fakulteti i inxhinierisë dhe arkitekturës fakulteti i ... umt.pdf · profesional në marketing...

of 36/36
Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT Fakulteti i Ekonomisë

Post on 24-Mar-2020

20 views

Category:

Documents

0 download

Embed Size (px)

TRANSCRIPT

  • Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës

    Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT

    Fakulteti i Ekonomisë

  • HIDHHAPINTËND!

  • 04

  • Me besimin se arsimi i lartë është një ndër mekanizmat thelbësorë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit, Universiteti Metropolitan Tirana jo pa qëllim është profilizuar në arkitekturë, inxhinieri dhe ekonomi, si tre sektorë strategjikë për arritjen e këtij objektivi.

    Programet akademike të Universitetit Metropolitan Tirana janë hartuar sipas ekspertizës më të mirë vendase dhe të huaj, duke pasur si indikator kryesor kërkesat e tregut të punës dhe trendet globale të zhvillimit. Universiteti është një mjedis dinamik që bën bashkë pedagogë, kërkues shkencorë, studentë dhe profesionistë të lirë, gjithmonë në proces evolimi dhe në kërkim të zgjidhjeve më eficente për sfidat shkencore dhe profesionale.

    Ne i bindemi paradigmës se universiteti duhet të jetë në shërbim të shoqërisë, ndaj UMT nuk përqëndrohet vetëm në ofertën akademike për të përgatitur profesionistët e rinj në sektorët me potencial të lartë për zhvillimin e vendit, por angazhohet në një spektër më të gjerë që fillon nga kurset e

    formimit të vazhduar, trajnimet periodike, revistat dhe konferencat shkencore, projektet kombëtare dhe ndërkombëtare, pa harruar edhe laboratorët e shumtë me pajisje bashkëkohore që u shërbejnë studentëve dhe kërkuesve shkencorë.

    Universiteti Metropolitan Tirana ka kaluar me sukses çdo proces akreditimi, si nga institucionet vendase ashtu edhe nga ato të huaja. Por prova më e mirë e cilësisë dhe e suksesit janë studentët tanë të diplomuar përgjatë viteve, të cilët kontribuojnë me ekspertizën e tyre në institucione prestigjioze, si edhe ata studentë të rinj që vendosin çdo vit të bëhen pjesë e projektit tonë ambicioz.

    Si themelues dhe President i Universitetit Metropolitan Tirana, ju ftoj që përmes bashkëpunimit me ne, të hidhni hapin tuaj cilësor drejt suksesit profesional dhe shkencor.

    Ing. Arjan ÇukajPresident i Universitetit Metropolitan Tirana

    WELCOME05

  • TIMELINE - DATA TËRËNDËSISHME

    Lincencohet me Vendim Nr. 357 të Këshillit të

    Ministrave, me statusin e Shkollës Private të

    Arsimit të Lartë “Universiteti Metropolitan Tirana”

    me Fakultetin e Shkencave të Aplikuara dhe

    Fakultetin e Ekonomisë duke nisur vitin akademik

    me programet bachelor.

    Nisin programet e nivelit Master të Shkencave në

    Inxhinieri Mekatronike, Inxhinieri Elektrike,

    Inxhinieri Elektronike dhe Inxhinieri Ndërtimi. Në

    muajin maj të vitit 2013, shtohen edhe programet

    Master të Shkencave në Menaxhim në Inxhinieri,

    Inxhinieri Telekomunikacioni, Inxhinieri

    Informatike dhe Ekonomik-MBA.

    Licencohet Kursi i Formimit të Vazhduar “Vlerësimi

    dhe Investimi i Pasurive të Paluajtshme”, i drejtuar

    nga britaniku David Allen.

    Krijohet qendra “Metroresearch”, ku pjesë e saj

    është “Metropolitan Incubator”, inkubatori i parë

    brenda një kampusi universitar në Shqipëri që

    angazhon studentët në fushën e sipërmarrjes dhe

    inovacionit.

    Licencohet programi i Integruar i Ciklit të Dytë në

    Arkitekturë me pesë profile studimi: Arkitekt,

    Arkitekt-Interier, Arkitekt-Inxhinier, Bio-Arkitekt

    dhe Artkitekt-Restaurues.

    Lincencohet kursi i formimit të vazhduar në

    “Auditimin e Energjisë”.

    Hapet programi i studimit me karakter

    profesional 2-vjeçar në Dizajn Grafik. Aktualisht

    përveç këtij programi, zhvillohen edhe programet

    profesionale në Topografi dhe GIS dhe Menaxhim

    në Hoteleri, Turizëm dhe Evente.

    Hapen për herë të parë programet e Masterit

    Profesional në Marketing Dixhital dhe në Banka

    dhe Sigurime.

    Bazuar në ligjin e ri për arsimin e lartë, UMT merr

    statusin e Universitetit “Metropolitan Tirana”, me

    tre fakultete, tetë departamente, një qendër

    kërkimore dhe njësi mbështetëse administrative.

    Universiteti Metropolitan Tirana akreditohet me

    vlerësimin “Ekselent” nga ASCAL dhe QAA.

    Me urdhër të MASR hapet fakulteti i tretë në UMT,

    Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT.

    Licencohen programet e para në anglisht, në

    Informatikë Ekonomike, Inxhinieri Elektrike me

    pesë profile dhe në Inxhinieri Software.

    06

  • 07

  • Jetë aktive studentore

    Mbi 90 aktivitete të organizuara nga Klubet

    Studentore në bashkëpunim me stafin akademik dhe

    atë administrativ të Universitetit Metropolitan Tirana,

    i japin ngjyra jetës studentore përtej leksioneve, duke

    krijuar një mjedis dinamik dhe social.

    Metropolitan Incubator

    Inkubatori i parë dhe i vetëm i krijuar brenda një

    universiteti, i cili zhvillon idetë më inovative të

    biznesit. Metropolitan Incubator ofron mbështetjen e

    tij për studentët që duan të bëhen pjesë e botës së

    sipërmarrjes, ku 85% e ideve të paraqitura

    inkubohen, 71% e tyre krijojnë një prototip dhe 28% e

    ideve që kanë krijuar prototip janë hedhur në treg.

    Mësimdhënie edhe në gjuhën angleze

    Falë stafit akademik ndërkombëtar, UMT ofron edhe

    mundësinë e studimeve në anglisht në shumë prej

    programeve të studimit, duke ofruar literaturën

    bashkëkohore për formimin e profesionistëve të rinj

    në fushat e Inxhinierisë, Arkitekturës dhe Ekonomisë.

