menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë...

34
Biodiversiteti Biodiversiteti , , vlerat vlerat dhe dhe potencialet potencialet si si dhe dhe menaxhimi menaxhimi i i tij tij Aurora Dibra

Upload: others

Post on 01-Sep-2019

18 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

BiodiversitetiBiodiversiteti, , vleratvlerat dhedhe potencialetpotencialet sisi dhedhe

menaxhimimenaxhimi ii tijtij

Aurora Dibra

Page 2: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Biodiversiteti Biodiversiteti përfshin larminë e të gjithë

organizmave të gjallë të të gjitha llojeve si dhe komplekset natyrore të cilave ato u përkasin.

Biodiversiteti përfaqëson larminë e organizmave të gjalla në tre nivele:

nivelin gjenetik – brenda llojit nivelin specifik – ndërmejet llojeve të ndryshme nivelin ekologjik – atë të habitateve dhe

ekosistemeve.

Page 3: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Biodiversiteti Shqipëria dallohet për larminë e saj floristike. Këtu

rriten rreth 3250 lloje bimore, shifër kjo e barabartë me 1/3 e florës së Evropës ndonëse sipërfaqja e saj është vetëm sa 0,27 % e siperfaqes se Evropës.

Kjo larmi e bollshmëri i dedikohet pozicionit gjeografik, klimës dhe kushteve orografike dhe gjeologjike, hidrologjisë së saj pa harruar ndikimin e njeriut.

Page 4: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Biodiversiteti Kështu krijohen edhe një larmi habitatesh si p.sh

ekosistemet malore, livadhe e kullota alpine, shkorreta mesdhetare dhe pyje te perzier e halore përrenj e liqene, rezervuare, laguna bregdetare e

këneta, duna detare, grykëderdhje lumenjsh me bimësi aluvionale si dhe ekosistemet shkëmore bregdetare e malore, etj.

Page 5: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Biodiversiteti Flora jonë përmban si bimë të terciarit po ashtu edhe

bimë të llojeve të florave të tjera të Evropës të cilat janë përhapur gjërësisht në vendin tonë. Lidhjet me të fuqishme flora jonë i ka në pjesën veriore të kufinjve shtetërorë, kurse lidhjet e florës sonë me ato të viseve jugore janë më të dobëta.

Shumë me rëndësi për rritjen e vlerave të florës së një vendi kanë endemizmat. Këto përfaqësojnë lloje të cilat kanë habitatin e tyre kryesor një rajon të cakturar dhe gjenden të përhapura vetëm në këtë rajon.

Page 6: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Biodiversiteti Shqipëria është një rrugë e rëndësishme e migracionit

floristik në Ballkan. Pozita gjeografike, klima, terreni i thyer me mikroklima të shumta krijojnë kushte shumë të mira për ruajtjen e llojeve relikte të cilat janë shndërruar në endemizma shqiptare. Shumica e llojeve endemike të florës sonë kanë lindur në periudha gjeologjike të reja, por për shkak të izolimit gjeografik dhe ekologjik nuk kanë mundur të përhapen në sipërfaqe të gjëra.

Page 7: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Biodiversiteti Bimësia e rritur në këto zona ka vlera të mëdha edhe

për faktin se një pjesë e mirë e llojeve bimore janë kategorizuar si bimë mjekësore, tanifere dhe eterovajore.

Por gjithashtu në këto zona rritet edhe një botë shtazore, mjaft e pasur dhe e larmishme.

Bimësia tipike në njëfarë mënyre përcakton edhe popullimin me botën shtazore. Kjo përbën atë që quhet biodiversitet karakteristik.

Page 8: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Faktorët kërcënues të biodiversitetit

Marrja dhe nxjerra nga mjedisi i tyre jetësor i mjaft bimëve dhe kafshëve, shfrytëzimi i lëndëve kryesisht ushqyese, që çon në ndryshimin e habitateve.

Gjahu, sidomos ai pa kriter si dhe shfytëzimi i kullotave, bujqësia extensive, erozioni i brigjeve si dhe urbanizimi i paplanifikuar.

Page 9: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Faktorët kërcënues të biodiversitetit

Zhdukja e mjaft bimëve e kafshëve si pasojë e veprimit të insekticideve, herbicideve, si pasojë e zjarreve.

Shqetësimet që vijnë nga prishja e burimeve natyrore ujore dhe e atyre tokësore, tharja e kënetave, tejkullotja dhe zjarret.

Page 10: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Motive te ruajtjes se biodiversitetit Motive ekologjike - vetë ekzistenca e njeriut në

planet kërkon ruajtjen e ndotjes në kufinj minimalë, ruajtjen e mbulesës bimore dhe ruajtjen e kafshëve prej të cilave siguron ushqimin, oksigjenin, ujin, lëndën për ndërtim dhe energjinë.

