fakulteti i filologjisË dega: letËrsi …« këtyre viteve, konica botoi broshurën...

34
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME TEMA: Mendimi kritik i Faik Konicës dhe vështrim i veprës “Dr. Gjilpëra” MENTORI: KANDIDATI: Prof. Ass. Dr. Labinot Berisha Florian Sadrija Gjakovë 2018

Upload: buinguyet

Post on 06-May-2019

264 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

TEMA: Mendimi kritik i Faik Konicës dhe vështrim i veprës “Dr. Gjilpëra”

MENTORI: KANDIDATI:

Prof. Ass. Dr. Labinot Berisha Florian Sadrija

Gjakovë 2018

Page 2: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

TEMA: Mendimi kritik i Faik Konicës dhe vështrim i veprës “Dr. Gjilpëra”

KOMISIONI:

Kryetar ____________________________

Anëtarë ____________________________

Anëtarë ____________________________

MENTORI: KANDIDATI:

Prof. Ass. Dr. Labinot Berisha Florian Sadrija

Gjakovë 2018

Page 3: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

3

PASQYRA E LËNDËS

FALËNDERIMET ............................................................................................................................................. 4

ABSTRAKT ...................................................................................................................................................... 5

HYRJE ............................................................................................................................................................. 6

KREU I............................................................................................................................................................ 7

1. JETA DHE VEPRIMTARIA E AUTORIT ......................................................................................................... 7

1.1. FAIK KONICA - MJESHTËR I FJALËS SHQIPE ........................................................................................ 9

1.2. RIKTHIMI I TIJ ................................................................................................................................... 10

1.3. GJUHA DHE STILI I TIJ ....................................................................................................................... 11

KREU II ........................................................................................................................................................ 13

2. KRITIKA LETRARE ..................................................................................................................................... 13

2.1. KREDOJA KRITIKE.............................................................................................................................. 14

2.2. “ALBANIA’’ ....................................................................................................................................... 15

2.3. SHKRIMET KRITIKE............................................................................................................................ 16

2.4. ESEISTIKA .......................................................................................................................................... 17

2.5. TRI ESETË E KONICËS ........................................................................................................................ 19

2.6. NAIMI OBSESION .............................................................................................................................. 21

KREU III ....................................................................................................................................................... 23

3. KRITIKA POLITIKE DHE SHOQËRORE........................................................................................................ 23

KREU IV ....................................................................................................................................................... 25

4. “DOKTOR GJILPËRA”- ROMANI I PAMBARUAR ....................................................................................... 25

4.1. ZHANRI I SHKRIMIT .......................................................................................................................... 26

4.2. PERSONAZHI DOKTOR GJILPËRA ...................................................................................................... 27

4.3. SHTRESIMET E PROZËS ..................................................................................................................... 29

KREU V ........................................................................................................................................................ 32

5. TESTAMENTI I FAIK KONICËS ................................................................................................................... 32

PËRFUNDIMI ............................................................................................................................................... 33

LITERATURA ................................................................................................................................................ 34

Page 4: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

4

FALËNDERIMET

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë e njëkohësisht të falënderoj të gjithë ata që

ndikuan në ecurinë e mbarë të këtij procesi studimor, të gjithë ata që me sugjerimet e tyre më

ndihmuan e më mbështetën për ta çuar deri në fund këtë nismë të rëndësishme për profesionin

dhe punën time.

U jam mirënjohës të gjitha strukturave të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Gjakovës, në

veçanti Dekanit të këtij fakulteti Prof. Ass. Dr. Kamber Kamberi dhe Shefit të Degës, Prof. Ass.

Dr. Besim Muhadri, të cilët më mbështetën dhe më dhanë mundësinë e realizimit të kësaj faze të

tretë të studimit.

Falënderoj (mentorin)udhëheqësin tim shkencor Prof.Ass.Dr. Labinot Berisha, i cili me

shumë përkushtim, më orientoi në këtë punim diplome. Duke më mbështetur dhe duke besuar

njëkohësisht në punën time, ai më krijoi bindjen e plotë se gjërat që bëhen me pasion e

përkushtim përçojnë gjithmonë vlera.

Shpreh gjithashtu mirënjohje për të gjithë profesorët e stafit Akademik të Universitetit të

Gjakovës “Fehmi Agani”, ku në saje të profesionalizmit të tyre dhe përkushtimit për të përçuar

njohuri, kam arritur deri në diplomim.

Së fundi, jo nga rëndësia por thjesht nga renditja, shpreh falënderime pa fund për familjen

time të shenjtë që më qëndruan afër në këtë rrugëtim, që më ishin motivimi dhe shtytja më e

fuqishme drejt triumfit.

Faleminderit!

Page 5: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

5

ABSTRAKT

Synimi i këtij kërkimi ka qenë të fokusohemi në rolin, kontributin dhe mendimin e Faik

Konicës në letërsinë dhe kritikën shqipe. Po ashtu nga natyra e këtij punimi janë trajtuar edhe

gjuha e stili i Konicës si një figurë kaq e madhe letrare e atdheut, si dhe metoda kryesore që e

përfaqëson fushën e tij të kritikës. Po ashtu gjatë shtjellimit të temës janë shqyrtuar edhe disa nga

arsyet e rikthimit të tij në letërsinë shqipe.

Me anë të këtij punimi synohet të tregohet edhe rëndësia e kryeveprës në prozë Dr. Gjilpëra,

zhanri i shkrimit, figuracioni si dhe shtresimet e prozës.

Faik Konica me vonesë, por më në fund rikthehet ngadhënjimtar aty prej nuk ka guxuar të

përjashtohet asnjëherë, pra në historinë e letërsisë shqipe. I ka fituar pothuajse të gjitha betejat:

letrare, politike, ideologjike dhe gjuhësore. E ka fituar betejën më të madhe të krijuesit që

mendon me kokë të vet, që do të jetojë drejtë dhe në asnjë çast nuk harron se të jesh krijues

domethënë të jesh shpirtërisht i lirë.

Bazë teorike e këtij punimi është njohja e rrugëtimit të thellë që ka bërë Konica në kritiken

shqipe.

Fjalët kyçe: Prozator, publicist, kritik letrar,politik e shoqëror, stilist, eseist,intelektual,

atdhetar.

Page 6: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

6

HYRJE

Faik Konica ishte krijues me dije të madhe dhe me kulturë të gjerë. Kishte dije jo vetëm për

letërsinë, por edhe për filozofinë, etnologjinë, psikologjinë, muzikën, historinë, arkeologjinë,

antropologjinë dhe pikturën.

Konica ishte intelektual me horizonte botërore. Atë e kanë vlerësuar për arsye atdhetare

duke e quajtur babai i Shqipërisë, për arsye letrare dhe kulturore duke e quajtur prozatori më i

madh që kanë pasur deri më sot shqiptarët, për arsye gjuhësore duke e quajtur babai i

toskërishtes letrare të sotme, por edhe për arsye shpirtërore dhe morale duke e quajtur idealist i

madh dhe një “enciklopedi që ecën”.

Si njohës i rrjedhave politike dhe kulturore të kohës, shkroi poezi, prozë poetike, portrete,

tregime, romane,kritikë, ese dhe prozë publicistike. Veçantia e Konicës është se e krijoi

Albaninë, më të mirën revistë shqipe të Rilindjes, u rrit me të si krijues dhe krijoi brenda saj një

letërsi me frymë kombëtare. Ai u bind se ky komb nuk kulturohet nëpërmjet lavdit, por nëpërmjet

kritikës. Në këtë frymë kritika e tij letrare duke u mbështetur vetëm në kriteret letrare u bë e

qartë, e ashpër, e pakompromis, por me një shije të hollë estetike. Vepra më e rëndësishme

letrare e Konicës është proza e gjatë satirike “Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së

Mamurrasit”. Ndonëse e pakryer përfaqëson tiparet më karakteristike dhe vlerat e tij si shkrimtar

në përmasa të gjera. Me anë të kësaj vepre ai paraqiti kulturën shqiptare në botën e Perëndimit.

Pra, Konica shquhet për temat që trajton, për qëndrimin që shpreh gjatë trajtimit të tyre dhe për

mënyrën se si i trajton.

QËLLIMI:Zgjodha figurën e Konicës sepse ai i ishte i pari që mendimin kritik e bëri përcjellës

të letërsisë dhe i pari që kritikën letrare e bëri institucion të opinionit letrar dhe kulturor. Në sajë

të dhuntisë së rrallë dhe të erudicionit të madh ai la gjurmë të thella në letërsinë dhe në kulturën e

popullit të vet, veçanërisht në kritikën letrare, në prozën artistike dhe në publicistikë.

METODOLOGJIA DHE METODAT E PUNËS: Realizimin e këtij punimi e bënë të

mundshëm përdorimi i metodave të ndryshme, siç janë ato biografike, psikologjike dhe

sociologjike. Gërshetimi i këtyre tri metodave përbën atë që quhet metodologji e kërkimit të

punës shkencore. Burim kryesor i të dhënave janë literaturat nga biblioteka e universitetit dhe ajo

publike si dhe burimet e ndryshme shkencore nga interneti.

Page 7: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

7

KREU I:

1. JETA DHE VEPRIMTARIA E AUTORIT

Faik Konica (1875 - 1942), është autori kryesor dhe i pari i mendimit modern shqiptar, i cili

me pozicionimin e vet të hapur për kulturën, letërsinë e politikën, reagoi në mënyrën më

radikale, më të veçantë dhe më kritike se askush tjetër, duke u vlerësuar si një nga figurat më

emblematike të kulturës e të letërsisë shqipe.

Ai pati fatin që të marrë edukim e mësim në shkolla që aplikonin forma dhe metoda të

ndryshme të mësimdhënies, që në fakt edhe u përkisnin kulturave aq të ndryshme nga njëra-

tjetra. Kjo bëri që empiria e tij, dija, dhe të reflektuarit intelektual të jetë më i begatë dhe më i

hapur e largpamës në krahasim me bashkëkohësit e tij.

