edukimi fizik special

Upload: luan-jaha

Post on 06-Jul-2018

343 views

Category:

Documents


7 download

TRANSCRIPT

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    1/106

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    2/106

    2 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    UNIVERSITETI I PRISHTINËS

    Fakulteti i edukimit fizik dhe sportitDoracak për studentë

    EDUKIMI FIZIK SPECIAL100 PYETJE DHE PËRGJIGJE

    NGALuan M. Jaha, MD, PhD

    Ky doracak është përgatitur që t’u shërbejë si studentëve të Fakultetit tëedukimit fizik dhe sportit për të fituar njohuri themelore nga lënda e edukimit

     fizik special. Inkurajojmë studentët që për njohuri shtesë t’i referohen

    literaturës që ndodhet në faqet e organizatave të shumëta të personave me

    aftësi të kufizuara, programeve të dizajnuara në mënyrë speciale për të

     plotësuar nevojat e personave me aftësi të kufizuara të kolegjeve dhe

    institucioneve parauniversitare dhe universitare anëmbanë Botës si dhe librave

    dhe doracakëve që mbulojnë këtë fushë.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    3/106

    3 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    HYRJE

    Sporti ndihmon integrimin dhe mirëqenien e personave me nevoja të

    veçanta në dy mënyra – duke ndryshuar mendimin që kanë të tjerët për

     personat me nevojat të veçanta dhe duke ndryshuar mendimin që

     personat me nevoja të veçanta kanë për vete. Duke bërë të parën,

    sporti lufton stigmatizimin dhe diskriminimin e personave me nevoja të

    veçanta, ndërsa, duke bërë të dytën, i jep fuqi këtyre personave, i bënë

    ata të vetëdijshëm për aftësitë që kanë dhe u jep kurajo që të luftojnë

    më shumë për vendin e tyre në shoqëri.

    Edukimi fizik special është edukim fizik i dizajnuar që ti ndihmojë

     personave me nevoja të veçanta arritjen e këtyre objektivave përmes

    aktiviteteve të edukimit fizik special. Disa nga këto aktivitete janë

    adaptime që instruktorë të ndryshëm i kanë bërë aktiviteteve të

    zakonshme, ndërsa disa të tjera janë disciplina sportive që udhëhiqen

    nga rregullat e komiteteve dhe federatave nacionale dhe

    ndërkombëtare.

    Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa nga shtetet e Bashkimit

    Evropian, instruktorët e dukatës fizike marrin njohuri të nevojshme dhe

    i mësojnë shkathësitë e duhura edukim fizik special në kurse të

    dizajnuara në mënyrë të posaçme për t’i shërbyer këtij qëllimi dhe më

     pas çertifikohen ga bordet nacionale. Në Republikën e Kosovës

    oranizime të tilla, aktualisht, nuk ka. I vetmi institucion që merret me

    atësimin e instruktorëve për edukim fizik special është Fakulteti i

    edukimit fizik dhe sportit i cili e ka këtë edukim pjesë të obligueshme të

    kurrikulumit të studimeve bachelor.

    Doracaku “Edukimi fizik special – 100 pyetje dhe përgjigje” është

     përmbledhje e njohurive elementare nga kjo fushë. Në pjesën parë ai

    shpjegon aktivitetin fizik, rëndësinë e tij për ruajtjen dhe përparimineshëndetit, rekreacionin dhe sportin, disa prej kufizimeve më të shpeshta

    të aftësive fizike, sensorike, intelektuale, mendore dhe perversive si

    dhenevojat e veçanta që kanë personat me këto kufizime. Pjesa e dytë

    merret me aktivitete të veçanta dhe sporte. Ndërsa pjesa e tretë merret

    me sportet paraolimpike.

    Autori 

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    4/106

    4 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    EDUKIMI FIZIK SPECIAL (100 PYETJE DHE PËRGJIGJE)

    Luan M. Jaha, MD, PhD

    1.  Çka është aktiviteti fizik?

    Çdo lëvizje e trupit e shkaktuar nga kontraksioni imuskujve quhet aktivitet fizik. Ecja, puna në kopsht,

    vrapimi, futbolli, vallëzimi, etj. etj janë shembuj tëaktivietit fizik.

    Aktiviteti fizik nuk duhet të përzihet me ushtrimin, i cili

    është nënkategori e planifikuar, e strukturuar dhe epërsëritur në intervale kohore të caktuara, e aktivitetit

    fizik, qëllimi i të cilës është që të çoj përpara ose të mbajë

    në nivel të përshtatshëm një ose më shumë komponente

    të shëndetit fizik. Këto komonente janë fuqia e muskujve,

    qëndrueshmëria e muskujve, kondicioni kardiovaskular,

    fleksibiliteti dhe pjesëmarrja e yndyrnave më e vogël se

    17% për burra dhe 24% për gra në ndërtrimin e trupit.

    Figura 1. Lloje t ë  ndryshme t ë aktivitetit fizik

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    5/106

    5 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    2.  Pse është i mirë aktiviteti fizik?

    Aktiviteti i rregullt fizik është i rëndësishëm për shëndetin enjeriut. Njerëzit që praktikojnë aktivitet të rregullt fizik

     jetojnë më gjatë, ndihen më mirë, kanë shumë pak gjasa qëbiejnë në depresion, flejnë mirë natën, kanë peshë trupore

    normale dhe kanë më shumë vetëbesim. Ata janë gjithashtumë të shoqërueshëm.

    Është vërteruar se personat që nuk kanë aktivitet të rregulltfizik kanë më shumë gjasa që të sëmuren nga sëmundjet ezemrës dhe të enëve të gjakut, sëmundje e sheqerit, tensioni

    i lartë i gjakut, të kenë më shumë yndyrë (kolesterol) në

    gjakun e tyre dhe të marrin sulm në tru (inzultcerebrovaskular).

    Fatkeqësisht, edhe përkundër vetëdijësimit të vazhdueshëm

    për të mirat e aktivitetit fizik, konsiderohet se çdo i katërtibanor i rruzulit tokësor nuk është mjaftueshëm aktiv.

    Figura 2. Fitnes ë sht ë  aktivitet fizik shumë  i popularizuar

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    6/106

    6 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    3.  Kush ka shëndet të mirë fizik?

    Shëndet të mirë fizik ka personi i cili ka fuqi dheqëndrueshmëri të muskujve, fleksibilitet të nyjeve dhe

    kapacitet kardiorespirator të mjaftueshëm për tëpërballuar aktivitetet e zakonshme ditore.

    Fuqia muskulore është fuqia që keni për të ngriturobjekte të rënda. Qëndrueshmëria e muskujve, nga ana

    tjetër, është aftësia e muskujve që të kontraktohenpërballë një rrezistence në afat të caktuar kohorë (psh tëbëjnë numër të caktuar të pompave brenda 30 sekondave

    Kapaciteti kardiovaskular eshte aftesia e sistemitkardioaskular (zemrës, mushkërive dhe enëve të gjakut)

    për të vazhduar me ushtrimet për një kohë kohore të

    gjatë. Zemra dhe mushkëritë (të cilat, realisht, nuk janë

    pjesë e sistemit kardiovaskular, por e atij respirator) i

     japin muskujve oksigjenin e nevojshëm për t’i bërë ballë

    angazhimit.

    Janë dy teste që përdoren për të vlerësuar kapacitetinkardiorespirator. Vrapimi i Cooperit (distanca e arritur për

    12 minuta) dhe Testi i ecjes në shirit (për 5 minuta) janë

    teste që përdoren më së shpeshti për të vlerësuar

    kapacitetin kardiovaskular.

    Figura 3. Vrapimi i Cooper-it

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    7/106

    7 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    4.  Kush ka shëndet të mirë motorik?

    Shëndet të mirë motorik ka personi i cili është në gjendjeqë ta bëjë një aktivitet fizik në mënyrë efikase dhe të

    shkathtë. Komponentet motorike janë: shpejtësia,agjiliteti (aftësia për ta ndryshuar brenda çastit drejtimin

    dhe shpejtësinë e lëvizjes), fuqia (aftësia për të nxjerrëfuqinë maksimale brenda një kohe sa më të shkurtë),drejtëpeshimi (aftësia për ta mbajtur drejtpeshimin duke

    iu kundërvënë gravitetit) dhe koordinimi (aftësia për tëbërë bashkë disa lloje të ndryshme të lëvizjeve në njëmodel të vetëm).

    Figura 4.

    Komponente e shëndetit të

    mirë motorik: shpejtësia,

    agjiliteti, fuqia,

    drejtëpeshimi dhe

    koordinimi

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    8/106

    8 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    5.  Çka janë funksionet motorike bazike?

    Funksionet motirike bazike janë lëvizjet e zhvilluara nëfëmijërinë e hershme të cilat kur kombinohen prodhojnë

    shkathësi të caktuara për lojë ose sport. Funksionet e tilla janë: gjuajtja, pranimi (i topit psh.), vrapimi, goditja,

    kërcimi në largësi, kërcimi në lartësi, shkelmimi dhekështu me radhë.

    Figura 5.

    Funksionet motorikebazike: gjuajtja e topit,

     pranimi i topit,kercimi,

    shkelmimi i topit

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    9/106

    9 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    6.  Çka është edukimi fizik?

    Edukimi fizik është aktiviteti fizik i ndërmarrë me qëllim tëruajtjes dhe përparimit të shëndetit fizik dhe mental të

    individit dhe interaksionit me njerëzit e tjerë.

    Edukimi fizik mësohet si lëndë në shkollë fillore dhe tëmesme dhe ka për qëllim zhvillimin e shkathësivepsikomotorike përmes lojës dhe lëvizjeve.

    Ndryshe nga edukimi fizik tradicional, që kryesisht është ibazuar në sportet tipike, sot ka një trend për të inkorpuar

    në lëndën e edukimit fizik edhe aktivitetet si bowling,

    ecjen dhe alpinizmin, frisbin, yogan, ushtrimet efrymëmarrjes dhe tai chi. Kjo e fundit art marcial i bazuarnë lëvizjete ngadalëshme mediative.

    Figura 3. Edukimi fizik rekreacional. Fëmijët në në natyrë dhe në  or ë n e karatesë  

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    10/106

    10 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    7.  Cilat janë format e aktivitetit fizik?

    Aktiviteti fizik mund të praktikohet në formë tëaktiviteteve të rekreacionit, edukimit fizik dhe të garës.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    11/106

    11 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    8.  Çka është rekreacioni?

    Aktivitet i rekreacionit është aktivitet fizik i realizuar nëkohën e lirë dhe në kushte joformale. Këto aktivitete janë

    zakonisht aktivitete grupore dhe meqë nuk kanë karaktergarues, bëjnë që njerëzit të ndihen mirë dhe më afër njëri

    tjetrit. Aktivitetet e rekreacionit mund të jenë sporterekreative (psh. futbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, etj)ose lojëra.

    Figura 4. Aktivitete rekreacioni – familja me bicikleta dhe volejboll në  plazh

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    12/106

    12 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    9.  Çka është aktiviteti fizik edukativ?

