evangjel zhapa

Sekrete dhe gënjeshtra mbi regjimin totalitar

dEBAt/ Ardian vEhBIu

Si lidhen zgjedhjet me ekonominë?

SpECIAlE

7 milionë dollarë, në aspektin administrativ, nga pagesat e komisionerëve deri te sistemi i kamerave. Drejtues të shoqatave të turizmit: Kontratat e lidhura deri tani me grupe turistike të huaja, janë rritur 20% faqe 5

Me sytë nga Azerbajxhani...

BE neutrale për Gazin

kush do të fitojë,tAp apo NABuCCO WESt?

A është gazsjellësi TAP një ëndërr që po e shohim me sy hapur, apo Shqipëria ka vërtet shansin të jetë pjesë e një projekti energjetik të përmasave të tilla? Numërimi mbrapsht ka filluar dhe të gjithë aktorët në lojë kanë intensifikuar

përpjekjet diplomatike për të nxitur një nga dy projektet. Nisur nga faktorët në terren dhe dinamika e ngjarjeve, gjithçka mbetet e hapur në një “lojë” që ka vënë përballë Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë. faqe 2-3

faqe 9

Shenjtërimi në optikën e sfidave të kishës romane

800 MArtIrët E OtrANtOS

faqe 13

faqe 14-15

faqe 17

faqe 8

faqe 10

rIShIkIMI I tEkStEvE të hIStOrISë

Miqësi politike apo vllazërim?

faqe 18-19

INtErvIStA/ ErION kAME

kritikë kafenesh dhe artistë të emëruar Në teatër ka shumë antivlera. Ligji me dy standarde. Kultivimi i dramës shqipe është një nga politikat më të mira e ndjekur deri më sot ...

Page 2: Gazeta impakt nr 2

E Enjte,16 Maj 2013www.impakt.al2

SpeCiAle

Me sytë nga Azerbajxhani...janë të shumtë zërat që thonë se konsorciumi i Shah Denizit nuk do të zgjedhë ekskluzivisht një nga dy projektet, por do të avancojë në një fazë të parë me njërin prej tyre

12 vite më parë, qeveria shqiptare kërkonte medoemos të përfshihej në negociata me qeverinë greke për t’u bërë pjesë e një projekti që do të sillte

gazin në Europë përmes Turqisë, Greqisë dhe Italisë. Kërkesa që do t’i parashtrohej palës greke në një takim ndërministror që do të zhvillohej në Janinë ishte degëzimi drejt Shqipërisë i një tubacioni gazi për nevoja të brendshme. Nëse marrëveshja do të arrihej, përfitimet do të ishin të mira si për banorët e zonave ku do të kalonte tuba-cioni, ashtu edhe për ekipin e Ministrisë së Ekonomisë që do të firmoste marrëveshjen. Asokohe për të tilla çështje publiku infor-mohej shumë pak, pasi gjithçka përpu-nohej vetëm brenda zyrave të Ministrisë së Ekonomisë. Gjurma e këtij gazsjellësi i binte rreth e përqark kufirit juglindor të Shqipërisë, por nuk e përshkonte atë në asnjë centimetër tokë. Si Italia ashtu edhe Greqia refuzonin përfshirjen e Shqipërisë në këtë projekt, i njohur asokohe si gazs-jellësi TREN. Gjithçka u mbyll në sirtaret

tifikua gjurma optimale, e cila shmang zonat e populluara dhe hapësirat e mbro-jtura mjedisore nga zona e Korçës deri në bregdetin e Fierit. Ky projekt është në garë me projektin Nabucco West, i cili sjell gazin azer në Europën Qendrore përmes Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë dhe Aus-trisë. Muaji qershor është faza e fundit e vlerësimit të dy projekteve, nga ku qeveritë e Athinës, Tiranës e Romës presin një ven-dim pozitiv. Por a është gazsjellësi TAP një ëndërr që po e shohim me sy hapur, apo Sh-qipëria ka vërtet shansin të jetë pjesë e një projekti energjetik të përmasave të tilla?

pAktI rAjONAlDeri 7 muaj më parë Athina nuk kishte shprehur ndonjë entuziazëm të veçantë lidhur me projektin e gazsjellësit TAP. Nga një aktor pasiv, Greqia u bë shumë shpejt iniciatore e marrëveshjes tripalëshe që u nënshkrua më 13 shkurt të këtij viti në kryeqytetin grek mes Shqipërisë, Italisë e Greqisë. Kreu i zyrës greke për Marrëdhëni-

Leonard MITRO

Projektet tAp AkSIONErë të tAp

Aksionerë të gazsjellësit tAp janë kompania zvicerane, Axpo me (42.5%) të aksioneve, norvegjezja Statoil po me (42.5%) si dhe kompania gjermane E.ON ruhrgasme (15%).

INvEStIMIGjithë vlera e projektit kap vlerën e 1.5 miliardë eurove.parashikohet hapja e mijëra vendeve të punës dhe furnizimi me gaz i tregut rajonal.

et Ekonomike Ndërkombëtare, Panajotis Mihalos deklaroi së fundmi se roli i Greqisë ishte vendimtar në nënshkrimin e kësaj marrëveshje, firmat e së cilës jo rastësisht u hodhën në Athinë. “Greqia u angazhua intensivisht për realizimin e projektit TAP në 7 muajt e fundit. Arritëm që në një kohë të shkurtër të ndryshojmë optikën e gjërave falë një maratone diplomatike që u kurorë-zua me marrëveshjen tripalëshe mes Gre-qisë, Italisë dhe Shqipërisë”, citohet të ketë thënë Panajotis Mihalos në një prononcim të pak ditëve më parë. Ndryshe nga sa be-sonte fillimisht, Athina tani është e bindur se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Euro-pian kanë një qëndrim të baraslarguar ndaj dy projekteve në garë TAP e Nabucco.

vENdIMI I qErShOrItNumërimi mbrapsht ka filluar dhe të gjithë aktorët në lojë kanë intensifikuar përp-jekjet diplomatike për të nxitur një nga dy projektet. Nisur nga faktorët në terren dhe dinamika e ngjarjeve, gjithçka mbetet

e Ministrisë së Ekonomisë për të dalë pa-pritur në sipërfaqe në vitin 2005 një tjetër projekt, Trans Adriatic Pipeline ose TAP. Ky variant ndiqte të njëjtën trajektore duke përfshirë në 204 km të gjurmës së tij terri-torin shqiptar me drejtim nga juglindja në perëndim. Në janar të vitit 2009 ekspertë të konsorciumit TAP përfunduan analizën e vlerësimit të gjurmës në Shqipëri dhe në Itali. Si rezultat i këtyre studimeve u iden-

Numërimi mbrapsht ka filluar dhe të gjithë aktorët në lojë kanë intensifikuar përpjekjet diplomatike për të nxitur një nga dy projektet. Nisur nga faktorët në terren dhe dinamika e ngjarjeve, gjithçka mbetet e hapur në një “lojë” që ka vënë përballë Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë

TAP është rruga më e shkurtër e tran-zitit të gazit, krahasuar me të gjitha projektet e tubacioneve të planifi-kuara në të ashtuquajturin Korridor Jugor të Gazit, që lidh Europën me furnizime të reja me gaz. Nga Turqia kalon nëpërmjet Greqisë në Shqipëri, dhe nëpërmjet detit Adriatik në Itali. Në Shqipëri TAP kalon 204 km në linjë tokësore dhe 60 km në vijë detare.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev

Page 3: Gazeta impakt nr 2

E Enjte,16 Maj 2013www.impakt.al 3

SpeCiAle

e hapur në një “lojë” që ka vënë përballë Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë. Pa shumë bujë dhe me një diplomaci të butë, rusët e Gazprom kanë nënshkruar së fundmi një memorandum bashkëpunimi me qeverinë e Azerbajxhanit, marrëveshje, e cila para-shikon furnizimin afatgjatë të kompanisë ruse me gazin azer. Nëse negociatat do të mbyllen me sukses, atëherë shanset e gazsjellësit Nabucco janë minimale. Nga ana tjetër Uashingtoni dhe Brukseli e kanë bazuar lobingun e tyre në 3 argumente kryesore, a) faktin që Rusia ka mbyllur disa herë rubinetat e gazit drejt Ukrainës dhe kjo sipas tyre mund të vërë në rrezik furnizimin e Europës me gaz, b) rritjen e peshës së Turqisë në Kaukaz me ndihmën edhe të Shteteve të Bashkuara si dhe fak-torizimin e saj si nyje kryesore e kalimit të gazit drejt Europës, çka do të përshpe-jtonte përafrimin e saj me Bashkimin Eu-ropian. Brenda muajit maj, kryeministri grek Antonis Samaras do të vizitojë Baku-në në një tjetër përpjekje për të shprehur mbështetjen ndaj projektit transadriatik. Nisur nga ky konfigurim janë të shumtë zërat që thonë se konsorciumi i Shah Denizit nuk do të zgjedhë ekskluzivisht një nga dy projektet, por do të avancojë në një fazë të parë me njërin prej tyre duke lënë të hapur mundësinë e financimit për gazs-jellësin tjetër në një fazë të dytë.

Nabucco WestGazsjellësi Nabucco West është 3 300 km i gjatë. Tubacioni i planifikuar do të kalojë nëpër Turqi, Bullgari, Rumani, Hungari dhe Austri duke transportuar deri në 10 miliard metra kub gaz natyror në vit nga Azia Qendrore në Europë. Ai do të anashkalojë Rusinë dhe Ukrainën, mos-marrëveshja e fundit e të cilave lidhur me borxhet e çmimet lanë shumë vende evro-piane pa furnizime gazi disa vjet më parë.

AkSIONErëkonsorciumi Nabucco është barazisht në pro-nësi të ndërmarrjeve të naftës dhe gazit në vendet e kalimit: OMv e Austrisë, Bulgargaz e Bullgarisë, transgaz e rumanisë, Botas e turqisë dhe gjithashtu gjigandi gjerman i en-ergjisë rWE.

INvEStIMIMosmarrëveshjet rreth partnerëve, furnizuesve dhe financimeve kanë ngritur koston e përllogaritur të tubacionit nga 4.5 miliard euro fil-limisht në rreth 10 miliard euro.

Samiti i Pragës

rezervat e mëdha të gazit që ndodhen në

Azerbajxhan janë mundësia më e mirë për të shkëputur Europën nga varësia e gazit rus, ndërsa alternativa e dytë pas fushave të Shah Denizit është ajo e Turkmenistanit. Në vitin 2009 vende si Azerbajxhani, Turqia, Egjipti, Kazakistani, Uzbekistani, Turkmenistani e Iraku u mblodhën në Pragë të Çekisë në një samit energjetik të nivelit të lartë të kryesuar nga Bashkimi Europian, ku u ra dakord që BE dhe Turqia të çojnë më para idenë e hedhur në vitin 2002 për ndërtimin e gazsjellësit Nabucco. Ky korridor energjetik e transferon gazin azer në Europën Qendrore përmes Armenisë, duke shkëputur varësinë nga Rusia. Por për disa analistë europianë, ky projekt është larg realitetit, pasi nuk përmbush nevojat e konsumatorëve europianë dhe ajo që është më e rendësishme nuk ka mbështetjen e duhur financiare për t’u realizuar. Nga vendet pjesëmarrëse në samitin e Pragës, përveç Azerbajxhanit, vetëm Iraku konsiderohet si një burim i mundshëm për furnizimin me gaz të Nabucco-s, pasi tensioni me kurdët e bën thuajse të pamundur përpjekjen e konsorciumeve euroarabe për një degëzim që do të furnizonte tubacionet e këtij gazsjellësi. Alternativë në hije është edhe Irani, prespektiva e të cilit për të shitur gaz në tubacionet e Nabucco-s është minimale për shkak të kontradiktave të mëdha mes Teheranit dhe Shteteve të Bashkuara.

rApOrtI kONFIdENCIAl I kONGrESIt AMErIkAN

SHBA të përkrahin Nabucco-n

Një raport i Komitetit të Punëve të Jashtme në Senatin ameri-

kan që mban datën 12 dhjetor 2012, rekomandon që SHBA të përkrahin Nabucco West kundrejt TAP për arsye të interesave gjeostrategjike amerikane. Në raport pranohet fakti se TAP ka përparësi nga pikëpamja ekonomike e kostove të ndërtimit, duke e sjellë gazin e Kaspikut drejt Italisë në një distancë më të shkurtër dhe me një pjesë të gazsjellësit nën detin Adriatik, çka i ul kostot in-xhinierike të mirëmbajtjes. Por, sipas raportit, interesat amerikane do të donin që sa më shumë vende aleate të kishin mundësinë të shkë-puteshin nga varësia prej gazit rus. “Nabucco West në mënyrë shumë të qartë mund të avancojë intere-sat e politikës së jashtme të SHBA, për sigurimin direkt të energjisë

për ato vende në Europën Qendrore dhe Juglindore, të cilët kanë nevojë të madhe të diversifikimit të furni-zimit, larg nga furnizimi rus. Në mënyrë të veçantë Nabucco West do të fusë konkurencën ndërkombëtare në rajon që do të përmirësojë dhe sjelljen negociatore me Rusinë, do të zvogëlojë ndikimin e ndërprerjeve të mundshme të furnizimeve dhe do të forcojë sovranitetin politik dhe ekonomik të aleatëve dhe partnerëve të NATO-s. Nga ana tjetër përfitimet strategjike të BE dhe SHBA që do të rrjedhin nga lehtësirat e tubacionit të TAP do të jenë jashtëzakonisht të vogla, duke rezultuar kryesisht në një furnizim me tepri të gazit për Italinë. Projekti Nabucco West është qartë-sisht superior ndaj TAP për interesat e politikës së jashtme amerikane në rajon”, - thuhet në raport.

Katër vendet mbështetëse të gazsjellësit Nabucco West, Aus-

tria, Hungaria, Rumania, Bullgaria përmes një letre drejtuar Komisionit Europian janë përpjekur të bin-din Brukselin për avantazhet që ka projekti Nabucco West në raport me rivalin tjetër në garë. 1.Projekti Nabucco bashkërendon politikën Energjetike të BE-së me vendet anëtare të bllokut.2.Nabucco bën që furnizuesit e rinj të Europës me gaz të shihen nga BE jo vetëm si partner tregtarë, por edhe në një kuadër të gjerë politik.

3.Projekti Nabucco përfaqëson priorite-tet e BE-së sa i përket edhe politikave të sigurisë energjetike, pasi do të furnizojë me gaz vendet që kanë më shumë nevojë.4.Projekti lidh burimet e reja të energ-jisë dhe ato të ardhshme përmes një korridori me mundësi të mëdha ristruk-turimi në hartën energjetike të Europës.5.Nabucco është një zgjidhje më e mirë për diversifikimin e burimeve të energ-jisë që furnizojnë Europën.6.Nabucco do të plotësojë më mirë nevojat e vendeve të treta që lidhen me tubacionin qendror të gazsjellësit.

Komisioni Europian nën presion për Nabucco-n

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev

Page 4: Gazeta impakt nr 2

E Enjte,16 Maj 2013www.impakt.al4

Uroj që Zoti dhe fati të jetë me TAP! Ky është komenti që komi-sioneri i Bordit të Entit Rregulla-tor të Energjisë, Shkëlqim Bozgo

më përcolli në fund të kësaj interviste, të cilën e quajti të vështirë për sa kohë flitet për një projekt, i cili është në fazën e fundit të vlerësimit. Rrëfen për gazetën “Impakt” se konkurenca mes dy projekteve është e fortë, arsye për të cilën rivali i TAP ka bërë modifikime të minutës së fundit. Thotë se Shqipëria ka demonstruar vullnet të plotë, kundrejt neutralitetit që ka shfaqur BE për dy projektet në garë, ndërsa shpjegon arsyet pse kalimi i gazit do të ndryshonte edhe qasjen e Shqipërisë ndaj energjisë së rinovueshme.

zoti Bozgo, brenda muajit qershor konsorciumi i Shah denizit duhet të vendosë për projektin fitues që do të sjellë gazin azer në Europë. Sa shanse ka projekti tAp të shpallet fitues kundrejt rivalit të tij në garë Nabucco West?Rritja e sigurisë energjetike nëpërmjet di-versifikimit të burimeve të furnizimit është prioritet i Bashkimit Europian. Gazi naty-ror është një prej lëndëve kryesore energje-tike dhe pritet të ketë një peshë në rritje dhe të dorës së parë në portofolin energjetik të BE-së, sidomos në kushtet kur energjia nukleare nuk është më e besueshme. Ai është energjia fosile me nivelet më të ulta të ndotjes me CO2 dhe për më tepër kri-jon kushtet e nevojshme për rritjen e pro-dhimit të energjisë elektrike prej burimeve

Shkëlqim Bozgokomisioner i Bordit të Entit Rregullator dhe Energjisë

rivaliteti tAp-Nabucco West,BE ka qëndruar neutraleINtErvIStë ME

Leonard MITRO

të rinovueshme. TAP është tashmë në një fazë shumë të avancuar të projektimit teknik, ka plotësuar të gjitha marrëveshjet me vendet ku kalon dhe ka marre mira-timet e nevojshme prej autoriteteve rregul-latore të vendeve ku do të kalojë duke rritur kështu shanset për të qenë fitues. Është evi-dente që për Shqipërinë, por edhe për ven-det e Ballkanit perëndimor TAP përfaqëson alternativën më të mirë të mundshme për furnizimin me gaz. Për pasojë Shqipëria së bashku me Greqinë dhe Italinë e mbësh-tesin fuqimisht projektin.

Cilat janë avantazhet që ka gazsjellë-si tAp në raport me Nabucco West ?Procesi i përzgjedhjes së projektit fitues po kryhet prej Konsorciumit Shah Deniz 2 dhe ata janë duke ndjekur një proces kompleks vlerësimi. Konkurenca mes pro-jekteve ka qenë e fortë dhe kjo ka sjellë edhe zhvillime përgjatë procesit, ndër to më i spikaturi është modifikimi i pro-jektit Nabucco Classic në Nabucco West. Nabucco pothuaj përgjysmoi distancën që synonte të përshkonte dhe zvogëloi kapac-itetin transportues nga 31 miliard metër kub në vit në vetëm 10 miliard metër kub në vit. Në shtesë Nabucco West ka adop-tuar gjithashtu edhe fleksibilitetin në zgjer-imin e kapaciteteve që fillimisht e kishte vetëm TAP. TAP gëzon megjithatë një sërë avantazhe konkurruese siç janë; efikasiteti ekonomik i lidhur kryesisht me faktin që TAP është më i shkurtër se Nabucco West, struktura private e investimit, përshtatsh-mëria me tregjet që do të furnizojë, etj. Të

dy projektet i kanë paraqitur Konsorciumit Shah Deniz 2 në fund të muajit mars ofer-tat e tyre përfundimtare dhe janë në pritje të vendimit final së bashku me të gjitha palët e interesuara përfshirë Shqipërinë si mbështetëse e projektit TAP.

Shqipëria, Italia e Greqia kanë firm-osur në shkurt një marrëveshje tri-palëshe për avancimin e projektit trans Adriatic pipeline. Sa e rëndë-sishme është mbështetja politike që kanë dhënë këto tri vende për pro-jektin tAp.Shqipëria ka demonstruar vullnet të plotë në mbështetjen e projektit TAP që prej fil-limit. Të dyja marrëveshjet përkatëse për Shqipërinë, IGA dhe HGA janë tashmë të ratifikuara prej Parlamentit Shqiptar. Au-toritetet Rregullatore të Energjisë të tre vendeve kanë bashkëpunuar intensivisht për shqyrtimin e aplikimit të TAP për për-jashtim prej të drejtës së hyrjes së palëve të treta dhe tarifave të rregulluara sikurse përcaktuar ne legjislacionin e BE. Në mua-jin shkurt ato morën një vendim të për-bashkët për miratimin e përjashtimeve të kërkuara te shoqëruar me kushte specifike shtesë. Ky vendim i është dërguar Direk-toratit të Energjisë të Komisionit Europian dhe Sekretariatit të Traktatit të Komu-nitetit të Energjisë në Vjenë per vlerësim nga ana e tyre sikurse kërkohet nga direk-tiva përkatëse. Të gjitha këto marrëveshje dhe vendime janë afatgjata dhe janë shumë të rëndësishme për t’i krijuar garancitë e nevojshme investitorëve të TAP për ndër-marrjen e këtij investimi gjigand.

