këshilli i lartë i drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të...

101
_____________________________________________________________________ Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 1) 1 Këshilli i Lartë i Drejtësisë Nr. Prot. Tiranë, . .2016 Bulevard “Zog I”, Tiranë, Tel: +355 4 259817, Fax: +355 4 259822 www.kld.al PROCESVERBAL I MBLEDHJES SË KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË (Mbajtur, më 22.02.2016) Pika 1 e rendit të ditës me objekt : Vazhdimi i shqyrtimit të problematikës lidhur me situatën e krijuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë për shkak të qenies së trupës gjyqësore të kësaj gjykate me dy gjyqtarë. Drejton mbledhjen Presidenti i Republikës së Shqipërisë si dhe Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Zoti Bujar Nishani. Mbledhja u zhvillua në sallën e mbledhjeve e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Filloi në orën 10:10 dhe mbaroi në orën 14:22. Në mbledhje ishin të pranishëm: 1. Bujar Nishani (kryetar) 2. Xhezair Zaganjori (anëtar)* 3. Hysen Saliko (anëtar) 4. Astrit Haxhialushi (anëtar) 5. Gjin Gjoni (anëtar) 6. Sokol Çomo (anëtar)* 7. Vangjel Kosta (anëtar) 8. Brunilda Kadi (anëtare) 9. Petrit Çomo (anëtar) 10. Gerd Hoxha (anëtar)

Upload: others

Post on 13-Feb-2020

11 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 1)

1

Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Nr. Prot. Tiranë, . .2016

Bulevard “Zog I”, Tiranë, Tel: +355 4 259817, Fax: +355 4 259822 www.kld.al

PROCESVERBAL I MBLEDHJES SË KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË

(Mbajtur, më 22.02.2016)

Pika 1 e rendit të ditës me objekt: Vazhdimi i shqyrtimit të problematikës lidhur me

situatën e krijuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë për shkak të qenies së trupës

gjyqësore të kësaj gjykate me dy gjyqtarë.

Drejton mbledhjen Presidenti i Republikës së Shqipërisë si dhe Kryetar i Këshillit të

Lartë të Drejtësisë, Zoti Bujar Nishani.

Mbledhja u zhvillua në sallën e mbledhjeve e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Filloi në

orën 10:10 dhe mbaroi në orën 14:22.

Në mbledhje ishin të pranishëm:

1. Bujar Nishani (kryetar)

2. Xhezair Zaganjori (anëtar)*

3. Hysen Saliko (anëtar)

4. Astrit Haxhialushi (anëtar)

5. Gjin Gjoni (anëtar)

6. Sokol Çomo (anëtar)*

7. Vangjel Kosta (anëtar)

8. Brunilda Kadi (anëtare)

9. Petrit Çomo (anëtar)

10. Gerd Hoxha (anëtar)

Page 2: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 1)

2

11. Eneida Civici (anëtare)

Shënim 1: Nuk mori pjesë në mbledhje ministri i Drejtësisë si dhe anëtar i Këshillit të

Lartë të Drejtësisë, z. Ylli Manjani; anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, z. Artan

Broci; anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, z. Dritan Caka; anëtarja e Këshillit të

Lartë të Drejtësisë, znj. Albana Shtylla.

Shënim 2: Zori Zaganjori merr pjesë në pjesën e parë të shqyrtimit të kësaj pike; largohet

nga salla e mbledhjes në fillim të shqyrtimit të pikës së dytë; nuk merr pjesë në pjesën e

dytë të shqyrtimit të kësaj pike.

Shënim 3: Zoti Sokol Çomo merr pjesë në pjesën e parë të shqyrtimit të kësaj pike;

largohet gjatë shqyrtimit të vlerësimit të gjyqtarit Hasan Selimi; nuk merr pjesë në pjesën

e dytë të shqyrtimit të kësaj pike.

Merrnin pjesë gjithashtu:

1. Marsida Xhaferllari, Kryeinspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

2. Pjerin Prendi, Sekretar i Përgjithshëm pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

3. Vildan Kaloshi, Drejtor në Drejtorinë Juridike, Dokumentacionit dhe Organizimit.

4. Krisulla Kasaj, Përgjegjëse e sektorit të Organizimit të Mbledhjeve në Drejtorinë

Juridike, Dokumentacionit dhe Organizimit.

5. Elis Kuçi, Zëdhënës për shtypin pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

6. Olsi Kristo, Këshilltar Ligjor pranë Presidencës.

7. Agnes Bernhard, Eksperte Ndërkombëtare e Misionit EURALIUS IV.

8. Dalina Cici, Përfaqësuese e EURALIUS-it.

RENDI I DITËS:

1. Vazhdimi i shqyrtimit të problematikës lidhur me situatën e krijuar në Gjykatën e

Rrethit Gjyqësor Kavajë për shkak të qenies së trupës gjyqësore të kësaj gjykate me dy

gjyqtarë.

Page 3: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 1)

3

Bujar Nishani: Përshëndetje!

Atëherë, hapim mbledhjen e radhës të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Ju falenderoj në radhë të parë për mirëkuptimin që treguat për shtyrjen e

mbledhjes, për shkak thjesht të një pamundësie timen në atë ditë. Kështu që e vlerësoj

mirëkuptimin tuaj.

Rendi i ditës është ai i cili neve kemi qarkulluar, kemi diskutuar, jemi njohur. Ka

ndonjë diskutim të veçantë, ndonjë çështje rreth rendit të ditës?

Nuk ka!

Do të dëshiroja – ndoshta në fund – prej kohësh jeni njohur me një projekt

kalendar për të ndjekur këto analizat vjetore që bëhen nëpër gjykatat e vendit. Nuk ka

pasur me thënë të drejtën ndonjë kërkesë të veçantë, ndonjë përgjigje ose ndonjë reagim

në lidhje me propozimin që ju është bërë. Natyrisht ajo është një çështje vullneti/dëshire

nëse dikush... Gjithsesi është përgatitur një draft kalendar... i shpërndarë anëtarët e KLD-

së nëpër gjykata të ndryshme.

Nuk ju ka ardhur?

Ndoshta nuk u ka shkuar.

Mirë atëherë, t‟i dërgohet.

Mirë, gjithsesi, ky projekt që është përgatitur t‟u shpërndahet sot me e-mail dhe

gjatë javës së ardhshme, gjithsecili të na kthejë një përgjigje.

Atëherë, ky projekt që është hartuar do ju shpërndahet me e-mail sot pas

mbledhjes dhe deri nga fundi i javës (të premten), të na vijë një konfirmim nga gjithsecili

prej jush ose nëse ka ndonjë preferencë pastaj për të shkuar diku tjetër.

Mirë atëherë, nisim me pikën e parë të rendit të ditës.

Vazhdimi i shqyrtimit të problematikës lidhur me situatën e krijuar në Gjykatën e

Rrethit Gjyqësor Kavajë për shkak të qenies së trupës gjyqësore të kësaj gjykate me dy

gjyqtarë.

Sipas asaj që u vendos mbledhjen e kaluar, ka një prononcim dhe një konfirmim

nga ana e Gjykatës së Përmetit. Kryetari i gjykatës Marsida çfarë na ka informuar?

Marsida Xhaferllari: Së pari, morëm informacion nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor

Durrës, meqenëse ishte gjykata më e afërt gjeografike dhe me shkrim, kryetarja e

Page 4: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 1)

4

gjykatës konfirmon që e shikon të pamundur delegimin për një periudhë kohore prej disa

muajsh të gjyqtarëve pranë kësaj gjykate, duke evidentuar edhe ngarkesën e lartë të

çështjeve që ka kjo gjykatë. Vetëm gjatë vitit 2015, sqaron kryetarja, janë shqyrtuar

6321çështje pranë saj dhe deri në datën 19 janar janë regjistruar 302 çështje dhe janë

dhënë 210 vendime. Gjithashtu ajo evidenton faktin që një prej gjyqtareve të kësaj

gjykate, konkretisht gjyqtarja Merita Xhani, është me leje të dhënë nga KLD-ja, për

shkak të problemeve shëndetësore. Kështu që, sipas saj, ka mungesa në organikë dhe

delegimi i gjyqtarëve nga Gjykata e Durrësit tek Kavaja, do të sjellë pengesa në efiçencën

e veprimtarisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Në vijim, u mor informacion nga kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet,

Pashk Gjaci, i cili jep informacion për ngarkesën. Treguesit janë relativisht të ulët. Ai

parashtron për shembull që gjyqtarja Ornela Naqellari ka për gjykim 12 çështje dhe është

deleguar në 2 çështje të tjera në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Gjyqtarja Rezarta

Aliu ka 18 çështje për gjykim dhe gjyqtari Dritan Hasani ka 18 çështje. Pra siç rezulton

nga këto tregues, ngarkesa aty është e ulët, megjithatë kryetari, në dhënien e këtij

informacioni, ka përcaktuar edhe disa çështje që ai mendon që KLD-ja, në qoftë se do të

marri vendimin për delegimin, duhet t‟i japë zgjidhje. Këto çështje janë: Si do të veprohet

me këto çështje që gjyqtarët kanë në ngarkim, pra do t‟i përfundojnë pranë gjykatës, apo

do të largohen këto gjyqtarë nga këto çështje; Si do të veprohet për çështjet e reja që kanë

nevojë për plotësimin e trupit gjykues, pra që janë ato çështje me tre gjyqtarë; Ka

merakun e çështjes së grafikut të gatishmërisë, pra të çështjeve urgjente; Dhe çështja e

fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të

delegohen nga Përmeti në Durrës.

Është marrë informacion edhe nga vet gjyqtarët, Ornela Naqellari, Dritan Hasani

dhe Rezarta Aliu, të cilët me shkrim kanë dhënë pëlqimin e tyre për t‟u deleguar për një

periudhë kohore. Edhe ata shprehen për çështjen e shpenzimeve dhe kërkojnë që të jepet

zgjidhje çështjes së shpenzimeve dhe çështjeve gjyqësore që ata kanë në duar (si do të

veprojnë me këto çështje). Ndërsa një prej tyre, gjyqtarja Rezarta Aliu, shton që, për

shkak të rrethanave familjare (është me fëmijë të mitur), e ka në pamundësi që të jetë e

deleguar edhe në Durrës edhe të vijojë të gjykojë çështjet në Përmet. Kavajë, më falni.

Page 5: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 1)

5

Edhe në Përmet edhe në Kavajë. Pra kërkon që në rast se delegohet, t‟i hiqen çështjet që

ajo është duke gjykuar në Përmet. Faleminderit!

Bujar Nishani: Kush e do fjalën?

Po, zoti Gjoni!

Gjin Gjoni: Faleminderit, zoti President!

Unë u njoha me relatimin që Kryeinspektorja realizoi. Unë them që jemi në

kushtet, meqenëse dy zonjat kanë shfaqur pëlqimin, ne mund t‟i komandojmë për një

periudhë kohore aq sa e lejon edhe ligji edhe Kushtetuta (prej 6 muajsh), dhe në rast të

delegimit të tyre, çështjet të cilat janë në dorë, që rezulton që nuk janë shumë por 18

secili prej tyre, t‟iu lihen dy gjyqtarëve të tjerë që mbeten pranë kësaj gjykate, dhe të

zgjidhet përfundimisht, për një periudhë kohore të përkohshme, çështja e Kavajës, por

duke mos prishur edhe vazhdimin e gjykimit në lidhje me Gjykatën e Përmetit.

Në rast se do ketë çështje të karakterit, ose çështje të cilat do gjykohen me trupa

gjykues, atëherë Gjykata e Gjirokastrës është gjykata e cila mund të ndihmojë në rastin

konkret për përballimin e çështjes, në rast se kërkohet formimi i tresheve të trupit

gjykues. Faleminderit!

Bujar Nishani: Po, zoti Astrit!

Astrit Haxhialushi: Në fakt, duke marrë ato probleme që ka ngritur kryetari i

Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet mua më duken që janë probleme që duhet të

diskutohen me një farë përgjegjësie, në rastin konkret. Që delegimi i dy gjyqtarëve në

Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë është i domosdoshëm, është i domosdoshëm, por nuk

duhet që të pengojmë punën që zhvillohet në Gjykatën e Përmetit.

Mendimi im për çështjen në fjalë është që, në momentin që ne delegojmë dy

gjyqtarë të Përmetit në Gjykatën e Kavajës, janë tre probleme që ngrihen dhe unë po

propozoj mënyrën se si duhet të zgjidhen. Çështjet të cilat ata kanë në gjykim, pasi

dëgjova Kryeinspektoren, çështjet janë të një numri të vogël, nuk jam i mendimit që ato

të rihidhen në short, pasi mund të jenë çështje që mund të jenë në fund të gjykimit, në

mes të gjykimit, që kanë një periudhë kohe të cilët ata i mbajnë në dorë. Prandaj mund të

planifikohet nga ato gjyqtare (ato efektive janë gjyqtare të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Përmet), që një ditë në javë ose një ditë në dy javë, të shkojnë t‟i përfundojnë këto (njëra

Page 6: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 1)

6

8 çështje, tjetra 7 çështje, kështu më duket). 18 çështje. Pra çështjet që kanë filluar, nuk

mund të shkojnë dorë pas dore, sepse zvarritet gjykimi.

Për sa i përket çështjes për të qenë të gatshëm apo jo. Normalisht, kryetari i

gjykatës do një vendim të KLD-së për t‟i përjashtuar këto dy gjyqtare ose një gjyqtar dhe

një gjyqtare (varet sipas delegimit që do bëjë KLD), duhet që të ketë një vendim që t‟i

përjashtojë nga shorti, pasi këto janë gjyqtarë efektiv të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Përmet dhe për këto arsye nuk mund të përjashtohen, për shkak të sistemit që funksionon,

nuk mund t‟i përjashtojë vet, pa patur një vendim të KLD. Pra duhet të marrim ne, në

momentin që i delegojmë, duhet t‟i japim kompetencat kryetarit të gjykatës që të

ndërhyjë dhe t‟i përjashtojë nga çështjet për masat e sigurimit, ku ato janë në gatishmëri.

Kurse për sa i përket trupave gjykues, unë kam të njëjtin mendim si në fillim. Nuk

ma merr mendja se Gjykata e Përmetit duhet të ketë çështje shumë me trup gjykues. Por

në ato raste që ka me trup gjykues, të hidhet me short midis dy gjyqtareve dhe një ditë në

muaj, një ditë në dy javë, ato duhet të shkojnë. Ne nuk mund të rregullojmë Gjykatën e

Kavajës dhe të prishim Gjykatën e Përmetit, por njëkohësisht të delegojmë edhe nga

Gjykata e Gjirokastrës dhe të fillojmë prapë me delegime në një rreth vicioz. Pra ato janë

gjyqtare efektive të Gjykatës së Përmetit. Me një periudhë kohore të përcaktuar 5 muaj, 6

muaj, 4 muaj mund të funksionojnë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, por këto

çështjet që kanë në dorë, si dhe çështjet për të cilat kërkohet trup gjykues në Gjykatën e

Rrethit Gjyqësor Përmet, kundrejt shortit, ato mund të shkojnë një ditë në dy javë, një

ditë në muaj. Ky ishte mendimi im.

Bujar Nishani: Faleminderit!

Tjetër mendim?

Zoti Kryetar!

Xhezair Zaganjori: Edhe mua më duket që vendimi që ka marrë KLD-ja për t‟u

marrë me këtë çështje, është me rëndësi sepse Gjykata e Kavajës sigurisht që ndodhet në

një pozitë shumë të vështirë dhe ne duhet të shpejtojmë vendimmarrjen në mënyrë që të

konkretizohet delegimi i dy gjyqtareve në Kavajë. Për zgjidhjen e këtyre problemeve

sigurisht që unë përgjithësisht pajtohem me mendimin që shfaqi parafolësi, Astriti.

Mendoj që puna e Gjykatës së Përmetit nuk duhet të dëmtohet. Ato duhet t‟i mbajnë

çështjet. Edhe çështjet që janë me trup gjykues, ato si rregull duhet të jenë në përbërje të

Page 7: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 1)

7

trupit gjykues sepse bëhet fjalë për vendime që duhet të marrë Gjykata e Përmetit, por

mund të shkohet një herë në dy javë, një herë në tre javë dhe mund të bëhet një lloj

planifikimi. Numri i çështjeve është shumë i kufizuar. Ose edhe një herë në muaj, por të

paktën një herë në dy javë ndoshta mund të shkonin, qoftë për çështjet e tyre, qoftë edhe

për çështjet me treshe që mund të ketë. Nëse kryetari bën një planifikim edhe vet ato

racional, jam i sigurt që ajo do zgjidhet me një herë në dy-tre javë.

Për sa i përket shpenzimeve, unë besoj se janë më pak shpenzimet tani sepse ato

praktikisht nga Tirana e kanë, ata jetojnë në Tiranë. I kanë shtëpitë në Tiranë. Kështu që,

sigurisht që duhet të zgjidhet në këndvështrimin formal... Prandaj do të thoja që, nuk e di,

Marsida çfarë pengesash ka, që kjo punë të konkretizohet sa më parë. Do të doja që të

konkretizohet sa më shpejt kjo çështja e delegimit. Faleminderit!

Bujar Nishani: Unë besoj se puna e shpenzimeve nuk është ndonjë gjë e vështirë

fare. Është ajo që besoj që e tha edhe Kryetari, që ato jetojnë në Tiranë. Në qoftë se

dikush prej tyre pretendon që jeton në Përmet dhe do vijë në Kavajë, duhet të na paraqesë

dokumenta të udhëtimit dhe pastaj do t‟i verifikojmë ne sa qëndrojnë ato dhe do marrin

shpërblimin që i takon.

Po, zoti Hoxha, urdhëroni!

Gerd Hoxha: Faleminderit, zoti President!

Unë edhe një herë do të hedh idenë, ndoshta gjejmë një zgjidhje të përbashkët,

ligji është shumë i qartë, por besoj se edhe hapësira na lë. E kam fjalën sërish për faktin

se ne kemi 10 magjistratë që kanë mbaruar shkollën dhe janë pa punë. Në vijim edhe të

fjalës që tha zoti Haxhialushi por edhe kryetari i gjykatës, që ne nuk duhet të rregullojmë

një gjykatë duke prishur tjetrën. A mund të ekzistojë mundësia, edhe për të diskutuar, a

mund të ekzistojë mundësia që nga ato magjistratë që kanë mbaruar, të komandojmë një,

dy, tre, sa ta shohim të arsyeshme, për të gjykuar ato. Apo është kush i domosdoshëm që

ato duhet të dekretohen njëherë si gjyqtarë pranë iks gjykate, pastaj të jenë të komanduar?

Nëse edhe kolegët e çmojnë të arsyeshme ta diskutojnë këtë si problem dhe kjo besoj do

t‟i jepte zgjidhje situatës, jo vetëm në Përmet, por në qoftë se do të krijonim një

precedent, do të jepte zgjidhje edhe për në gjykata të tjera që janë të ngarkuara (Lezha,

apo nuk e di... Pogradeci). Faleminderit!

Page 8: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 1)

8

Bujar Nishani: Ideja juaj është shumë e qartë, por unë thjesht për t‟ju informuar,

sepse ndoshta para se të vinit juve si anëtar, kjo është një çështje që është diskutuar dhe

ka qenë një nga propozimet që unë i kam bërë Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe e kam

mbështetur si ide. Që do të thotë, magjistratët që ishin në vitin e stazhit të tyre, një pjesë

të tyre t‟i shpërndanim tek këto gjykata që ishin me probleme, sepse siç do të

angazhohen, në kuptimin substancial, në Gjykatën e Tiranës, ku kanë vajtur tani që të

gjithë, po ashtu do të angazhoheshin edhe në Gjykatën e Kavajës. Ka pasur mendime të

ndryshme dhe me votim është vendosur, janë ndarë votat, që ata të shkojnë të gjithë në

Tiranë. Kjo kërkesë që unë i kam bërë Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk është

mbështetur, nuk është miratuar. Me një vendim, ata kanë vajtuar atje. Kështu që nëse do

ketë një vendim tjetër tani për ta ndryshuar atë, nuk e di se sa jemi ne në akordancë me

procedurën e mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe me procesin e

vendimmarrjes në KLD.

Gerd Hoxha: Ndoshta unë nuk u sqarova mirë zoti President. Nuk e kam për këta

që janë në punë. Këta që janë që kanë mbaruar shkollën, kanë mbaruar tre vjetshin dhe

presin emërimin. Këta që nga shtatori janë të gatshëm, por ndërkohë rrinë në shtëpi pa

punë. Paratë i marrin. Me sa kam diskutuar me ata, ata vërtetë janë të etur për të vazhduar

për të punuar. Se edhe nga ana profesionale, duke ndenjur pa punë, ulet edhe ana

profesionale e tyre. Këtë po e shtroj për diskutim: A ka mundësi që këta persona që ne i

kemi... Janë ende të pa emëruar këta. Faleminderit!

Bujar Nishani: Faleminderit Gerd!

Po, Gjin!

Gjin Gjoni: Në fakt, ideja e propozuar nga zoti Hoxha nuk është se është ide e

keqe, por në momentin aktual duhet një zgjidhje emergjente. Aspekti i dytë është që ne

duhet të përafrojmë dhe ndoshta përpara se të hapim vendet vakante, se jo të gjitha vendet

janë vakante në momentin aktual, duhet të sistemohen dhe të çohen propozime pranë

Shkollës së Magjistraturës dhe pastaj pritet miratimi nga ana e Këshillit të Lartë të

Drejtësisë. Pas kësaj i bie që të bëhet dekreti dhe kalon një periudhë kohore shumë e

gjatë. Minimumi duhet të jenë tre mbledhje, në qoftë se do jemi brenda kësaj kornize.

Aspekti i dytë për të cilën unë mendoj, them që, ne të themi të drejtën, jo se jam kundër,

por unë jam plotësisht dakord që këta të emërohen sa më shpejt dhe unë e kam ngritur

Page 9: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 1)

9

edhe në mbledhje të tjera problemin e këtyre, që nuk duhet të qëndrojnë për një kohë të

gjatë. Por fillimisht duhet të shikohen vakancat në të gjithë republikën. Dhe ne nuk mund

të realizojmë emërimin vetëm të treve, ose komandimin vetëm në gjykatën... sepse sipas

ligjit “Për Shkollën e Magjistraturës”, kanë të drejtën e përzgjedhjes së dy vendeve të

cilat janë vende vakante, dhe i bie që secili prej atyre të marrë vendet që janë më të afërta.

Dhe aspekti i tretë, të them të drejtën, tani duhet të jemi edhe pak sepse deri në 5 vjet e

kanë këta që të rrinë larg qendrave dhe i bie që këta të Kavajës, ca të Dibrës, ca të

Tropojës, ca të tjerë që kanë nga 7-8 vjet që nuk po lëvizin dhe kanë mbaruar edhe ata

magjistraturën dhe ne t‟i lejmë në po të njëjtat gjykata, dhe këta të rinjtë t‟i sjellim në

Tiranë edhe në Durrës...

Nuk jam kundër. Por për emërim të përkohshëm nuk e lejon ligji. Kjo ndoshta

është zgjidhje e përkohshme. Pastaj, kur të hapen vendet vakante, e mira është që të

zgjidhim, duhet t‟ia lejmë magjistratëve të cilët janë aktualisht, apo duhet t‟i lejmë edhe

këta të tjerët të cilët kandidojnë për t‟u transferuar. Kjo është për mendimin tim.

Faleminderit!

Bujar Nishani: Po, zoti Saliko!

Hysen Saliko: Faleminderit, zoti President!

Edhe unë bashkohesha me idenë që hodhi zoti Hoxha, pasi ne jemi para një

zgjidhje emergjente dhe për sa kohë ai gjyqtari që do vijë nga Përmeti do marri një

komandim, e njëjta gjë do të sillte edhe... e njëjta situatë është edhe për magjistratët. Ne i

komandojmë për një periudhë derisa të shpallim vendin vakant, se nuk po bëjmë emërim

definitiv, dhe në momentin që shpallim vendin vakant, si të gjithë magjistratët e tjerë, do

të konkurrojnë në vendet që do të shpallen vakant. Por kjo nuk do të thotë që neve t‟i

delegojmë me çështje të gjithë (të tetë sa janë) me numrin e çështjeve (nga 50 çështje)

dhe të shkojnë t‟i evadojnë. Nëse nuk do të realizohet pastaj kjo, me zgjidhjen e Përmetit

jam shumë dakord. Gjykata e Gjirokastrës është në gjendje ta përballojë. Gjirokastra nuk

u reduktua nga numri edhe pse e kishte Përmetin në juridiksionin e saj. Mbas shkëputjes

së Përmetit nga Gjirokastra, numri i gjyqtarëve në Përmet ishte jashtë numrit që kishte

Gjykata e Gjirokastrës kur kishte edhe Përmetin brenda. Kështu që për çështjet penale që

do të vijnë dhe që kërkojnë tre gjyqtarë, Përmeti nga Gjirokastra është shumë afër dhe

Page 10: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 1)

10

mund të... Por gjithsesi, dy-tre çështje në vit mund të shkojnë me tre gjyqtarë nga

Përmeti. Faleminderit!

Bujar Nishani: Ju faleminderit!

Unë do të dëshiroja të mbetemi... Një minutë, të lutem Sokol. Unë do të dëshiroja

të mbetemi tek pika që jemi dakordësuar. Në mbledhjen e kaluar jemi dakordësuar që të

shikojmë gjykatat, qoftë afër, qoftë edhe të Përmetit. Kemi ecur. Kemi një ecuri në këtë

çështje. Pa dyshim që ka sa të duash mënyra për të eksploruar. Por nëse do rihapim debat

për një formë tjetër, ndoshta do humbasim kohën, të cilën ne them ta shfrytëzojmë, për sa

kohë ne mbledhjen e kaluar arritëm në një dakordësi si KLD. Pra do t‟ju kërkoja që të

fokusoheshim tek kjo pikë që jemi dakordësuar.

Zoti Sokol Çomo, urdhëroni!

Sokol Çomo: Faleminderit!

Në fakt unë konstatoj që jemi duke bërë një diskutim plotësisht spontan. Akoma

nga diskutimet nuk po arrijmë të kuptojmë se çështja për të cilën po diskutojmë është që

të transferojmë gjyqtarë nga një gjykatë në një gjykatë tjetër, apo të delegojmë gjyqtarë të

një gjykate, për të gjykuar disa çështje të një gjykate tjetër. Këto janë dy çështje krejt të

ndryshme. Kanë trajtime krejt të ndryshme ligjore. Është tjetër gjë të flasësh për

transferimin e një gjyqtari nga një gjykatë në një tjetër dhe është plotësisht tjetër gjë të

flasësh për delegim të një gjyqtari për të deleguar disa çështje në një gjykatë tjetër. Duke

mos u ndarë ky moment, jemi totalisht në një teren, që njëri nga anëtarët flet nga optika e

transferimit, anëtari tjetër flet nga optika e delegimit. Asnjëri nuk bën referim në ligj

lidhur me propozimet që bën dhe unë konstatoj që jemi rifutur përsëri në diskutim në

mënyrë të papërgatitur.

Ndërkohë që ajo që prisja sot ishte që administrata e Këshillit të Lartë të

Drejtësisë të përgatiste një projektvendim, të përgatiste një relacion të detajuar dhe ne sot

të diskutonim mbi një gjë konkrete. Në qoftë se ne do vazhdojmë të diskutojmë pa fund

pa pas asnjë bazë ligjore, përsëri kam përshtypjen që do të gjejmë zgjidhje që mund të

jenë totalisht origjinale por vetëm të bazuara në ligj nuk po më rezulton deri tani të kemi

ne ndonjë çështje për diskutim.

Kështu që kërkesa ime do jetë edhe për kolegët. Të përcaktojmë njëherë çfarë

duam të bëjmë, duam të transferojmë apo duam të delegojmë dhe në qoftë se duam të

Page 11: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 1)

11

gjejmë zgjidhje, do ju lutesha, a mund të referojmë në referenca ligjore për të kuptuar

nëse jemi duke folur për diçka të ligjshme apo jemi duke folur për diçka që është në

kundërshtim me ligjin. Faleminderit!

Bujar Nishani: Po, faleminderit!

Zoti Gjoni, urdhëro!

Gjin Gjoni: Faleminderit, zoti President!

Marr shkas nga diskutimi i zotit Çomo. Në pikëpamjen ligjore, zoti Çomo ka të

drejtë. Po t‟i referohesh nenit 21, kemi dy terminologji të cilat janë përdorur në ligjin

“Për organizimin e pushtetit gjyqësor”, thuhet transferimi dhe delegimi i gjyqtarëve. Në

rastin konkret ne bëjmë fjalë për delegim, sepse po të jetë për transferim, i bie që

gjyqtarët nuk mund të transferohen pa pëlqimin e tyre, përveç kur e diktojnë nevojat e

organizimit të sistemit. Problemi është shumë i thjeshtë. Në pikëpamjen time është që

këta dy gjyqtarët që do merren nga Gjykata e Përmetit, do çohen për një periudhë kohore

të caktuar dhe me çështje konkrete. Ne mund të përcaktojmë sot. Dhe në rast se i

referohemi nenit 21 të ligjit “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”, pika 2 thuhet: “Në

rastet kur gjykata nuk ka mundësi të shqyrtojnë një ose disa çështje brenda afateve

kohore, KLD, me kërkesën e motivuar të kryetarit të gjykatës përkatëse, mund të delegojë

gjyqtarë nga gjykata të tjera. Delegimi i gjyqtarëve bëhet vetëm për çështje të caktuara”.

Tani, çështja është shumë e thjeshtë.

Kryetari i Gjykatës së Kavajës ka kërkuar që të plotësohen vendet dhe të

delegohen disa gjyqtarë për evadimin e çështjeve të cilat janë aktualisht në Gjykatën e

Kavajës. Nga Gjykata e Përmetit është dhënë pëlqimi nga tre gjyqtarë për të shkuar pranë

Gjykatës së Kavajës, në lidhje me evadimin e këtyre çështjeve. KLD vendos dhe kryetarit

të Gjykatës së Kavajës mund t‟i kërkohet brenda ditës së sotme që, -ju lutem, na jepni një

numër çështjesh... E ka sjellë! Atëherë, aq më mirë që e ka sjellë. Dhe mbi bazën e kësaj,

KLD, në bazë të nenit 21, pika 2 dhe 3 të ligjit “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”,

vendos: Delegimin e iksit dhe të ipsilonit në Gjykatën e Kavajës, për një numër të caktuar

çështjesh. Të thuhet 300 njëri, 300 tjetri. Dhe njëkohësisht edhe marrin pjesë në trupa

gjykues të cilët janë të përjashtuar ose nuk marrin pjesë ose për formimin e tresheve kur

kërkohet gjykimi me tre gjyqtarë.

Page 12: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 1)

12

Kështu që në pikëpamjen ligjore kjo është e zgjidhur. Nuk mund të përdorim

termin transferim, por përdorim termin delegim. Faleminderit!

Bujar Nishani: Mirë! Faleminderit!

Atëherë, unë mendoj që, të lutem, administrata, përgatisni një projektvendim mbi

bazën e këtyre diskutimeve. Në momentin kur do të jetë gati, ne e rihapim këtë pikë dhe e

diskutojmë mbi bazën e projektvendimit. Dakord?

