edukimi i mirËfilltË - rrugë e suksesit të garantuar

73

Upload: mergim-lushtaku

Post on 13-Mar-2016

261 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Libër i Mr. Driton Morina, i cili shtjellon edukimin e drejt dhe të suksesshem

TRANSCRIPT

Page 1: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar
Page 2: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 1

Mr. Driton MORINA

EDUKIMI I MIRËFILLTËRRUGË E SUKSESIT

TË GARANTUAR

©Qendra për Aftësimin ProfesionalINVESTIMI NË TË ARDHMEN

Skënderaj, 2008

Page 3: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

2 Mr. Driton Morina

Biblioteka:Ardhmëria

Redaktor:Muhamed JUSUFI - KAJOLLI

Redaktore gjuhësore:Mimoza SINANI

Ballina dhe përpunimi kompjuterik:Osman D. GASHI

Adresa:Rr. 28 nëntori, p.n., Skënderaj, Kosovë

Qendra për Aftësimin ProfesionalINVESTIMI NË TË ARDHMEN

©Copyright. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara për botuesin

INVESTIMI NË TË ARDHMEN

Page 4: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 3

Mr. Driton MORINA

EDUKIMI I MIRËFILLTËRRUGË E SUKSESIT

TË GARANTUAR•

©Qendra për Aftësimin ProfesionalINVESTIMI NË TË ARDHMEN

Skënderaj, 2008

Page 5: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

4 Mr. Driton Morina

Page 6: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 5

Hyrje

Lavdia, i takon vetëm All-llahut të Gjithë-fuqishëm, Krijuesit, Mirëmbajtësit dhe

Furnizuesit të gjithësisë. Paqja, përshëndetjet, be-kimet dhe uratat qofshin mbi zotëriun e njerëzimit, edukatorin dhe të edukuarin më të mirë që njohu bota, të Dërguarin Muhammed s.a.v.s., familjen e tij të edukuar, shokët e tij dhe gjithë ata që ndjekin udhëzimin hyjnor deri në ditën e fundit.

Padyshim çështja e edukimit është njëra nga çështjet më me rëndësi që preokupon botën bashkëkohore. Shkencëtarët dhe mendimtarët, pothuajse në tërë botën, ndajnë ide dhe opin-ione të ndryshme rreth edukimit, qoftë rreth metodologjive të edukimit, qoftë edhe rreth sistemit dhe planprogramit të tij.

Ndaj, duke pasur parasysh se edukimi është një çështje aq e rëndësishme saqë Kur’ani

Page 7: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

6 Mr. Driton Morina

famëlartë e filloi komandën e parë me fjalën “Ikre-Lexo” dhe duke pasur parasysh se edu-kimi është një e drejtë elementare e garantuar në të gjitha konventat ndërkombëtare, pas një konsulte të dobishme me disa nga kolegët e mi, vendosa që t’i përvishem këtij studimi të shkurtër, në mënyrë që t’iu prezantoj lexuesve të nderuar disa nga pikat më të rëndësishme të kësaj fushe.

Natyrisht, në këtë prezantim do të orvatem të sjell diçka që do të jetë në interes të popul-lit tonë, në veçanti të rinisë së nderuar, e cila kohët e fundit duket sikur është bërë vegël ek-sperimentale e sistemeve të ndryshme eduka-tive në Kosovë, sisteme këto të cilat po ndry-shojnë nga një vit shkollor në tjetrin, duke u munduar të imitojnë sistemet perëndimore në mënyrë që të bëhemi të “suksesshëm” sikurse ata.

Page 8: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 7

Ky punim, pas një hyrje të shkurtër dhe definimit të edukimit, i qaset kësaj teme përmes 5 pikave kryesore: 1. Zanafilla dhe his-toriku i edukimit, 2. Dallimi mes arsimimit dhe edukimit, 3. Edukimi nga prizmi soci-ologjik dhe religjioz, 4. Edukimi dhe Islami, si dhe 5. Përmes edukimit Islami ofron sukses të garantuar.

Lusim All-llahun Fuqiplotë që këtë punim ta begatojë dhe ta bëjë të dobishëm për lexuesit.

Mr. Sci. Driton Morina,16 Shtator 2008/16 Ramazan 1429Drenas

Page 9: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar
Page 10: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 9

DeFINIMI I eDUKIMIT

Edhe pse ekzistojnë disa definicione rreth edukimit, në këtë punim nuk do të

zgjerohemi shumë rreth tyre, pasi që ato nuk janë synimi kryesor i këtij prezantimi. Prandaj një nga definicionet e njohura të edukimit është edhe ai i dhënë në Fjalorin Elektronik Shpjeg-ues (FESH), i cili edukimin e definon në bazë të foljes “edukoj”, pra sipas këtij fjalori ‘edukoj’ do të thotë: “Ndikoj me një punë të vetëdijshme, sistematike e të pandërprerë për formimin e zh-villimin e përgjithshëm e të veçantë të një njeriu a të një grupi njerëzish, për mënyrën e të men-duarit, për ndjenjat e tyre etj”.1

Ndërsa sa i përket definicionit të edukimit në aspektin ndërkombëtar shohim se edukimi

1 Fjalor Elektronik Shpjegues (FESH), Qendra për Edukim dhe Përparim, www.gjuha-shqipe.com.

Page 11: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

10 Mr. Driton Morina

ka një mori definicionesh, në këtë rast, defini-cioni më unik do të ishte ai i dhënë në fjalorin Merriam-Webster Online Dictionary ku thuhet: “Edukimi përfshin të mësuarit dhe mësimd-hënien e diturisë, sjelljes së mirë, dhe kompeten-cave teknike. Kështu ai fokusohet në kultivimin e aftësive, tregtisë dhe profesioneve, po ashtu edhe në zhvillimin mental, moral dhe estetik”.2

Sipas kësaj që u tha më lart, mund të kup-tohet se edukimi në përgjithësi nuk nënkupton vetëm të mësuarit e shkencës, aftësisë intelektu-ale dhe profesionale por, edhe zhvillimin men-tal dhe moral të njeriut. Andaj, pikërisht këtu është pikënisja e definicioneve dhe opinioneve të ndryshme botërore lidhur me edukimin. Sidoqoftë, këtë problematikë do ta kuptojmë më mirë atëherë kur të flasim rreth dallimit mes edukimit dhe arsimimit. 2 Merriam-Webster Online Dictionary. 2008. http://www.merriam-webster.com

Page 12: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 11

ZANAFILLA DHe HISTOrIKU I eDUKIMIT

S’ka dyshim se edukimi ka zanafillën e vet qysh herët në historinë njerëzore.

Edukimi pothuajse u lind me njerëzimin dhe do të vazhdojë ta shoqërojë atë deri në fundin e tij. Shkencëtarët e ndryshëm bëjnë të ditur se edukimi e ka zanafillën e vet para miliona vjetësh. E drejta e edukimit është e drejtë njerë-zore elementare, andaj që nga viti 1952, neni 2 i Protokollit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut i obligon të gjitha palët që të garantojnë të drejtën e edukimit. Për sa i për-ket nivelit botëror, Konventa Ndërkombëtare për të Drejta Ekonomike, Sociale dhe Kultu-rore e vitit 1996 garanton të gjitha të drejtat e edukimit nën artikullin e 13-të.3

3 Wikipedia, the Free Encyclopedia, “Education”.

Page 13: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

12 Mr. Driton Morina

Prandaj, pikërisht lidhur më këtë, Robert Prouty ka përpiluar edhe vargjet e njohura ku thotë:

S’kam nevojë ta fitoj të drejtën që të mësoj

Ajo është e drejtë e imja e garantuar madje edhe në qoftë se ligjet gabim janë përpiluar

madje edhe në ndonjë vend të largët ku njerëzit nuk përkujdesen për mua.4

Sa i përket zanafillës së edukimit, profesori i mirënjohur Dieter Lenzen, dikur kryetar i “Freie Universität” të Berlinit, pohon se “edu-kimi ka filluar ose para miliona vitesh ose në fund të vitit 1770”. Ai me këtë ka për qëllim të

4 A Human Rights-Based Approach to Education for all, UNESCO, New York, 2007.

Page 14: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 13

pohojë se në qoftë se edukimin e konsiderojmë si shkencë që ka filluar aty rreth viteve 1770, atëherë sigurisht edukimin nuk mund ta nda-jmë nga format e tij të hershme tradicionale që kanë ekzistuar shumë kohë më parë. Edukimi është rezultat i civilizimeve të hershme si për-pjekje për të mbijetuar dhe ruajtur traditën, religjionin dhe kulturën; mësimi privat është një nga karakteristikat kryesore të edukimit. Persona të rritur të caktuar i trajnonin të veg-jlit, të cilët kur aftësoheshin ua transmetonin brezave me radhë atë që kishin mësuar nga paraardhësit.5

Sa i përket historikut të edukimit di-het se edukimi tradicional zakonisht ishte një përcjellje orale e ngjarjeve, historive dhe legjendave të ndryshme. Rrëfimet religjioze,

