edukimi muzikor 4 - erik botimeerikbotime.com/web/images/stories/libra_mesuesi/muzika4.pdf · 1...

54
1 Edukimi muzikor 4 Libër mësuesi Për klasën e katërt të shkollës 9-vjeçare

Upload: dinhhanh

Post on 21-Feb-2019

328 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

1

Edukimi muzikor

4

Libër mësuesi

Për klasën e katërt të shkollës 9-vjeçare

2

3

Përmbajtja e lëndës

Linja: Këndim 10Mësimi 1: “Himni i Flamurit” 10

Linja: Mësimi i këngës dhe bazat e arsimit muzikor 13Mësimet 2-3. “Tring zilja” 13

Linja: Loja në instrument 15Mësimi 4: Instrumentet me goditje 15

Linja: Mësimi i këngës 17Mësimet 5-6 “Bilbili dhe gjinkalla” 17

Linja: Bazat e arsimit muzikor 21Mësimi 7: Masa 2/4 21

Linja: Shprehje dhe mendimi muzikor 23Mësimi 8. Shprehje dhe krijim muzikor 23

Linja: Mësimi i këngës 25Mësimet 9-10 “Erdhi Viti i Ri” 25

Linja: Të luajmë në instrumente 27Mësimi 11: “Të ndërtojmë instrumente me goditje” 27

Linja: Dëgjim muzikor 30Mësimi 12: Dëgjim muzikor 30Vepra muzikore nga Bethoven, Shubert dhe Aleksandër Peçi 30

Linja “Këndim” 33Mësimet 13-14 Kënga “Për mëmëdhenë” 33

Linja Bazat e arsimit muzikor 35Mësimi 15. Masa 3/4 35

Linja: Mësimi i Këngës 37Mësimi 16-17. Kënga “Partizani i vogël” 37

Linja: Shprehje dhe krijim muzikor 38Mësimi 18. Të vizatojmë figurat sipas notave 38

4

Linja: Të mësojmë këngën 39Mësimi 19-20: Kënga “Kam një mik kam një shok” 39

Linja: Bazat e arsimit muzikor 41Mësimi 21: Masa 4/4 41

Linja: Mësimi i këngës 43Mësimi 22 - 23: Kënga “Katra mbeti pa shtëpi” 43

Linja: Dëgjim muzikor 45Mësimi 24: Dëgjim muzikor 45

Linja: Mësimi i këngës 47 Mësimi 25-26: Kënga “Jingle bells” 47

Linja: Shprehje dhe krijim muzikor 49Mësimi 27: Shprehje dhe krijim muzikor 49

Linja: Bazat e arsimit muzikor 50Mësimi 28: Vetitë e tingullit dhe timbrit 50

Linja: Mësimi i këngës 52Mësimi 29-30: Kënga “Kur shikoj një yll” 52

5

Plan

i mës

imor

“Edu

kim

i muz

ikor

4”

Nr.

Linj

a

Orë

t O

bjek

tivat

Te

ma

Mje

tet m

ësim

ore

dida

ktike

1Kë

ndim

i 1

Të k

ëndo

ni b

ukur

“H

imni

n e

Flam

urit

”“H

imni

i Fl

amur

it”

mag

neto

fon,

kas

etof

on, C

d pl

ayer

.

2 32

• të

kën

dojn

ë kë

ngën

sol

o dh

e në

kor

r, du

ke q

ëndr

uar

drej

t,

duke

kën

duar

me

pak

zë (p

a bë

rtitu

r) d

he d

uke

shqi

ptua

r m

irë fj

alët

e te

kstit

. -t

ë ku

ptoj

në a

nën

eduk

ative

të te

kstit

.-T

ë da

llojn

ë tin

gujt

nga

zhu

rmat

.

Trin

g Zi

lja

mag

neto

fon,

kas

etof

on, c

d pl

ayer

4Lu

ajtj

e në

in

stru

men

t 1

• të

iden

tifiko

jnë

inst

rum

ente

t me

godi

tje;

• të

për

dori

n in

stru

men

tet t

rupo

re;

• të

ndë

rtoj

në s

istr

ën;

• të

sho

qëro

jnë

këng

ët q

ë ka

në m

ësua

r m

e in

stru

men

te

trup

ore.

Inst

rum

ente

m

e go

ditj

e m

agne

tofo

n, k

aset

ofon

, cd

play

er, m

jete

të n

drys

hme

për

ndër

timin

e in

stru

men

teve

me

godi

tje

5 6Kë

ndim

i 2

• të

kën

dojn

ë kë

ngën

“Bi

lbili

dhe

gjin

kalla

”;•

ta in

terp

reto

jnë

atë

solo

dhe

kor;

• ta

sho

qëro

jnë

me

inst

rum

ente

të n

drys

hme

me

godi

tje;

të tr

egoj

në s

henj

at m

uzik

ore

që q

uhen

not

a.

Bilb

ili d

he

gjin

kalla

m

agne

tofo

n, k

aset

afon

, cd

play

er, i

nstr

umen

te p

erku

sion

i të

ndë

rtua

ra n

ga n

xënë

sit,

fle

tore

muz

ike

me

laps

a

7Ba

zat e

ar

sim

it m

uzik

or

1•

të p

ërca

ktoj

në n

drys

him

in m

idis

rro

kjev

e të

ndr

yshm

e;•

të tr

egoj

në li

dhje

n e

thek

sit t

ë fja

lëve

me

ritm

in m

uzik

or;

• të

japi

n ka

rakt

eris

tikat

e m

asës

muz

ikor

e dh

e ri

tmit

2/4.

Mas

a 2/

4 m

agne

tofo

n, k

aset

afon

, cd

play

er, i

nstr

umen

te p

erku

sion

i të

ndë

rtua

ra n

ga n

xënë

sit,

fle

tore

muz

ike

me

laps

a ta

bela

ilus

trua

r

8Sh

preh

je

dhe

kriji

m

muz

ikor

1•

të in

terp

reto

jnë

këng

ën “

Bilb

ili d

he g

jinka

lla”

buku

r, m

e nd

jenj

ë dh

e m

e im

agjin

atë;

• të

për

cakt

ojnë

dis

a ng

a ka

rakt

eret

e k

ëngë

ve a

po v

epra

ve

artis

tike,

siç

ësh

të p

.sh.

poe

zia.

Shpr

ehje

dhe

kr

ijim

muz

ikor

M

agne

tofo

n, K

aset

ofon

, Cd-

play

er, t

abel

a di

dakti

ke

9 10Kë

ndim

i 2

• të

inte

rpre

toni

me

ndje

një

këng

ën k

oral

e “E

rdhi

Viti

i Ri

”;•

të p

ërga

titen

i për

fest

ën e

buk

ur të

fund

vitit

.Er

dhi V

iti i

Ri

Mag

neto

fon,

Kas

etof

on, C

d-pl

ayer

, pos

tera

për

Viti

n e

Ri,

letr

a m

e ng

jyra

, ngj

itëse

6

11Lu

ajtj

e në

in

stru

men

t 1

• të

ndë

rton

i me

mje

te të

thje

shta

dis

a in

stru

men

te m

e go

ditj

e;

• t’

i për

dorn

i ato

thek

sim

in r

itmik

të k

ëngë

ve të

mës

uara

;

• të

treg

oni n

otën

DO

pent

agra

m.

Të n

dërt

ojm

ë in

stru

men

te

me

godi

tje

Mag

neto

fon,

Kas

etof

on, C

d-pl

ayer

, mje

te të

ndr

yshm

e dr

uri,

plas

tike

e m

etal

ike

për

përg

atitj

en e

inst

rum

ente

ve,

tabe

la il

ustr

uese

12D

ëgjim

m

uzik

or

1•

të n

xirr

ni ti

pare

t muz

ikor

e të

vep

rave

të s

hqua

ra m

uzik

ore;

• të

imag

jinon

i figu

rat a

rtisti

ke q

ë na

ngj

allin

ato

;•

të d

allo

ni ti

nguj

t e in

stru

men

teve

të n

drys

hme

muz

ikor

e.

Dëg

jim

muz

ikor

M

agne

tofo

n, K

aset

ofon

, Cd-

play

er, t

abel

a ilu

stri

mes

h të

nd

rysh

me,

foto

arti

stike

ndry

shm

e

13 14Kë

ndim

i 2

• të

për

shkr

uani

rre

than

at h

isto

rike

të c

ilat u

kri

jua

dhe

u kë

ndua

ajo

;•

të re

spek

toni

rre

gulla

t e fr

ymëm

arrj

es d

he ta

dal

loni

atë

par

titur

ë.

Për

Mëm

ëdhe

Mag

neto

fon,

Kas

etof

on, C

d-pl

ayer

, tab

ela

ilust

rim

esh

ndry

shm

e, fo

to a

rtisti

ke n

ga

ngja

rjet

e k

ohës

15Ba

zat e

ar

sim

it m

uzik

or

1•

të d

allo

ni r

itmin

3/4

, duk

e sh

quar

thek

sin

e fo

rtë

në fi

llim

çdo

tri l

ëviz

jeve

;•

të id

entifi

koni

not

at R

e dh

e M

i.

Mas

a ¾

m

agne

tafo

n, k

aset

afon

, cd

play

er, i

nstr

umen

te p

erku

sion

i të

ndë

rtua

ra n

ga n

xënë

sit,

fle

tore

muz

ike

me

laps

a ta

bela

ilus

trua

r

16 17Kë

ndim

i 2

• të

kën

doni

kën

gën

“Par

tizan

i i v

ogël

”;•

të d

allo

ni r

itmin

3/4

;•

të s

hkru

ani n

ë pe

ntag

ram

not

at F

a dh

e So

l.

Parti

zani

i vo

gël

mag

neto

fon,

kas

etof

on, c

d pl

ayer

18Sh

preh

je

dhe

kriji

m

muz

ikor

1•

të p

ërsë

risn

i not

at q

ë ke

mi m

ësua

r si

dhe

ritm

et 2

/4 d

he3/

4, d

uke

ngjy

rosu

r fig

ura

të n

drys

hme.

Të v

izat

ojm

ë fig

urat

sip

as

nota

ve

19 20Kë

ndim

i 2

• të

mës

oni k

ëngë

n “K

am n

jë m

ik e

kam

një

sho

k”;

• ta

inte

rpre

toni

atë

buk

ur d

he m

e nd

jenj

ë.Ka

m n

jë m

ik e

ka

m n

jë s

hok

mag

neto

fon,

kas

etof

on, c

d pl

ayer

21Ba

zat e

ar

sim

it m

uzik

or

2•

të p

ërca

kton

i ritm

in 4

/4, d

uke

dallu

ar th

eksi

n e

fort

ë në

fil

lim të

kat

ërlë

vizj

eve

dhe

thek

sin

gjys

të fo

rtë

në lë

vizj

en e

tret

ë.•

të s

hkru

ani n

ëpen

tagr

am d

he të

treg

oni n

ë ta

stier

ë no

tat

La d

he S

i.

Mas

a 4/

4

7

22 23Kë

ndim

i 2

• të

inte

rpre

toni

kën

gën

“Kat

ra m

beti

pa s

htëp

i”;

• të

për

sëri

tni m

asat

ritm

ike

2/4,

3/4

dhe

4/4

.Ka

tra

mbe

ti pa

sht

ëpi

mag

neto

fon,

kas

etof

on, c

d pl

ayer

24D

ëgjim

m

uzik

or

1•

të d

ëgjo

ni m

uzik

ën d

he të

zhv

illon

i im

agjin

atën

lind

nga

emoc

ione

te

tingu

jve

muz

ikor

ë.•

të d

allo

ni d

isa

nga

vepr

at e

muz

ikës

son

ë dh

e as

aj

botë

rore

.

Dëg

jim

muz

ikor

M

agne

tofo

n, K

aset

ofon

, Cd-

play

er, t

abel

a ilu

stri

mes

h të

nd

rysh

me,

foto

arti

stike

ndry

shm

e

25 26Kë

ndim

2

• të

inte

rpre

toni

kën

gën

“Jin

gle

bells

”•

të k

ëndo

ni m

e in

tona

cion

të p

astë

r du

ke e

sho

qëru

arkë

ngën

me

inst

rum

ente

me

godi

tje.

Jingl

e Be

lls

mag

neto

fon,

kas

etof

on, c

d pl

ayer

27Sh

preh

je

dhe

kriji

m

muz

ikor

1•

të k

ëndo

ni k

anon

in e

mëp

osht

ëm d

uke

e le

xuar

atë

me

nota

.Sh

preh

je d

he

kriji

m m

uzik

or

28Ba

zat e

ar

sim

it m

uzik

or

1•

të p

ërku

fizon

i se

ç’ës

htë

timbr

i;•

të re

nditn

i veti

të e

ting

ullit

;•

të in

sken

oni n

ë kl

asë

pjes

ën e

dhë

në n

ë te

kst.

Vetit

ë e

tingu

llit d

he

timbr

i

29 30Kë

ndim

2

Kur

shik

oj n

yll

mag

neto

fon,

kas

etof

on, c

d pl

ayer

31O

rë e

lirë

32O

rë e

lirë

33O

rë e

lirë

34O

rë e

lirë

35O

rë e

lirë

8

9

Lënda e “Edukimit muzikor 4” zbulon dhe zhvillon përvojën dhe talentin e nxë-nësve, duke ndërthurur përvojën e tyre personale me njohuritë që do të marrin

gjatë zhvillimit të kësaj ore mësimi. Programi i lëndës së “Edukimit muzikor 4” do të zhvillohet në 35 javë mësimore, përgjatë gjithë vitit shkollor. Në tema të veçanta muzika integrohet edhe me lëndë të tjera, meqenëse edhe mësuesi që zhvillon lëndën është njohës i mirë i tërësisë së programit të klasës.

