universiteti i gjakovËs “fehmi agani” · 2019-09-09 · shqiptare. pasi që gjendja...

53
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRS SHQPE PUNIM DIPLOME EPOSI I KRESHNIKËVE-MISHËRIM I KULTURËS DHE TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE TË SHQIPTARËVE KANDIDATI MENTORI BLERTA MUHAXHERI DR. ROVENA VATA GJAKOVË, 2019

Upload: others

Post on 13-Jan-2020

25 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRS SHQPE

PUNIM DIPLOME

EPOSI I KRESHNIKËVE-MISHËRIM I KULTURËS DHE TRASHËGIMISË

SHPIRTËRORE TË SHQIPTARËVE

KANDIDATI MENTORI

BLERTA MUHAXHERI DR. ROVENA VATA

GJAKOVË, 2019

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DPLOME

EPOSI I KRESHNIKËVE-MISHËRIM I KULTURËS DHE TRASHËGIMISË

SHPIRTËRORE TË SHQIPTARËVE

KANDIDATI MENTORI

BLERTA MUHAXHERI DR. ROVENA VATA

Komisioni:

Kryetar____________________________________

Anëtar_____________________________________

Anëtar_____________________________________

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

3

PASQYRA E LËNDËS

FALËNDERIME ....................................................................................................................... 4

HYRJE ....................................................................................................................................... 5

OBJEKTI DHE MOTIVIMI I TEMËS ..................................................................................... 5

KREU I: Eposi i kreshnikëve ..................................................................................................... 6

1.1 Cikli legjendar .................................................................................................................. 6

1.2 Personazhet dhe veçoritë e këngëve të kreshnikëve ......................................................... 7

KREU II: Kultet shqiptare në epos .......................................................................................... 17

2.1 Kulti i gjarpërit ............................................................................................................... 17

2.1.1 Emërtimet .................................................................................................................... 17

2.1.2 Gjarpëri zotërues i tokës e i nëntokës.......................................................................... 18

2.1.3 Gjarpëri mbrojtës i shtëpise dhe i familjes ................................................................ 19

2.1.4 Gjarpëri fatsjellës e me cilësi “shëruese” .................................................................... 20

2.1.5 Gjarpëri në zbukurimoren popullore ........................................................................... 20

2.1.6 Gjarpëri në prozën e në poezinë popullore.................................................................. 21

2.2 Kulti i zjarrit në epos.......................................................................................................... 24

2.2.1 Kulti i zjarrit në bujqësi dhe blegtori .......................................................................... 24

2.3 Kulti i bukës ................................................................................................................... 26

2.4 Kulti i diellit ................................................................................................................... 27

2.5 Kulti i mikut ................................................................................................................... 29

2.6 Kulti i duhanit dhe kafesë............................................................................................... 31

2.6.1 Kodet e shqiptarëve dhe cigarja e ndezur .................................................................... 34

2.7 Kulti i besës .................................................................................................................... 36

2.8 Kulti i vllazërimit ........................................................................................................... 40

KREU III: Betimet dhe mallkimet në epos .............................................................................. 42

PËRFUNDIME ........................................................................................................................ 48

BIBLIOGRAFIA ..................................................................................................................... 53

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

4

FALËNDERIME

Dua të shpreh mirënjohjen për prof. dr. Rovena Vata, e cila më ndihmoi në mënyrë të

pakursyer me profesionalizmin e saj të lartë akademik.

Falënderoj gjithë stafin e profesorëve të fakultetit “Fehmi Agani” Gjakovë.

Falënderim dhe mirënjohje e pakufishme shkon për familjen time, e cila më nxiti dhe më

inkurajoi vazhdimisht, duke më krijuar gjithë hapësirat e duhura për t’ia dalë mbanë kësaj

detyre të vështirë.

Për të gjithë falëminderit!

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

5

HYRJE

OBJEKTI DHE MOTIVIMI I TEMËS

Cikli i kreshnikëve përbën pjesën më të bukur, më madhështore dhe më të vjetër të

trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore. Eposi ynë është një arsenal kulturor, ku aty gjejnë

vend edhe qeniet mitologjike, si zanat, dhitë e egra, shtojzovallet, të cilat e kanë të gërshetuar

jetën së bashku me banorët e këtyre bjeshkëve, që jetojnë në epos. Fokusi i temës sonë të

diplomës do jenë pikërisht kultet, si kulti i gjarprit, kulti i diellit, kulti i kafes dhe duhanit,

kulti i të bërit vëlla gjaku ose probatina i hasim në epos.

Në vargun e gjatë të poemave, që përbëjnë eposin situatat, ku zbërthehen temat janë nga më

të larmishmet, më fantastiket dhe më tërheqëset, më madhoret, Ismail Kadare do thoshte

heronj të jashtëzakonshëm në situata të jashtëzakonshme. Së fundi lidhur me tematikën e

eposit të kreshnikëve, vlen të përmendet se në ansjë rast nuk kemi konflikte fetare.

Një argument plus në këtë drejtim është fakti se, eposi ka jetuar e jeton në mënyrë të gjallë e

gjithë respekt edhe në elementin katolik. Në këtë temë diplome janë trajtuar edhe kultet

shqiptare në epos me simboliken dhe rëndësinë e tyre, rrënjësore në kulturën dhe mendësinë

shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që

betimet dhe mallkimet zënë një vend të rëndësishëm në kulturren tonë, gjatë studimit kemi

vrejtur, që shumë shpesh edhe ndikimi i kulteve vërehej tek betimet dhe mallkimet, duke zënë

vend si kulti bukës, kulti i diellit, kulti i gjarpërit dhe shumë kulte të tjera.

Për të realizuar këtë temë diplome kam përdorur metodologjinë hulumtuese dhe përshkruese

dhe kam intervistuar edhe profesoreshen Dr. Rovena Vata në lidhje me disa informacione

shtesë.

Synimi i kësaj teme është të pasqyrohet rëndësia e eposit të kreshnikëve dhe të kulteve

shqiptare në epos dhe në kulturën dhe trashigiminë shqiptare, duke analizuar ndikimin e

kulteve edhe tek betimet dhe mallkimet, duke theksuar që ato janë shumë interesante për t’u

studiuar, pasi që janë shumë domethënëse.

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

6

KREU I: Eposi i kreshnikëve

1.1 Cikli legjendar

Mitet dhe besimet popullore ndër shqiptarë kanë tërhequr në kohë të ndryshme vëmendjen e

mbledhësve dhe studiuesve për vlerat që sjellin në përgjithësi, për hedhjen dritë mbi mjaft

probleme, që lidhen me historinë e popullit tonë, me etnicitetin e tij, për lidhjet apo për

veçoritë në raport me analoget e popujve të tjerë. Trashëgimitë në këto fusha janë të shumta

dhe të larmishme. Ndër to gjejmë një pasuri figurash të qenieve të mbinatyrshme, që kanë

lidhje me dukuri të nryshme të natyrës apo të jetës njerëzore1.

Cikli i Kreshnikëve përbëhet nga një varg rapsodish, në të cilat tregohen bëmat e dy

vëllezërve, Mujit dhe Halilit, si dhe të tridhjetë shokëve të tyre, të cilët quhen agallarët e

Jutbinës. Ky cikël përbën patjetër pjesën më të bukur, më madhështore e më të vjetër të

folklorit tonë. Studiuesit mendojnë se lindja e këtij cikli, mund të jetë aty nga shekujt XI-XII.

Në to flitet për ndeshjet e vazhdueshme për toka e kullota, që fiset shqiptare kanë kryer në ato

shekuj me fiset sllave. Nuk është një luftë e shpallur, por një gjendje lufte e paprerë, një

gjendje e shqetësuar për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirisë së vendit. Pikërisht në këto

rapsodi, siç thotë Kadareja, “paraqiten njerëz të jashtëzakonshëm në ditë të

jashtëzakonshme”.

Çdo gjë të cilën njeriu ia shton natyrës në formë të veprave dhe gjurmëve quhet kulturë.

Elementet e kulturës nuk lindin rastësisht. Sistemi i besimit dhe moralit, që qëndron në

themelin e strukturës shoqërore, i cili e con njeriun t’i zgjedhë elementet kulturore, t’u japë

formë dhe t’ kahëzojë, i kufizon ato dhe e jep inspirimin e elementeve. Thënë shkurt, sistemi

i besimit dhe moralit i cili në kuadër të një kornize shpirtërore i gjeneron elementet kulturore

quhet qytetërim2.

Eposi heroik legjendar është një prej monumenteve më të hershme të kulturës tradiconale të

shqiptarëve. Ndryshe prej një shumice të epeve të popujve të tjerë të Gadishullit Ballkanik

dhe më gjerë të Evropës, të cilët u dëshmuan me shkrim qëmoti, epopeja legjendare shqiptare

ka vazhduar të qarkullojë si art gojor deri në fillim të shekullit 20-të. Kjo është arsyeja që

rapsodët shqiptarë janë quajtur “homerikët e fundit” të Ballkanit3.

1 Agron Xhagolli, Rrugëtim studimesh folkloristike, Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti i

Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Tiranë, 2017, f. 11. 2 Jëllmaz Ozakpënar, Kultura dhe qytetërimi-një teori e qytetërimit, Logos-A, Shkup, Prishtinë, Tiranë, 2009, f.

66. 3 Shaban Sinani, Mitologji në eposin e kreshnikëve, Naimi, Tiranë, 2011, f. 81.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

7

Këngët e Kreshnikëve këndohen vetëm në zonat veriore të Shqipërisë dhe në Kosovë, në

zonat kufitare dhe është pikërisht për këtë, që disa i quajnë edhe këngët e kufirit.

Karakteristikë e qartë e këtyre këngëve është fakti, që njerëzit dhe ngjarjet paraqiten të

hiperbolizuar sin ë veprimet, në jetën dhe në mendimet e tyre, ku përzihen qenie përrallore,

siç janë: Orët e Malit, Shtojzavallet etj. Tërë kjo i bën këto këngë, në të cilat siç e pamë ka

diçka të vërtetë historike, të marrin trajtat e këngëve legjendare.

Në Ciklin e Kreshnikëve shquhen për nga bukuria e tyre disa nga rapsoditë, siç janë “Martesa

e Mujit”, “Martesa e Halilit”, “Muji e Behuri”, “Omeri i ri”, “Zuku Bajraktar”, “Deka e

Omerit” “Ajkuna kjan Omerin”, “Martesa e plakut Qefanak” etj.

Kreshnikët nderonin ritet. Ata e respektonin ritualin në jetën e tyre të përditshme si edhe në

jetën fetare. Ritualizmi zotëron me autoritet të plotë në jetën e tyre shoqërore dhe politike.

Kreshnikët njihnin kultin e diellit, të sakrificës njerëzore, kalendarin e festave të motmotit,

festën e Shëngjergjit, të ngjitjes në majat e maleve4.

1.2 Personazhet dhe veçoritë e këngëve të kreshnikëve

Duke u ndalur shkurt te personazhet, duhet thënë se në cikël sikur tregohen në një farë

mënyre bëmat e një familje të ndihur nga burrat e gratë e gjithë fisit. Kjo familje është ajo e

një lopari, e Mujit nga Klladusha, të vëllait të tij, Halilit, e gruas apo motrës së tij Ajkuna, e të

birit Omeri etj. Siç vihet re nuk kemi të bëjmë me familjen e një kryetari të fisit, me ndonjë

familje me shkallë fisnikërie mesjetare, por me një familje të thjeshtë barinjsh, ashtu siç janë

nga familje barinjsh edhe bashkëluftëtarët e tjerë. Madje, nëse ka shumë elemente, që

dëshmojnë se kemi të bëjmë me një periudhë të patriarkatit, ka edhe shumë elemente të tjera,

që të bëjnë të mendosh se jemi në një periudhë më të lashtë, në atë të matriarkatit.

Muji (që quhet edhe Çetobashe Muji, Bylykbashe Muji, Baca Muji), zë në ciklin e

Kreshnikëve vendin kryesor. Ai është një mishërim i gjallë i modelit Gjergj Elez Alija; ai na

tregon sesi do të ishin, të ç’natyre do të ishin episodet e jetës së Gjergj Elez Alisë, po të

kishin arritur deri te ne. Trim, i urtë, i matur, baba i dhembshur, vëlla i dashur, bashkëshort i

kujdesshëm, ai nuk di të bëjë asnjë lëshim, përsa u përket neneve të kanunit të fisit. Muji

është mishërim i gjallë, në jetën e tij shoqërore e morale, i kanunit të maleve. As të vëllanë, as

4 Qemal Haxhihasani, Mendësi zotëruese në ciklin e kreshnikëve, në: “Gjurmime albanologjike”, Prishtinë,

1993, f. 40.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

8

të birin, ai nuk mund t’i pranojë në çetën e kreshnikëve, nëse ata nuk kanë dhënë prova

trimërie. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ai është tiran, përkundrazi, ai di të respektojë

dëshirat dhe vullnetin e të tjerëve dhe nuk pengon as Halilin të dashurojë Tanushën, as të

birin të dalë malit, që në moshën shtatëvjeçare; ashtu siç di të dëgjojë me kujdes e me respekt

edhe këshillat e kuvendit të tridhjetë agallarëve, bashkëluftëtarë të tij, apo edhe të nënës,

Ajkunës. Ideali i jetës së tij, ashtu si edhe i gjithë kreshnikëve të vërtetë, është ruajtja e

trojeve dhe e lirisë, ruajtja e kanunit dhe e zakoneve, që i bashkojnë njerëzit e maleve; ruajtja

e gjuhës dhe e këngës së të parëve.

Ashtu si Muji, edhe Halili (që herë-herë quhet edhe Sokol Halili, Halil aga i ri) është një

figurë madhështore e ciklit të Kreshnikëve, deri diku një antitezë, por edhe një plotësim i

figurës së vëllait të tij të madh, Mujit. I pashëm, gjaknxehtë e zemërak, Halili nuk është më

pak trim sesa i vëllai, mos edhe më shumë; te Halili tiparet e kalorësit mesjetar (i cili dallohej

nga shpata, kali dhe e dashura) janë edhe më të theksuara: ai, ashtu siç e kërkonte zakoni

kalorësiak, ishte luftëtar dhe kalorës i rrallë dhe dashnor i përsosur. Halili është një nga

elementët që lidhet me mjedisin e armiqëve, kryesisht nëpërmjet vajzave të tyre.

Omeri është figura e trimërisë së parakoshme, mishërimi i idesë se kreshniku shqiptar lind

trim, ai është kreshnik që në djep dhe për këtë mund të kryejë akte trimërie që në moshë të

njomë. Vdekja e këtij kreshniku të vogël, bëhet shkas për këngë të rralla vajtimi, siç është

“Vajtimi i Ajkunës”.