Cili është roli që do të kenë ShBA e BE në përcaktimin e vendimit final, a shihet ndonjë skepticizëm për një nga dy projektet?Sikurse përmenda më parë impaktet e pro-jekteve janë shumë dimensionale dhe kjo është reflektuar edhe në numrin e shumtë dhe shumëllojshmerinë e qëndrimeve të ra-porteve, analizave dhe artikujve të shkruar për të dy projektet nga institucione dhe palë të ndryshme të angazhuara dhe të pro-noncuara përgjatë këtij procesi. Është e rëndësishme të theksohet se Komi-sioneri për Energjinë i BE, Günther Oet-tinger në një letër drejtuar në mes të muajit prill Kryesueses së Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton ka theksuar se “ajo që ne duhet të shmangim më shumë është diskutimi i meritave relative të Nabucco West dhe TAP (Trans Adriatic Pipeline)”

Çfarë peshe do të ketë Shqipëria në hartën energjetike të rajonit nëse miratohet projekti tAp. A i hap kjo mundësitë edhe për përfshirjen e vendit tonë në projekte të tjera ra-jonale në fushën e energjisë?Furnizimi me gaz do të ketë impakt në përmirësimin e portofolit energjetik të ven-dit duke e plotësuar dhe diversifikuar atë. Sikurse dihet plotësimi i kerkeses me en-ergji elektrike të vendit mbështetet plotë-sisht në burimet hidrike dhe në import. Për pasojë prodhimi dhe siguria e furnizimit është e ekspozuar ndaj sasisë së rreshjeve të cilat janë probabilitare dhe çmimeve të importit të cilat rriten mjaft sidomos kur rreshjet janë të pakta. Furnizimi me gaz do të mundësojë që TEC-i me gaz në Vlorë të mund të vihet në funksionim në kushte të leverdisshme ekonomike sikurse të zgjero-het kapaciteti i tij deri në tri here. Prezenca e gazit krijon mundesinë edhe për ndërtime TEC-esh të tjera. Gjenerimi prej TEC-eve me gaz do të krijojë gjithashtu kushtet për investime për burime të rinovueshme të energjisë sidomos ato me erë. Gazi naty-ror është një burim energjie me leverdi për konsumatorët industrialë sikurse është metalurgjiku në Elbasan, fabrikat e ma-terialeve të ndertimit (çimento, tulla etj), bizneset e mesme dhe të vogla. Në terma afat mesëm dhe afatgjatë përdorimi i gazit pritet të shtrihet edhe në banesa.

kuadri i marrëveshjeve që mbulojnë projektin tAp është shumë kompleks. Ai përbëhet prej marrëveshjes ndërmjet tri vendeve; Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë njohur ndryshe në anglisht si Inter Governmental Agreement (IGA) dhe më tej prej marrëveshjes ndërmjet tAp dhe vendit pritës të njohur ndryshe në anglisht si host Government Agreement (hGA).

kuAdrI I MArrëvEShjEvE

Terzi, Avramopulos dhe Haxhinasto gjatë nënshkrimit të marrëveshjes tripalëshe në Athinë

SpeCiAle

Page 5: Gazeta impakt nr 2

E Enjte,16 Maj 2013www.impakt.al 5

Eshtë parashikuar të jetë rreth 7 milionë dollarë, të paktën nga aspekti administrativ, me pagesa komision-erësh deri te kamerat

Shoqërohet gjithmonë me rënien e disa zërave të caktuar buxhetorë, në emër të më shumë shpenzimeve dhe in-vestimeve publike

drejtues të shoqatave të turizmit, pohojnë se kontratat e lidhura deri tani me grupe turistike të huaja, janë rritur deri në nivelin prej 20%

ka vlerësuar që vjet, se në kuadrin e zgjed-hjeve të 2013-ës, Sh-qipëria duhet të kontg-rollojë shpenzimet e pakontrolluara

kjo është një praktikë që aplikohet çdo mes-viti nga ana e qeverisë, e parashikuar për zbatim edhe sivjet, në kuadrin e zgjedhjeve

Fatura financare e zgjedhjeve

Amortizimi i efektit elektoral

Situata e kontrat-ave turistike

Agjencia “Stand-ard & poor’s”

rritje e re pagash e pensionesh

tregues të lidhjes mes

ekonomisë e zgjedhjeve

Ato mbërrijnë thuajse gjithmonë në se-zonin e verës. Kur më shumë se tek mit-ingjet apo deklaratat e liderëve politikë, mendja jonë nis të “fluturojë” drejt hapë-sirave blu që konturojnë së bashku qielli dhe deti. Zgjedhjet e përgjithshme, bashkë me fushatën elektorale pararendëse të tyre, edhe këtë vit përkojnë me nisjen e sezonit të pushimeve. Dhe sado të pandjeshëm të jemi ndaj zhvillimeve të tyre, nuk mund të anashkalohet ndikimi, që ato natyrshëm mbartin në aspektin turistik, e në tërësi, edhe në ekonominë vendase. Duke ni-sur pikë së pari, nga dukuria e “hapjes së thesit”, atë që të gjithë e njohim për një hedhje më të shumtë parash në qarkullim, pikërisht gjatë periudhës parazgjedhore, e konceptuar kjo si një formë investimi nga forcat pjesëmarrëse politike në kuadrin e

procesit elektoral. Në këndvështrimin fi-nanciar të saj, kjo dukuri praktikisht sho-qërohet me një sens pozitiv të rritjeve të shtuara të qarkullimit të më shumë parave në tregun e gjerë. Para’ të cilat deri dje ishin të mbyllura diku nëpër sirtare bankash dhe nuk merrnin dot frymë lirisht. Ndërsa në periudhën parazgjedhore, ato gjejnë liku-jdim në praktikë, duke u kthyer në këtë mënyrë në një forcë potenciale të rritjes së konsumit prej qytetarëve. Ku norma e këtij të fundit, duhet thënë se ka shënuar një rënie graduale, falë edhe një tendence më të shtuar të kursimit tek qytetarët shqiptarë. Konkretisht, siç referon në të dhënat e saj më të fundit, Banka e Shqipërisë, kon-sumatorët dhe biznesi kanë reflektuar edhe në tre muajt e parë të këtij viti një hezitim për konsum e investime. Dukuri kjo, e cila në aspektin praktik të saj, do të shoqërohet edhe me një forcim të monedhës vendase, kundrejt valutave të huaja, pasi do të jetë më e pranishme në tregje si mjet mon-etar. Të paktën kjo do të ndodhë pikërisht për këtë arsye deri në fund të muajit qer-shor, periudhë kjo, e cila përkon edhe me mbylljen e procesit të votimeve në rang vendi. Pasi, pas saj, forcimi i Lekut, ndodh edhe si pasojë e sjelljes së shumë valute të huaj në tregun vendas, nga emigrantët apo edhe turistët e huaj që zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet. Një ofertë e lartë e monedhës Euro, Dollar, por edhe valutave të tjera të huaja prej tyre, detyrimisht sho-

qërohet me një kërkesë të lartë për moned-hën vendase, e kësisoj, edhe e mbiçmon anë të tregun e këmbimit kundrejt tyre. Nga ana tjetër, ajo që bie në sy, është edhe fakti, se zgjedhjet e afërta të 23 qershorit, nuk duket se kanë për të ndikuar negativisht në prit-shmëritë që sektori turistik ka përllogatitur të ketë gjatë sezonit të sivjetëm. Sepse siç janë referuar së fundmi për mediat, edhe drejtues të ndryshëm të shoqatave të tu-rizmit, kontratat e lidhura prej tyre deri më tani me grupe turistike të huaja, jo vetëm që nuk kanë pësuar rënie krahasuar me vitin e kaluar, por madje janë në një niv-el më të lartë, deri në 20%. Një fakt mjaft pozitiv ky që të shtyn të mendosh, se edhe pse në Shqipëri këtë verë ka zgjedhje, kjo duket se nuk i shqetëson shumë turistët e huaj, të paktën nga ana psikologjike. Edhe pse tradicionalisht, proceset zgjedhore në vendin tonë kanë treguar përherë se përtej ditës së votimit, ka përherë dhe një peri-udhë post-zgjedhore, e cila rrëmben shumë

energji kolektive, në pritje të numërimit fi-nal të votave apo deklaratave “hidh e prit” të forcave politike se kush i ka fituar real-isht zgjedhjet. Në këtë këndvështrim, mund të thuhet që tani, se sezoni turistik, pritet të ketë ecurinë e tij normale të kontributit në ekonominë vendase, që siç konstatoi në ra-portin e tij të fundit edhe Këshilli Botëror i Turizmit, gjatë vitit 2013, do të shënojë një rritje deri në 5.6%. Sikundër, edhe Forumi Ekonomik Botëror, i cili merret me har-timin e Indeksit të Konkurrueshmëriss së Turizmit, ka pohuar se Shqipëria paraqitet me raporte pozitive sivjet, duke dhënë par-ashikimin konkret, se ajo mund të shënojë një rritje deri në 4.5% të të ardhurave prej sektorit të turizmit si i tillë, dhe numrit të turistëve në tërësi. Ana tjetër e medaljes? Ajo e konsumimit të një pjese të madhe burimesh financiare, pikërisht për efekt të fushatës elektroale. Të cilat shpesh herë, derivojnë në kurriz të më shumë shpenzimeve publike të kryera në kuad-rin e saj, por edhe të një kostoje relativ-isht të lartë financiare që ka vetë procesi zgjedhor si i tillë. E cila në shifra para-prake zyrtare, rezulton të jetë në nive-lin e rreth 7 milionë dollarëve, vetëm në aspektin administrativ, pra pagat e per-sonelit, komisionerëve deri tek sistemi i kamerave të sigurisë. Në këtë këndvësh-trim, fatura e zgjedhjeve të 23 qershorit do të jetë goxha e lartë për ekonominë vendase, por që gjithsesi, ajo do të gjen-erojë më shumë qarkullim parash, rritje konsumi, mbiçmim leku. Pse jo, edhe më shumë investime publike, vepra të inau-guruara (dhe pse finalizimi i tyre keqin-terpretohet gjithmonë në kohë fushate). Të gjitha, nën kuadrin e një ekonomike që ka një ritëm specifik të sajin, me uljet dhe ngritjet, por që gjithsesi, ende arrin të fabrikojë një qëndrueshmëri. Edhe kjo, e parë brenda speficikës së saj.

Plazh dhe Politikë/ Ndikimi i ‘hapjes së thesit’ të zgjedhjeve

ka parashikuar se gjatë vitit 2013, sektori turistik në Shqipëri, do shënojë një rritje deri në nivlin prej 5.6% të pBB-së

këShIllI I turIzMIt

Hedhja e më shumë parave në qarkullim, gjatë periudhës zgjedhore, shoqërohet me një rritje pozitive të konsumit të gjerë

EKONOMI

Page 6: Gazeta impakt nr 2

E Enjte,16 Maj 2013www.impakt.al6 POLITIKË

Të sigurt në lista, askush për votuesinDrejtuesit e partive këtë herë kanë kuptuar se zgjedhësit kanë vetëm një alternativë: të votojnë pa kushte këdo që është në listë.

Kodi aktual zgjedhor është më shumë sesa komod për një pjesë të kandi-datëve për deputetë. Me firmosjen

e listës nga kryetari, shumica e prej tyre e kanë mësuar brenda pak minutash se cili do të jetë fati politik në zgjedhjet e 23 qer-shorit. Rreth 130 deputetë që do të jetë në parlamentin e ardhshëm, në bazë të rezul-tateve të 2009-ës, shëtisin në zona elekto-rale jo më si kandidatë, por si ligjvënës që ende nuk quhen të tillë vetëm sepse nuk kanë marrë zyrtarisht mandatin dhe bërë betimin. Mungojnë vetëm 10 emrat në zo-nën e rrezikut dhe që bëjnë diferencën mes fituesve dhe humbësve të zgjedhjeve. Koa-licioni i majtë dhe i djathtë do të përqen-drojnë energjitë e fushatës në Tiranë, Fier, Elbasan, Berat e Vlorë, aty ku ndahen dhe mandatet që sjellin fitoren, duke përjash-tuar de fakto 7 qarqe të tjera nga gara. Por ky nuk është përjashtimi i vetëm i këtyre zgjedhjeve. Oferta që kryetarët e partive u kanë bërë votuesve me listat e prezantu-ara, përmbys çdo raport që është krijuar më parë mes të zgjedhurve dhe elektoratit. Ndryshe nga viti 2009, kur Kodi Zgjedhor ishte ende në provë, drejtuesit e partive këtë herë kanë kuptuar se zgjedhësit kanë vetëm një alternativë: të votojnë pa kushte këdo që është në listë. Ndaj dhe listat e kandidatëve për deputetë, si rrallë herë, pa-raqesin lëvizjet më të çuditshme politike të figurave të njohura, lëvizje që me sistemin mazhoritar do të ishin një vetëvrasje poli-tike për çdo parti. Kryetarët janë kujdesur që më shumë të menaxhojnë interesat e grupeve brenda partive dhe pakënaqësitë e deputetëve aktualë duke i vendosur në renditje të sigurt në lista, sesa tu përgjigjen pritshmërive të elektoratit. Një pjesë e kan-didatëve, vizitën e parë në zonat ku do të garojnë e kanë bërë pas publikimit të em-rave. Ndaj në këtë fushatë ata më shumë u ngjajnë turistëve, sesa politikanëve që kërkojnë vota. Pavarësisht komoditetit të kryetarëve dhe kandidatëve me këtë Kod Zgjedhor që u shmang kokëçarjet dhe i fut të gjithë në listë, ka vetëm një problem: cili prej tyre do të jetë zëdhënësi i problemeve të votuesve.

NdryShIMEt Në pSLëvizjet dhe heqjet nga lista të kandidatëve për deputetë, duke i krahasuar me vitin 2009, në disa raste arrijnë dhe në 100 për qind të kandidatëve. Për Partinë Social-iste, Qarku i Gjirokastrës dhe i Kukësit, paraqesin ndryshimet më radikale. As-një prej kandidatëve të 2009 nuk është rikandiduar katër vite më pas në këto dy qarqe. Ndërsa tre kandidatët e parë në Gjirokastër, që mendohet të jenë dhe fitu-esit, Erjon Veliaj, Arben Ahmetaj dhe Ana-stas Angjeli, mund të thuhet se nuk kanë asnjë lidhje elektorale me zonat ku do të kandidojnë. Ndryshimet e tjera radikale në listën e PS-së janë bërë në Qarkun e Kor-çës, ku 9 kandidatë të 2009-ës janë hequr nga lista prej 12 emrash. Edhe në këtë rast

Qamil XHANIKuotat, gratë shkëlqejnë në mungesëNjë tjetër përjashtim i listave është dhe përfaqësimi i grave në parlamentin e ardhshme. termat për barazinë gjinorë gjendjen me shumicë në fjalimet e liderëve, por kur vejn puna për pasqyrimin, gratë shkëlqejnë në mungesë. partitë kryesore edhe këtë fushatë, kanë pranuar më mirë të paguajnë gjobat e ven-dosura nga komisioni qendror i zgjedhjeve, sesa të rrezikojnë me kandidimin e grave në listat zgjedhore. partia Socialiste nuk e ka zbatuar kuotën për vendosjen e një emri gruaje në tre emrat e parë të listave në 6 nga 12 qarqet. pd e ka shkelur këtë dispozitë të kodit zgjedhor në 4 qarqe dhe lSI sërish në 4 qarqe. Edhe në rastet kur janë vendosur emrat e grave në listat zgjedhore, përf-shirja e tyre ka qenë shumë larg zonës së sigurt për zgjedhjen e deputetëve. pS dhe pd kanë pranuar të paguajnë 14 milionë lekë të reja në kqz, vetëm që në lista të mos rrezikonin duke ven-dosur gra. po ashtu edhe lSI ka pranuar pagesën e 4 milionë le-këve për mos zbatimin e barazisë gjinore. Në krahasim me vitin 2009, në bazë të renditjes në lista kuvendi i ardhshme pritet të ketë më shumë gra na përbër-jen e tij, por gjithsesi shifra është shumë larg 30 për qindëshit për të cilën partitë kanë rënë dakord.

kandidatëve. Garimi i Ramës në këtë qark e ka ndryshuar tërësisht listës, pasi 9 nga 12 kandidatë të këtij Qarku në vitin 2009, nuk figurojnë në listën e PS. Fieri është një tjetër qark ku ka pasur ndryshime. Në të mungonë më shumë se gjysma e kandi-datëve të vitit 2009. Por në ndryshim nga qarqet e tjera, kandidatët e rinj kanë më shumë lidhje elektorale me zonën. Ndër-sa Berati është qarku ku ka pasur më pak ndryshime në përfaqsimin politik, përveç kryesuesve të listës.

NdryShIMEt Në pdNë të njëjtën masë me Partisë Socialiste, edhe Partia Demokratike ka bërë ndry-shime me kandidatët në 12 qarqe. Por ndry-she nga PS, PD-ja ka bërë më pak lëvizje të drejtuesve të emrave kryesor në qarqe. Kryesuesit e listës së PD-së kanë ndryshuar vetëm në 5 qarqe. Por është fakt se në PD largimet e deputetëve më me përvojë dhe të lidhur me zona të caktuara kanë qenë disa herë më të mëdha se tek PS. Ndërsa nga PS janë larguar 19 deputetë të sigurtë, në PD do të mungojnë 31 deputetë që kanë marrë mandatin në vitin 2009. Përveç largimit të emrave të sigurt, PD ka larguar edhe një pjesë të mirë të kandidatëve që ishin në vitin 2009 dhe përfaqësonin shtresa sho-

qërove dhe kishin lidhje të veçanta me ele-ktoratin. Nga lista e Tiranës PD ka larguar 24 kandidatë që ishin në vitin 2009. Ndër-sa nga lista e Durrësit nuk janë përfaqësuar 9 nga 13 deputetë. Ndryshime radikale ka pësuar dhe bastioni i PD-së, Shkodra, ku në listën e vitit 2013 nuk gjenden emrat e 7 kandidatëve që garuan 4 vite më parë. Po ashtu dhe lista e Vlorës ka sjellë një rikom-pozim thuajse total, ku janë ndërruar emrat e 10 kandidatëve që garuan në vitin 2009. Në Fier lista ka ndryshuar me 11 kandidatë të rinj. Ndërsa qarqet më pak të prekur janë Kukësi dhe Gjirokastra, ku kanë ndryshuar vetëm kandidatët që sipas rezultateve të vi-tit 2009, nuk pritet të jenë në listën fituese.

të sigurt në listat e kryetarëve një pjesë e kandidatëve më shumë u ngjajnë tu-ristëve, sesa politika-nëve që kërkojnë vota

GArA

kryesuesit e listës, Bashkim Fino dhe Arta Dade që kanë qenë zgjedhje e Kryesisë së PS dhe do të bëjnë fushatë në zonat ku nuk kanë punuar më parë. Lista e kandidatëve të PS për Elbasanin ka larguar nga gara 10 kandidatë të vitit 2009 nga 16 që ka lista e këtij qarku. Ndryshime radikale ka pësuar dhe lista e Tiranës, ku 18 prej kandidatëve të vitit 2009 nuk figurojnë në listën me 32 emra të këtij qarku. Ndryshime mëdha ka pësuar dhe lista e kandidatëve në Qarkun e Durrësit. Janë 10 kandidatë të zgjedhjeve të mëparshme që nuk figurojnë në listën prej 13 emrash të vitit 2013. Edhe në këtë rast, fushata me emrat e sigurt në listë u lihet në dorë deputetëve që kanë punuar dhe kanë origjinën nga zona të tjera të vendit. Vlora ka pasuar një tjetër ndryshim në aspektin e

kANdIdAtët E FOrCAvE kryESOrE Në zGjEdhjE, NdryShIME rAdIkAlE të lIStAvE të 2009-ës