Mësimi i muzikës në klasën e katërt të arsimit 9-vjeçar synon t’i aftësojë nxënësit për të përjetuar dhe për t’u shprehur nëpërmjet muzikës, duke shprehur nëpërmjet saj, botën e tyre emocionale.

Linjat e paraqitura në program ndërthuren me njëra-tjetrën për të realizuar sa më mirë objektivat e vendosura në programin e miratuar nga MASH. Në tekst është ruajtur strukturimi i orëve të linjave, të cilat janë ndërthurur me njëra-tjetrën për të realizuar sa më mirë objektivat e programit dhe për t’i ardhur në ndihmë nxënësve për përvetësimin hap pas hapi të njohurive të reja, sipas shkallës së vështirësisë.

Linjat Sasia e orëve Këndimi 19 orë Bazat e arsimit muzikor 4 orë Dëgjim muzikor 2 orë Luajtje në instrument 2 orë Shprehje dhe krijim muzikor 3 orë Orë të lira 5 orë

Ky libër i vjen në ndihmë mësuesit me anë të njohurive shtesë dhe zbërthimit shken-cor të mësime.

Autorët

10

Linja: Këndim

Mësimi 1: “Himni i Flamurit”

Në përfundim të mësimit nxënësi/sja do të jetë i/e aftë: • të tregojë rëndësinë e Himnit të Flamurit; • të recitojë fjalët e himnit tonë; • të këndojë bukur në kor melodinë e “Himnit të Flamurit”.

Mjete mësimore didaktike: magnetofon, kasetofon, Cd-player.

Njohuri për mësuesinTë gjitha shtetet dhe kombet, historikisht kanë pasur dhe kanë një himn, i cili për-

doret në ato momente solemne, festive kombëtare të garave ndërkombëtare sportive, në momentet e vizitave të përfaqësuesve të shtetit në vende të ndryshme. Pra, është simbol i kombit apo i shtetit.

Të gjitha himnet kombëtare të kombeve kanë karakter marcial, ndërtohen mbi muzikën dhe tekstet e autorëve të shquar dhe personifikojnë idealet më të larta të forcimit të ndjenjave kombëtare të unitetit të bashkëkombësve. Pra, himni është një element i rëndësishëm i krenarisë kombëtare. Për këtë arsye, në të gjitha tekstet e “Edukimit muzikor”, për të gjitha klasat, nga programi i Ministrisë së Arsimit është vendosur himni kombëtar.

Himni ynë kombëtar është kompozuar nga kompozitori rumun Ciprian Po-rumbeszku, me fjalët e Asdrenit.

Një vështrim historik i himneve kombëtare Himni i parë kombëtar, fillimisht, filloi të popullarizohej në Angli, nga mesi i

shekullit XVIII. Në fakt, himne ka pasur edhe përpara kësaj kohe, por rëndësia dhe kuptimi i tyre nuk ka qenë në këtë shkallë kaq të rëndësishme, së cilës i referohemi ne sot, pasi askush nuk e mendonte se ky lloj formimi i ri muzikor do të përfaqësonte një nga gjetjet gjeniale të të shprehurit të shpirtit të popujve.

Data e himnit të parë kombëtar i përket vitit 1572, “Wilhelmus van Nassouwe”, i cili është himni i Holandës. Historia e formimit të himneve kombëtare, në vende të ndryshme është e ndryshme.

Historiku i krijimit të himnit tonë kombëtarDihet se poeti i madh Lasgush Poradeci e ka përshkruar dhe botuar i pari

historinë e krijimit të himnit tonë. Në punimin “Himni kombëtar”/ “Flamurit pranë të bashkuar dhe gjeneza e tij”, L. Poradeci bëhet kështu edhe rrëfyesi kryesor për këtë ngjarje madhore. Në rrëfimin e tij të tërheq vëmendjen një hollësi. Kjo hollësi lidhet

11

me faktin e thjeshtë se, askush në ato çaste historike për Shqipërinë nuk mendonte se ajo këngë, e ngritur dhe e kënduar për të parën herë nga kori i kolonisë shqiptare të Bukureshtit do të ishte himni i ardhshëm. Ja ç’thotë Lasgushi: “…me fjalë të tjera, himni nuk u përgatit me qëllimin e posaçëm që të shërbejë si Himn Kombëtar, të përmbushë misionin e shenjtë të këngës simbolike zyrtare të popullit”.

Nga këto radhë, por edhe nga zhvillimi i mëtejmë i historisë së Shqipërisë, vëmë re se në kushtet kur nuk kishte shtet shqiptar ishte e vështirë që dikush të mendonte për himnin kombëtar. Shumë vite më vonë, poeti i shquar Migjeni shkroi poezinë me titull “Kënga që s’kuptohet”, kushtuar melodisë sonë kombëtare. Lidhur me fjalët e himnit, dihet se në asnjë vend të botës nuk gjejmë ndonjë himn kombëtar, i cili t’i kushtohet një simboli të tillë kombëtar si flamurit.

Poezia e plotë e “Betimi mi flamur” (Himni patriotik), e shkruar dhe e publikuar nga Asdreni në vitin 1908, është kjo:

Rreth flamurit të përbashkuar me një dëshir` e një qëllim, të gjith` atij duk` ju betuar të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ay largohet që është lindur tradhëtor, kush është burrë nuk frikohet, po vdes, po vdes si një dëshmor!Në dorë armët do t`i mbajmë të mbrojmë atdhenë më çdo kënt, të drejtat tona ne s`i ndajmë; këtu armiqtë s`kanë vënt. Se Zoti vetë e tha me gojë që kombe shuhen përmi dhè, po Shqipëria do të rrojë; për të, për të luftojmë ne!O flamur, flamur, shenj` e shenjtë, te ty betohemi këtu, për Shqipërin` atdhen` e shtrenjtë, për nder` edhe lavdimn` e tu. Trim, burrë quhet dhe nderohet Atdheut kush iu bë theror; për jet` ay do të kujtohet mi dhet, mi dhe si një shenjtor!

Këto fjalë, sigurisht janë shqipëruar në gjuhën e sotme letrare.

Zhvillimi i mësimitËshtë e nevojshme që, së pari, fëmijëve t’u mësohen fjalët e himnit, por ka edhe

12

metoda sinkretike, të cilat kërkojnë njëherazi mësimin e fjalëve dhe të melodisë në segmente të veçanta muzikore, të cilat përputhen me vargjet e tekstit.

Për vështirësinë e veçantë që paraqet ky proces te nxënësit e klasës IV, për arsye të intervaleve të mëdha dhe kalimeve të vështira melodike, së pari, duhet këmbëngulur në fiksimin e saktë të ritmit muzikor. Kështu, mësuesi, përpara se t’u mësojë fëmijëve melodinë, mund t’u fiksojë atyre leximin e fjalëve, së bashku me ritmin:

Do të ishte e udhës që, pasi nxënësit të mësonin ritmikën muzikore, së bashku me fjalët të fillonin të mësonin melodinë, mundësisht të ekzekutuar së pari nga mësuesi me ndonjë instrument: tastierë, fizarmonikë, violinë etj.

Pas mësimit të himnit mund të këndohen edhe këngë të tjera, për ta bërë mësimin më të larmishëm.

Në përfundim, do të ishte mirë që himni të këndohej në klasë mbi bazën muzikore të orkestruar dhe nga një aparat regjistrimi.

Vlerësimi Mësuesi vlerëson nxënësin më të mirë apo një grup nxënësish, duke stimuluar

seriozitetin, por edhe aftësinë e të kënduarit bukur.

13

Linja: Mësimi i këngës dhe bazat e arsimit muzikor

Mësimet 2-3. “Tring zilja”

Në përfundim të orëve të mësimit nxënësi/sja do të jetë i/e aftë: • të kuptojë anën edukative të tekstit;• ta këndojë këngën solo (vetëm) apo në kor;• të respektojë pozicionin e rregullt të trupit;• t’i shqiptojë mirë fjalët e tekstit;• të dallojë tingujt nga zhurmat.

Mjete mësimore didaktike: magnetofon, kasetofon, Cd-player.

Informacion për mësuesin Kënga “Tring zilja” është një këngë që ka mbetur në repertorin më të mirë të

këngëve të kësaj moshe. Autorët e kësaj kënge janë autorë të shquar, të cilët kanë dhënë ndihmesë të rëndësishme në krijimin e këngës për fëmijë, por edhe në shumë gjini muzikore dhe poetike të artit tonë.

Limos DizdariLimos Dizdari ka lindur në vitin 1942. Që në fëmijëri filloi të merret me muzikë.

Më pas studion në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), në klasën e kompozitorit Çesk Zadeja, duke shkruar në diplomë Simfoninë Nr 1. Pas një qëndrimi të shkurtër në rrethin e Sarandës, në vitin 1974 emërohet kompozitor në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Në këtë institucion shkruan mjaft muzikë për filmat e kohës, por, njëkohësisht, merret edhe me gjini të tjera muzikore, që nga kënga e lehtë e deri me veprat simfonike, të muzikës së dhomës, tablotë koreografike dhe vepra të tjera. Për aktivitetin e tij të pasur artistik, në këto vite i akordohet titulli “Artist i Merituar”. Pas viteve 90 përfshihet plotësisht në politikë dhe zgjidhet deputet i parlamentit de-mokratik shqiptar. Vitet e fundit është vendosur në qytetin e Ksamilit, në të cilin ka hapur një teatër artistik, ku zhvillon aktivitete të suksesshme muzikore e artistike.

Gjikë Kurtiqi, shkrimtar dhe poet i shquar shqiptar, është aktivizuar edhe me re-alizimin e skenarëve të ndryshëm për filmat shqiptarë (Ëndërr për një karrige) (1984).

Kënga “Tring zilja” është një këngë shumë e thjeshtë, në pikëpamjen muzikore, dhe e përshtatshme për moshat e kësaj klase. Në mënyrë artistike, kënga trajton temën e shfrytëzimit të kohës, e përcjellë kjo nga muzika e një karakteri të gëzuar e me ndjeshmëri të lartë. Vendosja e kësaj melodie në tonalitetin origjinal nuk do të thotë që mund të mos këndohet edhe në një testurë më poshtë, si në vijim:

Zhvillimi i mësimitSë pari, do të ishte e udhës që nxënësit ta dëgjonin këngën në regjistrimin origji-

nal, për të ndjerë karakterin, harmoninë dhe bukurinë e saj. Më pas, do të ishte mirë të mësohej teksti sipas ritmit muzikor të këngës; vetëm kështu do të bëhej e mundur mësimi i melodisë në fraza, për të arritur rezultatet e dëshiruara. Kënga është e ndër-

14

tuar në një mënyrë të tillë, që mund të këndohet edhe nëpërmjet alternimit të një nxënësi solist dhe grupit të gjithë nxënësve në kor. Kjo ndarje mund të bëhet midis strofës dhe refrenit (refreni fillon në masën e 14-të të këngës) ose të përsëritet edhe strofa edhe refreni; së pari, nga solisti e më pas nga kori.

Tingujt dhe zhurmatDallimi i tingujve nga zhurmat dhe anasjelltas është një nga qëllimet e këtij mësi-

mi. Nëpërmjet shembujve të shumtë, mësuesi duhet ta shpjegojë këtë dallim; për këtë mund të përdorë fotografi të printuara, elemente të ndryshme tingëllore, si dhe mjete konkrete, për ta bërë mësimin më të kuptueshëm për nxënësit.

Mësuesi duhet të dijë se tingujt janë vibrime të rregullta, të cilat prodhojnë një tingull me frekuencë të përcaktuar apo që mund të jetë i njëjtë me një nga tingujt e tastierës së pianos. Nga ana tjetër, zhurmat janë vibrime të çrregullta apo bashkime të parregullta të shumë tingujve të ndryshëm dhe që nuk mund të përcaktohen me një apo me ndonjë nga tingujt e tastierës së pianos.

Sigurisht, mund të shfrytëzohen edhe fotot e tekstit, të cilat duhet të shtohen nga vetë mësuesi. Mjete të tilla të thjeshta deri te më të ndërlikuarat mund të jenë:

1. përplasja e gurëve; 2. përplasja e dy mjeteve metalike;3. zhurma të ndryshme, që mund të ilustrohen nga magnetofoni.

Si dhe mjete tingëllore, të tilla si1. fyelli; 2. tinguj nga tastiera;3. zile të ndryshme;4. celular;5. regjistrime nga magnetofoni i instrumenteve të ndryshme.

Kërkesë parësore e mësimit duhet të bëhet dallimi i tingujve nga zhurmat edhe nëpërmjet aktivizimit dhe shembujve që mund të japin vetë nxënësit në klasë.

Në rubrikën “Mësoni se...” mësuesi duhet t’ua shpjegojë nxënësve rëndësinë e zërit njerëzor, si një nga instrumentet më të vjetra e më të përkryera muzikore, si dhe mësimin e termave soliste dhe kor. Sqarimi i këtyre termave duhet bërë konkre-tisht, nëpërmjet ekzekutimit të këngës dhe alternimit të saj nga solisti dhe kori, siç e shpjeguam edhe më sipër.

Vlerësimi Vlerësimi konsiston në veçimin e të kënduarit apo të zërave më të bukur të klasës, ashtu sikurse edhe shembujve të saktë të tyre, në dallimin e tingujve nga zhurma.

Shpjegimi Mësimi i këngës dhe sqarimi i termave tinguj, zhurma, solist dhe kor do të realizohen së bashku në dy orë mësimi, duke i lënë mësimit të këngës hapësirë më tepër se një orë mësimore.

15

Linja: Loja në instrument

Mësimi 4: Instrumentet me goditje

Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të shquajë apo të identifikojë instrumentet me goditje apo siç quhen ndry-

she, instrumentet e perkusionit;• të ndërtojë disa instrumente me goditje;• të mësojë përdorimin e ndonjë instrumenti apo të disa instrumenteve;• të arrijë të shoqërojë me instrumente trupore këngët që ka mësuar deri tani.