Figura e Ajkunës të kujton vende-vende Hekubën trojane, nënë e heroit Hektor, me

madhështinë e saj, me heshtjen dhe durimin e saj, me forcën e ndjenjave të saj si nënë. Jo

rrallë, burrat e fisit kërkojnë edhe mendimin apo këshillën e saj. Kjo i ka bërë disa studiues të

mendojnë se me Ajkunën hasen elemente të matriarkatit.

Muji dhe Halili kanë shokë tridhjetë agallarët e Jutbinës. Këtu fjala aga, kuptohet, nuk ka

domethënien e një rangu, por do të tregojë më tepër cilësinë e bartësit të saj, trimërinë e tij, si

të thuash tridhjetë trimat e Jutbinës. Këta personazhe janë dhënë kryesisht si tipa e fare pak si

karaktere. Kështu, p.sh., Dezdar Osman Aga është mishërimi i ambicies, i karrierizmit; Basho

Jona është një plak i urtë, mishërim i neneve të kanunit; njerëz të qetë dhe trima janë

kreshnikët si Budaline Tali; plaku Qefanak është një njeri tuaf e qesharak; të tillë tipa janë

edhe kreshnikë të tjerë si Musë Qasexhiu, Ali Bajraktari, Lule Frangu etj.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

9

MUJI DHE ZANAT

-Zanafilla-

Lum e lum t’lumin Zot,

Nu’jem kane e zoti na ka dhane.

Kur ish kanë Muja djalë i ri,

Ma kish çue baba n’rrogë tu nji zotni.

Çoban lopësh zotnija e ka ba.

Për gjithë ditë bjeshkët Muja tu i kërkue,

Për gjithë ditë ndër gurra tu u freskue.

Për gjithë ditë ndër mriza tuj pushue:

Rrugë as shtek pa njoftë nuk ka lanë,

M’i çon lopët gjithherë ku s’in kanë.

‘I natë lopët çobanit i paskan hupë,

E tu shpija nu’ ka mujtë me dredhë.

Buzë nji shkambit m’u ndalë asht ngushtue,

Asht ulë djali aty për me fjetë,

Paj dy djepa aty kin qillue,

E kanë marrë brimën e tuj kajtë.

M’asht avitë Muja me i shikjue,

M’asht avitë Muja me i pajtue.

Po i pajton tuj i përkundë,

E t’dy djepat i ka vu në gjumë,

Bardhë si drita dy zana atherë kanë ardhë.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

10

– Ty, qysh të thonë, Mujon e kanë pyetë.

Zo’, ç’të ka pru n’ket vend e shka t’ka tretë!

Kqyre Muja atherë shka u ka thanë:

– Rrogtar lopësh un kam qillue,

Për gjithë ditë kto bjeshkë i kam kërkue;

Mue rreziku sot ka ardhë me më ndeshë,

M’kanë hupë lopët e askund s’kam mujtë me i gjetë;

Ktu m’xu nata e u ugja për me fjet,

S’mbylla sy prej vajit qi kam ndie,

Ishin kanë tuj kajtë këta dy fmij,

Kurrkund çajre fmija nu’ m’kanë lanë.

M’u kanë dhimtë e jam hudhë me i pajtue,

I pajtova e sa grima n’gjumë i kam vdue.

Po zo’, shka jeni.

– Zana jemi, Mujo, tuj shetitë,

Tuj u sjellë na njerzvet me u ndimue.

Ti çfarë ndere, Mujo, po na lypë,

Qi dy djepat na i ke vu në gjumë?

A don forcë, Mujo, me qindrue?

A don luftë, Mujo, me luftue?

A don gja, Mujo, a don mall?

A don dije, Mujo, a don gjuhë?

Lyp shka t’duesh, Mujos te i kanë thanë.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

11

Kqyr Muji atherë ç’ka qitë e ka thanë:

– Shpesh po m’ngucin çobanija,

Shum inad çobajt si më kanë,

Paj me forcë me jau kalue un due.

Njana shoqes zanat atherë i kanë thanë:

– Tamël gjiut Mujit për me i dhanë.

Tamël gjiut i kanë dhanë me pi,

Me tri pika djalin ma kanë ngi

E i ka falë Zoti kaq fuqi

Sa me e luejtë shkambin ma t’madhin.

– Kape gurin, zanat i kanë thanë.

Nji mi okësh e ma guri ish’ kanë.

E ka kapë gurin nji mi okësh,

Badihava peshue me duer e ka,

Der n’nye t’kamës veç e nu’ mujt ma.

Njana shoqes zanat atherë i kanë thanë:

– Edhe do tamël Mujos me ja dhanë.

E ka marrë tamlin Muji e e ka pi.

E ka kapë gurin me e peshue,

Deri në gju ai gurin e ka çue;

E ka ugjë prap n’tokë e ka pushue.

Kqyre zana sa mirë ka thanë:

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

12

– Edhe pak gji Mujos me ja dhanë.

I ka dhanë prap gji për me pi,

Sa don Zoti t’i ka dhanë fuqi

E e ka marrë gurin me e peshue

Deri në shogë gurin e ka çue.

E kanë pa zanat, e kanë kqyrë,

Njana tjetrës prap te i ka thanë:

– Opet Muji gji lypet me i dhanë.

E ka marrë Muji gji me pi,

O se ç’po i ep edhe Zoti fuqi,

Kenka ba si me kanë drangue.

Ka marrë gurin me e peshue,

N’cep të krahit Muji e ka vdue.

Nji mi okësh gurit i ka qindrue.

Njena shoqes zana çka i ka thanë?

– Tjetër gji Mujit mos me i dhane.

Pse, tjetër gji Mujit për me i dhanë,

E batisë dyrnjanë anëmanë,

Atherë zanat Mujin po e zhgjertojnë,

Se sa t’vogël qi po flasin,

Përmbi krye hana tuj i shikjue,

Për mbas shkambit hija tu u zgjatue,

Sa miqsisht me te kanë kuvendue.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

13

Kqyre zanat Mujit shka i kanë thanë!

– Probatin na, Mujo, duem me të xanë.

Fol ti, Mujo, tash qysh po thue?

– Tu t’jem ngusht, zana, me m’ndimue!

E ka falë Zoti sabahin,

Ferk e ferk Muji kanka çue,

I ka gjetë lopët e në shpi ka shkue.

N’Fushë t’Jutbinës Muji kur a ra,

Bytym shokët e mbledhun i ka pa,

Se me Mujin aty in kenë msue,

Me ja mujtë Mujit tuj ladrue.

Kqyre seri Muji shka ka ba!

Ja ka nisë me çobaj me ladrue.

Send ma t’fortin me dorë e ka kapë,

Pesë konopë përpjetë i ka dhanë.

Askurrkush me folë nuk po flet,

Se, me thue kur po i bjen,

Dekun n’tokë gjinden po i qet.

Prej zotnisë, tha, Muji asht largue.

Prej zotnisë, tha, burri kur asht da.

Ka dredhë n’shpi, tha, nanën për me e pa.

Tha, ja ka nisë Muji tuj punue,

Tha, ja ka nisë Muji tuj luftue

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

14

E n’sa lufta Muji si po bjen,

Ai gjithëherë me nderë si po del.

Kjo këngë është një nga këngët më të rëndësishme, sepse Muji shëndrohet nga një bari i

thjeshtë në kreshnik.

Dy vargjet e para Lum e lum t’lumin Zot, Nu’jem kane e zoti na ka dhanë përbëjnë klishenë

hyrëse të këngës, kjo këngë tregon për fillesat e Mujit kur ishte ende djalë i ri apo çoban, pra

Muji nuk ishte ende kreshnik dhe njëllojë edhe Halili, që të dy deri në fund të ciklit mbeten

barinjë. Vargjet e tjera marin ide të qarta të mjedisit:

Për gjithë ditë bjeshkët Muja tu i kërkue,

Për gjithë ditë ndër gurra tu u freskue.

Për gjithë ditë ndër mriza tuj pushue:

Rrugë as shtek pa njoftë nuk ka lanë,

M’i çon lopët gjithherë ku s’in kanë.

Përshkrimi nëpërmes fjalëve bjeshkët, gurrat, mriza, mriza-vende të çlodhjes, hije e detajojnë

mjedisin, në këtë varg na tregohet se Muji i njihte bjeshkët në pëllëmbë. Përseritja në fillim të

vargut paraqet figurën e anafores.

Për gjithë ditë bjeshkët,

Për gjithë ditë ndër gurra,

Për gjithë ditë ndër mriza.

Pika e lidhjes tek kjo këngë qendron tek pjesa.

“I natë lopët çobanit i paskan hupë

E tu shpija nu’ ka mujtë me dredhë”.

Pasi që lopët i kishin humbur nuk mund të kthehej në shtëpi dhe duke i kërkuar lopët nëpër

bjeshkë ka dalur nga ruga e zakonshme, ky është momenti kur bëhet lidhja e pjesës hyrse me

atë të aventures, bariu i zakonshëm-hero, pa këtë Muji nuk do t’i vinte në gjumë fëmijet e

zanave, pra fëmijet ishin të qenieve të mbinatyrshme.Këtu ndodh takimi me zanat, ajo që na

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

15

bën përshtypje këtu është se nuk janë tri zana, por dy dhe ato cilësohen bardh si bora pra janë

simbol i së mires pasi që në estetiken popullore e bardha dhe drita lidhen me të mirën. Faktin

se zanat janë qenie të mbinatyrshme e dëshmojnë pikat e qumshtit të tyre të cilat i japin Mujit

fuqi të mbinatyrshme. Vendi ku rrinin zanat ishte një vend, ku nuk shkelte këmba e njeriut,

kjo gjë i çuditi zanat se si ai kishte arritur aty.

Momenti kur Mujin zanat e pyesin për shpërblimin që donte duke i bërë oferta se a donte

forcë të qëndronte, luftë të luftonte, dhe ai zgjedh forcën, ku zanat i japin tri pika qumësht të

cilat i japin force aq sa të lëviste shkëmbin më të madh, pra ndeshet figura e hipërbolës e ngre

shkambin një mij okësh.

Ti çfarë ndere, Mujo, po na lypë,

Qi dy djepat na i ke vu në gjumë?

A don forcë, Mujo, me qindrue?

A don luftë, Mujo, me luftue?

A don gja, Mujo, a don mall?

A don dije, Mujo, a don gjuhë?

Lyp shka t’duesh, Mujos te i kanë thanë.

Kqyr Muji atherë ç’ka qitë e ka thanë:

Një gjë që bie në sy është edhe përdorimi i huazimeve si badihava, probatin, okë, sabah.

Zanat ndalojnë së dhënuri gji vetëm, pasi e arrin fuqinë e dragoit këtu paraqitet një hierarki,

pasi dragoi qëndron në qender të saj, duke e mundur kuçedren si demon i së keqës në

mitologjinë shqiptare.

Lidhja e zanave me Mujin

Kqyre zanat Mujit shka i kanë thanë!

– Probatin na, Mujo, duem me të xanë.

Fol ti, Mujo, tash qysh po thue?

– Tu t’jem ngusht, zana, me m’ndimue!

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

16

Probatin nga gjuha sllave vëlla

-Arsyeja e fuqisë

Fuqia Mujit nuk iu dha për t’u ndeshur me shokët, por për tu bërë kreshnik, për ta mbrojtur

nderin dhe trojet. Po ashtu vërehet figura e nënës e cila është e ndeshur më tepër në gjithë

ciklin më pak se figura e babit, pra kemi të bëjmë me epokën e matrarkatit. Dhe vargjet

përmbyllëse janë një pararendje e rapsodit se çka do të bëjë Muji në jetën e tij.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

17

KREU II: Kultet shqiptare në epos

2.1 Kulti i gjarpërit

Në këtë temë diplome duam të paraqesim disa aspekte të kultit të gjarperit ashtu si dëshmohet

në popullin tonë.

Kulti i gjarpërit, me atributet e tij të mbinatyrshme, religjioze është ruajtur mirë sidomos në

bashkësitë fshatare të viseve malore dhe është dëshmuar përmes ritesh, mitesh e besimesh;

gjurmë të tij, vërehen në disa zhanre të krijimtarisë popullore.

Duhet të sqarojmë që në fillim se gjarpëri, ashtu si dhe çdo gjallesë tjetër send material apo

dukuri shoqërore e natyrore në tokë e në gjithësi, jo në çdo rast mund të jetë në vetvete objekt

i kultit religjioz. Ato mund të ruajnë atribute të mbinatyrshme, pra religjioze vetëm në kushte

dhe rrethana të caktuara e në shtresa shoqërore të veçanta. Gjarpëri herë është një kafshë e

zakonshme e herë në raste e rrethana të caktuara është një qenie tek e cila mendësitë

popullore gjejnë veti të mbinatyrshme.

Ndër shqiptarë si dhe popuj të tjerë indoeuropian, ka edhe disa qenie për të cilat është besuar

ndër shekuj se kanë pasur atribute të mbinatyrshme, si: sorkadhia e egër, nuselala, qyqja etj.

Por më i veçanti e më interesanti është kulti i gjarpërit i kësaj gjallese zvaranike, që mund të

gjendet kudo; në mal, fushë, shkëmbinjë, në gurra, në liqene në dete. E vërejmë si gjallesë të

shenjtë të tokës të nëntokës të shpellave të ujrave, pra të lidhur me kultin e tokës e të ujrave.

E ndeshim edhe si hyni mbrojtëse të jetës të mirëqenies e të mbarësisë në familje.

2.1.1 Emërtimet

Në popullin tonë llojet e ndryshme të gjarpërinjve njihen me një emër më të përgjithshëm

gjarpër, por edhe me emra të veçantë, sipas specieve ose sipas përfytyrimeve të besimtarëve

si: gjarpër, bollë, brevë, nëpërkë, bullar, skrapth, grabovc e kështu më tej. Këta emra në disa

raste përdoren edhe në emërtimin e kësaj gjallese si objekte kulti. Në emërtimin e gjarpërit, si

gjallesë kulti përdoren edhe disa emërtime me origjinë nga ritet e besimet popullore, emra

eufemistik, krejt karakteristike, si: vitorja itokësi, dheu bollshadra, shlliga. Itokësi dhe dheu

doemos vijnë nga tabuja për të mos ia zënë në gojë emrin e vertetë gjarpërit. Itokësi ai i tokës,

pra zotëruesi i tokës e si rrjedhim dhe i njerëzve për të cilët dikur ishte hyjni, që mund tu

bënte mire ose keq. Po kështu dhe emri dheu. Kur bagëtinë e pickonte gjarpëri a nëpërka,

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

18

thonin: “E ka zënë dheu”. Në Kolonjë thuhet: “E puthi dheu” në vend të “E ka pickuar

gjarpëri”-e dhënë nga Dhori Qiriazi.