Mësimet e para Konica i mori në vendlindjen e tij, në Konicë, “ku u njoh me qytetërimin

persian e arab gjatë mësimit të arabishtes, persishtes dhe turqishtes prej një hoxhe të shkolluar,

kurse italishten nisi ta mësonte prej një mësuesi privat”. Në moshë fare të re, si fëmijë 9-10

vjeçar, filloi të ndiqte studimet në Kolegjin Saverian të Jezuitëve në Shkodër.

Më pas, Konica ndoqi Liceun Perandorak Francez në Turqi, ndërsa vazhdoi studimet për

filozofi në Dizhon dhe ato pasuniversitare në Paris. Në vitin 1912 u diplomua në letërsi në

Universitetin e Harvardit në SHBA dhe u bë Magjistër i Artit e i Letërsisë.

Gjatë këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë,

shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të themeluar aty një revistë dijetare, ‘Albania’, në të cilën

merrej me politikë, por më shumë me letërsi, histori, filologji. E gjallëroi shumë lëvizjen për

gjuhën shqiptare duke e pastruar gjuhën shqipe nga fjalët e papërshtatshme ose parazite, që

kishin hyrë në të. Në pak vite, e bëri atë, nga një e folme mejhanesh marinarësh, në gjuhë të

bukur, të pasur dhe të zhdërvjellët.

Pra, revista politiko-kulturore dhe letrare “Albania”, e botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe

pjesërisht turke, për vite të tëra (1897-1909) u bë zëdhënëse e vërtetë e lëvizjes kombëtare

shqiptare, por edhe e historisë dhe kulturës. “Albania”, në të cilën u botuan autorët e brezit të tij,

konsiderohet ndonjëherë edhe si kryevepra e tij.

Më 1909, Faik Konica, pasi u mbyll revista "Albania", i ftuar nga atdhetarët shkon në SHBA,

drejtoi gazetën "Dielli" dhe, më pas, gazetën "Trumpeta e Krujës”. Më 1913 Konica e viziton

Shqipërinë dhe ndahet i pakënaqur. Ai e kishte inat Ismail Qemailin dhe për këtë arsye shkon në

Page 8: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

8

Durrës ku i bashkohet forcave të Esad Pashë Toptanit, ndonëse e urrente, i jep ndihmë për të

formuar qeverinë e ndarë shqiptare. Një gabim i rëndë i tij, që nuk iu fal me vite, pothuajse kurrë.

Në vitin 1921 në SHBA, u zgjodh kryetar i Federatës "Vatra", dhe ndikoi në lëvizjen

demokratike që zhvillohej në Shqipëri.

Me dështimin e Revolucionit Demokratik dhe ardhjen e Ahmet Zogut në fuqi, Konica u

emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA.

Në krijimtarinë letrare, Konica provoi dhe lëvroi pothuaj të gjitha gjinitë dhe llojet letrare:

esenë, prozën epike e poezinë, prozën poetike etj.

Figura e tij letrare kryesisht identifikohet e njihet me veprat: “Një ambasadë e Zulluve në

Paris” (1922), “Dr. Gjilpëra” (1924), “Shqipëria si m’u duk” (1928) dhe esetë për Shqipërinë.

Konica konsiderohet edhe si themeluesi i kritikës sonë letrare. Ai shkroi një varg artikujsh

teorikë letrarë, si: "Arti i të shkruarit", "Ca këshilla për artin e shkrimit", "Kohëtore e letrarve

shqipe" etj., të cilat vlerësohen si një ndihmë e çmueshme dhënë fushës së kritikës, ashtu siç janë

të vlefshëm edhe artikujt e tij për autorë e vepra të letërsisë sonë, duke u bërë një artikulim dhe

kontribut i veçantë në konstituimin e mendimit të kritikës letrare.

Ai, gjatë gjithë jetës së tij, ndihmoi me tërë qenien në ndërkombëtarizimin dhe prezantimin

sa më të denjë të shtetit shqiptar, përkushtim ky që i kushtoi me një jetë larg vendit të vet, duke

qenë i harruar më pas nga regjimi totalitar në Shqipëri. Vdiq në Uashington më 14 dhjetor 1942,

ndërkaq eshtrat iu rikthyen në atdhe më 1995. Adhuruesit e tij nëpërmjet Vatrës ia ngritën

përmendoren ku shkruan:

Faik Konica- Luftëtar i përjetshëm për Pavarësinë shqiptare,

dhe Ministër i Shqipërisë në SHBA.1

Kontributi i tij si poet, prozator, kritik letrar dhe si përkthyes është i madh. Në faqet e

revistës Albania botoi vjershat “Gjuha jonë”, Flamuri”, “Kushtrimi ose Marsejeza e

shqiptarëve”. Të njohura janë edhe vjershat satirike “Anadollaku” dhe lirike “Helena e Trojës”.

Ndërsa disa nga prozat artistike që kanë tematikë të kufizuar,por që pasqyrojnë gjendjen

shpirtërore të intelektualit atdhetar si dhe mallin për vendlindjen janë : “Një liqen”, “Anës

1 Sabri Hamiti, Letërsia Moderne, Faik Konica, Prishtinë, 2002, fq. 136.

Page 9: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

9

liqenit”, “Bora”, “Malli i mëmëdheut” etj.. Të përafërta me prozat poetike janë edhe portretet

letrare që krijoi Konica mbi disa figura të shquara të historisë shqiptare si: Abdyl Frashëri, Naim

Frashëri, Jeronim De Rada, Ali Pashë Tepelena etj. Përgatiti edhe përmbledhjen poetike “Kandili

i kuq”, por nuk mundi ta botojë. Në të vërtetë nga Konica nuk kemi asnjë libër të botuar, përpos

vëllimit me përralla të përkthyera “Nën hijen e hurmave”.

Në kuadër të krijimtarisë së tij shquhet proza e gjatë dhe eseistike, ku bëjnë pjesë: “Dr.

Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit”, cikli i tregimeve “Katër përralla nga

Zullulandi”, si dhe udhëpërshkrimi “Shqipëria si m’u duk”.

1.1. FAIK KONICA – MJESHTËR I FJALËS SHQIPE

Faik Konica hyri në letërsinë shqipe në moshën njëzetvjeçare. Veprimi më i veçantë kulturor

i tij është se u bë prijës i brezit të shkrimtarëve shqiptarë të 1900-shit dhe nuk e çmoi artin poetik

të Naim Frashërit kur ky kishte marrë kurorën e poetit kombëtar, por vlerësoi vetëm rolin e tij si

edukator shqiptar.

Konica është nismëtar i modernitetit shqiptar, që zbaton një model të ri të kulturës shqiptare.

Ai nacionalizmin e vet nuk e mbështet në himnizimin e përmallshëm të Shqipërisë e të

shqiptarëve dhe për këtë arsye shkrimi i tij zakonisht merr ngjyrën e kritikës, përmbysjes,

ndërtimit e kundërshtimit. Ai është i mendimit se nuk ka zhvillim as kulturor e as letrar shqiptar

për pa u zhveshur lëvozhgat e huaja që i janë ngjitur qenies, psikologjisë e krijimit shqiptar për

pesë shekuj të robërisë aziatike.

Konica është themelues i modelit kulturor kritik në letërsinë shqipe dhe themelues i kritikës

letrare, po ashtu nismëtar i prozës moderne shqipe. Dallimi që bëri ai në fillim të shekullit

ndërmjet asaj që është veprimtari atdhetare nga krijimtaria letrare është largpamës dhe prek në

thelbin e vetëdijes moderne letrare. Gjykimi i tij i kultivuar për veprat e kohës mbetet i pakaluar

edhe sot.

Konica krijoi një stil të ri në letrat shqipe. Shumë e kanë cilësuar si krijuesin e prozës shqipe,

ndërsa Noli e pranon për mësues të vetin në stil e në gjuhë. Ai ishte i veçantë në të gjitha fushat

e veprimtarisë dhe u bë mjeshtër i formave të shkurtra letrare.

Mirëpo, vlera më e madhe e punës së tij është vetëdija se kombi nuk ndërtohet pa vetëdijen

për njësinë e tij. Prandaj, gjithë ai mundim për krijimin e alfabetit të përbashkët, për krijimin e

Page 10: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

10

normës se gjuhës së përbashkët të shkrimit dhe për kundërshtimin e çfarëdo kulture të mbyllur

krahinore qoftë në nivel të krijimtarisë, qoftë të propagandës kombëtare i takon Konicës.2

Faik Konica zhvillon veprimtari të gjerë kulturore, letrare, publicistike dhe shkencore. Në

fushën e publicistikës, temë kryesore e Konicës është tema atdhetare, fati i Shqipërisë dhe rrugët

për çlirimin kombëtar.

1.2. RIKTHIMI I TIJ

Shkaqet e përjashtimit të Konicës prej letërsisë shqipe nuk janë të panjohura edhe pse kurrë

nuk janë thënë haptazi. Ato janë shkaqe jo vetëm politike e ideologjike, por janë edhe shkaqe

ndërkulturore, të rrezikshme për artin, shkencën, kulturën, për lirinë e njeriut dhe të popullit.. Ato

mund të jenë shkaqe vetëm të mendjes së keqe, të ngushtë, shtypëse, shkaqe të asaj mendjeje që

nuk mund të shohë askënd dhe asgjë tjetër përpos vetes dhe mendjeve të ngjashme me të!

Mirëpo, Konica ka dalë prej territ të ndalesave në ditën e lirisë: të gjitha veprat e tij të botuara

janë ribotuar, ato që kanë mbetur vetëm dorëshkrim janë botuar ndërsa ato që ishin të shpërndara

në revista dhe gazeta janë bërë gati për botim.3

Rikthimi i sotëm ngadhënjimtar i Faik Konicës në letërsinë dhe në përgjithësi në jetën tonë

kombëtare, u detyrohet vlerave të veprës së tij dhe kontekstit aktual politik dhe kulturor shqiptar.

