qverisja dhe udhëheqja në arsim

75
<< Qverisja dhe udhëheqja në arsim >> Si të bëheni udhëheqës i suksesshëm? (Udhëzues) Qëllimi Qëllimi i këtij udhëzuesi është që udhëheqësit e shkollave, administratorët dhe zyrtarët administrativë, studentët dhe mësimdhënësit të aftësohen për menaxhim dhe administrim... Qëllimi për vetëdijesim mbi rolin dhe rëndësinë e arsimit për individin dhe shoqërinë... A duhet të jemi ithtarë ? Nuk është kurrfarë turpi të jesh ithtar. Nga ana tjetër, nuk është kurrfarë nderi të mbetesh ithtar. Shumica e udhëheqësve të mëdhenj filluan si ithtarë. Ata u bën udhëheqës të mëdhenj për arsye se ishin ithtarë, inteligjent. –N.H. Arsimi është boshti kurrizor i një shoqërie njerëzore ‘’Në tavolinën ku unë qëndroj kam mësuar një të vërtetë të madhe. Përgjigjja për të gjitha problemet kombëtare - Përgjigjja për të gjitha problemet e botës – vërtitet për një fjalë të vetme.Ajo është arsimi.‘’ – Lyndon Johnson, ish kryetar i SHBA-ve Qeverisja dhe udhëheqja në arsim Si të bëheni udhëheqës i suksesshëm? ‘’Së pari zgjoje në të afërmin, dëshirën për veprim. Nëse këtë e arrin, e gjithë bota do të jetë pranë tej, nëse jo – do të mbeteni vetëm.’’ Dale Carnegie – Psikologjia e suksesit 1 Idetë janë forca të paprekshme, por e kanë fuqinë më të madhe se truri i njeriut i cili ua dhuron jetën. Ato e kanë fuqinë të jetojnë edhe më tej, edhe pasi që truri që i krijoi ato të shndërrohet në pluhur. – Napoleon Hill

Upload: vlora-osmani

Post on 17-Jun-2015

11.735 views

Category:

Education


11 download

TRANSCRIPT

Page 1: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

<< Qverisja dhe udhëheqja në arsim >>

Si të bëheni udhëheqës i suksesshëm?

(Udhëzues)

Qëllimi

Qëllimi i këtij udhëzuesi është që udhëheqësit e shkollave, administratorët dhe zyrtarët

administrativë, studentët dhe mësimdhënësit të aftësohen për menaxhim dhe administrim...

Qëllimi për vetëdijesim mbi rolin dhe rëndësinë e arsimit për individin dhe shoqërinë...

A duhet të jemi ithtarë ?

Nuk është kurrfarë turpi të jesh ithtar. Nga ana tjetër, nuk është kurrfarë nderi të mbetesh

ithtar.

Shumica e udhëheqësve të mëdhenj filluan si ithtarë. Ata u bën udhëheqës të mëdhenj për

arsye se ishin ithtarë, inteligjent. –N.H.

Arsimi është boshti kurrizor i një shoqërie njerëzore

‘’Në tavolinën ku unë qëndroj kam mësuar një të vërtetë të madhe. Përgjigjja për të gjitha problemet

kombëtare - Përgjigjja për të gjitha problemet e botës – vërtitet për një fjalë të vetme.Ajo është arsimi.‘’

– Lyndon Johnson, ish kryetar i SHBA-ve

Qeverisja dhe udhëheqja në arsim

Si të bëheni udhëheqës i suksesshëm?

‘’Së pari zgjoje në të afërmin, dëshirën për veprim. Nëse këtë e arrin, e gjithë bota do të jetë

pranë tej, nëse jo – do të mbeteni vetëm.’’ Dale Carnegie – Psikologjia e suksesit 1

Idetë janë forca të paprekshme, por e kanë fuqinë më të madhe se truri i njeriut i cili ua

dhuron jetën. Ato e kanë fuqinë të jetojnë edhe më tej, edhe pasi që truri që i krijoi ato të

shndërrohet në pluhur. – Napoleon Hill

Objektivat:

1. Të shpjegoni etimologjinë e fjalëve drejtues, udhëheqës, administrator, menaxhues,

organizator

2. Të përshkruhen së paku tri kuptime të nocionit organizim

Page 2: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

3. Të përshkruani karakteristikat kryesore të një modeli të organizimit të suksesshëm

4. Të shpjegoni pse organizimi i suksesshëm tejkalon gjendjen natyrore të elementeve të

sistemit.

5. Të interpretoni mendimet e ndryshme për qeverisjen dhe udhëheqjen.

6. Të shpjegoni raportin ndërmjet organizimit dhe shkencës mbi organizimin e punës.

7. Të zbatoni stile dhe modele të suksesshme të qeverisjes dhe udhëheqjes

Shpjegimet themelore terminologjike

Në biseda zyrtare dhe jozyrtare shpesh dëgjojmë fjalët: lidership, menaxher i mirë, drejtor i dobët,

lidership i aftë, menaxhues i mirë, qeverisje joefikase, udhëheqës i rreptë, organizator' i

shkathët, administrator i mirë etj..' Ne me lehtësi manipulojmë me këto nocione. Por do të duhej ndalur

dhe të mendojmë për dallimet e këtyre nocioneve.

Nga gjuha angleze kanë depërtuar shumë fjalë në gjuhën shqipe, si: menaxhim, fid bek, input, autput,

bllek boks etj..që në një mënyrë lidhen me qeverisjen dhe udhëheqjen, dallimet qëndrojnë sepse

udhëheqësi nuk është menaxher, ai nuk është as shef. Ai është më shumë se këta të dy së bashku...

Institucionet tona kanë nevojë për udhëheqës të vërtetë.

Ç’ është administrimi – menaxhimi?

Nocioni administrim rrjedh nga fjala latine administration, që do të thot: drejtim, qeverisje.

Fjala menaxhim rrjedh nga fjala angleze mange që do të thot: drejtoj, administroj.

Në vend të nocionit menaxhim,administrim- të përdorën nocionet qeverisje dhe udhëheqje. Megjithatë

në studimet më të reja bëhen dallime ndërmjet menaxhmentit dhe udhëheqjes.

Menaxherët janë njerëz që gjërat i bëjnë në mënyrë të drejtë.

Udhëheqësit janë njerëzit që bëjnë gjëratë drejta.

Menaxherët kanë pikënisje Udhëheqjen transaksionale,e cila nënkupton: Udhëheqjen e

strukturës shkollore, orientimin në qëllimin e organizimit, përpilimin e planeve, sigurimin e kryerjes

së detyrave, lehtësimin e qarkullimit të informacioneve, si dhe në bashkëpunimin e mirë me

grupet e ndryshme shkollore, posaçërisht me mësimdhënës.

Udhëheqësit kanë pikënisje Udhëheqjen transformuese

- Atëherë kur udhëheqësit më shumë i intereson bashkëpunimi i përgjithshëm dhe pjesëmarrja me

dëshirë e pjesëtarëve të organizimit sesa kryerja e detyrave të caktuara ... Udhëheqja efikase kërkon

qasje që transformon ndjenjat, pikëpamjet dhe bindjet e pasardhësve... udhëheqësit transformues janë

Page 3: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

‘’njerëz të orientuar’’: ata në vend se të përqendrohen në detyra, ndërtojnë raporte dhe u ndihmojnë

bashkëpunëtorëve t’i ndërtojnë qëllimet dhe t’i identifikojnë strategjitë të cilat do t’i zbatojnë.

Ç’ kuptojmë me nocionin organizim?-Krijimi i një tërësie që tërësia të këtë jetë.

Cila është etimologjia e fjalës organizim?

Fjala organizim vjen nga fjala neolatine organization dhe ka kuptimin e bashkimit të pjesëve të veçanta

(organeve) në një tërësi, ashtu që tërësia të mund të jetojë.

Cili është kuptimi i gjerë i nocionit organizim nga aspekti njerëzor?

• Në kuptimin e gjerë, organizim do të thotë secila formë e bashkimit të njerëzve me qëllim të kryerjes

së një detyre të caktuar

A ka mbështetje shkencore organizimi ?

Organizimi është shkenca mbi parimet për arritjen e rezultateve optimale në realizimin e qëllimeve dhe

të detyrave të parashtruara. Është një shkencë me baza inter dhe multidisiplinare dhe ndërlidhet me

shkencat, siç janë: ergologjia, psikologjia, planifikimi, qeverisja, kibernetika, teoria e informacionit,

futurologjia etj..

Cila është detyra e organizimit ?

Organizimi ka për detyrë ndërtimin e një ambienti – mjedisi të rregulluar. Mjediset e parregulluara janë

të paorganizuara. Ndryshe organizimi cilësohet si rezultat i rregullimit të pjesëve dhe të elementeve në

tërësi, në atë mënyrë që të gjitha elementet të sillen në kuadër të një tërësie unike dhe të qëllimit të

parashtruar unik.

Ç’ është mjedisi i rregulluar ?

Me mjedis të rregulluar nënkuptojmë veprimin e harmonizuar ndërmjet elementeve të një tërësie, të

cilat në bashkëveprim duhet të punojnë për realizimin e qëllimit të caktuar. Harmonia e pjesëve dhe e

tërësisë është karakteristika themelore e secilit sistem organizues. Harmonia e pjesëve dhe e tërësisë

krijon stabilitetin e sistemit.

Ç’ është sistemi ?

Bashkësia e elementeve të një tërësie të cilat ndërveprojnë në realizimin e një funksioni, quhet sistem.

Sistemet ndahen në bazë të shumë kritereve:

Të thjeshta, të ndërlikuara (aleatore), natyrore, shoqërore, statike,dinamike, stabile, ultrastabile e

etj..Shkolla është një sistem i ndërlikuar që përbëhet nga shumë nënsisteme, po ashtu të ndërlikuara

(nxënës, mësimdhënës, staf drejtues, staf teknik, sisteme fizike: klasë, godina shkollore, laboratorë,

biblioteka etj.).

Page 4: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Ç’ është çorganizimi?

Me çorganizim prishet veprimi i harmonizuar, çrregullimi i marrëdhënieve ndërmjet elementeve të një

sistemi

Cilat janë dobitë nga organizimi shkencor ?

Organizimi shkencor i punës u hap horizonte të reja shkollave...

Duhet se paku dy vetë që koordinimi dhe angazhimi i tyre për realizimin e një projekti të këtë

kuptim. Pa njerëz nuk ka organizim. Organizimi është produkt i qeverisjes dhe i udhëheqjes.

Ç’ është qeverisja–drejtimi ?

Qeverisja mund të definohet si bashkësi e masave dhe e aktiviteteve për sigurimin e një

shkalle më të lartë të organizimit me qëllim të arritjes së rezultateve më optimale, ose edhe si

mënyrë e zgjedhjes së alternativave qeverisëse që mundësojnë arritjen e synimeve – vizioneve.

Qeverisja merr vendime strategjike afatgjata.

Ç’ është udhëheqja ?

Është pjesë e qeverisjes. Udhëheqja merr vendime operative, është taktikë.

Njerëzit nuk dëshirojnë të qeverisen, ata dëshirojnë të udhëhiqen nga dikush.

S’ka menaxher botëror, ka udhëheqës botëror.

Udhëheqja është ndikim.

Qeverisja dhe udhëheqja janë instrumente dhe çelës për një shkollë të efektshme.

Reflektim për udhëheqjen

Të dish ta bësh një punë, është rezultat pune

T’u tregosh të tjerëve, është arritje e mësuesve

Të kujdesesh që punën ta bëjnë të tjerët, është arritje e menaxherit.

T’i frymëzosh të tjerët që punën ta bëjnë më mirë, është arritje e udhëheqësit

Me gjithë përpjekjet tona që të dallojmë qeverisjen dhe udhëheqjen, qeverisja dhe udhëheqja vështirë

se mund të ndahen në jetën e përditshme të shkollave.

E ardhmja u takon atyre që mësojnë atë që duhet mësuar për të bërë atë që duhet bërë. - Dennis

Waitley

Libri i mirë në kohën e mirë mund ta ndërroj krejtësisht jetën.

Nëse jeta ju ka dhuruar një limon, bëjeni një limonadë!

Page 5: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Çfarë duhet të jetë një udhëheqës – ose si të bëheni udhëheqës të suksesshëm?

Është krejt normale të keni dëshirë të bëheni udhëheqës!

Me ndryshimin e mënyrës së të menduarit, mund ta ndryshojmë edhe jetën tonë.- D.Carnegie

Njerëzit çmohen jo për atë çka dijnë por për atë çka bëjnë me atë që dinë.

Tërë ajo që mund të paramendohet e të besohet nga mendja e njeriut, mund edhe të realizohet.

Nëse doni të jeni udhëheqës efektiv ju duhet:

1. Të keni ndikim

2. Të punoni me prioritete

3. Të jeni të ndershëm

4. Të krijoni dhe të prodhoni ndryshime pozitive

5. Të jeni i gatshëm dhe i aftë të zgjidhni probleme.

6. Të keni qëndrim të drejtë dhe pozitiv - të keni pritshmëri – ambicie /pozitive/ të larta.

7. Të jeni i aftë të ndihmoni zhvillimin e njerëzve të tjerë.

8. Të keni vizione.

9. Të keni vetëdisiplinë.

10. Të jeni i gatshëm të punoni për zhvillimin dhe përparimin e përhershëm të bashkëpunëtorëve

tuaj.

11. Të jeni "nxënës" gjatë gjithë jetës.

12. Të jeni këmbëngulës, të palëkundur dhe të vendosur në zbatimin dhe në respektimin e

normave morale dhe të ligjeve pozitive e demokratike.

Udhëheqësi

Page 6: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Për të qenë udhëheqës efektiv i arsimit, ju duhet të jeni njeri me ndikim. Udhëheqësi, që mendon të

jetë i suksesshëm duhet ta këtë të qartë trekëndëshin e forcës. ( njohja, komunikimi, ndikimi )

Që të bëheni udhëheqës me ndikim ju duhet të kaloni nëpër pesë nivele:

1. Pozita - Ju nuk duhet të jeni shef, ju duhet të jeni udhëheqës me ndikim. (Niveli më i ulët është

pozita)

2. Lejimi - udhëheqja bëhet me zemër jo me kokë

3. Suksesi - ndjenja e kënaqësisë për suksesin e arritur

4. Zhvillimi i njerëzve – besimi dhe besnikëria

5. Veçantia – origjinaliteti – vetëm disa njerëz kanë arritur këtë nivel, kanë tejkaluar edhe veten e

tyre.

Koment:

Kemi disa lloje të udhëheqësve:

1. Udhëheqësi i lindur – ka lindur udhëheqës

2. Udhëheqësi i shkolluar – lexon dhe kontakti me njerëz

3. Udhëheqësi potencial – ai që dëshiron të bëhet udhëheqës

4. Udhëheqësi i kufizuar – nuk ka lindur as nuk është shkolluar

Ju duhet të punoni me prioritete – prioritetet janë çelës i udhëheqjes së suksesshme. Pjesëmarrja e

gjer në kriteret për vendosjen e prioriteteve, sukses i garantuar në realizimin e tyre

Investimi në dituri sjell kamatat më të mira – Benjamin Franklin

Çdo lexues nuk është udhëheqës, por çdo udhëheqës duhet të jetë lexues – Harry Truman

Që të jesh udhëheqës i suksesshëm, duhet të jesh patjetër i ndershëm

‘’E humba pasurinë, nuk humba asgjë; e humba shëndetin, humba diçka ; e humba

karakterin, humba çdo gjë’’

Të edukosh, të mësosh, të kërkosh nder dhe moral, domosdo duhet vet të jesh me ato të

mira.

Morali është baza ose boshti kurrizor i shoqërisë së shëndoshë

Nëse nuk jeni i moralshëm mos bëni përpjekje të bëheni udhëheqës !

‘’Organizata është hije e zgjatur e një njeriu’’- Emersoni

Si të fitojmë besimin e bashkëpunëtorëve ? 1. Ndershmëria nxit besimin – virtyti kryesor i

udhëheqësit

2. Integriteti ka ndikim të madh - ‘’Organizata është hije e zgjatur e një njeriu’’- Emersoni

3. Integriteti siguron kritere të larta.

Page 7: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

4. Integriteti shton autoritetin, asnjëherë nuk na dëshpëron.

5. Integritet d.m.th. para se të udhëheqësh njerëz, duhet të jetosh sipas rregullave të tyre.

6. Integriteti i ndihmon udhëheqësit të jetë i suksesshëm

7. Integriteti është një arritje e vështirë, duhet të kesh vetdisiplinë, besim, etj. Duke marrë parasysh

vështirësitë, pasojat, dhembjet.

Suksesi i juaj, si udhëheqës, matet me suksesin e ndryshimeve pozitive

‘’E ndërruat udhëheqësin, keni ndërruar organizatën... Ndryshimi do të thotë zhvillim.’’ John Mxwell •

Ju do të jeni efektiv si udhëheqës vetëm nëse bëni ndryshime pozitive në mjedisin tuaj. Ju dhe

institucioni i juaj do ta kenë autoritetin, respektin, përkrahjen, besimin... Ju jeni karizmatik dhe prijës i

vërtetë.

• Ndryshimi, në rend të parë është i kushtëzuar nga udhëheqësi.

Para se të vendosni për ndryshime, përpilohet një regjistër me pyetje,

- nëse marrim përgjigje pozitive ndryshimin më lehtë do ta bëjmë, por - nëse marrim përgjigje

mohuese ndryshimin duhet ta lini për më vonë.

Udhëheqësit konservator – ndryshimet nuk i dalin të suksesshme

Pikat e dobëta që pengojnë ndryshimet – udhëheqësi joefektiv

1. Pak i kupton njerëzit

2. I mungon imagjinata

3. Ka probleme personale

4. Ndihet i sigurt dhe i vetëkënaqur

5. Nuk është i organizuar

6. Ka sulme hidhërimi

7. Nuk dëshiron të rrezikojë

8. Është i pasigurt dhe ka qëndrim mbrojtës

9. Mbetet i pandryshueshëm

10. Nuk ka shpirt për punë ekipore

11. Lufton kundër ndryshimeve

Page 8: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Shefi

Pyetja: ‘’A ka ardhur koha për ndryshim?’’ – ka rëndësi të veçantë

Koha është me rëndësi sepse:

Vendimi i gabuar në kohën e gabuar = shkakton përmbytjen

Vendimi i gabuar në kohën e drejtë = është gabim

Vendimi i drejtë në kohën e gabuar = shkakton mospranimin e ndryshimit

Vendimi i drejtë në kohën e drejtë = prodhon suksesin

Ndryshimet mund të shihen si:

1. Revolucionare ( si diçka krejt ndryshe nga ajo që ka qenë deri tash)

2. Evolutive (përmirësim i gjendjes ekzistuese)

Zgjidhja e problemeve rrit efektin e udhëheqjes

Shqiponja përballët me vështirësi me rrymat e forta të ajrit, ka problem.

• Por po t’i heqim ajrin a mund të fluturojë shqiponja?

Në kohën postmoderne problemet janë miqtë tanë më të mëdhenj.

• Udhëheqësi i aftë gjënë mënyrën më të mirë që t’i zgjidhë problemet në organizatë, përshpejton

efektin e zhvillimit të organizatës , të njerëzve e personave me të cilët punon.

Janë katër shkaqe që njerëzit nuk punojnë si duhet:

1. Nuk dinë çfarë do të duhej të bënin

Page 9: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

2. Nuk dinë se si duhet të punojnë

3. Nuk dinë pse duhet të punojnë

4. Ekzistojnë pengesa që i tejkalojnë mundësitë e tyre

Udhëheqësi joefektiv

Shkolla, si një ndërmarrje komplekse, përbëhet nga një mori problemesh që duhet zgjidhur çdo ditë.

Aftësia e udhëheqësit që të zgjidhë problemet, është kusht i domosdoshëm për udhëheqje të

suksesshme. Provimi më i madh i udhëheqësit është aftësia që të hetojë problemin para se të bëhet

problem urgjent.

