emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

55
1 UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU DURRËS” FAKULTETI SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE PROFILI ADMINISTRIM FINANCIAR EMIGRACIONI, IMIGRACIONI DHE PASOJAT NË ZHVILLIMIN E SHTETIT DHE SIGURISË KOMBËTARE Pedagogu udhëheqës : PHD. Sanije Doda Punoi : Dritan Hoxha

Upload: duongkhanh

Post on 08-Dec-2016

280 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

1

UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU DURRËS”

FAKULTETI SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE

PROFILI ADMINISTRIM FINANCIAR

EMIGRACIONI, IMIGRACIONI DHE PASOJAT NË ZHVILLIMIN E

SHTETIT DHE SIGURISË KOMBËTARE

Pedagogu udhëheqës : PHD. Sanije Doda

Punoi : Dritan Hoxha

Page 2: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

2

MIRËNJOHJE

Falenderimet e mia shkojnë për Universitetin “ Aleksandër Moisiu ”, i cili më dha

mundësinë të drejtoja dhe të thelloja njohuritë e mia mbi një fenom te gjatë, mjaftë të

rëndësishëm dhe shqetësues për realitetin shqiptar .

Falenderimi tjeter shkon për pedagogët gjatë gjithë studimeve, të cilët me metodat e tyre

bashkëkohore më dhanë mundësinë të zgjeroja horizontet e mia personale, duke e bërë cdo ditë

e më interesante degën që studioja. Fale punës tyre frutdhënëse tashmë jam i aftë të kem

karrierën time .

Një pjesë e falenderimeve i shkojnë edhe pedagogut udhëheqës që me mjaft durim dhe

përkushtim më dha një mbështetje shumë të madhe.

Gjatë gjithë karrierës time do i jem mirënjohës për dijet që më dhanë.

Page 3: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

3

Përmbajtja e temës

Abstrakt …………………………………………………………………………. faqe 5

Fjalët kyce ………………………………………………………………………faqe 5

Abstract ( English )…………………………………………………………….. faqe 6

Shkurtesat e përdoruara ………………………………………………………..faqe 7

Hyrje………………………………………………………………………………faqe 8

Hipoteza ………………………………………………………………………… faqe 10

Metodologjia …………………………………………………………………… faqe 12

KAPITULLI I PARË : DUKURIA E EMIGRACIONIT DHE ZHVILLIMET EMIGRATORE

Dukuria e emigracionit………………………....................................................... faqe 13

Zhvillimet e lëvizjeve emigratore …………………………………..................... faqe 17

Migracioni i brendshëm në Shqipëri ..................................................................... faqe 20

Pasojat e migracionit ..............................................................................................faqe 21

Faktoret qe ndikuan ne levizjet emigratore ……………………........................... faqe 23

KAPITULLI I DYTË : NDIKIMET E LEVIZJEVE MIGRATORE

Emigracioni dhe demografia …………………………………………................ faqe 26

Ndikimi i emigracionit në ekonominë e vendit ……………………………….... faqe 27

Ndikimet e emigracionit në tregun e punës ……………………...........................faqe 28

Ndikimi i emigracionit në politikën e brendshme …………………................….faqe 29

KAPITULLI TRETE : EMIGRACIONI DHE ZHVILLIMI I SHQIPËRISË

Përfitimet nga Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit………………………………..faqe 31

Orientimi i dërgesave të emigrantëve drejt investimeve në biznes………............ faqe 33

Page 4: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

4

Vlerësimi dhe perspektiva e politikave aktuale ………………………….......... faqe 36

Shqiperia pamje e pergjithshme .......................................................................... faqe 38

KAPITULLI I KATËRT : POLITIKAT DHE PROGRAMET NE KUADER TE LEVIZJEVE

MIGRATORE

Shteti si subjekt i së drejtës migratore: autoriteti dhe përgjegjësia ...................... faqe 40

Siguria kombëtare dhe të drejtat e migrantit .........................................................faqe 42

Prezantimi i politikave aktuale ............................................................................. faqe 44

Zhvillimi i politikave të Bashkimit Evropian ........................................................ faqe 46

Ndihma sociale........................................................................................................faqe 48

Komunikim i vazhdueshëm ndërmjet institucioneve ............................................. faqe 51

Konkluzione dhe rekomandime………………………………………………….faqe 53

Bibliografia ……………………………………………………………………... faqe 55

Page 5: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

5

ABSTRAKT

Migrimi dhe emigrimi në Shqipëri është një dukuri e pranishme që në fillim të viteve

1990. Ndonë se niveli i migrimit ka pasur luhatje gjatë dy dekadave te fundit, ecuria e

përgjithshme ka prirje të rritet më kalimin e kohës.

Shqipëria ka pasur një fenomen masiv emigrimi nga fillimi i viteve ‘90. Ky aspekt i

rëndë sishem i regjimit demokratik ishte pothuajse i pa njohur para viteve ‘90, kur shoqëria

shqiptare ishte një shoqëri e mbyllur.

Pas viteve ‘90 përbërë si kryesor që përcakton regjimin demokratik bëhët emigrimi.

Termi migracion i brendshëm përdoret për të përshkruar procesin e lëvizjes së personave

që zhvendosen nga një zonë (një provincë, rreth apo bashki) në një tjetër brenda vendit. Po ashtu,

migracioni i brendshëm ndikon mbi strukturën e shpërndarjes së popullsisë brenda vendit.

Migracioni mbetet një dukuri komplekse që e ka prekur Shqipërinë shumë dekada. Janë

ndërmarrë shumë studime për të shqyrtuar shpërndarjen e migracionit ndërkombëtar shqiptar pas

rënies së komunizmit në vitin 1990.

Dihet se njerëzit emigrojnë kur në vendin e tyre mungojnë burimet dhe mundësitë për të

përmbushur nevojat dhe aspiratat e tyre. Kjo është gjendja e emigrantëve shqiptarë të

cilët janë larguar për një jetë më të mirë për veten dhe familjet e tyre pas një periudhe të

gjatë komuniste dhe tranzicioni e cila rezultoi në varfëri dhe në nivele të larta papunësie.

Termi “nje jetë më e mire” përfshin një gamë të gjerë faktorësh që i detyrojnë shqiptarët

të largohen dhe është e reflektuar në mungesën e njëtrajtshmërisë ndërmjet emigrantëve

shqiptarë.

Fusha Dhe Fjalët Kyce

Shqipëri, emigrim, migrim, demokraci, varfëri , të ardhura, fenomen, dekada, realitet , politika ,

ekonomia

Page 6: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

6

ABSTRACT

Migration and emigration in Albania is a phenomenon present in the early 1990s. Some

trial that the level of migration has been volatile during the past two decades, overall

performance tends to grow over time. Albania has been a massive migration phenomenon of the

early '90s. This heavy tant aspect of the democratic regime was virtually unknown before '90,

when Albanian society was a closed society.

After 90 years as the main setting up democratic regime becomes emigration.

Internal migration term used to describe the process of movement of persons moving

from one area (a province or municipality over) to another within the country. Also, internal

migration affects the structure of the distribution of population within the country. Migration

remains a complex phenomenon that has affected many decades Albania. Many studies have

been undertaken to examine the distribution of Albanian international migration after the fall of

communism in 1990.

It is known that when people migrate to their country lacks the resources and

opportunities to meet their needs and aspirations. This is the situation of Albanian immigrants

who left for a better life for themselves and their families after a period of during communist

transition which resulted in poverty and high unemployment levels. The term "a better life"

includes a wide range of factors that make Albanians leave and is reflected in the lack of

homogeneity among immigrants Albanians.

Page 7: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

7

SHKURTESAT E PËRDORURA

IOM Organizata Ndërkombëtare për Migracion

MPJ Ministria e Punëve të Jashtme

MPÇS Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale

MRP Ministria Rendit Publik

BE Bashkimi Evropian

INSTAT Instituti i Statistikave

SHKP Shërbimi Kombëtar i Punësimit MSA Marrëveshja e Stabilizim Asociimit

PSA Procesi i Stabilizim Asociimit

PBB Produkti i Brendshëm Bruto

IHD Investimet e Huaja Direkte

NHZH Ndihma e Huaj për Zhvillim

Page 8: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

8

HYRJA

Te gjithë ne që jetojmë në Shqipëri jemi dëshmitarë të lëvizjeve të mëdha demo-grafike

dhe flukseve migratore në vend pas viteve 90-të. Nga një ndalim total i lëvizjes së lirë, ku çdo

gjë kontrollohej nga shteti, u kalua në një shpërngulje masive të popullsisë që jetonte në fshat

pranë qendrave të mëdha urbane. Kjo zhvendosje pati një kosto të madhe për shoqërinë shqiptare

dhe u shoqërua nga probleme, konflikte dhe ngjarje të pandodhura dhe të paparashikuara më

parë. Problemi më akut që edhe sot e kësaj dite nuk po gjen një zgjidhje optimale është çështja e

pronës. U zaptuan toka që u përkisnin pronarëve të ligjshëm, u vetëshpallën pronarë të ligjshëm

shpesh njerëz që ua shitën tokat të ardhurve, u ngritën lagje të tëra në periferi të qyteteve pa

infrastrukturën e nevojshme dhe pa zbatuar ligjet e urbanistikës, çka solli një kaos të vërtetë në

çdo pikëpamje. Konfliktet për çështjen e pronës jo rrallë përfunduan në gjakderdhje, madje edhe

brenda familjes. Këto dhe shumë çështje të tjera e kanë koklavitur realitetin shqiptar shpesh aq

shumë, sa njerëzit e shohin si të pashpresë daljen nga kaosi dhe ndërtimin e një jete ku forca e

ligjit do të mbizotërojë mbi çdo gjë tjetër dhe ku veprimi i çastit do t’ia lerë vendin zgjidhjeve të

studjuara në bazë të strategjive të qarta të zhvillimit.

Migracioni është shndërruar tashmë në një dukuri globale që në një formë a një tjetër

prektë gjithë shtetet në mbarë botën. Dimensionet dhe ndikimi i tij janë të konsiderueshme si në

aspektin shoqëror dhe atë individual. Sikundër ndodh rëndom me fenomene të këtij lloji,

paralelisht është zhvilluar një korpus normativ për rregullimin dhe menaxhimin sa më mire të

migracionit, si në nivel ndërkombëtar, rajonal dhe atë kombëtar.

Emigrimi apo migrimi drejt një jete më të mirë ka të mirat dhe të këqiat e veta, pra gjërat

duhet të shihen në prizma të ndryshme. Qeveria Shqiptare, me mbështetjen e IOM-it, ka

parashikuar miratimin e Strategjisë Kombëtare për Migracionin që në vitin 2002. Emigracioni

është një shqetësim i madh për Shqipërinë për shkak se rreth 20% e popullsisë është larguar nga

vendi gjatë më shumë se një dekade, duke e bërë Shqipërinë një nga vendet me nivelin më të

lartë të flukseve të emigracionit në botë.

Migracioni gjithashtu përbën një aspekt të rëndësishëm të marrëdhënieve të Shqipërisë

me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian si vende destinacioni për shumicën e emigrantëve

shqiptarë. Shqipëria po konsiderohet në shumë raste nga Bashkimi Evropian si një nga vendet e

treta ku i duhet dhënë përparësi luftës kundër migracionit të parregullt. Menaxhimi i flukseve

migratore është bërë rrjedhimisht një pjesë përbërëse e ProCesit të Stabilizim Asocimit;

Marrëveshja e ardhshme e Stabilizim Asocimit që do të nënshkruhet në vitin 2005 do të përfshijë

shumë dispozita për migracionin dhe azilin. Synimi i kësaj strategjie është të sigurojë një politikë

më të plotë për migracionin, nga një politikë që kryesisht ka reaguar në luftën ndaj flukseve të

parregullta në një politikë më të plotë bazuar në menaxhimin e migracionit, dhe në mënyrë të

veçantë të flukseve të emigracionit.

Page 9: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

9

Në periudhën e tranzicionit, që nga viti 1990, nga regjimi totalitar drejt demokracisë,

Shqipëria ka përjetuar një ecuri emigratore me shumë kthesa dhe ndryshime. Sidoqoftë, në

përmbledhje na është dashur të ndeshemi me disa probleme madhore, që meritojnë shikim të

veçantë: “brain drain”, kontrabandimi dhe trafikimi i qenieve njerëzore, dërgesat e emigrantëve,

rikthimi me dëshirë i shtetasve shqiptarë emigrantë, lëvizjet e ligjshme dhe të paautorizuara për

arsye ekonomike.

Sigurisht që kjo periudhë tranzicioni solli edhe pasoja ekonomike dhe sociale. Kështu,

popullsia është duke u ulur: rritja e saj natyrore në 2001 ishte 12/1,000 dhe niveli i lindshmërisë

18/1,000, krahasuar me 19.6/1,000 dhe 25.2/1,000 në 1990. Raporti i popullsisë totale që jeton

në qendra urbane, 36% në 1991 në 49% në 2001. Kjo shënon një nivel të lartë emigrimi të

brendshëm në një harkore zona të thella rurale-qendra rurale-qendra urbane. Kuptohet se ky

migrim i brendshëm, spontan i paplanifikuar nuk gjeti institucione dhe shërbimet e duhura, duke

u kthyer në “paradhomën” e migrimit ndërkombëtar.

Kjo politikë trajton çështjet e mëposhtme: mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve

shqiptarë jashtë vendit, ngritjendhe bashkimin e komuniteteve shqiptare jashtë vendit, orientimin

e të ardhurave nga emigrantët drejt investimeve të biznesit, organizimin e një politike të

përshtatshme për migracionin për punësim, krijimin e lehtësirave të udhëtimit të shtetasve

shqiptarë krahasuar me kërkesat për vizë afatshkurtër dhe së fundi, zhvillimin e kuadrit të duhur

ligjor dhe institucional. Strategjia përfshin edhe imigracionin, parë kjo në aspektin e kuadrit

ligjor dhe institucional, bazuar edhe në raportin e mëparshëm të përgatitur nga IOM në janar

2004.1 Theksi i kësaj strategjie vendoset në menaxhimin e flukseve të emigracionit si një

përparësi e menjëhershme, më shumë sesa në zhvillimin e një politike për imigracionin duke

qenë se Shqipëria do të mbetet pa dyshim për njëfarë kohe një vend emigrues. Gjithsesi, në

këndvështrim afatgjatë Shqipëria ka gjasa të bëhet një vend imigracioni në të njëjtën mënyrë që

janë bërë shtetet jugore anëtare të BE gjatë njëzet vjetëve të fundit. Zhvillimi I një kuadri ligjor

për imigracionin si një kërkesë e ardhshme për hyrjen ne BE do të kërkojë hyrjen graduale të

acquis të BE për imigracionin dhe azilin paralelisht me thellimin e Procesit të Stabilizim

Asocimit. Megjithatë, për shkak të rëndësisë së kufizuar që kanë aktualisht çështjet e

imigracionit këto ndryshime shkojnë përtej shtrirjes dhe përmbajtjes të kësaj strategjie, e cila

kufizohet në një periudhë prej pesë vjetësh, nga 2005 deri në 2010. Gjithashtu zhvillimi i

Shqipërisë nga një vend emigracioni në një vend imigracioni nuk duhet parë Brenda një kuadri të

kufizuar ligjor, por brenda kuadrit të ndryshimit të konsiderueshëm të shoqërisë dhe zhvillimit të

një mentaliteti të hapur ndaj multikulturalizmit.

1 Analiza e legjislacionit dhe praktikave shqiptare për imigracionin krahasuar me standartet e BE-së dhe ato

ndërkombëtare.

Page 10: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

10

HIPOTEZAT

Emigracioni është mjet bashkëveprimi në qytetërimin modern. Ne jemi të vonuar në këtë

proces që shoqërohet edhe me dëshpërim për lenien e vendit qe e duam aq shume. Zhgënjim

është se ende jemi shumë të papërgatitur për t'u përfshirë si duhet në procesin e integrimit me

botën e qytetëruar.

Hipoteza 1. Emigrimi më tepër pozitiv apo negativ ?

Emigrimi apo migrimi drejt një jete më të mirë ka të mirat dhe të këqiat e veta, pra gjërat

duhet të shihen në prizma të ndryshme. Emigracioni është mjet bashkëveprimi në qytetërimin

modern. Ne jemi të vonuar në këtë proces që shoqërohet edhe me dëshpërim për lenien e vendit

qe e duam aq shume. Zhgënjim është se ende jemi shumë të papërgatitur për t'u përfshirë si duhet

në procesin e integrimit me botën e qytetëruar. Por megjithatë, është e vetmja rrugë sot për të

shkurtuar distancën me pjesën tjeter që ka kapërcyer prapambetjen tonë me kohë. Për kushtet në

të cilat ndodhet emigracioni shqiptar në botë sot, shumë i paorganizuar në vetvete dhe pa

ndihmën e shtetit të vet jashtë përmes ambasadave, përgjigja e diskutimit tuaj do të ishte e

dyfishte: shpresë dhe zhgënjim, por ky i fundit jo total dhe i përkohshëm. Emigracioni është

ëndërr dhe zhgënjim nëekohësisht. Por do të vazhdojë të mbetet një plagë e shoqërisë shqiptare

edhe për sa kohë situata ekonomike te ne të mbetet e veshtirë, dhe fatkeqësisht, me sa duket kjo

do të vazhdojë për shumë vjet.