Page 7: Gazeta impakt nr 2

E Enjte,16 Maj 2013www.impakt.al 7

POLITIKË

pd, pS dhe aleatët, 45 biznesmenë në listat e kandidatëve për deputetë

kandidatëtbisnesmenë

E majta shton sipërmar-rësit, pavarësisht taksës progresive

Biznesmenët shihen shpesh në politikë si njerëzit që përziejnë aktivitetin privat me vendimet e pushtetit, por kjo gjë nuk i ka bërë partitë politike që të limitojnë përf-shirjen e tyre në politikë. Përkundrazi, fushata e vitit 2013 pritet të ketë edhe num-rin më të madh të biznesmenëve që janë përfshirë në politikën aktive. Në listat e for-cave kryesore, Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Inte-grim, Partisë Republikane dhe PDIU, re-zultojnë 46 kandidatë për deputetë që vijnë nga bota e biznesit. Rritje “progresive” e biznesmenëve majtas Fenomeni është më dominues në listën e Partisë Socialiste. Opozita edhe pse e kalin e betejës elektorale ka taksën progresive, për pasojë shtimin e detyrimeve tatimore për sipërmarrjen, ka vendosur në listat e saj 20 kandidatë me profil të qartë nga bota e biznesit. Janë plot 20 sipërmarrës, që nga kreu i PS-së janë përzgjedhur si kandidatët më potencialë për të grumbulluar sa më shumë vota. Në këtë drejtim, PS ka vendo-sur të thyej edhe “rekordin” vendosur në vitin 2009, kur në listat e saj kandiduan 14 biznesmenë. Gjashtë prurjet e reja nga bota biznesit janë bërë në qarqet ku PS synon të përmirësojë rezultatin e vitit 2009. Në Vlorë me Koço Kokëdhimën, në Tiranë me Parid Carën, Sadi Vorpsin e Rakip Sulin dhe në Shkodër me kandidatin që dikur ishte pjesë e LSI-së, Sahit Fishtën. Një numër relativ-isht i madh biznesmenësh gjendet edhe në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Janë të paktën 10 biznesmenë të njohur që janë vendosur në 12 qarqet e vendit. Ndër më kryesorët janë Lefter Koka në Durrës, Agron Çela në Shkodër dhe Shkëlqim Se-lami në Vlorë, të cilët mbajnë dhe vendet e para në listat e deputetëve. Në krahasim me vitin 2009, LSI ka tre deputetë më tepër që vijnë nga bota e biznesit. Ndërsa në listat e PD dhe PS, biznesmenët janë në pozi-

cione të favorshme për zgjedhjen deputetë, në listën e LSI, përveç tre qarqeve, kan-didatët e tjerë nga biznesi shihen si pjesë mbështetëse e listës dhe jo pretendentë për fitues.Koalicioni i djathëKritikat për numrin e lartë të biznesme-nëve në listat e PS, janë pritur nga Rama me përgjigjen se “janë njerëz që nuk janë pasuruar nga partia”, duke nënkuptuar modelin që sjell kundërshtari i tij politik në këto zgjedhje. Por nëse i referohemi listës së kandidatëve të PD, rezulton se kryetari i mazhorancës u ka lënë më pak hapë-sirë njerëzve të biznesit. Në listat e Partisë Demokratike gjenden 10 kandidatë që vijnë nga bota e biznesit, pothuaj aq sa dhe num-ri i sipërmarrësve në vitin 2009. E djathta edhe pse ka pjesë të programit qëndrimin më liberal ndaj sipërmarrjes është treguar më konservatore në afrimin e njerëzve që vijnë nga bota e biznesit. Ndryshe nga Rama, Berisha i ka kushtuar më shumë rëndësi përfaqësimit mbi bazën e realitetit politik në çdo qark, duke kalkuluar votat mbi efektin që ka sjellë bashkimi i së ma-jtës në gjithë qarqet. Në listën e PD bien në sy ish kandidati i republikanëve në vitin 2009, në Berat Astrit Veliaj, në Shkodër Gjok Uldedaj, në Fier Kozma Dashi dhe në Lezhë, Gjovalin Kadeli dhe Mëhill Fufin. Strategjia e PD me më pak emra nga bota e biznesit është korrektuar me vendosjen e mjaft biznesmenëve në listat e partive aleate të saj. Kështu Partia Republikane kandidon në dy qarqe biznesmenë të njohur, si në Durrës Agron Dukën dhe në Berat Lulzim Sollakun. Ndërsa Partia për Drejtësi, Integ-rim dhe Unitet kandidon 4 biznesmenë në zgjedhjet e 23 qershorit: Tahir Muhedinin, Dashamir Tahirin, Spartak Merakun dhe Omer Mamon. Në qarqet ku PS ka shtuar numrin e sipërmarrësve; Tiranë, Lezhë, Vlorë, PD i besuar më shumë jo ekonomisë së tregut, por marketit politik, duke ven-dosur emra që synojnë të marrin vota nga elektorati i majtë. Por pavarësisht kritikave dhe komenteve zyrtare, të gjitha palët duket se bien dakord për një gjë: biznesmenët mund të mos jenë ata që krijojnë frymën elektorale, por janë ata që mbajnë në lëvizje “motorët” e fushatës.

kryetarët fusin këdo në listë, ka vetëm një problem: cilët do jenë zëdhënësit e problemeve të votuesve

përFAqëSIMI

kANdIdAtët E pS

kANdIdAtët E pd

• Koço Kokëdhima• Sadri Abazi• Fidel Ylli• Tom Doshi• Paulin Sterkaj• Sait Fishta• Parid Cara• Artan Gaçi• Rakip Suli• Sadi Vorpsi• Zef Çuni• Fatmir Toçi• Shkëlqim Troplini• Ymer Tola• Majlinda Bufi• Ilir Xhakolli• Ashim Doma• Vladimir Kosta• Eduart Ndocaj

• Agron Duka• Lulzim Sallaku

• Agron Çela• Shkëlqim Selami• Flamur Çelaj• Kasem Cenaj• Edmond Piroli• Apostol Goci• Qemal Elezi• Agim Hysa• Lefter Koka• Reshat Zika

• Tahir Muhedini• Dashamir Tahiri • Spartak Meraku• Omer Mamo

• Hysen Moli• Bedri Hoxha• Roland Keta• Astrit Veliaj• Gjovalin Kadeli• Mhill Fufi• Gjok Uldedaj• Kozma Dashi

kANdIdAtët E lSI

kANdIdAtët E pdIu

kANdIdAtët E pr

Për zgjedhjet e qershorit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar rreth 9 mijë kandidatë që garojnë në listat shumë emërore të 66 subjekteve politike. Përveç emrave të partive kryesore, ky spikasin në krye të listave politikanë me përvojë, për-faqësues të shoqërisë civile dhe emra të spikatur nga arti dhe sipërmarrja, në ven-det më pak të sigurta bie në sy prezenca e emrave që nuk i thonë asgjë publikut. Nëse do të bëhej në kërkim për nivelin intelektual të përfaqësimit të kandidatëve, shumë prej emrave që kanë servirur partitë rezultojnë anonimë. Edhe në motorët e kërkimit në in-ternet dhe në rrjetet sociale, nuk arrin të mar-rësh informacion se për çfarë kontributi në fusha të ndryshme kanë spikatur një pjesë e kandidatëve. Partitë nuk janë kujdesuar as edhe për publikimin e jetëshkrimeve, duke dorëzuar në KQZ me nxitim vetëm formu-larët e aplikimit. E vetmja e dhënë që rezul-ton për shumicën e rreth 9 mijë garuesve është se ata janë pjesë e listave të përzgjed-hur të kryetarëve dhe profesioni i tyre mbe-tet ai i kandidatit për deputetë.

rEGjIStrIMEt

9 mijë kandidatë në listat e 66 partive

Page 8: Gazeta impakt nr 2

E Enjte,16 Maj 2013www.impakt.al8 ARGUMENTI

Pakicat, “lufta” etnike tani shtrihet në arenën e politikës

Tashmë, ata kanë një arenë të re ku mund të “ndeshen”. Atë të politikës. Brenda së cilës, mund të përfitojnë për të parashtruar pretendimet e tyre mbi aspektet dhe kon-ceptet e ndryshme etnike që përfaqëso-jnë. Por mesa duket, edhe për të vijuar atë “luftë” të pranishme gjithmonë mes tyre, në dukje e heshtur, pikërisht mbi vendin që zë secili prej tyre në territorin shqiptar, e në të njëjtën kohë, suportin që përcjell nga vendi-mëmë. Pakicat etnike, por edhe ato kulturore-gjuhësore, janë përfshirë kështu në vorbullën e zhvillimeve politike shqip-tare, duke përftuar së fundmi një kontrast të ri brenda tyre. Por gjithmonë, duke mba-jtur mbi vete peshën e inateve apo edhe historive të vjetra që i kanë shoqëruar prej kohësh. Të cilat mesa duket, dalin në sipër-faqe, sapo një situatë e caktuar politike i përball me njëri-tjetrin. Dukuri kjo, e cila u shfaq së fundmi në publik, teksa vetëm fakti i thjeshtë i pozicionimit të dy partive që përfaqësojnë dy minoritete të caktuara në vendin tonë në të njëjtin koalicion par-azgjedhor në kuadrin e procesit të 23 qer-shorit, prodhoi reagime dhe retorikë me konotacion etnik nga minoritete të tjera. Duke arritur madje deri në pretendime se të tilla lëvizje politike, në të vërtetë bëhen për qëllime më të thella, siç është përshem-

bull, ai i krijimit të aleancave dominuese të disa minoriteteve, kundrejt ndonjë tjetri. Konkretisht, ka qenë partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrim Evropian”, e cila përfaqëson interesat e minoritetit maqedo-nas, që ka reaguar ndaj bashkimit në të njëj-tin koalicion parazgjedhor (atë të majtë), të Partisë së Prosperitetit Demokratik, e cila përfaqëson interesat e minoritetit bullgar, me Partinë e Bashkimit për të Drejtat e Nje-riut, e njohur për mbrojtjen e interesave të minoritetit grek. U arrit deri aty madje, sa të pretendohet se grekë dhe bullgarë, qenkan bërë bashkë, për të “luftuar” maqedonasit në Shqipëri. “Kjo është propagandë e qartë e shtetit bullgar kundër maqedonasve dhe e asimilimit të tyre në Shqipëri”, ka qenë njëra nga deklaratat që shoqëroi këtë zh-villim, duke iu rikthyer debatit etnik se në Gollo Bërdo jetojnë maqedonas apo bull-garë. Duke transportuar në këtë mënyrë, brenda zhvillimeve të thjeshta politike në vend, tensione, të cilat në të vërtetë e kanë zanafillën e tyre përtej territorit shqiptar, pikërisht në vendet e origjinës, të cilave u përkasin minoritetet si të tilla në Shqipëri. Duket se ekziston tendenca për të parë me dyshim çdo lloj lëvizje, e cila në fakt, mund të bëhet edhe thjesht për hir të interesave të caktuara të politikës së ditës, ndërkohë që partitë të cilat përfaqësojnë minorite-tet, janë të detyruara të konsumojnë teksa janë pjesë aktive e saj. Në këtë këndvësh-trim, qasja e tyre në politikë, përveçse mi-sionit kryesor që ka, atë të mbrojtjes së të drejtave të pakicave që jetojnë në Shqipëri, duket se zgjerohet edhe me atë të zhvillim-it të një “lufte” të vogël mes vetë tyre. Një dukuri kjo, mjaft aktuale edhe në vendet e tjera të rajonit tonë ballkanik, pjesë e të cilit jemi dhe në këtë aspekt, ku përballja mes etnive të ndryshme, ushqen gjithmonë një debat të gjerë publik, por edhe politik. Në njëfarë mënyre, edhe kjo si dukuri, është pjesë e prodhimtarisë së politikës e deri diku, mund të cilësohet si e dobishme, de-risa përfaqësuesit e minoriteteve arrijnë të bëhen pjesë e saj dhe arrijnë të kthehen në zëra publikë për problematika të caktuara të tyre. Deri në momentin që funksionon si e tillë, qasja politike e grekëve, bullgarëve, maqedonasve, arumunëve, por edhe e të tjera pakicave që jetojnë aktualisht në ter-ritorin shqiptar, mbetet gjithmonë një fak-tor pozitiv, i cili gjeneron ide, zhvillime dhe më shumë mbrojtje ndaj të drejtave të mi-noriteteve si të tilla. Vetëm se ajo duket si-kur ngre krye dhe “egërsohet” teksa nxjerr në shesh elementë të një kohe të largët apo makinën llogaritëse, për të bërë hesapet se cila etni është më e madhe dhe cila më e vogël në numër. Për të fituar kështu në mënyrë vetë-vlerësuese edhe terrenin real, ku duhet të ushtrojë politikë-bërjen e saj në terrenin e politikës shqiptare.

Deri dje me shoqata, tani me parti politike

prANIA Në pOlItIkë

pakicat etnike, por edhe ato kul-turore-gjuhësore, të pranishme në Shqipëri, po njohin një rritje të organizimit të tyre edhe si parti politike. kështu, nëse deri dje, ishte vetëm minoriteti grek ai që njihte përfaqësimin krye-sor në politikën shqiptare, vitet e fundit, duket se edhe ai bull-gar, arumun, apo maqedonas, kanë punuar për të krijuar pran-inë e tyre në politikë përmes një partie të caktuar. konkretisht, skena politike shqiptare, ka aktualisht edhe partinë “Ale-anca për Barazi dhe drejtësi Europiane”, e cila përfaqëson interesat e minoritetit arumun, apo partinë “Aleanca e Maqedo-nasve për Integrim Evropian”, e cila përfaqëson minoritetin maqedonas, si edhe partinë e prosperitetit demokratik, e cila përfaqëson minoritetin bull-gar. parti, këto, të cilat u shto-hen në fakt, edhe dy partive të tjera që përfaqësojnë interesat e minoritetit grek, konkretisht asaj të Bashkimit për të drejtat e Njeriut dhe asaj të Minoritetit grek për Ardhmërinë, e njohur si MEGA. Nga të cilat, vetëm kjo e fundit rezulton të jetë listuar në koalicionin e së djathtës “Aleanca për punësim, Integrim dhe Mirëqenie”, në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Ndërsa katër partitë e lartpërmendura, figurojnë të lis-

tuara në koalicionin e së majtës, “Aleanca për Shqipërinë Evro-piane”. që të gjitha, nën moton e përbashkët, atë të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve që përfaqësojnë, e në të njëjtën kohë, të përpjekjes për të marrë pjesë në politikat e vendima-rrjes ndaj nismave me rëndësi për promovimin e etnisë dhe vlerave të trashëguara të tyre, historike, gjuhësore, por në të njëjtën kohë, edhe kulturore. Në këtë këndvështrim, secila prej tyre, mund të konsiderohet si një prurje pozitive në politikën sh-qiptare. pasi siguron më shumë debat dhe më shumë nxjerrje të vërtetash mbi pretendimet që re-alisht këto minoritete ushqejnë brenda territorit të republikës së Shqipërisë.

Pozicionimi i 2 partive të minoriteteve në të njëjtin koalicion parazgjedhor prodhoi retorikë me konotacion etnik nga minoritete të tjera

Brenda zhvillimeve politike, përcillen tensione me zanafillë, në vendet e origjinës, të cilave u përkasin minoritetet e Shqipërisë

tENSIONI

qasja politike e pakicave që jetojnë aktualisht në territorin shqiptar është parë gjithmonë si një faktor pozitiv

rISIA Në pOlItIkë

Yzeir Fetahu dhe Vangjel Dule

Page 9: Gazeta impakt nr 2

E Enjte,16 Maj 2013www.impakt.al 9SpeCiAle

Megjithë problematikën që mbart ende procesi i të kërkuarit azil, Shqipëria rezulton ndër vendet më të disiplinuar në rajon

Azil brenda shtëpisë BE, zbutet “mësymja” shqiptare

të jesh në gjak, në Shqipëri do të thotë praktikisht, se nga momenti në mo-

ment të pret një plumb pas dere ... Një situ-atë në dukje kjo, mjaft mbresëlënëse, nëse përpiqesh t’ia shpjegosh me zell një evro-piani. Dhe duke u përpjekur ta bindësh sa më shumë se jeta jote qenka në rrezik dhe prandaj ti meriton të strehohesh patjetër në vendin e tij. E parë në këtë mënyrë, gjakmarrja si e tillë, jo më kot është rendi-tur gjithmonë në krye të argumentimeve që shqiptarët, kanë përdorur vazhdimisht

para autoriteteve evropiane për të përfitu-ar azil. Me një dozë të lartë vetë-diskrim-inuese, ata janë përpjekur në këtë mënyrë që të kapen pas saj, në një kohë kur situ-atat politike, nuk duket se përbëjnë më ar-gument bindës për të patur një të tillë. Siç është shprehur së fundmi edhe vetë shefi operacional për kthimin e azilkërkuesve në Belgjikë, Bart Vartestrade, “Shqipëria kon-siderohet si një vend i sigurt” dhe prandaj vendi i tij, nuk i merr parasysh kërkesat për azilkërkues prej saj. Kjo situatë e re e

krijuar, ka bërë pikërisht që gjakmarrja të mbetet “boshti” kryesor rreth të cilit rrot-ullohen justifikimet e shqiptarëve për të qëndruar me çdo kuisht në Shqipëri. Duke gjeneruar edhe mjaft abuzime rreth ekzist-encës së saj reale, të paktën në aq raste dhe atë nivel që pretendojnë azil-kërkuesit, kryesisht në vende si Luksemburgu, Belgji-ka apo Franca. Abuzime këto, të cilat u sho-qëruan së fundi, edhe me hapjen e një pro-cesi të posaçëcm hetimor nga autorutetet shqiptare, madje dhe me arrestime krerësh të shoqatave që përfaqësojnë personat e përndjekur nga fenomeni i gjakmarrjes në qytetet veriore, kryesisht Shkodra. Hetim ky, i cili më shumë se analizë e rasteve konkrete të abuzimit, po përpiqet të gjejë lidhjen mes tyre dhe një përdorim i tyre me mirë-dashje dhe enkas, në dëm të procesit të liberalizimit të vizave si i tillë.

Gjakmarrja, justifikimi më i preferuar në kërkesat për azil

“vIktIMIzIMI” I ShqIptArëvE

Mjaftonte vetëm sa të vinin këmbën e parë brenda shtëpisë së madhe me emrin “Bashkim Evropian”. Dhe mendja e pjesës më të madhe prej tyre, fillonte të punonte veç rreth të njëjtit qëllim: Si t’ia bënin që të mos dilnin më jashtë saj… Të gjitha mje-tet që zgjidheshin paskëtaj, ishin vetëm më funksion të justifikimit të tij. Më i preferu-ari? Azili. Shoqëruar me një dozë pikante viktimizimi, pse jo, edhe me sajesa rre-thanash e kushtesh nga më të çuditshmet. Vetëm e vetëm për t’u mbushur mendjen autoriteteve evropiane se ata meritonin të mos dëboheshin më prej shtëpisë së tyre. Kjo ka qenë një nga dukuritë më të spi-katura, që shoqëroi marrëdhënien mes shqiptarëve dhe strukturës së Bashkimit Evropian gjatë gjithë këtyre viteve. Por që mesa duket, së fundmi, po njeh një zbutje të saj. E këtë fakt, nuk e konfirmo-jnë vetëm autoritetet vendase, por edhe ato evropiane, sipas të cilave, megjithë problematikën që mbart ende procesi i të kërkuarit azil prej shqiptarëve, ai rezul-ton të jetë, të paktën nga aspekti statis-tikor, më pak i pranishëm mes vendeve të rajonit tonë. Ku me këto të fundit kemi jo vetëm një nivel të përafërt zhvillimesh ekonomike-politike, por pak a shumë edhe të njëjtën qasje lidhur me ecurinë e proceseve integruese. Në këtë aspekt, para mureve të BE-së, të gjithë mund të cilësohemi pak a shumë të barabartë: sh-qiptarë, boshnjakë, maqedonas, serbë etj. Por ama, potencialisht, duket se ne shfa-qim një nivel të ndryshëm “rreziku” (nëse mund ta cilësojmë të tillë), atë që mbërrin pikërisht nga keqpërdorimi i avantazheve që mbërrijnë prej liberalizimit të vizave me BE-në. Kështu, referuar të dhënave që ka publikuar së fundmi, Instituti Evropi-an i Statistikave, pikërisht mbi problema-tikën e azil-kërkuesve në BE, rezulton se këta të fundit nga Shqipëria kanë qenë më të paktët, krahasuar me ata të vendeve të tjera të rajonit. Saktësisht, me një shifër prej 7.435 aplikuesish për azil në vendet e Bashkimit Evropian, gjatë vitit 2012, Shqipëria paraprihet nga Serbia, e cila shifrën e këtij treguesi e ka goxha më të lartë, respektivisht me 18.900 azil-kërk-ues gjatë vitit 2012. Dukuri e ngjashme kjo edhe me Kosovën, azil-kërkuesit e së cilës, sërish i parakalojnë ata të Sh-qipërisë, me totalin prej 10.135 të tillë gjatë së njëjtës periudhë. Shoqëruar më tej, edhe nga Maqedonia, e cila shfaq thu-ajse të njëjtin trend, atë të të paturit më shumë azil-kërkues se vendi ynë, konkre-tisht, 9.560 aplikues. Një panoramë kjo, e cila duket se përthyhet nga i vetmi shtet që duket më i disiplinuar se vendi ynë në këtë aspekt, Bosnjë-Hercegovina, e cila ka shënuar vjet në total një nivel prej 5.760 aplikuesish për azil brenda vendeve të Bashkimit Evropian. Ky këndvështrim

statistikor, na lejon të pohojmë se edhe pse ekzistenca e problematikës së azil-kërkimit mbetet e pranishme, “mësymja” e shqiptarëve, drejt vendeve të BE-së po bëhet gjithmonë e më pak kërcënuese. Në këtë aspekt, mund të mirëkuptohen edhe deklaratat më të fundit të autoriteteve të larta evropiane, se për vende si Serbia apo Maqedonia, mund të konceptohen në një

të ardhme të afërt masa ndëshkimore lid-hur me lëvizjen e lirë. Ndërsa Shqipëria, megjithë paralajmërimet e tyre, të bëra vazhdimisht në kuadrin rajonal, për vi-jueshmërinë e trendit të të kërkuarit azil në vendet evropiane, ndihet e përjashtuar nga “kërcënime” direkte për ndëshkim ndaj masës së ndërmarrë për liberalizimin e vi-zave me Bashkimin Evropian.

