unmik · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i...

47
UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d’Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo UNMIK RREG/2001/35 22 dhjetor 2001 RREGULLORE NR. 2001/35 MBI PENSIONET NË KOSOVË Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Në përputhje me autorizimin që i është dhënë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të datës 10 qershor 1999, Duke marrë parasysh Rregulloren e ndryshuar të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) nr. 1999/1 të datës 25 korrik 1999 mbi Autoritetin e Administratës së Përkohshme në Kosovë dhe Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/9 të datës 15 maj 2001 mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, Duke pranuar se institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes kanë përgjegjësi lidhur me pensionet në Kosovë për të cilat nevojitet urgjentisht ligji, Duke pasur parasysh se institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes nuk janë në gjendje që menjëherë të ofrojnë këshilla lidhur me këtë çështje dhe se Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm do t’i marrë parasysh pikëpamjet e tyre kur t’ia komunikojnë, Me qëllim të rregullimit të pensioneve të obligueshme dhe pensioneve plotësuese të cilat i siguron punëdhënësi si dhe të pensioneve individuale në Kosovë dhe themelimit të Administratës së pensioneve, Fondit të kursimeve pensionale të Kosovës dhe Departamentit të Pensioneve të Autoritetit Bankar e të Pagesave të Kosovës, Me këtë Rregullore shpall sa vijon: TABELA E PËRMBAJTJES KAPITULLI I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Upload: others

Post on 06-Sep-2019

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

UNITED NATIONS

United Nations Interim Administration Mission

in Kosovo

UNMIK

NATIONS UNIES Mission d’Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo

UNMIK RREG/2001/35

22 dhjetor 2001

RREGULLORE NR. 2001/35

MBI PENSIONET NË KOSOVË

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Në përputhje me autorizimin që i është dhënë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të datës 10 qershor 1999, Duke marrë parasysh Rregulloren e ndryshuar të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) nr. 1999/1 të datës 25 korrik 1999 mbi Autoritetin e Administratës së Përkohshme në Kosovë dhe Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/9 të datës 15 maj 2001 mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, Duke pranuar se institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes kanë përgjegjësi lidhur me pensionet në Kosovë për të cilat nevojitet urgjentisht ligji, Duke pasur parasysh se institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes nuk janë në gjendje që menjëherë të ofrojnë këshilla lidhur me këtë çështje dhe se Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm do t’i marrë parasysh pikëpamjet e tyre kur t’ia komunikojnë, Me qëllim të rregullimit të pensioneve të obligueshme dhe pensioneve plotësuese të cilat i siguron punëdhënësi si dhe të pensioneve individuale në Kosovë dhe themelimit të Administratës së pensioneve, Fondit të kursimeve pensionale të Kosovës dhe Departamentit të Pensioneve të Autoritetit Bankar e të Pagesave të Kosovës, Me këtë Rregullore shpall sa vijon:

TABELA E PËRMBAJTJES KAPITULLI I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Page 2: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

2

Neni 1 Përkufizimet Neni 2 Format e pensioneve në Kosovë KAPITULLI II. PENSIONET BAZË TË SIGURUARA NGA DEPARTAMENTI KALIMTAR I PUNËS DHE I MIRËQENIES SOCIALE Neni 3 Autorizimet dhe përgjegjësitë e Administratës pensionale Neni 4 Pensioni bazë KAPITULLI III. PENSIONET INDIVIDUALE TË KURSIMEVE QË I SIGURON FONDI I KURSIMEVE PENSIONALE I KOSOVËS Neni 5. Themelimi i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës Neni 6. Të drejtat dhe obligimet e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës Neni 7. Arkëtimi i kontributeve për financimin e Fondit të kursimeve pensionale individuale Neni 8. Llogaritë individuale në Fondin e kursimeve pensionale të Kosovës Neni 9. Mbajtja e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës Neni 10. Investimet e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës Neni 11. Udhëheqësit e mjeteve të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës Neni 12. Pagimi i pensioneve nga fondi i kursimeve individuale KAPITULLI IV. FONDET PLOTËSUESE PENSIONALE TË PUNËDHËNËSIT Neni 13 Kompetencat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Pensioneve të BPK-së Neni 14 Fondet plotësuese pensionale të punëdhënësit Neni 15 Licencimi dhe rregullimi i fondeve plotësuese pensionale të punëdhënësit Neni 16 Investimet nga fondet plotësuese pensionale të punëdhënësit Neni 17 Mbajtja e fondeve plotësuese pensionale të punëdhënësit Neni 18 Transferimi nga fondi plotësues pensional i punëdhënësit Neni 19 Përfundimi i fondit plotësues pensional të punëdhënësit

Page 3: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

3

KAPITULLI V. PENSIONET PLOTËSUESE INDIVIDUALE Neni 20 Kompetencat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Pensioneve të BPK-së Neni 21 Format e pensioneve plotësuese individuale Neni 22 Licencimi dhe rregullimi i pensioneve plotësuese individuale Neni 23 Transferimi i pensionit plotësuese individual Neni 24 Përfundimi i pensionit plotësues individual KAPITULLI VI. SHKELJET FIDUCIARE DHE ZGJIDHJA E KONTESTEVE Neni 25 Shkeljet fiduciare Neni 26 Shkeljet fiduciare në lidhje me fondin Neni 27 Shkeljet fiduciare në lidhje me fondet plotësuese pensionale të punëdhënësit Neni 28 Shkeljet fiduciare në lidhje me pensionet plotësuese individuale Neni 29 Zgjidhja e kontesteve në lidhje me pensionet bazë dhe pensionet e kursimeve

individuale Neni 30 Zgjidhja e kontesteve në lidhje me pensionet plotësuese të punësimit Neni 31 Zgjidhja e kontesteve lidhur me pensionet plotësuese individuale KAPITULLI VII. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE DHE KALIMTARE Neni 32 E drejta për pensione bazë dhe pensionet e kursyera Neni 33 Dispozitat kalimtare në lidhje me pensionet plotësuese të punëdhënësit dhe

pensionet plotësuese individuale Neni 34 Zbatimi Neni 35 Ligji në fuqi Neni 36 Hyrja në fuqi

Page 4: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

4

KAPITULLI I

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1 Përkufizimet

Sipas kësaj Rregulloreje, termat e mëposhtëm kanë kuptimet vijuese: “Shërbim i akumuluar” do të thotë vitet e shërbimit dhe kontributet e grumbulluara të një pjesëmarrësi lidhur me të drejtat e tij të ligjshme. Vitet e shërbimit do të llogariten nga data efektive e ligjeve ose e rregullave normative pensionale apo nga fillimi i pagimit të kontributeve në emër të punonjësit. Shërbimi do të llogaritet pasi punonjësi të ketë arritur moshën tetëmbëdhjetëvjeçare (18). “Vlerësim statistikor” do të thotë raport i një statistikani të pavarur i licencuar nga një organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e shumave të një fondi të caktuar pensinal. “Person i anëtarësuar” do të thotë në raport me çdo person fizik a juridik në tekstin e mëtejmë i quajtur si person i parë: (a) Një aksionar ose grup aksionarësh që posedojnë më shumë se dhjetë (10) për qind të aksioneve të emetuara dhe të papaguara të aksioneve të subjekit të parë, ose edhe pse posedon një për qindje më të vogël se dhjetë (10) për qind, mund të ndikojë drejtpërdrejt ose tërthorazi në vendimet që i merr një person i tillë; (b) Çdo person te cili personi i parë posedon drejtpërdrejt ose tërthorazi më shumë se dhjetë (10) për qind të aksioneve të emetuara dhe të papaguara, ose edhe pse posedon më pak se dhjetë (10) për qind, mund të ndikojë drejtpërdrejt ose tërthorazi në vendimet që i merr një person i tillë; (c ) Çdo person tjetër te i cili një aksionar posedon (drejtpërdrejt ose tërthorazi) më shumë se tridhjetë (30) për qind të aksioneve të emetuara dhe të papaguara dhe njëherazi posedon (drejtpërdrejt ose tërthorazi) më shumë se tridhjetë (30) për qind të aksioneve të emetuara dhe të papaguara të aksioneve të personit të parë; (d) Çdo person fizik ose juridik i aftë për të vendosur drejtpërdrejt ose tërthorazi në vendimet e personit të parë;

(e) Çdo anëtar i organit vendimmarrës ose mbikëqyrës të personit të parë dhe

(f) Çdo bashkëshort a bashkëshorte ose i afërm i brezit të tretë opo të afërm nëpërmjet lidhjes martesore deri në brezin e dytë, duke përfshirë personat e përmendur në paragrafet prej (a) deri në (e).

“Anuitet” do të thotë një polisë të cilën një sigurues e ka blerë nga një kompani e sigurimit e licencuar në Kosovë nga BPK-ja që është e shprehur në formë të pagesave mujore për tërë jetën e pjesëmarrësit ose të shfrytëzuesit të tij a të saj, siç është paraparë në këtë Rregullore.

Page 5: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

5

“Drejtor i mjeteve” do të thotë një fiduciar (i besuar) i cili është person juridik i licencuar nga BPK-ja a nga ndonjë organ tjetër i kapitalit të tregut në Kosovë (ose trashëguesi i tij) ose nga një organ i kapitalit të tregjeve të shteteve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik që investon apo i menaxhon mjetet, ose siguron këshilla lidhur me investimet e Fondit të kursimeve pensionale të Kosovës, për një Fond pensional plotësues të punëdhënësit ose për një Fond plotësues individual në bazë të marrëveshjes për menaxhimin e mjeteve.

“Shfrytëzues” do të thotë një person fizik të cilin e ka caktuar pjesëmarrësi, ose kur pjesëmarrësi nuk ka caktuar askënd apo shfrytëzuesi i caktuar vdes para pjesëmarrësit, atëherë pjesëmarrësi e trashëgon atë i cili ka fituar ose mund të fitojë të drejtën në mjetet pensionale në bazë të të drejtave të pjesëmarrësit.

“BPK” do të thotë Autoriteti Bankar dhe i Pagesave i Kosovës ose autoriteti që i merr përgjegjësitë e tij.

“Akte normative” të Fondit pensional do të thotë dokumenti i cili përcakton kushtet dhe procedurat e përgjithshme për dhënien e kontributeve dhe paraqitjen e kërkesave për pagimin e beneficioneve nga Fondet plotësuese pensionale të punëdhënësit. Aktet normative të një fondi pensional duhet gjithashtu të përmbajnë procedurat për udhëheqjen e mbledhjeve të fondit pensional dhe për kryerjen e funksioneve të tjera menaxhuese dhe administrative. Aktet normative duhet t’i përmbajnë dispozitat për indeksim, nëse ato ekzistojnë.

“AQF” do të thotë Autoriteti Qendror Fiskal i Kosovës ose autoriteti i cili do t’i marrë përgjegjësitë e tij.

“Autoritet qendror i furnizimit” do të thotë agjencia e cila kontrollon furnizmin e agjencive qeveritare të Kosovës ose trashëgimtarin e saj.

“Akt themelues” i fondit pensional do të thotë një dokument të shkruar juridik, të cilin e ka nënshkruar organi më i lartë qeverisës i punëdhënës(it)ve, me të cilët themelohet fondi pensional si person juridik jofitimprurës në përputhje me dispozitat e kësaj Rregulloreje.

“Beneficione indirekte” do të thotë çfarëdo beneficionesh, siç janë stimulimet financiare ose dhuratat në formë të pronës fizike, të cilat nuk janë beneficione që rrjedhin natyrshëm dhe drejtpërdrejtë nga fakti se personi paguan sigurim vjetor, që ka për qëllim ta bindë personin për të blerë një anuitet. “Mbajtës” do të thotë një fiduciar që është bankë e licencuar dhe person juridik në Kosovë ose filial i një banke të huaj që është person juridik i licencuar për të kryer biznes në Kosovë nga Autoriteti Bankar dhe i Pagesave i Kosovës, ose është licencuar për të kryer biznes në cilindo shtet anëtar të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik nga autoriteti mbikëqyrës bankar i atij shteti që ofron shërbime për ruajtje dhe depozitim të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, ose fondeve pensionale a personave që sigurojnë pensione plotësuese individuale që lidhen me mjetet pensionale në bazë të marrëveshjes për ruajtje të tillë.

“Pension i shumave të caktuara” do të thotë një pension i cili llogaritet në bazë të një formule për të cilën punëdhënësi ose një pjesëmarrës individual ka marrë përsipër obligimin për të kontribuar në baza vjetore një shumë të caktuar në përputhje me aktet normative të fondit pensional ose me rregullat pensionale dhe vlerësimin statistikor. Formula për një pension të caktuar mund të përcaktohet në bazë të shumës së rrogës mesatare të pjesëmarrësit dhe

Page 6: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

6

kohëzgjatjes së shërbimit te punëdhënësi, siç mund të përkufizohet më tej nga Departamenti i Pensioneve të BPK-së, ose të përcaktohet ndryshe me rregullat pensionale. “Fond pensional i shumave të caktuara” do të thotë një fond pensional nga i cili sigurohen pensionet e shumave të caktuara.

“Pension i kontributeve të caktuara” do të thotë pension në të cilin kontibutet e bëra në emër të pjesëmarrësve përllogariten si përqindje e rrogave të tyre ose në ndonjë bazë tjetër të rregullt dhe depozitohen në llogaritë individuale, ku pensionet llogariten vetëm në bazë të shumave të kontribuara dhe çfarëdo të ardhurash, shpenzimesh, fitimesh dhe humbjesh (nëse ekzistojnë) të ndara sipas zërave në llogari individuale. Punëdhënësi mund të zgjedhë shkallën e kontributetit të tij, nëse ekzistojnë shkallë të tilla. Punëdhënësi mund të kontribuojë pjesërisht ose plotësisht në bazë të shumës të cilën e ka paguar pjesëmarrësi. Pjesëmarrësi mund kontribuojë vetëm në emër të tij apo të saj. “Fond pensional i kontributeve të caktuara” do të thotë një fond pensional i cili siguron pensione të kontibuteve të caktuara. “DKPMS” do të thotë Departament kalimtar i punës dhe i mirëqenies sociale ose autoriteti që do t’i marrë përgjegjësitë e tij.

“Këshill ekonomik dhe fiskal” do të thotë organizata që përcakton politikën ekonomike dhe fiskale, të cilën e ka emëruar PSSP.

“Punonjës” do të thotë një person fizik që punon te një punëdhënës me pagesë dhe orar të plotë ose të reduktuar nën kontrollin dhe mbikëqyrjen e punëdhënësit, pa marrë parasysh nëse marrëveshja e kontraktuar midis tyre quhet kontratë pune, kontratë shërbimesh, kontratë civile, ndonjë marrëveshje tjetër komerciale dhe pa marrë parayshë se a ekziston realisht një marrëveshje e shkruar ose e pashkruar.

“Punëdhënës” do të thotë çdo person fizik ose juridik i cili vepron drejtpërdrejt ose tërthorazi si punëdhënës në interes të punëdhënësit dhe përfshin një asociacion ose grup punëdhënësish që veprojnë për një punëdhënës në atë cilësi. Punëdhënësi mund të jetë pronë shtetërore ose e kontrolluar nga shteti, në pronësi shoqërore a private por e kontrolluar nga shoqëria, ose mund të jetë një kombinim i pronësisë dhe i kontrollit shtetëror, shoqëror a privat, por mund të jetë edhe person juridik me ose pa përfitim.

“Fiduciar” do të thotë një person fizik ose person juridik që ka përgjegjësi ndaj pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve siç është përshkruar më tej në Kapitullin VI të kësaj Rregulloreje. “Indeksim” do të thotë përshtatje e pensioneve të caktuara për t’i rritur pagesat me qëllim që të përcillet rritja e shpenzimeve të jetesës ose e pagave. “Llogari individuale” e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës ose e fondit të kontributeve të caktuara pensionale apo e pensionit plotësues individual do të thotë një llogari për të cilën kujdeset Fondi i Kursimit Pensional të Kosovës ose Fondi pensional a një sigurues që ofron pensione plotësuese individuale për t’i pasqyruar të gjitha kontributet e paguara në emër të një pjesëmarrësi dhe çfarëdo të ardhurash, shpenzimesh, fitimesh dhe humbjesh të bëra ose që i janë ndarë një pjesëmarrësi të tillë, pa shpenzimet e lejuara. Kontributetet në llogaritë individuale mund t’i bëjë punëdhënësi ose pjesëmarrësi dhe ato duhet të llogariten veçmas.

Page 7: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

7

“Administrata Pensionale e Kosovës” do të thotë një njësi administrative brenda Departamentit të Punës dhe Mirëqenies Sociale e cila paguan pensionet bazë për personat me vendbanim të përhershëm në Kosovë. “Fond i Kursimeve Pensionale të Kosovës” do të thotë një person juridik i themeluar sipas kësaj Rregulloreje me qëllim të sigurimit të kursimeve pensionale për personat që kanë banim të përhershëm në Kosovë, siç është përcaktuar më tej në kapitullin III të kësaj Rregulloreje. “Pjesëmarrës” do të thotë person fizik në emër të të cilit punëdhënësi ose pjesëmarrësi i paguan kontributet në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, në çfarëdo fondi plotësues pensional të cilin e siguron punëdhënësi ose cilido sigurues i pensioneve i licencuar sipas kësaj Rregulloreje për sigurimin e pensioneve. “Pension” do të thotë një pagesë e rregullt mujore për një pjesëmarrës (ose shfrytëzues) gjatë tërë jetës, duke filluar nga mosha e pensionimit, paaftësia fizike ose vdekja e pjesëmarrësit konfrom kësaj Rregulloreje. “Mosha e pensionimit” do të thotë mosha gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeçare. “Mjetet pensionale” do të thotë:

(a) Për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës të gjitha mjetet që arkëtohen si kontribute në emër të punonjësve dhe të gjitha të ardhurat e fituara nga investimi lidhur me të;

(b) Për fondet e kontributeve të pëcaktuara pensionale dhe Fondin e Kursimeve

Pensionale të Kosovës të gjitha mjetet financiare të pensionit që gjenden në llogaritë individuale të pjesëmarrësve,

(c) Për fondet e shumave të caktuara pensionale, të gjitha mjetet në dispozicion për

kryerjen e obligimeve ndaj pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve, siç është parashtruar në vlerësimin e eksperit të sigurimeve dhe

(d) Për pensionet plotësuese individuale të gjitha kontributet e individëve dhe të

gjitha të ardhurat e fituara nga investimi në to. “Rregullat e pensionit” do të thotë dokumenti të cilin e ka përgatitur siguruesi i pensioneve që përcakton kushtet dhe procedurat e sigurimit të kontributeve dhe paraqitjes së kërkesës për beneficione. “Departament i pensioneve” do të thotë Departamenti në kuadër të BPK-së, që ka përgjegjësinë për lejimin, mbikëqyrjen dhe regullimin e fondeve pensionale për siguruesit e pensionit, përgjegjësve të mjeteve dhe kujdestarëve në përputhje me këtë Rregullore. “Siguruesi i pensioneve” do të thotë institucionet financiare, bankat dhe kompanitë e sigurimeve që i sigurojnë pensionet plotësuese individuale në pajtim me këtë Rregullore (që së bashku u referohet më tej si “Siguruesit e pensioneve”). “PSSP” do të thotë Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm. “Fond pensional plotësuese i punëdhënësit” (më tej “Fond pensional”) do të thotë person juridik i themeluar nga punëdhënësi apo një grup punëdhënësish për punonjësit dhe ish- punonjësit e tyre si dhe shfrytëzuesit e tyre në formë të një organi drejtues të fondit.