Hipoteza 2 . A është i dhimbshem emigracioni dhe sa ndikon ne jeten e emigranteve ?

Po, shumë, mirëpo njeriu duhet të gjejë mundësinë si të adaptohet dhe të integrohet sa ma

shpejt në shoqërinë ku jeton, në mënyrë që nga atje në mënyra të ndryshme ta ndihmojmë

vendlindjen. Pra, të jemi më pak sentimentalë e më shumë real. Emigracioni është shpresë për

fëmijët tanë, por është një zhgënjim shumë i madh për ne, të cilëve na mungojnë shumë gjëra

këtu, por besoj se nuk do të jetë larg dita që dhe Shqipëria të bëhet një vend që ta kenë zili dhe

fëmijët tanë të krenohen me atë vend dhe të investojnë për të mirën e atij vendi.

Emigracioni është fotografia më e poshtër e shekullit që e lamë pas për shqiptarët. Nuk

ka asnjë komunitet që jeton në këtë rajon e që është lakuriquar aq fort sikur shqiptarët. Ekonomia

e shkatërruar, politika të interesave të vogla, iniciativa askund fare, njerëz që ftohen nga jeta tyre

dhe që me çdo kusht kërkojnë një vend ku së paku do të sigurojnë bukë për vete dhe për fëmijët e

tyre. Ky është vendi i shqiptarëve, i cili vend ka patriotizëm dhe fjalë të mëdha kombëtare për të

eksportuar, ndërsa nuk ka bukë për të ngrënë, ky është turpi i madh. Shqipëria, që ka bregdet me

qindra kilometra pa asnjë turist të huaj, ky është vendi i mjerë. Emigracioni, kurrë nuk ka qenë

diçka anti-popullor. I tillë mund të jetë nëse ata që gjinden në shtetin amë nuk interesohen për ata

që gjinden në emigracion.

Page 11: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

11

Emigracioni është mjet bashkëveprimi në qytetërimin modern. Ne jemi të vonuar në këtë

proces që shoqërohet edhe me dëshpërim për lenien e vendit qe e duam aq shume. Zhgënjim

është se ende jemi shumë të papërgatitur për t'u përfshirë si duhet në procesin e integrimit me

botën e qytetëruar. Por megjithatë, është e vetmja rrugë sot për të shkurtuar distancën me pjesën

tjeter që ka kapërcyer prapambetjen tonë me kohë. Për kushtet në të cilat ndodhet emigracioni

shqiptar në botë sot, shumë i paorganizuar në vetvete dhe pa ndihmën e shtetit të vet jashtë

përmes ambasadave, përgjigja e diskutimit tuaj do të ishte e dyfishte: shpresë dhe zhgënjim, por

ky i fundit jo total dhe i përkohshëm. Emigracioni është ëndërr dhe zhgënjim nëekohësisht. Por

do të vazhdojë të mbetet një plagë e shoqërisë shqiptare edhe për sa kohë situata ekonomike te ne

të mbetet e veshtirë, dhe fatkeqësisht, me sa duket kjo do të vazhdojë për shumë vjet.

Kryesisht shkaku primar i emigracionit shqiptar është ekonomia skandaloze që gjendet në

Shqipëri. Së dyti eshte epidemia e korrupsionit që ka pushtuar vendin tonë duke filluar që në

përqëndrimin e bizneseve në dorën e social-komunistëve te cilët gjithë djersën e 3 million

sklleverve të akumuluar për 50 vjet e ndanë midis syre me rënien e komunizmit. Së treti një

pseudo-edukim që mjerisht sistemi arsimor shqiptar i ofron nxënesve duke filluar qe nga klasa e

parë fillore e deri ne arsimim universitar. Nuk dua te permend ketu raste nga me vulgaret qe

vijne nga klasat e studenteve te universitetit te Tiranes. Dua të përmend një grup qytetarësh

shqiptare që me të vërtete kanë besuar dhe vuajtur për idealet e tyre te cilet nga zhgënjimi dhe

persekutimi e lanë vendin e tyre për të gjetur lirine dhe drejtesine e vertete ne Perendim. Keta

jane te paket ne numër, sepse shumica vdiqen burgjeve, por ketu mund të përfshijme te gjithë

familjet e të persekutuarve e internuarve që me daljen nga kampet e punes nuk paten asnjë

mundesi e shprese për te filluar nje jetë normale në Shqipëri.

Hipoteza 3. A duhet të ketë politika të reja dhe më intensive në integrimin e emigrantëve në

Shqipëri ?

Të të rikthyereve? Pa tjetër. Por ata e problemet e tyre, ende për mendimin tim nuk janë

rilevuar si problem social. Jo më nga shteti por as nga psiokologë a sociologë, punonjës socialë a

OJQ. Veç në mos në rastin e të rikthyerve për shkak të krizës greke. Mesa di unë ata ende

punësohen atje në mënyrë sezonale. Por nëse imigrimi i tyre do të ishte mjaft masiv dhe ata do të

ishin krejt pa të ardhura, do të kishim të bënim me problem të madh social. Po kështu kulturor e

psikologjik. Ndofta ende ata jetojnë me një pjesë të të ardhurave të fituara atje. Apo të

invstimeve të vogla realizuar këtu me paratë e fituara atje. Unë mendoj se kontributi i tyre me

remitancat (veç përfitimeve personale) ka qenë kaq deciziv për ekonominë tonë, saqë e meritojnë

të trajtohen me respekt e humanizëm.

Page 12: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

12

METODOLOGJIA

Për të analizuar dhe për të dhënë një përfundim të saktë rreth cështjes së trajtuar do të

analizojmë migrimin e shqiptarëve ndër vite, shkaqet, pasojat . Ndër metodat që kam përdorur

në studimin e temës time ka qënë vëzhgimi dhe analizimi me shumë detaje të lëvizjeve migratore

shqiptare.

Unë mendoj që emigrimi është i mirë në disa drejtime dhe i keq në disa drejtime. Është i

mirë sepse: ana ekonomike përmirësohet; bëhesh më i mençur duke jetuar në një vend më të

zhvilluar; fëmijët edukohen në një mënyrë shumë të mirë. Është i keq sepse: humbet njerëzit e

tu; fëmijët harrojnë gjuhën e vendit mëmë; humbet shoqërinë tënde. Emigracioni mund të

lehtësojë gjendjen ekonomike të disa familjeve, por ajo s'është zgjidhje për ne shqiptarët.

Problemi i emigracionit për shqiptarët është mjaft i komplikuar për arsye se pa të pjesa me e

madhe e popullsisë së vendit do ta shihnin veten në një situatë të mjerë ekonomike e cila do te

sillte si pasoje dhe probleme të mëdha sociale dhe politike. Për sa i përket perspektivës

emigracioni është vetëm një iluzion i cili mund të zgjidhë disa probleme për momentin, por nuk

mund të rregullojë gjendjen e popullit dhe të vendit për gjithnjë. Zgjidhja më e mirë është që

qeveritë shqiptare të punojnë për stabilizimin e vendit, hapjen e vendeve të punës, dhe rikthimin

e fuqisë punëtore, por edhe intelektuale, e cila po e lë vendin çdo ditë e më shumë. Emigracioni

është një ndihmesë e konsiderueshme për një jetë më të mirë për momentin, por është një iluzion

dhe zhgënjim i madh për të ardhmen e vendit dhe të fëmijëve tanë.

Page 13: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

13

KAPITULLI I PARË

DUKURIA E EMIGRACIONIT DHE ZHVILLIMET

MIGRATORE

Dukuria e emigracionit

Dihet se njerëzit emigrojnë kur në vendin e tyre mungojnë burimet dhe mundësitë për të

përmbushur nevojat dhe aspiratat e tyre. Kjo është gjendja e emigrantëve shqiptarë të

cilët janë larguar për një jetë më të mirë për veten dhe familjet e tyre pas një periudhe të

gjatë komuniste dhe tranzicioni e cila rezultoi në varfëri dhe në nivele të larta papunësie.

Termi “nje jetë më e mire” përfshin një gamë të gjerë faktorësh që i detyrojnë shqiptarët

të largohen dhe është e reflektuar në mungesën e njëtrajtshmërisë ndërmjet emigrantëve

shqiptarë. Migrimi dhe emigrimi në Shqipëri është një dukuri e pranishme që në fillim të viteve

1990. Ndonese niveli i migrimit ka pasur luhatje gjatë dy dekadave te fundit, ecuria e

përgjithshme ka prirje të rritet më kalimin e kohës. Kjo gjë është konstatuar sipas një studimi të

Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri, i cili është realizuar ne vitin 2008-2009. Në studim

tregohen në detaje karakteristikat e migrimit lëvizjes së njerëzve brenga shtetit dhe emigrim

lëvizja në shtetet e huaja.

Në studimin Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri bën të ditur se mbledhja e te

dhënave mbi emigrimin nëpërmjet një vrojtimi dërsektorial paraqet vërshtiresi, kryesisht për

shkak se njerëzit për të cilët në interesohemi nuk jetojnë më brenda popullsisë së përzgjedhur. “

rezultatet e 08-09 tregojnë se më shumë se gjysma e familjeve shqipërate kanë të paktën një

anëtarë që kanë migruar brenda ose jashtë Shqpërisë”. Bëhet e ditur se një, në pesë familje ka të

paktën një anëtar që ka lëvizur brenda vendit, ndërkohë që rreth dy, në pesë familje kanë të

paktën një anëtar që është larguar nga vendi dhe ka emigruar.2

Shtrirja, pasojat dhe marrëdhenia që ka emigracioni me trafikimin e qënieve njerëzore si dhe

kompleksiteti i këtij fenomeni, e shndërron emigracionin në një çështje të rendësishme.

Sipas regjistrimit të popullsisë kryer nga INSTAT, në vitin 2001 popullsia shqiptare është 3.07

milion banorë dhe nëse nuk do të kishte migracion kjo shifër do të ishte 3.78 milion. Diferenca

ndërmjet këtyre dy shifrave është numri i përafërt i emigrantëve, pra 710 0003 persona nga të

cilët 390 000 meshkuj dhe 320 000 femra. Për shkak të karakterit masiv dhe të parregullt të

emigracionit shqiptar, nuk ka shifra të sakta zyrtare për shpërndarjen e emigrantëve shqiptarë.

2 http://gazetavogel.al, 18.10.2010 , Migrimi dhe emigrimi në Shqipëri, Mariza Jaupi

3 110.000 banorë i përkasin brezit të dytë të emigrantëve të cilët kanë

lindur jashtë vendit

Page 14: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

14

Megjithatë, specialistët e kësaj fushe kanë dhënë disa shifra të përafërta për të shpjeguar

shpërndarjen e emigrantëve shqiptare në vendet pritëse.

Afërsisht tre të pestat e tyre jetojnë në Greqi, një e pesta në Itali dhe një e pesta në Evropën

Perëndimore dhe vende të tjera të botës.4

Statistikat tregojnë se rreth gjysma e emigrantëve nuk janë të pajisur me dokumentatë

rregullta. Një studim i fundit i INSTAT rendit sipas rëndësisë arsyet që detyrojnë shtetasit

shqiptarë të emigrojnë jashtë vendit si vijon: paga më të larta, mbështetja financiare e familjes,

kushte më të mira pune, kushte më të mira jetese, kushte më të mira arsimimi për vete apo për

pjestarët e tjerë të familjes, si edhe në periudha të caktuara për shakt të sigurise dhe rendit në

vend. Vendet në të cilat shtetasit shqiptarë parapëlqejnë të emigrojnë ndahen sipas disa

faktorëve, si p.sh., lehtësia për të gjetur punë, afërsia gjeografike, lehtësia e hyrjes në vendin

pritës, të afërm që jetojnë në vendet ku ata emigrojnë, njohja me mundësitë për arsimim dhe

përmirësimi I aftësive profesionale, mundësia për të punuar në profesionin e tyre dhe paga më të

mira ne krahasim me vende te tjera, përveç Shqipërisë.

Migrimi ka qenë pjesë e zhvillimit të historisë njerëzore dhe në thelb ka qenë dhe mbetet

shprehja e dëshirës dhe vendosmërisë së individit për të dalë mbi vështirësitë, me vështrimin e

projektuar drejt një jete më të mirë për vete dhe familjen e tij.

Grafiku 1.1 Migracioni I Brendshem Ne Kohe

Në etapa të ndryshme historike kanë ndryshuar edhe përbërja e flukseve migratore,

qëllimet dhe motivet e kësaj lëvizshmërie ndërkombëtare, drejtimet dhe senset e lëvizjes për të

4 Papanagos Harry, Sanfey Peter (2001) “Intention to emigrate in transition countries: “The case of Albania in

Journal or Population Economics”; Nr. 14; fq.491-504.

Page 15: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

15

ardhur në epokën tonë të globalizimit. Kjo epokë, së bashku me lehtësirat në transport dhe

komunikim ka sjellë edhe një rritje të numrit të njerëzve, që kanë jo vetëm dëshirën, por edhe

aftësitë për të jetuar edhe punuar në vende të ndryshëm nga ai i origjinës, apo qëndrimit të tyre.

Migrimi ndërkombëtar, lëvizjet e njerëzve nga një territor sovran në një tjetër kanë luajtur një rol

thelbësor në historinë e njerëzimit. Kështu, popullsi fare të papërfillshme morën përmasa

madhore, ndërkohë që shtete të fuqishëm janë dobësuar, apo forcuar, falë lëvizjeve

ndërkombëtare të njerëzve. Bota do të kishte qenë krejt ndryshe pa modelet historikë të migrimit

ndërkombëtar.

Popullsia shqiptare ka pësuar ndryshime të thella gjatë 12 viteve të fundit për shkak të

procesit të tranzicionit drejt demokratizimit të strukturave politike dhe ekonomike. Ky process u

vu re gjatë periudhës së trazirave politike dhe ekonomike, të cilat nxitën shumë të rinj shqiptarë

të linin vendin. Ky studim përpiqet të analizojë migrimin e popullsisë shqiptare, një fenomen

madhor që ka shoqëruar periudhën e tranzicionit në Shqipëri duke u bazuar në të dhënat e

Regjistrimit të Përgjithshëm të Popullsisë dhe Banesave të 2001. Studimi synon të analizojë

migrimin e brendshëm si edhe migrimi ndërkombëtar. Duke u bazuar në faktin që emigracioni

shqiptar gjatë viteve ‘90 ishte një nga ngjarjet demografike më dramatike që u vërejt në Evropë,

studimi i lëvizjeve të migrimit merr një rëndësi të madhe. Për këtë arsye, përshkrimi i

emigracionit si edhe migrimit të brendshëm në Shqipëri mbi bazën e të dhënave të vrojtimit

paraqet një interes të veçantë. Kapitulli i parë analizon shpërndarjen në hapësirë të migrimit të

brendshëm; Kapitulli i dytë studion karakteristikat sociale dhe ekonomike të migrantëve në

krahasim me ata që nuk migrojnë. Ai gjithashtu përshkruan katër shpërnguljet kryesore të

brendshme. Kapitulli 3 bën vlerësimin e ndikimit të migrimit ndërkombëtar në madhësinë dhe

strukturën e popullsisë shqiptare. Ai, gjithashtu, jep disa informacione mbi ndikimin e migrimit

të brendshëm dhe ndërkombëtar në situatën demografike të rajoneve dhe të prefekturave.

Kapitulli 4 tenton të bëjë lidhjen ndërmjet migrimit dhe zhvillimit ekonomik për të bërë

vlerësimin e ndikimit të migrimit në ekonominë rajonale dhe kombëtare.

Migrimi i brendshëm dhe ai ndërkombëtar në Shqipëri karakterizohet nga disa faza të

ndryshme. Tradicionalisht, Shqipëria është një vend emigracioni. Në shekujt 15-17 si rezultat i

pushtimit të Shqipërise nga perandoria turke, pati një emigracion masiv të shqiptarëve përtej

brigjeve, në Itali. Më vonë, gjatë pjesës së parë të shekullit të 20, u vunë re tri periudha

emigracioni: ndërmjet viteve 1912 dhe 1923, ekonomia bujqësore ishte rrënuar si pasojë e Luftës

së Parë Botërore. Përveç kësaj, mungesa e industrisë dhe shpërdorimi I pasurive natyrore solli si

pasojë faktin që 21 000 familje shqiptare lanë atdheun e tyre. Ndërmjet 1923 dhe 1939,

prapambetja ekonomike dhe pasiguria politike detyroi 110 000 persona të emigrojnë. Dhe së

fundi, gjatë periudhës 1940-1945, afërsisht 19 000 persona kanë emigruar, shumë nga të cilët

ishin kundërshtare politikë të regjimit komunist që erdhi në pushtet (PZHKB, 2000). Me

vendosjen e regjimit komunist, pas luftës së dytë botërore, emigracioni nga Shqipëria ishte i

ndaluar, ndërsa migrimi i brendshëm ishte I kufizuar5.