Udhëheqësit e mëdhenj problemet i hetojnë në këto mënyra:

E hetojnë pra se të tjerët ta shohin (intuita)

Fillojnë të gjurmojnë pas tij dhe të parashtrojnë pyetje (gjurmimi)

Mbledhin të dhëna (i rregullojnë faktet)

Ndjenjat dhe zbulimet e veta ua tregojnë njerëzve të besueshëm (komunikimi)

Definojnë problemin (me shkrim)

I verifikojnë mjetet e veta të punës (vlerësimi)

Marrin vendim (udhëheqja)

Procesi i zgjidhjes së problemeve kalon nëpër disa etapa:

Përcaktoni problemin

Problemet renditni sipas prioritetit

Definoni problemin (parashtroni pyetjet e vërteta, bisedoni me njerëz të vërtetë; mblidhni

fakte, angazhohuni në proces)

Page 10: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Kërkoni alternativa për zgjidhjen e problemit

Zgjidhja e problemit

Verifikimi – prova për të konstatuar se problemi është zgjidhur

Me qëndrim udhëheqësi zhvillon potencialin e tij

Meqë qëndrimet i përcaktojnë sjelljet tona, atëherë mund të thuhet se këto janë ndër pasuritë

tona më të mëdha.

Udhëheqësi pa qëndrim të vetin është një shëtitës pas të cilit askush nuk shkon.

‘’Zoti përzgjedh atë nëpër të cilën kalojmë ne.Ndërsa ne zgjedhim se si do të kalojmë nëpër të.’’ –

Viktor Franklin Të udhëheqësh, do të thotë të zhvillosh njerëzit – pasurinë tonë më të shtrenjtë

‘’Miku im më i mirë është ai i cili nxjerr nga unë atë që është më e mira’’- Henry Ford Emersoni ka

thënë: ‘’Çdo njeri që njoh në një farë mënyre është më i vlefshëm se unë, sepse nga secili mësoj

diçka.’’ Të udhëheqësh në mënyrë të suksesshme, do të thotë të punosh për zhvillimin e njerëzve, që

organizatën ta shndërrosh në një organizatë ku të gjithë mësojnë, ku të gjithë zhvillohen dhe të gjithë

përparojnë.

Zhvillimi i njerëzve mund të bëhet duke respektuar këto parime:

Vlerat e njeriut. Kjo është çështje e qëndrimit tim.

Besimi ndaj njerëzve. Kjo është çështje e kohës sime.

Ndershmëri në raport me njerëzit. Kjo është çështje e karakterit tim.

Kritere për njerëz. Kjo është çështje e vizionit tim.

Ndikimi në njerëz. Kjo është çështje e udhëheqjes sime.

Udhëheqësi është i suksesshëm në zhvillimin e njerëzve kur:

1. Nxjerr parashikime të drejta për njerëzit

2. Parashtron pyetje të drejta për njerëzit

3. Kur njerëzve ju ofron ndihmë të vërtetë

Nëse ju detyroheni ta thoni një vërejtje kritike, atëherë duhet t’i thoni nëntë vërejtje pozitive që të

ekuilibroni një vërejtje negative

Udhëheqësi duhet të këtë vizion

Vizioni që të jetë efektiv duhet të jetë :

1. Sfidues – çdoherë afër por jo i paarritshëm

2. I qartë – jo i hapur ndaj interpretimeve kontradiktore

Page 11: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

3. I paharrueshëm – formulim që nuk është më i gjatë se 20- 25 fjalë

4. Përfshirës – një formulim që mundëson dhe fuqizon

5. I udhëhequr nga vlera – duhet të këtë lidhje të fuqishme me vlerat e organizatës

6. Vizual – që mund të pasqyrohet në mënyrë vizuale

7. Mobilizues – të kërkojë përgjigje nga të gjithë

8. Matës – të gjithë mund të krahasojnë veprimet e tyre me të

9. I lidhur me nevojat e klientëve – arritjet e nxënësve

Vizioni

i përbashkët i arritshëm

bashkëpunoj planifikoj ndryshoj

Esenca e lartë e udhëheqësit është, se ai duhet të këtë vizion

Synimi

Çmimi i udhëheqjes - vetëdisiplina

Udhëheqja është një aktivitet i ndërlikuar që funksionon duke ushtruar ndikim mbi të tjerët.

Por që të arrihet kjo, ne duhet të kemi ndikim mbi veten tonë. Fitorja mbi veten është fitorja më e

madhe që individi mund të arrijë. Kjo nuk mund të arrihet pa vetëdisiplinë.

Mbani mend:Natyra njerëzore nuk mund të frenojë forcën e pakufizuar. Forca duhet

shfrytëzuar vetëm në dobi të njerëzimit; udhëheqësit mund të ndahen shumë lehtë nga njerëzit e

vet. Zhvillojeni integritetin tuaj. Jetoni sipas asaj çfarë të tjerëve ua mësoni; bëjeni atë që e thuani

(por para se ta thoni, duhet të mendoheni mirë). Duhet të jeni të sinqertë ndaj të tjerëve.

Ajo që është më e mirë për tjerët,vendoseni para asaj që është e mirë për ju.

Suksesin e udhëheqësit tuaj e përcaktojnë edhe ata që janë afër jush – zhvillimi i personelit

‘’Metoda e parë e vlerësimit të inteligjencës së një udhëheqësi është që të shikohen njerëzit që i ka

tubuar rreth vetes’’- Niccolo Machiavelli. Populli thotë: Çfarë je, ashtu shokët i ke. Shkenca thotë:

Suksesin tënd e përcaktojnë ata që janë afër teje

Carnegie ka thënë:’’Kur të kuptoni që njerëzit mund t’ju ndihmojnë që të punoni më mirë sesa do të

kishit punuar vetëm, e keni bërë një hap të madh në zhvillimin tuaj.’’ Në ish shoqëritë socialiste, kjo

logjikë ende nuk është kuptuar, udhëheqësi përzgjedh njerëz të dobët dhe të dëgjueshëm.

Page 12: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Çdo ngritje dhe çdo rënie bie mbi udhëheqjen.

Ekipi i fortë i udhëheqjes përbëhet nga:

Udhëheqës të jashtëzakonshëm

Njerëz të mirë të zgjedhur me kujdes

Njerëz që punojnë për të fituar

Njerëz që anëtarët tjerë të ekipit i bëjnë edhe më të suksesshëm

Njerëz që përherë punojnë për përmirësim të vazhdueshëm

Dy mënyra janë që njerëzit të mund të bëjnë atë që ju dëshironi:

Presioni – mjet skllavërie

Bindja – metodë e njerëzve të lirë

Udhëheqësit efikas i shmangin ‘’shtatë’’ mëkate vdekjeprurëse:

1. Përpjekja që njerëzit të fitojnë simpati në vend të respektit

2. Të mos kërkojnë këshilla dhe ndihmë

3. Refuzimi i talentit të personelit duke theksuar rregullat e jo shkathtësitë

4. Kriticizmi, por jo në mënyrë konstruktive

5. Të mos zhvillojnë ndjenjën e përgjegjësisë tek anëtarët e ekipit

6. Të veprojnë ndaj të gjithëve njësoj

7. Të mos i informojnë njerëzit – ekipet fituese i zgjedhin njerëzit e mirë

Udhëheqësi efikas – është ‘’nxënës’’ i përjetshëm

Ata të cilët nuk janë të suksesshëm, zakonisht gabojnë kur besojnë se periudha e fitimit të diturisë

përfundon atëherë kur e përfundojnë shkollimin. – N. Hill

‘’Në momentin kur mësuesi ndal të mësuarit në mësuesin vdes mësuesi.’’

Udhëheqësi duhet të jetë ‘’nxënës’’ i përjetshëm.

Udhëheqësi efikas – zbatues dhe respektues i ligjeve demokratike

Udhëheqja nuk mund të jetë efikase po nuk i zbatoi rregullat, dispozitat pozitive ligjore dhe

demokratike. Nuk thuhet kot se Zoti është i pari, pas tij vjen ligji e më pas udhëheqësi. Udhëheqësi

duhet t’i njoh ligjet...

Udhëheqësi udhëheq me stil demokratik - Stilet e udhëheqjes

Page 13: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Ndikim të madh kanë edhe stilet e udhëheqjes

Përmenden tri lloje:

Stili autokratik i udhëheqjes

Stili demokratik i udhëheqjes

Stili liberal i udhëheqjes

Udhëheqësi i suksesshëm udhëzon, këshillon, monitoron - Grushti drejtues

Duhet të keni kujdes kur dikujt t'i drejtoni gishtin, sepse një gisht drejtoni nga një njeri por tre

gishtërinjtë pyesin udhëheqësin, pra ty:

1. A i është dhënë detyra njeriut kompetent?

2. A janë dhënë udhëzimet dhe rekomandimet e duhura, dhe nëse janë dhënë, a janë dhënë si duhet?

3. A është bërë kontrolli, ndjekja dhe vlerësimi i punës së tij në fazat e caktuara?

Grushti drejtues

Udhëheqësi i suksesshëm u përshtatet fazave të zhvillimit – Tipat e udhëheqësve sipas fazave të

zhvillimit

Si çdo sistem tjetër edhe shkolla i ka fazat e veta zhvillimore të:

Ndërtimit

Rritës

Specializimit

Konsolidimit

Likuidimit - shuarjes

Page 14: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Përmirësimit të vazhdueshëm

Profili i udhëheqësit të suksesshëm

Udhëheqësi i suksesshëm krijon sistem efikas të informacionitdhe të dokumentacionit. Nuk mund

të këtë qeverisje dhe udhëheqje pa këmbim të informacionit.

Informacioni është faktor i evitimit të pasigurisë dhe parandalim i çorganizimit.....

Për t’u mbajtur sistemi i informacionit, udhëheqësi duhet të dijë të përdorë kompjuterin.

Personaliteti i udhëheqësit përcakton suksesin e udhëheqjes

Udhëheqësi duhet të jetë një personalitet i integruar dhe i plotë, të posedojë cilësi fizike,

mentale, etike, emocionale, estetike dhe teknike punuese. Koeficienti i inteligjencës mbi

mesataren etj.. Sinqeriteti, ndershmëria, drejtësia, guximi, trimëria, vendosmëria,

qëndrueshmëria, vetëdisiplina etj.

Vetit negative të ‘’udhëheqësit’’ janë: dilentatizmi, komandimi, tutorizmi , burokratizmi, pengimi

i nismave, voluntarizmi, pabesia, pragmatizmi, karrierizmi, teknokracia, servilizmi, poltronizmi,

ambicia e sëmurë, manipulatizmi, perfiditeti, josinqeriteti, cinizmi, sharlatanizmi, intriganizmi etj...

Profili i udhëheqësit të suksesshëm:

Profesionist mësimdhënës

menaxher

hulumtues

Page 15: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

nxënës

futurolog-inovator

koordinator biznesmen

Është punim i përgatitur nga Alush Kryeziu, mësimdhënës dhe trajner i çertifikuar për

programin ,,Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim, organizuar nga KEC - Prishtinë

Punimi është i bazuar në librin ,,Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim" nga autorët: Halim Hyseni, Jonuz

Salihaj, Nikoleta Mita dhe Dukagjin Pupovci. Më gjerësisht lexoni librin!

Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura nga Alush Kryeziu redactor Hipi Zhdripi2006

Ne jetojmë dhe veprojmë sepse sistemet dhe nënsistemet e organizmit tonëbashkëveprojnë, janë të ndërvaruraShkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvaruraSistemet dhe në nsistemet e shoqërisë nëse nuk bashkëveprojnë, ,,organizmi shtet’’ do të përballet me gërrqe oseparalizohet fare.Kur rrënjët nuk funksionojnë, me mijëra gjethe bien ...,,Cogito ergo sum, - mendoj, pra jam’’ - René DekartDemokracia jeton nga bashkëpunimi i qytetarëve. Kusht për angazhim është pjekuria e qytetarit.Pjekuria e qytetarit nuk mund të paramendohet të arrijë stade të dëshirueshme zhvillimi nëse shoqëria nuk krijonkushte dhe favorizime për shkollën. Shkolla kurrë nuk do të jetë në gjendje të prodhojë qytetarë të ditur nëse nuk kambështetje, përkrahje dhe stimulim nga shoqëria. Kjo nuk do të thotë se shkolla duhet të jetë e varur dhe të trajtohetsi një foshnjë nga shoqëria, në kuptimin e plotë të varësisë. Shkolla e varur nuk ka fuqi prodhuese, i mungon vizioni,vetiniciativa, s’ka kredibilitet, nuk është e hapur, s’kainformacion dhe për pasojë nuk është efektive. Shkolla duhet tagëzojë pavarësinë, që nënkupton angazhimin për të vetëvepruar. Shkolla e pavarur është përfshirëse nëvendimmarrje, ka informacion, menaxhon ndryshimet, ka qeverisje e udhëheqje efikaseetj., por me gjithëangazhimin e stafit të shkollës nuk mund të arrijë të bëhet shkollë efektive, cilësore. Shkolla e pavarur për të qenëefektive duhet ta bëjë edhe një hap, tej pavarësisë, të futet në rrethin e ndërvarësisë. Pavarësia do t’i hap rrugënshkollës që të veprojë fuqishëm dhe shkolla vet është e vetëdijshme se pa krijimin e rrjetit të ndërvarësisë nuk do tëjetë shkollë cilësore, efektive, propulzive, përfshirëse etj..Ndërvarësia, shkollës i mundëson dhënie e marrje pa kufi.Ndërvarësia i jep kuptim pavarësisë. Prandaj partneriteti i sinqertë është ai që përfshinë në vete sisteme tëpavarura,të cilat sisteme krijojnë harmoni dhe e plotësojnë njëri-tjetrin në raporte të ndërvarësisë.Me fjalë tjera kurrë nuk dotë ketë pavarësi funksionale pa ndërvarësi kuptimplote. Suksesi i shkollës paraprin suksesin e shoqërisë. NdërvarësiaShkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura 2prodhon rezultate të qëndrueshme, afatgjata e shumë dobiprurëse. Depozitat në arsim (në rrënjët e shoqërisë) dhe

Page 16: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

stimuj tjerë që do t’i bëjë shoqëria, sjellin shkollën e organizuar dhe shoqërinë si tërësi të organizuar. Për ndryshe,nëse rrënjët nuk funksionojnë, me mijëra gjethe bien ...Shkolla në Kosovë, për fat të keq, është në një gjendje jo mirë të organizuar dhe për pasojë pritjet, rezultatet apoautputet nuk janë të nivelit të dëshirueshëm dhe nuk premtojnë. Shkolla si një sistem që është krijuar nga shoqëria,për interesa të vet shoqërisë për shumë shkaqe e për pasojë është larg shkollës që ne synojmë – shkollën cilësore.Çfarë duhet bërë? – Gandhi arriti sukses duke ndikuar në 300 milionë njerëz që tëbashkohen dhe të nisen sëbashku, si një mendje. Efikasiteti i shkollës nuk mund të paramendohet pa partnerë.Bashkëpunimi i shkollës mepartnerë, të brendshëm e të jashtëm, është i mundshëm dhe i arritshëm atëherë kur edhe ne mendojmë si një mendjeduke ditur rëndësinë aq madhore të shkollës dhe përballjen e saj me sfida të shumta tëshekullit XXI.Partneriteti i shkollës me fytyrë njerëzore, me nxënës, mësimdhënës,prindër, komunitetin (DKA-të, ZRA-të,MASHT-in, OJQ-të) e deri te partneriteti me ndërkombëtarët, është shtyllë që duhet të këtë sukses dhe kujdes tëveçantë, që nënkupton mobilizimin e resurseve njerëzore, me qëllimin e vetëm për tëarritur vlera të njëmendta nësistemin e arsimit që do të krijonin bazamentin për tu integruar fuqishëm në strukturat euro-perëndimore. Këtëqëllim edhe mund ta arrijmë, sepse Kosova për fatin e mirë ka energji dhe resurse njerëzore, që pak shoqëridhe të ndihmojë shkollënnë të gjitha drejtimet. Nuk thuhet kot se; një vend është i mirë, kur ka shkolla të mira. Për sa ju përket institucioneveshtetërore në nivele komunale apo qendrore është për të ardhur keq se fare pak stimulojnëshkollën. Duhet të jeshshumë i ,,gjallë’’ për të mundur të realizosh objektiva, që shkolla të përfitojë nga institucionet tona. Shkolla fare nukmenaxhon me buxhetin e saj, ajo s’ka qasje të mirëfilltë as në planifikimin e mundësisë për përmirësimin e gjendjesse infrastrukturës mbi bazën e buxhetit që i takon. Ka raste kur institucionet bëjnë diskriminim ndaj elementeve që epërbëjnë shkollën dhe nuk lejojnë mjete për përmirësimin e gjendjes etj..Shumë mësimdhënës, kanë ndjekur kurse trajnimi për rolin dhe rëndësinë e partneritetit. Ata dinë rrugët për tëfuqizuar partneritetin. Shkollat që kanë qartësim teorik për rëndësinë e partneritetit gjejnë mënyra për të krijuar tëashtuquajturin ,,rrjet i merimangës’’ për mes të cilit pranojnë dhe dërgojnë energjizhvillimore në shumë fusha nërelacionin shkollë – komunitet dhe anasjelltas. Shkollat dinë se sa përfitojnë nga partneriteti dhe nuk pushojnë sëkërkuari partnerët e mundshëm, për të vetmin qëllim që të arrijnë rezultate në zhvillimine të gjithë nxënësve deri nëkufijtë e tyre të skajshëm e që është synimi kryesor i shkollës cilësore. Pyetja që shtrohet sot është se si tafunksionalizojë shkolla bashkëpunimin e mirëfilltë? Cilat janë pengesat ? etj..krijimin e një atmosfere nxitëseqë inkurajon bashkëpunimin apo bashkëveprimin shkollë – komunitet. Partneriteti nuk është funksional për arsye seshkolla është e politizuar dhe konsiderohet si ,,rekrut’’ i politikës. Ka raste kur shkolla përjashtohet fare ngavendimmarrja e me këtë rast kur s’ka ,,pronësi’’ shkolla në vendimmarrje dihet se cila është përgjegjësia dheangazhimi për punë të efektshme! Partneriteti shkollë – komunitet, ka fuqinë vetëm atëherë, kur krijohenmarrëdhënie ndërvarësie, në mes sistemit arsimor dhe shoqërisë. Me fjalë tjera shoqëria do të duhej (në masë tëmadhe) të decentralizojë shkollën dhe në anën tjetër të harmonizojë nismat nga lart–poshtë dhe poshtë–lart. Përzierjae tillë krijon bashkëpronësinë dhe bashkëpërgjegjësinë që do të prodhojë rezultate të dëshirueshme. Në të kundërtën,