StAtIStIkAt E EurOStAt, MBI AzIl-kErkuESIt pEr vItIN 2012

7.435 Azil-kërkues nga Shqipëria, rezultuan në total gjatë vitit 2012. Ku pjesën më të madhe prej tyre, e zunë ata të moshave nga 18-34 vjeç (45.4%). Pasuar nga ata mes moshave 0-13 vjeç (25.6%) dhe ata mes moshave 35-64 vjeç (18.9% të totalit).

4.590Vendime janë dhënë vjet në total nga BE-ja për azil ndaj shqiptarëve, ku vetëm 540 prej tyre rezultuan pozitive. Ndërsa 4050, u kthyen mbrapsht. 365 rasteve iu dha statusi i refug-jatit, 60 të tjerëve mbështetje dhe 115, u morën në mbrojtje për arsye humanitare

2.700Aplikime për azil, janë kryer vjet nga Shqiptarët vetëm në Francë, duke zënë 36% të totalit. Pasuar nga Belgjika me 1.740 aplikime, Suedia, me 1.495, Britania e Madhe me 1.010, Greqia me 385 aplikime, Lusemburgu me 305 aplikime, Islanda 5 etj.

tENSIONI

Page 10: Gazeta impakt nr 2

E Enjte,16 Maj 2013www.impakt.al10 AKTUALITET

Miqësi politike, apo vëllazërim historik?

Skerdilajd Zaimi

Konstruktimi identitar i shqiptarëve është rifutur në një proces që rikthen traditën e dikurshme ku diversiteti fetar konkuron me unitetin gjuhësor dhe korrentin politik të shtetit. Historia jonë politike, e ushqyer deri më tani me tekste që evokojnë si tipar dominues, një nacionalizëm që ka si objek-tiv një Shqipëri shekullare, thjesht “shqip-tare”, i është nënshtruar një rishikimi kapi-tal. Në emër të Tolerancës dhe Harmonisë, si dhe në funksion të perspektivës politiko-kulturore të vendit, kjo prirje, e kthyer në Politikë, po funksionalizohet si një emërues i ri i përbashkët i kombit, ku Shqiptari si subjekt i epërm, bashkëshoqërohet de-tyrimisht nga “epitetet” e veta identitare historike. Por ajo që e ka kthyer, atë që do të duhet të ishte një debat intelektual dhe shoqëror, në një diskutim me theks politik dhe aparencë të një prapavije më të thellë, është fakti se kërkesat për rishikimin e tek-steve të historisë janë disa llojëshe dhe vi-jnë nga adresa të ndryshme. Për pasojë ato bartin qëllime të ndryshme.

rIlINdjA SI pIkëNISjE Rishikimi dhe rishkrimi i realizuar pas transformimit politik të vitit ’90, ka sigu-ruar në parim të drejtën për të “vënë dorë”, përmes zbardhjes dokumentare, në të gji-tha hallkat e ngrehinës historiografike të ngritur në 50 vjet të periudhës komuniste; periudhë e cila konformoi ideologjinë e

Rilindjes me vetëshpalljen si zbatuese dhe destinacion i saj. Për këtë arsye, antinomitë e projektit të Rilindjes, në ndërtimin e sh-qiptarit si subjekt i mbijetuar, në përballje me fqinjët dhe së fundmi me Perandorinë Osmane, teksa siguruan kalimin drejt shtetit të ri me garancitë e shkëputjes poli-tike nga Porta e Lartë, rikonfiguran të gjitha pikat e tensionit të brendshëm identitar, i cili sot po kërkon ekuilibrin e ri. Kjo është ndoshta arsyeja që polemika e ndezur nga kërkesa e Ankarasë zyrtare, për rishikimin e teksteve të historisë së arsimit parauni-versitar në Shqipëri dhe Kosovë, ka nxitur debate të ashpra, thuajse më të mëdha se reagimet që lindën kur media bëri publike ngritjen e Komisionit Dypalësh mes Gre-qisë dhe Shqipërisë për të njëjtën gjë. Së bashku me faktin se në raport me Greqinë dhe Turqinë, në çështjen e historiografisë orientimet po i jep politika, kthimi ide-ologjik kah Integrimit Europian ka siguruar eleminimin e një diskutimi të ngjashëm në raport me Gjermaninë dhe Italinë, dy vende që formalisht kanë pranuar përgjegjësitë e fashizmit dhe nazizmit.

pOpuj MIq, hIStOrI urrEjtjEjEPopuj vëllezër dhe popuj miq- këto janë emërtesat që politika shqiptare i ka sug-jeruar shqiptarëve për turqit dhe grekët. Madje për turqit, mesazhi vëllazëror është i ri, i vitit të kaluar. Për këtë arsye, kërkesa që parashtrohet nga Athina zyrtare dhe An-karaja për një zbutje të termave dhe një ka-lim drejt objektivitetit historik, shënon një

paradoks të thellë. Gjithësesi deri më tani, Shqipëria nuk duket të ketë lëshuar në këtë drejtim. Sipas këshilltarit të ministrit të Arsimit të Shqipërisë, Jovan Kristiqi, “ak-tualisht Shqipëria ka përgatitur kurikulat e reja për klasat 1-9 ku ka disa ndryshime në tekstet e lëndëve shoqërore në klasën 1, 4 dhe 7”. Sipas tij këto kurikukla do të vi-hen në qarkullim në vitin akademik 2014-2015 dhe nuk marrin në konsideratë ato ndryshime që së fundmi janë bërë objekt i debatit publik. Po kështu, sa i përket Gre-qisë, këshilltari Kristiqi shpjegon më tej se: “me sa di unë, është ngritur një komision para rreth 6 vjetësh, por ai është mbled-hur njëherë dhe nuk ka funksionuar më”. Thelbi i kërkesës që i vjen Shqipërisë është zbutja terminologjike, por edhe një kapër-cim konceptual për epokën osmane, për të cilën kërkohet trajtimi si “Sundim” dhe jo “Pushtim”, sa kohë që vetë kohëzgjatja e pranisë osmane përmban elementë të një bashkëjetese politike. Në këtë drejtim prezantimi zyrtar i shtetit shqiptar thotë më shumë dhe i tejkalon tekstet. Kështu në një intervistë të datës 28 prill 2013, ambas-adori i Shqipërisë në Ankara, Genci Muçaj, do të shprehej se “turqit duhet ta dinë se kanë miq të besueshëm në Shqipëri. Turqit do të ndihen si në shtëpi në Shqipëri, sepse ata do të priten natyrshëm. Besimi fetar i

përbashkët nuk është e vetmja lidhje, pasi ne ndajmë kulturë, traditë dhe histori të përbashkët”.

SFONdI FEtAr Përveç shteteve në fjalë, komunitetet fetare deri më tani kanë qëndrur indiferente. Ak-tualisht komuniteti ortodoks në Shqipëri dhe ai mysliman nuk kanë kërkesa zyrtare për rishikimin e teksteve të historisë, ndo-nëse perceptimi i përgjitshëm barazon pe-riudhën osmane me myslimanizmin dhe Kishën greke me një pjesë të ortodoksëve. Kësisoj edhe ngarkesat pezhorative priren të segregojnë shoqërinë shqiptare, për-faqësuesit e së cilës falsin për tolerancë. Por kjo nuk do të thotë se kjo indiferencë do të vijojë. Në një seminar me temën “Toler-anca dhe mirëkuptimi ndërfetar në Islam dhe historiku i saj në trojet shqiptare”, të mbajtur në Universitetin e Zyrihut në Zvicër, drejtori i Kulturës në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, Genti Kruja, do të shprehej se “ekzistenca për shekuj me rad-hë e bashkëjetesës dhe harmonisë ndër-fetare mes shqiptarëve, ka mbërritur tek ne sot nëpër shumë peripeci, si një vlerë e madhe kombëtare e një populli të vogël. Por këtë vlerë të rrallë, duhet ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta promovojmë me të gji-tha mënyrat, nëpërmjet arsimit, medias”. Nga ana tjetër zëdhënësi i Kishës Orto-dokse Autoqefale, Thoma Dhima, u shpreh për “Impakt” se “deri më tani ne nuk kemi dorëzuar një kërkesë për rishikimin e tek-steve të historisë sa i përket trajtimit të rolit të Kishës Orotodokse. Nuk e di për të ardhmen se çfarë do bëhet”. Në fakt e ardhmja po ravijëzon veten si një mjedis historik ku sipas gjasave përballja me të shkuarën, nuk do të zgjidhet më përmes heshtjes, por si aktualizim i tensionit iden-titar të brendshëm ndërshqiptar, që i qa-set Europës por ende pa një përcaktim të qartë të vetes.

Turqit do të ndihen si në shtëpi në Shqipëri. Besimi fetar i përbashkët nuk është e vet-

mja lidhje, pasi ne ndajmë kulturë, traditë dhe histori të përbashkët”

Harmonia ndërfetare mes shqiptarëve, ka mbërritur sot si një vlerë e madhe kombëtare. Duhet ta ruajmë, dhe ta promovojmë nëpërmjet arsimit, medias

Popuj vëllezër dhe popuj miq- emërtesat që poli-tika i ka sugje-ruar shqiptarëve për turqit dhe grekët. Ndaj kërkesa e Athinës dhe Ankarasë për një zbutje të ter-mave shënon një paradoks

Page 11: Gazeta impakt nr 2

E Enjte,16 Maj 2013www.impakt.al 11

Që populizmi është një thjesht një stil politik i kësaj epoke, kjo me sa duket është evidente. Por edhe që ky populizëm është ngritur në institucion, edhe kjo po ashtu është evidente. Por a nuk do të ishte më komode për të gjitha palët që ky populizëm të traj-tohej thjesht si një pozicion ideologjik e filozofik? E thënë ndryshe: të kthesh diçka në stil, e aq më tepër në një stil politik, do të thotë që të kesh hartuar në të njëjtën kohë strategji afatshkurtëra për të arritur atë që do. Në Shqipëri, akoma më shumë, bie në sy etja e madhe për ta kthyer çdo gjë, pothuaj çdo gjë, në një maskaradë populiste. Kjo dukuri është e dukshme në institimin e fortë institucional për të anashkaluar pikërisht të vetmen mënyrë që zgjidh problemet, atë të vendosjes së rolit të arbirtrit nga ana e shtetit për zgjidhjen e konflikteve sociale. Konflikti është pothuaj kudo, tek prona , tek mo-himi dhe tjetërsimi i saj, tek shkollimi, tek shënde-tësia, gjyqësori e kështu me rradhë. Për shembull, në arsim. Për aq sa “liberalizohet” shkolla, po aq ne humbasim vlera e kapacitete intelektuale në po-tencë, të cilat mbeten të pazhvilluara, në embrion, për vetë faktin se ua mohon pikërisht kjo strategji afatshkurtër, në fakt dritëshkurtër( për të mos thë-në diçka tjetër!) Masivizimi i shkollës së lartë sjell këtë efekt që menjëherë shoqërisë sonë do t’i kthe-het si një bumerang. Dhe kjo arrihet shumë lehtë, pasi manipulimi me mendjet e paformuara ende të nxënësve është i thjeshtë dhe pa asnjë kosto shpen-zimi. Paçka se fatura paguhet në vlerat dhe ruajtjen e identitetit kombëtar! Shumë shpejt u gjendëm përpara faktit të kryer, studentë, por analfabetë. Fakti që ata po mbesin në provimet e fundit, fakti që nuk janë në gjendje të hartojnë një detyrë kursi, e aq më tepër një temë diplome, të cilat nga ana e tyre shiten e blihen njëlloj si çdo mall tjetër; fakti që nxënësit paguajnë për të marrë maturën në for-ma të ndryshme, nga më të lehtat e deri më të rën-dat me shumë zero prapa, fakti që në orët mësimore të disa mësuesve nuk zhvillohet mësim, janë sa të njohura aq edhe të rrezikshme për shoqërinë. Dëmi nuk është vetëm politik, por mbi të gjitha njerëzor, sepse në këtë mënyrë jo vetëm stimulon pasivitetin e mendjeve, por u heq në mënyrë arbitrare mundës-inë dhe të drejtën për t’u përgatitur për jetën. Një brez pasiv është indiferent, pa modele, dhe pa as-pirata për t’u vetzhvilluar e përparuar. Kjo zgjed-hje e populizmit si një stil politik sigurisht që i jep një karakter pseudoprogresist projekteve të mëdha politike. Sepse në hartimin e statistikave shifrat janë tepër ekzaltuese, por në fakt, që të gjitha janë fiktive dhe e gjitha kjo është një bllof po aq i madh. Jemi dëshmitarë të mungesës së plotë profesionale nga të rinjtë që kanë mbaruar maturën shtëtërore dhe e kanë filluar shkollën e lartë përmes shtesave të të ashuquajturit Formulari A3. Ku me përjash-time të rralla, paraqiten të gjithë ata ish maturantë që mezi e kanë marrë klasën, madje edhe në kushtet e shpërbërjes gati totale. E meqë leksionet duhen ndjekur, e meqë provimet duhen marrë, e meqë ata nuk janë mësuar të mësojnë, fillojnë pagesat herë më sekserë e herë drejtëpërdrejtë. Një investim 3, 4, 5 vjeçar që në fund përfundon me diplomën aq të dëshiruar. Por që tregu i ashpër i punës edhe mund t’i anullojë e t’i nxjerrë jashtë loje. Esenca e strateg-jisë së ndjekur në këtë rast e përjashton ndjekjen e sfidave të shoqërisë moderne dhe të problemeve so-siale që ajo i mbart. Idetë mund të jenë sa të majta, po aq edhe të djathta. Në të njëjtën kohë ne mund të flasim lirisht për patriotizëm ekonomik ( Sarkozy), por kështu ne vetëm sa kemi vënë në pikëpyetje nacionalitetin tonë në një të ardhme të afërt. “His-toria është regjistri i veprave të këtij truri. Njeriun nuk mund ta shpjegojë asgjë tjetër veç historisë së tij”, (Ralph Emerson).Po ne përmes populizmit si një stil politik, çfarë historie po shkruajmë?

IMPAKT, nga e enjtja e kaluar ishte për herë të parë në duart e lexuesit shqiptar. Patëm urime të shumta nga miq, gazetarë dhe lexues të thjeshtë dhe me këtë rast, ne si redaksi, i falenderojmë të gjithë për vlerësimet që na shprehën. Besoj se ishte një fillim i mbarë dhe kjo na shton edhe me shumë përgjegjësinë për të dhënë një produkt mediatik sa më cilësor dhe sa më pranë shijeve dhe kërkesave të qytetarëve. Sidoqoftë, ajo çfarë më shtyu të shkruaj këto rradhë nuk ka të bëjë me mesazhin e falenderimeve, sesa me diçka tjetër që besoj se është më thelbësore sesa qokat e urimeve. Ndërsa në redaksi gjatë këtyre ditëve vijonin të vinin komplimente për trajtimin e temave të veçanta dhe nuk mungonte kërshëria se çfarë synon kjo gazetë apo kujt target lexuesi i drejtohet, nga një pjesë prej tyre nuk mungoi as pyetja se çfarë anësie politike ka IMPAKT. Madje, kjo çështja e anësisë, të cilën “për fat të keq” nuk kishin mundur ta zbërthenin në faqet e gazetës, shpesh u shoqërua edhe me vërejtjen se në faqet tona i kushtohet pak vëmendje fushatës elektorale. Më tepër sesa për të sqaruar pozicionin e gazetës, për të cilën ka pak rëndësi fushata elektorale në vetvete, fokusi ynë është përqëndruar tek problemet jo të pakta me të cilat ndeshet sot shoqëria shqiptare dhe me mënyrat më optimale për zgjidhjen e tyre, të cilat padyshim që varen dhe nga politika por jo domosdoshmërisht nga ngjyrat e veçanta të saj. Në këtë aspekt mund të hapin një tjetër trajektore që mund të merret në analizë. Vërtet që ndodhemi në kul-min e fushatës elektorale dhe virusi i saj, i përcjellë mediatikisht në ekrane televizivë e faqe gazetash, natyrisht që ka infektuar shumëkënd. Ndjenja e parti-zanllëkut apo dhe e kureshtjes se kush do të dalë fitues

në zgjedhjet e 23 qershorit, sidoqoftë duket se ndikon që të shpërfillen apo të mbulohen provizorisht me vellon e hollë të harresës, problemet e përditshme. Dhe çështje të tilla për shqiptarin e thjeshtë mbeten jo pak. Problemet e arsimit, të punësimit, të pronësisë, të rendit, të shër-bimeve, të identitetit e të perspektivës së të ardhmes, mbeten të njëjta e që nuk pritet të zgjidhen menjëherë me shkopin magjik të fituesit të zgjedhjeve. Duke prekur dhe trajtuar pikërisht këto tema, Impakt, realisht merr pjesë në fushatën elektorale, por jo megafon i politikës. Gazeta jonë synon të jetë interpret e zëdhënës i qyte-tarit, dhe me paraqitjen e gjithë gamës së gjerë të prob-lematikës së shoqërisë sonë, tenton që ti kujtojë klasës politike, pikërisht tani që është në apogjeun e fushatës elektorale, të kthejë realisht kokën te këto probleme e të gjejë opsionet më të mira për zgjidhjen e tyre. Në këtë aspekt, ne nuk prodhojmë vota për askënd nga partitë, por evidentojmë çështje për tu marrë në konsideratë e që kërkojnë angazhim politik e qytetar, përgjegjshëmri në angazhime dhe që shpërfill faktin se çfarë ngjyre apo kahu i takon.Për këdo që mbetet ende kureshtar dhe që sidoqoftë kërkon të na poziciojë patjetër diku, më duhet të sqaroj se Impakt, nuk ndodhet as djathtas, as majtas dhe mad-je as në mes të politikës në qëndrimet e saj. E thënë më qartë, nuk do të duam të qëndrojmë “ngrohtë” e të fa-vorizuar qoftë majtas e qoftë djathtas, por nuk duam as të na konsiderojnë në mes fushës, prej nga partitë poli-tike të luajnë pingpong me ne. Do të dimë ti dalim për zot vetes tonë, duke vijuar të trajtojmë tema të vërteta në thellësi e jo të stisura nga interesat momentale poli-tike, dhe nëse qytetari do na lexojë e të na mirëpresë, kjo do të jetë mbështetja dhe forca jonë konkrete.Për diçka e siguroj lexuesin. Se ne jemi të fokusuar e të vëmendshëm tek problemet qytetare e të zhvillimit, te sensi i perspektivës dhe i përçimit të kulturës demokra-tike perëndimore. Surprizat nuk do të mungojnë në faqet tona edhe përsa i përket personaliteteve politikë evropianë dhe artistëve të famshëm të cilët do të vijnë eskluzivisht tek lexuesi shqiptar me intervistat e tyre në faqet e gazetës IMPAKT.

Lexim të këndshëm

NDËRSA POLITIKA ËSHTË NË FUSHATË...