Në këtë drejtim është me interes të shënohet fakti që fjala vitore, si emër vetiak për njerëz të

seksit femër, përdoret në vise të ndryshme të Shqipërisë, në Veri, në Shqipëri të mesme e në

Jug. Në Jug përdoret edhe me kuptim figurativ, për të treguar gruan e bukur e të shkathët, që

është mbarësia e shtëpisë. Këtë na sqaron shumë mirë frazeologjia popullore dhe këngët

popullore traditcionale, një prej të cilave nga Rrëza e Përmetit, po e sjellim këtu poshtë: “I

hoqe kyçet e brezit /si trimi armët e mezit. /Emrin e keshe grua, /Por jeshe trime e fajkua.

/Verje paqin ndër brez,/ Mbaje punën me ers./ O vitorja nde mur,/ Tek rrije e lëshoje nur,/

Gjithë jetën me ndër,/ Të buron goja sheqer5.

Hahni thotë se fjala vitore në Elbasan përdoret për gruan që lindë shumë fëmijë, pra për një

grua të lumtur6.

Tek populli shqiptarë fjala vitore përdoret për të treguar rrojen e shtëpisë dhe besohet se është

një gjarpër i shkurtër e i trashë. Në Shqipërinë e Mesme e në Veri në përgjithësi e gjejmë me

emrin bolla e shtëpisë, në Dukagjin e Malësinë e Madhe quhet përgjithësisht me emrin itokesi

a toksi, por edhe thjeshtë gjarpër i shtëpisë. Quhet toksi se sipas popullit “është e tija toka,

është e tij vendi ku rri”.

2.1.2 Gjarpëri zotërues i tokës e i nëntokës

Në besimet popullore është konsideruar si një forcë zotëruese e tokës dhe e nëntokës. Kjo

gjallesë interesante dhe e frikshme shfaqej papritur para njeriut, duke u zvarritur në tokë nga

një shpellë a pranë burimit, nga një e çarë e tokës nga zgavra e rrenjëve të një druri të vjetër,

kështu që edhe kulti i tij është i lidhur me tokën e kultin e saj. Besa me gjarpërinjët është një

aspekt i veçantë i këtij kulti. Në Malësinë e Madhe, ekzistonte zakoni, që në pranverë të

kryhej një rit i lidhjes së besës me gjarpërinjët”. Me i pa tre toksa bashkë në Dukagjin, nuk të

lanë pleqtë me i mbytë, pse ashtë keq. Ne ma te parin gjarpën, që ndeshim në ditë të

pranverës, duhet me lidhë besë tuij thanë këto fjalë; “Toks po lidhim besë ndër vedi, ti mos

me më xanë mue akurrnji rob shtëpijët e un, kudo të ndeshi ty, mos me të mbytë”. Fjalët që

5 Mark Titra, Kultura Popullore, Shkenca, Tiranë,1997, f. 19.

6 Mark Titra, Kultura Popullore, Shkenca, Tiranë,1997, f. 19.

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

19

përdoren për besë janë”. Ti hajt në punë tande, se nuk kam punë me ty, e as ti mos paç punë

me mue7.

Rite me gjarpërin për pjellori e mbarësi në festë atë ndryshme të stinës së pranverës gjejmë në

Kosovë në vise shqiptare në Maqedoni. Gjurmë interesante të kultit të gjarprit gjejmë në

rrethin e Shkupit. Me 22 Mars banoret e këtyre rretheve e bëjnë gjarprin të rrëshqasë mbi

rroba dhe duke kryer këtë rite shpresojnë të kenë fëmijë. Ketu kemi një lidhje midis kultit të

gjarprit dhe pjellorisë së gruas, rit shumë i lashtë dhe me origjinë të qartë totemike. Gjarpri

personifikon një forcë të pllenimit të gruas ndoshta si shtatzanim hyjnor. Gjarpri na paraqitet

edhe me emrin e ores, duke e quajtur ora roje e thesareve.

2.1.3 Gjarpëri mbrojtës i shtëpise dhe i familjes

Siç u tha në rite e besime popullore gjarpëri del kryesisht gjallesë me atribute totemike. Si i

tillë ai është i lidhur fort me shtëpin e familjen, duke u paraqitur si mbrojtës e mbarësiprurës i

tyre.

Sipas informatave gjarpëri i shtëpisë konsiderohej vetëm një lloj gjarpëri. Në Jug thonë se ai

është një lloj gjarpëri i zi me një tuf qimesh në kokë. Në disa krahina të Veriut ai quhet bollë

e shtëpisë, por nuk japin kuptim të qartë për ta dalluar nga gjarpërinjët e tjerë. Me sa duket

bolla mer kuptimin e një gjarpëri në përgjithësi. Në kuptimin shkencor e në mëndësinë

popullore në përgjithësi, ndoshta edhe si emër i gjinisë femëror, bolla është një lloj gjarpëri

me përmasa të mëdha, që jeton në pyje të dendura. Ajo e mbyt gjahun, duke e lidhur e duke e

shtrenguar me trupin e saj. Në kuptimin pezhovativ femrat janë quajtur bolla.

Sa i përket gjarpërit të shtëpisë në shumicën e rasteve sipas besimit popullorë asnjeri i

shtepisë nuk e dinte se ku rrinte gjarpëri i shtepisë as se shihnin ndonjëher me sy por qenia

e tij në shtëpi merret me mend nga gjithë njerëzit e shtëpisë. Ai që e dinte dhe e kishte parë

qoftë edhe rastësisht vitoren e shtëpisë nuk duhej t’i tregonte askujt, sepse kjo konsiderohej

mëkatë, si rrjedhim vitorja e shtepisë mundë të ikte apo mund të bëhej e paaftë për të sjellur

mbarësi në shtëpi e pasuri. Pa gjarpër shtëpia nuk mund të kishte përparim as në njerëz e as

në pasuri. Mendohej se gjarpëri rrinte në një vrimë të murrit të dhomës kryesore.E zonja e

shtëpisë e ushqente zakonishte tre herë në ditë me qumsht me thërime buke apo çfarë të

kishte.

7 Mark Titra, Kultura Popullore, Shkenca, Tiranë,1997, f. 20.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

20

2.1.4 Gjarpëri fatsjellës e me cilësi “shëruese”

Në popullin tonë nuk janë pak rastet kur gjarprit i veshin cilësi “shëruese” që, në përgjithësi

janë të natyres së praktikave magjike dhe mendojmë se këto kanë lidhje me kultin e tij. Është

e njohur praktika magjike e këngës së buçit në Malësi të Madhe dikur e kishin në traditë, që

kur kafshonte buçi [gjarpri] një njeri ose kafshë menjëherë kërkonin e thërisnin dikë që dinte

“këngën e buçit”. Ai i këndonte këngën tek plaga me zë të ulët se mos e dëgjonte kush tjetër

aty afër. Kush e dinte “këngën e buçit” nuk duhej të ja tregonte askujt, sepse më nuk kishte

forcë shëruese për t’i shëruar të tjerët. Sipas treguesit kënga ishte e përberë nga fjalë pa

kuptim, pa lidhje, e kodra mbas bregut. Me interes është besimi se koka e gjarpërit vendosej

si hajmajli, për t’i mbrojtur fëmijët nga sëmundet dhe nga syri i keq. Trimave të pushkës për

të mos u kapur nga plumbat e armikut. Në Malësi të Tiranës ekziston një rit interesant, sipas

të cilit me anën e gjarpërit i jepet mençuri fëmijës.

Riti është ky; marrim një kakezogës të vogël [gjarpër nga të pademeshit, bullar] dhe ja fusin

fëmijës në gojë, e mban fëmija pakë në gojë e më pas e nxjerrë e hedhë mbi tokë, ajo hynë

në punë edhe për gocat për tu dhënë mençuri dhe të bëhen nikoqire të mbara, duke ia sjellur

tri herë rreth brezit8.

Gjarpëri në mjekësi dhe në kulturën popullore përdorej për kurimin e gjëndrave tiroide, duke

e marrë një gjarpër të gjallë dhe duke e vendosur në një nga tavat për pjekje, tava duhej të

ishte me qumësht ashtu futej në furrë dhe helmi i liruar nga gjarpëri gjatë dhënies së shpirtit

përdorej si ilaç9.

Po ashtu dhe kurra nga pickimi i gjarpërit tek një grua e moshuar e cila vuante nga ulçera në

stomak për 16 vite, për 6 muaj, 3 në pranverë dhe 3 në verë.

2.1.5 Gjarpëri në zbukurimoren popullore

Për kultin e gjarpërit të shtëpisë dhe të gjarpërit na flet edhe ornamentika popullore, figurat e

gjarprinjëve i gjejmë të gdhendura në objekte nga druri, në xhubleta, në djep, në përmendore

si tek kreshnikët, po ashtu edhe tek Skënderbeu.

8 Mark Titra, Kultura Popullore, Shkenca, Tiranë,1997, f. 24.

9 Informatë e dhënë nga prof. assoc. Rovena Vata, Gjakovë, 13.03.2019.

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

21

2.1.6 Gjarpëri në prozën e në poezinë popullore

Kulti i kësaj gjallesë zë një vend të veçantë në krijimtarinë artistike të popullit, veçanërisht te

këngët legjendare, që na vijnë në shekujt e mesjetës, në balada përalla e gojëdhëna të

ndryshme mitike. Në folklor gjejmë gjarpërin e frikshëm, që papritur shëndrrohet në orë, në

një vajzë të bukur, që kyen funksionin e hyjnisë mbrojtëse të njerëzve kur kreshniku shpëton

një gjarpër nga djegia e lëndës së pyllit, gjarpëri kthehet në një vajzë të vogël, që kishte qenë

ora. Si shpërblim për të mirën që i bëri, i jep kreshnikut forcë për të përballuar kundërshtarët

e për të vënë rregull.

Në këngët e kreshnikëve në disa raste gjarpëri na del si shërues i plagëve të Mujit të

plagosur ; “Nandë soje barnash për nën gjuh m’i ka ,/ tri her në ditetane varret po m’ia lan”.

Ai paraqitet dhe kendues këngesh magjike;” Se kur dhimbet tepër po ma lodhin/atehere nis

gjarpri me këndu,/ nji soj kangësh qi kurrkund s’i ndi / Harroj dhimbat edhe bi ne kllapi….10

.

Kreshnikët trima e të fuqishëm që konsiderohen si dragoj, sipas poezisë legjendare, ashtu si

në besimet popullore kanë një, dy tre a më shumë gjarpërinjë në brendsi të gjoksit prej nga e

marrin forcën.

Musa Qesexhia i ciklit të Kreshnikëve ishte dragua e kishte tre gjarperinjë në barkë; ‘’ Fill te

mreti Krali kenka shku ;/ u thot e preva Musen Qesexhi ./ Me e pa dit’ti, Musa se kush asht ,/

para vetit Musen e kije vnue ,/Njaj Musa ish pa ken drangue ,/ Kurr njati shoqi si ka le ,

/Setre gjarprinj në bark i kai pasë,/Nja i kish çuet dy i kish fjetë’’11

.

Në përallat dhe legjendat popullore gjarpëri na paraqitet edhe në të kundërtën, në pamjen e

kuçedrës, që u bën keq njerëzve, që u pakëson bereqetet. Ajo rri në shkëmb. Por duhet thënë

se gjarpëri në përalla e legjanda më së shumti paraqitet me tipare të një hyjnie mbrojtëse të

njerëzve ose si personifikim i plotfuqishmërisë e i pjellorisë së tokës.

Në epikën legjendare shqiptare, gjarpri si dhe ora, del si qenie mbrojtëse e njeriut. Ora e

gjarpri i rrinë te kryet Mujit të plagosur rëndë. Ora e ruan pa ia ndarë sytë. Gjarpri që “nën

krye na i kishte dy duar të holla”, shetit nëpër vrre të Mujit duke i mjekuar ato me nëntë lloje

barnash që “për nën gjuhë m’i ka, tri herë në ditë tanë varrët pa m’i ia larë”12

.

10

Mark Titra, Kultura Popullore, Shkenca, Tiranë, 1997, f. 30. 11

Mark Titra, Kultura Popullore ,Shkenca, Tiranë,199, f. 30. 12

Mark Tirta, Mitologjia në epikën legjendare, në: “Panteoni e simbolika, doke e kode në etnokulturën

shqiptare”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 2007, f. 157.

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

22

Në epos gjarpri na del kështu:

Rasti I

I ka mbledhë nandë gjarpij shullanit,

n’gjyks gjarpijt trimit ja ka vu,

se sa fort gjarpnat e kanë qokatë,

se sa gjallë ish kanë, për t’gjallë s’â ndie-vargu 11513

.

Rasti II

N’krye kto fjalë Mujos i kanë ra,

idhtë si gjarpni burri asht ba,

ka marrë burri m’u çue n;kambë,

veçse prangat s’e kanë lanë-vargu 30514

.

Rasti III

Aty shef at gjarpnin pshtjellë kulaç,

kishte shpinën të tanë shkrola-shkrola,

por nën krye na i kishte dy duer t’holla-vargu 16515

.

Rasti IV

E ky gjarpën qi m’shetitë npër varrë,

për ndimë t’madhe zoti ma ka dhanë,

nandë soj barnesh për nën gjuhë m’i ka,

tri herë n’ditë tanë varrët po m’i lan-vargu 18516

.

13

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 163-

164. 14

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 195. 15

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 207. 16

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 207.

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

23

Rasti V

Se kur dhimbat tepër po më lodhin,

atherë nisë gjarpni me këndue,

nji soj kangësh, qi kurrkund s’i ndi-vargu 19017

.

Rasti VI

N’krye kto fjalë Mujos i kanë ra,

idhtë si gjarpni burri asht ba,

ka marrë burri m’u çue n;kambë,

veçse prangat s’e kanë lanë-vargu 30518

.

Rasti VII

Aty shef at gjarpnin pshtjellë kulaç,

kishte shpinën të tanë shkrola-shkrola,

por nën krye na i kishte dy duer t’holla-vargu 16519

.

Rasti VIII

E ky gjarpën qi m’shetitë npër varrë,

për ndimë t’madhe zoti ma ka dhanë,

nandë soj barnesh për nën gjuhë m’i ka,

tri herë n’ditë tanë varrët po m’i lan-vargu 18520

.

