shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. recenzimi v... · a është materiali i...

39
1

Upload: others

Post on 30-Aug-2019

67 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

1

Page 2: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi shoqëror dhe dobitë e një auditori të vërtetë

Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi shoqëror dhe dobitë e një auditori të vërtetë : Përmbajtja e ligjeratës së pestë: (Shkrim akademik, S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs (f.40-55)

• Përfytyrimi i auditorit tuaj dhe bërja e pyetjeve

• Leximi me objektivitet dhe në mënyrë kritike

• A paraqet drafti një ide; a ka një fokus apo argument të njësuar?

• A argumentohen qartë idetë; a ka prova bindëse?

• A është materiali i argumentuar me efikasitet?

• Planifikimi, hartimi i draftit dhe zhvillimi

• Rishikimi dhe redaktimi

• Procesi i të lexuarit në mënyrë kritike

• Krijimi i ideve nga të lexuarit

2

Page 3: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

3

SKICIMI DHE RISHIKIMI Leximi i drafteve

• Që nga fillimi i një projekti, shkruesi thuajse njekohësisht

shpik ide dhe përpunon ide. Thamë që më e mira është të pezulloni gjykimin kritik derisa të keni filluar t’i hidhni mendimet në letër. Në këtë kre do të përqëndrohemi te mënyrat e përmirësimit dhe të përpunimit të drafteve të papërpunuara. Duam të fillojmë me atë çka është vetvetiu e nënkuptuar: Që të përmiresoni draftin që keni shkruar në fillim duhet ta lexoni.

• Për më tepër, duhet të përpiqeni ta lexoni me objektivitet dhe në mënyrë kritike.

Page 4: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

• Një shkrim i mirë është një shkrim i rishikuar.

• Kur e pyetën Ernest Heminguej se pse e rishikoi faqen e fundit të romanit “Lamtumirë armë” tridhjetë e nëntë herë, ai u përgjigj:

• “Doja të gjëja fjalët e duhura”. Ky koment reflekton kujdesin dhe seriozitetin e shkrimtarëve kur redaktojnë punën e tyre.

4

Page 5: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

5

Përfytyrimi i auditorit tuaj dhe bërja e pyetjeve

• Për ta lexuar draftin objektivisht dhe për t’u siguruar se keni thënë atë që keni dashur të thoni, e leni mënjanë për një ditë ose të paktën për dy ore. Pastaj lexojeni deri në fund, sikur të mos ishit ju autor i shkrimit, por dikush që e lexon për herë të parë.

Page 6: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

6

• Ndërsa lexoni, përpiquni të përfytyroni pyetjet që një lexues do të donte t’jua bënte për të kuptuar se ç’keni dashur të thoni. Pastaj e lexoni edhe një herë draftin duke i bërë vetes pyetjet e mëposhtme:

1. A paraqet drafti një ide? A ka një fokus apo një argument të njësuar ?

2. A argumentohet qartë ideja ose idetë? A ka prova bindëse ? A ka hollësira specifike të mjaftueshme?

3. A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

do t’jua sugjerojmë përpara se ta përfundoni këtë çështje. Le të fillojmë me ato pyetje që i paraqitëm më lart.

Page 7: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

7

1.A paraqet drafti një ide? A ka një fokus apo një argument të njësuar? Le të shpjegojmë së pari rastin më të rrallë: nëse gjatë leximit të draftit vini re objektivisht se ai nuk paraqet një ide, një çështje për t’u shtjelluar, atëherë zor se ka arsye të merreni më me të. Më mirë t’ia filloni nga e para duke përdorur teknikat e shpikjes që kemi diskutuar më përpara.

Page 8: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

8

• Megjithatë, ka shumë të ngjarë që në draftin tuaj të gjeni ndonjë material interesant, por për të cilin ende s’e keni të qartë se ç’vlerë ka. Ka të ngjarë që nëpër këmbë t’ju ngatërrohen materiale parazitare – fillime të pagoditura, përsëritje të panevojshme, informacione interesante, por pa vend. Ca krasitje aty-këtu do të bënin mirë.