Mjetet mësimore didaktike: magnetofon, kasetofon, Cd-player, mjete të ndryshme për ndërtimin e instrumenteve me goditje.

Njohuri për mësuesinInstrumentet me goditje apo perkusive janë ato instrumente që i nxjerrin tingujt

e tyre nga vibrimi i trupit të tyre të ngurtë apo nga lëkura e tendosur (e bagëtive të ndryshme).

Në grupin e instrumenteve të perkusionit, historikisht, së pari, janë përdorur të ashtuquajturat mjete trupore: trokitja e duarve, e tokës me këmbë, e këmbëve me duar, goditjet e gjoksit etj. Duke hedhur një vështrim që nga lashtësia, në fazat e para të zhvillimit të njeriut, instrumentet trupore janë përdorur si mjete të spikatura në realizimin e këngëve dhe valleve rituale, që lidheshin me besimin e këtyre popujve dhe me kërkesat e tyre.

Me instrumentet trupore është marrë mjaft shkenca e entno-muzikologjisë, e cila na mëson se ato ishin instrumentet e para në fazat fillestare të zhvillimit të qenies humane. Edhe sot, në fise të ndryshme të këtij stadi zhvillimi, vërehen ekzekutime të ndryshme të mjeteve trupore.

Qëllimi i mësimit është që nxënësit t’i marrin njohuritë e para mbi ritmin, rëndësi-në e tij në muzikë dhe të aktivizohen aktivisht. Së pari, duke përdorur trokitjen e du-arve të gishtërinjve apo të këmbëve me duar, në shoqërimin e thjeshtë të këngëve, ata duhet të kuptojnë se ritmika muzikore përmban theksime të modeleve të ndryshme, të cilat mund të realizohen nëpërmjet mjeteve trupore.

Në tekstin mësimor është menduar realizimi i thjeshtë i sistrës, në përdorimin perkusiv të shumë këngëve tona popullore, por edhe në muzikën e lehtë.

Sipas rrethanave, mësuesi mund të përzgjedhë edhe ndërtimin e ndonjë instru-menti tjetër, si për shembull, ndërtimin e zileve të ndryshme, të triangolos, të dajres etj.

Zhvillimi i mësimitMësimi duhet filluar nga shpjegimi konkret i instrumenteve me goditje, nga

të kuptuarit e asaj pjese të tyre që quhen instrumente trupore dhe aplikimi i tyre

16

konkret në klasë. Nxënësit duhet të stimulohen të realizojnë performanca të shkurtra të ritmikave të ndryshme, edhe si mjet për zhvillimin e ndjenjës së tyre ritmike. Ky qëllim mund të bëhet nëpërmjet duartrokitjeve, kërcitjes së gishtave apo përplasjes së këmbëve.

Së dyti, mësuesi duhet të organizojë ndërtimin e një instrumenti të thjeshtë perku-siv apo sistrës, duke u munduar t’i aktivizojë të gjithë nxënësit në grupe të ndryshme edhe nëpërmjet pyetjeve individuale.

Këto pyetje mund të qëndrojnë në krijimin e një liste të shkurtër me instrumente perkusioni, për të arritur qëllimin që nxënësit ta kuptojnë karakterin e tyre të përgjith-shëm; pra, karakteristikat e tyre të përbashkëta.

Listës së instrumenteve të perkusionit, e cila është vendosur në tekstin muzikor, mund t’i shtohen edhe mjaft instrumente të tjera nga muzika folklorike e zonës apo nga shumëllojshmëria e instrumenteve të tilla, që përdoren në muzikën e sotme.

Me këtë rast, mësuesi duhet të sqarojë dallimet e instrumenteve të perkusionit nga instrumentet e tjera muzikore, duke organizuar një garë mes grupeve të klasës, të cilat do të përcaktonin, nga njëra anë instrumentet e perkusionit dhe, nga ana tjetër, instrumentet tingëllore muzikore, si për shembull: pianoja, violina, fizarmoni-ka, fyelli, trompa, klarineta etj.

Në fund të orës së mësimit mësuesi mund të bëjë një përmbledhje të njohurive të mësuara, si dhe një rikujtim të këngës “Tring zilja”.

Kënga “Tring zilja” është një këngë shumë e përshtatshme për t’u shoqëruar me instrumente trupore ose perkusioni, të ndërtuara në klasë, jo vetëm për veçoritë e tekstit të saj, por edhe për karakteristikat tingëllore të këngës.

VlerësimiGjatë aktivizimit në orën muzikore, si dhe në këndimin e këngës “Tring zilja” apo

të ndonjë repertori tjetër muzikor, mësuesi duhet të vlerësojë nxënësin apo grupin e nxënësve më të mirë.

17

Linja: Mësimi i këngës

Mësimet 5-6 “Bilbili dhe gjinkalla”

Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• ta këndojë bukur këngën “Bilbili dhe gjinkalla”;• ta interpretojë atë solo dhe në kor; • ta shoqërojë me instrumente të ndryshme dhe të përshtatshme perkusioni;• të dallojë shenjat e ndryshme muzikore që quhen nota.

Mjetet mësimore didaktike: magnetofon, kasetafon, Cd-player, instrumente perkusioni të ndërtuara nga nxënësit, fletore muzike dhe lapsa.

Zhvillimi i mësimit Së pari, mësuesi duhet të komentojë bukur subjektin dhe figurat artistike të tek-

stit të këngës, duke u ndalur kryesisht në dallimin estetik dhe emocional të figurës së bilbilit, nga njëra anë dhe të gjinkallës, nga ana tjetër. Gjithashtu, mësuesi duhet të prezantojë te nxënësit autorët e këngës.

Isak Shehu është një trombist dhe kompozitor i shquar i muzikës sonë. Ai lindi në qytetin e Peshkopisë, në vitin 1956, ku nisi mësimet e para muzikore. Në vitin 1976 nisi studimet për trombë dhe për kompozicion në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në Tiranë, në klasën e trombistit Prokop Nishuni dhe në klasën e kompozitorit Çesk Zadeja. Isak Shehu ka shkruar mjaft vepra muzikore, si “Koncert për trompë dhe orkestër”, pjesë të ndryshme orkestrale e simfonike, pjesë për trompë me shoqërim piano, si dhe mjaft këngë të bukura për fëmijë. Isak Shehu mban titullin Profesor dhe, aktualisht, është pedagog i trombës në Akademinë e Arteve, duke qenë mjaft kohë i zgjedhur në pozicionet drejtuese të kësaj akademie.

Ferid Lamaj është shkrimtar me një prodhimtari të pasur artistike për fëmijë dhe për të rritur. Ai ka shkruar libra të bukur me fabula dhe poezi, duke u radhitur ndër poetët në zë të poezisë shqiptare.

Mësimi i këngës duhet nisur nga të mësuarit e tekstit, e më pas nga mësimi në fraza të shkurtra i melodisë së saj të kënduar. Nxënësve duhet t’u bëhet i qartë niveli i notave apo i tingujve të këngës, për të arritur një intonacion muzikor të mirë, sipas skemës:

etj.

18

Duke sqaruar se çdo notë ka lartësinë e saj, ky proces do të bëhet shumë më i kuptueshëm, nëse do të mundësohet dëgjimi i këngës nga nxënësit, nëpërmjet Cd-së të librit të mësimit.

Shtrirja e këngës “Bilbili dhe gjinkalla” brenda një amplitusi me gjashtë nota, do ta bënte shpjegimin e lartësive të tyre shumë të thjeshtë, nëse nga mësuesi do të realizohej ndarja e frazave dhe shpjegimi si më lart, në gjashtë nivele të ndryshme tingëllore. Për këtë do të nevojitej përshkrimi në dërrasën e zezë të këtyre gjashtë niveleve, për të realizuar të kuptuarit e ndryshimit të tingujve të ndryshëm të këngës dhe realizimin e një intonacioni të mirë.

Së dyti, pasi nxënësit ta kenë mësuar këngën, rekomandohet edhe shoqërimi i saj me mjete trupore apo edhe me ndonjë instrument perkusioni, sipas partiturës së mëposhtme:

19

Procesi didaktik i mësimit të notave sipas lartësisë së tyre do të kërkojë edhe sqa-rimet e shkurtra të teorisë mbi pentagramin apo pesëvijëshin ku shkruhet muzika, çelësin e solit, si dhe ndarjen e masave me vija të vogla vertikale.

Ky proces duhet ta rrisë kuriozitetin e fëmijëve drejt shtrimit muzikor, nëpërmjet marrjes së njohurive të para në këtë drejtim.

Rikujtim Çdoherë, gjatë këndimit, nxënësit duhet të kujtohen për qëndrimin drejt, për marrjen

20

e frymës pas çdo fraze muzikore, si dhe për mënyrën e të kënduarit me zë të ulët dhe të mirintonuar.

VlerësimiDo të bëhet për nxënësin që arrin ta këndojë këngën bukur dhe mirë nga ana intona-tive, për shqiptimin e fjalëve dhe për saktësinë ritmike.

Shënim:Në fund të orës së mësimit, mësuesi duhet t’i sqarojë edhe njëherë kërkesat e detyrës, të cilat do të realizohen nga nxënësit në shtëpi, në fletoren e punës.

21

Linja: Bazat e arsimit muzikor

Mësimi 7: Masa 2/4

Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të dallojë rrokjet e theksuara nga ato të patheksuarat; • të kuptojë organizimin ritmik brenda ritmit 2/4 të gjëzës së tekstit;• të kuptojë karakteristikat e ritmit binar, i cili është formuar nga dy lëvizje

një e fortë dhe një e butë.

Mjetet mësimore didaktike: magnetofon, kasetofon, Cd-player, instrumente perku-sioni të ndërtuara nga nxënësit, fletore muzike, lapsa, tabela të ilustruara. Informacion për mësuesin

Shpjegimi i ritmit muzikor 2/4 ose ndryshe, siç quhet në gjuhën muzikore, ritmi binar, kërkon t’i afrojë njohuritë e nxënësve drejt ritmikës muzikore, duke qenë se ritmi binar është një element që përkon me ritmin apo theksin ritmik të teksteve ose fjalës. Nga pikëpamja didaktike, këshillohet që kjo përqasje të jetë e tillë.

Organizimi i mësimitMësuesi ka për detyrë të sqarojë se të gjitha fjalët kanë një rrokje të theksuar dhe

se këto theksime rrokëzore vendosen zakonisht në mënyrë të rregullt te poezitë me rimë. Për këtë qëllim edhe poezia-gjëegjëzë e zgjedhur ka theks të rregullt, duke konturuar një ritmikë të qartë binare leximi i vargjeve të gjëegjëzës. Për t’u kuptuar më mirë nga nxënësi dhe si mjet për të arritur më shpejt qëllimin e mësimit, duhet të shoqërohet me lëvizjen e dorës: poshtë për rrokjet e theksuar dhe lart për ato të patheksuara.

Për ta zhvilluar më tej ilustrimin e këtij procesi, mësuesi mund të përzgjedhë edhe shembuj të tjerë, siç është shembulli i mëposhtëm.

O moj nënë sa të duaqë më fale jetën muapërqafime më ke dhënërrofsh sa malet t’i moj nënë!

Është e rëndësishme të përzgjidhen tekste me ndjenjë të spikatur edukative dhe estetike.

Në përfundim, duhet që të gjithë nxënësit të mësojnë dhe ta kuptojnë mirë përku-fizimin e masës ritmike 2/4 apo të ritmit binar.

Gjithashtu, duhet që mësuesi t’u shpjegojë nxënësve se jo gjithmonë brenda masës ritmike 2/4 apo ritmit binar ka edhe një lëvizje të butë lart (si në fund të shembullit të tekstit, ku rrokjet -llak dhe –rak nënkuptojnë një notë muzikore, e cila përfshin lëvizjen e fortë, por edhe lëvizjen e butë që pason. Kështu, në këto momente nxënësi

22

duhet të realizojë me lëvizjen e dorës edhe lëvizjen që mungon brenda një ritmi uni-form të nisur që më parë.

Shembujt me lisharësen apo veprime të tjera të ngjashme janë shembuj që do të ndihmojnë në të kuptuarit e mirë të ritmit binar që vendoset nga programi.

Më pas, mësuesi duhet t’u mësojë fëmijëve këngën e “Gjëzës”, e cila, realisht, është vetëm një shkallë muzikore që do të ndihmonte në:

- intonimin e mirë të katër notave të para të shkallës;- realizimin dhe ndjeshmërinë e theksit të lëvizjes së parë;- lidhjen e lëvizjes së dorës me të kënduarit, si një nivel më i zhvilluar i lidhjes

së mëparshme të tekstit me lëvizjen e dorës, e cila i jep nxënësit një refleks dhe koncept të qartë mbi lëvizjen e theksuar dhe atë të patheksuar.

Në pjesën e fundit të mësimit mësuesi, nëpërmjet tabelave të ilustruara, mund t’u shpjegojë nxënësve nocionet e notave dhe të përbërësve të tyre, kokën e notës, bishtin e notës dhe vendosjet e tyre në pentagram, si dhe kërrabat që nënkuptojnë elementet-bazë të shkrimit muzikor. Nëpërmjet pyetjeve rreth njohurive të shpjeguara, mësuesi duhet të sigurojë një aktivizim masiv të gjithë nxënësve.

VlerësimiVlerësimi i nxënësve duhet të bëhet nëpërmjet aktivizimit të tyre dhe reagimit të drejtë në detyrat e klasës. Për shembull: në nënvizimin e rrokjeve të theksuara të poezive, që mund të jepen në klasë apo në memorizimin e përkufizimit të ritmit 2/4, si edhe nga të kënduarit bukur të këngëve që janë mësuar deri tani.

Shënim:Mësuesi duhet të sqarojë kërkesat e realizimit të detyrës së shtëpisë nga nxënësi, në fletoren e punës.