5 Raporti i Zhvillimit Njerëzor për Shqipërinë - 2000

Page 16: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

16

Faza e parë (1950-1960), karakterizohet nga strategjia komuniste e përshpejtimit të

zhvillimit të një sektori dytësor (industrisë dhe ndërtimit), më shumë se sa të sektorit tercial,

migrimi i brendshëm nga zonat rurale në ato urbane ishte i kontrolluar dhe i orientuar, por jo

totalisht i ndaluar. Faza e dytë (1961-1990) u karakterizua nga një strategji kufizimesh të

migrimit të brendshëm nga zonat rurale në ato urbane, duke provuar, por pa sukses, të

shpërnguljen popullsisë nga zonat rurale në ato urbane. Kjo politikë thelloi shumë vetizolimin

nga bota e jashtme nga njëra anë dhe nga ana tjetër, burimet e investimeve ranë si për shembull

procesi i zhvillimit ekonomik dhe social. Rënia e regjimit komunist, shkaktoi lëvizje të mëdha të

popullsisë. Kjo fazë që filloi në 1991, përkoi më periudhën e tranzicionit dhe u karakterizua nga

mungesa e politikave përsa i përket migrimit të brendshëm dhe atij

Migrim masiv i grave nga zonat rurale drejt Tiranës dhe Durrësit, nëna që i rrisin fëmijët pa

praninë e baballarëve, të cilët janë në emigrim për të fituar bukën e tyre, banesa të reja e të vjetra

të braktisura dhe të pabanuara në masë.

Këto janë disa nga karakteristikat e Shqipërisë që dalin nga censusi i zhvilluar në tetor. Të dhënat

paraprake japin pak statistika, por është e sigurt që emigrimi i lartë është shkaku kryesor i rënies

së lindshmërisë mes shqiptarëve, ndërsa mungesa e tokës dhe mungesa e punëve jobujqësore

brenda vendit janë shkaqet kryesore që i çojnë shqiptarët jashtë vendit.

Ndërsa në pjesën më të madhe të vendit mbeten vetëm pleqtë dhe numri i meshkujve të rinj

kapërcen dukshëm numrin e femrave të reja, në Tiranë dhe Durrës vihet re e kundërta.

Shqiptarët, vlerësohet se kanë ndërtuar 290 mijë banesa gjatë dekadës së fundit, por 33 % e

këtyre banesave janë aktualisht bosh. Në Gjirokastër dhe Vlorë gati gjysma e banesave janë

bosh, por kjo është jo vetëm pasojë e emigrimit, pasi në Vlorë dhe Sarandë, gjatë dekadës së

fundit janë ndërtuar me mijëra apartamente që kanë mbetur pa shitur ose që banohen vetëm gjatë

verës. Ndërkohë, në fshatrat e Gjirokastrës raportohet se vetëm në 46 për qind të banesave ka

njerëz dhe depopullim masiv raportohet edhe në banesat rurale në Vlorë, Tiranë dhe Durrës.

Familja shqiptare, e cila sipas metodologjisë së censusit nënkupton një grup njerëzish që jetojnë

bashkë, është zvogëluar gjatë këtyre dhjetë viteve. Nga 4.2 vetë për familje që kishte në vitin

2001, sot jetojnë 3.8. Edhe kjo rënie i dedikohet gjerësisht emigrimit dhe jo ndonjë fenomeni

bashkëkohor si, fjala vjen, të rinjtë që jetojnë vetëm. Në Gjirokastër jetojnë familjet më të vogla

me 3.4 anëtarë mesatarisht, ndërsa në Kukës jeton familja më e madhe që ka ende 5 anëtarë.6

6 Migrimi ne familjen shqiptare, Islame Drita 22.12.2011

http://www.dritaislame.al/emigrimi-ndryshime-te-medha-ne-familjen-shqiptare/

Page 17: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

17

Zhvillimet e lëvizjeve emigratore

Gjatë periudhës së komunizmit Shqipëria ka qënë shumë e izoluar dhe dukuria e

migracionit pothuajse nuk ka ekzistuar. Emigracioni masiv që karakterizon periudhën post-

komuniste filloi në korrik të vitit 1990, kur mbi 5.000 persona hynë në ambasadat e Italisë,

Gjermanisë dhe Francës për t’u larguar nga vendi. Në fund të vitit 1990, mbi 20.000 shtetas

shqiptarë u larguan nga vendi në rrugë tokësore për në Greqi ku kërkuan azil politik.

Në mars të vitit 1991, një numër i madh shtetasish shqiptarë hynë në portin e Durrësit, më

i madhi në vend. Pasi morën kontrollin e disa anijeve të flotës detare tregëtare, i drejtuan ato për

të zbarkuar në portet e Italisë Jugore. E njëjta situatë u përsërit pak muaj më vonë, në gusht, kur

rreth 18.000 vetë, pasi morën nën kontroll disa anije, zbarkuan në brigjet e Italisë. Emigracioni i

paligjshëm u rrit ndjeshëm gjatë viteve të mëvonshme.Emigracioni pësoi një ulje gjatë viteve

1992-1996. Arsyeja ishte atribut i përmirësimit të stabilitetit politik dhe situatës social-

ekonomike. Në fund të vitit 1996 numri i shtetasve shqiptarë që jetonin jashtë vendit arriti në

350.000 vetë. Fluksi i emigracionit u bë më masiv në vitin 1997, si pasojë e rënies së skemave

piramidale dhe kaosit politik që shoqëroi këtë ngjarje.

Në vitet e fundit ka patur një rënie të vazhdueshme të emigracionit të paligjshëm për

shkak të forcimit të kontrollit kufitar, intensifikimit të luftës kundër trafikimit të qënieve

njerëzore, përmirësimit të kushteve social-ekonomike në Shqipëri dhe stabilitetit politik dhe

rendit.

Emigrantët shqiptarë gjithmonë e më shumë po integrohen në vendet pritëse, me

përjashtim të Greqisë, ku ky proces është shumë i ngadaltë. Vërehet një ulje e ndjeshme e

emigracionit të paligjshëm, megjithatë kjo është shoqëruar nga rritja e emigracionit të rregullt për

në Kanada, SHBA, etj. Si rezultat i integrimit të emigrantëve, emigracioni për qëllime punësimi

është shoqëruar me bashkim familjar, gjë që nuk mund të ndodhte më parë për shkak se njerëzit

emigronin në mënyrë të parregullt. Emigracioni për qëllime punësimi është shoqëruar nga një

numër i madh shtetasish që largohen nga vendi për të studiuar jashtë.

Masat e qeverisë për forcimin e kontrollit të kufijve dhe luftën kundër trafikimit të

qënieve njerëzore kanë sjellë një ulje të emigracionit të parregullt. Gjithashtu ndryshimi I

kushteve sociale, ekonomike dhe politike ka ulur dëshirën për t’u larguar nga vendi në të mirë të

rritjes së kërkesave dhe aspiratave të shqiptarëve të cilët përndryshe do të ishin kontigjent

emigracioni.

Një tjetër dukuri është ulja e rëndësisë së afërsisë gjeografike. Kjo vihet re në faktin se po

shënohet ulje e vazhdueshme e numrit të emigrantëve në vendet fqinje si psh. në Greqi dhe Itali

dhe një rritje e konsiderueshme e emigrantëve në shtete më të largëta si në Mbretërinë e

Bashkuar, SHBA dhe Kanada.

Page 18: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

18

Arsyeja kryesore që ndikon në përzgjedhjen e shtetit për të emigruar është mund ësitë ekonomike

që ofron shteti në fjalë apo mundësia e pajisjes me dokumenta. Si pasojë, një numër gjithnje e

më i madh I shqiptarëve po emigrojnë drejt vendeve si Mbretëria e Bashkuar si edhe në vende ku

mund të emigrojnë ligjërisht, si Kanadaja apo SHBA.

Lëvizjet migratore kanë shkaqe të shumta, qofshin ato ekonomike, politike, demografike,

ndryshime klimaterike etj. Motive të ndryshme mund të vërehen edhe ne rastin e një personi të

vetëm. Për shembull, një azil-kërkues mund të largohet nga vendi i origjinës për shkak të frikës

nga persekutimi edhe për shkak të varfërisë ekstreme. Siç theksohet edhe në “Essentials on

Migration Management”, dallimet midis një emigranti dhe një banori të përhershëm në një vend,

një emigranti ekonomik dhe një azil kërkuesi, një punëtori të huaj dhe një biznesmeni që lëviz

nga një vend në tjetrin, një studenti dhe një profesionisti me kualifikim të lartë, nuk janë shumë

të qarta në ditët tona. Ambiciet dhe motivet individuale për emigrim janë përzier me faktorë dhe

presion të jashtëm. Për sa më sipër, në vende të ndryshme i njëjti fenomen përkufizohet me terma

të ndryshëm. Vete terminologjia migratore është në zhvillim të vazhdueshëm. Për shembull,

termi “trafikim i qenieve njerëzore” deri vonë, përdorej shumë rrallë në debatet për politikat

migratore. Ndërkohë që sot, trafikimi i qenieve njerëzore është në krye të prioriteteve politike të

shteteve kur bëhet fjalë për menaxhimin e migracionit. Edhe në vend, terminologjia migratore

vuan nga e njëjta problematikë. Kjo në radhë të parë për shkak të zhvillimeve të saj relativisht të

vona. Nevoja për një kuadër të plotë legjislativ dhe studime në këtë fushë lindi kryesisht pas

viteve ‘90-të, si rezultat I përmasave që njohu emigrimi i shqiptarëve këtë periudhë. Vihet re

mungesa e termave të mirëfillta shqip si dhe përdorimi i tyre shpesh në mënyrë të gabuar.

Kështu, shumë terma përdoren në vend të njëri tjetrit, si në gjuhën e përditshme, ashtu edhe në

artikuj mediatikë, studime, strategji apo akte ligjore.

Edhe pse numri i emigrantëve shqiptarë në vendet fqinjë vazhdon të mbetet i lartë, ajo që

vihet re kohët e fundit është rritja e emigracionit sezonal në vendet fqinjë si edhe ndryshimi i

raportit midis emigracionit të rregullt dhe të parregullt në favor të emigracionit të rregullt. Së

pari, kjo ndodh si pasojë e lehtësimit të marrjes së dokumentave në vendet pritëse. Së dyti, rritja

e përshtatjes me kërkesat e tregut të punës në vendet pritëse i jep kësaj prirjeje një ndihmë të

madhe. Krijimi i kontakteve si edhe mësimi i gjuhëve të vendeve fqinje ka ndihmuar në mënyrë

të konsiderueshme këtë proces. Së treti, zhvillimi i komunikimit me vendet pritëse ka luajtur një

rol të rëndësishëm. Kjo është shoqëruar edhe me shtimin e pikave të kalimit kufitar, linjave të

trageteve për në Itali, rritjen e numrit të fluturimeve nga dhe për në Shqipëri, si dhe me

përmirësimin e infrastruktures rrugore. Komunikimi me mediat e huaja është shtuar dhe është i

vazhdueshëm në ato vende në të cilët shtetasit kanë qenë emigrantë.

Një mënyrë për të parë ndikimin e migracionit në treguesit demografikë të një vendi është

shqyrtimi i ndryshimeve të popullsisë gjatë viteve. Ka shumë burime që japin informacione të

ndryshme për ndryshimet e popullsisë. Regjistrat e popullsisë janë një nga metodat që përdoren

për identifikimin e flukseve migratore. Ato përdoren për të regjistruar popullsinë me banim në

Page 19: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

19

nivel komunash dhe bashkish. Kufizimi kryesor që vjen nga përdorimi i këtij burimi

informacioni në rastin e Shqipërisë ka të bëjë me besueshmërinë e këtyre lloj të dhënash sepse

sistemi nuk është i kompjuterizuar dhe nuk pasqyron ndryshimet e shpejta të popullsisë që

ndodhin ndërmjet ndryshimeve të raportimit nga niveli i komunës/bashkisë në sistemin qendror.

Burime të tjera informacioni janë të dhënat administrative, regjistrimet e popullsisë dhe

vrojtimet. Për shembull, Instituti Kombëtar i Statistikave i Shqipërisë (INSTAT) kreu

regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë në vitin 2001 në Shqipëri dhe të dhënat që dolën nga ky

regjistrim përdoren shpesh si burim informacioni në këtë raport. Kur është fjala për migracionin

e brendshëm, Vrojtimi i Matjes së Standarteve të Jetesës (LSMS) përdoret shpesh për të

vlerësuar përhapjen e kësaj dukurie. Një Vrojtim i kohëve të fundit për Matjen e Standarteve

tëJetesës u krye nga INSTAT në vitin 2005 duke përdorur të dhëna nga tre rajone të Shqipërisë:

veri (qëpërfshin prefekturat Shkodër, Kukës, Dibër); qendër/bregdet (prefekturat Tiranë, Durrës,

Lezhë, Fier, Elbasan) dhe jug (prefekturat Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë). Informacioni që

mblidhet në nivel rajonal është i dobishëm për identifikimin e prirjeve dhe strukturës,

ngjashmërive dhe ndryshimeve brenda dhe ndërmjet rajoneve. Vëzhgimet në familje përdoren

shpesh për të mbledhur informacion mbi praninë dhe ndikimin e migracionit në nivelin e

familjes. Me gjithë kufizimet (identifikimi dhe mundësia e arritjes, subjektiviteti, prirja e

frenimit, mangësia e të dhënave, etj), vrojtimet në nivel familjeje ofrojnë informacion të gjerë që

përshkruan madhësinë e migracionit në shkallë të gjerë dhe të ngushtë.

Page 20: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

20

Migracioni i brendshëm në shqipëri

Gjatë gjysmës së dytë të vitit 1990, Shqipëria përjetoi lëvizje të brendshme të popullsisë që

ndikuan në ndryshimet e përgjithshme demografike të vendit. Në studimin e tyre të vitit 2004,

ata arritën në përfundimin se dy të tretat e kryefamiljarëve jetonin në bashkitë ku kishin lindur

ndërsa 22 përqind e kryefamiljarëve të kampionit raportuan se kishin lëvizur në një bashki tjetër

përpara vitin 1990.

Përqindja e lëvizjes së kryefamiljarëve në një bashki tjetër pas vitit 1990 është më e vogël (12%).

Studime të tjera të grumbulluara për migracionin e brendshëm konsiderojnë migrantë të

brendshëm ata persona që kanë ndryshuar prefekturën e qëndrimit gjatë periudhës 1989-2001.

Migracioni i brendshëm afatgjatë (data e lindjes - 2000) është më i vështirë për t’u shqyrtuar për

shkak të informacionit të pamjaftueshëm, si të dhënat biografike të migrantit.

ata persona që kanë ndryshuar prefekturën e qëndrimit gjatë periudhës 1989-2001. Migracioni i

brendshëm afatgjatë është më i vështirë për t’u shqyrtuar për shkak të informacionit të

pamjaftueshëm, si të dhënat biografike të migrantit. Ky migracion i brendshëm kompleks dhe

shpesh i parregullt dhe kaotik është karakterizuar nga nivelet e ulëta të integrimit ndërmjet

komuniteteve pritëse dhe të ardhurve, çekuilibër në infrastrukturë (ujë, energji elektrike, rrugë)

dhe në sistemin e arsimit dhe të shëndetësisë. 7

Përveç kësaj, nevojitet më shumë studim për të kuptuar më mirë ndikimin e migracionit

të brendshëm në komunitetet e origjinës dhe ndikimet e migracionit të brendshëm mbi sistemet

përbërëse të familjes, veçanërisht në nënsistemet martesore, prindërore dhe vëllazërore.

7 INSTAT, 2004

Page 21: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

21

Pasojat e migracionit

Pasoja me negative e emigracionit eshte se shume emigrante detyrohen te rrijne me vite

te tera derisa te naturalizohen (marrin dokumentat) ne shtetet e huaja ku jetojne, pa pare familjet

e tyre. Familjet tona jane copetuar dhe gjymtuar fizikisht e shpirterisht.

Pasoja e dyte me negative eshte se ne po rritemi ne vende te huaja ashtu te rritur para

kohe sic jemi. Mundesite per te krijuar familjen tende me nje bashkekombes jane shume te pakta.

Vetmia dhe ne ca raste depresioni i bren emigrantet e sidomos ata pa familje e pa miq te vertete.

Nje fenomen i vrojtur shpesh eshte se komunitetet shqiptare nuk jane solidare dhe disa here me

te drejte, sepse shpesh njohja me emigrante te tjere shqiptare nuk te len te ecesh perpara sipas

kerkesave te vendit ne te cilin ndodhesh dhe ka raste qe me shume te krijon probleme se te

permbush nevojat shpirterore qe nje shoqeri e paster te ploteson. Plus, qe xhelozia midis

shqiptareve eshte e tmerrshme. Kush ecen perpara shihet plot smire dhe zili, ne vend qe te

inkurajohet ne udhen qe ka ndermarre. Ne emigracion kane dale shume nivele njerezish dhe kjo e

ben akoma edhe me te veshtire krijimin e miqesive me bashkekombesit e tu jashte.

Per mua pasojat pozitive te emigracionit kane qene shkollimi shume i mire, zgjerimi im

shpirteror, njohja me kulturen amerikane dhe mundia qe me eshte dhene te marr ato gjera

pozitive nga ajo, si shikimin e punes sende dhe jo futjen e hundes ne punet e tjetrit. Pervec

njohjes me kulturen amerikane, nje kulture kaq demokratike me kuptimin e mirefillte te fjales,

me eshte dhene mundesia te njihem me njerez te ndryshem te botes dhe te kuptoj pak nga

kulturat e tyre. Horizonti im eshte zgjeruar se tepermi. Ne te njejten kohe une kam arritur te

reflektoj nje imazh te paster e bukur te Shqiperise tek te huajt, per te cilin jam krenare. Secili nga

ne eshte ambasador i vendit te vet atje jashte ku ndodhet dhe cdo veper e jona ndikon ne

opinionin qe nje i huaj krijon per te gjithe shqiptaret te teresi.