Page 9: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

9

• Picasso-ja ka thënë që gjatë pikturimit të një pikture ai bënte një sërë shkatërrimesh. Po kështu ka thenë edhe një skulptor. Kur e pyetën se si e ka bërë pikturën e një elefanti në madhësi natyrore nga një bllok druri, ai u përgjigj: “Duke hequr gjithçka që s’i ngjante elefantit”.

Page 10: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

10

• Pasi të keni përcaktuar argumentin kryesor, mos u druani të shkëpusni me daltë çdo material tjetër që bie ndesh me të derisa argumenti të dale i qartë. Sigurisht, mund të keni në letër shumë lëndë për të filluar , por shpesh duhet të hiqni pjesë prej saj, derisa të shihni se keni arritur ta formuloni në vija të trasha argumentin kryesor që doni të trajtoni, madje se keni gjetur edhe një pjesë të provave për ta mbështetur.

Page 11: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

11

2. A argumentohet qartë ideja ose idetë? A ka prova bindëse? A ka hollësira specifike të mjaftueshme? Shkruesit asnjëherë s’ua ka qejfi të prishin ç’kanë shkruar. Kuptohet që studentëve, që u është dhënë për detyrë të shkruajnë 500 ose 1.000 fjalë brenda një afati, s’ua ka qejfi edhe më shumë. Por thuajse është e sigurt që sapo të keni përcaktuar fokusin e esesë suaj, edhe do të shtoni material edhe do të hiqni. Nuk mjafton vetëm ta deklaroni një argument, duhet edhe ta provoni ose ta vërtetoni.

Page 12: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

12

• Nëse diskutoni, për shembull, se pirja e duhanit duhet të ndalohet në të gjitha vendet publike, përfshirë parqet dhe kafenetë në mjedise të hapura, duhet të paraqisni arsye për qëndrimin tuaj dhe t’u përgjigjeni kundërshtimeve të mundshme me kundërargumente.

Page 13: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

13

• 3. A është oranizuar materiali me efikasitet? • Shihni me kujdes nëse pjesët e tij janë organizuar sipas

rendit më të mirë. • Nëse keni dhënë dy shembuj ose keni deklaruar tri arsye,

me cilën është më mirë të filloni? • A janë vendodur paragrafët sipas një rendi të arsyeshëm? • A do të jetë e qartë për lexuesin lidhja e një argumenti me

tjetrin? • Në çdo paragraf, a mbështetet me prova argumenti i atij

paragrafi? ( E njejta provë mund të jetë më e përshtatshme për një paragraf tjetër).

• A i ofron lexuesit një fokus paragrafi hyrës? Ose, në qoftë se paragrafi kryen një funksion tjetër të rëndësishëm, për shembull tërheq vëmendjen e lexuesit, a i ofron lexuesit eseja një fokus në kohë?

Page 14: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

14

Në përgjithësi, kur punoni për organizimin e drafteve, ndiqni dy rregulla:

• Vini bashkë ato që kanë vendin bashkë. • E vini veten në vendin e lexuesit; e bëni sa më të

mundshme të lehtë ,që lexuesi t’ju ndjek.

Page 15: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

15

Recensimi shoqëror:

Dobitë e një auditori të vërtetë • Përgjithësisht ne sugjerojmë të përfytyroni

një person në klasën tuaj, i cili nuk ka njohje me temën tuaj ose me provat specifike që mendoni të analizoni.

• Pse duhet bërë kjo?

• Është pozitive?

Page 16: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

16

• Në raste të shumta të lëndës së shkrimit, studentët ndahen në dy grupe të vogla për të lexuar dhe diskutuar punët e njëri –tjetrit. Recensimi shoqëror, siç quhet zakonisht kjo praktikë, është e dobishme në disa aspekte.

• Recensimi nga shokët i siguron autorit një auditor të vërtetë, lexues që mund të vë në dukje se çfarë i bën të vrasin mendjen ose çfarë i ngacmon, që bëjnë pyetje e sugjerime, që shpesh mund të mos jenë dakord (me autorin ose me shoku-shokun) dhe që shpesh keqinterpretojnë, por jo qëllimisht.

