o. cufi "studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

50

Upload: olsi-cufi

Post on 22-Apr-2015

7.418 views

Category:

Education


3 download

DESCRIPTION

Punim i realizuar nga O. Cufi

TRANSCRIPT

Page 1: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"
Page 2: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

Duke marrë parasysh rëndësinë që po mërr TIK

ne ditët e sotme në mësimdhënien e disiplinave

të ndryshme, morëm iniciativën që të

organizonim një sondazh mes mësuesve dhe

nxënësve të cilët përballen çdo ditë me procesin

arsimor në realitetin shqiptar për vetë mënyrën

se si ato do ta konceptonin përdorimin e

teknologjisë në mësimdhënie.

Page 3: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"
Page 4: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

Nga ky studim dolëm në përfundimin se edhe pse duhet

një punë mjaft e madhe në aspektin e pregatitjes së

bazës materiale nga ana e institucioneve përgjegjëse,

por nga ana tjetër nevojitet edhe një pregatitje më e

mirë e mesuesve të vjetër në përdorimin e teknologjisë.

Frika e të resë bën që në shume raste, eksperiencat e

reja te shihen si të dyshimta nga ana e mësueve të

vjetër të cilët tashmë nga vetë formimi i tyre me anën e

një ideologjie dhe metodologjie pune te vjetër, por që

ka qënë mjaft frytdhënëse, janë mjaft skeptikë përsa i

përket futjes së teknologjisë në mësimdhënie.

Page 5: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"
Page 6: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

Por ajo që duhet theksuar është gjithashtu

fakti se duhen kualifikuar edhe trajnues të

cilët duhet të merren me aftësimin

teknologjik të stafit pedagogjik, gjë e cila do

të mundësonte një përdorim sa më efikas të

këtyre risive teknologjike në mësimdhënie.

Page 7: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"
Page 8: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"
Page 9: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"
Page 10: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

Ndaj mësimdhënësve

1. Çfarë sinjifikon për ju përdorimi i teknologjisë në mësimdhënie?

2. Mendoni ju se realiteti shqiptar është i gatshëm për futjen e një

teknologjie të tillë në mësimdhënie??

Page 11: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

3. Mendoni ju se stafi pedagogjik është i aftë për monitorimin dhe

përdorimin e teknologjisë në mësimdhënie??

4. Sa e përdorni ju teknologjinë në mësimdhënien tuaj??

Page 12: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

5. Cilat do ishin keshillat e juaja persa i perket

rregullimit të sistemit arsimor për ta drejtuar

atë drejt një mësimdhënie me qendër

nxënësin dhe në të cilën përdorimi i

teknologjisë të zinte një rol mjaft

domethënës.

Page 13: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

6. A ju jep teknologjia lirshmërinë në administrimin e klasës?

7. Mendoni ju se teknologjia po zevëndëson mesuesin në rolin e

mësimdhënësit?

Page 14: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

1. Për mua përdorimi i teknologjisë në mësimdhënie, sinjifikon, të pasurit e një vegle

muzikore në varësi të muzikës së të cilës mund ta kënaqësh apo ta mërzisësh“publikun”që të ndjek

2. Sinjifikon një mburojë të fortë pas të cilës mund të fshihet paaftësia e ndonjë mësuesi në

menazhimin kuptimplotë të klasës.

Page 15: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

1. Përsa i përket realitetit shqiptar mendoj se ai ende

nuk e ka arritur atë stad që të përdorë një teknologji të

tillë, them nuk e ka arritur në fushën ekonomike, por

ama mbi të gjitha në atë social-kulturore. Ka ende sot

përsona që e shohin kompjuterin me të njëjtin dyshim

siç u pa ardhja e biçikletës së parë në Shkodër.

Page 16: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

2. Po përderisa jemi një shoqëri në

modernizim e sipër, dhe përkundrazi

zhvillimi teknologjik tek ne ka pësuar një

bum të madh investimesh, shtetëroro-

private, të ofruarit e një mjedisi më të

përshtatshëm për edukumin dhe formimin

e një brezi të ti është mjaft frytdhënës në

aftësimin e tyre teknologjiko-akademik.