5 Wikipedia, the Free Encyclopedia, “History of Educa-tion” (Historia e edukimit).

Page 15: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

14 Mr. Driton Morina

po ashtu, zinin një vend të rëndësishëm në gojëdhënat popullore të përcjella nga një brez tek tjetri. Gjuha popullore, respektivisht gojëd-hënat e transmetuara brez pas brezi, nga një person tek tjetri, më vonë, u zhvilluan dhe u transformuan në shenja dhe simbole të shkru-ara, dhe si rrjedhojë e këtyre shenjave dhe sim-boleve u paraqitën edhe shkollat-mësonjëtoret e para. Mësonjëtore të tilla, për herë të parë në botë, u paraqitën në Egjiptin e lashtë ndërmjet viteve 3000 dhe 500 p.e.r.6

Duke filluar nga viti 3500 p.e.r., në pjesë të ndryshme të botës u paraqitën sisteme të ndryshme shkrimesh. Kështu, alfabeti më i lashtë i njohur është alfabeti hieroglif, i cili u shfaq aty rreth viti 2000 p.e.r. në Egjiptin e Lashtë. Më pas, aty rreth shekullit 11 p.e.r., u shfaq edhe alfabeti fenikas i cili u adoptua nga 6 Po aty

Page 16: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 15

grekët e vjetër të cilët e zhvilluan alfabetin e tyre, kurse më pas edhe latinët, duke adop-tuar alfabetin grek, përpiluan alfabetin e tyre të veçantë. Pasardhës i alfabetit grek, me disa karakteristika të veta, është edhe ai cirilik i cili me vonë u adoptua nga rusët dhe popujt e tjerë më prejardhje sllave. Alfabeti fenikas, në anën tjetër, u adoptua edhe nga populli aramik (Ar-amaic) gjatë lashtësisë në Lindjen e Mesme dhe si rrjedhojë e atij alfabeti u shfaqën dy alfabete të tjera, ai hebre (çifut) dhe arab.7

Natyrisht rolin kryesor në zhvillimin e këtyre sistemeve të shkrimit e patën institucionet dhe elitat e ndryshme udhëheqëse fetare. Kina e pat zhvilluar alfabetin e vet falë teksteve religjioze të trashëguara kohë më parë nga paraardhësit e panjohur. Në Kinë edukimi u zhvillua më 7 Wikipedia, the Free Encyclopedia, “Education in An-cient Civilizations-The Development of Writing” (Edukimi në civilizimet e lashta – Zhvillimi i shkrimit)

Page 17: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

16 Mr. Driton Morina

shumë duke u bazuar në leximin tradicional të teksteve klasike sesa duke u bazuar në ndonjë fe të organizuar. Periudha më e mirë e edukimit arriti gjatë dinastisë Zhou (1122 p.e.r.-256 p.e.r.). S’ka dyshim se njerëzit më me ndikim në civi-lizimin e lashtë kinez ishin Kong Fuzi (i njohur si Konfuçio-Confucius), themeluesi i Kon-fuçionizmit dhe Laozi, themeluesi i Taoizmit. Kina e shtriu ndikimin e saj edhe në vendet fqinjë. Kështu historiku i edukimit në Japoni daton që nga shekulli i 6-të kur mësimet kineze depërtuan në gjykatën Yamato. Ndikimi kinez në Japoni vazhdoi pothuajse për tre shekuj, ku krahas mësimeve budiste në Japoni depërtoi edhe sistemi i shkrimit kinez, tradita letrare dhe Konfuçionizmi, i cili me vonë u adoptua nga vendasit dhe u shndërrua në Shintoizëm.8

8 Wikipedia, the Free Encyclopedia, “Formal Education in Ancient Civilizations” (Edukimi formal në civilizimet e hershme).

Page 18: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 17

India, gjithashtu, zhvilloi alfabetin e vet si rrjedhojë e teksteve religjioze. Përreth luginës së lumit Ind (Hind) ka ekzistuar një civilizim, duke filluar që nga viti 2000 para erës së re. Kjo luginë sundohej nga një popull i njohur si arian (Aryan), që në gjuhën sanskrite d.m.th. fisnik. Gjuha ariane ishte paraardhëse e gjuhës sanskrite dhe si e tillë ajo u bë gjuhë e shenjtë e librave “të shenjta” Veda dhe e vet Hinduizmit.9 S’ka dyshim se priftërinjtë Brahmin si dhe më-suesit - Guru-t hindusë janë konsideruar dhe konsiderohen akoma si transmetuesit, rojtarët, udhërrëfyesit dhe mësuesit shpirtërorë, të cilët bartin me besnikëri revelatën e librave “të shen-jta” Veda, edhe pse Guru-t dhe të dërguarit e hershëm të Hinduizmit janë të panjohur dhe nuk dihet se kur kanë jetuar.10

9 Hinduism: Foundation Phenomenon, Ikatan Re-source Centre (Selangor, Malaysia), fq. 56.10 Po aty

Page 19: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

18 Mr. Driton Morina

Sa i përket Evropës dhe botës perëndimore, zanafilla e edukimit në përgjithësi kthehet tek sistemi i edukimit romak të zhvilluar gjatë Perandorisë Romake, aty rreth vitit 4 p.e.r. Sipas burimeve të ndryshme perëndimore bëhet e ditur se gjatë perandorisë romake, edhe meshkujt edhe femrat edukoheshin edhe pse nuk mësonin të gjithë së bashku.11 Më vonë sistemi i edukimit në Evropë pësoi ndryshime të mëdha për shkak të depërtimit të krishterimit. Shtrirja e kësaj feje pati një je-honë të madhe në tërë Evropën. Murgjit dhe manastiret kishin një ndikim mjaft të madh jo vetëm mbi çështjet fetare por edhe ato poli-tike. Murgjit dhe manastiret konsideroheshin burimet kryesore të edukimit. Kështu Kisha Katolike konsiderohej si institucioni kryesor 11 Oxford Classical Dictionary, Edited by Simon Hornblower and Antony Spawforth, Third Edition. Oxford; New York: Oxford University Press, 1996

Page 20: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 19

që kishte ndikim kulturor përmes rrjetit ad-ministrativ të priftërinjve.12

Sidoqoftë, Kisha kishte një sistem njëkahor të edukimit ngase ajo ishte e fokusuar vetëm në aspektin fetar kishtar dhe çdo ide që vinte në kundërshtim me mësimet kishtare, qoftë edhe e dobishme dhe e saktë, ajo e refuzonte si të kotë dhe heretike. Kështu, gjatë kohës së Renesancës edhe pse shumë universitete u themeluan mbi baza të krishtera, sikurse Universiteti i Parisit i themeluar me 1150,13 megjithatë ato më vonë ka-luan në universitete laike-sekulare duke e ndarë fenë nga shkenca dhe duke konsideruar fenë si diçka të prapambetur. Shkaku kryesor i kësaj ndarjeje ishte qasja shkencore ndaj krishterimit, respektivisht periudha iluministe evropiane e cila u mundua që religjionin e krishterë ta stu-12 Wikipedia, the Free Encyclopedia, “Europe after the 15th Century BC” (Evropa pas shekullit të 15-të e.r.)13 Po aty

Page 21: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

20 Mr. Driton Morina

dionte dhe ta shpjegonte përmes perspektivës shkencore, kështu kur iluministët filluan ta zba-tojnë një sistem të atillë erdhën në përfundim se krishterimi ishte i dështuar dhe i prapambetur.

Se këtejmi sistemi i edukimit perëndimor, fillimisht në Evropë e më pas edhe në tërë botën perëndimore, u transformua nga qas-ja religjioze, mbi të cilën ishte themeluar, në qasje laike-sekulare jo-religjioze për të kaluar më vonë në frymën anti-religjioze. Natyrisht se problemi qëndronte në vet krishterimin dhe politikën kishtare mesjetare e cila shtypte çdo ide që vinte në kundërshtim më interesat kishtare. Si rezultat i kësaj ndodhi që gjatë Mes-jetës kisha të ekzekutonte shumë mendimtarë dhe shkencëtarë siç ishte rasti me Galileo Galil-ein apo Xhordano Brunon (Giordano Bruno).14

14 Albert Van Helden, A Brief Biography of Giorda-no Bruno (1548-1600), (Një biografi e shkurtër e Xhordano Brunos), Dictionary of Scientific Biography.