Page 8: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

8

“Pension plotësuese i punëdhënësit” do të thotë pension i paguar nga fondi pensional i themeluar nga një punëdhënës në pajtim me këtë Rregullore. “Pension plotësues individual” do të thotë një pension për një person individual fizik i blerë nga siguruesi i pensioneve siç është një institucion financiar, banka, drejtori i mjeteve ose kompania e sigurimeve dhe i siguruar sipas kësaj Rregulloreje “Administratë tatimore” do të thotë një shërbim brenda AQF-së, përgjegjëse për mbledhjen e tatimeve në Kosovë. “Pagesë me transfer” do të thotë:

(a) Transferimi i shumave të parasë që përbëjnë të drejtat e fituara të një pjesëmarrësi ose të një shfrytëzuesi nga një fond plotësues pensional që e siguron punëdhënësi në një fond tjetër plotësues pensional që e siguron punëdhënësi ose te një sigurues i pensioneve që i siguron pensionet plotësuese individuale në pajtim me këtë Rregullore dhe

(b) Transferi i shumave të parasë që përbëjnë të drejtat e fituara të pjesëmarrësit ose shfrytëzuesit nga një pension plotësues individual te një sigurues tjetër i pensioneve që siguron pensionet plotësuese individuale në pajtim me këtë Rregullore. “Të drejtat e fituara” do të thotë të drejtat e pjesëmarrësit apo shfrytëzuesit në në një pension plotësues të punëdhënësit ose në një pension plotësues individual që nuk mund të humbet. Një e drejtë e fituar nuk mund të lihet peng, të ndalohet, transferohet, të ndahet ose të tjetërsohet në ndonjë mënyrë tjetër. Nuk mund t’i nënshtrohet ekzekutimit, nuk mund të jetë pjesë e ndonjë patundshmërie në falimentim të pjesëmarrësit dhe nuk mund të ndikohet me asnjë procedurë të marrëveshjes dhe çdo përpjekje në këtë drejtim do të jetë e pavlershme. Kufizimi ndaj tjetërsimit ose ekzekutimit vlen vetëm për të drejtat e fituara që nuk e kalojnë shumën prej njëqindmijë (100.000) euro për pjesëmarrës. Të drejtat e fituara mbi këtë shumë vetëm mund të mbahen ose të tjetërsohen. “Pagë ” do të thotë çfarëdo shume që punëdhënësi paguan në para ose në mall si kompenzim për shërbimet e ofruara të punonjësit gjatë kohës së punësimit, në bazë të kontratës së punës, të formuluar ose të nënkuptuar, me gojë ose me shkrim. Paga përfshin rrogën, fitimin, provizionin ose ndonjë formë tjetër të pagesës lidhur me punësimin.

Neni 2

Format e pensioneve në Kosovë 2.1 Kjo Rregullore përcakton dhe përshkruan format e ndryshme të sigurimit pensional qeveritar dhe privat në Kosovë. Vetëm administrata e pensioneve, Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, fondet pensionale plotësuese të punëdhënsit ose siguruesit e pensioneve të licencuar për sigurimin e pensioneve plotësuese individuale në pajtim me këtë Rregullore mund të sigurojnë pensione në Kosovë. 2.2 Vendosja e politikës ekonomike lidhur me pensionet si pjesë e politikës buxhetore dhe fiskale mbetet nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të PSSP-së. PSSP-ja e realizon këtë politikë përmes Këshillit ekonomik dhe fiskal. Kryesuesi i DKMS-së, drejtori i përgjithshëm i BPK-së, udhëheqësi i AQF-së, anëtarët e tjerë përkatës të Këshillit ekonomik dhe fiskal, përfaqësuesit e tyre, si dhe anëtarët e tjerë që i cakton PSSP-ja e përbëjnë grupin punues ndërministror për politikën e pensioneve. Grupi punues për politkën e pensioneve sipas

Page 9: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

9

nevojës propozon rregullore dhe rregulla të nevojshme për zbatimin e politikës pensionale, dhe i bënë rekomandime PSSP-së lidhur me fondin e kursimeve pensionale, lejimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e pensioneve në Kosovë. 2.3 Pensionet obligative përfshijnë dy forma të pensionit: Pensionin bazë dhe pensionet e bazuara në kursimet individuale. Punëdhënësit po ashtu mund të sigurojnë për punonjësit e tyre pensione plotësuese që i siguron punëdhënësi për punonjësit e tij. Individët mund të blejnë pensione plotësuese individuale përmes personave që sigurojnë pensione. 2.4 “Pension bazë (më tej “Pension bazë”) do të thotë një pension që administrata pensionale ua paguan të gjithë qytetarëve të Kosovës që e kanë arritur moshën e pensionimit. 2.5 “Pension i bazuar në kursime individuale” (më tej “Pension i kursimeve individuale”) do të thotë një pension që Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ua paguan të gjithë personave në moshën e pensionimit që i plotësojnë kushtet sipas kësaj Rregulloreje lidhur me kontributet pensionale. 2.6 “Pension plotësues i punëdhënësit” do të thotë një pension që punëdhënësi ua siguron punonjësve të vet në përputhje me këtë Rregullore. 2.7 “Pension plotësues individual” do të thotë një pension që qytetarët e blejnë nga personat fizikë dhe nga dhënësit e licencuar të pensioneve në përputhje me këtë Rregullore.

KAPITULLI II

PENSIONET BAZË QË I SIGURON DEPARTAMENTI KALIMTAR I PUNËS DHE I MIRËQENIES SOCIALE

Neni 3

Kompetencat dhe përgjegjësitë e Administratës pensionale 3.1 Me këtë themelohet Administrata Pensionale e Kosovës (më tej “Administrata”) si njësi administrative në kuadër të DKMS-së. 3.2 Përgjigjegjësia e administratës është menaxhimi dhe administrimi i pensioneve në pajtim me këtë Rregullore. 3.3 Administrata është e obliguar që:

(a) T’ua rregullojë pagesën e pensioneve bazë personave që i plotësojnë kriteret e kësaj Rregulloreje;

(b) Të mbajë evidencën e faturave dhe të parave të disponueshme dhe të pagesës së pensioneve bazë;

(c) Të mbajë evidencën për të gjitha shpenzimet rreth shpërndarjes së pensioneve;

3.4 Adminstrata ka kmpetenca të bëjë marrëveshje që kanë të bëjnë me dërgimin e pensioneve që i nënshtrohet miratimit përfundimtar të marrëveshjeve të tilla nga ana e DKMS-së dhe AQF-së.

Page 10: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

10

Neni 4

Pensioni bazë 4.1 Administrata udhëheq dhe administron pagesën e pensioneve bazë për të gjithë qytetarët me banim të përhershëm në Kosovë, të cilët e arrijnë moshën e pensionimit. AQF-ja ia transferon të hyrat e përgjithshme Administratës për të financuar pensionin bazë në përputhje me mjetet e destinuara nga PSSP-ja. Transferimet e këtilla do të kryhen në baza mujore dhe në përputhje me një plan vjetor të përgatitur nga AQF-ja dhe të miratuar nga PSSP-ja. 4.2 Shuma e pensionit bazë do të përcaktohet sipas metodologjisë të cilën do ta miratojë Kuvendi, kështu që e njëjta shkallë do të zbatohet për të gjithë pensionistët që i plotësojnë kushtet e pensionit të pleqërisë dhe se shkalla e pensionit për vitin vijues do të përcaktohet gjatë procesit të buxhetit brenda kufijve të gjithëmbarshëm të fondeve që u ndahen institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes për pensionet bazë të pleqërisë nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.

KAPITULLI III PENSIONET E KURSIMEVE INDIVIDUALE QË I SIGURON FONDI I

KURSIMEVE PENSIONALE TË KOSOVËS

Neni 5 5.1 5.1 Me këtë themelohet Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (më tej “Fondi”) si person juridik i pavarur me qëllimin e vetëm dhe ekskluziv të administrimit dhe menaxhimit të llogarive individuale për pensionet e bazuara në kursime, në investim të kujdeshëm dhe Në ruajtjen e mjeteve pensionale dhe pagimin e të ardhurave që krijohen në llogaritë individuale për blerjen e anuiteve për pensionet e bazuara në kursime, si një administrues i besuar që vepron në emër të pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve. 5.2 Fondi është person juridik jofitimprurës, i aftë për të paditur dhe për t’u paditur në emër të vet. 5.3 Një këshill drejtues prej shtatë vetash do ta udhëheqë Fondin. Të gjithë anëtarët e këshillit drejtues të Fondit janë fiduciarë sipas kuptimit të kësaj Rregulloreje. Personat që emërohen për anëtarë të këshillit drejtues duhet të jenë persona të padiskutueshëm sa i përket moralit dhe duhet të posedojnë aftësi dhe përvojë profesionale në çështjet e pensionit, financave, investimeve dhe sigurimit. 5.4 Së paku katër anëtarë të këshillit drejtues duhet të kenë më së pakut dhjetë (10) vjet përvojë profesionale në punën e pensioneve, si:

(a) Punonjës, pronar, administrues i besuar ose këshilltar profesional për menaxhimin e mjeteve të kompanisë, të një kompanie sigurimi ose të një fondi pensional me një vlerë të përgjithshme prej së paku 50 milionë (50.000.000) euro;

(b) Ekonomist ose analist financiar në një institucion financiar të madh

ndërkombëtar;

Page 11: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

11

(c ) Punonjës i një organi mbikëqyrës pensional të një shteti që rregullon financimin e pensioneve të financuara të një legjislacioni shtetëror që punon në ligjet pensionale;

(d) Dijetar i shquar në fushën e shkencave ekonomike ose të financave, që ka bërë

hulumtime të gjera akademike të pranuara ndërkombëtarisht dhe ka punime shkencore lidhur me investimet private pensionale. Personat e emëruar për anëtarë të këshillit drejtues mund të jenë ekspertë ndërkombëtarë në fushën e studimeve të tyre. 5.5 Së paku një (1) nga anëtarët e këshillit drejtues duhet të ketë përvojë profesionale për përfaqësimin ose këshillimin e punëdhënësve në Kosovë. Së paku një (1) nga anëtarët e Këshillit drejtues duhet të ketë përvojë profesionale në përfaqësimin ose këshillimin e punonjësve apo përfaqësuesve të tyre në Kosovë. Udhëheqësi i AQF-së sipas detyrës së tij zyrtare është anëtar i këshillit drejtues. 5.6 Udhëheqësi i Autoritetit Qendror Fiskal dhe sekretari i përhershëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë propozojnë listën e kandidatëve për gjashtë (6) administrues të besuar në përputhje me kriteret e caktuara në këtë nen. Përshtatshmërinë e kandidatëve e vlerëson dhe e vërteton BPK-ja, ndërsa listën e shqyrton dhe e miraton Këshilli Ekonomik dhe Fiskal. Duke u bazuar në këtë miratim, pas konsultimeve me Kryesinë e Kuvendit, PSSP-ja i emëron gjashtë (6) administratorë të besuar, duke përfshirë këtu edhe kryesuesin. Mandati i secilit anëtar të emëruar në këshillin drejtues zgjat tre vjet, me mundësi të rizgjedhjes. Personat e emëruar për anëtarë të Këshillit drejtues do të paguhen për shërbimet e tyre ngjashëm me rrogat e personave që mbajnë poste ekzekutive ose poste të specialistëve në institucionet financiare ose në fondet pensionale të madhësisë së ngjashme siç është përcaktuar në buxhetin vjetor të Fondit. 5.7 Asnjë person nuk mund të emërohet për anëtar të këshillit drejtues nëse ka qenë i dënuar për ndonjë vepër penale apo për falimentim ose është shpallur i papërshtatshëm për të shërbyer si drejtor i institucioneve financiare në ndonjë vend. Asnjë person nuk mund të emërohet anëtar i këshillit drejtues nëse është zyrtar ose nëpunës i ndonjë drejtori të mjeteve apo mbajtësit të Fondit ose është posedues i interestit prej (5) për qind a më shumë të pasurisë së një drejtori apo mbajtësi të tillë të mjeteve. Personat e emëruar në këshillin drejtues mund të shkarkohen nga Përfaqësuesi Special i Sekretatrit të Përgjithshëm nëse janë të papërshtashmëm sipas këtij neni, janë dënuar për ndonjë vepër penale për shkak të sjelljes së keqe apo veprimtarisë së paligjshme në detyrë, për shkak të paaftësisë fizike a mendore që zgjat dy (2) a më shumë muaj ose për shkak të mospjesëmarrjes pa arsyetim në tri e më shumë mbledhje. Personat e zgjedhur për anëtarë të këshillit drejtues, pas emërimit të tyre duhet të paraqesin raporte vjetore gjatë tërë mandatit për të ndriçuar të ardhurat e tyre personale dhe pasurinë. Personat e zgjedhur për anëtarë të këshillit drejtues nuk mund të punojnë në cilësinë e profesionistit për ndonjë drejtor të mjeteve apo për ndonjë mbajtës të mjeteve për një periudhë prej dymbëdhjetë (12) muajve pas largimit nga cilësia e anëtarit të këshillit drejtues. Personat e emëruar për anëtarë të këshillit drejtues nuk mund të jenë më të vjetër se shatëdhjetë e dy (72) vjeçar në momentin e emërimit për një mandat prej tri (3) vitesh. 5.8 Asnjë anëtar i këshillit drejtues nuk duhet të pranojë dhurata a kredi ose ndonjë shpërblim nga ndonjë drejtor i mjeteve apo nga ndonjë mbajtës i Fondit, nga ndonjë kryerës i shërbimeve të Fondit ose nga ndonjë person i anëtarësuar i drejtorit të mjeteve, nga ndonjë mbajtës i mjeteve ose kryerës i shërbimit të Fondit. Kjo ndalesë vlen edhe për bashkëshortin, motrat e vëllezërit dhe fëmijët e anëtarit.

Page 12: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

12

5.9 Kryesusesi i kryeson mbledhjet e këshillit drejtues; në mungesë të tij ose të saj mbledhjet i kryeson një anëtar tjetër. Këshilli drejtues i Fondit mblidhet sa herë që e kërkon puna, por jo më pak se një herë në çdo tre (3) muaj gjatë viteve 2002 dhe 2003 dhe jo më pak se çdo gjashtë (6) muaj pastaj. Secili anëtar e ka një votë. Kuorumin e përbëjnë pesë (5) anëtarë. Në rastet e votave të barabarta kryesuesi e hedh votën e zhbllokimit. 5.10 Kryesuesi e drejton përgatitjen e buxhetit vjetor të Fondit, duke përfshirë shpenzimet dhe të ardhurat, siç janë taksat dhe transferimet nga të ardhurat e përgjithshme dhe ato ia paraqet PSSP-së dhe AQF-së. PSSP-ja e miraton buxhetin vjetor të Fondit pas marrjes së këshillave të AQF-së. 5.11 Këshilli drejtues i miraton aktet e propozuara për punimet e veta dhe këto ia dorëzon Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm për vlerësim dhe miratim. 5.12. Mjetetet e Fondit në përputhje me këtë Rregullore do të financohen përmes pagesave të arsyeshme të bazuara në shpenzimet e llogarive individuale, siç është përcaktuar në nenin 7 dhe përmes transferimeve të tjera që kohë pas kohe mund t’i përcaktojë PSSP-ja dhe siç pasqyrohet në buxhetin vjetor të Fondit që e ka miratuar PSSP-ja.

Neni 6 Autorizimet dhe përgjegjësitë e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës

6.1 Fondi ka kompetencat dhe të drejtat e administruesit të besuar mbi fondet pensional3. 6.2 Të drejtat e lidhur me Mjetet pensionale përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në:

(a) Udhëheqjen e tenderit për përzgjedhjen e drejtor(it)ëve të mjeteve dhe mbajtësit të mjeteve në pajtim me këtë Rregullore;

(b) Zbatimin e marrëveshjeve me drejtor(in)ët, mbajtësin e mjeteve, llogaritarët,

revizorët, avokatët dhe kryesit e tjerë të shërbimeve të Fondit;

(c ) Kërkimin dhe pranimin e informacionit nga drejtorët dhe mbajtësit e mjeteve dhe kryerësit e tjerë të shërbimeve për të gjitha transakcionet në emër të Fondit, duke përfshirë këtu edhe votimin e aksioneve që i mban Fondi;

(d) Miratimin e parimeve të Fondit;

(e) Shkarkimin dhe zëvendësimin e drejtorit të mjeteve, kujdestarëve dhe kryerësve

të tjerë të shërbimeve të shërbimit;

(f) Pagimin e fitimeve të llogarive individuale për pensionet e kurysera siguruesve të anuiteteve me qëllim të blerjes së pensioneve për pjesëmarrësit dhe shfrytëzuesit në përputhje me këtë Rregullore;

(g) Lidhjen e marrëveshjeve për blerjen, shitjen, dhënien ose marrjen me qira të patundshmërive apo pajisjeve të nevojshme për funksionimin e Fondit;

(h) Punësimin e personelit ekzekutiv dhe joekzekutiv të Fondit;

Page 13: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

13

(i ) Lidhjen e marrëveshjeve të sigurimeve, duke përfshirë sigurimin e administratorëve të besuar për kompenzim të dëmit Këshillit drejtues, me kompanitë e igurimeve që kanë leje për punë në Kosovë ose në shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik;

(j) Përgatitjen e buxhetit të cilin e miraton PSSP-ja dhe (k) Pagimin e pagesave të arsyeshme të bazuara në shpenzime çdo pjesëmarrësi për

administrimin e llogarive individuale në pajtim me orarin të cilin e përcakon PSSP-ja dhe ndalimin e shumave të tilla nga kontributet e marra para derdhjes së tyre në llogaritë individuale. 6.3 Nga Fondi kërkohet që t’ia dorëzojë informacionin e mëposhtëm BPK-së (bashk me kopjet të cilat i dërgohen PSSP-në dhe AQF-së ): (a) Raportet e kontrolluara të llogarive vjetore të aktivit dhe pasivit, të ardhuarat dhe shpenzimet që i ka kontrolluar firma e pavarur e kontabilitetit dhe i ka nënshkruar kontabilisti i autorizuar publik në përputhje me standardet e kontabilitetit ndërkombëtar; (b) Bilancin vjetor të gjendjes të nënshkruar nga udhëheqësi dhe shefi i kontabilitetit të Fondit; (c ) Raportet tremujore, duke përfshirë hollësitë për shitjen dhe fitimin e mjeteve pensionale së bashku me identitetin e mjeteve, datën e transaksionit, çmimin me të cilin është bërë transaksioni dhe ndërmjetësi i cili është shfrytëzuar; (d) Raportet vjetore për vlerën dhe proporcionin e mjeteve pensionale të cilat janë investuar në klasa të veçanta të mjeteve, duke përfshirë hollësitë e dhënësve të letrave të veçanta me vlerë, nga data e vlerësimit të fundit të muajit të fundit të çdo periudhe vjetore: (e) Raportet vjetore për të gjitha pagesat, si p.sh. pagesat e mbajtjes dhe pagesat tjera për shërbimet dhe transaksionet financiare; (f) Raportet vjetore me të cilat arsyetohen pagesat që i janë paguar çdo pjesëmarrësi për administrimin e llogarive individuale dhe vërtetimin e orarit të propozuar për vitin e ardhshëm; (g) Raportet vjetore për arysetimin e të ardhurave personale dhe të pasurisë për anëtarët e emëruar të këshillit drejtues dhe (h) Çështje të tjera që mund të përcaktohen sipas rregullave që i nxjerr BPK-ja. 6.4 Informacioni i parashtruar në nenin 6.3 dorëzohet mbi një bazë të përcaktuar tremujore ose vjetore ose në intervale të tilla më të shkurtëra që mund të saktësohen me rregulloret që i nxjerr BPK-ja. BPK-ja e cakton periudhën përkatëse brenda së cilës duhet të dorëzohet informacioni i tillë dhe cakton afatin në të cilin informacioni i tillë duhet të dorëzohet në fund të periudhës tremujore ose vjetore. BPK-ja nxjerr gjithashtu rregulla me të cilat saktësohet se çfarë infornmatash tjera mund të kërkohen dhe forma me të cilin do të sigurohet çfarëdo informacioni. 6.5 Informatat të cilat Fondi ia siguron BPK-së në përputhje me këtë Rregullore Fondi duhet t’i publikojë më së voni dymbëdhjetë (12) muaj pas dorëzimit të tyre. Fond e organizaon publikimin e këtyre informatave.