Disa nga arsyet kryesore të rikthimit të tij janë:

E para, ai rikthehet ashtu ngadhënjimtar sepse është figurë letrare, moderne, kulturore dhe

politike. Edhe si njeri, edhe si krijues, edhe si atdhetar ai është i liruar prej folklorizmit.

E dyta, ai rikthehet për shkak të konceptit të tij kulturor. Është përfaqësues i gjedhes kritike

kulturore në kulturën shqiptare dhe qëndron në krye të një revolucioni mendor në jetën e popullit

shqiptar.

E treta, ai rikthehet sot edhe për shkak të prirjes evropiane të prozës së tij artistike. Proza e tij

i përgjigjet shijes se brezave të rinj shumë më tepër se proza e paraardhësve apo e bashkëkohësve

të tjerë të Faik Konicës.

E katërta, ai rikthehet për shkak se me gjuhën dhe stilin na është më i afërt se shkrimtarët e

tjerë para tij apo të kohës së tij. Gjuha e tij pëlqehet sepse është gjuhë e qartë, është gjuhë që na

2 Sabri Hamiti, Studime letrare, ASHAK, Prishtinë, 2003, fq. 271. 3 Rexhep Qosja, Prej Letërsisë Romantike deri te Letërsia Moderne, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë,

2006, fq. 161-166.

Page 11: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

11

kursen dyshimet dhe paqartësitë.

E pesta, ai rikthehet për shkak të mentalitetit dhe politikës së tij Perëndimore. Ai është i

vetëdijshëm se populli shqiptar mund të emancipohet, mund të përparojë, vetëm në qoftë se i

pranon vlerat teknike, demokratike dhe morale të Perëndimit.

E gjashta, ai rikthehet sepse në kulturën dhe politikën shqiptare ka sjellë konceptin e të

drejtave dhe lirive të njeriut.

E shtata, ai rikthehet edhe për shkak se ka shprehur qëndrim antikomunist edhe para se të

mbërrinte komunizmi në Ballkan.

E teta, ai rikthehet sot ngadhënjimtar edhe për shkak se për kthimin e tij është i interesuar

edhe regjimi.

1.3. GJUHA DHE STILI I TIJ

Gjuha dhe stili i Faik Konicës dallon prej shkrimtarëve të tjerë të kohës.

Në shkrimet e tij Konica gjithmonë shkruan lirshëm, natyrshëm, lehtë. Gjuha dhe stili i tij, e

sidomos gjuha e prozës së tij artistike është gjuha jonë e përditshme, gjuha e gëzimeve dhe e

hidhërimeve, gjuha e urimeve dhe qortimeve tona, gjuha e besimeve dhe e dyshimeve tona. Ai

shkruan kryesisht fjali, fuqia dhe bukuria e mendimit të të cilave varet nga ritmi. Disa nga figurat

stilistike që ai përdor më së shumti janë krahasimi, antiteza, hiperbola, ironia,metafora, pyetja

retorike etj. Gjuha e tij, për veshin që e ndjen bukurinë e gjuhës, është muzikë e vërtetë.

Konica kërkonte që ajo që shkruhet “të bjerë në vesh si një copë muzikë” dhe kërkonte që

“gjuha të jetë e qëruar”, “pa ato fjalë që na i kanë mbjellë magjitë e të huajve”.4 Bukuria e

gjuhës dhe e stilit të Konicës qëndron në fuqinë e mendimit të tij. Mendimet e tij janë mendime

të një njeriu të vendosur, të një njeriu që ka ideal kombëtar dhe krijues, të një njeriu që di çka do

dhe atë që do di ta thotë bukur.

Qartësia, fuqia, bukuria e mendimit e bëjnë Konicën shkrimtar klasik të letërsisë shqipe.

Konica është mjeshtër i përsiatjeve të shtjelluara për brendinë shpirtërore të individit. Në

prozat e tij jo rrallë ndjehet shpërthimi i ndjenjave të thella, kuptimi i fshehtë i të cilave

përshkruhet kryesisht me anë të metaforës. Prozat e tij poetike karakterizohen nga gjuha e pastër,

plot ndjenja dhe muzikalitet. Pavarësisht prej temës, në prozat e tij mbizotëron lirizmi. Edhe në

4 Rexhep Qosja, Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë,

2006, fq. 187-190.

Page 12: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

12

prozat poetike, Konica arrin të krijojë distancën e gjykimit kritik. Ky gjykim del nga të folurit

ironik, në të cilin ndjehet edhe prania e frymës satirike.

Faik Konica është përpjekur shumë edhe për themelimin e gjuhës letrare kombëtare, sepse

ishte i bindur që “pa gjuhën e përbashkët letrare populli ynë nuk do të quhej kurrë komb i

vërtetë” 5. Ai ishte i vetëdijshëm se gjuha letrare i afron dhe i bashkon pjesëtarët e një kombi.

5 Sabri Hamiti, Studime letrare, ASHAK, Prishtinë, 2003, fq .332.

Page 13: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

13

KREU II:

2. KRITIKA LETRARE

Faik Konica njihet si kritiku i parë i shqipes, jo pse shkroi i pari kritika për veprat shqipe,

por se është i pari që kritiken letrare e shkroi me vetëdije letrare, e përkufizoi si zhanër letrar dhe

në fund e përkufizoi funksionin e saj në kuadrin e zhvillimit të letërsisë kombëtare. Vepra e tij

kritike, edhe pse jo shumë e gjerë ka ngjallur diskutime të mëdha. Sado e vogël për nga vëllimi,

kjo kritikë u shkrua në një periudhë kohore dyzetvjeçare. Leximi i teksteve kritike të Konicës,

nxjerrë në pah edhe diçka nga karakteri njerëzor e krijues i autorit, nga morali kritik, që është një

veti në shkrimet kritike, kur fshihet në mënyrë tinëzare dhe shfaqet padashur.

Konica ishte një shkrimtar dhe kritik me formim perëndimor, që pushtohej nga atdhesia

shqiptare, që punonte për ngjalljen e kulturës së kombit të vet, po që nuk ngurronte që kësaj

kulture letrare t’i shtronte kritere edhe të jashtme, nëpërmjet përqasjes apo nëpërmjet dëshirës

për zhvillimin e saj.6

Shkrimet e veta kritike, Konica i botoi kryesisht në revistën e vet Albania. Ato shkrime patën

një ndikim të fortë në botën letrare shqiptare të kohës, por ndonjë shkrim kritik e botoi edhe më

vonë nga fundi i jetës, duke iu kthyer gati gjithnjë ideve të veta të para, duke i korrigjuar,

zgjeruar apo ngushtuar, por pa ndonjë lëvizje tepër të ndjeshme në vlerësim. Kjo në një anë e

tregon një konsekuencë kryeneçe në kriteret dhe vlerësimet vetjake, të cilat domosdo janë të

kushtëzuara edhe me veprat edhe me kohën kur shfaqen brenda një letërsie.

Pos shkrimeve të veçanta për vepra si Baba Tomorri i Çajupit(1902), Istori’ e Skenderbeut e

Naimit (1898), në të cilat mblidhet gjykimi i parë dhe mendimi inicial, Konica shkroi edhe tri

tekste me vlera përgjithësuese për kritikën dhe për letërsinë shqipe, ku duken vetitë e tij

vlerësuese dhe përgjithësuese si kritik. Këto janë: Letërsia shqiptare(1897), Kohëtore e letrave

shqipe(1906), Gjuha dhe letërsia, në librin e Shqipërisë(1939). Të një natyre të veçantë janë dy

shkrimet për Naimin: Shënim për metafizikën e bektashinjve(1897), me një trajtim të përhershëm

të letërsisë e të filozofisë dhe Naim H. Frashëri(1901), artikull përkujtues e problemor, biografik

e letrar njëkohësisht.

6 Sabri Hamiti, Studime letrare, ASHAK, Prishtinë, 2003, fq. 287.

Page 14: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

14

2.1. KREDOJA KRITIKE

Në shkrimin Letërsia shqiptare, që u botua në numrin e parë të revistës Albania, Konica

shënjon disa nga cilësitë themelore të shkrimit të vet kritik të mëvonshëm. Disa nga ato cilësi

janë: një saktësi në shprehje, një prerje në mendime, një kulturë të mirë kombëtare dhe derdhja e

pakursyeshme e subjektivitetit në shkrimin kritik. Pasi konstaton në fillim se shqipja nuk di për

filozofi, teatër e degë tjera të kulturës, duke kaluar në letërsi, autori formulon konstatimin, që në

atë kohë ishte mjaft shokues: “E gjithë letërsia shqiptare mund të përmblidhet në pesë apo

gjashtë vëllime të holla”.7 Teksti teorik i Konicës, Kohëtore e letrave shqipe (1906) mendohet si

hyrje në kronikën letrare që do të bënte në revistën e vet, po në të vërtetë është tekst që në

mënyrë lapidare jep kredon e tij kritike, funksionin e kritikës në letërsi, duke e ambientuar në

kulturën letrare shqiptare të kohës.

Teorinë kritike të Konicës mund ta kuptojmë më mirë më anë të disa konstatimeve

themelore:

1. Kritika është vetëm një gjykim i vlerës së veprave dhe ky gjykim duhet të jetë “i shkurtër

dhe i prerë”.

2. Kritika letrare është subjektive…Nuk është një shkencë…Është vetëm një përshtypje…

3. Roli dhe funksioni i kritikës është të zbërthejë domethënien e veprës, ta interpretojë dhe ta

shpjegojë përbërjen e saj.