Page 22: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 21

Nga ana tjetër, sa i përket edukimit në Lindjen e Mesme, respektivisht në botën ara-be, edukimi nuk ishte i shprehur para Islam-it. Gadishulli Arabik, ose Hixhazi siç njihej në periudhat e hershme, karakterizohej nga luftërat fisnore dhe nga një degradim moral gjithëpopullor. Kjo periudhë njihej si injoran-ca para-islame. Edhe pse në Gadishullin Ara-bik ekzistonin disa civilizime të vjetra si Adi, Themudi, Sebe’ë etj., megjithatë këto civilizime për shkak se ishin dhënë pas anës materiale dhe kishin lënë anash çdo gjë morale dhe edu-kative, nuk janë të njohura në aspektin eduka-tiv. E vetmja gjë që e karakterizonte civilizimin arab para islamit ishte poezia e cila ishte e zh-villuar në çdo kënd dhe në çdo fushë. Sido që të jetë, poezia në shumicën e rasteve nuk sillte rezultate pozitive meqë ajo përdorej për gjëra jo edukative, si përshkrimi i tepruar i femrës

Page 23: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

22 Mr. Driton Morina

dhe alkoolit, që nxiste drejt amoralitetit dhe lavdërimi i tepruar i trimërisë dhe luftërave që nxisnin vëllavrasje të pamëshirshme.15

Megjithatë, gjendja ndryshoi krejtësisht pas ardhjes së Islamit, aty rreth gjysmës së parë të shekullit të VII-të. Ardhja e Muhammedit a.s. ishte një periudhë e re për arabët e Gadishullit Arabik. Muhammedi a.s. ishte i pari që ndër-toi Xhaminë e Kubasë, e pastaj edhe Xhaminë e Medinës ku u shpërngulën muslimanët nga vende të ndryshme. Aty muslimanët filluan të edukoheshin në frymën e re të Islamit. Kjo edukatë ndikoi shumë pozitivisht saqë arabët nga jeta nomade kaluan në një civilizim të plotë islam. Edhe qytetin e Jethribit e emërtuan Medine – vend i kulturës dhe civilizimit islam. Po ashtu, kjo edukatë u përcoll tek pasardhësit.

15 Sheuki Dajf, Tariku-l-Edebi El Arabij, El Asru El Xhahilij, Kajro, Darul Mearif, 1976, fq. 17.

Page 24: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 23

Kështu institucioni i parë i themeluar për edu-kim ishte medreseja, e cila u themelua nga di-nastia seljxhuke në shekullin VIII-të.16

Është e rëndësishme të potencohet se bota islame është ajo që solli për herë të parë në jetë bazat e edukimit sipas sistemit modern, fakultetet, magjistraturat dhe doktoratat. Me-dresetë mesjetare ishin një institucion shumë i përafërt me universitetet e ditëve të sotme. Shkolla mjekësore në Bimaristan e shekullit të IX-të ishte një nga shkollat tipike që për herë të parë në rruzullin tokësor lëshoi diploma në mjekësi dhe ai i cili diplomonte në këtë shkollë fitonte titullin e Doktorit të Mjekësisë. Ndërsa Universiteti i Karvijin-it (Qarwiyin) në qytetin Fes të Marokut ishte Universiteti i parë në rru-16 George Makdisi, “Scholasticism and Humanism in Classical Islam and the Christian West” (Shkollimi dhe hu-manizmi në Islamin klasik dhe Perëndimin e krishterë), Journal of the American Oriental Society (April-June 1989),: 175-182

Page 25: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

24 Mr. Driton Morina

zullin tokësor i cili filloi të lëshonte diploma universitare nga viti 859-të dhe si i tillë ai theu rekordin botëror dhe hyri në librin e Genisit (Guinnes) si universiteti më i lashtë në botë.17

Përveç kësaj, Universiteti Al Az’har i theme-luar në vitin 975 ishte universiteti i parë që ofroi diploma posdiplomike në fusha të ndry-shme. Prandaj, origjina e doktoratës kthehet tek sistemi edukativ islam i kohës mesjetare që njihej si Ixhazetu et Tedris ve el Ifta (licenca e mësimdhënies dhe dhënies së fetvave-men-dimeve sheriatike). Kështu origjina e fakultetit katërvjeçar rrjedh pikërisht nga sistemi islamik mesjetar, ku brenda katër viteve studenti për-fundonte fakultetin dhe i duheshin edhe dh-jetë vite të tjera për të arritur shkallën e Fakih-it (mjeshtër–magjistër), pra që është ekuivalent

17 The Guinness Book Of Records, (Libri i Genisit i re-kordeve botërore) 1998, p. 242

Page 26: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 25

me doktoratën bashkëkohore. Pra, titujt fakih (mjeshtër), mufti (shpjegues i mendimeve she-riatike) dhe muderris (profesor) u përkthyen shumë vonë në gjuhën latine si magjistër, pro-fesor dhe doktor.18

DALLIMI MeS eDUKIMIT DHe ArSIMIMIT

Kur marrin në konsideratë atë që u tha më sipër rreth edukimit, veçanër-

isht kur meditojmë më shumë rreth defin-imit të edukimit, atëherë na bëhet e qartë se edukimi dhe arsimimi, edhe pse përdoren si sinonime, megjithatë ato shprehin dy gjëra të ndara dhe të ndryshme në veten e tyre.18 Syed Farid Alatas, “From Jami`ah to University: Mul-ticulturalism and Christian–Muslim Dialogue” (Nga Xhami’a tek Universiteti: Multikulturalizmi dhe dialogu krishtero-mus-liman), Current Sociology 54 (1): 112-32

Page 27: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

26 Mr. Driton Morina

Për ta bërë më të lehtë dallimin në edukimit dhe arsimimit do të japim definicionin e filo-zofit anglez Hurbert Spencer i cili edukimin e definon si vijon: “Edukimi është përgatitje e njeriut që të bëjë një jetë sa më të kompletuar” apo “edukimi është gjithçka që veprojmë ne për vetveten tonë dhe krejt çfarë bëjnë të tjerët për neve në mënyrë që të plotësojmë natyrën tonë reale”.19 Me këtë kuptohet qartë se edukimi nuk është i njëjtë me arsimimin, ngase ai përfshin një koncept shumë më të gjerë sesa arsimimi.

Prandaj ky dallim mund të përshkruhet si-pas pesë pikave në vijim: 1. Arsimimi përfshin vetëm anën mentale

të njeriut, zhvillimin e njohurive dhe in-formacioneve të cilat arrihen përmes po-tencialit mendor, ndërsa edukimi përfshin

19 Ibrahim Nasirudin, Et Terbije El Islamije (Edukata Islame), Amman, Daru Ammar, 1980. fq. 14.

Page 28: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 27

një sferë më të gjerë të zhvillimit të per-sonalitet dhe karakterit njerëzor.

2. Arsimimi i ofron njeriut mësimin e ndon-jë profesioni të caktuar apo zanati, ndërsa edukimi e përgatit njeriun që ta kuptojë jetën në përgjithësi.

3. Arsimimi përfshin një periudhë të cak-tuar kohore ndërsa, edukimi e shoqëron njeriun gjatë tërë jetës.

4. Edukimi synon qëllime të mira dhe fis-nike, ndërsa arsimimi nganjëherë mund të jetë për qëllime vetjake dhe satanike të individit në dëm të shoqërisë.

5. Edukimi konsiderohet synim dhe objektiv human, ndërsa arsimimi është mjet përmes të cilit mund të arrihet deri tek edukimi apo te ndonjë profesion i caktuar.

Nga kjo mund të themi se edukimi është qëllimi final i njeriut që ta kuptojë drejt jetën

Page 29: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

28 Mr. Driton Morina

dhe të jetë i respektuar në shoqëri, ndërsa ar-simimi është mjet përmes të cilit mund të arri-het deri tek edukimi i mirëfilltë, nëse karakteri i njeriut është si duhet, por, edhe mund ta devi-jojë njeriun nëse karakteri dhe personaliteti i tij është i prishur.

eDUKIMI NGA KËNDVËSHTrIMISOCIOLOGjIK DHe reLIGjIOZ

Meqë njeriu është një pjesëtar i familjes së madhe njerëzore të quaj-

tur shoqëri, atëherë nuk ka dyshim se shoqëria, tradita dhe rrethi ku jeton njeriu ka një ndikim të jashtëzakonshëm tek individi. Pikërisht për këtë sociologë të ndryshëm ndajnë qëndrime dhe vështrime të ndryshme ndaj edukimit. Disa prej tyre e shohin njeriun si krijesë që është kri-

Page 30: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 29

juar vetëm për hir të shoqërisë, i cili duhet të veprojë konform asaj që ndodh në shoqëri dhe nuk duhet të ndahet nga ajo. Të tjerët mendoj-në se njeriu duhet të ketë lirinë e tij të veprimit dhe nuk është e domosdoshme të ndjekë më përpikëri atë që ngjan në shoqëri.

Nga ana tjetër, religjioni edhe pse e konsid-eron njeriun si krijesë që nuk mund të jetojë pa shoqëri, megjithatë ai pothuajse ka një kënd-vështrim krejtësisht tjetër ndaj edukimit duke e konsideruar atë si obligim individual në rend të parë, e pastaj shoqëror. Sipas këndvështrimit religjioz, që edukimi të jetë sa më i suksesshëm, ai duhet të konsiderohet si obligim individual, ashtu që të gjithë njerëzit duhet të kontribuojnë për edukimin dhe asnjëri prej tyre nuk duhet të privohet nga edukimi pa marrë parasysh poz-itën e tij në shoqëri. Kështu religjionet, duke u orvatur që edukimi të jetë sa më i suksesshëm,

Page 31: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

30 Mr. Driton Morina

që nga zanafilla pretenduan ndarjen e gjinive duke iu dhënë disa drejtime-profesione vetëm meshkujve dhe disa të tjera vetëm femrave. Elita udhëheqëse religjioze, sa për ilustrim, është çështje e rezervuar vetëm për meshku-jt në shumë religjione. Prej këtu lindi ideja e edukimit të ndarë, respektivisht themelimit të shkollave të një gjinie (shkolla vetëm për meshkuj dhe shkolla vetëm për femra).

