dispozita normative për sistemin arsimor parauniversitar

95
1 DISPOZITA NORMATIVE PËR SISTEMIN ARSIMOR PËR SISTEMIN ARSIMOR PËR SISTEMIN ARSIMOR PËR SISTEMIN ARSIMOR PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR PARAUNIVERSITAR PARAUNIVERSITAR PARAUNIVERSITAR PARAUNIVERSITAR REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS Tiranë, 2005

Upload: trinhkhanh

Post on 05-Feb-2017

259 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

1

DISPOZITANORMATIVE

PËR SISTEMIN ARSIMORPËR SISTEMIN ARSIMORPËR SISTEMIN ARSIMORPËR SISTEMIN ARSIMORPËR SISTEMIN ARSIMORPARAUNIVERSITARPARAUNIVERSITARPARAUNIVERSITARPARAUNIVERSITARPARAUNIVERSITAR

REPUBLIKA E SHQIPËRISËMINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

Tiranë, 2005

Page 2: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

2

Ky material që shpërdahet falas, ështëpërgatitur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës sëRepublikës së Shqipërisë vetëm për qëllim informativdhe si i tillë ai nuk mund të përdoret si dokumentzyrtar.

Teksti zyrtar gjëndet pranë Ministrisë sëArsimit dhe Shkencës, Tiranë.

Publikimi u përgatit nga Agron Pullumbi

Page 3: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

3

DISPOZITA NORMATIVE

(Për arsimin parauniversitar)

K R E U I

PARIME TË PËRGJITHSHMEPARIME TË PËRGJITHSHMEPARIME TË PËRGJITHSHMEPARIME TË PËRGJITHSHMEPARIME TË PËRGJITHSHME

Neni 1 Ligjet

Veprimtaria mësimore - edukative në kopshte eshkolla realizohet në përputhje me:

- Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

- Ligjin, Nr. 7952, datë 21.06.1995, “Për SisteminArsimor Parauniversitar” ndryshuar me Ligjinnr. 8381, datë 30.07.1998 “Për disa shtesa dhendryshime në ligjin nr.7952 “Për sisteminArsimor Parauniversitar”.

- Të gjitha aktet e tjera nënligjore në zbatim tëtij.

- Dokumentet ndërkombëtare ku aderonRepublika e Shqipërisë.

Neni 2 Fusha e zbatimit të Dispozitave Normative

Dispozitat Normative (DN) zbatohen në të gjithainstitucionet shkollore dhe parashkollore publike(kopshte, shkolla 8-vjeçare dhe të mesme me kohë

Page 4: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

4

të plotë dhe të shkurtuar, si dhe në institucionet earsimit special), që përfshihen në rrjetin einstitucioneve shkollore parauniversitare tëRepublikës së Shqipërisë.

Neni 3 Himni Kombëtar. Flamuri

Himni Kombëtar këndohet në ceremoni festivenë shkollë.

Flamuri Kombëtar Shqiptar vendoset në çdoshkollë.

Neni 4 Synimet e shkollës

Shkolla në tërë veprimtarinë e saj gjithëpër-fshirëse synon:

- emancipimin shpirtëror dhe zhvillimin epersonalitetit të nxënësve;

- zhvillimin e mendimit dhe veprimit të tyre tëpavarur, kritik, krijues, konstruktiv e tolerant;

- edukimin e vlerave atdhetare, njerëzore, moralee demokratike;

- mundësimin e krijimit të shanseve të barabartapër të gjithë nxënësit dhe aftësimin e tyre përpërballimin e jetës.

Synimet e kopshtit të fëmijëve

Në veprimtarinë e tij kopshti i fëmijëve synon:

- të zhvillojë personalitetin e fëmijës parashkollordhe ta parapërgatisi atë për shkollë;

- të sigurojë për secilin fëmijë shanse të barabartaedukimi;

- të edukojë fëmijën si një qënie të shoqërueshmedhe të aftë të krijojë marrëdhënie me të tjerët;

Page 5: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

5

- të zgjerojë përvojën, njohjen, aftësitë ndijore,aftësinë për të vepruar, folur, menduar dheimagjinuar nëpërmjet ushtrimeve tëvazhdueshme.

Neni 5 Shkollat

1. Në rrjetin e institucioneve shkollore tëRepublikës së Shqipërisë funksionojnë:

a) Shkolla me kohë të plotë.b) Shkolla me kohë të shkurtuar.

2. Struktura e vitit mësimor për çdo kategorishkolle përcaktohet në planin mësimor përkatëstë miratuar nga Ministri i Arsimit dhe e Shkencës.

Kopshtet

1. Në rrjetin e institucioneve parashkollore tëRepublikës së Shqipërisë funksionojnë:

a) Kopshte me ushqimb) Kopshte pa ushqim

2. Kopshtet funksionojnë gjatë gjithë vitit.Programi edukativ në kopshte zbatohet në të

njëjtën periudhë si dhe në shkollat fillore.Në periudhën e verës, veprimtaritë edukative të

kopshtit programohen nga mësueset dhemiratohen nga drejtoria e kopshtit.

K R E U II

DETYRIMI SHKOLLOR DHE LIRIMI PREJ TIJDETYRIMI SHKOLLOR DHE LIRIMI PREJ TIJDETYRIMI SHKOLLOR DHE LIRIMI PREJ TIJDETYRIMI SHKOLLOR DHE LIRIMI PREJ TIJDETYRIMI SHKOLLOR DHE LIRIMI PREJ TIJ

Neni 6 Mosha

Arsimi parashkollor nuk përfshihet në arsimine detyruar.

1. Në kopsht regjistrohen fëmijë të moshës 3-6vjeçare. Fëmija që ka mbushur 3 vjeç një ditë para

Page 6: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

6

fillimit të vitit mësimor ka të drejtë të regjistrohetne kopsht.

2. Fëmija 6 vjeç qëndron në kopsht deri një ditëpara se të fillojë viti shkollor.

3. Nxënësi që përjashtohet nga detyrimi shkollor(Neni 8, pika 2), mund të qëndrojë në kopsht edhenjë vit.

Mosha

1. Arsimi i detyruar sot është arsimi 8 - vjeçarnga klasa I - VIII.

2. Arsimi i detyruar përfshin të gjithë fëmijët emoshës 6 - 16 vjeç, me përjashtim të rasteve kurparashikohet ndryshe në këto dispozita.

3. Në Republikën e Shqipërisë fëmija, që kambushur moshën 6 vjeç deri 1 ditë para fillimit tëvitit mësimor, përfshihet në detyrimin shkollor.

4. Shkolla deri në muajin prill merr nga gjendjacivile, që e mbulon atë si zonë, listën e fëmijëve 6-vjeçarë dhe bën verifikimin e tyre.

5. Nxënësi (klasa V - VIII) që përfshihet nëdetyrimin shkollor, vendbanimi i të cilit ndodhetmbi 5 km larg nga shkolla, trajtohet në konviktet eshtetit.

Është detyrë dhe përgjegjësi e DA dhe e pushtetitvendor të kujdesen dhe të sigurojnë shkollimin ekëtij nxënësi.

Neni 7 Lirimi

1. Nxënësi, një ditë pasi mbush moshën 16 vjeç,lirohet nga detyrimi shkollor.

2. Kur nxënësi mbush moshën 16 vjeç gjatë vititmësimor, bëhen përpjekje, në bashkëpunim me

Page 7: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

7

të edhe prindërit e tij, që ai të vazhdojë mësimetderi në përfundim të vitit mësimor përkatës.

3. Nxënësi, që përfshihet në detyrimin shkollor,në raste të veçanta, kur aksidentohet apo sëmuretrëndë dhe nuk mund të lëvizë e të ndjekë mësimetnë shkollë, vërtetuar kjo nga shërbimi shëndetësor,lejohet të marrë mësim në shtëpi. Për këta nxënësshkolla kontribuon me programe të reduktuaramësimore të hartuara nga mësuesit dhe tëmiratuara nga DA. Në këto raste nuk zbatohet Neni41 pika 1/c. Në vartësi të kushteve specifike tëshkollës, drejtori cakton mësues të veçantë për takonsultuar nxënësin në shtëpi, të paktën një herënë muaj, duke e konvertuar kohën e konsultimevenë orë mësimore, që llogariten në ngarkesën javoretë mësuesit.

Neni 8 Përjashtimi nga detyrimi shkollor

1. Nxënësi, i cili është larguar me familjen përemigrim jashtë shtetit, vërtetuar kjo nga organet epushtetit vendor, përjashtohet nga detyrimishkollor, duke bërë shënimet përkatëse në amzëne shkollës.

2. Në raste tepër të veçanta, për një fëmijë 6-vjeçar që ka zhvillim shumë të dobët, mbështeturnë kërkesën me shkrim të prindit dhe bazuar nëraportin mjeko-ligjor, me propozim të drejtorit tëshkollës, DA mund të marrë vendim për shtyrjen eregjistrimit të nxënësit në klasën e parë një vit mëvonë.

Vendimi depozitohet në arkivin e DA, ndërsakopja e tij në arkivin e shkollës.

Page 8: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

8

K R E U III

REGJISTRIMET NË SHKOLLËREGJISTRIMET NË SHKOLLËREGJISTRIMET NË SHKOLLËREGJISTRIMET NË SHKOLLËREGJISTRIMET NË SHKOLLË

Neni 9 Koha. Dokumentet

1. Data e fillimit dhe mbarimit të vitit shkollorështë kompetencë e Ministrit të Arsimit dhe tëShkencës.

2. Regjistrimet e fëmijëve në kopshte dhe enxënësve në shkollat 8-vjeçare dhe të mesmefillojnë dy javë përpara fillimit të mësimeve dhembyllen, si rregull, një ditë para fillimit të shkollës.

3. Regjistrimi i fëmijës në kopsht dhe i nxënësitnë klasën e parë të shkollës 8- vjeçare bëhet mekëto dokumente:

a) Çertifikata e lindjes.

b) Çertifikata e vaksinimeve e përcaktuar ngaMinistria e Shëndetësisë.

4. Regjistrimi i nxënësit në klasat e tjera tëshkollës 8-vjeçare (Kp) bëhet me këto dokumente:

a) Dokumenti shkollor (dëftesa) i përfundimit tëklasës paraardhëse.

b) Çertifikata e vaksinimeve e përcaktuar ngaMinistria e Shëndetësisë.

5. Në klasën Irë të shkollës së mesme tëpërgjithshme nxënësi regjistrohet në bazë tëDëftesës së Lirimit (ose kopjes së saj të noterizuar),me përjashtim të rasteve që parashikohen ndryshenë DN.

6. Në klasën Irë të shkollës së mesme profesionaledhe socialkulturore nxënësi regjistrohet me këtodokumente:

Page 9: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

9

a) Dëftesa e Lirimit.

b) Dokumenti nga drejtoria arsimore e rrethit.

7. Në klasat e shkollës 8-vjeçare me kohë tëshkurtuar (KSH) nxënësi, që është mbi moshën edetyrimit shkollor, regjistrohet në bazë të dëftesëssë përfundimit të klasës paraardhëse.

Në shkollën e mesme me kohë të shkurtuar(KSH) nxënësi regjistrohet në klasën Irë me këtodokumente:

a) Dëftesa e Lirimit.

b) Çertifikata e lindjes me fotografi.

8. Në klasat e ndërmjetme të të gjitha shkollavetë mesme, me kohë të plotë apo me kohë tëshkurtuar, regjistrimi i nxënësit bëhet në bazë tëdokumenteve shkollore (dëftesave të përfundimittë klasave paraardhëse).

9. Nxënësi, fitues i konkursit për një shkollë tëmesme (ku pranimi bëhet me konkurs),konsiderohet i regjistruar në shkollën përkatëse.

Neni 10 Raste të veçanta

1. Dokumenti shkollor (dëftesa) origjinal ipërfundimit të një klase i jepet nxënësit vetëm njëherë.

2. Në raste të veçanta, kur mungon dokumentishkollor origjinal (dëftesa) i përfundimit të njëklase, regjistrimi i nxënësit në klasën pasardhëse,në të njëjtën shkollë, bëhet mbi bazën e amzës sëshkollës.

Regjistrimi i nxënësit në shkolla të tjera bëhetmbi bazën e vërtetimit të përfundimit të klasës, nëtë cilin shënohet dhe numri i amzës firmosur dhevulosur nga drejtori i shkollës, ku nxënësi kapërfunduar klasën përkatëse. Për nxënësit e

Page 10: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

10

shkollave të mesme regjistrimi bëhet mbi bazën evërtetimit me notat e të gjitha klasave paraardhëse.

Neni 11 E drejta e regjistrimit

1. Në kopsht fëmijët kanë të drejtë të regjistrohennë moshën 3,4,dhe 5,vjeç. Në varësi të vendeve tëdisponueshme, regjistrimet në kopsht vazhdojnëderi në dhjetor të vitit kalendarik.

2. Në klasën e parë të shkollave të mesme publikeme kohë të plotë pranohen nxënës jo më të mëdhenjse 16 vjeç, deri 1 ditë para fillimit të vitit shkollor,me përjashtim të rasteve të veçanta të miratuaranga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. (SipasLSAP - neni 29)

3. Nxënësi, i cili për arsye të ndryshme i kandërprerë mësimet në shkollën e mesme me kohëtë plotë, ka të drejtë të regjistrohet përsëri në këtëlloj shkolle mbështetur në dëftesën e përfundimittë klasës paraardhëse, në qoftë se plotëson kriterin:Mosha e tij deri në 1 ditë pas përfundimit të vitit(klasës) të fundit të shkollës të jetë jo më e madhese 21 vjeç.

Neni 12 Ndarja territoriale

1. Regjistrimi i fëmijës në kopsht dhe i nxënësitnë shkollën 8-vjeçare (Kp) apo në shkollën e mesmetë përgjithshme (Kp), si rregull, bëhet në kopshtindhe në shkollën e përcaktuar nga ndarja territorialee vendbanimit e vendosur nga pushteti vendor mepropozim të DA.

2. Fëmija parashkollor mund të regjistrohet nënjë kopsht, që ndodhet jashtë ndarjes territorialetë vendbanimit të tij kur këtë gjë e lejojnë kushtetdhe kapaciteti i lokalit. Nxënësi, me miratim tëdrejtorit të shkollës, mund të regjistrohet edhe nëshkolla 8-vjeçare (Kp) apo në shkolla të mesme të

Page 11: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

11

përgjithshme (Kp) jashtë ndarjes territoriale tëvendbanimit të tij, kur këtë gjë e lejojnë kushtet ekapacitetet e lokaleve.

3. Regjistrimi i nxënësit në shkollën 8-vjeçareme kohë të shkurtuar (apo qendrat ekorrespondencës pranë një shkolle 8-vjeçare mekohë të plotë) dhe në shkollën e mesme me kohëtë shkurtuar, si rregull, bëhet përkatësisht nëshkollën brenda territorit të vendbanimit të tij.

Neni 13 Nxënësit shqiptarë (azilantë dhe të huaj) të ardhur nga jashtë shtetit

1. Nxënësi i moshës së shkollës 8-vjeçare, i cilika ndjekur mësimet jashtë shtetit dhe vjen nëShqipëri për të vazhduar këtë shkollë, regjistrohetnë bazë të dokumentit shkollor të shtetit nga vjen,të përkthyer e të vërtetuar në noteri dhe të sigluarnë DA :

a) në klasën pasardhëse, kur vjen në fillim të vititshkollor;

b) në klasën përkatëse, kur vjen gjatë vititshkollor.

2. Nxënësi i moshës së shkollës 8-vjeçare, që nukprovon me dokument shkollor të shtetit nga vjenvazhdimin apo përfundimin e një klase, provohetpër shkallën e njohurive nga një komision iposaçëm që ngrihet në DA. Komisioni hartonprocesverbalin përkatës të firmosur nga të gjithëanëtarët e tij (3 vetë).

Mbi bazën e këtij procesverbali, i cili depozitohetnë DA, drejtori i DA lëshon vërtetimin përregjistrimin e nxënësit në klasën që miraton kykomision.

Shkolla në të cilën regjistrohet nxënësi, mbannë amzën e saj vërtetimin e mësipërm.

Page 12: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

12

3.

a) Nxënësi, i cili ka kryer 8 klasë shkollë dhe vjennga një vend jashtë shtetit, ku arsimi i detyruarështë 8-vjeçar ose më shumë, ka të drejtë tëregjistrohet në klasën I të shkollës së mesme,apo të konkurrojë për pranim në një shkollë tëmesme me konkurs.

b) Nxënësi, i cili ka kryer 9 klasë në një vendjashtë shtetit, ku arsimi i detyruar është mbi 8vjet, ka të drejtën të regjistrohet në klasën edytë të shkollës së mesme, mbas ekuivalentimittë dëftesës së klasës së 9-të, në bazë të udhëzimittë veçantë të MASh, për ekuivalentimin edokumentit shkollor të shtetit nga vjen, me PMtë shkollës ku do të bëhet regjistrimi.

c) Nxënësi, i cili ka vazhduar në klasa tëndryshme të një shkolle të mesme jashtështetit, kur vjen gjatë vitit shkollor, mund tëregjistrohet në klasa të ndërmjetme të shkollëssë mesme, mbas ekuivalentimit të dëftesave.

d) Për pikat a), b) dhe c) nxënësi paraqet në DAdëftesën (dëftesat) shkollore të shtetit nga vjentë përkthyer dhe të vërtetuar në noteri.

Në rastin e pikës a) DA bën siglimin mbi dëftesë.

Në rastin e pikës b) dhe c) DA bën konvertimindhe ekuivalentimin e dëftesave sipas udhëzimit tëekuivalentimit të MASh.

Në të gjitha rastet DA i dërgon dokumentet nëshkollën që shkon nxënësi, ku depozitohen dheruhen në amzën e shkollës.

Neni 14 Pranimet në shkollat (Kp) me konkurs

1. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës përcaktonshkollat 8-vjeçare dhe të mesme, ku pranimet enxënësve bëhen me konkurs.

Page 13: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

13

2. Konkurset zhvillohen në bazë të rregulloressë konkurseve dhe udhëzimeve të MASh për këtëqëllim.

K R E U IV

PUNA MËSIMORE - EDUKATIVE (PME)PUNA MËSIMORE - EDUKATIVE (PME)PUNA MËSIMORE - EDUKATIVE (PME)PUNA MËSIMORE - EDUKATIVE (PME)PUNA MËSIMORE - EDUKATIVE (PME)

Neni 15 Puna mësimore-edukative në kopshte

1. Veprimtaria mësimore-edukative (VME)qëndron në themel të funksionimit të kopshtit.

2. VME në kopsht, për specifikën që ka edukiminë këtë moshë, përfshin gjithë kohën e qëndrimittë fëmijës aty. Pjesë përbërëse të VME për zbatimine programit të edukimit në kopsht janë puna nëgrupe të vegjël, si dhe puna me gjithë grupin efëmijëve; organizimi i lojrave të strukturuara dhetë lira; organizimi i shëtitjeve, ekskursioneve,festave, ditëlindjeve; shfaqe filmi; pritja, përcjellja,ngrënia dhe tualeti; organizimi i veprimtarive mepjesëmarrjen e prindërve etj., që nuk bien ndeshme respektimin e individualitetit të fëmijëve dhezhvillimin harmonik të tyre.

3. Realizimi i VME duhet të marrë parasyshvështirësitë dhe ritmet e të mësuarit të secilit fëmijë.

PME. Ora e mësimit

1. Puna mësimore-edukative qëndron në themeltë të gjithë veprimtarisë së shkollës, brenda dhejashtë saj.

2. PME realizohet në forma të ndryshme, tëlarmishme dhe efektive.

Ora e mësimit është forma kryesore dhe njësiabazë e PME në shkollë.

Page 14: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

14

Kohëzgjatja e saj është 45 minuta.

Ora e mësimit është e pacënueshme.

3. Mësimi zhvillohet në klasë ose jashtë saj.

4. Pjesë përbërëse e të gjithë PME dhe në shërbimtë saj janë edhe detyrat me karakter praktik ekrijues, ekskursionet mësimore, testimet,diskutimet e konkurset mësimore, si dhe veprimtaritë tjera ndihmëse e plotësuese, që nuk bien nëkundërshtim me PM, por që në tërësi kontribuojnënë zhvillimin e individit, në mendimin e lirë e tëpavarur të nxënësve.

5. Për organizimin e ekskursioneve dheveprimtarive të ndryshme, drejtoria e shkollës ukrijon mundësi mësuesve për grupim orësh.

Neni 16 Kurrikula

1. Veprimtaria mësimore-edukative (VME) në çdokopsht mbështetet në programin edukativ tëkopshtit. Realizimi i programit edukativ nëpërmjetzbatimit të metodologjive bashkëkohore tëeksperimentuar në shkallë vendi, të cilat vënë nëqendër të (VME) fëmijën parashkollor, përzgjidhendhe miratohen nga Drejtoria Arsimore.