Mirë, vijojmë duke mbetur e hapur për diskutim dhe vendimmarrje pika e parë.

Kalojmë në pikën e dytë të rendit të ditës.

Para se të shkojmë tek kjo, do t‟u kërkoja anëtarëve të Këshillit të Lartë të

Drejtësisë, për shkak të pamundësisë së ministrit për të marrë pjesë sepse është jashtë

vendit, sot nuk futëm në rendin e ditës çështjen se si do të procedojmë me emërimet në

Gjykatën e Apelit Administrativ. Duhet të vendosim se si do procedojmë. Do të rihapim

konkursin, a do të vazhdojmë me ata që janë të kualifikuar në konkursin e kaluar apo...

Prandaj ju lutem filloni dhe përgatituni për të diskutuar këtë në mbledhjen e ardhshme.

Jo, mos hapni diskutim. Por ju kërkova që të filloni të paktën të përgatiteni.

(Pas këtij momenti anëtarët e Këshillit shqyrtojnë pikën e dytë të rendit të ditës.

Shiko procesverbalin përkatës.)

Para se të kalojmë në pikën e tretë të rendit të ditës, kemi këtë projektvendimin të

pikës 1 që e lamë të hapur për ta vijuar. Delegimi i gjyqtarëve për shqyrtimin e disa

çështjeve gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

E pamë të gjithë projektin?

Vangjel Kosta: Këtu është thënë që njëra nga gjyqtaret do marri çështjet që janë

hedhur në short tek një gjyqtar dhe tjetra tek tjetri.

A është formulim korrekt apo jo?

Astrit Haxhialushi: Në momentin që dosja paraqitet në gjykatë, kryetari i

gjykatës e ka kompetencë të vetën ta hedhë dosjen. Pra dosje që janë të lira sot, nuk ka.

Bile KLD para disa kohësh, për Karkinin ka marrë masë disiplinore. Pra dosja vihet në

lëvizje dhe e ka një gjyqtar. Detyrimisht duhet të merren nga një gjyqtar dhe të çohen tek

tjetri.

Gjin Gjoni: Jo, thotë, a mund të rishpërndahen mes këtyre të dyjave.

Page 13: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 1)

13

Bujar Nishani: Unë besoj që nuk ka pse i hedh me emër. I cakton kryetari i

gjykatës. I lihet për kompetencë kryetarit të gjykatës.

Astrit Haxhialushi: Jo, do emër sepse po bëjmë delegim në bazë të vendimit. Bile

këtu fjala „delegim‟ duhet patjetër tek paragrafi i parë.

Gjin Gjoni: Më fal, zoti President!

Aspekti tjetër unë mendoj që duke qenë se njëra është me fëmijë të vogël dhe

është me leje, mund të ketë ngarkesën më të vogël sesa...

Eneida Civici: Ajo që ishte me fëmijë të vogël... Jo meqenëse nuk është gjykatë

afër, prandaj i morëm pëlqimin. Ajo që ishte me fëmijë të vogël, me sa mbaj mend, në

qoftë se e kam fiksuar drejt, ishte që, meqenëse do t‟i duhej të punonte në dy gjykata, nuk

ishte dakord. Kështu që duhet parë kjo pjesë, se i bie që s‟ka dhënë pëlqimin për këtë

pjesë.

Bujar Nishani: Ju lutem, mbi bazën e këtij projekti, bëni propozime konkrete për

ta ndryshuar.

Urdhëro, zoti Gjoni!

Mbani shënim ju lutem administrata.

Gjin Gjoni: Në lidhje me pikën 1 jam që dy zonjat, Rezarta, në mos u gabofsha

dhe Ornela, të caktohen në përbërje të trupit gjykues.

Rezarta Paja dhe Ornela Naqellari. Të delegohen, -se e kanë shkruar „caktohen‟.

Gjyqtarja Rezarta Paja të shqyrtojë çështjet të cilat janë hedhur në short dhe janë

pa filluar të Entela Shedulës. Ndërsa gjyqtarja tjetër, Ornela Naqellari, për çështje të cilat

janë të Luan Lushës.

Për sa i përket delegimit të tyre pranë gjykatës së rrethit..., do të zgjasë për një

periudhë deri në 6 muaj... Këtë përcaktim nuk mund ta japim. „Deri në përfundimin e

çështjes‟, sepse ligji nuk e përcakton në 6 muaj. Ka qenë vetëm në rastin e transferimeve.

Por që është shfuqizuar si dispozitë. Kështu që, në lidhje me këtë „për një periudhë, deri

në përfundimin e çështjeve...‟.

Për mua, në qoftë se e delegon, është pak e vështirë.

Brunilda Kadi: Prezumohet që ato do shkojnë aty në Përmet. E kam fjalën, që

treshet do t‟i plotësojnë patjetër.

Page 14: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 1)

14

Gjin Gjoni: Ndërsa, në lidhje me pikën tjetër, „Për çështjet në të cilat kërkohet

plotësimi i trupit gjykues, të dy gjyqtarët të marrin pjesë në hedhjen e shortit...

Bujar Nishani: Tek paragrafi i dytë „Delegimi i tyre..., do të zgjatë për një

periudhë...”, -të hiqet kjo?

Gjin Gjoni: Për mua duhet të hiqet 6-muajshi.

Eneida Civici: A mund të specifikohet tek ajo pjesa që meqenëse ne diskutojmë

që këto vendet që janë bosh aktualisht, më vonë mund të mbushen me gjyqtarët që u

takon vendi dhe...

Gjin Gjoni: Do ta diskutojmë kur të hapen vendet vakante.

Okej, atëherë... ka një lloj të drejte. Ta bëjmë „...deri në momentin që të caktohen

definitivisht gjyqtarët në Gjykatën e Kavajës‟. Ndryshe nuk e zgjidh dot.

Gerd Hoxha: Zoti President, nëse... Po e filloj nga 2-shi.

Gjin Gjoni: Ta mbaroj Gerd, dy minuta.

Gerd Hoxha: Kujtova se mbarove. Më fal.

Gjin Gjoni: Për sa i përket „Çështjeve për të cilat kërkohet plotësimi i trupit

gjykues, të dy gjyqtarët që do të marrin pjesë në hedhjen e shortit si në gjykatën e

rrethit... ashtu edhe në Gjykatën e Kavajës‟, këtu për mendimin tim...

Bujar Nishani: Të mbarojmë me paragrafë, se kështu, po u shpërndamë...

Kalojmë paragraf pas paragrafi.

Vazhdo me paragrafin e dytë Gjin.

Gjin Gjoni: Dakord, në qoftë se ka ndonjë propozim tjetër. Por unë jam që të

hiqet kjo periudha „deri në 6 muaj‟. Të lihet e hapur, në kuptimin e mirë të fjalës. Në këtë

paragraf të thuhet: „Veç dosjeve të cilat janë të përcaktuara, të vazhdojnë të marrin short

për një periudhë kohore...

Bujar Nishani: Në qoftë se hiqni këtë „6 muaj‟, kjo mbetet e plotë sepse thotë:

„Delegimi i tyre pranë gjykatës së rrethit gjyqësor..., do të zgjasë deri në përfundim të

shqyrtimit të çështjeve të caktuara në pikën 1 të këtij vendimi, si dhe çështje të tjera të

kërkuara nga kryetari i gjykatës.

Astrit Haxhialushi: Unë them që në pikën 2 – për mendimin tim, shfaq mendimin

tim – „deri në 6 muaj‟ duhet të jetë. Pse duhet të jetë? Mënyra se si është formuluar lë të

kuptojmë në qoftë se heqim 6-muajshin, pra deri në 6 muaj, lë të kuptojë që vetëm këto

Page 15: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 1)

15

çështjet që ato kanë në dorë. Pastaj do jetë një vendimmarrje tjetër e Këshillit të Lartë të

Drejtësisë për çështjet që do të emërohen. Është lënë si klauzolë. Por një periudhë kohore

e përcaktuar 6 mujore jep mundësinë që ne vetëm kundrejt asaj liste që mund të sjellë

kryetari i gjykatës, detyrimisht këto kalojnë, janë pjesë funksionale. Atëherë, mund t‟i

bëjmë formulim, por 6-muajshin ne e lejmë në mënyrë taksative, sepse është delegim për

çështje konkrete, të cilat do vijnë me propozim të kryetarit të gjykatës dhe ne në formën e

delegimit do të jenë po këto gjyqtare. Pra nuk mund të rimarrim vendim tjetër për një

periudhë tjetër kohore. Këtë mendoj për 6-muajshin.

Njëkohësisht kam edhe një problem tjetër. Mbas nenit 3 duhet të shtohet neni

3.1... Po më fal. Kjo ishte ajo që unë perceptoj.

Bujar Nishani: Zoti Hoxha!

Gerd Hoxha: Ta fillojmë nga pika 1 me emrat, sepse zoti Gjoni propozoi.

Kam përshtypjen... që jam dakord me rregullimin e fjalës „caktohen‟. Duhet të

delegohen, -që t‟i qëndrojmë strikt nenit 21, se kemi të bëjmë me delegim.

Sa i përket emrit. Për gjyqtaren Ornela Naqellari, ne e kemi pëlqimin e saj dhe

është dhënë në mënyrë të pakushtëzuar. Kështu që jam dakord për këtë. Për sa i përket

gjyqtares tjetër, Rezarta Paja, ajo ka dhënë një pëlqim të kondicionuar, të kushtëzuar, që

unë e interpretoj se ajo nuk ka dhënë pëlqim. Do të thotë që nuk është dakord për të qenë

në të dyja. Kështu që unë mendoj të vendosim, t‟i marrim një nga një, për

gjyqtaren/zonjën Ornela Naqellari dhe gjyqtarin Dritan Hasneziri.

Bujar Nishani: Dritani ka dhënë okej?

Gerd Hoxha: Dritani ka dhënë. E ka dhënë të pakushtëzuar, në dijeninë time.

Bujar Nishani: Në rregull. Unë besoj që më mirë është të vazhdojmë me këta që e

kanë dhënë të pakushtëzuar.

Gerd Hoxha: Pastaj kam edhe diçka për pikën 2.

Për pikën e dytë...

I marrim një nga një pikat?

E mbylla pikën 1 unë.

Faleminderit!

Hysen Saliko: Duke marrë shkas nga kjo që thonë dy apo tre kolegët, anëtar të

rinj të KLD-së, që ajo nuk e ka dhënë pëlqimin dhe duke marrë shkas edhe nga fakti që

Page 16: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 1)

16

ne duke hequr dy gjyqtarë, i bie që kjo çupa që është me fëmijë të vogël, të jetë në çdo

javë e gatshme. Prandaj unë nuk mendoj se duhet të jetë zgjidhja kjo. Zgjidhja të jetë që

ato dy burrat të rrinë në Përmet dhe këto dy gratë të jenë... Sepse i bie që ajo në çdo javë

do jetë e gatshme. Atëherë, cili është lehtësimi që mund t‟i bëjë...

Bujar Nishani: Duhet ta kishte marrë parasysh vet ajo.

Hysen Saliko: Ajo e ka dhënë pëlqimin. -Unë shkoj në Kavajë me dëshirë.

Bujar Nishani: Të jemi fer (fair), nuk ka dhënë pëlqim të plotë.

Astrit Haxhialushi: Në interpretim të vendimit të KLD-së për delegimin, ne e

delegojmë. Në rastin konkret nuk kërkohet pëlqim. Por arsyetimi që ndjek zoti Saliko

mua më duket edhe human por njëkohësisht nuk kërkon pëlqim delegimi. Ndoshta ajo

nuk e ka kuptuar, e ka pas me...

Unë në fillim fare kur ndërhyra, thashë që nuk është e detyruar që ajo të shkojë

përditë në Përmet, sepse normalisht, duke qenë gjyqtare efektive e Përmetit ajo duhet të

shkojë përditë. Ne tani po i themi, po të delegojmë; mbaro në një afat të arsyeshëm dosjet

që ke në dorë. Do ta përjashtojmë... unë kam propozim që mbas nenit 3 të bëhet shtesë

neni 3/1, e përjashtojmë nga hedhja e masave të sigurimit të gatshëm dhe shko në Kavajë.

Plotëso trupin gjykues kur është e nevojshme. S‟ma do mendja që Gjykata e Përmetit do

ketë në 1 vit kalendarik me trup gjykues më shumë se 10 çështje. Kurse mos ta dërgojmë

atë, ne e penalizojmë, mendoj unë, nga ana humane. Me fëmijë të vogël, po. Femër, po.

Tek vendimi i KLD-së unë kam qenë një nga ato që kam bërë projektin dhe është

miratuar këtu, nuk është që ne të kërkojmë pëlqimin e gjyqtarit.

Bujar Nishani: Atëherë, për emrat, ka mendim tjetër për emrat?

Gjin Gjoni: Më fal zoti President!

Pika e parë e këtij formulimi është e lidhur edhe me që ne po diskutojmë, me

pikën 3, dhe prandaj ndoshta këto të dyja duhet të diskutoheshin bashkë. Në rast se ne do

themi „për çështje në të cilat kërkohet plotësimi i trupit gjykues, të dy gjyqtarët do të

marrin pjesë në hedhjen e shortit si në Gjykatën e Rrethit Kavajë ashtu edhe në gjykatën

ku kanë emërimin‟, të bëhet një shtesë që mund të thuhet që për çështjet e masave të

sigurimit, të përjashtohet kjo, për shkak se ka fëmijën‟ dhe u zgjidh problemi. I bie që

javë për javë kryetari... Astrit, mos i kompliko. I bie t‟i marrim në shtëpi dhe t‟i mbajmë

tek shtëpia jonë. Jo tani. Se duhet të zgjidhim edhe problemet.

Page 17: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 1)

17

Ndërsa, për i përket, ka edhe një moment tjetër që duhet ta diskutojmë. A duhet t‟i

lejmë vetëm për këto 34 çështje apo duhet t‟i lejmë edhe për këto çështjet e reja që do

hidhen në short? Në qoftë se do vendosim zoti President, duhet të vendosim, gjithsej 34

çështje për të cilat ka filluar shqyrtimi gjyqësor, plus edhe çështjet e tjera që do hidhen në

short.

Bujar Nishani: Shkojmë edhe një herë tek emrat sepse kështu zgjerohet e

zgjerohet dhe ne nuk bëjmë racionalin në këtë vendim. Ne jemi këtu për të zgjidhur hallet

e sistemit. Atyre mirë u bëhet. Kanë dhënë pëlqimin. Se tani të themi 34 çështje, 40

çështje, është e vështirë të hyjmë në këtë detaj.

Tani, a biem dakord që këto dy zonjat të jenë...?

Gjin Gjoni: Ta hedhim në votim.

Brunilda Kasmi: Problemi është që... prandaj është e vështirë ta marrësh

vendimin. Mbase ajo zonja/gjyqtarja e ka më komode që të rrijë në Përmet me 12 dosje,

sesa të ketë Kavajën me 34 dosje dhe short në vazhdim dhe ndërkohë edhe me shortin e

Përmetit. Nuk është shumë komod vendimmarrja.

Po si ta pyesim pra?

Petrit Çomo: Kam unë një propozim, se mbase mund të biem dakord.

Më falni pak.

Çështjet që ato kanë në dorë do t‟i mbarojnë. Kjo nuk ha diskutim. Se ajo thotë

nuk dua të shkoj edhe në Kavajë edhe në Përmet, por çështjet që i ka në dorë, do i

mbarojë. Për shortin ne mund ta bëjmë: Kjo që është me fëmijë të vogël, plotëson

Kavajën, ajo tjetra plotëson Përmetin për treshen. Kjo plotëson Kavajën, ajo plotëson

Përmetin. Sa t‟i çojmë të dyja edhe në Përmet edhe në Kavajë, kjo që është me fëmijë të

vogël...

(Anëtarët diskutojnë pa ndezur mikrofonat.)

Gerd Hoxha: Më falni, në fund zoti President, në shkresën e saj zonja Paja ka thënë... Po

bëj përmbledhjen që është bërë nga administrata e Këshillit, “...ajo prezanton edhe

mospranimin e saj për delegim nëse ky delegim i përkohshëm është pa shkëputje të plotë

nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet duke pranuar njëkohësisht të dy gjykatat”. Do të

thotë që ajo nuk do njëkohësisht të dy gjykatat. Kështu thotë tani.

Page 18: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 1)

18

Bujar Nishani: Unë mendoj që të mbetemi tek Naqellari dhe Dritan Hasneziri

(Hasani).

Atëherë, kush është dakord që paragrafi i parë të jetë i tillë: “...., vendosi:

Gjyqtarët e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, znj. Ornela Naqellari dhe z. Dritan

Hasani të delegohen në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së

Rrethit Gjyqësor Kavajë për të shqyrtuar përkatësisht, gjyqtarja Ornela Naqellari të

shqyrtojë sipas listës së çështjeve të dërguara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, që i

janë caktuar me short gjyqtares Entela Shedula, gjithsej 34 çështje, për të cilat nuk ka

filluar shqyrtimi gjyqësor; gjyqtari Dritan Hasani të shqyrtojë çështjet sipas listës së

çështjeve të dërguara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, që i janë caktuar me short

gjyqtarit Luan Lusha, gjithsej 48 çështje, për të cilat nuk ka filluar shqyrtimi gjyqësor.”

Kush është dakord me këtë paragraf?

Dy, katër, gjashtë, tetë (8).

Kundra?

Një (1).

Miratohet.

Kalojmë në paragrafin e dytë. “Delegimi i tyre pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Kavajë do të zgjasë...”. Si do ta bëjmë këtë? Kush ka propozim për periudhën?

Gerd Hoxha: Kam një propozim zoti President.

Pika 2: “Delegimi i tyre pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë do të

zgjasë...” unë mendoj që të formulohet në këtë mënyrë, “...deri në përfundim të

shqyrtimit të çështjeve të caktuara në pikën 1 të këtij vendimi”. Pasi afati 6-mujor është

jo në përputhje me nenin 21 të ligjit “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”, kështu që ne

nuk mund të vendosim delegim me muaj, por vendosim delegim me çështje. Në qoftë se

do vendosim me muaj, duhet të jemi konform sepse çështjet mund të zgjasin më pak ose

më shumë.

Për sa i përket pjesës tjetër të fjalisë “...si dhe çështje të tjera të kërkuara nga

kryetari i gjykatës së rrethit gjyqësor... dhe të caktuara në KLD”. Unë jam i mendimit që

në momentin që do të ketë çështje, mblidhemi dhe vendosim prapë. Unë mendoj që pika

2 të mbarojë këtu. Sepse mund të ketë edhe zhvillime të reja. Mund të emërohen edhe

magjistratët atje ose mund të kemi lëvizje të tjera. Unë mendoj që fjalia të mbarojë...

Page 19: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 1)

19

Atëherë po e lexoj edhe një herë... Po, tek “...pika 1 e këtij vendimi:, dhe pjesa tjetër e

fjalisë të hiqet. Faleminderit!

Bujar Nishani: Po, tjetër propozim?

Po, Gjin!

Gjin Gjoni: Këtu ka një problem që ne duhet ta diskutojmë normalisht.

Është e vërtetë që neni 21 i ligjit thotë shprehimisht që caktohen për çështje të

caktuara, por duhet të kemi parasysh, po në rastet e përjashtimeve të trupit gjykues kur

ata janë prezent; po në rastet e mosformimit të trupit gjykues? Në mënyrë që mos të

mblidhemi një herë në katër ditë dhe të caktojmë.

Unë them që edhe për çështje të tjera të cilat caktohen, të vazhdojë hedhja e

shortit në lidhje me këta dy gjyqtarë, në mënyrë që të shkojë në stabilitetin normal kjo

gjykatë. Se ky është qëllimi.

Bujar Nishani: Çfarë të keqe ka t‟ia lejmë kryetarit të gjykatës Gerd?

T‟ia lejmë si diskrecion kryetarit të gjykatës që t‟i japi edhe çështje të tjera. Prapë

në KLD do vijë kryetari i gjykatës.

Vangjel Kosta: Edhe unë këtë shqetësim kam. Nga mënyra si është formuluar

ligji, duket sikur këtë kompetencë e ka vetëm KLD-ja. Unë mund të pranoja zgjerimin

duke përcaktuar ne pak a shumë, si e sugjeroi edhe zoti Gjoni, lloje apo kategori

çështjesh që mund të jenë gjatë kësaj kohe vakante dhe që ne duhet të marrim vendime të

reja delegimi. Pra në këtë aspekt duket sikur ne kemi bërë një delegim të kushtëzuar që

lidhet jo me një çështje që sot është gjendje, por një çështje konkrete që për një arsye të

caktuar është e sigurt që do jetë pjesë e gjykimit dhe ne shmangim vendimin e nesërm për

ridelegim. Por qoftë afati, qoftë kompetenca e kryetarit për të caktuar, mua më duket që e

anashkalojmë në mënyrë të dukshme rregullin e ligjit. Faleminderit!

Bujar Nishani: Të lutem, që ta bëjmë të qartë. Duhet hequr kjo fjalia vijuese

Vangjel?

Vangjel Kosta: Puna është që ajo që tha zoti Gjoni, mbase do riplotësuar. Për të

qenë më i qartë, delegimin e bën vetëm KLD-ja sipas meje. Nuk e bën me afat, e bën me

çështje. Por ndërkohë, unë do pranoja arsyetimin që, delegim me çështje nuk do të thotë

që shko gjyko çështjen nr. 10, siç e kemi sot. Delegim me çështje mund të jetë edhe do

delegosh këtë kategori çështjesh që priten të vijnë në gjykatë. Dhe deri këtu unë e pranoj

Page 20: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 1)

20

arsyetimin. Por që t‟i them që çështjet do t‟i caktojë kryetari, këtu më duket sikur e

kapërcen në mënyrë të dukshme frymën e ligjit. Faleminderit!

Bujar Nishani: Dakord!

Po, zoti Gjoni!

Gjin Gjoni: Propozimi im në vazhdën e zotit Kosta është, të vazhdojnë të

gjykojnë çështje të lirimeve para kohe me kusht dhe uljeve të dënimit, duke qenë se pesha

më e madhe e këtyre, dhe të masave të sigurimit dhe këtu është grupuar e gjithë çështja

për të cilën flitet dhe specifikohet në këto lloj nivele. Them unë. Dhe këtu është zgjidhur.

Sepse po të vëresh, të gjitha gjykatat që sot kanë probleme, duke filluar nga Lezha, Kruja

dhe Kavaja, kanë probleme në lidhje me uljet e dënimit dhe me lirimet para kohe me

kusht. Dhe këto janë ngarkesat më të mëdha, që sot kanë shtuar edhe këtë lloj pengese që

është në momentin aktual. Në qoftë se do të shkojmë në këtë drejtim që thotë zoti Kosta.

Faleminderit!

Astrit Haxhialushi: Unë të kërkoj ndjesë, se është e disata herë që marr fjalën.

Në perceptimin tim unë them që ky propozim i dytë humb qëllimin dhe nevojën

që e detyroi KLD-në të formulojë një projektligj të tillë. Në perceptimin tim. Këtë

projektvendim. Pse? Ne në debatet që kemi zhvilluar, në disa seanca plenare, ka qenë që

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me ato dy gjyqtarë është inekzistent sepse gjyqtari që

nuk është kryetar gjykon/jep në një vit kalendarik 650 vendime dhe ka në dorë 650 të

tjera. Me të vërtetë këtu janë cilësuar, sepse ndoshta nuk u njoh problematika e Gjykatës

së Kavajës, u cilësuan 34 çështje të cilat nuk janë vënë në lëvizje nga gjyqtarët respektiv,

por secili gjyqtar ka mbi 100 çështje në dorë, mbi 150 çështje, mbi 160 çështje. Pra dy

gjyqtarët efektiv në Gjykatën e Kavajës kanë më shumë se 150 çështje në dorë, dhe 34

çështje nuk janë vënë fare në lëvizje. Pra në qoftë se ne do ta fillojmë ta fusim në këto

ngërçe, atëherë unë them që nuk është nevoja fare ta bëjmë ne këtë projektvendim.

Sjellim propozimet dhe ne i caktojmë. Por projektvendimi duke qenë kuadër dhe për

teknikë legjislative neni 1 përcaktoi dy persona. Tani unë nenin 2 e riformuloj kështu. Po

e quaj të domosdoshëm ridelegimin e këtyre dy gjyqtarëve, pra kur nesër të vijë për të

deleguar me short çështjet konkrete, neve e kemi zgjidhur këtë sepse kjo qe nevoja jonë,

ky qe qëllimi që po e bëjmë. Ridelegimi i këtyre gjyqtarëve edhe për çështje të tjera që

kryetari i gjykatës i kërkon. Unë mendoj që edhe me short. Nuk ka asnjë gabim edhe me

Page 21: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 1)

21

short. Por ky neni 2 këtë qëllim kishte. Pra komplet vendimi për mua, ishte qëllimi dhe

nevoja që ne ta shkarkojmë Gjykatën e Kavajës e të shkojë në normalitet. Pra 650

vendime një gjyqtar. 400 çështje ka në dorë. Kryetari i gjykatës ka marrë 450 vendime.

Ka 160 çështje në dorë. 34 nuk janë vënë në lëvizje.

Nuk e di! Unë e shoh me një ndjenjë përgjegjësie, jo se i njoh ato gjyqtarë dhe

kam punuar në atë gjykatë, por them që fryma e ligjit duhet të jetë konstante dhe t‟i

shërbejë asaj që ne... ose s‟e nxjerrim fare.

Pra unë kam mendimin, propozimin tim që neni 2 mund të formulohet – dakord,

mos të vejmë afate kohore – por unë afatin kohor e çmoj të domosdoshëm për një shkak,

që këtyre dy gjyqtarët të justifikojnë vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, jo

në afate të pacaktuara. Mos e bëjmë abuzive. Themi, 6 muaj. Mbas 6 muajsh, na doli

nevoja... Ne mendojmë që për 6 muaj mund të ndodhin fenomene të tjera. Pra 6 muaj

është një periudhë kohe e pranueshme. Duke lënë 6 mujorin dhe duke shkruar

„ridelegimin‟, ne edhe justifikojmë KLD-në, vendimmarrjen e vetë për delegim,

njëkohësisht nuk e çojmë pa fund. Afati kohor është i arsyeshëm. Faleminderit!

Bujar Nishani: Ne po bëjmë një vendim të posaçëm të Këshillit të Lartë të

Drejtësisë, i cili në raport me delegimet që bën në normalitet Këshilli i Lartë, është një

vendim atipik. Nuk është i njëjtë me atë që bëjmë neve. Kështu që për sa kohë ne po e

marrim këtë si vendim. Pse e lejmë që edhe çështje të tjera të kërkuara nga kryetari i

gjykatës, unë s‟besoj se ka ndonjë gjë të keqe.

Nuk është puna e hedhjes në votim, është puna që ta formulojmë në mënyrën

më...

Po, Marsida!

Marsida Xhaferllari: Mesa kujtoj unë – shkoi Krisulla që marri një kopje të

vendimit - tek Gjykata e Apelit Administrativ, delegimi është bërë me numër çështjesh.

Delegohen të gjykojnë 50 çështje secili, të cilat do të hidhen me short nga kryetari i

gjykatës në gjykatë atje.

Janë ekzistuese ato. Kurse aty janë lënë për çështje që do hidhet shorti... për

çështje të ardhme.

Page 22: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 1)

22

Gjin Gjoni: Formulimi i nenit 2 të jetë: “Delegimin e tyre pranë Gjykatës së

Rrethit Gjyqësor Kavajë për shqyrtimin e çështjeve të caktuara në pikën 1 të këtij

vendimi, si dhe çështje të tjera.

Marsida Xhaferllari: Kryetari i Gjykatës së Kavajës nuk kërkon asnjëherë sepse

nuk është se është në kushtet e pengesës. Ajo e ka bërë këtë kërkesë sepse për shkak

volumi. Pra rast pas rasti, në çdo çështje ato nuk paraqesin dot dorëheqje, se janë kërkesa

me një gjyqtar. Kështu që numri i çështjeve që ato do kërkojnë për delegim do jetë

gjithmonë shumë i vogël, siç ka qenë deri më sot. Kështu që ajo kërkon thjesht

ndërhyrjen e dy gjyqtarëve për të ndarë në mënyrë të barabartë çështjet e paraqitura atje.

Bujar Nishani: A mund ta lejmë “...edhe çështje të tjera të caktuara nga KLD-

ja”? Dhe ne i bëjmë edhe me vendime qarkulluese në raste të caktuara të kësaj gjykate?

Hysen Saliko: E vetmja mënyrë për ta shmangur këtë të çështjeve, duke ardhur

çështje herë pas here kryetares së gjykatës, unë mendoj që çështjet që do të vijnë nga kjo

periudhë për tre muaj, t‟i nënshtrohen procedurave të shortit midis të katër gjyqtarëve që

do jenë dhe ...

Vangjel Kosta: Më fal, se po e marr fjalën.

Kam përshtypjen që duhet të dallojmë transferimin, qoftë edhe të përkohshëm,

nga delegimi për çështje. Unë besoj që këtu qëndron edhe dallimi i madh. Nëse ti

transferohesh... Është ajo që ka bërë kërkesë ajo. Më hiqni që këtej dhe po shkoj po punoj

tre muaj në një gjykatë tjetër. Nëse pranon delegim, koncepti i delegimit është pikërisht

transferim për çështje konkrete dhe këtë atribut e ka KLD-ja. Mua më shqetëson

gjithmonë zbatimi i ligjit, në kuptim, si mund ta kapërcejmë këtë artificë. Prandaj dhe e

mora fjalën kështu rrëmbimthi.

Bujar Nishani: A mundet edhe një herë.

Natyrisht, e thashë, delegimi... Ky është një rast që Këshilli i Lartë i Drejtësisë po

bën një delegim ekstra procedural. Megjithatë, edhe një herë ju propozoj që të lihet “...si

dhe çështje të tjera të caktuara nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë” dhe të mos jetë askush në

merak.

Paragrafi i 2-të - “Delegimi i tyre pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë do të

zgjasë deri në përfundim të shqyrtimit të çështjeve të caktuara në pikën 1 të këtij vendimi,

Page 23: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 1)

23

si dhe për çështjet e tjera të caktuara nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë”. Kush është

dakord?

Dy, katër, gjashtë, tetë (8).

Miratohet.

Pika 3 – “Për çështje në të cilat kërkohet plotësimi i trupit gjykues, të dy gjyqtarët

do të marrin... jenë pjesë në hedhjen e shortit si në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë,

ashtu edhe në gjykatën ku ata kanë emërimin”.

Astrit Haxhialushi: Kjo bie poshtë. Nga pika 2, kjo bie poshtë.

Bujar Nishani: Ka ndonjë propozim për riformulim të këtij paragrafi?

(Anëtarët diskutojnë pa ndezur mikrofonat.)

Gjin Gjoni: “Për çështje të cilat kërkohet plotësimi i trupit gjykues, të dy gjyqtarët

do të marrin pjesë në hedhjen e shortit si në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ashtu

edhe të vazhdojnë çështje të cilat janë në Gjykatën e Përmetit”. Dhe kjo është e zgjidhur

për plotësimin e trupit gjykues.