Page 17: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

1. Në aspektin e aftësimit teknologjik të stafit

akademik mund të kemi rezerva thjesht për brezin

pak të vjetër të profesorave, të cilët nuk kanë patur

shancin për arysye objektive dhe subjektive që të

jenë pjesë e bumit teknologjik. Por ama duhet

theksuar se ky brez pedagogjik ka patur dhe ka

aftësinë e përdorimit të fjalës si një mjet i

rëndësishëm “teknologjik” në përçimin e mesazhit

pedagogjik.

Page 18: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

2. Po përderisa jetojmë në një shoqëri të

teknologjizuar dhe duke marrë parasysh që

teknologjia tashmë është pjesë e jetës

sonë të përditshme dhe për më shumë

duke vlerësuar aftësitë individuale-

pedagogjike dhe shoqërore të stafit

pedagogjik, mendoj se tashmë jemi në

kohën e duhur për futjen e një teknologjie

në ndihmë të proçesit pedagogjik.

Page 19: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

1. Teknologjinë në mësimdhënie e përdor shpesh, për

arësyen e vetme se ajo tashmë është e vetmja urë lidhëse

dhe që bën të të shkrihen në një përson të vetëm, mësuesi

dhe nxënësi, për shkak të aftësimit të lartë teknologjik që

ka brezi i ri dhe për shkak që ajo mund të shihet si mënyra

e vetme ku nxënësi, mbi të cilin tashmë është e

përqëndruar vëmendja në mësimdhënie, ndihet në një

mjedis “familjar”.

Page 20: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

2. Nuk e përdor shpesh për dy arsye

krejtësisht të kundërta. Së pari pasi ajo nuk

me lejon transmetimin siç duhet të mesazhit

tek nxënësit e mi, pasi tashmë me përdorimin

e saj, nuk është më mësues lider, por ama ai

zevëndësohet nga një paisje “pa mish e pa

shpirt”. Së dyti për realitetin në të cilin unë

jam mësim, teknologjia është një tubu në

aspektin kulturor, pasi në atë financiar tashmë

nuk mund të themi se përbën një problem

mjaft të madh.

Page 21: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

1. Do përqëndrohesa në dhënien e këtyre këshillave:

Së pari, të kemi më shumë tekste të cilët të jenë të

shoqëruara me materiale audio-vizuale. Së dyti, të

investohet në programimin dhe në drejtimin

teknologjik drejt nevojave dhe përvojave personale

dhe kulturore të shoqërisë shqiptare.

Page 22: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

2. Së pari do thoja se është e nevojshme një

ndryshim legjistlativ përsa i përket rolit që

duhet të zërë teknologjia në mësimdhënie, për

të vetmen arësye se përdorimi i saj po kthehet

në “Kalin e Trojës” mes brezave të ndryshëm

të stafit pedagogjik. Së dyti them se duhet

bërë më shumë në ndërgjegjësimin teknologjik

përsa i përket rëndësisë që ai ka për jetën dhe

për të ardhmen e brezave të ri në një shoqëri

të industrializuar.

Page 23: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

1. Po duke qënë se ajo është një urë

lidhëse mes meje dhe nxënësve ajo më

jep mundësinë e administrimit dhe të

përçimit të mesazhit reciprokisht mes

meje dhe nxënësve.

Page 24: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

2. Duke marrë parasysh formimin

social kulturor të shoqërisë shqiptare

dhe bumin teknologji që ka përfshirë

atë, nganjëherë përdorimi i

teknologjisë shpie në ilaritet të

klasës, për të vetmen arsye se nuk

është ende e sigurtë aftësimi

teknologjik i të gjithë stafit

pedagogjik.

Page 25: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

1. Jo në vërtetë teknologjia nuk duhet që

të shihet si zëvendësuese e mësuesit,

përkundrazi, ajo duhet të konsiderohet

si një një mjet i rëndësishëm në dorën e

mësusit, mjet i cili formon urën mes tij

dhe nxënësit.

Page 26: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

2. Do i frikësohesha pak këtij fakti,

nga realiteti i teksteve të

mësimdhënies në shqipëri, pjesa më

e madhe e të cilëve janë thjesht

përkthime apo materiale të huazuara

nga interneti dhe kjo gje shpie në një

humbje paksa të rolit novativ të

mësuesit në mësimdhënie.