Motive ekonomike – burimet natyrore sidomos ato të përtëritshmet përfaqësojnë një burim të madh të të mirave natyrore për njeriun, përdorimi i drurëve të pyjeve, shfrytëzimi i livadheve dhe i kullotave për blegtorinë, veprimtaria bujqësore jane perfitime nga shfytezimi i biodiversitetit.

Page 11: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Motive te ruajtjes se biodiversitetit Motive shkencore- tërësia e habitateve dhe e llojeve të

rralla mbi tokë si ato bimore dhe ato shtazore përbën një trashëgimni të rëndësishme shkencore si për njohjen e kërkimet shkencore, ashtu edhe për zbulimin e karakterit aplikativ të tyre. Te gjitha llojet dhe nderveprimet e tyre jane më efikase vetëm në habitatet natyrore,

Motive etike- njeriu nuk ka të drejtë të shkatërrojë atë që nuk është e tij, por që thjesht i është „besuar“ për ta përdorur për nevojat që ai ka. Ruajtja për burimet e tokës dhe llojet bimore dhe shtazore që ai mban si dhe kujdesi që asnjë lloj të mos zhduket përbëjnë një detyrim moral për çdo brez.

Page 12: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Motive te ruajtjes se biodiversitetit Motive estetike – ndryshueshmëria e habitateve dhe e

llojeve janë inlelektualisht më të pëlqyeshme se sa monotonia dhe uniformiteti i pejsazhit. Bukuria e një pejsazhi, e një pylli, të një mjedisi malor i japin një kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut.

Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të caktuara, të ndryshme nga vendi i punës e nga jeta e përditshme ku të kalojë kohën e lirë. Ai ka nevojë për mjedise natyrore të pandryshuara ku të realizoje ekskursione gjatë të cilëve të mund të vërejë lirshëm dukuritë natyrore dhe madje të mund të përfshihet në to.

Page 13: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Strategji e konventa Ruajtja e biodiversitetit në nivel global dhe rajonal

mbështetet nga pikëpamja legjislative nga një sërë konventash ndërkombëtare.

Vendi ynë është palë në konventën e Barcelonës për mbrojtjen e Mesdheut(1976), atë të Ramsarit për ruajtjen e zonave të lagëta (1971), atë të Bernës për ruajtjen dhe mbrojtjen e florës dhe të faunës së egër, etj.

Page 14: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Strategji e konventa Në nivelin kombëtar Shqipëria ka hartuar Strategjinë

Kombëtare dhe Planin e Veprimit për ruajtjen e biodiversitetit.

Duke konsideruar që biodiversiteti është një bankë ku secili duhet të investojë, duhet menduar se deri më sot është biodiversiteti ai që po investon për ne.

Page 15: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Zonat e mbrojtura dhe menaxhimi i biodiversitetit te tyre

Njeriu ndërhyn njeriu në shumë mjedise natyrore për të shfrytëzuar burimet e natyrës për qëllime ekonomike, sociale dhe rekreative.

Është e kuptueshme se shfrytëzimi në çdo rast sjell shumë dëme, pasojat e të cilëve në shumicën e rasteve janë të pakthyeshme.

Shfrytëzimi i tejskajshëm i biodiversitetit ka sjellë ndryshime të mëdha edhe në zinxhiret ushqimore të ekosistemeve të ndryshme.

Page 16: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Zonat e mbrojtura dhe menaxhimi i biodiversitetit te tyre

Po e ndryshojmë mjedisin si nuk është ndyshuar kurrë më parë, me ritme më të shpejta dhe në një shkallë më të lartë, por nuk po njohim pasojat e sjelljes sonë. Ky është ende një eksperiment të cilit ende nuk i dihet rezultati“. (Jane Lunbrencho)

Page 17: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Zonat e mbrojtura dhe menaxhimi i biodiversitetit te tyre

Duke qënë se mjaft zona të ekosistemeve natyrore janë me vlera jo vetëm për pasuritë e biodiversitetit, por edhe si mjedise të rekreacinionit, turizmit dhe sportit është shumë e rëndësishme që ato të mbrohen.

Kёrcёnimi i vazhdueshёm i veprimtarisë së njeriut, veprimet shpёrdoruese të tij kanë sjellë si domosdoshmëri shpalljen e mjaft rajoneve si zona të mbrojtura.

Page 18: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Zonat e mbrojtura dhe menaxhimi i biodiversitetit te tyre

Zonë e mbrojtur quhet një pjesë tokësore apo ujore, me vlera të veçanta për mbrojtjen e biodiversitetit, të burimeve natyrore e kulturore të lidhura me të, për shfrytëzimin e së cilës përdoren rrugë ligjore dhe masa efektive.