Page 17: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

gjendja që është sot, është destimuluese dhe me pasoja tepër shqetësuese. Kurrë nuk do të jemi ata që duam të jemi,nëse ecim me kryeneçësi duke injoruar vlerat e vërteta, resurset kryesore, pra njeriun e Kosovës, që është në formimnë bankat shkollore. Autoritet institucionale kanë mundësinë të bëjnë më shumë. Ato duhet të jenë në gjendje tëstimulojnë dhe të nxisin shkollat që të fuqizojnë partneritetin, planifikimin dhe menaxhimin e ndryshimeve. Nëseshkolla zotëron këto tri fusha të veprimit dhe ka përkrahjen nga shoqëria, shumë shpejt do të arrijë të bëhet shkollëcilësore. Këto ndryshime avancojnë shkollën dhe shoqërinë.Ndryshimet praktike në arsim, do të kishin kuptim të dëshirueshëm, nëse shkolla depolitizohet. Shkolla edepolitizuar nga institucionet, do të jetë efikase së bashku me partnerët e saj dhe do tëlëvizë për të mos u ndalur më,sepse do ta këtë fuqinë përkrahëse të shoqërisë. Për ndryshe, çdo ndalesë ose zvogëlim i shpejtësisë në rrugëtimin endryshimeve pozitive në sistemin arsimor në Kosovë, do të riciklon jo rezultate e për pasojë shoqëria do të përballetShkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura 3me vështirësi në të gjitha fushat e jetës.Pse janë të nevojshme ndryshimet praktike në arsim?Sipas Majkëll Fullan, ndryshimi diktohet nga fakti se;,,... Se sistemi arsimor dhe partnerët e tij nuk kanë arritur të prodhojnë qytetarë, të cilët të mund të japin ndihmesëndhe të përfitojnë nga një botë që ofron mundësi shumë të mëdha, por që, në të njëjtën kohë, paraqet edhe vështirësi tëmëdha për të gjetur rrugën në të. Ndryshimi në arsim është i nevojshëm, sepse shumë nxënës nuk e duan shkollën, elënë atë ose dalin keq në mësime. Jeta e tyre në shkollë është më e varfër nga sa duhet të jetë. Ndryshimi në arsimnevojitet sepse shumë mësues nuk mund të durojnë më, janë mërzitur dhe nuk u ka mbetur më pikë energjie.’’Shoqëria kosovare duhet ta këtë të qartë se kurrë nuk do të bëhet shoqëri e zhvilluar dhe eintegruar pa e fuqizuarpërkrahjen, deri në kufijtë e skajshëm të përmirësimit të gjendjes në arsim, me qëllim të avancimit të cilësisë sëshkollës. Ndryshimi i dëshirueshëm në arsimin kosovar do të prodhojë qytetarë të ditur të cilët do të kenë shkathtësitë përballen me sfidat e diversitetit të shekullit XXI. Njerëzit e ditur, se çfarë fuqie dobiprurëse kanë për një shoqëri,e pamë, te kompania aq shumë e suksesshme ,, Microsoft ’’ e cila ia dhuroi botës së varfër 30 miliardë $. Cilaminierë ari ia ofroi një ndihmë kaq të madhe njerëzimit ? – asnjë.Truri kosovar, as të mos mendojë kush se mund të arrijë të integrohet në rrethin e shoqërive të zhvilluara pa bërëndryshime praktike e pozitive në sistemin arsimor. Shoqëria duhet që ta këtë prioritet arsimin dhe të investojë nëarsim. ,,Investimi në dituri sjell kamatat më të mëdha’’Benjamin Franklin. Shoqëria kosovare, aq sa do të investojësot në arsim, aq do të jetë nesër...Shkolla cilësore do të jetë në gjendje që të minimizojë pengesat, çorganizimin dhe në anën tjetër të rritë efikasitetinnë shumë fusha veprimi. Shkolla cilësore minimizon pengesat si: papunësinë, korrupsionin, krimin, trafikimin edukuri tjera negative.Shkolla është përfshirëse, cilësore, lëvizëse etj., për aq sa ec përpara. Është naive të mendosh se shkolla mund tëarrijë cakun dhe po aq naive është të mendosh se shkolla nuk mund të ec. Krejtësisht varët nga shoqëria, sa është eorganizuar ajo, që t’i bëj të mundur shkollës që të ec përpara, drejt cakut imagjinar, sfidues, kurrë të arritshëm.Udhëtimi drejt atij caku edhe pse është një sfidë, shkolla nuk duhet të pushojë së ecuri duke kërkuar në vazhdimësiide e praktika bashkëkohore dhe për të ndodhur kjo është shumë i nevojshëm partneriteti. Partneriteti u ofronshkollave një proces përkrahës të vetë shqyrtimit dhe të zhvillimit, që del nga këndvështrimet e punëtorëve të

Page 18: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

arsimit, nxënësve, prindërve apo kujdestarëve, si dhe të anëtarëve tjerë të bashkësive përreth. Partneriteti stimulonpër ecje përpara. Partneriteti është jeta dhe shpirti i shkollës.Për fund, dua të falënderoj stafin e KEC-it (QAK), për punën aq dobiprurëse në rrugëtimin tonë të përbashkët - drejtshkollës cilësore. Ndikimet pozitive të KEC-it, përmendimin tim kanë reflektim pozitiv në shumë drejtime vepruese në sistemin arsimor...

<< Metodat bashkëkohore të planifikimit >>

Objektivat e planifikimit

• të zotëroni konceptet dhe idetë kryesore që lidhen me planifikim

• të merrni pjesë aktive në hartimin e planeve strategjike – zhvillimore dhe aksionale

• të demonstroni përdorimin e metodave të ndryshme të planifikimit

• të përpiloni instrumente të ndryshme për ndjekjen e realizimit të planeve

• të përpiloni plane me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të punës në institucionet tuaja

Ç’ është planifikimi ?

• Planifikimi është një veprimtari intelektuale, e qëllimshme e njeriut, me të cilën parashihen

vizionet, qëllimet, objektivat, të cilat duhet arritur nëpërmjet aktiviteteve, mjeteve, resurseve

materiale financiare dhe njerëzore në kohën e caktuar për të siguruar një vlerë apo më shumë

vlera të dobishme për zhvillimin e individëve a të shoqërisë.

Kemi të bëjmë, pra, me një proces mendor që kërkon shumë veprime dhe operacione

mendore.

Udhëtimi i vërtetë për zbulim, nuk ka të bëjë me kërkimin e pejsazheve të reja por me nevojen

për sy të tjerë. – Marcel Proust

...ne planifikojmë çdo ditë dhe jemi ata që na ka bërë mendimi (planifikimi) ynë.

...dhe vërtet na duhet një mendim i ri, sy të tjerë në shekullin e informacionit.

Këtë edhe mund ta bëjmë sepse xeherorja e arit, më e madhja është në ne....

Fuqia e paprekshme e mendjes së njeriut

• "Uni tjetër" është më i fuqishëm se uni ynë fizik të cilin e shohim në pasqyrë.

• Neve na udhëheqin forca të paprekshme që nuk jemi në gjendje t'i njohim me asnjë prej pesë

shqisave tona. Madje edhe krejt njerëzimi s'ka fuqi t'i kontrollojë forcat e paprekshme. Njeriu

plotësisht është i nënshtruar nga ato forca si: gravitacioni, forca e rrufës, e elektricitetit dhe ende

nuk e kupton forcën e paprekshme të inteligjencës /ndërdijes së pafundshme / që gjendet në tokë

- forcë e cila njeriut i ofron çdo kafshatë ushqimi që e han, veshje e para që ka në xhep... Njeriu

edhe përkundër gjithë kulturës dhe edukimit mburrës, di vetëm pak ose asgjë mbi forcën e

paprekshme të mendimeve - më të fuqishmen prej të gjitha forcave. Ai di vetëm pak mbi trurin

fizik dhe mbi rrjetin kolosal të makinerisë së komplikuar, me të cilin rrjet fuqia e mendimeve

Page 19: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

shndërrohet në ekuivalent material - fizik

. • Numri i vijave që i lidhin qelizat e trurit është i barabartë me numrin një, pas të cilit qëndrojnë

edhe15 milion shifra..- kjo është aq kolosale....

Kush rrezikon? – Ai që nuk rrezikon

• Çdo vështirësi, çdo dështim dhe çdo dhembje në zemër përmban në vete farën ekuivalente ose

më të madhe të dobisë. ( ‘’Mendo dhe pasurohu’’ – Napoleon Hill )

Pyetni 100 njerëzit e parë që i takoni se ç‘ dëshirojnë më së shumti në jetë .98 nga ata nuk do të

jenë në gjendje të tregojnë se çka dëshirojnë. Por nëse insistoni disa nga ata do të thonë: para,

lumturi, fuqi , famë, etj..por nga dëshira e thjeshtë nuk realizohet asgjë. Dëshira e zjarrtë për t'i

realizuar ato që dëshirojmë reagon pozitivisht vetëm në plane të mirëmenduara dhe me një

qëndrueshmëri të fundshme dhe besim në idetë që ne krijojmë.

Nëse ke menduar dështimin - dështove !

Deri me sot ende nuk ka ndodhur që mendja e njeriut të shpikë makina për të prodhuar ide.

Makina që do të kishin imagjinatën e tyre për krijimin e ideve...Këtë privilegj e ka vetëm ndërdija e

njeriut, që është e aftë të nxitë imagjinatën, që është ireale e padukshme dhe e paprekshme të

prodhojë ide, të cilat ide mund të marrin rrugë drejt ekuivalentit fizik që d.m.th reales, por para se

të ndodh kjo që mund ta prekim dhe shohim duhet që idetë tona t'i vëmë në letër, letër kjo që e

quajmë plan apo planifikim, e cila letër mbështetet vetëm mbi bazën e ideve që ka prodhuar

imagjinata jonë...

Me ndryshimin e mënyrës së të menduarit, mund ta ndryshojmë edhe jetën tonë.- D.Carnegie

• Me miliona njerëz e kalojnë jetën në mjerim e varfëri vetëm pse nuk e kanë planin e vyeshëm

për fitimin e pasurisë. - N.H

• Ekziston një Zot, i cili i jep formën qëllimeve tona, qoftë edhe ashtu siç i parashohim ne. –

Shekspiri

Shumë njerëz edhe pse marrin të ardhura mujore të barabarta, nuk jetojnë në kushte të

barabarta, disa e kanë rregulluar jetën shumë mirë, disa mesatarisht mirë dhe një pjesë jeton në

varfëri.

‘’Të dështosh në planifikim, do të thotë të planifikosh dështim’’- H.Hyseni

Dëshira e zjarrtë....

Dëshira e zjarrtë për t'i realizuar ato që dëshirojmë reagon pozitivisht vetëm në plane të

mirëmenduara dhe me një qëndrueshmëri të fundshme dhe besim në idetë që ne krijojmë.

Pak kohë ne shpenzojmë për t’u marrë me ato që kemi, gjithnjë flasim për ato që na mungojnë e

dëshirojmë t’i kemi !!!

Për të arritur atë që dëshirojmë, idetë tona që ne kemi krijuar, fillojmë t’i vëmë në letër, letër kjo

që do të quhet PLAN.

Udhëheqës, fjalë e kotë pa shkathtësi planifikimi

Planifikimi rrugë e garantuar drejt shkollës së mirë për të gjithë

‘’Suksesi nuk kërkon kurrfarë arsyetimi, dështimin nuk e arsyeton kurrfarë alibie – Nëse dini se ç’

doni, atë zakonisht edhe e arrini.’’ - N. Hill

Udhëheqësi i suksesshëm duhet ta planifikojë punën e vet dhe të punojë sipas planit.

Page 20: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Udhëheqësi i cili endet duke tentuar t’ua qëllojë gjerave, pa plane praktike dhe të përcaktuara,

mund të krahasohet me anijen pa komandë. Herët a vonë ai do të hasë në shkëmb.- N.H

Planet që jepen në formën grafike janë:

• Hodogrami (flaw – chart, ang.; Hodogram – gjerm.)

• Gantogrami – e ka zbuluar amerikani Henry Gant

• Algoritmi – e përdori rusi Landa , psikolog

• Diagrami rrjetor – Metoda e Rrugës Kritike dhe PERT

Plani i zhvillimit të shkollës

Konceptet dhe mendimet për dhe rreth planifikimit, në dhjetëvjeçarin e fundit, në shtetet në

transicion, kanë pësuar ndryshime të mëdha.

Plani i Zhvillimit të Shkollës është plan strategjik i zhvillimit zakonisht trevjeçar.

Planet ju mundësojnë shkollave jo vetëm të jenë në hap me zhvillimet shkencore, teknike dhe

teknologjike, arsimore, ekonomike shkencore industriale, por ato do të arrijnë suksese të

avancuara në zhvillimin maksimal të mundshëm të fëmijëve, nxënësve, studentëve e talenteve të

fushave të ndryshme, që ata t’u prijnë ndryshimeve zhvillimore dhe të nxisin zhvillimet dhe

përparimet e përgjithshme e në veçanti në arsim.

Shkolla duke planifikuar vet dhe duke realizuar objektiva do të dalë nga gjendja konservuese,

d.m.th. nuk do të qëndrojë në gjendje të çimentuar, por do të jetë lëvizëse, efikase, cilësore...

Shkolla me planifikim të mirë do të përballët me problemet dhe do të dijë t’i menaxhojë ato për të

krijuar kushte më të mira....

Kush përfshihet në planin e zhvillimit të shkollës?

Shkolla është produkt i vet shoqërisë, prandaj në planin e zhvillimit të saj ajo planifikon me shumë

pjesëmarrës duke përfshirë edhe komunitetin e prindërve, nxënësve, dhe të studentëve. Ku do të

inkorporohen prioritete me të cilat do të avancohet procesi i mësimdhënies.

Fazat e inkorporimit dhe të njohjes me procesin e planifikimit

Tri fazat e Hargeavesit & Hopkinsit janë:

1. Kujdesi t’i kushtohet planit si dokument (pyetja: ,,si duket plani’’ ? )

2. Njohja që procesi është më me vlerë se plani, duke identifikuar prioritetet dhe strategjitë

përkatëse, sistemin e konsultimeve dhe të bashkëpunimeve, si dhe mundësitë për përsosje

profesionale.

3. Njohja se cilësia e qeverisjes së planifikimit është çelës i suksesit.

Kjo përfshin aranzhmanet qeverisëse, rolet, përgjegjësitë dhe bashkëpunimin. Ndaj ndoshta do të

jetë i nevojshëm revizioni dhe ndërrimi potencial i strukturave dhe i kulturës së shkollës. Vetëm

në këtë mënyrë mund të pritet ,,ndikimi i pritur i drejtpërdrejtë në suksesin e nxënësve.

Etapat e planifikimit

Dallojmë katër etapa të planifikimit që janë përgjegjëse për katër pyetje:

1. Ku jemi tani? (vlerësimi i gjendjes fillestare)

2. Ku dëshirojmë të jem në të ardhmen? (planifikimi)

3. Cila është mënyra më e mirë që të shkojmë (lëvizim) në atë drejtim?

4. Si i vlerësojmë ndryshimet të cilat i zbatojmë? (evoluimi)

5. Si e dinë se kur do të arrijnë?

Page 21: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Duke i kombinuar këto mendime fitojmë këto etapa të planifikimit:

1. Cilat janë nevojat e komunitetit arsimor (përgatitja e terrenit)

2. Ku jemi tani dhe cilat janë mundësitë tona (vlerësimi i gjendjes – revizioni)

3. Ku dëshirojmë të shkojmë në të ardhmen (planifikimi)

4. Cila është mënyra më e mirë që të shkojmë lëvizim në atë drejtim

5. Si i vlerësojmë ndryshimet të cilat i zbatojmë (vlerësimi – dhe raportimi)

Struktura e planit të zhvillimit

• Vendimi i Këshillit të shkollës

• Formimi i komisionit për planifikim

• Hyrja

• Qëllimet e shkollës

• Vlerat që duhet arritur

• Prioritetet – lista e zgjedhur e prioriteteve

• Arsyeshmëria e prioriteteve

• Planifikimi kohor i realizimit të projekteve

• Metodat e raportimit

• Valorizimi financiar

Llojet e planeve zhvillimore

• Plani retorik – qeverisje dhe udhëheqje të dobët

• Plani individual- drejtori është i vetmi udhëheqës.

• Plani bashkëpunues- mësimdhënësit kanë përgjegjësi të pjesshme

• Plani korporativ – përgjegjësia e përbashkët

Plani ZhSh – përpilimi

• Vendimi

• Vizioni

• Vlerat që duhet arritur

• Prioritetet

• Arsyetimi i prioriteteve

<< Metoda e Kornizës Logjike >>

MKL

Planifikimi i projekteve shkollore – Metoda e Kornizës Logjike (MKL)

Objektivat:

ta kuptojnë rolin dhe rëndësinë e definimit dhe të analizës së problemeve si pikënisje për

planifikimin e një projekti;

të jenë në gjendje ta definojnë sistemin e objektivave të një projekti në bazë të

transformimit të trungjeve problemore në trungje të objektivave;

ta zotërojnë në shkallë të kënaqshme rendin e veprimeve dhe strukturën e kornizës

logjike dhe të jenë në gjendje ta përdorin atë në procesin e planifikimit, zbatimit, monitorimit

dhe vlerësimit të

Page 22: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

projekteve;

të jenë në gjendje të drejtojnë procesin e planifikimit të një projekti me pjesëmarrjen e të

gjitha palëve të interesuara.

Ç’ është projekti?

Projekti fillon dhe mbaron në një kohë të caktuar. Projekti buron nga idetë që në i kemi krijuar,

nga forca të paprekshme e të padukshme, të cilat forca shoqërohen me dëshirën e zjarrtë dhe

besimin e fortë për të arritur me çdo kusht ekuivalentin fizik, pra projekti prodhon rezultate

konkrete që mund të shihen e preken.

Për realizimin e një projekti përfshihen shumë aktivitete që e plotësojnë njëra tjetrën deri në

rezultatin konkret, d.m.th. kemi të bëjmë me një organizim të pjesëve në një tërësi. Projekti është

një veprimtari që kërkon përkushtim intelektual.

Secili projekt shkollor duhet të jetë në përputhje me prioritetet e përcaktuara shkollore, që janë të

përfshira në planin zhvillimor të shkollës.

Përgjegjësia

Të gjitha projektet duhet planifikuar, për këtë duhen shumë informata. Palet duhet të jenë

përgjëgjës për ecurin dhe realizimin e një projekti. Plan-projekti hartohet bashkërisht nga

personat përgjegjës. ‘’Planifikimi i përbashkët apo ‘’planifikimi me pjesëmarrje’’ Dikur një person

hartonte projektin.

Përdorimi i Metodës së Kornizës Logjike

Metoda e Kornizës Logjike është ‘’një tërësi e koncepteve të ndërlidhura që duhet të përdorët së

bashku me një stil dinamik ashtu që të hartohet një projekt cilësor i cili mund të përshkruhet dhe

vlerësohet objektivisht’’

‘’Të udhëheqësh është art dhe njëkohësisht shkathtësi’’

Punë e përbashkët dhe rezultate të përbashkëta

Takimi i punës për planifikimin e projektit MKL

Raporti i analizës së situatës, i bazuar në të dhënat e shkollës dhe informatat e tjera të

rëndësishme, duhet t’u jepet të gjithë pjesëmarrësve.

Diagnoza e problemeve

Diagnoza e problemeve i ka disa faza kryesore:

Prezantimi i gjendjes së projektit

Identifikimi i (të gjitha) problemeve individuale

Vendosja e të gjitha problemeve

Identifikimi i (të gjitha) problemeve të tjera

Vendosja e problemeve të reja

Page 23: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Organizimi i problemeve në grupe apo ‘’fusha problemore’’

Trungu i problemeve ndihmon në arritjen e synimit të projektit dhe të rezultateve. Prandaj me të

drejtë thuhet ,,se problemet janë miqtë tanë më të mëdhenj... Matrica e MKL...

<< Menaxhimi i ndryshimeve në shkollë >>

Objektivat e modulit

të zotëroni konceptet dhe idetë kryesore që lidhen me ndryshimin në shkollë

të përcaktoni rrethin e gjerave që duhen ndryshuar në shkollë dhe në klasë

të përcaktoni mënyrat e realizimit të ndryshimit

të konceptoni nisma për sjelljen e ndryshimeve

Menaxhimi i ndryshimeve në shkollë

Pesëqind vjet para epokës së re, filozofi grek Herakliti u ka thënë nxënësve të vet se; ,,Çdo gjë

ndryshon, përveç ligjit të ndryshimeve’’. Po ashtu ai ka thënë: ,,Në të njëjtin lumë nuk mund të

hyni dy herë’’. Jeta paraqet në vete ndryshimin e pandërprerë. Brenda një sekonde me miliona

ndryshime ndodhin në një qelizë te njeriu....

Ç’ është ndryshimi ?

Në jetojmë në një botë që ndryshon. Fullan, një nga studiuesit më në zë të teorisë dhe praktikës

së ndryshimit, shkruan: “Kjo është një botë në të cilën ndryshimi është një udhëtim ku

pikëmbërritja është e panjohur, ku problemet janë miqtë tanë, ku kërkimi i ndihmës është shenjë

e forcës, ku nismat e njëkohshme nga lart-poshtë dhe poshtë-lart përzihen me njëra-tjetrën, ku

kolegjialiteti dhe individualizmi bashkëjetojnë në një tension produktiv.

Vetëm njerëzit që zotërojnë njohuritë dhe aftësitë për ndryshim mund të realizojnë një ndryshim

të efektshëm.