Citimi i këtillë i formulimeve themelore të Konicës bëhet për dy arsye. Së pari, për t’i

lexuar shkurtas në mënyrë të lidhur idetë e autorit për kritikën dhe letërsinë. Së dyti, se në këtë

mënyrë bëhet më lehtë komentimi i tyre. Në parim, Konica krijon një sistem vlerësimi duke e

parë edhe natyrën edhe funksionin letrar dhe kulturor të kritikës.8

Nga mënyra e këtij rindërtimi del se idetë themelore teorike të kritikës së Konicës janë

njëmend moderne, dhe rindërtimi nuk ka të bëjë aspak me iluzionin retrospektiv ku dija e sotme

u vihet autorëve të kaluar. Mirëpo vlera e kritikës matet së pari me suksesin e saj në vlerësimin e

veprave letrare të lidhura në një sistem, sepse në fund çdo shkrim kritik në mënyrë të

drejtpërdrejtë apo të tërthortë e jep përgjigjen ç’është letërsia. Me problem të tilla kacafytet

7 Sabri Hamiti, Kritika Letrare, Rilindja, Prishtinë, 1979, fq. 49. 8 Rexhep Qosja, Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë,

2006, fq. 172-174.

Page 15: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

15

Konica pikërisht në shkrimin Gjuha e letërsisë (1939), në librin e vet Shqipëria.9 Në këtë tekst

përmbledhës njëherësh dalin në shesh dija, kriteret letrare, madje simpatitë dhe konsekuencat e

Konicës si kritik.

2.2. “ALBANIA’’

Revista “ALBANIA” doli për herë të parë më 25 mars të vitit 1897 në Bruksel. Aty i gjejmë

vlerësimet dhe gjykimet e para të Konicës për poezinë e Çajupit, të Naimit, të Asdrenit etj. Po

ashtu në faqet e kësaj reviste i gjejmë shkrimet dhe shënimet e para të kritikës për shumë ngjarje

të historisë kombëtare dhe shënime biografike për personat e dalluar shqiptarë. Revista

ALBANIA e stimuloi gjurmimin në terren dhe e nxiste Konicën për mbledhjen e fjalëve shqipe

të moçme, në këtë mënyrë e ndihmonte të pasurohej gjuha shqipe, e cila ishte e pakultivuar dhe e

varfër. Zhvillimin e mendimit kritik në letërsinë shqipe u mundua ta nxiste edhe princi Alardo

Kastrioti, i cili si bashkëpunëtor i Albanisë e themeloi fondin për shpërblimin më të mirë në

gjuhën shqipe, dhe për shpërblimin më të lartë në letërsi- “Skënderbeu”.

Për tri-katër vitet e para të shekullit XX, mendimi kritik letrar shqip në Albania u ngrit në një

shkallë të nderueshme. U botuan skica letrare, portretime dhe poezi. Kështu në vitin 1906 Konica

fillon me kritikën letrare si disiplinë shkencore. Në artikullin Kohëtore e letrave shqipe vuri në

spikamë konstatimin se në fillim të daljes së Albanisë mungonte shkrimi unik, andaj nuk kishte

as vepra madhore letrare e as kritikë letrare shkencore, mirëpo në vende të ndryshme të botës

filluan të dilnin gazeta, fletore, revista dhe ditarë të shumta në gjuhën shqipe. Këto më bënë të

besoj se erdhi koha të nis te Albania një të vërtetë kritike-pohoi Konica10.

KOHËTORE E LETRAVE SHQIPE

Në këtë artikull Konica thërriste që të mos brohoritej në kritikë,sepse ajo i ngjan pamfletit. Ai

konstatonte dhe apelonte se “lyrisni nuk ka punë me kritikën, dhe u lutem këndonjësve të gatitën

për një kohëtore më të ftohtë”11.Konica me anë të një gjykimi i jepi fund polemikës: ”Po puna

duhet të marë fund aty, se ndryshe quhet polemikë”.

9 Faik Konica, Kopshti Shkëmbor i Evropës Juglindore, Gjon Buzuku, Prishtinë, 1991, fq. 68. 10 Dr. Muhamet Pirraku, Albania e Konicës, Vjetari i Arkivit të Kosovës, Prishtinë, 1995, fq.106. 11 Po aty, fq. 107.

Page 16: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

16

CA KËSHILLA MBI ARTIN E SHKRIMIT

Është një artikull kronik në të cilin Konica na këshillon t’i mësojmë mirë rregullat e gjuhës

shqipe, në vend të fjalisë “Fshati që u linda” duhet shkruar “Fshati ku u linda” ose “Fshati në të

cilin u linda”(sa më pak të përdoret fjala që, përdorimi i së cilës është për shumë shqiptarë mjaft

e rëndë).12

Konica pohon se ka për detyrë t’u jap të rinjve shqiptarë ca këshilla mbi artin apo mjeshtërinë

e shkrimit: Në radhë të parë përpara se të shkruani diçka mendohuni mirë se çka doni të

shkruani, pastaj si të vendosni shëndoshë në mend se ç’keni për të thënë kërkoni mënyrën si doni

ta shprehni, mendimin duhet shprehur dalëngadalë e jo përnjëherë, dhe mos i përsëritni gjërat e

njëjta.

2.3. SHKRIMET KRITIKE

Në shqyrtimin kritik të Konicës nuk bën pa u përmendur tri shkrimet karakteristike për

Baba Tomorin e Çajupit, Reze djelli të Asdrenit dhe Istori’e Skenderbeut të Naimit.

“BABA TOMORI”

Nga të gjitha vjershat e Çajupit, Konica veçon vjershën me titull “Kurbeti” për të cilën pohon

se është “ndër më të mirat vjersha që kam kënduar në sa gjuhë që njoh”. Në këtë vjershë flitet për

përrallen e vajtueshme të një Shqiptari, që kthehet për ta vrarë gabimisht gruan e tij besnike..

Konica i bën kritikë kësaj vepre për shkak të përdorimit të disa fjalëve në gjuhën turke, sipas tij

po të bëheshin disa përmirësime të vogla kjo vjershë do të ishte kryevepër e vërtetë e gjuhës

sonë.

Ndërsa, për komedinë “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër”, Konica shprehet se i pëlqen më pak

sesa vjershat e tjera, jo se s’ka vlerë por i mungon puna. Sipas tij, komedia e Çajupit nuk është

gjë tjetër përveç një sërë pamjesh. Gjuha e autorit është e fortë, e hijshme, pa lule të tepruara dhe

e kulluar pasi që përdorimi i disa fjalëve turqisht: insan, behar, mashalla, fiqir hazër, qeder,

gjynahqar etj., vërehet shumë pak.

12 Faik Konica, Shkrime nga “Albania 1”, Faik Konica, Prishtinë, 2013, fq.389.

Page 17: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

17

“REZE DJELLI”

Gjuha e Asdrenit është e qëruar, e kulluar dhe e gjallë. Konica pohon që në gjithë librin nuk

gjeti përveç një vijë për të kritikuar gramatikisht, dhe kjo është në vjershën “Mbrëmanet në

fshat”.

“Bagëtitë shtrihen e rëkëllehen

Të lodhura nga i të së ditës mundim”.

Sipas Konicës te fjalia “të lodhura nga i të se ditës mundim” është më e drejtë të shkruhet “të

lodhura nga mundimi i ditës”. Pra pjesa “ i të” është tërësisht e panevojshme.

“ISTORI E SKENDERBEUT”

Ky libër është thjeshtë një histori e gjesteve të Skënderbeut të rrëfyera sipas rendit

kronologjik. Përndryshe ato janë të rrëfyera me talent, dhe shumë peizazhe shquhen me

entuziazëm dhe fuqi. Konica e kritikon veprën për shkak të vëllimit të madh qe ka, dhe sipas tij

po që se 2000 vargjet e poemës do të reduktoheshin në 1000 vargje, atëherë vepra do të ishte më

tërheqëse e më e forte.

2.4. ESEISTIKA

Metodën të cilën e përdor Konica në fushën e kritikës quhet metodë eseistike.

Pra, trajta më e njohur e shkrimit kritik të Konicës është ese-ja. Këtë trajtë e përdor edhe kur

shkruan për libra të veçantë letrar edhe kur shtron çështje të letërsisë. Në këtë trajtë i zhvillon

mendimet e veta kur shqyrton probleme të shoqërisë shqiptare, po ashtu kur shkruan për

fenomene të veçanta kulturore e shoqërore, apo kur bën portretet e figurave të njohura të kulturës

e të kombit shqiptar.

Trajta e esesë i përgjigjet temperamentit krijues dhe kulturës së Konicës, që do të thotë

shkrimi që bashkon imagjinatën, provën e argumentin.

Page 18: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

18

Libri Shqipëria, Kopshti shkëmbor I Evropës Juglindore (1957) është një përmbledhje e

eseve të Konicës, të cilat i mblodhi e i botoi Qerim Panariti.13

Konica në dhjetë esetë e tij shkruan një tekst për Shqipërinë tejkohore e të çuditshme, duke

krijuar më tepër një filozofi të historisë se sa një kronikë të saj.

Në përgjithësi autori ndjek metodën e shkrimit përmbledhës e të argumentuar për shqiptarët

dhe vendin e tyre. Merret me historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë, me njerëzit, me racën, me

karakterin e tyre … Ai përshkruan shtëpitë e shqiptarëve në dy kate, me dritare e me frëngji, të

ndërtuar me karakter të fortesës për mbrojtje, por nga brenda të rregulluar me shije. Të krishterët

stoli i kanë ikonat, kurse myslimanët armët. Autori, mandej tregon historitë e vjetra të qyteteve

shqiptare duke dalluar veçantitë e tyre dhe rëndësinë e tyre historike e kulturore për kombin.

Duke shqyrtuar racën Konica flet për dy lloje njerëzish në Shqipëri: 1. Shtatgjatë, sykaltër,

flokë të verdha; 2. Të shkurtër, sy ngjyrë gështenjë, me flokë të zezë. Këta tipa i cilëson si racë

adriatike e si race dinarike. Kurse historinë e tyre e formulon kështu: “shqiptarët janë pasardhës

të ilirëve, në trojet e të cilëve gjinden dhe gjuhën e të cilëve e flasin”.14

Faik Konica është i mendimit se nuk kuptohet historia e një populli pa njohur karakterin e

tij. Kështu turqit e grekët i njohin shqiptarët si kokëfortë, italianët si njerëz injorantë, francezët i

njohin si njerëz që e duan vendin dhe pavarësinë e tyre, që i bashkon kombi e jo feja. Ndërsa

sipas Edvin Pirs shqiptarët kanë mirësjellje, pavarësi, tolerancë, besnikëri, inteligjencë, dinjitet,

sjellje fisnike.15

Konica thotë që norma e etikës së shqiptarit është besa, fjala e dhënë, nderi e mikpritja.16

13 Sabri Hamiti, Studime letrare, ASHAK, Prishtinë, 2003, fq. 298. 14 Sabri Hamiti, Letërsia moderne, Faik Konica, Prishtinë, 2002, fq. 116-117. 15 Po aty, fq. 117. 16 Po aty, fq. 118.