Mbi te gjitha ato cka thashe me lart, une kam arritur ta shoh nga larg e me qarte kulturen

shqiptare dhe zhvillimet e fundit politike e ekonomike qe prej 1998. Me zemer te plagosur kam

pare ne distance vendin tone duke u perpelitur pas facades se bojosur te komunisteve. Me vjen t'i

tund e shkund te gjithe ata qe jetojne atje dhe pretendojne se si jeta ne Shqiperi nuk ka, ata femije

biznesmenash te korruptuar e komunistash se lindur, qe jane te verber kundrejt vuajtjeve te

popullit perreth dhe mendojne vetem per qejfet dhe veten e tyre. Po te kisha qene atje nuk do te

kisha ditur ta beja kete lloj ndryshimi dhe krahasimi sepse nuk do ta njihja lirine, demokracine

dhe tregun e vertete kapitalist. Mendoj qe shume te rinj te gjenerates sime te cilet po shkollohen

neper Perendim jane te te njejtit mendim me mua. Vete fakti qe shume te rinjve shqiptare po u

hapen syte dhe mendja jashte shtetit perben te vetmin ngushellim dhe shprese per Shqiperine. Ky

eshte aspekti me pozitiv i emigracionit, siguria se nje dite bijte e shqipes do te kthehen per te

shpetuar dhe rindertuar nje shoqeri shqiptare demokratike e te pakorruptuar.

Page 22: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

22

Migrimi sjell përfitime në një bilanc kosto-përfitime, vetëm nëse menaxhohet si duhet në

të mirë të individit, familjes, por edhe të shoqërive të vendit të origjinës dhe atij pritës.

Nëse do të lidhim si duhet migrimin me zhvillimin atëhere do ta bëjmë këtë dukuri të

vyer për ne. Sidoqoftë, ky proces ka edhe anën tjetër të medaljes. Ja përse ngjall jo vetëm debate

të ndezura, por edhe ndan shkollat e mendimit. P.sh. migrimi mund t’i privojë vendet e origjinës

nga aftësitë më të mira dhe talentet dhe mendjet e shkëlqyera, siç mund të ndikojë në

copëtimet/shpërbërjet e familjes; jo rrallë migrimi shfrytëzohet për qëllime kontrabandimi dhe

trafikimi të qenieve njerëzore për të shkuar deri tek shfrytëzimi i flukseve migratore nga

organizata kriminale dhe terroriste. Asnjëhere nuk është e tepërt të pohohet dhe ripohohet se

shumë prej problemeve mund të zgjidhen, përmes angazhimit, debatit, si brenda vendit duke

përfshirë të gjithë aktorët kyç, ashtu edhe përmes një bashkëpunimi ndërkombëtar. Kjo do të

shpinte në një njohje dhe të kuptuar më të mirë të përfitimive dhe volive të pamata që ofron

migrimi.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan shprehej:

“asnjë prej nesh muk i zgjidh i vetëm problemet e migrimit, por ama secili prej nesh mban në

dorë një copëz të zgjidhjes së rebusit. Ka ardhur koha që t’i sjellim bashkë”. Jo gjithmonë

përvojat migratore kanë qenë pozitive: migrantët e të dy gjinive gjithnjë dhe më shumë po i

ekspozohen shfrytëzimit dhe abuzimit nga ana e kontrabandistëve të qenieve njerëzore; të tjerë,

si rezultat i rritjes së tensioneve sociale, fetare dhe kulturore në disa shoqëri e shohin veten të

përfshirë dhe përballë mureve të diskriminimit, ksenofobisë dhe racizmit.

Politikat e migrimit ndërkombëtar nuk ekzistojnë si të izoluara, të gjitha kanë pasoja

globale. Kostot dhe përfitimet e migrimit nuk ndahen në mënyrë të barabartë, mes vendeve, por

edhe as mes grupeve sociale.

Në politikat tona zë vend parësor bashkëpunimi dhe bashkërendimi ndërkombëtar.

Tashmë ne kemi përqafuar filozofinë se politikat migratore nuk duyhet të konsiderojnë vetëm

aspekte ekonomike, por duke iu mbajtur shkollës së mendimit se emigrimi prodhon pasoja

sociale, kulturore, madje edhe politike nuk është më, vetëm diçka mes të qenurit i pasur, apo i

varfër, por modelon vetë shoqëritë ku duam të jetojmë.

Page 23: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

23

Faktoret qe ndikuan ne levizjet emigratore

Një objektiv tjetër i studimit ishte identifikimi i arsyeve për largimin nga Shqipëria

(faktorëve shtytës). Faktori më i rëndësishëm që ka nxitur emigracionin të vendit ka qenë faktori

ekonomik, ku 67% u përgjigjën se vështirësitë ekonomike (p.sh. varfëria, problemet ekonomike,

papunësia) ishin arsyeja e parë për largimin. Faktorë të tjerë me rëndësi ishin kushtet e këqija të

jetesës në vend , ribashkimi me pjestarët e tjerë të familjes dhe mundësia për jetesë më të mirë në

Evropën Perëndimore dhe në vendet e tjera . Këto gjetje pasqyrojnë rezultatet që dolën nga

shqyrtimi i literaturës.

Faktori ekonomik: Shqiptarët largohen kryesisht për arsye ekonomike siç janë mungesa

e mundësive të punësimit, kushtet e vështira të jetesës, veçanërisht në disa zona ku mungojnë

kushtet elementare si energjia elektrike, uji dhe strehimi. Nivelet e larta të papunësisë,

veçanërisht si pasojë e reformave në ekonominë shqiptare menjëherë pas rënies së komunizmit,

kanë qenë faktori kryesor për flukset masive të emigracionit pas viteve ‘90 e këtej.

Tabela 1.1 Faktoret Shtytes Per Largimin Nga Vendi

Mungesa e mundësive të punësimit në Shqipëri, e gërshetuar me kërkesat e tregut të

punës në vendet pritëse për krah të lirë pune në fusha si ndërtimi, bujqësia, turizmi, etj.,

Page 24: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

24

është një faktor i madh nxitës për emigracionin e personave të pakualifikuar. Nga ana

tjeter, shumë shqiptarë të kualifikuar me diplomë universitare kanë emigruar si rezultat i

mungesës së mundësive të përshtatshme të punësimit në Shqipëri dhe janë punësuar

jashtë vendit në pozicione larg kualifikimit të tyre.

Siguria publike: Shqipëria është përballur me flukse masive emigratore si pasojë e

nivelit të ulët të sigurisë publike apo trazirave në vend. Një numër i madh i personave të

kualifikuar me kushte të mira ekonomike janë larguar nga vendi për një të ardhme më të sigurt

për veten dhe familjen e tyre. Kjo dukuri ka ndodhur veçanërisht pas trazirave të vitit 1997 që u

shoqëruan me një valë tjetër të eksodit masiv.

Institucionet e dobëta çojnë në mungesën e besimit te qytetarët për përmirësimin e

situatës në ve nd ku korrupsioni dhe krimi i organizuar paralizojnë funksionimin normal të

institucioneve shtetërore. Institucionet e dobëta dhe vështirësitë në zbatimin e ligjit gjithashtu

ndikojnë në përpjekjet dhe perspektivat e emigrantëve për t’u kthyer dhe vendosur në vend,

veçanërisht kur ata hasin vështirësi në ndërtimin e aktiviteteve private apo në marrëdhënie me

administratën publike.

Ndër faktorët nxitës që përmenden gjerësisht në studime të ndryshme janë:

rritja e ulët ekonomike e kombinuar me një pabarazi të dukshme në shpërndarje të

të ardhurave

mbipopullimi;

niveli i lartë i papunësisë

presioni i madh lidhur me pronësinë mbi tokën apo kushtet e ambientit urban

konfliktet e armatosura apo spastrimet etnike

abuzimet me të drejtat e njeriut, diskriminimi dhe trajtimi çnjerëzor dhe degradues

persekutimi apo frika nga persekutimi për shkak të racës, shtetësisë, bindjes politike,

fesë apo përkatësisë në një grup social

katastrofat natyrore dhe degradimi ekologjik

keqqeverisja

Ndër faktorët tërheqës përmenden:

siguria dhe zhvillimi ekonomik në vendin e destinacionit

mundësitë e punësimit

mundësia për legalizim të dokumentacionit

mundësitë e integrimit

distancat me vendin e destinacionit dhe ekzistenca e rrjeteve migratore

Page 25: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

25

Ndër shkaqet e lëvizjeve migratore të viteve të fundit renditen pagat më të larta, mbështetja

financiare e familjes, kushte më të mira pune, kushte më të mira jetese, kushte më të mira

arsimimi për vete apo për pjesëtarët e tjerë të familjes, si edhe në periudha të caktuara për shkak

të nivelit të sigurisë dhe rendit në vend. Ndërsa përzgjedhja e vendit të destinacionit ka të bëjë

me faktorë si: lehtësia për të gjetur punë, afërsia gjeografike, lehtësia e hyrjes në vendin pritës, të

afërm që jetojnë në vendet ku ata emigrojnë, njohja me mundësitë për arsimim dhe përmirësimi i

aftësive profesionale, mundësia për të punuar në profesionin e tyre dhe paga më të mira ne

krahasim me vende të tjera. 8

8 Profili i Migracionit, Republika e Shqipërisë, fq 22, botuar nga IOM, 2007, referuar Bankës Botërore (2003),

Vlerësimi I Varfërisë në Shqipëri.

Page 26: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

26

KAPITULLI I DYTË

NDIKIMET E LEVIZJEVE MIGRATORE

Emigracioni dhe demografia

Pas disa dekadash rritjeje të qëndrueshme, numri i përgjithshëm i popullsisë shqiptare

është ulur me 113 mijë banorë në periudhën ndërmjet dy regjistrimeve të fundit në 1989 dhe

2001. Faktori kryesor për këtë rënie ka qenë emigracioni, i cili i ka kaluar të 600.000 vetët pas

vitit 1995 dhe ka bërë që për vite me radhë popullsia të ketë pësuar rënie. Ulja e vazhdueshme e

lindshmërisë pas viteve 60 ka qënë faktori i dytë që ka ndikuar në ritmet e ulëta të popullsisë me

një shkallë lindjesh prej 2.31 fëmijë për një grua në 2001, tre herë më pak se 40 vjet më parë kur

ky nivel ishte 6.85 fëmijë për një grua. Ndryshimet në përbërjen e grupmoshave së popullsisë në

Shqipëri pasqyrojnë ndikimin e emigracionit. Grupmoshat 20-40 vjeç përbëjnë numrin më të

madh të emigrantëve, gjë që ka ndikuar si në ndryshimet në strukturen e grupmoshave të

popullsisë ashtu edhe në nivelin e lindshmërisë. Si rrjedhojë numri i popullsisë deri në 20 vjeç

është zvogëluar për shkak të lindshmërisë së ulët dhe popullsia 40 vjeç e lart është rritur për

shkak të emigracionit.

Ndryshimet në shpërndarjet rajonale të dendësisë së popullsisë vijnë si rrjedhojë jo vetëm

e lëvizjes së brendshme, por edhe e emigracionit. Dendësia e popullsisë në zonat jugore të

Shqipërisë që ndodhen më pranë kufirit me Greqinë është ulur shumë. Në fakt, banorët që

shpërngulen nga zonat veriore migrojnë kryesisht brenda vendit, ndërkaq banorët nga zonat

jugore synojnë më shumë vendet e huaja.

Page 27: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

27

Ndikimi i emigracionit në ekonominë e vendit

Emigracioni ka një ndikim parësor në ekonominë e vendit si rezultat i dërgesave të

emigrantëve. Dërgesat e emigrantëve përbëjnë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare

duke siguruar një hyrje të vazhdueshme të valutave të huaja në vend si edhe duke konsoliduar

bazën për kursime dhe investime. Mbështetur në të dhënat zyrtare kontributi i dërgesave të

emigrantëve, për një periudhë 10 vjeçare është vlerësuar rreth 15% e Produktit të Brendshëm

Bruto. Gjithashtu kontributi i këtyre dërgesave në bilancin tregëtar, për një periudhe 10 vjeçare,

vlerësohet te jetë rreth 58.8 %.

Page 28: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

28

Ndikimet e emigracionit në tregun e punës

Emigracioni ka një ndikim të madh në zhvillimin profesional të shtetasve shqiptarë. Nga

njëra anë, punësimi i emigrantëve shqiptarë në ekonomitë e zhvilluara të vendeve pritëse i ka

pajisur ata me një kulturë të përgjithshme të menaxhimit të punës, të etikës në punë, njohuri për

sektorë të rinj të ekonomisë, me njohuri mbi teknikën dhe teknologjinë e fundit. E parë në këtë

këndvështrim, kthimi i tyre do të shoqërohej me transferimin e aftësive të sipërpërmendura.

Eshtë gjithashtu fakt se shumë emigrantë nuk punojnë në pozicione për të cilat ata kanë studiuar

apo janë trainuar dhe kjo është arsyeja që lehtësimi dhe nxitja e njohjes së diplomave dhe

kualifikimeve shqiptare jashtë vendit është një problem shqetësues. Mundësitë për të emigruar

ulin nivelin e papunësisë dhe si pasojë zbusin vështirësitë social-ekonomike që do të shfaqeshin

nëse nuk do të ekzistonte mundësia për të kërkuar punë jashtë vendit.

Një tjetër çështje që duhet të merret në konsideratë kur përqendrohemi tek burimet

njerëzore të shqiptarëve jashtë vendit është specializimi profesional që ata mendojnë të ndjekin.

Në Greqi pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë janë punësuar në industrinë e ndërtimit dhe

një pjesë tjetër në bujqësi dhe hoteleri. Po ashtu në Itali emigrantët kryesisht janë të punësuar në

ndërtim, turizëm dhe industrinë e lehtë. Specializimi I emigrantëve në fusha të veçanta ka një

ndikim të madh në nivelin aktual të dërgesave të emigrantëve dhe efekti i kthimit të tyre në

ekonominë kombëtare varet pikërisht nga specializimi i tyre profesional. Kjo në njëfarë mënyre

shpjegon investimet masive në sektorin e ndërtimit dhe turizmit.

Një numër jo i vogël emigrantësh janë punësuar në bujqësi, në një kohë që prodhimi

bujqësor në vend ka rënë dhe Shqipëria është bërë një importuese e rëndësishme në rajon për

produkte bujqësore.

Page 29: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

29

Ndikimi i emigracionit në politikën e brendshme

Dukuria e emigracionit mund të ndikojë në nivelin e pjesëmarrjes së emigrantëve në

zhvillimet politike në vend. Ata nuk mund të marrin pjesë në votime edhe pse ata përbëjnë një

numër të madh të zgjedhësve pasi nuk mund të votojnë në konsullatat Shqiptare jashtë vendit dhe

duhet të udhëtojnë për në Shqipëri posaçërisht për këtë qëllim. Kjo ndikon në rezultatin e

zgjedhjeve dhe mosangazhimin e tyre politik në tërësi. Emigracioni si dukuri ndikon në

stabilitetin ekonomik të vendit duke tentuar të mbajë në nivele të ulëta papunësinë në vend dhe të

zbusë pakënaqësinë që vjen si rezultat I kushteve të vështira social-ekonomike. Kufizimi i

mundësive për të emigruar mund të çojë në rritjen e presionit nga shtetasit të cilët dëshirojnë të

emigrojnë.

Emigracioni ka një ndikim të madh edhe në formimin e kulturës politike. Jetesa jashtë

vendit ndikon në formimin politik të emigrantëve dhe të afërmve të tyre në Shqipëri dhe në

mendimin e tyre se sa kujdeset qeveria për emigrantët. Pjesa më e madhe e emigrantëve

shqiptarë jetojnë dhe punojnë në vende me sisteme të demokracisë liberale duke i dhënë mundësi

atyre të familjarizohen dhe të shprehen në atë sistem. Formimi I ndryshëm politik i emigranteve

që kthehen në vend do të ndikojë pozitivisht ndaj dukurive të tilla si klientelizmi, interest vetjake

dhe korrupsioni duke përshpejtuar dhe duke siguruar qëndrueshmëri për vazhdimin e procesit të

demokratizimit në vend.

Emigracioni ndikon edhe në mundësinë dhe dëshirën e shtetasve shqiptarë për të udhëtuar

lirisht jashtë vendit. Vështirësitë aktua le janë trashëgimi e një të kaluare jo të largët. Izolimi i

Shqipërisë në të kaluarën, ka lënë gjurmë në mentalitetin e njerëzve të cilët bëjnë një lidhje të

drejtpërdrejtë ndërmjet një qeverisje të mirë dhe liberalizimit të mundësive për të udhëtuar jasht

ë vendit. Liberalizimi i regjimit të vizave konsiderohet si nivel më i ulët izolimi dhe si shkëputje

nga e kaluara komuniste duke u parë kështu si detyrë e qeverisë për të lejuar apo lehtësuar

mundësitë për të udhëtuar jashtë vendit.