Brunilda Kadi: Më fal, kjo e Gjykatës së Përmetit, s‟ka nevojë. Prezumohet që

ata do jenë në Përmet. Ajo që thotë Astriti ka të bëjë me pjesën se... për Kavajën, kur ne

themi sipas vendimeve që do marrë KLD-ja, edhe plotësimi i trupit gjykues, prezumohet

që ashtu duhet të bëhet, por le të parashikojmë një rregull përjashtues të pikës 2. Pra kur

vjen puna tek trupi gjykues, le ta diskutojmë pak.

Astrit Haxhialushi: Pika 2 ishte ashtu siç e riformulova unë. Për mua bie

nonsens. Perceptimi është gjë tjetër. ...

Gerd Hoxha: Atëherë, më fal zoti President!

E bëjmë më të thjeshtë. Gjatë kësaj kohe të delegimit sipas pikave 1 dhe 2, këta

dy gjyqtarë, do të jenë edhe pjesë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet. Që mos t‟ia

lejmë pjesë të prezumimit.

Brunilda Kasmi: Trupi gjykues për pjesën e Kavajës krijon një problem sepse ti e

ke thënë më lart, që do bëhet sipas vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Tani „edhe

plotësimi i trupit gjykues...‟? Kështu që do ngecesh prapë. Ne shpresojmë që do zgjidhet

shpejt situata e Kavajës.

Një herë në muaj, a mblidhet KLD-ja? Një herë në muaj të mbledhë të gjithë

çështjet e Kavajës dhe të delegojë. Nuk do ua heqim nga duart çështjet që kanë gjyqtarët

Page 24: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 1)

24

e Kavajës. Çdo çështje që do mblidhet brenda muajit, ne në mbledhjen e muajit të

delegojmë.

(Anëtarët diskutojnë njëherësh pa ndezur mikrofonat.)

Hysen Saliko: Unë mendoj që “...si dhe për të gjitha çështjet...

Bujar Nishani: Na e formulo paragrafin.

Hysen Saliko: Në vazhdim të dyshit “...si dhe për të gjitha çështjet për të cilat

kërkohet plotësimi i trupit gjykues, për të gjitha çështjet që gjykohen me 3 gjyqtarë,

nëpërmjet...

Bujar Nishani: Tani ju lutem, mos ta bëjmë roman.

Hysen Saliko: Ta formulojë edhe Marsida...

Mirë, në rregull.

“Ata delegohen edhe për çështje të tjera për të cilat kërkohet plotësimi i trupit

gjykues me gjyqtarë të tjerë, domethënë për çështjet penale që gjykohen me tre gjyqtarë

ose çështjet civile që gjykohen me tre gjyqtarë”.

Gerd Hoxha: Më fal. A mundet ta përmbledh, nëse e kuptova mirë.

Gjyqtarët e caktuar më sipër... apo e fillojmë “Për çështjet në të cilat kërkohet

plotësimi i trupit gjykues, dy gjyqtarët do të marrin pjesë në hedhjen e shortit në Gjykatën

e Rrethit Gjyqësor Kavajë”. Edhe s‟e vazhdojmë këtë të Përmetit.

Po në qoftë se ata i zgjasin çështjet tej limiteve për të qëndruar, gjë që s‟mundet,

atëherë i bie që mund të ketë probleme me respektimin e afateve të tjera të lëna nga

KLD-ja. S‟ma do mendja që do shkojnë aty gjyqtarët.

(Anëtarët diskutojnë pa ndezur mikrofonat.)

Gerd Hoxha: Gjyqtarët e caktuar më sipër do të marrin pjesë në hedhjen e shortit

në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor (Tiranë) Kavajë, edhe për çështje për të cilat kërkohet

plotësimi i trupit gjykues.

Bujar Nishani: Kush është dakord me këtë propozim?

Gerd Hoxha: Ose do të marrin pjesë në short.

Petrit Çomo: Nga ana gjuhësore.

Periudhën e kemi përcaktuar më lart. Edhe çështje të tjera që do të takojnë.. E

hoqëm atë tani. U dogj.

Page 25: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 1)

25

Gjatë kësaj periudhe, këta dy gjyqtarë do të jenë pjesë përbërëse e çështjeve të

cilat gjykohen me tre gjyqtarë, ku do caktohen me short. Po qe që duhen dy, do shkojnë

të dy.

Gerd Hoxha: Më fal.

Gjyqtarët e caktuar më sipër, deri në përfundim të shqyrtimit të çështjeve të

caktuara në pikat 1 dhe 2, do të plotësojnë trupat gjykues për çështjet që gjykohen në

Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë (me trup gjykues, patjetër).

Edhe një herë ta formuloj.

“Gjyqtarët e lartpërmendur do të jenë pjesë e shortit në Gjykatën e Rrethit

Gjyqësor Kavajë për plotësimin e trupave gjykues, deri në përfundim të periudhës së

delegimit të caktuar në pikën 1 dhe 2”.

Bujar Nishani: Kush është dakord me këtë propozim?

Dy, katër, gjashtë, tetë, nëntë (9).

Miratohet.

Pika e fundit - “Gjatë periudhës që do të zgjasë delegimi i tyre pranë Gjykatës së

Rrethit Gjyqësor Kavajë, dy gjyqtarët do të organizojnë punën për zhvillimin dhe

përfundimin e çështjeve pranë gjykatës ku kanë emërimin e tyre, duke mos penguar

mbarëvajtjen e punës së saj”.

Kush është dakord?

Dy, katër, gjashtë, tetë, nëntë (9).

Miratohet.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Astrit Haxhialushi: Kur mora fjalën në fillim fare, por edhe tani, nuk dua... ta

shikojmë pak me frymën që të jetë edhe i zbatueshëm. Për sa i përket masave të sigurimit,

unë e çmoj të domosdoshme një vendimmarrje të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për

kryetarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet. Për shkak të sistemit që funksionojnë

gjykatat – kam qenë vet kryetar dhe e kam shqetësim këtë dhe dua ta them, nuk e di në e

ka shqetësim ai apo jo – për shkak të sistemit që përdoret nëpër gjykata dhe që ruhen në

server, emrat e këtyre dy gjyqtarëve që delegohen në Gjykatën e Kavajës në këtë

periudhë kohe, duhet të përjashtohen nga shorti ose nga masat e sigurimit që bëhen, sepse

pastaj e bëjnë të pamundur punën e këtyre gjyqtarëve. Jo vetëm e mbingarkojmë, por nuk

Page 26: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 1)

26

duhet të jetë as efektive puna e këtyre gjyqtarëve në planifikimin e gjyqeve si në

Gjykatën e Kavajës edhe në... se mund të ketë një javë në muaj ato mund të jenë gjyqtarë

të gatshëm. Pra nuk flitet këtu për të zgjidhur hallin e gjyqtarit, por që vendimin ta bëjmë

të zbatueshëm dhe ato të jenë në kushte normale gjykimi, si në Gjykatën e Kavajës, ashtu

edhe në Gjykatën e Përmetit. Pra për sa i përket masave të sigurimit, edhe për efekt

administrativ të kryetarit të gjykatës, por edhe për efekt të efiçencës së punës...

Bujar Nishani: Nuk do e fusim në vendim atë.

T‟i kërkohet nga administrata e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, t‟i çohet një

shkresë dhe...

Atëherë, kush është dakord përfundimisht me vendimin e paraqitur?

Dy, katër, gjashtë, tetë, nëntë (9).

Miratohet.

* * *

(Pika 1 e rendit të ditës)

Për Këshillin e Lartë të Drejtësisë

Page 27: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

27

Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Nr. Prot. Tiranë, . .2016

Bulevard “Zog I”, Tiranë, Tel: +355 4 259817, Fax: +355 4 259822 www.kld.al

PROCESVERBAL I MBLEDHJES SË KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË

(Mbajtur, më 22.02.2016)

Pika 2 e rendit të ditës me objekt: Shqyrtimi i projekt-aktit përfundimtar të vlerësimit,

për vitet 2007-2009, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,

në zbatim të vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 261/2, datë 14.04.2010

“Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve” për:

1. Gjyqtar Izet Dushaj, Gjykata e Apelit Shkodër;

2. Gjyqtar Ilir Mustafaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

3. Gjyqtar Enton Dhimitri, Gjykata e Apelit Gjirokastër;

4. Gjyqtar Ali Koleci, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat;

5. Gjyqtare Migena Laska, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

6. Gjyqtare Eneida Civici, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

7. Gjyqtare Nazmije Pengili, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë;

8. Gjyqtar Artur Malaj, Gjykata e Apelit Administrativ;

9. Gjyqtar Dhimitër Lara, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda;

10. Gjyqtar Kliton Spahiu, Gjykata e Apelit Durrës;

11. Gjyqtar Sandër Simoni, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda;

12. Gjyqtar Gjin Gjoni, Gjykata e Apelit Tiranë;

13. Gjyqtar Ilir Pashaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan;

(Shtyrë mbledhje e datës 15.01.2016)

14. Gjyqtar Arben Lera, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë;

(Shtyrë mbledhje e datës 15.01.2016)

15. Gjyqtar Hasan Selimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër;

Page 28: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

28

(Shtyrë mbledhje e datës 15.01.2016)

16. Gjyqtar Vladimir Skënderi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës;

(Shtyrë mbledhje e datës 15.01.2016)

Drejton mbledhjen Presidenti i Republikës së Shqipërisë si dhe Kryetar i Këshillit të

Lartë të Drejtësisë, Zoti Bujar Nishani.

Mbledhja u zhvillua në sallën e mbledhjeve e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Filloi në

orën 10:10 dhe mbaroi në orën 14:22.

Në mbledhje ishin të pranishëm:

1. Bujar Nishani (kryetar)

2. Xhezair Zaganjori (anëtar)*

3. Hysen Saliko (anëtar)

4. Astrit Haxhialushi (anëtar)

5. Gjin Gjoni (anëtar)

6. Sokol Çomo (anëtar)*

7. Vangjel Kosta (anëtar)

8. Brunilda Kadi (anëtare)

9. Petrit Çomo (anëtar)

10. Gerd Hoxha (anëtar)

11. Eneida Civici (anëtare)

Shënim 1: Nuk mori pjesë në mbledhje ministri i Drejtësisë si dhe anëtar i Këshillit të

Lartë të Drejtësisë, z. Ylli Manjani; anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, z. Artan

Broci; anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, z. Dritan Caka; anëtarja e Këshillit të

Lartë të Drejtësisë, znj. Albana Shtylla.

Shënim 2: Zori Zaganjori largohet në fillim të shqyrtimit të kësaj pike; ndërsa zoti Sokol

Çomo largohet gjatë shqyrtimit të vlerësimit të gjyqtarit Hasan Selimi.

Page 29: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

29

Merrnin pjesë gjithashtu:

1. Marsida Xhaferllari, Kryeinspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

2. Pjerin Prendi, Sekretar i Përgjithshëm pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

3. Vildan Kaloshi, Drejtor në Drejtorinë Juridike, Dokumentacionit dhe Organizimit.

4. Krisulla Kasaj, Përgjegjëse e sektorit të Organizimit të Mbledhjeve në Drejtorinë

Juridike, Dokumentacionit dhe Organizimit.

5. Elis Kuçi, Zëdhënës për shtypin pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

6. Olsi Kristo, Këshilltar Ligjor pranë Presidencës.

7. Agnes Bernhard, Eksperte Ndërkombëtare e Misionit EURALIUS IV.

8. Dalina Cici, Përfaqësuese e EURALIUS-it.

RENDI I DITËS:

2. Shqyrtimi i projekt-aktit përfundimtar të vlerësimit, për vitet 2007-2009, të

Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të vendimit të

Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 261/2, datë 14.04.2010 “Sistemi i Vlerësimit të

Gjyqtarëve” për:

17. Gjyqtar Izet Dushaj, Gjykata e Apelit Shkodër;

18. Gjyqtar Ilir Mustafaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

19. Gjyqtar Enton Dhimitri, Gjykata e Apelit Gjirokastër;

20. Gjyqtar Ali Koleci, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat;

21. Gjyqtare Migena Laska, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

22. Gjyqtare Eneida Civici, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

23. Gjyqtare Nazmije Pengili, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë;

24. Gjyqtar Artur Malaj, Gjykata e Apelit Administrativ;

25. Gjyqtar Dhimitër Lara, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda;

26. Gjyqtar Kliton Spahiu, Gjykata e Apelit Durrës;

27. Gjyqtar Sandër Simoni, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda;

28. Gjyqtar Gjin Gjoni, Gjykata e Apelit Tiranë;

29. Gjyqtar Ilir Pashaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan;

(Shtyrë mbledhje e datës 15.01.2016)

Page 30: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

30

30. Gjyqtar Arben Lera, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë;

(Shtyrë mbledhje e datës 15.01.2016)

31. Gjyqtar Hasan Selimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër;

(Shtyrë mbledhje e datës 15.01.2016)

32. Gjyqtar Vladimir Skënderi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës;

(Shtyrë mbledhje e datës 15.01.2016)

Bujar Nishani: Mirë, atëherë kalojmë në pikën e dytë të rendit të ditës.

Shqyrtimi i projekt-aktit përfundimtar të vlerësimit për vitet 2007-2008, të

Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të vendimit të

Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 261/2, datë 14.04.2010 “Sistemi i Vlerësimit të

Gjyqtarëve”.

Këto i kemi me ankimim, apo jo?

Deri ku janë pa ankim?

Iliri është me ankim.

Mirë, atëherë fillojmë për vlerësimin e gjyqtarit Izet Dushaj, Gjykata e Apelit

Shkodër.

Marsida Xhaferllari: Gjyqtari Izet Dushaj është vlerësuar për vitet 2007-2009 për

veprimtarinë e tij në Gjykatën e Apelit Shkodër. Propozohet vlerësimi i tij “Shumë mirë”,

si rezultat i vlerësimit “Shumë mirë” tek “Aftësitë profesionale të përgjithshme”, “Shumë

mirë” tek “Aftësitë profesionale juridike” dhe “Mirë” tek “Aftësitë e kapacitetit njerëzor

dhe angazhimit profesional”. Gjyqtari Izet Dushaj ka marrë njoftim në datën 23 dhjetor

2015 dhe nuk ka paraqitur ankim.

Bujar Nishani: Diskutime? Pyetje për Kryeinspektoren?

Kush është dakord me projekt-aktin e vlerësimit përfundimtar për gjyqtarin Izet

Dushaj?

Dy, katër, gjatë, tetë, nëntë (9).

Kundra?

Një (1).

Miratohet.

Page 31: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

31

Zoti Çomo, urdhëro!

(Zoti Zaganjori largohet nga salla e mbledhjes.)

Sokol Çomo: Faleminderit, zoti President!

Unë dua të shpjegoj votën time kundër. Meqenëse ajo do të jetë e tillë edhe për të

gjithë vlerësimet në vazhdim, do ta shpjegoj votën time vetëm një herë.

Në optikën time është e papranueshme që sot në vitin 2016 ne të vazhdojmë dhe

t‟i harxhojmë energjitë tona për të vlerësuar gjyqtarët në vitin 2007. Diferenca kohore

prej 9 vitesh (nga 2016 deri në 2007) vazhdon dhe thellon hendekun midis kohës reale që

duhet të kishte procesi i vlerësimit dhe asaj që ne jemi duke bërë në fakt. Ky vlerësim me

një diferencë kohe prej 9 vitesh nuk përmbush qëllimet e ligjit, pasi qëllimet kryesore të

ligjit janë që nga procesi i vlerësimit, të identifikohen nevojat për trajnime të gjyqtarëve

dhe kuptohet që pas 9 vitesh edhe sikur të kuptojmë ndonjë gjë nga ky sistem vlerësimi,

nuk ndihmojmë dot për trajnimin e këtyre gjyqtarëve, dhe nga ana tjetër, edhe sikur të

identifikonim gjyqtarë të paaftë, ne përsëri nuk do të kishim asnjë hapësirë ligjore për t‟i

larguar këta gjyqtarë nga sistemi, pasi parashikimet ligjore e pamundësojnë një gjë të

tillë. Dhe në këto kushte kur hendeku kohor midis vlerësimeve që bën KLD-ja dhe viteve

reale që vlerësohen sa vjen dhe thellohet, unë përsëri i ngelem idesë që energjitë e

Inspektoratit, energjitë e KLD-së duhet të orientoheshin drejt vlerësimeve të

përshpejtuara, të cilat do të duhet t‟i dedikoheshin rasteve kur vërtet kemi kërkesa për

promovime në karrierë të gjyqtarëve dhe vazhdimësia në këtë rrugë është jo efiçente dhe

kjo është arsyeja që unë votoj kundër, pa e lidhur me vlerat individuale të gjyqtarëve, por

votoj kundër për shkak të këtij procesi, që në optikën time e ka humbur kuptimin.

Faleminderit!

Bujar Nishani: Po! Faleminderit!

Unë do të vazhdoj të ripërsëris edhe atë çka kam thënë në të shkuarën në trajtimin

e këtij shqetësimi që për hir të së vërtetës zoti Çomo e ka ngritur vazhdimisht (zoti Sokol

Çomo). Për sa kohë është një detyrim ligjor, unë nuk shoh mundësinë që Këshilli i Lartë i

Drejtësisë të anashkalojë ligjin apo ta injorojë zbatimin e ligjit. Megjithatë, unë do të

kërkoja me shumë dëshirë, që anëtarët që vijnë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë nga

Kuvendi i Shqipërisë, mundësisht të konstatonin dhe të komunikonin me Parlamentin, i

Page 32: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

32

cili ta ndryshonte ligjin dhe detyrimin ligjor përkatës, në mënyrë të tillë që t‟i hapte rrugë

një qëndrimi më fleksibël Këshillit të Lartë të Drejtësisë në këtë çështje.

Vazhdojmë me shqyrtimin e projekt-aktit përfundimtar për gjyqtarin Ilir Mustafaj,

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Marsida Xhaferllari: Gjyqtari Ilir Mustafaj, propozohet vlerësimi i tij “Shumë

mirë”, si rezultat i vlerësimit “Shumë mirë” tek të tre komponentët. Ka marrë njoftim në

datën 24 dhjetor 2015 dhe nuk ka paraqitur ankim.

Bujar Nishani: Kush është dakord me projekt-aktin për gjyqtarin Ilir Mustafaj?

Dy, katër, gjatë, tetë, nëntë (9).

Kundra?

Një (1).

Miratohet.

Urdhëro, zoti Sokol!

Sokol Çomo: Meqenëse u komentua ajo që unë deklarova në votimin e kaluar, më

duhet ta rimarr edhe një herë fjalën. Ajo që unë ngrita si shqetësim është që megjithëse

ligji parashikon në mënyrë të qartë vlerësimin e përshpejtuar, nuk është bërë asnjëherë

nga ky Këshill, megjithëse është kërkuar në mënyrë të vazhdueshme. Këtu është bërë

promovimi i gjyqtarëve të apelit, është bërë emërimi i kryetarëve të gjykatave pa iu

nënshtruar procedurës së vlerësimit të përshpejtuar që ligji e parashikon. Kështu që asnjë

anëtar i KLD-së nuk ka çfarë të kërkojë ligje të tjera, kur një ligj kaq i qartë sa ky që ne

kemi, që në rast se do të emërosh dikë në gjykatat e apelit, duhet t‟ia nënshtrosh

procedurës së vlerësimit të përshpejtuar, nuk zbatohet. Fakti që ligji nuk zbatohet, nuk do

të thotë që duhet të kërkosh ligje të tjera. Zbatojmë njëherë këtë që kemi. Është e zezë

mbi të bardhë. E kam kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që të bëhet. Asnjëherë nuk

është bërë. Dhe mendoj që edhe tentativa për të zbehur shqetësimin tim, duke bërë

komentime të caktuara, nuk është se e zgjidh moszbatimin e ligjit. Moszbatimi i ligjit

është një çështje fakti, është një çështje e procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të

Lartë të Drejtësisë, është një çështje e cila ka vite që trajtohet në këtë tryezë.

Që në fillim të veprimtarisë time si anëtar i këtij Këshilli kam konstatuar që kemi

hapësira ligjore për vlerësimin e përshpejtuar të cilat nuk i kemi zbatuar në mënyrë

flagrante. Dhe për këtë arsye votova përsëri kundër edhe për vlerësimin në fjalë, jo se ka

Page 33: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

33

të bëjë me gjyqtarin konkret, por ka të bëjë me procesin. Janë energji që shkojnë në një

proces joefektiv, ndërkohë që ne kemi pasur të gjitha mundësitë ligjore për t‟i rifutur

energjitë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në terren ligjor dhe të bënim vlerësime sipas

nevojave që do të kishim për karrierën e gjyqtarëve dhe jo të bëjmë vlerësime formale, e

theksoj, formale, që nuk japin asnjë efekt në misionin dhe detyrat që ka Këshilli i Lartë i

Drejtësisë.

Bujar Nishani: Unë dëshiroj që të tërheq vëmendjen e zotit Çomo, Sokol Çomo,

në lidhje me respektimin e një kodi etik në lidhje me komunikimin me Kryetarin e

Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si çdo anëtar

tjetër, nuk bën komente. Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë jep opinionin tij, jep

mendimin e tij, jep informacionin e tij dhe bën sqarimet ndaj anëtarëve të Këshillit të

Lartë të Drejtësisë të cilët kanë të drejta të barabarta në këtë tryezë.

Gjithsesi, administrata, në përfundim të kësaj mbledhje, të përgatisë një listë të

plotë me të gjithë rastet e vlerësimeve të përshpejtuara që janë bërë dhe t‟i jepet zotit

Çomo që të ketë një informacion në lidhje edhe me këtë pikë.

Kalojmë në vlerësimin përfundimtar të gjyqtarit Enton Dhimitri, Gjykata e Apelit

Gjirokastër.

Marsida Xhaferllari: Gjyqtari Enton Dhimitri, i propozohet vlerësimi i tij

“Shumë mirë”, si rezultat i vlerësimit “Shumë mirë” tek “Aftësitë profesionale të

përgjithshme”, “Shumë mirë” tek “Aftësitë profesionale juridike” dhe “Mirë” tek

“Aftësitë e kapacitetit njerëzor dhe angazhimit profesional”. Ka marrë njoftim në datën

28 dhjetor 2015 dhe nuk ka paraqitur ankim.

Bujar Nishani: Kush është dakord me projekt-aktin?

Nëntë (9).

Kundra?

Një (1).

Miratohet.

Kalojmë në projekt-aktin e vlerësimit përfundimtar për gjyqtarin Ali Koleci,

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat.

Marsida Xhaferllari: Edhe për gjyqtarin Ali Koleci propozohet vlerësimi i tij

“Shumë mirë”, si rezultat i vlerësimit “Shumë mirë” tek “Aftësitë profesionale të

Page 34: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

34

përgjithshme”, “Shumë mirë” tek “Aftësitë profesionale juridike” dhe “Mirë” tek

“Aftësitë e kapacitetit njerëzor dhe angazhimit profesional”. Ka marrë njoftim në datën

28 dhjetor 2015 dhe nuk ka paraqitur ankim.

Bujar Nishani: Kush është dakord me projekt-aktin?

Nëntë (9).

Kundra?

Ka kundra?

S‟ka.

Nëntë (9) pro.

Miratohet akti i vlerësimit për gjyqtarin Ali Koleci në Gjykatën e Rrethit

Gjyqësor Mat.

Kalojmë tek gjyqtarja Migena Laska.

Marsida Xhaferllari: Propozohet vlerësimi i gjyqtares Migena Laska “Shumë

mirë”, “Shumë mirë” tek “Aftësitë profesionale të përgjithshme”, “Shumë mirë” tek

“Aftësitë profesionale juridike” dhe “Mirë” tek “Aftësitë e kapacitetit njerëzor dhe

angazhimit profesional”. Ka marrë njoftim në datën 14 janar 2016 dhe nuk ka paraqitur

ankim.

Bujar Nishani: Kush është dakord me projekt-aktin?

Nëntë (9).

Kundra?

Një (1).

Miratohet.

Po, zoti Çomo!

Sokol Çomo: Meqenëse u la detyrë i nderuar President që të përgatitet një listë

lidhur me vlerësimet e përshpejtuara, do kërkoja që të përgatitet një listë se sa ka qenë

numri i atyre gjyqtarëve që janë promovuar në gjykatat e apelit dhe që janë zgjedhur

kryetar gjykate (në periudhën të paktën nga tetori 2013 e këtej që unë jam anëtar i këtij

Këshilli), pa pasur dy vlerësime dhe pa pasur procedurë vlerësimi të përshpejtuar. Sepse

vetëm në qoftë se do të shohim se sa ka qenë numri i gjyqtarëve që janë promovuar në

apele, pa pasur dy vlerësime dhe pa pasur vlerësim të përshpejtuar, sa kanë qenë kryetarët

që kanë pas vetëm një vlerësim dhe nuk i është bërë vlerësim i përshpejtuar, do të

Page 35: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

35

kuptojmë se cilat kanë qenë pasojat e vërteta negative që ka sjellë moszbatimi i kërkesës

së ligjit për të bërë vlerësim të përshpejtuar në rastin e promovimit të gjyqtarëve në

gjykatat e apelit.

Dhe ju lutem, unë optikën time nuk e kam me copëza. Optikën time e kam 360

gradë. Kështu që do ju lutesha që ta urdhëronit administratën që të bëjë edhe këtë detajim

të këtij informacioni, që të kenë mundësi të gjithë të kuptojnë se cila ka qenë pasoja e

vërtetë e moszbatimit të ligjit nga Këshilli. Faleminderit!

Bujar Nishani: Zoti Çomo, s‟keni pasur asnjëherë ndonjë pengesë për sa kohë –

dhe keni jo pak kohë në KLD – që të kërkoni dhe ta merrni këtë informacion. Nëse

administrata e ka pasur këtë kërkesë nga zoti Çomo dhe s‟ia ka dhënë, keni bërë gabim.

Kalojmë në vlerësimin tjetër. Projekt-akti i vlerësimit të gjyqtares Eneida Civici,

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Marsida Xhaferllari: Propozohet vlerësimi i saj “Shumë mirë”, si rezultat i

vlerësimit “Shumë mirë” tek të tre komponentët. Ka marrë njoftim në datën 14 janar

2016 dhe nuk ka paraqitur ankim.

Bujar Nishani: Kush është dakord me projekt-aktin?

Eneida Civici: Unë tërhiqem nga votimi normalisht.

Bujar Nishani: Kush është dakord me projekt-aktin?

Dy, katër, gjashtë, tetë (8).

Kundra?

Një (1).

Miratohet.

Vijojmë me projekt-aktin e vlerësimit përfundimtar të gjyqtares Nazmije Pengili,

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë.

Marsida Xhaferllari: Propozohet vlerësimi i saj “Mirë”, si rezultat i vlerësimit

“Mirë” tek të tre komponentët. Ka marrë njoftim në datën 15 janar 2016 dhe nuk ka

paraqitur ankim.

Bujar Nishani: Kush është dakord me projekt-aktin?

Dy, katër, gjashtë, tetë, nëntë (9).

Kundra?

Një (1).

Page 36: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

36

Miratohet.

Projekt-akti i vlerësimit të gjyqtarit Artur Malaj, Gjykata e Apelit Administrativ.

Marsida Xhaferllari: Gjyqtari Artur Malaj është vlerësuar për veprimtarinë e tij

në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Propozohet vlerësimi i tij “Shumë mirë”, si

rezultat i vlerësimit “Shumë mirë” tek të tre komponentët. Ka marrë njoftim në datën 14

janar 2016 dhe nuk ka paraqitur ankim.

Bujar Nishani: Kush është dakord me projekt-aktin?

Dy, katër, gjashtë, tetë, nëntë (9).

Kundra?

Një (1).

Miratohet.

Projekt-akti përfundimtar për gjyqtarin Dhimitër Lara, gjyqtar në Gjykatën e

Apelit për Krime të Rënda.

Marsida Xhaferllari: Propozohet vlerësimi i tij “Shumë mirë”, si rezultat i

vlerësimit “Shumë mirë” tek të tre komponentët. Ka marrë njoftim në datën 15 janar

2016 dhe nuk ka paraqitur ankim.

Bujar Nishani: Kush është dakord me projekt-aktin?

Dy, katër, gjashtë, tetë, nëntë (9).

Kundra?

Një (1).

Miratohet.

Projekt-akti përfundimtar i gjyqtarit Kliton Spahiu, Gjykata e Apelit Durrës.

Marsida Xhaferllari: Propozohet vlerësimi i tij “Shumë mirë”, si rezultat i

vlerësimit “Mirë” tek “Aftësitë profesionale të përgjithshme”, “Shumë mirë” tek

“Aftësitë profesionale juridike” dhe “Shumë mirë” tek “Aftësitë e kapacitetit njerëzor dhe

angazhimit profesional”. Ka marrë njoftim në datën 20 janar 2016 dhe nuk ka paraqitur

ankim.

Bujar Nishani: Kush është dakord me projekt-aktin?

Dy, katër, gjashtë, tetë, nëntë (9).

Kundra?

Një (1).

Page 37: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

37

Miratohet.

Kalojmë tek projekt-akti i vlerësimit përfundimtar të gjyqtarit Sandër Simoni,

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Marsida Xhaferllari: Propozohet vlerësimi i tij “Shumë mirë”, si rezultat i

vlerësimit “Shumë mirë” tek të tre komponentët. Ka marrë njoftim më datë 29 janar 2016

dhe nuk ka paraqitur ankim.

Bujar Nishani: Kush është dakord me projekt-aktin?

Dy, katër, gjashtë, tetë, nëntë (9).

Kundra?

Një (1).

Miratohet.

Kalojmë tek projekt-akti përfundimtar i vlerësimit të gjyqtarit Gjin Gjoni, Gjykata

e Apelit Tiranë.

Marsida Xhaferllari: Edhe në këtë rast propozohet vlerësimi i tij “Shumë mirë”,

si rezultat i vlerësimit “Shumë mirë” tek të tre komponentët. Ka marrë njoftim në datën 1

shkurt 2016 dhe nuk ka paraqitur ankim.

Gjin Gjoni: Faleminderit, zoti President!

Unë heq dorë nga votimi për shkak se kam konflikt interesi. Faleminderit!

Bujar Nishani: Kush është dakord me projekt-aktin?

Dy, katër, gjashtë, tetë (8).

Kundra?

Një (1).

Miratohet.

Këta ishin pa ankim.

Tani kemi një grup gjyqtarësh të cilët kanë paraqitur ankim ndaj vlerësimit

përfundimtar. Do të kalojmë në shqyrtimin e ankesës së tyre. Fillojmë me gjyqtarin Ilir

Pashaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Është një vlerësim i shtyrë që nga mbledhja e

datës 15 janar 2016. Të vijë zoti Pashaj!

Nuk është paraqitur?!

Mirë atëherë, vijojmë me sistemin e vlerësimit të gjyqtarit.

Urdhëroni, cili është vlerësimi përfundimtar?