23

Linja: Shprehje dhe krijim muzikor

Mësimi 8. Shprehje dhe krijim muzikor

Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të interpretojë bukur, me ndjenjë dhe me imagjinatë këngën “Bilbili dhe

gjinkalla”;• të përcaktojë karakterin e disa poezive të parashtruara nga teksti i muzikës

apo nga mësuesi dhe të bëjë komentimin e tyre;• të shprehë emocione nëpërmjet arteve të tjera, si valëzimit, pikturës, poezisë

etj.

Mjetet mësimore didaktike: magnetofon, kasetofon, Cd-player, tabela didaktike etj.

Informacion për mësuesinQëllimi i këtij mësimi do të qëndrojë në evidentimin, nxitjen dhe zhvillimin e

ndjeshmërisë së nxënësve. Kjo ndjeshmëri, sigurisht që është e ndryshme te nxënës të ndryshëm dhe më mirë se llojet e ndryshme të artit, asgjë nuk mund ta realizojë këtë. Në pikëpamjen psikologjike, mësuesi duhet të ketë parasysh dhe të vërë në dukje ndjeshmërinë e nxënësit ndaj këtyre llojeve të artit, duke kërkuar të stimulojë pikërisht atë lloj arti që është më afër natyrës së secilit nxënës.

Organizimi i mësimitSë pari, siç është parashtruar edhe në tekstin mësimor, mësuesi mund të kërkojë

një koment të zgjeruar mbi tekstin e këngës “Bilbili dhe gjinkalla”, por, gjithashtu, mund të komentojë nëpërmjet tabelave didaktike edhe dy foto apo piktura, dy ma-teriale muzikore apo dy tregime të shkurtra, brendia e të cilave të jetë e njohur për nxënësin. Në tërësi, mësuesi duhet të kërkojë sqarimin e karaktereve të lirikës, nga njëra anë dhe të epikës, nga ana tjetër, duke kërkuar të përcaktojë gjithashtu edhe karakteristika më të holla të këtyre dy blloqeve të mëdha, si për shembull: lirika e gëzueshme, përshkruese, vajtuese apo epika historike, tregimtare, tragjike, drama-tike etj.

Në tekst, poezia e Filip Shirokës duhet filluar të komentohet, së pari, nëpërmjet sqarimit të figurës së autorit:

Filip Shiroka lindi në Shkodër. Një nga mësuesit e tij ishte poeti Leonardo de Martino, ndikimi i të cilit ndihet në vargjet e Shirokës. Poema e parë e botuar ishte All’Albania all’armi, all’armi! (Në Shqipëri, në armë, në armë!), një poezi me theks luftarak kombëtar, që i kushtohet mbrojtjes së Ulqinit. Ashtu si miku i tij nga i njëjti qytet, Pashko Vasa, ai studioi në Itali. Si shumë intelektualë shqiptarë të shekullit XIX, Filip Shiroka e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij jashtë Shqipërisë.

Më 1880-n, pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ai u vendos në Egjipt dhe Liban, ku punoi si inxhinier. Aty u lidh me lëvizjen e emigrantëve shqiptarë dhe filloi të shkruante vjersha. Vjershat e tij, të shkruara në vitet 1896-

24

1903, u botuan në gazetat shqiptare të kohës, kryesisht tek “Albania”, e drejtuar nga Faik Konica. Ato u përmblodhën më vonë nga historiani i njohur Dom Ndoc Nikaj dhe u botuan në vëllimin me titullin “Zani i zemrës” (nga e cila është shkëputur dhe kjo poezi). Shiroka është autor i së paku 60 poemave, i tre tregimeve të shkurta, i artikujve dhe i disa përkthimeve, veçanërisht veprave për liturgjinë katolike.

Tema në veprën e poetit Filip Shiroka ishte ajo e atdhedashurisë, e krenarisë kombëtare për të kaluarën dhe shpirti liridashës i shqiptarëve. Shiroka mediton mbi fatin e tij dhe atë të atdheut. Melankolia dhe humori i hollë i përshtaten tepër Shirokës, i cili me vjershat e këtij lloji sjell një notë individuale në poezinë tonë të Rilindjes.

Filip Shiroka vdiq në Bejrut të Libanit, në vitin 1935, me mall e dashuri për atdheun, me dëshirën që të varroset në Varrezat e Rrmajit, ku kishte varrin e babës e të nënës së dashur.

Filip Shiroka ishte poet me ndjenja të holla, një krijues lirik i lindur e krejt i natyrshëm, një mjeshtër i gjuhës, i shprehjeve të ëmbla dhe të pastra si kristali. Për të gjitha këto, ai zë një vend të nderuar në historinë e letërsisë shqipe. Eshtrat e Filip Shirokës u sollën nga Libani në Atdhe dhe u rivarrosën në qytetin e Shkodrës, rreth një çerek shekulli pas vdekjes së poetit, në një ceremoni ku morën pjesë mijëra qytetarë shkodranë, admirues të poetit.

Lënia e lirë e shprehjes së mendimeve është një element që nxit sinqeritetin e nxënësve dhe i afron ata me drejtime të ndryshme të artit.

VlerësimiVlerësimi duhet të bëhet nëpërmjet komenteve dhe saktësisë së shpjegimeve të

nxënësve, për ndjesitë e tyre në lidhje me artet e ndryshme. Vlerësimit nuk duhet t’i shpëtojë shprehja e ndjeshmërisë dhe e sinqeritetit të nxënësve ndaj objekteve të ndryshme artistike apo edhe ndaj këndimit me ndjenjë dhe emocion të këngëve.

Shënim: Në fund të orës së mësimit, mësuesi duhet të sqarojë detyrat e shtëpisë që janë

shënuar në tekst apo edhe detyra shtesë që sugjerohen nga nivele të ndryshme nxë-nësish e që do të realizohen në fletoren e punës.

25

Linja: Mësimi i këngës

Mësimet 9-10 “Erdhi Viti i Ri”

Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• ta këndojë bukur këngën “Erdhi Viti i Ri”;• të organizojë pritjen e kësaj feste me entuziazëm dhe me larmi aktivitetesh

artistike;• të përdorë instrumente të ndryshme perkusioni gjatë këndimit të këngëve;• të tregojë mbi jetën e kompozitorit Kristo Kono.

Mjetet mësimore didaktike: magnetofon, kasetofon, Cd-player, postera për Vitin e Ri, letra me ngjyra, ngjitëse etj.

Informacion për mësuesinNga pikëpamja psikologjike, momentet e festave duhet të jenë momente aktive

edhe për mësuesit e muzikës. Ato duhet të festohen bukur e me aktivitete të larm-ishme. Pikësëpari, si një mundësi e evidencimit dhe e stimulimit të talenteve më të spikatura të klasës. Së dyti, duhet paramenduar që të gjithë nxënësit të gjejnë veten brenda organizimit të festës. Kështu, mësuesit duhet të kenë parasysh gjetjen e rolit për secilin nxënës, duke ia bërë të qartë secilit rëndësinë e rolit të tyre.

Këngët e repertorit të librit, si dhe këngët e mësuara deri tani, mund të jenë fare mirë pjesë e repertorit të programit artistik që duhet përgatitur. Do të ishte e udhës që çdo këngë të ilustrohej me lëvizje koreografike dhe gardërobë, apo me maska të përshtatshme, për ta bërë më tërheqëse festën dhe për të përfituar nga cilësitë e atyre nxënësve, që nuk kanë aftësi të spikatura muzikore.

Organizimi i mësimitSë pari, rekomandohet që nxënësit ta dëgjojnë këngën nga Cd-ja e librit dhe t’u

shpjegohet atyre ideja e përgjithshme e organizimit të festës që po afron. Në këtë kuadër, mund t’u flitet dy fjalë edhe për autorët e këngës. Kështu, mësuesi duhet të synojë t’i mbushë ata me emocione pozitive, të cilat do të ndihmojnë edhe gjithë procesin e mësimit të këngës.

Si në çdo proces të rregullt mësimor, së pari, nxënësve duhet t’u mësohet teksti. Fillimi i mësimit të këngës, pa e komentuar dhe mësuar më parë tekstin, do të ishte një proces i nxituar që nuk do të jepte rezultat.

Së dyti, nxënësit duhet të mësojnë melodinë (fillimisht, pjesë-pjesë, me fraza të shkurtra, aq sa janë vargjet e tekstit, e më pas edhe të bashkuara).

Kjo këngë duhet të mësohet e të këndohet në grup, por më pas ajo duhet të demonstrohet si këngë solistike, duke evidentuar edhe cilësitë zanore apo përqen-drimin e nxënësve të ndryshëm.

Më pas, mësuesi duhet t’u kërkojë nxënësve të hartojnë listën e këngëve për rep-

26

ertorin e festës dhe njëkohësisht, të ideojnë, të projektojnë dhe të fillojnë përgatitjet për dekorin e kësaj feste. Kështu, dikush do të merret me prerjen dhe sistemimin e shiritave të letrës, dikush me ndonjë pikturë etj. Do të ishte e udhës që mësuesi i muzikës, ai i vizatimit dhe mësuesi i letërsisë të rakordonin mundësitë e tyre të për-bashkëta, në orientime të njëjta dhe të organizuara të përgatitjes së festës.

VlerësimiVlerësimi do të bëhet sa në këndimin e saktë dhe të bukur të këngëve, aq edhe në

idetë novatore dhe interesante në përgatitjen e festës.

Shënim: Duke menduar që përgatitjet për festën do të kërkojnë kohë, mësuesi duhet t’u

japë si detyrë nxënësve përfundimin e punës për secilin prej tyre.

27

Linja: Të luajmë në instrumente

Mësimi 11: “Të ndërtojmë instrumente me goditje”

Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë: • të ndërtojë me mjete sa më të thjeshta disa instrumente perkusioni;• të përdorë instrumentet e perkusionit në këngët e mësuara me shije dhe

harmoni;• të mësojë notën e parë të muzikës, notën DO.

Mjetet mësimore didaktike: magnetofon, kasetofon, Cd-player, mjete të ndryshme druri, plastike e metalike për përgatitjen e instrumenteve, tabela ilustruese etj.

Informacion për mësuesinNdërtimi i instrumenteve të thjeshta realizon një sërë qëllimesh:

1- Njohjen e instrumenteve të perkusionit apo, siç quhen, instrumentet me go-ditje.

2- Përdorimin e tyre në theksimin e ritmit të këngëve e, njëkohësisht, krijimin e ndjesive mbi ritmin dhe llojet e tij (binar, ternar etj.).

3- Trajtimin me dashuri të tyre, pasi do të jenë instrumente që ndërtohen nga vetë nxënësit.

4- Zhvillimin e fantazisë gjatë përgatitjes së instrumenteve të thjeshta muzikore me goditje.

5- Vazhdimin e asaj rruge të gjatë dhe tepër të vlefshme të përgatitjes së instru-menteve me goditje nga populli, si dhe mbajtja gjallë e kësaj tradite.

Organizimi i mësimitMësimi duhet të fillojë me prezantimin nga mësuesi i instrumenteve të ndryshme

me goditje, duke paramenduar edhe instrumente të tjera që janë karakteristike të zonës apo ato, për të cilat mundësia e përgatitjes është më e madhe.

Së dyti, duhen formuar grupet, të cilat do të merren me përgatitjen apo me ndër-timin e tyre.

Së treti, këshillimi, komentimi si dhe lavdërimet e rastit, në lidhje me instru-mentet që janë përgatitur.

Së treti, duhet të përzgjidhen dhe të këndohen këngët që janë mësuar deri tani, duke i shoqëruar ato me instrumente me goditje. Për këtë është e udhës që mësuesi t’u përcaktojë skemën ritmike për çdo instrument nxënësve që do të marrin rolin e instrumentistit, gjatë të kënduarit të këngës. Kjo skemë ritmike duhet të jetë e për-shtatshme, sipas llojit të instrumentit dhe tingëllimës së tij, në përshtatje të harmon-ishme me karakterin e këngës.

Së fundi, mësuesi duhet të flasë mbi instrumentet popullore në muzikën tonë, duke evidentuar shumëllojshmërinë e tyre.

Me këtë rast, mësuesit mund të shfletojnë librin e etnomuzikologut, studi-

28

uesit dhe kompozitorit tonë Ramadan Sokoli “Organografia”.Së katërti, është e udhës t’u shpjegohet nxënësve mbi kordat vokale dhe gjithë

aparatin zanor, mbi funksionimin e tyre, mbi kujdesin për zërin etj.

Zëri njerëzor qëndron në tingullin e prodhuar nga një njeri, duke përdorur kordat vokale, për të folur, për të kënduar, për të qeshur, për të qarë, për të bërtitur etj. Mekanizmi për prodhimin e këtij tingulli ndahet në tri pjesë: mushkëria, kordat vokale në laring dhe artikulatorët. Mushkëria (“pompa”) duhet të prodhojë rryma ajri dhe presion ajror, për të vibruar kordat vokale (ky presion ajror është karburanti i zërit).

Kordat vokale, të kombinuara me artikulatorët, janë të afta të prodhojnë vargje të gjata dhe të shumëllojshme zanore. Toni i zërit mund të kontrollohet në mënyrë që të shprehë emocione, si zemërim, habi apo lumturi. Këngëtarët e përdorin zërin si një instrument për të krijuar muzikë.Llojet e zërave dhe kordat vokale

Meshkujt dhe femrat kanë përmasa të ndryshme, për sa u përket kordave zanore, gjë që është një reflektim i diferencave mashkull-femër në përmasat e laringut. Zakonisht, meshkujt kanë korda vokale më të mëdha. Kordat vokale të meshkujve janë midis 17 mm dhe 25 mm në gjatësi, ndërsa të femrave janë midis 12.5 mm dhe 17.5 mm.