Page 17: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

17

• Studentët që diskutojnë punën e tyre me student të tjerë vërejnë se ç’është e nevojshme të shtohet, të hiqet ose të sqarohet. Kur studentët vihen në rolin e lexuesve të njëri –tjetrit, bëhen lexues më të mirë të punës së tyre dhe rrjedhimisht rishikues më të mirë. Në një kuptim të gjerë , të mësosh të shkruash është të mësosh të lexosh.

Page 18: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

18

• Recensimi shoqëror në klasë merr shumë forma; pak më poshtë do të njiheni me një shembull që ka të bëjë me esenë e një studenteje, e cila e rishikoi gjerësisht si pasojë e recensimit të saj nga shokët. Në qoftë se nuk mund të realizoni një recension shoqëror, ju do të bëni mirë të punonit me një shok ose me një student tjetër në klasë duke lexuar draftet e nëri-tjetrit.

Page 19: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

19

• Kur punoni për esenë tuaj me shokët e klasës ose me miqtë tuaj, sjellja e mirë dhe praktika universitare kërkon që t’i falënderoni ata për ndihmën dhe të dokumentoni kontributin e tyre. Në fund të esesë mund t’u kushtoni një ose dy fjalime falënderime të përgjithshme – diçka e tillë si kjo:

Do të doja të falënderoja anëtarët e grupit tim të recensimit shoqëror, Alban A… dhe , Arta Sh… për ndihmën që më dhanë në qartësimin e idesë kryesore të esesë dhe për sugjerimin e mënyrave për të redaktuar fjalitë e mia.

Page 20: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

20

• Ose mund t’i falënderoni recensuesit tuaj shoqërorë për kontributet e tyre të posaçme duke vënë në fund të fjalisë një fusnotë * ose një referencë në fund të shkrimit që përmban ide ose fjalë për të cilat doni të vini në dukje mirënjohjen tuaj duke shkruar një fjali si kjo:

______________ * Këtu Alban A… më tërhoqi vëmendjen për

lojën me fjalë të rrëfimtarit; dëshiroj ta falënderoj për ndihmën që më dha për ta zhvilluar këtë pikë.

Page 21: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

21

NJË RREGULL PËR ATA QË SHKRUAJNË

• Mos harroni të shënoni kontributët e shokëve dhe shoqeve tuaja lexuese si dhe redaktorëve.

• Më 12 shtator Suki Hudson-it iu dha detyra e mëposhtme: • Shkruani një ese (me rreth 500 fjalë) ku të përkufizohet

racizmi ose ku të tregohet një përvojë në të cilën ju keni qenë ose viktimë, ose autore e një incidenti racist. Eseja duhet të ofrojë një tezë të mbështetur në fakte nga përvoja juaj. Më 16 shtator sillni në klasë draftin e parë bashkë me dy kopje për recensim shoqëror. Afati i esesë së rishikuar është data 26 shtator.

Page 22: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

22

Ajo filloi të bëjë një përpjekje për të hedhur diçka në letër. Meqë ishte larg esesë së përfunduar , po e emërojmë drafti zero:

• Drafti zero, 13 shtator

Në një ditë të ngrohtë me diell ndodhesha në sheshin e lojërave. Vëllai im tre vjeçar dhe fëmijë të tjerë po luanin të gëzuar, mirëpo një nga nënat e djemve ua ndërpreu lojën. Ajo thirri të birin, i pëshpëriti diçka në vesh dhe kur ai u kthye në këndin e lojrave e dëboi vëllanë tim nga loja e përbashkët. S’dija si ta quaja incidentin, po zemra më dhimbte tek shihja vëllanë tim të vogël që i ka kundruar me zili fëmijët e tjerë. U largova menjëherë bashkë me të nga këndi i lojërave dhe që nga ajo ditë këndi i lojërave s’ka qenë kurrë i njejti për mua.

Page 23: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

23

• Në këtë pikë, duke mbërritur në fund të rrëfimit të saj, Suki ndaloi. Ajo që kishte shkruar nuk ishte ende një ese dhe ishte shumë larg sasisë pre 500 fjalësh, por ishte një fillim, gjithçka që ajo kishte shpresuar të realizonte me këtë sprovë të parë.