Pra ndryshimi i vërtetë , qoftë ky i dëshiruar ose jo, përfaqëson një përvojë serioze vetjake dhe

kolektive, që karakterizohet nga paqartësia dhe pasiguria; dhe nëse ndryshimi është i

suksesshëm, ai mund të sjellë një ndjenjë zotërimi, arritjeje dhe zhvillimi profesional.

Ndryshimi, në një kuptim të gjerë, shënon çdo veprim nëpërmjet të cilit bëjmë diçka ndryshe nga

ç’ është.

E bëj ndryshe nga ç’ është --- ndryshoj ngjyrën, sjelljen, emrin

E kaloj nga një formë në tjetrën -- lavra shndërrohet në flutur

E kaloj nga një stad në tjetrin ---- ndryshimi i dritave të semaforit

Lë diçka dhe marr një tjetër ------ ndryshoj adresën, punën, etj.

Kaloj nga një anë në tjetrën ----- ndryshoj drejtimin, partinë

Kaloj nga një gjë në tjetrën --- ndryshoj trenin, makinën

Bëhem tjetër njeri ---------- ndryshoj tipare të personalitetit

Ndryshoj sistemin shoqëror ----- nga diktatura në demokraci

Page 24: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Modifikimi është ndryshim sipërfaqësor apo formal pa ia ndryshuar thelbin, për ta bërë të

përshtatshëm për një qëllim tjetër.

Transformimi është ndryshimi i plotë i pamjes së jashtme ose i karakterit të diçkaje ose të dikujt.

Tri elementet e konceptit ndryshim janë:

1. Sasia e ndryshimit. Ndryshimi mund të jetë i madh ose i vogël. Megjithatë, ai matet me

ndikimin që sjell në shoqëri

2. Kohëzgjatja e ndryshimit. Sipas Fullan, një shkollë fillore mund të arrijë të përmirësohet për

rreth 3 vjet, një shkollë e mesme për rreth 6 vjet dhe një zonë shkollore për rreth 8 vjet.

3. Natyra e ndryshimit. Ndryshimi mund të jetë i menjëhershëm ose i ngadaltë.

Filozofikisht ndryshimi është parimi bazë i ekzistencës. Objekt i ndryshimit është gjithçka:

natyra, shoqëria, institucionet, individi, etj.

Ndryshimi social, ndryshimi i një shoqërie në periudha e kohë të ndryshme

Ndryshimi i individit si proces luan rol qendror në jetën e njeriut. Njeriu vazhdimisht i

nënshtrohet një ndryshimi fizik e psikologjik.

Ndryshimi në arsim është i pashmangshëm dhe i nevojshëm. Ne tani po jetojmë në

kohen e transicionit nga shoqëria industriale në shoqërinë e informacionit.

Këto ndryshime mund të jenë:

a. Që dedikohen nga ndryshime ekonomike e sociale

b. Nga rritja e diversitetit të popullatës së cilës i shërben shkolla

c. Nga konceptimet e reja për të nxënët dhe njohjen

Sipas Fullan ndryshimi diktohet nga fakti se;

,,... Se sistemi arsimor dhe partnerët e tij nuk kanë arritur të prodhojnë qytetarë, të cilët të mund

të japin ndihmesën dhe të përfitojnë nga një botë që ofron mundësi shumë të mëdha, por që, në

të njëjtën kohë, paraqet edhe vështirësi të mëdha për të gjetur rrugën në të. Ndryshimi në arsim

është i nevojshëm, sepse shumë nxënës nuk e duan shkollën, e lënë atë ose dalin keq në

mësime. Jeta e tyre në shkollë është më e varfër nga sa duhet të jetë. Ndryshimi në arsim

nevojitet sepse shumë mësues nuk mund të durojnë më, janë mërzitur dhe nuk u ka mbetur më

pikë energjie.’’ Çështja që shtrohet sot është se si duhet të jetë arsimi dhe shkollat që ne t’i

përgatisim njerëzit për shoqërinë e informacionit dhe si ta kapërcejmë këtë transicion.

Ç’ mund të jetë objekt ndryshimi në shkollë ?

Menaxhimi i shkollës

Menaxhimi i mësimdhënies dhe i të nxënët

Menaxhimi i njerëzve

Menaxhimi i politikës dhe i planifikimit të zhvillimit

Menaxhimi i burimeve financiare

Pranimi në punë, zhvillimi profesional dhe vlerësimi i mësuesve

Kriteret dhe mekanizmat e pranimit të nxënësve në shkollë

Struktura dhe përmbajtja e kurrikulës

Teknologjia mësimore

Cilësia e mësimdhënies

Page 25: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Cilësia e arritjeve të nxënësve

Klima në shkollë dhe në klasë

Vlerësimi i nxënësve

Mjedisi fizik i shkollës

Partneriteti me prindërit dhe komunitetin

Vlerësimi i shkollës

Cilët janë agjentët e ndryshimit ?

Agjent ndryshimi është një person, grup, agjenci, institucion, ose një mjet që synon të ndryshojë,

të ristrukturojë, të transformojë konceptet, rrethanat, proceset, shoqërinë, institucionet, veten.

Çdo njeri është agjent i ndryshimit.

Mësuesit, drejtuesit, nxënësit, prindërit, bashkësia, qeveria - janë agjentë të ndryshimit të

shkollës.

• ,,Mësuesit janë agjentë moral të ndryshimit se qëllimi moral i shkollave është të sjellim diçka

tjetër në jetën e nxënësve dhe se sjellja e diçkaje tjetër, do të thotë saktësisht, që të shkaktosh

ndryshime që ia vlejnë’’. – Fullan. Punëtorët e arsimit duhet ta shohin veten dhe të shihen nga të

tjerët si njohës e specialist të dinamikës së ndryshimit.

• Nxënësit kanë ide dhe mendime shumë të mira për të ndryshuar dhe përmirësuar shkollën.

Nxënësit duke u bërë pjesë e ndryshimit do të ndryshojnë edhe veten e tyre.

• Prindërit janë agjentë të jashtëm të ndryshimit të shkollës. Ata janë të interesuar që fëmijët e

tyre të përparojnë sa më shumë në shkollë.

• Bashkësitë mund të jenë shtysë për ndryshimin në arsim. Bashkësitë me nivel të lartë të

arsimimit bëjnë trysni në shkolla që të bëjnë ndryshime sa më cilësore, ndërsa bashkësitë që

kanë arsimim më të ulët shpesh ndodh që pengojnë ndryshimet pozitive në arsim.

Cilat janë karakteristikat e njerëzve që sjellin ndryshimin në shkolla dhe në klasa

Ekziston një tezë se udhëheqësit e ndryshimit arsimor duhet të jenë udhëheqës dhe menaxherë

njëkohësisht. Sipas një teze tjetër vetëm administratorët mund të jenë udhëheqës të ndryshimit.

Megjithatë, teza se ndryshimi vjen nga individët që ndodhen në pozicione drejtuese injoron

udhëheqësit e padukshëm që veprojnë nga poshtë. Studimet e sotme janë përqendruar te

mësuesit si udhëheqës të ndryshimit. Reformat aktuale e kanë nxitur pjesëmarrjen e mësuesve

në udhëheqjen e ndryshimeve dhe marrjen e vendimeve.

Karakteristikat e udhëheqësve të ndryshimit janë:

a. Vizioni

Vizioni përfshin: zhvillimin, transmetimin dhe zbatimin e imazhit të dëshiruar. Këto tri aspekte janë

në qendër të vëmendjes të udhëheqësve të ndryshimit arsimor. Vizionin duhet ta mendojmë si

diçka që nuk u përket vetëm drejtuesve. Vizioni i drejtuesve përfshin ndryshimet në nivelin e

shkollës: në menaxhimin e mësimdhënies dhe të të nxënit, në menaxhimin e njerëzve, në

menaxhimin e politikës dhe të planifikimit të zhvillimit të shkollës, në menaxhimin e burimeve dhe

të financës së shkollës. Vizioni i mësuesve përfshin ndryshimet në nivel klase: ndryshimet në

përdorimin e kurrikulës, të modeleve të organizimit të punës me nxënësit, të metodave të

mësimdhënies, bashkëpunimit me prindër si dhe ndryshimet për pjesëmarrjen e mësuesve në

vendimmarrje.

Page 26: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Udhëheqja vizionare kalon në tri stade:

• Formulimi i vizionit për të ardhmen e dëshiruar

• Ndarja e vizionit me të tjerët

• Sigurimi i mbështetësve që të përqafojnë vizionin

Pyetja ,, Çfarë ndryshimi dua të shkaktoj unë personalisht ?’’ është një pikënisje e mirë për një

vizion të përbashkët.

Vizionin e shoqëron një plan për arritjen e qëllimeve.

b. Besimi se shkollat janë për të mësuar nxënësit

Udhëheqësit efektivë besojnë se të nxënit e nxënësit është çështja më e rëndësishme. Drejtorët

efektivë besojnë në plotësimin e nevojave të nxënësve. Drejtues e mësues bëjnë përpjekje për të

përmirësuar mjedisin e të nxënit.

c. Vlerësimi i burimeve njerëzore

Udhëheqësit e ndryshimit pranojnë se njerëzit e shkollës janë burimi më i rëndësishëm. ,, Për të

realizuar ndryshimin drejtuesi duhet të besojë se njerëzit janë pasuria më e rëndësishme e

organizatës.’’ - (Jonier)

Udhëheqësit e ndryshimit bazohen në anët e forta të njerëzve dhe i vlerësojnë përpjekjet e tyre

për realizimin e vizionit.

d. Të qenët komunikues dhe dëgjues (udhëheqësit e ndryshimit duhet të jenë komunikues dhe

dëgjues).

e. Të qenët proaktivë

Udhëheqësit e ndryshimit janë proaktivë. Ata marrin nismën, parashikojnë dhe pranojnë

ndryshimet e mjedisit dhe të organizatës së tyre dhe fillojnë të eksplorojnë kurset e mundshme të

veprimit për t’iu përgjigjur këtyre ndryshimeve. Pejza (1985) ka pohuar se

‘’ një udhëheqës në mënyrë të vazhdueshme skanon mjedisin ku duhet të ndodhin ndryshimet’’.

Udhëheqësit proaktivë janë njerëz që sfidojnë status quo – në e organizatës dhe shpesh ata

përshkruhen si individ që nuk i pranojnë rregullat, traditat e shkollës së tyre.

f. Bartës të rrezikut

Udhëheqësit e ndryshimit marrin rrezikun mbi vete. ,, Ndryshimi ndërmerret nga drejtues që

rrezikojnë reputacionin e tyre për përfitimin e organizatës’’ – Jonier, 1987 Udhëheqësit e

ndryshimit sigurojnë stimujt e duhur për ndryshimin. Ata nxisin personelin të eksperimentojë

metoda të mësimdhënies për të plotësuar nevojat e nxënësve. Backer (1971) ka arritur në

përfundim se drejtuesit e suksesshëm ,, e kanë të vështirë të jetojnë brenda kornizave të ngurta

të burokracisë; ata nuk e durojnë diktatin; ata shprehin interesin për gjetjen e procedurave

nëpërmjet të cilave ndryshimi është i sigurt.’’

Udhëzime për drejtuesit e ndryshimeve

1. Shmang qetësinë e rreme

2. Mbështet rrezikun te siguria (nxit ndërmarrjen e rrezikut, por krijon rrjete sigurie, përmes

marrëdhënieve të përkrahjes).

Page 27: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

3. Respekto ata që do t’u mbyllësh gojën (përfshiji në synimet e tua dhe mëso prej

kundërshtarëve).

4. Shko drejt rrezikut, kur krijon aleanca (,,bota atje, jashtë’’, mund të jetë e rrezikshme, por ju

duhen partner të jashtëm).

5. Bëj, si menaxhim emocional, ashtu edhe logjik (puno me inteligjencën tënde emocionale, mos i

merr kundërshtimet si të drejtuara, personalisht, kundër teje).

6. Lufto për çështje të humbura (ruaj shpresat edhe kur gjërat duken të pamundura).

Burimi: Majkell Fullan: Kuptimi i ri i ndryshimit në arsim, bot, shqip 2001, f. 228.

Si mund të realizohet ndryshimi ?

A. Modelet dhe fazat e realizimit të ndryshimit

Ekzistojnë katër modele të ndryshimit:

• Modeli i ndryshimit të mandatuar ose i ndryshimit të diktuar nga lart (kjo shkollë do të punojë me

programin e arsimit cilësor).

• Modeli i adoptuar (ne do të adoptojmë modelin e X shkolle të suksesshme).

• Modeli i bazuar në agjentin e ndryshimit (një grup mësuesish kanë përdorur testet si

instrumente për të matur dhe vlerësuar arritjet e nxënësve dhe i rekomandojnë shkollës që këto

instrumente të përdoren nga të gjithë mësuesit).

• Modeli i ndodhisë katalitike (pas ndryshimeve që ndodhin për shkak të luftës ne duhet të

përdorim modelin multikulturor për kurrikulin).

Ndryshimi realizohet nëpërmjet dy lloj procesesh:

1. Procesi diagnostikues përfshin tre hapa:

• Përshkrimi i tablosë aktuale të dukurisë, çështjes, situatës, institucionit.

• Matja e dukurisë, e çështjes nëpërmjet vrojtimit, intervistimit, anketimit, testimit.

• Specifikimi i problemeve dhe i nevojave duke krahasuar mospërputhjen e tablosë së vrojtuar me

atë ideale, përcaktimin e shkaqeve të kësaj mospërputhjeje.

2. Ndërhyrja për të realizuar ndryshimin përmban tre hapa:

• Zgjedhja e elementeve ku duhet ndërhyrë, të nxjerra nga diagnostikimi.

• Ndryshimi i roleve dhe i normave për të institucionalizuar procedurat dhe sjelljet e reja.

• Vlerësimi i suksesit të ndërhyrjeve duke rimatur funksionimin aktual.

Fazat dhe stadet e ndryshimit

• Faza e parë emërtohet me emrat: fillimi, mobilizimi, pranimi. Fillimi duhet të përfshijë

konceptualizimin, ndërgjegjësimin, angazhimin, mobilizimin, marrjen e roleve, trajnimin.

• Faza e dytë – zbatimi ose përdorimi fillestar ( zakonisht zgjat dy ose tri vitet e para të përdorimit

). Zbatimi ka si elemente : zhvillimin, eksperimentimin, adaptimin ,modifikimin,përmirësimin.

• Faza e tretë - e quajtur vazhdimi , përfshirja, krijimi i rutinës ose institucianilizimi.

• Faza e katërt ka të bëjë me realizimin në shkallë të gjerë të risisë.

Dimensioni personal i ndryshimit – Fazat e ndryshimit

Vetëdijesimi

Page 28: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Përgatitja

Adaptimi

Zotimi

Përtëritja

Fazat e ndryshimit

• Vetëdijesimi

– nuk kam brenga për të ndryshuar, prandaj edhe nuk veproj kam nevojë për informacion që nxitë

interesimin tim.

• Përgatitja

– kam informacion për ndryshimin dhe si mund të përfitoj prej tij. Jam i brengosur se si do të

ndikojë tek unë. Më duhet ndihmë që të organizohem dhe t’i zhvilloj shkathtësitë e reja.

• Adaptimi – e kaloj kohën duke mësuar dhe duke bërë përpjekje t’i bëj gjërat ndryshe. Më duhet

përkrahje dhe ndihmë për të zgjidhur probleme dhe për t’i njohur më mirë qasjet e reja.

• Zotërimi – jam adaptuar me mënyrën e re të punës. I kam përfshirë qasjet e reja në punën time

të përditshme. Kam nevojë që të më inkurajojnë.

• Përtëritja – Kam plane të reja për t’i implementuar praktikat me qëllim të përmirësimit të

rezultateve të punës dhe të performancës sime. Më duhet ndihmë për t’i jetësuar idetë e mia të

reja.

Shtatë përjetimet e ndryshimit

• Bëjnë diçka me të cilën nuk janë mësuar (ndjehen të ngathtë, nuk ndjehen rehat, të

vetëdijshëm).

• Mendimi i parë që ju vjen në mendje është ta ndërpresin duke mos menduar se çfarë do të

përfitojnë. (brengosen për çka do të humbasin).

• Ndjehen të vetmuar edhe pse e shohin se të tjerët janë përfshirë në procesin e ndryshimit.

(strukturojnë shkëmbimet. Marrëdhëniet sepse e dinë se njerëzit nuk mund të mendojnë për to në

mënyrë të natyrshme).

• Njerëzit merren në një serë ndryshimesh në të njëjtën kohë. (pak prej tyre mund të jenë në

rregull e t’i pranojnë ndryshimet; mjaft prej tyre janë të prekur thellë e të mbytur në punë).

• Njerëzit nuk janë të gjithë të gatshëm për ndryshime, janë në nivele të ndryshme gatishmërie.

(jo mirë ose keq; mos i etiketoni ose t’i gjykoni, kjo mund të ndodhë prej situatës).

• Njerëzit janë të shqetësuar se nuk kanë burime të mjaftueshme. (njerëzit duhen ndihmuar duke

u treguar se rreth tyre ndodhen shumë burime dhe ata duhet të mendojnë për këtë).

• Nëse nuk do të jenë nën presionin e ndryshimit, ata do të kthehen përsëri tek e mëparshmja.

(rikthimi është i natyrshëm, britmat dhe ulërimat nga paniku nuk japin rezultate).

Tipat e njerëzve në ndryshim

Inovatorët

Liderët

Shumica e hershme

Shumica e vonuar

Rezistuesit

Page 29: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Inovatorët ( 8% )

• Të disponuar për të jetësuar ide të reja

• Të hapur ndaj ndryshimit

• Të motivuar

• Kreativë

• Njerëz me ide

• Të gatshëm për të rrezikuar

Liderët (17 % )

• Me ndikim

• Të hapur ndaj inovacioneve

• Të përgjegjshëm

• Me ndikim tek të tjerët

Shumica e hershme (29 % )

• Të kujdesshëm me rastin e marrjes së vendimeve për të bërë ndryshim

• Përkrahës më shumë se prijetarë

• Pasues – i dëgjojnë këshillat e atyre që u besojnë (liderëve).

• Kërkojnë prova se ndryshimi është më i mirë se situata ekzistuese.

Shumica e vonuar ( 29 % )

• Shumë të kujdesshëm në adoptimin e ideve të reja

• Do të presin për të parë...

• Do t’i bashkëngjiten shumicës vetëm atëherë kur situata të jetë e qartë.

• Kërkojnë prova se e reja është më e mirë se e vjetra.

• Kërkojnë siguri se ndryshimi ka përkrahje

• Mund të ndikohen nga të tjerët

Rezistuesit ( 17 % )

• Me plot dyshim ndaj risive

• Kundërshtarë të risive

• Zakonisht me ndikim të vogël dhe të izoluar

• Zakonisht mund të tregojnë histori të ndryshme të dështuara

Të gjitha forcat nxitëse nuk pushojnë së komunikuari me forcat penguese

Komunikojnë sepse e shohin ndryshe pamjen....

Forcat nxitëse e vlerësojnë ndryshimin... Sjellin ndryshime...

Procesi i ndryshimit ka përkrahësit dhe oponentët

Pëpkrahësit e ndryshimit kanë dy mundësi veprimi ndaj rezistuesve:

1. Të shmangin, të injorojnë rezistencën

2. Të pranojnë opozicionin

Injorimi i oponentëve – ka përfundim ,,të fituar e të humbur’’

Bashkëpunimi midis përkrahësve dhe oponentëve – i nevojshëm

Sipas Gorton dhe Snoëden ndryshimi i ka shtatë stade:

1. Ndërmerret një vlerësim i nevojave

2. Orientohet grupi për ndryshimin e propozuar

Page 30: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

3. Prezantohet ndryshimi i propozuar

4. Planifikohet programi i zbatimit

5. Pilotohet risia e propozuar

6. Zhvillohet një vlerësim i procesit

7. Institucionalizohet dhe zbatohet risia

Detyrat dhe metodat e ndryshimit

Nëse njerëzit nuk e dinë se ç’ duan të ndryshojnë dhe si ta realizojnë atë, përpjekjet nuk do të

jenë të suksesshme.