Rasti XIX

Se kur dhimbat tepër po më lodhin,

atherë nisë gjarpni me këndue,

17

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 207. 18

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 195. 19

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 207. 20

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 207.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

24

nji soj kangësh, qi kurrkund s’i ndi-vargu 19021

.

2.2 Kulti i zjarrit në epos

Lidhet me kultin e të parëve ruajtjen e traditave dhe vazhdimësisë, në mbajtjen e derës hapur.

Në kuturën tonë vatra e ngrohtë paraqet shenja të jetesës të frymimit.

Shprehjet, si: “Tu shoftë zjarri, “Mos tu shoftë zjarri”.

2.2.1 Kulti i zjarrit në bujqësi dhe blegtori

Zjarret e vitit për mbarësi e pjellori në bujqësi e blegtori, janë shumë të njohura ndër

shqiptarë. Zjarret e vitit ose kujtimet mbi këto zjarre i gjejmë në mënyrë shumë të afërt në

vise të ndryshme të Shqipërisë, në Jug e Veri, por në pak vende janë ruajtur në ritualin e tyre

të plotë, në shumicën e rasteve janë kthyer në lojëra fëmijësh.

Është e ditur se këto zjarre në origjinë kishin qëllim t’i jepnin fuqi diellit e pastaj, dielli t’i

jepte forcë prodhimit të ri bujqësor. Në përgjithësi këto zjarre kishin të bënin me ripërtritjen e

natyrës. Djegia e kashtës, zjarret në kopshte, hedhja e hirit në vazhdim, kanë një kuptim të

rëndësishvm, që në popull ka humbur me kohë. Këtu digjet ajo pjesë e kashtës që përbënë

shpirtin e drithit, demonin e drithërave bujqësore. Po të lidhemi me kuptimin që kësaj i jepej

në lashtësi , kemi të bëjmë me djegien e hyjnisë së drithit me qëllim që ajo të ripërtrihej me

anë të hirit të saj.

Një rit i veçantë për të ruajtur bagëtinë nga sëmundjet e mundshme ose për ti shëruar bëhej

duke i tymosur ato. Zakonishtë bëhej në pranverë para se të dilnin për kullotje. Për këtë

qëllim, në shumë raste përdorej zjarri i ndezur me gurë ose në duke i fërkuar dy drunjë pra

me zjarrë të “gjallë”.

Kulti i zjarrit të gjallë të prodhuar me mjete primitive zjarrë të cilit i jepen fuqi të

mbinatyrshme si një objekt i shenjtë me fuqi të madhe shëruese për tu mbrojtur nga e keqja.

21

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 207.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

25

Pra në origjinë mendohej se fuqia demoniake e këtij zjarri do të kalonte te bagëtitë për t’i

forcuar ato, për t’i bërë të pa mposhtura nga çfar do e keqe22

.

Muji heret kenka çue,

kenka mbathë, kenka shtërngue,

ma ka ndezë zjarmin në votër,

ma ka vu xhezen në zjarm,

e ka kallë kamishin me duhan,

ma ka Çilë dritoren e sarajit-vargu 5523

.

Kulti i zjarrit lidhet me tymin, pra me vatrën, duke na çuar kështu te kulti i të parëve tanë, si

në rastin:

Tim për tim kah nji dash të pjekun,

tim për tim kah nji vashë me ja djergun,

ditë me ditë kah nji kreshnik me premun,

javë për javë kah nji krahinë me djegun!-vargu 1524

.

Tim për tim simbolizon vatrën, shtëpinë dhe situatën të cilen, bajlozi e krijonte duke kërkuar

nga një vashë për shuarjen e epshit, tortura që bënte duke djegur dhe shkatruar per çdo javë

nga një krahinë.

Burrat në epos jepen nëpër kuvende rreth zjarrit, si në rastin:

Bjeshkë e naltë, qi kish qillue,

për rreth zjarmit burrat vend kanë xhanë-vargu 11525

.

Kulti i zjarrit lidhet në epos edhe me familjen e mirë ose në epos njihet si oxhak i mirë, si në

rastin:

22

Fejashqiptare.org 23

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 61. 24

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 87. 25

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 94.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

26

Ndo rri, bir, gjithmonë pa u martue,

ndo martou n’nji oxhak të mirë!-vargu 526

.

2.3 Kulti i bukës

Pasi që buka është një ndër elementet kryesore të jetesës paraqet një gjë të shenjtë dhe shkelja

e trohave të bukës konsiderohet një ndër mëkatet më të mëdha, varësisht nga vendet dhe

besimet në disa vende konsiderohet si shkelje e meleqve, e në disa vende ekziston bindja se

me shkeljen e trohave, mund të çmendej një njëri. Apo edhe besime tjera të shumta si në një

sofër, ku hahej dhe dikush bënte shumë trosha konsiderohej që dë të bënte shumë fëmijë.

Buka si një element bereqeti në kulturën shqiptare, që gjithmonë ndërlidhej me kultin e

mikpritjes çdo familje shqiptare gjithmonë kishte shprehin e të shtruarit të sofrës për miqtë në

çdo orë dhe se sa më shumë gojë ushqeje aq më shumë bereqet kishte një shtëpi.

Nga shprehjet popullore shpeshherë kuptojmë rëndësinë dhe shenjtërinë e bukës, që hahej

nga duart e dikujt dhe se akti apo nema mund të të zinte nga personi, që të ka ushqyer,

shenjtëria e saj vihet akoma më mirë me betimet dhe mallkimet e bëra si:

“Pasha bukën”.

“Vrava vetën me bukën teme”, që përdoret në rastet kur kemi një të keqe nga dikush, që

ushqyem apo e mbanim afër.

“Unë të ushqeva me bukë, ti më gjuajte me gurë”.

“Të vrafshin kafshatat e mia”.

Kulti i bukës paraqet lidheshmëri me kultin e tokës, sepse buka si materie përfitohet nga

gruri, gruri që rritet në një tokë.

Shpesh here kam dëgjuar thënien “Haram është buka e asaj toke”, tokat të cilat janë fituar pa

djersën e ballit apo me pa ndershmëri gjithmonë sjellin një ters dhe duket sikur mallkimi bie

mbi to.

26

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f.150.

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

27

2. 4 Kulti i diellit

Në historinë materiale dhe shpirtërore ilire pasqyrohet kulti solar në mënyrë të theksuar. Kjo

kulturë materiale ka lënë gjurmë në fortesat e tyre, ku masovikisht gjendet gdhendur Dielli.

Në fushën etnografike të detarisë shqiptare, në mjetet e lundrimit hetohen simbolet e kulteve

të tyre. Kështu, Dielli (disku i tij), gjarpëri, kali dhe tigri gjenden të skalitura dhe të

pikturuara nëpër anije të kusarëve shqiptarë, të cilët në disa hapësira detare të Mesdheut me

shekuj ishin tmerr i vërtetë. Te disa popuj të lashtë të Ballkanit, gjarpëri ka qenë kulti më i

përhapur. Te ilirët e Jugut kulti i simbolikës së gjarpërit gjendet i shënuar në kohën neolite

dhe ai fërkohej në orenditë zbukuruese të femrave, në relike, bylyzyke e gjetiu. Në Iliri,

gjrumët e kultit të gjarprit në oredni dekoruese gjenden të fiksuara nga fundi i shekullit VI

p.e.sonë. Në monedhat e qyteteve të tyre si në monedhën e Apollonit, i cili është i

mbështjellur rreth një shkopi27

.

Dielli një simbol i zakonshëm në artin shqiptar i ndeshur shumë herë në ornamentet dhe

zbukurimet shqiptare. Kulti i diellit tek shqiptarët pasqyrohet edhe në bête e tyre, kur bëjnë

be e betohen për diellin. Madje betë në diell e rreze dielli, si: “për atë diell”, “pasha dritën e

diellit” haseshin dikur më shpesh se betë për Zotin dhe dëgjohen edhe sot e kësaj dite.

Shumë figura që kanë natyrë mitike e kultike si svastika a fytyrëzime të tjera që kanë lidhje

me kultin e diellit, vërejmë gjarprin mitik, hënën, e me radhë28

.

Edhe në letërsinë gojore shqiptare, bie në sy përmendja e rrezeve të diellit, që u japin dritë

gurave të thella malore etj. Nga mbijtojat e kulteve të lashtësisë është ruajtur kulti i Diellit.

Mbeturinat e tij na shfaqen qoftë edhe në mënyrë të zbehtë, në shumë fusha të jetës e të

veprimtarisë së banorëve të vendit tonë; në kulte bujqësore e blegtorale, në kulte të

mjeshtërive, në ritet kalendarike, në krijimtarinë gojore të popullit, në artin popullor të

aplikuar, në ciklin e jetës familjare, në kultin e zjarrit të vatrës , të ujit, të maleve e kështu me

radhë.

Nga autor të ndryshëm për këtë kult janë nxjerrë në dritë dëshmi, jo të pakta janë dhënë

mendime të rëndësishme. Pashko Vasa, që me 1879 vë në dukje se shqiptarët betoheshin në

diell29

.

27

Bahri Brisku, Kusarët dhe detarët shqiptare (Kontributi i tyre në autoktoninë kombëtare), Asociacioni Ulqini,

Ulqin, 2011, f. 10. 28

Mark Tirta, Simbolika e dorës, në: “Panteoni e simbolika, doke e kode në etnokulturën shqiptare”, Akademia

e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 2007, f. 234. 29

Vaso Pasha Effendi, E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqipëtarët, Tiranë,1935,f.42/43.

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

28

Në gunën shqipëtare, në variantet e saj si veshje gruaje në trevën e Mirditës, Pukë, Malësi e

Lezhës ndeshim dendur simbole të diellit në forme kryqi, në ngjajshmeri të svastikës, në

rrathë koncentrikë. Në xhubletën e Malesisë së Madhe ndeshim zbukurime me simbole të

diellit, të hënës, të gjarprit nga më të ndryshmet.

Është kuptimplotë fakti, që në ciklin e kreshnikëve dielli e hëna marrin pjesë në mënyrë

aktive në drejtimin e ngjarjeve. Në këtë cikël flitet për bjeshkët e Diellit, si vende, ku

veprojnë kreshnikët. Në martesën e Halilit. Dielli e Hëna bashkë me orë e zana e zogj të malit

ndihmojnë kreshnikun për të realizuar synimet e tij.

Në legjenden popullore me natyre mitike ndonjëherë dielli e hëna paraqiten si vëlla e motër

njëkohësisht si burrë e grua ashtu si në popuj të tjerë indoeuropianë.

Edhe vendet ku janë gdhendur motivet e diellit si oxhaku i vatrës familjare, gurët e derës së

shtëpisë, djepi i fëmijës, tryeza e bukës, guret e vareve, dëshmojnë për karakterin religjioz,

magjik, mbrojës që kishin dikur këto zbukurime30

.

Në epos kulti i diellit del në këtë formë:

Ka marrë dielli për mbas ahesh;

mirë po e ndritë rrugën e shpatit,

kah përcjellka do darsmorë,

darsmorët ishin t’gjithë kalorë-vargu 47531

.

Kulti i diellit në epos lidhet edhe me betimin ose mallkimin për diellin, si në rastin:

Në mejdan, Halil, s’mundem me t’dalë,

por me ty tek jam tue ardhë;

veç ta dijsh, se rob shkjau na ka xanë,

dritn e diellit kurr ma s’kem’ me e pa!-vargu 19032

.

30

http;//ëëë.shkodradaily.com/2013/04/mitologjia –nder –shqiptare.html 31

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 103. 32

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 64.

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

29

Kurse më poshtë paraqet një mallkim, që lidhet me nderin. Një mallkim me ndaljen e drites

së diellit, nëse do ta turpëronte familjen, duke sjellur në shtëpi një gjë jo të moralshme, e në

rast se femra do ta korriste fisin para se të ndodhte më mire ta godiste rrufeja. Që të dyja janë

elemente në të cilat populli jonë ka besuar.

Qi për n’dashtë me m’pru marren te shpija,

he, ktij zoti i shkimët hisen e diellit!

E n’pastë menden me na koritë fisin,

gjujma, re, qetash me kokërr rrfeje!-vargu 7533

.

2.5 Kulti i mikut

Mikpritja është një zakon i njohur edhe nga popuj të tjerë, sidomos të Lindjes; por te

shqiptarët ajo ka gjetur një trajtim të veçantë, të sanksionuar në një sërë normash e rregullash

që parashikohen edhe në kodin kanunor. Me të ndeshemi dendur në rapsoditë e kreshnikëve.

Për mikun dera e kreshnikëve është gjithmonë hapur. Miku duhet të pritet me përzemërsi dhe

me gjithë nderimet e duhura: të gostitet me kafe e duhan, të mbahet me muhabet etj. Është

turp i madh të pyetet miku se “përse ka ardhë” sa kohë do të qëndrojë”. Edhe armikun, atë që

mund ta kesh për të marr gjak, po të trokiti në derë si mik, duhet ta pranosh, ta “marrish në

ndore”, dhe t’i sigurosh jetën34

.

Kanuni ka sanksionuar kultin e mikut dhe të mikpritjes te shqiptarët. Kulti i mikut shënohet

në përkufizimin e shtëpisë, si “e zotit dhe e mikut” (“Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e

mikut”). Në kanun zoti dhe miku para shtëpisë barazohen. Nuk mund të ketë hyjnizim më të

madh se ky për mikun. Kulti i mikut, i shprehur edhe në formulime të tilla, si: “shtëpia e

shqiptarit – e mikut dhe e shtegtarit”, “dera e shpisë i hapet kujdo qi ia msyn, me kenë edhe

përdersi” (lypsi), përmban një mendësi të lashtë, parakristiane, judaike, biblike, që vjen prej

kohësh profetët mund të shfaqeshin në dyer besimtarësh me rrobën e një shtegtari të mjerë.

Në mendësinë e shqiptarit, miku që troket në portë duhet pritur me të gjitha nderet që i

takojnë, sepse “nuk dihet a asht lypsi a shenjti”. Në traditën shqiptare miku nuk kërkon leje

33

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 72. 34

Qemal Haxhihasani, Mendësi zotëruese në ciklin e kreshnikëve, në: “Gjurmime albanologjike”, Prishtinë,

1993, f.45.

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

30

për të hyrë në një shtëpi, por “ia mësyn”, që do të thotë se i zoti i shtëpisë është i detyruar t’ia

hapë portën me dëshirë të vet, sepse, përndryshe, miku ka të drejtën e vet “me hy”.

Privilegji më i madh i mikut në kanun është ndorja. Kjo do të thotë se miku nuk bjen në gjak

dhe është i mbrojtur prej hasmit sa kohë që “asht me bukë të të zotit të shtëpisë”. Nëse miku

binte në pusinë e hasmit, mjafton të thërriste: “jam me bukë të filanit” apo “jam ndorja e

filanit” – domethënë e të zotit të shtëpisë që e kishte pritur dhe kjo i jepte siguri, i shpëtonte

jetën, i hapte rrugën35

.