IMPAKT do të mbetet i fokusuar dhe i vëmendshëm tek problemet

qytetare e të zhvillimit, te sensi i perspektivës dhe i përçimit të kul-

turës demokratike perëndimore

Plator Nesturi

KOMENT

Ne nuk prodhojmë vota për askënd nga partitë, por evidentojmë

çështje për tu marrë në konsider-atë e që kërkojnë angazhim politik e qytetar, përgjegjshëmri në an-gazhime dhe që shpërfill faktin se

çfarë ngjyre apo kahu i takon

POPULIZMI DHE MBËSHTETJA SOCIALE

MiMoza erebara

Page 12: Gazeta impakt nr 2

E Enjte,16 Maj 2013www.impakt.al12 reKlAmA

Your Health Our Intention

Medica – Tiranë – Tel. 042345189; email: [email protected]

Page 13: Gazeta impakt nr 2

E Enjte,16 Maj 2013www.impakt.al 13FOKUS

Të dielën që sapo kaloi, Papa Françesku i II-të proklamoi në Sheshin Shën Pjetër të Romës shenjtërimin e 800 “Martirëve të Otrantos”.

Në omilinë e tij, Papa Françesku i dha shprehimisht kësaj ngjarjeje këtë rezo-nancë: “Ndërsa venerojmë Martirët e Otr-antos, i kërkojmë Zotit të mbështesë shumë të krishterë që, pikërisht në këto kohë e në shumë pjesë të botës, tani, ende vuajnë dhu-nën ndaj tyre, e që t’u japë atyre kurajon dhe besnikërinë që t’i përgjigjen së keqes me të mirë”.

Lumturimi i “Martirëve të Otrantos” është një proces që në të vërtetë ka filluar qysh në vitin 1539, rreth 60 vjet pas ngjarjes historike të pushtimit turk të Otrantos, operacion ushtarak i nisur nga porti shqiptar i Vlorës, nën udhëheqjen e gjeneralit turk Gedik Ahmet Pasha dhe 12 vjet pas vdekjes së heroit shqiptar Skënderbeut. Gjatë sulmit mbi Otranto, turqit kryen mizorira, masakra e grabitje të padëgjuara gjer më atëherë, ndaj qytetit të vogël jugor të gadishullit italik dhe popullatës së krishterë të tij. Vetëm më 1771 Papa Klementi i XIV shpalli këtë Lumturim. Proçesi i shenjtërimit, i artikuluar shumë herë gjatë tre shekujve të fundit, vetëm së fundmi u risoll në vëmendjen e komisionit përkatës vatikanas, nga Papa i sapodorëhequr Ratzinger. Komisioni i posaçëm i Kishës romane që merret me shqyrtimin e çështjeve të tilla ka vlerësuar se që nga ajo kohë, një sërë “mrekullish” i dedikohen shpirtit të veprës së këtyre “martirëve”, gjer edhe në ditët tona. Jo më e fundit, historia e një murgeshe e cila përdori hirin e eshtrave të tyre për t’u shëruar plotësisht nga kanceri (!). Tezë, natyrisht e hedhur totalisht e shkencërisht poshtë nga onkologu kurues i saj, i cili dëshmoi publikisht se pacientja e tij ka patur një remision total klinik të sëmundjes së rëndë pas cikleve terapeutikë të onkologjisë mjekësore.

Përveç e përtej konsiderimeve dhe atribuimeve fetare e atyre mistike të kësaj ngjarjeje historike, përtej edhe konsiderimeve tashmë të përpunuara gjerësisht nga historiografia e brigjeve përballë, nuk mund të mos thuhet se Kisha Romane sheh në simbolikën e kësaj ngjarjeje historike elementë kohezionues në një moment të vështirë për të. Sekularizimi i vazhdueshëm i shoqërisë në vendet klasike të krishtera evropiane, kriza ekonomike që këto vende po kalojnë në vitet e fundit, hendeku gjithnjë e më i ndjeshëm midis politikave laike të qeverive europiane dhe Doktrinës së Kishës, humbja gjithnjë e më e madhe e rolit dhe e influencës së saj në shoqëri e në politikën e shteteve me popullsi të krishterë të Europës, ka bërë që kishat në të gjithë Europën Perëndimore, të zbrazen gjithnjë e më shumë nga besimtarët e tyre. Një ndikim të drejtpërdrejtë në këtë fenomen ka sjellë kriza e fortë morale e vetë Kishës Romane, në të gjithë nivelet e saj, siç bëhet e qartë edhe nga aferat e dëshmuara në të ashtuquajturin Vatikanleaks e deri në rastet e shumtë, njëri më i deplorueshëm se tjetri, të pedofilisë midis priftërinjve katolikë. Po ashtu Kuria po ndjen gjithnjë e më shumë

Martirët e OtrantosShenjtërimi i 800 martirëve në optikën e sfidave me të cilat ndeshet Kisha Romane e sotme

presionin e rrymave të ndryshme brenda Kishës Romane dhe Shtetit të Vatikanit, presion që ka influencuar vendimmarrje e zgjedhje jo gjithnjë etikisht të pranueshme. Lufta për më shumë ndikim në politikën e Kishës dhe të Shtetit të Vatikanit, brenda e midis rrymave të vjetra siç janë jezuitët, salezianët, domenikanët, franceskanët dhe rrymave të reja siç janë neokatekumenët, Opus Dei etj., i ka brishtësuar së tepërmi ekuilibret brenda organeve vendimmarrës vatikanase. Po ashtu ka influencuar në këtë krizë morale të katolicizmit roman,

Integrimi në BE përballë neo-otomanizmit

Zgjedhja e simbolikës së shenjtërimit të viktimave të invazorëve të dikurshëm të Evropës me qëllim islamizimin me forcë të saj nuk

është kësisoj e rastit. Gjithsesi, përtej arësyeve të brendshme e të jashtme të Kishës Romane, në planin e zhvillimeve gjeopolitikë në Evropën e sotme dhe në veçanti në këtë rajon të ndjeshëm të saj, siç është Adriatiku dhe Kanali i Otrantos, simbolika e shënjtërimit të “Martirëve të Otrantos” tërheq vëmendjen ndaj fenomenit të neo-otomanizmit që dukshëm po tenton, me të gjitha mënyrat, të gjejë shtrirje, jo vetëm ideologjike e kulturore, por edhe në planin ekono-mik e atë të zhvillimit në përgjithësi, në Ballkan dhe në Mesdhe. Sh-qipëria, Kosova, Maqedonia, Bullgaria, Bosnja dhe disa enklava të Ballkanit janë terrenet ku ky ekspansion nuk e ka të vështirë të gjejë humusin social e politik të favorshëm për realizimin e programit të tij.E tërë retorika e neo-otomanizmit nuk kish për të patur një valencë të tillë dhe as hapësirën shprehëse që gjen sot, nëse procesi i integrimit të Shqipërisë me BE-në, e në përgjithësi, i vendeve të Ballkanit perëndi-mor do të ish përshpejtuar. Nga këtu, përgjegjësia e klasës politike, asaj në pozitë e asaj në opozitë, në Shqipëri e gjetkë, por edhe vullneti real politik i BE-së dhe vizioni i establishmentit europian mbi të ardhmen e kontinentit janë temat e vërteta që meritojnë një fokusim më kurajoz.

qëndrimi i deritanishëm i Vatikanit ndaj përdorimit të kontraceptivëve, ndaj çështjes të së drejtës së abortit, ndaj martesave gay, ndaj qasjeve të mjekësisë shkencore lidhur me përdorimin e embrioneve njerëzorë dhe të qelizave staminale e një sërë çështjesh të tjera të evolucionit social që janë kthyer tashmë në terrene ndoshta përfundimisht të humbur të Kishës Romane. Është e qartë për të gjithë se Europa po përjeton një fazë historike jo rastësisht të definuar si “postkristiane”.

Dorëheqja e Papës Ratzinger, një surprizë

e pakëndshme për Kishën Romane, ishte një akt i shtyrë nga të gjitha këto arsye sëbashku si dhe një dëshmi e qartë e faktit se impa-kti i teologut gjerman me shoqërinë post-moderne europiane u bë gjithnjë e më pak inçiziv, për shkak edhe të ngurtësisë doktri-nale dhe shpirtit të fortë konservator të tij.

Ky fenomen dëshmon qartë se ardhmëria e Kishës romane vështirë se do të mund të projektohet në Europë, si për shkak të arsyeve të sipërpërmendura, po ashtu edhe për shkak të shndërrimeve demografike që po (e do të) ndodhin në Kontinentin e Vjetër.

Pamje aktuale nga lart e Kështjellës së Otrantos Një nga mjediset e brendshëm të Kështjellës Muze

Vrasja e tetëqindëve - gdhendje antike

Nga “Komente mbi Apokalipsin” i Pietro Kolonas, i quajtur Galatino, Presb. (Cod. Vat. Lat. 5567.foll. 147-14)

Viktor MArKO

Page 14: Gazeta impakt nr 2

E Enjte,16 Maj 2013www.impakt.al14

Çdo rrëfim a debat rreth periudhës së regjimit totalitar në Shqipëri dhe mar-rëdhënieve të pushtetit me informacionin do ta prekë, herët a vonë, temën kyçe të sekretit metodik nën të cilin operonte regjimi; dhe kur bëhet fjalë për sekret, tema tjetër kyçe, ajo e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, nuk mund të lihet mënjanë.Duke gjykuar nga sasia e madhe dhe cilë-sia përgjithësisht e dobët e mënyrës si i ka përcjellë shtypi këto materiale, duket sikur të gjitha tekstet e sjella rishtas, komentet e protagonistëve, analizat dhe “deponimet” tanimë vullnetare nisen nga supozimi i heshtur se sekreti, dje dhe sot, nuk është veçse dryni që mban të mbyllur të vërtetën për të shkuarën; si objekt hulumtimi për historianët, dhe për atë të shkuar tjetër që, sipas shumëve, vijon t’i japë urdhra së sot-mes, nëpërmjet kryesisht shantazhit.Tek e fundit, interesi për sekretin e djeshëm duhej të ishte, para së gjithash, interes për të vërtetën; dhe të vërtetën jo si proces a objekt të cilit i qasemi hap pas hapi, por si thesar nën dryn, i cili ruhet ende i paprekur diku nën dhé, duke pritur veç kazmat e gërmuesve.Në fakt, vetë historianët, tanët dhe të vendeve të tjera të Lindjes komuniste, për të mos shkuar deri te Orwell-i, na kanë tre-guar se për qasjen totalitare ndaj histor-

SEKRETE DHE GËNJESHTRA

Ardian VeHbIu

isë, e djeshmja e mirëfilltë ka qenë gjithnjë sekret, madje tabu; sidomos në atë masë që nuk ka përligjur dot të sotmen. Prandaj edhe historianët e PPSh-së nuk mbeteshin kurrë pa punë, meqë gjithnjë duhej të ishin në gat-ishmëri, që ta projektonin të sotmen mbi të shkuarën.Kështu, materialet e Plenumit të 8-të pro-jugosllav (1946) ose të Kongresit të 3-të të PPSh-së (1956), do të dënoheshin vetvetiu me sekret dhe harresë të detyrueshme, meqë binin ndesh me realitetin e mëpasëm, të PPSh-së në luftë të pakompromis me titistët më parë, dhe hrushovianët më pas.Hapi i parë drejt këtij shndërrimi të banal-itetit në sekret ishte ndalimi; ose heqja ad-

ministrative e informacionit nga sfera pub-like.Si etiketë e përgjithshme për një kategori informacioni, sekreti nuk arrin të dallojë, në këtë rast, midis materialeve që kanë qenë gjithnjë të fshehta (p.sh. emrat e agjentëve të Sigurimit të Shtetit në Perëndim) dhe materialeve që janë bërë të tilla thjesht ngaqë nuk janë pajtuar dot me zhvillimet e reja (p.sh. fjalimet e Mehmet Shehut, pas vetëvrasjes së këtij të fundit; ose koka e Koçi Xoxes në fotografitë me Enverin).Pas vitit 1990, të nxitura edhe nga një ku-riozitet i pashterur për kulisat e një regjimi që i kish terrorizuar shqiptarët për dekada me radhë, mediat u janë turrur arkivave

të kohës, për të nxjerrë që andej sekrete të dorës së dytë, ose dokumente thjesht të rezervuara për arsye administrative (p.sh. procesverbali i deponimit të një “armiku” në gjyq, sa kohë që ky deponim ishte për-gatitur sipas një skenari të gatshëm) , dhe për t’i pikturuar ato si sekrete të dorës së parë, ose materiale që ndriçojnë mekaniz-mat e brendshëm të shtetit totalitar.Dy janë procedurat e përdorura për këtë qëllim: zbardhja, ose botimi i paredaktuar i një dokumenti të nxjerrë nga arkivi; dhe rrëfimi, prej një personazhi me besuesh-mëri krejt të pagarantuar, që thjesht ka qenë i pranishëm (ose pretendon të ketë qenë i pranishëm) në këtë apo atë ngjarje të

historianët, tanët dhe të vendeve të tjera të Lindjes komuniste, për të mos shkuar deri te Orwell-i, na kanë treguar se për qasjen totalitare ndaj historisë, e djeshmja e mirëfilltë ka qenë gjithnjë sekret, madje tabu; sidomos në atë masë që nuk ka përligjur dot të sotmen.

debAt

Page 15: Gazeta impakt nr 2

E Enjte,16 Maj 2013www.impakt.al 15

mbuluar nga sekreti.Të dy procedurat, mbështeten në presupo-zimin – e paarsyetuar – se nuk mund të ketë sekret, pa një të vërtetë përkatëse të fshehur nën të; edhe pse natyra e materi-aleve, edhe të zbardhura edhe të rrëfyera, tregon se në shumë raste, sekreti ka mbu-luar gënjeshtrën, jo të vërtetën.Si edhe gjetiu në realitetin shqiptar të kë-tyre dy dekadave të fundit, rendja pas zbardhjeve të tilla nuk ka qenë veçse baras-vlera disi më “intelektuale” e histerisë ple-bease të gërmimeve për thesare, në këmbët e urave dhe në themelet e kështjellave mes-jetare.Dhe meqë gjatë po kësaj periudhe kemi kërkuar edhe të rishkruajmë histori-në, mundësisht në mënyrë të tillë që t’i përgjigjet së sotmes shqiptare post-total-itare njëlloj si historia tjetër, e mëparsh-mja, i përgjigjej aktualitetit të atëhershëm totalitar, atëherë s’është për t’u habitur që i njëjti gjakim, i ushqyer nga dëshira për ta zbuluar të vërtetën e nëndheshme, të ketë pushtuar deri diku edhe hulumtimet his-torike për periudha të tjera, të cilat herë pas here i njoftojnë arritjet e tyre në mediat si zbardhje dhe zbulime sensacionale.Që nga arkivat “sekrete” të Vatikanit, e

deri te nëntoka e Shqipërisë, të vërtetat e mëdha të origjinës shqiptare veç pritkan tringëllimën e hareshme të kazmës kërkue-se; aq sa publiku tani po mësohet të presë prej arkeologëve, hulumtuesve të arkivave dhe historianëve veç sihariqe; të cilat edhe kur arrijnë ndonjëherë, përgënjeshtrohen pastaj sakaq.Gërmimi vjen dhe shfaqet, kësisoj, si pro-cedurë e parapëlqyer për të gjithë gjahtarët amatorë të së vërtetës: në dokumente, në vjetërsira, në gërmadha, në kujtime per-sonale, në biblioteka private; dhe jo rrallë, ky merr trajtat e zhvarrosjes, si kundërvep-rim ndaj të gjitha përpjekjeve armiqësore, kryesisht të të huajve, për t’i groposur të vërtetat e mëdha rreth nesh.Kjo mitologji nuk pjell veçse pështjellim –

edhe kur e paraqet të mirënjohurën si të panjohur; edhe kur e ngatërron, shpesh me qëllim, sekreten me çfarë është dhe duhej të kish mbetur private.Nga ana e tyre, edhe gërmimi edhe rrëfimi, si dy rrugë të lehta e të shkurtra për t’iu qasur së vërtetës, lidhen me psikanalizën, si model komunikimi; çka nënkupton se të gjithë ne po mësohemi ta përfytyrojmë të shkuarën si të ishte nënvetëdije e të sot-mes; dhe dosjet si burim i neurozave të tan-ishme.Në fakt, dosjet – ato ende të imagjinuara – sillen shpesh si shpjegim për misteret e politikës së sotme në Tiranë; sa kohë që gjestet e mëdha të politikanëve janë shpesh aq të padeshifrueshme, ose aq absurde, sa nuk përligjen dot, veçse duke i parë si rezul-

tat shantazhesh.Po të vërejmë edhe se çfarë është thënë dhe thuhet, në publik, për tre figurat kryesore të jetës politike sot në Shqipëri: Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta, atëherë ky përfun-dim veçse gjen konfirmim të mëtejshëm, dhe pikërisht që këta liderë, me çfarë bëjnë sot, qenkan produkt i sekreteve të tyre të djeshme.Aq sa të krijohet përshtypja se, pa sekrete të tilla, ose skelete në dollap siç thonë ital-ianët, askush nuk do të bënte dot përpara në politikë.Po çfarë është pikërisht sekreti sot? Ajo që e dinë vetëm pak vetë; ajo që nuk e dinë ata që kanë të drejtë ta dinë; apo ajo që nuk di-het as edhe që ekziston?Mediat i kanë dhënë vetes, në këtë mes, një rol komod dhe të rehatshëm; duke e zëv-endësuar qëmtimin e së vërtetës, hap pas hapi, me zbulimin e këtij apo të atij sekreti; mundësisht nëpërmjet plaçkitjes së arki-vave, jetës private të individëve, kujtesës kuturu të gjithfarë dëshmitarëve vullnetarë nga e djeshmja dhe, në një rrafsh tjetër, paranojave të gjithfarshme që shoqërojnë shqiptarizmin.Me plaçkitje këtu kam parasysh qasjen ndaj dhe përdorimin e dokumenteve të së shkuarës në mënyrë jokompetente, nga persona që mund të jenë kureshtarë dhe me kredi të mjaftueshme për të futur duart kudo, por që përndryshe u mungon eksper-tiza e nevojshme për ta vendosur dokumen-tin dhe vetë të shkuarën si në kontekstin kur është prodhuar dhe përdorur, ashtu edhe në realitetin e së sotmes.Zbulimi i sekretit dhe bërja e tij publike, zbardhja e dokumenteve dhe rrëfimet e shumëngjyrshme rrëgjohen kështu në for-ma të rëndomta për ta dëfryer publikun.Kjo farë psikanalize po ia lejon vetes ta nxjerrë divanin, me gjithë të sëmurin sipër, në skenë para publikut.

Si edhe gjetiu në realitetin shqiptar të këtyre dy dekadave të fundit, rendja pas zbardhjeve të tilla nuk ka qenë veçse barasvlera disi më “intelektuale” e his-terisë plebease të gërmimeve për the-sare, në këmbët e urave dhe në theme-let e kështjellave mesjetare.