Qëllimi final i dikujt që është kthyer nga migracioni është të kërkojë punë. Migrantët e kthyer

nuk duhet të barazohen me personat e tjerë të papunë, pavarësisht vlerës së statusit të tyre: të

dyja kategoritë janë të papunë por gjithsesi, periudha përpara papunësisë është thellësisht e

ndryshme ndërmjet këtyre grupeve. Si rrjedhojë, Zyrat Rajonale të Punësimit dhe strukturat e

tjera duhet të hartojnë dhe të përdorin masa të ndryshme për mbledhjen e të dhënave nga

punëkërkuesit e ardhshëm që janë kthyer rishtazi. Për shembull mund të përdoren formularë të

plotësuar nga vetë personat për të marrë elementë që shpesh nuk shfaqen në format standarte të

mbledhjes së informacionit: niveli arsimor, numri i gjuhëve të huaja, aftësitë e marra gjatë

migracionit jashtë vendit, mundësitë për trajnim dhe kualifikom profesional të marra jashtë

Page 30: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

30

vendit, nevojat për trajnim, synimet për punësim, etj. Formularët dhe dokumentacioni tjetër

duhet të bëhet i mundur në formë elektronike në mënyrë që informacioni të mund të shkëmbehet

lehtësisht ndërmjet zyrave dhe punëdhënësve të mundshëm.

Page 31: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

31

KAPITULLI TRETE

EMIGRACIONI DHE ZHVILLIMI I SHQIPËRISË

Përfitimet nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit

Imazhi i Shqipërisë dhe i popullit shqiptar jashtë vendit shpesh mbart efekte negative të

cilat nuk ndihmojnë në pasqyrimin e ndryshimeve të mëdha që po ndodhin në vend, që në pjesën

më të madhe janë pozitive dhe po çojnë drejt përmirësimit të cilësisë së jetës në një vend që ka

dalë nga një periudhë izolimi 50 vjecar. Emigrantët shqiptarë, veçanërisht ata që gjenden në

Greqi dhe Itali, ku është përqëndruar edhe pjesa më e madhe e tyre, kanë qenë në qendër të një

klime jofavorizuese, e cila në shumë raste është shfaqur në formën e diskriminimit dhe

ksenofobisë.

Një propagandë antishqiptare është ndërmarrë dhe vazhdon të ndërmerret nga media në

vendet pritëse të emigrantëve shqiptarë.

Për të mbetur në një vlerësim objektiv dhe të ekuilibruar, është e rëndësishme të përcaktohen

arsyet që kanë kontribuar në krijimin e këtij imazhi. Një nga arsyet është përbërja shoqërore e një

kategorie emigrantësh e cila karakterizohet nga individë me nivel të ulët kulturor dhe arsimor.

Kjo gjë ka ndikuar negativisht në integrimin ekonomik dhe kulturor dhe në nivelin e lartë të

kriminalitetit brenda emigracionit shqiptar. Një tjetër factor është shprehja e ksenofobisë në

debatet politike dhe elektorale mbi migracionin në vendet pritëse, e cila ka një ndikim të madh

në opinionin publik. Duke gjykuar nga të dhënat e shtypit, mund të theksohet se emigracioni

shqiptar paraqitet si një element shqetësues për shoqërinë e vendit pritës. Kjo gjë ndikon në

perceptimin e gabuar se i gjithë komuniteti i emigrantëve shqiptarë është i përfshirë në aktivitete

kriminale, kur në fakt kjo është e vërtetë vetëm për një pjesë të vogel të këtij komuniteti. Gjatë

viteve të fundit imazhi i emigrantëve shqiptarë ka filluar të përmirësohet disi si rezultat i

kontributeve pozitive të disa emigrantëve të suksesshëm, si nxënës apo studente të cilët kanë

rezultate shumë të mira në shkollat ku studiojnë.

Megjithë angazhimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për të bërë disa përpjekje për të

përmirësuar imazhin e Shqipërisë jashtë vendit, janë ndërmarrë vetëm disa nisma private për ta

realizuar këtë.

Kështu, në Maj të vitit 2003, me mbështetjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe të

Ambasadorit të Shqipërisë në Austri është hapur në Vjenë Instituti Shqiptar për Kulturën, me

kontributet financiare të emigrantëve shqiptarë në Austri.

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara po zbaton një projekt të quajtur “Imazhi I

Shqipërisë” në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e

Integrimit Evropian. Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i cilësisë dhe sasisë së

Page 32: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

32

informacionit që është i disponueshëm për Shqipërinë dhe bashkëpunimi me partnerë qeveritarë,

median dhe qeverisjen vendore për të rritur aftësitë në krijimin e një imazhi më pozitiv të vendit

dhe të popullit. Ky program synon krijimin e kapaciteteve në Ministrinë e Punëve të Jashtme për

të prodhuar të dhëna në kohë dhe të sakta mbi Shqipërinë dhe përdorimin e tyre nga një publik i

gjerë.

Page 33: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

33

Orientimi i dërgesave të emigrantëve drejt investimeve në biznes

Rëndësia e dërgesave të emigrantëve Dërgesat e emigrantëve përbëjnë mekanizmin

kryesor të uljes së varfërisë në Shqipëri dhe rritjen e të ardhurave në familje në veçanti.

Ato jo vetëm sigurojnë një mbështetje të rëndësishme ekonomike për familjet e emigrantëve,

por edhe për stabilitetin shoqëror dhe ekonomik të vendit. Modeli i përdorur I dërgesave të

emigrantëve në Shqipëri tregon se ato janë përdorur kryesisht për të plotësuar nevojat ditore

(ushqim, veshje, etj); së dyti, për të përmirësuar cilësinë e jetesës (paisje elektronike, mobilim

shtëpish etj); së treti, për zgjerimin dhe ndërtimin e shtëpive të reja. Po ashtu, një pjesë e vogël e

dërgesave të emigrantëve përdoren për të ruajtur traditën, (martesat) etj, dhe mbahen në banka

apo në shtëpi. Vetëm në disa raste dërgesat e emigrantëve përdoren për të blerë prona të

patundshme në sektorët e shërbimeve, bujqësisë, etj. 9

Grafiku 2.1 Gatishmeria per investimet e migranteve shqiptare sipas aktiviteteve te tyre

ekonomike

Sipas një analize të fluksit të dërgesave të emigrantëve, rezulton një rritje e

konsiderueshme me kalimin e viteve. Dërgesat e emigrantëve luajnë një rol të madh në

financimin e pjesshëm të defiçitit të lartë tregtar, por ato nuk mund të konsiderohen si një faktor i

përhershëm, pasi është e vështirë të parashikohen flukset e dërgesave të emigrantëve në periudhë

afat-mesme. 10

9 Vëzhgim mbi dërgesat e emigrantëve në monedhë të huaj, Janar 2003

10 Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave

Page 34: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

34

Siç u theksua edhe në pjesën e studimit që bën shqyrtimin e literaturës, dërgesat në para të

emigrantëve janë një element jetik i migracionit ndërkombëtar shqiptar. Nëpërmjet elementit të

vrojtimit, studimi synon të analizojë edhe përmasën e dërgesave në para të emigrantëve tek

personat e përzgjedhur për vrojtimin. të intervistuar pohuan se dërgonin para në shtëpi kur

jetonin jashtë vendit. Kur u pyetën për shpeshtësinë e këtyre dërgesave 39% e të intervistuarve

thanë se dërgonin para një herë në gjashtë muaj ndërsa 25% e të intervistuarve thanë se dërgonin

rrallë. Të intervistuar të tjerë thanë se dërgonin para në shtëpi një herë në muaj dhe një herë në

tre muaj . Këto gjetje tregojnë se më shumë se gjysma e migrantëve dërgojnë para në familjet e

tyre të origjinës dhe kjo ndihmë ka ndikim domethënës për mirëqenien e marrësve të këtyre

dërgesave si edhe për shoqërinë në tërësi.

Tabela3.1: __Dergesat e emigrateve per periudhen 1992 -2003

Rëndësia e dërgesave të emigrantëve për ekonominë shqiptare, mund të kuptohet me

kontributin e tyre në PBB-në e vendit, i cili mendohet të jetë në masën 1/6. Rëndësia e tyre mund

të matet kur krahasohen dërgesat e emigrantëve me Investimet e Huaja Direkte. Në periudhën

1993-2003, Investimet e Huaja Direkte në ekonominë shqiptare u vlerësuan të jenë 1082.1

milion dollarë, ndërkohë që vlera e akumuluar e dërgesave të emigrantëve ishte 5144.9 milion

dollarë. Kështu, dërgesat e emigrantëve kanë qenë më të konsiderueshme se ndihma e huaj që

Shqipëria ka marrë çdo vit nga institucionet ndërkombëtare .

.

Dërgesat e emigrantëve luajnë rol të rëndësishëm në stabilitetin makroekonomik të vendit

duke financuar importet, ndikojnë në vlerën e monedhës lokale dhe në zhvillimin e shpejtë të

ndërtimit dhe sektorëve të shërbimit. Si rrjedhojë dërgesat e emigrantëve kanë qënë faktori

Page 35: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

35

kryesor në përcaktimin e një prej karakteristikave të tranzicionit shqiptar, dmth konsumi i

brendshëm është më i madh se prodhimi kombëtar. Në ketë këndvështrim, krahasuar me

ekonomitë e tjera në tranzicion të vendeve të Europës lindore dhe qëndrore, Shqipëria është i

vetmi vend i ngjashëm me Gjermaninë lindore. Karakteristikat kryesore të dërgesave të

emigrantëve dhe kanalizimi i transfertave Nuk mund të bëhet një vlerësim i saktë i fluksit të

dërgesave të emigrantëve pasi ato transferohen jashtë sistemit bankar. Transferimi i dërgesave të

emigrantëve në Shqipëri bëhet i mundur nëpërmjet dy kanaleve, ato formale dhe informale. Sipas

tabelës së mëposhtme, rrugët informale vazhdojnë të jenë mënyra kryesore e transferimit të

dërgesave të emigrantëve në Shqipëri. Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, rreth 61 % e

volumit të dërgesave të emigrantëve për vitin 2001 u transferuan nëpërmjet këtyre kanaleve. Kjo

kryesisht bëhet nga vetë emigrantët apo nga rrethi i gjerë i të afërmëve dhe miqve. 11

Rrugët e transferimit të dërgesave të emigrantëve në Shqipëri varen nga një numër

faktorësh, si statusi i punëtorëve shqiptarë në vendin pritës, migracioni afatshkurtër apo aftgjatë,

zhvillimi dhe efektiviteti i sistemit bankar në Shqipëri, besimi i emigrantëve ne sistemin bankar i

cili u thye ndjeshëm nga kolapsi I skemave piramidale në vitin 1997, niveli i informacionit të

migrantëve apo të afërmve të tyre për sistemin bankar, kosto e lartë e transfertave për sasi të

vogla të parave, ekzistenca dhe efektiviteti i rrugëve joformale, mungesa e dëshirës e migrantëve

për të treguar sasitë e parave të transferuara në Shqipëri. Kjo e fundit mund të jetë si rezultat i

mosbesimit të shtetasve tek autoritetet/bankat vendase. Dërgesat e emigrantëve të transferuara në

rrugë informale mbartin risk. Një pjesë e emigrantëve përdorin korrierë apo shërbime të tjera të

transferimit të parave duke paguar një komision. Ky element vazhdon të jetë I rëndësishëm, por

praktikisht i pamundur të studjohet në mënyrë të saktë.

11

Banka e Shqipërisë, 2003

Page 36: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

36

Vlerësimi dhe perspektiva e politikave aktuale

Momentalisht nuk ka ndonjë politikë të veçantë për përmirësimin e imazhit të emigrantëve

shqiptarë në vendet pritëse. Për të mundësuar këtë gjë shteti duhet të mbështetet në përvojën e

përmendur më lart. Si pasojë e mjeteve të kufizuara financiare në dispozicion për këtë qëllim, kjo

pjesë e strategjisë duhet të përqendrohet kryesisht tek Greqia dhe Italia, ku jetojnë pjesa më e

madhe e emigrantëve. Këtyre komuniteteve mund tu bëhet thirje për të kontribuar financiarisht

dhe në rrugë të tjera. Edhe pse instituti i parë i kulturës shqiptare u hap në Vjenë, ku numri i

emigrantëve shqiptare është shumë i vogël, ky komunitet tregoi vitalitetin dhe gatishmërinë për

të bashkëpunuar në projekte të tilla.

Ka ardhur koha të bëhet realitet ideja e Presidentit të Republikës e shprehur në fjalimin e tij

përpara trupit diplomatik në 27 gusht 2003, gjatë të cilit ai tha se “edhe në këtë drejtim qeveria

duhet të mendojë e të punojë më shumë për gjetjen e fondeve të nevojshme dhe për hapjen e

institucioneve të tilla, fillimisht në ato vende ku ka komunitet të madh shqiptar”. Sipas rendit të

përparësive Greqia dhe Italia janë dy vendet kryesore të cilëve duhet tu kushtohet vëmendje.

Vetë numri shumë i madh I emigrantëve shqiptarë në këto dy vende mund të bëjë të mundur

sigurimin e fondeve të nevojshme nga vetë emigrantët.

Për të shqyrtuar nëse pagesa nën dorë për dikë për të migruar ka ndikuar rezultatet e

migracionit, u analizuan përqindjet e atyre që pohuan se kishin paguar në lidhje me statusin në

vendet e destinacionit.

Marrëveshje kulturore dypalëshe apo duhet të lidhen të paktën me Greqinë dhe Italinë dhe

duhet të merren masa për zbatimin e atyre ezksistuese me qëllim rritjen e shkëmbimeve kulturore

duke nxjerrë në pah aspekte të përbashkëta të trashëgimisë së vendeve pritëse dhe vendeve të

origjinës të emigrantëve. Një mënyrë tjetër për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve jashtë

vendit është edhe vënia në dukje e rasteve të suksesshme, në qendër të të cilëve janë emigrantët

shqiptarë si arritja e rezultateve të larta në shkollë e nxenësve dhe studentëve shqiptarë (bëhet e

ditur se shpesh studentët shqiptarë kanë rezultate të larta); sipërmarrës të cilët drejtojnë kompani,

sportistë, studiues shkencorë apo artistë.

Për ti identifikuar ata së pari duhet të nisë një fushatë njohjeje për dhënien e titullit

“Ambasadori i Shqipërisë”, i cili ekziston dhe I është dhënë disa personaliteteve nga Presidenti i

Republikës. Së dyti, është e nevojshme gjetja e burimeve financiare për fushatën mediatike për

promovimin e emigrantëve të suksesshëm brenda dhe jashtë kufijve. Dukuria e emigracionit

shqiptar gjatë viteve nëntëdhjetë përgjithësisht njihet, por fatkeqësisht shpesh është prezantuar

keq nga mediat në opinionin publik duke pasqyruar vetëm efektet negative, siç është

kriminaliteti. Në përgjithësi theksi është vënë tek pasojat negative për vendet pritëse dhe

përfitimet nuk përmenden e madje injorohen. Aktualisht, kontributi i emigrantëve në vendet

pritëse dhe në veçanti në ekonominë e tyre është mjaft I madh. Nuk mund të lëmë pa përmendur

faktin se disa prej tyre po shfrytëzohen nga njerëzit e atij vendi.

Page 37: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

37

Qeveria duhet ti vërë detyrë Televizionit Shqiptar të përgatisë një dokumentar mbi

emigracionin shqiptar për të nënvizuar kompleksitetin e asaj dukurie dhe të gjitha pasojat e saj

pozitive dhe negative për Shqipërinë si edhe për vendet pritëse, në veçanti për Greqinë dhe

Italinë. Duhet të kërkohet bashkëpunimi i televizioneve greke dhe italiane për të lehtësuar

mbledhjen e informacionit në vendet pritëse dhe mundësisht për të financuar projektin. Ndërkohë

që ky dokumentar duhet të bazohet në informacionin përkatës, një komitet kërkuesish i përbërë

nga specialistë të migracionit dhe përfaqësues të shoqatave të emigrantëve shqiptarë duhet të

krijohet për të mbështetur gazetarët të cilët janë të ngarkuar me përgatitjen e tij. Për të patur një

numër sa më të madh shikuesish, ky dokumentar do të përkthehet në greqisht, italisht dhe

anglisht. Së fundi, duhen përmendur përpjekjet që janë bërë deri tani për trajtimin e migracionit

dhe në veçanti për të luftuar krimin e organizuar që lidhet me të nëpërmjet trafikimit dhe

kontrabandës me të dhëna konkrete dhe të kuptueshme që duhet të qarkullohen jashtë vendit.

Miratimi i Strategjisë Kombëtare për Migracionin gjithashtu do të sigurojë një mundësi të mirë

për të shpjeguar bashkëpunimin gjatë viteve të fundit me Greqinë dhe Italinë në këtë kuadër dhe

progresin e bërë nga Shqipëria në Procesin e Stabilizim Asocimit drejt integrimit të saj

nëEvropë.

Page 38: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

38

Shqipëria pamje e përgjithshme

Shqipëria është një vend me të ardhura mesatare që, përgjatë dy dekadave të fundit, ka bërë

përpjekje të mëdha në vendosjen e një demokracie të besueshme shumëpartiake dhe nje

ekonomie tregu. Pas kalimit nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim tek Banka

Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim në vitin 2008, përgjithësisht Shqipëria ka qenë e aftë

të ruajë ritme pozitive rritjeje dhe qendrueshmëri financiare, pavarësisht krizës së vazhdueshme

ekonomike.