Page 38: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

38

Marsida Xhaferllari: Është propozuar vlerësimi i tij “Pranueshëm”, si rezultat i

vlerësimit “Pranueshëm” tek “Aftësitë profesionale të përgjithshme”, “Mirë” tek

“Aftësitë profesionale juridike” dhe “Pranueshëm” tek “Aftësitë e kapacitetit njerëzor...”.

Bujar Nishani: Kush ka ndonjë diskutim ose ndonjë pyetje rreth vlerësimit të

Inspektoratit?

Kush është dakord me projekt-aktin për vlerësimin përfundimtar të gjyqtarit Ilir

Pashaj?

Dy, katër, gjashtë, tetë, nëntë (9).

Kundra?

Një (1).

Miratohet.

Kalojmë me vlerësimin e gjyqtarit Arben Lera, i cili ka bërë ankimim. Është një

çështje e shtyrë që nga mbledhja e datës 15 janar 2016. Të vijë zoti Lera!

(Hyn në sallën e mbledhjes gjyqtari Arben Lera.)

Zoti gjyqtar, mirë se keni ardhur!

Ju kemi thirrur për t‟ju dëgjuar në lidhje me diskutimin dhe procedurën që ka

nisur Këshilli i Lartë i Drejtësisë për shqyrtimin dhe miratimin e projekt-aktit të

vlerësimit tuaj. Ju jeni njohur me vlerësimin. Keni bërë prapësimet tuaja. Keni shfaqur

pretendimet tuaja. Gjithsesi, në respekt të procedurës, do t‟ju dëgjojmë për të gjithë zërat

dhe kriteret dhe nënkriteret që ju keni pretendime.

Zonja Kryeinspektore, të lutem edhe një herë, në mënyrë të përmbledhur në

respekt të procedurës, vlerësimin përfundimtar ku është mbështetur Inspektorati dhe

pastaj do dëgjojmë kundërshtimet e zotit gjyqtar. Urdhëroni!

Marsida Xhaferllari: Është propozuar vlerësimi i gjyqtarit Arben Lera

“Pranueshëm”, si rrjedhojë e vlerësimit “Mirë” tek “Aftësitë profesionale të

përgjithshme”, vlerësimit “Pranueshëm” tek “Aftësitë profesionale juridike” dhe

“Pranueshëm” tek “Kapaciteti njerëzor dhe angazhimi profesional”. Kryesisht janë marrë

të dhëna për cilësinë e vendimmarrjes së gjyqtarit. Janë marrë të dhëna për rastet e

kthyera për rigjykim të cilat kanë qenë relativisht të larta në krahasim me gjyqtarët që

ushtrojnë detyrën pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Janë marrë të dhëna për

shpejtësinë e gjykimit dhe shpejtësinë e arsyetimit të vendimeve. I është bërë analiza e

Page 39: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

39

dosjeve të përzgjedhura me short për vlerësim të përgjithshëm dhe për zvarritje. Janë

marrë të dhëna edhe për angazhimin e tij në trajnimet formuese pranë “Shkollës së

Magjistraturës”, si dhe angazhimi i tij për shkrime dhe botime të ndryshme. Sigurisht që

është marrë edhe vlerësimi i kryetarit të gjykatës. Nga përpunimi i të dhënave është

nxjerrë ky lloj vlerësimi, me të cilin gjyqtari nuk është dakord dhe besoj do t‟i japi detajet

e ankimit.

Bujar Nishani: Po! Faleminderit!

Urdhëroni, zoti gjyqtar keni fjalën!

Arben Lera: I nderuar, zoti President,

Të nderuar anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,

Po paraqes ankimin ndaj projekt-aktit përfundimtar, në lidhje me vlerësimin për

periudhën 2007-2009. Po hyj direkt në temë.

Lidhur me aspektin sasior të gjykimeve, dua të theksoj se për shkak të natyrës së

punës, së bashku me çështjet sipas seksionit ku kam punuar në vitet përkatëse, kam

përfunduar edhe çështje që nuk i përkasin seksionit, kështu në vitin 2008 kur kam qenë në

dhomën penale, përveç gjykimit të 67 çështjeve penale për krime kam përfunduar edhe

50 çështje civile me palë kundërshtare të cilat nuk janë llogaritur në kriterin sasior, duke

kaluar standardin sasior prej 100 çështjesh.

Për vitin 2009 kur kam qenë në seksionin familjar kam përfunduar 181çështje

familjare, por edhe 24 çështje penale për krime pa llogaritur dhe 11 çështje për kundra-

vajtje penale, çka kalon standardin sasior prej 200 çështjesh. Në këtë këndvështrim

vlerësimi aktual në projekt-akt si “Pranueshëm”, nuk i përgjigjet një vlerësimi real të

punës sime në lidhje me ngarkesën.

Lidhur me aspektin cilësor, përveç disa pasaktësive në llogaritje në këtë projekt-

akt, vlerësoj se ekzistenca e një numri shumë të paket të çështjeve të ankimuara, ka

ndikuar në uljen e kësaj cilësie. Por në këtë rast nuk është mbajtur parasysh numri i

çështjeve të pa ankimuara, të cilat kanë marrë formë të prerë që në shkallë të parë të

gjykimit e që duhej të ishin vlerësuar për të ruajtur një raport të drejtë për konkluzionin

përkatës vlerësues.

Në këtë aspekt, nga masa e vendimeve të cenuara vlerësoj se duhet të ishin

përjashtuar edhe raste të tjera dhe konkretisht është një vendim i vitit 2007, vendimi nr.

Page 40: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

40

2378 ku është vendosur pushimi i gjykimit për shkak se nuk është paraqitur paditësi.

Shkaku i prishjes dhe pretendimi i ankuesit se nuk është pranuar nga gjykata, nuk

qëndron, pasi paditësi nuk është paraqitur në këtë seancë gjyqësore. E theksoj këtë rast,

pasi ky vendim është përmendur edhe në disa kritere të vlerësimit në konstatimin negativ.

Kam disa vendime për dëmshpërblim për zgjidhjen e kontratës së punës, ku ka

ndryshuar vetëm masa e vlerësimit nga gjykata e apelit. Edhe këto mendoj që nuk duhet

të ishin llogaritur.

Kam një vendim tjetër vërtetim fakt shërbimi, ku 90% e vendimit është lënë në

fuqi dhe është cenuar 1/10 e vendimit për një periudhë tepër të shkurtër kohore.

Kam dy vendime të tjera, një të vitit 2008 dhe një të vitit 2009 ku nuk jam

kryesues por anëtar i trupit gjykues, dhe duhet të më zbriteshin nga vendimet e cenuara.

Në vendimin e 2009-ës, shkaku i prishjes së këtij vendimi, që nuk ka qenë i imi, është për

arsyetim të mangët gjyqësor dhe në kundërshtim me ligjin material dhe e theksoj këtë rast

pasi ky vendim është përmendur në shumë kritere të tjera vlerësimi në konceptimin

negativ.

Janë edhe dy raste të tjera që vendimet janë ndryshuar nga gjykata e apelit por

janë lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë dhe këto vendime në tabelat statistikore nuk

rezultojnë të jenë në ndarjen „lënë në fuqi‟.

Është një vendim tjetër prapë që është cenuar nga gjykata e apelit, por që ka qenë

prokurorja e apelit e cila ka kërkuar deklarimin e pafajshëm të të pandehurit ku prej meje

është deklaruar fajtor.

Vazhdojmë me aspektet e tjera.

Lidhur me aspektin kohor të gjykimit për te cilin jam vlerësuar "Shumë mirë", kjo

rrethanë bie ndesh me angazhimin tim si gjyqtar për arsyetimin dhe dorëzimin e dosjeve

brenda afatit kohor, kriter për të cilin jam vlerësuar "Mirë". Përveç disa pasaktësive për

këtë aspekt verifikues konstatoj se fletorja e dorëzimit të vendimeve të arsyetuara nga

Gjyqtari tek sekretari përkatës, për këtë periudhë vlerësimi nuk ekziston, duke më

vendosur në pamundësi verifikimi të saktësisë së kësaj situate.

Dua të theksoj se nga përllogaritja janë gjithsej 26 raste të cilat kanë tejkaluar

afatin përfundimtar për ankim në gjykatën e apelit në raport me 678 vendime të dhëna

gjithsej.

Page 41: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

41

Lidhur me kriterin "Metodologjia" ku jam vlerësuar “Mirë", pasi shkaqet e

çmuara si aspekt negativ që lidhen me mungesën e gjyqtarit, marrjen e provave dhe

thirrja e njoftimi i palëve, pavarësisht pasaktësive, janë në raport tepër të vogël dhe nuk

mbështeten nga asnjë rrethanë objektive që të lidhet me neglizhencën time në përmbushje

të detyrave, por janë për shkaqe që varen nga natyra organizative e palëve ndërgjyqëse.

Lidhur me kriterin "Shpejtësia" për te zgjidhur çështje në një afat të arsyeshëm

janë konstatuar dy raste për çështje të zvarritura të cilat janë pasqyruar në aneksin nr. 2 në

fund in e vlerësimit, ku konstatoj se ka pasaktësi pasi çështja nr. 697 ka qenë çështje

civile (marrëdhënie pune) dhe jo çështje administrative, pasi është llogaritur afati sipas

çështjeve administrative. Dhe kjo ka ndodhur se pavarësisht se në objektin e padisë është

shënuar “anulim akti” dhe në bazën ligjore ishin vendosur dispozita me karakter

administrativ dhe dispozita të Kodit të Punës.

Ku fakt rezulton në dispozitivin e vendimit dhe është në përputhje me vendimin

unifikues të Gjykatës të Lartë nr. 31/2003 dhe nr. 7/2011. Në këto kushte llogaritja prej 3

muaj e 19 ditë vonesë duke u llogaritur tej afatit 1-mujor është i pasaktë pasi kam qenë

brenda afatit 6-mujor për çështjet civile.

Edhe për rastin tjetër kur jam me vonesë vetëm 13 ditë shkaqet e daljes jashtë

afatit janë të përligjura pasi kanë ardhur nga pezullimi i gjykimit dhe njoftimi me shpallje

siç konstatohet dhe nga inspektori. Për këto arsye vlerësimi "Mirë" për këtë kriter nuk

është real.

Lidhur me kriterin e vlerësimit "Për planifikimin e seancave" të çmuar "Mirë",

konstatoj se rastet e evidentuara në aspektin negativ zënë një numër shumë të vogël sasior

nga tërësia e çështjeve dhe numrit të seancave të zhvilluara. Në këtë rast, vlerësimi

mesatar "Mirë" është nxjerrë vetëm mbi numrin e çështjeve ku janë konstatuar

problematikat negative, ndërkohë që ky vlerësim duhet të jetë “Shumë mirë” në raport me

terezinë e çështjeve dhe volumit të punës të kryer mbi to, situatë statistikore e vlerësuese

që nuk është mbajtur parasysh.

Lidhur me kriterin e vlerësimit "Qartësia e të shkruarit të vendimit", e çmuar

"Pranueshëm", kundërshtoj këtë vlerësim, pasi konstatoj se nuk është evidentuar cili

është standardi maksimal në qartësinë e të shkruarit të vendimit, por pavarësisht këtij

fakti mënyra e arsyetimit të vlerësimit nuk përputhet me konstatimin që më është bërë

Page 42: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

42

“Kam aftësi mesatare në arsyetimin e vendimit gjyqësor duke u shprehur thjesht,

kuptueshëm dhe në përputhje me ligjin”. Në vendimet gjyqësore si përfundimtare dhe të

ndërmjetme është përshkruar baza ligjore dhe konkluzionet e arritura nga gjykata, duke

konkluduar se cilësia formale e vendimit është përmirësuar nga viti 2007 deri në vitin

2009, por duke mbetur përsëri në vlerësimin “Pranueshëm”.

Edhe “Aftësia e drejtimit të procesit gjyqësor” është çmuar “Pranueshëm” ku

është përmendur shkelja e rregullave për pushimin e çështjes dhe zgjidhjen e çështjes me

pajtim ku në fakt objekti i padisë nuk është "pavlefshmëria e aktit administrativ" të cituar

më sipër.

Lidhur me "Aftësinë për të krijuar dhe administruar një dosje", megjithëse

pretendohet se vetëm ne dy raste nga 33 raste te investiguara aktet nuk janë sistemuar

mirë (ku nuk është specifikuar natyra e parregullsisë, vlerësimi është çmuar "Mirë",

ndërkohë që kjo bie ndesh me standardin vlerësues, pasi këto çështje zënë 6% të numrit të

përgjithshëm të çështjeve të investiguara dhe ku rezultati vlerësues duhej të ishte "Shumë

mirë".

Lidhur me kriterin për "Kapacitetin njerëzor dhe angazhimin profesional" ku jam

vlerësuar “Pranueshëm”, në radhë të parë kontestoj aspektin për "Etiken e gjyqtarit gjatë

dhe jashtë procesit gjyqësor", ku vlerësimi i kryetarit është se kam një sjellje korrekte, jo

vetëm gjatë gjykimit, por edhe jashtë tyre, ku nuk evidentohet dhe asnjë ankesë, vlerësimi

në këtë rast nga Inspektorati është çmuar "Mirë" pa patur asnjë shkak apo arsye për këtë

vlerësim që për këtë rast duhet të ishte "Shumë mirë".

Lidhur me “Respektimin e solemnitetit dhe disiplinës në punë”, i çmuar "Mirë",

kontestoj këtë vlerësim pasi për rastet e evidentuara, por të pasqaruara për arsyen e

cilësimit të tyre si negative, këto raste janë tejet të ulëta në numër në raport me numrin e

përgjithshëm të çështjeve dhe seancave te vlerësuara, të cilat nuk mund të kishin këtë

vlerësim, dy raste për mosparaqitje të gjyqtarit (një për arsye shëndetësore, një për në

seminar) dhe dy raste seanca është çelur me vonesë.

Lidhur me kriterin "Aftësia në pjesëmarrjen dhe aktivizimin në aktivitete

profesionale dhe trajnuese" ku jam vlerësuar "Pranueshëm" rezulton se jam thirrur në 10

trajnime të organizuara nga Shkolla e Magjistraturës dhe kam marrë pjesë në 6 prej tyre,

pra i jam përgjigjur më tepër se gjysmës të rasteve ku jam thirrur.

Page 43: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

43

Lidhur me kriterin "Shkrime dhe botime me natyrë të ndryshme juridike”, është i

vërtetë fakti se nuk kam patur botime në këtë fushë, por angazhimi im ka qenë në

mësimdhënien prej meje për këtë periudhë në Universitetin F.Noli Korçë të lëndës "E

drejta e biznesit" për të cilën disponoj edhe një vërtetim nga ky universitet e cila nuk

është mbajtur parasysh. Këto mendoj se janë kontestimet e mia në lidhje me projekt-aktin

e vlerësimit për periudhën 2007-2009.

Bujar Nishani: Po! Faleminderit!

Do ta mbyllni mikrofonin dhe do ta hapni sa herë që do të flisni.

Atëherë do të kalojmë tek pyetjet. Pyetjet për efiçencë do të jenë edhe për

Kryeinspektoren edhe për gjyqtarin, nëse keni për të dy.

Urdhëro, zoti Saliko!

Hysen Saliko: Faleminderit, zoti President!

Zoti gjyqtar, juve pretenduat se i kontestuat në tërësi të gjitha rubrikat. Po e

fillojmë nga aspekti sasior. Pyetja ime konsiston: Ju në raport me gjyqtarët e tjerë, në

ngarkesë, si keni rezultuar? Keni bërë ndonjë krahasim me të tjerët gjatë kësaj periudhe?

Arben Lera: Konkretisht nuk e di si ka qenë... si janë raportet me gjyqtarët e tjerë,

por çështjet janë ndarë me short sipas seksioneve dhe përafërsisht numri ka qenë i njëjtë.

Nuk ka patur diferenca të mëdha. Për aspektin sasior më duket që jam brenda kritereve

dhe vlerësimi “Pranueshëm” nuk qëndron fare, pasi kam plotësuar raportin 100 çështje

sepse kam qenë në seksion penal. Përveç çështjeve penale, nga natyra e çështjeve që kemi

patur, që bënim edhe çështje civile ose që ishin të një viti të mëparshëm, unë kam kaluar

në 2008 100 çështje që duhet të ishin edhe në 2009 që kam qenë në seksion familjar e

kam kaluar, ndërsa për 2007 që kam qenë në seksion tregtar, kam patur 67 çështje. Prapë

kam qenë më tepër se gjysma. Dhe vlerësimi “Pranueshëm” nuk mendoj që qëndron.

Bujar Nishani: Ju kërkoni që nga “Pranueshëm” të bëhet “Mirë” apo të bëhet

“Shumë mirë”?

Arben Lera: Për këtë rast mua më duket që duhet të bëhet “Shumë mirë”.

Hysen Saliko: Duke ngelur këtu.

Rezulton se në vitin 2008 ju keni qenë në seksionin penal dhe keni gjykuar 50

çështje civile me palë kundërshtare të cilat Kryeinspektorja në akt nuk i ka vlerësuar si

sasi tuajën. Konkretisht këto çështjet civile me palë kundërshtare, të cilit seksion ishin?

Page 44: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

44

Arben Lera: Ato kanë qenë civile të përgjithshme, pasi unë kam qenë seksion

penal dhe ato kanë qenë edhe nga viti i kaluar dhe si çështje penale unë kam bërë 67

çështje penale dhe 50 çështje civile, kështu që them që e kalon atë standardin 100 çështje.

Pavarësisht se nuk janë të një seksioni, ato janë çështje që duhet të llogariten mbi 100

çështje.

Hysen Saliko: Duke marrë shkas nga të dhënat që janë në rubrikën aspekti sasior,

Kryeinspektore, përse nuk është llogaritur që gjyqtari në vitin 2008 ka gjykuar 50 çështje

civile dhe ju keni konsideruar se 67 çështje gjyqësore në raport me numrin 100 dhe të

njëjtin gabim keni bërë edhe në vitin 2009 kur konstatoni që ka gjykuar 181 çështje civile

familjare dhe ndërkohë ka gjykuar 24 çështje penale dhe 11 për krime dhe 11 penale për

kundra-vajtje, çka do të thotë që jo vetëm që rezulton 100%, por i bie 125% në raport me

numrin e çështjeve që duhet të gjykonte. Pse nuk janë marrë parasysh nga ana juaj në

sasinë e këtij gjyqtari këto?

Marsida Xhaferllari: Në fakt, po t‟i referohemi strikt standardit, standardi kërkon

vetëm një kategori çështjesh. Megjithatë, komenti juaj është i drejt në raport edhe me

praktikën që është ndjekur. Gjyqtarit duhet t‟i llogariten edhe këto. Janë përshkruar si të

dhëna, janë identifikuar si të dhëna, thjesht nuk janë mbajtur në konsideratë në nxjerrjen e

konkluzionit.

Hysen Saliko: Atëherë, në vazhdim të kësaj zoti President, pyetja ime është: Nëse

do të merren si të dhëna të sakta këto që janë, që juve i keni evidentuar por nuk i keni

llogaritur, si do të pasqyrohet vlerësimi i gjyqtarit nëse rezulton që me këto të dhëna ai e

ka tejkaluar numrin e çështjeve. Njëherazi, e gjithë gjykata, me këtë lloj ngarkese janë

ngarkuar, për shkak edhe të sistemit të shortit.

Marsida Xhaferllari: Për vitin 2007 gjyqtari mbetet në vlerësimin “Mirë” sepse

ka gjykuar 65 çështje gjyqësore, sipas standardit sasior, por duke shtuar këtu dy çështje

penale për kundra-vajtje, shkon në 67. Kështu që në raport me 100 çështje gjyqësore që

është standardi, është në kufirin e fundit të nivelit “Mirë” (sapo fillon niveli “Mirë”). Në

vitin 2008, standard i tij sasior është 100 çështje gjyqësore. Ai ka gjykuar 67 çështje

penale (krime dhe kundra-vajtje), duke shtuar këtu edhe 50 çështje civile me palë

kundërshtare. Kjo nuk do të thotë që ai shkon në 100 çështje penale, sepse çështjet civile

me palë kundërshtare janë në raportin 1 me 2. Kështu që kalon “Mirë” edhe këtu në vitin

Page 45: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

45

2008. Në vitin 2009 standardi i tij sasior është 200 çështje gjyqësore, duke pasur në

konsideratë që ka 181 çështje civile familjare. Po t‟i shtojmë këtu edhe 24 çështje penale

për krime dhe 11 çështje penale për kundra-vajtje (pra edhe 35 të tilla), atëherë gjyqtari

në vitin 2009 kalon në nivelin “Shumë mirë”. Kështu që është “Mirë” në nivelin 2007,

“Mirë” në nivelin 2008 dhe “Shumë mirë” në nivelin 2009. Përfundimisht ngelet “Mirë”

sipas standardit që ndjek Inspektorati.

Hysen Saliko: Pyetja konsiston tek gjyqtari: Juve pretenduat se disa vendime të

cenuara nuk janë vlerësuar drejt nga ana e Inspektoratit. Sa është numri i tyre në total dhe

sa ndikon ky në përmirësimin e treguesve të cilësisë.

Arben Lera: Gjithsej, domethënë përfundimisht, janë lënë 25 çështje të cenuara

(për 3 vjet). Duke patur parasysh për këto që pretendoj, të paktën janë edhe 2 çështje që

unë nuk kam qenë kryesues i trupit gjykues dhe them që ato nuk duhet llogaritur,

pavarësisht se janë të cenuar, pasi duhet të më llogariteshin edhe vendimet e tjera ku unë

kam qenë kryesues me kolegët e tjerë. Edhe ato kanë patur problematika, cila kjo

problematikë më është përmendur në shumë aspekte. Është një çështje lidhur me

pushimin e gjykimit dhe që unë jam më se i bindur që është e padrejtë prishja që më është

bërë e këtij vendimi. Unë e kam edhe vendimin këtu. Vendimi nr. 2378, datë 17.10.2007,

ku është vendosur pushimi i gjykimit për shkak se nuk është paraqitur paditësi. Është

ngritur pretendim pastaj në apel që unë kam qenë, por nuk jam pranuar nga gjyqtari. Atje

ka shumë pika mospërputhje. Në ankim thotë që është paraqitur babai, ndërsa në gjykim

është paraqitur nëna. Një fakt që nuk qëndron fare, që nuk mendoj që do të përbënte

shkak për prishje.

Janë nja dy vendime të tjera. Është një vërtetim fakt shërbimi që për 9/10 është

lënë në fuqi nga gjykata e apelit dhe është cenuar për 1/10 për një periudhë që nuk duhej

të llogaritej.

Janë nja dy vendime të tjera për marrëdhëniet e punës ku kanë ndryshime me 2

muaj ose me 3 muaj, që edhe këto mendoj se kanë vend për diskutime.

Janë dy vendime të tjera pastaj që janë prishur, janë cenuar nga gjykata e apelit,

por janë lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë. Është lënë në fuqi vendimi i shkallës së parë. I

kam të gjitha vendimet.

Page 46: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

46

Hysen Saliko: Kryeinspektore, nëse pretendimi i gjyqtarit në lidhje me këto

vendime, duke marrë parasysh edhe dy vendimet e Gjykatës së Lartë që pretendohet se

kanë ndryshuar vendimin e apelit dhe kanë lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës

së parë, si do të ndryshonte raporti i çështjeve të cenuara sipas jush?

Marsida Xhaferllari: Tani ne i kemi analizuar vendimet e cenuara dhe kur

gjykata e apelit thotë që do prishet çështja dhe do kthehet sepse është shkelur rëndë neni

179 i Kodit të Procedurës Civile sepse ka të dhëna që palët kanë qenë të pranishme, ne

nuk mund ta përjashtojmë këtë rast nga masa e vendimeve të cenuara. Gjithashtu nuk

mund të përjashtojmë nga masa e vendimeve të cenuara rastin kur vendimi mund të jetë

për zgjidhje mosmarrëveshje në fushën e të drejtës së punës, kur gjykata e apelit thotë që

ka vepruar gabim gjykata e shkallës së parë sepse riorganizimi i institucionit është shkak i

justifikuar për ndërprerjen e marrëdhënies së punës dhe është vlerësuar gabim nga

gjykata e shkallës së parë. Kështu që këto mbeten në vlerësimin tuaj si anëtarë KLD-je.

Ndërsa për sa i takon dy të dhënave për dy vendimet e tjera që pasi janë mbledhur

dokumentacioni, ka ndryshuar nga Gjykata e Lartë, atëherë ndryshon vlerësimi për

gjyqtarin nga “I paaftë”, kalon në nivelin “Pranueshëm”. Zbret nën 30% masa e

vendimeve të cenuara, në raport me vendimet e ankimuara.

Bujar Nishani: Zoti Saliko, keni më pyetje të tjera?

Mirë, faleminderit!

Pyetje të tjera, ka?

Po, zoti Petrit Çomo, urdhëro!

Petrit Çomo: Zonja Kryeinspektore, na sqaro pak, se e njëjta gjë është, por s‟jemi

fort të qartë.

Tani, sa është përqindja e çështjeve të prishura, duke zbritur dy vendimet që i ka

lënë në fuqi Gjykata e Lartë? Se, sipas gjyqtarit, ka pas 25 vendime të prishura. Po t‟i

heqim 2, ngelin 23 (për 3 vjet). Domethënë i bie 7 vendime në vit.

Arben Lera: Më falni! Edhe 2 vendime që nuk kam qenë kryesues i trupit

gjykues. Në qoftë se do llogariten edhe ato 2 vendime, unë mendoj se duhet të më

llogariten edhe ato ku më kanë mbetur...

Marsida Xhaferllari: Gjyqtarit i janë grumbulluar 29 vendime të cenuara, të cilat

në raport me 55 vendime të ankimuara gjithsej, zënë masën 34.52% dhe në këtë nivel

Page 47: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

47

gjyqtari del “I paaftë”. Tani, gjyqtari thotë që nuk kam qenë unë kryesues. Ne na del që

ka qenë gjyqtari kryesues. Se ne i kemi dosjet të grumbulluara.

Nga analiza e shkaqeve të cenimit, pasi kemi zbërthyer/kemi analizuar një më një

të gjitha këto raste, ne kemi vlerësuar që 4 prej tyre nuk duhet të rëndojnë vlerësimin e

gjyqtarit, që janë vendimet penale nr. 112/2008; nr. 420, datë 19.11.2008 që janë

plotësuar në gjykatën e apelit vetëm me masë alternative, pra ka ngelur në fuqi cilësimi

juridik, masa e dënimit, por është zbatuar masa alternative nga gjykata e apelit, sipas

nenit 59; vendimi penal nr. 318/2009 i cenuar për shkak të dekriminalizimit të veprës

penale pasi është dhënë vendimi në shkallë të parë; dhe vendimi penal nr. 108/2007, ku

masa e sigurimit e caktuar në shkallë të parë është zbutur nga gjykata e apelit me

interpretimin që gjykata e apelit vlerëson që rrethanat janë të tilla që lejojnë një masë

sigurimi më të butë. Duke shtuar edhe dy rastet që thotë gjyqtari, për të cilat në fakt edhe

sot nuk ka paraqitur prova, por i ka të përmbledhura këtu, megjithatë po ecim me

prezumimin që gjyqtari thotë të vërtetën, i bie që 29, heqim 6, 23. 23 pjesëtim për 55. Po

i besoj intuitës time që është nën 30%, por më duhet ta pjesëtoj tani. Në qoftë se më

prisni 1 minutë, mund ta pjesëtoj dhe ta bëj domethënë.

Arben Lera: Po ato dy vendimet të cilat unë nuk kam qenë kryesues i seancës?

Marsida Xhaferllari: Ku i ke ato?

Arben Lera: Ja, i kam këtu të shënuara.

I kam edhe kopjet e vendimeve.

Marsida Xhaferllari: 21 pjesëtim për 84. Del 25%. 25% shkon dhe shkon në

nivelin “Pranueshëm” sipas nivelit tonë.

Bujar Nishani: Tjetër pyetje?

Po, zoti Petrit Çomo!

Petrit Çomo: Po fakti që pretendoi gjyqtari për pjesën akademike që ai ka qenë

pedagog, konsiderohet nga ju apo jo?

Marsida Xhaferllari: Të dhënat që përdorim ne për vlerësimin janë: vetëvlerësimi

i gjyqtarit, që në rastin konkret nuk e ka paraqitur; kërkesa për intervistë e gjyqtarit, të

cilën nuk e ka bërë; dosjen personale të gjyqtarit, në të cilën nuk ka një të dhënë të tillë;

dhe vlerësimi i kryetarit të gjykatës, në të cilën nuk pasqyrohet një e dhënë e tillë. Kështu

që në këto rrethana, ne nuk e kemi pasur këtë të dhënë. Kjo është një e dhënë që është

Page 48: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

48

paraqitur nga gjyqtari në këtë moment. Megjithëse ne paraprakisht, sa herë kemi filluar

një raund vlerësimi, bëjmë mbledhje me kryetarët e gjykatave dhe i kërkojmë atyre që të

ndërgjegjësohen gjyqtarët për rëndësinë e procesit të vlerësimit dhe për rolin e tyre aktiv.

Për fat të keq, deri sot, sjellja mesatare e gjyqtarëve është që rrinë indiferent dhe kujtohen

vetëm kur marrin projekt-aktin e vlerësimit. Ne nuk e kemi marrë... Në qoftë se është kjo

e dhënë, përfshihet tek angazhimi i tij, pasi përgatitja e leksioneve kërkon një angazhim

të gjyqtarit dhe e ngre patjetër. Nga propozimi “I paaftë” që është tek ne, shkon tek

“Pranueshëm”. Në raste të ngjashme, kështu kemi vepruar.

Petrit Çomo: Desha një pyetje, jo direkt për këtë por ju, vlerësimin e parë, si e

keni pas? Dhe kur je emëruar gjyqtar? Sa kohë ke?

Arben Lera: Vlerësimin e parë e kam patur “Shumë mirë” dhe jam emëruar

gjyqtar në shkurt 1996, pra tani i kam plotësuar 20 vjet gjyqtar.

Bujar Nishani: Mirë! Ju faleminderit!

Tjetër pyetje?

Atëherë, përfundimisht, zoti gjyqtar, kërkoni që të gjitha vlerësimet në kategorinë

“Mirë”, të shkojnë “Shumë mirë”, dhe ato “Pranueshëm” në “Shumë mirë”, apo keni një

kërkesë më specifike?

Arben Lera: Unë i specifikova ato ku unë mendoj që duhen bërë “Mirë” dhe ku

duhen bërë “Shumë mirë”. E lë në çmimin tuaj.

Bujar Nishani: Pra, kërkesa juaj përfundimtare cila është?

Të ndryshohet, nga...

Arben Lera: Të ndryshohet, patjetër vlerësimi, sipas atyre renditjes që kam bërë

për disa aspekte që kam kërkuar të vlerësohem “Shumë mirë”. E specifikova ku kërkoj

“Shumë mirë”.

Në aspektin sasior e kërkoj këtë vlerësim që të bëhet “Shumë mirë”.

Në kriterin shpejtësia për zgjidhjen e çështjeve në afat kohor të arsyeshëm.

Në planifikimin e seancave gjyqësore.

Për solemnitetin dhe disiplinën në punë.