Në shoqërinë shqiptare paramoderne, miku nderohej si njeri me status të veçantë, gati të

mbinatyrhme. Por, miku e humbiste këtë status mjaft të privilegjuar, nëse nuk sillej me

korrektësi në shtëpinë e mikpritësit. Paragrafi 1785 te Kanuni i Dibrës përcakton qartë

statusin e dyzuar të mikut: “Miku asht knaqsi e madhe, po ene barrë e randë”. Në popull

thuhet: “Sa ke mikun në shtëpi, ke malin mbi shinë”. Miku e humbiste statusin gati-gati

hyjnor dhe shndërrohej në njeri të padëshirueshëm për familjen, fisin, fshatin e krahinën e

mikpritësit, nëse nuk zbatonte me korrektësi tërësinë e normave kulturore, që rregullonin

veprimet e sjelljet e tij në raportet me familjarët e mikpritësit, me anëtarët e fisit, me miqtë

dhe me të njohurit e tij. Çdo veprim i gabuar i mikut përkeqësonte shumë në sytë e opinionit

të bashkësive vetëqeverisëse të shoqërisë tradicionale shqiptare, jo vetëm statusin e prestigjin

e mikut, por edhe ato të mikpritësit.

Miku nuk kishte të drejtë të prekte asgjë pranë vatrës, sidomos enët e vëna në zjarr për të zier

ushqime. Neni 136 te Kanuni i Lekë Dukagjinit në variantin e Mirditës, ndër të tjera thekson:

“Miku nuk ka tagër me prek gja bri votrës ose oxhakut ku rri, veç në ja lypt i zoti i shpisë”.

Pse mikut i ndalohej në mënyrë kategorike të hiqte kapakun e gjellës që po ziente në zjarr?

Thelbin e përgjigjes së kësaj pyetje e gjejmë te neni i referuar për këtë çështje te Kanuni i

Lekë Dukagjinit, varianti i Pukës: “E di rrasa ça ka vegshi”.Kjo do të thotë se kapaku i

shporetit duhet të ruajë si sekret shumë të rëndësishëm të familjes atë çfarë zihet poshtë tij.

Ndodhte jo rrallë që familja mikpritëse të ishte aq e varfër, saqë vorba në vatër ziente vetëm

ujë. Kapaku e mbulonte këtë varfëri të skajshme, e cila nuk i duhej ekspozuar mikut dhe

opinionit shoqëror. Këto reagime të shqiptarëve i ka vënë re edhe albanologu i shquar Franc

Nopça në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit të XX: “Është një çnderim për të

zotin e shtëpisë, kur një i huaj ngre kapakun e tenxheres në vatër pranë zjarrit. Dënimi është

35

https://telegrafi.com/sot-kanuni-eshte-nje-bote-e-mbyllur/

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

31

500 grosh, sepse mundet që tenxherja të mos ketë mish dhe ky bëhet shkak që del në shesh

vobektësia e zotit të shtëpisë”36

.

Në epos kulti i mikut jepet kështu:

Deka vjen mbas mikut t’pre,

deka vjen mbas besës s’thyeme,

a ’i kue bukë mos t’kesh për mik-vargu-58537

.

Besa një ndër elementet identifikuese të popullit shqiptarë, një shqiptarë që thenë besën ishte

i turpëruar dhe një njëri që tradhëtonte vetëm vdekja e pastronte.

2.6 Kulti i duhanit dhe kafesë

Shqiptarët kanë pasur simbolika të shumta në ritualin e pirjes së kafes. Ato shënjonin

mesazhe pozitive dhe negative kur miqtë kishin marrëdhënie, takime apo situata të ndryshme.

Po cilët janë këto mesazhe që shprehte rituali i shërbesës së kafes.

Studiuesi Nebi Bardhoshi në studimin e tij, “Gurtë e kufinit”-thekson ndër të tjera në lidhje

me kultin e kafesë:

Vetë pirja e kafes është një ritual i cili bëhet për cështje shumë të rëndësishme për

bashkësinë. Kështu, fjal vjen fejesa, nuk mund të quhej e lidhur në rast se nuk i ishte pirë

kafja. Prandaj në të folmen e Hasit gjendet shprehja “aj je ke pi kafen ksaj pune, që do të

thotë se në rast se ke dashur të kryhet ndonjë punë, por ende nuk ia ke pirë kafen”, atëherë

marrëveshja nuk konsiderohej e kryer. Kafja ka si dimension të saj kryesor bërjen publike,

memorizimin dhhe finalizimin e një marrëveshje në mes dy a më shumë palëve. Pirja e kafes

mbart një rëndësi të dorës së parë në këtë kontekst social duke marrë parasysh se marrëveshja

ishte e gjitha pjesë e traditës gojore38

.

Nëse një malësor shkonte për shëmbull me kostumin e mikut në shtëpinë e një bashkëfshatari

tjetër, qoftë ky i afërm ose thjeshtë i njohur, për të vazhduar një bisedë të nisur më parë, si të

thuash, në një seancë të rastësishme ndërrim duhani që kishte të bënte me ndonjë fejesë,

36

https://telegrafi.com/traditat-shqiptare-miku-nuk-duhet-te-hap-kapakun-e-gjelles-qe-zihet/ 37

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 84-85. 38

Nebi Bardhoshi, Gurtë e kufinit, UET/Pres, Tiranë, 2011, f.134-135.

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

32

zbutjen ose tejkalimin e ndonjë konflikti me pajtim gjaku ose me çështje të tjera të

rëndësishme, i zoti i shtëpisë nuk e pyeste mikun se si e dëshironte kafenë. Nëpërmjet

shkallës së ëmbëlsisë ose të idhëtisë së kafesë simbolikisht miku merrte mesazhin e duhur për

ecurinë e çështjes që qëndronte në sfondin e një vizite të tillë. Nëse i servirej kafja fare e

ëmbël, miku merrte mesazhin se çështja ishte zgjidhur ose ishte në rrugë të mbarë dhe pa

kthim prapa. Për të përforcuar kuptimin e një mesazhi të tillë pozitiv miku, si rregull, në një

formë tjetër vinte në dukje ëmbëlsinë tej mase të kafesë, duke përdorur përgjithësisht

shprehje të tipizuara në motërzime të tilla: “E paskeni ngatërruar kafenë me mjaltin”, “kafesë

i paskeni hedhur mjaltë, jo sheqer”, “një qyp me mjaltë i paskeni hedhur kafesë” etj. I zoti i

shtëpisë përgjithësisht i miratonte pohime të tilla, domethënë, në thelb tundjes së kokës lart-

poshtë ose buzëqeshjes. Pas një miratimi të tillë, miku fliste me frymë optimiste dhe më

shpenguar për zgjidhjen e çështjes në shqyrtim.

Nëse i servirej kafe e mesme, merrte mesazhe se çështja për të cilën ishte i interesuar kishte

mbetur pezull, pra nuk mund të parashikohej ecuria e zgjidhjes së saj. Për të konfirmuar se

kafeja e mesme, që nënkuptonte ngrirje të çështjes, miku gati me tone diplomatike shprehej:

“Nuk di nëse ka pasur ose jo sheqer në anët tuaja”, “bora ka zënë rrugët e nuk ka ardhur

sheqer nga shehri qysh kur nuk mbahet mend” etj. Në situata të tilla burrat e palës mikpritëse

heshtnin. Vlen të theksohet se përdorimi i idhtësisë së kafesë dhe i mjeteve të tjera simbolike

për të përcjellë përgjigje negative, sidomos për çështje jetike, që kishin të bënin me fatet e

individëve, të familjeve ose të anëtarëve të bashkësive më të zgjuara, kishte rëndësi të

veçantë në shumë “segmente” të shoqërisë tradicionale shqiptare, ndërkohë që fjala mohuese

kishte peshë mjaft të rëndë, deri në nivelin e shpërfilljes ose të fyerjes për palën tjetër, pra jo

vetëm për familjen e individin që prekte drejtpërdrejt hija e fjalës së keqe, por edhe për gjithë

fisin e tij. Gjithashtu, edhe shkalla e ëmbëlsisë ose e hidhësisë së kafesë, që servirej në

ceremoninë mortore në shumë krahina të Shqipërisë, shprehte simbolikisht shkallën e

hidhërimit për të ndjerin, shprehte moshën e të ndjerit dhe mprehtësinë e shqetësimeve

familjare, fisnore ose më gjerë që shkaktonte largimi i tij nga kjo jetë. Nëse personi i vdekur

ishte i moshuar dhe me fëmijë të rritur, të martuar dhe në gjendje ekonomike të stabilizuar,

servirej kafe e ëmbël; nëse i ndjeri ishte në moshë mesatare dhe me fëmijë pjesërisht të

martuar dhe të pamartuar, servirej kafe e mesme; dhe, nëse personi i vdekur ishte i ri ose e re,

me fëmijë të vegjël ose i pamartuar servirej kafe fare e hidhur, pa sheqer.

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

33

Sipas paragjykimeve të përhapura gjerësisht në shoqërinë shqiptare paramoderne, në

filxhanin e kafesë pasqyronin edhe mjaft element të personalitetit, të mënyrës së jetesës dhe

të gjendjes shpirtërore të personave që pinin kafenë.

Për shembull, nëse burri e pinte kafenë e nxehtë, mendohej se ai sipas bestytnive ishte aq

frikacak saqë kishte frikë edhe gruan. Gjithashtu, sipas bestytnive, nëse personi e pinte kafen

e ëmbël, kishte jetë të hidhur dhe e kundërta, nëse pinte kafen e hidhur, kishte jetë të

lumtur.Si rregull, servirja e kafesë shënonte simbolikisht përfundimin pothuajse të çdo lloj

ceremonie gëzimi dhe rrezatonte mesazhe simbolike kompleke dhe mjaft të nuancuara në

ceremonitë mortore.Përveçse në mjedise të tilla dhe në bar-kafe e restorante, kafeja ishte

ndoshta e vetmja pije, e cila në një pjesë të konsiderueshme të trojeve shqiptare servirej edhe

në varreza.

Por, çfarë mesazhi përcillte kafeja e servirur në vareza, fill pas varrosjes së të ndjerit?

Një kafe e tillë, sidomos në krahinat veriore të Shqipërisë, dëshmonte simbolikisht se i ndjeri

kishte kryer funksione shoqërore të rëndësishme për anëtarët e fisit, banorët e fshatit, kraniës

etj., pra ishte burrë i shquar.Servirja e kafesë me dorën e majtë dhe sidomos nën gju

konsiderohej një fyerje shumë e rëndë, veçanërisht për burrat që kishin vonuar marrjen e

gjakut në emër të ndonjë anëtari të familjes ose të afërmi të vrarë39

.

Në epos këto dy kulte dalin të gërshetuara me njëra-tjetrën, si në rastet:

Rasti I

Përmbi shilte vend kanë xanë,

po pinë kafe, po pinë duhan-vargu 18040

.

Rasti II

N’odë s’bashkut paskan hi

e kanë mbushë kah nji kamish duhan,

i kanë pjekë dt kafe me i pi-vargu 12541

.

39

https://telegrafi.com/kafja-si-ritual-mesazhesh-dhe-simbolikash-per-shqiptaret/ 40

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 113. 41

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 178.

Page 34: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

34

Rasti III

E janë vojtë nusen e e kanë marrë

e prej shpijet krushqit janë dredhë,

bytym krushqit Muja i paska ndalë,

n’nji mejhane i paska shti

e u ka qit duhan kadaif,

e u ka qitë kafe me sheqer

e u ka qitë venë edhe raki-vargu 5542

.

Rasti IV

Kur ish kanë Muji me Halilin,

nadje heret trimat kenkan çue,

ma kanë ndezë zjarmin n’oxhak,

m’i kanë pi kafet sheqerli

e po e pijnë duhanin stambollëli-vargu 543

.

2.6.1 Kodet e shqiptarëve dhe cigarja e ndezur

Në shoqërinë shqiptare të së kaluarës, drita e cigares së ndezur ka rrezatuar simbolikisht

mesazhe të shumëllojshme…Kur burrat rrugëtonin natën, mbanin ndezur duhanin dhe kjo

tregonte se nuk ishin të përfshirë në veprimtari kriminale ose siç thuhej, “nuk i binin askujt në

qafë”, “nuk shkonin në shtigje të liga”. Madje, në mendësinë e shqiptarëve, “shkalla” e

fortësisë së duhanit shprehte “shkallën” e burrërisë së burrave. Ata që pinin duhan të fortë

konsideroheshin më të qëndrueshëm në mbajtjen e fjalës si dhe burra më për të qënë në

krahasim me ata që pinin duhan më të butë.

42

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 184. 43

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 222.

Page 35: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

35

Por, sipas mendësive mbisunduese, në shoqërinë tradicionale shqiptare ndezja e duhanit në

rrethana të caktuara mund edhe ta ekspozonte burrin përballë keqbërësve, të cilët mund ta

sulmonin për ta grabitur ose për ta vrarë, të nxitur nga motive të dobëta.Për të ilustruar këtë

ide mjafton t’i referohemi një kënge popullore, e cila me pak vargje i udhëzonte me zgjuarsi

burrat, sidomos djemtë e rinj, të bënin kujdes me ndezjen e duhanit, sepse drita e tij mund t’i

viktimizonte.

Mos ban dritë djal me cigare,

Kam ba be me t’ba batare!

Mos kërko djalë nëpër banë,

Kan ba be t’duen me t’xanë!

Në shoqërinë tradicionale shqiptare gjendja emocionale shprehej edhe në mënyrat e

komunikimit me cigaren. Cigarja krijonte korrelacione të caktuara me modele sjelljesh, me

gjeste dhe sidomos me ndryshime të mimikës së fytyrës.Një cigare e fikur në buzët e një

fytyre të ngrysur shprehte një gjendje hidhërimi të skajshëm. Për njerëz të tillë thuhej se

“duan të kalojnë helmin e hidhërimit me helmin e duhanit, por nuk munden”. Gjithashtu,

cigarja në buzë shprehte simbNë shoqërinë tradicionale shqiptare kur martohej një vajzë,

përgjithësisht të afërmit e saj, veçanërisht vëllai, paraqiteshin të brengosur në mjedise

publike. Të afërmit e dhëndrit, veçanërisht vëllai, e shprehnin hapur gëzimin në mjedise

publike të gjera.