Gjatë dekadës së fundit Shqipëria ka qenë një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në

Evropë, duke gëzuar norma reale rritjeje vjetore prej 6%, shoqëruar nga reduktimi i shpejtë i

varfërisë. Ndërmjet viteve 2002 dhe 2008, varfëria në vend u përgjysmua dhe varfëria ekstreme

tashmë prek më pak se 2% të popullsisë.

Megjithëse Shqipëria e ka përballuar mirë ndikimin e krizës financiare globale, ritmet e

rritjes mbi 3% gjatë vitit 2011 u moderuan në 2012-ën, duke reflektuar në këtë mënyrë situatën e

përkeqësuar në Eurozonë dhe si situatën e vështirë të sektorit energjetik. Për herë të parë qysh

prej krizës së vitit 2009, gjatë tremujorit të parë të vitit 2012 rritja e PBB-së ishte negative. Rritja

rifilloi gjatë tremujorit të dytë, por pritshmëritë për gjysmën e dytë të vitit mbeten të ulëta.

Tregu i punës në Shqipëri i është nënshtruar zhvendosjeve të mëdha gjatë dekadës së

fundit, duke kontribuar në rritjet e produktivitetit. Punësimi formal jobujqësor në sektorin privat

është dyfishuar në periudhën ndërmjet 1999-2011, i nxitur në një masë të madhe nga investimet e

huaja. Emigrimi dhe urbanizimi kanë sjellë zhvendosje strukturore nga sektori i bujqësisë drejt

industrisë dhe shërbimeve, duke i lejuar ekonomisë të fillojë ofrimin e një sërë shërbimesh, duke

filluar me sektorin bankar e deri tek telekomunikacioni dhe turizmi.

Pavarësisht kësaj zhvendosjeje, bujqësia mbetet një prej sektorëve më të mëdhenj dhe të

rëndësishën në Shqipëri. Ajo është burim kryesor punësimi dhe të ardhurash - veçanërisht në

zonat rurale të vendit - dhe kontribuon me një vlerë prej rreth 20% në PBB, ndërkohë që përbën

gjysmën e punësimit të përgjithshëm. Megjithatë, sektori i bujqësisë i Shqipërisë vijon të

përballet me një sërë sfidash, duke përfshirë këtu përmasat e vogla të fermave dhe copëzimin e

tokës, infrastrukturën e dobët, kufizimet e tregut, aksesin i kufizuar tek kreditë dhe grantet si

edhe institucione të papërshtatshme rurale.

Me vështrimin tek e ardhmja, Shqipëria është fokusuar tek mbështetja e rimëkëmbjes dhe rritjes

ekonomike në një mjedis të jashtëm të vështirë, duke zgjeruar dhe mbështetur përfitimet sociale

të vendit dhe duke reduktuar ndërkaq cënueshmërinë nga ndryshimi i klimës- veçanërisht përmes

përmirësimit të menaxhimit të burimeve ujore. Sfidat kyçe për përparimin e Shqipërisë

përfshijnë: rifillimin e konsolidimit fiskal dhe përmirësimin e menaxhimit të shpenzimeve

Page 39: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

39

publike, reforma rregullatore dhe institucionale, zvogëlimin e mangësive infrastrukturore dhe

përmirësimin e efikasitetit të sistemeve të mbrojtjes sociale dhe shërbimeve kyçe shëndetësore.

Banka Botërore dhe Korporata Ndërkombëtare e Financave vijojnë të ndihmojnë në zvogëlimin e

mangësive infrastrukturore në mënyrë të qendrueshme fiskale, më specifikisht duke rritur

investimet private dhe nxitur partneritetin privat-publik. Përmirësimi i efikasitetit të sistemeve të

mbrojtjes sociale dhe shërbimeve shëndetësore në mënyrë që rritja ekonomike të bëhet

përfshirëse për të gjithë, vijon të jetë prioritet në një periudhë kur perspektiva ekonomike është

më e dobët. 12

12

Shqipëria Pamje e përgjithshme, tetor 2012 http://www.worldbank.org/sq/country/albania/overview

Page 40: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

40

KAPITULLI I KATËRT

POLITIKAT DHE PROGRAMET NE KUADER TE LEVIZJEVE

MIGRATORE

Shteti si subjekt i së drejtës migratore: autoriteti dhe përgjegjësia

E drejta për të lëvizur është një e drejtë themelore e individit e njohur dhe pranuar në

shumë instrumenta ndërkombëtarë si dhe legjislacioni i brendshëm i shumë shteteve. 13

Megjithatë, e drejta për të lëvizur lirisht gjendet përballë autoritetit të shteteve për të pranuar apo

lejuar lëvizjen. Kjo e thënë në kuptimin që, shtetet kanë si detyrimin për të menaxhuar apo

lehtësuar lëvizjen, ashtu edhe autoritetin për të rregulluar çështjet migratore Brenda territorit. Në

fakt, tradicionalisht pushteti i shteteve për çështjet migratore është gati absolut; me kufizime

modeste në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare .

Gradualisht, për shkak të zhvillimeve galopante të fenomenit migrator, shtetet kanë

filluar ta zgjerojnë gamën e të drejtave të migrantëve duke kapërcyer shpesh edhe standartet e

parashikuara në të drejtën ndërkombëtare. Dy janë parimet themelore që gjithmonë e më shumë

po kufizojnë autoritetin e shtetit në trajtimin e çështjeve migratore: parimi i mos diskriminimit

dhe ai i mos kthimit, të cilët janë tashmë pjesë e së drejtës zakonore ndërkombëtare. Këto dy

parime, janë trajtuar gjerësisht në vijim, në kapitullin e së drejtës migratore ndërkombëtare.

Shtetet kanë përgjegjësinë për sigurimin e shëndetit, sigurisë dhe mirëqenies ekonomike të

popullsisë së tyre, e cila në një masë të madhe përbëhet nga shtetasit. Për pasojë, politikat e tyre

migratore marrin në konsideratë interesat publike me qëllim sigurimin e të mirave për qytetarët e

tyre si: shëndetin, sigurinë, mirëqënien ekonomike. Në këtë kuadër, shtetet kanë autoritetin final

për të vendosur kriteret mbi personat që lejohen të hyjnë dhe ata që mund të qëndrojnë, në

përputhje me interesat kombëtare si edhe në përmbushje të kërkesave të traktateve për të drejtat e

njeriut. Në vijim do të trajtojmë në vija të përgjithshme autoritetin e shtetit për çështjet

migratore në tre dimensione: për çështjet e hyrjes dhe qëndrimit; i largimit dhe dëbimit dhe

dhënies dhe heqjes së shtetësisë. Tradicionalisht, shtetet kanë tentuar të reduktojnë pranimin

hyrjen e të huajve duke forcuar kriteret për dhënien e vizës apo lejimin e hyrjes, në përputhje me

interest kombëtare dhe presionin e brendshëm ndaj fuqisë punëtore të huaj. Kjo tendencë vihet re

sidomos në periudha të rënies së ekonomisë, tregut të punës etj.

Shtetet kanë përgjegjësi jo vetëm ndaj individit por edhe ndaj shteteve të tjera për të pranuar

shtetasit e tyre. Detyrimi i një shteti për të pranuar shtetasit e vet kur kjo i kërkohet nga një shtet

13 P.sh. neni 38 i Kushtetutës Shqiptare deklaron se: .

1. Kushdo ka të drejtë të zgjedhë vendbanimin si dhe të lëvizë lirisht në çdo pjesë të territorit të shtetit.

2. Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit.

Page 41: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

41

tjetër është më i hershëm se sa detyrimi i shteteve për të respektuar lirinë e lëvizjes parashikuar

nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut. Përgjegjësia për të pranuar kthimin e shtetasve

qëndron edhe në rastin kur personi reziston dhe nuk pranon të kthehet në atdhe, përveç rasteve

kur ekziston frika nga përndjekja ose persekutimi në vendin e shtetësisë gjë që do ta detyronte

shtetin pritës të respektonte parimin e moskthimit. Shtetet e tranzitit (të dallueshme nga shtetet

ku individi ka qëndruar për një periudhë relativisht të gjatë në mënyrë të vazhdueshme)

tradicionalisht nuk kanë qenë të detyruar të pranojnë të huajt që kanë kaluar tranzit.

Autoriteti shtetëror, gjendet përballë normave ndërkombëtare edhe për sa i përket aspekteve

procedurale që shoqërojnë procesin e largimit, të cilat janë më rigoroze se ato mbi pranimin.

Sidoqoftë, edhe këto kufizime janë modeste pasi i lënë diskrecion të gjerë shteteve në këtë

drejtim. Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike në nenin 13 të saj parashikon

se:

“ Një i huaj që jeton në mënyrë të rregullt në një territor, mund të dëbohet që prej aty

vetëm në përputhje me ligjin dhe përveç rasteve kur interesat e larta të sigurisë publike e

kërkojnë ndryshe, do t’i jepet mundësia të parashtrojë argumentat kundër dëbimit si edhe akses

për ta çuar çështjen përpara një autoriteti, një personi apo grupi personash të caktuar

posaçërisht për këtë punë nga autoriteti kompetent.”

Garancia procedurale aplikohet vetëm në rastet kur personat janë me qëndrim të ligjshëm në

territor dhe nuk mbulon hyrjet klandestine apo personat që janë në kufi dhe aplikojnë për pranim.

Mbrojtja proçeduriale në bazë të nenit 13, edhe pse e rëndësishme, është shumë modeste

krahasuar me nenin 14 të KNDCP që rregullon garancitë procedural gjatë një procesi gjyqësor

penal. 14

Shtetet nuk kanë detyrim për t’i dhënë shtetësinë, madje edhe brezit të dytë apo të tretë të

të huajve të lindur në territorin e tij. Por, në fakt ka një tendencë gjithmonë e në rritje në

praktikën e shteteve drejt adoptimit të rregullave që e bëjnë më të lehtë për brezin e dytë apo të

tretë të fitojë shtetësinë e shtetit të rezidencës, për shkak të interesit të shtetit pritës për të nxitur

integrimin e të huajve me qëndrim afatgjatë. Shtetet kanë autoritet të plotë për të pranuar apo jo

dyshtetësinë, edhe pse një tendencë drejt pranimit ka qenë më e dukshme në 30 vitet e fundit.

Një numër gjithmonë e më I madh shtetesh, duke përfshirë dhe ata që kanë qënë oponentë të

fuqishëm të dyshtetësisë, tashmë po shkojnë drejt pranimit dhe në shumë raste të inkurajimit të

dyshtetësisë për shtetasit e tyre që kanë jetuar gjatë në shtete të tjera.

14

Neni 14 i referohet garancive procedurale që kanë të bëjnë me barazinë përpara gjykatës, të drejtën për të pasur

një gjykim të drejte dhe të ndershëm etj.

Page 42: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

42

Siguria kombëtare dhe të drejtat e migrantit

Siguria kombëtare përbën shqetësimin primar të shteteve, në politikat e tyre për pranimin

e të huajve. Shpesh, siguria kombëtare interpretohet në mënyrë të zgjeruar, duke përfshirë edhe

sigurinë ekonomike, identitetin kulturor e fetar, sigurinë e mjedisit, krahas rendit publik, social e

politik, apo mbrojtjes kundër krimit të organizuar dhe terrorizimit. Çështjet e sigurisë, shpesh

janë përdorur si alibi për të kufizuar apo pezulluar të drejtat e migrantëve. Me zgjerimin e

veprimtarisë se krimit të organizuar dhe terrorizmit, është shtuar doza e dyshimit ndaj

migrantëve, të cilët shpesh konsiderohen si ‘armiq’ potencialë.

Në këto kushte, respektimi i të drejtave të migrantit kundrejt sigurisë kombëtare mund të

jetë i suksesshëm vetëm në rast se standartet dhe garancitë ndërkombëtare trupëzohen në

legjislacionin e brendshëm. Ky është një parakusht për zbatimin efektiv të politikave migratore

dhe administrimin e migracionit. Çdo kufizim i të drejtave të migrantëve duhet të parashikohet

nga legjislacioni I brendshëm. Arrestimi apo ndalimi i një personi në bazë të një akti

administrativ duhet të lejohet vetëm në rast se lejohet nga legjislacioni i brendshëm, p.sh të jete e

qarte se ekziston një ligj që e konsideron arrestimin të lejueshëm. Legjislacioni duhet të

përmbajë dispozita të qarta për procedurat që duhet të ndiqen për arrestimin dhe ndalimin si p.sh.

parimi i ligjshmërisë do të shkelet në rast se dikush arrestohet apo ndalohet mbi baza jo të qarta

në legjislacionin e brendshëm. Me miratimin/adoptimin e instrumentave të të drejtave të njeriut,

ne çdo vend duhet të ngrihet një strukturë e pavarur për të monitoruar zbatimin e ligjeve dhe të

kërkojë dëmshpërblim apo rivendosjen ne vend të se drejtës së dhunuar. Strukturat monitoruese

të pavarura janë shumë të rëndësishme pasi sigurojnë që qeveritë do të mbajnë përgjegjësi për

veprimet e tyre, dhe se çdo shkelje e së drejtës do të shpallet publikisht. Në këtë mënyrë, krijohet

një mundësi më shumë për të detyruar strukturat shtetërore të respektojnë normat e nxjerra prej

vete atyre, në të kundërt do të mbajnë përgjegjësi.

Përveç strukturave monitoruese, në çdo shtet duhet të ekzistojë e drejta e informimit dhe

transparenca. Një qeveri e hapur, objekt i investigimit do të jetë përgjegjshme për veprimet e

veta dhe përgjegjëse për shkeljet. Nga ana tjetër, informimi dhe transparenca krijojnë mundësi

për trajnimin e publikut me të drejtat dhe detyrimet e tyre, gjë që potencialisht ndihmon në

respektimin e legjislacionit dhe në rast shkeljeje nuk e vendos subjektin përballë procedurave

arbitrare, por i paralajmëruar me kohë për pasojat e veprimeve të tij, ai do të mbajë përgjegjësinë

përkatëse. Në rast shkeljeje, reagimi nga organet shtetërore duhet të jetë proporcional, në

përputhje dhe në raport të drejtë me shkeljen. Në bazë të parimit të proporcionalitetit, kur ndaj

qytetarit merren masa të cilat mund të dhunojnë të drejtat e njeriut, këto masa duhet të rishikohen

në baza të rregullta nga struktura të pavarura shtetërore. Masat përjashtimore duhet të ngelen

përjashtimore dhe vetëm në rast se janë të domosdoshme për shkak të situatës, p.sh. në periudha

emergjencash apo në kohë lufte. Nga ana tjetër, në bazë të parimit të proporcionalitetit, masat

duhet të jenë specifike dhe të mirëpërcaktuara dhe jo të përgjithshme dhe arbitrare.

Page 43: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

43

Çështjet migratore historikisht janë trajtuar në nivelin kombëtar, duke bërë që

legjislacioni migrator të jetë kryesisht i brendshëm. Me zgjerimin e lëvizjeve migratore, u pa se

ishte i pamundur rregullimi i këtij fenomeni vetëm me kuadrin legjislativ vendas në një kohë kur

nevoja për bashkëpunim dhe veprime të përbashkëta bëhej më emergjente. Kjo çoi në hartimin

dhe miratimin e akteve ndërkombëtare migratore. E drejta migratore ndërkombëtare, në themel të

saj ka përgjegjësinë ndërkombëtare të shteteve, gjë që kufizon autoritetin tradicional të tyre për

sa i përket çështjeve migratore, në bazë të një parimi themelor dhe të pranuar gjerësisht se e

drejta ndërkombëtare qëndron mbi të drejtën kombëtare. Shtetet duhet të japin një justifikim të

pranueshëm për dallimet e parashikuara në aktet ligjore apo në praktikë. Pavarësisht nga klauzola

anti-diskriminim, dallimet midis shtetasve, migrantëve afatshkurtër, migrantëve afatgjatë,

migrantëve të rregullt dhe të parregullt, të cilat pranohen gjerësisht nga komuniteti i shteteve, për

sa kohë që nuk prekin thelbin e të drejtave të njeriut dhe kanë një bazë racionale si justifikim për

çështjen, janë të pranueshme. Shpesh dallimet në trajtimin e të huajve (në tërësi apo një kategorie

të posaçme) janë rezultat i traditës historike apo lidhjeve kulturore, apo në bazë të detyrimeve të

një shteti ndaj një tjetri.

Page 44: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

44

Prezantimi i politikave aktuale

Plani i veprimit i lëvizjes së lirë ka parashikuar dispozita në lidhje me kthimin, e cila

lidhet kryesisht me zbatimin e ripranimit. Ky veprim thekson nevojën për trainimin e policisë

mbi çështjet e ripranimit ndërkohë që përqendrohet te të drejtat e njeriut sipas një afati të caktuar

dhe aktorëve përgjegjës. Baza ligjore e angazhimit për ofrimin e ndihmës për të kthyerit është në

ligjin për “Emigrimi i Shtetasve Shqiptare për Motive Punësimi”.