2. Puna mësimore- edukative, PME, në çdoshkollë mbështetet, në radhë të parë, në realizimincilësor të 3 pjesëve kryesore të Kurrikulëskombëtare (plan mësimor, programe, tekste).

Shkolla 8-vjeçare e llojit A dhe B, dhe shkolla emesme e llojit A dhe B (neni 5, pika 1), punojnë meplanet mësimore përkatëse.

3. Planet mësimore të të gjitha kategorive dhellojeve të shkollave, miratohen nga Ministri i Arsimitdhe i Shkencës.

Page 15: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

15

Programi i edukimit në kopsht dhe programetmësimore të lëndëve të ndryshme në shkollëporositen nga MASh në organet e specializuara dhemiratohen nga MASh.

Për tekstet mësimore Konkurohet pranëstrukturave të autorizuara nga MASh.

Për shqyrtimin paraprak të teksteve dheprogrameve mësimore Ministri i Arsimit dhe iShkencës formon komisionet e posaçme lëndoreqë funksionojnë pranë MASh.

Miratimi i tyre bëhet nga Ministri i Arsimit dhe iShkencës.

Neni 17 Orari i mësimit në shkollë (Kp)

1. Mësimi, si rregull, në të gjitha shkollat fillonnë orën 8°°, me përjashtim të rasteve kur kjoparashikohet ndryshe në këto Dispozita Normative.Ora e mësimit është 45 minuta.

2. Regjimi ditor i funksionimit të kopshtitpërcaktohet në Udhëzimin e Ministrit për“Organikën Tip të kopshteve”.

3. Në kopshtet dhe shkollat e zonave të thellamalore apo në raste të kushteve të rënduara tëmotit, të terrenit ose për arsye të transportit rrugor,mësimi mund të fillojë më vonë. Kjo është nëkompetencë të drejtorit të shkollës. Në këto rastevihen në dijeni Drejtoria arsimore dhe organet epushtetit vendor.

4. Në shkollat, të cilat në varësi të kushteve qëkanë, e zhvillojnë mësimin me ndërresa - orën efillimit të mësimeve për çdo ndërresë e vendosdrejtori i shkollës.

5. Ndërmjet orëve të mësimit bëhen 5-10 minutapushim. Pas orës së dytë ose të tretë të mësimitbëhet një pushim prej 20 - 30 minutash.

Page 16: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

16

6. Nxënësi paraqitet në shkollë 20 minuta parafillimit të mësimit.

Mësuesi paraqitet në shkollë 20 minuta parafillimit të mësimit të tij.

Neni 18 Nxënës për klasë - (Norma)

Përcaktimi i normës së numrit të fëmijëveparashkollor dhe të nxënësve për klasë ështëkompetencë e Ministrit të Arsimit dhe të Shkencësdhe caktohet me udhëzim të veçantë .

Neni 19 Grupet e përziera dhe klasat kolektive

1. Në kopshte të qytetit dhe veçanërisht në atotë fshatit, për shkak të numrit të vogël të fëmijëvepër çdo grup, veprimtaria mesimore-edukativezhvillohet me grupe të përziera. Për këto raste, nëprogramin edukativ të kopshtit jepen udhëzime përzhvillimin e VME.

2. Në shkolla të zonave rurale për shkak tënumrit të vogël të nxënësve për çdo klasë punamësimore - edukative mund të realizohet edhe nëklasa kolektive. Për këto raste Ministria e Arsimitdhe e Shkencës nxjerr udhëzimet përkatëse.

Neni 20 Kohëzgjatja e mësimit. Semestrat

1. Puna mësimore-edukative në kopsht dhe nëshkollë (Kp) zhvillohet me 5 ditë në javë.

Ngarkesa javore e VME përcaktohet nëprogramin e edukimit në kopsht.

Ngarkesa javore e PME, sipas klasave, kategorisësë shkollës, apo cikleve përcaktohet nga plani

Page 17: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

17

mësimor dhe pasqyrohet edhe në KontratënKolektive.

2. PME realizohet në përputhje me PM të shkollësnë dy semestra: semestri Irë dhe semestri IItë.

Në përfundim të vitit shkollor nxënësve u jepetdokumenti shkollor (dëftesa) në një takimceremonial me nxënës, prindër, komunitetin epushtetin vendor.

3. Në shkollë organizohet edhe sezoni IItë iprovimeve (periudha 20 ditore para fillimit të vitittë ardhshëm shkollor) për nxënësit me përfundimevjetore jokaluese në jo më shumë se dy lëndë tëPM dhe vlerësime jokaluese në provimet e lirimit,pjekurisë e të përfundimit.

Neni 21 Vlerësimi i fëmijës parashkollor dhe i nxënësit

1. Vlerësimi i fëmijëve parashkollor ështëpërshkrues dhe shërben për të nxitur dhembështetur zhvillimin e mëtejshëm të fëmijës. Përsecilin fëmijë të kopshtit ka një fletore vlerësimi,që përmban:

- Vëzhgimet periodike që bëhen nga mësuesja përpërvetësimin e programit të edukimit;

- Shënime për përvetësimin e njohurive, sjelljeve,zakoneve pozitive, si dhe bashkëveprimin mebashkëmoshatarët dhe të rriturit;

- Prindërit informohen rregullisht për rezultatete vlerësimit;

- Fletorja e shoqëron fëmijën gjatë gjithëperiudhës së kopshtit. Ajo shërben si mjetlidhës dhe komunikimi midis mësueseve tëkopshtit dhe prindërve.

2. Vlerësimi i nivelit të dijeve, shprehive dheaftësive praktike të nxënësit është çështje erëndësishme dhe e pandarë e të gjithë PME nëshkollë. Vlerësimi bëhet me shprehje dhe me nota.

Page 18: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

18

Vlerësimi i përditshëm bëhet nga mësuesi. Drejtoriae shkollës analizon çdo dy muaj përparimin enxënësve të veçantë me grupet e mësuesve sipasklasave. Në shkollën e arsimit të detyruar me kohëtë plotë vendimin për klasifikimin e nxënësitmbetës në një lëndë të planit mësimor e merrmësuesi i klasës në ciklin fillor, ndërsa në ciklet etjera grupi i mësuesve, që zhvillon mësim në klasëne nxënësit që diskutohet.

Mbledhjen që zhvillohet për këto raste e kryesondrejtori i shkollës.

Vendimi që merret i bashkëngjitet amzës sëshkollës për të argumentuar ndryshimin e notës.Ky ndryshim pasqyrohet në amzë e në dëftesënshkollore.

3. Vlerësimi me shkrim e me gojë i nxënësit bëhetnga mësuesi në vijimësi, i motivuar dhe objektiv.

Vlerësimi i bëhet i njohur nxënësit, si dheprindërve në takimet periodike me ta, të paktënnjë herë në muaj. Nota përfundimtare nxirret pasinxënësi të ketë të paktën 3 nota.

4. Për vlerësimin me notë të dijeve, shprehivedhe aftësive praktike të nxënësit gjatë PME, mepërjashtim të klasave Irë e IItë të ciklit fillor dhe pikës[5], përdoret sistemi i notave 4 -10, ku nota 4 ështënotë jokaluese dhe notat 5 deri në 10 janë notakaluese.

5. Vlerësimi i njohurive të nxënësit të klasës Irë,IItë të ciklit filllor të shkollës 8- vjeçare bëhet meshprehje:

“Shumë mirë”; “Mirë”; “Mjaftueshëm”; “Dobët”.

5. Vlerësimi përfundimtar i aftësive dheshprehive praktike të nxënësit në shkollënprofesionale bëhet me shprehje: “Shumë mirë”;“Mirë”; “Mjaftueshëm”; “Dobët”.

Page 19: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

19

7. Për klasën e dytë të ciklit fillor të shkollës 8-vjeçare dhe shkollat profesionale (për aftësitë dheshprehitë praktike), vlerësimi “Dobët” ështëjokalues.

8. Në provimet me shkrim apo testimet endryshme në lëndë të caktuara kontrolluesi(mësuesi, drejtoria e shkollës, grupi i inspektimitshkollor i niveleve të ndryshme) mund të përdorëedhe sistemin e pikëve, që i duket i përshtatshëmpër komponentet e përmbajtjes së tezës së provimitme shkrim apo të testimit. Në raste të tillakontrolluesi bën ekuivalentimin e pikëve për secilënnga notat e sistemit 4 - 10. Mbi këtë bazë bëhetvlerësimi përkatës me notë.

9. Nxënësi i rasteve të veçanta, parashikuar nëpikën 3 të nenit 7, në fund të vitit shkollorvlerësohet nga mësuesit e caktuar prej drejtorit tëshkollës për përvetësimin e njohurive më tëdomosdoshme, që përfshihen në programetmësimore të reduktuara nga DA.

10. Sjellja.

Sjellja e nxënësit vlerësohet me këto shprehjesintetike : a) “Shumë mirë”; b) “Mjaftueshëm”; c)“Keq”.

Ato pasqyrohen në regjistër, në amzën e shkollësdhe në dokumentin shkollor (dëftesë). Shprehjetsintetike shoqërohen dhe me karakteristikënpërmbledhëse për veprimtarinë e çdo nxënësibrenda dhe jashtë shkollës. Karakteristika enxënësit, ku pasqyrohen tiparet kryesoreindividuale, hartohet nga mësuesi i klasës përciklin fillor dhe mësuesi kujdestar i klasës në ciklete tjera, mbështetur dhe në mendimin e mësuesvetë tjerë.

Page 20: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

20

Kalimi dhe mbetja në klasë

Neni 22 Kalimi

1. Në fund të çdo semestri bëhet vlerësimisemestral i nxënësit për të gjitha lëndët e PM.Mësuesi i klasës në ciklin fillor dhe mësuesikujdestar në ciklet e tjera u bën të njohur nxënësvedhe prindërve përfundimet semestrale në çdo lëndë.Në përfundim të vitit shkollor, në bazë të dyvlerësimeve semestrale, mësuesi i klasës në ciklinfillor dhe mësuesi i lëndës përkatëse në ciklet etjera përcakton notën vjetore të nxënësit.

2. Nxënësi i klasës Irë të shkollës 8-vjeçare, nëpërfundim të vitit shkollor, kalon në klasën IItë mepërjashtim të rasteve të parashikuara ndryshe nëDN.

3. Nxënësi kalon në një klasë më të lartë, kurpërfundimet (notat) e tij vjetore në të gjitha lëndëte PM janë nota kaluese.

4. Nxënësi i klasës IItë, IIItë dhe IV tëtë shkollës 8-vjeçare, që ka vlerësime vjetore në 1 - 2 lëndëpërkatësisht “Dobët” dhe “Jokaluese” ngarkohet medetyra të veçanta nga mësuesi i klasës (apomësuesit, sipas rastit) për t’i kryer gjatë pushimevetë verës. Për këtë vihen në dijeni dhe prindërit enxënësit. Në sesionin II mësuesi i klasës kontrollonnjohuritë e nxënësit dhe vendos kalimin ose jo tëtij në klasën pasardhëse.

5. Nxënësi i klasave V-VII të shkollës 8-vjeçare,si dhe i klasave të shkollës së mesme, mepërjashtim të klasës së fundit, kur ka përfundimevjetore (nota) jokaluese në 1 apo 2 lëndë të PM,merret në provim me gojë në këto lëndë - gjatësesionit II - nga një komision prej tre vetësh icaktuar prej drejtorit të shkollës. Datat e provimevetë klasës së sesionit të dytë caktohen nga drejtoriae shkollës. Në qoftë se nxënësi nuk paraqitet për

Page 21: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

21

arsye, që drejtoria i justifikon, caktohet një datëtjetër brenda sesionit të dytë.

Kur nxënësi vlerësohet kalues në lëndëtpërkatëse nga komisioni, ai kalon në klasënpasardhëse.

6. Nxënësi i shkollës 8-vjeçare artistike, i klasaveartistike e sportive, i cili në sesionin IItë vlerësohetpakalues në lëndën e profilit artistik apo sportiv,kalon në klasën pasardhëse të shkollës 8-vjeçaretë zakonshme (joartistike apo josportive).

Neni 23 Mbetja

1. Nxënësi, i cili ka përfundime (nota) vjetorejokaluese në 3 a më shumë lëndë të PM, mbetet nëklasë, me përjashtim të rasteve të parashikuarandryshe në DN.

2. Për nxënësin e klasës Irë të shkollës 8-vjeçare:

a) Nxënësi e përsërit klasën vetëm në raste tepërtë veçanta, kur ka dobësi të theksuara nëpërvetësimin e programeve mësimore, me gjithëndihmën e dhënë nga shkolla, mësuesi, familjaedhe gjatë pushimeve të verës.

Vendimin për përsëritjen e klasës Irë, paskonsultimit paraprak me prindërit e nxënësit,e merr dhe e firmos një komision i përbërë nga:mësuesi i klasës, drejtori apo zëvendësdrejtorii shkollës, që mbulon ciklin fillor.

b) Përsëritja e klasës Irë nga nxënësi bëhet vetëmnjë herë.

c) Në rastet kur prindi bën kërkesë me shkrimqë fëmija i tij në klasën Irë ta përsëritë klasën,me propozimin e mësuesit, drejtori i shkollësmerr në konsideratë kërkesën.

3. Nxënësi i rasteve të pikës 5 të nenit 22 përsëritklasën kur:

Page 22: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

22

a) në sesionin IItë ai vlerësohet jokalues qoftëdhe në një lëndë;

b) nuk paraqitet në sesionin IItë.

Neni 24 Raste të veçanta në edukimin fizik

1. Nxënësi, që me vendim të komisionit mjeko-ligjor kufizohet nga ngarkesa fizike ose është me tëmeta fizike jo të lindura merr pjesë në mësimin eedukimit fizik mbi bazën e një programi tëreduktuar mësimor të hartuar nga mësuesi, qëmban parasysh edhe këshillat e mjekut.

2. Për rastet e pikës 1të këtij neni nxënësivlerësohet për programin e reduktuar.

Neni 25 Ndërprerja e PME

1. Ndërprerja e punës mësimore - edukative nëtë gjitha kopshtet dhe shkollat e vendit, apo nërajone të caktuara me propozim të organeve tëpushtetit vendor dhe të Ministrisë së Shëndetësisëmiratohet dhe realizohet me vendim të posaçëm tëMinistrit të Arsimit dhe të Shkencës në rastet si :

a) sëmundje epidemike;

b) kushte tepër të rënduara klimatike;

c) fatkeqësi natyrore, si: tërmete, përmbytje,zjarre etj. Në këto raste DA harton planin eveprimit. Merr të gjitha masat e menjëhershmee të domosdoshme për përballimin dhekapërcimin e situatës, duke siguruarbashkërendim të ngushtë me shkollat, organete pushtetit vendor, të shëndetësisë, të ushtrisëetj., sipas kushteve konkrete.

2. Në një ndarje administrative të caktuar apozonë të saj, për rastet a), b), c) të pikës 1 të nenit25, me propozim të drejtorit të shkollës apo të

Page 23: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

23

pushtetit vendor dhe me miratim të DA, mësimindërpritet:

* në shkollat 8-vjeçare deri 3 javë, gjatë gjithëvitit shkollor;

* në shkollat e mesme deri 2 javë, gjatë gjithëvitit shkollor.

Në raste të tilla, sipas udhëzimeve zyrtare të DA,koha e humbur kompensohet nga pushimet epranverës 1, reduktimi i planeve dhe programevemësimore, veprimtarive jashtëshkollore etj. 2; nëseështë e domosdoshme dhe nga shtrirja e PME përtejpërfundimit të vitit shkollor.

Drejtoria arsimore për ndërprerjet e PMEinformon menjëherë zyrtarisht MASh dhe organete pushtetit vendor.

3, DA merr miratimin e Ministrit të Arsimit dheShkencës për afatet e ndërprerjes së PME.

K R E U V

PROVIMET E LIRIMIT, TË PJEKURISË, TËPROVIMET E LIRIMIT, TË PJEKURISË, TËPROVIMET E LIRIMIT, TË PJEKURISË, TËPROVIMET E LIRIMIT, TË PJEKURISË, TËPROVIMET E LIRIMIT, TË PJEKURISË, TËPËRFUNDIMIT (PL, PP, Pp)PËRFUNDIMIT (PL, PP, Pp)PËRFUNDIMIT (PL, PP, Pp)PËRFUNDIMIT (PL, PP, Pp)PËRFUNDIMIT (PL, PP, Pp)

Neni 26

1. Në përfundim të vitit shkollor në të gjithashkollat e vendit, me kohë të plotë dhe kohë tëshkurtuar, zhvillohen :

a) Provimet e Lirimit për nxënësit e klasave VIIItë shkollës 8-vjeçare.

b) Provimet e Pjekurisë për nxënësit e klasave IVtë shkollave të mesme me kohë të plotë dhe

Page 24: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

24

për nxënësit e klasave V të shkollave të mesmeme kohë të shkurtuar.

c) Provimet e Pjekurisë për shkollat profesionaletë nivelit të dytë (5 - vjeçare).

d) Provimet Përfundimtare për shkollatprofesionale të nivelit të parë (3-vjeçare).

2. Provimet e Lirimit, Provimet e Pjekurisë dheProvimet Përfundimtare zhvillohen për ato lëndë,që janë përcaktuar në planet mësimore të shkollavepërkatëse.

Sipas përcaktimit në PM, këto provime zhvillohen:

a) Me shkrim dhe me gojë. (Në këto raste në fillimzhvillohet provimi me shkrim dhe më vonë aime gojë).

b) Vetëm me shkrim.

c) Vetëm me gojë.

3.

a) Tezat me shkrim për Provimet e Lirimit,Provimet e Pjekurisë dhe ato Përfundimtarehartohen nga Ministria e Arsimit dhe eShkencës.

b) Për hartimin e tezave me shkrim të sezonit tëparë për Provimet e Lirimit, Provimet e Pjekurisëdhe ato Përfundimtare, në kohën epërshtatëshme nga drejtoria përkatëse e MAShpropozohen komisione të veçantë tëspecializuar, të cilët miratohen me vendim tëMinistrit të Arsimit dhe të Shkencës.

c) Komisionet përkatëse hartojnë edhe tezatrezervë me shkrim.

4. Komisionet përkatëse, pika 3, hartojnë mekompetencë dhe me përgjegjësi tezat me shkrim,duke ruajtur plotësisht sekretin. Dalja e sekretitështë veprim i kundraligjshëm.

Page 25: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

25

5. Provimet e Lirimit, të Pjekurisë dhePërfundimtaret zhvillohen në sesionin I dhe nësesionin II.

6. Tezat me shkrim për PL, PP dhe Pp përsesionin II hartohen nga komisionet e ngrituraposaçërisht pranë DA, me vendim të drejtorit tëDA.

7. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës u dërgonDA, të paktën 3 muaj përpara sesionit I, Udhëziminpërkatës për zhvillimin e provimeve dhe pyetjet epakombinuara për provimet me gojë të PL, PP dhePp.

Neni 27 Data. Kohëzgjatja. Orari

1. Në shkollën e një kategorie të caktuar provimetme shkrim të PL, PP dhe Pp zhvillohen në të gjithëvendin në të njëjtën datë dhe në të njëjtën orë tëcaktuar nga MASh.

2. Provimet me shkrim për nxënësit zgjasin jomë shumë se 5 orë. Në raste të veçanta ajopërcaktohet në tezën e provimit.

3. Provimet me gojë të PL, PP dhe Pp fillojnë nëorën 8°° .

Neni 28 Organizimi

1. Realizimi i rregullt, në kushte normale i PL,PP dhe Pp është detyrë e DA dhe drejtorive tëshkollave.

Drejtori i DA organizon me përgjegjësi tërë punën:

- për shumëfishimin, sekretimin dheshpërndarjen në shkolla në kohën e duhur tëtezave të provimeve me shkrim të PL, PP dhePp;

Page 26: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

26

- për ruajtjen e sekretit;

- për rregullin dhe disiplinën gjatë zhvillimit tëprovimeve me shkrim dhe me gojë.

2. DA u shpërndan zarfet e tezave të PL, PP dhePp me shkrim drejtorëve të shkollave në të njëjtëndatë në një interval kohor të caktuar të saj:

a) Për shkollat e fshatit - deri në 2 ditë para datëssë zhvillimit të tyre.

b) Për shkollat e qytetit - deri në 1 ditë para kësajdate .

3. DA harton: “Lista e tërheqjes së zarfeve të PL,PP dhe Pp me shkrim”. Kjo listë përmbandetyrimisht: emrin e shkollës, emrin e drejtorit tësaj, numrin e zarfit, datën e tërheqjes, vendin esiglimit për tërheqjen.

DA merr të gjitha masat për njoftimin në kohëne duhur të drejtorive të shkollave për tërheqjen ezarfeve.

4.

a) Drejtori i shkollës, pasi ka tërhequr zarfet ePL, PP dhe Pp (me shkrim), i siguron ato.Ruajtja e zarfeve dhe e sekretit të përmbajtjessë tyre është përgjegjësi e drejtpërdrejtë edrejtorit të shkollës.

b) Mosrespektimi i pikës a) është veprim ikundraligjshëm.