    Edukimi fizik edukativ ka për qëllim zhvillimin e njohurivedhe shkathësive të pëgjithshme fizike, psiqike dhe sociale

    të pjesëmarrësve. Aktivite të tilla mund të jenë lojërandividuale ose grupore në hapësira të hapura (luhatja,

    shilara, lëshimi i balonave) ose lojërat në hapësira tëmbyllura (shahu, letrat, domino, cic-mic dhe ngjajshëm).

    Figura 5. Ora e edukat ë s fizike

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    13/106

    13 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    10. Çka është aktiviteti fizik me karakter garues?

    Aktivieti fizik me karakter garues është aktivitet qëzhvillohet sipas rregullave strikte që përcaktojnë jo vetëm

    si zhvillohet ky aktivitet, por edhe kush de kur mund tëmarrë pjesë në të (mosha, gjinia, pesha, etj). Këto

    aktivitete janë të akrediatuara nga një organizatëkombëtare ose ndërkombëtare. Aktiveti më i madh fizikme karakter garues është olimpiada.

    Figura 7. Aktiviteti fizik me karakter garues

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    14/106

    14 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    11. Çka është sporti?

    Sporti është aktivitet fizik i organizuar sipas rregullavedhe kushteve të caktuara më parë që mund të ketë, por

     jo me çdo kusht, karakter garues. Sporti ndikon pozitivishtnë gjendjen fizike, shëndetin mendor dhe interaksionin

    social të sportistëve dhe zhvillohet si lojë, zbavitje, sisport i organizuar ose si sport tradicional.

    Figura 6. Disa lloje t ë  sporteve t ë  popullarizuara

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    15/106

    15 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    12. Cilat janë të mirat e sportit?

    Sporti ndikon në mirëqenien fizike, psiqike dhe shoqëroretë njerëzve. Në sport njerëzit gjejnë zbavitje, me sportin

    ata rriten, zhvillojnë dhe bëjnë më të fuqishëm trupin etyre, mësojnë dhe bëhen bashkë me njerëzit e tjerë.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    16/106

    16 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    13. Kush janë personat me aftësitë kufizuara?

    Sipas nenit 1 të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbitë drejtat e personave me nevojat e veçanta, që është në

    fuqi prej vitit 2008, “Personat me aftësi të kufizuarakonsiderohen personat me kufizim fizik, mendor,

    intelektual ose senzorik për shkak të cilit, në ballafaqimme barierat e ndryshme, nuk mund të marrin pjesë nëmënyrë të plotë dhe të sukseshme në jetën shoqërore si

    personat e tjerë”.

    Nga aspekti legal “me aftësi të kufizuar” mund të

    konsiderohen të gjithë personat që kanë kufizim serioz në

    realizmin e një ose më shumë aktiviteve jetësore. Ketëaktivitete janë kujdesi për veten, manipulimi me duar,shikimi, dëgjimi, ushqimi, fjetja, ecja, qëndrimi në këmbë,ngiritja, lakimi përpara, të folurit, marrja frymë, mësimi,

    leximi, koncentrimi, mendimi, komunikimi dhe puna.

    Figura 8. Femijet me sindromën Down, Femija me paralizë cerbrale, Femija me

    amputim të të dy ekstremiteteve

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    17/106

    17 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    14. Sa është numri i njerëzve me aftësi të kufizuara?

    Sipas Bankës Botërore afërsisht 700 milion njerëz ose 10% tëpopullatës botërore kanë aftësi të kufizuara, 80% prej të cilëve

     jetojnë në vendet në zhvillim. Nëse numërohen familjet epesonave me aftësi të kufizuara mund të thuhet se numri i

    personave të prekur në mënyrë të drejtpërdrejt nga paaftësitëështë rreth 25% të popullatës botërore.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    18/106

    18 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    15. Kush janë personat me aftësi të kufizuara fizike?

    Aftësi të kufizuara fizike kanë të gjithë personat që kanë kufizimenë lëvizje të ekstremiteteve.

    Figura 9. Themeluesit e

    organizat ë s “T ë  

    amputuarit në  aksion”

    (Amputees in Action)

    dhe nj ë  f ë mij ë  në  karocë  

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    19/106

    19 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    16. Kush janë personat me aftësi të kufizuara sensorike?

    Aftësi të kufizuara sensorike kanë të gjithë personat që kanëkufizime në perceptimine botës përmes shqisave të të parit dhe

    të dëgjuarit.

    Figura 9. Modeli

    me syzet e Sruli

    Recht, dizajner

    mode dhe

    Princess Pura,garuesja

    shurdhëmemece e

    garës së Bukurisë

    në Filipine

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    20/106

    20 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    17. Kush janë personat me aftësi të kufizuara intelektuale?

    Aftësi të kufizuara intelektuale, ngecje në zhvillimin intelektualose çrregullim të përgjithshëm të mësimit kanë të gjithë ata

    persona me funksion të çrregulluar intelektual dhe të adaptimit.Një term i përdorur më herët për këtë çrregullim ka qenë

    retradimi intelektual. Shenja të çrregullimit janë vonesat në tëfolur, pengesat në mbamendje, mospërshtatja rregullave tësjelljes në shoqëri, vështirësitë në zgjidhjen e problemeve,

    moskujdesi për vete, paaftësia për të kontrolluar sjelljet.

    Shkaqet për kufizim të aftësive intelektuale mund të jenë të

    lindura (psh. sindromat Down, Klinefelter, etj), të fituara gjatë

    shtatëzënësisë (psh rubeola, sindroma e fetusit të alkoolizuaretj), gjatë lindjes (hipoksia), sëmundjet infektive të fëmijërisë(parotiti, varicela, meningjiti), helmimet me plumb dhe zhivë,mungesa e jodit (hipotireoza dhe kretenizmi),

    mosushqyeshmëria (fëmijët, sidomos vajzat në Etiopi psh), etj.

    Figura 10.

    Fëmijë me sindromëDown. Shenja të

    çrregullimit janë

    vonesat në të folur,

     pengesat në

    mbamendje,

    mospërshtatja

    rregullave të sjelljes

    në shoqëri,

    vështirësitë në

    zgjidhjen e

     problemeve,

    moskujdesi për vete,

     paaftësia për të

    kontrolluar sjelljet.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    21/106

    21 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    18. Kush janë personat me aftësi të kufizuara mendore dhe

    emocionale?

    Çrregullime mendore dhe emocionale janë sjellje që demonstrojnë

    individët që nga pjesa më e madhe e shoqërisë kuptohen si jo normale.Ndryshe quhen sëmundje mendore ose sëmundje psikiatrike.Sëmundje të tilla janë anksioziteti, fobitë e ndryshme, çrregullimetobsesive-kompulsive, manitë e ndryshme, depresioni, shizofrenia dhe

    kështu me radhë. Në këtë kategori hyjnë edhe çrregullimet e ushqimit(psh. anorexia neurosa), çrregullimet e gjumit, etj, etj.

    Figura 10. Vajzë me anorexia

    neurosa dhe t ë sëmur ë me

    shizofreni

    Të sëmurët me shizofreni kanë

    halucinacione (dëgjojnë, shohin,

    shijojnë, ndijnë erën, prekin

    gjërat që kanë imagjinuara),

    deluzione (janë të bindur për

    gjërat që nuk mund të

    argumentohen në asnjë

    mënyrë), janë të agjituar (në

    gjendje ekscitimi dhe

    mospushimi) dhe kanë mendime

    të dezorganizuara. Ata janëintrovert,a apatikë, neglizhojnë

    vetvetën, ndërsa ndonjëherë

    zënë pozita të fiksuara

    (katatonike). Në të njejtën kohë

    ata mbajnë mend dobët, nuk

    mund të përqëndrohen janë në

    depresion dhe mund të kenë ide

    suicidal e 

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    22/106

    22 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    Çrregullim obsesiv kompulsiv

    Personat me çrregullime obsesive kompulsive kanë mendime dhe ndjenja (obsesione)

    dhe bëjnë veprime(kompuslione) të padëshiruara dhe të përsëritura.Ata janë të bindur

    se nëse nuk e pëmbushin detyrën diçka e keqe do të ndodhë. 

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    23/106

    23 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    19. Kush janë personat me çrregullime pervesive të zhvillimit?

    Çrregullime pervesive të zhvillimit karakterizohen nëmospërputhje në zhvillimin e më shumë funksioneve elementare

    si janë socializimi dhe komunikimi.

    Shembuj të çrregullimeve të tilla janë autizmi dhe sindromaAsperger. Karakteristikë e të sëmurëve me këto çrregullime janëvështirësitë për të artikuluar fjalët dhe për të kuptuar të tjerët,

    për ti shikuar në sy, për të treguar drejtimin, për të reaguar memimikë, lojë jo e zakonshme me lodra ose objekte të tjera,vështirësitë për t’u përshtatur në ndryshimet në rrethin familjar,

    lëvizje të përsëritura trupore, ankth ose sjellje agresive, etj.

    Figura 11. Fëmija me autizem dhe personalitete të famshme me autizëm (Albert

    Einstein) dhe sindromë Asperger (Angelina Jolie)

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    24/106

    24 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    20. Cili është dallimi në mes të parezës dhe të paralizës?

    Paraliza është humbja e funksionit të plotë një muskuli ose të njëgrupi të muskujve e shkaktuar më së shpeshti për shkak të

    dëmtimit të boshtit të kurrizit, por edhe për shkak të inzultitcerebrovaskular (pikës në tru), paralizës së fëmijëve, paralizës

    cerebrale, sklerozës multiple, sëmundjes Parkinson, sklerozësmultiple amielotike, spinës bifida, sindromës Gullian-Barre osepër ndonjë arsye tjetër.

    Pareza është dobësimi i lëvizjeve ose humbje e pjesëshme elëvizjeve të vullnetshme të ekstremiteteve dhe në këtë aspekt

    është më e lehtë se paraliza.

    Figura 12. Pareza vs. Paraliza

    Pareza ë sht ë  humbje parciale e

     funksionit t ë  nj ë  ekstremiteti pë r t ë  

    bë r ë  l ë vizje t ë  vullnetshme

    Paraliza ë sht ë  humbje e plot ë  e

     funksionit t ë  nj ë  ekstremiteti pë r t ë  

    bë r ë  l ë vizje t ë  vullnetshme

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    25/106

    25 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    21. Çka janë monopareza, parapareza, hemipareza dhe kuadripareza?

    Monopareza është parezë e vetëm një ekstremiteti, paraparezaështë parezë e të dy ekstremiteteve të poshtme, hemipareza

    është parezë e dorës dhe këmbës së të njejtës anë, ndërsakuadripareza është parezë e të katër ekstremiteteve.

    Figura 13.

    Hemiplegjia,

     paraplegjia

    dhe

    kuadriplegjia

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    26/106

    26 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    22. Çka janë monoplegjia, paraplegjia, hemiplegjia dhe kuadriplegjia?