Edhe pse sociologët bashkëkohorë e kundërshtojnë edukimin e ndarë (njëgjinor) për shkaqe subjektive, megjithatë shumica ab-solute e tyre pajtohet se gjinia luan një rol mjaft të rëndësishëm në edukim. Sipas sociologëve, në ambiente ku edukimi është njëgjinor, vajzat dëshirojnë të studiojnë më shumë dhe trego-hen më të suksesshme në arte, ndërsa djemtë tregohen më të suksesshëm në matematikë dhe në shkencat ekzakte. Prandaj Margrét

Page 32: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 31

Pála Ólafsdóttir, një edukatore e Islandës e cila e themeloi çerdhen e parë të njëgjinie në Is-landë në vitin 1989, deklaron se: “Të dy gjinitë mësyjnë atë që dinë dhe kanë prirje. Ata zgje-dhin sjellje që i konsiderojnë të përshtatshme për gjininë e tyre. Në shkollat e përziera secila gjini manipulon me aftësitë e paragjykuara, kështu që gjinisë që vërtet ka nevojë të prak-tikojë gjëra të nevojshme për gjininë e vet, asn-jëherë nuk i jepet mundësia”.20

Po ashtu, sociologët pohojnë se ekzistojnë dallime fizike dhe neurologjike tek nxënësit. Femra mesatare besohet të përdorë hemisferën e saj të majtë të trurit më shumë, gjë që i ndih-mon në të folur, lexim dhe shkrim. Gjithashtu, pjesa e përparme e trurit tek to është më ak-20 Ferarra, 2005. The single gender middle school class-room: A close-up look at gender differences in learning. The Aus-tralian Association for Research in Education Retrieved from: http://www.aare.edu.au/05pap/fer05090.pdf

Page 33: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

32 Mr. Driton Morina

tive. Disa, madje, pretendojnë se kjo ekziston tek të gjitha vajzat pa dallim moshe. Në këtë mënyrë vajzat posedojnë një procedurë më të mirë të informacionit që u ndihmon atyre në të shprehur. Sipas disa studimeve, bëhet e ditur se femrat dëgjojnë më mirë, kështu që kjo do të bënte që meshkujt të ulen përpara, pra, ndryshe nga radhitja tradicionale e shkol-lave të përziera. Gjithashtu, femrat posedojnë nivel më të lartë të estrogjenit të trurit, gjë që e zvogëlon sjelljen agresive tek to dhe kështu be-sohet se ato mund të ofrojnë një atmosferë më të qetë mësimore në klasë. Ato marrin shumë më lehtë rolin udhëheqës në klasat e një gjinie sesa në klasat e përziera.21

Besohet se pa prezencën e gjinisë së kundërt, nxënësit do të jenë më pak të dekoncentruar 21 Gurian, M., Henly, P., Truman, T. (2001). Boys and girls learn differently! (Djemtë dhe vajzat mësojnë ndryshe nga njëri tjetri) San Francisco: Jossey-Bass.

Page 34: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 33

nga studimet e tyre akademike. Po ashtu më-suesit do të kenë më shumë kohë t’iu përkush-tohen udhëzimeve akademike sesa disiplinës. Me fjalë të tjera, sociologët pretendojnë se të gjithë meshkujt dhe femrat pranojnë infor-macionet dhe zhvillojnë njohuritë në mënyrë të veçantë. Ata dëgjojnë dhe shohin ndryshe nga njeri tjetri, prandaj edhe procesi i mësim-dhënies dhe struktura e klasave duhet të jetë e atillë që t’i përshtatet secilës gjini sipas nevojës së vet. Përkrahësit argumentojnë se familjariz-imi nuk është i njëjtë me përzierjen. Kur kemi të bëjmë me edukimin duhet pasur parasysh edukimi i shprehive të ndryshme si: respek-ti, bujaria, drejtësia, besueshmëria etj, e kjo mund të bëhet më me lehtësi kur kemi para-sysh tendencat e dallueshmërisë mes djemve dhe vajzave. Përkrahësit, gjithashtu, dekla-rojnë se në shkollat e përziera ka shumë raste

Page 35: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

34 Mr. Driton Morina

të shtatzënisë se parakohshme si dhe të ngac-mimit seksual, gjë që nuk mund të jetë prezent në shkollat njëgjinore.22

Edukimi njëgjinor bëhet duke u bazuar në vlerat tradicionale, por edhe religjioze të vendeve të ndryshme. Shumë studime të viteve të 90-ta sjellin të dhëna statistikore se nxënësit e shkollave njëgjinore ua tejkalojnë shumëfish nxënësve të shkollave të përziera. Pikërisht për këtë në SHBA, por edhe në Ev-ropë, ka shumë prindër që mbështesin edu-kimin njëgjinor. Si rezultat i këtyre studimeve dhe mbështetjes së prindërve, Ligji Amerikan i vitit 1972, që i pati dhënë mandat shkollimit të përzier, u pat anuluar për një periudhë ko-hore dhe shumë fondacione u mblodhën në favor të edukimit njëgjinor.23

22 Wikipedia, the Free Encyclopedia, “Single-Sex Educa-tion” (Edukimi njëgjinor)23 Ibid, po aty.

Page 36: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 35

Nga ana tjetër, mbrojtësit e edukimit të përzier nuk kursejnë as metodë e as shprehje për të kundërshtuar dhe kritikuar edukimin njëgjinor. Sipas tyre, edukimi njëgjinor është një trashëgimi e padrejtë, madje ai është një sistem anak që shton paragjykimet e njërës gjini ndaj tjetrës, duke shkaktuar padrejtësi sociale në mundësitë që i ofrohen vetëm mesh-kujve apo vetëm femrave. Kritikët e edukimit njëgjinor mendojnë se djemtë nuk do të kenë qasje në ekonominë shtëpiake, ndërsa vajzat nuk do të mund të dinë rreth punëve që kanë të bëjnë me metalin apo përpunimin e drurit. Ata pohojnë se pa përzierjen e gjinive, që të dy gjinitë nuk do të mund të dinë për botën re-ale njerëzore dhe se secila gjini do të mbetet përgjithmonë në injorancë dhe paragjykime për gjininë e kundërt. Sido që të jetë, ky grup i mendimtarëve, qofshin madje edhe soci-

Page 37: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

36 Mr. Driton Morina

ologë, nuk kanë argumente të mjaftueshme për atë që pretendojnë. Pretendimi i tyre më shumë duket kokëfortësi njerëzore sesa bindje dhe argumentim intelektual, ngase qëndrimet dhe pretendimet e tyre vijnë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me rastet studiuese të viteve të 90-ta, të cilat na e argumentojnë qartazi tri-umfin e nxënësve të shkollave njëgjinore ndaj atyre me edukim të përzier.24

Sa i përket shkollave të edukimit njëgjinor, përderisa ato kanë pësuar një rënie të dukshme në dyzetë vjetët e fundit në Evropë, përkundrazi në SHBA ato kanë arritur një rritje të bujshme. Sipas Leonard Sax, drejtor i Asociacionit Kom-bëtar për Edukim Publik-Njëgjinor, numri i shkollave njëgjinore nga 3, në vitin 1995 ka arritur në 241, në vitin 2006. Kështu, rajoni i

24 Diana Jean Schemo (2006-10-25). “Correction Ap-pended”. New York Times. Retrieved on 2007-08-17.

Page 38: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 37

Green County-t në shtetin Gjeorgji (Georgia) të Amerikës, pretendoi të kthente edukimin e ndarë njëgjinor përmes ligjit, në shkurt të vitit 2008. Kryetari i rajonit Green County, Shawn Arevalo McCollough, deklaroi se: “Ne kemi vendosur pro shkollimit njëgjinor për një arsye të vetme: t’i ndihmojmë fëmijët ta kalojnë pro-vimin përfundimtar”. Sipas tij, kur dikush ven-dos në favor të shkollimit njëgjinor apo të kla-save të ndara, ai ka ngritur notat e testeve dhe arritjeve shkollore dhe ka zvogëluar shkallën e shtatzënive të parakohshme dhe disiplinës.25

Shkollimi i ndarë njëgjinor, edhe pse jo shumë i përhapur, ekziston edhe në Britaninë e Madhe, por edhe në pjesë të tjera të botës, si: Australi, Indonezi, Malajzi, Tailandë etj. Natyrisht dihet se ky lloj shkollimi është karakteristikë e Lindjes se Mesme, respektivisht botës arabe, por edhe 25 Po aty, burimi i njëjtë.

Page 39: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

38 Mr. Driton Morina

pothuajse botës islame në përgjithësi. Prandaj, krahas botës arabe ku shumica e shkollave janë të ndara, shkollimi i ndarë njëgjinor praktiko-het së tepërmi edhe në Iran, Pakistan, Afgani-stan, Azerbajxhan, Uzbekistan dhe në disa ish-republika të Bashkimit Sovjetik ku muslimanët janë shumicë dërrmuese.26

eDUKIMI I MIrËFILLTË DHe ISLAMI

Para se të flasim për edukimin në Is-lam është e udhës që së pari ta definojmë

edukimin sipas Islamit e më pas të bëjmë të qartë qëndrimin e Islamit ndaj edukimit.