5. Vetëm në raste tepër të veçanta, tëpamundësisë së motivuar të tërheqjes së zarfavetë PL, PP e Pp nga drejtori i shkollës (sëmundje,aksidente, ndodhur jashtë shtetit), ngarkohen përtërheqjen e tyre:

a) zëvendësdrejtori apo një nga zëvendësdrejtorëte shkollës (kur ka të tillë).

b) Në mungesë të tyre, kur janë mundësitë, njëmësues i autorizuar me shkrim nga drejtori ishkollës.

Page 27: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

27

c) Kur nuk janë as këto mundësi, drejtori i DAautorizon me shkrim një mësues të shkollës.

Për rastet a), b), c) i ngarkuari përmbush detyrate pikës 4.

6. Zarfet e tezave me shkrim të PL, PP dhe Pphapen në datën dhe orën e caktuar, sipas nenit27, përpara nxënësve që presin (në klasë) tëzhvillojnë provimin me shkrim.

7. Për sigurimin e rezultateve sa më të larta nësesionin e PL, PP dhe Pp, drejtori i shkollës apodrejtoria në bashkëpunim me mësuesit e lëndëvepërkatëse të provimeve, sipas një plani të veçantë,konsultojnë e ndihmojnë nxënësit në periudhënpërgatitore para sesionit të provimeve. Këtij qëllimii shërbejnë edhe pyetjet e pakombinuara tëdërguara nga MASh (neni 26, pika 7).

8. Në raste të veçanta, për arsye tepër tëmotivuara, PL, PP dhe Pp me shkrim, në sesionin Ie II, mund të zhvillohen me tezën rezervë :

a) Në të gjitha shkollat që mbulon DA, kurgjykohet e arsyeshme nga MASh.

b) Në shkolla të veçanta, kur gjykohet earsyeshme nga DA.

c) Për nxënës të veçantë (neni 30).

d) Teza rezervë hapet 2 ditë pas datës së hapjessë tezës efektive (sipas përcaktimit në nenin26), kurse për sesionin e dytë data e hapjescaktohet nga DA.

Neni 29 Pranimi i nxënësve në PL, PP dhe Pp

1. Në PL, PP dhe Pp pranohet nxënësi, i cili kaplotësuar të gjitha detyrimet që përmban planimësimor dhe që është vlerësuar me sjelljen “Shumëmirë” në përfundim të vitit shkollor.

Page 28: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

28

Drejtori i shkollës afishon para fillimit të sesionitI të provimeve në një vend të caktuar listën enxënësve, që pranohen në këto provime.

2. Nxënësi, i cili nuk futet në provimin meshkrim, nuk ka të drejtë të pranohet në proviminme gojë të lëndës. Ai ka të drejtë të pranohet nëPL, PP dhe Pp në lëndën përkatëse në sesionin II.Kur PL, PP dhe Pp zhvillohen vetëm me shkrim,apo vetëm me gojë (neni 26, pika [2.b, 2.c]) dhenxënësi nuk paraqitet në sesionin I, ai ka të drejtëtë pranohet në sesionin II.

3. Nxënësi i klasës VIII të shkollës 8-vjeçare, icili ka 1 - 2 lëndë me përfundime (nota) vjetorejokaluese, ka të drejtë t’i japë ato provim klase, megojë, brenda muajit qershor. Kur nxënësi vlerësohetkalues në provimet e klasës, ai pranohet nëProvimet e Lirimit të atij viti shkollor në sesioninII. Kur nxënësi vlerësohet jokalues në provimet eklasës, ai ka të drejtë t’i japë këto provime nësesionin II të atij viti shkollor. Nëse nuk i fitonprovimet e klasës në sesionin II nxënësi përsëritklasën; nëse i fiton ato, ai ka të drejtë të pranohetnë PL në sesionin e dytë të po atij viti shkollor.

4. Nxënësi i klasës IV të shkollës së mesme mekohë të plotë, i klasës V të shkollës së mesmeteknike me kohë të plotë, i klasës III të shkollësprofesionale trevjeçare me kohë të plotë, i klasës Vtë shkollës së mesme me kohë të shkurtuar, i cilika një apo dy lëndë me përfundime (nota) vjetorejokaluese, ka të drejtë t’i japë ato provime klaseme gojë në sezonin e dytë të po atij viti shkollor.Kur nxënësi vlerësohet kalues në provimet e klasës,ka të drejtë të pranohet në sesionin II të PP dhe Pptë po atij viti shkollor.

5.

a) Nxënësi, i cili vlerësohet jokalues në provimetë PL, PP dhe Pp në sesionet e vitit shkollor, katë drejtë t’i përsërisë provimet që nuk ka fituarnë vitin e ardhshëm shkollor dhe të mos efrekuentojë atë vit shkollën.

Page 29: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

29

b) Nxënësi, i cili nuk i ka fituar PL, PP dhe Pp, katë drejtë t’i japë ato edhe në sesionet përkatësetë çdo viti shkollor , deri në 5 vjet paspërfundimit kalues të klasës së fundit tëshkollës përkatëse, duke mbajtur parasysh dhendryshimet eventuale në PL, PP, Pp, qëcaktohen në PM. Për raste të veçanta mbi 5vjet DA merr miratim në MASh.

6. Nxënësi i vlerësuar në përfundim të vititshkollor me sjellje “Mjaftueshëm” ka të drejtë tëpranohet në PP dhe Pp vitin e ardhshëm shkollor.

7. Komisioni i provimit të klasës për lëndë tëveçanta dhe data e zhvillimit të tij për pikat [3], [4]të këtij neni, caktohen nga drejtori i shkollës brendaperiudhave respektive.

Neni 30 Raste të veçanta

1. Nxënësi, i cili në kohën e sesionit I të PL, PPdhe Pp me shkrim sëmuret ose aksidentohet,vërtetuar këto nga komisioni mjekoligjor, pësonfatkeqësi familjare ose natyrore, ka të drejtë tëpranohet me tezën rezervë.

Në rastet (neni 26, pika 2.a) kur nxënësi sëmuret,vërtetuar kjo me raport mjekësor, apo pësonfatkeqësi familjare në kohën e provimit me gojë,vërtetuar nga drejtori i shkollës, ai ka të drejtë tëprovohet brenda sesionit I, në ditën e caktuar ngadrejtori i shkollës.

Në pamundësi, provohet në sesionin II, duke injohur vlerësimin në provimin me shkrim tësesionit I, nëse ai është kalues. Nëse ky vlerësimështë jokalues, nxënësi i nënshtrohet provimit meshkrim dhe me gojë.

2. Nxënësi, i cili ka përfundime vjetore shumë tëmira (nota 9 e 10) në të gjitha lëndët e PM, porsëmuret në kohën e provimeve të sesionit I,vërtetuar kjo nga raporti i komisionit mjeko-ligjor,

Page 30: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

30

lirohet nga dhënia e PL, PP dhe Pp. Në këto rastehartohet procesverbal i veçantë, që nënshkruhetnga komisioni i provimit dhe drejtori i shkollës dhevendosen në të si nota të PL, PP dhe Pp notat vjetoretë lëndëve përkatëse. Këto nota pasqyrohen nëregjistër, në amzë dhe në Dëftesën e Lirimit, tëPjekurisë apo të Përfundimit të shkollësprofesionale trevjeçare.

Neni 31 Komisionet e PL, PP dhe Pp

1. Provimet e Lirimit, PP dhe Pp zhvillohen mekomision.

Komisionet e PL, PP dhe Pp përbëhen nga 3 veta.Përbërja e komisioneve caktohet me vendim tëdrejtorit të shkollës.

Kryetar i komisionit të PL, PP e Pp, sipas lëndëvepërkatëse, është një anëtar i drejtorisë së shkollës.Anëtarët e tjerë të komisionit janë dy mësues tëlëndës, njëri anëtar mund të jetë edhe mësuesi ilëndës së përafërt, kur nuk ka mësues të lëndës.

2. Kur në provim mungon mësuesi i lëndës, përarsye të justifikuara, dhe shkolla nuk ka mësuestë tjerë të asaj lënde, drejtori i shkollës vë në dijeninë kohë DA. Ajo bën zgjidhjet e nevojshme përplotësimin e kërkesave të pikës 1, duke autorizuarzyrtarisht mësues të tjerë, nga shkollat fqinje apotë rajonit.

Neni 32 Vlerësimi në PL, PP dhe Pp

1. Vlerësimi i formimit të nxënësve në PL, PPdhe Pp bëhet nga komisionet përkatëse. Punimetme shkrim të nxënësve dhe përgjigjet e tyre megojë kontrollohen, dëgjohen dhe vlerësohen nga tëgjithë anëtarët e komisionit. Në provimet me gojënxënësit pyeten brenda tezës, ndërsa jashtë sajnxënësit pyeten me dëshirën e tyre.

Page 31: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

31

Secili nga anëtarët e komisionit bën vlerësiminvetjak të punimit me shkrim dhe përgjigjeve megojë të çdo nxënësi. Këto pasqyrohen nëprocesverbalin përkatës që hartohet për çdoprovim.

2. Nxënësi ka të drejtë të ndërrojë vetëm një herëbiletën e provimit me gojë. Në këtë rast i zbriten dynota në vlerësim.

3. Në procesverbalin e provimit për pikën 2.a, tënenit 26 hidhen rezultatet përfundimtare për çdonxënës në tre kolona: a) me shkrim; b) me gojë; c)përfundimi. Procesverbali i provimit nënshkruhetnga të gjithë anëtarët e komisionit.

4. Pas nënshkrimit të procesverbalit të provimitkomisioni afishon në një vend të caktur rezultatete PL, PP dhe Pp (me shkrim, me gojë, përfundimi).Rezultatet hidhen jo më vonë se 2 ditë në regjistrate klasës dhe në amzën e shkollës nga personi ingarkuar me këtë përgjegjësi sipas përcaktimit nëDN.

5. Nxënësi, që kopjon në provimin me shkrimose me gojë, përjashtohet nga ai provim dhekonsiderohet mbetës i asaj lënde.

6. Në përfundim të sesionit I të PL, PP dhe Pp, jomë vonë se 10 ditë, drejtoria e shkollës hartonrelacionin përfundimtar me përfundimet për secilinprovim, me vërejtjet, mendimet e propozimet dhe edërgon në DA. DA, jo më vonë se 20 ditë paspërfundimit të sesionit I, pasi përpunoninformacionin, i dërgon MASh (drejtorive përkatësetë saj) relacionin përfundimtar.

Neni 33 Rregulli

1. Në provimet e PL, PP dhe Pp, me shkrim dheme gojë, nuk ka të drejtë të futet asnjë person ipaautorizuar.

Page 32: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

32

2. Persona të autorizuar që mund të jenë tëpranishëm në PL, PP dhe Pp janë :

a) Drejtori i shkollës.

b) Komisioni i PL, PP dhe Pp (përcaktuar në DN).

c) Mësuesit e shkollës të caktuar nga drejtori ishkollës.

d) Drejtori i DA.

e) Inspektorët e DA për mbikqyrjen e zhvillimit tëPL, PP dhe Pp.

f) Përfaqësuesit e MASh për mbikqyrjen ezhvillimit të PL, PP dhe Pp.

g) Çdo person tjetër i caktuar zyrtarisht meshkrim nga drejtori i DA ose drejtori i drejtorisëpërkatëse të MASh. Përfaqësuesit e DA dheMASh duhet të jenë të pajisur me autorizim tëposaçëm të firmosur respektivisht nga drejtorii DA dhe nga drejtori i drejtorisë përkatëse tëMASh.

3. Për ndjekjen dhe mbikqyrjen e PL, PP dhe Ppcaktohen inspektorët e MASh dhe DA. Ata janëpersona të autorizuar (sipas nenit 33). Inspektorëtkontrollojnë zbatimin e rregullave të caktuara nëDN për këto provime. Kur inspektorët konstatojnëshkelje të neneve të DN lidhur me PL, PP dhe Pp,ata kanë të drejtën e detyrën të pezullojnë provimin,të marrin masat për të rivendosur rregullin dhezhvillimin normal të tij.

Në përfundim të provimit inspektori hartonrelacionin për MASh dhe DA, sipas përkatësisë.

Page 33: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

33

K R E U VI

VEPRIMTARI, OLIMPIADA, KONKURSEVEPRIMTARI, OLIMPIADA, KONKURSEVEPRIMTARI, OLIMPIADA, KONKURSEVEPRIMTARI, OLIMPIADA, KONKURSEVEPRIMTARI, OLIMPIADA, KONKURSE

Neni 34

1. Shkolla, në përputhje me kushtet, mundësitëe objektivat e saj, zhvillon veprimtari jashtëshko-llore me nxënësit. Ato synojnë në zhvillimin eintelektit tek nxënësit, demokratizimin e tërëveprimtarisë shkollore, edukimin e nxënësve,kulturimin dhe argëtimin e tyre.

2. Gama e veprimtarive duhet të jetë elarmishme:

a) aktivitete kulturore - artistike;

b) fiskulturore - sportive;

c) letrare;

d) higjieno - shëndetësore e të mbrojtjes sëmjedisit;

e) ekskursione, vizita e pikniqe.

f) veprimtari të tjera me pjesëmarrjen e gjerë tëtë gjithë nxënësve. Për realizimin e tyre shkollabashkëpunon me prindërit dhe komunitetin,dhe i fton ata të marrin pjesë në veprimtaritë esaj.

3. Konkurset në klasa, grup-klasash e lëndë tëndryshme janë një fushë tjetër e veprimtarisëjashtëshkollore. Ato synojnë, krahas pikës 1, nëzhvillimin e prirjeve të nxënësve, në thellimin edijeve e aftësive, në zhvillimin e pavarësisë dhemendimit të tyre kritik e krijues. Konkursetzhvillohen të hapura me pjesëmarrje të gjerë tënxënësve, mësuesve, prindërve, përfaqësuesve tëkomunitetit dhe gjithë të interesuarve.

Page 34: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

34

4. Olimpiadat janë veprimtari të rëndësishme përnxitjen e zhvillimin e prirjeve, interesave e dëshiravetë nxënësve.

Organizimi i olimpiadave mund të bëhet në nivellokal me kritere e procedura të caktuara ngadrejtoria e shkollës dhe DA. Organizimi iOlimpiadave Kombëtare bëhet me rregullore tëveçanta të miratuara nga MASh.

5. Shkollat sipas kushteve dhe mundësivekrijojnë traditat, përvojat, fizionominë dheidentitetin e tyre në shumë fusha.

Neni 35

1. Pikat [2], [3] të nenit 34 janë veprimtari tëiniciativës së lirë të vet shkollës. Mësuesi i ciklitfillor dhe mësuesi kujdestar në ciklet e tjerapasqyron veprimtaritë jashtëklase, duke i zgjedhurnë përputhje me interesat e nxënësve, në planin epunës edukative për klasën që ka në kujdestari.Drejtoria e shkollës harton planin vjetor tëveprimtarisë jashtëshkollore, duke mbajturparasysh kushtet dhe mundësitë konkrete.

2. Olimpiadat, konkurset dhe veprimtari të tjerarealizohen pa cënuar planin mësimor dhe pambingarkuar nxënësit.

3. Për veprimtari jashtëshkollore në rangkombëtar DA dhe drejtoritë e shkollave marrin mekohë masat e nevojshme dhe zbatojnë mekorrektësi orientimet, kriteret dhe procedurat epërcaktuara në udhëzimet përkatëse të MASh.

Page 35: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

35

K R E U VIII

FËMIJA PARASHKOLLOR DHE NXËNËSIFËMIJA PARASHKOLLOR DHE NXËNËSIFËMIJA PARASHKOLLOR DHE NXËNËSIFËMIJA PARASHKOLLOR DHE NXËNËSIFËMIJA PARASHKOLLOR DHE NXËNËSI

Neni 36 Të drejtat

1. Fëmija parashkollor dhe nxënësi kanë të drejtëtë edukohen dhe mësohen në kopsht dhe në shkollënë kushte normale, të sigurta dhe të përshtatëshmeshëndetësore, të cilat përcaktojnë dhe kohën përpushim, për aktivitete të lira në përputhje mepsikologjinë, aftësitë, interesat dhe moshën e tij, sidhe të ndjekë rrugët e format e mundshme, qëzbulojnë dhe zhvillojnë prirjet e tij në fushën eshkencës, artit dhe sportit.

2. Individualiteti dhe dinjiteti njerëzor i fëmijësparashkollor dhe i nxënësit respektohet; ai mbrohetnga dhuna fizike e psikologjike, diskriminimi eveçimi. Në kopsht dhe në shkollë janë kategorikishttë ndaluara ndëshkimet fizike apo trajtimetposhtëruese e denigruese të fëmijëve.

3. Nxënësi ka të drejtë :

a) Të shfaqë lirisht mendimin e tij në të gjithaformat: me gojë, me shkrim, publikisht, pacënuar të drejtat e të tjerëve në përputhje memundësitë që jep pika 3/g e këtij neni .

b) Të njihet me të drejtat e tij (dokumentetndërkombëtare e kombëtare), t’i përhapë atodhe të kërkojë përmbushjen dhe respektimine tyre prej të tjerëve.

c) Të marrë pjesë aktive në PME; të shfrytëzojëlaboratorët, kabinetet, bibliotekën, palestrën eshkollës, kompjuterët, mjedise e pajisje tëshkollës, sipas rregullave përkatëse.

d) Të marrë pjesë në aktivitete të ndryshmeedukative, argëtuese, shkencore, kulturore -artistike, sportive.

Page 36: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

36

e) Të bëjë zgjedhje të lirë të orientimit shkollorpër lëndët me zgjedhje apo fakultative.

f) Të marrë pjesë në mbledhje të ndryshme tëklasës e shkollës. Të shprehë opinionin e vetpër PME, programet e tekstet dhe për punën emësuesve; të informohet për probleme, qëlidhen me personin e tij, t’u paraqesë drejtorittë shkollës dhe mësuesve probleme, që kanë tëbëjnë me të, dhe të marrë përgjigje jo më vonëse 30 ditë nga koha e paraqitjes së tyre.

g) Të zgjidhet dhe të zgjedhë të tjerët në këshilla,shoqata, organizma të ndryshme, qëpërcaktohen në ligj apo në DN, si dhe tëpërfaqësojë interesat e klasës apo të një grupinxënësish në to. Të aderojë në organizatashoqërore në përshtatje me statusin e tyre, aponë shoqata shkencore, klube sportive, grupekulturore-artistike, brenda e jashtë shkolle.

h) Të marrë përkujdesin shëndetësor estomatologjik nga qendrat mjekësore sipasorganizimit përkatës, që lejon legjislacioni nëfuqi.

i) Të marrë në kohë (jo më vonë se 10 ditë) ngamësuesi punimet e tij me shkrim (provime,hartime etj.) për t’i studiuar e për të reflektuarmbi to.

j) Të ankohet për vlerësimin nga mësuesit tedrejtori i shkollës, i cili, kur e shikon tëarsyeshme, ngre një komision me 3 mësues (kumerr pjesë dhe mësuesi i lëndës) që shqyrtonankesën. Drejtori merr vendim në mbështetjetë vlerësimit të komisionit. Në rast se nxënësimbetet i pakënaqur edhe nga ky vendim, ka tëdrejtë të ankohet në DA, e cila, kur e sheh tëarsyeshme, ngre një komision për rishqyrtimine ankesës dhe merr vendim të formës së prerë.

4. Nxënësit të shkollës së mesme profesionaleapo shkollës së specializuar, veç pikave [1], [2], [3]i sigurohen kushte të sigurta pune gjatë praktikaveprofesionale; ai trajtohet si praktikant, si prodhuesedhe si përfitues në bazë të rregullave përkatëse tëkëtyre shkollave të miratuara nga MASh.

Page 37: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

37

5. Uniforma shkollore e nxënësit, përdorimi apomospërdorimi i saj është çeshtje që vendoset nëRBSh në bazë të konsensusit të këshillit tëmësuesve, këshillit të prindërve dhe qeverisë sënxënësve të shkollës.

Neni 37 Qeveria e nxënësve

1. “Qeveria e nxënësve” është një strukturëorganizative e pavarur e nxënësve në shkollë. Ajopërfaqëson mendimin e masës së nxënësve përçeshtjet e shkollës, mësimit dhe edukimit të tyre.Nëpërmjet “Qeverisë së nxënësve” sigurohetpjesëmarrja aktive e tyre në proceset e ndryshmedemokratike në shkollë dhe në komunitet.

2. “Qeveria e nxënësve” (në vijim quhet qeverisje)ngrihet në bazë shkolle me pjesëmarrjen e gjithënxënësve të shkollës dhe është çeshtje e iniciativëssë lirë sipas kushteve dhe mundësive konkrete qëka shkolla.