    Monopplegjia është paralizë e vetëm një ekstremiteti,paraplegjia është paralizë e të dy ekstremiteteve të poshtme,

    hemiplegjia është paralizë e dorës dhe këmbës së të njejtës anë,ndërsa kuadriplegjia është paralizë e të katër ekstremiteteve.

    Figura

    Ekzaminimi

    neurolgjik dhe

    elektromiografia.Testet per

    zbulimin e

    deificiteve

    neurologjike

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    27/106

    27 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    23. Cili është dallimi në mes të amputimit dhe desartikulimit të një

    ekstremiteti?

    Amputimi i ekstremitetit është shkurtim i tij, traumatik ose i bërë

    nga mjeku për shkaqe shëndetësore, nëpër asht. Desartikulimi,nga ana tjetër, është shkurtim i ekstremitetit në nyje, që,

    gjithashtu, mund tëjetë traumatik ose i bërë për shkaqeshëndetësore.

    Desartikulimi i krahut

    Amputimi transhumeral Amputimi transhumeral

    Amputimi transradial Desartikulim i i bërrylit

    Amputimi i shuplakës

    Desartikulilmi

    koksofemoral

    Amputimi transfemoral Amputimi transfemoral

    Desartikulimi i gjurit

    Amputimi transtibial

    Desartikulimi talokrural

    Amputimi Syme

    Figura 14. Nivelet e ndryshme të amputimeve dhe desartikulimeve

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    28/106

    28 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    24. Cili është dallimi në mes të protezës dhe ortozës?

    Proteza është shtojcë artificale që i ngjitet trupit për tëzëvendësuar një pjesë të humbur të tij. Ortoza nga ana tjetër

    është shtojcë artificiale që i ngjitet trupit për të ndihmuarfunksionin e sistemit të lëvizjes. Kjo bëhet duke ndihmuar në

    lëvizjet, duke i kufizar lëvizjet në të gjitha drejtimet (imobilizim)ose vetëm në drejtime të caktuara, duke shpërndarë peshën etrupit ose duke korrigjuar derformimet e lindura ose të fituara të

    trupit.

    Figura 15. Ortozat dhe protezat

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    29/106

    29 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    25. Cilat janë arsyet për amputimin e ekstremiteteve?

    Shkaqet më të shpeshta për amputim të ekstremiteteve janëaksidentet, sëmundjet e ndryshme dhe malformacionet e lindura

    të enëve të gjakut.

    Shkaqet e amputimeve ndryshojnë në varësi nga shteti. Nështetet e zhvilluara sëmundjet, sidomos diabeti dhe sëmundjet eenëve të gjakut, janë shkaqe kryesore të amputimeve. Në vendet

    ku ka konflikte të armatosura, si janë disa vendet të Afrikës dheAzisë, shkaqet më të shpeshta të amputimeve janë lëndimet memina dhe ato me armë zjarri.

    Figura 13. Shkaqet e

    amputimeve. Këto shkaqe

    dallojnë në vendet me

     paqe dhe vendet në luftë si

    dhe ndërmjet vendeve

    sipas shkallës së zhvillimit

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    30/106

    30 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    26. Çka përcakton nëse një ekstremitet duhet të amputohet apo jo?

    Fati i një eskstremiteti, respektivisht përgjigja nëpytjen nëseekstremitet duhet të amputohet apo jo varet nga shkalla e

    dëmtimit të tij, nga kualiteti i qarkullimit të gjakut në të, ngagjendja e shëndetësore e të lënduarit ose të sëmurit (gjendja e

    ushqyeshmërisë, mosha, sëmundjet e zemrës, diabeti, gjendja eekstremitetit të anës së kundërt) dhe mundësitë që ka ai përrehabilitim.

    Figura

    Vlerësimi i

    kualitetit të

    qarkullimit të

    gjakut në

    ekstremitetin e

    atakuar –

     palpimi i pulseve

    dhe ekzaminimi

    me ultrazë

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    31/106

    31 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    27. Në sa faza bëhet rehabilitimi mjekësor i personave me amputim të

    ekstremiteteve?

    Rehabilitimi mjekësor i personave me amputim të ekstremiteve

    fillon para amputimit, zgjatë gjatë vetë aktit të amputimit dhevazhdon deri në integrimin e tij të plotë në shoqëri dhe aftësimin

    për punë.

    Ky rehabilitim, për shkaqe didaktike është ndarë në nëntë faza,

    secila me përmbajtje të veçantë, të cilat i kemi paraqitur nëvazhdim:

    Faza Përmbajtja

    1 Preoperative Vleresimi i gjendjes fizike dhe medicinale, edukimi,

    diskutimi i nivelit te amputimit, shpjegimi i kufizimeve

    funksionale, shpjegimi i dhimbjes fantom

    2 Faza e amputimit Percaktimi i gjatesise se cungelit, mbulimi mioplastik,

    perkujdesja per nervin, formimi i cungelit, lidhja

    rigide

    3 Faza drejtperdrejtë pas

    amputimit

    Sherimi i plages, kontrolli i dhimbjes, mbeshtetja

    emocionale

    4 Faza preprostetike Modelimi i cungelit, rritja e fuqise muskulore,

    aftesimi i te semurit per te rikthyer kontrollin e

    levizjeve

    5 Pershkrimi dhe fabrikimi i

    protezes

    Marreveshja ne ekip per protezen

    6 Ushtrimet me proteze Adaptimi ne proteze dhe shfrytezimi maksimal i saj

    7 Integrimi ne familje dhe

    shoqeri

    Rimarrja e vendit ne familje dhe shoqeri, pershtatja

    situatave, aktivitetet rekreacionale

    8 ehabilitimi profesional Vleresimi i aftesise per pune dhe riaftesimi ose

    riedukimi eventual

    9 Percjellja Kujdesi afatgjate per protezen, mbeshtetja e

    vazhdueshme emocionale dhe medicinale

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    32/106

    32 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    28. Çka është niveli K?

    Niveli K është klasifikim i njerëzve me aftësi të kufizuara sipasmundësisë së tyre për t’u rehabilituar. Sipas këtij klasifikimi

    personat me aftësi të kufizuara klasifikohen prej 0 deri 4.Personat në nivelin K zero nuk kanë mundësi të lëvizin pa

    përkrahjen e personit tjetër, madje edhe me pritezë. Personat nënivelin K1 kanë mundësi që duke përdorë protezën të lëvizin nësipërfaqe të rrafshta, kryesisht brenda shtëpisë. Personat në

    nivelin K2 kanë mundësi që duke përdorë protezën të lëvizinedhe në sipërfaqe me nivele si pengesat e vogla dhe shkallë tëulëta. Personat me nivelin K3 kanë mundësi që duke përdorë

    protezë të lëvizin me lehtësi dhe të kalojnë barierat ezakonshme, por nuk mund të merren me sport. Personat menivelin K4 kanë mundësi që duke përdorë protezën të bëjnëlëvizje që kërkojnë fuqi dhe shkathësi të tilla që u lejojnë të

    merren me aktivitete rekreative dhe sport.

    Ky klasifikim është i kompanisë së sigurimeve (Medicare) nëSHBA.

    Figura

    Klasifikimi i të

    amputuarve sipas

     potencialit për

    rehabilitim 

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    33/106

    33 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    29. Cilat janë ushtrimet bazike për për të përmirësuar funksionin e

    cungelit?

    Ushtrimet për të përmirësuar funksionin e cungelit janë

    ushtrimet për forcimin e muskujve që mbledhin gjurin ,ushtrimet për zgjatjen e kërdhokullës, ushtrimet për muskujt që

    mbledhin dhe zgjasin bërrylin dhe ushtrimet dhe muskujt qëmbledhin dhe zgjasin krahun.

    Qëndrimi i drejtë në

    këmbë

    Ushtrimet për muskujt e

    pelvikut (lartë) dhe lëvizjet

    alterantive këmbë-dorë

    (poshtë)

    Pompat ushtrimet e ngritjes

    së dorës dhe të këmbës

    Ushtrimet e balancit Ngritje nga karriga dhe uljet Ushtrimet e balansit

    Figura 17. Ushtrimet funksionale për personat me amputim të ekstremitetit të poshtëm

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    34/106

    34 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    30. Çka janë ushtrimet funksionale?

    Ushtrimet funksionale janë ushtrimet që vendosin trupin nëpozita në të cilat stimulohen muskujt përmes imitimit të lëvizjeve

    që bëjmë në jetën e përditshme dhe sport. Ushtrimet e tilla janëushtrimet për pozitë neutrale të kurrizit, lëvizjet alternative të

    dorës dhe të këmbës, pompat, trajnimet e balansit, ushtrimet engritjes nga karriga dhe uljes në karrigë dhe kështu me radhë.

    Figura 16. Ushtrimet bazike për cungel  

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    35/106

    35 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    31. Cilat janë ushtrimet e avansuara për për të përmirësuar funksionin

    e cungelit?

    Ushtrimet e avansuara për të përmirësuar funksionin e cungelit

     janë ushtrimet për rritjen e fuqisë së cungelit (uljet në bisht,pompt ulur, pjerrjet e komblikut) dhe ushtrimet e balansit (bartja

    e peshes, ecja në gjunjë e në bërryla, shkelmimi i topit, ngritja ekërdhokullës, ecja në sipërfaqe jo të rrafshta) ushtrimet eagjilitetit (ecja në gërsheta, ecja në rreth, loja me top), ushtrimet

    e qëndrueshmërisë (bicikleta e palëvizshme).

    Ushtrimet e

    avansuara për

     funksionin e cungelit  

    Figura 18

    Ushtrimet e

    avansuara për

     funksionin e cungelit  

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    36/106

    36 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    32. Cili ka qenë statusi i personave me aftësi të kufizuara në të

    kaluarën?

    Historikisht, personat me aftësi të kufizuara janë margjinalizuar,

     janë privuar nga e drejta për barazi me të tjerët, madje edhe janëvikrimizuar. Viktimizimi i fëmijëve me vdekje ka qenë

    karakteristikë e shoqërive primitive por edhe i civilizimeve tëGreqisë antike dhe Spartës si dhe të  Romës. Këta të  fundit ekonsideronin jo të drejtë të  vritnin f ëmijë. Në vend të kësaj ata i

    linin në mal me besimin se nëse janë të vlefshëm të jetojnë do t’ishpëtojnë zotërat. Në mesjetë fëmijët me aftësi të kufizuara janëkonsideruar vepra të satanës prandaj janë konsideruar të

    fajshëm dhe të këqinj.Në shekullin e XVIII dhe XIX pikëpamjet kanë filluar të ndryshojnëduke bërë që shoqëria të ndjejë më shumë përgjegjësi përpersonat me aftësitë kuifizuar. Kjo, zakonisht, ka nënkuptuar të

    idrejtën për strehim dhe ushqim.

    Këto botëkptime kanë ndryshuar në shekullin e XX dhe vazhdojnë 

    të  ndryshojnë  edhe në  këtë  shekull. Me ndryshimin e

    botëkuptimeve ka ndryshuar edhe emri që përdoret për personat

    me aftësi të  kufizuar. Në  gjuhën shqiper termi ka evoluar ngainvalid (që  dmth i pavlefshëm), përmes “i paaftë”  deri te me

    “aftësi të kufizuar” dhe “me nevoja të veçanta”.