Siç shihet edhe në ilustrim, kordat gjenden sipër trakesë. Ushqimet dhe pijet nuk kalojnë përmes kordave, por kalojnë përmes ezofagut, një gyp i palidhur. Të dy gypat ndahen nga epiglota, një pjesë që mbulon hapjen e trakesë, ndërkohë që gëlltisim.

Diferenca në madhësinë e kordave vokale midis meshkujve dhe femrave sjell pjerrtësi të ndryshme të zërit. Edhe gjenetika shkakton variacione brenda të njëjtit seks, duke qenë se zërat e burrave dhe të grave që këndojnë kategorizohen në grupe të ndryshme. Për shembull: midis burrave ka bas, bariton, tenor dhe kundërtenor. Ndërsa midis grave ka contralto, mezosoprano dhe soprano.

29

Fiziologjia dhe timbriTingulli i zërit të çdo individi është tërësisht unik, jo vetëm falë formës dhe

madhësisë së kordave vokale të çdo individi, por edhe falë madhësisë së pjesëve të tjera të trupit të atij personi, veçanërisht trakteve vokale dhe mënyrës se si artikulohet zëri. Njerëzit kanë korda vokale që mund të lirohen, shtrëngohen ose ta ndryshojnë trashësinë. Forma e kraharorit dhe e qafës, pozicioni i gjuhës dhe ngushtësia e muskujve të tjerë mund të alternohet. Secila nga këto ndodhi sjell ndryshime në pjerrtësi, volum, timbër ose të tonit.

Fëmijët kanë korda ende të paformuara dhe mjaft më të vogla në përmasa. Për të ruajtur rritjen organike dhe pa sforcime të tyre është e këshillueshme përdorimi i tyre me kriter. Te meshkujt në moshën 14-15 vjeç dhe te vajzat shumë më herët kordat arrijnë pjekurinë e tyre të plotë. Në këto mosha te meshkujt “ndryshimi i zërit” ndodh menjëherë, shpesh edhe brenda një nate, duke u trashur në mënyrë të ndjeshme. Specialistët e koreve këshillojnë që deri në moshën e pjekurisë këngëtarët duhet të këndojnë me zë të ulët koke apo falset, edhe për krijimin e intonacionit të mirë muzikor.

Në fund të orës së mësimit, në formën e kuriozitetit duhet t’u shpjegohet nxënësve pozicioni i notës DO në pentagram, si dhe pozicioni i saj në tastierën e pianos.

Pyetjet mbi të gjitha këto momente duhet të jenë të shumta, si një element i natyrshëm për organizimin e gjithë nxënësve në mësim.

VlerësimiVlerësimi do të bëhet për të gjitha momentet:

1- krijimi i instrumenteve me goditje;2- përdorimi i tyre gjatë këndimit të këngës;3- zërat më të bukur gjatë këndimit;4- vëmendja gjatë orës së mësimit.

Shënim: Në fund të orës së mësimit mësuesi duhet të sqarojë detyrat që nxënësit do të realizojnë në shtëpi në fletoren e punës apo me mjete të ndryshme.

30

Linja: Dëgjim muzikor

Mësimi 12: Dëgjim muzikor Vepra muzikore nga Bethoven, Shubert dhe Aleksandër Peçi

Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë: • të dëgjojë dhe komentojë veprat muzikore të vendosura në program;• përmes komenteve individuale, të zhvillojë imagjinatën dhe, kësisoj, të

zhvillojë ndjesitë ndaj së bukurës dhe arteve, në përgjithësi;• që gjatë dëgjimit të veprave të caktuara të bëjë dallimin e tingujve, të timbreve

dhe të linjave të ndryshme melodike; • që të afrohet me muzikës klasike, duke e konsideruar atë si një pasuri të

zhvillimit intelektual të njerëzimit dhe si pjesë e pasurisë kulturore botërore.•

Mjetet mësimore didaktike: magnetofon, kasetofon, Cd-player, tabela ilustrimesh të ndryshme, foto artistike të ndryshme etj.

Informacion për mësuesinTë dhëna mbi Ludvig van BethovenBethoveni i nisi hapat e para të muzikës nën kujdesin edukativ të babait të tij, i

cili ishte i varur nga alkooli. Talenti i tij ishte shfaqur mjaft herët dhe ai kishte mësuar aq sa për të interpretuar në moshën shtatëvjeçare. Babai i tij, i cili gjithashtu ishte një muzikant, mundohej që Bethovenin ta bënte një gjeni, sikurse Mozarti në moshën e tij fëminore.

Në vitin 1779 Bethoveni u bë nxënës i Christian Gottlob Neefe, i cili i mësoi atij kompozimin. Bethoveni mësoi shpejt të punojë me Neefe-në, si asistent organist, në fillim pa pagesë e pastaj edhe si i punësuar.

Në vitin 1787 Bethoveni udhëtoi në Vjenë, duke shpresuar se mund të studiojë me Moxartin. Por, pas dy jave në Vjenë, ai merr vesh se nëna e tij ishte sëmurë, kështu që detyrohet të kthehet në Bon. Si rezultat, ai detyrohet të përkujdeset për dy vëllezërit e tij më të vegjël dhe i kalon pesë vitet e ardhshme në Bon.

Më vonë, në vitin 1792, ai u kthye përsëri në Vjenë. Bethoveni nuk iu përkushtua menjëherë kompozimit. Vendosi të studionte dhe të ushtrohej në piano. Duke punuar nën drejtimin e Jozef Hajdenit, ai arriti aq shumë, saqë vendosi të ndjekë edhe orë mësimi të violinës.

Me ndihmën e elektorit, që ishte Princi në pushtet në atë kohë, në vitin 1792 Bethoveni shkoi përsëri në Vjenë. Ai nuk e paraqiti menjëherë veten si kompozitor, por iu përkushtua studimit dhe pianos. Po ashtu, mori leksione në violinë, nën mbikëqyrjen e Joseph Haydn. Bethoveni mori reputacionin si profesionist, duke luajtur në sallat e fisnikërisë, ku shpesh luante veprat e Bahut.

Paraqitjen e tij të parë para publikut të Vjenës Bethoveni e kishte në vitin 1795, me koncertin e tij të dytë për piano. Gjatë fillimit të karrierës së tij, më së shumti ai merrej

31

me piano solo. Seria e tij e famshme e 32 sonatave për piano daton para vitit 1802, ku më e njohura është “Pathétique”. Të gjithë muzikantët pajtohen se veprat e hershme të Bethovenit ishin shumë të ngjashme me ato të Hajdenit dhe Moxartit. Rreth vitit 1801, Bethoveni filloi ta humbasë dëgjimin. Tregojnë se gjatë premierës së Simfonisë së Nëntë i është dashur të kthehej nga publiku, që të shikonte duartrokitjen e tyre. Duke mos dëgjuar asgjë, nga fundi i vitit 1802 ra në depresion dhe tentoi të bënte vetëvrasje. Bethoveni e la Vjenën, për një qytet të vogël austriak, Hailkengstandin, ku vazhdoi të jetojë përmes artit të tij. Ai vazhdoi të kompozonte, edhe pse gati nuk dëgjonte asgjë. Pas një tentimi të dështuar që vetë ta luante veprën e tij në piano, “Concerto nr 5 ‘emperor”, ai asnjëherë nuk luajti më para publikut.

Të dhëna mbi Franc ShubertinFranz Peter Shubert ishte kompozitor austriak. Ai shkroi rreth 600 melodi, nëntë

simfoni, duke përfshirë të famshmen “Simfoninë e papërfunduar”, muzikë liturgjike, opera, muzikë të rastësishme dhe muzikë për piano solo.

Shuberti ka lindur në Himelfordgund (tani një pjesë e Alsergrund), Vjenë, në vitin 1797. Babai i tij, Theodore Franz Schubert, bir i një fshatari moravian, ishte pedagog i famullisë. Në moshën pesëvjeçare, Schuberti filloi të marrë mësim të rregullt nga babai i tij dhe një vit më vonë u regjistrua në shkollën e babait të tij në Himelpfordgund. Babai i tij vazhdoi t’i mësonte atij bazat e violinës, ndërsa Ignaz, vëllai i tij, i dha mësimet e pianos. Gjithashtu, Shubert ka luajtur në violë, me vëllezërit Ferdinand dhe Ignaz në violinë, ndërsa babai i tij në violonçel. Schubert shkroi shumë vepra për kuartet harqesh. Ai i tërhoqi vëmendjen Antonio Salieri-t, atëherë autoriteti kryesor i Vjenës muzikore. Në tetor të 1808-s, Schubert u ishte nxënës në seminarin Imperial, nëpërmjet një burse si korist. Atje u njoh me muzikën e Moxartit. Ekspozimin e tij në këto pjesë dhe në kompozime të ndryshme të lehta, kombinuar me vizitat e tij të rastit në opera, vendosën themelet e njohurisë së tij muzikore.

Gjatë jetës së tij, Shuberti la shumë vepra të bukura dhe të vlefshme, por, mbi të gjitha, janë ciklet vokale për zë dhe piano, simfonitë dhe muzika e dhomës. Ai cilësohet si autori i parë romantik, fill pas Beethoven-it, i cili i përkiste epokës klasike.

Të dhëna mbi kompozitorin shqiptar Aleksandër PeçiAleksandër Peçi, aktualisht, është një nga kompozitorët më të njohur shqiptarë.

Ai lindi në Përmet, në vitin 1951, dhe që fëmijë u lidh me muzikën. Studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), në klasën e kompozitorit Çesk Zadeja. Pas studimeve punoi disa vjet në Përmet, si përgjegjës i muzikës, për t’u transferuar më pas në Tiranë, si Udhëheqës Artistik i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Në vitin 1989, për krijimtarinë e tij të pasur instrumentale, simfonike, vokale dhe për ndihmesën e tij në muzikën e filmit, i akordohet titulli “Artist i merituar”

Aleksandër Peçi është gjithashtu edhe autor i mjaft këngëve të lehta, disa prej të cilave fituese në festivalet e Këngës në RTSh.

Në ditët e sotme, Aleksandër Peçi punon si pedagog i kompozicionit në Akademinë e Arteve, duke mbetur një ndër kompozitorët më aktivë shqiptarë dhe perkusor i hapësirave të reja në muzikën tonë.

32

Organizimi i mësimitSë pari, duhet t’u sqarohet nxënësve mbi veprat që do të dëgjojnë dhe mbi kara-

kteristikat e autorëve të tyre.Së dyti, duhet të dëgjohen veprat në klasë.Së treti, duhet të bëhet një koment nga mësuesi, duke kërkuar alternimin me ko-

mente edhe nga nxënësit mbi imazhet, fantazinë dhe emocionet që ofrojnë veprat e dëgjuara.

Së katërti, mundohuni të bëni dallimin midis tyre, në pikëpamje të karakterit, përbërjes instrumentale, ritmit, melodisë etj.

VlerësimiNxënësit duhet të vlerësohen përmes pyetjeve, interesit, emocioneve që shfaqin,

fantazisë që u provokon muzika dhe aktivizimit në klasë.

33

Linja “Këndim”

Mësimet 13-14 Kënga “Për mëmëdhenë”

Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë: • të njohë dhe të komentojë rrethanat historike të Rilindjes sonë Kombëtare,

në të cilat u krijua kjo këngë;• të mësojë të këndojë bukur e me intonacion të saktë këngën “Për mëmëdheun”; • të njohë dhe të respektojë shenjat e frymëmarrjes, të vendosura në tekst.

Mjetet mësimore didaktike: magnetofon, kasetofon, Cd-player, tabela ilustrimesh të ndryshme, foto artistike nga ngjarjet e kohës etj.

Informacion për mësuesinEpoka e Rilindjes sonë Kombëtare

Shekulli XIX shënoi për popullin shqiptar, ashtu si edhe për popujt e tjerë të Ballkanit, një epokë të re, atë të Rilindjes. Ai ka hyrë në historinë moderne të vendeve të Ballkanit si shekulli i lëvizjeve dhe i revolucioneve kombëtare, që ndoqën njëri-tjetrin dhe që çuan në çlirimin e shumicës së popujve të këtij gadishulli nga zgjedha e Perandorisë Osmane dhe në formimin e shteteve të pavarura. Këto lëvizje u zhvilluan në kushtet e rënies së Perandorisë Osmane, të shthurjes së marrëdhënieve të vjetra feudale dhe të lindjes së ekonomisë së tregut, të zgjimit të mëtejshëm të ndërgjegjes kombëtare të popujve të këtij gadishulli dhe të zgjerimit të ndërhyrjeve të Fuqive të Mëdha në këtë Perandori.

Megjithëse, për një varg rrethanash të brendshme e të jashtme, Shqipëria ishte vendi i fundit në Ballkan që u shkëput nga Perandoria Osmane dhe që shpalli pavarësinë kombëtare, krahasuar me vendet e tjera ballkanike, ajo, që në fundin e shekullit XVIII dhe në fillimin e shekullit XIX, nga pikëpamja ekonomiko-shoqërore e politike nisi të zhvillohej në po ato drejtime si edhe fqinjët e saj ballkanikë.