Lidhur me administrimin e dosjeve, edhe në atë kam patur dy raste...

Bujar Nishani: Mirë! Dakord! Të falënderoj!

Do t‟i marrim një për ne.

Page 49: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

49

Mund të shkoni!

Faleminderit!

Arben Lera: Faleminderit edhe juve!

(Gjyqtari Arben Lera largohet nga salla e mbledhjes.)

Bujar Nishani: Përpara se të kalojmë në shqyrtimin përfundimtar, ka ndërhyrje?

Zoti Saliko, urdhëro!

Hysen Saliko: Faleminderit, zoti President!

Duke marrë shkas edhe nga përgjigjet e gjyqtarit dhe të Kryeinspektores, unë

mendoj se të dhënat e pasqyruara në lidhje me aspektin sasior të gjyqtarit nuk janë

vlerësuar drejt. Gjyqtari, përveç çështjeve me palë kundërshtare apo çështjet penale dhe

kundra-vajtje penale, ka gjykuar një numër të konsiderueshëm çështjesh pa palë

kundërshtare. Pavarësisht se këto çështje janë pa palë kundërshtare, por janë çështje që si

palë kanë persona të tretë dhe ma do mendja që janë çështje me sigurimet shoqërore, me

vërtetim fakti. Në të tërë gjyqtarët e kësaj gjykate, por edhe në pjesën dërrmuese të

gjykatave, me numër të paktë çështjesh, ky lloj gjykimesh zë një numër të

konsiderueshme dhe unë mendoj se duke marrë të tre vitet së bashku, gjyqtari jo vetëm që

e ka realizuar ngarkesën e tij, por edhe nuk ka mundësi të kishte çështje të tjera dhe mos

t‟i kishte gjykuar. Sepse këto çështje i kanë vajtur dhe këto çështje ai ka gjykuar.

Tani, në lidhje me vendimet e cenuara, unë mendoj se disa vendime që ka

pasqyruar Kryeinspektorja në aneksin 1, nuk duhet të konsiderohen për efekt të llogaritjes

së cilësisë si të cenuara. Po i citoj me radhë: -çështja që ka të bëjë me masë sigurimi,

gjykata e shkallës së parë ka caktuar “arrest në shtëpi” dhe gjykata e apelit ka caktuar

“detyrim për paraqitje”. Tek e fundit, gjykata e apelit ka gjykuar çështjen mbas një muaji,

detyrimisht mund të kenë ndryshuar edhe rrethana të tjera dhe duke marrë shkas edhe nga

vet fakti që jam gjyqtar apeli, ndodh shpeshherë që ndryshohen edhe me kërkesë të vetë

prokurorit; -në lidhje me çështjen nr. 9 “marrëdhënie pune”, gjykata e apelit ka ndryshuar

pagat mujore që i ka dhënë paditësit dhe konkretisht në këtë rast, gjykata e apelit edhe

pse vendimet kushtetuese, vendimi i Kolegjeve të Bashkuara thotë që është diskrecion i

gjykatës së faktit dhe gjykata që gjykon çështjen i ka ndryshuar. Kjo nuk mund të

konsiderohet çështje e cenuar, se i ka dhënë 6 muaj shkalla e parë dhe ia ka bërë 12 apeli

ose anasjelltas, për mua nuk duhet të konsiderohet çështje e cenuar; -po kështu edhe

Page 50: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

50

çështja nr. 10 që ka të njëjtin karakter; -në lidhje me çështjen 13, kjo çështje, kur vjen

puna për sasi, nuk është vlerësuar nga ana e Kryeinspektores sepse kështu është bërë edhe

vendimi i KLD-së, që të mos merren në sasi çështjet pa palë kundërshtare, është një

çështje e ankimuar me person të tretë dhe ka ndryshuar gjykata e apelit një pjesë të

kërkimeve për një periudhë 75-76, ndërkohë që për periudhën 20 apo 30 vjeçare që ka

kërkuar, e ka lënë në fuqi. Dhe në këtë sens unë mendoj se nuk duhet të konsiderohet e

cenuar; -në çështjen penale nr. 22, gjykata e rrethit gjyqësor/gjyqtari e ka dënuar me 2

vjet burg. Mbi ankimin të pandehurit çështja ka shkuar në apel dhe apeli ka pezulluar

ekzekutimin e vendimit me burgim. Rrethana që mund të mos jenë bërë të ditura gjyqtarit

në shkallë të parë. Por gjykata e apelit, duke qenë edhe një gjykatë më e lartë, ka

vlerësuar se jemi përpara zbatimit të nenit 59, çka do të thotë që vendimi nuk është i

cenuar. As 1/10. Ka zgjedhur një dënim alternativ gjykata e apelit; -po kështu për vitin

2009 çështja me nr. 23 dhe çështja me nr. 28. Cenimi është bërë për shkak të

ndryshimeve të Kodit Penal “Fakti penal nuk parashikohet më si vepër penale”, dhe

detyrimisht gjyqtari, në momentin që ka gjykuar, nuk mund ta dinte që ligjvënës do të

ndryshonte një dispozitë. Kur e ka gjetur përpara gjykatës së apelit ligjvënësi e kishte

ndryshuar dhe apeli ishte i detyruar që ta prishte vendimin dhe të pushonte gjykimin.

Duke hequr këto çështje por edhe 2 çështje që trajtoi vet gjyqtari në lidhje me

vendimet e Gjykatës së Lartë, që janë cenuar vendimet e apelit dhe ka lënë në fuqi

vendimet e gjykatës së shkallës së parë, por ma do mendja që të dhënat tregojnë që

gjyqtari kalon në aspektin cilësor “Mirë” dhe duke menduar se këto dy aspekte janë

aspektet kryesore që ndikojnë në vlerësimin e punës së gjyqtarit, përfshi edhe faktin që

mos pjesëmarrja në botime apo mos pjesëmarrja në seminare e ka vlerësuar në atë

aspektin “I paaftë”, ndërkohë që gjyqtari rezulton që ka dhënë edhe mësimdhënie,

mendoj se këto ndikojnë në vlerësimin total të gjyqtarit. Unë mendoj që Kryeinspektorja

mund ta rishikojë nën dritën edhe të këtyre fakteve të reja që u zbuluan, vlerësimin e vet.

Bujar Nishani: Tjetër?

Ka ndonjë ndërhyrje tjetër?

Atëherë, kalojmë në vlerësimin përfundimtar.

Page 51: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

51

Kush është dakord të ndryshohet kriteri “Aftësitë e përgjithshme profesionale

organizuese dhe zbatuese”, për nënkriterin “Efektiviteti dhe produktiviteti”, nga

“Pranueshëm”, të bëhet “Shumë mirë”? Kush është dakord?

Dy, katër, pesë (5).

Kundra?

Dy, katër (4).

Miratohet.

Kalohet në “Shumë mirë”. Nga “Pranueshëm”, në “Shumë mirë”.

Për “Metodologjinë”, nga vlerësimi “Mirë”, në “Shumë mirë”.

Kush është dakord me kërkesën e gjyqtarit për ta bërë nga “Mirë”, në “Shumë

mirë”?

Dy, katër, gjashtë (6).

Kundra?

Dy, katër (4).

Miratohet.

Tek “Shpejtësia”, kush është dakord që të ndryshohet nga “Mirë”, në “Shumë

mirë”?

Dy, katër, gjashtë (6).

Kundra?

Dy, tre, katër (4).

Miratohet.

Kjo atëherë, i bëhet nga “Mirë”, i bëhet “Shumë mirë” ky kriter.

Tek kriteri i “Aftësive profesionale juridike dhe teknike”, në nënkriterin “Qartësia

e të shkruarit të vendimeve”, nga “Pranueshëm”, të bëhet “Shumë mirë”.

Kush është dakord?

Dy, tre (3).

Kundra?

Dy, katër, pesë, gjashtë (6).

Rrëzohet.

Po, mund ta bëni. Në qoftë se nuk miratohet kërkesa e gjyqtarit, bëhet propozim.

Page 52: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

52

Pra rrëzohet kërkesa e gjyqtarit për ta bërë nga “Pranueshëm”, në “Shumë mirë”

“Qartësinë e vendimit”.

Hysen Saliko: Unë propozoj që nga “Pranueshëm”, “Qartësia e të shkruarit të

vendimit”, të shkojë në “Mirë”.

Bujar Nishani: Kush është dakord me propozimin e zotit Saliko, që nga vlerësimi

“Pranueshëm”, të bëhet “Mirë” “Qartësia e të shkruarit të vendimit”.

Dy, katër, gjashtë, shtatë, tetë (8).

Kundra?

Një (1).

Miratohet.

Kush është dakord që nënkriteri “Aftësia në drejtimin e procesit gjyqësor”, nga

“Pranueshëm”, të bëhet “Shumë mirë”, sipas kërkesës së gjyqtarit?

Një, dy, tre, katër (4).

Kundra?

Dy, katër, pesë (5).

Rrëzohet.

Gjashtë (6). Po!

Pesë (5).

Rrëzohet.

Urdhëro!

Hysen Saliko: Mesa kujtoj, gjyqtari, në vlerësimin e viteve 2005-2006 ka marrë

vlerësimin “Shumë mirë”. Nuk ma do mendja që një gjyqtar me eksperiencë mbi 25

vjeçare, të mos jetë i aftë të drejtojë procese gjyqësore dhe për më tepër që eksperienca të

çon drejt mësimit dhe drejtimit më me efiçëncë sesa kur je në vitet e para. Megjithatë, në

kushtet kur ju rrëzuat kërkesën e gjyqtarit, unë propozoj që kjo rubrikë të kalojë në

“Mirë”.

Bujar Nishani: Kush është dakord me propozimin e zotit Saliko?

Dy, katër, gjashtë, tetë, nëntë (9).

Kundra?

Një (1).

Miratohet.

Page 53: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

53

Kush është dakord që nënkriteri “Aftësia për të krijuar dhe administruar një dosje

gjyqësore”, nga vlerësimi “Mirë”, të kalojë në vlerësimin “Shumë mirë”, sipas kërkesës

së gjyqtarit?

Dy, katër, gjashtë (6).

Kundra?

Dy, katër (4).

Miratohet.

Në kriterin “Kapaciteti njerëzor dhe angazhimi...

Më fal.

Atëherë, si shkon kjo?

Kjo i shkon “Mirë”.

Tek “Kapaciteti njerëzor dhe angazhimi profesional”, “Etika e gjyqtarit gjatë dhe

jashtë procesit”, nga vlerësimi “Mirë”, në “Shumë mirë”. Kush është dakord me kërkesën

e gjyqtarit?

Dy, katër, gjashtë (6).

Kundra?

Dy, katër (4).

Miratohet.

Në “Respektin e solemnitetit dhe disiplinës”, nga vlerësimi “Mirë”, në “Shumë

mirë”, kërkesa e gjyqtarit. Kush është dakord me kërkesën e gjyqtarit?

Dy, katër, gjashtë, tetë (8).

Kundra?

Dy (2).

Miratohet.

Në “Pjesëmarrjen dhe aktivizimin në aktivitetet profesionale dhe trajnuese”, nga

“Pranueshëm”, të bëhet “Shumë mirë” është kërkesa e gjyqtarit.

Kush është dakord me kërkesën e gjyqtarit?

Një, dy, tre (3).

Kundra?

Dy, katër, gjashtë, tetë (8).

Nuk miratohet.

Page 54: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

54

Po, zoti Saliko!

Hysen Saliko: Një propozim, nga “Pranueshëm”, vlerësimi të bëhet “Mirë”.

Bujar Nishani: Kush është dakord me propozimin e zotit Saliko?

Dy, katër, gjashtë, tetë, nëntë (9).

Kundra?

Një (1).

Miratohet.

“Shkrime dhe botime të ndryshme me natyrë juridike”, vlerësimi është “I paaftë”,

gjyqtari kërkon ta ndryshojë vlerësimin në “Shumë mirë”.

Kush është dakord me kërkesën e gjyqtarit?

Dy (2).

Kundra?

Dy, katër, gjashtë.. (6).

Rrëzohet kërkesa e gjyqtarit.

Po, zoti Saliko!

Hysen Saliko: Edhe në lidhje me këtë rubrikë, KLD ka mbajtur një qëndrim

konsekuent, pasi asnjë gjyqtar nuk ka botuar shkrime të natyrës juridike. Në përgjithësi,

natyra e gjyqtarit është të japë vendime dhe jo të shkruaj botime. Duke nisur edhe nga

fakti që gjyqtari për këtë periudhë ka dhënë mësimdhënie, do të thotë që nga vlerësimi “I

paaftë”, të bëhet “Mirë”.

Bujar Nishani: Kush është dakord me propozimin e zotit Saliko?

Dy, katër, gjashtë, tetë, nëntë (9).

Kundra?

Një (1).

Miratohet.

Ky shkon si kriter...?

Atëherë si i del kjo?

Kemi kriterin “Aftësitë...” “Shumë mirë”. Kemi kriterin “Mirë”...

Hysen Saliko: Të ndajmë njëherë këtë zoti President. Kemi 2 “Shumë mirë” dhe 2

“Mirë.

Bujar Nishani: Kush është “Shumë mirë”?

Page 55: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

55

Hysen Saliko: “Etika e gjyqtarit...” dhe “Respektimi i solemnitetit...”.

“Pjesëmarrja...” dhe “Shkrimet...” dalin “Mirë”.

Bujar Nishani: Të lutem, një minutë tani.

Atëherë, kriteri “Kapaciteti njerëzor dhe angazhimi profesional”, si del

përfundimisht Kryeinspektore?

Marsida Xhaferllari: Përfundimisht është dy me dy dhe praktika që është mbajtur

në KLD, është “Shumë mirë”.

Bujar Nishani: Kjo del “Shumë mirë”.

Marsida Xhaferllari: Kështu që ngelet “Shumë mirë” tek i pari, “Mirë” tek i dyti

dhe “Shumë mirë” tek i treti. Por për shkak të nenit 29 të sistemit të vlerësimit, që i jep

përparësi grup kriterit të dytë që janë “Aftësitë profesionale...”, gjyqtari vlerësohet

“Mirë” përfundimisht, megjithëse i ka dy të tjerat “Shumë mirë”.

Bujar Nishani: Atëherë, vlerësimi përfundimtar del “Mirë”.

Hysen Saliko: Kisha diçka në lidhje me...

Bujar Nishani: Urdhëro!

Hysen Saliko: Në kushtet kur dy grup kritere dalin “Shumë mirë” dhe një grup

kriter del “Mirë”, unë nuk mendoj se vlerësimi përfundimtar del “Mirë”, por del “Shumë

mirë”. Ky është edhe qëndrimi që ka mbajtur Këshilli i Lartë i Drejtësisë në mënyrë

permanente. Dhe nuk mund të prevalojë një grup kriter ndaj dy të tjerëve, edhe pse janë...

Dhe duhet të hidhet në votim.

Bujar Nishani: Natyrisht që do hidhet në votim.

Po, zonja Kryeinspektore!

Marsida Xhaferllari: Vetëm për të lexuar nenin 29, për kujtesë domethënë.

Neni 29 tek Sistemi i Vlerësimit, paragrafi 2 thotë: “Vlerësimi i përgjithshëm

“Shumë mirë” mund të jepet vetëm nëse puna e gjyqtarit është ose “Shumë mirë” për tre

seksionet, ose “Shumë mirë” për seksionin dy dhe në njërin nga dy të tjerat dhe “Mirë”

për atë që mbetet”. Pra i është dhënë përparësi seksionit të dytë dhe ka sens sepse janë

aftësitë profesionale. Praktika që është mbajtur nga KLD-ja, ka qenë rasti i inspektorit

Arjan Qafa për shembull.

Bujar Nishani: Dakord!

Page 56: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

56

Mirë, atëherë, projekt-akti përfundimtar i paraqitur nga Inspektorati është që

vlerësimi përfundimtar i gjyqtarit Arben Lera është “Mirë”.

Kush është dakord me projekt-aktin e ardhur nga Kryeinspektorja në emër të

Inspektoratit? Kalojmë në proces votimi.

Zaganjori, Manjani, Shtylla, Broci, Caka, nuk janë.

Zoti Saliko!

Pro apo kundër me propozimin e Inspektoratit?

Hysen Saliko: Me këtë të fundit?

Bujar Nishani: Me të përgjithshmin.

Hysen Saliko: Propozimin përfundimtar?

Bujar Nishani: Po! Po!

Hysen Saliko: Unë jam për vlerësimin “Shumë mirë”.

Bujar Nishani: Të lutem, pro apo kundër vlerësimit të Inspektoratit?

Hysen Saliko: Kundër.

Bujar Nishani: Zoti Gjoni!

Gjin Gjoni: Pro.

Bujar Nishani: Zoti Haxhialushi!

Astrit Haxhialushi: Kundër.

Bujar Nishani: Zoti Sokol Çomo!

Sokol Çomo: Kundër.

Bujar Nishani: Zoti Kosta!

Vangjel Kosta: Pro.

Bujar Nishani: Zonja Kadi!

Brunilda Kadi: Pro.

Bujar Nishani: Zonja Civici!

Eneida Civici: Kundër.

Bujar Nishani: Zoti Petrit Çomo!

Petrit Çomo: Kundër.

Bujar Nishani: Zoti Gerd Hoxha!

Gerd Hoxha: Pro.

Bujar Nishani: Nishani, pro.

Page 57: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

57

Kemi, një, dy, tre, katër, pesë (5) pro.

Dhe një, dy, tre, katër, pesë (5) kundra.

Në këtë rast, cili është procedimi?

Marsida Xhaferllari: Ligji detajon vetëm dy raste: rastin e procedimeve, që thotë

që konsiderohet i rrëzuar procedimi në qoftë se barazohen, ndërsa në rastin e

promovimeve, thotë që konsiderohet i emëruar. Vetëm këto dy raste specifikon barazimi i

votave.

Bujar Nishani: Në këtë rast është hedhur në votim propozimi i Inspektoratit për

vlerësimin “Mirë”.

Gerd Hoxha: Nuk jam shumë i sigurt, por kam përshtypjen që mund të jetë

ndjekur ndonjë praktikë kur kanë dalë katër me katër dhe pastaj është diskutuar edhe një

herë për të bërë votimin. Dhe më duket se është rasti im, kur jam vlerësuar unë. Në mos

gaboj. Me sa informacion kam.

Marsida Xhaferllari: Duhet pyetur Drejtori Juridik në fakt, por më duket një herë

keni diskutuar zbatimin e ligjit “Për organet kolegjiale”, me votën e Kryetarit. Më duket,

një herë.

Bujar Nishani: Atëherë, propozimi i Inspektoratit për vlerësimin përfundimtar

“Mirë”, konsiderohet i rrëzuar. Duhet thirrur gjyqtari për të paraqitur kërkesën, nëse ai ka

një kërkesë për ta bërë nga “Mirë” në “Shumë mirë”.

Të njoftohet gjyqtari!

(Rihyn në sallën e mbledhjes gjyqtari Arben Lera.)

Zoti gjyqtar, ju kemi thirrur pasi propozimi i Inspektoratit për vlerësimin tuaj

“Mirë” është rrëzuar. Keni ju kërkesë për ta ndryshuar këtë propozim, këtë vlerësim të

Inspektoratit nga “Mirë” në “Shumë mirë” apo e pranoni vlerësimin “Mirë”?

Arben Lera: Duhet ta pranoj.

Bujar Nishani: E pranoni vlerësimin “Mirë”?

S‟keni kundërshtim ndaj këtij vlerësimi?

Arben Lera: Dakord!

(Gjyqtari Arben Lera largohet nga salla e mbledhjes.)

Gjin Gjoni: Nga pikëpamja ligjore – se duhet të jemi edhe pak të sinqertë me

veten – edhe në pikëpamjen ligjore, përderisa Rregulloren e kemi miratuar dhe thuhet

Page 58: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

58

shprehimisht që njëri është kështu, tjetri është kështu dhe mbledhja aritmetike shkon

kështu, ne s‟mund të ndryshojmë Rregulloren për një ashtu. Në qoftë se duhet të

ndryshojmë Rregulloren, hajde ta ndryshojmë dhe e fusim në rendin e ditës. Në qoftë se i

kemi caktuar vet këto rregulla, hajde t‟i zbatojmë. Në rast të kundërt, t‟i ndryshojmë dhe

në fund të vendosim. Por përderisa neni 29 i Rregullores e thotë në mënyrë taksative që

kur grup kriteri i dytë i cili është më i rëndësishëm është vendosur... Unë them që të jemi

edhe pak më të sinqertë edhe me veten. Të jemi më luajal në votime. Se po të jetë puna

për të votuar kështu për të ngritur dorën, e ngremë sa herë të doni.

Bujar Nishani: Pikërisht, në votimin formal, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me

shumicë votoi kundër përcaktimit të nenit që ju referoni.

A duhet të kishte një votim përfundimtar të projekt-aktit?

Po, zoti Hoxha, urdhëro!

Gerd Hoxha: Jam dakord edhe me çka ngriti Gjini. Neni 29 për mua është i qartë.

Grupi kryesor që vlerëson aftësitë e gjyqtarëve, pavarësisht respektin shumë të madh që

kam për gjyqtarin, zotin Lera, nuk na lë shkak dhe ndaj edhe të njëjtin qëndrim edhe me

qëndrimin tuaj. Unë votova që të përforcoja atë çka ka parashikuar neni, jo për ndonjë gjë

tjetër. Unë mendoj që ndoshta herë tjetër ne duhet të tregohemi më të matur për të tentuar

të interpretojmë atë nen, që për mua është i qartë. Faleminderit!

Bujar Nishani: Mirë, faleminderit!

Dakord! Atëherë, do t‟i kërkojmë një interpretim Drejtorisë Juridike për këtë

votim dhe në mbledhjen e ardhshme do vendosim përfundimisht vendimin në lidhje me

vlerësimin e këtij gjyqtari.

Kalojmë në pjesën vijuese, vlerësimi përfundimtar për gjyqtarin Hasan Selimi,

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Është shtyrë nga mbledhja e 15 janar 2016.

(Hyn në sallën e mbledhjes gjyqtari Hasan Selimi.)

Mirë se erdhët zoti gjyqtar! Urdhëro, uluni!

Hasan Selimi: Mirë se ju gjeta!

Bujar Nishani: Përshëndetje!

Zoti gjyqtar, ju kemi thirrur për t‟ju dëgjuar në lidhje me shqyrtimin që KLD po i

bën ankesës tuaj mbi projekt-aktin e vlerësimit që ka bërë Inspektorati i KLD-së. Të

gjithë jemi njohur edhe me vlerësimin për çdo kriter e nënkriter. Keni paraqitur

Page 59: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

59

kundërshtitë tuaja. Pasi të dëgjojmë Kryeinspektoren në mënyrë të përmbledhur edhe një

herë, do të keni ju fjalën për të paraqitur para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,

i cili është autoriteti i cili merr vendimin përfundimtar për vlerësimin tuaj, të gjithë

pretendimet që juve keni dhe çfarë i kërkoni Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Zonja Kryeinspektore edhe një herë fjala juaj.

Marsida Xhaferllari: Gjyqtari Hasan Selimi është vlerësuar për veprimtarinë e tij

pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Në përfundim është propozuar vlerësimi i

tij “Mirë”, si rezultat i vlerësimit “Mirë” tek “Aftësitë e përgjithshme profesionale

organizuese dhe zbatuese”, ku ka dominuar treguesi i cilësisë së vendimmarrjes, i cili ne

na është dukur jo në nivelin e dëshiruar. Është vlerësuar “Mirë” tek “Aftësitë profesionale

juridike dhe teknike”, ku një nga të dhënat që e ka ulur është tek “Qartësia e hartimit e të

shkruarit të vendimeve”, por janë marrë në konsideratë edhe rastet e kthyera për rigjykim

tek “Aftësia e drejtimit të procesit gjyqësor”, si dhe tek “Aftësia për të krijuar dhe

administruar një dosje”. Tek vlerësimi me shkrim për “Kapacitetin njerëzor dhe

angazhimi profesional”, përgjithësisht ka të dhëna të mira për etikën. Na kanë dalë të

dhëna, në disa raste, me probleme tek “Solemniteti dhe disiplina në punë” dhe “Aftësia

në pjesëmarrjen dhe aktivizimin në aktivitete profesionale dhe trajnuese” dhe “Shkrimet

dhe botimet me natyrë juridike” janë vlerësuar në nivelin “Pranueshëm”, pasi është

vlerësuar që kanë qenë në nivelin mesatar.

Gjyqtari nuk është dakord me këto të dhëna dhe ka paraqitur ankim dhe besoj që

do t‟i japi shkaqet e detajuara të kundërshtimit të tij përpara jush. Faleminderit!

Bujar Nishani: Atëherë, zoti gjyqtar, urdhëro, keni fjalën!

Hasan Selimi: I nderuar zotëri Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë,

Të nderuar anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,

Me datën 17.01.2015, inspektori i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Zhaneta Pira e

Vojsava Osmanaj i kanë njoftuar dhe dorëzuar kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Shkodër, Arben Zefi, projektvlerësimin e gjyqtarit Hasan Selimi, i cili jam unë, për

periudhën 2007-2009, i cili është përgatitur në datën 31.12.2014 nga Kryeinspektorja e

Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Në projektvlerësimin nuk jam dakord dhe brenda afatit ligjor e kam kundërshtuar

këtë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ankesa ime bazohet në nenin 30 të Sistemit të

Page 60: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

60

Vlerësimit të Gjyqtarëve, i miratuar me vendimin nr. 261/2, të datës 14.04.2010 të KLD-

së, ku sanksionohet se projekti i vlerësimit i përgatitur nga Kryeinspektori mund të

ankimohet nga gjyqtari në KLD brenda 10 ditëve nga data e komunikimit.

Me projekt-aktin e vlerësimit, nuk jam dakord në rubrikat që po i paraqes në

vijim.

Jam vlerësuar “Mirë” në grupin e “Aftësive të përgjithshme profesionale

organizuese dhe zbatuese”. Ky rezultat mbështetet në vlerësimin “Pranueshëm” për

aspektin “Efektiviteti dhe produktiviteti; në vlerësimin “Mirë” për aspektin

“Metodologjia”; në vlerësimin “Mirë” në aspektin “Shpejtësia” dhe në vlerësimin “Mirë”

për aspektin e “Planifikimit të seancave gjyqësore”.

Po të analizojmë “Efektiviteti dhe produktiviteti”, në elementët që e përbëjnë atë

në aspektin sasior, rezulton se jam vlerësuar "Mirë" si gjyqtar seksionit civil të

përgjithshëm, sepse nuk kam gjykuar 120 çështje civile me palë kundërshtare, për vitet

2007, 2008 dhe 2009.

Për këtë pikë nuk jam dakord dhe e kundërshtoj, sepse numri i çështjeve që

gjykon një gjyqtar në gjykatë nuk është në dëshirën e gjyqtarit që të gjykojë aq çështje sa

dëshiron ai, sepse shpërndarja e çështjeve për gjykim bëhet me short, i cili realizon

shpërndarje të barabartë midis gjyqtarëve. Kjo tregon për atë që gjyqtari nuk ka asnjë rol

dhe nuk mund të rrisë numrin e çështjeve që ka për gjykim, e për rrjedhim nuk mund të

vlerësohet "Mirë" etj. për këtë shkak. Veç kësaj, KLD ka përcaktuar vetëm numrin

minimal të çështjeve që duhet të gjykojë një gjyqtar sipas seksionit, dhe nuk ka

parashikuar në asnjë rast uljen e vlerësimit për gjyqtarët, për shkak se nuk ka çështje

mjaftueshmen për të tejkaluar shifrën e caktuar prej saj, sepse ky është një proces

objektiv që nuk varet nga gjyqtari. Dhe në këtë rast, unë nuk mund të vlerësohem "Mirë"

si më ka vlerësuar Kryeinspektorja, por duhet të vlerësohem "Shumë mirë" sepse unë

kam përballuar mjaft mirë volumin e çështjeve që kam patur për gjykim (321 çështje të

ndryshme për vitin 2007, 356 çështje të ndryshme për vitin 2008 dhe 462 çështje të

ndryshme për vitin 2009), duke i gjykuar ato shumë shpejt.

Lidhur me aspektin sasior të çështjeve të gjykuara vihet re se unë kam gjykuar jo

vetëm çështje civile me palë kundërshtare për të cilat jam vlerësuar “Mirë”, por kam

gjykuar edhe çështje penale dhe kundravajtje penale, ku për vitin 2007 unë kam gjykuar

Page 61: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

61

19 çështje penale ushtarake (krime dhe kundra-vajtje), për vitin 2008 unë kam gjykuar 10

çështje penale ushtarake (krime dhe kundra-vajtje) të cilat përmenden formalisht si

numër, por është heshtur dhe nuk janë bërë përllogaritje se çfarë përqindje zënë këto

çështje në raport me kriteret e përcaktuara nga KLD, ku gjyqtari duhet të gjykojë jo më

pak se 100 çështje penale.

Për vitin 2009 unë kam gjykuar 159 çështje civile me palë kundërshtare, pra e

kam tejkaluar shifrën 120 të përcaktuar si shifrën minimum nga KLD, pra unë jam shumë

mirë për këtë vit. Po, kështu për çdo vit (2007, 2008 e 2009) kam gjykuar edhe çështje të

tjera si çështje pa palë kundërshtare, etj., të cilat nga pikëpamja statistikore jepen

hollësisht në këtë vlerësim. Por çuditërisht këto çështje megjithëse kanë një volum pune

të konsiderueshëm për t‟u gjykuar, ato nuk më janë përllogaritur sipas kritereve matëse të

përcaktuara nga KLD tek pika nr. 3, germa "ë". Për shembull, në vitin 2007 unë kam

gjykuar 208 çështje pa palë kundërshtare, etj., por sipas kritereve matëse të përcaktuara

nga KLD, tek pika nr. 3, germa "ë", gjyqtari i gjykatës së shkallës parë, i dhomës civile e

penale, shqyrton jo më pak se 400 çështje të natyrës kërkesa (civile ose penale) me ose pa

palë të interesuara. Në këtë rast, unë kam gjykuar 208 çështje të tilla, të cilat .janë të

barabarta me 52% të ngarkesës vjetore të gjyqtarit. Duke konvertuar në përqindje edhe

çështjet me palë kundërshtare për vitin 2007, ku unë kam gjykuar 94 çështje, rezulton se

në përqindje kam gjykuar 73.33% të ngarkesës së përcaktuar sipas kritereve matëse të

përcaktuara nga KLD. Po kështu kam gjykuar 19 çështje penale për vitin 2007, të cilat në

përqindje, janë të barabarta 19 % të ngarkesës së përcaktuar sipas kritereve matëse të

përcaktuara nga KLD. Po, t‟i grumbullojmë të gjitha përqindjet e realizuara sipas llojeve

të çështjeve si më sipër (për vitin 2007), rezulton se ngarkesa ime në aspektin sasior është

144.33 % (73.33% + 52% + 1.9% = 144.33 %).

I dhashë këto shembuj për të qenë konkret dhe për të treguar se puna ime nuk

është pasqyruar drejt në aspektin e përllogaritjes së shifrave, sipas kritereve matëse të

përcaktuara nga KLD, kjo për të patur një pasqyrim të plotë dhe për të llogaritur saktë

punën e gjyqtarit.