    Çanta e Studentit

    Universiteti Metropolitan Tirana kujdeset që të gjithë

    studentët të kenë pajisjet dhe informacionin e

    nevojshëm për zhvillimin e suksesshëm të procesit

    akademik. Në momentin e regjistrimit, studentët

    pajisen me Çantën e Studentit ku përfshihet një

    Laptop, CD me leksionet didaktike, aksesi në

    sekretarinë online dhe web-mail, Karta e Studentit,

    Guida dhe Rregullore e Studentit.

    Përgjegjësia sociale

    Në fokus të Universitetit Metropolitan Tirana janë

    organizimet e aktiviteteve sociale dhe kulturore në

    mbështetje të sektorëve me rëndësi strategjike dhe

    shtresave të margjinalizuara. Gjithashtu, UMT ofron

    mbulim të kostove të studimit deri në 100% me anë

    të bursave sociale.

    PSE UNIVERSITETIMETROPOLITAN TIRANA?

    Universitet i fokusuar në Inxhinieri, Arkitekturë,

    Shkenca Kompjuterike dhe Ekonomi

    Me tre fakultete, përkatësisht Fakultetin e Inxhinierisë

    dhe Arkitekturës, Fakultetin e Shkencave

    Kompjuterike dhe IT dhe Fakultetin e Ekonomisë,

    Universiteti Metropolitan Tirana kujdeset të përgatisë

    profesionistët e rinj që jo vetëm kërkohen nga tregu i

    punës, por i shërbejnë edhe interesave strategjike në

    zhvillimin ekonomik dhe social të shoqërisë.

    Ekselencë akademike

    Universiteti Metropolitan Tirana është vlerësuar

    “Shkëlqyer”, duke marrë akreditimin institucional për

    pesë vite nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në

    Arsimin e Lartë dhe Agjencia Britanike e Akreditimit.

    Bursa studimi deri në 100%

    Universiteti Metropolitan Tirana mbështet ekselentët.

    Maturantët me rezultate të larta si edhe fituesit e

    olimpiadave kombëtare dhe ndërkombëtare mund të

    përfitojnë nga bursat e ekselencës, të cilat janë të

    vlefshme për të gjithë ciklin e studimeve.

    Mundësi shkëmbimi në universitetet partnere

    Falë bashkëpunimeve me mbi 15 universitete

    europiane, studentët e Universitetit Metropolitan

    Tirana mund të zhvillojnë një ose dy semestra

    akademikë jashtë vendit, në kuadër të programit

    Erasmus+.

    Laboratorë bashkëkohorë

    Një vëmendje e veçantë në Universitetin

    Metropolitan Tirana u kushtohet bashkërendimit të

    dijeve teorike me ato praktike, ku studentët e çdo

    programi kanë mundësinë të aftësohen në 11

    laboratorët e kompletuar me të gjitha pajisjet e

    nevojshme teknologjike. Veçanërisht studentët e

    Inxhinierisë së Ndërtimit, Inxhinierisë Software,

    Inxhinierisë Kompjuterike, Inxhinierisë Elektrike dhe

    Informatikës Ekonomike zhvillojnë shumë lëndë

    praktike në laboratorët përkatës.

    › ›

    08

  • PARTNERËTNDËRKOMBËTARË:

    Universiteti i Masaryk, Çeki

    ARCHIP University, Çeki

    Universiteti Politeknik i Barit, Itali

    Instituti Isla Gaia, Portugali

    Universiteti i Mesines, Itali

    Università Politecnica delle Marche, Itali

    University of Sannio, Itali

    Universiteti i Molise, Itali

    Universiteti i Lodz, Poloni

    Kolegji Universitar i Sipërmarrjes dheAdministrimit në Lublin, Poloni

    Universiteti Bielsko Biala, Poloni

    WSB Academy, Poloni

    Universiteti i Ekonomisë në Varna, Bullgari

    Universiteti Teknik i Rigës, Letoni

    Universiteti i Letonisë, Letoni

    Universiteti Alexandru Ioan Cuza i Iasit, Rumani

    Universiteti Andrei Saguna din Constanta, Rumani

    West University of Timișoara, Rumani

    Universiteti Politeknik në Timișoara, Rumani

    Universiteti i Granadas, Spanjë

    Universiteti i Seviljas, Spanjë

    1 11

    12

    13

    14

    15

    16

    17

    18

    19

    20

    21

    2

    3

    4

    5

    6

    7

    8

    9

    10

    1

    6 9

    13

    17 18

    19 20 21

    14

    15 16

    11 12

    7 8

    2 3 4 5

    09

    10

  • STUDENTË ERASMUS+

    Ata studentë që duan të kuptojnë si funksionon bota, nuk duhet të kënaqen duke ndenjur aty ku janë, por duhet ta eksplorojnë atë. Mënyrë më e mirë për të eksploruar botën gjatë periudhës së studimeve është Erasmus. – Edona Zeneli, ka studiuar një semestër në Universitetin e Lodz në Poloni.

    Është një mundësi e artë të jesh ndër të paktët studentë shqiptarë që bëhen pjesë e një eksperience të tillë ndërkombëtare. Falë përgatitjes së shkëlqyer akademike në UMT dhe mbështetjes së tyre në çdo hap, arrin të marrësh më të mirën e Erasmus+. Edukim i standardeve europiane, shkëmbim kulture me studentë nga e gjithë bota (udhëtime dhe shumë qejf), vlerën e të cilave e ndjen që në muajin e parë. Nëse do më duhej ta përmblidhja me pak �alë rrugëtimin që sapo kam nisur do ishte sigurisht ‘’life changing’’! – Ana Limani, ka studiuar një semestër në Universitetin e Bielsko-Biala, në Poloni.

    Erasmus është një eksperiencë shumë e mirë për të parë dhe për të kuptuar si është të jetosh në një vend të huaj. Është një mundësi e përkryer për të kuptuar kultura të reja dhe për t’u takuar me njerëz të etnive të ndryshme. Në këtë mënyrë bëhesh më mendje hapur dhe mëson shumë për mënyrën e jetesës të shumë njerëzve, prandaj i inkurajoj të gjithë studentët ta provojnë si eksperiencë. – Uendi Xhimo, ka studiuar një semestër në Universitetin e Lodz në Poloni.

    ““

    “+++

    ++

    ++

    ++

    +

    +

    +

    ++

    ++ ++

    ++ +

    Edona Zeneli

    Uendi Xhimo

    Ana Limani

    10

  • STUDENTË ERASMUS+

    “Kaq shumë kujtime të bukura dhe kaq shumë gjëra të reja kam mësuar sa nuk mjaftojnë �alët për ta përshkruar eksperiencën time në universiretin “Aldo Moro”. Shumë kultura, shumë gjuhë, shumë shokë, shumë gjëra të reja më ka ofruar ky mobilitet. Është një nga eksperiencat më të bukura të jetës që do të mbetet gjithë jetën në kujtimet e mia. Nëse doni të përjetoni një eksperiencë që do ta mbani mend gjithë jetën, ateherë provoni një program Erasmusi që ofrohet në UMT.” - Gustiana Çakrri, ka zhvilluar një semestër në Universitetin “Aldo Moro” të Barit në Itali.