3. Organet e qeverisjes janë përfaqësuese tëmasës së nxënësve të shkollës.

4. Organi kryesor i qeverisjes është Senati, i cilipërbëhet nga senatorët. Në rastet kur shkolla ka 8klasë e lartë, çdo klasë përfaqësohet në Senat menjë senator. Kur shkolla ka deri në 7 klasë, atëhereklasat e larta (klasat e shtata e të teta të shkollës 8- vjeçare dhe klasat e treta e të katërta të shkollëssë mesme) përfaqësohen në Senat me nga dysenatorë.

Parimet e zgjedhjes dhe aktivitetet e organeve tëqeverisjes së nxënësve i përcakton rregullorja emiratuar me shumicë votash me votim të fshehtë,të barabartë dhe të përgjithshëm.

5. Rregullorja e Qeverisë së nxënësve nuk lejohettë bjerë ndesh me legjislacionin e arsimitparauniversitar në fuqi (Ligji për SAP, Dispozitat

Page 38: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

38

Normative për shkollat publike parauniversitare,rregulloria e brendëshme e shkollës etj.)

6. Qeveria e nxënësve mund t’i paraqesë drejtorittë shkollës apo këshillit të mësuesve kërkesa përtë gjitha çeshtjet e shkollës, në mënyrë të veçantëato që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtavethemelore të nxënësve, të tilla si:

a) E drejta për t’u njohur me programet mësimore,që zhvillohen në shkollë, përmbajtjen,realizimin dhe kërkesat e tyre.

b) E drejta për vlerësim publik dhe të motivuartë përparimit në mësim dhe në sjellje.

c) E drejta për organizimin e jetës në shkollë, dukeruajtur raportet e vendosura midis angazhimitmësimor dhe mundësive për zhvillimin einteresave vetjake.

d) E drejta për organizimin e veprimtarivekulturore, arsimore, sportive dhe argëtuese nëmarrëveshje me drejtorinë e shkollës, dukebashkëpunuar edhe për zbatimin e respektimine planit vjetor të punës së shkollës.

e) E drejta për botimin e gazetës së shkollës.

f) E drejta për të zgjedhur mësuesin që do të kryejërolin e mësuesit koordinator të Qeverisë sënxënësve, në bashkëpunim me drejtorinë eshkollës.

g) E drejta për të mos u keqtrajtuar e diskrimi-nuar në shkollë etj.

7. Qeveria e nxënësve në shkollë, me qëllimmbështetjen e veprimtarisë statutore të shkollëspërkatëse, grumbullon fonde nga burime tëndryshme si kartat e regjistrimit, kontributetvullnetare, donatorë etj.

Parimet dhe rregullat e përdorimit të këtyrefondeve janë të përcaktuara në rregulloren eqeverisjes.

8. Karta e regjistrimit u jepet nxënësve të shkollëspërkatëse mbi baza vullnetare kundrejt një vlere

Page 39: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

39

të caktuar, sipas rregullave financiare tëpërcaktuara në rregulloren e qeverisjes. Fondet embledhura nga kartat e regjistrimit menaxhohennga vetë nxënësit nën kujdesin e mësuesitkoordinator.

9. Mësuesi koordinator në shkollat e mesme, qëpërkujdeset për qeverisjen ngarkohet gjithashtuedhe me ndjekjen e veprimtarive artistike tëshkollës, duke realizuar për këtë mësues uljen engarkesës mësimore, në mbështetje të Udhëzimittë Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës përngarkesat mësimore.

Sipas mundësive të shkollës, mësuesitkoordinator, mund të mos i jepet klasë nëkujdestari.

10. Brenda shkollës, sipas mundësive, Qeverisësë nxënësve i caktohet nga drejtoria e shkollës njëmjedis, i cili përdoret nga Senati si zyrë dhe vendmbledhjesh.

11. Në shkollat ku vepron struktura e qeverisjes,Presidenti dhe Kryetari i Senatit të nxënësve janëanëtarë të bordit të shkollës, si përfaqësues tëmasës së nxënësve.

12. Në mbledhje të Këshillit të mësuesve ose tëdrejtorisë së shkollës, në përshtatje me tematikëne mbledhjes, ftohen të marrin pjesë përfaqësues tëQeverisë së nxënësve.

Neni 38 Stimuli moral e material

1. Nxënësi gëzon të drejtën e stimulit moral dhestimulit material për rezultate të larta në PME dhesjellje shumë të mirë.

Për nxënësin ka këta stimuj moral e material,sipas rastit:

a) Lavdërim përpara kolektivit të klasës.

Page 40: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

40

b) Lavdërim përpara kolektivit të shkollës.

c) Afishim i fotografisë në tabelën: “Nderi ishkollës”, “Krenaria e shkollës”, “Nxënës tëdalluar” etj.

d) Akordimi i “Fleta e nderit”.

e) Akordimi i çertifikatës “Nxënës i dalluar” .

f) Akordimi i dhuratave të ndryshme, nga fondi ishkollës, i DA, i pushtetit vendor; nga sponsorëtë ndryshëm, miq të shkollës, nga komuniteti,nga organizma, fondacione e shoqata tëndryshme bamirëse.

g) Akordimi i çertifikatës: “Nxënësi i talentuar në”(p.sh. në sport, matematikë, letërsi etj.) përnxënës që fitojnë në konkurse, olimpiada dheveprimtari të ndryshme artistike e sportive, qëorganizon me iniciativën e saj vet shkolla apome iniciativën e DA.

h) Akordimi i çertifikatës: ”Fitues i çmimit I (apoII, III) dhe inkurajues në OlimpiadënKombëtare” për lëndë të ndryshme tëorganizuar në shkallë kombëtare nga MASh.

2. Për pikat a), b), c), vendos mësuesi i klasës nëciklin fillor, apo mësuesi kujdestar në ciklet e larta,pas konsultimit me mësuesit e tjerë.

Për pikat d), e), me propozim të mësuesit tëklasës në ciklin fillor dhe mësuesit kujdestar nëciklet e tjera, vendos drejtoria e shkollës. Atoshpërndahen me ceremoni. Për pikën e), nxënësiduhet t’i ketë përfundimet vjetore për çdo lëndë:“shumë mirë” (klasa I, II e shkollës 8-vjeçare) dhenotat 10 (për klasët e tjera të shkollës). Për rastin eparë të pikës g) çertifikata përgatitet e shpërndahetnga drejtoria e shkollës me ceremoni; për rastin edytë nga DA. Për pikën h) çertifikata përgatitet ngaMASh, e cila, gjithashtu, i shpërndan me ceremoni.

3. Me propozim të drejtorit të shkollës, DA upropozon organeve të pushtetit vendor regjistriminnë librin e nderit të institucionit të nxënësit, që kaspikatur për një talent të rrallë në fushat e artit,

Page 41: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

41

shkencës e sportit, në veprimtari kombëtare apondërkombëtare dhe që ka një formim të lartëmësimor dhe sjellje të lavdërueshme.

Neni 39 Medalja e Artë

1. Nxënësit i akordohet “Medalje e Artë”, kur aiplotëson një nga dy kriteret e mëposhtme:

1.

a) Mbaron shkollën e mesme me kohë të plotëme rezultate të shkëlqyera, me përfundime(nota) vjetore 10 në të gjitha lëndët e PM në tëgjitha vitet e shkollës dhe në provimet epjekurisë.

b) Ka sjellje të vlerësuar “Shumë mirë”.

c) Është fitues i një prej tri çmimeve të para nëolimpiadat kombëtare, që organizon MASh aponë olimpiada ndërkombëtare, kur merr pjesësi përfaqësues nga MASh.

2.

a) Është fitues i çmimit I në olimpiadat kombëtareqë organizon MASh.

b) Ka sjellje “Shumë mirë”.

c) Në Provimet e Pjekurisë është vlerësuar menotën 10 dhe, kur në jo më shumë se 10% tëlëndëve të PM në të gjitha vitet e shkollës sëmesme, është vlerësuar me notën 9.

d) Nxënësi fitues i medaljes së artë përzgjidhetme përparësi ndër kandidatët e planifikuar përstudime jashtë shtetit.

2. Drejtoria e shkollës, mbështetur në opinionine mësuesve, bën propozimin e akordimit të”Medaljee Artë” për nxënësin në DA, duke dërguar këtodokumente:

- Dëftesën e pjekurisë (kopja e noterizuar).

Page 42: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

42

- Diplomën që konfirmon çmimin e marrë nëolimpiada (kopja e noterizuar).

- Propozimin e drejtorisë së shkollës. Kjo e fundit,brenda datës 10 korrik, i përcjell MAShvendimin e saj dhe dokumentet përkatëse.

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës i akordonnxënësit “Medaljen e Artë”, brenda datës 20 korrik,në një ceremoni të posaçme të organizuar ngashkolla dhe DA, ku ftohen prindërit e familja enxënësit, autoritetet e pushtetit vendor,personalitete të ndryshme etj.

Medalja e artë, kur plotësohen kushtet emësipërme, i akordohet si nxënësve të shkollavepublike ashtu edhe nxënësve të shkollave jopublike.

Neni 40 D e t y r a t

1.

a) Të mbajë qëndrim të drejtë e të kulturuar nëshkollë e jashtë saj.

b) Të njohë dhe të respektojë detyrimet epërcaktuara në PM të shkollës (lëndët,ngarkesën mësimore për çdo lëndë dhe atëjavore).

c) Të zbatojë me përpikmëri orarin e mësimeve.

d) Të mësojë dhe të përgatitet sistematikisht nëçdo lëndë; të kryejë me korrektësi e nëpërputhje me aftësitë e veta detyrat, që ingarkohen nga mësuesit e drejtoria e shkollës.

e) Të respektojë rregulloren dhe disiplinën nëshkollë, të mos pengojë mbarëvajtjen e PMEnë klasë, shkollë apo studimin e punën enxënësve të tjerë.

f) Të respektojë e të mbajë qëndrim korrekt ndajmësuesve, instruktorëve, drejtorisë, personelitadministrativ, teknik e ndihmës të shkollës,në mjediset brenda e jashtë saj.

Page 43: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

43

g) Të sigurojë pajisjen me tekste, fletore dhe bazëne nevojshme materiale. Të jetë i pajisur çdo ditëme bazën materiale mësimore sipas kërkesavetë çdo lënde.

h) Të mos cënojë pronën e shtetit dhe të të tjerëve.Të kujdeset dhe të kontribuojë për mbrojtjen esaj. Prindi të zhdëmtojë dëmet që ai shkaktonkundrejt vlerave sipas rregullave në fuqi.

i) Të mbrojë mjedisin nga të gjithë llojet e ndotjeve.Të mbajë higjienë vetjake, të kujdeset dhe tëkontribuojë për higjienën e klasës e të shkollës.

j) Veshja dhe paraqitja e tij të jetë korrekte, pateprime, e përshtatshme me moshën që ai ka,në përputhje me kërkesat e normat ebashkëjetesës në shoqëri dhe me rregulloren ebrendshme të shkollës.

k) Nxënësi konviktor ka për detyrë të zbatojë mekorrektësi kërkesat, normat dhe rregullat ejetesës në konvikt të përcaktuara në rregullorene konviktit.

2.

a) Ndalohet shkelja e cënimi i të drejtave të tëtjerëve.

b) Të mos ushtrojë asnjë lloj dhune fizike apopsikologjike dhe të mos pajtohet me akte tëpakulturuara, vagabondazhi, fyese dheposhtëruese në mjediset e shkollës dhe tëmbajë qëndrim kritik ndaj tyre.

c) Janë kategorikisht të ndaluara për nxënësinpirja e duhanit, pijet alkoolike, përdorimi dheshpërndarja e drogës, mbajtja e armëve tëzjarrit dhe atyre të ftohta.

d) Gjatë punimeve me shkrim (hartime, provime,testime e të tjera të kësaj natyre) në klasë ështëi ndaluar kopjimi nga ana e nxënësit.

Page 44: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

44

e) Nxënësi i shkollës me kohë të shkurtuar mundtë pijë duhan vetëm në një vend të caktuar nërregulloren e brendshme të shkollës.

Neni 41 Frekuentimi

1.

a) Në qoftë se nxënësi i moshës 6-16 vjeç, të ciline përfshin detyrimi shkollor, mungon pa arsyenë shkollë ose e braktis atë, prindërit e tijdënohen për kundërvajtje administrative dhegjobë në bazë të ligjit përkatës.

b) Numri i mungesave, masa e gjobës, autoritetiqë vendos gjobën, ankesa dhe përjashtimi ngagjoba përcaktohen në dispozitat e Ligjitpërkatës.

c) Nxënësi i shkollës 8-vjeçare, i cili ka munguarmbi 40% të orëve të mësimit të zhvilluara gjatënjë semestri në një lëndë, me dhe pa arsye,kontrollohet në javën e fundit të semestrit, sipasgrafikut të caktuar nga drejtori i shkollës, dukei bërë dhe vlerësimin përkatës për atë pjesë tëprogramit ku ka munguar.

d) Nxënëset, që mbesin shtatzënë, gjatë kohës qëvijojnë mësimet në shkolla me kohë të plotë,me vendim të drejtorisë së shkollës kalojnë nëshkolla me kohë të shkurtuar.

2. Nxënësi i shkollës së mesme përsërit klasënpër atë vit shkollor, kur ka munguar më tepër se30% të orëve vjetore të zhvilluara të mësimit. Nëregjistër vihet shënimi “pk” - (i paklasifikuar), nëfund të regjistrit shënohet “përsërit klasën”. E njëjtagjë shënohet edhe në amëz.

3.

a) Nxënësi i shkollës së mesme, i cili ka munguarme arsye në lëndë të veçanta nga 20-50% tëorëve të mësimit të një semestri kontrollohet,sipas grafikut të caktuar nga drejtori i shkollës,në javën e fundit të semestrit. Vlerësimi i

Page 45: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

45

mësuesit të lëndës shënohet në një kolonë tëveçantë të regjistrit të klasës dhe konsiderohetvlerësim për atë pjesë të programit ku kamunguar. Kur nxënësi nuk paraqitet,vlerësohet me notë negative, për atë semestër.

b) Nxënësi, i cili ka munguar më tepër se 50% tëorëve të mësimit të zhvilluara gjatë semestritnë një lëndë, pavarësisht nga notat që mundtë ketë marrë, vlerësohet me notë jokaluese.

4.

a) Nxënësi i shkollës së mesme, i cili bën 30mungesa të paarsyeshme (orë mësimi) nëmësim apo në praktikë profesionale,paralajmërohet për përjashtim nga shkolla papasojë të vlerësimit në sjellje.

b) Kur nxënësi (pika a) ) bën dhe 15 mungesa tëtjera të paarsyeshme (orë mësimi), përjashtohetnga shkolla për atë vit. Për këtë drejtori ishkollës merr vendimin përkatës dhe edepoziton në arkivin e shkollës. Për pikat a)dhe b) vihen në dijeni prindërit.

c) Nxënësi ka të drejtën e ankesës në DA brenda7 ditëve nga marrja e masës, vendimi i së cilësështë i formës së prerë.

5. Kur nxënësi merr pjesë në veprimtarikombëtare e ndërkombëtare, jo politike dhe jofetare, mungesat e shkaktuara nga pjesëmarrja nëkëto veprimtari (jo më tepër se 15 ditë mësimi nëvit), konsiderohen të justifikuara dhe nuk ndikojnënë numrin e përgjithshëm të mungesave.

6.

a) Nxënësi i shkollës së mesme, i cili e kapërfunduar semestrin I me vlerësime kaluesedhe gjatë semestrit II e ndërpret shkollën përarsye të mobilizimit në shërbimin e detyruarushtarak, ka të drejtë :

* të vazhdojë vitin shkollor në shkolla me kohë tëshkurtuar kur janë kushtet;

Page 46: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

46

* të vazhdojë rregullisht semestrin II në vitet eardhshme shkollore në shkollën me KSh, pasika kryer shërbimin ushtarak.

b) Nxënësi i shkollës së mesme, i cili e kapërfunduar semestrin I me vlerësime kaluesedhe gjatë semestrit II ndërpret shkollën përarsye shëndetësore të rënduara dhe vazhdontë jetë sëmurë për disa muaj , vërtetuar ngaraporti i komisionit mjekoligjor, ka të drejtë tëvazhdojë rregullisht semestrin II në vitet eardhëshme shkollore, kur ia lejon gjendjashëndetësore dhe mosha sipas nenit 11 pika 2të DN.

c) Nxënësi që përfshihet në këtë nen dhe që karifilluar shkollën sipas pikave a) dhe b), upërgjigjet ndryshimeve që mund të jenë bërënë PM në fuqi, në bazë të kërkesave përkatëse.

Neni 42 Disiplina, masat

1. Disiplina në shkollë ka karakter edukativ. Ajoështë pjesë e pandarë e tërë veprimtarisë shkollore.

2.

a) Masat disiplinore merren pasi është bërë njëpunë e gjerë edukative paraprake për njohjene nxënësit me përgjegjësitë dhe të drejtat e tij,për njohjen me rregullat në fuqi etj.

b) Masat disiplinore përcaktohen me kujdes,mbajnë parasysh vlerat dhe dobinë e tyre,moshën, psikologjinë dhe personalitetin enxënësit.

c) Nxënësi i shkollës 8-vjeçare nuk lejohet tënxirret nga klasa.

d) Në raste tepër të rralla, mësuesi mund tanxjerrë nxënësin e shkollës së mesme jashtëklasës, kur ai bëhet pengesë serioze përzhvillimin normal të mësimit. Pas mësimitnjofton mësuesin kujdestar, duke argumentuar

Page 47: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

47

veprimin e tij dhe propozon për masëdisiplinore.

3. Masat disiplinore merren në rastet që janë nëkundërshtim me nenin 40 të rregullores sëbrendshme të shkollës dhe rregullores së konviktit(aty ku ka).

4. Masat disiplinore që mund të zbatohen nëshkollë, janë:

a) “Qortim”.

b) “Vërejtje”.

c) “Përjashtim deri në tri ditë nga shkolla”(vetëmpër nxënësin e shkollës së mesme).

d) Paralajmërim për përjashtim nga shkolla,

e)”Përjashtim nga shkolla”, për atë vit shkollor(vetëm për nxënësin e shkollës së mesme).

f) Rastet e pikave [4. a) dhe b)] janë kompetencëe mësuesit kujdestar.

Vendimin për rastet e pikave [4. c), d) dhe e)] emerr drejtori i shkollës me pëlqimin e jo më pak se2/3 e antarëve të këshillit të disiplinës. Ai hartonnjë qarkore të posaçme me të cilën njihen të gjithaklasat e shkollës.

Vendimi dhe qarkorja depozitohen në arkivin eshkollës për 4 vjet.

5.

a) Për rastet e pikës [4.d] sjellja e nxënësitvlerësohet “Mjaftueshëm” dhe ai nuk ka tëdrejtë të pranohet në PP dhe Pp, por ka tëdrejtë të kalojë në klasat e ndërmjetme.

b) Për rastet e pikës [4.e)] sjellja e nxënësitvlerësohet “Keq” dhe ai humbet vitin shkollor.

Page 48: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

48

7. Masat a) dhe b) të pikës [4] pasqyrohen nëregjistër. Ato konsiderohen të shlyera, si rregull,pas një afati dymujor, pa ndërmarrë veprime.

Masat c, d dhe e) të pikës [4], gjithashtu,pasqyrohen në regjistër.

8. Në të gjitha rastet, kur ndaj nxënësit merretmasë disiplinore (pika 4), informohen me shkrimprindërit, të cilët njoftojnë mësuesin kujdestar sekanë marrë dijeni.

9. Çdo masë tjetër dënimi, që nuk përfshihet nënenin 46, pika [4], është e ndaluar.

10. Nxënësi, ndaj të cilit është marrë masadisiplinore, ka të drejtën e ankesës brenda 7 ditëvepranë drejtorisë së shkollës për pikat [4].a),b) dhepranë DA për pikat [4.c),d),e)]. Vendimet e tyre,sipas përkatësisë, janë të formës së prerë.

11. Drejtori i shkollës, me propozim të mësuesitkujdestar dhe me pëlqim të jo më pak se 2/3 tëanëtarëve të këshillit të disiplinës, ka të drejtë tëmarrë vendimin për përmirësimin e vlerësimit tësjelljes “Mjaftueshëm” të nxënësit, që përfshihet nëpikën [4].d).

12. Masat disiplinore që janë dhënë gjatë një vitishkollor nuk transferohen (mbarten) vitin eardhshëm.

KREU IX

MËSUESI, TË DREJTAT DHE DETYRATMËSUESI, TË DREJTAT DHE DETYRATMËSUESI, TË DREJTAT DHE DETYRATMËSUESI, TË DREJTAT DHE DETYRATMËSUESI, TË DREJTAT DHE DETYRAT

Neni 43 Të drejtat

1. Mësuesi gëzon të gjitha të drejtat qëpërcaktohen në Kodin e Punës dhe në zbatim të tijnë Kontratën Kolektive.

Page 49: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

49

2. Mësuesi gëzon liritë sindikaliste të përcaktuarame ligj në përputhje me statusin e organizatëssindikaliste, ku ai aderon.