Page 27: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

Ndaj Nxënësve

1. Sa e përshtatshme është për ju një orë në të cilën përdoret teknologjia?

2. Sa shpesh përdoret teknologjia në mësimdhënien e cila zhvillohet në mjediset e juaja shkollore?

Page 28: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

3. E përdorni ju teknologjinë në aftësimin tuaj në lëndë të ndryshme?

4. Në rastin e përdorimit të teknologjisë, ju e keni mundësinë e aktivizimit?

5. Cilat janë aktivitetet teknologjike që ju tërheqin në rastet kur në mësimdhënie

përdoret teknologjia?

Page 29: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

1. Teknologjia është mjaft e përshtatshme në kuptueshmërinë e mesazhit arsimoro-

edukativ nga ana ime pasi është një urë lidhëse mes bashkëpunimit mësues nxënës.

2.Teknologjia më ndihmon për vetë faktin se falë saj kalojmë nga një të mësuar teorik, në një të mësuar praktik dhe më të qartë për ne.

Page 30: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

1. Në të vërtetë nuk është se teknologjia

përdoret mjaft shpesh në seancat mësimore

në shkollën tim, por ama kemi një rritje të

rasteve kur kërkohet shfrytezimi i teknologjisë

jashtë ambienteve shkollore për pregatitjen e

materialeve në funksion të procesit edukativ.

Page 31: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

2. Në lëndë ta caktuara kemi një

përdorim të kënaqshëm, por ama kemi

ende mësues fanatikë të cilët e shohin

teknologjinë si “kanceri” që po

shkatërron mësimdhënien shqiptare

dhe që i largon nxënësit nga të

reflektuarit për shkak se ajo ofron

zgjidhje të gatshme pothuajse për çdo

problem.

Page 32: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

1. Duke marrë parasysh komoditetin që ajo

te ofron, e përdor shpesh në konsultimin e

shumë arritjeve të mia në lëndë të

ndryshme për arësyen e vetme për të mos

qëndruar më “peng” i materialeve

mësimore të ofruara në shkollë.

Page 33: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

2.Në të vërtetë kjo varet nga lëndët e

ndryshme dhe nga “qëndrimi” i

mësimdhënësit ndaj teknologjisë, por në

të vërtetë preferoj përdorimin e saj pasi

ajo më ofron më shumë siguri në atë se

çfarë unë dua të arrij.

Page 34: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

1. Në të vërtetë përdorimi i

teknologjisë është ura lidhëse mes

mësimnxënësit dhe mësimdhënësit

dhe kjo mundëson pra një

bashkëbisedim dhe bashkërendim

reciprok të aftësive teknologjiko-

pedagogjiko-kulturore.

Page 35: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

2. Nuk është gjithmonë e garantuar

aktivizimi në orët e përdorimit të

teknologjisë, për vetë faktin se jo të

gjithë kanë një “bagazh njohurish” të

mjaftueshme përsa i përket teknologjisë,

dhe për më shumë mënyra e të nxënit

ndryshon mjaft nga nxënësi në nxënës

gjë e cila nuk lejon një transmetim të

barabartë të informacionit.

Page 36: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

1. Më shumë ndihem i tërhequr nga ushtrimet

interaktive të cilat më japin mundësinë e

vetëvlerësimit mbi kapacitetet e mia.

Page 37: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

2. në orët e gjuhëve të huaja është

mjaft e përshtatshme për mua që të

dëgjoj një regjistrim ku teksti lexohet

nga një përson i cili e ka gjuhë

amtare. Kkjo për vetë faktin për të

qënë sa më i pregatitur për

shoqërinë e industrializuar dhe të

hapur në të cilën po jetojmë.

Page 38: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

Gjate pyetjeve te ndryshme qe ju bene me ane te pyetesoreve te ndryshem, te gjithe

bashkoheshin ne ide te njejta persa i perket teknologjive të cilat janë mjaft te

nevojshme dhe që dërgojnë në një mësimdhënie më të mirë dhe që nuk ka më

si qendër mësuesin, por ama mësuesi tashmë është thjesht një koordinues i

nderveprimitMesues teknologji nxënës

Page 39: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

KompjuteriShihet si një nga teknologjitë më të

nevojshme në fushën e mësimdhënies, deri para pak kohësh ai konsiderohej si një risi, tashmë ai është i domosdoshëm për shkak