Page 14: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

14

Neni 7 Arkëtimi i kontributeve për financimin e penzioneve të kursimeve individuale

7.1 Çdo punëdhënës është i obliguar që të kontribuojë në emër të punonjësve të vet në fondin e kursimet pensionale. Punonjësit obligohen që të kontribuojnë në emër të vet në kursimet pensionale. Obligimet e punëdhënësit dhe të punonjësit fillojnë në ditën e parë të punësimit te punëdhënësi për punonjësit që kanë arritur moshën tetëmbëdhjetëvjeçare (18). 7.2 Për financimin e kursimeve pensionale:

(a) Çdo punëdhënës paguan një shumë që është baras me pesë për qind (5%) të rrogave të pëgjithshme të të gjithë punonjësve (siç është përcaktuar me këtë Rregullore) dhe

(b Çdo punonjës paguan një shumë që është baras me pesë për qind (5%) të

rrogës së tërësishme të tij ose të saj.

Punëdhënësit mund të kontribuojnë vullnetarisht një shumë plotësuese deri në dhjetë për qind (10%) të rrogës vjetore, për një shumë të përgjithshme prej pesëmbëdhjetë për qind (15%) të rrogës. Po ashtu, punonjësit mund të kontribuojnë vullnetarisht një shumë plotësuese deri në dhjetë për qind (10%) të rrogës së tyre vjetore, për kontributin e përgjithshëm prej pesëmbëdhjetë për qind (15%) të rrogës. 7.3 Punëdhësi e zbret kontributin e punonjësit nga rrogat e punonjësit dhe e bartë në llogarinë e posaçme të mbajtësit të Fondit bashkë me kontributin e punëdhënësit në afatin e duhur në përputhje me rregullat që do të nxirren në mënyrën që e cakton administrata tatimore. 7.4 Administrata tatimore autorizohet të lidhë kontratë me ndonjë person tjetër juridik për mbledhjen e kontributeve në përputhje me këtë nen, varësisht nga miratimi i AQF-së dhe PSSP-së. 7.5 Në rastet kur rrogat paguhen kryesisht në natyrë, punëdhënësi paguan pesë për qind (5%) të vlerës së tregut të pagesës në natyrë dhe punonjësi i paguan pesë për qind (5%) të vlerës së tregut të pagesës në natyrë administratës tatimore. Në rastet kur rrogat janë më të vogla se paga minimale, punëdhënësi i paguan pesë për qind (5%) të rrogës minimale administratës tatimore dhe punonjësi paguan pesë për qind (5%) të rrogës minimale administratës tatmore. 7.6 Administrata tatimore ka përgjegjësi dhe të drejta të njëjta lidhur me inspektimin, vlerësimin dhe zbatimin e pagesave të kontributeve që ajo i ka rreth tatimit në të ardhura. 7.7 Po ashtu, punëdhënsi paraqet listën e të gjithë punonjësve në administratën tatimore ose te ndonjë subjekt tjetër i autorizuar, në baza tremujore, së bashku me numrat e tyre personalë unikë të identifikimit, datat e lindjes dhe adresat, datat e punësimit, shënimet për emërimin e shfrytëzuesit (shfrytëzuesve), datat e lindjes dhe numrat e tyre unikë të identifikimit, shumat e kontributeve të punëdhënësit dhe të punonjësit për kursimet pensionale në formën që do ta përcaktojë administrata tatimore. 7.8 Administrata tatimore ose ndonjë person tjetër i autorizuar për mbledhje i përcjell Fondit në baza tremujore informatat e identifikimit përkitazi me punonjësitë dhe kontributet që i janë paguar fondit në emër të tyre.

Page 15: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

15

Neni 8. Llogaritë individuale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

8.1 Kontributet e paguara mujore në Fondin e kursimeve pensionale të Kosovës në përputhje me nenin 7 regjistrohen në llogaritë individuale në emër të pjesëmarrësve, duke i zbritur shpenzimet administrative që janë miratuar në përputhje me këtë Rregullore. Fondi pensional i akorduar në llogaritë individuale është pronë e pjesëmarrësve përkatës. Kjo e drejtë pronësore është kufizuar në atë mënyrë që e drejta për të marrë ose për të shfrytëzaur pronën mund të bëhet vetëm në kohën e moshës së pensionimit ose të vdekjes apo të paaftësisë fizike të pjesëmarrësit, siç parashihet me këtë Rregullore. Kjo e drejtë e pronës nuk mund të lihet peng, të ndalet, të transferohet ose të tjetërsohet. Ajo nuk i nënshtrohet ekzekutimit, nuk është pjesë e paluajtshmërisë në rast të falimentit të pjesëmarrësit dhe në të nuk mund të ndikojë kurrëfarë marrëveshje e barazimit dhe çdo përpjekje për ta bërë këtë do të anulohet. 8.2 Mbajtësi i llogaritë të ardhurat nga investimi për Fondin si tërësi në baza mujore. Mbajtësi e informon Fondin për të ardhurat nga investimi, ndërsa Fondi të ardhurat nga investimi i akordon në çdo llogari individuale, duke pasqyruar rritjen (zvogëlimin) mujore për çdo llogari individuale të pjesëmarrësve. 8.3 Vlera në llogarinë individuale të çdo pjesëmarrësi llogaritet në fund të çdo muaji. Përllogaritjet i bën Fondi, ndërsa i kontrollon firma e pavarur e kontabilitetetit në përputhje me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit dhe i nënshkruan kontabilisti i certifikuar publik, i cili nuk mund të jet person i cili ka lidhje me ndonjë anëtar të këshillit drejtues të Fondit, drejtor(in)ët e mjeteve, mbajtësin e Fondit ose cilindo punonjës të Fondit. 8.4 Departamenti i pensioneve në kuadër të BPK-së nxjerr rregullat:

(a) Lidhur me përllogaritjen e fitimit, duke përfshirë parimet e rrumbullakësimit të atyre vlerave;

(b) Lidhur me datat kur mbajtësi duhet ta njoftojë fondin për fitimet nga investimet

dhe metodën sipas të cilës është bërë një njoftim i tillë; (c ) Kërkesat për raportet që i dërgohen departamentit të pensioneve në BPK dhe; (d) Për çdo çështje tjetër lidhur me investimin e mjeteve pensionale që i

adminstron Fondi dhe për çdo çështje tjetër që ka të bëjë me mbajtjen e llogarive individuale ose mbrojtjen e interesave të pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve të kursimeve pensionale. 8.5 Fondi në intervale të rregullta dhe së paku njëherë në çdo gjashtë (6) muaj e informon çdo pjesëmarrës me shkrim për mjetet në llogarinë individuale të pjesëmarrësit, me datat e kontributeve dhe shumat e fitimit nga investimi. 8.6 Në kërkesë të pjesëmarrësit, Fondi është i obliguar që t’i sigurojë pjesëmarrësit një raport për vlerën e llogarisë së tij/saj individuale. Fondi mund të caktojë një pagesë për sigurimin e një raporti të tillë, përveç mënyrës së paraparë me nenin 8.5, mirëpo kjo pagesë nuk mund t’i kalojë shpenzimet e arsyeshme reale për sigurimin e një raporti të tillë.

Neni 9 Mbajtja e mjeteve pensionale të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës

Page 16: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

16

9.1 Fondi duhet të emërojë një mbajtës të vetëm, të cilit ia delegon obligimin për mbajtjen e mjeteve pensionale dhe lidh marrëveshje për mbajtjen e tyre. Mbajtësi dhe punonjësit e tij, të cilët kanë liri veprimi sa u përket fondit pensional, sipas kësaj Rregulloreje janë të besuarit e Fondit 9.2 Fondi e përzgjedh mbajtësin me konkurs ndërkombëtar. Kushtet dhe procedura për udhëheqjen e tenderit, duke përfshirë edhe kërkesat paraprake të kualifikimit për mbajtësin, shumën dhe përbërjen e aksioneve të tij, arsyet dhe procedurën e pezullimit ose anulimit të licensës së tij, i përcakton në përputhje me këtë Rregullore Subjekti i Prokurimit Qendror të Kosovës ose trashëguesi i tij. Tenderi kryhet në dy faza. Faza e parë përfshin procedurën e kualifikimit paraprak sipas të cilës të gjithë mbajtësit, që i plotësojnë kërkesat e veçanta, do të kualifikohen paraprakisht. Kërkesat e kualifikimit paraprak mund të përfshijnë kapitalin minimal, sigurimin ose specifikimet e detyrimeve, gjatësinë e përvojës, përvojën adekuate në tregun ndërkombëtar dhe atë kosovar dhe kërkesa të tjera përkatëse. Mund të përdoren kriteret e matjes për vlerësimin e ofertave, duke përfshirë vlerësimin e shpenzimeve konkurrente të bazuar në strukturën e shpenzimeve të propozuara dhe në vlerësimin e sigurisë financiare që e ofron ofertuesi. Fondi lidh marrëveshjen me afat jo më të gjatë se tri (3) vjet me mbajtësin e përzgjedhur përmes tenderit të parë të mbajtur pas datës së hyrjes në fuqi të kësaj Rregulloreje. Para kalimit të afatit të marrëveshjes së tillë mbahet tenderi për marrëveshjen pasuese të përkujdesjes. Marrëveshjet pasuese do të lidhen për një periudhë që nuk është më e gjatë se pesë (5) vjet. 9.3 Mbajtësi mund të veprojë në këtë cilësi për më shumë se një fond, por mjetet pensionale, veprimet dhe evidencën e Fondit duhet t‘i mbajë rreptësisht të ndara nga të gjitha mjetet e tjera dhe nga mjetet e mbajtësit. 9.4 Mbajtës mund të jetë një bankë që ka statusin e personit juridik të licencuar në Kosovë ose një filial i bankës së huaj i autorizuar për të bërë biznes në Kosovë dhe i licencuar nga ndonjë dispozitë bankare e shtetit anëtar i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, i cili në të dy rastet duhet t’i plotësojë kushtet që i cakton BPK-ja ose organi që e trashëgon atë sa i përket rregullimit të veprimit bankar, duke përfshirë veçmas por pa u kufizuar vetëm në kushtet vijuese:

(a) Të jetë e licencuar nga BPK ose nga ndonjë organ përkatës mbikëqyrës bankar,

që nuk është nën masa të dhunshme dhe një licencë e tillë të mos jetë pezulluar; (b) Të ketë kapital minimal të paguar sipas rregullave të saktësuara të BPK-së; (c) Të mos veprojë si drejtor i Fondit pensional dhe të mos jetë person i

anëtarësuar i drejtorit të mjeteve ose anëtar i këshillit drejtues; (d) Të mos i jep para hua drejtorit ose anëtarëve të tij, por edhe të mos marrë para

hua prej drejtorit të mjeteve ose anëtarëve të tij.

9.5 Detyrat e mbajtësit janë si vijon:

(a) Të pranojë dhe të mbajë letrat me vlerë që përbëjnë mjetet pensionale; (b) Të mbajë evidencën e garancioneve të fondit pensional që nuk janë në formë të

letrës;

Page 17: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

17

(c) Të pranojë dhe t’i ruajë dokumentet e pagesave lidhur me transferin dhe emetimin e fondeve monetare që përbëjnë mjetet pensionale;

(d) T’i regjistrojë llogaritë e korrespondentit në regjistrin e fondit pensional që

janë deponuar te mbajtësi; (e) T’ia sigurojë Fondit tërë informacionin e nevojshëm për t’i ndihmuar në

përmbushjen e obligimeve të kësaj Rregulloreje; (f) Të kujdeset që marrëveshjet për marrjen dhe tjetërsimin e fondit pensional të

jenë në përputhje me këtë rregullore apo me rregulloret tjera dhe me dispoziat në fuqi dhe me parimet investive të nxjerra nga Fondi;

(g) T’i zbatojë udhëzimet e Fondit, me përjashtim të rasteve kur udhëzimet e tilla bien ndesh me këtë Rregullore dhe me dispozitat e tjera në fuqi ose me parimet investive;

(h) Të sigurojë që mjetet e fondit pensional të investohen në pajtim me këtë Rregullore e rregulloret e tjera në fuqi dhe me pasqyrën e parimeve të investimit, kurse në rast të ndonjë shkeljeje të njoftohet Fondi sipas cilësdo procedure të njoftimit të saktësuar nga Fondi në marrëveshjen e tij me mbajtësin e mjeteve;

(i) Të sigurojë që drejtori(ët) i mjeteve t’i përmbushë detyrimet e veta lidhur me investimin e fondit pensional dhe

(j) T’i përmbush detyrimet e tjera të saktësuara në marrëveshjen e bërë me Fondin për mbajtjen e mjeteve dhe me rregullat e tjera të BPK-së. 9.6 BPK-ja miraton dispozita përkitazi me mbajtësit e fondit duke saktësuar:

(a) Kapitalin e lejuar dhe të paguar në tërësi; (b) Të gjitha kushtet që duhet plotësuar për mbajtjen e fondit pensional dhe (c) Çështje të tjera që konsiderohen të përshtatshme sipas kësaj Rregulloreje.

9.7 Marrëveshja mes Fondit dhe mbajtësit të mjeteve përfshin në veçanti:

(a) Përgjegjësitë e saktësuara të mbajtësit; (b) Mënyrën me të cilën ato duhet të realizohen; (c) Shpërblimin e mbajtësit dhe mënyrën e llogaritjes së shpenzimeve e të

pagesave si përqindje e fondit pensional që mbahet dhe (d) Edhe kërkesat e tjera të parashihen me rregulloret që i nxjerr BPK-ja.

9.8 Kurrfarë marrëveshje nuk mund të kufizojë përgjegjësitë e mbajtësit të fondit konform kësaj rregulloreje dhe çdo përpjekje për të vepruar në këtë drejtim është e pavlerë. Mbajtësi i përgjigjet Fondit, pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve për mospërmbushjen e rregullt të obligimeve të veta fiduciare në pajtim me këtë Rregullore e dispozitat tjera dhe me legjislacionin civil e penal në Kosovë. Në rastet e veprimeve të paligjshme, nëpunësit e

Page 18: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

18

mbajtësit mbajnë përgjegjësi penale dhe administrative konform rregullave dhe legjislacionit civil e penal në Kosovë. 9.9 Në rast të tërheqjes së licencës bankare të mbajtësit nga BPK-ja ose nga organi që e trashëgon BPK-në përkitaz me licencimin e veprimit bankar, ose nga cilado rregullativë bankare e shtetit anëtar të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik dhe çdo çështje lidhur me mospërmbushjejen a përmbushjen joadekuate të detyrave nga mbajtësi sipas marrëveshjes për mbajtjen e fondit, ose në rastin kur mbajtësi ka falimentuar apo është është në likuidim e sipër:

(a) Fondi menjëherë e njofton mbajtësin dhe Departamentin e pensioneve për prishjen e marrëveshjes pranë BPK-së lidhur me gjendjen faktike;

(b) Fondi menjëherëm, sa më shpejt që të jetë e mundur, përpiqet të emërojë një

mbajtës të ri në përputhje me kushtet e kësaj Rregulloreje dhe (c) Nëse Fondi nuk merr masa në përputhje me nënparagrafët (a) dhe (b),

Departamenti i pensioneve i BPK-së mund të urdhërojë ndërrimin e mbajtësit të fondit.

9.10 Departamenti i pensioneve pranë BPK-së e informon Fondin me shkrim për çdo rast të besueshëm të informacionit të pranuar përkitazi me çfarëdo material të dëmshëm në strukturën financiare ose organizative të bankës që vepron si mbajtës i fondit kur ky informacion t’i vihet në dispozicion Departamentit. Çdo ndryshim i mbajtësit bëhet në mënyrën që siguron përmbushje të vazhdueshme të detyrave lidhur me mjetet pensionale. 9.11 Kur të prishet marrëveshja me mbajtësin, mbajtësi i lejon mjetet e fondit pensional që i mban ai dhe të gjitha dokumentet lidhur me përmbushjen e detyrave të tij ia dorëzon mbajtësit të ri brenda periudhës së dakorduar ndërmjet palëve, por pa ndonjë vonesë të tepruar. Mbajtësi është përgjegjës për përmbushjen e detyrave të veta derisa të transferohen plotësisht të gjitha dokumentet dhe mjetet e fondit. 9.12 Mbajtësi menjëherë e informon Fondin për çdo çështje për të cilën beson se paraqet një vepër ose lëshim që mund të prishë këtë rregullore apo rregullat e tjera ose i vë në rrezik interesat e cilitdo pjesëmarrës. 9.13 Fondet pensionale që ruhen konform dispozitave të këtij neni nuk janë pronë e mbajtësit, nuk mund të ekzekutohen në llogari të ndonjë mbajtësi tjetër, nuk janë pjesë e fondit pensional të mbajtësit ndaj të cilit zbatohet procedura e falimentimit dhe nuk mbulohen me asnjë procedurë të marrëveshjes.