    ++ ++

    ++ +

    Gustiana Çakrri

    “Mundësitë e studimit jashtë Shqipërisë janë të tilla që vijnë një herë në jetë. Në fillim stepesh për ta provuar, por kur e përjeton ekperiencën e kërkon ta kesh sërish. Erasmus + të jep mundësinë për t’u plotësuar jo vetëm nga ana profesionale, por dhe nga ana personale. Mua më ka shërbyer kjo përvojë për të kuptuar se si funksionon jeta jashtë kufinjve të vendit tim si dhe gjithashtu kuptova ritmin e punës dhe mënyrën e të vepruarit në profesionin tim. Një mundësie të dytë nuk do i thoja kurrë jo!” -Dejvis Nikollaj, ka studiuar një semestër në Universitetin e Kostancës në Rumani.

    “+ +++ + ++

    Dejvis Nikollaj

    11

  • Megi Kurti, studente e diplomuar në Informatikë Ekonomike në Universitetin Metropolitan Tirana, tashmë punon si Konsulente e Teknologjisë së Informacionit pranë “World Bank Treasury” në SHBA. Më herët ajo ka kryer disa mobilitete në Itali dhe në Kaliforni, duke treguar se diploma e UMT njihet në vendet e Bashkimit Europian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Zgjodha Universitetin Metropolitan Tirana pasi ofronte standarde të larta në mësimdhënie si edhe terrenin e duhur për t’u zhvilluar dhe promovuar në arenën ndërkombëtare falë programeve të ngjashme të studimeve në Europë dhe Amerikë. UMT ishte i vetmi universitet që mund të më ndihmonte të realizoja objektivat dhe ambiciet e mia” – Megi Kurti

    RASTE SUKSESI

    Admir Karapiti ka zhvilluar ciklin bachelor në Universitetin Metropolitan Tirana ku është diplomuar për Inxhinieri Kompjuterike ndërsa në ciklin master është diplomuar në Inxhinieri Telekomunikacioni. Menjëherë pas diplomimit ai u bë pjesë e stafit të UMT, si specialist i Teknologjisë së Informacionit.

    “Gjatë studimeve në UMT pata mundësinë të marr jo vetëm dije teorike, por mbi të gjitha aftësitë praktike falë orëve laboratorike. Zgjodha Universitetin Metropolitan Tirana pikërisht për faktin se është i profilizuar në shkencat kompjuterike dhe kam pasur fatin të zhvilloj leksionet jo vetëm me profesorët më të mirë vendas, por edhe me shumë pedagogë të huaj” – Admir Karapiti

    Ana Abdi, studente e diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi në UMT punon tashmë pranë Parlamentit Europian në Bruksel për politikat e zhvillimit.

    “Falë mbështetjes dhe mësimdhënies efektive në Universitetin Metropolitan Tirana, si edhe njohjes së universitetit në shumë vende të Europës, mu krijua mundësia të realizoj qëllimet e mia profesionale. Koha tregoi që zgjedhja që bëra ishte e duhura” – Ana Abdi

    12

  • EKSELENTËT E KANË VENDINNË METROPOLITAN

    KURSE FALAS PËR PËRGATITJEN E MATURANTËVE

    Universiteti Metropolitan Tirana vlerëson arritjet e çdo maturanti ekselent duke i ofruar bursë studimi të vlefshme përgjatë gjithë ciklit të studimit, duke përmbushur kriterin e notes mesatare. Bursat janë të ndara në tre kategori:

    Gjithashtu UMT ofron bursa për maturantët që kanë fituar olimpiada kombëtare apo ndërkombëtare si edhe bursa sociale për maturantët nga familje me të ardhura të kufizuara ekonomike.

    Universiteti Metropolitan Tirana organizon kurset përgatitore për provimet e Maturës Shtetërore, të cilat ofrohen falas për të gjithë të interesuarit. Kurset zhvillohen nga pedagogë të njohur dhe ekspertë të fushave përkatëse.

    Kurset zhvillohen në godinën Qendrore të Universitetit Metropolitan Tirana, në rrugën “Sotir Kolea”, Qyteti Studenti, Tiranë.

    Qëllimi i kurseve falas është përgatitja e maturantëve për provimet e Maturës Shtetërore, ku përgjatë javëve ata ushtrohen me tezat e viteve të kaluara, rifreskojnë njohuritë për secilën nga lëndët, zgjidhin ushtrime të ndryshme etj. Maturantët kanë mundësinë të ndjekin kurset e më shumë se një lënde njëkohësisht. Universiteti Metropolitan Tirana ofron kurse përgatitore falas në këto fusha:

    100% bursë për mesataren mbi 9.5

    75% bursë për mesataren mbi 9

    50% bursë për mesataren mbi 8.5

    Letërsi Matematikë Anglisht Informatikë Fizikë Ekonomi Arkitekturë

    13

  • PROGRAMET E STUDIMIT

    PROGRAMET BACHELOR

    ››

    ››

    FAKULTETI I INXHINIERISËDHE ARKITEKTURËS

    Bachelor në Inxhinieri NdërtimiDiplomë e Integruar e Nivelit të Dytë nëArkitekturë me profile: - Arkitekt - Arkitekt- Inxhinier - Arkitekt-Restaurues - Bio-Arkitekt - Arkitekt-InterierProgram Profesional në Topografi dhe GISProgram Profesional në Grafik Dizajn

    ››

    FAKULTETI I EKONOMISË

    Bachelor në Administrim Biznesi me profile: - Menaxhim - Sipërmarrje dhe Inovacion - MarketingBachelor në Financë me profile: - Financë Bankë - Financë Kontabilitet Bachelor në Informatikë EkonomikeProgram Profesional në Menaxhim nëTurizëm, Hoteleri dhe Evente

    EDHE ANGLISHT

    ›››

    FAKULTETI I SHKENCAVEKOMPJUTERIKE DHE IT

    Bachelor në Inxhinieri KompjuterikeBachelor në Inxhinieri SoftwareBachelor në Inxhinieri Elektrike me profile: - Elektronikë - Komunikim Dixhital - Kontroll Inxhinierik - Sisteme Fuqie - Makineri Elektrike