të orientimeve teknologjike që kanë përfshirë mësimdhënien

Page 40: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

USB

Eshtë njëra nga teknologjitë më të përparuara përsa i përket ruajtjes dhe

transmetimit të informacioneve të ndryshme, ato ekzistojnë në madhësi të ndryshme dhe janë pjesë e pandashme

tashmë e realitetit arsimor

Page 41: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

CD/DVDJanë mënyrat e vjetra të

transmetimit dhe të ruajtjes së materialeve. Por që janë mjaft

frytdhënëse në rastet e prezantimeve të ndryshme

Page 42: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

Aparatet fotografike dixhitale shumëfunksionale

Këto paisje kanë mjaft rëndësi në fushën e mësimdhënies së gjuhëve të huaja, pasi me anën e tyre realizohet regjistrimi dhe

prezantimi i aftesive te çdonjërit nga nxënësit përsa përket aftësimit gjuhësor

Page 43: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

Interneti

Eshtë teknologjia e cila ka revolucionalizuar mësimdhënien në çdo

skaj të botës. Me anën e tij, tashmë mesuesi nuk është e vetmja pikë e

referimit, por është koodinatori I hyrjeve të reja ne kulturën arsimore të nxënësit

Page 44: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

Tabela InteraktiveEshtë një teknologji mjaft e përparuar e cila ende nuk është futur në masë në sistemin

arsimor shqiptar, por ama për shkak të thjeshtësive, risive dhe avantazheve që ajo paraqet, është mjaft e dëshiruar në dobi të punës së tij (saj) nga cdo mësimdhënës(e)

Page 45: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

Për të ilustruar atë çfarë thamë më lart po prezantojmë një filmim i cili

na paraqet ne avantazhet e përdorimit të tabelës interaktive

Page 46: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

Video ProjektoriEshtë një teknologji e cila gjendet mjaft ne

sistemin arsimor shqiptar. Me anën e tij realizohet prezantimi i punimeve të ndryshme

në fushën didaktike dhe shkencore. Në të vërtetë ai është paraardhës i tabelës interaktive,

por ama për vetë kushtet e sistemit tonë arsimor ai ngelet si teknologjia më e përparuar e

cila përdoret në mësimdhënie

Page 47: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

Nga vëzhgimi i bërë dalim në konkluzionin që

megjithëse investimet dhe dëshira e mirë në

futjen e teknologjisë në ndihmë të aktiviteteve

pedagogjike, ende ekzistojnë probleme të tilla

shoqërore, kulturore të cilat e zbehin

nganjëherë rëndësinë e kësaj “arme” të fortë

në duar e nxënësve.

Page 48: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

Por ajo çfarë vlen për tu përmendur është

komoditeti në të cilën ndihen shumica e të

intervistuarve në aspektin e përdorimit të

teknologjisë. Në të vërtetë po

propogandohet shumë teknologjia në

mësimdhënie, por ama ka ca raste, siç e

përmendëm edhe më lart, që teknologjia

mund të shihet si një mjet i cili e dëmton

procesin mësimor.

Page 49: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

Ka mësimdhënës të cilët të nisur nga

dëshira përsonale për të sjellë risi në

mësimdhënien në vendin tonë, i kushtojnë

një rëndësi më të madhe se duhet

teknologjisë, duke shpënë vërtet në atë që

ne quajmë “zevëndësim të mësimdhënësit”

nga teknologjia, pra me këto veprime ato

vënë në dyshim stasin dhe rolin e mësuesit

në arsimimin e brezave të ri.

Page 50: O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"

Por ama vërtet që edhe programet ekonomiko-

orientuese të ndërmarra në favor të informatizimit

të sistemit arsimor kanë dhënë mundësinë që tani

mësimdhënia të jëtë më atraktive dhe tashmë të

këmi një bashkëpunim paralel mes mësimdhënësit

dhe mësimnxënësit duke ju shmangur asaj

metodës së vjetër të bashkëpunimit të tërthortë,

ku mësuesi ishte i vetmi mjet informacioni dhe

shpeshherë kthehej në rolin e një cicëroni që

transmetonte thjesht materialin pedagogjik pa i

dhënë hapësirë përdorimit të prakticitetit në

mësimdhënie.