Për vitin 2008 unë kam gjykuar 245 çështje, të natyrës kërkesa civile ose penale

me ose pa palë të interesuara, të cilat janë të barabarta me 61.25% të ngarkesës vjetore të

gjyqtarit. Duke konvertuar në përqindje edhe, çështjet me palë kundërshtare për vitin

Page 62: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

62

2008, ku unë kam gjykuar 101 çështje, rezulton se në përqindje kam gjykuar 84.16 % të

ngarkesës vjetore sipas kritereve matëse të përcaktuara nga KLD. Po kështu kam gjykuar

10 çështje penale ushtarake për vitin 2008, të cilat në përqindje janë të barabarta 10 % të

ngarkesës vjetore, sipas kritereve matëse të përcaktuara nga KLD. Po, t‟i grumbullojmë

të gjitha përqindjet e realizuara sipas llojeve të çështjeve si më sipër, rezulton se ngarkesa

ime në aspektin sasior për vitin 2008 është 155.41% (61.25% + 84.16 + 10% =

155.41%).

Për vitin 2009 unë kam gjykuar 303 çështje, të natyrës kërkesa civile ose penale

me ose pa palë të interesuara, të cilat janë të barabarta me 75.75% të ngarkesës vjetore të

gjyqtarit. Duke konvertuar në përqindje edhe çështjet me palë kundërshtare për vitin

2009, ku unë kam gjykuar 159 çështje, rezulton se në përqindje kam gjykuar 132.5% të

ngarkesës vjetore sipas kritereve matëse të përcaktuara nga KLD. Po t‟i grumbullojmë të

gjitha përqindjet e realizuara sipas llojeve të çështjeve si më sipër, rezulton se ngarkesa

ime në aspektin sasior për vitin 2009 është 208% (132.5% + 75.75% = 208%).

Përllogaritjet si më sipër janë të detyrueshme sipas sistemit të vlerësimit të

gjyqtarëve në Aneksin 1, me titull “Kritereve matëse të veprimtarisë së gjyqtarit”, të

miratuara me Vendimin nr. 261/2, datë 14.04.2010 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Për të tre vitet objekt i këtij vlerësimi të llogaritura si më sipër rezulton se kam

realizuar respektivisht për vitin 2007 - 144.33% të volumit të punës së gjyqtarit, për vitin

2008 - 155.41% të volumit të punës së gjyqtarit dhe për vitin 2009 - 208% të volumit të

punës së gjyqtarit. Pra. për sa argumentuam më sipër me vlerësimin për aspektin sasior„

kërkoj të klasifikohem “Shumë mirë” sepse padrejtësisht jam klasifikuar “Mirë”.

Aspekti Cilësor. Në aspektin cilësor për të tre vitet të marra së bashku, më kanë

klasifikuar “Të paaftë” për “Cilësinë e vendimmarrjes”. Për të tre vitet më janë ankimuar

89 vendime, nga të cilat 43 vendime janë në fuqi, ndërsa 46 vendime janë cenuar. Pra,

rezulton se vendimet e cenuara për të tre vitet janë baras me 51.6% të çeshiteve të

ankimuara. Arsyetimi në këtë rast është se referuar standardit minimal prej 30% të

çështjeve të cenuara dhe shkaqeve të cenimit të vendimeve, nxirret përfundimi se gjyqtari

Hasan Selimi, klasifikohet me vlerësimin “I paaftë” për cilësinë e vendimmarrjes (10%

vlen “Shumë mirë”, 20% vlen “Mirë” dhe 30% “Pranueshëm”).

Lidhur me këtë pikë nuk jam dakord për arsyet që po i rendit më poshtë:

Page 63: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

63

Së pari, lidhur me vendimet e cenuara, ndarja me 10% vlen :Shumë mirë”, me 20

% vlen “Mirë” dhe me 30% “Pranueshëm”, nuk është një përcaktim i detyrueshëm, për

shkak se KLD nuk ka miratuar një ndarje të tillë tek “kritereve matëse të veprimtarisë së

gjyqtarit”, të miratuara me vendimin nr. 261/2, datë 14.04.2010 të KLD, dhe si e tillë kjo

ndarje nuk mund të jetë e zbatueshme.

Së dyti, për të tre vitet mua më janë cenuar 46 vendime, të cilat janë baras me

51.6% të çështjeve të ankimuara. Unë për të tre vitet kam dhënë 1139 vendime, nga të

cilat 46 vendime janë të cenuara, kjo është e barabartë 4% të vendimeve të dhëna nga ana

ime për tre vjet. Kjo bën të qartë se nga ana e ime janë dhënë 1093 vendime të cilat janë

pranuar nga palët në gjykim, dhe të zbatueshme nga të gjitha institucionet shtetërore.

Klasifikimi në këtë rast "I paaftë”, pa patur parasysh edhe këtë anë timen me 1093

vendime të cilat janë pranuar nga palët në gjykim, më duket i padrejtë, dhe jo vetëm për

këtë fakt, por edhe për shkak se unë kam edhe botime juridike si, librin “E drejta

ndërkombëtare publike dhe e ardhmja botërore”, në fakt i botuar në vitin 2014, si dhe për

faktin se unë kam përfunduar studimet pasuniversitare në Universitetin Ndërkombëtar të

Strugës në vitin akademik 2009-2010.

Së treti, në pikën nr. 4, tek “Kritereve matëse të veprimtarisë së gjyqtarit”, të

miratuar me vendimin nr. 261/2, datë 14.04.2010 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,

parashikohet se: "Standardi cilësor i punës nënkupton cilësinë e gjykimeve të një gjyqtari

të dhëna brenda një viti kalendarik në raport me kontrollin gjyqësor të tyre të realizuara

nga gjykatat më të larta, ku numri i vendimeve të cenuara nuk duhet të kalojë masën e

30% të vendimeve të ankimuara". Siç shihet, KLD nuk ka parashikuar se tejkalimi i

masës 30% të vendimeve të cenuara, të çon patjetër në klasifikimin negativ “I paaftë” si

është vepruar në rastin tim. Prandaj për këtë pikë, për sa argumentova më lart, kërkoj të

klasifikohem “Mirë”.

Aspekti kohor. Në lidhje me këta aspekt jam klasifikuar “Mirë” dhe “Shumë

mirë”. Pretendoj që për këtë aspekt të klasifikohem “Shumë mirë”, kjo ëpr shkak se për

periudhën 3-vjeçare të vlerësimit, unë kam patur vetëm 14.3% të çështjeve jashtë afatit

kohor të përcaktuar në kriteret matëse të veprimtarisë gjyqësore. Kjo shifër flet qartë që

unë gjykoj shumë shpejt çështjet dhe kjo harmonizohet edhe me faktin që nga kryetari i

gjykatës nuk ka patur ndonjë shqetësim, përkundrazi prej tij kam qenë i vlerësuar dhe aq

Page 64: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

64

më pak për mua nuk ka patur ankesa nga palët ndërgjyqëse për zvarritje të gjykimit, fakte

këto që duhet të ishin marrë në konsideratë dhe të më çonin në vlerësimin “Shumë mirë”.

Lidhur me ndarjen e çështjeve ku është tejkaluar afati kohor i gjykimit, vërehet se

në aktin e vlerësimit është shkruar se 14% vlen “Shumë mirë”, 27% vlen “Mirë” dhe 40%

vlen “Pranueshëm”. Kjo ndarje nuk është në pikën nr. 4, tek "Kriteret matëse të

veprimtarisë të gjyqtarit”, të miratuar me vendimin nr. 261/2, datë 14.04.2010 të KLD, ku

parashikohet se: "Për efekt të standardit kohor të punës, numri i çështjeve të gjykuara tej

afateve maksimale, nuk duhet të kalojë 40% të numrit total të çështjeve të gjykuara nga

gjyqtari gjatë vitit kalendarik". Pra, kjo ndarje e bërë nuk mund të jetë e përdorshme, për

rrjedhim ajo nuk mund të përdorej në disfavorin tim për të mos më vlerësuar “Shumë

mirë”.

Lidhur me “Aftësinë për të arsyetuar vendimet brenda afatit ligjor”, për të tre vitet

e vlerësimit unë jam vlerësuar “Mirë”, për aspektin e “Aftësisë për arsyetimin vendimeve

gjyqësore. Me këtë vlerësim nuk jam dakord dhe pretendoj të klasifikohem "Shumë

mirë", për faktin se nuk është marrë në konsideratë volumi i madh i çështjeve të gjykuara

për periudhën e vlerësimit, fakti që për këtë problem nuk ka patur asnjë shqetësim nga

palët sepse gjatë gjithë kohës kam punuar maksimalisht dhe tejkalimet janë tejet të vogla,

të cilat nuk kanë sjellë humbje të drejtës së ankimit për askënd, si dhe kam konsideratën

pozitive të kryetarit të gjykatës për këtë aspekt.

Lidhur me vlerësimin “Pranueshëm” për “Efektivitetin dhe produktivitetin në

punë”, mendoj se nga ato që paraqitëm më lartë në këtë ankim duhet të vlerësohen

"Shumë mirë".

“Metodologjia”. Lidhur me këtë kriter jam vlerësuar "Mirë", por duhej të isha

vlerësuar "Shumë mirë". Dua të shpjegoj se me këtë kriter vlerësohen aftësitë e gjyqtarit

për të planifikuar veprime specifike me çështjen sipas një metodologjie të qartë, si dhe

për të organizuar veprimet e nevojshme procedurale apo administrative brenda ose jashtë

gjykatës ku gjyqtari ushtron funksionin. Për këtë pikë, nga ana e kryetarit të Gjykatës së

Rrethit Gjyqësor Shkodër, jam vlerësuar shumë mirë, ku konkretisht ai thotë se: “Gjyqtari

Hasan Selimi ka aftësi për të planifikuar veprime specifike për zgjidhjen sa më të saktë

dhe të shpejtë të çështjeve gjyqësore. Ai organizon veprimet e nevojshme procedurale

dhe administrative në varësi të specifikës së çështjeve që ka për gjykim”.

Page 65: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

65

Por, ndër elementët që janë marrë në konsideratë për të më vlerësuar në këtë rast

përmendet cilësia e vendimmarrjes, shpejtësia e gjykimit, respektimi i afatit administrativ

të arsyetimit të vendimeve, si dhe ankesat e paraqitura, e cila është vetëm 1 dhe nuk është

konstatuar shkelje. Të gjitha këto pika janë trajtuar në rubrika të tjera dhe jam vlerësuar

më lartë për ato, dhe është e pakuptimtë që ato të përmenden në këtë rast, sepse nuk kanë

lidhje me rubrikën “Metodologjia” sepse me këtë kriter vlerësohen aftësitë e gjyqtarit për

të planifikuar veprime specifike me çështjen sipas një metodologjie të qartë, si dhe për të

organizuar veprimet e nevojshme procedurale apo administrative brenda ose jashtë

gjykatës ku gjyqtari ushtron funksionin, gjë për të cilën nuk është thëne asnjë.

Unë jam një gjyqtar me përvojë të gjatë, dhe di të kryej veprimet e duhura

procedurale për çdo çështje, të planifikoj veprimet e duhura dhe specifike, të komunikoj

mirë me institucionet e tjera, dhe rezultantja e veprimeve të mia është gjykimi i shpejtë i

çështjeve që sipas të dhënave unë realizoj 976 çështje brenda afateve të përcaktuara nga

vendimi i KLD, e cila është e barabartë me 85.7% të çështjeve të gjykuara për tre vjet,

dhe jashtë afatit janë gjykuar vetëm 143% të çështjeve. Nëse unë nuk do të isha i qartë në

verimet procedurale, nuk mund të kisha një rezultat të tillë të nivelit shumë të mirë.

Shpejtësia. Lidhur me këtë kriter jam vlerësuar "Mirë", por duhej të isha vlerësuar

"Shumë mirë". Dua të shpjegoj se me këtë kriter vlerësohen aftësitë e gjyqtarit për të

zgjidhur në afate kohore të arsyeshme çështjet që i janë caktuar për gjykim. Për këtë pikë,

nga ana e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, jam vlerësuar "Shumë mirë",

ku konkretisht ai thotë se gjyqtari Hasan Selimi është korrekt në menaxhimin e seancave

gjyqësore, në paraqitjen në punë dhe zbaton orarin e seancave.

Përsëri tek ky kriter i janë referuar tre elementëve, së pari gjykimit të çështjeve

brenda dhe jashtë afatit standard të përcaktuar nga KLD; treguesit për afatin e arsyetimit

të vendimeve; si dhe ankesat e paraqitura, e cila është vetëm një dhe nuk është konstatuar

shkelje.

Por për këto elemente jam vlerësuar edhe në rubrikën “Metodologjia”, si dhe tek

aspekti kohor, “Aftësia për të arsyetuar brenda afatit ligjor” në faqen 4 të projekt-aktit,

dhe vihet re se tek aspekti kohor jam vlerësuar midis kufijve "Mirë" dhe "Shumë mirë",

kurse tek kriteri shpejtësia jam vlerësuar “Mirë”.

Page 66: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

66

Mendoj që te kriteri shpejtësia të vlerësohem "Shumë mirë" për shkak se jam

vlerësuar shumë mirë nga kryetari i gjykatës, dhe tek aspekti kohor jam vlerësuar midis

kufijve "Mirë" dhe "Shumë mirë" nga Kryeinspektorja, si dhe kam patur një ankesë në të

cilën nuk është konstatuar shkelje. Veç kësaj, me kriterin shpejtësia vlerësohen aftësitë e

gjyqtarit për të zgjidhur në afate kohore të arsyeshme çështjet që i janë caktuar për

gjykim, dhe të dhënat e mia në këtë rast janë të nivelit shumë mirë sepse unë sipas të

dhënave statistikore kam realizuar 976 çështje brenda afateve të përcaktuara nga KLD, e

cila është e barabartë me 85.7% të çështjeve të gjykuara për tre vjet dhe jashtë afatit janë

gjykuar vetëm 14.3% të çështjeve. Këto shifra flasin për atë që unë i zgjidh çështjet në

afate kohore të arsyeshme pa vonesa dhe krahasuar me standardin e përcaktuar në pikën

nr. 4, tek "Kriteret matëse të veprimtarisë të gjyqtarit", të miratuar me vendimin nr.

261/2, datë 14.04.2010 të KLD.

Planifikimi i seancave. Me këtë kriter jam vlerësuar "Mirë", por duhej të isha

vlerësuar "Shumë Mirë". Dua të Shpjegoj se me këtë kriter vlerësohen aftësitë e gjyqtarit

për të planifikuar drejt e në kohë seancat gjyqësore, me qëllim për të qenë efektiv në

përfundimin në kohë të çështjeve.

Për këtë pikë, nga ana e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, jam

vlerësuar "Shumë mirë", ku konkretisht ai thotë se: “Gjyqtari Hasan Selimi është korrekt

në menaxhimin e seancave gjyqësore, në paraqitjen në punë dhe zbaton orarin e

seancave. Ai respekton veprimtarinë procedurale duke marrë masat për të mos dështuar

seancat gjyqësore”.

Si e shpjeguam edhe më lart, aftësitë e gjyqtarit për të planifikuar drejt e në kohë

seancat gjyqësore ka vetëm një qëllim, për të qenë efektiv në përfundimin në kohë të

çështjeve dhe unë e kam shpjeguar në çdo rast, se kam qenë efektiv në përfundimin në

kohë të çështjeve dhe për të flasin vetë të dhënat statistikore, ku unë kam realizuar 976

çështje brenda afateve të përcaktuara nga KLD, e cila është e barabartë me 85.7% të

çështjeve të gjykuara për 3 vjet, dhe jashtë afatit janë gjykuar vetëm 14.3% të çështjeve.

Nëse do të kishte një planifikim jo të saktë të seancave, nuk do të kisha këtë rezultat

“Shumë mirë”, krahasuar edhe me numrin e madh të çështjeve të gjykuara i cili për 3 vjet

shkon 1139. Rastet e përmendura për gjetjet në dosjet e zvarritura për mungesë të

gjyqtarit kanë qenë me arsye, si për raste vdekje, dhe arsye të tjera të cilat janë të

Page 67: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

67

ligjshme, dhe me ato pak dosje që ju keni parë nuk mund të përmbysni rezultatin e

mësipërm, vlerësimin “Shumë mirë”.

“Vlerësimi me shkrim për aftësitë profesionale juridike dhe teknike”. Në këtë

grup unë jam vlerësuar “Mirë”, por duhej të isha vlerësuar “Shumë mirë”. Arsyet do t‟i

paraqes për çdo rast në kriteret që do të paraqes më poshtë:

“Qartësia e të shkruarit të vendimit”. Me këtë kriter jam vlerësuar "Pranueshëm",

por duhej të isha vlerësuar "Shumë mirë". Dua të shpjegoj se me këtë kriter vlerësohen

aftësia e gjyqtarit për të shkruar thjesht dhe qartë një vendim gjyqësor, kështu shkruhet në

hyrje të këtij kriteri në faqen 9 të akt vlerësimit. Unë kam respektuar dispozitat

procedurale për shkruarjen e vendimeve gjyqësore. Por në vlerësimin e kryer nga

Kryeinspektorja për këtë pikë thuhet se: "Nga analiza e vendimeve të përzgjedhura për

vlerësimin është konstatuar se gjyqtari Hasan Selimi ka aftësi nën mesatare në arsyetimin

e vendimeve gjyqësore, shprehet thjeshtë, kuptueshëm dhe në përputhje me ligjin, nuk

ruan një model standard për përpilimin e tyre në drejtim të shkrimit dhe të strukturës.

Lidhur me rregullat e drejtshkrimit evidentohen gabime ortografike. ...Cilësia e

vendimmarrjes së gjyqtarit është në nivelin “I paaftë”. ...Është paraqitur një ankesë por

nuk janë konstatuar shkelje në veprimtarinë gjyqësore të tij”. Këto janë sipas akt

vlerësimit.

Me këtë vlerësim dhe përcaktime si më sipër, nuk jam dakord. Ato janë qëndrime

tejet subjektive, dhe nuk janë konstatime të gjykatave më të larta të cilat janë autoritetet e

vetme për kontrollin e vendimeve gjyqësore, sipas parashikimeve në K.Pr.Civile dhe

K.Pr.Penale.

“Aftësia për drejtimin e procesit gjyqësor”. Me këtë kriter jam vlerësuar "Mirë",

por duhej të isha vlerësuar "Shumë mirë”. Dua të shpjegoj se me këtë kriter vlerësohen

aftësitë e gjyqtarit për të drejtuar një proces të rregullt gjyqësor, për të drejtuar dhe

orientuar drejt debatin gjyqësor, duke u shprehur qartë, në përputhje me rregullat që

parashikon ligji dhe etika gjyqësore.

Për këtë pikë, nga ana e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër jam

vlerësuar "Shumë mirë”, ku konkretisht ai thotë se: “Gjyqtari Hasan Selimi menaxhon

dhe drejton mirë dhe me efektivitet procesin gjyqësor, respekton oraret e proceseve duke

Page 68: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

68

menaxhuar shumë mirë kohën, është komunikues, korrekt, respekton etikën si me

kryetarin e gjykatës, kolegët dhe punonjësit e administratës”.

Në vlerësimin e mësipërm, përmendja më tej e vendimeve të cenuara nuk ka

lidhje me këtë rubrikë sepse ajo është përmendur tek cilësia e vendimeve dhe në këtë

rubrikë flitet për aftësitë për të drejtuar një proces gjyqësor, etj., si më sipër. Gjithashtu

nuk ka lidhje me këtë rubrikë përmendja e shkeljes së afateve të arsyetimit të vendimeve,

sepse si e kemi përmendur më lart, këtu duhet të flitet për të drejtuar një proces të rregullt

gjyqësor, për të drejtuar dhe orientuar drejt debatin gjyqësor, duke u shprehur qartë, në

përputhje me rregullat që parashikon ligji dhe etika gjyqësore. Është e qartë se aty flitet

për zhvillimet gjatë seancës gjyqësore dhe jo për ato që përshkruhen në arsyetimin e këtij

kriteri.

Koha e gjatë e punës si gjyqtar, më ka aftësuar që të drejtoj lehtësisht dhe me

rregull seancat gjyqësore, të shprehem qartë me palët në proces, dhe të orientoj drejt

debatin gjyqësor, për mos u zgjatur dhe harxhuar kohë dhe energji te panevojshme në

zgjidhjen e një çështjeje. Dhe për sa thuhet më sipër, kërkoj të vlerësohem "Shumë mirë".

“Aftësia për të krijuar dhe administruar një dosje”. Me këtë kriter jam vlerësuar

"Mirë", por duhej të isha vlerësuar "Shumë mirë". Dua të shpjegoj se me këtë kriter

vlerësohen aftësitë e gjyqtarit për të krijuar një dosje gjyqësore, duke strukturuar qartë

aktet e saj që të jetë lehtësisht e shfrytëzueshme.

Në vlerësimin “Mirë” shoh vetëm subjektivitet dhe fjalë të përgjithshme. Unë

kam një jetë që punoj si gjyqtar dhe jo vetëm e kryej mjaft mirë krijimin e një dosje, por

kam mësuar me dhjetëra sekretare që kanë punuar në atë gjykatë, se si duhet ta kryejnë

këtë proces final të një gjykimi. Praktika e krijimit të një dosje për gjykatën tone është

standard, dhe aty kjo kryhet me mjaft korrektesë, dhe për këtë deri sot nuk kemi patur

asnjë vërejtje apo sugjerim si nga gjykatat apo nga institucione të tjera kontrolluese, për

përmirësimin e punës në këtë drejtim.

“Vlerësimi me shkrim për kapacitetin njerëzor dhe angazhimin profesional”. Me

këtë kriter jam vlerësuar "Mirë", por duhej të isha vlerësuara "Shumë mirë”. Më poshtë

do të shpjegoj se për cilat kritere pretendoj të v1erësohem “Shumë mirë”, dhe argumentet

me të cilat i mbështes pretendimet e mia.

Page 69: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

69

“Respektimi i solemnitetit dhe i disiplinës në punë”. Me këtë kriter jam vlerësuar

"Mirë", por duhej të isha vlerësuar "Shumë mirë". Së pari, përvoja ime e gjatë në punën e

gjyqtarit më ka mësuar të jem i disiplinuar dhe të respektoj solemnitetin gjatë gjykimit.

Së dyti, nga vetë kryetari i gjykatës është dhënë opinioni se gjyqtari Hasan Selimi

respekton oraret e gjykimeve, solemnitetin në seancën gjyqësore, si dhe disiplinën në

punë gjatë ushtrimit të detyrës. Së treti, është paraqitur një ankesë por nuk janë konstatuar

shkelje në veprimtarinë gjyqësore të gjyqtarit.

Nga këto që përmenda më sipër vërtetohet qartë që për mua flitet shumë mirë nga

kryetari gjykatës, por ky konkluzion i kryetarit të Gjykatës vërtetohet edhe nga numri i

vogël i ankesave, ku për mua ka vetëm një ankesë dhe nga verifikimi nuk ka rezultuar me

shkelje. Nëse këtë ankesë të vetme dhe të pabazuar e krahasojmë me numrin e çështjeve

të gjykuara i cili për tre vjet është 1139, duket që si gjyqtar lë një përshtypje mjaft të

mirë, sepse në të kundërt do të kishte një mori ankesash.

Gjatë arsyetimit të këtij kriteri, përmendet se në dosjet e përzgjedhura me short

janë konstatuar problematika të shkeljes së disiplinës në punë, ku në 7 raste seancat nuk

janë zhvilluar për mungesë të gjyqtarit në detyrë (4 seanca për shkaqe familjare apo

vdekje, 1 raste për shërbim jashtë rrethit, 1 rast seminar trajnimi, 1 rast dite pushimi

zyrtar), 2 raste për mungesë të anëtarit të trupit gjykues, 1 rast për mungesë të sekretarit

gjyqësor. Të gjitha rastet e mësipërme janë raste të justifikuara, dhe nga vetë shkaqet e

paraqitura si më sipër tregojnë që nuk kemi asnjë shkelje të disiplinës në punë, sepse për

raste vdekje apo për shkaqe familjare kam marrë leje nga kryetari i gjykatës, rasti i

trajnimit dhe shërbimi jashtë rrethit janë kryer për shkak të planifikimeve të ngutshme

nga Shkolla e Magjistraturës apo nga Gjykata ku unë kam plotësuar trupin gjykues. Një

rast që është ditë pushimi zyrtar ka lidhje me festë fetare, të cilat nuk janë në data fikse

dhe nuk figurojnë në kalendarin e zakonshëm që përdoret nga ana e jonë. Kurse mungesa

në dy raste e anëtarëve të trupit gjykues dhe e sekretares, megjithëse kanë çuar në mos

zhvillimin e seancës gjyqësore, ato janë për shkaqe që nuk varen nga ana ime dhe nuk

lidhen me mua.

Për sa thuhet më sipër për kriterin “Respektimi i solemnitetit dhe i disiplinës në

punë”, duhet të vlerësohem “Shumë mirë”.

Page 70: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

70

“Aftësia në pjesëmarrjen dhe aktivizimin në aktivitete profesionale dhe

trajnuese”. Me këtë kriter jam vlerësuar “Pranueshëm”, por duhej të isha vlerësuar

“Shumë mirë”. Dua të shpjegoj se unë jam treguar mjaft aktiv në takimet profesionale të

organizuara brenda gjykatës. Kurse lidhur me trajnimet nga Shkolla e Magjistraturës, unë

kam marrë pjesë rregullisht sa herë më kanë njoftuar, me gjithë dëshirën tonë për të marrë

pjesë në më shumë trajnime, unë jam ftuar vetëm në 5 raste dhe nuk kam dijeni për 5

rastet e tjera për të cilat thuhet se jam ftuar dhe nuk jam paraqitur. Veç kësaj, në këtë

rubrikë nuk më është pasqyruar fakti që unë kam vazhduar studimet pasuniversitare në

vitin e dytë akademik 2009-2010 në Fakultetin e Shkencave Juridike, pranë Universitetit

Ndërkombëtar në Strugë, gjë e cila do të bënte që të isha vlerësuar “Shumë mirë”. Këtë

vërtetim po e riparaqes së bashku me ankimin.

“Shkrimet dhe botimet e ndryshme me natyrë juridike”. Me këtë kriter jam

vlerësuar “Pranueshëm”, por duhet të isha vlerësuar “Shumë mirë”. Kjo lidhet me faktin

se unë jam autor i librit “E drejta ndërkombëtare publike dhe e ardhmja botërore”, i

botuar në vitin 2014 në Shtëpinë Botuese Fiorentina, Shkodër. Ky botim nuk është marrë

në konsideratë për periudhën e vlerësimit, me shpjegimin se është votuar në vitin 2014

dhe nuk i përket periudhës së vlerësimit 2007-2009. Nuk jam dakord me këtë mënyrë

vlerësimi sepse botimi i këtij libri vërtet është në vitin 2014, por puna për përgatitjen e saj

ka filluar qysh në mesin e vitit 2008. Siç shihet, për periudhën objekt vlerësimi, unë kam

punuar në mënyrë individuale për përgatitjen e librit, gjë e cila duhet të më merret në

konsideratë. Ju faleminderit!

Bujar Nishani: Po! Faleminderit edhe juve!

Atëherë, kalojmë në pyetje nga anëtarët e Këshillit për inspektoren ose për

gjyqtarin. Kush ka pyetje?

Ka pyetje?

Nuk ka!

Mirë atëherë, mund të shkoni!

Mirupafshim!

(Gjyqtari Hasan Selimi largohet nga salla e mbledhjes.)

Atëherë ka ndonjë diskutim përpara se të kalojmë në vendimin përfundimtar?

Nuk ka!

Page 71: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

71

Mirë atëherë, kush është dakord me kërkesat që ka paraqitur gjyqtari për të bërë

ndryshimin e vlerësimeve të bëra nga Inspektorati sipas kritereve dhe nënkritereve

përkatëse. Për grup kriterin e parë “Aftësitë e përgjithshme profesionale dhe

organizuese”: “Efektiviteti dhe produktiviteti” nga “Pranueshëm” për ta bërë “Shumë

mirë”.

Kush është dakord me kërkesën e gjyqtarit?

Dy (2).

Kundra?

Dy, katër, gjashtë (6).

Rrëzohet kërkesa e gjyqtarit.

Ka propozim tjetër?

S‟ka!

Pra mbetet “Pranueshëm” kjo.

Tek “Metodologjia” nga “Mirë” për ta bërë “Shumë mirë”.

Kush është dakord me kërkesën e gjyqtarit?

Katër (4).

Kundër?

Katër (4).

Rrëzohet kërkesa e gjyqtarit.

Vijmë tek kërkesa për “Shpejtësinë” nga “Mirë” kërkon të bëhet “Shumë mirë”.

Kush është dakord me kërkesën e gjyqtarit?

Dy, katër, pesë, gjashtë (6).

Kundra?

Dy (2).

Miratohet.

“Shpejtësia” bëhet nga “Mirë” në “Shumë mirë”.

Tek “Planifikimi i seancave” nga “Mirë”, gjyqtari kërkon t‟i bëhet “Shumë mirë”.

Kush është dakord me kërkesën e gjyqtarit?

Gjashtë (6).

Kundra?

Dy (2).

Page 72: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

72

Miratohet.

Edhe këtu bëhet “Planifikimi i seancave” “Shumë mirë”.

Atëherë duke mbetur “Efektiviteti dhe produktiviteti” “Pranueshëm”,

“Metodologjia” “Mirë” dhe dy të tjerat “Shumë mirë”, si del përfundimisht?

Ngelet “Mirë”.

Tek kriteri “Aftësitë profesionale juridike dhe teknike”: Tek “Qartësia e të

shkruarit të vendimit”, gjyqtari kërkon nga “Pranueshëm” t‟i bëhet “Shumë mirë”.

Kush është dakord me kërkesën e gjyqtarit?

Një (1).

Kundra?

Dy, katër, gjashtë, shtatë (7).

Rrëzohet kërkesa e gjyqtarit.

Propozim tjetër?

Po, zoti Gjoni!

Gjin Gjoni: Nga “Pranueshëm” të kalojë “Mirë”.

Bujar Nishani: Kush është dakord me propozimin e zotit Gjoni?

Tre, gjashtë, tetë (8).

Kundra?

Një (1).

Miratohet propozimi i zotit Gjoni. Bëhet “Mirë”.

Tek “Aftësia e drejtimit të procesit gjyqësor”, nga “Mirë”, gjyqtari kërkon t‟i

bëhet “Shumë mirë”.

Kush është dakord me kërkesën e gjyqtarit?

Dy, katër, gjashtë (6).

Kundra?

Tre (3).

Miratohet kërkesa e gjyqtarit. Ky nënkriter bëhet “Shumë mirë”.

“Aftësia për të krijuar dhe administruar një dosje gjyqësore”, nga “Mirë”, gjyqtari

kërkon t‟i bëhet “Shumë mirë”.

Kush është dakord me kërkesën e gjyqtarit?

Dy, tre, pesë (5).

Page 73: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

73

Kundra?

Katër (4).