    Figura 19. Soranusi i Efesusit – gjinekolog i famshëm,

    obtetricist dhe vrasës në masë.

    Soranusi i Efesusit, ka jetuar në fund të shekullit të 1rë dhe fillimin eshekullit të 2të të erës sonë. Një prej mjekëve më të famshëm Grek nëbotën e vjetër romake. Ai ka qenë mjek, gjinekolog dhe obstetricist që

    ka kryer numër të madh të lindjeve të vështira. Libri i tij “Gjinekologjia”ka qenë një prej librave më të famshëm të mjekësisë të Perandorinë

    Romake. Në një kapitull të këtij libri, Soranus jep këshilla për mënyrën evrasjes së një të posalinduri të lindur me deformime trupore: “vi (xxvi).

    Si ta dalloni fëmijën që vlen të rritet”  

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    37/106

    37 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    33. Cili është roli i sportit në jetën e të sëmurëve me aftësi të kufizuara

    1?

    Sporti, sidomos gjimnastika, është përdorë për herë të parë nga

    fundi i viteve 1800 në Suedi, si formë e terapisë për personat meaftrësi të kufizuara. Sot ekzitojnë më shumë se 17 gara

    ndërkombëtare në sport në të cilat janë të përfshirë personat meaftësi të kufizuara, përfshirë tri olimpiada – olimpiadën përpersonat me të dëgjuarit e dëmtuar (Deaflympics), olimpiadën

    për personat me aftësi të kufizuara fizike dhe të të parit(Paralympics) dhe olimpiadën speciale për personat me aftësi tëkufizuara intelektuale. Sot, gjithashtu, botohen më shumë se 50

    revista akademike, periodike që merren me problemin e sportitdhe personave me aftësi të kufizuara.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    38/106

    38 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    34. Cili është roli i sportit në jetën e të sëmurëve me aftësi të kufizuara

    2?

    Sporti ndihmon integrimin dhe mirëqenien e personave me

    aftësi të kufizuara në dy mënyra – duke ndryshuar mendimin qëkanë të tjerët për personat me aftësi të kufizuara dhe duke

    ndryshuar mendimin që personat me aftësi të kufizuara kanë përvete. Duke bërë të parën, luftohen stigmatizimi dhe diskriminimi.Ndrësa, duke bërë të dytën, i jep fuqi personave me aftësi të

    kufizuara, i bënë ata të vetëdijshëm për aftësitë që kanë dhe u jep kurajo që të luftojnë më shumë për vendin e tyre në shoqëri.Duke pasur ndikim në shoqërinë dhe në individin, sporti lufton

    izolimin e personave me aftësi të kufizuara dh i itegron ata nëmënyrë më të polotë në bashkësi.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    39/106

    39 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    35. Çka është edukimi fizik special?

    Edukimi fizik i dizajnuar në mënyrë speciale që ka për qëllimruajtjen dhe përparimin e shëndetit fizik dhe mendor të

    personave me aftësi të kufizuara, quhet edukim fizik special.Edukimi fizik i përshtatur është sinonim për edukimin fizik

    special.

    FIgura 20. Format e ndryshme të edukimit fizikspecial

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    40/106

    40 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    36. Çka përfshin edukimi fizik special?

    Edukimi fizik special është fushë multidisiplinare që përfshin:rehabilitimin dhe terapinë, rekreacionin dhe lojërat, edukimin

    fizik dhe sportin në të gjitha nivelet.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    41/106

    41 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    37. Cilat janë qëllimet e edukimit fizik special

    Qëllimet e edukimit fizik special janë përparimi i shëndetit, ipavarësisë individuale, i cilësisë së jetës dhe i pjesëmarrjes në

    shoqëri të personave me nevoja të veçanta.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    42/106

    42 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    38.  A mund të inkuadrohen të gjithë personat me aftësi të kufizuara në

    edukimin fizik special?

    Po. Por niveli i pjesëmarrjes dallon. Për të marrë pjesë në lojërat

    në ujë, vallëzim, lojëra individuale, lojëra në grup dhe sport,personat me aftësi të kufizuara duhet të demonstrojnë shkathësi

    elementare motorike funksionale (të plota ose gati të plota) përpjesëmarrje.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    43/106

    43 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    39. Kush merret me edukimin fizik të personave me nevoja të veçanta?

    Në edukimin fizik të personave me nevoja të veçanta merren:terapeuti fizikal (fizioterapeuti), terapeuti i profesionit dhe

    instruktori i edukimit fizik special.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    44/106

    44 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    40. Cili është dallimi në mes të terapeutit fizikal, terapeutit të

     profesionit dhe instrukturit të edukimit special kur bëhet fjalë për

     personat me nevoja të veçanta?

    Terapeuti fizikal vlerëson dhe angazhohet për realiziminenevojave për terapi fizikale, terapeuti i profesionit vlerëson dhe

    angazhohet për realizimine nevojave për ushtrimin e profesionit,ndërsa instruktori i edukimit fizik special vlerëson dheangazhohet për realizimine nevojave për edukim fizik të

    personave me nevoja të veçanta.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    45/106

    45 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    41. Cilat janë qëllimet që synon ti realizojë një terapeut fizikal kur janë

    në pyetje personat me nevajat e veçanta?

    Terapeuti fizikal angazhohet për rritjen, qëndrimin në këmbë,

    qëndrimin ulur, kontrollit të lëvizjes së kokës, ecjes dhefunksioneve motorike të nevojshme për pavarësinë e mundshme

    maksimale të personave me nevoja të veçanta, rritjen e fuqisë,parandalimin e deformimeve dhe të gjendjes së përgjithshmeshëndetësore. Me pak fjalë, ta bëjë një person me nevoja të

    veçanta sa më të aftë për jetë.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    46/106

    46 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    42. Cilat janë qëllimet që synon ti realizojë një terapeut i profesionit

    kur janë në pyetje personat me nevajat e veçanta?

    Terapeuti i profesionit angazhohet për funksione motorike

    precize si kapje me dore, mbajtje në dorë, aktivitetet që kërkojnëkoordinim të dy duarve dhe të syve, ushqim, veshmbathje,

    shkrim, përdorim të kompjuterit, lojë dhe shkathësi të tjeraakademike e të profesionit. Me pak fjalë, ta bëjë një person menevoja të veçanta sa më të aftë për shkollë dhe punë.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    47/106

    47 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    43. Cilat janë qëllimet që synon ti realizojë një terapeut i profesionit

    kur janë në pyetje personat me nevajat e veçanta?

    Instruktori i edukimit fizik special angazhohet për mirëqenien

    fizike, zhvillimin e funksioneve motorike themelore (psh. vrapim,kërcim, hidhje, gjuajtje, kapje, not, vallëzim, pjesëmarrje në

    aktivitetet grupore, marrje me sport)

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    48/106

    48 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    44. Cilat janë format e edukimit fizik special?

    Edukimi fizik special mund të jetë i rregullt dhe special,respektivisht të ofrohet në shkolla dhe universtite të rregullta

    ose në institucione speciale.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    49/106

    49 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    45. Kush mund të jetë instruktor i edukimit fizik special?

    Kjo çështje në Republikën e Kosovës nuk është e rregulluar. NëShtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të Bashkimit

    Evropian, instruktori i edukimit fizik special mund të bëhet vetëmai person që ka kaluar shkollim special dhe është ceritifikuar për

    këtë punë nga ana e një bordi nacional. Derisa kjo të rregullohetFakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit ka bërë përpjekje që tëpërcjellë te studentët e tij njohuritë bazike nga kjo fushë.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    50/106

    50 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    46. Kush vlerëson cilat janë nevojat e veçanta të një personi?

    Nevojat e veçanta të personave vlerësohen nga mjeku, që mundtë jetë specialisti i lëmive si ortopedi (sistemi i levëzijes),

    neurologji (sistemi nervor), oftalmologji (shqisa e të parit),otorinolaringologji (vesh, hundë dhe grykë) dhe ngjajshëm,

    psikologu, terapeuti fizikal dhe terapeuti i profesionit.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    51/106

    51 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    47. Në cilat pyetje duhet të jepen përgjigjet para se të merret vendimi

    që dikush ti nënshtrohet edukimit fizik special ?

    Fillimisht duhet të vlerësohet nëse personi me nevoja të veçanta

    mund të marr pjesë në aktivitetet fizike me nxënësit osestudentët e tjerë? Nëse jo, vlerësohet cilat janë nevojat e tij të

    veçanta, a mund të realizohen ato në një klasë të rregullt, menxënësit e tjerë apo është e nevojshme që për të krijohenkushtet e veçanta? Në këtë rast duhet të merret vesh edhe nëse

    personi ka nevojë për shërbime mbështetëse?

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    52/106

    52 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    48. Cilat janë shërbimet që mbështesin edukimin fizik special?

    Shërbimet që mbështesin edukimin fizik special, ndrysheshërbimet plotësuese, janë shërbimet e transportit, të

    logopedisë dhe audiologjisë, psikologjisë, të këshillimit,shërbimet mjekësore etj.

    Figura 21. Shërbimet mbështetëse: logopedi, audiologu dhe psikologu

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    53/106

    53 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    49. Cilat janë mënyrat e përshtatjes së edukimit fizik për një person me

    nevoja të veçanta në ekipe me lojtarë të tjerë, pa nevoja të tilla?

    Janë katër mënyra që edukimit fizik t’i përshtatet individëve me

    mënyra të veçanta: (1) të ndryshohen pajisjet për të gjithëpjesëmarrësit, (2) të ndryshohet loja për të gjithë pjesëmarrësit,

    (3) të ndryshojë mënyra e lojës së një lojtaro në secilin ekip, nëmënyrë që lojtarët me nevoja të veçanta të mos penalizohen ose(4) ti bëhen lëshime speciale personave me nevoja të veçanta.

    Figura 22. Modifikemet e mënyrës së lojës dhe pajisjeve

    Lëvizja mbi skuter me katër rrota Skateboardi modifikuar Modifikimi i topit

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    54/106

    54 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    50. Cilat janë shembujt e ndryshimit të mënyrës së lojës dhe pajisjeve

    që mund të bëhen në mënyrë që ajo t’i përshtatet personave me

    nevoja të veçanta në ekipe me lojtarë të tjerë, pa nevoja të tilla?

    Shembuj të ndryshimit të mënyrës së lojës që ajo t’i përshtatetindividëve me nevoja të veçanta janë nëse të gjithë lojtarët

    luajnë duke qëndruar në gjunjë ose ulur në dysheme, nëse luajnëme vetëm një dorë, nëse të gjithë luajnë shtritë mbi skutera mekatër rrota (scooter board), nëse për lojë përdorin pajisje të

    modifikuara si psh. top më të lehtë, rrjetë më ulët ose nëse përpersonat me nevoja të veçanta kërkohet numri më i vogël ipikëve për të fituar.