Proceset e reja që u shfaqën në jetën politike e kulturore të Shqipërisë në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XIX shënuan fillimin e epokës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, e cila zë një periudhë të tërë historike, shtrihet nga vitet 30-40 të atij shekulli dhe deri në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912-n. Rilindja Shqiptare përbën një lëvizje të gjithanshme kombëtare, me një përmbajtje të re ideologjike, politike, kulturore, ekonomiko-shoqërore dhe organizative. Ajo synonte të zgjidhte detyrat që i takonin revolucionit kombëtar, ta çlironte vendin nga sundimtarët e huaj osmanë, t’i bashkonte trojet shqiptare në një shtet të vetëm e të pavarur, t’u hapte rrugën zhvillimit e përparimit ekonomiko-shoqëror, politik e kulturor të Shqipërisë. Pra, Rilindja ishte e lidhur me një shkallë më të lartë të zhvillimit të kombit shqiptar. Gjuha dhe kultura materiale e shpirtërore e shqiptarëve, të formuara gjatë shekujve të parë të historisë së tyre e të konsoliduar veçanërisht në shekujt e mesjetës, mbetën një faktor i rëndësishëm, që shprehte njësinë etnike

34

të popullit shqiptar, që shtrihej në një territor kompakt. Pra, epoka e Rilindjes solli përparime të mëdha në kulturën e shqiptarëve e, në radhë të parë, në lëvrimin e gjuhës shqipe, e cila ishte dëshmi e bashkësisë së shqiptarëve, tipari themelor i kombit shqiptar, nyja qendrore që bashkonte gjithë shqiptarët, pa dallim krahine e feje.

Përveç kësaj, mbi bazën e kulturës popullore, me variantet dhe nënvariantet e shumta, morën shtrirje të gjerë mbarëshqiptare elemente të rëndësishme të fushës materiale e shpirtërore, të mënyrës së jetesës, të veshjeve, të veglave të prodhimit, të ndërtimeve, të krijimtarisë artistike (të folklorit etj.), të cilat u bënë pronë e përbashkët e gjithë popullit.

Këto zhvillime, që ndodhën gjatë Rilindjes, sollën forcimin e ndërgjegjes kombëtare te shqiptarët, që u shpreh me vetëdijen e tyre të përbashkët për përkatësinë në të njëjtën etni, në të njëjtin komb, komb që jetonte në një territor të përbashkët, që kishte prejardhje, gjuhë, zakone, formim shpirtëror, kulturë e histori të njëjtë dhe që dallohej nga të tjerët. Këto elemente kishin fituar qëndrueshmëri, si rrjedhim i qëndresës shekullore të popullit shqiptar për t’u mbrojtur nga pushtuesit e huaj e, sidomos nga ata osmanë; ato u ruajtën e u trashëguan nga shqiptarët edhe në epokën e Rilindjes.

Rilindja solli elemente të reja edhe në organizimin dhe drejtimin e lëvizjes çlirimtare shqiptare, duke e ngritur atë në një shkallë më të lartë. Nga kuvendet e besëlidhjet krahinore e ndërkrahinore, që drejtonin veprimet e përbashkëta luftarake në shkallë të gjerë, u kalua në formimin e organizatave udhëheqëse mbarëshqiptare, që e drejtonin lëvizjen në shkallë kombëtare, siç qenë Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) dhe Lidhja Shqiptare e Pejës (1899-1900), gjatë shekullit XIX, si dhe komitetet kombëtare në fazën e fundit të Rilindjes. Themelimi i organizatave dhe i shoqërive kulturore në shumë qytete të Shqipërisë, si Shkodër, Korçë, Gjirokastër, Vlorë Elbasan etj., diktohej si nga shtrirja e njëkohshme e lëvizjes në mbarë trevat shqiptare, ashtu edhe nga karakteri i përgjithshëm kombëtar i objektivave të saj.

Organizimi i mësimitSë pari, duhet t’u flitet nxënësve mbi rëndësinë e periudhës së Rilindjes Kom-

bëtare, duke i lidhur këto me rolin e autorit të këngës, Mihal Gramenos. Së dyti, duhet t’u recitohet atyre teksti i këngës dhe të komentohet ai. Së treti, duhet të fillohet mësimi i tekstit dhe i melodisë në ritmin e duhur, duke i

ndarë apo vënë në pah frazat melodike, të cilat duhet të këndohen me një frymëmar-rje.

Së katërti, nxënësit më të vëmendshëm duhet të vihen ta këndojnë solo këngën, duke respektuar frymëmarrjet e shënuara në tekst. Në përfundim të mësimit, më-suesi duhet t’u flasë nxënësve mbi rëndësinë e frymëmarrjes dhe rregullat e saj gjatë të kënduarit. Gjithashtu, duhet të përsëriten në klasë edhe këngë të tjera të repertorit të mësuar.

VlerësimiBëhet për nxënësit që e këndojnë më bukur dhe më saktë melodinë e këngës dhe që arrijnë ta komentojnë në nivel artistik tekstin e këngës.

35

Linja Bazat e arsimit muzikor

Mësimi 15. Masa 3/4

Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë: • të dallojë ritmin ¾ nga ritmi 2/4, pra ritmin binar nga ai ternar;• të dallojë theksin e fortë në lëvizjen e parë dhe dy theksat e buta në lëvizjen e dytë dhe të tretë;• të mësojë shenjat dhe vendndodhjen e notave RE dhe MI.

Mjetet mësimore didaktike: Magnetofon, kasetofon, tabela ilustruese të masës ¾ ritmike etj.

Informacion për mësuesin:Ritmi ¾ ose ritmi ternar, ose ritmi i valsit është një nga dy ritmet bazë në muzikë.

Krijimi i koncepteve të qarta te nxënësit i këtyre ritmeve është një nga kërkesat krye-sore të programit të lëndës, pasi kjo mund të konsiderohet pikënisja e rrokjes së gjithë ritmikës së muzikës në tërësi (bashkimet rimike bazë binar dhe ternar krijojnë të gjitha organizimet e mëtejshme. P.sh ritmi 4/4 është bashkimi i dy ritmeve 2/4; ritmi popullor 7/8 është bashkimi i dy ritmeve binare me një ternar e kështu me radhë). Për këtë arsye mësuesit duhet të përqendrojnë vëmendjen në të kuptuarit e saktë nga nxënësit të këtij mësimi. Rrokja e konceptit mund të jetë shumë e thjeshtë përmes ritmikës së gjëzës së zgjedhur. Kjo metodë didaktike gjendet në shumë tekste të këtij lloji. Në këtë proces është shumë e rëndësishme t’u shpjegohet nxënësve rëndësia e kryerjes së lëvizjeve të dorës sipas skemës:

Organizimi i mësimitFillimisht mësuesi duhet të lexojë tekstin e gjëzës duke e filluar mësimin në formën

e lojës. Sigurisht nxënësit nuk do ta kenë të vështirëm të gjejnë se në këtë gjëegjëzë bëhet fjalë për ashensorin. Më pas ai duhet t’u kërkojë nxënësve që njëkohësish dhe në lëvizje të ndara ritmike të lexojnë tekstin e gjëegjëzës, duke lëvizur dorën sipas skemës së mësipërme. Është e rëndësishme që nxënësit të ndiejnë goditjen e fortë të

36

lëvizjes së parë dhe patheksueshmërinë e dy lëvizjeve të tjera. Në përfundim të këtij procesi mësuesi duhet të thotë përkufizimin e ritmit ¾ dhe t’u kërkojë nxënësve që ta përsërisin atë. E gjithë kjo pjesë e mësimit duhet të ilustrohet me grafikën e lëvizjes së dorës, pra skemën ritmike të ritmit ¾.

Së dyti mësimi i melodisë së këngës së gjëzës do të konsistonte në lidhjen e shpjegimit teorik me atë praktik muzikor. Kjo këngë shtjellohet rreth një shkalle me vetëm 5 nota: DO, RE, MI, FA, SOL. Kësisoj mësuesi përmes tabelës ilustruese të shkallëzimit të këtyre notave, si më poshtë:

Do të konkretizonte dhe kërkesën për një intonim të mirë të nxënësve gjatë këndimit të kësaj kënge.

Pas kësaj menjëherë duhet të këndohet kënga “Për Mëmëdhenë” e cila është zgjedhur për t’u mësuar si një shembull paraprak dhe i vlefshëm për të kuptuar ritmin ¾. Mësimi mund të vazhdojë me mësimin e notave RE dhe MI, duke përdorur tabelat ilustruese të shkrimit dhe vendndodhjes së tyre.

VlerësimiVlerësimi bëhet për secilin nxënës që aktivizohet në klasë në të kuptuarit e anës

teorike, por dhe në reagimin praktik të saj. Gjithashtu duhen vlerësuar nxënësit që këndojnë më mirë këngën gjëzë dhe memorizojnë shpejt shënimet: ”Mbani mend” të tekstit.

Shënim: Mësuesi duhet të shpjegojë qartë kërkesat për detyrat e shtëpisë, të cilat duhet të shishen në fletoren e punës.

37

Linja: Mësimi i Këngës

Mësimi 16-17. Kënga “Partizani i vogël”

Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë: • të këndojë saktë nga ana ritmike dhe intonative këngën;• të gjejë dhe të perceptojë drejt njohuritë e mësuara mbi ritmin ¾;• të shkruajë dhe të tregojë pozicionin në tastierë të notave FA dhe SOL.

Mjetet mësimore didaktike: Magnetofon, kasetofon, CD pleyer etj.

Informacion për mësuesinËshtë e rëndësishme që fillimisht nxënësit të njihen me periudhën e luftës

Nacionalçlirimtare. Kjo do të arrihet nëse mësuesi përmes ndonjë tregimi a ngjarjeje të jetuar, e cila mund të jetë shkëputur nga kjo periudhë e lavdishme e popullit tonë të perceptojë qartë figurën qendrore artistike që evokon kënga “Partizani i vogël”. Ky qëllim mund të arrihen nëse do të përmenden subjektet e njohura nga filmat tanë apo edhe letërsia artistike mbi këtë periudhë. Një botim i përshtatshëm do të ishte ndonjë përmbledhje nga libri: ”Ti je partizane” tregime nga Lufta Nacionalçlirimtare nga shkrimtari Bedri Dedja etj. Mësuesi duhet të jetë i kujdesshëm pikërisht në theksimin e sakrificës që koha kërkonte, e cila shkonte deri në vetësakrifikim, si një ndjenjë e largët sot, por heroike dhe konkrete për kohën që kënga evokon.

Organizimi i mësimitMësimi duhet të fillojë pikërisht me fjalën emocionuese të mësuesit mbi rëndësi-

në dhe rolin e Luftës Nacionalçlirimtare, për të vazhduar me dëgjimin e këngës së incizuar në CD nga të gjithë nxënësit.

Më pas duhet të recitohen vargjet. Mësimi i melodisë duhet të fillojë ndarazi në segmente muzikore aq sa dhe vargjet e tekstit, duke u përsëritur nga e gjithë klasa, për t’u lidhur më pas. Duhet kërkuar vazhdimisht që nxënësit të këndojnë me pak zë, apo me atë që quhet zë koke, jo vetëm për të krijuar atmosferën e nevojshme artistike, por edhe për të krijuar një edukatë të mirë të të kënduarit.

Më pas mësimi mund të vazhdojë me përsëritjen e këngëve të tjera të repertorit, duke i shoqëruar ato edhe me instrumente me goditje. Alternimi i këtyre këngëve me shpjegimin e shkrimit dhe të vendndodhjes së notave FA dhe SOL do ta bënte orën më tërheqëse dhe do t’i krijonte nxënësve momente pushimi vokal.

VlerësimiVlerësimi do të bëhet për ata nxënës që do ta këndojnë këngën më bukur dhe do

të jenë më të vëmendshëm gjatë shpjegimit.

38

Linja: Shprehje dhe krijim muzikor

Mësimi 18. Të vizatojmë figurat sipas notave

Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të përsërisë notat e mësuara; • të vizatojë bukur estetikisht figurat e librit;• të zhvillojë imagjinatën vizive përmes vizatimit;• të përcaktojë karakteret e figurave të vizatuara.

Mjetet mësimore didaktike: Lapsa, ngjyra etj.

Informacion për mësuesinMësimi i muzikës është padyshim i lidhur me figuracionin artistik. Ky figuracion

gjendet në imazhet që krijon vepra muzikore. Deri në këtë moshë fëmijët krijojnë kryesisht imagjinatë të zhvilluar në drejtimin figurativ. Ata janë ndjekës të rregullt të filmave vizatimorë, librave me ilustrime shpesh të çuditshme etj. Tërheqja drejt imagjinatës muzikore, drejt karaktereve të ndryshme që emocionalisht muzika ngjall do të ishte një hap përpara në zhvillimin e imagjinatës komplekse të fëmijëve.

Organizimi i mësimitMësimi duhet të nisë me sqarimin e detyrës së thjeshtë të ngjyrosjes së figurave

të tekstit, sipas ngjyrave të notave të paracaktuara. Kjo duhet të alternohet edhe me këndimin e ndonjë kënge nga të gjithë. Më pas mësuesja duhet ta avancojë detyrën duke kërkuar që nxënësit të vizatojnë imazhet e figurës artistike të ndonjë kënge apo të ndonjë momenti emocional të përjetuar ato ditë.

VlerësimiVlerësimi do të bëhet për nxënësit që kanë ngjyrosur me kujdes dhe estetikisht figu-rat dhe që kanë respektuar notat e muzikës me ngjyrat e tyre përkatëse, si dhe nga aktivizimi i tyre në orën e mësimit.

Shënim: Pas mësimit mësuesi duhet t’u shpjegojë nxënësve kërkesat për detyrat që do të përgatiten në shtëpi.

39

Linja: Të mësojmë këngën

Tema 19-20: Kënga “Kam një mik e kam një shok”

Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të këndojë bukur këngën “Kam një mik kam një shok”;• të provojë disa nga elementet e interpretimit gjestual dhe muzikor të këngës,

përmes realizimit të dinamikës muzikore (diku këngë duhet të këndohet më fort e diku më piano) etj.

• të shoqërojë me shije këngën me instrumente perkusioni.

Mjetet mësimore didaktike: “Magnetofon, kasetofon, CD player etj.

Informacion për mësuesinInterpretimi artistik është jo vetëm dhunti e nxënësve të talentuar, por një proces

i cili duhet të provohet, të stërvitet dhe të përmirësohet vazhdimisht.Ka shumë teori mbi interpretimin artistik; ato ndahen në rryma e shkolla të ndry-

shme, por në rastin e punës me fëmijët teoria më e pranuar është çlirimi i tyre nga komplekset dhe lënia e lirë për një interpretim sa më të natyrshëm.