Ndërkohë, drita e cigares bashkë me dritën e buzëqeshjes, me dritën e një fytyre të çelur

shprehte gëzim dhe lumturi.Mesazhe të tilla simbolike përcillen qartë edhe në vargjet e kësaj

kënge popullore përmetare:olikisht shuarjen e shpresave për realizimin e një qëllimi të

rëndësishëm.

U nisçë e vajta për ujë,

Gjeçë të vëllain e nuses,

Me cigare të shuarë,

Me buzë lëshuarë,

Rrinte zemëruarë.

Page 36: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

36

U nisç e vajta për ujë,

Gjeta të vëllain e dhëndërrit,

Me cigare të ndezur,

Me buzë të qeshur. /Konica/44

2.7 Kulti i besës

Një mendësi tjetër zotëruese në psikologjinë etnike të kreshnikut është mbajtja e fjalës së

dhënë, mbajtja e besës, sidomos në mbrojtjen e shoqit, të mikut, të traditës, të zakoneve të

etnosit që kërcenoheshin nga të huajit. Besa paraqitet në to si një mëndësi zotëruese shumë e

rëndësishme, si ligj shenjtë, që depërton në gjithë marrëdhëniet e tyre familjare e shoqërore,

madje edhe në marrëdhëniet me figurat mitologjike dhe ato antagoniste. Për kreshnikun

mbajtja e fjalës së dhënë, besa, është një virtyt që zotëron në gjithë shelljet e ndërmarrjet e

tyre luftarake, armiqtë janë të pabesë, njerëz që nuk dinë se ç’do të thotë burrëri e fisnikëri

për mbajtjen e fjalës së dhënë45

.

Besa dhe vlerat e saj si institucion a pjesë e rëndësishme e konstitucionit shpirtëror dhe e

mendësisë së kreshnikëve ka vend shumë të gjëre edhe në këngët e kreshnikëve.

Besa, në kuptimin e saj të mirëfilltë, ka qenë një nga cilësitë më madhore, titanike dhe disa

herë tragjike të shqiptarit46

.

Shpesh ashtu si në të folmet e Malësisë së madhe, besa del në togëfjalëshin emëror besa e

Zotit, për bes t’Zotit.

Besa-besë e fjala fjalë,dhitë e egra u kofshin falë!47

.

Fjala besë në Epos shpeshë ka kuptimin armëpushim, gjendje paqeje:

E un Tanushën vet e kam pa,

Kur kem pasë besë me Krajli48

.

44

https://telegrafi.com/kodet-e-shqiptareve-dhe-cigarja-e-ndezur/ 45

Qemal Haxhihasani, Mendësi zotëruese në ciklin e kreshnikëve, në: “Gjurmime albanologjike”, Prishtinë,

1993, f. 43 46

Zyhdi Dervishi, Vështrime të kryëzuara në det, Jerusalem, Tiranë, 2003, f. 33. 47

Gjeto Basho Muja, Folklor shqiptar, II Epika Legjendare,Tiranë, 1966, f. 78.

Page 37: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

37

Me kultin e nderit është i lidhur kulti i fjalës së dhënë, ose, siç njihet ndër shqiptarët, “kulti i

besës”. Kjo është një fjalë që nuk ekziston në shumicën e gjuhëve të botës. Në gjuhët

ballkanike ekziston si fjalë e huazuar nga gjuha shqipe. Shpesh, në përkthime prej shqipes,

fjala “besë”, duke mos pasur barazi kuptimore me një fjalë a frazeologjizëm të gjuhës tjetër,

jepet në formë shënimesh shpjeguese, si një dukuri e botës shqiptare, si albanizëm.

Besa ose kulti i fjalës së dhënë, lidhet në burim me mitin biblik të fjalës: “Në fillim qe fjala!”.

Më parë se të ishte shkrimi, kontrata, marrëveshja, noteria, gjyqi, shteti, popujt, njeriu, bota

vetë, ishte fjala. Ky kult madhështor, i cili, në popujt euro-perëndimorë, pak nga pak mori

karakterin e një idiome fetare kishtare, te shqiptarët ruajti gjurmën e burimit.

Lidhja në fjalë (për fjale) përbënte për kanunin autoritetin më të lartë. Të gjitha marrëdhëniet:

në gjini, në fis, në famulli, në bajrak dhe në nivelin e bashkësisë etnike, madje edhe

marrëdhënie ndëretnike, mbaheshin në fjalë.

Besa është testamenti moral i shqiptarëve qysh prej periudhave mitologjike. Dy baladat më të

rëndësishme të folklorit shqiptar, me motivin e murimit dhe motivin e ringjalljes (flijimi për

ngritjen e një ure dhe ngritja e vëllait nga varri për të kthyer motrën në familje) lidhen me

mbajtjen e fjalës së dhënë.

Besa-mbajtja e fjalës së dhënë, është besnikëri, është premtim, është betim, është

marrëveshje mirëkuptimi, është akt kalorsiak, është miqësi, pajtim, vllazërim, falje, është

paqe, të gjitha të mbeshtetura në fjalën e nderit e në guximin dhe trimerine, që burri malësor

i kishte pengjet e garancise për të mbajtur fjalen.

Besa është kategori etike dhe ligjore me autoritet të madh. Nëse dikush bëhej besëthyer,

sepse nuk e mbante fjalen e dhënë, ose tradhëtonte marrëveshjen e kryer mes burrash, sipas

Kanunit të Lekë Dukagjinit meritonte ndëshkim të rënde. Cilësimi besëthyer e tradhëtar ishte

ndëshkimi më i rënde që ekzsitonte për burrat.

Sipas studiueses Giovanna NENCI “Legjenda mesjetare e ringjalljes të vëllait të vdekur, në

traditën gojore shqiptare njihet si balada e Besës. Këtë baladë e rastisim dhe në popujë të

tjerë e në variante të shumta, madje të gjithë pretendojnë përkatësinë si grekët, rumunët,

serbët, hungarezët, bullgarët, kroatet e sllovenët, por prania e elementit Besa, konfirmon

pikërisht origjinen shqiptare”.

48

Martesa e Halilit, Folklor shqiptar, II Epika Legjendare,Tiranë, 1966, f. 72.

Page 38: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

38

Balada e Kostandinit dhe Doruntinës është nje kryevepër, që ngre lart kultin e besës,

shenjtëron fjalën e dhënë, sepse mallkimi per mos mbajtjen e fjales, mund të të ndjekë në këtë

jetë dhe në boten tjetër.

Ky aspekt kardinal i besës shprehet në baladë, nga një anë me premtimin e Kostandinit:

Të jap besën zonja mëmë, kur ta duash Doruntinën, qoftë për gaz qoftë për helm, vete unë ta

sjell!Nga ana tjeter, dhimbja, thirrja e deshpruar e nënës drejtuar Kostandinit të vdekur, qe

nuk e mbajti fjalën qe i kishte dhënë: Kostandin, o biri im, ku është besa që më dhe, se do ma

sillje Doruntinën, tët motër? Besa jote vdiq bashkë me ty dhe kalbet në varr të zi!

Këtë dilemë shekspiriane, këtë dualizem etik dhe ekzistencial midis mbajtjes së fjalës së

dhënë dhe mos mbajtjes të fjalës, shpirti poetik dhe fantazia e popullit tonë e ka zgjidhur në

mënyrë sureale: Kostandini u ngrit nga varri, ai u “ringjall”i shtyrë nga fuqia e besës, pasi

fjalën e dhënë nuk e tret as dheu49

.

Besa, institucion tejet i vjetër e shumë i njohur, është në themel të tërë veprimeve e

marrëdhënieve të kreshnikëve50

.

Besa si marrëveshje e bërë në mes dy vetave ose dy palëve dhe si garanci për këtë. Kur Gjeto

Basho Muji zë dhitë e egra, zanat i luten t’ua lëshojë e për këtë i propozojnë:

Muji mbasi mendohet mirë për këtë zotim thotë “fjalën e mbrame”:

Zaja jeni e zana kjoshi!

Besa-besë e fjala-fjalë,

Dhitë e egra u kjoshin falë!

Besa si paqe, kohë armëpushimi me palën kundërshtare: “E unë Tashuën vet e ko’pa/ kur

kem pasë besë me Krajli.

Në këngët e kreshnikëve amaneti paraqitet si porosi apo si dëshirë, ai që e pranonte duhej ta

mbante medoemos deri në fund. Pranimi i porosisë barazohej me besën e dhënë:

Alla n’kambë djali asht çue,

për bejleg kenka shtërngue, 49

http://thenaturalalbania.com/2018/01/20/kodi-i-se-drejtes-zakonore-shqiptare-14/ 50

Kahreman Ulqini, Kundrime etnologjike, Camaj-Pipa, Shkodër, 2007, f. 56.

Page 39: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

39

mos me lanë mikun t’ja presë.

Besa si garanci kur përdorej pengu me nejrëz. Kjo praktikë ishte e vjetër dhe e njohur në

vendin tonë. Kanuni i maleve thotë: pengu ka besën”, kush pret pengjet ka pre mikun”. Omeri

u mat të hynte në dyluftim me Mujin, kur desh të vriste dy fëmijët e krajlit të marrë peng për

lirimin e tij nga burgu.

Kanë qitë orët e m’i kanë thanë:

Besën e zotit me ma dhanë,

qi’i nam t’zi n’nanën me e ba,

të dy syt në po t’i shndoshim

e t’dy syt t’i bajmë si i ke pasë.

Besa në epos na del kështu:

Besa besë e fjala fjalë,

grueja grue e zana zanë,

zana diell e grueja hanë,

mjerë kush besë grues i ka xanë!-vargu 36551

.

Besa ishte aq e shenjtë në epos sa konsiderohej si besa e Zotit, si në rastin:

Ditë prej ditve të çohem e ta xa

e ta shiloj vraçin due me i hypë,

due me ra fill në Jutbinë;

po ju api besën e zotit-vargu 4052

.

Në epos na del se kur kreshnikët e japin fjalën e mbajnë atë me çdo kusht dhe në çdo

rrethanë, që situatat e jetës mund të jenë, si në rastet:

Veç t’i kam pre me grosh t’Krajlisë

51

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 59. 52

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 134.

Page 40: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

40

e nji besë tu zoti ta kam dhanë,

qi n’Jutbinë nuk po t’la me shkue,

për pa i marrë gjaqet, Muj, e me i teprue.

E janë ulë n’rudinë e po rrijnë,

e kanë ndezë duhan e po pijnë.-vargu 19053

.

2.8 Kulti i vllazërimit

Gjenialiteti i legjislatoreve të Kanuneve shqiptare dhe i pleqëve mentorë, me institutin e

besës, ka krijuar dhe institutin e paqëtimit - vllaznimit, një ndër kulmet e vlerave kulturore

dhe shpirtërore të popullit tonë.

Me vllazërimin, dy familjet dhe pse janë në gjak, pra jane ne luftë mes tyre, pajtohen e

lidhen, duke e përzier gjakun e kësisoj, jo vetëm harrohen armiqësitë e vjetra, por bëhen një

shtepi e vetme, vllazërohen.

Procesi i vllazërimit është një ceremoni solemne laike, është një festë publike, e zhvilluar në

një atmosferë hyjnore, me rite epike, që kryhen me procedura rituale precize dhe tepër

emocionuese. Secila nga familjet, që do të pajtohen mes tyre, zgjedhin nga një përfaqesues,

të cilët vendosen në qendër të një rrethi të formuar nga pjesmarrësit dhe të ftuar nga fshati e

nga krahina. Ndërmjet tyre qëndron një ndër pleqtë më të shquar të fshatit, i cili drejton dhe

kryen ritet e pajtimit-vllazërimit.

Në një atmosferë qetësie hyjnore, plaku thërret të dy përfaqësuesit, dhe secilit ia lidh me pe

një nga gishtat e vegjël të dorës së djathtë dhe i a çpon ose i pret lehtësisht mollëzat e gishtit

me thikë, nga rrjedhin disa pika gjaku, që i mbledh në gote venë ose raki. Të dy burrat e

ceremonisë të pajtimit, vihen përballë njëri-tjetrit dhe pasi kryqëzojnë duart, pijnë gjakun e

njëri-tjetrit. Ky ritual epik, i zhvilluar në një atmosferë solemne, shoqërohet me këngë e

urime nga të gjithë pjesëmarrësit dhe me të shtëna pushkësh.

Plaku që drejton këtë ceremoni, proklamon publikisht besëlidhjen e re ndërmjet dy burrave,

që shpallen vëllëzër dhe statusin e ri të dy familjeve, tashmë të vëllazëruara. Procesi i

vëllazërimit, sanksionohet në Kanunin e Lekë Dukagjinit e nga ky çast dhe për 400 vjet në

53

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 179.

Page 41: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

41

vazhdim, pra për shtatë breza, pjesëtarët dhe pasardhësit e këtyre dy familjeve janë të një

gjaku e nuk mund të lidhin krushqi mes tyre.

Libri i 10°, Nyja e 103. Vllaznimi.

Vllaznimi, bahet tui pî gjak dhe e ndalon krushqin përgiithmonë ndërmjet të vllaznuemve,

shtëpisë së tyne dhe zjarmit të tyne.

Në epos të bërit vëlla ose ndryshe siç ata e quanin probatina, jepet kështu:

Ç’se jam le n’Krajli kurr nu’ jo’ kanë,

kshtu po i gjegjë Halili probatinit,

nevojë e madhe ktu, probo, m’ka pru,

për nji msim sot ta kam msy,

kërkund vetëm mos me m’lanë,

se un me pre due Pajin Harambash

edhe kullat do t’m’kallxojsh ku i ka,

rrash me tokë due me i a ba!-f. vargu 16554

.

Të bërit vëllezër gishti dhe respekti për të, tregohet gjatë gjithë kohës në epos, si në rastin që

na bën me dije se:

I probatin Muja e ki’ pasë,

i kin thanë Zuku Bajraktari55

-vargu 100.

Bërja e vëllait të gishtit pa e pasur gjak ka qenë jashtë fisit, si në rastin që na jepet në epos:

Edhe jashtë me ta ka dalë.

Grueja kjaj e plaku fshaj.

N’zemër t’ashtës te i ka çue,

n’nji shpellë t’ashtës vend kanë xhanë,

54

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 64. 55

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 231.

Page 42: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

42

aty mbrendë Halili te i ka lanë

probatinin e Jankën e bardhë..-vargu 26556

.

KREU III: Betimet dhe mallkimet në epos

Mallkimet janë pasqyrim i gjendjes emocionale të folësve, flasim për gjendje të rënduar, kur

njeriu ndihet i pafuqishëm, por që beson fuqishëm se fjalët e tij, do të kthehen në veprime.