    EDHE ANGLISHT

    EDHE ANGLISHT

    EDHE ANGLISHT

    EDHE ANGLISHT

    EDHE ANGLISHT

    EDHE ANGLISHT

    14

  • ››››

    ››

    FAKULTETI I SHKENCAVEKOMPJUTERIKE DHE IT

    Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike

    Master i Shkencave në Data Analytics

    Master i Shkencave në Inxhinieri Elektrike

    Master i Shkencave nëInxhinieri Telekomunikacioni

    Master i Shkencave në Inxhinieri Mekatronike

    Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike

    ››

    ››

    FAKULTETI I EKONOMISË

    Master i Shkencave në Ekonomi MBA

    Master i Shkencave nëMenaxhim në Inxhinieri

    Master i Shkencave në Inxhinieri Financiaredhe Menaxhim Risku

    Master Profesional në Banka dhe Sigurime

    Master Profesional në Marketing Dixhital

    PROGRAMET E STUDIMIT

    PROGRAMET MASTER

    FAKULTETI I INXHINIERISËDHE ARKITEKTURËS

    Master i Shkencavenë Inxhinieri Ndërtimi

    Pro�li Inxhinieri Strukturash

    Master i Shkencavenë Inxhinieri Ndërtimi

    Pro�li Inxhinieri Infrastrukturë Transporti

    15

  • I ndërgjegjshëm për rolin e tij, Universiteti Metropolitan Tirana kontribuon në përgjegjësinë sociale përmes bursave sociale dhe projekteve zhvillimore me impakt publik. Duke mbështetur përmes bursave studentët ekselentë por me mundësi të kufizuara ekonomike, Universiteti Metropolitan Tirana kontribuon në përgatitjen e profesionistëve të rinj në fushën e inxhinierisë, arkitekturës dhe ekonomisë me bindjen se përbëjnë një vlerë të shtuar për shoqërinë shqiptare.

    PËRGJEGJËSIA SOCIALE

    Rikonstruktimi i plotë i Shërbimit Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

    Rikonstruktim i shtëpive të familjeve në nevojë në bashkëpunim me emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.

    Ekspertizë e pedagogëve dhe studentëve tëInxhinierisë së Ndërtimit në terren pas tërmetevetë 21 shtatorit dhe 26 nëntorit.

    Panairi i studentëve “Ne dhurojmë për ju” ku të ardhurat e mbledhura kanë shkuar në ndihmë të fëmijëve që nuk dëgjojnë dhe nuk �asin.

    Dhurata dhe aktivitete argëtuese për fëmijët e qendrëssë autizmit “Fluturo për jetën” në Elbasan merastin e 1 qershorit.

    “Bake sale” ku të ardhurat e mbledhura nga shitja e ëmbëlsir-ave u përdorën për të blerë dhurata për fëmijët e shoqatës “Down Syndrome Albania”.

    Bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës në fushatën për mbjelljen e pemëve në kryeqytet.

    Realizimi i “Sixhade” në sheshin “Nënë Tereza”.

    Realizimi i këndit të lojërave për fëmijët në Milot.

    16

  • 17

  • KURSET E FORMIMITTË VAZHDUAR

    Kurset e formimit të vazhduar synojnë të përcjellin një filozofi të mësuari që është e ndryshme nga ajo

    tradicionale, por ecën përkrah saj nën objektivin e zhvillimit personal të individëve dhe sektorëve të

    ndryshëm të shoqërisë.

    Zhvillimi i kurseve të formimit të vazhduar është mishërim i objektivave dhe vizionit të vetë Universitetit

    Metropolitan Tirana në përputhje edhe me programet e studimit. UMT duke ndjekur zhvillimet dhe nevojat e

    tregut, përgatit ekspertë të licensuar për aktivitete të veçanta si në Vlerësimin dhe Invenstimin në Pasuritë e

    Paluajtshme apo Auditimin e Energjisë.

    Këto kurse zhvillohen periodikisht në Universitetin Metropolitan Tirana dhe janë të licensuar nga Ministria e

    Arsimit, Rinisë dhe Sporteve. Profesionistët që ndjekin kurset e formimit të vazhduar përditësohen me të rejat më

    të fundit nga fushat përkatëse përmes leksioneve me ekspertë vendas dhe të huaj, si edhe fitojnë të drejtën për

    të zhvilluar aktivitetin e tyre në fushat përkatëse.

    18

  • Kursi i Auditimittë Energjisë

    Kursi i Auditimit të Energjisë ofron mundësinë për

    inxhinierët dhe arkitektët për t’u pajisur me një

    çertifikatë për auditimin dhe matjen e Performancës së

    Energjisë në ndërtesa, transport ose industri, duke marrë

    titullin “Auditues energjie”.

    Kursi jep bazat metodologjike për kryerjen e auditimeve

    përkatëse bazuar në legjislacion dhe standardet

    bashkëkohore për performancën e energjisë së

    ndërtesave. Ky kurs është i fokusuar në bazat e auditimit

    në energji, ndërsa pjesëmarrësit sipas interesave të tyre

    mund të specializohen në auditimin energjitik në

    ndërtesa, auditimin energjitik në procese energjitike apo

    auditimin energjitik në transport.

    Drejtor Didaktik i këtij kursi është Dr. Klaus Vogstad,

    themelues dhe drejtues i disa kompanive në Norvegji

    dhe jo vetëm, të cilat operojnë në sektorin e eficencës

    energjetike.

    Klaus Vogstad, mban titullin Doktor Shkencash dhe është

    pjesë e stafit akademik në “Norwegian University of

    Science and Technology” si dhe njëkohësisht pjesë e

    stafit akademik pranë “Universiteti Metropolitan Tirana”

    prej vitit 2017.

    Kursin e Auditimit të Energjisë mund ta ndjekin të

    diplomuarit në bachelor në programet Inxhinieri

    Mekanike, Inxhinieri Elektrike, Inxhinieri Ndërtimi,

    Inxhinieri Mjedisi, Urbanistikë dhe Arkitekturë. Kursi

    zhvillohet përgjatë 7 javëve, ndërsa leksionet zhvillohen

    ditën e enjte dhe të premte në orën 16:00-20:00 dhe

    ditën e shtunë në orën 09:00-13:00.

    Kursi i Vlerësimit dhe Investimit në Pasuritë e

    Paluajtshme (KVIPP) synon të formojë profesionalisht

    studentët duke i aftësuar në vlerësimin shkencor dhe

    praktik të pasurive të paluajtshme. Gjithashtu, në

    përfundim të këtij kursi ata do të jenë në gjendje të

    zhvillojnë edhe parashikime për vlerën e pritshme të

    pasurive të paluajtshme si pasojë e një investimi.

    Drejtues Didaktik i kursit është britaniku David Allen, një

    figurë e njohur në rang ndërkombëtar në fushën e

    Pasurive të Paluajtshme, anëtar i shoqatës së njohur të

    vlerësuesve “RICS”, i cili çdo vit sjell risitë më të fundit në

    këtë fushë.