Po çfarë është pikërisht sekreti sot? Ajo që e dinë vetëm pak vetë; ajo që nuk e dinë ata që kanë të drejtë ta dinë; apo ajo që nuk dihet as edhe që ekziston?

debAt

Page 16: Gazeta impakt nr 2

E Enjte,16 Maj 2013www.impakt.al16

Katerina KOsTRIsTA

Korniza e tregut të punës në Shqipëri, edhe pse ka marrë një hov ndryshimi, duket se nuk po konsiston aspak në një aspekt pozi-tiv. Çka do të thotë praktikisht, se rruga drejt suksesit dhe aspiratave të tregut të punës, po kalon nëpër faza zymtësie. Klishetë e zakon-shme të përdorura nga politika shqiptare për rritje dhe nxitje të krijimit të vendeve të reja të punës, po sjell çdo ditë dhe më shumë, një formë paradoksale të paraqitjes së tij në lid-hje me realitetin dhe të përditshmen e çdo shqiptari. Ku të prekurit nga kjo “krizë”, janë më së shumti të rinjtë, të cilët enden duke mbajtur në xhep, diploma “papunësie”. Një endje kjo, e cila nuk përfundon kurrë, por zgjat pafund, si një eksod rraskapitës, duke mos arritur që të gjejnë dot një vend pune. Dhe një panoramë si kjo, shfaqet çdo ditë, jo vetëm në hapësirën e metropolit, por edhe në rrethinat që mbajnë emrin “Shqipëri”. Të rinj të arsimuar, të sapodiplomuar, madje edhe të masterizuar, me një vitalitet të lartë, nisin të përballen me vështirësitë e jetës, pikërisht në momentin kur diploma e tyre nuk merr asnjë lloj vlere. Janë të shumtë ata të rinj që i bashkohen përditë armatës së të papunëve në vend, ku një vend pune fiks, sidomos për ata që nuk e kanë ende një eksperiencë, është kthyer në një utopi. Ndërkaq, për t’i gjetur të rinjtë e sotëm nuk është nevoja të lodhesh shumë për t’i kërkuar, sepse ata janë ngado. Të diplomuar të cilët i karakterizon i njëjti frenetizëm, të ulur nëpër kafene me orë të stërzgjatura, të zhytur në Facebook, bilardo dhe pika bastesh, në club-e e pub-e, në letargjinë e dimrit apo shfrenetizmin e verës. Kjo është kategoria e të rinjve të papunë, të cilët i kanë mbyllur me sukses studimet e tyre të gjata dhe të pajisur me kartonin e “artë”, për t’iu bashkuar armatës së të papunëve. Koha që i tradhton përditë, tregu i punës që nuk i afron, ose e shtumta i nxjerr jashtë tij, janë një realitet vërtet i dhimbshëm për shumë 20-30 vjeçarë. Nëse një miku i tyre apo di-kush nga familja nuk ka mundësinë të sig-urojë njohjet dhe mbështetjet e duhura për ta, në mënyrë që sapo të diplomohen t’i presë një punë shumë e mirë në profesionin e tyre, atëherë të gjithë duhet të përballen me tregun e ashpër të punës, me burokracitë në administratë dhe zyrat e punës, me njof-time të vagëta e banale faqeve të internetit të cilat publikojnë oferta punësimi, por që sërish, e kërkojnë patjetër “dorën e mikut” për të ecur më tej. Në këtë mënyrë, tregu i punës po “pështyn” çdo të ri pa i dhënë as shansin më të vogël, për t’u testuar aftësitë e tij. Motoja e zakonshme që përdoret kundër këtyre të rinjve është pikërisht “kualifikimi

i dështuar” për punën. Sepse ndoshta janë jo mjaftueshëm të paraqitshëm, ose nuk përmbushin kriterin e të qenit “single” dhe pa preokopime, kësisoj, më të ngeshëm për vendin e punës. Thënia tipike që përdoret pas kalimit të “traut” roje dhe dërgimit të një Curriculum Vitae tek burimet njerë-zore? “Do ta dorëzojmë CV-në tuaj dhe do t’u kontaktojmë nëpërmjet numrit tuaj personal”. Dhe çdo gjë mbyllet me kaq. Ajo CV, sado e pasur që mund të jetë, futet më tej në “makinën grirëse” pa lënë asnjë gjurmë... Duke vagëlluar në këtë mënyrë ëndrrat dhe shpresat e çdo të riu, i cili e do të bukurën, lirinë, apo të qenit i pavarur. Sikundër, e do edhe punën, mbi të gjitha, që të mbijetojë, por në të njëjtën kohë, edhe për të përmbushur nevojat e përdit-shme. Të gjithë, enden me synimin e arri-tjes së një qëllimi të përbashkët: Vetëm të

një vendi pune. Në emër të mbijetesës në këtë metropol. E në emër të kësaj, shfaqen gjithmonë e më shumë juristë që puno-jnë si kamarierë, ekonomiste që punojnë thjesht si shitëse dyqanesh, apo mjeke që punojn në agjensi udhëtimesh. Një pano-ramë e dhimbshme kjo që shfaqet para nesh, në realitetin post-studimor. Dhe e gjitha kjo, sepse duket sikur nuk ka një treg të mirëfilltë dhe funksional pune në vendin tonë. Apo ndoshta edhe mund të ketë. Por që rezulton si i tillë, vetëm kur është “i prenotuar” për persona speci-fikë, të cilët i përmbushin kriteret... Një fenomen ky, i cili po serviret me hapa ga-lopantë dhe ku zëri i të rinjve ka rënë në vesh të shurdhët. I padëgjuar nga “veshi” i pushtetit. Por forca dhe potenciali i rinisë shqiptare, duhet të bëjë që zëri i saj të kum-tojë fort dhe të progresojë tregun e punës.

Kur shansi, thjesht nuk është me ty ...

Qëllimi i çdo të riu që mbaron stu-dimet e larta është punësimi në de-gën që ai ka studiuar. Por tregu i punës është shumë herë më i vogël se numri i të diplomuarve në degët përkatëse. Dhe ky fenomen, ka një fillesë të hershme, që në gjenezë, e cila lidhet me maturën. Rreth 90% e maturantëve shqiptarë mar-rin të drejtën e studimit për degë shumë të mira, në arsimin e lartë, qoftë ky publik apo privat. Por një shifër kaq e lartë e tyre, çon do-mosdoshmërisht edhe në rritjen e sektorit të tregut punëdhënës. Kur ky i fundit qëndron konstant, pa luhatje drastike dhe në këtë mënyrë, kemi faktorin e kundërt që has punëmarrësi. Kështu, kur Alma nisi studimet në “Fakultetin e Shkencave Sociale”, në degën e Punës Sociale, nuk mbeti kush pa i thënë se kishte bërë zgjedhjen e duhur dhe se “ishte zanat që hante bukë”. Por në fund të studimeve kur ëndrra e saj ishte shumë pra-në realitetit u “përbuz” nga jeta e egër dhe burokracia e tregut. “E kisha pritur shumë momentin e diplomimit, kisha bërë shumë plane për të ardhmen, të jetoja në Tiranë dhe të kisha një punë që do të më jepte kënaqësi, por edhe të ardhura të favorshme, për të përballuar jetesën e metropolit. Përmeti është një vend i vogël, mundësitë për t’u punësuar në degën time, janë shumë herë më të pakta se në Tiranë. Miq e të afërm bënin vazhdimisht prem-time se pas mbarimit të master-it, do të më ndihmonin të gjeja një punë të mirë, por gjithçka mbetej në kuadrin e fjalëve. Kam plotësuar formularë e kam dorë-zuar CV pa fund. Si përfundim, askush s’merrte në telefon”, është dëshmia e saj ...

Të rinj të sapo-diplomuar, me një vitalitet të lartë, ni-sin të përballen me vështirësitë e jetës, pikërisht në momentin kur diploma nuk u merr asnjë lloj vlere

“do ta dorëzojmë Cv-në tuaj dhe do t’u kontak-tojmë nëpërmjet numrit tuaj personal”. Një model për të të kthyer mbrapsht

MOdElI I juStIFIkIMIt

tregu i punës është shumë herë më i vogël se numri i të diplomuarve në degët përkatëse. dhe ky fenom-en, ka një fillesë të her-shme, që në gjenezën e tij

INFlACION trEGu

Endje me “diploma papunësie” në xhep, utopia e një vendi pune

SOCIALE

Page 17: Gazeta impakt nr 2

E Enjte,16 Maj 2013www.impakt.al 17

Ngjan me një histori neo-ro-mantike por është nga ato ngjarje që ka lënë gjurmë në kryeqytetet e dy shteve ball-

kanike, Athinës dhe Bukureshtit. Histo-ria nis në fshatin Labovë të Gjirokastrës me lindjen e Evangjel Zhapës në vitin 1800. Djali i vogël i një tregëtari të njo-hur dhe gruas së tij, Sotiria Meksit, u kthye në simbolin e njeriut që pasurinë e tij e dhuroi për filantropi dhe për ring-jalljen e frymës olimpike të Greqisë së lashtë. Hapi kolegjin e parë të vajzave në Athinë dhe shumë shkolla profesionale në Greqi, Rumani si dhe fshatin e tij të lindjes. Ndërtesa simbol e projektuar me kërkesën e tij është Zappio Megaro ose në shqip Pallati i Zhapajve, objekt me një bukuri të rrallë neoklasike. Ky objekt kushtoi 1.200.000 dhrahmi të kohës.

Evangjel Zhapa i përket një familjeje me origjinë arumune të zonës së Labovës. Vël-lai i tij i madh Anastas Zhapa u zhvendos që herët në Rumani, ndërsa Vangjeli, që në moshën 13 vjeç, shkon si ushtar në tabor-ret e Ali Pashës dhe qëndron aty deri në moshën 20-vjeçare. Pas vdekjes së Pashait

të Janinës ai bashkohet me Marko Boçarin nga Suli dhe bëhet një prej drejtuesve më të spikatur të ushtrisë së tij. Merr shumë shpejt drejtimin e forcave në fshtatrat vlla-hofone të zonës dhe kjo e vë përballë hak-marrjes së turqve. Osmanët i rrëmbyen të ëmën dhe e mbajtën peng në ishullin Pam-votida të liqenit të Janinës. Pas shpalljes së pavarësisë së Greqisë, kthehet në vend-lindjen e tij në Labovë, ku qëndron shumë pak për t’u kthyer sërish në zonën e Verias. Aty nuk gjeti hapësirën e nevojshme për të realizuar ambicjet e tij dhe në vitin 1931 merr vendimin për të ikur në Bukuresht.

lArGIMI Në BukurEShtBrenda një kohe të shkurtër krijon lid-hje të forta me parinë e kishës ortodokse dhe personalitete të dorës së parë të botës greke dhe asaj rumune. Bashkë me kush-

ëririn e tij të parë, Konstandin Zhapa, angazhohen në shitjen dhe shfytëzimin e pasurive të paluajtshme, duke krijuar pasuri marramendëse. Gjatë qëndrimit të tij në Rumani, Evangjel Zhapa ndihmoi në ndërtimin e Pallatit të Akademisë Ru-mune, ofroi shuma të mëdha për nevojat e ushtrisë rumune dhe mbështeti pa rezerva princin Aleksandër Ioani Kuza, të cilin e mikpriti edhe në shtëpinë e tij në Brosteni të Rumanisë.

FryMëzIMI NGA lOjrAt OlIMpIkE

Në vitin 1840 i frymëzuar nga poezia “ Di-alog me vdekjen” e shkrimtarit Panajotis Sucu, Vangjel Zhapa i propozoi qeverisë greke zhvillimin e lojërave olimpike mod-erne duke marrë përsipër financimin e këtij aktiviteti që kapte vlerën e 1 milionë frangave të arit. 17 vite më pas, qeveria greke pranon propozimin dhe i kërkon atij që paralelisht me garat sportive të zhvillo-hej edhe një panair me produkte industri-ale. Në vitin 1858 u sanksionua me dekret të mbretit Oto mbajtja e lojërave olimpike moderne një herë në katër vjet. Dekreti mbetëror parashikonte që në çelje të lo-jërave olimpike, mbreti Oto do shfaqej si themelues i tyre ndërsa Evangjel Zhapa si pagëzues i këtyre lojërave. Lojërat e para olimpike moderne u mbajtën në 18 tetor të vitit 1859 dhe vazhduan për 30 vite deri në 1892, kohë në të cilën vdiq Konstandin Zhapa. Lojërat olimpike moderne, të cilat u njohën ndryshe edhe si olimpiadat e Zhapajve, ringjallën frymën olimpike dhe vendosën themelet e zhvillimit të sportit në Greqinë e atyre viteve.

tEStAMENtIEvangjel Zhapa vdes në 19 Qershor të vi-tit 1865 në Brosten të Rumanisë. U zh-varros pas 4 vitesh dhe sipas amanetit të tij, eshtrat e trupit iu rivarrosën në obor-rin e shkollës së Labovës, ndërsa koka në oborrin e Pallatit Zappio në Athinë. 5 vjet para se të vdiste, Vangjel Zhapa la si trashëgimtar të pasurisë së tij kushëririn e parë, Konstandin Zhapa me detyrimin që të ndërtonte Pallatin Olimpik, sipas një projekti që ai vetë ia kishte dërguar qeverisë greke. Në 23 tetor të vitit 1888, Konstandin Zhapa inaguroi atë që sot nji-het si Zappio Megaro, ose në shqip Pal-lati i Zhapajve. Në testament parashikohej gjithashtu se e gjithë pasuria e tij, që aso-kohe arrinte në 6 milionë dhrahmi, si dhe pronat e paluajtshme, t’i kalonin shtetit grek. Pas vdekjes së Konstandin Zhapës, Greqia dhe Rumania u përfshinë në një de-bat të vazhdueshëm për pasurinë e e lënë nga Vangjel e Konstandin Zhapa, madje për 4 vite, nga 1892 deri në 1986, qeveritë e dy vendeve tërhoqën ambasadorët nga Athina dhe Bukureshti për shkak të mos-marrëveshjeve lidhur me këtë çështje

filantropi nga labova që i ktheu Greqisë lojërat olimpike

Evangjel Zhapa

Ishte vetëm 17 vjeç kur kushëriri i tij, vangjeli e thirri për të jetuar pranë tij në Bukuresht. u bë bashkëpunëtori i tij më i ngushtë, madje e vazhdoi veprimtarinë e tij bamirëse deri në fund të jetës

kONStANdIN zhApA

Sipas amanetit të tij, eshtrat e trupit iu rivarrosën në oborrin e shkollës së Labovës, ndërsa koka në oborrin e Pallatit Zappio në Athinë

Pallati Zappio në Athinë Konstandin Zhapa Shtëpia e Zhapajve në Labovë

KULTURË

Page 18: Gazeta impakt nr 2

E Enjte,16 Maj 2013www.impakt.al18

Erion Kameflet për IMPAKT

Kritikë kafenesh dhe artistë të emëruar

Sabina Veizaj

Cilat janë problematikat më të thek-shme që sot shqetësojnë teatrin sh-qiptar dhe kategorinë e njerëzve që merren me të?Problematikat e teatrit sot janë të shum-ta, aq sa sot është e vështirë të mbetesh vetëm tek një apo dy probleme kryesore. Por, për mendimin tim, mungesa e një ligji të mirë, si edhe zbatimi i mangët i ligjit ekzistues, krijojnë jo pak mangësi në mbarëvajtjen e veprimtarisë teatrore. Gjithashtu vëmendja e politikës ndaj artit në përgjithësi, ka qenë gjithmonë e ulët. Si nga ana e mbështetjes financiare, ashtu edhe e freskimit (azhornimit) të politikave, në raport me bizneset. Në këtë aspekt, ka një zbrazëti ligjore në krijimin e lehtësi-meve për bizneset e mëdha e të vogla, për të financuar prodhimet e teatrit. Aktualisht kemi një ligj “Për Teatrin”, i cili në dukje të parë është në rregull, por unë mendoj se është i mangët dhe funksionon me dy standarde. Jo të gjithë janë të barabartë përballë tij. E gjitha fillon nga Teatri Kom-bëtar. Sigurisht që ai është më i sulmuari. Në të ka artistë (të emëruar), të cilët kanë vite që nuk ngjiten në skenë, njerëz të cilët po kalojnë jetën aty pa bërë gjë, dhe këtu nuk po prek aspak aftësitë e tyre të dys-himta në raport me profesionin e aktorit. Ndërkohë, jashtë Teatrit Kombëtar janë me dhjetra të rinj artistë, të cilët edhe pse ndonjëherë i bashkangjiten këtij institu-cioni kundrejt ndonjë kontrate disamu-jorëshe, ndihen të lënë në cep dhe, çfarë është më e keqja, kanë shumë pak hapësira (për të mos thënë jashtëzakonisht pak) për të shfaqur vlerat e talentin e tyre. Nuk jam i pari që po e ngre këtë temë, pasi është diçka që dihet, por ajo çka mbetet ende shqetësim është që askush nuk reagon. Sigurisht këtu ndikon edhe plogështia e komunitetit të artistëve, të të rinjve krye-sisht, të cilët nuk reagojnë përballë kësaj dukurie skandaloze. Në raste të tjera kemi

Në teatër ka shumë antivlera të cilët kanë marrë vlera të pamerituara. Ligji me dy standardeKultivimi i dramës shqipe është një nga politikat më të mira që është ndjekur deri më sot

edhe shembuj të ndryshëm, ku institucione të tjera të ngjashme me Teatrin Kombëtar, funksionojnë ashtu siç parashikohet në ligj. Kjo është pozitive, por krijon një shqetësim shumë të madh te krijuesit përsa i përket standarteve që ndiqen në përzgjedhjen e veprave të repertorit. Unë e kam provuar vetë çdo të thotë dy standarde. Pata një kontratë me Teatrin Kombëtar të Kome-disë... Kontrata u mbyll, dhe unë sipas ligjit nuk vazhdova më në këtë institucion. Por nga ana tjetër, kur shoh kolegë të tjerë, të cilëve s’u mbaron kurrë “kontrata”, pasi janë të çimentosur me institucionin e tyre, më vjen jashtëzakonisht keq, si për vete, ashtu edhe për të ardhmen e teatrit. Diçka duhet bërë!Për zhvillimin e teatrit ekzistojnë edhe probleme të tjera si: buxhetet e ulta, pro-jektet e pakta teatrore në të gjithë vendin, infrastruktura katastrofale, mungesa e sal-lave, funksionimi i ligjit me dy standarde, ligji jo i mirë, mungesa totale e vëmendjes, mungesa e konkurrencës, apo konkurrencë e pandershme dhe shumë të tjera si këto, që mendoj se janë shndërruar në disa nga

pengesat kryesore. Teatri nuk është fitim-prurës, ndaj ka nevojë për para. Por jo para për të mbajtur frymën gjallë, por para që u shkojnë krijuesve për ti motivuar në të gji-tha aspektet, për krijime sa më cilësore, e gjitha kjo në interes të publikut, i cili duhet kultivuar me skenën e teatrit. Mund të zgjatem pafund te secila nga pikat e më-sipërme, por mendoj që kam gërvishtur sa-dopak pak nga secila.1

Ç’vend zë kritika në këtë problema-tikë? Një temë mjaft e nxehtë mbetet edhe mungesa totale e kritikës së teatrit. Kri-tika, kryesisht i përket pjesës artistike dhe estetike të teatrit, por në këto tema kaq të nxehta, padiskutim që po të kishim një kritikë të fortë dhe reale, mendoj se ajo do kishte një ndikim mjaft të fortë jo vetëm në institucionet teatrore, por edhe në ato politike për ta shkundur dhe shpluhro-sur njëherë këtë realitet. Kritika e teatrit, pothuajse mungon. Personalisht, që kur kam filluar të merrem me këtë profesion, nuk kam lexuar kurrë në gazetë, nuk kam

dëgjuar kurrë nëpër postfestivale apo me-dia, dikë që të kritikojë një shfaqje teatri. Kam dëgjuar kritika, por ato kanë qenë gjithmonë pozitive. Kur vihen në skenë shfaqje të dobta (dhe të tilla ka shumë), kritika fshihet, kritika nuk duket, por zh-duket. Pasi nuk është institucion. Sigurisht që në këtë vend ka kritikë, por ajo është e paorganizuar. Askush nuk u jep atyre ta-grin për të thënë të vërtetën. Ndaj kritika “më e mirë” bëhet nëpër kafene, pikërisht aty ku s’duhet të bëhet. Vetë këta kritikë të përgatitur, duhet të organizohen dhe të in-stitucionalizohen. Kështu edhe vetë teatri do të merrte vlerë. Pasi në teatër ka shumë antivlera të cilët kanë marrë vlera të pamer-ituara. Ka shumë krijues, të cilët mbase nga një kritikë profesionale, nuk do të merrnin kurrë guximin të merreshin më me teatër. Po, po. Kaq e rëndësishme është kritika, e cila në vendin tonë mungon.

po media shqiptare sa dhe si e ndih-mon (apo e dëmton) teatrin?Teatri ka jetën e vet. Nuk kam dëgjuar apo parë në botë që mediat të njoftojnë për këtë

disa gazetarë, pa asnjë lidhje me teatrin, që nuk njohin as disa nga parimet bazë të tij, shkruajnë njëmijë e një të zeza për ndonjë shfaqje...