Edukimi në Islam njihet me emrin Et Terbi-jeh, apo shpeshherë përdoret edhe si Et Terbi-26 Maureen A. Lewis and Marlaine E. Lockheed (2007-06-01). “Getting All Girls into School” (Vendosja e të gjitha vajzave në shkollë). Finance and Development. Retrieved on 2007-08-17.

Page 40: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 39

jeh El Islamijeh (edukimi apo edukata islame). Meqenëse fjala Et Terbijeh rrjedh nga origjina reba-jerbu që do të thotë rritje-zhvillim, apo rabe-jerubu që do të thotë përmirësim dhe ku-jdesie, dijetarët muslimanë kanë ofruar disa definime rreth edukimit në Islam, duke pasur parasysh se edukimi ndikohet nga shumë fak-torë që mbretërojnë në një shoqëri të caktuar, siç janë ata filozofikë, sociologjikë, fetarë, shken-corë dhe kulturorë. Pikërisht për këtë, dijetari i shquar musliman Ebu El Hasen En Nedevij thotë: “S’ka dyshim se sistemi i edukimit ka shpirt dhe ndërgjegje, shpirti dhe ndërgjegjja e edukimit janë besimi dhe bindshmëria e indi-vidëve si dhe qëllimi i tyre se çka dëshirojnë të arrijnë përmes shkencës, studimit të gjithësisë, studimit të jetës dhe moralit të tyre”.27

27 Ebu El Hasen En Nedevij, “Et Terbijetu El Islamijeh el Hurreh” (Edukimi i lirë islam). Vol. II, Bejrut, Muesesetu Err Rrisaleh, 1986. fq.23.

Page 41: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

40 Mr. Driton Morina

Natyrisht Islami karakterizohet nga mësim-et shembullore të Kur’anit famëlartë, prandaj Kur’ani është baza kryesore e Islamit që i sqaron të gjitha normat, dispozitat dhe rregullat e jetës së muslimanit. Edhe në këtë rast, edukimi duhet të shikohet dhe të definohet duke u ni-sur nga ajo se çfarë thotë Kur’ani për edukimin dhe se me çfarë kuptimi ka ardhur edukimi në Kur’an. Dihet fare mirë se Kur’ani famëlartë ka filluar shpalljen e tij me fjalët “lexo në emër të Zotit, i cili krijoi çdo gjë”. 28Megjithatë fjala Et Terbijeh - edukim (mund të kuptohet edhe si edukatë) në Kur’anin famëlartë është përmen-dur në dy ajete të ndryshme, në ajetin 24 të Kaptinës El Isra, ku thuhet: “Thuaj: O Zoti im mëshiroi ata të dy (nënën dhe babanë) ashtu siç me edukuan kur isha i vogël”, si dhe në aje-

28 H. Sherif Ahmeti, Kur’ani - përkthim dhe komentim, Prishtinë. Kaptina EL Alek, ajeti nr 1.

Page 42: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 41

tin 18 të Kaptinës Esh Shua’ra, ku thuhet: “Ai (faraoni) tha: A nuk të edukuam (O Musa) në mesin tonë sa ishe fëmijë dhe i kalove me ne disa vite të jetës sate”. Prandaj, në të dy këto ajete është përmendur edukimi dhe rëndësia e tij. Në ajetin e parë bëhet e qartë përgjegjësia e prindërve ndaj përgatitjes dhe përkujdesjes së fëmijëve derisa ata të jenë të vegjël, kurse në ajetin e dytë shfaqet mendjemadhësia e fara-onit ndaj Musait a.s. se e kishte edukuar sa ishte i vogël dhe nuk e kishte vrarë në mesin e fëmijëve të tjerë që i kishte vrarë.

Edukimi në Kur’anin famëlartë ka ard-hur edhe me emërtime të tjera si: Et Tezkije - pastrim dhe Et-Talim-arsimim apo mësim-dhënie. Kështu në ajetin e dytë të kaptinës El Xhumu’a, All-llahu i madhërishëm thotë: “All-llahu është Ai i cili dërgoi tek të pashkollu-arit një të Dërguar nga mesi i tyre që ua lexon

Page 43: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

42 Mr. Driton Morina

atyre ajetet e Tij, i pastron ata (nga të metat dhe mëkatet) dhe ua mëson Librin (Kur’anin) dhe urtësinë, madje edhe pse ata më parë ishin të devijuar tërësisht” (El Xhumu’a: 2). Edukimi, gjithashtu, është përmendur edhe në hadithet e Muhammedit a.s. nga njëherë si Et Terbijeh, por edhe si Et Te’dib - edukim dhe Ria’ jeh - mbikëqyrje, përkujdesje. Në këtë kontekst vjen thënia e Muhammedit a.s. “S’ka prind që i lë fëmijës së vet ndonjë trashëgimi më të mirë sesa edukimin e mirë” apo “Secili prej jush është mbikëqyrës dhe përgjegjës për atë që i është lënë në përgjegjësi”.29 Duke pasur para-sysh atë që u tha më sipër mund të cekim dy definimet më të njohura të edukimit islam:

1. Edukimi islam nënkupton: “Disa kon-cepte të caktuara, të cilat ndërlidhen njëra

29 Sahih El Buhari, Kitab El Xhihad, El Mektebtu El Is-lamije, 1981, vol.4. fq 20.

Page 44: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 43

me tjetrën brenda rrethit të një ideologjie, e cila mbështetet në bazat dhe vlerat e Islamit, ideologji kjo që përmban në vete një mori pro-cedurash dhe metodash shkencore që e bëjnë pasuesin e tyre të ketë sjellje që janë në pajtim me besimin islam”.30

2. Edukimi islam nënkupton: Shkencën e cila e përgatit besimtarin për këtë botë dhe për botën tjetër me një përgatitje të plotë nga aspekti shëndetësor, mental, fetar, shken-cor, shpirtëror, moral, sociologjik, ambicioz, kreativ, gjatë të gjitha periudhave të zhvillimit sipas mësimeve dhe vlerave të Islamit dhe si-pas mënyrave dhe metodave edukative të cilat i preferon Islami”.31

30 Seid Ismail Ali, “Usul Et Terbijeh El Islamijeh” (Bazat e edukimit islam), Kajro, Daru Thekafe, 1977, fq. 5.31 Mikdad Jalxhin, Mealim Binai Nadharijet Et Terbi-jeh El Islamije (Udhëzime të sendërtimit të teorisë së edukimit islam), Rijad, Dar Alemu El Kutub, 1991, fq. 74.

Page 45: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

44 Mr. Driton Morina

Siç u tha edhe më herët, Islami i kushtoi një rëndësi të veçantë edukimit, ngase fjala e parë hyjnore e Islamit ishte “Lexo në emër të Zotit i cili krijoi çdo gjë”. Prandaj Muham-medi a.s. nuk ishte dërguar për tjetër vetëm se t’i edukonte njerëzit dhe t’i nxirrte ata nga er-rësira e injorancës r në dritën e Islamit, i cili ndriçoi botën anekënd dhe i ndryshoi arabët e shekullit të VII-të nga roli i barinjve në rolin e udhëheqësve shembullorë të botës. Andaj, Muhammedi a.s. e konsideronte edukimin e mirëfilltë si obligim të shenjtë të çdo muslimani a myslimaneje. Lidhur me vlerën e diturisë së mirëfilltë, ai s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet melekët vendosin krahët e vet mbi zjarr të xhehen-nemit si mburojë për kërkuesin e diturisë (së mirëfilltë) madje edhe balenat në det kërkojnë falje për kërkuesin diturisë (së mirëfilltë)”.32

32 Sahih El Buhari, Kitab El Ilm.

Page 46: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 45

Të joshur nga ajetet e Kur’anit dhe Hadithet e Muhammedit a.s që lavdëronin diturinë dhe di-jetarët, muslimanët qysh në fillim të shpalljes së Kur’anit famëlartë iu rrekën seriozisht shkencave islame duke filluar me nxënien përmendsh të Kur’anit, por edhe të haditheve të Muhammedit a.s, e deri të komentimi i tyre, gjë që rezultoi në qindra e mijëra volume librash. Ndoshta rasti më i mirë për ilustrim, që dëshmon se sa të etur dhe sa të dhënë ishin muslimanët pas diturisë dhe edu-kimit të mirëfilltë, është vetë historiku i Bagdadit, gjatë kohës së sundimit të Xhingis Hanit, i cili pasi kishte shkatërruar një mori qytetesh musli-mane, kur arriti në Bagdad dogji dhe hodhi në lumin e binjak-bigëzuar Tigër dhe Eufrat qindra mijëra libra, saqë, sipas historianëve, lumi Tigër e pati pothuajse dy javë ujin e turbulluar nga ngjyra e librave dhe dorëshkrimeve që Xhingis Hani dhe ushtria e tij kishin hedhur në lumë.