Miratohet kërkesa e gjyqtarit.

Edhe ky nënkriter i bëhet “Shumë mirë”.

Atëherë, përfundimisht ky kriter si i del Marsida?

Atëherë, kriteri “Aftësitë profesionale juridike dhe teknike” del “Shumë mirë”.

Tek kriteri i tretë “Kapaciteti njerëzor dhe angazhimi profesional”: “Respektimi i

solemnitetit dhe i disiplinës”, nga “Mirë”, kërkon t‟i bëhet “Shumë mirë”.

Kush është dakord?

Një, dy (2).

Kundra?

Dy, katër, gjashtë, shtatë (7).

Rrëzohet.

Mbetet “Mirë”.

“Pjesëmarrja dhe aktivizimi në aktivitetet profesionale dhe trajnuese”, nga

“Pranueshëm”, kërkon që t‟i bëhet “Shumë mirë”.

Kush është dakord me kërkesën e gjyqtarit?

Një (1).

Kundra?

Dy, katër, gjashtë, shtatë (7).

Rrëzohet kërkesa e gjyqtarit.

Ka propozim tjetër?

Gjin Gjoni: Për shkak të botimit, ai ka një lloj të drejte që i gjithë botimi... unë

nuk di ta vlerësoj në momentin aktual se çfarë vlere ka si botim, por të botosh një botim

të atillë për një periudhë kohore 1-vjeçare, për mua është e pamundur. Kështu që unë

propozoj që të kalojë grup kriteri “Mirë”.

Bujar Nishani: Kush është dakord me propozimin e zotit Gjoni?

Gjin Gjoni: Dy, katër, gjashtë (6).

Kundra?

Tre (3).

Miratohet propozimi i zotit Gjoni.

Page 74: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

74

Kalon në “Mirë” “Pjesëmarrja dhe aktivizimi në aktivitetet trajnuese”.

Dhe e fundit “Shkrime dhe botime të ndryshme me natyrë juridike”, nga

“Pranueshëm”, kërkon që t‟i bëhet “Shumë mirë”.

Kush është dakord me kërkesën e gjyqtarit?

Një (1).

Kundra?

Dy, katër, gjashtë, tetë (8).

Rrëzohet.

Ka propozim tjetër?

Nuk ka!

Mbetet “Pranueshëm”.

Atëherë, si del përfundimisht ky kriter Marsida?

Marsida Xhaferllari: Del “Shumë mirë”, Mirë”, “Mirë” dhe “Pranueshëm” dhe

përfundimisht ngelet “Mirë”.

Bujar Nishani: Ngelet “Mirë”. Atëherë vlerësimi përfundimtar sipas këtij

vlerësimi...?

Marsida Xhaferllari: Është “Mirë” tek grup kriteri i parë, “Shumë mirë” tek grup

kriteri i dytë dhe “Mirë” tek grup kriteri i tretë, që do të thotë që kalon “Mirë”.

Bujar Nishani: Atëherë kush është dakord përfundimisht me vlerësimin “Mirë”

për gjyqtarin Hasan Selimi?

Dy, katër, gjashtë, tetë, nëntë (9).

Miratohet.

Mbetet në fuqi vlerësimi “Mirë” që kishte paraqitur në fillim Inspektorati.

Bëjmë 10 minuta pushim dhe vazhdojmë me dy të fundit që kanë mbetur. Mund

të lëvizni pak, kush ka nevojë për të lëvizur.

(Mbledhja rifillon pas 12 minutash pauzë).

Rihapim mbledhjen.

Vijojmë me shqyrtimin e projekt-aktit përfundimtar të vlerësimit për gjyqtarin

Vladimir Skënderi.

Të njoftohet të vijua zoti Skënderi!

(Hyn në sallën e mbledhjes gjyqtari Vladimir Skënderi.)

Page 75: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

75

Mirëserdhe, zoti gjyqtar!

Vladimir Skënderi: Mirë se ju gjetëm, zoti President!

Bujar Nishani: Ju kemi thirrur për t‟ju dëgjuar në lidhje me shqyrtimin që po i

bën KLD ankimimit tuaj në lidhje me projekt-aktin e vlerësimit që është bërë nga

Inspektorati i KLD-së për ju. Ne të gjithë jemi njohur edhe me ankimin tuaj, me arsyet

dhe kërkesat që keni. Natyrisht që tani do të dëgjojmë më konkretisht çfarë keni ju, në

mënyrë të përmbledhur do t‟ju lutesha, çfarë pretendoni të ndryshohet dhe pse të

ndryshohet. Pra sa më i fokusuar dhe sa më konkret.

Zonja Kryeinspektore, fillimisht një përmbledhje të shkurtër dhe pastaj do t‟i

japim fjalën zotit Skënderi.

Marsida Xhaferllari: Gjyqtari Vladimir Skënderi është propozuar të vlerësohet

“Shumë mirë”, si rezultat i vlerësimit “Shumë mirë” tek “Aftësitë profesionale të

përgjithshme”, “Shumë mirë” tek “Aftësitë profesionale juridike” dhe “Mirë” tek

“Aftësitë e kapacitetit njerëzor”. Pikërisht këtë të fundit e ankimon për dy aspekte: për

“Aspektin e pjesëmarrjes në aktivitete profesionale dhe trajnuese” si dhe për “Shkrimet

dhe botimet juridike”. Detajet do t‟i japi vet. Ka paraqitur një ankim paraprakisht pranë

Kryeinspektorit (pranë meje), por procedurën ne e kemi që ankimin e shqyrton KLD dhe

për këtë arsye nuk është rishikuar megjithëse ai bëri një kërkesë për rishikimin e aktit.

Faleminderit!

Bujar Nishani: Po, urdhëro! Zoti Skënderi, keni fjalën!

Kush janë pretendimet tuaja dhe pse?

Vladimir Skënderi: Përshëndetje të gjithëve!

Zoti President, të nderuar anëtarë, unë në fakt s‟dua t‟ju marrë shumë kohë,

meqenëse ju thatë që jeni të njohur me aktet. Unë mendoj që ka pas një lapsus në

vlerësimin tim. Po e them me fjalët e mia, me dy fjalë, nuk po lexoj ankimin. Ka pas një

lapsus sepse ndoshta është krijuar nga pasaktësia në komunikimin midis Shkollës së

Magjistraturës dhe KLD-së. Konkretisht në material pretendohet që unë kam marrë pjesë

gjatë 3 vjetëve vetëm në 3 ditë trajnimi. Në fakt nuk është e vërtetë. Unë i kam renditur.

Ato nuk më kanë njohur si trajnime (që unë i kam certifikatat dhe ndodhen edhe në dosje,

ju kam sjellë edhe origjinalet këtu pranë jush): kam 5 ditë trjanim që s‟janë llogaritur.

Është një trajnim i organizuar nga Shkolla e Magjistraturës dhe Interneshënëll Monetari

Page 76: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

76

Fond (International Monetary Fund) – Fondi Monetar Ndërkombëtar, nga 17 deri më 21

nëntor, që janë 5 ditë që nuk janë përfshirë (2008). Po kështu nuk janë përfshirë 2 ditë

trajnim të organizuar nga USAID-i dhe Shkolla e Magjistraturës në datat 2 dhe 3 tetor

2009, që bëjnë 7 ditë. Po kështu unë kam bërë një trajnim për anglishten ligjore në

Kembrixh (Cambridge), në Universitetin e Kembrixhit dhe kjo është certifikata e

trajnimit, për periudhën nga 3 gusht deri më 21 gusht të vitit 2009, domethënë janë 18

ditë. 18 edhe 7 që numërova, të paktën 25 ditë që nuk janë përfshirë/përllogaritur dhe unë

kërkoj nga ju domethënë që të korrigjohet sepse nuk është e vërtetë që unë kam marrë

vetëm 3 ditë, por kam marrë pjesë edhe 25 ditë të tjera (sa ishte, 27-26 ditë të tjera) që

nuk janë përllogaritur. Mendoj që është bërë gabimisht sepse nuk pretendoj për ndonjë

tendencë, në mënyrë kategorike jo.

Vetëm kjo.

Më fal, nëse mund të shtoj diçka.

Gjatë kësaj periudhe kam qenë gjyqtar në Vlorë dhe kam dhënë mësim tek

Universiteti Ismail Qemali. Kam bashkangjitur një vërtetim që kam qenë edhe në

veprimtari mësimdhënie dhe mendoj që kam përgatitur leksionet e studentëve dhe besoj

se duhet rishikuar. Kërkoj ta rishikoni. Faleminderit!

Bujar Nishani: Kryeinspektorja ka ndonjë reagim në lidhje me pretendimin?

Marsida Xhaferllari: Jo, dakord jam. Vetëm thjesht që janë paraqitur pas

përfundimit të projekt-aktit këto akte nga gjyqtari. Gjyqtari ka pas një pretendim që nuk

ka marrë njoftim të rregullt nga inspektori, por ne e kemi të dokumentuar. Ky lloj

pretendimi ngrihet në fakt rëndom nga gjyqtarët që kanë lëvizur nga gjykatat kur

vlerësohen, siç është rasti i gjyqtarit në fjalë, ku ne procesin e njoftimit e realizojmë me

kryetarin aktual. Kështu që, kjo ka qenë.

Bujar Nishani: Dakord.

Këto, proceduralisht, janë të pranueshme për vlerësimin tuaj?

Marsida Xhaferllari: Me përjashtim të trajnimit për mësimin e gjuhës angleze, të

cilin ne nuk e klasifikojmë si trajnim profesional – shumë mirë ka bërë gjyqtari – por nuk

hyn në standardet tona. Pjesa tjetër është në rregull dhe duhet rishikuar.

Bujar Nishani: Atëherë, në rishikim, si ndryshon?

Page 77: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

77

Marsida Xhaferllari: Unë besoj që ka dy aspekte. Tek “Pjesëmarrja dhe

aktivizimi në aktivitetet profesionale dhe trajnuese” nga 3 ditë i shtohen edhe 8 ditë të

tjera, kështu që shkon midis niveleve “Pranueshëm” dhe “Mirë” gjyqtari për këto. Ndërsa

tek “Shkrimet dhe botimet e ndryshme me natyrë juridike”, duke marrë në konsideratë

përpjekjet për të përmirësuar anglishten pranë një institucioni prestigjioz, gjyqtari

pretendon që ka bërë edhe botime periodike, në gazeta periodike në fakt, kjo është në

vlerësimin tuaj për t‟u vlerësuar.

Bujar Nishani: Po, urdhëroni!

Vladimir Skënderi: Faleminderit!

Unë thashë, nuk u zgjerova me gjërat. Faleminderit edhe Kryeinspektores për

reflektimin. Në fakt unë mendoj që unë nuk jam përpjekur thjesht të përmirësoj nivelin e

anglishtes, por jam fokusuar tek anglishtja ligjore sepse është gjë e domosdoshme për ne,

sidomos edhe për vendin tonë që po synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. E

kam konsideruar si një gjë shumë prioritare dhe kam bërë përpjekje. Nuk është vetëm kjo.

Unë kam marrë pjesë – dhe zoti Gjoni është në dijeni – edhe në një trajnim që

organizonte Ambasada Amerikane për anglishten ligjore me Daniel Kapretin.

Unë nuk i rashë gjatë, u mundova të jem i përmbledhur në ato gjërat e mia.

Kam edhe një dokument të lëshuar nga Ambasada Amerikane ku jam nënshtruar

një testimi për shkak të aplikimit tim për programin fullbrait (fulbright) që daton në atë

periudhë. Por jo të gjitha gjërat i thashë sepse mendova të jem konciz që mos t‟u ha kohë

edhe ju, prandaj. Ja ku është edhe dokumenti që kam dhënë mësim pranë Universitetit

“Ismail Qemali” në Vlorë (i firmosur nga rektori i universitetit) dhe përfundimisht unë

kërkoj të pranoni kërkesën. Ju faleminderit!

Bujar Nishani: Atëherë, pyetje nga anëtarët e Këshillit, nëse ka?

Gjin Gjoni: Për Kryeinspektoren.

Në lidhje me këtë vërtetimin që jep në lidhje me qenien si pedagog dhe përgatitjen

e leksioneve tek Universiteti “Ismail Qemali”, ndryshon grup kriteri sipas jush, apo?

Marsida Xhaferllari: Nga “I paaftë” mund të shkojë drejt “Mirës”, për të dyja

aspektet. Dhe bëhet dy “Shumë mirë”, dy “Mirë”. Megjithatë, në vlerësimin tuaj të gjitha

këto të dhëna.

Bujar Nishani: Tjetër pyetje?

Page 78: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

78

Mirë, atëherë zoti gjyqtar, së bashku mbaruam, mund të shkoni. Faleminderit!

Vladimir Skënderi: Faleminderit!

(Gjyqtari Vladimir Skënderi largohet nga salla e mbledhjes.)

Bujar Nishani: Atëherë, kalojmë në vendimin përfundimtar?

Po, urdhëroni zoti Astrit!

Astrit Haxhialushi: Për sa i përket asaj që deklaroi gjyqtari për kursin për

anglishten ligjore, unë them që duhet marrë në konsideratë. Pse?

Kam në konsideratë vendimet që ka marrë ky Këshill i Lartë i Drejtësisë, që i ka

dhënë leje gjyqtarëve për të ikur jashtë shtetit për të mësuar anglishten sepse e kemi

quajtur pjesë. Ky Këshill i Lartë i Drejtësisë ka qenë, në këtë tavolinë kemi qenë. Pra

kemi patur vendimmarrje dhe kemi dhënë edhe 1 vit leje, 2 vjet leje. E jo gjyqtari që ka

kryer një trajnim në fushën ku ai ushtron detyrën e tij. Pra unë mendoj që duhet marrë në

konsideratë si trajnim profesional për gjyqtarin.

Bujar Nishani: Zoti Vangjel!

Vangjel Kosta: Vetëm për të shtuar një fjali lidhur me këtë që sapo u tha. Në fakt,

për të sjellë në vëmendje të kolegëve, Shkolla e Magjistraturës anglishten ligjore e ka

pjesë të kurikulës së trajnimit fillestar dhe unë besoj që nisur edhe nga kjo konsideratë

duhet të merret si një lloj veprimtarie e trajnimit vazhdues. Faleminderit!

Bujar Nishani: Tjetër?

Gjin Gjoni: Në rast se do marrim parasysh dy grup kriteret, nga “Pranueshëm”

kalon në “Shumë mirë” dhe të ndryshohet grup kriteri për të cilin flitet dhe të arrijmë në

një votim. Faleminderit!

Bujar Nishani: E bëri punën time edhe Gjini.

Atëherë, kërkesa e gjyqtarit, edhe pas sqarimeve të dhëna është që tek nënkriteri

“Pjesëmarrja dhe aktivizimi në aktivitete profesionale dhe trajnuese”, nga “I paaftë”, t‟i

kalojë “Mirë” sipas... t‟i kalojë “Shumë mirë”. Kush është dakord me këtë?

Dy, katër, gjashtë, tetë (8).

Miratohet.

Dhe nënkriterin “Shkrime dhe botime të ndryshme me natyrë juridike”, nga

vlerësimi “I paaftë”, t‟i kalojë “Shumë mirë”. Kush është dakord?

Dy, katër, gjashtë, tetë (8).

Page 79: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 2)

79

Miratohet edhe kjo.

Atëherë i del “Shumë mirë” ky grup kriter.

Vlerësimi përfundimtar gjithsesi nuk ndryshon sepse e ka pasur “Shumë mirë”. I

mbetet po “Shumë mirë”.

Kush është dakord me vlerësimin përfundimtar me korrigjimet përkatëse?

Kush është dakord?

Tetë (8).

Kundra, s‟ka.

Miratohet vlerësimi përfundimtar “Shumë mirë”, por me ndryshimet përkatëse në

dy nëngrupe.

Mbyllet edhe vlerësimi i këtij gjyqtari.

.

* * *

(Pika 2 e rendit të ditës)

Për Këshillin e Lartë të Drejtësisë

Page 80: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 3)

80

Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Nr. Prot. Tiranë, . .2016

Bulevard “Zog I”, Tiranë, Tel: +355 4 259817, Fax: +355 4 259822 www.kld.al

PROCESVERBAL I MBLEDHJES SË KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË

(Mbajtur, më 22.02.2016)

Pika 3 e rendit të ditës me objekt: Shqyrtimi i projekt-aktit të vlerësimit, në zbatim të

vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 36, datë 29.04.2015 “Për kriteret dhe

procedurat e vlerësimit profesional dhe etik të kryeinspektorit dhe inspektorëve të

këshillit të lartë të drejtësisë”, të veprimtarisë si inspektor, për: 1. Inspektorin Piro

Samara, Inspektor pranë KLD-së 2013-2014. (Vazhdimi i vlerësimit - shtyrë nga

mbledhjet e datave 22.12.2015 dhe 15.01.2016.)

Drejton mbledhjen Presidenti i Republikës së Shqipërisë si dhe Kryetar i Këshillit të

Lartë të Drejtësisë, Zoti Bujar Nishani.

Mbledhja u zhvillua në sallën e mbledhjeve e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Filloi në

orën 10:10 dhe mbaroi në orën 14:22.

Në mbledhje ishin të pranishëm:

1. Bujar Nishani (kryetar)

2. Hysen Saliko (anëtar)

3. Astrit Haxhialushi (anëtar)

4. Gjin Gjoni (anëtar)

5. Vangjel Kosta (anëtar)

6. Brunilda Kadi (anëtare)

7. Petrit Çomo (anëtar)

Page 81: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 3)

81

8. Gerd Hoxha (anëtar)

9. Eneida Civici (anëtare)

Shënim 1: Nuk mori pjesë në mbledhje ministri i Drejtësisë si dhe anëtar i Këshillit të

Lartë të Drejtësisë, z. Ylli Manjani; anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, z. Artan

Broci; anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, z. Dritan Caka; anëtarja e Këshillit të

Lartë të Drejtësisë, znj. Albana Shtylla.

Shënim 2: Zori Zaganjori nuk merr pjesë në shqyrtimin e kësaj pike.

Shënim 3: Zoti Sokol Çomo nuk merr pjesë në shqyrtimin e kësaj pike.

Merrnin pjesë gjithashtu:

1. Marsida Xhaferllari, Kryeinspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

2. Pjerin Prendi, Sekretar i Përgjithshëm pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

3. Vildan Kaloshi, Drejtor në Drejtorinë Juridike, Dokumentacionit dhe Organizimit.

4. Krisulla Kasaj, Përgjegjëse e sektorit të Organizimit të Mbledhjeve në Drejtorinë

Juridike, Dokumentacionit dhe Organizimit.

5. Elis Kuçi, Zëdhënës për shtypin pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

6. Olsi Kristo, Këshilltar Ligjor pranë Presidencës.

7. Agnes Bernhard, Eksperte Ndërkombëtare e Misionit EURALIUS IV.

8. Dalina Cici, Përfaqësuese e EURALIUS-it.

RENDI I DITËS:

3. Shqyrtimi i projekt-aktit të vlerësimit, në zbatim të vendimit të Këshillit të Lartë të

Drejtësisë nr. 36, datë 29.04.2015 “Për kriteret dhe procedurat e vlerësimit profesional

dhe etik të kryeinspektorit dhe inspektorëve të këshillit të lartë të drejtësisë”, të

veprimtarisë si inspektor, për: 1. Inspektorin Piro Samara, Inspektor pranë KLD-së 2013-

2014. (Vazhdimi i vlerësimit - shtyrë nga mbledhjet e datave 22.12.2015 dhe

15.01.2016.)

Page 82: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 3)

82

Bujar Nishani: Të vijë inspektori Piro Samara.

(Hyn në sallën e mbledhjes inspektori Piro Samara.)

Mirëserdhe, zoti Samara!

Jemi në vijim të vlerësimit, kështu që nuk besoj se ka nevojë për shpjegime të

mëtejshme. Edhe një herë, në mënyrë të përmbledhur zonja Kryeinspektore, ku kemi

mbërritur dhe çfarë duhet të vijojmë procesin?

Marsida Xhaferllari: Atëherë, është bërë prezantimi i projekt-aktit të vlerësimit të

inspektorit Piro Samara, ku është propozuar vlerësimi i tij “Mirë”, si rezultat i vlerësimit

“Pranueshëm” tek grupi i “Aftësive organizative”, “Pranueshëm” tek “Aftësitë

profesionale teknike”, “Shumë mirë” tek “Etika dhe angazhimi ndaj vlerave të

gjyqësorit” dhe “Aftësitë e angazhimit profesional”. Është dëgjuar inspektori Piro Samara

mbi ankimin e tij. U la detyrë për paraqitjen e një informacioni nga Inspektorati mbi

detajet pasi u ngrit pretendimi që... një nga pretendimet që u ngrit nga inspektori në

ankimin e tij ishte që vlerësimet profesionale të cilat ai i kishte kryer ishin ndryshuar nga

Kryeinspektorja dhe KLD-ja kishte ndryshuar vlerësimin e Kryeinspektores por kishte

lënë në fuqi të inspektorit. Në fakt, nga verifikimi rezultoi që është tërësisht i pavërtetë.

Në 7 vlerësimeve që ka marrë pjesë inspektori, gjyqtari në vlerësim nuk ka bërë fare

ankim dhe për rrjedhojë nuk janë cenuar fare vlerësimet e Kryeinspektores. Më pas,

inspektori ka bërë një kërkesë të dytë për t‟u dëgjuar, meqenëse 4 anëtarë të Këshillit të

Lartë të Drejtësisë janë të rinj.

Bujar Nishani: Po, urdhëro zoti Samara, keni fjalën!

Piro Samara: Faleminderit, zoti President!

Po e nis nga e fundit, meqenëse u shty mbledhja herën e parë për këtë verifikim.

Pastaj po i marr përmbledhtazi ato...

Bujar Nishani: Në mënyrë shumë të përmbledhur sepse kemi konsumuar shumë

kohë me këtë çështje.

Piro Samara: Po, por do më lejoni ta nis nga kjo e fundit, meqenëse u shty

mbledhja për këtë shkak.

Bujar Nishani: Ke 10 minuta kohë në dispozicion.

Piro Samara: Dakord.

Page 83: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 3)

83

Është e vërtetë që unë deklarova herën e parë në lidhje me lënien në fuqi të

vlerësimeve të mia për gjyqtarët, në lidhje me vlerësimin profesional dhe etik. Dhe jam

shprehur, edhe në rastet që Kryeinspektorja i ka ndryshuar, janë lënë në fuqi vendimet,

ato vlerësimet e mia në lidhje me vlerësimin profesional dhe etik të gjyqtarëve.

Faktin që përmend Kryeinspektorja për 7 vlerësime të cilat nuk janë ankuar në

KLD edhe kjo është e njëjta linjë logjike e asaj që thashë. Do të thotë që edhe

Kryeinspektorja i ka lënë në fuqi vendimet e mia dhe nuk janë ankimuar në KLD.

Marsida Xhaferllari: Të tuat janë ndryshuar.

Piro Samara: Do të thotë që përderisa s‟kanë ardhur të ankohen në KLD, janë

lënë në fuqi vendimet e mia, pasi nuk ka pasur ndryshim nga ana e Kryeinspektores. Në

qoftë se ka vend për verifikim të mëtejshëm, jam i hapur, le të verifikohen të gjitha. Por

kam theksuar, edhe në ato raste që Kryeinspektorja ka ndryshuar, e kam pasur fjalën për

të gjitha vlerësimet e mia që kam bërë, pasi nuk janë vetëm këto vlerësime që janë bërë

sepse sa pashë në procesverbalet e mbledhjeve, vetëm dy gjyqtarë kanë kaluar në

vlerësim. Ka kaluar Valbona Durraj që unë kam vlerësuar, dhe Enkelejda Softa (sipas

procesverbaleve të mbledhjeve).

Doja të ngrija këtë pretendim, këtë për sa i përkiste “Aftësive teknike dhe

profesionale” në rritjen dhe angazhimin tim profesional. Kështu që jemi në një linjë me

atë që kam pretenduar në këtë pikë... Po e nis, për të vënë në dijeni edhe anëtarët e rinj të

KLD-së.

Shpjegova edhe radhën e parë në lidhje me sasinë, e cila është një nga pikat e para

të tabelave të vlerësimit, që ka lidhje me vlerësim me shkrim për aftësitë organizative, ku

hyn sasia, metodologjia dhe shpejtësia. Për sasinë e kam sqaruar dhe e ritheksoj edhe një

herë. Ka pasur një urdhër të Zëvendëskryetarit të cilin e kam (se radhën e parë nuk e

disponoja), i cili ka qenë i datës 19.04.... ka qenë urdhër nr. 8, datë 19.04.2013 i ish

Zëvendëskryetarit Elvis Çeva, ku thotë: “Në seksionin e ankesave, midis të tjerave është

edhe inspektori... kanë qenë 7 inspektorë, midis të tjerave është edhe inspektori Piro

Samara”. Ndërkohë, duke iu referuar raportit dhe vendimmarrjes së Kryeinspektores, unë

nuk kam qenë më pjesë e seksionit të ankesave, por kam qenë sipas nevojave të punës, ku

kam pasur vlerësime, kam pasur raporte të vendimeve që kanë dalë nga... të inspektimeve

tematike që kanë dalë nga mbledhja e KLD-së, të cilat në këtë rubrikë të sasisë,

Page 84: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 3)

84

Kryeinspektorja nuk i ka cilësuar, për arsye se edhe këto kanë pasur, jo siç kanë ankesat

që nuk kanë volum shumë të madh pune, por këto kanë pasur jashtëzakonisht volum të

madh pune. Plus dhe fakti që kam pasur... kanë qenë të prapambetura shumë ankesa nga

viti 2010 të cilin Kryeinspektorja e citon në raportin përkatës vjetor të Inspektoratit të

KLD-së dhe çuditërisht nuk e cilëson tek sasia që më përket mua si inspektor sepse të

gjitha këto që kanë qenë të prapambetura dhe këto inspektimet tematike, ne na janë

ngarkuar dhe ne i kemi zgjidhur të gjitha (për sa i përket sasisë).

Për sa i përket pikës së dytë...

Më fal, ta vazhdoj këtë... Pastaj ju zoti President nxorët urdhrin që i përket datës

07.01.2016 ku unë jam cilësuar përsëri si inspektori i verifikimit të ankesave dhe i

vendimeve të cenuara sipas urdhrit tuaj. Jemi në rregull tani me gjithçka për sa i përket

këtij pretendimi që kam ngritur më përpara.

Për sa i përket “Metodologjisë” – ndoshta i keni edhe ju – unë i kam me vetë të

gjitha ato që janë hedhur në short dhe të gjithë materialet e mia. Nuk shikoj asnjë

ndryshim metodologjie nga inspektorët e tjerë. Metoda dhe formati që kemi ne qoftë për

verifikimet paraprake qoftë për inspektimet në terren është i njëjtë dhe unë kam qenë

rigoroz në metodologjinë e saj. Ka pasur vetëm një rast që e kam cituar edhe herën e

parë, ku një ankues ankohet për një kryetar të një komune që s‟kishte lidhje fare

domethënë me veprimtarinë tonë. Nuk është çuar për verifikim, por është arkivuar.

Kryeinspektori ka ngritur pretendimin që pse nuk është cenuar?? se sa ankesa ka ndaj

këtij. Mund të ketë pasur copy-paste nga ana e Kryeinspektores për këtë pikë sepse nuk

mund të di unë statistikën se sa ankesa ka pasur ndaj kryetarit të komunës. Kështu që

edhe këtë e kam kundërshtuar në lidhje me... sepse ka qenë një prej këtyre ankesave të

cilat mua më janë hedhur në short për vlerësimin tim profesional.

Për sa i përket “Aftësive profesionale teknike” - “Qartësia e hartimit të raportit”,

“Aftësia për të përdorur njohuritë juridike” dhe “Aftësia për të hartuar raportet sipas

modeleve të caktuara”. Këtu dua të qëndroj pak sepse kjo është diçka jo vetëm

institucionale që më takon ta them por kjo është diçka dhe më shumë personale që më ka

prekur disi në këtë pikë. Për çfarë arsye?

Disa më njohin personalisht, disa nuk më njohin. Unë rrjedh nga një familje me

dy prindër arsimtarë, të cilët gjithë jetën kanë edukuar brezin e ri dhe edhe kur kam qenë

Page 85: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 3)

85

student, të gjithë pedagogët e mi, seminaret e mia i kishin si shembull në lidhje me

drejtshkrimin, bukurshkrimin dhe të gjitha, dhe këtë nuk mund ta lejoj që nga ana e

Kryeinspektores të thuhet që ka gabime, ka gabime ortografike dhe gabime

drejtshkrimore. Normalisht unë pranoj që ka pasur gabime drejtshkrimore, por jo gabime

thelbësore sepse edhe në vlerësimin e Kryeinspektores, po t‟jua tregoj, kam gjetur 11

gabime drejtshkrimore. Tani, nuk besoj se duhet të merremi shumë me këtë anën. Më

mirë të merremi me përmbajtjen sesa të merremi me këto. Okej, për t‟u rregulluar janë,

nxitimi, volumi ndonjëherë i madh i këtyre, edhe ndodh domethënë, që të mos jemi

absolut, të themi që jam perfekt edhe s‟ka gabime. Normalisht që edhe ka ndonjë gabim

drejtshkrimor. Tani, i përmblodha me këtë, se “Qartësinë e hartimit të raportit” dhe

“”Aftësia për të përdorur njohuritë juridike”. Tani, “Aftësia për të përdorur njohuritë

juridike”, këtu nuk jam dakord për arsye sepse unë të gjitha materialet e mia që dorëzoj

edhe ato që janë hedhur me short, s‟ka rast domethënë që të mos them që ku bazohet ose

pse nuk ka vend për verifikim ose pse duhet të verifikohet. Se për këto parapraket bëhet

fjalë këtu, se pastaj për ato të tjerat, kur shkojmë inspektorja, normalisht ne mbledhim të

gjithë dokumentacionin, e konkretizojmë sipas provave që mbledhim që nga dosja

gjyqësore, që nga procesverbali i pyetjeve me gjyqtarët, etj. Pa u zgjatur.

“Etika dhe angazhimi ndaj vlerave të gjyqësorit”, këtu e thashë radhën e parë që

nuk kam qenë... megjithëse këtu është një gjë e vogël që do më pëlqente që të ishte

ndryshe sepse kështu është reale. Kur flitet për paanësi, unë e kam shkruajtur edhe në

kundërshtimin e Kryeinspektores, për mua koncepti i paanësisë nuk është... nuk ka

nivele. Për mua janë dy nivele. O është i anshëm, o është i paanshëm. S‟mund të thuash

për shembull që është “Mirë” nga paanësia në këtë pikë të vlerësimit. O është keq fare se

është i anshëm kur shkon, ose është “Shumë mirë” sepse është i paanshëm dhe të gjitha

rrethanat dhe faktet tregojnë gjatë gjithë këtyre viteve punë që nuk ka pasur asnjë ankesë

nga asnjë gjyqtar, as ankues, domethënë në të gjithë punën time të përditshme në

Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Jam munduar të jem gjithmonë me etikë

dhe me integritet në inspektimet e mia që kam bërë. Kështu që do ta pretendoja edhe këtë.