    Figura 23. Modifikemet e mënyrës së lojës dhe pajisjeve

    Modifikim i topit Modifikim i koshit Modifikim i shkopit

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    55/106

    55 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    51. Çka janë lojërat paraolimpike?

    Lojërat paraolimpike janë garë ndërkombëtare në shumë sportenë të cilën marrin personat me aftësi të kufizuara fizike,

    respektivisht personat me fuqinë muskulore të dëmtuar(paraplegjikët, kuadriplegjikët, personat me distrofi muskulore,

    personat me sindromë pas polios, personat me spina bifida),mungesë të ekstremitetit (ampoutim ose dismelia), personat medifrencë në gjatësinë e ekstremiteteve, personat me shtat të

    shkurtër, personat me hipertoni, personat me ataksi, personatme atetozë, personat me çrregullim të të parit dhe personat meçrregullim të intelektit.

    Të gjitha garat rregullohet nga Komiteti NdërkombëtarParaolimpik.

    Figura 24.

    Pamje nga faqje zyrtare e Lëvizjes paraolimpike me sportet paraolimpike

    ( www.paraolympics.org) 

    http://www.paraolympics.org/http://www.paraolympics.org/http://www.paraolympics.org/http://www.paraolympics.org/

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    56/106

    56 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    52. Cilat janë adaptimet e përgjithshme që praktikohen gjatë edukimit

     fizik special

    Në mënyrë që edukimi fizik special t’i përshtatet personave me

    aftësi të kufizuara bëhen adaptime në pajisje dhe në rregullat elojës. Adaptimet më të shpeshta në pajisje konsistojnë në

    përdorimin e shkopinjëve më të lehtë dhe më të mëdhenj, topitmë të lehtë, më të butë dhe më të madh, portës më të madhedhe më të ulët, përdoren shporta në shkop për kapje, dyshemetë

     janë më të sigurta, fushat e lojës janë më të vogla, shënohenpozitat e lojtarëve në fushë, nuk vendosen kufizime kohore,lojtarët ndihmohen nga partnerët, lojtarëve u jepen komanda

    me gojë, ka më shumë hapësirë ndërmjet lojtarëve dhe kështume radhë, në varësi nga lloji i lojës dhe kapacitetet e lojtarëve.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    57/106

    57 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    53. Cilat janë përshtatjet e përgjithshme që mund të bëhen në mënyrë

    që personat e verbër të përfshihen në aktivitetet e edukimit fizik

    special?

    Përshtatjet e përgjithshme që duhet të bëhen në mënyrë qëpersonat e verbër dhe ata me dëmtim të të parit të përfshihen

    në edukim fizik special janë: zvogëlimi i madhësisë së fushës,ngadalësimi i lojës (psh përdorimi i balonit në vend të topit),përdorimi i objekteve më të mëdha të lojës në mënyrë që të

    shihen më mirë, ndriçimi më i mirë dhe kontrasti më i fortë,përdorim i i zileve, kufizimi i fushës me material që ndryshon ngavetë fusha që personat me dëmtim të të parit të kuptojnë kur

     janë afër vijës anësore, paralajmërimi me zë nga asistenti ose mezile për veprimet, përdorimi i litarit, përdorim i koneve dhekështu me radhë.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    58/106

    58 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    54. Cilat janë adaptimet që bëhen që personat me aftësi të kufizuara të

    luajnë futboll?

    Në mënyrë që loja e futbollit t’i përshtatet personave me aftësi të

    kufizuara është e mundshme bë bëhen dista përshtatje: loja mund tëbëhet duke ecur dhe jo duke vrapuar, fusha e lojës mund të jetë më evogël, numri i lojtarëve në lojë mund të jetë gjashtë në secilën anë,nëse lojtratët janë në karroca atyre mund t’ilejohet që topin ta mbajnë

    në preherë derisa e drejtojnë atë, mund të përdoret topi i shfryrë, topimë i madh dhe më i butë, portat mund të jenë më të mëdha ose më të

    vogla, koha e lojës mund të jetë më e shkurtë dhe kështume radhë.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    59/106

    59 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    55. Cilat janë shkathësitë që u mësohen lojtarëve në lojën e futbollit?

    Duke luajtur futboll lojtarët mësojnë ta godasin topin, të pasojnë,ta udhpheqin topin, ta gjuajnë topin, ta presin topin, të vrapojnë,

    të punojnë në ekip dhe të mendojnë për strategji të ndryshmepër të fituar. Personat me aftësi të kufizuara jo rrallë janë edhe

    trajner të ekipeve ose refer të ndeshjeve të futbollilt.

    Figura 25. Modifikimet e mënyrës së lojës dhe pajisjeve

    Modifikim i topit Modifikim i portës Pamje nga loja

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    60/106

    60 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    56. Trego disa shembuj të organizimit të lojës së futbollit me personat

    me aftësi të kufizuara – Loja “Knock Em Down”?

    Një formë praktike e lojës së futbollit me personat me aftësi të

    kufizuara është loja “rrëzoji” (“Knock Em Down”). Në fushën elojës vendosen 6 birila në distancë me nga 50cm në mes veti.

    Lojtarët do ta godasin topin për ta rrëzuar birilën. Loja bëhet mëinteresant nëse ndryshojnë largësia nga e cila gjuhet topi dhekëndi i gjuajtjes.

    Figura 26. Loja e futbollit e tipit “Knock Em Down”

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    61/106

    61 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    57. Trego disa shembuj të organizimit të lojës së futbollit me personat

    me aftësi të kufizuara – Loja Pass and Shoot?

    Një formë tjetër praktike e lojës së futbollit me personat me

    aftësi të kufizuara është loja “paso dhe gjuaj” (“Pass and Shoot”).Në fushën e lojës vendosen 3 kone me ngjyra të ndryshme. Koni

    me ngjyrë të gjelbërt vendoset 1 deri 1,5 metra para portës, konii kaltërt vendoset 5 metra nga koni i parë, ndërsa koni i kuq do tëvendoset në mes të konit të parë dhe të dytë në diagonale për të

    formuar një trekëndësh. Kërkoni nga lojtarët, që qëndrojnë tekoni i kaltërt, t’ua gjuajnë topin juve, që qëndroni te koni i kuq.Ata pastaj duhet të lëvizin deri te koni i gjelbërt ku ju ua ktheni

    topin që ata të gjuajnë në portë. Nëse ndryshoni numrin epasimeve, këndin e pasimit dhe shpejtësinë e pasimit mund tabëni lojën më komplekse dhe ta përshtatni përparimit tëlojtarëve.

    Figura 27. Loja e futbollit e tipit “Pass and Shoot”

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    62/106

    62 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    58. Trego disa shembuj të organizimit të lojës së futbollit me personat

    me aftësi të kufizuara – Loja Target Shoot?

    Një formë tjetër praktike e lojës së futbollit me personat me

    aftësi të kufizuara është loja “gjuaj cakun” (“Target Shoot”). Nështrojën e shtratit formoni tre hapje të formave të ndryshme.

    Kufizoni secilën prej formave me shirit ngjitës. Pastaj kërkoni prejlojtarëve që të qëllojnë format në shtrojë duke e shkelmuartopin.

    Figura 28. Loja e futbollit e tipit “Target shoot”

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    63/106

    63 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    59. Çka ëstë futbolli paraolimpik?

    Futbolli paraolimpik është futboll i cili është i bazuar mbirregullat e Federatës Ndërkombëtare të Futbollilt (FIFA) të

    përshtatura për personat me aftësi të kufizuara. Këto përshtatjekanë të bëjnë me fushën, pajisjet, numrin e lojtarëve dhe disa

    rregulla të lojës.

    Figura 29.

    Reprezentacio

    ni i futbollit

     paraolimpik i

    SHBA. Kupa

    botërore e

    vitit 2014.

    Meksiko. 

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    64/106

    64 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    60. Cilat janë rregullat e futbollit për personat me dëmtimit të të parit

    dhe të verbër?

    Futbolli paraolimpik për personat me dëmtim të të parit dhe të

    verbër është futboll me ekipe me nga pesë lojtarë, përfshirëportierin, në secilën anë. Fusha e futbollit është më e vogël dhe e

    kufizuar me mure mbrojtëse. Secili ekip ka nga një asistent qëqëndron jashtë fushë dhe me zë udhëzon lojtarët. Topi lëshon zëpër të ndihmuar lojtarët që ta lokalizojnë. Luhen dy pjesë, secila

    nga 25 minuta. Pushimi në mes dy pjesëve është 10 minuta. Kyfutboll njihet edhe si futbolli të “5-ve me një anë”.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    65/106

    65 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    61. Si klasifikohen lojtarët që luajnë futboll për të verbërit?

    Në bazë të shkallës së dëmtimit të të parit ndahen në tri grupe.Grupin e parë e bëjnë personat me dëmtimit të plotë ose gati të

    plotë të të parit (B1). Grupin e dytë e bëjnë personat që janë nëgjendje të shohin formën e shuplakës me qartësi prej 2/60 ose

    kanë fushë vizive më pak se 5 shkallë (B2). Grupin e tretë e bëjnëpersonat që janë në gjendje të shohin formën e shuplakës meqartësi në mes 2/60 dhe 6/60 ose me fushë vizive në mes 5 dhe

    20 shkallë (B3).

    Ekzistojnë dy kategori të garave. Në kategorinë e parë mund të

    marrin pjesë vetëm lojtarët që i takojnë grupit të parë (B1),

    përveç portierit dhe asistentit që është jashtë fushës të cilëtmund të jenë të të grupit B2, B3 ose fare të mos kenë çrregullimtë të parit. Garën e llojit të dytë e bëjnë lojtarët e grupit B2 dheB3. Në këtë kategori së paku dy lojtarë në fushë duhet të jenë të

    grupit B2.

    Figura 30.

    Detaje nga ndeshja Brazili – Argjentina.

    Finalja e Lojërave Parapan Amerikane

    Futbolli për 5 të mbajtura në Rio de

     Janeiro.

    Ndryshe Brazili ka qenë kampion i

    garave në vitet 1998, 2000 dhe 2010,

    ndërsa Argjentina në vitet 2002 dhe

    2006.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    66/106

    66 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    62. Cilat janë rregullat e futbollit për personat me paralizë cerebrale?

    Futbolli për personat me paralizë cerebrale njihet ndryshe edhesi futboll i “7-shes në ekip”. Përshtatjet që i janë bërë rregullave

    të FIFA në këtë futboll janë numri më i vogël i lojtarëve (ngashtatë në secilën anë), fusha më e vogël e futbollit, heqja e

    pozitës së jashtë lojës (off side) dhe lejimi që topi të hudhet nëlojë nga jashtë fusha edhe me një dorë. Loja luhet dy herë nga 30minuta me pushim prej 15 minuta ndërmjet.

    Figruar 31.

    Futbolli me “7-shen në ekip” ëshjtë i

    rregulluar nga Asociacioni ndërkombëtar i

    sporteve dhe rekreacionit (International

    Sports and Recreation Association - CPISRA)

    dhe rregullave të modifikuara të International

    Federation of Associated Football (FIFA).