• Më pas lexoi ç’kishte shkruar dhe i kërkoi një shoku t’ia lexonte nëse ai kishte ndonjë sugjerim. Biseda qe zhgënyese. Shoku nuk kuptonte përse Suki mendonte se ajo çka kishte ndodhur ishte një “incident racist”. Pse iku Suki nga këndi i lojrave? Pse s’i kishte kërkuar shpjegim nënës së djalit? Këto pyetje e zunë të papërgatitur; ajo u mërzit e u dëshpërua.

• Në fletore bëri një shënim ku përshkroi historinë e bisedës:

Page 24: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

24

• 13 shtator • I kërkova J-së të lexonte shkrimin tim, e lexoi

dhe mendimi i tij ishte se po bëhesha paranojake. Përse thjesht s’e kasha pyetur mamanë e djalit se si ishte puna? Por unë as që mendoja të shkoja te gruaja dhe ta pyesja për arsyet e saj. Ishte krejt jashtë meje nëse ajo donte të ishte injoruese dhe mizore ndaj një race tjetër .(Apo në të vërtetë ishte injoranca ime që më bëri t’i largohesha një shpjegimi të thjeshtë?)

Të nesërmen, duke parë atë që kishte shkruar, Sukit i shkoi në mendje të përpiqet që ngjarjes në fjalë t’i shtonte shënimin që kishte bërë në ditar. Duhet të shpjegonte përse ajo çka kishte ndodhur te sheshi i lojrave ishte një incident racist.

Më poshtë është përfundimi:

Page 25: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

25

• 14 shtator • Në shoqërinë moderne, shumica e njerëzve nuk i

pranojnë rastet më të rafinuara të racizmit. Njerëzit kujtojnë se përderisa nuk sulmojnë fizikisht, nuk e shkelin ligjin; dhe për sa kohë që jetojnë sipas ligjit, nuk kryhet racizëm. Megjithatë, ligji ose kushtetuta nuk e mbrojnë zemrën njerëzore nga lëndimi dhe s’kam pikë dyshimi se akti racist më kritik mund të kryhet edhe nga miqtë ose të afërmit tanë.

• Por pasi kishte shkruar rreshtin e fundit, Sukit i bëri përshtypje diçka e çuditshme në të. Gruaja në sheshin e lojrave s’ishte ndër njerëzit e afërt të saj, s’ishte as shoqe e ngushtë. Megjithatë, ishte e vërtetë se aktet raciste mund të kryhen edhe nga miqtë tanë edhe sikur të mos jenë dramatike, duhet të pranohen si raciste. Në këtë pikë mendoj se kishte një tezë për esenë e saj. Vazhdon të shkruaj përsëri:

Page 26: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

26

• Në Kore kasha një shoqe të ngushtë, babai i së cilës ishte kinez. Megjithëse nëna e saj ishte koreane, ata trajtoheshin si të huaj në qytet dhe në shumë raste njerëzit i tregonin me gisht. I ati i vdiq kur ishte e vogël, po të gjithë në qytet e dinin se ajo ishte gjysmëkineze. E ëma drejtonte një restorant kinez, pronë të sajën, dhe ata jetonin shumë të qetë. Familja ime e njihte mirë nënën e saj dhe unë isha shoqe e ngushtë me vajzën, madje për shumë vite isha e vetmja shoqe e saj. Mirëpo kur u futa në gjimnaz, grupi i shoqeve të mia të reja nuk pajtoheshin me prejardhjen e saj dhe u ndava me të. Ajo ishte një tip i qetë dhe i ndrojtur dhe megjithëse s’e merrja më në telefon dhe as i shkoja në shtëpi, ajo gjithnjë më kujtonte në festa për të më dërguar dhurata. Pas mbarimit të gjimnazit shkoi në Taivan për të jetuar te gjyshërit e saj, të cilat s’i kishe takuar kurrë. Sipas mendimit tim, në moshen e saj s’mund ta duronte më izolimin. Shumë vjet më vonë kuptova se sa mizore jam treguar me të dhe u përpoqa të mësoja se ku jetonte, por më kot.