Page 47: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

46 Mr. Driton Morina

Kur kihen parasysh të arriturat dhe do-bitë që i solli Islami njerëzimit, atëherë vetëm mendjengushtët do të mund ta përshkruan Islamin si të prapambetur, dogmatik, fun-damentalist apo fe [religjion] në kuptimin e ngushtë të fjalës, që nuk përkon me rrjedhat moderne të botës bashkëkohore. Nëse Islamin e vështrojmë pak më realisht, do të shohim se për shkak të vlerave dhe sistemit të edukimit që ofron, ai me të vërtetë do të ishte më shumë një fe gjithëpërfshirëse, që ofron një civilizim unik të llojit të vet, që ka sfiduar dhe vazhdon t’i sfidojë civilizimet botërore, sesa një fe, që në kuptimin e ngushtë të fjalës ka filluar evolu-imin e saj në fillim të shekullit VII-të.

Kështu, kur u hedhim një sy të arriturave shkencore moderne shohim se shumica e zbu-limeve bashkëkohore e kanë zanafillën e vet tek shkencat ekzakte të cilat u themeluan nga

Page 48: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 47

dijetarët muslimanë, ndërmjet shekullit të X-të dhe të XIII-të. Prandaj, s’ka dyshim se anal-istët objektivë perëndimorë u janë mirënjohës kontributeve të dijetarëve muslimanë të këtyre shekujve, të cilët me kontributin e tyre ndaj shkencës sollën dritën e edukimit të mirëfilltë në Evropën Mesjetare, e cila ishte zhytur në in-jorancën e besëtytnive kishtare, dhe si rezultat i atij ndriçimi Evropa Mesjetare erdhi deri tek vetëdijesimi i përgjithshëm i njohur në Evropë si Renesancë.33

Kontributet islame ndaj Evropës Mesjetare ishin të rëndësishme dhe të shumëllojshme. Këto kontribute kishin të bënin më shumë lëmi, si: artet, arkitekturën, shkencat, teknikat, medicinën, ushqimet, fjalorët, edukimin, lit-33 Lebedel, Without Contacts with the Arab Culture, Renaissance could probably not have happened in the 15th and 16th century”, (Pa kontaktet me kulturën arabe, Renesanca ndoshta nuk do të ndodhte në shekullin 15-të dhe 16-të) p. 109.

Page 49: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

48 Mr. Driton Morina

eraturën, ligjin, filozofinë dhe teknologjinë. Sipas D. B. Macdonald, është në rritje e sipër numri i studiuesve të cilët pranojnë se ndikimi i civilizimit islam, si tërësi, mbi Evropën Mes-jetare ka qenë jashtëzakonisht më i madh se sa që është pranuar gjer më tani dhe se ai ndikim ka prekur më shumë fusha se sa ato që tashmë janë të njohura.34 Ndikimi i Islamit dhe trans-formimi i shkencave islame në Evropë ishte i shpeshtë dhe në periudha të ndryshme ko-hore, por kryesisht ndikimi më i madh ndo-dhi përmes dy pikave: përmes Sicilisë, kur ajo ra nën sundimin e arabëve-normanë në vitin 1091 dhe përmes Spanjës myslimane në vitet 1114-1187. Muslimanët kishin pushtuar shumë toka të reja, andaj ata ishin në dijeni të plotë 34 Macdonald, D. B. (April 1931), Reviewed work(s): Historical Facts for the Arabian Musical Influence (Fakte his-torike për ndikimin e muzikës arabe) by Henry George Farmer, 15, pp. 370-372 [371]

Page 50: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 49

rreth ndryshimeve historiko-gjeografike që po ndodhnin në rajon, veçanërisht gjatë sundimit të Roxherit II, pas vitit 1091 në Sicili, sundimtar ky i cili në pallatin e tij krahas ushtarëve mus-limanë kishte edhe poetë dhe shkencëtarë. Një nga gjeografët më të njohur ishte edhe maro-keni Muhamed El Idrisi, i cili përpiloi librin më të njohur gjeografik gjatë Mesjetës, të titul-luar Kitab Rugjer (Libri i Roxherit II).35

Sido që të jetë, Islami nuk ishte vetëm ri-transformues i njohurive nga kohërat e lashta. Përkundrazi, ai zhvilloi shkencat e veta si al-gjebrën, kiminë, gjeologjinë, trigonometrinë sferike, etj. të cilat më vonë u transmetuan në Perëndim. Stefani nga Pise, rreth vitit 1127, përktheu në latinisht një doracak arab plot teori mjekësore. Metoda e algoritmit, e cila 35 Bernard Lewis in What Went Wrong? Western Im-pact and Middle Eastern Response (Çka shkon mbrapsht? Ndi-kimi i Perëndimit dhe përgjigja e Lindjes së Mesme).

Page 51: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

50 Mr. Driton Morina

futi në praktikë aritmetikën me numra indi-ano-arabë, ishte zhvilluar nga El-Havarizmi në shekullin e IX-të dhe u bë e njohur në Ev-ropë nga Leonardo Fibonacci (1170-1250). Ibn El-Hajthem (980-1037) përpiloi tekstet e para mbi shkencat optike të cilat u shfrytë-zuan më vonë si referenca nga Njutoni dhe Dekarti. Shkencat mjekësore ishin gjithashtu shumë të zhvilluara tek muslimanët, ash-tu siç dëshmojnë edhe vetë pjesëmarrësit e kryqëzatave të cilët në shumicën e rasteve vareshin nga mjekët muslimanë. Xhonvilli (Joinville) raporton sa atij ia kishte shpëtuar jetën një mjek musliman në vitin 1250. Kon-tributin për rritjen e shkencave evropiane, në shumicën e rasteve, evropianët mund ta gjenin vetëm tek muslimanët, veçanërisht në Sicili dhe Andaluzi (Spanjë). Kështu shumica e studiuesve evropianë përkthyen tekste të

Page 52: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 51

ndryshme filozofike dhe shkencore nga ara-bishtja në latinisht.36

Prandaj, muslimanët përveç kontributit të jashtëzakonshëm në arte dhe arkitekturë kon-siderohen si themeluesit e parë të shkencave ekzakte, si kimisë, fizikës, matematikës as-tronomisë e pse jo edhe medicinës, filozofisë dhe jurisprudencës. Për t’i parë për së afërmi këto kontribute, në vijim do të sjellim disa ter-minologji shkencore latine që kanë origjinë të drejtpërdrejtë nga gjuha arabe, gjuhë e shkencës, teknologjisë dhe avancimit ndërmjet shekullit të IX-të dhe XIII-të. Nuk duhet harruar ajo që është thënë më herët se edhe vetë termi doktor-atë - doctorate rrjedh nga latinishtja docere, që 36 Lebedel, fq 111-112, gjithashtu shih: Fielding H. Gar-rison, An Introduction to the History of Medicine: with Medi-cal Chronology, Suggestions for Study and Bibliographic Data, (Hyrje në historinë e mjekësisë me kronologji mjekësore, Sugjerime për studime dhe të dhëna bibliografike) p. 86

Page 53: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

52 Mr. Driton Morina

do të thotë “të japësh mësim”, pra shkurtesë e titullit latin licentia docendi d.t.th. “licence-leje për mësimdhënie.” Ky term ishte përkthyer nga termi arab ijazat at-tadris, që ka të njëjtin kup-tim (licencë-leje e mësimdhënies) dhe që u jepej dijetarëve muslimanë të kualifikuar për mësim-dhënie. Ngjashëm me këtë, edhe termi latin doktor (doctor), që do të thotë “mësues”, ishte përkthyer nga termi arab muderris, i cili u jepej profesorëve të kualifikuar për mësimdhënie.37

Adoptimi i teknikave dhe materialeve nga bota islame reflektohet edhe sot e kësaj dite në origjinën e shumë fjalëve që akoma përdoren sot në botën perëndimore.