3. Mësuesit kanë të drejtën: e mbledhjeve tësindikatës së tyre në mjediset e shkollës jashtëorarit të mësimeve; e afishimit në vende të caktuaratë mjedisit shkollor të njoftimeve, propozimeve,kërkesave, peticioneve etj., të aktiviteteve mekarakter sindikalist.

4. Mësuesi ka të drejtë:

a) të shfaqë opinionin e vet: për probleme të PMEnë shkollë; për planet, programet e tekstetmësimore; për veprimtaritë, përvojat, problemete shqetësimet e klasës, lëndës dhe shkollës; përveten, kolegët, drejtuesit e shkollës; për arsiminnë komunitetin ku punon e jeton, apo nërajonin e tij e në shkallë vendi etj.;

b) të marrë pjesë: në mbledhje të ndryshme tëklasës, të shkollës; në seminare, takime,konsulta, analiza, tryeza të rrumbullakta etj.dhe në aktivitete të ndryshme brenda dhejashtë shkollës; në mbledhje me prindërit, mekomunitetin dhe pushtetin vendor, apo tëorganeve dhe institucioneve të tjera tëinteresuara për shkollën, kur ai ftohet, por pacënuar orarin e mësimeve;

c) të kualifikohet;

d) të zgjedhë metodat dhe mekanizmat epërshtatëshme për realizimin e PME, duke ubazuar në aftësitë dhe përgatitjen e tijprofesionale;

e) të zgjidhet, të zgjedhë të tjerë në organizmakonsultative, që veprojnë në shkollë nëpërputhje me DN dhe të përfaqësojë në tointeresat e një grupi mësuesish, kur autorizohetprej tij;

f) të kërkojë të shqyrtohen çeshtje që shqetësojnëklasën, shkollën, mjedisin social, komunitetinku vepron shkolla dhe atë vetë në drejtorinë eshkollës, në bordin e shkollës apo në organizma

Page 50: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

50

konsultative të saj, në organet e pushtetitvendor, në DA etj;

g) mësuesi gëzon të drejtën të trajtohet merespekt, me dinjitet njerëzor, në mënyrë tëkulturuar dhe të moralshme nga kushdo, papresione, pa padrejtësira, pa fyerje, paposhtërime, pa denigrime, pa dhunë;

h) ta zhvillojë PME në kushte normale,shëndetësore, të qeta dhe të sigurta.

5. Mësuesi gëzon të drejtën e stimulit moral dhestimulit material për PME me nivel të lartë dhe përkontribut me vlerë në fushën e arsimit.

a)Për stimulin moral mësuesit i akordohenmedalje, urdhra dhe tituj sipas legjislacionit nëfuqi.

b) Për stimulin material ai gëzon të drejtën eshpërblimit nga fondi i veçantë, sipas kriterevetë përcaktuara në Vendimin e Këshillit tëMinistrave (VKM), KK.

Neni 44 Detyrimet, detyrat

1. Norma e ngarkesës mësimore (NNM):

a) NNM e një mësuesi, në përputhje me lëndën,ciklin dhe shkollën përcaktohet me udhëzimtë veçantë të Ministrit të Arsimit dhe tëShkencës.

b) Kur mësuesi mungon, drejtoria e shkollës dheDA marrin masa për plotësimin e orëve të tij tëmësimit. Këto orë mund t’u ngarkohenmësuesve të të njëjtit profil nën ngarkesë, nëseka, mësuesve në pritmëri apo mësuesve të atijprofili me ngarkesë të plotë, duke i konsideruarsi orë suplementare.

2. Mësuesi ka për detyrë:

a) të njohë, të respektojë dhe të mbrojë ligjin siqytetar; të zbatojë me korrektësi legjislacioninshkollor;

Page 51: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

51

b) ta vlerësojë e ta realizojë rolin, përgjegjësinëdhe misionin fisnik që ai ka si mësimdhënësdhe edukator;

c) në veprimtarinë e tij ta karakterizojë pasioni,krijimtaria dhe humanizmi; të kontribuojë përdemokratizimin e jetës dhe tërë procesitshkollor;

d) të sillet në mënyrë të kulturuar, me etikëdemokratike e profesionale, me respekt dhetolerancë, pa fyerje e pa dhunë, brenda dhejashtë shkollës;

e) ta njohë mirë lëndën apo lëndët që jep nëshkollë, kërkesat shkencore dhe pedagogjikeqë përcaktojnë programet e tekstet mësimore,si dhe tekstet e mësuesit; të përdorëinstrumentet, aparaturat, teknikatlaboratorike, metodikat e praktikaveprofesionale etj.;

f) të hartojë dhe të dorëzojë në afatet e caktuaranjë kopje të planeve mësimore dhe të punësedukative në drejtorinë e shkollës;

g) të azhurnohet në vazhdimësi me informaciontë ri shkencor, psikologjik e pedagogjik; tëvetëkualifikohet dhe të kualifikohet përprocedime e mekanizma didaktike më tëpërparuara, që shtron koha;

h) të njohë mirë dhe të vlerësojë në punën e tijpsikologjinë e moshës apo grup-moshave tënxënësve, karakteristikat themelore, veçoritë,nevojat, interesat, motivet, të drejtat,kapacitetin intelektual, formimin moral eqytetar dhe shqetësimet e tyre;

i) të realizojë një përgatitje sistematike ditore, tëstrukturuar dhe të dokumentuar të orëve tëmësimit, të realizojë me kompetencë, përgjegjësidhe me efektivitet sa më të lartë PME. Të nxitëpavarësinë e mendimit e të veprimit individuale të lirë të nxënësit gjatë PME, në klasë dhejashtë saj;

j) të zbatojë me korrektësi detyrat specifike tëmësuesit kujdestar, orarin mësimor të caktuarnga drejtori i shkollës dhe paraqitjen në shkollë;

Page 52: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

52

k) të marrë pjesë dhe të ndihmojë, sipas rastit emundësive, në organizimin e aktivitetevejashtëshkollore, konkurseve dhe olimpiadave;

l) të kontribuojë, kur është i zgjedhur nëorganizmat kolegjiale të shkollës, apo nëmbledhje e analiza të ndryshme me diskutimee propozime konkrete për mbarëvajtjen e PME;

m) të zbatojë me korrektësi kriteret, procedurate rregullat e caktuara në DN: për PL, PP dhePp, kur është caktuar në komisionin e provimit;për konkurse, olimpiada etj., të rregulluarasipas parashikimeve në DN;

n) të kujdeset për mirëmbajtjen, pasurimin dhepërdorimin me efikasitet të bazës materialemësimore, didaktike, laboratorike; të mbajëpërgjegjësi për atë që ka në ngarkim, deri nëzhdëmtim;

p) mësuesit i ndalohet që, për çeshtje e nevoja tëtij private, ta largojë nxënësin nga PME;

q) mësuesit i ndalohet të bëjë kurse private menxënësit e tij;

r) mësuesit i ndalohet të pijë duhan në koridoree klasa;

s) mësuesit i ndalohet përdorimi i pijeve alkoolikegjatë orarit të punës.

Neni 45 Mësuesi kujdestar i klasës

1. Mësues kujdestar i klasës është një mësues ishkollës, i cili ngarkohet që të kujdeset për një klasëtë caktuar dhe ta ndihmojë atë në PME gjatë njëviti shkollor.

2. Mësuesi kujdestar i klasës caktohet ngadrejtori i shkollës për çdo klasë jo më vonë se 5ditë para datës së fillimit të mësimeve të vititshkollor. Për këtë mbahen parasysh ciklet, vijimësiadhe interesat e përgjithshme të mbarëvajtjes sëPME në shkollë, brenda dhe jashtë saj.

Page 53: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

53

Mësuesi i ciklit fillor të shkollës 8-vjeçare ështëmësues kujdestar i klasës së tij.

3. Detyra specifike të mësuesit kujdestar tëklasës:

a) të ndihmojë për mbarëvajtjen e PME të klasësnë kujdestari;

b) të bashkërendojë punën, ngarkesat dheveprimtaritë e klasës me të gjithë mësuesit etjerë, që japin mësim në atë klasë;

c) të njohë mirë psikologjinë, veçoritë, interesatdhe prirjet e çdo nxënësi të klasës në kujdestari,duke bashkëpunuar me punonjësin social tëshkollës për shqetësimet dhe problemet enxënësve të veçantë;

d) të sigurojë rregull, disiplinë, frymëdemokratike, harmoni dhe marrëdhënie tëngrohta, miqësore me nxënësit dhe ndërmjettyre ; të luftojë veset, veprimet e pahijshme dhetë ndaluara, të përcaktuara në DN dherregulloren e brendshme të shkollës;

e) të kujdeset për mirëmbajtjen e regjistrit tëklasës, sipas rregullave; të plotësojëdokumentecionin shkollor përkatës të klasësqë ka në kujdestari;

f) të sigurojë një partneritet të frytshëm ekonstruktiv me prindërit në dobi të PME; t’iinformojë rregullisht ata për rezultatetmësimore, edukimin dhe sjelljen e fëmijëve tëtyre.

4. Mësuesi kujdestar jep leje dhe justifikonmungesat e nxënësve të klasës që ka në kujdestari.

5. Mësuesi kujdestar harton dhe ndjek realizimine planit edukativ për klasën që ka në kujdestari.

6. Puna e mësuesit kujdestar barazvlerësohetme një orë mësimore në javë. Mësuesit, që e ka tëplotë ngarkesën mësimore javore, kjo orë i paguhetsi orë suplementare.

Page 54: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

54

Neni 46 Masa disiplinore për mësuesin

1. Masat disiplinore për mësuesit parashikohennë Kodin e Punës të RSh dhe në KontratënKolektive.

KREU X

P R I N D Ë R I TP R I N D Ë R I TP R I N D Ë R I TP R I N D Ë R I TP R I N D Ë R I T

Neni 47 Të drejtat. Detyrimet

1. Bashkëpunimi i institucionit shkollor meprindërit është përparësi në arsimin shqiptar.

2. Të drejtat e prindërve:

a) t’u kërkojnë organeve arsimore dhe autoritetevesigurimin e kushteve normale dhe shëndetësorepër mësim dhe edukim;

b) të kontribuojnë në realizimin e detyrave tëshkollës, në mbarëvajtjen e PME, në integriminoptimal të fëmijëve në jetë, punë dhe shoqëri;

c) të bëjnë zgjedhje të lirë të institucionit shkollortë fëmijëve, që i përfshin detyrimi shkollor,brenda rregullave dhe mundësive tëpërcaktuara në DN;

d) të kërkojnë informacion për programetmësimore, për objektivat, rregullat dhevepimtaritë shkollore;

e) të kërkojnë rregullisht informacion të qartë përzhvillimin e fëmijëve, për sjelljet e rezultatet nëshkollë; të kërkojnë këshilla dhe ndihmë përedukimin familjar të fëmijës;

f) të zgjidhen dhe të zgjedhin të tjerë në bordin eshkollës apo në organizmat konsultative të saj

Page 55: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

55

të përcaktuara në DN dhe të përfaqësojnëinteresat e një grupi prindërish, kurautorizohen prej tij;

g) të marrin pjesë në veprimtaritë jashtëshkolloredhe në ato mësimore, që përcakton rregullorjae brendshme e shkollës;

h) të ankohen dhe të propozojnë me shkrim pranëdrejtorit të shkollës, personelit mësimor apobordit të shkollës dhe të marrin përgjigje jo mëvonë se 30 ditë nga dorëzimi i tyre.

3. Detyrime specifike të prindërve:

a) të sigurojnë frekuentimin në shkollë tëfëmijëve, në mënyrë të veçantë të atyre qëpërfshin detyrimi shkollor;

b) të njohin dhe të respektojnë detyrimet ligjore,rregullat dhe procedurat e PME, që përcaktohennë DN apo në rregulloren e brendshme tëshkollës;

c) të marrin masat e nevojshme dhe në kohë përpajisjen e fëmijëve me tekstet mësimore e bazënmateriale që kërkojnë lëndët mësimore;

d) të respektojnë të drejtat e fëmijëve dhe tëndihmojnë në edukimin e tyre;

e) të vendosin kontakte të rregullta me mësuesite fëmijëve të tyre;

f) të ndihmojnë fëmijët e tyre të përshtaten mekërkesat e rregullat e shkollës dhe të integrohennë jetën e komunitetit.

Neni 48 Këshilli i prindërve të klasës

1. Për çdo klasë, brenda 20 ditëve, që nga data efillimit të vitit shkollor me përkujdesjen e mësuesitkujdestar bëhet mbledhja e përgjithshme eprindërve të nxënësve, e cila zgjedh me votim tëlirë këshillin e prindërve të klasës (3-5 veta).

Page 56: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

56

Kryetar i këtij këshilli zgjidhet njëri prejprindërve, anëtarë të tij.

2. Këshilli i prindërve të klasës mblidhet, sirregull, 1 herë në 2 muaj, mbështetur në planin qëharton vetë.

3. Funksionet:

a) njihet sa më afër me ecurinë e PME, arritjetdhe problemet e klasës;

b) shpreh mendime dhe këshillon, sipas rastit,për përparimin e PME apo përmirësimin e saj;për zbatimin sa më mirë të rregullave të shkollësdhe të kompetencave të mësuesve dhe tëkëshillit të mësuesve;

c) ndihmon për krijimin e një fryme demokratike,bashkëpunimi, respekti, tolerance ndërmjetnxënësve, nxënësve dhe mësuesve, mësuesvedhe prindërve;

d) zhvillon takime të veçanta apo të përbashkëta,sipas rastit, me mësuesit, nxënësit, prindërit;

e) bën propozime konkrete për mbarëvajtjen ePME në: këshillin e prindërve të shkollës,këshillin e mësuesve, drejtorinë e shkollës,bordin e shkollës;

f) raporton, si rregull, 2 herë gjatë vitit shkollornë mbledhjen e përgjithshme të prindërve tëklasës;

g) parashtron mendimin e vet për raste qëpërfshin neni 46 (pikat 4.c) dhe d)] lidhur memasat disiplinore për nxënësin.

Neni 49 Këshilli i prindërve të shkollës

1. Në çdo shkollë, brenda 30 ditëve, që nga datae fillimit të vitit shkollor, me përkujdesjen e drejtorittë shkollës, bëhet mbledhja e përgjithshme, sirregull, e përfaqësuesve të këshillave të prindërvetë çdo klase (1-2 persona nga çdo këshill), e cila

Page 57: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

57

zgjedh me votim të lirë këshillin e prindërve tëshkollës.

2. Këshilli i prindërve të shkollës përbëhet nga5-15 vetë, në varësi nga numri i klasave të shkollës,përcaktuar në rregulloren e brendshme të shkollës.Këshilli zgjedh kryetarin e tij me jo më pak se 2/3e votave të anëtarëve.

3. Këshilli i prindërve të shkollës mblidhet, sirregull, 1 herë në çdo semestër. Ai mblidhet edhesa herë e gjykon të arsyeshme apo për probleme tëposaçme, që shqetësojnë gjithë shkollën.

4. Të drejtat dhe funksionet:

a) bashkëpunon me drejtorinë e shkollës përmbarëvajtjen e PME të shkollës brenda dhejashtë saj;

b) bashkëpunon me këshillat e prindërve tëklasave;

c) siguron një bashkëpunim sa më të ngushtëme familjet e nxënësve, me komunitetin, meautoritetet e pushtetit vendor, klientë tëinteresuar apo sponsorizues të ndryshëm përmbështetjen, sigurinë dhe kushtet normale tëmësimit dhe edukimit në shkollë;

d) ndihmon, këshillon dhe i propozon drejtorisësë shkollës zgjidhje edukative efikase përdemokratizimin e vazhdueshëm të shkollës, përzhvillimin e vlerave morale, atdhetare, etike,kulturore, shëndetësore e qytetare të nxënësit;për mbarëvajtjen, ruajtjen dhe pasurimin epronës së shkollës;

e) për probleme të rëndësishme dhe emergjente,të cilat diktohen nga fatkeqësi natyrore,aksidente të rënda, zjarre etj., që cënojnë jetëne fëmijëve; këshilli i prindërve të shkollës bënmbledhje urgjente dhe i parashtron drejtorisësë shkollës, bordit të saj dhe personelit mësimore administrativ propozime konkrete përkapërcimin e situatave. Në raste të tilla këshilli,kur e shikon të arsyeshme, organizon dhe

Page 58: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

58

mbledhjen e përgjithshme të prindërve tënxënësve të shkollës;

f) për probleme të veçanta, përfaqësues të këshillittë prindërve të shkollës marrin takime tëherëpashershme me drejtorin e shkollës apogrupe mësuesish dhe asistojnë në mbledhjet ekëshillit të prindërve të klasës etj;

g) përfaqësues të këshillit të prindërve të shkollësmarrin pjesë në analizat kryesore të punës tëkëshillit të mësuesve të ftuar nga drejtori ishkollës;

h) për raste që përfshin neni 42, (pikat [4. c dhed], këshilli i prindërve të shkollës ka të drejtëtë parashtrojë mendimin e vet te drejtori ishkollës.

Neni 50 Shoqatat e prindërve

Për një ndihmesë dhe pjesëmarrje sa më efektivetë prindërve në fushën e mësimit dhe të edukimittë brezit të ri shoqatat prindërore, që mund tëngrihen mbi bazën e iniciativës së lirë të prindërvenë shkallë bashkie apo komune (unioni prindëror,federata e prindërve), në shkallë kombëtare (konfederata e prindërve), vlerësohen nga autoritetete arsimit të të gjitha niveleve si partnerë dhenjëkohësisht oponentë të rëndësishëm, veprimtariae të cilëve mund të zhvillohet mbi bazën e të drejtavedhe funksioneve të përcaktuara në statusin e këtyreshoqatave të miratuara në përputhje me dispozitatpërkatëse ligjore në fuqi.

1. Autoritetet e arsimit mbështesin dheinkurajojnë shoqatat e prindërve për realizimin dhembrojtjen e të drejtave të tyre ligjore, duke krijuarkushte favorizuese për shfrytëzimin e mjediseve tëshkollës në funksion të veprimtarisë së tyre,mbështetje materiale financiare, të drejtën përinformim ose lehtësi të tjera, pacënuar veprimtarinëe tyre.

Page 59: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

59

2. Autoritetet e arsimit nuk ndërhyjnë në jetëne brendëshme të shoqatave të prindërve, pororganet kompentente shtetërore, sipas regullave nëfuqi, kanë të drejtë të kërkojnë respektimin edispozitave ligjore në veprimtarinë e tyre.

K R E U XI

ORGANE KOLEGJIALE NË SHKOLLËORGANE KOLEGJIALE NË SHKOLLËORGANE KOLEGJIALE NË SHKOLLËORGANE KOLEGJIALE NË SHKOLLËORGANE KOLEGJIALE NË SHKOLLË

Neni 51 Këshilli i mësuesve

1. Këshilli i mësuesve të shkollës është organkonsultativ i drejtorit të shkollës, që kontribuonpër mbarëvajtjen dhe cilësinë e PME në kushtetkonkrete të shkollës.

2. Anëtarë të këshillit të mësuesve janë personelimësimor, personeli edukativ i konviktit, pununjësisocial i shkollës (atje ku ka).

Kryetar i këshillit të mësuesve është drejtori ishkollës.

3. Këshilli i mësuesve mblidhet, si rregull, 1 herënë 2 muaj. Këshilli mblidhet edhe në rastet kur egjykon të arsyeshme drejtori i shkollës ose kur ekërkon jo më pak se 1/3 e anëtarëve të tij. Këshillii mësuesve mbledhjen e tij të parë e zhvillon brenda10 ditëve para fillimit të vitit shkollor. Në këtëmbledhje ai i parashtron drejtorit të shkollësmendime për:

- formimin dhe përbërjen e klasave;

- hartimin e orarit mësimor të PME në shkollë;

- planifikimin e aktiviteteve vjetore kryesore tëshkollës;

- veprimtarinë kualifikuese brenda shkollës, nëbazë të mundësive, interesave dhe aftësive tëvetë personelit mësimor etj.

Page 60: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

60

4.

a) Këshilli i mësuesve ndihmon e rekomandonpër gjetjen e rrugëve e formave sa më tëfrytshme në përparimin e vazhdueshëm tëPME, si dhe në konsolidimin e arritjeve dhepërvojave konkrete brenda shkollës në lëndëtë ndryshme.

b) Trajton herëpashere probleme shkencore epedagogjike dhe informacion bashkëkohor meinteresa të përgjithshme.

c) Vlerëson periodikisht ecurinë e PME,efikasitetin e saj përkundrejt kërkesavethemelore të programeve mësimore, objektivaveqë ka caktuar vetë këshilli apo në tërësi shkolladhe, sipas rastit, bën propozime konkrete përkonsolidime të mëtejshme apo përmirësime tënevojëshme.

d) I parashtron drejtorisë kërkesa për bazënmateriale mësimore të lëndëve, klasave, ciklevedhe krejt shkollës dhe bën përpjekje për tëndihmuar në këtë drejtim, brenda mundësive.

5. Në këshillin e mësuesve, kur gjykohet earsyeshme, ftohen nga drejtori i shkollës : kryetari,anëtarë të këshillit të prindërve të bordit të shkollës,nxënës, specialistë të arsimit, përfaqësues tëpushtetit vendor, personeli mjekësor i shkollës (kurka të tillë) etj.

Neni 52 Bordi i shkollës

1. Bordi i shkollës është institucion qëpërfaqëson interesat e komunitetit ku vepronshkolla dhe funksionon si organ vendimmarrës, qëkontribuon në mënyrë konstruktive në drejtimindemokratik të problemeve administrative efinanciare të shkollës dhe të menazhimit të saj.

2. Bordi i shkollës ngrihet në çdo shkollë dhe,për kushte të veçanta (për shkolla të vogla në fshat)ngrihet mbi bazën e 2 - 3 shkollave të një komune.

Page 61: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

61

Për ato shkolla që nuk ka kushte edhe në bazëkomune mund të mos ngrihet bordi.

3. Kompetencën dhe procedurat për ngritjen ebordit i ka dhe i organizon drejtori i shkollës, i cilibrenda 10 ditëve nga formimi i tij vë në dijeni meshkrim DA dhe autoritetet e pushtetit vendor. Kurbordi i shkollës formohet mbi bazë komune (në 2 -3 shkolla të vogla), iniciativën për ngritjen e tij emerr drejtori i shkollës, që ka personelin më tëmadh pedagogjik. Në këto raste ai emërtohet “Bordii shkollave” dhe të gjithë drejtuesit e shkollave tëtjera janë anëtarë të tij.

4. Bordi i shkollës ka këtë përbërje :

a) 5 ose 7 prindër të nxënësve të shkollës(shkollave), të zgjedhur me votim nga këshilli iprindërve të shkollës (shkollave). Në këtëpërfaqësi bëjnë pjesë edhe kryetari i këshillit(këshillave) të prindërve të shkollës(shkollave).

b) 2 përfaqësues të stafit të mësuesve të zgjedhurnga këshilli (këshillat) i mësuesve të shkollës(shkollave).

c) 1-2 nxënës, përfaqësues të zgjedhur midisnxënësve të shkollës (shkollave). Në shkollatku funksionon qeveria e nxënësve përfaqësuesjanë presidenti dhe kryetari i senatit tënxënësve. Për shkollat 8- vjeçare nxënësit, sirregull, janë nga klasat VII- VIII.

d) 1 përfaqësues i pushtetit vendor.

e) 1-2 klientë apo sponsorisues me reputaciondhe të interesuar për përparimin e shkollës,kur ka të tillë, dhe që e pranojnë ftesën edrejtorit të shkollës.

5. Numri i anëtarëve të bordit duhet të jetëgjithmonë tek. Në të gjitha rastet e zgjedhjes përantarë të bordit të shkollës (përjashto pikën c) merrpjesë drejtori i shkollës, i cili bën propozimetpërkatëse.

6. Kryetar i bordit të shkollës (shkollave) zgjidhetme votim një nga përfaqësuesit e prindërve.

Page 62: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

62

7. Drejtori i shkollës, i cili është anëtar i bordit,njëherësh është edhe sekretar i tij. Në rastet kurbordi i shkollave funksionon në bazë komune,drejtuesit e shkollave, të cilët janë anëtarë të bordit,gjithashtu janë edhe sekretarë të tij për shkollat etyre.

8. Prindërit, përfaqësues në bordin e shkollës,zgjidhen për 2 vjet, ndërsa anëtarët e tjerë zgjidhenpër 1 vit, me të drejtë rizgjedhje.

9. Bordi i shkollës (shkollave) mblidhet, si rregull,një herë në çdo 3 muaj për të analizuarveprimtarinë e tij. Ai mblidhet, sa herë që gjykohete arsyeshme, me propozimin e kryetarit aposekretarit (sekretarëve) të tij.

10. Bordi i shkollës (shkollave) merr vendime memiratimin e 2/3 të anëtarëve të tij.

11. Veprimtaria e bordit të shkollës (shkollave)dhe vendimet që ai merr pasqyrohen në njëdokument (libër) të veçantë që emërtohet “Protokollmbi veprimtarinë e bordit të shkollës (shkollave)”.

Funksionet e bordit

12.

a) Në bashkëpunim me pushtetin vendor dhedrejtorinë e shkollës harton e miraton planinekonomik financiar për vitin e ardhshëmshkollor, detajon buxhetin e vënë në dispozicionnga shteti, sipas nevojave të planifikuara tëshkollës dhe ndjek realizimin e tij në bazë tërelacioneve, që drejtori i shkollës i paraqetbordit herë pas here (shih manualin e buxhetittë shkollës).

b) Siguron bashkëpunimin me autoritetet epushtetit vendor për të garantuar prioritetet earsimit e të shkollës në jetën komunitare, përmbështetjen e vazhdueshme financiare dhemateriale të shkollës (shkollave), për lëvrimine buxhetit vjetor të shkollës dhe zbatimin e tëgjitha detyrimeve ekonomiko - financiare që ka

Page 63: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

63

pushteti vendor ndaj shkollës, për të drejtat emësuesve etj.

c) Siguron një bashkëpunim të ngushtë mekomunitetin ku ndodhet shkolla (shkollat) dhesynon të motivojë angazhimin e tij përmbështetjen e veprimtarisë së shkollës, si dhepjesëmarrjen e gjerë të komunitetit në jetën esaj.

d) Bordi i shkollës punon për mbështetjenfinanciare në realizimin e objektivave themeloretë veprimtarisë së shkollës, planin vjetor tëaktiviteteve të saj, nevojat dhe problemet, qëshqetësojnë shkollën.

e) Kontribuon për të siguruar kushte normale,të sigurta dhe shëndetësore në shkollë.

f) Përpiqet për të siguruar ndihma dhe mbështetjefinanciare e materiale për shkollën ngakomuniteti ku ndodhet shkolla, nga shoqata efondacione joshtetërore e bamirëse, ngaindividë e sponsorizues të ndryshëm, të cilatregjistrohen në librin : “Mbështetje financiaresuplementare joshtetërore” dhe në librin einventarit të shkollës.

g) Administron edhe të ardhurat e tjera, qëburojnë nga:

- përfitimet që siguron shkolla gjatë veprimtarisëqë kryen ajo për të tretët.

- sponsorizimet nga komuniteti, fondacionet,shoqatat dhe individë të ndryshëm.

- të ardhura të tjera që siguron shkolla.

Në këto raste bordi i shkollës (shkollave), mbibazën e prioriteteve të përcaktuara në planin vjetor,me propozim të drejtorit të shkollës (sekretarit tëbordit) vendos për shpenzimet e të ardhurave nëvarësi të nevojave që kanë institucionet shkollorepër zhvillimin normal të procesit mësimor-edukativ,si dhe në fusha të tjera që e gjykon ai të arsyeshme.

h) Administrimi i burimeve dhe i të ardhuravefinanciare, ekonomike dhe materiale nga bordii shkollës (shkollave) bëhet sipas legjislacionit

Page 64: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

64

në fuqi dhe pasqyrohet në një dokumentaciontë regullt.

i) Çdo shkollë mund të hapë numër llogarie nëbankë për të ardhurat e përfituara në pikën g).

j) Procedurat për realizimin e shpenzimeve tëpikës g) janë:

- sekretari i bordit (drejtori i shkollës) i paraqetbordit të shkollës planin e shpenzimeve sipasaktiviteteteve që do të realizojë shkolla;

- bordi i shkollës, pas diskutimit miraton planine shpenzimeve për këto aktivitete, i cili firmosetnga kryetari dhe sekretari i bordit;

- pas këtij miratimi drejtori i shkollës mund tëtërheqë në bankë fondet e nevojshme sipas këtijplani;

- për realizimin e shpenzimeve drejtori raportonnë bordin e shkollës.

13. Bordi përfaqëson shkollën në gjykatë për tëgjitha vendimet që merr.

Neni 53 Këshilli i klasës

1. Këshilli i klasës është organ që merret meçeshtje dhe probleme mësimore, edukative tëmbarëvajtjes së shkollës; të disiplinës, mjekësore,sociale etj., që lidhen me klasën. Këshilli i klasësnë shkollat e mesme propozon edhe orientimin enxënësve.

2. Këshilli i klasës formohet në bazë klase, kurshkolla ka një paralele ose në bazë të disa paralelevesë bashku.

Përbërja

3. Këshilli i klasës përbëhet nga këta anëtarë:Të gjithë mësuesit që japin mësim në klasë ose nëklasat që janë paralele; 2 nxënës, përfaqësues tëklasës ose klasave, që zgjidhen nga të gjithë

Page 65: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

65

nxënësit me votim në një mbledhje të organizuarnga mësuesi kujdestar në muajin tetor; 2 prindërnga klasa apo klasat, që zgjidhen nga prindërit eklasës ose nga shoqata e tyre (kur ka të tilla); mjekuose infermieri i shkollës; punonjësi social (në seka).

Funksioni

3.

- Këshilli i klasës mblidhet 3 herë në vit, poredhe herë të tjera, kur e sheh të arsyeshme drejtorii shkollës.

- Këshilli nuk ka kryetar, por mbledhjet e tij ikryeson drejtori ose një nga zëvendësdrejtorët eshkollës.

- Mbledhjet e këshillit të klasës i përgatit mësuesi(mësuesit) kujdestar, sipas një tematike të miratuarnë mbledhjen e parë të këshillit.

- Këshilli nuk merr vendime me votim, por memaxhorancë diskutimesh, kurse drejtori(zëvendësdrejtori) përpiqet që të arrijë konsensusin.

- Vendimet e përgjithshme iu transmetohen tëgjithë prindërve të klasës, kurse me ato për nxënëstë veçantë njihen vetëm prindërit përkatës.

- Mbledhjet, zakonisht, fillojnë me prezantiminnga mësuesi (mësuesit kujdestarë) të problemevekorente si: përparimi në mësime, vijimi, disiplina,puna në klasë, përgatitja dhe studimi në shtëpi,arritja e rezultateve në veprimtari të ndryshme,detyrat me shkrim, provimet, menaxhimi i kohësnga nxënësit, aktivitetet jashtëshkollore etj.

- Nxënësit e zgjedhur, në mbledhjet e këshillit tëklasës nuk shprehin opinionet e tyre, por ato tënxënësve që përfaqësojnë.

Page 66: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

66

Neni 54 Këshilli i disiplinës

1. Këshilli i disiplinës është organ këshillimor idrejtorit, që vepron në shkollë dhe merret meshqyrtimin e rasteve të shkeljes së disiplinës nganxënësit, në përputhje me masat disiplinore të nenit42 (pika 4) të DN.

Përbërja

2. Drejtori i shkollës, njëri nga zëvendësdrejtorët,punonjësi social (nëse ka), 4 mësues të zgjedhurme votim nga personeli i mësuesve, 4 prindër tëzgjedhur nga këshilli i prindërve të shkollës, 2 ose3 nxënës të zgjedhur nga qeveria e nxënësve dhenjë përfaqësues nga pushteti vendor.

Funksionimi

3.

a) Këshilli i disiplinës mblidhet me kërkesën edrejtorit të shkollës, i cili paraqit problemin.

b) Propozimin për shqyrtimin e sjelljes së nxënësitnë këshillin e disiplinës e bën mësuesi, mësuesikujdestar etj.

c) Në mbledhjen e këshillit të disiplinës dëgjohetnxënësi që diskutohet, të ftuarit si dhe njëmbrojtës i tij , që mund të jetë një nxënës osenjë person nga brenda ose jashtë shkollës, izgjedhur nga vetë nxënësi.

Shqyrtimi i gabimit të nxënësit nuk ndikohet ngavendi se ku e ka bërë: në shkollë apo jashtë saj.

Këshilli i disiplinës i propozon drejtorit tëshkollës masën që e gjykon të arsyeshme.

Drejtori i shkollës ka të drejtën e vendimit përmasën disiplinore.

Familja ose nxënësi kanë të drejtë të bëjnë ankimbrenda 8 ditëve tek autoritet arsimore më të larta,të cilat marrin vendimin përkatës të formës së prerë.

Page 67: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

67

K R E U XII

TRANSFERIME, LËVIZJE TË MËSUESVE DHETRANSFERIME, LËVIZJE TË MËSUESVE DHETRANSFERIME, LËVIZJE TË MËSUESVE DHETRANSFERIME, LËVIZJE TË MËSUESVE DHETRANSFERIME, LËVIZJE TË MËSUESVE DHENXËNËSVENXËNËSVENXËNËSVENXËNËSVENXËNËSVE

Neni 55 Për mësuesin

1. Lëvizjet në punë të mësuesve, si punëmarrës,bëhen në përputhje me Kodin e Punës (KapitulliIII).

2. Largimi me dëshirë nga detyra e mësuesitështë një e drejtë e individit, që përcaktohet nëKodin e Punës. Në këto raste ai njofton me shkrimdrejtorin e shkollës 30 ditë përpara nga data eshkëputjes. Drejtori i shkollës njofton organin eemërtesës dhe ky i fundit bën zëvendësimin enevojshëm.

Neni 56 Për nxënësin

1. Nxënësi i shkollës 8-vjeçare ka të drejtë tëtransferohet në një shkollë tjetër brenda apo jashtëjuridiksionit të DA me kërkesën e prindit ose tëpersonit që e ka atë në kujdestari.

a) Transferimi, si rregull, bëhet pas përfundimittë semestrit. Në këtë rast nxënësit i lëshohetvërtetimi i përfundimeve (notave) semestrale tëlëndëve sipas PM, nënshkruar e vulosur ngadrejtori i shkollës.

b) Kur transferimi është i detyruar të bëhet gjatëvitit, nxënësi pajiset me vërtetimin e notave(shprehjeve për klasat I, II) të periudhës sëderiatëhershme, të nënshkruar dhe vulosurnga drejtori i shkollës.

Page 68: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

68

c) Drejtori i shkollës, ku transferohet nxënësi,ka për detyrë të njoftojë menjëherë zyrtarisht(me fletë pranimin) shkollën nga vjen nxënësi,për regjistrimin e tij. Drejtori i shkollësdërguese, mbi bazën e këtij dokumenti, bënçregjistrimin (jep fletë çregjistrimin) e nxënësitnga detyrimi shkollor. Të dy shkollat bëjnëshënimet përkatëse në amzë.

2. Nxënësi i shkollës 8-vjeçare ka të drejtë tëtransferohet nga një shkollë jopublike, qëfunksionon në përputhje me LSAP, në një shkollëpublike në bazë të dokumentit të nënshkruar evulosur nga drejtori i shkollës jopublike, paekuivalentim të PM. Dokumenti pasqyronpërfundimet vjetore të lëndëve të PM të shkollësjopublike, kur transferimi bëhet në fillim të vititshkollor; përfundimet semestrale, kur transferimibëhet pas përfundimit të semestrit dhe vlerësimetlëndore të periudhës së deriatëhershme, kurtransferimi është i detyruar të bëhet gjatë vitit.

Procedura e transferimit të nxënësve për shkollatjopublike është e njëjtë si ajo e shkollave publike.

3.

a) Transferimi i nxënësit nga një shkollë e mesmenë një shkollë tjetër të atij profili, brenda apojashtë juridiksionit të DA, mund të bëhet memiratim të drejtorit të shkollës pritëse. Në këtoraste nxënësi pajiset me vërtetimin epërfundimeve (notave) semestrale të lëndëvedhe me notat përfundimtare të viteve që kakryer, sipas PM, të nënshkruar dhe vulosur ngadrejtori i shkollës.

b) Transferimi i nxënësit në një shkollë tjetër tëmesme të të njëjtit profil, ku pranimet inënshtrohen konkursit, bëhet vetëm paspërfundimit të vitit I, me miratim të drejtorivepërkatëse të shkollave.

4. Transferimi i nxënësit të shkollës së mesmenë një shkollë të një profili tjetër, në raste të veçanta

Page 69: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

69

për klasat I, II mund të bëhet pasi përfundon vitishkollor, me miratim të MASh, me propozim të DA.

Nxënësi plotëson detyrimet, që rrjedhin ngandryshimet në planet mësimore të shkollave, nëpërputhje me ekuivalencat e përcaktuara ngaMASh në sesionin II. Kohën për këtë e caktondrejtoria e shkollës.

K R E U XIII

ARSIMIMI I NXËNËSVE ME NEVOJA TËARSIMIMI I NXËNËSVE ME NEVOJA TËARSIMIMI I NXËNËSVE ME NEVOJA TËARSIMIMI I NXËNËSVE ME NEVOJA TËARSIMIMI I NXËNËSVE ME NEVOJA TËVEÇANTAVEÇANTAVEÇANTAVEÇANTAVEÇANTA

Neni 57

1.

a) Me termin ”nxënës me nevoja të veçanta”, dotë kuptojmë të gjithë ata fëmijë ose të rinj qëparaqesin veçori anatomo-funksionalespecifike.

Ata mund të jenë:

- me prirje dhe aftësi të veçanta (të talentuar),duke u dalluar në mënyrë të dukshme nganorma e zakonshme;

- me aftësi të kufizuara të natyrës mendore, fizike,shqisore ose organike.

b) Për të dy kategoritë e përmendura më lart, përshkak të vështirësive ose kërkesave që lindinnë edukimin dhe arsimimin e tyre, shtetipërkujdeset dhe krijon mundësi me strukturambështetëse dhe organizma të tjera tëlarmishme brenda dhe jashtë shkolle, përzhvillimin në maksimum të potencialeve të tyre.

Page 70: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

70

c) Me termin “nxënës me aftësi të kufizuara”, dotë kuptojmë të gjithë ata fëmijë apo të rinj, qëparaqesin veçori anatomo - funksionalespecifike dhe që për edukimin dhe arsimimin etyre shkolla publike ndesh vështirësi.

2. Arsimimi i nxënësve me aftësi të kufizuararealizohet në dy forma: integrimit të tyre në shkollate arsimit publik (shkollat e zakonshme) në kuadrine gjithëpërfshirjes dhe nëpërmjet trajtimit të tyrenë shkolla apo klasa publike të veçanta (speciale),sipas kategorive e specifikave që ata paraqesin, tëcilat janë pjesë e rrjetit të institucioneve shkolloreparauniversitare publike të R Sh.

3. Hapja e shkollave të veçanta është kompetencëe Ministrisë së Arsimit dhe e Shkencës.

4. Veprimtaria mësimore-edukative nëinstitucionet e veçanta realizohet në përputhje metë gjithë dokumentacionin ligjor, që zbatohet nëshkollat publike.

5. Nga pikëpamja strukturore shkollat e veçantaorganizohen në përputhje me specifikën evështirësive që paraqesin këta nxënës.

6. Arsimimi në këto shkolla, normalisht, kryhetnë 9 vjet (arsimi 8-vjeçar), duke përfshirë këtu dhevitin përgatitor për ata fëmijë, që kanë nevojë përparapërgatitje.

7. Fëmijët me aftësi të kufizuara mendore apofizike të rënda, në pamundësi të trajtohen nëshkollat e veçanta, mund të trajtohen nëinstitucione të tjera, sipas rastit.

8. Shkollat e veçanta varen nga DA ku ndodhen.

Pranimi

9.

a) Mosha e pranimit në shkollat e veçanta është6 - l0 vjeç në klasën e parë dhe për mbarimin e

Page 71: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

71

shkollës nxënësi mund të qëndrojë deri nëmoshën 19 vjeç.

b) Nxënësi në këto shkolla pranohet nga njëkomision i veçantë i përbërë nga drejtori ishkollës (kryetar), dy mësues specialistë dhemjeku specialist përkatës.

- Pranimet bëhen mbi bazën e kritereve tëpranimit, të përcaktuara me akte nënligjore tëKëshillit të Ministrave (LSAP).

c) Nxënësi regjistrohet në këto shkolla me këtodokumente:

- Çertifikata e lindjes.

- Raporti mjekësor për njohjen e gjendjes sëfëmijës.

- Vendimi i komisionit të pranimit.

- Çertifikata e vaksinimit.

d) Në rast se një nxënës vjen nga shkolla publikeose jopublike e zakonshme (sipas pikës 2/a) inënshtrohet komisionit për t’u pranuar nëklasën e përshtatëshme. Në këtë rast përnxënësin paraqitet një karakteristikë ngashkolla që vjen.

10. Nxënësit me aftësi të kufizuara, vërtetuar sitë tillë nga organet shëndetësore, kanë të drejtë tëarsimohen në shkolla publike të zakonshme (sipaspikës 2/a) 1-2 nxënës për klasë. Për këta nxënësshkolla merr masa dhe bën përpjekje tëgjithanëshme për arsimimin, edukimin dheintegrimin e tyre në jetën e klasës dhe të shkollës.

11. Pasi të jetë marrë miratimi nga Ministria eArsimit dhe e Shkencës hapja e klasave të veçantanë qytet është kompetencë e bashkive, ndërsa nëkomuna, e këshillit të qarkut. Numri i nxënësvepër klasë është 10 -12 fëmijë.

12. Nxënësit e rasteve të pikës 10 dhe 11, ndjekinmësimet me programet e zakonshme mësimore,duke bërë përshtatjet e duhura sipas nevojave dhe

Page 72: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

72

mundësive të tyre (ose me programet mësimore tëshkollave të veçanta).

13. Për t’u ardhur në ndihmë dhe për tëlehtësuar punën e mësuesve, që japin mësim nëklasa ku ka nxënës me aftësi të kufizuar (1-2nxënës për klasë), mund të përfitojnë një ngaalternativat e mëposhtëme:

a) Për çdo nxënës me aftësi të kufizuara ulet me3 (tre) numri i nxënësve të klasës.

b) Mësuesit i ulet me 2 (dy) orë mësimorengarkesa javore.

c) Për çdo 4 (katër) orë mësimi të zhvilluara,mësuesi paguhet 1 (një) orë suplementare.

14. DA u bën të njohur drejtorëve të shkollavetë veçanta listat e fëmijëve 6-vjeçarë me aftësi tëkufizuara, që nuk janë regjistruar në klasën e parëtë shkollave të zakonshme. Për kontingjentet enxënësve të rinj shkollat e veçanta marrininformacion edhe në zyrat e përkrahjes socialepranë bashkive ose komunave. Mbështetur në këtotë dhëna, drejtoria e shkollës së veçantë bënverifikime për pranimet e reja.

Largimet e nxënësve

15. Nxënësi me aftësi të kufizuara, mbështeturnë kërkesën me shkrim të prindërve dhe pas njëkonsultimi me personelin e mësuesve, mund tëlargohet nga shkolla në çdo kohë, kur gjykohet seata nuk përfitojnë nga këto institucione, apo kurekzistojnë forma e mundësi të tjera më efikase.

16. Personeli mësimor-edukativ bën përpjekje qënxënësit me aftësi të kufizuara të mos largohennga shkolla. Në rast se ata largohen, sipasparashikimit të pikës 15, arsimimi i tyre mund tëvijojë në shtëpi, nëse prindi e dëshiron një gjë tëtillë.

Arsimimi në shtëpi kryhet edhe për ata nxënësqë mungojnë në shkollë me periudha të gjata.Mësuesit që do të konsultojnë nxënësit në shtëpi,

Page 73: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

73

sipas mundësive që ka shkolla speciale, lehtësohennga ndonjë detyrë tjetër ose caktohen mësues qënuk kanë plotësuar ngarkesën mësimore javore.

Planet, programet, tekstet

17

a) Nxënësit e verbër marrin po atë vëllimnjohurish që marrin edhe nxënësit e shkollave8-vjeçare të zakonshme.

b) Nxënësit që nuk dëgjojne, si dhe nxënësit meaftësi të kufizuara, marrin njohuri në bazë tëprogrameve mësimore të thjeshtuara të arsimit8-vjeçar, të përshtatura sipas mundësive dheaftësive të tyre. Përveç njohurive mësimore, menjë program të zgjeruar në mësimin e punës,nxënësve me aftësi të kufizuara u jepen njohurifillestare praktike në profesione të thjeshta.

c) Për nxënësit e shkollave të veçanta përdorentekste të arsimit të përgjithshëm, duke bërëpërshtatjet e nevojshme sipas programeve tëmiratuara dhe sipas aftësive të nxënësve.

Për nxënësit e verbër përdoren edhe tekstespeciale me zmadhim dhe të shtypura në teknikëne brailit, si dhe kaseta, ndërsa për nxënësit që nukdëgjojnë e nuk flasin, edhe tekste për mësimin egjuhës së folur dhe komunikimin global.

d) Në zbatimin e teksteve e programeve mësimorembahen parasysh nevojat dhe specifikat efëmijëve. Sipas vështirësive që paraqesinnxënësit, zbatimi i tyre bëhet në mënyrëkrijuese .

e) Për nxënës të veçantë, gjendja e të cilëve ështënën nivelin minimal të programit mësimor osekur ai paraqet specifika krejtësisht të veçanta,do të punohet me plane edukative individuale.

Integrimi,vlerësimi, aftësimi

18. Integrimi i nxënësve me aftësi të kufizuarame nxënësit e shkollave të zakonshme është njëproces i domosdoshëm bashkëkohor, që zbatohet

Page 74: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

74

në praktikën e shkollave të veçanta dhe vlerësohetsi një proces i rëndësishëm në zhvillimin e fëmijëve.Ky proces është i ndërsjellë dhe për raste të veçantamund të kalohet në integrim të plotë.

19. Drejtoritë e shkollave të veçanta krijojnëmundësi që për disa lëndë mësimore, nxënësit meaftësi të kufizuara ta zhvillojnë mësimin së bashkume nxënësit e shkollave 8-vjeçare të zakonshme,duke vendosur lidhje bashkëpunimi me to.Nxënësit gjatë kësaj kohe shoqërohen dhendihmohen nga personeli mësimor- edukativ ishkollës së veçantë.

Bashkëpunimi me shkollat e tjera 8-vjeçarebëhet me miratimin e drejtorive arsimore. Përveçmësimit organizohen dhe aktivitete edukativeargëtuese të përbashkëta.

20. Vlerësimi i nxënësve me aftësi të kufizuarabëhet me nota ose me shprehje sintetizuese njësojsi për të gjithë nxënësit e tjerë, por ata kalojnë ngaklasa në klasën pasardhëse pa mbetje (përveçnxënësve në Institutin e të verbërve).

21. Në përfundim të klasës së tetë:

- Nxënësit me aftësi të kufizuara në shkollat eveçanta provohen në drejtim të aftësimit të tyretë përgjithshëm shoqëror dhe të njohurivepraktike profesionale të fituara në mësimin epunës; nxënësit që nuk dëgjojnë, do tëprovohen edhe në drejtim të aftësimit të tyrepër të komunikuar; ndërsa për nxënësit everbër organizohen provimet e lirimit.

- Nxënësit me aftësi të kufizuara në shkollat ezakonshme në provimet e lirimit vlerësohen nëbazë të programit të veçantë që është aplikuarpër ta. Tezat e provimeve të lirimit për këtëkategori nxënësish hartohen nga vetë shkolladhe miratohen në DA.

22.

Page 75: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

75

a) Nxënës të veçantë, jo të verbër, që kanëpërparim të dukshëm, mund të kalojnë në klasënpasardhëse edhe gjatë vitit shkollor, kur gjykohete arsyeshme nga një komision mësuesish. Kjobëhet duke plotësuar një procesverbal, i cilifirmoset nga anëtarët e komisionit dhe drejtori ishkollës. Për këta nxënës, në këto raste, mund tëavancohet në sasinë e njohurive edhe mbi niveline ciklit fillor.

Për nxënës të veçantë, të cilët kanë zhvillimanatomo -f iziologjik normal, por që mosha e tyrepër arsye të ndryshme është më e madhe se moshapër klasën në të cilën ndodhen, mund të punohetme programe të veçanta dhe të marrë deri edhe nëdy vite mësimore brenda një viti. Për këtë plotësohetnjë procesverbal i firmosur nga mësuesi, drejtori ishkollës dhe inspektori, që ndjek arsimin specialnë DA.

Neni 58 Organika, emërimi, për shkollat e veçanta

1.

a) Realizimi i procesit mësimor-edukativ kryhetnga një personel i përbërë nga specialistë,mësues, ndihmësmësues dhe personelindihmës i shërbimit dhe ai administrativ.

b) Organikën e çdo tipi shkolle si dhe normativatpër çdo punonjës i miraton Ministria e Arsimitdhe e Shkencës me akte nënligjore.

2.

a) Mësuesit dhe ndihmësmësuesit janë emërtesëe DA.

b) Çdo kandidat i ri fillimisht punon si ndihmës-mësues.

c) Pranimi si ndihmësmësues i ri bëhet mekonkurs, i cili organizohet nga një komision,që funksionon pranë drejtorisë së shkollës ipërbërë nga pesë anëtarë : drejtori i shkollës

Page 76: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

76

(kryetar), dy mësues, një ndihmësmësues (ngaspecialistët më të mirë të shkollës) dhe kryetarii këshillit të prindërve të shkollës. Ky komisionbën testimin apo intervistën e kandidatëve mbibazën e kritereve të miratuara nga Ministria eArsimit dhe e Shkencës dhe më pas bënklasifikimin e tyre sipas pikëve tëgrumbulluara, duke i propozuar DA 3 (tre)kandidaturat më të mira. Mbi këtë bazë DAcakton kandidatin fitues, i cili provohet një vitnë punë dhe në fund të këtij viti bëhet emërimii tij definitiv, duke marrë në konsideratëmendimin e drejtorit të shkollës.

Sipas nevojave, kalimi nga ndihmësmësues nëmësues, bëhet nga drejtori i shkollës.

3. Drejtori dhe zëvendësdrejtori i shkollës janëemërtesë e Ministrisë së Arsimit dhe e Shkencës.

Detyra specifike të personelit mësimor-edukativ

4. Përveç detyrave të parashikuara në DN përmësuesit e shkollave të zakonshme, mësuesit dhendihmësmësuesit e shkollave të veçanta (speciale)ngarkohen edhe me detyra të tjera specifike jashtënormës mësimore, që diktohen nga vetë specifikae këtyre institucioneve.

5.

a) Mësuesi që drejton procesin e formimit tënxënësve ka për detyrë t’i pajisë ata me njohurimësimore të parashikuara në programinmësimor, t’u qendrojë sa më afër, të komunikojëme ta për çdo lloj shqetësimi në mënyrë që t’ilehtësojë sa më shumë të jetë e mundur ngavështirësitë që ndeshin. Ai interesohet përmbarëvajtjen e nxënësve në mësime, shëndetin,paraqitjen e jashtme etj.

b) Pas mbarimit të mësimit mësuesit ua dorëzojnënxënësit ndihmësmësuesve.

6. Mësuesi paraqitet në shkollë 20 minuta parafillimit të mësimit.

Page 77: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

77

7. Mësuesit punojnë me norma të ngarkesësmësimore (NNM) të përcaktuara në akte ligjore enënligjore.

8.

a) Ndihmësmësuesi në punën e tij i jep përparësipërgatitjes së nxënësve për jetën, duke trajtuarnë shkallë të gjerë elemente të vetëshërbimit tëgjithanshëm, duke u qëndruar afër dhe dukekomunikuar për çdo lloj shqetësimi që mundtë kenë ata. Ai organizon aktivitete të ndryshmesipas një plani edukativ vjetor. Mban lidhje tëngushta me mësuesit, duke e konsideruarprocesin edukativ dhe studimin pasdite sivazhdimësi të mësimit.

b) Ndihmësmësuesi, në varësi të nevojave tëklasës, nën drejtimin e mësuesit angazhohetnë procesin mësimor 2 ose 3 orë në ditë (sipasnjë orari të miratuar nga drejtori i shkollës),pjesën tjetër të kohës së punës e plotëson meaktivitete edukative argëtuese dhe zhvillimin estudimit pasdite, duke realizuar objektivat përsecilin nxënës.

c) Ndihmësmësuesi bashkëpunon me mësuesinpër përgatitjen e bazës mësimore-didaktike.Ndjek me përparësi nxënësit, që kanë më tepërprobleme e vështirësi.

d) Ndihmësmësuesi pas mbarimit të punës iadorëzon nxënësit kujdestarëve të konviktit.

9. Ndihmësmësuesi punon 6 ditë në javë me 6orë në ditë (36 orë/javë).

10. Çdo ndihmësmësues ka në varësi një klasënxënësish.

11. Mësuesi dhe ndihmësmësuesi mbajnë secilidokumentacion të rregullt për ecurinë dhezhvillimin e nxënësve me aftësi të kufizuara (skedaose dosje për secilin nxënës).

12.

Page 78: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

78

a) Një klasë ka 10 - 12 nxënës. Kur shkalla epaaftësisë së fëmijëve paraqitet më e rënduar,për numrin e nxënësve të klasës merretmiratimi në MASh.

b) Kur numri i nxënësve për klasë në shkollat eveçanta gjatë vitit bie nën 7 nxënës, bëhetbashkimi i klasave. Mësimi zhvillohet në klasakolektive.

Numri i nxënësve në klasat kolektive nuk duhettë jetë më i madh se 12.

13. Në ditët e diela dhe të festave nxënësit imbajnë kujdestarët e konviktit.

Prindërit

14.

a) Personeli mësimor-edukativ mban lidhje tëngushta me prindërit. Ata ftohen herë pas heretë marrin pjesë në procesin mësimor-edukativ,mbahen afër dhe trajnohen për mënyrën esjelljes dhe të trajtimit të fëmijëve në shtëpi.

b) Për hartimin e planeve (vjetore, mujore) dhepër organizimin e aktiviteteve edukative-argëtuese, të cilat kanë vlera të mëdha përzhvillimin e këtyre fëmijëve, bashkëpunimi dhemarrja e mendimit të prindërve konsiderohetnormë e domosdoshme.

Të ndryshme

15. Drejtori i shkollës së veçantë hartonrregulloren e brendëshme. Në rrethana të veçantaregjimi ditor ndryshon me urdhër të drejtorit tëshkollës.

16. Shkolla vendos marrëdhënie bashkëpunimime shkolla të tjera të vendit ose të huaja në bazë tëmarrëveshjeve dypalëshe.

17. Shkolla e veçantë hap në bankë numërllogarie, ku depoziton të ardhura nga ndihmat e

Page 79: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

79

dhëna prej donatorëve apo fondacioneve tëndryshme humanitare.

18. Kualifikimi i përgjithshëm i mësuesve bëhetnga DA, ndërsa kualifikimi special bëhet nga ISPapo organe të tjera të specializuara.

19. Drejtoritë e shkollave bashkëpunojnë nëmënyrë të vazhdueshme me shoqata të ndryshmehumanitare.

20. Për probleme apo aspekte të tjera tëarsimimit të nxënësve me aftësi të kufizuara, tëcilat nuk trajtohen në këtë kapitull, janë tëvlefshme nenet e DN për shkollat publike (tëzakonshme).

K R E U XIV

AUTORITETET E ARSIMITAUTORITETET E ARSIMITAUTORITETET E ARSIMITAUTORITETET E ARSIMITAUTORITETET E ARSIMIT

Neni 59

Autoritetet e arsimit ne RSh janë në 3 nivele:

1. Në nivel kombëtar: Ministria e Arsimit dhe eShkencës [MASh]

2. Në nivel vendor: Drejtoria Arsimore [DA]

3. Ne nivel shkolle: Drejtoria e Shkollës.

Neni 60 Ministria e Arsimit dhe e Shkencës

1. Sipas përcaktimit në LSAP, Ministria e Arsimitdhe e Shkencës në RSh është organi më i lartëadministrativ publik i arsimit.

2. Të drejtat, detyrat themelore dhe kompetencate MASh përcaktohen në LSAP.

Page 80: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

80

3. Pranë MASh ngrihet dhe funksionon KëshilliShtetëror i Arsimit Parauniversitar si organkëshillimor.

Neni 61 Inspektoriati Shtetëror për Arsimin Parauniveristar (I Sh A P )

1. IShAP është organizëm i veçantë në vartësi tëdrejpërdrejtë të Ministrit të Arsimit dhe tëShkencës.

2. IShAP bën vlerësimin e jashtëm të pavarurdhe objektiv të cilësisë së shkollës, mbështetinstitucionet arsimore (shkollat) në procesin evetvlerësimit në partneritet me punën këshilluesedhe kualifikuese të Drejtorisë Arsimore përpërmirësimin e cilësisë së shkollës.

3. Funksionet dhe kompetencat e IShAPpërcaktohen me udhëzime të vecanta.

Neni 62 Instituti i Studimeve Pedagogjike [ISP]

1. ISP është organizëm publik kombëtar, qëvaret nga Ministri i Arsimit dhe i Shkencës.

2. ISP siguron këshilla dhe mbështetjeprofesionale për Ministrinë e Arsimit dhe tëShkencës dhe harton përbërës të caktuarkurrikularë për sistemin e arsimit parauniversitar.

3. ISP ofron e garanton shërbime arsimore përshkollat dhe drejtoritë arsimore.

4. Funksionet dhe kompetencat e ISPpërcaktohen me udhëzime e rregullore të veçanta.

Page 81: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

81

Neni 63 Qendra Kombëtare Arsimore e Vlerësimit dhe e Provimeve (QKAVP)

1. QKAVP është organizëm publik i veçantë nëvarësi të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës.

2. QKAVP vepron si njësi teknike, profesionale embështetëse për punonjësit e arsimit.

3. Për kryerjen e detyrave të saj QKAVPmbështetet në funksionimin e rrjetit tëbashkëpuntorëve qendror e vendor.

4. Funksionet dhe kompetencat e QKAVPpërcaktohen me udhëzime e rregullore të veçanta.

Neni 64 Drejtoria arsimore

1. DA është organi më i lartë administrativ publiki arsimit në nivel vendor.

2. DA drejton, organizon dhe përgjigjet përfunksionimin e tërë punës së institucionevearsimore dhe cilësinë e arsimit në juridiksionin esaj.

3. Një herë në çdo 4 vjet mblidhet Konferenca eArsimit nga ku zgjidhet Këshilli i Arsimit. Përdetyrat dhe kompetencat që ka ky Këshill, MAShdërgon udhëzime të veçanta.

4. Emërimi i drejtorit të DA bëhet me konkurs(për postet e lira). Emërimi i gjithë personelit të DAdhe i drejtorëve të shkollave bëhet me konkurs.Kriteret e pranimit në konkurs dhe procedura ezhillimit të konkursit dërgohen me udhëzim tëveçantë nga MASh.

5. Shkarkimi i drejtorit, personelit të DA dhedrejtorëve të shkollave bëhet në raste shkeljesh tërënda në zbatimin e detyrës. Për drejtorin e DA

Page 82: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

82

vendimin e merr Ministri i Arsimit dhe i Shkencës.Për personelin tjetër të DA dhe drejtorët e shkollavevlerësimin e bën drejtori i DA.

6. Të drejtat, detyrat dhe kompetencat e DApërcaktohen në akte nënligjore. Disa prej tyre janëvendosur në këto DN, në nene të veçanta.

7.

a) Inspektimi në PME në shkolla është një e drejtëdhe detyrë vetëm e DA apo e grupeve tëspecialistëve, që ajo autorizon zyrtarisht.

b) Kualifikimi i mësuesve është një e drejtë dhedetyrë e DA. Kualifikime të kësaj shkalle mundtë realizohen dhe nga ekspertë të institucionevetë specializuara me miratim të DA.

c) Studimet për nevojat e personelit mësimor,numrin e klasave, fondin e pagës si dhe përprognozën e zhvillimeve arsimore janë një edrejtë dhe detyrë e DA, që realizohet nëbashkëpunim me organet e pushtetit vendor.

d) Institucione të tjera, organizata, shoqata,fondacione, etj., mund të hyjnë në shkolla,vetëm me miratimin e DA.

8. DA bashkëpunon me autoritetet e pushtetitvendor për zgjidhjen e problemeve të ndryshme dhembarëvajtjen e PME në institucionet arsimore tëjuridiksionit të saj.

9. Shërbimi shëndetësor

Mbështetur në akte nënligjore të përbashkëtatë MASh dhe Ministrisë së Shëndetësisë,

a) DA në bashkëpunim me drejtorinë e shëndetitpublik, caktojnë shkollat ku do të ngrihen efunksionojnë kabinetet dentare, të cilat janëadministrativisht në varësi të drejtorisë sëshkollës dhe ekonomikisht e teknikisht nëvarësi të sektorit stomatologjik të shërbimitshëndetësor parësor.

Page 83: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

83

b) Kabinetet dentare ngrihen në shkolla që ishërbejnë një minimumi prej 800 nxënësish.Ky numër mund të plotësohet nga angazhimi imë shumë se një shkolle. Këto kabinetembulojnë edhe deri në 400 punonjës tëorganizuar ose jo në institucionet e fëmijëve,që ndodhen në territorin që mbulon shkolla.

c) Në kabinetet dentare të shkollave nuk lejohettë kryhet ndonjë lloj i aktivitetit privat.

10. DA gëzon të drejtën e lidhjeve, binjakëzimevedhe shkëmbimit të përvojave, vizitave dhematerialeve të ndryshme arsimore me organizatatë tjera të interesuara brenda dhe jashtë vendit,në përputhje me aktet nënligjore të Këshillit tëMinistrave dhe MASh.

Drejtori i shkollës

Neni 65

1. Drejtori është titullari i shkollës, personijuridik, që ka të drejtën e firmës dhe të përdorimittë vulës së institucionit shkollor.

Neni 66 Të drejta, detyra dhe funksione specifike

1. Drejton dhe organizon veprimtaritë kryesoretë shkollës, për mbarëvajtjen e PME. Ai përgjigjetpër të gjithë mbarëvajtjen e shkollës, si dhe tëkopshtit të fëmijëve, kur ka të tillë në varësi, paraDA, MASh dhe autoriteteve të pushtetit vendorsipas problemeve përkatëse.

2. Përgjigjet për respektimin në shkollë tëlegjislacionit në përgjithësi dhe atij arsimor nëveçanti. (LSAP, vendime të Qeverisë, akte nënligjoretë MASh).

3. Siguron zbatimin korrekt të dokumentevethemelore të përmbajtjes së shkollës (planetmësimore, programet dhe tekstet).

Page 84: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

84

4. Zbaton detyrat dhe kompetencat qëpërcaktohen në nene të DN.

5. Rregullorja e brendëshme e shkollës - RBSh

Drejtori, duke u mbështetur në DN dhe nëlegjislacionin në fuqi, në mendimet e mësuesve,prindërve dhe të personelit administrativ, edukative teknik (kur ka të tillë), harton rregulloren ebrendëshme të shkollës, duke mbajtur parasyshkushtet konkrete, specifike të shkollës dhekomunitetit.

Rekomandohet që në RBSh të gjejnë zgjidhjepraktike çështje të tilla si :

* uniforma e nxënësit;

* dezhurni i shkollës;

* veprimtaria e sekretarisë së shkollës (aty kuka);

* puna e punonjësve të shërbimit dhe rojeve nëpërputhje me Kodin e Punës.

.... etj.

6. Sipas udhëzimeve në fuqi, mbështetur nëmendimin e mësuesve, vendos ndarjen eklasave, ngarkesën mësimore të mësuesve,vendos mësuesit kujdestarë, harton orarinmësimor të shkollës dhe planin vjetor të saj.

7. Harton parashikimet e buxhetit për vitin eardhshëm shkollor dhe ia dërgon DA dhe pushtetitvendor.

8.

a) Harton planin vjetor të vlerësimit të PME, qëmban parasysh raporte të harmonizuara midislëndëve, klasave e cikleve. Parapërgatitja përvlerësim është detyrë. Drejtori njofton mësuesintë paktën 10 minuta përpara ushtrimit tëkontrollit për objektin e tij.

Page 85: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

85

Si rregull, pas kontrollit në orë mësimore iparashtron mësuesit përkatës mendimin,vlerësimin dhe sugjerimet e tij sipas rastit.

b) Vlerëson e ndihmon mësuesit në përgjithësi emësuesit kujdestarë në veçanti, për realizimine veprimtarive edukative.

c) Kontrollon planifikimin vjetor të PME tëmësuesve para fillimit të vitit shkollor.

9.

a) Drejtori i shkollës bën të gjitha përpjekjet përtë shmangur mbingarkesën e kontrollit meshkrim (provime, testime) të nxënësve, dukesiguruar harmonizimin pedagogjik dhepsikologjik të tij.

b) Si rregull nxënësit, të cilët provohen apotestohen me shkrim në një lëndë, njoftohen tëpaktën një javë më parë.

10. Përgjigjet për sigurimin e kushteve normale,të përhershme e shëndetësore, për sigurimin engrohjes e të ndriçimit për mësimin e edukimin nëshkollë dhe në konvikt (aty ku ka), për pajisjen,ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pronës së shkollës.

11.

a) Merr masa dhe ndjek realizimin e detyrimitshkollor, për kontingjentet e planifikuara dhebën të gjitha përpjekjet për ruajtjen e tyre nëvazhdimësi, duke bashkëpunuar ngushtë meprindërit, organet e pushtetit vendor etj.

b) Në fund të semestrit dhe vitit shkollor bënbilancin përfundimtar të gjendjes sëkontingjenteve të shkollës (transferime,largime, sëmundje, mbushje moshe, vdekjeetj.). Kjo dokumentohet në “Fletoria ekontingjenteve të nxënësve të shkollës”.

c) Plotëson në kohë, me saktësi dhe përgjegjësistatistikën zyrtare, të përcaktuar nga MASh,si dhe çdo informacion tjetër, që mund tëkërkohet nga DA dhe MASh.

Page 86: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

86

12. Merr të gjitha masat e duhura përorganizimin dhe zhvillimin e PL, PP dhe Pp nëpërputhje me nenet përkatëse të DN.

13. Për amzën e shkollës:

a) Drejtori mban në vend të siguruar amzën eshkollës.

b) Plotësimi i amzës bëhet nga sekretari i shkollës,kur ka të tillë.

Ai përgjigjet penalisht për çrregullime epasaktësira.

c) Në mungesë të sekretarit të shkollës drejtorinxjerr vendim me shkrim për mësuesin qëautorizon të plotësojë amzën në përputhje mekërkesat e saj. Mësuesi i autorizuar mbanpërgjegjësi sipas pikës b).

d) Asnjë person tjetër, veç atyre që caktohen nëpikat b) dhe c), nuk është i autorizuar të shënojënë amzë.

Veprimi i kundërt është i kundërligjshëm.

e) Nxënësi i klasës I të ciklit fillor dhe klasës I tëshkollës së mesme regjistrohet në amzë brendasemestrit të parë.

f) Për nxënësit e tjerë (me përjashtim të atyre qëmbeten për në sesionin II), plotësimi i amzësbëhet brenda 30 ditëve pas përfundimit të vititshkollor.

Mësuesit që plotëson amzën i ulet ngarkesa 10orë në vit, kur shkolla ka deri 500 nxënës; 20orë në vit, kur shkolla ka deri 1000 nxënës; 30orë në vit, kur shkolla ka mbi 1000 nxënës.

14. Bashkëpunime e koordinime:

a) Bashkëpunon me organet e pushtetit vendor.

b) Bashkëpunon dhe koordinon të gjithë punënnë dobi të shkollës me këshillin e prindërve tëshkollës, bordin e shkollës, këshillin emësuesve; me specialistë të fushave

Page 87: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

87

psikologjike e pedagogjike, mjekësore, socialeetj., sipas mundësive.

c) Bashkëpunon, me miratim të DA, me shkollae institucione të tjera arsimore, fondacione,shoqata joshtetërore brenda dhe jashtë shtetitpër shkëmbimin e përvojave, vizitave të punësetj., pa cënuar PME dhe brenda rregullave tëDN.

15. Kujdeset për kushtet e jetesës, ushqimit,edukimit dhe argëtimin e nxënësve me konvikt (kurka të tillë).

16. Merr masa displinore për mësuesit dhepersonelin tjetër të shkollës, në përputhje me KK.Lavdëron, propozon për dekorim apo shpërblimmësues të ndryshëm, sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 67 Drejtoria e shkollës

1. Drejtoria e shkollës përbëhet nga drejtori dhezëvendësdrejtorët (kur ka të tillë). Numri i anëtarëvetë drejtorisë, veç drejtorit, përcaktohet në udhëzimetë veçanta të MASh.

2. Drejtori i shkollës përcakton ndarjen edetyrave të anëtarëve të drejtorisë.Zëvendësdrejtorët përgjigjen përpara drejtorit tëshkollës për realizimin e detyrave.

3. Për emërimin e zëvendësdrejtorëve, DAkonsultohet paraprakisht me drejtorin e shkollës,këshillin e prindërve dhe organet e njësisë sëpushtetit vendor ku ndodhet shkolla.

4. Në shkollën e mesme profesionale njeri ngaanëtarët e drejtorisë duhet të jetë me arsim të lartëprofesional sipas profilit të shkollës.

5.

a) Në shkollën 8-vjeçare, që ka vetëm drejtor,drejtimi i PME realizohet në mënyrë tërësorenga klasa I - VIII.

Page 88: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

88

b) Në shkollën 8-vjeçare që ka edhezëvendësdrejtorë, si rregull, një anëtar idrejtorisë mbulon ciklin fillor. Për këtë detyrëpreferohen mësuesit që kanë mbaruaruniversitetin për këtë cikël.

Veprimtaria drejtuese realizohet sipas grupimevelëndore nga klasa I - VIII në përputhje meprofilin e anëtarëve të drejtorisë.

c) Në shkollat 8 - vjeçare, që kanë edhe shkollavartëse të ciklit fillor, një nga mësuesit e këtyreshkollave zgjidhet në rolin e kryemësuesit dhekujdeset për zbatimin e regullores sëbrendëshme të saj.

d) Në shkollën e bashkuar (8-vjeçare plus tëmesme), veprimtaria drejtuese realizohet sipasndarjes së grup-lëndëve dhe sipas shkollave(për shkollën 8-vjeçare dhe për shkollën emesme).

6. Drejtoria e shkollës garanton mjediset, kushtetpër funksionimin normal të kabineteve dentare (atyku ka), punën normale të specialistit stomatologjik,me nxënësit apo fëmijët që mbulon kabineti, nëkushtet dhe orët që do të programohen, papërjashtuar edhe orarin e mësimit.

7. Rregullorja e konviktit (për shkollat mekonvikt) hartohet nga drejtoria e shkollës nëpërputhje me DN dhe në bashkëpunim mepersonelin e konviktit. Ajo përcakton kërkesat,normat dhe rregullat që sigurojnë jetesë normale,kushte për studim dhe edukim, disiplinë, argëtimtë kulturuar etj.

Neni 68 Eksperimentimi, pilotimi

1. Eksperimentimet në institucionet arsimore,në zbatim të LSAP, miratohen nga MASh. Përrealizimin dhe ndjekjen e eksperimentimeve MAShngarkon Institutin e Studimeve Pedagogjike (ISP)dhe institucione të tjera të specializuara.

Page 89: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

89

2.

a) Zgjedhja e institucioneve arsimore për pilotimdhe udhëheqja shkencore e pilotimit është edrejtë ekskluzive e ISP.

b) Miratimi i shkollave pilot bëhet nga MASh.

3. Shkollat pilot funksionojnë në bazë të njëstatusi të përgjithshëm të miratuar nga MASh nëakte nënligjore të veçanta nga të cilat burojnë tëdrejtat, hapësirat e aktivitetit eksperimental edetyrat, si dhe detyrimet ndaj këtyre shkollave.

Neni 69 Vetëvlerësimi i shkollës

1. Vlerësimi i brendëshëm i shkollës(vetëvlerësimi i saj) nëpërmjet bashkërendimit mevlerësimin e jashtëm (inspektimin) i shërbejnëpërmirësimit të saj të vazhdueshëm nëpërmjetrritjes së kapaciteteve të brendëshme.

2. Vetëvlerësimi i shkollës realizohet nga vetëkolektivi mësimor nën drejtimin e drejtorit tëshkollës.

3. Vetëvlerësimi i shkollës përfshin identifikimine problemeve, analizën e tyre, zgjedhjen estrategjive të përshtatshme, planifikimin dhemonitorimin e punës.

4. Struktura e vlerësimit të brendëshëm tëshkollës përbëhet nga fushat e vlerësimit,indikatorët përkatës për secilën fushë, temat dhenivelet e vlerësimit.

5. Fushat, indikatorët dhe temat e vlerësimitpërcaktohen në nivel qendror (MASh, IShAP, DA).

6. Nivelet e vlerësimit përcaktohen nga shkolla.

7. MASh stimulon , inkurajon dhe legjitimonvlefshmërinë e vetëvlerësimit të shkollës.

Page 90: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

90

K R E U XV

PRONA, INVENTARI DHE BUXHETI IPRONA, INVENTARI DHE BUXHETI IPRONA, INVENTARI DHE BUXHETI IPRONA, INVENTARI DHE BUXHETI IPRONA, INVENTARI DHE BUXHETI ISHKOLLËSSHKOLLËSSHKOLLËSSHKOLLËSSHKOLLËS

Neni 70 Prona dhe mjetet kryesore

1. Pronë dhe mjete kryesore në përdorim dheadministrim të shkollës konsiderohen: ndërtesaapo ndërtesat, sipas rastit; muret rrethuese tëshkollës; orenditë, biblioteka, pajisjet elaboratorëve, kabineteve, palestrës; baza mësimoreprodhuese; këndet sportive; kopshti shkollor;punishtet; toka në territorin e shkollës, toka e bazësprodhuese; dhuratat nga sponsorizimet; bustet,bazorelievet, veglat e punës; kompjuterat,shumëfishuesit, aparatet telefonike, fakset etj.

2. Prona dhe mjetet kryesore të shkollës janë nëfunksion të PME dhe në përgjithësi të veprimtarisëshkollore.

3. Përgjegjësinë për ruajtjen dhe mirëmbajtjen epronës së shkollës e ka drejtori i shkollës.

4.

a) Për kujdesin dhe funksonimin e laboratorëve,kabineteve mësimore, bibliotekës, palestrës,këndeve sportive, bazës prodhuese, kopshtitshkollor etj., drejtori i shkollës ngarkonpersonat përkatës.

b) Ata marrin masat e nevojshme për ruajtjen epajisjeve dhe përgjigjen përpara drejtorit përmaterialet, që u janë ngarkuar në bazë tëinventarit.

Page 91: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

91

c) Personi përkatës, në rast transferimi, ka përdetyrë të bëjë dorëzimin e inventarit që ka nëngarkim.

Neni 71 Inventari

1. Çdo shkollë ka inventarin e pajisjeve dhemjeteve kryesore të përmendura në pikën [1] tënenit 71 dhe të mjeteve mësimore.

2. Inventari bëhet çdo vit dhe me komision ngaorgani administrativ prej të cilit varet shkolla. Njëkopje mbahet në organin administrativ tëpërmendur.

3. Inventarin e mban sekretari apo sekretar-llogaritari i shkollës, kur ka të tillë, dhe, nëmungesë të tyre, drejtori i shkollës.

4. Për shkollat e mesme, që kanë bazëprodhuese, drejtori i shkollës përgjigjet edhe përinventarizimin e tyre.

5. Çdo mjet me vlerë (me përjashtim të mjeteveme përdorim për konsum të brendëshëm) që hynnë shkollë (i blerë, i dhënë nga ndërmarrje, shoqata,fondacione, sponzorizues të ndryshëm apo i blerëme burimet e shkollës) inventarizohet menjëherënga drejtori i shkollës në praninë e punonjësitinventarizues të organit administrativ dhe të njëpunonjësi të caktuar nga drejtori i shkollës.

6. Dëmtimet, shpërdorimet e mjeteve dhe gjithëinventarit zhdëmtohen sipas ligjeve në fuqi.

7. Dorëzimi i inventarit nga një drejtues te tjetribëhet me procesverbal.

Neni 72 Buxheti

1. Buxheti i shkollës administrohet nga bashkiaapo komuna në bashkëpunim me bordin e shkollës,sipas juridiksionit përkatës, në bazë të Ligjit tëBuxhetit dhe akteve të tjera nënligjore.

Page 92: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

92

2.

a) Shkollat e arsimit të detyruar e të mesëm mundtë kryejnë edhe veprimtari ekonomike mepërfitime financiare në fushat, që kanë lidhjeme zbatimin e programeve mësimore nëpërputhje me dispozitat ligjore.

b) Shkolla kryen, krahas aktivitetit kryesor, dheaktivitete e shërbime të tjera për të tretët pacënuar aktivitetin për të cilin janë krijuar (Nëzbatim të udhëzimeve të veçanta të MASh).

c) Arkëtimi i vlerës për shërbimin e kryer, sipastarifave të caktuara, bëhet me urdhër xhirimiose me para në dorë. Këto arkëtime derdhennga institucioni, që i realizon në llogari tëveçantë, që do të hapet për këtë qëllim pranëdegës së bankës ku institucioni ka llogarinënë emër të tij :”Të ardhura të institucionit ngashërbime për të tretët”.

d) Për procedurën e përdorimit të këtyre tëardhurave zbatohen aktet ligjore e nënligjorenë fuqi, si dhe udhëzime të veçanta nga MASh.

Neni 73 Hapja e shkollës

1. Hapja e shkollës së arsimit të detyruar dhe tëarsimit të mesëm të përgjithshëm bëhet nëpërputhje me LSAP, me përjashtim të rasteve tëparashikuara ndryshe në këtë ligj.

Studimin për hapjen e shkollës e bën DrejtoriaArsimore.

Ky studim duhet të përmbajë:

- Sigurimin e kontigjenteve të nxënësve nëvijimësi.

- Alternativat e sigurimit të lokalit shkollor.

- Nevojat për personelin mësimor.

- Nevojat për bazë materiale dhe mundësitë esigurimit të saj.

Page 93: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

93

2. Hapja e shkollës profesionale, e shkollësspeciale dhe e shkollave artistike, social-kulturoreetj. është kompetencë e Ministrisë së Arsimit dhetë Shkencës.

K R E U XVI

DOKUMENTACIONI. HISTORIKU IDOKUMENTACIONI. HISTORIKU IDOKUMENTACIONI. HISTORIKU IDOKUMENTACIONI. HISTORIKU IDOKUMENTACIONI. HISTORIKU ISHKOLLËSSHKOLLËSSHKOLLËSSHKOLLËSSHKOLLËS

Neni 74 Dokumentacioni, ruajtja

1. Shkolla, si institucion i rëndësishëm arsimor,ka për detyrë të sistemojë, të mirëmbajë dhe të ruajëdokumentacionin.

2. Shkolla mban në mënyrë të detyrueshme disadokumente kryesore dhe në afatet e caktuara, simë poshtë :

- Ligje dhe vendime të Qeverisë që i dërgohenshkollës. Ruhen përgjithmonë.

- Akte nënligjore të MASh. Ruhen përgjithmonë.

- Plane dhe programe mësimore. Ruhenpërgjithmonë.

- Amza e shkollës dhe indeksi alfabetik i amzës.Ruhen përgjithmonë.

- Regjistri i klasës, i cili plotësohet në lidhje mekërkesat e caktuara në të, çdo ditë pas mësimitsigurohet në zyrën e drejtorit apo tëzëvendësdrejtorit të ngarkuar, ose në sekretari(aty ku ka).

Ndalohet dhënia e regjistrit nxënësve apopersonave të jashtëm.

Regjistri i klasës ruhet për 8 vjet.

Page 94: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

94

- Regjistri i veçantë ku nënshkruajnë nxënësitqë marrin dëftesën e lirimit, të pjekurisë apo tëpërfundimit.Ruhet përgjithmonë.

- Procesverbalet e komisioneve të PL, PP apo Pp.Ruhen për 1 vit.

- Protokollet e akteve zyrtare. Ruhenpërgjithmonë.

- Provimet me shkrim të lirimit, të pjekurisë apotë përfundimit. Ruhen për 1 vit.

- Plani dhe lista e kontingjenteve të nxënësve tërinj dhe dokumentet zyrtare, që pasqyrojnëlëvizjet e nxënësve, evidencat e regjistrimit nëshkollë. Ruhen për një cikël shkollor.

- Libri i inventarit të shkollës. Ruhet për 10 vjet.

- Evidenca e treguesve antropometrikë dhecilësive fizike të nxënësve, sipas niveleve përçdo moshë. Ruhet përgjithmonë.

- Libri i procesverbaleve të mbledhjeve tëdrejtorisë dhe të këshillit të mësuesve. Ruhetpër 2 vjet.

- Plani vjetor i përgjithshëm i punës në shkollë.Ruhet për 2 vjet.

- Vendimi i DA (kopja) për shtyrjen e regjistrimittë nxënësit në klasën I të shkollës 8-vjeçare 1vit më vonë. Ruhet për 2 vjet.

- Punimet e nxënësve në konkurset e pranimitnë shkollat me konkurse. Ruhen për 1 vit.

3. Vula: Shkolla ka vulën e vet, të miratuar ngaMASh. Ajo përdoret vetëm nga një person iautorizuar me shkrim nga drejtori i shkollës.

Neni 7 Historiku i shkollës

1.

a) Nën përgjegjësinë dhe organizimin e drejtorittë shkollës krijohet libri “Historiku i shkollës”.Në këtë libër plotësohen momentet, ngjarjet dhe

Page 95: Dispozita Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar

95

të dhënat më të rëndësishme të jetës së shkollëspër çdo vit shkollor.

b) Libri “Historiku i shkollës” ruhet përgjithmonë.

2. Shkolla ruan përgjithmonë trofetë që fitohennë aktivitete të ndryshme të saj, si: dekorata,diploma, flamuj, kupa etj.

Shkolla krijon album me fotografi ku pasqyrohenaktivitetet kryesore të klasave apo të shkollës,personelit mësimor etj. Ruhet përgjithmonë.

K R E U XVII

DISPOZITA TË FUNDITDISPOZITA TË FUNDITDISPOZITA TË FUNDITDISPOZITA TË FUNDITDISPOZITA TË FUNDIT

Neni 76

1. Për rastet që në DN konsiderohen “veprim ikundraligjshëm”, zbatohet ligji në fuqi përkundërvajtjet administrative.

2. Të gjitha aktet nënligjore të MASh, udhëzimetë ndryshme të mëparshme, që bien nëkundërshtim me këto DN, shfuqizohen.

Neni 77

1. Këto DN hyjnë në fuqi duke filluar nga vitishkollor 2002 - 2003.

M I N I S T R IM I N I S T R IM I N I S T R IM I N I S T R IM I N I S T R I

Luan MEMUSHI