Interpretimi ndonjëherë trajtohet nga mësuesit si zë i fundit i një procesi fizik, edhe pse të folurit dhe të kënduarit nuk është një proces fizik. Motivi i kësaj është ndikimi i interpretimit të gjinisë së këngëve të lehta, e cila konceptohet dhe realizohet në ditët tona si një gjini e ndërthurur me lëvizjen dhe koreografinë. Edhe kur mësuesit u tregojnë nxënësve mbi stilin dhe praktikën muzikore të llojeve të ndryshme të interpretimit, shumica e tyre mendojnë ashtu siç kanë parë në televizor këtë apo këtë këngëtare të preferuar.

Sipas disa mësuesve të interpretuarit është një dhunti që lind me nxënësit e talentuar dhe nuk mund të mësohet. Duhet thënë se nxënësit që nuk kanë të zhvilluar imagjinatën artistike dhe kreativitetin natyral të një sensibiliteti estetik kanë shumë pak mundësi ta mësojnë këtë nga dikush tjetër. Por, interpretimi nuk është një defekt vokal edhe pse e ndihmon mjaft vokalin.

Procesi mbi interpretimin duhet të fillojë me zbërthimin ideor të tekstit të këngës. Përgjatë kësaj analize duhen evidentuar momentet e ndryshme të intonacionit, të interpretimit të fjalës, duhet të krijohet kurba emocionale përgjatë recitimit dhe po ashtu duhen përcaktuar gjestet më të bukura dhe më domethënëse për të shprehur gjendjen artistike dhe emocionale të tekstit. Nëse për këngëtarin e vogël është e qartë se çfarë do të duhet të transmetonte te dëgjuesit dhe cila do të ishte mënyra më e përshtatshme e këtij transmetimi, atëherë puna mbi interpretimin mund të themi se ka filluar.

Procesi i interpretimit artistik nuk është një proces i thjeshtë. Përsëritja e këngës (në rastin e këngëtarit) me dhjetëra herë do të përkryente interpretimin deri në atë

40

pikë sa ai të shfaqet i natyrshëm, pa asnjë sforcim dhe në lidhje të afërt më karakterin e këngës.Organizimi i mësimit

Fillimisht mësuesit do t’i duhet të komentojë tekstin e këngës, për të vazhduar më tej me sqarimin e ritmit frazë për frazë. Lidhja e këngës me tekstin duhet të realizohet përmes përsëritjeve të strofës dhe të refrenit veç e veç, duke pasur kujdes që grupi i nxënësve që do të këndojnë zërin e dytë të paracaktohet dhe ta mësojnë linjën e tyre veçmas.

Së fundi, mësuesi mund t’i sqarojë nxënësit mbi procesin e interpretimit në përgjithësi dhe të këngës “Kam një mik e kam një shok” në veçanti.Pyetjet rreth këngës, kafshëve shtëpiake apo autorit të këngës do të ishin pauza që rekomandohen të bëhen si shplodhje përgjatë të kënduarit në grup.

VlerësimiVlerësimi do të bëhet për nxënësit që do të këndojnë dhe do të interpretojnë më

mirë këngën. Shënim: Në fund të orës mësuesi duhet t’u shpjegojë nxënësve kërkesat për real-

izimin e detyrave të shtëpisë në fletoren e punës.

41

Linja: Bazat e arsimit muzikor

Mësimi 21: Masa 4/4

Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të përcaktojë ritmin 4/4, duke dalluar theksin e fortë në fillim të katër• lëvizjeve dhe theksin gjysmë të fortë në lëvizjen e tretë.• të shkruajë në pentagram dhe të tregojë në tastierë notat LA dhe SI.

Informacion për mësuesinRitmet 2/4 dhe ¾ quhet ritme të thjeshta. Ato janë celulat bazë me të cilat për-

bëhet më pas e gjithë ritmika muzikore. Koha 4/4 është një ritëm i përbërë. Ritme të përbëra quhen të gjitha ato ritme të

cilat përbëhen nga dy celula binare apo ternare: p.sh. 2 + 2 = 4/4; 3 + 3 = 6/8; ose 3 + 3 + 3 = 9/8 etj. Meqenëse janë të përbëra nga dy celula ritmike bazë 2 + 2, ose 3 + 3 etj. Këto ritme kanë një theks kryesor dhe një apo dy theksa sekondare apo gjysmë të fortë, pikërisht në lëvizjen e parë të celulës së dytë. Pra, ekzistenca e theksit gjysmë të fortë është karakteristikë për ritmet e përbëra.

Më tej ritmet të cilat përbëhen nga disa celula binare dhe ternare quhen ritme të përziera.

Organizimi i mësimitMësimi duhet të fillojë në formën e lojës me gjëegjëzat e tekstit. Më pas mësuesi

duhet t’u kërkojë nxënësve përveç komentit për gjëzat edhe t’i lexojnë ato në grup duke mbajtur ritmin e me dorën e djathtë sipas skemës ritmike 4/4. Përgjatë këtij procesi mësuesi duhet t’u evidentojë fëmijëve theksin e fortë, atë gjysmë të fortë dhe theksat e butë. Këto theksa do të përkojnë edhe me theksat logjikë të fjalëve të gjëzave (ky fakt është relativ, pasi nëpër tekste ka edhe vende kur theksi logjik i fjalës nuk përkon me theksin ritmik. Kjo shpjegohet me faktin se në një ligjëratë, fjalët kanë theksa të paorganizuar në ritëm. Është pikërisht ritmi i muzikës që ka pulsacion dhe kësisoj theksime të rregullta. Kështu shtjellimi i lirë ritmik i fjalëve në fjali duket sikur frenohet nga ngurtësia e ritmikës muzikore e kështu theksat logjikë të fjalëve ndon-jëherë tolerohen nga rregullat strikte të ritmikës muzikore.)

Në përfundim të këtij procesi nxënësit duhet të përsërisin dhe të mësojnë për-mendësh përkufizimin mbi masën me ritmin 4/4.

Kënga “Kam një mik e kam një shok”, me gjithë vështirësitë që paraqet është një shembull që ilustron masën ritmike 4/4. Kësisoj ajo duhet kënduar nga të gjithë në kor, duke mbajtur ritmin me dorën e djathtë sipas skemës.

Mësimi i notave LA dhe SI do të krijonte në organizimin e mësimit një hapësirë pushimi vokal dhe kontrastin e duhur për të tërhequr vëmendjen e duhur te nxë-nësit. Kjo pjesë e mësimit duhet të shoqërohet me tabela ilustruese apo edhe me

42

ndonjë tastierë nëse ka mundësi.Pika e tretë e mësimit do të përmbajë komentet mbi vargjet e poetit Dritëro Agolli

dhe kërkesa që nxënësit të përpiqen të bashkojnë karakterin e tyre me atë të një vepre artistike nga sfera e arteve pamore, muzikore, koreografike apo letrare. Ky proces jo vetëm i thërret nxënësit për ndjeshmëri, por i bën ata të kuptojnë se arti është një sistem i tërë që bën pjesë në kulturën e domosdoshme të gjithsecilit. Vetëm kështu ai të mbush shpirtin dhe të pasuron mendjen.

Ushtrimi i mëposhtëm është një përmbledhje e të gjitha notave të muzikës që bëhet në formën e lojës e që duhet të kryhet në klasë nga të gjithë nxënësit.

VlerësimiVlerësimi bëhet për ata nxënës që aktivizohen më shumë gjatë orës së mësimit dhe reagojnë drejt në procese të ndryshme të tij.

Shënim: Në fund të orës mësuesi duhet t’u shpjegojë nxënësve detyrat që ata duhet të plotësojnë në fletoren e punës.

43

Linja: Mësimi i këngës

Mësimi 22 - 23: Kënga “Katra mbeti pa shtëpi”

Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të këndojë qartë ritmikisht dhe me intonacion të pastër këngën “Katra mbeti

pa shtëpi”• të përsërisë masat ritmike 2/4; 3/4; 4/4.• të përsërisë përdorimin e instrumenteve me goditje në masa të ndryshme

ritmike, duke mësuar skema të ndryshme ritmike për instrumente të ndryshme.

Mjetet mësimore didaktike: Magnetofon, Kasetofon, CD player, instrumente perkusioni, tabela ilustruese etj.

Informacion për mësuesinTë gjitha kombet e mëdha e të vogla kanë karakteristikat e tyre muzikore. Populli ynë fatmirësisht trashëgon një kulturë të pasur artistike dhe muzikore. Në asnjë vend tjetër, sado të madh, nuk gjendet ai diversitet stilistik për sa i përket këngëve folklorike, përdorimit të shkallëve, mënyrave të ekzekutimit etj., sa në Shqipëri. Brenda vendit përdoren si këngët polifonike ashtu edhe ato homofonike, instrumentet janë nga më të vjetrat në Ballkan, si: lahuta apo fyejt deri te më të rinjtë, si klarineta e fizarmonika, ritmika shkon nga ritmet e thjeshta deri tek ato mjaft të ndërlikuarat, si p.sh. 11/8 apo 12/8 me skema ritmike që bazohen mbi vendosjet e çrregullta të celulave binare dhe ternare.Pikërisht rritja e vetëdijes për këtë pasuri është përveçse kulturë edhe detyrë patriotike.

Organizimi i mësimitSë pari duhet bërë një koment mbi përmbajtjen e tekstit dhe theksimin e karakterit

edukativ të tij. Më pas duhet të dëgjohet kënga nga incizimi në CD e librit. Më tej mund të fillohet mësimi i segmenteve të ndryshme të këngës në fraza të veçanta sipas vargjeve të tekstit. Kujdes duhet pasur në realizimin e saktë të ritmikës së vështirë të këngës. Mësimi i këngës duhet të realizohet me ndihmën e tabelave shpjeguese apo me shënimet në dërrasë mbi lartësitë e notave të ndryshme të saj për të përftuar një intonacion sa më të mirë nga të gjithë nxënësit. Për të realizuar pushimin vokal të domosdoshëm të nxënësve do të duhet që brenda këtij procesi të bëhen dhe pyetje që lidhen me komentet e tekstit dhe anën e tij edukative.

Së dyti duhet të lexohen ushtrimet e mëposhtme të librit me skemat ritmike 2/4, 3/4 dhe 4/4.

44

Këto melodi të thjeshta, që mbështeten mbi disa nota të shkallës DO+ duhet të shoqërohen me instrumente perkusioni apo trokitje duarsh e gishtash. Për këtë mësuesi duhet të ndajë klasën në tri grupe dhe t’i shpjegojë secilit grup melodinë apo skemën ritmike. Kjo skemë duke qenë shumë e thjeshtë do të bëjë që nxënësit të fillojnë të kuptojnë disa nga shenjat e shkrimit muzikor.

Në përfundim të mësimit mund të përsëriten këngë të ndryshme të repertorit të mësuar si një rikujtim i domosdoshëm dhe periodik i tyre.

VlerësimiVlerësimi bëhet për nxënësit që e këndojnë këngën më mirë dhe bëjnë komente të përshtatshme rreth saj.

Shënim: Në përfundim të mësimit mësuesi duhet t’u shpjegojë nxënësve mbi detyrat që ata do të duhet të realizojnë në shtëpi në fletoren e punës.

45

Linja: Dëgjim muzikor

Mësimi 24: Dëgjim muzikor

Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të njohë, shijojë dhe komentojë veprat muzikore të vendosura në program;• të bëjë dallimin e tingujve, të timbreve dhe të linjave të ndryshme melodike; • t’i afrohet muzikës klasike, duke e konsideruar atë si një pasuri të

zhvillimit intelektual të njerëzimit dhe pjesë e pasurisë kulturore botërore.

Mjetet mësimore didaktike: magnetofon, kasetofon, Cd-player, tabela ilustrimesh të ndryshme, foto artistike të ndryshme etj.

Informacion për mësuesin Të përpunosh një melodi instrumentale, një këngë apo një valle popullore do të thotë ta trajtosh atë sipas të gjitha rregullave dhe njohurive shkollore që kanë dalë nga praktika më e mirë botërore. Shumë nga kompozitorët tanë kanë shkruar vepra të tilla. Përpunimet popullore të kompozitorëve Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Kozma Lara etj. E rëndësishme është që nxënësit të ndjekin linjën melodike mjaft të bukur dhe shprehëse të veprës duke e shijuar atë dhe duke imagjinuar një tablo personale sipas ndjesive që përftojnë. Pikërisht, mësuesi duhet t’u kërkojë atyre të shprehin me fjalë, përgjatë frazave poetike këtë ndjesi apo të përshkruajnë atë që nxënësit imagjinojnë. Karakteret e veprave të artit ndahen në dy grupe të mëdha. Ato mund të jenë Lirike apo Epike. Në grupin e parë hyjnë lirika intime, lirika pasionante, lirika e natyrës, lirika melankolike, lirika e vajit, e haresë e lodrave fëminore etj.Në grupin e dytë të epikës veprat artistike mund të kenë ngjyrime të tilla, si epika legjendare, epika historike, epika heroike, epika tregimtare, epika luftarake, por dhe ndërthurje me karakteret e grupit të lirikës si p.sh. epika lirike apo lirika epike. Nxë-nësit duhet të kuptojnë se lirika nënkupton fushën e gjerë të ndjenjave dhe epika atë të tregimit apo përshkrimit.

Organizimi i mësimitSë pari mësuesi duhet t’u sqarojë nxënësve mbi veprat që do të dëgjojnë dhe mbi

karakteristikat e autorëve të tyre.Së dyti, duhet të dëgjohen veprat në klasë.Së treti, duhet të bëhet një koment nga mësuesi, duke kërkuar alternimin me ko-

mente edhe nga nxënësit mbi imazhet, fantazinë dhe emocionet që ofrojnë veprat e dëgjuara.