Page 19: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

19

2.5. TRI ESETË E KONICËS

Për të njohur natyrën krijuese të Konicës kam paraqitur tri esetë e tij, duke theksuar që

Konica është eseisti i parë shqiptar.

A. ALTERITETI

Esenë Malli i Atdheut, Konica e shkroi më 1899. Është shkrim ku shfryhet malli i të

mërguarit, temë dominuese e poetikëve të Rilindjes. Konica prek çështjen e zhvillimit të njeriut,

të gjakimit për dije, çështjen e marrëdhënies së Unit me Tjetrin, çështjen e alteritetit njerëzor e

sidomos kulturor. Në këtë ese duken shenjat e para të tipit krijues Faik Konica, i cili në kacafytje

të përjetshme me alteritetin kulturor e jetësor, do ta krijojë vendin e vet në letërsinë dhe kulturën

shqiptare.

Konica në këtë ese duke u rrëfyer: “Një hije trishtimi ta mbulon fytyrën”,17 thekson mungesat

e vetës: prindërit, miqtë, vendlindja, lojërat, malet, kombi, gjuha, të cilat ta dërmojnë me të

vërtetë zemrën dhe si jo të pranishme mund të mbetën gjallë vetëm në kujtime. Faik Konica

reagon në dy mënyra ndaj gjendjes së vet në këtë ese: një herë nëpërmjet thirrjes e klithjes së

përmallshme për Shqipërinë, ndërsa herën e dytë reagon me një frikë dhe zi të madhe se do ta

ndjejë përgjithmonë mungesën e kësaj jete. Dhe vërtetë Konica ishte i dënuar për dashuri të

atdheut, i dënuar ta jetojë alteritetin njerëzor e kultural dhe mallin për atdhe.

B. AUTENTICITETI

Në esenë Ca kujtime mbi at Gjeçovin18, botuar më 18 Mars 1930 në gazetën Dielli, theksohet

prania e një mungese të kulturës dhe të jetës autentike shqiptare. Në këtë ese Konica duke bërë

një portret të shkurtër e të saktë të Gjeçovit, në të vërtetë bën portretin e protagonistit të kulturës

shqiptare, portretin e vendit dhe artikulon lidhjet e veta me të, do të thotë e paraqet edhe

vetveten.

Konica rrëfen se si duket portreti i protagonistit të kulturës autentike shqiptare, Gjeçovit: i

mesëm nga gjatësia e trupit, pak si i thatë, me një palë sy të zeza ku shkëlqente mendja e

zemërmirësia. At Gjeçovi fjalët i kish të pakta por kurdoherë me vend.

Në sytë dhe në mendjen e Konicës shkëlqen “lacrumatorium”- Latorja, enë e vogël që ju

17 Sabri Hamiti,Studime letrare, ASHAK, Prishtinë, 2003, fq. 299. 18 Po aty, fq. 299.

Page 20: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

20

vihej pranë të vdekurve për të vajtuar jetën e humbur. Kjo figurë bëhet mbretërore dhe personale

e Konicës, për lotimin e vet për Gjeçovin, për lotimin e jetës personale, apo për lotimin e

mjerimit të shqiptarëve që e mbushnin me helm Gjeçovin duke i thënë se nuk ishe shqiptar vetëm

sepse vinte nga krahinat ku shqipja prehej me gjuhë të huaja. Por, Konica si protagonist të kësaj

kulture e njeh vetëm Gjeçovin, i cili në këtë vështrim ishte një hero kulture autentike.

C. ARTI I PROMETHEUT

Eseja Prometheu i lidhur paraqet krijuesin në subjektivizmin e tij të plotë. Konica në këtë

ese, gjendjen e veçantë subjektive para leximit e përshkruan duke kujtuar vargun e famshëm të

Stefan Malarmesë: Jeta është pa gëzim dhe librat i kam kënduar të gjitha! Duke njohur frymën e

poezisë së Malarmesë, ku jepet lodhja e trupit dhe e shpirtit, njohim gjendjen e rëndë të Konicës.

Prometeun e lidhur e përshkruan si gjysmëperëndi që ua tregoi zjarrin njerëzve, për këtë u

dënua i lidhur në një shkëmb derisa të pendohej, por ai nuk iu përkul padrejtësisë. Konica e

vlerëson dramën kështu: “Është drama më e gjallë, më e fortë e njerëzisë, është drama e

përjetshme e idealistit që vuan për mendimet e tij”.19 Është e qartë se autori ynë identifikohej me

Prometheun, se duke cituar Prometheun citonte jetën e gjallë, prandaj këtë herë autori nuk merrej

më me formën e veprës së Eskilit, po me mesazhin e saj, me fuqinë e tragjikes njerëzore.

Për vlerën e Prometheu të lidhur të Eskilit, Konica jep një mendim të lirë eseistik: Një librezë

dyzet faqesh, mund ta ngrejë një foshnjë me majën e një gishti se është i lehtë sa një pendë. Po

nuk është vetëm një libër. Është një monument. Dhe një monument aq më rëndësi sa njëqind

viganë të bashkuar s’mund ta luajnë nga vendi.

Përfundimi origjinal i esesë së Konicës për Prometheun e lidhur të Eskilit, tregon lirinë e

fuqinë e esesë ku shpërthen dija e talenti i Konicës në gjuhë, trajtë e formë.

19 Po aty, fq. 301.

Page 21: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

21

2.6. NAIMI OBSESION

Një temë obsesion për kritikën e Konicës, ishte krijimtaria letrare e Naimit, madje vetë

Naimi. Që në artikullin e parë Letërsia shqiptare të vitit 1897, Konica e përmend Naimin ndër

ata tre të vetmit emra të letërsisë individuale apo të shkruar shqipe, bashkë me Varibobën dhe De

Radën. Po në vitin 1897 Konica botoi shkrimin problematizues Shënim mbi metafizikën e

bektashinjve, në të cilin pos përshkrimeve të sakta të filozofisë së këtij riti, themelues i të cilit

ishte Naimi, autori tregon lidhjet e forta të letërsisë me teologjinë e me filozofinë, pa të cilat

lidhje nuk mund të të kuptohej plotësisht ideja e Naimit, madje as botëkuptimi i tij, për të mos

thënë edhe morali dhe moraliteti i veprës së tij. Konica e saktëson mësimin e bektashinjve që

është larg nga Kurani, nga doktrina e tij, dhe që nën ndikimin e krishtënizmit e krijoi trininë e

përbërë nga Aiu, Hasani dhe Hyseni, trinitet që është vetëm manifestim i Jetës Universale.

Istori’ e Skenderbeut (1898) është një shënim i shkurtër kritik për epopenë kombëtare të

Naimit. Naim Frashëri është Mësues i Kombit, ndërsa Faik Konica është Kritiku i tij. Të dy ata,

Naimi dhe Konica kanë një dashuri të madhe, për të cilën punojnë dhe të cilës ia falin jetën-

Shqipërinë. Por, Shqipërinë e duan në mënyra të ndryshme dhe për të luftojnë me mjete të

ndryshme. Naim Frashëri e do Shqipërinë duke ia parë të mirat, virtytet, vlerat, kurse Faik

Konica duke ia parë dhe duke ia kritikuar të metat, gabimet, dështimet.

Më 1901, një vit pas vdekjes së poetit, Konica shkruan tekstin Naim H. Bej Frashëri, në të

cilin përpiqet ta bëjë portretin e Naimit. Këtu do ta trajtojmë çështjen e Naimit të cilën e paraqet

Konica në artikullin teorik Kohëtore e letrave shqipe të vitit 1906. Ja se si flet Konica:

Nuk duhet pritur prej meje, sepse një vetë qënka atdhetar i mire, të kasnecojë se

ipso facto, paska edhe vlerë mendore a një pendë të bukur. Qëndrimi im

përpara Naim Be Frashërit nuk u kuptua për atë arësye kam besuar e thënë se Naim

beu ish mendje-ngushtë, kish një karakter vulgar, ish një zero në fushë të letrave

dhe ish atdhetar shumë i nxehtë

Nuk jam i shtrënguar sepse një njeri ka qenë atdhetar, ta lëvdoj për tjetër se për

atdhesinë e tija.

Që nga këtu del se Naimi ishte bërë një temë obsession për Konicën. Si pamë, Konica

dëshiron të tërhiqet në mënyrë elegante, po shkrimi i tij kritik e nxjerr në pah mllefin e tij të

brendshëm. Ishte qëndrimi kritik i Konicës ndaj Naimit dhe para së gjithash moskuptimi i këtij

Page 22: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

22

qëndrimi për përjashtimin e dhunshëm të Konicës nga letrat shqipe. Vetë autorit i ka rënë të

dëgjojë një refren gërryes në veshët e vet, të shqiptuar nga shkrimtarët, refren që kufizon me

dhunën dhe agresivitetin: “AI QË HEDH BALTË NË KULTURËN SHQIPE DO TË PËSOJË SI FAIK

KONICA!”. 20

20 Sabri Hamiti, Letërsia Moderne, Vepra letrare 8, Faik Konica, Prishtinë, 2002, fq. 174.

Page 23: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

23

KREU III:

3. KRITIKA POLITIKE DHE SHOQËRORE

Faik Konica është bërë i lavdishëm në letërsinë shqipe dhe në jetën kombëtare shqiptare në

radhë të parë për shkak të kritikës politike dhe shoqërore, që e përshkon jo vetëm prozën e tij

publicistike, por edhe atë artistike. Konica dhe Noli mund të quhen kritikët e parë të gjendjes

politike dhe shoqërore të popullit shqiptar në përgjithësi dhe të Shqipërisë në veçanti. Kritika e

tyre është kritikë e intelektualëve që i shqetësojnë të këqijat dhe kanë programe për mënjanimin

e tyre.