    Studentët që kanë ndjekur këtë kurs ndër vite në

    Universitetin Metropolitan Tirana kanë mundur të

    licensohen si vlerësues të pasurive të paluajtshme duke

    punuar si profesionistë të lirë, specialist në zyrat e

    shoqërive imobiliare, në bankat e nivelit të dytë, në

    shoqëritë e sigurimeve apo të ndërtimit, në zyrat publike

    dhe të urbanistikës etj.

    Kursin mund ta ndjekin të diplomuarit në ciklin bachelor

    dhe master në programet e Inxhinierisë, Arkitekturës,

    Ekonomisë dhe Drejtësisë, ndërsa personat që do të

    aplikojnë për licencë duhet të kenë përfunduar studimet

    master në Inxhinieri, Arkitekturë dhe Ekonomi.

    Kursi zhvillohet përgjatë 20 javëve, ndërsa leksionet

    zhvillohen ditën e enjte dhe të premte në orën

    16:00-20:00 dhe ditën e shtunë në orën 09:00-13:00.

    KURSET E FORMIMITTË VAZHDUAR

    Kursi i Vlerësimit dheInvestimit në Pasuritë

    e Paluajtshme

    19

  • AKTIVITETE DHEEVENTE TË NDRYSHME

    Start-Up City

    Start-Up City është qyteti të cilin mund ta zotërojë

    çdo student që ka një ide inovative në fushën e

    sipërmarrjes. Start-Up City tashmë është një event i

    përvitshëm i organizuar nga studentët e Universitetit

    Metropolitan Tirana, ku përgjatë tre ditëve të rinjtë

    me ide inovative biznesi trajnohen për krijimin e

    planit të biznesit, marrin njohuri mbi sipërmarrjen, për

    rëndësinë e markës si edhe ushtrohen të realizojnë në

    mënyrë cilësore prezantimin e idesë së tyre përpara

    jurisë, e cila përbëhet nga figura të njohura të

    biznesit dhe të botës akademike në Shqipëri. Idetë

    më të mira mbështeten financiarisht dhe zhvillohen

    në “Metropolitan Incubator”, inkubatori i parë brenda

    një kampusi universitar.

    Konferenca studentore

    Konferenca Studentore është një aktivitet i

    përvitshëm i krijuar për t’u dhënë hapësirë studentëve

    që të bëhen pjesë e kërkimit shkencor. Kjo konferencë

    organizohet nga Universiteti Metropolitan Tirana në

    bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë të

    Universitetit të Tiranës dhe mund të marrë pjesë çdo

    student, pavarësisht universitetit ku studion, i cili sjell

    një punim në fushat dhe tematikat e përzgjedhura

    çdo vit. Gjithëkush është i lirë të aplikojë me një

    punim individual ose në grup.

    Pas fazës së parë të aplikimit, ku vlerësohet abstrakti,

    tematika dhe metodologjia e ndjekur, studentët

    kalojnë në fazën e dytë ku monitorohen nga një

    akademik i cili i ndihmon në sjelljen e punimit në

    formën e duhur shkencore dhe akademike. Nga të

    gjitha grupet pjesëmarrëse përzgjidhen tre fitues, ku

    secilit i akordohet një çmim monetar ose jo, në varësi

    të thirrjes së publikuar çdo vit.

    20

  • Open Days

    Të gjithë maturantët të cilët duan të njihen me

    programet e studimit, të shohin ambientet,

    laboratorët dhe mjediset e tjera rekreative të

    Universitetit Metropolitan Tirana, kanë mundësi të

    vijnë gjatë “Open Days” në UMT.

    Akademikët e Fakultetit të Inxhinierisë dhe

    Arkitekturës, të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike

    dhe IT dhe të Fakultetit të Ekonomisë vihen në

    dispozicion të nxënësve për t’i orientuar drejt

    programit që u përshtatet më së miri, duke i

    prezantuar lëndët dhe mundësitë e karrierës pas

    studimeve universitare.

    Panairi i Karrierës

    Panairi i Karrierës është kontakti i parë që studentët

    krijojnë me tregun e punës. Çdo vit, në ambientet e

    Universitetit Metropolitan Tirana ftohen mbi 40

    kompani prestigjoze në fushën e inxhinierisë dhe

    arkitekturës, shkencave kompjuterike dhe ekonomisë,

    duke u krijuar mundësi reale punësimi studentëve. Për

    këtë event, studentët asistohen nga specialistët e

    Këshillimit të Karrierës dhe stafi akademik i

    Universitetit Metropolitan Tirana për të kryer një

    aplikim sa më të suksesshëm për të siguruar praktika

    apo punësim të përhershëm në kompanitë që janë

    pjesë e Panairit të Karrierës.

    AKTIVITETE DHEEVENTE TË NDRYSHME

    21

  • I ndërgjegjshëm për rolin e tij, Universiteti Metropolitan Tirana kontribuon në përgjegjësinë sociale përmes bursave sociale dhe projekteve zhvillimore me impakt publik. Duke mbështetur përmes bursave studentët ekselentë por me mundësi të kufizuara ekonomike, Universiteti Metropolitan Tirana kontribuon në përgatitjen e profesionistëve të rinj në fushën e inxhinierisë, arkitekturës dhe ekonomisë me bindjen se përbëjnë një vlerë të shtuar për shoqërinë shqiptare.

    Profesor Karapici është themelues dhe drejtuesi i parë i Katedrës së Automatikës në vitin 1985. Në vitet 1989-1991

    ushtroi detyrën e Dekanit të Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike në Universitetin eTiranës, ndërsa në vitet

    1991-1995 mbajti detyrën e Rektorit të Universitetit Politeknik të Tiranës.

    Gjatë kësaj periudhe, profesor Karapici ishte edhe Kryetar i Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Shqiptare,

    anëtar i Konferencës së Rektorëve Europianë (CRE) dhe anëtar i Konferencës së Rektorëve të Universiteteve të

    Mesdheut (CUM). Në vitin 2003 u rizgjodh Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike në Universitetin Politeknik.

    Këtë detyrë e mbajti deri në vitin 2005, kur u zgjodh Deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Nga viti 2005 deri në vitin

    2009 ka qenë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë dhe nënkryetar i Komisionit për Edukimin dhe Median.

    Prof. Dr. Gëzim Karapici është autor dhe bashkëautor i shumë teksteve universitare dhe dhjetëra artikujsh e

    referatesh shkencore në fushën e automatikës dhe elektronikës. Ka një kontribut të vyer në reformimin e sistemit

    universitar shqiptar në përputhje me parimet e Kartës së Bolonjës.