Për të realizuar ndryshimin nevojitet të përcaktohen detyrat e ndryshimit:

Agjentet e ndryshimit duhet të zotërojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për

ndryshimin a risinë që do të ndërmerret

.

Përcaktimi i roleve, i rregullave, i rrjetit të komunikimit, shpërndarja e pushtetit, i mënyrës

së efektshme të zgjidhjes se problemeve.

Përcaktimi i qëllimit të ndryshimit dhe i objektivave konkrete.

Sigurimi i infrastrukturës përkatëse.

Metodat për sjelljen e ndryshimeve

Marrja e vendimit nga një autoritet i lartë. (kjo është metodë formale, individët motivohen

nga udhëzimet e porositë e autoritetit të drejtuesit. Shoqërohet me mungesë angazhimi në

sjelljen e ndryshimit).

Zëvendësimi i personelit. Edhe kjo është një metodë e zakonshme për ndryshimin

organizativ. Sipas kësaj metode largimi i individëve, largon problemin

.

Prezantimi i informacionit për një risi të dëshiruar. Njerëzit përfshihen në ndryshim sepse

ndryshimi duket i arsyeshëm.

Zhvillimi i aftësive si metodë presupozon se kur anëtarët e organizatës janë pajisur me

njohuri për të sjell ndryshimin (trajnime nga jashtë ekipore dhe sigurohet vazhdimësia e

trajnimit).

Këshillimi pranohet si një metodë e efektshme. Pjesëmarrja e gjerë merr mbi vete

përgjegjësi për t’u përballur me sfidat e zbatimit të risive.

Mbledhja e informacionit për funksionimin e organizatës.

Demonstrimi i efektshmërisë së një risie është një metodë e efektshëme për ndërmarrjen

e ndryshimit. Vizita në një shkollë a klasë ku zbatohet risia.

Takimi ballafaques është një metodë që synon zgjidhjen e konflikteve dhe shmangien e

pozicioneve ekstreme ndaj ndryshimit.

Tetë mësimet bazë të paradigmës së ndryshimit

Mësimi 1: Gjërat që kanë rëndësi nuk mund të bëhen me urdhër (sa më i ndërlikuar ndryshimi,

aq më pak mund ta bësh me zor)

Mësimi 2: Ndryshimi është një udhëtim dhe jo një projekt (ndryshimi është jolinear, i ngarkuar me

pasiguri dhe shqetësim dhe nganjëherë i përçudnuar)

Page 31: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Mësimi 3: Problemet janë miqtë tanë (problemet janë të pashmangshme dhe nuk mund të

mësosh pa to)

Mësimi 4: Vizioni dhe planifikimi strategjik vijnë më vonë (vizioni dhe planifikimi i parakohshëm të

verbojnë)

Mësimi 5: Individualizmi dhe kolektivizmi duhet të kenë fuqi të barabartë (nuk mund të këtë

zgjidhje të njëanshme për problemin e izolimit dhe atë të grupmendimit)

Mësimi 6: As centralizmi as decentralizmi nuk kanë sukses (janë të nevojshme njëlloj si

strategjitë nga lart-poshtë ashtu edhe ato nga poshtë-lart)

Mësimi 7: Lidhja me mjedisin më të gjerë është me rëndësi kritike për arritjen e suksesit

(organizatat më të mira mësojnë si së jashtmi ashtu edhe së brendshmi)

Mësimi 8: Çdo njeri është agjent i ndryshimit (ndryshimi është kaq i rëndësishëm saqë nuk mund

t’i lihet eksperteve, mbrojtja më e mirë është mendësia dhe mjeshtëria vetjake)

Rregulla për të mbështetur ndryshimin

• Ndryshimi kërkon një ide të mirë, iniciativë dhe disa shokë

• Mbani parasysh se gjithçka është në ndryshim të vazhdueshëm.

• Përcaktoni qëllime të qarta për ndryshimin

• Mbani parasysh se qëndrimet, aftësitë dhe rolet mund të modifikohen

• Demonstroni një qëndrim optimist

• Punoni me njerëz premtues

• Propozojeni ndryshimin në një mënyrë të tillë që njerëzit ta ndiejnë ndryshimin si të tyre

• Pyeteni veten se kush do të përfitojë nga ndryshimi

• Siguroni informacion, fakte dhe dokumente të nevojshme për mbështetjen e ndryshimit

Pengesat për ndryshimin

Ndaj ndryshimit ushtrohen shumë presione. Rezistenca mund të jetë pozitive, kur mbron shkollën

ngandryshimet e padobishme dhe negative kur pengon ndryshimet e dobishme. Ka rezistenca

racionale dhe joracionale. Ka disa mënyra joracionale të rezistencës ndaj ndryshimit.

• Ruajtja e së kaluarës – mësuesit kanë kryer trajnime për metodologjitë e reja dhe vazhdojnë të

japin mësim me të vjetrën.

• Shkalla e ulët e të kuptuarit të ndryshimit ose të arsyes së ndryshimit i bën njerëzit rezistentë

ndaj ndryshimit.

• Mosinformimi ose mospërfshirja e tyre në procesin e ndryshimit.

Gabimet në procesin e ndryshimit

Gjatë procesit të ndryshimit nevojitet të shmangim katër gabime:

1. Gabimi psikologjik

2. Gabimi sociologjik

3. Gabimi racionalist

4. Gabimi programor

,,Dykuptimësia e shprehjes ‘’forcat e ndryshimit’’ është e qëllimshme. Ndryshimi është i

kudogjendshëm dhe i pareshtur dhe na imponohet në çdo hap që bëjmë. Në të njëjtën kohë,

sekreti i rritjes dhe zhvillimit është që ta dish se si t’u bësh ballë forcave të ndryshimit – duke i

kthyer forcat pozitive në dobinë tonë, ndërkohë që u ,,çmprehim tehun’’ e forcave negative. E

ardhmja e botës është një e ardhme e të nxënit, të përgatitjes për të përballur ndryshimin. –

Majkëll Fullan

Page 32: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Ndryshimi ka kuptim, kur ka pengues, reagues.

.. Për gjerat që pajtohemi, pak interes kemi të flasim.

Për gjerat që nuk pajtohemi, flasim pandërprerë, sepse e shohim ndryshe pamjen...

Niveli më i ulët i bisedës është kur ka besimin e ulët dhe prodhon

paradigmë fitore / humbje ose humbje / humbje.(1+1=1 ose 1+1=0 )

Niveli i mesëm është kompromisi, krijon një formë të ulët të fitore / fitore,

kjo do të thotë 1+1=1+1/2 (dtth. një plus një; bëjnë një e gjysmë, nuk bëjnë dy )

Niveli më i lartë i bisedës është ndërvarësia (sinergjia),

kjo do të thotë; 1+1= 8 ose 16 apo 1600. Ky nivel prodhon ndryshime...

• Varësia – Paradigma ju; ju tregoni kujdes për mua

• Pavarësia – Paradigma unë; unë mund të bëj, unë mund të zgjedh...

• Ndërvarësia – Paradigma ne; ne mund ta bëjmë atë, ne bashkëveprojmë...

Jeta, nga natyra, është shumë e ndërvarur......

,,Askush nuk mund ta bind tjetrin të ndryshojë, secili nga ne e ka një portë të ndryshimit që mund

të hapet vetëm nga brenda.’’

Duhet të jemi proaktiv ...

Ç’ është rrethi i interesit dhe rrethi i ndikimit ?

Parimet janë territore. Vlerat janë harta

Udhëheqje me ndikim (ndjenja) - parim

Udhëheqje nga vlerat (interes) – hartat nuk janë parim..

Rrethi i Ndikimit te Gandhi dhe fuqia ndikuese, e zmadhuar në 300 milionë njerëz të Indisë

Ndikimi ndërveprues

Ndërvarësia ...... 1+1 = 300 milionë

Veprimi për të ndryshuar ndodhet në ne, brenda nesh.

Parim: brenda – jashtë (Rrethi ndikues)

Të kesh dhe të jesh

Rrethi i interesimit - të kesh

Rrethi i Ndikimit – të jesh

Personi efektiv

Personi që është me të vërtet efektiv përulet dhe nderon njohjen e kufizimeve të perceptimit të tij

dhe vlerëson burimet e pasura të përdorshme përmes ndërveprimit me zemrat dhe mendjet e

njerëzve të tjerë. Ky person vlerëson ndryshimet sepse këto ndryshime plotësojnë njohjen

kuptimin e tij të realitetit. – Stephan R. Covey

Sa më e madhe është përfshirja aq më e sinqertë është pjesëmarrja në analizimin dhe zgjidhjen

e problemeve...Betejat më të mëdha në jetë zgjidhen nga lufta e përditshme në dhomëzat e

fshehta të shpirtit. – David O. Mackay

Në shekullin XXI , duhet të jesh në gjendje; të mësosh, të çmësosh dhe të mësosh përsëri. - Duki

Këshillë praktike:

Relaksimi dhe pushimi është i dobishëm.

Pushoni para se të lodheni.

Page 33: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Zemra gjatë 24 orëve punon 9 orë dhe pushon 15 orë.

Henri Fordi ka thënë: kur mund të rrijë ulur, kurrë nuk rri në këmbë, dhe kurrë nuk ulem kur mund

të shtrihem.

<< Zhvillimi i kurrikulit >>

Mendime të ndryshme për kurrikulin

Edhe në arsim janë futur nocione të reja, siç është edhe nocioni kurrikul

Në SHBA nocioni kurrikul ka filluar të përdoret në vitet ’60 të shek, të kaluar

Fjala korrikul vjen nga gjuha latine : Curricullum, që do të thotë program jete

Corrikulum do të thotë ecje drejt një caku-qëllimi, ecje, veprimtari për të arritur objektivin

e caktuar.

Plan-programi mësimor dhe kurrikuli

Me nocionin plan mësimor nënkuptojmë pasqyrën tabelore të lëndëve mësimore dhe

fondin e orëve mësimore të paraparë për secilën lëndë mësimore dhe për secilën klasë.

Ndërsa me program nënkuptohen përmbajtjet programore të parapara për lëndën e

caktuar mësimore dhe të klasës së caktuar.

Llojet e plan-programeve

Plan-programi zyrtar – shtetëror

Plan-programi e ,,fshehur’’

Plan-programi familjar

Qasje të ndryshme metodologjike në përcaktimin e lëndëve mësimore

Ka tri përvoja për përcaktimin e lëndëve mësimore:

1. Një traditë e shteteve rajonale dhe e shteteve socialiste

2. Qasja e dytë është integrale

3. Qasja e tretë është qasje e kombinuar

Plan-programi mësimor si fytyra e Janusit

Programi mësimor ka karakteristikat e kokës së Janusit. Dy parë sy një parë për shikim prapa

dhe një parë për shikim përpara. Shikimi nga e ardhmja është ideali ( një ëndërr që synojmë ta

arrijmë). Plan-programi – shikuar në një aspekt është një kontratë – kushtetutë e një shteti që e

nënshkruan me qytetarët e vet për krijimin e një ardhmërie

Lavjerrësi i plan-programit mësimor

Page 34: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Lavjerrësi programor duhet të mundësojë një ekuilibër dinamik ndërmjet të kaluarës, të

tashmes dhe të ardhmes

Ç’ është kurrikuli ?

Kurrikuli është si një ,,kontejner’’ ku futet çdo gjë

Kurrikuli paraqet një sistem racional në bazë të të cilit organizohet procesi i të nxënit.

Kurrikuli është teknikë ose teknologji e të drejtuarit racional të të menduarit.

Kurrikuli është një tërësi dokumentesh....

Aspekte metodologjike të inicimit, të hartimit dhe të zbatimit të ndryshimeve kurrikulare

Ø Pse duhet të ndryshojnë kurrikulat

Ø Kush i inicion ndryshimet kurrikulare

Ø Kush janë vendimmarrësit

Ø Cilat janë kriteret dhe parimet për hartimin e kurrikulit

Ø Cilat janë shkallët kryesore të kurrikulit

Ø Cilat janë veçoritë e kurrikulit

Ø Si organizohet përgatitja e kurrikulit

Ø Cilët janë përbërësit e kurrikulit

Ø Cila është harta, portofola e dijeve dhe aftësive

Ø Kush e zbaton kurrikulin

Ø Kurrikuli dhe tekstet mësimore

Ø Mësimdhënësi dhe kurrikuli

Ø Manualët për nxënës, mësues dhe kurrikuli

Ø Kush është përgjegjës për dështimet e kurrikulit

Ø Metodologjitë dhe strategjitë e mësimdhënies

Ø Metodologjitë dhe strategjitë e monitorimit, të kontrollit dhe të vlerësimit

Përbërësit kryesor të kurrikulit

Përbërësit kryesor të kurrikulit janë:

Vizionet

Objektivat (objektivat e përgjithshme dhe specifike )

Përmbajtjet dhe standardet e përmbajtjes

Standardet e arritjeve

Standardet e pajimeve dhe të mjeteve mësimore

Udhëzime metodologjike

Metodologjia e mësimdhënies

Metodologjia e vlerësimit të zbatimit të kurrikulit

Metodologjia e monitorimit, e kontrollit dhe e vlerësimit të përvetësimit dhe të zotërimit të

kurrikulit

,,Edukata na ka bërë kështu, çfarë jemi’’ – Helvecius

Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura

Page 35: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

<< Karakteristikat e shkollës cilësore – të efektshme >>

Shkolla është faktori kryesor për zgjidhjen e problemeve postmoderne

Në kohën postmoderne dijet janë resursi kryesor i një vendi. ,,Xeherorja e arit është në kokën e

njeriut’’ – N.N.

• Prioritet për secilin komb, sot është ,, të shtojë vlerën e potencialeve që qytetarët e tij mund të

kontribuojnë në ekonominë globale me rritjen e dijeve dhe të aftësive të tyre, si dhe me avancimin

e mënyrave si ato dije të lidhen me tregun botëror’’ – Reich (1992)

Sot, Trepça, thëngjilli, bukuritë natyrore, etj. nuk përbëjnë kapitalin tonë kombëtar. Kapitali dhe

resursi kryesor i Kosovës duhet të jenë dijet dhe idetë e qytetarëve të Kosovës.

Karakteristikat e shkollës cilësore – të efektshme

• Karakteristika nr. 1 – Udhëheqja profesionale

• Karakteristika nr. 2 – Shkolla efektive ka vizion dhe qëllime të përbashkëta ( din nga shkon)

• Karakteristika nr. 3 – Mjedisi i të nxënit

• Karakteristika nr. 4 – Përqendrimi në mësimdhënie dhe nxënie

• Karakteristika nr. 5 – Pritshmëri të larta

• Karakteristika nr. 6 – Përforcime pozitive

• Karakteristika nr. 7 – Ndjekja e përparimit

• Karakteristika nr. 8 – Të drejtat dhe detyrimet e nxënësve

• Karakteristika nr. 9 – Mësimdhënia përmbajtjesore

• Karakteristika nr. 10 – Shkolla organizatë e të nxënit

• Karakteristika nr. 11 – Partneriteti ndërmjet shkollës dhe familjes

Ç’ kuptojmë me efikasitetin e shkollave ?

• Për të bërë një vlerësim real për shkollën efikase ende mungon një konsensus, megjithatë

Mortimore e ka përcaktuar shkollën efektive si një shkollë në të cilën nxënësi përparon më shumë

se ç’ pritet nga ai , në momentin kur ai hynë në shkollë. Në këtë mënyrë një shkollë

efektive ,,krijon’’ një ekstravlerë në arritjet e nxënësve të saj në krahasim me shkollat e tjera të

ngjashme.

• Shkollë efektive mund të quhet ajo shkollë e cila krijon ekstravlerë për të gjithë nxënësit e saj.

( ose e përkufizuar thjesht, e tera është më e madhe se shuma e pjesëve të saj – sinergjia )

Page 36: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Shkollat efektive

Shkollat efektive janë vende të kërkesave të larta, ku mësimdhënësit presin dhe realizojnë norma

të larta pune dhe sjelljeje; ata janë të afërt me nxënësit dhe i vlerësojnë duke bërë përpjekje që t’i

përfshijnë në jetën dhe në punën e shkollës.

• Shkolla dhe mësimdhënësit mund të kenë ndikim të fuqishëm në arritjet e nxënësve në shkollë.

• Tri çështje që lidhen me udhëheqjen e suksesshme:

1. Vendosmëria (forca) dhe konsekuenca

2. Qasje bashkëpunimi – filozofia e pjesëmarrjes

3. Udhëheqja profesionale ( shkalla e parë udhëheqja profesionale )

Shkolla e efektshme ka vizion dhe qëllime të përbashkëta

‘’Ç’ mund të ishte më e keqe se verbëria e trashëguar? ,,.....’’ të kesh sy e të mos kesh vizion ‘’ –

- Hellen Keller

Qëllimet:

Avancimi i metodologjisë së regjistrimit në shkollë

Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm

Aftësimi i mësimdhënësve për metoda e strategji të reja

Definimi i pritshmërive të larta

Aftësimi i mësimdhënësve për vlerësim

Partneriteti shkollë – mjedis

Stimulimi

Page 37: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Arsimimi i fëmijëve për të Drej. e Njeriut e të Fëmijëve

Avancimi i udhëheqjes profesionale

Mjedisi i të nxënit

Nuk edukon dhe nuk arsimon vetëm mësimdhënësi. Pamja fizike e mjedisit shkollor ka

ndikim të përgjithshëm në efektivitet. Ndjenja për të bukurit zhvillohet edhe me pamje të

bukur dhe estetike të mjedisit të të nxënit. Mjedisi tërheqës i të nxënit ndikon në sjelljen dhe

në moralin e nxënësit. Vinston Churchill pati thënë: ,, Në fillim njerëzit i bëjnë godinat, ndërsa

ato më vonë përcaktojnë sjelljen e njerëzve’’.

Atmosferë e rregullt pune

Një mjedis tërheqës pune

Përqendrimi në mësimdhënie dhe në të nxënit

a. Shfrytëzimi maksimal i kohës së nxënies

b. Theksimet akademike

c. Fokus mbi përparimin

,, Zëre ditën ! ‘’ – koha ka tepër rëndësi në nxënie...

Pritshmëri të larta

Karakteristikë e rëndësishme e shkollave efektive është se nxënësi, mësimdhënësi dhe prindërit

kanë pritshmëri të larta.

a. Pritshmëri të shprehura qartë

b. Stimulimi intelektual

c. Përforcime pozitive

d. Disiplinë e qartë

e. Informacion kthyes

Ndjekja e përparimit

A. Vlerësimi i arritjeve të nxënësve

B. Vlerësimi i arritjeve të shkollës

Të drejtat dhe detyrimet e nxënësve

A. Ndërtimi i vetëvlerësimit të nxënësve

B. Dhënia e përgjegjësisë

C. Kontrolli i punës

D. Mësimdhënie përmbajtjesore – mësimdhënie me objektiva

E. Qartësia e mësimdhënies

F. Mësimet e strukturuara

G. Praktika adaptuese

<< Vlerësimi në bazë shkolle >>

Objektivat:

Page 38: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

të zotëroni konceptet kryesore për vlerësimin në bazë shkolle

të formuloni politikën e kryesore për vlerësimin në bazë shkolle

të dalloni teknikat e matjes dhe llojet e vlerësimit

të përzgjidhni teknikat dhe instrumentet e vlerësimit në përshtatje me vendimet mësimore

e shkollore

të ndërtoni instrumente për të mbledhur informacion për vlerësimin e nxënësit, mësuesit,

shkollës

të planifikoni procedura vlerësimi

të mbani qëndrimin tuaj vlerësues për çështjet e vlerësimit në bazë shkolle

Konceptualizimi i vlerësimit

Gjatë gjithë jetës njerëzit ju nënshtrohen vlerësimeve të ndryshme bile edhe para së të vijnë në

këtë botë – në barkun e nënës sot bëhet vlerësimi... Dhe mbi bazën e atyre vlerësimeve ne ose

ata krijojmë bindjet për njerëz, për dukuri natyrore a shoqërore, për objekte, për etosin e

shoqërisë, shkollës, për arritjet shkencore, etj... Por gjatë shkollimit vlerësimi është i përditshëm

dhepërfshinë arritjet në të nxënit dhe veprime tjera psikologjike, etike, edukative, etj..

Mësimdhënësit vlerësojnë vet dhe u nënshtrohen vlerësimeve tjera.

Vlerësimi e matja janë pjesë përbërëse e jetës. S’ka ditë që nuk gjykojmë për gjerat që i shohim,

për lajmin që e dëgjojmë, për librin që e lexojmë, për sjelljen tonë... E për çka ne nuk vlerësojmë

e nuk krahasojmë në jetën tonë ???

Kuptimi i fjalëve; gjykim, matje, krahasim e vlerësim

Gjykim nga folja - gjyk /oj kal., -ova –uar 1. Jep një mendim a një vlerësim për dikë ose

për diçka, nxjerr një përfundim që lidhet me diçka. ( gjykon punën, veprën, sjelljen, etj..

Matja nga folja – Mat (mas) kal. -a , -ur 1. Përcaktoj me anë të një mase madhësinë,

vëllimin, përmasat etj..Fig. E vlerësoj dikë a diçka sipas një kriteri të caktuar duke gjykuar për

të ( mat aftësitë e dikujt etj.).

Krahas / oj , kal. –ova, -uar. 1. Shoh e shqyrtoj njerëz, sende, dukuri, mendime etj., në

lidhje me njëri-tjetrin për të nxjerrë ngjashmërinë, dallimet e veçantitë e tyre: Krahasoj dy

sende krahasoj mendimet. Krahasoj të sotmen me të kaluarën.

Vlerësim –i , m. sh. -e , -et. (sipas foljes vlerësoj) 1. Jap një mendim për dike a për diçka;

përcaktoj rëndësinë, dobinë ose vlerën të dikujt a diçkaje. Vlerësim i drejtë, vlerësim i

njohurive të nxënësve...etj.

Page 39: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Matja përdorët për qëllime të ndryshme

Mësimore: siguron të dhëna për përparimin e nxënësve duke përfshirë edhe materialet

mësimore, motivimin etj.

Diagnostikuese: maten njohurit, aftësitë, anët e forta e anët e dobta të nx. e të

mësimdhënies.

Orientuese: maten interesat për punë për punë të nxënësit; maten cilësi të zhvillimit

vetjak të nxënësit.

Administrative: sigurohen të dhëna për personelin, nr. të nxënësve, buxhetin etj.

Për politikën arsimore: sigurohen të dhëna për efektshmërinë e sistemit arsimor dhe

ecuria e zhvill. të tyre.

Kërkimore: sigurohen të dhëna kërkimore për përparimin e mëtejmë të shkollës.

Vlerësimi përdorët për qëllime të ndryshme

Mësimore: siguron një feedback për përparimin e nxënësve: siguron informacion për

mësimdhënie, efektet e teksteve, përparimin e nx., motivon etj.

Diagnostikuese: vlerëson pikat e forta e të dobëta të nx., shkollës dhe shkaqet e tyre.

Orientuese: për orientimin në profesion, zhvill. vetjak.

Administrative: për përzgjedhje, klasifikim, të nx., e arsimtarëve

Për politikën arsimore: marrja e vendimeve për zhvill. e shkollës.

Kërkimore: marrja e vendimeve për ecurinë e mëtutjeshme të vlerësimeve.

Funksionet e vlerësimit

Funksioni formues shërben për monitorimin, për planifikimin, për përmirësimin, për

zhvillimin e veprimtarisë në proces.

Funksioni përmbledhës shërben për njohje të përgjegjësisë, për llogaridhënie, për

përzgjedhje, për certifikim, akreditim.

Funksioni proaktiv i shërben procesit të vendimmarrjes.

Funksioni retroaktiv i shërben procesit të llogaridhënies.

Funksioni psikologjik e social shërben për të motivuar sjellje të dëshiruara prej

vlerësuesve, për të zhvilluar marrëdhënie dhe mbështetje publike.

Funksioni administrativ shërben për të ushtruar autoritetin, për vlerësim të vartësve.

Page 40: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Nëse me të vërtetë duhet të qortoni, atëherë veproni kështu: Njeriu me lehtë e kapërdin tabletën

e hidhur nëse para saj merr një kokërr sheqer.( Në fillim një kompliment e më pas qortimi )

Karakteristikat e vlerësimit... Objektet e vlerësimit në shkollë...

Llojet e vlerësimit në shkollë

Vlerësimi diagnostikues

Vlerësimi me qëllim klasifikimi

Vlerësimi formues

Vlerësimi përmbledhës

Vlerësimi i kontekstit

Vlerësimi i burimeve

Vlerësimi i procesit

Vlerësimi i produktit

Vlerësimi i brendshëm

Vlerësimi i jashtëm

Vetëvlerësimi

Tipat e vlerësimit

1. Vlerësues i brendshëm – zakonisht dikush nga personeli i shkollës.

2. Vlerësues i jashtëm – persona që nuk kanë lidhje me shkollën por pajtohen për të kryer

vlerësimin.

3. Vlerësues amator – në fushën e vlerësimit nuk është i kualifikuar.

4. Vlerësues profesionist – në fushën e vlerësimit ka kualifikim.

Vlerësuesi i brendshëm

Njeh kontekstin e vlerësimit

Njeh problemet e shkollës

Siguron informacion për nevojat e shkollës

Komunikon më lehtë

Është më pak kërcënues

Lehtëson zbatim. e rekomand.

Objektiviteti i ulët

I përshtatshëm për vlerës. formues

Nuk është vler. i kualifikuar

Vlerësuesi i jashtëm

Nuk njeh kontekstin

Page 41: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Nuk i njeh problemet e shkollës

Siguron informacion për shkollën, për të interesuarit e tjerë.

Ka vështirësi në komunikim

Jep rekomandime

Është më tepër kërcënues

Objektiviteti i lartë

I përshtatshëm për vler.përmbledhës

Është kompetent në vlerësim

Vlerësuesi duhet t’i njoh këto aftësi kryesore:

1. Të njoh kontekstin social, organizativ e konkret të vlerësimit

2. Të kuptojë karakteristikat e veçanta të objektit që vlerëson

3. Të zotërojë aftësitë teknike për metodologjinë e vlerësimit

4. Të zotërojë aftësitë për marrëdhëniet njerëzore

Procesi i vlerësimit

1. Kuptimi i problemit të vlerësimit

2. Planifikimi i vlerësimit

3. Mbledhja e informacionit

4. Analiza e të dhënave

5. Raportimi i rezultateve të vlerësimit

Kuptimi i problemit të vlerësimit

Përcaktimi i objektit të vlerësimit

Përcaktimi i grupeve të interesuarve për vlerësim

Përcaktimi i funksioneve të vlerësimit

Përcaktimi i kritereve që do të përdorën për vlerësim

Planifikimi i vlerësimit

Zbërthimi i çështjes që vlerësohet

Caktimi i detyrave të vlerësuesve

Përzgjedhja e instrumenteve matëse dhe për vrojtim

Përcaktimi i kampionit

Përzgjedhja e procedurave të analizës së të dhënave

Page 42: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Caktimi i një orari veprimesh

Mbledhja e informacionit

Përcaktimi i llojit të informacionit që do të merret

Caktimi i burimit të informacionit

Caktimi i procedurave dhe i mjeteve për mbledhjen e informacionit

Caktimi i personave që do të mbledhin informacion

Caktimi i afatit të mbledhjes së informacionit

Analiza e të dhënave

Caktimi i procedurës së analizës së të dhënave

Caktimi i mënyrës së interpretimit të të dhënave

Raportimi i rezultateve të vlerësimit

Caktimi i audiencës

Caktimi i formave të raportimit

Caktimi i kohës së raportimit

Politika e vlerësimit

Në nivelin shkollor vlerësimi përmbushë pesë nevoja kryesore. Sipas D. Nevo ato kanë të bëjnë

me vendimmarrjen, përmirësimin, përgjegjësinë e llogaridhënien, profesionalizmin dhe

certifikimin.

Vendimmarrja – administratorët nuk janë në fakt të vetmit që marrin vendime brenda shkollës.

Vendime në nivele të ndryshme merren edhe nga nxënësit, mësuesit, prindërit. Vendimet që

merren janë të ndryshme. ( Për nxënësit, mësimdhënësit, për materialet shkolloreapo shkollën në

tërësi ).

Përmirësimi – nxënësit duhet të përsosin veprimtarinë mësimore e po ashtu edhe

mësimdhënësit. Kurrikulat, tekstet vazhdimisht të përmirësohen, përmirësimi i mjedisit fizik etj..

Përgjegjësia e llogaridhënia – është e njohur në tërë botën. Mësuesit nuk duhet të rezistojnë në

këtë çështje, përkundrazi duhet ta ndihmojnë këtë politikë të vlerësimit.

Page 43: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

‘’Zoti përzgjedh atë nëpër të cilën kalojmë ne.Ndërsa ne zgjedhim se si do të kalojmë nëpër të.’’ –

Viktor Franklin

Profesionalizmi – mësimdhënësit e përgatitur në nivel profesional do t’i përmbushin shumë më

mirë kërkesat e nxënësve, sepse sigurojnë shërbim më të mirë për nxënësit e tyre. Shkolla duhet

t’ju plotësojë mësuesve profesionist të gjitha kërkesat që atyre ju duhen për vlerësim e

vetëvlerësim.

Ata të cilët nuk janë të suksesshëm, zakonisht gabojnë kur besojnë se periudha e fitimit të

diturisë përfundon atëherë kur e përfundojnë shkollimin. – N. Hill

Certifikimi – përbën nevojën për të certifikuar mësuesit, drejtorët e shkollave, programet

arsimore apo institucionet përkatëse që kërkojnë akreditim. Në shkollë shqetësimi kryesor është

certifikimi i nxënësve.

Procesi i institucionalizimit të vlerësimit

Politika e zhvillimit të një sistemi për vlerësimin në bazë shkolle përmban këto elemente:

Ngritja dhe kualifikimi bazë i ekipit të vlerësimit

1. Faza e parë: trajnimi i drejtuesve dhe i mësuesve të shkollës, të interesuar për zhvillimin

dhe përsosjen e mekanizmave të vlerësimit shkollor.

2. Faza e dytë: shkolla krijon ekipin e vlerësimit të brendshëm të përbërë nga 3-4 mësues,

që janë trajnuar në fazën e parë. Nuk rekomandohet që drejtori ta kryesojë ekipin për

vlerësim. (1- 3 vjet ekipi vlerëson pastaj zgjidhen tjerë )

3. Faza e tretë: ekipi i vlerësimit institucionalizohet dhe i sigurohet asistencë teknike.

4. Faza e katërt: zbatohet paralelisht me fazën e tretë dhe tani shkolla është gati për

vlerësim të jashtëm që kryhet nga autoritetet kombëtare ose rajonale të vlerësimit.

Këtë politikë vlerësimi e shoqërojnë këto qështje:

Përcaktimi i programit të vlerësimit ( e përbëjnë këto elemente: përcaktimi i çështjeve për

vlerësim, përzgjedhja e çështjeve, caktimi i qëllimeve dhe metodologjia e vlerësimit)

Vendosja e dialogut me vlerësuesit e jashtëm ( përfshin institucionalizimin e dialogut dhe

vazhdimësinë e tij)

Krijimi i bankës së të dhënave ( dosjet e vlerësimit )

Publikimi i materialeve të vlerësimit: raporti vjetor i vlerësimit, buletine, shkrime për

çështje të shkollës.

Page 44: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Vlerësimi i nxënësit

Vlerësimin e nxënësve e bëjnë mësuesit duke mbledhur, sintetizuar e interpretuar informacione

që ju shërbejnë për të marrë vendime.

Katër lloje të vlerësimit në klasë janë:

1. Vlerësimi me qëllim klasifikimi, vendosjeje, i cili ndihmon në kategorizimin e nxënësve

para fillimit të procesit mësimor.

2. Vlerësimi diagnostikues, që synon të zbulojë shkaqet njohëse, fizike, emocionale,

shoqërore të problemeve që kanë nxënësit në mënyrë që të përcaktohen teknikat

korrigjuese.

3. Vlerësimi formues, i cili mbikëqyr përparimin e nxënësve, siguron një feedback për

lehtësim nxënie dhe për të korrigjuar gabimet e mësimdhënies.

4. Vlerësimi përmbledhës, përcakton arritjet në fund të semestrit, vititshkollor dhe shërben

për të gjykuar për efektshmërinë në mësim...

Teknikat dhe instrumentet e matjes (testet)

Ka shumë lloje teknikash, instrumentesh dhe procedurash për të realizuar matjen dhe vlerësimin.

Në këtë sistem testet zënë një vend të veçantë.Testi përbëhet nga një sistem detyrash, pyetjesh,

çështjesh të lidhura logjikisht ndërmjet tyre, të cilat kanë të bëjnë me një fushë të caktuar dhe që

duhen zgjidhur.Kemi një shumëllojshmëri testesh; testet verbale, testet joverbale, testet objektive,

subjektive, të standardizuara, të përgatitura nga mësuesi, të shpejtësisë, të fuqisë, të njohurive,

të aftësive, testet formuese, përmbledhëse, diagnostikuese, të bazuara në normë, testet e

bazuara në kriter.

Testet e përgatitura nga mësuesi

Janë teste që përdorën në klasë dhe përdorën për këto qëllime:

për të matur dhe vlerësuar përparimin e nxënësve në lidhje me objektivat e lëndës.

për të motivuar të nxënit për çështje të përgjithshme dhe të veçanta

për të siguruar se cilat janë anët e forta dhe të dobëta

për të siguruar një informacion për qëllime raportimi

Për të siguruar një evidencë që do të jetë e dobishme për kryerjen e përmirësimeve të

programit dhe të procedurave mësimore.

Testet objektive

Page 45: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Testi objektiv është ai lloj testi i ndërtuar në një mënyrë të tillë që vlerësues të ndryshëm, të cilët

vlerësojnë në mënyrë të pavarur arrijnë në të njëjtin vlerësim për nivelin e njohurive, të aftësive,

të qëndrimeve duke u bazuar në një çelës përgjigjesh të sakta.

Karakteristika të testit objektiv

Testi përmban një sërë kërkesash plotësisht të strukturuara.

Kërkohet të përzgjidhet një përgjigje ndërmjet një numri alternativash ose të jepet një

përgjigje e shkurtër.

Testi përmban një numër relativisht të madh kërkesash.

Përgjigjja vlerësohet në përputhje me pikëzimin e vlerësimit.

Testet me përgjigje alternative

Ekzistojnë disa forma të testeve me përgjigje alternative. Më të përdorshme janë:

1. E vërtetë – E rreme

2. E drejtë – E gabuar

3. E saktë – E gabuar

4. Po – Jo

5. Korrigjimi i alternativës

6. Të vërteta – Të rreme të shumëfishta

7. Po – Jo me shpjegim

Testet me kombinime përmbajnë kërkesa për të bërë kombinime në bazë të informacionit të

dhënë. Testi përbehet nga kolona ,, A ’’ në të majtë dhe kolona ,, B ’’ në kolonën e djathtë.

Kombino informacionin e kolonës a me atë të kolonës b . Vendos shkronjën përkatëse në

hapësirën në të majtë të numrit në kolonën a ; (p.sh _c__ 1 . Fjalia dëftore )...

Testet me alternativa të shumta janë unike midis testeve objektive, sepse mundësojnë matjen

në nivelet më të larta të taksonomisë së objektivave.

Shumëllojshmëria e formateve të testeve me alternativa të shumta

1. Formati me një përgjigje të saktë

2. Formati me përgjigjen më të mirë

3. Formati i tipit negativ

Shembuj: Qarko shkronjën që i përket përgjigjes së saktë. 1. Ç’ është Toka ? a. Asteroid b.

Meteor c. Planet d. Satelit

Testet me përgjigje të shkurtra dhe me plotësim kërkohet që të jepet një përgjigje ose të

plotësohet me përgjigjen e saktë vendi bosh duke përdorur një fjalë, një fjali të thjeshtë ose të

përbërë, një simbol matematikor, formulë etj.

Page 46: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

P.sh. Në ç’ vit u mbajt Lidhja e Prizrenit?________________

Testet subjektive

Testi subjektiv është testi që vlerësohet në bazë të gjykimit vetjak të mësuesit ose të vlerësuesit

sipas kritereve të përcaktuara nga ai.

Vlerësuesi i brendshëm dhe i jashtëm vlerësojnë sipas kritereve të tyre të shoqëruara me

subjektivitet

testet subjektive mund të përdoren për të matur njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet në një

lëndë të caktuar mësimore, si dhe për të matur aftësinë për të shkruar.

Teknikat dhe instrumentet e matjes. Instrumentet për vrojtim

Ekzistojnë disa teknika dhe instrumente që ndihmojnë në vrojtimin e drejtpërdrejtë të veprimtarisë

së nxënësit.

Buletini i pjesëmarrjes

Buletini i diskutimit

Listëkontrolli

Shkalla vlerësuese

Shkalla vlerësuese përshkruese

Shkalla numerike

Dëshmia anekdotike

Ndodhia

Interpretimi

Dosja e nxënësit

<< Planifikimi dhe vlerësimi >>

Planifikimi në mësimdhënie, mësimnxënie dhe vlerësim

Mësimdhënia konsiderohet e suksesshme atëherë kur:

1. Mësimdhënësi di t’u ngjallë nxënësve interes për orën e mësimit duke i përfshirë ata në

veprimtari të larmishme dhe të vazhdueshme, të organizuara këto në mënyrë individuale,

në çifte dhe në grupe.

2. Mësimdhënësi di të drejtojë situata të papritura.

3. Mësimdhënësi flet qartë, kuptueshëm, qetë dhe saktë.

4. Mësimdhënësi është i ngrohtë dhe i dashur me nxënësit.

Page 47: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

5. Mësimdhënësi shfrytëzon burime të ndryshme informacionesh për të zgjeruar njohuritë e

tij dhe është në kërkim të vazhdueshëm të tyre.

6. Mësimdhënësi ka vizion e koncepte të qarta të planifikimit dhe të organizimit në

përgjithësi dhe në veçanti të kohës prej 45 minutash.

Mësimdhënia mund të jetë e suksesshme vetëm nëse mësimdhënësi të gjitha këto i planifikon.

Pra,suksesi i punës mbështetet vetëm në një planifikim të mirë.

Planifikimi

“Të dështosh në planifikim, do të thotë të planifikosh dështimin”

Suksesi i punës mbështetet në planifikim të mirë

Planifikimi paraqet një aktivitet të lartë intelektual – kognitiv

Dallimi në mes Planifikimit dhe planit:

a) Planifikimi është proces

b) Plani është instrument, gjendje, rezultat i planifikimit. Plani paraqet bazën teorike për

punën e ardhme praktike.

Të planifikosh do të thotë:

të paramendosh

të projektosh

të skicosh

të modelosh

të vizatosh

të shkruash etj..

Para se të planifikojmë një gjë, duhet të përgjigjemi në këto pyetje:

Pse duhet të planifikojmë?

Çka duhet të planifikojmë?

Si duhet ta planifikojmë?

Llojet e planifikimit (planeve)

Një ndarje:

1. Planifikimi i programeve mësimore

2. Planifikimi i përmbajtjeve të lëndëve mësimore

3. Planifikimi i një tërësie programore

4. Planifikimi i një grupi temash mësimore

5. Planifikimi i një teme – një njësie mësimore

Page 48: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Ndarje tjetër:

1. Planifikimi vjetor (global)

2. Planifikimi semestral

3. Planifikimi mujor

4. Planifikimi ditor

Kush janë bartësit e këtyre planifikimeve?

Planifikimin e programeve mësimore dhe të përmbajtjeve të lëndëve

mësimore e bëjnë institucionet e larta arsimore (shtetërore)

Planifikimin rreth copëzimit në tema dhe në njësi mësimore e bën

mësimdhënësi.

Fazat nëpër të cilat kalon planifikimi i orës mësimore

Procesi i planifikimit i orës mësimore realizohet përmes tri fazave:

a) përgatitja para mësimit – është e barabartë me hartimin e planit ditor

b) puna dhe veprimtarit brenda 45 minutash

c) reflektimi pas mësimit

Faza I: Planifikimi para mësimit

Në këtë fazë (të parën) planifikohet :

a) struktura e orës së mësimit

b) hartohen objektivat e orës së mësimit

c) Objektivat duhet të jenë specifike (sjelljet që nxënësit duhet t’i demonstrojnë ose

produktet që duhet t’i japin dhe të nxisin nivele të larta të të menduarit.

d) Motivimi është element tjetër shumë me rëndësi i planifikimit. Ky lidhet me lerën dhe

vlefshmërinë që ka tema apo njësia mësimore

e) Mësimi duhet të planifikohet, të ndërtohet mbi njohuritë paraprake që kanë nxënësit

f) Gjithsesi për të pasur sukses mësimi duhet planifikuar procedurat e mësimit, teknikat

dhe strategjitë si dhe format organizative.

g) Që në hartimin e planit ditor mësimdhënësi planifikon se cilën detyrë nxënësi do ta

kryejë në mënyrë individuale, cilën do ta punojë në qifte dhe cilën do ta kryejë në grup të

vogël apo të madh.

h) Gjithsesi në këtë fazë planifikohet edhe koha e realizimit

Faza II: Puna gjatë orës

së mësimit

Page 49: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

a) Në këtë fazë fillon zbatimi i veprimtarive të planifikuara

b) Përfillet struktura e orës mësimore

c) Përfillen metodat dhe strategjitë, teknikat mësimore të planifikuara

ç) Përfillet materiali lëndor, mjete dhe pajisjet mësimore

d) Përfillet koha e planifikuar

dh) Përfillet kontrolli dhe vlerësimi i planifikuar

Faza III: Puna pas orës mësimore

Analiza e realizimit të orës mësimore që do të na shërbej si mbështetje për të

planifikuare në të ardhmen

Mësimdhënësi në këtë fazë i rishikon veprimtaritë e kryera në klasë dhe gjykon mbi

vlerat e këtyre veprimtarive

Nga shënimet nxjerr se çka ka ecur mirë, çka nuk ka ecur si duhet. Pse ndodhi

kështu dhe si do të ishte më mirë veprimtaria

Kjo ndihmon për planifikim të ri të kapitullit të ardhshëm, temës apo njësisë së re

mësimore.

Rëndësia e objektivave në planifikim dhe realizim të orës mësimore

Për një planifikim të mirë duhet të përgjigjemi në këto pyetje:

1. Çfarë duhet që të arrihet?

2. Cila është përmbajtja që do të transmetohet?

3. Çka do të jenë të aftë të bëjnë nxënësit në fund të orës mësimore?

4. Si do ta arrijmë atë që synojmë?

5. Si do ta dimë se çka kemi arritur

Qëllimet arsimore janë synimet e përgjithshme afatgjata që duam të arrijmë në të ardhmen, diçka

drejt së cilës duhet të ecim për ta arritur. Qëllimet arsimore lidhen me procesin e përgjithshëm të

edukimit. Ato përcaktohen për veprimtarinë tërësore të shkollës, për planet dhe programet

mësimore.

Objektivat mësimorë janë synime afatshkurtra dhe më konkrete se qëllimet arsimore. Ato janë

produkti që shpresohet të demonstrojë nxënësi si rezultat i të nxënit. Objektivat mësimorë

formulohen në kuadrin e kontekstit të qëllimeve arsimore, por me synimin që t’i konkretizojnë ato.

Objektivat mësimorë janë bazamenti mbi të cilin ngrihet plani i veprimit. Ato janë bazë për

vendimet që lidhen me përmbajtjen mësimore, me metodat e mësimdhënies, me përdorimin e

mjeteve mësimore, me vlerësimin.

Çka janë qëllimet ?

Qëllimet janë aspirata të përgjithshme më afat gjata që synohen të arrihen në të ardhmen

( drejtë së cilës duhet ecur).

Page 50: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Shembull: Të përvetësojë një të menduarit matematik në zgjidhjen e problemeve nga jeta

e përditshme

Çka janë objektivat ?

Objektivat janë aspirata më afatshkurtra dhe më konkrete se qëllimi. Çka do të

arrihet ? Ku do të arrihet ? Si do të arrihet ? A e kemi arrit ?

Shembull: Nxënësi i përdor hierarkinë e kllapave dhe veprimet aritmetikore pa gabime.

Çka janë objektivat e përgjithshme ?

Objektivat e përgjithshme janë pohime të gjëra të asaj që duhet të jetë në

gjendje të bëjë nxënësi si rezultat i mësimdhënie.

Shembull: Nx. duhet të jetë në gjendje të dallojë format e ndryshme të trupave

gjeometrik. Nx. duhet të jetë në gjendje ta zbatojë T. Pitagorës në detyra praktike

Objektivat specifike

Objektivat specifike janë pohime mbi ata se çfarë do të jetë në

gjendje të bëjë nxënësinë kushte të caktuara. (Çfarë mund të

bëhet konkretisht).

Shembull: Çka thotë Teorema e Pitagorës ? ( Njohje )

Pse në Kosovë nuk mbillet orizi ? ( Të kuptuarit )

Të gjendet lartësia e trekëndëshit në se ….. (Zbatim)

Cili nga punimet e paraqitura (Mend. Kritik)

Përbërësit ose elementet e objektivit

1. Elementi i parë: VEPRIMI: përshkruhet një

veprimtari e nxënësit e cila dallohet përmes një

sjellje që mund të vëzhgohet.

2. Elementi i dytë: KUSHTET: tregon kushtin në të

cilat ndodh ajo sjellje e dëshiruar.

3. Elementi i tretë: KRITERI: tregon nivelin

përfundimtar të asaj veprimtarie që bën nxënësi

ku hyn edhe kriteri i cili do të na shërbej për të

vlerësuar rezultatet, zhvillimin e nxënësit.

Shembuj që janë objektiva mësimorë

- Të shkruajë (saktë katër) termat e reja të mësimit, sipas shënimeve.

- (Në një hartë pa emra), të identifikojë vetëm pesë kryesorët, nga tetë lumenjtë e

Francës, të përshkruar në (tekstin mësimor).

- Të shpjegojnë (me shkrim) saktë dhe në mënyrë të përmbledhur shkaqet e Luftës së

Parë Botërore (duke u mbështetur në tekstin mësimor) prej një kohe prej 7 minutash.

Page 51: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

- Të shpjegojnë saktë (me fjalët e tyre), rolin e fërkimit gjatë lëvizjes.

- (Në një poezi të dhënë), të identifikohen të gjitha metaforat, brenda një kohe prej tre

minutash.

- (Veprimi është dhënë me shkronja të pjerrëta, kushti me shkronja të zakonshme dhe

kriteri me shkronja të nënvizuara në kllapa

Veprimi

Fjalë të vlefshme për formulimin e elementit të parë të Objektivit:

Të shkruash

Të recitosh

Të veçosh

Të zgjedhësh

Të krahasosh

Të analizosh

Të bashkosh

Kushtet

Shembuj fjalësh që shërbejnë për të formuluar elementin e dytë të Objektivit

Nga memoria (përmendësh)

Duke u bazuar në lisën…

Ta kërkojë vetë burimin e referencës

Përmes vizatimit, figurës apo mjetit

Përmes një substance, harte aparati etj

Përmes një rregulle, formule, ligji etj

Kriteri

Shembuj fjalësh shërbejnë për të formuluar elementin e tretë të objektivit:

Saktë

Pa gabime

Përmendësh

Të gjitha

Katër nga pesë elemente

Brenda 5 minutash

Duke krahasuar me… etj.

Formulimi i objektivave sipas niveleve të dijes

Kur formulojmë objektivat për një njësi mësimore duhet të kemi parasysh se

çka presim nga nxënësit.

Page 52: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Pra, duhet formuluar objektiva të niveleve të ndryshme pasi në klasë kemi

nxënës të niveleve të ndryshme.

Kur përmendim nivelet, mendojmë në nivelet e dijës.

Niveli i parë:

Njohja: Është riprodhim, përsëritja e emrave , rregullave, definicioneve. Është niveli më i ulët

i dijës. Foljet që përshkruajnë këtë nivel janë: përkufizo, përshkruaj, dallo,rendit, emërto etj..

Të kuptuarit: Ështëaftësia për të kapur kuptimin e materialit. Foljet që përshkruajnë këtë nivel

janë: shpjego, zgjero, jep përfundime, rishkruaj, përgjithëso…

Niveli i dytë:(Mesatar )

Zbatimi:Është aftësia për të përdorur materialin e mësuar në situata të reja dhe konkrete.

Zbatohen rregulla, metoda, koncepte, parime, ligje teori etj.. Foljet që përshkruajnë këtë

nivel janë: Ndrysho, njehso, provo, manipulo, përgatit, prodho, lidh përdor etj..

Analiza: Është aftësia për ta copëtuar materialin në pjesë përbërëse. Foljet që

përshkruajnë këtë nivel janë: Copëto, ndaj në pjesë, dallo, seleksiono etj..

Niveli i tretë: (i lartë)

Sinteza: Është aftësia që të formojë një të tërë duke bashkuar pjesët. Foljet që

përshkruajnë këtë nivel janë:Kombino, krijo, harto,, organizo, planifiko, rindërto,

risistemo etj..

Vlerësimi: Është aftësia për të gjykuar vlerën e një materiali, të mirën e një ideje,

motivet e sjelljeve etj.. Foljet që përshkruajnë këtë nivel janë: Konkludo, kritiko,

arsyeto.

Vlerësimi

Ç’është vlerësimi ?

Vlerësimi është gjykimi për cilësinë

Vlerësimi është një mënyrë sistematike e shikimit të çështjeve të

rëndësishme.

Vlerësimi është sigurimi i informacionit për vendimmarrje.

Në arsim vlerësimi shpesh lidhet me testimin dhe ngushtohet duke u

kufizuar në arritjet e nxënësit.

Vlerësimi është një mjet konstruktiv për përmirësim dhe risi.

Pra, vlerësimi është proces i mbledhjes sistematike, analizimit dhe interpretimit

të informative me qëllim të determinizmit se në çfarë shkalle nxënësi i ka

zotëruar objektivat udhëzues. Vlerësimi përmban përshkrimin sasior dhe cilësor,

gjykon vlerat dhe meritat, bazohet në matjen objektive, të saktë , të vlefshme, të

besueshme.

Kuptimi i matjes

Page 53: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Vlerësimi dhe matja në arsim shpesh përdoren në vend të njëra tjetrës, kjo në fakt është

gabim, sepse vlerësimi dhe matja nuk janë të njëjta. Shtrohet pyetja: Ç’është matja ? Në

fillim pjesëmarrësit reflektojnë rreth pyetjes, ligjëruesi shënon disa nga prezantimet e

pjesëmarrësve, pastaj ligjëruesi prezanton disa të dhëna për matjen dhe për mjetet kryesore

të matjes, si dhe për dallimet kryesore në mes të nocioneve “matje “ dhe “vlerësim “.

Matja është proces krahasimi të një sasie të njohur me një sasie të panjohur. Matja nuk

mund të jetë e mundshme pa një standard të përcaktuar dhe të vlerësuar. Matja në arsim

është proces i grumbullimit dhe i organizimit të rregullt të informacionit mësimor dhe

edukativ. Matja është shumë e thjeshtë në shkencat e sakta, por shumë e ndërlikuar në

arsim. Mjetet kryesore të matjes janë: Vrojtimi, testi me goje, testi me shkrim, vetë raportimi,

portfolio ( dosja ) etj.

Dallimi në mes të nocioneve “ matje “ dhe “ vlerësim ”.

Këto dy nocione nuk janë të njëjta. Përdorimi i pasaktë i tyre mund të qojë në përfundime të

pasakta. Matja dhe vlerësimi janë pjesë përbërëse dhe jetësore të veprimtarisë së shkollave

bashkëkohore. Kur matim diçka në arsim,atëherë përshkruajmë atë duke e vënë përballë

diçkaje të krahasueshme. Ndërsa kur ne vlerësojmë diçka, atëherë ne gjykojmë në vlerat e

saj. Pra, vlerësimi nënkupton vendosjen e një vlere gjykimi, sasiore dhe cilësore, bazuar në

matje. Kjo do të thotë se vlerësimi si koncept është më i gjerë se sa matja dhe në vete

përfshin edhe matjen.

Pse vlerësojmë ?

që të dimë se në çfarë stadi, niveli , pozicioni të njohurive jemi,

që të dimë se ku dëshirojmë të arrijmë,

që të nxjerrim se cilat janë dobësitë, pengesat, të metat që në të ardhmen t’i

evitojmë në punën tonë,

për të bërë bilancin e njohurive dhe aftësive të arritura gjatë gjysëmvjetorit –vitit

shkollor,

për ta ndihmuar nxënësin të përparojë në formimin e tij,

për të siguruar një përdorim të drejtë të vlerësimit të nxënësve

për të kontribuar në ngritjen e cilësisë së mësimit me bazë shkolle.

Fazat praktike të procesit të vlerësimit. Standardet e vlerësimit

Sipas Daniel Stffebeam, drejtues i Komitetit të Përbashkët për Standardet e Vlerësimit

në Arsim, përcaktohen rreth 30 standarde të ndara në katër grupe të mëdha :

standarde të dobisë – vlerësimi i shërben nevojave praktike

standarde të mundësisë – vlerësimi realist dhe i matur

standarde të korrektësisë – karakteri i ligjshëm dhe teknik

standarde të saktësisë – shfaq dhe pasuron informacion teknikisht të mjaftueshëm.

Standardet e vlerësimit shkurt janë: dobia, mundësia, korrektësia, saktësia. Renditja

mund të jetë edhe ndryshe. Dhe, së fundi duhet të kuptojmë se:

Page 54: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Vlerësimi nuk ka përfundim. Vlerësimi është ciklik. Vlerësimi është reflektim rreth

rezultateve. Vlerësimi shërben për t’i përdorur rezultatet për të përmirësuar të nxënit e

nxënësve.

Funksionet e vlerësimit

Mësimi dallon varësisht nga nevojat e nxënësve. Vlerësimi i mundëson nxënësit të përparojë,

ndërsa mësuesit të përshtatë më mirë mësimdhënien. Funksioni kryesor i vlerësimit është të

ndihmojë për të kuptuar sa më mirë natyrën dhe cilësinë e çështjes që vlerësohet. Në veçanti

funksionet e vlerësimit janë:

funksioni formues – shërben për monitorim, planifikim, përmirësim, zhvillim,etj;

funksioni përmbledhës – shërben për njohje të përgjegjësisë, për bilancin e njohurive dhe

aftësive të arritura gjatë vitit shkollor, për llogaridhënie, për përzgjedhje, për certifikim,

akreditim;

funksioni proaktiv – i shërben procesit të vendimmarrjes;

funksioni retroaktiv - i shërben procesit të llogaridhënies;

funksioni psikologjik e social - shërben për të motivuar sjellje të dëshiruara, për të

zhvilluar marrëdhënie dhe mbështetje publike;

funksioni administrative – shërben për të ushtruar autoritetin.

Puna dhe aktiviteti i nxënësve vlerësohet duke u mbështetur në planin dhe programin

mësimor, një vlerësim i vetëm mund të përdoret për më tepër se një funksion, sikurse edhe

funksione të ndryshme mund të shfrytëzohen e përdoren me më tepër se sa një mënyrë ose

metodë vlerësimi.

Procesi i vlerësimit

Kontrolli dhe vlerësimi shkojnë bashkë, paralelisht. Përgjithësisht nuk ndodh që të bësh

kontrolle e të mos vlerësosh, ashtu siç ndodh rrallë që të vlerësosh pa bërë kontroll. Në

përgjithësi kontrolli ka të bëjë me konstatimin e një gjendje të caktuar, me sigurimin e

treguesve të saj, ndërsa vlerësimi ka të bëjë me konkludimin rreth saj, me gjykimin rreth

treguesit. Në literaturë rekomandohen gjashtë faza të procesit të vlerësimit:

Kuptimi i problemit të vlerësimit - përcaktimi i objektit të vlerësimit, përcaktimi i

audiencave ose të interesuarve, përcaktimi i funksioneve të vlerësimit, përcaktimi i

kritereve që do të përdoren për vlerësimin .

Planifikimi i vlerësimit - zbërthimi i çështjes që vlerësohet, caktimi i detyrave të

vlerësuesve, përzgjedhja e instrumenteve matës dhe për vrojtim, përcaktimi i kampionit,

përzgjedhja e procedurave të analizës së të dhënave, caktimi i një orari veprimesh.

Mbledhja e informacionit - përcaktimi i llojit të informacionit që do të mblidhet, caktimi i

burimit të informacionit, caktimi i procedurave dhe i mjeteve për mbledhjen e

informacionit, caktimi i personave që do të mbledhin informacionin, caktimi i afatit të

mbledhjes së informacionit.

Analiza e të dhënave - caktimi i procedurës së analizës së të dhënave, caktimi i mënyrës së

interpretimit të të dhënave

Page 55: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Raportimi i rezultateve të vlerësimit - caktimi i audiencës, caktimi i formave të raportimit, caktimi i

kohës së raportimit.

Dhënia e rekomandimeve - caktimi i përmbajtjes për përmirësim, caktimi i afateve për

përmirësim.

Llojet e vlerësimit në shkollë

Në praktikën shkollore aplikohen lloje të ndryshme të vlerësimit.

Llojet e vlerësimit më të përdorshme që aplikohen në shkollë janë si më poshtë:

Vlerësimi diagnostifikues – përmes këtij vlerësimi identifikohen vështërsitë e të nxënit ose

problemet që kanë të bëjnë me të nxënit. Po ashtu përmes vlerësimit diagnostifikues

identifikohen anët e dobëta dhe të forta të mësimdhënies , përcaktohen shkaqet e ndryshme

të problemeve në mësimnxënie etj ,në mënyrë që të merren masat për përmirësimin dhe

avancimin e saj dhe për formulimin e planit për veprim në ndihmë nxënësve..

Vlerësimi formues – përmes këtij vlerësimi synojmë të identifikojmë gabimet, të metat dhe

veshtërsitë në punën me nxënës, me qëllim që t’u japim ndihmë. Vlerësimi formues

mbikëqyrë ecurinë, procesin, përparimin e nxënësve, mësimdhënësve, siguron informatë

kthyese për të sjellë përmirësime. Kontrollon përparimin e nxënies së nxënësve gjatë

procesit mësimor, pra kontrollon shkallën e zotërimit të objektivave udhëzues.

Vlerësimi përmbledhës - përcakton arritjet në përfundim të vitit mësimor, në përfundim të

programit mësimor. Shërben për të marrë vendime për nxënësit, mësimdhënësit, programet

etj. Ka për qëllim notimin dhe certifikimin e nxënësve, gjithashtu siguron informata për të

gjykuar përvetësimin e objektivave të lëndës dhe efektëshmerisë së programit mësimor.

Vlerësimi i kontestit – ka për qëllim të përcaktojë kontekstin e shkollës, të klasës, të

përshkruajë kushtet dhe rrethanat e punës së shkollës, të identifikojë dhe të vlerësojë nevojat

dhe mundësitë në kontekstin e dhënë, ndikimin e tyre në arritjet e nxënësve dhe të shkollës.

Vlerësimi i brendshëm – kryhet nga brenda shkollës, mund të kryhet nga një apo nga disa

mësimdhënës, nga drejtues të shkollës. Vlerësimi i brendshëm është më i përshtatshëm për

përmbushjen e qëllimeve të vlerësimit formues. Për vlerësimin e brendshëm më gjerësisht do

të flasim përmes temës –vlerësimi në klasë.

Vlerësimi jashtëm – quhet vlerësim i jashtëm sepse kryhet nga instutiocionet të veçanta të

ngarkuara për vlerësimin në shkollë, për vlerësimin e jashtëm në fund të shkallës së

shkollimit, siç është testi i arritëshmerisë, provimet e maturës. Vlerësimin e jashtëm mund ta

kryejë MASHT, ZRA, DKA, apo vlerësues të pavarur. Vlerësimi i jashtëm zakonisht përdoret

për të përmbushur qëllimet e vlerësimit përmbledhës – sumativ.

Vetëvlerësimi – është proces gjatë të cilit institucioni, shkolla, mësimdhënësi, nxënësi

mbledhin informacion për vetën e tyre dhe bëjnë gjykimin e vlerave të tyre. Këtë vlerësim

nxënësi e realizon duke krahasuar rezultatet e veta me rezultatet e nxënësve të tjerë, apo

duke zgjedhur teknika të ndryshme të vlerësimit. Nëpërmjet vetëvlerësimit nxënësit kanë

mundësi që në lidhje me qëllimet e caktuara të mësimit të vlerësojnë veten, arritëshmerinë e

tyre. Vetëvlerësimi i bazuar në kritere të drejta, krijon bazë për të motivuar, përmirësuar dhe

çmuar më tej arritjet në të nxënit e nxënësve.

Page 56: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

VLERESIMI I MBRENDSHEM

(VLERËSIMI NË KLASË)

Çka është vlerësimi i brendshëm?

Vlerësimi i brendshëm është një proces i mbledhjes sistematike, analizimit dhe interpretimit të

informatave duke përdor procedurat dhe teknikat e ndryshme të vlerësimit në klasë nga

mësimdhënësit dhe nxënësit, të cilët vlerësojnë punën dhe arritjen e rezultateve të tyre në

zotërimin e objektivave udhëzuese në klasë.

Vlerësimi brendshëm kryhet nga :

strukturat e vlerësimit,

mësimdhënësit,

nxënësit,

aktivet profesionale,

këshillat e krasëve dhe

nga strukturat drejtuese të shkollës. Vlerësimi i brendshëm kalon nëpër disa faza:

Përcaktohen qëllimet e vlerësimit;

Përzgjidhen llojet dhe modelet e vlerësimit;

Bëhet planifikimi dhe realizimi i veprimtarisë vlerësuese;

Mbahen shënime dhe analizohen ato;

Përgatitet raporti;

Prezantohen rezultatet e vlerësimit.

Qëllimi i vlerësimit të brendshëm është : Ngritja e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Qëllimi i vlerësimit të brendshëm arrihet përmes formave të ndryshme të vlerësimit si :

shkalla e arritëshmërisë e nx. (Testi i arritëshmërisë)

shkalla e ndërtimit shpirtëror e nx. (Vrojtimi, Vetraportimi)

përcaktimi i shkathtësive të domosdoshme (Tes. i gatishmërisë.)

shkalla e zotërimit të objektivave (Test i gatishmërisë, Vetraportimi. Vroj)

përcaktimi i përparimit të nx. në mësimnxënie (Testi I zotërimit)

përmisimi i mësimnxënies (Testi formativ)

përcaktimi i shkaqeve të vështirësive (Testi diagnostik)

notimin e nxënësve ( Testi i arritëshmërisë, Testi i kombinuar)

përshkrimi i manifestimit në ndonjë fushë lëndore (T. zotërimit)

përcaktimi i shkallës së arritshmërisë e një nx. në raport me rezultatin me të mirë në një

grup të njohur. ( Testi i bazuar në normë, Testi i përgjithshëm i përpiluar nga mësimdhënësi).

Vlerat e vlerësimit të brendshëm janë shumë dimensionale:

1. Vlerësimi duhet të jetë i vlefshëm – ai duhet të vlerësojë atë që dëshirojmë ta vlerësojmë.

2. Vlerësimi duhet të jetë i besueshëm – që vlerësuesit e ndryshëm dhe në kohë të

ndryshme duhet të jetë i qëndrueshëm (pra vlerësimi me të njëjtin standard).

Page 57: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

3. Vlerësimi duhet të jetë i barabartë – instrumentet e vlerësimit duhen të jenë të njëjtë dhe

proceset të jenë të drejta.

4. Vlerësimi duhet të jetë i pa anshëm – pra nuk duhet favorizuar individin apo grupin.

5. Vlerësimi duhet të bëhet në kohë të duhur.

Shtrohet pyetja : Cilat janë funksionet e vlerësimit të brendshëm? Përgjegjëja del se funksionet e

vlerësimit të brendshëm shërbejnë:

për monitorim, për planifikim, për përmirësim, për zhvillimin e veprimtarisë në proces, për

përgjegjësi, për përzgjedhje, për certifikim, për motivim, për mbështetje publike, për ushtrim

autoriteti etj. Një vlerësim i vetëm mund të përdoret më tepër se sa një funksion .

Vlerësimi i brendshëm në vete përfshin disa parime apo pikënisje themelore. Secili mësimdhënës

- vlerësues i brendshëm duhet t`i respektojë parimet themelore gjatë procesit të vlerësimit, si:

1. Përcaktimi i qëllimit dhe përparësitë në procesin e vlerësimit;

2. Përshkrimi i kujdesshëm i qëllimit të matjes;

3. Rezultatet e parashikuara të të nxënit;

4. Zgjedhja e matjeve të mundshme

5. Zgjedhja e teknikave të përshtatshme të vlerësimit në përputhje me karakteristikat që

duhen të maten: - Objektive; - Të sakta; - Të përshtatshme;

6. Zbatimi i teknikave të ndryshme të vlerësimit ( vrojtimin, testin objektiv,testin subjektiv,

testin ese, vetëvlerësimin, portofoli, pyetësorin etj.).

Llojet e vlerësimit që përdoren më së shumti në vlerësimin e brendshëm janë :

Vlerësimi diagnostikues: ka për qëllim që të përcaktojë shkaqet e qëndrueshme të problemeve në

mësimnxënie dhe formulimin e planit të veprimit për t`u ndihmuar nxënësve;

Vlerësimi formativ: ka për qëllim të kontrollojë përparimin e nxënies së nxënësve gjatë procesit

mësimor, pra kontrollon shkallën e zotërimit të objektivave udhëzuese;

Vlerësimi përmbledhës: ka për qëllim sigurimin e informatave mbi arritjen e objektivave

udhëzuese të lëndës në mbarim të nënkategorisë, kategorisë programore, në fund të semestrit

apo në fund të vitit, për të vendosur notë.

Si realizohet vlerësimi i brendshëm ?

Është i përditshëm dhe i vazhdueshëm ;

Me anë të kërkesave që bëhen në klasë;

Me anë të detyrave të shtëpisë;

Me anë të aktivizimit në klasë gjatë shtjellimit të materialit;

Me anë të aktivizimit të punës në grup;

Testeve kohëshkurtra – përvetësim i njësisë mësimore;

Kuize. Shoqërohet edhe me vënien e notave, etj.

Page 58: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Në çka duhet pasur kujdes gjatë procesit të vlerësimit të brendshëm ?

Humbja e përkohshme apo e pjesshme e objektivave të vlerësimit;

Pamjaftueshmëri e treguesve që përdoret për të bërë vlerësimin;

Duhet t`i kushtohet sa më shumë përvetësimit të koncepteve;

Nuk ka rëndësi riprodhimi i vërtetimeve dhe zbatimeve por kuptimi i thelbit të koncepteve

si model i punës së pavarur ( një % jo e madhe e kohës së mësimit);

Momente kur duhet të përdoret teksti shkollor;

Momente kur duhen të përdoren mjetet e punës;

Mos të ketë shumë riprodhim gojor të materialit të mësimit;

Mos të humbet kontakti nxënës – mësimëdhënës;

Mos ngarkimi tej mase me rregulla e formula;

TEKNIKAT DHE INSTRUMENTET E MATJES. TESTET

Ç’është testi ? Fjala „ test“ vjen prej fjalës latine „ testor, testari „ që do të thotë për të

„ dëshmuar“,për të argumentuar. Në gjuhën angleze fjala „ test „ merr kuptimin e përgjithshëm të

fjalës „ provë“ gjurmim në kushte të caktuara.

Procedura e vlerësimit përmes së cilës merren të dhëna për shkallën e nxënies së nxënësve

duke përdor lloje të ndryshme të testeve quhet testim. Testi përbëhet nga një sistem detyrash,

pyetjesh çështjesh të lidhura logjikisht ndërmjet tyre, të cilat kanë të bëjnë me një fushë të

caktuar dhe që duhen zgjidhur e në bazë të zgjidhjeve vlerësojmë për dukurinë e caktuar.

Pra,testi është një instrument ose mjet që përdoret për matjen e njohurive, aftësive, shkathtësive.

Llojet e testeve

Testet verbale - Testet verbale bazohen në gjuhën e shkruar ose të folur, ato përdoren për të

matur leximin, shkrimin të folurit.

Testet joverbale - Testet joverbale janë teste që nuk i kërkojnë personit që testohet të zgjedhë

probleme verbale. Janë teste të përpiluara me shembuj numerikë dhe vizatimorë,ato nuk masin

aftësitë e leximit, të shkrimit, të të folurit.

Testet objektive - është ai lloj testi i ndërtuar në një mënyrë të tillë që vlerësues të ndryshëm, të

cilët vlerësojnë në mënyrë të pavarur arrijnë në të njëjtin vlerësim për nivelin e paraqitur të

njohurive, të aftësive, të qëndrimeve duke u bazuar në një çelës përgjigjesh të sakta.

Testet subjektive - është testi që vlerësohet në bazë të gjykimit vetjak të vlerësuesit, sipas

kritereve të caktuara nga ai.

Testet e standardizuara - janë teste, përmbajtja e të cilave përzgjidhet dhe kontrollohet në

mënyrë empirike. Janë të caktuara normat, kanë të përcaktuara metoda të njëjta të administrimit,

të pikëzimit dhe të vlerësimit dhe mund të vlerësohen me një shkallë të lartë objektiviteti.

Page 59: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Testet e përgatitura nga mësuesi - janë teste të përgatitura nga mësuesi për përdorim në klasë.

Përdoren për disa qëllime:

Për të matur dhe vlerësuar përparimin e nxënësve në lidhje me objektivat specifike të

lëndës

Të motivuar të nxënit për çështje të përgjithshme dhe të veçanta

Për të siguruar një evidencë për anët e forta dhe të dobëta të individëve dhe të grupit për

punën në kapituj dhe tema të veçanta

Për të siguruar informacion për qëllime raportimi

Për të përmirësuar procesin e mësimdhënies dhe të procedurave e formave mësimore.

Testet e shpejtësisë – janë teste që përfshijnë kohen si faktor. Ato parashikohen të kryhen

brenda një kohe të përcaktuar. Kërkesat janë të shumta në numër dhe të lehta për tu zgjedhur.

Testet e fuqisë - masin fuqinë, janë teste me kufij kohorë të lirë dhe që i lejojnë çdo të testuar të

përpiqet që të përgjigjet për çdo kërkesë, por për shkak të vështërsisë jo cilido i testuar mund të

gjejë përgjigjen e saktë. Kërkesat zgjidhen të vështira dhe renditën sipas shkallës së vështërsisë.

Testet e njohurive – masin zotërimin e njohurive. Testi mund të dëshmojë se sa i testuari mund të

njehë konceptet, faktet, ngjarjet etj.

Testet e aftësive – masin aftësitë e të testuarve në nivele të ndryshme.

Testet e inteligjencës – janë instrumente që përdoren për të matur funksionet intelektuale, aftësitë

për të nxënë, aftësinë për t’u orientuar dhe për t’u përshtatur në një situatë të re.

Testet e personalitetit - janë të destinuara të mbledhin dhe të vlerësojnë informacionin për tipare

të personalitetit të individëve.

Teste diagnostikuese - synojnë të masin arritjet në një fushë të ngushtë ose nënfushëz, për të

përcaktuar dobësitë specifike të të testuarve me qëllim që të merren veprime ndihmëse. Të

evidentojë anët e forta dhe të dobëta të të testuarit.

Testet e bazuara në normë - kanë për qëllim të zbulojnë shkallën e përvetësimit të lëndës nga

nxënësit dhe bëjnë të mundur dallimin e aftësive nga një nxënës tek tjetri. Janë teste në të cilat

pikët krahasohen me mesataren e përparimit të të testuarve të tjerë.

Testet e bazuara në kriter – janë teste në të cilat pikët krahasohen me një standard të caktuar

Page 60: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

përparimi. Standardet mund të vihen në çdo lloj niveli dhe kanë për qëllim të përmirësojë punën e

nxënësve në të ardhmen.

Mësimdhënësi përdor këtë strategji:

1. Flet sa më pak

2. Nuk ka kërkesa të mëdha në orë të mësimit

3. Duhet bërë kërkesa të nivelit të lartë

4. Përgjigjet e nxënësve përsëriten sa më pak

5. Kërkesa sa më konkrete dhe zbatuese

Nxënësit:

1. Duhet të mësohen të japin përgjigje të sakta dhe të qarta

2. Pjesëmarrja sa më e madhe në shpjegim

3. Sa me më pak konfuzion

4. Sa me më shumë konfidencë

5. Sa më pak ndërhyrje

6. Ka më shumë bashkëveprim

7. Nxënësit fitojnë arritje të lartë

Vlerësimi i nxënësve në tabelë

Duhet pasur parasysh disa kërkesa, si :

1. Çështja që do të pyetet duhet të jetë e ndryshme nga ajo që nxënësit janë duke punuar

në klasë

2. Kërkohet që të mos harxhohet shumë ( 8-10 minuta)

3. Të paraqes interes për klasën, dëgjimi i përgjigjes

4. Të ketë kontrolla të ndryshme, elemente të materialit të ri, në trajtë të punës krijuese

5. Vlerësimi bëhet duke u përgjigjur gojarisht, nga tabela, duke shkruar në tabelë, apo duke

vazhduar punën edhe në vend

6. Vlerësimi bëhet në të gjykuarit e vet mësimdhënësit mbështetur në rezultatet e pritura

( objektivat e përgjithshme dhe specifike)

Vlerësimi i shkathtësive laboratorike apo puna praktike:

Element i rëndësishëm në zhvillimin e procesit të mësimdhënies në shumë lëndë janë

veprimtaria laboratorike, praktike dhe eksperimenteve

E rëndësishme të shfrytëzohen mundësitë reale dhe praktike që lejon mjedisi i të nxënit

Shumë veprimtari të disa lëndëve realizohen me anë të përvojave praktike, prandaj

theksi vihet mbi vrojtimet e lidhjeve shkak-efekt-dukuri

Vlerësimi i arritjeve sipas rezultateve të pritura

Page 61: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Nxënësit demonstrojnë arritjet e tyre në të mësuarit e lëndës, në përputhje me një sërë faktorësh

– pra në përputhje me mundësitë psikike dhe emocionale të tyre. Rezultatet e pritura zakonisht

paraqiten për tre nivele;

I. arritja minimale – kufiri i poshtëm i lejueshëm, realizohet me anë të kërkesave

standarde në klasë (deri 40%);

II. arritje mesatare – karakterizohen rezultatet drejt të cilave synohet që të përvetësohet

baza e lëndës së zhvilluar (deri 80%);

III. arritje e lartë – karakterizohet me kreativitet siguri dhe saktësi e zotërimit të

objektivave udhëzuese (mbi 80%);

Shembull:Tre nivelet e arritjeve për arsyetim matematikë zgjidhje problemore dhe

komunikim

Niveli I.

Zgjidh probleme :

me ndihmën e mësimdhënësit;

me një kufizim metodash;

me gabime apo me mangësi.

Përdor arsyetim matematik:

me ndihmën e mësimdhënësit;

me metoda që janë më të thjeshta;

me gabime apo me mangësi;

Komunikon njohuritë:

me ndihmën e mësimdhënësit;

paqartë dhe pasaktë;

duke përdorur rrallë terminologji të përshtatshme;

Niveli II

Zgjidh probleme me:

me ndihmë të kufizuar nga mësimdhënësi;

Page 62: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

me një numër jo të madh strategjish bazë;

me gabime apo me mangësi të pjesshme;

Përdor arsyetim matematik:

me ndihmë të kufizuar nga mësimdhënësi;

metoda të përshtatshme për zgjidhje;

me disa gabime apo me mangësi të vogla;

Komunikon njohuritë:

pa ndihmën e mësimdhënësit;

me një farë qartësie të saktë;

përdor herë pas herë terminologji të përshtatshme;

Niveli III

Zgjidh probleme :

në mënyrë të pavarur;

me një numër të madh strategjish dhe duke krijuar të reja;

zakonisht me saktësi.

Përdor arsyetim matematik:

në mënyrë të pavarur;

të përshtatshëm për zgjidhje, krijon zgjidhje edhe vetë;

pa gabime apo me mangësi.

Komunikon njohuritë:

në mënyrë të pavarur;

qartë dhe saktë;

duke përdorur terminologji dhe simbolikë të përshtatshme;

Dokumentet bazë të vlerësimit

Page 63: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Fillimisht reflektojnë pjesëmarrësit.

Sistemi i vlerësimit duhet të mbështetet në“ Udhëzim administrativ për vlerësimin e

shkallës së arritshmërisë së nxënësve” i lëshuar nga MASHT, në “Plani dhe

programi mësimor” për lëndë dhe klasë përkatëse. Sistemi i vlerësimit duhet të

mbështetet mbi një sasi të mjaftueshme të dhënash:

vlerësimi me notë për përgjigje;

vlerësimi i aktivizimit në vend;

vlerësimi i aktivizimit të punës në grupe;

vlerësimi me teste afatshkurtra;

vlerësimi në fund të nënkategorisë programore;

vlerësimi në fund të kategorisë programore;

vlerësimi në një periudhë kohore;

vlerësimi në gjysmëvjetor;

vlerësimi në fund të vitit mësimor, etj;

Vlerësimi me notë

Bëhet diskutim me pjesëmarrës.

Problemi kryesor ka qenë dhe në një të ardhme të afërt do të jetë, vendosja e

notës sepse është një gjykim mbi statusin dhe përparimin e nxënësit, në

intervale të ndryshme kohore;

Nota është paraqitja e rezultateve të arritjeve dhe përparimeve akademike të

nxënësit;

Nota ka për qëllim dëshminë e arritjeve të nxënësit , për orientim vetjak të tij,

informim të prindërve mbi të arriturat e fëmijëve të tyre dhe është orientim i

profilizimit;

Nota vendoset si rezultat i të arriturave e jo edhe i sjelljeve disiplinore;

Nxjerrja e notës përfundimtare

Se pari reflektojnë pjesëmarrësit se si veprojnë praktikisht.

Nota përfundimtare nxirret si rezultat i të gjitha të arriturave akademike që i arrin

nxënësi me të gjitha format e vlerësimit dhe instrumenteve matëse.

Disa studiues këshillojnë që nota mund të bazohet në raporte të tilla si:

vlerësimi me gojë ( 10 %);

vlerësimi me teste (50 %);

vlerësimi i punës në klasë ( 30 %);

vlerësimi i detyrave të shtëpisë ( 10 %) , etj.

Page 64: Qverisja dhe udhëheqja në arsim

Ndërsa një grup mësimdhënësish me përvojë këshillojnë se nota duhet të bazohet

në këtë raport:

vlerësimi me gojë ( 15 %);

vlerësimi me teste (60 %);

vlerësimi i punës në klasë ( 15 %);

vlerësimi i detyrave të shtëpisë ( 10 %) , etj.

Nota duhet të mbështetet në standarde të caktuara, në shumë burime dhe duhet të

regjistrohet formalisht në dokumente e caktuara.

Kompetencat kryesore të veprimtarisë së mësimdhënësit në fushën e vlerësimit:

Të hartojë politikën e vet të vlerësimit të nxënësve;

Të njohë instrumentet dhe teknikat e vlerësimit;

Të përzgjedhë dhe përdorë mjete dhe teknika të vlerësimit në përshtatje me

vendimet mësimore;

Të zbatojë procedurat e vendosjes së notave;

Të administrojë, të interpretojë dhe të raportojë përfundimet e vlerësimit para

nxënënësve, drejtuesve të arsimit, prindërve;

Të përdorë përfundimet e vlerësimit për marrjen e vendimeve mësimore në

lidhje me nxënësit dhe më mësimdhënien;

Të zhvillojë aftësitë e nxënësve për vetëvlerësim;

Të përmbushë përgjegjësitë etike dhe ligjore që lidhen me vlerësimin e

nxënësve.