Kështu që pse të quhem unë “Mirë” kur unë vërtetë jam i paanshëm, unë s‟jam i anshëm

në këtë pikë.

Page 86: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 3)

86

Për sa i përket kritereve sociale ku aftësia e inspektorit për të qenë i gatshëm,

produktiv në punën në grup, për të drejtuar në grup si dhe për të krijuar marrëdhënie

bashkëpunimi dhe një mjedis të përshtatshëm në zbatimin e detyrave. Edhe për këtë më

vjen sinqerisht keq sepse unë me të gjithë kolegët këtu që kam në këtë institucion, unë

kam qenë jo vetëm bashkëpunues por kam qenë edhe tolerant në disa raste. Kam qenë

edhe për të ulur disa herë ndonjë problem që ka pasur ndonjë problematikë. Domethënë,

edhe në jetën e përditshme unë ky jam. Unë nuk jam agresiv ose të jem konfliktual, që të

sjell konflikte. Bashkëpunues kam qenë për aq kohë sa më ka dhënë Kryeinspektorja

sepse puna në grup tonë me dy veta është. Kryeinspektorja radhën e parë e citoi që ka

edhe punë tjetër, por unë s‟kam qenë ndonjëherë pjesë, nuk më ka caktuar ndonjëherë

pjesë, as të drejtoj ndonjë grup dhe rrjedhimisht nuk ka vënë asnjëherë në provë edhe

aftësitë e mia drejtuese ku pretendon që nuk ka aftësi drejtuese dhe nuk jep ide në punën

e përditshme. Nuk më ka dhënë ndonjëherë shansin që unë të kem mundësinë që ta

shpreh.

Në rrethin tim shoqëror dhe miqësor, okej, është tjetër gjë, kurse këtu s‟e kam

pasur këtë mundësi.

Për sa i përket këtu në kriteret sociale është rritja profesionale, që edhe këtu dua të

ndalem pak. Në qoftë se një gjyqtari që ne vlerësojmë marrim një vërtetim/shkresë nga

magjistratura ku thotë: „Filan gjyqtar është thirrur nga Shkolla e Magjistraturës (ta zëmë)

13 herë në seminar, ka marrë pjesë 3 herë‟. Normalisht kjo është aritmetikë e thjeshtë dhe

del përqindja sa herë ka shkuar në seminar. Neve si inspektor nuk na vjen asnjë shkresë

personale, për sa i përket pjesëmarrjes në seminare. Kryeinspektorja e ka organizuar, ku

thotë, në këtë seminar do shkojë Piro dhe Qemali, në këtë do shkojë Sofia dhe kjo...

Domethënë, sipas porosive që ka dhënë Kryeinspektorja kam qenë në 100% rigoroz...

Bujar Nishani: Të lutem përmblidhi, se këto i kemi dëgjuar në seancën e kaluar.

Të lutem përmblidhi.

Piro Samara: E fundit është... Domethënë këto janë ato tabelat kryesore që i

përkasin vlerësimit.

Tani edhe diçka të fundit edhe unë do ta mbyll.

E fundit, e kam në dy pika. E para njëherë, në momentin që... se është mbledhur

një herë... domethënë, në momentin e ish Zëvendëskryetarit, zotit Elvis, është mbledhur

Page 87: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 3)

87

edhe një herë KLD për sa i përket rinovimit të mandatit tim dhe ish Zëvendëskryetari ka

propozuar për rinovimin e mandatit tim dhe unë këtë e shpreh si mirënjohje dhe si një

fakt të ri në lidhje me atë vlerësim që i ka bërë ai punës time. Pastaj u shty mbledhja për

efekt vlerësimi, etj. Dhe doja ta theksoja këtë sepse ndihem i vlerësuar të paktën dhe

është një pjesë, në thonjëza ta quaj, e vlerësimit në këtë pikë.

Dhe e fundit është që nuk jemi perfekt. Ngarkesa është e madhe normalisht. Është

edhe një shenjë meqenëse jam edhe i pari inspektor që po vij të ankimojë këtë vlerësim

para gjithë historisë së KLD-së. Duhet të angazhohemi të bashkëpunojmë dhe të jemi më

bashkëpunues.

Bujar Nishani: Dakord.

Kush ka pyetje?

Ka dikush pyetje për inspektorin ose për Kryeinspektoren?

Nuk ka!

Mirë, atëherë, zoti Samara së bashku mbaruam. Mund të shkoni! Faleminderit!

(Inspektori Piro Samara largohet nga salla e mbledhjes.)

Ka ndonjë diskutim ose... Po, urdhëro!

Marsida Xhaferllari: A mund të bëj vetëm një saktësim për nja dy gjëra fare të

vogla që u thanë nga inspektori. U tha që KLD-ja nuk i ka përfunduar ende vlerësimet e

bëra nga inspektori Piro Samara. Në fakt ky informacion është i pavërtetë. Deri në datën

13 nëntor të 2015 KLD ka përfunduar vlerësimin e 7 gjyqtarëve të përfunduara nga

inspektori Piro Samara.

U vu në dukje që Kryeinspektorja punon copy-paste për rubrikën e ankesave të

paraqitura. Në fakt unë nuk punoj copy-paste mbi inspektorët sepse shënimet i bëj

gjithmonë me dorë, në mënyrë olografe dhe jam në pamundësi që t‟i bëj copy-paste.

Inspektorit i është bërë ai shënim sepse në ndryshim nga inspektorët e tjerë nuk përdor

format standarde të miratuara nga Zëvendëskryetari.

Së treti, u kundërshtua vlerësimi i inspektorit për paanësinë dhe unë personalisht

nuk e kuptova sepse është vlerësuar “Shumë mirë” tek ai aspekt.

Dhe së fundi, u vu në dukje që ai nuk e kupton çdo me thënë punë në grup sepse

zakonisht puna në grup këtu në Inspektorat bëhet nga dy veta. Në fakt raportet e

inspektimit janë bërë gjithmonë me punë në grup mbi dy veta. Faleminderit!

Page 88: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 3)

88

Bujar Nishani: Ka ndonjë pyetje?

Nuk ka!

Mirë atëherë, kalojmë në vendimin për vlerësimin përfundimtar, në çdo kriter.

Tek kriteri “Aftësia organizative...”, nënkriteri “Sasia” nga “Pranueshëm”, kërkon

të ndryshojë në “Shumë mirë”.

Kush është dakord me kërkesën e inspektorit?

Dy, tre (3).

Kundra?

Dy, katër, pesë (5).

Rrëzohet.

Ka propozim tjetër?

Po, zoti Saliko!

Hysen Saliko: Unë propozoj që kjo rubrikë nga “Pranueshëm” të kalojë “Mirë”.

Bujar Nishani: Kush është dakord me propozimin e zotit Saliko?

Dy, katër, gjashtë, tetë (8).

Kundra?

Një (1).

Miratohet. Behët “Mirë” “Sasia”.

“Metodologjia”, nga “Pranueshëm”, të bëhet “Shumë mirë”.

Kush është dakord me kërkesën e inspektorit?

S‟ka!

Kundra?

Dy, katër, gjashtë, tetë, nëntë (9).

Rrëzohet.

Po, zoti Saliko!

Hysen Saliko: Kam një propozim që nga “Pranueshëm” të bëhet “Mirë” edhe kjo

rubrikë.

Bujar Nishani: Kush është dakord me propozimin e zotit Saliko?

Dy, katër, gjashtë, tetë (8).

Kundra?

Një (1).

Page 89: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 3)

89

Miratohet.

Tek “Shpejtësia”, kush është dakord me kërkesën e inspektorit nga “Pranueshëm”,

të bëhet “Shumë mirë”?

S‟ka!

Kundra?

Dy, katër, gjashtë, tetë, nëntë (9).

Rrëzohet.

Propozim tjetër?

Po!

Hysen Saliko: Edhe kjo rubrikë propozoj që nga “Pranueshëm”, të kalojë “Mirë”.

Bujar Nishani: Kush është dakord me propozimin e zotit Saliko?

Dy, katër, pesë (5).

Kundra?

Dy, katër (4).

Pranohet.

Atëherë kjo rubrikë e këtij kriteri, nga “Pranueshëm” shkon në “Mirë”.

Në kriterin “Aftësitë profesionale teknike”, tek nënkriteri “Qartësia e hartimit të

raportit”, nga “Pranueshëm” kërkohet të bëhet “Shumë mirë”.

Kush është dakord?

Kundra?

Dy, katër, gjashtë, tetë, nëntë (9).

Ka propozim tjetër?

Po, zoti Saliko!

Hysen Saliko: Unë propozoj që nga “Pranueshëm”, kjo rubrikë të kalojë në

“Mirë”.

Bujar Nishani: Kush është dakord me zotin Saliko?

Dy, katër, pesë, gjashtë (6).

Kundra?

Tre (3).

Miratohet.

Page 90: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 3)

90

Tek “Aftësia për të hartuar raportin sipas modeleve të përcaktuara”, nga

“Pranueshëm” të bëhet “Shumë mirë”, kërkesa e inspektorit. Kush është dakord?

S‟ka!

Kundra?

Dy, katër, gjashtë, tetë, nëntë (9).

Propozim tjetër?

Po, zoti Saliko!

Hysen Saliko: Propozoj që edhe kjo rubrikë nga “Pranueshëm” të kalojë “Mirë”.

Bujar Nishani: Kush është dakord me propozimin e zotit Saliko?

Dy, katër, pesë, gjashtë (6).

Kundra?

Tre (3).

Miratohet.

Tek “Saktësimi i hartimit të raportit”, kërkesa e inspektorit nga “Pranueshëm”, t‟i

bëhet “Shumë mirë”.

Kush është dakord me kërkesën e inspektorit?

Një (1).

Kundra?

Dy, katër, gjashtë, tetë (8).

Rrëzohet.

Po, ka propozim për këtë?

Po, zoti Saliko!

Hysen Saliko: Edhe kjo rubrikë, nga “Pranueshëm”, të kalojë “Mirë”.

Bujar Nishani: Kush është dakord me propozimin e zotit Saliko?

Dy, tre, katër (4).

Kundra?

Dy, katër, pesë (5).

Rrëzohet.

Mbetet “Pranueshëm”.

Page 91: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 3)

91

Tek grup kriteri tjetër 3 i “Etikës dhe angazhimit të vlerave të gjyqësorit”, tek

“Etika dhe disiplina në punë”, nga “Mirë” kërkohet të bëhet “Shumë mirë”. Kush është

dakord me kërkesën e inspektorit?

Një, dy, tre (3).

Kundra?

Dy, katër, pesë (5).

Rrëzohet.

Tek grup kriteri i fundit, tek kriteri social, pra nga angazhimi profesional tek

kriteri social e ka nga “Pranueshëm” për t‟u bërë “Shumë mirë”.

Grup kriteri i mësipërm mbetet “Shumë mirë”, apo jo?

Grup kriteri i fundit, tek kriteri social, nga “Pranueshëm”, të bëhet “Shumë mirë”.

Kush është dakord me kërkesën e inspektorit?

Një (1).

Kundra?

Dy, katër, gjashtë, tetë (8).

Rrëzohet.

Po, zoti Saliko!

Hysen Saliko: Kam një propozim. Edhe kjo rubrikë nga “Pranueshëm”, të kalojë

“Mirë”.

Bujar Nishani: Kush është dakord me propozimin e zotit Saliko?

Dy, katër, gjashtë, shtatë (7).

Kundra?

Dy (2).

Miratohet.

Bëhet “Mirë”.

Tek “Rritja profesionale”, kërkesa nga “Mirë”, të bëhet “Shumë mirë”.

Kush është dakord me kërkesën e inspektorit?

Nuk ka!

Kundra?

Dy, katër, gjashtë, tetë, nëntë (9).

Rrëzohet.

Page 92: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 3)

92

Ka propozim tjetër?

S‟ka, sepse mbetet “Mirë”.

Atëherë, ky grup kriter mbetet “Mirë”.

Përfundimisht Marsida!

Marsida Xhaferllari: Përfundimisht ngel “Mirë” tek grupi i “Aftësive

organizative”, “Mirë” tek “Aftësitë profesionale teknike”, “Shumë mirë” tek “Etika...”

dhe “Mirë” tek “Aftësitë e angazhimit profesional”. Kështu që 3 “Mirë” dhe 1 “Shumë

mirë”, përfundimisht mbetet “Mirë”.

Bujar Nishani: Përfundimisht “Mirë”.

Atëherë, kush është dakord me vendimin përfundimtar?

Dy, katër, gjashtë, tetë, nëntë (9).

Kundra, s‟ka.

Miratohet.

* * *

(Pika 3 e rendit të ditës)

Për Këshillin e Lartë të Drejtësisë

Page 93: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 4)

93

Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Nr. Prot. Tiranë, . .2016

Bulevard “Zog I”, Tiranë, Tel: +355 4 259817, Fax: +355 4 259822 www.kld.al

PROCESVERBAL I MBLEDHJES SË KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË

(Mbajtur, më 22.02.2016)

Pika 4 e rendit të ditës me objekt: Delegimet.

Drejton mbledhjen Presidenti i Republikës së Shqipërisë si dhe Kryetar i Këshillit të

Lartë të Drejtësisë, Zoti Bujar Nishani.

Mbledhja u zhvillua në sallën e mbledhjeve e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Filloi në

orën 10:10 dhe mbaroi në orën 14:22.

Në mbledhje ishin të pranishëm:

1. Bujar Nishani (kryetar)

2. Hysen Saliko (anëtar)

3. Astrit Haxhialushi (anëtar)

4. Gjin Gjoni (anëtar)

5. Vangjel Kosta (anëtar)

6. Brunilda Kadi (anëtare)

7. Petrit Çomo (anëtar)

8. Gerd Hoxha (anëtar)

9. Eneida Civici (anëtare)

Shënim 1: Nuk mori pjesë në mbledhje ministri i Drejtësisë si dhe anëtar i Këshillit të

Lartë të Drejtësisë, z. Ylli Manjani; anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, z. Artan

Page 94: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 4)

94

Broci; anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, z. Dritan Caka; anëtarja e Këshillit të

Lartë të Drejtësisë, znj. Albana Shtylla.

Shënim 2: Zori Zaganjori nuk merr pjesë në shqyrtimin e kësaj pike.

Shënim 3: Zoti Sokol Çomo nuk merr pjesë në shqyrtimin e kësaj pike.

Merrnin pjesë gjithashtu:

1. Marsida Xhaferllari, Kryeinspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

2. Pjerin Prendi, Sekretar i Përgjithshëm pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

3. Vildan Kaloshi, Drejtor në Drejtorinë Juridike, Dokumentacionit dhe Organizimit.

4. Krisulla Kasaj, Përgjegjëse e sektorit të Organizimit të Mbledhjeve në Drejtorinë

Juridike, Dokumentacionit dhe Organizimit.

5. Elis Kuçi, Zëdhënës për shtypin pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

6. Olsi Kristo, Këshilltar Ligjor pranë Presidencës.

7. Agnes Bernhard, Eksperte Ndërkombëtare e Misionit EURALIUS IV.

8. Dalina Cici, Përfaqësuese e EURALIUS-it.

RENDI I DITËS:

4. Delegimet.

Bujar Nishani: Vazhdojmë me pikën e fundit, delegimet, nëse kemi delegime.

Marsida Xhaferllari: Çështjet e Kavajës të kalojnë mes atyre dy gjyqtarëve të

Përmetit.

Për çështjen e parë hidhet shorti mes gjykatave: apeli Tiranë, apeli Durrës, apeli

Vlorë, apeli i krimeve të rënda.

(Përzgjidhet Gjykata e Apelit Durrës.)

3 gjyqtarë.

Petrit Çomo: Meriban, Desart, Petraq Dhimitri.

Marsida Xhaferllari: Vazhdo tek dyshi, 2 gjyqtarë të tjerë.

Petrit Çomo: Besim Trezhnjeva, Petraq Dhimitri.

Page 95: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 4)

95

Marsida Xhaferllari: Tek treshi, hidh shortin midis: apelit Gjirokastër, apelit

Korçë, apelit Durrës, Shkodër dhe krimet e rënda. Do heqësh vetëm Tiranën dhe Vlorën.

Petrit Çomo: Krimet e rënda.

Marsida Xhaferllari: 1 gjyqtar.

Petrit Çomo: Gurali Brahimllari.

Marsida Xhaferllari: Për tek krimet e rënda, shorti mes të gjithë gjykatave. Tek

katra.

Petrit Çomo: Apeli Durrës.

Marsida Xhaferllari: 2 gjyqtarë.

Petrit Çomo: Izet Dushaj, Besim Trezhnjeva.

Marsida Xhaferllari: Gjykata e Apelit Administrativ Tiranë, nga Gjykata e Apelit

Tiranë. 1 gjyqtar, tek pesa.

Petrit Çomo: Agim Bendo.

Marsida Xhaferllari: Tek gjashta, nga Mati në Dibër. 1 gjyqtar.

Petrit Çomo: Ali Koleci.

Marsida Xhaferllari: Vazhdo po aty, 1 gjyqtar tek shtata.

(Përzgjidhet Artan Çupi.)

Kap Përmetin, midis Ornela Naqellarit dhe Dritan Hasanit. Ikën Durrësi pra. Janë

këto që shkojnë në Kavajë. (Çështja nr. 8.)

Petrit Çomo: Dritan Hasani.

Marsida Xhaferllari: 2 gjyqtarë. (Çështja nr. 9.)

Shkojnë këta të dy, Dritan Hasani dhe Ornela Naqellari.

Tek 10-ta, 1 gjyqtar.

Petrit Çomo: Ornela Naqellari.

Marsida Xhaferllari: Dy gjyqtarë, prapë në Kavajë. Prapë këto të dy. Ornela

Naqellari dhe Dritan Hasani. (Çështja nr. 11.)

Tek 12-ta Ornela Naqellari dhe Dritan Hasani.

Një gjyqtar, Ornela Naqellari apo Dritan Hasani. (Çështja nr. 13.)

Petrit Çomo: Dritan Hasani.

Marsida Xhaferllari: Tek 12-ta ka hequr dorë, kështu që nuk delegohet.

Përjashtohet nga 12-ta.

Page 96: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 4)

96

Tek 14-ta, një gjyqtar. Dritan Hasani apo Ornela Naqellari.

Petrit Çomo: Ornela Naqellari.

Marsida Xhaferllari: 15-ta, nga Kurbini në Krujë. 2 gjyqtarë.

Petrit Çomo: Marsela Shehu dhe Ded Miri.

Marsida Xhaferllari: Vazhdo po aty, 1 gjyqtar. (Çështja nr. 16.)

Petrit Çomo: Aurel Arapi.

Marsida Xhaferllari: Po aty, 1 gjyqtar. Tek 17-ta.

Petrit Çomo: Ded Miri.

Marsida Xhaferllari: Po aty, 1 gjyqtar. Tek 18-ta.

Petrit Çomo: Marsela Shehu.

Marsida Xhaferllari: Po aty 1 gjyqtar. (Çështja nr. 19.)

Petrit Çomo: Aurel Arapi.

Marsida Xhaferllari: Vazhdo po aty midis Alfred Gjonit dhe Marsela Shehut, një

gjyqtar. (Çështja nr. 20.)

Petrit Çomo. Alfred Gjoni.

Marsida Xhaferllari: Vazhdo po aty një gjyqtar. (Çështja nr. 21.)

Petrit Çomo: Marsela.

Marsida Xhaferllari: Po aty midis Alfredit dhe Marselës. Tek 22-shi.

Petrit Çomo: Marsela.

Marsida Xhaferllari: Po aty midis Aurelit dhe Marselës. (Çështja nr. 23.)

Petrit Çomo: Aureli.

Marsida Xhaferllari: Tek 24-a, një gjyqtar po aty. Ke të gjithë gjyqtarët.

Petrit Çomo: Ded Miri.

Marsida Xhaferllari: Po aty, hiq kryetarin, një gjyqtar. 25-a.

Petrit Çomo: Aurel Arapi.

Marsida Xhaferllari: Po aty, ke të gjithë gjyqtarët, një gjyqtar. (Çështja nr. 26.)

Petrit Çomo: Aurel Arapi.

Marsida Xhaferllari: Nga Tropoja, në Kukës. (Çështja nr. 27.)

Petrit Çomo: Erjon Çela.

Marsida Xhaferllari: Po aty, një gjyqtar. (Çështja nr. 28.)

Petrit Çomo: Dritan Seci.

Page 97: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 4)

97

Marsida Xhaferllari: Nga Lezha, në Kurbin, një gjyqtar. (Çështja nr. 29.)

Petrit Çomo: Elsa Ulliri.

Marsida Xhaferllari: Po aty, Elsa dhe... (Çështja nr. 30.)

Petrit Çomo: Elsa Ulliri dhe Ded Deda.

Marsida Xhaferllari: Nga Kurbini për të shkuar në Lezhë. (Çështja nr. 31.)

Petrit Çomo: Aurel Arapi.

Marsida Xhaferllari: Midis Marsela Shehut dhe Aurel Arapit, një gjyqtar.

(Çështja nr. 32.)

Petrit Çomo: Marsela Shehu.

Marsida Xhaferllari: Nga Fieri, në Lushnje, një gjyqtar. (Çështja nr. 33.)

Petrit Çomo: Ingerta Bengu.

Marsida Xhaferllari: Nga Korça, në Pogradec. (Çështja nr. 34.)

Petrit Çomo: Sonjela Voskopi.

Marsida Xhaferllari: Po aty, vazhdo, një gjyqtar tjetër. (Çështja nr. 35.)

Petrit Çomo: Irena Plaku.

Marsida Xhaferllari: Tek 36-a, tre gjyqtarë.

Petrit Çomo: Alvano Murataj, Besnik Shehu, Eglantina Mikani.

Marsida Xhaferllari: Tek penalja e Korçës, një gjyqtar. (Çështja nr. 37.)

Petrit Çomo: Arben Lera.

Marsida Xhaferllari: Një gjyqtar po aty. Hiq Arjola Kriston. Fut kryetarin.

(Çështja nr. 38.)

Petrit Çomo: Seladin Pysqyli.

Marsida Xhaferllari: Po aty një gjyqtar, por hiq Arjola Kriston. (Çështja nr. 39.)

Petrit Çomo: Arben Lera.

Marsida Xhaferllari: Po aty një gjyqtar, Jo Arben Lera. (Çështja nr. 40.)

Petrit Çomo: Seladin Pysqyli.

Marsida Xhaferllari: Po aty midis Arjola Kristos dhe Arben Lerës. (Çështja nr.

41.)

Petrit Çomo: Arjola Kristo.

Marsida Xhaferllari: Vazhdo po aty, një gjyqtar midis të gjithëve. (Çështja nr.

42.)

Page 98: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 4)

98

Petrit Çomo: Admir Belishta.

Marsida Xhaferllari: Një gjyqtar midis Arjola Kristos dhe Seladin Pysqylit tek

43-shi.

Petrit Çomo: Seladin Pysqyli.

Marsida Xhaferllari: Një gjyqtar midis Admir Belishtës dhe Arben Lerës.

(Çështja nr. 44.)

Petrit Çomo: Arben Lera.

Marsida Xhaferllari: Një gjyqtar midis Arjola Kristos dhe Seladin Pysqylit.

(Çështja nr. 45.)

Petrit Çomo: Arjola Kristo.

Marsida Xhaferllari: Një gjyqtar midis të katërve. (Çështja nr. 46.)

Petrit Çomo: Arben Lera.

Marsida Xhaferllari: Nga Gjirokastra në Sarandë, dy gjyqtarë, por midis Blerta

Çibukut, Pëllumb Vehbiut dhe Arben Dostit. (Çështja nr. 47.)

Petrit Çomo: Pëllumb Vehbiu dhe Arben Dosti.

Marsida Xhaferllari: Vazhdo po aty, një gjyqtar midis të gjithëve. (Çështja nr.

48.)

Petrit Çomo: Mirela Kore.

Marsida Xhaferllari: Tek 49-ta, një gjyqtar.

Petrit Çomo: Blerta Çibuku.

Marsida Xhaferllari: Vazhdo po aty, një gjyqtar, por hiq kryetarin. (Çështja nr.

50.)

Petrit Çomo: Pëllumb Vehbiu.

Marsida Xhaferllari: Nga Korça për në administrative. Një gjyqtar. (Çështja nr.

51.)

Petrit Çomo: Eglantina Mikani.

Marsida Xhaferllari: Nga Shkodra për në administrative Shkodër. Një gjyqtar.

(Çështja nr. 52.)

Petrit Çomo: Tonin Stërkaj.

Marsida Xhaferllari: Nga Tirana në administrative Tiranë. (Çështja nr. 53.)

Petrit Çomo: Fida Osmani.

Page 99: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 4)

99

Marsida Xhaferllari: Bëj shortin mes gjykatave. (Çështja nr. 1.)

(Përzgjidhet Korça.)

Dy gjyqtarë.

Petrit Çomo: Etleva Temo dhe Stavri Kallco.

Marsida Xhaferllari: Edhe tek tjetra një gjyqtar, po në Durrës. (Çështja nr. 2.)

Petrit Çomo: Sotiraq Lubonja.

Marsida Xhaferllari: Vazhdo short mes gjykatave: apel Korçë, Vlorë, krimet e

rënda. (Çështja nr. 3.)

Petrit Çomo: Krimet e rënda.

Marsida Xhaferllari: Dy gjyqtarë.

Petrit Çomo: Amarildo Laçi, Nure Dreni.

Marsida Xhaferllari: Bëj shortin mes gjykatave për të shkuar në Korçë. Nga apeli

Gjirokastër, Vlora, Durrësit, krimet e rënda. (Çështja nr. 4.)

Petrit Çomo: Krimet e rënda.

Marsida Xhaferllari: Dy gjyqtarë.

Petrit Çomo: Saida Dollani, Gjovalin Përnoca.

Marsida Xhaferllari: Po aty, tre gjyqtarë. (Çështja nr. 5.)

Petrit Çomo: Amarildo, Nurë Dreni, Sokol Binaj.

Marsida Xhaferllari: Po aty, një gjyqtar. (Çështja nr. 6.)

Petrit Çomo: Dhurata Haveri.

Marsida Xhaferllari: Për tek krimet e rënda, midis të gjithë gjykatave. (Çështja

nr. 7.)

Petrit Çomo: Shkodra.

Marsida Xhaferllari: 4 gjyqtarë.

Petrit Çomo: Lindita Hoxha, Marina Rraboshta, Selim Kryeziu, Valbona Vata.

Marsida Xhaferllari: Nga Durrësi në Kavajë, midis Ornela Naqellarit dhe Dritan

Hasanit. (Çështja nr. 8.)

Petrit Çomo: Dritan Hasani.

Marsida Xhaferllari: Po aty, midis këtyre të dyve, një gjyqtar. (Çështja nr. 9.)

Petrit Çomo: Ornela Naqellari.

Marsida Xhaferllari: Po aty, një gjyqtar. (Çështja nr. 10.)

Page 100: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 4)

100

Petrit Çomo: Dritan Hasani.

Marsida Xhaferllari: Nga Kurbini, në Krujë. (Çështja nr. 11.)

Petrit Çomo: Marsela Shehu.

Marsida Xhaferllari: Po aty, tre gjyqtarë. (Çështja nr. 12.)

Petrit Çomo: Ded Miri, Aurel Arapi, Alfred Gjoni.

Marsida Xhaferllari: Vazhdo po aty, një gjyqtar. Hiqe kryetarin. (Çështja nr. 13.)

Petrit Çomo: Aurel Arapi.

Marsida Xhaferllari: Nga Tropoja, në Kukës, një gjyqtar. (Çështja nr. 14.)

Petrit Çomo: Dritan Seci.

Marsida Xhaferllari: Nga Fier,i në Lushnje. Një gjyqtar. (Çështja nr. 15.)

Petrit Çomo: Alfred Konomi.

Marsida Xhaferllari: Nga Korça penale, në Pogradec. Dy gjyqtarë. (Çështja nr.

16.)

Petrit Çomo: Arben lera dhe Seladin Pysqyli.

Marsida Xhaferllari: Po aty, një gjyqtar. (Çështja nr. 17.)

Petrit Çomo: Arjola Kristo.

Marsida Xhaferllari: Po aty, dy gjyqtarë. (Çështja nr. 18.)

Petrit Çomo: Arben Lera, Seladin Pysqyli.

Marsida Xhaferllari: Nga Gjirokastra, në Sarandë. Një gjyqtarë. (Çështja nr. 19.)

Petrit Çomo: Pëllumb Vehbiu.

Marsida Xhaferllari: Nga Gjirokastra, në shkallën e parë administrative

Gjirokastër. (Çështja nr. 20.)

Petrit Çomo: Blerta Çibuku.

Marsida Xhaferllari: Bëj shortin mes apeleve për në apel Korçë: Vlorë, Durrës,

Gjirokastër dhe krimet e rënda. (Çështja nr. 1.)

Petrit Çomo: Krimet e rënda.

Marsida Xhaferllari: Një gjyqtar.

Petrit Çomo: Dhirmtër Lara.

Marsida Xhaferllari: Për të shkuar në Shkodër, bëj shortin apel Tiranë, Durrës,

Vlorë dhe krimet e rënda. (Çështja nr. 2.)

Page 101: Këshilli i Lartë i Drejtësisë · fundit që ai ngre është edhe për shpenzimet operative të këtyre gjyqtarëve që mund të delegohen nga Përmeti në Durrës. Është marrë

_____________________________________________________________________

Mbledhje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Tiranë, më 22.02.2016 (Pika 4)

101

Petrit Çomo: Tiranë.

Marsida Xhaferllari: Jo Zegjine Sollaku, Artur Kalaja dhe Valdete Hoxha kanë

pengesë. Tre gjyqtarë.

Petrit Çomo: Hysni Demiraj, Ridvan Hado dhe Lefter Jahja.

Marsida Xhaferllari: Vazhdo po aty, një gjyqtar. (Çështja nr. 3.)

Petrit Çomo: Gramoz Levanaj.

Marsida Xhaferllari: Vazhdojmë tani tek rrethet. Na Kurbini, në Krujë. Një

gjyqtar. (Çështja nr. 4.)

Petrit Çomo: Ded Miri.

Marsida Xhaferllari: Nga Gjirokastra, në Përmet. Një gjyqtar. (Çështja nr. 5.)

Petrit Çomo: Pëllumb Vehbiu.

Marsida Xhaferllari: Nga penalja e Korçës, në Pogradec. Dy gjyqtarë. (Çështja

nr. 6.)

Petrit Çomo: Arben Lera, Seladin Pysqyli.

Marsida Xhaferllari: Po aty, një gjyqtar. (Çështja nr. 7.)

Petrit Çomo: Seladin Pysqyli.

Marsida Xhaferllari: Dhe nga Gjirokastra, në Sarandë. Një gjyqtar. (Çështja nr.

8.)

Petrit Çomo: Arben Dosti.

Marsida Xhaferllari: Mbaruam

Bujar Nishani: Mirë atëherë, mbyllet mbledhja. Mirupafshim, mbledhjen e

ardhshme.

* * *

(Pika 4 e rendit të ditës)

Për Këshillin e Lartë të Drejtësisë