• Admiral, nga Emir el Bahr(“Princ i Detit”)

•Kimia(Chemistry),ngaElKemiya’37 George Makdisi, “Scholasticism and Humanism in Classical Islam and the Christian West” (Shkollimi dhe hu-manizmi në Islamin klasik dhe Perëndimin e krishterë), Journal of the American Oriental Society (April-June 1989),: 175-182

Page 54: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 53

•Algjebra,ecilarrjedhngaEl-Xhëbr(forcë-fuqi)•Algoritëm(Algorithm),ngaemriishkencë-

tarit El Havarizm (al-Khwarizmi)•Manual (Almanac), nga El-Menakh (ta-

belë kohe-orar) •Amper,ngaEl-Enbar•Karat(Carat),ngakīrāt (masë) •Kafe(Coffee),ngaKahwa•Pambuk(Cotton),ngaElKutun•Ludë(Lute),ngaEl-U’ud•Revistë(Magazine),ngamakhâzin(Vend

grumbullim [i të dhënave në këtë rast]) •Mat(Mate)(sikurshah-mat-dorëzim,ka-

pitullim),ngamât(vdekje)•Shurup(Syrup),ngashurab(pije)•Sheqer(Sugar),ngasukker•Zero,ngaGreqishtjazephyrusecilavjen

nga fjala sifr (zbrazët-zero).38

38 Lebedel, fq. 113.

Page 55: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

54 Mr. Driton Morina

PËrMeS eDUKIMIT ISLAMI OFrON SUKSeS TË GArANTUAr

Lexues i nderuar, tashmë veç është bërë e qartë se edukimi (Education - Et Terbi-

jeh) dhe arsimimi (Teaching - Et Ta’lim) nuk janë të njëjtë, edhe pse këto dy terma e plotë-sojnë njëra tjetrën. Megjithatë, mes edukimit dhe arsimimit ka një lidhje të fortë që assesi nuk bën të shkëputet, sepse arsimimi i mirë-filltë mund të realizohet vetëm përmes edu-kimit të mirëfilltë. Siç u tha më herët, edukimi ka të bëjë me karakterin dhe personalitetin e njeriut. Kështu, përmes edukimit njeriu arrin ta përmirësojë vetveten e tij në aspektin men-tal, fizik, psikologjik, shpirtëror dhe moral. Ndërsa përmes edukimit ai arrin që ta ruajë diturinë e fituar dhe ta shndërrojë atë në vep-rimtari pozitive dhe frytdhënëse. Prandaj edu-

Page 56: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 55

kimi është hyrje dhe bazë e arsimimit dhe ato duhet të jenë të lidhura ngushtë, saqë asnjëra prej tyre nuk mund të qëndrojë pa tjetrën.

Nga këtu buron domosdoshmëria e lidhjes mes edukimit dhe arsimimit. Islami i kush-ton një vëmendje të veçantë kësaj lidhjeje dhe konsideron se ndarja mes tyre është mjaft e rrezikshme dhe e dëmshme, qoftë për indivi-din, qoftë për shoqërinë. Lidhur me këtë, një studiues thotë: “Vërtet ndarja mes edukimit dhe arsimimit, apo anashkalimi i edukimit duke u fokusuar vetëm në arsimim, ka sjellë si rezultat këtë lloj të “të shkolluarve” gjenialë të cilët kontribuuan dhe po kontribuojnë ako-ma për shkatërrimin e botës dhe jetës njerë-zore në tokë. Prandaj çfarë vlerë ka ky lloj “shkencëtarësh” që përshkruhen si ndërtues (konstruktiv), kur në fakt ata janë rrenacakë dhe mashtrues që e hijeshojnë të pavërtetën

Page 57: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

56 Mr. Driton Morina

dhe e mbrojnë të pamoralshmen?”.39 Më të vërtetë, bota bashkëkohore ka përjetuar një zhvillim të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat shkencore. Ky zhvillim shkencor i ka dhuruar njerëzimit zbulime të mëdha, pro-dhime të majme materiale dhe mirëqenie jetësore. Mirëpo, i tërë ky zhvillim nuk ia ka dalë që të sigurojë qetësim shpirtëror, të mb-jellë harmoni dhe mëshirë mes njerëzve dhe të ofrojë lumturi sociale-shoqërore. Prandaj, pikërisht këtu qëndron problemi pse në botë sot ka aq shumë grindje, konflikte interesash dhe vrasje, qoftë mes individëve apo kombeve të ndryshme.40

39 Axhil Xhasim En Neshmij, Mealimun Fi Et Terbi-jeh (Udhëzime në Edukim), Kuvait, Mektebetu El Menar El Islamijeh, 1979, fq. 3040 Muhamed Shedid, Minhexh El Kur’an fi Et Terbijeh (Metodologjia e Kur’anit në Edukim), Bejrut, Muesesetu err Rri-saleh, 1979, fq. 123.

Page 58: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 57

Tashmë është bërë e natyrshme se kur flasim për përparimin apo prapambeturin e një vendi apo shoqërie gjithherë për këtë fajësohet siste-mi i edukimit. Pikërisht për këtë, kur Gjerma-nia fitoi luftën e saj, njeri nga oficerët gjermanë pat deklaruar se “ka fituar mësuesi i shkollës gjermane”. Po ashtu, kur Franca humbi luftën, francezët fajësuan sistemin e edukimit të tyre si të prapambetur, ndërsa kur rusët tentuan të shkonin në hapësirë para amerikanëve në vitet e 60-ta, amerikanët pyesnin se çfarë po ndodhte me sistemin e tyre edukativo-arsi-mor?! Sot, kur shikojmë gjendjen e edukimit, vërejmë se ka një ndarje të rrezikshme mes edukimit edhe arsimimit. Dëshmi për këtë është se shumë organizata edukativo-arsimore nuk i japin rëndësi aspektit edukativ, por vetëm atij arsimor. Këto organizata si duket janë të interesuara që të bartin njohuritë nga libri dhe

Page 59: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

58 Mr. Driton Morina

kompjuteri deri tek kokat e nxënësve. Pikër-isht për shkak të kësaj kemi gjenerata e gjener-ata që janë diplomuar, por nuk janë të formuar si duhet, sepse atyre u mungon personaliteti. Për më tepër, sot shumica e shoqërive moderne në botë vuan nga shthurja morale, shfrenimi, shkalla e lartë e papunësisë, shkalla e lartë e krimeve, pavarësisht se sistemet e arsimimit në ato vende pretendojnë të jenë ndër më të avancuarat dhe se numri i institucioneve dhe organizatave arsimore është mjaft i lartë për sa i përket shifrave statistikore!41

Së këndejmi na bëhet e qartë rëndësia e fokusimit të Islamit mbi edukimin e drejtë para arsimimit, ngase arsimimi, si i vetëm, në vend se të jetë i dobishëm mund të jetë i dëmshëm nëse nuk është i shoqëruar nga edu-41 Abdurrahman Ibn Abdulhalik, Med’halun Ila Et Terbije El Islamije (Hyrje në Edukimin Islam), Riad, Dar el Harixhij, 1998, fq. 10.

Page 60: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 59

kimi i mirëfilltë. Pikërisht për këtë, Kur’ani famëlartë ka sjellë si shembull popujt para nesh që u ngarkuan me bartjen e Tevratit d.m.th. bartjen e amanetit të tij dhe mesazhit hyjnor që kishte. Andaj Kur’ani i krahasoi ata të cilët bartën Tevratin si libër fizik, por nuk e bartën mesazhin e tij realisht dhe nuk praktikuan mësimin e tij, me gomarin i cili bart barra të rënda, madje edhe libra, por nuk i kupton ato e as që di të zbatojë në praktikë ndonjë mësim apo porosi të tyre.42 Ndaj nuk është e dobishme një dituri apo arsimim që nuk ka për qëllim përmirësimin e karak-terit dhe personalitetit të njeriut, pastrimin e shpirtit të tij si dhe përmirësimin e sjelljes dhe moralit të tij. Pikërisht për këtë Muhammedi a.s. ka thënë: “E pra, e keqja e të gjitha të këqi-42 Abdurrahman Ibn Abdulhalik, Med’halun Ila Et Ter-bije El Islamije (Hyrje në Edukimin Islam), Riad, Dar el Harix-hij, 1998, fq. 10.

Page 61: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

60 Mr. Driton Morina

jave janë dijetarët (të shkolluarit) e këqij dhe e mira nga të gjithë të mirat janë dijetarët (të shkolluarit) e mirë”.43

Kështu pra, i nderuari lexues, Kur’ani famëlartë është kryevepra hyjnore që All-llahu e zbriti si dritë dhe udhëzim për mbarë njerëzimin. Ai ofron sukses të garantuar për të gjithë ata që ndjekin sistemin e tij edukativ. Të gjithë dijetarët dhe shkencëtarët muslimanë të cilët ishin prijës të shkencave ekzakte dhe etike, ndërmjet shekullit të IX-të dhe XIII-të, si Avicena (Ibn Sina), Averreosi (Ibn Rrushdi), Ibn El Hajthemi, El Havarizmi, Ibn Tejmije, El Gazaliu, dhe shumë të tjerë ishin rezultat i sistemit edukativ islam. Sipas Islamit edukimi i mirëfilltë është më me rëndësi sesa arsimimi, sepse edukimi e mbron njeriun nga devijimi,

43 Sunen Ed Darimij, Dar Ihaju Es Sunneh En Nebevije, vol.1, fq124.

Page 62: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 61

ndërsa arsimimi pa edukim mund të jetë shkak i fortë i devijimit njerëzor. Islami konsideron se rëndësia e edukimit të mirëfilltë manifestohet përmes dy segmenteve kryesore: 1. Edukimit të mirëfilltë të individit, dhe 2. Edukimit të mirëfilltë të shoqërisë.

1. Rëndësia e edukimit të individit në Is-lam manifestohet për faktin se njeriu është një krijesë e veçantë nga krijesat e tjera. Ai ka aftësi që të edukohet dhe ka nevojë për përkrahjen e të tjerëve, përveç All-llahut të Lartëmadhëruar, veçanër-isht gjatë periudhës së parë të zhvillimit të tij. Si i tillë, individi duhet të edukohet në mënyrë të mirëfilltë, ashtu që ta kup-tojë veten e vet dhe të jetojë një jetë të lumtur dhe kuptimplote. Një aspiratë e këtillë mund të arrihet vetëm kur indi-

Page 63: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

62 Mr. Driton Morina

vidi e kupton drejt jetën e tij të përbërë prej materiales dhe shpirtërores. Vetëm sistemi edukativ islam mund t’i sigurojë njeriut një bilanc edukativ të mirëfilltë mes materiales dhe shpirtërores.