    Prof. Dr. Gëzim Karapici ka

    përfunduar studimet për

    Inxhinieri Elektrike në vitin

    1967, ndërsa katër vite më

    vonë nisi karrierën

    akademike në Katedrën e

    Centraleve Elektrike në

    Fakultetin eInxhinierisë. Në

    vitet 1979-1982 ka kryer

    studimet pasuniversitare në

    Milano në fushën e

    automatikës dhe sistemeve

    elektronergjetike.

    STAFI AKADEMIK

    Prof. Dr. Gëzim KarapiciRektor i UniversitetitMetropolitan Tirana

    22

  • Prof. Dr. Nikolla Civici ka përfunduar studimet për

    Fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe më

    pas ka kryer specializim në Kimi Analitike. Në vitin

    1997 ka marrë gradën “Doktor i Shkencave”, ndërsa në

    vitin 2001 titullin “Profesor” nga Universiteti i Tiranës.

    Prof. Dr. Civici ka një eksperiencë të gjerë pune në

    institute të ndryshme, si përgjegjës në Laboratorin e

    Gazit në Sektorin Shkencor të Përpunimit të Naftës,

    fizikan në Departamentin e Radiometrisë, Përgjegjës

    i Departamentit të Metodave Analitike

    Instrumentale, Drejtor i Institutit të Fizikës

    Bërthamore të Zbatuar etj.

    Gjithashtu, profesor Civici ka pasur një angazhim të

    vazhdueshëm në botën akademike, në Fakultetin e

    Mjekësisë dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës në

    Universitetin e Tiranës.

    Ka kryer një sërë trajnimesh jashtë vendit në fushën e

    fizikës bërthamore, të floureshencës, rrezeve X dhe

    sistemeve portabël XRF si në Austri, Belgjikë, Angli,

    Gjermani, Itali, Greqi etj. Është autor i disa teksteve

    akademike, i 48 artikujve shkencorë, i 60 botimeve

    proceedings dhe 38 referimesh dhe afishimesh në

    konferenca të ndryshme shkencore.

    STAFI AKADEMIK

    Prof. Dr. Nikolla Civici Zv. Rektor i UniversitetitMetropolitan Tirana

    Prof. Asoc. Dr. Hasan Jaho është diplomuar në

    Inxhinieri Ndërtimi në Universitetin e Tiranës, me

    specialitet ndërtimet civile dhe industriale. Ai është

    “Doktor Shkencash” prej vitit 1985 dhe “Profesor i

    Asociuar” prej vitit 1999.

    Për më shumë se dy dekada ka qenë pjesë e Katedrës

    së Gjeometrisë në Universitetin e Tiranës.

    Në vazhdim ka qenë Zëvendës Dekan dhe më pas

    Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në

    Universitetin e Tiranës, Dekan i Fakultetit të

    Inxhinierisë dhe Arkitekturës në “Albanian University”

    dhe më pas Zv. Rektor në Universitetin “Metropolitan

    Tirana”.

    Prof. Asoc. Dr. Hasan Jaho ka drejtuar dhe ka marrë

    pjesë në zhvillimin e shumë projekteve me rëndësi

    strategjike për vendin, si hapja dhe ndërtimi i rrugëve

    Hani i Hotit – Vermosh, Bajram Curri – Valbonë,

    Bajram Curri – Fierzë, hapja e rrugëve të brendshme

    në hidrocentralin e Fierzës, hapja e rrugës Elbasan

    Shpat etj.

    Është autor dhe bashkëautor i disa teksteve

    akademike në fushën e gjeometrisë deskriptive dhe

    vizatimit teknik, si edhe ka hartuar kurrikulat e

    programeve të ndryshme akademike në Fakultetin e

    Inxhinierisë dhe Arkitekturës.

    Prof. Asoc. Dr. Hasan Jaho Zv. Rektor i UniversitetitMetropolitan Tirana

    23

  • Profesor Özcan Asilkan është diplomuar në Inxhinieri

    Kompjuterike, fushë në të cilën ka zhvilluar aktivitetin

    e tij profesional dhe akademik. Prej më shumë se 20

    vitesh, Prof. Dr. Özcan Asilkan është pjesë e botës

    akademike përmes angazhimit në shumë institucione

    në Turqi, Qipron Veriore, Gjermani dhe Shqipëri. Si

    ekspert i shkencave kompjuterike, ai ka punuar si

    Analist Sistemi, Administrator Databaze dhe Zhvillues

    Aplikacionesh në shumë projekte, duke përfshirë

    Prof. Dr. Özcan Asilkan Dekan i Fakultetit tëShkencave Kompjuterikedhe IT

    STAFI AKADEMIK

    implementimin e sistemeve CRM dhe ERP në

    kompanitë e prodhimit dhe në resortet turistike.

    Gjithashtu është konsulent pranë disa kompanive të

    zhvillimit të programeve kompjuterike. Si akademik,

    profesor Asilkan ka themeluar dhe ka drejtuar

    departamentet e Inxhinierisë Kompjuterike dhe

    Menaxhimit të Sistemeve të Informacionit në disa

    universitete. Fusha e ekspertizës së tij përfshin

    statistikën, inteligjencën artificiale, MIS, XML,

    programimin, algoritmikën etj. Ai është autor dhe

    bashkëautor i mbi 50 punimeve shkencore të botuara

    në revistat ndërkombëtare.

    I lindur në vitin 1950 në Shkodër, Prof. Dr. Ahmet Ceni

    ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë në

    Universitetin e Tiranës në vitin 1977. Nga viti 1982 ka

    punuar në Fakultetin e Ekonomisë si pedagog dhe

    Përgjegjës i Departamentit të Organizimit të Punës.

    Në vitet 1992-1995 ka mbajtur detyrën e Përgjegjësit

    të Departamentit të Menaxhimit.

    Në vitin 1998 deri në vitin 2000 ka mbajtur postin e

    Zëvendësministrit të Transportit dhe nga viti 2001 deri

    në vitin 2005 atë të Zëvendësministrit të Punës dhe

    Çështjeve Sociale. Prej vitit 2019, mban detyrën e

    Dekanit të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin

    Metropolitan Tirana. Me një karrierë të gjatë

    akademike, ka shkruar mbi njëqind artikuj dhe punime

    me karakter shkencor dhe aplikativ kryesisht në fushën

    e tregut të punës, të punësimit, të organizimit dhe të

    menaxhimit. Është autor i tre teksteve mësimore që

    zhvillohen në nivelin Bachelor dhe Master si dhe autor

    i leksioneve të ciklit të tretë në lëndët “Menaxhimi i

    shpërblimit dhe i performancës”.

    Prof. Dr. Ahmet CeniDekan i Fakultetittë Ekonomisë

    Prof. Asoc. Dr. Emre Çeçen është diplomuar për Inxhinieri

    Ndërtimi në Universitetin Teknik të Stambollit. Ai ka

    përfunduar doktoraturën po në këtë universitet në

    vitin 2007, ndërsa ka marrë pjesë në shumë projekte

    infrastrukturore në qytetin e Stambollit. Emre Çeçen

    ka një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie, fillimisht

    në “Istanbul Kültür University” . Më pas, ai ka mbajtur

    detyrën e Përgjegjësit të Departamentit të

    Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin

    “Metropolitan Tirana”, ndërsa aktualisht është Dekan i

    Fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës. Prof. Asoc.

    Dr. Emre Çeçen është i specializuar në inxhinierinë

    gjeoteknike dhe është autor i shumë studimeve

    shkencore në lidhje me aplikimet e analizave

    numerike në mekanikën e tokës, inxhinierinë

    gjeotektike, cilësinë e dherave, themelet, stabilitetin e

    pjerrësisë, lëvizjet e induktuara të tokës etj.

    Prof. Asoc. Dr. Emre Çeçen Dekan i Fakultetit tëInxhinierisë dhe Arkitekturës

    24

  • Msc. Fatjon SaliuFakulteti i Inxhinierisëdhe Arkitekturës

    Msc. Bashkim ZahajFakulteti i Inxhinierisëdhe Arkitekturës

    Msc. Nicola GhilardiFakulteti i Inxhinierisëdhe Arkitekturës

    Msc. Fatlinda StrugaFakulteti i Inxhinierisëdhe Arkitekturës

    Msc. Anxhela LamaFakulteti i Inxhinierisëdhe Arkitekturës

    Dr. Nikolla NikaFakulteti i Inxhinierisëdhe Arkitekturës

    STAFI AKADEMIK

    Msc. Diana BardhiFakulteti i Inxhinierisëdhe Arkitekturës

    25

    Dr. Ernest ShtepaniFakulteti i Inxhinierisëdhe Arkitekturës

    Prof. Asoc. Dr. Islam BrajaFakulteti i Ekonomisë

    Prof. Dr. Edmond PanaritiFakulteti i Ekonomisë

  • Msc. Kledia TiranaFakulteti i Ekonomisë

    Msc. Elona ÇeraFakulteti i Ekonomisë

    Dr. Ardit BidoFakulteti i Ekonomisë

    STAFI AKADEMIK

    Dr. Erida ElmaziFakulteti i Ekonomisë

    Dr. Albina HysajFakulteti i Ekonomisë

    Dr. Sotiris KaragiannisFakulteti i Ekonomisë

    26

    Dr. Pjetër NdrecaFakulteti i Ekonomisë

    Dr. Roland Subashi Fakulteti i Ekonomisë

    Dr. Dritan OsmaniFakulteti i Ekonomisë

    Msc. Almarin FrakulliFakulteti i Ekonomisë

  • Msc. Alba Haveriku Fakulteti i ShkencaveKompjuterike dhe IT

    Msc. Damian LaskaFakulteti i ShkencaveKompjuterike dhe IT

    STAFI AKADEMIK

    Dr. Mustafa ŞimşekFakulteti i ShkencaveKompjuterike dhe IT

    Prof. Dr. Jakup AgalliFakulteti i ShkencaveKompjuterike dhe IT

    Prof. Asoc. Dr. Ali UzerFakulteti i ShkencaveKompjuterike dhe IT

    Dr. Elton DomnoriFakulteti i ShkencaveKompjuterike dhe IT

    Msc. Edlira CaniFakulteti i ShkencaveKompjuterike dhe IT

    Dr. Sonila DaiuFakulteti i ShkencaveKompjuterike dhe IT

    27

    Msc. Xhensilda AllkajFakulteti i ShkencaveKompjuterike dhe IT

    Msc. Erjon UkaFakulteti i Ekonomisë

  • 28

  • ORGANIGRAMA

    ASAMBLEJAE ORTAKEVE

    ZYRA E MARREDHENIEVEME PUBLIKUN DHE

    MARKETINGUN

    ZYRA EMARDHENIEVE

    ME JASHTE

    SENATIAKADEMIK

    KOMISIONE TEPERHERESHME

    KESHILLI IETIKES

    ZV. REKTOR

    DEPARTAMENTI IINXHINIERISE

    KOMPJUTERIKE

    DEPARTAMENTI IINXHINIERISE ELEKTRIKE

    DHE ELEKTRONIKE

    QENDRA KERKIMORESHKENCORE

    BORDI IADMINISTRIMIT

    ADMINISTRATORI FAKULTETEVE

    ADMINISTRATOR

    SEKRETARIAMËSIMORE

    DREJTORIA EFINANCAVE

    DHE SHERBIMEVEMBESHTETESE

    ZYRA JURIDIKE FINANCA

    BURIMETNJERËZORE

    ARKIVA DHEPROTOKOLLI

    ZYRA EINFORMACIONIT

    SHËRBIMETMBËSHTETËSE

    BIBLIOTEKA

    IT

    FAKULTETI I SHKENCAVEKOMPJUTERIKE

    DEPARTAMENTI IINXHINIERISE SE

    NDERTIMIT

    DEPARTAMENTI IARKITEKTURES

    DHE URBANISTIKES

    DEPARTAMENTI ISHKENCAVE TE NATYRES

    FAKULTETI IINXHINIERISE DHE

    ARKITEKTURES

    DEPARTAMENTI ISHKENCAVE

    ADMINISTRATIVE

    DEPARTAMENTIFINANCE-BANKE

    DEPARTAMENTI IINFORMATIKES

    EKONOMIKE

    FAKULTETI IEKONOMISE

    REKTORATI

    REKTORI

    DREJTORIA E KOMUNIKIMITDHE MARDHENIEVE

    ME JASHTE

    NJESIA E BRENDSHMEE SIGURIMIT TE CILESISE

    KOMISIONETE POSACME

    ZYRA E HARTIMITDHE MENAXHIMIT

    TE PROJEKTEVE

    ZYRA E KESHILLIMITTE KARRIERES DHE

    ALUMNI

    29

  • INCUBATOR

    Qendra Metroresearch

    Qendra Metroresearch, e themeluar në vitin 2015, ka si qëllim të përfshihet në mënyrë aktive në fushën e

    politikave publike duke promovuar zhvillimin ekonomik dhe social, si dhe politikat publike të edukimit në nivel

    kombëtar. Qendra Metroresearch është pjesë integrale e aktivitetit shkencor dhe akademik të Universitetit

    Metropolitan Tirana duke kontribuar në kapacitetet profesionale dhe akademike të universitetit si edhe

    prezanton standarde të aplikueshme kryesisht në fushën e edukimit, menaxhimit, lidershipit, ndërtimit,

    teknologjisë së informacionit, zhvillimit të qendrueshëm etj. Pjesë e Qendrës Metroresearch është Qendra

    Gjeo-Hapësinore Metropolitan dhe Metropolitan Incubator.