Dy veprat e tij publicistike: Shqipëria si m’u duk dhe Kopshti shkëmbor i Evropës

Juglindore janë një kritikë e tillë e gjendjes politike dhe shoqërore të Shqipërisë pas Shpalljes së

Pavarësisë. Konica synon të zgjojë “në zemër të shqiptarit ndjenjat e besës dhe të drejtësisë”, për

këtë arsye ai do t’i bëjë bashkëkohësit e tij “të kuptojnë se ka në jetë punë më të bukura se vrasja

nga prapa, shtypja e të dobtit dhe dinakëria”21

Në veprën publicistike Shqipëria si m’u duk, e cila ka mbetur e papërfunduar, Konica i

identifikon ata tipa në jetën kombëtare që interesat e përgjithshme i rrëgjojnë në interesa vetjake

dhe janë pengesë e rilindjes shqiptare, zhvillimit të Shqipërisë dhe zhvillimit të popullit shqiptar

në tërësi.

Të parët janë të ashtuquajturit “ekspertët”- ata që ne sot do t’i quanim zyrtarë të lartë. Këta

janë njerëz që mbi çdo gjë çmojnë pushtetin dhe janë të bindur se ata që e kanë fuqinë mund të

bëjnë çka të duan, mund të kenë çka të duan dhe mund të sillen si të duan! “Ekspertët” janë të

paturpshëm po aq sa janë të padijshëm dhe të pangopshëm. Në kritikën që Konica u bën

“ekspertëve” d.m.th zyrtarëve të lartë në Shqipërinë e kohës së tij thuhet së është kritikë

oportuniste.

Të dytët janë ata që Faik Konica i quan “robotë” ose njerëz makina. Me terminologjinë e

sotme politike këta do të quheshin burokratë. Burokratët janë njerëz që sillen, veprojnë, punojnë,

flasin pa menduar me kokë të vet. Janë njerëz që nuk kanë asnjë ndjenjë të përgjegjësisë ndaj

popullit, motivi kryesor i të cilëve është interesi. Konica thotë se politikanët nuk kanë pasur

parasysh se “vetëm të bindurit me kuptim, me shpirt e me zemër shpëton një vend, lartëson një

21 Rexhep Qosja, Prej Letërsisë Romantike deri te Letërsia Moderne, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë,

2006, fq. 183.

Page 24: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

24

regjim dhe një komb”.22

Të tretët janë ata që Konica i quan “levantinët” ose “njerëzit e çkombëzuar”. Këtë tip të

dëmtuesve me terminologjinë e sotme e quajmë “mondialistët”. Këta janë njerëz që u mungon

krenaria kombëtare, përbuzin shumëçka kombëtare, traditat dhe zakonet popullore, përbuzin

veshjet popullore, përbuzin gjuhën shqipe, e cila sipas tyre është një gjuhë e paaftë për shprehjen

e mendimeve dhe ndjenjave të shkencës dhe artit të madh. Po, mbi të gjitha “levantinët” dmth

“mondialistët” përbuzin përkushtimin kombëtar të të tjerëve, të cilët i quajnë romantikë të

vonuar, anakronikë!

Me anë të këtij shtjellimi mund të shihet se vepra publicistike e Faik Konicës Shqipëria si

m’u duk është një vepër që duhet të lexohet dhe të rilexohet sepse me shumë ide, mendime dhe

përfundime është shumë aktuale.

22 Po aty, fq. 185.

Page 25: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

25

KREU IV:

4. “DOKTOR GJILPËRA” - ROMANI I PAMBARUAR

Vepra më e rëndësishme letrare e Konicës është padyshim proza e gjatë satirike "Doktor

Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit". "Doktor Gjilpëra" u shkrua dhe u botua në

gazetën "Dielli" në vitin 1924. Ishte koha kur kish triumfuar Revolucioni i Qershorit dhe në

gjirin e shoqërisë shqiptare zhvillohej një luftë e ashpër politike, para saj shtroheshin probleme

jetike si: zgjidhja e formës së regjimit, reforma agrare, demokratizimi dhe modernizimi i aparatit

shtetëror, emancipimi kulturor kombëtar etj. Autori mori shkas nga vrasja e dy qytetarëve

amerikanë në Mamuras (fshat në Shqipëri), që organizoi reaksioni feudal. Konica krimin e

Mamurasit nuk do ta vështronte si një rast të veçuar, po si një ngjarje me kuptim të gjerë

shoqëror. Kjo ngjarje do të zgjonte idealet liridashëse dhe iluministe të shkrimtarit dhe do ta

frymëzonte krijimin e një vepre, që do të hidhte dritë dhe do të përgjithësonte realitetin shqiptar

bashkëkohor. Heroi i veprës është Doktor Gjilpëra, një intelektual i ri shqiptar që kryen studimet

për mjekësi në Rusi e Suedi dhe ndodhet para alternativës: të qëndronte jashtë, ku e priste një

karrierë plot perspektivë apo të kthehej në atdhe e të ndihmonte në përmirësimin e shëndetit të

popullit. Ai vendos të kthehet në Shqipëri, kështu atdhedashuria triumfon mbi interesat vetjake.

Vepra pra, trajton çështjen e intelektualit shqiptar, të shkolluar në Perëndim i cili kthehet

pastaj në Shqipëri duke u përpjekur të bëhet një apostull i qytetarisë në vendin e vet të

prapambetur. Vepra ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë e veprës merret me formimin e

personalitetit të Dr. Gjilpërës jashtë Shqipërisë, ndërsa në pjesën e dytë flitet për rikthimin e tij

në jetën e aktualitetit shqiptar të kohës. Pra, në pjesën e parë shkrimi është përshkrues e

karakterizues, ndërsa në pjesën e dytë shkrimi bëhet veprues, i mbështetur në ironi e në satirë.

Faik Konica në romanin e vet të papërfunduar Dr. Gjilpëra, nëpërmjet këtij personazhi i

paraqet idetë e veta për shoqërinë shqiptare të kohës, për njohjen e saj dhe për mundësinë e

ndryshimit të saj. Në këtë vepër vërehet një kontrast i madh në mes njeriut shqiptar perëndimor

dhe ballkanas. Pra, paraqitet ndeshja në mes Evropës dhe Ballkanit. E para përfaqëson shëndetin,

dijen, kulturën dhe lirinë të cilat personifikohen në Dr. Gjilpërën, ndërsa e dyta paraqet

prapambetjen, sëmundjen, mashtrimin dhe kotësinë.

Në këtë vështrim Mamurrasi, i cili nuk përmendet asnjëherë në vepër, përveç në titullin e saj,

del vetëm një figurë. Mamurrasi në këtë kuptim figurative shenjëzon provincën shpirtërore

Page 26: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

26

shqiptare, shenjëzon madje edhe Tiranen si kryeqytet me shpirt provincial. Me këtë lidhet motivi

i Konicës për të shkruar këtë vepër, në kohën ku ndër intelektualët shqiptar shqiptohej shpesh

dilema: Shqipëria u bë, si të bëhen shqiptarët. 23

4.1. ZHANRI I SHKRIMIT

Ekzistojnë disa përkufizime të ndryshme për gjetjen e zhanrit të kësaj vepre. Eqrem Qabej,

më 1936, këtë vepër e cilëson si novelë satirike24. Namik Resuli, më 1941, po këtë vepër e

cilëson si pjesë satirike. Qerim Panariti më 1957 veprën e quan roman25, kurse vetë Konica

veprën e vet në prozë e karakterizon me nëntitullin përrallë.

Konica e emërton veprën e vet dyfish. Herën e parë Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së

Mamurrasit dhe plotësimi tjetër është dhënë si Përrallë. Por, kjo vepër ndryshe njihet edhe si

novelë e papërfunduar, jo pse Dr. Gjilpëra ka mbetur e papërfunduar dhe në të nuk mund të

gjejmë asnjë shenjë të dramës së Mamurrasit, por për shkak të strukturës së brendshme të tekstit

me një personazh Dr. Gjilpërën dhe me personazhet e tjerë periferikë.

Qëndrimi ideoemocional mohues bën që në faqet e veprës të ndihet ironia, satira dhe

sarkazma. Ato shfaqen e mishërohen me forcë artistike në skena dhe personazhe, në situata dhe

portrete tepër të goditura. Përdorimi mjeshtëror i detajit, plasticiteti i gjuhës, ngjyrimet që merr

fjala, e bëjnë satirën e Konicës, origjinale e të natyrshme. Tema dhe problematika e mprehtë

shoqërore, fryma mohuese e disa prej dukurive shoqërore dhe notat e fuqishme satirike e bëjnë

"Doktor Gjilpërën" një vepër me tipare të shquara realiste.

Faik Konica është një nga stilistët e rrallë të gjuhës shqipe. Gjuha e Konicës është e pasur, e

bukur, e fuqishme, me ndërtime e struktura sintaksore të thjeshta shqipe. Në prozën e gjatë ajo

shërben për individualizimin dhe zbulimin e karaktereve të personazheve.

23 Sabri Hamiti, Letërsia Moderne, Faik Konica, Prishtinë, 2002, fq. 245. 24 Eqrem Qabej, Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe, Faik Konica, Tiranë, 1936, fq. 203. 25 Faik Konica , Shqipëria, artikulli Qerim Panariti, Gjon Buzuku, Prishtinë, 1991, fq. 95.

Page 27: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

27

4.2. PERSONAZHI DOKTOR GJILPËRA

Në ndërtimin e personazhit të Dr. Gjilpërës ndeshen e zakonshmja dhe e pazakonshmja .