    Faqja e internetit : www.cpisra.org 

    http://www.cpisra.org/http://www.cpisra.org/http://www.cpisra.org/http://www.cpisra.org/

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    67/106

    67 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    63. Si klasifikohen lojtarët që luajnë futboll të personave me parelizë

    cerebrale?

    Lojtarët që marrin pjesë në lojë janë të klasifikuar në katër grupe

    sipas shkallës së kufizimit të aftësisë që kanë. Grupin e parë ebëjnë personat që kanë vështirësi në ecje dhe vrapim por mund

    të qëndrojnë në këmbë dhe mund ta godasin topin (C5). Grupin edytë e bëjnë personat me vështirësi në kontroll dhe koordinimittë ekstremiteteve të sipërme (duarve) sidomos gjatë vrapimit

    (C6). Grupin e tretë e bëjnë lojtarët me hemiplegji (C7). Grupin ekatërt e bëjnë personat me kufizime minimale në shkathësi porkanë një kufizim fizik që ndikon në aftësinë e tyre për të luajtur

    futboll (C8).Në mënyrë që loja të jetë e barabartë personat me këto kufizime

    përzihen në grupe në mënurë që në lojë të jenë së paku nga një

    lojtar i grupit të parë (C5) dhe të dytë (C6) dhe më së shumti një

    lojtar nga grupit i katërt (C8).

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    68/106

    68 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    64. Çka është goalball?

    Goalball është sport për atletë me dëmtim të të parit. Luhet nga dyekipe me nga tre anëtarë dhe me top me zile brenda. Topi ka

    madhësinë e topit të basketbolit, por është dy herë më i rëndë se ai.Qëllimi i lojës është që të futet topi në rrjetën e kundrështarit, të cilënanëtarët e ekipit tjetër e mbrojnë me trupat e tyre.

    Fusha e mbyllur ka vija taktike që i ndihmojnë lojtarëve të orientohendhe ka madhësinë e fushës së volejbolit. Loja luhet pa portë qendrore,

    por me një rrjetë në secilën anë që është 9 metra i gjërë dhe 1.3 metrai lartë. Loja luhet në dy gjysma nga 12 minuta.

    Loja luhet në qetësi në mënyrë që lojtarët të mund të përqëndrohen.

    Figura 32.

    Goalbal.

    Disipline

     paraolimpike

     pë r personat

    me d ë mtim

    t ë  t ë  parit  

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    69/106

    69 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    65. Cilat janë adaptimet që bëhen që personat me aftësi të kufizuara të

    luajnë basketboll?

    Modifikmet që mund t’i bëhen lojës së basketbollit në mënyrë t’i

    përshtatet personave me aftësi të kufizuara janë përdorim i topave tëndryshëm (madhësi, peshë, ndërtim, ngjyrë), përdorimi i koshave mëtë mëdhenj dhe më të ulët, ngadalësimi i lojës, lejimi që topi të bartet,lejimi i driblingut me dy duar, mosaplikimi i kohës prej tre sekondave,

    lejimi i mbajtjes së topit në prehër (personave që janë në karroca gjatëkohës së lëvijes), përdorimi i topit me zile për personat me dëmtim të

    të parit.

    Figura 33.

    Basketbolli zhvillon shkathësitë e

    manipulimi t me karrocë, marrjes së

    topit nga dyshemeja, gjuajtjes,

     pranimit të topit dhe driblimit,

    mbroijtjes dhe kështu me radhë.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    70/106

    70 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    66. Cilat janë shkathësitë elementare që personat me aftësi të

    kufizuara i zhvillojnë gjatë lojës së basketboll?

    Shkathësitë që personat me afëtisë të kufizuara i zhvillojnë gjatë

    lojës së basketbollit janë manipulimime karrocë, marrja e topitnga dyshemeja, gjuajtja, pranimi i topit, driblimi, mbrojtja,

    zbulimi për ta pranuar topin dhe kështu me radhë. Gjatë lojës,lojtari krijon raporte me anëtarët e tjerë të ekipit dhe zhvillonstrategjinë e lojës. Personat me aftësi të kufizuara mund të jenë

    edhe referë dhe trajnerë të ekipieve të bashkebollit në karrocë.

    Figura 34.

    Detaje nga ndeshja e

    basketbollit

     paraolimpiknë mes të

    reprezentacvioneve të

    SHBA dhe Britanisë së

    Madhe. Londër 2012.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    71/106

    71 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    67. Çka ëstë basketbolli paraolimpik?

    Basketbolli paraolimpik është modifikim i lojës së basketbollit ipërshtatur për personat në karroca. Fusha është e zakonshme

    dhe numri i lojtarëve është pesë nga secila anë. Lartësia e koshitështë 3.05m. Loka ka 4 pjesë që zgjasin nga 10 minuta. Koha

    egjuajtjes është 24 sekonda. Karroca është speciale ndërsalojtarëve nuk u lejohet në ngriten nga ajo. Karrocat mund të jenëme me 3, 4 ose 5 rrota. Lartësia e ulëses nuk guxon të jetë më e

    lartë se 53 centimetra nga dyshemeja dhe lartësia e mbajtësit tëkëmbëve jo më lartë se 11cm nga dyshemeja. Rregullat e lojët

     janë të caktuara nga Federata ndërkombëtare e basketbollit në

    karroca (Interantional Federation of Wheelchair basketball,(http://www.iwbf.org/).

    http://www.iwbf.org/http://www.iwbf.org/http://www.iwbf.org/http://www.iwbf.org/

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    72/106

    72 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    68. Cilat janë adaptimet që bëhen që personat me aftësi të kufizuara të

    luajnë volejbol?

    Modifikimet që mund ti bëhen lojës së volejbollit për ta bërë të

    përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar janë përdorimi itopit më të madh, më të lehtë, më të butë dhe të ngjyrosur,

    lejimi që lojtarët ta mbajnë topin, lejimi që ta rregullojnë pozitëne gjuajtjes vetë, ulja e lartësisë së rrjetit, qëndrimi më afër rrjetësme rastin e servimit, lejimi që topi ta prekë topin një herë,

    mbajtja e topit që ta godisin lojtarët dhe kështu me radhë.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    73/106

    73 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    69. Çka ëstë volejbolli paraolimpik?

    Volejbolli paraolimpik është modifik i lojës së volejbollit nëmënyrë që ajo t’i përshtatet personave me aftësi të kufizuara.

    Meqë luhej ulur, quhet edhe volejboli ulur. Ekipet përpiqen që tagjuajnë topin mbi rrjetë në fushën e kundërshtarit. Kontakti me

    dyshemenë nuk guxon të ndërpritet në asnjë moment gjatë lojës.Fusha e sportit është më e vogël (10mx6m). Lartësia e rrjetësështë 1.15m për burra dhe 1.05m për gra. Ekipi i parë që arrin 25

    pikë është fitues i një seti me kusht që diferenca të jetë më emadhe se dy. Ekipi që fiton tri sete është fitues i lojës.Numrimaksimal i seteve është pesë. Nëse loja është e barabartë

    deri në setin e pestë, ekipi i cili i pari arrin15 pikë në setin epestë, me kusht që diferenca të jetë dy pike, është fitues i lojës.

    Pjesëmarrës në lojë janë kryesisht personat me ekstremitete tëposhtme të amputuara. Por, pjesëmarrës mund të jenë edhe të

    tjerë me kufizime më të vogla të aftësive.

    Figrura 35.

    Modifikimi i lojës së volejbollilt

     për t’iu përshtatur personave me

    aftrësi të kufizuar - Volejbolli

    ulur  

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    74/106

    74 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    70. Cilat janë adaptimet që bëhen që personat me aftësi të kufizuara të

    luajnë bowling?

    Modifikimet që mund ti bëhen lojës së bowling për ta bërë të

    përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar janë zvogëlimi inumrit të hapave që bëhen para gjuajtjes së topit, përdorimi i dy

    duarve në vend të njërës, qëndrimi në pozicionin pa lëviz gjatëgjuajtjes, përdorimi i rampës, përdorimi i ndihmësit, udhëzimetme gojë.

    Figura 36.

    Disa

    modifikime

    të lojës së

    bowlingut

     për t’iu

     përshtatur

     personave

    me aftrësi

    të kufizuar  

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    75/106

    75 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    71. Cilat janë adaptimet që bëhen që personat me aftësi të kufizuara të

    luajnë golf?

    Modifikimet që mund ti bëhen lojës së golfit për ta bërë të

    përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar janë përdorimi iklubit me kokë më të madhe, përdorimi i klubit më të shkurtër

    dhe më të lehtë, përdorimi i topave më të mëdhenjë dhe tëngjyrosur, shkurtimi i distancës deri te vrima, përdorimi imbajtësit të topit (të ngulitur në tokë) për çdo gjuajtje dhe

    kështu me radhë.

    Figura 37.

    Disa

    modifikime

    të lojës së

    golfit për t’iu

     përshtatur

     personave

    me aftrësi të

    kufizuar  

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    76/106

    76 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    72. Cilat janë adaptimet që bëhen që personat me aftësi të kufizuara të

    luajnë softball?

    Modifikimet që mund ti bëhen lojës së softball për ta bërë të

    përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar janë përdorimi itopave nga velcro dhe dorëzat, përdorimi i shkopunjëve më të

    mëdhenj ose më të vegjël, përdorimi i mbajtësve në shkop (tëngulitur në tokë), zvogëlimi i distancës së bazës, përdorimi itopave të butë (incrediballs), zvogëlimi i distancës nga e cila

    bëhet gjuajtja (pitching), nëse lojtarët janë në karrocë të lejohenqë të shtyjnë topun prej rampës, nga prehëri ose nga mbajtësi itopit i ngulitur në tokë. Modifikimet e tjera janë përdorimi i

    topave me alarm, lejim i i asistimit nga një person jashtë lojësdhe kështu me radhë.

    Figura 38.

    Disa

    modifikime të

    lojës së lojës

    softball të

    bëra për t’iu

     përshtatur

     personave me

    aftrësi të

    kufizuar  

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    77/106

    77 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    73. Çka janë garat paraolimpike me kuaj?

    Garat paraolimpike me kuaj janë gara që organizohen ngaFederata Ndërkombëtare për Sporte me Kuaj (International

    Federation for Equestrian Sports, FEI) dhe përfshin dy gara: njeështë dresimi paraekuestrian i cili organizohet sipas të njejtave

    rregulla si edhe dresimi konvencional, por me garues të ndarë nëdisiplina të ndryshme garuese, spipas aftësive të tyrefunksionale. Gara e dytë është kalurimi paraekuestrian, që

    organizohet sipas rregullave të njejta të kalurimit, por, përsëri,në disiplina sipas aftësive funksionale të garuesve.

    Figura 39.