Page 27: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

27

• Ditën tjetër Suki i ndërthuri të dy draftet, e shtypi në kompjuter draftin e parë për ta dorëzuar të nesërmen. Njëkohësisht e fotokopjoi, siç qe udhëzimi, për t’u recensuar nga shokët e klasës.

• Recensimi në klasë bëhet në shumë forma. Së pari i kërkohet autorit të esesë të flas, të thotë se sa kohë ka që merret me shkrimin e esesë.

• Pastaj kërkohet gjykimi i lexuesve. Një ndihmesë për vlerësim mund të japin këto pyetje:

Page 28: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

25

• Drafti i parë : çka vjen më poshtë është drafti i parë, të cilën Suki ua dha dy anëtarëve të grupit të saj, si dhe një përmbledhje që u bë në grup. Përpara leximit të draftit të saj me zë të lartë (procedurë që rekomandoi pedagogu në këtë seancë), Suki shpjegoi se si kishte ndodhur që ajo kishte treguar dy përvoja dhe pyeti se cilin tregim të mbante, apo nëse mund t’i mbante të dy.

• Drafti i parë • S. Hudson • 16 shtator • Të lexohet në faqe 49 “SHKRIMI AKADEMIK” dhe në fund • Versioni përfundimtar, faqe 53 deri 55 , po aty

Page 29: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

29

Page 30: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

30

Page 31: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

31

Page 32: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

32

Page 33: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

33

Page 34: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

34

Përfundim:

• Autori e shkruan draftin apo skicën për dy arsye kryesore:

1.Për t’ia qartësuar vetvetes rrugën e realizimit të shkrimit akademik, respektivisht të hulumtimit dhe

2.Për ta bindur autoritetin që i drejtohemi (profesotit, menaxherit etj.)se ia vlen të investohet në projektin në fjalë.

Page 35: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

35

• Skica apo drafti është një fazë e ndjeshme, sepse prej saj varet aprovimi ose mosaprovimi i projektit, respektivisht i vazhdimit të hulumtimit ose i shkrimit akademik (profesional). Pikërisht për këtë, drafti duhet të merret me seriozitetin më të madh dhe të shkruhet me përkushtim

Page 36: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

36

• Po qe se ky plan nuk tregohet i suksesshëm, atëherë aty përfundon projekti dhe nuk shkohet më tutje. Mund të ndodh edhe e kundërta, po qe se tregohet i suksesshëm, atëherë aprovohet projekti ( hulumtimi, punimi seminarik, eseja, tema e diplomës, etj.) dhe fillon realizimi

• Pra pasi të jetë aprovuar drafti apo skica, duhet të fillojë puna kryesore

Page 37: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

37

Këshillë për studentët që duhet të bëjnë një shkrim akademin

• Duhet të mbajnë shënime të shumta nga leximi

• Shënimet duhet të jenë të sakta (korrekte) dhe pa gabime

• Ato mund të shënohen në copëza letrash (bibliografi e punës), në të cilat duhet shkruar emri i plotë i autorit, titulli i veprës, viti i botimit, shtëpia botuese, numri i faqes. Gjithashtu mund të plotësohen edhe me shënime, citime dhe mendime individuale.

Page 38: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

• Si orijentim për realizimin e shkrimit duhet të shërbejë plani fillestar , për të ruajtur vazhdimësinë e hulumtimit dhe mbledhjes së materialit.

• PRA, shihet qartë se shkrimi akademik, për t’u realizuar, domethënë për t’u shkruar si duhet, nga plani fillestar deri te plani përfundimtar ka një rrugë të gjatë, mjaft të mundimshme dhe të lodhshme, që kërkon përkushtim, këmbëngulësi dhe mosdorëzim.

38

Page 39: Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi V... · A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

39

• Nga shembuj që kemi parë dhe këto që është thënë, shkrimi akademik nuk është argëtues, nuk është i lehtë dhe se ai kërkon seriozitetin më të madh të mundshmëm. Sa më shumë punojmë me përkushtim, fundi është më i sukseshmëm.