Yllka Mujo, Erion Kame dhe Fatos Sela

INTERVISTA

Page 19: Gazeta impakt nr 2

E Enjte,16 Maj 2013www.impakt.al 19

pak kohë më parë vutë në ske-nën e teatrit një krijimtari tuajën,”harroje dashurinë”, e cila pati shumë sukses. Cili ishte çelësi i suksesit dhe si mund të kesh sukses në këtë lëmë pa bërë kompromise?Është e vërtetë që “Harroje Dashurinë” ishte një sukses. Është për t’u përmen-dur që e kam ndërprerë këtë shfaqje me sallën plot. Është ndërprerë për prob-leme nga më absurdet, të cilat lidhen me politikat teatrore. Është vërtet për të ardhur keq që një shfaqje e suksesshme, ndërpritet në mesin apo në fillimin e vet. 25 shfaqje dhe kaq, sepse s’ka më fonde, apo s’ka më para. Pasi ndonëse salla ishte plot, të ardhurat nga biletat, sipas ligjit, shkojnë në thesar dhe nuk përdoren dot nga Teatri i Komedisë si institucion, për të provovuar një shfaqje të suskseshme apo për projekte të tjera. Kështu, vërtet ne u duartokitëm, vërtet kish ende kërkesa nga spektatori për të vijuar shfaqjen, por institucional-isht(!?), ne e plotësuam kontratën me realizimin e 25 shfaqjeve, ndaj duhej të lironim skenën. Kjo është për qeshur, por kryesisht për të qarë. Pasi bëhet fjalë për teatër. Kjo nuk besoj se ndodh në ndonjë vend tjetër të botës, i cili pretendon qytetërim.“Harroje Dashurinë” ishte një frymë e mirë që u krijua në Teatrin Kombëtar të Komedisë, një institucion i ri. Që nga drejtuesit, bordi etj. Veprën e pata shkruar me shumë dashuri. Gjithashtu puna me aktorët e shkëlqyer që pati kjo pjesë, bëri që gjithshka të ecte me

apo atë shfaqje teatri. As t’u bëjnë public-itet. Jo, pasi teatri ka jetën e vet personale, të pandikuar apo të ndihmuar nga askush. Në Shqipëri, teatri ka shumë nevojë për mediat. Aty njoftohet për shfaqje teatri. Nëse dikush organizon një shfaqje teatrore, ka shumë nevojë për mediat. Pasi protago-nizmi i mediave është absolut, sigurisht pas atij politik. Në këtë raport, mediat janë një ndihmë shumë e madhe për teatrin. Dhe kjo është gjë e mirë. Por nga ana tjetër, kur ato marrin përsipër të bëjnë kritika për shfaqjet teatrore dhe kritikat janë nën nivelin ama-tor dhe aspak profesionale, atëherë këtu ka një problem. Teatrit, i krijohet një problem më shumë. Shoh shpesh që disa gazetarë, pa asnjë lidhje me teatrin, që nuk njohin as disa nga parimet bazë të tij, shkruajnë njëmijë e një të zeza për ndonjë shfaqje, që ndoshta mund të jetë vërtet e dobët. Kjo i jep edhe vetë krijuesve të shfaqjes gojë për t’u mbrojtur, kundrejt disa njerëzve që s’kanë gjë tjetër, veç mundësisë për të qenë publikë. Epo, këtu teatri ka disa prob-leme të tjera. Del përsëri nevoja e kritikës së mirëfilltë dhe zinxhiri vazhdon të zgja-tet pafundësisht. Por, po të ishin gjërat sic duhet edhe këtu te ne…, e kam fjalën për teatrin, sikur mos të kishte kaq shumë probleme, atëherë edhe ai do kishte jetën e vet dhe nuk do kishte nevojë për ndihmën e mediave. Si për mirë, ashtu edhe për keq. Ndonëse prania tyre ndonjëherë bëhet je-tike për ndonjë shfaqje.

Si ndodhet krijimtaria shqiptare në raport me atë të huajën në aspektin e vënies në skenën e teatrit shqiptar?Në fakt kjo është një pyetje që bëhet shumë rrallë nga gazetarët, për të mos thënë kurrë, por është një nga diskutimet më të shpeshta të tavolinave tona. Pasi niveli i teatrit sot në botë, ka kaluar në nivele shumë të larta. Në këtë drejtim, do të thosha pa ndroje - jemi goxha mbrapa. Në fakt, kemi parë edhe spek-takle të huaja që vijnë këtu, jo të gjithë janë në këto nivele, por kur bie fjala tek Teatrot Kom-bëtare, apo ato me traditë, atëherë çdo gjë ndryshon. Termi i vënies në skenë, pothuajse është hequr fare. Gjithshka shkon drejt spek-

taklit, pa harruar kurrsesi edhe përmbajtjen. Pastaj ky është një diskutim tjetër. Ai i ra-portit të famshëm të formës dhe përmbajtjes. Ata regjisorë që i ndërthurin të dyja, janë edhe ata më të mirët. Jo për t’u justifikuar,

por nuk është gjë e vogël të themi se mungesa e infrastrukturës teatrore është një mangësi e theksuar në krijimin e spektaklit. Të gjithë e dimë që në teatër nuk ka prozhektorë të mjaftueshëm, nuk ka litarë për të varur njeri

nga lart, nuk ka video projektorë për efekte dhe shumë e shumë hallka të tjera të cilat do të ndihmonin, padiskutim, në ndërtimin e spektaklit. Kjo nuk është gjë e vogël, por jo gjithmonë duhet justifikuar me këtë.

Vërtet ne u duartokitëm, vërtet kish ende kërkesa nga spektatori për të vijuar shfaqjen, por institucionalisht(!?), ne e plotësuam kontratën me realizimin e 25 shfaqjeve, ndaj duhej të lironim skenën. Kjo është për qeshur, por kryesisht për të qarë

shumë dashuri. Por ishte e destinuar që ta harronim dashurinë për këtë shfaqje, për arsye nga më banalet.Përsa i përket kompromiseve në këtë fushë, besoj që gjithmonë ka vend për kompromise. Askush nuk mund të dalë fitimtar pa humbur diçka. Por gjithmonë në parimet e mia si regjisor, “humbjet” përpiqem që t’i reduktoj sa më shumë, pasi kam disa gjëra të cilat i kam të panegociueshme. Por, jo gjithmonë kompromiset janë të kë-qija. Ndonjëherë ato dalin për mirë. Ndonjëherë, mund të jenë ulta. Ishte pikërisht mungesa e disa kompromiseve të cilat unë s’i bëra që coi në ndërpre-rjen e shfaqjes, pasi një mundësi e tillë ishte. Gjithsesi, nuk është e lehtë. Duhet të tregohesh shumë i fortë pavarësisht se në disa raste mund të penalizohesh rëndë. Ashtu si në këtë rast.

Cilat janë projektet tuaja për të ardhmen?Provimin e madh unë e kalova me notë maksimale te “Harroje Dashurinë” përsa i përket të shkruarit e një pjese për teatër. Nuk është e lehtë, përkun-drazi, është nga zhanret më të vështira të letërsisë. Kështu që ndroja ka ikur. Unë vazhdoj të shkruaj për teatër dhe momentalisht kam mbaruar një pjesë, me të cilën po konkurroj në Qendrën Kombëtare të Artit! Jam në pritje të një përgjigjeje, pse jo pozitive, pasi men-doj që kultivimi i dramës shqipe është një nga politikat më të mira që është ndjekur deri më sot.

Një shfaqje e ndërprerë për absurditet

Nga shfaqja “Harroje dashurinë”, ku Erion Kame është regjisor dhe autor

INTERVISTA

Page 20: Gazeta impakt nr 2

E Enjte,16 Maj 2013www.impakt.al20

NëNtEkStI I BAShkëpuNIMIt

Sanxhaku, kritik për stabilitetin e Serbisë

Bashkëpunimi turko-serb ka premisa të jetë afatgjatë dhe të sugjerojë veten si një aks stabiliteti serioz në Ballkan. Mënyra sesi Ankaraja po operon për të imponuar veten në afrimin me Serbinë mbështetet jo vetëm në ofertat ekonomike, por më shumë mbi planifikimin strategjik të politikës së vet të Jashtme që buron nga hapja diplomatike në hapësirat e ish-Perandorisë Osmane. Instrumentet janë të njëjta: minoritetet. Kështu, në Kongresin Ndërkombëtar Ballkanik të mbajtur në nëntor të vitit 2011 në Turqi, përfaqësuesja e Qendrës për Studime Strategjike (Bilgesam), Athina Tesfa-Yohannes, në referatin e vet me temë “Kontributi i marrëdhënieve turko-serbe në përmirësimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, sqaronte se Turqia ka interesa të mëdha në Sanxhak dhe në Luginën e Preshevës. Sipas saj, pikërisht për këtë arsye, Turqia paradoksalisht duhet të “ndihmojë për decentralizimin në qeverisjen e Serbisë në funksion të garantimit të unitetit të saj”. Sipas këtij vështrimi, ndihmat financiare dhe investimet në Serbi janë jo vetëm një dhuratë për rritje ekonomike, por edhe një garanci për stabilitetin. “Rivitalizimi ekonomik i Sanxhakut është kritik për çimentimin e stabilitetit të vetë Serbisë”, vlerëson Yohannes.

Turqi-Serbi-Bosnje, “paralelja” e BENELUX-it ballkanik

ritmi i zhvillimeve diplomatike në rajonin ballkanik vijon të organizo-het rreth aksit Serbi-Kosovë. Mar-

rëveshja e 19 prillit po pasohet së fundmi nga një seri lëvizjesh të cilat lidhen në tërë-si me aderimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Së pari, fati i hapjes së negociatave të Serbisë me BE-në do të vendoset nga parlamenti gjerman në datën 27 qershor. Agjencia serbe e lajmeve “Tan-jug” citon burime nga Parlamenti gjerman se do të jetë seanca e datës 27 ajo që do të bëjë të ditur, nëse dhe kur, Boni zyrtar do të hapë dritën jeshile lidhur me hapjen e bi-sedimeve për pranimin e Serbisë. Ky infor-macion ka rëndësi të madhe pasi Gjermania është vendi që jo vetëm mbikëqyr proce-set europiane në tërësi, por ajo së fundmi është një aktor qendror në zbatimin e mar-rëveshjes Serbi-Kosovë të datës 19 prill. Së dyti, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Katherine Ashton, ka ftuar në datën 21 maj dy kryeministrat, atë serb, Ivica Daçiç dhe atë kosovar, Hashim Thaçi në një takim të radhës në Bruksel me qëllim “hedhjen e hapave në zbatimin e marrëveshjes së arritur”. Por duket se kursi europian i Serbisë, nuk po e pengon këtë të fundit në shumëfishimin e lirisë diplomatike sa kohë që po provon të mbajë dyert hapur për disa aktorë. Kështu dje, Presidenti serb Tomislav Nikoliç, u paraqit së bashku në një samit me përfaqësuesit e Presidencës boshnjake, Nebojsa Rad-manovic, Bakir Izetbegovic dhe Zeljko Komsic. Ky samit tripalësh, që ka zhvilluar deri më tani dy takime paraprake, përbën një linjë të re bashkëpunimi në Ballkan, të zbatuar në terren, krahas idesë teorike të BENELUX-it ballkanik që supozohej se do të përfshinte në një hapësirë, Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën dhe Malin e Zi në

funksion të përshpejtimit të anëtarësimit të këtyre vendeve. Samiti në fjalë i organi-zuar nga Presidenti turk, Abdullah Gul, përfundoi me nënshkrimin e një deklarate të përbashkët bashkëpunimi dhe të një protokolli tripalësh që i ha rrugën institu-cionalizimit të marrëdhënieve ekonomike. Siç njoftonte agjencia B92, me këtë mar-rëveshje, Serbia synon të gjejë me ndih-mën e Turqisë një rrugë të re për në tregjet e Lindjes, “për të arritur deri në Azerbajx-

han”. Bie në sy fakti se pavarësisht nive-lit të lartë politik të aktivitetit, dokumenti bazë është firmosur nga ministrat e Ekon-omisë, duke sanksionuar interesin parësor të tre shteteve që aderojnë aktualisht në Protokollin e Bashkëpunimit. Qenia e Bos-njes në këtë takim, dëshmon se kush janë aktorët politikë që vendosin stabilitetin e saj të brendshëm, sikundër edhe flet për një orientim të ri diplomatik në Ballkan. “Serbia do të pranojë çdo marrëveshje të tri njësive konstituive të Bosnjes”, deklar-oi Nikoliç pas takimit. Është e qartë se në një vend multietnik si Bosnje-Herce-govina, pakicat konstituuese kanë një zë specifik edhe në politikën e Jashtme. Sa kohë që në sfondin boshnjak, qëndrojnë dy kombe me interesa në të, si serbët dhe kroatët, po aq do të vijojë që politika e këtij vendi të marrë në llogari këto dy kombe si elementë primarë.

Në një vend multietnik si Bosnje-Hercegovina, pakicat konstituuese kanë një zë specifik edhe në politikën e Jashtme

kursi europian i Serbisë, nuk po e pengon këtë të fundit në shumëfishimin e lirisë diplomatike sa kohë që po provon të mbajë dyert hapur për disa aktorë

StrAtEGjIA

Greqi, TAP, opsion për ripërcaktimin gjeopolitik Greqia i kushton një vëmendje të zgje-ruar ndërtimit të korridorit energjetik Trans Adriatik Pipeline, njohur ndry-she si gazsjellësi Transadriatik-TAP. Në funksion të mbështetjes së këtij pro-jekti, sot në Athinë mbahet Konferenca Shkencore mbi projektin energjetik TAP, e cila do të mbahet në mjediset Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë “Hermes”. Konferenca organizohet nga Instituti i Kërkimeve Ndërkombëtare të Univer-sitetit Panteion (IDIS) dhe Fondacionit për Kërkime Ekonomike dhe Industriale (IOBE). Konferenca ka zgjuar interesin politik dhe institucional në Greqi, për-derisa edhe Ministria e Jashtme e saj ka bërë një njoftim të posaçëm duke par-alajmëruar se në të do të prezantohen konkluzionet e studimit të IDIS, “TAP, ndërtimi i një korridori energjetik të Europës Juglindore. Parametrat gjeo-politikë dhe përfitimet e mundshme të Greqisë” dhe të studimit tjetër të IOBE-s, “Pasojat ekonomike të ndërtimit të funksionimit të TAP në Greqi”. Minis-

tria e Jashtme greke prezantohet në këtë konferencë me sekretarin e Përgjith-shëm për Marrëdhëniet Ndërkombëtare ekonomike dhe Bashkëpunimit për Zh-villimin Peter Mihalos. Greqia, sikundër edhe Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm politikë në drejtim të miratimit të projektit TAP, që konkur-rohet nga projekti tjetër, Nabuço Ëest. Konkretisht, në datën 30 prill, ministri

i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Avramopu-los zhvilloi një vizitë në Azerbajxhan ku u takua me homologun e tij azer, Mam-madyarov e kiu padyshim diskutimi për TAP, zuri një vend të posaçëm. Sipas deklaratave për shtyp të dy ministrave presupozohet se për TAP-in ka një in-teres në rritje edhe nga vende të tjera të rajonit, përveç Italisë-Greqisë dhe Shqipërisë. Po kështu, qasja greke në politikat ekonomike me Azerbajxhanin kanë një tjetër peshë apo kompleksitet sesa mes Shqipërisë dhe Bakusë. Kështu agjencia azere e Energjisë, SOCAR është pjesëmarrëse në procesin e privatizimit të DESFA-s, Sistemit të Gazit Natyral të Greqisë, një analogji kjo e plotë me ha-mendësimet e para do kohëve për pri-vatizimin e ALBPETROL-it. Çka mund të thuhet është se shpresa greke dhe shqip-tare për TAP-in është jo vetëm ekono-mike, por edhe gjeopolitike, sa kohë që ajo do të ulë mjaft tensione potenciale dhe minimizojë shumë çështje që mba-hen ndezur mbi kriterin historik.

RAJON

Presidenti serb, Nikoliç dhe ai turk Abdullah Gyl

Page 21: Gazeta impakt nr 2

E Enjte,16 Maj 2013www.impakt.al 21BOTA

SHBA-Britani, apelojnë për zëvendësimin e Assad. Damasku furnizohet me sistemin e mbrojtjes ajrore

Kriza siriane ende pa zgjidhje. Diplomaci dhe përgatitje për ndërhyrje

Një zgjidhje mbi bazën e forcës. Kështu mund të përkufizohet ajo që po ndodh me krizën siriane, cilësuar së fundmi nga Presi-denti amerikan Barak Obama “si detyra më urgjente ndërkombëtare”. Deklaratat e shumta diplomatike të ditëve të fundit paralajmërojnë se konflikti po udhëhiqet nga një taktikë e dyfishtë, një diplomaci e luftës, në të cilën janë përfshirë Damasku zyrtar, forcat rebele, si dhe tre aktorët krye-sorë ndërkombëtarë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Britania e Madhe. Teksa dyshja perëndimore ka bërë me dije mbajtjen në ditët në vijim, të një konference për bisedimet e paqes në Gjenevë, nga Ru-sia qëndrimet mund të lexohen si ambigue, pavarësisht mirëkuptimit të javës së fun-dit të dy ministrave të Jashtëm të SHBA e Rusisë. Kështu kryeministri britanik David Cameron doli para dy ditësh në Washing-ton në një konferencë për shtyp me Presi-dentin amerikan Barak Obama, vetëm pasi ishte kthyer nga një vizitë e tij në Moskë ku kishte takuar Presidentin rus, Vladimir Putin, që duket se nuk lëviz nga pozicioni i deritanishëm. Ndaj më shumë se fjalët janë veprimet ato që bëjnë efekt. Konkretisht, ndonëse Obama dhe Cameron i bënë thir-rje Moskës për të marrë pjesë në Konfer-encën e Gjenevës, presidenti amerikan nuk nguroi të theksonte hapur se Washingtoni dhe Londra do të “vijojnë punën për gjetjen e fakteve rreth përdorimit të armëve kimike në Siri nga regjimi i Bashar Al Assad, fakte të cilat orientojnë hapin e radhës”. Armët kimike, ku përmendet edhe gazi sarin, do të ishin në thelb një shkak i mirëfilltë për të

kthyer balancën e opinionit publik kundër Bashar Al Assadit dhe për të hequr një-kohësisht legjitimitetin e tij si përfaqësues i popullit sirian; por ajo do të shërbente edhe si presion ndaj qëndrimeve të Rusisë. Nga ana tjetër dyshja Obama-Cameron rikonfir-moi mbështetjen për opozitën e moderuar dhe krijimin e një trupe tranzitore që do të zëvendësonte Assadin. Është kjo një arsye pse gjasat për një ndërhyrje ushtarake nga Perëndimi, kryesisht anglo-amerikane në Siri, janë të shumta. Ndaj edhe deklarimet e fundit nga Damasku janë më shumë di-plomaci preventive që kërkon të fitojë kohë. Propozimit perëndimor, ministri i Informa-cionit Omran al-Zoubi i është përgjigjur me një “Po” të kushtëzuar thelbësisht: “Pro-jekti ynë kombëtar si qeveri është i qartë,

sepse ne kemi nevojë për Sirinë si një vend të qëndrueshëm, demokratik dhe pluralist, i cili nuk duhet t’i nënshtrohet ndarjes”, tha al-Zoubi sipas agjencisë siriane “Sana”. Forca e Sirisë aktualisht qëndron jo vetëm në dominimin e konfliktit ushtarak me opozitën, por edhe tek mbështetja eventu-ale e Moskës në një riarmatim për të për-balluar goditjet e huaja ajrore. Agjencia ruse Ria Novosti, sqaronte para tri ditësh se opsioni i përfolur i pajisjes së Damaskut me sistemin e mbrojtjes ajrore S-300, do të hiqte çdo mundësi për përsëritjen e ske-narit libian, pra atë të një zone ndalim flu-turimi. Spekullimet për zotërimin e tij nga Damasku, apo mbërritjen e afërt nga Rusia, flasin për përgatitje ushtarake serioze. Kjo pasi sistemi S300, vihet në veprim për pak

minuta dhe është mjaft i avancuar.Arsyet përse Moska e mbështet kaq fort e kaq hapur Sirinë dhe regjimin e Bashar Asadit janë nga në të ndryshmet. Ato kanë të bëjnë sa me gjeopolitikën dhe gje-ostrategjinë e saj në Mesdhe, aq edhe me gjendjen e brendshme të saj dhe me atë çka ndodh në rajonet me shumicë islamike përreth Rusisë, veçanërisht me zhvillimet në Çeceni e në Kaukaz. Por mossgjetja e gjuhës së përbashkët ndërkombëtare mbi Sirinë dhe legjitimitetin e regjimit vrasës të Bashar Al Asadit po e shndërrojnë Sir-inë në banjo gjaku. Deri më tani, sipas të dhënave nga burime të ndryshme, përl-logaritet se kanë humbur jetën 80 000 njerëz dhe kanë lënë shtëpitë rreth 1.2 milionë banorë. S.Z

ShkurtrEpuBlIkA ÇEkE

rusët dhe kinezët prioritet i kundërzbulimit

Çekia vihet nën ombrellën e “mbikqyrjes” së fortë dhe kërkimit operativ të shërbimeve sekrete ruse. Sipas një raporti të Shërbimit çek të Sigurisë dhe Informacionit (BIS), agjentët rusë janë mjaft aktivë në vend dhe ata punojnë nën mbulime të shumta, kryesisht ato të mis-ioneve diplomatike. Një nga qëllimet kryesore që nënvizohet për rritjen e kësaj pranie, është ajo e rivendosjes së kontak-teve të vjetra, por nuk mungon edhe aktivizimi i punës opera-tive që lidhet me sektorin energjetik. Sipas shërbimeve çeke, në vëmendje të agjentëve rusë ka qenë sidomos tenderi për pajisjen e impiantit nuklear Temelin, çka gjithmonë sipas BIS, e bën mbulimin e shërbimit rus dhe të atij kinez të jenë dy prioritete të punës kundërzbuluese në Çeki.