Neni 10

Investimet nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës 10.1 Mjetet e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës investohen vetëm në pajtim me dispozitat e kësaj Rregulloreje dhe me qëllim të rritjes së fitimit në investim vetëm në interes të pjesëmarrësve dhe të shfrytëzuesve. Qëllimet e një investimi të matur për Fondi pensional janë:

(a) Siguria e fondit pensional ; (b) Shumëllojshmëria e investimit;

Page 19: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

19

(c) Fitimi maksimal në përputhje me sigurinë e fondit pensional dhe (d) Ruajtja e likuidetetit adekuat.

10.2 Këshilli drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale, në bazë të këshillave profesionale, përgatit një pasqyrë të parimeve të investimit, e cila duhet të përputhet me parimet e caktuara në nenin 10.1 dhe me rregulloret dhe dispozitat e tilla në fuqi që miratohen kohë pas kohe. Në pasqyrën e parimeve të investimit parashtrohen:

(a) Mënyra me të cilën plotësohen kushtet e kësaj Rregulloreje; (b) Llojet e mjeteve në të cilat mund të investohen mjetet pensionale;

(c) Palët përgjigjëse për vendimet lidhur me sigurimin dhe realizimin e

investimeve;

(d) Procedurat e nxjerrjes së vendimeve dhe

(e) Metoda e revidimit të pasqyrave të llogarive.

Këshilli drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës rregullisht e shqyrton pasqyrën e parimeve të investimit dhe, nëse është e nevojshme, e ndryshon atë.

Këshilli drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës ka kompetenca që të përfshijë në pasqyrën e parimeve të investimeve të tij një urdhëresë për menaxhimin e fondit pensional për të ndarë mjetet pensionale në rezerva të veçanta me qëllim që grupmoshat e ndryshme të pjesëmarrësve të sigurohen me një profil përkatës të rrezikut që i përshtatet përafërsisht moshës së pensionimit.

Duke pasur parasysh qëllimin ndihmës për avancimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës, pasqyra e parimeve të investimeve do të duhej të përmbajë një gjuhë e cila do të nxisë që një pjesë e investimeve të bëhen në Kosovë në fondet që i plotësojnë kriteret e saktësuara me këtë Rregullore dhe me udhëzimet e investimeve, në mënyrë që një veprim i tillë të nos i cenojë synimet e investimit të arsyeshëm ose detyrat fiduciare ndaj pjesëmarrësve. 10.3 Fondi pensional mund të investohet vetëm në këto klasa ndërkombëtare të fondeve:

(a) Mjetet monetare, duke përfshirë llogaritë bankare dhe depozitat në banka që janë licencuar nga një organ mbikëqyrës bankar i shtetit që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillimin Ekonomik dhe të cilat nuk janë nën masa të dhunshme ose licenca e tyr nuk i nënshtrohet pezullimit;

(b) Letrat me vlerë të emetuara nga ndonjë shtet anëtar i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik;

(c ) Letrat me vlerë që i emetojnë qeveritë lokale në shtetet anëtare të Organizatës

për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik në masën që e garanton shteti përkatës; (d) Letrat me vlerë të regjistruara në rregullatorin e tregjeve të kapitalit të cilitdo

shtet anëtar i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik me qëllim të përfshirjes

Page 20: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

20

së tyre në një ofertë publike, me kusht që këto letra me vlerë të figurojnë në Bursën që i nënshtrohet mbikëqyrjes së rregullatorit të tregjeve në fuqi;

(e) Fondet e përbashkëta dhe fondet e investimeve varësisht nga miratimi i shtetit

ku janë themeluar brenda shtetit anëtar të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. 10. 4 Fondi pensional mund të investohet vetëm në klasat vijuese të mjeteve vendore:

(a) Mjetet monetare, duke përfshirë llogaritë bankare dhe depozitat e bankave të licencuara nga BPK, por që nuk janë nën masa të dhunshme dhe që nuk i nënshtrohen pezullimit të licencës së tyre;

(b) Letrat me vlerë që i emeton autoriteti kompetent i Kosovës në masën e garantuar nga autoriteti i tillë;

(c ) Letrat me vlerë të ndërmarrjeve (duke përfshirë veçmas stoqet dhe

obligacionet) të regjistruara në ligjet e kapitalit të tregjeve në Kosovës dhe të plasuara përmes ofertës publike, me kusht që letrat e tilla me vlerë të jenë kuotuar në bursën e letrave me vlerë në Kosovë ose në ndonjë juridiksion tjetër të shtetit anëtar të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, varësisht nga mbikëqyrja e regullatorit në fuqi të tregjeve të kapitalit dhe

(d ) Fondet e përbashkëta dhe të investimeve varësisht nga miratimi i rregullatorit në Kosovë. 10.5 Proporcioni maksimal i letrave me vlerë të cilitdo emetues të vetëm, duke përfshirë personat e tij të anëtarësuar që mund t’i mbajë Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, është pesë për qind (5%) për aksione dhe tridhjetë për qind (30%) për obligacioneve. 10.6 Përpjesëtimi maksimal i mjeteve të tërësishme të pensionit, që mund të investohen në mjetet e një emetuesi, duke përfshirë llogaritjen e mjeteve të partnerëve, është pesë për qind (5%). 10.7 Rregullat e Departamentit të Pensioneve pranë BPK-së mund t’i përcaktojnë kohë pas kohe vlerat minimale të pranueshme për çdo klasë të mjeteve të numëruara në këtë Regullore. 10.8 Fondi pensional nuk mund të investohen në:

(a) Letrat me vlerë që as nuk janë të regjistrara dhe as nuk shiten publikisht; (b) Mjetet që nuk mund të tjetërsohen me ligj;

(c ) Letrat e prejardhuara me vlerë, opcionet, transakcionet me afat, kontratat

paraprake dhe kontratat e tjera përkitazi me letrat me vlerë dhe mjetet e tjera financiare;

(d) Pasurinë e paluajtshme ose fondet fizike të paregjistruara në tregjet e organizuara dhe për të cilat vlerësimi është i pasigurtë, duke përfshirë për shembull veprat e artit antik, veprat artistike, monedhat dhe automjetet;

(e) Çfarëdo pasurie të drejtorit të fondit pensional apo të mbajtësit të fondit ose të anëtarit të këshillit drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës a të cilitdo personi

Page 21: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

21

të anëtarsuar të drejtorit të fondit pensional, mbajtësit ose anëtarit të këshillit drejtues të Fondit të kursimeve pensionale;

(f)) Letrat me vlerë të emetuara nga:

(i) Anëtari i këshillit drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës;

(ii) Drejtori i fondit;

(iii) Mbajtësi i fondit;

(iv) Çdo person që është subjekt i ndërlidhur me personat e regjistruar prej

(i) deri në (iii) më lart prej dhe

(g) Fondet e tjera që i saktëson PSSP. 10.9 Në qoftë se dispoziatat e këtij neni shkilen si pasojë e:

(a) Ndryshimit të çmimeve në treg që paraqet bazën për vlerësimin e fondit; (b) Ndryshimit të tarifave të valutave të huaja të këmbimit; (c ) Ndryshimit në marrëdhënit organizative ose ekonomike që janë bërë ndërmjet

personave në të cilët investohen mjetet dhe (c) Çfarëdo rrethane tjetër jashtë kontrollit të drejtpërdrejtë të drejtorit të fondit;

Atëherë, drejtori i fondit ka obligim që të marrë masa për t’ia përshtatur veprimet e investimit kërkesave të caktuara me këtë Rregullore, duke pasur kujdes që të plotësohen kërkesat e tjera të këtij neni për rritjen maksimale të fitimit dhe ruajtjen e fondit pensional. Përshtatja e veprimeve të investimit kërkesave të saktësuara në këtë Rregullore duhet të kryhet më së voni gjashtë (6) muaj pas datës në të cilën shkelja ndodh ose në datën kur në bazë të vlerësimit të fondit konstatohet se ka pasur shkelje çdonjëri prej rasteve të mësipërme që paraqitet më vonë. 10.10 Fondi pensional nuk mund t’i shitet:

(a) Mbajtësit që i mban mjetet e tij; (b) Drejtorit të fondit;

(c) Aanëtarit të këshillit drejtues të fondit ose (d) Çdo personi të anëtarsuar dhe që ka lidhje me drejtorin e fondit, me mbajtësin

apo me anëtarin e këshillit drejtues të fondit. 10.11. Drejtori i mjeteve nuk mund të jep asnjë lloj kredie ose garancione për asnjë person të shënuar në nenin 10.10.

Page 22: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

22

10.12 Drejtori i mjeteve i ushtron të gjitha të drejtat e votimit që u bashkëngjiten aksioneve që ai i mban vetëm në emër të fondit dhe vetëm në interes të pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve.

Neni 11 Drejtorët e mjeteve të Fondit të Kursimeve Pensionale në Kosovë

11.1 Menaxhimin e mjeteve të Fondit pensional duhet ta kryejnë vetëm drejtorët e mjeteve në përputhje me marrëveshjet e menaxhimit të fondit pensional të lidhura në pajtim me këtë Rregullore dhe rregullat e tjera në fuqi. Sipas kësaj Rregulloreje, drejtorët e mjeteve dhe punonjësit e tyre që kanë liri veprimi me mjetet pensionale duhet të jenë sipas kësaj Rregulloreje fiduciarë të Fondit. 11.2 Drejtorët e mjeteve të Fondit dhe të pensioneve plotësuese, që rregullohen me ketë Rregullore, duhet të kenë licencën për menaxhimin e mjeteve që i lëshon BPK-ja ose trashëgues i saj për rregullimin e tregjeve të kapitalit në Kosovë. Arsyet dhe procedura e lëshimit, pezullimit ose anulimit të licencës së menaxhimit të mjeteve saktësohen me rregullat e BPK-së. Fondi zgjedh një ose më shumë drejtorë të mjeteve me anë të tenderit ndërkombëtar. Kushtet dhe procedurën e udhëheqjes së tenderit, duke i përfshirë kërkesat e kualifikimit paraprak të drejtor(it)ëve të mjeteve, shumën dhe përbërjen e aksioneve të tij dhe të gjitha kërkesat e tjera themelohen në pajtim me këtë Rregullore nga njësia qendrore e prokurimit publik ose trashëguesit e saj. Tenderi kryhet në dy faza. Faza e parë përfshin procedurën e kualifikimit paraprak në të cilën të gjitha drejtoritë e mjeteve që i plotësojnë kushtet e caktuara kualifikohen paraprakisht. Në kërkesat e kualifikimit paraprak mund të përfshihen kapitali minimal, specifikimet e sigurimit ose detyrimit, vitet e përvojës, përvoja në tregun ndërkombëtar dhe në tregun e Kosovës dhe në rast nevoje mund të përfshihen edhe kërkesa të tjera përkatëse. Mund të përdoren kriteret e peshuara për vlerësimin e ofertave të paraqitura, duke përfshirë vlerësimin e çmimeve krahasuese bazuar në strukturën e propozuar të shpenzimeve dhe vlerësimin e sigurisë financiare që ofron ofertuesi. Fondi lidh marrëveshje me drejtorët e mjeteve të përzgjedhur në tenderin e parë të kryer gjatë datës efektive të kësaj Rregulloreje dhe ajo marrëveshje nuk mund të jetë më e gjatë se tri vjet. Para kalimit të afatit të marrëveshjeve të tilla organizohet një tender për marrëveshjet e mëpasme të menaxhimit. Marrëveshjet pasuese duhet të kryhen gjatë një periudhe e cila nuk mund të jetë më e gjatë se pesë (5) vjet. 11.4 Udhëheqësi i mjeteve është një institucion financiar ose një bankë, e cila është person juridik në Kosovë, ose institucion financiar i jashtëm apo bankë e licencuar nga një organ mbikëqyrës bankar i tregjeve të kapitalit të një shtetiti anëtar të Organizatës për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik, i cili në çdo rast duhet t’i plotësojë kushtet e caktuara nga BPK-ja ose nga ndonjë rregullator tjetër i tregjeve të kapitalit në Kosovë apo trashëguesi i tij, duke përfshirë, por pa u kufizuar, vetëm në sa vijon: (a) Ai mban licencën e menaxhimit të mjeteve në përputhje me këtë Rregullore dhe rregullat e tjera në fuqi që i lëshon BPK-ja, e që nuk është nën masat e detyrimit dhe licenca e tillë nuk është pezulluar; (b) Ai e plotëson kërkesën e kapitalit minimal të paguar, të përcaktuar me rregullat e BPK-së; (c ) Nuk është person i anëtarësuar i mbajtësit ose i ndonjë anëtari të këshillit drejtues të Fondit dhe

Page 23: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

23

(d) Nuk i jep hua mbajtësit ose anëtarëve të tij dhe as nuk merr hua prej tij ose anëtarëve të tij. Punonjësit e drejtorit të mjeteve duhet të kenë kualifikimet dhe përvojën e nevojshme në pajtim me kushtet e BPK-së. 11.5 Me marrëveshjen e menaxhimit përcaktohet se menaxhimi i mjeteve mund të kryhet vetëm përmes mbajtësit të emëruar të fondit. Marrëveshja e menaxhimit të mjeteve ndërmjet Fondit dhe drejtorit të mjeteve përfshin në veçanti: (a) Obligimet specifike të drejtorit të mjeteve; (b) Mënyrën me të cilën duhet të realizohen këto mjete; (c ) Udhëzimet e saktësuara për caktimin e aksioneve; (d) Shpërblimin e drejtorit të mjeteve, mënyrën e llogaritjes së shpenzimeve dhe ngarkesave si përqindje e shumës së tërësishme të fondit pensional nën menaxhim dhe (e) Kërkesat e tjera të përcaktuara me rregullat që i nxjerr BPK-ja. 11.6 Marrëveshja për menaxhimin e mjeteve pensinale nuk i kufizon përgjegjësitë e drejtorit të mjeteve dhe çdo përpjekje për ta bërë këtë është e pavlershme. Drejtori i mjeteve është përgjegjës para Fondit, pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve për mospërmbushjen e parregullt të obligimeve të tij fiduciare në përputhje me këtë Rregullore, me rregullat e tjera dhe me legjislacionin penal e adminsitrativ të Kosovës. Punonjësit e drejtorit të pasurisë, në rastet e veprimeve të paligjshme, i nënshtrohen përgjegjësisë penale dhe administrative konform kësaj Rregulloreje e rregullave të tjera dhe legjislacionin civil e penal në Kosovë. 11.7 Mjetet pensionale që administrohen në pajtim me dispozitat e këtij neni nuk janë pronë e drejtorit dhe nuk mund të ekzekutohen nga një drejtor mjetesh, nuk mund të jenë pjesë e mjeteve të drejtorit ndaj të cilit zbatohet procedura e falimentimit dhe ato nuk mund të përfshihen me ndonjë procedurë të marrëveshjes.

Neni 12 Pagesa e kursimeve individuale pensionale

12.1 Kur pjesëmarrësi arrin moshën e pensionimit, ai ose ajo do të shfrytëzojë këtë shumë në llogarinë e vet individuale për blerjen e kursimeve pensionale në njërën nga format e anuiteteve të caktuara në paragrafin 12.5. 12.2 BPK-ja i licencon kompanitë e sigurimeve për sigurimin e anuiteteve për kursimet pensionale dhe mbikëqyrjren e mjeteveeteve të tyre. BPK-ja e mban listën e kompanive të licencuara të sigurimeve. Pjesëmarrësi është i lirë të zgjedhë kompaninë e sigurimeve nga e cila ai ose ajo e blen pensionin vjetor. 12.3 Fondi e informon pjesëmarrësin me shkrim për afrimin e moshës së tij/saj pensionale, gjashtë deri dymbëdhjetë muaj para moshës së pensionit dhe e pajis me formularët standard që nevojten për të kërkuar pensionin vjetor si dhe informacionin lidhur me kompanitë e sigurimeve të licencuara për dhënien e anuiteteve në përputhje me këtë Rregullore.

Page 24: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

24

12. 4 Pagesa bëhet për kompaninë e licencuar, të zgjedhur nga pjesëmarrësi, tridhjetë (30) ditë para se pjesëmarrësi të arrijë moshën e pensionimit, me kusht që pjesëmarrësi ta njoftojë Fondin së paku nëntëdhjetë (90) ditë për ditën e arritjes së moshës së pensionit dhe për hollësitë lidhur me kompaninë e licencuar të sigurimeve nga e cila ai ose ajo do të blejë pensionin vjetor. Pagesa e anuitetit fillon tridhjetë (30) ditë pas transferit të saldos së llogarisë individuale në kompaninë e zgjedhur të sigurimeve nga pjesëmarrësi. 12. 5 Secila kompani e licencuar e sigurimeve ofron anuitete dhe pjesëmarrësi, në përputhje me nenin 12.7, është i lirë të zgjedhë njërin nga llojet e anuiteteve vijuese:

(a) Pensionin e veçantë jetësor që paguhet deri në vdekjen e pjesëmarrësit; (b) Pensionin e veçantë jetësor të garantuar për periudhën prej së paku pesë (5)

vjet në bazë të të cilit, nëse pjesëmarrësi vdes gjatë periudhës së garancisë, shumat e papaguara që do t’i ishin paguar pjesëmërrësit për atë periudhë do t’iu paguhen shfrytëzuesve të caktuar nga pjesëmarrësi;

(c ) Pensionin vjetor të të mbijetuarit i pagueshëm gjatë jetës së pjesëmarrësit dhe pastaj gjatë jetës së bashkëshortit të saj ose bashkëshortes së tij për pjesën e mbetur të jetës;

(d) Pensionin vjetor të të mbijetuarit i pagueshëm gjatë jetës së pjesëmarrësit e pastaj bashkëshortit të saj ose bashkëshortes së tij për pjesën e mbetur të jetës së tij ose të saj me një periudhë garancie prej së paku pesë (5) vitesh në bazë të së cilës nëse vdesin që të dy gjatë periudhës së garancisë prej pesë (5) vitesh (ose periudhës më të gjatë të garancisë) pagesat e papaguara që do t’i ishin paguar bashkëshortit ose bashkëshortes nga dita e vdekjes së tij ose deri në fund të afatit të garancisë do t’iu paguhen shfrytëzuesve që i ka paracaktuar pjesëmarrësi dhe

(e) Llojet e tjera të tilla të pensionit saktësohen me rregulloret e BPK-së

12.6 Rregullat e BPK-së saktësojnë mënyrën e caktimit dhe anulimit të shfrytëzuesve në pajtim me këtë nen. 12.7 Nëse pjesëmarrësi ka bashkëshorti në datën e arritjes së moshës së pensionit, me të cilin ajo ose ai është i martuar me të për së paku një vit, ai ose ajo obligohet që ta blejë një anuitet të tipit të saktësuar në nenin 12.5 (c) or (d). 12.8 Një kompani e sigurimeve që i siguron anuitetet në përputhje me këtë Rregullore duhet të caktojë shkallë unike të anuitetit me të cilat anuiteti i blerë vjetor mund të ndryshojë vetëm në bazë të moshës së marrësit të anuitetit, moshës së bashkëshortit të tij nëse një anuitet i përcaktuar në paragrafin 12.5 (c) dhe (d) blehet dhe shuma që i paguhet dhënësit të anuitetit nga llogaria individuale e pjesëmarrësit. 12.9 Kompania që siguron anuitete i publikon normat e veta të anuitetit dhe i vë në dispozicion të çdo pjesëmarrësi nëse ai e kërkon këtë dhe ia ofron ato gjithashtu BPK-së. Shkallët unike të ofruara nga një kompani e posaçme mund të ndryshohen vetëm jashtë afatit siç është përcaktuar me dispozitat që i nxjerr BPK- ja. 12.10 Një kompani e licencuar e sigurimeve që i siguron anuitetet sipas kësaj Rregulloreje nuk mund të refuzojë kërkesën për blerjen e një anuiteti përderisa parashtruesi i kërkesës i plotëson kërkesat e tilla të caktuara me këtë Rregullore ose me rregullat që i nxjerr BPK-ja.

Page 25: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

25

Kompania që siguron anuitetete nuk mund të imponojë kushte apo shkallë të posaçme për shkaqe të shëndetit, gjinisë, racës, religjionit, kombësisë ose kritereve të tjera të ngjashme. 12.11 Kompania që siguron anuitetete i plotëson kushtet e tilla për mirëmbajtjen e shërbimeve teknike të saktësuara me rregullat që i lëshon BPK-ja. 12.12 Asnjë person fizik ose juridik nuk mund t’i ofrojë përfitime indirekte personit me qëllim që ta bindë atë për të blerë auitetin. Asnjë person fizik ose juridik nuk mund t’i ofrojë asnjë përfitim dytësor punëdhënësit a personave të anëtarësuar te punëdhënësi me qëllim të nxitjes ose shpërblimit të punëdhënsit për t’i bindur apo për të kërkuar prej punonjëseve që të blejnë ndonjë pension vjetor nga siguruesi i caktuar. 12.13 Nëse pjesëmarrësi bëhet i paaftë para arritjes së moshës së pensionit, në pajtim me përkufizimin e paaftësisë, që mund të miratohet me një rregullore të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm me qëllim të sigurimit të pensionit bazë si pagesa pensionale për paaftësi, pjesëmarrësi mund të blejë pension vjetor në përputhje me këtë nën para moshës së pensionit. 12.14 Nëse vdes pjesëmarrësi para moshës së pensionit dhe nuk e ka blerë pensionin vjetor në pajtim me këtë nen, shuma në llogarinë e pjesëmarrësit i paguhet shfrytëzuesit në pajtim me këtë Rregullore brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh pas njoftimit me shkrim të Fondit. 12.15 Nëse vlera e llogarisë individuale të pjesëmarrësit në moshën e pensionimit është dy (2.000) mijë euro ose më pak, pjesëmarrësi e merr shumën si pagesë të gjithmbarshme pas njoftimit të Fondit në pajtim me dispozitat e njoftimit të kësaj Rregulloreje (nenet 12.3 dhe 12.4). 12.16 Përveç rregullave të caktuara në një pjesë tjetër të këtij neni, BPK-ja miraton rregullat lidhur me:

(a) Punësimin e personave me kualifikime në ekspertizën e sigurimeve për siguruesit e anuiteteve;

(b) Shitjen dhe tregtimin e anuiteteve;

(c ) Ndarjen e veprimtarisë së anuiteteve nga çdo veprimtari tjetër e siguruesit; (d) Llogaritë e siguruesve të anuitetit; (e) Shpërbërjen, shkrirjen dhe fitimin e siguruesve të anuitetit; (b) Obligimet për raportim të siguruesve të anuitetit;

(g) Procedurat që duhet ndjekur për t’i mbrojtur mjetet kur siguruesi i anuitetit nuk

është në gjendje t’i plotësojë detyrimet e veta në kuadër të kësaj Rregulloreje;

(h) Mënyrën dhe ritmin e pagimit të pensioneve për pjesëmarrësit duke përfshirë pjesëmarrësit që jetojnë jashtë;

(i) Pasojat nga vdekja e pjesëmarrësit dhe nga dështimi në informimin e

kompanisë së sigurimeve lidhur me vdekjen dhe

Page 26: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

26

(j) Çështje të tjera të tilla që BPK-ja i konsideron të nevojshme.

KAPITULLI IV

FONDET PLOTËSUESE PENSIONALE TË PUNËDHËNËSIT

Neni 13 Kompetencat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Pensioneve të BPK-së

13.1 Me këtë themelohet Departamenti i Pensioneve (më tej “Departamenti”) si një njësi administrative e BPK-së. 13.2 Nga Departamenti kërkohet që:

(a) Të licencojë dhe të mbikëqyrë fondet plotësuese pensional të punëdhënësit (“Fondet pensionale”);

(b) Të pezullojë dhe anulojë licencimin e fondeve pensionale;

(c ) Të rishikojë pasqyrat vjetore të fondeve pensionale;

(d) Të nxjerrë rregulla në përputhje me kërkesat e kësaj Rregulloreje;

(e) Të mbajë shënime për dorëzimet e marra nga fondet pensionale;

(f) Të përgatisë një raport vjetor mbi gjendjen e fondeve pensionale në Kosovë;

(g) Të caktojë drejtorë specialë për fondet pensionale që janë në përfundim e sipër

dhe

(h) Çfarëdo çështjesh të tjetra që janë me përgjegjësi sipas kësaj Rregulloreje. 13.3 Departamenti ka autorizime që:

(a) T’i shqyrtojë shënimet e fondeve pensionale, drejtoritë e atyre mjeteve dhe mbajtësit e mjeteve për të konfirmuar saktësinë e pasqyrave vjetore;

(b) T’i shyrtojë të dhënat e fondeve pensionale dhe të punëdhënësve për të

konfirmuar saktësinë e pagimit të kontributeve në llogari të punonjësve; (c ) Të përfundojë fondet pensional në pajtim me kërkesat e kësaj Rregulloreje dhe (d) Të propozojë një buxhet vjetor për mjeteveetet e veta.

Neni 14 Fondet plotësuese pensionale të punëdhënësit

14.1 Punëdhënësit mund të sigurojnë pensione plotësuese të punëdhënësit nëpërmjet krijimit të fondeve plotësuese pensionale të punëdhënësit (“Fondet pensionale ”). Fondet pensionale nuk janë persona juridikë profitabilë, të krijuara në formën e Fondeve për drejtimin e fondit pensional. Fondi pensional do të krijohet nëpërmjet një akti themelues të nënshkruar

Page 27: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

27

nga organi më i lartë qeverisës i punëdhëns(it)ve për krijimin e fondit pensional sipas kësaj Rregulloreje. Përmbajtja minimale e akktit themelues për krijimin e fondit pensional do të specifikohet në rregullat që do t’i nxerrë Departamenti. Departamenti e miraton përmbajtjen e çdo akti themelues. Mjetet pensionale të fondit pensional burojnë nga kontributet e bëra në llogari të pjesëmarrësve të fondit pensional dhe investimet e bëra me ato kontribute. 14.2 Zyra e regjistruar e fondit pensional është e njëjtë si ajo e këshillit të drejtorëve. Emri i regjistrimit të çdo fondi pensional duhet të përmbajë fjalët “Fondi pensional”. Vetëm fondet pensionale të krijuara në bazë të kësaj Rregulloreje kanë të drejtë të përdorin në emrin e tyre fjalët “Fondi pensional”. Objektiv i vetëm i mjeteveetit të fondeve pensionale është sigurimi i pensioneve siç është përcaktuar në këtë Rregullore dhe i atyre mjeteveeteve që lidhen drejtpërdrejt me mjeteveetin kryesor. 14.3 Këshilli i drejtorëve drejton çdo fond pensional. Të gjithë anëtarët e këshillit të drejtorëve të fondit pensional duhet të jenë fiduciarët të fondit pensional dhe duhet të nënshkruajnë një deklaratë për këtë qëllim kur caktohen si anëtarë të këshillit të drejtorëve të fondit pensional. Këshilli i drejtorëve duhet ta përfaqësojë fondin përkitazi me palët e treta, duke përfshirë këtu edhe gjykatat kompetente juridike. Fondi pensional duhet t’i mbajë përherë, në formë të një arkivi, të gjitha dokumentat dhe shënimet e tjera që lidhen me fondin pensional. 14.4 Numri i drejtorëve do të caktohet në aktin themelues, por nuk mund të jetë më i vogël se tre (3) dhe as më i madh se pesëmbëdhjetë (15). Këshilli i parë i drejtorëve të fondit pensional emërohet me aktin themelues. Akti themelues i fondit pensional e specifikon kohëzgjatjen e afatit të anëtarëve të këshillit, procedurat e zgjedhjes ose të caktimit të tyre dhe bazat për largimin e tyre nga puna. Të paktën një e treta e anëtarëve të Këshillit të drejtorëve duhet të kenë diplomuar në lëmin e administratës, biznesit, financave, ekonomisë ose në fakultetin juridik dhe të kenë përvojë profesionale në fushat e shërbimeve financiare. Anëtar i këshillit të drejtorëve nuk mund të jetë personi i cili është anëtar i organit qeverisës:

(a) çdo drejtor i mejetve pensinale që menaxhon mjetet e fondit pensional; (b) mbajtësi që i ruan mjetet e fondit pensional; (c) eksperti i sigurimeve, inspektori, kontabilisti ose përfaqësuesi ligjor i fondit

dhe

(d) çdo person i anëtarësuar që ka lidhje me personat e theksuar në nënparagrafët (a) dhe (b). Ndalimi për të cilin flitet në këtë nen do të vlejë gjithashtu edhe për personat që janë në marrëdhënie pune, për agjenci, komisione ose për marrëdhënie të tjera të ngjashme me njësitë e thksuara. 14.5 Një fond pensional mund të mos e paguajë këshillin e drejtorëve të vet, ose punëdhënësin që e e themelon atë a cilindo prej anëtarëve të tyre. Fondi pensional mund t’ia kthej paratë këshillit të drejtorëve të vet për shpenzimet e tyre aktuale dhe të arsyeshme për kryerjen e detyrave të administrimit dhe menaxhimit dhe për pjesmarrjen e tyre në mbledhjet e këshillit të drejtorëve. 14.6 Këshilli i drejtorëve i fondit pensional i miraton aktet normative të fondit pensional. Aktet normative të fondit pensional i përcaktojnë rrethanat dhe kushtet e kontributit, për

Page 28: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

28

bërjen e kërkesave për marren pagesave dhe për procedurat e mbledhjeve. Këshilli i drejtorëve të fondit pensional duhet të mblidhet sipas nevojës për kryerjen e punëve të fondit pensional, por jo më pak se një herë në gjashtë (6) muaj. 14.7 Punëdhënësit, punonjësit, ose të dy së bashku, mund të kontribuojnë në një fond pensional. Pjesëmarrja në një fond pensional nuk duhet të kufizohet vetëm në individë të veçantë, por duhet t’i ofrohet ose të gjithë të punësuarve të atij punëdhënësi ose të gjithë të punësuarve të një kategorie të caktuar profesionale, siç përcaktohet më tej në rregullat që nxjerr Departamenti. Pjesëmarrja në pensione nuk duhet të kufizohet vetëm për punonjësit drejtues të punëdhënësit, siç përcaktohet më tej në rregullat që do të nxirren nga Departamenti. Brenda çdo kategorie profesionale, të gjithë punonjësit ose anëtarët e sindikatës duhet të marrin pjesë në mënyrë të barabartë dhe të njëjtë. Aktet normative gjithashtu duhet të përcaktojnë kushtet dhe procedurat e indeksimit të pensioneve, nëse ka. Kushtet dhe procedurat e tilla të kontributeve dhe beneficioneve mund të ndryshohen më vonë vetëm nëse këto ndryshime janë si rezultat i përfitimeve që janë rritur ose kanë ngelur konstante. Kërkesa plotësuese lidhur me aktet normative do të përshkruhen në rregullat që do nxirren nga Departamenti. 14.8 Një e drejtë e fituar e një pjesëmarrësi në një fond pensional për një beneficion pensional është pronë e pjesëmarrësit që menaxhohet nga fondi pensional. Kjo e drejtë prone do të jetë një frenim në atë nivel që e drejta për të marrë ose përdorur pronën do të ngrihet vetëm në kohën e moshës për pension, vdekjes ose paaftësisë së pjesmarrësit, siç është parashtruar në këtë Rregullore ose në rregulloret tjera. 14.9 Në një fond pensional të kontributeve të caktuara, e drejtat e fituar e pjesëmarrësit ose shfrytëzuesit do të jetë shuma e fondit pensional në llogarinë individuale. Këshilli i drejtorëve i fondit pensional është përgjegjës për mbajtjen e shënimeve që pasqyrojnë kontributet dhe të hyrat e investimeve të mjeteve pensionale në llogarinë individuale të pjesëmarrësit. 14.10 Në një fond pensional të përfitimeve të caktuara të drejtat e fituara do të përcaktohen me aktet normative të fondit pensional dhe mund të shprehen në bazë të viteve të shërbimit. Megjitahtë, në asnjë rast nuk mund të kërkohen më tepër se pesë vjet të shërbimit të akumuluar për të fituar të drejtën e marrjes së pensionit. 14.11 Një fondi pensional i përcaktuar nevojitet për të siguruar një vlerësim profesional në mënyrë të rergullt. Fondet e pensioneve me një mijë (1000) ose më pak pjesëmarrës mund të sigurojnë një fond në çdo pesë vjet. Fondet pensionale me më tepër se 1000 pjesëmarrës duhet të sigurojnë një fond për çdo vit. Departamenti duhet të nxjerrë rregullore që i përcaktojnë kushtet për vlerësim profesional. Vlerësimi profesional duhet të përfshijë një plan financimi që ilustron financimet e ardhshme për të gjitha të drejtat e fituara të të gjithë pjesëmarrësve të fondit pensional brenda një afati jo më të shkurtër se njëzet (20) vjet. Vlerësimi profesional duhet të tregojë kontributin e nevojshëm vjetor të punëdhënësit. Departamenti i Pensioneve të BPK-së duhet të nxjerrë rregulla sipas standardeve profesionale që duhen përdorur për përgatitjen e këtij vlerësimi profesional. 14.12 Fondi pensional i përcaktuar i paguan pensionet në bazë të akteve të veta normative, por në asnjë rast nuk do të jepen pensionet pa u arritur mosha për pension ose në bazë të paaftësisë fizike. Fondi pensional i përcaktuar mund të sigurojë pensione për trashëguesit e shfrytëzuesëve të pensionit. 14.13 Fondi pensional i kontributeve të caktuara siguron pagimin e pensioneve në formë të anuiteteve, konform dispozitave të kësaj Rregulloreje që kanë të bëjnë me pensionet e kursimeve ose për pagimin në këste a me para në dorë, sipas zgjedhjes së pjesëmarrësit.

Page 29: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

29

Neni 15 Licencimi dhe rregullimi i pensioneve plotësuese të punëdhënësit

15.1 Çdo fond pensional funksionon në bazë të një licence të Departamentit të Pensioneve të BPK-së. Asnjë pension nuk do të paguhet, reklamohet ose premtohet nga ndonjë person fizik a juridik (si p.sh., Fondi pensional), përveç rastit kur sigurohet nga një fond pensional i licencuar në pajtim me këtë Rregullore. 15.2 Licenca jepet në bazë të një kërkese të Fondit pensional, të dorëzuar bashkë me dokumentet e mëposhtme:

(a) Aktin themelues me të cilin themelohet Fondi pensional;

(b) Aktet normative të Fondit pensional që specifikojnë detajet e pagesës së kontributeve dhe të beneficioneve me kategoritë e punonjësve përkatës;

(c ) Marrëveshjen e propozuar me mbajtësin; (d) Listën e nënshkruesve të aktit themelues së bashku me informacionin që tregon

nëse ata persona janë të anëtarësuar dhe llojin e ndërlidhjeve të tyre; (e) Dokumentet e Fondit pensional që i përdorin pjesëmarrësit dhe shfrytëzuesit;

(f) Deklarata nga anëtarët e këshillit të drejtorëve që ata pajtohen t’i kryejnë këto

funksione si fiduciarë dhe të plotësojnë kërkesat që parashtrohen në këtë Rregullore dhe (g) Dokumente të tjerë që nevojiten sipas rregullave të Departamentit të

Pensioneve të BPK-së. 15.3 Departamenti i pensioneve duhet të kërkojë dorëzimin e dokumentave plotësuese dhe informacioneve të specifikuara jo më vonë se nëntëdhjetë (90) ditë pas marrjes së kërkesës për licencë të Fondit pensional. Departamenti, nëse e konsideron të nevojshme, mund të hulumtojë çdo çështje që ka të bëjë me kërkesën për licencën e Fondit pensional. Departamenti duhet të rishikojë kërkesën e licencës së Fondit pensional të bazuar në paragrafët e mësipërm dhe brenda afatit prej nëntëdhjetë (90) ditësh nga marrja e fundit e dokumentave dhe informacioneve në pajtim me këtë Rregullore duhet ose t’ia lëshojë licencën në bazë të kritereve dhe kushteve që i përcakton ose t’ia refuzojë atë. 15.4 Departamenti refuzon dhënien e licencës nëse:

(a) vëren se kërkesa nuk i përmbahet kushteve të kësaj Rregulloreje ose

rregulloreve tjera në fuqi; (b) duket qartë se veprimi dhe organizimi i fondit të propozuar të pensioneve nuk

do të jetë në përputhje me këtë Rregullore ose me rregulloret dhe rregullat e tjera në fuqi; (c) ndonjë nga dokumentet e paraqitura të kërkesës përmban dispozita të tilla apo

nuk i ka përfshirë dispozitat që mund të kërcënojnë interesat e pjesëmarrësve ose shfrytëzuesve të fondit dhe që nuk i mbrojnë në mënyrë adekuate interesat e tyre dhe

Page 30: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

30

(d) duket qartë se veprimtaria e fondit pensional nuk do të përfundojë sipas praktikave të menaxhimit të drejtë dhe të arsyeshëm të Fondit pensional. 15.5 Nëse Departamenti ia refuzon kërkesën e licenës një fondi pensional, ai duhet ta njoftojë këshillin e drejtorëve duke shpjeguar me shkrim arsyet për të cilat refuzohet kërkesa. Mosdhënia e licencës për një fond pensional mund të paditet në gjykatën kompetente. 15.6 Kur të lëshohet një licencë, fondi pensional mund të bëjë një marrëveshje me mbajtësin dhe me çdo drejtor të mjeteve si dhe të fillojë me pranimin e kontributeve. 15.7 Departamenti duhet të nxjerrë rregulla që përfshijnë në veçanti:

(a) Përmbajtjen e akteve themeluese, aktet normative dhe dokumentet me të cilat

përcaktohen kontributet dhe beneficionet e fondeve pensionale;

(b) Vlerësimet profesionale të fondeve pensionale të caktuara dhe llogaritjen e kontributeve të punëdhënësve në fondet pensionale të caktuara;

(c) Standardet dhe procedurat për mbajtjen e shënimeve në llogaritë individuale;

(d) Raportet e nevojshme vjetore për fondet pensionale dhe (e) Çështje të tjera që nevojiten për mbrojtjen e të drejtave të pjesëmarrësve dhe

shfrytëzuesve.

Neni 16 Investimet nga fondet plotësuese pensionale të punëdhënësit

16.1 Fondi pensional, sipas vendimit të këshillit të vet të drejtorëve që vepron në bazë të këshillave profesionale, miraton një pasqyrë të parimeve të investimit. 16.2 Fondi pensional, sipas vendimit të këshillit të drejtorëve, duhet të zgjedhë një ose më shumë drejtorë të mjeteve për të qeverisur një pjesë ose të gjitha mjetet e fondit pensional në bazë të marrëveshjes me fondin pensional dhe sipas pasqyrës së parimeve të investimit të fondit pensional. 16.3 Kualifikimet e drejtorëve të mjeteve dhe përgjegjësitë e tyre, si edhe investimi i mjeteve pensionale, duhet t’i plotësojnë të gjitha kërkesat e parapara për drejtorë të mjeteve dhe për investimin e mjeteve pensionale të pensioneve të kursimeve të përcaktuara në këtë Rregullore, me përjashtim të kërkesave për shpalljen e një tenderi për zgjedhjen e një drejtori të mjeteve. Departamenti i pensioneve nxjerr rregulla plotësuese lidhur me drejtorin e mjeteve, duke përfshirë procedurën e sigurimit të licencës për menaxhimin e mjeteve. 16.4 Drejtori i mjeteve nuk u përgjigjet pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve për obligimet e fondit pensional ose të punëdhënësit.

Neni 17 Ruajtja e fondeve të pensioneve plotësuese të punëdhënësit

17.1 Në bazë të vendimit të këshillit të drejtorëve, fondi pensinal e zgjedhë mbajtësin e mjeteve të pensionit.

Page 31: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

31

17.2 Ruajtja e mjeteve dhe mbajtësi i fondit pensional duhet t’i përmbushin të gjitha kërkesat për ruajtjen e fondit pensional të pensioneve të kursyera të përcaktuar në këtë Rregullore, me përjashtim të kërkesave për administrimin e një tenderi për zgjedhjen e një mbajtësi. Mjetet pensionale duhet të mbahen në llogari të veçanta dhe të ndara nga mjetet e punëdhënësit, mjetet e mbajtësit, mjetet e Fondit të kursimeve pensionale në Kosovë dhe nga çdo lloj mjetesh të tjera. BPK-ja duhet të nxjerrë rregulla plotësuese lidhur me mbajtësit, duke përfshirë këtu edhe procedurën e sigurimit të licencës për mbajtjen e mjeteve. 17.3 Mbajtësi nuk ka përgjegjësi ndaj pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve sa i përket obligimeve të Fondit pensional apo të punëdhënësit.

Neni 18 Transferi nga fondi pensional plotësues i punëdhënësit

18.1 Të gjitha fondet pensionale duhet të bëjnë transferin e pagesave, në pajtim me këtë nen. 18.2 Pjesëmarrësi në një fond plotësues pensional të punëdhënësit, i themeluar në pajtim me këtë Rregullore, mund t’i transferojë të drejtat e fituara të tij apo të saj pas përfundimit të punës te ai punëdhënës ose pas likuidimit apo bankrotimit të punëdhënësit. 18.3 Nëse pjesëmarrësi dëshiron ta trasferojë pensionin e tij apo të saj, ai është i oblguar që ta njoftojë drejtbartësin e fondit pensional se ai apo ajo ka pranuar të jetë pjesëmarrës i një fondi cesionit pensional (apo të blejë një pension plotësues individual nga një sigurues i pensioneve) dhe t’i sigurojë dhënësit të fondit pensional një kopje të atij dokumenti. 18.4 Pjesëmarrja në fondin pensional të drejtbartësit përfundon dhjetë (10) ditë pas marrjes së njoftimit të plotë dhe me kohë të bërë në pajtim me këtë nen. Në atë datë, bëhet një trasfer i pagesës ndërmjet drejtbartësit të fondit dhe fondit të përfituesit pensional ose siguruesit të pensioneve. Sa i përket Fondit të kontributeve caktuara pensionale, transferi i pagesës përfshin shumën e llogarisë individuale të pjesëmarrësit sipas datës së mëparshme të vlerësimit. Lidhur me Fondin pensional të shumave të caktuara, transferi i pagesës do të llogaritet në pajtim me rregullat që do të nxirren nga Departamenti. Fondi pensional i drejtbartësit duhet ta njoftojë fondin e përfituesit pensional ose siguruesin e pensionit për kontributet e bëra nga ai ose në emër të pjesëmarrësit dhe për çdo transferim të pagesave të pranuar në lidhje me atë pjesëmarrës. 18.5 Departamenti nxjerr rregulla që specifikojnë:

(a) Procedurën e regjistrimit në fondit pensional të drejtbartësit ose në ndonjë

institucion financiar që siguron pensionin plotësues individual; (b) Procedurën me anë të së cilës pjesëmarrësi e njofton fondin pensional të

drejtbartësit se ai apo ajo do t’i transferojë të drejtat e tij apo të saj të fituara.

Neni 19

Përfundimi i fondit plotësues pensional të punëdhënësit

Page 32: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

32

19.1 Departamenti i pensioneve mund të anulojë licencën e fondit pensional nëse mendon se ekzistojnë shkelje serioze ose të vazhdueshme të kësaj Rregulloreje ose për shkak të mospërmbushjes së investimeve të Fondit pensional dhe atëherë kur kjo është në interesin e pjesëmarrësve e të shfrytëzuesve për të vepruar në këtë mënyrë. 19.2 Para se të anulohet licenca sipas nenit të mëparshëm, Departamenti duhet ta njoftojë brenda jo më pak se tridhjetë (30) ditësh këshillin e drejtorëve të fondit pensional rreth qëllimit së bashku me arsyet e tij, përveç nëse konsideron se me dhënien e këtij njoftimi do të dëmtoheshin interesat e pjesëmarrësit dhe shfrytëzuesit. Në kohën kur lëshohet ky njoftim, Departamenti gjithashtu mund të pezullojë dhënien e licencës dhe mund t’i ngrijë mjetet pensionale që administrohen nga fondi pensional duke i njoftuar në formë të përshtatshme mbajtësit e mjeteve. Nëse Departamenti e bën këtë njoftim, këshilli i drejtorëve të fondit pensional i ka tridhjetë (30) ditë në dispozicion për t’u përgjigjur me shkrim dhe, sipas nevojës, të propozojë një plan për korrigjimin e shkeljeve të kësaj Rregulloreje ose për probleme të tjera. 19.3 Nëse Departamenti nuk merr përgjegjje brenda tridhjetë (30) ditëve prej fondit pensional ose nëse nuk është i kënaqur me përgjigjjen a planin e propozuar, mund të vazhdojë me anulimin e licencës së dhënë përpara ose të ndryshojë pezullimin e licensës me anulim. Këshilli i drejtorëve të fondit pensional mund të ngrisë padi në një gjykatë kompetente kundër pezullimit ose anulimit të licencës nga ana e Departamentit. 19.4 Këshilli i drejtorëve të fondit pensional mund të fillojë likuidimin e fondit duke njoftuar me shkrim në afat prej nëntëdhjetë (90) ditësh çdo pjesëmarrës dhe Departamentin. Këshilli i drejtorëve të fondit pensional, menjëherë pas dhënies së këtij njoftimi, duhet të përgatisë një vlerësim të mjetve pensionalale dhe të ndërmarrë masat e duhura për mbrojtjen e interesave të pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve. 19.5 Nëse Departamenti pezullon licencën e fondit pensional, procedurat e mëposhtme do të zbatohen:

(a) Që nga data e pezullimit dhe nuk do të pranohen kontribute të mëtejme. (b) Nëse brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh fondi pensional nuk i zgjidh

shkeljet që kanë shkaktuar pezullimin, licenca e fondit pensional do të anulohet. 19.6 Nëse Departamenti anulon licencën e fondit pensional, atëherë do të aplikohen procedurat e mëposhtme:

(a) Në datën e likuidimit nuk do të pranohen më kontribute të tjera;

(b) Sektori duhet ta njoftojë kujdestarin e fondit pensional për ngrirjen e fondit pensional;

(c ) Sektori duhet të caktojë një drejtor të posaçëm të kualifikuar, i cili nuk është

partner i punëdhënësit që kontribuon në fondin pensional ose ndonjë anëtar i këshillit të drejtorëve të fondit pensional a nëpunës, i cili duhet të veprojë si drejtor i posaçëm i fondit pensional. Kërkesat për drejtorin e posaçëm dhe procedurat e punësimit gjatë zgjedhjes dhe kompensimit të drejtorit të posaçëm do të caktohen në rregullat që do të nxirren nga Departamenti. Drejtori i posaçëm do të jetë një fiduciar i fondit pensional.

Page 33: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

33

(d) Brenda nëntëdhjetë (90) ditëve nga data e emërimit, drejtori i posaçëm duhet të përgatisë një vlerësim të mjeteve të fondit pensional, duke përfshirë edhe kërkesat kundër palëve të treta dhe përgjegjësinë e fondit pensional së bashku me llogaritë paraprake dhe për këtë duhet t’i jep kopje çdo pjesëmarrësi dhe Departamentit.

(e) Drejtori i posaçëm duhet të shqyrtojë të gjitha kërkesat legjitime në emër të fondit pensional. Në veçanti drejtori i posaçëm duhet të shqyrtojë kërkesat kundër punëdhënësit në pajtim me këtë Rregullore.

(f) Drejtori i posaçëm duhet të raportojë në intervale prej njëqind e tetëdhjetë ditësh (180) para pjesëmarrësve dhe Departamentit rreth përparimit të likuidimit.

(g) Nëse, sipas llogarive kontabël gjenden mjete të mjaftueshme likuide për të bërë pagimin e plotë të të gjitha llogarive të pjesëmarrësve, atyre mund t’iu ofrohet opcioni për transferimin e menjëhershëm të llogarive të tyre në një tjetër pension individual plotësues që jepet nga një sigurues pensionesh i licencuar në pajtim me këtë Rregullore.

(h) Drejtori i posaçëm duhet të jep një propozim për likuidim të plotë jo më vonë

se një vit pas emërimit të tij. Propozimi për likuidim duhet të përcaktojë sistemimin e fondit pensional, arsyetimin e plotë për shpërndarjen e propozuar dhe orarin për këtë lloj sistemimi. Propozimi për likuidim duhet të rishikohet nga Departamenti dhe të aprovohet ose refuzohet brenda tridhjetë (30) ditësh. Në rastin kur propozimi për likuidim refuzohet, Drejtori i posaçëm duhet të bëjë një propozim alternativ brenda nëntëdhjetë (90) ditësh. Çdo pjesmarrës dhe Departamenti duhet të njoftohet me shkrim rreth shpërndarjes së propozuar duke i lënë të paktën tridhjetë(30) ditë në dispozicion për pyetje dhe kundërshtime.

(i) Shpërndarja e përkohshme mund të bëhet duke përdorur të njëjtën procedurë.

Asnjë livrim nuk do të bëhet pa pasur miratimin paraprak të Departamentit.

(j) Gjatë çdo transferimi apo likuidimi të mjeteve të tilla pensionale, drejtori i posaçëm do t’i menaxhojë mjetet dhe mund ta mbajë ose ta largojë drejtorin aktual të mjeteve ose mbajtësin dhe të emërojë persona të rinj në vend të tyre.

(k) Tarifat dhe shpenzimet e arsyeshme të drejtorit të posaçëm, pas miratimit

paraprak të Departamentit, paguhen nga mjetet e fondit pensional.

(l) Nëse miratohet propozimi për likuidim, drejtori i posaçëm vazhdon me likuidimin e fondit pensional dhe duhet të dëshmojë para Departamentit kur ai ose ajo bën shpërndarjen përfundimtare të të gjitha mjeteve.

(m) Shpërndarja e mjeteve pensionale konsiston në përdorimin e mjeteve

pensionale plotësuese për të blerë pensione individuale plotësuese të licencuara në pajtim me këtë Rregullore. 19.7 Nëse këshilli i drejtorëve të fondit pensional vendos ta përfundojë një Fond pensional, atëherë do të aplikohen procedurat e mëposhtme:

(a) Këshilli i drejtorëve i fondit pensional duhet të përgatisë një llogaritje të fondit

pensional brenda afatit prej nëntëdhjetë (90) ditësh pas dhënies së njoftimit mbi përfundimin, duke i paraqitur të gjitha të hyrat dhe të dalat. Llogaritja e bërë futet në dosjen e Departamentit dhe u vihet në dispozicion të gjithë pjesëmarrësve.

Page 34: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

34

(b) Nëse sipas llogaritjes ekzistojnë mjete të mjaftueshme likuide për pagimin e plotë të të gjitha të drejtave të fituara të pjesëmarrësve, ata mund të kenë opcionin për transferimin e menjëhershëm të llogarive të tyre në një fond pensional të licencuar. Nëse ekzistojnë mjete të pamjaftueshme likuide për të bërë pagimin e plotë të të drejtave të fituara të pjesëmarrësit, këshilli i drejtorëve të fondit pensional e bën një propozim likuidimi së bashku me protokollimin e llogaritjeve për t’u aprovuar nga Departamenti. Propozimi duhet t’u vihet në dispozicion pjesëmarrësve.

(c ) Ky propozim likuidimi, në pajtim me këtë Rregullore, duhet të përfshijë detaje

për të gjitha përpjekjet e bëra për mbledhjen e kontributeve nga punëdhënësi.

(d) Këshilli i drejtorëve të fondit pensional duhet të vazhdojë mjeteveetin e vet për menaxhimin e fondit pensional sipas procedurave të krijuara me rregullat e Departamentit, me përjashtin nëse Departamenti këtë e konsideron të papërshtatshme. Ky proces do të vazhdojë derisa likuidimi të jetë i plotë dhe mjetet e detyrimet të jenë transferuar në një fond tjetër pensional dhe

(e) Departamenti mund të refuzojë propozimin për likuidim të këshillit të drejtorëve të fondit pensional dhe në rastet e tilla mund të vendosë nëse drejtori i posaçëm duhet të emërohet sipas dispozitave të kësaj Rregulloreje. 19.8 Drejtori i posaçëm ose këshilli i drejtorëve të fondit pensional, pas miratimit paraprak të Departamentit, mund të transferojë të hyrat dhe të dalat e fondit pensional te një sigurues pensionesh i licencuar në pajtim me këtë Rregullore për të blerë pensione plotësuese individuale. Përpara se të bëhet ky veprim, pjesëmarrësve duhet t’u jepet paraprakisht një njoftim me shkrim prej tridhjetë (30) ditësh. 19.9 Kurrfarë mjetesh pensionale të çfarëdo fondi pnsional nuk mund t’i rikthehen punëdhënësit që ka themeluar fondin pensional. 19.10 Asgjë në këtë Rregullore nuk e përjashton të drejtën e pjesëmarrësit që të kërkojë tërheqjen e parave nga drejtori i posaçëm, këshilli i drejtorëve të fondit pensional, drejtoritë e mjeteve, mbajtësi i mjeteve, fiduciari dhe çdo partner i personave të tillë. 19.11 Departamenti mund të nxjerrë rregulla për zbatimin e mëtejshëm të dispozitave të këtij neni.

KAPITULLI V PENSIONET PLOTËSUESE INDIVIDUALE

Neni 20

Autorizimet dhe përgjegjësitë e departamentit të pensioneve

20.1 Nga Departamenti do të kërkohet që:

(a) T’i licencojë dhe kontrollojë pensionet plotësuese individuale të siguruara nga institucionet financiare, bankat dhe kompanitë e sigurimit (më tej “Siguruesi i pensioneve”) në Kosovë;

(b) T’i pezullojë dhe t’i anulojë licencat e pensioneve plotësuese individuale;

Page 35: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

35

(c) T’i rishikojë raportet vjetore të siguruesve të pensioneve plotësuese individuale;

(d ) Të nxjerrë rregulla në përputhje me kërkesat e kësaj Rregullore; (e) Të mbajë shënime të propozimeve të marra nga siguruesit e pensioneve plotësuese individuale; (f) Të përgatisë një raport vjetor mbi statutin e pensioneve plotësuese individuale në Kosovë; (g) T’i caktojë drejtorët e posaçëm për siguruesit e pensioneve plotësuese individuale që janë në përfundim e sipër, në pajtim me këtë Rregullore dhe,

(h) Çdo çështje tjetër që, me anë të kësaj Rregullore, caktohet si përgjegjësi e saj.

20.2 Departamenti do të ketë autorizime që:

(a) Të rishikojë shënimet e siguruesve të pensioneve plotësuese individuale për të konfirmuar saktësinë e pasqyrave vjetore; (b) Të vendosë për nevojën e përfundimit të pensioneve plotësuese individuale në pajtim me kërkesat e kësaj Rregulloreje;

(c) Të propozojë një buxhet vjetor për mjeteveetet e veta.

Neni 21 Format e pensioneve plotësuese individuale

21.1 Një person fizik mund të krijojë një pension plotësues individual për veten e tij duke bërë kontratë me një bankë të licencuar ose me një tjetër institucion financiar për menaxhimin e një fondi të pensioneve me kontribute të caktuara, por edhe duke bërë kontratë me një kompani të licencuar sigurimesh për një pension të caktuar të beneficioneve. Të gjithë siguruesit e pensioneve, p.sh. institucionet financiare, bankat dhe kompanitë e sigurimit që sigurojnë pensione plotësuese individuale janë fiduciarë të pjesëmarrësve që blejnë pensione. 21.2 Institucionet financiare që ofrojnë pensione individuale plotësuese duhet t’i përshkruajnë këto pensione në rregullat e pensionit. Rregullat e pensionit që përmbajnë kushtet dhe procedurat për kontributet dhe përfitimet mund të ndryshohen në të ardhmen vetëm nëse këto ndryshime rezultojnë në beneficione që janë rritur ose kanë mbetur konstante. Kërkesat tjera lidhur me rregullat e pensionit do të përshkruhen në rregulloret e Departamentit. 21.3 Nëse një pension i kontributit të përcaktuar është krijuar nga një bankë ose institucion tjetër financiar me qëllim që të sigurojë pensione të kontributeve të përcaktuara për personat fizikë, banka ose institucioni financiar nuk duhet të refuzojnë pjesëmarrjen e asnjë qytetari ndërmjet moshës tetëmbëdhjetëvjeçare (18) dhe moshës për pension, nëse ai person pajtohet të kontribuojë në nivelin minimal të kontributeve dhe tarifave të vlerësuara nga ai institucion. Një institucion financiar ose bankë që siguron pensione është e lirë të caktojë nivelin minimal të kontributeve të nevojshme të pjesëmarrësit, me kusht që ky minimum të aplikohet në mënyrë unike për të gjithë pjesëmarrësit e ardhshëm.

Page 36: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

36

21.4 Një institucion financiar ose bankë që ofron pensione të kontributeve të caktuara për personat fizikë duhet të krijojë llogari individuale për çdo pjesëmarrës. 21.5 Shuma e llogarisë individuale i mundëson një pjesëmarrësi ose një shfrytëzuesi të fitojë menjëherë “një të drejtë të ligjshme” që nuk mund të humbet. E drejta e fituar në një llogari individuale është pronë e pjesëmarrësit nën menaxhimin e një fondi të institucionit financiar. Kjo e drejtë pronësie është e kufizuar deri në atë shkallë kur e drejta për të marrë dhe përdorur pronën do të shfrytëzohet vetëm në kohën e moshës për pension, ose pas vdekjes (paaftësisë fizike, siç do të përcaktohet në rregulloret e ardhshme) së pjesëmarrësit, siç është përcaktuar në këtë Rregullore. 21.6 Pjesëmarrësi mundet në çdo kohë të zvogëlojë, të pezullojë ose të përfundojë kontributin e tij a të saj për një pension kontributesh të caktuara të siguruar nga një bankë ose institucion financiar. Banka ose institucioni financiar mund të përcaktojë dënime ose pagesa për këto veprime në rregullat e veta pensionale. Ky dënim ose kjo pagesë duhet t’i kumtohet pjesëmarrësit me shkrim para se të marrë çfarëdo kontributi. Departamenti mund të nxjerrë rregulla në lidhje me këto tarifa për zvogëlimin, pezullimin ose përfundimin e kontributeve. 21.7 Kompanitë e licencuara të sigurimit mund të ofrojnë pensione të beneficioneve të caktuara për pjesëmarrësit në pajtim me këtë Rregullore dhe rregullat e tjera që vlejnë për kompanitë e sigurimit në përgjithësi. Pensioni plotësues individual, që sigurohet nga kompanitë e sigurimit, duhet të ketë rregulla pensioni që parashtrojnë rrethanat dhe kushtet e blerjes së pensionit si dhe tarifat dhe gjobitjet për përfundimin e kontributit. 21.8 Siguruesit e pensioneve mund të shërbejnë si drejtorë mjetesh ose mbajtës të pensioneve plotësuese individuale që ata i sigurojnë nëse i përmbushin kërkesat e përcaktuara për drejtorë të mjeteve dhe për mbajtës sipas kësaj Rregulloreje dhe nëse ky mjeteveet është në përputhje me mjeteveetet e tyre të tjera të licencuara. Përndryshe ata duhet të sigurojnë mjete të veçanta për menaxhimin dhe mbajtjen e mjeteve të pensioneve plotësuese individuale. Departamenti mund të nxjerrë rregulla që i përcaktojnë këto kushte. 21.9 Fondi pensional duhet të mbahet në llogari të veçanta të ndara nga mjetet e bankës, të kompanisë së sigurimit ose të institucionit financiar që themelon pensionin. Fondi pensional duhet të mbahet në llogari të veçanta të ndara nga mjetet e drejtorit të mjeteve, mbajtësit, Fondit të kursimeve pensionale në Kosovë dhe çdo nga lloj mjeti tjetër.

Neni 22. Licencimi dhe rregullimi i pensioneve plotësuese individuale

22.1 Dhënësi i pensioneve mund të ofrojë pensione plotësuese individuale vetëm në bazë të licencës së Departamentit. Asnjë pension nuk mund të paguhet, reklamohet apo të premtohet nga ndonjë person fizik a juridik (p.sh. banka, çfarëdo institucioni tjetër financiar ose kompani sigurimesh) pos nëse është i licencuar sipas kësaj Rregulloreje. 22.2 Licenca jepet në bazë të një kërkese të bërë nga një sigurues i mundshëm pensionesh, p.sh. një bankë, një kompani e sigurimit ose një institucion financiar, së bashku me dokumentet e vijuese:

(a) Aktin themelues që themelon personin ligjor i cili ofron pensionin;

Page 37: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

37

(b) Rregullat e pensionit që specifikojnë detajet e pagesës së kontributeve ose të benificioneve dhe rregullat për përfundimin apo anulimin e parakohshëm, nëse ka;

(c ) Marrëveshjen e propozuar me mbajtësin ose drejtorin e mjeteve , nëse ka; (d) Listën e nënshkruesve të aktit themelues së bashku me informacionin që tregon

nëse ata janë partnerë dhe llojin e ndërlidhjeve të tyre; (e) Formularët e pensionit që i përdorin pjesëmarrësit dhe shfrytëzuesit; (f) Deklaratat nga anëtarët e organit qeverisës të siguruesit të pensioneve se ata

pranojnë të veprojnë si fiduciarë dhe i plotësojnë kërkesat e paraqitura në këtë Rregullore dhe (g) Dokumente të tjera që kërkohen me rregullat që do të nxirren nga ky

Departament. 22.3 Departamenti duhet të kërkojë dorëzimin e këtyre dokumentave dhe informacioneve plotësuese të specifikuara jo më vonë se nëntëdhjetë (90) ditë pas marrjes së aplikimit të licencës së fondit plotësues individual. Departamenti, nëse e sheh të nevojshme, mund të hetojë çdo çështje që ka lidhje me kërkesën e licencës. Departamenti duhet të rishikojë kërkesën e licencës së dhënësit të pensioneve të bërë në pajtim me paragrafët e mësipërm dhe brenda afatit prej nëntëdhjetë (90) ditësh pas marrjes së pakos së fundit të dokumentave dhe informacioneve në pajtim me këtë Rregullore duhet ose t’ia lëshojë licencën në pajtim me ato kushte dhe kërkesa, ose ta refuzojë kërkesën me anë të një deklarate me shkrim. 22.4 Departamenti e refuzon dhënien e licencës nëse vendos se:

(a) Parashtresa nuk është në përputhje me kërkesat e kësaj Rregulloreje ose

rregulloret dhe dispozitat tjera në fuqi; (b) Duket e mundshme se funksionimi dhe organizimi i fondit plotësues individual

i propozuar nuk do të ishte në përputhje me këtë Rregullore ose me dispozitat dhe rregullat tjera në fuqi;

(c) Ndonjë nga dokumentet e kërkesës nuk janë në pajtim me dispozitat ose nuk përmbajnë dispozitat të cilat kanë fuqinë ligjore për të rerzikuar interesat e pjesëmarrësve apo shfrytëzuesve dhe nuk i mbrojnë ato interesat e tyre në mënyrë adekuate dhe

(d) Duket qartë se veprimtaria e siguruesve të pensioneve nuk do të përfundojë në pajtim me praktikat e menaxhimit të drejtë dhe ekonomik të pensioneve dhe mjeteve. 22.5 Nëse Departamenti refuzon një kërkesë të licencës për pensionin plotësues individual, ai duhet ta njoftojë me shkrim organin qeverisës të personit që ka bërë kërkesën, duke shpjeguar arsyet e një refuzimi të tillë. Refuzimi i dhënies së licencës për një pension plotësues individual mund të paditet në një gjykatë kompetente. 22.6 Kur jepet licenca, siguruesi i pensioneve të pensionit plotësues individual mund të bëjë një marrëveshje me mbajtësin dhe me çdo drejtor të mjeteve (nëse ka) dhe më pas të fillojë pranimin e e kontributeve. 22.7 Departamenti lëshon rregulla, që përfshijnë veçmas:

Page 38: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

38

(a) Përmbajtjen e akteve themeluese, rregullat dhe dokumentet që kanë të bëjnë me pensionet, duke përcaktuar kontributet dhe beneficionet e pensioneve plotësuese individuale;

(b) Vlerësimet profesionale të pensioneve të beneficioneve të caktuara dhe llogaritjen e kontributeve të pensioneve me beneficionet e caktuara;

(c ) Standartet dhe procedurat për mbajtjen e shënimeve lidhur me llogaritë individuale; (d) Raportet e kërkuara vjetore për siguruesin e pensioneve plotësuese individuale

dhe (e) Çështje të tjera të nevojshme për mbrojtjen e të drejtave të pjesëmarrësve dhe

shfrytëzuesve.

Neni 23 Transferimi i pensionit plotësues individual

23.1 Të gjithë siguruesit e pensionit plotësues individual duhet ta bëjnë transferimin e pagesave në pajtim me këtë nen. 23.2 Pjesëmarrësi i një pensioni plotësues individual i krijuar në përputhje me këtë Rregullore mund t’i transferojë të drejtat e tij apo të saj të ligjshme konform rregullave të pensionit. Pjesëmarrësi mund t’i transferojë të drejtat e tij a të saj të fituara në çdo rast të humbjes së licencës, likuidimit ose bankrotimit të siguruesit të pensioneve që e jep pensionin plotësues individual. 23.3 Nëse një pjesmarrës dëshiron ta transferojë pensionin e tij apo të saj, atëherë është i obliguar ta njoftojë institucionin drejtbartës nga i cili ka pranuar të blejë një fond pensional individual plotësues nga një sigurues tjetër i pensioneve dhe t’i sigurojë institucionit drejtbartës një kopje të atij dokumenti. 23.4 Pjesëmarrja me siguruesin e pensioneve të transferuara do të përfundojë dhjetë (10) ditë pas marrjes së njoftimit të plotë dhe të duhur të bërë në përputhshmëri me këtë nen. Në atë datë do të bëhet trasferi i pagesës ndërmjet siguruesit të pensioneve drejtbartëse dhe siguruesit të pensionit të transferuar. Në lidhje me pensionet e përfitimeve të caktuara, transferi i pagesës do të përfshijë shumën e llogarisë individuale të pjesëmarrësit sipas datës së mëparshme të vlerësimit. Në lidhje me fondet pensionale të shumave të caktuara, transferi i pagesës do të kalkulohet në përputhje me rregullat që do të nxirren nga Departamenti. Siguruesi i pensioneve transfeuese duhet të njoftojë siguruesin e pensioneve të transferuara për kontributet e bëra nga pjesëmarrësi ose për interes të pjesëmarrësit dhe për çdo transfer pagese të ndërmarrë lidhur me atë pjesëmarrës. 23.5 Departamenti duhet të nxjerrë rregulla që specifikojnë:

(a) Procedurën për regjistrimin e fondit pensional të transferuar ose të një siguruesi

pensionesh që siguron pensione plotësuese individuale;

Page 39: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

39

(b) Procedurën me anë të së cilës pjesëmarrësi e njofton fondin pensional drejtbartës në lidhje me faktin se ai apo ajo do t’i transferojë të drejtat e tij apo të saj të fituara.

Neni 24 Përfundimi i pensionit plotësuese individual

24.1 Departamenti mund të anulojë licencën e siguruesit të pensioneve për të ofruar pensione plotësuese individuale nëse ka bindjen se ekzitojnë shkelje serioze ose të vazhdueshme të kësaj Rregulloreje dhe lidhur me ecurinë e investimeve dhe atëherë kur kjo është në interes të pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve për të vepruar në këtë mënyrë. 24.2 Para se të anulohet licenca sipas paragrafit të mëparshëm, Departamenti duhet të njoftojë brenda jo më pak se tridhjetë (30) ditëve organin qeverisës të siguruesit të pensioneve rreth qëllimit të tij së bashku me arsyet që ka për të bërë këtë, pos nëse ai konsideron se me dhënien e këtij njoftimi do të dëmtoheshin interesat e pjesëmarrësit dhe shfrytëzuesit. Kur lëshohet ky njoftim, Departamenti gjithashtu mund të pezullojë licencën ose mund të ngrijë fondi pensional nën menaxhim duke i dhënë një njoftim të përshtatshëm mbajtësit ose siguruesit të pensioneve. Nëse Departamenti e bën këtë njoftim, organi qeverisës do të ketë tridhjetë ditë në dispozicion për t’u përgjigjur me shkrim dhe, nëse është e përshtatshme, të propozojë një plan për të zgjidhur shkeljet e rregullores ose problemet e tjera. 24.3 Nëse Departamenti nuk merr një përgjigjje brenda tridhjetë (30) ditëve prej trupit qeverisës ose nëse nuk është i kënaqur me përgjigjjen a planin e propozuar, mund të vazhdojë me anulimin e licencës së dhënë më përpara ose mund të ndryshojë pezullimin e licencës deri në një anulim të plotë. Organi qeverisës i siguruesit të pensionit mund të ankohet në ndonjë gjykatë me juridiksion kompetent kundër pezullimit ose anulimit të licencës nga ana e Departamentit.

24.4 Organi qeverisës i siguruesit të pensioneve mund të fillojë përfundimin e pensionit plotësuese individual duke dhënë një njoftim me shkrim nëntëdhjetë (90) ditë për çdo pjesëmarrës dhe për Departamentin. Organi qeverisës i siguruesit të pensioneve menjëherë pas dhënies së këtij njoftimi duhet të përgatisë një vlerësim të fondit pensional dhe të marrë të gjitha hapat e duhur për mbrojtjen e interesave të pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve. 24.5 Nëse Departamenti pezullon licencën e siguruesit të pensioneve për të siguruar pensione, atëherë duhet të aplikohen procedurat e mëposhtme:

(a) Në datën e pezullimit të mos pranohen më kontribute të tjera dhe (b) Nëse brenda tridhjetë (30) ditëve siguruesi i pensioneve nuk i korrigjon

gabimet që kanë shkaktuar pezullimin, atëhere licenca do të anulohet. 24.6 Nëse Departamenti anulon licencën e një siguruesi pensionesh për të ofruar pensione plotësuese individuale, ai duhet të vazhdojë të mbikëqyrë likuidimin e pensionit plotësuese individual të siguruesit të pensioneve në përputhje me menaxhimin e mjeteve, procedurat e bankës ose të licencimit të sigurisë sipas rastit. Sipas rastit, Departamenti duhet ta njoftojë siguruesin e pensioneve ose mbajtësin rreth ngrirjes së fondit pensional .

Page 40: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

40

24.7 Nëse organi qeverisës i siguruesit të pensioneve vendos të përfundojë një pension plotësues individual, atëherë këtë duhet ta bëjë në përputhje me kushtet e menaxhimit të mjeteve dhe, sipas rastit, me sigurimin dhe licencimin e bankës. 24.8 Pavarësisht se a është ndonjë dispozitë në kundërshtim me rregullat pensionale, kurrëfarë mjetesh të pensionit që rezultojnë nga kontributet e individëve nuk mund t’i rikthehen siguruesit të pensioneve në rast të përfundimit të licencës, në pajtim me këtë nen. 24.9 Departamenti mund të nxjerrë rregulla për implementim e dispozitave të këtij neni.

KAPITULLI VI SHKELJET FIDUCIARE DHE ZGJIDHJA E KONTESTEVE

Neni 25

Shkeljet fiduciare 25.1 Një person fizik ose juridik është një fiduciar me përgjegjësi ndaj pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve sipas kësaj Rregulloreje në masën sa ai apo ajo:

(a) Ushtron autoritet të pakufizuar ose kontroll lidhur me menaxhimin e Fondit të

Kursimeve Pensionale në Kosovë, Fondin pensional plotësues të punëdhënësit, siguruesin e pensioneve që ofron pensione plotësuese individuale, ose që ushtron çdo autoritet të pakufizuar dhe kontroll në lidhje me menaxhimin apo udhëheqjen e fondit pensional që është nën kontrollin ose në posedimin e cilitdo prej këtyre subjekteve;

(b) Ushtron autoritet të pakufizuar ose kontroll në lidhje me përgatitjen, llogaritjen

dhe lëshimin e vlerësimit statistikor të fondit pensional, nëse është fond pensional përfitimesh të caktuara;

(c ) Ofron këshillim për investime për Fondin e Kursimeve Pensionale në Kosovë, fondin pensional plotësues të punëdhënësit, ose të siguruesit të pensioneve që siguron pensionin plotësuese individual apo që ka përgjegjësinë për ta bërë këtë pa marrë parasysh nëse ky këshillim është ofruar dhe është ngarkuar me një pagesë të tillë dhe

(d) Ka autoritet të pakufizuar, kontroll ose përgjegjësi për përpunimin e transaksionit, mbajtjes së librave, mirëmbajtjen e regjistrave për pjesëmarrësit ose administrimin tjetër në Fondin e Pensionit të Sigurimeve në Kosovë, fondin pensional plotësuese të punëdhënësitt ose siguruesin e pensioneve që siguron pensione plotësuese individuale. 25.2 Fiduciari duhet të kryejë detyrat e tij apo të saj me maturi, aftësi dhe me përvojën e një personi që njeh këto lloj çështjesh financiare dhe të gjithashtu edhe çështje të tjera; në rastin kur ai ose ajo nuk e ka këtë përvojë, atëherë ai apo ajo duhet ta kërkojë shërbimin e ekspertëve. 25.3 Fiduciari duhet të jetë përgjegjës për shkeljet ndaj ndonjë bashkëfiduciari nëse ai ose ajo ka ose është dashur të ketë njohuri rreth shkeljes. Personi juridik që punëson një person fizik i cili bën një shkelje fiduciare do të jetë tërësisht përgjegjës për shkeljen. 25.4 Përgjegjësia e fiduciarit për shkelje mund të vendoset me një padi penale konfrom këtij akti ose ndonjë ligji tjetër në fuqi. Çdo shkelje fiduciare në kundërshtim me këtë

Page 41: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

41

Rregullore paraqet përgjegjësi civile për personin fizik a personin juridik ose të dy së bashku do të jenë përgjegjës për atë shkelje. 25.5 Konsiderohet shkelje fiduciare për çdo fiduciar që merret me mjetet pensionale në llogari të tij apo të saj, për përfitimin e tij apo të saj, ose për përfitimin e partnerëve të tij apo të saj. Konsiderohet shkelje fiduciare për çdo fidiciar nëse hyn në transaksione me mjetet pensionale, ku personi tjetër është partner i fiduciarit.

Neni 26 Shkeljet fiduciare në lidhje me Fondin

26.1 Një shkelje fiduciare lidhur me fondin përfshin veçmas:

(a) Autorizimin, bërjen ose lejimin e investimeve a shpenzimeve të tjera të parave në kundërshtim me këtë Rregullore;

(b) Hyrjen në marrëveshje për materiale ose shërbime në kundërshtim me këtë Rregullore dhe

(c) Mospërmbushjen e përgjegjësive në pajtim me marrveshjen me Fondin. 26.2 Në rastin e shkeljes fiduciare, gjykata i cakton fondit një kompenzim dhe kërkon që fiduciari të paguajë:

(a) Shumë të trefishuar të dëmeve që i është shkaktuar Fondit prej shkeljes dhe (b) Shpenzimet për paraqitjen e padisë apo hedhjen në gjygj për kompenzimin e dëmëve.

26.3 Personi fizik ose juridik që është fajtor për shkelje fiduciare duhet të mos lejohet të japë kurrëfarë shërbimesh për Fondin për një periudhë minimale prej dhjetë (10) vjetësh.

Neni 27 Shkeljet fiduciare në lidhje me fondet plotësuese të pensionit të punëdhënësit

27.1 Çdo anëtar i këshillit të drejtorëve të fondit pensional është përgjegjës ndaj fondit dhe pjesëmarrësve e shfrytëzuesve për dëmet që rezultojnë nga dështimi, neglizhenca ose kryerja e gabuar e detyrave të tij apo të saj fiduciare që kanë lidhje me administrimin e fondit përkatës pensional. Anëtarët e këshillit të drejtorëve të fondit pensional nuk do të jenë përgjegjës nëse e kanë kryer me zell detyrën dhe kanë treguar zell të duhur dhe nëse moskryerja adekuate është si pasoj e ngjarjeve që nuk mund t’iu atribuohen atyre. Caktimi i një pale të tretë për të kryer obligimet e tilla të këshillit të drejtorëve të fondit pensional nuk e kufizon përgjegjësinë e anëtarëve të këshillit të drejtorëve. 27.2 Drejtorët e mjeteve ose mbajtësit dhe punonjësit e tyre me kompetenca janë fiduciarë. Punëdhënësit janë fiduciarë të fondit pensional të krijuar për punonjësit e tyre. Nëse një punëdhënës nuk i paguan kontributet e kërkuara sipas akteteve normative të fondit pensional dhe nëse kjo bëhet, atëherë në përputhje me vlerësimin profesional konsiderohet shkelje fiduciare. 27.3 Shkelja fiduciare përfshin në veçanti:

Page 42: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

42

(a) Autorizimin, bërjen ose lejimin e investimeve a shpenzimeve të tjera të parave

në kundërshtim me këtë Rregullore ose me udhëzimet e fondit pensional; (b) Hyrjen në marrëveshje për materialet ose shërbimet në kundërshtim me këtë

Rregullore ose me ndonjë rregull tjetër në fuqi; (c) Mospërmbushjen e përgjegjësive sipas marrëveshjes me fondin pensional, duke

përfshirë këtu edhe punëdhënësit, mospagimin e kontributeve në përputhje me aktet normative të fondit pensional dhe, nëse është e aplikueshme, në përputhje me vlerësimin profesional dhe

(d) Veprimin për interes të fiduciarit në kundërshtim me interesat e fondit pensional ose pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve të tij. 27.4 Përgjegjësia e fiduciarit për shkelje mund të përcaktohet me vendimin civil apo penal në pajtim me këtë akt ose me ndonjë ligj tjetër në fuqi. Departamenti i Pensioneve i BPK-së, fondi pensional, pjesmarrësi ose shfrytëzuesi mund të ngrejnë padi për shkelje fiduciare. Në rast të konstatimit të një shkeljeje, fiduciari është përgjegjës për:

(a) Shumën e dëmit që ia ka shkaktuar fondit pensional ose pjesëmarrësit a shfrytëzuesit;

(b) Shumën e papaguar të kontributit të punëdhënësit, plus kamatën që nga data

kur është dashur të bëhet pagesa, në rastet kur punëdhënësi nuk i ka paguar kontributet me kohë dhe

(c) Shpenzimet për paraqitjen e padisë apo hedhjen në gjygj për kompenzimin e

dëmëve.

27.5 Personit fizik apo juridik, që është dëshmuar fajtor për një shkelje fiduciare, nuk i lejohet të bëjë kurrfarë shërbimesh për asnjë fond pensional brenda një periudhe prej dhjetë (10) vjetësh.

Neni 28 Shkeljet fiduciare në lidhje me pensionet plotësuese individuale

28.1 Çdo anëtar i organit qeverisës të siguruesit të pensioneve që siguron pensione plotësuese individuale është përgjegjës para pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve për dëmet e shkaktuara dhe për çdo dështim në kryerjen e punës, moskujdesin apo kryerjen e gabuar të detyrave të tij a të saj fiduciare që lidhen me administrimin e pensioneve përkatëse. Anëtarët e organeve qeverisëse nuk janë përgjegjës nëse kanë treguar zellin më të lartë të duhur dhe nëse dështimi i detyrave është si pasojë e ngjarjeve që nuk mund t’u atribuohen atyre. Angazhimi i një pale të tretë për kryerjen e disa obligimeve të caktuara nga fiduciari nuk e kufizon përgjegjësinë e anëtarëve të organeve qeverisëse.

28.2 Të gjithe siguruesit e pensioneve, drejtorët e mjeteve, mbajtësit dhe punonjësit e tyre me autorizime të plota janë fiduciarë. 28.3 Një shkelje fiduciare përfshinë në veçanti:

Page 43: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

43

(a) Autorizimin, bërjen ose lejimin e investimeve a të shpenzimeve të tjera të parave në kundërshtim me këtë Rregullore ose me udhëzimet e fondit pensional;

(b) Hyrjen në marrëveshje për materialet ose shërbimet në kundërshtim me këtë

Rregullore ose me ndonjë dispozitë tjetër rregullative në fuqi; (c) Mospërmbushjen e përgjegjësive sipas marrëveshjes së bërë me pjesëmarrësin

dhe

(d) Veprimin për interes të fiduciarit në kundërshtim me interesat e pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve. 28.4 Përgjegjësia e fiduciarit për shkelje mund të vendoset me një padi civile ose penale sipas këtij ligji ose sipas ndonjë ligji tjetër në fuqi. Departamenti i Pensioneve të BPK-së, pjesmarrësi ose shfrytëzuesi mund të ngrejnë padi për shkelje fiduciare. Në rast të konstatimit të një shkeljeje fiduciare, fiduciari është përgjegjës për:

(a) Shumën e dëmeve ndaj fondit pensional, pjesëmarrësit ose shfrytëzuesit dhe (b) Shpenzimet për paraqitjen e padisë apo hedhjen në gjygj për kompenzimin e dëmëve.

28.5 Personit fizik ose juridik që është konstatuar fajtor për një shkelje fiduciare nuk i lejohet të ofrojë për asnjë sigurues të pensioneeve sa i përket pensioneve plotësuese individuale që i sigurojnë siguruesit e pensioneve për një periudhë prej dhjetë (10) vjetësh.

Neni 29 Zgjidhja e kontesteve në lidhje me pensionet bazë dhe pensionet e kursimeve

29.1 Çdo ankesë nga pjesëmarrësi ose shfrytëzuesi lidhur me pensionin bazë që paguhet nga administrata fillimisht duhet t’i dërgohet me shkrim këshillit të apelimit të administratës. Këshilli i apelimit të administratës duhet t’i shqyrtojë këto ankesa brenda nëntëdhjetë (90) ditësh pas datës së marrjes dhe duhet ta informojë me shkrim pjesëmarrësin ose shfrytëzuesin për vendimin e marrë dhe bazat mbi të cilin është marrë ky vendim. Pjesëmarrësit ose shfrytëzuesit a përfaqësuesit të tij/saj duhet t’i lejohet të jetë i pranishëm gjatë çdo shqyrtimi të çështjes. 29.2 Pas marrjes së vendimit me shkrim nga këshilli i ankesave të administratës, ose pas kalimit të nëntëdhjetë (90) ditëve pas parashtrimit të ankesës me shkrim, pjesëmarrësi ose shfrytëzuesi mund të kërkojë zgjidhjen e kontestit në gjykatën kompetente. 29.3 Në rastet kur pjesëmarrësit ose shfrytëzuesit ngrejnë padi për beneficione dhe gjykata konstaton se administrata është përgjegjëse për ato beneficione, gjykata duhet t’ia caktojë kompenzimin pjesëmarrësit ose shfrytëzuesit aktual:

(a) Shumën e beneficioneve të papaguara për të cilat është e obliguar administrata, plus kamatat nga data që duhej bërë pagesa deri në datën e pagesës dhe

(b) Shpenzimet për paraqitjen e padisë apo hedhjen në gjygj për kompenzimin e

dëmëve.

Page 44: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

44

29.4 Çdo ankesë e pjesëmarrësit ose e shfrytëzuesit, që lidhet me kursimet pensionale të paguara nga Fondi i Kursimeve Pensionale në Kosovë, fillimisht duhet t’i drejtohet me shkrim këshillit qeverisës të fondit. Këshilli qeverisës së fondit duhet t’i shqyrtojë këto ankesa brenda afatit prej nëntëdhjetë (90) ditësh nga data e marrjes së ankesës dhe duhet ta njoftojë pjesëmarrësin ose shfrytëzuesin me shkrim pë vendimin dhe bazat mbi të cilat është marrë ai vendim. Pjesëmarrësit, shrytëzuesit ose përfaqësuesit e tij apo të saj duhet t’i lejohet që të jetë i pranishëm në çdo shqyrtim të çështjes me të cilën merret fondi. 29. 5 Pjesëmarrësi ose shfrytëzuesi mund të kërkojë zgjidhjen e një kontesti në një gjykatë kompetente pas marrjes së një vendimi me shkrim nga këshilli drejtues i fondit, ose pas kalimit të nëntëdhjetë (90) ditëve pas parashtrimit të ankesës me shkrim. 29.6 Në rastet kur pjesëmarrësi ose shfrytëzuesi ngrehin padi për beneficione dhe gjykata konstaton se fondi është përgjegjëse për beneficione, gjykata duhet t’i caktojë kompenzimin pjesëmarrësit ose shfrytëzuesit aktual, si:

(a) Shumën e beneficioneve të papaguara për të cilat është i obliguar fondi pensional, plus kamatat nga data që duhej bërë pagesa deri në datën e pagesës dhe

(b) Shpenzimet për paraqitjen e padisë apo hedhjen në gjygj për kompenzimin e

dëmëve. 29.7 Në rastet kur fondi ka transferuar fondet nga një llogari individuale e pjesëmarrësit në një kompani sigurimesh për pagimin e një anuiteti, në pajtim me këtë Rregullore çdo kontest lidhur me pagesën e anuitetit duhet të zgjidhet në pajtim me nenin 31 të kësaj Rregulloreje.

Neni 30 Zgjidhja e kontesteve lidhur me pensionet plotësuese të punësimit

30.1 Çdo ankesë nga pjesëmarrësi ose shfrytëzuesi lidhur me një benificion të premtuar nga fondi pensional së pari duhet t’i dërgohet me shkrim këshillit të drejtorëve të fondit pensonal. Këshilli i drejtorëve të fondit pensional duhet t’i marrë në shqyrtim këto ankesa brenda nëntëdhjetë (90) ditësh pas marrjes së tyre dhe duhet të informojë me shkrim pjesëmarrësin ose shfrytëzuesin për vendimin e marrë dhe bazat mbi të cilat është mbështetur ai vendim. Pjesëmarrësi, shfrytëzuesi a përfaqësuesi i tij/saj duhet t’i lejohet që të jetë i pranishëm çdo herë kur këshilli i drejtorëve e shqyrton çështjen e personit në fjalë. 30.2 Pjesëmarrësi ose shfrytëzuesi mund të kërkojë zgjidhjen e kontestit në një gjykatë kompetente ligjore pas marrjes së vendimit me shkrim nga këshilli i drejtorëve, ose pas kalimit të nëntëdhjetë (90) ditëve pas parashtrimit të ankesës me shkrim. 30.3 Në rastet kur pjesëmarrësit ose shfrytëzuesit ngrehin padi për beneficionet e tyre dhe gjykata konstaton se Fondi pensional është përgjegjës për ato beneficione, gjykata duhet t’i caktojë zhdëmtim pjesëmarrësit ose shfrytëzuesit aktual:

(a) Shumën e benefiteve të papaguara për të cilat është i obliguar Fondi pensional, plus kamata nga data kur është dashur të bëhet pagesa deri në ditën e pagesës;

(b) Shpenzimet për paraqitjen e padisë apo hedhjen në gjygj për kompenzimin e dëmëve.

Page 45: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

45

Neni 31

Zgjidhja e kontesteve në lidhje me Pensionet plotësuese individuale 31.1 Çdo ankesë e pjesëmarrësit ose e shfrytëzuesit, që lidhet me Pensionin plotësuese individual të premtuar nga një sigurues pensionesh në pajtim me këtë Rregullore, fillimisht i drejtohet me shkrim organit qeverisës të siguruesit të Pensioneve. Organi qeverisës duhet tt’i shqyrtojë këto ankesa brenda nëntëdhjetë (90) ditësh pas marrjessë tyre dhe duhet të informojë me shkrim pjesëmarrësin ose shfrytëzuesin lidhur me vendimin e tij dhe bazat mbi të cilat është marrë ky vendim. Pjesëmarrësit ose shfrytëzuesit përfaqësuesi të tij aapo saj duhet t’i lejohet që të jetë i pranishëm në çdo shqyrtim të çështjes në fjalë. 31.2 Pjesëmarrësi ose shfrytëzuesi mund të kërkojnë zgjidhjen e kontesteve në një gjykatë kompetente pas marrjes së vendimit me shkrim nga organi qeverisës, ose pas kalimit të nëntëdhjetë (90) ditëve pas dërgimit të ankesës me shkrim, cilado është më e hershme. 31.3 Në rastet kur pjesëmarrësit ose shfrytëzuesit ngrejnë padi për beneficione dhe gjykata konstaton se siguruesi i pensioneve është përgjegjës për beneficione, gjykata duhet t’i caktojë zhdëmtim pjesëmarrësit ose shfrytëzuesit për:

(a) Shumën e beneficioneve të papaguara për të cilën është i obliguar siguruesi i pensioneve, plus kamatat nga data që duhej bërë pagesa deri në datën e pagesës dhe

(b) Shpenzimet për paraqitjen e padisë apo hedhjen në gjygj për kompenzimin e

dëmëve.

KAPITULLI VII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

Neni 32

Të drejtat në lidhje me kursimet pensionale dhe pensionet bazë

32.1 Datat për fillimin e gëzimit të të drejtaës për marrjen e pensionit bazë për grupmosha të ndryshme mbi moshën e pensionit në vitin 2002 duhet të caktohen nga kuvendi, në mënyrë që niveli i shpenzimeve të tërësishme të parapara duhet të jetë brenda kufijve të fondit të përgjithshëm të ndarë për institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes për pensionet bazë të pensionistëve të moshuar nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës. Nuk do të paguhet asnjë pension derisa Kuvendi të mos i caktojë këto data. 32.2 Punëdhënësit duhet të paguajnë kontribute për kursimet pensionale për çdo qytetar të Kosovës që ka lindur në vitin 1946 e më pas. Si Punëdhënësit ashtu edhe punonjësit mund të zgjedhin që kontributet e tyre t’i paguajnë në një llogari individuale të kursimeve pensionale pa marrë parasysh vitin e lindjes së punonjësit. Punonjësit kanë të drejtë në një pension të kursimeve pensionale nëse punëdhënësit ose punonjësit do të paguajnë kontributet në emër të tyre. 32.3 Dispozitat e nenit 7 sipas të cilave kërkohet që punëdhënësit të kontribuojnë në emër të punonjësve të tyre për të t’i financuar pensionet e kursimeve do të hyjnë në veprim duke filluara nga datat vijuese:

Page 46: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

46

(a) Punëdhënësit që janë agjenci shtetërore, ndërmarrje shtetërore ose shoqërore, ose punëdhënës të mëdhenj me 500 ose më tepër punonjës, më 1 mars 2002;

(b) Të gjithë punëdhënësit e tjerë, më 1 mars 2002;

(c ) Personat e vetëpunësuar nga të cilët kërkohet që të kontribuojnë si punëdhënës

dhe si punonjës, më 1 mars 2003; (d) Punëdhënësit e punëtorëve bujqësorë dhe punëtorët e vetëpunësuar bujqësorë,

më 1 mars 2003 dhe (e) Kontributet vullnetare mund të fillojnë përpara datave efektive të paraqitura

këtu.

Nëse PSSP konstaton se kontributet e kërkuara nga punëdhënësit nuk mund të fillojnë në datat e sipërshënuara, ai mund t’i ndërrojë këto data. 32.4 Përveç mënyrës së përcaktuar në këtë nen, data efektive e kësaj Rregulloreje do të jetë 1 mars 2002, nëse Kuvendi nuk e përcakton ndryshe. 32.5 Duke filluar nga data 1 janar 2005, personat me banim të përhershëm në Kosovë mund të zgjedhin një opcion alternativ të menaxhimit të fondit në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, me kusht që BPK-ja të ketë licencuar sigurues të tjerë alternativë të pensioneve të kursimeve individuale dhe të ketë nxjerrë rregulla për menaxhimin e mjeteve, mbajtjen dhe marketingun e aranzhmaneve të tilla alternative. Departamenti i Pensioneve i BPK-së është i autorizuar që t’i licencojë këta sigurues duke filluar nga viti 2005 në përputhje me procedurat e miratuara nga PSSP.

Neni 33 Dispozitat kalimtare në lidhje me pensionet plotësuese të punëdhënësit

dhe pensionet plotësuese individuale 33.1 Të gjithë punëdhënësit që sigurojnë pensione plotësuese të punëdhënësit dhe të gjithë siguruesit e pensioneve që sigurojnë pensione plotësuese individuale i kanë katër muaj në dispozicion nga dita e miratimit të kësaj Rregulloreje për t’i harmonizuar kërkesat e tyre me këtë Rregullore. 33.2 Nuk mund të bëhen kurrfarë kontributesh të reja pensionale dhe se punëdhënësit e siguruesit e pensioneve nuk mund të japin kurrfarë të drejtash apo premtimesh pas datës së hyrjes në fuqi të kësaj Rregulloreje deri sa pensioni plotësues i punësimit ose pensioni individual plotësues të mos jetë përshtatur me këtë Rregullore. 33.3 Departamenti i Pensioneve i BPK-së duhet të nxjerrë rregulla lidhur me procedurat që nevojiten për prezantimin e planeve për respektimin dhe paraqitjen e kërkesave të licencimit sipas kësaj Rregulloreje dhe për të përcaktuar të drejtat e fituara të punonjësve, të pjesmarrësve dhe shfrytëzuesve përkitazi me premtimet ekzistuese për pension. 33.4 Përfundimi i pensionit plotësues të punëdhënësit nga një punëdhënës nëse nuk është në pajtim me këtë Rregullore do të paraqesë shkelje fiduciare të punëdhënësit sipas kësaj Rregulloreje. Kurrfarë mjetesh plotësuese pensionale të punëdhënësit nuk mund t’iu bartën punëdhënësve të tjerë në rast të likudimit konfrom këtij neni.

Page 47: UNMIK · organizatë shtetërore ose profesionale të një shteti që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që tregon të hyrat dhe të dalurat e

47

Neni 34 Zbatimi

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm mund të nxjerrë urdhëresa administrative për zbatimin e kësaj Rregulloreje.

Neni 35

Ligji në fuqi Kjo Rregullore shfuqizon çdo dispozitë të ligjit në fuqi që është në kundërshtim me të.

Neni 36 Hyrja në fuqi

Kjo Rregullore hyn në fuqi më 22 dhjetor 2001.

Hans Haekkerup,

Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm