në ministrinë e mbrojtjes...hën e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe për nevojën e zgjerimit dhe...

8
Prishtinë, 27 maj - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti sot me ceremoni ushtarake shefin e shtabit të Forcave të Armatosura të Malit të Zi, gjeneral brigade Dragutin Dakiq. Më pas gjenerali Dakiq u prit në takime të ndara nga ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK- së, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Ministri Berisha e falën- deroi gjeneralit Dakiq për an- gazhimin e Malit të Zi në KFOR dhe në Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për Min- istrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në. Më tej, Ministri i mbrojtjes u fokusua në bashkëpunimin rajonal dhe theksoi se duke pasur parasysh synimin tonë strategjik për anëtarësim në NATO, prioritet i yni është thellimi i bashkëpunimit më të gjitha vendet e rajonit që janë anëtare të NATO-s dhe ato që aspirojnë anëtarësim në NATO duke qenë të bindur se paq- ja e përhershme arrihet me anëtarësimin e secilit shtet të rajonit në NATO. Gjenerali Dakiq falënderoi Ministrin Berisha dhe i për- colli gatishmërinë e ministrit të mbrojtjes së Malit të Zi për thellim të mëtejmë të bash- këpunimit. Të dy shefat e ush- trive gjenerallejtënant Rama dhe gjeneral Dakiq dhe deleg- acionet e dy forcave zhvilluan një takim të përbashkët ku u diskutua për marrëdhëni- et e mira bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në fus- hën e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe për nevojën e zgjerimit dhe avancimit të këtyre mar- rëdhënieve në të ardhmen. Në takimin me gazetarë, ko- mandanti i FSK-së dhe shefi i Ushtrisë së Malit të Zi, u shpre- hën se Mali Zi dhe Kosova kanë marrëdhënie të mira në fushën e mbrojtjes dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ndër të tjera, gjenerallejtënant Rama tha se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe inte- grimi në Bashkimin Evropian në përgjithësi, pra, Kosova syn- on të jetë pjesë e strukturave euroatlantike. Mali i Zi deri në anëtarësimin në NATO ka kaluar nëpër të njëjtën rrugë, prandaj çdo këshillë dhe për- vojë nga Mali i Zi në këtë fazë të tranzicionit ka rëndësi të madhe për ne. Gjeneral Rama gjithashtu i ka ofruar edhe kapacitetet profesionale dhe specialistike të FSK-së si kon- tribut për bashkëpunimin bi- lateral dhe fqinjësor. Shefi i Ushtrisë së Malit të Zi, tha se Mali i Zi promovon idenë e integrimit të Ballkanit perëndimor në strukturat Eu- ro-Atlantike dhe se ky është i vetmi qëllim që garanton paqe dhe stabilitet në këtë rajon. Ai theksoi se, duke ditur qëllim- in strategjik të Kosovës për anëtarësim në NATO, Mali i Zi është plotësisht i gatshëm që t'ju japë mbështetje juve dhe shteteve tjera fqinje, në real- izimin e këtij qëllimi, si në niv- el bilateral dhe multilateral. Prishtinë, 22 maj - Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjener- allejtënant Rrahman Rama pritën sot në takime të nda- ra, në Ministrinë e Mbrojtjes, komandantin e Komandës së Bashkuar të Aleancës në Na- poli, Admiralin James Foggo. Fillimisht, admirali amerikan Foggo i shoqëruar edhe nga komandanti i KFOR-it, gjener- al major Lorenzo D’Addario, u prit me ceremoni ushtar- ake nga Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama dhe oficerë të lartë të FSK-së. Më pas, u zh- villua takimi ndërmjet Minis- trit të Mbrojtjes Rrustem Ber- isha dhe admiralit amerikan Foggo. Takimi u fokusua në situatën e sigurisë në Kosovë e rajon, tranzicionin e FSK-së, bashkëpunimin dhe koordin- imin me partnerët strategjikë si dhe qëllimin e palëkundur të Kosovës për anëtarësim në NATO dhe fokusimin në ndër- timin e kapaciteteve që garan- tojnë paqen në vend, rajon e më gjerë. Ministri Berisha e njoftoi ad- miralin Foggo rreth procesit transparent transicionit të FSK-së dhe koordinimin e vazhdueshëm me partnerët strategjikë. Ai i theksoi se „Në bashkëpunim me part- nerët, kemi përgatitur Planin Gjithëpërfshirës Transitor. Zbatimi i këtij plani është gradual, gjatë 10 vjetëve të ar- dhshme, dhe ndahet në 3 faza. Ministria e Mbrojtjes është e përkushtuar që tranzicioni të bëhet në mënyrën e duhur dhe ky proces merr kohë. Janë përmbushur detyrat e fazës së parë A 120 + ditësh të Planit Gjithëpërfshirës Transitor sa i përket infrastrukturës ligjore dhe administrative’’. Më tej, ministri i Mbrojtjes çmoi lart bashkëpunimin dhe koordin- imin që kemi tash e 20 vjet me misionin e KFOR-it në Kosovë, të cilët kanë dhënë një kon- tribut të pazëvendësueshëm ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon, si ekipin e NALT-it për koordinimin dhe këshillimin e vazhdueshëm në çdo hap të ecjes tonë përpara. Ministri Berisha përsëri- ti zotimin se FSK-ja edhe me mandatin e ri do të jetë forcë profesionale, multi-etnike dhe e besueshme, ku diversiteti është dhe do të mbetet vlerë, ku barazia është për të gjithë. Ministri shtoi se për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, qytet- arët e Kosovës janë të gjithë të barabartë, pa marrë parasysh përkatësinë. FSK-ja për vite me radhë është institucioni që gëzon besimin më të lartë në Kosovë nga qytetarët’, dekla- roi Ministri i Mbrojtjes Rrust- em Berisha. I pari i Ministrisë së Mbro- jtjes në fund të takimit me admiralin amerikan, theksoi se Republika e Kosovës është përkushtuar për paqe, sigu- ri, stabilitet dhe bashkëpun- im me të gjithë. Kemi bash- këpunim të shkëlqyer me të gjitha vendet e rajonit që janë anëtare të NATO-s dhe ato që aspirojnë anëtarësim në NATO. Ne jemi të bindur se paqja e përhershme arrihet me anëtarësimin e secilit shtet të rajonit në NATO. Nga ana e tij, komandanti i Komandës së Bashkuar të Aleancës në Napoli, admirali James Foggo, përgëzoi minis- trin dhe komandantin për të arriturat e FSK-së dhe bash- këpunimin e shkëlqyer me ekipin e NALT-it. Në veçanti shprehu admirimin e tij për profesionalizmin e lartë të pjesëtarëve të FSK-së. Ndër tjera, admirali e ka konsideru- ar sukses të jashtëzakonshëm Kosovës pjesëmarrjen e FSK-së me dy kadetë në Aka- deminë Ushtarake Amerikane West Point si dhe angazhimet tjera në të mire të zhvillimit të gjithmbarshëm të institucionit dhe shoqërisë. Ndërsa, takimin e komandantit të FSK- së, gjeneral Rama me Admi- ralin amerikan Foggo, u vlerë- sua lartë kontributi i NATO-s përmes KFOR-it dhe NALT-it në mbështetje të këshillimit dhe zhvillimit profesional të FSK-së. Shefi i Mbrojtjes i Malit të Zi gjenerali Dragutin Dakiq vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes * * * Viti VIII • Nr. 80 • 7 Qershor 2019 • Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës * * * Admirali James Foggo u prit me ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes

Upload: others

Post on 17-Jan-2020

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: në Ministrinë e Mbrojtjes...hën e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe për nevojën e zgjerimit dhe avancimit të këtyre mar- rëdhënieve në të ardhmen. Në takimin me gazetarë,

Prishtinë, 27 maj - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti sot me ceremoni ushtarake shefin e shtabit të Forcave të Armatosura të Malit të Zi, gjeneral brigade Dragutin Dakiq. Më pas gjenerali Dakiq u prit në takime të ndara nga ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Ministri Berisha e falën-deroi gjeneralit Dakiq për an-gazhimin e Malit të Zi në KFOR dhe në Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për Min-istrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në. Më tej, Ministri i mbrojtjes u fokusua në bashkëpunimin rajonal dhe theksoi se duke pasur parasysh synimin tonë strategjik për anëtarësim në NATO, prioritet i yni është thellimi i bashkëpunimit më të gjitha vendet e rajonit që janë anëtare të NATO-s dhe ato që aspirojnë anëtarësim në NATO

duke qenë të bindur se paq-ja e përhershme arrihet me anëtarësimin e secilit shtet të rajonit në NATO. Gjenerali Dakiq falënderoi Ministrin Berisha dhe i për-colli gatishmërinë e ministrit të mbrojtjes së Malit të Zi për thellim të mëtejmë të bash-këpunimit. Të dy shefat e ush-trive gjenerallejtënant Rama dhe gjeneral Dakiq dhe deleg-

acionet e dy forcave zhvilluan një takim të përbashkët ku u diskutua për marrëdhëni-et e mira bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në fus-hën e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe për nevojën e zgjerimit dhe avancimit të këtyre mar-rëdhënieve në të ardhmen. Në takimin me gazetarë, ko-mandanti i FSK-së dhe shefi i Ushtrisë së Malit të Zi, u shpre-

hën se Mali Zi dhe Kosova kanë marrëdhënie të mira në fushën e mbrojtjes dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ndër të tjera, gjenerallejtënant Rama tha se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe inte-grimi në Bashkimin Evropian në përgjithësi, pra, Kosova syn-on të jetë pjesë e strukturave euroatlantike. Mali i Zi deri

në anëtarësimin në NATO ka kaluar nëpër të njëjtën rrugë, prandaj çdo këshillë dhe për-vojë nga Mali i Zi në këtë fazë të tranzicionit ka rëndësi të madhe për ne. Gjeneral Rama gjithashtu i ka ofruar edhe kapacitetet profesionale dhe specialistike të FSK-së si kon-tribut për bashkëpunimin bi-lateral dhe fqinjësor. Shefi i Ushtrisë së Malit të Zi, tha se Mali i Zi promovon idenë e integrimit të Ballkanit perëndimor në strukturat Eu-ro-Atlantike dhe se ky është i vetmi qëllim që garanton paqe dhe stabilitet në këtë rajon. Ai theksoi se, duke ditur qëllim-in strategjik të Kosovës për anëtarësim në NATO, Mali i Zi është plotësisht i gatshëm që t'ju japë mbështetje juve dhe shteteve tjera fqinje, në real-izimin e këtij qëllimi, si në niv-el bilateral dhe multilateral.

Prishtinë, 22 maj - Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjener-allejtënant Rrahman Rama pritën sot në takime të nda-ra, në Ministrinë e Mbrojtjes, komandantin e Komandës së Bashkuar të Aleancës në Na-poli, Admiralin James Foggo. Fillimisht, admirali amerikan Foggo i shoqëruar edhe nga komandanti i KFOR-it, gjener-al major Lorenzo D’Addario, u prit me ceremoni ushtar-ake nga Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama dhe oficerë të lartë të FSK-së. Më pas, u zh-villua takimi ndërmjet Minis-trit të Mbrojtjes Rrustem Ber-isha dhe admiralit amerikan Foggo. Takimi u fokusua në situatën e sigurisë në Kosovë e rajon, tranzicionin e FSK-së, bashkëpunimin dhe koordin-imin me partnerët strategjikë si dhe qëllimin e palëkundur të Kosovës për anëtarësim në NATO dhe fokusimin në ndër-timin e kapaciteteve që garan-tojnë paqen në vend, rajon e më gjerë. Ministri Berisha e njoftoi ad-miralin Foggo rreth procesit transparent të transicionit të FSK-së dhe koordinimin e vazhdueshëm me partnerët

strategjikë. Ai i theksoi se „Në bashkëpunim me part-nerët, kemi përgatitur Planin Gjithëpërfshirës Transitor. Zbatimi i këtij plani është gradual, gjatë 10 vjetëve të ar-dhshme, dhe ndahet në 3 faza. Ministria e Mbrojtjes është e përkushtuar që tranzicioni të bëhet në mënyrën e duhur dhe ky proces merr kohë. Janë përmbushur detyrat e fazës së parë A 120 + ditësh të Planit Gjithëpërfshirës Transitor sa i përket infrastrukturës ligjore dhe administrative’’. Më tej, ministri i Mbrojtjes çmoi lart

bashkëpunimin dhe koordin-imin që kemi tash e 20 vjet me misionin e KFOR-it në Kosovë, të cilët kanë dhënë një kon-tribut të pazëvendësueshëm ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon, si ekipin e NALT-it për koordinimin dhe këshillimin e vazhdueshëm në çdo hap të ecjes tonë përpara. Ministri Berisha përsëri-ti zotimin se FSK-ja edhe me mandatin e ri do të jetë forcë profesionale, multi-etnike dhe e besueshme, ku diversiteti është dhe do të mbetet vlerë, ku barazia është për të gjithë.

Ministri shtoi se për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, qytet-arët e Kosovës janë të gjithë të barabartë, pa marrë parasysh përkatësinë. FSK-ja për vite me radhë është institucioni që gëzon besimin më të lartë në Kosovë nga qytetarët’, dekla-roi Ministri i Mbrojtjes Rrust-em Berisha. I pari i Ministrisë së Mbro-jtjes në fund të takimit me admiralin amerikan, theksoi se Republika e Kosovës është përkushtuar për paqe, sigu-ri, stabilitet dhe bashkëpun-im me të gjithë. Kemi bash-

këpunim të shkëlqyer me të gjitha vendet e rajonit që janë anëtare të NATO-s dhe ato që aspirojnë anëtarësim në NATO. Ne jemi të bindur se paqja e përhershme arrihet me anëtarësimin e secilit shtet të rajonit në NATO. Nga ana e tij, komandanti i Komandës së Bashkuar të Aleancës në Napoli, admirali James Foggo, përgëzoi minis-trin dhe komandantin për të arriturat e FSK-së dhe bash-këpunimin e shkëlqyer me ekipin e NALT-it. Në veçanti shprehu admirimin e tij për profesionalizmin e lartë të pjesëtarëve të FSK-së. Ndër tjera, admirali e ka konsideru-ar sukses të jashtëzakonshëm të Kosovës pjesëmarrjen e FSK-së me dy kadetë në Aka-deminë Ushtarake Amerikane West Point si dhe angazhimet tjera në të mire të zhvillimit të gjithmbarshëm të institucionit dhe shoqërisë. Ndërsa, në takimin e komandantit të FSK-së, gjeneral Rama me Admi-ralin amerikan Foggo, u vlerë-sua lartë kontributi i NATO-s përmes KFOR-it dhe NALT-it në mbështetje të këshillimit dhe zhvillimit profesional të FSK-së.

Shefi i Mbrojtjes i Malit të Zi gjenerali Dragutin Dakiq vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes

* * * Viti VIII • Nr. 80 • 7 Qershor 2019 • Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës * * *

Admirali James Foggo u prit me ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes

Page 2: në Ministrinë e Mbrojtjes...hën e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe për nevojën e zgjerimit dhe avancimit të këtyre mar- rëdhënieve në të ardhmen. Në takimin me gazetarë,

Prishtinë, 8 maj - Nën patrona-tin e kryeministrit të Repub-likës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në Ministrinë e Mbrojtjes u organizua një pritje shtetërore për nder të koman-dantit të Gardës Kombëtare të Ajovës së SHBA-ve, gjeneral majorit Timothy Orr, ku morën pjesë përfaqësues instituciona-lë, deputetë, ministra, përfaqë-sues diplomatikë të akredituar në Kosovë dhe ushtarakë. Me këtë rast, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama foli për rëndësinë e part-neritetit ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës si dhe kontributin e gjeneralit Orr në këtë bashkëpunim. ,,Që nga themelimi i Program-it të Partneritetit Shtetëror në vitin 2011, në saje të vizionit

strategjik dhe përkushtimit strategjik të gjeneralit Orr, FSK-ja është zhvilluar si forcë më profesionale dhe e gatshme për

t'ju shërbyer qytetarëve të saj. Gjeneral Orr, unë jam shumë mirënjohës për përpjekjet e jashtëzakonshme të ushtarëve

të aviacionit të Garda Kom-bëtare të Ajovës, që kanë bërë, nën udhëheqjen tuaj, për zhvil-limin e zyrtarëve, nënoficerëve

dhe ushtarëve të FSK-së. Sot ne jemi më të fortë dhe më profesionalë, faleminderit Gjeneral’’. Në fund, gjeneral Rama e dekoroi gjeneralin amerikan Timothy Orr me Medaljen për Shërbim Vetëmohues. Ndërsa, gjenerali Orr i entuziazmuar nga atmosfera e ngrohtë, e kri-juar për nderë të tij, deklaroi: „Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe jam shumë krenar që po nderohem me medalje nga FSK-ja. Ne, në veçanti kemi zg-jedhur Kosovën nga 18 vende. Nga këtu po shoh anëtarët e forcave të mia dhe të FSK-së. E keni përkushtimin tim dhe do të vazhdojmë të ju ndihmojmë në këtë fushë”, tha ai.

Kroaci, 29 maj - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të shefit të Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, gjeneral Mirko Shun-dov, po merr pjesë në ditën e vizitorëve të ushtrimit fushor ndërkombëtar të organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë (USAREUR), “Imme-diate Response 19” në Poligo-nin Ushtarak të Stërvitjes në Slunj të Kroacisë si dhe do të marrë pjesë edhe në shënimin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Kroacisë në NATO. Gjener-al Rama në këtë aktivitet pati mundësi të shoh nga afër an-

gazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës e përfaqësuar në ush-trim nga pjesëtarë të Brigadës për Reagim të Shpejtë (BRSH) dhe Ekipeve për Eliminimin e Mjeteve Eksplozive të Pashpër-thyera (EOD), të cilët krahas shteteve partnere dhe atyre të NATO-s treguan përkushtim dhe profesionalizëm të lartë në kryerjen e misioneve ba-zuar në skenarët e ushtrimit. Ky ushtrim mes tjerash, pro-movon stabilitetin dhe sigurinë në rajon por edhe forcon bash-këpunimin dhe rrit besimin në mes të partnerëve. Pjesëmarrja e FSK-së në këtë ushtrim kon-tribuon në avancimin e kapac-

iteteve të Forcës si në aspektin e organizimit, përgatitjes dhe të zbarkimit të njësiteve jashtë vendit, por edhe të operimit në mjedis shumëkombësh duke qenë të ndërveprueshëm në të gjitha aspektet e operimit. Në këtë ushtrim po marrin pjese

rreth 1600 ushtarakë nga 15 shtete, të cilët po zhvillojnë op-eracione stërvitore në disa lok-acione duke filluar nga Kroacia, Sllovenia dhe Hungaria. Ush-trimi do të realizohet prej datës 20 maj deri më datë 8 qershor 2019. Kontingjenti i FSK-së

pjesëmarrës në këtë stërvitje ka shfaqur profesionalizëm dhe motivim të nivelit të lartë duke përfaqësuar denjësisht FSK-n gjatë tërë stërvitjes, si dhe duke qenë të barabartë me ushtritë partnere dhe ato te vendeve të NATO-s.

Prishtinë, 6 maj - Qendra për Studime Universitare, 6 maj- Komandanti i KFOR-it, gjeneral-major Lorenzo D’addario, mba-jti ligjëratë para kadetëve të Qendrës për Studime Universi-tare të FSK-së. Në këtë ligjëratë ishin të pranishëm edhe shefi i Shtabit i Komandës së Forcave Tokësore, kolonel Hasan Hox-ha, komandanti i Qendrës për Studime Universitare, major Vegim Krelani, si dhe oficerë, nënoficerë dhe kadetë të FSK-

së. Në fillim, komandanti i Qen-drës për Studime Universitare, major Vegim Krelani, për gjen-eralmajor D`Addario mbajti një prezantim të shkurtër in-formues lidhur me misionin, detyrat dhe punën e QSU-së. Ndërkaq, gjeneral major Loren-zo D’addario ligjëroi dhe shtjel-loi disa tema të rëndësishme, ku kryesisht shpalosi përvojën e tij personale gjatë ngritjes në kar-rierë, sidomos përvojën e fituar gjatë misioneve dhe angazhi-

meve të tij në kuadër të NATO-s, si organizatë shumëkombëshe. Pas përfundimit të ligjëratës, kadetët patën mundësi të sht-rojnë pyetje të ndryshme rreth temave që shtjellojë gjeneral majori D`Addario. Komandanti i KFOR-it bëri edhe një foto të përbashkët me të gjithë kade-tët dhe stafin e QSU-së, të cilët i përgëzoi për punën dhe përku-shtimin e tyre.

2

Botues: Departamenti për Marrëdhënie me Publikun, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së KosovësAdresa: MFSK, Kazerma “Adem Jashari”, PrishtinëAdresa elektorinike: [email protected]: 038/551-379 Web: www.mod.rks-gov.net

Lajme

Komandanti i FSK-së dekoroi me „Medalje për Shërbim Vetëmohues“ komandantin e Gardës së Ajovës

Komandanti i FSK-së gjeneralRama vizitoi ushtrimin

,,Immediate Response 19”

FSK-ja pjesë e ushtrimit fushor ndërkombëtarë organizuar nga Ushtria Amerikane „Immediate Response -19“ në Kroaci dhe Hungari

Komandanti i KFOR-it ligjëroi para kadetëve të FSK-së

Një kontingjent i FSK-së, po merr pjesë në ushtrim-in fushor ndërkombëtar të organizuar nga Ushtria

Amerikane për Evropë (USA-REUR) së bashku me shtetet e NATO-s dhe me shtetet partnere, të quajtur „Imme-

diate Response-19”. FSK-ja merr pjesë me 45 pjesëtarë të Batalionit të Tretë të Brigadës së Reagimit të Shpe-

jtë dhe Skuadrës së Demin-imit (EOD). Në këtë ushtrim po marrin pjese rreth 1600 ushtarakë nga 15 shtete, të

cilët po zhvillojnë operacione stërvitore në disa lokacione duke filluar nga Kroacia, Sll-ovenia dhe Hungaria.

Page 3: në Ministrinë e Mbrojtjes...hën e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe për nevojën e zgjerimit dhe avancimit të këtyre mar- rëdhënieve në të ardhmen. Në takimin me gazetarë,

3

Prishtinë, 8 maj - Në mje-diset e Ministrisë së Mbro-jtjes, në një ceremoni rasti, komandanti i Gardës Kom-bëtare të Ajovës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjeneral majori Timothy Orr dekoroi me Medalje për Shërbim të Shquar, koman-dantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Medalja amerikane për komandantin e Ushtrisë së Kosovës ka këtë motiva-cion: ,,Për performancë të shkëlqyeshme në Program-in e Partneritetit Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Ajo-

vës. Që nga marrja e detyrës gjenerallejtënant Rrahman Rama punoi pa u lodhur për të avancuar marrëdhëniet strategjike të Gardës Kom-bëtare të Ajovës me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Shtetit të Ajovës me Repub-likën e Kosovës. Përkush-timi i tij dhe mbështetja e palëkundshme e Programit të Partneritetit Shtetëror dhe veçanërisht Gardës Kombëtare të Ajovës janë në përputhje me nivelin më të lartë të shërbimit ush-tarak. Veprimet dhe an-gazhimi i gjenerallejtënant Rrahman Ramës pasqyrojnë

një kredi të madhe ndaj tij, Gardës Kombëtare të Ajo-vës, Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës’’. Gjithashtu, gjeneral Orr ka dekoruar me Medalje për Shërbim të Shquar edhe rreshter ma-jorin e parë të FSK-së Genc Metaj, për kontributin e tij, në zhvillimin dhe profesion-alizimin e Trupës së nënofi-cerëve si dhe zhvillimin dhe avancimin e marrëdhënieve në këtë nivel me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Prishtinë, 6 maj - Sot në Ministrinë e Mbrojtjes, zëvendësministri Burim Ra-madani dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama pritën në takime të nda-ra gjeneralmajorin Timothy Orr, komandant i Gardës Kom-bëtare të Ajovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në takimin e zv. ministrit Rama-dani me gjeneralin Orr u dis-kutua për arritjet e Kosovës në themelimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe mandatin ush-tarak të FSK-së, po ashtu për planet e Ministrisë së Mbro-

jtjes për periudhën e ard-hshme në zhvillimin dhe mod-ernizimin e FSK-së. Gjenerali Orr u njoftua për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, për gatishmërinë e Kosovës për të dhënë kontribut për sigurinë kudo në botë krah përkrah me trupat amerikane dhe të NA-TO-s. Kosova është plotësisht e përkushtuar në thellimin e marrëdhënieve të përjetshme më SHBA-të në të gjitha fush-at, duke marrë shembull mar-rëdhëniet në fushën e mbro-jtjes.

Prishtinë, 13 maj - Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, z. Rrustem Berisha, sot vizitoi Ambasadën e Re-publikës së Shqipërisë në Pr-ishtinë, për të bërë homazhe me rastin e rënies në krye të detyrës të Major Klodian Ta-nushit dhe ushtarakes Nën-tetare Zarife Hasanaj, gjatë mi-sionit të NATO-s në Letoni. Pas homazheve ministri Berisha u nënshkrua në Librin e Zisë. Ministri Berisha u prit nga

ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, z. Qe-mal Minxhozi, të cilit në emër të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe të Ushtrisë së Kosovës i shprehu ngushëllimet më të thella për humbjen e jetës së dy oficerëve të Shqipërisë, gjatë kryerjes së misionit të tyre në Letoni, dhe përmes tij edhe ministres së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, znj. Olta Xhaçka dhe familjarëve të tyre.

Në Librin e Zisë, minis-tri Rrustem Berisha, shkroi: „Major Klodian Tanushi dhe Nëntetarja Zarife Hasanaj, si dëshmorë të paqes dhe sig-urisë, na treguan të gjithëve se edhe mbrojtja e paqes kalon nëpër sakrifica dhe përballje me rrezikun për përmbushjen e detyrave ushtarake. Lavdi e përjetshme për dëshmorët më të rijnë të kombit shqiptar, Her-onjtë e Paqes Major Klodian Tanushi dhe Nëntetare Zarife Hasanaj“. Ministri Berisha në fund u shpreh se: „edhe popul-li shqiptar po kontribuon për paqe dhe siguri, ashtu siç kanë kontribuar të tjerët për lirinë e Kosovës. Edhe FSK-ja në të ar-dhmen do të jetë e gatshme që mos të jetë vetëm konsumues i sigurisë, por edhe kontribuues aktiv i saj. Edhe njëherë u shprehu ngushëllime famil-jeve, institucioneve dhe gjithë popullit shqiptar”.

Prishtinë, 20 maj - Sot në Min-istrinë e Mbrojtjes të Repub-likës së Kosovës, zv. ministri Burim Ramadani së bashku me gjeneral majorin Gëzim Hazrolli, drejtor i Drejtorisë për Operacione në Minis-trinë e Mbrojtjes, kanë pritur në një takim zyrtar koman-dantin e KFOR-it, gjeneralin Lorenzo D’Addario me bash-këpunëtorë. Zv. ministri Ramadani, gjatë takimit me komandantin e KFOR-it, gjeneralin D’Addario, theksoi se: „Kosova ka syn-im shtetëror anëtarësimin në NATO dhe e kupton rrugën në këtë proces. Duke qëndru-

ar në planifikimet afatgjata dhe graduale për zhvillimin dhe modernizimin e sektorit të sigurisë sipas standardeve demokratike, institucionet e Kosovës janë të përkushtu-ara në transparencë, bash-këpunim dhe angazhim me partnerët ndërkombëtarë“. Gjithashtu, z. Ramadani, nder të tjera, shtoi se „ne jemi të kënaqur me bashkëpunimin dhe koordinimin që kemi tash e 20 vjet me misionin e KFOR-it në Kosovë. Kosova është e përkushtuar për paqe, siguri, stabilitet dhe bashkëpunim me të gjithë“,- u shpreh në fund, z. Ramadani.

Lajme

Komandanti i Gardës së Ajovës ndan medalje për komandantin e FSK-së

Gjenerali Orr, portret i mbështetjes amerikane për FSK-në

Ministri i Mbrojtjes Berisha homazhe në përkujtim të dy ushtarakëve të rënë gjatë misionit të paqes në Letoni

Zëvendësministri Ramadani priti në takim komandantin e KFOR-it

gjeneralin D’Addario

Zëvendësministri Ramadani dhe komandanti i FSK-së gjeneral Rama pritën gjeneralin Orr

Në Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë

Page 4: në Ministrinë e Mbrojtjes...hën e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe për nevojën e zgjerimit dhe avancimit të këtyre mar- rëdhënieve në të ardhmen. Në takimin me gazetarë,

4

PRISHTINË, 16 MAJ - Min-istria e Mbrojtjes, 16 maj-Në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes, për herë të parë pas miratimit të ligjeve për Ministrinë dhe FSK-në, fil-loi punimet konferenca dy-ditore ,,FSK dhe Partnerët 2019-I’’ me pjesëmarrje të atasheve të Mbrojtës të shteteve partnere, KFOR-it dhe Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s për Ministrinë e Mbrojtjes (MM) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (NALT/MM/FSK). Në hapjen e punimeve të konferencës morën pjesë ministri i Mbrojtjes Rrust-em Berisha, zv.ministrat Burim Ramadani dhe Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretari i përgjith-shëm Shkëlzen Sylaj, drejtori i Drejtorisë për Politika dhe plane Faruk Geci, koman-danti i KFOR-it gjeneral ma-jori Lorenzo D’Adario, dre-jtori i NALT-it, gjenerali Uwe Becker, gjeneralë dhe oficerë të FSK-së, KFOR-it dhe NALT-it, si dhe atashe të FSK-së. Në fjalën e tij hyrëse, minis-tri Berisha, duke ju shprehu falënderime të gjithë ata-sheve ushtarakë dhe atyre të Mbrojtjes të shteteve të rajonit, shteteve partnere, shteteve të NATO-s si dhe të gjithë të ftuarve të tjerë, tha:

,,Falënderoj shtetet part-nere në krye me SHBA-në, NATO-n për mbështetjen e vazhdueshme që na e kanë dhënë dhe po vazhdojnë të na japin në zhvillimin e FSK-së. Të gjitha të arritu-rat e FSK-së janë suksese të përbashkëta dhe kjo histo-ri suksesi është e Kosovës dhe aleatëve perëndimorë. FSK-ja edhe me mandatin e ri do të jetë forcë profe-sionale, shumetnike dhe e besueshme, ku diversite-ti është dhe do të mbetet vlerë, ku barazia është për të gjithë. Për MM dhe FSK-në, qytetarët e Kosovës janë të gjithë të barabartë. MM dhe FSK-ja bashkëpunon me këshilltarët e NALT-it

në baza ditore. Me këtë rast dëshiroj t’i falënderoj për ndihmën këshilluese dhe përkrahjen e vazhdueshme që po na japin në zhvillim-in e FSK-së. Ne jemi të kën-aqur me bashkëpunimin dhe bashkërendimin që kemi tash e 20 vjet me misionin e KFOR-it në Kosovë, të cilëve dua t’u falënderohem për ru-ajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon. Repub-lika e Kosovës është përku-shtuar për paqe, siguri, sta-bilitet dhe bashkëpunim me të gjithë. Ne jemi të bindur se paqja e përhershme arri-het me anëtarësimin e secilit shtet të rajonit në NATO’’,- përfundoi fjalën e tij minis-tri Berisha. Gjithashtu edhe

gjenerallejtënant Rrahman Rama mbajti një fjalë rasti, ku ndër të tjera tha: ,,Më lejoni që në emër timin dhe në emër të ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve të Forcës së Sigurisë të Kosovës të ju falënderoj për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që po ofroni për të ngritur af-tësitë dhe kapacitetet tona kombëtare. Ne kemi avan-cuar dukshëm në ngritjen e kapaciteteve duke arritur ndërveprueshmëri me part-nerët tanë. Këtë më së miri e kemi dëshmuar në ush-trimin fushor “Shqiponja 6”, si dhe në pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimet në nivel ndërkombëtar. FSK-ja

ka nevojë për mbështetjen tuaj në rrugëtimin tonë të përbashkët për të qenë të gatshëm që t’ju mbështes-im në të ardhmen atëherë kur të kërkohet. Ju partnerë të FSK-së, keni një rol të rëndësishëm në zhvillimin e FSK-së si forcë ushtarake e besueshme dhe gjithëpërf-shirëse”,- u shpreh gjeneral Rama. Gjatë seancës së parë folën edhe komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Loren-zo D’Addario dhe drejtori i NALT-it gjeneral brigade Uwe Becker, ndërsa më pas koloneli Agron Bajra-mi, drejtor i Departamenti për Siguri dhe Bashkëpun-im Ndërkombëtar. Vlen të përmendet se në punimet e konferencës së parë për vitin 2019 ,,FSK dhe Partnerët’’ po marrin pjesë atashe të Mbro-jtjes nga Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Kro-acia, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi, Gjermania, Italia, Hungaria etj. Konferenca do t’i vazhdojë punimet edhe nesër me prezantimin e nevojave dhe projekteve të disa prej fushave me interes të veçantë për zhvillimin e Forcë në këtë fazë.

Në Ministrinë e Mbrojtjes-Mbahet konferenca dyditore „FSK dhe PARTNERËT 2019-I“

Reportazh

Ministri Berisha: Të arriturat e FSK-së janë suksese të përbashkëta të Kosovës dhe aleatëve perëndimorë

Page 5: në Ministrinë e Mbrojtjes...hën e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe për nevojën e zgjerimit dhe avancimit të këtyre mar- rëdhënieve në të ardhmen. Në takimin me gazetarë,

5

Turqi, 31 maj 2019- Ush-trisë së Kosovës po i shto-hen radhët me kuadro të reja oficerësh, profilesh të ndryshme, për të qenë forcë profesionale dhe e ndërve-prueshme me ushtritë tjera mbi bazën e standardeve të NATO-s. Në vazhdën e sukse-seve të arsimimit dhe profe-sionalizimit janë edhe dy ofi-cerë të rinj, pilotët e Ushtrisë së Kosovës, nëntoger Atdhe Hasani dhe nëntoger Krenar Voca, të cilët përfunduan me rezultate të shkëlqyera shkollimin profesional për pilot helikopteri në Aka-deminë Ushtarake "Kara Havacilik Okulu" në Repub-likën e Turqisë. Nëntoger Atdhe Hasani, me suksesin e treguar gjatë shkollimit të

tij, ka arritur që të radhitet i dyti në mesin e kadetëve më të mirë të gjeneratës. Në cer-emoninë e diplomimit i pran-ishëm ishte atasheu i FSK-së i akredituar në Turqi, kolo-nel Bekim Osmani. Oficerët e rinj, të cilët kanë përfun-duar me sukses akademinë ushtarake për pilot, pritet që së shpejti, pas kthimit nga Turqia, të angazhohen me shërbim aktiv në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të dhënë kontribut në ngritjen e kapaciteteve ushtarake në lëmin e aviacionit. Në bazë të marrëveshjes dypalëshe, Republika e Turqisë po vazh-don të ndihmojë në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të reja të FSK-së.

Kroaci, 13 maj - Në mesin e pjesëmarrësve nga 13 shtete të Botës, garues të Garës Ush-tarake Ndërkombëtare në Republikën e Kroacisë, ush-taraku i Forcës së Sigurisë të Kosovës, tetar Liridon Selimi (Kompania e Operacione-ve Civile) zuri vendin e dytë, duke u renditur pas ushtar-akut rumun rreshter Mera Dorel Silviu si dhe duke lënë pas ushtarin amerikan Wil-liam Hennesy. Konkursi i këtij viti është or-ganizuar nga Komanda e Tra-jnimit dhe Doktrinës „Fran Krsto Frankopan" të Ushtrisë Tokësore kroate. Konkur-rentët dhe pretendentët nga

tri kategori, një total prej 146 ushtarakësh, kanë zotëru-ar gjatësinë e përcaktuar të garës prej 40 kilometrave, në kazermën „Josip Joviç“ si dhe fushën e Krbava-s. Gara u zhvillua në fazën kualifikuese, pra gjuajtja kualifikuese me armë, që u mbajt më 9 maj 2019 si dhe gara kryesore ku sipas planit duhej të kalohej distanca prej 40 kilometrash, më 12 staci-one punuese dhe 8 pika kon-trolli. Stacionet punuese në të cilat u sfiduan ushtarakët garues ishin: navigimi, hedh-ja e granatës, poligoni i kali-tjes, gjuajtje me VHS D2 (au-tomatik), gjuajtje me HS-9

(pistoletë), gjetja e lokacionit në hartë, identifikimi dhe kontrolli i personit, ndihma e parë në fushëbetejë, gjuajtja me AT-4 (antitank), kalimi i zonave të minuara dhe kon-taminuara, kalimi i lumit mbi litarë dhe thirrje për zjarr indirekt. Kosova, përkatë-sisht ushtria e saj, në Garën Ushtarake Ndërkombëtare në Republikën e Kroacisë u përfaqësua nga dy ushtarakë të rinj, rreshter Lorik Ramaj dhe tetar Liridon Selimi, ku ky i fundit tregoi sukses të madh në garë duke fituar vendin e dytë.

Prishtinë, 17 maj - Dje në mjediset e Universitetit Amerikan të Kosovës (AUK) u mbajt ceremonia e diplo-mimit në nivelin Bachelor të studentëve të këtij uni-versiteti. Në emër të FSK-së, në ceremoni morën pjesë komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneral brigade Irfete Spa-hiu, komandanti i Qendrës për Studime Universitare, major Vegim Krelani si dhe stafi komandues i QSU-së. Ceremonia u hap nga kadetët e FSK-së, të cilët performuan drillin me fla-muj në nderim të himneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në ceremoninë e 15-të të diplo-mimit të kadetëve të FSK-së, në Universitetin Amerikan në Kosovë, diplomuan 11 kadetë të Qendrës për Stu-dime Universitare të FSK-së, prej të cilëve 8 kadetë i tako-nin vitit të IV-të “Gjenerata

2019”, ndërsa 3 kadetë i ta-konin vitit III-të „Gjenerata 2020”, të cilët arritën që me sukses t’i përfundojnë provi-met një vit më herët. Kadeti Dritëro Bajrami është për-zgjedhur studenti më i dal-luar i gjeneratës 2019, për arritje të larta akademike në mesin e kolegëve të tij. Po ashtu, Dritero Bajrami është kadeti i parë që mori titul-lin Student i Shoqërisë së Nderit „Salutatorian” në RIT Kosovë (AUK). Kadeti Bajra-mi njëherësh ishte edhe folë-si kryesor në ceremoni, i cili fjalimin e tij e përmbylli me fjalinë „tri gjerat që na kanë sjellë deri këtu ku jemi sot, do të na prijnë në shekujt e ardhshëm, dhe ato janë De-tyra, Nderi dhe Atdheu.” Në fund, stafi komandues i QSU-së u takua edhe me familjarët e kadetëve, të cilët i uruan për arritjet akademike dhe diplomimin me sukses të bi-jve të tyre në programin civil të studimeve.

Reportazh

Në Universitetin Amerikan diplomojnë 11 kadetë të FSK-së- niveli Bachelor

Forcës së Sigurisë të Kosovës i shtohen edhe dy pilotë

Tetari Liridon Selimi fitoi vendin e dytë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare në Kroaci

Page 6: në Ministrinë e Mbrojtjes...hën e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe për nevojën e zgjerimit dhe avancimit të këtyre mar- rëdhënieve në të ardhmen. Në takimin me gazetarë,

6

Prishtinë, 13 maj - Komandan-ti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti një del-egacion oficerësh të lartë ush-tarakë nga Turqia, në krye me gjeneral brigade Umut Yildiz, të cilët po qëndrojnë në Min-istrinë e Mbrojtjes dhe në FSK për të marrë pjesë në Takimin Vjetor të Dialogut Ushtarak që po zhvillohet mes ush-tarakëve, përfaqësues të MM-së dhe FSK-së, si dhe delega-cionit nga Turqia. Në takimin e përbashkët të gjeneralëve

Rama dhe Yildiz u bisedua për marrëdhëniet shumë të

mira ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Tur-

qisë, shkëmbimet dhe aktivi-tetet shkollore, trajnuese dhe

ato të stërvitjeve, të cilat janë duke u zhvilluar në kuadër të marrëveshjes dypalëshe ndërmjet Ministrisë së Mbro-jtjes të Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Turqisë. Në fund, të dy gjeneralët shprehën gatishmërinë për ngritjen e nivelit të bash-këpunimit si dhe angazhim edhe më të madh në identifi-kimin e aktiviteteve dhe zgjer-imin e fushave të bashkëpun-imit sipas marrëveshjes.

Prishtinë, 3 maj - Zëvendësmin-istri i Mbrojtjes Burim Rama-dani dhe gjeneral major Gëzim Hazrolli, në emër të Ministrisë

së Mbrojtjes dhe Forcës së Sig-urisë të Kosovës, pritën sot në vizitë ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike,

z. Dardan Gashi së bashku me një delegacion të komunitetit arbëresh nga Sicilia e Italisë. Zv. ministri Ramadani së pari i dëshiroi mirëseardhje delega-cionit arbëresh, duke shprehur konsideratën e tij të lartë, jo vetëm për përkushtimin e këtij komuniteti në ruajtjen e kul-turës dhe gjuhës shqipe, por edhe për kontributin e tyre të madh brez pas brezi, duke çmuar në veçanti kontributin e pinjollëve të këtij komunite-ti në periudhën e Rilindjes

Kombëtare Shqiptare. Më tej, zëvendësministri Ramadani tha se; „Republika e Kosovës ka për objektiv kryesor integrim-in në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO. Kosova ka orientim perëndimor, ashtu siç është edhe partneri ynë, shteti i Italisë, pra shteti juaj ku ju jetoni dhe kontribuoni, anëtar i NATO-s dhe i bash-kimit Evropian”, u shpreh ndër të tjera zv. ministri Ramadani. Më pas, delegacioni arbëresh vazhdoi vizitën e tij në Koman-

dën e Forcave Tokësore, duke u pritur përzemërsisht në të gjitha repartet e saj. Vizita e arbëreshëve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ushtri u zhvillua në kuadër të aktivi-tetit ,,Ditët e Arbëreshëve’’ në Kosovë, të organizuar nga Ministria e Diasporës dhe In-vestimeve Strategjike, nën pa-tronazhin e kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Ra-mush Haradinaj.

Francë, 13 maj - Sesioni i parë i Seminarit Ndër-kombëtar për Ballkanin, që u mbajt në Shkollën Ushtarake në Paris, u organizua nga Instituti i Studimeve të Larta të Mbrojtjes Kombëtare (IHEDN), nën patronazhin e kryeministrit të Francës. Seminari është i pari i këtij lloji dhe ka të bëjë me ri-angazhimin e Francës në Ballkan. Në këtë seminar, Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës e përfaqësoi drejtori i Drejtorisë për Politikat e Mbrojtjes Faruk Geci. Pjesëmarrës në këtë seminar ishin përfaqësuesit e të gjitha

shteteve të rajonit, profesionistë civilë të admin-istratës shtetërore, ushtarakë si dhe përfaqë-sues të shoqërisë civile. Temat që u diskutuan në Seminar kryesisht kishin të bënin me diplomacinë franceze në Ball-kan, dinamikën e pajtimit, krimin e organizuar si sfidë për sundimin e ligjit, radikalizmin, di-namikat trans-kufitare, sigurinë kibernetike, integrimin euroatlantik, aktorët kryesorë ndër-kombëtarë në Ballkan, kontributin e Ballkanit në sigurinë dhe paqen e Evropës etj.

Komuniteti arbëresh nga Sicilia viziton Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë

Aktivitete

Komandanti i FSK-së priti një delegacion të oficerëve ushtarakë nga Turqia

Prishtinë, 22 maj - Koman-danti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Enver Cikaqi, i shoqëruar nga shefi i Shtabit të KFT-së, kol-onel Hasan Hoxha dhe shefi i Sektorit për Bashkëpunim Bilateral dhe Multilateral në Ministrinë e Mbrojtjes nënkol-onel Sefer Shyti, priti sot në takim shefin e Sektorit për Op-eracione në Komandën e Ush-trisë së Suedisë nënkolonelin Mattias Brehag, i cili shoqëro-hej edhe nga major Anders Berg-oficer i logjistikës dhe këshilltar i NALT-it nga Suedia, nënkoloneli Hans Rehnberg. Gjatë takimit, gjenerali Enver Cikaqi e njoftoi nënkolonelin Brehag për të arriturat e përg-jithshme të FSK-së, procesin

e tranzicionit, shkollimet, tra-jnimet, bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar etj. Në takim u bisedua për mundësitë tjera të bash-këpunimit dypalësh në mes dy shteteve, për fushat e bash-këpunimit dhe të mbështetjes në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzore e teknike. Me këtë rast, gjeneral Cikaqi e falënderoi nënkolone-lin Brehag edhe për bash-këpunimin dhe kontributin e ushtrisë dhe shtetit suedez në zhvillimin e FSK-së. Të dy palët shprehën gatishmëri për ngrit-jen dhe thellimin e këtij bash-këpunimi edhe në të ardhmen, si dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e mbrojtjes dhe sig-urisë.

Gjenerali Enver Cikaqi priti shefin e Seksionit për Operacione në Komandën e Ushtrisë së Suedisë nënkolonelin Mattias Brehag

Drejtori për Politikat e Mbrojtjes Faruk Geci mori pjesë në Seminarin Ndërkombëtar në Paris

Suedi, 24 maj - Një delegacion nga Qendra për Studime Uni-versitare e Forcës së Sigurisë të Kosovës, i prirë nga koman-danti i Qendrës për Studime Universitare, major Vegim Krelani, i shoqëruar nga ka-piten Krenar Lahu dhe kadet Arbenita Haxholli, mori pjesë në Simpoziumin Ndërkom-bëtar të Akademive Ushtar-ake në Stokholm të Suedisë. Temë e këtij simpoziumi ishte „Menaxhimi i Përshtatjes në Arsimimin dhe Trajnimin Ushtarak”, ku akademitë nga vendet e ndryshme të botës prezantuan punimet e tyre lidhur me këtë temë. Kadet-ja Arbenita Haxhol-li nga Qendra për Studime Universitare, prezantoi pun-imin e saj me temë “Oficerët

e rinj dhe tradita: një konf-likt i pashmangshëm”, i cili u mirëprit dhe u vlerësua jashtë-zakonisht lart nga pjesëmarrësit e këtij simpo-ziumi. Pjesëmarrja në këtë simpozium i krijoi mundësi të mira delegacionit të QSU-së që të zhvillojë takime dypalëshe me akademi të ndryshme nga shtete si Kore-ja e Jugut, SHBA-të, Kanadaja, Suedia, Danimarka, Norvegjia etj. Ideja e këtyre takimeve ishte inicimi i mënyrave të bashkëpunimit. Në përfundim të këtij simpoziumi, Shoqata Ndërkombëtare e Akademive Ushtarake (IAMA) i bëri ft-esë zyrtare Qendrës për Stu-dime Universitare që të bëhet anëtare e kësaj shoqate. Kjo shoqatë ka pesë objektiva

kryesorë: të ndajë njohuritë dhe praktikat më të mira në mes akademive; të lehtësojë shkëmbimin e kadetëve mes akademive të ndryshme; të organizojë dhe të mirëpresë aktivitetet; të zgjerojë rrjetin e akademive ushtarake dhe të formojë grupe teknike për të trajtuar çështjet që kanë të bë-jnë më edukimin e oficerëve të rijnë. Simpoziumi organizo-het nën ombrellën e Shoqatës Ndërkombëtare të Akademive Ushtarake (IAMA). Këtë vit, simpoziumi është organizuar dhe mirëpritur nga Akademia Ushtarake Karlberg në Stok-holm, nga data 20 deri më 23 maj 2019. Në këtë simpozium morën pjesë akademitë ush-tarake më prestigjioze nga 20 vende të ndryshme të botës

QSU-ja pjesë e Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake në Stokholm

Page 7: në Ministrinë e Mbrojtjes...hën e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe për nevojën e zgjerimit dhe avancimit të këtyre mar- rëdhënieve në të ardhmen. Në takimin me gazetarë,

7Aktivitete

Prishtinë, 31 maj - Në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), gjatë këtyre dy ditëve, ka qën-druar për vizitë një delega-cion i kadetëve të FARSH-së së bashku me pedagogët e stafit akademik të Kursit për Përgatitjen e Oficerit, me një përbërje prej 60 pjesëtarësh. Gjatë vizitës, pjesëtarët e del-egacionit vizituan Qendrën për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë të Kosovës në Prishtinë dhe Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, ku zhvilluan takime të ndryshme me pjesëtarët e FSK-së, të cilën përmes disa prezantimeve i njoftuan me ecurinë e përgatitjes së ofi-cerëve të rinj të QSU-së. Stafi akademik i FARSH-së, i krye-suar nga shefi i Departamentit të KPO –së kolonel Zaho Go-lemi, u priti edhe nga koman-danti i Komandës së Forcave

Tokësore gjeneral brigade Enver Cikaqi, shefi i Shtabit të KFT-së, kolonel Hasan Hoxha dhe komandantin e Qendrës për Studime Universitare, ma-

jor Vegim Krelani. Ata së bashku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy ushtrive, si dhe për mënyrën dhe rëndësinë e

shkollimit të kadetëve. Më pas, stafi i pedagogëve të FARSH-së iu bashkua kadetëve të FSK-së dhe FARSH-së, të cilët po shoqëroheshin me njëri-

tjetrin dhe po shkëmbenin përvoja së bashku. Ndërkaq, gjeneral Cikaqi i përshën-deti dhe i përgëzoi kadetët për sukseset e treguara gjatë shkollimit dhe për miqësinë që ata krijuan gjatë këtyre ditëve, duke kërkuar nga ta që kontaktet e krijuara gjatë kësaj vizite t’i ruajnë dhe t’i avancojnë në të ardhmen duke shkëmbyer përvoja në të mirë të dy palëve. Delegacioni i FARSH-së, para nisjes për në Shqipëri vizitoi edhe Kompleksin Memori-al „Adem Jashari“ në Prekaz. Kjo vizitë u zhvillua në bazë të bashkëpunimit dypalësh të FSK-së me FARSH-në, në kuadër të vizitave për njohjen e vendeve të rajonit, institucioneve të sigurisë dhe çështjeve të tjera me interes që lidhen me Akademinë e oficerëve të rinj të FSK-së.

Prishtinë, 10 maj - Në mjediset e kazermës „Adem Jashari” në Prishtinë, sot u mbajt gara “Ujku Garues 2019” për kadetët e vitit të I, II dhe të III të Qendrës për Studime Universitare. Kjo garë u realizua sipas modelit të garës „Ujku Garues”, e cila organizohet që disa vite me radhë në Brigadën e Reagimit të Shpejtë (BRSH). Në këtë garë, kadetët e QSU-së, ishin të ndarë në ekipe garuese prej pesë pjesëtarësh, në përbërje të tri gjeneratave, nga viti I, II dhe III. Gjatë realizimit të garës, kadetët janë sfiduar dhe vlerësuar në gjashtë disiplina garuese: Vrapim 3.2 km, Kalimi i zonës së rrezikshme, Hedhja e granatës, Kalimi i zonës së minuar, Shtyrja e autoblindës „Cobra“ dhe Vëzhgimi (identifikimi) i

pajisjeve ushtarake nga një distancë e caktuar. Qëllimi i kësaj gare ishte vlerësimi i nivelit të përgatitjes fizike dhe të bashkëpunimit në mes të gjeneratave të ndryshme të kadetëve gjatë aktiviteteve ekipore. Me rastin e përfundimit të garës, komandanti i QSU-së, majori Vegim Krelani së bashku me stafin udhëheqës të QSU-së ndanë certifikata për tri vendet e para, duke e shpërblyer vendin e parë edhe me pajisje taktike ushtarake. Nga ekipi udhëheqës gara është vlerësuar si mjaft sfiduese dhe e ka përmbushur qëllimin e saj. Kjo garë tashmë është tradicionale dhe organizohet për çdo vit në muajin maj. Tiranë, 19 maj - Komandanti

i Brigadës së Reagimit të Shpejtë i FSK-së, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj, ka përcjellë nga afër ushtrimin në vendkomandë „Shqiponja 19“,i cili po mbahet në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, përkatësisht në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Tiranë, në të cilin ushtrim po merë pjesë edhe Batalioni i Dytë i Reagimit të Shpejtë i FSK-së. Gjenerali Hadërgjonaj, gjatë vizitës, është pritur nga komandanti

i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes i Forcave Ushtarake të Shqipërisë, gjeneral brigade Bajram Begaj dhe shefi i Shtabit i KDS-së, koloneli Riza Zaja. Gjatë takimit, të dy gjeneralët kanë biseduar për zhvillimet në ushtrimin e përbashkët „Shqiponja 19“, si dhe për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes Ushtrisë Shqiptare dhe FSK-së. Më pas, komandanti i BRSH-së, gjenerali Hadërgjonaj, vizitoi edhe Qendrën e Simulimit të UVK „Shqiponja 19“dhe

përcolli nga afër operacionet e planifikuara sipas skenarit, që Batalioni i Dytë i BRSH-së së bashku me njësitet shqiptare janë duke i kryer gjatë këtij ushtrimi. Ai, më pas, duke i inkurajuar pjesëtarët e BRSH-së, tha se “ky ushtrim është një mundësi shumë e mirë për ne që të stërvitemi bashkë me FARSH-in dhe të shkëmbejmë përvojat me ta”. Realizimi i ushtrimit në vend komandë „Shqiponja 19“ ka filluar më 20 maj 2019 dhe pritet të përfundojë më 29 maj 2019.

Delegacioni i kadetëve i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë vizitoi FSK-në

Qendra për Studime Universitare realizoi garën „Ujku Garues 2019”

Komandanti i BRSH-së, gjenerali Fadil Hadërgjonaj vizitoi UVK „SHQIPONJA 19“

Page 8: në Ministrinë e Mbrojtjes...hën e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe për nevojën e zgjerimit dhe avancimit të këtyre mar- rëdhënieve në të ardhmen. Në takimin me gazetarë,

8 Aktivitete

Prishtinë, 8 maj 2019 - Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në Ministrinë e Mbrojtjes u organizua pritje shtetërore për nder të komandantit të Gardës Kombëtare të Ajovës së SHBA-ve, gjeneral majorit Timothy Orr, ku dekorohet me Medalje për Shërbim Vetëmohues.

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama e dekoroi gjeneralin amerikan Timothy Orr me „Medaljen për Shërbim Vetëmohues“