Së katërti, mundohuni të bëni dallimin midis tyre, në pikëpamje të karakterit,

46

përbërjes instrumentale, ritmit, melodisë etj.Në pjesën e dytë të orës së mësimit nxënësit duhet të mësojnë diçka nga jeta dhe

krijimtaria e autorëve që dëgjuan. Në këtë mënyrë ata do të bëhen kuriozë të dëgjo-jnë edhe vepra të tjera të tyre dhe do t’i mbajnë mend më mirë.

VlerësimiNxënësit duhet të vlerësohen përmes pyetjeve, interesit, emocioneve që shfaqin,

fantazisë që u provokon muzika dhe aktivizimit në klasë.

47

Linja: Mësimi i këngës

Mësimi 25 - 26. Kënga “Jingle bells”

Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të këndojë qartë ritmikisht dhe me intonacion të pastër këngën

“Jingle belles”• të përsërisë ushtrimet me skemat ritmike 2/4; 3/4; 4/4 të mësimit të kaluar.• të shoqërojë këngën me instrumente të ndryshme perkusioni.

Mjetet mësimore didaktike: Magnetofon, Kasetofon CD player, instrumente perkusioni, tabela ilustruese etj.

Informacion për mësuesinKënga “Jingle bells” është një këngë e njohur në të gjithë botën e shkruar nga kompozitori amerikan James Lord Pierpont. Kjo këngë futet në grupin e këngëve për krishtlindje që festohen në të gjithë botën. Edhe sot në Medford, Massachusetts, ku akoma edhe sot gjendet një pllakë për nder të kompozitorit dhe krijimit të kësaj kënge të njohur. Kënga u krijua fillimisht nën titullin “The One Horse Open Sleigh”. dhe më pas u përhap në shumë versione me titullin që mban sot.

Kënga “Jingle bells” është një këngë lirike e gëzueshme me theksime ritmike karakteristike dhe me përdorimin e intervaleve të mëdha. Kështu ajo duhet të mësohet me kujdes pasi melodia paraqet vështirësi në të kënduar. Por, nga ana tjetër, ajo është shumë melodioze, e bukur dhe tërheqëse për fëmijët e kësaj moshe.

Nga pikëpamja ritmike kjo këngë edhe përsa i përket përmbajtjes së tekstit është shumë e përshtatshme për t’u shoqëruar me instrumente perkusioni.

Organizimi i mësimitSë pari, rekomandohet që nxënësit ta dëgjojnë këngën nga Cd-ja e librit dhe t’u

shpjegohet atyre ideja e përgjithshme dhe karakteri i saj. Në këtë kuadër, mund t’u flitet dy fjalë edhe për autorin e këngës. Kështu, mësuesi duhet të synojë t’i mbushë ata me emocione pozitive, të cilat do të ndihmojnë edhe gjithë procesin e mësimit të këngës.

Si në çdo proces të rregullt mësimor, së pari, nxënësve duhet t’u mësohet teksti. Teksti i gjatë i kësaj këngë mund të ndahet për t’u mësuar në dy orët e rezervuara për këtë këngë. Kështu orën e parë mund të mësohet strofa dhe refreni, për të mësuar orën e dytë strofën e dytë.

Së dyti, nxënësit duhet të mësojnë melodinë (fillimisht, pjesë-pjesë, me fraza të shkurtra, aq sa janë vargjet e tekstit, e më pas edhe të bashkuara).

Kjo këngë duhet të mësohet e të këndohet në grup, por më pas ajo duhet të

48

demonstrohet si këngë solistike, duke evidentuar edhe cilësitë zanore apo përqen-drimin e nxënësve të ndryshëm.

Më pas, mësuesi duhet t’i organizojë nxënësit ta shoqërojnë këngën me instru-mente perkusioni apo trokitje duarsh apo gishtash.

Vetëm në fund të orës së mësimit nxënësit mund ta këndojnë këngën me CD-në e librit, pasi të kenë mësuar mirë shqiptimin e fjalëve dhe melodinë.

Në fund të mësimin duhen përsëritur edhe një herë meloditë e skemave ritmike 2/4, 3/4 dhe 4/4 të mësimit të mëparshëm.

VlerësimiVlerësimi do të bëhet sa në këndimin e saktë dhe të bukur të këngës aq edhe për

realizimin e një shqiptimi të mirë të fjalëve të saj. Gjithashtu, nuk duhet anashkaluar vlerësimi në shoqërimin ritmik të saj.

Shënim: Më poshtë po japim disa skema melodike, përmes të cilave nxënësit mund ta

mësojnë më shpejt këngën:

1 2 3

4 5 6

Mësimi paraprak i tyre do të shërbente për montimin shumë më shpejt të të gjithë strofës së këngës.

49

Linja: Shprehje dhe krijim muzikor

Mësimi 27. Shprehje dhe krijim muzikor Të përshtasim karakteret e njëjta të veprave të ndryshme të artit

Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të provojë të ndihet ndryshimi i karakterit të kanonit nëpërmjet ndryshimit

të shpejtësisë së ekzekutimit të tij.• të krahasojë karakterin e poezive të librit me atë të kanonit.• të krahasojë karakterin e fotove të librit me atë të kanonit.• të komentojë poezitë dhe fotot për të kuptuar karakterin e tyre.

Mjetet mësimore didaktike: Lapsa, ngjyra, copëza poezie, foto etj.

Organizimi i mësimitMësimi duhet të nisë me sqarimin e detyrës së thjeshtë të ngjyrosjes së figurave

të tekstit, sipas ngjyrave të notave të paracaktuara. Kjo duhet të alternohet edhe me këndimin e ndonjë kënge nga të gjithë. Më pas mësuesja kërkon që nxënësit të viza-tojnë imazhet e figurës artistike të ndonjë kënge apo të ndonjë momenti emocional të përjetuar ato ditë.

VlerësimiVlerësimi do të bëhet për nxënësit që kanë ngjyrosur me kujdes dhe estetikisht figu-rat dhe që kanë respektuar notat e muzikës me ngjyrat e tyre përkatëse, si dhe nga aktivizimi i tyre në orën e mësimit.

Shënim: Pas mësimit mësuesi duhet t’u shpjegojë nxënësve kërkesat për detyrat që do të përgatiten në shtëpi.

50

Linja: Bazat e arsimit muzikor

Mësimi 28: Vetitë e tingullit dhe timbri

Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të dallojë teorikisht dhe praktikisht timbrin e instrumenteve muzikore;• të përcaktojë vetitë kryesore të tingullit;• të inskenojë në klasë pjesën e tekstit si përgjithësim i njohjes së të gjitha notave të

muzikës.

Informacion për mësuesinTingulli nuk është tjetër përveçse vibrimi i një trupi elastik që krijon valë ajrore , që përhapen deri në veshin tonë. Pra, tingulli është një ndjesi dëgjimore, i cili nga vibri-met mekanike përcillet te ne. Kështu, kuptohet që tingulli lind nga një objekt vibrues i cili quhet burimi i tingullit. Sa më i shpejtë të jetë vibrimi në njësinë e kohës aq më i lartë është tingulli. Kjo lartësi e tij quhet frekuencë dhe matet me Hertz. Veshi i njeriut mund të dëgjojë tinguj me frekuencë nga 20 deri në 20 mijë Hz. Tingujt me frekuencë më të ulët se 20.000 Hz quhen ultratinguj dhe tingujt me frekuencë më të madhe se 20.000 Hz quhen infratinguj. Tingulli përveç se i lartë apo i ulët mund të jetë edhe i shkurtër apo i gjatë. Kjo gjatësi (apo shkurtësi) varet nga njësia e kohës gjatë të cilit ai tingëllon. Nëse një burim tin-gulli aktivizohet për një kohë rreth 1 sekond, mund të themi se tingulli i prodhuar është i shkurtër; nëse burimi i këtij tingulli do të aktivizohet për 10 apo 15 sekonda, atëherë mund të themi se kemi të bëjmë me një tingulli të gjatë.Tingulli mund të ndryshojë nga forca e tij. Sa më e madhe të jetë forca e vibrimit të trupit elastik aq më e madhe është dhe forca e tingullit, pra forca e tingullit është një veti e tij që lidhet me presionin e valës tingëllore mbi veshin tonë. Forca e tingullit matet me dicibel.Së treti, tingulli ka edhe një veti tjetër. Ajo quhet timbër. Timbri ka të bëjë me cilësinë e tingullit dhe varet nga forma e valës tingëllore. Pra, me fjalë të tjera timbri varet nga karakteristikat e burimit të tingullit dhe në shumë raste ne mund të shqujmë timbrin e një violine edhe pse ajo mund të ekzekutojë brenda një orkestre të madhe violinash. Po ashtu vetë zëri i njeriut ka timbrikën e vet personale dhe ne mund të njohim dikë edhe pa e parë atë.Pra, tingulli mund të jetë i gjatë apo i shkurtër; i ulët apo i lartë; i fortë apo i butë, përveç timbrit të tij, që është karakteristikë e brendshme e tij.

Organizimi i mësimitMësimi duhet të fillojë me këndimin e një kënge; p.sh. “Jingle bells” për ta përdorur si model në ilustrimin e vetive të tingullit.

Gjatë shpjegimit është e mira të parapërgatiten tabela me karakteristika të veçanta të tingullit për të arritur një perceptim të plotë dhe të saktë nga nxënësit. Shembujt që

51

duhen marrë duhet të jenë shembuj afër botës së tyre fëminore dhe afër mundësive të tyre perceptive.

Inskenimi i tregimit të librit mund të jetë një formë tërheqëse dhe ripërsëritëse për njohuritë e nxënësve mbi notat muzikore dhe rëndësinë e tyre. Duke i ndarë nxënësit në grupe teksti duhet të marrë vlerën e një tabloje të vërtetë, e cila edhe mund të inskenohet me lëvizje të improvizuara nga vetë nxënësit.

VlerësimiVlerësimi bëhet për ata nxënës që aktivizohen më shumë gjatë orës së mësimit dhe reagojnë drejt në procese të ndryshme të tij.

Shënim: Në fund të orës mësuesi duhet t’u shpjegojë nxënësve detyrat që ata duhet të plotësojnë në fletoren e punës.

52

Linja: Mësimi i këngës

Mësimi 29- 30: Kënga “Kur shikoj një yll”

Në përfundim të mësimit nxënësi/ja do të jetë i/e aftë:• të këndojë qartë ritmikisht dhe me intonacion të pastër këngën “Kur shikoj një yll”;• të krijojë te fëmijët shije të mira ndaj këngëve me intonacione kombëtare dhe

fëminore siç është kjo këngë.• të shoqërojë këngën me instrumente të ndryshme perkusioni.

Mjetet mësimore didaktike: Magnetofon, Kasetofon CD player, instrumente perkusioni, tabela ilustruese etj.

Informacion për mësuesinKënga “Kur shikoj një yll” është një këngë shumë e bukur me një teks mjaft poetik dhe me një refren ritmikisht të zhvilluar, plot sinkopa që e bëjnë këngën moderne dhe me pulsacion të veçantë. Kompozitorja Ina Osmanlli ka kompozuar këtë këngë, mbi një teks mjaft intrigues mbi një raport të veçantë: atë të nënës dhe fëmijës, raportin e mrekullueshëm midis këtyre krijesave kaq të afërta. Mbi këtë raport ajo është frymëzuar për të na sjellë një krijim shumë intim dhe dashurinë e pafund që lind midis këtyre dy subjekteve. E komentuar në këtë mënyrë kënga sigurisht do të bëhet shumë tërheqëse për nxënësit dhe do të mësohet e këndohet me dashuri nga ata.

Organizimi i mësimitOra e mësimit duhet nisur me dëgjimin e këngës nga CD-ja e librit të muzikës dhe duhet të pasohet nga komenti i gjallë e plot pasion i mësuesit. Sigurisht që komenti duhet të shoqërohet me pyetje nga mësuesi për të angaxhuar nxënësit në diskutimin poetik që duhet të përfshijë klasën. Vetëm më pas duhet filluar të mësohet teksti po-etik, me strofa i shoqëruar me komentet e duhura, për t’u memorizuar më mirë nga nxënësit.Skema melodike e katër masave të para, që përbën dhe segmentin bazë apo tematik të melodisë dhe ritmit të këngës është mirë që të shpjegohet me anë të tabelës së lartësive të notave apo vizatimit në dërrasë të tyre. Vetëm pas kësaj duhet kërkuar që fëmijët të fillojnë të këndojnë. Të kënduarit duhet t’i përmbahet një kërkese standarde për të kënduar lehtë, pra P. Në këtë mënyrë mund të sigurohet më mirë intonacioni i saktë i të kënduarit nga nxënësit. Pasi të mësohet e gjithë kënga do të ishte e nevojshme të realizohej një pushim i

53

shkurtër vokal duke organizuar pyetje rreth marrëdhënieve që kanë nxënësit tuaj me nënat e tyre, duke nxitur kështu edhe aftësine e tyre për t’u shprehur hapur dhe në mënyrë të ndjeshme.Gjithashtu mësimi i këngës mund të alternohet edhe me anë të pyetjeve nga mësimet e kaluara, nga ndonjë konkurs i vogël përmbyllës për të gjithë lëndën apo edhe riku-jtimin e këngëve të repertorit të mësuar.

VlerësimiVlerësimi bëhet për ata nxënës që aktivizohen më shumë gjatë orës së mësimit dhe reagojnë drejt në procese të ndryshme të tij.

Shënim: Në fund të orës mësuesi duhet t’u shpjegojë nxënësve detyrat që ata duhet të plotësojnë në fletoren e punës.Më poshtë po japim modelin e skemës së 4 masave të para të këngës, si mënyrë për shpjegimin e të gjithë këngës.

DoRe

LaSol

Mi

54