StACIONI hApëSINOr

Sonda Soyuz rikthen ekuipazhin në tokë

Është rikthyer në Tokë, ekui-pazhi i Stacionit Hapësinor. Ulja është bërë me ndihmën e anijes ruse “Soyuz” në bordin e së cilës gjendeshin kozmonau-tët Roman Romanenko, rus, amerikani Thomas Marsh-burn dhe komanduesi Chris Hadfield, kanadez. Ata janë ulur në orën 4.31 në stepat e Kazakistanit në Juglindje të qytetit të Dzhezkazgan. Me mbërritjen në Tokë të tyre përmbyllet misioni 145 ditor duke lënë në bordin e Sta-cionit Hapësinor dy rusë të tjerë dhe një amerikan. Ata kanë nisur që prej shkëputjes së Soyuz, udhëtimin simbo-lik të Ekspeditës 36, pjesë e së cilës ata do të jenë deri në mbërritje në fund të majit të ekuipazhit zëvendësues, mes të cilëve edhe një astronaut italian.

rrEzIku ISlAMIk

Nigeri, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Një krizë e thellë ka përfshirë së fundmi edhe Nigerinë. Presi-denti i këtij vendi Goodluck Jonathan ka shpallur gjendjen e Jashtëzakonshme në tre shtete pas sulmeve vdekjeprurëse të grupeve militante islamike. Sipas asaj që njofton BBC-ja, Jonathan ka adresuar një me-sazh televiziv përmes të cilit ka bërë të ditur se ka autori-zuar ushtrinë që të marrë përgjegjësinë për sigurinë pub-like në shtetet e Adamaëa, Borno dhe Yobe. Po kështu, ai i ka urdhëruar shtimin e trupave që do dërgohen në shtetet verilindore të vendit. Përgjegjës për këto sulme, qeveria e Nigerisë bën grupin islamik Boko Haram, i cili është aku-zuar për pjesën më të madhe të sulmeve të dhunshme ku kanë mbetur të vrarë 2000 njerëz që nga viti 2010.

Page 22: Gazeta impakt nr 2

E Enjte,16 Maj 2013www.impakt.al22

patologjia e kancerit të gjirit, për shtrir-je dhe vdekshmëri, është në vendin e parë midis tumoreve malinjë që prekin seksin femëror. Megjithëse

Europa nuk konsiderohet si zona ku ky lloj tumori ka shtrirjen më të madhe (Amerika e Veriut qëndron në vendin e parë), prapse-prapë, incidenza është tepër e lartë: 300.000 gra sëmuren çdo vit nga kjo patologji në ven-det e BE-së të marrë sëbashku.

Në Shqipëri, statistika e kësaj sëmundjeje flet për rreth 400 raste të rinj çdo vit, shifër kjo tejet shqetësuese në raport me pop-ullsinë femërore të vendit! Karakteristikat e shprehjes së këtij lloj tumori në popullsinë femërore të vendin janë të ngjashme me ato të vendeve të tjerë europianë: raste të rrallë ndër gratë nën 30 vjeç, statistika pëson një rritje vertikale kur u referohet grave nga 40 deri në 50 vjeç, arrin kulmin në kategorinë e grave që gjenden në harkun diku pak para menopauzës e menjëherë pas saj si dhe dhe fillon e bie në grupin e grave që e kanë kaluar këtë periudhë me kohë.

Vijimësia gjenetike e kësaj sëmundjeje është një faktor i njohur. Kjo nuk do të thotë aspak se cilado grua ka familjaritet të ngushtë me kancerin e gjirit do të bjerë patjetër edhe ajo prehë e kësaj sëmundjeje. Trashëgimia e sëmundjes është e lidhur me shprehjen e dy proteinave onkogjene, BCRA1 dhe BCRA2 të cilat gjenden në cromozomën 3 e në atë 17. Statistikisht 5-10 për qind e rasteve kanë si shkak trashëgiminë gjenetike të sëmundjes.

Diagnoza e patologjisë së kancerit të gjirit bëhet normalisht nga mjekët specialistë të cilët, gjatë trajtimeve periodikë të pacienteve të tyre i ndajnë ato në gra me faktorë rrezi-ku dhe gra pa faktorë rreziku. Si në njerën, ashtu edhe në tjetrën kategori observimi i parë është ai i gjendjes simptomatike apo jo-simptomatike të shprehjes së patologjisë. Në shumë raste pacientja nuk ka asnjë sinmp-tomë të caktuar dhe tumori i diagnostikohet gjatë një kontrolli ekografik rutinë. Në raste të tjerë shkohet pikërisht tek mjeku specialist pasi janë vërejtur e ndjerë ndryshime në pro-filin e gjirit dhe në gjendjen sekretive të tij.

Në një qasje të parë bëhet klasifikimi radi-ologjik dhe më pas ai bioptik i kancerit. Nga pikpamja diagnostike, tumori i gjirit klasi-fikohet sipas kriterit klinik BI-RADS i cili varion brenda një shkalle të prestabilizuar nga 1 deri tek 5-a. normalisht, për shkallën fillestare të shprehjes tumorale nuk është e nevojshme të kryhet biopsia, ndërsa është e preferueshme të kryhet menjëherë ndërhyrja kirurgjikale me anë të së cilës hiqet masa e in-deve të tumorizuar duke i çrrënjosur en bloc ato sa më mirë të jetë e mundur nga sipër-faqja e kontaktit me indet në të cilat tumori është instaluar. Biopsia është e udhës të prak-tikohet në lezionet e thella të gjirit apo në ato që janë të vështira për t’i fokusuar e arritur nëpërmjet ekzaminimeve radiologjikë.

Të dhëna më të fundit vërtetojnë se ngac-mimi i tepërt me ago, bisturi apo nëpërmjet instrumentëve të tjerë kirurgjikalë apo ra-diologjikë rrit aftësinë riparuese të vetë tu-morit dhe stimulon faktorët proliferativë të tij, indukton angjiogjenezën dhe mundësitë e metastazizimit.

Para ndërhyrjes kirurgjikale do të ishte e udhës që pacientja e prekur nga kjo sëmund-je t’i nënshtrohet disa ekzaminimeve klinike, të domosdoshme për ndërtimin e një strat-egjie terapeutike afatgjatë dhe efikase. Ndër to, vendin kryesor e zënë ai i tomografisë së

Kanceri i gjirit - parandalimi dhe trajtimi mjeksor

Cilët janë faktorët e njohur që shkaktojnë tumorin e gjirit?

Studime të ndryshme shkencorë kanë kon-statuar se në gratë që janë mbajtëse të një

tjetërsimi të genit BRCA1 rreziku i të prekurit nga kanceri i gjirit është rreth 87%, përkun-drejt jo më shumë se 10 % që vërehet se është sëmundshmëria ndër gratë që kanë famil-jaritet me këtë sëmundje.Rreziku i kësaj kategorie të fundit rritet nëse në familje ka patur më shumë se një person me këtë lloj kanceri.

Mungesa e shtatzanisë apo shtatzania e parë e arritur në një moshë relativisht të madhe, mbi të tridhjetat, shton disi faktorët e rrezikut. Shtatzania në moshë të re, rreth të njëzetave, ul ndjeshëm rrezikun e të sëmuru-rit nga kanceri i gjirit. Po ashtu, menarkia e parakoshme apo menopauza e vonuar konsi-derohen faktorë të rritur të rrezikut. Dhënia e gjirit të porsalindurve është gjithashtu një tregues i rëndësishëm: gratë që nuk mbajnë fiziologjikisht në gji të porsalindurit e tyre kanë inçidenzë më të lartë të kancerit të gjirit në krahësim me gratë që vazhdojnë dhënien e gjirit për një kohë relativisht të gjatë.

Ushqimi është gjithashtu një ndër faktorët e rëndësishëm në etiologjinë e sëmundjes.

Dieta e bazuar në përdorimin e përditshëm të brumrave me miell të rafinuar, të bardhë dhe nw pwrdorimin e yndyrnave me origjinë shtazore është ajo që rrit më shumë faktorët e rrezikut. Obeziteti, sidomos ai i shprehur në moshën e menopauzës, është një faktor i padiskutueshëm rreziku: indet adipozë prod-hojnë vazhdimisht estrogjene të cilët, nga ana e tyre, stimulojnë receptorët përkatës të gjen-drës të gjirit.

Përdorimi për një kohë të gjatë i kontracep-tivëve është po ashtu një rrezik potencial për t’u prekur nga kjo sëmundje.

Më së fundi, por jo për nga rëndësia, mje-disi. Prania e pollucionit të tepruar, e benzen-eve që çlirojnë mjetet automobilistikë, impi-antet industrialë, infiltrimi i pesticideve me të cilët trajtohen frutat dhe perimet, ngarkesat e radiacioneve të ndryshëm (midis të cilave edhe të atyre diagnostikë apo kuruesë si radi-oterapitë e tiroides apo të linfomave), të disa parasitëve, metaleve të rëndë të pranishëm

kompjuterizuar, tomografia kranike edhe në mungesë të plotë simptomash dhe studimi morfofunksional i indeve të butë dhe atyre muskoloskelektrikë. Po ashtu edhe analiza eparametrave që konsiderohen markers tu-moralë është shumë e rëmdësishme.

Në çrrënjosjen kirurgjikale të tumorit të gjirit merret gjithnjë në konsideratë prania apo jo e pozitivitetit për linfonodin e quaj-tur “sentinella”. Në rast pozitiviteti, kirurgu vlerëson, në bazë të arritjeve më të mira të kirurgjisë në këtë fushë, për një ndërhyrje të pjesshme në indet e gjirit apo për një ndërhy-rje më substanciale apo radikale.

Pavarësisht zgjedhjes kirurgjike, ajo që përcakton fatin e mëtejshëm të pacientes së prekur nga kjo sëmundje është pikërisht anal-iza histoimunokimike e lezionit tumoral dhe e linfonodeve të marrë në ekzaminim. Studimi i vëmendshëm i të dy këto indeve ka nxjerrë në pah jo rallëherë diferenca të dukshme për një qasje terapeutike sipas strategjisë së një blloku shumëreceptorial. Kjo do të thotë se studimi histoimunokimik duhet të evidentojë të gjithë tipet e receptorëve të pranishëm, si në indet e gjirit, ashtu edhe në ato të linfonoduleve të marrë si repertë gjatë ndërhyrjesd kirurgjik-ale të kuadrant apo mastektomisë. Kjo si për të evidentuar kuotën somatike, ashtu edhe për atë të neoangjiogjenezës në funksion të të cilave do të përcaktohet më vonë edhe algo-ritmi i duhur terapeutik.

në ujë, në ushqimet e ndryshme, të disa sub-stancave kimike të përdoruira në kozmetikë, si parabenet, etj., nuk bën gjë tjetër veçse shton rrezikun e të sëmururit nga tumori i gjirit.

Mjekimi i kancerit të gjirit bëhet ekskluz-ivisht pranë strukturave publike dhe private të autorizuara. Ai nuk është e nuk mund të jetë kompetencë e asnjë figure tjetër as bren-dapërbrenda sistemit sanitar e ca më pak jashtë këtij sistemi.

Trajtimi parashikon aplikimin e pro-tokolleve të standartizuar dhe të kolauduar në shumë klinika të botës.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, strategjia terapeutike përcaktohet nga specialisti në onkologjinë mjeksore sipas të dhënave të stadimittë sëmundjes (TNM). Sipas të dhë-nave klinike që paraqet pacientja, zgjidhja terapeutike bëhet mbi bazën e algoritmeve të monokimioterapisë, asaj të polikimiotera-pisë, terapisë antireceptoriale, hormonotera-pisë, terapisë me target molekular.

Sofistikimi i teknikave të radioterapisë po hap perspektiva të reja për rritjen e rolit tera-peutik të saj në kurimin e kësaj sëmundjeje dhe të lezioneve në distancë, në inde e organe të tjerë ku ajo mund të ketë proliferuar.

Përsa mund të jenë sofistikuar ndërkohë qasjet terapeutike farmakologjike apo radi-

ologjike, kirurgjia mbetet gjithsesi zgjidhja radikale e kancerit të gjirit.

Riparaqitja apo përhapja në distancë e kan-cerit të gjirit përcakton edhe ineksin e mbi-jetesës dhe cilësinë e jetës së pacientes që e vuan atë. Në shumë raste, kjo sëmundje është rezistente ndaj trajtimeve kimioterapeutike dhe trajtimeve të tjerë radiofarmakologjike. Kjo për shkak se qeliza staminale kanceroze e gjirit paraqet një gjenicitet tumoral të lartë, si karakteristikë biologjike bazë e saj. Duke ui bazuar në të dhenat statistikore, në ko-munitetin mjeksor e atë kërkimor-shkencor, është gjithnjë e më i bashkëndarë opinioni sipas të cilit kimioterapia rezulton efikase në reduktimin e vëllimit të indeve tumoralë: të tjera terapi ndihmojnë kronicizimin, për një farë kohe, të sëmundjes. Protokolle terapeu-tikë më kompleksë mund të rrisin efikasitetin dhe shërueshmërinë.

Për këtë është e nevojshme që të rivlerëso-het domosdoshmëria e hetimit të sa më shumë receptorëve në indet tumoralë dhe në ata linfonoidalë, jo më duke u limituar në hetimin e receptorëve Er/PgR/Her2, por duke u zgjeruar edhe në hetimin e recep-torëve EGFR/Her1, IGFR, CD117/cKIT përsa i përket kuotës qelizore somatike e në VEG-FR, PDGFR, bFGFR përsa i përket kuotës neoangjiogjenetike. Kjo do të sillte rritjen e rrezes së aksionit terapeutik edhe nëpërmjet përdorimit të molekulave të tjera jo domos-doshmërisht vetëm kimioterapeutike.

Qëllimi i arritjes së sinergjive terapeutike të tilla është induktimi i qelizës kanceroze staminale drejt apoptozës(vdekjes së progra-muar).

Aktualisht janë në studim e sipër moleku-la me një aksion të tillë selektiv ndaj qelizës staminale kanceroze, si Sunitinib (e cila reagon ndaj c-Kit), medikamentet demetilu-esë, inibitorët e prolatinës etj, të cilat vepro-jnë ndaj disfunksioneve qelizore te evidenc-uar.

Qëllimi i fundmë multiterapisë së inte-gruar nuk mbetet gjë tjetër veçse remisioni biologjik dhe jo vetëm ai klinik i sëmundjes kanceroze të gjirit.

SHËNDETËSI

Page 23: Gazeta impakt nr 2

E Enjte,16 Maj 2013www.impakt.al 23

Dashi

Demi

Binjakët

Gaforrja

Luani

Peshorja

Akrepi

Shigjetari

Bricjapi

Ujori

Gjatë kësaj jave, do të ndjeni një mungesë qartësie në lidhje me marrdhëniet tuaja të punës, prandaj duhet që të tregoni sa më shumë kujdes. Ndërsa në lidhje me çështjet e zemrës, nëse jeni single, një person do shfaqet i dashuruar me ju.

Do t’ju paraqiten mundësi të reja në lidhje me profesionin, ku do mund të shfaqni më të mirën e vetes suaj. Jeni tip pragmatist dhe këtë do ta tregoni edhe gjatë javës. Në dashuri, partneri do të bëjë gjithçka për ju.

Deri në datën 26 maj, do të jeni i mbikqyrur nga eprorët tuaj prandaj duhet që të tregoni edhe më shumë kujdes, teksa punoni. Më tej, pas kësaj date, mund të merrni propozime interesante.

Lumturia do të shkëlqejë për ju gjatë ditës së sotme në planin sentimental. Ndërsa në aspektin profesional, duket se gjërat nuk do të shkojnë edhe aq mbarë për ju, por do të ndesheni me peripecira rrugës.

Të mbushur plot me entuziazëm, do të ndesheni me dëshirën për të jetuar intensivisht gjatë kësaj jave. Në sfond, një fundjavë e lumtur me partnerin tuaj. Kurse në aspektin financiar, do të keni disa përfitime të reja.

Kujdes me sipërmarrjet që mund të ndërmerrni gjatë kësaj jave, qofshin ato të planit profesional, por edhe të planit sentimental. Sidomos me ato, të aspektit financiar, pasi paraqiten me mjaft rreziqe.

Virgjëresha

Ndryshimet e shpeshta të humorit që do të shfaqni gjatë kësaj jave, do të jenë mjaft shqetësuese për partnerin, prandaj kini kujdes që të mos e mërzisni aspak atë. Do ishte mirë t’i shmangnit debatet me të këto ditë.

Kujdes gjatë kësaj jave me debatet apo keqkuptimet e ndryshme familjare që mund t’ju ndodhin. Do të keni ndërkaq, një realizim të objektivave apo projekteve që i keni vënë si detyrë vetes suaj. Duhet të gëzoheni.

Gjatë kësaj jave, do të keni një diskutim fryt-dhënës me partnerin, mbi të ardhmen tuaj. Do të përfshiheni gjithashtu, edhe në biseda apo sipërrmarrje mjaft pozitive me të tjerët. Në sektorin e punës, do jeni impenjativ.

Mos u frikësoni nga asnjë gjë gjatë kësaj jave, pasi gjërat do të shkojnë ashtu siç e keni parashikuar. Teksa, propozime interesante ju mbërrijnë në aspektin profesional, duke ju bërë që të mendoheni për zgjedhjet.

Një klimë e re shfaqet në horizonin tuaj duke ju dhuruar ngjarje të reja si edhe shanse që duhen shfrytëzuar. Propozime interesante në të njëjtën kohë. Kjo vlen të thuhet, edhe për aspektin tuaj sentimental.

Gjatë kësaj jave, duhet të keni më shumë kujdes ndaj gjërave të cilat do të shfaqen para në rrugën tuaj. Duke ju futur në mendime. Dhe duke ju bërë më reflektues për jetën në tërësi dhe risitë e saj që shfaqen befas..

Peshqit

Horoskopi

Tirana kulturore 9 maj- 16 maj 2013

ÇFArë OFrON kryEqytEtI Në FuNdjAvë, AktIvItEtEt

Festivali i 66-të i Filmit të Kanës ka ngritur siparin e tij, për të qëndruar i hapur deri në datën 26 Maj. Një galeri galante e vërtetë filmash, aktorësh dhe ngjyrash të kinematografisë botërore ...

FOtOlAjM

datat: premierë - 16, 17, 18, 19 maj 2013

data: Së shpejti

datat: 18, 20, 22 maj 2013, ora 19ºº

data: duke nisur që nga 17 maji 2013

tEAtrI kOMBëtArShfaqja: “Skica për dramë, konflikt dhe personazhe”

kINEMA “IMpErIAl”

FIlMI: StAr trEk INtO dArkNESS

tEAtrI I OpErëS dhE BAlEtItShfaqja: “don Giovanni”

kINEMA “MIllENIuM”Filmi: the Great Gatsby

Zhanri: Shfaqje skenike e një standardi ndryshe

Zhanri: Aksion

Zhanri: Opera gazmore

Zhanri: Novelë, Dramë

Page 24: Gazeta impakt nr 2

E Enjte,16 Maj 2013www.impakt.al24 reKlAmA

ALOE VERA

Medica – Tiranë – Tel. 042345189email: [email protected]

Që nga sot i disponueshëm eskluzivisht pranë: