javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · web viewfakti që...

105
NJOHURI TE PERGJITHSHME TE KOMPJUTERIT KOMPJUTERI, SI NJE MAKINE ELEKTRONIKE E PROGRAMUESHME, DIGITALE Në ditët e sotme ka përkufizime të ndryshme për kompjuterat. Disa specialistë dhe një numër shkrimtarësh të librave fantastiko-shkencorë mundohen tu japin kompjuterave karakteristika që i afrojnë ata me qëniet njerëzore duke i quajtur makina logjike apo makina të afta që afrohen me funksionet që realizojnë, gjykimin dhe llogjikën njerëzore. Makina elektronike Në të vërtetë kompjuterat janë makina elektronike të programueshme, digitale. Siç specifikohet edhe nga ky përkufizim kompjuteri ngelet një makinë, sado e sofistikuar apo e aftë që të jetë në kryerjen e detyrave që përdoruesi i vë përpara. Ai ngelet gjithmonë skllav i ideve dhe aftësive të konstruktorëve të tij. Fakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik të një kompjuteri qëndrojnë qarqet elektronike dhe mikroproçesorët. I Programueshëm Koncepti i programueshëm ka një rëndësi të veçantë. Ai tregon se përdoruesi ka mundësi që të ndryshojë dhe të modifikojë funksionimin e kompjuterit sipas nevojave të tij, duke përdorur një program të caktuar apo një bashkësi programesh. Digital Fjala digitale (numerike), tregon se informacioni në kompjuterat paraqitet nga variabla që kanë një numër të fundëm vlerash. Këto vlera numerike përdoren në qarqet elektronike të makinës. Qarqet elektronike në varësi të ndërtimit të tyre kanë mundësi të mbajnë vetëm një numër të caktuar, të fundëm vlerash diskrete. P.sh. 0,1..9 janë dhjetë vlera të ndryshme diskrete. Në kompjuterat dhe makinat e tjera elektronike llogaritëse që

Upload: ngonguyet

Post on 31-Jan-2018

285 views

Category:

Documents


13 download

TRANSCRIPT

Page 1: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

NJOHURI TE PERGJITHSHME TE KOMPJUTERIT

KOMPJUTERI, SI NJE MAKINE ELEKTRONIKE E PROGRAMUESHME, DIGITALE

Në ditët e sotme ka përkufizime të ndryshme për kompjuterat. Disa specialistë dhe një numër shkrimtarësh të librave fantastiko-shkencorë mundohen tu japin kompjuterave karakteristika që i afrojnë ata me qëniet njerëzore duke i quajtur makina logjike apo makina të afta që afrohen me funksionet që realizojnë, gjykimin dhe llogjikën njerëzore.

Makina elektronike Në të vërtetë kompjuterat janë makina elektronike të programueshme, digitale. Siç specifikohet edhe nga ky përkufizim kompjuteri ngelet një makinë, sado e sofistikuar apo e aftë që të jetë në kryerjen e detyrave që përdoruesi i vë përpara. Ai ngelet gjithmonë skllav i ideve dhe aftësive të konstruktorëve të tij. Fakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik të një kompjuteri qëndrojnë qarqet elektronike dhe mikroproçesorët.

I Programueshëm Koncepti i programueshëm ka një rëndësi të veçantë. Ai tregon se përdoruesi ka mundësi që të ndryshojë dhe të modifikojë funksionimin e kompjuterit sipas nevojave të tij, duke përdorur një program të caktuar apo një bashkësi programesh.

Digital Fjala digitale (numerike), tregon se informacioni në kompjuterat paraqitet nga variabla që kanë një numër të fundëm vlerash. Këto vlera numerike përdoren në qarqet elektronike të makinës. Qarqet elektronike në varësi të ndërtimit të tyre kanë mundësi të mbajnë vetëm një numër të caktuar, të fundëm vlerash diskrete. P.sh. 0,1..9 janë dhjetë vlera të ndryshme diskrete. Në kompjuterat dhe makinat e tjera elektronike llogaritëse që përdoren në ditët e sotme, përdoret teknika e njohur si logjikë binare. Kjo llogjikë njeh vetëm dy gjëndje të mundshme, 1 (një) ose 0 (zero), po ose jo, e vërtetë ose jo e vërtetë.

Bit Një numër binar pra me dy gjendje të mundëshme, quhet bit. Në kompjuterat informacioni i nevojshëm transmetohet në grupe bitësh. Duke përdorur metoda të ndryshme kodimi, bitët mund të përdoren jo vetëm për të paraqitur numra binarë, por edhe simbole të tjera si numra dhjetorë ose shkronja të alfabetit.

Byte Meqënëse bitët janë njësi shumë të vogla, ata grupohen në grupe prej tetë bitësh, që quhen byte (shqiptohet bait) ose fjalë. Byte është edhe njësia matëse e informacionit në kompjuter. Çdo gërmë e alfabetit apo simbol që përdoret në kompjuter ka në korrenspodencë një kod binar të shprehur në 8 bite, pra një BYTE. Pra një BYTE është sasia minimale e informacionit. Kjo përbën edhe njësinë matëse të informacionit. Ashtu siç ne shprehim njësitë e

Page 2: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

tjera të sistemit SI, si Kilogram, Metër, Litra, etj. edhe në kompjutera kemi njësinë matëse Byte e cila ka edhe shumëfishat e saj: 1 Kilo Byte (1KB) = 1024 Byte, 1 Mega Byte (1MB) = 1024 KB, 1 Giga Byte (1GB) = 1024 MB. Këto njësi nënkuptojnë edhe sasinë e informacioit të ruajtur ose të përpunuar në një kompjuter.

Kompjuterat në përgjithësi shihen si të përbërë nga dy pjesë të ndryshme: pjesa e hardware-it dhe ajo e software-it.

Hardware Përfshin gjithë pjesët elektronike dhe elektromekanike që përbëjnë pjesën fizike të makinës. Ndryshe do të thoshim që hardware është gjithçka që ne shohim apo mund të prekim në makinë.

Software Përfshin instruksionet dhe të dhënat që kompjuteri përdor për të kryer detyrat e ndryshme që i vihen nga përdoruesi. I lidhur me konceptin esoftware-it jepet edhe koncepti i programit dhe ai i të dhënave (data base).

Program Një sekuencë instruksionesh, të afta që të njihen dhe të egzekutohen në kompjuter përbëjnë atë që njihet me emërtimin program.Të dhënatInformacioni që manipulohet nga programi, dhe përdoret për të marrë informacionin e nevojshëm për të kryer llogaritjet e kërkuara nga një program i caktuar, përbën të dhënat.

Software dhe hardware janë të lidhur në mënyrë të ngushtë me njëri-tjetrin dhe së bashku përcaktojnë karakteristikat dhe se çfarë një kompjuter mund të realizojë.

Kosto Në fillimet e viteve 80-të, pjesa e hardware-it përcaktonte rreth 84% të kostos dhe çmimit të një kompjuteri. Software-i që përdorej ishte i thjeshtë dhe si rrjedhim jo shumë i shtrënjtë. Në ditët e sotme zhvillimi i teknikës ka sjellë uljen e vazhdueshme të çmimit dhe kostos së prodhimit të pjesëve të ndryshme të kompjuterit. Kështu, p.sh. një hard disk me rreth 100MB kapacitet regjistrimi, vetëm disa vite më parë kushtonte rreth $1000. Sot mund të gjesh lehtë në treg hard drisqe me rreth 2GB kapacitet regjistrimi për vetëm $170. Po kështu edhe mundësitë dhe funksionet që mund të kryhen me një kompjuter të përdorimit të përgjithshëm (PC - Personal Computer) janë të njëjta me ato që vetëm një kompjuter me vlerë gjysëm milioni dollar mund të kryente në mesin e viteve 80-të. Paralelisht me zhvillimin e hardware-it, edhe software-i apo programet që përdoren në kompjutrat e sotëm zhvillohen dhe sofistikohen çdo ditë e më shumë. Sot është software-i ai që përcakton më tepër se 65% të vlerës së një kompjuteri, dhe ka programe të caktuara të cilët kushtojnë shumë më tepër se vetë sistemet që i përdorin ato.Megjithatë mendoj se disa njohuri të përgjithshme mbi ndërtimin dhe funksionimin e hardware-it do të ishin me interes për ç’do lexues. Në paragrafin që vijon jepet një shikim i përgjithshëm mbi ndërtimin e një kompjuteri dhe pjesët kryesore që e përbëjnë atë.

Pak Histori.

Page 3: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Kompjuteri s’është gjë tjetër veçse një makinë llogaritëse e sofistikuar. Zanafillën e saj historia e makinave llogaritëse e ka kohë më parë. Si datë fillimi të shpikjes së kompjuterave mund të përmendim vitin 1673. Në këtë vit matematikani i njohur Leibnic i shtyrë nga nevojat e atëhershme ushtarake arriti të ndërtojë një makinë të sofistikuar për atë kohë që u quajt arifmometër. Arifmometri ishte një makinë mekanike që bënte të mundur kryerjen e katër veprimeve bazë të matematikës dhe u përdor në shekullin XIX në fushën e artilerisë për llogaritjet balistike.

Do të duheshin shumë vite e përpjekje për t’ju afruar koncepteve të sotme të kompjuterit dhe për të ndërtuar një makinë të tillë elektronike si ajo që përdorim ne sot.

Ja disa data që meritojnë të përmenden në këtë vrapim të shpejtë nëpër këtë rrugë të gjatë.

Vitet 1940-‘50. Kostoja e kompjuterave dhe përmasat e tyre ishin gjigante. Komjuteri kushtonte dhjetëra mijëra dollarë dhe zinte volumin e dhomave të tëra të mbushura me pajisje elektrike e mekanike. Perveç kësaj duheshin një numër i madh njerëzish të kualifikuar për vënien në përdorim, mirëmbajtjen e remontin e tij.

Viti 1949 Në këtë vit u shpik tranzistori i parë. Kjo pajisje zëvendësoi llampat elektronike në dy drejtime. Së pari përmasat dhe qëndrueshmëria në punë e tranzistorit zvogëluan shumë përmasat e kompjuterave. Së dyti, konsumi i energjisë është dhjetra herë më i vogël. Kjo bëri të mundur uljen e kostove dhe hapjen e perspektivave të reja në vazhdim.

Viti 1960 Deri në këtë vit çdo tranzistor prodhohej e montohej në skemën elektronike më vete. Kjo kerkonte një punë të madhe, (mikroprocesori ose truri i kompjuterit të sotëm përmban deri ne 5 milionë tranzistorë). Në këtë vit u shpikën skemat integrale që lehtësuan prodhimin e kompjuterave. Prodhimi i qarqeve të integruar të cilët përmbajnë në vetvete mijëra e miliona tranzistorë, jo vetëm zvogëloi si përmasat e paisjes ashtu edhe konsumin e energjisë, por i dha një hov të madh teknologjisë së zhvillimit të paisjeve të ndryshme duke bërë të mundur komandimin e shumë proçeseve teknologjike. Ky vit shënon datëlindjen e minikompjuterit të parë. Ai kishte përmasat e një frigoriferi dhe kushtonte 20 mijë $.

Viti 1970 Firma e re INTEL nxorri në shitje kompjuterin e parë të ndërtuar në bazë të skemave integrale. Gjithashtu në këtë vit po prej saj dolën në treg skemat e integruara të kujtesave, (të cilat u dhanë mundësi përdoruesve të përmirësojnë të dhënat e kompjuterave të tyre në kushte jo industriale). Viti 1970 shënon datën në të cilën inxhinieri Hoff po i firmës INTEL (firmë e cila në kohën tonë është prodhuesja më e madhe e mikroproçesorëve për PC), ndërtoi një skemë të integruar e cila për nga vetitë i ngjante trurit (CPU) të kompjuterave të mëdhenj. Ky ishte proçesori i parë me emrin INTEL-4004.

Viti 1975 Me kalimin e viteve me radhë dolën proçesorët INTEL-8008, INTEL-8080 të cilët ishin më të shpejtë e më të fuqishëm. Viti ’75 nxorri në treg kompjuterin e parë komercial Altair 8800, me proçesor INTEL-8080, i cili kushtonte rreth 5000 $ pa ekran dhe pa tastjerë, me memorje 256 Kb. Që muajt e parë u shiten disa mijëra ekzemplarë. Njerëzit i blenin Altair 8800, i pajisnin me ekrane, tastjera e blloqe shtesë kujtese. Në fund të vitit 1975 Bill Gates (krijuesi i

Page 4: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

famshëm i Microsoft) i sapo dalë nga dyert e universitetit shpiku gjuhën BASIC që lehtësonte komunikimin e njeriut me kompjuterin. Paralelisht dolën programe ndihmëse që krijonin lehtësira në shkrimin e teksteve (WordStar), përpunimin e të dhënave financiare (VisiCalc) etj.

Viti 1981 Doli ne treg IBM PC (PC-Personal Computer) i parë. Falë lirisë që i dha kjo firme departamentit të PC për të punuar me blloqe të firmave e prodhimeve të tjera. Një faktor tjetër që ndihmoi në zhvillimin e shpejtë të kompjuterave IBM PC ishte mungesa e sekretit dhe mënyra e ndërtimit të tyre. Çdo përdorues me fantazi mund të ndërtonte një pjesë të përmirësuar të kompjuterit dhe ta vendoste atë direkt në skemën mëmë pa patur asnjë vështirësi (nga mënyra e ndërtimit me blloqe e kompjuterit.)

NE DITET TONA Në kohën e sotme falë zhvillimit të vrullshëm të elektronikës, komjuterat kane ndryshuar shumë nga ato të disa viteve më parë dhe vazhdojnë të ndryshojnë. Sot kompjuterat janë të pajisur me mikroprocesorë të shpejtë, kujtesa të mëdha e pajisje ndihmëse për përpunimin e zërit e të figurës (Multimedia).

Page 5: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Pjeset e Kompjuterit.

Filmat fantastiko-shkencorë kanë bërë që kompjuterat të shihen si aparate të komplikuar me një teknologji të ngatërruar për të mësuar, për të cilën duhet një inteligjencë jashtetokësore. Në të vërtetë të mësosh të punosh me kompjuter ose më mirë të detyrosh kompjuterin të bëjë atë që do ti, s’ka asgjë me të vështirë se sa të detyrosh automobilin të ndjekë një rrugë të caktuar apo të qepësh një model në një makinë qepëse.

Pjesët përbërëse të kompjuterave ndahen në dy kategori:

Hardueri (Hardware), - pjesët fizike të kompjuterit. Softueri (Software), - instruksionet që kontrollojnë aktivitetin e kompjuterit.

Hardueri i kompjuterit është i përbërë nga tre ose më shumë pjesë kryesore, të lidhura me anë të kabllove.

Softueri ndahet në dy kategori.

Në të parën hyjnë sistemet operative (operating systems). Ata kontrollojnë sjelljen e kompjuterit dhe softuereve të tjerë që veprojnë në të. Një sistem i tille operativ është MS-DOS (Microsoft Disk Operating System).

Në kategorine e dytë hyjnë programet e aplikuara (Applications programs). Grupi i programeve të aplikuara quhet paketë programesh. Paketat e softuerit zakonisht janë të ndërtuara për qëllime të caktuara, si p.sh. redaktori i tekstit, po ato mund të projektohen për plotësimin e detyrave të ndryshme.

Një nga paketat softuerike më të përdorura në këto momente është paketa Windows, e kompanise Microsoft.

1. Nga cfarë pjesësh është i përbërë një kompjuter?

Page 6: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Kompjuteri është i përbërë nga a) - tastiera, b) - njesia qëndrore dhe c) - monitori. Gjithashtu si pjesë përbërëse mund të hyjnë pajisje të tjera si: e) -mausi ose f) - printeri. Këto pajisje quhen pajisje periferike.

Tastjera

Me anë të tastjerës bëhet futja në kompjuter e komandave dhe informacioneve. Pra tastjera është një pajisje input (për futjen e informacionit).

Tipi më i zakonshëm i tastjeres është tastjera me 102 butona. Butonat e tastjerës ndahen në:

Butona numerikë që ndodhen në anën e djathtë të tastjerës.

Butonat alfabetikë që ndodhen në pjesën qëndrore të tastjerës.

Butonat e lëvizjes të kursorit, që ndodhen midis atyre numerikë dhe alfabetikë, (shkronjore).

Butonat e funksioneve ndihmëse (me emërtime F1, F2, …, F12), që ndodhen në pjesën e sipërme të tastjeres.

Butonat e funksioneve ndihmës Insert, Home, Page Up, Delete, End, Page Down, të cilët janë butona ndihmës në tekste.

Page 7: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Një buton mjaft i rëndësishëm është butoni ENTER ose RETURN shtypja e të cilit shoqëron çdo komandë që i jepet kompjuterit. Nganjëherë ai paraqitet me shenjën :

Njesia qëndrore

Njesia qëndrore është edhe pjesa kryesore e kompjuterit e cila përcakton aftësinë dhe shpejtësinë përpunuese të informacionit. Në përbërie të saj kemi disa pjesë: proçesori, memorja e punës dhe njësitë e disqeve.

Procesori është truri i çdo kompjuteri. Ai organizon gjithë veprimet e komandave dhe të dhënave. Proçesori vepron sipas një “orë”, “clock” e brëndëshme (CPU). Për çdo pulsim të “orës” proçesori kryen një veprim llogjik. Kur ne folëm për përdorimin e llogjikës binare në kompjutera, folëm edhe për njësinë matësë të informacionit, që ishte byte. Shpëjtësia e leximit të kodeve binare, pra e gjëndjeve 0 apo 1 në kompjuter ndikon në shpëjtësinë e leximit të informacionit që duam të përpunojmë. Kështu sa më shpejt që të punojë “ora” aq më i shpejtë do të jetë edhe përpunimi i informacionit që duam të përpunojmë, gjë që do të thotë se kompjuteri është më i shpejtë. Shpejtësia e “orës” së mbrendëshme matet në Megaherz (Mhz). Ndryshe në emërtimet e tyre mikroproçesorët përveç emërtimit të tyre kanë edhe frekuencen e orës së mbrendëshme. Kjo do të thotë sa sa më e lartë frekuenca aq më i shpejtë do të jetë edhe mikroprocesori. Këtu do të bënim një shënim se kjo vlen për emertime dhe modele të njëjtë mikroproçesorësh. Pra një mikroproçesor 486, 100 MHZ nuk është më i shpejtë se një Pentium 60 MHz. Kjo për shkak se Pentium përdor një llogjikë më të avancuar se 486.

Memorja e punës është pjesë përbërëse e çdo kompjuteri. Çdo kompjuter ka një kapacitet të përcaktuar memorjeje. Një pjesë e kësaj memorjeje përdoret nga sistemi operativ. Kjo pjesë mban një numër të madh komandash dhe programesh që përcaktojnë veprimet e kompjuterit. Kjo pjese e memorjes që quhet ndryshe CACHE, aktivizohet sa herë që kompjuteri ndizet.

Pjesa tjetër e memorjes quhet RAM (Random Access Memory). Kjo pjesë përdoret nga programet (softueret) e ndryshme dhe nga të dhënat që ata kërkojne. I gjithë informacioni që ruhet në RAM humbet kur kompjuteri fiket. Kështu n.q.s. do të na duhet të ruajmë një tekst dokumenti të sapokrijuar duhet ta ruajme atë në disk përpara se sa të fikim kompjuterin.

Njësitë e disqeve, është vendi ku ruhen të dhënat. Dy tipet më të thjeshtë të disqeve janë: Disketat (Floppy Disks) të cilat janë të transportueshme midis kompjuterave dhe janë në

dy lloj përmasash: 3½” dhe 5¼”.

Page 8: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Hard disqet (Hard disks) të cilët janë të fiksuar brenda njësisë qëndrore të kompjuterit dhe kanë një kapacitet shumë më të lartë se sa disketat.

Kompjuterat moderne janë të pajisur gjithashtu me CD-ROM (Kompakt disqe). Këto kanë kapacitet shumë të lartë. P.sh. në një CD-ROM të vetëm mund të ruhen veprat e plota të Charles Dickens. Gjithmonë e më teper po gjejnë përdorim edhe pjesë të tjera për ruajtje masive të informacinit si p.sh ZIPdraiverat, Optical disqet, apo Njësitë DVD, (Digital Video Drivers).

Monitori

Monitori ose ekrani paraqit ose shfaq rezultatet e veprimeve të softuereve në kompjuter dhe paraqet veprimet që kryhen me anë të shtypjes së butonave të ndryshëm të tastjeres. Monitori konsiderohet nje pajisje output (për shfaqjen e informacionit).

Monitoret jane bardh e zi monocrome VGA (Video Graphic Adapter), ose me ngjyra colour VGA (Video Graphic Adapter), SVGA (Super Video Graphic Adapter), ULTRA VGA. Ata janë të pajisur me kontrollorët e kontrastit dhe të ndricimit.

Mausi

Mausi është një pajisje periferike me anë të së cilës kontrollohen lëvizjet e kursorit në ekran. Mausi gjithashtu mund të përdoret për zgjedhjen e një komande ose opsioni të caktuar në një listë menuje duke klikuar në atë komande apo opsion.

Në përgjithësi mauset kanë nga dy butona por ka mause që janë të pajisur me tre butona. Butoni më i përdorshëm është butoni i majtë.

Printeri

Një pajisje tjetër periferike e rëndësishme është printeri. Me anë të printerit mund të hidhen në letër (të shtypen) rezultatet e ndryshme të veprimeve të kryera nga kompjuteri. P.sh. të shtypet një letër e shkruar në programin Word ose një grafik i krijuar në programin Excel. Ky proçes (shtypje) ndrushe quhetprintim.

Sipas mënyrës së printimit printerat ndahen në:

Dot matriks me shpejtësi të ulët dhe cilësi jo shumë të lartë. Printimi në këta lloj printerash bëhet me anën e goditjeve të disa “gjilpërave” në shiritin me boje të printerit, i cili e transmeton bojën në letër njosoj si makinat e shkrimit. Sa më i madh numri i “gjilpërave” aq më e lartë cilësia e printimit. Këta Printera zakonisht punojnë vetëm me ngjyrë të zezë.

InkJet janë më të shpejtë dhe cilësia është më e mirë se dot matriks. Këta printera punojne më qetë se dot matriks (pa zhurmë). Mënyra e printimit është me anën e

Page 9: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

“spërkatjes” së bojes mbi letër sipas instruksioneve të marra nga kompjuteri. Këta printera punojnë me ngjyrë të zezë apo edhe me ngjyra.

Lazer kanë cilësinë më të lartë dhe punojnë me shpejtësi te lartë. Ata janë më të shtrenjtë se dy tipet e mësipërme. Cilësia e printimit matet me dpi (dot per inch - pika për inch). Printeri lazer më i thjeshte është 300 dpi. Edhe këta printera punojnë me ngjyrë të zezë por për printera të fuqishëm punohet edhe me ngjyra.

Njohuri mbi ndertimin e Kompjuterit

MotherBoard-i (qarku i stampuar kryesor, qarku nënë, qarku mbi të cilin montohen gjithë qarqet e tjerë) është pjesa që shihet menjëherë pasi hapim mbulesën e kompjuterit. Një nga elementët më të rëndësishëm që përcakton shpejtësinë e kompjuterit është pikërisht MotherBoard-i.

Në MotherBoard montohen:

CPU CPU (Central Processing Unit) ose ndryshe mikroproçesori është me fjalë të tjera truri i kompjuterit. CPU s’është gjë tjetër veçse një qark i integruar në të cilin përpunohen të dhënat e ardhura nga burime të ndryshme (Hard Disku, Disketa, CD-ROM-i etj), në bazë të instruksioneve (komandave) të caktuara. CPU vendoset direkt në MotherBoard dhe foleja e tij quhet ZIF (Zero Insertion Force) sepse mënyra e vendosjes bëhet pa ushtruar force. Cilësia e CPU ose mikroproçesorit përcaktohet nga dy faktorë; seria e mikroprocesorit dhe frekuenca apo shpejtesia e tij (e cila matet në MegaHerz, MHz). Më poshtë jepet një tabelë e zhvillimit të mikroproçesorëve sipas viteve.

Viti Seria e CPU Shpejtesia

1982 80286 deri 20 Mhz

1986 80386 deri 33Mhz

1989 80486 deri 120 Mhz

1993 Pentium deri 266 Mhz

1995 Pentium Pro deri 233 Mhz

Page 10: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

1996 Pentium MMX deri 300 Mhz

1997 Pentium II deri 300 Mhz

1998 Pentium II deri 450 MHz

1999 Pentium III deri 500 MHz

Kujtesa RAM RAM (Random Access Memory) quhet kujtesa që përdor kompjuteri gjatë kohës që punon. Veçoritë e kësaj kujtese janë që me fikjen e kompjuterit çdo informacion i mbajtur në RAM humbet, prandaj rezultatet e një pune të caktuar përpara se të fiket kompjuteri duhen ruajtur në njesitë e ruajtjes së të dhënave (Hard Disk, Diskete etj). Kompjuteri e perdor RAM si një kujtesë të përkohshme të ndërmjetme për të mos harxhuar shumë kohë për marrjen e të dhënave nga Hard Disku. Kjo do të thotë se shpejtësia e komunikimit të informacionit në RAM është më e madhe se në Hard Disk. Kompjutera të ndryshëm janë të pajisur me RAM të ndryshëm. Kapaciteti i RAM-it varion nga 1 Mb, 4 Mb, 8 Mb, 16 Mb, 32 Mb, deri ne 64 Mb ose më shumë. E rëndësishme është që RAM apo memorja e kompjuterit të mund të zmadhohet në kushte “shtepiake”, pra sa herë që të jetë i nevojshëm ky veprim.

Kujtesat CACHE Kujtesat CACHE luajnë ndërmjet mikroproçesorit dhe RAM-it po atë rol që luan RAM-i ndërmjet mikroproçesorit dhe Hard Diskut. Ekziston gjithashtu dhe një kujtesë CACHE brenda CPU e cila vepron si kujtesë e përkohshme për të shpejtuar veprimet e këtij të fundit. Kapaciteti i CACHE varion nga 256 Kb deri në 512 Kb.

Hard Disku Hard Disku është vendi ku ruhen të dhënat në kompjuter. Në ndryshim nga memorja RAM me shuarjen e kompjuterit informacioni në Hard Disk nuk humbet. Që një informacion ta kemi në Hard Disk duhet që më parë atë ta kemi ruajtur në këtë njësi. Kapaciteti i Hard Diskut (HD) varion nga 200 Mb deri disa Gb (1 Gb=1024 Mb).

Bus-i Të gjithë pjesët e MotherBoardit janë të lidhura me njera-tjetrën me kabllo të veçantë të cilat quhen Bus-e. Në varësi të kapacitetit të Bus-it, (të njësisë së informacionit që ai mund të transmetojë në njësinë e kohës) varet shpejtësia e komunikimit ndërmjet pjesëve të kompjuterit dhe rrjedhimisht dhe shpejtësia e gjithë sistemit.

BIOS BIOS (Basic Input/Output System) është kujtesa e përhershme e kompjuterit. Ndryshe kjo kujtesë quhet ROM (Read Only Memory-Kujtesa vetëm e lexueshme). Siç duket

Page 11: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

edhe nga emri këtë kujtesë ne nuk mund ta ndryshojmë apo ta fshijmë por vetëm ta lexojme. BIOS është i pari që aktivizohet me ndezjen e kompjuterit dhe me anë të tij kompjuteri kontrollon vetveten përpara se të fillojë komunikimin me të dhënat e ardhura nga burime të jashtme.

Njësitë e ruajtjes së të dhënave.

Draiverat e disqeve. Disku është në formën e një pjate, me një sipërfaqe magnetike, në të cilën mund të regjistrohet informacioni, në ngjashmëri me një audio kasetë, video kasetë, etj. Pra për informacionin e ruajtur, egziston mundësia që të lexohet, egzekutohet apo shkruhet, sipas nevojës së përdoruesit.

Në përgjithësi sitemet sot kanë një hard disk dhe një apo dy vende për disketa. Sejcili prej tyre ka një emër të caktuar i cili mundëson që këto njësi të mund të dallohen nga njëra-tjetra. Këta emra janë të vlefshëm për sistemet e ndryshëm operativ.

PC në fillimet e tyre ishin të pajisur vetëm me një lexues diskete, i cili emërohej draiveri A:. Më vonë PC filluan të kishin gjithmonë e më shumë draivera, që ishin disketa apo disqe të fortë, (Hard Disk - HD), dhe që në përgjithësi emërohet draiveri C.

Në përgjithësi kur ndezim një PC të zakonshme, janë dy draivera të vlefshëm dhe që janë driveri A:, ose flopi, (floppy) dhe ai C:, si HD.

Draiverat standart. Pasi ndezim një PC në MS-DOS, ai pasi kryen një sërë veprimesh të cilat kalojnë para syve tanë me një shpejtësi të konsiderushme, është i gatshëm për punë. Një nga veprimet që sistemi kryen është zgjedhja e sistemit aktual operativ. Ky është disku në të cilin do të kryhet puna kryesore, në rast se sistemi nuk instruktohet për një veprim të ndryshëm nga ky.

Pasi kryhen të gjitha hapat e inicializimit, sistemi operativ MS-DOS, shfaq atë që njihet si DOS prompt, në të cilën paraqitet gërma e driverat ku ne jemi aktualisht të vendosur. Në përgjithësi kjo është si më poshtë:

Page 12: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

C:\>

Në raste të tjera në varësi të dëshirës së administratorit disku standart, apo drejtoria ku ne vendosemi mund të jetë një tjetër, p.sh:

C:\>MSOFFICE\WINWORD\USERS\ARIANA

Në rreshtin e mësipërm merret parasysh që perdoruesi ka vendosur që Ariana të vendoset automatikisht në drejtorinë ku egzistojnë filat e saja.

Viza e vogël që vendoset pas gërmave, dhe që në përgjithësi është duke pulsuar, quhet kursor, dhe ndryshe mund të thuhet se tregon pozicionin ku do të shfaqen gërmat që do të shtypen.

Disketat Disketat ndërtohen prej materiali të hollë plastik, i cili mbyllet në një kuti, e cila mund të jetë e përthyeshme në rastin e disketave 5¼” ose në kuti plastike të forta, për disketat 3½”.

Në çastin që një disket blihet në përgjithësi nuk është e mundur që ajo të mund të përdoret. Kjo pasi egzistojnë më tepër se një standart që përdoret për shkrimin dhe leximin e informacionit në to. Që një disketë të bëhet e vlefshme për t’u përdorur duhet që ajo të formatohet, dhe për këtë përdoret komanda FORMAT. Gjithashtu egzistojnë utilitete të cilat kanë mundësi që të përdoren për formatimin e disketave. Në rast se në një disketë është ruajtur një sasi informacioni dhe ajo formatohet, informacioni që ishte ruajtur në të do të fshihet plotësisht. Për këtë arsye sistemi para se të kryejë një operacin të tillë kërkon konfirmimin e përdoruesit.

Kapaciteti i informacionit që mund të ruhet në disketa.

Në varësi të përmasës së tyre, ndryshon edhe informacioni që mund të ruhet në disketat. Kjo është dhënë në tabelën e mëposhtme:

Formati i disketes 3½” 5¼”

Densitet Dyfish (Double Density) 720 Kb 360Kb

Densitet i lartë (High Density) 1.44 Mb 1.2 Mb

Page 13: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Kb është njësi e vlefshme me 1024 byte, (shqiptohert bait) ose charaktere. Një byte ka tetë bit, (1 ose 0), dhe është një gërmë në kodin ASCII. Mb ka 1024 Kb. Në një disketë me densitet të lartë ka mundësi që të ruhet informacioni i njëvlefshëm me 400 fq. të formatit A4.

Për disketat të cilat janë me densitet të lartë ka mundësi që të mund të formatohen me formatin e përcaktuar nga tabela e mësipërme, ose edhe me formatin e përcaktuar për ato me densitet të ulët. Nuk është e mundur që disketat të cilat janë me densitet të ulët të formatohen në densitet të lartë. Gjithashtu ka edhe disketa me 2.88Mb.

Mbrojta ndaj shkrimit të disketave. Disketat mund të mbrohen fizikisht ndaj proçesit të shkrimit. Kjo mundëson që të dhënat që janë ruajtur në to, të mund të ruhen nga mbishkrimi apo fshirja që mund tu bëhet. Në disketat 3½” ka një buton të vogël plastik i cili hap ose mbyll një dritare të vogël. Në rast se kjo dritare është e hapur nuk ka mundësi për të shkruar në të. Në disketat 5¼” ky proces mund të ndalet duke mbyllur një të çarë të vogël që është në pjesën e sipërme të disketës.

Futja dhe nxjerrja e disketave. Që PC të ketë mundësi të shkruajë apo të lexojë një disketë duhet që ajo të futet në folenë e caktuar për të, (ndryshe në gjuhë teknike draiverin e saj).

Disketat 3½”

Draiverat e këtyre disketave kanë një mbulesë plastike dhe një buton për nxjerrjen e tyre, mund të vendosen në sistem në mënyrë vertikale apo horizontale. Disketat kanë në përgjithësi një shigjetë të gdhendur në fundin e tyre, në krahun e majtë, i cili tregon drejtimin që disketa duhet të futet. Disketa duhet të futet në folenë e saj me shigjetën para, dhe shigjetën në pjesën e sipërme të saj. Ajo shtyhet deri sa dëgjohet një klik i lehtë dhe futet plotësisht në brëndësi të folesë. Butoni për nxjerrjen e saj në këtë rast do të dalë plotësiht jashtë.

P.S. Në rast se disku nuk do të futet lehtësisht në fole, duhet të kontrollohet nëse ne jemi duke e futur atë në drejtimin e duhur apo jo.

Për të nxjerrë diskun duhet që të shtypet butoni i nxjerrjes së tij. Gjatë këtij veprimi, disketa do të dalë pjesërisht jashtë folesë. Pas kësaj ajo nxirret plotësisht jashtë dhe futet në një mbrojtëse plastike.

Disketat 5¼”

Draiveri i saj ka një levë të vogël bllokuese, në krahun e majtë të saj, edhe ky mund të jetë i vendosur vertikalisht ose horizontalisht. Disku futet në fole duke pasur parasysh që e çara mbrojtëse të jetë në krahun e majtë dhe pas. Disketa shtyhet deri sa të arrijë fundin e folesë, dhe leva bllokuesese lëvizet në sensin orar, për 900, duke siguruar në këtë mënyrë që ajo është futur plotësisht.

Page 14: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

P.S. Në rast se shohim se është disi e vështirë që të fusim diskun në fole, ai duhet të nxirret, dhe të kontrollohet që jemi duke e futur në drejtimin e duhur. Asnjëherë nuk duhet të ushtrojmë forcë gjatë futjes së disketës në fole.

Për të nxjerrë diskun duhet që të lëvizim levën me 900 në sensin antiorar, dhe të nxjerrim disketën jashtë. Pas kësaj ajo duhet të futet në zarfin e saj ruajtës.

Mirëmbajtja e disketave. Në rast se disketat mbahen me kujdes ato mund të përdoren për një kohë relativisht të gjatë pa probleme. Megjitatë ka disa rregulla që duhet të kihen parasysh:

Përpiquni që ti ruani disqet nga pluhuri, duke i mbajtur gjithmonë ato në kutitë e tyre, menjëherë pasi i nxirrni nga PC-të. Mbrojtëset plastike janë më të preferueshmet.

Mbajini disqet në fund dhe nëpër cepat e tyre. Përdorni vetëm pena me maja të buta në shënuesit e disketave, në rast se ato janë

vendosur në ta, ose më e preferushme është që të shkruhet më parë në shënues, para se të ngjiten në disketat.

Përpiquni që të shkruani informacionin më të nevojshëm për të njohur pëmbajtjen e një diskete.

Nxirrini disketat nga foleja, vetëm pasi drita jeshile në drajver (që tregon se disketa është akoma duke u përdorur), të jetë fikur, dhe mos i lini ata në fole pasi keni fikur PC-në.

Në të njëjtën mënyrë, mund të themi se ka një varg kufizimesh në përdorimin e tyre: Mos përkulni kurrë një disk 5¼”, ose luani me pjesën metalike rrëshqitëse në ata 3½”. Mos prekni pjesën e hapur të rregjistrimit të disketave. Mos vendosni objekte me peshë mbi ta. Mos i vendosni ato në ambjente, apo pranë objekteve me temperaturë të lartë. Nuk duhet të lihen pranë objekteve me fusha magnetike, si p.sh altopolantë, telefona,

fotokopjuese, printera lazeri, etj. Nuk duhet që një disketë të futet apo të nxirret nga foleja e saj në rast se drita e punës

jeshile e folesë është e ndezur.

Disqet e ngurtë. Në përgjithësi thirren me emrin hard disqe (HD), nga anglishtja. Këta janë të ndërtuar me disqe alumini. Në përgjithësi në kutinë e HD të një PC ka më tepër se një disk të tillë, dhe këto vendosen në kuti të mbyllura hermetikisht. Kapaciteti i informacionit që një HD mund të ruajë varion shumë. Në PC-të e sotme, këto njësi kanë mundësi të ruajnë informacione prej 1.2Gb – 8 Gb, dhe gjthmonë e më shumë shihen sisteme me më tepër se një HD.

Kujdesi që duhet të tregohet ndaj HD. Me gjithëse HD është shumë më i mbrojtur se sa një disket e zakonshme, edhe ai mund të dëmtohet dhe informacioni i ruajtur në të mund të humbasë. Kujdes duhet të tregohet në këto drejtime:

Page 15: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Nuk duhet të fiket PC gjatë kohës që indikatori i punës së tij tregon që sistemi është duke punuar.

Nuk duhet të ristartohet një PC, menjëherë pasi ai sapo është fikur, preferohet në këto raste përdorimi i butonit RESET, ose i butonave CTRL+ALT+DEL.

Në rast se sistemi nuk i përgjigjet një veprimi të tillë duhet që ai të fiket, të lihet për dy ose tre minuta dhe pastaj të ndizet përsëri.

Ruajtja e HD. Që të ruhet informacioni më i rëndësishëm, është e arsyeshme që ky të ruhet jo vetëm në HD. Rekomandohet ruajtja e informacionit më të rëndësishëm kohë pas kohe në njësi të tjera, si p.sh disketa, kaseta manjetike, etj. Ky operacion quhet back-up.

Me qënëse në përgjithësi ruajtja e të gjithë informacionit që është në një HD kërkon një kohë relativisht të gjatë dhe një numër të konsiderueshmë disketash, këshillohet që të ruhen vetëm filat e të dhënave.

Këshillohet që në etiketat e disketave të tilla të shënohet qartë se kush është informacioni i ruajtur në to, dhe të mbahen në një vend të sigurtë.

Viruset. Viruset e kompjuterave, janë programe të krijuar gabimisht të cilët realizojnë, në mënyrë të pavullnetshme nga përdoruesi, konvertimin e kodeve të informacionit duke shkaktuar ndryshimin e tyre, gjë që do të thotë dëmtimin e filave të përdoruesve, pamvarësisht nëse ata janë në HD ose në disketa. Disa nga këta viruse nuk janë shumë të rrezikshëm, ndërkohë që egzistojnë të tjerë të cilët mund të fshijnë informacionin e ruajtur në HD apo në disketa.

Ka një varg programesh antivirus të cilët janë krijuar për të dedektuar dhe pastruar viruse të ndryshme. Po ashtu, shpesh këto programe kanë një pjesë e cila mund të pastrojë viruset e mara, apo të korrigjojnë filat e dëmtuara nga viruset.

Për të pasur një mbrojtje efektive këshillohet përdorimi i programeve antivirus, për të vendosur kontroll në përdorimin e filave, në HD apo gjatë aksesimit të disketave.

Back up-et sigurojnë që të dhënat që mund të jenë dëmtuar të mund të rikuperohen, dhe këshillohet që disketat të kontrollen herë pas here. Programe më të njohur kundër viruseve janë F-PROT, Norton Antivirus, McAfee Antivirus, Dr Salomons, etj.

Sistemi Operative MS-DOS.

Page 16: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Kompjuteri s’është asgjë më shumë së një makinë e zakonshme. Ai nuk mund ta kuptojë as llogjikën e as gjuhën njerëzore, kështu që ngelen dy rrugë komunikimi me të. E para që njeriu të mësojë gjuhën e kompjuterit, dhe e dyta që njeriu t’i mësojë kompjuterit të kuptojë gjuhën e tij. Me kompjuterin, në gjuhën e tij mund të komunikojnë vetëm një pjesë e caktuar njerëzish dhe konkretisht profesionistët të cilët kanë njohuritë e nevojshme mbi ndërtimin dhe funksionimin e kompjuterit. Ky lloj komunikimi është shumë i vështirë. Për të lehtësuar komunikimin e kompjuterit me njeriun u shpikën Sistemet Operative. Një Sistem Operativ lejon dhënien e komandave në gjuhën e zakonshme dhe i përkthen ato në gjuhën elektronike të kompjuterit.

Një nga Sistemet Operative më të suksesshëm të deritanishëm është sistemi i shpikur nga kompania Microsoft, MS-DOS (Microsoft Disk Operating System).

Aktualisht ne jemi duke studiuar një sitem të ri. Me zhvillimin e shkencave të elektronikës dhe informatikës dhe me përmirësimin e kompjuterave, u krijuan sisteme të tjera operative si Windows 3.1x, që quhet sistem grafik. Përdorimi gjithnjë e më tepër i windows në kompjutera shpuri në bashkimin e tij me DOS-in në një program të vetëm që u quajt Windows 95, dhe aktualisht me përmirësimet e tij në Windows 98. Megjithatë për shkak të prezencës në shqipëri të kompjuterave që përdorin DOS dhe Windows, po japim disa njohuri të këtij sistemi, të cilad do të na duhen për të kuptuar edhe arsyen që përse Windows po përdoret tashmë nga pothuajse të tërë përdoruesit e kompjuterave si sistem operativ pune.

Në pjesën që vijon, informacioni që jepet mund të duket disi i vështirë për tu kuptuar dhe jo shumë i nevojshëm. Në të vërtetë ai është shumë i vlefshëm për të krijuar konceptet e nevojshme mbi funksionimin, organizimin dhe vendosjen e të dhënave si edhe të programit që i kontrollon ato.

Nisja e MS-DOS-it. Nisja e sistemit ose, ndryshe njihet si butim i tij, (booting), kryhet çdo herë që sistemi ndizet. Gjatë këtij procesi kopjohet sistemi i brëndshëm operativ, (në këtë rast MS-DOS), në kujtesën e PC. Ky sistem qëndron në kujtesë për aq kohë sa PC nuk është fikur, ose ributuar.

Gjatë butimit të sistemit duhet të ndiqen këto hapa:

1. Kontrollohet që nuk ka disketë në draiverin e disketës.2. Në rast se monitori nuk është ndezur, ai duhet të ndizet më së pari. Në rast se PC ka

printer të lidhur në të, i cili do të përdoret, edhe ai duhet të ndizet.3. Ndizet PC-ja. Për një farë kohe, (disa sekonda), duket sikur asgjë nuk ndodh. Kjo kohë

është e nevojshme për sistemin që të kryejë një kontroll të komponentëve të vet të brëndshëm. Pas kësaj ndizet indikatori në panelin ballor të sistemit, dëgjohet fillimi i punës në motorin e brëndshëm të HD dhe të disketës, dhe pas kësaj fillon ngarkimi i sistemit operativ në kujtesë.

4. Informacioni që tregon veprimet që po kryhen kalon shumë shpejtë në ekran, dhe në fund sistemi ndalet në komandën e rreshtit.

C:\>_

Page 17: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

5. Në këtë moment, është e mundur të fillohet puna në sistem.

Rifillimi i MS-DOS-it. Në përgjithësi, mund të dilet nga programet e ndryshme të cilat ne përdorim duke përdorur komandat në anglisht “Quit” ose “Exit”. Disa herë kjo nuk është e mundur, kur për ndonjë arsye apo tjetër sistemi nuk u përgjigjet komandave, të tastierës apo mausit, (miut). Në këtë rast kryhet ajo që njihet si butim i ngrohtë apo nisje e butë, (soft reset). Një veprim i tillë mund të kryhet në dy rrugë:

Nxirret disketa apo disketat nga draiverat e tyre. Shtypen butonat CTRL+ALT+DEL, ose përndryshe shtypet butoni RESET që mund të

jetë në panelin ballor të PC. Kur PC përfundon procesin e ringarkimit të sistemit operativ, atëhere ne do të ndodhemi

në nivelin e diskut standart.

C:\>_ ose A:\> ose D:\>

Në varësi të diskut që bën startimin e kompjuterit.

Ndryshimi midis një butimi të ngrohtë, dhe atij të ftohtë, i cili kryhet në çastin që ndizet sistemi, qëndron në faktin se në të parin nuk kryhet kontrolli për HD apo i kujtesave pra ky lloj butimi është shumë më i shpejtë se ai me anë të çelësit qëndror. Në përgjithësi një butim i ngrohtë është i mjaftueshmë për të korrigjuar gabimet që mund të shkaktohen nga aplikimet.

Duhet të kihet parasysh se përmbajtja e kujtesës RAM gjatë këtij procesi do të fshihet plotësisht., dhe bashkë me të edhe informacioni që mund të kemi pasur në të.

Instruksionet në MS-DOS. MS-DOS është një sistem i cili drejtohet nga komandat. Sa herë që shohim se jemi në promptin, ose në fillimin e komandës së rreshit, kemi mundësi që të japim komandën e nevojshme për ti treguar PC-së se çfarë duhet të kryejë.

Komanda që shtypet në komandën e rreshtit egzekutohet duke shtypur butonin ENTER. Pas shtypjes së tij, dhe egzekutimit të instruksioneve të përcaktuara në komandën e rreshtit, përfundohet në një komandë tjetër prompti, e cila tregon se sistemi është gati për të marë një komandë të dytë.

Page 18: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Formati i komandave në MS-DOS.

Komandat në DOS janë pak a shumë si fjalite, dhe mund të kenë deri në tre pjesë:

Ç’do komandë ka emrin e saj, i cili loz rolin e foljes në një fjali, pra i tregon PC se ç’farë duhet të bëjë.

Disa komanda shoqërohen me një apo më shumë parametra. Këto përdoren për të përcaktuar objektet me të cilët do të punohet, si p.sh filat, mbi të cilat PC duhet të kryejë komandat e dhëna.

Disa komanda përdorin nganjëherë ato që njihen si çelësa, të cilat përdoren për të modifikuar veprimet që do të kryhen.

Disa nga komandat mund të përdoren në formë të shkurtuar, kështu që ju duhet më pak për të shtypur. Gjithashtu egziston një mënyrë që do ta shohim pak më vonë për të përsëritur komandat e shtypura më parë.

Versionet në MS-DOS. Ashtu si edhe gjithë programet që përdoren sot, edhe MS-DOS, është ndryshuar dhe përmirsuar në mënyrë të vazhdueshme, duke i shtuar komanda dhe instruksione të reja. Versionet e ndryshme në MS-DOS, dallohen nga numrat e versionit, dhe shpesh ka rëndësi që të njihet se çfarë versioni jemi duke punuar, për të ditur nëse një varg komandash që përdoren janë të vlefshme apo jo.

Versionet që përdoren sot, janë ato të serisë 6.xx. Komandat që jepen në këtë libër u drejtohen këtyre versioneve në rast se nuk përmënden opcione të tjera.

Versioni që përdoret mund të gjëndet duke përdorur komandën e DOS-it, VER.

Informacioni ndihmës në MS-DOS, (Help). Në MS-DOS helpi mund të merret duke përdorur komandën “HELP”, në promptin e MS-DOS:

Page 19: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

C:\>HELP ENTER

(ENTER paraqet butonin në tastier).

Në MS-DOS 5, kjo do të shfaqte një përshkrim të shkurtër të komandave të ndryshme. Me qënë se lista e komandave është më e gjatë se një ekran i vetëm, duhet që të shtypet një buton i caktuar për të vazhduar më tej. Për të marë informacion mbi një komandë të caktuar sintaksa që përdoret është si më poshtë:

C:\>HELP emri_i_komandës ENTER

Në versionin 6 të MS-DOS, komandat jepen në një dritare. Zgjedhja mund të bëhet duke lëvizur me kursorin, duke përdorur butonin TAB, ose në rast se MOUSE është montuar, mund të shkohet me shigjetën e tij dhe të klikohet me të. Kjo bën afishimin e komandës së kërkuar.

Failat Informacioni në disk organizohet në njësi apo paketa që njihen me emrin anglisht files. Një fail mund të përmbajë një dokument të vetëm, i cili krijohet me anë të wordprocesor-ve, të të dhënave, të cilat krijohen me anë të paketave spreadsheet, programe të egzekutueshme, etj.

Në këtë pjesë do të flitet mbi failat të cilat janë të vlefshme për PC, duke përdorur programet e ndryshme për DOS apo Windows. Llojet e ndryshme të kompjuterave mund të kenë sisteme operativ të ndryshëm, dhe rregullat që përdorim në emërimin e failave mund të ndryshojnë. Emërimi i failave në këto sisteme del jashtë objektivave të këtij materiali.

Emrat e failave. Që failat të mund të dallohen nga njëra tjetra, ato duhet të kenë emra të ndryshëm. Emrat kanë në përgjithësi tre pjesë:

Emrin e failës, (filename). Pikën ndarëse, (dot). Shtesën ose eksensionin, (extension).

Page 20: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Emrat e failave mund të jenë nga 1 deri në 8 karaktere të gjata. Karakteret zgjidhen në diapazonin e mëposhtëm, por nuk duhet të ketë hapësira boshe:

Gërmat A në Z (gërma të mëdhaja ose të vogla). Numrat nga 0 në 9. Karaktere shtesë - : $ & { } [ ] @ # ! ^ %

Emrat e failave mund të shkruhen me gërma të mëdha ose të vogla, por sistemi i lexon gjithmonë në format me gërma të mëdha. Emrat e mëposhtëm janë të gjithë të vlefshëm në MS-DOS:

Lek, 1997SOT, %_fitimi, Piramid

P.S. Kur emërohen failat, duhet që të zgjidhen emra me kuptim, dhe që të jenë sa më të kuptueshëm dhe të përshkruajnë në njëfarë mënyre permbajtjen e filës.

Ekstensionet e failave. Emrat e failave mund të ndiqen nga ekstensione. Kjo është opcionale, dhe qëllimi i saj është që të përshkruajë llojin e informacionit që ruhet në to. Ekstensionet e failave mund të kenë nga një deri në tre gërma në to, dhe ndahen nga emri i failës me anë të një pike. Gërmat që mund të përdoren për ekstension, janë të njëjta me emrat që mund të përdoren për vetë emrat e failave.

Shumë aplikime kanë ekstensionet e tyre standarte, p.sh për failat tekst të DOS-it ky ekstension është TXT, për failat e egzekutueshme është EXE, e kështu me radhë.

Sigurohuni që të përdorni ekstensionin e duhur, për të identifikuar midis failave të ndryshme, por nuk duhet të përdorni ekstensione të tipit BAT, COM, EXE, pasi këto përcaktojnë faila të cilat përdoren në mënyrë specifike nga sistemi operativ, apo paketa programesh.

Wildcards Kur i referohemi një faile në MS-DOS është e nevojshme që të përcaktojmë në mënyrë të plotë emrin dhe ekstensionin e saj, të ndara këto me pikë.

Sidoqoftë, mund të mos na kujtohet emri i saktë i failës, që duam, ose na duhet që ti referohemi një grupi failash, të cilat kanë ngjashmëri në emërimin e tyre. Për të kryer një veprim të tillë përdoren ato që njihen si wildcards.

Page 21: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Asteriku “*”. Ky mund të përdoret në vënd të një apo më shumë karaktereve, në emrin e failave. P.sh në rast se kemi një varg failash të krijuar me anë të wordprocesor-it MS WORD, me prapashtesat .DOC, atëhere mund t’iu referohemi atyre me formën e mëposhtme:

*.DOC

Në mënyrë të ngjashme, sintaksa e mëposhtme, iu referohet failave me emër AUTOEXEC, pamvarësisht nga ekstensioni i tyre:

AUTOEXEC.*

Shënja pyetëse “?”. Kjo përdoret për të paraqitur një karakter të vetëm, në një failë. Kjo shënjë është shumë më e saktë se ajo “*”, kjo përshkak se numri i këtyre simboleve duhet të jetë e njëjtë me numrin e karaktereve që nuk njihen.

Listimi i failave në MS-DOS. Gjatë përdorimit të komandave të MS-DOS, shpesh del e nvojshme që të shihen emrat e failave në një pjesë të caktuar të diskut. Gjithshtu mund të dalë e nevojshme që të shihen hollësi të caktuara mbi këto faila. Ka dy mënyra për të parë listën e failave, njëra e cila është një komandë e MS-DOS, dhe tjetra jo.

Komanda DIRECTORY. Kjo komandë, e cila në përgjithësi përdoret në formën e saj të shkurtuar DIR, mundëson që failat të cilat ndodhen në një vendndodhje të caktuar të mund të afishohen në ekran, (Arsyeja pse kjo quhet “directory” do të shihet në kapitullin vijues).

Në të dhënat e failave jepet informacion mbi madhësinë e failave, datën e krijimit apo të ndryshimit të tyre, si edhe mbi orën e saktë të këtij ndryshimi. Failat nga ekstensionet tregohen të ndara me anë të hapësirave, dhe jo me anë të pikave.

Në rast se lista e failave është shumë e gjatë për tu paraqitur në një ekran të vetëm, rreshtat e parë do të hiqen prej tij, (rrukullisen jashtë ekranit). Në përgjithësi kjo rrukullisjë është shumë e shpejtë, pa na lënë kohë të lexojmë informacionin e afishuar.

Komanda DIR mund të përdoret me parametra apo çelësa të tjerë. Për të parë failat në disketën, (draiveri A), ka dy mënyra; Ose mund të ndryshojmë vendndodhjen, duke vajtur nga HD C: në disketën A:, ose duke përdorur komandën: DIR A:

Page 22: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Në shëmbullin e dhënë merret parasysh që ne duam të shohim jo vetëm informacion mbi emrat e failave, por edhe informacionet të tjera. Në rast se ne duam të shohim vetëm emrat e failave, përdoret komanda

DIR /W

Gjatë përdorimit të kësaj komande, failat do të paraqiten vetëm me emrat e tyre, dhe në kolona vertikale. Gërma W nënkupton Wide, që do të thotë afishim për së gjëri. Viza me kënd “/” që njihet si slesh, (përsëri nga anglishtja slash), përcakton një çelës.

Një tjetër çelës që përdoret zakonisht me komandën DIR, është edhe “p”. Në këtë rast komanda që përdoret është:

DIR /p

Failat në këtë rast do të shfaqen në ekran në një rresht të vetëm, vertikal, me të gjitha informacionet e nevojshme, por ato nuk do të “rrokullisen”, por do të ndalojnë në fund të secilit ekran. Gërma “p” nënkupton pause ose page. Listimi vazhdon duke shtypur një buton çfarëdo të tastierës.

Paraqitja e përmbajtjes së failave. Pasi kemi përcaktuar një failë që duam të shohim, midis failave të tjera të cilat ndodhen në një drejtori të caktuar, mund të duam që të shohim përmbajtjen e saj. Në rast se kjo failë, është një failë në formatin tekst, mund të përdoret editori i teksit EDIT, për ta ndryshuar atë. Në rast se duam vetëm të shohim përmbajtjen e saj, pa ndryshuar përmbajtjen e saj mund të ndiqen dy mënyra, njëra duke përdorur një komandë të DOS-it, e cila ben afishim ne ekran te informacionit te kerkuar, kurse tjetra ben afishim ne printer, ne rast se ky eshte i lidhur me kompjuterin tone.

Komanda TYPE. Komanda TYPE gjithashtu mund të përdoret për të paraqitur përmbajtjen e një faile tekst. Përdoret gjithmonë me një parametër, që është emri i failës. P.sh për të parë në ekran përmbajtjen e failës DATA.TXT, përdoret sintaksa e mëposhtme.

TYPE DATA.TXT

Do të shohim që teksi që kemi do të rrokulliset me shpejtësi para nesh. Për të parë informacionin me ngadalë, ose me ekrane të njëpasnjëshëm, mund të përdoret sintaksa e mëposhtme:

TYPE DATA.TXT |more

Për të kaluar nga njëri ekran në pasusesin duhe që të shtypet një buton në tastier. Në çdo kohë ky afishim me ekrane mund të ndalet, duke shtypur butonat CTRL+C.

Page 23: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Printimi i përmbajtjes së failave. Komanda TYPE mund të përdoret gjithashtu për të shtypur (printuar) përmbajtjen e një file, të formës tekst. Për këtë përdoret instruksioni TYPE, me ridrejtim. Kuptimi i ridrejtimit qëndron në faktin se informacioni nuk dërgohet në pikën e fundit të zakonshme, që është ekrani por në një njësi tjetër, që mund të jetë një printer. Për të printuar përmbjatjen e një faile në printer, komanda që përdoret është si vijon:

TYPE DATA.TXT >LPT1

Komanda COPY. Shpesh del e nevoshme që të kopjohen failat nga një vend në një tjetër, për ti ruajtur ato apo edhe për të pasur një kopje të dytë të tyre. Për këtë përdoret komanda COPY. Kjo komandë ka dy parametra: emrin e failës që do të kopjohet dhe emrin e failës së re, ku ajo do të kopjohet. P.sh:

COPY DATA.TXT TEDHENA.TXT

Parametri i parë është emri i failës që egziston tashmë DATA.TXT; dhe i dyti është i failës së re TEDHENA.TXT. Dy emrat duhet të jenë të ndryshëm, sepse nuk është e mundur që të kemi dy faila me të njëjtin emër në të njëjtin vendndodhje të diskut. Por në rast se faila kopjohet në një vend të ri, p.sh në disketë, atëhere ajo mund të ketë emrin e mëparshëm:

COPY DATA.TXT A:

Në këtë rast mjafton që të japim vendin se ku kjo failë do të kopjohet sepse emri i saj nuk ndryshon.

Duhet të kemi parasysh që komanda COPY mbishkruan një failë e cila ka emrin dhe ekstensionin e saj, në rast se një failë e tillë është në diskun ku bëhet kopjimi.

Komanda DISKCOPY. Në rast se kemi vetëm një vend per vendosjen e disketës, dhe duam që të kopjojmë të gjitha failat që ndodhen në një disketë të parë parë, në një disketë të dytë, rruga më e shkurtër është që të përdorim komandën DISKCOPY. Sintaksa që përdoret është si vijon:

Page 24: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

DISKCOPY A: A:

Sistemi do të kërkojë disa herë që të ndrohen disketat, duke e quajtur diskun prej nga po kopjohen failat source, (burim), dhe atë ku ato kopjohen target, destinacion.

Duhet të kihet parasysh që komanda DISKCOPY do të rishkruajë të gjithë informacionin në disketën ku ai po hidhet, (në target), duke mos lënë asgjë nga informacioni i mëparshëm në të.

Komanda RENAME. Komanda RENAME, e cila në formë të shkurtuar përdoret REN, shërben për të ndryshuar emrat e failave. Në ngjashmeri me komandën COPY, edhe kjo ka nevojë për dy parametra:

REN emri_i_vjetër emri_i_ri

Duke përdorur pathin e plotë është e mundur që të emërohen edhe failat të cilat ndodhen në drejtori apo edhe në draivera të tjerë, sipas sintaksës së mëposhtme;

REN “PATH”\emri_i_vjetër emri_i_ri

P.S. Në ndryshim nga komanda COPY, komanda RENAME nuk e mbishkruan një failë me të njëjtin emër dhe ekstension. Në rast se egziston një failë me të njëjtin emër si ai që ne dëshirojmë ti japim filë së riemëruar, do të merret një mesazh paralajmërimi dhe procesi ndalet.

Komanda DELETE. Kjo komandë, (ose shkurt DEL), përdoret për të fshirë failat. P.sh sintaksa e mëposhtme, mund të përdoret për të fshirë failën DOKUMENT.TXT nga disketa:

DEL A:\DOKUMENT.TXT

Komanda DELETE kërkon vetëm një parametër. Me të mund të përdoren edhe wildcard, si në shëmbullin pasues:

DEL *.DOC

Komanda e mësipërme do të fshijë të gjitha failat në drejtorinë ku ne ndodhemi të cilat kanë prapashtesën DOC. Duhet të kihet kujdes gjatë përdorimit të kësaj komande me dy asterikë, në formën

DEL *.*

Page 25: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

pasi një veprim i tillë do të fshijë të gjitha failat të cilat egzistojnë në drejtorinë ku ne ndodhemi.

Organizimi i failave. Ndërkohë që emrat e failave ndihmojnë për të dalluar ato nga njëra-tjetra, në disk, failat mund të identifikohen, më tej dhe të organizohen, duke i vendosur ato në drejtori. Njëlloj si dosjet që mund të vendosen në sirtarë të ndryshëm të një dollapi, edhe drejtoritë mundësojnë që failat të mund të grupohen në grupe sipas një logjike të caktuar. P.sh dosjet për financën mund të mbahen në një sirtar të caktuar, ato për administrimin në një tjetër, relacionet e mbledhjeve në një të tretë, e kështu me radhë. Po e njëjta ndarje mund të përdoret edhe në organizimin e drejtorive në HD (Hard Disk).

Drejtoritë janë më të vlefshme në HD, se sa në disketa. Kjo për shkak se madhësia e informacionit që mund të ruhet në ta është shumë e madhe, dhe pa pasur një organizim të mirë të tij, mund të kemi vështirësi për gjetjen dhe administrimin e informacionit. Në përgjthësi kur informacioni ruhet në disketa, këshillohet që në një disket të ruhet informacioni që lidhet me një subjekt të caktuar, (bilanc, administrim, etj).

Drejtoritë. Automatikisht, çdo disk ka të paktën një drejtori, që njihet me emrin drejtoria e rrënjës, (root directory), dhe që shënohet me simbolin “\”. Gjithashtu për të dalluar drejtoritë e rrënjës në daivera të ndryshmë, është e nevojshme që të përcaktohet edhe emri i draiverit, p.sh për disketën ai është A:\

Drejtori të tjera përveç rrënjës mund të krijohen duke përdorur komandat e DOS-it. Këto drejtori janë gjithmonë nën atë të rrënjës, dhe për këtë arsye quhen nëndrejtori, (subdirectory). Sidoqoftë nuk ka kufizime të caktuara në përdorimin e termave drejtori dhe nëndrejtori.

Vetë nëndrejtoritë mund të kenë nëndrejtori të tjera, poshtë vetes së tyre. Drejtoria e cila ka nënvete nëndrejtori të tjera, quhet drejtoria prind, (parent directory).Emrat e drejtorive kanë të njëjtat rregulla si edhe emrat e filave. Eshte e mundur që një drejtori të ketë edhe një ekstension, por kjo nuk përdoret në përgjithësi.

Drejtoritë vendosen në mënyrë hierarkike, në ngjashmëri me pemën e një familjeje. Rrënja zë nivelin më të lartë në të. Në shëmbujt që do të shohim emrat me ekstensione tregojnë fila, dhe ato pa ekstensione tregojnë drejtori.

Page 26: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Pathnames, (rrugicat e emrave). Pathname, përcakton rrugka-limin që duhet të ndiqet për të arritur drejtorinë e rrënjës në nëndrejtoritë, ku ndodhen filat. P.shpath-i për në failat e drejtorisë DOS është:

C:\WINDOWS\SYSTEM

Siç e kemi thënë edhe më parë, “\” e parë përfaqson rrënjën, kurse “\” i dytë shërben si ndarës midis emrave të dy drejtorive.

Path-i i plotë për tek një failë e caktuar duhet të përfshijë edhe emrin e failës në të, si më poshtë:

C:\DOS\FDISK.EXE

Përsëri “\” i parë shërben për të treguar rrënjën, kurse “\” i dytë shërben për të dalluar emrin e failës nga emri i drejtorisë.

Eshtë e mundur që të kemi më tepër se dy faila apo më shumë, me emëra të njëjtë e përmbajtje të ndryshme, në rast se ato ndodhen në drejtori të ndryshme.

Disa herë është jo shumë ekonomike që të përdoren emrat e plotë të failave, gjatë përdorimeve të tyre. Në kapitullin vijues do të shihen mundësitë që egzistojnë, për të shmangur një veprim të tillë.

Ndryshimi i drejtorive. Në çastin që ndizet PC, dhe përfundon procesi i butimit, normalisht përdoruesi është në nivelin e drejtorisë së rrënjës, e cila ndryshe quhet drejtoria standarte. Në rast se dëshërojmë që të përdorim komanda të cilat u drejtohen failave në drejtori të tjera, atëhere është e nevojshme që të përdoret path-i i plotë për tek këto drejtori. Kjo gjë kuptohet se nuk është shumë komode, për shkak se kërkon që të shtypet një informacion i gjatë.

Për të thjeshtuar një veprim të tillë MS-DOS përdor një komandë të quajtur CHDIR, (Change Directory), e cila shkurt mund të përdoret si CD, dhe që mundëson që të ndryshohet drejtoria ku ne ndodhemi. P.sh në rast se duam që të ndryshojmë vendndodhjen nga rrënja në drejtorinë WINDOWS, atëhere kjo komandë do të përdoret me sintaksën e mëposhtme:

C:\>CD WINDOWS ENTER

dhe pas kësaj do të marrim

C:\WINDOWS>

Kështu duke përdorur komandën CD mund të lëvizim nga një drejtori në një nëndrejtori të saj. Gjithashtu komanda CD mund të përdoret për të lëvizur nga një drejtori në një tjetër, duke

Page 27: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

kapërcyer drejtoritë që mund të jenë midis tyre. P.sh në rast se jemi përsëri në drejtorinë rrënjë, dhe dëshirojmë që të shkojmë në drejtorinë SYSTEM, mund të përdoret komanda e mëposhtme:

C:\>CD WINDWOS\SYSTEM

Për të lëvizur mbrapa ka dy mënyra. Së pari mund të zhvendosemi menjëherë në drejtorinë rrënjë, duke përdorur komandën:

C:\>CD \

Gjithashtu në rast se dëshërojmë që të lëvizim vetëm një drejtori më sipër, pra të shkojmë në drejtorinë “prind” të drejtorisë ku ndodhemi aktualisht, përdoret komanda e mëposhtme:

C:\>CD..

Krijimi i drejtorive. Komanda MKDIR, (Make a Directory), ose shkurtimisht përdoret MD, krijon një nëndrejtori të re, poshtë drejtorisë ku ndodhemi aktualisht. P.sh:

C:\>MD USERS

Për të krijuar një drejtori, jo nën drejtorinë ku ne ndodhemi aktualisht, është e nevojshme që të jepet pathi i plotë për tek ajo.

C:\>MD \USERS\SONILA

Në rast se duam që të kijojmë një drejtori në një draiver tjetër, është e nevojshme që të përcktohet edhe emri i draiverit, si më poshtë:

MD A:\LETRA

Fshirja e një drejtorie. Kur nuk duam më një nëndrejtori apo edhe një drejtori, ajo mund të fshihet duke përdorur komandën e DOS-it, RMDIR, (Remove Directory), ose në formë të shkurtuar RD. P.sh komanda e mëposhtme, do të fshijë drejtorinë LETRA, nga rrënja:

A:\>RD LETRA

Page 28: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Nuk ka mundësi që të fshihet një drejtori, duke përdorur komandën RD, pa fshirë më parë failat dhe nëndrejtoritë që ndodhen në të. Po ashtu nuk mund që të fshihet një drejtori në rast se ne ndodhemi në të, apo nuk jemi në drejtorinë prind të saj.

Për të fshirë një drejtori, së bashku me filat dhe nëndrejtoritë që ndodhen nën të, përdoret komanda DELTREE.

Afishimi i përmbajtjes së një drejtorie. Në kapitullin VI, u përdor komanda DIR për të parë përmbajtjen e drejtoris rrënjë. Po kjo komandë mund të përdoret për të listuar, failat edhe në drejtoritë e tjera. P.sh për të parë failat në drejtorinë WINWORD, duke qënë nën rrënjën, mund të përdoret sintaksa e mëposhtme:

C:\>DIR WINWORD

Siç shihet nuk është e nevojshme që të përcaktohet drejtoria e rrënjës, përderisa ne ndodhemi në të.

Për të afishuar përmbajtjen e nëndrejtorisë së saj LETRAT, mund të përdoret sintaksa e mëposhtme:

C:\>DIR WINWORD\LETRAT

Vini re se përsëri simboli “\”, nuk është i nevojshëm, përderisa komanda përdoret duke qënë të vendosur në drejtorinë e rrënjës.

Në rast se dëshirojmë që duke qënë në drejtorinë e rrënjës së draiverit C:, të shohim listën e failave në rrënjën e draiverit A:, atëhere duhet të përdoret sintaksa e mëposhtme:

DIR A:\

Një tjetër komandë që mund të përdoret për të listuar drejtoritë është ajo TREE. Kjo komandë e shoqëruar me çelësin F, si më poshtë mundëson që të shihen failat nga pozicioni ku ne ndodhemi, deri në fund, së bashku me gjithë failat që përfshihen në to:

C:\>TREE /F

Për të parë përmbajtjen e një nëndrejtorie, duhet të jepet path-i i plotë për tek ajo drejtori, si më poshtë:

C:\>TREE \emri_i_drejtorisë

Page 29: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Windows 95

Hyrje. Me kalimin e kohës, Windows 3.11, filloi të dukej disi i vjetëruar tek përdoruesit e tij. Gjithashtu, ky sistem nuk po plotësonte nevojat dhe kërkesat në rritje që po dilnin me përdorimin e Internetit, multimedias, lojrave dhe programeve të tjera, të cilat kërkojnë trajtim intensiv të njësive që marrin pjesë në sistem. Gjithashtu kërkesa ndaj këtyre sistemeve po dilte gjithmonë kryerja e proceseve të njëkohëshme, që në gjuhën teknike quhet multitasking. Hardueri, (hardware-pjesa fizike e kompjuterit), ishte zhvilluar së tepërmi, dhe kjo kërkonte një nivel të ri programi më të zhvilluar se ai ekzistues. Në këto kushte Microsoft-i dhe Bill Gates, do të punonin për të krijuar një sistem të ri. Në fillim i koduar Çikago, dhe më vonë Windows 95, ky sistem operativ përbën një revolucion në sistemet e përdoruesve.

Për funksionimin normal të Windows ’95 është mirë që kompjuteri juaj të ketë të paktën :

Mikroprocesor 80486, me shpejtësi 33 MHz ose më sipër. Memorje RAM 8 Mb ose më sipër. Hard Disk 60 Mb (minimumi) Multimedia

Një profesionist i pyetur për Windows ’95 do të thoshte që: është një sistem operativ me mënyrë grafike komunikimi GUI (Graphical User Interface) e me një numër të madh aplikimesh. E përkthyer ne Shqip kjo do të thotë : Windows ’95 është një program kompjuteri që ndihmon për organizimin e punës tuaj. Pjesa më interesante e tij është e ashtuquajtur GUI, pra ekrani plot ngjyra e piktura. Mjafton të mësoni përdorimin e mausit dhe ju mund te arrini të bëni shumë gjëra me pikturat.(Ikonat)

Nqs. ju keni te instaluar ne kompjuterin tuaj Windows ’95 atehere me ndezjen e kompjuterit pasi BIOS ben kontrollin e tij ne ekran shfaqet logoja e Windows ’95 dhe pas disa sekondash siperfaqja e punes (Desktop). Projektuesit e Windows ’95 jane perpjekur te krijojne nje program kompjuteri qe ti afrohet sa me shume kushteve natyrale te punes ne nje tavoline pune. Keshtu Desktopi duhet imagjinuar si siperfaqja e tavolines, ikonat si etiketa mbi sirtaret kur ruhen dosjet me materiale, folder-at si dosje me materiale dhe filat si materiale.

Page 30: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Desktop-i. Windows 95 është projektuar dhe krijuar duke u bazuar në një desktop, sa më të kuptueshëm dhe të lehtë për tu përdorur nga përdoruesit. Në figurën e mëposhtme paraqitet pamja e desktopit, të një kompjuteri.

Desktop

Ikonat

Butoni

START

Segmenti i programeve te hapura.

Page 31: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Ikona, (Icon). Ikonat mund te jene dy llojeshe. Ato ose perfaqsojne nje etikete mbi grupin e folderave me programe, ose paraqisin një program apo një dokument, i cili mund të startohet duke klikuar dyherë në të. Shpesh herë “piktura” e kësaj ikone, jep një ide të përafërt të asaj që kjo ikon paraqet.

Taskbar-i. Segmenti i programeve te hapura, ose ndryshe taskbar-i, është gjithmonë prezent në ekran, dhe në të tregohen të gjitha programet që janë duke u egzekutuar në PC, ose që janë në gjëndje te minimizuar.

Program i minimizuar. Nje program mund te jete i hapur, ose i mbyllur. Kur programi eshte i hapur ai mund te jete i shpalosur ne ekran ose i minimizuar. Nqs. programi eshte i minimizuar atehere ne nuk mund ta shohim ate, por emri i tij eshte i afishuar ne Taskbar dhe ne cdo moment mund te klikojme ne emrin e tij per ta shfaqur ate ne ekran.

Butoni START Ky buton eshte çelesi per te operuar me Windows ’95. Me ane te tij ne mund te ndryshojme pamjen e Desktopit, te arrijme te ekzekutojme programe te ndryshme, te afishojme dokumenta qe i kemi krijuar vete etj.

Shikim ne Dritare.

Pasi një program fillon, ai paraqitet në dritaren e tij, që ndryshe quhet edhe dritare aktive. Kjo dritare ndodhet mbi gjithë dritaret e tjera. Që një dritare që s’është aktive të bëhet aktive, mjafton që të klikohet në secilën pjesë të saj.

Butonat e ndryshimit te permasave

Page 32: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Segmenti i titullit

Segmenti i menuve

Segmenti i titullit.

Siç duket edhe nga emri ne kete segment shfaqet emri i dokumentit me te cilin po punojme.

Segmenti i menuve.

Të gjitha programet në Windows kanë një segment menush, në të cilin paraqiten opcionet e ndryshme të vlefshme. Duke klikuar secilën prej këtyre menuve, hapen opcionet që ndodhen në to. Opsionet me shkronja të errëta mund të egzekutohen me një klik të vetëm të mouse-it. Opsionet të cilat janë me gërma gri, nuk janë të vlefshme për egzekutim. Kjo gjëndje mund të ndrshojë dhe ato të bëhen në vlefshme, në kushte të tjera.

Page 33: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Përdorimi i segmenteve te lëvizjes, (scroll bars).

Shpesh dritaret që hapen shoqërohen me segmentet e lëvizjes. Këto segmente mund të jenë vertikal ose horizontal.

Veprimet që mund të kryhen me segmentet vertikal tregohen si më poshtë:

1. Për të lëvizur një kolon në të majtë, klikohet një herë në këtë pikë.2. Për të lëvizur një ekran apo faqe më sipër nga pozicioni që ndodhemi, klikohet një herë

në këtë pikë.3. Për të lëvizur lartë apo poshtë, klikohet në këtë buton, mmbahet ai i shtypur, dhe lëvizet

majtas ose djathtas, për aq sa dëshirohet.

4. Për të lëvizur një ekran apo faqe poshtë, klikohet këtu një herë në këtë pikë.5. Për të lëvizur një rresht poshtë, klikohet një herë në këtë pikë.

Në ngjashmëri me sa u tha më sipër, realizohen edhe lëvizjet majtas apo djathtas.

Veprimet e shkurtuara.

Për të shkurtuar veprimet e ndryshme si hapje menush, zgjedhje opcionesh, apo mbyllje të tyre përdoren ato që njihen si veprime të shkurtëra, oseshortcuts. Duke përdorur këto mundësohet që të kryhen veprimet shpejtë dhe me lehtësi. Në përgjithësi duhet një farë kohe për ti mësuar këto veprime, por pas kësaj ato rrisin në mënyrë të ndjeshme efektivitetin e punës së përdoruesit. Më poshtë janë numëruar disa nga shkurtimet më kryesore, të dhëna në anglisht:

1. F1 - Hap Ndihmen.2. ESC - Anullon një komand apo menu.3. ALT+F4 Mbyll dritaren që është aktive.4. CTRL+C Kopjon elementët e zgjedhur në clipboard.5. CTRL+X Heq elementët e zgjedhur nga vendndodhja e tyre dhe i vendos ata në

clipboard.

Page 34: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

6. CTRL+Y Vendos elementin e hequr nga clipboard-i në dritaren aktive.7. CTRL+Z Anullon veprimin e fundit.8. CTRL+ESC Hap menunë e vendosur në butonin Start.9. ALT+TAB Zhvendoset midis dritareve të hapura. (Shtyp butonin ALT, dhe mbajeni të

shtypur derisa të arrini në dritaren që dëshëroni).

Ndryshimi i madhësisë së dritareve.

Për të ndryshuar përmasën e ekranit, lëvizet me kursorin e mouse-it, në një nga anët e dëshëruara të dritares aktive; mouse-i do të ndryshojë nga shigjet në një formë tjetër. Duke terhequr kufirin e dri-tares mund te ndryshojme me lehtesi permasat e dritares.

Ç’fshihet mbas butonit START.

C’do gje ne Windows ’95 fillon nga butoni Start. Duke klikuar ne kete buton hapet nje tabele me rrjeshta ose opsione si ne figuren qe vijon.

Le te shikojme perdorimin e secilit prej ketyre opsioneve duke filluar nga poshte lart.

Page 35: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Shut Down Me ane te kesaj komande mund te mbyllim kompjuterin. Nqs. klikojme ne kete buton hapet nje tabele me disa opsione.

Shut Down the Computer. - Dalim perfundimisht nga Windows dhe mund te mbyllim kompjuterin. Perdoret ne ato raste qe ne desherojme te fikim perfundimisht kompjuterin. Pas klimit ne butonin YES, duhet te presim derisa ne ekran te marrim mesazhin:

It’s now safe to turn off your computer.

Restart the Computer. - Rindez Kompjuterin. Gjate egzekutimit te apliki-meve te caktuara, mund te ndodhe qe per nje arsye apo nje tjeter, kompjuteri te filloje te ngadalsohet apo te kete kete probleme gjate egekutimit te programeve, (bllokime). Ne keto raste keshillohet qe te behet nje rinisje, (restart) i kompjuterit.

Restart Computer in MS DOS Mode - Rindez kompjuterin ne DOS. Kjo perdoret vetem ne raste shume te veçanta, per programe te caktuara te cilet kerkojne te punojne vetem ne OS. Si te tille mund te permendim disa lojra te veçanta, programe bankar, etj.

Log as a different user. - Kjo komande eshte e vlefshme vetem ne ata kompjutera te cilet kane rrjet te instaluar. Kjo mundeson qe perdorues te ndryshem te mund te logohen ne resurse te ndryshme, me te drejta te ndryshme. Te drejtat qe ata kane varen nga emri dhe pasuordi individual i tyre. Keshtu p.sh te drejta te tjera ka nje administrator rrjeti, dhe te tjera te drejta ka nje perdorues i zakonshem sistemi.

Per te anulluar komanden Shut Down ne kete dritare, klikojme tek butoni NO.

RUN Kjo komande perdoret per ekzekutimin e programeve. Per te ekzekutuar nje program qe nga kjo pike ne dritaren qe hapet pas klikimit tek Run duhet te shkruajme emrin e plote te programit bashke me adresen e tij (Folderat ku ndodhet) ose ta gjejme ate program me ane te butonit Browse (shfletoj) dhe pastaj ta ekzekutojme ate. Ne figuren e meposhtme tregohet dritarja e butonit Browse. Ne dritaren “Look in” percaktohet draiveri, (kujtojme mund te jete hard disk, disket, apo nje disk ne nje kompjuter tjeter – Network Neighborhood), ne te cilen gjendet faila qe do te egzekutohet. Ne dritaren poshte saj, zgjedhim drejtorine ku ajo ndodhet. Per kete mund te perdoret klikimi dyheresh mbi drejtorine e duhur ose, pasi klikohet nje here mbi drejtorine e duhur, klikohet ne butonin “Open”. Vini re se gjate klikimit mbi drejtorine ajo

Page 36: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

do te ndryshoje ngjyre ne blu. Keshillohet qe te klikojme mbi ikonen e verdhe ne te djathten e emrit te shkruajtur, dhe jo mbi vete emrin e drejtorise. Keshtu mund te levizim deri ne drejtorine e duhur, ne rast se ajo ndodhet ne nje nendrejtori te drejtorise se pare. Vini re se failat nga drejtorite apo nendrejtorite ndryshojne nga fakti se drejtorite paraqiten me nje ikon te vogel me ngjyre te verdhe, kurse ikonat e failave kane forma e ngjyra te ndryshme. Ne rast se ne dritaren qendrore, poshte dritares “Look in” nuk ka hapesire te mjaftueshme per te afishuar te gjitha drejtorite dhe nendrejtorite qe ndodhen ne te, atehere aktivizohen segmentet e levizjes horizontale. Per te perdorur keta segment duhet te klikohet me butonin e mausit ne shigjetat e vogla qe ndodhen skajet e tyre, (shih figuren). Pasi zgjidhet faila e deshiruar, klikohet ne butonin “Open“, dhe me pas ne “OK”, e menuse se pare. Veprimet qe ne ndjekm mund te ndalen ne çdo kohe duke perdorur butonin “Cancel”. Butoni “Browse”, eshte shume i perdorur ne te gjithe programet e Microsoftit, kur duam te ruajme nje faile ne nje drejtori te caktuar, apo te hapim nje material te cilin e kemi punuar me pare.

HELP Klikimi ne kete rresht aktivizon dritaren e Ndihmes. Sistemi i ndihmes ne Windows ’95 eshte i lehte per tu perdorur dhe ne te mund te gjesh pergjigje praktikisht per cdo problem. (E vetmja e keqe e ketij sistemi eshte se projektuesit e tij kane neglizhuar faktin se perdorues te Windows ’95 mund te jene edhe shqiptare, keshtu qe sa do qe te kerkoni ne dritaren Help nuk keni per te gjetur dot pergjigje ne Shqip.)

Page 37: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Find “Find” do te thote “me gjet”. Qe ketej ne mund te kerkojme c’do gje qe “na ka humbur” ne kompjuter, qe nga nje kompjuter tjeter i rrjetit (nqs kompjuteri yne eshte i lidhur ne rrjet me kompjutera te tjere) e deri te faila te vecanta te cilave u kemi harruar edhe emrin.

Duke levizur mausin mbi butonin Find dhe djathtas klikohet ne opcionin “FIND FILES or FOLDERS…” hapet dritarja FIND. Sic shihet ajo perbehet nga tre nendritare, te cilat ndihmojne per te gjetur failin e humbur sipas:

Name & Location - Kerkon nje faile ne baze te emrit te saj. Ndryshe nga DOS-i, ne te cilin duhet te perdornim “wildcard”-et ne rastet kur nuk dime emrin e sakte te failes qe duam te gjejme, kjo gje nuk eshte e nevojshme ne Windows 95. Mjafton qe ne te japim disa nga shkronjat qe perbejne emrin e failes sone, dhe do te afishohen te gjitha ato faila ne te cilat do te egzistoje ky bashkim shkronjash. Kujtojme edhe njehere se ne Windows 95, mund te kemi deri ne 255 shkronja qe mund te perdoren per emerimn e failave, dhe ketu mund te perdorim edhe fjale apo fjali. Pjesa e “Look in” sherben me teper per te caktuar diskun se ku do te kerkohet per nje faile, kurse “Browse”, mund te perdoret ne ato raste kur ne duam te kufizojme kohe kerkimin e failes, duke u kufizuar ne nje drejtori te caktuar, ku ne mendojme se ndodhet faila e deshiruar.

Date Modified - Ky kerkim mund te behet duke u bazuar ne daten e krijimt te failes. Perdoret ne ato raste kur nuk na kujtohet emri i failes, por data ne te cilen eshte

Page 38: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

ndryshuar apo eshte krijuar kjo faile, (qofte kjo e sakte ose me perafersi),. Duke u bazuar ne opcionet e ndryshme qe paraqiten ne kete dritare, mund te bejme nje kerkim duke percaktuar nje hapesire ne kohe, kur ne mendojme qe faila mund te jete ndryshuar, apo duke percaktuar nje numer ditesh apo muajsh kur eshte punuar apo krijuar ajo.

Advanced - Ky opcion ben nje kerkim per nje fjale apo grup fjalesh, qe egzstojne ne tekstin e failes se humbur. Kuptohet se gjate nje kerkimi te tille duhet qe te zgjidhen fjale sa me te veçanta, (p.sh kerkimi sipas fjales “eshte” kuptohet se nuk do te ishte aspak rezultativ). Gjithashtu ketu ne mund te bejme kerkim te nje faile duke u bazuar ne madhesine e saj.

Duhet te kemi parasysh se gjate nje kerkim ne nendrejtori, te kemi te aktivizuar butonin

Check Subfolders.

Opcione te tjera kerkimi nga opcioni Find jane:

Computer…

Using Microsoft Outlook…

Opcioni i pare perdoret ne ato raste kur duam te gjejme nje kompjuter ne nje rrjet me shume nenrrjete, (Workgroups, pra flitet per rrjete te llojit LAN). Opcioni i fundit perdoret ne ato raste kur duam te bejme kerkim per nje faile, duke perdorur Microsoft Outlook-un. Outlook-u eshte nje program i Office 97, dhe qe perdoret si program per marrje e transmetim mesazhesh e-maili, kalendar, ditar, bllok adresash, etj.

Page 39: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Settings Duke vendosur treguesin e mausit mbi kete tregues, kemi mundesi te mund te ndryshojme shume elemente ne paraqitjen e dritareve te Windows ’95, te shtojme apo heqim programe apo pajisje te tjera ne kompjuter, te vendosim oren e sakte te komjuterit, te heqim apo te veme ScreenSaver (Ruajtes ekrani i cili aktivizohet mbas nje kohe te caktuar gjate se ciles kompjuteri ngelet pa pune.), te ndryshojme formen e treguesit te mausit etj. Keto opcione mund ti arrijme duke klikuar: SETTINGS…CONTROL PANEL.

Opcioni “Printers” eshte shpjeguar me poshte, dhe s’po ndalemi ketu per te shpjeguar se perse ai duhet.

Documents Kur vendosim treguesin e mausit ne kete komande Windows na afishon 15 dokumentat apo materialet e fundit te cilat kemi hapur, keshtu qe vetem duke klikuar ne to mund te futemi perseri tek ajo fail. Ky klikim ben ne fillim thirrjen e programit i cili eshte perdorur per punimin e materilit, dhe me pas thirrjen ose ngarkimin e dokumentit.

Programs. Ne rrjeshtin Programs kemi programet me te perdorshme te Windows ’95. Ketu mund te gjejme programet e Microsoft Office si Word, Excel, Powerpoint, Access etj. Po te shohim me kujdes veme re se ne fund te rreshtit te programeve te caktuara gjendet nje shigjete e vogel e

Page 40: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

zeze. Kjo tregon se vendosja e treguesit te mausit ne kete rresht do te afishoje rreshta te tjere programesh apo filash si p.sh. grupi Accessories. Ndersa nqs. rreshti s’ka shigjete kjo do te thote se gjendemi ne nje program te cilin mund ta ekzekutojme duke klikuar ne emrin e tij p.sh. Microsoft Word.

Duhet te kemi parasysh se shume elemente ne Windows ’95 s’jane te fiksuara. Dmth. Perdoruesi mund te krijoje nje variant te vetin te paraqitjes se programit ne ekran. Keshtu ne mund te heqim apo te veme nje program te caktuar ne listen e Programs (Ky veprim do te na duhej ne rast se programi qe ne e perdorim shpesh nuk gjendet ne kete liste dhe ne nuk duam ta kerkojme ate çdo here me rruge te tjera me te veshtira.). Ja hap pas hapi procedura qe ndiqet per te shtuar ne listen e programeve Programs programin Write i cili mungon.

1. Klikojme ne butonin Start2. Rreshqasim treguesin e mausit tek Settings dhe klikojme tek rreshti TASKBAR…3. Hapet dritarja Taskbar Properties. Klikojme ne nendritaren Start Menu Programs.4. Klikojme ne butonin ADD dhe pastaj BROWSE ne dritaren e re qe hapet.5. Programi Write gjendet ne Folderin (Dosjen) Windows. Dabell klikojme ne Windows

dhe

klikojme ne programin Write. Me pas klikojme OPEN.

6. Ne dritaren ku kthehemi klikojme NEXT dhe pastaj zgjedhim nje rresht te listes ku duam ta

fusim programin Write. Psh. Accessories.

7. Klikojme Next.8. Ne dritaren pasuese ose mund te leme emrin standart, ose mund ta ndryshojme ate ne nje

emer te ri.9. Zhvendosemi me mausin, ose perdorim butonin “Tab”, dhe klikojme ne butoin FINISH.

Pas kesaj procedure nqs rreshqasim treguesin e mausit tek Programs dhe pastaj Accessories ne listen qe do te hapet do te jete edhe programi qe sapo shtuam Write.

Accessories Ne kete grup programesh do te shohime disa prej tyre te cilet mund te jene me te perdorshmit ne jeten e perditshme. Sidoqofte programet e grupit Accessories jane te thjeshta per tu kuptuar dhe ne perdorim dhe ju mund te eksperimentoni vete me to pa patur nevoje per ndihme te jashtme.

Page 41: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Games Ketu futen disa prej lojrave qe jane te perfshira ne paketen e Windows. Mund te permendim Solitaries, Harts, dhe Minesweeper. E rendesishme eshte qe keto lojra kane nje qellim ne Windows ’95 dhe ky qellim nuk eshte kalimi i kohes kot. Lojrat e mesiperme jane projektuar e ndertuar per te lehtesuar perdorimin e mausit per fillestaret dhe per te shplodhur profesionistet.

CD Player Me ane te ketij programi mund te degjojme Audio Kompakt Disqet. Mjafton te vendosim CD muzikore ne drajverin e saj dhe te hapim nga programi Accessories, CD Players. Shtypja e butonit PLAY (i cili eshte i vizatuar ne formen e nje trekendeshi) do te filloje luajtjen e CD-se. Ne mund te ndryshojme radhen e luajtjejs se kengeve apo karakteristika te tjera duke operuar me menune e komandave. Aplikimi qe perdoret eshte shume i ngjashem me nje CD player normal. Kuptohet qe per te pasur mundesi per te degjuar muzike duhet qe te kemi sisteme multimedieje te instaluar ne kompjuter, (CD ROM, karte per zerin – sound card, altoparlant – speakers).

Calculator Sigurisht qe nje mjet i tille pune si makina llogaritese do te ishte i nevojshem gjithmone. Ate mund ta gjejme ne grupin e programeve Accessories. Calculator hap perpara jush nje makine llogaritese te thjeshte ose inxhinjerike (nqs. ne menune View zgjidhni opcionin Scientific). Veprimet me te mund te kryhen duke perdorur mausin, ose duke shtypur numrat dhe nje pjese te veprimeve nga tastiera.

Paint Me ne fund arritem ne programin Paint (Me pikturuar, shih figuren me siper). Ky program ju lejon te shpalosni talentin tuaj prej piktori. Asgje te veshtire ne perdorimin e ketij programi

Page 42: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

nuk ka. Mjafton te zgjidhni “penelin” me te cilin keni deshire te pikturoni ne anen e majte te ekranit dhe ngjyren tuaj te preferuar ne fund te ekranit dhe mund t’i jepni krahe fantazise tuaj. Interesante eshte qe “kryeveprat” tuaja mund ti ruani si wallpaper, pra si sfond ne te cilat te jene vendosur ikonat ne desktopin e kompjuterit tuaj. Per te kryer nje veprim te tille zgjidhni ne menune File, opcionin “Set As Wallpaper” dhe kompjuteri juaj do te ndryshoje pamje.

My Computer Ikonen me emrin egoist My Computer (Kompjuteri Im) duhet ta perfytyroni si etiketen e nje dosjeje te madhe qe permbledh gjithe njesite qe jane te perfshira ne kompjuter.

P.s. Me njesi kam parasysh gjithe pjeset e ndryshme fizike te cilat perbejne nje sistem, si p.sh drajverat e disketave (3.5 ose 5.5), Hard Diskun (i cili mund te jete i ndare ne disa pjese E, G, H etj), CD Rom-in i cili perfaqesohet nga nje germe e caktuar, draiverat e disketave, printerat, etj.

Germa qe perdoret per emerimin e draiverave apo CD-ROMit varet nga numri i disqeve te ngurte, (hard disqeve) qe jane ne sistemin tone. Ne pergjithesi germat A dhe B ruhen per emerimin e disketave, C per diskun e pare, (qe ne hardwerin e sistemit emerohet “Primary Master”), e keshtu me rradhe. Nje ikon tjeter qe shohim ketu eshte ajo e “Control Panel”-it, te cilin e kemi permendur edhe me siper. Ikona “Printers”, perfshin printerat e lidhur ne kompjuterin tone ose printerin e ri qe duam te lidhim, dhe “komshillekun” e kompjuterave te tjere te lidhur ne rrjet ( nqs. jemi te lidhur ne rrjet).

Duke dabellklikuar ne secilen prej ikonave koresponduese te njesive te mesiperme mund te shikojme permbajtjen e: disketes, Hard Diskut, CD-ROM-it, rrjetit, etj.Gjithashtu mund te hyjme ne Control Panel, te shtojme ose heqim nje printer dhe te operojme me rrjetin e kompjuterave te cilit i perkasim.

RightClick (klikimi i djathte) ne ikonen e My Computer do te hapte nje dritaren me nje sere opcionesh me te cilat ne mund te veprojme mbi kompjuterin tone. Psh. me ane te opcionit Properties hapet dritarja System Properties dhe ne mund te shikojme karakteristikat e kompjuterit qe perdorim; variantin e sistemit operativ, serine e mikroprocesorit, madhesine e kujteses RAM etj.

Windows EXPLORER Ne Windows ’95 per te arritur nje qellim te caktuar mund te perdoresh menyra te ndryshme. Windows EXPLORER eshte nje program i fuqishem ndihmes qe lejon te shikojme dhe manaxhojme menyren e organizimit te te dhenave ne kompjuterin tone. Exploreri eshte forma me e hollesishme ne te cilen mund te shohim te dhenat (failat dhe folderat ne kompjuterin tone). Failat dhe folderat (dosjet) ne Explorer jane te organizuara sipas principit te pemes. Ekziston rrenja dhe ne te jane te vendosura deget (Folderat) e gjethet, (te cilat perfaqsophen nga failat). Keshtu psh. per te arritur tek faila Calculator duhet te dabellklikojme ne rrenjen C, pastaj ne Folderin Windows ne te cilin ndodhet kjo fail. Po te shikojme me kujdes

Page 43: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

do te verejme pranine e disa shenjave Plus (+) ne anen e majte te dritares se Explorerit prane disa prej folderave. Kjo tregon se ato keta foldera kane nen veten e tyre nenfoldera te tjere, (duke perdorur gjuhen e DOS-it, nendrejtori). Duke klikuar ne shenjen plus ose dabellklikuar ne emrin e folderit do te na hapet ne anen e djathte te dritares se Explorerit permbajtja e tij (failat dhe folderat qe ndodhen ne te).

Me anen e menuse “View”, te segmentit te menuve mund te ndryshojme pamjen e afishimit te failave dhe folderave, ne ikona te medhaja, ikona te vogla, liste horizontale e padetajuar, dhe liste vertikale e detajuar ku jepet informacion mbi daten e krijimit apo te ndryshimit te saj, madhesine, etj.

Nqs. klikojme me mausin e djathte, (ne anglisht rightclik – shqiptohet raitklik), mbi nje fail apo folder ne Explorer, atehere do te na shfaqet lista e komandave qe mund te perdorim mbi kete objekt.

Konkretisht:

Hyjme ne drejtorine e Windows-it e cila eshte e vendosur normalisht poshte draiverit “C”.

Duke perdorur butonat e levizjes, horizontale e vertikal, ne varesi te menyres se afishimit te failave qe kemi zgjedhur, zhvendosemi ne kete drejtori derisa gjejme failen Calculator, (e cila eshte e emerua CALC). Ne figuren e mesiperme eshte treguar shembulli ku jepet informacion i detajuar mbi failat.

Klikojme me butonin e djathte te mausit dhe shohim listen e opcioneve qe do te afishohet.

Page 44: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Shumica e komandave jane te vlefshme, e kjo kuptohet nga fakti qe ato jepen me germa te erreta.

Shumica e perdorimit te ketyre opcioneve kuptohen nga vete emerimi i tyre. Keshtu p.sh duke klikuar ne opcionin (Open), behet egzekutimi i programit, mund ta dergojme ne printer, ose ne diskete (Send To), mund ta fshijme ose ta kopjojme (Cut ose Copy), mund te ndryshojme emrin e saj, (Rename), mund ta dergojme ne Recycle Bin (Delete), mund te krijojme ShortCut (Create ShortCut). Ne fund kemi mundesi te shohim karakteristikat e kesaj faile, duke perdorur opcionin e fundit ne liste (Properties).

Ne “explorer”, ne ngjashmeri me “File Manager”-in qe kishim ne Windows 3.xx, egziston mundesia per te levizur nje fail nga nje folder ne nje tjeter, (apo per ta kopjuar ate), duke perdorur veprimin e quajtur “Drag and Drop”, (terhiq dhe lesho). Per kete perdoren ose ndiqen keto hapa:

Ne fillim behet zgjedhja apo selektimi i failave qe do te perfshihen ne kete veprim, (mund te perdoret mausi, ose shigjetat e levizjes, nderkohe qe butoni “Shift” mbahet i shtypur). Ne rast se duam qe te selektojme nje grup failash te cilat jane larg nga njera tjetra, apo te ç’selektojme disa prej atyre qe kemi selektuar, mbahet i shtypur butoni CTRL, nderkohe qe klikohet me maus mbi failat te cilat duam te selektojme apo ç’selektojme.

Klikohet mbi njeren prej failave te selektuara, dhe mbahet mausi i shtypur. Duke pasur mausin e shtypur, levizet grupi i selektuar ne folderin ku duam qe ti

vendosim, (kopjojme apo levizim). Vini re se drejtoria ku do te kalohen failat e selektuara, ngjyroset ne blu, kur ne zhvendosemi siper saj. Gjithashtu jo ne ç’do pike te ekranit kemi mundesi qe te behet kopjimi i failave, e cila kuptohet nga shenja e ndalimit qe shoqeron keto vende.

Pasi vendosemi ne drejtorine e duhur behet leshimi i mausit. Kopjimi apo levizja tregohet ne menyre vizuale, ne formen e fleteve te letres te cilat “fluturojne” nga njeri folder ne nje tjetrin.

Page 45: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

S

hortCut Keshtu quhen ikonat qe shohim ne desktop dhe qe kane ne cepin e majte poshte nje shigjete te vogel ne nje kuadrat te bardhe. ShortCut-et, (lexohet – shortkat), jane ne te vertete vetem etiketa te programeve qe perfaqesojne. Kjo tregon se secilit program apo Folder ne mund t’i krijojme nje ShortCut ne Desktop, (apo kudo tjeter), duke krijuar keshtu lehtesi per arritjen e tyre me nje dabellklikim te vetem pa patur nevoje per kerkimin e tyre, me ane te “Explorer”-it, “My Computer”, “Find”-it, etj. Fshirja e nje ShortCut-i s’do te thote se fshihet edhe programi qe ai perfaqeson. Keshtu po te raitklikojme ne nje ShortCut te caktuar dhe te klikojme ne opcionin Properties do te veme re se volumi i tij eshte ne pergjithesi vetem 1 Kb, ne nje kohe qe programi qe ai perfaqeson mund te jete voluminoz shpesh edhe ne MegaByte. Pra nje avantazh i dyte ne perdorimin e ShortCut-eve eshte fakti se ne mund te punojme me ShortCut-et, pa rrezikuar failat origjinale.

Ka dy menyra per krijimin e ShortCut-eve. Mund te raitklikojme ne programin apo folderin te cilit duam t’i krijojme ShortCut dhe te zgjedhim nga lista e opcioneve Create ShortCut, ose thjesht duke klikuar ne objektin e kerkuar me butonin e djathete te mausit (rajtklik) dhe duke e terhequr ate ne siperfaqen e punes (desktop).Ne momentin qe do te leshojme butonin e mausit do te na shfaqet nje liste opcionesh ku duhet te zgjedhim ShortCut. ShortCut-it te krijuar ne Desktop mund t’i ndryshojme emrin thjesht duke klikuar ne titullin e tij dhe duke shkruar ate qe desherojme.

Recycle Bin Koshi i riciklimit (Recycle Bin) eshte nje elementi i ri per Windows ’95. Shpesh ndodh qe pendohemi per nje program apo faile te fshire. Ne Windows ’95 duke fshire nje faile (me komanden DELETE) ne nuk e asgjesojme ate perfundimisht por e dergojme ate ne nje hapesire te caktuar te memorjes se ngurte te kompjuterit, (“HardDisk”), qe quhet Recycle Bin. Vini re se dritarja qe hapet duke dabellklikuar mbi ikonen “recycle bin”, eshte e ngjashme me çdo dritare tjeter te Windows 95-ses.

Page 46: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Eshte e lehte per te kthyer nje file te fshire ne vendin ku ajo ishte perpara ketij veprimi. Mjafton te hapim Recycle Bin (duke dabellklikuar ne ikonen e tij ne desktop), te gjejme kete file ne listen e afishuar dhe te klikojme ne komanden RESTORE ne menune FILE te segmentit te menuve. Gjithashtu jepet mundesia qe faila e cila mund te rikuperohet te mund te vendoset jo ne vendndodhjen origjinale, por ne nje folder apo drejtori tjeter, te ndryshme nga ajo origjinale. Duke klikuar me mausin e djathte, kemi mundesi qe te percaktojme karakteristika te ndryshme qe kane te bejne me fshirjen e failave, si p.sh se sa eshte madhesia e harddisk-ut qe do te rezervohet per ruajtjen e failave te fshira, etj. Ne rast se ne kemi faila te fshira te cilat ruhen ne recycle bin, dhe hapesira e lire e diskut mbaron, merret nje mesazh i cili lajmeron se nuk kemi me hapesire te lire, dhe pyetet nese duam te fshijme failat te cilat jane ruajtur ne recycle bin.

Gjithashtu ne kemi mundesi qe te pastrojme recycle bin-in ne çdo kohe, Per kete klikojme me butonin e djathte te mausit, dhe me pas klikojme ne opcionin “Empty Recycle Bin”.

Klikimi me butonin e djathte te mausit ne desktop. Nje veprim shume i perdorur eshte ai i ndryshimit te karakteristikave te desktopit. Ka dy menyra per te kryer nje veprim te tille.

Duke dabellklikuar mbi ikonen “Display”, e cila ndoshet ne seksionin “Control Panel”.

Duke klikuar me mausin e djathte ne hapesiren e lire te desktopit, dhe ne opcionet qe do te shfaqen klikohet ne opcionin “Properties”. Ne dy rastet do te hapet dritarja “Display

Page 47: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Properties”. Duke perdorur butonat ne fillim te kesaj dritareje “Background”, “Screen Saver”, “Apperance”, “Settings”, ndryshohet pamja e desktopit, mund te ndryshohet Screen Saver-i, e ngjyrat e butonave apo komandave, rezolucionin apo ndryshe cilesne e ekranit, etj.

Duke perdorur butonin “Background”, mund te vendosim pamje te ndryshme ne desktopin e kompjuterit. Opcioni “Tile”, (nga “Display”) ben qe figura te shtrihet ne te gjithe desktopin, nderkohe qe ai “Center” ben qe figura te zere nje pozicion qendror ne te.

Page 48: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Microsoft Word

HYRJE

Miresevini ne Microsoft Word for Windows.

Ky kurs leksionesh ka si qellim familjarizimin tuaj me Microsoft Word for Windows dhe aftesimin tuaj ne perdorimin e ketij programi per qellimet tuaja. Kryesorja ne kete cikel eshte qe materiali eshte i ndertuar ne menyre te tille qe te jete i vlefshem edhe per fillestaret qe s’kane “pare ndonjehere tastjere me sy” dhe per fatlumet qe kane rastin te punojne ne kompjuter por jane gati te ekzekutojne pa gjyq shpikesin e tortures se quajtur “kompjuter”. Me fjale te tjera ne kete kurs leksionesh theksi me shume eshte vene ne perdorimin praktik te Microsoft Word for Windows se sa ne hollesite teknike te cilat jane te rendesishme vetem per ata qe i kane shpikur.

Kursi Microsoft Word for Windows eshte munduar te bashkoje mesimin me zbavitjen. Kjo s’do te thote qe njohurite qe do te merren do te jene qesharake. Jo. Menyra e dhenies do te jete zbavitese...

Per lehtesi Microsoft Word for Windows eshte quajtur thjesht Word (shume emer perkeledhes apo jo...). Ne Word shumica e komandave jepen me ane te mausit (po pra, per miun e kam fjalen), por ka raste kur duhet perdorur tastjera. Ne kete kurs ju do te ndesheni me dy forma komandash nga tastjera.

Kur shkruhet: Alt,I,L

do te thote qe ne fillim shtypet dhe leshohet butoni Alt, pastaj shtypet dhe leshohet butoni I dhe ne fund po ashtu shtypet dhe leshohet butoni L.

Ndersa kur shkruhet:

Page 49: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Alt+I+L

kjo do te thote qe duhen shtypur njekohesisht butonat Alt, I, L dhe njekohesisht duhen leshuar.

Keshtu pra pervishni menget (sidomos ju qe jeni me menge te gjata) dhe perpara per t’u njohur nga afer me Wordin.

Page 50: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

BAZAT E WORDIT

Ne kete kapitull....

Si te futemi ne Word Cfare shikojme ne ekranin e Wordit Si te fusim tekstin Si te redaktojme nje dokument Ku te kerkojme ndihme Si te printojme nje dokument Si te ruajme punen e bere Si te mbyllim nje dokument Si te levizim neper dokument Si te dalim nga Wordi

SI TE FUTEMI NE Word

Ka shume metoda per tu futur ne Word por jo per mendjemadhesi po thjesht rastesisht metoda me e mire dhe me e lehte eshte po te ndiqni rrugen qe do tu tregoj une:

1. Pergatitja.

Aspekti fiziko-psikologjik i pergatitjes. Kontrolloni mos keni harruar deren ose cezmen hapur, shuajeni soben sepse elektriku eshte shtrenjtuar shume kohet e fundit, mos mendoni per fajdet per rreth 30 sekonda dhe merrni fryme thelle.

2.Ndizni kompjuterin, monitorin dhe gjithshka tjeter qe duhet ndezur.

Page 51: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Si rregull ndezja e komjuterit shoqerohet me ndezjen e gjithfare sinjalesh jeshile. Sa me shume sinjale jeshile aq me seriozisht e keni permbushur fazen e pare dhe aq me mire e keni ndezur kompjuterin.

3. Gjeni ne butonin START

Shikojeni ekranin me sy kritik dhe pasi ta gjeni klikoni ne butonin START.Me qe ra llafi ai ndodhet ne cepin e majte te ekranit, poshte ( te pakten aty eshte te ky kompjuteri im). Nqs. butoni fshihet ose nqs. ju e keni kaluar pa gjume naten e fundit dhe syte ju shikojne vetem miza laramane atehere shtypni nga tastjera Ctrl+Esc (dmth. njekohesisht butonat Ctrl dhe Esc).

1. Zgjidhni komanden Programs

Ne listen qe do te hapet klikoni ne Microsoft Word. (Ose nqs. Microsoft Word nuk ndodhet ne liste atehere klikoni ne Microsoft Office dhe pastaj aty ne Microsoft Word)

Degjoni me respekt gumezhitjen e bezdisshme te te perbrendeshmeve te komjuterit dhe ja...Wordi u shfaq ne ekran me te gjithe madheshtine e tij egoiste.

Ç’FARE SHIKOJME NE EKRANIN E WORDIT .

Mbas shfaqjes se Wordit ne ekran shihet nje si flete e bardhe letre me nje pafundesi friksuese butonash, fjongosh, zilesh, figurash te vogla qe gjyshja ime i quan me nje emer te vetem permbledhes “çiklamina”.

Secili nga keto elemente sherben per nje funksion te caktuar ose jep nje informacion te caktuar. Tamam ne hapesiren boshe qe keni perara syve futet me anen e tastieres dhe me qellime te caktuara teksti. Diku neper kete hapesire leviz nje si krimb i vogel qe here duket e here zhduket. Ai krimbi quhet kursor dhe ajo levizja duku-zhduku quhet pulsim. (Keshille shoqerore: Me mire eshte qe kur jeni duke punuar ne kompjuter te thoni “kursori pulson” e jo “krimbi duku-zhduku”, qe njerezit qe si keni prane te mos mendojne qe ju po germoni token per te ushqyer grepat). Pikerisht ne vendin ku ndodhet kursori do te shfaqet dhe teksti qe futet nga tastiera.

Ne faqen tjeter eshte dhene nje pamje ballore e Wordit (ne asnje menyre mos u mundoni te perfytyroni pamjen e Wordit ne profil. Kjo eshte vetem per specialistet).

Page 52: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Segmenti i emrit te programit

Segmenti i Menuve

Butonat e ndryshimi te permasave

Treguesi i vendndodhjes vertikale ne dokument

Treguesi i vendndodhjes horizontale

Segmenti instrumenteve

Treguesi i gjendjes

Page 53: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Hollesira teknike per pamjen e Wordit ne ekran. Femijeve nen 16 vjec nuk u rekomandohet!.

Keni shume te drejte kur mendoni qe ne seksionin “Segmenti i Emrit” shfaqet pikerisht emri qe ju keni menduar ti vini krijeses tuaj qe do te dali ne drite nga perpjekjet tuaja te perbashketa me Wordin.

Poshte seciles nga fjalet e shkruara ne seksionin “Segmenti i Menuve” fshihet nje mori e tere komandash e instruksionesh per te cilat do te flasim me poshte.

Ndarja e quajtur pa te keq “Segmenti i Instrumenteve” eshte i perbere nga butona me vizatime te cuditshme (ku nuk mungojne as armet e ftohta sic eshte gershera). Secili nga keta butona ka nje funksion te caktuar si psh. ruajtja e dokumentit ose hapja e nje flete te re per krijimin e nje dokumenti tjeter. Te gjithe butonat kane nje zakon mjaft te mire. Ata nuk pertojne te prezantohen nqs. ti denjon te lesh treguesin e mausit per disa sekonda pa levizur mbi secilin prej tyre. Eshte tjeter gje qe prezantimi i tyre eshte aq i turpshem sa disa here duhet te kesh fantazi te zhvilluar qe te kuptosh se cfare fshihet psh. mbas fjales CUT (me pre) me te cilen prezantohet gershera e nderuar e siperpermendur. Nejse, mbi te gjitha rendesi ka shendeti dhe fjala e mire.

Butonat e ndryshimit te permasave jane te afte te zvogelojne dritaren e Wordit nqs. juve ju duket se si shume eshte zmadhuar kohet e fundit ose anasjelltas, si dhe ta fshehin fare ate por duke mos e mbyllur perfundimisht.

Treguesit e vendndodhjes horizontale dhe vertikale ndihmojne per t’u orientuar sakte ne pyllin Word, por ndersa treguesi horizontal tregon vendndodhjen ne flete ai vertikal tregon pozicionin ne dokumentin ne teresi.

Pjesa me pa pretendime eshte ‘Treguesi i Gjendjes”. Si rregull ate e perdorin vetem nxenesit e mire e siper, per tu informuar per gjera te tilla te merzitshme si numri i faqes ne te cilen gjendesh, sa karaktere larg anes se majte te fletes ndodhesh apo sa rrjeshta poshte fillimit te faqes ke arritur. Informacioni me interesant qe jep treguesi i gjendjes eshte Ora. Gjithashtu ne treguesin e gjendjes si rregull jepet nje pershkrim i veprimeve qe po kryhen me ndonje nga butonat e segmentit te instrumenteve ne momentin e kryerjes se ketij veprimi.

SI TE FUSIM TEKSTIN

Page 54: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Teksti shfaqet ne ekran sipas menyres qe ju shtypni butonat ne tastjere. Shtypni me guxim dhe pa frike bile mund te shkruani dhe sharje ne adrese te kompjuterit. Ai (kompjuteri) nuk para mban inat.

Teksti pra shfaqet ne pozicionin ne te cilin ndodhet kursori. Kursorin mund ta vendosim ne pika te ndryshme te dokumentit me ane te mausit. Psh. nqs. ju keni shkruar ne ekran tekstin:

- Me mire nje pule mot.

Duke vendosur kursorin mbas fjales “mire” dhe duke shtypur fjalet: - “nje veze sot, se sa”, rezultati qe shfaqet ne ekran do te jete:

-Me mire nje veze sot, se sa nje pule mot.

Nqs. gabuat dhe shtypet ndonje shkronje gabim, atehere perdorni butonin “Backspace” qe ndodhet ne pjesen e siperme djathtas te grupit shkronjor te tastjeres dhe paraqitet me nje shigjete te drejtuar majtas. Ky buton e kthen mausin nje levizje mbrapa duke e fshire karakterin e fundit.

Futja e shkronjave duke mbajtur te shtypur butonin “Shift”, e ndryshon shkronjen nga te madhe ne te vogel ose anasjelltas, ndersa shtypja e butonit “Caps Lock” e kthen tekstin ne SHKRONJA TE MEDHAJA.

Shtypja e butonit “CAPS LOCK” ben qe te ndizet sinjali jeshil ne cepin e djathte siper te tastjeres.

Komshiu i majte i sinjalit te aktivizimit te “CAPS LOCK eshte sinjali i aktivizimit te “NUM LOCK”. Kur ky sinjal eshte i nezur kjo tregon se pjesa numerike e butonave, ne te djathte te tastjeres, vepron pikerisht si e tille, pra shtypja e cdo butoni nxjerr ne ekran nje shifer te caktuar, Kur sinjali “NUM LOCK” nuk ndricon atehere keto butona veprojne si butona drejtimi te kursorit.

Nje zakon i mire i Wordit eshte qe ju kur jeni duke shtypur s’keni nevoje te kujdeseni per fundin e rrjeshtit (si ne makinat e lashta te shkrimit). Wordi automatikisht ben kalimin nga nje rrjesht ne tjetrin duke u kujdesur qe fjala te ngelet e plote. Eshte tjeter pune kur ju doni te filloni nje rresht te ri. Atehere shtypni pa hezitim“ENTER” dhe kursori sa ha e mbyll syte kercen ne rrjeshtin tjeter.

Si te redatojme nje dokument.

Me ndihmen e Wordit ju mund te krijoni nje dokument dhe pastaj te ruani ate ne disk. Dokumenti i ruajtur ne disk quhet faill. Ka disa menyra per te nxjerre nje dokument te ruajtur ne disk ne ekran dhe pastaj per ta redaktuar (ndryshuar) ate.

Page 55: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

1. Zgjidhni ne segmentin e menuve FILE dhe pastaj OPEN. Kjo gjeja qe u shfaq quhet dritarja OPEN. Ne te ju mund te shikoni e te zgjidhni cdo faill te krijuar ne Word. Nqs. ne listen e emrave qe ju shikoni nuk eshte dokumenti juaj atehere vriteni pak mendjen dhe kujtohuni se ne cfare direktorie (folderi) ju e keni ruajtur ate. Klikoni dy here me shpejtesi (ky veprim quhet dabell-klik) ne emrin e direktorise dhe po dabell-klik ne emrin e faillit per ta hapur ate. Failli mund te hapet gjitheshtu duke klikuar nje here ne emrin e tij dhe pastaj duke klikuar ne butonin OK te dritares OPEN.

2. Nje menyre tjeter per te hapur driraren OPEN eshte klikimi ne butonin OPEN ne ekran. Ai zakonisht eshte butoni i dyte nga e majta ne segmentin e menuve dhe ka shenjen e nje libri te hapur.

3. Nqs. mausi juaj ka shpallur greve dhe ka nderprere me ju cdo lloj bashkepunimi atehere mos bini ne deshperim. Ja kombinimi i butonave nga tastjera qe sherbejne si grevethyese per inat te mausit:

ALT, F, O.

Mbas ketj kombinimi rezultati do te jete po ai. Hapet dritarja OPEN dhe ju jeni ne gjendje te gjeni dhe nxirrni nga disku dokumentin tuaj te shumepritur.

Ku te kerkojme ndihme.

Megjithese ne pergjithesi tufa e gjyslykshave tmerresisht te zgjuar te Microsoftit (keshtu quhet kompania qe ka krijuar Wordin) perpiqen ti ngaterrojne gjerat e ta veshtiresojne jeten e njerezve te thjeshte atyre u falet cdo gje sepse ata kane krijuar sistemin HELP. Per fat te keq ne grupin krijues te Wordit nuk qelloi asnje me origjine shqiptare dhe per kete arsye te mirat e ketij sistemi mund t’i perdorin vetem ata qe kete kurs po e bejne mbas kursit te merzitshem te Anglishtes.

Page 56: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Shtypni butonin F1 ne pjesen e siperme te tastjeres dhe pas pak sekondash para jush shfaqet dritarja e Ndihmes (Help). Aty mund te gjeni gjithshka, qe nga ilustrimet e ndryshme (demo) se si te kryejme veprime te caktuara e deri tek fjalori i termave (glossary ose index), dhe c’eshte me rendesishmja gjithe kjo ndihme eshte fare falas.

Si te ruajme punen e bere.(SAVE)

Wordi duhet te marre urdher te ruaje ne kujtese punen e bere nqs. ju doni qe ta perdorni punen tuaj edhe here te tjera mbas shuarjes se kompjuterit. Per te ruajtur (sejvuar) dokumentin ne kompjuter veproni si me poshte.

Klikoni ne menune FILE te segmentin te menuve dhe zgjidhni aty komanden SAVE. Ose perdorni kombinacionin e butonave Alt, F, S ose Ctrl+P. Nqs. eshte hera e pare qe dokumenti ruhet ne disk atehere hapet nje dritare e ngjashme me ate te OPEN dhe qe quhet dritarja SAVE AS. Ketu hapet folderi (dosja) ku duam te ruajme dokumentin dhe duhet shkruajtur emri i tij me te cilin ai do te gjendet me vone ne disk dhe pastaj OK. Mbas ruajtes se dokumentit ne disk emri i tij shfaqet ne Segmentin e emrit. Ne Windows 3.1 emri i dokumentit duhet te jete jo me i gjate se 8 karaktere ndersa ne Windows ‘95 gjatesia e emrit te faillit eshte pothuajse e pakufizuar ( deri ne 256 karaktere). Ne emrin e faillave ndalohet te perdoren shenjat / \ : * ? “ < >

Si te mbyllim dokumentin e krijuar.

Nqs. mbaruat pune me dokumentin atehere mund ta mbyllni ate per te hapur nje dokument tjeter apo per te perfunduar punen per kete dite. Mbyllja e dokumentit behet si me poshte:

Klikoni ne menune FILE ne segmentin e menuve, pastaj zgjidhni aty komanden CLOSE. Gjithashtu mund te perdorni kombinacionin e butonave Alt, F, C. Nqs. ju keni harruar ta ruani dokumentin dhe perpiqeni ta mbyllni ate Wordi me miresjellje ju pyet nese

Page 57: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

doni ta ruani apo jo (Yes or No). Dhe nqs. po atehere hapet dritarjaSAVE AS e cila ju lejon ti vini dokumentit emrin e aktorit apo kengetarit tuaj te preferuar.

Si te dalim nga Wordi.

Sic dihet nga te gjithe nje nga rregullat e miresjelljes eshte te dish te dalesh ne kohen e duhur (nga vizita, nga biseda, nga ngaterresat etj). Te dalesh ne momentin e duhur nga Wordi do te thote te perdoresh ne kohen e duhur komanden EXIT. Kjo eshte nje komande standarte ne Windows dhe perdoret per te dale nga te gjitha programet. Per edukate, ngrihuni dhe dilni nga Wordi dmth. zgjidhni ne segmentin e menuve FILE dhe pastaj klikoni ne komanden EXIT. Mireupafshim Word.

Asnjehere mos e fikni kompjuterin pa dale nga Wordi dhe nga Windowsi.

Page 58: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

WORDI 102 BUTONESH

Ne kete kapitull...

Njohje me tastjeren C’do me thene “shtyp dhe lesho” Kur duhet shtypur butoni “ENTER” Kombinacioni per komanden UNDO/Zhbej Komandat CUT, COPY, dhe PASTE

Njohje me tastieren.

Po te shihni me kujdes tastjeren do te vini re se butonat jane te ndare ne grupe te ndryshme. Nder to dallohen:

Butonat Funksionale jane butonat ne pjesen e siperme te tastjeres te cilet jane te shoqeruar me shkronjen F. Ata jane 12 dhe perdoren si ne menyre te pavarur ashtu dhe ne kombinim me butonat ndihmes Alt, Ctrl, Shift.

Tastjera e makines se shkrimit ndodhet ne mes te tastjeres dhe quhet keshtu sepse eshte e perbere nga butonat qe marrin pjese edhe ne makinat e shkrimit. Ne te dallojme butonat me shkronjat e alfabetit, numrat nga 0 ne 9 si dhe simbole te ndryshme ekzotike.

Butonat e drejtimit te kursorit jane butonat ngjyre hiri ne kater prej te cileve jane vizatuar shigjeta me drejtime te ndryshme ndersa ne gjashte te tjeret me siper dallohen emertimet End, Home, PgUp, PgDn, Insert, Delete.

Tastiera numerike quhet grupi i butonave qe ndodhen ne pjesen e majte te tastjeres. Ketu perfshihen butonat End, Home, PgUp, PgDn etj. Ne varesi te aktivizimit ose jo te butonit NUMLOCK ky grup mund te funksionoje si grup drejtimi kursori ose grup numerik.

Butonat speciale: Shift, Ctrl, Alt s’bejne dot asgje vete. Ato sherbejne per te formuar kombinacione te ndryshme me butonat e tjere.

Page 59: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Keto ishin grupet kryesore te butonave ne tastjere. Sic e shikoni jeni me fat. Ne tastjeren e pjanos ka 88 tasta bardh e zi, me asnje shenje per ti dalluar nga njera-tjetra. Prandaj per te mesuar pjanon duhen vite ndersa kompjuteri ne krahasim me pjanon eshte thjeshtesia vete.

Ç’do me thene “shtyp dhe lesho”

Miresevini ne klubin e amatoreve te aerobikes Word. Shtyp, lesho, nje-dy-tre-kater.....stop, keni ngaterruar liber. Ne kete paragraf do te lexoni per ushtrime qe forcojne vetem muskujt e gishtave tuaj, dhe i bejne ato te afte per kombinacionet me te veshtira te butonave.

Disa nga komandat e Wordit kryhen duke shtypur kombinacione te ndryshme butonash. Ne disa raste sic do te shohim me poshte perdoret shtypja dhe leshimi i njepasnjeshem i butonave si psh: Alt+ F, C (mbyllja e dokumentit), ndersa ne disa raste te tjera perdoret shtypja dhe leshimi i njehershem i butonave psh: Ctrl+P(hapja e dritares se printerit). Shtypja e butonave duhet bere pa perdorur dhunen.

Shtypja e butonit ENTER behet per te kaluar nga nje rrjesht tek tjetri por kjo vetem kur doni te filloni nje rrjesht te ri. Wordi automatikisht ben kalimin nga nje rrjesht ne tjetrin kur fjalia eshte ne vazhdim. Le te shikojme nje shembull. Ta zeme se ju po shkruani fjaline:

-Meqe Karla nuk kishte prozhektor (dhe me sa duket as tru), ajo ndezi nje fije shkrepse dhe u perpoq te ndricoje nga brenda fucine per te pare se sa vajguri kishte ngelur.

Vini re se kur teksti i afrohet kufirit te fletes ai automatikisht vazhdon ne rrjeshtin tjeter dhe per kete nuk duhet shtypur ENTER.

Kombinacioni i komandes UNDO 

“Bota eshte e ndertuar ne menyre te tille qe cdo gje eshte e mundur ne te, por asgje nuk mund te rregullosh pastaj !”-kendon nje kengetar i degjuar. Dhe gabohet.

Veproni me guxim. Ne Word ekziston komanda UNDO (Zhbej) e cila mund te anulloje disa nga veprimet tuaja te fundit.

Ka disa menyra pe te aktivizuar komanden UNDO.

Page 60: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Mund te shtypni kombinacionin Ctrl+Z, ose ne segmentin e menuve klikoni ne EDIT dhe pastaj zgjidhni UNDO. I njejti rezultat arrihet po te formoni ne tastiere kombinacionin Alt, E, U. Me shpesh perdoret instrumenti UNDO nga segmenti i instrumentave (me shenjen e shigjetes se lakuar majtas.)

Me ane te kesaj komande mund te anulloni fshirjen e nje pjese teksti apo futjen e nje teksti te ri apo ndryshimin e formes se shkrimit. Me ane te kesaj komande ne Amerike u anullua ligji i Thate ( ky ligj ndalonte plotesisht perdorimin e alkoolit). Pra mbas nje praktike te vogel ju mund te mesoni te anulloni fundin e botes apo vizitat e njerezve te padeshiruar. (Shaka)

Komandat CUT, COPY, dhe PASTE 

Keto komanda sherbejne per te lehtesuar punen me tekstin, Komanda Cut (me pre) sherben per prerjen e pjeses se insertuar te tekstit dhe mbajtjen e tij ne nje kujtese te vecante qe quhet ClipBoard. Nqs. lind nevoja kete tekst mund ta ngjisesh ne nje pozicion tjeter me ane te komandes PASTE (me ngjit). Ndersa komanda COPY (me kopju) ka te njejtin funksion me komanden CUT vetem se nuk e pret teksti por ben nje kopje te tij te cilen e mban ne ClipBoard. Keto komanda mund te perdoren edhe per transportimin e teksteve te ndryshme nga nje dokument tek tjetri.

Per secilen nga keto komanda ekziston nje kombinim i caktuar butonash nga tastjera si me poshte.

CUT...........................Ctrl +X

COPY........................Ctrl+C

PASTE.......................Ctrl+V

E qarte pse COPY eshte Ctrl+C. Po keshtu mund te mendojme se Cut eshte Ctrl+X sepse X i ngjan gershereve, po pse Ctrl+V eshte PASTE kete une per vete akoma nuk e kam zbuluar dhe me thene te drejten nganjehere per kete mezi me ze gjumi naten.

Page 61: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Microsoft Excel for Windows ’95

Si rregull ne shumicen e kompjuterave ne paketen e Microsoft Office eshte i perfshire pervec Word-it, edhe Excel-i. Excel eshte nje organizator i persosur i te dhenave te cdo lloji, qofshin ato teksti apo numerike. Meqe ky program ka mundesi te fuqishme llogaritese shumica e njerezve i drejtohen Excel-it kur duan te krijojne tabela per llogaritje financiare, rezultate te shitjeve, llogaritje te perqindjeve te fitimit apo humbjeve (larg qofte) etj.

Gjithashtu nje popullaritet te madh gezojne mundesite e Excel-it per ndertimin e grafikeve. Me ndihmen e ketyre mundesive rreshtat dhe kollonat e merzitshme bardh e zi te tabelave tuaja mund te kthehen ne grafike shumengjyresh dy e tre permasore nga te cilet do te emocionohej dhe mesuesi me konservator i gjeometrise.

Fillojme …

Menyrat per tu futur ne Excel. Mundesite gjigante te Excel. Cfare shikojme ne ekranin e Excel. Indikatori “AUTOCALCULATE”. Hapja, ruajtja, dhe krijimi i nje libri pune (WorkBook) ne Excel. Mbyllja e librit te punes dhe dalja nga Excel.

Menyrat per tu futur ne Excel.

Ekzistojne disa menyra per tu futur ne Excel. Ketu ne do te shikojme dy me te rendesishmet e me te perdorshmet prej tyre.

Menyra 1: Nga butoni Start zgjidhni Programs dhe ne listen e programeve qe do te hapet klikoni tek Excel. Ajo qe do te shfaqet ne ekran pas pak sekondash eshte siperfaqja e punes se Excel.

Page 62: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Menyra 2: Klikoni pa ngurrim ne butonin qe mban shenjen   ne segmentin e Microsoft Office dhe rezultati do te jete i njejte me Menyren 1. Kujdes jo gjithmone segmenti i Microsoft Office eshte i afishuar ne Desktop-in e Windows-it.

Mundesite gjigante te Excel.

Kur hapim nje file ne Excel, me fjale te tjera kemi hapur nje liber pune (WorkBook), ndersa ne Word hapnim nje dokument te ri. Cdo WorkBook ka 16 flete (Sheet). Secila nga siperfaqet e punes se ketyre fleteve eshte e ndare ne kollona shkronjore dhe rreshta numerike (si dhe fusha e shahut). Pra nqs. bejme anallogji me Word-in atehere mund te themi se me hapjen e nje dokumenti ne Word kishim perpara nje flete shkrimi ndersa me hapjen e nje WorkBook ne Excel hapim nje flete me katrore. Kutite e vogla qe shikoni ne ekran jane pak me shume se sa duken. Ne cdo flete kemi 256 kollona qe emertohen A, B, C, …AA, AB, ..BA, BB, …e keshtu me rradhe deri tek IV, dhe 16 384 rreshta qe emertohen 1, 2, 3 …16 384. Pra me nje llogari te thjeshte mund te bindeni qe ne cdo flete keni ne dispozicion 4 194 304 kuti. Kujtohuni qe perpara keni 16 flete me nga 4 194 304 kuti. Nqs. do te perpiqeshim ta hidhnim ne leter nje WorkBook te Excel-it atehere do te na duhej nje flete me permasa afersisht 6,4 m gjeresi dhe 104 m gjatesi.

Mos u trembni metodat e perdorimit te Excel-it jane te tilla qe lejojne ta perdorin kete program edhe njerez te tjere pervec atleteve te vrapimeve te gjata.

Cfare shikojme ne ekranin e Excel.

Ekranin e Excel-it do ta studiojme duke filluar nga pjesa e siperme e tij e duke vazhduar poshte. Ekranin per lehtesi do ta ndajme ne segmente.

Sipas figures dallohet:

Segmenti i Emrit

Butonat e ndryshimit te permasave

Segmenti i menuve

Page 63: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Segmenti i formulave

Siperfaqja e punes.

Treguesit e fleteve.

Indikatori i AutoShumes.

Segmentet e levizjes vertikale e horizontale

Segmenti i Emrit dallojme logon e Excel-it (shkronjen E te ngjyrosur ne nje jeshile te fresket) dhe pas saj “Microsoft Excel”. Ne vazhdim vjen emri i files me te cilen po punohet ne rast se kjo file eshte e ruajtur ne kompjuter, ne rast te kundert Excel-i i ngjit files se paemer titullin “book 1”. Ne cepin e djathte te segmentit te emrit dallojme tre butonat tradicionale te ndryshimit te permasave me te cilet programi mund te minimizohet, te mbyllet apo te ndryshohet permasa e dritares (ashtu si edhe ne Word)

Segmenti i menuve eshte i perbere nga menute (File, Edit, View etj) ne te cilat po te klikohet mund te shikojme komanda te ndryshme te Excel-it.

Page 64: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Segmenti i Instrumenteve perbehet nga butona te ndryshem te cilet kane funksione te ndryshme si p.sh. butoni i hapjes se nje dokumenti te ri (New) apo i ruajtjes se files se krijuar (Save)

Segmenti i Formulave eshte i ndare ne tre pjese. Ne pjesen e pare afishohen koordinatat e kutise ku eshte i pozicionuar kursori (psh. A1, B3,etj). Pjesa e dyte aktivizohet vetem ne castin kur fillojme te fusim tekstin nga tastjera. Duke shtypur butonin me shenjen   anullohet teksti

qe futet, duke shtypur butonin  konfirmohet futja e tekstit (klikimi ne kete buton eshte i njevlershem me shtypjen ne tastjere te butonit ENTER mbas futjes se tekstit ne kutine qe duam.) Butoni f(x) aktivizon dritaren e formulave per te cilen do te flasim me poshte. Kur shtypim nje informacion nga tastjera ai afishohet njekohesisht ne dy vende; ne kutine ku po e fusim informacionin dhe ne pjesen e trete te segmentit te formulave.

Poshte Segmentit te Formulave vjen siperfaqja e librit te punes. Ajo qe shohim eshte nje mori katroresh te rrethuar nga segmentet e koordinatave (shkronjat horizontalisht dhe numrat vertikalisht). Siperfaqja e librit te punes eshte e pajisur me segmentet e levizjes vertikale e horizontale ashtu si dhe ne Word. Ne fund te siperfaqes se punes dallojme treguesit e fleteve te punes (sheet 1, sheet 2 etj) duke klikuar ne te cilet mund te kalojme nga nje flete pune ne tjetren.

Segmenti i Gjendjes   eshte pjesa ku mund te informohemi per gjendjen e Excel-it ne nje moment te caktuar. Psh. Kur jemi duke shtypur nga tastjera ne Segmentin e Gjendje dallojme

fjalen Enter ndersa kur mbarojme futjen e informacionit duke shtypur Enter nga tastjera ose   ne segmentin e Formulave atehere ne Segmentin e Gjendjes shkruhet Ready. Gjithashtu ne kete Segment kemi indikatorin AutoCalculate per te cilin do te flasim me poshte. Po ne kete Segment mund te dallojme indikatoret e butonave NumLock (aktivizimi i pjeses numerike ne te djathte te tastjeres) dhe CapsLock (aktivizimi i shkronjave te medha).

Indikatori AutoCalculate 

Ky indikator gjendet ne Segmentin e Gjendjes dhe tregon SUM=O ne momentin qe hapim nje liber te ri pune ne Excel. Me ndihmen e ketij treguesi mund te gjejme shumen e nje blloku te caktuar kutish duke i selektuar me pare ato (shih me poshte se si selektohen kutite). Pra nqs. kemi nje bllok te caktuar ne te cilin duam te njehsojme shumen, mjafton te selektojme kutite e ketij blloku dhe ne indikatorin AutoCalculate do te afishohet shuma e tyre. Duke klikuar me butonin e djathte te mausit tek indikatori ne ekran me lehtesi mund te zgjedhim pervec shumes dhe mesataren, maximumin, minimumin, numrin e kutive te zgjedhura etj.

Page 65: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Hapja, ruajtja, dhe krijimi i nje libri pune (WorkBook) ne Excel.

Per te hapur nje liber pune i cili eshte krijuar dhe ruajtur me pare ne kompjuter duhet te ndjekim hapat e meposhtme:

1. Klikojme ne butonin OPEN (qe ka formen e dosjes se hapur) ne segmentin e instrumenteve, ose zgjedhim ne menune FILE komanden OPEN. Mbas ketij veprimi do te a na hapet dritarja OPEN.

2. Klikojme ne dritaren LOOK IN e cila ndodhet ne pjesen e siperme te dritares OPEN. Ky veprim behet per te zgjedhur dosjen (folder) ne te cilen kemi ruajtur filen qe duam te hapim. Klikojme dy here ne dosjen tone dhe pas kesaj do te shohim te afishuar permbajtjen e dosjes.

3. Dabell klikojme ne emrin e files qe duam te hapim ose klikojme dhe shtypim OPEN. Mbas nje kohe te shkurter fila e kerkuar do te shfaqet ne ekran.

Per te hapur nje liber te ri pune ne Excel mjafton te klikojme ne butonin New (qe ka formen e nje flete te bardhe) ne segmentin e instrumenteve. Libri i ri qe do te hapet automatikisht merr emrin “book 1”.

Pasi krijojme nje file te caktuar ndiqni hapat e meposhtem per ta ruajtur filen ne kompjuter.

1. Klikojme ne butonin Save (qe ka formen e disketes) ne segmentin e instrumenteve, ose zgjedhim ne menune FILE komanden SAVE AS. Mbas ketij veprimi do te na hapet dritarja SAVE AS.

2. Klikojme ne dritaren LOOK IN e cila ndodhet ne pjesen e siperme te dritares SAVE AS. Ky veprim behet per te zgjedhur dosjen (folder) ne te cilen duam te ruajme filen qe kemi krijuar. Klikojme dy here ne dosjen tone dhe pas kesaj do te shohim te afishuar permbajtjen e dosjes.

3. Klikojme ne dritaren FILE NAME qe gjendet ne pjesen e poshtme te dritares SAVE AS. Ketu duhet te shkruajme emrin e files qe duam te ruajme.

Page 66: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

4. Klikojme ne butonin SAVE te dritares SAVE AS per te ruajtur filen e sapokrijuar ne dosjen qe zgjodhem (LOOK IN) dhe me emrin qe caktuam (FILE NAME)

Mbyllja e librit te punes dhe dalja nga Excel.

Kur mbarojme pune me nje file te caktuar duhet perdorur komanda CLOSE per ta mbyllur ate. Kjo komande gjendet ne menune FILE te segmentit te menuve.

Zgjidhet menuja FILE dhe pastaj komanda EXIT ne kete menu per te dale nga Excel (gjithashtu per kete qellim mund te perdoret butoni CLOSE qe ka formen e X ne segmentin e emrit, ne ane e djathte siper te ekranit.).

Page 67: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Veprimet me te dhenat.

 Rregullat e futjes se te dhenave. Selektimi (zgjedhja). Formulat. Formatimi i te dhenave (dritarja Format Cells) Lehtesirat e AUTOFORMAT.

Rregullat e futjes se te dhenave.

Per te futur nje te dhene te caktuar ne nje kuti te caktuar te Excel duhet qe me pare te pozicionojme kursorin ne ate kuti, pra duhet qe me ane te mausit te klikojme ne ate kuti ose te levizim kursorin me ane te butonave te drejtimit te kursorit deri sa ne pjesen e pare te segmentit te formulave te shfaqen koordinatat e kutise se kerkuar. Cdo karakter i shtypur nga tastiera do te afishohet njekohesisht ne dy vende: ne kuti dhe ne pjesen e trete te segmentit te formulave. Mund te perdorim tre menyra per te perfunduar futjen e te dhenave ne nje kuti te caktuar :

-te shtypim ne tastjere butonin ENTER (ky veprim normalisht do ta kalonte kursorin ne nje kuti me poshte)

-te klikojme ne butonin ne segmentin e formulave (ky veprim do te perfundonte futjen e te dhenave dhe do ta linte kursorin ne po ate kuti.)

-te levizim kursorin me ane te butonave te drejtimit te kursorit nga tastjera. (ky veprim do ta conte kursorin lart, poshte ose anash ne varesi te butonit te shtypur.)

Nqs. do te donim te korrigjonim te dhenat e futura ne nje kuti te caktuar atehere ne fillim duhet te pozicionojme kursorin ne ate kuti, pastaj te shtypim butonin F2 nga tastjera. Po keshtu mund te klikojme ne pjesen e trete te segmentit te formulave (aty ku afishohet permbajtja e kutise mbas pozicionimit te kursorit ne te) dhe duke perdorur butonat BACKSPACE dhe DELETE nga tastjera te bejme ndryshimet e duhura.

Selektimi

Page 68: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Cdo veprim qe i japim Excel me ane te komandave te menuve apo butonave nga segmenti i instrumenteve operon me nje pjese te caktuar te librit te punes, me pjesen e selektuar. Per te selektuar nje bllok kutish mjafton te klikojme ne kutine e pare te bllokut dhe pa e leshuar butonin e mausit ta rreshqasim ate deri ne kutine e fundit te bllokut.

Nje forme tjeter selektimi eshte levizja neper siperfaqen e punes duke mbajtur te shtypur butonin SHIFT nga tastjera. Cdo levizje poshte, larte apo anash do ta selektonte kutine ne ate drejtim.

Ne Excel ne dallim nga Wordi mund te selektojme kuti te vecanta te ndara nga njera-tjetra. Ky rezultat mund te arrihet nqs. gjate selektimit me maus mbajme te shtypur butonin CTRL nga tastjera. Keshtu mund te selektojme blloqe te vecanta kutish qe s’kane kufi te perbashket.

Duke klikuar ne shkronjat e koordinatave te siperfaqes se punes selektojme gjithe kollonen psh.: duke klikuar te shkronja B selektohen kutite nga B1 deri tek B16384. Po ashtu selektohen dhe rreshtat e plote psh. duke klikuar ne numrin 2 selektohen kutite nga A2 deri IV2. Selektimi i plote i gjithe siperfaqes se punes arrihet duke klikuar tek butoni qe gjendet ne prerjen e rreshtit shkronjor me kollonen numerike, ne cepin e majte siper te siperfaqes se punes.

Formulat

Excel nuk do te kishte popullaritetin qe ka, nqs. ai do te ishte thjesht nje regjistrues i thjeshte i te dhenave. Nje nga aftesite me te vlefshme te Excelit eshte mundesia qe ai krijon per perdorimin e formulave. Pra me kete program eshte e mundur qe jo vetem te krijohen tabela por edhe te kryejme llogaritje me te dhenat e ketyre tabelave.

Ka disa menyra per krijimin e formulave ne Excel. Menyra me e sigurte eshte shkrimi i formulave ne kutine qe duam. Me poshte jepet forma se si duhet shkruajtur nje formule qe llogarit shumen e Kutive A1 dhe B1 ne Excel: =(A1+B1)

Me dhenien e komandes ENTER nga tastjera, ne kutine ku ne kemi shkruajtur formulen do te shfaqet shuma e kerkuar.

Ne formula mund te perdorim te kater veprimet e thjeshta matematikore +, -, *, / dhe veprimet me kllapa per te ndryshuar rradhen e veprimeve.

Gjithashtu per shkrimin e formulave ne Excel mund te perdorim edhe forma te tjera si psh:

Page 69: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Per te shkruar formulen e mesiperme te shumes duhen ndjekur hapat e meposhtem :

ne kutine e caktuar futim nga tastjera shenjen e barazimit. klikojme ne kutine A1 me ane te mausit. Mbas ketij veprimi ne kutine ku kemi

futur = shfaqen kooordinatat A1. futim nga tastjera shenjen + klikojme ne kutine B2 me ane te mausit. Mbas ketij veprimi ne kutine e formules

shfaqen koordinatat B2 mbas shenjes +. shtypim butonin ENTER nga tastjera dhe rezultati eshte i njejte si ne rasti kur formulen e

shkruajme nga tastera.

Me keto menyra mund te krijojme formula te ndryshme ne varesi te kerkesave individuale.

Mbas shtypjes se butonit ENTER nga tastjera, ne kutine e formules shfaqet vlera e njehsuar megjithate do te shohim se kur pozicionojme kursorin ne nje kuti qe permban formule, atehere do te veme re ne pjesen e trete te segmentit te formulave shfaqjen e formules dhe jo te vleres se saj qe afishohet ne kutine perkatese. Ne menyre te vecante per krijimin e formulave

te shumes perdoret butoni AUTOSUM   nga segmenti i instrumenteve.

Psh. per te njehsuar shumen e mungesave te Pepit per tre ditet e para te javes mjafton te

pozicionojme kursorin ne kutine B5 dhe te klikojme ne butonin  ne segmentin e instrumenteve. Excel automatikisht do ta kuptoje se behet fjale per shumen e kutive B2, B3, B4.

Pika e terheqjes se formules.

Per te njehsuar te njejten shume per Papin e Pupin sigurisht mund te perdorim te njejten menyre per egziston edhe nje menyre tjeter.

Page 70: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Sic thame permbajtja e kutise B5 eshte nje formule, pavaresisht se ne ekran shihet numri 13. Kete formule ne mund ta kopjojme per ta perdorur ne dy kollonat e ngelura. Kjo do te thote te kopjojme formen e formules dhe jo permbajtjen e kutise B5. Cojme kursorin ne piken e terheqjes se formules dhe ne castin qe ai shnderrohet ne nje kryq te vogel te zi klikojme dhe e terheqim ate ne dy kutite C5 dhe D5. Pika e terheqjes se formules gjendet ne cepin e djathte poshte te kutise B5. Mbas terheqjes ne dy kutite C5 dhe D5 do te afishohen perkatesisht shumat ; C2+C3+C4 dhe D2+D3+D4.

Me te njejten menyre mund te ndertojme shumen e mungesave te te tre heronjve tane per cdo dite te javes (me fjale te tjera A2+B2+C2, A3+B3+C3 dhe A4+B4+C4)

Formatimi i te dhenave (dritarja Format Cells)

Qe nje tabele te krijoje pershtypje te mira tek ata qe e shikojne, mbi te duhet punuar me instrumentet e formatimit. Pra tabela duhet formatuar. Cdo komande formatimi vepron mbi bllokun e selektuar te kutive. Shumicen e instrumenteve te formatimit e njohim nga Wordi. Me poshte keni te pasqyruar nje tabele me instrumentet me te perdorshem te Excel.

Instrumenti Shenja dalluese Funksioni

BOLD B Thekson ngyren e karaktereve.

ITALIC I Pjerreson tekstin.

UNDERLINE U Nenvizon tekstin

COLOR Ngjyros kutite

FONT COLOR Ngjyros karakteret

BORDERS Vijezon konturet.

FONT SIZE Madhesia e tekstit.

Page 71: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Pervec ketyre, ne segmentin e instrumenteve, me lehtesi mund te dallohen instrumentet e njohura te rradhitjes, te kopjimit (COPY), prerjes (CUT) dhe ngjitjes (PASTE) etj. me te cilet jemi te njohur nga Word.

Nje formatim te plote te nje blloku te zgjedhur (selektuar) kutish ne Excel mund ta bejme me ndihmen e dritares FORMAT CELLS. Ja menyra se si veprohet. Ne fillim selektohet blloku, pastaj ne segmentin e menuve zgjedhim menune FORMAT dhe klikojme ne komanden CELLS (e cila ndodhet e para lart ne listen qe do te hapet. Dritarja FORMAT CELLS ka gjashte nendritare. Me poshte do te gjeni nje pershkrim te shkurter te seciles prej tyre.

NUMBER--------Qe ketej mund te ndryshojme menyren e paraqitjes se numrave ne kutite e selektuara. Duke zgjedhur nje nga komandat e listes mund te bejme qe numrat e bllokut te selektuar te shfaqen si numra me presje dhjetore, si numra me perqindje, si numra inxhnjerike (ne fuqi te dhjetes) etj. Nqs ne nje kuti te cakuar mbas futjes se te dhenave ndodh shnderrimi i permbajtjes se kutise ne ndonje format te cuditshem atehere selektojeni kutine (ose bllokun e kutive) dhe zgjidhni ne nendritaren NUMBER te dritares FORMAT CELLS komanden GENERAL qe ndodhet e para ne listen qe afishohet.

ALIGMENT--------Ketu ndryshohet menyra e rradhitjes se te dhenave ne kuti. Mund te ndryshojme rradhitjen horizontale dhe vertikale. Funksioni WRAP TEXT lejon te shkruhet me disa rreshta ne nje kuti te caktuar (kjo behet kur nuk duam te ndryshojme gjeresine e kollones)

FONT--------Kjo dritare eshte e njohur nga Word (dritarja FORMAT FONT) dhe me ndihmen e saj mund te ndryshohen karakteristikat e karaktereve (ngjyra, shkrimi, madhesia etj.)

Kini parasysh qe ndryshimi i permasave te kutive mund te behet duke i selektuar ato dhe duke zgjedhur nga segmenti i instrumenteve nje numer me te madh ne dritaren e permasave te tekstit. Shpesh here zmadhimi i permasave te permbajtjes se kutise nuk sjell zmadhimin e gjeresise se saj dhe ne kuti do te duke tashme vetem nje pjese e permbajtjes se saj. Per te rregulluar kete difekt, pra per te zmadhuar gjeresine e kutive ekzistojne disa menyra.

Menyra 1 Levizim kursorin ne kufirin ndares midis dy kollonave, pikerisht aty ku ndahen shkronjat nga njera-tjetra. Kursori do te shnderrohet ne nje shigjete me dy drejtime. Ne kete moment nqs. dabellklikojme, kollona e majte do te zgjerohet automatikisht sa gjatesia e frazes me te gjate te asaj kollone.

Menyra 2 Pozicionohet kursori ashtu si ne Menyren 1 dhe ne castin qe ai shnderrohet ne shigjeten me dy drejtime klikohet dhe duke mos e leshuar butonin e mausit e terheqim kufirin e kollones aq sa duam.

Menyra 3 Kjo menyre perdoret kur nga zmadhimi i karaktereve shte “prishur” permbajtja e gjithe tabeles. Selektohet e gjithe tabela dhe ne menune FORMAT te segmentit te menuve zgjidhet komanda COLUMNS nga e cila hapet nje liste tjeter komandash. Ne kete liste do te zgjidhni komanden AUTO FIT SELECTION. Rezultati do te jete zmadhimi optimal i gjithe kollonave te tabeles.

Page 72: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

BORDER--------Pavaresisht nga ekzistenca ne Excel e vijave dalluese ndermjet kutive, per paraqitje me te qarte te nje tabele duhen perdorur elementet e formatimit te kufijve (Border). Ketu mund te ndryshojme qe nga trashesia dhe pamja e vijave ndarese ndermjet kufijve deri tek ngjyra e tyre.

PATERN--------Qe ketej mund te ngjyrosim brendesine e kutive (ne dallim nga FONT ku mund te ngjyrosim karakteret brenda kutise)

PROTECTION--------Kete nendritare do ta shohim kur te studiojme mbrojtjen e librit te punes.

Lehtesirat e AUTOFORMAT.

Pervec formes tradicionale te formatimit te nje tabele duke ndryshuar me rradhe madhesine, ngjyrat, kufijte etj ekziston edhe nje menyre tjeter me e shkurter e cila quhet AUTOFORMAT. Per te formatuar nje tabele te caktuar me ndihmen e AUTOFORMAT me pare duhet te pozicionoime kursorin diku brenda tabeles. Pastaj nga menuja FORMAT e segmentit te menuve duhet te zgjedhim komanden AUTOFORMAT. Ne ekran do te shfaqet dritarja AUTOFORMAT ne anen e majte te se ciles kemi nje liste me 16 emra.

Keta jane emrat e 16 formave qe ne mund te formatojme automatikish tabelen tone. Duke klikuar ne emrin e formes ne anen e djathte te tabeles do te hapet pamja qe do te marre tabela jone nqs, do te formatohet ne ate menyre. Nje forme e caktuar zgjidhet duke klikuar ne emrin e saj dhe pastaj duke klikuar ne OK. Kini parasysh se mbas autoformatimit duhen rregulluar permasat e tabeles me ane te:

FORMAT COLUMNS AUTO FIT SELECTION

Page 73: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Autoformatimi mund te hiqet duke zgjedhur funksionin NONE ne rradhen e emrave te tabelave. (E kam te qarte qe do te harroni te pozicononi kursorin dikubrenda tabeles. Rregullojeni kete gabim perpara se te veproni me AUTOFORMAT).

Page 74: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Elementet Grafike ne Excel

Si te behemi Mjeshtra grafikesh (pa e patur idene e boshteve koordinative). Pak gjeografi (Ndertimi i hartes).

Si te behemi Mjeshtra grafikesh

Nje nga vetite qe e ben Excel ate kaq te perdorshem eshte mundesia qe ai jep ne ilustrimin e materialeve te ndryshem me grafike dy e tre permasore. Menyra e ndertimit te ketyre grafikeve nuk eshte e veshtire dhe c’eshte me e rendesishmja nuk kerkon ndonje pajisje serioze me mesimet e merzitshme te gjeometrise.

Ja menyra e krijimit te nje grafiku ne Excel:

[Ne fillim duhet te kini parasysh se krijimi i nje grafiku gjithmone do te mbeshtetet ne nje tabele qe ekziston (pra grafiku do t’i marre te dhenat nga nje tabele e caktuar).]

Selektoni tabelen nga e cila do te merrni vlerat e grafikut.

Klikoni ne segmentin e instrumenteve ne butonin CHART ( ). Ne kete moment treguesi i mausit do te shnderrohet ne nje kryq te zi me shenjen e grafikut.

Klikojme diku lart, majtas ne siperfaqen e punes dhe duke e mbajtur te shtypur butonin e mausit terheqim dhe percaktojme nje katror ne te cilin do te shfaqet grafiku yne. (Permasat e grafikut mund te ndryshohen edhe mbas krijimit te tij)

Me momentin qe do te leshojme butonin e mausit mbas percaktimit te katrorit (permasave) ne ekran do te na shfaqet nje tabele me titullin : CHART WIZARD-STEP 1 OF 5. Kjo do te thote qe ndertimi i grafikut do te kaloje neper nje procedure me pese hapa.

Hapi 1 Kompjuteri kerkon konfirmimin e siperfaqes nga do te merren te dhenat (Pra kontrollohen koordinatat e tabeles se selektuar). Klikoni ne butonin NEXT dhe kaloni ne hapin tjeter.

Hapi 2 Zgjidhni formen e grafikut. (Ne varesi te qellimit, te dhenave apo shijeve tuaja mund te zgjidhni nje nga format e grafikeve te paraqitur duke klikuar ne te.) Klikoni ne butonin NEXT dhe kaloni ne hapin tjeter.

Hapi 3 Ketu mund te zgjidhni nje variacion te caktuar te formes se zgjedhur ne nje hap me siper. Klikoni ne butonin NEXT dhe kaloni ne hapin tjeter.

Hapi 4 Ketu nqs. eshte e domosdooshme mund te ndryshohet orientimi i boshteve koordinative. (Nuk ju keshilloj te beni ndryshime ne kete hap pa patur qellime te caktuara). Klikoni ne butonin NEXT dhe kaloni ne hapin tjeter.

Page 75: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Hapi 5 Ky eshte hapi i fundit ku grafikut mund t’i shtojme Legjenden (pra nje minitabele shpjeguese), titullin e pergjithshem dhe emertimet e boshteve koordinative. Klikoni ne butonin FINISH dhe ne ekran do te shihni kryevepren tuaj te krijuar pa shume mund e pa shume djerse (nqs. nuk eshte shume vape)

Permasat e grafikut mund te ndryshohen duke levizur kufijte e tij me ane te mausit. Grafiku mund te fshihet duke klikuar diku brenda tij dhe pastaj duke shtypur butonin DELETE nga tastjera.

Ndertimi i hartes.

Ndertimi i hartes eshte vecori vetem e Excel ’95. Per te ndertuar harten duhet klikuar ne

butonin MAP ne segmentin e instrumenteve. ( ). Pastaj procedura eshte e njejte me ate te ndertimit te grafikut. Pra klikojme ne siperfaqen e punes dhe percaktojme permasat e hartes. Vini re se segmenti i instrumentave ka ndryshuar ne nje segment te vecante qe mund te veproje vetem mbi harten. Me lehtesi duke eksperimentuar mund ta pajisni harten tuaj me emrat e shteteve, qyteteve e informacione te tjera te nevojshme. Per tu fokusuar ne nje rajon te vecante mund te perdorim butonin e lupes me shenjen + persiper. Harta mund te fshihet duke klikuar diku brenda saj dhe pastaj duke shtypur butonin DELETE nga tastjera.

Elemente Plotesues

AutoComplete (Listat e perdoruesit) AutoFill (Plotesimi automatik i fjales se perseritur) Freeze Panels (Tituj te ngrire) PassWord (Fjalekalimi per filat sekrete)

AutoComplete (Listat e perdoruesit)

Page 76: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Shpeshhere ne krijimin e tabelave te ndryshme perdoren lista te caktuara qe mund te perseriten nga nje tabele tek tjetra. (Psh. Lista e permuajshme e harxhimeve te firmes, ose muajt e vitit). Ne menyre qe mos te lodhemi duke shkruajtur cdo here kete liste (e cila mund te jete shume e gjate) perdorim komanden AUTOCOMPLETE.

Zgjedhim menune TOOLS ne segmentin e menuve dhe pastaj klikojme ne komanden OPTIONS.

Ne dritaren me shume nendritare qe do te hapet, duhet te zgjedhim nendritaren CUSTOMS LISTS.

Ne hapesiren LIST ENTRIES klikojme dhe fillojme te shkruajme listen tone psh. muajt e vitit te ndare me presje nga njeri tjetri.

Klikojme ne butonin ADD dhe lista do te shtohet ne rradhen e listave te tjera te krijuara ne anen e majte te dritares.

Klikojme ne butonin OK dhe dritarja mbyllet.

Perdorimi i listes behet duke shkruar emrin e pare te listes (ne rastin tone Janar) dhe duke e terhequr kutine si ne rastin e kopjimit te formulave. Rezultati do te jete afishimi ne ekran i listes se plote te muajve te vitit.

AutoFill (Plotesimi automatik i fjales se perseritur)

Vini re qe kur keni nje liste te gjate emrash nqs. nga tastjera filloni te fusni nje emer te ri qe fillon me nje shkronje te njohur nga emrat e meparshem, atehere Excel automatikisht do te beje plotesimin e emrit te ri me emrin qe fillon me po ate shkronje diku me siper ne liste. Per shembull nqs. une kam perdorur diku ne listen time emrin Mikroskop dhe filloj te shkruaj germen M atehere do te me shfaqet fjala Mikroskop dhe ne kete moment nqs. duam te perserisim kete fjale thjesht shtypim ENTER nga tastjera dhe kalojme ne kutine e meposhtme. Nqs. duam qe ne vend te fjales Mikroskop te shkruajme Marmalate atehere vazhdojme shtypjen nga tastjera te fjales Marmalate dhe Exceli do te fshije fjalen e gabuar Mikroskop.

Freeze Panels (Tituj te ngrire)

Kur punojme me nje tabele me permasa te medha eshte e nevojshme qe kollona e anes se majte dhe rreshti i siperm te jene te palevizshem ndaj levizjes neper flete. Kjo realizohet duke pozicionuar kursorin ne kutine ku kufiri i siperm te shenoje rreshtin dhe kufiri i majte kollonen

Page 77: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

qe duhet te ngelet e palevizur. Pas kesaj zgjedhim menune WINDOW ne segmentin e menuve dhe klikojme ne komanden FREEZE PANELS (tituj te ngrire).

Per anullimin e titujve te ngrire perdorim po ate komande. Vini re se komanda FREEZE PANELS mbas aplikimit shnderrohet ne UNFREEZE PANELS e cila anullon ngrirjen e titujve.

PassWord (Fjalekalimi per filat sekrete)

Per dokumentet sekrete librit te punes mund ti vihet fjalekalim. Ky eshte nje kombinacion shifrash dhe shkronjash te cilat perbejne kodin qe duhet per te afishuar librin ne ekran. Nje libri mund t’i veme PassWord (fjalekalim) duke hapur dritaren SAVE AS nga menuja FILE dhe duke klikuar ne butonin OPTIONS ne kete dritare. Mbas shkrimit te fjelekalimit klikohet ne OK dhe Excel kerkon konfirmimin e fjalekalimit. Mbas shkruarjes se dyte klikohet ne butonin SAVE. Me mbylljen e librit te punes perpjekja per ta hapur ate do te perfundoje negativisht nqs. nuk do te futet sakte fjalekalimi.

Kujdes, kompjuteri e dallon ndryshimin ne fjalekalim midis shkronjave te madhe e te vogla, pra fjalekalimi “SEKRET” eshte i ndryshem nga “sekret”.

Page 78: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Printojme…

Page SetUp (Parametrat e fletes) Print PreView Dritarja Print

Page SetUp (Parametrat e fletes)

Nxjerrja e nje flete pune te Excel ne shtyp ka te beje para se gjithash me percaktimin e parametrave te fletes. Me fjale te tjera ne duhet te caktojme hapesiren boshe qe do te rrethoje materialin nga te kater anet, vendosjen e materialit ne flete, menyren e printimit etj. Te gjitha keto behen duke klikuar ne menune FILE dhe duke zgjedhur ne te komanden PAGE SETUP. Mbas kesaj ne ekran do te shohim dritaren PAGE SETUP qe eshte e perbere nga kater nendritare. Ja nje pershkrim i funksioneve te seciles:

PAGE Ketu percaktohen parametrat e fletes dhe menyra e printimit (per se gjeri apo per se gjati)

Margins Ashtu si edhe ne WORD ne kete nendritare percaktohen hapesirat boshe qe do te rrethojne materialin. Gjithashtu ketu, nje tabele te caktuar mund ta centrojme ne qender te fletes duke zgjedhur opsionet CENTER ON PAGE, Horizontally, Vertically.

HEADER/FOOTER Nqs. duam te vendosim ne nje liber pune me shume flete nje informacio qe do te perseritet ne fillim apo ne fund te cdo flete (psh. numrin e faqes) duhet te perdorim kete nendritare.

SHEET Kjo nendritare lejon te zgjidhen opsione te ndryshme per te kontrolluar daljen e materialit ne shtyp si psh. printimin apo jo te vijave ndarese ndermjet kutive, lejimin apo jo te printimit me ngjyra, menyren se si do te printohet nje tabele qe ehste me e madhe se nje flete etj.

Print PreView

Perpara se te printojme nje liber pune e keshillueshme eshte te shikojme nje forme te asaj qe do te na dali ne fleten e shtypur. Ket mund ta shikojme ne dritaren PRINT PREVIEW. Kjo dritare mund te hapet me dy menyra. Duke klikuar direkt me segmentin e instrumenteve ne

instrumentin PREVIEW   , ose duke zgjedhur menune FILE dhe duke klikuar ne komanden

Page 79: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

PRINT PREVIEW. Ne dritaren qe do te hapet do te shikoni nje shembull se si dote dali ne shtyp materiali qe keni krijuar.

Page 80: javlen.weebly.comjavlen.weebly.com/.../17080456/njohuri_te_pergjithshme_…  · Web viewFakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik

Dritarja Print

Kur duam te printojme te gjithe fletet e materialit te krijuar ne nje kopje ateher mund te

zgjedhim nga segmenti i instrumenteve direkt butonin PRINT   . Por ka raste kur printimi duhet te behet jo i plote ose me opsione te caktuara (psh. kur duam te printojme vetem nje pjese te caktuar te materialit ose kur duam te marrim disa kopje te tij). Ne kete rast perdoret dritarja PRINT e cila hapet duke klikuar ne menune FILE dhe duke zgjedhur ne te komanden PRINT (gjithashtu mund te perdorim kombinacionin CTRL+P nga tastjera).

Sic shihet ne driraren PRINT mund te zgjedhim pjesen e materialit qe duam te printojme ne segmentin PRINT WHAT

SELECTION Kur duam te printojme vetem nje tabele te selektuar. SELECTED SHEET Kur duam te printojme gjithe fleten ku po punojme. ENTIRE WORKBOOK Kur duam te printojme gjithe librin e punes.

Ne segmentin PAGE RANGE mund te zgjedhim:

ALL Per te nxjerre ne shtyp gjithe faqet e librit tone. PAGES Ku mund te percaktojme fletet qe duam te shtypim duke shkruar numrin e tyre.

Numri i kopjeve te materialit qe duhet te printojme percaktohet ne segmentin COPIES.

Mbas percaktimit te gjithe ketyre opsioneve mund te ekzekutojme printimin duke shtypur OK.