Sipas nenit 13 “Shteti nxit kthimin vullnetar të emigrantëve në atdhe dhe riintegrimin e

tyre në jetën ekonomike dhe sociale të vendit, nëpërmjet krijimit të lehtësive ligjore, financiare

dhe fiskale dhe të zbatimit të programeve të zhvillimit të biznesit, punësimit dhe të formimit

profesional”. Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale është institucioni përgjegjës për kujdesin

dhe mbrojtjen sociale të të kthyerve. Ligji mbi funksionet konsullore (neni 4, paragrafi 3)

gjithashtu siguron asistencë financiare për qytetarët shqiptarë për t’u kthyer në Shqipëri në raste

të veçanta pas aprovimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Strategjia kombëtare për zhvillimin social-Ekonomik nuk përmban ndonjë referencë për

emigrantët e kthyer dhe pak i referohet ligjit per funksionet konsullore, ndërkohë që në kuadrin e

strategjisë kombëtare mbi punësimin dhe formimin profesional del nevoja për t’u dhënë mundësi

për trainim profesional emigrantëve të kthyer për të përballuar problemet ekonomike dhe sociale.

Masa të tilla janë thelbësore lidhur me njohjen e nevojave për të trajtuar shkaqet bazë të

migracionit.

Është përcaktuar që ndërmjetësimi në rrugë private për punësim do të kryhet vetëm nga

Agjensitë Private të Punësimit . Në kohën që shkruajmë, ekzistojnë afërsisht pesë agjensi private

punësimi të liçensuara. Ato veprojnë kryesisht në Tiranë. Për të mbrojtur punëkërkuesit nga

abuzimi, Inspektorati Shtetëror i Punës kontrollon punën e agjensive me anën e inspektimeve.

Sipas nenit 8 të ligjit për emigracionin e shtetasve shqiptarë për qëllime punësimi,

“Qeveria shqiptare ndihmon dhe lehtëson integrimin e emigrantëve në vendet pritëse, duke

zbatuar të drejtat dhe detyrimet që lindin nga konventat ndërkombëtare në të cilat Republika e

Shqipërisë është shtet palë”. Neni 12 shton që “Qeveria shqiptare kujdeset gjithashtu për shtetasit

dhe familjet e tyre që jetojnë dhe punojnë në vendet pritëse por ende s’e kanë marrë statusin e

emigrantit”. Neni 15 e angazhon qeverinë për të krijuar rregullore të përshtatshme lidhur me

sigurimet shoqërore, duke thënë që “Sigurimet shoqërore për emigrantët shqiptarë afatgjatë dhe

afatshkurtër rregullohen sipas legjislacionit shqiptar dhe atij të vendit pritës për sigurimet

shoqërore, me marrëveshjet dypalëshe në këtë fushë dhe me konventat ndërkombëtare për

sigurimet shoqërore në të cilat Republika e Shqipërisë është shtet palë.

Page 45: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

45

Qeveria Shqiptare ka parashikuar shumë nga këto masa në programet e Ministrive

përkatëse, në mënyrë të veçantë në programin e Ministrisë se Punës, Çështjeve Sociale dhe

Shanseve të Barabarta, Ministrinë e Punëve të Jashtme si dhe atë të Brendshme. Për koordinimin

dhe monitorimin e zbatimit të strategjisë është caktuar Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe

Shanseve të Barabarta. Për të lehtësuar dhe përmirësuar procesin e koordinimit dhe monitorimit

të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Migracionin,

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), në kuadër të projektit “Mbështetje

për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Migracionin në Shqipëri”, financuar nga Komisioni

Evropian në kuadër të programit CARDS 2004 dhe nga Qeveria Italiane, ka parashikuar

mbështetjen për krijimin dhe vënien në funksionim të një sistemi koordinimi dhe monitorimi.

Sistemi do të përmbajë një sërë instrumentesh monitorimi dhe mekanizmash raportimi ndërmjet

institucioneve përgjegjëse për zbatimin e masave të parashikuara në Strategji dhe në Planin

Kombëtar të Veprimit për Migracionin . 15

Kompetencat e Ministrisë së Brendshme në lidhje me migracionin ushtrohen kryesisht

nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin. Kompetencat e Ministrisë së Brendshme në këtë

fushë përfshijnë kontrollin kufitar, masat kundër trafiqeve të paligjshme, çështjet që kanë të

bëjnë me hyrjen, qëndrimin dhe largimin e të huajve etj. Ministria e Brendshme ka rol të

rëndësishëm në nënshkrimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të ripranimit.

15 Gjatë kohës që po hartohej ky manaual, struktura e sistemit, e mundësuar nga IOM, ishte në pritje të shqyrtimit

nga Komiteti Ndërministror për Migracionin dhe miratimin përfundimtar nga Këshilli i Ministrave.

Page 46: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

46

Zhvillimi i politikave të bashkimit evropian

BE është angazhuar në një politikë që synon mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve në

përgjithësi. Ajo synon pikë së pari t’u sigurojë shtetasve të vendeve të treta me qëndrim të

ligjshëm në vendet e Bashkimit Evropian të drejta të barabarta me ato të shtetasve të BE siç është

pranuar nga përfundimet e takimit të Tamperes në tetor 1999. Mbi këtë bazë janë miratuar disa

direktiva që rregullojnë njëkohësisht edhe pranimin në BE dhe të drejtat e njerëzve të pranuar.

Synimi i dytë i politikës është të mbrojë të drejtat e shtetasve të vendeve të treta nëpërmjet

parimit të trajtimit të barabartë. Janë miratuar edhe dy instrumenta ligjorë: direktiva e 29

qershorit 2000 në zbatim të parimit të trajtimit të barabartë ndërmjet personave pavarësisht nga

origjina racore dhe etnike dhe direktiva e nëntorit 2000 që përcakton një kuadër të përgjithshëm

për trajtimin e barabartë në punësim dhe profesion. Së treti, zhvillime të kohëve të fundit në

mënyrë të veçantë nevoja për të luftuar episodet shqetësuese të intolerancës, ksenofobisë dhe

shfrytëzimit, synojnë përfshirjen e integrimit të shtetasve të vendeve të treta në politikën e

imigracionit. Një komunikatë për imigracionin, integrimin dhe punësimin është miratuar nga

Komisioni Evropian në 3 qershor 2003 (COM(2003)336) dhe është pasuar nga raporti i pare

vjetor për migracionin dhe integrimin në 16 korrik 2004 (COM(2004)508). Ndërmjet shteteve

anëtare është krijuar një rrjet pikash kontakti për integrimin . Një nga shqetësimet kryesore në

këtë fushë të re është aftësia gjuhësore e emigrantëve, në mënyrë të veçantë e të sapoardhurve.

Një nga faktorët, ndoshta më i rëndësishmi, që ka ndikuar pozitivisht në pozicionin e

emigrantëve shqiptarë, ka qenë pajisja me dokumenta të rregullta e kryer nga vendet pritëse, në

mënyrë të veçantë nga Italia dhe Greqia. Këto masa vazhdojnë ende. Për sa i përket Greqisë, që

nga janari 2004 emigrantët mund të marrin leje mekohëzgjatje dy vjet dhe jo më një vit. Një

periudhë prej dhjetë vjetësh qëndrim në Greqi mund të çojë në lëshimin e një lejeje pa kufizim

kohor. Lejet dy vjeçare të qëndrimit do të kushtojnë rreth 300 Euro për person, ndërsa lejet e

pakufizuara do të kushtojnë rreth 800 Euro për person.

E drejta migratore e Bashkimit Evropian (BE) është relativisht e re por ka ecur me hapa

galopante për t’ju përgjigjur zhvillimeve të migracionit në Evropë. Politikat e Bashkimit

Evropian (BE) në tërësinë e tyre synojnë forcimin e Bashkimit Evropian si një zonë e lirisë,

sigurisë dhe drejtësisë.

Integrimi evropian i ka themelet tek vlerat e përbashkëta. Që nga origjina, BE-ja ka vënë theksin

në promovimin e lirisë, të drejtave të njeriut, institucioneve demokratike dhe sundimin e së

drejtës. Këto vlera janë të domosdoshme për të siguruar paqen dhe prosperitetin e BE-së dhe

trajtohen si parakusht për të gjitha përpjekjet që do të ndërmerren në kuadër të zgjerimit të

Bashkimit Evropian.

Integrimi i shtetasve të vendeve të treta konsiderohet si një nga faktorët kryesorë në përfitimin e

benefiteve maksimale nga migracioni. BE-ja po e trajton me rëndësi prioritare integrimin e

shtetasve të vendeve të treta, duke synuar krijimin e një kuadri të përbashkët për integrimin.

Page 47: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

47

Një nga aspektet më të rëndësishme të menaxhimit të migracionit është politika dhe praktika

lidhur me pranimin e të huajve. Pranimi për periudha afatshkurtra, turizëm ose vizita rregullohet

nga kushtet e përgjithshme të hyrjes, paraqitur si me sipër. Ky seksion do të përqendrohet në tre

motivet e pranimit, për të cilat parashikohen kushte të qarta në bazë të një kuadri ligjor specifik:

pranimi për punësim, vetë-punësim dhe qëllime studimi dhe kërkimi shkencor. Të gjitha këto

raste janë të lidhura me qëndrimin relativisht të gjatë në territorin e shtetit pritës dhe mund të

ndikojnë në sfera të ndryshme të politikave publike të tij si p.sh në tregun e punës, sistemin e

sigurimeve shoqërore, arsimin etj.

Tipari specifik i migracionit për qëllime studimi apo trajnimi profesional është se ai

është i përkohshëm dhe nuk varet nga gjendja e tregut të punës në vendin pritës. Ai

konsiderohet si një formë përfitimi reciprok për migrantët, të cilët përfitojnë në mënyrë

të drejtpërdrejtë prej tij, për vendin e tyre të origjinës dhe për vendin pritës, ndërkohë

që ndihmon edhe në përmirësimin e afrimit reciprok ndërmjet kulturave. Pranimi i

shtetasve nga vendet e treta për qëllime studimi apo trajnimi është parë tradicionalisht

në mënyrë të favorshme, veçanërisht për sa u përket studimit në arsimin e lartë.

Page 48: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

48

Ndihma sociale

Në përpjekje për t’i akorduar refugjatëve një trajtim njerëzor dhe dinjitoz, konventa

parashikon një sërë masash që duhet të marrin shtetet lidhur me mirëqenien e tyre. Në mënyrë të

veçantë, Konventa kërkon nga shtetet të miratojnë në legjislacionet e tyre dispozita që i trajtojnë

të huajt njësoj me shtetasit në lidhje me kufizimet ushqimore, ne rast se në një shtet gjendet në

situatë racionimi për produkte të caktuara, arsimin fillor, ndihmën publike, legjislacionin e punës

dhe sigurimet shoqërore. Ndërkohë, për çështjet e strehimit dhe arsimit të mesëm dhe të lartë,

refugjatët, në bazë të Konventës kanë të drejtë për trajtim jo më pak të favorshëm se ai që i

akordohet të huajve në përgjithësi.

Shqipëria ka ratifikuar Kartën Sociale Evropiane (të rishikuar)19, që kërkon që shtetet

palë të krijojnë një sistem sigurimesh shoqërore dhe të ndërmarrin hapa për lidhjen e

marrëveshjeve dypalëshe/shumëpalëshe për të siguruar të drejtat që lidhen me mbrojtjen sociale.

Ky trajtim gjendet edhe në ligjin për emigracionin të cituar më lart. Qeveria shqiptare po përpiqet

për krjimin e agjensive për kontributet e sigurimit vullnetar të emigrantëve në vendet pritëse.

Emigrantët shqiptarë kanë të drejtën të jenë të siguruar në Shqipëri në skemën e sigurimit

vullnetar. Për të nxitur sigurimin vullnetar, Qeveria shqiptare ka prodhuar fletëpalosje me

informacion mbi skemën e sigurimit vullnetar për t’ua shpërndarë migrantëve me anën e

ambasadave shqiptare në Greqi dhe Itali. Aktualisht 70% e personave të regjistruar në skemën e

kontributeve vullnetare janë emigrantë.

Shqipëria ka ratifikuar shumë marrëveshje në fushën e mbrojtjes sociale për të siguruar të

drejtën e sigurimeve, si marrëveshje me Bullgarinë, Rumaninë dhe Turqinë. Përfundimi I

marrëveshjeve me vendet fqinjë, si edhe me ato vende që kanë numër të madh emigrantësh

shqiptarë, është vlerësuar si përparësi. Në këtë kuadër Protokolli I Bashkëpunimit në nivel teknik

ndërmjet Institutit Italian për Mbrojtjen Sociale dhe Institutit Shqiptar të Sigurimeve Shoqërore.

Ky protokoll bashkëpunimi është lidhuredhe me Greqinë.

Sipas programit të qeverisë, disa nga prioritetet e qeverise në fushën e migracionit janë

menaxhimi i flukseve migratore, rritja e përkujdesit ndaj emigrantëve dhe familjeve të tyre, si

dhe krijimi i lehtësirave për të emigruar në rrugë ligjshme përkrah përpjekjeve për të luftuar

emigracionin e paligjshem. Duke patur parasysh gjendjen ekonomike dhe atë të punësimit në

vend, qeveria e konsideron si përparësi kanalizimin e dërgesave të emigrantëve në zhvillimin

ekonomik. Qeveria shqiptare është treguar e vëmendshme për efektet e dërgesave të emigrantëve

në tregun e punës. Eshtë kjo arsyeja që ajo është e angazhuar në nxitjen e punësimit sezonal si

alternativë e emigracionit të përhershëm për qëllime punësimi dhe në nxitjen e kthimit të

emigrantëve të kualifikuar. Duke qënë e interesuar për kushtet e jetesës së shtetasve shqiptarë

jashtë vendit, qeveria është e angazhuar për të ndihmuar në integrimin social, kulturor dhe

ekonomik të tyre në vendet pritëse duke e gërshetuar këtë me ruajtjen dhe zhvillimin e

trashëgimisë kulturore shqiptare.

Page 49: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

49

Strategjia Kombëtare e Luftës Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore ishte hapi i parë i

qëndrueshëm i ndërmarrë nga Shqipëria, pas përpjekjeve të saj ad hoc për t’i dhënë fund

dukurisë së trafikimit të qenieve njerëzore. Strategjia e miratuar në dhjetor të vitit 2001,

ndër të tjera kishte si objektiv parandalimin e trafikimit të qënieve njerëzore dhe mbrojtjen dhe

dhënien e ndihmës për viktimat e trafikimit me synim riintegrimin e tyre në shoqëri. Kjo strategji

është zbatuar gjatë periudhës 2001-2004. Monitorimi i strategjisë i është ngarkuar Ministrit të

Shtetit për Koordinim pranë Kryeministrit i cili duhet të raportojë çdo tre muaj në Komitetin

Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore.

Disa nga masat e parashikuara nga kjo strategji janë: identifikimi i arsyeve që bëjnë të mundur

trafikimin, ndërgjegjësimi dhe edukimi i publikut në lidhje me trafikimin e qënieve njerëzore dhe

përmirësimi i kushteve social-ekonomike, krijimi i shërbimeve për mbrojtjen e viktimave dhe

riintegrimin e tyre, trainimi i strukturave të përfshira në luftën kundër trafikimit, krijimi I

strukturave të specializuara për të luftuar trafikimin e qënieve njerëzore dhe sigurimi pajisjeve të

nevojshme teknike për strukturat/njësitë e përfshira në luftën kundër trafikimit .

Angazhimi i Qeverisë Shqiptare për t’i dhënë fund krimit ndër-kufitar, migracionit të

paligjshëm, kontrabandës, trafikimit në përgjithësi dhe trafikimit të qënieve njerëzore në veçanti,

nëpërmjet forcimit të kontrollit kufitar, pasqyrohet për herë të parë në një dokument të

konsoliduar në Strategjinë e kontrollit dhe menaxhimit të integruar të kufijve. Qeveria shqiptare

e konsideron menaxhimin e kufirit jo vetëm si një detyrim ndaj shtetasve të saj, por gjithashtu si

një çështje që ka ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e tjera.

Strategjia e menaxhimit të integruar është parashikuar të zbatohet gjatë periudhës 2003-2006. Në

këtë kuadër do të ndërmerret një studim mbi trafiqet që zhvillohen ndërmjet kufijve shtetërorë,

mbledhjen e të dhënave mbi trafiqet, përmirësimin e kontrollit kufitar me anë të prezantimit të

metodave dhe teknikave të reja për zbulimin e kalimeve të paligjshme të kufirit, masat e

efektshme kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, si edhe forcimin e bashkëpunimit

ndërmjet institucioneve përkatëse në Shqipëri dhe rajon. Monitorimi i kësaj strategjie i është

ngarkuar Zëvendësministrit të Rendit Publik, i cili do t’i raportojë Ministrit të Rendit Publik të

paktën një herë në 6 muaj mbi ecurinë e zbatimit të strategjisë.

Plani i masave për përmirësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve është një tjetër dokument i

qeverisë shqiptare. Plani i masave thekson se përmirësimi i lëvizjes së lirë të njerëzve mund të

arrihet vetëm nëse do të parashikohen masa të efektshme që parandalojnë migracionin e

paligjshëm të shtetasve shqiptarë jashtë vendit dhe migracionin e paligjshëm të shtetasve të

vendeve të tjera që e përdorin Shqipërinë si vend tranzit për në BE. Kuptimi i “lëvizjes së lirë”

ka nevojë për t’u shpjeguar: ajo nuk mund të merret në kuptimin që ka në të drejtën Evropiane 7

pasi një e drejtë e tillë në parim mund t’I garantohet shtetasit të një vendi pas pranimit të tij në

BE.