    Disa

    modifikime të

    garës me

    kuaj, të bëra

     për t’iu

     përshtatur

     personave meaftrësi të

    kufizuar  

    Dresimi vlerësohet me testin e ecjes, , testin e ecjes dhe vrapit të

    lehtë, testin e ecjes, vrapit të lehtë dhe gallopit dhe ecjes, vrapittë lehtë, gallopit dhe ecje anash në stil të lirë. Në këto disiplina

    gara bëhet në arenën ma madhësi 40x20metra. Garues më tëavansuar garojnë edhe në gjysmë pirueta, vrapim 3 dhe 4 dhe nëarena të madhësisë 60x20 metra.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    78/106

    78 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    74. Çka janë garat paraolimpike në qitje?

    Garat paraolimpike në qitje janë adaptim i garës në qitje përgarues me aftësi të kufizuara. Qitja është sprovë e saktësisë dhe

    kontrollit gjatë të cilës garuesit përdorin pistoleta dhe pushka përtë gjuajtur në seri të ndryshme një cak të palëvizshëm. Secila

    gjuajtje merr maksimum 10 pikë ose vlerë decimale prej 10.9pikëve. Garuesit përdorin pushkë të kalibrit 0.22, pistoleta dhepushka ajroje të kalibrit .177 (me ajër të kompresuar ose

    pneumatikë).

    Të gjithë personat me aftësi të kufizuara mund të marrin pjesë

    në garë. Gjuajtja bëhet nga distancat 10, 25 dhe 50 metra,

    ndërsa në gara marrin pjesë vetëm burrat, vetëm graftë oseedhe burrat edhe gratë.

    Garat organizohen nga Komiteti Paraolimpik Ndërkombëtar

    (International Paraolympic Committee, IPC).

    Figura 40. Disa modifikime të garës së  qitjes, të bëra për t’iu përshtatur personave me

    aftrësi të kufizuar  

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    79/106

    79 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    75. Çka janë garat paraolimpike në atletikë?

    Garat paraolimpike në atletikë janë gara në atletikë të

    modifikuara në mënyrë që të përfshijnë personat me aftësi të

    ndryshme të kufizuara. Garues mund të jenë personat me

    proteza, garues me karroca invalidore ose garues të verbër.

    Garuesit nga grupi i fundit mund të ndihmohen nga një person jo

    i verbër ose të garojnë brenda litarëve.

    Në garat e shpejtësisë, i pari është ai garues që arrin i pari në cak.

    Garat mund të bëhen edhe në stafetë.

    Figura 41.

    Disa

    modifikime të

    garës së  

    atletik ë s, të

    bëra për t’iu

     përshtatur

     personave meaftrësi të

    kufizuar  

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    80/106

    80 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    76. Çka janë garat paraolimpike të gjuajtjes me shigjetë?

    Garat paraolimpike të gjuajtjes me shigjetë janë modifikim igarës olimpike të gjuajtjes për t’iu përshtatur personave me

    aftësi të kufizuara. Qëllimi i lojës është gjuajtja me saktësi eshigjetës në një cak me diametër prej 122 centimetrash në të

    cilën janë tëvizatuar 10 rrathë koncentrik. Vlera e këtyre rrathëverritet prej qendrës kah periferia, respektivisht prej 10 pikëvedrejtë 1 pike. Largësia e cakut prej garuesve është 70 metra, sa

    është edhe standardi i lojërave të rregullta olimpike.

    Figura 42.

    Garat

     paraolimpik 

    e me

    shigjet ë  

    Garuesit klasifikohen në tre klasë funksionale. Klasa e parë (ST1)

    është klasa e garuesve që nuk kanë humbje të funksionit tëduarve të tyre por kanë dëmtim të fuqisë muskulore, koordinimitdhe të lëvizjes së këmbëve. Këtu bëjnë pjesë garuesit me

    amputim të ekstremiteteve, paralizë cerebrale dhe ngjajshëm.Garuesit në këtë klasë mund të luajnë ulur ose në këmbë.

    Ekziston edhe klasa W1 në të cilën garojnë atletët me tetraplegjiose dëmtim të ngjashëm. Këta atletë kanë lëvizje shumë të

    kufizuara dhe fuqi e kontrollë minimale të duarve dhe këmbëvetë tyre. Këta garues garojnë në karroca.

    Shigjetarët në kategorinë W2 kanë paraplegji ose dëmtim tëngjashëm. Garuesit kanë mobilitet të limituar të ekstremitetevetë poshtme. Shigjetarët e kësaj kategorie kanë funksion të plotë

    të duarve. Këta janë të lidhur për karroca në jetën e përditshme

    dhe ashtu edhe garojnë.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    81/106

    81 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    77. Çka është gara paraolimpike me boça?

    Boccia luhet me një lojtar, çifti i lojtarëve ose ekipet nga trelojtarë. Nëse luhet në ekip, secili ekip ka nga gjashtë topa. Ekipet

     janë të gjinive të përziera. Qëllimi ilojës është që të gjuhet njëtop prej lëkure – i ngjyrosur kuq ose kaltër (cili ekip merr cilën

    ngjyrë caktohet me gjuajtjen e monedhës), sa më afër një topi tëbardhë, që quhet Jack.

    Loja luhet në hapësira të mbyllura, në një fushë të madhësisë sëfushës së badmintonit.

    Lojtarët klasifikohen sipas shkallës së paaftësisë së tyre. Të gjithë

    lojtarët kanë të dëmtuar ose këmbët ose edhe këmbët edheduart e tyre. Topi mund të goditet me duar ose me këmbë. Atyreu lejohet të kenë edhe një asistent i cili ua jep topin. Garuesit

     janë të gjinive të përziera.

    Figura 43.

    Disa modifikime të garës me boça, të bëra për t’iu përshtatur personave me aftrësi tëkufizuar  

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    82/106

    82 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    78. Çka është çiklizmi paraolimpik?

    Garat e çiklizimit për personat me aftësi të kufizuara luhen sipastë njejta rregullave sikur edhe garat për çiklistët e rregullt. Garat

    bëhet në shtigje prej 1 kilometri, tandem shprint, team shprint,garat në shtige prej tre dhe kater kilometra, garat në shtegun 6

    kilometra, garat në shtegun 15 kilometra ose si gara rruge.

    Figura 44.Çiklizmi paraolimpik  

    Garuesit klasifikohen në garues të kategorisë B që janë të verbër

    (Blind), garues të kategorisë H që garojnë duke i dhënë bicikletësme duar (Handcyclist), garues në kategorinë T që garojnë metricikla (Tricyclist) dhe garues në kategorinë C që janë garues qëgarojnë me bicikleta.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    83/106

    83 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    79. Çka është xhudo paraolimpik?

    Xhudo paraolimpik është modifikim i xhudos i bërë për personatme dëmtim të të parit. Organizohet nën ombrellën e Federatës

    ndërkombëtare të xhudos (Internation Judo Federation).

    Garuesit janë të ndarë në kategori sipas peshës. Shtatë kategoriekzistojnë për burra (- 60kg, - 66kg, - 73kg, - 81kg, - 90kg, -100kg, + 100kg) dhe gjashtë për gra (- 48kg, - 52kg, - 57kg, - 63kg,

    - 70kg, + 70kg.).

    Figura 45. Judo

     paraolimpik.

    Disipline

     paraolimpik 

    e pë r

     personat me

    d ë mtim t ë  t ë  

     parit  

    Dallimet në rregulla janë minimale në krahasim me xhudonolimpike. Garuesit fillojnë lojën kapur për njëri tjetrin. Ndeshjazgjatë pesë minuta. Ai garues që fiton pikën maksimale (ipon)

    është fitues. Nëse asnjë prej garuesve nuk fiton ipon gjatë

    ndeshjes, fitues shpallet garuesi që ka akumuluar më së shumtipika falë yuko dhe waza-ari mbajtjeve dhe rrëzimeve. Dy waza-

    ari bëjnë një ipon.Nëse nuk ka fitues deri në fund të ndeshjes luhet pika e artë, qëdo me thënë se i pari që fiton pikë është fitues. Nëse nuk kafitues as pas tre minutave shtesë vendimin e marrin referi dhe dy

    gjyqtarët me votim.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    84/106

    84 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    80. Çka është para-kanu?

    Para-kanu është modifikim i garës olimpike të kanusë i bërë për

    persona me kufizime të ndryshme të aftësive. Organizohet ngaFederata ndërkombëtare e kanusë (International CanoeFederation). Garat bëhen në Kayak ose Va’a në distancë prej 200

    metrave. Fitues është garuesi që del i pari. Aktualisht, garatmbahen në tetë discipilina të ndryshme.

    Garuesit klasifikohen sipas aftësisë për t’i dhënë pedaleve nëgaruesit e kategorisë LTA (leg, trunk, arms) që do të thotë sekëmbët, trupi dhe duart përdoren për ta vënë kanunë në lëvizje,

    në garuesit e kategorisë TA (trunk, arms) që do të thotë se vetëmtrupi dhe duart përdoren për ta vënë kanunë në lëvizje dhe

    kategorinë A, që do të thotë se vetëm duart përdoren për ta vënëkanunë në lëvizje. 

    Figura 46. Kanu paraolimpik

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    85/106

    85 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    81. Çka është para kanu në ekip?

    Parakanu në ekip është garë e kanusë në ekip e përshtatur për tëpërfshirë personat me aftësi të kufizuara. Gara organizohet nga

    Federata ndërkombëtare e kanusë në ekip (FédérationInternationale des Sociétés d'Aviron, FISA).

    Garuesit janë të ndarë në tre kategori.

    Në kategorinë LTA (leg, trunk, arms) garuesit përdorin së pakunjë këmbë, trupin dhe duart. Në këtë kategori përfshihen edhepersonat me dëmtim të të parit dhe çrregullimet intelektuale.

    Gara bëhet me kanu standarde dhe ulëse rrëshqitëse.

    Në kategorinë TA (trunk and arms) garuesit përdorin vetëmtrupin dhe duart. Kanutë kanë ulëse të fiksuara (që nukrrëshqasin). Në kategorinë AS (arms and shoulders) përfshihen

    personat me kontrollë minimale të trupit. Kanu ka ulëse tëfiksuara dhe arrin lartësinë e pjesës së sipërme të krahërorit përtë lejuar vetëm lëvizjet e duarve dhe të krahëve.

    Garohet në pesë disiplina dhe bëhet në 1000 metra, ndryshe ngagarat e rregullta që bëhen në 2000 metra. Në ekipet e përziera

    gjysma e ekuipazhit duhe të jenë femra.

    Figura 47. Kanu

    në ekip 

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    86/106

    86 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    82. Çka është biatlloni paraolimpik ose para – biatlloni?

    Biatlloni paraolimpik është modifikim i biatllonit i përshtatur

    personave me nevoja të veçanta. Sporti është kombinim i skijimitdhe qitjes. Biatlloni ka versionin për atletë që qëndrojnë në

    këmbë, versionin për atletë që garojnë ulur (në karrocë) dhe

    versionin për atletë me dëmtim të të parit.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    87/106

    87 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    83. Çka është para- triatloni?

    Paratriatoloni është modifikim i garës së triatolonit i përshtaturpersonave me aftësi të kufizuara fizike. Garën e organizon Unioni

    ndërkombëtar i triatoloni (International Triathlon Union, ITU).