Derisa në pjesën e parë ndeshet pak a shumë një përshkrim tradicional i zhvillimit dhe i ngritjes

së vetëdijes e të jetës së një njeriu, në pjesën e dytë ku teksti merret me një veprim konkret të

personit në shoqëri, duke kaluar në faqen agresive të jetës nga figuracioni lirik kalohet në

rrafshin e ironisë madje të satirës e të sarkazmit.

Hapja e novelës bëhet me një përshkrim, me një figurë të bukur, që ka funksion të zbulojë të

pazakonshmen në një ambient shqiptar. Kasolla e bardhë është emërtim popullor i botës së

çudirave. Nga përshkrimi i shtëpisë kalohet në portretin e të zotit të saj që është “Një fytyrë

origjinale, një tip i rrallë në Shqipëri, dhe një mjek i quajtur Dr. Gjilpëra”. 26 Ky ishte biri i një

tregtari shqiptar në Peterburg, i cili pas përfundimit të maturës, niset në udhën e jetës e të dijës.

Konica duke përshkruar karakterin këmbëngulës të Gjilpërës gjatë studimeve të mjekësisë në

Peterburg të Rusisë dhe në Upsalë të Suedisë, prek edhe intimitetin e tij ndërmjet shpërthimit

emocional të dy mikeshave të tij, Verës në Petërburg dhe Ingridës në Upsalë, autori mundohet ta

gjejë dallimin mes shpirtit rus e suedez. Po karakterit të Gjilpërës më shumë i përshtatej Ingrida,

e cila ishte e matur dhe jo misterioze si Vera.

Në qershor të vitit 1920 ai mbaroi studimet dhe mori më në fund kësulën e doktorit të

mjekësisë në Universitetin e Upsalasë. Tashmë ishte “një njeri i ditur, i pastër, po i vetëm

përpara një bote të përgjakur”27. Nga kujtimi i babait, dëshira e tij të hapte një spital në Shqipëri,

i lind ideja për t’u kthyer në Shqipëri.

Autori duke ndjekur vijën e jetës së heroit do ta përshkruajë atë në dy etapat kryesore: koha e

qëndrimit jashtë atdheut dhe koha e ardhjes në Shqipëri. Në qoftë se etapa e parë është njohja me

doktor Gjilpërën, etapa e dytë, që përbën trungun e veprës është pjesa më e rëndësishme, që bart

dhe mishëron idetë e shkrimtarit. Jeta e heroit larg atdheut është dhënë në plan përshkrues, duke

evokuar episode dhe gjendje të ndryshme shpirtërore, që nxjerrin në pah natyrën, interesat dhe

karakterin e intelektualit shqiptar. Ai është në radhë të parë, atdhetar i bindur, njeri me kulturë të

gjerë, mjek i përgatitur dhe human, i zgjuar dhe plot vullnet e vendosmëri. Janë këto cilësi, që e

bëjnë atë të kthehet në atdhe. Kthimi në Shqipëri e vë doktor Gjilpërën përballë një realiteti

26 Faik Konica, Dr.Gjilpëra, Dija, Prishtinë, 2014, fq. 6. 27 Po aty, fq. 19.

Page 28: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

28

tronditës dhe shtron para tij probleme që përfshijnë pamje të ndryshme të jetës shqiptare. Brenda

një kohe të shkurtër, ai njihet me gjendjen e mjeruar të popullit, me padrejtësitë që bëhen në

kurriz të tij, me aparatin shtetëror, ku mbizotërojnë arbitrariteti, drama, intrigat si dhe me

nëpunës injorantë. Në këtë shtet tragjiko-komik, opozitën e përbëjnë njerëz që s'kanë asgjë të

përbashkët me ligjin dhe moralin. Vendin kryesor në vepër e zënë raportet që vendos doktor

Gjilpëra me kategori të ndryshme të shoqërisë shqiptare, me përfaqësuesit e tyre më tipikë. Në

këto marrëdhënie zbulimi social-psikologjik që bën autori, është i ndërsjellët, nga një anë

përvijohet gjithnjë e më qartë karakteri dhe botëkuptimi i doktor Gjilpërës, ideali i një njeriu

evropian, atdhetarizmi dhe humanizmi i një njeriu të emancipuar, ndërsa nga ana tjetër, paraqiten

figura të ndryshme të qarqeve zyrtare të rretheve intelektuale.

Veçanërisht figura e doktor Gjilpërës del mjaft e qartë përballë dy kolegëve të tij, dr.

Emrullahut dhe dr. Protagoras, të cilët janë shtresa më mashtruese e shoqërisë. Më shumë, se në

rrethana pune, ata i njohim në biseda e debate, si tipa shoqërorë të kundërt me heroin, me

koncepte dhe praktika të ndryshme mjekësore. Derisa doktor Gjilpëra është njeriu i mjekësisë

moderne, partizan i natyrës, i helioterapisë (dielli, uji, ajri) që mendon se natyra është mjeku i

parë i njeriut, dy mjekët e tjerë paraqiten anakronikë, janë mishërim i dogmës mjekësore të

shkëputur nga jeta e parimet e shkencës. Bota e vjetër në këtë vepër përbëhet jo vetëm nga dy

mjekë, por dhe nga figura të tjera negative. I tillë është ministri Salemboza, përfaqësues tipik i

forcave të prapambetura e antikombëtare, tipi i tiranit anadollak, intrigant e dinak, i zgjuar e i

shkathët. Kurse mjedisi dhe mendësia orientale e kryeqytetit gjejnë shprehjen e tyre në figurat e

agallarëve tiranas siç janë Muhedin Agai e Zylfikar Agai. Në atmosferën e zymtë të jetës

shqiptare të kohës autori ndesh dhe njerëz të mirë, të dalë nga populli, që ngjallin simpati e

nderim. Mbeten të paharruara në mendjet e lexuesit dy vajzat fshatare, polici i doganës, Arifeja,

Ali Bibi.

Kështu në një shkrim të Konicës lexojmë se “Arifja-gruaja e Zylfikar Agës nuk ishte e

sëmurë, po duke hyrë në shpirtin e shakasë së mjekut kishte kapur mundësinë që të merrte një

shpërblim të vogël për mundimet e saja të përditshme”28. Me anë të kësaj skene autori tregon për

problemet dhe dhunën e gruas së robëruar në familjet shoqërore të Shqipërisë. Mendimi i

shkrimtarit është se populli, duke qenë i paditur dhe i papërpunuar, ka nevojë të stërvitë shpirtin

dhe mendjen.

28 Po aty, fq. 60.

Page 29: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

29

"Doktor Gjilpëra" është një vepër e fuqishme satirike. Duke pasur parasysh realitetin e rëndë

shqiptar, mendësitë anakronike e jetën e prapambetur, autori u kundërvihet atyre, i tall dhe i

godet pa mëshirë. Figura madhore e tekstit si tërësi është figura e kontrastit. Kjo figurë përshkon

gjithë veprën jo vetëm në nivel të ideve, po edhe në nivel të ndërtimit, të thurjes tekstore. Ja një

shembull ku përdoret figura e kontrastit: Durrësi- me shtëpi të bardha, me kullat rrumbullake të

mbetura nga koha e mesme, me kodrat e murrme, duket prej së largu një qytet përralle dhe

bukurie. Mirëpo, në të vërtetë Shqipëria nuk dukej e tillë.

Nga pikëpamja kompozicionale, edhe pse vepra është e papërfunduar, Konica arriti t’i jepte

kuptim veprës, dhe përmes figurave letrare të përdorura ai paraqiti mjerimin e shqiptarëve, p.sh

me anë të kontrastit e jep mënyrën se si donte të ishte Shqipëria në të vërtetë. Pastaj, përmes

figurës së ironisë tallet deri në pafundësi me shtresat e shprishura të shoqërisë duke zbuluar

mangësitë e tyre në kontakt me ta.

Vepra është e pasur me lëndë jetësore, e ngarkuar me ngjarje e biseda dhe me detaje të

shumta.

4.3. SHTRESIMET E PROZËS

Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit është padyshim vepra kryesore në

prozë e Faik Konicës. Në analizën kritike, letrare e teorike të kësaj vepre mund të rindërtohet

metoda krijuese e Konicës.

Me këtë vepër, Faik Konica fut në prozën shqipe për herë të parë me sukses njeriun

shqiptar perëndimor, i cili duke nxënë dijen nuk tjetërsohet kombëtarisht, po përkundrazi

digjet nga dëshira që të bëhet misionar kulturor në atdhe. I këtillë, Dr. Gjilpëra bëhet një hero

ideal autoideografik i Konicës, një njeri perëndimor që do të ndriçojë shpirtin e njeriut

shqiptar, ta bëjë natyral, autentik, të lirë. Shenjat autobiografike të Konicës të ky personazh

janë të dukshme, madje në një lexim pak alegorik dhe simbolik të vetë veprimtarisë së Dr.

Gjilpërës. Ky ishte një mjek që kishte ideologjinë e mbrojtjes nga sëmundja më parë se

shërimin e saj dhe sipas tij të sëmurët janë njerëz të pakthyeshëm. Shenjat autobiografike

hetohen edhe në zjarrminë e Dr. Gjilpërës për literaturë që në moshë të hershme, e këtë dije

letrare e përdorë më vonë si shtesë kulture për t’i bindur të tjerët për saktësinë e ideve të tij.

Kur sheh bukurinë e kombinimit të ngjyrës së bardhë më të zezën në veshjen kombëtare

Page 30: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

30

në Tiranë, i bie ndërmend fjala e shkrimtarit Oscar Wilde i cili thoshte se” e zeza dhe e bardha

është më i eleganti bashkim ngjyrash”.29

Ekziston një rend i përhershëm i nxjerrjes së personazheve në botën e kësaj vepre:

njëherë bëhet përshkrimi i jashtëm i tyre, mandej një paraqitje përmbledhëse shpirtërore.