Kur flitet për mallkimin, pyetja e parë që shtrohet është se cila është fuqia reale e mallkimit?

Madje edhe shpjegimi i fjalës mallkim, sikur është i lidhur ngushtë me besimin e njerëzve, se

mallkimet nuk janë fjalë në erë, por ai që mallkohet e pëson. A është ai me të vërtetë i

rrezikshëm apo paraqet vetëm një mënyrë të shfryrjes së atij që e bën. Mallkimet e shqipes

janë shumëinteresante për t’u studiuar: thefsh qafen, t’vraftë reja!

Arti i malkimit është tipar arkaik, që i takon ligjërimit gojor. Arti i mallkimit është kryesisht

femëror dhe ka rrënjë të thella, kujtojmë Ajkunën në kohë të hershme e vijmë deri te femrat e

sotme. Femra përherë e ka pasur më të lehtë t’i shprehë ndjenjat, pasi përgjithësisht

konsiderohen më të ndjeshme e më të dobëta për t’i fshehur ndjenjat, kështu ajo haptazi i ka

shprehur urimet e mallkimet, që për burrat për një kohë kanë qenë jo aq të pëlqyera, pasi

konsideroheshin të pahijshme dhe vinin në dyshim “burrërinë”, pasi ai që mallkon ndjehet i

pafuqishëm për të vepruar. Nëse mallkon padrejtësisht e paarsye besohet që mallkimi pas

perëndimit të diellit do ta zë mallkuesin.

Mallkimi shpesh herë mund të jetë edhe i drejtuar ndaj vetës në situate kur nuk janë arritur

rrezultatet e dëshiruara, apo edhe ndaj dikujt tjetër mallkimet më të shpeshta të cilat i kamë

ndëgjuar janë:

U bëfsha gurë!

U bëfsha shkrum e hi!

Mos hongsha bukë me gojë!

Drita diellit mos të zgjoftë!

56

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 66.

Page 43: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

43

Të vraftë e mira jeme!

Sabahu mos të qeltë!

Të plasëshin sytë!

Bukë mos paqë me hongër!

Thefsh qafën! Ose thefshi qafën!

T’ plaçin sytë!

K’put qafen!

T’ marrt’ pushka n’lule t’ ballit!

T’ mart pushka mas veshi!

Ju hupt fara!

T’u qerrofshin sytë!

Mos pafsh dritë kurrë!

T’u thaft goja!

T’ koft haram gjini i nonës!

T’mart ora e ligë!

Vrafsh veten!

Shkofsh e mos u kthefsh!

Mos t’çelt sabahi!

T’thafshin krahtë!

Ta theft Zoti qafën

Plaç sonte!

T’u daft rrita!

T’u thaft trupi!

Page 44: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

44

I dalt shpirti për gazep!

Mos pafsh dilli me sy!

Mos u g’zofsh kurrrë!

T’raft pika!

T’vraft Zoti!

T’raft domlla!

T’hift dreqi?

Mos pafshë kurrë dritë me sy.

U bofsh me pi ujë me lugë!

Ta nxoftë buka frymën!

T’vraftë reja!

Kurrë mos paç!- Mallkohen njerëzit që ankohen gjithmonë që s’ kanë.

M’thafshin krah’t!- mallkon një grua veten, zakonisht kur pendohet.

Mos ja pafsh hajrin!- mallkohen ata njerëz, që i marrin dikujt para ose nuk i paguajnë për

punën, që kanë bërë sa duhet (p.sh. punëtorët mallkojnë punëdhënësit: Mos ja pafsh hajrin!,

pasi s’ u paguhet mundi ose Jau paft sherrin!).

Në përgjithësi kur merr diçka që nuk të takon, e ke mbi supe këtë mallkim.

T’pafsha qyqe!- për të parë të vetmuar.

T’ hift terpia!- i thuhet dikujt, që nuk di të ngopet.

T’ u thaft goja!- mos paç mundësi, për të folur, pasi gjithmonë flet vetëm keq.

Folsh me gishta!- i drejtohemi dikujt, kur shprehim dëshirën që ai të mos ketë mundësi të flas

me gojë, por të merret vesh vetëm me gjeste (me gishta).

Mos t’i pafsha sytë!

T’hongshin shtatëmijë dreqen!

Page 45: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

45

T’laqin met' e kresë!57

.

Në Eposin e kreshnikëve është i njohur vajtimi i thekshëm i Ajkunes, Ajkuna qan Omerin,

gruas së kryetrimit, mbi trupin pa jetë të djalit të saj të vetëm dhembja e thelle e nënës,

mallkimi i saj i fuqishëm, keqardhja e elementeve të natyrës dhe e bishave të malit. Mallkimi

i Ajkunës që i bën hënës ti shuhet drita tregon besimin në hënë, besim i lashtë. Në gurrën e

folklorit është një çelës kyç për figurën e gruas, zbërthimin e jetës së një malësoreje,

gjithashtu kyc është edhe zbërthimi që mund tʼ i bëjmë fjalëve që ajo ulëret nga shpirti, na

tregon për zakone të ngulitura fort në nderimin e një femre, përkatësisht mallkimet.

“T`u shkimtë drita ty o-mori han-e,/qi s`ma çove ay natë nji fjalc,/n`Lugje t`verdha shpejt me

dalë/bashkë me hi n`nji vorr me djalë!”dhe “Mallkue kjosh o mori hanë,/qysh me e lanë

nanën t`padjalë?”58

na tregojnë për këtë gjë identitare të futur gjer në deje në gjakun e një

malësoreje. Në vajin e Ajkunës që qan të birin e vrarë marrin pjesë hëna, dielli, yjet,

bjeshkët”.

Qyqe vetëm rrugën paske marre, / Kan’ zan’ vend yjt’ vajin me e ndie !/ Kur ka dalë nder

Lugje t’Verdha, / Ather’ nana hanen ka mallkue : / - T’u shkri-mt’ drita ty, o mori hane, / Qe

s’ na çove atë nat’ nji fjale, / N’ Lugje, t’ Verdha shpejt me dalë, / Bashk’ me hy n’nji varr

me djale !... Kur ka shkue te varri i djalit, / Ka pa hin treqind vjeç ; / Ahi ishte rrema - rrema,

/ Nji ma t’bukurin mbi varr po e shtin. / Mir’ po pshtetet për deg’ t’ ahit, / Pikon loti mbi varr

te djalit. Kanë lanë kangen zogjtë e malit, / Kanë lanë kangen me veshtrue ! / - Po a s’e din se

kush ka ardhe, / Qe nuk çohesh për m’u fale, / More i miri i nanes - o ? / Amanet, o more bir,

/ Dil nji here ksi burgut t’ erret, / Fol me nanen që t’ka rrite : / S’ m’ ke lan’ kurrë kaq shumë

më prite ! . . . / More Omer i nanes - o! / A thue Gjogun me ta prue ? / Dil nji her’ për me

lodrue, / Bjer nder gurra me u freskuè , / Kërko majat bashk’ me zana, / Se ty varrin ta ruen

nana, / More i miri i nanes - o !59

.

Edhe Gjergj Zheji është marrë me studimin e Ajkunës. Zheji e përcakton si këngë të rrallë

vajtimi. Zheji thotë: “Figura e Ajkunës vende-vende të kujton Hekubën e trojanëve me

madhështinë e saj, me heshtjen dhe durimin e saj, me forcën e ndjenjave si nënë. Ajo nuk

ndërhyn në punët e burrave, por kur sheh që nuk veprohet ashtu siç duhet, kur sheh se ata

hahen dhe zemërohen mes tyre, di të ndërhyjë e të vendosë paqen dhe drejtësinë. Madje, jo

57

Informatë e dhënë nga Naser Muhaxheri , Pejë,15.05.2019. 58

Insituti i folklorit, Epika legjendare, “Ajkuna kjan Omerin”, f. 247 -249. 59

https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Eposi_i_kreshnik%C3%ABve.

Page 46: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

46

rrallë burrat kërkojnë mendimin e saj, kjo i ka bërë studiuesit të mendojnë se me Ajkunën

hasen elementet e matriarkatit”. Në një pasazh tjetër me sipër ai na flet për diçka që në fakt

nuk na shkon në mendje “është e çuditshme”- thotë Zheji, “se si një figurë gruaje si ajo e

Ajkunës nuk i përmendet kurrë bukuria sikur kjo të mos kishte rëndësi për një motër a një

nënë gjë që nuk ndodh me figurë tjetër femre sic është sllavja Tanushë!”60

.

Krahas besës si shfrim i vlerave të saj, në Epos kanë vend të gjërë edhe beja ose betimet e

përbetimet ku më e shpesha është: “Pasha Zotin, pasha i zot qi na ka falë,pasha të lumin

Zotë”, po edhe të tjera, gjithashtu të gjalla edhe sot në Malësi si; pash gjitë [nënës], pash

bukën pash mue.

“Pasha Zotin qi rri mbi hanë e diell,

Pasha t’lumin qi sundon tokë e qiell,

I here varanë e here kthiell,

gjithë sa t’thuesh, Mujë kam me t’ndigjue”61

.

Betimet në popullin tonë, por që i hasim edhe në epos janë të tipit: Pashë këtë qiell, pashë

këtë diell, pashë këtë rreze dielli, pashë këtë tokë, pashë këtë loke, pashë këtë ditë, pashë

bukën [nimetin], pashë këtë ujë, pashë rodin, pashë gjirin e nënës, pash hakun e nënës, pashë

besën, pashë teqen, pashë ato varre, pashë zjarrin e shpisë, janë disa ndër betimet, që janë më

të ndeshurat tek populli jonë dhe kanë të bëjnë me besimet e tyre dhe gjërat e tyre të shenjta.

Mallkimet në epos jepen si rasti i këtij vargu:

Qi për n’dashtë me m’pru marren te shpija,

he, ktij zoti i shkimët hisen e diellit!

E n’pastë menden me na koritë fisin,

gjujma, re, qetash me kokërr rrfeje!-vargu 7562

.

Ky varg paraqet një mallkim, që lidhet me nderin dhe paraqitet një mallkim i rëndë, duke

mallkuar me ndaljen e dritës së diellit, nëse do ta turpëronte familjen, duke sjellur në shtëpi

60

Gjergj Zheji, Folklori shqiptar, pjesa e 4 f. 178-179, mbi pjesën Cikli i Kreshnikëve. 61

Gjeto Basho Muja, Folklor shqiptar, II Epika Legjendare,Tiranë, 1966, f. 55. 62

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f.72.

Page 47: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

47

një gjë jo të moralshme, e në rast se femra do ta korriste fisin para se të ndodhte më mirë ta

godiste rrufeja. Që të dyja janë elemente në të cilat populli jonë ka besuar.

Mallkimet në epos i gjejmë në këtë formë:

Ktij zoti i shkimët hisen e diellit-vargu 7063

.

Gjujma, re, qetash me kokërr rrfeje-vargu 7564

.

Zoti u vraftë, more agët e Jutbinës-vargu 11565

.

T’u thaftë goja! Ç’je kah thue?-vargu 48066

.

Hiqu krenash, dreqi i rroftë-vargu 23567

.

Betimet në epos i gjejmë në këtë formë:

Pas njat dritë-vargu 61068

.

Pash njat degë-vargu 62569

.

Amanet, more shtegtari i malit-vargu 18070

.

63

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 72. 64

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 72. 65

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 73. 66

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 82. 67

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 97. 68

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 85. 69

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 85. 70

Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri, Tiranë, 1966, f. 91.

Page 48: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

48

PËRFUNDIME

Cikli i Kreshnikëve përbëhet nga një varg rapsodish, në të cilat tregohen bëmat e dy

vëllezërve, Mujit dhe Halilit, si dhe të tridhjetë shokëve të tyre, të cilët quhen agallarët e

Jutbinës. Ky cikël përbën patjetër pjesën më të bukur, më madhështore e më të vjetër të

folklorit tonë. Studiuesit mendojnë se lindja e këtij cikli, mund të jetë aty nga shekujt XI-XII.

Në to flitet për ndeshjet e vazhdueshme për toka e kullota, që fiset shqiptare kanë kryer në ato

shekuj me fiset sllave.

Nuk është një luftë e shpallur, por një gjendje lufte e paprerë, një gjendje e shqetësuar për

mbrojtjen e të drejtave dhe të lirisë së vendit. Pikërisht në këto rapsodi, siç thotë Kadareja,

“paraqiten njerëz të jashtëzakonshëm në ditë të jashtëzakonshme”.

Eposi heroik legjendar është një prej monumenteve më të hershme të kulturës tradiconale të

shqiptarëve. Ndryshe prej një shumice të epeve të popujve të tjerë të Gadishullit Ballkanik

dhe më gjerë të Evropës, të cilët u dëshmuan me shkrim qëmoti, epopeja legjendare shqiptare

ka vazhduar të qarkullojë si art gojor deri në fillim të shekullit 20-të. Këngët e Kreshnikëve

këndohen vetëm në zonat veriore të Shqipërisë dhe në Kosovë, në zonat kufitare dhe është

pikërisht për këtë që disa i quajnë edhe këngët e kufirit.

Karakteristikë e qartë e këtyre këngëve është fakti, që njerëzit dhe ngjarjet paraqiten të

hiperbolizuar sin ë veprimet, në jetën dhe në mendimet e tyre, ku përzihen qenie përrallore,

siç janë: Orët e Malit, Shtojzavallet etj. Tërë kjo i bën këto këngë, në të cilat siç e pamë ka

diçka të vërtetë historike, të marrin trajtat e këngëve legjendare.

Në Ciklin e Kreshnikëve shquhen për nga bukuria e tyre disa nga rapsoditë, siç janë “Martesa

e Mujit”, “Martesa e Halilit”, “Muji e Behuri”, “Omeri i ri”, “Zuku Bajraktar”, “Deka e

Omerit” “Ajkuna kjan Omerin”, “Martesa e plakut Qefanak” etj.

Duke u ndalur shkurt te personazhet, duhet thënë se në cikël sikur tregohen në një farë

mënyre bëmat e një familje të ndihur nga burrat e gratë e gjithë fisit. Kjo familje është ajo e

një lopari, e Mujit nga Klladusha, të vëllait të tij, Halilit, e gruas apo motrës së tij Ajkuna, e të

birit Omeri etj. Siç vihet re nuk kemi të bëjmë me familjen e një kryetari të fisit, me ndonjë

familje me shkallë fisnikërie mesjetare, por me një familje të thjeshtë barinjsh, ashtu siç janë

nga familje barinjsh edhe bashkëluftëtarët e tjerë. Madje, nëse ka shumë elemente, që

Page 49: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

49

dëshmojnë se kemi të bëjmë me një periudhë të patriarkatit, ka edhe shumë elemente të tjera,

që të bëjnë të mendosh se jemi në një periudhë më të lashtë, në atë të matriarkatit.