    Gara përfshin notin në distancë prej 750 metrave, 20 kilometratë hendciklimit (ciklizmit me duar), biciklizmit ose biciklizmit nëçift dhe 5 kilometra vrapim me karocë ose standard. Gara bëhet

    në gjashtë kategori në varësi nga natyra e kufizimit të aftësisëfizike që kanë garuesit.

    Figura 48. Para-triatlon: 750 metra not, 20 kilimetra çiklizë m dhe 5 kilometra finalevrapim

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    88/106

    88 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    84. Çka është lundrimi paraolimpik?

    Lundrimi paraolimpik është garë lundrimi e përshtatur përpjesëmarrjen e garuesve me aftësi të kufizuara. Garues mund të

     jenë personat me çdo lloj kufizimi fizik dhe janë të klasifikuar nëbazë të aftësisë për ta mbajtur stabilitetin, funksionit të duarve,

    lëvizshmërisë dhe të aftëtisë për të parë. Garohet në tredisiplina: anijeme vela me një lundrues, anije me vela me trelundrues dhe anije me vela me dy lundrues.

    Garohet në së paku 11 lundrime. Garuesit mbledhin pikë sipasvendit që e kanë zënë secilin lundrim. Në rast të thyerjes së

    rregullave garuesit penalizohen duke u kthyer në pozitën

    startuese.

    Figura 49. Lundrimi per persona me aftësi të kufizuara

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    89/106

    89 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    85. Çka është noti paraolimpik?

    Noti paraolimpik është përshtatje e garës së notit për garues meaftësi të kufizuara fizike. Noti paraolimpik është shumë i

    përhapur dhe garat në këtë disiplinë organizohen edhe jashtëgarave paraolimpike. Organizohet nga Komiteti ndërkëmbëtar

    paraolimpik (International Paraolympic Committee).

    Figura 50. Noti per persona me aftësi të kufizuara

    Shumica e rregullave të notit paraolimpik janë të njejta si për

    notin olimpik. Dallimet kryesore qëndrojnë në pozicionet e startitdhe përshtatjet që janë bërë për personat me dëmtime në tëparë. Garuesit mund të fillojnë nga platforma, ulur ose të zhytur

    në bazen. Garuesit me dëmtim të të parit kanë nga një asistentqë u rreh shpinën kur arrijnë fundin e bazenit në mënyrë që ata

    ta bëjnë kthesën. Të gjithë garuesit në këtë garë mbajnë syze tëerrëta në mënyrë që garuesit me dëmtim të pjesëshëm të të

    parit të jenë të barabartë me garuesit që janë plotësisht tëverbër.

    Garuesit janë të kategorizuar në kategoritë prej 1 deri 10, duke

    pasur kategorinë një si me aftësi më të kufizuara. Garat bëhen nëstil të lirë, në shpinë, flutur dhe bretkocë dhe në distanca prej 50

    deri 400 metra. Ato organizohen në bazene standarde prej 50metrash.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    90/106

    90 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    86. Çka është tenisi paraolimpik i tavolinës?

    Tenisi paraolimpik i tavolinës është sport për persona me aftësitë kufizuara që bëhet sipas rregullave të Federatës

    ndërkombëtare të tenisit në tavolinë (International Table TennisFederation, ITTF). Rregullat janë kryesisht të njejta, me

    modifikime për personat në karrocë.

    Figura 51.

    Tenisi

     paraolimpik

    i tavolinë s 

    Garuesit janë të ndarë në klasë prej 1 deri 10. Garuesit e klasit 1deri 5 janë garues në karroca ndërsa garuesit e kategorisë 6 deri10 janë garuesit që kanë aftësi të tjera të kufizuara por që mund

    të qëndrojnë në këmbë. Garuesit në klasin 11 janë garues mevështirësi të mësimit. Sa më i lartë është klasifikimi brenda

    këtyre ndarjeve aq më pak aftësi të kufizuara ka garuesi.

    Luhen pesë sete, të cilat i fiton garuesi i cili i pari arrin 11 pikë.

    Diferenca në mes të garuesve duhet të jetë më e madhe se dy nëmënyrë që seti të konsiderohet i fituar. Garuesi që servonndërrohet pas dy pikëve.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    91/106

    91 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    87. Çka është tenisi paraolimpik në karrocë?

    Tenisi në karrocë është një formë e tenisit e cila është përshtaturpër personat me aftësi të kufizuara. Madhësia e fushës, e topit

    dhe reketi janë të njejtë me dy dallime kryesore nga tenisipedestrian; lojtarët përdorin karroca me dizajn special dhe topi

    mund të dëbohet dy herë nga dyshemeja. Dëbimi i dytë mund tëbëhet edhe nga jasht fushës.

    Tenisi në karrocë është lojë paraolimpike por luhet edhe nëGrand Slam. Loja bëhet në kategorinë e burrave, grave dhe tëkuadriplegjikëve. Secila kategori luhet në turnamenti njëshe dhe

    dyshe. Kuadriplegjikët mbajnë reketa të fiksuar për duar dhe

    përdorin karroca me rrymë elektrike.

    Organizata luhet sipas rregullave të Federata ndërkombëtare etenisit (International Tennis Federation)

    Gjatë servimit, servuesi duhet të jetë në pozitën në vend, por ilejohet që para se ta godas topin ta bëjë një shtyrje të karrocës.

    Loja luhet në tre sete me tie-break në secilin set. Garat bëhen nëgjashtë kategori: burrat në njësh, gratë në njësh, burrat në dysh,

    gratë në dysh, kuadriplegjikët në njësh dhe kuadriplegjikët nëdysh.

    Figura 52. Tenisi në  karrocë  – modifikim i loj ë s së  tenisit i pë rshtatur pë r persoat në  

    karrocë  

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    92/106

    92 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    88. Çka është lufta me shpata në karrocë?

    Lufta me shpata në karrocë është version i luftës me shpata përpersona me aftësi të kufizuara. Gara organizohet nga Federata

    ndërkombëtare e sporteve për persona me amputime dhe nëkarroca invalidore (International Wheelchair and Amputee Sports

    Federation)

    Figura 53.

    Lufta me

    shpata në  

    karrocë  

    Pjesëmarrësit në garrë ndahen në tre kategori, bazuar në

    shkallën e kufizimit të aftësive të tyre. Grupin A e bëjnë garuesit

    me aftësi të plotë të lëvizjes së trupit dhe drejtëpeshim të mirë.Grupin B e bëjnë garuesit pa mundësi të lëvizjes së

    ekstremiteteve dhe dëmtim të funksionit të trupit dhe tëdrejtëpeshimit. Grupin C e bëjnë garuesit me paaftësi të të katër

    ekstremiteteve.

    Karrocat janë të fiksuara për dyshemenë dhe e gjithë lufta bëhet

    me pjesët e sipërme të trupit. 

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    93/106

    93 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    89. Çka është ragbi në karrocë?

    Ragbi në karrocë është sport ekipor i dizajnuar për lojtarë meaftësi të kufizuara. Luhet në 25 shtete dhe është pjesë e lojërave

    paraolimpike. Të gjithë lojtarët kanë kufizim të aftësive në sëpaku tre ekstremitete, ndërsa shumica janë kuadriplegjik.

    Loja luhet në fushën e mbyllur ose të hapur. Fusha ka madhësinëe fushës së basketbollit, ndërsa ekipet janë me katër lojtarë në

    secilën anë. Topi me të cilin luhet është i bardhë dhe identik nëmadhësi dhe formë si topi i volejbollit. Ekipet janë me gjini tëpërziera.

    Figura 54.

    Ragbi në  

    karrocë  – ragbi i

     përshtatur

     personave me

    aftrësi të

    kufizuar  

    Luhen katër pjesë nga tetë minuta, ndërsa fitues është ekipi me

    numër më të madh të golave. Gol konsiderohet situata kurgaruesi ka kaluar me karrocë vijën e golit të kundërshtarit me

    topin në posedim. Lojtarët duhet të driblojnë ose pasojnë topinçdo 10 sekonda për ta mbajtur topin. Nëse nuk e bëjnë këtë,referi ia jep topin kundërshtarit.

    Rregullat e lojës janë përzierje të rregullave të basketbollit nëkarrocë, hokejit në akull, hendbollit dhe ragbit. Në fakt, ragbi në

    karrocë ka shumë pak ngjashmëri me ragbin e vërtetë, përveçpër emër. Është sport i kontaktit, prandajkontakti fizik në mes të

    karrocave është pjesë përbërëse e lojës. Por, nëse lojtari godetkarrocën e kundërshtarit në rrotën e pasme ose shkaktohetkontakt fizik me kundërshtarin, ai penalizohet. Penalizimi

    nënkupton marrjen e topit, penaltin një minutëshe osediskualifikimin.

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    94/106

    94 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    90. Cilat janë adaptimet që bëhen që personat me aftësi të kufizuara të

    marrin pjesë në garat e skiimit?

    Skiimi paraolimpik alpin është përshtatje e skijimit alpin për

    garues me aftësi të kufizuara. Sportin e drejton Komitetindërkombëtar paraolimpik (International Paraolympic

    Committee). Pajisja që përdoret për skiim janë skiat me bilancier,skiat me ulëse dhe mono skiat. Disciplina paraolimpike janëzbritja, super-G, sllallomi i madh, sllallomi, super kombinimi dhe

    snowboard.

    Në mënyrë që garuesit të jenë të barabartë garuesit klasifikohennë kategori sipas shkallës së kufizimit të aftësisë që kanë.Ekzistojnë tre kategori të tilla: garues që garojnë në këmbë,garues që garojnë ulur dhe garues të verbër. Përveç kësaj

    ekziston edhe një sistem pikëzimi i cili lejon që garuesit tëgrupeve të ndryshme të garojnë në mes veti.

    Figura 55. Skiimi alpin paraolimik

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    95/106

    95 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    91. Cilat janë adaptimet që bëhen që personat me aftësi të kufizuara të

    marrin pjesë në garat e hokeit në akull?

    Hokej paraolimpik në akull është i dizajnuar që në mënyrë të

    veçant ti përshtatet personave me aftësi të kufizuara. Luhet merregulla, gati të njejta, me atë të hokej standard në akull përveç

    se luhet me skiboard special (ice sledge) dhe shkopinj qëndihmojnë lëvizjen e lojtarëve mbi akull dhe goditjen e puck-ut.

    Luhen tri pjesë, secila në kohëzgjatje prej 15 minuta. Për secilinekip luajnë 6 lojtarë.

    Figura 56. Hokej paraolimpik ne akull

  • 8/17/2019 Edukimi Fizik Special

    96/106

    96 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

    92. Çka është skijimi paraolimpi cross-country?

    Skijimi paraolimpik cross-country është adaptimi skijimit cross

    country për atletë me nevoja të veçanta. Ky është një preh dy

    disciplinave të skijimit nordik; disciplina e dytë është biatloni.

    Garat organizohen nga Komiteti Ndërkombëtar Paraolimik.

    Ekzistojnë tri versione të skijimi