    Metropolitan Incubator

    Në Metropolitan Incubator studentët dhe të rinjtë e

    talentuar kanë mundësinë të krijojnë një Start-Up

    dhe t’i finalizojnë idetë me një produkt përfundimtar,

    i cili mund të jetë një produkt softuerik ose dhe në

    fusha të tjera si ndërtim, ekonomi, shkencë etj.

    Në bashkëpunim me Qendrën Metroresearch dhe

    Universitetin Metropolitan Tirana, Metropolitan

    Incubator ofron mbështetje teknike dhe këshillim

    akademik për studentët që dëshirojnë të finalizojnë

    idetë e tyre. Metropolitan Incubator është inkubatori

    i parë “On Campus” në rrethin e universiteteve dhe

    organizatave shqiptare.

    Aksesi në inkubator i jepet studentëve më të

    talentuar me ide inovative. Kjo e bën inkubatorin një

    urë lidhëse mes kompanive vendase dhe të huaja si

    edhe institucioneve të tjera, duke përfshirë

    Universitetin Metropolitan Tirana me studentët,

    stafin akademik, stafin administrativ etj.

    Kjo qendër inovacioni ka si qëllim parësor të sajin të

    jetë forca lëvizëse në komercializimin e ideve të

    sipërmarrësve të rinj në mënyrë që të respektohen

    mundësitë e barabarta dhe të stimulohen projektet

    orgjinale dhe inovative.

    30

  • MJEDISET E UNIVERSITETITMETROPOLITAN TIRANA

    Laboratori iMaterialevetë Ndërtimit

    Laboratori iShkencavetë Natyrës

    Laboratori iGjeoteknikës

    Laboratori iInformatikës

    LaboratoriMultifunksional

    Laboratori izhvillimitsoftware

    Laboratori iSimulimeveKompjuterike

    Laboratori iautomatizimitdhe FPGA

    Laboratori isistemeve tëshpërndarjessë energjisëdhe pajisjeveelektronike

    Laboratori ikomunikimitdhe procesimittë sinjaleve

    Laboratori imatjeveelektrike dheelektronike

    31

  • PYETJE TE SHPESHTA

    A është i akredituar Universiteti Metropolitan Tirana?

    Universiteti Metropolitan Tirana është vlerësuar

    “Shkëlqyer” nga Agjencia Britanike e Akreditimit(QAA)

    për pesë vite, duke dhënë garanci për çdo student se

    diploma njihet brenda dhe jashtë vendit.Universiteti

    Metropolitan Tirana ka tre fakultete, duke ofruar

    Programe Studimi Profesionale, Programe Bachelor,

    Master Profesional dhe Master të Shkencave.

    Cilat janë kriteret për t’u regjistruar në UMT?

    Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët

    duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetërore ose një

    cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan

    të ndjekin një nga programet bachelor duhet të

    plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me

    VKM, e cila aktualisht është 6,5. Aplikimet kryhen

    vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i

    interesuar për të ndjekur studimet pranë UMT duhet

    të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një

    nga 10 preferencat e tij në këtë portal gjatë fazave të

    aplikimit. Maturantët që nuk përmbushin kriterin e

    notës mesatare, mund të regjistrohen në një nga

    programet profesionale.

    Ka mundësi për bursa?

    Universiteti Metropolitan Tirana vlerëson arritjet e

    çdo maturanti ekselent duke i ofruar bursë studimi të

    vlefshme përgjatë gjithë ciklit të studimit, duke

    përmbushur kriterin e notes mesatare. Bursat e

    ekselencës mund të jenë 50%, 75% dhe 100%.

    Gjithashtu UMT ofron edhe bursat sociale për

    maturantët nga familje me të ardhura të kufizuara

    ekonomike.

    Kush mund t’i përfitojë bursat Erasmus+?

    Çdo semestër, Universiteti Metropolitan Tirana vë në

    dispozicion të studentëve të tij një sasi bursash

    Erasmus+. Nga këto bursa mund të përfitojnë

    studentët e ciklit bachelor dhe master, të cilët mund

    të kryejnë një ose dy semestra akademikë në një prej

    universiteteve partnere. Të gjitha kostot janë të

    mbuluara nga programi Erasmus+.

    A ka mundësi studimi në anglisht?

    Universiteti Metropolitan Tirana ofron mundësinë e

    studimeve në anglisht në disa programe, si Inxhinieria

    Elektrike, Inxhinieri Software apo Informatikë

    Ekonomike. Në këto programe, studentët zhvillojnë

    leksione tërësisht në anglisht, me pedagogë

    shqiptarë dhe të huaj.

    A mund t’i transferoj studimet në UMT?

    Universiteti Metropolitan Tirana mirëpret çdo student

    i cili dëshiron të transferojë studimet, në përputhje

    me parimet e Kartës së Bolonjës, rregullores së UMT

    dhe kuadrit ligjor në fuqi. Çdo student i interesuar për

    t’u transferuar mund të dorëzojë dosjen e aplikimit në

    çdo kohë, ndërkohë regjistrimet finalizohen në

    përputhje me datat e publikuara nga Ministria e

    Arsimit, Rinisë dhe Sportit. Transferimet e studimeve

    mund të kryhen në programet profesionale,

    programet bachelor dhe programet master.

    Sa zgjasin studimet master?

    Universiteti Metropolitan Tirana ofron programe në

    Master Profesional dhe Master të Shkencave në tre

    fakultetet. Programet e Masterit Profesional zgjasin 1

    vit akademik dhe kanë 60 kredite, ndërsa programet

    e Masterit të Shkencave zgjasin 2 vite akademike dhe

    kanë 120 kredite. Për t’u regjistruar në programet

    master, studentët duhet të kenë përfunduar ciklin

    bachelor.

    Më ndihmon universiteti me praktikat?

    Zyra e Alumnit dhe Marrëdhënieve me Studentët

    mundëson lidhjen e universitetit me kompani

    partnere, të cilat ofrojnë mundësi praktikash gjatë

    periudhës së studimeve dhe mundësi punësimi pas

    diplomimit. Gjatë vitit, shumë studentë krijojnë lidhje

    me kompanitë më prestigjioze teknologjike,

    inxhinierike, studio arkitekture dhe projektimi, banka

    apo kompani sigurimesh.

    32

  • 33

  • 34

  • [email protected]

    Adresa: Rruga "Sotir Kolea" dhe "Pjetër Budi",Qyteti Studenti, Tiranë

    Zyra e pranimeve: +355 69 25 91 493Zyra e informacionit: +355 69 60 70 111 / +355 69 35 30 570