Kështu njohim Salembozën e pangopshëm që mund të manipulohet vetëm se është i tjetërsuar

t’i ngjajë princit, pastaj kemi fatalitetin e Verës që ndjenjën dashuri e vdekje i lidh në një,

pastaj maturinë dhe mirësinë e Ingridës, kotësinë, përtacinë dhe urinë për pasuri të Zylfikar

Agës, njohim mençurinë dhe shpirtin e femrës te Arifeja dhe kotësinë e mosdijen e Dr.

Pitagoras dhe Dr. Emrullahut.

E gjithë vepra Dr. Gjilpëra mund të lexohet si alegori dhe atë e karakterizon shtresimi i

tërë figuracionit. Në përshkrimin e botës shqiptare kemi një figuracion lirik autentik, në

përshkrimin e bukurisë së femrës përdoret një figurë e kultivuar e kulturës, pra figura e

letrave. Ndërsa në përshkrimin e shtresave të Dr.-ve ballkanikë dhe të familjeve të pasura të

Tiranës kemi një përzierje figuracioni ku dominon ironia. Figuracioni zë vend edhe në

emërtimin e personazheve, kështu ministri Salemboza është bashkim i dy emrave të pijeve

orientale Salep dhe Boza, mandej Abd’-el Kat që në shqip do të thotë Rob i Gjakpirësit dhe

Ibn-el-Kelb që do të thotë Bir i Fundërrinës, të gjitha këto me një figuracion oriental dhe

poshtërues njëkohësisht.

Një fushë e veçantë e figuracionit mbështetet edhe në fjalën e folur nga gojët e

personazheve, nëpërmjet kësaj bëhet një ndarje e mentalitetit të tyre dhe e shtresës shoqërore.

Dy Dr.-të ballkanikë, njëri flet greqisht si grekoman, e tjetri turqisht si turkoshak e vetëm Dr.

Gjilpëra e flet shqipen e pastër, ndërsa agallarët tiranas flasin një gegërishte të pastër, një

toskërishte të variantit verior, që është ide e Konicës për afrimin e dialekteve.

Novela Dr. Gjilpëra është një vepër arti, po duhet të theksohet se në të ka një funksion të

veçantë efekti i reale30s, madje vetë realja sugjerohet dhe jepet me një insistim për vërtetësi të

ngjarjes apo situatës. Kjo nuk ka të bëjë me përshkrimet po me të dhëna për kohën. Ajo

përfshin një periudhë reale nga vitet 1910-1920 duke përmendur dy ngjarje të njohura nëpër

të cilat përthyhet ngjarja e veprës: Revolucioni rus dhe Lufta e Parë, si dhe ngjarje të

brendshme: Kongresi i Lushnjes dhe Lufta e Vlorës. Këtë fascinim me realen autori e jep në

29 Sabri Hamiti, Letërsia Moderne, Vepra 8, Faik Konica, Prishtinë, 2002, fq. 241. 30 Po aty, fq. 244.

Page 31: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

31

tekst me shenja të veçanta të tipit: studenti ynë, doktori ynë për Dr. Gjilpërën, apo duke

treguar për të tashmen që nuk është kohë e rrëfimit po kohë e dëshmisë.

Në Konicën dhe llojin e tij të prozës, gjejmë si çelësa të parapëlqyer të tekstit të tij, ironi,

sarkazëm dhe paradoks. Prandaj shkrimi për këtë vepër do të mbarojë duke theksuar

paradoksin e dyfishtë të saj: Insistimi i autorit që idetë e veta në vepër t’i bëjë sa më të qarta,

më të ashpra dhe luftarake kundrejt ambientit shqiptar të kohës dhe protagonistëve të tij.

Pikërisht kjo karakteristikë e veprës bëri që autori të ndalojë. Kështu veprën e artit e këputi

mu në mes ideologjia e saj aktuale. Për shkak të kësaj vepra u lexua edhe më vonë në letërsinë

shqipe si ideologji, e me këtë kriter u ndalua për t’u harruar. Këtu mbaron një paradoks.

Paradoksi tjetër vazhdon se veprën e shpëton arti i saj. E arti i saj është përgjithësimi, se

dija dhe injoranca janë në kacafytje kudo për sot e mot, veçanërisht në botën shqiptare.

Kamora e tmerrshme e Shqipërisë në vitet ’20, si e shihte Konica në veprën e vet, duket se

nuk kishte të bënte me atë kohë, po me kohët në vazhdim, ku mu te shqiptarët Kamora u

përsos deri në nivel të tmerrit njerëzor.

Jeta e shkurtër e arti i përjetshëm, le të ngushëllohemi sot bashkë me Konicën!

Page 32: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

32

KREU V:

5. TESTAMENTI I FAIK KONICËS

Nuk ka testament atdhetarie më trishtues sesa testament i Faik Konicës, i shkruar në vitin

1942, në prag të vdekjes në Boston.

Të nderuar zotërinj!31

Ndërroj jetë me mejtimin se ju jeni njerëzit që më keni kuptuar më qartë në këtë dhe. Nuk do

të më tretë dheu, nësë ti imzot Noli dhe ti Lamja im i vogël dhe të gjithë ata që e quajnë veten

shqiptarë nuk do ta çojnë kufomën timë të tretet në tokën mëmë. Kam lënë mënjëanë edhe

hargjimet e rrugës për trupin pa jetë dhe shumën për 2 metra vend në Shqipëri. Mbyll sytë se ju i

nderuari Noli dhe ju të nderuar shqiptarë e ti Lamja im i vogël në Paris do të ma kryeni këtë

amanet.

FAIK KONICA

Boston 1942

Porosia e Faik Konicës u realizua shumë vite më vonë. Më 1995 eshtrat e tij u sollën në

Shqipëri dhe e varrosen në Tiranë.

31 Faik Konica, Vepra 1, Rilindja, Prishtinë, 1997, fq. 21.

Page 33: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

33

PËRFUNDIMI

Me anë të këtij punimi jam munduar të bëj një përmbledhje mbi rolin e mendimit kritik të

Faik Konicës në kritikën shqiptare.

Konica është shembulli i shkrimtarit modern i cili krijon në një kulturë tradicionale. Modeli i

shkrimit të tij kritik do të bëhet më vonë dominues në kulturën e në letërsinë shqipe.

Kërkesa e Konicës për të theksuar individualitetin e krijuesit del e shprehur në të gjitha

shkrimet e tij letrare, në prozë, në kritikë e në ese. Për pasojë, ai mendon se origjinaliteti i

letërsisë mbështetet në talentin individual, në kulturën letrare e cila ngrihet në nivel të kulturës

kombëtare duke i mundur kufizimet krahinore, ashtu dhe në shtresimet e kulturave të pushtuesve.

Po ashtu Faik Konica është i pari që lëvroi esenë në prozën tonë. Nëpërmjet tyre ai paraqiti

mendime origjinale, ngriti probleme të rëndësishme të kohës si dhe tregoi për diturinë e gjerë që

zotëronte.

Me kryeveprën Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit (1924) shfaq idetë për

shoqërinë shqiptare duke krijuar një personazh autoideografik, nëpërmjet thurjes së tekstit të

bukur letrar, që e shtrin ndikimin te lexuesi me humorin dhe satirën. Me këtë vepër autori jep

bazën e prozës artistike në letërsinë shqipe. Duke u bazuar në faktin se kjo vepër nuk është e

përfunduar mund të nxjerrim se Konica mbase qëllimisht nuk e përfundoi pasi që shpresa për një

Shqipëri më të mirë mbetet e hapur njëjtë sikur kjo vepër!

Karakterin e shkrimtarit kritik Konica e shfaq sidomos në kritiken letrare te Albania (1897-

1909), që shkruan shije, kulturë e argumente letrare, duke zbuluar edhe subjektivitetin e lartë. Ai

është themelues i kritikes shqipe dhe shkrimtar që mbron tezën se kritika është subjektive.

Në përfundim të kësaj teme dua të theksoj rëndësinë e Konicës në letërsinë shqipe si

shkrimtar dhe intelektual i madh i jetës kombëtare shqiptare.

Pa të letërsia shqipe do të ishte më e varfër për një përmasë të veçantë, të re, moderne,

evropiane të saj. Pa të jeta kombëtare shqiptare do të ishte më e varfër për një zë burrëror, që e

gjallëron, që e bën shpirtërisht dhe moralisht më të fuqishme.

Duke përfunduar këtë punim për Faik Konicën, të rikujtojmë fjalën e Nolit: Faik Konica

meriton këtë nderim që po i bëhet. Më tepër se kushdo tjetër Konica meriton të gjejë prehjen në

tokën e atdheut, të cilit i ka shërbyer tërë jetën me aq besnikëri, me aq trimëri dhe me aq zotësi.

Page 34: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI …« këtyre viteve, Konica botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris. Më vonë, shkoi dhe u vendos në Bruksel, për të

34

LITERATURA

1. Hamiti, Sabri, Letërsia Moderne, Faik Konica, Prishtinë, 2002.

2. Hamiti, Sabri, Studime Letrare, ASHAK, Prishtinë, 2003.

3. Konica, Faik, Shkrime nga “ALBANIA 1”, Faik Konica, Prishtinë, 2013.

4. Qosja, Rexhep, Prej Letërsisë Romantike deri te Letërsia Moderne, Instituti Albanologjik i

Prishtinës, Prishtinë, 2006.

5. Qabej, Eqrem, Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe, Faik Konica, Tiranë, 1936.

6. Konica, Faik, Shqipëria, Gjon Buzuku, Prishtinë, 1991.

7. Konica, Faik, VEPRA 1, Rilindja, Prishtinë, 1997.

8. Konica, Faik, Dr. Gjilpëra, DIJA, Prishtinë, 2014.

9. Pirraku, Muhamet, Albania e Konicës, Vjetari i Arkivit të Kosovës, Prishtinë, 1995.

10. Konica, Faik, Kopshti Shkëmbor i Evropës Juglindore, Gjon Buzuku, Prishtinë, 1991.

11. Hamiti, Sabri, Kritika Letrare, Rilindja, Prishtinë, 1979.

Burime nga interneti:

www.https://.forum-al.com/showthread.php?t=19958