Muji (që quhet edhe Çetobashe Muji, Bylykbashe Muji, Baca Muji), zë në ciklin e

Kreshnikëve vendin kryesor. Ai është një mishërim i gjallë i modelit Gjergj Elez Alija; ai na

tregon sesi do të ishin, të ç’natyre do të ishin episodet e jetës së Gjergj Elez Alisë, po të

kishin arritur deri te ne. Trim, i urtë, i matur, baba i dhembshur, vëlla i dashur, bashkëshort i

kujdesshëm, ai nuk di të bëjë asnjë lëshim, përsa u përket neneve të kanunit të fisit. Muji

është mishërim i gjallë, në jetën e tij shoqërore e morale, i kanunit të maleve. As të vëllanë, as

të birin, ai nuk mund t’i pranojë në çetën e kreshnikëve, nëse ata nuk kanë dhënë prova

trimërie.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ai është tiran, përkundrazi, ai di të respektojë dëshirat dhe

vullnetin e të tjerëve dhe nuk pengon as Halilin të dashurojë Tanushën, as të birin të dalë

malit, që në moshën shtatëvjeçare; ashtu siç di të dëgjojë me kujdes e me respekt edhe

këshillat e kuvendit të tridhjetë agallarëve, bashkëluftëtarë të tij, apo edhe të nënës, Ajkunës.

Ideali i jetës së tij, ashtu si edhe i gjithë kreshnikëve të vërtetë, është ruajtja e trojeve dhe e

lirisë, ruajtja e kanunit dhe e zakoneve, që i bashkojnë njerëzit e maleve; ruajtja e gjuhës dhe

e këngës së të parëve.

Ashtu si Muji, edhe Halili (që herë-herë quhet edhe Sokol Halili, Halil aga i ri) është një

figurë madhështore e ciklit të Kreshnikëve, deri diku një antitezë, por edhe një plotësim i

figurës së vëllait të tij të madh, Mujit. I pashëm, gjaknxehtë e zemërak, Halili nuk është më

pak trim sesa i vëllai, mos edhe më shumë; te Halili tiparet e kalorësit mesjetar (i cili dallohej

nga shpata, kali dhe e dashura) janë edhe më të theksuara: ai, ashtu siç e kërkonte zakoni

kalorësiak, ishte luftëtar dhe kalorës i rrallë dhe dashnor i përsosur. Halili është një nga

elementët që lidhet me mjedisin e armiqëve, kryesisht nëpërmjet vajzave të tyre.

Omeri është figura e trimërisë së parakoshme, mishërimi i idesë se kreshniku shqiptar lind

trim, ai është kreshnik që në djep dhe për këtë mund të kryejë akte trimërie që në moshë të

njomë. Vdekja e këtij kreshniku të vogël, bëhet shkas për këngë të rralla vajtimi, siç është

“Vajtimi i Ajkunës”.

Figura e Ajkunës të kujton vende-vende Hekubën trojane, nënë e heroit Hektor, me

madhështinë e saj, me heshtjen dhe durimin e saj, me forcën e ndjenjave të saj si nënë. Jo

Page 50: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

50

rrallë, burrat e fisit kërkojnë edhe mendimin apo këshillën e saj. Kjo i ka bërë disa studiues të

mendojnë se me Ajkunën hasen elemente të matriarkatit.

Muji dhe Halili kanë shokë tridhjetë agallarët e Jutbinës. Këtu fjala aga, kuptohet, nuk ka

domethënien e një rangu, por do të tregojë më tepër cilësinë e bartësit të saj, trimërinë e tij, si

të thuash tridhjetë trimat e Jutbinës. Këta personazhe janë dhënë kryesisht si tipa e fare pak si

karaktere. Kështu, p.sh., Dezdar Osman Aga është mishërimi i ambicies, i karrierizmit; Basho

Jona është një plak i urtë, mishërim i neneve të kanunit; njerëz të qetë dhe trima janë

kreshnikët si Budaline Tali; plaku Qefanak është një njeri tuaf e qesharak; të tillë tipa janë

edhe kreshnikë të tjerë, si: Musë Qasexhiu, Ali Bajraktari, Lule Frangu etj.

Pjesa më e madhe e këtij punimi e përbëjnë kultet shqiptare në epos, si: kulti i gjarprit. Ky

kult, me atributet e tij të mbinatyrshme, religjioze është ruajtur mirë sidomos në bashkësitë

fshatare të viseve malore dhe është dëshmuar përmes ritesh, mitesh e besimesh; gjurmë të tij,

vërehen në disa zhanre të krijimtarisë popullore.

Kulti i gjarprit njihet edhe për emërtimet e tij, pasi në popullin tonë llojet e ndryshme të

gjarpërinjve njihen me një emër më të përgjithshëm gjarpër, por edhe me emra të veçantë,

sipas specieve ose sipas përfytyrimeve të besimtarëve si: gjarpër, bollë, brevë, nëpërkë,

bullar, skrapth, grabovc e kështu më tej. Këta emra në disa raste përdoren edhe në emërtimin

e kësaj gjallese si objekte kulti. Në emërtimin e gjarpërit, si gjallesë kulti përdoren edhe disa

emërtime me origjinë nga ritet e besimet popullore, emra eufemistik, krejt karakteristike, si:

vitorja itokësi, dheu bollshadra, shlliga. Itokësi dhe dheu doemos vijnë nga tabuja për të mos

ia zënë në gojë emrin e vertetë gjarpërit.

Itokësi ai i tokës, pra zotëruesi i tokës e si rrjedhim dhe i njerëzve për të cilët dikur ishte

hyjni, që mund tu bënte mire ose keq. Po kështu dhe emri dheu. Kur bagëtinë e pickonte

gjarpëri a nëpërka, thonin: “E ka zënë dheu”. Në Kolonjë thuhet: “E puthi dheu” në vend të

“E ka pickuar gjarpëri”-e dhënë nga Dhori Qiriazi.

Kulti i zjarrit, i cili lidhet me kultin e të parëve ruajtjen e traditave dhe vazhdimësisë, në

mbajtjen e derës hapur. Në kuturën tonë vatra e ngrohtë paraqet shenja të jetesës të frymimit.

Kulti i zjarrit lidhet me tymin, pra me vatrën, duke na çuar kështu te kulti i të parëve tanë në

epos. Kulti i bukës, ky kult i rëndësishëm shqiptar, pasi buka është një ndër elementet

kryesore të jetesës paraqet një gjë të shenjtë dhe shkelja e trohave të bukës konsiderohet një

ndër mëkatet më të mëdha, varësisht nga vendet dhe besimet në disa vende konsiderohet si

Page 51: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

51

shkelje e meleqve, e në disa vende ekziston bindja se me shkeljen e trohave, mund të çmendej

një njëri. Apo edhe besime tjera të shumta si në një sofër, ku hahej dhe dikush bënte shumë

trosha konsiderohej që dë të bënte shumë fëmijë.

Buka si një element bereqeti në kulturën shqiptare, që gjithmonë ndërlidhej me kultin e

mikpritjes çdo familje shqiptare gjithmonë kishte shprehin e të shtruarit të sofrës për miqtë në

çdo orë dhe se sa më shumë gojë ushqeje aq më shumë bereqet kishte një shtëpi. Kulti i

diellit, në epos është kulti pothuajse më mbizotërues. Kulti i diellit në epos lidhet edhe me

betimin ose mallkimin për diellin.

Kulti i mikut në epos është i lidhur me shprehjen në Kanunin e Lekë Dukagjinit, shtëpia është

e Zotit dhe e mikut. Kulti i duhanit dhe i kafesë lidhet me situatasi pozitive dhe negative, për

të cilat shërbesa e kafesë dhe duhanit lidhet me mesazhet që ato shprehnin. Kulti i besës, një

tjetër tipar apo mendësi zotëruese në piskologjinë etnike të kreshnikut është mbajtja e fjalës

së dhënë, mbajtja e besës, sidomos në mbrojtjen e shoqit, të mikut, të traditës, të zakoneve të

etnosit që kërcenoheshin nga të huajit.

Besa dhe vlerat e saj si institucion a pjesë e rëndësishme e konstitucionit shpirtëror dhe e

mendësisë së kreshnikëve ka vend shumë të gjëre edhe në këngët e kreshnikëve. Të bërit

vëlla gjaku ose probatina i hasim në epos, është një ndër kulmet e vlerave kulturore dhe

shpirtërore të popullit tonë, të cilat i gjetëm të pasqyruara edhe në eposin e kreshnikëve. Në

këtë temë diplome nuk mund t’i mungonin edhe një pjesë shumë e rëndësishme e lidhur me

psikologjinë popullore të popullit tonë, që e gjetëm fort bukur të mishëruar në epos, atë të

bekimeve dhe të mallkimeve.

Mallkimet janë pasqyrim i gjendjes emocionale të folësve, flasim për gjendje të rënduar, kur

njeriu ndihet i pafuqishëm, por që beson fuqishëm se fjalët e tij, do të kthehen në veprime.

Kur flitet për mallkimin, pyetja e parë që shtrohet është se cila është fuqia reale e mallkimit?

Madje edhe shpjegimi i fjalës mallkim, sikur është i lidhur ngushtë me besimin e njerëzve, se

mallkimet nuk janë fjalë në erë, por ai që mallkohet e pëson. A është ai me të vërtetë i

rrezikshëm apo paraqet vetëm një mënyrë të shfryrjes së atij që e bën. Mallkimet e shqipes

janë shumëinteresante për t’u studiuar: thefsh qafen, t’vraftë reja!

Arti i malkimit është tipar arkaik, që i takon ligjërimit gojor. Arti i mallkimit është kryesisht

femëror dhe ka rrënjë të thella, kujtojmë Ajkunën në kohë të hershme e vijmë deri te femrat e

sotme. Femra përherë e ka pasur më të lehtë t’i shprehë ndjenjat, pasi përgjithësisht

konsiderohen më të ndjeshme e më të dobëta për t’i fshehur ndjenjat, kështu ajo haptazi i ka

Page 52: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

52

shprehur urimet e mallkimet, që për burrat për një kohë kanë qenë jo aq të pëlqyera, pasi

konsideroheshin të pahijshme dhe vinin në dyshim “burrërinë”, pasi ai që mallkon ndjehet i

pafuqishëm për të vepruar. Nëse mallkon padrejtësisht e paarsye besohet që mallkimi pas

perëndimit të diellit do ta zë mallkuesin.

Në Eposin e kreshnikëve është i njohur vajtimi i thekshëm i Ajkunes, Ajkuna qan Omerin,

gruas së kryetrimit, mbi trupin pa jetë të djalit të saj të vetëm dhembja e thelle e nënës,

mallkimi i saj i fuqishëm, keqardhja e elementeve të natyrës dhe e bishave të malit. Mallkimi

i Ajkunës që i bën hënës ti shuhet drita tregon besimin në hënë, besim i lashtë. Në gurrën e

folklorit është një çelës kyç për figurën e gruas, zbërthimin e jetës së një malësoreje,

gjithashtu kyc është edhe zbërthimi që mund tʼ i bëjmë fjalëve që ajo ulëret nga shpirti, na

tregon për zakone të ngulitura fort në nderimin e një femre, përkatësisht mallkimet.

Krahas besës si shfrim i vlerave të saj, në Epos kanë vend të gjërë edhe beja ose betimet e

përbetimet ku më e shpesha është: “Pasha Zotin, pasha i zot qi na ka falë,pasha të lumin

Zotë”, po edhe të tjera, gjithashtu të gjalla edhe sot në Malësi si; pash gjitë [nënës], pash

bukën pash mue. Betimet në popullin tonë, por që i hasim edhe në epos janë të tipit: Pashë

këtë qiell, pashë këtë diell, pashë këtë rreze dielli, pashë këtë tokë, pashë këtë loke, pashë

këtë ditë, pashë bukën [nimetin], pashë këtë ujë, pashë rodin, pashë gjirin e nënës, pash hakun

e nënës, pashë besën, pashë teqen, pashë ato varre, pashë zjarrin e shpisë, janë disa ndër

betimet, që janë më të ndeshurat tek populli jonë dhe kanë të bëjnë me besimet e tyre dhe

gjërat e tyre të shenjta.

Page 53: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019-09-09 · shqiptare. Pasi që gjendja shpirtërore është pasqyrim i fjalëve, që thuhen pa dyshim, që betimet dhe mallkimet

53

BIBLIOGRAFIA

1. Brisku, Bahri, Kusarët dhe detarët shqiptare (Kontributi i tyre në autoktoninë

kombëtare), Asociacioni Ulqini, Ulqin, 2011.

2. Dervishi, Zyhdi, Vështrime të kryëzuara në det, Jerusalem, Tiranë, 2003.

3. Folklori shqiptar II, Epika legjendare, vëllimi i parë, Instituti i Folklorit, Mihal Duri,

Tiranë, 1966.

4. Haxhihasani, Qemal, Mendësi zotëruese në ciklin e kreshnikëve, në: “Gjurmime

albanologjike”, Prishtinë, 1993.

5. Informatë e dhënë nga prof. assoc. Rovena Vata, Gjakovë, 13.03.2019.

6. Mujo, Basho Basho, Folklor shqiptar, II Epika Legjendare,Tiranë, 1966.

7. Ozakpënar, Jëllmaz, Kultura dhe qytetërimi-një teori e qytetërimit, Logos-A, Shkup,

Prishtinë, Tiranë, 2009.

8. Pasha Effendi, Vaso, E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqipëtarët, Tiranë, 1935.

9. Sinani, Shaban, Mitologji në eposin e kreshnikëve, Naimi, Tiranë, 2011.

10. Tirta, Mark, Mitologjia në epikën legjendare, në: “Panteoni e simbolika, doke e kode

në etnokulturën shqiptare”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës

Popullore, Tiranë, 2007.

11. Titra, Mark, Kultura Popullore, Shkenca, Tiranë, 1997.

12. Ulqini, Kahreman, Kundrime etnologjike, Camaj-Pipa, Shkodër, 2007.

13. Vata, Rovena, Leksionet e lëndës: Historia e Kulturës Shqiptare, Universiteti “Fehmi

Agani”, Fakulteti i Filologjisë, Gjakovë, 2017.

14. Xhagolli, Agron, Rrugëtim studimesh folkloristike, Akademia e Studimeve

Albanologjike, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Tiranë, 2017.

15. Zheji, Gjergj, Folklori shqiptar, pjesa e 4 f. 178-179, mbi pjesën Cikli i Kreshnikëve.