2. Edukimi i shoqërisë në Islam realizohet përmes edukimit të mirëfilltë të indi-vidit. Rëndësia e edukimit të shoqërisë manifestohet në tri pika kryesore: a. rëndësia e ruajtjes dhe mbrojtjes së civilizimit, fesë dhe trashëgimisë kultu-rore të një shoqërie islame.b. rëndësia e thjeshtëzimit dhe shfrytëz-imit sa më të mirë të trashëgimisë kul-turore islame të një shoqërie të caktuar, dhe c. spastrimi dhe fisnikërimi i trashëgi-misë kulturore islame të një shoqërie

Page 64: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 63

të caktuar, ngase dihet se trashëgimia kulturore është një proces që bartet nga prindërit në pasardhës dhe shpeshherë ndodh që njerëzit gjatë periudhave të ndryshme kohore të shtojnë dhe të ndry-shojnë trashëgiminë e tyre kulturore në dëm të shoqërisë, duke menduar se ajo është e dobishme.

Prandaj shoqëritë muslimane, përmes me-kanizmave dhe organizatave të ndryshme edukative, duhet të orvaten ta pastrojnë dhe fisnikërojnë trashëgiminë e tyre kulturore nga elementet negative që kanë mundur t’i vishen asaj trashëgimie, me ose pa vetëdije, gjatë peri-udhave të ndryshme historike.

Prandaj përmes edukimit të mirëfilltë të këtyre dy segmenteve, Islami synon edukimin e mirëfilltë të individit dhe shoqërisë, ashtu që ata të jenë të aftë për ndërtimin e një shteti

Page 65: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

64 Mr. Driton Morina

bashkëkohor, ku muslimanët do të mund të jetojnë të lirë, me dinjitet dhe krenari. Shem-bulli më i mirë i një shoqërie muslimane që jetoi në paqe dhe harmoni me të gjithë fqinjët, qofshin ata muslimanë apo jomuslimanë, ishte Medina e Ndritshme (Medinetu Rresul-Qyteti i Pejgamberit a.s.) qytet-shtet ky që mbeti në analet e historisë për mbarëvajtjen dhe har-moninë që kishte.

Gjithashtu, përmes edukimit të dy segment-eve të sipërpërmendura, Islami synon të reali-zojë drejtësi dhe barazi në tërë rruzullin tokë-sor, në mënyrë që botës t’i kthehet harmonia dhe lumturia të cilën e ka humbur për dekada apo ndoshta edhe shekuj, që kur sistemi i edu-kimit dështoi dhe bota e ndau materialen prej shpirtërores.

Është e rëndësishme të ceket se sistemi edu-kativ islam nuk ka ndryshuar dhe as që ndry-

Page 66: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 65

shon. Edhe sot e kësaj dite, shumë universitete islame ofrojnë studime të bashkëdyzuara mes materiales dhe shpirtërores. Fakulteti i Shkencave të Shpallura Islame dhe Shkencave Njerëzore në Kuala Lumpur të Malajzisë është vetëm një shembull modest i universiteteve moderne që orvaten të mbyllin derën e çarjes mes shpirtërores dhe materiales. Sistemi edu-kativ islam është sistem i garantuar përmes kryeveprës hyjnore: Kur’anit famëlartë. Andaj, sa herë që njerëzit t’i kthehen dhe të praktikoj-në me vendosmëri sistemin edukativ islam si-pas Kur’anit dhe sunnetit (traditës së Muham-medit a.s.) ata do të jenë në gjendje të kthejnë prapë në jetë njerëz kolosalë sikur Avicena, Averreosi, El Havarizmi, Ibn Tejmije etj.

Islami përkrah edukimin e ndarë (njëgjinor), veçanërisht gjatë fazës më të ndjeshme të zhvil-limit njerëzor – pubertetit, jo për të nënçmuar

Page 67: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

66 Mr. Driton Morina

ndonjërën nga gjinitë, por për t’i ruajtur dhe mbrojtur që të dyja nga lakmitë dhe cytjet e epshit. Përmes edukimit të mirëfilltë, në rend të parë të shpirtit, ndjenjës, arsyes, logjikës, vetëdijes, e madje edhe epshit dhe anës materi-ale të njeriut, Islami ofron sukses të garantuar për të gjithë ata që ndjekin udhëzimet e tij.

PËrFUNDIM DHe SUGjerIMe

Nga e tërë ajo që u tha në këtë punim modest mund të konkludohet se origji-

na e edukimit dhe arsimimit e ka bazën e vet tek religjionet, pothuajse në të gjitha shoqëritë njerëzore, të hershme apo moderne. Andaj re-ligjioni nuk duhet shikuar si i prapambetur dhe i dëmshëm, përkundrazi ai medoemos

Page 68: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 67

duhet shikuar si ndikuesi më pozitiv që ka njohur shoqëria njerëzore. Po të mos ishte roli i religjionit në botë, ndoshta bota akoma nuk do të dinte për shkrim-leximin e lëre më për zbulimet bashkëkohore.

Në këtë rast, le të mos harrojmë faktin se antipatia ndaj religjionit në Perëndim u shfaq si rezultat i persekutimit që kisha u bëri men-dimtarëve të ndryshëm evropianë gjatë pe-riudhës iluministe të Renesancës. Ndërsa sa i përket Islamit, njerëzit medoemos duhet t’i heqin iluzionet e tyre dhe të vetëdijesohen më shumë rreth rolit pozitiv që luajti Islami në ndriçimin e Evropës Mesjetare, siç u ilustrua shkurtimisht gjatë këtij punimi. Islami nuk ka qenë asnjëherë kundër dijes, e as që do të jetë ndonjëherë, por ai kërkon që diturisë njerëzore t’i shtohet edhe edukimi, devotshmëria dhe mirësjellja shpirtërore, ashtu që shoqëria njerë-

Page 69: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

68 Mr. Driton Morina

zore të mund të qëndroj në rrugë të mbarë dhe t’u shmanget lajthitjeve.

Sa i përket iluzioneve të disave se ne jemi në Evropë dhe jo në Azi, u bëjmë me dije se në Mançester të Britanisë së Madhe gjendet shkol-la islame “Islamia” e cila funksionon krahas shkollave të tjera laike pa më të voglin problem. Madje, gjatë punimit shpjeguam së kërkesat për shkolla të ndara (njëgjinore) janë në rritje e sipër në perëndim, veçanërisht në SHBA. Por çështja qëndron tek fakti se kur njerëzit dëshi-rojnë të bëjnë një gjë, ata gjejnë metoda, kurse kur nuk dëshirojnë, ata gjejnë arsye.

Page 70: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 69

SyGjerIM

Meqenëse sistemi edukativ në Re-publikën e Kosovës ka një orientim

më shumë “arsimor”- sekularo-materialist sesa edukativ dhe moral, ky prezantim ofron sugjerimet në vijim, si nevojë imediate për përmirësimin e nivelit të edukimit:

• Reduktimin e lëndëve filozofike, duke izëvendësuar disa prej tyre më lëndë edu-kative, si Edukatë Morale, Sjellje dhe Etikë (Behaviour and Ethics), etj.

• Promovimin e Kodit Moral dhe Kodit tëveshjes adekuate nëpër institucione arsi-more, shkolla, kolegje, universitete, dhe ambiente akademike.

Page 71: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

70 Mr. Driton Morina

• Futjaelëndëvetërejaedukativenëpërinstitu-cione arsimore me qëllim të përmirësimit të karakterit dhe personalitetit të të rinjve si: Af-tësia e përforcimit të personalitetit (Strength-ening Personality Skills), Aftësia e ndryshimit të sjelljeve (Changing Behaviour Skills).

• FutjaelëndëssëEdukatësReligjiozenëpërshkolla dhe institucione.

• Shtimi i programeve edukative nëmedia,veçanërisht në TV publike dhe private.

• Inkurajimi i debateve qytetare me të rinjrreth problemeve të pasionit (epshit) dhe shthurjes morale në shoqëri.

Page 72: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar

Edukimi i mirëfilltë rrugë e suksesit... 71

PËrMBAjTjA

Hyrje.................................................................... 5Definimi i edukimit .......................................... 9Zanafilla dhe historiku i edukimit................ 11Dallimi mes edukimit dhe arsimimit ........... 25Edukimi nga këndvështrimi sociologjik dhe religjioz ............................................................. 28Edukimi i mirëfilltë dhe Islami ..................... 38Përmes edukimit Islami ofron sukses të garan-tuar .................................................................... 54Përfundim dhe sugjerime .............................. 66Sugjerim ............................................................ 69Përmbajtja ......................................................... 71

Page 73: EDUKIMI I MIRËFILLTË - Rrugë e suksesit të garantuar