Page 19: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Zonat e mbrojtura dhe menaxhimi i biodiversitetit te tyre Qëllimi kryesor i shpalljes së një zone, e mbrojtur

është “dhënia e një të drejte për mbrojtje”; pasuritë e këtyre zonave të përdoren në mënyrë sa më

të kontrolluar, shfrytëzimi i tyre të bëhet pa shkaktuar dëmtimin e

pasurive natyrore, ato dhe biodiversiteti të ruhen edhe për të ardhmen. Në mbështetje të vlerave natyrore ka disa kategori të

zonave të mbrojtura. Kategotitë janë të përcaktuara sipas IUCN-së dhe janë si më poshtë:

Page 20: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Zonat e mbrojtura dhe menaxhimi i biodiversitetit te tyre Në mbështetje të vlerave natyrore ka disa kategori të zonave të

mbrojtura. Kategotitë janë të përcaktuara sipas IUCN-së dhe janë si më poshtë:

Kategoria I. Rezervari Strikt Natyror ose Rezervati Shkencor Kategoria II. Parku Kombëtar Kategoria III. Monumentet e Natyrës Kategoria IV. Rezervati Natyror i Menaxhuar/ Zonë e Menaxhimit të llojeve

dhe habitateve Kategoria V. Pejsazh (tokësor dhe detar) i Mbrojtur Kategoria VI. Zonë e Menaxhimit të Reserseve Natyrore/ ZM e përdorimit të

shumëfishtë

Page 21: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Kategoria I. Rezervari Strikt Natyror ose Rezervati Shkencor

Përfaqëson territore të vogla deri në 1000 ha, me vlera natyrore të jashtëzakonshme, të përbërë nga ekosisteme natyrore ose lehtësisht të modifikuar prej njeriut, që përfaqësojnë bioqendra dhe biokorridore të një rëndësie kombëtare dhe rajonale.

Në territorin e një rezervati strikt natyror/ rezervati shkencor zbatohet shkalla e pestë e mbrojtjes, ndërsa në zonën buferike të tij zbatohet shkalla e katërt e mbrojtjes.

Nëse zona buferike e një rezervati shkencor nuk është e shpallur atëherë konsiderohet si zonë buferike territori rreth rezervatit me një gjërësi prej 100 m.

Page 22: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Kategoria II. Parku Kombëtar Përfshin një zonë me sipërfaqe në të madhe se 1000 ha dhe

është unikale sipas standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare. Pjesa më e madhe e parqeve kombëtare janë ekosisteme pak të ndikuara nga aktiviteti i njeriut, në të cilat bimët e kafshët si dhe natyra e egër janë e një rëndësie të veçantë shkencore dhe edukative.

Në territorin e një parku zbatohet shkalla e katërt e mbrojtjes, ndërsa në zonën buferike të tij zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes. Autoriteti i mbrojtjes së natyrës dhe të biodiversitetit mund të kufizojë shtrirjen dhe mjetet e trafikut brenda parkut ose në një pjesë të tij, në qoftë se cënohet qëllimi për të cilin parku është shpallur.

Page 23: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Kategoria III. Monumentet e Natyrës Janë formacione natyrore me shtrirje të kufizuar,

zakonisht deri në 50 ha, formacione të veçanta gjeologjike dhe gjeomorfologjike, një depozitë minerali ose edhe habitati i një lloji të rrallë dhe të rrezikuar i një rëndësie dhe vlere të veçantë shkencore dhe estetike. Të gjitha shpellat dhe ujëvarat me shkëmbinjtë e tyre sipas ligjit për mbrojtjen e natyrës dhe të biodiversitetit konsiderohen monumente të natyrës edhe pse ende nuk janë shpallur si të tilla.

Në territorin e një monumenti të natyrës zbatohet shkalla e pestë e mbrojtjes, ndërsa në zonën buferike të tij zbatohet shkalla e katërt. Nëse zona buferike e një monumenti të natyrës nuk është e shpallur atëherë konsiderohet si e tillë një territor me gjërësi deri 50 metër rreth tij.

Page 24: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Kategoria IV. Rezervati Natyror i Menaxhuar/ Zonë e Menaxhimit të llojeve dhe habitateve

Përfshijnë territore të vogla zakonisht deri në 1000 ha, që përfaqësojnë bioqendra dhe biokorridore me rëndësi rajonale dhe lokale, ose zona me prani llojesh bimore dhe shtazore, mineralesh dhe gjetjesh paleontologjike që përdoren për qëllime kërkimore, edukative dhe kulturore. Në territorin e një zone të menaxhimit të habitateve dhe të llojeve, zbatohet shkalla e trete e mbrojtjes, ndërsa në zonën buferike të tij zbatohet shkalla e dyte e mbrojtjes.