Page 50: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

50

E drejta komunitare mbi qëndrimin përbëhet si nga akte që rregullojnë dokumentacionin dhe

çështjet procedurale të cilat përfshijnë lejet e qëndrimit dhe informacionin që ato duhet të

përmbajnë, edhe nga aktet që rregullojnë çështjet substanciale si p.sh. statusin, të drejtat dhe

detyrimet e rezidentëve, dhe në veçanti rezidentët afatgjatë. Nisur nga nevoja për harmonizimin e

formatit të lejeve të qëndrimit dhe elementëve të sigurisë së tyre, me qëllim që të jenë të

përshtatshme për përdorim nga të gjithë shtetet anëtare në kuadrin e një politike të harmonizuar

të migracionit është prezantuar një format uniform dhe janë adoptuar standarte të përbashkëta për

plotësimin e tij. Nga ana tjetër, BE konsideron në interes të të gjithë aktoreve të përfshirë,

integrimin e shtetasve të vendeve të treta në Shtetet anëtare. Në këtë aspekt, janë marre masa

legjislative për lehtësimin e procesit të integrimit. Në vijim janë trajtuar si procedurat uniforme

lidhur me lejet e qëndrimit, edhe masat e marra ne procesin e integrimit të migrantëve. Personat

me qëndrim të përhershëm do të gëzojnë mbrojtje më të gjerë se shtetasit e tjerë të vendeve të

treta kur bëhet fjalë për dëbimin. Sjelljet mbi të cilat bazohen vendimet e dëbimit duhet të

përbëjnë një kërcënim faktik dhe serioz për rendin publik apo sigurinë kombëtare dhe do të kenë

ndikim mbi një interes themelor të shoqërisë. Këto vendime nuk duhet të bazohen për arsye

ekonomike. Autoritetet që marrin vendimin e dëbimit duhet të mbajnë në konsideratë dhe disa

faktorë individualë si: kohëzgjatja e qëndrimit, mosha e personit, pasojat e dëbimit për personin

dhe familjen e tij, lidhjet me vendin e qëndrimit apo mungesa e lidhjeve me vendin e origjinës.

kohëzgjatja e qëndrimit, pasojat, etj). Procedurat e ekzekutimit të menjëhershëm të urdhrit të

dëbimit nuk mund të përdoren ndaj personave me qëndrim afatgjatë. Në çdo rast, rezidenti me

qëndrim afatgjatë duhet të ketë mundësi për ankim në gjykatë.

Page 51: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

51

Komunikim i vazhdueshëm ndërmjet institucioneve

Strukturat kyçe që luajnë rol aktiv në njohjen dhe lehtësimin e procesit të migracionit të

kthimit (Ministria e Brendshme, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta,

INSTAT-i) duhet të shkëmbejnë vazhdimisht informacion, ekspertizë dhe burime njëra-tjetrën.

Partneriteti në nivel qendror dhe lokal bën të mundur që informacioni dhe vendimet të jenë

transparente dhe të dobishme. Për shembull, komunikimi ndërmjet institucioneve mund të

përmirësojë planifikimin dhe dhënien e trajnimeve.

Një vlerësim i nevojave për trajnim i personelit dhe klientëve të Zyrave Rajonale të Punësimit

mund të vijojë me një seri trajnimesh të organizuara nga institucionet kryesore që kanë

ekspertizë në këtë fushë dhe më pas të përsëriten në zyrat vendore (p.sh. trajnim të trajnerëve, që

bën të mundur shpërndarjen e njohurive dhe ekspertizës në nivel horizontal). Komunikimi i

vazhdueshëm gjithashtu qartëson edhe caqet dhe shpërndarjen e ekspertizës tek aktorët kyç në

këtë proces. Për shembull, Zyrat Rajonale të Punësimit duhet të kenë ekspertizë të qartë në

lidhjen e njerëzve me burimet dhe roli i tyre nuk duhet të eklipsohet nga aktivitete të tjera si

monitorimi i dhënies së ndihmës financiare për familjet në nevojë, akorduar nga strukturat e

bashkisë (IOM, 2006).16

Konventa vë theksin tek të drejtat ekonomike dhe sociale, si të domosdoshme për mirëqenien e

migrantit, familjes se tij dhe shteteve pale. Këto të drejta janë të përshtatshme edhe për

zhvillimet aktuale të fenomenit migrator, për pasojë mund të thuhet se pjesa që trajton të drejtat

është edhe pjesa më e rëndësishme e Konventës. 17

Në rast se një migrant është pranuar për motive punësimi, shteti pritës ka detyrimin për të

lëshuar një leje pune për një periudhë jo më pak se një vit, dhe e tillë që nuk e kufizon punëtorin

të punojë në një zonë të caktuar apo vetëm për një punëdhënës të caktuar. Edhe rinovimet e lejes

së qëndrimit duhet të jenë periudha jo më pak se një vit, dhe minimalisht sa kohëzgjatja e lejes së

punës. Leja e qëndrimit duhet të jetë pa pagesë ose në të kundërt jo më shumë se sa kosto

administrative. Lidhur më këto dispozita Konventa parashikon se, në çdo rast kostot janë subjekt

i pajtueshmërisë me legjislacionin vendas.

Lufta ndaj migracionit të paligjshëm është një element kyç i politikave të BE-së, pasi

është e lidhur ngushtësisht me objektivin primar të komunitetit: krijimi gradual i një zone lirie,

sigurie dhe drejtësie. Në këtë drejtim, trajtohet si forcimi i masave për të ndaluar kalimin e

paligjshëm të kufirit në kuptimin e ngushtë të fjalës, edhe lufta ndaj rrjeteve që shfrytëzojnë

qeniet njerëzore. Së fundmi, BE-ja është orientuar drejt masave që e luftojnë migracionin e

16

Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM, 2006). 17

Kapitullin 2 të Konventës Evropiane për Statusin Ligjore të Migrantit (Konventës)

Page 52: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

52

paligjshëm që në burim nëpërmjet zhvillimit të metodës së “aktorëve në zinxhir” në të cilin

vendet e origjinës, tranzitit dhe të destinacionit janë përfshirë në faza të ndryshme të procesit. Në

çdo rast, hartimi i politikave për luftën ndaj imigracionit të parregullt merr në konsideratë

detyrimet e Shteteve Anëtare përballë të drejtës ndërkombëtare dhe konventave për të drejtat e

njeriut.

Komuniteti Evropian i jep përparësi mbrojtjes se të drejtave themelore, mosdiskriminimit

dhe mundësive të barabarta për të gjithë. Ky angazhim është shprehur qartë edhe në Strategjinë

kuadër kundër diskriminimit dhe krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë.

Të drejta të tilla si barazia përpara ligjit dhe mosdiskriminimi janë të drejta universal dhe të

njohura nga shume instrumenta ndërkombëtare si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut,

Konventa Ndërkombëtare mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racial,

Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat Civile dhe Politike dhe ajo mbi të Drejtat

Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore si edhe Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave

dhe Lirive Themelore të Njeriut, të cilat janë nënshkruar nga të gjithë Shtetet Anëtare.

Lëvizja e lirë e njerëzve dhe krijimi i një zone lirie, drejtësie dhe sigurie kërkojnë natyrshëm një

lëvizje të lirë të informacionit dhe të dhënave personale ndërmjet shteteve anëtare. Ky proces do

të jetë efektiv dhe i suksesshëm vetëm në rast se do të garantohet mbrojtja e këtyre të dhënave në

mënyrë të unifikuar në të gjithë shtetet anëtare të BE-së. E drejta për mbrojtjen e të dhënave

personale është një e drejtë themelore, e lidhur ngushtë me të drejtën për respektim të jetës

private dhe familjare. Ajo gjen shprehje në një sërë dokumentash ndërkombëtarë si p.sh.

Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (neni 8)316 dhe

Konventa e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Personave lidhur me Transmetimin Automatik

të të Dhënave Personale të 28 janarit 1981. Edhe në nivelin komunitar, mbrojtja e të dhënave

personale trajtohet me përparësi. Ne mënyrë specifike, Karta e BE-se për të Drejtat Themelore

parashikon të drejtën e çdo personi për mbrojtjen e të dhënave personale në shtetet anëtare ;

ndërsa direktiva për mbrojtjen e individit lidhur me procedimin e të dhënave personale

dhe lëvizjen e lire të tyre qeveris veprimtarinë e shteteve anëtare në këtë fushë.

Page 53: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

53

KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

Një dhjetëvjeçar pas tranzicionit politik në NShqipëri, që e kthen vendin nga një ekonomi

e planifikuar në një ekonomi të tregut të lirë, pamja e Shqipërisë ka ndryshuar në mënyrë të

konsiderueshme. Thyerja e izolacionizmit politik dhe ekonomik, i imponuar nga regjimi

komunist, solli në jetë probleme të shoqërisë dhe me karakter ekonomik, të cilat kontribuan në

shtimin e lëvizshmërisë së popullsisë në hapësirë. Ngjarjet e turbullta politike që pasuan procesin

e demokratizimit, kompromentuan zhvillimin e qendrueshëm ekonomik dhe, për rrjedhojë, e

zhytën një pjesë të madhe të shoqërisë në varfëri. Për shkak të infrastrukturës së vjetëruar të

industrisë shqiptare, prodhimi industrial u pakësua në mënyrë të konsiderueshme pas

tranzicionit, madje në disa raste këto industri u detyruan të mbyllen.

Privatizimi i bujqësisë rriti prodhimin bujqësor nga njera anë, por krijoi edhe një sere

problemesh – si copëtimin e tokës në zonat periferike apo malore – nga ana tjetër. Punimi i

këtyre copëzave të tokës nuk mundësoi mbijetesën e familjeve dhe i detyroi ato të kërkojnë

burime të ndryshme të të ardhurave. Pra, këto transformime politike dhe ekonomike patën një

ndikim të konsiderueshëm mbi demografinë shqiptare.

Analiza e regjistrimeve të popullsisë tregon se në periudhën midis 1989 e 2001 u largua

nga vendi rreth 20% e popullatës, ndërsa 8% u zhvendos në një tjetër prefekturë. Meqenëse

procesi i demokratizimit u ofroi shqiptarëve mundësi më të mira për migrim dhe për shkak të

moshës së re të popullsisë në vitin 1989, për herë të parë në shumë dhjetëvjeçarë u vu re një rënie

demografike. Megjithatë, jo të gjitha rrethet e Shqipërisë e përjetuan këtë migrim dhe evolucion

demografik me të njëjtin intensitet. Ndërkohë që zhvendosjet e para Brenda për brenda vendit

midis prefekturave u drejtuan për nga qendra kryesore e vendit – zonat e rëndësishme ekonomike

dhe bregdetare të Tiranës dhe Durrësit thithën 72% të kësaj zhvendosjeje – si dhe për në qendrat

e tjera dytësore apo porte detare, veçanërisht në Fier, Vlorë dhe Lezhë, disa prefektura të tjera,

veçanërisht ato të lokalizuara në thellësi të veriut, humbën deri në 34% të popullsisë së tyre të

regjistruar në 1989, për shkak të dukurisë së migrimit të brendshëm. Rrethet jugore shfaqin një

nivel të moderuar të migrimit. Në fakt, banorët e veriut migruan kryesisht brenda vendit, ndërsa

ata që vinin nga zonat jugore apo qendrore kishin prirje për t’u larguar jashtë vendit.

Migrimi ndërkombëtar shpesh mendohet të jetë një vazhdimësi e një lëvizjeje të

brendshme më të hershme, pasi destinacionet kryesore të migrimit të brendshëm përputhen me

pikat kryesore nga niset migrimi ndërkombëtar. Është po ashtu me interes të vihet në dukje

selektiviteti progresiv i flukseve të brendshme. Migrimi nuk është homogjen nga pikëpamja e

gjinisë, e moshës dhe e nivelit arsimor: ndërkohë që flukset e brendshme migratore nga rrethet

veriore të vendit përfshinë të gjitha grupet e popullsisë, migrimet nga qendrat dytësore

karakterizohen nga një structure femërore, e re në moshë dhe e arsimuar. Kjo provë, e plotësuar

dhe nga fakti që djemtë e rinj mbizotëronin në strukturën e migrimit ndërkombëtar, krijoi një

model specifik migrimi gjinor që karakterizoi periudhën 1989-2001, si dhe një hipotezë të një

strategjie komplekse familjare. Megjithëse ne nuk arritëm të kalonim në një analizë gjatësore

(horizontale) të regjistrimeve të popullatës, metoda transversale solli në dritë një sërë pasojash të

Page 54: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

54

proceseve të migrimit, si mbi popullsinë ashtu dhe mbi tregun e punës. Ekzodi masiv e ka

modifikuar në mënyrë të konsiderueshme strukturën moshore të popullsisë midis viteve 1989 dhe

2001. Meqenëse jashtë vendit kanë migruar kryesisht djemtë e rinj, duke sjellë për rrjedhojë një

rënie të shifrave të lindshmërisë në Shqipëri, popullsia me moshë 35 vjeç e lart fitoi një peshë të

rëndësishme specifike. Për këtë arsye, popullsia shqiptare ka hyrë tashmë në procesin e plakjes

së saj, aq të njohur për Europën.

Ky evoluim ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme mbi krahun e punës. Për shkak të

moshës së re të migrantëve, është kompromentuar për të ardhmen rinovimi i këtij faktori

ekonomik. Gjendja është veçanërisht kritike në rrethet periferike të ekonomisë, pra në veri dhe

në jug. Zhvendosjet e brendshme të popullsisë kanë shkaktuar urbanizimin e vendit. Forcat

ekonomike janë përqendruar shumë më tepër në Qendër dhe në Bregdet. Tregu i punës i këtyre

rretheve nuk arriti të integrojë të ardhurit rishtaz. Për rrjedhojë, dukuria e shtimit të papunësisë

nxiti të rinjtë që të emigrojnë jashtë vendit dhe shkaktoi një tërheqje të grave nga veprimtaria

ekonomike. Vendi mbeti i varur nga rrogat e atyre që punonin jashtë, si dhe nga investimet e

huaja. Migrimi shqiptar, po ashtu, karakterizohet nga migrimi i trurit. Meqenëse migrantët ishin

ose tepër të kualifikuar ose me arsim të ulët, niveli arsimor i popullsisë që mbeti në vendin e saj

u bë gjithmonë e më shumë homogjen dhe I nivelit mesatar arsimor. Si pasojë, vendi humbi

pjesën më inovative të popullsisë. Për këtë arsye, zhvillimi i mëtejshëm i vendit varet nga aftësia

e tij për të ri-integruar këto elemente inovative, si dhe nga aftësia për të përfituar nga njohuritë e

tyre të reja apo nga të hollat që dërgojnë.

Për shkak të përqendrimit të flukseve të brendshme migratore, që tregojnë më së miri

nivelin e ulët të integrimit rajonal në Shqipëri, reformat strukturore duhet të sjellin një zhvillim

më të ekuilibruar, si dhe një barazi relative midis rretheve në të ardhmen.

Page 55: emigracioni, imigracioni dhe pasojat në zhvillimin e shtetit dhe

kopje

55

BIBLIOGRAFIA

1. Barjaba Kosta, Dervishi Zydi, Perrone Luigi (1992). "Emigracioni shqiptar. ,

Hapesira, koha dhe shkaqet e emigrimit. "Studime / Etudes Migrim 29 (107): 513-

537

2. Barjaba Kosta, Perrone Luigi (1996). Format dhe Shkalla e Adaptimi Kulturor te

Emigranteve Shqiptare në Evropë. Mbytjeve Studimet shqiptare, Hulumtime dhe

Reflektime Shqipëria. K. dhe. a. E. Barjaba. Roma, Sensibili alle Foglie: 123-168

3. Bërxholi, A. (2000). Regjistrimet e përgjithshme të popullsisë në Shqipëri: Vështrim

Historik iranë: Akademia e Shkencave, Qendra e Studimeve Gjeografike.

4.

5. Dorhi Kule, Mancellari Ahmet, Papaganos Harry (2002), « Shkaqet dhe pasojat e

emigracionit shqiptar gjatë Tranzicionit . ”

6. INSTAT (1993) Situata demografike Shqipëri - Instituti i Statistikave - Tiranë, 8P.

7. INSTAT (2002) Situata demografike e popullsisë së Shqipërisë në 2001, Tiranë

8. INSTAT (2004 ) Situata demografike e popullsisë së Shqipërisë në 2003, Tirane

9. International Organization for Migration (IOM) (2005). Konkurrenca për dërgesat

në para të emigrantëve Tiranë: IOM Tirana .

10. Qeveria e Shqipërisë (2005). Strategjia Kombëtare për Migracionin dhe Plani

Kombëtar i Veprimit për Migracionin: Rruga drejt menaxhimit të migracionit Tiranë:

Shqipëri.

11. Vullnetari, J. (2007). Migracioni shqiptar dhe Zhvillimi:Rishikim i kohëve të sotme

Dokument i IMISCOE.