Page 25: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Kategoria V. Pejsazh (tokësor dhe detar) i Mbrojtur

Përfshijnë territore të gjëra zakonisht më të mëdha se 1000 ha, me një peisazh harmonik të formuar, me një reliev të zhvilluar në mënyrë karakteristike, me prani të ekosistemeve natyrore (detare dhe tokësore) dhe të monumenteve të ruajtura të vendbanimeve historike. Shpallen nga ana e Ministrit, sipas projektligjit për ruajten e natyrës dhe të biodiversitetit.

Në territorin e një zone të tille te mbrojtur zbatohet shkalla e dytë e njohjes.

Page 26: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Kategoria VI. Zonë e Menaxhimit të Reserseve Natyrore/ ZM e përdorimit të shumëfishtë

Përfshin territore të gjera, relativisht të izoluara dhe të populluara, me ekosisteme natyrore kryesisht të pamodifikuara, që janë shfrytëzuar në mënyra tradicionale nga popullsia lokale për të plotësuar nevojat e tyre. Shpallen nga ana e Minsitrit në bazë të projekt-ligjit për Mbrojtjen e Natyrës dhe të biodiversitetit.

Në territorin e një rezerve të resurseve të menaxhuara zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes.

Page 27: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Menaxhimi dhe ruajtja Vetëm në disa rajone që kanë vlera shumë të mëdha

biologjike nuk lejohet prania dhe ndërhyrjet per qellime ekonomike nga ana e njeriut. Rezervatet shkencore dhe monumentet e natyrës.

Në kategoritë e tjera te ZM veprimtaria e njeriut duke përfshirë këtu edhe veprimtarinë fitimprurëse është e lejueshme; por kërkesa është që veprimtaria të jetë e kontrolluar dhe në përputhje me rregullat e ligjet e përcaktuara për këtë kategori te zonës të mbrojtur.

Page 28: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Menaxhimi dhe ruajtja Kështu mjedisi shfrytëzohet sipas parimeve të një

zhvillimi të qëndrueshëm, gjë që do të thotë shfrytëzim me kriter i burimeve të natyrës; shfrytëzim

brenda një kohe të caktuar për t’i lënë mundësi natyrës të rigjenerojë burimet;

shmangie e rreziqeve te humbjes së vendbanimeve dhe llojeve të gjallesave që e popullojnë atë.

Page 29: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Hapat e menaxhimit te ZM Hapat e para të menaxhimit të zonave të mbrojtura fillojnë me: Analiza e të dhenave – ku shtrihet zona, pozicioni dhe ekspozicioni i saj,

kontributi në rajon si dhe veçoritë gjeografike dhe ekologjike. Përcaktohen: Habitatet kyç habitate me rëndësi ndërkombëtare habitate të kërcënuar habitate me funksion kritik zona të rëndësishme për llojet kyç Llojet kyç: lloje endemike/ subendemike lloje në rënie lloje tepër të rallë lloje të listave ndërkombëtare (konventave) gjendja aktuale faktorët që ndikojnë mbi habitatin/llojin Masat/aksionet e deritanishme

Page 30: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Hapat e menaxhimit te ZM Evidentimi i problemeve – çfarë ka ndodhur si pasojë e

shfytëzimit në zonë, si janë shfrytëzuar burimet si paraqitet situata.

Përcaktimi i përparësive – secili nga problemet ka rëndësinë e vet për t’u zgjidhur, por në shumicën e rasteve evidentohen problemet parësore dhe ato të cilat zbusin problemet e tjera sepse janë të lidhura ngushtë me to.

Përcaktimi i qëllimit kryesor dhe i objektivave për realizimin e qëllimit është hapi vijues i përparësive.

Page 31: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Hapat e menaxhimit te ZM Identifikimi i burimeve dhe mundësive njerëzore dhe

financiare për zgjidhjen e tyre – secili prej problemeve arrin të zgjidhet nëse alternativa e zgjidhjes parashtrohet nga specialistët si dhe ka të gatshme koston financiare për këtë alternativë.

Përcaktimi i alternativave dhe zgjedhja e alternativës më të mirë – kjo të çon në efikasitet si dhe të lejon të analizosh me vemëndje situatën për të zgjidhur altenativën më të qëndrueshme.

Page 32: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Hapat e menaxhimit te ZM Menaxhimi realizon për habitatet: ruajtje kontroll përmirësim, zgjerim rikrijim rehabilitim/restaurim përdorim të qëndrueshëm ndërgjegjësim etj.

Page 33: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Hapat e menaxhimit te ZM Ndërsa për llojet realizon: ruajtje kontroll shtim/rritje të popullatës së llojit introduktim përdorim të qëndrueshëm ndërgjegjësim etj

Page 34: menaxhimi i tij potencialet si dhe - shkodralake.org · kënaqësi shpirtërore të veçantë njeriut. Motive shoqërore dhe çlodhëse- njeriu ka nevojë të ketë territore të

Ju falenderoj per vemendjen duke ia lene vendin pyetjeve nga ana juaj!

[email protected]